19E shtunë, 15 shtator 2012W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASHTHAS THEMTHE& Këngëtari kosovar Vedat Ademi,do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ai dhe bashkëshkortja e tij, Dora presin fëmijën e tyre të parë. Fëmija që ajo do të sjellë në jetë, është i gjinisë mashkull. Këngëtari është shprehur shumë i lumtur për faktin që do të bëhet baba. Ndërkaq një tjetër këngëtar kosovar, është bërë baba dhe është pikërisht anëtari i grupit Etno ëngjëjve, Milot Hasangjekaj. Ai është martuar një vit më parë me Marigonën, bukuroshen nga Prishtina e cila ka sjellë në jetë një vogëlush, që e kanë quajtur Jan. TH&TH ju uron suksese të dy çifteve, jetë të lumtur në familjet e tyre. Niset drejt Amerikës, në pritje të fëmijës së parë VEDAT ADEMI Imiton transvestitin Azis NORA ISTREFI Kohët e fundit ajo vjen menjë pamje krejt të veçantë, duke rruajtur një pjesë të kokës së saj. Dhe mesa duket këngëtarja, Nora Istrefi është frymëzuar diku. Ajo ka marr si shembull transvestitin bullgar, Azis. Ky i fundit është shumë i njohur në vendin e tij, madje ka qenë pjesë edhe në disa filma të aktorit amerikan JeanClaude Vandam. Megjithatë bukuroshja kosovare, është etiketuar gjithnjë për ndryshimet e shpeshta në lukun e saj. Është një nga këngëtaret dhe femrat më të bukura të shou bizit shqiptar. Megjithatë Argjentina Ramosaj, nuk lë rast pa e evidentuar këtë fakt. Në një fotografi të cilën e ka postuar në rrjetin social Facebook, Ramosaj shkruan " se koha ndryshon, ndërsa ajo mbetet e njëjtë". Foto flet më shumë se fjalët ndaj dhe shijojeni atë. Jam seksi dhe e di ARGJENTINA Ëngjëlli shqiptar i Victoria's Secret pozon nudo VILDANE ZENELI Kjo foto mund të cilësohet si njëndër fotot më të guximshme nudo dhe më seksi, që është bërë ndonjëherë nga ndonjë vajzë shqiptare. Bëhet fjalë per modelen e njohu shqiptare Vildane Zeneli, e cila është fotografuar kohë më pare nga mjeshtri Raphael Mazzuço, për librin e tij fotografik "CULO" nën moton "Bota nuk është më e rrafshët". Modelja numëron dhjetëra eksperienca me firma mjaft të njohura ndërkombëtare, këngëtarë të njohur në realizimin e videoklipeve, kompani reklamash, por mbi të gjitha bukuroshja është një ndër 'engjëjt' e Victoria's Secret. Ajo ka fituar gjtihashtu çmimin 'Miss Diaspora Model Internacional 2009', ndërsa në CV-në e saj renditen arritje të shumta, që nga modelimi për shtëpi të njohura mode, si për 'Roberto Cavalli','Bel Staff', 'J.Lo.', 'Vera Wang', etj. RAMOSAJ BLEONA Ka gjetur edhe pakkohë për veten, duke u relaksuar në plazh. Ndonëse kjo periudhë ka qenë shumë e ngjeshur për bukuroshen shqiptare, Bleona Qereti, ajo nuk i ka thënë jo, edhe disa rrezeve të ngrohta të shtatorit . Ndonëse shikimin e ka të mbuluar nga syzet bojë kafe, këngëtarja po i shijon në maksimum këto orë relaksi në bregdet. në plazh QERETI Relaksohet
THASH THEM& WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com NR. 31 E shtunë, 15-09-2012 E-mail: thashethem@shqiptarja.com EKSKLUZIVE DEBATI PËR INSERTIN ELVANA GJATANA GJ REZARTA SHKURTA KENGETARJA RREMBEN DY CMIME NE BMA MIREMENGJES NGA KREVATI I KENGETARES ASTRIT PATOZISTRIT TOZ DEPUTETI I PD-SE TREGON ANEN E TIJ SPORTIVE KATE MIDDELTON VILDANE ZENELI Revista franceze zhvesh Dukeshen MODELJA E VICTORIA'S SECRET POZON NUDO JONIDA MALIQI LINDA HALIMI JA SI DO TA DOBESOJ ERMAL FEJZULLAHUN ELI FARA Unë e përkëdhelura e artistëve korçarë RUBENS SHEHU GENTA E BB5 KA ABORTUAR DY HERE 1 E-mail: SHERR PER MBERTHECKA T NE 15-VJETORIN E OPINI ON PANGO - FEVZIUFEVZI SEKUENCA E DOKUMEN TARIT SHKAKTON ILAR ITET Pjesë e jurisë së X-Factor Albania K
20 E shtunë, 15 shtator 2012 THASHTHAS THEM&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, z. Astrit Patozi ka marr pjesë në një delegaASTRIT PATOZI KATE MIDDELTON Revista franceze zhvesh Dukeshën e Kembrixhit Oh my God', kështu është titulli i të përjavshmes gossip franceze Closer, ku prezantohet William dheKate (kjo e fundit topless). Në të vërtetë fotot janë filmuar nga shumë larg, pikërisht në tarracën epishinës të kështjellës Autet, pronë e Linley, djalit të princeshës Margaret. Çifti ka kaluar disa ditëpushimesh në Luberon, Kate duket topless dhe lyen me krem mbrojtës Williamin. I egër ka qenë reagimi izëdhënëses së shtëpisë mbretërore që flet për një 'atentat të jetës private dhe totalisht i pajustifikuar'. Bot-imi i fotove ka alarmuar familjen mbretërore. Kjo e fundit vendosi të padisë revistën franceze për shkelje tëprivatësisë. Revista thotë se s'ka bërë as më pak e as më shumë se sa publikimin e disa fotove nga jeta “e njëçifti të ri, të lumtur e të dashuruar” me pushime. Tregon anën e tij sportive, nuk respekton protokollin cion zyrtar në Kinë. Në një intervistë për një media kineze shohim që Patozi, shfaqet shumë sportiv dhe moskokëçarës. I veshur me një Tshirt dhe xhinse të errëta, kreu i grupit parlamentar, Astrit Patozi, është rehatuar mirë në kolltuk, aq sa të lë përshtypjen se po bën muhabet dhe jo në intervistë televizive. Të jenë vallë kaq komode, gazetaret kineze?! KËNGËTARJA Jonida Maliqi pjesë e jurisë së X-Factor Është një ndër zërat dhekëngëtaret më në zë të muzikës shqiptare. Jonida Maliqi, e njohur për lukun dhe elegancën e saj, do të vij këtë herë edhe në rolin e një anëtareje jurie. Këngëtarja është përzgjedhur këtë vit nga organizatorët e X-Factor Albania, për të qenë në krahë të Alban Skënderaj, Juliana Pashës dhe Pandi Laços, në përzgjedhjen e talenteve të reja muzikore. Ndërkaq këngëtarja Vesa Luma, duket se nuk do të jetë më pjesë e këtij spektakli.
5E shtunë, 15 shtator 2012 AKTUALITET Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti "SALAJ" ju vjen në ndihmë në këto shërbime: ? Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. ? Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. ? Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. ? Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website: www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI TREVIS TRAVEL & TOURS Zbuloni magjinë e Las Palmas në Grand Canaria (Spanjë) Tel: +355 4 450 7086 Cel: +355 67 20 20 796 e-mail: trevis_travel@live.com Çmimi: 770 Euro; Qëndrimi: 7 netë në hotel me tre yje në Grand Canaria, 1 natë në Pisa (Itali) në datë: 4 -12 Tetor 2012 NGA ANILA BASHA Duam qeverinë e Flamur Nokës ...kundërshtojë ndokënd. I paaftë të marrë stilolapsin dhe të firmosë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, apo të nëndrejtorit, apo t'i thotë Berishës se pas kaq rastesh vrasjeje me plan e pa plan, kjo polici ka dështuar. I paaftë t'i thotë Berishës se shteti dhe policia nuk mbahen me militantë partiakë, por me njerëz profesionistë që sot enden rrugëve pa një vend pune. Flamur Noka është i paaftë të luftojë krimin që ka marrë zemër, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për krimin e organizuar, por edhe atë më ordinerin. Sepse Flamur Noka po përdoret në atë vend pune shumë të rëndësishëm për këtë Shqipëri të shkalafitur ku makinat me xhama të zinj dhe pa targa bëjnë ligjin, për të përgatitur një terren tjetër më të rëndësishëm: atë të militantëve të zgjedhjeve të vitit 2013. I paaftë t'a bëjë gjithë këtë punë, sepse edhe ai vetë nuk është ndonjë profesionist, është thjesht një militant. E ndërkohë që ekranet e televizionit jepnin sekuencat e varrimit të Dëshmorit të Atdheut, komisar Adem Tahirajt, në Shqipëri, ndodhi një tjetër vrasje me armë. Kriminelët e organizuar, dhe ata që kanë marrë hovin e madh për t'u bërë kriminel, nuk e kanë asfare frikë Flamur Nokën. As drejtorin e policisë Hysni Burgaj. Nuk kanë frikë as qeverinë. Dhe ka një llogjikë, ne e zgjodhëm këtë realitet që të kishim këta drejtues policie në krye të vendit, nuk i ka zgjedhur Berisha. U ndjeva keq dje pasdite tek shihja familjarët e komisar Ademit në një qoshe anësh varrit të tij te Varrezat e Dëshmorëve, kur u kalonin në paradë ministri, drejtori i policisë e të tjerë drejtues, dhe nuk lanë që Ademit të vrarë në krye të detyrës, lopatën e parë me dhe dhe lamtumirën e fundit për në banesën e fundit t'ia jepte bashkëshortja Rushi, vajzat Alma e Arlinda, dhe djali 14-vjeçar Arbi. Nuk dihet se ç'mund të ndodhë ndryshe kur edhe varrimin ta privatizon shteti. Sepse edhe krimin e kanë privatizuar. Ndaj s'e ndjej veten në faj kur them se ne e meritojmë qeverinë e Flamur Nokës...Ademin e përcollëm në atë botë. Në Parlament, PS dhe PD po ziheshin për drejtësinë. Kjo është qeveria e Flamurit. EDITORIAL www.shqiptarja.com vijon nga faqja 1 Akuza: Në fillim na tha se kishte qëlluar i nipi “Jam i penduar, nuk doja që ta qëlloja” Konflikti për bllokimin e makinës, solli vrasjen Dy oficerët "Ndihmuan shefin prandaj s'e arrestuam" Dy oficerët që shoqëronin të ndjerin Adem Tahiraj, janë marrë në pyetje nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila ka marrë tashmë në dorë hetimin e kësaj ngjarje. Dy oficerët kanë treguar se njeriu që ka qëlluar ka qënë pikërisht shtetasi Ilir Xhajka, ndërkohë që ata skanë bërë thuajse asgjë për arrestimin e tij, pasi pas rrëzimit në tokë të shefit të tyre, dy oficerat janë përpjekur ti japin ndihmën e parë Adem Tahiraj. Sipas prokurorisë, dy oficerat do të meren sërisht në pyetje me qëllim dhënien e një kronologjie të saktë, me qëllim përcaktimin e rolit të secilit prej protagonistëve të sherit, që solli dhe vrasjen e Tahiraj. ??? TIRANE ELTON QYNO Masa Pritet që brenda dy ditëve i arrestuari Ilir Xhakaj të dalë para gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë "Arrest në burg", masë kjo që do kërkohet nga prokuroria. Jam penduar, gjithçka kandodhur në gjaknxehtësi e sipër, nuk doja që ta qëlloja por ashtu rrodhën ngjarjet". Me këto fjalë e ka nisur dëshminë e tij në prani të avokatit të tij mbrojtës, i arrestuari Ilir Xhakja, ndaj të cilit tashmë policia ka ngritur akuzën e "Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta" të kryekomisarit Adem Tahiraj. Ai është rrethuar nga forcat RENEA, të cilat nuk i kanë dhënë asnjë mundësi për tu larguar në drejtim të paditur. Sapo është prangosur, me një furgon të blindur që drejtohej nga efektivët e RENEA-s, Ilir Xhakja është transportuar në drejtim të Tiranës, ku përgjatë gjithë natës është marrë në pyetje nga oficerë të Krimeve të Rënda dhe dy prokurorë të këtij sektori. Përpara tyre, ai fillimisht ka arritur të ngrerë një alibi me fjalë të shkurtra dhe të prera se nuk kishte qëlluar ai mbi shefin e komisariatit, por autor i vrasjes ishte nipi i tij Ledio Krasniqi. Mirëpo kjo alibin, është rrëzuar shumë shpejt mnga prokurorët, të cilët kanë arritur ta pendojnë të arrestuarit, dhe të tregojë të gjithë ngjarjen. DËSHMIA NË POLICI "Nuk jam nisur për ta vrarë, por doja vetëm që të shpëtoja nipin dhe makinën që donin ta bllokonin. Po mendoja se gjithçka po ma bënin me qëllim, pasi skisha shumë që kisha dalë nga burgu, dhe se kam menduar se diçka po kurdisej sërisht për të më futur në burg. Më ka telefonuar nipi, që të shkoja urgjent në Sukth-Katund, pasi e kishte ndaluar shefi i komisariatit dhe po bënte fjalë me të. Kam marrë armën se kam menduar se do të konfliktohesha me të, pasi e dija që ishte shumë i rreptë. Kur kam shkuar në vëndgjarje, Ademi po konfliktohej me nipin, dhe se donte që ti merrte makinën. Kam hyrë dhe unë sher, dhe pasi kemi shkëmbyer fjalë fyese njëri me tjetrin, jam rikthyer në makinë, prej nga kam marrë automatikun, dhe e kam qëlluar shefin e komisariatit. Më besoni, nuk doja ta vrisja, por gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi"ka treguar para hetuesve i arrestuari Ilir Xhakja. VETËDORËZIMI Frika se mos efektivat e policisë do e qëllonin për vdekje, ka bërë që Ilir Xhakja të vetëdorëzohet pa bërë asnjë rezistencë. Vetë ai u ka kërkuar policisë që të mos qëllonte, pasi nuk do bënte asnjë rezistencë. Të gjitha kontaktet Xhakja i ka mbajtur me negociatorin e RENEA-s, ndërkohë gjatë dorëzimit atij i është sekuestruar dhe arma tip Kallashnikov me të cilën vrau shefin e komisariatit të Shijakut. Tashmë polcia e Shtetit, është në ndjekje të nipit të tij, Ledio Krasniqi dhe se shumë kontrolle janë kryer në banesat e miqve dhe rrethit shoqëror të tij, por këto kërkime kanë qënë pa rezultat. Posta policore e Shijakut, ul flamurin në gjysëm shtizë Në komisariatin e Shijakut, një ditë pasishefi lokal i policisë humbi jetën, flamuri kuq e zi është në gjysmë shtizë. Në zyra ka pak efektivë, edhe ata të shokuar nga krimi i rëndë. Ndërkohë që në makinën me të cilën udhëtoi të enjten shefi i komisariatit, Adem Tahiraj, ekspertët kanë rishikuar dhe vlerësuar gjithë provat dhe detajet që mund t'i kenë shpëtuar syrit njerëzor një natë më parë, për shkak të errësirës. Në procesverbal shënohen saktësisht vendi ku ndodhi përplasja mes kryekomisarit dhe autorit të krimit, shenjat që lanë predhat në murin e parukerisë së vogël, por edhe vendi ku qëndronin 2 efektivët që shoqëronin Tahirajn gjatë operacionit. Ndërsa në bllokun e vilave, kryesisht 3 katëshe dhe të ngjashme me njëra-tjetrën, banojnë familja dhe fisi i autorit të dyshuar të ngjarjes. Dhjetëra forca të FNSH qëndrojnë pandërprerë në ruajtje të banesave, për të shmangur çdo incident. Pak orë pas ngjarjes, policia zbuloi në 2 prej tyre arsenal armësh, dylbi, targa automjetesh por edhe 2 makinat me të cilat udhëtonin autorët e dyshuar të krimit të rëndë.
18 E shtunë, 15 shtator 2012 THASHTHAS THEM&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M Këngëtarja e ëmbël korçare Eli Fara është një nga emrat më të dashur të muzikës popullore shqiptare, e sidomos të qytetit të Korcës. Zëri melodioz i serenatave korçare sjell për suplementin THASH&THEM, të rejat më të fundit për publikimin e albumit të saj më të ri, jetës në Amerikë dhe rrëfen sekretin e bukurisë së saj të përjeshtme. Eli gjithashtu flet për marrëdhënien me vajzën e saj Marinën, si dhe planet e saj të ardhshme. E qeshur dhe plot sharm këngëtarja bukuroshe do të sjellë së shpejti edhe klipe të reja. Kemi mësuar se jeni duke u përgatitur për albumin tuaj të radhës, mund të na thoni një datë të saktë se kur do të publikohet? Meqënëse unë kam realizuar disa singëlla mendoj që për pak kohë por nuk mund të të them një afat të caktuar. Albumi do të jetë më shumë një përmbledhje e singëllave që kam publikuar. Megjithatë nëse do më duhet të realizoj edhe disa këngë të tjera do t'i bëj. Gjithsesi pjesa më e madhe e punës ka përfunduar. Do të shoqërohet albumi me ndonjë klip promovues? Në fakt kam ndërmend që të gjithë këngët singëll, t'i promovoj me klipe, pasi mund të realizohen një apo dy këngë në vit me video, madje edhe financiarisht është më e mundshme. Gjithsesi është e pamundur që të realizosh klipe për të gjithë këngët e albumit. Pavarësisht se mund të thuash se një këngë e shet klipi. Do të përmbajë vetëm këngë popullore apo keni menduar të sillni edhe balada? Po, patjetër që do të ketë edhe balada si dhe këngë të risjella në një mënyrë ndryshe, por që do të ndjekin linjën e këngës "Vetëm Sonte". Si artiste mundohem gjithnjë të sjell diçka ndryshe për publikun. Dimë që keni jetuar disa vite në Amerikë, si është jeta atje e krahasuar me realitetin shqiptar dhe ku e gjeni ju më shumë veten? Në qoftë se do të duhet të bëja një ndarje, atëherë them se për punë është Shqipëria ndërsa për të jetuar është Amerika. E them këtë pasi në vendin tonë nuk ke shumë mundësi zgjedhjeje për vendet të cilat mund të frekuentosh. Këtu kur do të dalësh nuk ke shumë zgjedhje se ku do të shkosh, ambientet janë me klientelë që ndryshon çdo vit dhe nuk gjen dot veten. Nuk më pëlqen të dal shpesh apo të frekuentoj ndonjë club në veçanti pasi nuk e gjej veten. Për shembull jashtë shtetit por edhe vite më parë në Shqipëri identifikoheshim me vende të ndryshme, të cilat ktheheshin në tonat, pasi ishte e njëjta klientelë. Sot nuk është më kështu nuk ekziston më shprehja "shkojmë tek vendi jonë", ku dhe mund të gjenim të njëjtët njerëz. Sa i përket muzikës si e shihni evolimin e saj që nga fillimi i karrierës tuaj duke ardhur në ditët e sotme? Janë njerëzit që e bëjnë muzikën, të cilët ndryshojnë dhe përshtaten me kohën. Sot ka shumë këngëtare, shumë rryma muzikore. Megjithatë nuk do të dëshiroja ta ndaja muzikën në të mirë apo në të keqe, në muzikë shqiptare apo jo shqiptare, gjithsesi është muzikë. Sa i përket muzikës shqiptare, të paktën në rastin tim unë e di që muzikën tradicionale atë të vërtetën shqiptare e kam dhe nuk e ndryshon dot njeri këtë fakt. Gjërat e reja që hyjnë sigurisht që janë rryma ‘trendy' apo të kohës dhe sigurisht janë të përhapura në të gjithë botën dhe sigurisht besoj se janë mjaft të pëlqyeshme për rininë. Gjithse- si edhe nuk mundohem të bëj diçka për këtë pjesë, në qoftë se dua të realizoj një baladë tekstin patjetër që do t'ia përshtat një mentaliteti tjetër që të jetë edhe për rininë dhe për të gjitha brezat. Teksti të jetë sa më konkret për jetën e të gjithë njerëzve duke qenë se e dashuroj veçanërisht poezinë, më pëlqejnë fjalët. Në qoftë se një këngëtar nuk kuptohet çfarë thotë por ka vetëm ritëm dhe nuk ka fabul apo temë, atëherë nuk përçohet emocion. Po sa i përket kompeticioneve muzikore si festivalet apo edhe talent show që zhvillohen në Shqipëri, si i vlerësoni, sa janë ata në rrugë të duhur? E rëndësishme për mua është që të zhvillohen. Sepse në qoftë se nuk do të zhvilloheshin do të ishte shumë keq. Patjetër që në morinë e disa gjërave që nuk vlejnë do të rezultojnë me vlerë. Zërat e rinisë padyshim që janë të nevojshëm madje janë të hatashëm. Megjithatë nuk jam dakort që orientohen drejt muzikës së huaj, pasi për të kënduar në anglisht janë vetë anglezët apo amerikanët. Besoj se orientimi do të jetë drejt muzikës shqiptare sepse më duket se shumë herë mbeten imitues dhe nuk arrijnë të krijojnë identitetin e tyre, ndërkohë që vokali i tyre është shumë i mirë. Fillimet e karrierës tuaj kanë qenë në kohën e komunizmit dhe ndoshta për shkak të sistemit nuk keni arritur të shprehni artin tuaj ashtu si dot dëshironit. Në fakt keni ndonjë peng për këtë pjesë? Jo nuk kam ndonjë peng sepse nuk e kam përjetuar shumë atë sistem, pasi në vitet 90-të unë kam qenë rreth 21 apo 22 vjeç, pra në fillimet e karrierës. Aq më tepër që në periudhën kur fillova nuk vendosje vetë se çfarë do të bëjë, por vendosnin të tjerët për ty. Megjithatë për fatin tim të mirë duke qenë se Korça ka pasur gjithnjë shumë artistë të mirë , profesorët e mi më përkrahën dhe unë u bëra kjo që jam sot. Madje mund të them se më kanë përkëdhelur pak. (qesh) Sa e ndjeni mungesën e qytetit të Korçës dhe e vizitoni shpesh atë? Sa herë gjej mundësinë apo ndonjë ditë të lirë shkoj në Korçë pasi prindërit e mi ndodhen atje. I vetmi ndryshim është që ndjej një lloj keqardhje për Korçën. Për cilën arsye? Sepse nuk gjej të njëjtën atmosferë, apo të njëjtit njerëz me të cilët përshëndeteshim me përzemërsi, ndonjëherë më duket vetja si e huaj në qytetin tim dhe për këtë arsye ndjej shumë nostalgji. Ju keni një vajzë Marinën, në fakt sa iu ngjet si përsa i përket anës së jashtme po ashtu edhe në karakterin e saj? Marina tashmë ka nisur rrugën e saj ka përfunduar shkollën dhe përsa i përket ngjashmërisë mund të them se ka mjaft tipare nga unë, gjithashtu mund të them se është e drejtë mjaft e dashur. E ka trashëguar shpirtin tuaj artistik? Patjetër që po e ka trashëguar dhe më pëlqen se çfarë dëgjon ajo në muzikë, në këtë mënyrë unë dalloj çfarë Marine është. Arrij t'a dalloj shpirtin e saj artistik nëpërmjet preferencave muzikore. Përveç Marinës do të kishit dashur të kishit edhe fëmijë të tjerë? Patjetër që po. Madje kur isha e vogël mendoja se pa tre fëmijë nuk do të rrija, gjithsesi në qoftë se jeta ime do të kishte rrjedhur ndryshe patjetër që sot do të kisha më shumë fëmijë. Le të ndalemi pak tek "rinia juaj e përjetshme" me anë të së cilës jeni kthyer në një ikonë për shumë femra shqiptare, në fakt cili është sekreti juaj? Së pasi më lejoni të them që nuk kam ndonjë sekret special. Fillimisht është gjenetike dhe më pas ka të bëjë me kujdesin që kam për veten. Ka të bëjë me faktin e moslënies së vetes pas dore, gjithsesi unë kujdesin për veten e bëj me kënaqësi. Është bërë si pjesa e imja tashmë, sapo zgjohem në mëngjes edhe në qoftë se nuk dal nga shtëpia unë do të grimohem patjetër, pasi ka të bëjë me faktin që dua t'a shoh unë veten mirë dhe jo për të tjerët. Ndoshta është një lloj pasioni, pasi është diçka që e bëj me kënaqësi dhe sepse duhet ta bëj. Ka mjaft vajza dhe gra të cilat nuk kurohen pasi përtojnë, do të thotë që nuk e kanë me pasion. Si e kujtoni eksperiencën në spektaklin "Dancing With Stars"? Absolutisht si një nga eksperiencat më të bukura dhe të veçanta të jetës sime. Ende sot më mungojnë provat në palestër (qesh), më bëri shumë mirë si eksperiencë. Përveçse emocioneve e forta kur do të dilje në skenë të performojë pasi ishte dhe një juri e cila t'i thoshte troç disa gjëra dhe kjo ishte një emocion më vete. Gjithsesi ngelen 12 vallëzime të cilat janë pjesë e historisë së jetës sime dhe që do të kujtohen si shumë të veçanta. Ruani ende miqësi me balerinin Gerd Vaso, i cili edhe ju shoqëroi në këtë garë? Ne jemi miq si me Gerdin ashtu edhe me Enadën. Si i keni kaluar pushimet këtë vit? Këtë vit është hera e parë që nuk kam lëvizur jashtë vendit për pushime për shkak të aktiviteteve të shumta që kam pasur në fundjavë. "Unë e përkëdhelura e artistëve korçarë" Një nga pengjet e këngëtares mungesa e më shumë fëmijëve ELI FARA: XHULIA KARAVELLA
4 E shtunë, 15 shtator 2012 AKTUALITET Dëshmitarja: U plagosa te dera e shtëpisë, nuk pashë vrasësin E moshuara 67 vjeçarje Lena Nokaështë dëshmitare okulare e vrasjes së kryekomisarit Adem Tahiraj pasditen e së enjtes në fshatin Katund të Sukthit. "Isha në shtëpi kur dëgjova zhurmë. Dola të shoh në derën e shtëpisë. Plumbat vërshëllyen, u përpoqa të ruhem", dëshmon gruaja e cila shton se gjithka kishte ndodhur shumë shpejt. Ajo sqaron se edhe bashkëshorti i saj doli menejherë për të parë çpo ndodhte por nuk arritën të shihin mirë pasi breshëria e plumbave i detyroi të strehoheshin. Gruaja e shtruar në spitalin e Durrësit, pasi ka marrë një plagë tregon se nuk ka parë se kush ishin vrasësit apo viktima. Në fakt vrasësi është një person që jeton shumë pranë shtëpisë së të plagosurës. Ilir Xhakja është arrestuar rreth orës 01:00 të mëngjesit të së premtes në fshatin e Shënavlashit në zonën e Kodrës së këtij fshati, duke udhëtuar më fuoristradën e tij të blinduar. Aksioni për kapjen e tij erdhi pas një informacioni të marrë nga policia në rrugë operative i cili sugjeronte se i shumëkërkuari mund të ishte strehuar në Shënavlash. Krerët më të lartë të shtetit bëjnë homazhe për dëshmorin Lamtumira e fundit për Kryekomisar Adem Tahiraj Tahiraj u preh dje pasdite në varrezat e Dëshmorëve Lajmi Dëshmorit të Atdheut Adem Tahiraj, vrarë të enjten ne Sukth nga një prej kriminelëve më të rrezikshëm në vend i janë bërë homazhet e fundit. Krerët e shtetit kanë bërë homazhe dhe kanë premtuar goditje të fortë ndaj të gjithë elementëve kriminale ??? TIRANE Deklarata Burgaj: Vrasësi u dënua me 21 vite, por u lirua Në një deklaratë të posaçme për shtyp, kreu i Policisësë Shtetit Hysni Burgaj theksoi se autori, Xhakja ishte një person me precedentë penalë të mëparshëm që ishte dënuar në mungesë me 21 vite burg. "U grit grupi hetimor i cili kreu të gjitha hetimet për dokumentacionin e kësaj ngjarje. Në sajë të ndjekje së vazhdueshme të policisë si dhe rrethimit të zonës u bë i mundur arrestimi i shtetasit Ilir Xhakja 38 vjeç, person me precendetë kriminal, i dënuar me 21 vite burg në mungesë për vrasje dhe i liruar në 2011" theksoi Burgaj. Mustaf Tahiraj I vëllai: Kur u takuam me Ademin, më tha të çoja të falat në Tropojë ??? TIRANE Qindra persona të afërm dhe shokëtë Adem Tahiraj, kanë marrë pjesë në ceremoni e ngushëshimit të organizuar nga familja. Dita e djeshme ka qënë ndryshe për banorët e zonën, ku banonte shefi i komisaritit të Shijakut, në kodra e Priftit. Për shkak të numrit tepër të madh të njerëzve, njëri nga komshinjtë e Adem Tahiraj, kishte hapur dyert lokalit të tij, duke bërë që të gjithë burrat që vizitonin për ngushëllime familjen Tahiraj, që qëndronin në ambjentet e këtij lokali, ndërsa gratë e shtëpisë dhe arkivoli me trupin e pajetë të kryekomisarit ishte vendosur në banesën e tij. Teksa gratë qanin dhe lotonin për dhimbjen që u kishte ndodhur, burrat ngushëlloheshin duke i dhënë njëri tjetrit kurajo dhe shkëmbyer cigare. Vëllai i viktimës Adem Tahiraj, Mustaf Tahiraj ishte ai që qëndronte në krye të tavolin dhe merrte ngushëllimet nga vizitorët. Gazeta “Shqiptarja.com”, mundi të bisedojë me vëllain e viktimës, i cili edhe pse me dhimbjen që mbarte, mundi të na tregojë momentet e fundit se si ishte ndarë nga vëllai i tij. Zoti Tahiraj, në dijeninë tuaj si ka ndodhur ngjarja? Nuk di çfarë tju them pasi skam qënë aty. Ajo tashmë është pune e policisë dhe se unë skam çfarë tju sqaroj për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja. Kur e takuat për herë të fundit vllain tuaj? Dje pasidite jemi takuar.Unë kisha planifikuar të shkoja në Tropojë në disa të afërmit tanë, ndërsa ai do shkonte në punë, pasi ishte turni i tretë. Jemi takuar, duke më thënë që ti çcoja të fala njerëzve tanë në Tropojë. Por ja që nuk ishte e thënë. Ku ishit kur morrët lajmin e hidhur? Kam qënë rrugës për në Tropojë. Më kanë telefonuar dhe më kanë pohuar disa fjalë, por nuk i kam dëgjuar mirë për shkak se në disa zona rrugës për në Tropojë nuk ka valë telefonike. Më tej më kanë telefonuar sërisht dhe më kanë thënë që diçka i ka ndodhur Ademit, dhe se duhej të kthehesha direkt. (Fillon të lotojë) el. qy. Trupi i KryekomisaritAdem Tahiraj u preh djepasdite në Varrezat e Dëshmorëve Vëllai i Adem Tahiraj mbajti fjalën e tij para të pranishmëve në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit. "Në emër të gjithë familjes falënderoj të gjithë që bënë që emri i tij të shkojë në këtë piedestal ku jemi sot", u shpreh vëllai i kryekomisarit. E më tej trupi i pajetë i ish shefit të komisariatit, Adem Tahiraj mbulohet me dhe. Më herët, në Shtëpinë e Ushtrisë u kryen homazhet për nder të Adem Tahirajt. Miq, kolege e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën. Drejtues të lartë të shtetit, familjarë, miqtë dhe kolegët i kanë dhënë dje lamtumirën e fundit, kryekomisarit Adem Tahiraj, i cili mbeti i vrarë në krye të detyrës në zonën e Sukthit. Që prej orës 14.30 e deri në 16:15 janë zhvilluan homazhe në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për nder të kryekomisarit. Lamtumira e fundit është dhënë për komisar Adem Tahiraj, ndër lot dhimbje dhe buqeta me lule nga familjarë, të afërm dhe kolegë e tij. Adem Tahiraj do të prehet në parcelën e dëshmorëve të policisë së shtetit, dhe do të jetë pranë me ish kolegë të tij të rënë në detyrë. Tahiraj u shpall dëshmor i atdheut pasi ai humbi jetën në detyrë pasditen e së enjtes në Katund Sukth, gjatë një operacioni për ndalimin e personave me precedent penal. Komisari 49 vjeçar i cili la pas 3 fëmijë dhe bashkëshorten e tij, u shpall dëshmor i atdheut pasi humbi jetën në një aksion për ndalimin e kriminelëve dhe për nder të tij u zhvillua një ceremoni shtetërore, me të shtëna armësh. Pasi djalit 14 vjeçar të mbetur jetim të komisar Tahirajt, u dorëzua flamuri kombëtar i palosur, trupi i tij u preh në banesën e fundit me lamtumirën e dhënë nga drejtori i policisë së qarkut Durrës, Aleks Hajdari. HOMAZHET Kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, kreu i PS, Edi Rama, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj kanë vendosur kurora me lule pranë trupit të pajetë të 49 vjeçarit. Kryeministri Sali Berisha ka theksuar se vrasja e Adem Tahirajt është humbje e madhe për familjen por edhe për të gjithë shqiptarët. Ndërsa pas homazheve në ceremonialin zyrtar, kryeminstri Berisha ka kryer dhe një vizitë pranë familjes së të ndjerit Tahiraj. Kryesocialisti Edi Rama në një mesazh në rrjetin social Tuitter ka deklaruar se policia ndjehet e tradhtuar nga drejtimi i politizuar dhe se gjykata është kthyer në një farsë kriminelësh. Në prononcimin e saj znj.Topali, ka thënë se kjo është një ditë e vështirë për familjarët, pasi kanë humbur babain e tyre të çmuar. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha se drejtësia do të vihet në vend dhe se do të ndëshkohet kushdo që del kundër saj. "Drejtësia do të thotë me rreptësinë më të madhe fjalën e saj. Do hetohet çdo element i këtij akti të shëmtuar. Dua të garantoj qytetarët se Policia e Shtetit është më e vendosur se kurrë t'i japë dënimin e merituar të gjithëve",- u shpreh Berisha gjatë homazheve për ish shefin e komisariatit të policisë të Shijakut, Adem Tahiraj, në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. DEKLARATAT Ministri i Brendshëm Flamur Noka, është shprehur ndër të tjera se me rënien në krye të detyrës së Kryekomisar Adem Tahiraj, Policia e Shtetit humbi një profesionist të vyer, të përkushtuar, të devotshëm dhe kurajoz. "Dëshmori i Atdheut, Adem Tahiraj dha jetën në përballje me krimin. Policia e Shtetit humbi një profesionist të vyer, të përkushtuar, të devotshëm dhe kurajoz. Familja njeriun e saj më të dashur. Policia e Shtetit në misionin e saj fisnik, për ruajtjen rendit dhe sigurisë së qytetarëve, do të ketë mbështetjen e pakufizuar të Ministrisë së Brendshme, Ministrit dhe gjithë Qeverisë Shqiptare", - theksoi ministri Noka. Ndërsa Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli u shpreh se humbja e kryekomisarit është një dhimbje e madhe, jo vetëm për familjarët dhe uniformat blu, por për të gjithë shqiptarët. "Adem Tahiraj ishte trim i jashtëzakonshëm, modeli i policit. Dhe unë gjej rastin për t'i bërë ngushëllimet edhe shokëve të tij, policëve që punojnë me përkushtim, me ndërgjegje dhe me dashuri për atdheun.", - tha Topalli. Mustaf Tahiraj Familjarët e Adem Tahirajt Në foto: Ceremonia e varrimit të kryekomisarit Adem Taahirajt
7E shtunë, 15 shtator 2012 POLITIKE Aurela Anastasi Modeli që na paraqitet këtu mundohet të korrektojë ato disekuilibra që u krijuan nga ndryshimet e 2008. Përmes vendosjes së shumicës së cilësuar në emërimin e gjyqtarëve, fut konkurrencën mes partive. OSBE Procedurat e emërimit në Gjykatën e Lartë, në KLD dhe Prokurorinë e Përgjithshme janë të një rëndësie mjaft të madhe për garantimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës EURALIUS Diskutimi rreth reformës kushtetuese të modelit të drejtësisë duhet të shkëputet nga çdo çështje tjetër që mbetet e varur, veçanërisht unë do doja të përmend reformën e imunitetit të zyrtarëve publik. Zbardhet relacioni negativ, mungon firma e relatores së PD Kushtetuta PD rrëzon ndryshimet e PS Opozita premton se do të votojë imunitetin turp të kesh ti. Strazimiri: O zoti Ruçi, zoti Ruçi dënoni tani kërcënimin. Dënoni tani kërcënimin! Dënoni tani kërcënimin! Në këtë sekondë dënoheni, bëtë sikur nuk e dëgjuat. Po flasim për shtet ligjor. Zbato rregulloren. T'ju vij turp! Doshi: Me të thënë ty moldave? Topalli: Bëju burrë kërkoi të falur. Doshi: S'i kërkoj të falur. Topalli: Kërko të falur. Burrat kërkojnë të falur. Janë të paparanueshme fyerjet. Rregullorja parashikon çdo gjë! Doshi: Zbardhni procesverbalin Topalli: "Skenar moldav" është term politik. Doshi: Jozefina s'kam ardhur të ofendoj, por nuk duroj dot të më ofendojnë. O Fatos, flasim. Ndërhyn Topalli Rusmajli: Janë popull më të mirë ndoshta se ne. "Skenari moldav" ka lidhje me skenarët bllokuese. Hoxha: Po shatë si fëmijë Doshi: Flasim jashtë... Topalli: Tërhiqni inisiativën dhe e votojmë në parim. Nuk e votoj sundimin e pakicës. Pas debatit në seancë, shtohen badigardët në sallë. Ruçi: Na erdhi relacioni përpara, kur ne e kishim lënë të bëhet së bashku me PS-në. Pa filluar diskutimi fillon relacioni. Ata s'erdhën të na linin ne në baltë. S'jemi në komunizëm. Topalli: Ka qenë pushteti i minorancës. Ruçi: 50 vjet është diktaturë e shumicës. Po mbylleni. Sistemi demokratik është i pakicës. Sistemi Bjellorus. Tarashani: Ju tha që prodhohet krizë (flet ashpër). Ruçi: Nuk sillet një zonjë kështu. Meritoje këtë titull që ke (femër). Skuqi: Edhe ti zotëri. Debate me Ligorin dhe Spahon. Majko: Mos ejani të na tregonjë Rusmali moldave, dhe thënien shkodrane me ka thënë nëna me la gojën. Stazimiri: Ku do shkoni po fitoj Berisha 2013?. Ligori: Në diktaturë do shkojmë. Xhafaj: Thënia për moldavet ishin provokative. Me votë kundër do e lëmë së paku atje ku ishte. Ju votuat një dekret për lidhjet ekonomike politike. Topalli: Po ju pse e votuat. Debat për zgjedhjen e dekretit për Gjykatën Kushtetuese Xhafaj: Pyet konstitucionalistët. Sollët raportin që e kishit shkruar pa i dëgjuar. Pas nëntë orë diskutimesh,mazhoranca ka qenë e vendosur për ta rrëzuar me votat e saj në Këshillin e Legjislacionit nismën e opozitës për ndryshimet kushtetuese. Opozita kërkonte zgjedhjen e organeve kushtetuese të drejtësisë me shumicë të cilësuar e jo me shumicë të thjeshtë. Relatorja Paulina Hoti, u shpërndau menjëherë deputetëve raportin e saj, i cili nuk përmbante as firmën e saj. Madje shpejtësia e sjelljes së këtij raporti, i shtiu në mendje PS-së se ky dokument parlamentar ishte i përgatitur para se të dëgjoheshin konstitucionalistët në sallë. Gjithësesi PS ishte e vendosur që ta votojë kufizmin e imunitetit në parlament. RELACIONI I PD Së pari, amendamentet kushtetuese të paraqitura janë në kundërshtim të plotë me frymën e Kushtetutës dhe të jurisprudencës së vendosur ndër vite nga Gjykata jonë Kushtetutuese. Amendamendet e propozuara nuk e shohin Kushtetutën si dokumentin themeltar që jep zgjidhje, por si dokumentin themeltar që jep bllokimin. Mosparashikimi i zgjidhjeve ose i të ashtuquajturave - exit strategy - janë në kundërshtim edhe me vetë historikun e Kushtetutës shqiptare dhe traditën kushtetuese europiane. Edhe pse Kushtetuta jonë e miratuar në vitin 1998, parashikonte rrugën e daljes, me kosto relativisht të lartë siç ishin zgjedhjet e parakoshme, klasa politike shqiptare unanimisht në 2008-ën vendosi zgjidhjen optimale të çështjes së zgjedhjes së Presidentit të Republikës nga Kuvendi. Ndërkohë, amendamentet e paraqitura nga grupi parlamentar i partisë socialiste veçse do të sillnin një situatë akoma më të rëndë sesa parashikimi i bërë në Kushtetutë në këtë drejtim, në vitin 1998. Ato konservojnë pafundësisht zgjidhjet numerike me supermazhoranca dhe nuk japin as dritën më të vogël të zgjidhjeve ligjore institucionale në kushtet e bllokimit politik. Në këto kushte, amendamente të tilla, Kushtetutën nuk e shohin si zgjidhje të problemit por kërkojnë ta kthejnë atë në problem. Së dyti, projektamendamentet e propozuara prishin sistemin e "check and balance" të vendosur dhe të konsoliduar në këto vite nga Kushtetuta shqiptare dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese. Nëpërmjet tyre synohet të vendoset një sistem abuziv i "kapjes" së veprimtarisë shtetërore kolegjiale, ndërkohë që vetë sistemi, ashtu siç është i parashikuar, karakterizohet nga ruajtja dhe balanca e kërkuar, sistem i çertifikuar si demokratik ndër vite në nivelet më optimale. Jashtë cdo logjike sistemi, projekt-amendamentet e propozuara kërkojnë të faktorizojnë me peshë të pamasë politike pushtetin, jo të minorancës në Kuvend, por të një numri të vogël deputetësh. Së treti, identifikimi i "rregullit të shumicës", si një rregull themelor i organizimit demokratik, rrjedh prej parimit të lirisë dhe parimit të barazisë demokratike. Të kërkosh më pak se një mazhorancë e thjeshtë do të thotë njëanshmëri ndaj atyre që e kundërshtojnë vendimarrjen, të kërkosh më shumë se një mazhorancë e thjeshtë do të thotë të jesh i njëanshëm në kundërshtim më ata që janë në favor dhe që përbëjnë shumicën. E njëjta gjë është edhe për cështjen e parimit të barazisë. Nëse çdo shtetas ka të njëjtat të drejta politike për pjesëmarrje do të thotë që cdo shtetas ka të njëjtin oportunitet për influencë politike, që do të thotë se çdo vote politike përfaqësuese në Kuvend duhet t'i jepet e e njëjta peshë. Asnjë dallim cilësor, si i bazuar në intensitetin e pjesëmarrjes politike ose në ndryshimin sipas të drejtës kanonike "mes pars sanior and pars maior", nuk është i justifikuar në këtë rast. Ka një parim të barazisë demokratike që do të thotë - nën dritën e Kushtetutës - votat duhet të numërohen dhe jo të peshohen për nga rëndësia e tyre. Së katërti, rregulli i ofruar nëpërmjet këtyre amendamenteve është anakronik. Amendamentet e mazhorancave të cilësuara sugjerojnë dhe ftojnë rishikimin tërësor të zgjidhjeve institucionale që jep Kushtetuta shqiptare, konceptin kushtetues të barazisë, të barazisë në votim dhe në përfaqësim, të drejtave dhe detyrimeve kushtetuese, konfigurimit institucional dhe kushtetues të vendit, të vendosura dhe të aplikuara ndër vite dhe të konsoliduara nga jurisprudenca jonë kushtetuese. Të propozosh dhe të kërkosh miratimin e tyre kur vetë bilanci i jetës parlamentare të iniciatorëve është tejet negativ thjesht do të thotë të jesh jokoherent. Së pesti, shumica e cilësuar që propozohet nuk është sistem demokratik, por dhunë e minorancës, madje edhe më keq se kaqdhunë e minorancave brenda minorancës parlamentare. Amendamentet kërkojnë të instalojnë një supertirani të minorancës duke shkelur parimin kushtetuese të shumicës parlamentare. Parimi check and balance, stabiliteti institucional, konsensusi i mundshëm politik dhe mbrojtja e të drejtave të pakicës, janë institute të konsoliduara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe tashmë të përforcuara nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese. FERNADA CENKO ??? TIRANE Amendamentet e paraqitura nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste veçse do të sillnin një situatë akoma më të rëndë sesa parashikimi i bërë në Kushtetutë në këtë drejtim, në vitin 1998. Faksimile e relacionit të PD-së, ku rrëzohen propozimet e PS-së për ndryshimet kushtetuese Në foto: Pamje nga mbledhje e djeshme e Këshillit të Legjislacionit Deputeti i PD Gent Strazimiri
22 E shtunë, 15 shtator 2012 KULTURE Koment NGA HILLARY CLINTON* Videoja provokuese e dënueshme nga SHBA Dua gjithashtu për një çast të flasrreth videos që po qarkullon në internet e që ka çuar në këto protesta në disa vende. Më lejoni ta them shumë shkoqur - dhe shpresoj të jetë e qartë - se Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk kishte të bënte aspak me këtë video. Ne jemi kundër përmbajtjes dhe mesazhit të saj në mënyrë absolute. Përkushtimi i Amerikës ndaj tolerancës fetare e ka burimin që në fillimet e kombit tonë. Dhe siç e dini, ne strehojmë të gjitha besimet fetare, përfshirë sigurisht miliona myslimanë. Dhe kemi respektin më të madh për njerëzit që i përkasin besimit. Për ne, për mua personalisht, kjo video është e shëmtuar dhe e dënueshme. Duket se ka qëllim tejet cinik: të denigrojë një besim të madh dhe të provokojë zemërim. Por siç e thashë dje, nuk ka justifikim, absolutisht asnjë justifikim, që të reagosh ndaj kësaj videoje me dhunë. Ne e dënojmë dhunën që ka pasuar në formën më të fortë, dhe e vlerësojmë tejet faktin që shumë myslimanë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën kanë folur në lidhje me këtë çështje. Ne besojmë se dhuna nuk ka vend në një besim fetar dhe nuk është mënyrë për të nderuar besimin fetar. Islami, si besimet e tjera, respekton dinjitetin themelor të qenieve njerëzore dhe hapja e sulmit mbi të pafajshmit përbën shkelje të këtij dinjiteti themelor. Për sa kohë ka njerëz që janë të gatshëm të derdhin gjak dhe t'u marrin jetën njerëzve të pafajshëm në emër të besimit fetar, në emër të Perëndisë, bota nuk ka për të njohur paqen e vërtetë e jetëgjatë. Dhe është veçanërisht e gabuar që dhuna të drejtohet kundër misioneve diplomatike. Qëllimi i vetëm i këtyre misioneve është paqësor: të nxisin mirëkuptim më të mirë ndërmjet vendeve dhe kulturave. Të gjitha qeveritë kanë përgjegjësi të mbrojnë vendin dhe njerëzit në këto misione, sepse sulmi ndaj një ambasade është sulm ndaj idesë se mund të punojmë së bashku për të ndërtuar mirëkuptim dhe të ardhme më të mirë. Tani, e kuptoj që për disa njerëz është e vështirë të kuptojnë arsyen pse Shtetet e Bashkuara nuk mund ose nuk i parandalojnë këto video të dënueshme që përpara se ato të shohin dritën e diellit. Do të vëreja këtu se në botën ku jetojmë tani dhe me teknologjitë e ditëve të sotme kjo gjë është e pamundur. Por, edhe nëse do të ishte e mundur, vendi ynë ka traditë të gjatë të shprehjes së lirë e cila ruhet në Kushtetutën dhe ligjin tonë, dhe ne nuk i ndalojmë dot shtetasit të shprehin pikëpamjet e tyre, pavarësisht se sa të papëlqyeshme mund të jenë ato. Sigurisht që ka pikëpamje të ndryshme anekënd botës në lidhje me kufijtë e fjalës së lirë dhe shprehjes së lirë, por nuk duhet të ketë diskutim mbi pohimin e thjeshtë se dhuna në reagim të fjalës e shprehjes nuk është e pranueshme. Ne të gjithë - nëse jemi drejtues në qeveri, drejtues të shoqërisë civile apo drejtues fetarë - duhet të vendosim kufi për dhunën. Dhe çdo drejtues i përgjegjshëm duhet të ngrihet tani dhe ta vendosë atë kufi. *Fjala e sekretares amerikane të Shtetit për videon që provokoi dhunën kundër ambasadave të SHBA në mbarë botën SABIHA KASIMATI lindi më më 14 shtator 1912. Akuzoi hapur Enver Hoxhën si diktator dhe në 1951 me grupin e hedhjes së bombës në ambasadën sovjetike u dënua me pushkatim si bashkëpunëtore100-vjetori i lindjes Vepra e Sabiha Kasimatit, kush e përvetësoi Butka rrëfen emrat, si u botua vepra ??? TIRANE DHURATA HAMZAI Sabiha Kasimati ka qenë ihtiologia e parë shqiptare. Një shkencë e vështirë, por njëkohësisht e domosdoshme dhe e re për vendin tonë në vitet '40. E para që studionte faunën e ujërave të ëmbla dhe kishte eksperimentuar deri te kryqëzimet embrionale të peshqve. Madje ajo ishte e para që kishte bërë edhe universitetin në një degë që deri atëherë nuk kishte studiuar asnjë shqiptar, Ihtiologji. Në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit te Torinos, ku ajo studionte i kërkuan të qëndronte për të punuar, sepse ishte diplomuar shkëlqyer dhe u dallua për zotësi e aftësi të veçanta shkencore, por Sabihaja u kthye ne atdhe, pa e ditur se e priste martirizimi. Të qenit shkencëtare dhe ndër të parat gra intelektuale dhe të emancipuara të vendit tonë, nuk e ndaloi regjimin komunist që në mbrëmjen e 21 shkurtit 1951 ta pushkatonte dhe ta hidhte trupin e saj ende të gjallë në një gropë të përbashkët me 21 burra. E pushkatuar me pretekstin se kishte dijeni për bombën e hedhur në Ambasadën Sovjetike, edhe natën e vdekjes ajo fatkeqësisht e vuajti me llahtarë. Të 21 burrat vdiqën para syve të saj. Ajo mbeti e plagosur. E varrosën të gjallë, pasi e torturuan rëndë, dhe kjo masakër mbahet mend nga fshatarët e zonës pranë Urës Beshirit si një nga aktet më barbare të komunizmit, ku klithmat e Sabihasë së plagosur janë dëgjuar deri në orët e para të mëngjesit, nga thellësia e atij varri masiv. Historia e saj tragjike është bërë prej vitesh e njohur, por vepra e saj ende nuk është mbledhur dhe nuk është botuar as nga Akademia e Shkencave, as nga institucionet e tjera. Një pjesë e veprës së Kasimatit ka mbetur në arkiva dhe pjesa tjetër që është përdorur për studime shkencore është ribotuar, por e përvetësuar nga persona të tjerë. Jeta dhe vepra e Sabiha Kasimatit është përkujtuar dje në një simpozium të organizuar në mjediset e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, ku edhe u premtua mbledhja dhe botimi i veprës. Aty merrnin pjesë të ftuar, familjarët dhe përfaqësuesit e institucioneve. Didi Biçaku, shoqja e dënuar e qelisë, Gëzim Peshkëpia i biri i Manush Peshkëpisë të pushkatuar bashkë me Sabihanë, nipi i Sabihasë Viktor Kasimati, etj, risollën kujtimet për figurën e saj dinjitoze dhe për të gjitha dhimbjet që mori me vete në varr. Se çfarë ka ndodhur me jetën e heroinës Sabiha Kasimati tashmë dihet, por vepra e saj ende nuk është rikthyer. Dje u fol shumë rreth faktit që vepra e Kasimatit nuk mund të flakej nga diktatura sepse ishte e dobishme për ekonominë dhe shkencën shqiptare, por asaj iu mohua pronësia mbi veprën, emri. Zbulimet e saj shkencore u përvetësuan nga emra të tjerë. Cilët ishin autorët dhe në cilat kushte iu grabit krijimtaria shkencëtares së talentuar Sabiha Kasimati. Uran Butka i pyetur nga "Shqiptarja.com" tha se u veprua në këtë mënyrë. "Vepra e Kasimatit i duhej shkencës shqiptare dhe universiteteve, ndaj për ta maskuar librit akademik i vunë si emër të parë emrin e një rusi anonim, Anatolij Poljakov, i cili nuk ekzistonte dhe emrat e dy autorëve shqiptarë, Ndoc Rakaj e Ndoc Filipi, të cilët me këtë vepër morën edhe tituj e doktorata dhe vijuan ngjitjen në karrierë në veprimtarinë e tyre pedagogjike dhe shkencore". Trashëgimia kulturore Seminar mbi Trashëgiminë pa trashëgimtarët Prej tre ditësh po zhvillohet njëseminar mbi trashëgiminë kulturore në Gjirokastër, organizuar nga MTKRS dhe bashkia e qytetit. I projektuar në kuadër të bashkëpunimit me popullsinë lokale dhe mjeshtrit e ruajtjes së traditave artizanale e etnografike të këtij qyteti seminari nuk pati të pranishëm asnjë nga mjeshtrit vendas. Ndërkohë u vu re se gjatë ditëve që u zhvillua ky seminar kishte mjaft specialistë të ardhur nga vende të largëta, madje deri nga Tailanda për të dhënë eksperiencë në Gjirokastër. Por aty pikërisht mungonin mjeshtërit gjirokastritë dhe eksperiencat ngelën pa u shkëmbyer në dobi të synimit të këtij seminari. Asnjë usta i vjetër, gdhendës druri apo murator nuk ishte në këtë seminar, në të cilin u fol gjatë mbi rëndësinë e trashëgimisë gjirokastrite. Sigurisht shumica e mjeshtërve gjirokastritë iu janë drejtuar viteve të fundit Greqisë për të ushtruar zanatin e tyre, sepse në Shqipëri nuk mund ta ushtrojnë për shkak të mungesës së fondeve nga shteti për restaurimin dhe mbrojtjen e profilit origjinal të trashëgimisë kulturore në Gjirokastër. Kujt i shërbeu pra seminari, thonë vendësit, sipas burimeve tona. Kryesisht "ai ishte një seminar ku më shumë ranë në sy drekat dhe darkat e bollshme". Për gjirokastritë nikoqirë, pasi kanë bërë llogaritjet doli se "sikur lekët e hotelit dhe ato të drekave e darkave të ishin bërë mure e suva do kishte shpëtuar së paku një shtëpi-muze në Gjirokastër". Ndërkohë që seminaret në emër të trashëgimisë kthehen ne konferenca formale dhe argëtime me fondet e shtetit, shtëpitë karakteristike, kalldrëmet, etj, po rrënohen ditaditës dhe për shkak të pamundësisë po zëvendësohen me betonin që aktualisht është më permanent për nevojat e ngutshme strehimit. ??? TIRANË Sabiha Kasimati (1912-1951)
16 E shtunë, 15 shtator 2012 THASHTHAS THEM&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M "Koncerti me Bleonën, vetëm përfitim moral" Këngëtari i "Etno Engjuj" tregon për miqësinë e hershme me këngëtaren GENC PRELVUKAJ: Këngëtari i grupit "EtnoEngjujt", Genc Prelvukajvjen këtë javë në suplementin "THASH&THEM", me një rrëfim për bashkëpunim e tij me këngëtaren shqiptare Bleona Qereti. Ai tregon paskuintat e koncerteve të saj më të fundit nëpër Shqipëri si dhe njohjen e hershme që ka patur me Qeretin. Prelvukaj ka bashkëpunuar me këngëtaren edhe për këngën e saj "Mandarin". Sa kohë keni që njiheni me Bleonën dhe si ka qenë bashkëpunimi me të deri tani, dimë që keni dhe disa bashkëpunime në duete ? Janë bërë disa vite që nga kontakti im i parë me të. Kemi pasur gjithnjë komunikim të shëndoshë dhe mirëkuptim në çdo punë që e kemi nisur bashkë. Cila ka qenë oferta e cila ju ka joshur juve si grup për t'a ndihmuar atë në promovimin e këngëve të reja në anglisht ? Raportet e mira njerëzore si dhe dëshira për të bërë diçka të bukur janë dy faktorët që kanë ndikuar në prezencën tonë në koncertet në fjalë. Nga përvoja juaj në tregun muzikor, sa sukses mendoni se do të ketë Bleona në karrierën e saj ndërkombëtare? Unë uroj që të ketë sukses. Deri tani ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të industrisë muzikore në botë dhe shpresoj që energjia e shpenzuar të ketë një shpërblim të mirë në fund. Cili do të jetë përfitimi juaj nga ky tur koncertesh? Ka shumë gjëra që njeriu në jetë i bën duke përjashtuar interesin dhe duke e vënë në fillim dëshirën. Kemi fituar momente të bukura, kemi qenë edhe njëherë pranë publikut në një kohë të mirë etj . Ky ishte konkretisht qëllimi primar i pjesëmarrjes. Nga ana tjetër, ne kishim publikuar në korrik të këtij viti albumin e ri "7 chapters "si dhe përfunduam një tur në Kosovë dhe Maqedoni me mbi 40 koncerte. Shqipëria do të duhej të ishte e radhës dhe në këtë çast erdhi oferta nga Bleona duke plotësuar kështu edhe anën tjetër komerciale dhe të interesit . Cilat janë vendet në të cilat keni performuar së bashku ? Kemi performuar në Vlorë, Shkodër, Elbasan si në Prishtinë. Përshtypjet tuaja ndaj Bleonës si këngëtare dhe ndaj gjithë këngëtarëve tjera komerciale ? Së pari termi "këngëtare komerciale" them se është totalisht i gabuar. Ky përkufizim nuk dëgjohet askund tjetër veçse tek ne. Sidoqoftë mendimi im për Bleonën është pozitiv pa dyshim. Për këngëtaret e tjera nuk e di çfarë të them sepse nuk i keni specifikuar me emra dhe nuk janë të gjitha në një thes. Tashmë që punoni si këshilltar pranë Ministrisë së Kulturës, ju vijnë kritika apo ankesa për të drejtat e autorit, duke qenë se ligji thuhet se është miratuar por në fakt sa gjen zbatim ? Unë kam qenë i angazhuar konkretisht me të drejtat e autorit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës. Që nga ardhja e Ministrit Krasniqi, kohë kur edhe unë marr detyrën, kemi vënë në lëvizje për së mbari shumë gjëra në këtë sferë. Kemi bërë Ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, rregulloret e nevojshme, fushata vetëdijësuese për respektimin e të drejtave të autorit dhe kundër piraterisë, kemi liçensuar dy shoqata për menaxhimin kolektiv të së drejtave të autorit, kemi hartuar strategjinë kundër piraterisë dhe subvencionuar konferenca e udhëtime profesionale jashtë vendit të njerëzve kompetentë të kësaj fushe. Me një fjalë mund të ju them lirisht që kritika për këtë sferë nuk ka pasur deri më tani veçse fjalë të mira. Kemi vënë në lëvizje diçka që në Kosovë kishte"ngecur" për mbi se 20 vjet ose që nuk kishte ekzistuar kurrë në formën e duhur. Keni probleme ju në këtë drejtim, cilat janë nismat e Ministrit Krasniqi duke e ditur që një kohë keni qenë kolegë edhe në fushën e muzikës ? Që nga dita e parë e detyrës e kemi bërë të qartë qëllimin për përmirësimin e kushteve punës së autorëve përmes ligjit që në atë kohë nuk ishte si duhet . Punojmë ende . Diçka që nuk ka lëvizur për shumë vjet ( ose kurrë ) nuk mund të aktivizohet me një buton. Megjithatë gjërat kanë filluar të ecin mbarë kohët e fundit. Sa e vështirë është të ballafaqohesh me problemet e të drejtës së autorit në tregun muzikor shqiptar ? Është fushë e komplikuar dhe me probleme të shumta, megjithatë në qoftë se ekziston vullneti për të rregulluar ndonjë gjë rrugët gjenden . Genc sa e vështirë është që të menaxhosh karrierën edhe në Ministri po edhe si reper këngëtar si dhe producent ? Vitin e kaluar kemi bërë lëvizje industriale dhe kemi themeluar ‘Black Fish Entertainment' , një kompani me 7 sektorë të nevojshëm për industrinë e muzikës dhe më gjerë. Është konstruktuar në atë mënyrë që secili punonjës t'i ketë detyrat e veta dhe të jetë përgjegjës për secilën punë e sektor që e merr përsipër. ‘Black Fish' funksionon edhe pa prezencën time të përditshme aty. Ky organizim më kursen kohë dhe nga ana tjetër më jep mundësi të fokusohem 100% dhe pa probleme në punët e Ministrisë . Po sa i përket jetës private ka ndonjë lëvizje të re, u bë kohe që jeni singël, asnjë femër nuk iu ka rrëmbyer zemrën ? Jo nuk ka asgjë të re andej. Ende jam me të njëjtin status.(qesh) SUADA DACI
17E shtunë, 15 shtator 2012W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASHTHAS THEMTHE& Cel. 0696070651 Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA Prej disa kohësh këngëtarja enjohur Linda Halimi, përveçprofesionit të këngëtares ka hapur dhe një qendër dobësimi. Ajo mendoi të realizonte diçka të tillë pas suksesit të cilin e arriti në dobësim tek vetja ku nga 95 kilogram arriti të dobësohej deri në 59 kilogram. Tek qendra e saj këtë radhë kishte shkuar për dobësim këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu i cili si duket ka pranuar kritikat e medias se vërtetë ka shtuar shumë në peshë dhe i duhet një dietë urgjente për të sjellë trupin në formë. Ja se si shprehet Linda me këtë rast. Lexuam njoftimin se në qendrën tënde do të dobësohet dhe këngëtari Ermal Fejzullahu, sa do zgjas trajtimi? Dobësimi nuk dihet sa do të zgjasë si trajtim, gjithçka varet nga organizimi po për 10 ditë besoj do i hiqen diku 5 kilogram, duke bërë disa përllogaritje del se për një muaj ai do të mund të bjarë rreth 15 kilogram. Këngëtarja e muzikës popullore Linda Hakaj për 5 ditë ka hequr 6 kilogram. Çfarë metode përdoret, vetëm me preparate apo dhe me dieta? Me preparate, garantojmë që efekte anësore nuk ka. As barëra nuk konsumohen? Jo, gjithçka me anë të djersitjes, me sauna elektroda, body sauna dhe sauna dome. Po vrapi aplikohet në këto metoda? Jo. Gjithçka çfarë duhet bësh është të qëndrosh si boss (qesh). “Ja se si do ta dobësoj Ermal Fejzullahun" Labinot Tahiri, Linda Hakaj, personazhet e tjerë në qendër LINDA HALIMI: Do djersitesh në temperaturë deri në 95 grad celcius. Aparaturat përveç që djersisin me rreze infrared - infra të kuqe, ato bëjnë dhe pastrimin e thellë të lëkurës. Efekte negative për trupin dhe lëkurën nukkanë rrezet infra të kuqe? Jo, gjithçka është e përcaktuar me minuta pa tejkaluar limitin. Do të kryhet e njëjta proçedurë siç me është kryer mua kur kam qenë vetë në trajtim, unë kam arritur të humb 34 kilogram, isha 94 kg por tani jam 59 kg. Përse Ermali vendosi të drejtohet në qendrën juaj? Kanë filluar të vijnë personazhe si Labinot Tahiri, Linda Hakaj, Shqipe Abazi, Baboo Darabuka etj. Të gjithë e kanë marrë vesh nga Facebook pasi i kam shokë, nga lajmet, mediat dhe reklamimet që i bëjmë qendrës, pastaj vijnë edhe të rekomanduar nga njëritjetri. Paguajnë Vip-at ndonjë çmim ekstra për këtë trajtim? Jo aspak, çmimi është i njëjtë për të gjithë. Ndonjë bakshish si dhuratë nuk ju japin? (Qesh), Pyetje interesante, këto gjëra janë paksa private. Do të thotë nuk ka asgjë për të diskutuar rreth kësaj. Kush ju ndihmon në menaxhimin e qendrave, sa është numri i tyre deri tani? Këto janë statistika që i takojnë qendrës, mirëpo mund të them që gjithçka momentalisht po shkon sipas planifikimeve dhe dëshirave që kam pasur rreth qendrës. Muajin tjetër hapen zyrtarisht edhe 3 qendra të tjera të dobësimit ku totalisht do jenë 5. Po planet në muzikë deri ku shkojnë, cilat janë synimet e Lindës, koncertet albumet dhe klipet? Linda do të merret me zgjerimin e biznesit deri në fund të këtij viti, ku qendrat do t'i lë në menaxhim të sigurtë dhe në nëntor do të ikë në Amerikë. Më pas për dy javë do të qëndroj në Los Angeles sepse kam disa plane. Do të kthehem në Kosovë për dy muaj derisa pas kësaj të vendosem në Amerikë. Kënga 18+ do të promovohet si premierë pas 10 ditëve dhe kam në plan t'i bëj një videopromovim. Këtë vit totalisht i kam ndërprerë koncertet përveç 15 të tillave që i kam mbajtur nëpër Kosovë, por jo më shumë pasi jam angazhuar seriozisht me bizneset deri sa të shkoj në Amerikë. Rrëmben 2 çmime në "BMA" ELVANA GJATA Duket se ky ka qenë viti më me fat për këngëtaren e njohur Elvana Gjata. Pas fitores në "Dancing With The Stars", Gjata ka arritur të fitojë dy çmime në "Balkan Music Awards". Ka qenë faqja zyrtare në Facebook e "Threedots Production" ajo që ka bërë të ditur këtë lajm. " "BMA" shpall Elvana Gjatën fituese te 2 cmimeve shumë të rëndësishme. Kënga "Afër dhe Larg" është zgjedhur si kënga më e mirë shqiptare për vitin 2011, ndërsa videoklipi i saj, si më i miri në të gjithë Ballkanin!"- është shkruar nga ata. Elvana Gjata është këngëtarja e parë e cila arrin të fitojë klipin më të në këtë kompeticion ballkanik Kohët e funditkëngëtarja Rrezarta Shkurta ka ardhur shumë provokuese për publikun shqiptar. Një tjetër fotografi që e dëshmon këtë fakt, është edhe kjo foto që ajo ka postuar në Facebook, me mbishkrimin " Mirëmengjes". Ajo është e shtirë në krevatin e saj, e mbulur me një çarçaf të bardhë, ku bien në sy edhe të brendshmet e saj. Nuk e dimë se kush e ka bërë këtë foto, por Rezi është si gjithnjë në formën më të mirë të mundshme. Mirëmëngjes nga krevati i Rezarta Shkurtës FOTO
ELTON QYNO TIRANE Seanca dëgjimore për nismën e Partisë Socialiste ka degjeneruar në ofendime mes depuetëve të Partisë ... FERNADA CENKO TIRANE ? Faqe 6-7 DEBATET NE KESHILLIN E LEGJISLACIONIT SUPLEMENTI “THASH&THEM” PD hedh poshtë propozimet e PS, zbardhet relacioni, ? asin ekspertët Sherr për “moldavet” në Kuvend. PS: Po na shani Edhe pse ka mundur të dalë pa u laguar nga Gjykata e Durrësit, e cila e ka nxjerrë të pafajshëm Ilir Xhakjan për akuzën e “Vrasjes me paramendim” si dhe i ka pushuar akuzën e “Armë mbajtjes pa lejë”, prokuroria nuk është... Lajmi Zbardhen argumentat e prokurorisë së Durrësit, e cila ka ankimuar vendimin e gjykatës që nxjer të pafajshëm dhe liron vrasësin e policit Adem Tahiraj, Ilir Xhakja. Prokuroria në ankimimin e saj bazohen më tepër në disa dëshmi,po më shumë përqëndrohet në provat shkencore, si gjurmët papilare dhe ekspertizat e armëve. ? vijon në faqe 2-5 Dështon shitja e HEC-eve, synohet ulja e çmimit Edi Rama: Fitoj zgjedhjet, kryeministër pas 10 muajsh Vdes gardisti i presidentit Bujar Nishani, plagoset tjetri TENDERI INTERVISTA AKSIDENTI ? Faqe 11 ? Faqe 8 ? Faqe 9 VRASJA E TAHIRAJT/ Gjyqtari Neritan Tabaku veç pafajësisë s'ka zbardhur vendimin VITI II - NR. 219 E shtunë, 15-09-2012 DOKUMENTET E LIRIMIT Editorial LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi THASH&THEM ? Faqe 22 Sabiha Kasimati Vepra e shkencëtares së parë, ja kush e mori ? Faqe 21 ? Faqe 10 Akuza e OlldashitDiplomati rus Fëmijët e Rrahman Hankut: Ministri gënjeu “Shqipërinë po e lë në baltë BE dhe SHBA” ? vijon në faqe 5 Drejtësi e njollosur, Prokurori në 2007 i kthen të dyshuarit Ilir Xhakja furgonin-tank të blinduar. Si u arrestua i forti i Shijakut. Killeri: Jam i penduar, s'doja ta vrisja. Ceremonia e lamtumirës për komisarin TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI origjina e lajmit... Po, po. Duam qeverinë e Flamur Nokës. Si në një orë leksioni të para 13 vjetëve kur isha auditoreve të fakultetit të gazetarisë, këtë fakt m'a kon? rmoi edhe deputeti i PD, Mark Marku disa javë më parë, (ndjesë pastë mandati i deputetit se Marku me shëndet është shumë mirë dhe në formë për të bërë platformën). Nuk kishte shumë nevojë të na e thoshte një deputet i PD se cili ishte qeveritari që u vendos në krye të strukturave të Ministrisë së Brendshme. Të jemi të qartë që në ? llim: një ish-student që e ? lloi fakultetin e Mjekësisë në vitin 1991 dhe që i përfundoi studimet e larta me gjithë specializim në vitin 2007, pra plot pas 16 vetësh, nuk mund t'ia bëjë rrupsup krimit në Shqipëri. Sepse nuk kishte vullnet, ndoshta edhe për shkak të impenjimeve të veta, të mbaronte studimet e larta të mjekësisë, dhe jo më, t'i japë fund një varg çështjesh e kon? iktesh të hapura varfërie, urrejtjeje, hakmarrjeje, shkeljeje të ligjit, kon? iktesh, çështje vije uji, çështje xhelozie, çështje vunerabël, nga kurvlliku deri te krimi i organizuar. E pra, këtë lloj ministri e këtë lloj drejtimi të ministrisë së brendshme pranuan gjithë shqiptarët. Të cilët u tallën e me shpoti në tavolina politikanësh e policësh, tregonin barcaleta për ? gurën e Flamur Nokës. Po Flamur Noka, është heroi i luftës së heshtur me të gjithë ata që e anatemuan, apo viktima e radhës e një regjimi prej të cilit krimi nuk ka më frikë? Më duket më shumë si një viktimë, që u gjend në vendin e gabuar, në momentin e gabuar, i paaftë të marrë vendime e për më tepër, i paaftë të... Duam qeverinë e Flamur Nokës NGA ANILA BASHA KOMENT ? Faqe 22 NGA HILLARY CLINTON* Videoja provokuese e dënueshme Vrasësi i policit s'u dënua as për armë Mbërtheckat, sherr PangoFevziu në 15 vjetorin e Opinion Dukesha Kate fotografohet topless. Mbretëria: Skandal ? Faqe 13-20
15E shtunë, 15 shtator 2012W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASHTHAS THEMTHE& SURPRIZA PANGO-FEVZIU SHERR Sekuenca e dokumentarit të 15-vjetorit ka shkaktuar ilaritet te të pranishmit për çështjen e "mbërtheckave" te Opinion ??? TIRANE Një sherr tamam "rozë" porvetëm me një personazh kandodhur katër ditë më parë gjatë festimeve të 15 vjetorit të emisionit "Opinion" në TV klan të gazetarit Blendi Fevziu. Mes qindra të ftuarve majtas e djathtas, ku spikasnin Sali Berisha i PD dhe Edi Rama i PS si dhe pjesa më e madhe e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë vjen edhe surpriza. Në monitorët gjigandë të vendosur në oborrin e zbukuruar të godinës së Klanit, shfaqej videoja me një përmbledhje të emisionit Opinion, në 15 vjet të drejtuar nga Fevziu. Ishte emisioni i parë që nisi në TVSH, ku Fevziu, ndryshe nga sot, ishte gjithë flokë; u transmetuan sherret e para të qytetarëve gjatë intervistës me Safet Zhulalin, ish ministër i mbrojtjes deri në 1997; ishte intervista me Azem Hajdarin e shumë të tjerë. Kulmi i këtij trasmetimi të këtij dokumentari, ishte takimi në vitin 2002 mes Fatos Nanos kryeministër dhe Sali Berisha kryetar i opozitës. Dhe sikurse u tha në atë event, ky takim shënoi edhe pikën e kthesës për Pak a shumë, Fevziu, si për të provokuar edhe njerëzit që ishin të ftuar në këtë ceremoni, ishte përzgjedhja e pjesës nga ana e Fevziut: Pyetja: Po ju i kërkuat vajzës që erdhi në shtëpinë tuaj të zhvishet? Pango: Po...ajo duhet të zhvishej sepse nëpër panaire kërkohen të shihen linjat...gjithçka. Kaq kishte vendosur Fevziu në atë përmbledhje, dhe të qeshura pa fund që rikujtuan këtë skenë, përfshinë gjithë të ftuarit e atij 15 vjetori. Që realisht duhet thënë: më shumë i përkisnin mazhorancës dhe qeverisë nga ku kishte dalë Ylli Pango, sesa opozitarëve të paktët që ishin prezent në këtë ceremoni. E Ylli Pango, edhe pse ishte ftuar për të marrë pjesë në atë 15 vjetor, nuk u duk gjëkundi. Por fjala se kjo sekuencë ishte përzgjedhur, apo se çfarë kishte ndodhur në ceremoni, i kishte mbërritur në vesh edhe atij. E kishte marrë Blendi Fevziun në telefon, e pasi gazetari dhe moderatori i emisionit nuk e kishte hapur telefonin, i kishte dërguar një mesazh. Pak a shumë me tekstin: "të të vijë turp që e ke vendosur në atë përmbledhje" duke i kujtuar se kaq detyrime kishte edhe Fevziu ndaj tij, sepse Pango e kishte zgjedhur emisionin "Opinion" si të parin për të shprehur mendimet e veta. Por siç është ajo shprehja shqiptare: i joti ta fut, armiku të vret, edhe Pango nuk i shpëtoi kësaj sindrome. Suplementi THASH&THEM, e pyeti Fevziun për të na e dhënë mesazh dhe për të na thënë ky i fundit sesi kishte reaguar. Sigurisht Fevziu nuk ka kthyer asnjë përgjigje, por as mesazhin nuk donte ta bënte publik. Por gjëra që ndodhin në gazetari. Në fund të fundit, në historinë e Opinion, është edhe kjo intervistë me Ylli Pangon. emisionin e Fevziut, pra që ky i fundit, mund të kishte edhe një vendimmarrje në politikë. E mandej, rrjedhin disa ngjarje dhe fakte të emisioneve që kanë ndodhur kohë më vonë. Ku ajo që shkaktoi një ilaritet të madh në fushën përballë klanit, duke e dëgjuar të gjithë, ishte intervista e realizuar nga Fevziu me ish ministrin e Turizmit, të shkarkuar për një akuzë mediatike për vend pune në këmbim të "seksit" për Ylli Pangon. Po...ajo duhet të zhvishej sepse nëpër panaire kërkohen të shihen linjat...gjithçka
8 E shtunë, 15 shtator 2012 POLITIKE PROTESTAT Sarkozi ka thënë: "Jam dakord, në demokraci fatkeqësisht protestat mund të degradojnë dhe në akte dhune, por ajo që kurrë s'mund të tolerohet është përdorimi i plumbave ndaj qytetarëve protestues. Intervista Rama: Kryeministër pas 10 muajsh Kryetari i PS tregon arësyet se përse opozita do vijë në pushtet. Kërkon një pozicionim të qartë të Topit, ndërkohë që për Metën nëse ikën nga qeveria dyert nuk janë të mbyllura Lajmi Kreu i PS ka kërkuar nga kreu i FRD një pozicionim të qartë, pasi sipas tij ata që qëndrojnë në mes janë kontigjent për të kaluar nga qeveria. Për LSI lë derën të hapur. Flet për 14 shtatorin dhe 21 janarin. Njëherësh thotë se përse PS do t'i fitojë zgjedhjet. ILVA TARE ??? TIRANE "Largimi i Ndokës, përcaktimi i pozicionit në opozitë s'varet nga karrigia që shihet në horizont, por nga vizioni qe ke si parti" "Më 21 janar s'ka pasur sulm me armë kundër kryeminitrisë. Pati një protestë që degradoi në akte dhunë, pati 4 vrarë nga qeveria? Kryetari i PS në një intervistë përemisionin "Tonight" në "OraNews" tregon arsyet se përse PS do t'i fitojë zgjedhjet e 2013. Sot jemi më 14 shtator. Pamë pamjet e 14 shtatorit 1998…? Një sulm i armatosur kundër qeverisë. Si i sheh Nanon e Berishën…? Njërin si udhëheqësin e agresionit të armatosur, tjetrin si viktimë të këtij agresioni. Shihni paralelizën më 21 janarin…? 14 shtatori ishtë sulm i armatosur i protestueve kundër qeverisë. 21 janari sulm i armatosur i qeverisë kundër protestuesve. Ishte një ndryshim shumë i madh. Ish-kreu i Gardës foli për snajperë…? Ai zotëria që fliste akuzohet për krimin e vrasjes së një qytetari të pafajshëm, dhe armët kimike, pistoletat silolaps snajperat e tj, bëjnë pjesë në folklorin e pas 21 janarit por nuk përbëjnë asnjë lloj arësye që mund të argumentojë se pse u vranë 4 qytetarë të pafajshëm që protestonin paqësisht. U vra kryekomisari, keni kontribuar në demoralizim të policisë…? Forcat e policisë s'janë të demoralizuara por janë të tradhëtuara nga një grup i politizuar dhe i paaftë, i kriminalizuar që mban përgjegjësi të plotë. Për tre muaj ka një numër viktimash më të madh se në Irak dhe Afganistan të marrë sëbashku. Do ketë një program i qartë të PS apo si në vitin 2009…? Në 2009 zgjedhjet u vodhën, nuk ishte ai rezultati. Kemi një program, ndryshe nga qeverisja e tanishme që po rrënon vendin. Do jetë fushatë negative apo me alternativa…? Nuk e përjashtojnë njëra tjetrën, ne do vijojmë tu tregojmë shqiptarëve që të gjithë të marrin përgjegjësinë që përmes pjesmarrjes në votime ta largojnë këtë qeveri. Shqiptarët kanë nevojë të dëgjojnë si do e qeverisim Shqipërinë ndryshme çfarë do të bëjmë ne për të lehtësuar ekonominë. Ka ndasi në PS për këtë strategji…? Nuk shoh ndasi në PS, shoh një PS përditë më të motivuar dhe të fokusuar te qëllimi ynë i përbashkët që kërkojmë ta ndajmë me çdo qytetar që kërkon pengimin e rrënimit të mëtejshëm. Kriteret për listat e deputetëve…? PS e ka grupin e saj të deputetëve, nuk ka nevojë për të bërë operacione thelbësore. ka nevojë për ta pasuruar këtë ekip, për të harmonizuar përpjekjet dhe për t'ia dalë mbanë. Me çfarë brumi do ta bëni, në momentet e fundit si më 2009….? Më 2009 ka formësuar një grup parlamentar ku gërsheton të renë me eksperiencën, për të garantuar fitoren. Nuk kam bashkëpuntorë të ngushtë, kam gjithë deputetët, kryesinë, kryetarët e rretheve, kryetarët e bashkisë dhe komunave e çdo socialist kudo ndodhet. Me kë do të bëni aleancë, me ata që keni akuzuar…? Ajo që është e rëndësishme është se ne besojmë që me qeverinë e sotme dhe me këtë forme qeverisjeje ka vetëm rrënim dhe krizë. Unë jam për ndryshimin. Në '90-tën njerëz të zakonshëm bënë ndryshimin, apo në Kavajë ku ndodhi ndryshimi radikal, e pamundura u bë e mundur dhe ndryshuan gjendjen e thyen një tabu. Thuhet në media se në pushtet do vini se ekonomia do bjerë…? Kam frikë se ajo çka ka ndodhur është ndryshe. Ne jemi marrë me ekonominë që në krye të herës, kemi organizuar shumë tryeza dhe janë vertetuar një nga një shqetësimet tona, bëmë një plan masash i njejtë me atë të institucioneve të ndërkombëtare për tu përballur me krizën. Qeveria e mohoi atë. Madje Berisha tha shqiptarëve se gjithë kryeministrat ishin mbledhur e kërkonin nga ai sekretin e përballimit të krizës. Ka ndryshuar strategjia juaj e protestave …? Unë nuk lashë asnjëherë protestat, por ne shkuam në zgjedhjet e 8 majit 2011 si një rezistencë opozitare, pasi na kishin vjedhur dhe vendi qeverisej nga një parti që nuk i fitoi zgjedhjet. Me rezultatin bindëm që zgjedhjet s'janë çështje e zgjidhur. Qershia mbi tortë ishte Tirana, pastaj s'kishim pse të vepronim më, pasi ndërkombëtarët e kishin marrë vesh çfarë bëhej. Më 2009 doli një raport kompromisi që hodhi mbulesë mbi zgjedhjet ndaj solli reagimin tonë. Nëse do ishte raporti si më 2011, ne nuk do të kishim nevojë që të reagonim. Çdo thotë taksimi i ndershëm…? Do të thotë që secili që duhet të paguajë sipas asaj që fiton. Pra unë si kryeministër të mos paguaj më pak taksa se pastruesja. Sot ndodh e kundërta. Unë kryeministri bashkë me ministrat e deputetët biem dakord të jemi njerëzit më të taksuar në Shqipëri. Biznesit të madh do ti heqim nga zverku dhunën e shtetit dhe njerëzve të Berishës. Taksa e sheshtë për ne është grabitje. Mos po e politizoni krizën, Berisha ironizoi …? Në këtë rast mendoj se kryeministri meritonte një shuplakë. Sepse ti thuash dyqane të deputetëve, ku njëri ishte emigrant i kthyer bashkë me familjen në vend dhe shprehte dhimbje. Ajo zonja ishte nga Shkodra, s'kishte lidhje me atë që thotë Berisha. Qëndrimi i PS për HEC-et dhe Albpetrolin..? Po zhvishet shteti nga pasuria më e madhe që ka ky vend, i jep këtij biznesi privat jo vetëm fuqinë e një ministrie të naftës, por i dorëzon një subjekti privat dhe elementin e sigurisë energjitike të vendit. Si ka mundësi që të privatizohet një eksluzivitet i gërmimeve në det, si dhe privatizim të së ardhmes. Nuk po flas se pse po privatizohet, por se si privatizohet, që përbën një krim. Kjo nuk ekziston në asnjë vend të botës. Do ta njihni…? Ne po e ndjekim deri në fund, por ne nuk e dime çfarë përmbajnë ofertat, pavarësisht se është spektakolare, por është më e ulët se vlera e vërtetë. Ajo që mund të them është se kush ka marrë para pafund në kurriz të publikut, do t'ia kthejë ato publikut. Kush ka fituar para me aftësi dhe brenda ligjit do nderohet dhe do të vendoset në piedestal. Por unë s'kuptoj pse HEC-et duhet të shiten, kur janë rentable dhe pasuri e përbashkët. Si do ta mbroni votën nga fjala e fundit e Berishës…? Ashtu si u mbrojt vota me sukses në disa bashki të vështira më 2012, ashtu siç provoi eksperinca e hidhur e Tiranës ku fituam 10 vita, do përgatitemi për çdo qendër votimi që jo votëm ta mbrojmë atë por do nxjerrim në votim aq shumë qytetarë sa hajduti Berisha të mos arrijë të përmbysë rezultatin, duke futur dorën në votë. Në shtator 2004 dihej që PD vinte në pushtet, tani nuk e dimë….? Berisha nuk qeveris se fitoi por vodhi votën, as nuk ka shumicë, pasi qeveris me një pjesë tjetër. Më 2005 u ça e majta. Çdo bëni me Metën…? Çështje e Metës. S'mund të bashkëpunojmë me një parti në qeveri, por që rreshtohet në frontin opozitar për ndryshimin. Ne nuk i përplasim derën në fytyrë LSI, nëse largohet nga qeveria. Por fitorja në zgjedhjet e ardhshme nuk varet nga çfarë do bëjë LSI, por nga çfarë do bëjmë ne dhe në aleancë me aleatët e qytetarët. Me cilën parti do hyni në në koalicion…? Me çdo parti që do të vendosë ti japë rilindjen shqiptarëve, do të bashkohet me frontin opozitar për largimin e Berishës. Eshtë Fatos Nano faktor në politikë…? Preferoj të mos i përgjigjem pyetjes. Sepse duhet të flas për një lëvizje që s'dihet nëse ekziston. Unë bëj llogaritë e PS. FRD e Topit? Toipi të dalë nga qypi dhe të mos flasë si miza në qyp e të thotë çdo të bëjë. Topi është i djathtë, partia e djathtë. Ta ndajë, janë një lojë e mundshme e Saliut, pra të marrin të pakënaqurit e Saliut për të shkuar pastaj me Saliun, apo alternativë e vërtetë që i kundërvihet deri në fund regjimit të Berishës. Problemi është se pozicioni kundër qeverisë dhe opozitës gjithnjë kanë lindur paterica të qeverisë, pas zgjedhjeve. Pse nuk uleni….? Kam respekt, marrëdhënie jonë është miqësore, sigurisht ajo çka unë sot thashë lidhet me faktin se çka do të bëjë partia e tij si parti e djathtë. S'kuptoj se si bëhet opozitë dhe me Saliun dhe me opozitën. Jemi në kushtet e një regjimi që duhet ta përballim frontalisht dhe s'ka vend për askënd që të përfitojë duke mbajtur një pozicion në mes dhe me të drejtë zgjedhje. Po PS-PD në koalicion…? As që diskutohet. Nëse humb në zgjedhjet e ardhshme, do e njihni rezultatin…? Do t'i fitojmë zgjedhjet, pas 10 muajsh vijmë në pushtet. Në foto: Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama
12 E shtunë, 15 shtator 2012 DEPOZITA MIQTË Përmes Depozitës Miqtë, JU përtoni rritje të normës së interesit. Nëse sillni një mik të ri që të çelë një depozitë, JU dhe miku juaj do të keni një rritje të normës së interesit. Për të përtuar nga kjo ofertë, JU duhet patjetër të keni ose të çelni një depozitë me afat si dhe të sillni një mik të ri për të çelur një të tillë. Bonusi që ju përtoni është 0.5% më shumë se normat e publikuara por në çdo rast norma e depozitës nuk mund të jetë më e lartë se 7% në monedhën lek, 4% në euro dhe 3% në dollarë. Depozita Miqtë ofrohet në afatet 6 mujore dhe 12 mujore. Kush sjell një mik ?????????????????? Depozita Miqtë është e vlefshme deri më datë 15 Shtator 2012
2 E shtunë, 15 shtator 2012 AKTUALITET Xhakja, KLD nis inspektimin e dosjes gjyqtari Tabaku hesht Vrasja e Shefit të Komisariatit tëShijakut nga një person që ishte liruar nga gjykatë e Durrësit në mënyrë misterioze, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, zyra e KLD-së bën me dije se shumë shpejt do dërgojë në gjykatën e Durrësit një grup inspektoraësh ku qëllimi do jetë verifikimi i plotë i të gjithë praktikës gjyqësore të ndjekur nga ana e trupit gjykues, të kryesuar nga gjyqtari Neritan Tabaku. Vetë ky i fundit ka heshtur, kur gazeta Shqiptarja.com ka tentuar ti marrë një opinion rreth vendimit të dhënë për lirimin e Ilir Xhakjas. Shumë shpejt KLD, do verifikojë të gjitha vendimet e ndërmjetme në këtë çështje, ndërkohë që pjesë e këtij verifikimi do jenë dhe praktikat gjyqësore të Gjykatës së Krimeve të Rënda, megjithëse pikërisht nga kjo gjykatë, Xhakja është dënuar me 21 vite burg në mungesë. Ky është skandali i rradhës i drejtësisë shqiptare, e cila liron nga qelia vrasës profesionistë dhe më pas ata sërisht kryejnë vrasje të qytetarëve të pafajshëm, duke shkuar akoma dhe më larg deri tek oficerat e policisë. Zbardhet argumentat e ankimit të Prokurorisë së Durrësit Gjurmët në gëzhojat e armës zbuluan Xhakjan Prokurori Mara: Keni parasysh rrezikshmërinë e autorit Procesi Zbardhet dëshmitë që tregojnë krimin Maloku u qëllua kur po shkonte në Bilardo ??? TIRANE Në procesin gjyqësor ndaj të pandehurit Ilir Xhakja, kanë dëshmuar dhjetëra persona, të cilët kanë folur në gjykatë rreth rrethanave të ndodhjes së krimit në vitin 1998. Dëshmia më e fortë sipas prokurorisë së Durrësit është ajo e shtetasit Gëzim Laska, i cili në pamundësi për të ardhur në gjykatë, për shkak të ndodhjes jashtë shtetit, është vendosur që deklarimet e tij të lexohen para trupit gjykues. Ndërkohë që gjatë seancave gjyqësore janë dëgjuar dhe dëshmitë e personave të tjerë, të cilët kanë treguar se viktima është ekzekutuar me armë, teksa ishte duke ecur në rrugë për të shkuar në një bilardo. I pari që ka shkuar në vendgjarje ka qënë nipi i viktimës dhe më pas djali i tij, i cili sipas dëshmitarëve ka bërtitur disa herë "Kush e vrau, kush e vrau", por që në fakt asnjë nga të pranishmit nuk i ka dhënë një emër konkret. Nisur nga këto dëshmi por edhe nga provat shkencore të administrura është kërkuar dënimi me 24 vite burg të Ilir Xhakjas. Gazeta "Shqiptarja.com", ka mundur të sigurojë disa nga dëshmitë e dhëna në gjyq, ku tregohet rreth momenteve të vrasjes së Qerim Malokut. DËSHMITARI GËZIM LASKA Unë së bashku me shtetasin Ilir Xhakja dhe Rasim Ollin, kemi marrë tek shtëpia e Xhakjas një thes në të cilin ndodheshin armë. Këto armë i kemi marrë në shtëpinë e Xhakjas dhe i këmi dërguar në një tunel që ndodhet në fshatin Jube. Ky dëshmitar i ka treguar të gjitha këto në momentin e arrestimit të tij, dhe ka dërguar punonjësit e policisë në vendin ku ishin fshehur armët dhe është bërë verifikimi i thënieve të këtij shtetasi. Me vendimin e datës 9 maj 2003 Xhakja, është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 3.5 milion lekë gjobë, ndërsa nga ana e Gjykatës së Lartë Xhakja është dënuar me 3 vjet burg për akuzën e "Armë mbajtjes pa lejë". DËSHMIA E AGRON MALOKUT Në datën 26 korrik 1998 në lokalin tim ka ardhur për të pirë kafe shtetasi Qerim Maloku, i cili pasi ka qëndruar në lokal rreth 3 minuta është nisur në drejtim të bilardos që ndodhej pranë banesës së tij. Pas disa çastesh kam dëgjuar disa krisma armësh dhe pak më vonë kam parë dy persona të armatosur që po vinin në drejtimin tim,dhe pasi janë afruar rreth 20 metra kanë qëlluar me kallashnikov në ajër.Së bashku me personat e tjerë që ishim në lokal jemi futur menjëherë brenda dhe pas qëndrimit dis minuta aty, ka ardhur në lokal shtetasi Ylli Maloku ku është interesuar për ngjarjen. Unë së bashku me Yllin, jemi drejtuar në drejtim të bilardos, dhe aty kemi parë të shtrirë në tokë shtetasi Qerim Maloku. DËSHMIA E SHKËLQIM SHETËS Unë kam qënë në bilardon që ndodhet në qëndër të fshatit Sukth dhe rreth orës 03:00 kam dëgjuar breshëri automatiku dhe më pas kur kam dalë jashtë, kam arritur të shoh të shtrirë në tokë, viktimën Qerim Maloku. Në këtë moment kam parë dhe djalin e viktimës Yllin, i cili ka bërtitur duke pohuar se "Kush e vrau" DËSHMITARJA BESNIKE MALOKU Unë nuk kam pasur dijeni për vrasjes e Qerim Malokut, por më vonë e kam mësuar lajmin e vrasjes së tij. Di tju them se mes fisit Maloku dhe atij Xhakja, ka pasur konflikte të vazhdueshme dhe të hershme. DËSHMITARI FATBARDH XHAKJA Unë kam qëndruar disa vite në Gjermani dhe së bashku me mua ka qënë dhe i arrestuari Ilir Xhakja. Në kohën e ndodhjes së vrasjes në Sukth, Xhakja ka qënë në Gjermani. Di që mes dy fiseve nuk ka pasur konflikte gjatë këtyre viteve. ??? TIRANE ELTON QYNO ...tërhequr nga kërkesa e saj për dënimin me 24 vjet burg të vrasësit të shtetasit Qemal Maloku. Në datën 18 shkurt të vitit të kaluar, edhe pa vendimin e zbardhur të Gjykatës së Durrësit, prokurori i këtij rrethi Vladimir Marra, ka përpiluar kërkesën e ankimit duke kundërshtuar me argumenta konkrete vendimin, dhe kërkuar nga ana e Gjykatës së Apelit në Durrës, dënimin me 24 vjet burg të Ilir Xhakja. Sipas prokurorit Marra vendimi është i padrejtë pasi nuk janë analizuar siç duhet provat shkresore por edhe ato shkencore të administrura në dosje. Në analizën e përgjithshme të fakteve dhe provave rezulton se Ilir Xhakja ka patur konflikte të vazhdueshme me familjen Maloku, derisa ka arritur që në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë të paidentifikuar të qëllojë për vdekje Qerim Malokun. Sipas prokurorit, veç dëshmive të administruara në dosje, prova më bindëse është ajo shenkcore, ku gjurmët e gishtave janë fiksuar pikërisht në një nga gëzhojat e automatikët të sekuestruar në vendin e ngajrjes. ZANAFILLA E KONFLIKTIT Në ankimimin e tij drejtuar Gjykatës së Apelit në Durrës, prokurori Vladimir Mara, nënvizon se konflikti mes fisit Xhakja dhe atij Maloku, ka nisur qysh në vitin 1996. Pikërisht në këtë vit nga ana e gjykatës së Durrësit është dënuar Ilir Xhakja me 6 muaj burg për kanosje të shtetasit Ylli Maloku, që është djali i viktimës Qerim Maloku. Gjithashtu nga provat shkresore rezulton se i pandehuri Ilir Xhakja ka qënë në Shqipëri si natën e vrasjes së shtetasit Qerim Maloku, për të cilën akuzohet ashtu edhe në ngjarjen e datës 10 Gusht 1999 dhe në ngjarjen e 16 marsit 2002 ku ai së bashku me të dënuarin Gëzim Laska dhe Rasim Ollin, kanë fshehur armët në fshatin Jubë të rrethit të Durrësit. Mbrojtja e të pandehurit Xhakja, pretendon se ai ka qënë në Gjermani, në kohën e kryerjes së veprës penale, por që sipas prokurorit Mara nuk ka papraqitur asnjë fakt para gjykatës lidhur me këtë pretendim të ngritur. Ndërkohë që nga verifikimet e bëra në pikat e kalimit kufitar nuk rezulton asnjë dalje e tij jashtë shtetit. Nga provat e administruara rezulton se Xhakja ka qënë në shqipëri dhe ka kryer vrasjen e shtetasit Qerim Maloku. IDENTIFIKIMI NGA GËZHOJA Nga armët e gjetura në fshatin Jubë rezulton se me automatikun me nr. 14232935 ai ka qëlluar në drejtim të viktimës Qerim Maloku, ngjarje kjo e ndodhur në 26 korrik 1998. Me armën tjetër automatik me nr. 509465 ai ka nqëlluar në drejtim të fisit Maloku, në datën 10 shtator 1999 pasi nga akti i ekspertimit rezulton se dy nga 188 gëzhojat e fiksuara në ngjarjen e datës 10 gusht 1999 janë qitur nga ky automatik. Në një nga fishekët e sekuestruar bashkë me këto armë i pandehuri Ilir Xhakja ka lënë gjurmën e gishtit të tij. Nga analiza e provave dhe fakteve rezulton e provuar se i pandehuri Ilir Xhakja në bashkëpunim me vijon nga faqja 1 dy persona të tjerë të paidentifikuar, kanë vrarë shtetasin Qerim Maloku. Në fund të ankimimit prokurori Mara, tregon se në dhënin e vendimit gjykata duhet të ketë parasysh rrezikshmërinë shoqërore që paraqet i pandehuri Xhakja. Gjykata e Durrësit Ankimi i i prokurorisë i dorëzuar në gjykatën e Apelit Në foto: Vendi ku ndodhi vrasja e komisarit (djathtas) Adem Tahiraj
11E shtunë, 15 shtator 2012 EKONOMI Euro mbi 1.31 USD, i afrohet kuotës së 139 lekëve Monedha e përbashkët evropiane kashënuar një rritje të ndjeshme ndaj lekut përgjatë gjithë kësaj jave. Një euro u këmbye të hënën me afro 138 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, për t'u rritur vazhdimisht gjatë javës dhe duke e mbyllur të premten në kuotën e 138.72 lekëve. Ndryshe nga fundi i javës së fundit të muajit gusht, kur euro u rrit si rrjedhojë e blerjeve të mëdha të bankave, që shfrytëzuan rastin për të blerë me shumicë monedhën evropiane, pasi ajo kishte rënë në fillim të gushtit poshtë 137 lekëve, këtë herë faktorët që kanë ndikuar në forcimin e euros janë të jashtëm. Në bursat ndërkombëtare euro arriti dje mbi 1.31 dollarë, duke shënuar nivelin më të lartë të shtatë muajve të fundit. Vendimi i javës së kaluar i Bankës Qendrore Europiane për të blerë obligacione pa kufi ndikoi pozitivisht në ecurinë e monedhës së përbashkët, ndërkohë që dollari ka qenë i dobët pasi vendimi i Rezervës Federale për të ashtuquajturin 'lehtësim sasior' krijoi frikë për inflacion dhe u shoqërua me një nënçmim të valutës amerikane. Qeveria, lojë me HEC-et në shitje Dyshime për pazare me ulje të çmimit të ofertave, në përfitim të kompanive private, të lidhura me qeveritarët. Të pranishëm vetëm deputetët e PS, Braçe, Balla dhe Shalësi Dështon sërish privatizimi i hidrocentraleve mbi Mat e Bistricë Ilir Beqja ??? TIRANE Lajmi Pas dështimit të parë në muajin maj, ka dështuar edhe procesi i dytë për shitjen e 4 HEC-eve mesatare, që qeveria i ka shpallur në privatizim. Ekspertët dhe opozita shprehin dyshime për veprime të qëllimshme për të arritur uljen e vlerës së ofertave GENC KONDI ??? TIRANE Asnjë nga tetë kompanitë e interesuara mëparë për privatizimin e katër HEC-eve mbi lumenjtë Mat e Bistricë nuk paraqiti dje ofertën financiare pranë mnistrisë së Ekonomisë. Afati i dorëzimit të dokumentacionit për HEC-et Bistrica 1 dhe 2 ishte data 10 shtator, ndërsa për HEC-et Shkopet-Ulëz ishte data 13 shtator. Zv/ministri i Energjetikës Sokol Dervishaj tha se, në vend të ofertave, kompani të ndryshme kanë dorëzuar kërkesa për përmirësimin e procesit të tenderimit dhe mirëfunksionimit të tregut energjetik në Shqipëri. Këto kërkesa, do t'i paraqiten Këshillit të Ministrave për të mundësuar zhvillimin e tenderit në të ardhmen. Tenderi i zhvilluar më 13 maj për të njejtat objekte u anulua për shkak se u kualifikuan vetën dy kompani dhe oferta monetare arrinte në një kuotë shumë më të ulët nga shifra që pret të arkëtojë qeveria. Vlerësimi i tregut i këtyre hidrocentraleve, sipas ekspertëve, arrin në rreth 300 milionë, duke marrë parasysh faktin se sapo janë rikonstruktuar digat dhe ata janë në eficiencë të plotë. OPOZITA Tre deputetë socialistë Erjon Braçe, Taulant Balla dhe Eduard Shalsi kanë qenë të pranishëm në sallën e Ministrisë së Ekonomisë, gjatë gjithë periudhës kur pritej hapja e ofertave për privatizimin e hidrocentraleve. Në fjalën e mbajtur pas këtij procesi, deputeti Braçe u shpreh se "dyshojmë në një sjellje të koordinuar të të gjithë ofertuesve, me një qëllim të qartë: të përfitojnë sa më shumë nga ky proces privatizimi. Pra, interesi publik është i fundit që diskutohet në rastin e këtij tenderi. Ajo që është fare e qartë ka të bëjë me strategjinë e qeverisë për të privatizuar fitimet dhe për të shtetëzuar e për të mbajtur për pjesën e shtetit të gjitha humbjet. Synohet një çmim sa më i ulët i mundshëm dhe ky është qëllimi i dështimit për herë të dytë i tenderit dhe, nga ana tjetër, synohet që të merret një çmim shumë i mirë në marrëdhëniet me KESH-in". Sipas tij, të nxjerrësh nga i gjithë sistemi elektroenergjetik shqiptar katër hidrocentrale, të cila sëbashku japin deri në 20 milionë dollarë fitim në vit, ndërkohë që për to janë marrë kredi dhe janë shfrytëzuar para për t'i kthyer në gjendjen më të mirë të mundshme e janë pothuajse të reja të rikonstruktuara totalisht, kjo, natyrisht, është plaçkitje e nuk bëhet më fjalë për privatizim. Braçe e mbylli fjalën e tij, duke thënë se, "në rast se këta zotërinj do ta vazhdojnë këtë gjë Ndërmjetësi Berisha falenderon Wisner për Patton Boggs-in Sipas një njoftimi nga Kryeministria, kryeministriSali Berisha shprehu dje, gjatë një takimi me ish-diplomatin amerikan Frank Wisner vlerësimin për punën e bërë nga kompania 'Patton Boggs' në procesin e përgatitjes së tenderit për privatizimin e Albpetrolit. Sipas Berishës, procesi i vlerësimit të ofertave do të jetë plotësisht transparent dhe i bazuar në kriteret e përcaktuara. Wisner është një personalitet publik amerikan, i cili operon në Shqipëri nëpërmjet kompanisë lobiste Podesta, që ka lidhur kontratë me qeverinë shqiptare për të krijuar imazh pozitiv dhe për të siguruar mbështetje në SHBA, kundrejt një pagese nga buxheti i shtetit. Ai bën pjesë njëkohësisht edhe në stafin e kompanisë vlerësuese të privatizimeve, që jep vlerësim për shitjet e mëdha të pronave publike. siç edhe deklaroi ministri, ne e kemi propozimin tonë gati: T'i nxjerrim menjëherë nga shitja, me qëllim që një pasuri kombëtare të mos shitet me çmime fare të ulëta dhe qesharake dhe, mbi të gjitha, të mos shitet për të rënduar edhe më tej situatën e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, që është një nga pasuritë më të mëdha të shqiptarëve". LAJME SHKURT ? Biznesi kanadez, takim me ministrin e Ekonomisë Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, ka ftuar dje sipërmarrësit kanadezë që të investojnë në Shqipëri, gjatë një takimi të Këshillit të Biznesit Kanada-Shqipëri, ku merrte pjesë edhe presidenti i kompanisë Bankers Petroleum, të interesuar për blerjen e Albpetrolit, Abby Badwi. Haxhinasto tha se biznesi kanadez njeh histori suksesi të investimeve në vendin tonë, ku ka mundësi për investime në sektorë të ndryshëm, si energji, miniera, turizëm, infrastrukturë, e të tjera. ? Kartat e telefonisë celulare, 5.3 milionë në përdorim Sipas informacionit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare lidhur me gjashtëmujorin e parë të këtij viti, numri i kartave SIM të telefonisë celulare në përdorim të shqiptarëve në fund të periudhës ka arritur në afro 5.3 milionë, 60 mijë më shumë krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Po kështu, 151 mijë abonentë në Shqipëri kanë akses në internet brezgjerë përmes linjave fikse, ndërsa 38 mijë të tjerë janë abonentë të internetit 3G përmes rrjeteve të telefonisë së lëvizshme. Korrik, 30 mln USD kredi e keqe plus Kur PD erdhi në pushtet, kreditë meproblem përbënin 2-3% të portofolit të kredive, deklaron sekretari pr Programin i PS Ilir Beqja. Për disa vite, rritja e shpejtë e portofolit të kredive ndihmoi në rritjen ekonomike të vendit. Sektori kryesor që tregoi kërkesë të lartë për kredi ishte sektori i ndërtimit, qoftë ai ndërtimit rezidencial, qoftë ai i punëve publike. Sot këta sektor janë në krizë, shton ai më tej. Në sektorin rezidencial raportohen mijëra e mijëra apartamente të pashitura. Në sektorin e punëve publike qeveria ka pa paguar më shumë se 100 milionë dollarë, ndërkohë është krijuar edhe një borxh ndaj koncesionarëve të HEC-ve të vegjël me mbi 10 milionë dollarë. Edhe këta të fundit po hasin vështirësi për të shlyer kreditë që kanë marrë për ndërtimin e HEC-ve. Beqja ve në dukje se Shoqata e Bankave të Shqipërisë ka bërë publike të dhënat e sistemit bankar për periudhën 7-mujore. Në pamje të parë, këta shtatë muaj të parë të vitit nuk duken të këqij për sistemin bankar. Depozitat kanë vijuar prirjen rritëse, ndërsa kreditë janë rritur shumë pak. Por ka një tregues që është rritur shumë më tepër se të gjithë të tjerët dhe, për fat të keq, është një tregues i sikletshëm. Janë kreditë me probleme. Në fund të korrikut 2011 përbënin 17.07 % të portofolit të kredive, ndërsa në fund të korrikut 2012 arritën në 21.52 % të portofolit të kredive. Vetëm në muajin korrik 2012 kreditë me probleme u rritën me 30 milionë dollarë. Në fund të korrikut 2012 kreditë me probleme arritën në rreth një miliard e njëqind e njëzet milionë dollarë. "Kreditë me problem pritet të kalojnë në fund të vitit 9% të PBB-së, ndërsa në fund të vitit 2010 ky tregues ishte 5.6%. Rritja e kredive me probleme është me pasojë për vetë sektorin bankar, por edhe për ekonominë", ve në dukje Beqja. Kreditë me probleme ndaj totalit Kreditë me probleme në mln lekë
9E shtunë, 15 shtator 2012 AKTUALITET Gjen vdekjen në Itali, emigranti Edison Lika Ka luftuar me vdekjen për katër ditë dhekatër net me radhë por në fund nuk ia ka dalë dot. Edison Lika, një djalë 27 vjeçar shqiptar, emigrant prej vitesh në Itali, ka humbur jetën pas agonisë në spitalin e Teramo, Itali. Djali shqiptar ishte përfshirë pak ditë më parë në një aksident të tmerrshëm në zonën e Avezzano, në Fucino, aksident që shkaktoi një bilanc tre të vdekurish. Më herët gjetën vdekjen 19-vjeçari italian Luca Battista, nga Coppito, dhe italiani tjetër Riçardo Cravaro, 54, vjeç, lindur në Cagliari dhe me banim në lokalitetin Assergi. Që të tre ishin në bordin e një makine e cila sipas policisë italiane, nuk i kishte ndaluar kontrollit të tyre, duke u përplasur më pas me një Opel Astra e drejtuar nga 58-vjeçari vendas, Goffredo D'Amico, nga San Benedetto dei Marsi. Ky i fundit mbeti i plagosur në këtë ngjarje. Policia tha se Edison Lika dhe dy italianët që gjetën vdekjen, ishin duke lëvizur me një Renault Clio ku në brendësi të saj, karabinierët gjetën pas aksidentit, një sasi hashashi. Prokurori i Avezzano, Vincenzo Barbieri, tha se aksidenti ndodhi në një zonë që njihet për shpërndarje lëndësh narkotike ku besohet se viktimat kishin blerë "mallin". Rrëfimi i Çelnik Meleqit që vrau Fatjona Sulën në Qafë Thanë Vrasja e 24-vjeçares për 120 mijë lekë "Më kërkoi para të tjera, se po e përdorja si prostitutë" Lajmi Çelnik Meleqi, 27vjeçari që vrau me gurë 24-vjeçaren Fatjona Sula, pak ditë më parë në Qafë Thanë, rrëfeu për policinë se aktin e kishte kryer shtazarak pasi viktima nuk kishte pranuar t'I kthente 120 mijë lekë të reja që ia kishte marrë borxh, madje I kërkonte lekë të tjerë, sepse ai e trajtonte si prostitutë ??? TIRANE Çelnik Meleqi, i cili akuzohet për vrasjen e 24-vjeçares Fatjona Sula nga fshati Orenj i Librazhdit, pas arrestimit ka pranuar para grupit hetimor autorësinë e krimit. Ndërsa ndodhet në komisariatin e policisë Pogradec, 27-vjeçari i martuar dhe babai i një fëmije ka pohuar se midis tij dhe viktimës ka pasur një lidhje, e cila ka nisur para dy vjetësh. Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të Fatjonës në mënyrë të vazhdueshme, sipas Çelnikut ai i kishte dhënë lek borxh, që tashmë vlera totale tyre kishte kapur shifrën e 1.2 milionë lekëve të vjetra. Natën e krimit ka pohuar më tej 27vjeçari ai kishte shkuar në lokalin ku Fatjona Sula punonte kameriere. Pasi kishte pirë, së bashku me Fatjonën kishin shkuar tek ura 100 m poshtë doganës së Qafë Thanës. Çelnik Meleqi në dëshminë e tij ka bërë të ditur gjithashtu se pasi ka kryer marrëdhënie i ka kërkuar 24vjeçares borxhin, të cilin ajo nuk ka pranuar t'ia japë, madje sipas tij i ka kërkuar para të tjera, duke i thënë se po e përdorte si prostitutë. Në debat e sipër Meleqi ka marrë një gur që ndodhej aty dhe e ka goditur, fillimisht në ballë dhe më pas në kokë, duke i shkaktuar dhe vdekjen. Pas krimit ai është larguar tek disa të afërm, deri sa është arrestuar nga policia. Çelnik Meleqi 27 vjeç nga fshati Rajcë i Librazhdit, para grupit hetimor ka shprehur pendesë për krimin e kryer. Ndërkohë që banorë të fshatit, jashtë mikrofonit shprehen se 24-vjeçarja i kishte rreth 1 milionë e 200 mijë lekë borxh Meleqit. Ata theksojnë se ajo i kishte kthyer vetëm 100 mijë lekë ndërkohë që ai i kërkonte me ngulm pjesën tjetër të parave. Autori i krimit e ka kryer vrasjen në gjendje të dehur dhe e ka masakruar 24-vjeçaren më goditje me gurë në kokë. LAJME SHKURT ? Eksploziv lokalit në Shkodër Një lokal është shpërthyer me eksploziv në orët e para të ditës së sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Persona të paidentifikuar kanë vendosur lëndë plasëse në ambientet e një lokali privat në pronësi të S.Ndreut banues po në këtë fshat. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore së bashku me grupin hetimor, ku nga veprimet e para, u konstatua se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e dyerve dhe të dritareve të lokalit, por se dëmtime në njerëz nuk ka. ? Sherr në Vlorë, plagoset tatimori Inspektori i tatim-taksave në Vlorë, Ardi Selimi ka mbetur i plagosur me thikë dje në orët e para të ditës. Shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë një sherr për një vend parkimi, ku si rrjedhojë Selimi është goditur me thikë. Lidhur me këtë ngjarje i dëmtuari u dërgua në drejtim të spitalit, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit pasi është bërë identifikimi i tij. ? Sharrë, kapet duke vjedhur varrezat Një 48 vjeçar nga fshati Prush i Tiranës është kapur në flagrancë duke vjedhur... jo në banesë dhe as në lokal por në varreza. Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se Harif Driza u kap në flagrancë nga roja i varrezave në Sharrë, duke tentuar të vjedhë disa porta hekuri të varrezave. Materialet në ngarkim të tij, i akuzuar për vjedhje i kaluan Prokurorisë. ? Dhuna, prangoset kryefamiljari Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 40 vjeçarin Arben Teodori me banim në Allias të Tiranës, i akuzuar për dhunë brenda familjes. Burime zyrtare nga policia thanë se ndalimi i tij erdhi pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja 33-vjeçare. Në dëshminë e saj e dhunuara u tha uniformave blu se në banesën e saj, bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike, duke i goditur e rrahur së bashku me fëmijët e saj. Menjëherë pas kësaj e dëmtuara u mor në mbrojtje, ndërsa Teodori u arrestua nën akuzën e "Kanosjes". Aksidentohet eskorta Nishani në Maqedoni vdes gardisti, 1 i plagosur Dy shoqërues të presidentit të Republikës Bujar Nishani janë aksidentuar me makinë dje në mëngjes në rrugën Peqin-Elbasan. Makina tip fuoristradë me targa TR 4234 K doli nga rruga në afërsi të fshatit Lolaj duke u përplasur. Nga aksidenti gjeti vdekjen drejtuesi i mjetit, Arben Zhuzhi ndërsa i plagosuri është Vilson Tabaku pasagjer. Burimet thanë se Zhuzhi udhëtonte me një makinë të Gardës. I plagosuri nga spitali i Elbasanit është dërguar me urgjencë drejt spitalit Ushtarak. Sipas policisë shkak ka qenë lagështia e rrugës dhe shpejtësia e madhe me të cilën mund të kenë qenë duke udhëtuar. Vazhdojnë hetimet për të zbardhur në rrethanat e aksidentit. Mendohet se makina e cila u aksidentua është pjesë e eskortës që do të shoqëronte presidentin Bujar Nishani në Ohër. Dy gardistët ishin nisur nga Tirana drejt Qafë Thanës dhe do të kontrollin aksin rrugor për të vendosur lidhjet me policitë lokale. Pas kësaj makine, dy orë më vonë, do të kalonte dhe eskorta që shoqëron presidentin Nishani. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të shpërndarë dje nga presidenca u mësua se dje në orën 14:00 Nishani zhvilloi një takim informal në Ohër, me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Pas takimit, që u mbajt në vilën Biljana, në Ohër, dy presidentët rreth orës 14.30 iu drejtuan gazetarëve me një konferencë të shkurtër për shtyp. Pogradec Konflikti për nusen vret gjyshin dhe vëllain ??? ELBASAN Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pogradecit dje pasdite. Një 25-vjeçar ka qëlluar për vdekje gjyshin e nuses së tij. Sipas policisë, Romeo Myrtezai 25 vjeç, pas një konflikti familjar ka qëlluar me automatik të vëllanë dhe gjyshin e bashkëshortes së tij 65-vjeçarin Fatmir Muhaxhiri, duke e lënë të vdekur në vend. Sipas hetimeve të policisë, Romeo ka vajtur tek shtëpia e nuses që ta merrte në shtëpi sepse ishin të ndarë, por ka hasur në rezistencën e familjes së saj, veçanërisht të gjyshit, i cili nuk e ka lejuar Romeon ta marrë atë. Më pas ai është kthyer në shtëpinë e tij për të marrë armën, por mendohet se është penguar nga i vëllai, që nuk ka dashur të lërë 25-vjeçarin që të dalë me armë dhe në sherr e sipër ka mbetur I vdekur. Më pas 25vjeçari është kthyer sërish në shtëpinë e nuses dhe aty ka vrarë edhe gjyshin e saj. Trupi i vëllait të vrarë, Dritan Myrtezai, 38-vjeç është gjetur pas kontrollit të ushtruar në banesën e 25vjeçarit. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të cilat kanë arrestuar 25-vjeçarin së bashku me armën e krimit. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, me pasojë vdekjen e dy personave. Pritet që policia të zbardhë të gjithë kronologjinë e kësaj ngjarje,që tronditi qytetin e liqenit. ??? POGRADEC Fatjona Sula Në foto: Vendi ku u gjet e masakruar Fatjona Sula në Qafë Thanë
6 E shtunë, 15 shtator 2012 POLITIKE Rustem Gjata 3/5 është një lloj imponimi. Në radhë të parë është konsensusi. Të kërkosh më tepër vota për anëtarët e Kushtetueses dhe të Lartës sesa për presidentin më duket e papajtueshme, dhe prishje e ekuilibrit. Marjana Semini Duhet të kemi një gjyqësor larg korrupsionit. Ka përpjekje për të ndryshuar disa hallka, por problemi është më i gjerë. Duhet të këtë kritere të forta përzgjedhjesh për gjyqtarët. Sokol Sadushi Shumica e cilësuar krijon ekuilibër. I shërben rritjes së pavarësisë, i jep konsensus kandidaturës, rrit transparencën. E çliron kandidaturën nga presioni i atij që e ka zgjedhur. FERNADA CENKO ??? TIRANE O zoti Ruçi, zoti Ruçi dënoni tani kërcënimin. Dënoni tani kërcënimin! Dënoni tani kërcënimin! Në këtë sekondë dënoheni, bëtë sikur nuk e dëgjuat Lajmi Mazhoranca qeverisëse rrëzoi dje nismën e Partisë Socialiste për ndryshimet në Kushtetutë. Gjatë seancës së diskutimit është përdorur dhe një gjuhë jo etike nga deputetët në sallë. Tom Doshi i PS-së, i revoltuar nga përdorimi i shpeshtë i fjalës “moldave” ka ofenduar deputetin Ilir Rusmajli, i cili në çdo marrje fjale, kishte si kryfjalë “moldavet” dhe “sistemin moldav” Seanca dëgjimore për nismën ePartisë Socialiste ka degjeneruar në ofendime mes depuetëve të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike. Termi "moldave" dhe "sisteme moldave" të përdorura nga kryetari i komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli, ka ndezur sallën. Deputeti Tom Doshi i PS-së, i irrituar nga termi moldav, ka ndezur dhe ka marrë fjalën duke ju drejtuar me fjalë jo etike Rusmajlit. Ndërsa deputetët e PS-së janë munduar të qetësojnë Doshin, deputetët e PD, filluan ta ndiznin më shumë, duke i kërkuar kreut të grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi që të kërkonin falje dhe të tërhiqen nga kërcënimet e bëra. JA DEBATET E NË KËSHILLIN E LEGJISLACIONIT EURALlUS: Të garantohet profesionalizmi dhe shmangia e parlamentarizmit. KiE thotë se nuk janë të garantuara ne Shqipëri. Pavarësia e gjyqësorit është objekti që duhet të arrihet nga gjyqësori. Ka shumë mënyra për të garantuar drejtësi të mirë. Por këtë e ka politika në dorë. Sipas nesh duhet të ndahet nga çështjet e tjera. Çështja e imunitetit të bëhet sa më shpejt. Ofrojmë asistencë teknike. Subashi: Vendimi për heqjen e imunitetit i takon politikës? Modeli aktual në Kushtetutë e garanton pavarësinë e gjyqësorit? EURALIUS: S'kam komente dhe as asistencë. Neutraliteti i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të jetë i garantuar. OSBE: Ne mbështesim EURALIUS, nuk është e garantuar! Anastasi: Të dyja palët të shprehin propozimet, drafti i paraqitur lidhet me drejtësinë dhe ka disa pika të forta. Pikë e fortë është parimi i luajlitetit kushtetueses, sepse fut në konkurrencë partitë politike. Kjo është një pikënisje, por kjo kërkon kohë. Rusmalji: Në shumicën e cilësuar në Parlament, mendoni është përdorur luajliteti? Anastasi: Janë vënë afate kushtetuese dhe ju s'i keni respektuar, dhe vendimi ka të dhëna nga Gjykata Kushtetuese që nuk janë vendimi cilësore. Rusmajli: Ju thatë të përdoren mekanizmi kur s'ka luajalitet. Në draftin e gjeni lujaliteti kushtetues? Anastasi: Gjej afatet kushtetuese. Rusmajli: Unë nuk dua të jem luajal. Anastasi: Në Kushtetutë. Rusmajli: Në draft ka? Anastasi: Gjej afatet. Rusmajli: Shumica e cilësuar do luajalitet. Po ka luajalitet s'ka nevojë për shumicë të cilësuar. Anastasi: Demokracia bën gjëra më të mira se ato që janë të shkruara. Rusmajli: E shikoni kthimin e epokës moldave të gurit? A ekziston rreziku? Anastasi: Nuk ekziston rreziku. Nuk e mendoj kurrë. Xhafaj: Mos intimidoni ata që keni ftuar. Jeni më të qetë bashkë me Rusmajlin, dhe më respekt për të ftuarit. Anastasi: Roli i opozitës parlamentare është shumë i rëndësishëm. Marjana Semini: Duhet të kemi një gjyqësor larg korrupsionit. Ka përpjekje për të ndryshuar disa hallka, por problemi është më i gjerë. Nuk ka gjyqtar në Gjykatën e Lartë 35 vjeç, asnjëherë në botë. Duhet të këtë kritere përzgjedhjesh. Kemi gjyqtar pa eksperiencë që nuk janë të shquar. S'kishte presidenti kë të dekoronte si të shquar. Të jetë gjyqtar në karrierë, dhe jo gjyqtar mik i njërës palë apo dhe i tjetrës, apo i të dyve. Rusmajli: "Grup pune. Merrni kohë. Uluni konsultohuni" tha Anastasi. Semini: Gjërat e mira kërkojnë kohë. Duhet të dëgjoni ekspertët. Një njeri i vetëm mund të bëj shumicën. Gjyqësori e ka në themel problemin jo në politikë. Nuk mund të ndryshosh një hallkë dhe u zgjidh zinxhiri. Ka ndryshuar baza, s'keni gjyqtar. Minxhozi: Na sillni një draft ju për këto ndryshime. Semini: Nevoja për të bërë ndryshime është akute, por më thellë. Tahiri: Kur parlamenti nuk gjen gjuhën, një parti të bëj shtetin? Sadushi: Shumica e cilësuar krijon ekuilibër. I shërben rritjes së pavarësisë, i jep konsensus kandidaturës, rrit transparencën. E çliron kandidaturën nga presioni i atij që e ka zgjedhur. Por kjo bllokon, bëhet shkak për vonesat. Për ata që i kanë. Kushtetuta nuk është për krijuar kriza por për të zgjidhur kriza. Rusmajli: PS nuk donte të futej në proces për Avokatin e Popullit dhe e bllokoi. A ekziston rreziku me 2/3? Sadushi: Sigurisht që ekziston. Rusmajli: E nxit luajalitetin. Sadushi: Po. Rusmajli: Pse nuk zgjidhet? Xhafaj: Mazhoranca e ka shkatërruar. Kemi mundësi te riparojmë situatën? Topalli: E zgjidh situatën. Sadushi: Po e zgjidh situatën. Ka zgjidhje për ndryshimet kushtetuese. Rusmaji: Rreziku është kur bllokohet në Kuvend. Sadushi: Të gjenden mekanizmat për mos bërë bllokimin. Ndryshimet e 2008-ës ishin një zhvillim negativ. Rusmajli: Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 kanë shpëtuar këtë vend nga skenari moldavë dhe kjo është arritje shumë e madhe kushtetuese për klasën politike. Nuk ka skenar më të rrezikshëm se ai që quhet skenari moldav. Ju nuk po bëni për vete juristët more. Të gjithë kundër se nuk mbështetet në Kushtetutë. Nuk jeni çmallur doni të flini me të që e kërkoni ta shihni prap? Të flinim ne, s'na pëlqeu. Do të vendosim t'u rrëzojmë në parim. Po doni ta shtyjmë dhe ta shqyrtojmë në një kohë tjetër. Xhafaj: Ju e keni të paravendosur. Rusmajli: Të lanë në baltë juristët. Xhafaj: Se ka fjetur apo ka filtruar me draftin se di çka bër Rusmajli. Jemi në kohën e nevojshme ta ralizojmë. Topalli: Nuk i'u afrua askush nismës tuaj. (Debat për të ftuarit) Xhafaj: Ftuat çiliminj. Ethem Ruka: Mjaft mbyllnei këtë punë. Po flisni kot. S'kemi pirë ujë. Po na bëni presion. Rusmajli: Jeni bërë si moldavë. Jua tha edhe Gent Ibrahimi ju mbështes vetëm votimin për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese me 3 të 5. Jua tha edhe ajo vajza që ishte këtu "Për të kërkuar konsensus duhet të kërkosh bonsens". Ndaj ta lëmë këtu debatin dhe të jemi në kërkim të bonsensusit. Doshi: Si merr guximin ti me i thënë moldave?! Mbylle gojën, dhe të jetë hera e fundit. Ti me ca të tjerë këtu. Unë s'mund të lejoj ty të më thuash moldave. Topalli: Më fal! Hoxha pa mikrofon Doshi: Me të thënë moldave ty si të vjen? Hoxha: Mos kërcëno! S'të vjen turp! Doshi: ... pse çfarë tha ai? Jo, jo Si merr guximin ti me i thënë moldave?! Mbylle gojën, dhe të jetë hera e fundit, ti me ca të tjerë këtu. Unë s'mund të lejoj ty të më thuash moldave. Debati për ndryshimet e propozuara nga PS, sharje dhe kërcënime Kushtetuta, debati degjeneron me moldave Rusmajli provokon me fjalën "moldave", irritohet PS Deputetët Ilir Rusmajli dhe Tom Doshi
21E shtunë, 15 shtator 2012 SOCIALE Ambientalistët për parkun e Tiranës, Sequi: Ju mbështesim Ambasadori i Bashkimit Evropian nëShqipëri, Ettore Sequi, i ka premtuar shoqërisë civile se do ta mbështesë në çdo çështje që ka lidhje me mbrojtjen e ambientit. Pas një letre që shoqëria civile i ka dërguar kreut të delegacionit të BE-së në Tiranë, ku ata e informojnë për situatën e Parkut të Tiranës, ai i ka kthyer një letër publike shoqërisë civile, ku i sqaron se nuk ka mandat për të ndërhyrë në çështje të veçanta, por ka premtuar mbështetje, jo vetëm politike, por edhe financiare. "Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk ka mandat për të ndërhyrë në çështje të veçanta. Pavarësisht kësaj, delegacioni i BE do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet për mbrojtjen ambientale nga shumë afër, dhe për të punuar bashkërisht në nivelin politik dhe nëpërmjet suportit financiar shumë substancial (asistenca financiare e BE në këtë sektor në pesë vitet e fundit llogaritet në 115 milionë euro)", - shkruan Sequi. Ai shprehet se në fushën e mbrojtjes ambientale, BE e ka këshilluar qeverinë e Shqipërisë për të adaptuar legjislacionin duke e përafruar me standardet e BE-së, për sa i përket ndërtimit të rrugëve, transparencës për qytetarët dhe respektimin për ambientin. LAJME SHKURT Pasardhësit e ish-ministrit të Ndërtimit, reagojnë publikisht "Ka 14 vjet që e kemi liruar shtëpinë" Fëmijët e Rahman Hamkut: Olldashi gënjeu Lajmi Fëmijët e ish-ministrit të Ndërtimit, Rahman Hamku, të cilët u akuzuan nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi se kanë marrë pjesë në protestën kundër miratimit të aktit normativ për lirimin e shtëpive të ish-pronarëve, e quajnë këtë deklaratë spekulative dhe të pavërtetë. ??? TIRANE ESMERALDA KETA Vendimi Gjuha shqipe futet në të gjitha fakultetet, do jetë lëndë me zgjedhje ??? TIRANE Këtë vit akademik, në të gjithafakultet e universiteteve publike do të futet edhe lënda e Gjuhës Shqipe. Ajo do të jetë lëndë me zgjedhje, dhe vjen pas kërkesave të shumta të drejtuesve të fakulteteve të ndryshme, duke parë se njohuritë për gjuhën po zhduken. Drejtuesit e fakultetit të Histori- Filologjisë e përkrahin këtë nismë, por thonë se gjuha shqipe duhet të jetë e detyruar për të gjitha fakultetet. Vetëm kështu mund të rritet interesi për ta njohur këtë gjuhë në të gjitha format e saj. "Është futur si një lëndë e rëndësishme me kredite të caktuara për të gjitha fakultetet. Tani për tani është me zgjedhje dhe në të ardhmen ne do të synojmë mbase që do të jetë dhe një lëndë detyruese dhe që do të japë një formim të pranueshëm. Kjo do të fillojë tani në tetor, që hyn ky vit akademik krahas lëndëve të tjera, do të jetë dhe gjuha shqipe", shpjegon Ymer Çiraku, zëvendës dekan i Histori- Filologjisë. Sipas tij edhe kurrikulat duhet të pësojnë ndryshime, por të mbështetura mbi tekstet e vjetra. "Tekstet akademike shkencore, asnjëherë nuk krijohen nga e para, ato krijohen mbi përvojat dhe eksperiencat e mëparshme dhe kështu do të ndodhë gjithmonë. Mos të mendojmë se në të gjitha fushat dalin menjëherë tekste të rinj, do të ketë tekste të cilat e kanë marr konsiderimin për nivelin e tyre shkencor, nivelin metodik, ato do vazhdojnë të funksionojnë. Ka tekste dhe kjo është gjë e mirë të cilët i qëndrojnë kohës", - tha Çiraku. Dy fëmijët e ish-ministrit të Ndërtimit, Rahman Hamku, janë të indinjuar nga deklarata e pavërtetë që ka bërë ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, në emër të babait të tyre. Ata shprehen se jo vetëm që kjo deklaratë është spekulative, pasi nuk asnjë të vërtetë në të, por ata nuk janë kundër miratimit të këtij akti normativ. "Është e drejtë që prona të shkojë tek i zoti", - na thonë vajza dhe djali i ish-ministrit të Ndërtimit. Ata kanë bërë gati një përgënjeshtrim ndaj deklaratës së Olldashit, të mbajtur në parlament, ndërsa kërkonte votat për miratimin e këtij akti normativ. Ata shpjegojnë se babai i tyre, në marrëveshje të plotë dhe mirëkuptim me pronarin e shtëpisë, ku ata banonin që nga mesi i viteve 70-të, ia kanë kthyer në vitin 1998. "Në seancën parlamentare të ditës së enjte, zoti Sokol Olldashi, në mbrojtje të ligjit për ish-shtëpitë e pronarëve, bëri një deklaratë, ku midis të tjerash përmendi se në protestën kundër ligjit kanë marrë pjesë edhe familjarë të ish-ministrit të Ndërtimit, të ndjerit Rahman Hamku. Për sa më sipër, familja e Rahman Hamkut sqaron: Nuk është e vërtetë se kemi marrë pjesë në protestë, sepse ashtu si edhe vetë Rahman Hamku, e quajmë këtë ligj të drejtë dhe madje të vonuar. Duke u nisur nga ky koncept vetë Rahman Hamku me mirëkuptim të pronarit të shtëpisë (që gjyshërit dhe nëna e Sokol Olldashit e dinë mirë se si merreshin), është larguar familjarisht prej 14 vitesh më parë nga ajo shtëpi. Pra rasti që përmend publikisht zoti Olldashi është i pasaktë dhe spekulativ", - thonë familjarët në letrën e tyre ku kërkojnë të sqarojnë publikisht deklaratën e bërë nga ministri Olldashi. Ata na thonë se madje ministri i Transportit, as emrin nuk ia tha të saktë paraardhësit të tij, ndërkohë që ai duhet të ketë me qindra dokumente të firmosura nga Rahman Hamku. Dy fëmijët e ish-ministrit të ndërtimit, vajza dhe djali, të cilët nuk preferojnë të dalin me emra, thonë se pas viteve 90-të, kur edhe pronat u kthyen pronarëve, i ati tyre ka pasur marrëdhënie të mira me pronarët e shtëpisë ku banonin. "I kemi paguar rregullisht qiranë deri ditën kur kemi dalë, nga ajo shtëpi. Ashtu siç është e drejtë ne dolëm vetë, pasi prona ishte e ? Mjekët e shkollave, Tavo: Punoni më shumë me fëmijët Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo u kërkon mjekëve të shkollave të jenë më të përgjegjshëm. Porosia e ministrit vjen në një kohë, kur në disa shkolla të rretheve nxënësit nuk njohin punonjësin e shëndetësisë, që është vënë në shërbim të tyre. Tavo në një takim me mjekët dhe stomatologët e shkollave tha se baza materiale, që u vjen në ndihmë është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe ASHR. Të gjitha shkollat kanë kabinete stomatologjike dhe të ndihmës së parë. Këto mungojnë sipas tij vetëm në shkollat, që janë të reja dhe brenda vitit dhe ato do të plotësohen. ? Plani urbanistik, të hënën bashkia nis konsultimet Të hënën nisin konsultimet e planit urbanistik të kryeqytetit me grupet e interesit, qytetarët dhe 11 njësitë vendore. Pritet që përgjatë një muaji, Bashkia e Tiranës të marrë në konsideratë sugjerimet e të gjitha kategorive. Nga miratimi i këtij plani pritet që sektori i ndërtimit, i cili prej kohësh është në ngërç, të përfitojë direkt nga miratimi i planit urbanistik. Fillimisht konsultimet do të nisin në njësinë bashkiake nr.8 e më pas do të vazhdojnë edhe në minibashkitë e tjera. Plani rregullues përcakton një ristrukturim të Tiranës, pra një koncentrim të banorëve nga qendra në periferi. dikujt tjetër dhe atij i takonte. Ndaj na erdhi shumë keq që ministri i Transporteve na vendosi në një ngjarje që ne nuk kemi arsye se përse të përfshihemi. Ne kemi dalë nga ajo shtëpi në vitin 1998 dhe kemi blerë një apartament. Shtëpia që tashmë i zoti e ka kthyer në lokal, ndodhet te rruga "Qemal Stafa", pas shkollës "Fan Noli" dhe kjo është fare lehtë e verifikueshme", - na thonë dy fëmijët e ish-ministrit të Ndërtimit, i cili prej katër vitesh nuk jeton më. Dy ditë më parë, ministri i Transportit, Sokol Olldashi, gjatë fjalës së tij në Parlament teksa kërkonte votat për miratimin e aktit normativ për lirimin e shtëpive të ish-pronarëve, deri më datë 1 nëntor, deklaroi se në protestë kundër këtij akti morën pjesë edhe familjarë të ish-ministrit të ndërtimit Rahman Hamku. Ministri Olldashi përmendi edhe një listë të gjatë me emra biznesmenësh të njohur apo ishfunksionarë të kohës së monizmit, të cilët jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, duke dhënë edhe emra konkrete se cilët janë këto personazhe dhe shtëpinë e kujt kanë zënë. Faksimile e përgënjeshtrimit të deklaratës së Olldashit nga familjarët e Rahman Hamkut Nuk është e vërtetë se kemi marrë pjesë në protestë, sepse ashtu si edhe vetë Rahman Hamku, e quajmë këtë ligj të drejtë dhe madje të vonuar.
14 E shtunë, 15 shtator 2012 THASHTHAS THEM&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M INTERVISTA RUBENS SHEHU: Genta ka abortuar dy herë Ish i dashuri i Gentës së BB5 tregon edhe lidhjet e saj me Xhanin dhe Emilianon Historitë dhe rrëfimet për Gentëne BB5 një nga personazhet mëtë disktuar të këtij reality show nuk paskan fund. Pas zbulimit të fotove nudo dhe publikimit të lidhjes me Rubensit, ky i fundit vjen me një tregim tjetër që ka të bëjë më ish të dashurën e tij. Një histori ndryshe nga ato të mëparshmet, të vërtetat të cilat nuk ishin zbuluar më pare, vijnë në një rrëfim për suplementin "THASH&THEM''. Rubens Shehu tregon ngjarjen në tërësi, njohjen dhe konfliktin e saj me Emilianon dhe Xhani Demikën, konfliktin e tij me Gentën, abortin të cilin e ka pasur gjatë lidhjes me të si dhe shumë të vërteta tjera të cilat mund t'i lexoni në intervistën në vazhdim. Rubens sa je i informuar rreth njohjes së Gentës me Emilianon dhe Xhanin, çfarë raporti kanë ato mes tyre pasi javë më parë ka plasur një sherr mes tyre? Genta ata të dy i ka njohur vite më parë, që kur ka qenë studente në Korçë kur rrinte në konvikt. Me Xhanin kanë folur nëpërmjet Facebook-ut dhe shoqërinë e saj me të. Genta më kishte shpjeguar se gjasme ai është i kushëriri i saj. Por më vonë e kuptova se si ka qenë e vërteta, pas tre vjetësh pasi ajo bënte flirt me Xhanin, madje unë jam takuar me të për të sqaruar një lojë të poshtër që bëri Genta, gjatë kohës që qëndronte te shtëpia e Emilianos në Gjirokastër. Ishte Xhani ai i cili më tha që me Gentën ishte njohur vite më parë dhe ajo e kishte gjetur përmes një artikulli të shkruar nga ai në një revistë. Gjithashtu dhe njohja e saj me Emilianon është e vjetër, ata janë njohur vite më parë, nuk di të them me saktësi por hamendësoj se diku afërsisht 3-4 vite më parë. Genta është e sëmurë pas futbollistëve, këtë nuk e them vetëm për rastin që ajo dëshironte të lidhej me Emilion, por duke u bazuar tek veprimtaritë e saj që ka bërë gati me gjithë ekipin e Bilishtit. Ishte e pamundur që të vinte ndonjë futbollist në Bilisht dhe të mos "njihej" me Gentën. Je takuar me Gentën pas daljes nga spektakli, je sqaruar me të dhe a keni biseduar më hollësisht? Jam takuar me të, këtë gje e kam thënë dhe më parë, ka qenë ajo e cila më ka kërkuar, ka qenë ajo e para që më ka telefonuar. Nuk është se kam sqaruar ndonjë gjë me të se nuk kam çfarë të sqaroj, ajo është kapitull i mbyllur, nuk ka vlerë më shumë se një bisht cigare për mua, kështu që nuk kam çfarë të them.Madje edhe në ato raste që jemi takuar kanë qenë rastësi, pasi ajo nuk i ndahej motrës time por i qëndronte gjithë ditën pas, pavarësisht se ajo e mohon këtë gjë. Kjo është e vërteta, më së miri këtë gjë e treguan fotot ku unë kam qenë për kafe me shoqërinë time dhe me motrën, dhe aty ka qenë prezent edhe Genta, nuk e di kush e ftoi por unë nuk kam qenë unë personi që e ka ftuar, më vjen keq kur mendoj emrin e saj e jo më t'a ftoj për kafe. Mund të na thuash pse ka lindur konflikti mes Gentës dhe Emilianos? Sa për konfliktin e tyre nuk di çfarë të them se me Emilianon nuk jam takuar, vetëm një mbrëmje kam folur në telefon dhe arsyeja ka qenë se atë natë rreth orës 23:30 marrë një telefonatë nga Genta, e cila po qante dhe më tha "Rubens të lutem hajde më merr, jam në Gjirokastër nuk dua të rri më këtu, i kam ikur Emilianos nga shtëpia, kam mbetur rrugëve, vetëm ti mund të më ndihmosh …"etj. Këto kanë qenë fjalët e saj dhe gati pas gjysëm ore kam marrë përsëri një telefonatë nga Emiliano i cili më tha mos u shqetëso se ajo është me mua në shtëpi. Të them të drejtën kjo mu duk një lojë e poshtër nga ana e saj, pasi aty kishte shkuar bashkë me Xhanin dhe ishin një grup shoqëror, për këtë arsye nuk kishte pse të më telefononte mua. Pas gjithë atyre deklaratave të saj ajo thoshte që Rubensin nuk dua ta shikoj me sy, kam zënë të dashur me lekë dhe që Xhanin e kam si vëlla se po më ndihmon në çdo gjë, nuk e kuptova pse më telefonoi mua? Po mes teje dhe Gentës si janë marrëdhëniet? E vërteta është kështu, pas intervistës së Emilianos i cili thotë se Genta shikon ëndrra se unë nuk kam pasur lidhje me të, Genta iku nga trutë e kokës, u bë histerike dhe histerizmi i saj u bë publik në shumë media, e cila i shpalli ata të dy gay dhe më vjen çudi me ato fansa që i postojnë në murin e saj duke i thënë "bravo Genta ke bërë shumë mire", dhe përsëri u drejtohem pak atyre po a keni vëllezër dhe kushërinj në shtëpi, po ju vetë si do të ndiheshit nëse një rast i tillë do ju ndodhte? Dhe për më tepër ajo femër e cila është mishërim i ligësisë dhe imoralitetit shkon dhe bën publike problemet delikate të Emilianos, bëri publike vdekjen e një vajze, e cila humb jetën në aksident dhe ajo vajza ka një familje e cila është lënduar nga kjo gjë, nga përgojimi i të përgojuarës Gentiana Gjalpi... Ka qenë shtatzënë ajo me Emilianon, se dolën fjalët që ajo është shtatzënë e në fakt ka deklaruar se akoma nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të? Një javë pas publikimit të intervistës, unë mora një mesazh nga Genta e cila më tha që ishte shtatzwnë dhe që kërkonte ndihmën time dhe pyetjen e parë që i kam bërë ka qenë, me kë e ke atë fëmijë? Përgjigja e saj ka qenë që ajo nuk e dinte me kë e kishte atë fëmijë dhe më kërkoi që t'i jepja lekë për të hequr fëmijën. Nuk isha i sigurt nëse ishte në të vërtetë apo jo shtatzanë, pasi ndoshta mund të ishte një gënjeshtër e saj për të më marrë lekë, unë i'u përgjigja duke i thënë vetëm ''me kismet Genta, shohim e bëjmë''. Pas disa ditësh mora një telefonatë nga ana e saj ku më tha "Do më japësh lekë apo të shkoj tek dyqani i babit tënd dhe t'i them që fëmijën e kam me Rubensin dhe t'i marr lekë atij për t'a hequr?!" Të them të drejtën në ato momente e humba logjikën fare dhe fillova t'a kërcënoja në tel. Këto ishin ato mesazhe që Genta i përdori po atë ditë për të më denoncuar mua në polici për agresion. Po gjatë lidhjes tuaj ka pasur ndonjë shtatëzani ajo, apo nuk keni dashur të lidheni aq fortë sa të krijoni dhe familje? Të krijoja familje me Gentën asnjëherë, nuk e kam menduar kurrë, po Genta ka pasur dhe një abort më parë. Kush e detyroi të largoj fëmijën, apo nuk e donte ajo vetë? Vetë me dëshirën e saj e ka hequr, unë e mora vesh më vonë këtë gjë pasi çdo kishte marrë fund dhe jo se më interesonte shumë. Genta për momentin gjendet në Greqi tek familja, ndërkohë ka thënë se i kanë kërkuar falje familja jote? Pashë dhe intervistën e saj tek emisioni ''Poke'', sa mashtruese që është! Tha kam qenë me pushime në Greqi, e vërteta është se ajo nuk ka lëvizur ndonjë ditë nga Babani, përveç atë ditë që doli në emision, shkoi në Bilisht se në Baban nuk ka internet. Ky është absurditet më i madh, për çfarë duhet t'i kërkojnë falje? Ajo nuk ka asnjë lidhje me ata, për familjen time ajo nuk ekziston. E vërtetë që Genta nuk ka qenë asnjëherë në shtëpinë tënde, nuk ka njohur familjarët e tu? Varet për cilën shtëpi bëhet fjalë se unë jetoj larg familjes time si dhe jam me qera në Tiranë. Ajo në Tiranë ka qenë tek shtëpia ime, por në Devoll ku kam dhe familjen jo, asnjëherë nuk ka qenë në shtëpinë time dhe nuk ka takuar ndonjë familjarë timin. E ke harruar këtë histori e cila sado ka qenë e dhimbshme, ke menduar për ndonjë lidhje të re që të harrosh të kaluarën, si do rrjedh jeta juaj tani? Historia ime me të është mbyllur nga ana ime, por është ajo e cila nuk e mbyll gojën dhe del nëpër gazeta, është e sëmurë i duket jeta Big Brother, akoma mendon se është në BB, vetëm të shtunën në darkë e kupton se nuk është në aty për arsye se nuk e dëgjon Arbana Osmanin që t'i flasë në studio. Jeta ime vazhdon normalisht përveç ndonjë problemi që më hap Genta herë pas here, çdo gjë me mua është në ??? TIRANE SUADA DACI Në foto: Rubens Shehu me Gentën e BB5 "Do më japësh lekë apo të shkoj tek dyqani i babit tënd dhe t'i them që fëmijën e kam me Rubensin dhe t'i marr lekë atij për t'a hequr?!"
23E shtunë, 15 shtator 2012 ZBAVITJE Ndërsa po furnizonte një makinë me benzinë, një punonjës i pikës së karburantit në Belluno të Italisë pa se nga bagazhi i një makine FIAT 500 që kaloi aty, varej një dorë. Duke menduar se mund të bëhej fjalë për ndonjë krim, ai pa humbur kohë i telefonoi policisë duke i dhënë edhe targën e makinës. Pas disa kërkimesh forcat e rendit e lokalizuan makinën më parkingun e një qendre tregtare. Me shumë kujdes, që të mos diktoheshin nga “krimineli” iu afruan, por kur arritën te makina panë se bagazhi ishte i hapur dhe një njeri, që dukej shëndoshë e mirë, po dikte që andej. Kur e pyetën policët burri u tregoi se ishte futur në bagazh për të ndjekur fshehurazi të shoqen, pasi kishte pasur dyshime se ajo “ia dridhte”. E në fakt rezultoi që ajo të ishte pikërisht makina e të shoqes, që kishte hyrë në supermarket për të bërë shopping dhe jo për t'ia dredhur të shoqit. SUPER FJALEKRYQ HOROSKOPI Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjëresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit Edhe qeni pushohet nga puna Sherr në dasmë për tortën Ndjek gruan në bagazh 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM Dihet që kushdo që thyen vazhdimisht rregullat e punës mund të pushohet në vend nga pronari. Por në se kjo vlen për njerëzit problematikë, nuk mund të thuhet edhe për kafshët, të cilat u pushokan nga puna njëlloj si njerëzit. Një prej tyre është Buster, që është një qen pastor dhe që kryente shërbimin në policinë e Yorkshire të Jugut. Ndryshe pra nga njerëzit e parregullt, qeni Buster u pushua nga puna sepse ishte shumë i dashur e shumë i sjellshëm me të gjithë përfshi edhe keqbërësit. Kur e panë se ishte i paaftë për të bërë qenin polic, drejtuesit e policisë e pushuan nga puna dhe ia besuan një çifti në Shef? eld. Kështu qeni ka ? lluar një jetë të re duke u zbavitur me padronët e tij të rinj, ndërsa për policinë as që do t'ia dijë, me gjithë 40 mijë eurot që kushtoi stërvitja e tij. Nuk ndodhin vetëm te ne raste kur dasma sherret për hiçgjë bëjnë që të prishet dasma, por edhe në vende të tjera më të zhvilluara, madje edhe në SHBA. Kështu gjatë dasmës së Jessica-s Diamond në Lierty Township Communityu Center në Raymond të Ohios, i ati i saj po hezitonte në prerjen e tortës. E duket se kjo bëri që njerku i nuses, Eric Adams dhe burri i dytë i nënës së saj, të humbte durimin dhe më pas të godiste babanë e nuses, Rick Diamnond katër-pesë herë me thikë. Pastaj goditi me thikë edhe Rick junior djalin e tij që u mundua t'i vinte në ndihmë e pastaj u largua, por brenda pak minutash u arrestua nga policia. Atë e bir, Rick e Rick Junior u shtruan në spital nga plagët që morën por pa rrezik për jetën, ndërsa Jessica-s iu desh të hiqte dorë nga muaji i mjaltit për t'i qëndruar pranë atyre në spital. HORIZONTAL. 1. Eshtë diletanti. 8. Perëndesha greke e agimit. 11. Duhen dhënë të sakta në futboll. 17. Eshtë porodia e fundit. 23. Kujtohet për një betejë nërmjet trupave të Napoleniot dhe atyrë të Kutuzovit. 25. Eshtë komuniteti. 26. Krijoi Gargantua e Pantagruel. 28. Një central si Chernobyl. 29. Janë tek në racion. 31. Mbetet në fund. 32. Mbyllin një tender. 33. Janë bimët si kamomili. 35. Mund të jkenë edhe toke të tilla. 36. Eshtë industri e çelikut. 41. Agjenci Ndërmjetëse Rajonale. 42. Një pune paguhet. 44. Eshtë zë i trashë. 45. Janë salla force. 46. Eshtë muzika... e kollajtë 47. Mario, aktor Italian. 49. Një peshë e pastër. 50. Leëis regjisor. 52. Një sferë për model 53. Mund të sjellin shi. 54. Inicialet e Rohmer. 55. Udhëtojnë për qejf të tillë. 56. Isaac violnist. 60. Gjyma e ekipit. 62. Vihet pa ku? j. 64. Dashuron Adina-n. 66. Pak teatrale. 68. Almodovar regjisor. 69. Ai dhe ajo. 70. Një folje ndihmëse. 71. Kalori për shkurt. 72. Shkruhet edhe i dhjeti 74. Ishin sundimtarë persë. 76. Ka tetë këngëtarë. 79. Inicialet e Berg kompozitor. 80. Morrison nobeliste. 81. Grimaldi aktore. 83. Një tele? lm. 84. Inicialet e Leblanc që krijoi Arsene Lupin. 85. Me të bëjnë një metër. 86. Inicialet e Reitman regjisor. 87. Një listë me sushi. 89. Mali ku ngeci Arka. 91. Berté këngëtare. 94. Një mund të jetë nafte 95. Kështu ishte regjimi komunist në Shqipëri. 96. Janë cilësi. 97. Janë veshje sportive. ? VERTIKAL 1. Ishte Faria te Konti i Mongte-Krisos. 2. Një fjalë... franceze. 3. Mund të jenë kundërmuese. 4. Albinoni kompozitor. 5. Qe kryeperëndi në Asgard. 6. Mund të bëhet rosë. 7. Një kapelë… republike. 9. ... Conte si San Bonifacio në një opera të Verdi-t 10. Një qendër termale në Itali. 11. Ekstreme në push. 12. Ishin grekët në Trojë. 13. Eshtë A me Juventus e Milan 14. Fise pa fe 15. Gjysmë mimoze. 16. Një provincë në Itali. 17. Një pjesë e abetareve. 18. I famshm ai i Gjon Buzukut. 19. Ishin gjigantët Oto dhe E? alti. 20. Janë drogat. 21. Zanore për perime. 22. Inicialet e Selleck aktor 24. Emri i Musorgskijt. 27. Janë araknidë helmues. 30. Janë mbiemrat… më të mirë. 43. Një barkë për VIP. 37. Merret me të bukurën një i tillë 38. Norma e Martin Ritt. 39. Ku? zojnë gabimet. 40. I famshmi Pacino. 43. Inicialet e Ford aktor. 44. Santiago... ku luan Real Madrid. 45. Eshtë mineral hekuri. 48. I pëlqen dembelit. 49. Unë dhe ti. 50. Janë pëeshq grykës. 51. Në bronz në një ? lm shqiptar. 55. Një komik i famshëm italian. 56. Qe rivale e Athinës. 57. Alibega e basketbollit. 58. Një fjalë tektuk. 59. Gjysmë nopran. 61. Këndon Lambada. 63. Janë princër arabë. 65. … Greco piktor. 67. Në fund të ndeshjes. 69. Një sportist në pistë. 71. Një mund të jetë pushimi. 73. Reitman regjisor 74. Deti i Anglisë. 75. Ai i trënda? lit është i Umberto Eco-s. 77. Markë cigaresh. 78. Eshtë binar. 80. Fillojn trurnin. 82. Eshtë Au në tabelë. 83.Me ta bëhjnë një start 88. Ku? jtë e natës. 90. Ylli i skuadrës 92. Janë në botë. 93. Fillojnë detyrën. T A R T I S T I K Z I L E P A T L A T I T A M O R F P R A N G A P A P I N R A S R O L T I E N O O O E A K A N N E Z A R E A R R I L K E K N R C N S A K R I R F R A N K E N S T E I N N A R O M A T I K E H R E S S A N T O D O M I N G O S I L U R A T S R A D A M R A C I O N A L I S T E P E T I R A N L H A M A D O R E M I Z A I T H P O M K D T A C E R S M K A T U N D I A T E R M A L E M E E A E L E C A M E L O T E M I R I M A R I K A R E A L E T O R A A I R O N I A I A H E R M I T A G E D R I N I L E R P L E P I T R A R E T A M I T E T S R A N I N A T A A T I K A A N A K R O N I K E T A K A T E T E Duket se “retë” që errësonin deri tani qiellin tuaj janë larguar dhe kthjelltësia e tij do të re? ektohet edhe në mendjen tuaj. Sukseset profesionale janë të stimuluara nga Merkuri. Të turbullt në dashuri. Situata yjore duket se është e komplikuar për ju, pasi nga njëra anë janë planetet që ju mbështesin, si Saturni, Marsi e deri diku Urani, ndërsa nga ana tjetër, Merkuri e Afërdita sjellin pështjellim. Sot pritet të jetë përgjithësisht një ditë e mirë në të gjithë aspektet për ju, pasi në planin profesional ju vijnë propizime të reja, ndërsa në atë sentimental gjërat po qartësohen në favorin tuaj. Edhe pse yjet premtojnë për një ditë përgjithësisht të qetë e pa probleme, jeni ju që nuk jeni të tillë, pasi kërkoni që të përfundoni me çdo kusht një punë që është shumë e rëndësishme për ju. Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të predispozuar për të ndërmjetësuar në marrëveshje (ndoshta edhe në mosmarrëveshje, për të evituar sherret). Shumë interesante pritet ? usha sentimentale. Duhet të t regohen i shumë aktivë, ndonëse klima në mjedisin ku jetoni e punoni duket aq e qetë. Një zhgënjim në dashuri mund të bëjë që të ndërmerrni veprime të nxituara, kujdes. Edhe ju që i përkisni kësaj sheje, pas një periudhe të turbullt do të keni mbështetjen e shumë yjeve dhe në të gjitha fushat. E vetmja që mund të hedhë ndonjë “vickël” do të jetë Hëna. Sot nuk do të mund të bëni atë që keni plani? kuar ditë më parë, pasi janë të gjitha gjasat që angazhime të papritura t'ju detyrojnë të ndryshoni priogramin. Por do të mbeteni të kënaqur. Afërdira sot mund të sjelle energji të tilla që do t'ju ripërtërijnë pikqërisht në një momenbt që dukeshit shumë të lodhur e stressuar. Eshtë moment i mirë për të këruar më shumë nga dikush. N j ë p u n ë e l ë n ë përgjysmë, një takim i parealizuar, një premtim i pambajtur nga dikush apo diçka tjetër e këtij lloji mund të bëjnë që sot të jeni disi nervozë. Por nuk duhet të bini në pesimizëm. Jo të gjitha kontaktet apo takimet janë të mirëpritura nga ju dhe sot mund të ndodhë që të keni të bëni pikërisht me njerëz të padëshirueshëm. Në një rast të tillë duhet me doemos të mbani distancën. Në përgjithësi kuadri yjor pritet të jetë pozitiv për ju, por kujdes, sepse një reminishencë nga e kaluara fare e afërt mund të komprometojë ditën. Afërdita stimulon ndjeshëm erosin tuaj.
3E shtunë, 15 shtator 2012 AKTUALITET Prokurori: Kam 1 vit e gjysmë që pres vendimin e gjykatësit Pas marrjes së lajmit të vrasjes së shefittë komisariatit Adem Tahiraj, nga personi që prokurori Vladimir Mara e kishte pasur një vit më parë në bankën e të akuzuarve, ai ka ndejerë keqardhje, për shkak se për dorën vrastare kishte kërkuar plot 24 vite burg, por që në fakt gjykata ja kishte hedhur poshtë kërkesën. I kontaktuar në telefon nga gazeta "Shqiptarja.com", prokurori Mara është shprehur se ai e ka ndjekur çështjen që në fillesat e saj, duke arritur të sigurojë prova bindëse të cilat ja ka paraqitur trupit gjuykues por që në fakt ato sjanë marrë në konsideratë. Ajo që është më tronditëse sipas, prokurorit është mos zbardhja e vendimit nga ana e gjykatës. "Prej gati një vit e gjysëm që ka përfunduar procesi gjyqësor nuk kemi një vendim të zbardhur. Unë kam respektuar të gjithë afatin kohor që parashikon ligji. Mirëpo edhe pse nuk ka arritur të marrë një përgjigje private, prokuroria e Durrësit i është drejtuar zyrtarisht gjykatës së rrethit, duke i kërkuar zbardhjen e vendimit për shkak të bllokimit të gjykimit në Apel, por sërisht nuk kanë mundur të marrin një përgjigje nga ana e gjyqtarit", - është shprehur prokurori. Vendimi Prokuroria i ktheu Ilir Xhakjas furgonin-tank të blinduar për luftë ??? TIRANE Skandali, gjyqtari s'zbardhi vendimin Kreu i Gjykatës së Durrësit i dha pafajësi në vitin 2010 Fatbardh Xhakjas, vëllait të Ilir Xhakjas, i cili akuzohej nga prokuroria për falsifikimin e dokumenteve të një automjeti të blinduar Që prej shkurtit të vitit 2010 gjyqtari Neritan Tabaku nuk ka arsyetuar vendimin ??? TIRANE HABJON HASANI Furgoni që shikoni në foto u sekuestrua në oborrin e vilës së Ilir Xhakjas, është një makinë civile e modifikuar mjeshtërisht duke u kthyer në një mjet ushtarak të gatshëm për luftë. Është një stil i nisur nga kartelet meksikane të drogës, që marrin furgona të ngjashëm madje dhe maune dhe i modifikojnë në ato që në meksikë quhen "monstrat shkatërruese" ose "tanket e karteleve". Ky furgon u sekuestrua për të dytën herë mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e Xhakjas sëbashku me një tjetër automjet tip BMV të blinduar, ndërsa automjeti i tretë i blinduar i Xhakjas u sekuestrua në momentin e arrestimit të tij. Ishte një fuoristradë Nissan me targa amerikane ngjyrë e zezë. Por furgoni duket se përbën dhe mjetin më të "dashur" për Ilir Xhakjan. Ai është tërësisht i derdhur në çelik, me dritare kornizë me ekstra-xham të montuar nga brenda dhe goma mishi. "E sekuestruam edhe në vitin 2007 këtë makinë por e mbajtëm një vit e gjysmë këtu në komisariat dhe erdhi prokurori dhe solli urdhrin për t'ia dorëzuar", - tregonin dje policët e komisariatit të Durrësit. Pasi i pyet policët se si ka mundësi që prokurori kërkon t'i kthehet dikujt një automjet i tillë i blinduar policët përgjigjen: "Nuk është thjesht automjet i blinduar, por është tank, bën të paktën 80 mijë euro ai lloj modifikimi. Ajo makinë mund të kryejë vetëm një punë, të bëjë goditje dhe vrasje. Për të tjerat pyetni vetë prokurorët dhe gjykatësit". Neritan Tabaku, kështu quhetgjykatësi i Durrësit i cili nëshkurt të vitit 2011 dha pafajësi për shtetasin Ilir Xhakja, e që për më tepër prej një viti e gjysmë nuk ka arsyetuar vendimin, por është mjaftuar me shpalljen e tij. Nga ana tjetër Kodi i Procedurës Civile dhe Kodi i Procedurës Penale përcaktojnë qartësisht se gjykatësi ka vetëm 15 ditë kohë për të bërë arsyetimin e vendimit. Ky është një afat i fiksuar qartësisht në ligjet e vendit dhe një afat shumë i rëndësishëm pasi vetëm duke arsyetuar vendimin gjykatësi i Shkallës së Parë palët mund të nisin procedurën për ankimim në Gjykatën e Apelit. Gjykatat e Apelit nuk pranojnë ankimim mbi vendime të paarsyetuara. Shqiptarja.com është përpjekur dje të kontaktojë direkt gjykatësin Tabaku por ky i fundit i kishte të fikur dy numra telefonikë që i ka zakonisht në përdorim. Që prej 9 shkurtit 2011 e deri më sot janë vetëm katër rreshta të shkruar e të shpallur ato që përbëjnë "vendimin" që i ka dhënë lirinë vrasësit të Kryekomisarit Adem Tahiraj. Për më tepër, ato pak rreshta të vendimit, kanë rrëzuar madje dhe akuzën për armëmbajtje pa leje në drejtim të Ilir Xhakjas. "Deklaroj të pafajshëm të pandehurin Ilir Azem Xhakja për veprën penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 78 paragrafi I e 25 të K. Penal, pasi nuk provohet që i pandehuri veprën që akuzohet. Pushimin e çështjes penale sa I përket akuzës së mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake, parashikuar nga neni 278/II I K.Penal, bazuar kjo në nenin 387/I të K.Pr.Penale. Shpenzimet proceduriale penale siç janë bërë. Shpallet e drejta e ankimit. U shpall në Durrës më datë 09.02.2011 Sekretare: Eriola Gashi", - vetëm me këtë tekst Xhakja ka "avulluar" plot 21 vite burg. VENDIMI I MARSIT Fill pasi ka siguruar ç'lirimin nga dënimi prej 21 vitesh burg Ilir Xhakja ka hedhur hapin e dytë. Sërish skena e lojës ka qenë Gjykata e Durrësit. Më datën 23 Mars 2011 gjykatësja e e Durrësit Arjana Liço ka dhënë një tjetër vendim në lidhje me Ilir Xhakjan. Avokati i këtij të fundit Ilia Ilia, ka kërkuar në gjykatës që të bënte një bashkim dënimesh penale që kishin të bënin kryesisht me dy raste armëmbajtje pa leje dhe një rast kanosje të Ilir Xhakjas. Rruga ishte e hapur, pasi dënimi me 21 vite burg ishte rrëzuar një muaj më parë nga gjykatësi Neritan Tabaku në të njëjtën sallë gjyqi. Në vendimin e gjykatëses Arjana Liço kjo e fundit vendosi: "Bashkimin e denimeve ndaj te denuarit Ilir Xhakja : Vendimit Nr.97 dt.12.02.2008, ku i pandehuri Ilir Xhakja është dënuar me 2 vjet burgim. Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës Nr.250 dt.09.05.2003, i ndryshuar me vendimin Nr.671, dt.15.11.2006 të Kolegjit të Gjykatës së Lartë, ku i pandehuri Ilir Xhakja është dënuar me 3 vjet burgim. Dënimin penal me burgim, mbetur pa u vuajtur prej 7 muaj e 5 ditë, dhënë me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës Nr.421 dt.17.07.2006". Kështu shkruhet në vendimin e gjykatëses e cila më pas vendos t'i përmbledhë këto dënime në një të vetëm, 4 vite e 6 muaj burgim. Pra 5 vite e 7 muaj dënim u përmblodhën në 4 vite e 6 muaj. Nisur nga fakti se Ilir Xhakja ishte arrestuar në vitin 2007, lirimi i tij u bë i menjëhershëm. FATBARDHI Vetë kryetari i Gjykatës së Durrësit Ervin Metalla në vitin 2010 ka dhënë pafajësi për të vëllanë e Ilir Xhakjas, shtetasin Fatbardh Xhakja. Nëse i referohesh sistemit elektronik të gjykatës së Durrësit edhe ky vendim është i paarsyetuar edhe pse është marrë që më datën 21 Tetor 2010. Bëhet fjalë për një proces gjyqësor në të cilin prokuroria e Durrësit e akuzonte Fatbardh Xhakjan për falsifikimin e dokumenteve të një automjeti të blinduar të ardhur nga jashtë, ndërsa prokuroria kishte hetuar mbi 7 muaj aktivitetin e tij. Fatbardh Xhakja ka marrë pafajësinë në Gjykatën e Durrësit dhe garancia pasurore që ai kishte lënë në vlerën e 450 mijë lekëve i është kthyer me vendim të kryegjykatësit të Durrësit. "Deklaroj të pafajshëm të pandehurit Fatbardh Azem Xhakja për kryerjen e veprës penale të "Falsifikimit apo përdorimit të dokumentave të falsifikuara", parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal pasi nuk provohet që i pandehuri të këtë kryer veprën për të cilën akuzohet. Makina tip "Benz me targa CD 985VB, me nr. Shasie ËDB208441T083859, së bashku me çelsin, të kalojë në favor të shtetit. Garancia pasurore ne shumën 450 000 (katërqind e pesëdhjetë mijë) lekë, e vendosur në emër të shtetasit Fatbardh Xhakja, t'i kthehet këtij të fundit", - shkruhet në vendim. Faksimile e vendimit të gjykatësit Neritan Tabaku për pafajësinë e Xhakjas Furgoni-tank i sekuestruar
24 E shtunë, 15 shtator 2012 LAJME NGA BOTA Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë ? Mark Gjonaj, shqiptari i parë në Asamblenë e New Jorkut Mark Gjonaj është shqiptari i parë që ? ton në zgjedhjet lokale në New York si anëtar i asamblesë së qytetit. Ai udhëhoqi gjithë garën përballë rivales së tij dhe ? toi me rezultatin prej 52 për qind kundrejt, Naomi Rivera me 41 për qind. Shqiptarët e Nju Jorkut, u treguan të disiplinuar dhe shumë të organizuar në procesin e votimit duke bërë të mundur ? toren e shqiptarit të parë si përfaqësues i tyre në asamble. ? Protesta antiamerikane, 4 të vrarë në Jemen Katër protestues u vranë kur një grumbull njerëzish vërshuan dje përpara ambasadës amerikane në Jemen, në valën e demonstratave të dhunshme kundër një ? lmi kundër fesë islame, i prodhuar në Shtetet e Bashkuara. Presidenti i Jemenit, Abed Rabbo Mansour Hadi dënoi menjëherë dhunën dhe premtoi mbrojtjen e qytetarëve amerikanë në Jemen. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Barack Obama i telefonoi presidentit Hadi për ta falenderuar për përgjigjen e tij të shpejtë. ? Digjet ambasada gjermane në Sudan Demonstruesit sudanezë dje sulmuan ambasadën gjermane në Kartum dhe ngritën një ? amur islamik mbi ndërtesë, gjatë një proteste kundër ? lmit amator të prodhuar në SHBA, të cilin myslimanët e konsiderojnë si denigrues ndaj fesë islame, njofton agjencia e lajmeve, Reuters. Një gazetar i Reutersit i pa protestuesit të hyjnë në ndërtesën e ambasadës në qendër të Kartumit, ku thyen dritaret dhe pastaj ia vunë flakën ambasadës. Zjarrfikësit provuan të shkojnë për të shuar zjarrin, por u penguan nga demonstruesit. Policia kishte provuar më parë që të shpërndajë rreth 5 mijë protestues, të cilët e kishin rrethuar ambasadën gjermane dhe atë britanike, duke hedhur gaz lotsjellës, por policët nuk janë parë afër misioneve pas sulmit. ? I dërguari i OKB-së në Siri I dërguar i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, realizoi vizitën e parë në kryeqytetin Damask. I pritur nga ministri i Jashtëm, Brahimi pritet te takohet me presidentin Bashar al-Assad dhe grupet e opozitës, për të biseduar mbi krizën që po i kushton jetën qindra sirianëve çdo ditë. Ministri i Jashtëm Walid al-Moualem i tha të dërguarit të paqes se qeveria e tij ishte e vendosur që të mbështeste misionin e tij ? snik. Megjithatë, në një deklaratë evazive, Moualem theksoi se “çdo debat për zgjidhjen e krizës duhet të përqendrohet në interesat e vetë popullit sirian”. ? Anijet kineze në ujërat kontestuese me Japoninë Gjashtë anije vëzhgimi të Kinës kanë hyrë në ujërat përreth ishujve konstestues në Detin Kinez Lindor, dje herët në mëngjes. Rojet bregdetare të Japonisë, i kanë urdhëruar anijet të largohen nga ujërat territoriale japoneze, por vetëm dy ose tri anije e kanë respektuar këtë urdhër. Kryeministri i Japonisë, Joshihiko Noda, është shprehur për mbajtjen e vigjilencës së madhe. Ky zhvillim po ndodhë pasi Japonia e ka arritur një marrëveshje për blerjen e tre ishujve, në këtë vend të njohura si Senkaku, ndërsa në Kinë si Diaoju, nga pronari japonez. ? Putin pranoi se ka gënjyer për aventurat e tij Presidenti i Riusisë, Vlladimir Putin pranoi sot se disa nga ndërmarrjet e tij aventuriere kanë qenë të kurdisura, njoftoi BBC. Televizioni rus e ka shfaqur Putinin duke shënjuar balenat, duke shpëtuar një ekipi televiziv nga tigri, pastaj duke e përkëdhelur një ari polar, duke u kujdesur për leopardët etj. Në intervistën që ia dha gazetares Masha Gesen, e cila e ka humbur punën e redaktores së një reviste për turizëm, pasi javën e kaluar ka refuzuar të dërgojë gazetarin për të raportuar për ? uturimin e Putinit me një lloj shpendi të madh siberian, Putin pranoi se disa nga ndërmarrjet e tij aventuriere janë kurdisur.
10 E shtunë, 15 shtator 2012 SPECIALE "Ekspertët rusë e njohin shumë mirë realitetin shqiptar" Shqipëria, dikur një vend i panjohur, që qëndronte e vetmuar nëkampin socialist, ka kaluar nëpër një rrugë jo të lehtë nga autarkia drejt një ekonomie të hapur të tregut. Sot ajo po përjeton një presion gjithnjë e më të madh nga ana e aleatëve të saj aktualë - SHBA dhe BE, ndërkohë që po mendon seriozisht të rikthehet tek "miqtë e vjetër", Kina dhe Rusia. Shqipëria, duke kaluar në rrugën më të re historike të transformimit nga një vend socialist në një demokraci në zhvillim, e gjashme me tranzicionin e Rusisë post-sovjetike, filloi të kërkojë në mënyrë aktive aleatë dhe mbështetës të rinj. Fillimisht, ata që mund t'i zgjatnin "dorën e ndihmës" ishin SHBA dhe Bashkimi Evropian, të gatshëm të merrnin nën kujdestari një ishvend socialist. Sëbashku me këtë, kushtet e rënda të BE-së, lidhur me adoptimin nga Shqipëria të reformave "demokratike", kriza e eurozonës dhe pastabiliteti i dollarit e shtynë atë të mendojë për gjetjen e partnerëve të rinj potencialë ekonomikë. Në këtë kuadër, në Tiranën zyrtare lindi ideja për përtëritjen e bashkëpunimit të dikurshëm aktiv me Kinën dhe Rusinë. Ndërsa Pekini hyri menjëherë në tregun shqiptar (Kinës i është dhënë një pjesë e mirë e industrisë së bakrit), Rusia ende nuk nxitohet për t'u aktivizuar në këtë drejtim. Praktika botërore tregon se tregjet e reja, të zbuluara rishtazi, nuk qëndrojnë gjatë të zbrazur. A do të mund ta shfrytëzojë Rusia këtë potencial ekonomik, ndonëse të vogël, të Shqipërisë dhe të zbulojë për vete një treg të ri, kjo është një pyetje që kërkon një përgjigje pak a shumë të shpejtë. E KALUARA SOCIALISTE Shqipëria doli nga blloku socialist më herët se anëtarët e tjerë të tij. Prishja e marrëdhënieve në fund të vitit 1961 ndodhi për një numër faktorësh. Së pari, pas vdekjes së Stalinit, Bashkimi Sovjetik ndërmori kursin e përmirësimit të marrëdhënieve me Titon, i cili nuk rreshtte së foluri për rolin e posaçëm të Jugosllavisë në Ballkan, që, sikurse është e lehtë të kuptohet, e bëri liderin shqiptar Enver Hoxha të mendohej mirë. Së dyti, metodat, me të cilat BRSS "zgjidhi" ngjarjet në Hungari në Hungari në vitin 1956, shqetësuan seriozisht udhëheqjen shqiptare. U kuptua se në këtë mënyrë Bashkimi Sovjetik mund të kufizonte sovranitetin e një "vendi vëlla" socialist. Udhëheqësi ambicioz Enver Hoxha nuk mund të lejonte ndërhyrje nga jashtë në punët e brendshme të shtetit të tij. Ai filloi një kritikë sistematike të "regjimit revisionist" të Hrushovit dhe në dhjetor të vitit 1961 preu marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve. Si shkak shërbeu edhe mënyra e lirë e shprehjes së mendimeve nga ana e Hrushovit, i cili, duke vizituar vendin në vitin 1959, shpalli vendin që, sipas tij, meritonte të zinte Shqipëria në kuadrin e sistemit të vendeve socialiste: një vend pushimi për të gjitha këto vende, me një bazë ushtarakodetare". Dhe për këtë duhej të prisheshin monumente kulturore të antikitetit dhe bregdeti. Në këto momente, Shqipëria filloi të "lajkatojë" Kinën, duke përdorur idenë e qenies si një placdarm në Evropë. Pekini i dha një kredi me vlerë 125 milionë dollarë për zhvillimin e ekonomisë së rëndë, që i dha mundësi Shqipërisë të shkëputej nga KNERi socialist në vitin 1962. Ndryshe nga parashikimet, kjo pati përnjëherë një ndikim negativ në gjendjen ekonomike të vendit, pasi në atë kohë BRSS ishte partneri kryesor i saj ekonomik. Pas Luftës së Dytë Botërore, vendi i varfër ballkanik vuante nga uria dhe në këtë kuadër filloi miqësia e Moskës dhe Tiranës. U ndërprenë menjëherë ndihma kolosale materiale, ndërtimi i objekteve industriale, krijimi i bazës hidroenergjetike të vendit, të cilën tani shqiptarët po përpiqen fuqishëm ta zhvillojnë. Pekini, duke shfrytëzuar krizën që po thellohej në marrëdhëniet midis miqve te dikurshëm, shtoi financimin dhe dërgoi në Shqipëri specialistët e tij. Udhëheqësit shqiptar forcuan bindjen e tyre në zgjedhjen e aleatit të ri pas ngjarjeve të "pranverës së Pragës", pas të cilave Shqipëria u shkëput nga BRSS, duke dalë edhe nga Traktati i Varshavës në vitin 1968. Megjithatë, edhe ky "idil kinez" i Hoxhës nuk vazhdoi gjatë, deri në vitin 1978, periudhë, pas të cilës filloi amullia e autarkisë shqiptare. SHQIPËRIA NË VITET '90 Në fillim të viteve '90, Shqipëria përjetoi po atë krizë sistemi, që përjetoi edhe Rusia. Rënia e sistemit socialist ndodhi me dhimbje, sidomos pas dy dekadash autarkie. Pakkush e di se udhëheqja shqiptare, duke kujtuar të kaluarën pozitive, kur BRSS e ringjalli vendin nga gërmadhat, i është drejtuar jo vetëm një herë Rusisë me kërkesë për ndihmë dhe mbështetje në periudhën e vështirë që po kalonte. Në atë periudhë, shqiptarët ishin të gatshëm të pranonin çdo kusht, mjaft që të mos mbeteshin të vetmuar. Por, Moska duhej të merrej me punët e saj. Kështu, shqiptarëve iu desh të kërkonin ndihmë në Perëndim, i cili e pranoi menjëherë njëgjë të tillë, për ta tërhequr më pas krejtësisht në orbitën e vet. Në vitin 2009 Shqipërisë iu dha e drejta të hyjë në NATO. ZHVILLIMET SOT Aktualisht, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shqipërisë po vijnë në rritje, aq sa është e mundur një gjë e tillë, në kushtet e orientimit properëndimor të vendit dhe anëtarësimit të saj në NATO. Siç është kuptuar tashmë, Shqipërisë i duhen urgjentisht partnerë të rinj potencialë. Kjo shpjegohet me ndikimin e BE-së, që kërkon nga shqiptarët ndërmarrjen e reformave të rrepta "demokratike", ndërkohë që kritikon për situatën në vend, e cila është ndërlikuar pas zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës. Po kështu, po vazhdon presioni nga ana e SHBA pasi shqiptarët po shpenzojnë për mbrojtjen më pak se sa ka caktuar NATO, ndërkohë që amerikanët nuk janë të kënaqur edhe nga mënyra se si po shkojnë punët brenda ketij vendi. E gjithë kjo e shtyn Tiranën të mendojë në gjetje partnerësh, të gatshëm që të bashkëpunojnë si të barabartë me ta. Vështrimi i udhëheqjes shqiptare është kthyer në Lindje, tek "miqtë e vjetër", Kinë dhe Rusi. Një aktivizim i fuqishëm i marrëdhënieve me Pekinin ka filluar që nga viti 2009, kur Shqipëria priti nënkryetarin e Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës. Vizita e ministrit të Jashtëm të Kinës në verë të vitit 2011 forcoi arritjet e mëparshme. Tregtia midis Shqipërisë dhe Kinës në vitet 2009-2011 është gati dyfishuar, duke arritur nivelin, ndonëse modest, të 250 milionë dollarëve. Në këtë periudhë, eksportet shqiptare drejt Kinës gati janë pesëfishuar. Përvoja kineze, që bazohet në miqësinë e mëparshme, ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e kontakteve ruso-shqiptare, duke qenë se udhëheqja shqiptare është në dijeni të potencialit të vendit tonë. Por, këtu ka një mori nuancash. Elita politike shqiptare duhet të shohë vazhdimisht drejt Perëndimit dhe partnerëve të saj në Aleancë, gjë që e vështirëson "manovrimin e lirë" të biznesit shqiptar në kooperimin me kompanitë ruse. Por kjo nuk nënkupton aspak bllokim te mundësive për lidhje të marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit, për të cilin janë të inteteresuar pragmatikisht të dy vendet. Shqipëria është një treg tepër i vogël, qoftë edhe për kompanitë e mesme ruse, por kjo mund të konsiderohej si një plus për zhvillimin e ndërmarrjeve tona të vogla. Baza për zgjerimin e një bashkëpunimi shumëplanësh tashmë ekziston. Lidhjet kulturore po zhvillohen në mënyrë aktive, ndërkohë që organizohen panaire tregtare të të dy vendeve. Në shtator të vitit 2011 në Shqipëri u zhvilluan me sukses të plotë Ditët e kulturës shpirtërore ruse, që ngjallën interes të madh në publikun shqiptar, e cila ka edhe një "uri" të madhe nostalgjike ndaj artit rus. Janë aktivizuar edhe kontaktet politike. Në Shqiëri zhvilloi një vizitë kryetari i Komisionit të Jashtëm të Dumës, K. Kosaçjev, ndërkohë që Moskën e vizitoi kryeparlamentarja shqiptare J. Topalli. Fatkeqësisht, e gjithë kjo nuk gjen reflektimin e duhur në sferën ekonomike. Por, këtu ka madje më shumë fushë veprimi për bashkëpunim. Shqipëria është e pasur me burime minerare (krom - 32 milionë ton, bakër 53 milionë ton, nikel - 220 milionë ton), rezerva që janë zbuluar dikur nga specialist sovjetikë. Minierat ekzistuese qeveria shqiptare është e gatshme t'i japë me koncension kujtdo kompanie, që shfaq interes për shfrytëzimin e tyre. Shqipëria është edhe vendi më i pasur me ujëra në Ballkan. Janë 158 lumenj që derdhen në Adriatik e që sjellin prurje kolosale - 1.308 metra kub në sekondë. HEC-et e parë i kanë ndërtuar inxhinierët sovjetikë. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e Shqipërisë ka shpallur tendera për shfrytëzimin e potencialit të lumenjve të vendit, për ndërtimin e HEC-eve të rinj apo rikonstruksionin e të vjetërve. Veç kësaj, Shqipëria është një ndër të paktët vende, që ende nuk ka një sistem gazsjellësish. Dhe, së fundi, ka mundësi të rëndësishme turizmi: bregdeti zgjatet për më shumë se 400 kilometra. Të gjitha këto pasuri të natyrës, kanë filluar t'i shfrytëzojnë kompani perëndimore apo kineze. A nuk është koha që edhe përfaqësues të komunitetit rus të biznesit të hedhin sytë nga tregu shqiptar? Veç mundësive ekonomike, Shqipëria zotëron edhe potenciale të mira politike në rajon. Ky vend është i katërti në Ballkan sa i përket tendendës së rritjes, pa folur për "faktorin shqiptar". E gjithë kjo, sëbashku me nostalgjinë e një miqësie të fortë të dikurshme dhe zhvillimin e lidhjeve ekonomike mund të japë një rezultat aspak të keq. VLADISLLAV KURBACKIJ ??? TIRANE Sekretar i tretë në ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë Sot ajo po përjeton një presion gjithnjë e më të madh nga ana e aleatëve të saj aktualë - SHBA dhe BE, ndërkohë që po mendon seriozisht të rikthehet tek "miqtë e vjetër", Kina dhe Rusia Veç mundësive ekonomike, Shqipëria zotëron edhe potenciale të mira politike në rajon. Ky vend është i katërti në Ballkan sa i përket tendendës së rritjes, pa folur për "faktorin shqiptar" ANALIZA për zhvillimet e kaluara dhe potencialet ku mund të ndërhyhetShqipëri-Rusi DIPLOMATI RUS: Të kthehemi nga Shqipëria ajo po lë BE e SHBA
.
Nga kjo datë
15/09/12
Të gjitha
faqet

Nga kjo datë

Zgjidh datat  
identifikohu
ndihma

Rikërko fjalëkalimin!


Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.