5E shtunë, 29 dhjetor 2012 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti "SALAJ" ju vjen në ndihmë në këto shërbime: ? Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. ? Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. ? Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. ? Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website: www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Qytetarët: Hyrja në BE, në fillim të arrihen standardet Qytetarët kryesisht besojnë seanëtarësimi në BE do të sjellë një të ardhme më të mirë, një të ardhme ku ligjet respektohen, qytetarët respektojnë njëritjetrin, rregullat zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë, standardet e jetesës janë më të larta, korrupsioni është në nivele minimale dhe sistemi i vlerave vlerësohet ashtu siç duhet. Për shumicën e pjesëmarrësve, BE është një mbikëqyrës i jashtëm, i cili do të forconte dhe monitoronte respektin që vendi tregon për zbatimin e ligjeve. Këta pjesëmarrës mendojnë se pas anëtarësimit te Shqipërisë në BE, kjo e fundit do të drejtojë rrugën e zhvillimit duke e detyruar vendin që t'u përmbahet rregullave e duke e "ndëshkuar" sa here që devijon. Asnjë nuk dyshon se e ardhmja e Shqipërisë është në BE, por shumë prej tyre u shprehën se zbatimi i vlerave dhe standardeve demokratike është më i rëndësishëm se sa statusi i vendit anëtar në vetvete. Për ta Shqipëria nuk do të jetë gati për të hyrë në BE për një kohë të gjatë për shkak të ritmit të ngadaltë të reformave. Ata shprehën dëshirën që statusi të fitohet vetëm kur vendi të arrijë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe në zbatimin e reformave. Ambasadorët Ndërkombëtarët, aktori i tretë më me ndikim në politikë Kur u pyetën nëse shohin ndonjë aktor të tretë deri-dikutë aftë për të ndikuar në debatin politik në vend, qytetarët shpesh përmendën faktorin ndërkombëtar shumë më tepër se ndonjë organizatë civile. Ambasadorët e huaj u përmendën shpesh si aktorë të tretë me shumë influencë në vend. Shihen si shumë të angazhuar, aktivë e me ndikim në debatin politik, por dhe neutral në skenën politikë shqiptare. Ambasadorët e huaj duket sikur kanë marrë rolin e shoqërisë civile të munguar në sytë e qytetarëve shqiptarë. MJEDISI POLITIK SIPAS TË PYETURVE Në pyetësorin e NDI, qytetarët fajësojnë politikën për gjithçka Sondazhi: Shqiptarët s'kanë besim te vota "Ajo vidhet e manipulohet, nuk ndryshohet gjë" ??? TIRANE JAKIN MARENA Gratë Gati të gjithë bien dakord se gratë janë të nënpërfaqësuara në politikën shqiptare. Klasa politike shqiptare perceptohet si e dominuar nga meshkujt dhe nuk i ofron shumë mundësi femrave për tu përfshirë në politikë dhe për të ngritur zërin e tyre. Shqiptarët nuk kanë besim te vota, nuk besojnëtek politika dhe e fajsojnë atë për të gjitha anomalitë që kanë ndodhur në Shqipëri në këto vite. Edhe pse bien dakord se politika ka ndikim shumë të madh në jetën e tyre të përditshme, ata ndihen të distancuar nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, shfaqin pakënaqësi të theksuara për ndërveprimin e kufizuar me ta pas mbarimit të fushatave elektorale. Ata mendojnë se politikanët asnjëherë s'kanë treguar interes të sinqertë për problemet e përditshme të qytetarëve dhe pothuajse gjithmonë i kanë zhgënjyer në mbajtjen e premtimeve elektorale. Hulumtimi i NDI ka si qëllim të identifikojë shqetësimet e qytetarëve e t'ua përcjellë ato liderëve politikë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen në 23 Qershor në mënyrë që t'i ndihmojë në hartimin e politikave dhe të platformave që i përgjigjen nevojave të votuesve. Kështu shumica dërmuese e pjesëmarrësve në të gjitha grupet e diskutimit shfaqën zhgënjim, përbuzje e pakënaqësi të thellë me politikanët shqiptarë si edhe skenën aktuale politike. Politikanët shihen si të motivuar nga interesi personal e gjerësisht si të korruptuar. Sipas qytetarëve të gjithë politikanët mendojnë vetëm për veten e për njerëzit e tyre. Ndryshimi i sistemeve elektorale është pjesërisht shkaktar për marrëdhëniet aktuale aspak të afërta ndërmjet deputetëve e komuniteteve. Gjithashtu, pjesëmarrësit u shfaqën të frustruar nga retorika politike, që sipas tyre është tejet polemizuese e destruktive. Ne këndvështrimin e qytetareve, vendosja e mënyrave efektive te komunikimit dhe i një dialogu politik konstruktiv është mëse i domosdoshëm për mirëqenien e tyre. Ka mungesë respekti ndaj njëri-tjetrit e për përdorimin e një fjalori joetik në debatet publike në parlament. Tonet polemike, mungesa e tolerancës e grindjet e vazhdueshme në diskursin politik në Shqipëri janë të papranueshme e kontribuojnë në mënyrë të pashmangshme në polarizimin e mëtejshëm të shoqërisë. Qytetarët vënë seriozisht në dyshim mundësinë e arritjes së një ndryshimi domethënës përmes votës. Kjo për shkak të një shqetësimi të përgjithshëm që lidhet me manipulimin e zgjedhjeve. Skepticizmi i tyre është pjesërisht i ndikuar nga shkelja e procedurave zgjedhore gjatë viteve të fundit, që kanë dëmtuar ndershmërinë besueshmërinë e rezultateve zgjedhore. Mosnjohja e njëpasnjëshme e zgjedhjeve ka ndikuar rrënjësisht në besimin që qytetarët kanë përkundrejt dëshirës së politikanëve për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. "Ne nuk kemi më besim te zgjedhjet, sepse shpesh kemi dëgjuar si janë vjedhur apo manipuluar zgjedhjet. Kjo ka një ndikim të madh tek unë si votues, sepse pse duhet të shkoj të votoj unë kur të gjithë e dinë rezultatin", shprehen qytetarët duke nënvizuazuar se "çfarë vlere ka, kur sidoqoftë do të manipulohen prapë". Por shumica thonë se duan të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se ndajnë besimin se vota e tyre ka pak ose aspak fuqi që të ndryshoj gjërat. Në mënyrë të ngjashme, votimi gjithashtu përshkruhet si një mundësi për t'i bërë përfaqësuesit politik përgjegjës për vendimet dhe veprimet e tyre gjatë kohës që kanë qenë në pushtet. Por shumica bien dakord se marrëdhënia midis votës dhe përgjegjshmërisë në Shqipëri mbetet në nivelet teorike. ? Zhgënjim, përbuzje e pakënaqësi me politikanët shqiptarë si edhe skenën aktuale politike. ? Politikanët shqiptarë shihen si të motivuar nga interesi personal dhe gjerësisht si të korruptuar. ? Qytetarët ndihen shumë të distancuar nga përfaqësuesit e tyre politikë. ? Pas marrjes së pushtetit, politikanët jo vetëm s'mbajnë premtimet që kanë bërë, por humbasin çdo lloj bashkëveprimi me komunitetin. ? Ndryshimi i sistemeve elektorale është pjesërisht shkaktar për marrëdhëniet aktuale aspak të afërta ndërmjet deputetëve dhe komuniteteve të tyre. ? Qytetarët të frustruar nga retorika politike, që sipas tyre është tejet polemizuese dhe destruktive. ? Politikanët, mungesë respekti ndaj njëri-tjetrit, përdorim të një fjalori jo-etik gjatë debateve publike në parlament. ? Tonet polemike, mungesa e tolerancës dhe grindjet e vazhdueshme, të papranueshme, kontribuojnë në polarizimin e shoqërisë. ? Seriozisht në dyshim mundësia e arritjes së ndryshimit domethënës përmes votës. Shqetësim i përgjithshëm që lidhet me manipulimin e zgjedhjeve. ? Skepticizmi, i ndikuar nga shkelja e procedurave zgjedhore gjatë viteve të fundit, që kanë dëmtuar ndershmërinë e besueshmërinë e rezultateve zgjedhore. ? Mosnjohja e njëpasnjëshme e zgjedhjeve gjatë periudhës së shkurtër të pluralizmit në Shqipëri ka ndikuar rrënjësisht në besimin që qytetarët kanë përkundrejt dëshirës së politikanëve për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. ? Qytetarët duan të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, përfshirë këtu dhe ata pjesëmarrës që ndajnë besimin se vota e tyre ka pak ose aspak fuqi që të ndryshojë gjërat. ? Votimi shihet si një detyrë themelore, dhe si shprehja më e hapur e zërit të qytetarëve. ? Votimi përshkruhet si një mundësi për t'i bërë përfaqësuesit politik përgjegjës për vendimet dhe veprimet e tyre gjatë kohës që kanë qenë në pushtet. ? Marrëdhënia midis votës dhe përgjegjshmërisë në Shqipëri mbetet në nivelet teorike. ? Shumica e pjesëmarrësve bien dakord se, në përgjithësi, publiku i beson propagandës së një partie apo një tjetre.
15E shtunë, 29 dhjetor 2012W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASH THEMTHE& Gentiana Gjalpin e njohim të gjithë si një ish-banore e reality shout Big Brother, por këtë herë ajo ka vendosur të na tregojë një anë tjetër të saj. Në fillim të vitit të ardhshëm Genta do të nxjerrë në treg një libër të sajin, kushtuar dashurisë të cilin do ta promovojë me miqtë më të afërt. Ajo thotë për TH&TH sesi do të jetë përmbajtja e tij dhe se cilët do të jenë protagonistët e këtij libri. Genta do të nxirrni në treg një libër për çfarë flet ai? Është historia e një vajze dhe pjesa më e madhe e tij, tregon për dashurinë e saj. Zgjodha të përshkruajë pikërisht temën e dashurisë, pasi mendoj që ajo është himni i jetës. Keni vuajtur në dashuri, apo jo? Normal që kam vuajtur edhe unë në dashuri ashtu si çdo njeri-tjetër. Çfarë do të gjejmë në këtë libër? Në këtë libër do të gjeni një histori që do t'iu emocionojë, do t'iu kenaqë dhe do ta mbaroni shumë shpejt. Do ta përmendi Rubensin? Rubensi nuk meriton të zë vend atje. A ka një dashuri të re në jetën tuaj? Ka një dashuri të re, prej disa muajsh. Si mendoni është më mirë të lini apo t'iu lenë? Më mirë të lësh, sigurisht. Do ta shoqëroni me bejte, pasi ju shquheni për to? Nuk do ta shoqëroj me bejte, pasi libri nuk ka lidhje me to. GENTA E BB5: S`ka vend për Rubesin në librin tim Libri i dashurisë së saj, do të dal në treg në fillim të muajit janar Zëdhënësja PartisëDemokratike Silvi Bardhi, është duke shijuar shtatëzaninë e saj. Herën e fundit në një deklaratë për mediat ka qenë një vajzë simpatike brune, ajo që ka zëvendësuar Bardhin, ndërsa kjo e fundit është në pritje të vogëlushit të saj. E ndërkaq zëdhënësja e Selisë Blu, është fotografuar nëpër rrugët e kryeqytetit, por edhe në qëndra të ndryshme tregtare, ku është duke bërë shopping për fëmijën që shumë shpejtë do të sjell në jetë. Ne i urojmë asaj shtatëzani të qetë dhe të mbarë. Në këto ditë fe stash edhe këngëtarj a nga Maqedonia, A ltuna Sejdiu ka vendos ur të uroj fanst e saj në përmjet një fotografie. Tuna vjen shumë seks i dhe provokuese në kë të fotografi. Ajo ësht ë veshur me një fustan bust të bardhë dhe ës htë e rrethuar nga dh urata shumëngjyrëshe pranë saj. Ndërkaq ne je mi në pritje të proje kteve muzikore të reja nga këngëtarja. DITELINDJA E FRANÇESKES: Ermali rri 10 minuta, i dhuron lule Françeska Jaçe, ish-banorja e BB5, ka festuar 19-vjetorin e saj të lindjes. Bjondja simpatike ka zgjedhur ta ndajë këtë ditë të veçantë për të me miqtë dhe të afërmit e saj. Pjesë e festës së saj, është bërë edhe i ish i dashuri i saj, Ermal Merdani. I kontaktuar nga TH&TH, Merdani ka pohuar se ka qëndruar vetëm 10 minuta, për ta përshëndetur dhe për ti dhuruar një dhuratë të veçantë. " I çova si dhuratë një lule në vazo, që nuk ka aspak lidhje me dashurinë, por është një simbol që të jep jetë dhe frymë". I pyetur nëse do të rikthehej përsëri me të, ai është shprehur se asgjë nuk është e sigurt, duke pohuar se tani është i përqëndruar në jetën e tij private, emisionin në Top-channel, puna si menaxher në një nga baret e kryeqytetit, studimet, por edhe aderimi në partinë e ish-Presidentit Bamir Topi FRPD. Shijon shtatëzaninë SILVI BARDHI KENGETARJA Gëzuar nga Altuna Sejdiu Një ushtarake e ëmbël ELVANA GJATA Buzëqeshja ekëngëtares Elvana Gjata, është vërtet për tu admiruar. Bukuroshja e skenës shqiptare, ndonëse është veshur si ushtarake përsëri ngjan shumë e ëmbël. Ajo është fotografuar në një koncert në Gjermani, nga i cili ka pak ditë që është kthyer. Elvana pritet të nxjerr edhe klipin e saj të ri “Beso”.
16 E shtunë, 29 dhjetor 2012 THASH THEMTHE&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M Krishtlindjet speciale të Enca Haxhias "All i want for Christmas is you" vjen ndryshe në versionin e saj KËNGËTARJA Kanë qenë të shumtë artistëtqë janë veshur serioz në festivalin e 51-të RTSH-së. Paparaci jonë ka fiksuar në foto disa prej artistëve pjesëmarrës në këtë event. Flaka Krelani, Anjeza Shahini, Sajmir Pirgu, Rosela Gjylbegu janë disa nga artistët që kanë preferuar të vijnë me një "look" serioz në këtë festival, të ndërthurur kryesisht edhe me modernen. Edhe Fabian Basha solisti i grupit "Produkt 28", është shfaqur shumë shik. Fabi ka buzëqeshur për paparacin dhe është shprehur se ky është një nga rastet e vetme, ku ai është veshur serioz. SUADA DACI Janë Krishtlindjet e para që ajoi feston si këngëtare, që mesaduket e kanë gjetur në punë simpatiken më të re të skenës shqiptare, Enca Haxhia. E njohur për ëmblësinë dhe thjeshtësinë e saj, Enca na tregon sesi ka qenë kjo periudhë artistike për të. Për këtë atmosferë festash ajo ka risjellë në versionin e saj të këngës së njohur "All i want for Christmas is you", por të tjera angazhime e presin Encën këtë periudhë… Këto janë Krishtlindjet e para si artiste, e në fakt si ka qenë kjo periudhë për ju? Ka qenë dhe është periudhë shumë e ngarkuar por edhe e lumtur njëkohësisht (qesh). Me udhëtime, me shumë projekte të reja, të afërta dhe të largëta ,bashkëpunime interesante dhe të bukura. Cilat janë projektet me të cilat po merreni aktualisht? Është fundvit dhe siç u shpreha edhe më sipër kam patur goxha impenjime. Do të jem pjesë e disa emisioneve për fundvit, ku do të vij me këngët e mia dhe jo vetëm, pjesë e disa organizimeve të tjera , por më interesantja kënga ime (remake) e Krishtlindjeve, që e kam punuar me Florent Boshjankun (qesh). Duket se jeni në lëvizje këto kohë si janë marrëdhëniet me kolëget. Jeni zenë me ndonjërin prej tyre? Me aq kontakte sa kam patur deri tani, kam krijuar vetëm marrëdhënie të mira shoqërore dhe pune. Për mua nuk ka arsye pse të kem marrëdhënie të këqija me ndonjërin prej tyre. A kushton shumë arti në Shqipëri? Patjetër që po. Çfarë sakrificash ke bërë për të mbajtur trupin në formë? Të jesh artiste sot duhet të jesh e kompletuar nga të gjitha anët dhe të mbajturit të trupit në formë është një nga pikat .S'mund të them se kam bërë sakrifica, por ndihem shumë mirë me fizikun tim. Mendon se njerëzit veç vokalit duan edhe këngëtare shumë seksi? Një artist duhet të jetë i kompletuar dhe padyshim që aparenca është një plus, por e pavlefshme nëse mungon talenti. Është e rëndësishme që këngëtarët të ruajnë origjinalitetin në atë ç'ka duan të përcjellin. Në këngën Magjike erdhët me një pamje të re, flokët e kuqe, kështu do ta shohim Encën në vijim? Me look-un e momentit ndihem vetvetja. Më pëlqen shumë dhe mendoj se më personifikon.Besoj se do ta mbaj dhe për pak kohë (qesh). Jeni pro ndërhyrjeve kirurgjike? Jo dhe jo. I vetmi rast kur unë do ti mbështesja ndërhyrjet kirurgjikale do ishte vetëm kur defekti në fjalë përbën problem të rëndësishëm shëndetësor. Pak ditë më parë Floriani i vogël në një video në You tube ka thënë se këngën "Ngjyra e kuqe", ua kushtuar ju, si ndiheni ? (Qesh) Shumë e privilegjuar, mu bë shumë qejfi. Të veshurit shik të Festivalit të RTSH-së ARTISTET P asi ka përfunduar një punë tëgjatë dhe të lodhs-hme, maestro Shpë-tim Saraçi është fo-tografuar dukepërqafuar bash-këshorten e tij, MiraKonçin. Këngëtarjadhe shumë artistë tëtjerë, me të mbaruarfestivali janë ngjiturnë skenë dhe kanëpërshendetur tëgjithë artistët poredhe instrumentis-tët. Saraçi ka përq-afuar Mirën dhe tëdy kanë pritur urimete miqëve dhe kole-gëve artistë. MESAZHI Çfarë po i tregon Ardian Bujupi, Kejsi Tolës? Janë fotografuarsë bashku në prapakuintat e Festivalit të 51-të të RTSH-së. Ardian Bujupi është duke i treguar diçka në celularin e tij, këngëtares Kejsi Tola. Me siguri duhet të jetë diçka pozitive pasi shohim që të dy këngëtaret, janë duke buzëqeshur. Bujupi është shprehur se kënga e Kejsit ka qenë një nga të preferuarat e tij në këtë festival. SHPETIM SARACINdan "triumfin" mebashkëshorten Mira Konçi Në foto: Enca Haxhia
8 E shtunë, 29 dhjetor 2012 POLITIKE Meta: Zgjedhjet e 23 qershorit të jenë model i qytetërimit Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, u bën thirrje dy partive të mëdha të lënë pas politikën konfliktuale dhe të bashkëpunojnë në mënyrë që zgjedhjet e 23 qershorit të arrijnë standardet evropiane. Në takim me elektoratin në Fier, Meta foli për procesin e integrimit dhe votën e munguar për tre ligjet që kushtëzojnë Shqipërinë në marrjen e statusit kandidat në BE. Kreu i LSI-së tha se në zgjedhjet e 23 qershorit, kjo parti do të bashkëpunojë me ato forca politike që i kanë parësore interesat e vendit dhe ato të integrimit evropian. "Politika të lerë mënjanë taktikat destruktive dhe të garantojë që zgjedhjet e 2013-ës të jenë një model i demokracisë. Të lenë mënjanë taktikat destruktive dhe të përpiqen për një klimë sa më konstruktive për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, në mënyrë që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë një model i shkëlqyer i demokracisë dhe i qytetërimit evropian të të gjithë qytetarëve shqiptarë",u shpreh Meta. Duke u ndalur në koalicionet paszgjedhore, Meta tha se LSI do të bashkëpunojë me të gjithë ata që kanë prioritet interesat e vendit. Lajmi KQZ miratoi dje procedurat prokuruese që do të ndiqen për dy projektet pilotë në Tiranë dhe Fier, për teknologjinë. Kjo procedurë do të bëhet me negocim dhe pa botim. Ndërkohë që mungon një fond limit, pasi sipas admnistratës së KQZ, është hera e parë e përdorimit të këtyre projekteve dhe ishte vështrirë përllogaritja e një fondi. ARTEMISA HOXHA ??? TIRANE Mbledhja Biba: Akti për auditët ka qenë shqetësimi ynë prej kohësh, e shtruam këtë kërkesë edhe në kërkesën që bëmë për mbajtjen e mbledhjes ditën e enjte, por që kjo nuk u shqyrtua nga ju. Mbledhja nuk u njoftua nga ju dhe kjo është në shkelje ligjore. Lleshi: Ju bëtë deklaratën tuaj për këtë pjesë, në media dhe askush nuk iu ndaloi. Jeni jashtë rendit të ditës. Kërkesa e bërë e dy anëtarëve ishte e papranueshme, përsa i përketë procedurës së ndjekur. Biba: E thotë Kodi Zgjedhor që është e drejta e dy anëtarëve. Lleshi: Kjo është apsurde. Biba: Të lutem, më gjej një nen që ma ndalon. Lleshi: Ka nene, ne nuk jemi mbledhur për këtë tani. Po ju them që nuk keni ndjekur procedurën e lejuar, kaq mjafton. Shtjefni: Ju dhe vetë nuk e dinit për çfarë e kishit thërritur mbledhjen, këtu thuhet për emërimin e zëdhënësit të KQZ. Biba: Lapsus që e kemi korigjuar menjëherë në sekretariat. Lexoi protokollin. Shtylla: Përsa i përket aktit për auditët, duhet të shtohet në këtë akt edhe pika 5 e nenit 61 të Kodit Zgjedhor, që i jep akses auditëve të ndërhyjnë në sistemin elektronik dhe në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Gjonçja: Këtë të drejtë nuk e kanë shumë njerëz duhet të njihet e drejta për të ndërhyrë në bazën e të dhënave. Osmanaj: Kjo e drejtë nuk duhet të jetë jo më pak se drejtori i shërbimit të gjendjes civile. Biba: Po duket sikur keni merakun e Ministrisë së Brendshme. Ata janë auditët tanë zotërinj. Nuk mundet që një akt ligjor të jetë më i ngushtë në zbatim, sesa vetë ligji. Ne i referohemi këtu nenit 61 të Kodit. Muho: Bashkohem me parafolësin pika 5 e këtij neni nuk mund të përjashtohet nga akti. Lleshi: Po nuk do bëjmë përsëritje të nenit se doni ju. Kosovrasti: Propozoj që në pikën "b" të këtij neni të shtohet termi "të shtrytëzojë aksesin elketronik", (rrëzohet me 4 vota pro: 2 PS, 1 LSI,1 PBDNJ) Kosovrasti: Po shkelni rregulloren, duhet më parë të hidhet në votim projekt-akti. Duhen 5 vota për ta miratuar. Biba: Përsa i përket projekt-aktit "Për përcaktimin e proçedurës prokuruse që do të përdoret për përzgjedhjen e shoqërive që do të realizojnë zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e 23 qershorit", ne bëmë kërkesë një ditë më parë që të shqyrtohej sa më parë. Lleshi: Nuk është ajo që thoni ju. Kjo nuk ka të bëjë fare me mbledhjen që ju kërkuat. Administrata ka kohë që ka punuar për këtë akt. Biba: Përse nuk na keni vënë në dieni për këtë propozim që ka përgatitur admnistrata. Admnistrata: Formula e procedurës pa botim paraprak të njoftimit të kontratës, kjo pa fond limit. Kjo formulë nuk është aplikuar më parë në vendin tonë. Kosovrasti: Neni 6 i ligjit për prokurimet ka të përcaktuar se kur përdoret kjo formulë, bëhet fjalë për rastet emergjence për faktorin kohë referuar këtu dhe ndryshimeve që u miratuan në seancën plenare. Shyhen KQZ shtyu projektvendimin për miratimin e Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e KQZsë si dhe atë për miratimin e strukturës organike he strukturën e pagave të punonjësve të administratës së KQZ-së.Komisioni Qendror iZgjedhjeve miratoi projektvendimin për "Për përcaktimin e procedurës prokuruse që do të përdoret për përzgjedhjen e shoqërive që do të realizojnë zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e 23 qershorit". Edhe pse nga admnistrata e KQZ-së u propozuan dy procedura, lidhur me këtë proces, u vendos që të përdoret ajo e procedurës me negocim, pa botim paraprak të njoftimit të kontratës, kjo sipas KQZ për shkak të afatit të ngushtë kohor që ka kjo procedurë në raste të tilla për kushtet e nevojshme ekstreme të kohës. "Në kushtet e pamjaftueshmërisë së kohës në dispozicion që legjislacioni i prokurimit publik kërkon për procedurën e mësipërme pas diskutimit edhe nga trupa e KQZ-së, të përgatisë specifikimet teknike duke synuar hartimin e një projekt-buxheti të bazuar mbi këto specifikime", thuhet në vendimin e miratuar. Kjo procedurë nuk ka të përcaktuar një fond limit, pasi është hera e parë që këto dy projekte pilotë do të realizohen në vendin tonë përfshirë këtu pajisjet teknologjike. "Në kushte kur këto projekte SEN dhe SEV do të realizohen për herë të parë në Shqipëri, nuk janë të përdorura gjerësisht në botë, grupi i punës u gjend në kushte të pamundësisë për të gjetur mënyrën e përllogaritjes së vlerës së fondit limit që do të përdoret për secilën nga këto procedura", tha administra e KQZ. Nënshkrimi i kontratës për procedurat prokuruese për tekonologjinë në zgjedhje, do të bëhen brenda 30 janarit. Ndërkohë që në fillim të mbledhjes palët debatuan edhe për mosmbajjten e një mbledhje që kishin kërkuar dy anëtarët e KQZ-së. AUDITUESIT, AKSES NË SISTEMIN ELEKTRONIK Pas shumë debatesh lidhur me projekt-vendimin e paraqitur nga admnistrata e KQZ, palët ranë dakort me 7 vota pro për miratimin e projekt-vendimit: "Miratimin e rregullave të veçanta për kushtet e kontratës dhe kryerjen e auditimit nga auditët teknicien për verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të regjistrit kombëtar të gjendjes civile (RKGJC) dhe në sistemin elektronik të verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV)". Sipas këtij vendimi, dy teknicienët do të kenë akses në sistemin elektronik dhe në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Gjithashtu me konsensus, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi me 7 vota pro, projekt vendimin "Për përcaktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-së, KQV-së dhe GNVve për Zgjedhjet e dates 23 qershor". Debate për auditët dhe kërkesën e PS Rrëzohen propozimet, miratohen me konsensus 4 pikat Lexuesit e votës në 2013-ën, pa faturë Projekti pilot, zbatim në Fier dhe në Tiranë Genc Gjonçaj dhe Eridjan Salianji Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Buxheti KQZ rrit për 2013 investimet me 50 % Buxheti i ri i qeverisëlidhur me vitin e ardhshwm 2013, i cili përkon dhe me një vit elektoral bazuar në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 23 qershor, është parashikuar mw i lartw në krahasim me vitin 2008. Investimet që do të bëjë institucioni i admnistrimit të zgjedhjeve, do të rriten me 50%. Kështu, duke krahasuar shifrat e përcaktuara nga Ministria e Finacave për 2008 dhe 2013, rezulton se buxheti i KQZ për vitin e ardhshëm do të jetë më i lartë. Në buxhetin e 2013 nuk është specifikuar se për çfarë do të shpenzohet fondi që është akorduar për investime. Për vitin 2008 investimet ishin parashikuar 2 milion lekë ndërsa për vitin e ardhshëm, qeveria parashikon 1 milion lekë më shumë, pra 3 milionë lekë. Po kështu ndryshime, edhe pse jo të mëdha, kanë pësuar edhe fondet që janë për pagat, kontributet e sigurimeve etj. Përsa i përket pagave, në buxhetin e vitit 2008, që ishte një buxhet për vit elektoral ishin parashikuar 62 milion lekë, nga këto 56.600 milion me çelje nga buxheti, ndërsa në 2013 janë parashikuar 6.300 milion lekë. Përsa i përketë kontributeve të sigurimeve shoqërore, në 2008 ishin parashikuar 8 milion lekë ndërkohë që në 2013 janë parashikuar 7.700 milion lekë. Fondi total në 2008 ishte 695.800 milion lekë, ndërsa në 2013 është parashikuar të jetë 696 milion lekë. Ndërkohë që këtij fondi i shtohen dhe 27 milion lekë, nga Ministria e Financave për rikonstruksionin e një prej magazinave në Lundër.
2 E shtunë, 29 dhjetor 2012 AKTUALITET MJEKËT e pediatrisë në QSUT nuk kanë pasur kontakte me mjekët e Spitalit Rajonal të Durrësit, pasi këta të fundit nuk u janë përgjigjur Vdekja e 7-vjeçares Mjekët, kush gënjen për vdekjen e pacientes Deklarata kontradiktore për shkakun e vdekjes së Arselës Lajmi Arsela Vladi, 7 vjeçarja që ndërroi jetë para dy ditësh në QSUT, shkoi në spital në gjendje të rëndë. Kështu ka deklaruar dje për emisionin "Urbanika" shefja e reanimacionit të pediatrisë pranë QSUT-së, Sashenka Sallabanda. Kurse Pëllumb Pipero Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë tha se, ministria do ti shkojë deri në fund kësaj çështje. ??? TIRANE JONIDA LATE Akuza E ëma Alma Vladi: Nuk i bënë analizat ??? TIRANE E ëma e vogëlushes 7-vjeçare qëvdiq të enjten në QSUT, akuzon mjekët e spitalit të Durrësit, se ata nuk i bënë analizat 7 vjeçares. "Nuk mi bani analizat. Po t'ia kishin bërë analizat do shpëtonte. Nuk ma varën fare. I thoja aman moj shikoni gocën si është bërë se ishte e verdhë në fytyrë. " kujton momentet e kontaktit me mjekët kur dërgoi vajzën me urgjencë në spital. Dyshohet se vajzës i është bërë serum me glukozë, duke menduar se vuante nga virozat e stinës, por pa i bërë më parë analizat që do të vërtetonin se vuante me diabet. Ndërkohë që as prindërit nuk ishin në dijeni të sëmundjes së diabetit vajzës. Ndërkohë që në media shkruhej se nëna e vajzës ka thënë se të hënën paradite kishte dërguar të bijën në qendrën shëndetësore në Xhafzotaj. Mjeku i lagjes e kishte këshilluar që t'i drejtohej spitalit të Durrësit. Alma Vladi tregonte se po atë ditë kishte shkuar në spitalin e Durrësit por mjekët e turnit i kishin thënë se ishte vonë për kryerjen e analizave dhe i kishin kërkuar që të vinte një ditë tjetër. Ajo ka thënë se mjekët e kishin këshilluar të kthehej pas të martës pasi ishin Krishtlindjet dhe ishte ditë pushimi. Shëndeti i vogëlushes së klasës së parë në Xhafzotaj është rënduar së tepërmi dhe rreth orës 22:00 të së martës (25 dhjetor) dhe familjarët e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit. Familjarët e 7-vjeçares akuzojnë mjekët për neglizhencë në mjekimin e vajzës së tyre. Trajtimi i gabuar për shkak të moskonstatimit në kohë dhe kryerjes së analizave paraprake e rëndoi gjendjen shëndetësore të saj. Përgjegjësja e pediatrisë së Durrësit dhe një staf mjekësor i pediatrisë ka shkuar në ministri për të pasqyruar të gjithë dokumentacionin mbi të. Ndërsa sipas një kontakti që kemi pasur me të atin e Arselës, ajo është varrosur pa ju bërë autopsia. Arsela Valdi ndërroi jetë pasditen të enjtes (27 dhjetor) në Spitalin e Pediatrisë të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Arsela Vladi ishte nga fshati Xhafzotaj i Durrësit. Ajo kishte mbërritur nga spitali i Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u konstatua se niveli i glukozës në gjak ishte shumë i lartë. Dje paradite ministria e Shëndetësisë urdhëroi pezullimin e shefit të shërbimit të laboratorit Etleva Myshketa dhe shefin e shërbimit të Pediatrisë, Ira Lila dhe mjekun roje që kishin pritur vajzën mbrëmjen e së martës. Dyshohet se vajzës i është bërë serum me glukozë, por pa i bërë më parë analizat, duke menduar se vuante nga virozat e stinës. Analizat do të vërtetonin se vuante me diabet. Ndërkohë që as prindërit nuk ishin në dijeni të sëmundjes së diabetit të vajzës. Ndonëse prindërit kanë humbur fëmijën e tyre ata deri dje nuk kishin bërë asnjë denoncim në komisariat. Policia e qytetit bregdetar ka deklaruar se nuk ka ende asnjë denoncim, ndërkohë që inspektorë të policisë kanë vajtur në banesë për të marrë dëshminë e familjarëve. Vogëlushja u varros dje në mesditë pa iu bërë një autopsi, pasi nuk kishte një denoncim nga familjarët as në policinë e Durrësit dhe as në atë të Tiranës. Rasti i vdekjes se vogëlushe 7 vjeçare nga qyteti i Durrësit për shkak të neglizhencës së mjekëve, ka ndodhur vetëm një muaj e gjysmë pas vdekje se Denis Alimadhit. 11 vjeçari nga Tirana ndërroi jetë gjatë një ndërhyrje kirurgjikale. Ai humbi jetën për shkak të hipertermisë maline. Shefja e reanimacionit tëpediatrisë pranë QSUT-së, Sashenka Sallabanda ka folur dje në emisionin "Urbanika", për vdekjen e Arsela Vladi, 7 vjeçares nga Xhafzotaj i Durrësit. Ajo tha se vajza erdhi në gjendje shumë të rëndë. Nuk mund të bënim pothuajse asgjë. "Vajza erdhi në gjendje të rëndë në spital. Fëmija është paraqitur në endokronologjinë pediadrike. Ajo reagonte me vështirësi dhe ishte shume e thatë. Nëse në moshën pediatrike, fillojnë shenjat e endemës cerebrale, pra enjtja e trurit, fëmijët kanë shumë probleme. Që ajo vuante nga endema cerebrale këtë gjë ne e vërtetuam kur erdhi fëmija në reaminacion , i bëmë një skaner dhe vërtetuam që vajza kishte një endemë cerebrale të theksuar. Nëse ka endemë cerebrale shanset e jetës së fëmijës fillojnë e zvogëlohen. Sallabanda ka thënë se fëmija pësoi arrest kardiak " Fëmija 15 minuta nga ardhja në spital ka pësuar arrest kardiak, nëse ndodh arresti kardiak shanset që të jetojë janë të pakta." Vogëlushja 7 vjevçare ka marrë ndihmën e parë në spitalin "Nënë Tereza", por ajo nuk ka mundur të jetojë "Fëmijës i është dhënë ndihma, por endema cerebrale çon edhe në një henim të trurit, henimi i trurit bën që fëmija mos të ketë asnjë reagim. Komplikacioni i është vërtetuar nga skaneri i bërë, megjithëse fëmija këtu është trajtuar ajo nuk mund të shpëtonte" shprehet shefja e reanimacionit të pediatrisë në QSUT. Sallabanda thotë se prindërit e kuptuan që ajo nuk mund të vazhdonte të jetonte "Prindërit e ndjenin që fëmija i tyre nuk mund të shpëtonte, ata na falënderuan për punën që bëmë, sepse ata e panë qe ne bëmë të pamundurën. Mjekët e pediatrisë në QSUT nuk kanë pasur kontakte me mjekët e Spitalit Rajonal të Durrësit, pasi këta të fundit nuk u janë përgjigjur "Me spitalin e Durrësit nuk kemi komunikuar,kërkuam por nuk na u përgjigj njeri" thotë Sallabanda. Vogëlushja Arsela Valdi, ka qëndruar për rreth 2 orë në reanimacion para vdekjes. Vdekja e saj ka ardhur nga një goditje në tru për shkak të sëmundjes që ajo ka pasur. PIPERO: FAJI I MJEKUT TË ROJËS Drejtori i Politikave Shëndetësore në MSH, Pëllumb Pipero në një bisedë telefonike për A1 Report, në emisionin "Urbanika" është shprehur se Spitali i Durrësit Ministria, pezullon tre mjekë nga puna Ministri i ShëndetësisëVangjel Tavo, gjatë konferencës për analizën vjetore të këtij dikasteri që u zhvillua dje në ambientet e këtij institucioni konfirmoi pezullimin e dy shefave të spitalit rajonal të Durrësit. "Kam urdhëruar ngritjen e 2 grupeve specialistësh për të hetuar shkaqet e vdekjes. Një grup specialistësh ndodhet në pavionin pediatrik në Durrës dhe një grup në spitalin e pediatrisë pranë Qendrës Spitalore "Nënë Tereza". Presim hetim të hollësishëm. Pas nxjerrjes së konkluzioneve Ministria do të bëjë vendimmarrjen. Urdhërova pezullimin e Shefit të Shërbimit të Laboratorit dhe shefin e Shërbimit të Pediatrisë në Durrës", tha ministri i Shëndetësisë. Ndërsa më vonë Pëllumb Pipero, ka konfirmuar pezullimin edh e të një mjeku tjetër. Nga puna është pezulluar shefja e shërbimit të laboratorit Etleva Myshketa dhe shefja e shërbimit të Pediatrisë, Ira Lila, dhe mjeku roje i pediatrisë, Rasim Lusha. "Ministria do i shkojë deri në fund kësaj çështje. Jo vetëm për të gjetur përgjegjësit, por edhe për të mos ndodhur më këto raste në spital." Më tej Pipero është shprehur se kushdo qofshin përgjegjësit, do të mbajnë përgjegjësi deri në fund. "Nga verifikimi paraprak që i kam bërë personalisht kartelës rezulton se mjeku që e ka pritur në urgjencë nuk ka vepruar në raport me protokollin dhe përgjegjësinë që ka si mjek roje dhe pediatër" është shprehur Pëllumb Pipero Sashenka Sallabanda Në foto: Arsela Vladi, 7-vjeçarja që ndërroi jetë para dy ditësh në QSUT Prindërit e 7-vjeçares, Arsela Vladi S P I T A L
23E shtunë, 29 dhjetor 2012 SPORT HOROSKOPI Dashi Venusi do iu ndihmojë t'i zgjidh-ni problemet që keni pasur në çift gjatë këtyre ditëve që do ndiheni më të qetë se më parë. Ambienti do fillojë të ngrohet ndjeshem. Demi Do jeni me humor shumë të mirëgjatë kesaj dite dhe do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin tuaj. Ndjenjat dhe pasioni pritet të jetë i zjarrtë. Nëse jeni vetëm do koleksiononi "zemra". Binjakët Jeta në çift do jetë mjaft pasionantegjatë kësaj dite, por hera herës do jeni më xhelozë sesa duhet. Beqarët nuk do kenë asnje surprizë në planin e dashurisë. Mundohuni mos e mbani mëndjen atje. Gaforrja Dashuria e çifteve do shkojë nëpërgjithesi mirë. Mundohuni vetëm mos e teproni me xhelozinë sepse situata mund të marre drejtimin e gabuar. Beqarët do ndihen shumë të vetmuar. Luani Planetet do iu ndihmojnë sot tastabilizoni jetën tuaj në çift. Do afroheni më shume me partnerin dhe do i shprehni më hapur ndjenjat. Një pjesë e beqarëve do kenë arsye për të qënë të gezuar. Virgjëresha Venusi, perëndesha e dashurisëdo influencojë së tepërmi tek jeta juaj në çift dhe do e bëjë atë më të bukur. Mos harroni t'i shprehn ndjenjat në çdo moment dhe të jeni më të kuptueshëm. Peshorja Do ua kaloni shumë mirë pranëatij që dashuroni dhe emocionet që do përjetoni do jenë të forta. Beqarët edhe pse nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë, ka mundesi që ajo të vijë vetë. Akrepi Planetet do kujdes mjaft përjetën tuaj në çift sot. Pritet të merrni edhe disa vendime të rëndësishme të cilat mund ta ndryshojnë njëherë e përgjithmone rrjedhën. Shigjetari Marsi do sjellë debate të mëdhanë çift gjatë kësaj dite prandaj përgatituni për tension dhe probleme. Beqarët do jenë më optimistë dhe nuk do e humbin besimin për të gjetur personin e duhur. Bricjapi Do kërkoni me ngulm më shumëqëndrueshmeri për jetën tuaj në çift sot dhe do e gjeni. Partneri do tregohet i gatshëm të bashkepunojë me ju që të ndiheni sa më mirë pranë njëri-tjetrit. Ujori Do kujdeseni më tepër për tëdashurin tuaj të zemrës sot dhe do i shprehni më tepër ndjenjat. Nëse vazhdoni në këtë rrugë keni për të kaluar në një tjetër etapë të lidhjes. Peshqit Në jetën tuaj në çift do merrninjë vendim shumë të rëdnesishëm sot. Shumë shpejt gjithçka do fillojë të ndyshojë në këtë plan. Sigurisht që priten gjëra të mira. La Liga Murinjo: Për Casillas vendos unë dhe pikë ??? DUBAI Trajneri Hose Murinjo është rikthyer që të flasë për polemikat në kampionatin spanjoll gjatë një takimi nga Dubai me Maradonën. Fillimisht nuk kishte si të mungonte pyetja për lënien jashtë të kapitenit Iker Casillas në ndeshjen me Malagan. "Në ekip janë 25 futbollistë me kombësi të ndryshme dhe të gjithë duhet që të ndihen të lumtur. Detyra e trajnerit është që të ruajë balancat. Sakaq, duhet të theksoj që përveç presionit në fushë për rezultatin, jemi përballur edhe me presionin e madh të medias, që kërkon të shesë produktin, pavarësisht sa i vërtetë është ai. E rëndësishme është që formacionin që do të zbresë në fushë e ndërton trajneri dhe pikë" shprehet Murinjo. Por kur bëhet fjalë për Maradonën, Murinjo tërhiqet duke deklaruar se " “Nëse do të kisha Maradonën në ekip thjesht do ti përshtatesha. Me lojtarë si ai nuk mund të bësh gjë tjetër". Në fund tekniku shpreh dëshirën për të mbyllur karrierën duke drejtuar kombëtaren e Portugalisë. Dhënia në përdorim e ekipit vendoset më 9 janar Vllaznia, donatorët: Nëse s`na njihni do të largohemi Në parim Këshilli Bashkiak e kaloi vendimin Lajmi Mbledhja e Këshillit Bashkiak e qytetit të Shkodrës ka votuar pro vendimit për të dhënë në përdorim ekipin e futbollit, por biznesmenët kërkojnë që t'u njihen investimi që do realizojnë në të kundërt do të tërhiqen nga projekti. Vendimi do të merret në një mbledhej të veçantë në datë 9 janar 2013. ??? TIRANE DYLBER BALLA Këshilli Bashkiak i Shkodrës kavendosur të shtyjë në njëmbledhje të veçantë, e cila do të zhvillohet më datë 9 janar çështjen e dhënies në përdorim të ekipit të Vllaznisë. Kjo pikë e rendit të ditës ngjalli mjaft diskutime tek këshilltarët. Parimisht të gjithë këshilltarët ranë dakord për kalimin e Vllaznisë në përdorim tek grupi i biznesmenëve të interesuar, por biznesmenët kanë kërkuar të dinë cili do të jetë përfitimi i tyre. Me pak fjalë ata kanë kërkuar njohjen e investimit të tyre si kontribut nëse Shoqëria Aksionare do të nxirret në shitje. Pas shumë diskutimesh është rënë dakord që grupi i biznesmenëve të interesuar të diskutojnë me drejtuesit e bashkisë për të gjetur zgjidhjen më optimale të mundshme. Dy biznesmenët Radovani dhe Amuli kanë kërcënuar me tërheqje nga donacioni nëse nuk njihen investimet që do të realizojnë. Pas përfundimit të mbledhjes në një intervistë për gazetën "Shqiptarja. com" kandidati për president i ekipit të Vllaznisë, Agron Çela shprehet se nuk do të investojnë nëse nuk do të njihen donacionet. "Mbledhja ishte Merkato Sallaku godet në merkato afron mesfushorin Devolli Partizani Pas largimeve të paralajmëruara nga Pato dhe Robinho, Milani është hedhur në sulm për të afruar Mario Balotelin. Kuqezinjtë janë të bindur se mund të transferojë Balotelin pasi pritet të arkëtojë rreth 30 milionë euro nga shitja e Robinhos dhe Patos. Me 30 milionë eurot e arkëtuara Galiani pritet që të udhëtojë nga Brazili në Londër për të negociuar me sheikët e Sitit për të firmosur me Balotelin. Situata e Balotellit ka arritur në një pikë ku edhe lojtari edhe klubi dëshirojnë që aventura të mbarojë sa më shpejt. Dënimet e fundit të aplikuara kanë shqetësuar ekipin. Bledar Devolli është zyrtarisht futbollist i ekipit të Partizanit, presidenti Lulzim Sallaku ka arritur që të firmosë kontratën me mesfushorin. Pas nënshkrimit me Fatjon Tafajn dhe Sokol Ishkën, Devolli bëhet goditja e tretë e rëndësishme e demave të kuq. Presidenti Sallaku ka deklaruar se do të afrojë futbollistë cilësorë për të mos diskutuar ngjitjen në kategorinë superiore. Aktualisht Partizani renditet në vendin e tretë në renditje në kategorinë e parë pas ekipeve të Lushnjes dhe Mamurrasit. Milani nis bisedimet për transferimin e Mario Balotelit një sinjal pozitiv, pasi parimisht i hapi rrugën investimit në ekipin e Vllaznisë. Por së bashku me bashkinë ashtu sikur e theksoi edhe Këshilli do të gjejmë zgjidhjen më të mirë përsa i përket njohjes së donacioneve. Njohja e investimeve është një kusht themelor" shprehet Çela. Ndërsa vendimi përfundimtarë do të merret më datë 9 janar në një mbledhje të veçantë. Buxheti i parashikuar për një vit kalendarik me këtë projekt është 45.000.000 lekë, nga të cilat 20.000.000 nga Bashkia Shkodër dhe pjesa tjetër nga grupi i biznesmenëve. Në janar bashkia duhet të hedhë e para 10 milionë lekë dhe pjesën tjetër në fund të 6- mujorit të parë të vitit 2013. 5 biznesmenët e interesuar janë: Agron Cela, Paulin Radovani, Ylvi Mashi, Flamur Hoxha dhe Xhevdet Amuli. Në foto: (Majtas) Agron Çela (Lart) Paulin Radovani dhe Xhevdet Amuli
BLOG/ LIVE FROM LIVE ? Faqe 22 NGA ANJEZA SHATKU 2013-të, NA PRIT! TIRANE Ndërtuesit: Qeveria na ka 100 milionë euro borxh “Shqipëria në drejtim të gabuar, s'ka besim te vota” U dënua për trafik, sekuestrohen 1 mln euro pasuri NGA 2009 SONDAZHI I USA DURRËS PROJEKTI PILOT ? Faqe 8 ? Faqe 9 ? Faqe 4 ? Faqe 10 HISTORIA E ARSELA VLADIT/ Deklaratat kontradiktore për humbjen e jetës Shefja e Pediatrisë ? et për “Urbanika”: “Erdhi rëndë nga Durrësi”. Drejtori Pëllumb Pipero: “Faji i mjekut roje”. Esktradohet nga Belgjika mjeku, vrau pacienten në vitin 2007 PRITJA PER NXENESIT Presidenca financon Fevziun: Ndan 120 libra të tij si dhuratë VITI II - NR. 309 E shtunë, 29-12-2012 Me q ë k r y e t a r i N j a z i m e e l e g a n c ë n d h e tolerancën që e karakterizon si militant partiak nuk u dha fjalën këshilltarëve të majtë në mbledhjen e fundit të Këshillit bashkiak të Tiranës, teksa diskutohej buxheti, le të për? toj nga rasti t'ju dërgoj juve, si kryetar Bashkie, këtë urim të sinqertë: buxheti i miratuar vetëm me votat e këshilltarëve tuaj u realizoftë, ashtu si ua ka ënda jo vetëm ju, por edhe ne, qytetarëve të zakontë, që rojmë me shpresë dhe sytë drejtuar nga përkushtimi juaj! Shpresoj që qytetarët e Tiranës, vitin që vjen, prej këtij buxheti të kastruar tejembanë, të prekin dhe të gëzojnë atë begati që keni premtuar, me një fjalë të kapin të tjera maja e “vende të para” në garën që tanimë u ka shpallur Shqipëria politike vendeve të BE-së, përfshi dhe Gjermaninë… Nuk ka gëzim e lumturi më të madhe se... Koment Një kartolinë urimi për zotin Lul Basha! NGA KIÇO BLUSHI ARBEN RROZHANI MJEKET, KUSH GENJEN PER VDEKJEN E 7-VJEÇARES ? vijon në faqe 22 Ngjarja tre ditë më parë, Bashkë me librat edhe ? amuri i gabuar Kreu i shtetit, Bu-jar Nishani dhe bashkëshortja e tij, u dhuruan 120 nxënësve më të mirë të vendit, tre ditë... ? Faqe 7 ? Faqe 2-3 Pëjetoni shpejtësinë SUPLEMENTI “THASH&THEM” ? Faqe 15-19 LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “THASH&THEM” Politika, nuk mund të imponojë historinë ? Faqe 20-21 Atmosfera e fundvitit në shtëpinë e moderatores “Portokallia” si një terminal, Berisha mik te 2XL Aurel Plasari KQZ: Lexuesit e votës në 2013, pa faturë Çifti presidencial me nxënësit dhe mësuesit, në 26 dhjetor në Presidencë Libri i Fevziu i vendosur mbi çantat e letrës që iu dhuruan nxënësve NDËRRIMI I VITEVE, JA PROGRAMET NË EKRAN FLORIANA GARO: MARTOHEM SË SHPEJTI
4 E shtunë, 29 dhjetor 2012 POLITIKE Rekrutimi i kampionëve, militantët u mënjanuan nga pyetësori i NDI Pjesëmarrësit u rekrutuan përmes rrjetittë intervistuesve të IDRA-s në secilin rajon. Një pyetësor rekrutimi u përpilua dhe u përdor gjatë procesit të rekrutimit për të pasur pjesëmarrës me profilin e duhur demografik, përfaqësues të popullsisë së çdo rajoni. Pra, pyetësori i rekrutimit përfshiu pyetje që synonin të identifikonin pjesëmarrës potencial që plotësonin kriteret e (i) gjinisë; (ii) moshës; (iii) punësimit ; (iv) nivelit të të ardhurave dhe (v) orientimit politik. Objektivi madhor i këtij procesi rekrutimi ishte përfshirja në studim e atyre qytetarëve që i përkisnin kategorisë së "qytetarit të zakonshëm". Vëmendje e veçantë iu kushtua përjashtimit të "militantëve politikë" nga grupet e diskutimit. Arsyeja kryesore për këtë ka të bëjë me faktin shpesh ky segment i popullsisë jep pikëpamje që janë shumë të ndikuara nga axhenda politike. Si rrjedhim, opinioni i tyre nuk përfaqëson pikëpamjen e "qytetarëve të zakonshëm". Meqenëse punonjësit e administratës publike përbëjnë një përqindje të lartë të popullsisë së vendit, NDI dhe IDRA morën vendimin që të mos i përjashtonin ata. Sidoqoftë, një vëmendje e veçantë ju kushtua përjashtimit të "militantëve politikë" edhe nga ky grup. Insituti Demokratik Amerikan teston shqiptarët: Gjithçka shkon keq në këtë vend NDI: Shqipëria po shkon në drejtim të gabuar, gjetjet "Ryshfet, mik apo lidhje politike për punësim apo zgjidhur punë" Korrupsioni "Vrasja e fundit e Shefit të Policisë së Shijakut nga një kriminel i shumëpërfolur, i cili pretendohet se ishte lënë i lirë nga një gjykatë shqiptare1 para pak kohësh u përmend si një shembull i keqfunksionimit të sistemit gjyqësor në disa grupe diskutimi". Lajmi Instituti Demokratik Amerikan hulumtoi përmes një pyetësori në 4 qarqet më të mëdha të vendit për të ditur qëndrimin e qytetarëve ndaj zhvillimeve në vend. Të gjithë të intervistuarit ndanin të njëjtin qëndrim që, vendi po shkon në drejtimin e gabuar. ??? TIRANE JAKIN MARENA GJETJET NË HULUMTIMIN E BËRË NË KATËR BASHKI NGA NDI Shqipëria po shkon nëdrejtimin e gabuar në tëgjithë elementët bazë duke filluar nga ekonomia, demokracia, politika, integrimi e deri te lufta kundër krimit e korrupsionit. Këtë e ka konstatuar Instituti Demokratik Amerikan në Shqipëri që kontraktoi IDRA Research&Consulting, një kompani të pavarur kërkimesh tregu, mediatike, ekonomike dhe sociale, për të organizuar hulumtimin në Tiranë, Shkodër, Fier e Korçë. NDI përzgjodhi këto rajone duke u bazuar në numrin e popullsisë, pozitën gjeografike. Pjesëmarrësit në hulumtimin e grupeve të fokusuara, të zhvilluar nga NDI dhe të publikuara dje me anë të kësaj deklarate për shtyp, mendojnë se vendi i tyre po shkon në drejtimin e gabuar, duke përmendur çështje të tilla si papunësia, çmimet gjithnjë e në rritje, rrogat e ulëta e korrupsioni, si faktorët që kanë ndikim tepër të madh në nivelin e tyre të jetesës. Megjithatë, rekomandimi i KE për t'i ofruar Shqipërisë statusin e kushtëzuar kandidat për anëtarësimin në BE shihet nga pjesa më e madhe e pjesëmarrësve si një shenjë optimizmi dhe përmirësimi, si dhe një nga treguesit kryesor për disa se vendi po ecën në rrugën e duhur. Raporti është hartuar në bazë të 10 grupeve të fokusuara të zhvilluara në Tiranë, Shkodër, Fier dhe Korçë nga 10-18 Tetor 2012. Hulumtimi tregoi se pjesëmarrësit në grupet e fokusuara e kanë të qartë se çfarë duan, një të ardhme ku ligjet respektohen, rregullat zbatohen njëlloj për të gjithë, standardet e jetesës janë më të larta, si dhe vlerat njerëzore çmohen e nderohen. Pavarësisht se shumica e pjesëmarrësve mendojnë se vendi po ecën në drejtimin e gabuar, kryesisht për shkak të situatës së zymtë ekonomike, shumë prej tyre, përfshirë këtu dhe ata që pohojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar, i pranojnë dhe i njohin zhvillimet pozitive, përfshirë këtu infrastrukturën e rrugëve, shkollave, furnizimin me energji elektrike gjatë viteve të fundit. Shumica fajësuan "ata që janë në pushtet" për situatën e zymtë ekonomike në vend, pasi ajo përbën "çështjen më kryesore të jetës së përditshme". Gjithashtu, qeveria u vlerësua me nota të ulëta nga qytetarët për sa i përket çështjeve të rëndësishme si hapja e vendeve të reja të punës dhe lufta ndaj korrupsionit. Korrupsioni, i konsideruar shpesh si një mjet i domosdoshëm për të "zgjidhur punë" duket se përbën një pjesë të pandashme të jetës së qytetarëve. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në grupet e fokusuara ishin në gjendje të tregonin një histori personale ku iu ishte dashur të jepnin ryshfet një polici, infermiere-je, mësuesi apo ndonjë punonjësi tjetër të administratës publike për të marrë shërbimin e kërkuar. Një pjesë e madhe e qytetarëve pranuan se gjithashtu edhe sjellja e tyre ka kontribuar në përforcimin e fenomenit të korrupsionit, pasi shpesh vetë ata ofrojnë ryshfete apo përdorin "miqtë" "për të kryer punë". Zgjidhja për ta do të ishte vetëm zbatimi i plotë i ligjit, përpara të cilit të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë pavarësisht statusit të tyre social apo lidhjeve personale/partiake. Sipas tyre gjykatat shqiptare shihen si të paefektshme dhe tërësisht të korruptuara. Ato akuzohen se promovojnë një kulturë pandëshkueshmërie pasi, sipas tyre, policia dhe prokuroria e bëjnë punën e tyre duke çuar kriminelët në gjykata, por është më pas kjo e fundit që i lë ata të lirë, në shkëmbim të ryshfeteve apo përfitimeve të jashtëligjshme. Vrasja e fundit e Shefit të Policisë së Shijakut nga një kriminel i shumëpërfolur, i cili pretendohet se ishte lënë i lirë nga një gjykatë shqiptare1 para pak kohësh u përmend si një shembull i keqfunksionimit të sistemit gjyqësor në disa grupe diskutimi. Pjesëmarrësit kryesisht pajtohen me faktin se gratë janë të nënpërfaqësuara në politikën shqiptare si edhe shprehin dëshirën e tyre për të parë më shumë femra të angazhuara në politikë. ? Papunësia, çmimet në rritje, rrogat e ulëta, korrupsioni, si faktorët që kanë ndikim tepër të madh në nivelin e jetesës. ? Vlerësim për investimet e qeverisë në infrastrukturën e vendit. ? Korrupsioni dhe mungesa e shtetit të së drejtës, sfida madhore të vendit. Korrupsioni shihet si një problem endemik që ka infektuar pothuajse të gjitha strukturat e vendit. ? Rritja e perceptuar e nivelit të kriminalitetit duket se ka pasur një ndikim të konsiderueshëm në ankthin e qytetarëve për sa i përket drejtimit të vendit. ? Pronarët e bizneseve të vogla, të shqetësuar për uljen e të ardhurave nga bizneset e tyre si edhe rritjen e taksave. ? Papunësia u përmend shpesh si një shqetësim i madh i jetës së përditshme të pjesëmarrësve në të gjitha grupet demografike. ? Përveç situatës së vështirë ekonomike që konsiderohet si faktori kryesor për shkallën e lartë të papunësisë, sipas pjesëmarrësve papunësia vjen si rezultat i punësimit në bazë të "njohjeve" dhe "përkatësisë politike". ? Cilësia e shërbimeve publike, veçanërisht arsimit e shëndetësisë, një shqetësim kryesor i qytetarëve dhe një motiv që, sipas tyre, shpjegon se përse vendi po ecën në drejtimin e gabuar. ? Përhapja e universiteteve private, që shpërndajnë diploma të një cilësie të dyshimtë, perceptohet gjithashtu si një problem i rëndësishëm i sistemit arsimor në Shqipëri. Shumica janë thjesht "kompani në biznesin e arsimit. ? Pjesëmarrësit shfaqen të pakënaqur me shërbimin shendetësor publik në vend. Ka paaftësi dhe korrupsion. ? Rritja e konsiderueshme të numrit të krimeve të rrugës gjatë muajve të fundit, të shqetësuar për sigurinë personale. ? Pakënaqësi në lidhje me mënyrën se si po qeveriset vendi. Shumica fajëson "ata që janë në pushtet" për situatën e zymtë ekonomike, që përbën problematikën më kryesore të jetës së përditshme. ? Qytetarët u shfaqen veçanërisht të ndjeshëm ndaj disa deklaratave publike të zyrtarëve të qeverisë ku pretendohej se ekonomia e vendit po rritet me ritme të shpejta, deklarata që perceptohen si të "pandjeshme ndaj vuajtjeve të qytetarëve të zakonshëm". ? Puna e qeverive përkatëse lokale, ka cilësi të ulët të shërbimeve publike. ? Pjesëmarrësit, histori personale ku iu ishte dashur të jepnin rryshfet një polici, infermier, mësuesi apo punonjësi tjetër të administratës publike për të marrë shërbimin e kërkuar. ? Korrupsioni, i konsideruar shpesh si një mjet i domosdoshëm për "të zgjidhur punë" përbën një pjesë të pandashme të jetës së qytetarëve. ? Korrupsioni shfaqet në një formë edhe më të organizuar dhe sistemike ndërmjet politikanëve, në krye qëndron qeveria. ? Skeptikë në lidhje me aftësinë e përgjithshme të vendit për të luftuar korrupsionin. ? Përpjekjet për të reformuar sistemin gjyqësor deri më tani kanë qenë të paefektshme, mungon vullneti politik për kundër tij. Gjyqësori, shumë i ndjeshëm ndaj presioneve politike. Faksimile e raportit të NDI për situatën në Shqipëri
21E shtunë, 29 dhjetor 2012 KULTURE rekomandoja ta kalojnë njëherë për duarsh. -Ju e keni vënë re, sikurse edhe ne e kemi vënë re, se gjatë gjithë festimeve të 100-vjetorit nga qeveria është vrapuar për të ngritur në qiell disa figura historike dhe për të ulur qëllimisht disa të tjera, para se historianët të flasin për to. Çfarë vëmendje tërhiqni për gjithë këtë që ka ndodhur? -Mund të kujtoj një parim shumë funksional në kulturën e çdo kombi: të vërtetat historike që mund të rreket e të përpiqet një politikë t'i imponojë ose t'i ndryshojë ose t'i promovojë ose edhe t'i sanksionojë, nuk e kanë jetën të gjatë. Jetëgjata mbeten vetëm ato të vërteta që sanksionohen nga historia, në kuptimin e historisë si disiplinë shkencore. Brezi im kemi pasur "fatin" - në thonjëza këtë - të njohim edhe një periudhë që e quaj të lirisë së kufizuar, e cila na dha mësimin e madh të jetës profesionale: sado që dha e mori politika e atij regjimi, me t'u bjerrë ai regjim dhe sapo që historianët u ndien të lirë, të vërtetat e politikës në pushtet ranë dhe po bien si gjethet vjeshtës. Nuk është figurë romantike kjo e gjetheve të vjeshtës, është parim i paprapsueshëm si ligjësia natyrore e specifikave të stinëve të ndryshme. Edhe ato "trille historike" që mund të synojë sot t'i imponojë politika nuk kanë për të qenë jetëgjata. Së paku politikës do t'i bënte mirë të mos e kishte këtë shpresë. -Pra politika ka imponuar...? -Po them dhe po përsëris parimin: që çdo politikë që përpiqet të imponojë të vërteta historike duhet ta dijë që ato të vërteta nuk do të jenë jetëgjata. Them se tanimë ju e dini që vetë bëj pjesë ndër ata njerëz që besoj më shumë te historia se sa te politika, posaçërisht për ç'i përket kultit të historisë. - A mund të na thoni diçka për botimet të kësaj natyre që keni bërë në këtë prag Pavarësie? -Nuk kemi bërë shumë botime. Madje kemi bërë pak, më pak nga sa kemi planifikuar dhe propozuar. I kemi pasur të kufizuara mundësitë financiare. Por mund të njoftoj që kemi gati për shtyp një vepër përnjëmend madhore për albanologjinë në veçanti dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Është fjala për korpusin tanimë unik "Albanica", që përfshin autorët e huaj për shqiptarët dhe Shqipërinë nga fundi i shek. XV deri në vitin historik 1912. Një bibliografi e adnotuar, siç thuhet në gjuhën profesionale, për të cilën kanë kontribuar disa breza bibliografësh të albanologjisë. Por është vepër edhe shumë e vëllimshme, ndoshta mund të kapë kund rreth 2000 faqe. Ka vështirësitë e redaktimit, të korrigjimeve, ta faqosjes etj. Detyra që i kishim vënë vetes ishte të përfundohej në këtë 100-vjetor dhe këtë e kemi arritur. Nëse "lypja" për fonde botimi do të na dalë mbarë, shpresoj që në 6-mujorin e parë të vitit që vjen të jetë në përdorim të publikut. Gjithnjë në radhë të parë në format elektronik, mandej afërmendsh edhe në formë libri: Biblioteka do të bënte tradhti ndaj vetes nëse do të realizonte vetëm produkte elektronike duke harruar librin, "gurin e themelit të dijes", siç më pëlqen ta quaj. SI KA NDODHUR brenda një viti që nga Kremtimi i pavarësisë. Si e tradhtuan firmëtarët Ismail Qemalin. Editoriali i gazetës “Përlindja e Shqipëniës”, e tetorit 1913. Portretet e përçarësve Dervish Hima, Faik Konica, etj GAZETA "PËRLINDJA E SHQIPËNIËS" “Faik Konica tradhton Ismail Qemalin për Esat Pashën” Gazeta “Përlindja e Shqipëniës” të habit meprofesionalizmin e saj. Aty gjejmë përshkrimin e paanshëm të ngjarjeve, pavarësisht se është një gazetë qeveritare. Editorialet shquhen për analiza të holla dhe tema të mprehta që parashikojnë edhe kthesat politike të kohës. Nuk mungojnë as lajmet shkurt të mediave të huaja për problemet dhe çështjet shqiptare. Interesant është editoriali që shkruhet për daljen e një qeverie të re që u formua në Durrës. Editoriali mban emrin Met Fiso (që duket më tepër si pseudonim). Megjithatë përmbajtja e tij shquhet nga analiza e thellë, kritika e fortë pa e humbur etikën profesionale, ku nënvizohet një ironi e mprehtë: Ja si shkruhet: “U-FORMUA E DYTA QEVERRIË SHQIPTARE! “Ç'përshtypje do të bëj vallë ky titëll? Shqipëtarët e Durrësit e të përqarkut, e dimë, s'do të çuditen. “Aferim, do thonë, ky asht hyqymeti ynë”. Shqipëtarët e tjerë, ata që s'rrojnë nën hijen e qeverriës së re, dhe ata që rrnojnë jashtë atdheut, duke mos u zanë besë syve, do të helmohen kur të kupëtojnë se Esad Pashë Toptani ngriti në Durrës një qeveri më vehte. Po në Durrës, Esad Pasha, Faik Konica, Dervish Hima, Fazil Pasha dhe disa të tjerë formuan një qeverrië të re. Përse? S'besojmë të na pyesë përse, ay që njeh emnat e atyne që numëruan ma sipër. Na përgjigjemi për ata të tjerët. Esad Pasha nuk mund të duroëj që z.Ismail Beu të jete kryetar'i qeverriës dhe ay, goxha “gjeneral” të mos jetë ma shumë se një ministër; shokët e Pashës s'mundin t'ia falin fajin që bani Z.Kryetar i qeverriës duke mos u përpjekur që të futen në ministrië njerës “të mëdhenj” si Dervish Hima dhe Faik Konica. Qysh të quhet ministër një Gurakuqi, një Cali, një Pogë e një Nosi, njerëz të cilët s'dinë ç'domethanë qeverim dhe të lihen më nj'anë burra si Dervishi dhe si Faiku? Po këtë punë, kurrë, kurrë s'munt ta kupëtojë koka e ‘tyne. Esad Pasha nuk e do Ismail Beun, i thosh Dervish Hima një gazetari austrian, sepse Pasha do që t'a shoh Shqipëriën nën një qeverrië krejt europiane, qeveri e përbame me njerës të cilët ta kenë zanat qeverimin. S'duhet të mundohemi shumë gjer sa ta kupëtojmë cilët janë këta të lumtur, këta bijët e Shqipëriës që e paskan zanat të qeverrisurit. Emrat e antarëve të shoqërisë dhipllomatike të Durrësit, -Esadi, Faiku e Dervishi-njihen fort mirë për dituriën e ‘tyne të naltë në punë të qeverrimit. Gjer më sot me këtë punë është marrur oratkëria e ‘tyne. Vetëm një gjased u duhet këtyne “atdhetarëve të flaktë” vetëm një diturië u mungon: Të qeverrisurit e vehtjes. Këta vallë, Esadi me ortakët, përpiqen me kaq nxehtësië për një qeverië europiane, për një qeverrië të drejtë? Esadi që s'di dhe nuk do të dië ta shkruajë emnin e tij as shqip as në ndonjë gjuhë europiane? Ay që mallkohet tri herë në ditë prej gjithë botës së Tiranës dhe përqarkut sepse i ka mbajtur nën një zgjedhë ma të ashpër dhe shumë ma të paduruëshme se të Sulltan Hamidit dhe i ka rrahur dhe i ka munduar mizorisht? Ay që s'ka një mik, i cili t'i vij pas nga dashuria, por të gjithë nga frika a nga interesi, ay dashka qeverrië të drejtë? Esad Pashë Toptani q'asht në marrëdhanie vëllazërie me qeverritarët e Turqiës, me ata që n'a kanë pirë gjakun dhe, si shpërblim, n'a i rrahin e n'a i dbojnë djemtë që gjenden në shkollat e Stambollit, ky e do të mirën e Shipëriës? Mund t'emënohet athdetar shqiptar Esad Pasha, aher kur, duke qenë ministër i punëve të brendshme i Shqipëriës -për faqe të zezë- i telegrafon urim Jusuf Izedinit dhe e nënshkruan veten si gjeneral i ushtëriës turke? Qeverria, duke e emënuar ministër, e hipi në një shkallë që s'e meritonte n'asnjë mënyrë. Si ministrë i Shqipëriës së lirë, vete në Romë, pritet e nderohet atjë si përfaqësues i shqiptarsiës, kthenet, pastaj, në Durrës dhe i shkruan ministrit të luftës së Turqiës se “besnikëria ime për Dovletin kurr nuk do të vogëlohet; të gjitha ato që kanë shkrojtur gazetarët e huaj-për punën e shqiptarësiës s'ime-janë të shpifme: ato nuk mundin me m'i prish ndjenjat e ndershme islamike të miat.” Me ç'mënyrë vallë, me ç'shpërblime do të mundë Shqipëria t'u a heqë turqismin prej shpirti këtyne njerësve? Po Faiku, qysh pajtohet me mendime të këtilla? Nuk asht zotnia e tij ay që shkruante se vetëm ahere do të vejë përpara Shqipëria, ahere kur të shduken të gjithë turkomanët, kur të humbasë miqësia e shqiptarve për Baba Dovletin? Kështu i përfaqëson zotëni e ‘tij atdhetarët e Amerikës, të cilët ban aq therrorësië për ta dërguar të punojë me qeverriën e Vlonës? Këta zotërinj e trajtojnë themelin e qeverriës kombëtore të Durrësit. Këta janë atdhetarët e qeverriës, e cila i rreh ata që q'i nënshkruajnë shqip dëftesat e shkrujtme turqisht; këta janë mjerisht të cilët ndahen prej qeverisë së përshtatshme për të rrnojtur ma evropësisht; po më anën tjatër, kur të vesh me kapellë në kokë në viset që sundohet prej kësaj qeverriës, të qeshin e të rrahin. Esadi, Faiku dhe Dervishi formojnë shoqëriën e panomtë që do të bierë qetësiën dhe vëllazëriën në Shqipërië duke shtyrë myftilerët e hoxhallarët që t'a mbështjellin popullin e mjerë me zurna e daulle dhe ta ndërseinë kundër të krishtenëve; këta janë tre musqetarët (mosketierët-shënim-red) e mjerë që do t'i venë mb'udhë punët e së mjerës Shqipërië. Gjer dje, vendi i yni, na kish nji ministër të punëve të brendme, i cili duke qëndruar si i këtillë, bante kundërshtim, që përsëlargu, ati që e kish zgjedhur ministër; sot, Shqipëria shkëlqen me një qeverrië të dytë, qeveri e karikaturrë nën kryesinë e një inalfabeti. Met Fiso.” Po Faiku, qysh pajtohet me mendime të këtilla? Nuk asht zotnia e tij ay që shkruante se vetëm ahere do të vejë përpara Shqipëria, ahere kur të shduken të gjithë turkomanët FISO: Esad Pasha nuk e do Ismail Beun, i thosh Dervish Hima një gazetari austrian, sepse Pasha do që t'a shoh Shqipëriën nën një qeverrië krejt europiane, qeveri e përbame me njerës të cilët ta kenë zanat qeverimin.
12 E shtunë, 29 dhjetor 2012 DUKE BLERË ABONIMIN, JU MUND TË LEXONI GAZETËN QË NGA ORA 2:00 E MËNGJESIT, DHE PAGUANI MË PAK KURSENI! Lexojeni gazetën në ipad në kompjuter SHKARKON FALAS APP TE SHQIPTARJA.COM NGA APPLE STORE NE VERSIONIN DIXHITAL n iphone origjina e lajmit... Në adresën: www.shqiptarja.com
E-mail: thashethem@shqiptarja.com THASH THEM& Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com NR. 47 E shtunë, 29-12-2012 GENTA BB5 “S`ka vend “S`ka vend për Rubensin në librin tim” NDAN TRIUMFIN ME BASHKESHORTEN MIRA KONÇI “Do tëkurorëzohem së shpejti në martesë” Enca Enca Haxhia dhe Haxhia dhe Krishtlindjet Krishtlindjet speciale FLORIANA GARO:Ja çfarë do të ofrojnë Ja çfarë do të ofrojnë ekranet Shqiptareekranet Shqiptar 19-vjetori i Françeskës 19-vjetori i ançeskës së Big Brother 5së Big Brother Portokallia shndërrohet në një terminal aeroporti, aktorët e 2XL takim me Berishën Kryeministri i gëzon me një premtim Ish i dashuri Ermal Merdani, qëndron vetëm dhjetë minuta e uron për ditëlindje dhe i dhuron një vazo me lule VITI I RI 2013 Atmosfera e Atmosfera festave në shtëpinë e moderatores SHPETIM SARAÇI SHPETIM
10 E shtunë, 29 dhjetor 2012 AKTUALITET Itali, gruaja denoncon bashkëshortin pedofil në polici Nënë e bijë që të dyja shqiptare mebanim në Rimini të Italisë, u paraqitën në polici për të denoncuar një histori të rëndë abuzimesh. Mes lotësh vajza rrëfeu abuzimet neveritëse të të atit, të nisura para 3 vjetësh dhe të kulmuara 1 vit më parë me përdhunim të mirëfilltë prej tij. Që nga ai moment sa herë që babai qëndronte vetëm me vajzën 13 vjeçare, përfitonte nga situata dhe e përdhunonte nën kërcënimin, "Nëse thua ndonjë gjë, do pendohesh për gjithë jetën". Më në fund kur durimi iu sos dhe dhimbjet bën të vetëm, mes lotësh vajza e mitur i kërkoi të ëmës të mos shkonte në punë për të mos e lënë vetëm me babanë. Në atë moment gruaja pyeti vajzën se çfarë kishte ndodhur, kur mësoi se e bija ishte përdhunuar në mënyrë sistematike, sa herë që ndodhej vetëm me të atin. Pas denoncimit të këtij rasti, policia u vu në veprim ku brenda ditës vuri në pranga kryefamiljarin 37 vjeçar, i cili punonte në ndërtim. Ky është i disajti rast i arrestimit të emigrantëve shqiptarë në shtetin fqinj që akuzohen për pedofili dhe dhunim seksual të fëmijëve të tyre. LAJME SHKURT Lajmi Një tjetër sekuestro është shënuar në Durrës me vlerë 1 milionë euro. Një pronë me vlerë 920 mijë euro dhe rreth 50 mijë euro llogari bankare të cilat dyshohet se janë vënë nga trafiku i drogës dhe kanë lidhje me një shqiptar të dënuar të quajtur Kreshnik Bodlla. ??? TIRANE Katër të arrestuar Arrestohen dy femra me 65 kg hashash ??? TIRANE Katër meshkuj dhe dy femra janëarrestuar nga policia italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit që i është bërë njërës prej makinave të trafikantëve, policia në Firenze ka gjetur dhe sekuestruar 65 kg marijuanë, Pranë një lokali fillimisht mbërriti një makinë ku udhëtonin dy shqiptarë, një femër dhe një mashkull, të cilët pasi parkun automjetin u ulën në lokal për të pirë kafe, por vazhdimisht hynin dhe dilnin. Pak minuta më pas mbërriti një tjetër makinë ku udhëtonin katër persona, tre meshkuj dhe një femër, të cilët u bashkuan me çiftin dhe filluan të debatonin. Personeli i lokalit mendoi për një vjedhje të mundshme dhe lajmëroi policinë, e cila pasi mbërriti ushtroi kontroll në njërin prej automjeteve ku u gjet e fshehur rreth 65 kg marijuanë e ndarë në 300 pako. Policia gjithashtu gjeti në sediljen e pasme të makinës parfum, që shërbente për të eliminuar dyshimet për prezencën e drogës. Pas arrestimit të pesë shqiptarëve (dy femra dhe tre meshkuj) dhe një shtetasi grek, policia ka nisur hetimet për të zbuluar se nga vinte droga dhe destinacionin e saj. Pak ditë më parë olicia e Milanos ka sekuestruar ditën e sotme 50 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë dhe ka arrestuar 2 shqiptarë në një apartament në Milano, si posedues të lëndës narkotike.Të arrestuarit janë dy shtetasit shqiptarë Ilia Luari, 46 vjeç dhe Daniel Qillo 37 vjeç. Sipas të dhënave të policisë italiane dy trafikantët e kishin ruajtur lëndën narkotike në një apartament në rrugën "Caraçiolo", në veri të qytetit me qëllim që ta shisnin gjatë pushimeve të festave. Policia ka marrë informacione paraprake nga banorët e zonës për sjelljet e çuditshme të dy shqiptarëve dhe ka monitoruar për pak kohë apartamentin e tyre, deri në operacionin e sotëm që finalizoi arrestimin e 2 shqiptarëve dhe sekuestrimin 50 kg heroinë. Gjykata e Durrësit, mekërkesë të Prokurorisësë Durrësit ka vendosur sekuestro preventive për pasuri të cilat arrijnë shifrën totale rreth 1 milion euro në pronësi të shtetasit Kreshnik Bodlla (Farruku). Sipas Prokurorisë këto pasuri dyshohet se janë krijuar nga aktivitetet e paligjshme të shtetasit Kreshnik Bodlla (Farruku) dhe përdoren nga dy familjarët e tij, Reshit Farruku (babai) dhe Roland Farruku (vëllai), banues në Shijak të Durrësit. Në bazë të të dhënave hetimore, ekzistojnë prova dhe fakte se shtetasi Kreshnik Farruku (i cili aktualisht e ka ndryshuar dhe mban mbiemrin Bodlla) është përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e lëndëve narkotike. Për këto veprimtari të paligjshme Kreshnik Bodlla (Farruku) është dënuar në Itali në vitin 2007, me 5 vite burgim. Pas një hetimi të kryer është konstatuar se Reshit dhe Roland Farruku kanë blerë një pronë me vlerë 920.000 euro në zonën e Gjirit të Lalzit, si edhe kanë një llogari bankare në shumën 6.271.000 lekë, të cilat dyshohet se janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm i familjarit të tyre Kreshnik Bodlla (Farruku) prandaj janë vënë nën sekuestro preventive. TË ARDHURAT Nisur nga fakti se të ardhurat e ligjshme të këtyre shtetasve nuk mbulojnë shpenzimet e kryera, mbështetur në provat e hetimit të kryer në funksion të kësaj çështje, rezulton se nga ana e shtetasve Reshit Farruku dhe Roland Farruku janë kryer veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale" të parashikuar nga neni 287/1/b/ d dhe "Mashtrimi" parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. Në datën 27.12.2012, Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës ka zbatuar urdhrimin e Gjykatës për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e Kreshnik Bodlla (Farruku), Reshit Farrukut dhe Roland Farrukut. DELIU Dy ditë më parë u sekuestruan asete të patundshme, mijëra metra katror sipërfaqe toke, apartamente, lokale, automjete, por dhe llogari bankare që kapin vlerën e 5 milionë eurove, pasi rokuroria dyshon se këto pasuri janë krijuar nga veprimtari kriminale të trafikut të lëndëve narkotike të kryer nga Elton Deliut, i cili 4 vjet më parë u ekzekutua në apartamentin e tij së bashku me të ëmën dhe Admirim Nuro Sako, 40 vjeç. Gjykata e Tiranës firmosi urdhrin për vendosjen e sekuestros preventive me kërkesë të organit të akuzës. Pasuritë e sipërpërmendura dyshohet se janë tjetërsuar dhe figurojnë të regjistruara në emër të tij dhe të familjarëve e të afërmve të tij. Në një konferencë për mediat, Policia e Tiranës, përmes zëdhënëses Alma Katragjini tha se "pas një hetimi 6-të mujor operacioni i koduar "Ekspozita" arriti të sekuestrojë, sipërfaqe toke në total 50 hektar truall të ndodhura në Komunën Kashar, ambjente biznesi Bar-Kafe të ndodhura në qytetin e Tiranës, tre llogari bankare në shumën prej 290 000 dollarë, 1 apartament banimi në qytetin e Tiranës dhe pesë automjete te markave të ndryshme." Nga Strukturat e Pastrimit Parave, vazhdon puna dhe po kryhen hetime intensive për identifikimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi dhe për persona të tjerë të implikuar. I përkasin shtetasit Bodlla, i dënuar për trafik Durrës, sekuestrohen 1 milionë euro pasuri Bllokohet prona 920 mijë euro dhe kontot bankare ? Arrestohet polici i burgjeve Një efektiv policie i burgut në Shën Koll është arrestuar në flagrancë për shpërdorim detyre. Polici në rolin bazë, Rasim Milla 46 vjeç është vënë në pranga gjatë ditës së djeshme në orën 13:40 në burgun e Shën Kollit nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB). Në kohën e marrjes së shërbimit të turnit të dytë, 46-vjeçarit i është bërë kontroll fizik nga ku është gjetur një celular i fshehur në këpucë. Pas kësaj ngjarje janë bërë të gjitha veprimet hetimore nga SHKBB dhe është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" në bazë të nenit 258 të Kodit Penal. Sipas policisë, dokumentimi i kësaj vepre penale u realizua si rezultat i dinamikës së veprimtarisë gjurmuese kundrejt këtij punonjësi. ? Peqin, arrestohet grabitësi 18-vjeçar Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka grabitur një sasi kablli elektrik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vashaj, komuna Gjocaj në Peqin gjatë ditës së djeshme. Personi i arrestuar është Mit'hat Rexha, banues po në këtë fshat. Ai është arrestuar pas denoncimit që i ka bërë një bashkëfshatar i tij me inicialet M.S. Ai ka deklaruar në polici, se Rexha i ka vjedhur disa metra kabllo elektrik. Pas verifikimeve, policia ka arrestuar 18-vjeçarin. Materialet në ngarkim të tij, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Elbasan, për veprën penale të vjedhjes. ? Pranga shqiptarit me heroinë Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në automjetin me të cilin udhëtonte i është sekuestruar 6 gramë heroinë. Në pranga ka rënë Rafaelo Ramiz Dardha, banues në Tiranë. Dardha është kapur dje në orën 17:20 tek rrotullimi i Doganës në Tiranë, teksa ishte duke drejtuar mjetin tip "Benz", me targa AA 557 FI. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, janë gjetur ne një mbështjellje me letër alumini, në të cilën ishin tre qese transparente. Brenda qeseve ishte lënda narkotike e lloji heroinë. Po ashtu, në makinë ju gjetën edhe tre gota të vogla plastike me kapak ngjyrë të kuqe, ku kishte mbetje lënde të bardhë si ajo e metadonit. Prona e sekuestruar në Gjirin e Lalëzit Sekuestrot Është blerë një pronë me vlerë 920.000 euro në zonën e Gjirit të Lalzit, si edhe kanë një llogari bankare në shumën 6.271.000 lekë, të cilat dyshohet se janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm
9E shtunë, 29 dhjetor 2012 EKONOMI CEZ: Libofshë dhe Karavasta, vidhen 6 km kabëll ajror CEZ Shpërndarje njoftoi dje vjedhjen e 6km kabëll ajror nga linja 35 kv LibofshëKaravasta, që ka shkaktuar lënien pa energji elektrike të Hidrovorit të Karavastasë. Ekipet e CEZ Shpërndarje janë duke punuar për zëvendësimin e kabllit të vjedhur, por gjithësesi sjell në vëmendje të publikut se për të disatën herë kjo linjë vidhet nga persona të paidentifikuar deri më tani, duke shkaktuar probleme serioze jo vetëm për kompaninë e shpërndarjes, por edhe për Hidrovorin e Karavastasë. Vjedhja e aseteve është një problem serioz dhe shumë alarmues, siç po e njofton këtë vazhdimisht kompania. Që nga tetori 2010 e deri më sot, kompanisë i janë vjedhur 198 transformatorë, 12 km kabëll bakri dhe 6.000 kg përcjellës bakri. Autorët e këtyre vjedhjeve jo vetëm i shkaktojnë kompanisë një dëm të konsiderueshëm financiar, por edhe lënë komunitetet përkatëse dhe klientët e rregullt të CEZ Shpërndarje pa energji elektrike. Në kushtet aktuale, të një portofoli të vështirë financiar, CEZ Shpërndarje ka vështirësi në sigurimin e bazës materiale, theksohet në një njoftim për shtyp nga kompania. Shoqata njofton bllokimin e 12 mijë apartamenteve Ndërtuesit: Qeveria 100 mln euro borxh "Mbyllëm 2.000 firma, pagat 30% më të ulta" Akuza Plani Rregullues, Bashkia mashtroi Plani Rregullues i Tiranës, i miratuar para pak ditësh në Këshillin Bashkiak, ka disa ndryshime nga ai, që iu është paraqitur për mendim ndërtuesve. Sipas drejtorit ekzekutiv të Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muçi, ky komunitet ka disa vërejtje për ndryshimet në planin rregullues, si ulja e numrit të strukturave të ndërtimit, si dhe ndryshimit të intensitetit të ndërtimit. Shoqata tha se e përgëzon miratimin e Planit, pasi ishte një veprim i shumëpritur, por, nga ana tjetër, ky Plan rrezikon të favorizojë klientelizmin. Sipas Planit Rregullues të Tiranës, numri i nën-njësive strukturore të kryeqytetit është ulur nga 600 në 460 dhe nuk cakton një vlerë fikse të intensitetit të ndërtimit. Të gjitha këto, sipas Shoqatës, krijojnë hapësira për mungesë transparence në dhënien e lejeve të ndërtimit. Në konsultimin e fundit të Planit, grupet e interesit si ndërtues, arkitekitë apo investitorë kanë shprehur shumë kërkesa për ndryshime në draft. Shoqata e Ndërtuesve ka kërkuar që koeficienti i intensitetit të ndërtimit të mos jetë më poshtë se 2, duke e konsideruar edhe këtë shifër tepër të ulët për zhvillimin e këtij sektori. Kreu i kësaj Shoqate për Tiranën, Avenir Kika, ka kërkuar gjithashtu që të ndryshojë rregullorja e ndërtimit të territorit, pasi nuk është funksionale. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha u shpreh se pikat e propozuara nga grupet e interesit do të rishikohen sërish dhe më 24 Dhjetor, plani urbanistik do të miratohet me të gjithë ndryshimet e nevojshme. Sipas Bashës, qëllimi i tij është harmonizimi i interesave të bizneseve me ato të qytetarëve. Me sa duket, kjo ishte thjesht një deklaratë boshe. Plani është cilësuar dje si “kriminal” nga përfaqësues të shoqërisë civile, pasi intensitetet e ndërtimit shkojnë deri në 6 herë. Sipas tyre, edhe sot Tirana konsiderohet nje qytet i mbipopulluar me një dendësi prej 4 mijë banorësh për kilometra katror, por me Plan parashikohet të shkojë rreth 25 mijë banorë për kilometër katror, një rekord botëror për llojin e vet. ??? TIRANE Kursi i këmbimit valutor Për datën 28.12.2012 105.88 +0.62 Ndryshimi ditor 139.58 +0.09 Ndryshimi ditor 170.34 +0.08 Ndryshimi ditor 115.40 -0.16 Ndryshimi ditor Burimi: Banka e Shqipërisë Lajmi Shoqata e Ndërtuesve ka akuzuar dje ministrat se gënjejnë kur deklarojnë që qeveria u ka paguar të gjitha detyrimet firmave private të kontraktuara. Sipas drejtorit Maksim Muçi, ngaqë nuk po u paguhen prej vitesh 100 milionë euro, ndërtuesit kanë falimentuar ose kanë ulur ndjeshëm pagat ??? TIRANE GENC KONDI Tarifat Miratohet rritje e çmimit për ujin e pijshëm Vitin e ardhshëm qytetarët e Pogradecit, Përmetit eBulqizës do ta paguajnë me shtrenjtë ujin e pijshëm. Enti Rregullator i Ujit ka miratuar kërkesat e operatorëve të këtyre qyteteve për rritje të tarifave dhe vendimet hyjnë në fuqi nga 1 janari 2013. Në Pogradec familjarët nga 55 lekë/m3 do të paguajnë 62 lekë, ndërsa në Përmet familarët do të paguajnë 40 lekë/m3 vitin e ardhshëm, nga 38 lekë që paguanin. Enti ka miratuar tarifa për Fierin, Gjirokastrën e Rrogozhinën, që do të zbardhen pas firmosjes së kontratave, ndërkohë që janë në proces Lezha, Lushnja dhe Kuçova. Pas disa deklaratave tëministrit të FinancaveRidvan Bode apo të Punëve Publike Sokol Olldashi se firmave të kontraktuara nga qeveria u janë paguar të gjitha detyrimet nga shteti, dje Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ka pohuar se, që nga viti 2009, borxhi i Ekzekutivit ndaj tyre vazhdon të mbetet në nivelin e 100 milionë eurove. Sipas drejtorit të saj ekzekutiv Maksim Muçi, qeveria ka shlyer herë pas here detyrime, por borxhi mbetet po ai. Viti 2012, tha Muçi, shënoi një thellim të mëtejshëm të krizës ekonomike në sektorin e ndërtimit. Firma me aktivitet zero, ulje pagash deri në 30% për të punësuarit, rritje e borxhit nga ana e qeverise, si dhe apartamente te pashitura: ky ishte viti që po lemë pas për sektorin e ndërtimit, i cili shënoi vitin e katërt të krizës pa ndërprerje, gjatë së cilës numërohen rreth 2 mijë subjekte të mbyllura. Vetëm dy ditë më parë, gjatë publikimit të statistikave afatshkurtëra për tremujorin e tretë të këtij viti nga ana e Institutit zurtart të Statistikave, u vu në dukje se shifra e afarizmit në ndërtim, e vlerësuar me çmime fikse, deflatuar me Indeksin e Kushtimit në Ndërtim, është ulur 15.8 për qind, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë 2012 është ulur 0.3 për qind. Volumi i prodhimit është ulur 14.6 për qind krahasuar me tremujorin e tretë 2011. Nga ana tjetër, numri i të punësuarve në ndërtim është ulur në tre muaj 8.2 për qind, ndërsa pagat janë ulur me 8.1 për qind gjatë të njëjtës periudhë. Sipas ndërtuesve, numri i apartamenteve të pashitura në shkallë vendi këtë vit ka arritur shifrën rekord 12 mijë. Numri më i madh rezulton ne qytete turistike, ku pati një bum ndërtimesh më parë. "Rreth 5 mijë janë në Vlorë, rreth 2.500 janë në Sarandë, rreth 300 në Korçë, rreth 4.500 në Durrës. Në Tiranë, përsa i përket zonës së Bashkisë, janë pak - sepse flasim vetëm për Bashkitë dhe nuk flasim për Kasharin, Farkën e zonat e tjera - shifra është rreth 600-700 apartamente", tha Maksim Muçi. Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi deklaroi në një nga seancat parlamentare se dikasteri që drejton "nuk u ka asnjë borxh kompanive të ndërtimit të rrugëve. "Borxhi është zero dhe e gjithë përpjekja e PS për të krijur histori borxhesh është trillim borxhesh" tha ai. Në këtë linjë është shprehur edhe Ridvan Bode gjatë prezantimit të p/buxhetit 2013. Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës
3E shtunë, 29 dhjetor 2012 AKTUALITET URDHRI I MJEKUT " ka kërkuar që të bëhen hetime për vdekjen e Arsela Vladi. Vajza 7vjeçare është varrosur në mesdite në Xhafzotaj nga familjarët e saj. AVOKATI I POPULLIT Igli Totozani shkoi dje në familjen e vogëlushes dhe premtoi se do merret me këtë çështje, duke dërguar një grup ekspertësh. Ngjarja në 2007 Vrau pacienten, mjeku sillet nga Belgjika MJEKIMI I GABUAR Avokati i Popullit nis hetim për vdekjen e 7-vjeçares Arselës diabetike iu injektua glukozë Dy muaj më parë vdiq 11-vjeçari në QSUT ??? TIRANE JONIDA LATE Çdo ditë së bashku me të motrën, nxënëse e së njëjtës shkollë për piano, Arsela udhëtonte drejt Durrësit me pasionin për muzikën dhe shkollën. Avokati i Popullit Igli Totozani ka marrë miratimin për nisjen e hetimeve nga dy prindërit Ilir dhe Alma Vladi, që humbën vajzën shtatë vjeçare nga një mjekim i gabuar. Pas varrimit të vogëlushes Arsela në Xhafzotaj të Durrësit, Avokati i Popullit u shpreh i shqetësuar për trajtimin shëndetësor që marrin fëmijët e sëmurë, ndërsa nëna e vajzës i bëri thirje të gjithë prindërve që të jenë të kujdesshëm për të kërkuar kryerjen e analizave për të mos pësuar fatkeqësi si ajo. “Jo se do ta ngjallin vajzën time, por të paktën të mos pësojë kush atë që pësova unë. Këtë dua unë për të gjithë prindërit”, thotë e përlotur Alma Vladi, e ëma e vajzës që ndërroi jetë tragjikisht. “Rasti ka nevojë për drejtësi. Duhet vendosur drejtësi në këtë rast dhe nuk duhet të përsëriten më. Ky është një rast i pashembullt, rast flagrant. Ne dëshirojmë si institucion që ta hetojmë këtë rast dhe do të na duhej pëlqimi juaj”, iu drejtua prindërve të vogëlushes Avokati i Popullit, Igli Totozani. Vajza humbi jetën për shkak se iu injektua serum glukoze kur vuante nga diabeti. Me urdhër është pezulluar nga detyra drejtueset Irena Lila dhe Etleva Myshketa, gjithashu është pezulluar menjëherë nga detyra dhe mjeku pediatër Rasim Lusha, i cili ka ndjekur vajzën. "Përgjegjësia është në radhë të parë individuale, pastaj edhe institucionale, por më vjen keq t'ju them që mjeku që ka pritur fëmijën në opinonin tim nuk ka qenë i përgjegjshëm. Në kontaktin e parë që pamë me kartelën, ka përgjegjësi dhe kjo përgjegjësi do të shkojë deri në fund", thotë Pipero. Arsela ishte nxënëse e klasës së dytë për violinë në shkollën e muzikës “Jan Kukuzeli” të Durrësit. Çdo ditë së bashku me të motrën, nxënëse e së njëjtës shkollë për piano, Arsela udhëtonte drejt Durrësit me pasionin për muzikën dhe shkollën. VDEKJA E DENISIT Në 7 nëntor 2012, 11-vjeçari Denis Alimadhi gjeti vdekjen si pasojë e tetë arresteve kardiake që pësoi gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në qepallat e syve. Kështu thuhej në raportin paraprak të Mjekësisë Ligjore për vdekjen e 11vjeçarit Denis Almadhi, i cili humbi jetën në sallën e operacionit gjatë një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin francez në QSUT. Familjarëve iu dorëzua edhe skeda e vdekjes ku sqarohej se vdekja e të miturit ka ardhur nga një aksident mjekësor pas komplikacioneve të shfaqura gjatë operacionit nga hipertermia malinje. Denis Almadhi, humbi jetën mbrëmjen e 7 nëntorit, teksa po kryente një operacion estetik në qepallat e syve. Fëmija kishte anomali të lindura dhe u ishte nënshtruar edhe dy ndërhyrjeve estetike të mëparshme. Vogëlushi nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim përpara se të futej në sallën e operacionit, por sipas mjekëve pas injektimit të anestezisë i janë shfaqur komplikacione. Temperatura e tij trupore është rritur deri në 43 gradë celsius dhe ai ka pësuar disa arreste kardiake njëra pas tjetrës. Familjarët janë njoftuar disa orë më vonë për humbjen e djalit. Ata kanë denoncuar në polici ngjarjen dhe akuzojnë se djali ka humbur jetën nga neglizhenca e mjekëve ose nga mbidoza e anestezisë. Viti 2012 Rastet e vdekjeve në spital për këtë vit Në fillim të vitit vdiqErjola Dinoshi, 22 vjeçarja nga qyteti i Korçës, vdiq në maternitet pas lindjes. Më 3 janar një 21-vjeçare vdes në spitalin e Elbasanit, Blerina Balla për shkak të temperaturës së lartë. Në shkurt të këtij viti një foshnjë 5-muajsh nga qyteti i Korçës është çuar e pajetë në ambientet e spitalit të pediatrisë, ndërsa akuzuan mjekët për pakujdesi dhe neglizhencë në trajtim. Në gusht në spitalin e Përmetit vdes një fëmijë 7 vjeçar. Në tetor vdes në spitalin e Beratit Elvira Leshi, nënë e 4 fëmijëve. Po në tetor vdes i riu italian Luca Olivotto , ai ka gjetur vdekjen në Tiranë, ndërsa ishte në kurim e sipër nga Tullio Simoncini, me sodë buke. Në nëntor vdes në QSUT, Denis Alimadhi 11 vjeç. Në dhjetor Arsila Vladi 7 vjeç nga Durrësi vdes në QSUT Luca Olivotto S P I T A L Një mjek i akuzuar për vdekjen e një pacienteje u ekstradua dje nga Belgjika dhe do të vuajë dënimin në burg. Ekstradimi u krye dje nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana nga Belgjika, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Nuredin Rustem Feizaj, vjeç 53, lindur në Përmet. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me datë 07.07.2010, e ka dënuar me 3 vjet 6 muaj burg për kryerjen e veprës penale të “Mjekimit të pakujdesshëm dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“ parashikuar nga nenet 96 dhe 259, të Kodit Penal. I ekstraduari Nuredin Feizaj, më datën 08.04.2007, ka qenë duke ushtruar detyrën e mjekut në urgjencës e QSUT Tiranë, kur shtetasja Rakela V., ka shkuar në gjendje të rëndë në shërbimin e toksikologjisë, për të marrë kujdesin e duhur mjekësor. Vetëm pak minuta pas largimit nga spitali, kjo shtetase është ndjerë përsëri keq dhe e kanë kthyer sërish në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ka gjetur vdekjen. Gjatë gjykimit, nga akti i ekspertimit dhe ekspertët e thirrur në gjykim, ka rezultuar se kësaj shtetaseje nuk i është dhënë gjithë ndihma e nevojshme mjekësore, dhe nuk është treguar kujdesi i duhur. Shtetasi Nuredin Feizaj është arrestuar, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, më datë 21.09.2012 në Oudenarde, Belgjikë. Denisi Në 7 nëntor 2012, 11-vjeçari Denis Alimadhi gjeti vdekjen si pasojë e tetë arresteve kardiake që pësoi gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në qepallat e syve. Në foto: 11-vjeçari Denis Alimadhi që vdiq në 7 nëntor 2012
17E shtunë, 29 dhjetor 2012W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASH THEMTHE& VITI I RI 2013: Ja çfarë do të ofrojnë ekranet shqiptare Nata e ndërrimit të viteve,do jetë në fokus të ekraneve shqiptare me programet që ata kanë rezervuar posaçërisht për atë natë. E sigurisht që kryefjala do të jetë humori dhe muzika. THASH&THEM ka kontaktuar me regjizorët e programeve të ndryshme në televizonet shqiptare, për të zbuluar se çfarë do të ofrojnë për publikun atë natë. Konceptuar si një terminal aeroporti Një shou i rëndësishëm humoristik është edheprogrami që transmetohet çdo të diel në TopChannel, "Portokalli". Regjisori Altin Basha ka pohuar se, skena e Portokallisë në këtë fundviti është konceptuar si një terminal aeroporti, ku të gjitha situatat dhe numrat do të zhvillohen në këtë terminal. Në këtë terminal do të vijnë dhe ikin njerëzit gjatë festave të fundvitit, duke u konceptuar si një holl ku do të priten të gjithë. Prezantuesit Salsano Rrapi dhe Eneda Tarifa do të PORTOKALLIA vijnë përkatësisht në rolin e pilotit të avionit dhe stjuardesës. Përveç humorit të zgjedhur do të ketë edhe performanca muzikore që nga ato folklorike, modernet por edhe nga ato klasike. Gjithashtu një tjetër risi e programit është edhe lidhja me emisionet e reja në Top Channel si, "Kush e ngriti Flamurin", i cili me humor do të quhet "Kush e uli Flamurin" apo edhe "Dua më shumë vendin tim". Një programacion mjaft i pasur për festat e fundvitit. Kryeministri Berisha premton pjesëmarrjen APARTAMENT 2 XL Çdo të shtunë në VizionPlus, vjen për shikuesit shou humoristik "Apartamenti 2 XL". Drejtori artistik i “Tring Dixhital” Turjan Hysko tha se, për këtë vit është rezervuar një shfaqje e veçantë, që do të zgjasë përreth 2 orë e 30 minuta. "Është një shfaqje super e bukur, ku pjesë e saj do të jenë jo vetëm aktorët e "Apartament 2 XL", por edhe shumë të ftuar. Të ftuarit janë personazhet më në zë të momentit dhe sigurisht ne jemi në pritje edhe të Kryeministrit Sali Berisha. I pyetur nëse kreu i qeverisë do të jetë prezent Hysko tha se, "çdo gjë është e mundur, ndaj dhe ne jemi në pritje të z. Berisha". Duke u ndalur tek pjesët e humorit që karakterizojnë gjithnjë Apartamentin, ai tha se batutat dhe situatat do të jenë nga më të larmishmet dhe që do të pëlqehen nga publiku. Më herët aktorët e Apartamentit, Julian Deda, Gentian Zenelaj, Ermal Mamaqi dhe vet Drejtori Turjan Hysko, janë takuar me Kryeministrin Berisha. Ka qenë Juli ai që ka postuar një foto në Facebook, me mbishkrimin "sot ne takuam kryeministrin e Shqiperise z. Sali Berisha. Nje pritje shume e perzemert nga ana e tij. Dhe ne fund nje premtim qe na gezoi.. Ndoshta Kryeministri Berisha do të bëhet pjesë e këtij shou natën e ndërrimit të viteve. Thotë "Gëzuar 2013" TVSH-JA Gëzuar 2013" është titulluar programi i Vitit të Ri në TVSH, që vjen nën regjinë e Petri Bozos dhe që ka për autore Alda Bidën. Autorja ka pohuar se ky program do të jetë tërësisht ndryshe këtë vit. "Ai do të jetë në stilin e një udhëtimi që nis teksa hipim në furgonin me logon e TVSH-së. Nga TVSH-ja dhe pikërisht nga Tirana ne nisemi së bashku aktoren Rita Lati dhe Xhevahir Zenelin, duke shkuar nëpër të gjitha qytetet e Shqipërisë për të marrë të gjithë aktorët e tjerë të humorit. Më pas shkojmë në Razëm të Shkodrës dhe aty është ndërtuar një skenë shumë e këndshme. Bida shprehet se, kjo shfaqje është ndërtuar jo vetëm si një reality shou, por edhe si një film, pasi kanë vendosur të shfaqin jo vetëm pjesët në skenë, por edhe momente të ndryshme të prapakuintave, për të lidhur të gjithë situatën. "Një moment që do të doja të veçoja është kur ne arrijnë në Vlorë dhe takojnë Manen, parodistin e katërt të qytetit bregdetar, i cili ka humbur zërin. Nuk do të donim të sillnim vetëm muzikë dhe humor, por kemi dashur të nxjerrim në pah edhe anën njerëzore", ka thënë autorja Alda Bida. E sigurisht që në këtë program nuk do të mungojnë as këngëtarët më në zë të vendit, si Eranda Libohova, Rovena Dilo, Redon Makashi, Selami Kolonja, Ardian Trebicka, grupi Lynx, Xhesika Polo, etj. ALBANIAN SCREENRikthen Sulejmanine Madhërishëm Televizioni "AlbanianScreen" do të sjellënjë program të veçantë,ku do të spikas edhe te-lenovela e njohur turke,"Sulejmani i Madhër-ishëm" . Ky televizon do të transmetojë dy seri tëserialit, të cilat nuk do tëritransmetohen përsëri.Ai do të startojë në orën23:00 dhe do të jetëpikërisht në natën endërrimit të viteve.
22 E shtunë, 29 dhjetor 2012 OPINION Koment NGA KIÇO BLUSHI vijon nga faqja 1 Një kartolinë urimi për zotin Lul Basha! ... lajmi që morrëm vesh nga goja e kryeministrit, këto ditë: që ne zënkemi vendin e katërt në botë për mirëqënie! Ja përse me gjithë zemër uroj që data 24 dhjetor, vigjilja e Krishtlindjeve, kur ju miratuat planin rregullues të Tiranës dhe veçanërisht planin tuaj rregullues pranë Berishës e Topallit, t'ju sjellë fat pa afat…Uroj gjithashtu që buzëqeshja juaj e pashterrur të mos ju ngrijë e ju të lartësoheni në karrierë, pa u detyruar t'i thoni derrit dajë!...E di që nuk ka shqiptar me mend në kokë që të mos e ketë kuptuar se ju nuk jeni as i pari e as i fundit që e bëni këtë sakrificë, së cilës shumëkush ia ka parë hajrin nëpër të gjitha partitë tona, brenda dhe jashtë kufijve! Se, po të vësh re si ligjërojnë shumica e këshilltarëve dhe deputetëve e kupton që ata flasin, zihen, revoltohen, shajnë, vetëleqendisen e më në fund edhe votojnë jo që t'u pëlqejnë/shërbejnë qytetarëve që i kanë votuar/zgjedhur, por "listës" së kryetarëve përkatës! Kush nuk e di që as z.Topalli dhe as z.Kosavrasti nuk do të silleshin aq harbutërisht e alabakërisht me opozitën nëse nuk do t'i ndiqte live shefi i plotfuqishëm, Berisha,nëpërmjet ekraneve, gabon rrëndë…. Urimet e mësipërme nuk po i bëj meqë kjo datë përkon me pragun e Krishtlindjeve pasi ju, me sa di, më së tepri festoni kurban Bajramin. Na keni bindur për këtë afiliacion të palëkundur fetar kur flijuat një dash të pafajtë në ditën që shkelët për herë të parë në Bashki, por edhe kur tentuat që me këtë rit të shenjtë të kremtonit, ashtu si i ka hije një evropiani, edhe 100 vjetorin e pavarësisë. Nuk u kuptua fillimisht përse miratimi i buxhetit të kryeqytetit bashkë me planin rregullues u kryen më 24 dhjetor, pikërisht po atë ditë që ju, bashkë me kryeministrin Berisha, zonjën Jozefinë dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë, latë mbledhjen e Këshillit dhe shkuat të përuronit shtatoren e naltmadhnisë, Zogut të parë! Askujt nuk i shkonte ndër mend të zbulonte se ç'lidhje kishte buxheti i Bashkisë dhe plani rregullues me datën 24 dhjetor. Zërat e dalë nga Bashkia kishin hapur fjalë nëpër Tiranë sikur përurimi nuk do të kryhej më 28 nëntor me që koka e Zogut, gjatë derdhjes në bronx, kishte dalë e vogël e nuk përputhej me trupin. Por kjo nuk paskësh qënë e vërtetë. Duhej që Zogu të hynte triumfalisht në Tiranë më 24 dhjetor! Vonë u kuptua se ju paskëshit planifikuar datën 24 dhjetor për t'i dhënë kuptim edhe më simbolik rikthimit të mbretit pas 88 vjetësh. Edhe pse jemi Reublikë parlamentare, kryeministri në atë ceremoni "historike" ja dha fjalën "princit Leka", pavarësisht se ç'jemi dhe si quhemi me Kushtetutë…Tanimë, besoj, u bë e qartë edhe përse ju, z.Basha, dëshironit të hiqnit edhe emrin e Avni Rustemit nga Pazari i Ri! Kush kujton se ka rastësi në politikë nuk gjykon dot realisht… * * * Në këto 500 ditë që po qeverisni me sukses Tiranën jam i bindur që ju do të mbaheni mend për: 1. Ngritjen e shtatores së burrit të parë të shtetit, demokratit të parë, monarkut të parë, Ahmet Zogut I në ditën që ky shëmbi diktatorin e mallkuar Fan Nol me mercenarë Blog/ Live from Life NGA ANJEZA SHATKU 2013-të, na prit! Autonomi institucionale, shtet i sëdrejtës, ndarje pushtetesh; Gjykata e Lartë, organ suprem i drejtësisë, Presidenti, garantues i të gjithave: këto janë urimet e mia për Shqipërinë tonë të 2013-ës! Begatia e tregjeve dhe mediave, mos na eksitoftë deri në atë pikë sa të harrojmë dashurinë për vendin! Kjo farë dashurie, si çdo farë tjetër e këtij lloji ka nevojë për përkujdesje dhe shërbim, shumë shërbim; ka nevojë për ulje kurrizi, pra punë krahësh e këmbësh, koke dhe mendjeje! Tokën, nga statistikat dimë që e kemi pjellore. Vitaliteti në edukim fizik nuk na ka shterruar. E duam punën shumë, paçka se ajo, ca më pak ne. Sa për kolona zanore, që të shtojnë vrullin, “hiç merak”, rinia vazhdon të qeshet, se Bota do të jetë e saj edhe për ca miliona vjet! Unë kam besim se edhe pas variantit Top Kanal të himnit të flamurit, shqiptarët nuk do të harrojnë se “Prej lufte veç ai largohe/, që është lindur tradhëtor/kush është burrë nuk frigohet/por vdes, por vdes si një dëshmor”. sërbo-rusë. 2. Që përuruat kullën e verdhë te Parku "Rinia" pikërisht aty ku mbolli pemën e miqësisë Hrushovi. 3. Që i dhuruat popullit tortën më të madhe në botë për 100 vjetor; 4. Që ndërruat emrin e rrugës "4 Shkurti" për të vënë emrin e nipit të Xhaferr Devës; 5. Që ndërtuat sheshin "Skëndërbej" për disa ditë duke na dhënë një vepër të paparë urbanistike, as shesh dhe as park, as kryqëzim dhe as rrethrrotullim, ku jo makinat, por as qeni nuk e gjen dot të zonë…Ç'arritje tjetër t'ju përmend? Sigurisht, keni edhe merita të tjera, po unë nuk po e zgjat më, pasi qytetarët e Tiranës i prekin përditë me dorë e sidomos me këmbë. Besoj se nuk është e vështirë të kuptohet përse u zgjodh pikërisht data 24 dhjetor. Nuk mund të ndodhte ky ceremonial i nivelit të lartë në prag të Krishtlindjeve, nëse nuk do të përkonte me 88 vjetorin e rrëzimit nga pushteti të antikombëtarit, diktatorit, katilit e rezilit, antidemokratit, antishqiptarit, autokratit, atij që shiti trojet e atdheut, atij që i binte flautës në vend që të hidhte pushkë kundër mercenarëve serbë e bjellogardistë që mësynë Tiranën, atij që shkroi në toskërisht, duke i paraprirë gjuhës standarde, atij që shiti Shqipërinë dhe bëri autoqefalinë e kishës, atij që iku duke vjedhur buxhetin e shtetit për t'u arratisur jashtë mëmëdheut, në vend që të mbathte opingat e të dilte malit! E kam fjalën për sllavoortodoksin Fan Nol, për "aventurjerin", për "dhespotin e kuq" që shkroi elegji për antikombëtarët e tjerë, si Avni Rustemi, Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi, të cilët, pasi i shfrytëzoi për të bërë revolucionin antidemokratik të qershorit, i bindi edhe të vriteshin, dmth të binin në pusi, për t'u bërë, me gjasë, martirë të kombit! Prandaj kujt prej historjanëve të qeverisë i ka vajtur mendja që shtatorja e Zogut të përurohet në këtë ditë meriton respekt, pasi çeli një traditë të re: të nderohen ata shtetburra jo në ditën kur janë rrëzuar nga pushteti me revolta popullore, por në ditën që janë rikthyer, qoftë edhe me ndihmën e serbëve apo të grekëve. (Analogjia është e qartë: edhe Berisha e pati këtë fat: të kthehej përsëdyti, pasi ishte përmbysur!) Prandaj jam i bindur që ju dhe shefi juaj, Berisha, nuk do të ngrinit as mauzole, nuk do të sillnit as eshtrat e Zogut nga Franca, nuk do të përuronit as shtatoren, nëse nuk do të admironit, dmth nëse nuk do të kishit model, idhull, shëmbull figurën më të ndritur të historisë sonë të afërt, të Ahmet Zogut, i cili, pasi ndërtoi shtetin e së drejtës, (sipas historisë tuaj të rishkruar) solli edhe demokracinë në Shqipëri, mbolli madje edhe lirinë e shtypit e të fjalës (sipas z.Jahjaga, presidente aktuale e Kosovës)..,.ndërtoi pra shtetin më modern në vendin më të prapambetur të Europës!...Ishte Ahmet Zogu ai që gjatë mbretërimit ndërtoi veprën më të madhështore të kombit e të karrjerës së tij: urën gjigande të Matit; ishte ai që me veprimet e mosveprimet e tij na shpëtoi nga asimilimi i serbëve, grekëve dhe italianëve, duke u vetëshpallur për këtë qëllim mbret, një mbret që premtoi se do të dilte me opinga maleve për të na mbrojtur…Zogu i parë ishte një udhëheqës që luftoi fashizmin dhe më pas edhe komunizmin (si antifashisti dhe antikomunisti i parë në Evropë, sipas Berishës)…Nuk kanë të sosur meritat e kësaj figure historike të cilin e nderoi dhe e respektoi bota, aleatët, Evropa e SHBA, edhe kur iku në emigracion… Për të gjitha këto arsye jam i bindur që në vigjilje të Krishtlindjeve Tirana do të jetë ndjerë më e lartësuar e më krenare se kurrë, sepse falë jush tani ka, mu në hyrje të qytetit, pikërisht në atë drejtim verior prej nga mësynë trupat serbo-ruse 88 vjet më parë, shtatoren e Ahmet Zogut! Ka disa që duan të thonë se ju ëndërroni të trashëgoni jo vetëm famën, por edhe fatin e tij: që veprën dhe pasurinë ta bëni fët e fët këtu, ndërsa vdekjen ta keni sa më larg atdheut e shqiptarëve, në egzil, me bindjen që pasardhësit, kur të rishkruhet për të qindën herë historia, jo vetëm do t'ju sjellin eshtrat, por do t'ju ngrenë edhe shtatore lavdie në Tiranë!…Si unë edhe jo pak shqiptarë të tjerë këtë pandehmë ndjellakeqe nuk duam ta besojmë! Përfitoj nga rasti t'ju propozoj atë që nuk e bëra dot në Këshillin bashkiak: t' ju kujtoj se në vitin 2013 është 150 vjetori i lindjes së Esad Pashë Toptanit (1863) dhe 100 vjetori i dorëzimit të Shkodrës (1913) prej tij, te ushtëria malazeze. Ndaj do të ishte një rast i mirëpritur që bashkë me kokën e Ali Pashës të ngrini në kryeqytet, aty te pedonalja ku shiten qofte dhe salçiçe, një shtatore për Esad Pashën. Mund ta vini edhe pranë Ushtarit të Panjohur, aty ku ish parardhësi juaj, zoti Brojka, ngriti brenda një nate shtatoren e një turkoshaku (e vetmja vepër që do të mbahet mend prej këtij ish kryetari Bashkie!). Nuk do të jetë keq sikur të ndërhyni edhe në qeveri, tash që kemi edhe një komision të specializuar qeveritar për kthim eshtrash të lloj-lloj shpirtrash të vdekur, që edhe këtij burri shteti të shquar t'i sillen eshtrat në atdheun e tij të dashur. E dini pse? Sepse ka shumë mënyra për t'u mbajtur mend e për të hyrë në histori…Një tregim i Çehovit ka një personazh i cili, që t'i futej emri në gazetë e të bëhej i shquar iu hodh karrocës…Kurse ju keni zgjedhur e po zbatoni, bashkë me Berishën e Jozefinën, një mënyrë më të lehtë, më të bujshme, më shtetërore, më karizmatike, më simbolike dhe, sigurisht, edhe më të suksesshme(për mendësinë tuaj!) për të lënë shenjën tuaj në histori!... Lum kush do të rrojë që të shohë se sa bukur do të vetëleqendiset historia prej jush! Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha
7E shtunë, 29 dhjetor 2012 POLITIKE Presidentët Napolitano dhe Nishani vizitojnë ekspozitën shqiptare Gjatë vizitës në Romë, Presidenti iRepublikës, Bujar Nishani dhe Presidenti i Italisë Giorgio Napolitano vizituan ekspozitën “Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”, e çelur nën kujdesin e Presidentit Italian dhe Kryeministrit të Shqipërisë në Kompleksin “Vittoriano”, në kuadër të veprimtarive kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Presidenti Nishani e cilësoi ekspozitën e çelur në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në ndërtesën simbol të Pavarësisë së Italisë, Altare della Patria (Altari i Atdheut), dëshmi të miqësisë mes dy vendeve. Presidenti Nishani dhe Presidenti Napolitano panë nga afër objektet e trashëgimisë kulturore shqiptare të ekspozuara sipas epokave historike, që datojnë nga periudha e Neolitit (viti 6000 para Krishtit deri në shekullin e 18-të pas Krishtit). Dy Krerët e Shteteve u njohën me eksponatet e ekspozitës, ku veçojmë stolitë e periudhës së Neolitit, skulpturat e Antikitetit, si Koka e Apollonit e shkollës së Praksitelit, epitafin e Glavenicës dhe pikturat e Onufrit, si dhe peisazhet turistike të Shqipërisë të ekspozuara përmes fotografish dhe videosh. Presidenti, librashitës i Fevziut Familja presidenciale dhuron librin "100 vjet" për 120 nxënësit më të dalluar. Bashkë me librin e gazetarit, dhuratë edhe flamuri me shqiponjën e deformuar, që u kritikua nga Presidenti Dhuratat e kreut të shtetit Bujar Nishani për fëmijët në Presidencë Para 100 vjetorit Dhuratë flamuri i deformuar, Nishani kërkoi ndalimin Gazetari Libri i Ikonomit, me detyrim në ambasada ??? TIRANE ARBEN RROZHANI Presidenti i Republikës sëShqipërisë, Bujar Nishani, u bë tre ditë më parë “librashitësi" numër një në vend. Brenda një ore kreu i shtetit shpërndau në formë dhurate, plot 120 libra të gazetarit Blendi Fevziu, "100 vjet (1912-2012), librit të botuar para festës së pavarësisë. Libri, bashkë me flamurin e deformuar, ishte pjesë e dhuratës që çifti presidencial, Bujar dhe Odeta Nishani, bënë për nxënësit më të dalluar të 12 qarqeve të vendit, me rastin e festave të fundvitit. Në festën e organizuar në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës ishin ftuar 10 nxënësit më të dalluar të çdo qarku, të cilët shoqëroheshin nga mësuesit dhe drejtuesit e drejtorive arsimore të qarqeve përkatës. Në fjalën përshëndetëse, Presidenti i Republikës u shpreh se viti që po mbyllet ishte një vit i veçantë për të gjithë shqiptarët, të cilët kujtuan me madhështi 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit, por edhe një moment kur shqiptarët treguan dashurinë e madhe për atdheun. Pas fjalës së mbajtur Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë shpërndanë dhurata për të gjithë nxënësit, që ishin futur në çanta letre. Për ta bërë sa më "festive" post-festën e Pavarësisë, Institucioni i Presidentit kishte zgjedhur dy dhurata për adoleshentët: një libër më kujtime historike të mbledhura aty-këtu, prej gazetarit Blendi Fevziu dhe flamurin e stampuar në Kinë, ku gjuha e shqiponjës nuk është si në simbolet kombëtare të vendit, por në pjesën e poshtme. Libri i kolegut Fevziu, sipas organizatorëve të Panairit të Librit 2012, ishte ndër më të shiturit. Stenda në krahun e majtë të hyrjes, te Pallati i Kongreseve u dynd nga qindra dashamirës të librit, por më së shumti nxënës shkollash, të cilët blinin "100 vjet". Sipas vetë autorit Fevziu, libri është një rrugëtim i 100 viteve të shtetit shqiptar dhe sjell fakte dhe dokumente, por edhe kujtime përmes njerëzve që kanë jetuar këto kohë. Fevziu shprehej se ai ishte ndërtuar, duke cituar 148 libra, kujtimesh historike apo monografi, si dhe materiale arkivore nga emisioni "Opinion" që jep në TV Klan. Në rreth 400 faqe autori rolin e fuqive të mëdha për emërimin e Princ Vidit si mbret në Shqipëri, faktet historike në një shekull Shqipëri të pavarur, duke e cilësuar librin si "Një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar". Sipas organizatorëve të Panairit, ky libër shiti në ditët e panairit rreth 10 mijë kopje, dhe autori rishtypi disa mijëra kopje të tjera. LIBRAT Botimet e fundit historike te Blendi Fevziut janë pasuar rme polemika dhe akuza, por edhe me pretendime për shitje record, siç ishte "Enver Hoxha" për të cilin u tha se ishin shitur 50 mijë ekzemplarë. Historianët kanë qenë skeptikë për dokumentet dhe faktet historike të servirura, ndërsa ka patur edhe akuza për plagjiturë dhe vjedhje të dokumenteve personalë arkivorë. Kështu ndodhi me librin "Enver Hoxha' botuar një vit më parë. Familja Hoxha hodhi autorin dhe Arkivin në gjyq se ishin përdorur materiale arkivore origjinale, të cilat nuik gjendeshin më në Arkivin e Shtetit. Por nga ana tjetër, Fevziu pati edhe mbështetjen e fuqishme te qeverisë "Berisha" dhe të vetë kryeministrit. Pak muaj më parë, ndërsa promovohej libri "Enver Hoxha", Berisha ishte shpreh se: libri ishte "një vepër e shkëlqyer, më e mira e këtij zhanri që unë kam lexuar. Dhe kjo, së pari, për temën që trajton, e cila është tema më madhore e të shkuarës sonë 43 vjeçare, para rënies së diktaturës”. Një rrugë paksa tjetërpati libri tjetër historik për pavarësinë, shkruar nga gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi. Libri "PavarësiaRrugëtimi i Ismail Qemalit", me autor Ikonomin ishte pjesë e stendës në panairin e Librit këtë nëntor. Autori ishte vetë në stendë ditët e para, duke dhënë autografe për blerësit e librit dhe sipas organizatorëve u shitën rreth dy mijë kopje. Por ndërsa ai u largua, shitja e librit vijoi… me detyrim. Sipas njoftimeve nga ambasadorë të Shqipërisë në botë, Ministria e Jashtme u dha urdhër përfaqësuesve diplomatikë të Shqipërisë që të blinin librin e gazetarit Ikonomi, duke bërë pagesën te Ministria e Jashtme kundrejt 1500 lekëve të rinj. Pak ditë përpara se nëShqipëri të festohej 100 vjetori i pavarësisë, u zbulua se në treg, shumica e flamujve ishin të deformuar, duke dhunuar simbolet kombëtare të Shqipërisë. Zbulimi i bërë nga "Shqiptarja.com" që në fillim të nëntorit, tregoi se flamujt zyrtarë që përdoreshin në institucionet e larta të shtetit, Presidencë, Kuvend, Kryeministri etj. kishin një shqiponjë të deformuar, ndryshe nga sa parasheh ligji për simbolet kombëtare. Gjuha e shqiponjës në flamujt e prodhuar në Kinë, mungonte fare dhe ishte pjesë e zgjatuar e pjesës së poshtme të sqepit, siç mund të shikohet ende sot në shumë vende, ku flamuri nuk është hequr nga tregu. Pas shumë reagimeve ndaj skandalit, Nishani, në rolin e presidentit, urdhëroi që agjencitë shtetërore të ndërhynin, duke hequr nga tregu flamujt me simbole të deformuara. Por një muaj pas festimit të Pavarësisë, kreu i shtetit është personi që dhuron vetë, po atë flamur, që përdhos simbolet kombëtare të Shqipërisë. Libri i Fevziu i vendosur mbi çantat e letrës që iu dhuruan nxënësveÇifti presidentcial me nxënësit dhe mësuesit, në 26 dhjetor në Presidencë Presidenti Bujar Nishani, (në rreth) flamuri i deformuar Lajmi Kreu i shtetit, Bujar Nishani dhe bashkëshortja e tij, u dhuruan 120 nxënësve më të mirë të vendit, tre ditë më parë, nga një çantë letre, brenda të cilave ishin vepra e fundit e Blendi Fevziut “100 vjet” dhe një flamur me shqiponjën e deformuar.
19E shtunë, 29 dhjetor 2012 RAJON NJOFTIM Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë kërkesën dhe C.V me foto në adresën e mailit: info@a1report.com ose mund te telefoni ne numrin : 0696064210 Kërkesa të nevojshme për aplikuesin: ? Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme në fushën e medias. ? Të ketë aftësi te mira te punes ne grup. ? Te kete mundesi te punoje me orare fleksibel. TV “A1REPORT” televizioni i formatit informativ HD, me një staf i cili prej vitesh përcjellë i pari lajmin e vërtetë, të shpejtë, realitetin politik, social ekonomik të Shqipërisë. Me sinjal në pjesën më të madhe të vendit, pjesë e Digitalb tokësore dhe satelitore ne tashmë jemi ekrani Informativ i Shqiptarëve. Kërkon KAMERAMAN për rrethin e Tiranës Maqedoni, opozita dhe intelektualët kundër qeverisë Një grup intelektualësh maqedonas, tëudhëhequr nga lideri i opozitës, ishkryeministri Branko Crvenkovski, marshuan në rrugët e Shkupit për të tretën ditë radhazi dje. Manifestime të reja janë parashikuar edhe sot. Midis gazetarëve, profesiorëve dhe intelektualëve të tjerë ishte i pranishëm edhe shkrimtari i mirënjohur Vlatko Galevski, i cili i bëri thirrje të gjithë kryetarëve të institucioneve të rëndësishme që të bashkohen për të rrëzuar qeverinë e Gruevskit. "Nëse kjo qeveri do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, shpejt do të vijë dita kur teatrot të jenë të mbushur me fshatarë që mendojnë se Shakespeare është ndonjë futbollist", deklaroi Galevski. Sipas opozitës, mazhoranca aktuale ka zhytur vendin në varfëri, ka shkurtuar buxhetin në arsim e shëndetësi, ka eliminuar pavarësinë e universiteteve dhe ka ndikuar në rritjen e korrupsionit e mungesës së rendit në mënyrë të skajshme. Protestat disa-ditore nisën pasi më parë gjatë dhjetorit, një buxhet i shumëpërfolur u kalua vetëm nëpërmjet votave të mazhorancës. Pas ngjarjeve të ditëve të fundit, partia shqiptare në pushtet BDI, i ka bërë thirrje opozitës maqedonase që të ulë tensionet. Kreu i Kuvendit të Kosovës kundër Haradinajt kryeministër Krasniqi: Kosova shtet i zhvatësve Rrebelimi i numrit dy për keqqeverisjen dhe PDK-në Lajmi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha në një intervistë për gazetën "Zëri" të Kosovës se qeveritarët kanë në mendje vetëm që të zhvasin dhe jot ë begatojnë vendin. Ai u shpreh kundër Haradinakt si kryeministër i ardhshëm ??? PRISHTINE Njëri nga zërat e vetëmqë bën kritikë në institucione dhe për partinë nga vjen, Jakup Krasniqi e konsideron hyrjen e Ramush Haradinajt në qeverisje pa logjikë kur dihet se në kohën kur ka qeverisur AAK ka pasur skandale të shumta. Ai thotë se ata që ia kanë mësyrë qeverisjes kanë interes të zhvatin e jo t'i japin Kosovës. Krasniqi në një intervistë dhënë gazetës "Zëri", konsideron se debatet për koalicion të mundshëm janë orkestrim për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale që ka Kosova dhe nga skandalet e njëpasnjëshme që kanë degraduar vendin. Ai vazhdon të kritikojë instalimin e rrymave jodemokratike brenda PDK-së, duke thënë se aty po afrohen njerëz për interesa të caktuara dhe se njerëzit e ndershëm, vizionarë po eliminohen. Zëri: Si po shkojnë zgjedhjet brenda PDK-së? Krasniqi: Kemi qenë kundër zgjedhjeve të përshpejtuara të papërgatitura dhe pa e precizuar se çfarë do të arrihet me këto zgjedhje, dhe pa bërë asnjë projekt se cili do të jetë qëllimi esencial i këtyre zgjedhjeve. Dhe duke pasur këto parasysh kemi kërkuar që të bëhet një riregjistrim i anëtarëve të partisë të shkojmë në një formë të re që konsiderojmë se do të ishte një proces më demokratik i votimit një anëtar një votë. Ky propozim nuk u pranua, për faktin se thanë kjo nuk është statutare edhe pse të gjitha zgjedhjet janë bërë jashtë statutit të partisë dhe ka mundur edhe kjo të zgjidhet. Unë mendoj se ky do të ishte interesi i anëtarëve të PDK-së, strukturave organizative të PDK-se dhe do të ishe interesi i vetë demokracisë së brendshme të PDK dhe në fund i vetë qytetarëve. Duke mos fituar demokracia në kuadër të partive kur ta marrin pushtetin ato metoda jodemokratike do t'i bartin edhe në institucione. Zëri: A ka interesa të grupeve të caktuara brenda PDK-së? Krasniqi: Problemi është këtu, njerëzit janë rreshtuar sikur e kanë parë që vetëm pushteti të jep diçka me zhvat dhe nuk është asnjë përpjekje për t'ua mundësuar njerëzve që kanë një përgatitje që i duhen partisë që i duhen vendit dhe në këtë garë pa parime realisht e kanë vështirë njerëzit që kanë parime të ngrihen. Duke ngritur njerëzit që s'kanë parime, vështirë se do të ketë një qeverisje të suksesshme në të gjitha nivelet edhe ato lokale edhe ato qendrore. Këtu për mua qëndron e keqja dhe nuk e di se si do të kalohet kjo çështje. Ajo çka mund të them është se nuk kemi një përzgjedhje me parime me norma me qëllimin më të mirë për të ngritur njerëzit me parime. Zgjedhjet që janë bërë në PDK nuk e kanë pasur qëllimin që të prezantohet nga njerëzit që na prezantojnë më së miri interesin e qytetarëve. Zëri: Kush po e prezanton PDK-në? Krasniqi: Nuk e kam lehtë ta them, por nga informacionet që i kam, që s'janë ende të plota, del se realisht janë grupe të ndryshme të interesit që duan të fuqizohen brenda partisë. Mënyra se si janë ftuar njerëzit për t'u përzgjedhur se si janë përzgjedhur lë të kuptohet se në tubime të ndryshme kanë shkuar ata që s'kanë qenë as anëtarë të PDK-së. Dhe kështu realisht është krijuar një pakënaqësi në radhët e PDK-së. Zëri: Po përflitet arritja e një koalicioni të ri, PDK-AKK? Krasniqi: Kjo është përpjekje që të zhvendoset vëmendja në mënyrë të orkestruar nga problemet reale. Pak ka rëndësi së kush do të bëhet kryeministër i Kosovës. Në demokraci kryeministër bëhet partia që merr vota më së shumti nga qytetarët e Kosovës, të tjerët mund të jenë pjesë e asaj. Qytetarët janë ata që e përcaktojnë se kush do të jetë kryeministër apo në pozita të tjera. Të gjithë e kemi hisen e përgjegjësisë. Edhe opinioni i cili nuk thotë se; A ka moral në këtë shoqëri? A kanë moral këta njerëz a e dinë këta njerëz se nuk mjafton vetëm me dashtë me qeverisë, se nuk mjafton vetëm me dashtë me qenë ministër, Kosovës i duhet program i mirëfilltë. Zëri: A kanë partitë politike në Kosovë njerëz që i duhen Kosovës? Krasniqi: Në Kosovë ka njerëz që dinë të qeverisin, por ata nuk dalin menjëherë me qitur gjoksin. Kur i shohim njerëzit qysh vrapojnë në të gjitha nivelet për me hy në pushet, ata njerëz vrapojnë për të zhvatur nga Kosova. Ata nuk hyjnë për t'i dhënë Kosovës, por për të marrë nga Kosova. Kosova ka nevojë për njerëz me i dhënë Kosovës e jo për ta grabitur atë. Unë mendoj se çdo parti mund të ketë të tillë por ata ngufaten brenda partisë. Zëri: A duhet marrë postin e kryeministrit Ramush Haradinaj? Krasniqi: Unë nuk mund ta marrë me mend që në PDK s'ka njerëz që nëse kryeministri i tashëm s'është i përgatitur për të qeverisur me vendin, dhe duan t'i lëshojnë, po e zëmë kushtimisht Ramush Haradinajt për të qeverisur. Unë mendoj se PDK ka kuadro shumë më të përgjegjshme dhe shumë më mirë që mund të qeverisin më këtë vend sesa që është qeverisur deri më tani. Dhe këtu konsistojnë vërejtjet dhe qëndrimet e mia. Unë shpeshherë e them se nuk ka rëndësi se cili do të jetë fati im. Unë fatin tim e kam nënshkruar dhe për mos me qenë në asnjë vend drejtues. Kjo pak ka rëndësi, me rëndësi është që në Kosovë vërtet të ndryshohet mentaliteti dhe qasja e njerëzve për politikë. Me këtë edukim që e kemi tani që vrapojnë për të eliminuar njerëzit që kanë dije, që e njohin politikën njerëz që janë intelektualë, që e kanë një përgjegjësi që e kanë një ngritje profesionale. Shihet se në shumicën e rasteve ata janë eliminuar. Zëri: Si e vlerësoni koalicionin e mundshëm me AAK-në? Krasniqi: S'kam të drejtë të flas për AAK-në, edhe pse ata bile edhe me statut e kanë se kryetari i partisë vendos për gjithçka, gjë të cilën nuk e kemi ne. Në subjektin tonë jam i bindur se nuk është diskutuar çështja e koalicionit, dhe unë e kam thënë disa herë se për t'u diskutuar çështja e koalicionit do të duhet që të analizohej njëherë koalicioni që është tani, të mirat dhe të këqijat e tij. Unë nuk dua t'i paragjykoj apo, por duhet që të debatohet në organet e partisë, sepse tekefundit përgjegjësia është te partia. Fuqia politike ka dalë nga organet e partisë nga njerëzit që i kanë përbërë ato organe. Koalicioni ka mbetur më tepër në rrafshin medial, nga pritja, takimet e ndryshme, por nuk është debatuar pse duhet bërë koalicioni i ri. Zëri: Ju personalisht si e shihni Haradinajn në postin e kryeministrit? Krasniqi: Gjithë kjo zhurmë është për zhvendosje të vëmendjes nga problemet reale, qoftë edhe nga aferat e fundit që janë të shumë natyrshme. Pra, zhvendosje nga këto probleme në problemet e koalicionit. Dhe në fakt nuk ka asnjë interes as qytetar e as politik, e sidomos për PDK-në nuk është interes që tash të flitet se duhet ndërrohet kryeministri. Nëse thuhet se duhet ndërrohet kryeministri, atëherë do të thotë se ai nuk ka qeverisur mirë, nëse qeveria ka qeverisur mirë dhe i ka sukseset e veta, atëherë pse ne duhet të flasim për ndryshime të tilla. Nuk ka logjikë politike që t'i jepet ai post AAK-së. Edhe në vendet perëndimore që janë shembull i demokracisë, partitë e vogla kanë mundur të bëhen pjesë e partisë së madhe për të qeverisur vendin, por ato më së shumti që kanë marrë ka qenë një ministër të jashtëm dhe kaq. AAK është partia e tretë opozitare dhe të pretendohet kryeministri është e tepërt. Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi
18 E shtunë, 29 dhjetor 2012 REPUBLIKA E SHQIPERISE ZËVENDËSKRYEMINISTRI MINISTRI I EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËs Nr.8557/6 Prot Adresa: Blvd.”Dëshmorët e kombit “101 Tiranë Tel: +355 4 2222245 ext.74125 Internet:http://www.mete.gov.al Tiranë më 24/12/2012 KËRKESË PËR SHPRONËSIM ME INTERES PUBLIK Lënda: Shpallje kërkese për shpronësim me objekt “Ndërtimi I linjave 110 kV dhe 220 kV që lidhin kaskadën e Devollit me sistemin e transmetimit të Republikës së Shqipërisë” Ministria e Ekonomisë , Tregëtisë dhe Energjitikës shpall kërkesën për shpronësim me interes publik të pasurive të paluajtshme, që preken nga “Ndërtimi I linjave 110 kV dhe 220 kV që lidhin kaskadën e Devollit me sistemin e transmetimit të Republikës së Shqipërisë Subjektet kërkues të këtij shpronësimi janë :shoqëria “Devoll Hydropower” sh.a dhe Operatori I Sistemit të Transmetimit sha Tiranë.Me anën e këtij publikimi në shtyp ,kërkojmë të vëmë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim Venia në dijeni konsiston në sipërfaqen e pasurisë që shpronësohet ,pasurisë që dëmtohet dhe masën e kompesimit përkatës të llogaritur nga komisioni I posacëm i shpronësimit pranë Ministrisë së Ekonomisë ,Tregëtisë dhe Energjitikës për secilin pronar sipas listës emërore të mëposhtme. Ky publikim do të kryhet për një periudhë një javore. Brenda 15 ditëve nga data e fundit e publikimit,personat që kanë emrin në listën emërore kanë të drejtën të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatëse në Ministrinë e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës pranë Komisionit të Posacëm të Shpronësimit. LISTAT E PRONAREVE QE SHPRONESOHEN NGA NDERTIMI I LINJAVE 110kV DHE 220kV QE LIDHIN KASKADEN E DEVOLLIT ME SISTEMIN E TRASMETIMIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE ? Qarku: Elbasan Komuna: Kodovjat ? Qarku: Elbasan Komuna: Pishaj ? Qarku: Elbasan Komuna: Gostime ? Qarku: Elbasan Komuna: Tregan ? Qarku: Elbasan Komuna: Shirgjan ? Qarku: Elbasan Komuna: Cërrik ? Përmbledhje 2- LISTA E PRONAREVE PER SHPRONESIM PER EFEKT TE NDERTIMIT TE LINJES 110 KV Cerrik - Banje
11E shtunë, 29 dhjetor 2012 AKTUALITET Elbasan, arrestohen dy vëllezërit që grabisnin me armë Një operacion i policisë së Elbasaniti koduar "Nata" çoi në prangosjen e dy vëllezërve të akuzuar për grabitje me armë. Ardjan Subashi 40 vjeç dhe vëllai i tij Arben Subashi 45 vjeç janë vënë në pranga ndërsa është shpallur në kërkim një bashkëpunëtor i tyre. Burime zyrtare nga policia thanë se arrestimi i tyre u bë pasi, të enjten rreth orëve të vona kanë shkatërruar si dhe kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri pistolete, dyqanin ku tregtoheshin fustane nusesh, në pronësi të shtetasit D.Dallia. Të ndaluarit dyshohet se janë autorët e djegies së dy mjeteve Mercedez Benz po në pronësi të Dalliaj. Në cilësinë e provës materiale vëllezërve Subashi iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri tip pistolete armë me të cilën është tentuar të kryhet vjedhja, 1 maskë, kapuç dhe doreza. Sakaq gjatë kontrollit në një fabrikë sfungjeri, në pronësi të dy vëllezërve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik dhe një shotgan. Aksidentet, dy të vdekur në 24 orë Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiranë humbi jetën 22-vjeçaro Edison Allushi dhe u plagos shoku i tij Bilbil Aga. Në Fier humbi jetën një këmbësor 79-vjeçar Është plagosur lehtë dje në mbrëmje dhe shefi i qarkullimit rrugor të Lezhës Marjan Laca Paralajmërimi Policia: Masa të forta për festat ??? TIRANE Policia e Shtetit ka bërë publike djetë gjitha masat e marra për të përballuar situatat kriminale gjatë festave të fundvitit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Policisë së Shteti, Tefik Sulejmani tha se janë se strukturat do të kryejnë shërbime të përforcuara për të menaxhuar fluksin e kthimit të emigrantëve në dogave, parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe goditjen e situatave kriminale. Sulejmani theksoi se përmes këtyre synohet garantimi i rendit dhe sigurisë publike në të gjithë ambientet. "Qytetarët do të festojnë festat, garantimi i sigurisë rrugore me standarde, sidomos në ato akse ku do të ketë shtim të lëvizjes së automjeteve për shkak të kthimit të emigrantëve, menaxhimi profesional dhe i shpejtë i fluksit të lëvizjes në të gjithë pikat e kalimit kufitar, si dhe garantimi i një shërbimi policor me standarde të larta" deklaroi zëdhënësi i Policisë së Shteti, Tefik Sulejmani. Sipas tij edhe nga Drejtoria e Policisë Kufitare dhe Migracionit, nisur nga shtimi i fluksit të lëvizjes së qytetarëve me rastin e festave të fundvitit, janë marrë të gjitha masat për kontrollin e kufirit shtetëror, menaxhimin e fluksit të hyrje-daljeve të shtetasve dhe automjeteve, shmangien e radhëve në kufi, kontroll sa më të shpejtë dhe me standarde, nëpërmjet shtimit të numrit të personelit dhe vendeve të kontrollit, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me shërbimin doganor. Në fundin e vitit si pasojë e fluksit të madh të hyrjes së emigrantëve policia ndërrmerr masa më të fuqishme për rritjen e kapaciteteve të shërbimit por sidomos rritjen e nivelit të sigurisë në vend. Shpesh herë periudha e fundit të vitit karakterizohet me rritjen e numrit të aksidenteve dhe të vrasjeve si dhe me bllokimeve në qarkullimit rrugor në qëndrat urbane, ku spikat Tirana. Nga data 28 Dhjetor deri më datën 3 Janar policia llogarit shtimin e trafikut në kryeqytet në një masë prej 20 përqind si pasojë e fluksit të njerëzve që vijnë në kryeqytet. Lajmi Tre aksidente ditën e djeshme kanë shënuar dy viktima dhe dy të plagosur duke rritur në këtë mënyrë dhe numrin e viktimave në këtë fundviti. Në Tiranë dhe Fier janë shënuar viktimat e radhës ndërsa tejkalimi i shpejtësisë mbetet shkaku kryesor i këtyre aksidenteve. Këmbësori Një këmbësor ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme pasi është përplasur për vdekje nga një kamionçinë. Aksidenti ka ndodhur në periferi të qytetit të Fierit. Një 22-vjeçar ka humbur jetën, ndërsashoku i tij është plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrugën e "Barrikadave" në kryeqytet. Shtetasi Edison Allushi 22 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe shoku i tij Bilbil Aga është plagosur gjatë përplasjes së motorçikletës me makinën tip Benz. Sipas policisë së Tiranës shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte motorçikleta dhe makina, mosrespektimi i sinjalistikës rrugore, por edhe mungesa e kokoreve për dy të rinjtë që ishin me motorçikletë. Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen dhe policia e kryeqytetit informojnë se përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa Aga ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet nga një staf mjekësh. Pas ekspertimit të vendngjarjes policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili është përfshirë në aksident dhe sëbashku me dëshminë e të plagosurit Aga, pritet të bëj dhe dokumentimin ligjor të aksidentit i cili i mori jetën 22-vjeçarit Allushi. KËMBËSORI Një këmbësor ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme pasi është përplasur për vdekje nga një kamionçinë. Aksidenti ka ndodhur në periferi të qytetit të Fierit. Kamionçina ka përplasur këmbësorin Ramiz Çepeli, 76 vjeç. 76-vjeçari ka qenë duke kaluar në rrugën e Marinës. Sipas policisë, mendohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte kamionçina. Ndërsa mbrëmjen e djeshme shefi i Qarkullimit Rrugor të Lezhës është plagosur si pasojë e një aksidenti. Makina me të cilën udhëtonte shefi i Qarkullimit, Marjan Laca është përmbysur dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Aksidenti është shënuar gjatë orëve të vona të pasdites së djeshme, pranë aeroportit të Rinasit. Si pasojë e aksidentit shefi i Qarkullimit Rrugor të Lezhës ka marrë plagë të lehta. Laca është transportuar në spital. Nga dyshimet paraprake, mendohet se makinës i është çarë njëra prej gomave çka ka sjellë humbjen e kontrollit të automjetit. Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur tek kryqëzimi i rrugës "Siri Kodra" dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe më pas njëra prej tyre ka goditur semaforin. Makinat e përfshira në aksident janë, një mjet tip Audi me targa AA 221 TV dhe një mjet tip Volksvage me targa AA 431 DM. Nga aksidenti janë plagosur disa persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. AKSIDENTET Në prag të festave të fundvitit është shtuar ndjeshëm dhe numri i aksidenteve në vendin tonë. Pesë ditë më parë një automjet ka rënë në ujërat e lumit Drin pasi ka dalë nga rruga në aksin Shkodër-Tiranë, si pasojë e së cilës kanë gjetur vdekjen dy persona. Ngjarja e rëndë është mësuar gjatë orëve e mbrëmjes së së hënës dhe ka ndodhur në kthesën e Beltojës në Shkodër-Lezhë. Makina tip "Golf 4" ka dalë nga rruga duke përfunduar në lum. Dy personat të cilët udhëtonin me të, përkatësisht dy kushërinjtë Alfons e Paskualino Kolndrekaj 20 e 22 vjeç. Pas rreth 24 orë kërkimesh, polumbarët e forcave RENEA kanë bërë të mundur gjetjen e trupave të pajetë të dy kushërinjve. Alfons Shtjefen Kolndrekaj, 20 vjeç dhe Paskualino Kol Kolndrekaj, 22 vjeç janë gjetur brenda në makinë, në ujërat e lumit Drin. Mësohet se automjeti tip "Golf 4" me targa AA 587 BD, ku udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga në aksin Shkodër-Tiranë dhe ka rënë në ujërat e lumit Drin. Shtetasi Edison Allushi 22 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe shoku i tij Bilbil Aga është plagosur gjatë përplasjes së motorçikletës me makinën tip Benz. ??? TIRANE Foto ilustruese
6 E shtunë, 29 dhjetor 2012 POLITIKE Gjinushi: Më 2013, me Qeveri pa të korruptuarit PD-LSI Kryetari i PSD, Skënder Gjinushirenditi një katalog me dështime për vitin 2012, ku fajësoi qeverisjen e Berishës. "Shqipëria mbylli një vit historik, atë të të 100-vjetorit të Pavarësisë, por fatkeqësisht ishte edhe viti i krizës ekonomike, i dështimit të qeverisë për statusin e vendit kandidat, i dështimeve në privatizimet më madhore si nafta dhe energjia elektrike. Viti i ligjërimit të korrupsionit. Ishte viti i rënies tërësore të institucioneve të pavarura nën kontrollin e klanit qeverisës", tha Gjinushi. Sipas tij, refuzimi i statusit të vendit kandidat për tre vjet radhazi erdhi për shkak të vjedhjes së votës, për shkak të korrupsionit rekord, degradimit të Kuvendit, që tregojnë për çdo shqiptar normal se ka vetëm një përgjegjes për këtë dështim, që është qeveria aktuale. "Urimi më i mirë për vitin 2013 do të ishte një qeveri e re pa të korruptuarit e koalicionit PD-LSI. Viti 2013 do të jetë viti fitores së madhe, i luftës ndaj të korruptuarve, pastaj ndaj korrupsionit. Ky vit indentifikoi qartazi të majtën moderne, të majtën e sotëme me figura të shquara, me figura si ajo e Fan Nolit dhe Luigj Gurakuqit, dhe të djathtën e Sali Berishës me atë të Ahmet Zogut", shtoi Gjinushi. Berisha, pritje me stafin: Rama bllokoi, sovrani do e ndëshkojë Mirëqenia, Berisha: Në vend të katërt në botë "Na e kalojnë vetëm Zvicra, Brazili e Zelanda e Re" "Kam një lajm shumë të veçantë për ju e për mbarë shqiptarët. Ka vetëm një vend në botë që merr pikë më shumë se Shqipëria në 5 vitet e fundit, është Brazili" "Në mirëqenie për qytetarët jemi në katër vendet e para në botë, renditje në të cilat është Zvicra, Brazili, Zelanda e Re dhe Shqipëria", tha Berisha. Kryeministri i ka dhënëlajmin e gëzueshëmkabinetit qeveritar se Shqipëria është në renditje e katërta në botë për mirëqenie. Teksa realizoi një pritje për bashkëpunëtorët e tij me rastin e festave të fundvitit, Berisha e ka dhënë lajmin pikërisht te vila 31. Lajmi i cili është gati i ngjashëm me atë të 30 viteve më parë kur OKB jepte për Shqipërinë një çmim për ushqimin, paçka se tollonat ishin ngritur në sistem. "Unë kam një lajm shumë të veçantë sot për ju dhe për mbarë shqiptarët. Ka vetëm një vend në botë që merr pikë më shumë se Shqipëria në 5 vitet e fundit e ky është Brazili. Kjo jo vetëm gjen Shqipërinë një vend të orientuar tërësisht në rritjen ekonomike të qëndrueshme, por gjen një nga katër vendet më të mira në botë për shndërrimin e rritjes në mirëqenie për qytetarët", deklaroi Berisha. Sipas tij, në një studim, në një analizë e bërë nga një prej grupeve më serioze në botë të konsulencës, analizë e zhvillimit të 140 vendeve të planetit, tregon se kjo qeveri ka qenë persistente në programin qeveritar të zemrës së dhimbsur e të fytyrës njerëzore. Kreu i qeverisë nënvizoi se e vërteta e pamohueshme është që vendet e pasura varfërohen, vende apo tregje emergjente shkojnë drejt mëkëmbjes së vazhdueshme. Berisha tha se ky grup ka nxjerrë dy koeficiente, koeficientin e shndërrimit të pasurisë në mirëqenie, koeficientin e shndërrimit të rritjes në mirëqenie. Në përpjekjen për të shndërruar pasurinë në mirëqenie Shqipëria renditet e 19 në planet. "Ky grup analizon 51 treguesit më kryesorë të zhvillimit. Ky grup analizon këta tregues në të gjithë kohën, por kryesisht në pesë vitet e fundit. Në qoftë se Shqipëria shënon një pikavarazh prej 44.1 përqind e shtrirë në tërësinë e saj, në 5 vitet e fundit, Shqipëria ngjitet në 97.8%", thotë Berisha. Ai tha se asnjë vend s'ka rritur rroga e pensionet siç i ka rritur Shqipëria. Përmirësimi i infrastrukturës e asnjë vend tjetër, furnizimi me ujë, përmirësimi i arsimit e asnjë vend tjetër s'ka trefishuar numrin e studentëve siç ka trefishuar Shqipëria në një hark kohor gjashtëvjeçar. Matet dhe është tregues, sigurisht, aksesi në shërbimin shëndetësor. "Shqipëria renditet e treta në Evropë për aksesin më të lehtë të mundshëm në shërbimin shëndetësor. Unë mora disa nga treguesit, por këto janë 51 tregues, të cilët ky grup konculence me statistikat që ka marrë nga institucionet më serioze ndërkombëtare në analizën e tij rendit Shqipërinë në shndërrimin e rritjes ekonomike, 5 vitet e fundit, në mirëqenie për qytetarët në katër vendet e para në botë, renditje në të cilat është Zvicra, Brazili, Zelanda e Re dhe Shqipëria," tha Berisha. Kryeministri nënvizoi se falë reformave vendi arriti të fitonte rekomandimin për statusin e vendit kandidat nga Komisioni Europian, ndërsa akuzoi kreun e opozitës, Edi Rama, për bllokimin e procesit të integrimit të vendit, duke mos votuar ligjet e kërkuara në Parlament. Ndërkohë që lajmëroi ndëshkimin me votë të kreut të opozitës Rama, nga sovrani në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Balla: "Çdo anëtar i fisit të Berishës ka miliarda" Lajmi Kryeministri Berisha ka dhënë lajmin se Shqipëria është e katërta në botë përsa i përket mirëqenies. Ai e renditi vendin tonë përkrah Brazilit, Zvicrës dhe Zelandës së re. Dhe në vitin 1982 Shqipëria ka marrë një çmim nga OKB për ushqimin me ...tollona. ??? TIRANE JAKIN MARENA Topalli për fundvit: “Deputetët, më inteligjentët e shqiptarëve” ??? TIRANE Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cilësoi si të suksesshme punën e Parlamentit gjatë vitit 2012. Ndërsa ka analizuar punën e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë gjatë këtij sesioni parlamentar, Topalli duke fajësuar opozitën se bllokoi marrjen e statusit të vendit kandidat, i cilësoi të gjithë deputetët si më integjinetët e shqiptarëve. “Kur i thanë Çurçillit: “Shiko se në parlament ke disa budallenj”, ai u përgjigj: “Kjo është prova më e mirë që kjo është demokraci përfaqësuese”. Unë nuk besoj se në parlamentin shqiptar ka të tillë. Përkundrazi, janë më inteligjentët e të gjithë shqiptarëve, madje të gjithë deputetët, por ata duhet të kenë më shumë kurajë për të vënë kombin përpara interesit apo listës së deputetëve”, iu drejtua Topalli të pranishëmve në sallë. Gjatë fjalës së saj, duke folur për dështimin e statusit, ajo e krahasoi liderin e opozitës me figura, të cilat në histori janë paraqitur si figura që kanë punuar kundër Shqipërisë. “Historia jone ka njohur Hamza Kastriotin, Haxhi Qamilin, njerëz që janë bërë pengesë të zhvillimit dhe ecjes përpara. Ne kemi qenë të fundit për të kapërcyer sistemin diktatorial. Haxhi Qamilët janë krijesa shqiptare, edhe sot gjendet një që e pengon Shqipërinë. Kjo nuk ndodh kurrë me forca të mëdha politike, që një lider të mos lejojë të votojë për ecjen përpara të vendit. Nuk fajësoj deputetet e opozitës që për ligjet e tjera ishin të lirë”, tha Topalli. Ajo ka thekuar se tre ligjet do të jenë pjesë e axhendës parlamentare deri sa të votohen dhe këtë do ta zgjedhin shqiptarët me votën e tyre. Topalli vlerësoi si të suksesshme dhe të rëndësishme miratimin e reformave, si ajo e reformës zgjedhore, kodin civil, kodin penal, kodin detar, kodin hekurudhor, ligjin për konferencën gjyqësore, ligjin për Gjykatën Administrative, i cili sipas saj ka mbetur pa u zbatuar për shkak të mos votimit të pr/ligjit për Gjykatën e Lartë. Akuzat "Shkojmë drejt zgjedhjeve, do bëjmë gjithçka si qeveri për të bërë detyrat tona për një proces zgjedhor të lirë e dinjitoz. Unë jam i bindur se ata me votën e tyre do të votojnë për të ardhmen e do të rrëzojnë murin e bllokimit të rrugës së tyre evropiane". Deputeti i PS TaulantBalla vijoi dhe dje akuzat ndaj familjarëve të kryeministrit Berisha në lidhje me pasurinë e tyre. Sipas deputetit socialist, familjarët e Berishës janë të parët për shpejtësinë e pasurimit. "Sot po ju them shqiptarëve se edhe të afërmit e brezit të parë të Sali Berishës, të cilët na qenkan miliarderë. Daja i fëmijëve të Berishës, Agim Rama ka pasuri përrallore disa miliardë. Mbesa e bashkëshortes së Berishës, njëherësh drejtoreshë e ISKSH, Elvana Hana, me pasuri disa miliarda", tha Balla. Sipas tij, Shkëlzeni e Berisha duhet të argumentojnë vetëm bizneset ku fitojnë, por dhe mënyrat. Balla kërkoi shpjegime se: Cilat janë bizneset që ka konsultuar Argita e Shkëlezeni? Të përgjigjen a kanë fituar pasuri publike? Olldashi dhe Bregu Foto: Një grua në periferi të Tiranës, duke ecur në autostradë REUTERS
14 E shtunë, 29 dhjetor 2012 THASH THEMTHE&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M Floriana Garo: Atmosfera e festave në shtepinë e moderatores “Do të kurorëzohem së shpejti në martesë” XHULIA KARAVELLA Cel. 0696070651 Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA Ditët e ftohta të muajit dhjetor padyshim i ngrohin festat e fundvitit, të cilat një burim i vërtet frymëzimi. E njëjta gjë vlen edhe për personazhet e njohur të botës së ekranit, të cilët i presin me të njëjtin entuziazëm këto ditë festive. Për mbylljen e vitit 2012 suplementi "THASH&THEM" ka menduar të ngrohë këtë fundjavë me buzëqeshjen e ëmbël të bukuroshes Floriana Garo. E në fakt ky emër është lakuar jo pak ditët e fundit për shkak të pjesëmarrjes së saj si moderatore në Festivalin e Fundvitit në RTSH. Megjithatë këtë herë Garo ka ardhur në një version tjetër, në atë festiv duke rrëfyer si do të jenë këto festa për të dhe njerëzit e dashur. E në fakt që në fillim biseda jonë nis mjaft këndshëm, përpara një filxhani çaj dhe kafeje. Floriana sapo ka mbërritur nga studiot e TV Klanit, ku së shpejti do të nisi një program të ri televiziv duke u bërë kështu më e pranishme për publikun shqiptar. "Jo vetëm modë" mendohet të titullohet programi, i cili pritet të vi të shtunave. "Puna fillon më datë 7 janar ku do të merremi me çështjet organizuese të tij. Emisioni pritet të nisë ose në fund të muajit janar ose në fillim të muajit shkurt. Është konceptuar si një program mode por jo vetëm pasi do të ketë kulturë, do të ketë evente , pra pritet të vijë si një program i kompletuar. Në fakt është një patentë e blerë e një programi suksesshëm italian",-është shprehur Floriana. E ndonëse e frymëzuar dhe e emocionuar për këtë produksion të ri televiziv, Floriana nuk ka lënë pas as eventin më të fundit ku ka marr pjesë, festivalin e RTSH. "Festivali ka qenë për mua ka qenë realizimi i një ëndrre, madje mbaj mend që sapo isha kthyer nga Amerika para dy vjet e në atë periudhë e prezantonte festivalin Jonida Maliqi dhe mendoja me vete, sikur të isha unë që ta prezantoj, dhe kush do ta mendonte që pas dy viteve mua të më jepej ky shans,"thotë Floriana ndërkohë që sytë i shkëlqejnë e humbur në këto kujtime. Ajo gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur as partnerin e saj në p r e z a n t i m , Enkel Demin, me të cilin shprehet se vazhdon të ruajë raporte miqësie, madje tanimë që gjithçka ka përfunduar nuk e fshehin ndjenjën e boshllëkut dhe mallit për ato ditë. Megjithatë Floriana Garo duket mjaft e lumtur si dhe është ende në fazën e shijimit të saj periudhe. Përpara se biseda jonë të vijonte për festat dhe jetën e saj personale Garo ka dashur të theksoj edhe një fakt tjetër sa i përket jetës së saj profesionale. "Kohët e fundit kam filluar një punë tek "Akademia e Shkencave", por desha ta theksoj që kjo ishte një punë e përkohshme që u bë shumë e mediatizuar. Ishte e përkohshme sepse për momentin pozicioni ishte i hapur për shkak se personi që punonte aty kishte probleme shëndetësore dhe unë e nisa atë punë thjesht për të përfunduar një projekt. E gjithë kjo nuk do të zgjaste shumë pasi mua do të konfliktonte me televizionin, sepse është e vështirë të bësh shumë gjëra në të njëjtën kohë. Megjithatë kjo punë përfundoi tani, ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe unë pata mundësinë të tregoja veten duke organizuar një projekt të madh, të cilin ata e kishin me shumë merak dhe që doli mirë. Por realisht fusha në të cilën kam dëshirë të vazhdoj është televizioni. Duke lënë pas angazhimet profesionale, Floriana na rikthen në atmosferën e festave duke na treguar se ka festuar Krishtlindjet së bashku me familjen e saj me anë të një dreke në Durrës. Sipas saj festat janë mjaft të rëndësishme pasi janë një mënyrë mjaft e mirë bashkimi për të qëndruar të gjithë bashkë. Ajo vetë e ka vuajtur disi këtë pjesë në kohën kur jetonte në New York, por tashmë kishte mundësi të festonte çdo festë me të afërmit e saj. "Këtë vit u mblodhëm në një lokal dhe kaluam një drekë të këndshme, madje erdhi dhe Tedi dhe ndamë histori të ndryshme së bashku, dhe sidomos të festivalit. Të pranishëm ishin edhe familjarët e mi nga jashtë, të cilët u shprehën mjaft krenarë për mua dhe kaluam m të vërtetë shumë bukur." Duke qenë se ish-missi ka jetuar disa vite në Neë York ishte mjaft e lehtë për atë të tregonte ndryshimet por edhe të përbashkëtat e këtyre festave në vendin tonë. "Krishtlindjet atje janë një festë që festohen me njerëzit më të afërt, por duke qenë se shumica janë larg, atëherë ndodh që të festojnë me shoqërinë duke u bërë kështu një familje me njëritjetrin.Megjithatë në New York është një atmosferë e veçantë pasi nisin zbukurimet dhe atmosfera festive që pas Ditës së Falenderimeve. Ndërkohë që edhe në Shqipëri ka filluar të ndizet atmosfera jo vetëm për Krishtlindje dhe Vitin e Ri por për çdo lloj feste," -tregon Garo. Për të festat marrin rëndësi të veçantë në çastin kur ndahen dhe kalohen me njerëzit e dashur. Po kështu edhe festën e ndërrimit të viteve, ajo pret ta kalojë në mënyrë të veçantë, pse jo duke festuar jashtë shtëpisë. "Gjatë festës së ndërrimit të viteve do të jemi këtu, por nuk e kemi planifikuar ende tamam se çdo të bëjmë. Megjithatë dëshira ime ishte që ta kalonim në një lokal pasi edhe në shtëpi e kemi bërë shpesh. Zakonisht në shtëpi qëndrojmë deri në orën 12 më pas dalim. Por në kohën kur qëndrojmë në shtëpi bëhet diçka e bukur sepse mblidhemi me shumë njerëz, ndërkohë që vijnë edhe familjarë nga jashtë edhe shtrojmë një tavolinë të bukur. Nusja e xhaxhait, e cila jeton jashtë di të gatuajë shumë mirë kështu që është ajo që i përgatit", rrëfen bukuroshja. E në fakt kureshtjes sonë se nëse gatuan, Floriana përgjigjet duke buzëqeshur se jo. Por di të përgatisë një kek me çokollatë, i cili preferohet shumë nga njerëzit e saj të dashur. Gjithashtu ajo ende nuk ka planifikuar se çdo të veshë për atë natë, por me siguri diçka të blerë online, pasi i pëlqen mjaft të bëjë blerje në rrjet. Tashmë pema dhe shtëpia e Florianës janë rregulluara dhe të zbukuruara për të pritur ndërrimin e viteve, madje ajo ka nisur të bëjë edhe dhuratat. Nënës së saj i ka dhuruar një palë vathë floriri dhe do të vazhdojë edhe me pjesëtarët e tjerë të familjes. Por padyshim që pëlqen edhe të marrë dhurata nga njerëzit më të afërt. Ndërkohë që biseda është bërë me të vërtetë e këndshme Floriana na rrëfen se shumë shpejt pritet të konkretizojë në martesë lidhjen disa vjeçare me Tedin, partnerin e saj. "Patjetër që është ideja që ne të fejohemi dhe të martohemi në një kohë të shkurtër, pasi kemi mjaft kohë bashkë, po ashtu edhe të kemi fëmijë, por mendoj pak më vonë pas dy vjetësh. Dua të theksoj se Tedi është mbështetja ime më e madhe dhe ndoshta pa të nuk do të isha këtu ku jam,"-vijon Garo. E ndërkohë që minutat kanë fluturuar si pa i ndjerë nuk mund të mos e pyesnim bukuroshen Garo edhe për aspiratat e saj për vitin e ardhshëm. "Viti 2012 për mua ka qenë viti më i suksesshëm , pasi kam arritur të realizoj disa nga ëndrrat e fëmijërisë sime në lidhje me miss botën, me festivalin, shpresoj që 2013 të jetë po kështu me projektet dhe planet që kam."
20 E shtunë, 29 dhjetor 2012 KULTURE DREJTORI i Bibliotekës Kombëtare, z.Aurel Plasari, flet për librin "Përlindja e Shqipëniës". Cilat janë botimet e tjera të këtij lloji. Sa shërbejnë dokumentet për rishikimin e figurave historike Intervista AUREL PLASARI Politika s'mund të imponojë të vërtetat historike Drejtori i Bibliotekës Kombëtare rrëfen zbulimet në koleksionet e vlerave të rralla DHURATA HAMZAI ??? TIRANE Përmbledhja e kopjeve digjitaletë gazetës "Përlindja e Shqipëniës" që u promovua dy ditë më parë në Bibliotekën Kombëtare ka zgjuar mjaft interes tek studiuesit dhe mediat. Ky libër është një pasqyrë e qartë e ngjarjeve dhe politikave të ndjekura të qeverisë së parë shqiptare gjatë vitit 1913. Vihen re si kanë vijuar politikat qeveritare dhe qëndrimet opozitare brenda vendit. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, prof. dr. Aurel Plasari, në intervistën për "Shqiptarja.com" rrëfen se si është mbledhur ky koleksion dhe si do të zgjerohen projekte me të tjera me prodhime digjitale nga koleksionet origjinale që ai i quan të "Vlerave të Rralla". Në fund të intervistës, drejtori i Bibliotekës z.Aurel Plasari, e vë pikën mbi “i” në përgjigjen e pyetjes nëse politika ka imponuar në këtë 100-vjetor të Pavarësisë të vërtetat historike. Plasari thekson se: "çdo politikë që përpiqet të imponojë të vërteta historike duhet ta dijë që ato të vërteta nuk do të jenë jetëgjata." -Ju promovuat një botim shumë interesant, që sjell realisht ngjarjet nga baza e qeverisë së parë, nga Vlora, aty ku pikërisht u shpall edhe Pavarësia. Si ratë në gjurmët e kësaj pasurie arkivore dhe çfarë ju nxiti për ta riprodhuar këtë koleksion si libër më vete? -Përpara riprodhimit jubilar në formë libri, bëhet fjalë për një prodhim digjital të koleksionit në fjalë, nga ato prodhime që Biblioteka Kombëtare i ka filluar tanimë prej disa vitesh. Në faqen online të saj (www.bksh.al) përdoruesit gjejnë për shfrytëzim fillimet e këtyre prodhimeve digjitale nga koleksioneve që quhen të "Vlerave të Rralla". Nga organet e shtypit që kanë bërë histori të kulturës kombëtare shqiptare gjejnë, për shembull, koleksionin e plotë të emërmadhes "Albania" të Konicës me të 12 vitet e saj, ose revistën "Dituria" të Lumo Skëndos si i pari organ i mirëfilltë albanologjik. Ndër vlerat antikuare gjejnë të digjituar "Mesharin" (1555) e Gjon Buzukut, "Evetarin shqip" (1844) të Naum Veqilharxhit, por edhe origjinalet e "Rrethimit dhe Shkodrës" (1504) të Marin Barletit dhe të "Historisë së S k ë n d e r b e u t " (1508-1510) po të tij, mandej një botim shumë-shumë të rrallë (1478) të fjalimeve dhe letrave të papës Piu II në të cilat bëhet fjalë edhe për rezistencën antiturke të arbërve të Skënderbeut. Ndër dorëshkrimet e digjituara mund të gjejnë "Kodikun" e famshëm të Kostandin Beratit (shek. XVIII), "Divanin" e Nezim Frakullës (1747) etj. Edhe ndër harta historike mund të shfletojnë online një koleksion të digjituar rreth 50 hartash, që përfshijnë shekujt XVI-XIX. Le të qëndrojmë pak tek koleksioni i gazetës "Përlindja e Shqipniës" Ishte e vetëkuptueshme që në 100vjetorin e Pavarësisë i pari titull që na ngacmoi në projektet tona qe koleksioni i gazetës "Përlindja e Shqipniës", si gazetë e së parës qeveri të shtetit të ri shqiptar, e njohur edhe si e 'Qeverisë së Vlorës". Qeveria, afërmendsh, ishte e gjithë Shqipërisë, por simbolikisht na pëlqen që atë ta kujtojmë si "Qeveri e Vlorës". Përfituam nga përvjetori dhe nga atmosfera festive që përfshiu jo vetëm qytetarinë mbarë, por edhe fushat e dijes, veçan atë të historisë. Sikurse është thënë edhe një shënim që shoqëron botimin, në këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë që na ra fati i lumë ta festojmë, "Përlindja e Shqipërisë" përbëri një nga ambiciet tona ndër nismat e rikujtimeve historike. Së pari, si detyrë që koleksioni i saj, i ruajtur në Arkivin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, të bëhej pjesë edhe e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Mandej si dëshirë që koleksioni i riprodhuar të bashkëndahej edhe me të gjitha bibliotekat publike të Kosovës e të Shqipërisë. Më në fund, si bindje që ky koleksion, sidomos në riprodhimin e tij elektronik, t'u vihej në përdorim të gjithë përdoruesve - në mbarë botën - të bibliotekave tona elektronike, shqiptarë dhe të huaj të interesuar për historinë tonë, sidomos për atë politike të shtetit shqiptar. Së bashku me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës shpresojmë, në këtë mënyrë, të kemi vënë edhe një gur më shumë në themelet e forta të bashkëpunimit tanimë shumëvjeçar mes dy bibliotekave tona motra dhe, njëherësh, t'u kemi ofruar përdoruesve një informacion kërshëror dhe po aq një mjet të vyer pune. -Cila është vlera kryesore e këtij informacioni që shfaqet tanimë për përdoruesit nga riprodhimi i këtij koleksioni? -Vlera nga më interesantet për historinë politike dhe administrative të shtetit të ri shqiptar, për mendimin tim. Në të mund të ndiqen hap mbas hapi krijimi i institucioneve të para shtetërore, qoftë edhe në formën e tyre më modeste të kuptueshme për kohën dhe kushtet: institucionet e postë-komunikacioneve, të rendit, të drejtësisë, të financës, madje edhe të arsimit etj. Dallohet momenti historik kur vendoset e detyruar gjuhë shqipe në administratën shqiptare dhe kështu me radhë: nisma politiko-administrative që ose kanë qenë të panjohura për publikun e interesuar për historinë ose në historiografi janë përshkruar në mënyrë të mangët. Trajtohen me mjaft profesionalizëm marrëdhëniet me "Fuqitë e Mëdha" të asaj kohe, me Konferencën e Londrës, me Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit etj. Tanimë jo vetëm profesionistët, historianë dhe juristë dhe më gjerë kulturologë, por edhe një individ për kërshërinë e tij vetjake do të mund të shikojë nëpërmjet koleksionit të kësaj gazete se si "bëhet" një shtet, një shtet modern, pavarësisht përmasave të tij modeste. Shtetin nuk e bëjnë përmasat, atë e përbëjnë institucionet që ai koncepton dhe ndërton.. -Ju personalisht, zoti Plasari, çfarë ju ka befasuar në këtë pasuri arkivore që tanimë i jepet edhe publikut? -Ja: më ka befasuar, fjala vjen, profesionalizmi i atyre që kanë "bërë" gazetën. Nënkuptoj drejtorin e saj intelektualin atdhetar - të asaj kohe - Dhimitër Berati. Por veçan kryeredaktorin Mihal Grameno. Ç'fat të rrallë që pa pasur gazeta me një kryeredaktor si Grameno, që qe shkrimtar, gazetar dhe njëherësh luftëtar me armë në dorë për çlirimin e Shqipërisë. Sepse nuk bën të harrohet kontributi i tij në fillimet e kryengritjes së armatosur shqiptare qysh në dhjetëvjetëshin e parë të shek. XX. Edhe çeta e famshme e Çerçiz Topullit, e kryengritësve të Jugut, - për ta nuk u fol sa do të duhej gjatë përkujtimeve të ngjarjeve që çuan në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, - pra edhe ajo çetë e ka pasur fat që një intelektual atdhetar si Mihal Grameno e pati për bashkëluftëtar dhe njëherësh kronikan të asaj kryengritjeje. Do ta rekomandoja të ribotohej librin e tij të vjetër "Kryengritja shqiptare", në mënyrë që lexuesit e sotëm të dallojnë edhe disa të vërteta relevante, shpesh të kaluara në heshtje, për kontribuuesit e Pavarësisë. Shkurt fjala, është për të marrë shembull nga profesionalizmi i asaj gazete këtu e para 100 vjetësh. Ajo ishte vërtet, në njëfarë mënyre, gazetë zëdhënëse e Qeverisë, por mendimet e lira dhe debatet për çështjen e Kosovës, për marrëdhëniet konfliktuale me Greqinë e asokohshme dhe shumë probleme të tjera i dhanë asaj profil më të gjerë. Në atë kohë nuk ka pasur ende "fletore zyrtare" dhe disa faqe të gazetës kanë kryer edhe atë detyrë. Ky ekuilibrim tipologjik, jo i lehtë për t'u realizuar, më duket gjithashtu një tjetër meritë e kësaj gazete historike. Gazetarëve ambiciozë në profesionin tyre do t'ua Po them dhe po përsëris parimin: që çdo politikë që përpiqet të imponojë të vërteta historike duhet ta dijë që ato të vërteta nuk do të jenë jetëgjata Kemi gati për shtyp një vepër përnjëmend madhore për albanologjinë në veçanti dhe kulturën shqiptare në përgjithësi, korpusin “Albanica” Faksimile e gazetës "Përlindja e Shqipëniës" Në foto: Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari
24 E shtunë, 29 dhjetor 2012 LAJME NGA BOTA Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Habjon Hasani Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë ? Hillary Clinton ? rikthehet në punë Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton pritet që javën e ardhshme të kthehet në punë, pothuajse tri javë pasi plani i saj i punës u anulua për shkak të një tronditjeje. Një zëdhënës i sekretares Clinton tha se ajo po vazhdon të shërohet në shtëpi, por javën e ardhshme do ta ri? llojë punën në zyrë. Këtë javë ajo nuk do të ketë aktivitete. Zyrtarët dhe mjekët thonë se Clinton kishte marrë një virus të barkut gjatë turneut të saj në Evropë, në ? llim të këtij muaji, me ç'rast u dehidrua, pastaj i kishte rënë të ? kët, ishte rrëzuar dhe kishte rënë me kokë. ? Berluskoni do i paguajë ish- gruas 36 milion euro në vit Ish- kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni ka pranuar që të paguajë 36 milion euro në vit për ish- gruan e tij, Veronika Lario. Berluskoni do e mbajë vi lën 100 mil ion dollarëshe ku jetonte çifti. Lario e la Berluskonin në vitin 2009, kur ai u pa në ditëlindjen e një modeleje 18 vjeçare. Revista amerikane Forbes e përllogarit pasurinë e tij në rreth 6 miliard dollarë. Corriere Della Sera raporton se Lario, 56 vjeç, kishte kërkuar ? llimisht 56 milion dollarë në vit. Por ish- i shoqi 76 vjeçar, kishte ofruar 5 milion dollarë. ? FBI: Marilyn Monroe kishte lidhje me komunistët? Zyra Federale Amerikane për Hetime (FBI) ka nxjerrë dosjen e aktores së famshme Marilyn Monroe, duke zbuluar informacione në mënyrë të konsiderueshme. Këto dokumente janë publikuar me kërkesën e agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press, në përputhje me Aktin për Lirinë e Informacionit. AP tregon se sipas FBI, Monroe ka mundur të ketë pasur lidhje me komunistët. ? Siri, al-Assad përdor raketa iraniane Regjimi i Bashar al-Assad në Siri ka qëlluar të paktën dy raketa tokë-tokë të prodhimit irianian ndaj kryengritësve, deklaruan të premten për “CNN” dy zyrtarë të lartë amerikanë. Raketat “Fateh A-110” janë një risi në luftën civile 21-mujore dhe përbëjnë një version të modi? kuar të raketave të mëparshme “Scud”, të përdorur nga regjimi sirian në javët e mëparshme. ? Kina ashpërson masat për internetin Kina ka ashpërsuar rregullat e saj për përdorimin e internetit me pretendimin që përdoruesit të identifikohen plotësisht kur përdorin shërbimet online. Lëvizja është pjesë e një serie masash të cilat sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Xinhua”, do të mbrojnë informacionet personale. Por kritikët dyshojnë se qeveria po përpiqet të ku? zojë lirinë e shprehjes. Njoftimi shihet si një provë se lidershipi i ri kinez po e trajton internetin si një kërcënim serioz. ? Studentja e përdhunuar po lufton për jetën Një studente e cila është përdhunuar nga disa persona në një autobus në Nju Delhi të Indisë po lufton për jetën, siç thonë doktorët. Viktima 23-vjeçare ka pësuar dëmtime të rënda në tru. Ajo ka mbërritur në Singapor ditën e martë pasi iu nënshtrua tre operacioneve në një spital të Nju Delhit. ? Gjermani, studentit i pritet gjuha nga islamikët Një student 24-vjeçar indian në Bonn të Gjermanisë, është sulmuar brutalisht nga ekstremistë islamik, të cilët i kanë prerë gjuhën, pasi ai refuzoi të konvertonte fenë, bëri të ditur policia gjermane të enjten. Studenti u sulmua në prag të Krishtlindjes, kur ishte duke u kthyer në vendin e tij në Bonn. Agresorët e pyetën në lidhje me fenë dhe i kërkuan të konvertohej në fenë islame, duke e paralajmëruar se do t'i prisnin gjuhën nëse refuzonte, raporton Der Spiegel.
.
|
Na vjen keq, por koha në dispozicion mbaroi.
Nëse jeni një përdorues i regjistruar, identifikohuni në pjesën e poshtëme djathtas.
|
|
|
Hyr në e-Shop dhe zbulo të gjitha ofertat tona
|
|
|
Po blini botimin e
29/12/2012
Me çmim
0,00
|
|
Rikërko fjalëkalimin!
Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.
Privacy Policy 2013 Mbrojtja e të dhënave personale Gjatë lundrimit në faqe, në skedarët log të server-it ruhen të dhëna si adresa IP, data, koha dhe faqet e vizituara nga përdoruesi. Ne e përdorim informacionin që mbledhim për të matur numrin e vizitorëve që hapin seksione të ndryshme të faqes sonë të internetit, për të mësuar se cili është informacioni më i kërkuar dhe për të na ndihmuar ta bëjmë faqen tonë të internetit më të dobishme për vizitorët.
Të dhënat tuaja personale dhe informacioni i dhënë gjatë "Regjistrimit", ruhen në server në mënyrë anonime.
Informacionet që ruhen në server janë të sigurta dhe konfidenciale, nuk ju ofrohen palëve të treta (vetëm në rastet kur ju keni dhënë aprovimin në modulin e regjistrimit) dhe përdoren në përputhje të plotë me Ligjin nr.8517, datë 22.7.1999 - Për mbrojtjen e të dhënave personale.
Mbyll
|