SH.com 19 www.shqiptarja.comE diel, 30 dhjetor 2012SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SPECIALE TRADITË VLERA NE GINESTRA... "Dita arbëreshe" si 500 vjet më parë Rievokimi i Retnes, një udhëtim në kujtesë për të përforcuar lidhjet e vjetra me historinë dhe identitetin, një kthim në Pesëqindtën mes ngjyrave, muzikës, kostumeve, armëve dhe kavalierëve... Lorenzo Zolfo Disa ditë para Krishtlindjes, qendra evogël e Vulture-s, Ginestra, u transformua në një qytezë arbëreshe. Një iniciativë që kishte qëllimin të mbajë gjallë historinë, kulturën dhe traditat arbëreshe të kësaj qendre të vogël prej pak më shumë se 700 banorësh. Në prezencë të autoriteteve mbërriti nga Maschito grupi historik "Rethnes", me veshje arbëreshe, që përfermoi nëpër rrugët kryesore të fshatit. Prekës ishte momenti kur kreu i këtij grupi njoftoi, në gjuhën mëmë, fillimin e kësaj feste arbëreshe: "Të nderuar ginestrinë, burra, gra dhe fëmijë, sot e shtunë në orën 18, bëjmë një festë arbëreshe në sheshin Ciriello. Ejani të gjithë, ju presim". "Retnes" është një rievokim i origjinës së Maschito-s, themeluar nga mercenarët e udhëhequr nga kapiteni Lazzaro Mathes. Retnes, mes manifestimeve maskitane (që zhvillohet çdo 6 gusht) është me siguri më antikja dhe interesantja, i përket me siguri viteve të para të lindjes së qytezës (pranverë 1517) dhe përkujtonte themelimin e saj me një lojë me stradiotë. Kujdes i veçantë i është dedikuar organizimit të figurantëve në grupe që përfaqësojnë dy etnitë kryesore që themeluan Maschito-n: grekokoronët (që u vendosën në zonën veriore të fshatit) dhe shqiptaro-shkodranët (që zunë zonën jugore), të parët "Majsor", të dytët "Cndrgnan", gjithmonë rivalë për shumë motive deri në vitet '70. Rievokimi i Retnes dëshiron të jetë një udhëtim në kujtesë për të përforcuar lidhjet e vjetra me historinë dhe identitetin, një kthim në Pesëqindtën mes ngjyrave, muzikës, kostumeve, armëve dhe kavalierëve, për të jetuar emocionin e transportimit nga e kaluara. Dita arbëreshe u mbyll në fshatin e shijeve arbëreshe të realizuar nga Bashkia e Ginestra-s disa vjet më parë që në fakt është një muzeum brenda qendrës historike, i ndërtuar nga një rrjet lokalesh që mirëpresin fazat e ndryshme të gastronomisë lokale dhe të transformimit agroalimentar. Në Zhurë "dita arbëreshe" Ditët par Natallvet katundthi i Vullturit, Zhura, u bë nj'katund arbëresh. Ë ki nj'shurbes çi u bë për t'mandinohet storja, kulltura dhe tradicjonat arbëreshe e ktij katundi ka rrin më se 700 vet. Pirpara autoritatavet erdh ka Mashqiti grupi "Retnes", me kostumin arbëresh, çi u esibir ndëper udhëvet e katundit. Mumendi më i ndiejtur klje kur bandituri i grupit, në gljuhen mëm, tha se kjo fest arbëreshe ish e zëni fill: "Onorevolli i Zhurës, burra, gra dhe djalra, sod e shtun në heren 18 bëmi nj'fest arbëreshe në qacen C?irjello. Ngiti gjith, ju presmi". Kjo manifestacjon do t'kujtonj rrënjt e Mashqitit, çi u le me merçenaret e Kapitanit Llaxaro Mathes. Njëmest ktire manifestacjonavet çi bëhen Mashqit kjo ësht ajo më e vjeter dhe më interesante (ç'bëhet nga vjet në 6 të gushtit), çi kujton t'parit vitra çi u le katundi (në veren e 1517) dhe kujton kur Stradhjotrat vun t'parin gur e ktij katund. Shum t'vler pat shurbesi kur u bën di grupe çi buthtojnë nganjë etnitë ka vjen Mashqiti: Greket dhe ata t'Korones (çi rrijn te katundi alartaz) e Shqiptaret dhe ata t'Shkodres (çi rrijn te katundi ahjmaz), t'parit ishin "Majsor" t'tjeret "Cëndërnjan", çi kljen armiq njera në vitrat '70. T'kujtuarit e ksaj Retnes do t'jet nj'vjaxh në memorjen, për të lidhen raporte me storjen dhe identitaten, t'prirmi prap 500 vjet njëmest kullurevet, muzikavet, kostumevet, për t'pirvosh nj'emocjon sikur t'prirshim mbar prap. Dita arbëreshe u rrit në 'borgo dei sapori arbëreshë' çi Bashkia e Zhurës bëri ca vitra prap, ësht nj'muzé çi gjëndet mbrënda anes storike t'katundit, e bër ka dicà llokalle ku buthtohen fazet e gastronomisë llokalle dhe trasformacjona e t'ngrënit. Përktheu: Maddalena Scutari gjendën shumë, edhe ndërmjet diplomatëve, që i morën seriozisht. Sa i përket elementit ortodoks të dy qarqeve, Greqia ndoshta mund të konceptonte idenë e tërheqjes së simpative të këtyre elementëve pak nga pak duke arritur me kohë në përnjisimin e tyre, në sajë të çekanit të vazhdueshëm të propagandës fetare e shkollore. Por një shpresë e tillë, në drejtim të popullsisë myslimane, do të kishte qënë tepër absurde. Një tjetër vështirësi ishte përfaqësuar nga fakti që, në krahinat e Korçës dhe Gjirokastrës, shumë fshatra kanë popullsi të përziera, ndërsa ato të banuara krejtësisht nga të krishterë e nga myslimanë ndërsjellohen njëri me tjetrin. Me qëllim që t'a ndryshonte këtë gjëndje etnike mjaft të ngatërruar, Greqia zgjodhi, pa shumë dredha, mjetin më çnjerëzor por që, simbas pikëpamjes së saj, ishte më i efektshëm e më i shpejtë : përzënien ose shkatërrimin e elementit shqiptar kundërshtar. Sendërtimi i këtij projekti filloi sapo u paraqit rasti. Kështu, në dhjetor 1912, gjatë pushtimit të parë të krahinës së Korçës nga ana e trupave greke nën komandën e gjeneralit Damianos, përveç grabitjeve e masakrave me të cilat nuk do të merremi në këtë parashtrim, janë djegur e shkatërruar me paramendim katërmbëdhjetë fshatra myslimanësh shqiptarë. Në muajin maj 1914, Qeveria Greke organizoi një ushtri bashibozukësh, të përbërë nga ushtarë grekë të maskuar e bandash kreteze. Kjo ushtri vepruese nën komandën e kolonelit Jorgo Contas - Vargas, në bashkëpunim me mjaft oficerë të tjerë të ushtrisë greke, emrat e të cilëve janë të njohur, kanë djegur gati të gjitha fshatrat myslimane të qarkut të Korçës. Po sjellim ndonjë shembull : 1 - Nëntogeri Stratos, me bandën e tij, ka vrarë 450 vetë, burra, gra e fëmijë në fshatin Panarit. Më 10 korrik 1914 banda e tij u ka vënë zjarrin 27 fshatrave. E njëjta bandë, gjatë muajit shtator 1914, ka shkatërruar lokalitetin e Çorovodës e afërsitë e tij dhe gjithë rrethinat e Tomorricës të përbëra nga 45 fshatra. 2 - Bandat e Pandacopulosit, kryetar bandash kretez, Viktoratos e Drelles, të dy nëntogerë të ushtrisë së rregulltë greke, më 20 gusht 1914 kanë djegur e grabitur 15 fshatra të rrethit të Oparit. 3 - Koloneli Vardas, pasi mblodhi të gjitha bandat më 20 shtator 1944, ka djegur dhe shkatërruar 45 fshatra të krahinës së Gorës. 4 - Kapiteni Taipuras me bandat e tij, në muajin prill 1914, i ka vënë zjarrin 32 fshatrave të krahinës së Kolonjës. Kjo listë e trishtuar mund të zgjatet ende shumë. Të gjitha hollësitë e këtyre shkatërrimeve janë të njohura. Kjo vepër e turpëshme mund të përmblidhet në pikat e mëposhtëme : a) Pothuaj se 300 fshatra të shkatërruara e të grabitura. Ndërmjet tyre, më shumë se 200, u dogjën krejtësisht ose pjesërisht. 151 fshatra të shkatërruara numurohen vetëm në krahinën e Korçës. Dëmi i përgjithshëm u vlerësua në 200 milion fr.ar. b) U vodh pothuaj gjithë bagëtia që përbënte pasurinë e këtyre krahinave. Vetëm në fshatrat e Pojanit e të Zvezdës, banda kreteze Papadhakis ka vjedhur 2500 krerë bagëti. c) Magazina e banesa u plaçkitën në shumë lokalitete. Koloneli Vardas, në bashkëpunim me të tjerë oficerë, plaçkitën në Korçë 35 magazina e 1000 banesa. Pjesa e plaçkës së tij u vlerësua në 500.000 fr. ar. d) Qytete e lokalitete të rëndësishme u dënuan me gjoba. Kështu, më 1914, qyteti i Korçës u detyrua të paguajë një gjobë prej 250.000 fr. ari. Qeveria Greke, më 1916, ka marrë prej të mërguarve, si garanci për shërbimin ushtarak, më shumë se 200.000 fr.ari. Nëse kësaj liste do t'i shtojmë të gjitha shkatërrimet e kryera në të tjera treva të Shqipërisë Jugore, dëmet e shkaktuara pasurive private arrijnë në më shumë se treqind milionë fr.ari.
7E diel, 30 dhjetor 2012 De Biazi Trajneri italian De Biazi mbushi një vit në krye të bankinës kuqezi. Tekniku ka futur një frymë të re në kombëtare, por mbetet akoma edhe shumë punë për t'u bërë. Italiani beson te kualifikimi në kampionatin botëror. SPECIALE SHQIPËRIA zë vendin e parë në botë përsa i përket numrit të ndeshjeve të trukuara sipas raportit të kompanisë Sport Radar 2012 ka qenë viti i lamtumirës për Medin Zhegën, Rigers Pjetrushin dhe 15 vjeçarin Ilirjan Thaçi, futbollisti i ekipit të Kukësit Skaner 2012: Dështuam në Olimpiadë dhe futboll Lojërat Olimpike ishin dështimi më i madh i Shqipërisë ??? TIRANE DYLBER BALLA Fajtorët Olimpiada ishte dështim nga mënyra e organizimit, Esat Ademi fajësoi Bezhanin, ndërsa shumë personazhe, midis të cilëve edhe mjeku Lluka Heqimi fajësuan Esat Ademin si të keqen e peshëngritjes. Kampionët Spanja bën tripletë, Lionel Mesi rekordmen Në arenën ndërkombëtare2012 do të mbahet mend nga sportdashësit edhe si viti i kampionatit Evropian të Futbollit në Poloni e Ukrainë, aty ku Spanjë realizoi tripletën duke fituar. "La Roja" triumfoi përballë ekipit të Italisë 4-0. Pas finales se Evropianit, Platini vendosi që kampionati i 2020 të zhvillohet në disa qytete në kontinent, ndërsa FIFA futi teknologjinë në fushë. Finalen e Champions League-s e fitoi ekipi i Çelsit duke mundur Bayer Mynih. Ky vit do të mbahet edhe për rekordin e Gert Muller, i cili u thye nga Lionel Mesi me 91 gola. Mesi është edhe në prag të fitimit të topit të artë për herë të tretë mbrëmjen e 7 janarit. Në përfundim të vitit kalendarik cdo institucion bën njëskaner për të analizuar dështimet apo sukseset. Një analizë e tillë përfshinë edhe të gjitha kategoritë e sportit shqiptar duke filluar nga futbolli edhe deri te xhudoja, sport i cili këtë vit ka krijuar federatën. Ky vit kalendarik ka qenë i mbushur me shumë aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare për sportin shqiptar duke filluar nga Lojërat Olimpike Londër 2012, eleminatoret e Kampionatit Botëror, Brazil 2014 dhe deri te raporti i trukimeve i publikuar pak kohë më parë. OLIMPIADA Lojërat Olimpike të zhvilluara në Londër ishin padyshim eventi më i rëndësishëm i vitit 2012. Shqipëria, ashtu sikur edhe të gjitha përfaqësueset e tjera ishte përgatitur për një garë dinjitoze të mbushur me shumë objektiva. Por fillimi nuk aspak i mirë, fillimisht përjashtohet Erkand Qerimaj, pasi rezultoi me doping e më pas edhe Luiza Gega, për shkak të gabimit të federatës. Gabimi i Gegës i hap rrugën për pjesëmarrje Klodiana Shalës, me ftesë. Problemet nuk kanë të mbaruar, Hysen Pulaku rezulton pozitiv në Londër. Sytë për medalje ishin te Majlinda Kelmendi dhe Romela Begaj, por fati nuk ishte me ne, Kelmendi dështoi duke u eleminuar në raundin e dytë. Të njëjtin fat kishte dhe Begaj që përfundoi e 11-ta në botë. Këtu mori fund edhe ëndrra për medalje në 100 vjetorin e pavarësisë. Klodiana Shala ishte vetëm për turizëm në Londër. Një ditë para garës mjeku deklaroi se i ishte rikthyer një problem i vjetër duke e penalizuar. Pas përfundimit të garës filloi lufta e fortë për përgjegjësitë e dështimit midis KOKSH-FSHP. Esat Ademi fajësoi Viron Bezhanin për dështimin në Olimpiadë, ndërsa shumë personazhe, midis të cilëve edhe mjeku Lluka Heqimi fajësuan Esat Ademin si të keqen e këtij sporti. Sakaq, fakti që brenda një viti rezultuan katër sportistë me doping, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes dënoi Shqipërinë me 2 vite nga të gjitha aktivitet, por në fund vendosi që pezullimi të ishte deri në fund të vitit 2012. Në fund drejtuesit e FSHP u ndryshuan dhe faji mbeti jetim, me pak fjalë Olimpiada ishte dështim për Shqipërinë. KOMBËTARJA Kombëtarja e futbollit ka shënuar një arritje të konsiderueshme këtë vit kalendarik. Kuqezinjtë e nisën shumë mirë kompeticionin duke fituar ndeshjen e parë eleminatore me Qipron, por humbën në Zvicër në një ndeshje që linte për të dëshiruar, ku na mundën shqiptarët e Zvicrës. Në dy ndeshjet e zhvilluara në Shqipëri përballë Islandës dhe Sllovenisë morëm vetëm 3 pikë nga 6 që ishte objektivi. Përballë Islandës humbën 0-1 në një fushë që u kthye në moçal, ndërsa me Slloveninë rikthejmë shpresat për kualifikim duke fituar. Pas 4 ndeshjeve renditemi në vendin e tretë në grup me 6 pikë, ndërsa në renditjen e FIFA-s e mbyllim të 63-ët. TRUKIMET Raporti i kompanisë Sport Radar tronditi futbollin shqiptar. Në këtë raport Shqipëria zinte vendin e parë në botë për trukimet e ndeshjeve me 97 të tilla në vetëm 2 vite. FSHF reagoi duke ja hedhur përgjegjësinë Komisionit të Etikës, ndërsa ky i fundit nuk ka marrë asnjë masë duke heshtur përballë fakteve që janë paraqitur. Presidenti Duka mjaftohet me faktin që ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por global. IN MEMORIAN 2012 ka qenë viti i lamtumirës për disa figura të futbollit shqiptar. Trajneri i njohur shqiptar Medin Zhega u largua nga jeta pas një sëmundje të gjatë. Rigers Pjetrushi arbitri i kolegjiumit të Lezhës humbi jetën në një aksident tragjik gjatë kthimit nga Gjirokastra pas gjykimit të një ndeshje. Ndërsa Ilirjan Thaçi, futbollisti i ekipit të Kukësit pësoi një atak kardiak në fushë gjatë një ndeshje miqësore duke humbur jetën. Përurimi Monumenti i pavarësisë i vjedhur, kushtoi 335 mijë euro Monumenti i pavarësisë u përurua Parkun Rinia në Tiranë, më 28 Nëntor 2012, në praninë e Kryeministrit Sali Berisha. Është i lartë 6.5 metra dhe 5.5 m i gjerë. Peshon 15 ton. Në fillim ishte menduar që kjo vepër të kushtonte 250 mijë euro, por vendimit për shtesat në buxhetin e pavarësisë, kushtoi 355 mijë euro. Specialistët e artit dhe personalitete të njohura të vendit të intervistuara në media e deklaruan veprën e Visar Obrijas dhe Kai Roman Kiklas, të ngjashme me veprën e një skulptori të njohur minimalist të viteve '70, Richard Serra. Vetë autorët kanë pohuar se janë frymëzuar nga banesa tradicionale shqiptare, por me përjashtim të disa detajeve dhe firmave që artistët i kanë paraqitur në emër të 100-vjetorit të pavarësisë, çdo gjë tjetër ishte e ngjashme me veprën e Serras. U gjykua si “kioska e pavarësisë”, si “banjë publike” nga prof.dr. Pëllumb Xhufi dhe tashmë ajo qëndron në park me dy skulptura “vertikale” metalike në të njëjtin pozicion dhe distancë sipas vperës së Serrës, të cilat, jo vetëm janë bërë me konceptin që të kalojnë qytetarët, por me një ndryshim të vogël, që në vend të një shkopi vendoset një pllakë. Pohimin e ngjashmërisë dhe pamjen e saj e kanë kritikuar edhe dhjetëra personalitete të politikës, por projekti, jo vetëm që nuk u kthye mbrapsht, por u shpenzua dyfishi i asaj që ishte menduar për derdhjen e tij në Austri. Në foto: Romela Begaj Në foto: Festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë në Vlorë me pjesëmarrjen e akademikut Rexhep Qosjes, ish-ambasadorit amerikan, Withers, Edi Ramës etj
www.shqiptarja.com E diel, 30 dhjetor 2012 18 SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com DOKUMENTET SHQIPËRIA ETNIKE Greqia ka bllokuar 2 ml. franga ari të shqiptarëve ne bankat e saj PROMEMORJA 1941 Trashëgimía e bamirësve Shqiptarë në bankat greke, padrejtësisht të bllokuara nga Qeveria Greke dhe dëmet e shkaktuara pasurive private gjatë pushtimit të Korçës e Gjirokastrës 1912-1916 Dokumenti ÇËSHTJE LIDHUR ME GREQINË TRASHËGIMÌ TË BAMIRËSVE SHQIPTARË, TË DEPOZITUARA NË BANKAT GREKE, NË DOBI TË SHQIPËRISË JUGORE, PADREJTËSISHT TË BLLOKUARA NGA QEVERIA GREKE. Shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë Jugore të cilët, mund të pohohet, se kanë vuajtur më shumë se elementët e tjerë kombëtarë për shkak të regjimit otoman, gjatë shekullit XIX, kishin filluar të mërgonin jashtë në numur mjaft të dukshëm. Gjëndjes politike që ndihmonte rritjen e rrymës së mërgimit, i shtoheshin shumë faktorë të tjerë, si kriza e zgjatur e tregëtisë, shkujdesja administrative që nuk inkurajonte n'asnjë mënyrë prodhimin e, mbi të gjitha, mungesa e sigurisë që ngadalësonte edhe më shumë qarkullimin e pasurive. Kjo rrymë mërgimi mori, që në fillim, drejtime të ndryshme si Egjypti, Rumania, Bullgaria etj. Mërgimi drejt Shteteve të Bashkuara t'Amerikës mori përmasa më të gjëra, por kjo ndodhi shumë më vonë. Për të patur një ide të rëndësisë lëndore që përfaqësonin për këtë krahinë dërgesat e të mërguarvet, mjafton të kujtojmë se para luftës së madhe hynin në Shqipëri më shumë se dhjetë milion franga ari. Për shumë kohë ky mërgim pati një karakter të përkohshëm, në kuptimin se të mëguarit nuk qëndronin jashtë përgjithmonë, edhe se qëndronin gjatë. Familjet e tyre mbeteshin në vënd. Të rinjtë ktheheshin për t'u martuar e pastaj riniseshin. Shumë prej këtyre të mërguarve merreshin me punë gjithënjë e më të rëndësishme. Mjaft qenë ata që arritën mirëqënie e shumë pasurinë. Disa, të shtyrë nga motive fisnike, menduan të bënin përfitues jo vetëm familjarët, por edhe bashkësinë e vendin e tyre. Njëri sjell ujin e pijshëm në vendin e tij, një tjetër ndërton shkollën në fshatin e tij, ose një ndërtesë publike në qytetin e tij, të tjerë krijojnë shoqata bamirëse e kulturore. Për të sqaruar atë që vazhdon, vlen te përmëndet se nën regjimin otoman, - është periudha me të cilën jemi duke u marrë - ortodoksit, përsa i përket së drejtës vetiake (martesë, trashëgimí etj) vareshin nga autoritetet fetare e këta ishin ata grekë. Turqia nuk njihte e nuk pranonte as kishë, as mësim shqip të pavarur nga Patriakati. I vetmi autoritet konsullor, që merrej me çështjet e bashkësisë ortodokse të perandorise otomane, zyrtarisht, ishte gjithmonë autoriteti kunsullor grek. Nga ana tjetër, për institucionet shkollore shqiptarët ortodoksë nuk kishin mundësinë e zgjedhjes: ose atë greke ose hiç.Siç shihet, njerëzit që donin të bënin bamirësi, nëpërmjet trashëgimesh arsimit, apo të tjera institucioneve të bamirësisë të vendit të tyre, shpesh gjëndeshin dashje pa dashje të kapërthyer në dredhitë e agjentëve të helenizmit që njëjtësoheshin me ata të Patriarkatit. Kështu trashëgimí të rëndësishme të shumë shqiptarëve, që s'kishin në zemër gjë tjetër veçse të nxisnin arsimimin e bashkëfshatarëve dhe themelimin e institucioneve të bamirësisë, gjinden tani në bankat e Greqisë ose në dorë trashëgimtarësh të vendosur atje, të cilët nën trysninë e Qeverisë greke e për arsye të paqena, bllokojnë kapitalet e t'ardhurat, duke u mohuar përfitime të mëdha bashkësisë ortodokse, së cilës këta fonde u ishin kushtuar. Është bërë deri tani ndonjë përçapje për t'i shtyrë me të mirë depozitarët apo testamentarët të zbatojnë vullnetin e autorëve të testamenteve, por asnjë përfundim konkret nuk është arritur. Përmbledhtas, çështja e trashëgimive sot paraqitet si vijon : 1 - Bamirës shqiptarë të vdekur jashtë shtetit n'Egjypt, në Rumani, në Greqi, etj kanë lënë fonde për dhurata ose testamente, të caktuara t'i shërbejnë veprave të bamirësisë ose kulturore të Vendit të tyre. 2 - Pritësit ose titullarët e këtyre trahëgimive janë bashkësitë ortodokse të Shqipërisë jugore, ose trashëgimitë i janë regjistruar njerëzve apo institucioneve banuese në Greqi, psh. trashëgimia Gjon Banka ka si trashëgimtar universal Bashkësinë ortodokse të Korçës dhe mbarështimi i fondit i është besuar një komiteti të kryesuar nga pjestarë të familjes Dragunis. 3 - Fondet e këtyre trashëgimive gjinden të depozituara, pjesërisht në Bankën Kombëtare greke e, pjesërisht, të investuara në pasuri të paluajtëshme etj. Dhuruesit e testamentshkruesit kryesorë janë Arsaqi, Zhapa, Lakçe, Banka, Adhami, Çiçka etj. Vendet pritëse të këtyre trashëgimive janë Korça, Labova, Gjirokastra, Përmeti e, në masë më të vogël, edhe Elbasani, Vlora, Berati e Himara. 4 -Sasia e trashëgimive është mjaft e madhe. Vetëm trashëgimia Banka caktonte për Gjimnazin e Korçës 24.000 fr. ari të ardhura vjetore ; 3000 fr.ari për të varfërit. Kjo trashëgimi qëndronte në fillim në një kapital prej 500.000 fr. ari. Çiçka ka lënë 100.000 fr.ari për një spital në Korçë. Të marra së bashku, këto trashëgimí arrinin në 1937 në më shumë se dy milion fr.ari. Flasim për vlera ari, sepse Parlamenti grek votoi një ligj që detyron Bankën Kombëtare të kthejë në monedhën në të cilën janë derdhur shumat e caktuara për vepra bamirësie deri në 1915, përfshirë interesat e, mbas kësaj date, pa interesa. 5 - Qeveria Greke i ka bllokuar këta fonde me motivin e rremë se pritësit, pra Bashkësia ortodokse "greke" dhe institucionet greke nuk gjinden më në Shqipëri. Mëtimi është absurd, mbasi pritësi është populli i qyteteve të ndryshme shqiptare dhe qëllimi i dhuruesve ka qënë ai i bamirësisë dhe i arsimimit të tyre. N'atë kohë Bashkësitë fetare vareshin nga Patriarkati i Kostandinopolit dhe mësimi shkollor, i besuar atyre, bëhej në greqisht, mbasi autoritetet otomane nuk lejonin mësimin në shqip. Kjo gjëndje u ndryshua me vullnetin e vetë popullit. Me njohjen që Patriarkana e Stambollit i bëri vetë shpalljes së Kishës Ortodokse Shqiptare, ato Bashkësi, edhe në dritën e marredhënieve juridike me Patriarkanën, fituan një qënie përsosmërisht të ligjëruar. Në çdo rasë, çështja duhet të studiohet me hollësi, nga pikpamja juridike për çdo rast të veçantë. II. DËME TË SHKAKTUARA PASURIVE PRIVATE GJATË PUSHTIMIT TË KORÇËS E GJIROKASTRËS 1912 - 1916 Që kur Greqia filloi politikën e saj të hapjes së tepruar ballkanike, Shqipëria Jugore u vu në shënjestër energjikisht nga propaganda progreke, me të gjitha mjetet që ajo zotëronte. Cilat ishin këta mjete e si u përdorën do të shihet më gjërë në një tjetër kapitull. Qëllimi i këtij veprimi të pabesë ishte shkombëtarizimi i pjesës ortodokse të popullsisë shqiptare. Duke u shtirur se ky qëllim ishte arritur, Grekët me kohë kishin marrë zakonin t'i quanin shqiptarët ortodoksë si grekë të greqizuar ose të greqizueshëm edhe për një tjetër arsye të rreme, pra përkatësisë së tyre Kishës greko - lindore dhe Patriarkanës së Kostandinopojës. Të njëjtin mendim Grekët kishin patur edhe për Bullgarët e Maqedonisë para ndarjes së kishës bullgare nga Patriarkana. Por ngjarjet e fundit u përpoqën t'i zhgënjejnë. Mbas luftës ballkanike të 1912-ës, Greqia, e pangopur me bashkëngjitjen e pjesës më të madhe të vilajetit të Janinës, deshi të kishte me çdo kusht edhe qarqet prefekturore të Korçës e Gjirokastrës. Arsyeja kryesore që nxirrte Qeveria Greke ishte ajo që lidhej me gjëndjen etnike të këtyre dy qarqeve. "Në 200.000 banorë janë 120.000 grekë" shpallte ajo duke mohuar paturpësisht qënien e Shqiptarëve ortodoksë. Për pjesën tjetër të numurit të shqiptarëve myslimanë, rreth 80.000, Qeveria e Athinës e hiqte bezdinë duke pohuar thjesht se bëhej fjalë për Turq që flisnin gjuhën shqipe. Sa foshnjarake këto thënie!. Megjithatë u Në foto: Trupat e Republikës Autonome të Epirit Veriut në Korçë 1914 Korca 1912 Pjesa e përzgjedhur sot nga dokumentet e 'Promemories' që u hartua në 1941 nga Fejzi Alizoti, Mustafa Merlika-Kruja, Xhemil Dino, Dhimitër Berati e Tahir Shtylla mbi Shqipërinë etnike, lidhet me dëmshpërblimet dhe kthimin e fondeve të shqiptarëve që Greqia kishte bllokuar në bankat e saj. Materiali është shkëputur nga pjesa e II e 'Përshpagimeve shqiptare' ku janë përmbledhur: "Çështje lidhur me Greqinë" dhe "Çështje lidhur me Jugosllavinë". Këtë numër do të paraqesim dy nga pikat e çështjeve që lidhen me Greqinë, atë të: Trashëgimísë së bamirësve Shqiptarë në bankat greke në dobi të bashkësive të Shqipërisë Jugore, padrejtësisht të bllokuara nga Qeveria Greke dhe dëmet e shkaktuara pasurive private gjatë pushtimit grek të Korçës e Gjirokastrës 19121916. Sa i takon fondeve të bllokuara, sipas nënshkruesve të dokumentit Greqia ka bllokuar afro 2 milion franga ari. Kush ishin këta bamirës dhe pse paratë ishin depozituar në bankat greke? Këtë na e zbulon dokumenti i mëposhtëm.
4 E diel, 30 dhjetor 2012 SPECIALE BORXHI PUBLIK "Jemi në parametrat 58.9 të PBB. Borxhi publik do të tentojë të normalizohet në parametrat e vitit 20072008", deklaroi Bode më 13 janar. Por borxhi do të kapërcente nivelin 60% që këtë vit, ndërsa për 2013 parashikohet në 62.6% Shqipëria 2012 Viti 2012, borxh “pa fre” dhe probleme në energji Ritmet e rritjes së PBB afër zeros, ndikoi kriza Lajmi Viti 2012 u karakterizua nga tentativa të pasuksesshme të qeverisë për të ulur borxhin dhe deficitin buxhetor, deri në momentin e dorëzimit të mazhorancës, që e hoqi fare kufirin e këtij borxhi shprehur në raport me PBB ??? TIRANE GENC KONDI Kriza Industria dhe ndërtimi janë sektorët më të prekur. Ky i fundit prej muajsh ndodhet në asfiksi të plotë. Ndërsa financimet nga bankat erdhën duke u pakësuar, kreditë e këqija regjistruan një rritje progresive deri në 23 përqind Një konflikt i gjatë mes autoriteteve dhe kompanisë CEZ po e mban pezull energjetikën, me pasoja të rënda financiare. Çekët kanë njoftuar synimin për shitjen e aksioneve, ndërkohë që ERE pritet të heqë licencën Viti që po mbyllet ishte një vitshumë i vështirë për ekonominë shqiptare dhe veçanërisht financat publike. Kriza e cila vazhdon të mbajë të mbërthyer veçanërisht eurozonën, u ndje më fort se kurrë këtë vit në ekonominë shqiptare. Rritja e saj ra ndjeshëm. Ndërsa gjatë gjithë 12 muajve, investimet dhe konsumi mbetën të ulta, qeveria nuk mundi të mbajë nën frena borxhin publik. Nevoja për fonde e financime bëri që në fund të vitit ajo të vendoste eliminimin e kufirit, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare për rreziqet e një lëvizjeje të tillë. ANALIZA Sipas "Zërit të Amerikës", që i kushtonte një analizë të gjera zhvillimeve në ekonominë shqiptare, asnjë shenjë nuk premtonte përmirësim të situatës ekonomike dhe, ndonëse edhe një vit më parë ishte detyruar të ndërhynte në buxhet për shkak të pamundësisë së realizimit të objektivave të saj, edhe për 2012 qeveria u tregua tejet optimiste në parashikimet e saj, me një rritje ekonomike prej 4.3 për qind. Një parashikim, i cili do të tronditej që në fillim të vitit nga të dhënat e tremujorit të parë, kur, sipas INSTAT-it, rritja kishte qenë negative me -0.2 për qind. Më tej situata do të përmirësohej dhe në tremujorin e dytë rritja do të ishte 2.04 për qind. Pothuajse gjatë gjithë vitit Banka e Shqipërisë përsëriti në mënyrë të vazhdueshme shqetësimin për rënien e konsumit dhe investimeve private. Ajo ndërhyri dy herë duke ulur në mars dhe korrik normën bazë të interest duke e çuar në 4 për qind, ndërsa në mesin e vitit guvernatori Ardian Fullani do të pranonte se rritja do të ishtë më e ulët edhe se vetë parashikimet e Bankës, nisur nga të dhënat e ecurisë së deriatëhershme, "të cilat kanë zhvendosur në kahun rënës projeksionet tona bazë për ecurinë ekonomike në pjesën e mbetur të vitit". Në shtator edhe qeveria do të rishikojë në ulje parashikimet e saj. "Do të jetë një rritje rreth 3 përqind, e zvogëluar në krahasim me objektivin", do të deklaronte ministri i Financave Ridvan Bode. Ndërsa në fund të vitit qeveria do të pranojë një shifër edhe më të ulët, mes 1 dhe 2 për qind, duke ju afruar kështu më shumë parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare për një rritje mes 0,5 dhe 1 përqindshit. Industria dhe ndërtimi janë sektorët më të prekur. Ky i fundit prej muajsh ndodhet në asfiksi të plotë. Ndërsa oksigjeni i financimeve nga bankat erdhi duke rënë gjithnjë e më shumë. Kreditë e këqija regjistruan një rritje progresive me afër 4 pikë duke shkuar në 23 përqind. BORXHI Një debat i fortë do të zhvillohej për borxhin publik, për të cilin qeveria premtoi në fillim të vitit reduktimin e tij. "Jemi në parametrat 58.9 të prodhimit të brendshëm bruto. Borxhi publik do të tentojë të normalizohet në parametrat e vitit 2007-2008", do të deklaronte Bode më 13 janar. Por në të vërtetë borxhi do të vinte duke u rritur e duke kapërcyer nivelin 60 përqindshit në fund të vitit, ndërsa për 2013 parashikohet në 62.6 për qind. Një nivel, i cili konsiderohet kërcënues nga institucionet ndërkombëtare. ENERGJIA Një tjetër kërcënim mbetet situata energjetike. Më shumë se sa nga moti e keqja këtë herë erdhi nga brenda. Një konflikt i gjatë mes autoriteteve dhe kompanisë çeke, që kontrollon sistemin e shpërndarjes, po e mban pezull sektorin, me pasoja të rënda financiare. Çekët kanë njoftuar synimin për shitjen e aksioneve, ndërkohë që Enti Rregullator pritet të vendosë heqjen e licencës. I deklaruar si një sukses, ky privatizim rezultoi në një dështim. Kriza financiare në sektorin energjetik ka krijuar një situatë pa precedent në buxhetin e shtetit. Qeveria ka kërkuar ndërhyrje në ligjin kuadër të buxhetit, në mënyrë që garancitë e mundshme që do t'i jepen Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare për të siguruar kredi për blerje energjie të mos përfshihen në llogaritjen e totalit të borxhit publik. Ministri Bode tha në Komisionin e Ekonomisë se kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji, në një situatë që duket e paparashikueshme. Kjo kërkesë e qeverisë u kundërshtua ashpër nga opozita. PRIVATIZIMI Ndërkohë ende pa përfundim është një tjetër proces privatizimi, ai i kompanisë Albpetrol, më i madhi i kryer ndonjëherë nga shteti shqiptar, ku oferta prej 850 milionë eurosh e një konsorciumi amerikano-shqiptar pritet ende të disbursohet në rast se do të nënëshkruhet marrëveshje me qeverinë. Afro 110 milionë euro të tjera të ofruara nga turqit e Kurum, pritet të merren nga shitja e katër hidrocentraleve: Ulëza, Shkopeti dhe Bistrica 1 e 2. Këtë vit, për herë të parë, në tregun vendas të letrave me vlerë ministria e Financave zhvilloi ankandin e Bonove të Thesarit 12-mujore në euro në Bankën e Shqipërisë. Sipas këtij dikasteri, shuma e përgjithshme e shpallur ishte 15 milionë euro dhe u drejtohej kryesisht emigrantëve. Më pas, u zhvilluan edhe dy ankande të tilla, në gusht dhe në dhjetor, përkatësisht për 15 milionë dhe 20 milionë euro. PAGAT Nga 1 shtatori filloi zbatimi i vendimit të qeverisë për rritjen e pagave për të gjithë administratën publike të vendosur nga qeveria për vitin 2012. Rritja e re e pagave rriti së tepërmi shpenzimet operative të buxhetit, ndërkohë që të ardhurat nuk u rritën me ritmin e planifikuar, madje në zërat kryesorë ishin negative, ndaj planit, por edhe ndaj një viti më parë. Qeveria, madje, përdori fonde edhe për shpërblimin 10.000 lekë për të gjithë punonjësit e administratës dhe 2.000 lekë për të gjithë pensionistët e vendit në fundviti. Privatizimi Ende pa përfundim mbetet privatizimi i Albpetrolit, më i madhi i kryer nga shteti shqiptar, ku oferta 850 milionë eurosh e një konsorciumi amerikano-shqiptar pritet të disbursohet në se nënëshkruhet marrëveshje me qeverinë Sali Berisha dhe Ridvan Bode Në foto: Komisioni i privatizimit të “Albpetrolit” Megi Jakiçi Eleni Basho
Deputetët: Pushimet në shtëpi, është krizë Mbeten edhe pak orë nga ndër-rimi i viteve, ku të gjithë kanë ? lluar përgatitjet për festat e fundvitit dhe më shumë për Vitin e Ri. Edhe pse ky vit që po lëmë pas, la mjaft pasoja të rënda, sidomos në ekonominë e... ARTEMISA HOXHA DURRES TAKIMI ME GRATE SUPLEMENTI “RILINDASI” ? Faqe 9 ? Faqe 13-20 Kreu i PD “kopjon” strategjinë elektorale të rivalit socialist Sali Berisha si Edi Rama: Derë më derë për çdo votë Letrat e panjohura të Fatmir Haxhiut ? Faqe8 FORUMI ME LIGJVENESIT LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “RILINDASI” VITI II - NR. 310 E diel, 30-12-2012 Publikohen për herë të parë dhjetra vizatime të punës madhështore “Shqiptarja.com” zbulon ‘varfërinë' e parlamentarëve. Braktisin vizitat jashtë FUNDVITI ? Faqe 9 Vizita te shtëpia e të vrarit në 21 janar 2011 EDI DHE LINDA RAMA, NË FAMILJEN E ALEKS NIKËS RAPORTI I KLSH-së MINISTRIA RASTET NE BULQIZE ? Faqe 10 ? Faqe 11 ? Faqe 11 Vdekja e Arselës, nën hetim mjeku i Durrësit Një fëmijë aksidentohet në rrugë, tjetri vetëvaret VITI 2012, NGA FESTIMET E PAVARESISE TE LIRAK BEJKO EDICION SPECIAL/ Ngjarjet kryesore që ndodhën këtë vit Viti që po mbyllet nuk duhet harruar. Është një vit që solli shumë humbje dhe dështime. Është pësimi që duhet bërë mësim. Për të nisur një vit tjetër, ku në fund të 2013-tës, të mos themi: “Iku edhe një vit”. 2012 vërtet nuk ishte fundi i botës,... Në ditët e fundit të vitit 2012 jeta politike zhytet në pritje koktejl dhe fjalime mbi bilancin vjetor. Kështu ndodhi edhe këtë vit. Mazhoranca tha se Shqipëria është vendi i katërt me mirëqënien më të lartë në botë, opozita pranoi vendin katërt duke... Editorial Koment 2012, për të mos harruar Shqipëria 2012 në sytë e SHBA NGA ARBEN RROZHANI NGA AFRIM KRASNIQI ? vijon në faqe 22 ? vijon në faqe 22 Pëjetoni shpejtësinë Viti 2012 që po mbyllet u shoqërua me ngjarje, që arritën kulmin në muajin nëntor, kur vendi kujtoi dhe festoi me madhështi 100 vjetorin e pavarësisë. Por dhe në ekstremin... JAKIN MARENA TIRANE ? vijon në faqe 2-7 Lajmi Viti 2012 i ka pasur të gjitha evenimentet brenda, që nga takimet mes liderëve kryesorë të politikës, debateve dhe mosarritjeve të marrjes vesh mes palëve, deri te festimet e pavarësisë, thirrjeve nacionaliste, krijimit të partive politike dhe refuzimit të BE. Bilanci i vitit: 28 nëntori, nacionalizmi, refuzimi i statusit të BE, zgjedhja e presidentit Nishani, vizita e Klinton, zgjedhja Llallës, borxhet e privatizimet, krimet makabre, rrënimi i monumenteve, deri te dështimet në sport Ministria e Brendëshme, dëm 1.6 milionë euro Gazetarja Anila Basha në Kabul, Afganistan Lirak Bejko i mbuluar nga ? akët Ceremonia e 100-vjetorit të Pavarësisë në Vlorë Betimi në parlament i Presidentit Bujar Nishani
8 E diel, 30 dhjetor 2012 POLITIKE Deputetët: Është krizë festat në shtëpi KRIZA Duket se kriza eknomike nuk preku vetëm popullin e thjeshtë, por dhe ligjvënësit, referohemi këtu festimeve brenda Shqipërisë dhe në të shumtën e rasteve, në shtëpitë e tyre. Fundviti DHURATAT Jo vetëm për fëmijët, por dhe të rriturit, ato që pritet me padurim për Vitin e Ri, janë pikërisht dhuratat. Deputetët thonë se do të shpërndajnë dhurata Forumi i Shqiptarja.com me 11 ligjvënësit Jemin Gjana “Këtë vit të ri do ta kaloj në shtëpinë time në Tiranë, bashkë me familjen. E kemi traditë një festim të tillë, kështu që nuk kemi ndërmend të lëvizim nga shtëpaja jonë (qesh)”. Tritan Shehu “Na pëlqen që festat e fundvitit t`i kalojmë bashkarisht me familjen. Edhe këtë vit nuk do të ndërrojmë vend, në Tiranë. Pas orës së ndërrimit të viteve, kemi menduar të festojmë edhe një pjesë jashtë shtëpisë” Gjovalin Kadeli “Unë përherë e kam festuar në qytetin tim, edhe këtë vit këtu do ta festoj në Lezhë, por do të shkojë edhe në fshatim tim, ku kam të afërm. Besoj se do t`ia kalojmë mirë në një ambient të tillë”, Tom Doshi “Këtë vit kemi menduar ta festojmë në Tiranë ndërrimin e viteve, madje në shtëpinë tonë. Ndonëse vitete e tjera kemi dalë jashtë, 4 fëmijët e mi preferuan që 2013-tën ta festojnë në shtëpinë e tyre”, tha deputeti Doshi. Eltar Deda “Unë përherë nuk jam larguar qytetit tim për festat e fundivitit. Edhe këtë vit, 2013-tën do ta pres në qytetin e Vlorës, bashkë me familjen dhe të afërmit e mi”. Eglantina Gjermeni “Vitin e ri do ta festoj bashkë më famijlejn në Tiranë. Mirë që kemi këto festa që t`i përkushtohemi pak më shumë familjes. Përherë në Shqipëri e kam festuar dhe nuk kam ndërment të lëviz”. Fatmir Toçi “Kisha rezervuar një kroçerë për në Marok dhe Lisbonë, por për arsye se pres të bëhem gjysh e kam anulluar. Mendoj të festojmë mes Tiranës dhe Vlorës, bashkë me familjen, dhe të afërmit e mi”. Besnik Baraj “Unë përherë e kam festuar me familjen time në Tiranë, në ambientet e shtëpisë ose kemi rezervuar ndonjë restorant. Këtë vit preferojmë që të festojmë në shtëpi, bashkë me të afërmit tanë” Gazmend Oketa “Do të preferoj që këtë vit festën e fundvitit ta kaljë me bashkëshorten dhe fëmijët e mi në shtëpi. Një ambient familjar nuk ndërrohet me asgjë” Vangjel Tavo “Shtëpia ime në Gjirokastër do të jetë vendi, ku do të kaloj festën e fundvitit. Bashkë me familjen time, kemi menduar që 2013-ën ta presim në shtëpinë e prindërve të mi” Mbeten edhe pak orë ngandërrimi i viteve, ku tëgjithë kanë filluar përgatitjet për festat e fundvitit dhe më shumë për Vitin e Ri. Edhe pse ky vit që po lëmë pas, la mjaft pasoja të rënda, sidomos në ekonominë e shqiptarëve. Kjo gjë bëhet e dukshme edhe te ata njerëz që vendosin për fatin e ligjeve në vend. Ndonëse do të jenë të pakta udhëtimet e shqiptarëve jashtë shtetit për të festaur ndërrimin e viteve, ky fenomen duket se ka prekur dhe deputetët e Parlamentit shqiptar. Por, ku do ta kalojnë ligjvënësit shqiptar ndërrimin e viteve? Në një forum për këtë temë, gazeta Shqiptarja.com, pyeti disa nga deputetët e Kuvendit. Ndryshe nga vitet e kaluara, ku shumica e ligjvënësve shqiptarë preferonin restorantet dhe hotelet e shtrenjta jashtë Shqipërisë, këtë vit shumica e tyre kanë zgjedhur ta presin 2013-ën në qytetet ku ata jetojnë. Kjo, sipas tyre ka edhe lidhje me krizën ekonomike që po kalon vendi. Në të njëjtën kohë, sipas deputetëve, ambintet familjare me të afërmit mbeten traditë e tyre e pandarë. DHURATAT Ashtu si çdo kush edhe deputetët për festat e fundivitit kanë menduar të shpërndajnë dhurata jo vetëm për fëmijët e të afërmit e tyre, por edhe për familjet në nevojë në zonat e tyre elektorale. Fatmir Toçi, deputet i Qarkut të Vlorës, shpërndau vetëm pak ditë më parë ndihma dhe dhurata për familjet në nevojë. Ndërkohë që një gjest të tillë e bën çdo vit edhe deputeti i Qarkut të Elbasanit, Dashnor Sula, i cili shpërndan ndihma ushqimore për familjet në Peqin. Gjithashtu edhe deputeti Gjovalin Kadeli u ka kushtuar një rëndësi elektoratit të tij të Lezhës për festat e fundvitit, ashtu siç bëri dhe deputeti Asllan Dogjani në Kukës. Por edhe qeveritarët kanë menduar për fëmijët dhe familjet në nevojë, ku kreu i qeverisë shpërndau dhurata për fëmijët rom, kryeparlamentarja organizoi festë me fëmijët e gazetarëve etj. Në kuadër të festave të fundivitit edhe kreu i qeverisë, presidenti, krerët e partive politike në vend, madje dhe disa deputetë shtruan koktejle dhe dreka për gazetarët dhe miqtë e tyre politikanë. Pernaska “Nuk shkëputemi nga tradita familjare. Si çdo vit preferojmë që vitin e ri ta festojmë të bashkuar me familjen, në shtëpinë e prindërve tanë. Mblidhemi rreth 40 familjarë, dhe ata që janë jashtë shtetit dhe e festojmë të bashkuar” ARTEMISA HOXHA ??? TIRANE Në foto: Deputetja e Partisë Demokratike Lajla Përnaska dhe nënkryetarja e bashkisë Jorida Tabaku
9E diel, 30 dhjetor 2012 POLITIKE Strategjia e PS Hysi: Sfida, zgjedhje të lira dhe fitore Deputetja socialiste, Vasilika Hysi tha sesfida kryesore e opozitës për vitin që vjen janë zgjedhjet e 23 qershorit. Ajo nënvizoi se viti i ri do të nisë me intensifikim të aksionit politik të opozitës, për ta finalizuar me fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit. Hysi tha se opozita është përgatitur me një strategji të detajuar, për të mundësuar zgjedhje të lira dhe demokratike. "Viti 2013 është viti i sfidave të mëdha dhe një nga sfidat është realizimi me sukses i zgjedhjeve. Zgjedhjet e ndershme, demokratike janë baza e një shoqërie e cila ndërtohet dhe funksionon në bazë të barazisë dhe jo të pabarëzisë, të një shoqërie ku të gjithë njerëzit të jetojnëme dinjitet dhe të barabartë, është viti i sfidave për t'u kthyer identitetin shumë shqiptarëve që sot janë të papunë, shumë njerëzve që u janë shkelur liritë e drejtat në këtë vit që ne do mbyllim", tha Hysi.Deputetja socialiste tha gjithashtu se Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat në BE gjatë qeverisjes së PS. Hysi tha se kryeministri Berisha dhe qeveria e tij janë përgjegjës për dështimet deritanishme të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Kreu i PD "kopjon" Ramën për zhvillimin e fushatës Berisha, grave: Derë më derë për çdo votë "Fitorja e PD vetëm falë jush, të punojmë fort" Lajmi Kryetari demokrat Berisha nuk ka munguar që në takimin me gratë e PD të kërkojë kontributin e tyre për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare më 2013. Ai i ka cilësuar si forcë e madhe kontribuese, duke kërkuar një fushatë derë më derë për votën. ??? TIRANE JAKIN MARENA Patozi: Për PD, miratimi i treligjeve që i mundësojnë Shqipërisë marrjen e statusit do t'i mbetet Parlamentit të ardhshëm. Kryetari i grupit të deputetëve të PD Astrit Patozi tha se pas 23 qershorit Rama s'do mund të bllokojë procesin integrues të vendit. "Kjo do të jetë hera e fundit besoj që Edi Rama do të ketë mundësinë të bllokojë statusin e kandidatit dhe skenarët janë disa", tha Patozi. Rreth 6 muajlarg 23 qershorit, zoti Patozi vlerëson se nuk ka kohë për riformatimin e së djathtës siç kanë kërkuar aleatët e demokratëve. Dhe pse po projektohet një koalicion më i gjerë se ai i 2009, numri dy i demokratëve përjashton partinë e Topit. "PD bën negociata e marrëveshje me realitete politike dhe jo me ëndrra politike. FRD është një projekt ëndërr", tha Patozi. EDI E LINDA RAMA NE FAMILJEN E ALEKS NIKËS Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qënë sëbashku me bashkëshorten e tij Linda në familjen e të ndjerit Aleks Nika në Lezhë, i cili humbi jetën nga plumbat e gardës në protestën e madhe të opozitës më 21 janar të vitit të kaluar. Kreu socialist këtë vizitë e ka bërë në kuadër të festave të fundvitit, duke uruar bashkëshortën dhe dy vajza e Aleksit si dhe prindërit e tij për festat. Nuk kanë munguar as dhuratat e shumta dhe përqafimet për dy vajzat e Aleksit, të përcjella këto dhe përmes fotove prekëse. AK, NISMA “KRENAR PËR EMRA SHQIPTARË” Aleanca Kuq e Zi ka inauguruar dje pranë maternitetit “Kiço Glozheni” iniciativën më të fundit në mbrojtje të identitetit kombëtar. “Krenar për emra shqiptarë” është këndi në hyrje të maternitetit “Kiço Glozheni”, me të cilin Aleanca Kuq e Zi synon ruajtjen e identitetit kombëtar, i cili kohët e fundit tek emrat e fëmijëve është cënuar nga importimi i emrave të huaj. Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka falenderuar drejtoreshën e maternitetit “Kiço Glozheni”, Rubena Mosiu për mundësimin e kësaj nisme. FOTOLAJM Ndonëse janë kundërshtarë, kjo nuk e përjashton mundësinë që liderët kryesorë të politikës shqiptare, përkatësisht kreu i mazhorancës Sali Berisha dhe ai i opozitës Edi Rama të marrin nga njëri tjetri elementët bazë të të bërit politikë. Por që jo deri aty sa të thuhet se janë dy anët e të njejtës medalje. Por Berisha ka vendosur këtë radhë të "kopjojë" kreun e opozitës Edi Rama në qasjen ndaj fushatës elektorale përmes zhvillimit të saj derë më derë e aktivizimit të grave në këtë fushatë. Kështu, fushata e zgjedhjeve parlamentare e vitit të ardhshëm duket e "nxehtë" ende pa hyrë në vitin 2013. Palët politike kanë rritur tonet dhe akuzat ndaj njëratjetrës, ndërkohë që nuk ka munguar dhe "lufta" për gjetjen e sloganeve dhe çështjeve për të tërhequr sa më shumë elektorat. Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë një pritje të organizuar me gratë e vajzat e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare për të festuar dhe uruar njëra-tjetrën për Vitin e Ri që po vjen, kërkoi nga prej tyre që të vazhdojnë të mbështesin dhe të punojnë për PD-në, pasi tashmë vendi ka hyrë në një fushatë elektorale dhe se PD në këto zgjedhje shkon si një forcë politike me arritje, të cilat kurrë ndonjëherë nuk do ishin imagjinuar më parë. Berisha kërkoi që të punohet fort me çdo votë, duke trokitur në çdo shtëpi, portë dhe zemër të çdo zgjedhësi, për të shënuar në zgjedhjet e ardhshme fitoren e sigurtë. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse kryeministri vlerësoi rolin e kontributin e tyre, të cilat me përkushtim dhe seriozitet kanë bërë gjithçka për fitoren e Partisë Demokratike gjatë këtyre 22 viteve. Berisha u shpreh se, të gjitha fushatat elektorale të fituara nga PD janë fituar para së gjithash dhe mbi të gjitha nga mbështetja e madhe e të rinjve dhe grave të Shqipërisë. "Mandati 2009-2013 është një mandat, në të cilin PD, në krye të një koalicioni ka bërë me shumë se kurrë në historinë e këtij vendi, për mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, për shkollimin dhe shërbimin shëndetësor të tyre, për infrastrukturën, pra ka bërë më shumë se kurrë për ta shndërruar Shqipërinë në një vend të zhvilluar", tha Berisha Ai shprehu kënaqësinë që në të gjitha reformat e mëdha të kryera në këto vite, ai ka patur fatin të ketë bashkëpunëtore të shkëlqyera, të cilat me përkushtim, ndershmëri dhe mençuri japin dhe kanë dhënë një kontribut madhor në reformat transformuese të vendit. Kësaj feste e këtij urimi i është bashkuar dhe bashkëshortja e tij Liri Berisha që uroi të gjitha gratë e vajzat demokrate dhe ato në mbarë Shqipërinë për Vitin e Ri 2013. Kryeministri Sali Berisha me gratë e PD Thirrja Berisha kërkoi nga gratë demokrate që të punohet fort me çdo votë, duke trokitur në çdo shtëpi, portë dhe zemër të çdo zgjedhësi, për të shënuar në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013 fitoren e sigurtë përballë kundërshtarëve politikë, të majtëve. FOTOLAJM "Tri ligjet e statusit, gati pas zgjedhjeve"
HISTORI RILINDASI Viti II - Nr:50 E diel, 30 dhjetor 2012 PUBLIKOHEN PER HERE TE PARE DHJETERA VIZATIME QE DESHMOJNE PUNEN MADHESHTORE LETRAT E PANJOHURA TE PIKTORIT Fatmir Haxhiu: Arti i demokracisë, '97-a, shpresa për ndryshim E-mail: rilindasi@gmail.com Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Kryeredaktore: Admirina PEÇI Nuk mund ta njohësh njëartist, nuk mund të shprehesh me qartësinë e duhur rreth personalitetit artistik dhe jetësor, nëse nuk e shpalos krijimtarinë e tij, nëse nuk vëzhgon në hapësirat e çdo dokumenti tjetër, të shkruar apo objekt të lënë trashëgim nga artisti, për mjedisin e kohës së vet, por edhe për mjediset e së ardhmes. Kjo përgatitje është një tekst mediatik dhe informues dhe jo detajues mbi personalitetin e piktorit Fatmir Haxhiu, i cili jetoi dhe pikturoi në kohën e komunizmit dhe dhjetë vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në një periudhë, e cila me të drejtë duhet thënë se ishte një periudhë e vështirë dhe e domosdoshme ndryshimesh të sistemeve politike, por dhe mjaft e vështirë emocionale për shumë individë dhe familje shqiptare, fëmijët e të cilave u larguan drejt një emigrimi pa kthim. Njohja me një pjesë tjetër të jetës së Fatmir Haxhiut ndodhi gjatë leximit të kujdeshëm të disa letrave, të cilat piktori ia drejtoi me mall dhe kujdes atëror, djalit të tij, Artanit. Në radhët e shkruara zbulon një pjesë nga jeta e përditshme e piktorit dhe mënyrën e përshtatjes me ato çka sillte një kohë në kaos. Lexon letrat dhe kupton më mirë imazhet e pikturës figurative që ka lënë trashëgim. Kupton psenë e përzgjedhjes së temave, si ato që u cilësuan, aso kohe, "të mëdha", produkt i propagandës, si dhe psenë e temave, që pasqyrojnë njeriun e zakonshëm dhe familjar në jetën e përditshme. Imazhet e para kanë ngarkesë ideologjike, heroike, entuziaste dhe ngadhënjimtare, të cilat kritika e sotme i konsideron vepra shembull të realizuara në mbështetje të plotë të realizmit socialist dhe imazhet e dyta i konsideron vepra të realizuara në mbështetje të elementeve tradicionale të pikturës figurative realiste. Fatmir Haxhiu, është peneli i betejave dhe i ndeshjeve luftarake fitimtare të popullit shqiptar në histori, vepra e të cilit plotësoi kolonën e batalistit në Forumin e historisë së pikturës realiste klasike shqiptare... Peneli i Fatmir Haxhiuhyri në historinë e artit realist shqiptar në periudhën e tretë të saj, atë pas Luftës së Dytë Botërore. Por për nga konteksti tematik dhe mesazhi edukativ historik i veprës së tij, piktura e Haxhiut lidhet me detyrat embrionale të pikturës realiste shqiptare, që janë temat themeluese laike të artit të Rilindjes Kombëtare pas mesit të shek. 19 deri në Shpalljen e Pavarësisë më 1912. Piktura e tij përmban lidhjet e drejtpërdrejta me temën historiko-patriotike me frymë romantike të pikturës rilindëse, me përpjekjet dhe luftën për pavarësinë e Shqipërisë, të cilat bënë para së gjithash burim frymëzimi figurën e heroit kombëtar Skënderbeut, dimensioni i veprës historike të së cilit, iu desh edhe një herë Shqipërisë në finale, për t'u çliruar për jetë a vdekje nga Perandoria osmane dhe për të fituar Pavarësinë e vendit. Ashtu si në letërsi, edhe në artin rilindës, figura e Skënderbeut u paraqit si simbol i luftës për pavarësi, qoftë edhe me realizimet e para modeste të asaj kohe, si Portreti i Skënderbeut të piktorit korçar J. Panariti më 1883 dhe portretet e para në skulpturë mbi heroin kombëtar të realizuara nga Murat Toptani më 1899 dhe 1914. Në kushtet e ndalimit të... Pjesa e përzgjedhur sotnga dokumentet e 'Promemories' që u hartua në 1941 nga Fejzi Alizoti, Mustafa Merlika-Kruja, Xhemil Dino, Dhimitër Berati e Tahir Shtylla mbi Shqipërinë etnike, lidhet me dëmshpërblimet dhe kthimin e fondeve të shqiptarëve që Greqia kishte bllokuar në bankat e saj. Materiali është shkëputur nga pjesa e II e 'Përshpagimeve shqiptare' ku janë përmbledhur: "Çështje lidhur me Greqinë" dhe "Çështje lidhur me Jugosllavinë". Këtë numër do të paraqesim dy nga pikat e çështjeve që lidhen me Greqinë, atë të: Trashëgimísë së bamirësve Shqiptarë në bankat greke në dobi të bashkësive të Shqipërisë Jugore, padrejtësisht të bllokuara nga Qeveria Greke dhe dëmet e shkaktuara pasurive private gjatë pushtimit grek të Korçës e Gjirokastrës 1912-1916. Sa i takon fondeve të bllokuara, sipas nënshkruesve të dokumentit Greqia ka bllokuar afro 2 milion franga ari. Kush ishin këta bamirës dhe pse paratë ishin depozituar në bankat greke? Këtë na e zbulon dokumenti i mëposhtëm. Shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë Jugore të cilët, mund të pohohet, se kanë vuajtur më shumë se elementët e tjerë kombëtarë për shkak të regjimit otoman, gjatë shekullit XIX, kishin filluar të... Trashëgimía e bamirësve Shqiptarë në bankat greke, padrejtësisht të bllokuara nga Qeveria Greke dhe dëmet e shkaktuara pasurive private gjatë pushtimit të Korçës e Gjirokastrës 1912-1916 Franka "e përdhunuar" vjen në shqip romani tronditës i Jutta Treiber Përkthyesi dhe botuesi Ferdinand Laholli, sjell në shqip ikonat e letërsisë moderne gjermanofone romani i Jutta Treiber tronditës dhe mrekullues njëherësh... ○ ○ ○ ○ faqe 16-17 ○ ○ ○ ○ faqe 18-19 ○ ○ ○ ○ faqe 20 Fatmir Haxhiu, delacroix i pikturës shqiptare Disa ditë para Krishtlindjes,qendra e vogël e Vulture-s, Ginestra, u transformua në një qytezë arbëreshe. Një iniciativë që kishte qëllimin të mbajë gjallë kryesore të fshatit. Prekës ishte momenti kur kreu i këtij grupi njoftoi, në gjuhën mëmë, fillimin e kësaj feste arbëreshe: "Të nderuar ginestrinë, burra, gra dhe fëmijë, sot e shtunë në orën 18, bëjmë një festë... ○ ○ ○ ○ faqe 19 Në Ginestra... "Dita arbëreshe" si 500 vjet më parë historinë, kulturën dhe traditat arbëreshe të kësaj qendre të vogël prej pak më shumë se 700 banorësh. Në prezencë të autoriteteve mbërriti nga Maschito grupi historik "Rethnes", me veshje arbëreshe, që përfermoi nëpër rrugët Promemoria e '41, Greqia bllokoi 2 ml. franga ari të shqiptarëve ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ vijon në faqen 14-15 Lorenzo Zolfo Gjergji Frashëri Suzana Varvarica Kuka Në foto: Autoportret i piktori Fatmir Haxhiu dhe dy vizatime nga tabloja “Beteja e Burrelit” të vitin 1982 Jutta Treiber autore e romanit "E përdhunuar"
24 E diel, 30 dhjetor 2012 LAJME NGA BOTA Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Habjon Hasani Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë ? Preshevë, Daçiç kundër përmendores Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takimin e radhës me homologun Hashim Thaçi, nëse autoritetet në Preshevë nuk heqin përmendoren e Ushtrisë Çl i r imtare të Preshevës, Mevdegjës dhe Bujanocit. Sipas raportimeve të mediave serbe, Daçiç ka thënë se afati i fundit për heqjen e përmendores nga Presheva është 17 janari. ? SHBA, gremina fiskale Pas takimit që zgjati mbi një orë me kreret demokrate dhe republikane në Shtëpinë e Bardhe, Presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh optimist për një marrëveshje që do të shmange rreshqitjen e Shteteve te Bashkuara në “greminën ? skale”. Nëse rënia do të ndodhë, atehere vendi-sipas eksperteve dhe analisteve do të prekte serish recesionin. ? Aksident ajror në Rusi, avioni në autostradë Një avion rus pasagjeresh, pas një uljeje të veshtirë në aeroportin kryesor të kryeqytetit “Vnukovo”, doli nga pista dhe përfundoi në një autostrade në periferi të Moskës. Avioni i vogël “Tupolev-204” ishte nisur nga Republika Çeke me 12 persona në bord, me te pakten kater prej të cilëve qe mbetën viktimë e këtij aksidenti. ? Francë, rrëzohet taksa 75% për fitimin Gjykata Kushtetuese në Francë rrëzoi taksën e 75% mbi ? timet për të pasurit, të miratuar më parë nga parlamenti me kërkesë të presidentit socialist, Francois Hollande. Taksa, e cila provokoi një valë kritikash nga të pasurit, një pjesë e të cilëve kërcënuan me zhvendosjen jashtë vendit, ishte e aplikueshme për të gjithë ata që ? tojnë më shumë se një milionë euro në vit. ? Obama-Putin, luftë firmash Një luftë ? rmash presidenciale ngjan kjo mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Barack Obama. Pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë firmosi “Aktin Magnitski”, që parashikon ndalimin e funksionarëve rusë që kanë shkelur të drejtat e njeriut, she? i Kremlinit nënshkroi ligjin i pagëzuar “Dima Yakovlev”, që ndalon adoptimin e fëmijëve rusë nga familjet amerikane. Janë të paktën 52 jetimë rusë që u mohohet kjo. ? Nju Jork, vrasjet në minimumin historik Numri i vrasjeve në qytetin e Nju Jorkut pritet të prekë rekordin e rënies këtë vit, sipas të dhënave të policisë lokale. Deri tani në qytet janë regjistruar 414 vrasje, 19 për qind më pak se në vitin 2011 dhe më pak se që prej 1963shit. Kryetari i bashkisë, Michael Bloomberg deklaroi se numri tregon se siguria në qytetin e madh të Amerikës është më e mirë. ? “Falkland”, Thatcher kërcënoi Francën Margaret Thatcher i bëri presion Francës që të mos i dorëzonte Perusë një ngarkesë me raketa “Exocet”, nga frika se mos përdoreshin nga Argjentina kundër anijeve britanike gjatë luftës në ishujt Falkllands. Kështu rezulton nga disa dokumenta mbi qeverinë e Zonjës së Hekurt në vitin 1982, të sapo dala nga arkiva e shtetit.
5E diel, 30 dhjetor 2012 SPECIALE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti "SALAJ" ju vjen në ndihmë në këto shërbime: ? Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. ? Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. ? Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. ? Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website: www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI RASTET Pjesa me e madhe e femrave të janë viktimë e dhunës së ushtruar nga burrat e tyre. Rasti më i fundit ishte në Vlorë, ku burri vrau me sqepar gruan shtatzënë FEMRAT e vrara në 2012, në Shqipëri janë 23. Shumica e të cilave është si pasojë e dhunës së burrave të tyre. Vetëm në muajin shtator janë vrarë 5 femra në vendin tonë Viktimat e dhunës së burrave Bilanci tragjik i një viti: Vrasja e Megi Jokiçit, Leonora Kaloçi, Marie Çuku, Fatjona Sula, Manjola Koxhaj, Eliverta Çoçka deri te vrasja makabre e Manushaqe Çelikut Numri i femrave të vrara në Shqipëri për vitin që po lëmë pas është rritur ??? TIRANE Numri i femrave tëvrara në vendin tonëpër vitin 2012 është rritur në krahasim me vitet e tjera. Vetëm për vitin që po lëmë pas në vendin tonë janë vrarë 23 femra. Shumica e të cilave kanë vdekur si pasojë e dhunës së burrave të ushtruara ndaj tyre. Karvani i gjatë i vdekjeve të femrave filloi në 2 shkurt me vrasjen e 2 femrave në kryeqytet, atë të Eleni Bashos dhe Megi Jokiçit. Eleni Basho nënë e 2 fëmijëve, punonte si laborante dentare, ajo u vra pranë shtëpisë së saj në Shkozë të Tiranës. Megi Jokiçi, u vra te zona e "Komunës së Parisit", po në Tiranë, vrasja e saj ishte aksidentale, pasi objektivi ishte dikush tjetër. Në mars vritet në Luz të Tropojës Naime Abazi, ajo u vra nga bashkëshorti i saj Xhemal Abazi. Një tjetër vrasje në 27 mars do trondiste kryeqytetin, Leonora Kaloci, arkëtare në "NGB" Bank, ajo u vra nga Viktor Gushi. Prill vritet Lahe Sina, 52 vjeçe, ajo u vra nga bashkëshorti i saj, Shazivar Sina 60 vjeç. Në maj vritet në Toshkëz të Lushnjës Rajmonda Sota, 23-vjeçarja u qëllua me armë nga shtetasi Erjon Cjapi. Vrasja e radhës do të ndodhte për arsye të gjakmarrjes, ku në Kir të Shkodrës u vra Marie Çuku, 17 vjeçe. Në korrik në Lapardha të Beratit u vra Alma Gjata, 35 -vjeçarja u godit me sende të forta nga bashkëshorti i saj Sokol Gjata 40 vjeç. Po më korrik në Mat, gjendet kufoma e një 20 vjeçareje të masakruar. Po, në korrik në Shëngjin, vëllai masakron familjen e motrës e tij Dane Prendi 45 vjeçe. Po këtë muaj në Has, Gëzim Muslika vrau gruan Pranvera, 30 vjeçe. Në gusht në Tiranë Arben Koxhaj vrau gruan Manjola Koxhaj. Ai e ka goditur bashkëshorten e tij me thikë në trup. Në Dukagjin të Shkodrës, Mirash Bregu vrau vajzën 14 vjeçe Marjanën. Tiranë, vritet Fatbardha Tafa. 37-vjeçarja u sulmua me thikë nga Aldo Hoxha. Në shtator në Kukës, gjendet kufoma e një femre në liqenin e Fierzës. Policia tha se kishte gjetur trupin e Thëllënxa Rexhmatit. Po në shtator në Pogradec u vra Fatjona Sula, nënë e dy fëmijëve. Ajo u masakrua me gurë në kokë nga Çelnik Maliqi. Në Lezhë, vritet Miranda Shtjefni, në shtator. Në Mallakastër vritet Azbie Myftari 52 vjeç, autorët ende nuk janë gjetur. Më 30 shtator vritet Eliverta Çoçka, për motive xhelozie nga ish dashuri i saj, 52-vjeçarin Viktor Rozani. Tetor në Tiranë vritet Rolanda Doku. 36 vjeçarja është vrarë nga bashkëshorti Edmond Doku 44 vjeçar. Po në tetor një vrasje do trondiste Durrësin , ku Shaban Norja, 80 vjeç vrau Aishe Vatën, 18 vjeçe. Pasi Aishe Vata, nuk pranoi të abortonte fëmijën që kishte me Shaban Norjan. Përsëri në vritet Lime Dedej, ajo u vra nga bashkëshorti i saj 48- vjeçari Bujar Dedej. Nëntor në Elbasan, vritet Vergjinushe Hasani, 43-vjeçarja u vra nga bashkëshorti i saj Agron Hasa. Në dhjetor në Vlorë, vritet Manushaqe Çeliku, 33 vjeçarja ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e tretë. Ajo u vra më sqepar nga Shpëtim Çeliku bashkëshorti i saj. Shtator Numri më i madh i femrave të vrara për vitin 2012, ishte në muajin shtator. Në këtë muaj janë vrarë pesë femra. Nga të cilat 3 viktima të dhunës së meshkujve. Dëshpërimi Tushe Osmani, vetëvrasja e nënës që humbi vajzën në Gërdecë Në dhjetor u vetëvra Tushe Osmani. Ajo ishte nëna e Resmije Kranjës, kjo e fundit e vrarë në Gërdec. Tushia i dhënë fund jetës duke pirë helm. Lajmi i ndarjes nga jeta të Resmijes, nuk është përballuar dot as nga babai i saj. Vetëm dy vite më parë, Gazmend Osmani, bashkëshorti i Tushe Omanit, vrau veten nga dëshpërimi. Problemet për ketë familje, e cila vuante pasojat e tragjedisë së 4 viteve më parë, ishin jo vetëm shpirtërore, por edhe ekonomike. Ndërkohë, vajza jetime e Resmijes çudo ditë e të dashurve të saj nga jeta. Brenga dhe skamja për Tushen u bënë dhe më të rënda pas 11 nëntorit 2009 kur bashkëshorti i saj, Kujtimi vendosi t'i jepte fund jetës. 46-vjeçari u gjet i vetëvrarë në shtëpi nga familjarët e tij, vetëm pak ditë pasi ishte pushuar nga puna në Bashkinë e Vorës me motivacionin e “thyerjes së disiplinës në punë”. Pas atij momenti, Tushes i ishte dashur të gjente zgjidhjet ekonomike nën presionin psikologjik të një tragjedie që kishte rënë mbi familjen e saj. Supet e Tushes ishin lodhur dhe nuk mund të mbanim më peshën e rëndë të jetës, as të çonin në fund amanetin e vajzës së saj, 19 vjeçe për t'u kujdesur për Kristin të cilin e la jetime vetëm 3-4 muajsh. JONIDA LATE Rolanda Doku Ajshe Vata Fatjona Sula Leonora Kaloçi Lime Dedej Marie Çuku Tushe Osmani
SH.com 15 www.shqiptarja.comE diel, 30 dhjetor 2012SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI ARTISTI Piktori i përkushtuar i 'historical painting' ...temat e betejave, kalorësve mbi kuaj, kompozimet shumëfigurëshe, ku triumfon vizatimi ekspresiv, korrektesa piktorike akademiko-realiste dhe pasqyrimi me frymë heroike i historisë, paskëshin qenë pasioni i vërtet i pikturës së Fatmir Haxhiut... todës së realizmit socialist kishte penetruar në mendësinë dhe ndjesinë krijuese. E kjo frymë është e angazhuar dhe shumë e dallueshme në veprat e krijuara të asaj periudhe, pasi koha ishte një e tillë që mbillte vetëm të tillë frymëzim. Gjithësesi, para një tabloje siç është muralja apo afresku i Skënderbeut në Muzeun Historik Kombëtar, kupton forcën figurative dhe frymën heroike me të cilën ka pikturuar Fatmir Haxhiu. Ndjen se ishte i gatshëm dhe sakrifikues, ishte i bindur në fuqitë e veta realizuese të një tabloje të madhe historike. Kjo murale është si një prelud i gjithë punës dhe krijimtarisë artistike të Haxhiut, është si një përmbledhje, ku janë grumbulluar të gjitha vetitë e pikturës të tij. Së dyti, Fatmir Haxhiu ishte një piktor ushtarak, që kishte studiuar fillimisht në Akademinë Ushtarake të Beogradit dhe më pas pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Gjithashtu ai ka qenë pjesëmarrës direkt në Luftën antifashiste që nga viti 1943. Këto dy fakte të lidhura me ushtrinë, edhe pse nuk mund të jenë vendimtare, përsëri mbeten pika frymëzimi dhe njohjeje, që e lidhin shumë fort, Haxhiun me temat dhe subjektet nga lufta dhe betejat. Përsëri piktura dhe produkti i imazheve që ai ka lënë si trashëgim është fakti si në veprën me "Shpatë në dorë", 1978, 450 x 550 cm, një tablo gjigante jo vetëm nga përmasat, por edhe nga trajtesat e brendshme të sipërfaqes së saj piktorike, ku dominojnë figurat e kalorësve dhe kuajve në njërën anë, dhe figurat e shumta të osmanëve në anën tjetër, ku në qendër lart grupohen katër kuaj dhe katër kalorës, por që sundon me pamje deçizive figura vertikale mbi kalë e Skënderbeut, si dhe qindra vizatime detajesh të bëra enkas për zgjidhjen kompozicionale të kësaj tabloje, na jep idenë se ai jetoi si një artist neoklasik e barokian. Puna e tij kreative niste me skicime pa fund të kuajve, pozicioneve të tyre dhe të luftëtarëve, skicime të portreteve, skicime të gjetjeve dhe raporteve të volumeve figurative dhe harmonive të ngjyrave pasqyruese, ku vetëm trajtesa e dritës e bën artistin të jetë autor i shek. XX. Më pas ai ishte i përgatitur dhe i mbushur plot imazhe rreth shpërthimit të zhurmshëm, që do t'i jepte imazhit përfundimtar kompozicional në tablonë historike dhe produktet figurative që kemi prej tij e dëshmojnë këtë. Ato janë si: "Beteja e Albulenës", 1960, 300 x 150cm; "Vrana Konti me trimat", 1983, 300 x 110; "Tokë e zhuritur", 1985, 200 x 300 cm; "Bashkimi i principatave shqiptare", 1981, 800 x 300 cm; disa "Beteje të Fushë Kosovës", 1999-2001, 600 x 250 cm dhe përmasa të tjera. Ato janë tablo kompozicionale, të cilat dëshmojnë për një mbijetesë tradicionale të brendshme të forcës së barokut mbi temat historike dhe pikturat e mëdha, te Fatmir Haxhiu, e cila natyrisht vjen si një shfaqje e mirë por e vonuar e artit në realizimin e këtyre tabllove në kulturën shqiptare, pasi në arenën ndërkombëtare trajtimi i pikturës historike, kishte më shumë se 150 vite që nuk dukej më në sheshin e ekspozimit. Por nuk ishte aspak rastësi pse piktura historike lulëzoi në Shqipëri. Duhet të vlerësojmë se një nga direktivat e ideologjisë së asaj kohe, ishte porosi e veçantë, trajtimi i temave të heroizmit të popullit shqiptar. Ishte kërkesë direkte e ideologjisë, që ky heroizëm të shpallej i drejtuar nga udhëheqësit. Për artistin aktiv, që kishte pranuar të shërbente në sistemin e asaj kohe, pasqyrimin e këtyre temave e kishte detyrë, po kjo varej se si do kryhej. Dhe impenjimi i Fatmir Haxhiut, falë aftësive, e bëri që të krijojë tablo të tilla, për të cilat do e ruaj mendimin se janë vlerë e trajtimit të historical painting. Situata demagogjike, për arsyet e saj të vlerësimit të Hoxhës si një prijës i shqiptarëve, i krahasoi bëmat e këtij të fundit, për bashkimin e popullit, me ngjarjet e Skënderbeut. Demagogjia e zhveshi Skënderbeun nga vlera botërore mesjetare si "Kalorës i Krishtërimit" dhe i dha atij petkun nacional lokal dhe e shpalli "Hero i Kombëtar". Ky manipulim serioz iu vu përpara dhe historianëve dhe artistëve, të cilët kishin tashmë dy opsione temash të mëdha për të pikturuar që vinin nga dy kohë të ndryshme. Opsioni i parë lidhet me vlerësimin në maksimum të figurës së Skënderbeut si "Hero Kombëtar" dhe pikturimit të detajeve të heroizmave të tij. Dhe kjo ndodhi dhe në këtë arsye u hapën disa ekspozita gjithëpërfshirëse vetëm me temën e nga historia e Skënderbeut. Opsioni i dytë ishte trajtimi i temës tjetër të madhe ajo e Luftës nacional çlirimtare e popullit shqiptar, ku sundonte idea se, më shumë Hoxha, dhe pak më pak Shehu, ishin liderët kryesorë komunistë të betejave partizane në Luftën e Dytë Botërore. Artistët duhej t`i pasqyronin heroizmin dhe t`i himnizonin bëmat e tyre në veprat e artit figurativ. Nga ky fakt i dytë lindën dhe shumë vepra të Fatmir Haxhiut, që lidhen përsëri me pikturën historike dhe fondi i sotëm i kësaj teme, që trashëgohet prej tij është përsëri i pasur dhe disa tituj të tyre janë si: "Kalimi i Divizionit të parë në Veri", 1965, 300 x 200 cm; "Skroskë shkurt 1944", 1966, 330 x 206 cm; "Nënat Labe", 1980, 150 x 120 cm: "Dy brezat", "Çajmë rrethimet", 1978, "Shpallja e Republikës", 1976, "Beteja e Burrelit", 1982, 500 x 200 cm e të tjera. Dhe askush nuk na detyron të flasim sot mbi këto piktura historike me superlativa, as me dyshime, as me mllefe, as me nostalgji, por gjuha e historianit dhe e studiuesit ka detyrë të shprehet qartë dhe me mendje të ftohtë, për vendin që zënë ato në të gjithë hapësirën e artit pamor shqiptar. E kjo duhet të ndodhë, sepse në të kundërt fakti historik nuk shkruhet kurrë e detyra sot është që historia e artit shqiptar është në kohën e vet më të mirë për tu kryer. Në foto: Disa nga bocetet e marra nga arkivi i piktorit Fatmir Haxhiu Në foto: Vizatime nga tabloja “Beteja e Burrelit” të vitin 1982
www.shqiptarja.com E diel, 30 dhjetor 2012 20 SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com BIBLIOTEKE LIBRI I RI Erlinda Qirjako Franka është një vajzë 17vjeçare. Ajo është shumëkrenare e nuk lejon kollaj që të tjerët t'ia vënë në dukje gabimet, duke jetuar kësisoj jetën e vet, plot energji. Shoqet, një shok, kërcimi, të bërit babysitter, shkolla … gjithçka është fare normale, derisa Franka një ditë, gjatë rrugës për në shtëpi sulmohet në terrin e natës nga një i panjohur dhe përdhunohet. Autorja Jutta Treiber duket se harxhon shumë energji për të treguar se sa e vetëdijshme është Franka. E parë nga kjo perspektivë, duket paksa e çuditshme, por bëhet me qëllimin që të tregohet më pas se sa shpejt dhe me ç'ekstremitet ndikon akti i përdhunimit, për transformimin e personazhit të saj primar, Frankës. Nga një vajzë e gjallë dhe krenare, nuk mbetet shumë. Franka rrudhet gjithnjë e më shumë përballë asaj çka asaj i përsëritet para syve pandalim. Në fillim një psikolog e më vonë një kohë që kalon në Lanzarote (njëri nga 7 ishujt e arkipelagut Kanarie në Spanjë), ndikojnë që Frankës t'i rikthehet një copëz normaliteti. Me këmbëngulje dhe jashtëzakonisht me shumë ndjenjë, Jutta Treiber paraqet pasojat e përdhunimit të një vajze adoleshente. Ajo përqëndrohet ekskluzivisht në jetën shpirtërore të viktimës dhe tregon njëkohësisht fare qartë se sa e fortë është lufta për t'iu rikthyer "normalitetit". Një roman që të trondit e mrekullon njëherësh. Këto ishin disa sentenca të shkëputura nga mendimi kritik dhe vlerësimet që lexuesi e media austriake kanë rezervuar për njërën nga veprat më të goditura të autores austriake, Jutta Treiber, fatkeqësisht, pak ose aspak e njohur në Shqipëri. Vetë përkthyesi i saj, në prezantimin që i bën, e cilëson këtë vepër diku si një "perlë" të dalë nga duart e saj. Tashmë është bërë e mundur ardhja e këtij romani, edhe në shqip, falë punës tejet profesionale, por edhe pasionit të poetit e përkthyesit, Ferdinand Laholli. Iniciativa e këtij të fundit, bëhet edhe më kuptimplotë, ndërsa kuptojmë se prej pak kohësh, ai tashmë operon me logon e shtëpisë botuese me të njejtin emër, të cilën e ka ngritur me qëllimin për të afruar më shumë letërsinë gjermanike e ekskluzivisht atë austriake, tek lexuesi shqiptar. Sa i takon përkthimit të romanit të Jutta Treiber duket se përkthyesi me siguri ka dhënë diçka edhe nga jeta e vet në këtë vepër, duke parë si në pasqyrë të shkuarën e vet të dhimbshme në baltën e Gradishtës: fëmijërinë, adoleshencën e një pjesë të rinisë çmime) nuk bëhet fjalë që të harxhojë kohë e të merret me përshkrimet dedikuar kërkimeve që ndërmerren për të gjetur përdhunuesin. Kjo pak rëndësi ka për të. Ky i fundit, sigurisht, përmendet, por nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm. Ajo përqëndrohet përkundrazi, plotësisht dhe vetëm tek Franka dhe fazat e ndryshme, të cilat ndjekin periudhën pas përdhunimit. Prindërit përpiqen ta ndihmojnë aq sa munden, por hasin shpejt në kufinj të pakalueshëm. Është një rrugë vërtetë e mundimshme, derisa Franka mëson të jetojë me fasho në shpirtin e saj. A paraqet Franka një shembull realist për një viktimë përdhunimi, kjo ndoshta nuk mund të gjykohet apriori. Historia e Frankës të prek vetvetiu dhe fundi i historisë së saj, deri diku çuditërisht pozitiv, na e lë shtegun Kush është Jutta Treiber? Jutta Treiber, ka lindur në vitin 1949 në Oberpullendorf të Burgenlandit (Austri). Ka studiuar gjermanistikë dhe anglistikë dhe ka punuar si mësuese e gjuhës gjermane dheasaj angleze. Prej vitit 1988 është autore në profesion të lirë. Ajo shkruan për njerëzit e çdo moshe. Vepra e artistike e Jutta Treiber përmbledh libra të ilustruar për fëmijët e grupmoshave të ndryshme, romane për të rinj dhe të rritur, poezi, pjesë muzikore të inskenuara për fëmijë, radiodrama, rrëfenja nëpër antologji të ndryshme dhe filma me metrazh të shkurtër. Librat e saj janë përkthyer në 23 gjuhë. Ajo ka marrë çmime dhe vlerësime të shumta, ndër të tjera "Çmimin e librit për fëmijë dhe të rinj të qytetit të Vjenës" si dhe "Çmimin kombëtar të librit për të rinj". Treiber është e martuar dhe ka dy fëmijë. Kush është Ferdinand Laholli? Ferdinand Laholli u lindmë 16 qershor 1960 në Gradishtën moçalore, ku familja me prejardhje nga Vidohova e Korçës qe dërguar të përjetonte ferrin e regjimit enverhoxhian, si pasojë e emigrimit të atit të tij në Amerikë. Më pas familja Laholli dërgohet në kampin e internimit Savër, ku për tridhjetë vite vuajti mohimin total të sistemit monist. Si i internuar iu mohua ndër të tjera edhe studimi i lartë. Në moshën 15-të vjeçare dërgon për botim dorëshkrimin e librit të tij të parë, porse botimin e librit të parë në Shqipëri e përjetoi vetëm pas rënies së diktaturës. Më 1990 emigron në Gjermani e sot është autor i një sërë librash. Poezitë e tij janë përkthyer e botuar në gjuhën gjermane, italiane, angleze, suedeze, turke, hollandeze, kerntisht, rumanisht dhe frëngjisht. Është bashkautor i më shumë se 20-të antologjive në gjuhë të ndryshme, autor i 11-të librave për fëmijë e të rritur. Nga viti 2011 drejtues i "Shtëpisë Botuese Laholli". Pas diplomimit në Institutin Gëte merret kryesisht me përkthime letrare nga letërsia gjermanofone. Gjer më sot ka shqipëruar mbi 20-të libra. të hapur për interpretim e sjell pakëz frymëmarrje. Gjithsesi, libri nuk duhet konceptuar si një manual ndihmës për ata që preken nga ky fenomen. Për këtë ka shumë dyshim, porse ai me siguri mbetet padyshim një përsiatje artistike e padiskutueshme me mesazhe të thella. Dikush nga lexuesit austriakë, do të shprehej dikur për të: mbresëlënës dhe tronditës, e njëkohësisht edhe me një fund plot shpresë. Libri i Jutta Treiber është kësisoj një leksion i detyrueshëm që nuk lidhet me një moshë të caktuar. Një libër që të bën të ndjehesh i përfshirë. "E PERDHUNUAR" Përkthyesi dhe botuesi Ferdinand Laholli, sjell në shqip ikonat e letërsisë moderne gjermanofone... Vjen në shqip romani tronditës i Jutta Treiber Jutta Treiber autore e romanit "E përdhunuar" Të dhënat e librit "E përdhunuar" Autorja: Jutta Treiber Gjinia letrare: roman Shqipëroi: Ferdinand Laholli Redaktore: Edina Paleviq Faqe: 144 Çmimi: 400 lekë që i është vjedhur e dhunuar, para se të ndërmerrte një udhëtim drejt Gjermanisë, më shumë se dy dekada më parë, e cila do të bëhej edhe streha e tij e mëvonshme artistike. Megjithëse me pak tendenca stilistikore individuale, që devijojnë paksa nga shqipja jonë standarde, tashmë "i strukur" prej vitesh nën çatinë e vet krijuese, duket se Laholli ia ka dalë të përcjellë me ndjenjë e përpikmëri artistike Frankën "e përdhunuar" dhe dramën e saj, që përkon me tronditjet e krizat shumëplanëshe, me të cilat përballen çdo ditë edhe segmente të rinisë e shoqërisë së sotme shqiptare, si pjesë e një bote e realiteti global. Për shkrimtaren Jutta Treiber, e cila shkruan për çdo moshë (një autore moderne austriake, veprat e saj tashmë janë botuar në 23 gjuhë dhe ajo ka marrë disa FRANKA
SH.com 17 www.shqiptarja.comE diel, 30 dhjetor 2012SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI PIKTORI piktor (1944-1965), paraqitjen prej tij të një diplome profesionale dhe në të njëjtën ditë, edhe afirmimi i tij si piktor profesionist (1965). Veprimtaria e Fatmir Haxhiut shtrihet kryesisht në vitet 60'-80', kur piktura shqiptare, ose më saktë shkolla e formuar shqiptare e pikturës, i forcoi themelet e saj realiste dhe funksionin e saj kryesor për të qenë e komunikueshme më shtresat dominuese të shoqërisë. Ai u gjend midis individualiteteve të krijuese të kohës, S. Shijaku, V. Kilica, F. Haxhiu. K. Dilo, A. Zajmi., I lulani, Z. Shoshi, etj., të cilët të gjithë bashkë erdhën duke e thelluar në mënyrë të ndjeshme karakterin kombëtar të artit, në vizatimin realist e dinamik, në poetikën piktorike, në koloritin e pasur plot dritë dhe kontrast grafik, etj. Gjatë të gjithë kësaj periudhe, krijimtaria e Haxhiut do të përqendrohet në temën historike dhe veçanërisht në atë Luftës së popullit shqiptar për mbrojtjen e ekzistencës së tij qysh nga koha e Skënderbeut. Ai u specializua në pikturën monumentale, në veçanti në pikturën e betejave historike, dhe pikturoi një numër tablosh kompozicionale me figura në madhësi të mëdha rreth 70 punime, të shpërndara nëpër galeri, muzeume dhe institucione të ndryshme të Shqipërisë. Haxhiu u bë një nga përfaqësuesit e pikturës historike bataliste shqiptare. Krijimtaria e tij në gjininë e pikturës monumentale përfshin një numër të madh kompozimesh figurale në përmasa të mëdha. Tematika e tij përqendrohet në tre momentet kyçe të historisë së Shqipërisë; E para, në epokën e luftërave shqiptaro-osmane nën udhëheqjen e Skënderbeut (shek. 15) me vepra të tilla, si Me shpatë në dorë 1978 (vaj në kanavacë 4,5 x 5,5 m, Galeria Kombëtare e Arteve Tiranë-GKAT), në artin e së cilës vëzhgues kritikë kanë zbuluar Delacroix-në shqiptar. Ashtu si në këtë tablo monumentale, e gjithë vepra e tij krijuese, bazohet në një gjuhë shumë të qartë piktorike, ajo është dinamike, e thjeshtë dhe e qartë, si tabloja tjetër Bashkimi i Principatave Shqiptare 1982 (afresk 8 x 2,5 m, Muzeu Historik Kombëtar Tiranë), vepër fituese e çmimit të parë në Konkursin Kombëtar. Personazhet e Haxhiut janë tipa të vërtetë jetësorë me karakteristika të theksuara shqiptare, bindës për rolin që kanë marrë të luajnë në fushën piktorike të tablosë, psikologjikisht në harmoni me rolin që krijojnë në funksion të idesë qendrore të veprës. E dyta tematikë ku ai përqendrohet përbëjnë përpjekjet popullore për pavarësinë kombëtare nga Perandoria Osmane, si për shembull kompozimi monumental Tokë e zhuritur 1985 (vaj në pëlhurë 4 x 3 m, Muzeu Historik Tropojë); E treta është veprimtaria e tij e gjërë me temën e Çlirimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore nga fashizmi dhe nazizmi, të cilën ai e përjetoi edhe vetë si pjesëmarrës i saj, si e tregon ai në tablonë kompozicionale Skroskë-1944 1966 (vaj në pëlhurë 2 x 3 m, GKAT), vepër fituese e çmimit të parë në Ekspozitën Kombëtare të vitit 1966 dhe e Çmimit I të Republikës; apo në veprën me theks emocionues Tenda e Qypit 1969 (vaj në pëlhurë 5,0 x 2,8 m, Pallati i Pritjes Durrës) vepër fituese e çmimit tretë në Konkursin Kombëtar 1969. Në trajtimin e temës së Luftës Çlirimtare ai është ndalur në momentet kyçe të saj duke iu referuar ngjarjeve thelbësore dhe personazheve që kanë luajtur rol vendimtar për fatet e atdheut, si vepra Çajmë rrethime 1978 (vaj në pëlhurë 2,2 x 2,0 m, GAKT) vepër fituese e çmimit të parë në Konkursin Kombëtar 1978. Fuqi të madhe komunikuese i jep atyre vizatimi mjeshtëror realist i figurave në lëvizje dinamike elokuente, ngarkesa psikologjike e portreteve, materializimi i formës nëpërmjet ngjeshjes së ngjyrës, thellësia e atmosferës dhe gama e gjerë e ngjyrave në marrëdhënie të qarta tonale, si në tablonë Ditët e Mësymjes Pranverore 1968 (vaj 2,65 x 2,0 m, GKAT) vepër fituese e çmimit dytë në Konkursin Kombëtar. Krijimet Fatmir Haxhiut përshkohen nga vërtetësia historike, nga balanca kompozicionale e një numri të madh figurash në tablo, secila pa përjashtim e angazhuar në lëvizjen me karakter individual, me potencë energjie në formimin e dramaticitetit të ngjarjes. Shumë prej veprave të tij, për vlerat e tyre historike dhe artistike janë tashmë të njohura edhe në brezat e rinj. Ato kanë fituar popullaritet dhe janë nderuar me çmime republike dhe me çmime kombëtare, janë bërë përveç të tjerave edhe dokumente historike. Duke parapëlqyer temat historike, të cilat i trajtoi me intensitet më shumë se tre dekada, piktori Fatmir Haxhiu zgjodhi gjininë më komplekse dhe më të vështirë, tablonë kompozicionale monumentale, me të cilën shpalosi aftësinë e tij si artist dhe guximin e tij si qytetar e patriot i këtij vendi. Me ndërgjegje ndoqi rrugën e realizmit tradicional të pikturës shqiptare, duke hapur me dije profesionale dhe punë të mundimshme të çmuar nga bashkëkohësit e tij, shtegun e veprës bataliste të artit tonë. Punoi dhe ndoqi deri në fund me tendencë formimin e stilit individual të dallueshëm, duke e ruajtur dhe gdhendur atë vepër pas vepre në përputhje me temën që trajtoi, gjithnjë duke rritur kërkesat drejt një arti bashkëkohor figurativ gjithnjë me profilin e jashtëm të një ushtaraku shembullor dhe karakterin shpirtëror të një piktori fatalist patriot klasik. Fatmir Haxhiu është një nga piktorët e spikatur të shkollës shqiptare, që dha kontribut të pazëvendësueshëm në formimin e artit realist klasik shqiptar me veprën e tij bataliste me temperament kombëtar. Ai e ngjeshi veprën e tij monumentale të ndërthurur me dinamikë në një kompozim me ritëm mjeshtëror, me një vallëzim figurash të pafund secila e veshur nën vizatimin ekspresiv, me kontraste grafike dhe pasuri impresioniste të paletës së pasur koloristike, aq sa u shfaq me dashje apo pa dashje një shëmbëllim me artin e Delacrix-së, një urëzë lidhëse me artin evropian. 28 Dhjetor 201228 Dhjetor 201 PIktura monumentale Ai u specializua në pikturën monumentale, në veçanti në pikturën e betejave historike, dhe pikturoi një numër tablosh kompozicionale me figura në madhësi të mëdha - rreth 70 punime, të shpërndara nëpër galeri, muzeume dhe institucione të ndryshme të Shqipërisë. Haxhiu u bë një nga përfaqësuesit e pikturës historike bataliste shqiptare... si të veçantë mori lëvrimi i kompozimit figural historik monumental, ku u hap edhe dritarja për angazhimin artistik të piktorit Fatmir Haxhiu. Ndërkohë Pasluftës deri në vitet 60' ushtronin krijimtarinë e tyre të spikatur edhe të tjerë piktorë të talentuar dhe të përkushtuar si B. Sejdini, K. Kodheli, G. Madhi, etj., të cilët trajtuan me ekspresivitet dramatik heroizmin e popullit shqiptar për ekzistencë kombëtare, me heroizëm epik Luftën Çlirimtare kundër nazizmit dhe me optimizëm punën për mbrojtjen, rindërtimin dhe qytetërimin e vendit. Ata u bënë frymëzimi, mbi të cilin Haxhiu më i ri u mbështet në vitet 50 në meditimin për konceptin dhe gdhëndjen e artit të tij. Me hapjen e Institutit të Lartë të Arteve më 1959 kreu me rezultate të shkëlqyera studimet e larta, të cilat i përfundoi më 1965 me temë diplome, tablonë Kalimi i Divizionit të Parë në Veri 1965 (vaj 3 x 2 m, Shtëpia e Ushtrisë Popullore), për të cilën, i ka rezistuar kohës vlerësimi i kritikut të artit Llambi Blido, se kjo tablo "është regjistruar në historikun ende të pashkruar të shkollës sonë të lartë të artit, si një ndër arritjet më të shkëlqyera". Këtë vlerësim të saktë të kritikut tonë, do t'a aktualizoja me pyetjen, se "kur një diplomë tjetër në shkollat tona të larta të artit, do të shfaqë seriozitetin, përkushtimin dhe përgatitjen profesionale si ky shembull?". Formimi i Fatmir Haxhiut në rrugën e piktorit profesionist përbën një shembull të veçantë në historinë e formimit arsimor të artistëve shqiptarë, sepse bashkohen në një pikë, rruga e gjatë më se 20 vjeçare e prodhimtarisë së tij me punë si Në formimin e Haxhiut si piktor ndikoi tërësisht shkolla shqiptare e artit, e formuar në vitet 50' si një sintezë e dy përvojave teorike dhe praktike, ajo e shkollave perëndimore të Paraluftës me atë të shkollave lindore të Pasluftës..
www.shqiptarja.com E diel, 30 dhjetor 2012 16 SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com PIKTORI 85-VJETORI I LINDJES Gjergji Frashëri FATMIR Peneli i Fatmir Haxhiu hyri në historinë e artit realist shqiptar nëperiudhën e tretë të saj, atë pas Luftës së Dytë Botërore. Por për nga konteksti tematik dhe mesazhi edukativ historik i veprës së tij, piktura e Haxhiut lidhet me detyrat embrionale të pikturës realiste shqiptare, që janë temat themeluese laike të artit të Rilindjes Kombëtare pas mesit të shek. 19 deri në Shpalljen e Pavarësisë më 1912. Piktura e tij përmban lidhjet e drejtpërdrejta me temën historiko-patriotike me frymë romantike të pikturës rilindëse, me përpjekjet dhe luftën për pavarësinë e Shqipërisë, të cilat bënë para së gjithash burim frymëzimi figurën e heroit kombëtar Skënderbeut, dimensioni i veprës historike të së cilit, iu desh edhe një herë Shqipërisë në finale, për t'u çliruar për jetë a vdekje nga Perandoria osmane dhe për të fituar Pavarësinë e vendit. Ashtu si në letërsi, edhe në artin rilindës, figura e Skënderbeut u paraqit si simbol i luftës për pavarësi, qoftë edhe me realizimet e para modeste të asaj kohe, si Portreti i Skënderbeut të piktorit korçar J. Panariti më 1883 dhe portretet e para në skulpturë mbi heroin kombëtar të realizuara nga Murat Toptani më 1899 dhe 1914. Në kushtet e ndalimit të artit realist nga administrata osmane, këto vepra ishin politikisht shumë domethënëse, por natyrisht shumë pak për artin realist shqiptar. Fatmir Haxhiu lindi më 1927, pra në periudhën e dytë të zhvillimit të artit realist shqiptar në periudhën formuese të shtetit të pavarur (1920-1939), kur arti realist shqiptar u angazhua në zbulimin, pasqyrimin dhe forcimin e karakterit historik të kombit tonë, në botën e brendshme të njeriut shqiptar dhe karakterin social të tij, nëpërmjet piktorëve si K. Idromeno, S. Xega, N. Martini, etj. dhe më pas, të S. Rrotës, V. Mios, A. Kushit, Z. Kolombit, etj. Veprat e tyre romantikoimpresioniste u karakterizuan nga dashuria për jetën, njeriun dhe tokën amtare, nga dhembshuria dhe shpesh herë trishtimi për njerëzit e varfër të popullit, por edhe nga qëndrimi kritik ndaj realitetit të kohës. Secili prej tyre e preku në një mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë temën historike, çka ishte një nevojë shpirtërore dhe besimi për forcimin e ndjenjës kombëtare dhe të mbrojtjes së pavarësisë së fituar, por piktura e kësaj periudhe nuk pati energjinë e duhur politike, sociale dhe ekonomike ta ngrinte atë në përmasa klasike monumentale. Vetëm në vitet 30' piktura shqiptare hyri në një fazë të pjekur kërkimesh realiste me futjen në rrugën e krijimtarisë të piktorëve të shkolluar në këtë dekadë, por që veprimtarinë e tyre e zhvilluan Pasluftës. Ndër më të rinjtë e kësaj plejade, që u rreshtuan Pasluftës për të themeluar shkollën klasike të artit realist shqiptar, ishte edhe piktori i shquar dhe i pazëvendësueshëm Fatmir Haxhiu, peneli i betejave dhe i ndeshjeve luftarake fitimtare të popullit shqiptar në histori, vepra e të cilit plotësoi kolonën e batalistit në Forumin e historisë së pikturës realiste klasike shqiptare. Sot mbushen 85 vjet nga dita kur miku im i madh Fatmir Haxhiu, të cilin arrita t'ia fitoja zemrën, lindi më 28 Dhjetor 1927 në Gjirokastër nga një familje qytetare e mesme nga qyteti i Përmetit. Prej vitit 1930 familja e tij u shpërngul në Tiranë. Kur ndiqte vitet e shkollës fillore "e Kuqe" në Tiranë (e cila ishte edhe shkolla ku mësova edhe unë shkrim e këndim më se 20 vjet më vonë mbas piktorit), mësuesi i tij patrioti i njohur Milto Sotir Gura i ka dhënë inkurajimet e para atij, tek e shihte këtë fëmijë që gjatë gjithë kohës vizatonte. (Tek patrioti i mirënjohur Milto Gurra kam patur fatin të mësohem edhe unë prej tij, gjithnjë në se 20 vjet pas piktorit, atëherë kur Plaku rilindas Gurra në pension, me lutjen e tim Éti, m'ë tregonte privatisht mbi përmbajtjen dhe synimet e Revistës "Mituria" në vitet e botimit të saj). Piktori i ardhshëm doli shumë herët partizan, sapo kapitulloi Italia fashiste më 1943, partizan në Batalionin "Dajti" dhe pastaj në Brigadën e Parë. Tërë jetën shfaqi ai kulturën qytetare në respekt të disiplinës ushtarake dhe zellin e rregullit shoqëror. Formimi i Haxhiut si piktor është një shembull dokumentar për të kuptuar përpjekjet e artistëve në realitetin Shqipërisë së Pasluftës, i pasionit dhe entuziazmit vetjak për t'i shërbyer vendit me patriotizëm dhe sakrifica, ndaj mundësive të pakta reale për arsimimin e tyre në mungesë të shkollave të larta të profesioneve të atilla. Në nëntor 1945 shkon për studime ushtarake në Beograd në Shollën "Vojna Ucishte" ku për 6 muaj mori njohuri të përgjithshme ushtarake dhe pas ndarjes së degëve, vazhdoi studimet në Zagreb në shkollën e artilerisë tokësore "Oficirska Skola i Vojno Uciliste Zemaljske Artiljerije". Gjatë kohës së studimit në Zagreb deri në fund të vitit 1947 njihet me një piktor kroat, i cili krijoi mundësinë të mësonte dhe të ushtronte pikturën në studion e tij. Me kthimin në atdhe, prej vitit 1948 deri më 1959 punoi me detyra të ndryshme në ushtri në specialitetin e artilerisë dhe në vitet 195659 si pedagog i taktikës së artilerisë në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë ( më vonë Akademia Ushtarake e Trupave Tokësore -Skënderbej). Fatmir Haxhiu u bë piktor në periudhën e themelimit të shkollës shqiptare të pikturës (1944-1960) dhe para se ai të diplomohej. Qysh me çlirimin e vendit, Fatmiri 17 vjeçar, gjithnjë i apasionuar pas pikturës, pati fatin dhe mundësinë të krijonte kontakte pikërisht me disa prej këtyre artistëve të talentuar dhe të shkolluar të asaj kohe të pikturës e skupturës shqiptare, me Sadik Kacelin, Odise Paskalin, Nexhmedin Zajmin, Andrea Manon, Llazar Nikollën, Kel Kodhelin, Foto Stamon, të cilët e ndihmuan atë në përgatitjen e tij teorike. Për herë të parë më 1949 merr pjesë në Ekspozitën Kombëtare të Pikturës , ku vlerësohet me çmimin e dytë. Nga mesi i viteve 50' krijoi studion e parë ushtarake të artit në Shqipëri dhe botoi pareshtur ilustrime dhe pllakate në revistat e kohës dhe botimet e Shtëpisë Botuese "Naim Frashëri". Më 1958 merr pjesë në Ekspozitën Kombëtare me kompozimin nga Lufta Çlirimtare Zonja Çurre 1958 (vaj në kanavacë 1,1 x 1,0 m, Galeria Kombëtare Arteve Tiranë-GKAT) vepër fituese e çmimit dytë në Konkursin Kombëtar 1987. Në formimin e Haxhiut si piktor ndikoi tërësisht shkolla shqiptare e artit, e formuar në vitet 50' si një sintezë e dy përvojave teorike dhe praktike, ajo e Shkollimi Formimi i Haxhiut si piktor është një shembull dokumentar për të kuptuar përpjekjet e artistëve në realitetin Shqipërisë së Pasluftës, i pasionit dhe entuziazmit vetjak për t'i shërbyer vendit me patriotizëm dhe sakrifica, ndaj mundësive të pakta reale për arsimimin e tyre në mungesë të shkollave të larta të profesioneve të atilla. shkollave perëndimore të Paraluftës me atë të shkollave lindore të Pasluftës. Piktura realiste shqiptare mori Pasluftës së Dytë Botërore një kurs të ri, një përmbajtje të re dhe njëkohësisht zhvillimin më të madh. Karakteristikë e saj qe shpërthimi tematik më i madh se më parë, imponimi për një lidhje të ngushtë të artit me jetën e thjeshtë të masës dërmuese të popullsisë dhe me punën e tyre për ndërtimin e vendit të prapambetur, për kërkime në karakterin psikologjik të jetës historike shqiptare dhe pasqyrimin e saj në art me notë aktuale, për gjetjen e gjuhës komunikuese të pikturës me të gjitha nivelet kulturore të popullsisë dhe përdorimi i saj propagandistik në edukimin estetik të masave popullore me këtë lloj kulture qytetare. Karakteristikë ishte gjithashtu, vënia në veprim e të gjitha gjinive të artit të pikturës. RëndëHAXHIU Delacroix i pikturës shqiptare Fatmir Haxhiu, është peneli i betejave dhe i ndeshjeve luftarake fitimtare të popullit shqiptar në histori, vepra e të cilit plotësoi kolonën e batalistit në Forumin e historisë së pikturës realiste klasike shqiptare...
22 E diel, 30 dhjetor 2012 OPINION Koment NGA AFRIM KRASNIQI vijon nga faqja 1 Shqipëria 2012 në sytë e SHBA Koment NGA ARBEN RROZHANI vijon nga faqja 1 2012, për të mos harruar ...për fat të mirë, por për shumë shqiptarë, ishte një fund i dhimbshëm. Funde të tilla patëm shumë. Lirak Bejko, prej dy muajsh nuk është më. U vetëdogj në grevën e urisë, kur pa talljen e madhe me kërkesat elementare për pak mbijetesë të vetën dhe të shtresës së të përndjekurve. Tushe Osmani nuk është më: U vetëhelmua, pas të shoqit, duke mbyllur një kalvar të gjatë dhimbjesh shpirtërore pas humbjes së të bijës në masakrën qeveritare të Gërdecit dhe faktit se vrasësit janë ministra, apo biznesmenë sërish, të lirë dhe sfidues, më shumë se në 2008. Nuk është as Arsela Vladi, apo Denis Alimadhi, fëmijët e pafajshëm që u vranë në spitalet shtetërore, “për mjekim të gabuar”. Nuk janë 23 gra, vajza të reja dhe nëna fëmijësh, që u vranë ose nga krimi i rrugës, ose nga dhuna e burrave të tyre që nuk kanë frikë nga ligji. Patëm humbje të mëdha shpirtërore. 100 vjetori i Pavarësisë ishte një shfaqje e shëmtuar, antishqiptare, arkaike dhe hajdute. U ndamë mes Tiranës dhe Vlorës, socialistë dhe demokratë, në përfitues tenderash abuzivë për monumente qesharakë dhe viktima të abuzimeve që shkojnë deri te plaku i urtë që ngriti flamurin 100 vite më parë. Nuk kemi më shtëpinë e Flamurit në Korçë, nuk kemi monumente që kanë rënë pre e mosekzistencës së shtetit. Ishte viti i presidentit, e zgjodhëm atë, por deri më sot nuk kemi parë presidentin. Ai u ul në poltronën e kreut të shtetit, por me kostumin e PD-së. Ishte një viti tjetër i krizës ekonomike, më i rëndë, që zhyti edhe më thellë shqiptarët në varfëri dhe një grusht njerëzish në pasuri të shtuara. Shtuam borxhet, privatizuam çfarë deshëm, por jemi edhe më të varfër, përpara një stine elektorale që do na zhveshë nga pasuritë e mbetura, në emër të fitores në zgjedhje, për një mandat tjetër. Për ta mbyllur me “sportivitet”, kemi dështimin flagrant të ekipit shqiptar në Olimpiadën e Londrës, një turp që është harruar nga qeveria, edhe pse sportdashësit nuk e heqin nga mendja. Dhe aty arritëm atë që s'e kishim më parë: ishim të parët në trukimin e ndeshjeve të futbollit, i cili s'mund të shpëtojë nga plaga e thellë që po e mban Shqipërinë larg BE-së, që s'na dha statusin dhe s'do na e japë sërish nëse sillemi sin ë 2012. Ndaj nuk duhet harruar, asgjë. Për t'u ringritur. ...e nisur numërimin nga fundi. Parlamenti që nuk arriti të përmbushë 9 nga 12 kriteret e BE-së ishte gjithashtu i ndarë: kryetarja që krenohet me aktet heroike dhe racën e deputetëve të mazhorancës, opozita që thotë se ky institucion e ka humbur kuptimin e tij kushtetues. Qeveria gjithashtu bëri bilanc: ajo përsëri se sukseset janë meritë e saj, dështimet mbeten gjithnjë faj të opozitës. Të njëjtën sjellje diametralikisht të kundërt e shfaqën të gjitha institucionet e tjera politike, duke e mbyllur vitin ashtu sic nisi, si një konflikt permanent politik midis dy personave, midis dy partive, dy grupeve të biznesit, dhe dy grupeve parlamentare. Në kontrast me leximin bardh e zi mazhorancë - opozitë vjen në fundviti raporti më i fundit i NDI (Instituti Demokratik Amerikan), një nga institucionet më prestigjioze të demokracisë amerikane në botë, prezente në Shqipëri prej 1991 dhe i gjithëpranuar për cilësinë, pavarësinë dhe saktësinë e vlerësimeve të tij. Raporti "Të parët vijnë qytetarët" bazohet në pyetësor në qarqet e Tiranës, Shkodrës, Fierit dhe Korcës, qytete që përfaqësohen me 72 deputetë në parlamentin shqiptar, pra me më shumë se 50% të votuesve dhe banorëve të Shqipërisë. Duke konfirmuar problemet e mëdha të pritshme të Shqipërisë raporti nxjerr në pah disa tipare të reja të gjendjes në vend, sidomos distancën gjithnjë e më të thellë midis qytetarëve dhe vendimmarrjes politike, pamundësinë qytetare për ndikim në këtë vendimmarrje dhe zhgënjimin në rritje që vjen nga rrethi i gjerë korruptues në nivelet e larta drejtuese politike. Që në fillim raporti kontaton se "vendi po ecën në drejtimin e gabuar kryesisht për shkak të situatës së zymtë ekonomike, nivelit të lartë të papunësisë, kostos së lartë të jetesës dhe pagave të pamjaftueshme". Ai konfirmon se ekziston një ndjenjë e thellë mosbesimi ndaj politikanëve, të cilët akuzohen në mënyrë të përsëritur se aspirojnë pushtet vetëm për ta shfrytëzuar si një mjet për rritjen e përfitimeve personale. Duke u ndalur në çështje konkrete raporti konkludon se, "shumica e qytetarëve përgjithësisht fajësuan "ata që janë në pushtet" për situatën e zymtë" ekonomike në vend, si dhe për sa i përket çështjeve sensitive të hapjes së vendeve të reja të punës dhe luftës ndaj korrupsionit. Politikanët - si ata në pushtet ashtu edhe ata në opozitë - u kritikuan pothuajse në të njëjtën masë për fokusin në mbrojtjen e interesave vetjake dhe partiake si edhe për mungesën e vëmendjes ndaj problemeve të qytetarëve". Në raport theksohet se "pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në grupet e fokusuara ishin në gjendje të tregonin një histori personale ku iu ishte dashur të jepnin ryshfet një polici, infermiere-je, mësuesi apo ndonjë punonjësi tjetër të administratës për të përfituar shërbimin e kërkuar. Situata në arsim e shëndetësi cilësohen si problematike, me korrupsion të lartë, paaftësi menaxhimi dhe mungesë shërbimeve bazë. Shumë prej pjesëmarrësve identifikuan mungesën e vullnetit real politik dhe dështimin e sistemit gjyqësor si arsye për shkallën e lartë të korrupsionit në vend. Interesant është fakti se shumica absolute qytetare është kundër retorikës konfliktuale politike dhe kërkon që politikanët të merren me ekonominë, duke pranuar krizën ekonomike në çdo grup e sektor shoqëror. Kapitulli për zgjedhjet e vitit 2013 përbën një temë tjetër thelbësore, sepse lidhet me raportin konkret midis qytetarëve dhe politikës. Pavarësisht retorikës mbi garancitë zgjedhore NDI thotë se "qytetarët vënë seriozisht në dyshim mundësinë e arritjes së një ndryshimi domethënës përmes votës. Kjo për shkak të një shqetësimi të përgjithshëm që lidhet me manipulimin e zgjedhjeve. Skepticizmi i tyre është pjesërisht i ndikuar nga shkelja e procedurave zgjedhore gjatë viteve të fundit, të cilat kanë dëmtuar ndershmërinë dhe besueshmërinë e rezultateve zgjedhore. Më tej theksohet se shumica e qytetarëve duan të jenë pjesë e votimit, disa për shkak të bindjeve, disa për nevoja ekonomike që lidhen me organet politike, disa për shkak të përgjegjësisë demokratike dhe vetëm një pakicë ende mbetet skeptike për pjesëmarrje në votim. Raporti ofron detaje të shumta për të gjitha analizat dhe konkluzionet e tij, duke patur vlerën e një manuali të dobishëm për politikanët, median, qytetarët dhe grupet e interesuara për leximin real të problematikës politike dhe sugjerimeve për zgjidhjen e tyre. Në Shqipëri jo gjithçka e vlefshme merr vlerë dhe fatkeqësisht duket se kështu do të ndodhë edhe me këtë raport. I ardhur në ditët e fundit të vitit ai nuk bëri sot headline në media dhe nuk u pa të citohet apo mirëlexohet në selitë e partive politike parlamentare. Asnjëra palë politike parlamentare nuk pati një reflektim, një adresim serioz të problematikave të tij dhe as sugjerime për trajtimin dhe zgjidhjen e tyre afatgjatë. Kjo shpjegohet me të paktën dy arsye: e para sepse zhgënjimi qytetar tek politika është zhgënjim gjithëpërfshirës, pra tek të gjitha partitë aktuale në qeveri dhe opozitën e majtë. E dyta sepse dy palët politike kanë krijuar me konsensus një sistem oligarkie e korruptiv në shërbimet shtetërore ndaj qytetarëve, në rritjen e hendekut mes politikës e qytetarëve si dhe në aspekte të veçanta të ruajtjes me imponim të status-quos, si p.sh, kodi zgjedhor dypalësh, sistemi zgjedhor dypalësh, (keq)administrimi zgjedhor dypalësh, korrupsioni dypalësh, konflikti politik dypalësh, etj. Raporti merr një vlerë tek lajmit monoton të ditës edhe për motive të tjera: NDI ka vendosur të jetë aktiv në zgjedhjet parlamentare 2013, në monitorimin e tyre dhe asistencën ndaj palëve serioze politike; sepse vjen nga një institucion prestigjioz pranë Departamentit Amerikan të Shtetit; sepse konfirmon krizën ekonomike, krizën politike dhe krizën e besimit në disa dimensione të saj; sepse shërben si bazë e aksionit politik të partive politike në fillimvitin e ri, si dhe së fundi, sepse në analizën e tij ngjason shumë me qëndrimet publike të partive të reja politike, sidomos FRD-së. Pas raport-progresit kritik të BE dhe atij shumë kritik të OSBE (tetor 2012) ky është raporti më realist, por edhe më alarmant për gjendjen e demokracisë në Shqipëri, aktualitetin politik, bilancin vjetor politik dhe ekonomik, si dhe për sfidat e ardhshme të vendit. Si i tillë ai na paraqet siç jemi, të zhgënjyer dhe të lodhur, të keqtrajtuar dhe të braktisur nga politika vendimmarrëse, të grabitur nga politika në të drejtat themelore kushtetuese, përfshirë ato të jetës, pronës, arsimit, kujdesit shëndetësor dhe të votës, si dhe me një potencial të vakët angazhimi e besimi qytetar për të ndryshuar gjendjen përmes mekanizmave demokratike të përfaqësimit. Kjo Shqipëri e dhënë përmes syve amerikanë, siç u dha në tetor përmes BE-së apo OSBE-së dallon dukshëm nga Shqipëria virtuale që reklamohet nga ata që erdhën në pushtet me premtimin për integrim, mirëqeverisje, duart të pastra dhe vend të zhvilluar dhe po e mbyllin mandatin e dytë me mbështetjen e vetëm një pakice, e cila për shkak të privilegjeve të pushtetit dhe lidhjeve me to, ende mendon se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Një kontrast i thellë mes qytetarëve e pushtetit, të cilin ne e kemi përjetuar më 1990-1991, më 1997, më 2004-2005, që rikthehet pas tetë vitesh me të njëjtën valë proteste e reagimi, por edhe me një nivel më të lartë ndërgjegjësimi për reagim, për votë ndëshkuese dhe presione pozitive për politika reale dhe të prekshme që kanë potencial e besueshmëri ta bëjnë Shqipërinë një vend të jetueshëm, normal dhe evropian. Miting i Partisë Demokratike Festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë
23E diel, 30 dhjetor 2012 REPUBLIKA E SHQIPERISE ZËVENDËSKRYEMINISTRI MINISTRI I EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËs Nr.8557/6 Prot Adresa: Blvd.”Dëshmorët e kombit “101 Tiranë Tel: +355 4 2222245 ext.74125 Internet:http://www.mete.gov.al Tiranë më 24/12/2012 KËRKESË PËR SHPRONËSIM ME INTERES PUBLIK Lënda: Shpallje kërkese për shpronësim me objekt “Ndërtimi I linjave 110 kV dhe 220 kV që lidhin kaskadën e Devollit me sistemin e transmetimit të Republikës së Shqipërisë” Ministria e Ekonomisë , Tregëtisë dhe Energjitikës shpall kërkesën për shpronësim me interes publik të pasurive të paluajtshme, që preken nga “Ndërtimi I linjave 110 kV dhe 220 kV që lidhin kaskadën e Devollit me sistemin e transmetimit të Republikës së Shqipërisë Subjektet kërkues të këtij shpronësimi janë :shoqëria “Devoll Hydropower” sh.a dhe Operatori I Sistemit të Transmetimit sha Tiranë.Me anën e këtij publikimi në shtyp ,kërkojmë të vëmë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim Venia në dijeni konsiston në sipërfaqen e pasurisë që shpronësohet ,pasurisë që dëmtohet dhe masën e kompesimit përkatës të llogaritur nga komisioni I posacëm i shpronësimit pranë Ministrisë së Ekonomisë ,Tregëtisë dhe Energjitikës për secilin pronar sipas listës emërore të mëposhtme. Ky publikim do të kryhet për një periudhë një javore. Brenda 15 ditëve nga data e fundit e publikimit,personat që kanë emrin në listën emërore kanë të drejtën të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatëse në Ministrinë e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës pranë Komisionit të Posacëm të Shpronësimit. LISTAT E PRONAREVE QE SHPRONESOHEN NGA NDERTIMI I LINJAVE 110kV DHE 220kV QE LIDHIN KASKADEN E DEVOLLIT ME SISTEMIN E TRASMETIMIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE ? Qarku: Elbasan Komuna: Kodovjat ? Qarku: Elbasan Komuna: Pishaj ? Qarku: Elbasan Komuna: Gostime ? Qarku: Elbasan Komuna: Tregan ? Qarku: Elbasan Komuna: Shirgjan ? Qarku: Elbasan Komuna: Cërrik ? Përmbledhje 2- LISTA E PRONAREVE PER SHPRONESIM PER EFEKT TE NDERTIMIT TE LINJES 110 KV Cerrik - Banje
6 E diel, 30 dhjetor 2012 LARGOHEN NGA JETA GJATË 2012-s SPECIALE PAVARËSISHT disa arritjeve pozitive, një pjesë e ngjarjeve të 100-vjetorit u kthyen në ngjarje të rëndomta dhe shumë problematike Shqipëria 2012 Lajmi ??? TIRANE DHURATA HAMZAI Festa e Pavarësisë u festua nëgjithë Shqipërinë, por përqendrimi më i madh ishte në Tiranë dhe në Vlorë. Pavarësisht disa arritjeve pozitive, siç ishin sjellja e Armëve të Skënderbeut në Muzeun Historik Kombëtar dhe "Meshari" i Gjon Buzukut, disa botimeve me vlera historike, një pjesë e ngjarjeve të 100-vjetorit në kryeqytetin e vendit u kthyen në ngjarje të rëndomta dhe shumë problematike. Problemet më të mëdha kanë qenë me vendosjen pa kritere dhe studim artistik dhe arkitekturor të shtatoreve dhe Monumentit të Pavarësisë në qendër të Tiranës. Pati probleme me mungesën e transparencës dhe shpërdorimin e buxhetit të pavarësisë dhe problemi më i rëndë ishte ai që u shënua me konkursin në muajin mars, ku dështoi projekti me bocetin e shtatores së Ismail Qemalit. Në Vlorë 100-vjetori i pavarësisë u festua më i organizuar në krahasim me Tiranën, ku u shoqërua me një program të pasur, aktivitete dhe manifestime simbolike. Ndërsa në Tiranë dita e pavarësisë, 28 nëntor 2012 pati një incident të rëndë me tortën gjigante të ideuar nga Kryetari i Bashkisë z.Lulzim Basha, e cila u kthye në një objekt talljeje publike, kërcimesh dhe loje. Gjithashtu përgjatë vitit 2012 organizimi i 100-vjetorit në Tiranë u karakterizua nga probleme të mëdha: mosftesa e akademikut Rexhep Qosja, ngritja në piedestal e figurës së Ahmet Zogut nga qeveria, duke lënë në harresë figurën e Ismail Qemalit, etj. Gjithashtu u shoqërua nga komentet dhe akuzat në media këndon Rona Nishliu", duke komplimentuar kështu, fuqinë e zërit të saj që vetëm dy ditë më parë po nga media italiane u krahasua me atë të Aretha Franklin. Votat e renditën Rona Nishliun në vend të pestë, duke e çuar kështu vitin e ardhshëm Shqipërinë menjëherë në finale. Korrik-dhjetor 2012/ Debatet të mëdha për standardin e shqipes Gazeta "Shqiptarja.com" zbulon se një klan i caktuar akademikësh shpallin në një mbledhje të fshehtë ndryshimet në standardin e shqipes. Pas këtij lajmi protestojnë akademiket dhe gjuhëtarët. Më 26-28 qershor 2012 u mblodh në Tiranë Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe. Tema e diskutimeve ishte Drejtshkrimi i zanores "ë" të patheksuar në shqipen standarde, por një pjesë e anëtareve të këtij grupi si Emil Lafe, Rrami Memushi, Jani Thomai dhe akademikë të tjerë dolën kundër me polemika të forta në media. Korrik-shtator 2012/ Ismail Kadare hedh në gjyq Nexhmije Hoxhën Shkrimtari Ismail Kadare hapi gjyq kundër së vesë së diktatorit, zonjës Nexhmije Hoxha për dorëshkrimin "Dimri i vetmisë së madhe", i cili mori shumë publicitet me akuza nga dypalëshe që shpërthyen në prag të çmimit No17 nëntor/ Kthimi i eshtrave të Ahmet Zogut në atdhe Vendimi i Qeverisë për kthimin e eshtrave të Mbretit Ahmet Zog I ka pasur reagime për datën që përkonte me ditën e Çlirimit të Tiranës dhe pse figura e Ahmet Zogut, ndryshe nga ajo e Ismail Qemalit është vendosur në qendër të vëmendjes nga Kryeministri berisha gjatë festimeve të 100-vjetorit. SUKSESET 22 nëntor 2012 Rikthehen pas 600 vjetësh armët e Skënderbeut në atdhe. Ekspozita ka qëndruar e çelur në Muzeun Kombëtar për 45 ditë dhe pati mbi një milionë vizitorë. 12 Nëntor 2012 Vepra origjinale e "Meshari" të Buzukut ekspozohet në Tiranë. Njihet si libri i parë shqip, i botuar në vitin 1555 dhe erdhi nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit. Pati 25 mijë vizitorë 7 gusht 2012/ Aprovohet buxheti i pavarësisë me 5 milionë euro. Abuzimet e qeverisë, dyfishohen më pas. Me një buxhet që kalon shifrën e 5 milionë eurove, Kryeministri Berisha u dha dorën e fundit vendimeve për projektet e 100-vjetorit e Pavarësisë. Por shtesat e fondeve e dyfishuan shifrën e ligjëruar nga komiteti i festimeve të pavarësisë. Një pjesë e këtij buxheti shkoi dëm, siç ndodhi me shtatoren e Ismail Qemalit, e cila edhe pse nuk u realizua si duhej, pati një fitues dhe vepra e tij mbeti më muze, ndërsa në shesh doli vepra e Odise Paskalit që ishte bërë vite më parë për Muzeun Kombëtar. Masakrat në trashëgiminë kulturore Kultura 2012, triumfi dhe dështimet Ngjarjet më kryesore kulturore të vitit 2012 janë kushtëzuar nga përgatitjet e 100-vjetorit të Pavarësisë, festë që ka nisur projekte nga qeveria në fillimin e këtij viti deri në kremtimet e 28 Nëntorit 2012, dhe kanë vijuar tashmë deri në fund të dhjetorit me botime historike dhe ngritje të disa shtatoreve të figurave të njohura historike. MASAKRAT NË OBJEKTET KULTURORE GJATË 2012-s Ky vit ka rrëmbyer nga jeta për fat të keq shumë personalitete të letrave, artit e kulturës, njerëz të shquar të skenës e të ekranit, ku pjesa më e madhe e tyre ka pasur vdekje tragjike. Ju prehtë shpirti në paqe: ? Agron ALIAJ ? Arbën XHAFERI ? Ardian KLOSI ? Ali PODRIMJA ? Safo MARKO ? Sheri MITA ? Tefik CAUSHI ? Pano TAÇI ? Agron ÇOBANI ? Dorian NINI ? Perikli JORGONI ? 20 Maj: Zjarre dhe masakra e gërmimeve me buldozer dhe grabitjeve në sitin arkeologjik të Finiqit ? 16 gusht: Shembet me buldozer natën shtëpia muze e Themistokli Gërmenjit e quajtur ndryshe si Shtëpia e Flamurit. Humbasin pa asnjë gjurmë reliktet e këtij muzeu. ? 21 Shtator: Humbje e madhe për historinë e arteve pamore. Vidhen 35 vepra arti të piktorit të madh Vangjush Mio në muzeun e Korçës. Policia në kërkim. Nuk janë gjetur ende. ideja e vjedhur e veprës së shpallur si fituese për Monumentin e Pavarësisë. 100-vjetori në Tiranë u shoqërua nga shpërdorimi dhe dyfishimi i buxhetit të shtetit që jepej pa kriter shumë shpenzime dhjetëra-milionëshe shkuan për tenderët e koncerteve dhe dekorimeve në emër të pavarësisë. Të gjitha këto sollën një dëm të madh, jo vetëm të kulturës kombëtare, por edhe të buxhetit të shtetit. Më poshtë po japim disa nga ngjarjet më mbresëlënëse të vitit. 26 maj 2012/ Rona Nishliu fiton vendin e pestë në Eurovizion Nga transmetimi i Eurovizionit, që zhvillohej në Baku të Azerbajxhanit, në një nga kanalet Rai drejtuesi komentoi "largoni kristalet sepse bel 2012, nërsa Kadare ishte ngjitur në krye të Listës. Edhe pse Kadare e fitoi gjyqin dhe zonja Hoxha më në fund i kthen dorëshkrimin, ajo përdori të gjitha arkivat kundër imazhit të Kadaresë në media duke u shprehur fillimisht se "nuk ia jap dorëshkrimin", se "ma ka dhuruar vetë Kadareja", etj. Nuk dihet nëse ka ndikuar zhurma mediatike tek çmimi, por Ismail Kadare edhe këtë vit nuk e fitoi Nobelin, i cili shkoi për shkrimtarin kinez Mo Yan. Në foto: Shtëpia muze e Themistokli Gërmenji e rrafshuar nga buldozerët Në foto: Këngëtarja kosovare Rona Nishliu
12 E diel, 30 dhjetor 2012
11E diel, 30 dhjetor 2012 AKTUALITET Vdesin dy fëmijë në Bulqizë, njëri vetëvaret tjetri në aksident Një fëmijë 6 vjeç është gjetur i vetëvarurnë një ndërtesë të vjetër që shërbente si stallë për bagëtitë, ndërsa dyshohet se vogëlushi të ketë ndërmarrë këtë akt pas një zënke me të atin. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites së djeshme në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bulqizës. Ende nuk dihen arsyet reale të cilat e çuan 6-vjeçarin Edison Lleshi drejt këtij akti, por nga informacione paraprake dyshohet se shkak mund të ketë qenë një kërkesë që Edisioni i ka bërë babait të tij Arjanit për t'i blerë një dhuratë për Vitin e Ri,-raporton korrespondenti nga Bulqiza, Daniel Shehu. Trupi i pajetë i 11-vjeçarit është gjetur nga familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar uniformat blu të Bulqizës. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat të cilat çuan 6-vjeçarin drejt vetëvarjes. Po në Bulqizë, një automjet tip furgon përplasi për vdekje një fëmijë në Rrugën e Arbërit, në afërsi të "Qytetit të ri". Viktima e këtij aksidenti tragjik është 12vjeçari me inicialet SH.K. Viktima është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit të Bulqizës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë, pasi nuk u ka rezistuar dot plagëve. Vdekja e Arselës, hetim mjekut Ministria: Fëmija është paraqitur në urgjencë mbrëmjen e 25 dhjetorit në gjendje relativisht të mirë, por nuk i është bërë asnjë analizë laboratorike deri në orën 08.00 të datës 26 dhjetor Ministria e Shëndetësisë gjen fajtorin për vdekjen e 7-vjeçares nga Xhafzotaj Lajmi Ministria e Shëndetësisë bëri përgjegjës mjekun roje të spitalit të Durrësit Rasim Lusha për vdekjen e Arsela Vladit, 7-vjeçares që humbi jetën pak ditë më parë. Sipas të dhënave, ajo vuante nga diabeti dhe iu injektua serum me glukozë pa iu bërë më parë ekzaminimi laboratorik. ??? TIRANE Ministria e Shëndetësisë bën përgjegjësmjekun roje të spitalit të Durrësit Rasim Lusha për vdekjen e Arsela Vladit. Vogëlushja 7-vjeçare e cila vuante nga diabeti iu injektua serum me glukozë pa iu bërë më parë ekzaminimi laboratorik. Prokuroria e Durrësit nis hetimet kryesisht. "Nuk është marrë anamneza e plotë, nuk është bërë thellimi në diagnozë e për pasojë nuk është mjekuar në mënyre adekuate".- deklaroi Pëllumb Pipero, drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë në një konferencë për shtyp të mbajtur dje në ambientet e kësaj ministrie. Pipero bëri publik dhe urdhrin e ministrit të Shëndetësisë Vangjel Tavo për shkarkimin e mjekut roje po kështu inkurajon fillimin e hetimeve për mjekun roje. "Sot pas konkluzioneve të para që lidhen me vlerësimin e kartelës dhe informacionet e marra nga qendrat spitalore ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo urdhëron pushimin nga puna të mjekut për shkelje të rënda në vlerësimin e ndjekjes së rastit dhe mos respektimin e e udhëzuesve dhe protokolleve respektive. Në mënyrën që raste të tilla të mos përsëriten. Pipero inkurajoi organet e drejtësisë të nisin hetimet e çështjes. PIPERO Sipas zyrtarit të MSH fëmija është paraqitur në urgjencë mbrëmjen e 25 dhjetorit në gjendje relativisht të mirë, por fëmijës nuk i është bërë asnjë analizë laboratorike deri në orën 08.00 të datës 26 dhjetor pavarësisht se laboratori i spitalit ishte i hapur. "Fëmija u paraqit në urgjencën e spitalit dhe u shtruar në orën 21:00 të 25 dhjetorit (e martë) në gjendje relativisht të mirë. Sipas kartelës klinike, fëmijës nuk iu bë asnjë analizë laboratorike deri në orën 8 të mëngjesit edhe pse dua të ritheksoj se laboratori i spitalit Durrës është i hapur 24 orë."- tha Pipero. Ai akuzoi mjekun për neglizhim të detyrës, dhe përjashtoi faktin që kjo mund të kishte të bënte me dhënien e rryfshtetit, apo korrupsionit. "Mjeku i rojes nuk ka kërkuar në asnjë rast ekzaminim laboratorik. Nuk ka të bëjë me cështje parash. Ka të bëjë me lartësinë e detyrës. I është vendosur glukozë pa bërë anamezën, por nuk më takon mua të caktoj nëse ky ishte shkaku i vdekjes. Ndjekja nga mjeku ishte shumë neglizhente"- tha Pipero duke shtuar se "kartela e hartuar nga mjeku pediatër Lusha ishte dëshpëruese." KARTELAT Nga hetimi i kartelave ka rezultuar se "Fëmija nuk është ndjekur në përputhje me protokollet. Nuk i është marrë anamneza e plotë, nuk është bërë thellimi në diagnozë e për pasojë nuk është mjekuar në mënyre adekuate."- tha Pipero. Të nesërmen nga ora 08- 09:30 pas një konsulte në spitalin e Durrësit, fëmija u diagnostifikua me diabet, dhe duke marrë në konsideratë komplikacionet në tru, ndonëse koshiente është nisur në spitalin pediatrik të Tiranës, fillimisht në endokrinologji, por pas komplikacioneve në frymëmarrje dhe tru u transferua në reanimacion ku vdiq në 14:00 të 27 dhjetorit. Prokuroria e Përgjithshme konfirmon për Shqiptarja.com se organi i akuzës në Durrës nisi zyrtarisht hetimet. Dosja hetimore për vdekjen e vogëlushes është regjistruar kryesisht nga kjo prokurori, pasi ende nuk ka një denoncim nga familjarët apo Ministria e Shëndetësisë, informon gazetari Arsen Rusta. Gabimi Vdekja e Arselës, doktori i bëri serum, por jo analiza Arsela u shtrua mbrëmjen e së martës (25 dhjetor) nëspitalin e Durrësit. E ëma tregonte se brenda 5-6 ditësh vajza e saj ishte dobësuar shumë dhe kur ishte paraqitur në spital vajza kishte dhimbje koke. Doktori i mbrëmjes i kishte bërë serum por jo analizat. Mëngjesin e së mërkurës 26 dhjetor vajza u soll me urgjencë në QSUT, por gati 24 orë më vonë gjeti vdekjen, për shkak të komplikacioneve të rënda rrjedhojë e kësaj sëmundjeje (edemë dhe ketoacidozë e rëndë diabetike) me mortalitet shumë të lartë. Familjarët nuk e dinin se vajza ishte me diabet. 7-vjeçarja Arsela Vladi e cila ndëroi jetë dy ditë më parë në spitalin e Tiranës Lushnje U shpërthen granata vdesin babë e bir NJOFTIM Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë kërkesën dhe C.V me foto në adresën e mailit: info@a1report.com ose mund te telefoni ne numrin : 0696064210 Kërkesa të nevojshme për aplikuesin: ? Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme në fushën e medias. ? Të ketë aftësi te mira te punes ne grup. ? Te kete mundesi te punoje me orare fleksibel. TV “A1REPORT” televizioni i formatit informativ HD, me një staf i cili prej vitesh përcjellë i pari lajmin e vërtetë, të shpejtë, realitetin politik, social ekonomik të Shqipërisë. Me sinjal në pjesën më të madhe të vendit, pjesë e Digitalb tokësore dhe satelitore ne tashmë jemi ekrani Informativ i Shqiptarëve. Kërkon KAMERAMAN për rrethin e Tiranës Një 27-vjeçar dhe djali i tijvetëm 2 vjeç, kanë gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit të një granate në banesën e tyre. Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e pasdites së djeshme në lagjen numër 2 në Divjakë të Lushnjës. Dashnor Gaxho, 27 vjeç dhe i biri A.Gaxho 2 vjeç janë gjetur të vdekur në banesë, pasi dyshohet të ketë shpërthyer një granatë brenda këtyre ambienteve. Sipas policisë, bazuar në informacionet paraprake, ngjarja është cilësuar se ka ndodhur aksidentalisht. Ndërkohë kanë nisur hetimet për të përcaktuar qartë llojin e lëndës plasëse, nëse ka qenë granatë ose dinamit i përdorur për peshkim. Sipas policisë dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur në kuzhinën e kësaj familjeje. Ekspertët janë nisur drejt vendngjarjes për të parë më afër situatën dhe për të kuptuar se si mund të ketë ndodhur ngjarja që i mori jetën të dyve, babë e biri. Shtëpia ku ndodhi ngjarja
2 E diel, 30 dhjetor 2012 SPECIALE POLITIKA Viti që sapo u mbyll ka shënuar më shumë një bilanc negativ se sa pozitiv, pasi është festuar me madhështi pavarësia, por u nda nga jeta Lirak Bejko e BE na refuzoi statusin kandidat Shqipëria 2012 Viti 2012, nga pavarësia te vdekja e Lirak Bejkos Madhështia më 28 nëntor, përmes nacionalizmit e refuzimit të BE ??? TIRANE JAKIN MARENA AK, Spahiu Në fillim të vitit pasi u promovua si një lëvizje mbarëkombëtare me sens nacionalist, Aleanca Kuq e Zi e drejtuar nga ishnënkryetari i KLD Kreshnik Spahiu kthehet në një parti politike duke tronditur mazhorancën qeverisëse në vend por dhe politikën shqiptare në tërësi me shtrirjen e shpejtë në të gjithë vendin. "Ish-i burgosuri politik Lirak Bejko ndërron jetë në një spital në Bari, duke mos i mbijetuar djegies së rëndë në mbi 50% të trupit. Ai e ndërmori aktin e vetëflijimit më 10 tetor" "Këshilli i Ministrave të BE, i mbledhur në 11 dhjetor, nuk ka ç'të bëjë tjetër veçse të rikonfirmojë se mbetet në pritje të sinjaleve pozitive nga Tirana". ...tjetër, ndahet nga jeta ish-burgosuri politik Lirak Bejko, që sfidoi qeverisjen duke u vetëdjegur me benzinë. Përvjetori i 100 i pavarësisë s'shërbeu si shtysë që klasa politike të gjente paqe qoftë asnjë moment. Zgjedhja e presidentit u shoqërua me polemika. Ngërçet do ishin sërish pengesë për të hedhur një hap përpara drejt integrimit. Ndërsa efektet e krizës ekonomike u ndjenë si asnjëherë më parë. FESTA E PAVARËSISË 100 vjetori i pavarësisë ishte ngjarja më e rëndësishme e vendit, një nga ato momente që janë të papërsëritshme. Ajo përfshiu shqiptarët jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë, të cilët më 28 Nëntor u derdhën me qindra mijëra në Tiranë dhe në Vlorë. Polemika të shumta megjithatë i paraprinë kësaj ngjarje, që nga ato lidhur me vlerësimin e figurave historike të vendit, dhe hapësirës së madhe që ju kushtua mbretit Zog, eshtrat e të cilit u kthyen në atdhe pas 51 vitesh, deri te protokolli i cili sipas PS la jashtë Vlorën si kryeqendër të festimeve. Berisha ngre tonet nacionaliste në Shkup, Tiranë dhe Vlorë, duke deklaruar bashkim të shqiptarëve deri në Prevezë. Reagim i fortë i fqinjëve, presidenti maqedonas anulon pjesmarrjen në festime, të njejtën gjë bërë dhe ministri i jashtëm grek Avramopoulos. Shqetësimi i përcillet dhe Brukselit, që e përfshin në deklaratën përfundimtare për BE. Një qëndrim më i fortë do vinte nga SHBA, përmes ambasadorit Aleksandër Arvizu. PARTITË E REJA 30 maj/ krijohet FRD Më 30 maj krijohet Fryma e Re Demokratike, një parti me orientim të qendrës së djathtë që fillimisht drejtohet nga Gazmend Oketa dhe më pas e në vijim nga ish-Presidenti Bamir Topi. ZGJEDHJA E PRESIDENTIT 3 maj/ Meta-Rama në Lalz Në fillim të majit kryetari socialist Edi Rama do të darkojë me zotin Meta në shtëpinë verore të këtij të fundit në Gjirin e Lalzit në Durrës. Takimi ishte jashtë vëmendjes së medias, por u diskutua për bashkëpunimin dhe zgjedhjen e kryetarit të shtetit. 8 maj/ Rama-Meta në Sheraton Rama Meta do të takohen sërish tashmë në "Sheraton" pasi kreu i PS merr një tur takimesh me drejtuesit e partive parlamentare. Por në fushë ka zbritur sërish ish kryetari socialist Fatos Nano, që kërkon mbështetje për kandidaturën e tij. dur asnjë emër. Ky ishte takimi i tyre i parë pas katër vitesh. 10 Qershor/ Rama-Berisha Berisha takon krerët e partive aleate, propozon si kandidat për president Artan Hoxhën. Ai pak para seancës së votimit tërhiqet për shkak të akuzave mbi një bashkëpunim të mundshëm të tij me ish sigurimin e shtetit, akuza që i sqaroi më vonë gjërësisht. 11 qershor/ Nishani president Mblidhet grupi parlamentar i PD dhe vendos të paraqesë zyrtarish kandidaturën e Bujar Nishanit për President të ri të Republikës. Pas pak orësh, Nishani zgjidhet president me 73 votat e shumicës. 7 gusht/ Cefa nënkryetar i KLD Presidenti Nishani dy javë pas marrjes së detyrës propozon në krye të KLD, Elvis Cefën, i zgjedhur nga shumica në pushtet. Vendi kishte mbetur bosh pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut. 9 Gusht/ Shkarkohet Shaqiri, emërohet Visho Presidenti shkarkon kreun e SHISH Bahri Shaqiri, duke provokuar jo pak polemika. Në krye të Shishit emërohet Visho Ajazi, me një të kaluar në SHIK-un e fillim viteve '90. 3 dhjetor/ shkarkohet Ina Rama Me zhurmë shoqërohet zëvendësimi i kryeprokurores Ina Rama. Presidenti Nishani dekretoi në vend të saj Adriatik Llallën, drejtuesin e ILDKP, që kishte marrë edhe me votat e opozitës. REFORMAT DHE STATUSI NË BE 18 Mars/ plani i veprimit në KE Në mars atij do t'i dorëzohet Plani i veprimit i hartuar nga qeveria në bashkëpunim me opozitën. Disa ligje dhe kode që kërkonin 3/5 kaluan në parlament me konsensus, por reforma zgjedhore e ajo parlamentare hasin në ngërçe të herëpashershme. 18 shtator/ Hiqët imuniteti Palët do të bien dakort për formulimin për heqjen e imunitetit, por çështja do të mbetet pezull. PS kërkon ndryshime të tjera kushtetuese që do forconin sipas tyre garancitë për një sistem drejtësie të pavarur. Seanca e 6 gushtit për imunitetin dështon. 21 shtator/ Ish-të burgosurit politikë në grevë Pasi nuk kanë mundur të marrin këstin e dytë të dëmshpërblimit sipas ligjit, ish-të burgosurit politikë hyjnë një një grevë një mujore urie, me rezultat vërtetë negativ. Jo vetëm që s'morën asgjë veç akuazave të Berishës, por dhe i vetëdogjën me benzinë. 10 tetor/ KE propozon Statusin Më 10 tetor Bruskeli i lë një tjetër dritare të hapur Shqipërisë për Statusin, duke dhënë një rekomandim pozitiv. 2 nëntor/ Lirak Bejko ndahet nga jeta Ish-i burgosuri politik Lirak Bejko ndërron jetë në një spital në Bari, duke mos i mbijetuar djegies së rëndë në mbi 50% të trupit. Lirak Bejko e ndërmori aktin e vetëflijimit më 10 tetor, që përkonte me ditën e 19 të grevës së urisë së ish-të përndjekurve. 1 dhjetor/ Klinton në Tiranë Sekretarja Amerikane e shtetit Hillary Klinton mbërrin në Tiranë me një fjalim mbresëlënës në par26 prill/ Rama-Nano në selinë e PS Ish-kryetari socialist Fatos Nano zhvillon një takim me kreun e PS, Edi Rama në selinë rozë, ku nuk merr mbështetje. 3 qershor/ Rama-Berisha për Presidentin Takimi Berisha-Rama u mbyll pa ndonjë arritje të madhe duke rënë dakord vetëm për një president konsensual në parim pa përmenFestimet për 100-vjetorin e Pavarësisë në Tiranë Në foto: Betimi i Presidentit Bujar Nishani vijon nga faqja 1 lament, rikonfirmon mbështetjen e fortë të SHBA ndaj Shqipërisë. 3 dhjetor/ dekretohen zgjedhjet Presidenti dekreton 23 qershorin e 2013 si datën e zgjedhjeve të ardhshme. 11 dhjetor refuzohet statusi Këshilli i Ministrave të BE, i mbledhur në 11 dhjetor, nuk ka ç'të bëjë tjetër veçse të rikonfirmojë se mbetet në pritje të sinjaleve pozitive nga Tirana.
21E diel, 30 dhjetor 2012 RRETHE Ndihma ekonomike qindra raste abuzimesh në Gjirokastër Në Qarkun e Gjirokastrës janëevidentuar qindra shkelje në listat e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Drejtoria Rajonale e shërbimit Social Shtetëror ka hequr nga lista mbi 180 familje, që trajtoheshin abuzivisht nga njësitë vendore me ndihmë ekonomike, ndërkohë që kishin dhe biznes. Për kreun e kësaj drejtorie Taqi Mejdi, nga lista e trajtimit ekonomik, njësitë vendore kanë hequr në mënyrë të paturpshme dhe kanë vendosur familje të këshilltarëve komunalë apo bashkiakë. "Tek kjo skemë janë shtuar familje që kanë ardhur nga emigracioni. Këto 180 familje kanë hyrë në skemën e ndihmës sociale me abuzim pasi janë familje që nuk u takon. Mund të them që janë familje që nuk jetojnë fare këtu, por janë jashtë shtetit. Madje mund t'iu them që janë dhe anëtarë të këshillit bashkiak që marrin ndihmë ekonomike", deklaroi Taqi Mejdi, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror në Gjirokastër. Në Qarkun e Gjirokastrës, trajtohen me ndihmë ekonomike, 2623 familje prej të cilave 1158 përfitojnë ndihmë të pjesshme. Tregtarët nxitojnë të shtrenjtojnë çmimet Elbasan, festimet rritin çmimet Ankohen blerësit: Nuk kemi lekë për të blerë Lajmi Tregtarët kanë nxituar të rritin çmimet e prodhimeve bujqësore në tregjet e Elbasanit. Brenda pak ditëve çmimet e fruta-perimeve janë shtrenjtuar, ndërsa blerësit ankohen se nuk mund të blejnë ??? ELBASAN Rriten të gjitha çmimete prodhimeve bujqësore dhe tryeza e ndërrimit të vitit do të jetë më pak e mbushur, krahasuar me një vit më parë. Në tregun kryesor të qytetit, aktualisht çmimet janë dyfishuar duke i rënduar së tepërmi xhepat e qytetarëve. Kështu do të festohet nga një pjesë e mirë e pensionistëve, si edhe të papunët në Elbasan që janë të shumtë. Është e pamundur që një familje t'i përmbushë nevojat e saj me çmimet të cilat kanë arritur majat. Trangulli ka shkuar 3 mijë lekë të vjetra, po kështu dhe specat kanë njohur rritje të menjëhershme të çmimit, gjelat e detit me 7 deri në 8 mijë lekë, ku njerëzit e kanë të pamundur që me këto çmimet të festojnë Vitin e Ri. Produkt tjetër i rëndësishëm për festat e fundvitin është arra, e cila ka kapur një çmim rekord kur arrin të tregtohet deri në 8 mijë lekë për kilogram dhe sipas tregtarëve ky është çmimi më i lartë që arra është shitur ndonjëherë. Përpara mikrofonit të A1 Report pensionistët dhe të papunët shprehen se nuk kanë mundësi financiare të blenë këto produkte me çmime shumë të larta."Nuk mundem të blejnë me këto çmime të kripura dhe shpërblimi prej 2 mijë lekë të reja i dhënë nga qeveria është i papërfillshëm kur shikon këto çmime të rriten nga dita në ditë", u shpreh një pensioniste. Në Elbasan nuk ekziston një zyrë për mbrojtjen e konsumatorit, dhe mishi i gjelit të detit shitet pa vulë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, të cilët përpara 3 javësh paraqitën një plan-masash për frenimin e shitjes së mishit pa vulën e veterinerit.Si çdo qytet tjetër edhe në Elbasan është bërë një dekor i bukur me drita në qendër të qytetit, ku në bulevardin kryesor është ngritur pema e Krishtlindjeve duke sjellë sado pak atmosfere festive në qytet. Të gjitha këto zbukurime nuk janë bërë as nga pushteti qendror por as nga ai lokal, sepse buxheti është tejet i limituar por nga disa biznesmenë elbasanas, të cilët kanë kontribuar falas për festat e fundvitit. Ndërrimi i vitit nuk do të ketë as një koncert festiv me këngëtarë të njohur siç ka pasur vitet e kaluara, por e vetmja gjë që është konfirmuar në këtë kohë krize është një shfaqe me fishekzjarre e sponsorizuar nga bashkia. Berat, 10 ditë kaos në trafik Emigrantët Prej më shumë se dhjetë ditësh nërrugët e qytetit të Beratit janë në kaos dhe me një trafik të rënduar. Kjo situatë është krijuar për shkak të ardhjes së emigrantëve për festat e fundvitit. Të ndodhur para kësaj situate forcat e policisë kanë marrë masa të veçanta për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike për qytetarët. Nëndrejtori i policisë së Qarkut të Beratit Gëzim Prebibaj u shpreh se do sigurojmë qetësinë për të gjithë qytetarët. Forcat e policisë kanë kërkuar bashkëpunim nga qytetarët dhe nga bizneset të cilët nuk duhet ë lejojnë shitjen e alkoolit nën moshën 18 vjeç. Komuna Balldre shpërndan ndihma Varfëria Komuna Balldre e Lezhës ka dhuruarpako ushqimore për 40 familje në nevojë. Ushqimet janë shpërndarë me rastin e festave të fundvitit, në mënyrë që edhe këto familje të kenë mundësinë që të festojnë si gjithë të tjerë. Kreu i komunës Balldre, Zef Doçi është shprehur se kjo shtresë ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme. "U shpërndanë ndihma për disa familje në nevojë, por këto nuk janë të mjaftueshme. Duhet të na mirëkuptojë komuniteti sepse kaq janë të ardhurat e komunës për të ndihmuar familjet në nevojë", u shpreh Zef Doçi. Ndihmave ushqimore të shpërndara nga kjo komunë për familjet në nevojë i janë bashkuar edhe donatorët privat. SHKARKON FALAS APP TE SHQIPTARJA.COM NGA APPLE STORE NE VERSIONIN DIXHITAL origjina e lajmit... Në adresën: www.shqiptarja.com DUKE BLERË ABONIMIN, JU MUND TË LEXONI GAZETËN QË NGA ORA 2:00 E MËNGJESIT, DHE PAGUANI MË PAK LEXOJENI GAZETËN NË: në kompjuter Në ad esën: në kom ipad iphone ALAS ipa
3E diel, 30 dhjetor 2012 SPECIALE VOTIMET E BUJSHME Kuvend 2012, ja çfarë ndodhi Nga 16 janari, datë kur u çelën punimet e sesionit të VI parlamentar të Legjislaturës XVIII e deri më 27 dhjetor ligjvënësit miratuan 203 akte parlamentare, 131 ligje, 55 vendime dhe 17 rezoluta S`ka konsensus për Gjykatën e Lartë, Nëpunësin civil dhe Reformën Parlamentare ??? TIRANE ARTEMISA HOXHA 100 VJET PAVARËSI Në 28 nëntor kulmuan festimet për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, të cilat nisën që nga qyteti i Vlorës dhe përfunduan në Tiranë. U nderuan shumë figura, u ngritën monumente si dhe u mbajtën fjalime VDES LIRAK BEJKO Në 2 nëntor, vetëm pak ditë para festimeve madhështore, ndahet nga jeta ish-i përndjekuri politik, Lirak Bejko. Ai hyri në grevë urie pas mos dhënies së dëmshpërblimeve nga ana e qeverisë ditët që po lëmë pas për vitin 2012 do të mbahen mend nga të gjithë për disa nga evenimentet kryesore për Kuvendin e Shqipërisë. Duke filluar që nga 16 janari, datë kur u çelën punimet e sesionit të VI parlamentar të Legjislaturës XVIII e deri më datë 27 dhjetor, nga ligjvënsit shqiptar ndodhën një sërë miratimesh ligjesh, kandidaturash për krerë institucionesh, zvendësime deputetesh etj. PS dha konsensusin për disa nga ligjet që janë miratuar nga marrëveshja e nëntorit; Kodet, Kodi Civil, Kodi Penal,Kodi Ajror, Kodi Rrugor. Dua të përmend Kodin Zgjedhor si dhe heqja e imunitetit apo dhe Konferenca Gjyqësore. Ndërkohë që prej 18 shtatorit, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, opozita nuk ka pranuar të japë konsensus për miratimin projektligjit për Gjykatën e Lartë (i propozuar prej saj), projektligjit për nëpunësin civil dhe Reformën Parlamentare. 17 Janar/ çelet kalendari i 100 vjetorit të pavarësisë Kuvendi i Shqipërisë çel Kalendarin e veprimtarive me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë. 2 shkurt/ Heqja e imuniteit të 3 deputetëve Me votim të fshehtë, Kuvendi vototi me shumicë votash heqjen e mandatit për 3 deputetët socialsit Tom Doshi, Taulant Balla, Besnik Baraj si dhe fillimin e ndjekjes penale për ta. Kjo ndodhi për ngjarjet e 21 janrit të 2011. 1 Mars/ Miratohet Kodi Penal, Civil, shkarkohet Spahiu Pas seancave të shumta diskutimesh në komisionet parlamentare dhe ndryshimeve të propozuara, Kuvendi miraton me 126 vota katër nismat legjislative, për ndryshimet në "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë". Po me konsensus u miratua dhe Kodi Civil. Në këtë datë miratohet raporti për shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së. PS ishte kundër. 13 Mars/ Projekti për Parlamentin e ri Komiteti Shtetëror shpalli projektin fitues për Parlamentin e ri të Shqipërisë, që u prezantua nga kryetarja e Parlamentit. Edhe pas premtimit se ai do të ndërtohej për 100 vjetorin e Pavarësisë, një gjë e tillë nuk ndodhi. As për vitin e ardhshëm nuk është planifikuar nga buxheti fondi për Parlamentin e ri. 12 prill/ Elvis Cefa në KlD Deputetët miratuan me 71 vota pro, kandidaturën e Elvis Cefës për anëtar të KLD, i cili më pas, në 7 gusht zgjidhet nënkryetari i KLD-së. 11 qershor/ Nishani President Pas seancës me 3 raunde për zgjedhjen e kreut të shtetit, në 11 qershor Kuvendi i Shqipërisë zgjedh Bujar Nishanin me 73 vota. PS nuk mori pjesë në votim. Gazmend Oketa votoi kundër, ndërsa Vangjel Dule dhe Kastriot Islami i dogjën fletët e votimit duke mos votuar. 28 qershor/ Ndryshon qeveria Zgjedhja e Bujar Nishanit në krye të shtetit solli dhe ndryshime në kabinetin qeveritar. Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës shkarkimin e Bujar Nishani nga detyra e Ministrit të Brendshëm dhe emërimin në këtë post të Flamur Nokaës. Edmond Haxhinasto emërohet ministër i Ekonomisë, Nasip Naço nënkryetar i Kuvendit, Vangjel Tavo ministër i Shëndetësisë. 19 korrik/ Reforma Zgjedhore Pas një sërë diskutimesh në komisionin përgjegjës që u ngirt enkas për Reformën Zgjedhore, Kuvendi në 19 korrik miratoi me 127 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime Reformën Zgjedhore. Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa votuan kundër. 18 shtator/ Heqja e imunitetit Kuvendi miratoi me konsensus, me 130 vota pro, heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe gjyqtarët, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Kjo vjen pas 10 vjetësh përpjekje mes palëve. 11 tetor/ Zgjidhet KQZ e re Me konsensus PS dhe PS miratuan 6 anëtarët e KQZ-së së re. Ku kryetarja e këtij institucioni, Lefterie Lleshi mori vetëm votat e mazhorancës. Ajo është e para grua në krye të KQZ. 1 Nentor/ Hillary Clinton në Shqipëri Sekretarja e Shtetit të SHBA, Hillary Cllinton, viziton Tiranën, ku në një axhendë të ngjeshur ajo takoi krerët e dy partive më të mëdha, Presidenti si dhe mbajti një fjalim të shkurtër në sallën e Parlamentit. Ajo bëri apel për zgjedhje të lira. 8 nëntor/ Dhënia e amnistisë, rrëzohet hetimi për Imamin Pas shuëm debatesh mes palëve, ligjvënësit miratuan me konsensus dhënien për amnisti për shumë të burgosur. Ndërkohë që po në këtë seancë, Kuvendi rrëzoi kërkesën e një grupi deputetësh "Për ngritjen e një komisioni hetimor "Për kontrollin e zbatimit të ligjit në veprimtarinë e Shërbimit Informativ Ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes për periudhën janar 2009 - tetor 2012". 1 dhjetor/ Miratohet ligji i përgjimeve Miratohet ligji për përgjimin e telekomunikacioneve eletronike me 68 vota pro dhe 8 kundër të opozitës. Me këtë do përgjohen emailet dhe mesazhet në rrjetet sociale. 4 dhjtor/ Adriatik Llalla Kryeprokuror Me 75 vota pro të mazhorancës, dhe votën abstenim të Jozefina Topallit miratohet dekreti i Presidentit për emrin e Adriatik Llallës kryeprokuror. 17 Dhjetor/ Kuvendi miraton buxhetin 2013 Pas seancave të gjata maratonë, Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës, buxhetin për vitin 2013. 365 Berisha dhe Nishani Hillary Cllinton Ina Rama dhe Lalla Lirak BejkoFestimet për 100-vjetorin e Pavarësisë në Tiranë
www.shqiptarja.com E diel, 30 dhjetor 2012 14 SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com ARTISTI 85-VJETORI I LINDJES Suzana Varvarica Kuka ...Përmes atyre letrave zbulon ndryshimin e kudondodhur thelbësor social dhe politik. Gjithashtu letrat janë fakte të personalitetit të formuar të Fatmir Haxhiut, i cili kurrsesi nuk e pranon që ndryshimi të cënojë mënyrat e tij të pasqyrimit piktorik, si dhe të lënë të kuptosh se një transformim i ndërgjegjshëm edhe mund të ndodhte. "...Ne bëjmë një jetë monotone. Unë në studio e Leti në shtëpi. Asnjë variacion nuk kemi. Shpresojmë që arti i ardhshëm të ketë ndryshime thelbësore për të mirë. Unë vazhdoj të krijoj në rrugën time, por në krahasim me të tjerët unë tingëlloj anakronik. Për të ndryshuar nuk mund ta bëj, po ta bëja këtë do të dilja jashtë vetes, dhe për të tjerët do të isha një kamaleon e pakarakter. Koha që më ka mbetur nuk lejon që ndryshimin ta bëj gradualisht (besoj se e kupton ku e kam fjalën)...". Shkëputja e këtij teksti nga letra e 23 dhjetorit të vitit 1991 është një fakt, i cili na thotë se Fatmir Haxhiu as nuk mori armët e të kundërshtojë e as nuk u tërhoq në limontinë e jetës, por e lidhi drejtpërdrejt pikturën e dhjetë vjetëve të fundit me vazhdimësinë e nisur, dhe ia kushtoi rikthimit te subjektet historike, që pasqyrojnë betejat e Skënderbeut, betejat në fushë Kosovë, betejave të demave, portretit dhe imazhit të shqiptarit luftëtar, malësor verior dhe jugor. Madje pikturoi peizazhin dhe natyrën e qetë dhe shpresoi se vepra e tij do të vlerësohej dhe në një vend tjetër. Kjo tregon se shkoi drejt temës dhe subjekteve që donte më shumë në jetën e tij. Kjo tregon, gjithashtu, se temat e propagandës ishin detyrimi shtetëror, që natyrisht i kreu me përgjegjësi profesionale dhe partiake, por temat e betejave, kalorësve mbi kuaj, kompozimet shumëfigurëshe, ku triumfon vizatimi ekspresiv, korrektesa piktorike akademiko-realiste dhe pasqyrimi me frymë heroike i historisë, paskëshin qenë pasioni i vërtet i pikturës së tij. Haxhiu ishte në dijeni të situatës dhe i ndjente mjaft mirë rrethanat e reja jetësore dhe nën petkun e një demokracie ende të brishtë ai shkruan në letrën e 30 prillit 1997 se: "Me gjithë situatën e turbullt që ka përfshirë të gjithë vendin, në përgjithësi ne jemi mirë, bëjmë një jetë normale siç mund të përfytyrohet në gjendje të jashtëzakonshme. Jemi mbyllur në shtëpi dhe falë pikturës punoj çdo ditë, Leti me punët e shtëpisë. Gjithësesi me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, gjendja dale e ngadalë po normalizohet, dhe siç flitet me zgjedhjet që do të bëhen në qershor, mbase do të zejmë mend për të jetuar si gjithë popujt e tjerë të Evropës". E dimë se ishte dhe ende është koha e dasive të përkatësive politike, që ende janë afektuese ndaj kulturës, artit dhe personaliteteve të tyre dhe kjo e ka një shkak. Gjithashtu e dimë mjaft mirë se realizmi socialist e ka një justifikim, që buron si një art i diktaturës komuniste dhe i propagandës së saj mbi kombin, dhe që është shkaku kryesor i dasive të mësipërme. Por e dimë që produktet e imazheve të tij nuk mund t'i asgjësojmë në asnjë mënyrë, pasi ligjet ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore i kanë përcaktuar qartë mënyrat e përpunimit të llojeve të trashëgimisë. Dhe ajo na mëson se po të inkriminojmë faktin historik mbi faktin artistik, të një kohe të shkuar, do të dëmtonin qartësisht vetë hapat e formimit të kulturës shqiptare dhe personalitetin shqiptar. Absolutisht e dimë se toleranca dhe vazhdimësia, koha e sotme, fjala e lirë, përkufizimi historik dhe çështjet estetike mbi artin shqiptar nuk kanë pse e ndalin shprehjen e ideve të drejta ndaj anësive të vlera apo të pavlera, të cilido artist shqiptar, që ka kontribuar në hapat e zhvillimit të kësaj kulture. Dimë se arti i së shkuarës, në fund të fundit, kthehet në shprehje vizive për historinë e një kombi, edhe kur ato na vijnë nga kohë të tjera apo politikisht të kundërta me kohën që jetojmë, sepse ato kthehen në fakte. Fakti është fakt. Ai është pohuesi dhe kjo më shtyn të mbroj idenë se artisti, që bën emër në çdo rrethanë qoftë, madje dhe në ato rrethana të diskutueshme dhe të kritikueshme prej vrullit të mohimit ndaj artit të zhvilluar në komunizëm, e kanë mundësinë të merren në konsideratë nga sistemi i ideve, të cilat organizohen dhe i jepen publikut, që e dëshiron dijen mbi artin dhe artistin, por edhe kulturës që e dëshiron të jetë e formuar. Gjithashtu mendoj se një nga elementet e konsolidimit kulturor të një kombi është selektimi i arritjeve dhe kontributit të caktuar, të çdo artisti në fushën e vet dhe bërja e ditur. Një artist i tillë, do mbetet dhe Fatmir Haxhiu (1927-2001), i cili lindi 85 vite më parë dhe kontributi i tij më i rëndësishëm është përcaktuar tashmë në hapësirën e artit shqiptar dhe lidhet me pikturën që i përket skenave të gjëra luftarake dhe ndodhive, ku hymnizohet forca e personazhit lider, si individi kryesor i luftërave. Tablo të tilla janë figurative e realiste. Shembuj të tillë gjejmë dhe në historinë më të mirë botërore. Këto skena janë të pikturuara në tablo të përmasave të mëdha shumë figurëshe. Subjektet e tyre janë shkëputje çastesh nga ngjarje historike të luftërave të shqiptarëve në harkun kohor të disa qindra viteve, duke i dhënë rëndësi betejave në kohët e Mesjetës dhe Luftës së Dytë Botërore. Tablo të tilla kthehen, në ditët tona, në pjesë të trashëgimisë figurative kombëtare të arteve pamore të shek. XX. Shpesh herë, art i tillë bëhet pjesë e ekspozimeve të konceptuara si krijimtari e zhvillimit të pikturës historike në artin shqiptar, të kohës së propagandës, ideologjia së cilës e shfrytëzoi si një nga gjinitë më të publikuara dhe më thelbësore. Kjo lloj pikture u duk në Shqipërinë e viteve `20, me tablotë e Zengos (1880-1940) dhe Kolombit (1907-1947), i pari ia ka kushtuar betejës së udhëhequr nga Skënderbeu kundra osmanëve (1933) dhe i dyti, i Skënderbeut të ri në dyluftim kundra persëve (1927). Më pas u zhvillua me sforco nga pionierët realistë klasik, të formuar në akademitë perëndimore dhe mori përparësi në vitet '40-'90 nga artistët më në zë të sistemit, ku Cangonji, Madhi, Kilica, Shijaku, Haxhiu, Kamberi, i dhanë hapësirë pikturës historike, e ku pas viteve '90 Haxhiu u duk se mbeti i vetëm në vazhdimin e pikturimit të pikturës historike bataliste. 'Historical painting'/piktura historike u emërtua me këtë përcaktim gjatë shekullit të XIX, por u përmend si term, për herë të parë, nga Sir Joshua Reynolds (1723-1792). Ai e saktësoi kuptimin e tij në një nga diskutimet mbi artin, në auditoret e Akademisë Mbretërore të Artit në Angli, i cili ishte aso kohe piktor idealist drejt perfektes dhe themelues i kësaj akademie. Në pikturën historike përfshihet edhe military art ose battle scenes/arti ushtarak apo skenat e luftës, cilësuar dhe skenat bataliste, të cilat nuk kanë nisur me Reynolds, por shembujt e shumtë dhe të hershëm në kohë radhiten në historinë e artit botëror, e cila qartëson teorikisht se të gjitha betejat e rëndësishme dhe ndodhitë kryesore, që lidhen me luftrat dhe revolucionet janë të pasqyruara nga artistë të rëndësishëm botëror dhe lokalë si: Poussin (15941665), Rembrandt (1606-1669), Courtois (1621676), Ëatteau (1758-1823), Gerard (17701837), Trumbull (1756-1843), Heim (17871865), Meissonier (1815-1891), Leutze (19161868), Sully (1783-1872), Broë n (1829-1890), de Neëville (1835-1885), Cormon (1845-1924) e deri te Picasso (1883-1973), që e trajtoi temën e tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, duke e tejkaluar imazhin realist drejt një stili të abstraguar e surrealist të simbolikave, në pikturën Guernica (1937). Dhe e gjitha kjo na bën të qëndrojmë me Fatmir Haxhiun, i cili mendoj se e ka një meritë, që duhet përmendur dhe respektuar për trajtesën figurative që i ka dhënë disa çasteve në historinë e kombit tonë dhe pavarësisht drejtimit artistik. Shkolla e parë e lartë akademike shqiptare e nisi formimin e artistit shqiptar në vitet `60 të shek. XX. Platforma e saj mbështetej në dy piketa qendrore. E para, dhe e barasvlefshme me të dytën, ishte disiplinimi i studentit për të marrë njohuri bazë mbi teoritë dhe elementet e realizmit dhe e zbatimit të tyre rigoroz në çdo punim arti. Piketa e dytë, ishte po aq kryesore sa e para, dhe madje e rrezikshme për artistin, sepse duhej të zbatonte i aktivizuar parimet bazë të sistemit socialist përmes metodës krijuese të realizmit socialist. Në këtë mjedis, në të cilin Haxhiu u përshtat pa sforco, u zhvillua arti batalist i piktorit të realizmit socialist. Fatmir Haxhiu u lidh shumë fort me subjektet historike, që vinin nga tema e luftës dhe e ndeshjes së kundërshtarëve. E kjo për dy arsye. Së pari ai ishte një piktor i zoti, i aftë për të vizatuar në mënyrë realiste, pasi kishte mjeshtërinë dhe përkushtim emocional në pasqyrimin drejtpërdrejtë të figurës njerëzore të vendosur në të gjitha aktet e lëvizjes. Ai kishte dëshirë kompozicionale dhe guxim ta vizatonte figurën në çdo kënd vështrim. Ai nuk tentoi askurr ta deformojë atë. Kjo e bënte guximtar dhe të arritshëm në drejtimin realist që e vlerësonte, edhe në ato raste kur fryma e meFATMIR HAXHIU Letrat që zbulojnë dilemat e piktorit Publikohen për herë të parë dhjetëra vizatime që dëshmojnë punën madhështore. "...Vazhdoj të krijoj në rrugën time, por në krahasim me të tjerët tingëlloj anakronik..." vijon nga faqja 13 Fatmir Haxhiu Në foto: Faksimile e dy letrave të panjohura të piktorit
10 E diel, 30 dhjetor 2012 EKONOMI KLSH ngre akuzë penale për kreun e prokurimeve Zyrtarët e MB 1.6 mln euro abuzime Shkelje me dëm në periudhën 2011-2012 Statistikat INSTAT sërish vonon shifrat për PBB-në Edhe pse në kalendarin, e programuar nga vetë INSTAT, shkruhet se shifrat për Prodhimin e Brendshëm Bruto për tremujorin e tretë të këtij viti duhet të publikohen më 28 dhjetor, Instituti i Statistikave sërish shkel afatet. Burime zyrtare pranë INSTAT-it shprehen se të dhënat e domosdoshme për të nxjerrë rritjen ekonomike tashmë janë mbledhur, por janë duke u përpunuar, kështuqë publikimi i tyre do të bëhet me vonesa. Kjo nuk është hera e parë që shifrat për rritjen ekonomike vonohen. Këtë vit publikimi i tyre doli disa muaj pas afateve të kalendarit, çka krijoi një konfuzion dhe vështirësi në hartimin e politikave ekonomike si për bankën qendrore, ashtu dhe për qeverinë. Ekspertët Shqipëri-Kosovë, tregtia në nivel të ulët Shqipëria nuk është treguar zemërgjerëndaj produkteve kosovare as gjatë këtij viti. Marrëdhëniet tregtare KosovëShqipëri ende mbeten larg asaj çfarë duhet të jenë. Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se, përveç retorikës politike patriotike, të dyja vendet, si Kosova po ashtu edhe Shqipëria, duhet të mendojnë për thellim të bashkëpunimit tregtar. Sipas tyre, më shumë se festa, eufori dhe emocione, ka nevojë për shkëmbime ekonomike. Marrëdhëniet tregtare mes këtyre dy vendeve, sipas tyre ende mbeten zhgënjyese, shktuante dje gazeta e Kosovës "Zëri". Berat Rukiçi, nga Oda Ekonomike e Kosovës, tha se është vërejtur rezistencë mjaft e madhe nga tregu i Shqipërisë për produktet kosovare. "Kjo ka ndodhur për dy arsye, njëra ka qenë pjesa e barrierave të vazhdueshme për produktet tona që kanë potencial të eksportohen, p.sh. rasti i patates, rasti i verës, i birrës në disa raste dhe së fundmi edhe çështja e disa produkteve të tjera bujqësore, ndërsa në anën tjetër kemi pasur edhe një trajtim jo të duhur në aspektin psikologjik, ku mendoj që ka pasur një opinion jo të mirë për produktet kosovare në tregun e Shqipërisë", ka thënë ai. Ndërsa eksperti i ekonomisë Musa Limani deklaroi se "transaksionet ekonomike shumë më tepër bëhen me një fqinj, i cili na ka sunduar për shumë vite, siç është Serbia. Kemi shumë më tepër këmbim mallrash dhe kryesisht import - me Serbinë se sa kemi me Shqipërinë. Mendoj se kjo është një e metë jona në aspektin kombëtar, pra të dyja qeveritë që nuk e intensifikojnë çështjen e transaksioneve ekonomike ndër shqiptarë". Sipas Doganës së Kosovës, gjatë vitit të kaluar ka pasur 92 milionë euro eksport nga Shqipëria në Kosovë, ndërsa 20 milionë ka qenë eksporti i Kosovës. "Pritet që edhe këtë vit të jetë në të njëjtin nivel me 5 deri në 10 milionë më shumë", tha zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci. ??? TIRANE Rradhë kilometrike për kolaudimin e makinave dhe taksat Një numër shumë i madh qytetarësh kalënë për në fund të vitit kryerjen e kolaudimit të automjeteve, duke shkaktuar kështu radhë të gjata në pikën ku bëhet kontrolli teknik i makinës në kryeqytet. Radhët kanë nisur prej disa ditësh, duke krijuar kështu konfuzion dhe turma të mëdha mjetesh e shoferesh që presin me orë për të paguar taksat dhe për të kryer kontrollin teknik. Fluksi i madh i automjeteve ka krijuar vështirësi edhe për firmën kontraktore, e cila bën kolaudimin e makinave. Në fakt, e njëjta situatë është paraqitur edhe para një viti, ku radha e mjeteve që prisnin arrinte deri në dy kilometra. Radhët janë shtuar për të kapur pagesën përpara 1 janarit, kur shoferët do të detyrohen të paguajnë më pas taksat për të dy vitet bashkë: 2012-2013. Drejtori i përgjithshëm i shërbimit të transportit rrugor Arben Pinari bëri të ditur se sportelet e këtij shërbimi do të jenë të hapura deri në ditën e fundit të vitit, përfshirë edhe ditën e dielë, deri në shërbimin e fundit për qytetarët e vonuar. Ata që e kryejnë kolaudimin në një datë përtej afatit njëvjeçar, duhet të paguajnë një gjobë 1.000 lekë. Lajmi Në ministrinë e Brendshme Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një dëm të konsiderueshëm ekonomik, gjatë procedurave të prokurimit për furnizimin me ushqipme për disa reparte ushtarake të vendit ??? TIRANE GENC KONDI Kursi i këmbimit valutor Për datën 29.12.2012 105.35 -0.53 Ndryshimi ditor 139.75 -0.17 Ndryshimi ditor 170.34 +0.00 Ndryshimi ditor 114.90 -0.30 Ndryshimi ditor Burimi: Banka e Shqipërisë Kontrolli i Lartë i Shtetitnjoftoi dje se ka depozituar kallzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të figurës së veprës penale "Shpërdorimi i detyrës"për kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik, E. S. dhe 3 anëtarë të këtij Komisioni pranë ministrisë së Brendshme. Sipas njoftimit nga KLSH, auditimi në ministrinë e Brendshme është kryer me objekt "Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë ekonomiko-financiare, për periudhën 1.1.2011 deri më 31.8.2012". Në përfundim të zbatimit të të gjithë procedurave të përcaktuara, u konstatuan shkelje të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik", të kryera nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe veçanërisht nga kryetari i tij. ABUZIMI Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara (DPZHPP) në Ministrinë e Brendshme, me cilësinë e Autoritetit Kontraktor, në disa procedura prokurimi ka kualifikuar në përputhje me rregullat e prokurimit disa operatorë ekonomikë, të cilët kanë paraqitur ofertat e tyre në vlera më të vogla se sa operatorët e tjerë pjesëmarrës. Disa operatorë të tjerë pjesëmarrës në tender, të interesuar për të dalë fitues, kanë paraqitur ankim administrativ pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) për këto procedura. Nga vlerësimi i dokumentacionit të shqyrtimit administrativ të këtyre ankesave të marra nga Ministria e Brendshme dhe sistemi elektronik i prokurimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik, rezultoi se KPP ka vepruar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, sepse ka skualifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit operatorët ekonomikë, të cilët kanë paraqitur ofertat në vlera më të ulta. DËMI Këto vendime të KPP-së, sipas pikës 2, neni 19/1, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik", janë administrativisht përfundimtare. Për pasojë, Reparti Ushtarak nr. 1030, Poshnjë dhe Reparti Ushtarak 1001, Zall-Herr, kanë lidhur kontratat me operatorët fitues sipas vendimeve të KPP-së, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën 225.6 milionë lekë, ose 1.6 milionë euro. Dëmi është përkatësisht 163.8 milionë lekë në procedurën e prokurimit për "Shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit (Katering) për Repartin Ushtarak 1030, Poshnjë" dhe 61.8 milionë lekë në procedurën e prokurimit për "Shërbimin e gatimit dhe shpërndarjen e ushqimit për Repartin Ushtarak 1001, Zall-Herr". Ministria e Brëndshme Dogana e Morinës
.
|
Na vjen keq, por koha në dispozicion mbaroi.
Nëse jeni një përdorues i regjistruar, identifikohuni në pjesën e poshtëme djathtas.
|
|
|
Hyr në e-Shop dhe zbulo të gjitha ofertat tona
|
|
|
Po blini botimin e
30/12/2012
Me çmim
0,00
|
|
Rikërko fjalëkalimin!
Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.
Privacy Policy 2013 Mbrojtja e të dhënave personale Gjatë lundrimit në faqe, në skedarët log të server-it ruhen të dhëna si adresa IP, data, koha dhe faqet e vizituara nga përdoruesi. Ne e përdorim informacionin që mbledhim për të matur numrin e vizitorëve që hapin seksione të ndryshme të faqes sonë të internetit, për të mësuar se cili është informacioni më i kërkuar dhe për të na ndihmuar ta bëjmë faqen tonë të internetit më të dobishme për vizitorët.
Të dhënat tuaja personale dhe informacioni i dhënë gjatë "Regjistrimit", ruhen në server në mënyrë anonime.
Informacionet që ruhen në server janë të sigurta dhe konfidenciale, nuk ju ofrohen palëve të treta (vetëm në rastet kur ju keni dhënë aprovimin në modulin e regjistrimit) dhe përdoren në përputhje të plotë me Ligjin nr.8517, datë 22.7.1999 - Për mbrojtjen e të dhënave personale.
Mbyll
|