7E shtunë, 5 janar 2013 POLITIKE Berisha: Gjumë të ëmbël opozitë, me gazetat si në ishullin e Robinson Kruzo Kreu i qeverisë, Sali Berisha, shkruan nëfaqen e tij në Facebook, se gjatë ditëve të para të vitit 2013, opozita është ende e përgjumur. "Gjatë gjithë ditës nuk u dëgjua as dhe një ciu-ciu. Pyeta këshilltarët e mi se çfarë kishte ndodhur. Më thanë se opozita po fle. Gjumë të ëmbël dhe gëzuar Vitin e Ri opozitë! - thashë me vete - veçse kur të zgjohesh nga avujt e ahengut dhe kumbarit të Vitit të Ri, mos bërtit se fajin për letargjinë e zgjatur e ka Saliu", shkruan Berisha më faqen e tij zyrtare. Ndërkohë që ai shpreh dhe impresionet e tij lidhur me mungesën e shtypit të shkrkuar për këto ditë si rezultat i pushimeve të fundvitit. "Mendova se duhet të falenderojmë dy herë mediat elektronike, si për larminë dhe cilësinë e lartë të programeve të mrekullueshme artistike që ato kishin pregatitur për Vitin e Ri, për të gjitha shijet dhe moshat, ashtu edhe për kronikat serioze të lajmeve nga vendi dhe bota në edicionet e tyre, se po të ishte për gazetat do ndjeheshim si në ishullin e Robinson Kruzo. Vetiu thash me vete: Zoti i ruajt gazetat tona nga Viti i Ri! Natyrisht, gazetarëve, gëzuar!", përfundon Berisha rrëfimin e tij në Facebook. më shumë popullin e vet, duke na lënë më të varfërit e Europës, ndërkohë që Shqipërinë e ka bërë vendin e rekordeve të zeza të krimit, të trafiqeve dhe të korrupsionit. Patriotizëm apo antishqiptarizëm është ky!? Kryeministrin, nuk e beson kush më, as ministrat dhe deputetët e tij. Shpesh thuhet se lëvizjet e forta në Shqipëri krijohen si "turbulencë" nga shërbimet sekrete të vendeve fqinje për të penguar zgjidhjen e çështjes shqiptare. Sa ndikim kanë realisht shërbimet sekrete serbe dhe greke në politik-bërjen shqiptare dhe më konkrerisht në qeverisjen aktuale, ku ka akuza se përpos kësaj Serbia ka marrë në dorë edhe ekonominë tonë? Natyrisht që nuk jam i prirur për të fajësuar komshinjtë kur punët e shtëpisë nuk na shkojnë mirë, ndërkohë do të thoja se shërbimet sekrete serbe dhe greke janë këmbëkryq të ulura në politikën shqiptare. Ata janë kudo, në Parlament, në qeveri, në institucione e në parti politike. Do të jetë detyrë e parlamentit tjetër që të bëjë hapjen e dosjeve të sitemit komunist, të shërbimeve sekrete, sidomos të atyre të shërbimeve të huaja, pasi ata vazhdojnë akoma të punojnë kundër interesave tona kombëtare. Ka akuza për korrupsion të fortë qeveritar, opozita po i bën publike përditë, dhe për rrjedhje parash, deri më tani zyrtarish 1.3 miliardë dollarë jashtë vendit. Ju si FRD, do të ndërmerrni masa që këto para por dhe të pushtetarëve, të vëna në mënyrë të paligjshme të kthehen në Shqipëri dhe si do të përdoren? Një ndër shtyllat kryesorë të alternativës së FRD, do jetë dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit, pasi s'ka shtet ligjor pa luftuar korrupsionin kudo e kurdoherë. Patjetër që qeveria e ardhshme duhet të kujdeset që këto para t'i kthehen Shqipërisë, që të gjithë të korruptuarit të përfundojnë përpara drejtësisë e pasuritë e vëna në rrugë joligjore t'i kthehen qytetarëve shqiptarë, pasi atyre i'u janë grabitur padrejtësisht nga pushtetarët e babëzitur. Ky do jetë edhe prioriteti i qeverisjes së FRD-së dhe fillimi i vendosjes së shtetit ligjor në Shqipëri. "Jam i bindur se janë muajt e fundit në pushtet të kryeministrit aktual, pasi s'ka asnjë mekanizëm, asnjë manovër, asnjë algoritëm që e rikonformon atë si kryeministër" PS-PD përplasen për politikbërjen, rezultati pas zgjedhjeve PS: Rama kryeministër Berisha në pension Shehu: 2013-ta, ndëshkim i bllokuesit, Rama ??? TIRANE ARTEMISA HOXHA Për ligjvënësit shqiptarë 2013-tapritet që të sjellë mjaft ndryshimepërsa i përket politikës në vend. Duke iu referuar ligjeve të bllokuara, palët shpresojnë që të krijohet mundësia e një konensusi të mundshëm mes tyre, kjo për interesin e integrimit të vendit. Më shumë se ligjet e bllokuara, apo krijimi i një rruge komunikimi mes partive politike në vend, është pikërisht procesi i zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen në 23 qershor. Nga ana e saj, deputetët e opozitës, 2013-ën konsiderojnë si një fitore, ardhjen në pushtet dhe zgjedhjen e Edi Ramës në krye të qeverisë. Ata shprehen për gazetën Shqiptarja.com se rezultati i zgjedhjeve do të nxjerrë në pension Sali Berishën dhe do të vendosë para drejtësisë të githë ata që i kanë shpëtuar akuzave për vjedhje dhe korrupsion. Ndërsa deputetët e mazhorancës shprehen se në 2013, opozita do të marrë ndëshkimin që meriton pas mosdhënies së konsenusit për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ligjvënësit demokrat garantojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, ç`ka do të jetë dhe pjesë e zbatimit të platformës qeveritare të kësaj qeverie të drejtuar prej tyre. Ndërkohë që në fokus të tyre janë realizimi në mënyrë sa më korrekte dhe transparente të zgjedhjeve si dhe fitimi nga secila palë. Në javën e tretë të këtij muaji, pritet që të fillojë dhe viti i ri parlamentar për institucionin e Kuvendit dhe ligjvënësit shqiptarë. GAZMIR BIZHGA Deputeti i PS, Gazmir Bizhga e shikon 2013-ën si një fitore të opozitës, ardhjen e saj në pushtet dhe emërimin e kreut të PS, në krye të qeverisë së re. Ai thotë se për këtë vit, që sapo ka filluar, Berisha do të dalë në pension dhe do të ndëshkohen hajdutët qeveritarë. "Në vitin 2013, ajo që shpreson Partia Socialiste është ardhja në pushtet dhe Edi Rama si kryeministër i vendit. Kjo falë programit "Për një Rilindje Kombëtare". Fitorja jonë në zgjedhjet e qershorit, do të sillte nxjerrjen e Sali Berishës në pension dhe vënien para drejtësisë për gjithë hadutët qeveritar", është shprehur deputeti i opozitës. LUÇIANO BOÇI Për deputetin demokrat, Luçiano Boçi, 2013-ta, më konkretisht zgjedhjet që do të mbahen në këtë vit, do të jenë mësimi që do të marrë opozita nga krimi që i bëri vendit, duke bllokuar marrjen e statusit. Ai tha se PS e nisi sërish me bllokim dhe akuza vitin 2013. "2013-ta do të jetë vazhdim i realizimit të projekteve të ndërmarra nga qeveria jonë. Po ashtu do të jetë pse jo dhe votimi i 3 ligjeve që mbetën në 2012-ën pa u realizuar, kjo nëse opozita do t`i kushtojë vëmendje integrimit të vendit, dhe jo interesave të saj politike. Gjithësesi ajo ka një qëllim të sajin, atë të përgatitjes së alibisë që do të përdorë, pas humbjes së zgjedhjeve në 23 qershor. Në të njëjtën kohë, e mbylli vitin që lamë pas dhe nisi 2013-ën me faktin e mospranimit të shtimit të ZAZ-ve në vend, ç`ka do të jetë në interes të procesit zgjedhor, dhe jo Partisë Demokratike. Nuk parashtron platforma, por merret me genjështra e mashtrime. Harron që tashmë është hequr imuniteti dhe për çdo mashtrim të tyre, t`i drejtohet organeve të drejtësisë. Votimi i 3 ligjeve, do të ishte një hap pozitiv për këtë fillim viti", u shpreh deputeti demokrat. PIRRO LUTAJ "Vit i ndryshimit dhe fitore e PS", është konsideruar 2013-ta për deputetin socialist, Pirro Lutaj. Ai thotë se PS po punon fort që në zgjedhjet e ardhshme të marrë pushtetin, që po shpërdorohet nga qeveria Berisha. "Do të jetë viti i ndryshimit për gjithë shqiptarët . Part ia Social iste po punon fort bashkë me strukturat e saj që të vijë në pushtet dhe të krijojë një qeveri për interesat e qytetarëve dhe jo interesat e saj siç ka bërë kjo që do lëmë pas, qeveria e Sali Berishës. Përsa i përket bashkëpunimit me mazhorancën, ka qenë vetë qeveria që nuk ka lënë hapësira për të patur një bashkëpunim mes palëve", tha Lutaj. TRITAN SHEHU Për deputetin e mazhorancës, Tritan Shehu, për 2013-ën janë të rëndësishëm 3 elementë, ku sipas tij fitimi i zgjedhjeve parlamentare nga PD, është qëllimi kryesor. "Viti 2013 është një vit i rëndësishëm për gjthë shqiptarët, duke marrë parasysh ngjarjen kulminante, atë të zgjedhjeve parlamentare. Së pari, mendoj se e rëndësishme është fitorja e Partisë Demokratike në 23 qershor, si dhe marrja e një mandati tjetër qeverisës nga ana e saj. Kjo do të arrihet falë reformave të ndërmarra nga qeverisja e Sali Berishës. Së dyti, për 2013ën lidershipi siocialist ka nevojë për një ndëshkim për krimin e bërë për gjithë shqiptarët,atë të dështimit për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Kjo mund të konsiderohet dhe si ngjarja më e rëndë që i ndodhi vendit tonë për vitin që lamë pas. Këtë ndëshkim Rama dhe socialistët do ta marrin nga elektorati në zgjedhjet. Së treti , shpresojmë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme në bazë të parimeve që janë përcaktuar në ligj, pavarësisht se jemi të sigurt që PS sërish do mundohet të nxjerrë alibi për dështimin e tyre", u shpreh deputeti demokrat. ?
8 E shtunë, 5 janar 2013 PDIU: Komiteti i Diasporës, objektivi i programit tonë PDIU përshëndet vendimin e qeverisë përfillimin e funksionimit të Komitetit Shtetëror të Diasporës, një kërkesë kjo e vazhdueshme e saj dhe një ndër objektivat themelore të programit të kësaj partie. Përmes një deklarate, PDIU nënvizon se përmes këtij komisioni do përballohet problematika e diasporës, përfshirja e kontributeve të saj në aksionin tonë kombëtar, në frymëmarrjen tonë kombëtare, nuk është diçka partiake, por mbipartiake ashtu siç është kombi. "Partia jonë është parti kombëtariste që beson se e ardhmja e kombit, interesat kombëtare mbrohen nga njëmendësia kombëtare, dmth nga reagimi si një i vetëm i tërë kombit, pavarësisht shpërhapjes së detyruar të pjesëve të tij nëpër hapësirën globale. Kombi shqiptar nuk e ka luksin të mohojë ekzistencën e një pjese kaq të madhe të trupit të vet të gjymtuar kombëtar" thotë PDIU. Sipas saj, problematika e diasporës është dhe problematika e kombit. "Brenda kësaj diaspore, popullsia me origjinë çame jashtë vendit është një përbërëse mjaft aktive dhe problematika e saj duhet trajtuar me synim vendosjen e drejtësisë dhe përfshirjen e kontributeve të saj", thekson PDIU. Akuzat ndaj Barjabës PD: Rama të shkarkojë shkarkojë xhepistin ??? TIRANE Partia Demokratike i kërkon kreut tëopozitës Edi Rama të shkarkojë nga të gjithë funksionet kreun e grupit të PSsë për çështjet sociale Kosta Bajraba, pas akuzave për vjedhje nga mediat amerikane. Në një reagim për mediat, Partia Demokratike i bën thirrje Ramës që të distancohet nga veprimi i Bajrabës, pasi në të kundërt do të vërtetojë se PS është "Rilindje hajdutësh". "Dje mediat e vendit, bazuar në njoftimet zyrtare të policisë së qytetit Palo Alto të Kalifornisë, njoftime këto të publikuara edhe nga mediat amerikane, njoftuan se Kosta Barjaba Sekretar për Cështjet Sociale dhe Ndihmën Ekonomike në Partinë Socialiste, u arrestua pasi u kap duke vjedhur në mapon e ketij qyteti bashkë me bashkëshorten e tij Fatbardha Barjaba zëdhënëse e Këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ky akt i shëmtuar fakton edhe një herë se "Rilindasit" e neobllokmenëve vjedhin por "me lezet", siç shprehej njëri prej tyre pak kohë më parë. Kurse Sekretari për Programin e Partisë Socialiste për Çështjet Sociale dhe Ndihmën Ekonomike u dëshmua se është një xhepist i thjeshtë. I kërkojmë zotit Edi Rama të shkarkojë menjëherë xhepistin e tij nga funksionet e larta që ai i ka besuar, në rast se vetë nuk ndan trofetë që ky kleptoman siguron me profesionin e tij. Ky akt i shëmtuar është produkt i motos së Edi Ramës "Të bashkohemi me gjithë fundërrinat për të përmbysur Sali Berishën", tha përfaqësuesja e PD. Demokratët deklaruan se, përpjekjet e zëdhënësëve të PS dhe të mediave që Rama kontrollon, për të mbrojtur aktin e shëmtuar të Sekretarit Kosta Barjaba, dëshmon se "Rilindja" e Ramës nuk është gjë tjetër vecse "Rilindje" e hajduteve. Mediat amerikane raportuan dje se Kosta Barjaba, kreu i grupit të punës për çështjet sociale në Partinë Socialiste është arrestuar në Kaliforni, të SHBA-së për tentative vjedhje në një qendër tregtare bashke me gruan dhe vajzën. Pritet dalja para gjykatës për të diskutuar për akuzën. Policia i qëndron versionit të saj. Reagim pas akuzave për vjedhje në SHBA: Do të vendosë KGS PS pezullon Barjabën: S'duam më kontribute Tahiri: Papajtueshmëri me kriteret e familjes sonë Lajmi Pas akuzave të policisë në SHBA në lidhje me familjen Barjaba që sipas saj është kapur duke vjedhur në një qendër tregtare, ka reaguar PS që përmes kryetarit për Tiranën, Sajmir Tahiri ka deklaruar se PS s'mirëpret kontributin e tyre derisa çështja të sqarohet. JAKIN MARENA ??? TIRANE SHBA/policia Familja Barjaba, akuza për vjedhje Partia Socialiste nukmirëpret kontributin emëtejshëm të çiftit Barjaba në jetën e partisë. Ky ka qenë komenti i bërë nga burime zyrtare brenda saj, pas njoftimeve për ngjarjen e ndodhur në një qendër tregtare në SHBA, pas së cilës u lakua emri i familjes Barjaba. Nga PS thanë se ndaj Fatbardha Barjabës që është anëtare e Asamblesë së PS, ka nisur një procedurë sqaruese që do kryhet nga Komisioni i Garancive Statutore, ndërkohë i shoqi i saj Kosta Barjaba s'ka asnjë detyrë përfaqësuese në PS. Ai thjesht ka kontribuar vullnetarisht në një grup pune për çështjet sociale si akademik me përvojë në këtë fushë. "Sidoqoftë, pas kësaj ngjarje, asnjëri prej të dyve nuk mund të ofrojë më tutje kontributin e vet në PS deri në zbardhjen e plot të çështjes në të cilën janë përfshirë. Kështu, Partia Socialiste ka reaguar ndaj lajmit të një dite më parë, ku Kosta Barjaba që njihet për kontributin e tij në grupin e punës pranë PS-së për çështjet sociale, është arrestuar në SHBA për vjedhje dhe tentative vjedhje në një qendër tregtare. Kreu i PS së Tiranës, Sajmir Tahiri konfirmoi nisjen e një procedure të plotë sqaruese nga ana e Komisionit të Garancive Statutore të PS për pozitën e anëtares së organizatës nr.1896 në Tiranë, Fatbardha Barjaba, në raport me ngjarjen e bërë publike. "Kjo është një procedure e kërkuar nga unë si kryetar i PS së Tiranës, duke vlerësuar qoftë pamundësinë që Fatbardha Barjaba të kontribuojë në çfarëdo roli për PS, në kushtet kur mbi të rëndon një pozitë e papajtueshme me vlerat e familjes sonë politike, por qoftë duke njohur edhe të drejtën e saj për të dhënë në një instancë statutore të partisë, sqarimet e veta. Sigurisht ajo mund ta bëjë këtë nëse e dëshiron një gjë të tillë dhe nëse ka prova që e lehtësojnë pozitën e vet, e cila e përsëris se në këto kushte është e papajtueshme me vlerat e familjes sonë politike", u shpreh Tahiri. Ndërkohë sipas tij, Kosta Barjaba nuk ka patur asnjë detyrë përfaqësuese në PS, kontributi i tij në grupin e punës për çështjet sociale ka qenë thjesht vullnetar. "Sa për Kosta Barjabën, ai nuk është anëtar i Partisë Socialiste dhe besoj se normalisht nuk ka çfarë kontribuon më tutje, as në aspektin akademik lidhur me programin tonë, nëse pozita e tij publike mbetet kjo që është dhe nuk dalin prova të besueshme që ta ndryshojnë versionin zyrtar të kësaj ngjarjeje thellësisht të papëlqyeshme."- deklaroi Tahiri. Reagimi i PS pason njoftimin e dhënë nga një burim i policisë amerikane mbi kapjen në një qendër tregtare të Kosta dhe Fatbardha Barjaba, me mallra të vjedhura. MOHIMI Edhe pse akademiku Kosta Barjaba është arrestuar në datën 27 dhjetor 2012, lajmi në mediat shqiptare u pasqyrua vetëm më 3 janar ndërsa vetë Barjaba e ka mohuar arrestimin e tij dhe të famijarëve të tij për vjedhje. I kontaktuar nga mediat shqiptare përmes telefonit, Barjaba është shprehur se bëhet fjalë për një ndalim nga policia pasi ai po ngiste makinën e të birit pa një leje drejtimi. Mirëpo, në raportin e policisë së qytetit Palo Alto, Kaliforni, emrat e tre familjarëve, përkatësisht gruas dhe vajzës së Kosta Barjabës, duken qartë. Sipas këtij raporti, tre shqitarët janë ndaluar për vedhje në Standford Shoping Center. Emrat e Kosta, Fatbardha dhe Joniada Barjabës shoqërohen edhe me datëlindjet përkatëse, si dhe vendodhjen e tyre që është burgu kryesor. Ndërkohë mësohet se familja Barjaba ka Green Card amerikane, dhe në SHBA ishin për pushimet e fundvitit. POLITIKE Policia e qytetit PaloAlto të Kalifornisë njofton se arrestoi më 27 dhjetor për vjedhje tre persona me shtetësi shqiptare, Kosta Barjaba, gruan e tij Fatbardha e vajzën e tyre Joniada. Ata u arrestuan se po vidhnin mallra të një dyqani Nordstrom në një Qendër Tregtare të Palo Altos. Barjaba, i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se ishte ndaluar pasi s'kishte autorizim për të ngarë automjetin. I pyetur nga VOA, një zyrtar i policisë së Palo Altos tha se policia i qëndron versionit të saj. Brian Philip, tha se policia u njoftua nga personeli i Qendrës Tregtare Stanford dhe verifikoi se tre personat kishin vjedhur sende të dyqanit Nordstrom. Sipas shtypit të Palo Altos, u dërguan në një objekt paraburgimi e pastaj u liruan kundrejt garancisë. Çështja i ka kaluar prokurorisë. Faksimile e dokumentit zyrtar të policisë Palo Alto, Kaliforni (Lart) Kosta Barjaba
17E shtunë, 5 janar 2013W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASH THEMTHE& që punuan gjatë festave Adelin a I s maili "Princesha e aku l l i t " provokon m e dekoltenë e hapur Një tjetër këngëtare e njohur dhe Një tjetër këngëtare e njohur dhe e talentuar që e ka kaluar natën e ndërrimit të viteve, duke kënduar ka qenë edhe diva Adelina Ismaili. Nga një foto të publikuar në faqen e saj zyrtare shohim pamjen e këngëtares, e cila nuk zhgënjen asnjëherë. E veshur me një fustan të bardhë bust por të japur në pjesën e dekoltesë, Ismaili dukej më provokuese se kurrë. Gjithashtu binin në sy edhe buzët e kuqe të saj si dhe modele i flokëve me baluken e dendur që i mbulonte ballin. Padyshim që edhe Ismaili ka ngritur peshë publikun me performancën e saj. "Princesha e akullit" provokon me dekoltenë e hapur ADELINA ISMAILI Mahnit fansat me performancën e saj DAFINA ZEQIRI Gjata dhe Mumajesi “ndezin” Kosovën KONCERTI Destinacioni i preferuar i vipave DUBAI Dubai duket se ka qenë destinacioni i perferuar i vipave shqiptarë, për të kaluar festat e fund vitit. Në këtë fotografi shikojmë disa nga personazhet më në zë të artit dhe modës shqiptare, që kanë preferuar ta kalojnë në Dubai Vitin e Ri. Inva Mula së bashku me bashkëshortin e saj Etem Ramadanin, fotografi i mirënjohur Fadil Berisha kanë qenë bashkë në natën e ndërrimit të viteve. Por padyshim në këtë mbrëmje nuk mund të mungonte as aktori Blerim Destani, i cili është "si veshka mes dhjamit", midis një bukurosheje bjonde që nuk e njohim, por edhe pranë modeles shqiptare Anxhela Martini. Kjo e fundit duket shumë mirë me fustanin portokalli. Në Dubai ka preferuar ti kalojë pushimet edhe Rita Ora, e cila është argëtuar pa masë nën rrezet e diellit, i cili të mungon së tepërmi në Londër. Pushon pas show-t të tij ELVIS PUPA Edhe këngëtarennga kosova Dafina Zeqiri ndërrimi i viteve e ka gjetur duke performuar për fansat e saj. E shohim në këtë foto teksa është duke kënduar një prej hiteve të saj duke e shoqëruar njëkohësisht me lëvizje koreografike. Si gjithnjë pamja e këngëtares vazhdon të jetë e veçantë dhe e kuruar. Megjithatë Dafina nuk ka munguar as në ekranet shqiptare, duke qenë një nga të ftuarat speciale në spektaklin e humorit "Apartamenti 2Xl", show i organizuar posaçërisht për festat e fundvitit. Përpara ndërrimit të viteveai u rikthye nga Amerika me një projekt të veçantë humoristik si, “Shteti më i lumtur në botë". Ky stil i tipit "One man show", duket se pati sukses dhe u komentua edhe në rrjetet sociale. Pas përfundimit të këtij show, Pupën e shohim të ulur në një kafe të njohur në Tiranë. Ai është veshur sportiv, me një xhup të zi dhe duket mjaft i relaksuar. Nuk e dimë nëse do të qëndroj gjatë në Tiranë, por një gjë është e sigurt që i kishte munguar skenës shqiptare. Dy nga këngëtarëtmë të dashur të labelit "Threedot`s Production", si Elvana Gjata dhe Florian Mumajesi kanë menduar të gëzojnë dhe elektrizojnë atmosferën në një nga klubet e Kosovës, duke kënduar hitet më të fundit. Në këtë foto shohim Elvanën teksa është duke performuar në skenë e veshur me një fustan të kuq festiv. Megjithatë edhe Flori ka treguar shpirtin e tij festiv, duke publikuar një foto në të cilën kishte vendosur një kapele babagjyshi në ngjyrë jeshile. Ndërkohë në faqen e tyre në Facebook "Threedot`s Production", ka publikuar një video ku bëjnë bilancin e një viti të suksesshëm siç ishte 2012, gjithashtu duke pohuar se 2013 do të ishte viti i tyre.
14 E shtunë, 5 janar 2013 THASH THEMTHE&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M Cel. 0696070651 Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA Një nga modelet dhe miss-ete cila mban me krenari dhemeritë dy kurora bukurie është Agnesa Vuthaj. Bukuroshja nga Kosova ka marrë pjesë së fundmi në sfilatën kundër sëmundjes së kancerit dhe ndan me lexuesit e "THASH &THEM", përshtypjet dhe mbresat që ky event i ka lënë. Plot sharm si gjithnjë Vuthaj na tregon edhe për projektet e saj në "Agnesa Vuthaj Association", fondacion i cili drejtohet nga vetë ajo. Ndërkohë modelja nuk ka lënë pa përmendur as festat e fundvitit, të cilat i ka kaluar së bashku me familjen e saj në Zvicër. Agnesa gjithashtu ka rrëfyer të vërtetën në me propozimin për martesë të marrë më datë 12.12.12. Ajo ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga modelimi duke qenë se edhe ofertat për të sfiluar nuk i kanë munguar asnjëherë. Agnesa si i festuat festat e fundvitit? Ndërrimin e motmoteve e kalova në nje festë familjare në Zvicër, derisa ditën e parë të 2013 udhëtova për në Gjermani, për të vazhduar festimet e fillimit të vitit, po ashtu me familjen time. Agnesa ashtu si shumë emra të njohur të pasarelës dhe të modelimit edhe ju morët pjesë në sfilatën e veçantë që u zhvillua kundër kancerit tek femrat, çfarë ju frymëzoi tek kjo fushatë dhe ç'rëndësi merr ajo për ju? Mua më frymëzoi idea e sfilatës me kauzën për të luftuar kancerin dhe vetë dijësuar për diagnostifikim të hershëm dhe sensibilizim, por edhe fakti që sfilata quhej "Miss" dhe shumica e modeleve ishim misse nga Kosova dhe Shqipëria, e patjetër edhe koleksioni elegant e me klas i Afërdita Paqarades i dha rëndësinë këtij organizimi të veçantë. Patët ndonjë stepje kur mësuat se do të sfilonit tullace? Sfilimi si tullace ishte një ndjenjë solidarizimi me të prekurit me kancer. Unë u ndjeva njësoj si me flokë, sepse kur jam në pasarelë përqëndrohem më shumë tek lëvizjet, prezantimi i veshjeve dhe të jap energjinë time të brendshme. Besoj që edhe në jetë femrat mund të ndihen mirë edhe pa flokë, derisa besojnë në bukurinë e brendshme. Ju njiheni si Miss i dy kurorave atë të Miss Kosovës dhe Miss Shqipërisë çfarë peshe kanë kënaqur jeni me rezultatet e arritura deri tani? Aktiviteti i fundit për këtë vit ishte në nëntor, ku "Agnesa Vuthaj Association" mundësoi përfaqësimin e Kosovës për herë të pestë në "Miss Earth 2012" në Filipine. Jam e kënaqur me punën që është bërë ndër vite dhe rezultatet e arritura, ndërkaq 2013 do të jetë një vit me më shumë aktivitete dhe projekte të reja. Po sa i përket modelimit mendoni se do t'i vazhdoni sfilatat? Me modelim do të vazhdoj patjetër. Unë jam edhe imazh i "Bankës Kombëtare Tregtare" në Kosovë. Në shkurt do jem në një sfilatë në Londër. Vazhdimisht marrë oferta për sfilata dhe sete fotografike në Evropë, Dubai dhe Azi, por duke qenë se jam e angazhuar edhe me Asociacionin tim dhe me punë të tjera në Kosovë, shpeshherë nuk më përputhen datat dhe në shumë aktivitete të modës nuk mund të jem pjesëmarrëse. Çfarë bën Agnesa në kohën e lirë, cilët janë pasionet tuaja? Më pëlqen të lexoj, ndodh të kaloj gjithë ditën në shtëpi duke lexuar romanin tim të preferuar, por jam edhe adhuruese e udhëtimeve, udhëtoj shumë me familjen apo shoqet e mia sa herë që kam kohë të lirë. Pak kohë më parë dhe pikërisht më 12.12.12, keni publikuar një status në Facebook ku flisni për një propozim martese në këtë datë, ç'mund të na thoni më shumë? Ishte një propozim që më befasoi, sepse nuk e prisja, meqë nuk isha në një lidhje, por megjithatë u emocionova shumë, sepse ishte propozimi i parë që kisha marrë për martesë, prandaj edhe e postova në Facebook, sepse desha ta ndaj këtë emocion të veçantë për mua edhe me miqtë e mi të Facebook-ut. Ky propozim për martesë iu erdhi nga ndonjë person apo mik i afërt? Propozimi i 12.12.12 ishte nga dikush me të cilin kishim punuar në një projekt së bashku. Është Agnesa e dashuruar ? Do doja shumë të isha e dashuruar. Duhet thënë se gjatë konkurrimit tuaj në "Dancing With The Stars", keni fituar simpatinë e publikut, si e kujtoni këtë eksperiencë? DWS e kujtoj si një nga eksperiencat më të bukura të jetës time. Unë akoma vazhdoj të marrë komplimente peë vallëzimet e bëra dhe për paraqitjen time në përgjithësi. Po ashtu krijova miqësi të reja që i ruaj akoma dhe përveç hapave të vallëzimit DWS më dha edhe një mësim të madh për jetën. Do mbetet një përvojë e paharruar përgjithmonë. Po me Simonen vijoni t'i ruani kontaktet? Ruaj kontaktet me Simonen, sikur edhe me miqtë e tjerë të DWS. Do të jeni pjesë e ndonjë projekti televiziv në Shqipëri? Për momentin nuk kam ndonjë plan konkret për ndonjë projekt në Shqipëri. Çfarë planesh dhe aspiratash keni për këtë vit të ri? 2013 uroj të jetë një vit i vazhdimit të projekteve paraprake, por edhe i sukseseve të reja. Kam shumë plane që shpresoj të më realizohen edhe dëshira që uroj të më përmbushen, gjithashtu shpresoj të jetë edhe vit i surprizave. "2013-ta viti im i surprizave" Ish-missi tregon për festimet në Zvicër dhe projektet e reja AGNESA VUTHAJ: ato për Agnesën? Kurorat e bukurisë luajtën një rol shumë të rëndësishëm në jetën time. Unë kam ndërtuar karrierën time në fushën e modës dhe spektakleve falë titujve "Miss Kosova" dhe "Miss Albania", duke marrë pjesë në organizime të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, duke përfaqësuar vendin në spektaklet më të rëndësishme të bukurisë dhe modës në botë, por edhe duke shërbyer si një ambasadore e bukurisë, kulturës dhe traditës shqiptare në botë. Kurora e bukurisë ka vlerë të jashtëzakonshme nëse dimë si ta përdorim. Si po ecin projektet me "Agnesa Vuthaj Association" cilat janë planet ereja dhe sa e Në foto: Agnesa Vuthaj XHULIA KARAVELLA
SUPLEMENTI “THASH&THEM” ? Faqe 13-17 DOKUMENTET EKSKLUZIVE Ish-Sigurimi: Si i rekrutoi UDB-ja spiunët në Shqipëri VITI III - NR. 01 E shtunë, 05-01-2013LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “THASH&THEM” Lajmi Leka Zogu, Bujar Nishani, Jozefina Topalli rezultojnë se nuk kanë shlyer detyrimet ligjore ndaj ? nancave të shtetit për pagesën e taksës vjetore të automjeteve të tyre personale. Por, një gjë të tillë e bëjnë në masë vetë institucionet shtetërore Shtimi i ZAZ-ve për zgjedhjet kostoja 102 milionë lekë Editorial Një vit i vështirë NGA ANILA BASHA ? vijon në faqe 22 Sipas ligjit, një automjet rrezikon të bllokohet nga policia rrugore, në rast se rezulton që nuk ka shlyer detyr imet f inanciare ndaj shtetit, që konsistojnë në taksën vjetore të qarkullimit. Numri i makinave që... GENC KONDI TIRANE TIRANE Shqiptarja.com nis sot pub-likimin e materialeve, deri tani të mbetura sekret, të ish-Sigurimit të Shtetit, kryesisht lidhur me veprimtarinë e tij të kundërzbulimit ndaj... ? vijon në faqe 4 Rrëmbimi i italianit, shqiptari: Kurth nga kushëriri Deputetët PD: Do ikë Rama, PS: Berisha në pension NE KERKIM DY FORUMI INTERVISTA ? Faqe 10 ? Faqe 7 ? Faqe 6 LISTA E DEBITOREVE Dhjetëra mijëra makina qarkullojnë pa likuiduar detyrimet e s'i ndalon kush. Borxhlinj institucione, ambasada, madje edhe komunitete fetare. Drejtori: Debitorët harrojnë ose nuk kanë lekë ? Faqe 2-3 VJEDHJA NË SHBA Fatbardha anëtare e Asamblesë, i shoqi vullnetar ? Faqe 8 PS “ngrin” gruan e Kosta Barjabës Do të doja të mendoja se ky do të ishte një vit i bukur. 2013-a për shqiptarët nuk hyri aq magjishëm sesa e kishim imagjinuar. Zbukurimet i pamë gjithandej, por për të pasur të bukur jetën tonë për këtë vit, do të duhemi të bëjmë më shumë. Lodhem teksa mendoj se ky vit do të jetë vit i s? dave të mëdha dhe të vështira. Lodhem teksa mendoj se bisedat në tryezat tona të përditshme, vërviten sa nga Berisha, aq te Rama, sa te Bamir Topi, aq te Kreshnik Spahiu. Lodhem tek e mendoj se s? dat i kemi prezent, por nuk i marrim seriozisht, se duhet të përpiqemi pa fund për të ? lluar vitin me një përmbledhje vrasjesh që ditën e parë, dhe me vjedhje çantash ditën e tretë. Në fund të fundit, këto janë lajme që na lodhin, por janë krejt në miniaturë përballë asaj që do të duhet të përballojmë këtë vit. Dhe mendoj, se kemi dy s? da të rëndësishme: zgjedhjet dhe ekonominë. Viti 2013, do të jetë viti ku shqiptarët do të drejtohen tek kutitë e votimit për të dhënë verdiktin e tyre nëse do të... Ish-miss Kosova: 2013-a do të jetë viti im i surprizave Këngëtarët që “ndezën” Kosovën. Artistët në Dubai Analiza e Njazi Jahos VIP-at QË PUNUAN DHE PUSHUAN NË FESTA Analiza e kundërzbulimit për agjenturën jugosllave në vitet 1966-1979 AGNESA VUTHAJ: E VËRTETA E MARTESËS Pëjetoni shpejtësinë Biberaj: Berisha s'ka shans. Derë më derë për ta larguar Nga zyrtarët te ish-mbreti, ja emrat S'PAGUAJNE AS TAKSAT ? Faqe 18-19 Presidenti, kryeparlamentarja e deputetët evazion me automjetet
9E shtunë, 5 janar 2013 AKTUALITET LAJME SHKURT Lajmi Gjykata e Apelit në Shkodër uli dje dënimet për dy vëllezërit Kodra dhe shtetasit Mjacaj që në shtator 2010 masakruan çnjerëzisht deri në vdekje 13-vjeçarin Agim Leraj. Pas vendimit familjarët e të dënuarve janë konfliktuar jashtë gjykatës ??? SHKODER ? Aksident në Burrel, 1 i vdekur e 3 të plagosur Një aksident tragjik është shënuar dje gjatë orëve të pasdites në aksin BurrelMilot, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 3 të tjerë. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Skuraj, ndërkohë që mësohet se pas përplasjes makinat kanë rënë rreth 5 metra poshtë rrugës. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Benz është përplasur me një kamionçinë. Shtetasi Ermal Koldashi, 30 vjeç nga Kukësi, nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga aksidenti dhe ka gjetur vdekjen. Tre personat e plagosur janë dërguar drejt spitalit Ushtarak të Tiranës. Sipas të dhënave paraprake shkak i aksidentit mendohet shpejtësia jashtë normave të lejuara të dy automjeteve. ? Sekuestrohen pasuritë e trafikantit në Elbasan Policia e Elbasanit ka vënë sekuestro për pasurinë e Sokol Roçit dhe familjarëve të tij, që arrin në vlerë totale prej 160 milionë lekësh dhe përfshijnë 11 llogari bankare. Sipas policisë dyshohet se paratë janë siguruar në rruge të paligjshme, kryesisht nëpërmjet trafikut të drogës, ndërsa Roçi u arrestua pak ditë më parë në kryeqytet me një sasi droge. Në bazë të vendimit të Gjykatës së Elbasanit, ditën e sotme Seksioni i Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan u bë sekuestrimi i 11 llogarive bankare të shtetasit Sokol Roci, i datëlindjes 1984, banues në Elbasan. Tre të dënuarit përvrasjen dhe më pasmasakrimin e trupit të 13-vjeçarit Agim Leraj në ujërat e lumit Shalë në Dukagjin të Shkodrës, në shtator të 2010-ës, janë rikthyer për gjykim në Gjykatën e Apelit në Shkodër pas ankimimit nga ana e mbrojtjes. Pasi gjykata e Apelit pranoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për rihapjen e hetimit gjyqësor në ngarkim të të pandehurve Besnik dhe Edmond Kodra si dhe Sokol Mjacës, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër për Edmond Kodrën, pra dënimin e tij me 11 vjet burg, ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë për vëllain e tij Besnik Kodra nga burgim i përjetshëm në 25 vjet burg si dhe ndryshimin e vendimit për të pandehurin Sokol Mjacaj nga 10 vjet burg në 4 vjet për veprat penale të moskallëzimit të krimit dhe sigurimit të kushteve për kryerjen e vrasjes. Vendimi është dhënë nën masa të forta sigurie ndërsa jashtë mjediseve të Gjykatës së Apelit sipas policisë së Shkodrës janë shoqëruar të afërmit e të burgosurve pasi ka pasur grindje në mes tyre pasi dhënies së vendimit. Me çeljen e pjesshme të hetimit gjyqësor nga mbrojtja në seancën gjyqësore janë paraqitur disa dëshmitarë që nuk janë pyetur gjatë procesit gjyqësor në Shkallën e Parë dhe që kanë dhënë deklarata të vlefshme në zbardhjen e plotë të çështjes. Gjyqësori në Shkallën e Parë ka vendosur fajësinë e tre të pandehurve për vrasje në rrethana cilësuese të Agim Lerës në bashkëpunim, duke dënuar me burgim të përjetshëm Besnik Kodrën, 11 vjet burg Edmond Kodrën për kryerje e vrasjes në bashkëpunim, si dhe me 10 vjet burg të Sokol Mjaces nën akuzën e fshehjes së krimit dhe bashkëpunimit pjesërisht në aktin e vrasjes. Ndaj këtij vendimi ka apeluar mbrojtja e të pandehurve pasi vëllezërit Kodra që nga dita e arrestimit deri në ditën e sotDëshmia në seancë Vrau taksistin, burg për nënoficerin ??? TIRANE Nënoficeri i Forcave Komando tëUshtrisë, Aldo Morina i cili ekzekutoi me armën e shërbimit Mehmet Beqirin doli dje para Gjykatës së Tiranës dhe mori masën e sigurisë, arrest me burg me akuzën "vrasje me dashje". Vetë i akuzuari Morina, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Agron Bajri ka kërkuar të vlerësohet i paligjshëm arrestimi i tij dhe të lirohet, pasi ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nuk ka dashur ta vrasë. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur pasi Mehmeti i kërcënonte familjen dhe ditën që e vrau e ka ofenduar duke e kërcënuar dhe me një thikë. Paraqitja e provave dhe dëshmia e Aldo Morinës është vendosur nga gjyqtari Ardian Kalia të merren në një seancë me dyer të mbyllura, pas kërkesës së prokurorit të çështjes Etion Kapo. 53-vjeçari Mehmet Beqiri u ekzekutua në makinën e tij pasditen e 1 janarit. Nënoficeri u arrestua pak momente pas vrasjes dhe nuk ka bërë rezistencë. Në ambientet e Drejtorisë së Policisë ku u shoqërua për t'u marrë në pyetje Morina pranoi krimin, duke deklaruar se e kishte kryer për motive të dobëta. Sipas tij viktima i ngacmonte të ëmën. Sipas informacioneve paraprake mendohet se autori të ketë qenë bashkë me viktimën brenda në automjetin tip Benz me targa TR 8428 A. Ata janë konfliktuar dhe më pas autori ka qëlluar drejt viktimës. Ndërsa policia deklaroi pak orë më vonë se ngjarja ka ndodhur pë motive të dobëta, pasi autori dyshonte se viktima i ngacmonte një nga familjarët. 53-vjeçari u ekzekutua me 3 plumba në rrugën "Kongresi i Manastirit" përballë spitalit të pediatrisë në QSUT, në zonën e oxhakut në kryeqytet. Policia e Tiranës deklaroi paraditen e 3 janarit se vrasja e taksistit ndodhi pas një konflikti të çastit. Arrestimi i Aldo Novruz Morina, 26 vjeç, banues në Tiranë, efektiv pranë Batalionit te Forcave speciale Zall Herr-Tiranë u bë në flagrancë më 1 janar. Vrasja e Mehmet Çaush Beqirit, 52 vjeç ndodhi tre ditë më parë rreth orës 14:20, në rrugën "Kadri Roshi" Tiranë, në afërsi të Spitalit të Pediatrisë. Shkodër Përplasen makinat, plagoset me thikë polici Një efektiv policie është plagosur me thikë dje nëlagjen "Perash" të qytetit të Shkodrës, pas një konflikti për përplasjen e makinave. Mësohet se polici Jahen Bardelli 33 vjeç është plagosur me thikë në kofshën e majtë, pas një zënke me 4 persona që ka degjenuar deri në përdorimin e armëve të ftohta. Policia e cila mbërriti menjëhërë në vendngjarje ka ndaluar shtetasit Afrim Cufaj 37 vjeç dhe Saimir Lusha 23 vjeç, ndërkohë që është vënë në kërkim të Luan Kelqani dhe të vëllait të tij, të cilët kanë mundur të largohen pas ngjarjes. 33vjeçari ishte duke udhëtuar me makinë dhe është përplasur lehtë me automjetin tip "Volkswagen" me targa AA493BY, në pronësi të shtetasit Luan Keqani, i cili udhëtonte së bashku me 3 personat e tjerë. me vazhdojnë të mohojnë autorësinë e kësaj vrasjeje nga ana tjetër në dëshmitë e Sokol Mjacaj janë dhënë detaje për mënyrën se si dy vëllezërit Kodra kanë kryer vrasjen makabër duke torturuar dhe keqtrajtuar 13vjeçarin Lera deri sa i kanë shkaktuar vdekjen. Apeli në Shkodër rigjykon vrasjen e shtatorit 2010 në Dukagjin Ulen dënimet për vrasësit e 13-vjeçarit Dëshmitari: U masakrua nga vëllezërit Kodra Seanca në gjykatë për Aldo Morinën Domje, përleshje mes familjeve Peposhi dhe Koldashi Familjet Peposhi dhe Koldashijanë përplasur mbrëmjen e djeshme me mjete të forta në fshatin Domje, bënë të ditura autoritetet policore. Si pasojë e përplasjeve në orët e vona të mbrëmjes, është plagosur shtetasi Sadik Peposhi, 50 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spitalin ushtarak por sipas mjekëve është në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, sapo ka marrë informacionin paraprak, për të hetuar dhe për të parë rrethanat e kësaj ngjarjeje. I plagosuri i përket familjes Koldashi, por deri vonë në mbrëmje nuk u morën vesh arsyet se pse dy familjet u përfshinë në konflikt. Ndërkohë që sipas autoriteteve policore, është shtuar shumë dhuna mes familjeve të cilat kanë konflikte të ndryshme, duke filluar nga çështjet e pronave e duke vijuar edhe tek inatet e vjetra. Pritet të sqarohen nga grupi hetimor i policisë gjyqësore dhe prokurorët rrethanat e kësaj ngjarjeje në fshatin Domje.
12 E shtunë, 5 janar 2013 SOCIALE Farmacitë në Elbasan, abuzojnë me rimbursimet e ilaçeve Në qarkun e Elbasanit pesë subjektevefarmaceutike u është hequr kontrata me Institutin e Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, pasi inspektorët e kësaj Drejtorie Rajonale kanë konstatuar vlera në pluse të pajustifikuara. 5 farmacitë kanë kryer shkelje me rimbursimet e ilaçeve duke u marrë më shumë para qytetarëve, duke shkelur edhe kontratën me ISKSH-në. Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të sigurimeve dhe kujdesit shëndetësor, Everest Hoxha inspektimet do të vijojnë për të minimizuar çdo shkelje. "Veç kontrollit tonë, farmacitë ushtrohen me një kontroll rigoroz edhe nga auditi i Drejtorisë së ISKSH-së Tiranës që është kontroll i pavarur dhe merr masat e veta dhe ndihmon shumë në stabilizimin e punës. Edhe në të ardhmen do vazhdojmë punën me ritme edhe më të mira." Ndër të tjera, Hoxha i bën apel çdo farmacisti që të ndjekë pikat e kontratës dhe t'i zbatojë ato në mënyrë rigoroze, pasi për çdo shkelje do të ketë penalizime dhe gjoba. Ai tha se kontrolli dhe hetimet do vazhdojnë edhe në farmacitë e tjera. Ish-çerdhja 36, banorët kundër aktit normativ Familjarët: Nuk do t`i lirojmë banesat Dështon Përmbarimi, çështja në gjyq Lajmi Mbi 67 banorë të 12 familjeve që jetojnë në godinën e ish-çerdhes nr.36 prej gati 22 vitesh rrezikojnë të mbeten jashtë. Kjo sipas një vendimi të Zyrës së Përmbarimit, i cili i detyron ata të lirojnë banesat e tyre, pasi ajo është pronë e dikujt tjetër. ??? TIRANE JONIDA LATE LAJME SHKURT Reagimi i PS-së Vasilika Hysi: Akti normativ të mos zbatohet Në mbështetje të tyre, ka qenë edhe deputetja socialiste Vasilika Hysi. "Kalimi i truallit në disa duar është bërë me prova dhe dokumente të falsifikuara. Qytetari i ndershëm humb. Akti normativ të mos zbatohet, organet kompetente të vërtetojnë nëse aktet e marrjes së pronësisë janë të drejta. Akti normativ është normativ por është dhe aspekti social. Ku mund të strehohen këta familje, në kushte kur nuk kanë mundësi të përfitojnë as kredi të butë. Nuk jam këtu për politikë, jam deputete në zonë, jam bashkë me kryetarin e këshillit bashkiak, në pamundësi për të ofruar një ndërtesë të përkohshme"- deklaroi Hysi. Në mbështetje te banorëve ka qenë edhe Erion Koka kryetari i njësisë 7, ai thotë se banorët nuk mund të flaken jashtë. "Çdo akt normativ është bërë për të përfituar një grup personash. Nuk mund tu thuash që ke kredinë zero, ndërkohë që ata kanë shkuar në banka dhe u është thënë se nuk e përfitojnë këtë kredi." Banorët e 12 familjeve qëbanojnë prej 22 vjetëshpranë "21 Dhjetorit" në godinën e ish-çerdhes nr. 36 rrezikojnë të nxirren jashtë. Nëpërmjet një vendimi Zyra e Përmbarimit i detyron ata që brenda orës 09:00 të ditës së djeshme të lironin shtëpitë në të kundërt do të ndërhyhej me forcë. Ndërsa përmbaruesi Baftiar Nelaj nuk ekzekutoi vendimin, por nuk dha asnjë përgjigje për këta banorë, se çfarë do behët me banesat e tyre. Ndërkohë që banorët thonë se janë në proces gjyqësor dhe në seancën e 15 janarit, gjykata do të shqyrtojë kërkesën e 67 banorëve për rrëzimin e vendimit për lirimin e banesave. Protesta e banorëve nisi dje në 08:00 të mëngjesit vazhdoi për disa orë duke u shoqëruar dhe me tension mes banorëve dhe përmbaruesit. Godina e ish-çerdhes, ku banojnë 12 familjet kërkohet t'u kthehet ish-pronarëve sipas aktit normativ të miratuar nga qeveri për kthimin e godinave të ish pronarëve. Familjet pretendojnë se ata janë banorë të ligjshëm të godinës e cila sipas tyre ishte godinë shtetërore dhe nuk ka fuqi akti normativ i qeverisë për lirimin e banesave të ish pronarëve. Ata pretendojnë se zonja Nadire Qinami dhe fisi i Xhepave, kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë, duke u bërë ish- pronarë, dhe për këtë prej 4 vitesh janë në proces gjyqësor me ta. Namik Manushi, përfaqësuese i banorëve thotë se do të hyjnë në grevë urie. "Sot (dje) ishte afati i fundit, pas orës 9 :00, do të ekzekutohej vendim. Ne duam që të zbatohet ligji. Si do ta kërkojnë do tu përgjigjemi. Si do veprojë shteti ashtu do veprojmë edhe ne. Nëse shteti do thyejë ligjin edhe ne do thyejmë ligjin. Ne nuk përjashtojmë edhe mundësin e grevës së urisë, nëse këta na nxjerrin jashtë." Ai thotë se banorët kanë paguar qira që në 2010, ndërkohë që është privatizuar në 2008, kjo është e çuditshme. "Do kërkojmë sqarime nëse kjo pronë është e ish-pronarëve, nëse nuk kanë dokumente asnjë hap nuk do bëhet më tej. Të na bindin ne do diskutojmë. Nëse do të përdorin forcën në kundërshtim me ligjin do të ndjekim bazën ligjore"-deklaronte një banor i godinës. "Por para disa kohë na ka ardhur një shkresë nga Enti i Banesave, që ne duhet të lëmë këtë shtëpi. Pasi sipas vendimit që këta kanë marrë na fut ne në një akt normativ sikur ne na jetojmë në shtëpitë e ish-pronarëve. Por, kjo banesë ku ne jetojmë nuk është një shtëpi ish-pronarësh, por është një godinë shtetërore, pra ish çerdhja nr.36. ne jemi futur në këto banesa nga këshilli rregullator i lagjes së atyre viteve, pra që në vitin 1992, jemi pajisur me autorizime, kemi paguar qiramarrje me shtetin deri ne 2010. Dhe tani na del një zonjë e cila pretendon se është pronare e kësaj godine. Sipas këtyre ne sot në vitin 2013 duhet të lëmë banesat dhe të dalim në rrugë të madhe. Ajo që ne kërkojmë është që shteti të vërë dorë mbi të gjitha këto" thotë Adriana Halili, banore. "Jemi pa gjumë tërë natën. Kemi 4 vite që jemi në procese gjyqësore". Banorët bëjnë apel për ndihmë pasi nuk kanë ku të shkojnë, ndërkohë që nuk mund të përfitojnë as kredi të butë nga bankat, si të pastrehë. Ndërsa përfaqësues i Zyrës së Përmbarimit Privat u paraqit tek banorët. Mes përmbaruesit dhe banorëve ka pasur konflikt verbal. Pasi ka plotësuar një procesverbal është larguar nga zona pa dhënë detaje të mëtejshme se çfarë do të ndodhë me shtëpitë e banorëve të ish-çerdhes nr. 36. Të 12 familjet banojnë prej 22 vjetësh në një godinë 1-katëshe me sipërfaqe 1500 m.2. Banorët u shprehen para dy ditësh se kanë në dispozicion një sasi të konsiderueshme lënde eksplozive të vendosur pranë bombolave të gazit dhe nuk kishin ndërmend të lironin godinën për sa kohë nuk i gjendej një zgjidhje. ? Fier, vijon aksioni për prishjen e kioskave Policia Bashkiake në qytetin e Fierit vijon aksionin e saj për prishjen e kioskave pa leje ose shtesave të tyre të ndërtuara pa miratimin e këtij institucioni. Sipas nënkryetarit të bashkisë, Florian Muçaj, ky aksion ka si qëllim lirimin e të gjitha trotuareve të qytetit dhe monitorimin e tyre."Në rastet kur kioskat janë pa leje do të hiqen kurse ato kisoka që janë me leje duhet të përmbushin kriteret që kanë në planvendosjen e tyre. Të gjithë tregtarët ambulantë do të largohen nga trotuaret dhe do të vendosen në tregje ose dyqane", u shpreh Florian Muçaj. Kanë qenë fillimisht qytetarët fierak, ata të cilët kanë ngritur shqetësimin e bllokimit të trotuareve dhe hapësirave publike nga kioskat. ? Milot, tregu jashtë kushteve higjienike Tregu i Milotit është pushtuar nga mbeturinat dhe papastërtia. Konsumatorë të shumtë shprehin keqardhje, teksa mungon higjiena, ata thonë se askush nuk e ka inspektuar për të parë nga afër situatën ku therren dhe tregtohen bagëtitë. Sipas tyre një gjendje e tillë mund të krijojë edhe përhapjen e një epidemie. Tregu i Milotit është i njohur prej shumë vitesh. Gjatë fundjavës ai mbipopullohet nga konsumatorët, të cilët vijnë nga zonat e veriut por dhe nga Tirana, Durrësi etj. ? Pika kufitare Muriqan-Sukobinë, nuk ka fluks Sipas statistikave të marra nga Drejtoria e Policisë Kufitare e Qarkut Shkodër nga data 20 Dhjetor 2012 deri më 2 janar të këtij viti kanë hyrë në pikën kufitare të Muriqanit 7455 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 6040 shtetas shqiptarë. Po në këtë hark kohor kanë hyrë 11154 shtetas të huaj dhe kanë dalë 5154 persona të huaj. Ndërkohë që sipas të dhënave për sa i përket automjeteve kanë hyrë 3037 dhe kanë dalë 1892 automjete. Kështu në total ka rezultuar se 30392 shtetas të huaj dhe shqiptarë që kanë hyrë dhe dalë. Fluksi më i madh i hyrje-daljeve është shënuar në datat 22 dhe 23 dhjetor. Në foto: (Majtas) Faksimile e autorizimit të banesës (Lart) Namik Manushi, banor i banesave pranë ish-çerdhes 36
19E shtunë, 5 janar 2013 Akuza DOSSIER NË NUMRIN E ARDHSHËM TË GAZETËS DO TË LEXONI: ? Kush kanë qenë drejtimet kryesore të punës së spiunazhit jugosllav gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë ndaj Shqipërisë ? Metodat që përdoreshin për sabotim dhe rekrutim, sipas analizës së Sigurimit të Shtetit ? Ndarja e detyrave për survejimin e Shqipërisë në organet e shërbimit të zbulimit jugosllav veprimtari në drejtim të RPSSH një serë spiunazhesh të tjera, sidomos ai sovjetik", thuhet më tej. ARRATISJET Ky spiunazh ka përdorur afërsinë me Shqipërinë për të organizuar një seri arratisjesh. Në atë kohë, tentativa për një gjë të tillë dënohej me burgime të rënda, me internim të familjarëve, por edhe më tragjik ishte fakti që, në rast se personi që po arratisej nuk ndalonte që t'u dorëzohej kufitarëve, këta kishin të drejtë ta vrisnin në vend. Megjithatë, tentativat nuk u ndërprenë në asnjë çast. Sigurimi kishte zbuluar se në vitin 1977, kur u krye një arratisje masive nga Pogradeci, ka qenë një i dërguar i shërbimeve sekrete ai, që organizoi gjithshka. Fjala është për një fakt shumë të bujshëm, kur një fis i tërë, me gra e fëmijë, kaluan me varka liqenin e Pogradecit, për të dalë në Jugosllavi, duke kërkuar e marrë më pas azil politik në Australi. Fjala është për fisin e Haki Fejzollarit, në një grup të përbërë nga 15 veta, që shfrytëzuan faktin se prozhektorët e kufirit kishin difekt. Por, sipas Sigurimit të Shtetit, kjo nuk ishte një rastësi. "Arratisjet ky spiunazh i ka shfrytëzuar për të krijuar efekte politike. Gjatë kësaj periudhe, megjithëse, në disa raste, i ka kthyer të arratisurit, për t'u treguar si i painteresuar për këtë tendencë, ka dërguar në vendin tonë agjentë të posaçëm për të organizuar arratisje me grupe në Jugosllavi. Rast tipik ishte ai i vitit 1977 në Pogradec, kur agjenti i këtij spiunazhi Tefik Orani, i dërguar në kanalin e vizitorëve, organizoi arratisjen e familjes së Haki Fejzollarit, të përbërë nga 15 veta, nëpërmjet liqenit të Pogradecit, si dhe organizimi i një serë arratisjesh në rrethin e Shkodrës dhe Pogradecit (vitet 1977-1978)". RRUGËT LEGALE Jugosllavia, sipas analizës së Sigurimit të Shtetit, ka përdorur gjerësisht mundësitë që ofronin në atë kohë "rrugët legale" për të krijuar lidhje me elementë shqiptarë. Në vitin 1967 organet e sigurimit jugosllav pësuan një seri ndryshimesh e ristrukturimesh. Në drejtim të Shqipërisë, paskëtaj do të veprohej nga tre organe kryesore të këtij spiunazhi: zbulimi politik, zbulimi ushtarak dhe shërbimi i sigurimit shtetëror. Ndërkohë, në këto përpjekje u përfshi edhe Instituti i Luftës Psikologjike, me qendër në Beograd. Sipas një dosjeje të Drejtorisë së Tretë të Sigurimit shqiptar, "me veprimtari zbuluese ndaj Shqiprisë merren njësi në të gjitha komunat e Kosovës, të Malit të Zi e Maqedonisë, ndërkohë që janë përfshirë edhe njësi të tjera na republikat e tjera të Jugosllavisë, kur kanë kontingjente të përshtatshme". Në këtë aktivitet ishin tërhequr edhe rezidenturat "legale" në përfaqësitë diplomatike jugosllave në Tiranë, Romë, Vjenë, Ankara, Stamboll, Paris, Nju Jork, etj. Ndërkohë, vepronin rezidenturat ilegale të emigracionit shqiptar në Perëndim, si dhe në një numër qendrash që kishin krijuar lidhje të vazhdueshme me institucione e njerëz nga Shqipëria, të tilla si Universiteti i Prishtinës, ndërmarrjet "Eksimkos", "Interimpeks", "Indistriaimport", etj. Në Kosovë e ne qendrat diplomatike kishte qytetarë jugosllavë me kombësi shqiptare që punonin në aktivitete të tilla, madje edhe familjarë të tyre. HYRJE-DALJET Gjatë viteve 1960-1978 kishin ardhur në Shqipëri nga Jugosllavia 1.514 tregtarë, 1.906 vizitorë, 443 turistë, 8.783 persona në kuadër të grupeve kultorore, sportive e të pedagogëve. Nëpërmjet këtyre kanaleve janë rigjallëruar edhe lidhje të vjetra, që ishin "ngrirë". Organet e Sigurimit të Shtetit kishin zbuluar se një pjesë e tyre, që kanë kryer veprime agjenturore ishin persona "patriotë", të tillë si Ramadan Metja, Ismail Deda e Rexhep Ramoviçi. Ndërkohë, Zydi Çitaku ishte marrë në lidhje nga agjentura jugosllave pasi kishte hyrë në Shqipëri me grupin e Universitetit të Prishtinës dhe atyre që shoqëruan eshtrat e dëshmorëve të vrarë në Jugosllavi gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruhet në analizë. Në të konstatohe, gjithashtu, se agjenti rekrutues Sherif Çuka, i ardhur si vizitor në Shqipëri, arriti të rekrutojë për spiunazhin jugosllav SH.S. Tentativa për rekrutim janë bërë edhe në rradhët e shoferëve të Parkut të Eksportit në territorin jugosllav, një pjesë të të cilëve ata e kanë kompromentuar nëpërmjet kontrabandës me sende ari, e më pas duke i kërcënuar se do të tregonin se ç'kishin bërë. RRUGËT ILEGALE Veprimtaria agjenturore e spiunazhit jugosllav është zhvilluar edhe nëpërmjet kanaleve ilegale, konstaton më pas raporti i Sigurimit të Shtetit lidhur me periudhën e viteve 19661979. Sipas tij, "është vërtetuar plotësisht se ky spiunazh vazhdon të dërgojë njerëzit e vet edhe nëpërmjet kufirit ilegalisht, për të marrë në lidhje agjenturën e tij në vendin tonë. Kështu, nëpërmjet këtij kanali janë dërguar agjentët Nazmi Dauti, Mane Dumani, etj, që kanë mbajtur lidhje me grupin agjenturor të përbërë nga S.I., D.Q., T.H. në Peshkopi. Po ashtu, agjentë KANALET Një numër qendrash kishin krijuar lidhje të vazhdueshme me institucione e njerëz nga Shqipëria, të tilla si Universiteti i Prishtinës, ndërmarrjet "Eksimkos", "Interimpeks", "Indistriaimport" USHTRIA Zbulimi ushtarak kishte ngritur rreth kufirit qendra interceptimi elektronik, që përgjonin bisedat, ndërkohë që kontrolloheshin me radar të gjitha lëvizjet në aerodromet ushtarake shqiptare të këtij shërbimi kanë shkuar ilegalisht në Jugosllavi për t'u takuar me zbuluesit jugosllavë". Këto fakte janë pohuar gjatë procesit të Amdie Spatës më datë 13 mars të vitit 1972 dhe gjatë procesit të Bajram Kovaçit më 4 tetor të vitit 1971. REKRUTIMET Shpesh herë, konstaton më tej raporti, rekrutimet janë bërë edhe në emër të organizatave të emigracionit shqiptar, të arratisur pas Luftës së Dytë Botërore drejt Perëndimit. "Në këtë drejtim aktivisht ka punuar edhe rezidentura 'legale' e spiunazhit jugosllav në përfaqësinë diplomatike në Tiranë. Zbuluesit e kësaj rezidenture kanë kryer rekrutime dhe kanë mbajtur lidhje me një numër agjentësh, si N.H., R.K., T.H., D.E., etj". Lidhur me këtë, ka një raportim të hollësishëm të Degës së Dytë të Sigurimit të Shtetit, në dosjen 91, viti 1794, që i kushtohet veprimtarisë agjentutore të ambasadës jugosllave në Tiranë. INFORMACIONI Mbledhja e të dhënave mbi Shqipërinë ka qenë një ndër objektivat e spiunazhit jugosllav në vite. Kjo është bërë edhe nëpërmjet kanaleve legale, edhe nëpërmjet atyre ilegale. Sidomos pas vitit 1966, u shtuan shumë hyrje-daljet midis dy vendeve. Normalisht, një hetuesie të vërtetë u nënshtroheshin të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët arratiseshin nga vendi, proces që mund të zgjaste edhe një muaj të tërë dhe gjatë të cilit synohej të merreshin sa më shumë të dhëna mbi jetën e përditshme, çështje të karakterit ekonomik, ushtarak, etj. Po kështu, të gjithë jugosllavët që kishin qenë në Shqipëri për arsye të ndryshme duhej të raportonin më shkrim për atë çka kishinkonstatuar e këto informata i kalonin për përpunim spiunazhit. Ndërkohë, edhe vrojtimi i drejtpërdrejtë ishte një nga format që janë përdorur për të mbledhur informacion. Zbulimi ushtarak, sipas të dhënave të mbërritura në Sigurimin shqiptar të Shtetit, kishte ngritur rreth kufirit të përbashkët, në pjesën jugosllave, një numër qendrash të interceptimit elektronik, që përgjonin bisedat telefonike të qytetarëve, drejtuesve lokalë, reparteve ushtarake, ndërkohë që kontrollonin me radar të gjitha levizjet në aeredromet ushtarake shqiptare. Në disa raste, janë konstatuar veprime të fotografimit të objekteve të rëndësisë së veçantë, megjithtëse kanë qenë shumë të rralla. Këto më shumë përdoreshin nga diplomatët e ambasadës në Tiranë. Kjo është konstatuar psh në rastin e fotografimit të aerodromit të Kuçovës (ish-Qyteti Stalin), ku ndodheshin avionët më të rinj të forcave të armatosura shqiptare, të prodhimit kinez. Por, edhe "fletë rrufetë" janë fotografuar në shumë raste nga këta diplomatë. Fjala është për kritika publike, që afishoheshin nga qytetarët në qendrat e banuara, në mënyrë që t'i lexonin të gjithë të interesuarit, metodë kjo, që politika shqiptare e kohës e huazoi nga Revolucioni Kulturor Kinez (dacibaot), por që shprehte shumë shqetësime për situatën e jetës së përditshme të shqiptarëve, e cila zakonisht censurohej dhe nuk paraqitej asnjëherë publikisht në median e kontrolluar 100 për qind nga shteti. Po kështu, janë fotografuar nga afër edhe fortifikimet e kryera në vitet '70, bunkerët e përmasave të ndryshme, sidomos ato që ishin më pranë rrugëve dhe qendrave të banuara. Faksimile të raportit të Sigurimit të Shtetit "Veprimtaria e zbulimit jugosllav kundër vendit tonë gjatë viteve 1966-1979" Kreu i partisë dhe shtetit jugosllav Tito me shefin e spiunazhit Aleksandër Rankoviç
24 E shtunë, 5 janar 2013 LAJME NGA BOTA Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Habjon Hasani Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë ? Kosova, atashe për tregtinë në Bruksel Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka emëruar atasheun e parë tregtar të Kosovës në Bruksel. Nga Prishtina zyrtare ky hap shihet si tepër i rëndësishëm, pasi ky atashe do të ndihmojë në negocimin e Marrëveshjes së StabilizimAsociimit. ? Spanjë, i papuni i vë flakën vetes Një person i papunë në jug të qytetit spanjoll të Malagës ka ndërruar jetë në spital dy ditë pasi i kishte vënë ? akën vetes në mes të rrugës. Fqinj të viktimës dhe dëshmitarë nga vendi i ngjarjes u thanë mediave spanjolle se 57-vjeçari, me origjinë afrikanoveriore, vuante nga probleme ? nanciare. Policia po heton ngjarjen e ndodhur të mërkurën, ndërkohë që një tjetër person po mjekohet në të njëjtin spital pasi i vuri ? akën vetes të enjten. ? Zvicër, mbyllet banka 300-vjeçare Banka më e vjetër në Zvicër rrezikon të mbyllet përgjithmonë, pas një gjobe të rëndë të vendosur nga një gjykatë në Nju Jork, për shkak të ndihmesës që i dha amerikanëve për të fshehur të ardhurat nga taksat. ”Wegelin”, e formuar në vitin 1741, duhet të paguajë 57,8 milionë dollarë ndaj autoriteteve amerikane për shkeljen e tij. Në një deklaratë, “Wegelin” informonte se pasi të shlyente detyrimet ndaj Uashingtonit zyrtar, do të pushonte së ekzistuari. ? Kriza italiane godet edhe “Ferrari”-n Shitjet e makinave luksoze “Ferrari” dhe “Maserati” kanë regjistruar një rënie rekord në Itali, si pasoje e krizës ekonomike që ka shtrirë rrjedhojat e saj edhe midis më të pasurve. Në të dhënat e publikuara nga kompania për vitin 2012, vërehej një rënie e shitjeve të “Ferrarit” brenda vendit me 56%, ndërsa shitjet e “Maseratit” u goditën me 72%. Në total, vetëm 248 italianë blenë një makinë “Ferrari” gjatë vitit të shkuar. ? Pedofilia, 245 të arrestuar në 6 vende Janë plot 245 të arrestuar në 6 vende të ndryshme, pjesa më e madhe në Amerikë, me akuzën e prodhimit dhe shitjes online të materialeve pedo-pornogra? ke, me të paktën 123 viktima minorenë si dhe fëmijë 2-vjecarë. Janë këto shifrat e operacionit “luledielli”, kështu është quajtur hetimi i ndërmarrë nga agjentë federalë të Emigracionit dhe Doganave. Për momentin, hetuesit nuk kanë dashur të bëjnë të ditur vendet e përfshira, por disa prej të arrestuarve janë ndjekur edhe në Meksikë. ? Chavez, komplikacione pas operacionit Hugo Chavez , p res iden t i i Venezuelës, po vuan nga disa komplikacione që janë shkaktuar nga një infeksion në mushkëri pas operacionit. Në një komunikatë për shtyp, Ministri i Informacionit Ernesto Villegas tha se infeksioni ka shkaktuar probleme në frymëmarrje për liderin e vendit. Presidenti nuk është parë në publik që kur kreu operacionin në Havana duke shtuar spekullimet mbi gjendjen e tij reale shëndetësore ? Gaza, super-miting i Al Fatah Qindra mijëra mbështetës të fraksionit të liderit palestinez Mahmoud Abbas kanë mbajtur mitingje masive në Gaza për të shënuar 48-vjetorin e grupit Al Fatah. Hamas, lëvizja që qeveris Gazën, u lejoi rivalëve të Fatah që të mbanin festimet atje për herë të parë që kur e rrëzoi këtë fraksion nga pushteti, 5 vjet më parë. Dhënia e lejes për ditën e premte ka pasur si synim uljen e tensioneve mes dy palëve, raporton në edicionin e saj online BBC.
18 E shtunë, 5 janar 2013 DOSSIER Shqiptarja.com nis sot publikimin e materialeve, deri tani të mbetura sekret, tëish-Sigurimit të Shtetit, kryesisht lidhur me veprimtarinë e tij të kundërzbulimit ndaj agjenturave të huaja gjatë periudhës së regjimit komunist. Kjo ka qenë periudha e "luftës së ftohtë", që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe krijimi i kampit komunist, me ndihmën e bajonetave sovjetike apo pa to, që u karakterizua nga përpjekje në rrugë të ndryshme - kryesisht të fshehta - për të rrëzuar regjimet anti-perëndimore nga institucione shtetërore të vendeve të Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo periudhë do të fillonte të perëndonte me rënien e Murit të Berlinit, simboli i ndarjes së një shteti dhe një kombi më dysh, por edhe simbol i ndarjes së botës në dy kampe kundërshtare, që armatoseshin gjithnjë e më shumë, ndërkohë që, "nën rrogoz", agjentë, organizata të fshehta, përpiqeshin të sillnin sa më shumë informacion përtej "perdes së hekurt", nga të dy kahet e saj; të rekrutonin njerëz të pakënaqur ndër drejtuesit e shteteve komuniste apo perëndimore, të dëmtonin interesat e tyre. Për këtë luftë të fshehtë janë angazhuar në vite e dekada me rradhë burime njerëzore e financiare të konsiderueshme. Një nga objektivat e kësaj lufte të fshehtë ishte edhe Shqipëria, nën një regjim stalinist që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ku pushtetin e morën komunistët e Enver Hoxhës, pasi nacionalistët nuk gjetën dot rrugën për të kundërshtuar kalimin e Shqipërisë në kampin e vendeve komuniste, duke qenë të paktë, të përçarë dhe shpesh herë të lidhur hapur me pushtuesit, çka bëri që të humbisnin reputacion në popullatë. Gjatë gjithë kësaj periudhe, shërbimet sekrete të vendeve perëndimore, por edhe të fqinjëve komunistë "jo-ortodoksë" ("revizionistë", sipas terminologjisë së Partisë së Punës së Shqipërisë, që do të mbante pushtetin për mbi 40 vjet) janë organizuar për të futur njerëzit e tyre në Shqipëri, për të marrë pushtetin nga brenda, ose për ta dobësuar atë, në mënyrë që të ishte më e lehtë rënia e tij përballë pakënaqësisë popullore. Nga ana e vet, regjimi ndërmorri masat për të përballuar këtë situatë, duke organizuar, nën shembullin e jugosllavëve dhe sovjetikëve një rrjet agjenturor brenda e jashtë vendit, për veprimtari spiunazhi zbulimi e kundërzbulimi. Kjo veprimtari drejtohej nga Ministria e Punëve të Brendshme, Sigurimi i Shtetit, ndarë në Degë të ndryshme sipas fushave të veprimit. Duke ndjekur shembullin sovjetik dhe jugosllav, komunistët shqiptarë venSPIUNAZHI Çfarë metodash ka përdorur shërbimi i fshehtë jugosllav për të rekrutuar agjentë në Shqipëri Ekskluzive dosën fuqimisht kontrollin e partisë së vetme në pushtet mbi këto organe, njerëzit dhe drejtuesit e të cilave u goditën dhe u eliminuan shpesh në raste dyshimesh, spastrimesh politike, por edhe kur zbulohej se ata kishin kaluar "në anën tjetër" të luftës, duke "luajtur me dy porta". ANALIZA Dokumentet që vijnë sot për herë të parë për lexuesin kanë të bëjnë me një analizë të specialistëve të Sigurimit të Shtetit shqiptar për veprimtarinë e shërbimit të fshehtë të ishRepublikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në Shqipëri dhe kundrejt saj. Në numrin e sotëm përfshihet studimi i mënyrave dhe formave të spinazhit, rekrutimit, marrjes së informacionit nga Shqipëria, përpjekjeve për të nxitur pakënaqësi, përçarje politike, etj në periudhën 1966-1979. Kjo është një periudhë specifike për vendin tonë, i cili sapo ishte shkëputur nga tutela e Bashkimit Sovjetik por, ndërkohë, kishte krijuar lidhje të ngushta me Kinën komuniste të Mao Ce Dunit, me të cilën gjithashtu u shkëput nga fundi i kësaj periudhe kohore, për t'u zhytyr në një izolim total. Jugosllavia, ndërkohë, shkëputjen e kampin sovjetik e kishte realizuar që në fund të viteve '40, pas prishjes publike të Titos me Stalinin dhe daljes së këtij vendi nga sfera ruse e ndikimit, për t'iu kushtuar një politike ekulibri midis dy superfuqive të kohës, nën parrullën e mos-angazhimit. Duke qenë një vend fqinj, Shqipëria do të ishte në mënyrë të natyrshme në vëmendje të organeve jugosllave të spiunazhit (UDB), aq më tepër që kishte një fuqi ushtarake të konsiderueshme për një vend të vogël, kurse, nga ana tjetër, në Jugosllavi kishte një komunitet të fuqishëm shqiptarësh, të cilët mund të kishin ndikim në të dy vendet, pozitiv apo negativ. VEPRIMTARIA E SPIUNAZHIT Sipas dokumentit analitik të Sigurimit të Shtetit, që duhet të jetë përpiluar nga viti 1980, gjatë periudhës 1945-1979 "organet e Sigurimit të Shtetit kanë goditur dhe deshifruar një numër të madh agjentësh të spinazhit të huaj, të cilët u përkasin: 47% spiunazhit jugosllav, 32.8% spiunazhit grek, 8.7% spiunazhit italian, 6% spiunazhit amerikan, etj" (f.131). Këto shifra i referohen raportimit të Degës së Parë të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të datës 17 korrik 1979, me titull "Disa konkluzione dhe detyra, që dalin për evidentimin dhe kontrollin më të mirë të agjenturës së huaj të goditur e deshifruar gjatë viteve 1945-1979". Pra, ndonëse një vend më i vogël dhe me mundësi shumë më të pakta se fuqitë e mëdha të kohës, madje edhe se Greqia, Jugosllavia ka patur, sipas organeve shqiptare të zbulimit, numrin më të madh të agjentëve të zbuluar në vend. Sipas analizës në fjalë, "në tërësinë e veprimtarisë qrmiqësore, që zhvillohet nga jashtë kundër RPSSH [ Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë - emërtimi zyrtar i shtetit shqiptar sipas Kushtetutës së viteve '70 ], spiunazhi jugosllav ka mbajtur dhe mban peshën kryesore". Më tej, theksohet se "ai është karakterizuar nga aftësia për t'u përshtatur në çdo situatë e koniunkturë për të gjetur rrugët e përshtatshme për të rritur efektivitetin e veprimtarisë së tij". GJEOGRAFIA Sipas raportit, spiunazhi jugosllav nuk kishte lënë jashtë vëmendjes të gjithë territorin e Shqipërisë, por "e ka përqendruar më shumë veprimtarinë e tij në zonat kufitare dhe në ato të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme … ky spiunazh është munduar të krijojë një rrjet të dendur agjenturor, të bazuar sidomos në elementet reaksionare të fshatit e të qytetit, si kulakët [ ish-fshatarët e pasur të shpronësuar ], të korruptuarit, si dhe elementët antiparti". Pas vitit 1966, konstatonte Sigurimi, në qendrat e spiunazhit ndaj Shqipërisë ishin vendosur kuadro nga rradhët e kombësisë shqiptare në Jugosllavi, me lidhje miqësore e familjare me shqiptarët e Shqipërisë, njerëz të besuar të regjimit të Titos. "Veçanërisht, kjo është e theksuar në përfaqësinë diplomatike jugosllave në Tiranë". Pikërisht, në vitet 19651971, Sigurimi i Shtetit vihet në ndjekje të pesë qytetarëve shqiptarë, që, sipas raportit, ishin agjentë, që mbaheshin në lidhje nga ana e Ambasadës shqiptare. Këta janë kapur dhe dënuar. Në vitet 19701972, janë dy grupe agjenturore që kapen në Peshkopi, ndërkohë që një numër shumë i madh arrestohen e dënohen në vitin 1978 për veprimtari agjenturore në favor të Jugosllavisë: 60 persona (f.129). Goditja u bë "për llogari të drejtimit jugosllav të Degës së Parë", thuhet në analizë, çka le të kuptosh se veprimtaria e kundërzbulimit ndaj agjenturës jugosllave ishte organizuar në një entitet të veçantë. Në një dosje të Drejtorisë së Tretë, që i referohet analiza, jepet një informacion se spiunazhit sovjetik i ishte vënë në dispozicion territori i Kosovës për aktivitetin e vet informativ lidhur me Shqipërinë. "Me dijeninë e tij dhe me ndërgjegje, spiunazhi jugosllav ka lejuar që, nga territori jugosllav të zhvillojnë “Sigurimi”: Si punonte UDB-ja në vitet 1966-1979 Publikohet për herë të parë analiza e kundërzbulimit ??? TIRANE Sipas Sigurimit të Shtetit, në vitet 1945-1979 veprimtaria e zbuluar e agjenturës i përkiste: 47% spiunazhit jugosllav, 32.8% spiunazhit grek, 8.7% spiunazhit italian, 6% spiunazhit amerikan Faksimile të raportit të Sigurimit të Shtetit "Veprimtaria e zbulimit jugosllav kundër vendit tonë gjatë viteve 1966-1979" Në foto: Enver Hoxha dhe Josip Broz Tito në takimin e tyre të parë në Beograd pas Luftës së Dytë Botërore
22 E shtunë, 5 janar 2013 OPINION Editorial NGA ANILA BASHA vijon nga faqja 1 Një vit i vështirë ...duan të vazhdojnë këtë qeverisje që kemi, të një partie të djathtë me program të majtë, apo do të duhet të ndryshojmë qeverisjen, në një parti të majtë, me program me elemente të djathtë e kërkesë për aleanca të djathta. Askush nuk e bën analizën se çfarë do të ndryshojë në thelb në jetën e çdo shqiptari. Jemi të prirur të analizojmë personazhet, duke harruar platformat. Nuk është vetëm faji ynë. Në përgjithësi, stafet e partive politike, nuk u japin vend programeve po aq sa individët. Po hyjmë në vitin e 23 të demokracisë në vend, dhe e konsiderojmë individin më të rëndësishëm se alternativën. Por ja ku jemi. Do të votojmë. Dhe nga vota jonë varet fati i Shqipërisë sonë të përbashkët. Do të dimë të bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme, a do të kemi të ngulitur në mendje idenë se këtu nuk ka rëndësi se kush voton, porse kush numëron. Viti i sfidës së zgjedhjeve hyri ethshëm pikërisht me vendimin e fundit të kolegjit zgjedhor, një kolegj që nuk para ndahet në të majtë e të djathtë, por me një kolegj që na tregoi dhëmbët sesa keq do të nisim këtë vit. A duhet të ndodhte kështu? Por nuk është vetëm kjo. Sfida jonë më e vështirë do të jetë ekonomia. Që në festat e fundvitit u ndje mungesa e parave, mungesa e kartolinave, dhuratave, njerëz me dëshirën e vullnetin të kenë tryezat plot, por që u ndodhi (jo rastësisht) që të jenë bosh. Vështirë tia dalim në këto kohëra krizash, kur BE po vuan rëndë nga papunësia dhe mungesa e zhvillimit ekonomik. Ekranet e televizioneve na krijojnë një perceptim ndryshe nga realiteti, aty ku përplasen platformat politike, e ku njëra palë thotë sesa të pasur e të bollshëm jemi, e aty ku pala tjetër na tregon sesa varfërohen përditë shqiptarët. E duke e ndjerë se krizën e kemi brenda nesh e nuk e kemi kuptuar, fillojmë të bëhemi më ekonomiqarë, për të shpresuar se e nesërmja do të jetë më e mirë. Ky është viti i sfidave të mëdha, dhe do të na duhet ta përballojmë këtë vit të parë pas 100 vjetorit të pavarësisë me shumë maturi. E rëndësishme është të mendojmë drejt, dhe të bëhemi të gjithë pjesë e vendimmarrjes së politikave ku duhet ta orientojmë vendin tonë. Mbi të gjitha, ajo është vetëm një: a do të sillemi si një vend evropian, për të qenë të denjë të vazhdojmë me këmbëngulje rrugëtimin tonë drejt Evropës, aty ku gjithkush do të jetë një qytetar evropian.
20 E shtunë, 5 janar 2013 KULTURE 2005. Turqia, Spanja, Bullgaria, Polonia dhe Greqia realizuan dhe shfaqën filmin që rrëfen historinë e një beu shqiptar që bëhet deputet i Zogut, ndërkohë që bashkëshortja adhuronte Nolin... Seriali Gjashtë vende europiane kanërealizuar një film për historinë e Shqipërisë. Është shfaqur në televizionet e tyre publike duke nisur nga viti 2005, por çuditërisht ende nuk ka mbërritur në Shqipëri. Ende nuk është bërë e njohur arsyeja e këtij bashkëpunimi të rrallë mes 6 vendeve, por filmi i është referuar historisë së Shqipërisë dhe ka në qendër të tij, pikërisht shqiptarët. Vendet që janë bashkuar në këtë ndërmarrje të rrallë janë krijues, aktorë etj, por edhe televizionet publike në Greqi, Turqi, Francë, Spanjë, Bullgari dhe Poloni. "Arhondi i Fundit" është realizuar në gjuhën frënge dhe i dubluar në pesë gjuhët e tjera. Skenarin e tij e ka realizuar shkrimtari turk, thuhet me origjinë shqiptare; Necati Cumli, skenografia nga Michel Leviant, Francë. Fotot Anastas Yanekev dhe Svlletllana Caneve, Bullgari. Producent Pascal Bensoussan, Francë. Muzika e shkruar, është një kompozim i autorit grek Theodhoraqis. Filmi është xhiruar në një terren të përafërt si me atë të Shqipërisë në: Bullgari. Në terren dhe studion e xhirimit luajnë aktorët nga Franca, Greqia, Spanja, pra nga të gjashtë vendet e sipërshënuara, fatkeqësisht apo fatmirësisht, jo nga aktorë shqiptar! SKENARI I "ARHONDIT…" Skenari i filmit "Arhondi i Fundit" nis aty nga viti 1896 dhe në qendër të filmit është Zylfikar beu, me një histori që mbaron aty nga vitet '50 të shekullit të shkuar. Nga njëra anë shfaqet një familje e beut të pasur, e lidhur me tokën, dhe nga ana tjetër karakteri i shqiptarit patriarkal dhe zakonlli, të cilat shfaqen në skenë, ashtu si ashpërsia dhe mikpritja, bujaria dhe besa, human"ARHONDI I FUNDIT" Filmi i panjohur shqiptar që shfaqet në 6 vende të Europës E paraqet Zogun si tradhtar. Në rol aktori grek Tasos Nusia... NGA AGIM JAZAJ ??? TIRANE izmi i racës së vet. Në pjesët e para nuk u kuptua menjëherë që filmi kishte lidhje me shqiptarët dhe Shqipërinë, as nga emigranti i vëmendshëm Duk Demiri (atë kohë). Por në seritë vijuese, të shfaqur në orët e mbrëmjes, të çdo të enjteje nga televizioni publik "NET", kishte dalluar, Zylkifar beun, personifikimin shqiptar i cili gjezdiste kudo, pa asnjë pengesë, në thellësinë jug, lindje dhe veri të Greqisë, në Selanik, përtej liqenit të Ohrit, nëpër Ballkanin pa klone. Ai më pas u shkollua në Selanik. Kur ra perandoria Osmane dhe Selaniku iu dorëzua grekëve e jo bullgarëve nga gjenerali turk me origjinë shqiptare, Hasan Tasin Pasha, Zylfikar beu mbështeti Mustafa Qemal Ataturkun. Atë kohë dhe në film zbresin francezët dhe shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Beu ndeshet dhe me ata që silleshin brutalisht si pushtues. Edhe pas daljes në mal, francezët e arrestojnë, për ta çuar në Korçë dhe do të varnin në litar. Rrugës duke ecur nëpër pazarin e Follorinës disa shqiptarë ua rrëmbejnë francezëve, Zylfikarin. Francezët u xhindosën dhe hakmerren, duke torturuar të shoqen dhe të birin e tij. Më pastaj beu, Zylfikar u largua nga sarajet e tij nga, Greqia dhe nisi të jetonte në Shqipëri, kohë, sipas filmit, që ishte krijuar shteti i pavarur. Shkon fshehurazi tek e ëma dhe kërkon ta shoqëronte ajo për në Korçë. Kërkesa e tij nuk mundi të realizohej. Beu u nis i vetëm për në Korçë dhe vendoset në sarajet e ish pashait turk. Atëherë në pushtet ishte Zogu, rolin e tij e luan mjaft mirë dhe i përshtatet fort në pamje, dhe shtatlartësi aktori grek, Tasos Nusia. Zogu i kërkon Zylfikarit të vihet në krye të ushtrisë, për të larguar bandat greke që terrorizonin dhe plaçkisnin jugun e vendit, detyre të cilën e pranon Zyflikari. Personazhi kryesor, beu u thirr edhe nga Noli, kur ai u shfaq dhe shfaqet në filmin. Kur Noli i flet beut për një demokraci të vërtetë, dhe se ai ishte mik i presidenti, Uilson, ky thot se; i kish dhënë besën Zogut! Ndërsa beu mbështeste Zogun, e shoqja e tij, Esme ishte idhëtare e flakët e Nolit. Zylfikari arrin të zgjidhet deputet nga qeveria e Zogut dhe filmi jep pamje të parlamentit të Zogut, por dhe zhZbulohet teatri dymijëvjeçar i Adrianit në Romë Arkeologji Ahmet Zogu (njerëzisht mua më vjen shumë keq) paraqitet në këtë film si tradhtar që braktisi vendin e tij, duke kërkuar strehim politik në Greqi. Nën njërin prej udhëkryqeve më të mëdha romake, arkeologët kanë zbuluar një qendër të madhe kulturore të vitit 123 të erës sonë, që kishte tri salla dhe ka mundur të strehonte rreth 900 vizitorë. Arkeologët thonë se ky është zbulimi më i rëndësishëm romak në 80 vjetët e fundit. Në vendin pranë të cilit sot kalon linja hekurudhore dhe ku gjendet stacioni i taksive, dikur ka qenë një qendër e madhe kulturore e Romës së lashtë. Qendra, e cila është ndërtuar nga perandori Hadrian, ka pasur tri dhoma të mëdha në të cilat fisi romak, i ulur në vendet e renditura shkallë-shkallë, i ka shijuar poezitë, fjalimet dhe traktatet filozofike. Tani që gërmimet në Sheshin e Venecias në Romë kanë përfunduar, mund të shihen më mirë muret e kompleksit, si edhe copat e mermerit, elegante gri dhe të verdhë me të cilat është e shtruar dyshemeja që gjendet 5,5 metra thellësi. "Auditoriumi i Adrianit është më i madhi i gjetur në Romë që nga zbulimi i Forumit gjatë viteve '20 të shekullit të kaluar- ka thënë arkeologia" Rosela Rea. Vendi i zbulimit, i cili së shpejti do të duhej të hapej për publikun e gjerë gjendet pranë stacionit të taksive, i vendosur mes kishës së barokut dhe përmendores madhështore të kushtuar mbretit Viktor Emanuelit të Dytë, të cilin romakët në zhargon e quajnë "makina e shkrimit". Kompleksi është zbuluar pas gërmimeve që kishin qëllim ndërtimin e linjave të reja hekurudhore, që duhej të kalonin nëpër qendrën e Romës. Pas zbulimit të kësaj qendre, inxhinierët kanë qenë të detyruar që t'i shtyjnë planet e ndërtimit të dy stacioneve të metrosë në zemër të Romës. Ky zbulim hedh dritë në Hadrianin dhe flasin që e ka adhuruar poezinë - edhe vetë ka shkruar vargje në gjuhë latine dhe greke - dhe se e ka dashur arkitekturën e guximshme, që e dëshmojnë edhe harqet në auditoriumet e larta 11 metra. Aktori grek Tasos Nousias në rolin e Mbreti Zog Foto nga filmi "Arhondi i Fundit" xhiruar në Bullgari
6 E shtunë, 5 janar 2013 POLITIKE Oketa: Administrimi zgjedhor, përgjegjësi direkte e qeverisë Sekretari i Përgjithshëm i FRD, Oketa,tha se përgjegjësia e zgjedhjeve është e qeverisë. Sipas tij, vota masive e 23 qershorit do bëjë ndarjen finale nga modele të tilla që abuzojnë me votën. "Kodi në të gjithë elementët e tij është produkt jotransparent i bisedimeve dhe marrëveshjeve midis dy partive të vjetra politike, PD e PS. Çdo debat dhe mospërputhje në qëndrimet e tyre gjatë zbatimit të Kodit nxjerr në pah shkallën e lartë të mosbesimit e përpjekjeve për të imponuar modele të njëanshme vendimmarrjeje nga një produkt dypartiak konsensual", tha Oketa. Sipas tij, FRD bën publikisht përgjegjës kryesor Kryeministrin dhe mazhorancën në qeveri për të gjithë problematikën e përgatitjes e administrimit zgjedhor. FRD gjykon se pavarësisht nga roli i Kolegjit apo strukturave të tjera të deleguara direkt apo indirekt, në çdo rast të vendimeve problematike, të njëanshme apo minuese ndaj procesit zgjedhor adresimi i duhet bërë qeverisë. FRD garanton anëtarësinë dhe mbështetësit e saj, se pavarësisht problematikave që mazhoranca po krijon në KQZ apo Kolegj, vota masive e 23 qershorit do bëjë ndarjen finale nga modele të tilla abuzuese me zgjedhjet. Në një intervistë për gazetën"Shqiptarja.com", nënkryetari i FRD,Prof.Assoc.Dr. Aleksandër Biberaj tha se në qeveri dhe parlamentin shqiptar shërbimet sekrete serbe dhe greke janë shtruar këmbëkryq. Ai ka deklaruar se nuk do ketë koalicion me PD, PS dhe LSI por vetëm me partitë e djathta dhe të qendrës, për të bërë të mundur rotacionin politik e largimin e Berishës. Jemi në ditët e para të 2013, viti i zgjedhjeve parlamentare. Cili do të jetë aksioni i parë politik i partisë suaj? Pasi kemi perfunduar shtrirjen e FRD-së në nivel kombëtar, kemi parashikuar që këtë vit axhendën politike ta fillojmë duke dialoguar me qytetarët, pra do kalojmë nga takimet me strukturat e FRD në takime të hapura me qytetarë, me qëllim që të dëgjojmë hallet, problemet dhe shqetësimet e shumta që ata kanë, dhe ato pastaj t'i reflektojmë në programin tonë elektoral. Stacioni i parë do të jetë Kruja, ku kemi parashikuar një takim të hapur me qytetarët e Krujës, ditën e hënë me 7 Janar. KQZ është në ngërç e palët akuzojnë njëra-tjetrën. Jeni parti e re, pa anëtar në KQZ e në komisionet vendore. Si mendoni se mund të përballoni tjetërsimin e votës? Është shpejt për të folur për kompozimin e komisioneve vendore të administrimit të procesit zgjedhor si dhe për procesin e ruajtjes së votës. Por jam i sigurtë se do të shfrytëzojmë të gjitha hapësirat juridike e do të marrim të gjitha masat organizative që votat e FRD të ruhen me çdo kusht e me çdo mjet demokratik. Uroj që kryeministri e maxhoranca të mos guxojnë të prekin votën, pasi në rast të kundërt pasojat për ta do të jenë të paparashikueshme e të parikuperueshme. Shteti ligjor do vendoset në Shqipëri, dhe ky shtet do të fillojë të funksionojë që me 24 qershor 2013, kur Shqipëria të ketë një maxhorancë tjetër, dhe të parët që do të shkojnë përpara drejtësisë do të jenë ata që do të tentojnë të deformojnë, fallsifikojnë apo manipulojnë votën popullore të 23 qershorit, kushdoqofshin ata, kryeministra, ministra apo deputetë të sotshëm. Partitë politike referuar dhe Kodit po tentojnë të konturojnë aleancat parazgjedhore. Ju si FRD jeni të përcaktuar për koalicione ndërsa keni shmangur mundësinë e një aleance me PD e PS. Mendoni se mund të krijohet ndonjë pol i qendrës, në përbërje të të cilit të jenë parti të qendrës së majtë dhe të djathtë? Me përjashtim të PS, PD dhe LSI, jemi absolutisht të hapur për koalicione me parti të qendrës së djathtë dhe të qendrës, me qëllim krijimin e një poli politik që të shërbejë si rregullator politik në Shqipëri dhe të jetë një faktor i rëndësishëm i vendimarrjes politike pas zgjedhjeve te vitit 2013. Jam i sigurtë se FRD do të krijojmë nje koalicion të madh, që do të rezultojë fitues në zgjedhjet e ardhshme dhe përcaktues për qeverisjen e ardhshme të Shqipërisë. Si e komentoni vendimin e Kolegjit, që merr kompetencat e KQZ? Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe përbën një puç të pastër institucional, pasi Kolegji Zgjedhor merr atributet e KQZ-së, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me legjislacionin. Ky vendim shërben edhe si këmbanë alarmi për qytetarët, opozitën dhe institucionet ndërkombëtare, se kjo maxhorancë, synon të manipulojë me çdo kusht dhe mjet zgjedhjet, pasi e di se do të pësojë humbje të thellë. Por detyra jonë e përbashkët është që ta ndalim patjetër. Sondazhet më të fundit ju nxjerrin pothuajase në mënyrë të barabartë me partinë e tretë aktuale në Kuvend, LSI. Ekziston ndonjë mundësi koalicioni me këtë parti, apo me AK? S'dëshiroj të komentoj sondazhet e paguara apo sponsorizuara nga partitë e tjera, ato le të merren me sondazhe, ne po punojmë çdo ditë në bazë, derë më derë dhe shtëpi me shtëpi, kjo është deviza jonë, qytetari në qendër të vëmëndjes dhe programit tonë. Me LSI as që bëhet fjalë për koalicion, ndërsa me AK apo me parti të tjera të djathta ka kohë për të folur, aq më tepër që do jenë forumet e FRD që do vendosin në muajt e ardhshëm për koalicionet parazgjedhore. Edi Rama kreu i opozitës më se njëherë ka deklaruar se mbetet i hapur për krijimin e një fronti opozitar për largimin e Berishës, duke përfshirë edhe FRD dhe AK. Ju si parti, e mendoni veten në një front opozitar për largimin e Berishës, me PS pa qënë në koalicion me të? Filozofia e një fronti opozitar është tjetër gjë dhe koalicioni është tjetër gjë. Koalicionin me PS e përjashtojmë, ndërsa për krijimin e një fronti opozitar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor (për aq sa varet nga opozita), për ruajtjen e votës me qëllim garantimin e rrotacionit politik, besoj se ka kohë për të diskutuar. Gjithçka do diskutohet e vendoset në kohën dhe vendin e duhur. Kjo qeveri totalisht e zhytur në korrupsion dhe skandale të njëpasnjëshme, e rrënuar moralisht e politikisht, e tejkonsumuar, e tejamortizuar e totalisht e kalbur, qëndron në këmbë vetëm për shkak të paaftësisë së PS dhe pazareve të përbashkëta politike të kryeministrit me kryetarin e PS. Pasi në asnjë lloj rrethane e në asnjë lloj vendi sadopak demokratik, kjo qeveri nuk rrinte as 24 orë në këmbë. Sikur vetëm për dështimin e trefishtë të marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, kjo qeveri binte çdo vit, që i refuzohej statusi. Gjithsesi, kjo qeveri është e rënë, shumë shpejt do fillojë edhe shpërbërjen. Eshtë krijuar ideja se Berisha e ka të vështirë të dorëzojë pushtetin, dhe sikur të mos ketë votat. Si mund të përballohet një situatë e tillë dhe do preferonit hyrjen në zgjedhje me një qeveri teknike pa Berishën kryeministër? Nëse do të krijohej hapësirë juridike apo politike, zgjidhja më e mirë natyrisht do të ishte që të shkohej në zgjedhje më qeveri teknike, gjithsesi në çfarëdo lloj rrethanash dhe situatash, jam i bindur se këto janë muajt e fundit në pushtet të kryeministrit aktual, pasi s'ka asnjë mekanizëm, asnjë manovër, asnjë algoritëm që e rikonformon atë si kryeministër. Jam i bindur se do të ketë një votë popullore, plebishitare kundër kryeministrit e kupolës së tij të korruptuar në zgjedhjet e ardhshme. Shqiptarët do të votojnë me 23 Qershor për alternativat e reja, duke garantuar edhe rrotacionin politik, aq të nevojshëm, të domosdoshëm dhe të mirëpritur nga qytetarët shqiptarë kudo që janë. Tashmë dhe kryeministri Berisha i ka shtuar tonet nacionaliste, duke kërkuar bashkim kombëtar. Si e vlerësoni një kthesë të tillë të Berishës? Është thjesht një propogandë bajate që s'e beson askush, është mashtrimi i radhës, një flluskë sapuni, pasi dihet tashmë se kryeministrin e qeverinë e tij nuk e lidh asgjë me patriotizmin. Kishte kohë të mjaftueshme gjatë këtyre 8 viteve keqqeverisje për të treguar sadopak respekt për kombin e vet, për qytetarët e vendit të vet, për të treguar sadopak patriotizëm. Bëri të kundërtën, i'u fali për interesa politike territore të tëra fqinjëve helenë me vlerë në miliarda euro, bizneset dhe buxhetin e shtetit e ka vënë totalisht në shërbim të mafies rajonale, kryesisht të asaj serbo-sllave, ka tre vjet që shqiptarëve i'u mohon Europën, ka 8 vjet që e varfëron çdo ditë e Nënkryetari i FRD: Koalicion me partitë e djathta e të qendrës Biberaj: Agjentë serbë në qeveri e në Kuvend "Berisha s'ka shans. Derë më derë për ta larguar" Lajmi Nënkryetari i FRD Aleksandër Biberaj thotë se partia e tij është duke zhvilluar një dialog intensiv derë më derë me qytetarët. Ai tha se Berisha s'ka asnjë shans që të mbijetojë pas 23 qershorit, ndërsa u shpreh për një koalicion të madh fitues me partitë e djathta e të qendrës. ??? TIRANE JAKIN MARENA Manipulimet "Uroj që kryeministri e maxhoranca të mos guxojnë të prekin votën, pasi në rast të kundërt pasojat për ta do të jenë të paparashikueshme e të parikuperueshme. Shteti ligjor do vendoset në Shqipëri, dhe ky shtet do të fillojë të funksionojë që me 24 qershor 2013". "Shërbimet sekrete serbe dhe greke janë këmbëkryq të ulura në politikën shqiptare. Ata janë kudo, në Parlament, në qeveri, në institucione e në parti politike" "Fali për interesa politike territore fqinjëve helenë, bizneset dhe buxhetin e shtetit e ka vënë totalisht në shërbim të mafies rajonale, kryesisht të asaj serbo-sllave" Aleksandër Biberaj ?
15E shtunë, 5 janar 2013W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASH THEMTHE& VITI I RI Orgesa Zaimi feston bashkë me Borën ENEIDA XHELILI Rikthehet në drejtimin e "Rreze Dielli", Anjeza Maja së shpejti projekti i ri Këngëtarja OrgesaZaimi e ka festuar këtë Vit të Ri ndryshe, pasi 2013-ta e ka gjetur si nëna. Ajo duket shumë e lumtur teksa mban në duar Borën e saj të vogël. Megjithatë Orgesa në këtë fillim viti duket se i është rikthyer edhe punës së saj në radio. E duke ju rikthyer punës, ndoshta mund të kemi edhe ndonjë projekt të ri muzikor prej saj. VILDANE ZENELI Nudo edhe për Vit të Ri Meqënëse kjo ështënjë nga fotografitë e saj e preferuara, ka vendosur ta ndajë atë edhe me të githë ndjekësit e saj në Twitter. Në 31 dhjetor modelja Vildane Zeneli, ka postuar këtë fotografi ku shfaqet nudo me një urim special për të gjithë fansat e saj. Modelja kosovare është e njohur për fotografitë e saj nudo, ndaj dhe gjithnjë provokon me format e saj perfekte trupore. Ndërkaq Vildane Zeneli, vazhdon t`i habisë fansat e saj. Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se këtë herë se profesioni i radhës në të cilin do të shohim është ai i shkrimtares Emisioni i mëngjesit nëA1 Report, "Rreze Dielli" ka rinisur pas disa ditëve pushimi me rastin e festave të fundvitit. Surpriza e këtij fillim sezoni ishte rikthimi i moderatores simpatike Eneida Xhelili në prezantimin e programit. Më në formë se kurrë dhe me një model të ri flokësh Xhelili ka vijuar prezantimin e programit krah zonjës Tefta. Eneida ishte larguar gjatë verës për shkak të shtatzënisë së saj. Ajo ka sjellë një vogëlushe të shëndetshme dhe të bukur. Prezantimi i programit pas largimit të Eneidës iu besua bukuroshes Anjeza Maja. Ndërkohë Maja është duke përgatitur një projekt të ri televiziv, i cili do të vijë së shpejti në ekranin e A1 Report. Tradhëton Beyonce me Rita Orën?! REPERI JAY-Z Pasi është përfolur për ndarjennga Rob Kardashian, skandalet nuk kanë të sosur për Rita Orën. Në Twitter këto ditë ka plasur një “lumë” akuzash mes saj dhe një tjetër personazhi publik britanik, siç është Holly Hagan, e cila e ka akuzuar Ritën publikisht se ka fjetur me menaxherin e saj, Jay-Z. Në Twitter Holly ka shkruar se, “Rita ka kaluar natën me Jay-z në Dubai dhe sipas saj Beyonce i ka mohuar këto deklarata. Por vijon Hagan ”edhe mua nëse do të më tradhëtonin, sigurisht që do ta mohoja një fakt të tillë”. Por ky status nuk e ka lenë të qetë këngëtaren kosovare, e cila e ka sulmuar ashpër Holly Hagan. “Kam qëndruar e heshtur përpos gjepurave që një kokë kuqe, si Holly Hagan, ka shkruar për mua dhe familjen time, por tani nuk do ta bëj më”. 21-vjeçarja është shprehur se Hagan është aq e panjohur sa kërkon të bëj emër kundrejt famës së saj. Rita Ora është bërë pjesë e labelit “Roc Nation”, që Jay-Z drejton, para 4 vitesh kur ishte vetëm 18 vjeçe. Ajo është shprehur gjithnjë në media se Beyonce është dhe do të mbetet idhulli i saj në art. Ky lajm është komentuar gjatë edhe në mediat britanike. Rita Ora dhe menaxheri i saj Jay-Z Holly Hagan personazh i reality show në Britani
2 E shtunë, 5 janar 2013 POLITIKE ANALIZA Njazi Jaho analizon procesin zgjedhor, futjen e teknologjisë së re dhe saktëson faktin se duhet një zbatim rigoroz i Kodit për një proces të drejtë zgjedhjesh. Zgjedhjet Lajmi Konstitucionalisit Njazi Jaho ka sqaruar në mënyrë të detajuar të gjithë elementët bazë mbi të cilët duhet të mbështetet KQZ, partitë dhe gjithë organizimi i zgjedhjeve për një proces zgjedhor të drejtë dhe korrekt, më 23 qershor 2013. ??? TIRANE NJAZI JAHO KQZ "Anëtari i KQZ duhet të ushtrojë funksionin e tij në mënyrë të pavarur dhe të votojë në përputhje me ligjin (neni 17, pika 2 e kodit). Anëtari i KQZ mund t'i shprehë falenderimet e tij partyisë që e ka propozuar e Kuvendit që e ka zgjehdur. Por vetëm kaq. Asnjë borxh. Asnjë premtim". Duket pasur parasysh se në të kaluarën për arësye të ndryshme me këto udhëzime nuk janë njohur në kohën e duhur anëtarët e komisioneve dhe grupeve të numërimit Ai që kundërshton me argumente synon zgjidhjen e problemit. Pra s'do të ishte e drejtë etiketimi si "bllokues" apo me tendencë "zvarritjeje". Pak Histori: Në raportin e fundit tëOSBE/ODIHR-it(15 gusht 2-11) lidhurme zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore(8 maj 2011) u rekomandua riformulimi i përbërjes së KQZ me qëllim që të rritej besimi në pavarësinë e tij e zbatimin e paanshëm të Kodit nga ana e tij(shih rekomandimet prioritare fq.33). Qoftë edhe nga përmbajtja e këtij rekomandimi, bëhet e qartë se OSBE/ODIHR gjatë monitorimit kishte arritur në përfundimin se KQZ: a)s'ishte treguar e pavarur, si rrjedhim ishte cenuar besimi ndaj këtij organi më të lartë të zgjedhjeve. b)S'kishte zbatuar në mënyrë të paanshme Kodin. Rekomandimi i mësipërm në fakt nuk u zbatua. Shkaqet e vërteta nuk u bënë publike, "arsyetimi" se tek ne vështirë të ketë persona të pavarur, s'më është dukur bindës. Ndoshta dy partitë më të mëdha politike, PS e PD kanë menduar se ndryshimet që iu bënë Kodit do ndikonin pozitivisht në zbutjen e politizimit të KQZ. Le të shpresojmë. Këtë do ta vertetojë praktika. KQZ E PAANSHME, RIGOROZE NË ZBATIMIN E LIGJIT Ligjbërësi, subjektet zgjedhore dhe zgjedhësit në tërësi, kanë të drejtë të kërkojnë nga KQZ më shumë përgjegjësi, profesionalizëm dhe integritet, pavarësisht se anëtarët e tij janë propozuar nga partitë përkatëse parlamentare të mazhorancës e opozitës. Në betimin që secili anëtar i KQZ ka bërë para Kuvendit, është angazhuar që me të gjitha forcat të kontribuojë në realizimin e zgjedhjeve të drejta, të lira e demokratike, të ruajë pavarësinë në kryerjen e detyrës e të tregojë profesionalizëm në kryerjen e saj(neni 13 i Kodit). Anëtari i KQZ duhet të ushtrojë funksionin e tij në mënyrë të pavarur e të votojë në përputhje me ligjin (neni 17, pika 2 e kodit). Anëtari i KQZ mund t'i shprehë falenderimet e tij partisë që e ka propozuar dhe Kuvendit që e ka zgjedhur. Por vetëm kaq. Asnjë borxh. Asnjë premtim. Autoriteti më i lartë për të është ligji, madje dhe vetë partitë propozuese janë të detyruara që në fazat ndryshme të procesit zgjedhor të zbatojnë ligjin. KQZ e tanishme ka pak kohë që është ngritur dhe funksionon. Nuk do ishte e drejtë të paragjykohej, por përvoja negative e së kaluarës të bën të jesh më i vëmendshëm dhe më kritik ndaj këtij apo atij veprimi që mund të shoqërohet dhe me ndonjë element negativ. Do të ishte gabim të mendohej se çdo gjë mund të shkonte si në vaj. Diskutime, debate dhe kundërshti do të ketë. E rëndësishme është që të mos ketë ndikim partiak. Kodi dhe pse u ka dhënë të drejtë partive politike parlamentare të propozojnë anëtarët e KQZ, ka bërë të qartë rolin e tyre, ashtu siç ka bërë të qartë dhe rolin e përfaqësuesve të subjekteve zgjedhore në KQZ. "Të gjitha veprimet e kryera nga përfaqësuesit e partive parlamentare, theksohet në pikën 4 të nenit 6 të Kodit, konsiderohen sikur të jenë kryer nga vetë partitë politike, me cilësinë e tyre si subjekt zgjedhor". Ata kanë të drejtë të marrin fjalën e të diskutojnë në KQZ, të paraqesin kërkesa, propozime etj. KQZ natyrisht do t'i dëgjojë ato, do respektojë të drejtat që u jep ligji, por në asnjë rast nuk duhet të tregohet e njëanshme. Lidhur me pretendimet e tyre, përparësi ka ligji. KQZ, edhe pse organ shtetëror, kryen funksione thuajse gjyqësore. VOTIMI I CILËSUAR, MOMENT DHE TREGUES I RËNDËSISHËM Sipas nenit 24 pika 1 të Kodit, vendimet e KQZ konsiderohen të miratuara kur votojnë pro tyre jo më pak se 5 anëtarë të KQZ. Këto janë një numër i caktuar vendimesh, si caktimi i mandateve për çdo zonë zgjedhore, caktimi i zonave të administrimit zgjedhor, aktet normative që kanë për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet etj. Vlen të përmendet se KQZ e mëparshme ka miratuar me 4 vota pro dhe akte me karakter normativ, me "arsyetimin" se ato s'janë të natyrës së tillë. Në fakt e vërteta ishte se s'arrihej miratimi i tyre me 5 vota pro. Veprime, qëndrime të tilla ishin krejt të njëanshme e të ndikuara politikisht, pavarësisht se në ndonjë rast gjetën mbështetje dhe nga Kolegji Zgjedhor(raste të tilla janë evidentuar dhe në raportin e OSBE/ ODIHR-it). Ka dhe nene të tjera të Kodit që kërkojnë votim të cilësuar. Mund të përmendim nenin 21 pika 1 të Kodit ku bëhet fjalë për përdorimin e teknologjisë së re të informacionit në indentifikimin e zgjedhësve, numërimin e nxjerrjen e rezultatit zgjedhor, nenin 23 të kodit ku flitet për aktet me karakter normativ që kanë fuqi mbi të gjithë territorin e vendit e që janë të detyrueshëm për të gjithë, nenin 61 të Kodit ku përmenden rregulla të veçanta për kushtet e kontratës e kryerjen e auditimit që duhet të përcaktohen po me akt normativ të KQZ, neni 62 pika 7 e Kodit që me akt normativ KQZ duhet të përcaktojë kriteret e procedurat për bashkimin e qendrave të votimit etj. Debate disi të elektrizuara janë zhvilluar në KQZ lidhur me caktimin e mandateve, caktimin e zonave e për ndonjë çështje tjetër që vendimi duhej të merrej me 5 vota pro. Në raste të tilla, vështirë të përjashtohet dhe ndonjë acarim i përkohshëm që mund dhe duhet ta zbusë forca e argumentit, e ligjit. Kemi mendimin se në raste të tilla kërkohet durim e respekt për fjalën e tjetrit. Ai që kundërshton me argumente synon zgjidhjen e problemit. Pra s'do të ishte e drejtë etiketimi si "bllokues" apo me tendencë "zvarritjeje". Ligjvënësi votimin e cilësuar e ka parashikuar për zgjidhjen e disa çështjeve të rëndësishme. Në këtë drejtim është e nevojshme përpjekja për konsensus gjithmonë në përputhje me ligjin. Pozicionimi i përfaqësuesve të partive politike në KQZ mund të jetë subjektiv e i njëanshëm. Por, kur fjala apo propozimi i përfaqësuesit të partisë(subjekti zgjedhor) ka argumente ligjore, s'ka arësye të mos merret parasysh. Ka persona e ndoshta dhe ndonjë partiak që nuk e do votimin cilësor. Vështirë që këto të kontribuojnë në arritjen e konsensusit. Në fakt marrja e të gjitha vendimeve me shumicë votash do e dëmtonin rëndë procesin zgjedhor aq më tepër kur ne vazhdojmë të kemi KQZ me përbërje relativisht të balancuar politike. Marrja e vendimeve për disa çështje të caktuara me votim pro të jo më pak se 5 anëtarëve të KQZ s'ështe në çdo rast e lehtë. Megjithëkëtë, kam mendimin se pikërisht për këtë arësye(në disa raste dhe për shkak të afateve të ngjeshura) s'duhet të tolerohej dhe të mos zbatohej ky apo ai detyrim ligjor. Nuk e di nëse ka qënë i saktë ose jo njoftimi në media që KQZ në kushtet e pamjaftueshmërisë së kohës nuk zbatoi procedimin ligjore të prokurimit sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor(është fjala për zbatimin e dispozitës ligjore për teknologjinë e re në qarkun e Tiranës dhe të Fierit). ZBATIMI I TEKNOLOGJISË SË RE KËRKON VËMENDJE TË VEÇANTË Teknologjia e re që për herë të parë do zbatohet në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 do të bëjë me verifikimin e identifikimit të dokumentit zgjedhor e numërimin e votave. Kam përshtypjen se për këtë projekt pilot do duhej një studim më i thellë e më i detajuar, madje mendoj se më të qarta mund të ishin formulimet e dispozitave ku bëhet fjalë për këtë çështje. Kjo mendoj se është një nga arësyet që kërkohet vëmendje e veçantë nga KQZ. Suksesi i zbatimit të kësaj teknologjie kushtëzohet nga një seri faktorësh. Rezultati pozitiv do inkurajonte e justifikonte shtrirjen e tij në të ardhmen edhe në qarqe të tjera. Mendoj se është e drejtë që me ligj janë parashikuar defektet e mundshme në funksionimin e pajisjeve si dhe mënyrat ose procedurat që duhen zbatuar në raste të tilla. Si mjet parandalues është parashikuar që jo më vonë se 23 marsi 2013, 90 ditë para zgjedhjeve në prani të përfaqësuesve të partive të vëzhguesve dhe të medias, të zhvillohet një provë e plotë duke stimuluar një numërim real. Pikërisht kjo provë mendoj se duhet të jetë rigoroze, ashtu sikurse duhet të jetë objektiv, i saktë e i plotë dhe raporti që do përgatiste KQZ dhe që do shqyrtohej me seancë publike. E theksoj të nevojshme të përmend gjithashtu se sipas ligjit KZAZ është plotësisht përgjegjëse për mbikqyerjen e veprimeve të personelit SEN për vendimarrjen në lidhje me fletët e votimit e pavlerësuara kontrollin e regjistrimit të çdo të dhëne në SEN dhe nënshkrimin e tabela të rezultatit. Në këtë vështrim, bëhet i qartë fakti se sa i rëndësishëm është krijimi në kohë i KZAZ e trajnimi cilësor i anëtarëve të tyre. Vëmendje të veçantë mendoj se duhet të tregohet për ato ZAZ që do funksionojnë në Tiranë e Fier ku do zbatohet teknologjia e re. Nëpërm“Anëtarët në shërbim ligjit dhe jo të partive” KQZ organi më i lartë i administratës zgjedhore ? Në foto: Njazi Jaho
4 E shtunë, 5 janar 2013 EKONOMI Kontrolli i Shtetit çon Vasil Bollanon në Prokurori Kontrolli i Lartë i Shtetit çon nëProkurorinë e Vlorës ish-kreun e bashkisë së Himarës, Vasil Bollano dhe ish-drejtorin e urbanistikës, nën akuzën se kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej më shumë se 40 milionë lekësh. Bollano është përgjegjës edhe për mosarkëtimin e taksave lokale në një vlerë prej më shumë se 87 milionë lekësh. Nga auditimi i KLSH në bashkinë e Himarës ka rezultuar se për 22 raste, lejet e ndërtimit janë shqyrtuar dhe miratuar 6 muaj pas vendimit për miratimin e lejes së sheshit të ndërtimit, veprim ky në kundërshtim me ligjin e Urbanistikës. Për 59 raste janë pranuar kërkesa për miratim të lejes së sheshit dhe lejes të ndërtimit pa titull pronësie nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në një tjetër auditim ka rezultuar se ish-kryetari i Bashkisë Këlcyrë ka lidhur 28 kontrata shitje trualli pa asnjë titull ligjor pronësie. Edhe në këtë rast, KLSH ka bërë kallzim penal për shpërdorim detyre, që i është përcjellë Prokurorisë së Tiranës, për ish-kryetarin dhe për ish-përgjegjësin e sektorit të financës pranë bashkisë së qytetit jugor. Taksat, s'i paguan shteti e ‘mbreti' Dhjetëra mijëra makina qarkullojnë pa likuiduar detyrimet e s'i ndalon kush; pronarë rezultojnë qytetarë, por edhe institucione, ambasada, madje edhe komunitete fetare Presidenti, kryeparlamentarja e deputetët, evazion për automjetet Institucioni Drejtori Pinari: Debitorët harrojnë ose nuk kanë para ??? TIRANE Në disa raste llogaritarët në një institucion shtetëror thjesht mund ta harrojnë të paguajnë taksën ose atyre u mbarojnë fondet". Ka deklaruar kështu dje drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transortit Rrugor Arben Pinari. Sipas tij, në disa raste fjala është për persona që nuk i përdorin më automjetet, por nuk kanë kryer çrregjistrimin përkatës, i cili kushton vetëm 600 lekë". Sipas Pinarit, "regjistri ynë përditësohet çdo ditë përgjatë gjithë vitit". Agjencia vetë nuk mund të mbledhë drejtpërsëdrejti taksat e papaguara, shpjegon ai më tej, duke shtuar se se çdo vit u dërgon listën e debitorëve Tatimeve, për t'u siguruar se ato do të mblidhen. "Ne jemi të detyruar me ligj ta dërgojmë listën te Tatimet, të cilat duhet të nisin procedurat për mbledhjen e boxheve përmes urdhrave të sekuestrimit ose duke i dërguar emrat e tyre te Policia e Shtetit," tha ai. Sipas Pinarit, një pjesë e taksave të papaguara lidhen me makina që nuk ekzistojnë, por që pronarët e tyre nuk i kanë çrregjistruar; gjithsesi, ai tha se raste të tilla përfaqësojnë një pjesë të vogël. Pinari shpjegoi se problemet me institucionet shtetërore, të cilat përfaqësojnë një pjesë të vogël në listë, lindin jo vetëm për shkak se ato nuk paguajnë taksat, por për shkak se në disa raste as nuk shqetësohen të çrregjistrojnë makinat që janë çuar për skrap. Sipas ligjit, të gjithë qytetarët që janë pronarë automjetesh duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me pagesat e taksave të përvitshme të automjeteve; çregjistrimin e perkohshëm të mjeteve në pronësi të tyre brenda 10 ditëve, kur nuk e kanë atë në përdorim për një periudhë të caktuar, apo çregjistrimin e përhershëm kur qytetari e ka nxjerrë mjetin jashtë qarkullimit. Po kështu, edhe për ndryshimin e pronësisë së tij në organet kompetente, brenda 10 ditësh nga kalimi i pronësisë nga njeri pronar në tjetrin, nëpërmjet akteve juridike. Në rast të kundërt, mjeti mund të bllokohet edhe pas një kontrolli të thjeshtë policie në rrugë. AUTOMJETE DHE PRONARË QË REZULTOJNË ME DETYRIM FISKAL ??? TIRANE GENC KONDI ...qarkullojnë pa shlyer detyrimet është jashtëzakonisht i madh, aq sa vetëm më gjobitjen e tyre qeveria do të rregullonte disi të ardhurat në rënie të lirë të buxhetit. Kjo del nga lista që publikohet automatikisht nga shërbimi i Drejtorisë së Transportit Rrugor. Kjo listë është “fshirë” dje nga faqja zyrtare e internetit e këtij institucioni. Sipas saj, ata që e shkelin rregullin e pagesës së taksës janë jo vetëm qytetarët, por edhe njerëz të veshur me pushtet, që duhet të kërkojnë nga të tjerët që të zbatojnë ligjet e jo më t'i shkelin ato. Në këtë listë ndodhen emrat e 45 deputetëve, katër ministrave, kryetares së Kuvendit, presidentit të Republikës, si dhe një numri të madh institucionesh vendore e qendrore, duke filluar nga drejtoritë e policisë së shtetit në qarqe, Shërbimit Informativ Shtetëror, gjykatave, prokurorisë. Në listë figuron edhe i ndjeri "mbreti" i shqiptarëve me tri automjete, të cilave nuk u janë paguar taksat. Nën emrin e Leka Zogut I dalin targat TR 9820 J e TR 0674 H, për të cilat që nga viti 2009 nuk janë paguar taksa, ndërkohë që për automjetin tjetër në pronësi të tij TR 0675 H nuk është paguar taksa që nga 2010-a. Trashëgimtari i tij, që është edhe këshilltar aktual i presidentit të Republikës, nuk ka marrë mundimin të shlyejë detyrimet ndaj shtetit për këto makina. Por, një gjë të tillë nuk e ka bërë, për mjetin e tij personal me targë TR 3885 S, as shefi i tij në Presidencë, vetë kreu i shtetit Bujar Nishani, që rezulton debitor nga viti 2010. Po kështu, në listën e debitorëve është edhe vetura me targë TR 1995 L e Jozefina Topallit, si dhe ajo TR 8426 N e personit që më shumë se kush duhet të ngrejë zërin për respektimin e pagesës së detyrimeve fiskale: ministrit të Financave Ridvan Bode. Kjo makinë nuk ka paguar asnjë taksë nga viti 2009. Ajo që e bën më qesharake situatën e mësipërme është fakti që janë edhe dy makina, me targë përkatësisht TR 8601 T dhe TR 8602 T, në pronësi të Drejtorisë së përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për të cilat ky institucion nuk paguan taksë nga viti 2010, megjithëse i nxjerr këto targa vetë në listën e debitorëve. Listën e "nderojnë" me praninë e tyre edhe targa të mjeteve të Prefekturës, Bashkisë, OST-së apo KESH-it në Shkodër; Drejtorisë Tatimore Dibër; Prefekturës apo Policisë së Qarkut Kukës; Prefekturës Durrës, por edhe të Autoritetit Portual të këtij qyteti. Ndërkohë, nuk mungojnë edhe gjykata e Durrësit, prokuroria e Kukësit, apo drejtoria e përgjithshme e Burgjeve në Tiranë. Nën shembullin e institucioneve laike, debitorë figurojnë Kisha Ortodokse, Komuniteti Mysliman, Kryegjyshata Bektashiane, Motrat Engjëllore të Shën Palit apo Motrat Baritore. Por, ka edhe mjete të ambasadës amerikane apo palestineze që nuk paguajnë detyrimet. vijon nga faqja 1 Arben Pinari ? TR0231F Sadri Ismail Abazi 2005 ? TR7170F Arben Novruz Ahmetaj 2008 ? TR5110K Ilir Andrea Bano 2005 ? TR2909L Besnik Mitat Baraj 2010 ? TR3885S Bujar Faik Nishani 2010 ? TR2800S Koço Spiro Barka 2010 ? TR5508J Fatos Asllan Beja 2009 ? TR0402M Marko Naun Bello 2006 ? TR8426N Ridvan Vait Bode 2009 ? TR9839J Luçiano Dhimitër Boçi 2005 ? TR2571U Erion Mirdash Braçe 2010 ? TR2155N Raimonda Skënder Bulku 2010 ? TR1490I Aldo Tonin Bumçi 2010 ? TR5390U Ramiz Myftar Çobaj 2010 ? TR0566L Arben Kristaq Çuko 2010 ? TR0902L Arta Agim Dade 2005 ? TR2942I Alfred Maliq Dalipi 2010 ? TR1497T Ndrec Ndue Dedaj 2010 ? TR6444U Mesila Fatmir Doda 2010 ? TR8767D Asllan Shaban Dogjani 2009 ? TR1853L Tom Gjek Doshi 2010 ? TR7746T Vangjel Jorgo Dule 2010 ? TR4254F Besnik Xhafer Dushaj 2009 ? TR8575T Damian Lek Gjiknuri 2010 ? TR3182S Sybi Reshit Hida 2010 ? TR2191L Shpëtim Hysni Idrizi 2007 ? TR8787N Arben Astrit Isaraj 2007 ? TR7077F Gjovalin Pjetër Kadeli 2009 ? TR2422M Fatbardh Agim Kadilli 2010 ? TR8788T Ndue Marash Kola 2010 ? TR5560J Valentina Abedin Leskaj 2009 ? TR4184J Shegush Osman Ligori 2009 ? TR3148N Mark Pjetër Marku 2008 ? TR5949L Florjon Prokop Mima 2010 ? TR8808T Qemal Tahir Minxhozi 2010 ? DR0350F Gazmend Nuri Oketa 2010 ? TR0003N Sokol Vangjel Olldashi 2009 ? TR0055T Ndue Llesh Paluca 2009 ? TR8362N Dashamir Myslim Peza 2008 ? TR8419L Dritan Vlash Prifti 2010 ? TR0008N Xhemal Myslim Qefalia 2007 ? TR6194F Eduart Pajtim Shalsi 2003 ? TR4281P Tritan Masar Shehu 2010 ? TR7922K Luan Shyqyri Skuqi 2005 ? TR1581M Paulin Nikollë Sterkaj 2006 ? TR5385U Vangjel Llambi Tavo 2010 ? TR0379R Dashamir Mehmet Tahiri 2009 ? TR1995L Jozefina Filip Topalli 2010 ? TR6767N Arenca Vehbi Trashani 2007 ? TR1600R Fatmir Sezai Xhafaj 2010 ? TR2107L Luiza Mihal Xhuvani 2009 ? TR0674H Leka I Zogu 2009 ? TR0675H Leka I Zogu 2010 ? TR9820J Leka I Zogu 2009 ? TR1088J Spartak Ngjela 2006 Faksimile e listës së qytetarëve dhe subjekteve debitore ndaj Drejtoris ë së Shërbimit të Transportit Rrugor për mospagim të taksave vjetore Reagimi “Automjeti për shkaqe objektive nuk është përdorur asnjëherë nga Presidenti Nishani. Megjithatë taksat për të janë paguar rregullisht deri në vitin 2011. në vitin 2012 pronësia e tij i ka kaluar një personi tjetër ”, deklaroi në emër të Nishanit, zëdhënësja e Presidencës Irma Toptani.
11E shtunë, 5 janar 2013 SOCIALE Skamje, Altin Masha: Nuk kemi asgjë të hamë “Nuk bëjmë autopsinë e Arselës” Prindërit e 7-vjeçares, akuzojnë mjekët për neglizhencë. Ata shprehen kundër zhvarrosjes së fëmijës së tyre, sepse vogëlushja vdiq në duart e bluzave të bardha Apeli i prindërve në “Urbanika” në A1 Report, 10 ditë pas vdekjes së vajzës LAJME SHKURT Rregullat e reja Matura shtetërore pëson ndryshimezëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata thotë se maturantët nuk mund të zgjedhin si provime dy gjuhë të huaja të para. " Në këtë vit është standardizuar. Çdo maturant ose kandidat për maturant do të zgjedhë dy lëndë ne provimin me zgjedhje. Nuk mund të marrësh tek menyja e lëndëve me zgjedhje gjuhë e huaj, s'mund të marrësh atë që quhet gjuhë e huaj e parë dhe gjuhë e huaj e dytë. Do të thotë në qoftë se do të zgjedhësh një gjuhë të huaj që është e parë dhe një gjuhë e huaj që është e dytë që zhvillohet në shkollë. Pra nuk mund të marrësh dy gjuhë të huaja të para dhe dy të nivelit të dytë", sqaron Shamata. Por ndryshme në krahasim me vitet e mëparshme në maturën shtetërore do të këtë edhe në mënyrën e plotësimit të formularëve. Këtë vit, përveç formularit A1, në mënyrë elektronike do të plotësohet edhe formulari A3. "E dyta e rëndësishme është që ne do të fillojmë këtë vit të plotësojmë në mënyrë elektronike formularin A1. Formulari A1 ka të bëjë me zgjedhjen e lëndëve në provimin me zgjedhje", tha Shamata. Ndryshimet ne Maturën Shtetërore pritet te sjellin përmirësimin e nivelit të rinjve që do të ndjekin arsimin e lartë. Por sipas zyrtarëve të ministrisë këtë vit pritet që në vendet ku do zhvillohen provimet e maturës shtetërore, për aq orë sa ai do zhvillohet do të ndërpritet edhe vala e telefonisë celulare. Kjo për arsye që nxënësit mos të kenë mundësi komunikimi me personat jashtë provimimit. Në maturën shtetërore këtë vit nuk do të jepen më shumë se dy provime, nga 3 që ishin vitin që shkoi. Sipas Udhëzimit 35, i datës 27 nëntor 2012, konsiston në këto gjëra: Së pari është minimizuar menyja e lëndëve me zgjedhje. Në kuptimin që, asnjë lëndë nuk është lënë pa u marrë në konsideratë, sepse nxënësit kanë bërë përgatitje për 1,2 ose 3 vite ??? TIRANE Lajmi Prindërit e Arsela Vladit, 7-vjeçares e cila vdiq në QSUT nuk pranojnë që asaj ti bëhet autopsia, pasi sipas tyre çdo gjë është e shkruar në letër. Ata thonë se ende nuk e kanë kaluar tronditjen që pësuan. ??? TIRANE E kisha si dritë, të më ikte kështu. Të luftojmë për këto që kemi gjallë të venë një rregull më të mirë, se njerëzimi mbahet në këmbë nga mjekësia Skamja është e vetmja fjalë që mund tëpërshkruajë jetesën e familjes së Haxhi Mashës në fshatin Mazhe të Krujës. Familja prej gjashtë anëtarësh nuk ka asnjë burim të ardhurash, ndërsa nuk përfiton as përkrahje sociale nga komuna e Bubqit. Kjo familje mbijeton vetëm me ndihmat që ofrojnë shoqatat e ndryshme humanitare për familjet në nevojë. Kryefamiljari i shtëpisë, Haxhiu është i sëmurë dhe trajtohet herë pas herë në spitalin e Krujës. Bashkëshortja e tij, Xhemile Masha, e cila prej kohësh mjekohet për probleme psikike përpiqet të rrëfejë peripecitë me të cilat përballet kjo familje e varfër. "Nuk kam asgjë, asnjë lloj ndihme", thotë Xhemile Masha. Ndërkohë që Altini, djali i tyre 13 vjeçar i cili mes shumë vështirësish ndjek klasën e gjashtë pohon se prej kohësh nuk ushqehet mjaftueshëm. "Jetojmë në kushte shumë të vështira. Nuk kemi asgjë të hamë. Nuk na jep njeri asnjë ndihmë. ushqehemi me bukë thatë dhe kur na jep njeri ndonjë pako makarona", thotë Altini, 13 vjeçar. Varfëria e ka detyruar këtë familje që një nga fëmijët e saj ta strehojë në fshatin e fëmijëve "Betania", ku strehohen fëmijët jetimë. Kanë kaluar 10 ditë pasngjarjes së rëndë nëspitalin e pediatrisë në kryeqytet, ku humbi jetën vogëlushja 7 vjeçare Arsela Vladi. Gjithçka që familjarët kërkojnë është drejtësi. Ilir Vladi, babai i 7 vjeçares, shprehet se familja ende nuk e ka kaluar tronditjen pas ngjarjes së rëndë së 27 dhjetorit dhe kujton se kishin besuar se mjekët do bënin të pamundurën prandaj dhe nuk kishin ndërhyrë natën kur vajzës iu rëndua gjendja shëndetësore. "Nga besimi që kishim për mjekët, nuk kishim pse të ndërhynim në asnjë mënyrë. Analizë pas analize." tregon Ilir Vladi për emisionin Urbanika të Tv A1 Report. Ai kujton se mbrëmjen e 27 dhjetorit disa analiza i kishin bërë vetë jashtë spitalit por dhe ilaçet që nuk ndodheshin në spital kishin dalë për t'i blerë në farmaci. "Nuk mund të akuzojmë se nuk janë lodhur, por nuk mund të dimë se çfarë kanë bërë. Në fillim nuk bënë maksimumin, pastaj ishte e kotë."- tregon Ilir Vladi për emisionin Urbanika të Tv A1 Report. Gjithçka erdhi nga neglizhenca, shprehet nëna e Arselës, Alma Vladi, e cila pohon se çfarë iku nuk kthehet më por të paktën të mos përsëritet, që fëmijë të tjerë të mos kenë fatin e Arselës së saj. "Krimi më i madh që mund të bëhet është tek fëmijët. E kisha si dritë, të më ikte kështu. Të luftojmë për këto që kemi gjallë të venë një rregull më të mirë, se njerëzimi mbahet në këmbë nga mjekësia." Prindërit e vogëlushes nuk pranojnë ti bëhet autopsia " Mjekësia ligjore nuk kanë çfarë autopsie ti bëjnë Arselës. Mjekësia e filloi me neglizhencën e mjekut të lagjes, pastaj edhe të pediatria e Spitalit të Durrësit, nuk u ndoq rasti sipas procedurave që ka një spital. Për gati 10 orë Arsela u mjekua pa asnjë analizë, kur i kërkuam mjekut të shkonte ta vizitonte ai nuk erdhi në kohën e duhur, por pas orën 8 e 30, 9:00. Analizat i dolën në orën 9 e 30 dhe në orën 10:00, e kanë nisur me urgjencë për në Tiranë. Nuk e di çfarë autopsie kërkon mjekësia më tepër nuk e di, cila është autopsia e mjekësisë. Pas orës 2 në që unë e çova në pediatrinë e Tiranës, Arsela ka pasur zemrën që i ka punuar. Ata le të bëjnë autopsi në mjekësi, nëse këtë nuk janë të gatshëm të bëj një autopsi jam unë i gatshëm të bëj autopsi. Arselës i humbën ëndrrat e veta, i morën jetën, shprehen prindërit të pikëlluar në emisionin "Urbanika" Prindërit kanë kërkuar ndërhyrjen e Avokatit të Popullit, ndërsa ky i fundit ka kërkuar hapjen e çështjes nga prokuroria e cila tashmë ka nisur hetimet për ngjarjen. ? Fier, vidhen pompat e ujit Mbi 1 mijë banorë komunës Libofshë të Fierit, kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Shkak është bërë vjedhja e statorëve të katër elektromotorëve të pompave në stacionin e fshatit Agim. Grabitësit kanë prerë kyçin e portës të stacionit të pompave dhe kanë çmontuar pjesët më të vlefshme të tij për skrap. Dyshohet që dëmi me vlerë të madhe financiare dhe me impakt në 1 mijë banorë të zonës të jetë shkaktuar nga persona që kanë pasur dijeni për vlerën e materialeve që ndodheshin brenda stacionit të pompimit ndaj edhe policia i ka përqendruar hetimet tek banorët e zonës përreth. Ky është rasti i katërt i vjedhjes së këtij nënstacioni. ? Fluks në pikën kufitare të Kukësit Pikat kufitare të qarkut të Kukësit, janë duke përballuar një fluks të madh hyrjesh të shtetasve kosovarë. Mëngjesin e djeshëm, pikëkalimi kufitar i Morinit ka shënuar një fluks të ngjashëm me atë të ditëve të sezonit turistik. Vetë udhëtarët thonë, se radha fillon, qe nga rruga hyrëse e pikës kufitare të Vërmicës, e deri në doganën e Morinit. Duke parë fluksin në rritje, të hyrjes së shtetasve kosovarë, specialistët e kufirit dhe migracionit kanë shtuar numrin e sporteleve. Nga tre sportele ,që punojnë çdo ditë, sot është punuar me pesë sportele. Më datat 2 dhe 3, kanë hyrë, mbi shtatë mijë shtetas. Ndërkohë, që nga mesnata, e deri në mesditën e sotme, kanë hyrë 1500 shtetas me 800 automjete të cilët i drejtohen më pas kryesisht portit të Durrësit për tu kthyer në vendet ku punojnë dhe jetojnë. Matura shtetërore, vetëm një gjuhë Në foto: (Majtas) Arsela Vladi (Lart) Prindërit e vajzës Ilir dhe Alma Vladi
E-mail: thashethem@shqiptarja.com THASH THEM& WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com VITI II, NR. 01 E shtunë, 05-01-2013 FLAKA KRELANI Rikthen Rikthen vitet ‘60 në vitet ‘60 në koncertin livekoncertin liv MODELJA ME SHQIPTARE NUDO EDHE PER VIT TE RI “2013-ta do të jetë viti im i surprizave” “E vërteta e “E vërteta propozimit propozimitqë më erdhi për martesë”për martesë Jay-Z Ja tradhëton Beyonce me Rita Beyonce me Rita Orën?! AGNESA VUTHAJVipat që punuan dhe ata që pushuandhe ata që pushua Eneida Xhelili rikthehet Eneida Xhelili rikthehet në “Rreze Dielli”në “Rreze Dielli Adelina Ismaili, Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi “ndezin” Kosovën. Dubai preferohet nga artistët shqiptarë Moderatorja Anjeza Maja së shpejti do të vij me një program televiziv në ekranin e A1 Report FESTAT E FUNDVITIT VILDANE ZENELI VILDANE
5E shtunë, 5 janar 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti "SALAJ" ju vjen në ndihmë në këto shërbime: ? Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. ? Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. ? Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. ? Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website: www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Gjykata vendos gjobë të re 3 milionë euro ndaj CEZ-it Një tjetër vendim i Gjykatës së rrethitgjyqësor Tiranë, i shpallur ditën e fundit të vitit 2012 urdhëron CEZ shpërndarje sh.a. që t'i paguajë OST-së një faturë të konsiderueshme prej mbi 409 milionë lekësh. Vendimi është dhënë më 31 dhjetor nga gjyqtari Ardian Kalia. Urdhërekzekutimi ka lidhje me padine civile nga Operatori i Sistemit te Transmetimit që i kërkoi gjykatës në fund të dhjetorit të japë urdhër-ekzekutimin për pagimin e faturës tatimore të transmetimit të energjisë elektrike për CEZ-in, me vlerë të palikuiduar prej kësaj kompanie prej 409.462.266 lekësh. Gjykata është shprehur se kërkesa pranohet, referuar ligjit, ku përcaktohet se "fatura tatimore e energjisë elektrike është titull ekzekutiv dhe ngarkohet zyra e permbarimit per ekzekutimin e saj". Gjatë muajit dhjetor gjykata vendosi edhe bllokimin e llogarive dhe aseteve të CEZ-it me vlerë mbi 2 milionë e 531 mijë euro, me kërkesë të një shoqërie rumune, sipas të cilës CEZ nuk i ka shlyer detyrimin. Aktualisht kompania CEZ ka të hapur edhe një tjetër proces civil në gjykatën e kryeqytetit. Kryeministri "i jep fuqi" ligjit të padekretuar Berisha paraprin Nishanin për TVSH Edi Rama: Na kopjoi formulën e taksimit Lajmi Kreu i qeverisë nuk ka pritur dekretimin e ligjit që lejon ndryshime në aplikimin e TVSH-së nga presidenti, duke deklarua, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se ai ka hyrë tashmë në fuqi ??? TIRANE GENC KONDI Taksat Berisha deklaroi dje se heqja e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet është akti më madhor i qeverisë së tij në fushën e financave publike, pas vendosjes së taksës së sheshtë në masën 10 për qind Interkonjeksioni Kosovë, tri kompani serbe përfituan nga bllokimi Dy kompanitë serbe të energjetikës, "Gen"dhe "Rudnap", janë shpallur fitues të tenderit për furnizim me energji elektrike deri në muajin maj 2013, kur shpërndarja kalon në pronësi të kompanisë private turke "Çalik&Limak" - shkruan e përditshmja kosovare "Zëri". Sipas saj, Korporata Energjetike e Kosovës, gjatë vitit 2011, tri kompanive serbe të energjetikës, përmes tenderave, u ka dhënë më shumë se 56 milionë euro për import të energjisë. Më 11 janar të vitit 2011, KEK-u ka lidhur kontratë me kompaninë "GENI Beograd & Tirana", me seli në Beograd, për furnizim me energji emergjente për periudhën janar-dhjetor të vitit 2011. Vlera e kësaj kontrate ka qenë 33.248.000 euro. Po kështu, nga bllokimi që bëri qeveria shqiptare për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit më Kosovën, përfituan, veç saj, edhe kompanitë "RUDNA Grup Ad" dhe "EGL". Gazeta e Prishtinës ka qenë e para në Kosovë që ngriti zërin kundër përfitimeve nga ekonomia e Serbisë prej anulimit të tenderit të linjës 400 kilovolt Tiranë-Prishtinë, duke akuzuar fitime për familjen e kryeministrit Berisha. ??? TIRANE LAJME SHKURT Kryetari i Këshillit tëMinistrave Sali Berishaka "kapërcyer" kompetencat e veta ditën e djeshme, kur, gjatë mbledhjes së rradhës së qeverisë, ka deklaruar se ligji që ndryshon regjimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar ka hyrë tashmë në fuqi. Ligji 125/2012, i miratuar në Kuvend më 20 dhjetor 2012, deri ditën e djeshme nuk rezulton të jetë dekretuar nga presidenti i Republikës, gjë, pa të cilën, nuk ka se si të hyjë në fuqi dhe për një gjë të tillë nuk mjafton deklarata e kryeministrit të vendit. Për më tepër, që ai të hyjë në fuqi, kërkohet edhe miratimi i disa VKM-ve. Nga ana tjetër, Berisha deklaroi dje se qeveria "heq TVSH-në", por ligji i ri në fakt nuk është kaq i thjeshtë. Ai eliminon pagesat e TVSH-së për makineri e pajisje që importohen, vetëm në rast se ato kalojnë vlerën e 500 milionë lekëve të vjetra ose 500 mijë dollarëve amërikanë. Sipas ekspertëve fiskalë, nuk bëhet fjalë për heqje totale të TVSHsë, ndërkohë që ky akt nënkupton skemën e shtyrjes së pagesës deri në 12 muaj, që në fakt ka qenë në fuqi edhe më parë, por thjeshtohet. Lidhur me ligjin e ri, ka reaguar dje kreu i PS Edi Rama, i cili ka thënë në Tëiter: "Kryeministri vazhdon kopjimin e programit tonë me heqjen e TVSH-së për makineritë e me sportin si urë bashkimi kombëtar...E inkurajoj të kopjoje më tej". PBB Ndërtimi dhe transporti vijojnë rënien e pandalshme, ndërkohë që ka përmirësim të shifrave të afarizmit gjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar për industrinë e bujqësinë. INSTAT ka publikuar statistikat zyrtare lidhur me ndryshimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të cilave PBB rezulton në rritje në masën 2.7 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të një viti më parë. Në këtë mënyrë, mesatarja e vlerësimit zyrtar për rritjen ekonomike për nëntë muaj është 1.53 për qind, ndryshe nga pohimet tepër ambicjoze të mëparshme. ? Depozitat, 20 milionë euro më pak në nëntor Depozitat në sistemin bankar shënuan një rënie gjatë muajit nëntor 2012 me rreth 20 milionë euro bënë të ditur statistikat mujore të Bankës së Shqipërisë, një rezultat disi suprizë ky, duke pasur parasysh tendencën pozitive që kanë pasur depozitat përgjatë pothuajse gjithë këtij viti. Ndikimin më të madh e ka dhënë tërheqja e depozitave në valutë, si nga individët ashtu dhe biznesi. Këto ranë me 5.1 miliardë lekë në nëntor, në krahasim me një muaj më parë, nga të cilat bizneset (korporatat e tjera jofinanciare) i ulën depozitimet e tyre me rreth 5 miliardë lekë. Nga ana tjetër, edhe depozitat në valutë të individëve kanë rënë me rreth 2 miliardë lekë, për herë të parë në tre vitet e fundit. ? Bllokohet ndërtimi, rënie drastike e lejeve Numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa gjatë tremujorit të tretë 2012 është 37, nga të cilat 27 leje janë miratuar për ndërtesa banimi dhe 10 për ndërtesa të tjera si hotele, ndërtesa tregtare, etj. Në total, për 9 mujorin për ndërtesa të reja janë dhënë gjithsej 74 leje ndërtimi në të gjithë Shqipërinë, në një kohë që vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2011 ishin dhënë në të gjithë vendin 670 lekë dhe në tremujorin e tretë të po atij viti u dhanë 285 leje. Bizneset e ndërtimit në Tiranë vazhdojnë të jenë në krizë. Për to janë dhënë vetëm 6 leje ndërtimi për 9-mujorin. ? Konkurrenca nis hetimin në telefoninë celulare Autoriteti i Konkurrencës njoftoi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e e telefonisë celulare me pakicë me parapagesë, pasi, sipas informacioneve të saj, në këtë treg kohët e fundit janë vënë re shenja sjelljeje potencialisht antikonkurruese të një ose disa operatorëve të pranishëm në tregun vendas, që mund të kenë si qëllim ose si pasojë kufizimin e konkurrencës së lirë dhe efektive. Periudha e hetimit do të jetë nga janari deri në nëntor 2012.
21E shtunë, 5 janar 2013 KULTURE gënjimin e beut nga parlamentarët qesharak, e çapaçulë. Në film jepet qëndrimi, ku vet anglezët akuzojnë për barbari ushtarakët e tyre, kur grekët po nga grekët akuzohen për plaçkitje dhe terror në jug të Shqipërisë, kosto e cila është përballuar vet nga këto vende që konstatojnë dhe akuzojnë gjithashtu bëmat e të vetëve, të njohura, por të papranuara deri më tani! Filmi shkon në mënyrë kronologjike, qysh nga ardhja e Zogut dhe dëbimi i Nolit, pritja qetë e Nolit, e deri në ditët e pushtimit të Shqipërisë, qëndresën e popullit shqiptar. Sekuencat filmike japin gazetaren amerikane, duke transmetuar direkt nga fronti i luftës luftëtarët shqiptarë që çliruan vendin e vet, pa ndihmën e ushtrisë ruse dhe asaj amerikane. Gjatë transmetimit të kronikës së luftës, plumbi bie mbi gazetaren amerikane, e cila vdes duke transmetuar rezistencën e shqiptarëve! Kronologjia e filmit mban peng shikuesit. Dhe papritur vjen me figurën e Enver Hoxhës, i cili cilësohet në këtë film përtej imagjinatës së çdo shqiptari, vlerësohet maksimalisht, si udhëheqës i popullit shqiptar. Përkundër dyshuesve dhe mosbesuesve fanatikë, ngrihet verdikti i filmit për figurën shumëdimensionale të E.Hoxhës, të paraqitur si udhërrëfyesin e popullit shqiptar dhe shqiptarët të mbetur në udhëkryq. FILMI DHE FIGURA E AHMET ZOGUT Filmi i 6 vendeve përcjell mesazhin e vonuar ndoshta, se shqiptarët janë sa të varfër dhe fisnikë aq dhe liridashës, sa të urtë dhe të duruar aq të drejtë dhe luftëtar. Zylfiakar beu, personazhi kryesor në këtë film, kur po kthehej nga liqeni i bukur, thuhet- Prespa pa në qiell një shqiponjë. Ai ia tregon të birit, 8vjeçar me gisht. Shiko atë shqiponjën atje në qiell; "Shqiptarët besojnë se janë bijë të shqiponjës, ndaj janë kaq krenarë" Një shqiptar me banim prej 60 vjetësh në Athinë dhe antikomunist duke komentuar këtë film u shpreh i befasuar, sepse në përgjithësi komuniteti shqiptar i Greqisë kur filmi u nis të shfaqej, kishte rezerva të mëdha se mos kishin filluar shpifjet kundër shqiptarëve. Por ky film ka të dhëna kaq të rrepta historike, sa na bën të dridhemi kur shikojmë se të huajt flasin kaq lartë, për ato gjëra që ne vetë i fshehim. Ahmet Zogu (njerëzisht mua më vjen shumë keq) paraqitet në këtë film si tradhtar që braktisi vendin e tij, duke kërkuar strehim politik në Greqi. Për Zogun kisha një admirim të madh, sepse mendonim dhe thoshim se Zogu arriti të bënte një Shqipëri me dobësitë dhe marrëzitë e tij. Bëri shtet shqiptar. Pavarësisht jam kundër monarkisë dhe nëse i ngarkohej një faj të madh, shpallja si mbret. Sidoqoftë nuk i besoja propagandës komuniste kaq vjet se: Zogu kishte tradhtuar Shqipërinë. Ashtu si nuk e besoja se Zogu ishte përkrahur nga forcat serbe, greke, italiane që dëboi Nolin. Nga ky film del se Zogu nuk ka qenë kaq i madh, kur shikon në xhirimet e këtij filmi në fillim Esmën që thotë: "Se Zogu është i aftë të japë një copë të Shqipërisë. Mjafton që të ndihmohet nga Serbia që të hyjë për të marrë prapë pushtetin", përpara më del Shën Naumi si dhe Vermoshi që dihen fortë mirë se çfarë u bë me to. Në film del se Zogu nuk ka qenë kaq i pastër, nuk ja ka pasur me ndershmëri Shqipërisë. Dita e pushtimit të Shqipërisë nga fashizmi përshkruhet me detaje. Në mëngjes Zogu u dërgon një mesazh nëpërmjet radios shqiptarëve. "Se do luftojnë gjer në pikën e fundit të gjakut pushtuesit"! Besohej se do ta bënte, por nga ana tjetër i hipën veturës dhe largohet nga Shqipëria, braktis vendin dhe popullin e tij. Nuk ka justifikim këtu se mund të më vrasin mua dhe të vritet populli?! Ky film është xhiruar nga 6 vende, të cilat nuk ka qenë pjesë e sistemit komunist. Dhe kur ato thonë se Zogu mashtroi popullin e tij, nuk ke si të mos e pranosh. Ashtu si e pranoi publiku që e pa këtë film. Paçka se në Shqipëri nuk është shfaqur ende. Do ishte mirë të blihej nga televizionet dhe të shfaqej. KASTA E AKTORËVE ? Arnaud Binard- Zulfikar Beu ? Tasos Nousias- Mbreti Zog i Shqipërisë ? Bogumil Atanasov- Riza beu ? Mélissandre Meertens-Esmaja ? Michawl Cohen- Sulejman ? Vagelis Rokos- Hikmeti ? Stratos Tzortzoglou- Takis ? Candela Fernández- Miriami ? Mihalis Giannatos- Shefqeti ? Svetoslav Kamenov- Rasiti në fëmijëri ? Mathieu Delarive- Rasiti ? Constantina AlimonouAngelika Maria KavardjikovaSaliha Hanim ? Michael Cohen- Sulejman adoleshent ? Marios Iordanou- Dimitri Art pamor Kuratori italian Capra, rregulla të rrepta në Onufri XIX Ekspozita e arteve pamore “Onufri” për edicionine 19-të gjatë gjithë muajit janar deri më 3 shkurt do të prezantojë këto vepra: një skulpturë, katër fotografi, shtatë piktura, tetë vizatime dhe pesë video. Nga 35 artistët që u prezantuan janë përzgjedhur vetëm tetë artistë: Luçjan Bedeni, Yllka Gjollesha, Genti Korini, Mariana Kostandini, Remijon Pronja, Alketa Ramaj, Violana Murataj dhe Arjan Shehaj. Kuratori i ekspozitës, italiani Daniele Capra, u shpreh në konferencën për shtyp se “Kjo ekspozitë nuk mund të jetë vetëm një shumë algjebrike, thjesht me disa emra pjesëmarrësish, por ka nevojë për hapësira ndërmjet punëve nga njëra-tjetra. Kështu i jepet vlerë përballjes së vizitorit me ekspozitën. Nëse do të ishin shumë punë të ngjeshura do të ishte njëlloj sikur shumë njerëz të flisnin njëkohësisht”, shpjegon Capra. “Onufri 2012” prezantohet me temën “Ndoshta të ëndërrosh”. Kuratori italian Capra prej vitesh ka krijuar kontakte me artin bashkëkohor shqiptar dhe shprehet se i vlerëson sakrificat dhe sfidat e tyre në një realitet të vështirë. Por ai duket se nuk toleron asnjërin për hir të këtij fakti, kur thotë se: “Të gjithë artistët kanë një ëndërr, por jo të gjithë zotërojnë forcën për ta përcjellë këtë ëndërr tek të tjerët”. Muratori Capra, duke argumentuar se është kujdesur të përzgjedhë artistët të cilët kanë një gjuhë të strukturuar dhe interesante, thotë se “Këtu vlen të bëhet dallimi midis riprodhimit dhe krijimit. Artisti duhet të elaborojë modele të reja artistike. Një artist që është kopjues dhe riciklues i vazhdueshëm i modeleve të vjetra, mund të jetë vetëm një artizan i mirë, asgjë tjetër”, këmbëngul muratori i “Onufrit 2012”, duke theksuar se në një vend si Shqipëria “të qenët artistë kërkon jashtëzakonisht forcë, njëlloj sikur të jesh luan”. Pas shpalljes së këtij konkursi nga Galeri Kombëtare të Arteve, Capra ka vendosur për përzgjedhjen e tetë artistëve që janë pjesëmarrës në këtë ekspozitë. Zbulimi Shkrime të lashta hebreje në Afganistan Biblioteka Kombëtare e Izraelit ka zbuluarnjë koleksion të dorëshkrimeve të lashta nga një komunitet hebre që ka jetuar në Afganistan. Zyrtarë të kësaj biblioteke thanë se dokumentet, disa prej tyre 1.000 vjet të vjetra, janë shpëtuar nëpër shpella që gjenden në veri të Afganistanit. Thuhet, se zyrtarë të kësaj biblioteke, kohëve të fundit i kanë marrë 29 dokumente nga një tregtar në Jerusalem. Ende nuk është bërë e qartë se si këto dokumente kanë arritur nga Afganistani, por, hulumtuesit izraelitë besojnë se këto letra janë të vërteta. Hulumtuesit thonë se këto dorëshkrime, të njohura si "Genizah afgane", tregojnë se komuniteti hebre ka jetuar në atë pjesë. Artisti duhet të elaborojë modele të reja artistike. Një artist që është kopjues dhe riciklues i vazhdueshëm i modeleve të vjetra, mund të jetë vetëm një artizan i mirë, asgjë tjetër", këmbëngul muratori i Onufri 2012, Në foto: Posteri i filmit “"Arhondi i Fundit"
16 E shtunë, 5 janar 2013 THASH THEMTHE&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M Vipat që pushuan dhe ata Këngëtarja e njohur Ledina Çelo ka preferuar t'i kalojë pushimet e Vitit e Ri në Gjermani. Biondia simpatike ka pozuar e buzëqeshur dhe përpara pemës së vitit të ri duke përshendetur fansat e saj me këtë foto festive. 2013 Viti i bardhë i këngëtares LEDINA ÇELO Prej disa kohësh ajojeton në Gjermani sëbashku me të shoqin dhe djalin e tyre. Gjithashtu Çelo ka vijuar me projektet muzikore duke publikuar klipin e saj më të fundit "Më ndez" në bashkëpunim me Dren Abazin. Viti i Ri FLAKA KRELANI Rikthen vitet '60 në koncertin live Ka sjell një koncertlive dhe këngë të emrave më në zë të muzikës botërore, në programin "A Show", të gazetarit Adi Krasta. Këngëtarja kosovare së bashku me bandën, ka reformuar një repertor të zgjedhur prej tetë këngësh, të cilat ishin përzgjedhur nga vet këngëtarja. Emra si Sting, Mina, Alicia Keys, janë kënduar live nga Krelani për fansat e saj. Ajo që të binte në sy ishte edhe pamja e saj. Rrokerja kosovare këtë herë erdhi "më e rritur" dhe me një stil të viteve '60, si në stilimin e flokëve ashtu dhe në përzgjedhjen e veshjeve. Përsa i përket planeve për 2013-tën, ai më afatshkurtri është klipi i këngës "Labirinti i zemrës", me të cilin mori pjesë në Festivalin e RTSH-së. Një vajzë babi si Bleona Qereti FUNDVITI Bleona Qeretiështë treguar një familjare e vërtet për festa. Ajo i ka kaluar ato me familjarët e saj, të cilët i ka ftuar në Amerikë. Këngëtarja është fotografuar së bashku me të atin në një restorant dhe të dy kanë vendosur në kokë disa aksorë, që urojnë "gëzuar vitin e ri", pranë të atit ajo duket shumë e lumtur. Megithatë në Twitter Bleona ka postuar edhe një fotografi me një djalë të gjatë me ngjyrë. Në mbishkrimin e saj ajo thotë se : ky është bodigardi i preferuar i saj i ardhshëm:. Nuk e dimë nëse do ta punësoj këtë djalë, por Qereti duket në formë shumë të mirë veshur me të bardha. Një shtëpiake e devotshme si moderatoja HUEYDA EL SAIED Presin 2013 së bashku VESA DHE AMI Ky fundvit e ka gjetur moderatoren e njohur Amarda Toska në shoqërinë e këngëtares Vesa Luma. Toska ishte e pranishme në një lokal në të cilin bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi, ishte i ftuar për të performuar. Përveç Mamaqit të ftuar kanë qenë edhe këngëtarët Vesa Luma dhe Gerald Xhari. "Duke pritur 2013", ka qenë dixhitura e fotos së publikuar në Facebook nga këngëtarja Luma. Ndërkohë dy bukuroshet e ekranit dukeshin në formë mjaft të mirë fizike teksa pozonin për aparatin. Ndërrimin e viteve prezantuesja e njohur Hueyda El Saied e ka kaluar në Francë. Ajo ka publikuar në faqen e saj në Facebook një foto, në të cilën ishte duke pirë një gotë shampanjë e veshur me një fustan mjaft elegantë të bardhë. Vetëm pak kohë më pas El Saied publikoi një foto tjetër në të cilën shfaqej duke gatuar. "Ja dhe unë duke gatuar, si një shtëpiake e lumtur... ok për disa orë :-) Nuk ka gjë më të bukur sesa të gatuash për njerëzit që i do shumë...",-shkruan moderatorja në Facebook. Mesa duket festat e fundvitit kanë qenë një periudhë mjaft e lumtur për bukuroshen. Ndërrimi i viteve në shumicën e rasteve nënkupton ditë të qeta të kaluara në shoqërinë e familjes apo edhe të miqve. Megjithatë për disa profesione të caktuara si gazetarët por edhe artistët, këto ditë festash kanë rezultuar ditë pune, madje edhe më intensive se zakonisht. Suplementi "THASH &THEM" ka sjellë këtë javë një pasqyrim të disa prej personazheve të njohur të ekranit tonë,të cilët kanë punuar gjatë ditëve të festave, por edhe të disa të tjerëve të cilët 2013 i ka gjetur duke pushuar.
10 E shtunë, 5 janar 2013 AKTUALITET Itali, dhunonte minorenen arrestohet 21-vjeçari shqiptar Lajmi Dy shqiptarë pjesë e një bande që mori peng një afarist Italian në 16 dhjetor 2012, mendohet se kanë ardhur në Shqipëri dhe autoritetet italiane kanë kërkuar nga pala shqiptare arrestimin e tyre. Sipas dëshmisë së shqiptarit të arrestuar, ata janë Emiliano Shota dhe një person me pseudonimin "Terti" ??? ITALI Një 21-vjeçar shqiptar ështëarrestuar në Itali, pas denoncimit të prindërve të një 16vjeçare për abuzim seksual. Shqiptari Ervis Dedja, 21 vjeç është lënë në arrest shtëpie dhe do të përballet me akuzën e abuzimit seksual ndaj minorenes. Arrestimi i Dedjas është bërë nga karabinierët e qytezës së Montebelunas në Treviso të Italisë, të cilët pasi kanë marrë denoncimin e prindërve të 16vjeçares i kanë vënë prangat të riut shqiptar. Sipas denoncimit të bërë në polici dhe nga hetimet e kryera nga policia italiane rezulton se dhuna seksuale ka nisur që prej dhjetorit të vitit të shkuar. Prindërit së bashku me 16-vjeçaren janë paraqitur në polici, ku kanë kërkuar të ndërhyhet menjëherë, pasi vajza e tyre ndjehej e dhunuar dhe e ngacmuar seksualisht nga i riu shqiptar, i cili jeton në të njëjtën zonë me familjen. Katër shqiptarë janëpërfshirë në sekuestrimin e Andrea Calevos, biznesmenit italian 31vjeçar të rrëmbyer në 16 dhjetorin e vitit të kaluar në vilën e tij në Lerici (La Spezia) dhe që u lirua nga policia dhe karabinierët në 31 dhjetor. Sipas autoriteteve italiane, Simon Halilaj, 26-vjeçar është në burg në Itali, ndërkohë që autoritetet italiane kanë shpallur kërkim ndërkombëtar për dy të dyshuarit e tjerë Emiliano Shota dhe një person me pseudonimin "Terti". Zyrtarisht autoritetet italiane u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare të kapin dy personat që mendohet të kenë udhëtuar në Shqipëri pak ditë pas rrëmbimit. Halilaj mendonte se po merrte pjesë në një vjedhje, por jo në sekuestrim personi. Sipas asaj që bëhet e qartë në urdhër arrestin e prokurorisë, Simon Halilaj gjatë deklaratave spontane dhënë përpara hetuesve, ka deklaruar se ishte kontaktuar nga një kushëri i tij, Emiliano Shota, nga Fushë-Kruja dhe nga një tjetër i njohur shqiptar, për të cilin kujton vetëm nickname "Terti" për të marrë pjesë në një vjedhje. Halilaj, gjithmonë sipas rrëfimit të bërë prej tij në dokumentin zyrtar ka mbërritur në zonën e vilës së Calevos me një makinë të kuqe me parakolpe të zeza tip Mercedez. Pasi përfundoi rrëmbimin ai është lënë nga bashkëpunëtorët në rrugë, ndërmjet Sarzana dhe Romito Magra dhe më pas ka shkuar në shtëpi. Emiliano Shota dhe Terti i kishin thënë se Calevo do të lirohej me makinën e tij. Vetëm dy ditë më pas ka marrë vesh nga kushëriri dhe nga Terti që Calevo ishte rrëmbyer dhe i ishte dorëzuar një farë Gianni, i përshkruar si një burrë i vjetër, që ishte Pier Luigi Destri. Si Emiliano Shota ashtu edhe Terti i kishin thënë më pas Halilajt se do të shkonin në Shqipëri. Shota është nisur në 19 dhjetor për në Shqipëri, nga aeroporti i Pisa, dhe këtë e konfirmon edhe i ati. Halilaj (26 vjeç) ka njohur në foto edhe Fabjan Vilën, për të cilin ka thënë se nuk dinte se ishte përfshirë në këtë çështje, dhe që në fakt është arrestuar si bashkëpunëtor në rrëmbim. Por dokumenti i prokurorisë tregon se sipas Calevos, kanë qenë katër rrëmbyes dhe jo tre duke dhënë kështu disa motive më shumë për të menduar se i katërti është i dyshuari tjetër Fabjan Vila. Veç shqiptarëve, në burg për rrëmbimin janë dhe dy italianë: Pier Luigi Destri dhe Davide Bandoni, që janë gjyshi dhe nipi. RRËFIMI I BIZNESMENIT "Nëse nuk rri qetë, do të qëllojmë në fytyrë". Andrea Calevo tregon momentet dramatike të rrëmbimit: 15 ditë i mbyllur dhe i lidhur me litarë. "Në fillim më ngjajti me një rrëmbim", thonë në emisionin uno Mattina, Calevo. "Ata hynë kur unë isha gati të hyja në makinë në kopështin e vilës. Më pas hynë dhe lidhën nënën time". "Më morëm me vete, pas 10 minutash në makinë, më futën në një dhomë". "Kuptoja menjëherë sapo ata bëheshin gati të hynin: ndjeja aromën e personave që visheshin, dhe më pas mbushnin një armë". Calevo tregon se banditët nuk dukeshin se ishin profesionistë. "më flisnin, nuk ishte një sjellje profesionistësh". Më pas kërcënimet. "Një ditë isha shumë nervoz, i rashë fort një tavoline me grusht dhe ata më thanë se nëse nuk do të rrija qetë, do të më qëllonin në fytyrë, e më pas në këmbë". "Pas pesë ditësh - tregon Calevo - thashë me vete: duhet të bëj diçka, ndryshe do çmendem fare. Këndoja këngë të Fred Buscaglione, që është si një kalë lufte për mua, Battiato, Carra". RRËMBIMI Rrëmbimi i Andrea Calevos është kryer nga një bandë shqiptarësh. Në këtë konkluzion arritën forcat e hetimit të cilët, menjëherë pas lirimit të sipërmarrësit, në 31 dhjetor të vitit të kaluar, janë akoma në gjurmët e dy shqiptarëve të tjerë që po hetohen dhe kërkohen nga autoritetet italiane dhe që kanë bashkëpunuar me Simon Halilajn 26 vjeç dhe Fabjan Vilës 20 vjeç, të cilët janë të arrestuar. Ishte 70 vjeçari Pierluigi Destri ai që ka qenë pëegjegjës për rrëmbimin e të riut biznesmen Andrea Calevo, që u rrëmbye 16 dhjetorin e kaluar nga prona e tij dhe që është liruar pas dy javësh i mbajtur si në burg. Hetuesit kanë mbërritur te Destri, që është një biznesmen i vogël që kishte marrëdhënie pune me ndërmarrjen e Calevos. Por ndërkohë Pierluigi Destri ishte vetëm truri i sekuestrimit. Sepse vetë vepra do të kryhej nga persona të tjerë. Në fillim gjithë vëmendja u përqëndrua tek nipi i tij Davide Bondani, 23 vjeç, i ndaluar ndërkohë që dilte nga shtëpia, afër viletës së të gjyshit, që shërbente si burg, por edhe tek 20 vjeçari shqiptar Fabjan Vila, i cili jeton në qendër të Sarzanës. Ata u tradhëtuan nga një telefonatë ku kërkonin pizza për ta ndarë mes dy personave. Në këtë moment, hetuesit kuptuan se kjo pica nuk ishte porositur për ta, por për pengun që presupozohej se ishte fshehur në të njëjtin ambient. "Faleminderit" ishin fjalët e para të Adrea Calevos që tregonte se ishte dërguar menjëherë te vila ku ishte mbajtur. "Nuk kisha orë dhe nuk e masja dot kohën. Në mëngjes zgjohesha dhe mund të reflektoja pak, por koha nuk kalonte. Mendoja se sot ishte data 1 janar" ishin fjalët e të riut biznesmen Calevo menjëherë pas lirimit, i cili ndër të tjera ka falenderuar edhe forcat e rendit që kishin marrë pjesë në zbardhjen e gjithë detajeve. HETIMET E PARA Mamaja e Calevos ishte e para që u tregoi hetuesve për pistën ballkanike. Ajo u tha se i dukej se kishte dëgjuar rrëmbyesit të flisnin me një theks lindor. Dhe i sekuestruari ishte vendosur në një viletë në Sarzana, që është e vendosur në një zonë ku jeton një komunitet i gjerë shqiptarësh. Në një pjesë të madhe punojnë si muratorë dhe sipërmarrës të vegjël. Të mërkurën në mërgjes, në burgun e Villa Andreino della Spezia, që është nën mbikqyrjen e prokurorisë së Genovës, janë pyetur të katër të arrestuarit. Destri, Bandoni dhe Vila refuzuan të bashkëpunojnë. Por kanë konfirmuar atë që Halilaj i ka treguar policisë. Madje kanë shpjeguar se nuk e kishin dijeninë se po bëheshin pjesmarrës të një rrëmbimi. Ndërkohë në vilën ku mbahej nën mbikqyrje Calevo, rrëmbyesit kanë pasur edhe armë. Një pistoletë dhe një pushkë. Pistoleta ishte një Glock lojë por që ishte modifikuar për të qëlluar me plumba të vërtetë. Dy armët janë marrë nga karabinierët e Racis të Parmes të cilët janë duke i ekzaminuar. Rrëmbimi Rrëmbimi i Andrea Calevos është kryer nga një bandë shqiptarësh. Në këtë konkluzion arritën forcat e hetimit të cilët, menjëherë pas lirimit të sipërmarrësit, në 31 dhjetor të vitit të kaluar, janë akoma në gjurmët e dy shqiptarëve të tjerë që po hetohen dhe kërkohen nga autoritetet italiane dhe që kanë bashkëpunuar me Simon Halilajn 26 vjeç dhe Fabjan Vilës 20 vjeç, të cilët janë të arrestuar. 4 shqiptarë sekuestruan 31-vjeçarin, dy në kërkim në Shqipëri Shqiptari: Rrëmbimi i biznesmenit Italian Rrëfimi i Halilajt: Më futi në kurth kushëriri Në foto: Biznesmeni italian i rrëmbyer Andrea Calevo Të arrestuarit nga policia italiane, dy shtetas italianë dhe dy shqiptarë
23E shtunë, 5 janar 2013 SPORT HOROSKOPI Dashi Mjedisi yjor do favorizojë një jetënë çift harmonikë. Do bashkëpunoni mjaft me partnerin dhe do thurrni plane për të arrdhmen. Edhe ata që janë larguar paksa nga njëri-tjetri do ndihen më afër Demi Për ato çifte që kanë kohë sëbashku kjo ditë do jetë e mbushur me emocione. Do ndiheni më fat që keni pranë njëri-tjetrin. Beqarët duhet të pergatiten për dashuri me shikim të parë. Binjakët Ata që janë në çift do përballenmë shumë të papritura sot në jetën në çift. Partneri do iu përgatisë surpriza të njëpasnjeshme dhe emocionet do jenë të mëdha. Gaforrja Gjatë kësaj dite do mbizotërojëqetësia në jetën tuaj në çift. Kjo nuk do të thotë që lidhja juaj nuk do shkojë mirë, përkundrazi. Beqarëve do iu buzeqeshë fati. Ata do takojnë personin që aq shumë kanë pritur. Luani Plutoni nuk do ndikojë shumë pozi-tivisht sot në jetën tuaj në çift dhe nga momenti në moment mund të lindin mosmarrëveshje me partnerin. Kujdes! Beqarët nuk duhet të ndalen së kërkuari dashurinë. Virgjëresha Nga Venusi do varet sot e ardhm-ja e jetës suaj në çift. Nëse bashkëpunoni gjithmonë me partnerin atëhere nuk do keni probleme, por nëse debatoni për gjënë më të vogel dita e sotme do jetë delikate. Peshorja Tregohuni më të hapur sot ne jetëntuaj në çift sot dhe do e shihni që marrëdhënia me partnerin do përmiresohet ndjeshem. Pranoni edhe mendimet e tjetrit, mos këmbëngulni vetëm për idetë tuaja. Akrepi Ata që janë në një lidhje nukdo kenë arsye përse të qahen sot. Partneri do bëjë çmos që t'ua plotesojë të gjitha dëshirat në mënyrë që iu të ndiheni sa më mirë. Shigjetari Perspektivat për jetën tuaj në çiftpriten të jenë të mira sot. Më në fund do vijë harmonia dhe do ndiheni më mirë. Shmangni sa të mundni konfliktet. Beqarët do kenë një ditë më të favorshme. Bricjapi Pozicionimi i keq i planetevemund të sjellë debate të mëdha sot në jetën tuaj në çift. Disa mund të marrin edhe vendime radikale të cilat do ua ndryshojnë njëherë e përgjithone të ardhmen. Ujori Ato çifte që kanë kaluar një pe-riudhe jo të mirë dhe të mbushur me debate, do fillojë ta përmiresojnë situatën. Dozat e komunuikimit dhe bashkëpunimit do shtohen. Peshqit Urani do influencojë sot nëjetën tuaj në çift dhe do iu nxite të flisni më hapur me partnerin tuaj. Do sqaroni edhe disa gjëra që iu kishin ngelur pezull kohë më parë. Koret raciste Berlusconi e Prandeli: Të dënohen autorët ??? TIRANE Ndërprerja e ndeshjes miqësoremidis ekipit të Milanit dhe Pro Patrias ka sjellë reagim zinxhir në të gjithë stafin drejtues të federatës italiane të futbollit, por jo vetëm. Pas dënimit që i bëri federata e futbollit ka reaguar edhe trajneri i ekipit kombëtar të futbollit Çezare Prandeli. Tekniku ka përshëndetur veprimin që ka bërë ekipi kuqezi duke e cilësuar mëse të justifikueshëm. "Më në fund ndodhi ajo që pritej prej kohësh, të gjithë ia kishin frikën një episodi të tillë, përshëndes Milanin për veprimin që bëri. Veprimin e ka komentuar edhe presidenti i ekipit kuqezi, Silvio Berlusconi. "Braktisja e fushës ishte një veprim mëse i drejtë, një gjë e tillë do të ndodhte edhe nëse do të ishte një ndeshje ndërkombëtare. Personat që kanë realizuar thirrjet në kor duhet të marrin ndëshkimin e merituar" shprehet Berlusconi. Ndërkohë që policia ka arritur që të identifikojë edhe personat që realizuan thirrjet në kor kundër katër futbollistëve me ngjyrë të Milanit. Koret raciste sollën nervozizmin e ganezit Boateng, i cili shkelmoi topin dhe u largua menjëherë nga fusha. Lajmi Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë ka deklaruar se duhet të krijohet Liga Mbarëkombëtare e futbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Por një ide të tillë e ka kundërshtuar UEFA dhe FIFA duke qenë se Kosova nuk është pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. ??? TIRANE DYLBER BALLA Mancini: Përleshja me Balotelin, asgjë e veçantë Incidenti Trajneri i ekipit të Manchester City-t, Roberto Mancini, ka zvogëluar dozat e zënkës mes tij dhe Mario Balotellit, duke deklaruar se nuk ishte asgjë e vecantë. "Mario realizoi një ndërhyrje të ashpër ndaj Sinklerit, e cila ishte mjaft agresive. Unë kërkova nga ai të largohej nga fusha, ai tha 'jo' dhe kështu situata precipitoi, por, jo deri në atë shkallë që e komentoi media. Kjo nuk do të ndikojë në të ardhmen, pasi unë do t'i jap Balotelit 100 përqind mundësi të kthehet në fushë kur ai të përmirësohet", ka thënë Mancini. Megjithatë pas ngjarjes së fundit e ardhmja e Balotelit te City duket gjithmonë e më larg, por për momentin asnjë ekip nuk ka dalë në skemë për ta afruar, pasi karakteri i tij është mjaft problematik për cilindo trajner. Kryeministri Sali Berisha gjatëmbledhjes së parë të qeverisëpër vitin 2013 riktheu në vëmendje idenë e krijimit të një Lige Mbarëkombëtare të Futbollit midis Shqipërisë dhe Kosovës. Berisha i kërkoi zyrtarisht Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, të punojë me homologun e tij kosovar Krasniqi për shkrirjen e ligës së futbollit. "Këtë vit duhet të fillojë veprimtarinë Liga Mbarëkombëtare e Futbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Uluni dhe bëni projektin bashkë me ministrin kosovar të sporteve. Fakti që jemi pesë shtete nuk jemi pesë kombe, ne jemi vetëm një komb. Nëse rregullat përkatëse e lejojnë, të përfshihen të gjitha ekipet në një kampionat Mbarëkombëtar" deklaroi Berisha. ALEANCA KUQEZI Në janar të vitit 2012 Aleanca Kuqezi së bashku me tifozët kuqezinj ishin të parët që hodhën idenë e bashkimit të ligës së futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës. Drejtori ekzekutiv i AK, Redi Ramaj kërkoi që të nisin bisedimet mes dy përfaqësuesve të federatave dhe klubeve për projektin e bashkimit "Një komb një Kombëtare", por në harkun e një viti nuk ndodhi më asgjë. ARMANDO DUKA Presidenti i FSHF, Armando Duka pas deklaratës së kryeministrit Berisha ka deklaruar se nuk është kundra një vendimi të tillë, por UEFA dhe FIFA nuk e njohin Ligën Mbarëkombëtare. Pasi FSHF në bazë të statutit të UEFA-s, ka të drejtë të jetë organizatorja e një kampionati futbollistik vetëm brenda territoreve të RepubKreu i FSHF Armando Duka mbështet Kryeministrin Berisha: Ndeshje Shqipëri-Kosovë FIFA del kundër Tifozët kuqezinj dhe AK nismëtarët likës së Shqipërisë. FIFA FIFA dhe UEFA kanë deklaruar se nuk mund të krijohet Liga Mbarëkombëtare e futbollit, pasi Kosova nuk është pranuar nga OKB. Aktualisht Kosova është lejuar të zhvillojë ndeshje miqësore vetëm në rang klubesh duke marrë lejen e Serbisë. Ky vendim lë lënë peng prezantimin e ekipit kombëtar në arenën ndërkombëtare, por edhe të klubeve në kupa e Evropës. STATUTI I FIFA-S ? Neni 83.1 Lojtarët dhe skuadrat e regjistruara në federatat anëtare të FIFA-s apo në anëtarë të përkohshëm të konfederatave, nuk mund të luajnë ndeshje apo të kenë kontakte sportive me lojtarë apo skuadra që nuk janë të regjistruara në federata anëtare ose anëtare të përkohshme të konfederatave, pa miratimin e FIFA-s. ? Neni 13, Artikulli 1/d Anëtarët (federatat) janë të detyruar të sigurojnë që anëtarët e tyre (klubet) të veprojnë në përputhje me Statutin, rregulloret, direktivat dhe vendimet e organeve të FIFA-s. ? Neni 13, Artikulli 2 Dhunimi i obligimeve të mësipërm çon automatikisht në sanksione të cilat parashikohen në Statutin e FIFA-s.
3E shtunë, 5 janar 2013 POLITIKE Reagim KQZ: Kolegji Zgjedhor i dha të drejtë administratës për 89 ZAZ për zgjedhjet ??? TIRANE Në një deklaratë për mediat,zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj bëri të ditur vendimmarrjet e këtij institucioni që nga konstituimi i tij e deri më tani. Në këtë deklaratë thuhet se për shtimin e ZAZ-ve, KQZ nuk bëri do të mundur marrjen e vendimit mes anëtarëve të këtij institucioni, ç`ka bëri që Kolegji Zgjedhor të shprehej për këtë. "Gjatë kësaj periudhe ky Komision ka shqyrtuar një numër të konsiderueshëm aktesh, të cilat i shërbejnë proçesit parazgjedhor në vendin tonë. Konkretisht gjatë kësaj periudhe janë miratuar 13 akte nënligjore, vendime dhe udhëzime me konsensus të të gjithë anëtarëve të Komisionit. Ndërsa dy akte nënligjore, të cilat kërkonin shumicë të cilësuar nuk u arrit të miratohen për shkak se këto akte nuk morën numrin e votave të kërkuara nga ligji. Për njërin nga këto akte konkretisht për atë që kishte të bënte me ndarjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor, siç jeni në dijeni pas shqyrtimit nga Kolegji Zgjedhor ditën e djeshme, ky i fundit i dha të drejtë projektit prej 89 Zonave të Administrimit Zgjedhor të paraqitur nga Administrata e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve", thuhet në deklaratën e saj. Ndër të tjera, ajo shprehet se nga vendimet e miratuara nga ky Komision vlen të përmendet vendimi për hapjen e proçedurave për tenderimin e dy projekteve për aplikimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme si një projekt pilot sipas të cilit këto proçedura do të mbyllen në fund të muajit janar. "Përmendim Udhëzimin për mënyrën e ngritjes dhe caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet e 23 qershorit si dhe udhëzimin për miratimin e rregullave të vëçanta dhe kushtet e kontratës dhe kryerjen e auditimit nga auditët teknicien", shprehet ajo. ??? TIRANE ARTEMISA HOXHA jet zbatimit të teknologjisë së re synohet jo vetëm rritja e besimit të ndërsjellë të subjekteve zgjedhore por dhe të mbarë zgjedhësve për të krijuar te ata bindjen se vota e tyre nuk do të deformohet. Ne ligj thuhet se në çdo qendër votimi, si rregull duhet të vendoset pajisja e leximit elektronik të dokumentit identifikuese (qarku i Tiranës). Sipas Kodit, KQZ jo më vonë se 23 maji 2013 duhet të përcaktojë qendrat e votimit që për arësye teknike s'mund të përdoret kjo teknologji (SEV). Kjo sigurisht do jetë përjashtim. Megjithatë mendoj se ky përjashtim duhe të jetë i motivuar që të mos krijojë asnjë lloj dyshimi. Këto pajisje, sipas Kodit përdoren vetëm nga personeli i specializuar e i autorizuar nga KQZ. Si rrjedhim, askush tjetër s'ka të drejtë të ndërhyjë apo të diktojë. Eshtë personeli teknik që mban përgjegjësi të plotë ligjore për administrimin e pajisjeve e regjistrimin e çdo dokumenti. KQV zbatojnë procedurat e parashikuara në Kod. Kështu KQV duhet të lejojë për të votuar vetëm zgjedhësin dokumenti i identifikimit i të cilit i është nënshtruar regjistrimit në pajisjen përkatëse. KQZ sipas ligjit me akt normativ duhet të përcaktojë veprimet e personelit teknik para, gjatë dhe pas procesit të votimit. RESPEKTIMI I AFATEVE LIGJORE Përvoja e zgjedhjeve të mëparshme ka vertetuar se në mjaft raste afatet e parashikuara në Kod janë shkelur nga vetë partitë. Ato kanë paraqitur me vonese propozimet për anëtarë të KZAZ e KQV e grupeve të numërimit të votave. Në këto kushte është vështirësuar puna e KQZ. Këto vonesa kanë ndikuar negativisht në trajnimin e komisionerëve. Trajnimi i dobët ose mostrajnimi i zëvendësuesve është reflektuar në moszbatimin rigoroz të ligjit. Eshtë detyrim ligjor i çdo subjekti apo koalicioni zgjedhor që propozimet të paraqiten jo vetëm brenda afateve ligjore por dhe me të gjitha të dhënat që ligji kërkon, me qëllim që ato të mos kthehen për korigjim apo plotësim. Mendoj që dhe zëvendësimet e komisionerëve duhet të jenë të motivuara dhe jo ditën apo orën e fundit, sepse dhe kjo do dëmtonte mbarëvajtjen e procesit e mund të mbeteshin jashtë trajnimeve. KQZ në zbatim të Kodit do duhej të lëshonte udhëzimet përkatëse. Duket pasur parasysh se në të kaluarën për arësye të ndryshme me këto udhëzime nuk janë njohur në kohën e duhur anëtarët e komisioneve dhe grupeve të numërimit. S'është e lehtë por as e pamundur që në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 të arrihen standardet e kërkuara. Kjo është në dorën tonë. Kryesore për këtë s'janë deklaratat që behen por vullneti i shoqëruar me përpjekje konkrete nga të gjithë faktorët përfshi dhe pjesmarrjen sa më të gjërë të zgjedhësve. Kjo do të kërkonte ndërgjegjësimin e tyre nëpërmjet edukimit ligjor e transparencës nga organet e ngarkuara me zbatimin e Kodit Zgjedhor. SHTIMI I ZAZ-VE Vendimi i dhënë dy ditë mëparë nga kolegji Zgjedhorpër rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike lidhur me shtimin deri në 100 ZAZ-ve për zgjedhjet e ardhshme dhe pranimin për shtimin deri në 89 ZAZ, për ish- kreun e KQZ, Kristaq Kume është në kapërcim të kompetencave të këtij institucioni nga çfarë i ka parashikuar Kodi Zgjedhor. Duke iu referuar nenit të vetëm në Kodin Zgjedhor që parashikon këtë rast, atij 145 ishkreu i KQZ-së thotë se mundësia e vetme e trupës së gjyqtarëve ka qenë një dhe vetëm një, ajo e rikthimit të çëshjtes në KQZ. "Referuar nenit 145 të Kodit Zgjedhor, sqarohet mjaft mirë se kush ta të drejtë të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor. Në këtë rast Partia Demokratike pati të drejtën të ankimonte. Në rast se Kolegji Zgjedhor e pranon ankesën, nuk e shqyrton në themel këtë ankesë, por me vendim të tij urdhëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të marrë vendim. Ankesa konkrete nuk i jep të drejtën Kolegjit Zgjedhor që ta shqyrtojë dhe të marrë vendim ai për ndarjen. Vendimi është në kapërcim të të drejtave që i bën neni 145 i Kodit Zgjedhor", thotë Kume. Ndër të tjera, ai shton se Kolegji Zgjedhor e kapërceu atë çka i njeh në këtë rast, për këtë lloj ankese Kodi Zgjedhor. "Ligji Zgjedhor ka të përcaktuar se cilët janë institucionet që kanë detyrën për ta administruar procesin zgjedhor, detyra i ka të marra, mbivendosje e institucioneve me njëri-tjetrin është në rastin më të thjeshtë për ta interpretuar shkelje e ligjit", thotë Kume. GJONÇAJ Përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, Genci Gjonçaj thekson se Kolegji shkeli kompetencat e tij vendimmarrëse lidhur me vendimin e ankimuar nga PD për shtimin e numrit të ZAZ-ve. "Për të shmangur konsensusin që nuk u arrit në KQZ, Kolegji Zgjedhor në kundërshtim me ligji dha një vendim për shtimin e ZAZ-ve. Këtë vendim duhet që ta merrte vetë KQZ. Shtimi i ZAZ-ve sigurisht që ka koston e vetë, pasi shtohet një numër i madh komisionerësh dhe materialesh të tjera", tha Gjonçaj. GJIKNURI PS deklaron se vendimi i Kolegjit Zgjedhor për zonat e administrimit zgjedhor është partiak dhe cënon standartet e zgjedhjeve. Sekretari socialist për Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se Kolegji në vendimin e tij të parë për zgjedhjet, dëshmoi se është në favor vetëm të interesave politike të PD. "Kolegji Zgjedhor po vë në rrezik të gjitha standardet ligjore që ka arritur politika me konsensus në lidhje me vendimmarrjet e rëndësishme, duke u kthyer në një komision zgjedhjesh, i kontrolluar nga ekzekutivi. Kolegji Zgjedhor po vazhdon praktikën e Kolegjit të mëparshëm, vendimet e të cilit u konsideruan të dyshimta sipas raportit të ODIHR, duke ndikuar direkt që zgjedhjet në Shqipëri të konsiderohen jo të mira nga Bashkimi Europian apo e drejta e popullit për të vendosur me votë të vihet në dyshim sipas Departamentit të Shtetit Amerikan. Shtimi i ZAZ në vetvete edhe sipas variantit KQZ-PD nuk ndikon në fatin e zgjedhjeve dhe nuk përben problem për PS, por natyra e vendimit të kolegjit krijon një precedent të rrezikshëm për besimin e palëve në arbitrin dhe rregullat që kanë shkruar vetë", deklaroi Gjiknuri. ? ?PERGJIGJE ? Cila palë përfiton nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor? Edhe pse vendimi i dhënë nga kolegji për shtimin me 23 ZAZ duket se favorizon PD, pasi ishte ajo që ankimoi vendimin e rrëzuar nga KQZ, edhe PS nuk shprehet kundër shtimit të ZAZve. Ajo kundërshton faktin se këtë vendim nuk duhet ta jepte kolegji, por KQZ. ? Sa do të kushtojnë 23 ZAZ më shumë? Sipas përllogaritjeve të bëra në bazë të shumave të caktuara për pagesat e kryetarëve, zvendës kryetarëve dhe anëtarëve të ZAZ-ve,mendohet të arrihet në 102 milionë lekë. Kjo shumë nuk ka të përfshirë financat për pajistet materiale që ka çdo ZAZ. ? Ndërhyrja e Kolegjit, tregon paaftësinë e KQZ për vendimmarrje? Hysen Osmanaj shprehet se është ende herët që të arrijmë në përfundimin e tillë. PYETJE Ish-kreu i KQZ sqaron nenin 145 të Kodit Kristaq Kume: Kolegji kapërceu kompetencat Gjonçaj: S'jemi kundër ZAZ-ve, ka kosto Kristaq Kume
.
Nga kjo datë
05/01/13
Të gjitha
faqet

Zgjidh datat

Zgjidh datat  
Identifikohu
ndihma

Rikërko fjalëkalimin!


Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.