8 E diel, 6 janar 2013 AKTUALITET Tiranë, burri denoncon zhdukjen e 25-vjeçarjes prej 3 ditësh Lajmi Një 17-vjeçare në Durrës brenda periudhës korrik-dhjetor 2012 kishte grabitur sistematikisht kasafortën me disa dhjetra milionë lekë, që ishin kursimet e hallës së saj emigrante në Zvicër për të bërë jetë komode me të dashurin. Zbulimi u bë nga e dëmtuara që denoncoi vjedhjen në kasafortën e babait të 17vjeçares ARTUR KORRIKU ??? DURRES Dëshmia e peshkatarit Shkëlqim Buziu: Vajza vinte vetëm të pastronte shtëpinë Peshkatari ShkëlqimBuziu deklaroi gjatë dëshmisë në polici se vajza e tij ishte e lidhur me një djalë që ai nuk e kishte pranuar dhe marrëdhëniet mes tyre ishin të ftohta. Ajo vinte aty vetëm për të pastruar, kur ai ishte për peshkim -Kur e konstatuat vjedhjen e parave? Të shtunën në mbrëmje vonë. Motra më kërkoi një sasi parash pasi do të nisej për në Zvicër. Por kur hapa kasafortën konstatova se paratë ishin vjedhur që të gjitha. -Cila është origjina e kasafortës? Atë e ka sjellë motra nga Zvicra enkas për të ruajtur paratë. Ajo peshon 50 kg dhe celsin e saj e mbaja vetëm unë. -Juve nuk i kontrollonit asnjëherë paratë? Jo. Shpesh herë i ndërroja vendin kasafortës në mënyrë që ta ruaja nga ndonjë vjedhje. I bëja bisht lokaleve në mënyrë që ata që kishin dijeni se motra ime banonte në Zvicër të mos dyshonin se unë kisha në shtëpi para. -Cfarë raportesh kishit me vajzën? Kohët e fundit të ftohta. Ajo është lidhur me një djalë dhe unë nuk kam qenë dakort për këtë zgjedhje të saj. Ajo bashkëjeton me të në një apartament që unë nuk e kam parë ndonjëherë. Mua ka disa vjet që gruaja më ka vdekur dhe në shtëpi kam vetëm nënën. Vajza vinte në shtëpi në kohën kur unë shkoja të peshkoja me varkën time. Ajo vinte për të pastruar shtëpinë që gjendet në lagjen nr 1 në zonën e amfiteatrit. Një 25-vjeçare prej 3 ditësh ka humbur kontaktet me familjen. Ka qenë bashkëshorti i saj, i cili ka denoncuar në komisariatin numër 1 në kryeqytet rastin, pasi prej ditësh bashkëshortja J.Nallbani nuk është kthyer në banesë. Familja Nallbani jeton në kryeqytet ndërsa hetimet kanë nisur për të hedhur dritë mbi gjetjen e 25-vjeçares. Rasti i 25vjeçares i shtohet personave të cilët janë denoncuar të humbur në polici, ku nga dhjetori i vitit të shkuar janë tre të tillë. Një muaj më parë 11vjecari Julian Çela djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH do të shkëpuste kontaktet me familjen dhe ende nuk është gjetur, ndërsa policia ka ngritur disa pista hetimi të cilat mbeten ende të hapura. Rasti i tretë është ai i 66vjeçarit Fisnik Spahiu i cili sapo kishte dalë nga burgu në muajin dhjetor humbi kontaktet me familjen për tu gjetur i pajetë 1 javë më pas në Sauk të Tiranës, vdekje e klasifikuar natyrale nga policia. Një vajzë në Durrës kagjetur rrugën më të shkurtër për të siguruar një jetesë komode sëbashku me partnerin e saj pa shpenzuar shumë energji. Ajo ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në valutë dhe lekë shqiptare të cilat gjendeshin në kasafortën e babait në shtëpinë prindërore. Paratë ishin marrë në ruajtje nga burri i shtëpisë dhe i përkisnin motrës së tij emigrante në Zvicër. Kjo e fundit ndodhej në Durrës me rastin e festave të fundvitit dhe i kishte kërkuar vëllait të saj që ti jepte një sasi parash. Ky i fundit i ruante paratë në një kasafortë që i dukej e sigurtë. Por kur e hapi kasafortën për të marrë paratë konstatoi se ato ishin zhdukur që të gjitha. Bëhej fjalë për 88 mijë franga zvicerane dhe 4 mijë lekë shqiptarë. Më pas burri e mbajti frymën në polici ku denoncoi humbjen e parave. NGJARJA Të premten në mbrëmje vonë, në komisariatin e policisë në Durrës, u paraqit Shkëlqim Buziu banor në lagjen nr 1 të Durrësit me profesion peshkatar. Ai denoncoi se i kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme parash që përbëheshin nga 88 mijë franga zvicerane dhe 4 mijë lekë shqiptare. Këto para i përkisnin motrës së tij e cila prej vitesh ishte emigrante në Zvicër. Motra kishte ardhur në Durrës për të kaluar festat e fundvitit dhe po përgatitej që të largohej këto ditë. Ajo i kërkoi vëllait të saj që t'i jepte një sasi parash nga ato që ai i kishte në ruajtje. Por kur Buziu hapi kasafortën mbeti i shtangur pasi paratë kishin avulluar që të gjitha. Pasi mori denoncimin policia ngriti një grup pune për të zbuluar autorin e vjedhjes së parave. Gjatë punës hetimore agjentët e krimit të vjedhjes kontaktuan me të pjestarët e familjes së Buziut ndërmjet të cilëve edhe me vajzën e tij që bashkëjetonte me një djalë në lagjen nr 4 në një apartament me qera. Fatma 18-vjeçare bënte një jetë komode dhe kishte në pronësi të saj edhe një automjet benz modern çka i shtyu agjentët që pjesën më të madhe të dyshimit ta hidhnin mbi të lidhur me autorësinë e vjedhjes. Pas disa seancash pyetësore vajza e pranoi autorësinë e vjedhjes së parave të hallës së saj të cilat ruheshin në banesën e babait. Ajo tregoi edhe teknikën që kishte përdorur për hapjen e kasafortës. Për këtë qëllim ajo kishte përdorur një lloj të veçantë kaçavide me të cilën e hapte kasafortën nga pjesa e poshtme e saj. Vjedhja është kryer gjatë periudhës korrik-dhjetor 2012. Sipas një llogarie të policisë vajza ka vjedhur mesatarisht nga 2,5 milion lekë në muaj dhe i ka bërë ato rrush e kumbulla. Nga gjithë shuma e vjedhur vajza kishte në gjendje vetëm 600 mijë lekë e cila ju dorëzua babait të saj. Më pas në duart e saj u vendosën prangat me akuzën e vjedhjes. Qëlluan furgonin ??? MAT Dy adoleshentë fshihen pas tentativës për grabitje me maska dhe armë të cilët i zunë pritë një furgoni dhe qëlluan me breshëri automatiku ndaj tij në aksin Milot-Burrel. Gjatë orëve të pasdites së djeshme, policia njoftoi arrestimin e dy autorëve të dyshuar për grabitjen me armë, mbetur në tentativë në fshatin Bushkash të rrethit të Matit. 18vjeçari Gjokë Rica dhe 16-vjeçari Marketin Menga lindur dhe banues në fshatin Bushkash u arrestuan për veprat penale vjedhje me armë në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm dy të rinjtë kanë dalë përpara furgonit dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë, por shoferi i është shmangur dhe ka vazhduar rrugën. Kur kanë parë se drejtuesi i furgonit nuk ka ndaluar, atëherë personat e maskuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tij. Fatmirësisht plumbat nuk e kanë lënduar drejtuesin e furgonit tip Volksvagen Sharon me targe MT 3389 A. Drejtuesi i automjetit me iniciale P.N është me banim në Burrel. Ai lëvizte i vetëm nga Miloti në drejtim të Burrelit në momentin kur të rinjtë me maska e të armatosur i zunë pritë duke kërkuar që të ndalte makinën. Gjatë kontrolleve të ushtruara, autorëve të kësaj ngjarjeje u është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë automatike "pushkë dhjetëshe" me të cilën këta shtetas kanë qëlluar me qëllim grabitjen. Ky nuk është rasti i parë që në aksin Milot-Burrel shënohen tentativa të tilla grabitjesh. Pranga adoleshentëve me maska Durrës, vajza bastis milionat e hallës emigrante në Zvicër 17-vjeçarja vjedh kasafortën e babait Zbulimi nga emigrantja, shpëtojnë 600 mijë lekë Peshkatari Shkëlqim Buziu LAJME SHKURT ? Korçë, zënkë me thika mes të rinjve Një zënkë me thika dhe në gjendje të dehur mes disa të rinjve në qytetin e Korçës në orët e natës mes së premtes dhe të shtunës ka shkaktuar dy të plagosur. Sipas policisë së qytetit të Korçës të plagosur nga goditjet e marra nga thikat janë shtetasti Fatjon Muharremi dhe Lorenc Dauti. Uniformat blu dyshojnë se zënka ka nisur për motive banale dhe në të është përfshirë edhe Ruli Sotiri. Nga dinamika e ngjarjes mendohet se ky i fundit ka goditur me thikë Fatjon Muharremin, ndërsa vetë Muharremi kishte goditur më parë Lorenc Dautin. Dy të plagosurit aktualisht ndodhet në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia u komunikoi masën e arrestit. ? Elbasan, trafikantja thyen arrestin shtëpiak Arratiset në mënyrë spektakolare një trafikante droge në Elbasan, ndërsa ndodhej në arrest shtëpie dhe ruhej nga dy policë roje. Njgjarja u konstatua dje në mesditë në Elbasan, ndërsa e arratisura është 39-vjecarja Ermira Beqiraj e akuzuar për trafik droge. Ende nuk është qartë se kur ajo mund të ketë lënë banesën e saj. Sipas policisë gruaja qëndronte prej 5-muajsh në arrest shtëpie. Pas arratisjes së saj, blutë e Elbasanit kanë ngritur postblloqe në gjithë rrugët e qytetit, ndërsa ka arrestuar dy policët që ruanin gruan. Policët që duhet të ruanin 39-vjecaren e akuzuar për trafik droge janë efektivi Neki Xhika dhe Gëzim Ago. Ermira Beqiraj 39 vjeçe banore e fshatit Bradashesh të komunës me të njënjtin emër në Elbasan e arrestuar në shtator të vitit 2012 në Kakavijë me 24,5 kg marijuanë.
www.shqiptarja.com E diel, 6 janar 2013 14 SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com ZBULIMI PERSONAZHET ARKIV ...Longfelloë-ut, u takua me Lord Byronin ne Londër në qershor 1815. Në atëkohë Byron sapo ishte martuar dhe jetonte në një shtëpi të madhe përdhese në lagjen Piçadilly të Londrës. Ata u takuan disa herë, dhe Byron pasi mësoi se Tickner do të udhëtonte në Ballkan, i dha atij një letër për Aliun bashkë me armën e famshme. Mirëpo, sikurse shkruan më vonë Tickner, planet e tij ndryshuan. Ai vendosi të shkojë në Spanjë, dhe jo në Shqipëri e Greqi, rrjedhimisht, pistoletën ia ktheu Byronit. "Dy nga letrat i zotëroj ende unë" shkruante ai më vonë. Letra e Byron-it mban datën 25 qershor 1815. Ajo është e shkurtër, vetëm një faqe. MIrëpo letra e Byron-it nuk i mbërriti Aliut asnjëherë. Rrugëtimi i paparashikuar dhe i çuditshëm i sendeve dhe letrave personale të profesorit amerikan pas vdekjes e sjell atë sot në Arkivën e Universitetit të famshëm amerikan Dartmouth, më saktë në Bibliotekën Rauner të Koleksioneve të Posaçme: Arkiva, Dorëshkrime dhe Libra të Rralla. Falë bujarisë së Bibliotekës së Rauner, një kopje të letrës së padërguar të Bajronit e zotërojmë sot, dhe po e botojmë. Dokumenti, i shkruar dorazi nga vetë Lord Byron, me stil dhe kaligrafi të përsorur, ka dy pjesë: pjesën dërguese apo adresën, dhe letrën. Pjesa dërguese ka rëndësi për titullin me të cilin Lord Byron i drejtohej Aliut. Për personalitetin e shquar britanik "Lartësia e Tij" Ali Tepelena në qershor 1815 ishte Kryetari i Shqipërisë [Vezir or Pasha of Albania] me seli në Janinë. Rëndësi këtu ka, pra, qëndrimi i Byron-it ndaj pozitës juridike të Aliut. Natyrisht që kjo nuk ishte letër zyrtare dhe interpretimi në thelb kufizohet në sferën personale të marrëdhënieve, mirëpo prapëseprapë nuk mund të mohohet që Lordi britanik njihte gjendjen në fakt - d.m.th. që Aliu ishte de facto sundimtar shqiptar i Provincës së Shqipërisë. Emërtimi "Epir" nuk përmendet fare në letër. Së dyti, nga përmbajtja e letrës mësojmë për raportet e afërta miqësore midis tyre. Byron i uronte Aliut që shëndeti dhe begatia e tij të vazhdonin më tej në të ardhmen, si dhe i shprehte dëshirën "për ta vizituar sërish Shqipërinë - vendin ku kujtimi i miqësisë së Lartësisë Tuaj ndaj të huajve do të mbetet përgjithmonë i dashur për mua". Transkriptimi i plotë i letrës në original dhe përkthim i saj jepet më poshtë. Agron Alibali vijon nga faqja 13 Po arma? Ndofta ajo duhet të jetë diku, në ndonjë muzeum të Londrës, por ka shumë të ngjarë që të jetë pjesë e koleksionit të pistoletave të Byron-it në Muzeun Benaki të Athinës. Përveç Athinës, armë të Aliut ndodhen sot të shpërndara në muzeume të ndryshme të botës si p.sh. tek Muzeumi Tareq Rajab në Kuëait [katalogu 60, 61, 62, 63, 67], në Muzeun Metropolitan në Nju Jork me nr. 43.82.9, dhuratë e vitit 1943 nga Grisëold e Sloane, dhe ndofta edhe në Stamboll. Po në Shqipëri a gjindet ndonjë trashëgimi e Aliut tek ndonjë nga muzeumet e vendit? Kujtimi i Aliut duhet të ketë qenë i gjallë në mendjen e shqiptarëve të brezit të pavarësisë 100 vjet më pare për përpjekjen e dështuar të themelimit të shtetit të parë shqiptar pas Gjergj Kastriotit, përpjekje e cila u mbyt me hekur e gjak me një kosto shumë të lartë dhe i hapi rrugë kryengritjes greko-arbërore në More. Aliu natyrisht mbahej mend edhe për masakrat dhe mizoritë ndërvëllazërore që kreu ndaj popullsisë së pafajshme të Kardhiqit dhe Hormovës. LETRA E PADERGUAR... Lord Byron-i i shkruan Ali Pashë Tepelenës Ali Pasha i kishte kërkuar përmes një letre që Bajroni t'i blinte një armë. Lordi anglez ia bleu, i shkroi dhe një letër, ia nisi përmes avokatit George Ticknor, por as letra, as arma nuk ranë në duart e vezirit... Dokumenti, i shkruar dorazi nga vetë Lord Byron, me stil dhe kaligrafi të përsorur, ka dy pjesë: pjesën dërguese apo adresën, dhe letrën. Pjesa dërguese ka rëndësi për titullin me të cilin Lord Byron i drejtohej Aliut. Për personalitetin e shquar britanik "Lartësia e Tij" Ali Tepelena në qershor 1815 ishte Kryetari i Shqipërisë [Vezir or Pasha of Albania] me seli në Janinë Në foto: Lord Byron
SH.com 15 www.shqiptarja.comE diel, 6 janar 2013SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI ZBULIMI Megjithatë, sot në kuadrin e debatit lidhur me figurën e Aliut, me të drejtë ngrihet pyetja se ç'ka bërë Shqipëria moderne për nderimin e figurës së tij? Përgjigja është "shumë pak". Vetëm disa eksponate ka për Aliun në Muzeun Kombëtar, në Muzuen "Butrinti" apo në Tepelenë. Ka ardhur koha që Ali Tepelena të marrë vendin që i takon, dhe ardhja në atdhe e kokës së tij është ndër më të paktat veprime që duhen bërë. E ngutshme është çelja e Muzeumit të Ali Pashë Tepelenës në kalanë e Porto Palermos në Qeparo, të ndërtuar prej tij. Kalaja e Porto Palermos, kjo vepër e rrallë arkitektonike dhe historike, është prone e patjetërsueshme e shtetit shqiptar. Do të ishte e pajustifikueshme që shteti i sotëm ta "privatizonte", ta jepte atë me koncesion për 99 vjet, apo ta "modernizonte" a ta kthente në klub nate. Nëse ngrihet, Muzeumi Kombëtar i Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo ndofta duhet të jetë degë e Muzeumit Historik Kombëtar në Tiranë, dhe të ketë statusin e objektit të rëndësisë së veçantë. Atje mund të mblidhen dhe të ekspozohen të gjitha objektet e trashëguara nga Aliu që ndodhen brenda territorit të shtetit shqiptar, dhe të tjera për të cilat mund të kërkohet kthimi në bazë të konventave ndërkombëtare. Me kohë materialet arkivore apo fotokopje të tyre, nga arkivat vendase, të Stambollit, Athinës apo vendeve të tjera evropiane, mund të ruhen në ish-depot ushtarake ngjiturazi, që mund të konvertohen bukur mire për qëllime studimore arkivore. Një trajtim analog do të kërkonte edhe Kalaja e tij në vendlindje, Tepelenë. Zona të veçanta muzeale mund të shpalleshin edhe i tërë rrethi dhe qyteti i Libohovës, ku dergjen eshtrat e familjarëve të Aliut, si dhe rajoni i Kardhiqit dhe Hormovës, në kujtim të viktimave të luftës vëllavrasëse të tij. Duke perifrazuar Kadarenë, ndofta vetëm pas këtyre hapave paraprake, në mbrojtje dhe pasurim të trashëgimisë kulturore dhe historike evropiane të shqiptarëve, mund të flitet për kthimin në atdhe të trupit të këtij shqiptari dhe "humbësi tjetër të madh". "Ju kam nisur një dhuratë timen, një armë të veçantë..." Bajroni: Shpresoj që një ditë të vij sërish në Shqipëri To His Highness The Vezir and the Pasha of Albania &&&& Joannina By favor of Mr. Ticknor London, June 25, 1815 Vezir I was honored by your thoughtful letter conveyed to me by Dr. Holland--It rejoices me to hear of your health and prosperity - may they continue for many years. An American gentleman / Mr. Ticknor/ has promised to deliver from me to Your Highness a curious pistol /the properties and management of which he will explain / which I shall feel honored by your accepting. I yet hope one day to revisit Albania - a country which the recollection of your friendship to strangers must ever endear to me. I am the most obedient servant … Lord Byron Madhërisë së Tij Vezirit dhe Pashait të Shqipërisë Janinë Nëpërmjet bujarisë së zotit Ticknor Londër, 15 qershor 1815 Vezir Letra tuaj aq a mençur e përcjellë nëpërmjet Dr. Holland, ishte nder i madh për mua.--- Gëzohem shumë kur marr vesh për shëndetin dhe begatinë Tuaj dhe uroj që ato të vazhdojnë për shumë vjet. Një zotni amerikan, z. Ticknor, më ka premtuar që të përcjellë tek Lartësia Tuaj një dhuratë timen, një armë të veçantë, / që ai do t'Ju shpjegojë edhe përdorimin dhe mirembajtjen e saj / dhe unë do të ndjehem i nderuar nga pranimi i saj prej Jush. Shpresoj që një ditë të vij sërish në Shqipëri - një vend ku kujtimi i miqësisë tuaj për të huajt do të mbetet përgjithnjë i dashur për mua. Mbetem shërbyesi tuaj më i bindur, etj. Lord Byron Në foto: Faksimile nga letra e panjohur e Lord Bajronit gjetur në arkivën e Universitetit të famshëm amerikan Dartmouth, më saktë në Bibliotekën Rauner të Koleksioneve të Posaçme shoqëruar me dokumentin e lëshuar nga vetë arkivi Ali Pashe Tepelena Letra në anglisht dhe shqip
22 E diel, 6 janar 2013 OPINION Blog/ Grimca Urbane NGA EVIS CERGA Ju ka ndodhur ndonjëherë… Ju ka qëlluar ndonjëherë…" Naka qëlluar, si nuk na ka qëlluar", do të thoni ju. E pra, me siguri që ju ka qëlluar që dikush t'ju pyesë, por ndërkaq ky apo kjo Dikush(e) e di vetë përgjigjien, por "pyet ashtu kot". Ndodh rëndom që na pyesin fjala vjen për një recetë gatimi. Sigurisht kur njeriu ka pasion diçka, nis ta rrëfejë historinë, në rastin tonë recetën, me zell, madje ka edhe raste që i shkëlqejnë sytë, apo del lëng nga goja nga përbërësit e kësaj të fundit, por edhe nga fakti që po e ndan gëzimin me dikë tjetër. Nis të shpjegojë recetën dhe sapo ka kaluar në përbërësin numër dy, bashkëbiseduesja hidhet: -Ua po kështu e dija edhe vetë. Unë thashë se mos kushedi se çfarë kishe sajuar… E kështu ty të pritet hovi, madje nuk ke as kurajo t'i thuash bashkëbisedueses(it) që ti nuk e ke mbaruar ende recetën dhe mbase risia qëndron në fund, kur kjo e fundit, d.m.th. bashkëbiseduesja ia pret: -Po ti prandaj nuk bie nga pesha. Ja këto recetat e kanë fajin. Ti bëhesh gati sërish të marrësh fjalën, sepse kësaj here tjetra të ka fyer, sepse jo vetëm nuk të ka dëgjuar deri në fund, por ka marrë përsipër të hyjë edhe në gjëra personale. Është e kotë që t'i thuash tjetër gjë, ndaj ti hesht. Sigurisht ti shpreson që këtu bashkëbiseduesja që e ka nisur bisedën për të marrë mend nga ty, vetëm është duke të të dhëna të sajat, ndonëse të padëshiruara. Bashkëbiseduesja vazhdon. * A mos di gjë ku mund të gjej ca gota të mira? Ti në cast e ke harruar që kjo e fundit të ka ngritur nervat dhe nxiton t'i përgjigjesh. - Po, tek…Përgjigjia e bashkëbisedueses vjen si rrufe…Ehu, aty kam qënë me kohë unë. E di përpara teje atë dyqan, po nuk i kanë gjë gotat. Le që i kanë shumë të shtrenjta. Ti i thua që atë dyqan di, ndërsa bashkëbiseduesja (ajo që të ka pyetur), të rendit së paku pesë dyqane të tilla, por për secilin sigurisht që ka ndonjë ankesë. I lëmë edhe gotat dhe dyqanin përkatës dhe bashkëbiseduesja bën pyetjen e rradhës. Mos di gjë ku të gjej mish të mirë? Edhe ty nuk të rihet pa folur dhe nxiton t'i tregosh një kasap në Rrugën PAL, por cfarë përgjigjeje merr. Ua, edhe ti, po ti mi të gjitha i di. Tani si t'ia bësh… Se mos mendosh t'i japësh ndonjë përgjigije. Pupupu qoftëlarg. Por bashkëbiseduesja nuk jepet lehtë. Ama edhe ti kësaj here e ke vendosur. Nuk do t'i japësh përgjigjie. Pyetja është në formë përgjigjie sigurisht, por me variant të hapur të tipit: Po ndonjë parukiere të mirë njeh mi? Jo, se unë njoh, po thashë të të pyes edhe ty një herë se ajo imja ma ka prishur qejfin këto kohët e fundit. Ti i përgjigjesh që nuk para shkon në parakueri, për ta hequr qafe, por jo sa gabim sepse përgjigjia që vjen është shumë ngadhënjyese. Epo në fakt, jo për gjë mos të të vijë keq, por dukesh që nuk kujdesesh shumë për flokët. Si t'ia bësh bashkëbiseduesja sërish ka shënuar gol… Koment NGA AFRIM KRASNIQI vijon nga faqja 1 “Ne” qytetarët dhe “ata” pushtetarët ...qytetarët, i jep vetes një status superior ndaj statutit qytetar, krijon një imazh të gabuar për sfidat e shoqërisë, humb ndjesitë humane dhe imponon rregullat vendimmarrëse, dhe kështu nëpërkëmb parimet e demokracisë dhe personalizon pushtetet. Kjo deklaratë i mbijetoi kohës dhe në formë simbolike u bë metaforë frymëzuese në shumë prej revolucioneve demokratike në Evropën Lindore dhe më gjerë. Koncepti i disbalancës midis pakicës sunduese dhe shumicës së sunduar në demokraci është debatuar edhe nga emra të njohur të shkencave politike që nga Sartori, Tokvil, Habermas, Dahrendorf dhe përbën një nga elementët më të brishtë të historisë së demokracisë. Vjet kur Italia e Greqia vendosën të krijojnë qeveri teknike pyetja ishte: a kemi të bëjmë me demokraci klasike përfaqësuese? Asnjëri kryeministër nuk ishte kandidat në zgjedhje, nuk u votua nga qytetarët, por secili doli në skenë në një moment krize politike dhe ekonomike, kur "të votuarit" nuk kishin aftësi të drejtonin me ritmin, besimin dhe cilësinë e duhur. Modele të tilla janë objekt i një analizë profesionale dhe në rrethana, kritere dhe situata të tjera, kurse në rastin shqiptar paralajmërimi i Gjon Pali II është aktual dhe vlen sepse përbën sot sfidën kryesore të shoqërisë shqiptare. Kjo vlen në dy aspekte: në përfaqësimin formal dhe në përfaqësimin politik të qytetarëve. Parlamenti dhe qeveria aktuale dolën nga zgjedhjet parlamentare 2009, ku sipas KQZ, morën pjesë 46% e zgjedhësve në moshë mbi 18 vjeç. Gjithësejt morën pjesë 1.5 milion votues nga 3.7 milion qytetarë (edhe ata nën moshën 18 vjeç), nga të cilët PD si forcë kryesore në qeveri fitoi 610 mijë vota ose 40% të votave të vlefshme. Në raport me numrin total të zgjedhësve PD fitoi 18-19% të votave të të gjithë votuesve të regjistruar ose 14-15% të votave të të gjithë qytetarëve shqiptarë që gjatë katër viteve qeverisen nga partia fituese. Bashkë me partitë aleate në qeveri (përfshirë edhe LSI) ky mandat shkon deri në 17-18% të numrit të gjithë qytetarëve shqiptarë ose diçka më pak se mbështetja e një të pestës së shqiptarëve. Kur lexon këto shifra dhe dëgjon kryeministrin të thotë se ka mandatin e shqiptarëve për të qeverisur formalisht i jep të drejtë, por në thelb del në pah injorimi tërësor që i bëhet faktit se shumica absolute e qytetarëve ka votuar kundër, ka abstenuar ose refuzuar tërësisht ofertat elektorale. Dukuri të tilla formale gjenden në çdo demokraci, përfshirë edhe atë në SHBA, Britani apo Gjermani, por modeli demokratik dhe përfaqësues i tyre dallon dukshëm me atë shqiptar. P.sh, zonja Klinton dëshmoi në parlamentin tonë diferencën midis garës elektorale dhe shërbimit ndaj interesave amerikane. Asnjëherë nuk ndodh që Presidenti amerikan, kryeministri britanik apo kancelari gjerman të marrin vendime apriori, pa konsultimin edhe me pjesën që nuk ka votuar pro tyre. Siç ndodhi ditët e fundit me buxhetin amerikan, siç ndodhi me sistemin e taksave, politikat sociale e shëndetësore në Gjermani, siç ndodh vazhdimisht në Britani e kudo tjetër, ku ekzistojnë diferenca minimale midis atyre që qeverisin dhe të qeverisurve. Në Shqipëri këto modele janë sa të pakuptueshme aq edhe utopike. Ne nuk kemi traditë demokratike, nuk kemi nivele të njëjta jetese dhe as kulture politike, nuk kemi institucione funksionale dhe as politikanë të tillë, që të jenë të aftë të bëjnë diferencën midis politikës si mision dhe politikës si burim përfitimi. Ne njohim vetëm modelin e të fortit, që i merr të gjitha pushtetet dhe bën siç dëshiron, që personalizon institucionet dhe jetën politike, që krijon bllok të pasur pakice mbi baza besnikërie, familjare apo fisnore; që nuk njeh dhe as aplikon nocionet e transparencës publike dhe që nuk pranon në asnjë rast të jetë i barabartë me qytetarët votues. Shembujt janë të shumtë dhe të përditshëm: çdo ditë ka lajme sesi qytetarët penalizohen për taksa të papaguara kurse zyrtarët e lartë nuk paguajnë prej vitesh. Ekzistojnë kritere paralele për qytetarët që duan të rekrutohen në diplomaci, arsim, administratë, polici, ushtri, etj, dhe atyre që vijnë nga rrethi familjar i pushtetarëve. Të parët vuajnë pafund në labirintet e burokracisë, paguajnë kudo për shërbimet publike, denigrohen për shkak të bindjeve politike, nuk kanë garanci për pronën, punën, arsimin, lëvizjen dhe as mendimin e lirë. Ata të dytët përbëjnë pakicën sunduese: ata kanë vende pune të garantuara, gradohen në poste me shpejtësinë e erës, nuk kanë nevojë për konkurse e gara, nuk kanë nevojë për arsim dhe as përputhshmëri midis shkollës e vendit të punës, nuk kanë nevojë për sistem monitorimi dhe as kon- trolli, nuk ndalohen kurrë nga policia kur shkelin ligjin dhe nuk gjykohen nga drejtësia as në rast të veprave publike kriminale. Ata nuk pranojnë të punojnë me qytetarët (çuditërisht pak prej tyre punojnë në arsim, në punët e shërbimeve publike apo profesione të tjera shërbimi), por destinohen direkt për poste të larta elitare e financiare: në dogana, tatime, dhe vetëm në hierarkitë e larta të fushave të tjera shërbimi, përfshirë diplomacinë, policinë, arsimin, shëndetësinë. Nëse një polic në Shënkoll dënohet dhe del kudo në media se është kapur me celular të fshehtë në burg, nëse një pensionist në Kurbin dënohet nga gjykata se ka përfituar ndonjë muaj ndihmë sociale të pamerituar, nëse një minator në Bulqizë kalon në ndjekje penale se nuk ka paguar kredinë, nëse një peshkatar në Vlorë arrestohet se ka peshkuar pa leje nga organi përkatës, nëse një banor në Tiranë gjobitet sepse ka parkuar gabim ose nuk ka paguar faturën mujore të ujit/dritave, për pakicën sunduese nuk ka gjobë e dënim as kur akuzohen publikisht për përvetësime në miliona dollarë, shfaqen në kamera duke ndarë dollarë në zyrat e shtetit, deklarojnë të ardhura fiktive shumë më të mëdha sesa milionerët amerikanë, shtojnë pasuri me banesa e vetura luksoze me burime informale, siç nuk ka gjobë as ndëshkim as kur nuk paguajnë taksa, as kur parkojnë mbi trotuare, as kur grabisin e privatizojnë me dhunë pronat publike e pronat e tjetrit, as kur falsifikojnë diploma e tituj akademikë, as kur bëjnë udhëtime turistike me paratë publike dhe as kur ndërhyjnë në polici, prokurori e gjykata për të ndihmuar persona të inkriminuar me lidhje politike dhe elektorale. Një qytetar nuk ka ku të trokasë kur i mungon energjia apo i vjen me forcë duke i prishur pajisjet elektroshtëpiake, kurse një pushtetari një vit më parë KESH/CEZ i kompletoi brenda 24 orëve mbi 100 milionë pajisje shtëpiake për shkak të dëmtimit nga defekti në rrjet. Mijëra disidentët politikë të komunizmit ende nuk kanë marrë as këstet e para të kompensimit financiar, kurse kryeministra, ministra e zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion dhe të shpallur të pafajshëm nga gjykatësit e emëruar prej tyre janë kompensuar menjëherë dhe në vlerën monetare më të lartë. Një pronari toke i duhen vite të sigurojë një leje ndërtimi në banesën e tij, kurse një pushtetar nuk e ka problem të ndërtojë hotele luksoze në troje turistike, të siguruara me paketën 1 euro, përmes vendimeve në konflikt interesi. Këto e dhjetëra detaje të tjera të jetës së përditshme bindin këto, se ekziston një hendek i thellë midis "ne" qytetarëve dhe "ata" politikanëve vendimmarrës, hendek që minon besimin tek demokracia, institucionet, shteti dhe sistemi politik. Ky konkluzion i nënvizuar edhe nga Instituti Demokratik Amerikan dhe DASH në raportin e tyre të fundit, nxjerr në pah krizën e thellë ku ndodhet shoqëria shqiptare, qytetarët dhe institucionet përfaqësuese, si dhe nevojën e madhe, jetike, që Shqipëria të gjejë mekanizmat e reflektimit, ndërhyrjes dhe veprimit për ta shndërruar sistemin e pakicës antidemokratike, bllokuese dhe përfituese, në sistem demokratik të shumicës qeverisëse. Kjo përbën edhe provën e zjarrit për të gjitha subjektet politike qytetare në zgjedhjet e vitit 2013. Zgjedhja midis pakicës sunduese dhe shumicës qytetare përbën zgjedhjen midis oligarkisë dhe demokracisë, midis të ardhmes si peng i të kaluarës dhe të ardhmes si shans për të gjithë, midis Bllokut periodik që pushtetet krijojnë në Tiranë dhe miliona shqiptarëve që jetojnë jashtë Bllokut, por të kërcënuar, fyer e denigruar prej tij. Një zgjedhje që duhet të bëjë dallimin midis traditës komuniste e otomane të nomenklaturave sunduese dhe traditës perëndimore të shoqërive qytetare, të bazuara në sistem vlerash, meritash dhe aftësisht, të afta të reagojnë, të marrin përgjegjësi dhe të mbrojnë të drejtat dhe lirinë e tyre.
SH.com 17 www.shqiptarja.comE diel, 6 janar 2013SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SPECIALE lëkure shagren, ka në anët e jashtme katër arabeska të thella, tre rrypa për hijeshi. Shpata është e përkulur në formë harku, gjatësia e saj është 121 cm dhe doreza është e zbukuruar me ar dhe me lëkurë. Pesha e gjithë shpatës është 3, 2 kg. Kjo formë me ornamente tregon se ajo është bërë në gjysmën e parë të shekullit XV.Në inventarin e pikturave të sekretarit privat Schrenchk (Shrenk), e titulluar "Armamentarium heroicum" të vitit 1601, është tabloja XVI "Skënderbeu me përkrenare". Skënderbeu rri në këmbë në profil, duke kthyer kokën dhe mjekrën e gjatë nga krahu i majtë. Ai është i veshur me një pallto të gjatë me astar lëkure dhe ajo mbërthehet në gjoks nga shirita. Në krahun e djathtë mban lart shpatën e zhveshur, ndërsa poshtë në tokë, afër këmbës qëndron përkrenarja. Në kokë Skënderbeu mban një beretë. Objektet, që janë pasqyruar në këtë pikturë, i ngjajnë shumë origjinaleve që ndodhen në Muzeun e Artit Historik të Vjenës . Historiani Kristo Frashëri saktëson shume vite më vonë se gazeta Besa në librin e vet "Historia e Skënderbeut" dhe cilat nga shpatat përdorej në sheshin e betejave dhe cila për akte ceromoniale. Ndër dy shpatat, ka mundesi qe Skenderbeu ne fushen e betejes te mos perdorte ate me trup te drejte, por pallen me trup te harkuar (sic nenkuptohet nga Dh.Frengu), per arsye se e para ishte e shkurter per shtatin e tij te gjate, kurse me pallen, te cilen e kishte ne perdorim ushtria osmane, ai eshte familjarizuar me teper se me te paren. Ketyre mund t'u shtohet dhe nje arsye tjeter: me te paren luftetari e kishte me te lehte ta godiste kundershtarin horizontalisht, kurse me te dyten kishte perfitim, sidomos kur ishte trupmadh, ta asgjesonte me lehte armikun me nje te rene te fuqishme vertikalisht. E njejta gje mund te thuhet dhe me perkrenaren, e cila nuk duhet te kete qene komode ne fushen e betejes. Perfundimisht, mund te thuhet se se si perkrenarja ashtu edhe shpata me trup te drejte i kane sherbyer qe kjo e dyta te jete shpata qe Papa Pali II i dhuroi Heroit, naten e Krishtlindjeve se vitit 1466 . Nuk ka dyshim se objekti më interesant nga armët e Heroit tonë Kombëtar mbetet përkrenarja me simbolin e saj krejt të veçantë në krye, kokën e dhisë. Sipas Frashërit se çfare ajo simbolizon mbi perkrenaren e Skenderbeut, eshte veshtire te shpjegohet me saktesi. Mund te shpjegohet me kultin e dhise se eger, simbolin e zanave shqiptare, te cilat jetojne, sipas legjendes, edhe sot ne bjeshket e larta, perfshire edhe ne ate te Gjelagjoshit, mali qe qendron mbi krye te Qidhnes se Dibres.(prej nga Frashëri argumenton në librin e vet se ka origjinën familja e Kastriotëve) . Mirëpo kulti i dhisë së egër sigurisht që ka një shtrirje më të gjerë në mitologjinë ballkanike duke datuar që në kultin e Zeusit, ku ai i hedhur nga Olimpi nga e ëma e vet, Gjea për ti shpëtuar frikës paranonjake të atit të vet Kronit që gëlltiste çdo qenie që lindte, bie në Kretë dhe ushqehet nga nga një dhi e quajtur Amaltia. Ka shenja qe tregojne se kulti i dhise se eger eshte shume i lashte. Shkrimtari romak i shekullit te I-II te eres sone S.Suetom Tanquilli (De Vita Caesarum, L.II, 12, 94) shkruan se perandori romak Augusti, gjate luftes kunder Batos se ilireve, kur arriti ne Apoloni, preu per nder te fitores se tij, nje monedhe argjendi me koken e dhise se eger. Po kështu është tashmë një dëshmi e njohur nëpërmjet Plutarkut se Pirro i Epirit mbante një kokë dhie të ngjashme në përkrenaren e vet çka mund të mendohet për një kult të mirëformuar në viset epiriote ilirike. Gjatë gjithë jetës së vet, qysh prej kthimit të tij në viset atërore, Skënderbeu ndihej shumë krenar ndaj trashëgimisë epiriote-maqedonase të teritoreve të veta, fakt që dëshmohet dhe në letrën e vet dërguar Princit të Tarantit në 1461 ku nënvizon origjinën epiriotase të popullsisë arbëre. Një dëshmi tjetër është vepra e Barletit ku vazhdimisht përforcohet origjina epiriote e truajve dhe popullsisë arbëre. "Njerëzit kur veshtronin atë rini luftarake dhe kur shikonin ate lule burrash rreth Skenderbeut, nuk u dukej aq çudi qe fuqite e Muratit ishin thyer prej shqiptarevet. Me te vertete ishin kthyer ateherë përsëri shkelqimi i lashte i Maqedonise dhe dukej se kishin ardhur prape tamam, sic ishin dikur, kohet tanime te harruara te Aleksandrit dhe te Pirros" . Mesa duket kjo krenari e trashëguar nga antikiteti që u rigjet sërish gjatë Rilindjes Kombëtare dhe u rishfaq më dukshëm në kohën e shtet formimit shqiptar shërbeu për përforcimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve ku armët e Skënderbeut luajtën një rol të veçantë si objekte krenarie dhe dëshmuese të një formacioni politik të sukseshëm të shqiptarëve në mesjetë. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet që me porosi te qeverise shqiptare te paraluftes, nje kopje identike e perkrenares se Skënderbeut, punuar me 1937 nga nje mjeshter i talentuar austriak, ndodhet ne Muzeun historik te Tiranës dhe në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë armët origjinale u ekspozuan në Muzeun historik. Memoria kolektive historike është një nga mjetet që sendërton fuqishëm identitetin e një popullsie dhe në rastin e etnisë shqiptare, kjo kujtesë kolektive kombëtare shërbeu si një mjet bashkues për ngjizjen e identitetit kombëtar. TRADITA VLERA BARILE SI BETLEHEMI Në grazhdin e gjallë të Materës edhe pak Shqipëri Lorenzo Zolfo Barilli si Betlleme: tek presepi i Materes dhe nj'çik Shqipëri Një inskenim ndryshe ngaherët e tjera, i përfshirë nënjë kornizë më të madhe dhe sygjestionuese të gurëve të Materës. Dhe pikërishte te Gurët historitë e treguara nga shfaqja e shenjtë e lindjes së Jezusit, ka pasur edhe një zemër arbëreshe.Ishte prezent edhe qendra e vogël arbëreshe e Vultures, Barile, për të tretin vit rradhazi, në ditën e inaugurimit, më 27 dhjetor, të Grazhdit të Gjallë në Gurët e Materës. Shoqata pro-loco me mbi 35 figurantë rikrijoi skenën "Barile si Betlehemi" me inskenimin e Erodit, të Masakrës së të Pafajshmëve dhe të Familjes së Shenjtë. Inskenimet e grupit nga Barile ishin edhe në gjuhën arbëreshe, të vlerësuara nga mijëra vizitues që morën pjesë, të ardhur nga çdo cep i Italisë. Nga Kalabria, nga Spezzano Albanese dhe nga Montecilfone në Molise, dy komunitete me origjinë arbëreshe, ishin disa turistë që dalluan menjëherë identitetin etnik arbëresh të figurantëve nga Barile. Një zonjë e ardhur nga Prato bashkë me të birin në shkollë fillore, të shoqëruar nga bashkëshorti i emigruar nga Shqipëria, kur të dëgjoi fjalët e Erodit të gjuhën arbëreshe dalloi menjëherë idiomën e folur nga figurantët që kishin ardhur nga Barile. Një Erod që u shpreh në italisht për spektatorët, në latinisht për historinë dhe në arbëreshe për lavdinë e prejardhjes. Bibliografi: 1-Ilir Ikonomi. Faik Konica.Jeta në Uashington. Tiranë: Onufri 2-Kristo Frashëri. Katër relikat e rralla të Skënderbeut, cituar sipas http://ëëë.albasoul.com/ modules.php?o p=modload& nam e=Neës&file= articl e&sid=1884 3-Gazeta Besa, 3 mars 1932 Nj'rapresentacjon ndrisheka t'tjerat, mbrënda nj'kurnixh shum e bukur, ë sht ajo e Sasevet e Materes. Esht tek i Sassi çi storjat çi u rrëfiajtin mbi Zotit Krisht, pan dhe nj'zëmer arbëreshe. Ish dhe katundthi arbëresh i Vullturit, Barilli, pir tri vitra tek inauguracjona, nè 27 shën Ndré, e presepit vivente tek i Sassi. Pro-lloku me më se 35 vet, bëri "Barilli si Betlleme" me nj'rapresentacjon t'Erodit dhe t'fmiljes e Zotit Krisht. Grupi i Barillit foli dhe arbërisht dhe ki shurbes kljeu shum i ndiejtur ka gjindjat çi erdhtin ka shum vende t'Talljes. Gjind erdhtin ka Kallabrja, ka Spixana dhe ka Mullizi, ka Munçillfuni, di katunde me origin arbëreshe, dhe njohtin identitaten etnike arbëreshe e grupit e Barillit. Ka Prato, nj'grua kupile me t'birin t'vogel çi vete te skolla e par dhe me nj'burr çi erdh ka Shqipërja, kur Erodi tha arbërisht ("Ecni, shpi shpi dhe gjith kriaturavet nj'vit, pritni kocen") ljingoj gljuhen çi ishe flis burri i Barillit. Nj'Erod, çi foli i ltisht për gjindjat, in llatino për storjen e arbërisht për katundin e tij. Përktheu në gjuhën arbëreshe: Maddalena Scutari
www.shqiptarja.com E diel, 6 janar 2013 20 SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com INTERVISTA vijon nga faqja 19 A ka ndikuar dikush, si një udhëheqës në rrugën tuaj drejt letërsisë? Gjithsesi. Te unë më së shumti ka ndikuar im atë. Që në fëmijërinë më të hershme, atëherë kur dëgjohen përralla dhe jetohet me sharmin e tyre, im atë ishte aty pranë meje. Për dallim nga prindërit tjerë im atë, krahas përrallave, madje më shpesh, më tregonte mite shqiptare. Unë kënaqesha duke dëgjuar tregime për zanat, orët, shtojzovallet etj. Shumë herët im atë m'i ka lexuar këngët kreshnike. I kam në kujtesë kreshnikët, por e paharrueshme është kënga "Ajkuna kjan Omerin". Po më shumë im atë më ka treguar mite nga lashtësia greke. Unë shumë herët kam ditur për "hidhërimin" e Akilit, për guximin e Hektorit, dredhitë e Odiseut, besnikërinë e Penelopës etj. Ky univers i bukurisë, i mrekullisë së epikës shqiptare dhe i gjenialitetit të grekëve antikë, u bë shtegu nëpër të cilin kalova dhe dola në fushën e letërsisë. Im atë është "fajtor" pse unë qysh si fëmijë e doja teatrin, kinemanë. Më kujtohen jo vetëm shfaqjet që i kam parë, por edhe skenografitë e tyre. Është një botë e çuditshme bota teatrore. Natyrisht edhe ajo e filmit. Si rrjedhojë e lidhjes së familjes sime me teatrin, im vëlla Lurani sot është aktor teatri dhe filmi. Pastaj erdhi leximi intensiv, pra një lexim shumë më i përkushtuar. Dikur u shfaq edhe nevoja për të shkruar. E mbaj në mend se çdo vjershë që e kam shkruar, ia kam lexuar babait, e kam biseduar me të dhe vërejtjet e tij kanë qenë udhërrëfim imi në punën letrare. Më shkaktonte kënaqësi përkushtimi i babait. Ishte e veçantë kur e shikoja sa lehtë kridhej ai nëpër shtigjet e të panjohurës krijuese që i ofroja unë, madje edhe kur kishte momente surrealiste dhe me çfarë serioziteti i qasej çdo fjale. Më pëlqente tej mase kur ai ndalej dhe mendonte. Atëherë e dija, vërejtja e tij nuk ishte vjersha si tërësi krijuese, por kishte dëshirë të flasë për figurat letrare. Përveç kësaj ai kishte qëndrim të prerë: aty ku e kemi fjalën shqipe, aty nuk ka se ç'kërkon fjala e huaj. Dhe, shprehte kënaqësi që unë nuk i lejoja fjalët e huaja të zënë vend në vargjet e mia. Pastaj mua më vinte mirë që babait nuk i pëlqenin vargjet që nuk kanë muzikalitet, ritëm, rrjedhë të natyrshme të gjuhës. Kjo është e tëra. "Këto janë vërejtjet e mia", më thoshte. Nuk shkonte më tutje. E respektonte qëndrimin tim se poezia nuk duron të preket te ndjenjat, te personalja, sepse aty poezia është tepër e ndjeshme. Madje edhe e plagueshme. Ka ndodhur ndonjëherë që ai ta lexojë vjershën e pastaj të heshtë. Fill pas kësaj unë e kam marrë vjershën, e kam lexuar disa herë dhe e kam parë se diçka çalon. Mungon ndonjë ngjyrë e pikturës së shpirtit, ndonjë notë e çastit që është dashur, por që nuk ka mundur të ngjitet në varg. Kjo duhet rregulluar, thosha. Gjithmonë e kam respektuar përvojën e babait tim, që midis tjerash, ka përkthyer e ka shqipëruar dhjetëra përmbledhje poezish. Mos të harroj: unë vazhdoj të merrem intensivisht me kulturën e lashtë greke, me mitet dhe lirikën e këtij populli gjeni. Edhe në këto hulumtime "më bën shoqëri" të vazhdueshme im atë, edhe sot e kësaj dite. RRËFIMI I LINDITËS “Përndjekjet e intelektualëve në Maqedoni, tmerrohesha për babanë” NËN UDHËHEQJEN E BABAIT... ...para meje me motive të zymta, si vdekja, lufta, sëmundja, frika, pasiguria, pashtegdalja. Janë këto motive që e tronditin fëmijën, po këtu, te kjo shkollë vihet re përpjekja e autorëve për të gërmuar sa më thellë në gjuhë dhe për t'i kërkuar mundësitë shprehëse të saj, të nëntekstit dhe të muzikalitetit të gjuhës. Megjithëse nuk e kam për zemre, shprehja letrare e këtij drejtimi të imponohet. Kam përshtypjen se Trakli, bie fjala, si të lexohet një herë, të bëhet pjesë e përfytyrimeve, e anës së shikimit të dhembshëm të jetës. Më ka lënë përshtypje edhe surrealizmi, një drejtim ky që synon të gjejë realitete të fshehura, të cilat funksionojnë pa mbikëqyrjen dhe kontrollin e arsyes dhe të vetëdijes. Edhe autorët e ndaluar shqiptarë vazhdimisht kanë qenë temë bisedash të babait tim me miqtë e tij shkrimtarë e gazetarë. Por jo vetëm ata. Në një mjedis të tillë e kam kaluar fëmijërinë, kështu që mund të them se doktrina fare pak mund të ketë ndikuar te unë, me gjithë faktin e sulmeve të shpeshta që i bëheshin modernës "dekadente" në letërsi sa isha unë nxënëse. A kishit ëndrra të mëdha? Si ishin këto ëndrra? Guximtare, të rrezikshme apo të fshehta e të heshtura...? Si çdo fëmijë, edhe unë kam pasur ëndrrat e mia. Siç ndodh në jetë, pak nga ato më janë realizuar, kurse shumica - jo. Kam ëndërruar, bie fjala, të studioj për filologji klasike. Këtë ëndërr e realizova. Një ëndërr tjetër - të studioj në Londër, nuk m'u realizua. E kam pasur edhe një ëndërr të veçantë për të cilën dua të flas. Kjo përmblidhet në pyetjen: si ta kapërcej kufirin e të shkoj në Tiranë? Si kam rënë në mend e këndej unë intensivisht kam jetuar me këtë ëndërr. Përfundimisht m'u realizua një pjesë e kësaj ëndrre. Një ditë pranvere të vitit 1991, unë dhe familja ime e kaluam kufirin, erdhëm në Shqipëri. Atëherë u trondita me realitetin që gjeta "në kopshtin me lule" që kishte ndërtuar Enveri, por megjithatë deri në ditët e sotme nuk më lë të qetë "pjesa e dytë" e kësaj ëndrre - "të shkoj në Tiranë" ose më mirë të them - të jetoj në Tiranë. Shumë ndryshime janë bërë në këto vende të Ballkanit, shumë përpjekje kam bërë unë që të jap një kontribut modest në kulturën shqiptare, por edhe sot e kësaj dite jam jashtë atdheut. Pa pasaportën shqiptare. Kjo ëndërr - edhe zyrtarisht të jem qytetare e shtetit tim - vazhdon të presë realizimin. Ndërkohë tregtarët e ndryshëm e kanë fituar këtë "të drejtë". Natyrisht kam pasur edhe ëndrra të tjera. Fëmijërore. Më ka munduar, ta zëmë, çështja e fluturimit. Vazhdimisht i kam vëzhguar me kujdes fluturat, xixëllonjat, zogjtë si fluturojnë. Magjia e fluturimit edhe sot është diçka që më bën për vete. Kam menduar edhe për "gjuhën" e zogjve, pastaj kam pasur dëshirë ta kthej prapa kohën e mitit, ta shoh si kanë jetuar njerëzit në mesin e kreshnikëve apo të heronjve grekë. Cili ishte ushqimi juaj shpirtëror? Ishte leximi dhe bisedat e shpeshta për letërsinë, për gjuhën shqipe, për folklorin e pasur shqiptar të këtyre anëve që po tretej e po vdiste pa u vjelë dhe për realitetin në të cilin jetonte populli shqiptar asokohe, biseda këto që zhvilloheshin, si thashë, në shtëpinë tonë. Ishin këto ndeja si ato për të cilat shkruan Platoni. Këtu ishte ai magneti për të cilin flet Platoni në veprën e tij "Ion". Këtu unë "u njoha" me Muzën. Me "kopshtet dhe luginat e Muzës" ku poetët "i thithin këngët e veta, e pastaj na i sjellin neve si bleta, duke fluturuar edhe vetë posi ajo", siç do të kishte thënë Platoni përmes gojës së Sokratit. Kur shkruanit? Shkruaja sa herë që ndjeja nevojë se duhet ta nxjerr vargun i cili bëhej i padurueshëm në shpirtin tim, brenda meje. Me fjalë të tjera shkruaja kur më bënte presion frymëzimi, i cili e vë në lëvizje ortekun e fjalëve që kërkojnë të dalin e të renditen në letër. A besonit në ato çka shkruanit? Sigurisht që besoja. Po të mos kisha besuar nuk do të kisha shkruar... A ju frikësonte ndonjë gjë...? Koha e fëmijërisë sime ishte një kohë e rëndë. Siç e thashë, asokohe shqiptarët e mbetur jashtë kufijve politikë të Shqipërisë ishin në një pozitë të vështirë. Akuzoheshin për irredentizëm, për nacionalizëm e për çka jo tjetër. Im atë pikërisht në këto kohë të turbullta punonte si gazetar. Së këndejmi frika mos ta pësojë ai nga fushata e diferencimeve, në të cilën kërkoheshin viktima për t'i frikësuar masat shqiptare. Shpeshherë kur vonohej më kaplonte tmerri se nuk do të kthehet më në shtëpi. E dija se shpesh janë burgosur njerëzit në këtë mënyrë, veçmas intelektualët shqiptarë. Madje ka pasur raste kur e kanë marrë ndonjë njeri dhe ai nuk është kthyer kurrë e nuk dihet se ç'ka ndodhur me të. A gjetët përkrahje në shkrimet e para? Që në shkrimet e para unë kam pasur përkrahje nga shumë personalitete të rëndësishme të letërsisë shqiptare. Në mesin e tyre do ta veçoj kritikun dhe eseistin tonë të njohur Ali Aliun. Po ashtu më ka përkrahur edhe shkrimtarët Nehas Sopaj dhe Kim Mehmeti. Kim Mehmeti ishte redaktor në "Flakën e vëllazërimit" të Shkupit, kur unë e botova librin e parë "Mjedra dhe bluz". Ishte kjo prova ime e parë e ballafaqimit me librin si autore. Kur kam shkruar, unë nuk e kam pasur ndërmend të botoj. Kam shkruar sepse kam pasur nevojë, sepse shkrimi më shkaktonte kënaqësi, më freskonte. Fatbardhësisht si libri, ashtu edhe vargjet që i kam lexuar në takimet e ndryshme letrare janë pritur shumë mirë nga njerëz kompetentë. Në këto takime kam pasur fatin të njihem me Azem Shkrelin, Dritëro Agollin, Fatos Arapin, Xhevahir Spahiun, Rudolf Markun, Ismail Kadarenë, Elena Kadarenë etj. Të gjithë këta i kanë pritur mirë vargjet e mia dhe më kanë folur fjalë të mira. A jeni penduar për diçka që keni shkruar? Jo. Më vjen keq për shumë gjëra që nuk i kam shkruar ose për disa që më kanë mbetur pa përfunduar... Kontribut apo... Çfarë cilësori do t'i vinit shkrimeve të para? Përkushtim. A humbet lumturia gjatë rrugës së jetës? Po, si shkojnë vitet, problemet vijnë duke u shtuar. Kështu edhe lumturia shkon duke "u holluar". Megjithatë ajo varet edhe nga vetë njeriu. Nga karakteri. Ndonjëherë duhet të dish t'i krijosh kushtet vetë që të jesh i lumtur. Mendoj se angazhimi i njeriut është një nga kushtet që mund ta sjellë lumturinë. Çfarë ka mbetur sot, brenda jush, nga fëmija i dikurshëm? Ju mungon? Për këtë pyetje përgjigjen e kam në vjershën Lullaby. LULLABY mysafirët shkuan kur dolën nga dhoma lanë gjurmë të lagëta në ajër gotat e zbrazura nëna i hoq nga tryeza dhe ra në gjumë askush s'e pa ngjyrën e shpirtit tim as mysafirët as të shtëpisë e folën për pjekurinë time pa e parë mickey mouse-in duke hyrë për dritareje pastaj po nga ajo dritare e përzura tymin e duhanit e lotët e mi të padukshëm flisnin se unë s'dua të rritem
3E diel, 6 janar 2013 AKTUALITET Komiteti shtetëror i Kulteve, rregullator mes shtetit e feve INTERVISTA Ilir Kulla sqaron për Shqiptarja.com raportin e fundit të ACS-së Ish-kreu i Kulteve, Kulla: Censusi një turp i vërtetë “Nuk ka asnjë çudi të ketë dhe fondamentalizëm islamik” Ilir Kulla ?PERGJIGJE ? A ka ekzistuar edhe më parë rreziku i fondamentalizmit islamik në Shqipëri? Në vitet e para të demokracisë, në mungesë të legjislacionit të përshtatshëm, pati ardhje në Shqipëri të militantëve të terrorizmit islamik nga bota arabe, të cilët hodhën hapat e para për të ngjallur përçarjen fetare në një vend që nuk e kishte njohur atë në forma të dhunshme. Organizatat dhe personat e implikuar u përzunë nga vendi pas aderimit të Shqipërisë në konventat antiterror. ? A ndikojnë rezultatet e shpallura të censusit të popullsisë në këtë shqetësim të katolikëve? Ka mundësi, pasi shifrat nuk janë gjetur si të pranueshme nga kleri kristian, që konstaton statistika shumë të rrudhura lidhur me popullsinë e besimit të krishterë. ? Po thirrjet për "Shqipërinë e Madhe"? Këto ndikojnë indirekt në shqetësimin e katolikëve, pasi territoret jashtë Shqipërisë, të banuara nga shqiptarë, janë të besimit mysliman, por kjo nuk sjell automatikisht rrezik fondamentalizmi PYETJE ??? TIRANE ANILA BASHA Ilir Kulla, ish kreu i Kultevenë vend sqaron për Shqiptarja.com gjithë detajet e raportit të ACS, ku Kisha katolike shqetësohet për disa fenomene negative që po has në Shqipëri. Sipas Kullës, duhet të ketë një bashkëjetesë dhe mbikqyrje më të madhe të strukturave të shtetit në besimet fetare, në mënyrë që harmonia e deritanishme të mos humbet. Por sipas tij, rezultatet e fundit të Censusit në Shqipëri, janë të turpshme, që fshehin realisht të vërtetën dhe që dëmtojnë gjithçka është arritur deri më sot. Sipas Kullës, feja është Dogmë, dhe si e tillë, për të duhet patur kujdes në mënyrën sesi përcillet te qytetarët dhe si mund të jepen të gjithë detajet për opinionin publik. Rasti i Censusit të fundit sipas tij, nuk e jep këtë perceptim. Korrupsioni, konsumimi, droga, prostitucioni, papunësia, janë disa prej sfidave që Shqipëria do të duhet të përballojë. Këto janë disa prej sfidave që janë bërë shqetësim edhe nga monsignor Massara. Sa shqetësim janë këto për Kishën Katolike? Besimet fetare japin nje kontribut të dukshëm në luftimin e fenomeneve negative postpluraliste, siç janë droga, prostitucioni, krimi, korrupsioni, papunësia bixhozi etj. Ato luajnë një rol edukativ në luftimin e këtyre fenomeneve, rol i cili shpesh mungon ne familjen shqiptare. Kjo është arsyeja përse gjithnjë e më shumë familje shqiptare afrohen po shtyhen nga dëshira për të afruar të rinjtë e familjeve të tyre drejt bashkesive fetare qofshin ato të vogla apo të mëdha. Bashkësitë fetare zëvendësojnë rolin e shkollave, të shoqërisë apo dhe të familjeve në çështjet e edukimit. Në dijeninë tuaj, sa e shqetësuar është Kisha Katolike në Shqipëri për atë që e konsideron si "version konservator" të Islamit në Shqipëri? Ne historine e besimeve fetare gjithnjë është hasur fenomeni i fondamentalizmit fetar, kjo për shkak të faktit që feja në vetevete është dogëm. Nuk ka çudi që të hasen dhe në Shqipëri versione me fondamemntaliste të besimeve se kjo bën pjesë në natyren e besimeve. Problemi është kur këto grupime marrin tendeca radikaliste apo edhe më keq me prirje terroriste. Shfaqja e fenomeneve radikaliste në të gjitha bashkësitë fetare është për tu shetësuar, sidmos kur ato mund të vijnë nga grupimi më i madh fetar në vendin tonë. Shteti shqiptar gjithsesi bazuar në nenin 24 dhe 10 të Kushtetutës njeh si përfaqësues të muslimanëve në Shqipëri vetëm Komnuitetin Musliman të Shqipërisë me të cilin ka nënshkruar edhe një marrëveshje të ratifikuar në Parlament. Ky komunitet ka si rrymë zyrtare rrymën hanefi, e cila është edhe shkolla tradicionale shqiptare fetare në vend. Nga vijnë këto rryma konservatore? Ju si ish kreu i Komunitetit shtetëror të Kulteve, keni qenë ndonjëherë të shqetësuar për këtë? Natyrisht që në natyrën e besimit, Islami është fe globale dhe e njerezve ndaj nuk mund të vihen kufinj, duke thënë se nuk do të tolerohen ndërhyrje nga jashtë, kjo vlen për katolikët dhe ortodoksët. Bashkësitë fetare kanë gjithnjë nevojë për ndihmë, sidomos në një realitet si Shqipëria ku ka një të kaluar të errët të diktaturës atesite e cila i denigroi dhe i zhduku klerikët dhe veprën e tyre, që nga themelimi i shtetit shqiptar. Natyrisht rindërtimi i jetës fetare në vend nuk mund të bëhej pa ndihmë nga jashtë si çdo gjë tjetër. Është tjetër gjë ndihma dhe tjetër gjë kushtëzimi i saj me ndryshimin e shkollave tradicionale shqiptare. Nëse kjo ndodh atëherë ky është një problem, fetar, kombëtar, politik dhe madje edhe i sigurisë kombëtare. Kanë dalë dhe rezultatet e Censusit të fundit në vend. A ka ndikuar kjo sadopak në rritjen e tendencës për tu shqetësuar për këto fenomene? A janë këto të vërteta? Censusi i fundit është një turp i vërtetë. Kam qenë kundër mënyrës sesi është ndërtuar ky census që në fillimet e këtij procesi. Me një qasje aspak profesionale por sidomos dogmatike atesite ky census nuk mund të prodhonte asgje të mirë, për çështjet fetare. Rezultatet ishin dramatike. Bashkesitë fetare e kundërshtojnë, opinioni publik është i ngrirë, bashkësitë diplomatike në vend nuk kanë shprehur asnjë mbështetje për këto rezultate, bëjnë që këto rezultate mund të quhen nga të kontestueshme deri në skandaloze. Besimi është Dogmë, të luash më dogmën është të luash më zjarrin. Në kontekstin e Shqipërisë minimalisht ky census dëmton bashkëjetesën dhe mund të jetë një ogur jo i mirë për të ardhmen. Eksperienca e ish Jugosllavisë ku për arsye politike u luajt me Besimet Fetare dhe me komunitetet etnike , duhet të na bëjë shumë të kujdeshëm që trashëgimeninë e bashkëjetesës ta ruajmë e ta forcojmë, por duhet të forcojmë dialogun, mirëkuptimin për të ardhmen e vendit. Në mesjetë në trojet shqiptare gjetën vend hebrenjtë e holokaustit nga Spanja, në luftën e dytë botërore gjetën vend hebrenjtë e holokausit nazist, dhe në 1997 krerët e Bashkësive Fetare i treguan politikës shqiptare sec ishte atdhedashuria dhe dhe bashkëjetesa e vërtetë. Shpresoj qe Censusi do të ribëhet në mënyrë profesionale dhe se do të jetë vetëm një moment "shkarje" tjetër në historinë e Tranzicionit të gjatë shqiptar. ...Censusi i fundit është një turp i vërtetë. Kam qenë kundër mënyrës sesi është ndërtuar ky census që në fillimet e këtij procesi. Me një qasje aspak profesionale por sidomos dogmatike atesite ky census nuk mund të prodhonte asgje të mirë... Në foto: Sali Berisha dy ditë para vitit të ri me krerët e besimeve fetare Në Shqipëri është ngritur KomitetiShtetëror i Kulteve, i cili rregullon marrëdhëniet mes shtetit dhe komuniteteve fetare. Aktualisht ai drejtohet nga Rasim Hasanaj, i cili pason në këtë post ish-kreun Komitetit Shtetëror të Kulteve Ilir Kulla. Kështu për herë të parë pas kërkesave të shumta është kërkuar dhe më pas është miratuar në vitin 2010 një ligj për mbështetjen financiare të bashkësive fetare. Në të sanksionohet se do të ketë një fond të posaçëm për këto bashkësi. Mbi bazën e një përvoje që kanë vendet e Europës për mbështetjen financiare të bashkësive fetare, qeveria në zbatim të ligjit "Për mbështetjen financiare të bashkësive fetare nga buxheti i shtetit", futi për herë të parë, në vitin 2010, praktikën e mbështetjes financiare të bashkësive fetare tradicionale, të cilat janë komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane. Ndërkohë që kryeministri Berisha gjithnjë ka tentuar që të jetë sa më afër këtyre komuniteteve, duke luajtur në të gjitha rastet me këto komunitete, sidomos tashkë që fushata elektorale është në prag.
2 E diel, 6 janar 2013 AKTUALITET Censusi: Shqiptarë 83%, grekë 0.87%, katolikët të dytët INSTAT ka përfunduar përpunimin e tëdhënave të mbledhura nga censusi dhe pritet të deklarojë rezultatet më datë 13 dhjetor. Pyetjes në formularin e censusit që lidhet me kombësinë i janë përgjigjur si shqiptarë 83% e të pyeturve. Një e dhënë tjetër interesante lidhet edhe me numrin e minoritetit grek në Shqipëri, për të cilin ka patur debate të vazhdueshme. 0.87% është numri i atyre që e kanë deklaruar kombësinë si greke, ndërsa 0.2% janë deklaruar me kombësi maqedonase. Të dhënat për besimin fetar të shqiptarëve të mbledhura nga Censusi tregojnë se 57.12% janë deklaruar si myslimanë, 10.11% katolikë, ndërsa 6.8% ortodoksë. Ateistë janë deklaruar 2.52%, bektashinj 2.11%, ndërsa evangjelistë 0.11%. Rezultatet e Censusit, që lidhen me kombësinë pritet të prodhojnë debate të forta, veçanërisht nga shoqatat e minoritetit grek, të cilat janë shprehur kundër Censusit dhe kanë ndërmarrë një regjistrim të tyrin të minoritarëve në jug të vendit. Një tjetër shifër që bie në sy është ajo e komuniteteve fetare, më saktë atij të krishter, ku për herë të parë zyrtarisht bashkësia katolike sipas shifrave të Censusit është më e madhe se ajo ortodokse. Raporti i monsignor Massafra për ACS: Duhet të mbijetojmë Katolikët: Shqetësim për islamin radikal “Po vijnë investime të mëdha nga Turqia e Arabia” ??? ITALI vijon nga faqja 1 ...i Scutari Pult, tregon për ndihmën ndaj Kishës që vuan rilindjen, të Kishës katolike shqiptare, “pas më shumë se 50 viteve persekutim të dhunshëm dhe të pamëshirshëm”. Me rënien e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe abrogimit të ligjit që nga viti 1967 ndalonte ushtrimin e çdo lloj praktike religjioze, Kisha Katolike - "e vuajtur, e shqyer dhe asgjesuar" del nga vitet e gjata të heshtjes falë besimit "të ruajtur me xhelozi gjatë gjithë kohërave në familjet shqiptare". Në zonën qendrore dhe veriore me maxhorancë katolike prezantohen sot pesë dioqeza, të cilave u bashkëngjitet administrimi apostolik i Shqipërisë jugore. E liruar nga shtypja e diktaturës, Kisha u përball që në fillim me probleme të reja "jo më të shkaktuara nga komunizmi dhe nga marksizmi, por nga një ndryshim shumë i papritur që, me lirinë, solli dhe të gjitha të këqiat e lindjes". Korrupsioni, konsumimi, droga, prostitucioni, papunësia, janë disa prej sfidave që Shqipëria do të duhet të përballojë. Sfida që peshkopi lokal i ka kujtuar në letrën pastorale "Fides et Patria", të shkruar në 28 nëntorin e kaluar për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë. "Kisha gjithmonë është përkushtuar dhe do të vazhdojë të impenjohet, në mënyrë shpeshherë edhe heroike, derisa mesazhi evangjelik të arrij deri në zemër të njerëzve. Rruga tani është e hapur, por ka ende shumë për të bërë". Një tendencë shqetësuese është denoncuar më së fundi nga Peter Retting, përgjegjësi ndërkombëtar për Shqipërinë në ACS (Aiuto alla Chiesa che Soffre), i cili gjatë një udhëtimi në vendin ballkanik ka konstatuar sesi shumë rë rinj imamë lokalë predikojnë një Islam më shumë "të pastër dhe rigoroz". Në Shqipëri, feja myslimane - që erdhi në Shqipëri në shekullin e 15 me perandorinë Osmane dhe sot përfshin 61.09 të popullsisë - karakterizohet nga hapa të moderuar, por brezi i ri i klerit i shkolluar në Turqi dhe në Arabinë Saudite po përpiqen të përhapin një version më konservator. Influenca turke në gadishullin ballkanik, referon monsignor Massafra, u intereson edhe sektorëve kryesore të ekonomisë kombëtare. "Në distancë me një shekull Turqia është kthyer në Ballkan dhe komuniteti mysliman në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë, po formojnë bazën e veprimit të tij". Paratë e naftës saudite po luajnë një rol alternativ të rëndësishëm. Në fillim të viteve 90, Riadi ka financuar botimin e më shumë se gjysëm milioni kopjesh të Kuranit; ka sponsorizuar shumë udhëtime pelegrinësh në Mekë; ka ndërtuar shkolla islamike dhe duke subvencionuar të rinjtë shqiptarë në studimin e teologjisë islamike në Turqi, Siri, Arabinë Saudite dhe Egjipt. Janë ndërhyrje që nuk shqetësojnë vetëm Kishën Katolike. Kleri islamik lokal - i referon ACS-së arqipeshkvi i Shkodrës - ka krijuar një komitet ad hoc me objektivin e themelimit të të parit universitet islamik në vend. Universiteti, i cili tashmë e ka marrë mbështetjen e qeverisë së Tiranës, shpreson të mbledhë studentë shqiptarë, maqedonas dhe kosovarë. "Drejtimet e moderuara islamike e konsiderojnë të nevojshme hapjen e një universiteti të tillë, në mënyrë që muslimanët e rinj të mos shkojnë diku tjetër për të asimiluar dogma dhe ideologji fanatike që nuk respektojnë traditën kombëtare". Në 2011, Aiuto alla Chiesa che Soffre (ACS) i dha Kishës shqiptare më shumë se 210 mijë euro. Ndërmjet disa projekteve që u mbështettën, ishte restaurimi dhe ndërtrimi i Kishave si dhe ndërtesa të tjera që i përkasin dioqezës si dhe ndihma në formimin e priftërinjve, burrave dhe grave fetare. Aiuto alla Chiesa che Soffre (ACS) është një Fondacion me drejtim Pontifik i themeluar në 1947 nga Padre Ëerenfried van Straaten, qëndron si e vetmja organizatë që realizon projekte për të mbajtur ministritë e Kishës për të përmbushur misionet. Në 2011, ka mbledhur 82 milionë euro në 17 vende ku është prezent me Sede Nazionali dhe ka realizuar gati 4600 projekte në 145 vende. Faksimile e raportit të ACS-së botuar në median italiane (poshtë) Monsignor Angelo Massafra, arqipeshkvi i Shkodrës Reagimi Bashkurti i AK: Janullatos, politikë të dyzuar ??? TIRANE Bazat e fashizmit në Greqi kanë filluar shumë herët". Kështu është shprehur sekretari i Aleancës Kuqezi, Lisien Bashkurti, duke theksuar se tradita fashiste është një traditë që nuk është shuar asnjëherë në Greqi. Ai tha se Aleanca Kuqezi e ka shprehur gjithmonë mendimin e saj në lidhje me Kishën Autoqefale. "Ne kemi promovuar dhe do promovojmë etërit e Kishës Autoqefale Shqiptare, si Fan Noli, Petro Nini Luarasi etj", tha Bashkurti. Sekretari i Aleancës Kuqezi, theksoi se "Kryepeshkopi Janullatos ka bërë një politikë të dyzuar, pasi të bësh psalme fetare në Shqipëri dhe politikë në Greqi nuk është gjë tjetër veçse dyzim". Pyetjes nëse Aleanca Kuqezi ka kërkuar ndjekjen me dhunë të Kryepeshkopit Janullatos nga Shqipëria, sekretari i AK iu përgjigj: "Alenca Kuqezi nuk e ka kërcënuar dhe nuk e ka kërkuar kurrë të përzihet me dhunë nga Shqipëria, Janullatosi". Ndërsa në lidhje me deklaratat e fundit të partisë neonaziste greke "Agimi i Artë", Bashkurti u shpreh se: "Përpara deklaratave të Agimit të Artë, kemi dëgjuar dhe këngë që me zorrët e ushtarëve shqiptarë do të bënin lidhëse këpucësh dhe shumë deklarate të tjera raciste, por unë do të thosha se ajo që e dallon Agimin e Artë me deklaratat e tjera është se Agimi i Artë i shpalos haptas pikëpamjet e saj raciste".Lisien Bashkurti
HISTORI RILINDASI Viti III - Nr:1 E diel, 6 janar 2013 ALIU I KERKOI NJE ARME. BAJRONI IA NISI, POR VEZIRIT NUK I RANE NE DORE NJE LETER SURPRIZE E BAJRONIT Ia nisi Ali Pashës Tepelenës, por nuk mbërriti kurrë E-mail: rilindasi@gmail.com Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Kryeredaktore: Admirina PEÇI Pas vizitës së Lord Byron-it[Bajron] në kalanë e Tepelenës- selinë e Aliut - me 24 tetor 1809 midis tyre lindi një miqësi e madhe, që përfshinte edhe letërkëmbim. Pesë vjet më vonë, rreth vitit 1814 Aliu i kishte nisur një letër Lordit britanik, nëpërmjet Dr. Holland-it, mjekut dhe mikut personal të Aliut dhe njërit nga doktorët më të famshëm në Londër. Kjo letër e Aliut ishte në latinisht dhe u soll dorazi nga Janina në Londër. Ka rëndësi të theksohet se ndryshe nga sa mendohet, Aliu në kancelarinë e vet nuk përdorte vetëm osmanishten dhe greqishten, por edhe latinishten. Letrën e Aliut nuk e kemi të plotë. Ajo përmendet nga vetë Bajroni, dhe dimë se fillonte me frazën "exellentissime, nec non Carissime". Në letrën për Byron-in Aliu nuk ngurron t'i të përcjellë kërkesën për një armë. Ajo nënshkruhej me "ALI VIZIR". Aliu kishte një koleksion të madh armësh të rralla dhe të çmuara, ku spikaste një "pistoletë" nga vetë Napoleoni, të cilën ia tregonte vizitorëve të huaj. Pistoletat në atë kohë kanë qenë ndryshe nga ato të sotmet, prandaj ndofta ato ishin më të afërta me atë që sot e quajmë dyfek. I mahnitur nga Shqipëria, njerëzit dhe natyra e saj, si edhe nga karakteri i Aliut - Byroni vendosi t'ia plotësojë kërkesën udhëheqësit shqiptar. Ai e blen armën e çmuar dhe vendos ta përcjellë atë bashkë me një letër. Korrier do të ishte avokati dhe profesori i pasur amerikan nga Bostoni, George Ticknor [Xhorxh Tiknor], studiues i shquar, autor i veprës klasike Historia e Letërsisë Spanjolle. Ticknor, që më vonë drejtoi për 15 vjet në Harvard katedrën e studimeve të letërsisë së gjuhëve frënge dhe spanjolle, deri sa ia përcolli... Nga përpjekjet e para për të zbuluar dhe përshkruar flamurin dhe armët e heroit në kohën e rilindasve, tek lëvizjet e viteve'30, periudhës së luftës e deri tek ngjarja e bujshme, ekspozimi i para pak javëve në Shqipëri... Përvjetori i sivjetshëmi pavarësisë solli në Shqipëri dy thesare të vërteta të kulturës materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve. Në ambjentet e Biblotekës Kombëtare u ekspozua libri i parë i plotë në gjuhën shqip, Meshari i famshëm i Gjon Buzukut dhe në muzeun kombëtar armët e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Të dyja këto vlera të mëdha të kulturës shqiptare ruhen në Biblotekën e Vatikanit dhe Muzeun e Vienës, larg Shqipërisë në zemër të Evropës duke shprehur qartë dhe identitetin evropian të shqiptarëve të asaj periudhe. Ky identitet dhe vetdije e lidhjes shpirtërore me Evropën pas një tramatizimi shumë të rëndë të kaluar nga pushtimi dhe bashkëjetesa me otomanët do të ringjallej prapë në fund të shekullit të XIX, vite kur fillojnë e plazmohen sërish idetë evropiane të shqiptarëve. Një rol përcaktues dhe të rëndësishëm do të luajë memoria historike ku të gjithë rilindasit do ti drejohen figurës së Skënderbeut dhe aksioneve të tij politike dhe ushtarake si pjesë e rëndësishme e koalicioneve evropiane mesjetare. Mirëpo Skënderbeu nuk do të mund të ringjallej i vetëm pa simbolet e tij që kishin shenjuar historinë dhe shkëlqyer në epokën e vet, ndaj... A e njihni Lindita Ahmetin? Është një poeteshë e mrekullueshme, me një shpirt të madh, një botkuptim të rrallë për jetën, me një optimizëm dhe energji të pakrahasueshme me askënd, me buzëqeshjen më rrezëllitëse që keni parë...një vajzë me shumë fat për shumëçka... dhe... nuk do ta besonit këtë nëse them, Lindita Ahmeti nuk ka hedhur kurrë një hap në jetën e saj. Ka jetuar gjithë jetën në karrigën me rrota...e mbase për këtë shkak ka ëndërruar të fluturojë si zogjtë, si fluturat, si xixëllonjat... Në një varg intervistash për fëmijërinë me poetë e shkrimtarë, një vit më parë projektova edhe këtë intervistë me Lindita Ahmetin. Për shumë shkaqe ajo mbeti në pritje në arkivin tim, për të më ngacmuar shpesh herë, dhe për të mbërritur te lexuesi vetëm sot... Në këtë fillimviti, ia vlen të lexosh Linditën, e cila na frymëzon për jetën, për guximin, optimizmin dhe forcën, që i duhet çdokujt prej nesh, për t'iu dhënë kuptim ditëve... Lindita, një fëmijë ka këndvështrimin e tij për botën. Të gjithë e dimë se nga ai këndshikim bota është ndryshe.. Ju kujtohet si e konceptonit botën kur ishit fëmijë? Si mund ta konceptojë botën një fëmijë i cili... Poetja që jeton çdo ditë të jetës pas karriges me rrota rrëfen ëndërrat e saj, fëmijërinë, dilemat, frikën e të jetuarit në Maqedoninë e para `90 ku intelektualët përndiqeshin, rrugën që e çoi drejt poezisë, frymëzimet... Barile si Betlehemi, pak Shqipëri në grazhdin e gjallë të Materës Shoqata pro-loco me mbi 35 figurantë rikrijoi skenën "Barile si Betlehemi" me inskenimin e Erodit, të Masakrës së të Pafajshmëve dhe të Familjes së Shenjtë ○ ○ ○ ○ faqe 16-17 ○ ○ ○ ○ faqe 18-20 ○ ○ ○ ○ faqe 17 Armët e Skënderbeut dhe ndërgjegjia kombëtare Lindita Ahmeti: Jam jashtë atdheut pa pasaportë shqiptare ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ vijon në faqen 14-15 Admirina PeçiDorian Koçi Agron Alibali Në foto: Lord Bajroni, Ali Pashe Tepelena dhe faksimile të letrave të panjohura të gjetura në arkivën e Universitetit të famshëm amerikan Dartmouth më saktë në Bibliotekën Rauner të Koleksioneve të Posaçme shoqëruar me dokumentin e lëshuar nga vetë arkivi
24 E diel, 6 janar 2013 LAJME NGA BOTA Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Habjon Hasani Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë ? Nikoliç tërhiqet nga vizita në Kosovë Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç është tërhequr nga ideja për të vizituar komunitetin serb në Kosovë, me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Nikoliç është shprehur i revoltuar përse misioni evropian EULEX nuk i ka dhënë atij leje, pavarësisht se kishte kohë që e kishte parashtruar kërkesën. Sipas tij, me këtë veprim ky mision ka treguar se përsa i përket statusit është neutral, por që në momente të caktuara vepron ashtu siç i kërkon Prishtina zyrtare. ? SHBA, masakër e re në Aurora Masakër e re në Aurora të Kolorados, qyteza që vitin e kaluar u bë skenë e vrasjes së 12 personave në një kinema, teksa transmetohej ? lmi “Batman”. Dje, një person është mbyllur në një shtëpi me tre pengje. Policia ka ndërhyrë dhe e ka vrarë, por ka gjetur edhe kufomat e tre pengjeve. Ngjarja ndodh në një kohë kur pjesa dërrmuese e popullsisë amerikane është ende e tronditur nga masakra e 14 dhjetorit në shkollën Sandy Hook, ku humbën jetën 27 persona. ? Irlandë e Veriut, trazira në Belfast Policia në lindje të Belfastit, në Irlandën e Veriut, është sulmuar për të tretën ditë rresht, këtë herë edhe me plumba, raporton BBC. Rreth 100 manifestues kanë sulmuar kryesisht me gurë dhe shashka forcat e rendit, që janë kundërpërgjigjur me topa uji. Më herët gjatë së shtunës, të paktën 1 mijë besnikë protestuan jashtë sheshit para bashkisë së Belfastit ndaj vendimit për të ngritur ? amurin e bashkimit vetëm për ditë të caktuara. ? Itali, vdesin 6 turistë ruse Gjashtë persona, të gjithë me shtetësi ruse, kanë vdekur në një incident të ndodhur gjatë natës në një pistë skish në Trentino të Italisë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave përveç viktimave, të cilët ishin të afërm me njëri-tjetrin, dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, edhe ata me shtetësi ruse. Sipas burimeve, personat në fjalë ndodheshin me pushime në Trentino dhe për t'u argëtuar kishin zgjedhur të bënin xhiro me slita në errësirë, kur kishte rënë nata. ? Francë, rrëzohet avioni, 5 të vdekur Një avion privat është rrëzuar në Grenobël, qytet në jug-lindje të Francës, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen pesë persona që ndodheshin në bord. Avioni me dy motorë u rrëzua pasi ishte ngritur nga aeroporti më i afërt, rreth 50 kilometra në veriperëndim të qytetit, ka njoftuar policia franceze. ? Tërmet dhe tsunami në brigjet e Alaskës Një tërmet 7.7 ballë i shkallës Rihter është veri? kuar mëngjesin e së shtunës në brigjet e Alaskës, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. Sipas burimeve, tërmeti ka shkaktuar një tsunami në nivel lokal që është thithur nga bregu më i afërt me epiqendrën e lëkundjes sizmike. Sipas qendrës amerikane për mbikëqyrjen e tsunamit, tërmeti është regjistruar në oqeanin Paqësor, me epiqendër 102 kilometra në perëndim të qytetit të Kreigut.
6 E diel, 6 janar 2013 POLITIKE KQZ, cakton partitë për anëtarët e KZAZ-ve, zgjidhet kryetari KQZ, pritet që në mbledhjen e parë për2013-ën, që do të mbahet nesër në orën 11:00, të shqyrtojë projekt-vendimin "Për caktimin e partive politike që kanë të drejtë të propozojnë anëtarë në KZAZ" si dhe në të njëjtën kohë do të shqyrtohet dhe projektvendimi "Për miratimin e proçedurës së shortit për anëtarin e 7 - të të KZAZ". Anëtarët e institucionit admnistrues të zgjedhjeve do të marrin në shqyrtim edhe projekt-vendimin "Për shpalljen e rezultatit të shortit për anëtarin e 7-të të KZAZ". Kodi Zgjedhor përcakton se vendimi për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor merret nga KQZ-ja jo më vonë se 90 ditë para datës së zgjedhjeve. "KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme: a)dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare,dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare,një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Në rast se nuk arrihet baraspeshimi politik sipas kësaj shkronje,grupi përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri në baraspeshimin politik shumicë-opozitë", thuhet në kod. Zgjedhjet, ja deputetët jashtë liste Mungojnë emrat e deputetëve të PS Gjiknuri, Kodheli, Bejtaj, Bizhga, Gashi, Ruka, Spahiu, Xhaçka e Peza, të LSI Koka e Tavo, i PBDNJ Dule, por dhe Sadie Berisha, Leka Zogu, Aurela Basha e Muho Asllani Regjistri themeltar i Gjendjes Civile, ja ligjvënësit që nuk kanë emrin si votues Lajmi Deputetë dhe njerëz të rëndësishëm publikë afër dhe larg politikës nuk kanë emrat në regjistrin themeltar të Gjendjes Civile, çka do të thotë që nëse nuk ndërhyhet do të mbeten pa votuar më 23 qershor. PS mban rekord me 8 deputetë, LSI me dy. ??? TIRANE Shpërndarja e mandateve ??? TIRANE Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe njëkohësisht anëtari i propozuar nga PS në këtë institucion, Denar Biba, sqaron ngërçin që ende nuk është zgjidhur nga vetë 7 anëtarët e KQZ, atë të shpërndarjes së mandateve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Edhe pse afati deri në fillim të muajit dhjetor për miratimin e projektaktit të përgatitur nga administrata e KQZ-së skadoi,sërish sipas Bibës ekziston dhe një afat tjetër sipas Kodit Zgjedhor që mandatet të përcaktohen deri para datës 7 mars. Gjithësesi sipas tij ekziston ende mundësia e rishqyrtimit të këtij projekt-akti në KQZ, por kjo mund të arrihet vetëm falë vullentit dhe guximit që do të kenë anëtarët e shumicës në KQZ. Çfarë pasojash krijon ngërçi për mos marrjen vendim lidhur me ndarjen e mandavete për deputetët e arshëm që do të zgjidhen pas 23 qershorit? Veprimi për të mos marrë një vendim konkret në mbledhjen e KQZ, për të cilin duheshin minimalisht 5 vota, është një veprim jo i denjë i këtij institucioni. Kjo mungesë vendimmarrje, qoftë që të rrëzohej apo dhe të miratohej, përsa i përket ndarjes së mandateve është e pavlefshme nga vetë ky instutucion. Aktualisht nuk ekziston asnjë vendim i miratuar apo dhe i rrëzuar (me shumicë votash në mbledhjen e KQZ) që të thotë se çfarë duhet bërë me ndarjen e mandateve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ajo që dua të them është se KQZ ka ende kompetencën për të marrë një vendim të tillë, dhe këtë kompetencë nuk mund ta marrë as Kolegji Zgjedhor dhe as Parlamenti. A ka ende afat përsa i përket vendimmarrjes së munguar për shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet e ardhshme? Ne, parimisht afatin për marrjen e vendimit për ndarjen e mandateve në zgjedhjet e 23 qershorit e kemi shkelur, por Kodi Zgjedhor parashikon edhe një afat tjetër maksimal për raste të mungesës së vendimmarrjes, i cili është përcaktuar deri në 7 mars. Ekziston mundësia e rishqyrtimit të projekt-aktit të përgatitur nga amdnistrata e KQZ-së për ndarjen e mandateve? Kjo nuk më takon vetëm mua ta them. Ajo që dua të sqaroj është pikërisht fakti se kjo kërkon guxim juridik dhe qytetar nga ana e kolegëve të shumicës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nëse ata do të bëjnë një kërkesë për rishqyrtim, pse jo brenda afatave të tjera që kë përcaktuar Kodi Zgjedhor, ne mund të bëjmë rishqyrtim. Ne nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë për verifikimin e shtimit të popullsisë në katër komunat e Qarkut të Kukësit. Kur kanë mbetur dhe 6muaj nga 23 qershori,dita e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, janë 12 deputetë të cilët nuk kanë emrin në listat e zgjedhësve. Dhe përkrah tyre dhe disa figura të njohura, duke formuar në këtë mënyrë një numër të madh figurash politike ose jo të cilët deri më tani nuk janë prezentë në listat e zgjedhësve referuar faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Kështu, teksa kemi klikuar emër për emër sipas listës zyrtare të deputetëve të Kuvendit sipas qarqeve, rezulton se në krye të listës së mungesave është PS me 9 deputetë të rëndësishëm, të cilët nuk e kanë emrin në regjistrin themeltar të zgjedhësve. Mes të cilëve janë dhe anëtarë kryesie, përfshirë sekretarin zgjedhor Damian Gjiknuri, Mimi Kodheli, por dhe deputetë të thjeshtë, ku rekordin e mban qarku i Durrësit me tre deputetë që janë jashtë listave të zgjedhësve, si Gazmir Bizhga, Klodiana Spahiu e Hazir Gashi, për të shkuar në Korçë me deputetën kryetare të grave socialiste Olta Xhaçka por dhe në Gjirokastër me Et'hem Rukën, apo në Tiranë me Dashamir Pezën dhe në Elbasan me Ilir Bejtajn. Njëherësh mes deputetëve që nuk kanë emrin në listat e zgjedhësve vetëm gjashtë muaj para ditës së zgjedhjeve janë dhe dy deputetët e LSI, përkatësisht kreu i grupit Lefter Koka dhe deputeti i qarkut Gjirokastër, ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo. Ndërkohë që dhe kreu i PBDNJ, deputeti i vetëm i kësaj partie Vangjel Dule nuk gjendet në listat e zgjedhësve. Nënvizojmë se gjithçka është zbardhur nga klikimi në regjistrin themeltar të zgjedhësve në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Nga ana tjetër bie në sy mungesa dhe e princit trashëgimtar të kurorës mbretërore Leka Zogu II, mungesa e bashkëshortes së djalit të kryeministrit, Sadie Berisha, e cila përmbi një vit më parë mori shtetësinë shqiptare, si dhe bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Aurela Basha por dhe e njërit prej drejtuesve të kohës së PPSH, Muho Asllani. Kjo është një listë thjeshtë me emrat e njohur të politikës shqiptare të cilët deri më tani nuk e kanë emrin në listat e zgjedhësve. Ndërkohë që është shumë e lehtë të merret me mend se sa duhet të jenë personat e thjeshtë të cilët nuk figurojnë si votues në regjistrat themeltarë të gjendjes civile e që nëse nuk ndërhyhet mund të mbeten pa votuar në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti. Ndërkohë që socialistët ka kohë që kanë filluar fushatën e verifikimit të listave të zgjedhësve dhe heqjes së dublikimeve në këto lista, ku një bilanc zyrtar për punën deri më tani pritet të bëhet në mbledhjen e Asamblesë që do të mbahet më 15 janar. Biba:Afati i fundit skadon në 7 mars Denar Biba, nënkryetar i KQZ-së DEPUTETËT JASHTË LISTE ? Ilir Tomorr Bejtja ? Olta Sotir Xhaçka ? Dashamir Myslym Peza ? Vangjel Jorgo Dule ? Vangjel Llambi Tavo ? Et'hem Novruz Ruka ? Damian Lek Gjiknuri ? Gazmir Halo Bizhga ? Hazir Sadri Gashi ? Klodiana Fatmir Spahiu ? Lefter Haki Koka ? Mimi Pjerin Kodheli ? Sadie Berisha ? Aurela Basha shtetësi ? Muho Asllani ? Leka Leka Zogu Në foto: Deputetë gjatë një seance parlamentare
Taksat, zyrtarët që u fshinë nga lista Lista e subjekteve dhe qytetarëve debitorë në pagimin e taksave për automjetet është hequr nga rrjeti i internetit, por një vëzhgim në të tregon qartë se çfarë i ka alarmuar zyrtarët e Shërbimit të Transportit Rrugor... GENC KONDI TIRANE E AKUZUAR PËR VJEDHJE SUPLEMENTI “RILINDASI” ? Faqe 4-5 ? Faqe 13-20 PS “ngrin” çiftin. Akademia pezullon profesorin e asociuar Gruaja e Kosta Barjabës, e punësuar në shtet Letra e Bajronit që nuk i shkoi Ali Pashë Tepelenës ? Faqe 7 CENSUROHET FAQJA ONLINE LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “RILINDASI” VITI III - NR. 02 E diel, 06-01-2013 GRIMCA URBANE ? Faqe 22 NGA EVIS CERGA JU KA NDODHUR NDONJËHERË… Veziri kërkoi një armë, por nuk i ra në dorë. Lindita Ahmeti: Jam jashtë atdheut pa pasaportë Ministri Olldashi paguan dhe kërkon falje. Ja shtetarët debitorë në rrethe EKSKLUZIVE/ ISH-SIGURIMI ? Faqe 10-11 Agjenti serb Ballugzhiç rekomandoi Zogollët JUGOSLLAVET, LIDHJET ME ESAD PASHËN DHE ZOGUN KATOLIKET SHQIPTARE ALARM PER ISLAMIN RADIKAL Libri i fundit nxjerr të pathënat e VIP-ave artistë SKANDALI NE LIBER Zhaku: Si m'u vardis dr. Flori kur ishte i martuar ? Faqe 21 DEBATI/ Raporti për Selinë e Shenjtë: Po forcohen rrymat islamike Vdekja e Xhevat Hanës, djali: Shteti një vit pa ndihmë Del rregjistri i zgjedhësve, ja deputetët jashtë liste ISH-PROKURORI MANGËSITË ? Faqe 9 ? Faqe 6 Ka opinione të ndryshme për çështjen “Barjaba” në web e më gjerë. Shumë janë befasuar me lajmin e vjedhjes në një qendër tregtare në SHBA. E paimagjinueshme! Ishte impakti i parë. Por dokumentet që përcillnin mediat... Në fundin e viteve 80 Papa Gjon Pali II bëri një deklaratë në Amerikën Latine, ku këshilloi pakicën sunduese, se nëse nuk shkurton hendekun e thellë politik dhe ekonomik, rrezikon të humbasë gjithçka. Një pakicë sunduese e shkëputur nga... Blog/ Periferi Koment Hajdut në opozitë meriton gjë skonto? “Ne” qytetarët dhe “ata” pushtetarët NGA ALBA MALLTEZI NGA AFRIM KRASNIQI ? vijon në faqe 4 ? vijon në faqe 22 Pëjetoni shpejtësinë “Në 4 nëntor 1990, mesha e jashtëzakonshme dhe kurajoze e celebruar në varrezat e Shkodrës nga Don Simon Juban, na hapi portat e lirisë”. Monsignor Angelo Massafra, arqipeshkvi... ITALI ? vijon në faqe 2-3 Lajmi Një raport i Kishës Katolike shqetësohet për mënyrën sesi po depërton një rrymë radikale e klerit islam në Shqipëri. Monsignor Massafra nga Shkodra ka dhënë detaje për Aiuto alla Chiesa che Soffre (ACS), një fondacion me drejtim ponti? k dhe që i ka dhënë Kishës Katolike Shqiptare 210 mijë euro në vitin 2011. ACS shqetësohet për radikalizimin e besimit islam, dhe sipas informacioneve që kanë marrë në Shqipëri, për këtë është shqetësuar edhe vetë komuniteti mysliman. Ndërkohë Ilir Kulla, ish kreu i komitetit të Kulteve, rrëfen se Censusi i fundit në Shqipëri, është një mënyrë më shumë për të radikalizuar situatën, duke dhënë të dhëna “të turpshme” Monsinjor Angelo Massafra i dioqezës së Shkodrës: Ka shumë probleme. Investime të shumta nga Arabia. Ish-kreu i Kulteve Ilir Kulla: Censusi i fundit turp, do nxisë radikalizmin, përsa kohë që preket dogma fetare
www.shqiptarja.com E diel, 6 janar 2013 16 SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com ANALIZA RELIKET NË SHQIPËRI Dorian Koçi Përvjetori i sivjetshëm i pavarësisë solli në Shqipëri dythesare të vërteta të kulturës materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve. Në ambjentet e Biblotekës Kombëtare u ekspozua libri i parë i plotë në gjuhën shqip, Meshari i famshëm i Gjon Buzukut dhe në muzeun kombëtar armët e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Të dyja këto vlera të mëdha të kulturës shqiptare ruhen në Biblotekën e Vatikanit dhe Muzeun e Vienës, larg Shqipërisë në zemër të Evropës duke shprehur qartë dhe identitetin evropian të shqiptarëve të asaj periudhe. Ky identitet dhe vetdije e lidhjes shpirtërore me Evropën pas një tramatizimi shumë të rëndë të kaluar nga pushtimi dhe bashkëjetesa me otomanët do të ringjallej prapë në fund të shekullit të XIX, vite kur fillojnë e plazmohen sërish idetë evropiane të shqiptarëve. Një rol përcaktues dhe të rëndësishëm do të luajë memoria historike ku të gjithë rilindasit do ti drejohen figurës së Skënderbeut dhe aksioneve të tij politike dhe ushtarake si pjesë e rëndësishme e koalicioneve evropiane mesjetare. Mirëpo Skënderbeu nuk do të mund të ringjallej i vetëm pa simbolet e tij që kishin shenjuar historinë dhe shkëlqyer në epokën e vet, ndaj për këtë arsye sëbashku me monumentet dhe portretizimet letrare të De Radës dhe Naim Frashërit do të gjejmë dhe përpjekjet e para për të zbuluar flamurin dhe përshkruar armët e tij. Informacionet e para në këtë drejtim i jep Konica në faqet e gazetës së vet Albania ku publikon për herë të parë flamurin e Kastriotëve dhe informacionin për armët e Skënderbeut. Si një studiues skrupuloz Konica , i cili e vezhgoi ne fillim te shekullit XX ne trupin e njërës prej shpatave shiheshin ende njolla gjaku , çka mund të ishte e vërtetë por nëse do të marrim parasysh dhe anën tjetër të personalitetit të Konicës, si pishtar i zgjimit të ndërgjegjes kombëtar mund të ishte dhe një informacion shtesë për të krijuar emocion dhe afeksion ndër shqiptarët që ende ishin nën zgjedhën otomane. Në fakt te ky tipar i fundit i arsyes se përse Konica mund të ketë shtuar faktin se ende në shpatë kishte njolla gjaku, qendron dhe një funksion tjetër i armëve të Skënderbeut gjatë Rilindjes Kombëtare por dhe në vazhdimësinë e shtetit shqiptar. Kështu në vigjilje të 20 vjetorit të pavarësisë gazeta "Besa" në Tiranë, e krijuar dhe e sponsorizuar nga Mbreti Zog I , do të japë një informacion të detajuar të vendit, mënyrës dhe rrugëve sesi janë gjendur në Vjenë, armët e heroit tonë kombëtar. Duke iu referuar gazetës "Besa" (3 Mars 1932) mësojmë këto të dhëna për"Armët e Skënderbeut": Koleksionuesi i objekteve të Skënderbeut ishte Arqiduka i Tirolit Ferdinandi (1529-1595), i biri i perandorit austriak Ferdinandi I (1503-1564) dhe vëllai i perandorit Maksimilian II. Këshilltar i arqidukës Ferdinand për mbledhjen e këtyre objekteve, ishte sekretari i tij privat Jacob Schrenckh von Notzing (Jakob Shrenk von Nocing). Ai koleksiononte veshje prej hekuri dhe armë të princërve të shquar, si dhe të prijësve të ushtrive, të cilat i ruante në kështjellën e tij në Ambras. Objektet e Skënderbeut përmenden për herë të parë në një letër të datës 15 tetor të vitit 1578, në të cilën duka i Urbinos Marius Sforca, i shkruante arqidukës Ferdinand, se do t'i dërgonte këtij të fundit armët e Skënderbeut. Më 15 maj 1579 arqiduka i Tirolit, Ferdinandi, i shkruan dukës së Urbinos Marius Sforces, duke e falënderuar për armët e Skënderbeut si dhe për të tjerat, të cilat mund t'i binin atij në dorë. Këto objekte përmenden për herë të dytë në letrën e dukës von Arescot (duka von Areskot) më 25 korrik 1588, e cila flet mbi armët e tjera të Skënderbeut. Objektet e Skënderbeut nuk ishin shënuar në inventarin e vitit 1585. Ndërsa në inventarin e vitit 1593, f.69, shënohet: "Dy shpata dhe përkrenarja e "Georgen Scanderbegg". Prej këtyre dy shkresave, si dhe inventarit, konstatohet lehtë se përkrenarja dhe dy shpatat e Skënderbeut ranë në dorë të arqidukës Ferdinand, ndërmjet viteve 1588 dhe 1593, përmes ndihmës së dukës Marius Sforca të Urbinos dhe të dukës Arescot. Në sallën XXV Nr. 71 (127), të Muzeut të Arteve të Vjenës, ndodhet përkrenarja "George Skanderbeg". Ajo është ngjyrë e bardhë, me rrafshe të arta dhe ka sipër saj një kokë dhie të artë me dy brirë. Kjo përbëhet prej dy pjesëve: një pjesë bakri dhe pjesa tjetër sipër, është me një copë metali, buzët e së cilës janë të zbukuruara në ar. Në mesin e përkrenares është vendosur një rreth prej bakri me një gjatësi prej 65 cm dhe në këtë rreth janë shkruar këto shkronja: I. N. P. E. RA. TO. BE. BT. Ky shkrim, që është shumë i vështirë për ta kuptuar se çfarë thotë, deri tani e kanë deshifruar kështu: "Jesus Nazarenus Principi Emathiae. Regi Albaniae. Terrori Osmanorum. Regi Epiri. Benedicat". Poshtë buzës së përkrenares janë vënë 9 copa të mëdha dhe këto janë të lidhura me një rrip lëkure me bojë hiri. Pesha e të gjithë përkrenares është 3000 gr. Sado që kjo përkrenare ka elemente orientale, mendohet se është punuar prej një artisti venecian. Si shikohet në shkrimin e viteve 30-të nuk vihet në dyshim mbishkrimi në përkrenaren e Skënderbeut si me të drejtë konstaton shumë vite më vonë studiuesi Kristo Frashëri në librin e vet "Historia e Skënderbeut" kur shkruan se në pjesën e poshtme te saj, ka rreth e rrotull nje rrip bakri me nje mbishkrim prej gjashte rrokjesh, te ndare midis tyre me rozeta: IM*PE*RA*TO*RE*BT, qe do te thote: Jhezus Nazarenus*Principi Emathiae*Regi Albaniae*Terrori Osmanorum*Benedictat Te (Jezuj i Nazaretit te bekon ty Skenderbe, Princ i Matit, Mbret i Shqiperise, Tmerri i Osmanllinjeve, Mbret i Epirit). Por rripi prej bakri me keto gjashte monograme duket se eshte vene me vone ne perkrenare nga pasardhesit e Heroit, te cilet kane menduar se me shtimin e titujve do t'ia rritnin atij vleren, kurse, sic u tha, ai nuk ka mbajtur asnje nga keto tituj, por vetem "Zot i Shqiperise" (Dominus Albaniae) . Arsyeja duket se ka qenë se pushtetit mbretëror dhe vetë Mbretit që shpesh herë po mundohej të gjente lidhje mes familjes së tij dhe asaj të Skënderbeut i pëlqente që ky emërtim të ishte i vërtetë pasi duke qenë i tillë, i jepte Zogut që vetëm katër vjet më parë ishte vetshpallur mbret, legjitimitet më të madh ndër shqiptarë dhe arsye shtetërore më tepër për të qeverisur. Më poshtë informacioni i gazetës Besa vazhdon për shpatat e Heroit Kombëtar. Në Muzeun e Arteve të Vjenës ka dy shpata të Skënderbeut. Njëra shpatë është me dorezë kadifeje, në të cilën shënohet emri i Skënderbeut dhe është e gjatë 88.5 cm dhe e gjerë 5.7 cm, me dy tehe, me një formë të drejtë dhe me një majë të kthyer, që përmban disa shkronja latine, ku lexohen këto fjalë: "Heroi i Perëndisë, Iskander Beg". Doreza është prej druri, e mbështjellë me lëkurë. Pesha e kësaj shpate është 1300 gr. dhe bashkë me këllëfin, është 1900 gr. Shpata tjetër është me dorezë Nga përpjekjet e para për të zbuluar dhe përshkruar flamurin dhe armët e heroit në kohën e rilindasve, tek lëvizjet e viteve'30, periudhës së luftës e deri tek ngjarja e bujshme, ekspozimi i para pak javëve në Shqipëri... Armët e Skënderbeut dhe ndërgjegjia kombëtare Armët e Skënderbeut ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar Nuk ka dyshim se objekti më interesant nga armët e Heroit tonë Kombëtar mbetet përkrenarja me simbolin e saj krejt të veçantë në krye, kokën e dhisë
4 E diel, 6 janar 2013 POLITIKE PD, kundër PS: Barjaba 20 vjet eksponent socialist Partia Demokratike deklaroi dje se PSmashtron kur thotë se Kosta Barjabën nuk e kishte thirrur njeri, por kishte ardhur të kontribonte vetë. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, "Kosta Barjaba prej 20 vitesh një eksponent kryesor i PS-së". Madje sipas PD-së ai mban postin e sekretarit për çështjen Sociale dhe Ndihmën Ekonomike, ndërkohë që gruaja e tij Fatbardha ishte zëdhënëse e grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës. "Dje kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama duke mashtruar qytetarët shqiptarë, u përpoq të lante duart me Sekretarin e tij për Çeshtjet Sociale dhe Ndihmën Ekonomike Kosta Barjaba, kreu aktin e shëmtuar të vjedhjes në supermarketin Nordstrom sëbashku me gruan e tij Fatbardha Barjaba zëdhënëse e grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës."tha zëdhënësja e PD-së. Partia Demokratike për të përforcuar qëndrimin e saj se Barjaba është një anëtar i rëndësishëm i PS-së thotë se në listën e deputetëve të qarkut të Vlorës në zgjedhjet e vitit 2009, Rama kishte vendosur Barjabën të shtatin në listë madje kishte bërë presion që ky të futej në Parlament. Blog/ Periferi NGA ALBA MALLTEZI Hajdut në opozitë meriton gjë skonto? vijon nga faqja 1 ...amerikane ishintë pakundërshtueshme: nga familja Barjaba dikush kishte ishte kapur duke grabitur (gruaja apo vajza). Profesori u kontaktua edhe në telefon nga televizionet e lajmeve dhe dha versionin e tij të ngjarjes. Ka ndodhur që edhe yje të Hollivudit të jenë kapur duke grabitur nëpër qendra tregtare amerikane, me gjithë hidhërimin e fansave, lajmi është bërë i ditur dhe askush nuk u ka thënë mediave: Boll më me këtë lajm! "Ka të tjera halle Shqipëria dhe ka hajdutë më të mëdhenj…" shkruan dikush tjeter. E vërtetë që Shqipëria ka hajdutë shumë më të mëdhenj se këta të qendrave tregtare, por kjo nuk justifikon asgjë. Personalisht mendoj se lajmi nuk është akoma plotësisht i qartë dhe shpresoj të kemi detaje të plota përveç deklaratave politike. Profesor Barjaba vetë tha se u ndalua për probleme me dokumentacionin e makinës, ndërsa policia amerikane jep versionin krejt të ndryshëm, atë të grabitjes së rrobave. Por ajo që më duket jo shumë e drejtë, është një lloj skontoje, ulje çmimi që i bëhet një ngjarjeje duke u nisur jo nga xhesti, por nga njohja personale, reputacioni. Derisa në Shqipëri edhe gazetarëve, edhe njerëzve të thjeshtë hajdutët e PS, apo hajdutët e PD-së, sipas simpative, do t'u duken të peshave dhe rëndësive të ndryshme, gjërat nuk do të funksionojnë: humb reputacionin Shteti. Më kujtohet një eksponent i lartë i PS-së në opozitë që votoi pro guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z.Fullani, (edhe pse nuk ishte për t'u votuar) sepse e kishte prej vitesh çun lagje. Dmth. e njihte dhe pavarësisht paaftësisë apo problemeve në sistemin bankar të lidhur me politikën, ia vlente ta votonte. Eshtë një koncept i mbrapshtë që na përfshin të gjithë: ata që njohim, ata që simpatizojmë, janë më të mirë? Vjedhja është vjedhje njësoj si në pozitë dhe në opozitë, paaftësia është paaftësi në të dy brigjet e politikës. Duhet të shohim njësoj, nëse synojmë të bëhemi më të mirë. PS “ngrin” çiftin e akuzuar për vjedhje në SHBA pas skandalit në media Gruaja e Kosta Barjabës drejtoreshë në shtet PD kërkoi largimin e saj nga detyra, por refuzoi zyrtari i LSI Lajmi Fatbardha Barjaba, bashkëshortja e Kosta Barjabës, që akuzohen se bashkë me të bijën vodhën mallra në një supermarket në SHBA, është e punësuar në administratën shtetërore në një ishndërmarrje që administrohet nga METE. ??? TIRANE ARBEN RROZHANI Fatbardha Barjaba, bashkëshortja e Kosta Barjabës që akuzohen se bashkë me të bijën grabitën mallra në një supermarket në SHBA, përveçse militonte në PS, ishte edhe e punësuar në shtet. Sipas një drejtori në METE, gruaja 52-vjeçare është prej vitesh drejtoreshë e një ndërmarrejeje ish-shtetërore në konservim, ish-Kombinatit të Tekstileve "Stalin" në lagjen kombinat të Tiranës. vijonte të punonte në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Sipas të dhënave, ajo vazhdonte në këtë punë prej vitesh, edhe pse kohët e fundit kishte patur urdhëra direkte nga PD, për ta larguar. Shkak ishte bërë angazhimi i 52-vjeçares në fushatën e organizuar nga PS-ja nëpër lagje për të takuar tregtarët dhe për të denoncuar taksat e larta që kishin vënë tatimorët si dhe rënien e fuqisë blerëse. Sipas një drejtori në METE, që ka nën varësi ish-ndërmarrjen shtetërore, ku ishte punësuar Fatbardha Barjaba, drejtues të PD-së kishin urdhëruar largimin e saj nga puna, por zyrtari, përfaqësues i LSI-së, e kishte shtyrë një masë të tillë drastike për anëtaren e Asamblesë së PS-së. Përveçse e punuar në administratën shtetërore, Fatbardha Barjaba është edhe anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, si anëtare e PS-së. Fatbardha Bajraba është anëtare e dy komisioneve të këshillit bashkiak të Tiranës, në atë të Shërbimeve Publike, dhe te komisioni i Figurave të shquara të kryeqytetit. NGRIRJA NGA PS Partia Socialiste ndërpreu dje marrëdhëniet bashkëpunuese me profesor Kosta Barjabën ndërsa pezulloi nga funksionet partiake bashkëshorten e tij, Fatbardha. Vendimi u mor nga Komisioni i Garancive Statutore të Partisë Socialiste. Profesori me bashkëshorten Fatbardha dhe vajzën e tyre Joniada u arrestuan më 27 dhjetor 2012, nga policia e Palo Altos, pasi u akuzuan për vjedhje në një qendër tregtare. Sipas mediave amerikane Barjaba kishin vjedhur një çantë me veshje me vlerë 238 dollarë në një qendër tregtare në Standford Shopping Centre të Kalifornisë. Partia Socialiste mblodhi dje në orën 11.00 Komisionin Ndërkohë që u ndërprenë marrëdhëniet bashkëpunuese me Kosta Barjabën i cila ishte kryetar i Grupit të Punës për Programin e PS-së për Çështjet Sociale, në PS. Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Sajmir Tahiri deklaroi se vendimi për bashkëshortët Barjaba është marrë pasi veprime të tilla "nuk shkojnë me parimet tona, as moralin qeverisës nesër pas zgjedhjeve të 2013." "Mbi bazën e të dhënave në cilësinë e kryetarit të PS-së së Tiranës mblodha komisionin e Garancive Statutore të Partisë Socialiste dhe unanimisht u vendos që për zotin Barjaba të marret vendim për pezullim e çdo marrëdhënie bashkëpunimi me grupin teknik ku Kosta Barjaba merrte pjesë."- tha Sajmir Tahiri në një prononcim telefonik për Tv A1 Report menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së komisionit. Për kryetarin e PS-së së kryeqytetit ky është një shembull se si duhet të sillemi me veten, shoqërinë dhe qeverisjes. Punësimi Djali, ishnëndrejtor i AIDA Djali i çiftit Barjaba, Iliriishte pjesë e administratës shtetërore. Posti më i lartë i tij ishte ai i zv.drejtorit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), që ishte themeluar në 15 korrik 2010, me qëllim tërheqjen e investimeve të huaja, rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë Shqiptare nëpërmjet mbështjetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe inovacionit. Ilir Barjaba u largua nga detyra pas largimit të ishministrit Genc Ruli nga drejtimi i METE, pas zgjedhjeve të vitit 2009 dhe kalimit të tij te Ministria e Bujqësisë. e Garancive Statutore të Partisë Socialiste dhe vendosi pezullimin nga funksionet partiake të Fatbardha Barjaba. 52 vjeçarja ishte anëtare e organizatës numër 1896 në Tiranë. Në foto: Kosta Barjaba Faksimile e pjesëmarrjes së Fatbardha Barjabës në Komisionet e Këshillit Bashkiak të Tiranës
9E diel, 6 janar 2013 AKTUALITET larg vendit ku ndodhi aksidenti, Arben Çupi është përplasur nga një automjet teksa kalonte mes përmes autostradës. Drejtuesi i automjetit tip Benz me targa AA 015 CB, me inicialet S.Kulla i ka dhënë ndihmën e parë 25-vjeçarit ndërsa më vonë është shoqëruar nga policia për t'u marrë në pyetje e për të dhënë versionin e tij të ngjarjes. Lajmi Një vit pas vdekjes së ish-prokurorit Xhevat Hana nga një sëmundje e pashërueshme, familja e tij ende nuk ka marrë asnjë financim nga qeveria. Prokurori kërkoi në 5 janar 2012 1.5 milionë lekë si ndihmë për familjen e të ndjerit, që pati ndër duar dosjet më të mëdha të drejtësisë vitet e fundit JONIDA LATE ??? TIRANE Tiranë, tenton të kalojë rrugën, makina e përplas për vdekje Një aksident me pasojë vdekjen e njëpersoni është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ndërsa viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi Arben Çupi. Sipas gazetarit të televizionit A1Report, Arsen Rusta, menjëherë pas aksidentit Arbe Çupi është transportuar drejt spitalit Ushtarak të Tiranës, por nuk ka mundur t'i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima rreth të 25-tave udhëtonte me motor papaq me targa TR 320, por në një moment ka parkuar motorin krah rrugës dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të autostradës. Duke mos përdorur mbikalimin i cili ndodhej vetëm pak metra Një vit pas vdekjes së ish-prokurorit të Tiranës Djali i Xhevat Hanës: Qeveria, asnjë ndihmë Prokuroria kërkoi 15 mln lekë një vit më parë Një vit më parë Prokuroria e Përgjithshme, ikërkoi qeverisë 15 milionë lekë të vjetra, me qëllim dhënien si fond financiar familjes së prokurorit të ndjerë Xhevat Hana që humbi jetën në 5 janar të vitit 2012 në një spital në Bergamo të Italisë. Por edhe pas një viti kjo shumë ende nuk është marrë nga anëtarët e familjes. Prokuroria kishte mbledhur të gjitha faturat financiare, që të lehtësonte sadopak humbjen në familjen e prokurorit që kishte patur ndër duar dosjet më të mëdha të viteve të fundit. Por për djalin e ish-prokurorit, Rezart Hana, dhënia e parave tanimë nuk ka asnjë interes për familjen. Qeveria ju bëri një premtim që do t'ju paguante shpenzimet e qëndrimit në spital dhe të shërbimit funeral për babain tuaj. A ju a kanë dhënë shumën e premtuar? Që në ditët e para që është vijuar me premtimet e bëra nga ana e vetë shtetit për rimbursimet, shpenzimet kanë qenë të gjitha nga familja, nuk është se është bërë ndonjë rimbursim nga ana e shtetit. Kemi qenë ne si familjarë që kemi bërë gjithçka që nga momenti që ai u sëmur, duke nisur që nga transporti nga Italia deri këtu, shpenzimet e rrugës, shpenzimet e funeralit dhe shpenzimet e tjera. Normale në aspektin e përgjithshëm shumë gjëra i takojnë familjes, por meqenëse na u bënë premtime normal që ekzistonte shpresa që mund të ishte diçka e tillë, por nuk u realizua. Gjithsesi kjo nuk përbën një problem se ne gjithçka e realizuam vetë. Premtimet mund të jenë të shumta, mund të jenë të realizueshme mund të jenë edhe të parealizueshme dhe ne tani këto gjëra i kemi lënë pas. Nëse në fillim ka përbërë një problem tanimë nuk janë problem. Pas vdekjes së babait tuaj juve ju është dhënë ndonjë ndihmë, për shpenzimet e bëra? Jo, jo edhe as pas vdekjes së babait. Cila ishte arsyeja? Ndonjë arsye konkrete nuk është se ekziston sepse gjithkush ka arsyet e veta. Ne nuk na janë bërë të ditura. Por edhe ne nuk u kemi rënë pas për të gjetur arsyet, sepse nuk i kemi mbajtur shpresat në gjëra që ndoshta mund të jenë të realizueshme, por edhe të pa realizueshme. Thjesht ja lamë vetes gjithçka dhe nuk është se mbajtëm shpresa. A ka ndikuar jeta profesionale e babait tuaj në jetën familjare? Duke qenë se ai ka qenë një prokuror i njohur dhe ka hetuar shumë çështje të rëndësishme. A ka pasur presion në familje? Babai im ka qenë një jurist i njohur, që në kohën e regjimit, që në vitet '77-78. Ai ka kaluar shumë peripeci në jetë shumë ngjarje shumë situata. Ai e kishte stërvitur veten dhe ishte mësuar me probleme të ndryshme dhe kurrë, kurrë ato që kalonte në punë nuk i paraqiste në familje. Ishte shumë njeri i qetë, e mblidhte veten, nuk lejonte që asgjë të mos interpretohej te ne familjarët. Ishte një prokuror i vjetër i drejtësisë, i drejtësisë në të gjitha aspektet. Si direkt me personat, si në krimin ekonomik. Nuk ka pasur ndikim asnjëherë puna në familje. Gjithçka ka qenë e ndarë, puna në punë dhe familja në familje. Kërcënimet janë pjesë e procesit, pjesë e një shantazhi që mundohet të bëjnë njerëzit për të frikësuar në kuptim të përgjithshëm. Kërcënime fizike nuk është se ka pasur. Vetëm në 2008, ka pasur një kërcënim që u bë publik edhe në media. Ku është bërë një telefonatë në shtëpi që nga ana e rëndësisë nuk ishte aspak e rëndësishme. Nuk ishte e rëndësishme sepse telefonata mund të bëjë çdokush. Një kërcënim që nuk ishte shqetësues. Por puna si prokuror ka edhe kërcënime. Ka pasur kërcënim, por jo në aspektin fizik, gjithmonë kanë qenë me fjalë. Si ishte babi juaj në jetën e përditshme? Babai kishte një pasion që gjithçka që e niste dëshironte ta përfundonte. Nuk bënte numërimin e minutave dhe të orës, por të faqeve të kaluara në dorë. Kurrë nuk kishte një orar për punë, mund të dilte edhe në 8 të mbrëmjes nga puna, mund të punonte edhe të shtunën edhe të dielën. Por gjithmonë e gjente kohën edhe për familjen, puna ka pasur rëndësinë e vetë dhe familja të vetën. Ka qenë një njëri i përkushtuar për punën, p.sh çështja e Remzi Hoxhës, më tepër kërkonte një interpretim se sa një hetim, të asaj që qëndronte. Normal edhe koha me familjen për të ishte tepër e çmueshme. Miqtë e tij ju kanë qëndruar pranë? Po, shumë na kanë qëndruar shumë pranë. Ai la një emër që jo çdo kush e gëzon. Në çdo derë që kam trokitur, në çdo vend që jam paraqitur dhe falë emrit të tij më janë hapur të gjitha dyert. Edhe sot ( dje) që ishte përkujtimorja e tij, jo të gjithë fizikisht kanë qenë të pranishëm sepse nuk i kanë pasur mundësitë, por ata që i kishin erdhën ata që nuk i kishin kanë çuar mesazhe ose më kanë marrë ne telefon. Mbrëmë në Tiranë Tenton të grabisë çantën, përleshet me të birin ??? TIRANE Një zonjë në kryeqytet ka rënë pree një tentative grabitje, ndërsa autori është arrestuar në flagrancë. Zonja kthehej nga puna dhe shoqërohej edhe nga djali i saj, kur në rrugën “Ulliri” në lagjen Ali Demi një person me motor ka tentuar t'i marrë çantën e dorës. Pas këtij veprimi grabitësi është përleshur me djalin e ri, ndërsa qytetarët të cilët kanë parë skenën lajmëruan patrullat “Shqiponja”, të cilat bënë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit, Laert Zaçe nga fshati Mirasi i Korçës, 30 vjeç. Pas arrestimit grabitësi është shoqëruar në spitalin Ushtarak në kryeqytet, pasi mori plagë gjatë konfliktit me djalin që shoqëronte zonjën. Vetëm një muaj më parë, një tjetër grabitje me dhunë u shënuar në kryeqytet në zonën e 9-katësheve. Grabitja ndodhi pranë një stacioni urbani të transportit publik, teksa dy autorët, djem të rinj i morën çantën dy grave (njëra prej tyre mbesa e ish-presidentit Alfred Moisiu) dhe më pas u larguan me motor. Një skemë e ngjashme grabitjeje është regjistruar më herët po në këtë zonë. Një tjetër grua u bë viktimë e grabitjes me dhunë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi më 22 nëntor në zonën e njohur me emrin “Selvia” pranë 9-katësheve. Profil Hana, prokurori i dosjeve të mëdha ??? TIRANE Xhevat Hana u lind në qytetin e Librazhdit më 28.03.1953. E nisi karrierën e tij në organet e hetimit në Mat më pas në Sarandë dhe më vonë në Prokurorinë e Rrethit Tiranë. Vijoi me Prokurorinë e Përgjithshme ndërsa vitet e fundit si prokuror pranë Prokurorisë Për Krimet e Rënda Tiranë. Gjithashtu Xhevat Hana në periudhën 2003 deri 2005 ka qenë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës si dhe Ndihmës/komisioner në Institucionin e Avokatit te Popullit. Xhevat Hana njihet ndryshe edhe si prokurori i çështjes së Remzi Hoxhës. Në fund të vitit 2007 i ndjeri Hana ishte përfaqësuesi i akuzës shqiptare për dosjen korruptive të rrugës DurrësKukës për një korrupsion që mendohet se shkonte të paktën 220 milionë euro. Prokurori Xhevat Hana ishte një ilustrim i pastër i asaj se çfarë nëpunësi kërkon shteti aktual. Ai ishte prokurori i duhur nëse kjo që është në pushtet do te ishte vërtet qeveria e duarve të pastra siç kishte premtuar në 2005 kur erdhi në krye të qeverisjes së shqiptarëve. Sepse ai u mor me ato dosje të mëdha dhe përvëluese hetimi dhe zbardhja e të cilave do të kishin nderuar dhe bërë dinjitoze çdo qeveri nëse ajo do të ishte e duhura. Hana ishte një person që nuk lejoi kurrë që jeta profesionale të hynte në atë familjare. Ai gjithmonë gjente kohë për familjen dhe fëmijët e tij, pavarësisht se çështjet që ai kishte nën hetim ishin të rëndësishme. Xhevat Hana vdiq në spitalin Bergamos në Itali, në 5 janar të 2012. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë.Rezart Hana djali i ish-prokurorit Xhevat Hana
23E diel, 6 janar 2013 SPORT HOROSKOPI Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjëresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjap Ujori Peshqit Gjatë kësj dite do influencoheni së shumti nga planetet. Ata do iu ndihmojnë ta përmiresoni jetën në çift dhe të kaloni momente emocionuese. Bëqaret është me mirë të mos krijojnë asnjë lidhje sepse do përballen me zhgënjime. Pas një periudhe të vështirë për jetën tuaj në çift, sot do fillojnë edhe përmiresimet. Tregohuni më të kuotueshem dhe më tolerante me partnerin dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Beqarët nuk duhet ta kërkojne me qiri përsonin ideal. Ditë jo e mirë kjo e sotmja për jetën tuaj në çift. Do keni goxha mosmarreveshje me partnerin dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Mundohuni të mos e humbisni komunikimin për asnjë moment. Beqarët do arrijne të bëjne për vete një person që kanë pëlqyer. Edhe për gaforret që janë në çift do jetë një ditë pa emocione dhe disa mund të kenë mosmarreveshje të shumta. Tregohuni të kujdesshem me ato që do thoni. Beqarët duhet të tregihen të duruar në mënyrë që të mos bëjnë gabime të ciat nuk do kenë kthim. Jeta në çift do jetë me e bukur sesa ju mendonit sot. Do shpreheni më lirisht për ndjenjat dhe do kaloni disa momente të paharrueshme. Beqarët do kërkojnë pa mbarim personin ideal por nuk do ia arrijnë qëllimit as sot. Nëse jeni në çift, mposhteni tundimin për të parë dikë tjetër që nuk është partneri. Debatet e shumta mund t'i jepnin edhe fund lidhjes. Beqarët do jenë më sensualë dhe mundësitë për të gjetur persona interesantë. Rrjedha e kësaj dite, për ata që janë në një lidhje do varet vetëm nga ata. Nëse flisni për çdo gjë me partnerin gjërat do shkojnë mirë, po u treguat striktë do këtë mosmarreveshje. Beqarët nuk duhet të gënjehen nga pamja e jashte. Klima në çift do jetë e dyzuar gjatë kësaj die për ata që janë në një lidhje. Fillimi i dtës do jetë i trazuar, ndërsa pasditja dhe mbrëmja do jenë plot emocione dhe momente të zjarrta. Beqarët nuk duhet të kërkojnë me ngulm personin ideal. Dashuria do shkojë më së miri gjatë kësaj dite dhe harmonia do mbizoterojë në jetën e çifteve. Beqarët do flirrojnë së tepermi dhe ka mundësi ta gjejnë shpirtin binjak. Gjithsesi merrini gjërat shtruar e mos u nxitoni. Lidhja juaj do bazohet tek besimi dhe toleranca. Kjo do iu bëjë të dashuroheni lirisht dhe emocionet të jenë më të mëdha. Shfrytezojeni ditën deri në maksimum. Beqarët të qëndrjnë vetëm dhe nuk do hedhin asnjë hap për të gjetur dashurinë. Jeta në çift do shkojë për mrekulli sot. Do bëni gjithçka që të ndiheni mire jo vetëm ju por edhe ai që keni në krah. Do ia dilni. Beqarët do jenë të parrezistueshëm dhe do kenë mjaft pretendentë. Mendohuni mirë dhe zgjidhni të duhurin. Lidhje ndermjet jush dhe partnert do te perforcohet edhe me teper gjate kesaj dte. Beqaret do influencohen pozitivisht nga yjet dhe me shume gjasa do e gjejne shpirtin binjak. Financat do jene te mira por duhet te dini si t'i menaxhoni qe buxheti te permiresohet. Presidenti Sallaku bum në merkato, afron 7 lojtarë Lika: Po rikthehet Partizani i madh "Jemi në pritje të trajnerit Shpëtim Duro" Liga Mbarëkombëtare FFK, Vokrri: Liga në duart e politikës Presidenti i Federatës së Futbollit tëKosovës, Fadil Vokrri është shprehur pro idesë së Kryeministrit Berisha për krijimin e Ligës Mbarëkombëtare me Kosovën, por është skeptik nëse do të realizohet një projekt i tillë. "Kjo është një ide e kamotshme. Ne e mirëpresim rikthimin e këtij projekti nga ana e Kryeministrit Berisha, por jam skeptik se mund të bëhet realitet, sepse FIFA nuk lejon krijimin e një ligë të tillë", ka deklaruar Vokrri. "Megjithatë, nëse politika kryen punën e vet, atëherë ne jemi të gatshëm që për 24 sekonda të realizojmë krijimin e një ligë të përbashkët, por përsëris se jam skeptik në këtë drejtim", tha Vokrri. Federata e Futbollit të Kosovës nuk është anëtare me të drejta të plota e UEFA-s dhe FIFA-s, aty ku aderon Federata Shqiptare e Futbollit, e cila në bazë të statutit të UEFA-s ka të drejtë të jetë organizatorja e një kampionati futbollistik vetëm brenda territoreve të Republikës së Shqipërisë. Kosoova është duke luftuar fuqishëm me të gjitha mjetet për t'u pranuar nga organizmat ndërkombëtare të futbollit, por FIFA dhe UEFA kanë vendosur si kusht aderimin në OKB. Pas shumë vitesh duket seproblemet në ekipin e Partizanit kanë marrë fund me ardhjen e presidentit Lulzim Sallaku, i cili ka ndryshuar klimën te demat e kuq. Sallaku ka vendosur që me cdo kusht të ringrejë Partizanin në kategorinë superiore, por jo vetëm, pasi ka menduar edhe për një ecuri pozitive më tej. Shembulli i qartë për këtë është merkato e dimrit, ku janë afruar disa futbollistë cilësorë. Ndërsa drejtori teknik Hasan Lika shprehet se tashmë presim vetëm Shpëtim Duron në krye të bankinës. Z. Lika pas disa vitesh jeni rikthyer sërish në ekipin e Partizanit, si ndiheni? Partizani është shtëpia ime dhe këtu ndihem gjithmonë shumë mirë. Presidenti Sallaku më besoi postin e drejtorit teknik dhe unë e pranova menjëherë. Shpresoj që të jam maksimumin tim për të ngritur legjendën e futbollit shqiptar aty ku e meriton. Cili është projekti që ju ka propozuar presidenti Sallaku? Me presidentin kam biseduar gjatë dhe disa herë për objektivat dhe kam besim që gjithcka do të shkojë sipas projektit. Synimi jonë është që të ndërtojmë një ekip kompetitiv me futbollistë vendas, të huaj, por pa harruar akademinë, në të cilën po investohet fuqishëm. Kush janë futbollistët që kanë firmosur aktualisht? Merkato ka qenë pozitive deri më tani pasi kemi firmosur me Sokol Ishkën, Bledar Devollin dhe Fatjon Tafajin, të cilët janë tre futbollistë kryesorë dhe me shumë eksperiencë. Mund të themë që marrëveshja ka përfunduar edhe me sulmuesin Enio Petro, Elis Frashërin, Endri Tafajn dhe me Emiliano Celën. Jemi në trantativa edhe me disa emra të tjerë. Merkato e Partizanit mbyllet këtu, apo do të ketë afrime të tjera? Jo, lista e afrimeve nuk do të mbetet me kaq, pasi jemi në negociata edhe me një portier. Aktualisht po shqyrtojmë disa mundësi, por nuk kemi vendosur përfundimisht. Edvin Bakaj, Alfred Osmani ose dikush tjetër shumë shpejt do të firmosë kontratën. Përpos shumë afrimeve, Partizani nuk ka një trajner, kujt do ti besohet bankina? Dëshira e drejtuesve të ekipit është Shpëtim Duro, por për momentin është e vështirë të realizohet kjo ide. Megjithatë jemi duke ndjekur zhvillimet nga Shkodra. Nëse nuk do të arrin akordin me drejtuesit e rinj, atëherë e ka derën e hapur te Partizani. Cfarë pozicioni synoni në fund të edicionit? Ne jemi të kënaqur vetëm me vendin e parë, do të japim maksimumin për të arritur objektivin. Kemi një plan afatgjatë që shkon përtej kategorisë parë. Edicioni i ardhshëm kam besim të plotë se do të jetë i Partizanit, po kthehemi më të fortë se kurrë. DYLBER BALLA ??? TIRANE Topi i Artë Nesër verdikti për më të mirët e 2012 Nesër në Zyrih do të zhvillohet mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve për futbollistin dhe trajnerin më të mirë të vitit 2012. Në garë për Topin e Artë janë Cristiano Ronaldo, Andres Iniesta dhe Lionel Mesi, në pole-position për të fituar trofeun prestigjoz është ky i fundit. Mesi ka zhvilluar një edicion pozitiv duke thyer edhe rekordin e Mylerit me 91 gola. Ronaldo favorizohet nga fakti që arriti deri më gjysmëfinale e Evropianit dhe siguroi trofeun e La Ligas me Realin. Ndërsa Inesta është fituesi i Kampionatit Evropian. Gara është e fortë, por Mesi është drejt Topit të Artë për herë të katërt. Ndërsa çmimin e trajnerit të vitit midis Murinjos, Guardiolës e Del Boskes, mund ta marrë ky i fundit, ndërsa Murinjo do të mungojë. Lajmi Drejtori teknik i ekipit të Partizanit, Hasan Lika bën një rezyme të objektivave, afrimeve dhe gjendjes aktuale në kampin e kuq. Merkato vlerësohet pozitive, pasi ka qenë e frytshme, ndërsa pengu i vetëm për momentin mbetet vetëm afrimi i Shpëtim Duros. Presidenti Sallaku ka afruar disa futbollistë cilësorë duke krijuar boshtin e ekipit për Kategorinë Superiore. Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri
12 E diel, 6 janar 2013
10 E diel, 6 janar 2013 DOSSIER PLANET Projektet e fqinjëve veriorë për të marrë troje shqiptare deri në lumin Drin, Mat apo Shkumbin gjetën përkrahës ndër krerët lokalë Ekskluzive Fillesat e spiunazhit jugosllav në Shqipëri Publikohet për herë të parë analiza e “Sigurimit” Shqiptarja.com ka nisur, ngadita e djeshme, publikimin ematerialeve, deri tani të mbetura sekret, të ish-Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit komunist. Materialet ekskluzive kanë të bëjnë kryesisht me veprimtarinë e kundërzbulimit të Sigurimit të Shtetit shqiptar ndaj agjenturave të huaja para vitit 1991 Dje në Shqiptarja.com u paraqit, nëpërmjet këtyre dokumentave të kohës, veprimtaria e spiunazhit jugosllav në periudhën midis viteve 1966-1979 në Shqipëri; çfarë rrugësh përdorte shërbimi i fshehtë jugosllav për të rekrutuar agjentë ndërmjet qytetarëve shqiptarë; si kontrollohej ndërlidhja telefonike civile e ushtarake në Shqipëri, si vëzhgohej hapësira ajrore shqiptare nga organet jugosllave të spiunazhit. Po kështu, nëpërmjet analizës së pazbuluar më parë të ish-Sigurimit të Shtetit, hidhet dritë mbi atë se kush ishin personat dhe institucionet që u përdorën nga Jugosllavia e Titos për të tërhequr informacione mbi Shqipërinë. Këto dokumente vijnë për herë të parë për lexuesin dhe kanë të bëjnë me një analizë të specialistëve të Sigurimit të Shtetit mbi veprimtarinë e shërbimit të fshehtë të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, në Shqipëri dhe kundrejt saj. Sipas dokumentave, 47 për qind e veprimtarisë së spiunazhit në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore realizohej nga shteti jugosllav, për llogari të vet apo edhe të shërbimeve të tjera sekrete. Por, vëmendja e ishJugosllavisë ndaj fqinjit të saj jugor ka qenë shumë më e hershme. Në numrin e sotëm do të vijojë analiza retrospektive e veprimtarisë së spiunazhit nga Serbia, Mali i Zi e më pas Mbretëria e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë në vite. PLANET Synimi kryesor i fqinjëve tanë veriorë para Luftës së Parë Botërore ka qenë pengimi i formimit të një shteti shqiptar në trojet e banuara nga pjesëtarë të këtij kombi në Ballkan ose, në pamundësi për të realizuar një gjë të tillë, aneksimi i sa më shumë trojeve të banuara nga shqiptarët etnikë në përbërje të shteteve sllave. Këto përpjekje shquhen që në kohën kur mbretëritë e Serbisë dhe Malit të Zi ishin në luftë me Perandorinë Osmane, në përbërje të së cilës ishin trojet shqiptare. Në këtë kohë është hartuar edhe plani shovinist i Vasa Çubrilloviçit "Shpërngulja e arnautëve" (Iselenie arnauta), që bazohet në politika të vjetra serbe, që synonin shpërngulje me dhunë të popullsisë shqiptare nga veriu i Kosovës, për të vendosur atje kolonë serbë. Synimi ishte të largoheshin shqiptarët në drejtim të Turqisë, nën kërcënimin e eliminimit fizik të tyre në rast se nuk pranonin një gjë të tillë. Ndërkohë, Mali i Zi hartonte planin e pushtimit të pjesëve veriore të Shqipërisë së sotme. Në këtë kohë, para krijimit të shtetit shqiptar, Serbia dhe Mali i Zi kanë vënë në lëvizje shërbimet e tyre të spiunazhit edhe në territoret e banuara me shqiptarë, duke përfituar nga dobësia e Turqisë në shpërbërje e sipër. MISIONI Pas shpalljes së pavarësisë, në nëntor të vitit 1912, shërbimet e spiunazhit nga Serbia e Mali i Zi kishin përballë një kundërshtar edhe më të dobët se shteti turk. Shteti i ri ishte i paorganizuar dhe i paformuar mirë me të gjitha strukturat e financimin e duhur për to, ku mungonin shërbimet e zbulimit dhe të kundërzbulimit. Në këtë kohë, shërbimet serbe e malazeze kanë punuar vazhdimisht për të siguruar rekrutimin e krerëve të fiseve, bajraktarë apo njerëz me influencë në popullatë, kryesisht në territoret që i mbanin të pushtuara në veri të vendit. Qeveria e Ismail Qemalit kërkoi largimin e menjëhershëm të trupave ushtarake nga territoret e banuara nga shqiptarë etnikë, por kjo kërkesë nuk u përfill nga shtetet fqinjë. Në fillim të vitit 1913, Nikolla Pashiç, kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Serbisë, nisi për në Shqipëri me një mision të posaçëm, politik e agjenturor, Zhivojin Ballugzhiçin, sekretar personal i mbretit Petar, sekretar i konsullatës serbe në Stamboll, konsull në Shkup dhe konsull i përgjithshëm në Selanik. Veprimtaria e tij në vendin tonë është bërë e njohur në revistën "Përparimi" në vitin 1979, që u referohej dokumentave të arkivit të ministrisë serbe të Punëve të Jashtme. Qëllimi politik i këtij misioni ishte bindja e Ismail Qemalit që të pranonte një vijë kufitare të diktuar nga Serbia dhe këtë ta deklaronte botërisht, të pranonte kthimin e Durrësit në një port tregtar në dispozicion të Serbisë dhe të pranonte një mëkëmbës të mbretit serb si kryetar shteti. Qëllimi i veprimtarisë së tij të spiunazhit, sikurse del nga këto dokumenta, ishte rigjallërimi i rrjetit agjenturor të serbëve në Shqipërinë si shtet i ri, njëkohësisht me dobësimin e kontrollit të qeverisë së Vlorës mbi vendin, nga lëvizjet separatiste të sundimtarëve lokalë dhe një situatë të përhershme anarkie e konfliktesh. AGJENTURA Me të ardhur në Shqipëri, Ballugzhiçi aktivizoi agjentin e shërbimit serb të spiunazhit Fehmi Zavalani në Durrës, të cilin e përdori si kreun e agjenturës në Shqipëri, për të ushtruar presion mbi qeverinë e Ismail Qemalit. Po kështu, u tërhoq në këtë veprimtari Hamit Toptani, i ngarkuar për të ushtruar ndikim mbi krerët e atëhershëm në zonat e Tiranës, Kavajës, Beratit, Vlorës dhe Elbasanit, në mënyrë që qeveria e Vlorës të pranonte kushtet e Serbisë. Më 16 mars 1913, në ndihmë të Ballugzhiçit erdhi në Shqipëri Filip Gjurashkoviç, i ngarkuar gjithashtu vijon nga numri i kaluar nga Pashiçi për të punuar në zonat e pushtuara nga trupa serbe në Krujë, Tiranë, Kavajë e Elbasan. Në këtë periudhë, si agjent i Serbisë ka vepruar Preng Doda, bajraktar i Oroshit, me të cilin Ballugzhiçi përpunoi planin e shpalljes së një shteti të Mirditës në vartësi të Serbisë. Kanë ushtruar aktivitet edhe Boroviç Pasha, që banonte në Itali, Alush Ymeri, ish-kryetar i administratës shqiptare të Elbasanit gjatë kohës së qendrimit aty të trupave ushtarake serbe, Esad Pasha e të tjerë. Në përfundim të misionit të tij, është interesante të mësohet se Ballugzhiçi rekomandoi një numër feudalësh shqiptarë që mund të bashkëpunonin me Serbinë, ku përfshihej Xhelal Pashë Zogolli, së bashku me dy djemtë e tij: Xhelal Beu dhe Ahmet Beu (mbreti i ardhshëm i shqiptarëve). Në Manastir të Maqedonisë së sotme Ballugzhiçi arriti të organizojë një qendër spiunazhi, që e emërtoi "Këshilli Serbo-Shqiptar", të drejtuar nga spiuni serb Jovan Çirkoviç dhe një oficer i ushtrisë serbe, duke aktivizuar agjentët me emrat Fehmi Beu (Zavalani), Qenan Beu, Raif Beu, Qazim Beu nga Dibra dhe Sami Beu. Në përfundim të misionit të tij, agjenti serb Ballugzhiç rekomandoi një numër feudalësh shqiptarë që mund të bashkëpunonin me Serbinë, ku përfshihej Xhelal Pashë Zogolli dhe dy djemtë e tij: Xhelal Beu dhe Ahmet Beu (mbreti i ardhshëm) Në foto: Kapidani i Mirditës Marka Gjoni Nikola Pashiç, ish-kryeministër i Serbisë dhe Jugosllavisë Në foto: Trupa serbe në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore
www.shqiptarja.com E diel, 6 janar 2013 18 SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com INTERVISTA RRËFIMI I POETES LINDITA “Jam jashtë atdheut pa pasaportë shqiptare” AHMETIA e njihni Lindita Ahmetin? Është një poeteshë e mrekullueshme, me një shpirt të madh, një botkuptim të rrallë për jetën, me një optimizëm dhe energji të pakrahasueshme me askënd, me buzëqeshjen më rrezëllitëse që keni parë...një vajzë me shumë fat për shumëçka... dhe... nuk do ta besonit këtë nëse them, Lindita Ahmeti nuk ka hedhur kurrë një hap në jetën e saj. Ka jetuar gjithë jetën në karrigën me rrota...e mbase për këtë shkak ka ëndërruar të fluturojë si zogjtë, si fluturat, si xixëllonjat... Në një varg intervistash për fëmijërinë me poetë e shkrimtarë, një vit më parë projektova edhe këtë intervistë me Lindita Ahmetin. Për shumë shkaqe ajo mbeti në pritje në arkivin tim, për të më ngacmuar shpesh herë, dhe për të mbërritur te lexuesi vetëm sot... Në këtë fillimviti, ia vlen të lexosh Linditën, e cila na frymëzon për jetën, për guximin, optimizmin dhe forcën, që i duhet çdokujt prej nesh, për t'iu dhënë kuptim ditëve... Lindita, një fëmijë ka këndvështrimin e tij për botën. Të gjithë e dimë se nga ai këndshikim bota është ndryshe.. Ju kujtohet si e konceptonit botën kur ishit fëmijë? Si mund ta konceptojë botën një fëmijë i cili është i rrethuar me familje të mrekullueshme? Do ta konceptojë si një udhëtim të papërsëritshëm nëpër Parnas. E si mund ta konceptojë botën një fëmijë që ka pasur edhe fatkeqësi të ndryshme? Do ta ketë tërë jetën në mendime si një album të imazheve nga Tartari. Tash, pas shumë vitesh, pas gjithë asaj që kam kaluar më vjen edhe të krenohem me familjen time, por, njëherësh, më vjen edhe të ndjejë keqardhje për fatin i cili na ka ndjekur. Kur e kujtoj familjen, qytetin e lindjes, them: me të vërtetë ka qenë një mrekulli. E ke gjyshin gazmor, gjyshen, tezen dhe dajat që t'i shikojnë sytë, pastaj babanë dhe nënën që "s'të lënë të biesh në tokë". Pa i hapur sytë mirë në mëngjes, i dëgjon të qeshurat e gjyshit, të cilat paralajmërojnë diçka të mirë që do të të ndodhë. Dhe, me të vërtetë, çdo ditë pas shujtës së mëngjesit më vinte ndonjë befasi, ndër të cilat unë e prisja me shpirt një xhiro me biçikletë që e bëja me gjyshin. Ky ishte përjetim i veçantë. Më vendoste në ndenjësen në formë të shportës përpara. Kalonim rrugicës përmes kopshtit të shtëpisë, e cila në të dy anët kishte trëndafila. E tërë rrugica ishte e mbuluar me trëndafila erëmirë, ishte një "tunel" i vërtetë" trëndafilash. Kah kalonim nëpër këtë tunel, rrobat e mia, shpeshherë të bardha, merrnin ngjyrë të kuqe nga trëndafilat që çuditërisht reflektoheshin. Më duket se edhe sot e kësaj dite e ndjej atë erë të fortë të trëndafilave dhe ende më vjen i qartë zëri i gjyshit; edhe sot e kësaj dite sa herë që i mbylli sytë para meje e kam të tërin këtë tunel me trëndafila dhe e dëgjoj basin e mirë të gjyshit. E mbaj në mend një këmishë të tijën dhe më duket se ka pasur njëfarë nuance të kaltër dhe ka qenë me do katrorë, ishte e thjeshtë, por në mënyrë të përsosur i përgjigjej. Edhe kjo këmishë nuk harrohet, sepse i shkonte disi fytyrës së tij. E shtynte biçikletën përpara gjyshi im derisa kalonim nëpër tunelin e trëndafilave dhe kur dilnim prej dere, në rrugë, i hipte edhe ai biçikletës. "A shkojmë, xhan"? më thoshte atëherë dhe xhiroja fillonte. Bënim një qark të mirë e në kthim domosdo ndaleshim në shitore për ndonjë çokollatë, sheqerkë... Mirëpo jeta nuk është gjithmonë e ëmbël. Ajo është një mikst, një përzierje ndodhish të mira e të këqija, të cilat prodhojnë pastaj edhe imazhet e tyre. Më duhet të them se nuk kanë qenë të pakta momentet e vështira të jetës sime. Ndër to do ta përmend çastin më të dhembshëm - kur vdiq gjyshi im. Kam qenë e vogël dhe kjo e papritur ishte tepër dramatike për mua. E mbaj në mend mirë kur njerëzit rrugës e shqiptonin fjalinë më të tmerrshme: "Ka vdekur Xhemush Zhuri"! Kam pasur një dhembje të tmerrshme atëherë. Kam ikur vazhdimisht nga kjo fjali, por ajo s'më ka lënë të qetë asnjëherë. Me vite, pastaj, kam pritur që të kthehet gjyshi. Kam përshtypje se dritarja dhe dera që shfaqen në vargjet e mia shpesh, janë pasojë e kësaj nostalgjie, të kësaj dhembjeje. Nuk e kam të qartë si kaluan kaq vite pa gjyshin tim të dashur! Pas kësaj drame, janë me peshë të hidhët edhe ballafaqimet e ndryshme të familjes me pushtetin për arsye politike. Bastisjet e shtëpisë sonë, aksionet e ndryshme të përcjella me frikë e me emocione të forta, shqetësimet e ndryshme, të gjitha këto kanë lënë vrragë në shpirtin tim. E lanë frikën, pasigurinë, ndjenjën e keqe të papërsosmërisë së kësaj jete. Një karakteristikë tjetër e asaj periode jetësore është ndjenja për kohën. Kam përshtypje se atëherë dita ishte më e gjatë, java sa një vjet, kurse viti i paskajshëm. Ishte ndjenja e pashpjegueshme e amshueshmërisë, të cilën e përjeton vetëm kur je fëmijë. Edhe ngjyrat e rrethit ku jetoja kanë qenë disi më të forta, zërat e tingujt më të kthjelltë, më të kumbueshëm, thuajse ishte një tjetër botë, bota e çudive të Lizës mund të jetë ajo që më duhet për ta krahasuar fëmijërinë. Asokohe ishte edhe bindja se mund të hipësh maje mali e nga andej me shkallë të ngjitesh te hëna, asokohe babai ishte heroi dhe çudibërësi më i madh. Ai mund të bënte të pamundshmen. Në vitet e fëmijërisë bota ishte ndryshe dhe konceptohej nga një këndvështrim i naivitetit dhe imagjinatës, ku përjetimi i gjërave me të cilat je në kontakt është më i fuqishëm, më i veçantë. Këtë periodë të jetës e kam kaluar në rrethana të veçanta, në një rreth ku fjala matet me gram, ku çmohet shumë, por edhe ku shkakton frikë. E kam dashur fjalën e cila të vjen me një butësi, me dashuri, e cila vihet në funksion të rimës, të këngës për fëmijë, të lojës, të mirësisë. Nuk më ka pëlqyer fjala që urdhëron, që fyen, që të detyron të bësh atë që ti s'e do, që është në shërbim të dhunës. Fjalët, në radhë të parë, ato që shpërndajnë dritën e dashurisë, ishin ato që ndikuan ta marr drejtimin tim në jetë. Këto fjalë ishin ato që s'e lenin të qetë imagjinatën time. Fjala e thënë nga gojë e babait përmes përrallës a vjershës dhe fjala e shkruar. Me të parën jetoja, të dytën e zbulova në shkollën fillore në tërë shkëlqimin e saj kur e lexova novelën e Çehovit "Stepa", të cilën do të kisha mundur ta lexoj disa herë edhe tash, pa marrë parasysh se ajo është pjesë e fëmijërisë sime. Te "Stepa" e zbulova fuqinë e fjalës së shkruar dhe mundësinë e saj të madhe të të shëtisë në hapësirat e magjishme të marrëdhënieve familjare dhe mundësinë e fjalës që ta zbulojë hollësinë, detajin, cikërrimën. Kur e lexon këtë vepër arsyetohet plotësisht nostalgjia për fëmijërinë. Është e veçantë kjo novelë. Ajo e kthen me të vërtetë njeriun nëpër këto hapësira tashmë të humbura. Këto janë "momentet" më të rëndësishme të "librit" të quajtur FËMIJËRIA IME. Nëpër këto "faqe" u derdhën ngjyrat e gjithë asaj që e krijoi botëkuptimin tim për botën, të cilën asokohe e kuptoja si diçka madhështore, por të ndjekur nga një hije e pazakontë që shpërndan frikë dhe kërcënon me rrënime. Ku jeni rritur? Si ishte atëkohë qyteti juaj? Jam lindur në Prizren. Në këtë qytet i kam kaluar çastet më të mira të fëmijërisë sime. Nga Prizreni i ruaj kujtimet më të bukura. Aty ndodhën kontaktet e mia me peizazhin e vërtetë shqiptar, me ato shenja të cilat flasin për të kaluarën dhe për realitetin tonë, si bie fjala, Shtëpia e Lidhjes Shqiptare, kalaja, sokakët karakteristikë, shtëpitë me kopshte me lule, lumi, mali prapa qytetit, fusha e gjerë para tij. Prizreni ishte një qytet i qetë, që frymonte shqip. Kur i shikon njeriu këto vise, tërë atë gjelbërim, burimet në çdo oborr të shtëpive të lagjes së Marashit, freskinë që vjen nga Mali Sharr, njerëzit e vyeshëm, ndjehesh krenar që e ke qytet të lindjes. Këtu jam lindur, por pjesën më të madhe të fëmijërisë e kam kaluar në Shkup, ku im atë ishte gazetar. Me Shkupin nuk mund të lavdërohem aq shumë, për shkak se aty familja jonë u ballafaqua me probleme të mëdha, të cilat "ma vodhën" një pjesë të fëmijërisë. Sa ndikoi ai imazh, ato përjetime, ajo lëndë ndjesore në atë që ju do të bënit më vonë letërsinë...? Shumë. Peizazhi i Prizrenit, natyra përreth, janë lëndë e rëndësishme e vargut tim. Megjithëse asokohe nuk ka qenë lehtë të jetohet në trojet shqiptare në ish Jugosllavi, atmosfera e butë familjare, bota shqiptare, dashuria e madhe për Shqipërinë në familje, lanë mbresa të forta që do të bëhen burim frymëzimi për mua. A ka lënë gjurmë atmosfera e vendit ku u rritët në brumosjen e personalitetit tuaj? Gjithsesi. Kur më kujtohet ajo kohë, ajo mrekulli natyrore e vendlindjes sime, por edhe ajo vrazhdësi nëpër të cilën kemi Në foto: Lindita Ahmeti Admirina Peçi
21E diel, 6 janar 2013 SPECIALE REAGIMET E VIP-ave : Moderatorja Albana Osmani : No comment, Kantautori Florian Mumajesi : Se vlerësoj aspak ZhakunAkuza për artistët INIDA GJATA: Si ma "lypi" Dr. Flori në vitin 2006 Zhaku sjell librin "Trimnika", ku përfshin në të emra si Albana Osmani, Flori Mumajesi, Elvana Gjata ??? TIRANE SUADA DACI Kishte premtuar që do të silltenjë libër real, me personazhenga bota e artit, kulturës dhe e medias ndaj e ka promovuar atë të enjten në Tiranë. Inida Gjata e njohur nga të gjithë si Zhaku, ka nxjerr në treg librin e saj "Trimnika". Ky libër do ti shoqërojë lexuesit përgjatë 12 muajve të vitit, me të tjera fakte nga njerëz të njohur të botës së artit dhe medias. Në një intervistë për A1 Report, Zhaku ka thënë se, "ky roman është shumë i gjatë por plot më ngjarje të palexuara më parë". "Ky libër bën fjalë për një heroinë, e cila për shkak të shumë padrejtësive, i është dashur të vuaj, por edhe të hakmerret fuqishëm, për të venë Drejtësi", është shprehur Zhaku. Artistja është shprehur se të gjitha ngjarjet dhe personazhet në fjalë janë të vërtet, por të ndërtuar dhe përshkruar nga satira, ironia dhe parodia. Në këtë libër janë përfshirë emra të njohur si kantautori Florian Mumajesi, moderatorja Albana Osmani, reperi Dr. Flori, këngëtarja Elvana Gjata. Shqiptarja.com ka zbardhur disa pasazhe nga libri ku të bien në sy, debatet që Zhaku ka patur me ta. Vetëm këngëtarja Elvana Gjata, ngelet një nga figurat e saj të dashura, ku të dyja artistet ishin pjesë e spektaklit "Dancing with the Stars", dhe ku u miqësuan shumë mes tyre. Të kontaktuar nga Shqiptarja.com Florian Mumajesi dhe moderatorja Albana Osmani, nuk kanë preferuar të flasin aspak për librin e Zhakut. "Nuk kam asnjë koment për librin e saj, është shprehur moderatorja Albana Osmani, ndërsa kantautori Florian Mumajesi ndonëse është në një koncert të rëndësishëm në Kosovë ka thënë se nuk e vlerëson aspak Zhakun. "Jam në Prishtinë dhe nuk e kam parë librin, ndaj mendoj se nuk ja vlen të konsiderojë çfarëdo që të ketë shkruar. Kështu që nuk kam asnjë koment", ka thënë Flori. Një tjetër pasazh që të bie në sy, është edhe një bisedë që ajo ka patur me Dr. Florin në vitin 2006, ku sipas saj ka marr një propozim prej tij. PASAZHE NGA LIBRI "TRIMNIKA" Takimi me Albana Osmanin Nëpër hollin e hotelit gjatë pasdites hynë e dolën shumë personazhe që kishin lidhje me reality show- n. Pranë kolltukut ku qe ulur Nika e të tjerët erdhi prezantuesja e programit. Një trupgjatë, tërheqëse, me një fytyrë ëngjëlli. Quhej Hajvana, Vana shkurt. Ato të dyja qenë takuar vetëm një herë. Hajvana: Si jeni? Nika: Kjo është Hajvana drejtuesja e programit. Hajvana i drejtohet Arminit sikur Armini, të ishte një fëmijë i vogël dhe i thotë me zë koke "ç'kemi". Armini shihte i habitur sa nga Nika sa nga Hajvana, pa e pasur pikën e idesë mbi këtë femër, që po i fliste me një anglishte të thatë. Nika : Dëgjo nuk të ka parë Armini në atë emision, fytyra jote nuk dilte në ekranin tonë. E në transmetim nuk e pa, prandaj dhe e ka harru. Ç'kemi nga ty si je? Hajvana : Mirë mirë ja udhëtuam gjithë ditën. Mbërritëm vonë në darkë. Me stomak e trazuar gjithë kohën jam pa gjumë. Me kë tjetër u takove këtu. Nika: U takova me Arin ,me një mikun e tij takova dhe Shpërthimën. E lezeçme ajo Shpërthimja Hajvana: Ajo është si e çuditshme mi ti. Sesi është. E ke parë sesi i bën sytë? Si i lëviz? Më tregoi gjithë jetën e saj. Më tha se kishte qenë në Dubai me një sheik. Ajo gjasme thotë se nuk është asgjë. Pjesëmarrja në "Dancing with the Stars" dhe miqësia me Elvanën Kishte ardhur çasti që niste programi i Zojës. Partneri i Nikës erdhi një javë me vonesë pasi çiftet e tjera i kishin nisur provat. Gajtë kohëzgjatjes së spektaklit Nika krijoi një marrëdhenie shumë të mirë me të gjithë dhe pakënaqësitë zbeheshin prej asaj klime miqësore mes të gjithëve. Njëra prej këngëtareve më të famshme e cila e fitoi këtë garë, i hyri shumë në zemër Nikës dhe me shaka thërriteshin motra. Ajo ishte shumë e talentuar dhe megjithëse prej përfshirjes së menaxherëve të saj në drejtimin e këtij spektakli, u krijua një thashetheme sikur dihej qysh pa nisur se kjo këngëtare kishte firmosur për tu shpallur fituesja e këtij spektakli, Nika besonte se ajo i kishte të gjitha shanset për të fituar dhe se vërtet e meritonte fitoren. Dëshira për realizimin e një programi të ri dhe bashkëpunimi me Elvanën Kunat a e Zojës, e cila mezi priste realizimin e programit mbi riciklimin e veshjeve i kërkoi Nikës realizimin e një programi pilot. Nika e shkroi një të tillë dhe mendoi të ftonte këngëtaren që kishte fituar spektaklin e Zojës, rreth një muaj më parë, me të cilën ishte miqësuar dhe kishte zbuluar një anë krijuese tek ajo. U takuan gjithë dashuri. Folën për gjëra nga më të ndryshmet. Folën edhe për këtë ide që epëlqeu shumë, por i tha Nikës se duhej të fliste me 3 pikëshin për këtë ( Kantautorin Florian Mumajesi, një nga krijuesit e labelit të sukseseshëm "Threedot's Production". Mesazhet mes Zhakut dhe Florit Të nesërmen Nika i dërgoi një mesazh 3 pikëshit ku e njoftonte rreth programit që do të realizonte dhe rreth faktit që edhe këngëtares i kishte pëlqyer ideja. 3pikëshi iu përgjigj pas disa orësh duke i shkruar Nikës se ishte e pamundur, pasi ai kishte të tjera projekte për të. Nika iu përgjigj : " E pse qenka e pamundur dhe ç'e keqe do ti vinte nga një program ku vetëm vlera do të shfaqte dhe do të ndihej mirë?! Pranë dikujt si unë që e vlerëson dhe e trajton me shumë respekt ?!. Por 3 pikëshi iu përgjigj kështu : "Mos më kërko mua llogari por thuaj dhe faleminderit që tu përgjigja". Nika u dje edhe më e fyer nga ai lloj mesazhi, nga ai lloj mosmirënjohësi që meritonte jo vetëm një listë më hajdutlliqet e veta historike, por edhe një shkelm bythëve. Por në fakt, ajo i dërgoi vetëm listën duke i rikujtuar herët që ishte mirëkuptuar dhe toleruar nga Nika. I kujtoi ndër të tjera edhe tekstet për të cilat ai kishte harruar ta falënderonte, e jo më ta paguante. Sikur nuk e mbante mend fare që nuk i kishte dhenë ato pare, pasi shprehu habinë e tij i shkroi një mesazh " epo mirë shit atë xhupin pra". Historia e xhupit (viti 2009) Historia e xhupit kishte ndodhur vite më parë, kur ishin takuar dhe në një klub dhe ishin dehur aq shumë saqë Nika nuk e dinte ku i kishte gjërat. 3pikëshi, meqënëse ishin duke pirë bashkë dhe njiheshin prej shumë vitesh, e shoqëroi deri në shtëpi dhe i la xhupin e tij meqë ishte dimër. E shoqëroi tek pallati ku banonte Nika me prindërit e saj dhe iku. Të nesërmen Nika nuk mbante mend asgjë. Pa një xhup meshkujsh mbi karrige dhe u kujtua që kishte takuar edhe 3 pikëshin. E telefonoi, qeshën duke kujtuar mbrëmjen dhe kur Nika e pyeti sesi t'ia kthente xhupin ai i tha se do të kujdesej vet. Nika e falënderoi që ishte treguar aq i sjellshëm dhe i kujdesshëm dhe nuk u dëgjuan e as u panë më. Pjesëmarrja në Vip Shpija Nika: Lizeta përshendetje, Nika jam. Si je të shqetësoj? Lizeta: Jo mi cfarë flet ti si më shqetëson.. Dëgjo Lizetën ktu.. Me çfarë do të vish ti nesër? Nika: Nuk do vij nesër, do vij të dielën. Lizeta: Ke vend në makinë të marrësh edhe Dr. Klorin Nika: Pse dhe Klori do të jetë aty?! Nuk e di se nuk jam vetëm dhe nuk jam me makinën time... Mbyllën telefonat dhe Lizeta i shkroi një tjetër mesazh së motrës. "Moj po kanë pas ndonjë gjë këta të dy, Nika me Klorin? Di gjë ti? Klori ishte qeros, me rrathët më të zinj se e zeza përreth syve. I gjatë, trupmadh. Shkruante tekste këngësh nga më të ndryshmet. Hip-Hop, dance, pop, turbofolk ça ti dilte përpara. Kishte pasur një grup me dy djem të tjerë dhe kishin bërë këngë të njohura. Madje dy nga këngët e video të grupit të tyre shërbyen edhe si fushatë elektorale për ish-Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Herën e parë ai fitoi (jo prej këngës kuptohet). Herën e dytë, humbi (jo prej këngës, natyrisht). Ky tipi Dr. Klori bashkë me grupin kishin drejtuar edhe një festival, 10 vjet më parë bashkë me Nikën. Pas atij festivali, ata ishin parë vetëm rastësisht. Dr. Flori "ia lyp" Zhakut (2006) Pas disa vitesh Nika dhe Klori u takuan rastësisht. Nisën të përshëndeten dhe të flisnin miqësisht si dy njerëz që nuk ishin parë prej kohësh. Klori nguli këmbë që ta festonin atë takim me një kafe. Klori : Po ç'kemi njëherë? Mirë, mirë ke ardh mirë këto kohët e fundit. Nika: Epo ja kshu na qëlloi. Po ç'kemi nga ty, ç'thonë punët? Klori: Mirë mi mirë jo keq, jo keq. Po ti qeke rregullu goxha kisha kohë pa të pa. Nika: Hajt mo, faleminderit gjithsesi.. Vazhdoni me grupin? Klori: Po ja herë vazhdojmë, herë s'vazhdojmë.. Po ti shumë mirë po dukesh je lidh me na nji? Nika: Dëgjo sikur po e tepron pak? Leji këto muhabete pa lidhje. Ose hajde çohemi se edhe unë kam punë. Klori : Po pse o goce e merr me kaq zjarr se s'ngela unë për ty. Unë jam martu mi e kom grun me barrë. Nika: S'të vjen zor, e ke grun me barrë e vje e më jargavitesh mu, tu mbo si kodosh. Hajd shnet." Në foto: Kopertina e Librit Trimnika Dr. Flori dhe Inida Gjata PERSONAZHET NE LIBER ? Nika-Zhaku ? Hajvana-Albana Osmani ? 3 pikëshi- Flori Mumajesi ? Dr.Klori- Dr.Flori ? Këngëtarja- Elvana Gjata ? Lizeta-Regjizorja e VIP Shpija ? Armini-Dakari “I dashuri i Zhakut” ? Shpërthima- Shkëndije Mujaj
5E diel, 6 janar 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti "SALAJ" ju vjen në ndihmë në këto shërbime: ? Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. ? Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. ? Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. ? Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website: www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI PS: Berisha i dëshpëruar, kapet pas fijes së barit Pas deklaratës së PartisëDemokratike e cila tha se Kosta Bajraba ka 20 vjet që kontribuon në PS dhe jo me dëshirë të tij, por me ftesë të anëtarëve të kësaj partie, reagimi i radhës ka ardhur nga vetë Partia Socialiste. Nëpërmjet nje deklarate për mediat, PS i quan fjalët e ardhura nga foltorja e PD-së shpifje dhe përbaltje ndaj opozitës. Duke shprehur keqardhje për Partinë Demokratike dhe "rrënimin e vazhdueshëm të foltores së PD-së", PS thekson se kjo është shëmbëlltyrë e rrënimit të moralit qeverisës. Sipas Partisë Socialiste, akuzat e ardhura nga PD për rastin e Kosta Barjabës janë shmangie nga fakti që sipas tyre ekonomia po rrënohet e korrupsioni zhvillohet përditë. "I vetmi shteg që i ka mbetur kryeministrit në ikje është të përbaltë sa të mundet opozitën me shpifje e akuza të përditshme. Ekonomia rrënohet, kryeministri qëllon me baltë opozitën. Plagët sociale rëndohen, kryeministri qëllon me baltë opozitën"deklaroi PS. Biografia Kosta Barjaba, Doktor Shkencash 29 vjeç Prof. Dr. Kosta Barjaba lindi në vitin 1960, në rrethin eSarandës. Ka ndjekur studimet e larta për Shkencat Politike, në Universitetin e Tiranës. Në moshën 29-vjeçare, ai mori titullin Doktor i Shkencave në Sociologji. Zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kosta Barjaba është një pjesëmarrës aktiv në jetën akademike, shkencore dhe publike të vendit. Veprimtaria e tij shkencore përqendrohet ndër të tjera, në çështjet e emigracionit, të varfërisë dhe problematikat e zhvillimit. Rezultat e kërkimeve të tij shkencore referohen si brenda vendit, ashtu edhe në rrethe akademike ndërkombëtare. Akademia pezullon titullin "Anëtar i Asociuar" Tre akademikë ngrijnë profesorin që vodhi Jorgo Bulo: Vendimi, pa konfirmim zyrtar të fajësisë ??? TIRANE DHURATA HAMZAI EMRI I KOSTA BARJABËS NË FAQEN ZYRTARE TË AKADEMISË Pas akuzave për vjedhje në SHBA,kryesia e Akademisë së Shkencavevendosi në mënyrë urgjente të ngrijë qenien e Kosta Barjabas si anëtar i Asociuar i Akademisë së Shkencave. Tre anëtarët e Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kryetari Gudar Beqiraj, nënkryetari Muzafer Korkuti, sekretari Salvator Bushati kanë marrë dje vendimin e ngrirjes së titullit Anëtar i Asociuar të Kosta Barjabës. Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, sipas akademikut Jorgo Bulo, përgjegjës i Shkencave Sociale në këtë institucion, ka marrë një vendim të menjëhershëm dje për ngrirjen e titullit si Anëtar i Asociuar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për Kosta Barjabanë, që do të thotë kandidat për titullin akademik. Kosta Barjaba radhitej i si kandidati me numrin 2 në listën e 11 anëtarëve të Asociuar të Akademisë. Këtë vendim, sipas akademikut Jorgo Bulo e ka marrë në mënyrë të menjëhershme kryesia e Akademisë, e vetme, duke lëshuar edhe një deklaratë për shtyp se Akademia e Shkencave ka ngrirë titullin si Anëtar i Asociuar. Mirëpo i pyetur nga gazeta "Shqiptarja.com", nëse është konfirmuar faji për të cilin është akuzuar Kosta Barjaba, profesor Jorgo Bulo tha se: "Duke marrë parasysh atë që pasqyruan mediat e shkruara dhe ato elektronike dhe sipas deklaratave mediatike të policisë amerikane, Akademia e Shkencave në Tiranë vendosi të ngrijë titullin si anëtar i asociuar, titull që do të thotë se ishte kandidat për titullin Akademik". Akademiku Jorgo Bulo tha dje për gazetën se "Ka një vendim të Akademisë që është marrë nga tre vetë, kryetari, nënkryetari dhe sekretari i këtij institucioni". Ndërkohë akademiku Bulo, i pyetur nëse Akademia është interesuar që të marrë konfirmime të sigurta nga policia amerikane ose ambasada, pohon se ASHSH e mori këtë vendim për ngrirjen e titullit, duke parë e ndjekur lajmet në media dhe në internet. Pra, dje akademiku Jorgo Bulo ka pohuar se Akademia e Shkencave të Shqipërisë, nuk ka pasur lidhje të drejtpërdrejta me policinë amerikane dhe ambasadën për konfirmim ose jo të provave të vjedhjes, por "vendimi është marrë duke e quajtur këtë një gjest që dëmton moralin akademik". Bulo shton se ky nuk është vendim përfundimtar. "Vendimi është marrë për ngrirje të titullit Anëtar i Asociuar i Akademisë dhe nëse del i pafajshëm, do të zhvleftësohet ky vendim", arsyeton akademiku i njohur Jorgo Bulo, duke na kujtuar se "thjesht dhashë një sqarim, por nuk jam unë vendimmarrës. Unë po ju sqaroj mbi deklaratën që ka lëshuar akademia", tha Bulo, duke shtuar se "vendimi është marrë nga tre vet; kryetari, nënkryetari dhe sekretari i akademisë së shkencave". Kryesia që ka marrë këtë vendim konkretisht përbëhet nga kryetari i ASHSH, akademik Gudar Beqiraj, nënkryetari, akademik Muzafer Korkuti, sekretari Salvator Bushati. Nëpërmjet këtij vendimi thuhet se "Pas akuzave për vjedhje në SHBA, kryesia e Akademisë së Shkencave vendosi të ngrijë qenien e Kosta Barjabas si Anëtar i Asociuar i ASHSH-së". Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Akademia e Shkencave bën të ditur se "vendimi mbështetet në raportin e policisë amerikane, që e akuzon zotin Bajraba, bashkëshorten dhe vajzën e tij për vjedhje në një qendër tregtare". ANËTARË TË ASOCIUAR TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË Nr Mbiemër Emër Fusha 1 ANASTASI Aurela Drejtësi 2 BARJABA Kosta Sociologji 3 DURRËSI Arian Teknologji informacioni 4 KONDILI Anesti Mjekësi 5 KONGJIKA Efigjeni Biologji 6 MALOLLARI Ilirjan Kimi 7 PINGULI Edmond Ndërtim-Hidroteknikë 8 SHKURTAJ Gjovalin Gjuhësi 9 THERESKA Nestor Mjekësi 10 VERLI Marenglen Histori 11 VEVEÇKA Afërdita Fizikë Në foto: Akademia e Shkencave (lart) Akademiku Jorgo Bulo
7E diel, 6 janar 2013 POLITIKE Greqia do të çojë në OKB problemin e ujrave territoriale Qeveria greke po vlerëson mundësinë qëtë depozitojë në Kombet e Bashkuara koordinatat e kufijve të jashtëm të shelfit kontinental grek dhe zonave ekonomike ekskluzive (EEZ), të përcaktuara në mënyrë të njëanshme. Sipas gazetës "To Vima", kjo mund të bëhet në muajt e parë të vitit 2013. Gazeta thekson se ideja e shpalljes së njëanshme, që mbështetet edhe nga kryeministri Samaras, mund të shkaktojë probleme me Turqinë dhe Shqipërinë. Athina dhe Kajro prej 7 vjetësh po zhvillojnë bisedime në nivel ekspertësh për delimitimin e EEZ. Egjipti përpiqet për të mbajtur ekuilibrin në rajon, ndërsa e mjegullt është situata me Libinë. Greqia ka gjithashtu probleme edhe me Shqipërinë, pasi marrëveshja e vitit 2009 mbi zonat ekonomike ekskluzive mes dy vendeve, u shpall e pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Pasuria natyrore që ndodhet nën det vlerësohet në të paktën 1.3 mijë miliardë euro, me të cilat Greqia beson se mund të paguajë borxhet dhe të dalë nga kolapsi ekonomik. Por një pasuri e tillë duhet të ndahet edhe me fqinjët, sipas konventës së të drejtës detare. Emra institucionesh e zyrtarësh "u zhdukën" nga sajti Taksat, zyrtarët që u fshinë nga lista Olldashi: Harroi gruaja! Paguan të shtunën Lajmi Lista e subjekteve dhe qytetarëve debitorë në pagimin e taksave për automjetet është hequr nga rrjeti i internetit, por një vëzhgim në të tregon qartë se çfarë i ka alarmuar zyrtarët e Shërbimit të Transportit Rrugor ??? TIRANE GENC KONDI DEBITORË QË JANË "FSHIRË" NGA DREJTORIA E SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR Lista e debitorëve qës'kanë paguar taksën eqarkullimit të automjeteve, e cila ishte hedhur më parë automatikisht në rrjet, është hequr "për saktësime" nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, deklaruan dje zyrtarë të këtij institucioni. Publikimi i kësaj liste alarmoi një numër të madh qytetarësh, por sidomos zyrtarësh e institucionesh, që rezultonin me taksa të papaguara prej vitesh. Mjafton të shohësh disa nga emrat e paraqitur në këtë listë, që të kuptosh se kush dhe pse u shqetësua më tepër nga bërja publike e emrave të pronarëve të automjeteve. Në këtë listë janë përfshirë institucione e zyrtarë të lartë që janë përgjegjës për ndëshkimin e shkelësve të ligjit, duke filluar nga Presidenca e Republikës, Kuvendi, krerët e tyre, Këshilli i Ministrave e deri te ministra, deputetë, SHISH-i, Prokuroria, Gjykatat, Policia, etj. Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor duhet të pranojë që, ose listat e saj nuk janë të sakta, duke vënë në dyshim aftësinë e punonjësve të saj për të plotësuar detyrën që u takon me ligj, ose që këtej e tutje të dhënat nuk do të publikohen më, duke mbyllur edhe një dritare tjetër për transparencën lidhur me shkeljet ligjore. MINISTRI Shefi i kësaj Drejtorie, ministri i Transporteve Sokol Olldashi, ka gjetur dje një mënyrë origjinale për të reaguar lidhur me përfshirjen e t i j në l istë , duke kërkuar ndjesë publike pasi bashkëshortja, që përdor makinën, kishte harruar të bënte pagesën e taksës për një vit. Ai ka publikuar një faturë të ditës së djeshme, ku rezulton kryerja e pagesës së taksës, ndonëse është e vështirë të besohet që arkëtimi të jetë bërë një ditë pushimi për administratën, që kryen vjeljen e taksës së qarkullimit për automjetet. PRESIDENTI Nga ana e tij, presidenti Nishani ka deklaruar se institucioni në fjalë e kishte përfshirë kot në listën e sipërpërmendur, duke qenë se ai kishte kryer në rregull pagesën për automjetin e tij personal. OPOZITARI Erjon Braçe, deputet i PS, i përfshirë edhe ai në listën e debitorëve, deklaron se është më i rregullti në pagesën e të gjitha taksave të mundshme të shtetit dhe se makina e tij për tre vjet taksohet me 200 lekë të reja. LISTA Pavarësisht se askush nuk e gjen më listën e debitorëve në internet, shumë media arritën ta ruajnë atë në kohë. Një vështrim mbi të tregon se përse janë kaq të shqetësuar një numër i madh njerëzish nga publikimi i emrave të tyre. Veç emrave të deputetëve e ministrave, tashmë të publikuar në media, në këtë listë është një numër i lartë automjetesh të Gardës së Republikës, qeverisë, Presidencës, Gjykatës Kushtetuese, Bankës së Shqipërisë, Prefekturave, Bashkive, etj pa fund. Në listë përfshihet edhe kunata e Argita Malltezit, Orinda, por edhe kompani që kanë marrë paratë e shqiptarëve për shumë vjet me rradhë nga buxheti, të tilla si Bechtel&ENKA, ndërtues i "rrugës së kombit" ndoshta më të shtrenjtë në botë, apo Alpine, kompani austriake që ka fituar tendera rrugësh, e lidhur me botuesin pranë qeverisë Fahri Balliu. Po kështu, Tatimet apo Doganat që të "shkatërrojnë" në gjoba, për vete kanë shumë automjete, për të cilat nuk shlyejnë detyrimet fiskale ndaj shtetit. Pa harruar se edhe makina të vetë Shërbimit të Transportit Rrugor apo Kolaudimit rezultojnë ndër debitorët. Energjetika Qeveria synon shtetëzim të shpërndarjes LAJME SHKURT Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike gjatë vitit 2013 do të mbetet në pronësi të shtetit. Ndërsa pritet vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për heqjen e licensës kompanisë CEZ, këshilltarja per ekonominë e kryeministrit, Suzana Guxholli, deklaroi dje se për shpërndarjen, të paktën gjatë këtij viti, nuk do të synohet një privatizim i ri. Sipas saj, kthimi tek shteti nuk do të ketë ndikim negativ tek konsumatorët, pasi furnizimi me energji është i garantuar. ? KLSH çon 10 bashkiakë të Sarandës në Prokurori Në vijim të kallëzimeve penale ndaj drejtuesve të lartë të institucioneve, veçanërisht ndaj bashkive, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka çuar në Prokurori ish-drejtorin e Urbanistikës Panajot Gunari dhe 9 ishdrejtues të tjerë të Bashkisë Sarandë, për shkelje të cilat shkaktojnë një dëm ekonomik (në total) 217.504.290 lekë, pas ushtrimit të auditit në këtë bashki për periudhën 20062011. Drejtuesit vendorë janë paditur nga KLSH për shkak se nga Këshilli i Rregullimit të Territorit Sarandë janë dhënë 129 leje ndërtimi brenda qendrës së qytetit, në kundërshtim me vendimin e KRRTRSH. Në 38 raste për periudhën në auditim janë konstatuar një sërë shkeljesh në lidhje me studimet urbanistike të miratuar nga KRRTSH. ? Financat: Në janar do të shiten 350 mln euro bono Gjatë muajit janar 2013 qeveria shqiptare do të shesë, në ankande të ndryshme, të organizuara nga banka e Shqipërisë, letra me vlerë në një total prej rreth 350 milionë eurosh. Kjo shifër është 56.4 për qind më e lartë se ajo e të njejtës periudhë të nëj viti më parë. Në lekë, kjo shifër është 48.7 miliardë lekë të reja, ndërkohë që 27.5 miliardë lekë letra me vlerë janë shitur në janar të vitit të kaluar, ve në dukje njoftimi zyrtar i ministrisë së Financave lidhur me borxhin e brendshëm të planifikuar për tre muajt e parë të vitit. Në datat 3 dhe 4 janar janë zhvilluar dy ankande të njëpasnjëshëm, me interes vjetor mbi 8 për qind. ? Heqja e TVSH-së, Konfindustria: Hap pozitiv Konfindustria vlerëson si hap pozitiv përpara vendimin e fundit të qeverisë për përjashtimin nga pagesa e TVSH për makineritë e pajisjet për investimet, që janë mbi 50 milionë lekë dhe që i shtohet vendimit të njëjtë për përjashtimin nga pagesa e TVSH për makineritë, pajisjet, lëndë të para, etj., që përdoren për ndërtimin e HEC-ve. Por administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë i kërkoi Ekzekutivit që pragu i shtrirjes së zbatimit të vendimit të fundit të ulet deri në vlerën prej 15 milionë lekë të vlerës së investimit, ndërkohë që ekonomia shqiptare po vuan rëndë pasojat e krizës. Fatura e pagesës së taksës së qarkullimit për automjetin në zotërim të ministrit të Transportit, Sokol Olldashi, kryer të shtunën më datë 5 janar 2013, ditë pushimi për administratën Targa Pronari Pagesa e fundit ? DI2209A Drejtoria e Tatimeve Dibër 2008 ? DI3869A Drejtoria e Policisë Dibër 2006 ? KU2999A Drejtoria e Policisë Kukës 2007 ? KU3007A Prefektura Kukës 2007 ? KU3167A Prokuroria Kukës 2010 ? DR6535C Prefektura Durrës 2009 ? DR7862C Bashkia Shijak 2009 ? DR1211A Porti Durrës 2009 ? TR0055F Kryegjyshata Bektashiane 2008 ? TR0788G Kisha Ortodokse 2010 ? TR4504C Kisha Apostolike e Re 2006 ? TR1797E Komuniteti Mysliman 2006 ? TR2395F Drejtoria e Burgjeve 2005 ? TR8601 Dr.Pr. Shërbimeve Tr.Rrugor 2010 ? TR8602 Dr.Pr. Shërbimeve Tr.Rrugor 2010 ? TR9995R Garda e Republikës 2010 ? TR9943M Bechtel@ENKA 2011 ? TR9937F Drejtoria e Doganave 2010 ? TR9882K Gjykata Kushtetuese 2010 ? TR9865D Ministria e Brendshme 2009 ? TR9785N Alpine Mayereder 2010 ? TR9744D Ministria e Jashtme 2010 ? TR9612E Shërbimi Informativ 2010 ? TR9521T SGS Automotive (Kolaudimi) 2010 ? TR9266A Ministria e Shëndetësisë 2008 ? TR4275G Drejtoria e Tatimeve 2010 ? TR7500E Këshilli i Ministrave 2009 ? TR4539H Banka e Shqipërisë 2010 ? TR0429L Ministria e Integrimit 2005 ? TR0038H Ministria e Drejtësisë 2007
SH.com 19 www.shqiptarja.comE diel, 6 janar 2013SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI INTERVISTA kaluar, e të cilën e kanë përballuar, në radhë të parë, brezat më të vjetër, më duket sikur kemi kaluar nëpër botën e përrallave të Andersenit, por njëherësh e kemi përsëritur edhe atë që e ka bërë Sizifi. Të dy këto anë të atmosferës së vendit tim doemos që kanë lënë gjurmë. Ato e bëjnë imazhin metaforik e simbolik të vargut tim që flet për fatin e individit, por edhe të mbarë popullit tonë, i cili, ndonëse i vetmuar në këto hapësira, mundohet të bashkëjetojë dhe të mbijetojë, duke i mbrojtur vlerat e veta me mund e duke respektuar edhe vlerat e të tjerëve. Ambienti shqiptar mbetet universi im jetësor nga i cili nuk dilet për shkak se aty lundron mbi qytetin tim të lindjes dielli më i ndritshëm, aty është hapësira më e magjishme e stolisur me lule, sheshet e lagjet ku dëgjohej gumëzhima e fëmijëve të cilët i jepnin gjallëri pasditës, aty ka mbetur kënga e bulkthit, fluturat, xixëllonjat, mikpritja. Aty është fjala shqipe, e cila, për mua, është kënga e Orfeut vetë, aty u kalit shpresa se do të realizohen ëndrrat e mia. Për ta ilustruar peshën që ka vendlindja në formimin e personalitetit tim, do ta përmend një moment të jetës së fëmijërisë sime. Në moshën parashkollore shkova në spital në Beograd. U nisa nga Prizreni. Prapa meje mbetën shtëpizat e bukura të qytetit, kalaja, lumi dhe agimet e veçanta, shfaqja madhështore e diellit mbi kurrizin e Malit Sharr, një lindje që ta përkujton qerren e zjarrtë të Heliosit, e cila e mbulon me një tis kuqrremtësie peizazhin e blertë të qytetit dhe të rrethit të tij, duke formuar kontraste unike të ngjyrave. Largimi nga Prizreni ishte një dramë e vërtetë për mua. Një çast tepër i vështirë. Ishte pikërisht stuhi. Mrekullinë e Prizrenit do ta ndjej edhe më shumë, ajo do të më mungojë, atje ku shkova, në Beograd. Sa arrita, më priti një ftohtësi, përhimtësia e rrugëve, bardhësia vrasëse e spitalit, gjuha e panjohur, e rëndë për mua dhe, pse mos ta them, paragjykimet e personelit për fëmijët shqiptarë. Atje, për një vjet, e ndjeva dhembjen për mungesën e prindërve, të gjuhës shqipe. Atje kalova një vjet të tërë, por më duket se kam kaluar dhjetë vjet, ndoshta. Të gjitha ato ndërtesa, rrugët e shumta, dyqanet, njerëzit - nuk më bënë për vete. Beograd do të thotë qytet i bardhë. Për mua mbeti përjetë - i zi. Prandaj kthimin në vendlindje e mbaj në mend në hollësi. Ishte një çast kur njeriu e përjeton lindjen e dytë. Kur hyra në shtëpi, kur e pashë gjyshen, sytë e tezes, të dajave që shkëlqenin nga gëzimi, m'u duk se i hapa dyert e pallatit të përrallës më të bukur popullore ku jetohet amshueshëm në paqe e harmoni. Më prisnin loja, ngrohtësia e vendlindjes. Më priste Prizreni. Atmosfera e ngrohtë. Ku çdo gjë fliste me gjuhën e ngrohtësisë shqiptare. Dhe, derisa ne fëmijët e bënim jetën tonë plot ëndrra, prindërit tonë nuk e kanë pasur lehtë. Ata e kanë ndjerë barrën e të qenit qytetar i rendit të dytë. Thjesht, ata e kanë shtyrë gurin e Sizifit bregut përpjetë si ndëshkim për "fajin" e vetëm pse ishin shqiptarë. Im atë është munduar që të gjejë një punë ku do të jetonim më mirë, më të qetë. Prandaj gjatë kohë kemi qenë në lëvizje. Udhëtonim shpesh në relacionin Prizren-Shkup. Ndonjëherë edhe në Tetovë. Në Prishtinë. Më në fund u gjetëm në Shkup. Aty me gjithë faktin se mësova shumë gjëra, më duhet ta theksoj se nuk u rehatova kurrë. Më kujtohet një rast kur herët në mëngjes ra zilja. Im atë doli, sa e hapi derën, nga ana tjetër u dëgjua: "Milicia"! Bashkë me tim atë, pastaj, në shtëpi u futën dy burra, në fakt dy policë pa uniformë, të cilët kishin ardhur "të marrin vesh" se kush e paska shkruar në ballkonin e fqinjëve tonë parullën "Kosova republikë". Ata e kanë ditur se im atë nuk ka shkruar kurrfarë parulle, po qëllimi ishte tjetërkund: ta sjellin në shtëpinë tonë frikën që do të na ndiqte si hije me vite të tëra. Ishte një atmosferë e rëndë kjo, nga e cila shumë njerëz e morën botën në sy, duke lënë pas vetes vatrat shekullore. Një grafit i thjeshtë, një fjalë, një këngë bëhej, asokohe, shkak i ndjekjes kafkiane masive të njerëzve, bëhej shkak i mbushjes së burgjeve me shqiptarë. Me gjithë këtë realitet oruelian, në shtëpinë tonë asnjëherë nuk heshti fjala, e cila e "ujiste" krenarinë kombëtare, mbrojtjen e vlerave tona, si gjuha, tradita, trashëgimia kulturore e shpirtërore. Prandaj nuk ka qenë e rastit ajo që erdhën policët në shtëpinë tonë. Natyrisht e ndiqnin atëherë babanë. Pikërisht për këto arsye. Për fat të keq edhe sot e kësaj dite këto hije vazhdojnë të duken rreth shtëpisë sonë. Natyrisht atmosfera e këtillë, me kërcënime, por edhe me rezistencë ka ndikuar në formimin e personalitetit tim. Askush aso kohe nuk më ka folur për atë që ndodhte. Më kanë kursyer si fëmijë që kam qenë. Megjithatë unë e hetoja, e dija se diçka nuk është në rregull, se diçka jo e mirë po ndodh. Kjo, besoj, shihet edhe në vargjet e mia. Po doktrina, ç'peshë ka? Një fëmijë i brumosur në realizmin socialist që më vonë bëhet shkrimtar... Doktrina? Këtu, në hapësirat etnike shqiptare në ish Jugosllavi nuk kemi pasur ndonjë trysni politike që lidhet me shkollat ose drejtimet letrare. Jo se s'ka pasur censurë... Censurën e ka ushtruar edhe pushteti jugosllav. Mirëpo kjo censurë nuk është marrë me drejtimet dhe shkollat letrare. Me ndalimin ose kontrollimin e tyre. Censura jugosllave ka pasur detyra të tjera, dy prej të cilave kanë qenë themelore: ta mbrojë emrin e Titos dhe autoritetin e partisë së tij dhe, e dyta, ta luftojë patriotizmin dhe krenarinë kombëtare shqiptare. Së këndejmi më duhet të them se fëmijëria ime nuk ka të bëjë shumë me realizmin socialist si drejtim letrar. Është e vërtetë se edhe këtu preferohej mjaft realizmi socialist, madje gjente mbështetje të fuqishme te pjesa më e madhe shkrimtarëve dhe e arsimtarëve. Nëpër shkolla, madje, kanë qenë lekturë e paanashkalueshme "Nëna" e Maksim Gorkit, romanet e Nazmi Rrahmanit, Jakov Xoxes, Sterjo Spases etj. Megjithatë gjithandej kanë qarkulluar lirisht edhe veprat e Dostojevskit, të Kafkës etj. Por, ka pasur edhe shkrimtarë të dalluar shqiptarë që kanë vepruar jashtë "rrethit" të realizmit socialist. Kam përshtypjen se realizmi socialist preferohej më shumë nga ne shqiptarët për shkak se ishte drejtim letrar zyrtar në Shqipëri, pra " i shtetit tonë", e jo për ndonjë arsye tjetër. Më duhet të theksoj se në shtëpinë time dhe në disa shtëpi të tjera shqiptare autorët e realizmit socialist nuk e zinin kryet e vendit në bibliotekën familjare, por ky vend ruhej për krijues të tjerë. Në bibliotekën tonë i kemi pasur autorët si Blejku, Dostojevski, Edgar Alan Po, Virxhinia Vulf, Niçe, Frojdi, Jungu, Kafka, Strinbergu, Kamy, Uitmani, Bodleri, Rembo, Malarme, Verleni, Valeri, Elyari, Bretoni, Aragoni, Marineti, Tristan Cara, Himenesi, Ahmatova, Rilke, Trakli, Helderlini, Lorensi, Pasternaku, Bulgakovi, Mandelshtami, madje-madje edhe Markiz dë Sadi dhe shumë të tjerë, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë botërore. Dhe, këta autorë mund të lexoheshin pa pengesa. Të ndaluar, ndërkaq, ishin Fishta, Ernest Koliqi e disa shkrimtarë të tjerë shqiptarë, të cilët i ndiqte edhe regjimi i Enverit. Këta autorë njerëzit i lexonin fshehurazi. Edhe unë qysh si fëmijë e kam lexuar "Lahutën e Malcisë". Natyrisht e kam ditur se s'bën të tregoj se e kam lexuar. Lidhur me shkollat dhe drejtimet do t'i veçoj disa çaste të fëmijërisë kur im atë bisedonte me miqtë për avangardën letrare, te ne në shtëpi. Para se t'i mësoja në shkollë, unë njohuritë e para për surrealizmin, ekspresionizmin, simbolizmin, dadaizmin, akmeizmin, futurizmin etj. i kam marrë nga këto biseda. Më kanë lënë mbresa të forta këto ndeja ku mësoja për ...kërkesat e përfaqësuesve të letërsisë moderne që të bëhen ndryshime në letërsi, veçmas në poezi. Më mahniste insistimi që kanë bërë ata për një marrëdhënie të re ndaj traditës letrare dhe të përditshmërisë shoqërore në përgjithësi. Këtu vlen të përmendet një kujtim: me një rast u bisedua për Marinetin, përkatësisht për Manifestin e tij për futurizmin, ku kërkohej t'i këndohet makinës, të ardhmes industriale, jo traditës. Çfarë vendosmërie e përshkonte këtë manifest, për të cilin thonë se u keqpërdor më vonë nga politika. Një faqe tjetër e kujtimeve është edhe ekspresionizmi gjerman. Kjo shkollë zbulohej... vijon në faqen 20 Në foto: Lindita Ahmeti “Më tronditi Shqipëria e ` 91, ‘kopështi me lule' i Enveri” Poetja që jeton çdo ditë të jetës pas karriges me rrota rrëfen ëndërrat e saj, fëmijërinë, dilemat, frikën e të jetuarit në Maqedoninë e para `90 ku intelektualët përndiqeshin, rrugën që e çoi drejt poezisë, frymëzimet... Në foto: Lindita Ahmeti
11E diel, 6 janar 2013 DOSSIER GJEOPOLITIKA Sipas studimit të Ivo Andriçit të vitit 1939 për Shqipërinë, kryeministri Pashiç kishte deklaruar në atë kohë se më mirë të kishin përballë një Shqipëri të pavarur e të pakonsoliduar se sa një fuqi si Italia AKTIVITETI Kush ishin agjentët e shtetit jugosllav Esadi dha Shkodrën, Zogu fali Shën Naum e Vermosh NË NUMRIN E ARDHSHËM TË GAZETËS DO TË LEXONI: ? Largimi i Ahmet Zogut nga ndikimi i Jugosllavisë dhe përpjekjet e shtetit fqinj për ta rrëzuar atë ? Agjentët shqiptarë të Jugosllavisë që u përdorën për të komplotuar kundër mbretit Zog ? Spiunazhi jugosllav gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, operacionet dhe personat e implikuar në to ? Zyrtarët e rekrutuar shqiptarë, në Kryeministri dhe në aparatin e Partisë Komuniste vijon në numrin e ardhshëm Propaganda Spiunazhi jugosllav ka luajtur një rol të dorës së parë në përhapjen e propagandës kundër Fan Nolit, duke e paraqitur atë si një agjent bolshevik, që përgatitej ta kthente Shqipërinë në fole të komunizmit Në prag të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913, Serbia dhe Mali iZi angazhuan të gjithë potencialin e agjenturës së tyre për të arritur gjymtimin e shtetit shqiptar. Qeveria serbe kërkonte zyrtarisht gjithë Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit, si dhe trojet e banuara me shqiptarë në Maqedoni, ndërkohë që Mali i Zi doli para ndërkombëtarëve me kërkesën për vendosjen e kufirit të vet jugor në lumin Mat, ose, të paktën, në Drin, deri në derdhjen e tij në Adriatik, duke përfshirë Shkodrën. Këto pretendime shpalleshin ndërkohë që Serbia arriti një marrëveshje me Greqinë, në 1 qershor 1913, sipas së cilës lumi Shkumbin do të ndante zonën e ndikimit serb me atë grek në Shqipëri. ESAD PASHA Në kuadër të këtyre zhvillimeve politike, më 23 prill 1913 Esad Pashë Toptani doli hapur, duke u dorëzuar malazezëve Shkodrën, pasi nënshkroi kapitullimin në mënyrë të njëanshme. Pasi aktivizoi edhe një agjent tjetër të Serbisë, Arif Hiqmetin, Esad Pasha filloi luftën e hapur kundër qeverisë së Vlorës. Kjo situatë vijoi edhe pas krijimit të Mbretërisë së Jugosllavisë, më 1918, por me ndryshimin se ky shtet njihte kufijtë e vitit 1913 për Shqipërinë, pas presionit nga Italia lidhur me konfliktet që dy vendet kishin për daljet në Adriatik. Sipas studimit të Ivo Andriçit të vitit 1939 për Shqipërinë, kryeministri Pashiç kishte deklaruar në atë kohë se më mirë të kishin përballë një Shqipëri të pavarur e të pakonsoliduar se sa Italinë. Shqipëria "e pavarur", në fakt, sipas Beogradit, duhej të drejtohej nga Esad Pasha, që ishte agjenti i tyre. Andriç shkruan: "Në territorin shqiptar është zhvilluar një luftë e ashpër midis nesh dhe Italisë… Ne kemi zhvilluar kundër tyre veprime herë të maskuara e herë të hapura, duke blerë me para krerët shqiptarë dhe duke përdorur idenë e 'Shqipërisë së pavarur' apo 'Ballkani për popujt e Ballkanit'". Në kushtet kur Konferenca e Paqes njohu proktetoratin italian mbi Vlorën, jugosllavët vendosën nën kontroll ushtarak Shqipërinë e veriut, duke riorganizuar dhe fuqizuar rrjetin e agjentëve. Në kohën kur nisën kryengritje në Dibër dhe po bëheshin gati të nisnin të tjera në Kosovë, që synonin bashkimin e saj me Shqipërinë, shërbimi jugosllav i spiunazhit hodhi në veprim bandat e Esad Pashës, të drejtuara nga agjentët e tij Taf Kaziu, Halil Lleshi e Osman Mema, të cilët vepruan në krye të elementëve ushtarakë jugosllavë të maskuar, që nisën sulmin drejt Shqipërisë së mesme në shtator të vitit 1920. Ideja ishte të detyronin qeverinë e Tiranës të njihte pushtimin jugosllav brenda kufijve të 1913-ës. Në këtë kohë, kanë vepruar si qendra spiunazhi konsullatat jugosllave në Shkodër dhe në Korçë. MIRDITA Në vitin 1921, në muajin prill, qeveria shqiptare i kërkoi Jugosllavisë që të tërhiqte trupat nga trojet shqiptare, të njohura nga komuniteti ndërkombëtar, për të vendosur marrëdhënie të rregullta diplomatike midis dy shteteve. Në këtë moment, në skenë spiunazhi i Beogradit nxjerr agjentin tjetër të saj të rëndësishëm, kapidanin e Mirditës Marka Gjonin, i cili ndodhej në Jugosllavi, duke e furnizuar me armë e fonde që të realizonte një plan separatist me dhunë. Pasi mblodhi bajraktarët e Mirditës, ai përgatiti kryengritjen, ndërkohë që jugosllavët pushtuan Gashin dhe Krasniqen për mbështetje ushtarake. Kryengritja dështoi dhe Marka Gjoni u kthye në Jugosllavi, nga ku shpalli "Republikën e Mirditës", të kryesuar prej tij. Ai u kthye sërish në Mirditë, bashkë me elementë që i kishin shërbyer Esad Pashës si dhe oficerë e ushtarë jugosllavë, që vepruan për një kohë të gjatë në këtë zonë, por "Republika" nuk u realizua kurrë më. AHMET ZOGU Sipas dokumentave që ka zotëruar Sigurimi i Shtetit gjatë periudhës së regjimit komunist, mbreti i parë i shqiptarëve duhet të jetë rekrutuar në shqrbim të jugosllavëve nga kunati i tij Ceno Bej Kryeziu. Ahmet Zogu erdhi në krye të qeverisë shqiptare më 1923 dfhe menjëherë fqinjët veriorë janë treguar shumë të afërt me të. Kryeziu vepronte prej kohësh në krahinat verilindore të vendit i ndihmuar financiarisht nga shërbimi jugosllav i spiunazhit. Në maj 1924 Zogu dha dorëheqjen, çka u pasua me një marshim të Ceno Bej Kryeziut në drejtim të Tiranës, duke ardhur nga Jugosllavia nëpërmjet Krumës, por u zmbraps nga revolucioni i qershorit që solli Fan Nolin në pushtet, ndërkohë që Zogu u detyrua të kalonte në Jugosllavi, ku ka kërkuar edhe mbështetje nga pritësit e tij. Në këtë periudhë, Zogu dhe Kryeziu arritën të mbledhin një ushtri me rusë të arratisur nga vendi i tyre, jugosllavë, njerëz të besuar nga Shqipëria, por edhe mercenarë. Spiunazhi jugosllav ka luajtur një rol të dorës së parë në atë kohë në përhapjen e propagandës anti-Nolit, duke e paraqitur atë si një agjenturë të Moskës bolshevike, që po përgatitej ta kthente Shqipërinë në një "fole të komunizmit". Pas rimarrjes së pushtetit në dhjetor të 1924-ës, ai shpërbleu jugosllavët me cedimin e Shën Naumit dhe një pjesë të krahinës së Vermoshit në korrik të vitit 1925. Por Zogu kishte vendosur të luante "me shumë porta", ku Jugosllavia ishte ajo që do ta tërhiqte më pak nga fuqi shumë më të rëndësishme, si Italia, apo Britania. Esad Pashë Toptani Në foto: Ahmet Zogu dhe Ceno Beg Kryeziu
.
|
Na vjen keq, por koha në dispozicion mbaroi.
Nëse jeni një përdorues i regjistruar, identifikohuni në pjesën e poshtëme djathtas.
|
|
|
Hyr në e-Shop dhe zbulo të gjitha ofertat tona
|
|
|
Po blini botimin e
06/01/2013
Me çmim
0,00
|
|
Rikërko fjalëkalimin!
Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.
Privacy Policy 2013 Mbrojtja e të dhënave personale Gjatë lundrimit në faqe, në skedarët log të server-it ruhen të dhëna si adresa IP, data, koha dhe faqet e vizituara nga përdoruesi. Ne e përdorim informacionin që mbledhim për të matur numrin e vizitorëve që hapin seksione të ndryshme të faqes sonë të internetit, për të mësuar se cili është informacioni më i kërkuar dhe për të na ndihmuar ta bëjmë faqen tonë të internetit më të dobishme për vizitorët.
Të dhënat tuaja personale dhe informacioni i dhënë gjatë "Regjistrimit", ruhen në server në mënyrë anonime.
Informacionet që ruhen në server janë të sigurta dhe konfidenciale, nuk ju ofrohen palëve të treta (vetëm në rastet kur ju keni dhënë aprovimin në modulin e regjistrimit) dhe përdoren në përputhje të plotë me Ligjin nr.8517, datë 22.7.1999 - Për mbrojtjen e të dhënave personale.
Mbyll
|