15E mërkurë, 9 janar 2013 SOCIALE Reanimacioni i përgjithshëm në QSUT, kyçet Kyçet reanimacioni i përgjithshëm nëQSUT, për arsye se është jashtë kushteve higjieno-sanitare. Urdhri për mbylljen ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë pas një inspektimi të hollësishëm nga inspektorët sanitarë të kryer në lidhje me kushtet e ambienteve të tij. Reanimacioni ka ndotje të lartë mikrobike, lagështi, dhe ambiente të amortizuara. Sipas Drejtorit të politikave në ministri, Pëllumb Pipero deri sa të zhvendoset ky shërbim në një tjetër godinë pacientët, që janë aktualisht do të vazhdojnë të trajtohen, ndërsa nuk do të këtë shtrime të reja. "Në një periudhë brenda 3 muajve duke filluar nga momenti që flasim, reanimacioni i kirurgjisë ekzistues do të mbyllet, sepse nuk plotëson standardet e një reanimacioni bashkëkohor. Nuk do të shtrojmë më të sëmurë të rinj por ata që janë aty. Nuk duam të preket standardi i shërbimit ndaj lamë një periudhë 3-mujore për ta mbyllur", shprehet Pipero. Shërbimi i reanimacionit është hallka e parë pas operacioneve dhe pacientët marrin terapinë intensive për të paktën 24 orë. Hidhen në rrugë 12 familje Zyra e Përmbarimit, ka nxjerrë dje në qiell të hapur 67 banorët e ish-çerdhes nr.36. Midis banorëve dhe policisë privatë të sjellë nga pretenduesit e pronës ka pasur konfrontim fizik Policia private e thirrur nga pronarja Nadire Qinami, dhunon banorët e ish-çerdhes Banori "Kemi pasur goditje në masë na dhunuan" ??? TIRANE Alfred Zoto, banues nëish-çerdhen nr.36 tregon për "Shqiptarja.com", se si janë dhunuar nga policia private. Ai thotë ndër të tjera se ka pasur konfrontime fizike me policinë private, ku këta të fundit i kanë goditur banorët. Alfredi ishte një ndër të dhunuarit nga sigurimi privat i Nadire Qinamit. Konfrontimi midis palëve ka ndodhur në momentin kur fadroma po ndërhynte për prishjen e banesave. Nga kush jeni goditur ? Policia na ka goditur. Kemi pasur konfrontime me ta dhe me pronarët. Cila polici? Policia private. Policia private e kujt ? Sigurimi privat i Përmbaruesit Baftiar Nela. Me personat që pretendojnë se janë pronarët e godinës keni pasur konfrontime ? Më tepër kemi pasur shtyrje me ta, ata kanë qenë në grup bashkë. Ndërsa nga sigurimi privat kemi pasur goditje. Kemi pasur goditje në masë na kanë vënë poshtë, na kanë goditur me shkelma me grushta. Ne thjesht kemi ndërhyrë për të mos lënë fadromën të hynte. Kurse ata na kanë marrë me dhunë dhe na kanë venë poshtë duke na goditur. Policia e shteti ka ndërhyrë ? Jo fare, ata nuk kanë ndërhyrë vetëm thjesht na shikonin Lajmi P ë r m b a r i m i nxjerr në rrugë 67 banorët e 12 familjeve te ish-çerdhja nr.36. Dje pasdite policia private dhe përmbarimi ka ndërhyrë në banesat duke i nxjerrë jashtë orenditë dhe elektro- shtëpiaket. ??? TIRANE JONIDA LATE ?PERGJIGJEPYETJE Dje në orët e pasdites,zyra e Përmbarimit kahyrë në banesat e 12 familjeve, të cilat ndodhen në ish-çerdhen nr.36, pranë 21dhjetorit. Pas shumë konfliktesh verbale dhe fizike banorët janë detyruar të dorëzohen para Përmbarimit. Midis banorëve dhe pronarëve të cilët pretendojnë së posedojnë truallin te ish-çerdhja 36, është arritur një marrëveshje. Ku pretendentja e pronës Nadire Qinami do t'jua paguajë atyre 6 muaj qiranë e shtëpisë ku ato do strehohen. " Thonë që do na paguajë 6 muaj qiranë e shtëpisë ku do strehohemi, por ne nuk kemi nevojë për një qira 6 mujore. Ne duam vend ku të strehohemi, jo për gjashtë muaj. Le të më gjejë shteti një vend ku unë të qëndroj dhe ne dalim vetë. Nuk dua luks, por një vend ku të fusim kokën" na thotë Adriana Halili, kryefamiljarja së cilës ju dëmtua e para banesa. Adriana së bashku me dy vajzat e saj na thonë "Nuk kemi ku të shkojmë do rrimë në rrugë. Me lot në sy njëra prej familjarëve, banesa e së cilës është shembur nga Përmbarimi, shprehet se organet kompetente i lanë në baltë dhe se të detyruar tashmë do "dorëzohen" para kësaj situate. Familjarët kanë lejuar përmbarimin të ndërhyjë në banesat e tyre, duke prishur muret rrethuese. "Sot jem në qiell të hapur. E vetmja gjë që ne mund të shpëtojmë është vetëm disa lecka tonat, sepse gjithçka na i morën. Na i prishën muret e shtëpisë. Ne kemi ngritur zërin për të gjithë këtë ngjarje. Por askush nuk na ka dëgjuar". Ndërsa në momentin kur Përmbarimi dhe policia private kanë ndërhyrë në shtëpinë e Lule Ciciollarit, ka pasur konfrontime. Ku ka pasur përleshje fizike, goditje me gurë si dhe dhunim të medias nga ana e policisë private. Ndërsa disa persona janë shoqëruar në komisariatin nr.2. Lule Ciciollari, banorja e cila ka kërcënuar se do të ndizte bombulën e gazit nëse do të ndërhynte Përmbarimi thotë se " Shtëpia ime është në proces legalizimi, nuk ka si të ma marrë Nadire Qinami, ajo ka dokumente false. Ne jemi dhunuar dhe nga policia e rendit". Që prej orës 09:00 të ditës së djeshme forca të shumta policie të komisariatit numër 2 u vendosën pranë godinës për të monitoruar situatën, ndërkohë që policia private ndodhej në vendin e ngjarjes në mbështetje të Zyrës së Përmbarimit për ekzekutimin e vendimit. Ndërsa rreth orës 10:00 ka pasur përplasje fizike mes familjarëve dhe policisë private. Konfrontime ka pasur mes familjarëve dhe Skerdi Qinamit, djalit të Nadire Qinamit që pretendon se është pronari i tokës. Godina e ish-çerdhes, ku banojnë 12 familjet kërkohet t'u kthehet ish-pronarëve sipas aktit normativ të miratuar nga qeveri për kthimin e godinave të ish pronarëve. Familjet pretendojnë se ata janë banorë të ligjshëm të godinës e cila sipas tyre ishte godinë shtetërore dhe nuk ka fuqi akti normativ i qeverisë për lirimin e banesave të ish-pronarëve. REAGIMET Nadire Qinami, pronarja e tokës i ka kërkuar kryeministrit ta ndihmojë për të marrë pronën e ligjshme që ia ka dhënë ligji dhe gjykata. "Familja Turku (bashkëpronar) janë të paralizuar, dhe po ia mbajnë pronën peng këta njerëz. Kjo pronë ju kthye pronarit, Qazim dhe Hava Xhepa, dhe unë e kam privatizuar pronën në vitin 2000. Mua ma ka shitur Kurt Xhepa"deklaroi Qinami. Përmbaruesi i Zyrës së Përmbarimit Baftiar Nelaj thotë se do të ekzekutojë vendimin."Unë kam certifikatën e pronësisë në emër të Nadire Qinamit. Vendimi është marrë nga Gjykata dhe nuk ka asnjë dyshim. Çështja është e zgjidhur ligjërisht". Kurse avokatja Rajmonda Lamnica që përfaqsonë 12 familjet e ish-çerdhes 36, thotë se ekziston një vendim i Gjykatës së Lartë që pezullon çdo procedurë në këto banesa. Sipas avokates, përmbaruesit veprojnë në kundërshtim me ligjin, duke shkelur vendimin e gjykatës. "Ka një urdhër të gjykatës, që pezullimi i gjykimit në Gjykatën e Lartë pezullon edhe çdo praktikë tjetër nga ana e përmba? Ç'thotë akti normativ? Lirimin dhe dorëzimin e banesës nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, emrat e të cilëve janë dërguar nga Enti Kombëtar i Banesave. ? Çfarë përfitojnë banorët ekzistues? Përfitojnë kredi, në kushtet deri 30 vjet afat, me 0 (zero) % interes vjetor, sipas programit social të trajtimit me kredi të lehtësuar nga shteti, në zbatim të udhëzimit nr. 6257, datë 2.9.2008 ? Çfarë ndodh kur nuk lirohen banesat? Pronari i pronës ose një përfaqësues ligjor i ngarkuar prej tij, me autorizim të posaçëm, i dërgon Entit Kombëtar të Banesave njoftimin respektiv. Enti Kombëtar i Banesave i dorëzon me procesverbal me shkrim, pronarit të tokës apo përfaqësuesit ligjor të ngarkuar prej tij me autorizim të posaçëm, urdhrin e ekzekutimit Konfrontimi midis banorëve dhe policisë private te ish-çerdhja nr.36 Alfred Zoto Policia private te ish-çerdhja nr.36
18 E mërkurë, 9 janar 2013 DOSSIER PARTIA Organet jugosllave filluan të punojnë për të organizuar një parti komuniste shqiptare në emigracion. Detyrën për krijimin e saj e mori përsipër Dushan Mugosha, që drejtonte gjithë veprimtarinë jugosllave ndaj Shqipërisë Ekskluzive Në numrin e kaluar të gazetëslexuesi u njoh me faktin se,Ahmet Zogu, pasi plotësoi kërkesat e jugosllavëve, që e kishin ndihmuar të vinte në pushtet, duke prekur në mënyrë të njëanshme tërësinë territorial të Shqipërisë, u ndesh me një pakënaqësi dhe zhgënjim nga ana e Beogradit, i cili e kishte konsideruar deri atëhere një agjent të thjeshtë të spiunazhit të vet, madje "asin" eagjenturës së tij, që tani kishte ardhur në krye të shtetit shqiptar. Në gjirin e elementit katolik të qarqeve të Shkodrës. Në Shkodër u organizua nga spiunazhi jugosllav edhe një kryengritje e Dukagjinit ndaj regjimit të Zogut, që u udhëhoq nga emigracioni shqiptar i asaj kohe në Jugosllavi, me në krye Dom Loro Cakën. Në tetor të vitit 1927 italianët kanë organizuar vrasjen në Pragë të Ceno Bej Kryeziut, të mirënjohur për lidhjet e tij direkte me Jugosllavinë. Ceno Beu ishte në atë kohë ministër i Shqipërisë në Republikën Çekosllovake. Kjo humbje aktivizoi më shumë spiunazhin jugosllav, i cili filloi të inkurajojë organizata antizogiste, të tilla si "Bashkimi Kombëtar", ky hynin intelektualë, shtresa të pasura dhe ushtarakë. Krerët e saj organizuan edhe atentatin kundër Ahmet Zogut në Vjenë më 23 shkurt 1931. Gjatë Luftës Jugosllavia, si edhe Shqipëria, u pushtuan, por aktiviteti i spiunazhit ishte i pranishëm në gjirin e partizanëve jugosllavë, që u dërguan nga Tito pranë ushtrisë partizane dhe partisë komuniste shqiptare. Veprimtaria e tyre u shtua pas çlirimit, duke arritur kulmin me kërkesën për përfshirjen e Shqipërisë në një federatë me Jugosllavinë. Kur ndodhi prishja midis dy regjimeve, materiali i parë propagandistik jugosllav kundër qeverisë së Enver Hoxhës, i tipit broshurë, për herë të pare pas Lufte është futur në territorin e fshatrave Viçidol e Mejdan të Tropojës. Kjo përputhet me të dhënat e mëpasme që tregojnë se fshati i kryeministrit aktual dhe disa nga pjesëtarët e familjes së tij kanë qenë çerdhe e agjenturës jugosllave. Ngjarja ka ndodhur më 10 korrik të vitit 1948. Sipas arkivave të Sigurimit të Shtetit, nga 27 korriku i vitit 1948 deri në 28 dhjetor të po këtij viti u kryen 51 provokacione kufitare dhe ajrore nga shteti fqinjë. Në këtë kohë, rezidenturës së S.H. iu ngarkua detyra të digjte selinë e Lidhjes Kulturore Shqiptaro-Sovjetike, si dhe të organizonte atentatin kundër Enver Hoxhës. D.B. dhe H.T. mundën ta djegin selinë e Lidhjes, por K.S., i ngarkuar me eliminimin fizik të Hoxhës, nuk arriti ta përmbushë misionin. Pas prishjes së Hoxhës me jugosllavët, për të kaluar nën ndikimin direkt të Stalinit, spiunazhi jugosllav ristrukturoi forcat e veta në Shqipëri. Qendra kryesore e zbulimit ndaj venVrasja e Enverit, si e planifikoi UDB-ja Bandat dhe organizatat në periudhën 1948-1966 dit tonë e UDB-së, që kishte zëvendësuar OZN-an, u ngrit në Prishtinë dhe nga ajo vareshin tri qendra të tjera: e Kosovës me seli po aty dhe nënqendra në Pejë, Gjakovë e Prizren; e Maqedonisë me seli në Ohër dhe nënqendra në Dibër, Resnje e Strugë; e Malit të Zi me seli në Titograd e nënqendra në Tivar e Andrijevicë. Ndërkohë, në Legatën e Jugosllavisë në Tiranë u formua qendra e zbulimit me bazë në territorin shqiptar. Bozhidaroviçi ishte diplomati i ngarkuar me funksionet e spinazhit. Këto qendra dhe zbuluesit e tyre, nga fundi i viteve '40 deri në vitin 1966 do të vepronin në ilegalitet të plotë. Që nga shtatori i vitit 1948 ka filluar edhe futja e bandave të armatosura nga Jugosllavia në territorin shqiptar, me detyrë organizimin e arratisjeve, akte diversioni e terrori, krijim të rrjeteve agjenturore dhe të futnin material propagandistik. Këtë vit, ne Tepelenë, një grup prej 37 vetësh,ë në përbërje të të cilit ishte edhe një major i divizionit të Gjirokatsrës, i drejtuar nga Z.S., arriti të organizojë një kryengritje të armatosur në Zhapokikë, Luftinjë e Kamçisht. Pjesë e tij ishte skuadra "Dora e Zezë", që kryente vetëm akte terrori. Një grup tjetër studentësh u aktivizua në Korçë, drejtuar nga B.F., por me veprimtari të kufizuar. Në këtë periudhë, shumë kuadro në rradhët e komunistëve jugosllavë me kombësi shqiptare u përdorën për t'u dërguar mesazhe drejtuesve të partisë e shtetit shqiptar, ku theksohej se Shqipëria e Jugosllavia nuk mund të bënin pa njera-tjetrën. Kjo është kryer psh nga Xhavit Nimani, Ismet Shaqiri, etj. Ndërkohë, nga pala shqiptare vijoi spastrimi i grupeve Brenda partisë, ushtrisë dhe shtetit shqiptar nga elementët që ishin pro vazhdimit të lidhjeve me Beogradin, duke filluar nga Koçi Xoxe, Tuk Jakova, etj. Në maj 1950 Jugosllavia e tërhoqi edhe Legatën e saj nga Tirana dhe këtej e tutje veprimtaria e zpiunazhit do të organizohej nga territori jugosllav dhe nëpërmjet rrjetit të organizuar në Shqipëri. ORGANIZATAT Ndërkohë, organet jugosllave filluan të punojnë për të organizuar edhe një parti komuniste shqiptare në emigracion. Detyrën për krijimin e saj e mori përsipër Dushan Mugosha, që praktikisht drejtonte të gjithë veprimtarinë jugosllave ndaj Shqipërisë. Më 20-25 qershor të vitit 1951 në Jugosllavi është zhvilluar një mbledhje për këtë qëllim me 20 ishanëtarë të partisë komuniste shqiptare, të arratisur në vendin fqinjë. Për shkak të divergjencave midis këtyre elementëve, përpjekja dështoi, megjithatë në Prizren u krijua një organizatë e parë e emigrantëve, e cila, më 1951 iu drejtua me anë të një trakti komunistëve shqiptarë. Përfaqësia diplomatike jugosllave në Shqipëri u rihap më 1954. Këtu zbuluesit Rexhep Xhiha e Svetozar Koçiç morën kontakte me lidhjet e tyre të vjetra si G.L., N.D, B.P. dhe nëpërmjet L.Dh e J.T. depërtuan ndër drejtuesit e partisë shqiptare. Në vitin 1949 shumë zbulime të huaja perëndimore u angazhuan në zbatimin e operacionit "Valuable", që synonte ndryshimin e qeverisjes në Shqipëri. Ndërkohë që grekët kryen veprime ushtarake në Jug, në kufijtë veriorë të vendit pati lëvizje kërcënuese trupash ushtarake jugosllave në zonën Strugë-Ohër. Ndërkohë, shteti jugosllav mori përsipër armatosjen e të gjithë elementëve që ishin arratisur nga Shqipëria dhe ishin dakord me përdorimin e tyre për të përmbysur regjimin e Hoxhës me dhunë. Në këtë kohë, spiunazhi jugosllav nis një periudhë rakordimi dhe bashkëpunimi me veprimet e shërbimeve të tjera të fshehta, duke qenë se kishte një pozicion gjografik shumë të afërt me Shqipërinë dhe synime të përbashkëta për të larguar grupin e Enver Hoxhës nga pushteti. Jugosllavia angazhoi për këto aktivitete 100 kuadro zbulimi. Në vitet 1948-1955 në vendin tonë janë dërguar 307 grupe të armatosura me 1.307 pjesëtarë. Ndërkohë, u riaktivizuan edhe elementët e brendshëm, të cilët, kur kishte rrezik të kapeshin, arratiseshin në Jugosllavi, por kjo kërkonte miratimin nga UDB-ja. Në vitin 1949 u arratisën 278 persona, kryesisht nga Shqipëria e Veriut, ndërkohë që nga Jugosllavia erdhën bandat e Ramadan Vorës, Hysen Çupit në Kukës, Kalosh Gjeloshit në Dukagjin, Nik Sokolit të Nikaj Mërtur e Tropojë. Në vitet 1948-1955 në total rezultonin të arratisur në Jugosllavi 2.125 vetë, prej të cilëve vetëm nga rrethi i Kukësit ishin 1.060. Më 10-16 maj 1951 u organizua Kongresi i Dytë i Prizrenit, që formoi Bashkimin e Emigrantëve Politikë në Luftë për Republikën e Pavarur e të Pandashme të Shqipërisë, në krye të së cilës ishte një komitet prej 21 vetësh. Kryetar ishte Apostol Tanefi dhe nënkryetarë Nik Sokoli, Mark Ujka, Lutfi Spahiu dhe Ugrin Zhivko. Në këtë event ndodheshin edhe Koçi Bitulini e Vllado Popoviç, përfaqësues të zbulimit jugosllav për Shqipërinë, edhe Dushan Mugosha, Hajrulla Ishmi, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Prizrenit dhe Gica Idili, përgjegjëse e organizatës së gruas në Prizren. Komiteti kreu regjistrimin e gjithë emigrantëve të arratisur dhe sistemimin e tyre pranë kufirit me Shqipërinë. Pas kësaj, UDBja njoftoi se nuk kishte nevojë më për leje prej saj për t'u arratisur. TERRORI Në vitet 1948-1955 janë kapur 62 grupe të organizuara, të cilësuara si agjenturore, me 372 persona. Në aktivitetin e tyre përfshihej vrasja e ishsekretarit të partisë për Mirditën Bardhok Biba në gusht 1949 nga Vijon nga numri i djeshëm Organizatat Më 10-16 maj 1951 u organizua Kongresi i Dytë i Prizrenit, që formoi Bashkimin e Emigrantëve Politikë në Luftë për Republikën e Pavarur e të Pandashme të Shqipërisë, në krye të së cilës ishte një komitet prej 21 vetësh. Kryetar ishte Apostol Tanefi Operacioni shumëkombësh "Valuable" i ngarkoi me detyrë Jugosllavisë të realizonte krijimin e një vendi strategjik në Shalë-Shosh, ku të grumbulloheshin elementët e armatosur që do të furnizoheshin me armë e municione Enver Hoxha Në foto: Diktatori sovjetik Josif Stalin dhe Enver Hoxha në Moskë ?
14 E mërkurë, 9 janar 2013 RRETHE Vlorë, tragetet dyfishojnë çmimin e biletave Në ditët e para të këtij viti, porti i Vlorësështë përballur me fluks udhëtarësh pasi janë të shumtë emigrantët që po kthehen në vendet e tyre të punës. Ajo çfarë e ka krijuar këtë fluks sipas emigrantëve, është fakti se në port nuk janë marrë masat e duhura dhe tragetet kanë shitur bileta mbi kapacitetet e tyre. "Këtë vit biletat kanë qenë më shtrenjtë, pasi janë rritur gati 30 euro. Po bëjmë pushime në Shqipëri si në Ibiza. Është vetëm një traget dhe jemi të detyruar të paguajmë", ankohet një qytetar. Nga ana e autoriteteve portuale kohëzgjatja justifikohet me forcimin e kontrolleve në dalje nga shërbimet policore, pasi shumë persona tentojnë të përfitojnë nga fluksi për të kaluar pa dokumente. Problemet me kthimin e emigranteve në vendet e tyre të punës, ka pasur çdo vit. Ndërsa autoriteti portal i qytetit bregdetar, nuk duket se ka marrë ndonjë masë për lehtësimin e procedurave dhe evitimi e radhëve. Kurse emigrantët të indinjuar shprehen se " çdo vite ka probleme të tilla. Por këtë vit na është rritur edhe çmimi i biletës. Ky është një abuzim dhe për kët duhet të merren masa" shprehet një qytetar. Fier, mbi 60 fëmijë në ditë paraqiten në pediatri I ftohti shton rastet e virozave gripale Mjekët: Prindërit të jenë të kujdesshëm Lajmi Ulja e temperaturave ka bërë që të rritet numri i fëmijëve të prekur nga virozat e stinës në qytetin e Fierit. Në spitalin pediatrik të qytetit gjatë ditëve të fundit shkon deri në 60 vizita në ditë nga 40 që ishte para pak ditësh ??? TIRANE Kushtet Mbyllet tregu i bulmetit në Elbasan Tregua i bulmetit në qytetin e Elbasanit është jashtë kushteve të higjienës, kjo ka bërë që inspektorati i Higjienës në Elbasan ta mbyllë atë. Tregun i bulmetit ndodhet në qendër të qytetit qyteti të Elbasanit. Tregtimi aty bëhej jashtë çdo kushti higjieno-sanitar duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve. Gjithçka në këtë treg është e pushtuar nga lagështira dhe pisllëku."Kemi lënë detyra dhe paralajmërimet e mëparshme, shohim nga autoriteti i pushtetit lokal që nuk është marr asnjë masë për rehabilitimin e kushteve higjienosanitare. Për këtë arsye ne sot do të marrim vendimin e masës së bllokimi të menjëhershëm të aktivitetit të kësaj markate. Në rast të moszbatimit të këtij vendimi do të ketë sanksione dhe më të rënda", thotë Julian Marku Drejtori i AKU. Edhe tregtarët e pranojnë se kushtet e tregtimit nuk janë të përshtatshme por kërkojnë një vend ku të zhvillojnë aktivitetin e tyre sepse një ditë pa punë rëndon në ekonomitë e tyre. Asnjë nga institucionet vendore nuk ka ndërhyrë në këtë treg edhe pse tregtarët paguajnë çdo taksë. Tregu i bulmetit do të qëndrojë i mbyllur deri në përmirësimin e kushteve në ambientet aktuale ose derisa të caktohet një vend i ri për të. Tregu i qyteti të Elbasanit nuk është i vetmi që është jashtë kushteve higjienike edhe tregu i fruta-perimeve në Milotit është i pushtuar nga mbeturinat dhe papastërtia Konsumatorë të shumtë shprehin keqardhje, teksa mungon higjiena, ata thonë se askush nuk e ka inspektuar për të parë nga afër situatën ku theren dhe tregtohen bagëtitë. Sipas tyre një gjendje e tillë mund të krijojë edhe përhapjen e një epidemie. Tregu i Milotit është i njohur prej shumë vitesh. Gjatë fundjavës ai mbipopullohet nga konsumatorët, të cilët vijnë nga zonat e veriut por dhe nga Tirana, Durrësi. Për tregun e këtij qyteti nuk është marrë asnjë masë nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, për mbyllje e tij. ??? TIRANE LAJME SHKURT Këshilla Mjekët këshillojnë prindërit që të mos përdorin shumë për ngrohjen e fëmijëve ngrohësit elektrikë, reflektor e rezistenca, të cilët e thajnë shumë ajrin, të mos i veshin fëmijët shumë trashë në ambiente të mbyllura e të ngrohta dhe të kenë kujdes kur i lëvizin ata nga ambientet e mbyllura në ato të hapura Temperaturat e ulëta dheshtimi i të ftohtit ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve të vegjël në qytetin e Fier të prekur nga virozat gripale. Numri i vizitave ditore në spitalin pediatrik të qytetit të Fierit gjatë ditëve të fundit shkon deri në 60 vizita në ditë nga 40 që ishte para pak ditësh. Mjeku pediatër, Dhimitër Jano, megjithëse pohon se këto forma viroze nuk janë të rrezikshme, u bën thirrje prindërve që të tregohen më të kujdesshëm për të mbrojtur fëmijët nga virozat e stinës, të cilat mund të kalojnë në ndërlikime dhe të bëhen problem serioz për shëndetin e fëmijëve. "Kemi një rritje të numrit të fëmijëve të sëmurë që paraqiten në repartin e pranimit. Më të shumtat e rasteve janë gjendje virale që shfaqin shqetësime të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, që shoqërohen me rrufë, kollë të thatë dhe rritje të temperaturës", tha Jano, ndërsa shton se "ka gjithashtu fëmijë me laringite dhe bronkopneumoni, të cilët janë shtruar në repartin e pediatrisë dhe i janë nënshtruar një terapie të specializuar në kushtet spitalore". Sipas tij, këto janë raste që me një përkujdesje më të mirë të prindërve, me krijimin e kushteve dhe respektimin e masave profilaktike, mund të reduktohen në maksimum. "Ne këshillojmë prindërit që të mos përdorin shumë për ngrohjen e fëmijëve ngrohësit elektrikë, reflektor e rezistenca, të cilët e thajnë shumë ajrin, të mos i veshin fëmijët shumë trashë në ambiente të mbyllura e të ngrohta dhe të kenë kujdes kur i lëvizin ata nga ambientet e mbyllura në ato të hapura, ku ka një ndryshim të theksuar e të menjëhershëm të temperaturave", tha Jano. Por, ulja e temperaturave ka bërë që edhe në qytetin e Elbasanit të rritet numri i vizitave në spitalin Pediatrik të qytetit. Mjekia pediatre Irena Palloshi deklaron se "çdo ditë në spitalin pediatrik paraqiten për t'u vizituar rreth 50- 60 fëmijë të moshës 0-3 vjeç, të cilët kanë probleme me temperaturën dhe rrugët e frymëmarrjes, si pasojë e gripit sezonal". Sipas Palloshit " aktualisht në repartin e pediatrisë gjenden të shtruar rreth 30 fëmijë të cilët po marrin mjekimin e duhur". Ajo tha se, situata nuk është alarmante, pasi numri i fëmijëve të shtruar, mbetet në të njëjtat nivele me vitet e kaluara". Mjekët pediatër i bëjnë thirrje prindërve që të kontrollojnë herë pas here fëmijët e tyre për temperaturën dhe të konsultohen menjëherë tek mjeku i familjes, si edhe të evitojnë daljet në të ftohtë. Mjekët këshillojnë që prindërit të tregohen të kujdesshëm dhe t'u krijojnë kushte higjienosanitare fëmijëve për ti mbajtur larg mikrobeve. Sipas mjekëve, këto ditë ka pasur jo vetëm raste me infeksione virale, por dhe dizanteri. Në lidhje me vaksinë antigrip, mjekët specialistë shprehen se asaj i ka kaluar koha dhe nëse bëhet tani, nuk jep rezultate. Numri i të prekurve nga virozat e stinë është rritur ndjeshëm këto ditët e fundit edhe në qytete të tjera, për shkak të uljeve të temperaturave. ? Gjirokastër, teatrit i vihet dryni, aktorët nuk lejohen të hyjnë Teatrit Dramatik "Zihni Sako" në qytetin e Gjirokastrës i është vënë dryni. 12 aktorët e trupës profesioniste së teatrit po përgatiteshin për të vënë në skenë shfaqjen e re, por janë përballur me një vendim ekstrem dhe kanë gjetur dyert e mbyllura. Sipas aktorëve ky ka qenë një vendim i padrejtë i drejtorit të teatrit Thimjo Fili. Një prej aktorëve të teatrit të Gjirokastrës, Viktor Caro shprehet se nuk dihen arsyet se përse është mbyllur teatri, ndërkohë që kërkojnë arsyet e këtij vendimi. Sipas drejtuesve të teatrit për herë të parë këtë vit, janë hartuar kontratat të cilat përcaktojnë marrëdhënien e punës së aktoreve, pas konvertimit të teatrit "Zihni Sako", në një kompani kulturore teatrale. Aktualisht Teatri i Gjirokastrës, gjendet në vështirësi funksionimi prej mungesës së fondeve dhe investimeve. ? Lezhë, nga 41 kërkesa për bursë jepen vetëm 10 Në Lezhë nga 41 kërkesë për të përfituar bursa nga Bashkia e Lezhës, Këshilli Bashkiak ka miratuar vetëm 10 prej tyre. Nga viti në vit listës së kërkesave u shtohen emra, por kuota që këshilli ka në dispozicion ka qenë vetëm 7. Me ndërhyrjen e Drejtorisë Rajonale Arsimore u shtuan edhe tre bursa të tjera. Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë qenë të të njëjtit mendim se numri i bursave është shumë i ulët në krahasim me kërkesat. Nxënësit dhe studentët që kanë bërë kërkesat për trajtimin me bursë vijnë nga familje në nevojë, familje të varfra, ose janë fëmijë jetimë. ? Fier, nis faza e tretë prishja e objekteve të paligjshme Ashtu si edhe kishte paralajmëruar, bashkia e Fierit ka nisur fazën e tretë të aksionit për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve nga kioskat, garazhet, verandat dhe objektet e tjera të paligjshme. Dhjetra efektivë të policisë bashkiake, të policisë ndërtimore dhe punonjës të drejtorisë së taksave, të shoqëruar nga mjetet motorike, nën drejtimin e n/kryetarit të bashkisë, Florian Muçaj.
19E mërkurë, 9 janar 2013 DOSSIER grupet e P.C.Q. dhe N.P.Gj.M., që vepronin për llogari të italianëve në koordinim me jugosllavët. Në Peshkopi u vranë Muharrem Fejzo dhe Islam Gjyli, të Këshillit Popullor të Vranishtit më 1951, ndërkohë që më 1952 një grup i drejtuar nga Xh.Q., organizoi pa sukses vrasjen e sekretarit të parë të partisë në Durrës dhe kryetarit të degës së punëve të Brendshme të këtij qyteti. Në këtë periudhë pati edhe disa veprime sporadike sabotazhi, si djegie stallash të kooperativave, etj. Bashkëpunimi me shërbimet e tjera bëri që banda e Pjetër Kimzës, psh, e agjenturës italiane, të vihej në shërbim operativ të jugosllavëve, po ashtu sikurse edhe banda e Myftar Malokut e dërguar nga amerikanët, grupet e Simon Petashit, Ahmet Nikës, Rifat Kolgjinit, etj. Plani "Valuable" i ngarkoi me detyrë Jugosllavisë të realizonte krijimin e një vendi strategjik apo zone të çliruar në zonën e Shalës e Shoshit, ku do të grumbulloheshin të gjithë elementët e armatosur që do të furnizoheshin me armë e municione. Sipas deponimeve të mëpasme, Dushan Mugosha u kishte kërkuar Nik Sokolit e Tahir Hoxhës, në emër të qeverisë jugosllave, të çonin në atë zonë 1.500 vetë, që mund të mbështeteshin më pas me trupa jugosllave. Këto plane, që u tentua të zbatoheshin në vitet 1952 dhe 1953, nuk u realizuan. Në këto vite kapen 159 agjentë dhe diversantë të zbulimit jugosllav. Megjithatë, më 28 qershor 1954 në Shqipëri dërgohet banda e Reshat Qemalit, menjëherë pas rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike, krahas 25 grupeve të tjera, me 92 njerëz të armatosur. Pas kësaj, emigracioni shqiptar i mbajtur deri atëhere në Jugosllavi u largua në drejtim të Perëndimit. AGJENTURA Në vitin 1956, ka patur një rigjallërim të elementëve të zbulimit jugosllav në Shqipëri, që u paraqit në një tentativë për ndryshimin e udhëheqjes së partisë shqiptare (konferenca e Tiranës). Një prej tyre, sipas arkivit të Degës së Parë të Sigurimit të Shtetit, i kishte deklaruar Svetozar Koçiçit, në Legatën jugosllave, se "qëllimi u arrit, presim që partia të gjejë rrugën e vet". Në fakt, Enver Hoxha u hakmorr rëndë kundër të gjithë atyre agjentë apo jo - që guxuan ta kritikojnë atë dhe pjesën tjetër të udhëheqjes partiake dhe qëllimi nuk u arrit. Por, edhe pas kësaj, B.P., L.Dh., H.K., D.Z., etj punuan në veprimtari të mirëfilltë agjenturore. Në vitin 1958 jugosllavët krijuan lidhje me zyrtarë të lartë partiakë e shtetëror, si H.N., K.H., K.N., etj. Ndërkohë, agjentit nga Kopliku L.B. iu dha si detyrë grumbullimi i informacionit me karakter ushtarak, si dhe lëvizjet që kryheshin në Portin e Durrësit apo në bazën ushtarakodetare të Vlorës. PERPJEKJET Kryengritja anti-Enver kreu ishte Panajot Plaku Marrëveshja e Uashingtonit u firmos nga Kenedi Në vitet 1955-1960 kanë hyrënë Shqipëri 20 grupe të armatosura me 59 persona, ndërkohë që kanë kaluar ilegalisht kufirin 14 agjentë individë. Bandat operuan kryesisht në rrethet Pukë, Librazhd, Shkodër dhe Tropojë. Më 1958 u arrestuan pjesëtarë të tri grupeve agjenturore të jugosllavëve: ajo e Dom D.M. me tetë vetë, e F.Gj.M. me nëntë vetë dhe e N.P.Z. me gjashtë pjesëtarë. Ndërkohë, vetëm në Kllopoçisht të Dibrës rezultoi një grup prej 10 agjentësh të rekrutuar. Më 1956-1960 u arrit të zbuloheshin tre kanale agjenturore të zbulimit jugosllav, ndërkohë që u vërejt se, midis personave që kishin hyrë në Shqipëri si vizitorë, ndodheshin edhe zbulues të kualifikuar dhe të njohur jugosllavë, si Mate Muraviç, Ruzhdi Selmani, etj. KRYENGRITJA Në fund të viteve 50 në Sekretariatin e Mbrojtjes të Jugosllavisë u krijua zyra e operacioneve shqiptare, që duhej të koordinonte veprimet për një kryengritje në Shqipëri, pas përpjekjeve të koordinuara me Perëndimin. Ndërkohë, në Prishtinë u krijua edhe një shtab tjetër, i kryesuar gjithnjë nga Dushan Mugosha, ku drejtonte edhe shefi i degës së zbulimit për Shqipërinë Çedo Mihoviç. Ky shtab përdori ish-gjeneralin shqiptar të arratisur Panajot Plaku, të cilit iu dhanë detyra për të drejtuar ushtarakisht një ndërhyrje nga Jugosllavia, me mbështetjen e 102 diversantëve, përveç një numri tjetër të papërcaktuar që do të vinin nga vende të tjera. Nga brenda vendit, sipas planit, do të përpiqeshin disa ushtarakë të lartë për të përmbysur regjimin e Enver Hoxhës, ku, sipas Sigurimit, do të drejtonte Teme Sejko. Drejtimin e shtetit do ta merrnin menjëherë kuadro të përgatitur nga jugosllavët në Prishtinë dhe për këtë qëllim u hapën kurse të posaçme, që u frekuentuan nga 900 vetë. Ndërkohë, në to u instruktuan edhe 180 persona nga rradhët e të arratisurve shqiptarë në vende perëndimore. Gjithnjë sipas analizës së Sigurimit, në vitin 1960 është hartuar një marrëveshje, me nismë të ish-presidentit amerikan Xhon Kenedi, në bashkëpunim me jugosllavët, bashkë me zbulimin grek e atë italian, për të përmbysur regjimin komunist. Pas kësaj, shefi i UDB-së Aleksandër Rankoviç më 1961 ka takuar kryeministrin e atëhershëm të Greqisë Karamanlis në Athinë, ku kanë biseduar për këtë çështje dhe i gjithë aparati i zbulimit jugosllav ndaj Shqipërisë është vënë në lëvizje (11 qendra dhe 100 kuadro në Jugosllavi). Në nëntor të vitit 1961, Panajot Plaku ndodhej në Prishtinë, i gatshëm për të drejtuar ushtarakisht pjesën e ndërhyrjes së emograntëve të armatosur. Në gatishmëri ishin rreth 1.500 kosovarë që nuk u pëlqente regjimi i Hoxhës, si dhe një numër më i madh nga emigracioni antikomunist. Ky plan nuk u realizua më 1961, por edhe një vit më pas kontingjentet mbetën në gatishmëri. Panajot Plaku u ka thënë përsonave që prisnin në muajin maj 1962: "Së shpejti do ta shpëtojmë Shqipërinë, marrëdhëniet me Jugosllavinë do të jenë më të mira se ç'ishin". Trupave iu rrit paga dhe u sistemuan me strehim të përshtatshëm, ndërkohë që 800 vetë nga emigracioni u grumbulluan pranë Ulqinit dhe Strugës dhe po kaq të tjerë në Podujevë e Shkup. Përgatitjet vijuan edhe më 1963, kur u vendosën lidhje edhe me organizatën "Blloku Indipendent". Panajot Plaku merr takime me emigrtacionin në Bruksel, Gjenevë, Hamburg, Vjenë e Romë; zbuluesi Pero Burizanoviç u takua me Muharrem Bajraktarin në Belhjikë; Svetozar Koçiç vendosi kontakte në Romë me Pal Bib Mirakën, ndërkohë që Dushan Mugosha dhe Çedo Mihoviçi kontaktojnë me Gjon Marka Gjonin dhe Ernest Koliqin. Plani operativ parashikonte një "kryengritje" në Kosovë nga kosovarë, që do të kërkonin më pas strehim në Shqipëri dhe Jugosllavia do t'i akuzonte shqiptarët për ndërhyrje në punët e saj të brendshme. Ndërkohë, grupi i H.H. në veri të vendit mori detyrën të orgënizonte turbullira, por arrestimi i 106 personave i dha një goditje të rëndë gjithë planit. Strategjia Plani operativ parashikonte një "kryengritje" në Kosovë nga kosovarë, që do të kërkonin më pas strehim në Shqipëri dhe Jugosllavia do t'i akuzonte shqiptarët për ndërhyrje në punët e saj të brendshme Në foto: Kreu i shtetit jugosllav Josip Broz Tito, që u përpoq të aneksonte Shqipërinë Dushan Mugosha, kreu i spiunazhit jugosllav për Shqipërinë Në foto: Të dërguarit e jugosllavëve Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha gjatë luftës ?
8 E mërkurë, 9 janar 2013 AKTUALITET Prokuroria: Skema se si u vra kryekomisari Adem Tahiraj Gjykata e Krimeve te Renda kapublikuar daten 18 janar si diten e nisjes se procesit ndaj te akuzuarit per vrasjen e Adem Tahirajt, Ilir Xhakja. Në kerkesen per gjykim, Prokuroria tregon skemen si u vra gjate nje patrullimi kryekomisari Tahiraj. Ne çastet kur ishkryekomisari ka urdheruar bllokimin e nje mjeti 'Opel', ne te cilin ndodhej Ledian Krasniqi 17 vjeç, ne vendngjarje afrohet nje automjet tjeter, thote prokurori. "Ky është çasti fatal kur në këtë konflikt u përfshi shefi i Komisariatit, i cili në ushtrim të detyrës, e pyeti personin kush ishte dhe çfarë kërkonte. Sipas dëshmisë së policit Fatmir Hoxha, Ilir Xhakja reagoi menjëherë në mënyrë të dhunshme, duke e share dhe nxorri pistoletën nga brezi. Provohet se në këtë moment shefi i Komisariatit bëri prapa duke i bërë thirrje Xhakjes që të mos afrohej, kurse polici Fatmir Hoxha ndërhyri duke i dalë para autorit dhe duke bërtitur disa herë me zë të lartë: "Është Shefi i Komisariatit...!" Autori duke shtyrë me trup policin Fatmir Hoxha, mundi të vendosë dorën mbi supin e tij dhe qëlloi gjashtë herë rresht mbi trupin e Kryekomisarit". Lajmi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar, Endrit Doklen, anëtar i "Bandës së Durrësit" me 16 vite burg, pas dënimit me burgim të përjetshëm, pasi drejtonte një rrjet trafiku heroine që nga burgu ku vuan dënimin. Me 16 vite burg është dënuar gjithashtu edhe Izet Krasniqin, pasi ishte bashkëpunëtor në trafikun e heroines. ??? TIRANE Pas dënimit me burgim tëpërjetshëm, Gjykata eKrimeve të Rënda ka dënuar për herë të dytë, Endrit Doklen, anëtar i "Bandës së Durrësit" me 16 vite burg, pasi drejtonte një rrjet trafiku heroine që nga burgu ku vuan dënimin. Me 16 vite burg është dënuar gjithashtu edhe Izet Krasniqin, pasi ishte bashkëpunëtor në trafikun e heroinës. Endrit Dokle, anëtar i "Bandës së Durrësit", së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e bandës famëkeqe janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime trafik droge e qenie njerëzore. Më 2 korrik 2012 Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda duke lënë me burg të përjetshëm 4 anëtarë të bandës, Lulzim Berishën, Endrit Doklen, Indrit Taullain dhe Plaurent Dervishaj. Ky i fundit është person i shpallur në kërkim dhe dënimi është marrë në mungesë. Ndërkohë që 12 anëtarët e tjerë janë dënuar nga 20 deri në 25 vite burg. Ndërsa Adriatik Coli, i cili duhej të merrte dënimin me burgim të përjetshëm, u dënua vetëm me 10 vite burg, duke përfituar nga statusi i të penduarit dhe pas bashkëpunimit me policinë. BANDA Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit. Sipas Ministrisë së Brendshme, "banda është autore e një sërë vrasjeve të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit. Ndërsa në vitin 1999, pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë më 22 gusht, në zonën e Plazhit. Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durrësit. Ndër vrasje të tjera është edhe e Ervin Lames, më 14 janar 2002, në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit. Pas vrasjes së Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles, akuzohet për vrasjen e Avni Gashi, më 13 tetor 2005, në Tiranë. Kufoma e Gashit u hodh në fshatin Romanat të Durrësit. Ndërsa më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit 'Qemal Stafa', shtetasin Ilir Koldashi. Për qëllimet e tyre, drejtuesit e "Bandës së Durrësit" përdornin edhe vrasës me pagesë, si shtetasit Elvin Hoxhosmani, Selman Heti, Spartak Kalthi dhe Alban Neli. DENIMET E DHENA NGA GJYKATA Trafiku i drogës Itali, arrestohen 13 shqiptarë dhe 10 italianë ??? TIRANE Një piramidë e vërtetë ka rezultuar trafiku i shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Avezanos në Itali, në krye të së cilës ishte një shqiptar. Të arrestuar nga policia italiane janë 13 shqiptarë dhe 10 italianë. Sipas prokurorit të antimafias, kapoja i bandës ishte shqiptari Edmond Kavalli dhe akuza kryesore për 23 të dyshuarit është shpërndarje dhe trafik droge. Shqiptarët e arrestuar janë Saimir Kavalli 27 vjeç, Vjolanda Kavalli 34 vjeç, Erald Kaderja 30 vjeç, Drilon Dervishaliaj 30 vjeç, Nertin Collaku 27 vjeç, Kujtim Picaku (me pseudonimin Cuci) 30 vjeç, Vladimir Picaku (Ladi) 30 vjeç, Petrit Nikolli 31 vjeç, Bledar Pjetre 25 vjeç, Francesco Preca 21 vjeç, Leons Cupi 25 vjeç, Nikolin Kupi 22 vjeç, të gjithë rezidentë në zonës Tagliacozzo dhe Avezzano. Italianët e arrestuar janë Antonio Ippoliti 64 vjeç, Stefano Mosca 34 vjeç, Alessio Pascuçi 31 vjeç, Valerio Pinori 23 vjeç, Guido Congionti 37 vjeç, Pietro Catalano 46 vjeç, Giorgio Garbuio 33 vjeç, Danilo Oçhiuzzi 28 vjeç, Tiziao Passalacqua 21 vjeç të gjithë nga zona e Tagliacozzos, por edhe Ëalter D'Alessandro 40 vjeç nga provinca e Aquilës. Sipas të dhënave të policisë trafiku i shpërndarjes së lëndëve narkotike, në veçanti të heroinës dhe kokainës vinte nga Shqipëria dhe Napoli dhe shpërndahej në zonën e Marsicës, Avezzano dhe Tagliacozzo në provincën e Aquilës të Itali. Organizata përdorte pseudonime dhe fliste me kode, prandaj ka qenë një punë e vështirë për identifikimin dhe kapjen e tyre. Arrestimet erdhën si rezultat i një hetimi prej 1 viti e gjysmë, që e çuan Prokurorinë e Aquilës në gjurmët e organizatës së shpërndarjes së drogës. Sipas policisë rrjeti i shpërndarjes së drogës kishte përfshirë shumë klientë dhe fitonin rreth 1000 mijë euro në ditë. Policia italiane po heton më tej për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut, ndërkohë që 23 të dyshuarit janë në pritje të përfundimit të hetimeve dhe marrjes së dënimit përkatës. ? Lulzim Berisha burg të përjetshëm ? Endrit Dokle burg të përjetshëm ? Indrit Taullai burg të përjetshëm ? Plaurent Dervishaj burg të përjetshëm ? Dritan (Adriatik) Coli 10 vite burg (i penduar) ? Kujtim Buna 25 vite burg ? Sardian Sulejmani 25 vite burg ? Altin Olloni 25 vite burg ? Elvin Hoxhosmani 25 vite burg ? Alban Neli 25 vite burg ? Selman Heti 25 vite burg ? Spartak Kalthi 25 vite burg ? Altin Nikolla 20 vite burg ? Kristian Begu 20 vite burg ? Osman Karpuzi 21 vite burg ? Ahmet Ajeti 21 vite burg Flamur Noka: Shqipëria, ja tranzit drogash të forta Ministri i Brendshëm Flamur Noka deklaroi dje se, Shqipëria nuk është më vend tranzit i drogave të forta. I pranishëm në një aktivitet të zhvilluar sot në Tiranë nga Policia e Shtetit lidhur me menaxhimin e integruar të kufijve, ministri Noka theksoi se, menaxhimi i mirë i kufijve bëri që Shqipëria të mos jetë më vend tranzit i drogave të forta”. Sipas tij, “që nga 2007 që u ngrit grupi për zbatimin e strategjisë për menaxhimin e integruar të kufijve ka pasur një sërë arritjesh”. “Menaxhimi i integruar i kufijve bëri të mundur që kufijtë tanë të jenë më të sigurtë, theksoi ministri Noka. Kreu i ministrisë së Brendshme, Flamur Noka shprehu vendosmërinë e institucionit që drejton për luftë me zero tolerancë ndaj krimit dhe aktiviteteve të paligjshme. 13 Ish-anëtari i "Bandës së Durrësit" me burg përjetë Endrit Dokle, edhe 16 vite të tjera burg 16 vite burg edhe bashkëpunëtorit Krasniqi Anëtarët e “Bandës së Durrësit”
2 E mërkurë, 9 janar 2013 POLITIKE AMBASADORI Arvizu ka nënvizuar rinia shqiptare duhet të ndërmarrë më shumë përgjegjësi individuale dhe të këmbëngulë në përgjegjësitë e gjeneratës së vjetër Konferenca “KQZ shqetësim, ogur jo i mirë për 23 qershorin” Arvizu: Për 21 janarin kaluan 2 vjet, meritohet drejtësi Lajmi Ambasadori amerikan, Alexandër Arvizu në një konferencë online përmbi dy orë ka komunikuar me qytetarë dhe gazetarë duke kthyer përgjigjie për një pjesë të pyetjeve. Zgjedhjet, 21 janari, demokracia, lufta kundër krimit e korrupsionit, ishin disa nga pyetje përgjigjet. ??? TIRANE JAKIN MARENA Mesazhi "Mendoj se ACT Now po funksionon. Jam shume i inkurajuar nga reagimet që kemi marrë. Kanë kaluar vetëm 6 muaj. Do të duhet kohë për të ndërtuar një kulturë të angazhimit social, përgjegjësie vetjake dhe përgjegjshmërie zyrtare. Unë jam prekur shumë nga ata njerëz që kanë arritur të sjellin ndryshim". Ambasadori amerikan Alexandër Arvizu, në një konferencë online me publikun përmes rrjetit social facebook përgjatë dy orëve ka dhënë mesazhin se zgjedhjet e vitit 2013 janë nën vëzhgimin e rreptë të të gjithë botës. Ai tha për KQZ se është një shqetësim politizimi i saj, ndërkohë që kjo përbën një ogur të keq për zgjedhjet e qershorit. Arvizu është shpreh se pasi kanë kaluar 2 vjet nga 21 janari, shqiptarët e meritojnë një përgjigje për këtë, ndërkohë që sqaron arësyen pse e cilësoi Berishën "burrë shteti" atë kohë. Njëherësh për çështjen e Fierit ambasadori amerikan akuzon politikën se e ka ngatërruar atë dhe se qarku është pa qeverisje. Duke folur dhe për privatizimet në Shqipëri, historinë e tyre Arvizu e ka cilësuar të përzier. Blerta Kraja: Nëse një shtëtas i huaj do t'Ju pyeste a ia vlen të vish e të investosh në Shqipëri, Ju si do t'i përgjigjeshit? U.S. Embassy-Tirana: Pyetje e vështirë dhe e mirë! Shqipëria ka dëshpërimisht nevojë për investime të huaja të drejtëpërdrejta, në mënyrë që ekonomia e saj të rritet. Historia e privatizimeve së fundmi ka qenë shumë e përzier. Unë mendoj se ka akoma shumë mundësi të mira biznesi, por unë do t'i këshilloja çdo investitori që të gjente një ortak shqiptar të respektuar dhe që të bënte detyrat e shtëpisë. Mundësitë ekzistojnë këtu, por ka edhe të meta. Mjedisi i biznesit/investimeve nuk është ai që duhet të jetë. Fatjona Mejdini "Shqip": Në këtë fillim viti politika shqiptare është e fokusuar kryesisht të zgjedhjet parlamentare të qershorit. Cilat do ishin "këshillat" tuaja për aktorët politik shqiptarë në prag të fushatës të ardhshme? U.S. Embassy-Tirana: Duhet zbatuar ajo që sekretarja amerikane e shtetit tha në nëntor: 1.Zgjedhje të lira dhe të ndershme. 2.Të luftohet korrupsioni. 3.Bashkëpunim midis forcave politike. Të gjitha këto janë në interesa të intesave kombëtare. Të gjithë, sidomos partitë duhet të punojnë për këtë. Mirsad Sylja: Përshëndetje nga Shkodra! Kur do kemi rastin t'ju shohim prezent në një studio televizive të një qyteti tjetër e jo vetëm nga Tirana. Pyes, pasi ju kemi ndjekur vetëm nga mediat kombëtare, ku edhe konturat e bisedës janë të një kornize të përcaktuar; kemi nevojë t'ju shohim dhe në biseda ndryshe ku ju i afroheni më afër shtresave dhe zonave Mendoni se Shoqëria Civile në Shqipëri mund të konsiderohet "fajtore" për Nivelin e Ulët të Demokracisë në vend, gjithnjë referuar angazhimit të saj dhe raporteve që matin Nivelin e Demokracisë respektivisht? U.S. Embassy-Tirana: Njerëzit dhe individët të cilët janë aktivë në shoqërinë civile kanë të drejtën të kenë pikëpamjet e tyre politike, pavarshisht se sa të forta janë ato. Por kur ata përfshihen si anëtarë të shoqërisë civile, veprimet e tyre duhet të jenë jopolitike ose përndryshe besueshmëria e tyre mund të dëmtohet. Unë gjithashtu kam dëgjuar disa akuza se si disa organizata joqeveritare janë të korruptuara dhe me qëllime përfitimi për veten e tyre. Çdo shoqatë joqeveritare e besueshme duhet të jetë transparente në burim, përdorim dhe raportim të fondeve. Drini Zeqo, ABC NEWS: Lidhur me akuzat që shkëmbehen gjatë këtyre kohëve të fundit në nivel politik mes krerëve të forcave politike apo njerëzve të tyre të afërm, cili është roli që janë duke mbajtur oganet hetimore apo të drejtësisë lidhur me keto akuza të cilat shpesh mbeten për konsum mediatik dhe nuk dimë nëse janë të vërteta apo jo? Si veprohet në të tilla raste në SHBA? U.S.Embassy-Tirana: Shqipëria ka një nevojë kritike për statistika e informacion objektiv, të saktë, jo të njëanshëm, pasi ato lidhen me informacion zyrtar. Burime të ardhurash, deklarata asetesh, etj. Eni Cemurati: Referuar vëzhgimeve, mendoni se Shqipëria është e gatshme për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme këtë vit? U.S. Embassy-Tirana: Pyetja juaj ka të bëjë me vullnetin politik. Unë s'mund t'i përgjigjem, duhet të pyesni udhëheqësit tuaj politik. Herion Mesi gazeta "Shekulli": Dy pyetje nëse mundem: 1.Duke qenë se jemi në një vit elektoral për Shqipërinë, lind pyetja nëse zgjedhjet e 23 qershorit manipulohen, cili do jetë qëndrimi i Amerikës? 2. Në Senatin Amerikan ka mbërritur një raport lidhur me projektet e gazsjellesave TAP dhe Nabucco. Cili është gjykimi juaj për këtë çështje? U.S. Embassy-Tirana: Unë e kam adresuar cështjen e TAP në një koment të mëparshëm. Përsa i përket zgjedhjeve, unë mendoj se Sekretarja Klinton ishte shumë e qartë kur ajo tha "është e rëndësishme për të sigurar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të drejta, dhe të shihen si të tilla nga e gjithë bota. Se pari e më e rëndësishmja eshtë që shqiptarët one të vërtetë në shoqërinë civile, ashtu si ka edhe disa në shoqëri civile të cilat janë shumë të politizuara, gjë e cila pengon efektshmërinë e tyre. Sfida që shtrihet përpara nuk është për shoqërinë civile në vetvete, por një angazhim qytetar i gjerë dhe i thellë. Denis Dedej: Duke vlerësuar punën tuaj, ka disa të tjerë që ndoshta nuk vlerësojnë sa duhet punën e përfaqësuesve diplomatik në vendin tonë. Ditët e fundit, politikanë e analistë kanë akuzuar disa ambasadorë të atashuar në Shqipëri se janë të pabesueshëm dhe kanë interesa në vendin tonë. Keni ju një koment për këto deklarata dhe a jeni në dijeni për një gjë të tillë? U.S. Embassy-Tirana: Unë jam këtu për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara. Çdokush ka të drejtën të ketë një opinion apo mendim se sa i efektshëm është një ambasador në punën e tij. Brikena Hoxha: Dëshiroja të pyesja lidhur me problemin e krijuar në Institucionin e Këshillit të Qarkut të Fierit, pasi edhe ju jeni venë në dijeni; cilat është, sipas jush, rrugëzgjidhja e kësaj situatë? Pse nuk respektohet verdikti i popullit apo edhe vendimet e gjykatave të të gjitha shkallëve? Besoj se kjo situatë nuk ka ngjarë në asnjë vend demokratik. Ju uroj, gjithë të mirat! U.S. Embassy-Tirana: Fieri është një problem i vërtetë. Një gjë është e qartëpolitika është e përgjegjshme për krijimin e kësaj rrëmuje. Në të njëjtën kohë, qytetarët e Fierit janë pa një Këshill Qarku funksional. Kjo është e papranueshme. Arbër Hitaj News 24: Dy pyetje doja tju bëja. 1.Duke nisur nga polemikat e forta që opozita ka pasur ndaj vendimit të fundit të kolegjit zgjedhor për ZAZ, por edhe diskutimet për ndarjen e të ndryshme të Shqipërisë? U.S. Embassy-Tirana: Pyetje e shkëlqyer! Unë në fakt shqetësohem për ekspozimin e tepërt në media dhe po përpiqem që t'i rralloj daljet e mia në televizion. Por ju sillni një argumet të mirë përsa i përket këndvështrimit rajonal. Do ta kem parasysh kur të programoj intervistat në vijim. Erl Hereni: Së pari, ju falenderoj për mundësinë që i ofroni një ndër popujve me Pro-Amerikanë, për të komunikuar me ju. duhet të besojnë tek rezultatet". Mirgit Vataj: Gjatë seminarit "Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm për organizatat e shoqërisë civile" ju jeni shprehur se duhet një bashkëpunim më i madh mes qeverisë dhe shoqërisë civile. Në perceptimin tuaj cilët janë faktorët që pengojnë këtë bashkepunim dhe si ju duket performanca e shoqërisë civile gjatë këtyre dy viteve që ju punoni në Shqipëri? U.S. Embassy-Tirana: Ka disa kampiDy orë ka zgjatur intervista online e ambasadorit të SHBA në Tiranë, Alexandër Arvizu në rrjetin social Facebook me qytetarët, duke kthyer një pjesë të përgjigjeve. 2 orë 33 pyetjeve u është përgjigjur gjatë këtij komunikimi vitual me qytetarët shqiptarë ambasadori amerikan në Tiranë Arvizu, ku ka dhënë mesazhet për secilin rast. 33 pyetje Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu
9E mërkurë, 9 janar 2013 AKTUALITET Vlorë arrestohet i dyshuari për vrasjen e vitit 2006 Policia e Vlorës arrestoi dje në mesditënjë 33 vjeçar nga Fieri, i cili dyshohet të jetë autor i një ngjarjeje që ka ndodhur në vitin 2006 në qytetin bregdetar, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagos një i tretë. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se Bledar Jambelli, i njohur me emrin Rikard Muho, akuzohet për vrasjen në 30 nëntor të vitit 2006 të shtetasve Shpëtim Muka e Ervis Shehu dhe plagosjen e Edvin Zanajt. 33vjeçarit ju komunikuan akuza dhe masa e sigurisë me burg pa afat, në mjediset e izolimit të Vlorës, ku ai ndodhet prej një muaji, pas prangosjes për një tjetër akuzë, atë të vrasjes në 4 shtator të vitit të kaluar të të riut vlonjat, Amarildo Delaj. Ngjarja e 30 nëntorit të vitit 2006, ku u regjistruan 2 viktima dhe një i plagosur, ndodhi në hyrje të qytetit të Vlorës në lagjen “11 Janari”(Pusi i Mezinit) dhe shkaktoi mjaft bujë për dimensionet e saj, si dhe emrat e përfshirë në të. Në vazhdim të procedurave, 33 vjeçarit që mbahej në qeli, në kushtet e masës së sigurisë “arrest me burg me afat”, për vrasjen e shtatorit të vitit të kaluar, ju komunikua akuza e re. Grabitja në Durrës Arrest me burg është masa e sigurisë e dhënë dje nga Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës për 18vjeçaren Fatma Buziu, e cila akuzohet se i vodhi babait të saj 88 mijë franga zvicerane dhe 40 milionë lekë të vjetra. Prokurorja e çështjes, Rabiana Halili kërkoi nga Gjykata që të jepet masa e sigurisë arrest me burg deri në gjykimin e çështjes, masë e cila u kundërshtua nga avokati mbrojtës duke marrë në konsideratë disa rrethana të cilat mund të çojnë në një masë më të butë. Nga ana e saj 18-vjeçarja Buziu deklaroi se ndihet e penduar për veprën e kryer duke e pranuar dhe kërkuar një masë më të butë. Në fund të seancës gjyqtari Astrit Faqolli vendosi arrest me burg pa afat për të pandehurën Fatma Buziu. Fatma Buziu u arrestua tre ditë më parë pas denoncimit që bënë vetë prindërit e saj, se nga banesa e tyre ishte zhdukur një shumë e konsiderueshme parash. Pas denoncimit policia zbuloi se pas vjedhjes së 88 mijë frangave zvicerane dhe 40 milionë lekëve të vjetër shqiptar fshihej pikërisht vajza e tyre, 18-vjeçarja Fatma Buziu, në bashkëpunim me të dashurin e saj. Ndërkohë që ditën e djeshme Policia e Durrësit ka vënë në pranga 22-vjeçari Ismail Xhindi, i cili bashkëjetonte me 18-vjeçaren Fatma Buziu. Xhindi është arrestuar nga blutë e Durrësit nën akuzën e bashkëpunimit në vjedhje me Fatma Buziun të dashurën e tij. Dy të rinjtë pas vjedhjes spektakolare bënin një jetë luksoze. Ata kishin marrë një banesë me qira në qendër të qytetit bregdetar, që më pas e kishin kompletuar me mobilie moderne. Çifti Fatma Buziu 18 vjeçe dhe Ismail Xhindi 22 vjeç kishin shpenzuar pa kriter paratë e vjedhura për 6 muaj me radhë, derisa në datën 3 janar janë vënë re nga i ati i vajzës, Shkëlqim Buziu. ??? TIRANE 50-vjeçari i kërkoi 3000 euro kufitarit për të “heshtur” Shantazhoi policin prangoset gazetari Arrestimi gjatë shkëmbimit afër Zogut Zi Lajmi Një gazetar në provë i ATSH-së u arrestua në flagrancë ndërsa këmbente lekët me një video të një polici të Kakavijës, me të cilën I bëri presion në këmbim të 3 mijë eurove. Gazetari 50-vjeçar Begtash Zeneli kërcënonte policin se do të publikonte videon që k o m p r o m e t o n t e punën e tij ??? TIRANE Një 50 vjeçar, i cilipunonte prej dy muajsh punonte si gazetar në provë në Agejncinë Telegrafike Shqiptare është vënë në pranga pasi akuzohet se i ka bërë presion një punonjësi të policisë kufitare të Kakavijës. Sipas policisë gazetari 50 vjeçar Begtash Zeneli kërcënonte policin se do të publikonte një video ku, sipas tij komprometonte punën e tij, nëse ky i fundit nuk do t'i jepte 3000 mijë euro. Policia e Gjirokastrës informon se arrestimi i gazetarit është bërë në flagrancë pasditen e 7 janarit, orës 17:00 nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Krimit Finaciar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. "Begtash Zeneli, 50 vjeç lindur dhe banues në Krujë ishte me profesion gazetar pranë Agjensisë Telegrafike Shqiptare"informonte policia e Gjirokastrës. Arrestimi i tij është bërë në momentin e shkëmbimit të lekëve në një lokal afër Zogut Zi në Tiranë nga punonjësi i policisë tek gazetari. “Ky shtetas me detyrë gazetar pranë A.T.SH, ushtronte presion tek një punonjës policie i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër që kryen shërbim në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije , duke i kërkuar 3000 Euro , për të mos dhënë në media një filmin që sipas gazetarit ja kishte bërë në Kakavije para Krishtlindjeve punonjësit të policisë “- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Gjirokastrës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e Eurove si dhe dy aparate celulari që gazetari kishte përdorur për t'i bërë presion punonjësit të Policisë. Në operacion morën pjesë specialistët e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe u mbështetën nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të “ Korrupsionit Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga neni 259 i të Kodit Penal. Pendohet vajza që vodhi babanë LAJME SHKURT Distancimi ATSH: Zenelin e hoqëm nga puna, ishte në provë Nëpërmjet një njoftimipër shtyp Agjencia Telegrafike Shqiptare deklaron se 50 vjeçari kishte vetëm dy muaj provë në ATSH si gazetar, dhe është pushuar nga puna. Drejtoria dhe gazetarët e ATSH-së, distancohen dhe dënojne këtë akt korruptiv, që është në kundërshtim të plotë me misionin fisnik te gazetarëve të këtij Institucioni të rëndësishëm mediatik, që në radhë të parë kanë informimin e saktë të opionionit publik dhe ruatjes së etikës profesionale gjatë ushtrimit të aktivitetit. Bektash Zeneli, i cili kishte vetëm dy muaj provë në ATSH si gazetar, u ndalua pasi ushtroi presion personal ndaj nje punonjësi te policisë së doganës së Kakavijës në Gjirokastër, duke i kërkuar 3000 euro në këmbim të mos publikimit të një video, e cila sipas Policisë, nuk vërtetonte asnjë lloj korrupsioni."informon ATSH. ? Fier, policia rrugore 5000 gjoba Policia rrugore e qarkut të Fierit ka rritur numërin e kontrolleve në segmentet rrugore dhe ka shtuar numërin e penalizimeve ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit. Vetëm gjatë periudhës Nëntor-Dhjetor të vitit që u mbyll, ajo ka vendosur rreth 5000 gjoba, ndërkohë që ka bllokuar rreth 85 automjete. Sipas zëdhënëses së policisë së qarkut, Enkeleda Allkanjari, policia e qarkullimit ka shtuar prezencën në rrugë, duke ndërmarrë kontrolle të përbashkëta me policinë e rendit. "Numëri i penalizimeve në një ditë të zakonshme në rrugët e qarkut Fier shkon në rreth 200 gjoba, ndërsa ai i bllokimit të automjeteve në 10", shprehet Allkanjari. ? Finiq, bllokohen 110 kg marijuanë Të paktën 110 kg marihuanë u bllokuan në fshatin Finiq, ndërsa dy persona u shpallën në kërkim, njoftoi dje policia e Delvinës, në jug të vendit."Lënda narkotike, e ambalazhuar në dy çanta, ishte fshehur në një banesë të braktisur, në fshatin Finiq, rreth 8 km larg Delvinës”, thekson policia. I njëjti burim tha se marihuana ishte përgatitur për t'u hedhur në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të drogës. Policia tha se gjatë aksionit u identifikuan dy persona, tashmë të shpallur në kërkim."Tashmë një procedurë ligjore për ndalimin e dy trafikantë aktualisht ka nisur, ndërkohë marihuana kishte origjinë nga Lazarati", saktëson policia. Fatma Buziu dhe i dashuri i saj
22 E mërkurë, 9 janar 2013 OPINION Koment NGA AGIM ZEKA vijon nga faqja 1 Sërish për dekomunistizimin ...dy partitë, PD-ja e Djathtë dhe PS-ja e Majtë dhe, ende nuk është realizuar dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare, a ka një fajtor nga këto të dyja?" Pa u menduar gjatë, senatori Tofani, qe përgjigjur se, fajtori duhet kërkuar te forca politike e së Djathtës, pasi e Majta, vazhduese drejtvizore e ish-Partisë shtet, që, përmes një diktature të egër qeverisi Shqipërinë për mëse katër dhjetëvjeçarë, do të ishte më e interesuar për t'i shpëtuar gjykimit juridik të së kaluarës komuniste e për të fshehur krimet e shumta gjatë asaj periudhe. Dhe vërtetë, të gjithë shqiptarët tashmë e dinë mirë këtë gjë. Ata kanë dashur e pritur që, ky "hesap" të mbyllej njëherë e mirë, përfundimisht e juridikisht, në mënyrë transparente dhe, jo të përdorej (më mirë shpërdorej) politikisht nga dy partitë që kanë dominuar jetën e vendit në këto 22 vite. Nuk do të doja të zgjatem në këtë temë të njohur e të trajtuar shumë herë, por do të mjaftohesha vetëm duke kujtuar lojën e turpshme që të dy partitë e vjetra, kanë bërë me dosjet e ish-Sigurimit famëkeq dhe bashkëpunëtorët e tij dhe të zbulimeve të huaja, që për fatkeqësinë tonë ende ndodhen në Parlament, Qeveri e institucione të rëndësishme të shtetit shqiptar. Edhe një fakt: Në këto dy dhjetëvjeçarët e demokracisë, ende të pakonsoliduar, nuk dimë të ketë ndodhur ndonjë krim, apo vepër penale me qëllim hakmarrjeje ndaj ishudhëheqësve të lartë të PPSHsë, apo ndaj shumë kriminelëve përgjegjës për dënimin e masakrimin e mijëra shqiptarëve e shkatërrimin e sa e sa familjeve gjatë periudhës diktatoriale dhe të shndërruar tashmë në deputetë, ministra e ish dhe bisnesmenë multi milionerë. Madje, nuk paska ndodhur as në ndonjë rast si ai që tregon i biri i Vasil Katit, një ish-zyrtar i lartë i rregjimit Hoxhist, edhe pse ia paska lënë amanet i jati qysh më 1991...(të vriste ish-hetuesin e tij kriminel). E nënvizova më lart termin juridikisht, pasi të gjithë shqiptarët, të përndjekur politikë e jo, kërkuan e pritën (sidomos gjatë qeverisjeve të PD-së) gjykimin ligjor e vënien para drejtësisë të përgjegjësve të njohur të tragjedisë kombëtare shqiptare. Por një gjë e tillë jo vetëm nuk ndodhi, por tallja me një popull tepër të shtypur nga rregjimi kriminal komunist, ka arritur disa herë kulme tragji-komike, si në Parlament kur kemi dëgjuar sa herë thirrje ndërmjet spiunësh me pseudonimet e ish-Sigurimit. Apo, edhe kur psh, kryetarja e institucionit më të lartë të shtetit, e përfolur dhe e thirrur shumë herë me një pseudonim, "dizenjatore", që për më tepër vjen nga familje ish-të përndjekurish politikë, jo vetëm nuk ka marrë apo lejuar iniciativa për hapjen e dosjeve famëkeqe, por edhe nuk e ka përgënjeshtruar zyrtarisht dhe përmes bërjes publike e transparente të dosjes së saj. Dhe për më keq akoma, kur me iniciativë të Stalinistit të fundit në Evropë, ish-sekretarit të devotshëm të PPSH-së, gjoja në kuadrin e luftës e demaskimit të periudhës, kur ai vetë militonte në radhët e para të diktaturës së proletariat it, u krijua edhe Instituti i Studimit të krimeve të komunizmit, paraleli i famëkeqit të Marksizëm-Leninizmit, i Nexhmie Hoxhës dhe, për të cilin ende nuk dimë se çfar bën e ka botuar… Ashtu si në aspekte të tjera të jetës politiko-shoqërore, si në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar etj., ku vendi ynë klasifikohet i fundit në Evropë, edhe në drejtim të dekomunistizimit të shoqërisë dhe mbylljes përfundimtare e gjykimit juridiko-moral të periudhës diktatoriale, përmes hapjes së dosjeve dhe bërjes së transparencës totale, Shqipëria mbetet vendi i vetëm e i fundit që nuk e ka bërë akoma. Dhe pse…? Le t'i kthehemi për pak konsideratave të vëna në krye të shkrimit si nëntituj dhe le të themi nga dy fjalë për dy prej tyre. Ish presidenti i parë pas komunizmit në Çekosllovaki e më pas në Çeki, disidenti Vaslav Havel, pasi kishte lënë jetën politike, pati shkruar se, kur u bë kalimi paqësor nga komunizmi në democraci, në vendin e tij nuk qe thyer asnjë xham etj, dhe për këtë shumë studiues të politikës ndërkombëtare e patën pagëzuar "revolucionin" çek, "xhentil e të kadifejtë" dhe të gjithë qenë ndjerë të lumtur e përkëdhelur nga konsideratat e perëndimorëve. Ndërsa tani, pati thënë disidenti ish-president, pak kaq vitesh, kur kthej kokën pas dhe shoh se sa probleme lamë hapur pa e mbyllur e gjykuar juridikisht të kaluarën komuniste dhe, për më tepër, kur shoh mjaft ish-komunistë e shërbëtorë të asaj periudhe të ricikluar në antikomunistë e demokratë, që na qendrojnë si shkopinj nën rrotat e demokracisë, më djegin veshët nga turpi… Eshtë gjithashtu proverbiale edhe thënia e tij: "Më të këqinj se komunistët, janë ish-komunistët e shndërruar në antikomunistë". Komentet do të ishin të tepërta… Ndërsa për "revolucionin" tonë demokratik, politologë perëndimorë janë shprehur dhe e kanë mbiquajtur… "revolucion të negociuar", pra në tryezë… Ky pagëzim fatal për ne shqiptarët e kishte bazën (të vërtetën) në fillimet e ngjarjeve të dhjetorit të famshëm të '90-tës e më pas, kur studentëve idealistë e antikomunistë iu rrëmbye stafeta dhe në tryezë, regjizori Alia, "ideatori e promotori i zhvillimenve demokratike" (siç e ka quajtur Sali Berisha në qytetin Studenti, ku është fishkëllyer), bëri atë që me të drejtë është cilësuar "revolucion i negociuar". Me Katovicën famëkeqe përpara si partiturë, krimineli Alia, u ndau rolet udhëheqësve të partive të ardhshme opozitare (pjella të PPSH-së) për të siguruar jo vetëm shpëtimin e vetes dhe të të përlyerve të periudhës diktatoriale. Dhe, duke iu çelur rrugën drejt pasurimit të shpejtë e të pandershëm përmes grabitjes së pronës kombëtare e pronarëve të ligjshëm, privatizimeve "me nje euro" dhe një korrupsioni galopant, e lanë Shqipërinë vendin më të varfër të Evropës. Por problemi nuk është pa zgjidhje. Shqiptarëve të varfër, që e duan demokracinë e zhvillimin dhe shohin përpara drejt Evropës perëndimore, tashmë përditë po ua rikthejnë besimin e humbur dhe po ua ngjallin shpresën, subjektet e reja politike, Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi. Nga këto, Fryma e Re Demokratike, FRD, me vizionin e saj perëndimor, programin e qartë për problemet madhore të lëna pa zgjidhur nga qeverisjet e dy partive të vjetra, përmes luftës ndaj korrupsionit të pashoq dhe aferave të fëlliqura e vënies para drejtësisë të cilitdo që ka futur qoftë edhe gishtin në mënyrë të paligjshme në pasurinë kombëtare e atë private, do të zgjidhë shpejt e drejtë, krahas të tjerave, edhe problem in e pronarëve të ligjshëm dhe të shtresës së gjërë të ish-të përndjekurve dhe të burgosurve të diktaturës, për t'ua kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur, përmes shfrytëzimit vetëm si rezervë elektorale. Vetëm kështu do të kryhet edhe dekomunistizimi përfundimtar i shoqërisë dhe shqiptarët do të ecin me shpejtësi e duke shikuar përpara, drejt familjes evropiane, të cilës i takojnë si një nga popujt më të lashtë e dinjitozë të kontinentit. SHKARKON FALAS APP TE SHQIPTARJA.COM NGA APPLE STORE NE VERSIONIN DIXHITAL origjina e lajmit... Në adresën: www.shqiptarja.com DUKE BLERË ABONIMIN, JU MUND TË LEXONI GAZETËN QË NGA ORA 2:00 E MËNGJESIT, DHE PAGUANI MË PAK LEXOJENI GAZETËN NË: në kompjuter Në ad esën: në kom ipad iphone SH ON ALAS ipa Viktimat e komunizmit
23E mërkurë, 9 janar 2013 SPORT HOROSKOPI Dashi Pjesa më e madhe e çifteve doe lënë veten të lirë sot dhe dashurojnë ashtu si do e ndiejnë. Nuk do ketë debate apo zënka të kota, kështu që shfrytezojeni sa të mundni diten. Demi Jeta në çift nuk do ketë ndonjëndryshim të madh nga një ditë më parë. Nëse jeni ende beqarë, nje miku juaj do nxite një takim gjasme rastësor me dikë që pëlqeni. Binjakët Gaforrja Për të ruajtur harmoninë në çiftduhet të bëni shumë përpjekje gjatë kësaj dite. Disa persona do mundohen t'iu prishin punë. Beqarët duhet të tregohen të sinqertë me personat që do takojnë. Luani Ka rrezik që debatet me partnerintë shtohen edhe më shumë sot. Nuk do jeni të qetë për asnjë moment dhe kjo do iu mundojë shumë. Beqarët më shumë gjasa do goditen nga shigjeta e Kupidit. Virgjëresha Nëse tregoheni më realistë nëjetën tuaj në çift gjërat do shkojë meë mirë se kohët e fundit. Do merrni kënaqesitë që keni pritur prej kohësh. Beqarët, do kenë mundësi të takojnë një person. Peshorja Gjate kësaj dite do dashuroheninë menyrë pasiononte dhe do ndiheni mjaft mirë pranë të dashurit të zemrës. Beqarët do mërziten paksa sepse as sot nuk do e gjejnë shpirtin tyre binjak. Akrepi Në planin sentimental do keni paknostalgji për kohet e shkuara. Flisni për këtë me partnerin dhe kujtoni çdo moment emocionues. Ai që keni në krah do jetë i gatshëm t'ua plotesojë të gjitha dëshirat. Shigjetari Dite e shkelqyer kjo e sotmjapër ata që janë në një lidhje. Më në fund do bini dakord për një temë që e diskutoni prej kohësh dhe do merrni vendime të rëndësishme. Bricjapi Partneri do tregohet do ua plote-soje disa deshira. Mundohuni edhe ju nderkohe t'ia shprehni me shume ndjenjat. Per beqaret nuk ka ardhur ende dita ideale per te filluar nje lidhje. Ujori Ditë aspak e mire kjo e sotmja përata që janë në çift. Dikush do influencojë se shumti tek partneri dhe do i tregojë atij gjëra të pavërteta në lidhje me ju. Mundohuni t'i zgjidhni gjërat me qetesi. Peshqit Keni pasur zënka të forta me partnerin? Sot do pajtoheni dhe do i shihni gjërat me pozitivizëm. Në mbrëmje do kaloni momente të zjarrta dhe të mbushura me pasion. Portieri ka humbur besimin e drejtuesve Ujkani pranë Lazios, Igli Tare futet 'shkes' Destinacioni Fiorentina ose Lazio Deklarata Berlusconi: Baloteli "mollë e kalbur" Silvio Berlusconi mohon nëmënyrë kategorike idenë që Baloteli mund të jetë përforcimi i merkatos së dimrit. “Më vjen keq, por tek Milani është shumë i rëndësishëm faktori njerëzor. Nëse fut një “mollë të kalbur” në dhomat e zhveshjes, mund të infektojë gjithë të tjerat, nuk do pranoja kurrë që Baloteli të ishte pjesë e ekipit, pasi do të shkaktonte shumë probleme” deklaron presidenti i kuqezinjve. Ndërsa për El Shaurai Berlusconi ka vlerësimet më pozitive pas formës që ka treguar. Studimi Kampionati shqiptar i 80-ti në botë, pas Afrika Legjionarët Bogdani qëndron, Çani në merkato ??? TIRANE Sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit Erion Bogdani ka hedhur poshtë të gjitha spekullimet që e largojnë nga ekipi i Sienës për pjesës e dytë të kampionatit. Sulmuesi ka deklaruar se nuk do të largohet në merkaton e dimrit, pasi ka besimin e plotë të stafit drejtues edhe të trajnerit. Humbja me ekipin e Milanit në fundjavë me rezultatin 2-1, ku Bogdani ishte protagonist nga minuta e parë nuk do të ndikojë aspak. Sipas sulmuesit Siena nuk humbi përballë një ekipi çfarëdo, por përballë Milanit. Sulmuesi ka qenë pjesë e shumë ekipeve në kampionatin italian, por jo vetëm. Të paktën deri në fund të edicionit e qetë është situata edhe për Armando Sadikun, i cili nuk lëviz nga Zvicra. Ndërsa e kundërta është për Edgar Çamin që akoma nuk po gjen një ekip, të cilit ti bashkohet në merakto. Dëshira e sulmuesit është që të luajë në Itali, por akordi nuk është arritur me asnjë ekip. Lajmi Saimir Ujkani është nxjerrë në merkato nga ekipi i Palermos, pasi nuk gëzon besimin e drejtuesve të ekipit, pavarësisht deklaratës së trajnerit Gasperini. Shanset janë që gardiani kosovar që mbron portën kuqezi ti bashkohet ekipit të Lazio-s dhe një rol në këtë lëvizje pritet të luajë shqiptari tjetër Igli Tare, drejtori teknik i lacialëve. ??? TIRANE DYLBER BALLA Instituti i Historisë dhe Statistikavetë Futbollit ka analizuar ecurinë e 125 kampionateve të ndryshme në botë. Primera Division është kampionati që mban kreun e renditjes e përgjithshme të vitit 2012 të publikuar nga Instituti i Historisë dhe Statistikave të Futbollit. Me 1283 pikë Spanja renditet e para për nivelin e vështirësisë, e ndjekur në distancë nga kampionati brazilian me 1057 dhe ai gjerman me 1037 pikë. Italia renditet vetëm në vendin e katërt që lë pas Anglinë, Argjentinën, Francën, Holandën, Paraguain dhe Kilin. Kampionati portugez mban pozicionin 18 duke u paraprirë nga vende si Greqia, Ekuadori apo edhe Koreja e Jugut. Me 261 pikë, ??? TIRANE Xabi Alonso Del në mbrojtje të Murinjos Kategoria Superiore e Shqipërisë e shikon veten në vendin e 80, duke lënë pas kryesisht vende afrikane, ndërsa Maqedonia renditet 16 vende më lart me 311 pikë. Portieri i ekipit kombëtar dhePalermos Saimir Ujkani nukpo kalon një moment të mirë në ekipin e tij duke u kthyer në qendër të vëmendjes nga mediat, të cilat e shohin të ardhmen e tij larg ekipit aktual. Duket se deklaratat e trajnerit Gasperini pak ditë më parë se Ujkani e ka vendin e sigurt deri në përfundim të edicionit nuk mjaftojnë për të vendosur qetësinë në Palermo. Portieri kosovar i ekipit italian këtë edicion ka kaluar një moment jo shumë pozitiv, pasi ka pësuar disa gola aksidental që i kanë kushtuar shumë. Por trajneri Gasperini i garantoi mbështetjen, madje duke kritikuar edhe median, e cila nuk vlerëson asnjëherë pritjet e mrekullueshme që ka bërë gardiani i portës. Pavarësisht se Ujkani mori besimin e plotë të presidentit Zamparini pas largimit të Vivianos në verë drejtuesit e ekipit të Palermos janë vënë në kërkim të një portieri. Humbja e besimit te Ujkani u definua edhe në ndeshjen që Palrmo zhvilloi përballë ekipit të Parmës, ku kosovari u ul në stol nga Gasperini. Zgjidhja sipas shumë gjasave duket se do të vijë nga Milano, ku Interi, pas largimit të mundshëm të Handanovic është në kërkim të një portieri dhe mendon të afrojë Sorrentinon e Chievo. Interi ofron 3 mln Euro për gardianin dhe këta të fundit mendojnë të afrojnë njërin prej portierëve të Lazios, Bizzarri ose Carrizo.Realizimi i këtij skenari e afron Ujkanin me skuadrën e drejtorit sportiv të Lazio-s, Igli Tare. Por fati këtë fillim edicioni nuk ka qenë as me Vivianon, i cili u largua nga Palermo në drejtim të Fiorentiës. Te Fiorentina Viviano nuk ka qenë në lartësinë e duhur duke mos e justifikuar besimin e drejtuesve. Kjo ka bërë që mund të flitet për një rikthim të Vivianos në shtëpi duke e shkëmbyer me Ujkanin. Këta janë disa nga skenarët që qarkullojnë në merkaton italiane, të cilat sipas gjasave do të finalizohen me lëvizjen e Ujkanit nga Palermo. Xabi Alonso shuan zjarrin e polemikave të krijuara pas mungesës së Jose Mourinhos në ceremoninë e dorëzimit të Topit të Artë, duke dalë në krah të trajnerit portugez. Mesfushori i njohur spanjoll u shpreh se "Jemi të përqendruar për takimin ndaj Celta Vigos. E pyeta Murinjon për këtë dhe më tha që po punonte por nuk mund ta di se për sa orë". Por Murinjo u pa duke ndjekur ndeshjen e ekipit të moshave të Realit, në të cilën luan edhe djali i tij. I pyetur për portierin Iker Casillas, Alonso u shpreh se ka besimin e plotë të ekipit. Marrëdhënia me partnerin ka rrezik të marë një kthesë kritike sot. Bëni më shumë lëshime dhe toleroni nëse nuk doni ta humbni atë që keni në krah. Venusi, do i ndihmojë beqarët.
20 E mërkurë, 9 janar 2013 KULTURE DREJTORI i Institutit të Monumenteve reagon pas vjedhjes së afreskut 500-vjeçar në Kishën e Shën e Premtes. Ai rrëfen ligjet e shtetit që nxisin grabitjet dhe propozimin që i ka bërë ministritIntervista APOLLON BAÇE "Të kthehet infrastruktura e komunizmit në monumente" "Kishat nuk kanë inventar. Ligji mbron koleksionistët e ikonostaseve" ??? TIRANE DHURATA HAMZAI Apollon Baçe, drejtori i Institutittë Monumenteve të Kulturës,ka reaguar dje për "Shqiptarja. com" duke shmangur mundësitë e përgjegjësisë për grabitjen dhe vandalizmin e dy ditëve më parë ndaj Afreskut të Onufrit në Kishën e Shën e Premtes. Ai thotë se ka ngritur me forcë zërin dhe i ka bërë prej kohësh propozimin Ministrit të Kulturës, zotit Aldo Bumçi, për të ngritur infrastrukturën e nevojshme të monumenteve. Por sipas tij janë bërë reagime kundër edhe nga e majta për vendosjen e sistemit të kujdestarëve. "Shkurtimi i infrastrukturës, jo vetëm që nuk sjell kursime, por sjell dëme dhe harxhime shumë më të mëdha", thotë drejtori i IMK-së në intervistën e tij për gazetën. Apollon Baçe mendon se dëmi është aq i madh sa për të parandaluar këtë dukuri preferon të rivendoset infrastruktura e kujdestarëve të monumenteve, siç ishte në komunizëm. "Edhe në rastin se vë një televizor në maj të malit, ai do të vidhet. Dhe për këtë e ka fajin ai që nuk e ka siguruar", thotë Baçe duke komentuar se si drejtor i IMK-së, ai vetë nuk ka të drejtë t'i shkojë drejtorit në rrethe dhe t'i thotë pse ndodhi grabitja. Ky drejtor varet nga Drejtoria e Trashëgimisë në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës. Baçe thekson, gjithashtu, se ka institucione të caktuara që kontrollojnë 2020 monumentet që ka Shqipëria, ku "ikonostaset e shumë ikona të tjera janë dëmtuar me kohë". Në këtë intervistë, drejtori i IMK-së shpjegon disa nga arsyet që sollën grabitjen e afreskut të cilin për 500 vjet s'e shkuli njeri nga muri... Zoti Baçe, si u njoftuat për dëmtimin e afreskut në Kishën e Shën e Premtes. Ishit në dijeni të rrezikut të grabitjes? -Njoftimi nuk ka të bëjë me një ditë para, dy ditë mbrapa. Puna është se po hyn një modë e keqe siç është grabitja e afreskeve. Sepse ikonostaset e shumë ikona të tjera janë dëmtuar me kohë. E gjithë puna ngelet rreth këtij problemi, që faktikisht nuk ka një "sistem nervor". Dikur ka qenë sistemi i kujdestarëve që paguhej me 30 mijë dollarë gjithsej. Është VKM-ja për këtë gjë, që ka qenë me kohë. Unë nuk e di, por nga viti 2004 janë hequr komplet kujdestarët dhe është shumë e vështirë t'i vendosësh, ngaqë nomenklatura u fshi komplet. Megjithatë fondet po harxhohen, edhe pse mungon ky sistem. Po mundohemi tepër për strukturën e re që do të bëjmë. Ka pasur reagime tepër të forta dhe për fat të keq ka pasur edhe nga e majta një reagim që e ka bërë atë heqjen e sistemit të kujdestarëve dhe ngelemi tashmë me një sistem jofunksional. Nuk është rasti të themi tani fajin e ka policia ose institutet, por është rasti të parandalohet dëmi dhe në rastin konkret parandalohet me ngritjen e sistemit të kujdestarëve. Edhe në rastin se vë një televizor në majë të malit, ai do të vidhet dhe për këtë nuk e ka fajin as policia dhe as dikush tjetër, por e ka fajin ai që nuk e ka siguruar. Duhet vendosur sistemi i rojeve. Po ka pasur asistencë shumë të fortë nga ana e të majtëve. Për fat të keq ne mund ta quajnë shoqëri civile, por nuk është shoqëri civile për mua. Është civile se mundohet që ato gjëra që ecin për mirë, ato t'i pengojë. Cilat gjëra konkretisht? -Konkretisht ne kemi pasur një sistem të tillë ku 96 për qind kanë qenë specialistët; marangozë muratorë, dhe katër për qind ka qenë administratë. Pra 160 vetë kanë qenë në Gjirokastër ta zëmë, dhe nga 160 vetët kanë qenë një inxhinier, dy drejtorë, dy teknikë dhe me kaq e gjitha. Sot jemi në një sistem që është burokratizuar dhe është shumë vështirë kur ç'bëhet një sistem. Po bëhet një lloj reforme që do sjellë sistemin e kaluar të sigurisë. Fjalët e para që kanë qenë në institutet. Tashmë unë them "back all the future"-të ecësh përpara në të shkuarën. Pra edhe nëse risollën atë sistem që ka qenë dikur në kohën e komunizmit ne jemi mirë. Nuk ka përgjegjësi kolektive në këtë mes. Kush e ka fajin, e ka Instituti i Monumenteve. Pse e kam unë cili është mekanizmi im që të kontrolloj. E ka drejtoria e Tiranës?! Do të thotë ajo cilat janë mekanizmat? Të gjitha këto mbështillen në Drejtorinë e Trashëgimisë që është në MTKRS dhe me një vetë, me dy vetë nuk është në gjendje si ta bëjë. Kjo do të thotë për mua pengesë e bërjes së një strukture të qartë dhe të plotë. Ky është shkaku i gjërave që do të ndodhin. Sa vite që e keni propozuar sistemin kujdestar dhe çfarë reagimesh kanë ardhur nga Ministria e Kulturës? -Ka kohë që e kam propozuar këtë dhe reagimet nuk kanë qenë negative. Negativ ka qenë reagimi i palës tjetër, e cila ka krijuar një lloj presioni psikologjik që është zvarritur. Është menduar kjo në fillim të vitit dhe do të bëhet kjo strukturë dhe është thënë që për një muaj dy muaj do të bëhet. Ky treg që nxit grabitjen e ikonave dhe afreskeve, ku është më i gjallëruar? -Tek ne ka disa ligje shumë të habitshme. Nuk e di se kur doli ai ligj nga 2002-shi nga 2003-shi, që në rast se dikush e merr një ikonë nga një burim i panjohur që ka vjedhur nga një kishë ose vend tjetër shkon e fut në qendrën e inventarizimit të koleksionit dhe e shënon atë dhe kjo quhet si një e drejtë e tij. Unë e kam parë atë dukuri që persona privatë kanë pjesë të ikonostasit. Kush ua ka trashëguar këtë? Dhe kur i pyeta cili është shkaku që bëhet një gjë e tillë, më thonë që kjo është mundësia të pengojmë daljen jashtë. Me çfarë ka të bëjë dalja jashtë e një ikonostasi që s'harrohet. Padyshim që ai është i dëmtuar si i tillë, se nuk ka mundësi që njeriu të jetë pa kokë dhe pa duar... Kjo do të thotë që ka koleksionistë ikonash? -Pikërisht ka koleksionistë dhe ligji i lejon këta koleksionistë. Unë nuk di në ndonjë vend tjetër të ketë mundësi që dikush të blejë një gjë të vjedhur. Ajo normalisht i merret. Nëse dikush do ta mbajë atë si vlerë shpirtërore, sigurisht ai është një koleksionist i gjërave të vjedhura. Nuk kanë certifikata këto ikonostase dhe afreske. Të paktën në arkivin bazë të shtetit duhet të kenë një regjistrim të kahershëm, ku të jetë certifikuar zbulimi dhe vendosja si objekt muzeor? -Dikur ka qenë një inventar në kisha. Për objektet muzeore kishte një roje që përgjigjej për këtë inventar. Me heqjen e rojeve ose kujdestarëve të monumenteve, ky inventar ngelet ne hava. Tani është një qendër për regjistrimin e pasurive të kulturës, e cila është këtu në Tiranë, por nuk mund të bëjë inventarin fizik të kishave të rretheve të tjera. Duhet të jenë institucionet që e bëjnë. Faktikisht ai inventar nuk është në rregull. Pra inventari fizik i kishave mungon?! -Në një farë mase ju keni të drejtë. Pra ne kemi atë inventar fiktiv që ka qenë në kohën e komunizmit. Edhe sikur të jetë inventari, në rast se dikush nuk e ka në ngarkim atë inventar, çfarë bëhet. Më duket se në vitet '98, '99-2000 u shkatërrua ky lloj sistemi i kujdestarëve që ka qenë mjaft efikas tek neve dhe tani me shumë vështirësi po arrij që ta rikrijojmë këtë gjë. Nuk është drejtë ta gjykojmë që e paska policia apo e ka ndonjë tjetër. Policia e ka detyrë ta gjejë, por është më e lehtë që të mos vidhet dhe të mos dëmtohet. Dëmtimi në çfarë mase ishte? -Dëmtimi është primitiv. Ata që e kanë bërë nuk kanë qenë specialistë, por kanë hequr një pjesë të pikturës. Piktura ka një vlerë të jashtëzakonshme. Ka 500 vjet aty dhe ti vjen dhe e shkul. Me Drejtorinë e Trashëgimisë në Mistrinë e Kulturës, çfarë marrëdhëniesh kini? -Fillimisht këtë intervistë duhet t'ia kishit marrë drejtorisë. Ajo përgjigjet për parqet arkeologjike, monumente dhe unë nuk kam të drejtë t'i vete drejtorit në rrethe e t'i them pse ndodhi kjo gjë. Ai varet nga drejtoria e trashëgimisë dhe ka institucione të caktuara që kontrollojnë 2020 monumentet që ka Shqipëria. Kush duhet ta kishte bërë sa më parë administratën emergjente të kujdestarisë që thoni ju. -Deri në '97-ën funksionoi ai sistem, me të metat e tija, por ishte në strukturë. Mbas '97-ës ajo u shkatërrua, nga ministria e asaj kohe nga drejtoria e kulturës e asaj kohe. Përfundimisht ju veçuat dy pika të forta që rrezikojnë monumentet, ligji i 2002-shit dhe heqja e sistemit të administratave kujdestare në 2007-n. Cili është apeli juaj përfundimtar? -Të vendoset sistemi i kujdestarëve në monumentet e trashëgimisë në rrethe. Jua thashë edhe njëherë, po të ishte një televizor atje, nuk do habitej askush që do vidhej, ndërsa ikonat kanë vlera materiale të mëdha. Një ikonostas i vjedhur arrin vlera në 700 mijë 800 mijë dollarë. Duhet rivendosur sistemi i kujdestarëve. Kisha e Shën e Premtes Në foto: Apollon Baçe, drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës
17E mërkurë, 9 janar 2013 SPECIALE (vijon në numrin e ardhshëm) NESËR DO TË LEXONI: Edi Rama përballë Berishës ndrojtur të asaj gruas që kishte thënë “jooo” kur kishte hyrë në grevë Elsa Lila. E kisha kuptuar tashmë se ishte një fansja ime edhe pse nuk më ishte dhënë rasti të flisja nga afër me të. Po më shikonte me ngulm që nga kordoni që ndante turmën nga tribuna. Sytë e saj të mëdhenj, të ujshëm, plot dritë dhe terr, lëshonin xixa dhe dyshim, sikur kërkonin një verifikim apo një konfirmim nga unë: A PO FITOJMË? Edi Rama kishte zbritur si nga retë dhe ishte futur prej disa minutash në çadrën e urisë për t'u shpjeguar grevistëve situatën e re dhe për t'i bindur të ndërprisnin grevën. Po vonohej. Dridhërimat e erës së lehtë në fletët e çadrës ngjanin të ishin projeksioni i ethes së re atje brenda. Grevistët, ata më të fortët, ishin mësuar tashmë me urinë, nuk vuanin siç kishin vuajtur ditët e para, ishin në gjendje të llogarisnin sa rezerva u kishin mbetur në trupat e drobitur, ku jeta çukiste si një sqep i lodhur. Besonin se mund ta shtynin edhe pesë-gjashtë ditë apo edhe më shumë. Rama i kishte mbledhur rreth vetes, u fliste ngapak dhe vetëm i shikonte, duke i mbajtur dorën në qafë atij që kishte më afër. Ata e ndienin se as sakrifica sublime nuk të nxjerr dot nga orbita e shefit, kur bëhet fjalë për një grevë politike. E dinin të gjithë se ashtu siç nuk do të mund të kishin hyrë në atë grevë pa dashjen e Ramës, edhe nuk mund të vazhdonin pa dashjen e tij. Pra, do të dilnin atë natë, por donin ta bluanin pak më gjatë me njëri-tjetrin zgjidhjen e ofruar, që të besonin se po dilnin si fitimtarë. A KEMI FITUAR? Sytë e tyre të mbushur me këtë pyetje mbanin në rrethim Edi Ramën, ashtu si sytë e gruas përballë meje më mbanin mua në rrethimin e tyre të butë. Përpiqesha të merrja me mend çfarë po u thoshte Rama grevistëve. E kishte të vështirë, patjetër. Në kushtet e krijuara fitorja ishte një gjë që duhej ndjerë, duhej besuar. Fjala nuk e ngrinte dot në këmbë. Madje fjala rrezikonte ta tregonte mbylljen e grevës si humbje në krahasim me gjashtë kërkesat e shpallura. Unë e kisha me të lehtë me gruan përballë, sepse e kisha pak larg dhe nuk kisha mundësi të flisja me të. Mund t'ia përcillja me valë ndjesore përjetimin dhe mendimin tim për atë që po ndodhte. Pa u shtirur. Nuk kishte kuptim të shtiresha. Dhe ajo nuk dukej prej atyre që kanë nevojë të mashtrohen. Ishte një grua rreth të dyzetave, e mbajtur, e hijshme, me flokët ngjyrë kashte të prerë shkurt, që i dukeshin si paruke. Kishte hedhur krahaqafë një çantë pothuajse në ngjyrën e flokëve, mbante këpucë të sheshta si mokasina, dukej e lehtë dhe shumë e shpenguar ashtu. Rreth e rrotull saj deri në thellësi të bulevardit lajmi i fitores bymehej e përndizej ngadalë, sikur i frynte dikush nga një furrë e padukshme; andej-këndej dëgjoheshin brohoritje të forta gëzimi, një det me sy të ngazëllyer valëzonte në bulevard në lartësinë e trupit të njeriut, njerëzit po e përthithnin dhe po e rrezatonin lajmin e fitores pa e ditur mirë se përse bëhej fjalë, shpresa dhe pritja e tyre kishin hedhur një hap para lajmeve, duke vendosur një rend të ri të gjërave që nuk mund të ndryshonte më. Fitorja nuk mund të kthehej më prapa. Duke parë turmën, të dukej mëkat ta vije në dyshim. Por fansja ime po i rezistonte valës së ngazëllimit dhe triumfit rreth e rrotull. Kërkonte konfirmim nga unë: A KEMI FITUAR? Vërtet kemi bërë gjashtë kërkesa. Por vetëm një ka qenë dhe është kërkesa e kërkesave, kushti i kushteve; vetëm një është qershia që merr me vete gjithë shportën. Transparenca e zgjedhjeve. Europa u zgjua nga gjumi. Saliu po detyrohet të dalë nga bunkeri tij. Në fund të fundit, ne nuk kemi pritur që Saliu të na japë të drejtë. Është kështu, apo jo? Kemi pritur dhe jemi përpjekur që bota të na japë të drejtë dhe mbi këtë bazë ata ta marrin Saliun për veshi dhe t'i diktojnë zgjidhjen, duke i bërë të qartë edhe koston e refuzimit të saj. Kjo po ndodh. Këtu jemi sonte. Falë jush. Falë atyre që janë jashtë dhe po na presin. Populli shqiptar nuk do t'i harrojë sakrificat tuaja… Më bëhej sikur po dëgjoja Edi Ramën nën çadër, duke u folur nën zë, si në një agim të hershëm, spartanëve të tij. Vështrimi i gruas përballë meje pulsonte në përsëritjen inerciale të pyetjes dhe në pritjen e përgjigjes. Kishte nuhatur një lloj shpërqendrimi apo hezitimi tek unë. Simpatia ka çmim. Madje të lartë nganjëherë. Vjen një çast i pashmangshëm, kur simpatia e tjetrit apo tjetrës shfaqet e vetme përballë teje me atë mirëbesimin dhe kureshtjen torturuese që vë në provë gjithë arsyen përse të është dhënë. A KEMI FITUAR? Pyetje mizore, sado që e pafajshme. Unë doja t'i thosha “po” dhe ashtu i thashë me gjuhën time të vështrimit, i vetëdijshëm se nuk po e gënjeja, por edhe i vetëkastiguar nga një ndjenë e pacilësueshme poshtërsie. Çfarë ishte fitorja në fund të fundit? Çdo të thoshte të fitoje në ato rrethana? Kuptimet e fitores kishin qenë dhe ishin të ndryshme. Çdokush mund t'i bënte llogaritë sipas kuptimit të vet. Për disa, çadra e grevës së urisë, që kishte mbirë si një fushim alienësh në mes të bulevardit, mund të shkrehej triumfalisht vetëm nëse kryeministri Berisha jepte dorëheqjen ose minimalisht pranonte pa kushte kërkesën e opozitës për hetimin parlamentar të zgjedhjeve të vitit 2009. Për disa të tjerë, greva ishte një lëvizje e radhës, ekstreme patjetër, një alternim mjetesh që kishte pasuar bojkotin, nismat parlamentare, protestat dhe demonstratat e opozitës në funksion të afishimit ndërkombëtar të problematikës së zgjedhjeve në Shqipëri dhe natyrës refraktare të regjimit të Sali Berishës. Opozita nuk ia kishte dalë ende me kutitë, por ia kishte dalë të provokonte në vijimësi refuzimin autodemaskues të qeverisë nga një instancë në tjetrën. Instanca e radhës ishte Strasburgu. Do ta njoftonte Rama pas pak, kur të dilte më në fund nga çadra për t'u folur qytetarëve në bulevard. Greva e urisë e kishte ngritur më lart pjacën e autodemaskimit të qeverisë. Bukur! Por nuk ishte rroba ime ky lloj suksesi, kjo lloj fitoreje. Rroba ime ishte një tjetër: sa më shumë ndërmjetësim nga Europa, aq më mirë ishte për Shqipërinë. Këtë doja t'i transmetoje pa firo fanses sime. Nuk e mora vesh kurrë çfarë kuptoi nga buzagazi dhe gjestet e mia të çiltra të fitores. Ndoshta ka menduar se unë dija më shumë sesa mund të thosha me ato gjeste. Ndoshta ka menduar se thjesht isha i gëzuar që grevistët po ktheheshin gjallë në shtëpitë e tyre. Ndoshta ka menduar se unë besoja sinqerisht se me takimin e Strasburgut kauza e hapjes së kutive ishte venë përfundimisht në rrugën e zgjidhjes. Nuk e kam parë më. Sa herë jam kujtuar për të më vonë, kam menduar se po ta takoja në rrugë a kushedi ku, ajo do të ndalej pak, do të më përshëndeste, do të më pyeste “a të thotë gjë kjo fytyrë” dhe kur unë t'i përgjigjesha “ ej, po si jo ”, ajo do të më thoshte me zërin e saj që e mendoja të butë dhe melodioz se… kisha gabuar atëherë. Ose kisha gënjyer. Siç e kanë zakon politikanët! Nuk fituam, pra! Ndërsa nuk e kam realisht përballë dhe gjithë kjo skenë zhvillohet thjesht në mendjen time, shtyhem ta kundërshtoj në mënyrën time. Fituam diçka, gjithsesi. Fituam më shumë njohje. Domethënë, u bëmë më të njohur sesa ishim në sytë e botës si vend, si popull, dhe si politikë. Të duket pak? Ma kthen: Mendoj se na njohin me kohë, me dhëmbë e me dhëmballë. Replikoj me bindje dhe vendosmëri: Jo. Vendi dhe drejtuesit e tij politikë shpalosen pambarimisht nëpër ngjarje. DETYRIMI Saliu po detyrohet të dalë nga bunkeri tij. Në fund të fundit, ne nuk kemi pritur që Saliu të na japë të drejtë. Është kështu, apo jo? Kemi pritur dhe jemi përpjekur që bota të na japë të drejtë dhe mbi këtë bazë ata ta marrin Saliun për veshi dhe t'i diktojnë zgjidhjen, duke i bërë të qartë edhe koston e refuzimit të saj Strasburgu Rama dhe Berisha të ftoheshin në Strasburg. Në një darkë. Në një darkë pune. Që nuk do të kishte pamjen e një uljeje të ndërmjetësuar të palëve në konflikt, nga ato që në rastin fatlum finalizohen me një darkë festive. Ngërçi shqiptar nuk kishte këto karakteristika ? Si u publikua video Meta-Prifti ? Efektet e videos ne opinion ? Pse Rama hezitoi per demostraten ? Çfarë folën krerët e koalicionit në takim për vendimmarrjen EVROPA Do të ishte edhe një tryezë bisedimesh. Nënkuptimet, të mirat dhe të këqijat, le t'i mendonte sekush si të dëshironte. Europa që nuk ia kishte dalë në Tiranë në muajin janar dhe në muajin mars, ndiente një detyrim të provonte për herë të tretë, tashmë në Strasburg. Në foto: Deputetët e opozitës gjatë grevës së urisë para kryeministrisë në vitin 2010 (lart djathtas) Lokali “Krokodili”në Strasburg ku u takua Edi Rama me Berishën
6 E mërkurë, 9 janar 2013 POLITIKE Referendumi, AK çon në KQZ kërkesën: Një Federatë Shqiptare Aleanca Kuq e Zi depozitoi dje në KQZkërkesën për zhvillimin e referendumit për bashkimin KosovëShqipëri, nismë kjo e bërë publike prej 28 Nëntorit, në Morinë. "Federata shqiptare me dy njësi, krijon mundësinë që shqiptarët të hyjnë në BE si federatë shqiptare. Bashkimi do të ndodhë përpara anëtarësimit në BE", u shpreh Spahiu. Sipas kreut të AK, referendumi është një akt historik, ndërsa bashkimi i dy shteteve, që kanë ndarë një komb përgjysmë nuk ka pengesë nga asnjë faktor i brendshëm apo i huaj dhe është i bazuar në konventat ndërkombëtarë të OKB. "Shqipëria dhe shqiptarët pasi kaluan një vit jubilar të 100-vjetorit të bashkimit, kemi hyrë në vigjilje të 100vjetorit të copëtimit. Një shekull pas copëtimit barbar të trojeve etnike shqiptare, ne vijmë me një akt historik për të depozituar në KQZ kërkesën për nisje të procedurave për bashkimin e dy shteteve shqiptare. Parimi i vetëvendosjes është themeli i sovranitetit popullor. Kjo kërkesë është një test që shtetasi Berisha të provojë që nuk është peng i Beogradit. Berisha të mos guxojë të pengojë të drejtën e miliona shqiptarëve për vetëvendosje", tha Spahiu. Greqia, Rokanas komenton deklaratat nacionaliste Ambasadori: Kemi marrëveshje “deti” "Nacionalizmi ekstrem nuk i shërben të ardhmes" Lajmi Ambasadori grek në Tiranë, Leonidas C. Rokanas ka komentuar që nga Gjirokastra marrëveshjen për kufirin detar, duke e cilësuar si të mirëqenë atë. Njëherësh është shprehur kundër deklaratave nacionaliste të "Aleancës Kuq e Zi" dhe të "Agimit të Artë". ??? TIRANE JAKIN MARENA Berisha: "Si Mesi, 4 herë radhazi do fitojmë zgjedhjet" AK, Spahiu: "Koalicion me 12 parti, skema e fitores" ??? TIRANE Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, zhvilloi një intervistë në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" në televizionin A1 Report, ku i dha përgjigje pyetjeve të ngritura së fundi lidhur me koalicionin në zgjedhjet e 23 Qershorit, por edhe se cilat do të jenë hapat e radhës së AK. I pyetur nga drejtuesi i emisionit, se më kë forcë politike do të shkojë Aleanca Kuq e Zi drejt Zgjedhjeve të Qershorit, duke përjashtuar koalicionin me partitë e mëdha, Spahiu tha me AK janë bashkuar afro 12 parti të vogla si Atdheu, Partia e Emigrantëve, Uniteti Kombëtar, Partia Popullore Shqiptare e të tjera. "AK është krijuar si një lëvizje e qendrës. Ne jemi të bindur në fitore. Kur kemi hyrë të gjithë s'na kanë marrë seriozisht. Jemi rritur aq sa kundërshtarët e pranojnë që do të jetë forcë kryesore në Parlament. Ne kemi bindje që në disa qytete do jemi mbi Partinë Demokratike. Ne mendojmë që jemi faktori më i rëndësishëm dhe më serioz i opozitës shqiptare. AK duhet të jetë lokomotivë e çdo partie opozitare. AK është forca më kredibël opozitare në Shqipëri, është shpresa e rinisë shqiptare", deklaroi Spahiu. Në fokus të intervistës ishin edhe deklaratat e kryeministrit Berisha për kampionat të përbashkët, për Shqipërinë nga Preveza në Preshevë dhe për pasaportë të përbashkët, ku për këtë të fundit Spahiu deklaroi se AK e ka propozuar një vit më parë dhe është kundërshtuar për këtë fakt. Sipas tij Berisha nuk ka ide dhe nga frika e humbjeve të zgjedhjeve, kopjon nismat e AK-së. Sipas tij misioni i Aleancës Kuq e Zi është të rrëzojë nga pushteti Sali Berishën dhe të bashkojë Shqipërinë me Kosovën. Duke theksuar edhe një herë se pa largimin e Kryeministrit Berisha nuk mund të ndodhë bashkimi i vendeve. "Misioni është rrëzimi i Berishës nga pushteti dhe mosrënia në kompromis me të në asnjë pikë me të. Dhe bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Pa rrëzuar Sali Berishën nuk bashkohemi me Kosovën, nuk ka asnjë hap", tha kreu i AK-së. Kufiri "Vullneti ynë lidhet në vijimësi me dëshirën për ti përballur të gjitha problemet që lidhen me këtë marrëveshje nën frymën e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe përmes dialogut të vazhdueshëm", tha ambasadori grek. Ambasadori grek në vendin tonë, LeonidasC.Rokanas, komentoi nga Gjirokastra deklaratat nacionaliste në Shqipëri e Greqi, duke theksuar se nacionalizmi ekstrem nuk i shërben të ardhmes europiane. Sipas ambasadorit grek, qarqet e caktuara nuk meritojnë mediatizim dhe nuk shprehin frymën e vërtetë të marrëdhënieve mes dy popujve. I pyetur në lidhje me paktin detar mes dy vendeve, ambasadori Rokanas theksoi se Greqia synon t'i përballojë të gjitha problemet që lidhen me këtë marrëveshje nën frymën e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe përmes dialogut të vazhdueshëm. Ndërkohë që për të është një marrëveshje e detit. I pyetur në lidhje me kopmentin e tij në raport me deklaratat nacionaliste të qarqeve të caktuara në Greqi dhe kundërpërgjigjet ndaj tyre prej qarqeve shqiptare si dhe bë çfarë situate i vendos ky realitet i ri marrëdhëniet mes dy vendeve, ambasadori grek në Tiranë është shprehur se fryma e bashkëpunimit mes dy vendeve është ajo që i tejkalon të gjitha situatat. "Pata mundësinë të flas me kreun tuaj të bashkisë se si mund të përmirësojmë marrëdhëniet mes dy popujve të veriut të Greqisë dhe jugut të Shqipërisë dhe sesi kontaktet mund të shtyjnë përpara dhe marrëdhëniet me gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë dhe ti shërbejnë procesit të integrimit të vendit tuaj në BE. Ne diskutuam dhe çështjen nacionalizmave ekstreme që janë të pranishme në të dy vendet. Nuk doja të shprehesha mbi veprime konkrete të partive dhe qarqeve konkrete në të dy vendet por nacionalizmi ekstrem nuk i shërben të Kryeministri Berisha, që kur ka hyrë në Facebook, tashmë përpiqet që të komentojë çdo zhvillim që ndodh në botë. Këtë radhë është ndalur tek fitimi i "Topit të Artë" nga Lionel Mesi. "Ishte nata e yllit të yjeve të futbollit, argjentinasit Leo Mesi që u shpall për të katërtën herë kryefutbollisti i botës "Topi i Artë i futbollit botëror". Leo Mesi, (apo nuk e ka mbiemrin si shqiptar) herëherë më duket si hyjni tokësor i futbollit dhe suksesit të tij, pasi tek ai janë shkrirë mrekullisht njerëzorja, por dhe mbinjerëzorja, talenti i rrallë performanca fizike e psikologjike e përsosur me shpirtin e fitimtarit. Më duhet t'ju pohoj miqtë e mi të dashur se unë shoh tek secili prej jush një Leo Mesi të vërtetë në fitoren e betejës së ardhme elektorale, e madje, në shembullin e tij, dhe të katërtën, pra tjetrën pas saj", tha Berisha. ardhmes europiane. Komentet e mëtejshme nuk do të ishin në nderin e pozicionit tim. Dua të përqendrohem për të theksuar se prioriteti ynë është mbështetja e frymës së bashkëpunimit mes dy vendeve me mënyra praktike dhe mbështetja e hapave të Shqipërisë drejt BE", deklaroi ambasadori grek. Duke e konkretizuar më tej me deklaratat e "Aleancës Kuq e zi" dhe "Agimit të Artë" dhe ndikimin e tyre në marrëdhëniet mes dy vendeve, ambasadori është shprehur se integrimi në BE përjashton tonet nacionaliste. "Unë do t'iu përgjigjem duke thënë atë që ne duam dhe ne duam siç ju thashë më lart që marrëdhëniet tona të përmirësohen e të thellohen. Përpjekjet drejt BE përjashtojnë thirrjet nacionaliste nga të dy vendet. Qarqet e caktuara nuk meritojnë mediatizim dhe sigurisht që nuk shprehin frymën e vërtetë të marrëdhënieve mes dy popujve", tha Rokanas. Por nuk ka qëndruar indiferencat as ndaj interesimit të gazetarëve në lidhje me marrëveshjen për kufirin detar. "Kjo nuk është një çështje që është ngritur kohët e fundit por një çështje e rëndësishme që ka ekzistuar prej një periudhe më të gjatë. Mbi kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë është realizuar tashmë një marrëveshje. Vullneti ynë lidhet në vijimësi me dëshirën për ti përballur të gjitha problemet që lidhen me këtë marrëveshje nën frymën e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe përmes dialogut të vazhdueshëm", tha ambasadori grek. Një qëndrimi i cili ka lënë për të kuptuar se për qeverinë greke marrëveshja e rrëzuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese shqiptare, me kërkesë të socialistëve shqiptarë, është ende në këmbë për ta. Pavarësisht se pala shqiptare përmes ministrit të Jashtëm Panariti më se njëherë është deklaruar se duhet të fillojnë negociatat për një marrëveshje të re me Greqinë për kufirin detar. Marrëveshje e cila do të jetë konform vendimit të Kushteueses, konventave ndërkombëtare por dhe pëlqimit mes të dy palëve. Kreshnik Spahiu Në foto: Ambasadori grek në Tiranë, Leonidas C. Rokanas
LEKË 30 JAKIN MARENA TIRANE REPORTAZH/ Çfarë ndodh në Surrel ku po hidhen themelet e godinës së re Banesa e re e çiftit Edi dhe Linda Rama, një ndërtim futurist mes mijëra ndërtimeve të komunës së Dajtit. Eco-banesa, e konceptuar me dy rrathë identikë 11 këndorë që shohin Dajtin KONFERENCA NË FACEBOOK Arvizu: KQZ, shqetësim për zgjedhjet VITI III - NR. 04 E mërkurë, 09-01-2013 Në ish Evropën Lindore, në fund të viteve ‘89-'90: Revolucioni në Çekosllovaki - revolucion xhentil, i kadifejtëNë Ukrainë - revolucion i portokallinjtë Në Rumani - flakë (si e kashtës) Në Shqipëri - (fatale) revolucion i negociuar… Ish presidenti çek Havel: “Më të këqinj se komunistët, janë ish-komunistët e shndërruar në antikomunistë”. Para 2-3 vitesh, një senator i të Djathtës italiane, on Oreste Tofani, i ftuar nga Balli Kombëtar Demokrat, mbajti në Hotel Tirana International një leksion tepër interesant mbi dekomunistizimin e shoqërive paskomuniste në vendet e ish-Lindjes evropiane. Duke i trajtuar me emërues të përbashkët të gjitha vendet ish-komuniste të kontinentit të vjetër, me shumë sukses, senatori i njohur antikomunist u ndal në realitetin e veçantë shqiptar, duke qenë i mirëinformuar për zhvillimet politike të Shqipërisë së pas vitit 1990. Pas aktivitetit, gjatë një bisede të lirë me politikanin-mik italian, e pata pyetur: “Nëse deri tani, në gati 20 vite qeverisje paskomuniste, periudhë gjatë së cilës kanë qeverisur në kohë të barabarta... Koment Sërish për dekomunistizimin NGA AGIM ZEKA ? vijon në faqe 22 Tiranë, policia private nxjerr në rrugë 12 familje KONFLIKTI ? Faqe 15 Pyetje-përgjigjet e plota të ambasadorit armerikan dje në rrjetin social ? Faqe 16-17 ? Faqe 11 ? Faqe 12-13 Dosja e Sigurimit Libri i Zogajt Pagat e buxhetorëve Atentati i dështuar i UDB-së për të vrarë Enver Hoxhën “Krokodili”, si humbi Rama përballë Berishës Bode ? rmosi në 3 janar, qeveria nuk jep lekët Ambasadori amerikan, Alexandër Arvizu në një konferencë online përmbi dy orë ka komunikuar... ? Faqe 18-19 ? Faqe 2-3 Pëjetoni shpejtësinë Fqinjët: Tokën e bleu Linda Basha ZBULOHET SHTEPIA E EDI RAMES NË FOTO: Banesa e re e çiftit Edi dhe Linda Rama në fshatin Surrel të komunës së Dajtit në Tiranë, ndërtuar në tokën që gruaja e kryesocialistit bleu më parë
3E mërkurë, 9 janar 2013 POLITIKE Pas Obamas e Montit Rama, i vetmi politikan që aplikoi konferencën online përmes Twitterit ??? TIRANE Kreu socialist Edi Rama është i paripolitikan shqiptar dhe deri më tani i vetmi që ka realizuar një konferencë për mediat dhe qytetarët përmes faqes së tij personale në rrjetin social, Twitter në mesditën e ditës së dielë. Kreu i opozitës ka nënvizuar si prioritet të parë të PS për këtë vit, largimin e qeverisë me votë mbarëpopullore. "Jam këtu. Vit të mbarë të gjithëve. Fillojmë. Jemi përballë një regjimi. Duhet një front opozitar pa paragjykime. Prioriteti i parë është largimi i regjimit me votë mbarëpopullore", tha Rama. Duke iu përgjigjur ndjekësve të tij në Tëitter, sesi do të realizohet shmangia e përsëritjes së skanarit të vjedhjes së votave lideri i së majtës, sqaroi se "sa më shumë njerëz të dalin në votim aq më pak shanse do ketë për manupilim", u shpreh Rama teksa theksoi nevojën e realizimit të një koalicioni të gjerë nga e majta në të djathtë për rotacion, duke lenë rë hapur shtegun e bashkëpunimit me çdo forcë politike. "Sot ndarja s'është majtas djathtas po regjim opozitë! Opozita duhet të bëjë front të gjerë nga e majta në të djathtë për rotacion", theksoi Rama. Duke trajtuar çdo pyetje me përgjigje, në fund të diskutimit online, Rama tha se "në afro 3 orë bëra sa munda. Pres sugjerimet tuaja si mund ta vëmë në jetë më tej këtë praktike kaq terheqese". Rama me këtë konferencë ndjek shembullin e presidentit amerikan Barack Obama dhe atij italian Mario Monti, që në fundjavë zhvilloi një video-konferencë në Twitter. Ndërkohë që Ramën e ka ndjekur dje ambasadori i SHBA në Tiranë, Arvizu në konferencë onlinë në facebook. Që tha se e kishte planifikuar që vitin e kaluar, por axhenda e ngjeshur e kishte penguar. Privatizimet "Historia e privatizimeve së fundmi ka qenë shumë e përzier. Unë mendoj se ka akoma shumë mundësi të mira biznesi, por unë do t'i këshilloja çdo investitori që të gjente një ortak shqiptar të respektuar dhe që të bënte detyrat e shtëpisë". mandatave, pra një situatë e jo aq e qetë, a janë të garantuara zgjedhje të lira. 2-Cili është qëndrimi i ShBA lidhur me projektet e gazsjellesave TAP dhe Nabucco. Cili vlerësohet më i leverdisshëm, jo vetëm në pikëpamje ekonomike, por edhe gjeopolitike? Të falenderoj , dhe të uroj punë të mbarë . U.S. Embassy-Tirana: Unë jam paksa i shqetësuar për KQZ-në. Ka pasur probleme që unë i kam perceptuar si probleme të drejtëpërdrejta administrative, që janë politizuar. Ky nuk është një ogur i mirë për 23 Qershorin. Përsa i përket TAP-it, mendoj se jeni duke iu referuar raportit të fundit të përgatitur nga Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit. Në qeverinë e SHBA, dega legjislative ka pergjegjësinë dhe detyrën për të informuar Administratën mbi pozicionin e politikave të jashtme. Qeveria e ShBA mbështet diversifikimin e burimeve energjitike në Europë. Politika e Administratës për neutralitet midis TAP dhe Nabucco Ëest nuk ka ndryshuar. Shkëlzen Puci: Cili është qëndrimi juaj në lidhje me arrestimin e një eksponenti të PS, z.Bajraba në SHBA e ka pasur një komunikim në kanale zyrtare ndërmjet Ambasadës Amerikane e PS në lidhje me këtë çështje? U.S. Embassy-Tirana: Unë e kam marrë informacionin duke lexuar gazetën Palo Alto Times. S'ka pasur asnjë komunikim zyrtar midis zyrtarëve ligjorë të SHBA e Ambasadës Amerikane mbi këtë çështje. Urban Legend: Mjedisi në Shqipëri është një nga cështjet problematike dhe me impakt të madh në gjithë çështjet e zhvillimit. A ka ndonjë organizatë amerikane që fokusohet në projekte mbi çështjet mjedisore? Mundet që ACT Now të fokusohet edhe në këtë çështje? Si mund të përfshihem unë te ACT Now për cështjet mjedisore duke qenë që jam ekspert në këtë fushë? U.S. Embassy-Tirana: Jam dakord, mjedisi është një problem në Shqipëri. Një celës i suksesit kërkon një ndërgjegjësim të madhë. Organizatat jo-Qeveritare janë aktive në këtë fushë, por progresi i vërtetë do të kërkojë një ndërgjegjësim në nivel kombëtar, që të jetë një problem. Duhet të ketë më shumë dedikim nga Çdokush për të ndaluar degradimin e mjedisit të vendit. Mos hidhni më plehra nga dritaret. Të mbështeten ligjet e planifikimit urban - të mbështeten projekte më të mira për plehrat...Çdo individ duhet të kontribojë. Altin Ketro: Shqipëria ka hyrë në vitin e saj zgjedhor dhe paralelisht me afrimin e tyre po/do shtë emëruar kryeprokurori i ri e keni uruar e jeni shprehur se duhet të bëj "përpjekje maksimale për të përmbyllur me sukses gjyqin e atyre që ishin përgjegjës për dhunën e dënueshme të 21 janarit 2011". Mund të jeni më konkretë se çfarë keni parasysh? U.S. Embassy-Tirana: Kanë kaluar tashmë 2 vjet dhe shqiptarët meritojnë të kenë përgjigje, meritojnë veprim dhe meritojnë të ketë drejtësi. Kleid Martini: Mund të jetë pjesë e Evropës së Bashkuar një vend si Shqipëria në të cilin shteti shpesh refuzon me vetëdije e këmbëngulje të zbatojë vendimet e formes së prerë të gjykatave shqiptare të cilat kanë dhënë vendime kundër shtetit?! U.S. Embassy-Tirana: Një element kryesor i kriterit të BE është të ashtuquajturat kriteret e i Kopenhagenit, të cilat adresojnë pyetjen tuaj. Unë do shtoja se pamundësia për të pasur progres në luftën kundër korrupsionit është një problem i barabartë serioz. Elvin Luku: Në fjalimin e fundit Obama tha se fuqia e SHBA-ve, qëndron se qytetarët jo vetëm pranojnë mendimin ndryshe, por dhe bashkëtojnë me të. Sa e shihni këtë koncept në shoqërinë dhe vecanërisht në politikën shqiptare? U.S. Embassy-Tirana: Mund të stonoj në këtë që po them por është akoma një mister për mua se pse klasa politike duket kaq e pa motivuar për tu ngritur përtej interesave të njëanshme dhe të punojë për të avancuar mirëqënien e shqiptarëve, dhe jo vetëm bazën e tyre politike. Shikoni shembullin e ditës së Vitit të Ri në SHBA. Kongresi Amerikan votoi ligjin e taksave pas një lufte të gjatë kompromisi. Ky ligj i la të gjithë të jo të lumtur por shumë njerëz e njohën si të domosdoshëm. Erion Buhali: Nëse për një çast fuqia e imagjinatës do zhvendoste 21 janarin në vendin tuaj SHBA, a do të kishit bërë të njëjtën deklaratë mbi kryeministrin se ai është një burrë i vërtetë shteti? (kur kemi parasysh se po ky njeri ka hedhur poshtë të gjitha hetimet e FBI.) U.S. Embassy-Tirana: Faleminderit për pyetjen tuaj. Kam dashur nje mundësi ku të shpjegoj çështjen e "burrë shtetit". Shumë njerëz e dinë por shumë shkurt: në një konferencë për shtyp në 25 Janar 2011 më duket, unë ju drejtova veçanërisht vendimit të Kryeministrit si "prej burri shteti" për të anulluar protestën e Partisë Demokratike në mes të asaj atmosfere aq të tensionuar. Kjo solli një mori komentesh të cilat vazhdojnë edhe sot. Shumë njerëz ishin shumë kritikues ndaj asaj që unë thashë. Kur unë shpjegova qëllimin dhe arsyet e kesaj shumë prej këtyre kritikeve thanë - "ne përsëri nuk jemi dakord me fjalët që ju përdorët, por e kuptojmë më mirë pse thatë atë që thatë". Disa prej këtyre kritikeve janë bërë shokë të mirë dhe të besueshëm që prej asaj kohe. Sigurisht, unë e kuptoj që ka njerëz të cilët përsëri nuk janë dakord me atë që unë thashë. Por kjo është e drejta e tyre. Florenc Stafa: A do t'i përvishni sërish mëngët më 23 qershor e a s'është një gjë e tillë interferim në sovranitetin e Shqipërisë? U.S. Embassy-Tirana: Unë nuk mendoj se veprimet e Ambasadës Amerikane në zgjedhjet lokale të Majit të vitit 2011 përbënë ndërhyrje në punë e brendshme të Shqipërisë. Grande Financa: Ka ndonjë mënyrë për të marrë përsëri të gjitha trojet shqiptare dhe për të bërë "Shqipërinë Natyrale"? U.S. Embassy-Tirana: Unë mendoj se ju duhet të merrni një hartë të Shqipërisë aktuale nga National Geographic. Kjo është ajo që ne e njohim si Shqipëria. Arber Memoci: Ngjarje si Gerdeci, 21 Janari, Ish të përndjekurit, kapja e institucioneve, etj janë cënim i demokracisë. Ju në mjaft raste, nuk jeni shprehur në mënyrë direkte cka ka bërë që të bjerë besimi ndaj SHBA si aleat strategjik i "Shqiptarëve" dhe si shtet që promovon demokracinë në të gjithë Botën. A mund të na shtoni besimin se SHBA janë vërtet miq të Shqiptarëve e liridashes duke filluar me zgjedhjet e 23 qershorit? U.S. Embassy-Tirana: Unë jam kritikuar për të qenë shumë kritik ndaj qeverisë. Mendoj rekord ynë është i qartë dhe konsistent: ne jemi për forcimin e demokracisë, për më shumë transparencë në qeverisje, zgjedhje transparente, dhe luftë kundër korrupsionit. tohen tonet patriotiko-nacionaliste të udhëheqësve politikë brenda e jashtë parlamentit. Çfarë qëndrimi kanë SHBA e cili është mesazhi që Ju i përcillni faktorit politik, popullit shqiptar për këtë çështje? U.S.Embassy-Tirana: Unë do t'i referohesha fjalimit që mbajta në 15 Dhjetor. Më lejo të nënvizoj se është shumë i vlerësuar kontributi pozitiv i Shqipërisë për stabilitetin në rajon dhe është në interesin e Shqipërisë që kjo gjë të vazhdojë. Erion Habilaj, "DITA": Ditën që ëshKatër raste të konferencave përmes rrjeteve sociale janë prezantuar. E para e presidentit Obama, e dyta e ish-kryeministrit, Monti, e treta e kreut të PS Rama e tani Arvizu. 4 raste
7E mërkurë, 9 janar 2013 POLITIKE Topi në Sauk: Tirana, vendi ku FRD do të jetë më e suksesshme Topi ka garantuar një fushatë ndryshe tëpartisë që ai drejton në kontaktet me qytetarët shqiptarë për të siguruar rotacionin e pushtetit në zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti. Dje pasdite, kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi zhvilloi një takim me qytetarë të Saukut në Tiranë, ku ka shpalosur alternativën e kësaj partie, duke evidentuar problemet më të prekshme për qytetarët, të cilat do të marrin rrugën e zgjidhjes menjëherë pas fitores në zgjedhjet parlamentare. "Ne do të takojmë me thjeshtësi çdo qytetar derë më derë, në mënyrë që të gjithë së bashku të ecim drejt një fitoreje të merituar në zgjedhjet e qershorit 2013", tha Topi. Duke ironizuar kërkesën e kryeministrit drejtuar anëtarëve të qeverisë për të publikuar numrat e tyre, Topi tha se qeveria duhet të jetë e hapur me qytetarët gjatë gjithë mandatit dhe jo vetëm kur afrojnë zgjedhjet. "Tirana është vendi ku ne do të jemi më të suksesshëm" theksoi Topi mes mbështetësve të FRD-së në Sauk. Për të cilin rëndësi ka koalicioni me qytetarët, ndërkohë që ka mohuar mundësinë e një koalicioni me PD, PS dhe LSI në zgjedhje. Ish-raportuesi në KE për Shqipërinë: Pse ju refuzoi Holanda Holanda: Zgjedhjet në Shqipëri, bëni kujdes Van der Linden: Statusi në BE, vetëm me meritë Me biznesin Tahiri: Politikat e qeverisë të dështuara Totozani: “Komisioneri i ri i Avokatit të Popullit, dy të verbër” Lajmi Ish-raportuesi në Këshillin e Evropës për Shqipërinë Rene Van der Linden ka shpjeguar arësyet se përse Holanda ishte kundër marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE nga Shqipëri, duke thënë se ishte e papërgatirur. Ndërsa zgjedhjet i ka cilësuar të rëndësishme. ??? TIRANE JAKIN MARENA Apeli "Do të doja t'i dërgoja një apel të fortë politikanëve dhe partive politike shqiptare të jenë të përgjegjshëm, përsa i përket procesit të zgjedhjeve. Problemet e shfaqura me zgjedhjet në të shkuarën vijojnë të dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë". Ministri Panariti: “Tensionet në Luginën e Preshevës, absurde” ??? TIRANE Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, në një intervistë për Radio Dukagjinin, theksoi se tensionet në Luginën e Preshevës janë tërësisht të panevojshme. Duke komentuar qëndrimet e fundit të kryeministrit serb Daciç lidhur me zhvillimet në Luginën e Preshevës, Panariti tha se "ne i cilësojmë qëndrimet e fundit të kryeministrit Daciç si provokime të hapura ndaj popullsisë shqiptare të Luginës së Preshevës. I konsiderojmë se nuk janë aspak në linjë me frymën demokratike të BE-së, janë tërësisht të panevojshme, e parë kjo dhe në kontekstin konstruktiv historik ku ndodhet sot rajoni i Ballkanit Perëndimor". "Ne konsiderojmë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtat e tyre të pamohueshme që lidhen me lirinë e shprehjes, me mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit, kulturës, gjuhës dhe vlerave të tyre kombëtare e historike, ashtu sikurse këto të drejta sanksionohen dhe nga Konventa Europiane e të drejtave të njeriut. Shprehim bindjen se ushtrimi i këtyre të drejtave nuk cënojnë aspak integritetin territorial të Serbisë. Pikërisht kërcënimi për kufizimin e këtyre të drejtave është një sinjal negativ për integrimin europian të Serbisë, ndërkohë që kushtëzimi i vazhdimit të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë me heqjen e monumentit në Preshevë, mendoj se nuk i shërben aspak klimës së fqinjësisë së mirë dhe mbarëvajtjes së paqes e stabilitetit në rajonin tonë", tha Panariti. Ai vuri në dukje se forcimi i paqes dhe mirëkuptimit në Luginën e Preshevës vjen vetëm përmes rritjes së investimeve dhe përmirësimit të mirëqënies së qytetarëve të këtij rajoni dhe jo përmes shantazhit që u bëhet ndjenjave kombëtare të shqiptarëve në jugun e Serbisë. Panariti bëri të ditur se gjatë vizitës që ministri i Jashtëm i Serbisë, z.Mrkic, bëri në Shqipëri, theksova se "kriter i përmirësimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë është përmirësimi i gjendjes social-ekonomike dhe integrimi i tyre sa më i mirë në institucionet e qeverisë lokale në Luginën e Preshevës". Kryetari i PS TiranëSaimir Tahiri, i shoqëruar edhe nga drejtues vendorë të PS në Njësinë Bashkiake Nr.6 ka zhvilluar dje një seri takimesh me tregtarë dhe biznesmenë të vegjël, në tregun ushqimor të qytetit të nxënësve. Ai ka ripërsëritur vendosmërinë e PS që me të ardhur në pushtet të heqë taksën e biznesit të vogël dhe ta trajtojë këtë kategori të sipërmarrjes si një partner, që duhet përkrahur dhe jo t'i merret fryma me taksa dhe gjoba abuzive. Avokati i Popullit, Totozani, i propozon Kuvendit 2 kandidatura nga të verbërit për komisioner në institucionin që drejton. Arjan Hysa dhe Ermir Kapedani janë emrat që i shkojnë Parlamentit për vendin e komisionerit, te mbetur vakant pas dorëheqjes së Florina Nunit. "Janë juristë me kontribut të madh në fushën e të drejtave të njeriut. S'do punojnë vetëm për aftësitë e kufizuara", tha dje Totozani në ceremoninë e prezantimit të të dy kandidaturave. Shqipëria nuk është e përgatitur për të merituarmarrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian, pasi duhej të ishin realizuar të gjithë kushtet nga politika shqiptare. Njëherësh zgjedhjet parlamentare të verës së këtij viti janë një test i rëndësishëm për politikën shqiptare në rrugën e saj të integrimit në BE, me të cilat duhet bërë kujdes. Deklarata të tilla i ka dhënë ambasadori Rene Van der Linden, i cili është tepër i njohur në qarqet politike të Tiranës. Për disa vite ai ka qenë raportues për Shqipërinë në Këshillin e Europës. Është rikthyer në vëndin tonë si akademik për të udhëhequr programin e doktorraturës në administrim biznesi në Institucionin e Arsimit të Larte 'ISSAT'. "Është me shumë rëndësi plotësimi i kritereve të Kopenhagenit, pasi ne kemi parë disa vende si Bullgaria apo Rumania, të cilat u anëtarësuan para kohe në BE, gjë e cila krijoi një mori me kritika tek të gjithë vendet anëtare. Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë do të bazohet vetëm nëse meritohet atëherë kur të zbatohen kriteret e vendosura". Ka qënë deklarata e e ish-raportuesit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Van der Linden. Për të është shumë e rëndësishme që për të garantuar të ardhmen e Bashkimit Evropian, në praktikën e pranimit të vendeve të reja në këtë organizëm duhet t'i përmbahen të gjithë rregullave strikte. "Kjo nuk është diçka specifike që i kërkohet vetëm Shqipërisë. Po të shikoni, sot bazuar në meritë vendet anëtare mund ta mbajnë ose humbasin, statusin e vendit antar në atë që njihet si eurogrup. Për hir të ardhmes së BEs ne duhet t'i përmbahemi rregullave strikte dhe marrëveshjeve mes vendeve anëtare", tha ambasadori, duke paralajmëruar se nuk ka qënë thjeshtë mungesa e votimit të tre ligjeve integruese shkaku i refuzimit të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Rene Van der Linden thotë se Shqipëria duhet të bëjë kujdes me zgjedhjet e 23 qershorit. "Do të doja t'i dërgoja një apel të fortë politikanëve dhe partive politike shqiptare të jenë të përgjegjshëm, përsa i përket procesit të zgjedhjeve. Problemet e shfaqura me zgjedhjet në të shkuarën vijojnë të dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë, kjo do të thellohet edhe më shumë, nëse do të vijojë sherri mes partive. S'ka asgjë të keqe nëse partitë kanë opinione të ndryshme apo zhvillojnë, një fushatë të fortë elektorale por nëse njëra palë fiton zgjedhjet dhe tjetra është kundra gjithckaje ose vise versa kjo nuk është rruga zhvillimit të vëndit dhe promovimit të interesave të qytetarëve", theksoi ambasadori. Në këndvështrimit e Der Linden nëse Shqipëria do të bëjë hapa pas në standardet e zgjedhjeve, atëherë e gjitha kjo do të ketë një kosto. "Kostoja do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar, gjë e cila thënë ndryshe do të dëmtojë këto marrëdhënie. Dua t'u them politikanëve shqiptarë, se ata janë përfaqësues të popullit duhet të marrin në konsideratë pasojat e sjelljes së tyre që lidhen me zgjedhjet dhe përtej kësaj që lidhen me vendin dhe qytetarët", u shpreh ambasadori . Edmond Panariti Në foto: Rene Van der Linden, ishraportuesi në Këshillin e Evropës për Shqipërinë
5E mërkurë, 9 janar 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti "SALAJ" ju vjen në ndihmë në këto shërbime: ? Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. ? Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. ? Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. ? Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website: www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI AK dorëzon në KQZ kërkesën për Referendum Aleanca Kuq e Zi depozitoi të martënnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për zhvillimin e referendumit për bashkimin Kosovë-Shqipëri, nismë kjo e bërë publike prej 28 Nëntorit, në Morinë. Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, deklaroi se shtetet shqiptare duhet të anëtarësohen në BE si federatë shqiptare me dy njësi, që rrëzon kufijtë, por nuk i ndryshojnë ato. "Federata shqiptare me dy njësi, krijon mundësinë që shqiptarët të hyjnë në BE si federatë shqiptare. Bashkimi do të ndodhë përpara anëtarësimit në BE", u shpreh Spahiu. Sipas kreut të AK-së, referendumi është një akt historik, ndërsa bashkimi i dy shteteve, që kanë ndarë një komb përgjysmë nuk ka pengesë nga asnjë faktor i brendshëm apo i huaj dhe është i bazuar në konventat ndërkombëtarë të OKB. "Shqipëria dhe shqiptarët pasi kaluan një vit jubilar të 100-vjetorit të bashkimit, kemi hyrë në vigjilje të 100-vjetorit të copëtimit. Një shekull pas copëtimit barbar të trojeve etnike shqiptare, ne vijmë me një akt historik për të depozituar në KQZ kërkesën për nisje të procedurave për bashkimin e dy shteteve shqiptare", deklaroi Spahiu. “KQZ dhe Kolegji u politizuan” Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste sqaron efektet e shtimit të ZAZ-ve për zgjedhjet e 23 qershorit. Mandatet sipas tij kanë afatin e fundit për t'u ndarë deri në 7 mars INTERVISTA/ Damian Gjiknuri flet për vendimmarrjet për zgjedhjet Lajmi Sekretari për çështjet zgjedhore në opozitë, Damian Gjiknuri, në një intervistë për Ai Report komenton zhvillimet e fundit në KQZ lidhur me shtimin e ZAZ-ve, mandatet që mbeten ende të bllokuara si dhe akuzon këtë instutucion se është politizuar nga PD. ??? TIRANE MIRA KAZHANI LAJME SHKURTMiratimi PS, dyshime për bojën matrikuluese KQZ në mbledhjen edjeshme u përfshi në debate mes anëtarëve përsa i përket vendimmarrjeve lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit. Përfaqësuesit e PS hodhën dyshime mbi përdorimin e bojët matrikuluese për shkak të kritereve të rezistencës së saj. Genc Gjonçaj kërkoi që rregullores së pr/vendimit për miratimin e llojit të specifikimit të bojës" ku thuhet se boja duhet të jetë e pacënueshme nga agjentët atmosferik, të shtohet dhe nga detergjentët, pijet alkoolike, agjentë reduktues, amoniaku. Anëtarët e Partisë Demokratike dhe kryetarja e KQZ-së u shprehën se nuk ishte arsye të përcaktohen agjentët pasi pika B në këtë pr/vendim flet qartë se "Boja të mos hiqet në më pak se 24 orë nga koha timbrimit." Kërkesa e PS-së u hodh poshtë. Gjithashtu debate pati edhe për vulën rezervë të kutive të votimit si dhe kodet e sigurisë, ku PS propozoi për të ndryshuar vulën rezervë të kutive të votimit, nga ngjyra e jeshila do të jetë e verdhë. Ndërkohë që vula primare do të ketë ngjyrë gri. KODET E SIGURISË 139 mijë euro do të shpenzojë KQZ këtë vit për të blerë vetëm kodet e reja të sigurisë. Me kërkesë të Partisë Socialiste u vendos që ky element sigurie, që vendoset në kutitë e votimit dhe materialeve zgjedhore, të riblihet, ndonëse pjesa më e madhe e tij sigurohej nga rezervat e papërdorura në vite. "Përsa i takon aspektit material unë jam i përgjegjshëm për lekët e taksapaguesve, por mendoj se shuma nuk është domethënëse. Ne këtu, vetëm me një KZAZ që i rritëm Fierit, nga 3 në 4, çuam për dreq 600 mijë euro, tha ai. ?PERGJIGJE ? Pse qëndron ende e bllokuar çështja e mandateve? Ndarja e mandateve qëndron e bllokuar pasi KQZ ende nuk ka marrë një vendim lidhur me propozimin e admnistratës, ku Qarkut të Beratit dhe Korçës u hiqet nga një mandat dhe u shtohen Tiranës dhe Durrësit. PS nuk tërhiqet nga kërkesa për shtimin fiktiv të popullsisë në 4 komunat e Kukësit. ? Kur është afati i fundit? Sipas Kodit Zgjedhor, afati i fundit është data mars, por ky vendim duhet të ishte miratuar që në 7 dhjetor. ? Çfarë vendimmarrje të tjera ka marrë KQZ për zgjedhjet e 23 qershorit? KQZ miratoi kodet e sigurisë, që janë 6 shifrorë, por do të jenë me ngjyrë jeshile ndërsa vulat me gjyrë gri të theksuar dhe rezervat do të kenë ngjyrë të verdhë. Do të shtohen 3 mijë kuti të reja votimi, ku në total do të bëhen 6 mijë. Modelet e kutive të votimit do të jenë të njëjtë me ato të zgjedhjeve të kaluara. Pritet fillimi i procesit të prokurimeve publike për teknologjinë. PYETJE Deputeti i PS, sqaron vendimmarrjet e KQZ si dhekomenton vendimin e dhënë nga Kolegji Zgjedhor. Ai thotë se duhet zbatuar qëndrimi i Arvizusë. Ndarja dhe shtimi i ZAZ- çfarë efekte ka? Partia Socialiste kërkoi një propozim konkret për Qarkun e Fierit. Niazi Kosovrasti i urdhëruar nga Sali Berisha një ditë tha: Ky vendim është i rëndësishëm, e përkrahim, por kërkojmë konsensus me Partinë Socialiste për të bërë një projekt të përbashkët. Ai kërkoi që të shtoheshin. Afati i fundit ishte 7 dhjetori. Kosovrasti kërkoi shtyrjen e mbledhjes dhe Berisha tha të shtojmë numrin e ZAZ-ve. Këtu u vunë interesat e partive politike në radhë të parë. Projekti i Partisë Demokratike për numrin e Zonave Administrative Zgjedhore kaloi në Kolegjin Zgjedhor dhe u fut si projekt i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke u politizuar administrata. Nuk mundet Kolegji të bëjë ndarjen. Si arrin një gjykatë të ndajë mandatet? Projekti i PD u fut si projekt i KQZ, përfundoi dhe në Kolegj. Kolegji po shqyrton atë çfarë nuk i takon. Dteyrat që i përkasin organeve zgjedhore. Këtu po cënohet besimi për procesin zgjedhor. Nuk është problemi te numri. Problemi është që gjërat të bëhen me konsensus. Po thoni që në KQZ nuk po flitet me gjuhën e ligjit? Të dhënat se si janë sjellë tregon kështu. U politizua problemi dhe u detyrua Kolegji Zgjedhor të marrë një vendim në kundërshtim kundër ligjit. Kolegji, s'mund të zëvendësojë administratën sepse ka parime. KQZ ishte në proces të marrjes së vendimit, nuk mund të ndërhynte Kolegji për të thënë se 89 është më e mirë se 76, sepse nuk pati ekspertizën e nevojshme... pati urdhër politik.." Si e shikoni qëndrimin e ambasadorit amerikan Arvizu se KQZ është politizuar? Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje për mirëkuptim mes palëve. Ata vijnë nga vende me standarde të tjera zgjedhore i dinë rregullat. Dhe kanë bërë thirrje për mirëkuptim mes palëve. Vendimet duhen marrë me konsensus e ka thënë më herët e dhe ambasadori Sequi. Fati i zgjedhjeve nuk varet nga PS. KQZ mund të vazhdojë në rrugën e me politizimin e gjërave, kërkesat bazë janë të shkruara në ligj. Procedurat bazë janë me ligj. Ne po punojmë përditë. Diferenca do të jetë e tillë që nuk do të përbëhet nga 10 vota për mandatet. Mandate, ka ende afate? Janë çështje e pazgjidhur. Ato ndahen në çdo katër vite. Ligji i detyron se në 7 mars duhet të zgjidhet. Qeveria n uk jep informacione për popullsisë në Kukës. Nuk ka një vendim të KQZ. Ajo ka nxjerrë në vendim për të mos marrë një vendim. Ku anëtarët votuan kundër kësaj. Situata meriton një zgjidhje deri në 7 mars. Humori në PS? Pas festave humori është shumë i mirë. Listat është një shqetësim, që unë nuk e kam ndierë. ? Listat e votuesve në Kukës, Maçi: Pas rigrupimit të qendrave Në 49 qendra votimi në Qarkun e Kukësit numri i zgjedhësve është shumë më i vogël se kufiri minimal prej 200 votuesish, i caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo ka bërë që këto qendrat të mos i afishojnë ende listat e votuesve për procesin e 23 qershorit. Prefekti i Qarkut të Kukësit u ka kërkuar njësive vendore, që të bashkojnë qendrat e votimit që kanë numër të ulët zgjedhësish. Disa drejtues të njësive të qeverisjes vendore në zbatim të udhëzimit nuk kanë bashkuar ato qendra votimi që janë nën 200 votues dhe qendrat e votimit që janë nën 200 zgjedhës nuk shpallen, bllokohen derisa drejtuesit e njësive vendore të plotësojnë kushtet ligjore ", thotë Elez Maci, prefekt i qarkut Kukës. ? Invalidët, Ksera: Skeme të re për ndihmë ekonomike Ministri i Punës Spiro Ksera ka deklaruar se viti 2013 do të jetë viti i një skemë të re të aplikimit për ndihmën ekonomike dhe ndihmën ndaj personave me aftësi të kufizuar duke shmangur abuzimet që janë hasur deri tani. ‘Viti 2013 të jetë viti i aplikimit të një skeme të re, ku të gjitha problematikat që ne kemi evidentuar prej vitesh tani të minimizohen. Pra skema do jetë më transparente dhe do të evidentojë të gjitha ato familje që që me të vërtetë kanë nevojë për tu ndihmuar”, tha Ksera. “Komisionet mjeko-ligjore të caktimit të aftësisë së kufizuar kishin rritur në mënyrë të jashtëzakonshme numrin e përfituesve gjë që ne nuk e kishim parashikuar në buxhetin tonë. Por, për disa ditë thesaret do të vijojnë dhe problematikat që kemi pasur jo për fatin e qeverisë gjatë vitit 2012 nuk do i kemi më, siguroi ministri. Damian Gjiknuri
16 E mërkurë, 9 janar 2013 Rambujeja shqiptare “Çfarë? Rambuje me shqiptarë do të bëni?” Ai do të kishte të drejtë të reagonte kështu dhe të mos merrte pjesë në takim. Ja, pra, ndërmjetësimi europian për krizën shqiptare do të niste nga finalja, nga darka, pikërisht për të pohuar se nuk ishte fjala për një samit si ato që thirreshin për të pajtuar fraksionet ndërluftuese afrikane SPECIALE PJESË NGA LIBRI “Në kërkim të zgjedhjeve të humbura” të publicistit Preç Zogaj ku analizohet darka e Strasburgut, në restorant Krokodili mes Ramës dhe Berishës ditari politik Lajmi Preç Zogaj, shkrimtar e politikan e ka ndërtuar librin e tij me katër novela, të cilat pasqyrojnë ngjarjet kryesore të periudhës 20092012 sipas rendit kronologjik. Novela e parë titullohet "Fuqia e simbolit". Nga kjo novelë që ka në fokus grevën e urisë për hapjen e kutive dhe darkën e Strasburgut kemi përzgjedhur për botim dy pjesë. ??? TIRANE PREÇ ZOGAJ “Krokodili” si humbi Dalja nga greva e urisë me shpresën e hapjes së kutive (vijon nga numri i djeshëm) Ndërkaq, ndërsa mjedisi politik po eshoshiste paketën e zotit Boch dhe sirenat e ambulancave ishin shtuar shumë në bulevardin e grevës dhe gjendja e të ngujuarve në çadër vazhdonte të përkeqësohej, bota mediatike u tendos papritur në pritje të një lajmi, që nuk kishte marrë formë akoma, por ndihej në ajër si vibrimet që paralajmërojnë ndryshimin e motit. Dikujt i kishte pjellë mendja një gjetje. Rama dhe Berisha të ftoheshin në Strasburg. Në një darkë. Në një darkë pune. Që nuk do të kishte pamjen e një uljeje të ndërmjetësuar të palëve në konflikt, nga ato që në rastin fatlum finalizohen me një darkë festive. Ngërçi shqiptar nuk kishte këto karakteristika. Edhe po t'i kishte, nuk duhej interpretuar ashtu, që të mos ofendohej Kryeministri i vendit. “Çfarë? Rambuje me shqiptarë do të bëni?” Ai do të kishte të drejtë të reagonte kështu dhe të mos merrte pjesë në takim. Ja, pra, ndërmjetësimi europian për krizën shqiptare do të niste nga finalja, nga darka, pikërisht për të pohuar se nuk ishte fjala për një samit si ato që thirreshin për të pajtuar fraksionet ndërluftuese afrikane, amerikanojugore apo euroaziatike. Thelbësisht palët shqiptare të bashkuara dhe të pajtuara ishin në Kushtetutën dhe sistemin demokratik të vendit. Por, ama, as thjesht darkë nuk do të ishte. Do të ishte edhe një tryezë bisedimesh. Nënkuptimet, të mirat dhe të këqijat, le t'i mendonte sekush si të dëshironte. Europa që nuk ia kishte dalë në Tiranë në muajin janar dhe në muajin mars, ndiente një detyrim të provonte për herë të tretë, tashmë në Strasburg. Ky ishte refleksioni i saj për zhvillimet që kishte prodhuar greva e urisë. Ideja e një darke pune në Strasburg mori formë me rënien paraprakisht dakord të dy liderve shqiptarë për të marrë pjesë. Pas kësaj, ftesat dhe hollësitë e tjera ishin një formalitet për makinerinë organizative të Parlamentit Europian. Rolin e ftuesve e kishin marrë përsipër krerët e dy grupeve më të mëdha të këtij Parlamenti, Jozef Daul i grupit të Popullorëve dhe Stefan Shulz i grupit të Socialistëve. I pari do të kishte në kujdestari Berishën. I dyti Ramën. Ne jemi bashkuar përkundrejt krizës suaj dhe ju duhet të bashkoheni në shembullin tonë, ishte mesazhi. Me gjasë, Berisha u përgjigj “po”, pa treguar as hezitim, as entuziazëm. Ishte i gatshëm të shkonte kudo ku ta thërriste ngërçi politik i vendit të tij. Edhe në fund të botës. Por gjithnjë me duart në xhepa dhe me një mendim të vetin në kokë, që nuk e ndante me asnjëri: me mendimin për t'i hapur rrugë me fjalë e për t'i rrëshqitur de fakto çdo marrëveshjeje. Por kishte një kërkesë para se të fluturonte atje ku po e thërrisnin. Ai zotëria duhej të hiqte çadrën dhe t'i çonte njerëzit në shtëpi. Nuk mund të bisedonte në kushte presioni. Nëqoftëse zoti Rama nuk mbyllte grevën, Kryeministri i vendit ishte i shtrënguar të njoftonte me keqardhje mungesën e tij. Kishte të drejtë. Gjithnjë gjente një kanxhë ku të kapej ky njeri, kur ishte fjala për të mos bërë atë që pritej prej tij. Rama gjithashtu e mirëpriti ftesën. Ai ishte investuar me lidhjet që kishte për një tryezë, jo thjesht me ndërmjetësim europian, por më shumë se kaq, me bashkërendim europian. Ftesa për darkë në Strasburg nuk i përmbushte të gjitha mëtimet e tij në këtë pikë, madje kishte diçka simbolikisht ironike që kërkesat dhe rezultatet eventuale të një greve të zgjatur urie të diskutoheshin në një darkë, të cilën mendjet e këqija mund ta paraqisnin si banket. Por duhej të shihte përpara. Ulja në Strasburg apo në një qytet tjetër me Berishën, ndërkohë që në Tiranë po zhvillohej një grevë urie e deputetëve socialistë, përbënte një etapë të re të transferimit dhe ndërkombëtarizimit të krizës shqiptare. Në menaxhimin kështu të kësaj krize nga ndërkombëtarët, ai fitonte avantazh ndaj Kryeministrit. Në një lojë volumesh, që nuk është asnjëherë e pakuptimtë në mendjen e një piktori, Berisha zvogëlohej duke u marrë si një farë robi sa andej këndej në aulat e menaxhimit të krizës. Kurse Rama rritej. Ishte argëtuese edhe ta mendoje. Darka e Strasburgut ishte ndërkaq një alibi e mirë për të mbyllur grevën. Kishte jetuar e jetonte në akth prej tetëmbëdhjetë ditësh.Ishte sfilitur duke shkuar tri-katër herë në ditë në spital, duke përgatitur fjalime dhe intervista, duke pritur e përcjellë diplomatë, ndërmjetës, gazetarë, qytetarë e mbi të gjitha duke ndjerë kumbimin gjithnjë e më funebër të numërimit mbrapsht të qëndresës së të ngujuarve. Megjithëse grevistët ishin njerëz dinjitozë dhe kishin bindjet e tyre për sakrificën që po bënin, ai kishte përgjegjësi për jetën e secilit. Gjashtëdhjetë e gjashtë prej tyre nuk e kishin shtyrë dot më shumë, ishin detyruar ta linin grevën. Ishte dita e nëntëmbëdhjetë e saj. Tani e tutje edhe më të fortëve do t'u vinte radha për t'u mposhtur nga kobra e urisë. Mbyllja e grevës kishte rrezultuar një problem më i vështirë se fillimi i saj. Mirë e kishin pasur të vjetrit kur kishin thënë: “Përpara hyrjes, mendo për daljen”. Në këtë kontekst, ftesa për një darkë pune në Strasburg po mbërrinte si një deux ex macina. Por edhe që ta shkëmbente me një darkë gjithë atë sakrificë të grevistëve të urisë, nuk ishte një gjë e lehtë. Por fati po e ndihmonte. Kryeministri kishte thënë se nuk mund të ulej në tryezën e bisedimeve pa u shkrehur çadra e grevës poshtë zyrës së tij. Kushti i Berishës, të cilin nuk kishte problem ta paraqiste si kusht të Europës, pa rënë në mëkatin e gënjeshtrës, e ndihmonte të realizonte atë çfarë kishte në zemër: t'i bindte grevistët të ndërprisnin grevën, t'i nxirrte nga çadra në tribunë me pamje fitimtarësh, të shpallte fitoren, domethënë realizimin e qëllimit të grevës, t'u kumtonte protestuesve në bulevard dhe mbarë popullit opozitar se prej asaj dite kauza e transparencës po futej në një fazë të re… Do të kishte njerëz në turmë që do të pyesnin: Po Saliu, do ikë Saliu apo jo? Dhe ai do të përgjigjej në ikje e sipër, me buzëqeshjen e tij të gjerë, karakteristike: Transparencë do të thotë të ikin të gjithë ata që kanë vënë dorë mbi votën tuaj. Kryetari i tyre i pari. Greva në fakt do të mbyllej atë mbrëmje, më 19 maj. * * * Nga gjithë atmosfera sureale e mbrëmjes së 19 majit, kur rituali i fjalimeve dhe brohoritjeve nuk filloi si zakonisht, por po lëkundej në pasigurinë dhe pritjen enigmatike të turmës dhe oratorëve, gjersa u shkreh fare nën vërshimin e lajmit të paqartë të fitores, që u përhap në hesap të vet si flaka në gusht, duke ndezur andej-këndej fitilat e një hareje të pabesueshme, që njerëzit e mbanin akoma nën kontroll për të mos bërë si të marrë kot, pra nga gjithë ajo pikturë e rrallë e përflakjes dhe ngurrimit, më ka mbetur në mendje më shumë se një kujtim, shkreptima e gëzimit të Rama duke takuar depuetët e opozitës në çadrën e grevës së urisë në vitin 2010
21E mërkurë, 9 janar 2013 Auron Tare: Të dorëhiqet Ministri i Kulturës Bumçi Ja fotot ekskluzive marrë dje nga kisha e dhunuar REAGIMI I FORUMIT TE MONUMENTEVE Një ditë pas lajmit për grabitjen e Afreskut të Onufritka reaguar menjëherë Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë. Anëtarë të këtij forumi kanë shkuar dje në vendngjarje dhe reagojnë ndaj qeverisë që nuk parandaloi atentatin ndaj trashëgimisë kulturore. Gazeta boton fotot e marra nga vendngjarja e aktit vandal ndaj afreskut 500-vjeçar të Onufrit në Kishën e Shën e Premtes. Afresku i pikturuar nga dora e Onufrit në vitin 1554 ka qenë një ekzemplar I rrallë studimesh ndërkombëtare. Ky afresk është bërë baza e kërkimeve shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore. Janë të shumta referencat dhe botimet ku preken vlerat dhe teknikat e përdorura nga Onufri në këtë kishë, shprehen studiuesit. QË nga 30 dhjetori afresku i Onufrit vazhdon të vidhet me copa ritmikisht dhe keqbërësit nuk ndihen ende të shqetësuar nga organet e rendit. Grabitësit vazhdojnë punën e tyre edhe me ikonostaset dhe afresket e monumenteve ortodokse të Shqipërisë përkundrejt paaftësisë së ruajtjes nga shteti. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka kërkuar me insistim dorëheqjen e Ministrit të Kulturës, zotit Aldo Bumçi dhe drejtorit të Trashëgimisë. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë i shqetësuar nga imazhet e djeshme dhe pasojat e vandalizmit, ka reaguar edhe për heqjen e sistemit të kujdestareve nga qeveria, duke i lënë këto monumente kulture në mëshirë të fatit. Reagimit për heqjen e sistemit të kujdestarëve i është bashkuar edhe drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, z. Apollon Baçe me intervistën e tij që po e botojmë sot. Më poshtë reagimi i ??? TIRANE GRABITËSIT të inkurajuar nga indiferenca zyrtare u rikthyen, duke dëmtuar rëndë gati të gjitha afresket e Kishës urgjentisht dorëheqjen Grabitja e afreskeve të Kishës së Shën e Premtes në Valësh të krahinës së Shpatit në Elbasan, është atentati i radhës ndaj Trashëgimisë Kulturore Shqiptare. Por kjo grabitje merr një dimension tjetër, kur mendon se kryeveprat e Onufrit, piktorit më të madh që ka nxjerre trualli i Arbrit tashmë nuk janë me. Grabitja e kryer në kapërcyell të vitit dihej mirë nga institucionet shtetërore te Trashëgimisë dhe qëllimisht ata heshtën për ta mbuluar këtë grabitje të rëndë. Ministria e Kulturës jo vetëm heshti, por nuk mori asnjë masë për të penguar vjedhjen e mëtejshme te kësaj kishe. Kështu që grabitësit të inkurajuar nga indiferenca zyrtare u rikthyen, duke dëmtuar gati të gjitha afresket e Kishës. Afresket e Onufrit në dimensionin shqiptare janë të barasvlershme me kryeveprat e Mikelanxhelos apo Da Vinçit ne Trashëgiminë Italiane. Imagjinoni italianët që të gdhihet një ditë dhe të mësojë se kryeveprat e këtyre artistëve të mëdhenj janë zhdukur një herë e përgjithmonë. Kjo grabitje qe është një ogur i zi për vitin qe sapo ka filluar dhe tregon më së miri demagogjinë e kësaj qeverie, e cila në vitin 2007 hoqi sistemin e kujdestarëve duke i lënë këto monumente kulture në mëshirë të fatit. Ministri i Kulturës dhe Drejtori i Trashëgimisë duhet të japin urgjentisht dorëheqjen, pasi janë përgjegjësitë kryesorë të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë në dëm të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare. Reagimi Kjo grabitje qe është një ogur i zi për vitin qe sapo ka filluar dhe tregon më së miri demagogjinë e kësaj qeverie, e cila në vitin 2007 hoqi sistemin e kujdestarëve duke i lënë këto monumente kulture në mëshirë të fatit anëtarit të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë, Auron Tare. AURON TARE: Ministri i Kulturës dhe Drejtori i Trashëgimisë të japin FORUMI: “Grabitja e kryer në kapërcyell të vitit dihej mirë nga institucionet e Trashëgimisë dhe qëllimisht ata heshtën për ta mbuluar këtë grabitje të rëndë” KULTURE Në foto: Auron Tare Në foto: Imazhet e marra dje në Kishën e Shën e Premtes nga anëtarët e forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Në foto: Imazhet e marra nga vendngjarja e aktit vandal ndaj afreskut 500-vjeçar të Onufrit në Kishën e Shën e Premtes. Grabitësit kanë marrë fragmente duke dëmtuar afreskun.
12 E mërkurë, 9 janar 2013 SPECIALE NJË SHTËPI e re në fshat 25 minuta larg zhurmës së metropolit, mes shtëpive të fshatarëve dhe lokaleve të fshatit Streha e çiftit Zbulohet shtëpia e çiftit Rama në Dajt Eco-banesa në fshatin Surrel, ende pa hedhur muret Edi Rama Nga sa ka dëshmuar në deklaratën e zyrtare të pasurisë së tij për vitin 2011, Edi Rama se jeton vetëm me rrogën si kryetari i Partisë Socialiste, ndërkohë që ka edhe kredi për të shlyer. Përveç rrogës, e vetmja e ardhur për familjen Rama janë të ardhurat nga qiraja e një apartamenti të dhënë në rrugën Pjetër Bogdani, me një vlerë prej 9.720 eurosh e deklaruar nga Lindita Rama. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka plotësuar deklarimin zyrtar të pasurisë duke shënuar vetëm pagën e tij, me një vlerë prej 932.954 lekësh, ndërsa ka një detyrim shlyerje kredie. Për vitin 2011, një prej llogarive bankare të Edi Ramës, u shtua me një vlerë prej 792.472.93 lekësh. Pasuria e deklaruar e Ramës u verifikua nga ILDKP-ja dy vite më parë dhe kryebashkiaku nuk kishte shtëpi të vetën banimi. Të dielën e shkuar, ndërsa bënte konferencë shtypi përmes Tëitter-it, ndërsa njëgrua e pyeste “Si mund të pretendoni se jeni i pastrehë, zoti Rama?”, kryetari i PS-së, përgjigjej: “S'kam qenë kurrë i pastrehë. Por kam pasur fatin të mos rri në një vend, falë një dekadë më parë të pjesa e virgjër e Tiranës. Duhet të ecësh të paktën 25 minuta në këtë rrugë që çon te parku Kombëtar i Dajtit, dhe që është katandisur më keq se ç'e la rregjimi komunist. -Ku është shtëpia e Edi Ramës? -Ec edhe pak dhe sa të hysh në Surrel është një rrugë dytësore, por mos e fut makinën-thotë punëtori i benzinatës në hyrje të fshatit. -Ku është shtëpia e Edi Ramës? -Shtëpia e Edi Ramës?! Po ku ka shpi Edi Rama këtu mor zotni. E ka Linda, atje poshtë te ajo rrugica, në të djathtë-tregon burri i shoqëruar nga dy gra.-Ej po s'ka shpi ala, e ka në themele-të paralajmëron banori që së shpejti do jetë fqinj i çiftit Rama. katëshe që bëjnë shqiptarët, me kënde, ballkone, dritare të vogla, porta të rënda metalike, trualle me çimento dhe pemë të mbjella kuturu. -Unë punoj këtu prej kohësh-thotë punëtori që po shkon të pijë një kafe, pak më lart te miqsh që më kanë ofruar mikpritje në kohë të beqarisë sime pa derte. Tani po ndërtojmë edhe ne një shtëpi”. Një shtëpi? Po Ku? Duhet të lodhesh pak për ta gjetur. Vehten dhe më shumë makinën. Të marrësh rrugën e “bombarduar” që të çon te “Fresku”, në periferi të Tiranës, apo hyrjes së Komunës së Dajtit të masakruar nga qindra pallate që janë qepur dhunshëm sup më sup me betonarme, për të mos lënë asnjë hapësirë të lirë në atë anë që bënte pjesë deri Kalon rrugicën me emrin “Kade Isufi”, pastaj kthehesh majtas te një rrëpirë prej betoni dhe…vuala… Je përballë një rrethimi llamarinash që nuk pengojnë konstruksionin e ri: Dy rrathë të betontë, 11 këndorë. Seicili me diametër rreth 10 metër, të pavarur dhe vetëm dy metër larg njëri tjetrit, gri të errët, mbi tre metër të lartë të lartë nga toka, të ndarë me disa mure të brendëshëm dhe me profile të rënda metalike të vëna horizontalisht. Është concept-home. Për më tepër premton të jetë një Eco-home, ku drita do të ndjehet “në shtëpinë e vet”, rrethuar nga bimësia dhe ajri i fshatit. ‘E kanë ideuar italianë”-është shprehur Linda Rama, gruaja e kryesocialistit, kur e kanë pyetur për shtëpinë e re. Një vizion futurist, që duket sikur ka rënë nga qielli dhe është ngulur ngulur mes shtëpive dy-tre Lajmi Shtëpia e re e çiftit Edi dhe Linda Rama, po ndërtohet në fshatin Surrel të komunës së Dajtit. Eco-banesa është e konceptuar me dy rrathë 11 këndorë, dhe po ndërtohet në njërën nga parcelat e tokës që Linda Rama bleu disa vite më parë. ARBEN RROZHANI ??? TIRANE Në foto: (Në rreth) Banesa e re e parë nga mali i Dajtit (Lart) Rrugica që të çon te shtëpia
4 E mërkurë, 9 janar 2013 POLITIKE PS takim me tregtarët, premton uljen e taksave Deputeti socialist Sajmir Tahiri,kryetari i PS-së në Tiranë, i shoqëruar edhe nga drejtues vendorë të PS-së në Njësinë bashkiake Nr.6 zhvilloi një seri takimesh me tregtarë dhe biznesmenë të vegjël, në Tregun Ushqimor të Qytetit të Nxënësve, i njohur ndryshe edhe si 'tregu i shitjes me shumicë'. Përpos rënies drastike të fuqisë blerëse, tregtarët thonë se këtë fundvit i janë nënshtruar edhe një sulmi gjobash nga administrata tatimore që për ironi të fatit mbajnë edhe stemën e 100vjetorit të Pavarësisë. Deputeti Tahiri tha se PS ka marrë angazhimin që është publik për një partneritet me sipërmarrësit e vegjël. "Ne taksën e biznesit të vogël do ta heqim. Do ta heqim që të krijojmë energji të shtuara edhe për ju, për të hapur vende të reja pune, për të krijuar atë marrëdhënie të re midis jush dhe shtetit që të jetë marrëdhënie partneriteti dhe ndihme dhe jo marrëdhënie shfrytëzimi dhe gjobash. Është shumë e rëndësishme që ju të kuptoni që dy realitete s'mund të vazhdojnë. Ca biznese që janë biznese të preferuara të qeverisë që i majm dhe i fryn pse i ka në oborrin e vet dhe më pas 95% e bizneseve dhe të qytetarëve që rropaten për bukën e gojës dhe nuk ia dalin në fund', tha Tahiri. Kreu i Komitetit të Kulteteve sqaron raportin e katolikëve Hasanaj: S'ka rrymë radikale islamike Bashkësitë fetare folën vetë për Censusin Lajmi Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultetet në Shqipëri, Rasim Hasanaj thekson se në vendin tonë nuk ekziston asnjë rrymë radikale islamike, kundrejt shqetësimit që ngriti Kisha Katolike pak ditë më parë. Ai vlerëson të dhënat e Censusit si dhe bën thirrje për raporte sa më të mira mes besimeve fetare në vendin tonë. ??? TIRANE ARTEMISA HOXHA Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultetet nëShqipëri, në një intervistë për Shqiptarja.com shpreh qëndrimin e tij lidhur me shqetësimet që janë ngritur së fundmi nga Kisha Katolike në vendin tonë. Ai komenton edhe të dhënat e Censusit si dhe shprehet për marrëdhëniet mes besimtarëve fetare në vendin tonë. Ndër të tjera, ai thekson se lidhur me këto të dhëna krerët e besimeve fetare janë shprehur vetë lidhur me pakënaqësitë apo dhe kënaqësitë që patën pas të dhënave të publikuara nga Censusi. Për kreun e Komitetit Shtetëror të Kulteve ekziston një harmoni mes besimtarëve të besimeve të ndryshme në vend, ç`ka duhet transmetuar sipas tij edhe nga mediat në vend. Një raport i Kishës Katolike në Shqipëri thekson se si po depërton një rrymë radikale e klerit islam në vendin tonë. Imzot Massafra nga Shkodra ka dhënë detaje për Aiuto alla Chiesa che Soffre lidhur me këtë problem. Cili është komenti juaj? Lidhur me raportet e Kishës Katolike në Shqipëri, ku ju pyesni për gjoja një rrymë radikale në Islam, për ne një gjë e tillë nuk ekziston. Të gjitha raportet dhe deklaratat e Kishës Katolike në Shqipëri kanë qenë mjaft pozitive lidhur me marrëdhëniet me bashkësitë fetare dhe veçanërisht me myslimanët shqiptarë. Marrëdhëniet mes katolikëve dhe myslimanëve kanë qenë gjithnjë shumë të mira, çfarë mohon edhe mundësinë ë një rryme të tillë radikale që nuk është në përputhje me traditën tonë. Ky është mendimi ynë mbi bazën e fakteve. Por është e drejtë e juaja, që ju të komunikoni me Imzot Masafrën, që është edhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Ju e dini shumë mirë që Kisha Katolike, ashtu si të gjitha fetë e tjera, është e ndarë nga Shteti dhe është e pavarur në qëndrimet dhe vendimet e veta. Ne, si Institucion Shtetëror, kemi marrëdhënie shumë të mira me Kishën Katolike në Shqipëri dhe bashkësitë e tjera fetare, marrëdhënie, të cilat janë të ndërturara mbi bazën e legjislacionit dhe Marrëveshjeve që ka Shteti me këto bashkësi. Si e komentoni ju Censusin e fundit,që është bërë në vendin tonë dhe me konkretisht të dhënat në përqindje për ndarjen e popullsisë sipas besimeve fetare? Të dhënat e Censusit janë bërë publike zyrtarisht me datë 13.12.2012, ku kanë marrë pjesë të gjitha besimet dhe janë bërë komentet e nevojshme. Ne nuk kemi për të thënë asgjë më shumë se sa është thënë nga institucionet përkatëse. Përfaqësuesit e bashkësive fetare i shprehen vetë mendimet e tyre lidhur me këtë Census. A mund të shërbejë kjo si një indicie për ndarjen e besimeve fetare në vendin tonë dhe çfarë impakti do të ketë kjo për imazhin duke marrë parasysh edhe harmoninë që ekziston mes besimeve fetare në vend? Ne do të thonim se çdo besim ka mendimet e veta lidhur me problemet që e shqetësojnë, por në asnjë rast këto probleme nuk kanë lidhje me ato të besimeve të tjera. Harmonia fetare është një trashgimi e shkëlqyer e brezave, e cila ka vazhduar duke u forcuar; edhe mbas këtij regjistrimi ajo ka pozitivitet, pasi janë zhvilluar disa veprimtari të përbashkëta, ku secili nga krerët e besimeve fetare kanë vlerësuar njëri-tjetrin dhe kanë nënvizuar se edhe në të ardhmen kështu do të vazhdojnë. Për këtë mjafton t'ju kujtojmë drekën ë përbashkët tradicionale për Vitin e Ri 2013 më datë 27 dhjetor, më krerët e Bashkësive Fetare, ku prezent ishte edhe Shkëlqesia e Tij Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe ku krerët e feve nxorën edhe një herë në pah arritjet në fushën e bashkejetesës dhe të bashkëpunimit midis tyre. Sipas jush, cfarë raportesh ekzistojnë aktualisht mes besimtarëve në Shqipëri? Këto marrëdhënie janë shumë të mira,pasi edhe ju e dini se mes besimtarëve në Shqipëri nuk ekziston asnjë lloj paragjykimi në asnjë marrëdhënie mes tyre.Përveç të tjerave mund të përmendim martesat dhe lidhjet e shumta të përziera dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat. Madje,po ju citoj një shprehje të Imzot Rrok Mirditës, Arqipeshkv Metropolitan i Tiranës dhe Durrësit,i cili thotë se marrëdhëniet midis besimtarëve janë aq të mira, sa në ndjehemi shumë krenarë. Detyra jonë është që t'i ruajmë e zhvillojmë. Cila është rruga më e mirë për shmangien e konflikteve të mundshme në vend lidhur me të dhënat e besimeve fetare? Censusi nuk ka lidhje dhe nuk krijon në asnjë rrethanë konflikte me besimet fetare. Pretendimet e ndonje besimi janë çështje dhe e drejtë e tij, në mënyrën se si e gjykon ai. Raportet numerike mes besimeve në asnjë rast nuk mund të jenë shkak për konflikte, pasi edhe përpara Censusit raportet nuk kanë ndikuar, pasi Bashkësitë Fetare në Shqipëri pavarësisht nga numri, e vlëresojnë njëri- tjetrin si të barabartë. Madje edhe shteti i trajton ato si të barabartë. Tek ne shqiptarët, që sot jemi kthyer në model të harmonisë,marrëdhënieve të shkëlqyera ndërfetare dhe bashëkjetesës shëmbullore, rolin kryesor e ka luajtur respekti për besimin e tjetrit dhe jo numri.Së fundi, do të kërkoja nga ju gazetarët, e të gjitha mediave të shkruara dhe elektronike, që me dashamirësinë tuaj, të promovojmë këtë vlerë të traditës së shkëlqyer të vendit tonë. Edhe nga komunikimi me Imzot Massafrën, ai i vlerëson lart marrëdhëniet shumë të mira fetare në vendin tonë, e në mënyrë të veçantë me myslimanët, fakt ky që bie në kundërshtim me të gjitha interpretimet keqdashëse,që ai i mohon kategorikisht. Raporti Një raport i kishës Katolike shqetësohet përmënyrën sesi po depërton një rrymë radikale e klerit islam në shqipëri. Monsignor Massafra nga Shkodra shkruan për Aiuto alla Chiesa che Soffre lidhur me këtë problem. "Në Shqipëri feja myslimane, që erdhi në shekullin e e 15 me Perandorinë Osmane dhe dhe sot përfshinë 61.09 % të popullsisë, karakterizohet nga hapa të moderuar, por brezi i ri i klerit i shkolluar në Turqi dhe në Arabinë Saudite, po përpiqen të përhapin një version më konservator. Influenca turke në Gadishullin Ballkanik, referon Monsignor Massafra, u intereson dhe sektorëve kryesorë të ekonomisë kombëtare. Ndërkohë që në të dhënat e fundit të publikuara nga Censusi, rezultoi se besimtarët katolikë ishin të dytët në renditejen pas atyre islamikë. Për ish kruen e Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Kulla, këto të dhëna ishin apsolutisht të pavërteta dhe një turp i madh. Monsignor Massafra raportoi radikalizmin islamik në Shqipëri Reagimi Lidhur me raportet e Kishës Katolike në Shqipëri, ku ju pyesni për gjoja një rrymë radikale në Islam, për ne një gjë e tillë nuk ekziston. Të gjitha raportet dhe deklaratat e Kishës Katolike në Shqipëri kanë qenë mjaft pozitive lidhur me marrëdhëniet me bashkësitë fetare dhe veçanërisht me myslimanët shqiptarë. Censusi nuk ka lidhje dhe nuk krijon në asnjë rrethanë konflikte me besimet fetare. Pretendimet e ndonjë besimi janë çështje dhe e drejtë e tij, në mënyrën se si e gjykon ai. Raportet numerike mes besimeve në asnjë rast nuk mund të jenë shkak për konflikte Monsignor Massafra Nishani me krerët e komuniteteve fetare dhe kryetarin e Komitetit të Kulteve
24 E mërkurë, 9 janar 2013 LAJME NGA BOTA Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë ? BE, rekord i ri për papunësinë Papunësia në bllokun e vendeve anëtare të Bashkimit Europian regjistroi rekordin e saj prej 11,8% të forcës së përgjithshme aktive në muajin nëntor 2012, treguan statistikat zyrtare të publikuara të martën. Ky thellim i problemit të punësimit midis 27 vendeve anëtare vjen të nesërmen e një deklarate optimiste nga ana e kreut të Komisionit Europian, Jose Manuel Barrosi, i cili nga Portugalia, theksoi se kërcënimi për mbijetesën e euros tashmë ka kaluar. Në krahasim me të dhënat e nëntorit, papunësia është rritur me 0,1%, ndërsa me të dhënat e 12 muajve më parë, me 1,1%. ? Turqi-Greqi, të “paralizuar” nga acari Turqia dhe Greqia janë vendosur në alarm, ndërsa ulja drastike e temperaturave ka krijuar probleme të shumta me transportin dhe strehimin. Në Turqi, me dhjetëra ? uturime janë anulluar, ndërsa lundrimi detar në ngushticën e Bosforit gjithashtu është ndërprerë përkohësisht, për shkak të shikueshmërisë së dobët. ”Turkish Airlines”, në faqen e saj në internet, informoi për pamundësinë e realizimit të 76 ? uturimeve gjatë së martës dhe të mërkurës, për shkak të rreshjeve të dëborës që kanë përfshirë Stambollin. Greqia është goditur gjithashtu nga një valë e acartë dhe rreshje të dendura dëbore. ? Skandal në Hungari, politikani: Romët si kafshët Një gazetar hungarez, njëkohësisht një prej themeluesve të partisë në pushtet “Fidesz”, u shndërrua në protagonist të një skandali kombëtar, nëpërmjet botimit të një editoriali, në të cilin i cilësonte pakicat rome si “qënie jonjerëzore”. Editorialisti shkruante në një gazetë kombëtare, në numrin e së martës: “Shumica e romëve nuk janë në gjendje të bashkëjetojnë me personat e tjerë. Ata nuk janë në gjendje të jetojnë si njerëz. Ata janë kafshë dhe sillen si të tillë”. ? NASA zbulon 461 planetë si Toka Janë plot 461 planetët e rinj potencialë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të të njëjtave dimensione si Toka. Ky është zbulimi i fundit i teleskopit hapësinor të NASA-s, “Kepler”, gjatë 22 muajve vëzhgimi në hapësirë. Mes planetëve potencialë të zbuluar, është edhe njëri me përmasa edhe njëherë e gjysmë sa Toka, i cili rrotullohet në mënyrë analoge përreth diellit të tij, por në 242 ditë. Objektivi i misionit të “Kepler”, që ka nisur në 2009-n, është përcaktimi se sa yje të hapësirës mund të kenë jetë, apo më mirë se ku mund të jetohet tjetër. ? Depardieu, akuza për ngarje në gjendje të dehur Aktori Gerard Depardieu pritet të dalë përpara gjykatës franceze gjatë ditës së martë, i akuzuar se ka ngarë motorrin i dehur. Ai u arrestua në nëntor, pas një aksidenti me “Scooter” në Paris, në të cilin ai kishte kaluar 3 herë limitin e lejuar të alkoolit. Muajin e kaluar, Depardieu bëri të ditur vendimin e tij për t'u transferuar në Belgjikë, në mënyrë që të shmangte planin e qeverisë franceze për vendosjen e taksës 75% për të pasurit. Ai u bë shtetas rus gjatë fundjavës së kaluar, teksa mori nga presidenti Putin pasaportën e shtetit të Rusisë. ? 1 milion sirianë nën kërcënimin e urisë Një milionë sirianë janë vënë nën kërcënimin e urisë, për shkak të konfliktit civil 22-mujor në vend, vlerësoi të martën një agjensi e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. ”World Food Program” deklaroi se është duke ndihmuar me ushqime 1,5 milionë sirianë, por për shkak të intensi? kimit të luftimeve dhe pamundësisë për të përdorur portin më të madh në vend (atë të Tartusit) për të dërguar ndihma, të paktën një milionë persona kanë mbetur jashtë vëmendjes së këtij programi. ”Situata gjithmonë e më e rrezikshme për punonjësit e “WFP”-së ka bërë që ata të tërhiqen nga qytetet e Homsit, Alepos, Tartusit dhe Qamislisë”, deklaroi zëdhënësja Elisabeth Byrs.
13E mërkurë, 9 janar 2013 SPECIALE Linda Rama Linda Rama është personi që siguron të ardhura më të larta për familjen. Kështu, bashkëshortja e Edi Ramës, ka deklaruar se nga Qendra për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor ka fituar për vitin 2011 rreth 11.800 euro dhe 10.500 dollarë. Ndërkohë që po në deklaratën e znj. Rama thuhet se ka shpenzuar për vitin e kaluar, rreth 300 CHF, për shkollimin e vajzës së saj. Ndërsa në deklaratën e parë zyrtare të pasurisë, Lindita Rama ka shpjeguar se ka në pronësi një apartament prej 146 metrash katrorë dhe një verandë 68 metra katrorë. Në deklarimin e pasurisë ndodhen edhe dy toka ara në fshatin Surrel të Tiranës. Njëra është me sipërfaqe 2528 metra katrorë dhe është blerë 500 mijë lekë në vitin 2005 ndërsa tjetra ka sipërfaqe 1955.5 metra katrorë e blerë në vitin 2008. Dy rrathë të betontë, 11 këndorë. Seicili me diametër rreth 10 metër, të pavarur dhe vetëm dy metër larg njëri tjetrit, gri të errët, mbi tre metër të lartë të lartë nga toka Akuzat për Pasurinë Balla akuza Argitës, Malltezi: Linda të tregojë 100 milionët bari i fshatit mbi rrugën që të çon në Dajt.Mos tento të futesh brenda. Një skuadër ndërtimi vijon të punojë nën diellin e vakët të mesditës së 8 janarit 2013. Është e vështirë të shkosh aty, me një makinë të vogël, por edhe fuoristradat kanë vështirësi. Shi nuk ka rënë prej ditësh, por ujërat e bardha dhe te zeza derdhen në rrugë, në mungesë të kanalizimeve, duke krijuar ngricën ku makinat rrëshqasin dhe ngecin në rrugën copë-copë që të çon te parku Kombëtar i Dajtit. “Kjo është një tokë që e ka blerë Linda para disa vitesh-thotë gruaja që nuk as të japë emrin dhe që mbulon gjysmën e fytyrës me shaminë e bardhë që ka vënë në kokë. Thotë se nuk e ka parë as atë as të shoqin të vijë këtu ndonjëherë, veç punëtorëve dhe ca burrave që kanë ndërtu bazamentin e betontë. “Ndoshta edhe kan ardh, por unë kam punë të tjera”shfajësohet gruaja, që nxiton të futet brenda në shtëpi. Shtëpia e re do të jetë shumë afër shijeve esktravagante të Edi Ramës, piktor dhe frymëzues i shndërrimit të Tiranës, nga një barakopol deri në 2001, në një qytet modern, shumëngjyrësh dhe pa atë grinë vrasëse. Pasi të lësh pas krahëve batërdinë e ndërtimeve të reja dhe të vjetra pa shije të ngritura në kodrinë, poshtë shtëpisë së re, apo dy rrathëve siamezë që janë në krye të një korijeje që sheh nga mali i Dajtit. Edi dhe Linda Rama banojnë aktualisht në katin e fundit të një pallati të ri përballë Drejtorisë së Policisë. Në një nga raportimet e pakta për banesën e çiftit Rama, duket se ai që vendos për shijen dhe arredimin është kryesocialisti. Banesa edhe pse në afërsi të qendrës së zhurmshme është e mbushur me dritë dhe që shikon nga Jugu. Ngjyra dominuese është e kuqja, arreduar me larmi aksesorësh, libra më së shumti politikë dhe pak artistikë, piktura të vetat dhe të kolegëve, por edhe të djalit, Gregorit. Në foto: Themelet e banesë së re të Edi dhe Linda Ramës në Surrel Stili Është concepthome. Për më tepër premton të jetë një Ecohome, ku drita do të ndjehet “në shtëpinë e vet”, rrethuar nga bimësia dhe ajri i fshatit. Partia Socialiste ka vazhduar dje të dëshmojë fakte, që sipas saj vajza e Kryeministrit Argita Berisha shfrytëzon postin e babait të saj. Në një konferencë për shtyp, deputeti i PS-së, Taulant Balla ka treguar rastin e një investitori të huaj, i cili erdhi në Shqipëri për të propozuar një projekt në fushën e energjisë dhe pasi takoi Kryeministrin shkoi në zyrën e konsulencës së vajzës. Më tej deputeti Balla i ka ngritur një pyetje Argita Berishës në lidhje me tërheqjen nga investimi të biznesmenit Zafar Ansarit duke shtuar se familja e kryeministrit është e mirëkoordinuar dhe fakti që tani të dy fëmijët e rritur të Saliut janë kthyer edhe në baltëhedhës ndaj opozitës e konfirmon këtë më së miri. Vajza e Kryeministrit Berisha, Argita Malltezi reagoi sërish në lidhje me akuzat e Partisë Socialiste për pasurinë e saj, bashkëshortit Jamarbër Malltezi dhe vëllait të saj Shkëlzen Berisha. Nëpërmjet një deklarate për mediat Argita shprehet se akuzat të bëra publike përmes deputetit socialist Taulant Balla janë mashtrime dhe se të ardhurat e familjarëve të saj janë të deklaruara në ILDKP. Sipas Argita Malltezit, Rama fsheh pasurinë e tij duke shpifur mbi të ardhurat e saj dhe familjarëve të tjerë. “Siç provohet nga deklarata e pasurisë, bashkëshortja juaj deklaron në mënyrë zyrtare se ka marrë pa interes 100 milionë nga një dhurues anonim. Refuzimi juaj për të treguar dhuruesin dhe arsyet që i shtyjnë njerëzit të jenë kaq bujarë me ju janë një kambanë e frikshme për standardet që ju zbatoni dhe i ofroni këtij vendi. Sa realiste duken sot akuzat që ju kanë bërë publikisht ndërtuesit e Tiranës se u ke kërkuar miliona euro për një leje ndërtimi. Çdo student drejtësisë do të pyeste mbi një rast të tillë, të denjë për t'u studiuar në orët e seminareve dhe leksioneve: a mos është 100 milionëshi i marrë nga gruaja juaj Linda Basha, një tentativë për të pastruar dhe ligjëruar një pjesë të parave”, thuhej në njoftimin për shtyp të Malltezit. ??? TIRANE Argita Malltezi
11E mërkurë, 9 janar 2013 EKONOMI Shoqata: Hetoni monopolin e markimit të karburantit Shoqata e Hidrokarbureve në një letërdrejtuar Autoritetit të Konkurrencës i kërkon këtij të hetojë monopolin e krijuar me koncensionin e markimit dhe monitorimit të karburanteve në Republikën e Shqipërisë. Letra e cilëson të padrejtë këtë monopol, si dhe të panevojshëm shërbimin shtesë të markimit të karburanteve, që rrezikon rritjen e mëtejshme të çmimeve të karburanteve. Ministria e Financave ka vendosur pak kohë më parë që shoqërisë austriake "Global Fluids International" t'i jepet me koncesion shërbimi i markimit dhe monitorimit të karburanteve dhe është në këtë moment në fazën e lidhjes së kontratës koncensionare. Shteti ka funksionale një numër entesh që kryejnë këtë funksion në sektorin e hidrokarbureve dhe nuk kuptohet se përse duhet një kompani e tillë, me kosto të lartë shërbimi, aq më tepër kur produkti vjen nga importi, i markuar nga rafineritë prodhuese të certifikuara me standardet e BE-së, theksojnë grosistët e hidrokarbureve. Pas ofertës 4 mln euro, austriakët kanë nisur të lidhin kontratën, për një afat 10-vjeçar. LAJME SHKURT Mijëra buxhetorë nuk marrin rrogat e dhjetorit Bode firmosi në 3 janar, s`jepen lekët Viti nis me borxh, shiten 195 mln euro bono Berisha-Van der Linden Kryeministri Sali Berisha priti dje nënjë takim Kryetarin e Senatit holandez, Rene Van der Linden, i cili shoqërohej nga një grup investitorësh holandezë, njoftoi zyra e shtypit e Qeverisë. Z. Van der Linden paraqiti disa projekte investimi në fusha si ajo e arsimit, bujqësisë, agrobiznesit, etj, me interes për Shqipërinë. Duke e vlerësuar arsimin si një fushë shumë të rëndësishme për të ardhmen e një shoqërie, në takim u vlerësuan projektet e përbashkëta të nisura tashmë në këtë fushë, të cilat po zhvillohen me sukses. Sipas s. Van der Linden, një prej investimeve holandeze në këtë fushë është ai nëpërmjet programeve akademike evropiane të nivelit master dhe doktoraturë, që po prezantohen në Shqipëri në sistemin e shkollave private. Këto programe evropiane, u shpreh z. Van der Linden, të cilat janë sjellë në Shqipëri, janë të akredituara nga universiteti i Masstricht-it dhe janë një bashkëpunim i ngushtë që synon përgatitjen e menaxherëve dhe drejtuesve të rinj ndërkombëtarë. Këto lloj programesh janë prezantuar tashmë në 40 vende, ku kanë patur sukses të madh, sepse mundësojnë këmbimin e njohurive ndërkombëtare dhe specializimin e drejtuesve të rinj në fusha të ndryshme si energji, ujë, qeverisje, etj. Një tjetër produkt në fushën e arsimit, që u prezantua gjatë këtij takimi, është programi SIS një program i aplikuar me shumë sukses në Gjermani, Holandë, Japoni, që mundëson krijimin e një netëork-u global bashkëpunimi midis studentëve dhe të diplomuarve në mbarë botën. Një fushë tjetër me interes bashkëpunimi, e paraqitur nga delegacioni holandez, është edhe ajo e biznesit në fushën e bujqësisë. Edhe këtu sjellja e investimeve të reja koordinohet gjithmonë në bashkëpunim të ngushte me universitetet bujqësore dhe komunitetin për të garantuar maksimumin e rezultateve ??? TIRANE Lajmi Asnjë punonjës i administratës publike nuk ka marrë pagën e muajit dhjetor, ndonëse kanë kaluar tetë ditë nga fillimi i vitit. Një udhëzim i Financave autorizonte dhënien e pagave që nga data 3 janar ??? TIRANE GENC KONDI Pagesat Prej 5 muajsh s'ka para për paaftësinë Shteti s'ka para as përndihmën sociale. Prej gati pesë muajsh tashmë personat me aftësi të kufizuar nuk marrin pagesat që u takojnë, si dhe të kujdestarisë. Për shumë prej tyre kjo masë përfitimi është e ardhura e vetme, edhe familjet. Mospërfitimi i kësaj pagese kthehet në një shqetësim të vërtetë për jetën e tyre të përditshme. Duke qenë se kjo pagesë konsiston në mbulimin e shpenzimeve të jetesës së tyre, prej gati pesë muajsh një pjesë e tyre janë detyruar të marrin ushqimet dhe ilaçet me listë. DATAT E MIRATIMIT E PUBLIKIMIT TË BUXHETEVE 5 VITET E FUNDIT Buxheti Miratimi Fletore Zyrtare ? 2013 17.12.2012 170 28.12.2012 ? 2012 5.12.2011 164 19.12.2011 ? 2011 2.12.2010 171 20.12.2010 ? 2010 26.11.2009 175 17.12.2009 ? 2009 27.11.2008 182 22.12.2008 Në foto: (Majtas) Ridvan Bode (Djathtas) Faksimile e Udhëzimit të ministrit të Financave që autorizon dhënien e pagave për punonjësit buxhetorë 88 mijë buxhetorë, deriditën e djeshme, kanëpritur më kot hedhjen në bankë të pagave të muajit dhjetor 2012, pasi qeveria i gëzoi në fund të tij me shpërblimin 9 mijë lekë. Nga ministria e Financave u tha se buxhetit i duhet kohë që të hyjë në fuqi, pas dekretimit presidencial dhe publikimit në Fletoren Zyrtare. Por ky është një justifikim që nuk mund të shpjegoje se pse vitet e kaluara situata nuk ka qenë e njejtë. Në fakt, gjithnjë buxheti është miratuar para fundit të vitit, por tre vitet e fundit Financat, ose janë ndodhur në vështirësi financiare, ose i kanë përdorur fondet për disa ditë për të përfituar ndonjë interes bankar. Në fakt, në një udhëzim të nënshkruar me porosi të ministrit Bode nga zv.ministri Nezir Haldeda, që në datën 3 janar të këtij viti autorizoheshin krerët e institucioneve që të kryenin pagesa për punonjësit e administratës qendrore. "Meqenëse ligji për buxhetin e shtetit miratuar nga Parlamenti dhe dekretuar nga Presidenti nuk ka hyrë në fuqi, deri në hyrjen në fuqi të tij, për të siguruar një proces normal të zbatimit të buxhetit vjetor, nëpunësi i parë është i autorizuar të kryejë detajimin e buxhetit vjetor 2013 për të gjitha institucionet e qeverisjes së përgjithshme në sistemin elektronik të thesarit, si dhe me anë të shkresave për shpenzimet korrente. Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit nëpërmjet sistemit të thesarit lejohet të kryejë pagesat e shërbimit të borxhit, pagesat për shpenzime emergjente spitalore me funksion jetësor ( blerje, oksigjen, gjak, ushqim, etj), pagat e punonjësve të qeverisjes së përgjithshme dhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, transfertat në institucionet e sigurimeve shoqërore për pagesat e pensioneve, pagesat e paaftësisë, ndihmës ekonomike, papunësisë si pagesat për ushqim dhe medikamente për të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme që ofrojnë një shërbim të këtij lloji", thuhej në udhëzimin e kreut të financave publike. Ky udhëzim vetëm dje është publikuar nga dikasteri, çka u interpretua se ditën e djeshme ai ishte nënshkruar. Ndërkohë, i ndodhur në vështirësi edhe më të mëdha se në vitet e mëparshme, dje, në dy ankande, ministria e Financave ka arritur të marrë një shumë prej rreth 195 milionë eurosh në bono 6-mujore dhe 12-mujore, me një interes të rritur, që do të kishte qenë edhe më i lartë, në rast se 60% të shumës nuk do ta kishte furnizuar Banka e Shqipërisë. ? ERE: Vendimi për CEZ-in, rreth datës 20 janar Dhjetëditëshi i fundit i janarit do të jetë vendimtar për qendrimin ose jo të "CEZ Shpërndarjes" në Shqipëri. Enti Rregullator i Energjisë pritet të bëjë publik qendrimin e tij lidhur me procedurat e nisura në dhjetor për heqjen e licencës. "Ka grupe monitorimi nga ERE dhe konstatohet që kompania nuk performon në atë që ne prisnim nga kompania në lidhje me dy licensat që ajo mban", deklaroi dje Eduard Elezi, drejtor juridik në ERE. "Presim datën 20 janar dhe Enti Rregullator do të dalë me një qendrim në lidhje me këto licensa", u shpreh ai, duke shtuar se garantohet furnizimi me energji elektrike i konsumatorëve. ? Hidrocentrali i Zhurit, procesi në prag dështimi Mundësitë për realizmin e projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Zhurit janë shumëtë vogla. Kjo vepër energjetike mund të krijonte probleme lidhur me shfrytëzimin e ujrave midis Shqipërisë e Kosovës, por projekti është vonuar deri më tani dhe ka dilema sa i përket realizimit të tij. Këtij projekti i ishte bërë fizibiliteti në vitin 2001 dhe ishte rishikuar sërish në vitin 2009. Por, sipas qeverisë, ai nuk ka qenë objektiv. Sipas zyrtarëve, realizimi i këtij projekti varet prej investitorëve, nëse e shohin ata interesin për të investuar, gjë që deri më tani ka munguar. Sipas tyre, ka të interesuar për të investuar, për ofertë konkrete aktualisht nuk ka. Në foto: Kryeministri Sali Berisha dhe Van der Linden Holanda, projekte për Shqipërinë
10 E mërkurë, 9 janar 2013 EKONOMI Kursi i këmbimit valutor Për datën 8.1.2013 106.52 -0.55 Ndryshimi ditor 139.68 +0.13 Ndryshimi ditor 171.34 -0.63 Ndryshimi ditor 115.53 -0.04 Ndryshimi ditor Burimi: Banka e Shqipërisë Çmimet mesatare të ushqimeve në Tiranë 8.1.2013(lekë/kg) Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe USAID FRUTA Tregu METE, kontrolle për sigurinë e gazit natyror ??? TIRANE Përjashtohen ofertat më të ulta, dëmi 7.6 mld lekë Punët Publike, tjetër skandal me tenderat Fitues, ndërtuesit e vilave të zyrtarëve Lajmi Në një procedurë aspake transparente dhe e përcjellë me shumë parregullsi, dikasteri i Sokol Olldashit, që ka në vartësi Drejtorinë e Ujësjellësve, është duke kryer një abuzim të madh me fondet e investimeve për punë publike, me dëm rreth 8 miliardë lekë ??? TIRANE GENC KONDI SHPALLJA E FITUESVE PERIME ?Mollë 77 ? Portokall 92 ?Mandarina 95 ? Limon 121 ?Ullinj 172 ?Domate 124 ? Kastravec 227 ? Spec 180 ? Spinaq 150 ? Lakër 48 ? Lulelakër 200 ? Karrota 74 ? Patëllxhan 214 ? Kungull 196 ? Fasule 294 ?Qepë 80 ? Patate 73 Shpallja e Parë, datë 12 tetor 2012 dhe shpallja e dytë, datë 27.12.2012 DEMI EKONOMIK LOTI II LOTI III Shtetit shqiptar po i shkaktohet një dëm i ri ngaprapaskenat e komisioneve tenderues, të komanduara nga ministri Olldashi, lidhur me një prokurim të konsiderueshëm: furnizimin me ujë të plazheve Durrës-Kavajë nga pusshpimet e Çermës, me vlerë totale 1.7 lekë të reja. Tenderi është zhvilluar në dy lote. Në lotin e dytë kanë qenë 10 kompani ofertuese dhe në të tretin, 9 kompani, pra interesimi ka qenë shumë i madh. Por, pas një odiseje të vërtetë shpalljesh e skualifikimesh, prapësimesh e anulimesh, më në fund, komisioni qeveritar e ka para me vend të zgjedhë për të kryer këto punime ata që kanë dhënë ofertat më të larta. Në dokumentet standarde të tenderit (DST), Pika III.1 thuhet se kriteri i përzgjedhjes së fituesit do të jetë "çmimi më i ulët ose oferta më e ulët e vlerësuar". Në fakt, për Lotin III, sipas vlerësimit të bërë, fitues del shoqëria ALBA KONSTRUKSION Sh.p.k. (pronë e vëllait të Fiqiri Ismailit, kryetar i Bashkisë Vorë, me lidhje të hershme me PD), me vlerë 837.787.738 lekë, ndërkohë që janë skualifikuar tri oferta të tjera me vlera shumë herë më të ulta. Oferta më e ulët ishte e kompanise EDIL-ALIT me vlere 535.508.369 lekë të reja. Ajo u skualifikua, ndonëse shteti mund të fitonte 3.4 miliardë lekë të vjetra nga diferenta me fituesin. Po kështu, oferta e dytë më e ulët ishte e ALFAI Sh.p.k., me vlerë 830.431.811 lekë, por edhe ajo është skualifikuar. Oferta e tretë më e ulët ishte e ofertuesve J.V. Curri + Lala + Geci + Shansi Invest, por edhe ajo është skualifikuar dhe diferenca më fituesin është 38.481.074 lekë të reja. Për ata që nuk i njohin këto kompani, mund të thuhet se janë skualifikuar ato subjekte që kanë ndërtuar ujësjellësat kryesorë në Shqipëri dhe veprat kryesore për UjësjellësKanalizimet e Tiranës. Ndërkohë, janë dhënë tenderat në favor të ndërtuesve të vilave në Farkë, ku banojnë tani pjesa më e madhe e zyrtarëve më të lartë qeveritarë. Në të dy lotet, janë po të njejtat kompani të përzgjedhura (Alba Konstruksion, A.N.K, dhe ALBSTAR), që, me ofertat e tyre, vetëm sa ndërrojnë vendet. Fituesi i Lotit III, ka mbështetës - me ofertë më të lartë - fituesin e Lotit II dhe, anasjelltas, fituesi i Lotit II, ka mbështetës - me ofertë më të lartë - fituesin e Lotit III. Shanset për t'u ankuar kanë qenë minimale, pasi koha e zhvillimit të procesit ka qenë në fund të vitit dhe jepte pak mundësi për një gjë të tillë. Rezultati: Për të realizuar këtë punë, shteti do të paguajë shumë më tepër fonde; cileëia e punës - në rastin më të mirë - do të jetë e njejtë. Në rastin më të keq do të jetë më e dobët në cilësi dhe gjithshka të bën të mendosh se këtu fshihet një abuzim masiv. Në total, dëmi ekonomik llogaritet në rreth 7.6 miliardë lekë. Loti II: LOTI III KOMPANITE OFERTUESE VLERA E OFRUAR lekë 1. SALILLARI Skualifikuar 2. QTI Skualifikuar 3. SEMANI 0.00 Skualifikuar 4. EDIL - AL - IT 489.851.671 Skualifikuar 5. CURRI+LALA+GECI+SHANSI INEVST 758.659.261 Skualifikuar 6. A. N. K. 777.860.956 Kualifikuar 7. ALBA KONSTRUKSION 804.233.666 Kualifikuar 8. ALFAI shpk 817.465.835 Skualifikuar 9. ALBSTAR SH.P.K 820.272.317 Kualifikuar 10. D.E.T.E. A.E. 837.552.819 Skualifikuar KOMPANITE OFERTUESE VLERA E OFRUAR lekë 1. SALILLARI Skualifikuar 2. SEMANI 0.00 Skualifikuar 3. EDIL - AL - IT 535.508.369 Skualifikuar 4. ALFAI shpk 830.431.811 Skualifikuar 5. CURRI+LALA+GECI+SHANSI INEVST 835.306.664 Skualifikuar 6. ALBA KONSTRUKSION 873.787.738 Kualifikuar 7. ALBSTAR SH.P.K 889.386.521 Kualifikuar 8. A. N. K. 893.278.182 Kualifikuar 9. D.E.T.E. A.E. 924.058.877 Skualifikuar OFERTUESIT VLERA E OFRUARlekë Diferenca lekë 1. EDIL - AL - IT 489.851.671 Skualifikuar 288.009.285 2. CURRI+LALA+GECI+SHANSI INEVST 758.659.261 Skualifikuar 19.201.695 3. A. N. K. 777.860.956 FITUESI OFERTUESIT VLERA OFRUAR lekë Diferenca lekë 1. EDIL - AL - IT 535.508.369 Skualifikuar 338.279.369 2. ALFAI shpk 830.431.811 Skualifikuar 43.355.927 3. CURRI+LALA+GECI+SHANSI INEVST 835.306.664 Skualifikuar 38.481.074 4. ALBA KONSTRUKSION 873.787.738 FITUESI Ministria e Ekonomisë, Tregtisëdhe Energjetikës po ndjek me vëmendje shqetësimin e ngritur nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit për tregun e gazit me pakicë dhe informon se çështjen e rritjes së mëtejshme të sigurisë për pajisjet dhe impiantet që shërbejnë për depozitimin, ambalazhimin dhe tregtimin e gazit të lëngshëm (GLN), e konsideron një çështje shumë të rëndësishme. METE ve në dukje se ka kërkuar vazhdimisht nga strukturat përgjegjëse në varësi të saj angazhim dhe profesionalizëm në zbatimin e detyrimeve ligjore që lidhen me ushtrimin e kontrolleve në tregun e nënprodukteve të naftës, përfshirë këtu edhe GLN. Në periudhën në vazhdim METE do të ndërmarrë hapa konkrete për rritjen e angazhimit të strukturave të varësisë, por edhe të bashkëpunimit me strukturat përkatëse të ministrive të tjera, në drejtim të rritjes së rigorozitetit në kontrollin e këtyre pajisjeve që përdoren në tregun e GLN, si dhe në nxjerrjen jashtë përdorimit të bombulave jashtë standardi. Sokol Olldashi ministër i Punëve Publike dhe Transportit
.
|
Na vjen keq, por koha në dispozicion mbaroi.
Nëse jeni një përdorues i regjistruar, identifikohuni në pjesën e poshtëme djathtas.
|
|
|
Hyr në e-Shop dhe zbulo të gjitha ofertat tona
|
|
|
Po blini botimin e
09/01/2013
Me çmim
0,00
|
|
Rikërko fjalëkalimin!
Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.
Privacy Policy 2013 Mbrojtja e të dhënave personale Gjatë lundrimit në faqe, në skedarët log të server-it ruhen të dhëna si adresa IP, data, koha dhe faqet e vizituara nga përdoruesi. Ne e përdorim informacionin që mbledhim për të matur numrin e vizitorëve që hapin seksione të ndryshme të faqes sonë të internetit, për të mësuar se cili është informacioni më i kërkuar dhe për të na ndihmuar ta bëjmë faqen tonë të internetit më të dobishme për vizitorët.
Të dhënat tuaja personale dhe informacioni i dhënë gjatë "Regjistrimit", ruhen në server në mënyrë anonime.
Informacionet që ruhen në server janë të sigurta dhe konfidenciale, nuk ju ofrohen palëve të treta (vetëm në rastet kur ju keni dhënë aprovimin në modulin e regjistrimit) dhe përdoren në përputhje të plotë me Ligjin nr.8517, datë 22.7.1999 - Për mbrojtjen e të dhënave personale.
Mbyll
|