18 E enjte, 10 janar 2013 DOSSIER NJË RAPORT i përcjellë nga ish-korrespondenti i "New York Times" në Kajro, në fillimvitin 1945, na dëshmon për herë të parë se cilat ishin planet amerikane për të ardhmen e kufinjve të Ballkanit Ekskluzive AMERIKANET NE 1945: Ja projekti për këmbime territoresh mes Shqipërisë dhe fqinjëve Skica për rregullimin e kufinjve të Ballkanit të Pasluftës, prekte edhe çështjet kufitare me Greqinë, Jugosllavinë dhe Italinë NGA ARMAND PLAKA Shqipëria të marrë pjesë ngaJugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë mundësisht me Shkodrën e rrethinat në Veri. Pretendimet greke duhen trajtuar me vëmendje, megjithëse janë të ekzagjeruara. Italianët t'i japin Sazanin Shqipërisë". Kështu apo pak a shumë kështu, në mënyrë të përmbledhur ishte ajo çka Departamenti Amerikan i Shtetit, në fillimvitin 1945, e përshkruante si pikëpamjen e vet mbi rregullimin territorial të Pasluftës për Shqipërinë. Pikëpamja e tij shtrihej më gjerë edhe me rajonin e Ballkanit e atë të Europës Lindore, duke përcaktur kësisoj edhe disa korrektura "të nevojshme" në lidhje me të ardhmen e kufinjve të Bullgarisë, Greqisë, Jugosllavisë, por edhe të Qipros, Turqisë, Rumanisë, Italisë etj. Situata për Aleatët tashmë dukej tejet pozitive dhe fitorja përfundimtare ishte vetëm çështje kohe e formaliteti. Ajo çka duket interesante, është fakti se për herë të parë kjo mund të shihet pas kaq shumë viteve, si një pikëpamje e shfaqur në mënyrë eksplicite nga ana e Shteteve të Bashkuara, edhe pse jo në kufinjtë e qëndrimit zyrtar, mbi të ardhmen e kufinjve të Shqipërisë e rajonit, një problem i cili paradoksalisht na duket sot sa i moçëm, aq edhe i ri, duke pasur parasysh zhvillimet aktuale. Nëse zhvendosemi në kohë, kuptojmë se këto përçapje për rregullim "të drejtë" të kufinjve, vinin pikërisht në kohën kur Lufta akoma nuk kishte mbaruar dhe fuqitë e mëdha po shkonin drejt dy konferencave që vulosën "de facto" për një kohëzgjatje të konsiderueshme, fatin e shumë kombeve e shteteve të kontinentit. Pjesa ku flitet për Shqipërinë, duket se përbën ndoshta edhe thelbin e mendimeve amerikane ( bie në sy në fakt se ata merren më shumë me fatin e Greqisë) për të ardhmen e rajonit të trazuar. Materiali që ne kemi shkëputur, është marrë nga një gazetë australiane ("The Mercury", 2 janar 1945, fq. 4), e cila në fakt i referohej raporteve të një korrespondenti shumë të njohur të kohës së vet, ikonë e gazetarisë botërore stalizuar një program për rregullimin e kufinjve të Europës Lindore, duke përfshirë shkëputje territoresh në favor të Greqisë, ku njëra prej tyre duhej të ishte dhe Qiproja, e cila pas Luftës duhej t'i kalonte kësaj të fundit, duke u shkëputur nga kolonizimi britanik. Përsa i përket pretendimeve greke mbi kufirin shqiptar të jugut, Departamenti i Shtetit, sipas Sulzberger, i shihte si disi të ekzagjeruara, megjithëse atyre i duhej kushtuar vëmendje dhe se e nevojshme, jo vetëm në marrëdhënie me Shqipërinë, por edhe me Bullgarinë e Jugosllavinë, bëhej kësisoj vetëm një korrekturë e pjesshme e tyre. Po ashtu, sipas Departametit të Shtetit, duheshin siguruar të drejtat e Bullgarisë e të Jugosllavisë për të pasur akses në portin grek të Selanikut. Jugosllavia duhej të merrte nga Italia dhe Austria rajonin e Fiumes e të Zarës, pra ishujt jashtë brigjeve kroate dmth. jugosllave, ndërsa kufinjë e saj të Paraluftës me Hungarinë, Austrinë dhe Rumaninë, thuhej se duhet të mbeteshin ato që kishin qenë. Rumania duhet t'i japë Besarabinë dmth. Moldavinë Rusisë dhe jugun e rajonit të Dobruxhës, Bullgarisë, duke u kompensuar me rikthimin e të gjithë rajonit verior të Transilvanisë, i cili do i merrej Hungarisë, përveç një copëze të vogël që do vijonte sipas artikullit, t'i mbetet Hungarisë në rajonin rreth Aradit. Për Shqipërinë, në mënyrë të veçantë e të nënvizuar thuhet se: duhet të jetë një shtet sovran dhe duhet t'i jepen pjesë nga Jugu i Jugosllavisë, me një kompensim në formën e shkëputjes së një pjese të territoreve veriore të saj, duke përfshirë mundësisht Shkodrën, që duhet t'i shkojnë Jugosllavisë. Ndërkohë, Italia duhet t'i dorëzojë shqiptarëve, ishullin e Sazanit në Gjirin e Vlorës. Në raport fillimisht theksohet se pikëpamjet e zyrtarëve amerikanë kanë si synim vendosjen e parakushteve bazë për arritjen e paqes në një rajon të trazuar. Plani përmbante tri objektiva: i pari paraqet një rishikim apo një rirregullim të kufinjve në bazë të negociatave direkte të shteteve të përfshira. Objektivi i dytë synon sponzorizimin e idesë së bashkëpunmimit rajonal. I treti dëshiron të inkurajojë rehabilitimin ekonomik të vendeve të Ballkanit, pasi ata të kenë zgjedhur lirisht qeveri të Për Shqipërinë, në mënyrë të veçantë e të nënvizuar thuhet se: duhet të jetë një shtet sovran dhe duhet t'i jepen pjesë nga Jugu i Jugosllavisë, me një kompensim në formën e shkëputjes së një pjese të territoreve veriore të saj, duke përfshirë mundësisht Shkodrën, që duhet t'i shkojnë Jugosllavisë Çurçilli dhe Stalini: Europa të Cyrus Sulzberger, asokohe i angazhuar për prestigjozen amerikane "New York Times" - me raportimet nga fronti aleat, me qendër në Kajro. Nga artikulli që po botojmë sot për herë të parë për publikun shqiptar, kuptojmë se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishin kriMarrëveshja e fshehtë Konferenca e Jaltës, mbajtur në gadishullin e Krimesë në ish-Bashkimin Sovjetik, në datat 4 deri më 11 shkurt 1945, ishte një takim diplomatik i tre krerëve aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i dyti në radhën e atyre që njihen si tri konferencat e mëdha aleate, duke pasuar atë të Teheranit ( 28 nëntor1 dhjetor 1943) e paraprirë atë të Potsdamit ( 17 korrik-2 gusht 1945). Në të morën pjesë Franklin D. Roosevelt (SHBA), Ëinston Churchill (Mbretëria e Bashkuar) dhe Josif Stalin (ish-Bashkimi Sovjetik). Tema të konferencës ishin para së gjithash ndarja e Gjermanisë, ndarja e pushteteve dhe e zonave të influencës në Europën e Pasluftës dhe vulosja e fatit të Perandorisë japoneze. Nga kjo pikëpamje, duke pasur parasysh se Konferenca e Potsdamit u mor më shumë me ndarjen e Gjermanisë dhe çështje të tjera me interes për aleatët ( duke shënuar njëkohësisht edhe ngritjen e Perdes së Hekurt në kontinent), ajo mbetet si më e rëndësishmja për fatet e rajonit tonë e ato të Shqipërisë së Pasluftës. Në vendimet e saj gjetën vend pretendimet sovjetike për shtrirjen e influncës së saj në Kinë e Azi, duke zëvendësuar në këtë mënyrë interesat e deriatëhershme japoneze. Gjermania vetë u nda fillimisht në tri e pastaj në katër zona Çfarë vendosi Konferenca e Jaltës mbi fatin e popujve të Ballkanit e atij shqiptar? Ish-korrespondenti i "New York Times", Cyrus Sulzberger Liderët aleatë gjatë Konferencës së Jaltës, shkurt 1945
21E enjte, 10 janar 2013 KULTURE PERKEQI është i vetmi artist që ka marrë të drejtën e autorit për të riprodhuar fragmente dhe episode nga mozaiku i madh I Butrintit. Sfidat në tregun e braktisur të artizanëve nga Ministria e Kulturës Art i aplikuar ??? TIRANE DHURATA HAMZAI Pjetër Perkeqi është i vetmi artizan që ka mbijetuar pas 9viteve të ngritjes së tregut artizanal në Butrint, e quajtur ndryshe "Kasollja suedeze". I ardhur nga zonat e Mirditës në fshatin Shëndëlli të Sarandës, Pjetri më parë është kujdesur të fituar të drejtën e autorit për të riprodhuar detaje dhe fragmente nga Mozaiku i madh i Butrintit. I riprodhon ekzaktesisht në gur në dru, por edhe nëpër aksesorë zbukurues dhe turistë të ardhur nga vende të ndryshme të botës marrin me vete edhe një shenjëz të vogël nga Shqipëria, falë mjeshtërisë së tij. Duke e bërë prej vitesh këtë punë nuk e mban mend saktësisht numrin e punëve, por janë me mijëra, ndoshta së shpejti do të thyej ndonjë rekord gines po të vazhdojë me ketë ritëm. Më parë Pjetër Perkeqi shiste zeje së bashku me dhjetëra mirditorë të tjerë, por ata e kanë braktisur tashmë tregun, sepse siç thotë ai prej disa vjetësh drejtuesit e Butrintit dhe ministria e kulturës nuk e sponsorizojnë më, ndaj Pjetrit vetë i duhet të bëjë shumë shpenzime për lëndën e parë, më shumë mund. Dh- jetëra detaje me zogj, bimë dhe kafshë të tjera, fragmente të fabulave që shprehin figurat e mozaikut të madh të Butrintit mbajnë vetëm vulën e Pjetrit. Nuk ka të drejtë autori njeri tjetër, por dhe nuk është e lehtë t'i bësh këto figura me kujdesin dhe përpikërinë e tij. Është si të thuash një sekret profesional, thotë Pjetri, sepse duhen ditur edhe sekretet e lidhjes së materialeve në mozaik, qëndrueshmërisë, e shuam të tjera. Edhe pse puna e tij e mundon, pJetri ndihet i lumtur që bashkia e Sarandës e ka propozuar për të marrë titullin Nderi i Qytetit. Është hera e parë që merr një vlerësim dhe vëmendje nga shteti. Duke parë punët e tij aq të bukura kupton se është një talent natyral, i lindur, ku mozaikët i përsos më tej durimi dhe pasioni i Pjetrit. Më tregon një video ku e kanë ftuar në televizionin lokal të fals për artin e aplikuar dhe aty ndihet i gëzuar që ia vlerësojnë punën e tij. Ka një sy të mprehtë artisti dhe zbulon prej mozaikut të Butrintit detaje që shumëkush nuk i vë re në tërësinë e tyre. Është i lidhur pas atyre figurave dhe nuk gabon kurrë. Tashmë është i dashuruar me gjithë fabulën e mozaikut antik. Çdo cope mozaiku e riprodhuar duket si origjinale, flet më të njëjtën gjuhë të kohës së vjetër. Kjo i josh turistët, por edhe vendasit. Pjetri ruan si kujtim një fotografi ku ish presidenti Bamir Topi atë kohë në detyre dhe bashkëshortja e tij kanë në dorë një copëze mozaiku, të cilën e kanë blerë tek Pjetri. Aty rrotull tregtonin bashkë me të edhe mirditorët e tjetër. Mjeshtrit Pjetër Perkeqi i vjen keq që Te "Kasollja" e Butrintit ata dhjetëra mirditorë dhe prodhuesit e zejesh nga vende të tjera të Shqipërisë nuk janë me të. Ka ngelur vetëm me stoicizmin dhe zellin e tij të rrallë. Pjetri rrëfen se "Kur u ngrit projekti i tregut artizanal, synimi ishte që "tregu të bëhej një nyje lidhëse e parkut të Butrintit me komunitetin përreth e më gjerë". "Ne jetojmë afër Butrintit dhe jetesa jonë do të bëhej më e mirë duke i shërbyer turizmit dhe nga ana tjetër turizmi të na shërbente mirë edhe neve. Mirëditort janë artizanë të mirë. Nuk duhet humbur tradita e tyre.... Por , por nuk dua të fals më shumë për punën e mbylljes së treguat artizanal sepse këto janë punë që varen nga qeveritarët, unë di të komandoj vetëm punën që varet nga duart e mia, thotë me sinqeritet dhe modesti Pjetri. Fadil Berisha merr shtetësinë shqiptare Fotografi Fotografi i njohur Fadil Berisha kamarrë para tre ditësh me dektet të presidentit Bujar Nishani shtetësinë shqiptare. Në njoftimin e publikuar nga Presidenca shënohej: "Në mbështetje të nenit 92, pika "c" dhe 93, të Kushtetutës, si dhe nenit 9 e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 "Për shtetësinë shqiptare", të ndryshuar, bazuar në propozimin e Ministrit të Brendshëm, i jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tij personit të mëposhtëm: Fadil Hamza Berisha...". Dekreti mban datën 07.01.2013. Fotografi i njohur që ushtron aktivitetin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë vlerësime të shumta për promovimin e një varg artistësh shqiptar në botë. Teatri nis sezonin me komedinë “14 vjeç dhëndër” “Metropoli” Teatri i Metropolit rihap dyertpër këtë vit, në datën 11 janar, me komedinë “14 Vjeç Dhëndër” të Elma Dorezit. Vepra e Çajupit, premierë në fund të vitit që shkoi, rikthehet në sallën “Shekspir” të Metropolit si një grotesk që do të përfshijë si interpretimin e roleve ashtu edhe skenografinë dhe kostumografinë. Në shfaqje është bërë një adaptim i tekstit, i bazuar tek Çajupi me të njëjtët personazhe, por duke sjell skena dhe karaktere të ndryshëm dhe interesant. Nuk do të ketë ndryshim kohe, por ndryshim në strukturë, kostumografi, skenografi e interpretim. Komedia do të shfaqet në datat 11, 12 dhe 13 janar. Teatri i Metropolit pritet të shpallë nesër kalendarin e aktiviteteve për vitin 2013-të Tragjedia “Edipi mbret” premiera e parë e 2013-ës Teatri Kombëtar Tragjedia “Edipi Mbret” e Sofokliut do të jetë premira e parë për këtë vit në Teatrin Kombëtar. Teatri i antikitetit do të vijë si një bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Prishtinës, me regji të Ilir Bokshit. Teatri i Prishtinës do të sjellë jo vetëm regjinë, por edhe kostumografin e kompozitorin, ndërkohë që aktorët do të jenë nga Shqipëria. Pak ditë më parë TK zhvilloi një audicion për aktorët e rinj që dëshirojnë të ngjiten në skenën e TK, duke interpretuar në “Edipin Mbret”. Për regjisorin, të sjellë antikitetin në skenë është sfidë, ndaj ai planifikon të sjellë për publikun një shfaqje spektakolare, me shumë ritëm dhe muzikalitet. Pas pak ditësh pritët të fillojnë provat e tavolinës, ndërkohë që premira do të ngjitët në skenë në fund të muajit shkurt. Artizani i vetmuar që josh ende turistët në Butrint Propozimi, Pjetër Perkeqi "Nderi i qytetit" Në foto: Pjesë nga mozaiku i Butrintit i riprodhuar nga Pjetër Perkeqi Në foto: (Majtas) Pjetër Perkeqi (Djathtas) ishpresidenti Bamir Topi në një nga vizitat në Butrint duke blerë një nga veprat
10 E enjte, 10 janar 2013 SPECIALE PJESË NGA LIBRI i Preç Zogajt "Në kërkim të zgjedhjeve të humbura", si u shfaq videoskandali Meta-Prifti dhe parathënia e vrasjeve të 21 janarit ditari politik PREÇ ZOGAJ ??? TIRANE Lajmi Pas video skandalit MetaPrifti në fillim të janarit 2011, një valë zemërimi pati në gjithë vendin. Ashtu sikurse u deklarua, ish ministri i tregtisë Dritan Prifti regjistroi kreun e partisë Ilir Meta. Videoja që bëri xhiron e gjithë kanaleve televizive e që në fillim u shfaq në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel u bë preludi i demostratës fatale të 21 janarit. Ja si e kujton Preç Zogaj organizimin dhe fillimin e kësaj demostrate Zogaj: 21 janari, si i udhëzoi Edi Rama të gjithë aleatët Të pathënat e bisedave që bëheshin mes liderve gjatë demostratës (vijon nga numri i djeshëm) Indinjata e provokuar nga videoskandali dheajo e poshtërimit të opozitës për kutitë ishin përzier si dy degët e një lumi të madh që endet andej-këndej pa drejtim. Ky ishte janari shqiptar i vitit 2011. Edi Rama ishte prej javësh, para se të dilte videoja, nën presionin e publikut opozitar dhe aleatëve të tij për të thirrur një protestë të madhe si atë të 26 nëntorit 2009, apo 30 prillit 2010. Tani që kishte dalë edhe videoja dhe Kryeministri kishte zbritur personalisht në fushën e betejës për të zhurmuar efektet e saj, presioni ndaj tij ishte akoma më i madh. Në një takim të Opozitës së Bashkuar në zyrat e Partisë G99, e la sërish veten të bombardohej nga kërkesat e aleatëve për të thirrur një protestë. Spartak Ngjela, kryetari i Partisë "Ligj dhe Drejtësi", shkoi edhe më tutje. Tha se me djegien e fletëve, me daljen e videos dhe me mbrojtjen që po i bën kryeministri Sali korrupsionit, koha e protestës ka mbaruar. Tani i duhet bërë thirrje popullit të dalë në demonstratë. Ku ishte dallimi mes protestës dhe demonstratës? Pyetja qëndronte vetvetiu pezull. Nuk ishte nevoja të përgjigjej njeri. Demonstrata nënkuptonte një nivel më të lartë të ushtrimit të forcës. Demonstrata nënkuptonte përplasje. Pak a shumë si në Tunizi dhe Egjipt, ku protestat e zgjatura të opozitës kishin çuar në largimin e presidentit Ben Ali në Tunizi dhe po tronditnin nga themelet regjimin autarkik të presidentit Hosni Mubarak në Egjipt. Rama dëgjonte me një pamje të menduar dhe pak të ngrysur. Përtej mëdyshjeve të jashtme, kuptohej qartë se i pëlqente ideja e një demonstrate të madhe. Por nuk vendosi gjë atë ditë. Ndërkaq, u kërkoi aleatëve të flisnin para mediave që prisnin jashtë. Parada e tyre doli e nxehtë prush. Vetë Rama gjeti rastin të kalonte pa folur, ndërsa aleatët po intervistoheshin. Me kryetarët e përndezur të partive aleate në sfod, dukej sikur po dilte nga një fonderi. Pak ditë më vonë, kur situata ishte bërë mjaftueshëm inkandeshente, Rama shpalli 21 janarin si ditë të zemërimit të shqiptarëve me qeverinë e tyre. E quajti demonstratë. Sqaroi se nuk do të kishte tribunë dhe fjalime si herë të tjera, se opozita do të ishte pjesëmarrëse aktive, por jo drejtuese e demonstratës. Demonstrata do të ishte e qytetarëve, e gjithë atyre që nuk pajtoheshin me çfarë kishin parë e dëgjuar në videoskandalin Meta-Prifti si maja e ajsbergut e një qeveria të korruptuar deri në palcë. Në pamje të jashtme kjo bëhej për të mbledhur në bulevard edhe të zemëruarit e partive të tjera apo qytetarët pa parti, që nuk mbështesnin politikisht PS-në dhe Opozitën e Bashkuar. Shpjegimi kishte logjikë, por nuk kishte jehonë në kakofoninë e retorikës së përplasjes. Përveç kësaj, teza e demonstratës pa drejtim kishte dykuptimësi. Shqipëria opozitare po nxehej si në një rit dervishësh. Duke parë çfarë bastesh të rënda po viheshin, Rama filloi t'i mëshonte kumtit se demonstrata do të ishte paqësore. * * * Shumica e demonstruesve kishin zënë gojët dhe hundët me shalle e shami, ca të tjerë duke përdorur kindat e xhaketave, palltove dhe pardesyve. Ngjanin të ngathët e të turbulluar si në gjendje nokdauni. Gjithë ai shkretim dhe ngadalësim i botës rreth e rrotull sillte diçka nga imazhet e një shpërthimi kimik. Njerëzit dukeshin sikur po përpiqeshin të dilnin nga një jerm, nga një përçudnim. Kisha parë lloj-lloj skenash në protestat dhe demonstratat e zhvilluara në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit: shtyrje, goditje të ndërsjella mes demonstruesve dhe policëve, deri shkëmbim zjarri mes tyre. Kisha marrë pjesë në protestat më të mëdha të dy dekadave të tranzicionit, kisha jetuar nga fillimi në fund demonstratën e 28 majit 1996, dy ditë pas zgjedhjeve të manipuluara të 26 majit; kisha parë zvarritjen e Blendi Gonxhes dhe Arben Imamit nga bashibozukët e atëhershëm të qeverisë, kisha parë rrahje të poshtra dhe marrje me forcë të demonstruesve të thjeshtë në komisariate ku vazhdonin t'i rrihnin pa mëshirë; kisha parë shpërndarje të rrëmujshme protestash, ikje me nxitim dhe me vrap të qindra mijëra njerëzve sa në një rrugicë në tjetrën, për t'u shpëtuar shkopinjve të gomës dhe marrjes me furgona në komisariate. Por ishte hera e parë që shihja një demonstratë të platitur, sureale, sikur sapo e kishte çelur një vezë e stërmadhe. Mijërat e njerëzve me fytyrat e mbuluara qëndruan ashtu disa minuta, sikur po njiheshin me botën e re dhe po vlerësonin rrezikun. Pastaj një si shkundje e përgjithshme i ktheu sërish me fytyrë nga Kryeministria. Filluan të lëviznin drejt saj, duke nxitur njëri-tjetrin, kësaj radhe me një vendosmëri më të madhe. Kishin radhën për të kthyer goditjen. Në atë orë, në trotuarin para Kryeministrisë nuk kishte më forca policie. Siç u pa më vonë, qëkurse kishin hedhur gazin ata të tarracës, policët ishin tërhequr në pjesët anësore ose të prapme të godinës. Stafetën e mbrojtjes së asaj godine e kishin marrë trupat e Gardës që po lëvrinin në rrethimin e brendshëm të saj. Atje u sulmuan nga një re gurësh që vinin nga Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, e lënë pas dore muajt e fundit ngaqë qeveria mendonte ta prishte për të ndërtuar në vend të saj Parlamentin e ri. Godina e braktisur, që dikur kishte qenë muzeu i Enver Hoxhës, ishte një minierë sendesh të forta. Në shkallaret e saj gjeje sa të duash gurë dhe pllaka të thyera. Uji me presion i përdorur nga policia i kishte hedhur një pjesë të demonstruesve pikërisht atje. Më të ndërkryerit, sidomos të rinjtë që kishin një inat moshe me policinë, kërkonin të shfrynin gjithë pezmin e goditjeve të pësuara, pra të merrnin hak. Kishte mes tyre të rinj të indinjuar që gjenin lehtësim dhe kënaqësi në aktin e djegies së ndonjë makine, që fati i keq e kishte parkuar në vendin e gabuar. Shpërthimi në flakë i makinës-viktimë e mbushte botën me një gjëmim të egër dhe të shurdhër; tymi i zi i karburantit dhe gomave të djegura ngrihej lart në formën e një shtëllunge të stërmadhe. Ishte vështirë, megjithatë, të kuptoje ç'po ndodhte, jo vetëm se dinamika e revanshit të një demonstrate të goditur është e pallogaritshme dhe e parrokshme - nuk dihet pika e ngopjes, pasi aty ku ndalet një grup merr vrull një grup tjetër por edhe për një arsye praktike: me kërkesën e policisë, duke presupozuar apo dyshuar se mes demonstruesve ishte infiltruar ndonjë komando terroriste, pra për t'u pamundësuar komunikimin pjesëtarëve të saj, kompanitë celulare kishin vendosur block-aut në gjithë sipërfaqen e demonstratës. Kështu që nuk kishte asnjë mundësi komunikimi me askënd. Unë u përpoqa disa herë të lidhem me Spartak Ngjelën, që më kishte humbur nga sytë, pastaj me Mero Bazen, pastaj me tim bir, por pa sukses. Edi Rama, një kokë mbi të tjerët, jepte e merrte me celularin e tij, pa sukses gjithashtu. Dikush solli lajmin se nuk kishte trupa policie para Kryeministrisë dhe turma po joshej për të përparuar brenda. Rama u pre. Na pyeti pesë gjashtë vetëve që ishim me të se ç'duhej të bënim. Ishim të gjithë në një mendje se njerëzit duheshin ndaluar me çdo kusht, edhe sikur t'i ftonte brenda vetë Kryeministri. Disa prej nesh, madje, e konsideronin një kurth lënien pa mbrojtje të rrethimit të godinës. Kurth ose jo, njerëzit duheshin ndaluar sa më parë. Para se naiviteti, marrëzia apo një ndjenjë heroizmi, që përndrit në raste të tilla zemrat anonime, t'i çonte përtej vijës së kuqe ku mund të qëlloheshin me plumba të vërtetë nga forcat e politizuara të Gardës. Edi Rama pati një mendje të shkonte vetë t'i fliste turmës. Të gjithë sa ishim aty e menduam të papërshtatshme në rrethanat e krijuara zhvendosjen e tij para Kryeministrisë. Drejt me e thënë, duke pasur parasysh ca precedentë të së kaluarës dhe ca zakone njerëzore, unë kisha parandjenjën se mbërritja e liderit kryesor në qendër të teatrit të ngjarjeve do të keqkuptohej nga të zjarrtët demonstrues sikur ai po vinte për të parë dhe për të fituar (Për çfarë tjetër shkon prijësi në vijën e parë të betejës?), domethënë për të korrur frytin e asaj dite të bujshme, që në perceptimin naiv nuk ishte gjë tjetër veçse karrigia e Sali Berishës. Pra, në vend që të shërbente për të prapësuar turmën, prania e shefit të opozitës mund ta nxiste edhe më shumë atë për të bërë të kundërtën. Është një e dhënë e përjetshme: në vijën e parë apo në përshtypjen e fitores ushtarët dhe ndjekësit përfshihen në një garë heroizmi që kush e kush t'i bjerë në sy komandantit më shumë se shoku. Ja, kësaj ia kishim frikën kur i kërkuam Edi Rama dëgjonte me një pamje të menduar dhe pak të ngrysur. Përtej mëdyshjeve të jashtme, kuptohej qartë se i pëlqente ideja e një demonstrate të madhe. Por nuk vendosi gjë atë ditë. Ndërkaq, u kërkoi aleatëve të flisnin para mediave që prisnin jashtë Në foto: Protestuesit duke u përleshur me policinë në demonstratën e 21 janarit 2011 Preç Zogaj Kryetari i PS, Edi Rama në demonstratën e 21 janarit
6 E enjte, 10 janar 2013 EKONOMI Çmimet mesatare në tregjet e Tiranës 09.01.2013 (lekë/kg) Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe USAID FRUTA PERIME ?Mollë 77 ? Portokall 92 ?Mandarina 95 ? Limon 121 ? Ullinj 172 ? Domate 124 ? Kastravec 227 ? Spec 180 ? Spinaq 150 ? Lakër 48 ? Lulelakër 200 ? Karrota 74 ? Patëllxhan 214 ? Kungull 196 ? Fasule 294 ? Qepë 80 ? Patate 73 Kursi i këmbimit valutor Për datën 09.01.2013 Burimi: Banka e Shqipërisë 115.60 +0.07 Ndryshimi ditor 171.70 +0.36 Ndryshimi ditor 106.87 +0.35 Ndryshimi ditor 139.71 +0.03 Ndryshimi ditor Tarifat Uji i pijshëm, miratohet rritje çmimesh për 3 qytete ??? TIRANE lekësh për m3 ujë nga 34 lekë që paguanin më parë. Institucionet buxhetore do të paguajnë 112 lekë nga 110 lekë për m3 dhe entet private 124 lekë për m3, nga 120 lekë që kanë paguar për të njejtën sasi uji. Po ashtu, rritje është miratuar edhe për qytetarët e Rrogozhinës, të cilët do të paguajnë 15 lekë më shumë për një metër kub ujë. Duke nisur nga ky muaj, qytetarët e Fierit, Gjirokastrës dhe Rrogozhinës do të paguajnë më shumë për ujin e pijshëm që konsumojnë. Enti Rregullator i Ujit ka miratuar përfundimisht aplikimet e operatorëve përkatës për rritje të tarifave për këto qytete. Kështu, banorët e Fierit, nëse deri në fund të dhjetorit 2012 paguanin 44 lekë për m3 ujë, nga janari do të paguajnë 52 lekë për m3, me një rritje prej 8 lekësh. Institucionet buxhetore në këtë qytet do të paguajnë 100 lekë për m3 nga 80 që paguajnë aktualisht ndërsa entet private 120 lekë për m3 nga 100 lekë. Ndërsa banorët e Gjirokastrës do t'i nënshtrohen një tarife prej 38 As ditën e djeshme nuk janë disbursuar fondet buxhetore Financat: Nga sot, jepen pagat e administratës Opozita: Shtetin shqiptar qeveria e ka lënë pa para Nëntë ditë pas nisjes së vitit financiar, asnjë buxhetor nuk ka marrë pagën e muajit dhjetor 2012. Sipas opozitës, kjo tregon se qeveria nuk ka më para, ndërkohë që kryeministri Berisha deklaron se është fjala për burokraci GENC KONDI ??? TIRANE Burime nga ministria eFinancave pohuan përShqiptarja.com se nga dita e sotme do të fillojnë të jepen pagat për muajin dhjetor 2012 për administratën publike, që deri tani nuk kanë kaluar në sistemin bankar. "Kalimi në sistem i pagesave përfundon totalisht në mesditë. Drejtoria e Thesarit po punon edhe në këto momente për të hedhur në sistem të gjitha të dhenat. Përfundoi ministria e Brendshme, Arsimit, pensionet, ndihma ekonomike, ministria e Punës", deklaroi zyra e shtypit e Financave. Moslëvrimi në kohë i fondeve për pagat e administratës dhe pensioneve kanë ardhur për shkak të vonesës së listëpagesave nga zyrat e financave në institucione, është shprehur kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes me ministrat e kabinetit. Ndërsa mbështetja financiare e energjisë për shtresat në nevojë është vonuar për shkak të ndryshimit të llogaritjes së sasisë së konsumuar, shtoi ai. Kryeministri është shprehur gjithashtu se mbështetja financiare për shtresat në nevojë është 5fishuar dhe se buxheti vjetor i parashikuar për invalidët arrin në 13 miliardë lekë. "E vërteta është se nuk ka patur dhe nuk ka as edhe një mungesë të asnjë lloj fondi, në mënyrë kategorike. Ka patur një mosparaqitje të listëpagesave të zyrave të financave, por rroga pa listëpagesa nuk mund të jepet dhe ky është një ligj themelor. Ato do të bëhen dhe do t'i marrin që të gjithë dhe i kanë marrë ose do t'i marrin pa asnjë lloj vështirësie", tha Berisha. Ndërkohë, në një konferencë për shtyp, PS denoncoi këtë vonesë. Eglantina Gjermeni deputete e PS u shpreh se "ditët e para të 2013-ës, listës së dhjetëra mijëra personave me aftësi të kufizuar, të cilët prej muajsh tanimë nuk marrin pagesën e paaftësisë, u shtohen në këtë fillimviti edhe rreth 90 000 punonjës të administratës publike, mësues, mjekë, infermierë, etj". "Nuk është e nevojshme të jesh ekspert financash për të kuptuar se këto justifikime qesharake që shumëzojnë me zero njëri tjetrin, janë thjesht tentativa për të fituar kohë e për të fshehur një të vërtetë që tanimë po e mësojnë në kurriz të tyre edhe punonjësit e administratës: Shteti nuk ka para. Shteti nuk ka më para dhe politika fiskale e qeverisë të Sali Berishës tanimë ka vetëm një emër: Shtyje ta shtyjmë", u shpreh Gjermeni. PS i ka kërkuar ministrit Bode dhe Kryeministrit Berisha të zgjidhin sa më parë situatën dhe mos të kapen pas argumenteve absurde. "Kjo situatë tregon fare qartë se në ç'derexhe është katandisur sot shteti shqiptar si pasojë e keqqeverisjes së qeverisë së Sali Berishës. Dhe situata bëhet akoma më absurde kur dëgjojmë kryeministrin qeveria e të cilit s'ka më para as për të paguar rrogat, që na krahason me Gjermaninë për rritje ekonomike, na shpall të katërtët në botë për rritjen e mirëqenies e të trumpetojë rritjen e rrogave e pensioneve", tha deputetja socialiste. Berisha Sipas kryeministrit, “ka patur një mosparaqitje të listëpagesave të zyrave të financave, por rroga pa listëpagesa nuk mund të jepet dhe ky është një ligj themelor. Ato do t'i marrin që të gjithë dhe i kanë marrë ose do t'i marrin” Olldashi publikon numrin e celularit Porosia e Berishës Pesë ditë pasi kryeministri Sali Berishau kërkoi të gjithë ministrave të publikojnë numrat e tyre të celularit personal, i vetmi që e ka zbatuar këtë porosi është kreu i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi. Mininsttia në fjalë njofton nga dita e djeshme së të gjithë qytetarët që kanë ankesa, mund t'i shprehun ato në numrin jeshil (pa pagesë) (04) 2380833 ose në numrin celular 0692047930. Ky i fundit, sipas zyrës së shtypit të dikasterit, i përket titullarit Olldashi. Ministri duket se ka nxituar të tregohet transparent, pasi doli zbuluar me mospagesën e taksës vjetore të makinës personale, që u publikua online nga rrjeti i institucionit në vartësi të tij, Drejtorisë së përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Menjëherë pas kësaj, ai mori masa për të paguar ditën e shtunë, kur nuk kryhen veprime financiare në zyrat shtetërore, taksën e prapambetur dhe e publikoi faturën menjëherë në internet. Qytetarët hallexhinj mund të shpresojnë se, nga njohja e numrit të celularit të ministrit, do të zgjidhin ndonjë nga hallet e shumta që u dalin nga mosplotësimi i nevojave jetike të tyre, si furnizimi me ujë apo rrugët me standarde evropiane. Por, më tepër se ata, duket se do ta “bombardojnë” këtë numër me telefonata kompanitë e ndërtimit të infrastrukturës, të cilat kanë 3-4 vjet që nuk po paguhen për punën e kryer dhe të cilave bankat po u marrin asetet, që i kanë lënë kolateral për kredi. Lajmi Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave Ridvan Bode
2 E enjte, 10 janar 2013 POLITIKE Bizhga: Marrvëveshja e rëndësishme, vëmendja te vendimi i gjykatave Deputeti i Partisë Socialiste, GazmirBizhga vlerëson nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Agjensinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara mes katër ministrive, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SHBA-ve. Megjithëse sipas deputetit opozitar e rëndësishme është që vëmendje të madhe duhet të ketë te dhënia e vendimeve nga gjykatat, pasi ato janë organet që do të vendosin për të ardhmen e pasurive të sekuestruara. "Është një marrëveshje e rëndësishme për pasuritë e zyrtarëve në vendin tonë, por më shumë të rëndësishëm janë vendimet që do të japin gjykatat për këto pasuri. Janë ato organi, ku duhet të jetë më shumë e përqëndruar vëmendja. Ne nuk kemi dijeni lidhur me sa mund të jenë rastet e sekuestrimit të pasurive. Këto të dhëna janë vetëm në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme", thotë deputeti i PS. Ndërkohë që në faqen zyrtare të organit të akuzës ende nuk është publikuar raporti vjetor i Prokurorisë së Përgjithsme, ç`ka do të bënte të ditur rastet e pasurive të sekuestruara. Fakti i përfshirjes së SHBA në këtë marrëveshje i jep më shumë rëndësi zbatimit të saj me rigorozitet. Memorandum për Pasuritë. Kryeprokurori alarmon blerjen e shtetit Krimi financon politikën Arvizu: Mos përfitoni Llalla: Pasuritë e paligjshme përdoren për korrupsion ??? TIRANE JAKIN MARENA Qeveria/vendimi Familjarët e diplomatëve serbë, do të hapin biznes vijon nga faqja 1 Tashmë me Vendimtë Këshillit të Ministriave, pas propozimit të ardhur nga Ministria e Jashtme, familjarët e diplomatëve shqiptarë në Serbi dhe ata serb në Shqipëri, janë të lirë për të pasur aktivitete fitimprurëse. Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, është vendosur miratimi në parim i marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për mundësimin mbi baza të ndërsjellta të familjarëve të anëtarëve të misioneve diplomatike apo posteve konsullore, për t'u angazhuar në veprimtari fitimprurëse në shtetet përkatëse. Në këtë kontekst, të gjithë familjarët e diplomatëve serbë në Shqipëri, dhe nuk janë pak të regjistruar të tillë, kanë të drejtë të legjitimojnë bizneset e tyre. ... 2012 nga autoritetet shqiptare. “Janë sekuestruar e konfiskuar pasuri që variojnë nga apartamente, makina, aktivitete tregtare, barrestorante, hotele dhe llogari bankare. Gjatë vitit 2012 u sekuestruan rreth 13.8 milionë euro pasuri për pastrim të produkteve të veprës penale duke bërë të mundur kështu që vetëm në tre vjet nga hyrja në fuqi e ligjit 'Antimafia', ne të mundësojmë sekuestrimin e mbi 28 milionëve euro pasuri të vëna nga aktivitetet kriminale", tha Ministri i Brendshëm Noka. Sipas Kryeprokurorit Adriatik Llalla pastrimi i parave ka njohur sofistikim të ndjeshëm. "Problematika e mprehtë që po has është fakti që pasuri të krijuar në mënyrë të paligjshme ka dyshim se përdoren për të korruptuar organet e zbatimit të ligjit që ndjekin hetimet e këtij lloj aktiviteti kriminal", tha Llalla. Gjatë nënshkrimit të Memorandumit me Agjensinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara mes 4 ministrive, Prokurorisë dhe SHBA, ambasadori i SHBA Arvizu kërkoi bashkëpunim. "Kriminelët s'duhet të lejohen të përfitojnë prej krimeve të tyre. Prokurori duhet të bëjë çdo përpjekje për të sekuestruar përfitimet e fituara në mënyrë të paligjshme nga të pandehurit. Sekuestrimi i përfitimeve prej krimit ndihmon në parandalimin e aktiviteteve të paligjshme nga kriminelët. Kur një Qeveri është në gjendje të sekuestrojë asetet dhe t'i konfiskojë ato kjo kthehet në një burim të ardhurash për Qeverinë, të cilat pastaj mund të përdoren për të vazhduar luftën kundër krimit", tha Arvizu. Duke nënvizuar rëndësinë e konfiskimit të parave të krimit. Klosi: Krimi investon para për një pjesë të politikës "Krimin e mbrojnë segmente të politikës. Vullnet për ta luftuar" Zgjedhjet "Financimi i një pjese të caktuar të politikës nga ana e krimit të organizuar, është një mbështetje për të shlyer borxhin ndaj saj për gjithë lehtësirat. Eshtë më se e logjikshme se mbështetja që krimi përmes parave të pista i bën një pjese të politikës shqiptare është më evidente në rastin e fushatave elektorale". Në foto: Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH, Ish-kreu i SHISH Krimi investon paratë e tijtek një pjesë e politikës shqiptare duke financuar në këtë mënyrë dhe për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti të cilat janë në prag. Alarmin e ka ngritur djeishkryetari i SHISH, Fatos Klosi, teksa në mënyrë eksluzive për gazetën "Shqiptarja.com" ka deklaruar se po i kthen kësaj pjese të politikës borxhin e mungesës së vullnetit politik për të luftuar qarkullimin e miliardave të krimit të cilat në Shqipëri kanë gjetur parajsën e "lëvizjes së lirë" e pa ndalesë. "Bllokimi i pasurive të krimit nuk është realizuar në Shqipëri. Krimin në Shqipëri po e mbron një pjesë e politikës. Nëse do të kishte vërtetë vullnet për të luftuar krimin e organizuar, për të bllokuar paratë e krimit, mund të bëhej fare lehtë pasi Shqipëria është një vend i vogël, i menaxhueshëm dhe mund të verifikohen dhe kontrollohen farë kollaj të gjitha këto pasuri, nëse kjo pjesë e politikës nuk është e lidhur me krimin dhe paratë që lëvrohen prej tij", ka qënë deklarata e djeshme e ish-kreut të SHISH Fatos Klosi për gazetën tonë. Ai nënvizon faktin se mungesa e bllokimit të pastrimit të parave dhe përdorimit të tyre për qëllime pozitive, tregon qartë se vjen për shkak të mungesës së vullnetit të një pjese të politikës. "Ndaj unë them se ky vullnet politik nuk ekziston, pasi nëse do të ndodhte atëherë këto para dhe pasuri të krimit do të bllokoheshin dhe do të përdoreshin për të luftuar më tej krimin", nënvizoi Klosi. Për të cilin investimi i parave të krimit tek politika është më tepër një larje borxhi ndaj heshtjes që ajo ka bërë. "Financimi i një pjese të caktuar të politikës nga ana e krimit të organizuar, është një mbështetje për të shlyer borxhin ndaj saj për gjithë lehtësirat e mungesën e kontrollit ndaj tij, duke e lënë të kryejë aktivitetin pa u shqetësuar në Shqipëri. Mbështetja që krimi, përmes parave të pista po i bën një pjese të politikës shqiptare është më evidente në rastin e fushatave elektorale", tha ish-kreu i SHISH. Duke shfaqur shqetësim dhe për përmasat që ka marrë një shtrirje e tillë e krimit në Shqipëri, krahasuar dhe me masat që janë marrë ndaj tij në prerjen e "damarit" financiar që e mban gjallë dhe e zhvillon atë në të gjithë mënyrat e mundshme duke arritur deri te politika dhe drejtësia. "Rezultatet në konfiskimin e pasurive të krimit që janë shënuar deri më tani janë qesharake, pasi bëhet fjalë vetëm për mijëra dollarë në krahasim me shumat marramendëse prej miliarda dollarëve që lëviz krimi në Shqipëri. Paratë e pista pastrohen kudo në botë, por pastrimi masiv bëhet në ato vende ku strukturat e shtetit janë të dobëta dhe mungon vullneti politik për të luftuar krimin, siç është rasti i Shqipërisë aktualisht", thotë Klosi. P"Paratë e terrorizmit nuk vijnë në Shqipëri, pasi ne jemi vend i vogël, dhe këto kontigjente të krimit ndërkombëtar kërkojnë vende të mëdha për shkak të spektaklit që kërkojnë të realizojnë. Dhe kriteret për këtë e përmbushin vetëm vendet e mëdha, ndërsa Shqipëria është jashtë vëmendjes së tyre", ka nënvizuar ish-kreu i SHISH.
3E enjte, 10 janar 2013 POLITIKE Lëvizja e lirë, PE pritet të marrë masa shtrënguese Komisioni i Parlamentit Evropian përLiritë Civile pritet të votojë sot në Bruksel mekanizmin për pezullimin e përkohshëm të lëvizjes pa viza në hapësirën Shengen. Pas një maratone të gjatë debatesh e mospajtimesh midis tyre, Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti Evropian kanë rënë dakord, për ta finalizuar procesin e nisur që në muajin qershor të vitit 2011. Shkak për këtë është bërë shqetësimi i disa vendeve, si i Gjermanisë, Francës, Belgjikës dhe Suedisë nga shtimi i numrit të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet dhe Shqipëria, duke abuzuar me liberalizimin e vizave përgjatë vitit 2012. Në motivet që shoqërojnë dokumentin në fjalë, të përgatitur nga raportuesi Agostino De Mera, i grupit parlamentar të PPE, thuhet se ky mekanizëm synon të mbrojë lëvizjen e lirë nga abuzimet dhe të ruajë besueshmërinë para qytetarëve evropianë për vendimin e marrë në dhjetorin e vitit 2009 për heqjen e vizave. Amendamentet kryesore të këtij ndryshimi të ri në rregulloren e Shengenit parashikojnë disa kritere bazë. Por më të rëndësishmet janë garancitë e tij. Mekanizmi i pezullimit të lëvizjes pa viza do të jetë i përkohshëm dhe me afat të shkurtër. Agron Hasbajrami, në 2011 dërgoi në Pakistan 1000 USD Terrorizmi, 15 vjet burg për shqiptarin në SHBA Prindërit: Do bëhej arkitekt, jo xhihadist ??? NEW YORK 28-vjeçari shqiptar rezident në Brooklyn(SHBA) që prej vitit 2008, Agron Hasbajrami, u dënua dje nga një gjykatë federale në SHBA me 15 vite burg nën akuzën e mbështetjes së terrorizmit. Loretta Lynch, prokurore në SHBA, Lisa Monaco, asistent prokurore, George Venizelos, në drejtimin e akuzës në Zyrën Federale të Investigimit dhe Raymond Kelly, komisioner në policinë e Nju Jorkut e anoncuan për median këtë vendim të gjykatës ditën e djeshme. Në fillim të vitit 2011 sipas dokumenteve që u bënë të qarta në gjykatë, ndërkohë që Hasbajrami jetonte në Brooklyn, shkëmbente mesazhe në e-mail me një idivid në Pakistan, i cili ishte anëtar i një grupi të armatosur që ka vrarë ushtarë amerikanë. Hasbajrami i dërgoi këtij individi më shumë se 1000 dollarë për të ndihmuar kauzën xhihadiste. Më pas për të arritur qëllimin e tij Hasbajrami për tu angazhuar personalisht në sulme xhihadiste, rregulloi një takim me individin në FATA, një zonë në Pakistan, të këtij grupi që në mënyrë të herëpashershme sulmon forcat amerikane në Afganistan. Në një nga mesazhet në e-mail, Hasbajrami thotë se ai kërkonte të udhëtonte jashtë "për tu martuar me vajza në parajsë" duke përdorur një retorikë xhihadiste për të përshkruar dëshirën e tij për të vdekur si një martir. "Në shtator 2011, Hasbajrami mori një biletë avioni një udhëtimshe për të udhëtuar nga Lindja e Mesme në rrugën e tij drejt FATA për të luftuar me xhihadin e dhunshëm. Ai u arrestua nga Task Force e FBI në Aeroportin John F.Kennedy, Nju Jork, ndërkohë që ishte duke hipur në avion. Në kohën e arrestimit, Hasbajrami kishte një tendë, çizme dhe dorashka kundër të ftohtit. Nga një kërkim në rezidencën ku qëndronte Hasbajrami ndërmjet gjërave të tjera në një shënim lexohej "Mos prisni për pushtim, është koha e martirizimit". Në prill 2012 Hasbajrami u gjet fajtor në një gjykatë federale në Brooklyn"-thuhet në njoftimin për shtyp nxjerrë nga zyra e shtypit të FBI ditën e djeshme. "Hasbajrami kërkoi të përdorte Nju Jorkun si startin e skemës së tij terroriste. Duke shpresuar të vdesë si një martir për kauzën e xhihadit, ai do të kalojë 15 vite në një burg federal. Dhe në fund, ky gjykim duhet të shërbejë si një pengesë e fortë për cilindo që do të marrë në konsideratë mbështetjen e terrorizmit apo që të nisë operacionet e veta nga SHBA"-tha prokurorja e SHBA Lynch. "Kjo çështje tregon se si forcat e ligjit punojnë për të mbrojtur të dy palët, qytetarët tanë brenda dhe njerëzit që punojnë jashtë kufijve". Drejtori i akuzës së FBI, Venizelos theksoi se "natyra globale e përpjekjeve tona për të ndaluar terrorizmin shtrihet në dy drejtime. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë partnerët tanë për të penguar çdo komplot që e ka idenë jashtë vendit për tu zbatuar këtu. Ky vendim i sotëm tregon për rezultatet e përpjekjeve tona për të ndaluar çdokënd që kërkon të vrasë amerikanët jashtë". PRINDËRIT E FAMILJARËT Agron Hasbajrami, 28 vjeç është një rezident legal në Bruklin SHBA që nga viti 2008. Prindërit e Hasbajramit dhe xhaxhai i tij në letrat e tyre drejtuar gjykatës e konsideronin të pandehurin si një djalë të edukuar që kujdesej shumë për njerëzit në nevojë. "Unë ju garantoj ju se nipi im Agron Hasbajrami nuk mund të jetë një person që përfaqëson rrezik për shoqërinë", shkruan në një letër xhaxhai i tij Rasim Hoxha, një nëpunës i qeverisë shqiptare, letër që ia drejton gjykatës sipas përkthimit që është bërë në gjuhën angleze në gjykatë. "Që nga koha e fëmijërisë e deri tani ai asnjëherë nuk është zënë në jetë me ndokënd". Prindërit e tij Ahmet e Meriban Hasbajrami thonë në një letër tjetër se ardhja e tij në SHBA ishte një "ëndërr" për djalin e tyre që jetonte në Bruklin dhe punonte në një studio arkitekturore. "Ne jemi të shokuar nga akuzat që bien mbi të dhe jemi të sigurt që djali ynë nuk do të kishte bërë asnjë akt me dashje apo me vetëdije që do të kërcënonte sigurinë në SHBA" shprehen ata në letër. Gjatë seancës ndërkaq, Hasbajrami qëndronte përpara gjykatësi duke nxjerrë vetëm një deklaratë e duke shprehur keqardhjen që nuk mund të shpjegonte veten e tij në anglisht aq mirë sa ç'mund ta bënte në gjuhën shqipe. "Unë ëndërroja që ndonjëditë do të mund të bëhesha dikush që mund të ndryshoja botën për më mirë. Por kam dështuar" tha ai. "Shpresoj se ju mund të shikoni në zemrën time dhe të më kuptoni dhe asnjëherë nuk kam për t'ju harruar". Si pjesë e marrëveshjes së bërë me prokurorët, ai do të qëndrojë në burg për 15 vite. Hasbajrami, i cili qëndronte legalisht në SHBA pritet të deportohet menjëherë pas dhënies së këtij vendimi. Gjyqi Mbrojtja: Ai ishte zhgënjyer, por është njeri i mirë Avokati mbrojtjës SteveZissou tha se Hasbajrami prezantonte shembullin e një "të riu pasionant që ishte zhgënjyer nga idhuj fals" në ëebsite online që bëjnë propagandë për islamin radikal. "Ai ka rënë brenda për pak kohë" i tregoi Zissou gjyqtarit. Hasanbajrami vetë kërkoi falje për veprimet e tij dhe pranoi që i vinte turp për shkak të "gjykimit të keq nga emocionet". "Gjithmonë e kam dënuar terrorizmin me zemër. Terrorizmi është gjëja më e keqe që mund të bëjë ndokush" tha Hasbajrami. Por gjykatësi federal i Broklin John Gleeson tha se Hasbajrami nuk ka hequr dorë nga plani, dhe u arrestua ndërkohë që priste ta vinte atë në zbatim. Edhe pse kishte shkuar në nju Jork për të "ndjekur ëndrrën e tij amerikane" ndërkohë që kishte pasur probleme ekonomike dhe vështirësi etnike ai ndryshoi nga "një arkitekt që aspironte të bëhej" tek një "aspirant për të qenë një martir xhihadist" tha gjykatësi. "Ju erdhët në Bruklin dhe vendosët se donit të vrisnit amerikanët"-i tha Gleeson duke shpjeguar se do të dënonte Hasbajramin për të qëndruar pas hekurave dhe të mos merrte parasysh kërkesën e faljes duke e vendosur për 15 vjet pas hekurave të burgut për mbështetjen e terrorizmit. Ky nuk është rasti i parë që ka akuza ndaj pjestarëve të komunitetit shqiptar. Rasti i para disa viteve me disa të rinj shqiptarë nga Maqedonia, përbën dhe precedentin e parë të akuzave e te dënimit të shqiptarëve për vepra terroriste, pavarësisht se ata janë dënuar, as sot e kësaj dite nuk e kanë pranuar akuzën. "Ne jemi të shokuar nga akuzat që bien mbi të dhe jemi të sigurt që djali ynë nuk do të kishte bërë asnjë akt me dashje apo me vetëdije që do të kërcënonte sigurinë në SHBA" "Në shtator 2011, Hasbajrami mori një biletë avioni një udhëtimshe për të udhëtuar nga Lindja e Mesme në rrugën e tij drejt FATA për të luftuar me xhihadin e dhunshëm" Në foto: Dje gjatë takimit për sekuestrimin e pronave të krimit Faksimile e vendimit të dënimit nga gjykata të Hasbajramit
8 E enjte, 10 janar 2013 AKTUALITET Ndotja e Gjirit të Vlorës mbi normat e lejuara Bregdeti i Vlorës ka nivele të lartamërkuri përtej limitit të përcaktuar nga Bashkimi Evropian. Ndotja është zbuluar në sajë të raportit më të fundit të kryer nga qendra mjedisore EDEN, i cili bazohet në matjen e nivelit të mërkurit në det. Janë dy lloje peshqish, barbuni dhe merluci ku prania e mërkurit i tejkalon vlerat e lejuara duke krijuar "një zonë të nxehtë" të mërkurit, siç e cilëson raporti, të mjaftueshme të paraqesin kërcënime serioze për dy ekosistemet dhe shëndetin e njeriut. Vlerat maksimale të mërkurit tek barbuni janë katër herë më të larta sesa udhëzimet nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas raportit edhe kampionët e peshqve merluc gjithashtu e tejkalojnë vlerën referenciale maksimale të mërkurit. Mbi këto konstatime, raporti thekson nevojën për ndërhyrjen e qeverisë në reduktimin e përgjithshëm në emetimin e mërkurit. "Ky raport tregon qartë nevojën urgjente për të reduktuar emetimet e përgjithshme të merkurit në ajër, tokë dhe ujë" tha Jonida Mamaj, koordinatore e projektit nga qendra EDEN. Vëllai i Lena Grishajt u mbyt në Karaburun në 2004 Humbi vëllain në det vetëhelmohet motra Hidhërimi e çoi drejt vetëflijimit 22-vjeçaren Lajmi Motra e një prej viktimave të 9 janarit 2004, është vetëflijuar. Lena Grishaj, motra e Gjin Grishaj ka ndërruar jetë dje në QSUT. 22 vjeçarja nga Torovica e Lezhë u vetëhelmua me fotoksinë mëngjesin e ditës së mërkurë. ??? TIRANE Vëllai i viktimës "Lena ishte shumë e lidhur më Gjinin" ??? TIRANE Tragjedia e 9 janaritshënoi dje viktimën e29-të. Lena Grishaj, motra e Gjinin Grishaj, i cili së bashku me nusen e tij humbi jetën në gomonen e mbytur në Karaburun u vetëhelmua në Torovicë të Lezhës. Më 9 janar 2004 gomonia me të cilën po udhëtonin 36 klandestinë për të kaluar përtej detit për një jetë më të mirë u mbyt. 28 viktimat ishin të gjithë nga Shkodra. Ndërsa familjarët e viktimave shprehen të zhgënjyer sepse përgjegjësit e tragjedisë nuk janë ndëshkuar. Familja Grishaj, e cila në tragjedinë e 9 janarit ka humbur djalin e saj Gjin Grishaj së bashku me të fejuarën e tij, trupat e të cilëve konsiderohen të zhdukur, është e tronditur nga kjo ngjarje. Babai i Lenës, Mark Grishaj fajëson sistemin e drejtësisë dhe qeveritarët e asaj kohe, pasi sipas tij janë shkaktarë të tragjedisë së radhës në familjen e tij. Atëherë kur ndodhi tragjedia Lena Grishaj ishte vetëm 13 vjeçe. Nëntë vjet më vonë, nga humbja e vëllait të saj Gjin Grishaj dhe nuses së tij, Lena 22 vjeçe u vetë helmua. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i shoqatës "9 Janari". Mesnatën 8 janar, duke u gdhirë 9 janari, vajza kishte pirë helm. 22 vjeçarja është dërguar në Tiranë me urgjencë për mjekim më të specializuar, por nuk arriti të mbijetonte. Lena Grishaj ndërroi jetë mesditën e djeshme në QSUT. Vajza është vetëhelmuar me fotoksinë për shkak të hidhërimit të humbjes së vëllait të saj në tragjedinë e 9 viteve më parë. Familja Grishaj e mbante helmin në banesë për shkak se e përdornin për parcelat me misër. FAMILJARËT: PËRGJEGJËSIT PUNOJNË NË SHTET Ndonëse kanë kaluar 9 vjet nga tragjedia familjarët e viktimave, të cilat kanë ngritur dhe shoqatën "9 Janari" shprehen se përgjegjësit e kësaj tragjedie vazhdojnë të jenë pjesë e strukturave të shtetit. Familjarët e viktimave protestuan të martën para prefekturës së Shkodrës dhe në një deklaratë për mediat i kërkuan shtetit të bëjë transparencë pasi drejtësia e munguar është një plagë e hapur për të afërmit e viktimave të 9 janarit. "Jemi më të trishtuar, fyer e poshtëruar sepse pjesëtarë të strukturave të shtetit edhe pse plotësisht të identifikuar nuk u vunë para ligjit, por vazhdojnë të jenë pjesë e këtyre strukturave."- thotë Nikollë Mëhillaj, përfaqësues i Familjareve te Viktimave të 9 Janarit. Ata shprehen se në dosjet penale apo civile që lidhen me këtë çështje gjenden fakte që vërtetojnë se kush janë përgjegjësit. Më 11 nëntor Policia italiane arrestoi një 31-vjeçar i cilësuar si skafisti i tragjedisë së 9 janarit 2004, në brigjet e Karaburunit. FATKEQËSITE NË GRISHAJ Familja Grishaj, në Torovicë të Lezhës, është një nga familjet më të dëmtuara nga tragjedia e 9 Janarit. Mark Grishaj kryefamiljar i kësaj familje humbi djalin dhe nusen në natën e ftohte te 9 janarit të 2004-ës. Por fatkeqësitë pasuan në këtë derë. Para një vit, ai humbi dhe djalin tjetër. Ndërsa në 2003 Markut i ka vdekur edhe bashkëshortja. VIKTIMAT E TRAGJEDISE SË 9 JANARIT ? Liza Martini, 35 vjeçe, Shkodër qytet ? Alfred Lleshi 19 vjeç, Vau i Dejës, Shkodër ? Paulin Pushimaj 21 vjeç, Vau i Dejës,Shkodër ? Tom Gjoni 18 vjeç, Gomsiqe, Vau i Dejës, Shkodër ? Gëzim Fusha 18 vjeç, Abat, Dukagjin, Shkodër ? Liza Prenga 37 vjeçe, Dajç, Shkodër ? Arben Prenga 24 vjeç, Dajç Shkodër ? Rasim Miruku 55 vjeç, Dajç, Shkodër ? Besmira Miruku (Dibrati) 16 vjeçe, Dajç, Shkodër ? Sadik Doçi (Rakaj) 24 vjeç, Shkodër, qytet ? Gëzim Kurtaj 33 vjeç, Golem, Shkodër ? Oltion Jacaj 23 vjeç, Dobraç, Shkodër ? Ridvan Lumaj 16 vjeç, Shkodër, qytet ? Mark Ndou 18 vjeç, Shkodër ? Tonin Toka 19 vjeç, Bardhaj, Shkodër ? Marlen Mhillaj 20 vjeç, Shkodër, qytet ? Dritan Hetaj 32 vjeç, Shkodër, qytet ? Agron Markaj 24 vjeç, Rrjoll, Malësi e Madhe ? Shpëtim Dizdari, 34 vjeç, Pukë, banues në Shkodër, 20 ? Skafisti nga Vlora, Ndue Sanaj, 21 vjeç, Shosh, Shkodër ? Artan Sagrini 33 vjeç, Shkodër, qytet ? Arian Gjilaj, 29 vjeç, Golem , Shkodër ? Marjana Zajeti 18 vjeçe, Shkodër, qytet ? Kreshnik Bjeshka 25 vjeç, Shkodër, qytet ? Fahrije Mehemeti (Dizdari) 34 vjeçe, Gruemirë, M. e Madhe ? Gjin Grishaj 19 vjeç, Kelmend, Malësi e Madhe ? (Niçaj) 16 vjeçe, Malësi e Madhe.Lena Grishaj Mirash Grishaj vëllai i Lena Grishaj, tregon ngjarjen dhe momentet e fundit me motrën e tij. Si ka ndodhur ngjarja? Unë e gjeta motrën në orën 7:00 të mëngjesit në gjendje të rënd. Menjëherë e dërguam në spitalin e Lezhës, pastaj ata pasi i dhanë ndihmën e parë e dërguan urgjentisht në Tiranë. Cila mendoni se ka qenë arsyeja që motra juaj e kreu këtë veprim? Në 9 janar të 2004-ës, na ka humbur vëllai bashkë me gruan e tij dhe trupat e tyre nuk janë gjetur ende. Një vit më parë në shtator të 2012-ës na ka vdekur vëllai tjetër nga një fatkeqësi, kurse në 2003-shin na ka vdekur nëna. Ne na kanë ndodhur shumë tragjedi, më shumë na kanë vdekur se sa jem gjallë. Gjithë këtë ajo e ka bërë nga mërzia e madhe dhe nga stresi që ka pasur. Kishte tentuar më parë motra juaj të bënte veprime të tilla? Jo asnjëherë dhe problem nuk ka pasur. Ne nuk e kemi kuptuar fare. Dje gjithë ditë ka folur për vëllanë Gjinin, i cili ka humbur në tragjedinë e 9 janarit. Ajo e ka dashur shumë vëllai. Shtet nuk na ka ndihmuar fare. Nuk na ka dhënë asnjë përgjigje për fajtorët e 9 janarit. Ata qëndruan 7 orë ne det të hapur dhe askush nuk i ka ndihmuar Çfarë ju thoshte Lena dje (të martën) teksa bisedonin për vëllain tuaj? Me thoshte të paktën të ketë një varr ku të shkojmë. Ku e ka gjetur Lena fotoksinën? Fotoksinën ne e përdorim për prodhimet bujqësore, e mbanim në shtëpi Si ishte Lena si person? Lena ishte një gocë shumë punëtore, shumë e mirë, nuk na ka sjellë asnjëherë asnjë problem. Ajo ishte shumë e lidhur me ne familjarët. Ishte një vajzë e çiltër, nuk ka qenë person i mbyllur në vetvete. Sa e lidhur ka qenë Lena me vëllai që ju ka vdekur në tragjedinë e 9 janarit? Ajo ka qenë shumë e lidhur me Gjinin. Ajo gjithmonë fliste për të, thoshte me ka sjellë këtë, me ka blerë këto rroba. Por edhe Gjini e ka dashur shumë Lenën. Mirash Grishaj Vellai "Kur e takova motrën në reanimacion më tha çfarë bëra unë kështu. Unë nuk bëra asgjë. Nuk e arrita atë që desha. Gjithë natën nuk kam fjetur fare mbrëmë"
12 E enjte, 10 janar 2013 SOCIALE PËRFITUESIT Për kandidatët brenda territorit të vendit qeveria miratoi 1141 kuota, për kandidatët nga trojet jashtë kufijve të vendit 154 kuota dhe për shtetasit e huaj 10 kuota. Arsim Miratohen kuotat për doktoraturën Tarifa e shkollimit për programet e studimeve të ciklit të tretë, të doktoraturës është 216 320 lekë dhe paguhet në këste. Kjo është përcaktuar nga institucioni publik i arsimit të lartë JONIDA LATE ??? TIRANE Lajmi Qeveria miratoi dje kuotat e pranimit dhe tarifën e shkollimit, për programin e studimeve të ciklit të tretë atë të doktoraturës. Gjithsej do të jenë 1305 kota nga të gjitha Universitetet, nga këto 154 janë për kandidatët nga trojet jashtë kufijve. Universiteti i Tiranës 46 Studime në Obstetrikë Gjinekologji 16 1 17 Universiteti i Tiranës 47 Studime të thelluara dhe kërkime në otorinolaringologji 4 4 48 Sëmundjet e syrit 4 4 Universiteti i Tiranës 49 Imazheri 7 7 Universiteti i Tiranës 50 Lëndët Biomjekësore-Eksperimentale 9 1 10 Universiteti i Tiranës 51 Kardiokirurgji 7 1 8 Universiteti i Tiranës 52 Studime në Neuroshkencë 10 1 11 Universiteti i Tiranës 53 Shkenca Farmaceutike 13 3 16 Universiteti i Tiranës 54 Morfologji Klinike 14 1 15 Universiteti i Tiranës 55 Mjekësi Laboratorike 9 1 10 Universiteti i Tiranës 56 Pediatri 10 1 11 Universiteti i Tiranës 57 Shëndet Publik 14 2 16 Universiteti i Tiranës 58 Studime të Thelluara në Kardiologji 2 2 Universiteti i Tiranës 59 Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore 5 5 10 Universiteti Politeknik i Tiranës 60 Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit 14 1 15 Universiteti Politeknik i Tiranës 61 Inxhinieri Ndërtimi 12 2 14 Universiteti Politeknik i Tiranës 62 Arkitekturë - Urbanistikë 12 2 14 Universiteti Politeknik i Tiranës 63 Gjeodezi 12 2 14 Universiteti Politeknik i Tiranës 64 Gjeoshkencat, Burimet dhe Mjedisi 12 1 13 Universiteti Politeknik i Tiranës 65 Inxhinieri Matematike 8 2 10 Universiteti Politeknik i Tiranës 66 Inxhinieri Fizike 8 2 10 Universiteti Politeknik i Tiranës 67 Inxhinieri Mekanike 10 1 11 Universiteti Bujqësor i Tiranës 68 Bujqësia dhe Mjedisi, me drejtim në Shkencat Agronomike 10 1 11 Universiteti Bujqësor i Tiranës 69 Bujqësia dhe Mjedisi, me drejtim në Shkencat e Prodhimit Shtazor 10 1 11 Universiteti Bujqësor i Tiranës 70 Bujqësia dhe Mjedisi, me drejtim në Shkencat e Hortikulturës 10 1 11 Universiteti Bujqësor i Tiranës 71 Bujqësia dhe Mjedisi, me drejtim në Shkencat Mjedisore 10 1 11 Universiteti Bujqësor i Tiranës 72 Bujqësia dhe Mjedisi, me drejtim në Shkencat e Mbrojtjes së Bimëve 10 1 11 Universiteti Bujqësor i Tiranës 73 Ekonomi dhe Agrobiznes me drejtim në Drejtim Agrobiznesi 15 1 16 Universiteti Bujqësor i Tiranës 74 Ekonomi dhe Agrobiznes me drejtim në Ekonomi dhe Politikë Agrare 15 1 16 Universiteti Bujqësor i Tiranës 75 Ekonomi dhe Agrobiznes me drejtim në Financë-Kontabilitet 15 1 16 Universiteti Bujqësor i Tiranës 76 Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore 10 1 11 Universiteti Bujqësor i Tiranës 77 Shkencat pyjore me drejtim në Qeverisja e Qendrueshme e Burimeve Pyjore dhe Kullosore 10 1 11 Universiteti Bujqësor i Tiranës 78 Shkencat pyjore me drejtim në Teknologjia e Drurit 9 1 10 Universiteti Bujqësor i Tiranës 79 Mjekësi Veterinare 14 1 15 Qendra e Studimeve Albanologjike 80 Shkencat Gjuhësore 13 2 15 Qendra e Studimeve Albanologjike 81 Shkencat Etnologjike dhe Folklor 13 2 15 Qendra e Studimeve Albanologjike 82 Shkencat Historike 15 3 18 Qendra e Studimeve Albanologjike 83 Shkencat Arkeologjike 10 2 12 Qendra e Studimeve Albanologjike 84 Shkencat Letrare 15 2 17 Qendra e Studimeve Albanologjike 85 Historia e Arteve Shqiptare 10 2 12 Universiteti "A. Moisiu" Durrës 86 Shkencat Ekonomike 10 2 12 Universiteti "I. Qemali" Vlorë 87 Matematikë 13 2 15 Universiteti "A. Xhuvani" Elbasan 88 Albanologji në profilin “Histori” 9 1 10 Universiteti "A. Xhuvani" Elbasan 89 Albanologji në profilin “Gjuhësi” 9 1 10 Universiteti "L. Gurakuqi" Shkodër 90 Gjuhë Shqipe 8 2 10 Universiteti "F.S.Noli" Korçë 91 Hortikulturë e Qëndrueshme 9 1 10 Universiteti i Sporteve të Tiranes 92 Shkenca Sportive 10 3 13 TOTALI 1141 154 1295 A B C D E F UNIVERSITETI ID PROGR AMI EMËRTIMI I PROGRAMIT Kuota për kandidatët brenda territorit të vendit Kuota për kandidatët nga trojet jashtë kufijve të vendit KUOTA TOTALE A B C D E F UNIVERSITETI ID PROGR AMI EMËRTIMI I PROGRAMIT Kuota për kandidatët brenda territorit të vendit Kuota për kandidatët nga trojet jashtë kufijve të vendit KUOTA TOTALE Universiteti i Tiranës 1 Biologji e Ruajtjes 10 2 12 Universiteti i Tiranës 2 Biologji Molekulare 10 2 12 Universiteti i Tiranës 3 Fizikë 8 2 10 Universiteti i Tiranës 4 Bioteknologji Bimore 10 2 12 Universiteti i Tiranës 5 Elektrokimi e Zbatuar dhe Dukuritë Sipërfaqësore 6 2 8 Universiteti i Tiranës 6 Analiza Kimike e Lëndës dhe Mjedisit 6 2 8 Universiteti i Tiranës 7 Teknologjia dhe Mikrobiologjia e Ushqimeve dhe Vlerësimi i Sigurisë dhe Cilësisë 5 2 7 Universiteti i Tiranës 8 Proceset e Trajtimit Kimik të Lëndëve të Para Natyrore dhe të Mbeturinave Industriale e Urbane 6 2 8 Universiteti i Tiranës 9 Analizë dhe Algjebër 10 2 12 Universiteti i Tiranës 10 Metodat Probabilitare, Statistike dhe Metodat e Analizës Numerike 10 2 12 Universiteti i Tiranës 11 Informatikë 12 3 15 Universiteti i Tiranës 12 Shkenca Gjuhësore 35 5 40 Universiteti i Tiranës 13 Letërsi Botërore 18 2 20 Universiteti i Tiranës 14 Kërkime Gjuhësore 25 5 30 Universiteti i Tiranës 15 Studime Letrare 22 3 25 Universiteti i Tiranës 16 Histori 20 5 25 Universiteti i Tiranës 17 Gjeografi 28 2 30 Universiteti i Tiranës 18 Histori me drejtim në Arkeologji 8 2 10 Universiteti i Tiranës 19 Histori me drejtim në Trashëgimi Kulturore 8 2 10 Universiteti i Tiranës 20 Histori me drejtim në Marrëdhënie ndërkombëtare 23 2 25 Universiteti i Tiranës 21 Pedagogji 14 1 15 Universiteti i Tiranës 22 Psikologji 14 1 15 Universiteti i Tiranës 23 Filozofi 9 1 10 Universiteti i Tiranës 24 Punë Sociale 14 1 15 Universiteti i Tiranës 25 Sociologji 9 1 10 Universiteti i Tiranës 26 Shkenca Politike 14 1 15 Universiteti i Tiranës 27 Shkenca Juridike Civile 27 3 30 Universiteti i Tiranës 28 Shkenca Penale 27 3 30 Universiteti i Tiranës 29 E Drejta Publike 27 3 30 Universiteti i Tiranës 30 Ekonomiks 14 1 15 Universiteti i Tiranës 31 Menaxhim 14 1 15 Universiteti i Tiranës 32 Marketing 14 1 15 Universiteti i Tiranës 33 Metodat Sasiore dhe të Informacionit 9 1 10 Universiteti i Tiranës 34 Financë 14 1 15 Universiteti i Tiranës 35 Kontabilitet 14 1 15 Universiteti i Tiranës 36 Kërkime Operacionale 14 1 15 Universiteti i Tiranës 37 Statistika 14 1 15 Universiteti i Tiranës 38 Legjislacion dhe Institucionet e BE-së 13 2 15 Universiteti i Tiranës 39 Politika dhe Qeverisja në Europë 13 2 15 Universiteti i Tiranës 40 Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të BE 13 2 15 Universiteti i Tiranës 41 Sëmundje kirurgjikale 19 3 22 Universiteti i Tiranës 42 Sëmundjet e Brendshme 18 2 20 Universiteti i Tiranës 43 Mjeku i Familjes 5 5 Universiteti i Tiranës 44 Stomatologji 11 1 12 Universiteti i Tiranës 45 Studime të thelluara të aspekteve epidemiologjike diagnostike dhe terapeutike të sëmundjeve të lëkurës 13 1 14 KUOTAT PËR PROGRAMET E STUDIMIT TË DOKTORATURËS, PËR VITIN AKADEMIK 2012-2013 Këshilli i Ministrave, nëmbledhjen djeshme, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34 e 75, të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007, "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, miratoi kuotat e pranimit në programet e studimeve të ciklit të tretë, doktoratë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2012 - 2013. Gjithsej janë 1305 kuota. Për kandidatët brenda territorit të vendit qeveria miratoi 1141 kuota, për kandidatët nga trojet jashtë kufijve të vendit 154 kuota dhe për shtetasit e huaj 10 kuota. Kuotat e pranimeve për shtetasit e huaj, që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ato shpërndahen në bazë të marrëveshjeve dy apo shumëpalëshe, si dhe në bazë të kërkesave individuale, të paraqitura në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga persona të interesuar. Tarifa e shkollimit për programet e studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, është 216 320 lekë dhe paguhet në këste, të përcaktuara nga institucioni publik i arsimit të lartë.
20 E enjte, 10 janar 2013 KULTURE DREJTORI i Trashëgimisë Olsi Lafe në konferencën për shtyp shmang fajin nga Ministria e Kulturës. Ja qëndrimi i Ministrisë së Kulturës pas ngjarjes së rëndëReagimet Artan Lame anëtar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar për dhunimin dhe copëtimin e afreskut duke e quajtur një kataklizëm të ngjashme me rënien e shteteve. "Zor se mund gjendet vend tjetër ne botë ku plaçkiten edhe suvatë! Në rastin konkret faji më i rëndë qëndron në faktin që Ministria e Kulturës ka qenë në dijeni të dëmtimit dhe nuk e ka bërë publike, duke u përpjekur ta kaloje në heshtje. Bash për këtë besoj se duhet kërkuar jo më pak se dorëheqja e Ministrit të Kulturës", tha Lame. DHUNIMI I KISHES ??? TIRANE DHURATA HAMZAI Si u fsheh nga Ministria e Kulturës Kishin dijeni që nga 2 janari. Olsi Lafe publikoi vetëm dje dëmet në Afreskun e Onufrit Për dhunimin e Kishës sëValëshit, Elbasan, drejtori iTrashëgimisë kulturore Olsi Lafe, ka vërtetuar se Ministria e Kulturës e ka ditur ngjarjen para datës së shfaqjes së skandalit më 7 Janar, ashtu siç deklaroi një ditë më parë Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, i cili ka theksuar se ka pasur përpjekje "për të fshehur skandalin". Olsi Lafe dje bëri një deklaratë në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se: "Më datën 2 Janar 2013 Ministria e Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve është njoftuar nga ana e kishës Ortodokse për dhunimin e Kishës se Shën e Premtes në fshatin Valësh në datë 30 duke u gdhirë 31 Dhjetor". Drejtori i Trashëgimisë theksoi se "Kisha e dhunuar është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë Shpallur "me vendimin Nr. 6 te datës 15.01.1963". Veç të tjerave, Lafe sqaroi dje se çfarë qëndrimi ka mbajtur MTKRS-ja pas aktit vandal ndaj shkuljes dhe shkatërrimit të afreskut të Onufrit, ku dëshmohet se ishin në dijeni para datës 1 janar. "Një ekip i Ministrisë vajti në Valësh dhe mori kontakt me përfaqësuesin e Kishës Ortodokse te zonës se Komunës se Gjitarit dhe me Policinë e Rrethit Elbasan, Kjo e fundit me datë 1 Janar ka vajtur në vendngjarje duke bërë dhe veprimet përkatëse dhe duke nisur një hetim mbi ngjarjen". Lafe ka pohuar dje se MTKRS-ja ka ngritur një Tryeze Teknike të posaçme për monitorimin e ngjarjes të kryesuar nga Prefekti i Qarkut Elbasan me ekspertë policie, të Shërbimit Informativ Kombëtar, ekspertë Monumentesh dhe përfaqësues nga pushteti lokal". Lafe tha se për ngjarjen është mbajtur një relacion teknik mbi dëmtimin dhe grupi i punës ka siguruar derën duke e mbyllur atë me dy kyçe dhe është larguar për t'u kthyer në një moment më të vonë. "Duke qene se kjo ka qenë një skenë krimi dhe duke qenë se ngjarja ka qenë në hetim e sipër, Ministria i ka krijuar të gjitha hapësirat e duhura policisë për ndjekjen e saj", tha Lafe. Dje Lafe ka deklaruar edhe pamundësinë e institucionit të MTKRSsë për të mbrojtur pasurinë kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. "MTKRS bën me dije opinionin publik se ajo administron një territor të madh dhe një pasuri të madhe te trashëgimisë materiale. Ajo ne saje te organizmave te saj ruan dhe administron nga afër Parqe Arkeologjike, Muzeume, monumente etj. Duke qene se numri i monumenteve të kultit është tepër i madh, do të Faji më i rëndë që Ministria ka qenë në dijeni Artan Lame: janë dhënë njësive te qeverisjes vendore, pikërisht për të përforcuar lidhjen mes objekteve te trashëgimisë dhe njësive vendore e komunitetit te tyre. Investimet janë shtrirë në qarkun Fier, Gjirokastër, Korçë, Vlorë dhe Sarandë". Dje në konferencën për shtyp Olsi Lafe nuk dha asnjë përgjigje konkrete për pyetjet e gazetarëve dhe nuk pranoi asnjë ndjenjë përgjegjësie të Drejtorisë së Trashëgimisë dhe Ministrisë së Kulturës për ngjarjen, ndërsa bëri të ditur dëmtimet e mëdha të konstatuara nga inspektimi. DËMTIMET Afresku i Onufrit është dëmtuar, goditur, prerë dhe shkulur në mënyrë të dhunshme dhe mekanike nga mjete të forta dhe persona të pandërgjegjshëm. Grabitja është bërë e fragmentuar dhe e fokusuar në pjesët e portreteve të shenjtëve kryesorë të ikonografisë biblike. Në tentativë për t'u vjedhur ka qenë portreti tek figura e Shën Mërisë me Krishtin tek altari, portreti i figurës se Shën e Premtes, shenjtit të cilit i është dedikuar kisha, shkrime të ndodhura ne pjesën e brendshme te altarit, ku është shkruar emri i piktorit, Onufri. Është dëmtuar gjatë shkuljes një pjesë e madhe e portretit të një shenjti në të majtë të absidës, kua janë disa fragmente të tij. Grabitja dhe humbja e këtyre fragmenteve te rëndësishme e ka dëmtuar pikturën nga ana artistike, vizuale, duke bërë të pakthyeshëm dëmin e kësaj pasurie të trashëgimisë kombëtare. ishte praktikisht e pamundur të survejoheshin 24 orë në 24 të gjitha këto monumente siç është sugjeruar këto ditët e fundit. Kjo do të kërkonte një numër shumë të madh njerëzish dhe një infrastrukture të posaçme". Përgjegjësinë për Kishën e Valëshit Lafe e ka përcjellë tek komuniteti i besimtarëve që përdor kishën për të kryer ritet. . "Përgjegjësia e ruajtjes dhe përkujdesjes së këtyre monumenteve është sa shtetërore po aq edhe e komunitetit", tha Lafe duke shtuar se ky komunitet është financuar nga MTKRS. Por banorët e komunitetit rrotull kanë reaguar dje duke pohuar se: "Kjo pjesë e deklaratës së Ministrisë së Kulturës pas shkatërrimit të Kishës së Valëshit... do të thotë se kjo ministri akoma nuk e di që kjo kishë rrinte e mbyllur dhe banorët nuk i kryenin ritet fetare brenda e saj...". Lafe nga ana tjetrë pohon se "MTKRS ka investuar vetëm gjatë vitit 2012 ne 9 (nëntë) objekte kisha dhe manastire monumente kulture ne kuadër te Fondit te Zhvillimit të Rajoneve vlerën e 27.6 milionë lekëve. Theksojmë se këto fonde i Në foto: (Majtas) portreti i dëmtuar i figurës se Shën e Premtes (Djathtas) Drejtori i Trashëgimisë Kulturore Olsi Lafe Vaso Tole “Ligji, roje për monumentet. Përgjegjëse ministria” Ish-drejtori i Trashëgimisë Kulturore, Vaso Tole, ka reaguar dje "për dëmtimin e pakthyeshëm të afreskeve të Onufrit". Tole tha se "Në thelb të këtij akti, qëndron fakti se, monumentet e kulturës në të gjithë territorin e Shqipërisë duhen të kenë ruajtje dhe mbrojtje fizike nga ana e institucioneve shtetërore, vendore dhe qendrore". Tole ka kujtuar edhe praninë e ligjit të pazbatuar "Për trashëgiminë kulturore". Neni 34, që parashikon se: ... njësitë e qeverisjes vendore baashkëpunojnë me Institutin e Monumenteve te Kulturës për ruajtjen dhe mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore qe ndodhen në territoret në juridiksionin e tyre. MTKRS përcakton mënyrat e bashkëpunimit. "Me sa jam ne dijeni, deri me tani nuk ekziston asnjë formë e dokumentacionit ligjor, i hartuar nga MTKRS,tha Tole duke ftuar forumin që të kërkojë zyrtarisht nga ana e MTKRS-sw zbatimin në praktikë te nenit 34 për të konkretizuar mbrojtjen reale të monumenteve në juridiksionin e tyre në bashkëpunim me MTKRS. Duke bërë apel Tole tha se "Do të ishte një lloj shprese sikur forumi në një rast të caktuar të finalizonte një nismë mes MTKRS-së dhe një organi të pushtetit vendor qoftë edhe për mënyrën e mbrojtjes ne te ardhmen te Kishës se Shën e Premtes në Elbasan, aq mizorisht e masakruar nga vandalet". Gafa Ministria nuk e dinte që Kisha ishte braktisur Përgjegjësia e ruajtjes dhepërkujdesjes së këtyre monumenteve është sa shtetërore po aq edhe e komunitetit", tha Lafe duke shtuar se ky komunitet është financuar nga MTKRS. Por banorët e komunitetit rrotull kanë reaguar dje duke pohuar se: "Kjo pjesë e deklaratës së Ministrisë së Kulturës pas shkatërrimit të Kishës së Valëshit... do të thotë se kjo ministri akoma nuk e di që kjo kishë rrinte e mbyllur dhe banorët nuk i kryenin ritet fetare brenda e saj...".
24 E enjte, 10 janar 2013 LAJME NGA BOTA Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë ? Kosovë, lirohen nëntë serbët Nëntë serbët e ndaluar nga Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë vizitës së drejtorit të Zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vulin, janë liruar të martën në mbrëmje. Atyre u ishte caktuar gjatë së hënës nga prokurori i rastit arresti prej 48 orësh. Lajmin e ka konf i rmuar për Top Channel, kryetari i Gjykatës për Kundërvajtje në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, sipas të cilit ata janë shtetas të Kosovës. ? Serbi, palët dakord për platformën Krerët e shtetit serb kanë rënë dakord për të gjitha dokumentet e Serbisë lidhur me Kosovën, ku insistohet një autonomi për pakicën serbe. Në një mbledhje të paralajmëruar, por jo shumë publike, presidenti dhe qeveria kanë rënë dakord për strategjinë e tyre, e cila nuk do të shkojë në publik, por vetëm tek deputetët në Kuvend. Platforma serbe do të jetë një dokument obligues. ? 86 mijë maqedonas me pasaporta bullgare Ish-ministri bullgar, tani drejtori i Muzeut Kombëtar të Sofjes, Bozhidar Dimitrov deklaroi se deri më tani 86 mijë maqedonas janë pajisur me pasaporta bullgare. “Për nënshtetësinë bullgare ka interes të madh në Maqedoni. Deri më tani 86 mijë maqedonas ka ? tuar pasaporta bullgare, që përbën pothuajse10 për qind nga popullsia sllave në vend. Ky interes vazhdon edhe tani, me çka bie teza e propagandës maqedonase se pasaportën bullgare maqedonasit e kanë dashur vetëm për udhëtuar drejtë Perëndimit. ? Nju Jork, përplaset trageti, 50 të plagosur Një traget i transportit në Nju Jork, u përplas me një port në Manhatan në orën e pikut të lëvizjes, duke lënë të paktën 50 persona të plagosur. Incidenti u regjistrua në orët e mëngjesit me orën lokale. Përplasja e tragetit ishte aq e fortë sa ai pësoi çarje, por fatmirësisht nuk u fundos. Megjithatë, dhjetra persona përfunduan në ujë kur termometri shënonte temperaturat minimale. ? Poloni, gjyqi për ushtarët vrasës Katër ushtarë polakë, të akuzuar për vrasjen e tetë civilëve afganë, u paraqitën të mërkurën në gjykatë për t'u përballur me drejtësinë që mund t'i dërgojë në burg për 5-12 vitet e ardhshme. Civilët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbeten te vrare në fshatin e Nangarit në Khel, kur trupat polake hapën zjarr mbi një ceremoni martesore, në gusht 2007. Prokurorët ushtarakë apeluan në Gjykatën e Lartë Polake, pasi shkalla e parë shfajësoi për mungesë provash shtatë ushtarë ne 2011-n. ? Masakra “Batman”, i akuzuari ngriti kurth Personi i akuzuar për masakrën e Premierës së ? lmit Batman, gjatë vitit të kaluar, kishte ngritur kurthe bombash në shtëpinë e t i j , në përpjekje për të shpërndarë forcat policore, ka dëshmuar një agjent i FBI-së. James Holmes, 25 vjeç, kishte sajuar kurthe për të djegur apartamentin e tij, kur shkaktoi masakrën në Colorado, u bë e ditur gjatë një seance dëgjimore përpara gjyqit.
9E enjte, 10 janar 2013 AKTUALITET Tiranë, qëllon me automatik i rrethojnë banesën e arrestohet Gjyq i blinduar për Norjen I moshuari pranoi lidhjen intime dy vjeçare me vajzën e re, se fëmija ishte i tij dhe se kreu krimin pasi Ajshe nuk pranonte të abortonte fëmijën. Gjyqi shtyhet për 24 janar Seanca gjyqësore për vrasësin e Ajshe Vatës, policia frikë për hakmarrje Lajmi Shaban Norja, 80-vjeçari që masakroi duke i prerë kokën Ajshe Vatës në 11 tetor ishte dje në seancën gjyqësore në gjykatën e Durrësit i veshur me jelek antiplumb. Avokati kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa séance u shty për në 24 janar ??? TIRANE LAJME SHKURT Aksidentet rrugore Vdes 6-vjeçari në Durrës dhe foshnja në Pogradec Shaban Norja, plaku 80-vjeçar që masakroi dukei prerë kokën Ajshe Vatës ishte dje në seancën gjyqësore në gjykatën e Durrësit i veshur me jelek antiplumb. Mesa dukej policia i druhej një hakmarrjeje pas vrasjes makabre të 18vjeçares, e cila në barkun e saj po rriste fëmijën e 80vjeçarit dhe që u ekzekutua prej tij mbrëmjen e 11 tetorit 2012. I moshuari pranoi se kishte pasur lidhje intime prej dy vitesh me vajzën e re dhe se fëmija ishte i tij. Ai deklaroi se kishte kryer krimin pasi Ajshe nuk pranonte të abortonte fëmijën. "Jam i qartë me akuzën për krimin. Jam penduar thellësisht"-ishin fjalët shkurt të Shaban Norjes, në sallën e gjyqit. Në seancë nuk kanë qenë të pranishëm as familjarët e Ajshe Vatës as të plakut 80-vjeçar. Gjatë seancës Norja u njoh me akuzën, ndërsa Prokurori Sokol Nishani tha se Norja kishte dy vjet qe kishte lidhje dhe kishte kryer disa herë marrëdhënie seksuale me 18-vjeçaren. Nga ana e tij avokati mbrojtës kërkoi gjykim të shkurtuar pasi Norja ka pranuar krimin, është penduar dhe është në moshë të thyer. Trupi gjykues pasi u njoh me rrethanat e krimit, çfarë deklaronte avokati mbrojtës dhe i pandehuri Ervin Metalla shtyu seancën për 24 janar. Seanca zgjati vetëm dhjetë minuata ku gjykata u njoh me rrethanat e ngjarjes, ndersa gjykatesi Ervin Metalla vendosi që seanca e radhës të jetë më 24 janar. Avokati i Norjas, Edmond Dashi, kërkoi gjykim të shkurtuar për shkak të moshës dhe faktit që 80-vjeçari e kishte pranuar krimin. Burime zyrtare nga Prokuroria e Durrësit deklaruan se Norja rrezikon nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm. Dosja në Gjykatë mban numrin 924 dhe përbëhet nga tre fashikuj me 1026 faqe. Relatore e çështjes është Shpëtime Pitaku, ndërsa trupi gjykues do të kryesohet nga Ervin Metalla, i cili është dhe kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit. Mes provave të shumta të grumbulluara nga prokuroria e Durrësit janë dhe tabulatet e dy numrave celularë Vodafone Club, me të cilët Një person qëlloi në ajër mearmë zjarri automatik te rruga "5 Maji" në Tiranë, duke terrorizuar banorët. Ngjarja u shënua mesditën e djeshme, rreth orës 12:00. Menjëherë personi u fsheh në shtëpi. Pas identifikimit policia rrethoi zonën dhe banesën ku ndodhej personi. Policia negocioi me familjarët për arrestimin e personit, i cili do të akuzohet "për prishje të rendit dhe qetësisë publike". Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë shkuan në ndihmë. Disa minuta më vonë, rreth orës 12:27 minuta autori u arrestua. Arrestimi u transmetua live në tv A1 Report. I arrestuari është Gjergj Laci, 40 vjeç me precedentë penalë. Ai qëlloi me automatik në oborrin e banesës dhe në sheshin përpara në fund të rrugës "5 Maji" në lagjen Bregu i Lumit. 40-vjeçari nga Dibra, ishte në gjendje të dehur. Në momentin kur ka parë shtëpinë të rrethuar nga policia ka kërcënuar se do të vriste veten dhe familjarë të tjerë. ? Greqi, vetëvaret emigranti, lajmëroi në Shqipëri Një emigrant shqiptar, i cili jetonte në Greqi është vetëvarur në ndërtesën ku punonte. Nga të dhënat e policisë 44-vjeçari shqiptar jetonte në Iraklio të ishullit të Kretës në Greqi dhe ishte baba i dy fëmijëve. Sipas policisë së Iraklios, shqiptari përpara se të kryente aktin e vetëflijimit, kishte njoftuar dje me telefon vëllanë në Shqipëri për vendimin e tij. Ky i fundit, pas telefonatës, njoftoi menjëherë familjen e 44vjeçarit dhe policinë e zonës, por nuk e ka shpëtuar dot vëllanë e pafat. Kur policia mbërriti në ndërtesën ku punonte, e gjeti shqiptarin pa jetë. Pas hetimeve paraprake, policia thotë se beson që shkaqet e vetëvrasjes nuk janë ekonomike, sepse shqiptari ishte i punësuar, megjithatë po heton për gjetjen e motiveve që e shtynë atë drejt veprimit ekstrem. ? Dhunohej nga burri, hidhet nga kati i tretë Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku 26-vjeçare, nënë e një vajze ka vendosur t'i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte pasi s'duronte dot torturat e bashkëshortit. Ngjarja e rëndë u shënua dje në lagjen 16, të qytetit bregdetar të Durrësit, ku mësohet se Hikmete Ukaj, ndërmori aktin ekstrem për të hedhur nga kati i tretë banesës ku ajo jetonte me bashkëshortin e saj dhunues Ylber Ukaj dhe vajzën e saj 5-vjeçare në mënyrë për t'i dhënë fund dhunës psikologjike dhe fizike. 26-vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit dhe pasi është mbajtur 20 orë nën vëzhgim bluzat e bardha për shkak të frakturave të mëdha në trup e kanë nisur dje në mesditë drejt Spitalit Ushtarak për trajtim më të specializuar. "Jam i qartë me akuzën për krimin. Jam penduar thellësisht"-ishin fjalët shkurt të Shaban Norjes, në sallën e gjyqit. Në seancë nuk kanë qenë të pranishëm as familjarët e Ajshe Vatës as të plakut 80-vjeçar. Dy fëmijë humbën jetën sipasojë e aksidenteve rrugore në vend. Një fëmijë 6-vjeçar E. Shehu u aksidentua dje në mesditë për vdekje nga një makinë, teksa po kthehej nga shkolla. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Porto Romano-Durrës. Ndërsa rreth 30 minuta më vonë, një fëmijë 2 muajsh humbi jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Dje në mesditë fëmija 6-vjeçar E. Shehu ishte duke ecur anës rrugës, kur u përplas nga një manikë tip "Furoristradë" me tarfa TR 9272. Drejtuesi i mjetit ishte Redi Theodhori 52 vjeç nga Tirana. 52-vjeçari ka bërë transportimin e të mitur në spital, por nuk ka arritur t'u mbijetojë dot plagëve të rënda, të marra gjatë përplasjes. Mësohet se në momentin që është aksidentuar, fëmija 6vjeçar ishte duke u kthyer nga shkolla. Në Pogradec, po dje ndodhi një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije dy muajsh dhe plagosjen e pesë të tjerëve. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Leshnicë, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve me targa PG 3456 B dhe PG 4738 B. Konfirmohet se shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i regullave të qarkullimit rrugor. Makina ku udhëtonte fëmija me iniciale S.H. nga fshati Podgorie ka qenë duke dalë nga fshati, ndërsa i ka prerë rrugën automjetit tjetër. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën uniformat blu, ndërkohë që të plagosurit u dërguan në spitalin e Pogradecit. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur prindërit e foshnjës Mariglen dhe Nerti la Hamza, gjyshja e tezja, të cilët udhëtonin të gjithë në një automjet. Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tjetër Endri Alldashi. Sipas bluzave të bardha katër nga të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. komunikonin 80-vjeçari Shaban Norja dhe 18-vjeçarja Aishe Vata. Nga të dhënat në dosje rezulton se gjatë periudhës shtator-tetor të vitit 2012 ka një numër shumë të madh thirrjesh telefonike mes viktimës dhe vrasësit, të cilat zgjasin nga 2 minuta deri në 35 minuta. Trupi i dekapituar i Ajshe Vatës u gjet 500 metra larg banesës së saj në Xhafzotaj të Durrësit, ndërkohë që 80-vjeçari u arrestua një ditë më pas. Ai pranoi krimin dhe deklaroi se e kishte kryer pasi 18-vjeçarja nuk pranoi të abortonte fëmijën që kishte në bark. Në foto: Shaban Norja, 80-vjeçari që masakroi duke i prerë kokën Ajshe Vatës në 11 tetor 2012
Vijon në faqen 14 101 mënyra për të lënë cigaren ??? TIRANE E ENJTE 10.01.2013 SHËNDETI BOTIM I PËRJAVSHËM I GAZETËS SHQIPTARJA.COM Risia Prindërit të cilët humbinfëmijet e tyre nëpër aksidente do të kenë mundësinë që "tu bëjnë një kopje" për t'i zëvendësuar ata. Të paktën kjo do të jetë e mundur pas 50 vjetësh. Kjo është ajo çfarë ka parashikuar shkencëtari britanik që fitoi çmimin Nobel për mjekësinë. Sir John Gurdon, puna e të cilit në lidhje me klonimin e bretkosave në vitet 1950 dhe 1960 çoi më pas në krijimin nga shkencëtaret e Edinburgut të deles Dolly, tha që progresioni me këto hapa që ka filluar do të mund të jete i mundur klonimi i njerëzve në rreth 50 vjet. Megjithëse çdo lloj përpjekje për të klonuar një njeri të plotë do të ngrinte çështje shume komplekse etike, biolologu thotë se është i sigurtë që njerëzit do të kapërcenin shqetësimet e tyre nëse teknika do të bëhej e dobishme... Faqe 16 Studimi Hipotezë e re për shërimin e kancerit Fituesi i çmimit Nobel, biologu, James Watson, në një studim të realizuar për mundësinë e luftimit të tumoreve, e përqendron përqëndron vëmendjen në një grup të molekulave të quajtur Ros dhe rolin e rëndësishëm të antioksidantëve. Ai u jep shpresë të gjithëve se mund të ketë një mënyrë të re për të fituar betejën kundër sëmundjes së shekullit, e cila merr miliopna jetë çdo vit në mbarë botën. Studimi është publikuar një ditë më parë në të përditshmen italiane “Corriere della sera”. Milano- “Ndonëse vitet e fundit vdekshmëria për disa lloje tumoresh ka shënuar rënie, veçanërisht për tumoret e gjakut, fatkeqësisht ka ende forma të tjera tumoreesh të pashërueshme, kryesisht ata të carcinomas dhe sarcomas”. Me këto fjalë, shkencëtari dhe biologu James D.Watson, i cili e zbuloi ... Faqe 15 Bebet, pesë çelësat për ushqim të sigurt Ministria e Shëndetësisë publikon një paketë këshillash Mënyra se si përgatitet dhe ruhet ushqimi për t porsalindurit ka një rëndësi shumë të madhe. Nëse nuk tregojmë kujdes për ushqimin, ai mund të bëhet burim sëmundjesh për të porsalindurit tuaj. Ekspertët e shëndetit të fëmijëve pranë ministrisë së shëndetësisë... Faqe 16 Arra, një frut për t'u rizbuluar Pastrojnë gjakun dhe ulin rrezikun e prekjes nga diabeti Arra, kosiderohet si pema frutore më e vjetër. Ajo datonqë në vitin 10.000 p.l.k! Arrat angleze të njohura ndryshe si arrat persiane, e kanë origjinën në Azinë Qendrore dhe u eks portuan për në Kaliforni më 1700-ën! Arrat gjithmonë janë konsideruar si një prej mjekimeve... Faqe 17 ESKSPERTET: JA TE MIRAT QE I NDODHIN TRUPIT TUAJ NESE HIQNI DORE NGA TYMOSJA Klonimi njerëzor i mundur pas 50 vjetësh Nobelisti Watson: Zgjidhja te molekulat ROS dhe antioksidantët Sektori i abuzimit me substancat (duhan-alkool) nëInstitutin e Shëndetit Publik (ISHP), në bashkëpunim me Aleancën Kundër Duhanit kanë mbledhur arsyetimet e nxënësve të shkollave të mesme të Tiranes dhe disa rretheve të vendit pse nuk duhet të pihet duhan si dhe arsyet pse duhet lënë duhani. Nxënësit e shkollave të mesme janë përgjigjur se cilat janë të mirat e të mos pirit duhan. Gjithashtu nxënësit e shkollave te mesme janë pyetur dhe kanë dhëne përgjigje të ndryshme se si të qëndrojnë larg duhanit. Instituti i Shëndetit publik ka përgatitur 2 fletëpalosje me 101 pergjigjet e dhëna nga gjimnazistët për 101 mënyra për të mos pirë duhan dhe 101 arsyet për të lënë duhanin. Të gjitha këto mund t'i gjeni bashkanngjitur këtij shkrimi: Gjimnazistët sugjerojnë 101 mënyra për të qëndruar larg duhanit si dhe arsyet e një jetë të shëndetshme pa cigare. Duhani dëmton rëndë edhe ata që iu qëndorjnë pranë Në foto: James D.Watson, fituesi i çmimit Nobel më 1962 pasi zbuloi strukturën e molekulës së ADN-së ROLAND SHUPERKA Në foto: Roland Shuperka, koordinatori i Institutit të Shëndetit Publik
22 E enjte, 10 janar 2013 OPINION Koment NGA ADRI NURELLARI vijon nga faqja 1 Fluska e të paluajtshmeve dhe mësimi nga pësimi ...na ka ardhur peshqesh nga vendet e zhvilluara, ndikimi që mund ti atribuohet qeverisjes dhe një ndikim që rrjedh drejtpërdrejtë nga paaftësia apo gabimet e sipërmarrësve dhe konsumatorëve. Këto të fundit gjithmonë ngelen jashtë fokusit të analizave ekonomike dhe për rrjedhojë humbet mundësia për të përmirësuar sjelljen konsumatore shqiptare dhe optimalizuar aksionet e sipërmarrësve. Duke thënë këtë nuk sugjerohet aspak që politika të mos vihet para përgjegjësisë dhe të mos i kërkohet llogari për ato gabime apo mos-veprime që kanë shkaktuar probleme ekonomike, por që thjesht nga kjo krizë ekonomike të nxirren konkluzione më të plota dhe të identifikohen të gjitha shkaqet që kanë çuar në këtë situatë. Nëse ka ndonjë gjë të mirë kriza në fakt është nxjerrja e mësimeve nga pësimet, mirëpo që të nxirren mirëfilli mësime duhet patur kurajo për të parë edhe përgjegjësinë vetiake dhe mos të eksternalizohet tërësisht faji tek tjetri që në rastin konkret i bie te jetë politika. Për ta ilustruar këtë gjë vlen të merret në konsideratë sektori i ndërtimit i përbërë nga një mori shumë të madhe aktorësh të cilët të përfshirë nga një lloj sjellje kolektive kopeje (herd behavior) kanë krijuar gjatë dekadës së fundit një flluskë të mirëfilltë me ndërtime. Kështu gjatë vitit 2005 numri i firmave të ndërtimit të licencuara në të gjithë vendin kishte arritur numrin 2050 ndërkohë që është i stërmadh zinxhiri i sipërmarrjeve të tjera që lidhen direkt me këtë sektor. Në një farë mënyre është ripërballje me një stil te veprimit ekonomik që dikur e kemi quajtur kioskëzimi ku njëri imiton tjetrin pa gjykuar shumë për pasojat duke dëshmuar mungesë kreativiteti e individualiteti. Ndërtimi pra është rasti tipik i paaftësë dhe përgjegjësisë së drejtpërdrejtë të sipërmarrësve dhe konsumatorëve shqiptarë për të ndërmarrë veprime racionale në treg duke shqyrtuar siç duhet sinjalet e tregut dhe të dhënat e rëndësishme në vendin tonë. Një burim i rëndësishëm të dhënash për shembull është censusi i shumë përfolur i cili nxjerr fakte që kanë implikime të drejtpërdrejta me sektorin e ndërtimit dhe do të duhej të ishin marrë në konsideratë me imtësi nga çdo operator i këtij sektori. Censusi për shembull nxorri në dukje se sa i madh është stoku i banesave të pabanuara sot në Shqipëri, gjë që lë të kuptohet se nevoja konkrete për ndërtime të reja është goxha më e ulët. Në vitin 2001, 88.8 përqind e banesave ishin të banuara pra i bie që 11.2 përqind e banesave ishin të zbrazura kurse aktualisht vetëm 67.2 përqind e banesave janë të banuara çka do të thotë se rreth 32.8% e banesave në Shqipëri janë të pabanuara dhe kjo është një sasi e jashtëzakonshme. Ndërkaq banesat respektivisht kanë më pak banorë secila pra mesatarisht në vitin 2001, kishte 4.3 banorë për shtëpi, kurse tani janë 3.7 banorë. Një tjetër fakt i censusit me vlere për tregun e ndërtimit është padyshim edhe rritja natyrore e popullsisë e cila lidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e kërkesës eventuale të brendshme për banesa. Faktikisht rezulton që popullsia e Shqipërisë për vitin 2011 të jetë 2.851.741 banorë duke shënuar një rënie prej 7.7 përqind krahasuar me vitin 2001. Pra në kushtet kur popullsia e Shqipërisë ka rënë ndjeshëm prej emigracionit të vazhdueshëm, vështirë se mund të pritet që të ketë një treg të begatë për ndërtuesit. Prespektivën e tregut të banesave e bën akoma më të zymtë zhvillimi i infrastrukturës shqiptare sepse në kushtet e përmirësimit kaq të ndjeshëm të rrugëve në vendin tonë, ulet gjithnjë e më tepër incentivi për t'u larguar nga vendbanimi aktual dhe për të blerë një shtëpi të re. Konkretisht vështirë se ndonjë elbasanlli do të dojë të blejë një banesë nga stoku i fryrë i apartamenteve të pashitura në Tiranë kur rruga ka për ta bërë Elbasanin vetëm 40 minuta larg dhe po ashtu për një tiranas nuk ka shumë kuptim shtëpia e dytë buzë detit kur në fakt Durrësi është më pak se një ore larg me makinë. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, numri i apartamenteve të pashitura në shkallë vendi këtë vit ka arritur shifrën 12 mijë. Mirëpo mund të hamendësohet që ky numër në fakt është më i lartë pasi një pjesë e mirë e apartamenteve të pashitura janë në dorën e ish-pronarëve të tokave të cilët kanë shtënë në dorë një pjesë të mirë të apartamenteve të ndërtuara dhe nuk përllogariten tek numri i apartamenteve që u kanë ngecur në dorë ndërtuesve. Një tjetër dimension që lidhet me ndërtimin e që vlen të merret në konsideratë është ai i tregut të trojeve i cili padyshim që është pjesë e infektuar e flluskës së ndërtimit. Pritshmëria e madhe kolektive e nxitur nga fitimet fillestare të majme nga ndërtimi kanë shtyrë shumë që të blejne toka dhe bëjnë plane për të ndërtuar aty duke rritur në mënyrë të ndjeshme edhe çmimet e këtyre trojeve dhe duke ndërtuar edhe në këto çmime një lloj flluske të ngjashme me atë të apartamenteve. Përmasat janë vështirë të llogariten dhe mungojnë studimet konkrete por mund të imagjinohet se sa para janë hedhur në blerjen e tokave të ndryshme në afërsi të qyteteve kryesore si dhe në zona që besohet se do të kenë një zhvillim turistik. Në kushtet aktuale të rrënies drastike të kërkesës për ndërtim sipas të gjitha gjasave asgjë nuk ka për t'u ndërtuar për një kohë shumë të gjatë në këto troje dhe faktikisht ato janë shndërruar në investime të varrosura në tokë për një kohë të gjatë. Ajo që e bën veçanërisht dramatike situatën në Shqipëri është fakti që sektori i ndërtimit përbente deri para disa vitesh, në 2008 përbente 16 për qind të PBB-së së vendit pra pesha specifike e këtij sektori është e jashtëzakonshme dhe mendohet se ka mbi 700 profesione apo veprimtari të tjera ekonomike që lidhen drejtpërdrejtë apo në mënyrë të tërthortë me ndërtimin që kuptohet preken prej tatëpjetës së këtij sektori. Këtu duhet patur parasysh se kriza ekonomike e viteve 2007-08 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si strumbullar parësor pati fryrje e flluskës së sektorit të ndërtimit që zinte asokohe vetëm 6% të ekonomisë amerikanë. Prapësëprapë edhe pse me një peshe specifike kaq të vogël impakti që pati plasja e kësaj flluske në sektorin financiar dhe atë të prodhimit që aq shumë e madhe sa morri me vete të gjithë ekonominë botërore. Mund të imagjinohet se çfarë i shkakton kriza e ndërtimit ekonomisë shqiptare në kushtet kur sektorët e tjerë produktiv nuk janë aq të zhvilluar sa të kompensojnë për rrënien që has sektori ynë i ndërtimit. Fatkeqësisht mund të shihet qartazi që kompanitë e ndërtimit nuk nxjerrin mësim nga pësimet dhe vazhdojnë ende të ndërtojnë, kërkojnë leje ndërtimi dhe shumë syresh vijojnë të blejnë troje në zona turistike apo urbane me prespektivën e ndërtimit. Përpos kësaj vetëm disa prej indikatorëve të mësipërm e tregojnë qartazi që kërkesa për apartamente ka për të ardhur në rrënie ndërkohë që paradoksalisht çmimet mbahen konstant e madje rriten sepse në tremujorshin e fundit të 2012 çmimet e banesave janë rritur mesatarisht me 3,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në rastin e këtyre sjelljeve joracionale të këtyre aktorëve privat përgjegjësia ngelet e tyre dhe jo e qeverisë. Pra janë të shumtë ata që duhet të kenë kurajo të mbajnë përgjegjësi dhe të reflektojnë dhe mësojnë nga gabimet vetiake gjatë së kaluarës e mos të rrinë tërë kohën duke u ankuar për politikën.
19E enjte, 10 janar 2013 Akuza DOSSIER dala nga vota popullore. Kjo politikë, sipas Sulzberger, duket të jetë shumë më pozitive se sa ajo aktuale. Në artikull theksohet se: "megjithëse pikëpamjet e Departamentit të Shtetit janë skicuar në një bazë specifike, në dukje nuk shihet ndonjë këmbëngulje për t'i zbatuar ato domosdoshmërisht në terren", çka i jepte këtij raporti të drejtën për t'a trajtuar atë thjesht si një pikëpamje jozyrtare, apo thjesht si një draft teknicienësh, i cili në fakt do të zinte vend pjesërisht në formësimin e Europës së Pasluftës, pas Konferencave të Jaltës ( shkurt 1945) e asaj të Potsdamit (korrik 1945). Më tej, në raport thuhet se: Shtetet e Bashkuara mendojnë se grekët duhet të lejohen të zgjedhin në mënyrë demokratike formën e AMERIKANËT preferonin vazhdimisht një pozicion më të reformuar përballë pretendimeve greke ndaj Shqipërisë së Jugut dhe nuk rezulton të jetë shprehur kurrë zyrtarisht pro tyre gjatë dhe pas Luftës regjimit, duke votuar mes monarkisë e republikës. Departamenti i Shtetit aprovon shkëputjen e ishujve dodekanezë nga Italia në favor të Greqisë, përveç Castellorizzo, i cili duhet t'i shkojë Turqisë. Qipro gjithashtu i duhet dhënë Greqisë. Amerika i sheh pretendimet kufitare të zyrtarëve grekë si disi të ekzagjeruara. "Disa zyrtarë të ndryshëm grekë - thuhet konkretisht në raport - kanë shprehur pretendime për një vijë të gjerë në Shqipërinë e Jugut, si dhe gjithashtu edhe të jugut të Bullgarisë, por edhe pjesë të vogla të Jugosllavisë. Departamenti i Shtetit mendon se në këtë rast, ka nevojë vetëm për një korrigjim fare të vogël të tyre. ..Porse pretendimet kundrejt Shqipërisë duhen parë me kujdes". Projektskica e amerikanëve, Italia t'i dorëzojë Shqipërisë ishullin e Sazanit SFIDAT E REJA NË BALLKAN DHE PIKËPAMJET "REALE" AMERIKANE Megjithëse raporti i mësipërm paraqet një pikëpamje teknike parazyrtare të qeverisë amerikane mbi të ardhmen e Europës Lindore të Pasluftës, duket se shumëçka ndryshoi me kalimin e kohës, duke bërë që disa linja të këtij orientimi të korrigjoheshin apo të mos gjenin terren. Kjo edhe si pasojë e vendimeve të dy konferencave që do të pasonin, si dhe e atyre që ishin zhvilluar më parë në mënyrë formale apo informale mes liderëve kryesorë aleatë, e nga ana tjetër, sigurisht edhe e zhvillimeve që do të sillte praktikisht Lufta e Ftohtë. Në kohën për të cilën po flasim, në Shqipëri kishte filluar punën ajo që njihej si "qeveria demokratike e Tiranës", megjithëse akoma nuk ishte njohur zyrtarisht as nga SHBA, as nga Britania e Madhe e as nga BRSS. Nga ajo çka tregojnë raportet e mëvonshme, rezulton se paradoksalisht, pikërisht SHBA ishin një hap para BRSS dhe Britanisë së Madhe në njohjen e qeverisë komuniste të Tiranës, duke rekomanduar njohjen kundrejt refuzimit që vinte akoma nga Moska dhe Londra, të cilat do ta bënin këtë përgjatë harkut të dy viteve në vijim. Madje janë vërtetuar edhe fërkime mes Londrës e Uashingtonit në këtë aspekt, të cilat sigurisht se do të shuheshin më vonë bashkë me mbështetjen e tyre për regjimin e Hoxhës dhe largimin apo mospraninë e misioneve të tyre diplomatike, deri në rënien e komunizmit në Shqipëri. Pikëpamjet amerikane në lidhje me rajonin e Ballkanit, vazhdimisht kanë qenë për mosndryshim të kufinjve, linjë e cila vijon të mbetet aktuale edhe në konstelacionet e reja politike rajonale pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sidoqoftë, herë pas here ngre krye ndonjë pikëpamje nga rrethe jozyrtare apo gjysëmzyrtare në SHBA, për rishikim apo këmbim territoresh për të paqësuar përfundimisht rajonin e Ballkanit, e sidomos atë të pjesës së tij jugperëndimore, i cili vijon të mbetet një kockë e fortë për t'u përtypur nga Uashingtoni dhe Brukseli, për shkak të sfidave që vazhdimisht rezervon. PRETENDIMET GREKE DHE QËNDRIMET AMERIKANE Pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë u shfaqën me forcë sidomos gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Paqes në Paris (29 korrik - 15 tetor 1946). Përveç argumentave të vjetra rreth Vorio Epirit, Greqia e cilësonte Shqipërinë si pjesë të agresionit ndaj vendit të saj në vitin 1940, kur nisi konflikti italo-grek. Ato u kundërshtuan forcërisht nga kreu i delegacionit shqiptar, Kryeministri Enver Hoxha. Kundrejt tyre Shqipëria do të mundohej të vinte në pah kontributet e Shqipërisë përkrah koalicionit antifashist dhe krimet e bandave të Napoleon Zervasit kundër popullsisë çame, gjë e cila do të tolerohej nga fuqitë aleate, megjithëse për këtë çështje konferenca autorizoi ngritjen e një komisioni ndërkombëtar, i cili nuk do ta zgjidhte dot këtë çështje, pikësëpari, për shkak të orientimit prolindor të qeverisë së Tiranës, por edhe këmbënguljes britanike në krah të qeverisë greke në kontekstin e luftës së civile që po zhvillohej asokohe në Greqi. Pala amerikane preferonte vazhdimisht një pozicion më të reformuar përballë pretendimeve greke ndaj Shqipërisë së Jugut dhe nuk rezulton të jetë shprehur kurrë zyrtarisht pro tyre gjatë dhe pas Luftës. ndahet, Amerikën nuk e pyesim! pushtimi - duke trajtuar përfundimisht edhe Francën si fuqi aelate me të drejta apo pretendime të barabarta me aleatët e tjerë. Stalini këmbënguli pikërisht në këtë konferencë, që ndër të të tjera, i gjithë rajoni i Ballkanit, ashtu sikurse vendet Balltike e ato të Europës Lindore ( përfshirë këtu madje dhe Italinë fillimisht) duhej të përbënin një unazë sigurie për interesat e Bashkmit Sovjetik, duke formuar një rreth vendesh satelite që do të mbronin kufinjtë e tij. Dëshirave të tij, dy liderët perëndimorë, i shkuan prapa vetëm pjesërisht. Italia për shembull, iu la përfundimisht sferës së ndikimit perëndimor, ndërkohë që Çekosllovakia e vendet Balltike iu lanë Stalinit. Mbi qeverisjen në Poloni nuk u gjet asnjë akord, dhe gjithashtu çështja e kufinjve të saj u la për zgjidhje. Interesant është fakti se sferat e influencës në Europën Lindore ishin vulosur mes Stalinit dhe Çurçillit "de facto" qysh në Konferencën e Moskës, në tetor 1944, në mënyrë informale, duke anashkaluar pikëpamjet e Francës e sidomos ato të SHBA. Në një copëz letër që Çurçilli ia dorëzoi Stalinit, me përqindje të sakta ishin përcaktuar ndarjet që ata mendonin. Stalini ia ktheu mbrapsht homologut të tij atë me shenjat përkatëse miratuese për çdo propozim, duke bërë kësisoj që fati i shumë popujve tashmë të ishte i paracaktuar, pavarësisht asaj çka propagandonin aleatët në sipërfaqe, ku flitej për "vetvendosje e zgjedhje demokratike", megjithëse siç dihet, lehtësisht mund të konstatohej se kjo ndikohej thjesht dhe vetëm nga vullneti i sovjetikëve dhe jo nga pikëpamja e vërtetë e aleatëve perëndimorë në atë kohë. Për Shqipërinë, aty nuk flitej thuajse fare dhe ajo konsiderohej si pjesë e fatit të Jugosllavisë, e cila në atë letër ishte përcaktuar si e ndarë 50% me 50%, sipas interesave të "të mëdhenjve". Ndërsa për Greqinë, në letër ishte përcaktuar një ndarje prej 90% për interesat britanike e 10% për ato sovjetike, çka në fakt gjeti më vonë edhe zbatim në terren, ku u pa se pas disa viteve përpjekje të dhunshme, Stalini hoqi dorë prej saj. Fakti i mësipërm për një lloj anashkalimi të interesave amerikane në hartimin e të ardhmes së Europës së Pasluftës, është bërë shpesh edhe objekt kritikash për administratën amerikane të asaj kohe, megjithëse në një pjesë shumë të konsiderueshme, sigurisht se interesat amerikane përputheshin plotësisht me ato britanike. Pas përfundimit të Luftës, tashmë skeptrin e liderit përfundimisht e morën SHBA, të cilat ravijëzuan plotësisht linjat e politikës aleate në përballje me ishBRSS e Bllokun Lindor, duke e zbehur rolin e Britanisë së Madhe. ZBATIMI Në artikull theksohet se: "megjithëse pikëpamjet e Departamentit të Shtetit janë skicuar në një bazë specifike, në dukje nuk shihet ndonjë këmbëngulje për t'i zbatuar ato Në foto: Ish-Kryeministri Enver Hoxha gjatë fjalimit në Konferencën e Paqes në Paris, 1946 Artikulli i gazetës australiane, "The Mercury", 2 janar 1945, me titull: Si do t'i korrigjonte Amerika kufinjtë e Europës Lindore Në foto: Harta e influencës sovjetike pas përfundimit të Luftës së Dytë në Europë
16 E enjte, 10 janar 2013 SHËNDETIW W W . S H Q I P T A R J A . C O M Bebet, pesë çelësat për ushqim të sigurtë vTë eg Ushqyerja ? Lëngjet Fëmijët e sëmurë, shpesh kanë nevojë për lëngje dhe ushqime shtesë gjatë sëmundjes si në rastet kur kanë temperaturë ose diarre. Një fëmijë i sëmurë mund të preferojë më shumë të ushqehet me gji se sa të ushqehet me ushqime të tjera. Mos ia ndërpreni ushqimin një fëmije të sëmurë. ? Ikën oreksi Një fëmijë kur sëmuret mund të hajë më pak sepse:Fëmija nuk ndjehet i uritur; Fëmija ka të vjellura; Goja apo fyti është skuqur. Prindërit mendojnë se ushqimi i bën dëm fëmijës së sëmurë dhe kështu e paksojnë sasinë apo nuk i japin fare. Prindërit i japin ushqime më të lëngshme. ? Si duhen ushqyer Nxisni fëmijën që është i sëmurë për të pirë e për të ngrënë me shumë durim dhe jepini ushqime shtesë që t'i ndihmoni të shërohen sa më shpejt. Ushqejini shpesh dhe me sasi të vogla. Jepini ushqime që fëmija i pëlqen. Jepini një shumëllojshmëri ushqimesh të pasura me lëndëushqyese. Vazhdoni ta ushqeni me gji. sëmundjes gjatë Ministria e Shëndetësisë publikon një paketë këshillash Mënyra se si përgatitet dheruhet ushqimi për t porsalindurit ka një rëndësi shumë të madhe. Nëse nuk tregojmë kujdes për ushqimin, ai mund të bëhet burim sëmundjesh për të porsalindurit tuaj. Ekspertët e shëndetit të fëmijëve pranë ministrisë së shëndetësisë, së bashku me ata të OBSH, UNICEF dhe FAO, kanë përgatitur një paketë këshillash për të gjithë prindërit e rinj, për një ushqim të sigurtë të fëmijës. MBANI PASTËR Lani duart para trajtimit të ushqimit dhe shpesh gjatë përgatitjes së ushqimit. Lani duart pas shkuarjes në tualet/banjë, kur ndërroni fëmijën ose prekni kafshët. Lani dhe mbani shumë pastër të gjitha sipërfaqet dhe pajisjet e përdorura për përgatitjen ose shërbimin e ushqimit. Mbroni zonat e ushqimit nga insektet, zogjtë, brejtësit dhe kafshët e tjera. NDANI USHQIMET Ndani mishin e gjallë, pulat dhe prodhimet e detit nga ushqimet e tjera. Përdorni pajisjet e veçanta dhe veglat e tilla si thika dhe tavolinat e prerjes për trajtimin e ushqimeve të papërpunuara. Ruani ushqimet në enë të mbuluara për të shmangur kontaktin mes ushqimeve të papërpunuara me të përgatitura. GATUANI TËRËSISHT Gatuani të gjithë ushqimet, veçanërisht mishin, pulat, vezët dhe prodhimet e detit. Ushqimet si supa dhe mishrat e ziera valojini mirë. Për mishin dhe shpendët, sigurohuni që lëngu tyre është i pastër dhe jo ngjyrë trëndafili. Ringrohni ushqimin e gatuar plotësisht. Valoni ose ngrohni ushqimet derisa të jenë shumë të nxehta kur i prekni. Përzieni mirë ndërsa ushqimi të ri-ngrohet. TEMPERATURA TË SIGURTA Mos e lini ushqimin e gatuar në temperaturë dhome për më shumë se dy orë. Mos i ruani ushqimet për një kohë të gjatë, madje edhe në frigorifer. Mos shkrini ushqime të ngrira në temperaturë dhome. Ushqimi për foshnjat dhe fëmijët e vegjël në mënyrë ideale duhet të jetë i përgatitur i freskët në çdo vakt dhe nuk duhet ruajtur pas gatimit. PËRDORNI UJË Përdorni ujë të sigurt ose e trajtoni atë për ta bërë të sigurt. Zgjidhni ushqime të freskëta dhe të shëndetshme. Përdorni qumësht të pasterizuar. Lani frutat dhe perimet në ujë të sigurt, veçanërisht në qoftë se hahen të gjalla. Mos e përdorni ushqimin përtej datës së skadimit. Për të mbajtur të mbrojtura ushqimet nga pesiticidet dhe kimikate të tjera të dëmshme këshilloni familjet në fshat: Të mbajnë pesticidet dhe kimikate të tjera të rrezikshme, pajisjet dhe enët e tyre larg nga shtëpia e tubacionet apo depot e furnizimit me ujë. Ndjekin udhëzimet e prodhuesit përpara se t`i përdorin për të korrat dhe të spërkaten. Të mbajnë larg shtëpisë dhe burimit të ujit, rrobat e veshura dhe sendet e përdorura gjatë spërkatjes. Risia Klonimi njerëzor është i mundur pas 50 vjetësh Prindërit të cilët humbin fëmijet e tyre nëpër aksidente do të kenë mundësinë që "tu bëjnë një kopje" për t'i zëvendësuar ata. Të paktën kjo do të jetë e mundur pas 50 vjetësh. Kjo është ajo çfarë ka parashikuar shkencëtari britanik që fitoi çmimin Nobel për mjekësinë. Sir John Gurdon, puna e të cilit në lidhje me klonimin e bretkosave në vitet 1950 dhe 1960 çoi më pas në krijimin nga shkencëtaret e Edinburgut të deles Dolly, tha që progresioni me këto hapa që ka filluar do të mund të jete i mundur klonimi i njerëzve në rreth 50 vjet. Megjithëse çdo lloj përpjekje për të klonuar një njeri të plotë do të ngrinte çështje shume komplekse etike, biolologu thotë se është i sigurtë që njerëzit do të kapërceu zhvillua fillimisht, por më pas u bë diçka e pranuar gjerëisht pas lindjes se Louise Broën fëmijës së pare të lindur në këtë mënyre në vitin 1978." - tha ai. Përmirësime të tjera shumë të mëdha duhet tu bëhen metodave të klonimit perpara se të mund të provohet kjo tek njerëzit dhe të dalë me rezultat, pasi shumica e kafshëve të klonuara deri tani kanë shfaqur deformime të ndryshme. Duke folur për BBC, Sir John ka thënë që në kohen kur ai eksperimentoi me bretkosat ai e parashikoi që klonimi i gjitarëve do te ishte i mundur në një kohe prej 50 vjetesh dhe beson që edhe tani nuk gabohet kur parashikon të njëjtin afat edhe për të arritur deri tek klonimi i njerëzve. Ai tha: "Kur unë po bëja eksperimente me bretkosat një gazetar erdhi dhe më pyeti se sa kohe do të duhej që këto gjëra të fillonin të bëheshin edhe tek gjitarët apo njerëzit. Unë iu përgjigja që mund të duhej dicka mes 10 viteve dhe 100 viteve; pse të mos themi diçka në mes; tek 50 vjet? Dhe pergjigja ime doli e saktë në parashikimin e Dolly-t. Kështu që mendoj qe edhe tani parashikimi im është i saktë." Gjatë leksioneve që mban tek universiteti i Cambridge ai tha që shpesh i pyeste studentët nëse në një rast kur prindërit e kanë humbur fëmijën e tyre dhe nuk janë më fertilë, që të përdorin vezën e së emës dhe qeliza të lëkurës së fëmijës, duke marrë në konsideratë që kjo ishte një teknike e sigurte dhe efektive. "60% janë në favor në këtë rast. Kurse pjesa që votonte për jo në pergjithësi mbronte idene që fëmija i ri do të ndihej si një farë zëvendësimi." nin shqetësimet e tyre nëse teknika do të bëhej e dobishme nga ana mjekësore. "Edhe fertilizimi invitro u pa me shumë dyshime kur jlit
4 E enjte, 10 janar 2013 POLITIKE Pastrimi i listave, negociata PS-PD, Poni: Auditët me kompetenca Genti Malko dhe Dashamir Çali do jenë2 auditët, përfaqësues të PD dhe asaj Socialiste, të listës se zgjedhësve. Kompetenca e tyre do të jetë e barazvlefshme me atë të drejtorit të Gjendjes Civile, pasi ata do të ndjekin nga afër çdo procedurë që kryhet në qendër dhe në bazë për ekstraktet paraprake dhe listën përfundimtare. Zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni shpjegon detyrën e auditit. "KQZ ka vendosur për 2 auditë të zgjedhjeve që mund ta vizitojnë drejtorinë, të shohin operacionet, të jenë në koherencë të veprimeve dhe kanë pushtet të barabartë me Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile. Ne shkuam dhe më tutje, që nuk është parashikuar në Kod. Ne shkuam edhe në hartimin e akteve nënligjore pse jo dhe për të rritur koeficientin e besimit", tha Poni. Ai u shpreh se kryetarët e njësive të qeverisjes vendore janë udhëzuar që t'u vënë në dispozicion në çdo kohë partive politike informacionin e nevojshëm për listën zgjedhore që hartohen në njësinë e tyre. Subjektet dhe institucionet e interesuara në rast dyshimesh për dublime mund t'i drejtohen Drejtorisë së Gjendjes Civile për pastrimin e tyre, brenda një afati te caktuar. Nënkryetari i FRD i vetmi politikan me ftesë nga kabineti i Presidentit Biberaj te betimi i Obamës Berisha-Rama s'kanë ftesa "I nderuar që marr pjesë për herë të dytë në inagurimin e tij" Lajmi Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike Aleksandër Biberaj do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të marrjes së detyrës nga Presidenti amerikan Barak Obama më 21 janar. Ai është i vetmi politikan që do të jetë në këtë ditë në Shtëpinë e Bardhë. ??? TIRANE JAKIN MARENA Topi: "Berisha të mos prekë zgjedhjet, ka kosto" Kavajë, takimet LSI, Meta: Politika duhet të heqë dorë nga betejat e kota politike Kryetari i LSI, Ilir Meta, i shoqëruar ngaZv.kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Nënkryetarja, njëkohësisht kryetarja e LGIsë, Klajda Gjosha, si dhe kryetari i LRI, Endrit Braimllari, ka marrë pjesë dje në një takim të organizuar me strukturat e LSI në Rrethin e Kavajës. Në këtë aktivitet, janë anëtarësuar rishtas në LSI edhe 150 anëtarë të tjerë. Meta deklaroi se LSI ka hyrë në këtë vit të ri me besim të plotë se ky do të jetë një vit më i mirë dhe më i mbarë për të gjithë pavarësisht nga sfidat më të rëndësishme që na presin përpara, të cilat sipas tij do të fitohen. "Kavaja ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme për demokratizimin e vendit dhe unë jam i sigurt se Kavaja do të vazhdojë të japë kontribute shumë të rëndësishme me një ritëm më të lartë duke ecur më shpejt në procesin e integrimit evropian të vendit. Ne duam një LSI akoma më të fuqishme në qytetin dhe në rrethin e Kavajës", tha Meta. Që deklaroi se LSI është konfirmuar tashmë si një forcë tepër serioze, si një forcë që i shërben stabilitetit të vendit, si një forcë promotore e proceseve integruese, si një forcë që synon të zhvillojë një politikë konstruktive e pozitive larg konflikteve që shterin energjitë dhe talentin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Meta tha se LSI ka treguar që është parti i risive, është një parti e cila i kapërcen tabutë, është një parti e cila e ka vështrimin gjithnjë drejt së ardhmes dhe nuk do të harxhojë shumë kohë me të shkuarën, sepse është një parti që do që të ecë më shpejt, do që të ecë më ritmin e 18 dhe 20 vjeçarëve, të cilët kanë lindur pas vitit '90. ??? TIRANE Vlerësimi "Kam kënaqësinë të ndaj me ju gëzimin për ftesën e ardhur nga kabineti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të detyrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me datë 21 Janar në Uashington D.C". Nënkryetari i Frymës sëRe Demokratike, Aleksandër Biberaj do të jetë i vetmi politikan shqiptar, i cili do të marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës nga ana e Presidentit amerikan Barak Obama. Asnjë politikan tjetër shqiptar nuk do të ketë fatin që të marrë pjesë në këtë ceremoni, e cila si për ironi të fatit ka koenciduar me 21 janarin, ditën kur gati dy vite më parë, u vranë nga Garda e Republikës katër demonstrues të pafajshëm të opozitës, që po demonstronin paqësisht përpara kryeministrisë. Lajmi për pjesmarrjen e numrit dy të Frymës së Re Demokratike në këtë ceremoni të betimit për herë të dytë të Barak Obamës si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dhënë nga vetë Aleksandër Biberaj, i cili këtë gëzim të tij ka menduar ta ndajë me afër tetë mijë miqtë e tij në adresën personale në rrjetin social facebook, duke marrë dhe komente të shumta për këtë eveniment të rëndësishë. "Të nderuar miq të Facebook. Kam kënaqësinë të ndaj me ju gëzimin për ftesën e ardhur nga kabineti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të detyrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me datë 21 Janar në Uashington D.C. Do të jetë kënaqësi e veçantë për mua si politikan shqiptar, që të marr pjesë për herë të dytë në ceremoninë e inagurimit të detyrës së Presidentit të SHBAve", ka shkruar në rrjetin social Facebook, Biberaj. Ajo që vlen për t'u përmendur është fakti se nënkryetari i FRD, Biberaj, i cili para pesë vitesh ka qënë numri dy i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës merr pjesë për herë të dytë në ceremoninë e inagurimit të detyrës së presidentit demokrat të SHBA, Barak Obama, si i ftuar nominalisht direkt nga kabineti i kreut amerikan të shtetit, fuqisë më të madhe të botës, gjë e cila nuk ka ndodhur me asnjë politikan tjetër shqiptar. Para katër vitesh, Biberaj ka qënë i vetmi politikan shqiptar që ka marrë pjesë në këtë ceremoni inagurimi i kreut të shtëpisë së Bardhë, duke patur rastin e takimit dhe të shtrëngimit të duarve me numrin një të shtetit më të fuqishëm demokratik të botës, pa pasur për hir të së vërtetës asnjë politikan shqiptar rreth e rrotull. Ndërkohë që dhe në ceremoninë e marrjes së detyrës së Presidentit nga Obama më 21 janar të këtij viti, sërish nënkryetari i FRD Aleksandër Biberaj do të jetë ai që do të marrë pjesë. Interesimit tonë në të gjitha kancelaritë politike shqiptare nëse do të ketë ndonjë lider tjetër partie apo politikan tjetër të lartë që do të marrë pjesë më 21 janar në SHBA në ceremoninë e marrjes së detyrës nga Barak Obama i janë përgjigjur në mënyrë negative, duke nënvizuar se deri më tani s'ka mbërritur asnjë ftesë. Mësohet se as në selinë e PD, as në selinë e PS, por as në selinë e asnjë partie nuk ka mbërritur as ftesë e përbashkët dhe as nominale për këtë eveniment. As Berisha, as Rama, as Meta dhe as Spahiu i AK nuk kanë marrë ftesë, duke treguar qartë se i përzgjedhuri me sa duket nga politika shqiptare për të marrë pjesë në këtë ceremoni inagurimi të marrjes së detyrës së presidentit amerikan Barak Obama, me ftesë direkt nga kabineti i Presidentit ka qënë vetëm nënkryetari i FRD, Biberaj. Aq më tepër që këto vizita kanë shumë peshë për politikën shqiptare, tregon dhe potencialin e FRD dhe liderëve të saj themelues, konkretisht Biberajt në sytë e SHBA. "Do të jetë kënaqësi e veçantë për mua si politikan shqiptar, që të marr pjesë për herë të dytë në ceremoninë e inagurimit të detyrës së Presidentit të SHBA-ve" Kryetari i Frymës sëRe Demokratike Bamir Topi, në një intervistë për mediat deklaroi se partia që ai drejton nuk do të bëjë koalicion në zgjedhje as me PS e as me PD duke i quajtur të dyja ato fajtore për ndryshimet kushtetuese e kodin elektoral. Topi ka paralajmëruar qeverinë se nëse tenton të prekë zgjedhjet e qershorit, do të paguajë për koston e lartë që do të ketë vendi, ndërsa ka deklaruar gjithashtu se Sali Berisha ka uzurpuar gjithë shtetin. Ai e ka akuzuar qeverinë e Berishës për keqpërdorjen e institucioneve të pavarura dhe se gjithnjë ka vënë dorë mbi votën. Aleksandër Biberaj
SUPLEMENTI “SHËNDETI” ? Faqe 13-17 DITARI POLITIK Preç Zogaj: Të pathënat e demonstratës së 21 janarit VITI III - NR. 05 E enjte, 10-01-2013LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “SHËNDETI” Lajmi Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Agjencinë për Administrimin e Pasurive te Sekuestruara dhe Kon? skuara Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla tha se ka dyshime se krimi po korrupton ag jencitë e hetimit, ndërsa ambasadori Arvizu u bëri thirrje politikanëve të mos për? tojnë nga kriminelët Doktoratura, miratohen kuotat për 1305 kandidatë Koment Mësimi nga pësimi NGA ADRI NURELLARI ? vijon në faqe 22 M bi 13 milionë euro pasuri dhe llogari bankare që vijnë nga bota e krimit janë sekuestruar gjatë vitit... JAKIN MARENA TIRANE PREÇ ZOGAJ TIRANE Indinjata e provokuar nga videoskandali dhe ajo e poshtërimit të opozitës për kutitë ishin përzier si dy degët e një... ? vijon në faqe 2-3 SHBA në 1945: Italia t'i kthejë Sazanin Shqipërisë Vetëflijohet në Lezhë motra e viktimës së Karaburunit DOKUMENTI FLET VELLAI AFRESKET ? Faqe 18-19 ? Faqe 8 ? Faqe 20 PASTRIMI I PARAVE Vetëm 13 mln euro të sekuestruara. Llalla: Pasuritë e paligjshme përdoren për korrupsion. Aleksandër Arvizu: Qeveria t'i kon? skojë. Fatos Klosi: Mliardat përdoren për zgjedhje ? Faqe 12 Gjendja e rëndë ekonomike në Shqipëri ka bërë që të shtohet shumë më tepër retorika etatiste duke ia mveshur gjithë përgjegjësinë për problemet ekonomike personale qeverisë. Padyshim që qeverisja dhe politikat qeveritare në vetëvete kanë një ndikim thelbësor në ekonomi mirëpo duhet patur parasysh që përmasat e sektorit privat në ekonominë shqiptare është gjithnjë e më i madh ndërkohë që sektori publik është duke u zvogëluar dhe një pjesë e atij që ngelet përdor gjithnjë e më shumë praktika menaxhimi konkurruese. Kjo gjë lë të kuptohet që një pjesë e mirë e përgjegjësisë për gjendjen e ekonomike ne duhet ta kërkojmë tek zgjedhjet e përzgjedhura nga sipërmarrësit, investimet e gabuara, mungesa e strategjive, shpër? llja e hulumtimeve, mos-studimi dhe analizimi i tregut dhe mosmarrja në konsideratë e tendencave ndryshme të ekonomisë shqiptare etj. Pra në një farë mënyre kriza ekonomike shqiptare ka ndikim tre dimensional, ndikimi i krizës globale që është jashtë fuqisë sonë dhe... Ekspertët: Të mirat që keni nëse nuk tymosni më Nobelisti: Zgjidhja te molekulat ROS dhe antioksidantët Lista e universiteteve HIPOTEZË E RE PËR SHËRIMIN E KANCERIT Udhëzimet e Ramës për politikanët para dhe gjatë demonstratës 101 MËNYRAT PËR TË LËNË CIGAREN Pëjetoni shpejtësinë Ministria e Kulturës fshehu dhunimin e Kishës SHBA: Politikanët të mos përfitojnë KRIMI FINANCON POLITIKEN ? Faqe 10-11 Memorandum për Pasuritë. Kryeprokurori alarmon blerjen e shtetit NË FOTO: Dje gjatë takimit për sekuestrimin e pronave të krimit
17E enjte, 10 janar 2013W W W . S H Q I P T A R J A . C O MSHËNDETI Kultura e të ushqyerit Arra, një frut për t'u rizbuluar Sëmundjet ? Tiroidet Vaji i arrës ka veti antihelmintike (lufton shiritin dhe krimbat qëparazitojnë në zorrë). Përfundimi është shumë i mirë kur kombinohet edhe me hudhren. Vaji i arrës përdoret me sukses për kurimin e kallove limvadeniteve, tiroideve dhe apceseve, madje edhe të atyre kronike. ? Anemia Arrat jane ushqim shumë i mirë për fëmijët. Ato luftojnë aneminë. Në mjekësinë popullore njihen forma të ndryshme të perdorimit të arrave, thjesht ose të përziera me mjaltë, për forcimin dhe rivendosjen e shendetit te femijeve dhe te te rriturve. ? Rënia e flokeve Lëngu që merret nga perzierja e gjetheve dhe e lëvores së jashtme te degeve te arres përdoret kundër rënies së flokeve. Me këtë lëng, shpërlahet koka darkave. Kjo larje ndikon gjithashtu në nxirjen e flokeve. ? Kallot Lëvorja e degëve të arrës rekomandohet për heqjen e kallove. Me brumin e lëvores së zier pergatiten kataplazma, që vendosen mbi kallo e lidhen me beze. Ky veprim perseritet 2-3 here ose më shumë, derisa kallot të bien vetiu pa i djegur me kripëra ose acide. arra që kuron Pastrojnë gjakun dhe ulin rrezikun e diabetit Diabeti i tipit 2 mund të bëhetshkak për sëmundje të zemrës, të veshkave dhe verbim. Por në një studim të koheve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo dite 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për t'u prekur nga diabeti i tipit 2. Ndërsa te gratë që marrin çdo ditë nga një lugë gjalpe kikirikesh, rreziku është 20 për qind. Veç yndyres së mirë, arrat gjithashtu përmbajnë vitamina të shumta, proteina, minerale dhe fibër. Shkencëtarët pranë universitetit "Harvard" në Boston, përfshinë në studimin e tyre rreth 83 mijë gra të moshës 34 deri 59 vjeç. Studimi vazhdoi 16 vjet. Kur analizuan të dhënat, shkencëtarët vunë re se arrat dhe gjalpi i kikirikëve mund të ulin rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2 te gratë. Në studim thuhet gjithashtu se ndryshe nga mendimi i përgjithshëm, arra, bajamet, lajthitë dhe kikirikët nuk luajne ndonje rol në shtimin e peshës trupore. Arra, kosiderohet si pemafrutore më e vjetër. Ajo daton që në vitin 10.000 p.l.k! Arrat angleze të njohura ndryshe si arrat persiane, e kanë origjinën në Azinë Qendrore dhe u eks portuan për në Kaliforni më 1700-ën! Arrat gjithmonë janë konsideruar si një prej mjekimeve popullore më të mira, duke përmendur këtu rregullimin e frymëmarrjes nga kollitja e shpeshtë, mbylljen e plagëve, etj. Vlerat ushqyese të arrave janë bërë shumë të njohura, sidomos përmbajtja e Omega 3-it, e cila është mjaft e lartë tek arrat. Fakti që arrat janë një ilaç shumë i mirë kundër sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare, dihej, por sot në sajë të një studimi të kryer nga disa studiues spanjollë u arrit në përfundimin se ato kanë edhe një ndikim mjaft të lartë te problemet e ndryshme të shkaktuara nga kolesteroli. Ky frut është shumë i pasur në omega-3, një sasi të konsiderueshme antioksiduesish, dhe një aminoacid i cili parandalon zgjerimin e enëve të gjakut. Studimi i mësipërm u zhvillua në dy grupe njerëzish me nivel të lartë kolesteroli, ku secili iu nënshtrua dy dietave të ndryshme; grupit të parë iu dha një dietë me bazë mesdhetare, kryesisht e bazuar tek vaji i ullirit, ndërsa grupit tjetër një dietë e cila kishte ëmbëlsirë ku arra ishte përbërësi kryesor. Në fund të studimit u pa se niveli i kolesterolit u ul më shumë te grupi i dytë. Kjo është edhe një prej arsyeve që na çon në riformulimin e shprehjes, "Një arrë në ditë e mban mjekun larg". Por edhe në këtë rast është shumë i nevojshëm kujdesi dhe informacioni, 100 gr arra korrespondojnë me 582 kalori. PËRDORIMI Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat jeshilë, levorja e degëzave, zhgualli (levorja e trungut), buka e arrës dhe lulet. Fruti i arrës përmban lëndë yndyrore, të cilat në frutat e thata arrijnë deri 60 për qind. Arra përmban gjithashtu albuminë, karbohidrate dhe sasi të konsiderueshme kripërash minerale, si: fosfor, kalium, kalcium etj. Përmban mjaft vitamina, posaçërisht frutat e freskëta, siç janë vitaminat C, B, P, A, vajrat eterike dhe lëndët ngjyrosëse. PASTRIMI I GJAKUT Lëngu që merret pas zierjes së gjetheve të arrës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër sëmundjeve të mushkërive, të lëkurës dhe të syve, është tonik i aparatit tretës dhe me anë të tij shërohet diarreja. DIARREJA Kundër diarresë përdoret me efekt dhe lëngu i luleve mashkullore të arrës. Pihen sa here paraqitet nevoja, nga një gotë çaji për të rriturit dhe nga një gotë likeri për të vegjlit. Lëngu i gjetheve të ziera përdoret edhe në forme lavazhi kundër sëmundjeve inflamatore te rrugeve gjenitale. Studimi Arrat luftojne diabetin 2 INFEKSIONET E LEKURES Lëngu që përfitohet nga zierja e gjetheve të njoma dhe të freskëta përdoret për larje në infeksionet e lëkures. Lengu i gjetheve, i zier shumë, lufton me sukses qeren, zgjeben, urthin dhe ekzemen. y lloj lëngu përdoret gjithashtu për të bërë banja tonike, të cilat i japin organizmit freski e gjalleri. PLAGET E GOJES Çaji i gjetheve të arres rekomandohet për kurimin e plageve të gojes, kundër infeksioneve të kanalit vaginal, për ruajtjen e butësisë së lëkurës së trupit dhe sidomos të fëmijëve. Në këto raste për lavazhet e gojes dhe të kanalit vaginal përdoren 10-15 grame gjethe në 100 ml ujë, duke shtuar edhe 6 gramë acid borik. Për banjat e trupit dhe larjen e plageve merren 10-15 grame gjethe te thata ne 200 ml uje (duke shtuar 6 grame acid borik per plaget). Sugjerimi Teprimi me kafe dobëson shikimin Studimi i ri, i publikuar në Harvard, ka treguar që tek meshkujt dhe femrat që pinë tri e më shumë kafe në ditë ekziston përqindja e madhe e atyre që kanë probleme me shikimin. Hulumtimi lidh konsumimin e madh të kafeinës me zhvillimin e glaukomës eksfoliative, çrregullimit të shikimit i cili prek rreth dhjetë për qind të personave më të moshuar se 50 vjeç dhe mund të çojë deri tek verbëria. Shkencëtarët kanë deklaruar që të rriturit që pinë tre ose më shumë filxhanë në ditë janë më të prirë ndaj glaukomës eksfoliative për 34 për qind më shumë, në krahasim me ata që nuk e pinë këtë pije. Femrat të cilat në familje kanë raste të regjistruara të glaukomës hyjnë në grupin më të rrezikuar, dhe nëse pinë më shumë se tre filxhanë, rreziku nga fitimi i glaukomës eksfoliative rritet deri në 66 për qind. Në studimin e gjerë shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e rreth 79.000 femrave dhe 42.000 meshkujve dhe me të rast nuk është konstatuar lidhja në mes konsumimit të pijeve të tjera që përmbajnë kafeinë (soda, çaj) dhe kësaj sëmundjeje. Për 7 minuta Si të eleminojmë dhimbjet e dhëmbit Dhimbja e dhëmbit ështëpadyshim një nga dhimbjet e pakëndshme që të gjithë e njohim. Por me ndihmën e një truku shumë të thjeshtë që përfshin kockë akulli, do ta keni më të lehtë ta eliminoni atë së paku deri sa të arrini tek stomatologu. Një studim i bërë disa vjet më parë në Kanada ka treguar se dhimbjet nga dhëmbi mund të eliminohen ose pakësohen duke mos e hapur aspak gojën. Ndërsa krejt çka ju nevojitet është një copë akull, të cilën do ta vendosni në rrudhosjen e dorës në mes të gishtit të madh dhe atij tregues dhe ngadalë do ta fërkoni pikërisht atë pjesë 5 deri në 7 minuta. Kjo pjesë e shuplakës është vendi në të cilën gjenden mbaresat nervore të lidhura me qendrën për dhimbje në tru, e cila kontrollon shkakun e dhimbjes në duar dhe kokë. Fërkimi me akull bllokon ato qendra. Ndërsa 90% e pjesëmarrësve në studim kanë pohuar se kjo teknike ua ka lehtësuar dhimbjen.
11E enjte, 10 janar 2013 SPECIALE Ramës të mos lëvizte nga vendi. Pa llogaritur ndërlikime të tjera në rebusin bizantinist të asaj pasditeje. -Mirë, mirë, po kush po shkon? - tha Rama. Ramë dakord të shkonim Milo, Ndoka, Dulja dhe unë. U nisëm menjëherë, shoqëruesit na hapnin kalimin mes njerëzve të shumtë. Përpara Kryeministrisë turma ishte akoma më e ngjeshur. Por e gjetëm të relaksuar. Ca forca të pakta policie ishin bashkuar e po bënin muhabet me protestuesit e kreut. Dukej qartë se policët as ishin në shërbim, as kishin marrë ndonjë urdhër për t'u larguar prej aty. Një grup djemsh të rinj, dyzetpesëdhjetë vetë, kishin hipur mbi kangjellat prej hekuri të rrethimit të Kryeministrisë. Të kthyer me fytyrë nga bulevardi, po kënaqeshin duke bërë shenja gëzimi dhe triumfi për të njohurit e tyre. Asgjë nuk të jepte përshtypjen e ndonjë rreziku. Ndërkaq, siç e kishim parandjerë, mbërritja jonë e ngriti sërish entuziazmin në shesh, shpërthyen sërish parullat dhe thirrjet kundër qeverisë. Ne u shpërndamë në katër pika të ndryshme dhe ashtu, pa qendër zëri, u përcollëm atyre që na dëgjonin thirrjen e Opozitës së Bashkuar për të mos bërë asnjë hap brenda rrethimit të Kryeministrisë. -Qëndroni në bulevard, protestoni paqësisht derisa të merrni thirrjen për t'u shpërndarë! Miratim, ilaritet, kundërshtime. -O sot, o kurrë! - briti dikush përballë meje. Po na shpëtoi këtë herë, s'kemi për ta zënë më! e kishte fjalën për Kryeministrin. E pashë, ishte një mesoburrë. Nga pamja nuk dukej aq i ashpër sa kishte fjalët. Ndjeva si u shua saora në fytyrën time, pa lindur mirë, bashkë me mendimin që e shkaktoi, një nënqeshje e menjëhershme: më kishte rënë shorti të përballesha me ndonjë fans të keqkuptuar të oratorisë radikale, që kishte gjëmuar në ekranet e televizioneve dhe kolonat e gazetave me shprehje figurative të tipit "ta kapim të gjallë si lepurin dhe ta flakim tutje", shprehje të cilat dikush-dikush i kishte marrë në kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë. Ja, tani, unë dhe kolegët e mi kishim përfunduar në teatrin pa drejtim të ngjarjeve, me dashjen tonë dhe me kërkesën e shefit të opozitës për të përsëritur atë që kishim thënë gjatë gjithë atyre ditëve: në kuptimin fizik të fjalës vija e sulmit tonë, nëse s'donim ta hiqnim fjalën sulm nga fjalori i demonstratës, përfundonte në trotuarin para Kryeministrisë. -Zoti Zogaj, e keni shpëtuar njëherë, s'u ka hije ta shpëtoni përsëri. Kundërshtime, miratim, ilaritet, zhurmë përsëri. E vajtova që nuk kisha një megafon me vete. U mbusha me frymë, u rregullova mirë mbi mbajtësen katrore të trungut të një peme dhe thirra me sa fuqi që kisha: -Askush s'po shpëton askënd. Dëgjoni! Këto që po ju them janë fjalët e Edi Ramës. Kush kalon sot atë derën aty, nuk është pjesë e opozitës që ka thirrur këtë demonstratë. Kësaj radhe zërat miratues i mbytën zërat kundërshtues. Por dikush nga e majta ime ia doli të thoshte diçka që u dëgjua: -Ej, ju keni thënë se kjo demonstratë është e lirë, pse po flisni si drejtues tani? Nuk u përpoqa fare t'i përgjigjesha. Ndieja një shqyerje në laring. Nuk kishte as kuptim. Thjesht tunda gishtin në shenjë mohuese "jooooooooo" dhe mendova si shumëzohet zinxhiri i keqkuptimeve politike prej fjalëve të pamatura. M'u afruan pesë-gjashtë djem rreth të tridhjetave a pak më shumë. Këtu nuk e merr vesh i pari të dytin, kemi nevojë për një megafon, më thanë. Në fakt kishin nevojë për drejtim. Megafoni ishte emri i drejtimit të munguar. U thashë nuk kemi shpejt për shpejt, po të gjenim ndonjë do t'ua dërgonim, por ata mund ta përhapnin gojë më gojë porosinë e opozitës. Kishin folur edhe Milo, Ndoka dhe Dule në pikat e tyre. Ishin angazhuar edhe deputetët socialistë të vendosur qysh në fillim pranë kullave binjake. Nuk besoj se kishte mbetur ndonjë pjesë e hapësirës para Kryeministrisë e pambuluar me mesazhin e përmbajtjes. U kthyem nga kishim ardhur për t'i njoftuar gjendjen Edi Ramës. Ora kishte kaluar tre e gjysmën. Akrepi i minutave po ngjitej ngadalë në të përpjetën e vet, duke tërhequr padukshëm akrepin e vogël drejt katrës. Ku ishin ata që do të vriteshin ndërkohë? Ziver Veizi duhej të ishte diku në mes të bulevardit me gjirokastritët e tij; Hekuran Deda poshtë podiumit të televizionit ABC, në mos ishte ngjitur në të për të parë më mirë rreth e rrotull; Faik Myrtaj, në pjesën tjetër të bulevardit, duke pjekur mendimin me shokët e tij fierakë për të marrë dalëngadalë rrugën e kthimit në shtëpi. Aleks Nika, lezhjani që do të vritej i fundit, duhej të ndodhej në trotuarin para kullave binjake, duke pritur edhe ai momentin për t'u larguar bashkë me shokët. Rama nuk kishte lëvizur nga vendi ku e kishim lënë, në hyrje të parkut "Rinia". I rrethuar nga njerëzit e stafit të tij dhe nga qytetarë të shumtë, ai dukej akoma më i prerë në fytyrë, por edhe i paduruar. Të jepte përshtypjen se përtej qetësisë së tij të jashtme pulsonte ngadalësia torturuese e numërimit mbrapsht të minutave të asaj demonstrate. I treguam çfarë kishim parë. Policia ishte tërhequr, Kryeministria dukej pa mbrojtje, por në thellësi të oborrit të brendshëm të godinës, prapa xhamave dhe dyerve ndihej një lëvizje e ethshme trupash, siluetash, ecejakesh. Demonstruesit, në përgjithësi, nuk e kishin menduar fare hyrjen në godinë, përndryshe nuk do të kishin hipur mbi kangjella me fytyrë nga bulevardi, por do të kishin vazhduar përpara sapo e kishin parë rrugën të hapur. Gjithsesi, gjendja atje i ngjante një kazani ku zienin lloj-lloj mendjesh e pasionesh. Prandaj ishte mirë të gjenim një megafon e të çonim dikë që të fliste herë pas here… Ndërkohë ishte hequr block-aut-i i kompanive celulare në kuadratin e demonstratës. Rama ishte lidhur e po vazhdonte të komunikonte me celular me deputetë të partisë së tij. Në një prej lidhjeve i foli dikujt me ton "mblidh njerëzit dhe ktheji mbrapsht". E mbylli celularin dhe pyeti duke i ngulur sytë herë mbi mua, herë mbi Milon: -A u thatë se është momenti të tërhiqeshin nga bulevardi? Ne mohuam me kokë. Jo. Nuk na kishte porositur njeri të kërkonim këtë. Veç kësaj, mendonim se ishte akoma pak shpejt. Demonstruesit duhej të qëndronin edhe ca në bulevard. E mira ishte që demonstrata të zhvendosej diku në sheshin "Skënderbej" apo para selisë së PS-së dhe atje të deklarohej mbyllja e saj me një fjalim të shefit të opozitës. Nuk do të vinin të gjithë, sigurisht, por kjo ishte një mënyrë për t'i respektuar e shpërndarë burrërisht. Shefi i opozitës dëgjonte shkarazi. Me siguri i pëlqente kjo ide, por në përjetimin e tij të atij çasti, si nga një parandjenjë e keqe, dukej sikur vibronte vetëm një fjalë: Shpërndarje. Ai vijoi t'u kërkonte deputetëve socialistë t'i hiqnin njerëzit nga pjesa e bulevardit para Kryeministrisë dhe t'i nisnin drejt sheshit "Skënderbej". Në të vërtetë demonstrata kishte filluar të shpërndahej. Me qindra mijëra njerëz po largoheshin në drejtime të ndryshme. Daljet në Unazën e vogël tregonin një pafundësi shpinash që përparonin ngadalë nga kishin ardhur. Po iknin. Nuk prisnin mirënjohje, fjalime. * * * Por ndërkaq, mesazhe të tjera apo vetë dinamika konfuze e zhvillimit të demonstratës kishin prodhuar një shtysë të kundërt me qëndrimin në vend apo tërheqjen e njerëzve nga bulevardi. Rreth njëzet minuta pasi ishim larguar unë, Milo, Ndoka dhe Dule, shi atëherë kur nuk pritej, një grup i vogël demonstruesish kishin rrëzuar mes ovacionesh derën kryesore të rrethimit të Kryeministrisë dhe kishin përparuar një apo dy hapa në oborr. Komandanti i njësisë numër 2 të Gardës, D. Shehu, u bëri thirrje me megafon të prapësoheshin, duke u kujtuar se kishin hyrë në zonat e sigurisë dhe se ndaj tyre do të veprohej sipas ligjit. Për një çast grupi i demonstruesve përballë tij as u spraps, as përparoi, por qëndroi në vend sikur po testonte vendosmërinë e oficerit. Sakaq, një njësi gardistësh me skafandra dhe shkopinj gome u hodh në sulm kundër tyre duke i shtyrë matanë portës. Siç do shihej me dhjetëra herë atë mbrëmje, të nesërmen dhe më vonë në filmimet live të disa televizioneve, ata pak njerëz të përfshirë në sprovën e kotë të shkeljes së vijës së kuqe e mblodhën mendjen dhe nuk provuan më të hynin në oborrin e Kryeministrisë. Qëndruan në territorin e tyre, që ishte trotuari dhe bulevardi. Demonstruesit e tjerë, deputetët socialistë dhe punonjësit e policisë bashkiake, që u ndodhën aty pranë, i qortuan. Një veturë shkatarraqe ishte sulur ndërkohë të hynte brenda rrethimit të Kryeministrisë dhe ishte përplasur në pengesën prej betoni të portës hyrëse. Pati hamendje sikur ishte makinë-bombë e mbushur me tritol. Trupat speciale e kontrolluan dhe nuk gjetën gjë prej gjejë. Garda e kontrollonte plotësisht territorin dhe situatën. Por nga urrejtja që ishin qëlluar me gurë, apo nga frika, teksa e mendonin taktike dhe të përkohshme tërheqjen e demonstruesve të kreut, apo kushedi për çfarë arsye tjetër, gardistët e njësisë speciale të grupit të zjarrit, ca në këmbë e ca të pozicionuar, kishin filluar të hapnin zjarr. Ne i ndjenim që nga hyrja e parkut "Rinia" breshëritë e shkurtra dhe të gjata të automatikëve. Nuk mund ta kuptonim prej aty ku ishim çfarë po ndodhte. Ngjarjet e mëdha ishin ngjizur gjithnjë përgjatë një fraksioni të vogël, të ngjeshur e të errët kohe, ku përmblidhej përpjekja dhe thirrja finale e çlirimit. Kështu kishte ndodhur kur një grusht njerëzish kishin rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës në sheshin "Skënderbej". Ndoshta diçka e ngjashme po ndodhte edhe tani. Ne flisnim për përmbajtje për të qenë brenda, si politikanë të demokracisë, por populli mund ta kalonte vërtet opozitën e tij. IDEJA Edi Rama pati një mendje të shkonte vetë t'i fliste turmës. Të gjithë sa ishim aty e menduam të papërshtatshme në rrethanat e krijuara zhvendosjen e tij para Kryeministrisë. Drejt me e thënë, duke pasur parasysh ca precedentë të së kaluarës dhe ca zakone njerëzore, unë kisha parandjenjën se mbërritja e liderit kryesor në qendër të teatrit të ngjarjeve do të keqkuptohej nga të zjarrtët demonstrues NESER DO TE LEXONI: ? Si e mori vesh Edi Rama për vrasjet ? Idetë e Mero Bazes për demostratën ? Grisja e deklaratave në zyrën e PS ? Protesta e dytë e opozitës (vijon nesër) Aleatet Rreth njëzet minuta pasi ishim larguar unë, Milo, Ndoka dhe Dule, shi atëherë kur nuk pritej, një grup i vogël demonstruesish kishin rrëzuar mes ovacionesh derën kryesore të rrethimit të Kryeministrisë dhe kishin përparuar një apo dy hapa në oborr. Komandanti i njësisë numër 2 të Gardës, D. Shehu, u bëri thirrje me megafon të prapësoheshin Foto nga videoja Meta-Prifti
7E enjte, 10 janar 2013 EKONOMI INSTAT: 2007-2001 ulet 33% numri i punonjësve në ndërtim Në katër vite, numri të punësuarve nësektorin e ndërtimit ka rënë me 33%. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në vitin 2011, sektori i ndërtimit punësonte 35 mijë vetë, nga 53 mijë që ishte numri i të punësuarve në vitin 2007. Për vitin 2012 ende nuk ka të dhëna përfundimtare, por anketat kanë treguar në vazhdimësi rënie të mëtejshme të punësimit në këtë sektor. Një tjetër sektor që ka pësuar rënie të punësimit, që kur kriza trokiti për herë të parë në dyert e ekonomisë sonë është arsimi. Sipas Instat, në vitin 2011 numri i të punësuarve në arsim ishte 12% më i ulët krahasuar me vitin 2007. Nga ana tjetër, sektori që ka njohur rritje më të lartë të numrit të të punësuarve është ai i energjisë elektrike dhe ujit. Në vitin 2011, numri i të punësuarve në këtë sektor ishte 21 mijë, 54% më i lartë se në vitin 2007. Rritje të punësimit në këtë periudhë kohore ka njohur edhe industria përpunuese, me 17% dhe Tregtia, me 14%. Në total, numri i të punësuarve në vend brenda katër viteve ka rënë me 1.2%. Por, sipas Instat, kjo ka ardhur sidomos nga rënia e numrit të të punësuarve në bujqësi, që është tkurrur me 6.5%. INTERVISTA/ Flet për VOA këshilltari i Senatit Brown: SHBA-së i intereson Nabucco "Ideale, të ndërtoheshin të dy linjat!" ??? UASHINGTON Lajmi Zyra e senatorit amerikan Richard Lugar, numri dy në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, përgatiti një raport, ku argumentohet se linja Nabucco West plotëson më mirë interesat strategjike të SHBA. Këshilltari i Komisionit Neil Brown shpjegon arsyet Pas disa muajsh pritet të merretvendimi për të ashtuquajturinKorridori i Jugut, linja e gazit nga Deti Kaspik drejt Evropës perëndimore. Dy projektet konkurruese për këtë gazsjellës strategjik janë Nabucco West dhe TAP-i, ky i fundit, që kalon edhe përmes Shqipërisë. Muajin e kaluar, zyra e Senatorit Richard Lugar, i cili mbante postin numër dy në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit amerikan, përgatiti një raport, që mund të cilësohet si më gjithëpërfshirësi për energjinë në rajonin e Euroazisë, ku argumentohet se linja Nabucco West i plotëson më mirë interesat strategjike amerikane. Raporti iu paraqit Departamentit të Shtetit, i cili ka mbajtur një qëndrim asnjanës ndaj dy linjave. Për të hedhur dritë mbi argumentet që paraqet ky raport, Arben Xhixho i Zërit të Amerikës bisedoi me bashkautorin e raportit Neil Brown, këshilltar i Komisionit të Jashtëm të Senatit. Zoti Brown, cilat janë interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara, kur bëhet fjalë për Korridorin e Jugut? Shtetet e Bashkuara kanë pasur prej kohe interesa strategjikë për Korridorin e Jugut, si republikanët edhe demokratët. Si Kongresi edhe dega ekzekutive e kanë mbështetur këtë projekt. Ndër interesat tona kryesore është nxitja dhe mbështetja e sovranitetit të ish shteteve nën ndikimin sovjetik në Azinë Qendrore dhe Evropën Lindore. Ne kemi interesa ekonomikë për të nxitur zhvillimin përmes industrisë së gazit si në shtetet prodhuese edhe në ato përdoruese. Po ashtu kemi interesa për sigurinë energjetike të Evropës që arrihet përmes shumëllojshmërisë së burimeve të gazit. Gjatë viteve të fundit dhe padyshim në dekadën e fundit, kemi parë rrethana të qarta, që mungesa e burimeve alternative të gazit në shumë vende, është përdorur për interesa politike. Raporti juaj duket si një thirrje që i bëhet Departamentit të Shtetit për të qenë më i përfshirë në procesin e sjelljes së gazit Kaspik në Evropë. Raporti e quan "zhgënjyes" vendimin e Departamentit të Shtetit për të mbyllur pozitën e të dërguarit të posaçëm për energjinë në Euroazi. A nënkupton kjo një qëndrim neutral të Departamentit për këtë gazsjellës? Shtetet e Bashkuara kanë pasur për dekada interesa për Korridorin e Jugut dhe ky interes vazhdon edhe sot. Sekretarja Rice, në kohën e administratës së presidentit Bush e rigjallëroi këtë interes, Sekretarja Klinton po ashtu e mbajti gjallë interesin, duke emëruar Ambasadorin Richard Morningstar si të dërguar të posaçëm, pra mbështetja e qeverisë amerikane ka qënë e vazhdueshme, por ne jetojmë në një botë ku ndodhin shumë gjera dhe kërkesat që duhet të plotësojë Departamenti i Shtetit janë të shumta. Ndonjëherë bëhet e vështirë për ta mbajtur fokusin si dhe një prani të fuqishme në rajon. Megjithatë, unë do ta përshëndesja Sekretaren Klinton, Ambasadorin Morningstar dhe Ambasadorin Pasqual për angazhimin e tyre. Përsa u përket dy rrugëve konkrete të tubacioneve, që do të transportojnë gazin e Azerbajxhanit, e ndoshta edhe të Turkmenistanit, në Evropë, pra Nabucco West, që kalon përmes Bullgarisë, Rumanisë, për të përfunduar në Austri dhe TAP-it që kalon nga Greqia, në Shqipëri dhe përfundon në Itali, Departamenti i Shtetit ka mbajtur përgjithësisht një qëndrim asnjanës. Interesat strategjike amerikane janë që aleatët që kanë nevojë për burime alternative gazi t'i kenë ato dhe që projekti që do të zgjidhet, të ketë aftësinë të zgjerohet, në se shtohet sasia e gazit të disponueshëm. A mund të sqaroni për audiencën tonë, cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e secilit prej këtyre projekteve? Të dy kanë avantazhin që do të sjellin gaz për aleatët e Amerikës. Të dy projektet ofrojnë në një nivel të caktuar burime alternative gazi. Disavantazhet, është vështirë të thuash se kanë disavantazhe, më tepër mund të flitet për shkallë më të larta avantazhi. Dhe këtu e kam fjalën për interesat strategjike amerikane. Në këtë këndvështrim Nabucco West do të dërgojë gaz tek vendet që janë në varësi të madhe nga Rusia për gaz. Në disa prej këtyre vendeve, Rusia ka pothuajse një pozitë monopol. Dhe pas disa vitesh këto vende do të vihen nën trysni të madhe për të rinënshkruar kontrata afat-gjata. Sipas studimit tonë, linja Nabucco Ëest ofron avantazh më të madh strategjik në një afat imediat dhe të mesëm. Situata ideale do të ishte që të ndërtoheshin të dyja linjat. Në Azerbajxhan vazhdon të zbulohet gaz i ri dhe ne po punojmë për të siguruar edhe gaz nga Turkmenistani ose edhe nga Iraku që të bëhen pjesë e Korridorit të Jugut, pra do të kishte mjaft gaz për Evropën Jugore dhe Lindore. Në një të ardhme të afërt pritet një vendim nga konsorciumi që kontrollon naftën e Detit Kaspik. Nga sa dihet dhe nga rrethanat e deritanishme, cili projekt mendoni se ka mundësitë më të mëdha për t'u zgjedhur për tubacionin? Është një pyetje interesante. Po të isha individ privat dhe investitor, dhe po ta dija përgjigjen, do të fitoja shumë nga kjo. Mendoj se të dy projektet kanë avantazhe, siç thuhet në raport. Në bazë të propozimit të tanishëm, pas analizës që i bëmë dhe pas bisedave me zyrtarët vjeshtën që kaloi, TAP-i mendohet se ka kushte më të mira komerciale për kompanitë që do të eksplorojnë fushën gazmbajtëse të Shah Denizit 2 në Azerbajxhan. Megjithatë, dihet mirë se propozimi Nabucco West ka mbështetje politike shumë më të madhe, duke përfshirë edhe mbështetjen nga vendet përmes të cilave do të kalojë, nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Prandaj, në këtë vështrim, të dy propozimet kanë pika të forta dhe të dobëta. Mendoj se gjatë pak muajve të ardhshëm ne do të shikojmë një riformulim të të dy propozimeve për t'i bërë ata sa më tërheqës. Por nuk është aq thjeshtë, apo jo? Nuk është aq e thjeshtë. Projekti duhet të jetë me përfitim nga ana komerciale. As Shtetet e Bashkuara, as Bashkimi Evropian apo vendet pjesëmarrëse në këtë projekt nuk janë ato që e financojnë atë përmes llogarive të tyre bankare. Janë kompanitë private që merren me këtë dhe prandaj projekti duhet të jetë i leverdisshëm nga ana komerciale në mënyrë që furnizimet me naftë në të ardhmen të jenë të qëndrueshme. Një arsye që ne synojmë shumëllojshmëri burimesh është që tregtia e gazit të përcaktohet nga forcat e tregut. Megjithatë, në mënyrë që një projekt si ky të realizohet, kërkohet mbështetje politike, për shkak të pengesave historike dhe politike të rajonit. Pikërisht për këtë arsye ka pasur një aktivitet kaq të madh. Ju përmendet se të dyja administratat amerikane, si ajo republikane dhe ajo demokrate e kanë mbështetur korridorin jugor. Përse raporti i përgatitur nga zyra e Senatorit Lugar nuk ishte një raport dypartiak por vetëm i pakicës, i opozitës, në Senat? Përgjigjja e thjeshtë e pyetjes suaj është sepse mbikëqyrja e hartimit të raportit u bë nga stafi republikan i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, në të cilin senatori republikan Lugar ishte numri dy. Pra, ishte një çështje teknike dhe jo politike. Keni pasur ndonjë reagim nga Departamenti i Shtetit pas dorëzimit të raportit? Ne punojmë shumë ngushtë me Departamentin e Shtetit. Ne e vlerësojmë shumë punën e madhe që ata bëjnë. Ka disa gjëra me të cilat zyrtarët në Departamentin e Shtetit nuk janë dakord plotësisht, por në përgjithësi ne ndajmë me ta synimin kryesor, që është diversifikimi i energjisë në Evropën Lindore, Juglindore dhe Qendrore. Meqenëse të dy projektet kënaqin interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara, a ka ndonjë ndryshim aq të madh mes tyre sa që të kërkojë një vëmendje më të madhe nga Departamenti i Shtetit, siç edhe kërkoni ju në raportin tuaj? Po. Besoj se po. Mendoj se të dy projektet janë të dobishëm për interesin e Shteteve të Bashkuara, kryesisht sepse janë me dobi për aleancën tonë. Por kur i shikojmë konkretisht, propozimi Nabucco Ëest e çon pothuajse të gjithë gazin në vendet që varen shumë tek Rusia. Natyrisht, ne e kuptojmë se blerja e gazit nga Rusia do të vazhdojë dhe kjo është gjë e mirë, pasi ka kuptim nga pikëpamja gjeografike. Por në disa nga këto vende, Gazpromi rus ka pozita monopoli, çka nuk e ndihmon funksionimin normal të tregut. Gazi që i shkon TAP-it, do të përfundojë në pjesën më të madhe në Itali, e cila ka mjaft gaz, si dhe burime të diversifikuara gazi, pjesërisht sepse është shumë afër me Afrikën e Veriut, që është e pasur në gaz. Ashtu siç është thënë, qëllimi kryesor i TAP-it është të krijojë më tepër konkurrencë në tregun italian. Por tregu italian do të ketë më tepër konkurrencë nëse përshpejtohet riorganizimi i këtij tregu. Prandaj, synimet përsa i përket Italisë mund të plotësohen me cilindo nga projektet. Të dy projektet ofrojnë mundësi që në të ardhmen me to të lidhen më shumë gazsjellës që do të arrijnë në më shumë vende. Kjo natyrisht që është në interes të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, duhet të kihet parasysh se raporti është shumë më i gjerë se sa thjesht Nabucco West dhe TAPi. Një nga rekomandimet kryesore është që Shtetet e Bashkuara të lejojnë menjëherë eksportimin e gazit tonë natyror, që ka çmim të lirë, drejt aleatëve të NATO-s dhe Evropës. SHBA vlerëson se kompania ruse e naftës dhe gazit Gazprom ka pozita monopoli, çka nuk e ndihmon funksionimin normal të tregut në Evropë Interesat strategjike amerikane janë që aleatët që kanë nevojë për burime alternative gazi t'i kenë ato dhe që projekti që do të zgjidhet të ketë aftësinë të zgjerohet Neil Brown
23E enjte, 10 janar 2013 SPORT HOROSKOPI Dashi Nëse jeni në çift, Plutoni do e ndër-likoje lidhjen tuaj sot dhe do keni mosmarrëveshje me partnerin. Disa mund pëlqejnë edhe dikë tjetër. Beqarët nuk do jenë të turpshëm në jetën sentimentale. Demi Më në fund jeta juaj në çift dojetë harmonike. Do bënit mirë nëse do e degjonit pak më tepër atë që keni në krah sepse vetëm kështu atmosfera e ngrohtë do vazhdonte gjatë. Binjakët Gaforrja Çiftet do jenë më energjikë gjatëkësaj dite dhe do tentojnë të provojnë gjëra të reja. Një gjë është e sigurt: emocionet do jenë të mëdha. Beqarët që kërkojnë një lidhje serioze nuk do kenë fat. Luani Jupiteri do favorizojë gjatë kësajdite jetën tuaj në çift. Do kaloni momente të këndshme pranë atij që dashuroni dhe mund të merrni edhe disa vendime mbi të ardhmen së bashku. Virgjëresha Ata që janë në një lidhje do ekenë të veshtirë t'iu rrezistojnë sot dashuriçkave ilegale. Përgatituni për probleme me partnerin. Beqarët do kenë një dite të qetë dhe pa ndonje surprizë. Peshorja Gjate kesaj dite që do i kushto-ni më shumë rëndësi partnerit tuaj. Shikojini gjërat me pozitivizëm dhe do e shihni që gjithçka do shkojë më së miri. Beqarët do jenë më të privilegjuarit. Akrepi Jeta juaj sentimentale do influ-encohet nga Saturni sot. Nuk do përjetoni emocionet që keni pritur dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Disa mund të kalojnë edhe ndonjë krizë. Shigjetari Edhe pse nuk do bëni ndonjë gjëtë madhe, jeta juaj në çift do jetë e mirë dhe nuk do keni as problemin më të vogël. Shfrytezojeni ditën deri në sekondën e fundit dhe tregohuni të sinqertë me partnerin. Bricjapi Saturni këshillon të merreni meshumë më jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe t'i lini pas angazhimet profesionale.Nëse jeni beqarë dhe po keërkoni shpirtin tuaj binjak, mos qëndroni në shtëpi. Ujori Marrëdhënia juaj me partnerindo jetë edhe më dinamike gjatë kësaj dite. Më shumë se kurrë do jeni në gjëndje ta kuptoni ate që doni me të vërtetë dhe të dilni nga monotonia. Peshqit Klima planetare, me influencë të theksuar të Merkurit mund të sjellë debate në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Megjithatë mos u alarmoni sepse gjitha do rregullohet shumë shpejt. Të shumtë do jenë planetet që do ndikojnë sot në jetën tuaj në çift. Disa do e mbrojnë atë ndërsa të tjerë do nxitin mosmarrëveshje. Tregohuni sa më të kujdesshëm që të mundeni.Shkodrani ka humbur besimin e DC United Salihi bën gati valixhet, Çani drejt Bungesligës Hanover 96 interesohet për sulmuesin Lajmi Sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit, Hamdi Salihi do të largohet nga ekipi amerikan DC United, pasi si pasojë e humbjes së formës ka humbur edhe besimin e drejtuesve. Për sulmuesin tjetër shqiptar Edgar Çani ka sirena gjermane. Hanover 96 ka filluar bisedimet për të firmosur një marrëveshje me bomberin. ??? TIRANE DYLBER BALLA Sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit Hamdi Salihi është "defacto" jashtë ekipit të DC United. Klubi amerikan ka firmosur një kontratë të re me sulmuesin brazilian Rafael, i cili është mjaft i talentuar dhe pritet që të shpërthejë në kampionatin amerikan. Mbërritja e Rafaelit i mbyll derën shqiptarit Salihi te DC United. Lajmin për një largim të mundshëm të Salihit e ka dhënë drejtori i përgjithshëm i ekipit të Unied, i cili menjëherë pasi ka firmosur kontratën e re me Rafaelin, u pyet edhe për shqiptarin. "Me Salihin kam biseduar pak ditë më parë për të ardhmen, por në ditët në vijim do të bisedoj sërish me menaxherin e tij. Diskutimet janë në vazhdim dhe për cdo vendim që do të merret do t'ju njoftojmë në përputhje me rrethanat" u shpreh Kasper. Shkodrani zyrtarisht nuk është në planet e DC United, kur mendon që në planet e presidentit të ekipit amerikan është sulmuesi tjetër i njohur Luis Fabiano, i cili pritet që të mbyllë karrierën në SHBA. Salihi në dy vite në SHBA nuk arriti që të ngrihej në nivelin e pritshmërive. Problemet për gjetjen e një ekipi të ri mund të reflektohen edhe në kombëtare, pasi është një nga sulmuesit kryesorë. Edgar Çani është sulmuesi tjetër i ekipit kombëtar që akoma nuk po arrin që të gjejë një ekip për pjesën e mbetur të edicionit. Pas largimit zyrtar nga Varshava, bomberishqiptar ka refuzuar disa ekipe në Ukrainë dhe Poloni. Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Polonia, Çani mund të kalojë në Bundesligë te ekipi i Hanover 96, aty ku më parë ka luajtur edhe Altin Lala. Sulmuesi ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit dhe pritet që të arrihet një marrëveshje. I vetmi problem për momentin mund të jenë pretendimet financiare të shqiptarit, por Çani mund të tërhiqet nga pretendimet faraonike. Tentoi të korruptonte USADA-n Armstrong Agjencia Amerikane e Anti-Dopingut ka nxjerrë detaje të reja rreth Lance Armstrong. Amerikanin pasi e pezulluan për marrje dopingu dhe i hoqën 7 titujt kampion të Turit të Francës, Agjencia ka nxjerrë të tjera fakte që implikojnë çiklistin. Në vitin 2004 Armstrong tentoi ti ofrojë USADA-s rreth 250 mijë dollarë në luftën kundër substancave të ndaluara si për ironi të fatit, lajmi konfirmohet nga presidenti Travis Tygart. Paratë sipas Tygart nuk janë pranuar në mënyrë kategorike. S`dënohet për racizëm ndaj shqiptarëve Shpëton serbi Policia angleze e ka qartësuar rastin endodhur një muaj më parë ku kishte ndodhur një incident mes dy tifozëve shqiptar dhe lojtarit të Manchester Cityt, serbit Kolarov. Dje në mëngjes ka ardhur vendimi i fundit i gjykatës ku ndaj tifozëve shqiptar nuk është dhënë ndonjë dënim, sikur edhe ndaj lojtarit serb. Polemika mes dy shqiptarëve dhe lojtarit serb kishte ndodhur në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Newcastle, ku pas përfundimit të ndeshjes serbin e kishte penguar prezenca e flamurit shqiptar ku edhe kishte hyrë në një zënkë me dy tifozët shqiptarë. Juventus-Milan 90` minutat mbyllen në paqe Kupa e Italisë Derbi i Italisë Juventus - Milanka përfunduar në barazim 1-1. Ndeshja e vlefshme për kupën e Italisë ka dhuruar shumë emocione në "Juventus Stadium" për të pranishmit. Supersfida ka nisur mjaft mirë për ekipin e Milanit që kalon në avantazh me El Sharauin në minutën e 6' duke vendosur heshtjen në stadium. Por supermacia e miqve zgjat vetëm 6' minuta, pasi Giovinco barazon shifrat në 1-1. Pjesa e parë u mbyll në barazim. Me këtë rezultat mbyllen edhe 90' minutat, pasi rastet nga dy ekipet nuk u konkretizuan në gol. Merkato Ronaldo te PSG? Leonardo: Nuk e mohoj ??? PARIS Drejtori sportiv i ekipit të PSG, Leonardo përherë të parë ka deklaruar se cdo gjë është e mundur që ylli i Realit të Madridit ti bashkohet ekipit francez në merkaton e verës. "Ronaldo aktualisht është pjesë e Realit, por nëse do të vendosetë që në fund të edicionit të largohej, atëherë pse jo, do të tentonim. Cilësitë e e tij janë të jashtëzakonshme" shprehet Leonardo. E kundërt ka qenë deklarata për trajnerin Murinjo, pasi braziliani nuk beson se do të pranojë ofertën e PSG. "Murinjo ka një kontratë me Realin dhe nuk e shoh të largohet, por edhe nëse ndodh e kundërta, PSG ka besim të plotë te Anceloti" përfundon drejtori teknik. Instituti i statistikave dhe historisë së futbollit në bazë të votimit të gazetarëve dhe specialistëve të futbollit në të gjithë globin ka zgjedhur edhe këtë edicion trajnerin më të mirë në botë. Në vendin e dytë të renditjes vetëm me dy vota më pak është Roberto Di Mateo. Mourinjo ka marrë 101 vota, Di Mateo 99, ndërsa në vend të tretë me 97 vota renditet Simeone, i cili triumfoi në krye të Atletikos së Madridit në Europa Ligë.
15E enjte, 10 janar 2013W W W . S H Q I P T A R J A . C O MSHËNDETI Hipotezë e re për trajtimin e kancerit uSt di Shqipëria ? Rreziku Shqipëria renditet në listën e vendeve që kanë shifra të larta të pacientëve që vuajnë nga tumoret ndërsa diagnostikimi i sëmundjes në shumicën e rasteve kapet në faza të avancuara. 3500 raste të reja në vit shënohen në vendin tonë të prekur nga tumoret, ndërsa femrat janë më të rrezikuarat sidomos nga kanceri i gjirit. ? Femrat Femrat janë më të rrezikuara përsa i përket kancerit të gjirit dhe atij në qafën e mitrës. Sipas mjekëve onkologë, këto dy patologji përbëjnë rreth 25% të të gjitha llojeve të tumoreve. ? 3500 raste Përgjatë një viti në sistemin shëndetësor në vend, zbulohen 3500 raste të reja me kancer. Kanceri i gjirit renditet i pari dhe zë 18% të të gjitha tumoreve malinje, kanceri i qafës së mitrës, përbën 6,2 % te gjitha tumoreve. ? Tipet Gjatë një viti zbulohen 30003500 raste me kancer, 400 janë me kancer të gjirit, dhe 80-100 janë me kancer në qafën e mitrës. ? Zbulimi Shqipëria renditet e fundit në Evropë përsa i përket rasteve te zbuluara me kancer, por kjo situatë pritet të ndryshojë negativisht, pasi mjekët onkologë japin alarmin se tumoret e gjirit apo ato të mitrës po përhapen me ritme të shpejta. ? Vdekshmëria Sa i përket vdekshmërisë, kanceri renditet e dyta sëmundje pas atyre kardiovaskulare. Të dhënat tregojnë se në 20 vitet e fundit është shtuar ndjeshëm numri i pacientëve që vuajnë nga lloje të ndryshme të tumoreve duke e dyfishuar atë krahasuar me vite më parë. ? Meshkujt Nga viti 90 deri në vitin 2011 kemi dyfishim të rasteve me kancer në Shqipëri. Si në mbarë botën dhe në vendin tonë nuk bëjnë përjashtim te meshkujt kanceri që prek më tepër mushkërinë dhe prostatën. tumoretnë rrezik nga Fituesi i çmimit Nobel, biologu, James Watson, në njëstudim të realizuar për mundësinë e luftimit të tumoreve, e përqendron përqëndron vëmendjen në një grup të molekulave të quajtur Ros dhe rolin e rëndësishëm të antioksidantëve. Ai u jep shpresë të gjithëve se mund të ketë një mënyrë të re për të fituar betejën kundër sëmundjes së shekullit, e cila merr miliopna jetë çdo vit në mbarë botën. Studimi është publikuar një ditë më parë në të përditshmen italiane “Corriere della sera”. Milano- “Ndonëse vitet e fundit vdekshmëria për disa lloje tumoresh ka shënuar rënie, veçanërisht për tumoret e gjakut, fatkeqësisht ka ende forma të tjera tumoreesh të pashërueshme, kryesisht ata të carcinomas dhe sarcomas”. Me këto fjalë, shkencëtari dhe biologu James D.Watson, i cili e zbuloi strukturën e molekulës së ADN-së së bashku me Francis Crick dhe Maurice Ëilkins, me të cilin mori edhe çmimin Nobel për mjekësi në vitin 1962, hap studimin e tij të fundit në revistën “Open Biologjy”, botim i “Royal Society” në Angli. Studimi jep një hipotezë të re mbi mënyrën e veprimit të oksidantëve dhe antioksidantëve, sidomos në tumoret që janë në fazë të avancuar metastatike që vetëWatson e konsideron atë si “një nga punët e mia më të rëndësishme që nga koha e spirales së dyfishtë.” Roli vendimtar i antioksidantëve - Në qendër të tezës së tij të re është një grup i molekulave që shkencëtarët i quajnë ROS (në anglisht reactive oxygen species), që janë radikale të lira me një shpërndarje të madhe dhe që luajnë një rol të rëndësishëm në procese kimike të shumta, duke përfshirë ato që lidhen me fiziologjinë e njeriut. Për të dhënë vetëm një shembull, mjafton të kujtojmë që radikalet e lira mund të shkaktojnë mutacione apo dëmtojnë ADN-në dhe ndryshojnë strukturën kimike të qelizave. Sipas shkencëtarëve, ROS “kanë një rol kyç, sepse në njërën anë kanë një rol të rëndësishëm në Apoptosis, i cili është mekanizmi natyror që shtyn qelizat me ADN-në e dëmtuar shumë për të vdekur, por nga ana tjetër janë të afta tëdëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme komponentët e qelizës, proteinat kyçe dhe acidet nukleike”. KONKLUZIONE - Në përfundim, theksonWatson, në tumoret në fazë të avancuar duket se antioksidantët e stimulojnë më shumë (në vend që ta parandalojnë, siç është konsideruar deri tani) progresionin e sëmundjes. Kështu, aftësia për të vrarë qelizat e kancerit të disa terapive aktuale (të tilla si agjentë toksikë kemoioterNobelisti Watson: Zgjidhja te molekulat ROS apeutikë si taxol ose terapi rrezatimit) janë kryesisht për shkak të veprimit të ROS që ka nxitur Apoptosis. “Kjo do të shpjegojë - thotë fituesi i çmimit Nobel, - përse ato lloje kanceresh që bëhen rezistente Në tumoret në fazë të avancuar duket se antioksidantët e stimulojnë më shumë (në vend që ta parandalojnë, siç është konsideruar deri tani) progresionin e sëmundjes ndaj kimioterapisë janë kryesisht rezistente edhe ndaj radiorterapisë. Tipar i përbashkët është varësia, gjithmonë e pranishme, nga roli që luan ROS në vrasjen e qelizave të sëmura” Studimi Ushqimet që iu lënë pa gjumë E tillë është cokollata mequmësht, e cila nxit gjëndjen e pagjumësisë. E pasur me tyrosinë, shkakton vigjilencë e irritim, gjë që ju mban zgjuar. Ushqimet pikante shkaktojnë ndjenjë shqetësimi që reflektohet gjatë gjumit. Por, edhe nëse do të konsumoni domate për darkë nuk jeni të garantuar për një gjumë të qetë. Domatet kanë tendencë të shkaktojnë aciditet në stomak. Mishi dhe nënproduktet bëjnë pjesë tek ushqimet që nuk duhet të konsumohen para gjumit pasi sjellin vështirësi në tretje dhe përmbajnë lëndë kimike të cilat clirohen në tru duke sjellë pagjumësi. Sugjerimi Ushqimet që duhet të hamë përpara fjetjes Pagjumësia apo çrregullimet egjumit ndikojnë negativisht në rutinën tonë të përditshme, na bëjnë më emotivë e më pak produktivë.Por, ne mund të përzgjedhim të konsumojmë në mbrëmje ushqime të cilat ndihmojnë për një gjumë të rehatshëm. Produktet dhe disa nga nënproduktet e qumështit janë burim i mirë i një gjumi të rehatshëm. Këto elemente ushqimorë shërbejnë për të qetësuar nervat para gjumit, pasi përmbajtja e kalciumit në to vepron si një efekt reduktues i fibrave nervore. Nëse jeni duke u përballur me vështirësi në gjumë, atëherë duhet të ushqeheni me vezë. E pasur me proteina, veza ndihmon në përmirësimin e gjumit duke ju dhënë një rehati më të mirë. Studimet e fundit kanë treguar se drithërat, të cilat kanë përmbajtje të ulët sheqeri, ju ndihmojnë gjithashtu për një gjumë më të qetë. Mjalti bën një ndryshim të madh në përmirësimin e gjumit tuaj. Hidhni pak mjaltë tek drithërat apo tek ndonjë ushqim tjetër i lehtë, të cilin do ta konsumoni përpara se të shkoni të flini. mi Në foto: James D.Watson, fituesi i çmimit Nobel më 1962 pasi zbuloi strukturën e molekulës së ADN-së
5E enjte, 10 janar 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti "SALAJ" ju vjen në ndihmë në këto shërbime: ? Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. ? Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. ? Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. ? Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website: www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Listat paraprake të zgjedhësve ende pasakta e të papublikuara Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV)konstaton se procesi i përgatitjes dhe publikimit të listave paraprake të zgjedhësve, më saktësisht, i ekstraktit të parë të përbërësve zgjedhorë të të gjithë zgjedhësve, sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, është cënuar nga mosrespektimi i afateve ligjore të parashikuara dhe moszbatimi i dispozitave ligjore të përcaktuara. Sipas dispozitave ligjore të parashikuara në Kod si dhe në udhëzimin nr.374, datë 10.12.2012 të Ministrisë së Brendshme, të gjitha njësitë vendore duhet që brenda 3 Janarit 2013 të kishin përgatitur, printuar e publikuar në ambientet e Zyrave të Gjendjes Civile, ose në ambientet pranë tyre me akses të lirë për publikun, ekstratin e parë të përbërësve zgjedhorë të të gjithë zgjedhësve. Koalicioni ngre shqetësimin për ndjeshmërinë e pakët ndaj zbatimit me korrektësi të ligjit që vërehet në një pjesë të madhe të zyrtarëve të Njësive të Qeverisjes Vendore, madje disa prej tyre nuk janë në dijeni të detyrimit ligjor, apo kanë informacion të gabuar mbi dispozitat që përcaktojnë afatet apo mënyrat e publikimit të listave paraprake të zgjedhësve. Shtetësi shqiptare, për shqiptarët në "Shengen" Shtetësia, Berisha ndryshon qëndrim Ja vendet ku s'lejohen të mbahen dyshtetësi ??? TIRANE ARTEMISA HOXHA Kreu i qeverisë Sali Berisha është tërhequr ngaideja e dhënies së shtetësisë për gjthë shqiptarët që jetojnë nëpër botë, por tashmë do të përfitojnë vetëm ata që kanë marrë shtetësi në vendet e zonës së Shengenit dhe jetojnë në po ato vende. Këtë qëndrim të ri të tij, kryeministri e shprehu në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ku përveç të tjerave riktheu dhe një herë, por në versionin e ndryshuar çështjen e dhënies së shtetësisë për shqiptarët jashtë kufijve. "Në vend që t`i mbledhim aty ku janë, shqiptarë me ligjin ekzistues të shtetësisë, megjithëse ka një klauzolë duhet ta pranojmë për interes kombëtar, me ligjin ekzistues të shtetësisë, këta humbasin shtetësinë. Këta bëhen të askujt, se gjaku ujë nuk bëhet. Ndaj dhe vendimi që duhet të marrim dhe sa më shpejt për interes kombëtar, fitojnë të drejtën e shtetësisë shqiptare të gjithë shqiptarët që kanë marrë shtetësi në vendet e zonës së Shengenit dhe jetojnë aty dhe vende me të cilat zona Shengen nuk ka viza", u shpreh kreu i qeverisë. Por jo të gjitha vendet e zonës Shengen e lejojnë një gjë të tillë, marrjen e dy shtetësisë. Sipas legjislacioneve të disa vendeve, si Gjermania, Hollanda, Austria nuk e lejojnë mbajtjen e dy shtetësisë. Ndërkohë që vende të tjera si Franca, Italia, Spanja, Zvicra, Belgjika, Greqia të lejojnë për mbajtjen e dy shtetësisë edhe për vendet që nuk janë anëtare të BE. Për qytetarët shqiptarë me banim në Kosovë, kjo çështje duhet të zgjidhet mbi bazën e marrëveshjes me qeverinë e Kosovës dhe ky proces nuk mund të cenojë apo ndërhyjë në procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës me Bashkimin Europian. FRIKA DHE RAPORTIMI NGA NDËRKOMBËTARËT Nuk dihet sesi do të pritet ky vendim nga faktori i brendshëm dhe ai ndërkombëtar, por në nisjen e këtij viti, presionet ndaj Kryeministrit për këtë nismë ishin të forta. Kjo për shkak se pas përfitimit të vizave, Europa i trembet elementëve të rrezikshëm, të cilët mund të përdorin shtetësinë shqiptare për të depërtuar në mesin e saj. Ndërkohë që dhe ekspertët dhe diplomatët maqedonas kanë shprehur doza të shqetësimit lidhur me paralajmërimin e kryeministrit shqiptar Sali Berisha për dhënien e shtetësive për çdo shqiptarë, kudo që është. Shqetësime dhe reagimet janë shprehur sidomos për valën e mundshme të shqiptarëve nga Maqedonia për tu pajisur me pasaportën shqiptare. "Kjo përputhet me retorikën e tij të deritanishme për Shqipërinë e Madhe, gjegjësisht bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet. Ky është një provokim i ri, ndaj të cilit me seriozitet duhet të reagojmë. Nuk duhet të ketë dyshime se Tirana edhe deri tani ka bërë të njejtën gjë, por fuqizimi me ligj i kësaj praktike i jep dimension të ri tërë procesit", deklaroi Ish-ambasadori i Maqedonisë në Tiranë, Risto Nikovski. Po ashtu, shumë shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë u bënë me pasaporta shqiptare. Së fundmi në zgjedhjet lokale ata votuan për bashkinë e Tiranës. Vendimi i Kryeministrit të vendit Sali Berisha për të dhënë shtetësinë për shqiptarët etnikë në mbarë botën,duke përfshirë miliona në Kosovë dhe vendet tjera fqinje ka ngjallur dhe interesin e mediave të huaja. Kritika të forta për retorikën nacionaliste të Berishës dhe propozimin e tij për dhënien e shtetësisë pati dhe nga eurodeputetët. Gjatë miratimit të rezolutës për shqipërinë në Parmalmentin Europaina në mujin dhjetor, eurodeputetët kërkuan tërheqen e Berishës nga nacionalizmat si dhe kujdesin me shtetësinë. Ambasadorët e rinj Nishani dekreton emrat e propozuar nga kryeministri Pas miratimit të kandidaturave për ambasadorë në disa nga vendet që kreu i qeverisë propozoi të ndryshonin, presidenti i vendit, Bujar Nishani dekretoi emrat e diplomatëve të rinj, të cilat u pub likuan dje në Fletoren zyrtare. Ndërkohë vetëm pak muaj para zhvillimit të zgjedhjeve, një valë ndryshimesh kanë përfshirë diplomacinë tonë në shtete të ndryshme, ku janë liruar nga detyra Ambasadorë aktualë për tu zevëndësuar me të tjerë emra. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka miratuar disa ndryshime të Ambasadorëve në disa shtete, ku ka liruar nga detyra e ambasadorë duke i zvendësuar ata me emra të rinj. Ndërkaq Neritan Ceka do të jetë përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Italinë fqinje, post, i cili mbahej nga Llesh Kola. Ndryshimeve të bëra nuk i ka shpëtuar as përfaqësuesi diplomatik në Turqi Altin Kodra, i cili është zevendësuar me Genci Muçaj. Ndërkohë që ndryshime do të bëhen edhe në ambasadën e vendit tonë në Mbretërinë e Bashkuar, ku ambasador u emwrua Mal Berisha si rezident ndërsa në Irlandë Berisha do të jetë ambasador jorezident. Kujtim Morina emërohet ambasador në shtetin e Kuvajtit. Ylljet Aliçkaj lirohet nga detyra si ambasador në Francë si dhe nga detyra e ambasadorit jorezident në Principatën e Monakos. Altin Kodra lirohet nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Turqi si dhe nga detyra e ambasadorit jorezident në Azerbjxhan dhe në Republikën islamike të Iranit, Republikën e Kirkistanit, Pakistanit dhe Gjeorgjisë. Shtetësia Kryeministri Berisha prezantoi më parë një vendim, i cili i hap rrugë marrjes së shtetësisë shqiptare për çdo të huaj, që vërtetonte pranë tatimeve se ka investuar në Shqipëri 200 mijë euro. Vendimi është i njëjtë me atë që premtoi në shkurtin e vitit të kaluar, ku shtetësia merrej me 100 mijë euro. Mal Berisha Qeveria gjatë një mbledhjeje
14 E enjte, 10 janar 2013 SHËNDETIW W W . S H Q I P T A R J A . C O M 101 mënyra për të lënë cigaren Të mirat ? Pas 8 orësh: Oksigjeni i gjakut vjen në normalitet. Rreziku i infarktit të miokardit fillon te zvogëlohet. ? 24 orësh: Monoksidi i karbonit eliminohet nga trupi. Mushkëritë fillojnë te heqin mukozën dhe katranin. Rreziku i infeksioneve respiratorë, tip broshit dhe pneumoni, fillojnë të ulen. ? 48 orësh: Nikotina nuk ndodhet me ne gjak. ? 1 jave: Ndjesitë e shijes dhe aromës permisohen. ? 3-9 muaj: Frymëmarrja permisohet (me pak kolle, me shume frymëmarrje). Funksioni i mushkërive rritet 5 deri ne 10% ? 1 vit: Rreziku i sëmundjeve te zemrës (p.sh infarktus) përgjysmohet. duhane një jete pa ROLAND SHUPERKA Të rinjtë: Aktiviteti fizik, zgjidhja më e mirë për ta lënë gSu je 101 arsye për të lënë duhanin rime 1. Mund të jetoni më gjatë 2. Shija e puthjeve është më e mirë 3. Rrobat mbajnë erë të mirë 4. Më shumë para për të shpenzuar. 5. Frymëmarrje më e lehtë 6. Më tepër energji për tu argëtuar 7. S'ka më tavulla duhani të pista 8. Më pak mundësi për të pasur kancer fyti 9. Nuk do të rrethoheni më nga tymi i duhanit 10. Do të keni më shumë energji për punë 11. Do të qëndroni të qetë në ambientet ku nuk lejohet pirja e duhanit 12. Ushqimi do ju shijojë më shumë 13. Më shumë kohë të lirë 14. Krenarë për veten që e keni lënë duhanin 15. Mushkëri të shëndetshme 16. Më shumë para për kinema 17. Familje dhe miq më të shëndetshëm 18. Makina nuk do të mbajë më erë të keqe duhani 19. Mund të luani futboll më tepër 20. Do të keni më pak rrudha 21. Disa njerëz do ju respektojnë më shumë 22. Nuk do ti keni gishtat e zverdhur e me njolla nga duhani 23. Do jetoni më shumë 24. Do keni lëkurë më të pastër 25. Mushkëritë do jenë më të fuqishme 26. Nuk do të ndiheni më të kontrolluar nga cigaret 27. Do të jeni një shembull për fëmijët tuaj 28. Do keni më shumë mundësi të fitoni punën që doni 29. Mund tu tregoni miqve me krenari se ju ishit të suksesshëm në lënien e duhanit 30. Mund ta ngisni biçikletën më shpejt dhe për një periudhe kohe më të gjate 31. Nuk do të ndiheni ne siklet nga miqtë kur pini duhan para tyre 32. Më mire ta lini tani duhanin sesa më vonë 33. Gjithmone do ti keni të dyja duart të lira 34. Nuk do të sëmureni kaq shpesh 35. Frymëmarrja është më e lehtë dhe me e pastër 36. Dhëmbë më të bardhe 37. Nuk do te keni nevoje te mbani gjithmonë cigare me vete 38. Miqte dhe familja juaj nuk do te thithin tymin duhanit tuaj 39. Shtepia nuk do te mbaje me ere duhan 40. Duart nuk do te mbajnë me ere duhan 41. Nuk do te kolliteni me per shkak te duhanit 42. Mund te vraponi me shpejt 43. Nuk do te ndiheni me ne varësi 44. Nuk do te keni nevoje te hani diçka pasi keni pire duhan per te larguar erën e keqe nga goja 45. Me pak mundësi per tu sëmurur nga kanceri i laringut 46. S'ka me dëshire per te pire duhan 47. Me shume kënaqësi ne pune 48. S'ka me vrima te djegura ne rrobat tuaja 49. Me shume njerëz do te keni rreth vetes 50. Mundesi me te mira per te kënduar 51. Me pak shanse per kancerin e gojës 52. Do te lexoni me tepër libra ne biblioteke 53. Floket nuk do te mbajnë me ere duhan 54. Me pak stres 55. Nuk do ndotni ambientin 56. Nuk do te vini me vërdalle neper shtëpi apo makine duke kërkuar cigaret 57. Nuk do te jete nevoja te rrini jashtë ne te ftohte apo ne shi per te pire cigare 58. Mund te flini me mire 59. Syte nuk do irritohen nga tymi i cigareve 60. Do te keni me shume shoke 61. Nuk do te bini era duhan kur tu afrohen te tjerët pranë 62. Do te inkurajoni te tjerët qe edhe ata ta lënë duhanin 63. Nje njeri inteligjent dhe qe nuk pi duhan është shume interesant 64. Do keni me shume leke per te blere CD 65 .Me pak shanse per enfizeme 66. Nuk do te harxhoni me kohe dhe leke per te blere cigare 67. Nuk do te ndiheni me fajtore per dëmtimin e trupit tuaj 68. Me pak kuti cigaresh do te shkojnë ne zonat e grumbullimit te plehrave 69. Kafshet shtëpiake nuk do te sëmuren nga duhanpirja pasive 70. Nuk do ju duhet te kërkoni para borxh per te blere cigare 71. Me shume para per rroba 72. Me shume energji per te lëvizur sende 73. Nuk do nevojiten me tavllat e duhanit 74. Me pak risk per broshit 75. Duhanpirja nuk do dëmtojë gratë shtatzëna qe ndodhen rreth jush 76. Nuk do te digjeni me me cigare 77. Me shume leke per te blere lojëra kompjuterike 78. Me pak raste per te vrapuar natën ne dyqane per te blere cigare 79. Oreks me te mire 80. Trupi me i shëndetshëm fillon qe nga minuta i fundit qe e keni pire cigaren e fundit 81. Vajzat qe nuk pine cigare janë me interesante 82. Nuk do jeni gjithmonë duke planifikuar qe te lini duhanin 83. Nuk do te keni me vrima te djegura ne tapicerinë e makinës suaj 84. Nuk do te lini një film te bukur pa pare ne kinema per te pire cigare 85. Mund te kërceni me gjate 86. Me shume takime romantike 87. Me pak mundësi per te pasur azme 88. Ushqimi nuhatet me mire 89. Nuk do te vraponi gjithmonë per ne dyqane per te blere cigare 90. S'do jete nevoja te blini me çakmakë 91. Arrini një qellim dhe ndiheni mire 92. Do kurseni per te blere barna 93. Me shume para per pushime 94. Do te ftoheni me rralle 95. Aromen e këndshme te luleve do ta nuhatni me mire 96. Nuk do te dëmtoheni me nga cigaret e lira duke u përpjekur te kurseni 97. Nuk do te jene me shqetësim rregullat apo ligji qe ndalon pirjen e duhanit ne ambientet publike 98. S'ka me paraqitje te piset kur ndizni një cigare 99. Goja nuk do te vije me ere te shëmtuar nga cigarja 100. Do jete me e lehte per tu ngjitur një kodre 101. Mësoni si të ndryshoni një zakon Te femrat Pirja e duhanit ju transformon Zakonisht do të dukeni mëe vjetër nga mosha e vërtete, rrudhat ne fytyre paraqiten herët e fytyra merr ngjyrën me nuanca të tokës dhe atë te verdhe. Dhembët dhe thonjtë shpesh rrudhen dhe zverdhen. Shpesh bëheni nervoze dhe inatoseni e zemëroheni pa arsye. Era e cigares që nxirret nga goja ju bën jo tërheqëse. Mundësitë më të mëdha që t'ju kthehet shëndeti dhe rinia juaj, janë shumë më të mëdha në vitet e para të pirjes së duhanit, por shpesh këto mundësi humbasin. Me rritjen e stazhit te pirjes se duhanit, rritet edhe numri i cigareve te pira, kështu që mundësia e ndërprerjes është me e vështire por e arritur. Të pirit e duhanit është i dëmshëm, jo vetëm për nënën e cila i jep gji foshnjës, por njëqind here është me i dëmshëm për foshnjën e saj. Ne rast se pini duhan do të keni rrudha, humbni feminitetin dhe do të keni menopauze të parakohshme. ...Në vendin tonë llogariten që rreth 1 milionë persona të jenë duhanpirës, me një tendencë në rritje të numrit të femrave. Që do të thotë se 4 në 10 persona janë duhanpirës. Rreth 700 mijë meshkuj në Shqipëri tymosin rregullisht një cigare, ndërsa numri i femrave që pijnë duhan ka arritur në 200 mijë. Sipas studimeve që ka kryer Instituti i Shëndetit Publik, 56 për qind e tyre janë meshkuj mbi moshën 15 vjecc dhe 20 për qind janë femra, po mbi këtë moshë. Të dhënat tregojnë se 40 për qind e njerëzve në vendin tonë, janë përdorues të duhanit dhe 16.7 % e tyre janë nën moshën 15 vjecc. Po ashtu, sipas përllogaritjeve që ka bërë ISHP, shqiptarët blejnë 320 milionë euro cigare në vit. Numri mesatar i cigareve të pira në ditë është 19.7, 81 % e duhanpirësve e fillojnë para moshës 18 vjecc, 73 % e duhanpirësve meshkuj duan të lënë duhanin dhe përllogaritet se 3.300 vdekje ndodhin si pasojë e sëmundjeve që shkakton duhanpirja. vijon nga faqja 13 Në foto: Roland Shuperka, koordinatori i Institutit të Shëndetit Publik
.
Nga kjo datë
10/01/13
Të gjitha
faqet

Nga kjo datë

Zgjidh datat  
identifikohu
ndihma

Rikërko fjalëkalimin!


Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.