4 E shtunë, 12 janar 2013 POLITIKE ZGJEDHJET Mbeten edhe 5 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, më 23 qershor, ku partitë e mëdha politike ende nuk kanë nisur bisedimet për koalicionet zgjedhore me aleatët e tyre Koalicionet zgjedhore Të vegjlit: Ja aleancat tona për zgjedhjet Gjinushi, Milo, Koçi me PS, Mediu e Ndoka me të djathtën Lajmi Mbeten edhe pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të 23 qershorit, ku partitë e vogla dhe të mëdha kanë filluar të mendojnë për koalicionet para dhe pas zgjedhore. Të majtët bëjnë thirrje për forcimin e opozitës,ndërkohë që të djathtët rikonfirmojnë aleancën me partitë e vogla, ku shtojnë se mazhorancës mund t`i bashkohen edhe të majtë të zhgënjyer nga Rama. ??? TIRANE ARTEMISA HOXHA Mbledhja Pritet që së shpejti kreu i PS, Edi Rama të mbledhë për herë të parë për këtë vit krerët e partive të vogla opozitare. Kjo pas kërkesës që kanë bërë ata për rikonfigurimin e marrdhënieve mes të majtëve në këtë koalicion. Kemi hyrë në vitin elektoral, kupërkatësisht më 23 qershor dotë mbahen zgjedhjet parlamentare. Ende nuk janë konkretizuar koalicionet e para apo dhe shpallja e partive që do të garojnë të vetme për këto zgjedhje, ndërkohë që krerët e partive të vogla opozitare shprehin qëndrimin e tyre lidhur me mundësitë e koalicioneve. Nga partitë më tradicionale të opozitës, duke filluar që nga PDS, PSD shprehen se sërish do të garojnë nën siglën e koalicionit të majtë të kryesuar nga Edi Rama. Por sipas tyre ajo që duhet të bëhet tashmë nga nga lideri i së majtës, është pikërisht mbledhja sa më parë e tryezës së Opozitës së Bashkuar, për të diskutuar për programin e koalicionit të majtë si dhe konsolidimin e marrdhënieve para ose paszgjedhore mes tyre. Ndërkohë që koalicioni i djathtë vijon të mbetet po në pozicionet që ka qenë dhe në zgjedhjet e kaluara, por për këto zgjedhje të djathtët shpresojnë që koalicionin me LSI-në ta lidhin para zgjedhjeve. Sipas të djathtëve, shumë shance ka që të lidhen koalicion edhe me parti të majta, ç`ka do të bënte që koalicioni i majtë do të vinte duke u rudhur përsa i përket numrit të partive në koalicion dhe votave të fituara në zgjedhjet e 23 qershorit. Koordinatori i Opozitës së Bashkuar, Preç Zogaj thekson se ajo që duhet të bëjë PS është pikërisht forcimi i marrëdhënieve me aleatët e saj, në mënyrë të tillë që për zgjedhjet e ardhshme të mos ketë luhatje. "Unë si koordinator që kam qenë në Opozitën e Bashkuar sigurisht që do të kontribuojë për fitoren e koalicionit të majtë. Gjithësesi deri më tani ende nuk është bërë një mbledhje mes kreut të PS dhe krerëve të partive të vogla të majta që janë në koalicion me PS. E rëndëNumri i partive në përbërje të këtij koalicioni të rritet në krahasim me zgjedhjet e fundit vendore. Na duhet të hartojmë një formulë bashkëpunimi motivuese dhe gjithë përfshirëse. Natyrisht që opozita ka nevojë për një riaktivizim të shpejtë të tryezës dhe aksioni politik në vijim "FRD-ja është një fraksion i PD-së dhe roli i saj është rilindja e një të djathte reale në Shqipëri, por fitorja e të majtës nuk varet prej saj. E majta ka misionin e ndryshimit e të qeverisjes, FRD-ja ka misionin ndyshimit të së djathtës. AK-ja është një forcë kompensuese e të djathtës. ? sishme është forcimi i marrëdhënieve mes partive të vogla, në mënyë të tillë që asnjë prej tyre të mund të largohet për një koalicion me të djathtët", thekson Zogaj. PSV`91, PETRO KOÇI Kreu i Partisë Socialiste të Vërtetë, Petro Koçi thekson se në zgjedhjet e ardhshme parlamentar do të garojë nën siglën e koalicionit të majtë,që kryesohet nga Partia Socialiste. "Ne jemi pjesë e koalicionit të majtë, të cilin e udhëheq Partia Socialiste. Shpresoj që numri i partive në përbërje të këtij koalicioni të rritet në krahasim me zgjedhjet e fundit vendore. Na duhet të hartojmë një formulë bashkëpunimi motivuese dhe gjithë përfshirëse. Kjo formulë duhet të garantojë neutralizimin e efekteve përjashtuese të Kodit Zgjedhor. Kjo arrihet vetëm nëpërmjet ndërgjegjësimit kombëtar të rëndësisë historike të fitores së opozitës në zgjedhjet e 23 Qershorit", shprehet Koçi. Ndër të tjera, përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar bën të ditur se ky vit elektoral nisi shumë mirë për të majtët, të cilët denoncojnë korrupsionin e qeverisë së Berishës. Ndërkohë që ai bëri thjerrje për riaktivizim sa më të shpjetë të tryezës mes kreut të PS dhe krerëve të partive të vogla. "Duket se e ka nisur vitin me një opozicion të fortë ndaj korrupsionit të qeverisë Berisha. Dihet se korrupsioni është armiku më i madh i shqiptarëve sot. Është korrupsioni ai që ka kapur shtetin, qeverinë dhe interesat tona kombëtare. Korruspioni nuk mbulohet dot me nacionalizmin alektoral të Berishës. Natyrisht që opozita ka nevojë për një riaktivizim të shpejtë të tryezës dhe aksioni politik në vijim", tha Koçi. NARD NDOKA : Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka rikonfirmon qëndrimin e partisë së tij në koalicionin e djathtë. Ai bëri të ditur se pritet që të zyrtarizohet edhe marrëveshja me Partinë Demokratike, por nuk harron që të kritikojë liderin e së majtës, Edi Ramën se po kërkon që të bëjë koalicione imagjinare. Sipas tij, ky është një element që do të dobësojë opozitën në zgjedhjet e ardhshme. "Do të jem pjesë e një koalicioni parazgjedhor me PD. Kemi rënë dakort në parim dhe besoj se së shpejti dhe me Partitë e tjera që janë në kampin mazhoritar, do ketë një marrëveshje zyrtare mes palëve. Nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të mëtejshëm të kësaj mazhorance. Këtë luks e krijon më tepër një opozitë e çorganizuar që kërkon kolicione imagjinare të parealizueshme, ç`ka dobëson dhe vetë kaozën e opozitës në tërësi", shprehet ish-opozitari, Ndoka. PDS, PASKAL MILO Kreu i Partisë Social Demokrate, Paskal Milo, i cili në zgjedhjet e kaluara garoir nën siglën e Aleancës për të Ardhmen, ende ka konkretizuar se me kë parti do të bëjë koalicion për zgjedhjet e 23 qershorit apo edhe në rast se do të hyjë në garë e vetme si parti. Megjithëse mbetet brenda familjes së majtë, ai shprehet pro hapjes së koalicionit, por rezervat e tij janë tek afrimi i këtyre partive vetëm për interesa të pushtetit. Në këtë pikë Milo sugjeron se fronti opozitar duhet të këtë strategji të qartë, program elektoral të përcaktuar si dhe të jetë transparent në raport me aleatët e përfshirë dhe elektoratin. "Jo partive politike që mund të trokasin në dyert e këtij fronti opozitar për qëndrime pragmatiste për të marrë thela të pushtetit nesër, por partitë politike, të cilat janë të sporvuara për besnikëri ndaj alternativës, me qëllim që të mos futen brenda tij sahate të minuara ose mina me sahatë që mund të shpërthejnë nesër në një moment që kur mund të kemi qeverisje si opozitë. Duhet konsideruar si një front opozitar, ku programin e tij duhet ta bëjnë partitë tradicionale të së majtës së bashkuar me faktorë të tjerë politikë, të cilët kërkojnë të bashkohen me frontin opozitar", shprehet kreu i PDS. PSD, SKËNDER GJINUSHI Opozitës së majtë nuk i duhet të ndërtojë një koalicion me një parti të korruptuar siç është LSI-ja, duke bërë të ditur se partia e tij nuk do të shkëputet nga koalicioni me PS. Kështu mendon kreu PSD-së Skërnder Gjinushi, i cili lançoi taktikën dhe synimet elektorale të forcës politike që drejton në zgjdhjet e qershorit. "Në raport me LSI-në vlerësojmë se ajo është bashkëfajtore me PD për korrupsionin rekord, për 21 janarin, për krizën ekonomike, për dështimin e integrimit. Ajo e PD-së bën që Shqipëria për herë të parë të jetë e fundit në rajon ne procesin e integrimit dhe e para në nivelin papunësisë, varfërisë dhe korrupsionit. Të majtës i duhen votat e të majtëve të mashtruar nga LSI në emër të anti-Nanos apo anti-Ramës dhe jo lidershipi mashtrues", tha Gjinushi. Skënder Gjinushi komentoi edhe rolin e FRD-së, së Bamit Topit dhe AK-së, së Kreshnik Spahiut. "FRD-ja është një fraksion i PD-së dhe roli i saj është rilindja e një të djathte reale në Shqipëri, por fitorja e të majtës nuk varet prej saj. E majta ka misionin e ndryshimit e të qeverisjes, FRD-ja ka misionin ndyshimit të së djathtës. Për ne dhe AK-ja është një forcë kompensuese e të djathtës. Eshtë mirë që edhe e djathta të ketë krah patriotik, por asnjë e djathtë s'mund të marrë votat majtas. Ata kanë kufizime të tilla si mosvlerësimi luftës Nacional Clirimtare apo mosdënimi grushteve të shtetit në 24-ën nga Ahmet Zogu e Sali Skifteri në 98, ndonëse ata synonin drejtpërdrejtë lenien e Kosovës nën Serbi", theksoi Gjinushi. LSI, PETRIT VASILI Lëvizja Socialiste për Integrim do të bëjë publik vetëm në prill emrin e koalicionit me të cilin do të prezantohet në zgjedhje. Nënkryetari i kësaj force, Petrit Vasili shprehet se me votë të fshehtë anëtarësie në shkallë vendi do të përcaktohet aleanca parazgjedhore, konkretisht në konventën kombëtare. "Ne do i drejtohemi anëtarësisë që ajo me qetësi si dhe
17E shtunë, 12 janar 2013W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASH THEMTHE& Shoqet e bankës që takohen vetëm në xhirime NORA & ZANFINA KONCERTI Pritje mbretërore për Seldin dhe Sinanin në Australi Qëndrimi i funditi Seldit dhe Sinanit në Australi ishte për t'u mbajtur mend nga këngëtarët. Që të dy shumë të kënaqur e kanë lënë kontinentin e largët, për t'u rikthyer obligimeve të reja nëpër Europë. Ky udhëtim në Australi ishte i dyti brenda një viti për Sinanin dhe Seldin, pasi edhe më herët kishin pasur disa koncerte nëpër vende të ndryshme australiane atje ku jetojnë shqiptarët. Duke parë suksesin e koncerteve, organizatori Adrian Gani kishte vendosur që ti ripërsëriste mbrëmjet muzikore me dy këngëtarët shqiptarë. Dyshja e famshme përveç koncerteve që kanë dhënë, kanë shijuar edhe qëndrimin atje pasi siç mësojmë organizatori Gani ka vënë në dispozicion të gjitha gjërat e mundshme që t'ua bëj qëndrimin atje sa më të mirë këngëtarëve. Kështu, Seldi dhe Sinani kanë pasur gjithmonë në dispozicion një limuzinë luksoze, kanë qenë të vendosur në një hotel me pesë yje, madje dhe një helikopter personal për çdo rast nevoje, për udhëtime nëpër qytete tjera për t'i “shpëtuar” trafikut. Ky luks është vënë në dispozicion nga organizatori Adrian Gani i cili njihet si një nga shqiptarët më të pasur në Australi, derisa pasuria e tij llogaritet me miliona dollarë. Ato janë dy shoqe shumëtë mira. Gjithmonë lavdërohen për miqësinë e tyre që kanë pasur, që në shkollën fillore dhe atë të mesme. Por dy bukuroshet kosovare Zanfina Ismaili dhe Nora Istrefi asnjëherë nuk kemi pasur rastin t'i shohim së bashkë në jetën private. Ndoshta angazhimet muzikore kanë ndikuar që Zanfina dhe Nora të mos kenë mundësi të shijojnë as edhe një kafe së bashku si mikesha. Me muaj të tërë ato nuk shihen, ndërsa vendtakime janë vetëm xhirimet televizive që bëhen për festat e fundvitit. Studimet e largojnë nga muzika, në të ardhmen në politikë ADELINA TAHIRI Dafina Zeka e dashura ekëngëtarit Seldi Qalliu, ka preferuar që me miqtë e saj të ndajë një histori të dhimbshme familjare që gjatë kohës së luftës në Kosovë. Dafina e cila gjatë luftës së Kosovës ka qenë vetëm 8 vjeçe, kishte marrë guximin t'i dërgonte një letër të shkruar në gjuhën suedishte të atit Milaimit, i cili atë kohë ka qenë në vendlindje. ''Till pappa, fran Dafina vad jor du pappa, ar det betre i Kosovo eller inte. Har du trerat nagra kompisar. Hej da pappa'', shkruan Dafina në gjuhën suedishte ndërsa miqtë e saj të cilët nuk e kanë kuptuar qëllimin e letrës ajo edhe u'a ka përkthyer në shqip. ''Për babin, nga Dafina. Ç'ka po bën babi. A është duke u bë mirë në Kosovë, a ke gjetur shoqëri të re atje. Mirupafshim babi'', ka shkruar më tej Dafina shumë emocionuar që është rikthyer në histori pas shumë vitesh duke e ndarë këtë gjë edhe me miqtë e saj në Facebook. Ndërkohë poshtë letrës ka komentuar edhe i ati i saj Milaimi i cili ka thënë: ''Njëra prej gjëravemë të shtrenjta të jetës sime. E thënë nga një zemër e madhe në një kohë të vështirë, ku nuk e dinim sa larg isht jeta me vdekjen'', ka theksuar babai i Dafinës. Letra e të dashurës së Seldit drejtuar babait të saj HISTORI FAMILJARE Pas festave të fundvititkëngëtarja Adelina Tahiri ka vendosur që të tërhiqet nga muzika, për t'iu përkushtuar më me seriozitet studimeve të cilat i ka filluar në Prishtinë. Muzika nuk i ka lenë kohë këngëtares Tahiri, që t'i përkushtohet më shumë studimeve dhe këtë vit ajo ka premtuar se do merret seriozisht me studimet. Ndërsa fansat e saj për një kohë të gjatë nuk do mund të dëgjojnë këngë të reja nga Adelina. Këngëtarja me seriozitet e ka marrë edhe angazhimin e saj në politikë, pasi ajo ka përjetuar një përvojë në këtë fushë duke e pasur tezen deputete në parlamentin e Maqedonisë. Në foto: Seldi dhe e dashura e tij TUNA SEJDIU Tregon anën e errët të saj Seti i ri i fotografive të Tuna Sejdiut është shumë sensual dhe seksi. Ajo është fotografuar nga Edvina Meta dhe duket më në formë se kurrë. Por në të njëjtën kohë Tuna vjen edhe shumë provokuese. Fustani i zi nxjerr në pah edhe format e saj dhe vërteton që këngëtarja është në formë të mirë fizike.
19E shtunë, 12 janar 2013 INTERVISTA INTERVISTA: Flet Av. Idajet Beqiri, Ja pse unë e quaj vrasje të pastër vdekjen e ish-kryeministrit. Rrëfimi për Shqiptarja.com, një ditë pas konferencës për 100-vjetorin e tij të lindjes Ekskluzive IDAJET BEQIRI: Ja kush e mban mister vdekjen e Mehmet Shehut Autorët janë gjallë, kanë fuqi manipulative dhe po gëzojnë frytet e vrasjes  TIRANE Zbardhjes së kësaj të vërtete, ika ardhur koha". Kështu embyll intervistën e tij në lidhje me fenomenin më të diskutuar të shekullit për shqiptarët, "vrasjen" e Mehmet Shehut, juristi i njohur, avokat Idajet Beqiri. Përtej vlerësimeve maksimale për figurën e Shehut, ajo çka ngre peshë në fjalët e Av. Beqirit, është sidomos dilema, "vrasje" apo "vetëvrasje". Për këtë ai thotë se i gjithë zhvillimi i ngjarjeve të datës 16 dhjetor 1981, flasin se i vetmi version që nuk mund të pranohet për atë që ndodhi në datën 17 dhjetor 1981, është ai i vetvrasjes. Për më tepër, ai shton një sërë arsyesh që të bëjnë të besosh se mund të ketë të drejtë, apo argumenton se: ngjarja mbahet mister, pasi disa autorë të këtij skenari famëkeq të 17 dhjetorit 1981 janë ende gjallë dhe kanë fuqi manipulative. Në një dimension më madhor, për z. Beqiri, Mehmetin e vrau sistemi. Ai këmbëngul se nuk ka një rast të dytë në atë kohë, si ky që ndodhi me ish-kryeministrin e vendit, ku të mos lejohej bërja e atopsisë mjekoligjore, duke sjellë në vëmendje edhe faktet e eliminimeve të njerëzve me peshë të ish-regjimit, si ai i ish-Minstrit të Shëndetësisë, Llambi Ziçishti e deri tek zhdukja pa lënë gjurmë e disa dëshmitarëve okularë, të cilëve sot "nuk i dihet as nami, e as nishani". Ai shton se vrasja e Shehut, ishte një skenar i mirëorganizuar ogurzi. * * * 100 vjetori i lindjes së Mehmet Shehut ngriti edhe njëherë pyetjen mbi dilemat e vdekjes së tij. Në konferencën e mbajtur për këtë përvjetor, ju ofruat argumentet tuaja… Av. Idajet Beqiri: Për hir të së vërtetës, Mehmet Shehu ishte një shqiptar i madh, një strateg i sprovuar lufte, një gjeneral i lartë dhe komandant meritor ushtrie, një atdhetar i spikatur, një vlerë e madhe intelektuale e të gjitha fushave, duke filluar nga politika, e duke vazhduar te kultura e arti, te ekonomia, te diplomacia, te jurisprudenca, te agrobiologjia. Mbi të gjitha, Mehmet Shehu ishte dhe ende ka mbetur një ndër burrat më të shquar të shtetit në historisë kombëtare shqiptare. Dilema më e madhe ka qënë dhe po mbetet, nëse Mehmet Shehun e vranë, apo u vetëvra! Marrë nga çdo pikëpamje dhe parë nga çdo këndvështrim, kjo çështje, nga ana politike, nga ana historike, nga koha kur ndodhi ngjarja, por parë me kujdes të posaçëm profesional edhe nga pikpamja juridiko-kriminalistike, ajo që i ndodhi ish-Kryeministrit tonë Mehmet Shehu në 17 dhjetor 1981 ishte një vrasje e pastër. Si avokat a mund të na analizoni të gjitha pikat e errëta të çështjes Mehmet Shehu? Av. Idajet Beqiri: Në se e keni në aspekin e figurës së tij si ish-kryeministër i vendit tonë gjatë regjimit komunist, mund t'ju them pa e tepruar, maksimalisht objektiv, maksimalisht i vërtetë, maksimalisht i ndershëm se Mehmet Shehu, ka përbërë, përbën dhe do të përbejë domosdo edhe në të ardhmen, një "Fenomen". Në se e keni këtë pyetje thjesht për versionin zyrtar të kohës, nëse ishte një vetëvrasje apo një vrasje, bazuar në të vërteta absolute, gjithçka u bë dhe u tha para dhe pas eleminimit të Mehmet Shehut, ishte një skenar i mirëorganizuar ogurzi. Mehmet Shehun e vrau sistemi. Sistemi që përjetuam, nuk u zgjodh nga Mehmet Shehu. Ai sistem na u imponua pa kushte nga Fuqitë e Mëdha, të cilat e ndanë botën përgjysëm. Ata që e fituan "Luftën e Ftohtë" ishin të bindur se me burra të shquar shteti, të përgjegjshëm për fatet e popullit dhe të kombit të vet, siç ishte Mehmet Shehu, nuk mund t'i bënin dot eksperimentimet dhe ndryshimet që kishin planifikuar të realizonin në Shqipëri. Si mund ta provoni që vdekja e Mehmet Shehut ishte vrasje dhe jo vetëvrasje? Vrasja e Mehmet Shehut u inskenua shumë pak muaj pas përgatitjeve të fuqishme dhe të paimagjinueshme ushtarake që po bënte Shqipëria, shteti me afro 4 milionë shqiptarë që jetononin në trojet e tyre etnike, e që mbaheshin të okupuara prej Serbisë, për t'i dhënë një mësim historik këtij okupatori. Gjithë zhvillimi i ngjarjeve të datës 16 dhjetor 1981, flasin se i vetmi version që nuk mund të pranohet për atë që ndodhi në datën 17 dhjetor 1981, është ai i vetvrasjes. Një burrë shteti, si Mehmet Shehu, kur nuhati se më e shumta masë që do t'i jepej nga Byroja Politike ishte "vërejtje e rëndë", nuk mund të bëhet dot e besueshme që të bënte vetëvrasje! Keni hasur dokumente të panjohura dhe fakte surprizë? Av. Idajet Beqiri: Nëse intelektualët e mirëfilltë të këtij vendi, historianët objektivë, një masë shumë e madhe dhe e interesuar njerëzish të këtij vendi, e madje profesionistët e fushës së jurisprudencës dhe të kriminalistikës, kërkojnë zbardhjen e këtij krimi politik, kjo ndjeshmëri nuk lidhet thjesht dhe vetëm për jetgjatësinë e tij 28-vjeçare si Kryeministër, por mbi të gjitha, për vlerat e tij të mëdha e të pa diskutueshme në të gjitha fushat. Kjo ndjeshmëri lidhet edhe me faktin se "drejtësia" dhe "kriminalistika" e asaj kohe, e ka lënë "varrin" të hapur për këtë ngjarje. Nuk ka një rast të dytë në atë kohë, si ky që ndodhi me ish-kryeministrin e vendit, që të vdiste një njeri, qoftë kjo edhe vdekje natyrale, e të mos i nënshtrohej bërjes së një autopsie mjekësore për të përcaktuar shkencërisht shkakun e vdekjes. Në rastin e Mehmet Shehut, pushteti i atëhershëm nuk lejoi që atij t'i bëhej autopsia! Ministri i Shëndetësisë i asaj kohe, Llambi Ziçishti, që mori guximin dhe tha "kjo është një vrasje", u pushkatua. Në krevatin që "u vetëvra" Mehmet Shehu u gjendën vetëm disa pika gjaku! Për çudi, grupi i ekspertëve kriminalistë nuk i morën ato pika gjaku që t'u bënin analizat nëse ishin gjaku i trupit të Mehmet Shehut, apo jo! Në komodinën e ish-kryeministrit u gjet një gotë me një lëng brenda. Ekspertët kriminalistë u ndaluan që të bënin analizat se çfarë lëngu kishte brenda ajo gotë! Më tej akoma: Të gjithë personat që ishin dëshmitarë okularë të ngjarjes së 17 dhjetorit 1981, u vranë, ose u zhdukën. U vra djali i Mehmet Shehut, i ndjeri dhe i mrekullueshmi Vladimir Shehu, u vra Fiqiret Shehu, bashkëshorte e Mehmet Shehut. U vra Kadri Hazbiu. U zhduk pa lënë asnjë gjurmë një ushtar që bëri roje vetëm një natë në shtëpinë e Mehmet Shehut, natën e 17 dhjetorit 1981. Më parë dhe më pas atë as e njihte njeri, as e ka identifikuar kush. Natën e ngjarjes makabër, gota e "ujit" dhe shërbimi infermierik, Mehmet Shehut iu ofrua nga një vajzë e re, e cila jo vetëm që hynte për herë të parë në shtëpinë e tij, por pas datës 17 dhjetor 1981 e deri më sot, ajo është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë! Ka edhe shumë prova dhe fakte të tjera. Hap pas hapi dhe me kohë, ato do të zbardhen... Hetuesia, si u zhvillua, a pati fshehje dhe manipulim provash? Av. Idajet Beqiri: Në atë kohë nuk u bë një hetuesi e mirëfilltë. U ngrit një ekip i madh njerëzish manipulatorë, të udhëhequr nga kreu i Ministrisë së Brendshme të atëhershëm, të cilët përpilonin dokumente, proçes-verbale, skica, deponime etj, dhe këto ua dhanë për t'i "recituar" pjesëtarëve të afërt të familjes së Mehmet Shehut dhe bashkëpunëtorëve të tij. Çfarë metarialesh dokumentare keni konsultuar mbi këtë ngjarje? Av. Idajet Beqiri: Kemi konsultuar shumë pak material dokumentar. Po merremi seriozisht me provat indirekte që disponojnë dëshmitarët që janë ende gjallë. Pastaj do i vijë radha dosjes hetimore dhe gjyqësore të Mehmet Shehut dhe bashkëpunëtorëve të tij, një pjesë të së cilës e njohim. Kur të lexohet dhe të studiohet ajo dosje, në ligjëratë të drejtë, por mbi të gjitha midis rreshtash, shqiptarët, po dhe po, por madje edhe skenaristët më me emër të botës, do të kenë "fatin" të shkruajnë një tragjedi të vërtetë. Kush e mban ende mister kete ngjarje? Av. Idajet Beqiri: Ngjarja mbahet mister, sepse disa autorë të këtij skenari famëkeq të 17 dhjetorit 1981 janë ende gjallë dhe kanë fuqi manipulative. Disa të tjerë, për llogari të të cilëve u organizua ky krim shtetëror politik, janë me pushtet të fortë dhe në kulmin e gëzimit të "fruteve" të këtij akti makabër. Por për gjithçka, ashtu sikurse ka një fillim, ka dhe një fund. Zbardhjes së kësaj të vërtete, i ka ardhur koha. ADMIRINA PEÇI Mehmet Shehu pas vrasjes në dhomën e tij, 18 dhjetor 1981 Aktiviteti Ditën e enjte, 11 janar 2013, u zhvillua në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, një takim përkujtimor për 100-vjetorin e lindjes së ish-kryeministrit Mehmet Shehu, ku morën pjesë historianë, politikanë, ish-bashkëkohës e bashkëluftëtarë të Shehut, ku u kërkua edhe zbardhja e misterit që rrethon prej 1981, vdekjen e tij Av. Idajet Beqiri
10 E shtunë, 12 janar 2013 SPECIALE PJESË NGA LIBRI me ese "Në kërkim të zgjedhjeve të humbura" të publicistit Preç Zogaj ku flitet për zgjedhjet lokale të 2011, ankthi në kampin socialist për Ramën dhe bisedat e bëra me analistë në studiot televizive ditari politik ??? TIRANE PREÇ ZOGAJ (vijon nga numri i djeshëm) “Sandër Frangaj për Gani Bobin: More koqe, kush e ha këtë sondazh” Në studion e "Opinion" aty ku Basha dilte 18% përpara Ramës Lajmi Novela e tretë e librit te Zogajt u kushtohet zgjedhjeve vendore të 8 majit, kryesisht garës për bashkinë e Tiranës. Nga kjo novelë redaksia ka përzgjedhur për botim tri pjesë që do të botohen sot dhe në dy numrat në vijim Gjatë natës së njëmbëdhjetë majit duke e gdhirë dymbëdhjetakandidati demokrat Lulëzim Basha kishte kaluar përpara Ramës. Ime shoqe erdhi dhe ma tha teksa po matesha të ngrihesha nga shtrati për të filluar një tjetër ditë të perëndisë. Edhe pse jam konfuz në lidhje me besimin, kur hap sytë në mëngjes, gjithnjë më vjen në mendje një falënderimi i vjetër i gjyshes sime për Zotin që e kishte zgjuar edhe njëherë. Kë të falënderosh tjetër për mrekullinë e zgjimit! -Basha paska kaluar përpara gjatë natës! Lajmi sikur peshoi mbi falënderimin që po thosha, duke e kurbuar e këputur në mes. Ishte njëlloj si të më kishin hequr diçka rrëzëllitëse nga dora dhe mendja njëherësh; një rreth, një litar, një mirazh, diçka të tillë. Një copë herë ndenja pa folur, duke vështruar përmes derës së ballkonit konturet e zhytura në dritë të pallateve matanë. Ngjanin surealë, si vizatime me bojë uji, si hoje agu. Mirazhi në formë rrethi i falënderimit dha sërish shenja përftimi atje larg, por vështrimi im i nënshtruar e zhbëri. Më shkoi ndërmend një gjë e çuditshme: unë nuk kisha qenë në atë përleshjen e natës ku Basha kishte kaluar përpara. -Kemi djalin atje, ti nuk e merr me mend sa shumë mërzitet ai, - tha ime shoqe, duke mbytur një psherëtimë. Ja, këtë nuk e kishim llogaritur si duhet. Djalin. Të afërmit e mi shkonin gjithnjë më larg se unë në pozicionet politike që merrja. Kjo më mërziste mjaft, por s'kisha ç'bëja. Ata i merrte vala, ndërkohë që me përkushtimin e tyre pandehnin se më shërbenin mua. Nuk u shpjegoja dot se kalimet e mia nga një aleancë në tjetrën nuk ishin ende zgjedhje, por ikje, se nuk ndihesha në shtëpinë time politike as në PD-në e Sali Berishës, as në PS-në e Edi Ramës, por ishte nevoja për të mbijetuar politikisht, duke ruajtur bërthamën e individualitetit tim, ajo që më kishte hedhur herë në një anë, herë në anën tjetër. Nuk u shpjegoja dot, pra, se unë nuk isha njëqind për qind pro njërit dhe njëqind për qind kundër tjetrit. I lija ta kuptonin vetë sa të mundnin. Djali im, student në universitetin "La sapienza" në Itali, kishte qëlluar në Shqipëri gjatë fushatës. Socialistët e minibashkisë numër pesë, ku kishim shtëpinë dhe qendrën e votimit, e kishin ftuar të kryesonte grupin e tyre të vëzhguesve në KZAZ-në e famshme numër 49. Kishte pranuar dhe ishte përfshirë në fushatë thjesht për shkak të pozicionit tim. Por, duke u përballur me çiltërsi me sfidat e fushatës, ishte bërë luftëtar me zemër. Më kishte thënë se netëve kalonin orë të tëra duke diskutuar e debatuar me djem dhe vajza të orientimeve dhe simpative të ndryshme politike. Përkundër euforisë që sundonte në kampin rozë, ai më sillte vazhdimisht prognoza që flisnin për ekuilibër në Tiranë. "Ekuilibër? A e kupton ç'po thua, mos djalë"? Njihte shumë të rinj e të reja nga kampi demokrat, disa i kishte miq, frekuentonte mjedise plurale, të përzishme, hynte në PAB-e ku të rinjtë e konsiderojnë arkaike të demonstrojnë përkatësitë politike… Por ka gjithnjë shenja që tregojnë se çfarë kanë në zemër këta të rinj, për kë do të votojnë në zgjedhjet e afërta. "Nuk i ka mirë punët Rama", më thoshte mua, pa e ditur se unë kisha vështirësi ta çoja në PS kumtin e tij. Po mendoja për të, po mendoja se e kisha përfshirë në një tjetër humbje, nëse Basha, që kishte parakaluar gjatë natës, do ta ruante deri në fund epërsinë. "Do të humbasë një kandidat, do të fitojë një parashikim, jo keq për moshën që ka", po thosha me vete me atë prirjen time për të qëmtuar diçka pozitive apo komike në çdo lajm të keq. Pozitiviteti im sigurisht u lëkund kur pashë me sy në titrat e televizionit Neës 24 shifrat e përmbysjes, të cilën nata e kishte hedhur si një shpend të rrallë në mëngjesin e Shqipërisë. Ngjarja ishte vërtet sensacionale. Ishte hera e parë pas njëmbëdhjetë vjetësh që Rama parakalohej nga një rival i tij gjatë procesit të numërimit të votave. Demokratët nuk kishin dashur gjë tjetër, veçse t'i dilnin njëherë përpara, veçse të regjistronin një garë të hapur me të, me rezultat të ngushtë, duke thyer kësisoj një tabu shumëvjeçare. Kaq u mjaftonte për të pohuar se kandidati i tyre Lulëzim Basha e kishte ndryshuar historinë e zgjedhjeve në kryeqytet, pas një dekade të dominimit absolut të kryebashkiakut Edi Rama. Më mori në telefon im bir për të më pyetur, më saktë për t'u siguruar: A ishte e vërtetë se Basha kishte parakaluar gjatë natës? Qendra e tij e numërimit në minibashkinë numër pesë ishte bastioni rozë i kryeqytetit. Atje nuk bëhej fjalë për ndonjë përmbysje në favor të Bashës. Por pesa nuk mund të mbushte gjithë gropat e minibashkive të tjera. Ky ishte problemi. I thashë "po" dhe shtova të mos u shqetësohet. Rama do ta rifitojë gjatë ditës kryesimin, për ta humbur sërish gjatë natës dhe kështu deri në fund. Nata është e Bashës, dita është e Ramës. Si përfundim, nëse pesa nuk na pret në besë, Rama do të fitojë. * * * Ndjeva ndërkaq në telefon, ashtu siç edhe e prisja - ndoshta prandaj kisha folur si magjistar - të qeshurën e qetë e të çiltër të tim biri, përfytyrova përndritjen që merrte fytyra e tij kur qeshte pa të keq, argëtueshëm, pastër. Ashtu e mirëpriste dhe njëkohësisht e ironizonte të atin, historinë e tij, historinë Vibronte një si ethe e pazakonshme rreth e rrotull, pas pak u mor vesh se Aleksandër Frangaj, pronari i televizionit “Klan”, ishte befasuar dhe madje zemëruar me rezultatin paraprak që kishte nxjerrë “Gani Bobi”: 63 për qind Basha, 35 për qind Rama. Në foto: Lulzim Basha gjatë fushatës për kryetarin e bashkisë së Tiranës Në foto: Preç Zogaj dhe Aleksandër Frangaj gjatë një debati në emisionin “Opinion” në TV Klan
6 E shtunë, 12 janar 2013 POLITIKE Arben Malaj: Lista e deputetëve të PS, nga anëtarësia Deputeti i PS Arben Malaj në njëintervistë mediatike argumenton se listat e deputetëve për zgjedhjet parlamentare të 2013 duhet të hartohen me përfshirjen edhe të anëtarësisë së PS. Malaj mbështet mendimin edhe të dy ligjëvënësve të tjerë socialistë se listat, nuk mund të hartohen bazuar në mendimin e lidershipit të PS, por duke marrë edhe mendimin e anëtarësisë së thjeshtë dhe strukturave të partisë. Sipas Malajt argumentimet që vijnë nga deputetë të ndryshëm të selisë rozë, nuk duhen marrë si diçka negative por si një vlerë që socialistët i dallon nga mazhoranca, ku nuk ka asnjë lloj debati. Ka ardhur koha që të krijohen grupe pune me njerëz të kualifikuar, kjo e pasuar me demokraci të brëndëshme. "Shtyllat kryesore të fushatës së PS duhet të jenë detajimi i programit e mënyra se si do qeverisë PS, ndryshe nga demokratët, tha ai. Deputeti socialist ndër të tjera, vlerëson si jo kategorik refuzimin e ftesës që kreu i opozitës Edi Rama i ka bërë LSI për koalicion në zgjedhjet e 23 qershorit. Malaj tha se PS mbetet i hapur për aleanca duke përfshirë edhe LSI, e cila aktualisht është në koalicion me mazhorancën. Në konferencat e shtypit shfaqet baneri, faqja funksionon www.denoncoj.com website bosh i PS Në website shfaqen vetëm dy dosje denoncimi Lajmi Deputetët e PS denoncojnë dokumente qeveritare, por në website shfaqen vetëm dy dosje: ajo e reklamave qeveritare dhe trafikut të armëve. Askush nuk kujdeset për këtë "pronë" të PS ??? TIRANE Dule: "S'fsheh kombësinë, jam krenar për të" Partia Socialiste Greqi: “Jo nacionalizëm, po e vuajmë në kurriz” ??? TIRANE Ndaj deklaratave nacionaliste në tëdyja anët e kufirit ka reaguar PS, dega Greqi që akuzon se po e vuajnë emigrantët. Që nënvizon se më 5 Janar, në doganën e Kapshticës 5 autobuzë të linjës Shqipëri-Greqi prisnin në radhë nga ora 10 e mëngjezit (ora e arritjes së autobuzit të parë), e deri... nuk e dimë se kur. Policët grekë shumë të "sjellshëm", lejuan të kalojë vetëm një autobus, në të cilin udhëtonte një fëmijë i sëmurë me teperaturë. Në orën 5 të pasdites, autobuzet e tjerë ngelën prapa. Nga dëshmitë e pasagjerëve, konkludon se policët i vulosnin pasaportat dhe pa asnjë arsye konkrete i linin në cep. Rezultati: Qindra njerëz të presin me orë të tëra në rradhë. Dhe kjo, sepse ne si popull i dhamë dhe vazhdojmë t'i japim rëndësi disa deklaratave kokëboshe të "Agimit të Artë". Dhe, më e keqja është se vazhdon kjo luftë e ftohtë e deklaratave, si nga pala nacionaliste greke, ashtu dhe nga pala shqiptare. Si gjithmonë, pasojat janë në kurriz të emigrantëve që jetojnë në Greqi. Më në fund, le të mendojmë me mendje të pastër që "Agimi i Artë" dhe, cilado tjetër parti nacionaliste ka si qëllim pikërisht lulëzimin e kësaj klime kaq të keqe. "Nuk e dimë sa tifozë dhe anëtarë të "Agimit të Artë" janë pjesë e administratës publike greke. Kështu jemi menjëherë të ekspozuar përballë një klime nacionaliste dhe raciste, e në të njëjtën kohë, pa shumë deklarata dhe bujë, ashtu sicc ndodhi me doganën e Kapshticës. Ju që jepni leksione nga gazetat dhe facebook, nuk provuat të jeni në rradhë nga 15 orë, me fëmijë të vegjël, në të ftohtë, në vapë, në shi, apo borë. Nuk besoj se ju interesojnë kaq shumë kufijtë e Shqipërisë dhe të Greqisë, vetëm në rast se keni interesa dhe pretendime tuaja personale. Prandaj, ju lutem me zjarr, le të pushojë kjo luftë e ftohtë "idiote" nëpërmjet nacionalistëve grekë dhe shqiptarëve në përgjithësi. Emigrantët nuk durojnë dot më në kurrizin e tyre pasojat e kësaj politike të jashtme destruktive dhe aspak diplomatike", përfundon deklarata e PS dega Greqi. Denoncimi Në sitin zyrtar të www.denoncoj.com ka kohë që nuk është vendosur asnjë prej denoncimeve të partisë Socialiste ndaj korrupsionit, duke u mjaftuar vetëm me deklaratat e Ballës apo të Braçes kundër qeverisë. Pavarësisht se qëndron hapur, ky site nuk shërben për qytetarët. Në katin e parë të selisësë Partisë Socialiste,aty ku është vendosur foltorja e konferencave për shtyp, është një baner i madh në të cilin thuhet me gërma të mëdha: KORRUPSIONI-E la më keq se ç'e gjeti! Analogjia dukshëm ka të bëjë me qeverisjen deri në vitin 2005, e cila në kohën e qeverisjes së Fatos Nanos, u akuzua jo vetëm nga Berisha, atëherë lider i opozitës, por edhe nga vetë struktura brenda partive opozitare, ku më e dukshme dhe më aktivja, ka qenë lëvizja "Mjaft". Menjëherë pas disa grafikave që janë për efekt kamerash dhe pamjeje të publikut, në atë baner me ngjyrë blu (që sipas thënieve në selinë rozë tregon se është vendosur enkas blu për të treguar se korrupsioni është blu, pra në ngjyrën zyrtare të Partisë demokratike) është vendosur po me të madhe një website: www.denoncoj.com. Presupozohet, se në këtë site zyrtar, do të duhet të vendosen të gjitha denoncimet e bëra nga Partia Socialiste. Mendohet, se ky site, që në momentin e hapjes së tij siç na sqaron ndonjë zyrtar që do të mbetet anonim në PS, duhet të ishte mbushur me materiale korruptive, me atë që në sloganin kryesor të selisë rozë titullohet: E la kë keq se ç'e gjeti. Që do të thotë, në këtë site, që tashmë ka për autor Partinë Socialiste në opozitë, media, dhe jo vetëm, por të gjithë ata që janë përdorues të internetit, do të duhet të shikonin çdo lloj denoncimi për aferë korruptive. I konceptuar ndryshe, ky website të krijon mundësinë që çdo qytetar, nëse ka ndonjë provë korrupsioni, mund ta bashkëngjisë në këtë website. Mund të shkruaj emrin, mbiemrin, të vendosë aty dokumentet që ka, e mandej, të shkruaj ndonjë koment. Që në fakt të duket tip ëebsite si wikileaks. Por asgjë nuk ndodh. Website-in e PS nuk e shikon askush. Aty janë vendosur vetëm dy dosje korrupsioni, dhe ato janë shumë shumë të hershme, që nga shtatori a tetori i vitit të kaluar. Eshtë pikërisht dosja e pretenduar e PS për abuzime me fondet e reklamave shtetërore, mënyra sesi këto reklama u jepen vetëm mediave që kanë profil dukshëm qeveritar, që nga koha kur Eduard Shalsi, deputet i kësaj partie dilte në konferenca për shtyp, dhe dosja e dytë dhe e fundit, është ajo e abuzimit për çështjen e tregtisë së Armëve dhe fishekëve, që mbahet mend që nga koha kur Erion Braçe dilte në të njëjtën foltore në selinë rozë. Mandej, asnjë informacion më shumë. Dhe asnjë dosje tjetër. Zyrtarë të zyrës së shtypit, të pyetur për këtë çështje, thonë se për website nuk është se duhet të kujdeset një njeri i veçantë, por janë qytetarët që denoncojnë. E në momentin që qytetarët nuk denoncojnë, aty nuk ka asnjë provë. Por logoja www.denoncoj.com, është aty e hapur për këdo që do të japë e të marrë informacione. Shumë qytetarë, shprehen edhe në ëebsite të ndryshme të zhgënjyer për mënyrën sesi vendoset një slogan, i cili në fakt, nuk ka asnjë lloj vlere dhe funksioni, kur në baner, mund të ishin vendosur të dhëna të rëndësishme që në fakt kanë të bëjnë me korrupsionin. Madje, Taulant Balla del pothuajse përditë përpara këtij baneri duke denoncuar atë që PS e konsideron si abuzime të fëmijëve të Sali Berishës. Për këtë dosje, asnjë material nuk është vendosur në sitin zyrtar të shpallur nga Partia Socialiste. Deputeti dhe kreu iPBDNJ, Vangjel Dule i përgjigjet me anë të një letre websites, që shkroi lidhur me fshehjen e kombësisë greke nga 4 deputetë të Kuvendit shqiptar. "E vetmja marrëdhënie që kam me atë tekst, është fakti që aty shkruhet për personin tim. Kjo vërtetohet lehtë dhe nga fakti që ditëlindja dhe e-maili im të botuara në CV, s'përputhen me realitetin", sqaron Dule. Më tej ai shkruan në formë pyetjesh: "A mund ta fsheh unë origjinën time, të cilën prej vitësh e deklaroj publikisht brenda dhe jashtë Parlamentit? A kam arsye ta fsheh origjinën time, për të cilën jam krenar?" Kryetari i PBDNJ dhe deputeti i Parlamentit shqiptar, Vangjel Dule përfundon duke thënë se asgjë nuk e largon atë nga përgjegjësia për neglizhencën rreth asaj që shkruhet në CV. Për dosjen “Argita”, asnjë material nuk është vendosur në sitin zyrtar të shpallur nga PS Kapshtica
21E shtunë, 12 janar 2013 KULTURE botimi i tij me vizatimet, fotografitë dhe analizat e pikturës e ngjyrës e llaçrave etj. Të tillat mungojnë që në kohën e luftës kundër fesë. Sot mungojnë më kushte e mosluftës kundër fesë. Ka qenë në listën e monumenteve të kulturës kisha e Shën e Premtes? Mos harroni që në ‘67-ën studimi i monumenteve të kultit ndodhej në kushte të vështira, një pjesë u hoqën nga mbrojta shtetërore, u prishën. Kisha e Shën e Premtes ka qenë që në ‘48-ën Monument Kulture dhe ka ligj për t'i mbrojtur. Ka qenë gjithmonë PËRFAQËSUES të Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore protestuan dje para Ministrisë së Kulturës për të kërkuar dorëheqjen e drejtuesit të këtij institucioni, Aldo Bumçi. edhe pas prishjes së kishave në ‘67-ën. Dhe ka ligj që të dënon për shpërdorim detyre kur nuk gjen mundësi për t'i mbrojtur. Cili ka qenë kontakti juaj i parë me pikturën e Onufrit? Ka qenë në Shelcë. Atje ka një kishë me një arkitekturë më të përsosur, sepse kisha e Valëshit është e thjeshtë, dëshmi e kohëve të vështira dhe shpjegohet edhe me arsyen që të mos binte në sy të sunduesve osmanë. Ndërsa piktura ishte e lirë dhe tregonte nivelin e asaj qe mundej te bëhej. Artisti në këtë rast të bënë përshtypje sepse të bënë përshtypje niveli artistik i realizimit. Ndryshe nga klishetë e artit bizantin. Ka nivel më të lartë piktura e Onufrit? Arti i kësaj periudhe ishte sipas një skeme të paracaktuar, por kishte skena të lira si një bari që ai e shikonte për ditë apo dhe figurat tradicionale të pikturës kishtare, ashtu si tek, Onufri ka shumë vlera individuale artistike që janë evidentuar nga studiuesit e ndryshëm. Çfarë duhet bërë? Duhet të ndajmë mendjen se dhe si duhen mbrojtur monumente e kulturës. Për këtë rast konkret shteti duhet të aktivizoj agjencitë e specializuara, veç policisë kriminale, për të hetuar këtë atentat ndaj kulturës shqiptare dhe shqiptarizmës, për të parandaluar përsëritjen që mund t'i shkaktoj në të ardhmen shqetësime shoqërisë shqiptare. Shteti shqiptar duhet ta studioj në themel gjendjen e monumenteve të kulturës dhe të institucioneve që merren me mbrojtjen, restaurimin dhe studimin e tyre, mjetet financiare e personelin e tyre dhe kërkimet albanologjike në përgjithësi. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një kthesë rrënjësore të drejtimit, organizimit, e mbështetjes së tyre në dobi të kulturës kombëtare, përpara se të jetë vonë. Askush nuk do ta fali nesër indiferencën. Protestat Për fat të keq me sa di unë edhe OJQ-të janë ose konsiderohen blu ose të kuqe. Kjo është dhe fatkeqësia që shpërfillen, apo dhe më keq akoma kritikohen. Jeta është politizuar më shumë se sa nevojitet dhe me armiqësi. MINISTRI REAGON PAS PROTESTËS Bumçi: Nuk i ruajmë dot monumentet me armë Dëmtimi i afreskut të pikturuar ngadora e Onufrit në vitin 1554, ngjalli reagime të ashpra mes intelektualëve dhe Forumit të Mbrojtjes së Monumenteve. Madje përfaqësues të Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore protestuan dje para Ministrisë së Kulturës për të kërkuar dorëheqjen e drejtuesit të këtij institucioni, Aldo Bumçi. Ministri i Kulturës nga ana tjetër dje në një konferencë ka pohuar se akti kriminal i ndodhur në kishën e Shën e Premtes, ka dëmtuar rëndë pikturën murale "në mënyrë të pakthyeshme". Reagimi i Ministrit Bumçi ka ardhur një orë pas reagimit nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, duke iu kundërpërgjigjur këtij forumi. Bumçi pasi shprehu shqetësimin për afreskun, e ka akuzuar forumin e mbrojtjes si pseudo-forum duke cituar se kur u vodhën pikturat e Vangjush Mios në Galerinë e Artit në varësi të Bashkisë Korçë, "presudo-forumi heshti dhe nuk kërkoi dorëheqjen e Kryetarit të Bashkisë". Pas këtij reagimi Ministri Bumçi dha detaje në lidhje me skandalin e dhunimit të afreskeve murale të Onufrit në kishën e Shën Premtes në Valësh të Elbasanit. Kërkesës së forumit për dorëheqjen ministri Bumçi i përgjigjet se "Kërkesa për dorëheqjen është e drejtë civile. por kjo se ndihmon debatin. Nëse vidhet xhamia e Ethem Beu mund të akuzohet ministria?!" Ministri i Kulturës bëri përgjegjëse dhe autoritetet fetare. "Nuk mund të mbrojmë çdo kishë e xhami." Bumçi ka hedhur akuzua të tjera për Forumin duke u shprehur se: "Ata nuk kanë asnjë lidhje dhe nuk kanë nxitur asnjë debat dhe asnjë ide. Kanë pasur postet më të larta ekzekutive në çështjen e trashëgimisë gjatë qeverisjes socialiste dhe nuk kanë nxitur asnjë debat". Pas kësaj deklarate ministri i Kulturës Bumçi u shpreh për pamundësinë e MTKRS-së për të ruajtur monumentet me roje dhe polic me armë. " "Kisha është thyer për t'u vjedhur" dhe rrënimi nuk ka lidhje me "mungesën e vëmendjes së shtetit", "Nuk mund të mbrojmë çdo kishë e xhami", u shpreh Bumçi. “Nëse nuk i ruajnë dot të lënë zyrat dhe të ikin” FORUMI THIRRJE BUMÇIT Forumi i Mbrojtjes së TrashëgimisëKulturore mbajti dje një protestë paqësore përpara Ministrisë së Kulturës, për të denoncuar dorëzimin e kësaj Ministrie përballë situatës dramatike ku ndodhet Trashëgimia Kulturore. Anëtarët e këtij forumi theksuan se ngjarja e fundit ku janë dhunuar afresku i Onufrit në kishën e Shën Premtes në Elbasan është kulmi i dëmtimeve të kësaj Trashëgimie Kulturore. Artan Lame u shpreh se shteti nuk duhet të fshihet por duhet të mbajë përgjegjësi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. "Nëse ministria deklaron që nuk është e aftë të ruajë monumentet më mirë të largohen nga zyrat dhe të japin dorëheqjen". "Shteti të hapte letra dhe të mos fshihet se vjedhja ka ndodhur në 30 dhjetor. Fakti që Ministria deklaron se janë shumë monumente të shpërndara nëpër Shqipëri, nëse nuk i ruajnë dot të lënë zyrat dhe të ikin. Ministri është betuar kur ka marrë detyrën por nuk po ruan asnjë trashëgimi kulturore", shprehet Lame. Lame tregon se denoncimi i kësaj masakre është bërë nga ish-roja i kishës. "Ka pasur një sistem rojesh që në kohën e Enver Hoxhës, që u prish më vonë dhe u vu prapë. Ky sistem rojesh u shkatërrua në 2006-2007 dhe tani Ministria thotë se po punomë për vendosjen rojës. Objektet me këtë vlerë kulturore numërohen me gishta, nuk janë më shumë se 20 apo 30. Nuk ka aftësi shteti t'i mbrojë, nëse nuk i mbrojnë dot të japim dorëheqjen, deklaroi Lame. Ndërsa Auron Tare, u shpreh dje në protestë se ka denoncuar disa herë në Ministri për dëmtimet e trashëgimisë kulturore. Tare theksoi se javën tjetër ky forum do të paraqesë një zgjidhje për ruajtjen e monumenteve të kulturës. Nuk kemi kërkuar takim me Bumçin. Forumi protestoi edhe për çështjen e kalave që qeveria donte t'i jepte në koncesion. I kemi rezauruar takimet me Bumçin, pasi trashëgimia kulturore po shkatërrohet dhe nuk ka asnjë reagim nga kjo ministri. kam denoncuar 14 dëmtime në zonën e Sarandës dhe Bumçi nuk bën asgjë. Më tej Auron Tare sqaron se "Onufri nuk është as i PS dhe as PD, por është i shqiptarëve dhe të mos kesh mundësi ta ruash Onufrin është një krim". Afresku i Onufrit në kishën e Shën e Premtes pamja pas demtimit Ministri Aldo Bumçi, dje në konferencën për shtyp Protesta përpara ministrisë së Kulturës
3E shtunë, 12 janar 2013 POLITIKE ??? TIRANE PETICIONI MAJ 2010 Në Teatrin Kombëtar iOperës dhe Baletitështë shpërndarë dje një peticion me natyrë të politizuar për të gjithë artistët, të cilët pavarësisht bindjeve të tyre duhet ta firmosnin. Peticioni ishte hartuar kundër Qëndrimit të Partisë Socialiste për votimin e tre ligjeve që kërkonin shumicën në parlament e që nuk u votuan. Dje nga shumica e artistëve ne konfirmuan ekzistencën e këtij peticioni. Mexosopranoja Manjola Konjari një nga emrat që kishte firmosur, edhe tha se ajo vetë nuk e ka firmosur këtë peticion, nuk mohoi ekzistencën e tij. Manjola Konjari u shpreh se "Për çfarë peticioni e ke fjalën. Ne akoma nuk e kemi firmosur, por peticioni ishte për të mirën tonë, në të mirën e artistëve. Artistët firmosin se dëshirojnë të hyjnë në BE". Po ashtu një tjetër artist që ka hedhur firmën, baritoni Ylber Gjini u shpreh se "unë nuk e kam firmosur, por e kanë firmosur artistë e tjerë", duke refuzuar të flasë me tej për natyrën e këtij peticioni. Burimet brenda këtij institucioni na siguruan se Ylber Gjini dhe Manjola Konjari e kanë firmosur këtë peticion. Burimet konfirmojnë se disa nga artistët që kanë firmosur peticionin në fjalë, janë Enada Hoxha, Irini Nikolla, Rexhep Çeliku, Irini Qiriaqi, Sabahet Vishnja, Mirush Kabashi, etj. Së paku këta janë emrat që mësuan se kishin firmosur përgjatë paradites së djeshme. Dy artistet e njohura këngëtarja Irini Qiariqi dhe sopranoja Irini Nikolla nuk pranuan të japin asnjë prononcim për median. Ndërsa valltari i njohur Rexhep Çeliku edhe pse kolegët na siguruan se kishte hedhur firmën dhe e kishin parë mirë në fletë, u shpreh dje se "unë nuk kam firmosur, por kanë firmosur artistët e tjerë. Mirë kanë bërë. Gjë e mirë ishte ajo që kërkohej nga ne, nuk kishte ndonjë të keqe". Pohimet e këtyre artistëve vetëm sa konfirmuan INTELEKTUALËT QË FIRMOSËN PËR PD-në NË 2010 ARTISTËT, EDI RAMËS: JO GRËVE URIE HIQE PRITËN Mëse dy vite më parë, në 10 maj 2010, 41 intelektualë i nisën një letër kreut të PS-së, Edi Rama që të ndalte grevën e urisë të nisur që nga fundi i prillit. Në letrën e hapur, 41 artistët kërkonin që të mos prekej liberalizimi i vizave dhe në mënyrë simbolike kërkojnë “heqjen e pritës” nga kreu i opozitës. “Zoti Rama, hiqeni pritën! Lërini shqiptarët të mbërrijnë në shtëpi!”, niste letra e hapur e firmosur nga artistë si Mirush Kabashi, shkrimtari Fatos Kongoli, Tinka Kurti, Drita Pelingu, Margarita Xhepa, Elvira Diamanti, Myfarete Laze, Amik Kasaruho etj. DISA PREJ FIRMËTARËVE ? Manjola Konjari Mexosopranoja ? Ylber Gjini bariton ? Enada Hoxha primabalerinë ? Irini Nikolla soprano ? Rexhep Çeliku valltar ? Irini Qiriaqi këngëtare ? Sabahet Vishnja këngëtare ? Mirush Kabashi aktor ekzistencën e një peticioni të tillë, por asnjeri prej tyre nuk guxonte të jepte një prononcim ose të tregonte që kishte hedhur firmën. Ç'është ky peticion misterioz. Duke bërë të gjitha përpjekjet për të gjetur një shkresë zyrtare, nuk e patëm të lehtë, sepse opera dje nuk kishte në zyrën e saj për herë të parë sekretaren, e cila na njoftoi se "kam marrë leje për një problem personal". Ndërkohë drejtori i TKOB-it, z.Zhani Ciko, që gjithashtu mungonte në zyrë, i pyetur nga Shqiptarja.com me telefon për përmbajtjen e këtij peticioni, e mohoi ekzistencën e tij. "Nuk e di për çfarë e keni fjalën. Nuk kemi pasur asnjë shkresë zyrtare. Nuk e di kush e ka nxjerrë këtë peticion. Nuk ka dalë nga ne. As nuk di për çfarë peticioni bëhet fjalë", tha Ciko. Njëra prej artisteve, e shqetësuar për vendin e punës (lutet mos t'i themi emrin), pranoi që e kishte firmosur këtë peticion. E shqetësuar pas këtyre ngjarjeve, kur mësoi se të tjerët e fshehin këtë akt firmosjeje, ajo tha se "Unë nuk e kuptova mirë përmbajtjen, por m'u duk përmbajtje e mirë për ne. Bënte fjalë për hyrjen në BE. Ne artistët nuk marrim vesh shumë nga politika". Çfarë fshihet pas këtij peticioni me urdhër firmosjeje dhe çfarë fshihet pas frikës për të folur për këtë akt. Artistët të shqetësuar për vendin e punës, ju shmangën të gjitha prononcimeve për median, por me sa duket nuk e kanë ditur që s'duhet të tregonin edhe për faktin që ka ekzistuar peticioni, i cili mohohet nga Zhani Ciko, drejtori i TKOB-it. Drejtori i TKOB, Zhani Ciko mohon peticionin Artistët firmosin për vendin e punës Firmëtarët, frikë për folur: S'marrim vesh nga politika E pyetur nga Shqiptarja.com,aktorja Olta Gixhari pranoi brëmë se kishte firmosur peticionin: “Po është e vërtet e kam firmosur një peticion të tillë, por fakti që e kam firmosur nuk do të thotë që e kam bërë se kam një pozicion të caktuar politik, por thjesht sepse mendova që ky peticion do të ishte në të mirë të vendit tonë. E pyetur si ishte bërë pjesë e këtij grupi, aktorja Olta Gixhari ka thënë se i ishte bërë një ftesë nga Kuvendi dhe më pas ishte njohur me të. “Mu bë një ftesë nga Kuvendi, patëm një takim me persona që nuk jam e autorizuar t'i them, diskutuam dhe më pas firmosa”. OLTA GIXHARI “Mu bë një ftesë dhe pastaj e firmosa peticionin” Frika Artistët të shqetësuar për vendin e punës, ju shmangën të gjitha prononcimeve për median, por me sa duket nuk e kanë ditur që s'duhet të tregonin edhe për faktin që ka ekzistuar peticioni ? Mirush Kabashi Artist i Popullit ? Agim Krajka Mjeshtër i madh ? Irini Qiriako Këngëtare, Mjeshtre e Madhe ? Skender Kamberi Piktor, Artist i Popullit ? Fatos Kongoli Shkrimtar ? Agron Aliaj Koreograf, Artist i Popullit ? Drita Pelingu Aktore, Mjeshtre e Madhe ? Nestor Jonuzi Piktor, Artist i Popullit ? Tinka Kurti Artiste e Popullit ? Luiza Papa Artiste e Merituar ? Edmond Tupja Përkthyes, Profesor ? Dhimitraq Orgocka Regjisor, Artist i Merituar ? Margarita Xhepa Artiste e Popullit ? Guljem Radoja Artist ? Ali Oseku Piktor i Popullit ? Armaldo Kllogjeri Tenor i njohur në skenat botërore ? Marjana Leka Soprano ? Etleva Golemi Soprano ? Gerti Vaso Solist i TOB ? Lili Cingu Mjeshtre e Madhe ? Anila Zajmi Piktore ? Genc Shkodrani Piktor ? Buron Kaceli Piktor ? Rexhep Çeliku Mjeshtër i Madh ? Orjon Shima Piktor ? Zerina Kuke Artiste ? Zhani Ciko Mjeshtër i Madh ? Elvira Diamanti Aktore ? Xhelal Tafaj Artist, Urdhri "Naim Frashëri i Artë" ? Lajla Agolli Kompozitore ? Ylber Gjini Bariton ? Myfarete Laze Këngëtare ? Suela Konjari Aktore ? Perikë Gjezi Aktor ? Helga Saraçi Valltare ? Genc Përmeti Piktor ? Sabahet Vishnja Këngëtare ? Donika Çili Pianiste ? Manjola Konjari Mezo soprano ? Ardian Isufi Piktor ? Amik Kasaruho Shkrimtar, përkthyes ? Olta Gixhari Këngëtare Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit Topalli në Tropojë: 23 qershori do jetë fundi i Edi Ramës Kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetarjae demokratëve, Jozefina Topalli deklaroi se maxhoranca aktuale shkon drejt zgjedhjeve me premtime të mbajtura. Gjatë ceremonisë me rastin e 22-vjetorit të themelimit të PD në Tropojë, Topalli u shpreh se fitorja e së djathtës më 23 qershor do të jetë e thellë. "Në mandatin e ardhshëm shqiptarët do të bëjnë të mundur që të heqim pritën e fundit të pabesisë që Edi Rama ka vendosur përpara ëndrrës së shqiptarëve. Ajo është prita e fundit dhe fundosja e njeriut që tenton të pengojë ëndrrën tonë për t'u bashkuar me familjen evropiane", tha Topalli. Ajo tha gjithashtu se PD në mandatin e ardhshëm do të vazhdojë projektet madhore për një Shqipëri edhe më të zhvilluar. "Sigurisht që kemi qenë me fat dhe për këtë të parët, krenarë duhet të jeni ju e jeni ju. Është për shkak të Sali Berishës që ky vend ka ecur, është për shkak të këtij burri kombi që ky vend është transformuar, është për shkak të tij që kjo parti në 22 vite pluralizëm ka 13 vite në pushtet, që punon, që e konsideron mision ndryshimin. Por ne do ta bëjmë 17 vjet, 21 vjet e shumë të tjera që do punojmë, sepse ne duam një Shqipëri të zhvilluar, një Shqipëri që ecën përpara" tha Topalli. Olta Gixhari
E-mail: thashethem@shqiptarja.com THASH THEM& WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com VITI II, NR. 2 E shtunë, 12-01-2013 MODELJA Anxhela Anxhela Martini gjithnjë provokuese JA ÇFARE DO TE GJENI NE EMISIONIN “KASKETA” Fytyra e re e Fytyra e re Partisë Demokratikertisë Demokratik Zëdhënësja e fejuara e fejuarae nipit të Shefqet Peçit SeldiSeld & Sinani pritje & Sinani pritje madhështore madhështore në Australinë Austral LAURA VORPSIBesi dhe Xhensila më Besi dhe Xhensila më të dashuruar se kurrëtë dashuruar se kurr Jeta Faqolli, këngëtarët Jeta qolli, këngëtarët të kenë profesion të dytë Çifti ka preferuar t`i kalojë festat e fundvitit pranë familjarëve të tyre në Amerikë dhe Kanada “S`mundem të fal”, videoklipi më i ri i publikuar nga artistja, i cili vjen si dhuratë për fansat e saj PUSHIMET KASTRO ZIZO
23E shtunë, 12 janar 2013 SPORT HOROSKOPI Dashi Mërkuri do jetë i pozicionuarshumë mirë sot në jetën sentimentale të çifteve. Ka rrezik që beqarët të nisin aventura të cilat shumë shpejt do i zhgënjejnë. Demi Jupiteri do jetë planeti më i favor-shëm për jetën sentimentale gjatë kësaj dite. Do takoni lumturinë dhe do përjetoni emocione teë mëdha. Beqarët duhet ta dini që çdo njeri ka personalitetin e vet. Binjakët Gaforrja Asnjë planet nuk do influencojësot në jetën tuaj në çift. Nëse monotonia e ka pushtuar atë, bëni çmos ta ndryshoni pa qenë vonë. Disa do flasin më hapur për disa sekrete të së kaluarës. Luani Jeta në çift do jetë shumë e mirëgjatë kësaj dite. Komunikimi nuk do rreshtë për asnjë moment dhe nuk do lindin mosmarrëveshje me partnerin. Nëse jeni vetëm, duhet të bëni ende pak durim. Virgjëresha Venusi do e ndricojë jetën tuajgjatë kësaj dite dhe kënaqësite që do merrni do jenë më të mëdha. Nëse do iu duhet të merrni vendime të rëndësishme mos ngurroni. Peshorja Marrëdhënia juaj me partnerinka rrezik të mos jetë ashtu si duhet gjatë kësaj dite. Do tregoheni kokëforte për disa gjëra dhe nuk do bëni lëshime. Dijeni se ju keni për të humbur më tepër. Akrepi Pas një periudhe jo shumë tëqëndrueshme për jetën tuaj në çift, sot gjithçka do fillojë të stabilizohet. Do i shtoni dozat e komunikimit me partnerin dhe do flisni hapur për gjithçka. Shigjetari Nëse jeni në çift, partneri do iumbajë në pëllëmbë të dorës gjatë kësaj dite. Gjithçka qe iu doni do iu plotesohet. Do ndiheni si në ëndërr. Edhe beqarët do kenë fat. Bricjapi Marrëdhënia me partnerin do thel-lohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Ata që kanë kohë bashke do mendojne të fillojnë një bashkëjetesë. Beqarët do iu rëndoje më shumë se kurrë vetmia. Ujori Ata që janë në çift do arrijnë disaherë në ekstaze gjatë kësaj dite. Disa mund të mendojnë edhe ndonjë fejesë apo mund ta zyrtarizojne lidhjen tashmë prej shumë kohësh. Peshqit Edhe pse do keni disa debate të vogla sot me partnerin, çdo gjë do kalojë sa hap e mbyll sytë. Në mbrëmje klima do jetë edhe më e ngrohtë. Takimet sentimentale të beqarëve do jenë të shumta. Jeta sentimentale e çifteve do jetë shumë e qetë sot. Megjithatë kjo nuk do të thotë që marrëdhenia me partnerin nuk do jetë e mirë. Pasioni vërtet do mungojë por ndjenjat do jenë të forta. Topi i Artë ??? TIRANE Ja e vërteta e votimit për Lionel Mesin Pas shpalljes si futbollisti më imirë i vitit 2012 të Lionel Mesit nga FIFA, rrjeti mediatik Al Jazeera ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me mënyrën e numërimit të votave që e nxorrën në krye të listës së më të mirëve përballë Ronaldos dhe Iniestës. Dyshimi i rrjetit mediatik lidhet me faktin se një pjesë e votave nuk kanë shkuar në destinacionin e përcaktuar nga votuesit. Për të ilustruar hipotezën e ngritur, Al Jazeera merr disa shembuj. Mbrojtësi i Brazilit dhe PSG, Thiago Silvas u shpreh se votoi për Cristiano Ronaldon, por në faqen e FIFA-s, vota e tij i ka shkuar Messit. Kapiteni i Republikës Çeke, Tomas Rosicky zgjodhi Balotellin por zyrtarisht italiani nuk figuron në tre të përzgjedhurit e tij, pasi votat kanë shkuar për Mesin, Ronaldon e Van Persin. Sakaq, drejtori teknik i Zimbabëes, Matongorere deklaroi se nuk mori pjesë në votim, ndërsa në listën e FIFA-s shfaqet si kapiteni i kombëtares afrikane. Mbrojtësi qëndron te ekipi i Grojther Furthit Mavraj besnik: Kapiteni largohet i fundit nga anija "Vlerësoj ofertat, por nuk largohem” Lajmi Mbrojtësi i ekipit kombëtar të futbollit, Mërgim Mavraj është në objektivin e disa ekipeve në Bundesligën I gjermane, pas formës së mirë që po kalon me ekipin e Grojther Furthit. Por Mavraj ka mohuar se do të lëvize duke i premtuar besnikëri ekipit aktual që rrezikon rënien në kategorinë e dytë. Mavraj është kthyer në garanci maksimale dhe në ekipin kombëtar. ??? TIRANE DYLBER BALLA Mërgim Mavraj është futbollisti i ekipit kombëtar që poshkëlqen më shumë nga të gjithë legjionarët që luajnë jashtë Shqipërisë. Mavraj po kalon një formë shumë të mirë në ekipin gjerman të Bungesligës së I të Grojther Furthit. Kosovarit i është besuar shiriti i kapitenit nga drejtuesit e ekipit pas formës mjaft të mirë që ka kaluar duke u kthyer në një lider, jo vetëm në mbrojtje, por në të gjithë fushën. Qendër mbrojtësi është në qendër të vëmendjes nga shumë ekipe në kampionatin gjerman të futbollit, por edhe jashtë tij. Mavraj është të në krye të listës së dëshirave të drejtuesve të ekipit të Maincit në Bundesligë, por ka sirena edhe nga Italia. Te Mainci pas largimit të Kirshof te Bayerni i Mynihut drejtuesit janë në gjurmët e zëvendësuesit ideal të tij, i cili është qendërmbrojtësi kosovar. Por Mavraj ka deklaruar në një intervistë për gazetën e njohur gjermane "Bild" se nuk ka ndërmend që të largohet. "Nuk kam në plan që të largohem nga Grojther Furthi, këtu ndihem shumë mirë. Në këto momente jam përqendruar te ndeshjet e fazës së dytë të kampionatit për të marrë maksimumin për të shmangur rënien në kategorinë e dytë. Kemi lënë shumë pikë gjatë fazës së parë, sidomos në fushën tonë, ndaj duhet të rikuperojmë me patjetër terren. Unë jam kapiteni i ekipit dhe duhet të mendoj dyfish për të shmangur rënien. Falenderoj ekipet që janë të interesuara për shërbimet e mia, por zemra ime është e lidhur me Grojther Furthin, të paktën deri në fund të edicionit" shprehet Mavraj. Mbrojtësi ka një kontratë me Grojther Furthin deri në fund të sezonit 2013-2014. Me ekipin kombëtar të futbollit Mavraj ka rikthyer sigurinë në qendër të mbrojtje së bashku me Canën duke u bërë të pakalueshëm. De Biazi ka shumë besim te aftësitë e mbrojtësit të talentuar kosovar. Antonio Conte: Do ju këpusja kokën po të isha në dijeni Çmimi IFFHS: Ferguson më i miri i shekullit Instituti i Historisë dhe Statistikave të Futbollit ka përzgjedhur si trajnerin më të mirë të shekullit të XXI Sir Alex Ferguson. Skocezi ka arritur që të grumbullojë 180 pikë duke lënë në vendin e dytë Hose M o u r i n j o n . Ferguson është një legjendë te M a n c h e s t e r United, pasi në 26 vite te "Djajtë e kuq", ka fituar gjithçka duke filluar nga 12 titujt kampionë në Angli, 2 Champions League, 1 Kupë Kupash, 1 superkupë evropiane dhe dy kupa bote. Çmimi Van Persi e AVP më të mirët e muajit Robin Van Persi është shpallur si futbollisti më i mirë i muajit dhjetor në kampionatin anglez të futbollit pas paraqitjes mjaft të mirë që ka realizuar në fushë duke shënuar shumë gola të rëndësishëm. Për këtë arsye është shpallur më i miri i muajit. Madje, Ferguson shkon deri aty sa e cilëson si blerjen më të mirë të realizuar vitet e fundit. Ndërsa trajneri më i mirë është shpallur Andres Villas Boas i Totenhemit. Gazzetta Dello Sport" realizon një pjesëtë rrëfimit që trajneri ka bërë në prokurori për takimet që dyshohet se janë trukuar Bari-Treviso dhe Bari-Salernitana, ku mendohet se janë përfshirë plot 27 lojtarë. "Jam trajner dhe jo mik i lojtarëve. Asnjëherë nuk kam vënë re anomali kur trajnoja Barin. Nëse do të kisha zbuluar marrëveshje të lojtarëve pas ndeshjes, të mos keni as më të voglin dyshim se do t'u këpusja kokat" ka deklaruar Conte përpara prokurorëve. Dosja e hetimeve për ndeshjet e trukuara të Barit përfshinë shumë protagonistë, mes të cilëve edhe Ranocchia, Gazzi e Barreto, pasi akuzohen për moskallëzim të krimit sportiv. Ndërkohë që dosja pothuajse është mbyllur, polemikat akoma vazhdojnë në opinionin sportiv. Antonio Conte Mërgim Mavraj, mbrojtësi i ekipit të Grojther Furthit
2 E shtunë, 12 janar 2013 POLITIKE Deputeti i PS Ditmir Bushati: Ditar ngjarjesh të shëmtuara Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati në njëprononcim publik e quajti ditar me ngjarje të shëmtuara, paradën e zyrtarëve të shtetit kundër opozitës. Ai renditi disa nga zhvillimet e djeshme, si protestën kundër Linda Ramës, firmosjen e peticionit, reagimin e ministrit Bumçi për dëmtimin e afreskut dhe krizën në buxhetin e qeverisë për pagat: "Pushteti nxjerr në një të ashtuquajtur protestë disa kujdestare konviktesh që duan të hyjnë në një pronë private, por që tremben nga banorët e lagjes dhe kthehen mbrapsht ashtu siç e meritonin; 23 persona që e quajnë veten intelektualë firmosin kundër opozites me të njëjtin fjalor vulgar siç foli Jozefina sot në Tropojë!; Ministri i Shëndetësisë i bën reklamë pa para një biznesi privat dhe gjen zgjidhje me para në dore për çdo qytetar të zakonshem që do të kontrollohet për të parandaluar apo trajtuar në fazë të hershme tumoret; Ministri i Kultures, në vend që të japë llogari për dëmtimin e trashëgimisë kulturore dhe për faktin se nuk kishte asnjë platformë për mbrojtjen dhe zhvillimin e saj aq me teper ne kete përvjetor të pavarësisë, ndërsa Ministri i Financave bën lapsus mentum duke pranuar se ky eshte viti i fundit i ketij pushtetit'-shkruan deputeti Bushati. Kuvendi nis fushatën anti-opozitë si në maj 2010 Topalli sulm Edi Ramës me peticione artistësh Teksti i njëjtë si dy vite më parë: Rama hiq pritën! ??? TIRANE ARBEN RROZHANI ?PERGJIGJE ? Cilat janë tre ligjet që nuk janë votuar? Tre ligjet që ende nuk janë votuar nga Kuvendi, edhe pse ishin në axhendën e diskutimeve të ashpra mes partive politike për vitin 2012 janë ligji për Gjykatën e Lartë, projektligji për nënpunësin civil si dhe reforma parlamentare. ? Pse nuk arrijnë të votohen? Sipas Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, votimi i tre ligjeve kërkon votë të cilësuar, pra me 3/5 e deputetëve të Kuvendit dhe shumica parlamentare nuk i ka votat për t'i kaluar vetë, prandaj duhet konsensusi i opozitës. ? Pse nuk i voton opozita? Opozita ka vënë si kusht për votimin e këtyre tre ligjeve, njohjen e vendimit të drejtësisë për qarkun e Fierit. Gjykata ka vendosur që kreu i këshillit të qarkut në Fier, është përfaqësuesi i PS-së, Vangjel Ndreka, por PD është kundër dhe ka vënë një kryetar paralel. ? Ishin tre ligjet pengesë për statusin? Shqipëria nuk arriti të marrë statusin e vendit kandidat për në BE as vitin e shkuar, sepse sipas Brukselit, Shqipëria ka përmbushur vetëm 3 prej 12 rekomandimeve të Komisionit Europian. Sipas drejtorit për Zgjerimin, Stefan Fule, votimi i tre ligjeve nuk ka lidhje, sepse Shqipëria duhet të luftojë krimin, korrupsionin dhe të përmirësojë legjislacionin. PYETJE 1. Prof. Dr. Pal Xhumari 2. Prof. Arvin Dibra 3. Dr.Shkencave Mirela Xhafa 4. Prof. Xheladin Dracini 5. Dr.Shkencave Sajmir Heba 6. Prof.Dr. Silvana Bali 7. Prof. Dr. Hasan Hafizi 8. Lusianda Shkëmbi Mjeke 9. Dhimitraq Argjiri Mjek 10.Natasha Themeli Mjeke 11. Olta Gixhari Aktore 12.Llaqi Nako Baletmaester 13.Prof. Dr. Nora Çashku Pianiste 14.Arben Morina Piktor 15.Kristi Bello Kompozitor 16.Agron Tufa Shkrimtar, Drejtori i Institutit te Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit 17.Prof.Dr. Muharrem Dezhgiu 18.Visar Zhiti Shkrimtar 19.Prof. Salvator Bushati Akademik 20.Niko Xhaçka Mjeshter i madh i Sportit 21.Bujar Llapaj Dirigjent 22.Gezim Peshkepia ish-i burgosur politik 23.David Tukiqi Kompozitor LISTA E FIRMOSËSVE TË PETICIONIT ...peticione të artistëve dhe figurave për të treguar me gisht opozitën dhe kreun e saj Edi Rama, si pengues të afrimit të Shqipërisë me BE-në. Madje pa ndërruar as leksikun përdorur në peticionet, ku firmëtarë janë artistë të shquar që për fat të keq, detyrohen të firmosur për të mbajtur vendin e punës. Në 10 maj 2010, një grup prej këtyre artistëve firmoste një letër të hapur, ku kërkonte që opozita të ndërpriste grevën e urisë, që vendi të fitonte liberalizimin e vizave: "Zoti Rama, hiqeni pritën! Lërini shqiptarët të mbërrijnë në shtëpi! Mos u bëni antiheroi i radhës, i kohëve moderne! As ju nuk e vrisni dot destinin tonë!", mbyllej letra e artistëve. Në 10 janar 2013 letra e 23 artistëve që në fakt është letra e hartuar në zyrën e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, sipas zyrës së shqypit të Kuvendit, erdhi në Kuvend, bashkë me firmëtarët, intelektualë dhe figura të shquara dhe ky peticion thuhej se i dërgohej për dijeni edhe Kryetares së Kuvendit. "Ai që kërkon të na rreshtojë nga prapambetja, nga kulturat e pafrytshme dhe të padobishme, nga "as këndej e as andej", ai që do të bëjë lojën e vjetër e të fëlliqtë, aroma e së cilës na i ka qelbur livadhet e shpresës jo rrallë herë gjatë historisë sonë, ka për të fituar ndëshkimin e Zotit dhe të shpirtrave libertinë shqiptarë. Liria jonë s'ka çmim. Dinjiteti ynë duhet të jetë i pacenueshëm. Nuk mundet më të shihemi nga të tjerët si qytetarë të dorës së fundit. Kjo është fyese për fëmijët tanë. Këtë, ne nuk e falim. Ata nuk mund të rriten më me modelin fytyrështrembër të së kaluarës. Mjaft më! Z. Rama, hiqe pritën! Z. Rama lejo deputetët të votojnë 3 LIGJET!"-thuhet në peticionin e publikuar dje. Të njëjtin tekst, me të njëjtin leksik dhe madje me të njëjtën mbyllje, PD kishte shpërndarë edhe peticionin e firmosur nga artistët në 10 maj 2010, ku i bënin thirrje Edi Ramës, që të ndërpriste grevën e urisë, që vendi të merrte liberalizimin e vizave. "Na duhet t'ua rikujtojmë të gjithëve se tamam në ditën kur 12 ministra të Jashtëm të Bashkimit Evropian mbështetën publikisht heqjen e vizave për Shqipërinë, një grusht figurash politike dhe militantësh të partisë suaj u ndrynë në një grevë urie në zemër të Tiranës. Për fat të keq, ky izolim i ngjashëm me ngujimin absurd dhe aspak ekzistencial, çdo ditë e më shumë po humbet kuptimin e dimensionit të lirisë, po humbet perspektivën, kthjelltësinë dhe po kthehet në përhumbje, amulli dhe dëshpërim. Kjo është arsyeja, e cila na shtyn t'ju bëjmë këtë thirrje publike, që të rigjeni Kuvendin, politikën, dialogun", thuhej më tej në letrën e artistëve drejtuar Edi Ramës. Në fund të letrës, kreut të opozitës i bëhej apel që të ndërpriste grevën e urisë, duke i thënë që të mos bëhet antiheroi i radhës i historisë shqiptare. "Zoti Rama, hiqeni pritën! Lërini shqiptarët të mbërrijnë në shtëpi! Mos u bëni antiheroi i radhës, i kohëve moderne! As ju nuk e vrisni dot destinin tonë!", mbyllej letra e artistëve. TOPALLI Paralajmërimin e hartimit të një peticioni kundër Edi ramës e kishte njoftuar paraprakisht, kryetarja e Kuvendit disa ditë më parë, kur akuzoi publikisht kreun e PS-së si bllokues të votimit të tre ligjeve në Kuvend. "3 ligjet presin votën e opozitës dhe do jenë në rend të ditës në çdo seancë plenare, derisa opozita të vendosë të japë kontributin e saj si detyrim ndaj popullit që e ka votuar"-deklaroi tre ditë më parë Kryetarja e Kuvendit në takimin me senatorin Rene Van Der Linden, ish President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe ish President i Senatit të Hollandës. Të njëjtën thirrje, por me një gjuhë më të ashpër kishte përdorur Topalli në 29 dhjetor 2012, ndërsa bënte raportimin për punën e Kuvendit gjatë vitit 2012, ku u shpreh se Parlamenti kishte votuar 80 ligje, por 3 ligjet që duheshin për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian, nuk u votuan nga opozita dhe krahasoi opozitën me Hamza Kastriotin dhe Haxhi Qamilin. "Kur gjetën vullnetin për të votuar këto ligje nuk gjejnë 3 sekonda për të votuar 3 ligjet për t'i dhënë vendit statusin e vendit kandidat... Në historinë tonë kemi pas Hamza dhe Haxhi Qamilë, kemi pas njerëz që janë bërë pengesë, për zhvillimin e Shqipërisë"-ishte shprehur Topalli. vijon nga faqja 1 Në foto: Jozefina Topalli gjatë një takimi me disa nga artistet shqiptar
5E shtunë, 12 janar 2013 POLITIKE MAJKO Ish-kryeministri socialist reagon ndaj slloganit të PD. "Logoja e fushatës së PD për zgjedhjet e qershorit 2013 qenka interesante… "Ne jemi ndryshimi! Përpara!" Më dukej më intriguese logoja e vjetër që kishte dhe këngë nga pas… "Shqipëria po ndryshon". Të kërkosh të ndryshosh "ndryshimin" ky është një pohim dinjitoz i misionit të pamundur të PD. Ngushëllime!", thotë Majko FUSHATA ZGJEDHORE Berisha: Listat i bëj unë, mbaj përgjegjësi Kërkon nga kryesia: Mbathni "opingat" e në bazë ??? TIRANE JAKIN MARENA Në mbledhjen e kryesisësë PD të dy ditëve mëparë që ka zgjatur vetëm 15 minuta kreu i mazhorancës Berisha ka qënë më i qartë se kurrë në mesazhin që ka përcjellë për të gjithë anëtarët. Sipas burimeve brenda kryesisë së PD, Berisha është shprehur se listat e kandidatëve për deputetë do ti bëjë vetë. Duke qënë se në dy zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të vitit 2005 dhe ato të vitit 2009 si dhe në zgjedhjet vendore të vitit 2007 dhe të vitit 2011 listat e kandidatëve kanë ardhur dhe si propozime të bazës dhe kanë vendosur forumet e PD, këtë radhë mësohet se Berisha ka deklaruar në mbledhjen e dy ditëve më parë të kryesisë se këto zgjedhje janë një bast personal i tij, pasi bëhet fjalë për përpjekjen për të marrë një mandat të tretë. Dhe duke qënë në këto kushte, atëherë kandidatët për deputetë do përzgjidhen nga vetë ai. Kreu i mazhorancës Berisha mësohet të jetë shprehur në këtë mënyrë për vetë faktin se tashmë këto zgjedhje, që vënë në provë vazhdimin ose jo të një mandati të tretë qeverisës nga ana e PD, janë mjaft të rëndësishme dhe kërkojnë një kujdes për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Njëherësh Berisha mësohet t'ju ketë thënë deputetëve që të "mbathin opingat" dhe të zbresin në bazë për të bërë prezente pranë elektoratit të gjithë ndryshimeve që janë bërë në këtë tetë vite të qeverisjes së PD, rrugët, infrastruktura, rritja e pagave dhe pensioneve, lëvizja e lirë në BE, anëtarësimi në NATO e një sërë suksesesh të tjera të evidentuar, përfshi këtu dhe shmangjen e krizës ekonomike. Teksa ka shpjeguar slloganin e ri që do të përdoret në këtë fushatë "Ne jemi ndryshimi-Përpara" si dhe caktimin e Bregut si zëdhënëse të fushatës, mësohet të ketë përmbyllur në këtë mënyrë dhe procesin e diskutimit të procedurave. Marrja e përgjegjësive për caktimin e listës së kandidatëve, ngjan me betejën pothuajse personale të ish-kryetarit të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano, që luajti "fit a fit" atë kohë, duke e quajtur atë një betejë personale, e vertetuar më pas me dorëheqjen nga gjithë funksionet. BRAÇE Reagon dhe Braçe ndaj slloganit të Berishës. "Slogani i Sali Berishës qënka domethënës, paska thelb ideologjik, përfaqëson më denjësisht "koalicionin më të madh në histori, majtas djathtas-Berisha, Meta, Idrizi, Mediu, Spahiu, etj": Për PARA! ("Për lekë" në zhargon). Po po Sali Berisha, Ti je "Për PARA"! Por aleati yt më i madh, është dhe pak më "Për PARA" se Ty! Ta ka kaluar!: thotë Braçe, nënkryetari i grupit parlamentare të PS. Jo partive politike që mund të trokasin në dyert e këtij fronti opozitar për qëndrime pragmatiste për të marrë thela të pushtetit nesër, por partitë polit ike, të ci lat janë të sporvuara për besnikëri ndaj al ternat ivës LSI do të bëjë publik vetëm në prill emrin e koalicionit me të cilin do të prezantohet në zgjedhje. Petrit Vasili shprehet se me votë të fshehtë anëtarësie në shkallë vendi do të përcaktohet aleanca parazgjedhore, konkretisht në konventën kombëtare. ?në rastet e tjera, të shprehet mevotën e fshehtë në konventën e prillit. Do të shqyrtohet çka bërë LSI në raport me qeverisjen që ka qenë pjesë, me disa vendime të rëndësishme për integrimin dhe autoritetin nuk e ka askush në LSI, përvec se atyre njerëzve që kanë prodhuar forumet, që është konventa kombëtare", deklaroi Vasili. Një ditë më parë kryeministri Berisha e quajti koalicionin me partinë e Ilir Metës më të suksesshmin në historinë e vendit. Më herët, lideri i opozitës, Edi Rama e kishte ftuar këtë forcë të bëhej pjesë e koalicionit të tij. Ndërsa vetë eksponentë të LSI-së , kanë lakuar disa herë mundësinë e krijimit të polit të tretë duke u prezantuar në zgjedhje me PDIU-në e Shpëtim Idrizit. LZHK, DASHAMIR SHEHI Kreu i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir shehi thekson se në 23 qershor do të jetë sërish në koalision me Partinë Demokratike. Ai bën të ditur se n uk do të ndryshojë qëndrim partiak pas 20 vitesh që ka qenë në gazrë së bashku me të djathtët. "Unë u bë më shumë se 20 vite që kam folur përkrah Partisë demokratike. Edhe pse ende nuk kemi nisur bisedimet me kreun e partisë më të madhe në mazhorancë, sigurisht që mendoj se me Partinë Demokratike do të jem sërish në koalicion. Nuk mund të ndryshojë parti pas gjithë asaj kohe", shprehet kreu i LZHK. PSM, GJERGJI KOJA Partia Socialiste e Moderuar, e kryesuar nga Gjergji koja bëri të ditur në mbledhjen e kryesisë së saj, se duhet që të punohet fort për zgjerimin e koalicionit të dhajthë, ç`ka tregoi se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë e bashkuar me PS. "Viti që lamë pas shënoi edhe një dështim spektakolar të të gjithë spektrit politik shqiptar për të vendosur më në fund rregulla loje demokratike e transparente përmes një sistemi të ri zgjedhor proporcional kombëtar që do të garantonte barazinë e votës, dhe një numërimi elektronik të shpejtë e të pacënueshëm të votave, që do t'u paraqiste shqiptarëve në kohë rekord fituesin e merituar. Mbetëm, për fat të keq, përsëri peng i mungesës së thellë të besimit mes palëve, edhe pse kjo nuk do të na pengojë që të fitojmë me 23 qershor përmes një koalicioni të gjerë politik të së majtës, misioni rindërtues i të cilit nuk mbaron, por fillon ditën pas zgjedhjeve", tha Koja. Ai tha se PS duhet të qartësojë pozicionin e saj në raport me aleatët. "PSM e konsideron koalicionin me PS si një bashkëpunim politik strategjik afatgjatë në dobi të interesave jetike të shqiptarëve. Prandaj PSM mendon se ka ardhur koha që PS të mbledhë kooalicionin e të gjitha forcave progresive që duan ndryshimin, dhe t'i japë jetë dhe dinamizmin e duhur këtij koalicioni përmes marrëveshjeve para e pas zgjedhore jo si pazare të pista politike, por si garanci për ta rikthyer vendin në rrugën e stabilitetit politik dhe ekonomik, si edhe në rrugën e rimëkëmbies sociale", tha Koja. FRD, BAMIR TOPI Kreu i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi theksoi dhe një herë në një mbledhje në Mirditë, se partia që ai drejton nuk do të hyjë në koalicion me asnjë nga partitë e mëdha në politikë siç janë PS apo dhe PD. Në përgjigje të deklaratave të kryeministrit, kryetari i FRD-së përsëriti qëndrimin se FRD nuk do të bëjë koalicion me dy partitë e vjetra. Ai tha se janë deklarata qesharake dhe të papërgjegjshme të tij tregojnë se është një kryeministër i dëshpëruar dhe në panik nga mbështetja mbarëpopullore e FRD-së. "Këto deklarata qesharake dhe të papërgjegjshme të tij tregojnë se është një kryeministër i dëshpëruar dhe në panik nga mbështetja mbarëpopullore e FRD. Fryma e Re Demokratike ka një vizion të qartë për mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe shtetin ligjor", u shpreh Topi. PR, FATMIR MEDIU "Republikanët do të mbeten aleate të Partisë Demokratike". Konfirmimi vjen nga kryetari Fatmir Mediu. Ai tha se e djathta ka nevojë për riformatim para zgjedhjeve të 23 qershorit. "Në zgjedhjet e qershorit edhe një herë do të vendosim përfundimisht se e gjithë Shqipëria ka një rrugë të vetme dhe kjo është rruga evropiane. Dhe e djathta dhe koalicioni i djathtë ofron këtë marrëdhënie për të gjithë shqiptarët. E djathta ka nevojë për një revolucion në thelb, për një këndvështrim tjetër, ku lidershipi politik ka vlerën e vet, po qytetari është ai që ka vlerën më të madhe. Ky ligj elektoral kërkon në radhë të parë që të gjithë të djathtët, ata që kanë bashkëpunuar në këto 20 vite dhe duan të ardhmen evropiane të jenë së bashku në një koalicion të përbashkët, duke pasur për kandidat njerëz me vlera", tha Fatmir Mediu. AK, KRESHNIK SPAHIU Aleanca Kuqezi mbetet ende në hijë përsa i përketë deklaratave për koalioce me partitë e mëdha. Ndërkohë që pritet që kjo parti të lidhë koalicion me partinë e pensionistëve, por ende nuk është bërë asgjë publike përsa i përket partive të mëdha politike. Duke marrë parasysh fushatën denoncuese të skandaleve qeveritare në vend nga Aleanca Kuq e Zi, sigurisht që kjo parti ka të përjashtuar mundësinë e një koalicioni me mazhorancën. Ndërsa dje prezantoi hartimin e projektligjit "Për kufizimin e drejtuesve të lartë të politikës dhe shtetit shqiptar", ku përmes ndryshimeve kushtetuese kjo forcë politike thotë se që nga Kryeministri e deri tek drejtuesit e çdo institucioni nuk duhet të kenë të drejtë të zgjidhen më shumë se dy mandate. Në Këshillin Kombëtar të AK-së, Kreshnik Spahiu tha se mandatet e pakufizuara kanë qenë burimi i tranzicionit të gjatë dhe i krizave të vazhdueshme politike dhe institucionale. "Në vitin 1968 ku shumë prej nesh nuk kishim lindur ende u shfaq në skenën politike shtetasi Sali Berisha në funksionin e Sekretarit të Partisë Komuniste, funksion, të cilin e mbajti për 22 vite deri më 1990. Më pas për 7 mandate rresht ai kryeson Partinë Demokratike edhe për 23 vite të tjera. Për dy mandate në funksionin e Presidentit të Republikës dhe për dy mandate të tjera në funksionin e Kryeministrit të Shqipërisë. Përballë tij ndodhet Edi Rama, i cili për 12 vite drejtoi qeverinë e Tiranës duke tentuar që për herë të katërt të fitonte mandatin e Kryetarit të Bashkisë. Një tjetër bashkëpuntor i shtetasit Berisha është Iliri Meta, i cili u zgjodh për herë te tretë në mandatin e Kryetarit të Partisë LSI, duke ndryshuar statutin e partisë", tha Spahiu.
20 E shtunë, 12 janar 2013 KULTURE DËMTIMI I AFRESKUT. Reagon politikani dhe studiuesi Meksi. Trashëgimia e pambrojtur dhe si biznesi i restaurimeve po fsheh gjurmët e historisë. Ja pse nuk reagon qeveria Intervista Ish-kryeministri Dr. Aleksandër Meksi,studiues i njohur i ikonografisë, ka reaguar me intervistën e tij për "Shqiptarja.com" për "dëmin e parikuperueshëm" që u është u bërë afreskeve murale të Onufrit në Kishën e Shën e Premtes. Ndërsa e konsideron këtë monument dëshmi të klasit të parë të kulturës kombëtare, dr. Aleksandër Meksi thekson se shkalla e dëmit është akoma më e rëndë për shkakun se Afresku i Onufrit është përfundimisht i pakthyeshëm. Sipas studiuesit Meksi; studimi i paplotë i kësaj pikture, mungesa e monografive dhe studimeve të thella rreth veprës së Onufrit, nuk japin më shanse për restaurimin e kësaj vepre 500-vjeçare. Meksi argumenton disa nga shkaqet dhe pasojat që kanë sjellë rrënimet e Monumenteve të Trashëgimisë pas njëra pas tjetrës. Një problem i mprehtë për të cilin flet specialisti dhe studiuesi i njohur i ikonografisë është edhe çështja e tenderëve në restaurime. Çfarë e shkakton dekadencën e monumenteve të kulturës, mungesën e respektit dhe humbjen e kujdesit për to. Si duhet të reagojë ministria në rastin e protestave të OJQ-ve dhe Forumit të Trashëgimisë. Të gjitha këto përgjigje shoqërohen me apelin e ish-kryeministrit Meksi ndaj qeverisë shqiptare për Mbrojtjen e Monumenteve. Zoti Meksi, si e konsideroni ju dëmin e shkaktuar në afresket e Onufrit në Kishën e Shën e Premtes? Dëmi që ka pësuar piktura murale e kësaj kishe është i jashtëzakonshëm, në kuptimin që monumenti nuk kthehet më në gjendjen e parë. Aq më tepër që nuk jemi në stadet e avancuara të dokumentimit të tyre që si të thuash të mund të bënin ndërhyrje të tjera të përmirësimit të dëmit, të pakësimit të dëmit. Studimet ka vite që kanë mbetur në vend, për arsye të mungesës së kuadrit të aftë e të specializuara dhe të mungesës së financimeve. Për më tepër në Shqipëri nuk njihet sponsorizimi i kërkimeve shkencore, por vetëm sponsorizoi për këngëtarët, për sportistët e etj.. Pra, nuk bëhen sponsorizime për studime të tilla, siç janë veprat e trashëgimisë. Dëmi është i parikuperueshëm, për një dëshmi të klasit të parë të kulturës kombëtare, siç është kisha e Shën e Premtes një ndër kishat më të vjetra të ndërtuara pas pushtimit turk, në një zonë që njihet për rezistencën ndaj islamizimit dhe për laraman për të ruajtur besimin e krishterë. Së dyti, afresku është i njërit prej piktorëve më të shquar të Mesjetës së vonë shqiptare të Onufrit. Nuk janë të shumta këto monumente, aq më tepër që në vendet fqinje pothuajse mungojnë. Janë monumente të qytetërimit shqiptar të qëndresës dhe mbijetesës së këtij qytetërimi dhe të nivelit të zhvillimit të shoqërisë shqiptare të kohës. Cilat janë shkaqet që ndodhin këto shkatërrime monumentesh njëra pas tjetrës, zoti Meksi? Në radhë të parë kujdesi i paktë për to, rrënimi i tyre e heqja nga mbrojtja. Në radhë të dytë është mungesa e propagandimit të tyre. Në radhë të tretë është që nuk merret asnjë përfitim nëpërmjet turizmit për to. Dihet që turizmi që mund të zhvillohet në Shqipëri është turizmi kulturor dhe agroturizmi. Të mos gënjejë njeri mendja se në Shqipëri turistët do të vijnë për det. Det kanë të gjithë. Ka Turqia, ka Kroacia, ka Greqia, Italia, Spanja, etj. Dhe kanë vende të trajtuara 100 herë më mirë se ne. Për të pasur agroturizëm dhe turizëm kulturor të zhvilluar dhe atraktiv do të thotë se në pikat ku duhet shkuar, në monumentet, duhet të ketë rrugë , duhet te ketë botime , duhet të ketë mjedise të restauruara. Po me restaurimet a merret njeri viteve të fundit? Ja çfarë po ndodh në to. Ka më shumë se dhjetë vjet që restaurimi i monumenteve të kulturës është kthyer në një biznes, që domethënë se i është hequr Institutit të Monumenteve. Me sa di unë, e drejta për studimet për to, për restaurimet nuk është në rrugën e duhur. Janë krijuar një numër i pafund firmash që fitojnë nëpërmjet restaurimit, të cilat akaparojnë ndonjë restaurues me licencë që i japin një rrogë minimale dhe këto firma restaurojnë pa materialet e duhura, pa cilësinë e duhur. Dhe me sa kuptoj unë, Instituti i Monumenteve mund të pretendojë se nuk e luan atë rol që i takon për një monument që është në restaurim nga privatët. Ai duhet të miratoj projektin, ta mbikëqyri restaurimin dhe për këtë duhet të paguhet instituti. Rezultatet e restaurimit duhet të depozitohen në Institutin e Monumenteve. Që këtu fillon pyetja e parë. A është, a s'është punë kërkimore restaurimi. Unë jam ndër ata që kanë hedhur themelet e restaurimit këtu në Shqipëri dhe e quaj restaurimin një punë të mirëfilltë kërkimore, derisa kjo punë prek monumentin e kulturës, vlerat e tij shkencore e artistike. Nuk mund të quhet restaurim nëse cenon monumentin në këto vlera, dhe për këtë duhet t'i kuptosh ato d.m.th të jesh i kualifikuar në fushën përkatëse. Mënyra e derisotme e organizimit dhe kryerjes së kësaj pune lë vend për pikëpyetje e shqetësime. IMK-ja grumbullon të dhënat që ndryshe me rrugë tjetër nuk mund të vijnë. Nëse bëhet fjalë për bojatisje të tij apo me punë si komunalja e dikurshme me këtë i fshehim historinë dëshminë, e dëmtojmë. Nuk mund ta bëjë restaurimin e monumentit një person që s'është restaurues. Unë për shembull isha restaurues vetëm për monumentet e kultit. Nuk mund të përzihesha në fortifikimet ose banesat edhe po të isha i zoti ta bëja. Që këtu është hapi i parë i dekadencës së monumenteve të kulturës dhe kjo mungesë respekti nga ana e atyre që duhet ta respektonin monumentin dhe humbja së kujdesit për to. Pas kësaj që ndodhi, a duhet të reflektonte vetëm forumi. Çfarë prisnit ju nga reagimi i ministrit, i shtetit? Për fat të keq me sa di unë edhe OJQ-të janë ose konsiderohen blu ose të kuqe. Kjo është dhe fatkeqësia që shpërfillen, apo dhe më keq akoma kritikohen. Jeta është politizuar më shumë se sa nevojitet dhe me armiqësi. Nuk është problemi të kërkojë ndjesë ministri si sebep për sherr, që mund të shajmë ministrinë, problemi është që ministria të marrë masa urgjente për restaurimin, vlerësimin dhe mbrojtjen e pasurive kulturore. Në një kohë kur ne falim hidrocentralet mund të gjejmë mjete për të mbrojtur kulturën shqiptare, aq më tepër që po merremi nga mëngjesi deri në darkë me nacionalizëm. Ju thatë se vlera si Onufri nuk i kanë vende të tjera. Si mund të na e argumentoni? Arti pasbizantin përfshin periudhën që fillon me rënien e Kostandinopojës, në një vend si Shqipëria me pushtimin turk dhe vazhdon deri në pavarësinë. Duhet të pranojmë se shteti turk fillimisht lejonte vetëm rindërtimin e kishave ekzistuese dhe vetëm më vonë lejonte dhe ndërtimin e kishave të reja. Onufri i takon periudhës në vitet 40-50-60 të shekullit të 16-të kur filluan të ndërtohen në Shqipëri një sërë kishash. Ajo që është me interes është fakti që ndërtimi i tyre në çdo rast bëhej me leje. Shqiptarët për arsye nga më të ndryshme qenë më të zotë, më të favorizuar a më besimtarë që mundën të mëkëmbin më shpejt ekonominë, mundën të ndërtojnë kisha. Kuptohet në zona pak të thella, jashtë rrugëve kryesore etj, etj, pra pa u krijuar probleme sundimtarëve të rinj, më vonë, ndërtohen dhe në qytete. Ju thatë edhe që janë akoma të pastudiuara procese të pikturës së Onufrit. Si i bëhet tani që u shkatërruan afresket? E kisha fjalën se një monument është plotësisht i studiuar kur për të botohen monografi. Që të botosh monografi për Onufrin do të thotë që të bëhet studim i plotë i pikturës së shekullit të 16-të, do të thotë ALEKSANDËR MEKSI: Onufri u shkatërrua, ne merremi me nacionalizma "Askush nuk do ta fali nesër indiferencën. Falen hidrocentrale, por s'gjenden mjete për të mbrojtur kulturën” DHURATA HAMZAI ??? TIRANE Aleksandër Meksi Dëmi është i parikupe rueshëm, për një dëshmi të klasit të parë të kulturës kombëtare, siç është kisha e Shën e Premtes një ndër kishat më të vjetra të ndërtuara pas pushtimit turk Ka më shumë se dhjetë vjet që restaurimi i monumenteve të kulturës është kthyer në një biznes, që domethënë se i është hequr Institutit të Monumenteve Në foto: Afresket e dëmtuara në kishën e Shën e Premtes
12 E shtunë, 12 janar 2013 EKONOMI Çmimet mesatare në tregjet e Tiranës 11.01.2013 (lekë/kg) Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe USAID FRUTA PERIME ?Mollë 78 ?Portokall 90 ?Mandarina 95 ? Limon 122 ?Ullinj 172 ?Domate 113 ?Kastravec 220 ?Spec 190 ?Spinaq 154 ? Lakër 48 ? Lulelakër 194 ?Karrota 74 ?Patëllxhan 222 ?Kungull 196 ?Fasule 294 ?Qepë 80 ?Patate 73 Kursi i këmbimit valutor Për datën 11.01.2013 Burimi: Banka e Shqipërisë 114.69 -0.84 Ndryshimi ditor 169.43 -1.54 Ndryshimi ditor 105.17 -1.36 Ndryshimi ditor 139.50 -0.05 Ndryshimi ditor Ndryshimet e paketësfiskale të miratuara fundvitin e kaluar do të aplikohen duke nisur që nga kjo javë. Importuesit e kafes në Shqipëri nuk do të paguajnë më akcizë dhe taksë doganore për kafen Paketa fiskale Hyjnë në fuqi ndryshimet e taksave ??? TIRANE e papjekur. Po ashtu, importuesit e kafes së pjekur përfitojnë një ulje të akcizës nga 140 lekë në 60 lekë. Referuar të dhënave të deklaruara nga qeveria, nga ky vendim, kjo industri përfiton rreth 300 milionë lekë. Po ashtu, paketa fiskale parashikon heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për makineritë që importohen për investime mbi 500 mijë dollarë. Nga ky vendim pritet të përfitojnë kryesisht koncesionarët e hidrocentraleve, fasonet dhe agrobiznesi. Një lehtësi tjetër e paketës fiskale është heqja e tatimin mbi disa kategori të ardhurash, mes të cilave, të ardhurat nga dëmshpërblimet apo shpërblimet. Paketa parashikon rritjen e gjobave për bizneset që nuk deklarojnë punonjësit dhe vendosjen e një takse 30% për lëndën drusore që eksportohet. FMN: Viti 2012, PBB e Shqipërisë +0.5 për qind Bode mashtron për pagat e rritjen Pagat e shumë institucioneve nuk u dhanë Lajmi Ndryshe nga sa deklaroi kreu i Financave Ridvan Bode në një konferencë për shtyp dje, pagat e buxhetorëve nuk janë disbursuar ende për të gjithë punonjësit e administratës. I pyetur nga gazetarët, ai deklaroi se të gjithë punonjësit buxhetorë janë paguar për dhjetorin 2012 dhe se fajtorë për vonesat ishin zyrtarët. GENC KONDI ??? TIRANE Energjetika Ministri: Largimi i CEZ-it, një lajm i keq I pyetur rreth problemit që lidhet me iljen e CEZ-itnga Shqipëria, në konferencën e tij për shtyp kushtuar performancës njëvjeçare të Financave publike, ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se "çështja energjetike, ashtu si dhe Albpetroli, janë pjesë e ministrisë së Ekonomisë. Nga pikëpamja e përgjithshme, lidhur me atë se sa influencon, ikja e CEZ-it nuk është lajm i mirë. Nuk është lajm i mirë ikja e një investitori, për më tepër që ai është investitor i madh". Sipas tij, CEZ është një investitor i madh me reputacion në nivel europian, por nuk plotësoi kriteret dhe kushtet e kontratës siç ishin performanca apo ulja e nivelit të humbjeve. Bashkimi Evropian Shqipërisë: Hiqni TVSH për projektet tona! Integrimi Bashkimi Evropian aktualisht po negocion me ministrinë shqiptare të Financave lidhur me një pengesë absurde burokratike, që qeveria Berisha vendos ndaj projekteve që financohen me fonde të Brukselit. Fondet nga BE në drejtim të Shqipërisë në kuadër të projekteve të ndryshme që lidhen me instrumentat e para-aderimit (IPA - Instrument for Pre-Accession) aktualisht hyjnë në financimet që taksohen me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), çka konsiderohet si një absurditet nga ana e organizmave komunitare. Sipas tyre, vendet e tjera që janë në proces aderimi, kandidimi apo përafrimi me strukturat e Bashkimit Evropian për procese të ngjashme financimi nuk taksojnë fondet e dhuruara nga BE. Politika që ndiqet në këtë rast është ajo e përjashtimit me ligj të të gjitha fondeve të financuara nga Brukseli për projekte të përbashkëta, ashtu sikurse qeveritë përjashtojnë financime të tjera, me rëndësi të veçantë për vendin. Sipas burimeve nga BE, Brukseli tashmë i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë shqiptare të heqë taksimin për këto fonde, sikurse një gjë të tillë e kanë bërë vendet e tjera. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, kostoja financiare e TVSH-së, që mbulon këto projekte të financuara nga komuniteti evropian llogaritet në rreth 100 mijë euro në vit. Instrumentat e para-aderimit kanë të bëjnë me financimin e projekteve në fusha të ndryshme, të tilla si transportin, arsimin, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e mjedisit, etj. Në paketën fiskale të sapomiratuar nga Kuvendi, nuk përfshihet asnjë nismë e tillë, por TVSH-ja hiqet për makineritë e investimeve mbi 500 mijë dollarë. ??? TIRANE Ndërkohë, sipas Drejtorisë së Thesarit, gjatëditës së djeshme janë hedhur pagat e dhjetorit për 890 institucione buxhetore në të gjithë vendin, në një total prej 3.12 miliardë lekësh të reja, gati në të njejtën shumë sa një ditë më parë, por ende nuk janë likuiduar të gjitha subjektet. Një ndër këto subjekte, Qendra Spitalore Universitare "Nën Tereza", ku fondi i pagave është çdo muaj afro 1 miliard lekë të vjetra, nuk ishte disbursuar ditën e djeshme, duke mbetur për javën e ardhshme. FONDI MONETAR Qeveria shqiptare dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar janë grindur sërish për shifrat e rritjes ekonomike. Në konferencën e djeshme për shtyp, ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se rritja ekonomike e vendit për vitin e kaluar ka qenë 1.5 për qind. Ndërkohë, në një dokument të FMN-së, të publikuar një ditë më parë dhe që u referohet vlerësimeve të grupit të ekspertëve të Fondit, që vizituan Shqipërinë në tetor të vitit të kaluar, përsëritet një shifër e mëparshme, prej 0.5 përqindësh. Ky nuk ësht i vetmi rast i mospërputhjeve të vlerësimeve. Sipas Bankës Botërore, ekonomia shqiptare duhet të jetë rritur në nivel 0.8 për qind gjatë vitit 2012. Fondi Monetar i bën thirrje qeverisë shqiptare të paguajë subjektet private për punët e kryera në infrastrukturë, të porositura prej Ekzekutivit, pasi, sipas FMN, një gjë e tillë ka ndikuar fuqishëm në rritjen e ndjeshme të kredive të këqia, që po rriten me shpejtësi. Nga ana tjetër, Fondi këshillon që, në dobi të zgjidhjes së problemeve afatmesme dhe afatgjata të ekonomisë, duhet të forcohet e drejta e pronës dhe zbatimi i kontratave, ndërkohë që bën thirrje për një thjeshtëzim të sistemit të taksave. Të ardhurat buxhetore, duke filluar nga viti 2008, kanë nisur një tendencë në rënie, që nuk po ndalet, theksojnë nga ana tjetër ekspertët e FMN. Fondi rekomandon që të ardhurat nga privatizimet të përdoren për të ulur borxhin publik. Raporti i ekipit të FMN lidhur me situatën dhe perspektivën ekonomike në Shqipëri
22 E shtunë, 12 janar 2013 OPINION Koment NGA AFRIM KRASNIQI vijon nga faqja 1 2013 dhe rënia e partive tradicionale ...nuk është më në raportet me elektoratin, por me faktorët e tjerë politikë. Partitë aleate kanë qenë burim pushteti të dhuruar më 2009. PD dhe PS fituan rreth 18 mandate shtesë parlamentare për shkak të votave të partive aleate në koalicionet e mëdha. Pesha e tyre ka ndryshuar më 2013. Nga 34 partitë politike konkurruese në zgjedhjet e fundit parlamentare vetëm LSI, PDIU dhe PBDNJ kanë ende një peshë politike. Partive të tjera të vogla të tranzicionit u ka mbetur vetëm emri dhe sigla, ndonjë peshë lokale në zgjedhjet vendore dhe asnjë mundësi reale për përfaqësim parlamentar. Ky proces çoi në rënien pa kthim të partive historike nacionaliste, të grupeve komuniste, grupeve liberale, agrare, ekologjike, demokristiane dhe në masë të madhe edhe atyre socialdemokrate. Në skenën politike janë grupimet e reja politike, Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi, të cilat në sondazhe renditen shumë më përpara partive të tjera politike. Në kushtet e rënies së lirë të PDsë, shpërbërjes ideologjike dhe identitare të saj, identifikimit pa kufizim me liderin dhe shtetin dhe pafuqinë e saj për tu bërë alternativë e besueshme pushteti, PS nuk arriti të përfitojë për të krijuar një opozitë me alternativë dominuese. Dy palët ndryshuan Kushtetutën, ndryshuan Kodin Zgjedhor, ruajtën monopolin mbi administrimin zgjedhor, median, pushtetin ekonomik dhe qeverisjen vendore, por asnjëra palë nuk ka garancitë minimale për mandat të vetëm qeverisës për katër vitet e ardhshme. Ndaj edhe ofertat e tyre politike janë pafund, majtas e djathtës, lart e poshtë, tej të majtës dhe të djathtës, jashtë parimeve politike dhe kujtesës historike, thjesht e vetëm për të gjetur mekanizmin sesi vota e munguar popullore përmes formulave teknike të përkthehet në mandat qeverisës. Tipike është rasti i LSI. Ajo luftoi ashpër kundër PD më 2009, premtoi nxjerrjen e kryeministrit Berisha në pension, dhe në fakt e "mbajti" premtimin; pasi u bë oksigjeni që kryeministri të mbushë moshën e pensionit duke qenë në krye të qeverisë falë votave të kryeministrit socialist Meta dhe deputetëve të "Klanit të Zemunit", sic etiketoheshin në mesin e viteve 2000. LSI thotë se është parti e majtë, gëzon pa kufizim 20% të pushtetit në gjithë hierarkinë shtetërore, emëron e shkarkon ministra pa konsultime me kryeministrin, takohet me opozitën dhe bën marrëveshje të përkohshme në interes të objektivave të saj politike. Ajo ndodhet në dilemën historike: e etiketuar si parti abuzive, shtojcë e korrupsionit qeverisës të PD, pa alternativë dhe pa bazë të qëndrueshme zgjedhësish, e braktisur që pret ti fitojë zgjedhjet për shkak të dështimit të palës tjetër, PS ka zgjedhur të dytën, një zgjedhje me risk, e gabuar dhe me pasoja për të në fazën para dhe paszgjedhore. Jashtë çdo kalkulimi të PD, PS dhe LSI gjendet FRD, partia më e re politike, e anatemuar ashpër nga qeveria për shkak se 92% e votave të saj qytetare vijnë nga votues tradicionalë të së djathtës apo të qendrës, e sulmuar ashpër nga lidershipi i PD-së për shkak se përbën kërcënimin e vetëm real për karrierën dhe ambiciet e tyre personale presidenciale e kryeministrore. Cdo sondazh, përshirë edhe ato të PD/PS, dëshmojnë se FRD përbën potencial real për rolin e politikmaking në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dalja e saj e vetme, retorika kundër partive të vjetra, premtimi për një model të ri politik jashtë modelit tradicional të qeverisjes autoritare e personale, është e mbetet kërcënim direkt për karrierën dy liderëve kryesorë të PD/PS, por ndërkohë, është e mbetet kërkesë dhe dëshirë e elektoratit të gjerë qytetar, e grupeve civile, si dhe e partnerëve tanë ndërkombëtare. Duket paradoks që palët kalkulojnë shifra, bëjnë llogari dhe krijojnë idenë se zgjedhjet vendosen në tavolinë. Në fakt fillimi i këtij shkrimi tregon se elektorati nuk është më naiv dhe turmë, dhe se vetëm vota e tij do të përcaktojë sistemin partiak të së ardhmes. Sistemi piramidal i punësimit të militantëve dhe besnikëve, sistemi pramidal i pagesave dhe ryshfeteve për eprorin i ngjashëm si në mesin e shekullit XVIII, sistemi i frikës dhe presionit ndaj lirisë dhe babëzisë pakufi në keqpërdorimin e pushtetit dhe pronës publike ka prodhuar një sistem të kalbur, jo funksional, jo legjitim dhe jo të besueshëm. Siç raportoi NDI ka zhgënjim masiv në sistemin aktual politik, koalicionin qeverisës dhe në masë të dukshme edhe në mënyrën e veprimeve të opozitës. Qershori 2013 ka të gjithë potencialin që këtë zhgënjim masiv ta kanalizojë në vullnet real politik për ndryshim dhe transformim të sistemit partiak në Shqipëri. Nëse revolucioni i vitit 1990 solli ndryshimin e sistemit politik Shqipëria ka nevojë për një revolucion të ri që ndryshon modelin e sistemit politik. Ky model duhet të bëjë ndarjen nga praktika e deritanishme politikës pa respekt për programet, identitetet politike, votën qytetare, moralin politik dhe vlerat qytetare, si dhe të hedhë themelet për një model të ri demokratik ku politika është mision dhe vlerë, ku qytetarët besojnë, dëgjohen dhe respektohen, ku institucionet funksionale zëvendësojnë komisarët politikë dhe ku projekti evropian nuk bazohet më në retorika populiste pa produkt për qytetarët, por në standarde, sjellje, mentalitete të reja dhe vizione zhvillimi që i japin dinjitet qytetarit, shoqërisë, shtetit dhe kombit shqiptar. nga figurat politike intelektuale dhe me peshë publike dhe e mbështetur nga zgjedhës pragmatistë që ruajnë vendet e punës, elektorat krahinor apo fanatikë të sistemit të kaluar, - do të duhet që më 2013 të zgjedhë daljen e vetme në zgjedhje (me shanse minimale mandatesh parlamentare), hyrjen në koalicion me PS (me shanse minimale mandatesh dhe shterim të burimeve ekonomike) apo hyrjen në koalicion me PD (me shanse më të mëdha mandatesh dhe shanse po aq të mëdha të kalimit në opozitë), përfundimisht pa identitet dhe perspektivë afatgjatë politike. Duket interesante thirrjet e përditshme të dashurisë nga deputetë dhe drejtues të PD drejtuar LSI. Ky është tregues se PD në synimin e vetëm për të ruajtur pushtetin nuk njeh parim politik, identitet dhe as respekt për memorien historike. Më 2011 ajo bëri koalicion me Partinë Komuniste në Tiranë dhe më 2013 llogarit mbijetesën e saj tek LSI, partia e kryeministrit socialist "fashist dhe mafioz" siç e cilësonte Berisha më 2002. Aleatët e tjerë, republikanë e monarkistë, ballistë e demokristianë, liberalë e agrarë, nuk ndjehen, nuk flasin, nuk kanë mekanizëm të mbrohen përveçse të shpresojnë tek mëshira dhe njohja personale me kryeministrin dhe PD-në. Në çdo rast ata mbeten pa mandat parlamentar dhe rrezikojnë ikjen përfundimtare nga skena politike. Të njëjtin fat mund të ketë edhe PDIU, nëse kjo parti nuk arrin të krijojë koalicion fitues me një parti të madhe në Vlorë apo Fier, lokalitetet e vetme me pretendim për përfaqësim parlamentar. Në krahun e majtë PS i ka varur shpresat tek vendimmarrjet politike të partive të reja dhe ende nuk po ambientohet me faktin se FRD do të jetë forcë e vetme në zgjedhje, përballë blloqeve formale të drejtuara nga PD-PS. Brenda familjes PS ende nuk ka mbyllur asnjë marrëveshje me partitë e majta, PSD, PDS, etj, ndërkohë që jashtë logjikës së politikës qytetare dhe rilindjes që ajo premton, - ende pret një rikthim të LSI në familjen e majtë, duke paguar një çmim të lartë për këtë pritje të gabuar: rënien e entuziazmit për zgjedhje fituese si dhe humbjen morale të premtimit për politikë të duarve të pastra. Midis dy modeleve opozitare: opozitës që tenton të fitojë zgjedhjet dhe asaj ...është rasti i LSI. Ajo luftoi ashpër kundër PD më 2009, premtoi nxjerrjen e kryeministrit Berisha në pension, dhe në fakt e "mbajti" premtimin; pasi u bë oksigjeni që kryeministri të mbushë moshën e pensionit duke qenë në krye të qeverisë falë votave të kryeministrit socialist Meta dhe deputetëve të "Klanit të Zemunit"... Blog / Grimca Urbane NGA EVIS CERGA Jorgani Po bisedoja me një shoqekëtë pasdite dhe nga njëmuhabet në tjetrin na u kujtua… jorgani. Sigurisht prej akllazi bojëqielli, i kuq (që shumë shpejt zbërdhylej dhe merrte një ngjyrë të dyshimtë), bojë ari etj. Më të shumtën e herëve ai ishte pjesë e pajës, por ndonjëherë vinte edhe nga Amerika e ndonjë vis tjetër dhe atëherë pronarët e tij organizonin pelegrinazhe ku gratë zakonisht qëndronin në pragun e derës së dhomës së gjumit të nuses së re (që duhet t'i shkonin lotët rëke-rëke) dhe lëshonin pasthirma të tipit: Ua, ua sa i bukur, por ku a sollën? Pse paska ardhur Rita? Nuk ka ardhur po e ka dërguar me Jorgon etj. Jorgani ishte pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë dimërore pasi soba që ishte në kuzhinë, kur larg qoftë lihej dera pak hapur dhe dukej sikur do të hynte brenda kallkani, nuk mjaftonte të ngrohte dhomat e akullta të gjumit, bojëqielli lyer me mjeshtëri nga punëtorët e komunales. Futeshe në shtrat dhe jorganin e ngrije deri lart tek sytë, por pikërisht këtu niste qameti. Jorgani ishte i ftohtë akull dhe i rëndë sa s'thuhej. Kur ngriheshe në mëngjes mendoje se trupi të dhimbte nga reumatizma, por në fakt ishte nga jorgani dhe pesha e tij. Ky jorgan futej brenda në nj[ carcaf të bardhë, i cili kapej me paramandë me kokë të madhe. Obobo, më kujtohet dita e ndërrimit të carcafëve në dimër ku njëra grua mbante drejtimin e carcafit që do të vishte jorganin dhe tjetra kapte me dhëmbë paramandën që do të ngulej me dhëmbët e saj në jorgan. Në rast se kjo gruaja e dytë mungonte (kryesisht nuse dhe vjehrë), atëherë kishte raste kur vinte në ndihmë gjitonia, e cila ta kishte një borxh se kishte lënë tek ty mishin me pe të kuq (po për këtë do të flasim një herë tjetër). Dhe kur carcafi qe vendosur, jorgani kërkonte një shtangist ose peshëngritës (me ose pa doping) që ta hidhte mbi krevat dhe ku ti domosdoshmërisht do të vriteshe tek susta e hekurit. Jorgani ishte pjesë e pazareve që bëheshin për pajat e nuseve dhe hera-herës (përvec viseve të largëta) vinte edhe nga rrethet, ku dikush nga fisi kishte shkuar për punë, me ekipin e dikasterit apo me ekspeditë. Jorgani tani ka ndryshuar dhe është bërë me pupla, por ama si jorgani prej akllazi nuk bëhet dot. Ai kishte tjetër peshë. Peshën e nostalgjisë.
16 E shtunë, 12 janar 2013 THASH THEMTHE&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M ''Këngëtarët duhet të kenë një profesion të dytë'' Jeta Faqolli Ajo tashmë ka krijuar imazhine një këngëtare të njohur,ndërsa shpreh shqetësimin se këngëtarët e muzikës moderne nuk fitojnë aq sa fitojnë ata të muzikës popullore. Jeta Faqolli, e cila ka festuar këtë javë edhe ditëlindjen e saj, shprehet shumë e pakënaqur për tregun muzikor shqiptar. Këto ditë këngëtarja ka publikuar edhe klipin e saj ''S'mundem të fal'', këngë e cila është punuar shumë vite më parë. Me çfarë po merreni kohët e fundit dhe cilat janë impenjimet momentale? Sapo kam përfunduar klipin tim të ri, një baladë me titull ''S'mundem të fal''. Gjithashtu edhe me punën time si menaxhere në një firmë private dhe me koncerte herë pas here kur jam e ftuar. Si ka qenë kjo periudhë për Jetën në sferën e muzikës, sa je e kënaqur nga organizimet e koncerteve dhe eventeve? Këtë muaj ka pasur vërtetë shumë aktivitete në krahasim me muajt e mëparshëm që kanë qenë më dobët. Ku kënduat për festat e fundvitit? Për Vitin e Ri isha në Greqi në datat 29, 30, 31dhe surpriza ime për “S`mundem të fal” bëhet videoklip fansat ishte shfaqja e klipit të ri. Këtë këngë e kam realizuar para gjashtë viteve, kam qenë pjesëmarëse në Top Fest 5 por nuk u fut në finale dhe nuk u lançua si këngë atëherë, por shumë fansa dhe njerëz të afërm që e dëgjonin më thonin pse nuk e bën një video se është shumë e ndjerë me tekst dhe muzikë të bukur. Një ditë teksa e dëgjoja vendosa t'i bëj klip. Si mendoni mund të jetohet vetëm nga muzika, apo duhet një tjetër profesion për të mbijetuar? Jetohet dhe fitohet vetëm nga muzika popullore. Muzika popullore mendoj që ka fitime më të mëdha, ndërsa muzika e lehtë edhe më pak fitimprurëse. Unë jam e punësuar në biznesin e një të afërmes time dhe shpesh këngët i financoj vetë por edhe me sponzora herë pas here. Këngëtarët e muzikës moderne është mirë që të meren dhe me një profesion të dytë, sepse mendoj që gjejmë kohë për t'i bërë të dyja punët. Në foto: Këngëtarja Jeta Faqolli Në baladat e fundit tregojnë aftësitë e vokalit GENTA &NORA Për aq vite sa janë në skenë, dy ngakëngëtaret e njohura Nora Istrefi dhe Genta Ismajli gjithmonë janë kritikuar për mënyrën e zgjedhjes të këngëve, huazimin e tyre nga hite të njohura nga mbarë bota dhe asnjëherë nuk janë lavdëruar për një krijim të bukur, ndonëse të gjitha këngët që ato i kanë realizuar janë shndërruar në hite falë sensutalitetit nëpër videoklipe dhe pamjeve të tyre vezulluese. Është dashur të vij fundviti i 2012-tës që këto dy këngëtare të rikthehen fuqishëm, por jo me këngë ritmike, janë pikërisht dy balada që janë pëlqyer shumë nga fansat dhe janë komentuar nga ana vokale e tyre. KENGETARJA Edhe pse ka vite në skenë,ajo nuk e humb shijen e njëprej këngëtareve më të lezet-shme të skenës shqiptare. Al-bërie Hadërgjonaj edhe psenënë e dy vajzave, vazhdontë josh publikun dhe fansat esaj përveç se me performan-ca por edhe me sensualitet.Fotot e fundit të cilat i kapublikuar në profilin e saj,këngëtarja duket shumë nëformë dhe seksi. Ajo që bienë sy është gjoksi joshësi cili është komentuarshumë nga fansatduke u admiruarprej tyre. Albëria josh edhe me gjoks
7E shtunë, 12 janar 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti "SALAJ" ju vjen në ndihmë në këto shërbime: ? Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. ? Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. ? Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. ? Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website: www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Apeli lë në fuqi dënimin ndaj Tahirit. PS: S'do na mbyllin gojën Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosurtë lërë në fuqi vendimin e për dënimin e kryetarit të PS Tiranë, njëherësh deputet, Sajmir Tahiri. Ai ishte paditur nga deputetja e PD, Albana Vokshi, pasi e kishte akuzuar për afera korruptive të koncesioneve të naftës. "PS është e vendosur për të mos heshtur për asnjë çast ndaj korrupsionit qeveritar, pavarësisht presionit të vazhdueshëm të pushtetit kriminal, që tashmë ka vënë në shërbim të goditjes së opozitës edhe segmente të caktuara të gjyqësorit. Trupi gjykues i përbërë nga Hysni Demiraj, që ka qenë e relatori i çështjes, Astrit Haxhialushi dhe Flutura Skënderi kanë vendosur të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, duke shpallur fajtor deputetin socialist dhe duke e dënuar atë me një gjobë prej 1 milionë lekësh" thuhet në deklaratën e PS. Sipas saj, PS e konsideron këtë vendim si një përpjekje absurde e të kotë, për të trembur opozitën e deputetët e saj, një përpjekje për të frenuar denoncimet e vazhdueshme të korrupsionit dhe abuzimin me pushtetin që e kanë përmbytur këtë vend," vijon deklarata. Lajmi PD njofton një protestë te “pallati i Linda Bashës" dhe nxjerr para nje banese 3 kateshe 10 kujdestarë të qytetit ”Studenti”. Reagon xhaxhai i gruas së kreut të PS: Kjo është prona ime. Banorët e vërtetë të zonës te revoltuar me rrogetaret protestues: Ju nuk jeni banorë të zonës ??? TIRANE Partia Demokratike inicioidje një protestë në të ashtuquajturin sipas saj “pallat të Linda Bashës”, bashkëshortes së kreut të PS, Edi Rama. Por në fakt, rezultoi të ishte një shfaqjes e punonjesve qe paguhen nga taksat per tu kujdesur per qytetin Studenti! Në fakt, edhe të “ashtuquajturit” banorë të zonës ku është ndërtuar një banese trekatëshe me papafingo, u përballën paraditen e djeshme me revoltën e banorëve të vërtetë të lagjes, e për më tepër, edhe me prononcimin e xhaxhait të Linda Bashës, i cili deklaroi përpara kamerave, se prona ku ishte ngritur banesa ishte e tij dhe nipit të tij dhe askujt tjetër, dhe se aty do te banonin vetëm dy familje qe secila kane ne katin e pare edhe nga nje mjedis te vogel tregtar. Të tjera fakte dolën në dritë vetëm disa orë më vonë, nga një vëzhgim i atyre që morën pjesë në protestë. Protesta u lajmërua dhe njoftimi për shtyp u bë nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike, duke le per te dyshuar shumë nëse në fakt kjo ishte një protestë e banorëve. Kamerat mbërritën në vendngjarje dhe vunë re qartë se ishin vetëm 10 vetë qe dukeshin ne siklet jo ne proteste. Sipas vezhgimit të bërë nga mediat, u evidentuan në skenen e kesaj proteste punonjësit e administratës shtetërore. Kështu, pjesa më e madhe e njerëzve që morën pjesë në këtë “protestë” ishin: Luljeta Demiraj e godinës nr.3; Kimete Kazazi e godinës 25; Mirsie Palaj, godina 11; Hasime Laukaj, godina 5; Urimi, godina 4; Orjola Dervishaj, shefe e burimeve njerëzore; Arbana Mehaj; Marjeta Golemi, godina 9; Ardian Tepelena. Jo vetëm kaq, pak më vonë se orët e protestës, PD nisi një deklaratë për shtyp, ku theksonte se “banorët e lagjes protestuan kundër pallatit të PD dështon te “pallati” i Lindës PD nis njoftimin zyrtar: Banorët protestuan për pallatin e Lindës. Xhaxhai: Eshtë prona ime, e kemi trashëgim nga gjyshi. Pretendimi për pallat, është një banese trekatëshe! Zyrtarët e godinave të qytetit “Studenti” hiqen si banorë dhe dalin në terren I ashtuquajturi pallat i Linda Bashes, pronë e xhaxhait të gruas së kreut të PS (djathtas) Faksimile e deklaratës së PD-së LIDHJET NEPOTIKE TË “PROTESTUESVE” KUNDËR FAMILJES BASHA ? Hasime Lauka Vajza e Sulejman Berishës, vajzë e xhaxhait të Sali Berishës ? Mirsie Palaj Vajza e tezes së Liri Berishës, banon te Shkolla e Bashkuar ? Luljeta Demiraj Kujdestarja e godinës nr.3 është kunata e Avdi Matës ? Urim Shenlika Kunati i Bujar Brovinës, kujdestar i godinës 4 ? Orjola Dervishaj, Shefe e burimeve njerëzore, nusja e nipit të Brovinës. ? Arbana Mehaj Kryetare e degës së PD-së së asaj zone. ? Marjeta Golemi Ggodina 9, kryetare seksioni e PD në njësinë nr.10. ? Ardian Tepelena Kushëriri i parë i kryetares së Këshillit Mbikëqyrës, Anila Jani Linda Bashës”. Zëdhënësja e PD, doli e tha se Rama po pengon qytetarët që të protestojnë. Ndërkohë detyrojnë vetë punonjësit në varësi të tyre që të dalin me përdhunë në protestë. HISTORIA Shtëpia trekatëshe e xhaxhait të Linda Bashës ngrihet prapa drejtorisë së shëndetit publik. Në momentin që një nga zyrtarët e PD po lexonte një deklaratë paraditen e djeshme, banorët ndërhynë duke thënë se ata nuk ishin banorë të lagjes. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e pronarit të banesës, xhaxhait të Linda Ramës, Hasan Basha. “Unë jam pronari i kësaj toke dhe kësaj banese, të cilën e kemi marrë në bazë të legjislacionit në fuqi dhe që e disponojmë me të gjitha dokumentet përkatëse. Në vitin 2006 se bashku me djalin e vëllait tim kemi marrë lejen e në këto vite kemi ndërtuar këtë banesë. Disponoj të gjitha dokumentet ligjore që e vërtetojnë këtë dhe ju si pjesëtarë të mediave mund edhe të pyesni banorët e lagjes për këtë”. I pyetur nga gazetarët për Linda Bashën, pronari i ligjshëm i banesës ka vijuar: “Linda Basha është mbesa ime, por kjo pronë është prona ime dhe e nipit tim dhe Linda Basha nuk ka asnjë lidhje me këtë pronë.” Ajo çka bie në sy është se banesa së cilës Partia Demokratike i referohet si pallat gjashtëkatësh, nuk është asgjë tjetër veçse një banese tiranase me tre kate dhe një papafingo, e ngritur në truallin e familjes Basha, aty ku dikur gjendej shtëpia e gjyshit të Linda Ramës. Nikolla-Bushati, takime Biznesi i vogël: Aktiviteti në zero, veçanërisht pas Vitit të Ri Takimet e deputetëvedhe përfaqësuesve të PS-së me sipërmarrësit e vegjël dhe të vetpunësuarit me biznes të vogël kanë vijuar sot paradite në Njësinë Bashkiake Nr.2 në kryeqytet. Deputeti Ditmir Bushati dhe Kryetarja e Njësisë Bashkiake Nr.1, njëkohësisht anëtare e kryesisë së PS-së, Lindita Nikolla kanë zhvilluar dje paradite takime në rrugën “Ali Demi”, ku janë njohur nga afër me situatën dramatike që po përjeton shtresa e popullsisë që mbahet me biznesin e vogël. “Shumë dobët, sidomos pas Vitit të Ri, është në zero gati. Në krahasim me vitin tjetër 50-60% më ulët, në realitet, jo me llafe. Shumë, shumë dobët. Me lista sa të duash, të vjen keq se janë kalamajtë pa bukë, vetë pa punë. Lista ka pa hesap, 1 milion, 1 milion e gjysmë”, thotë një burrë rreth të 50-ave që menaxhon një dyqan ushqimor. Edhe më keq duket një tjetër kryefamiljar që e ka kthyer gjysmën e banesës së tij në dyqan fruta-perimesh: “Mos më keq. Me djalë të sëmurë, me shtëpi të prishur pa punë, me qera”.
9E shtunë, 12 janar 2013 AKTUALITET Peruja njofton arrestimin e ishministrit në Shqipëri Prokurori peruan antikorrupsion JulioArbizu deklaroi dje se Augusto Blacker Miller, ish-ministër gjatë regjimit të Alberto Fuxhimorit (1990/2000), është arrestuar nga Interpoli në Shqipëri, pas një kërkese për arrest ndërkombëtar për shkak të pjesëmarrjes së tij në një grusht shteti më 5 prill 1992. Ky lajm nuk u konfirmua nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe as nga seksioni shqiptar i Interpolit, të pyetur nga Shqiptarja.com. Blacker Miller akuzohet në vendin e tij për grusht shteti dhe rebelim. "Kemi lëshuar një urdhër arresti ndaj tij. Për një akuzë të tillë është dënuar me 10 vjet burgim ish-ministri i Brendshëm i Perusë Huan Briones Davila", deklaroi prokurori në Lima. Sipas tij, ish-ministri nuk mundi të dënohet në vendin e tij, pasi u hartáis për t'i shpëtuar drejtësisë në vitin 2005. Më 2009 u kap në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte duke u përballur ende me një proces ekstradimi. Prokurori tha se Blacker Miller mund të ekstradohet nga Shqipëria për në SHBA, për shkelje të ndalimit të largimit nga vendi, që kishte vendosur shteti amerikan. Olldashi: Mos fyeni në Facebook u bllokoj adresat Vetëm disa ditë pasudhëzimit të Berishës për ministrat dhe deputetët e tij se duhet të hapin dhe të shfrytëzojnë faqen e facebook, ministri i Transporteve Sokol Olldashi me raguar në adresën e tij në rrjetin social ndaj atyre që komentojnë dhe fyejnë në adresë. “Gjithkush prej jush është i lirë të debatojë për idetë dhe mendimet e tij, por pa fyer askënd nga debatuesit e tjerë. Faqja ime nuk është shesh beteje, por një mjedis ku gjithkush, edhe ata që mendojnë ndryshe nga unë, munden të mbrojnë mendimet e tyre. Sigurisht brenda një kufiri etik, ndryshe jam i detyruar të bllokoj adresat e atyre që e shkelin këtë rregull. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Olldashi, duke paralajmëruar ata që komentojnë me fjalë jo normale. Dritan Zoto hedh poshtë sërish pistën e plumbit rikoshet 21 janari, eksperti: Ziveri u vra direkt Vrasja, ish-gardisti Llupo rrezikon burg përjetë Kërkohet i treti Policia e Fierit gjatë operacionit të koduar "Errësira" ka arrestuar dje dy persona dhe ka shpallur në kërkim një person të tretë, pasi akuzohen për vrasjen e 49-vjeçares Aksinje Krytha (Kokëvelaj). Nëna e dy fëmijëve u qëllua për vdekje 9 herë më thikë më 12 dhjetorit 2012 rreth orës 17:30 në lagjen “Kryengritja e Fierit". Sipas të dhënave të policisë së Fierit të arrestuar janë Mondi Arapi 30 vjeç nga Fieri dhe personi me iniciale S.Xh. 17 vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim personi me iniciale G.Xh 19 vjeç. “Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim” pasi në datën 12.12.2012 rreth orës 17.00, në vendin e quajtur lagja “Kryengritja e Fierit” në bashkëpunim me njëritjetrin kanë vrarë me armë të ftohtë për motive të dobëta shtetasen Aksinje Krytha. Në vijim të veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i një arme të ftohtë (thikë), si dhe një aparat celular të cilat dyshohen të kenë shërbyer si mjete për kryerjen e krimit”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Fierit. Aksinje Krytha ose Kokevelaj u masakrua 9 herë me thikë pranë portës së një vile rreth orës 17:00 në lagjen “Kryengritja e Fierit". Autorët pasi e kanë lënë në një pellg me gjak janë larguar në drejtim të paditur. Gruaja 49-vjeçare ishte nënë e një djali dhe një vajze adoleshente. Krytha (Kokevelaj) ka qenë e martuar në Shkodër, por ka jetuar në Fier pranë të afërmve të saj prej 12 vjetësh pasi martesa e saj mori fund. Kohët e fundit 49vjeçarja kishte ndërruar gjeneralitet e saj në gjendjen civile dhe punonte në lokalin e të vëllait të saj. 49-vjeçarja prej disa vitesh ishte e divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe është nënë e dy fëmijëve. Sipas informacioneve nga banorët e lagjes, Asinja nuk ka pasur asnjë konflikt në zonën ku banonte. Nuk ka as informacion për konflikte pas divorcit, pasi kishte vite e ndarë nga bashkëshorti. Fqinjët e saj tregojnë për mikrofonin e A1Report se 49-vjeçarja punonte në biznesit e vëllait të saj. ??? FIER Gjatë seancës sëdjeshme të çështjes së“21 janarit” eksperti i thirrur nga Prokuroria Dritan Zoto ka dhënë përgjigje në lidhje me vrasjen e Ziver Veizit. Zoto i është përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga avokati mbrojtës i të pandehurit Ndrea Prendi, ku sipas tij gjatë ekspertimit të teshave të Veizit është vepruar në mënyrë të gabuar, pasi ato janë vendosur të gjitha në një qese dhe jo tek e tek siç parashikohet në rregullat e ekspertimit dhe në procedurat penale. Copëzat e drunjta të gjetura në predhën që vrau Ziver Veizin, sipas ekspertit Dritan Zoto mund të jenë vendosur aty nga pakujdesia gjatë momentit të ekzaminimit. Sipas tij në predhë nuk ekziston asnjë gjurmë, qoftë dhe mikroskopike që të faktojë goditjen me një trup të drunjtë, nga ku më pas të jenë bashkangjitur dy copëzat e pretenduara në akt-ekspertizën dhe të përdorura nga mbrojtja gjatë seancave gjyqësore si alibi e një plumbi rikoshet. Eksperti Dritan Zoto nuk ndryshon qëndrim në seancën gjyqësore për dosjen 21 janari. Sipas tij shkencërisht nuk ka asnjë mundësi që predha e dyshuar për vrasjen e Ziver Veizit të ketë goditur një trup të drunjtë para se të vras Veizin. Në përfundim prokurori Adriatik Camaj ka kërkuar që Gjykata të paraqesë si provë në seancë pamjet filmike, të cilat janë regjistruar gjatë ekzaminimit të provave materiale, si predha dhe rrobat e viktimës. Trupi gjykues pas pranimit të kërkesës së organit të akuzës, vendosi datën 16 janar për të zhvilluar seancën e radhës, Lajmi Eksperti Dritan Zoto përsëriti dje në gjykatë se demonstruesi Ziver Veizi ishte vrarë nga një plumb i drejtpërdrejtë dhe jo me plumb rikoshet. Sipas tij shkencërisht nuk ka asnjë mundësi që predha e dyshuar për vrasjen e Ziver Veizit të ketë goditur një trup të drunjtë para se të vras Veizin ??? TIRANE ku do t'i jepet mundësia të gjitha palëve të shohin pamjet filmike. Nëse vërtetohet se plumbi që vrau demonstruesin Ziver Veizi më 21 janar 2011 nuk ka qenë rikoshet ish-gardisti Agim Llupo rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. DËSHMITË Në seancën e 7 janarit 2013 eksperti i thirrur nga Prokuroria Dritan Zoto, deklaroi se Ziver Veizi është vrarë nga një plumb i drejtëpërdrejtë. “Plumbi që vrau protestuesin Ziver Veizi nuk ishte rikoshet”. Deklaroi eksperti i kriminalistikës në seancën gjyqësore të 7 janarit në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Argumentit pse plumbi nuk ishte rikoshet, Zoto tha se predha ka bërë takim me trupa të tjera dhe kjo është arsyeja pse ashklat e drurit u gjetën në predhën që vrau Ziver Veizin. "Predha e gjetur në autopsinë e Ziver Veizit, objekt ekspertimi, gjatë lëvizjes së saj, nuk mund të ketë shoqëruar dy copëzat e drunjta të gjetura në këmishën e viktimës Ziver Veizi, objekt ekspertimi", thuhet në konkluzionet e ekspertit Dritan Zoto. Ndërkohë që seancën e kaluar, më 26 dhjetor 2012, eksperti Gani Jahelezi i thirrur nga avokati mbrojtës deklaroi se plumbi ishte rikoshet. Sipas ekspertit kriminalist, Gani Jahelezi, predha ka udhëtuar së bashku me dy ashklat mikroskopike në trupin e të ndjerit, çka nënkupton se viktima është qëlluar nga një predhë rikoshet. Eksperti Gani Jahelezi ka deklaruar në seancën e 26 dhjetorit 2012 të dosjes së "21 janarit" se shkencërisht është e mundur që dy ashklat e drurit të gjetura në predhën që dyshohet se ka vrarë Ziver Veizin të kenë udhëtuar në të njëjtën trajektore me predhën edhe pse shpejtësia e lëvizjes është shumë e lartë. Sipas Jahelezit dy ashklat mund të kenë shoqëruar predhën të mbetura në të, ose si pasojë e vakumit të madh që krijon shpejtësia e predhës të kenë ndjekur nga pas atë”. Ashklat Copëzat e drunjta të gjetura në predhën që vrau Ziver Veizin, sipas ekspertit Dritan Zoto mund të jenë vendosur aty nga pakujdesia gjatë momentit të ekzaminimit. Sipas tij në predhë nuk ekziston asnjë gjurmë, qoftë dhe mikroskopike që të faktojë goditjen me një trup të drunjtë, nga ku më pas të jenë bashkangjitur Ziver Veizi Dy të arrestuar për vrasjen e 49-vjeçares Aksinje Krytha
15E shtunë, 12 janar 2013W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASH THEMTHE& ANXHELA MARTINI Nuk heq dorë nga provokimet KASTRO ZIZO Ja çfarë do gjeni në “Kasketë” RAJMONDA BULKU Nuk ndahet nga koleget artiste Ajo është de putete prej 4 vitesh në Kuven din e Shqipërisë, por nuk i ka harruar miqtë e saj artistë . Aktoren dhe deputeten simpa tike, Rajmonda Bulku e kem i fotografuar bashkë me dy m ikeshat e saj Marjeta Larjan d he Elida Janushin, në një nga baret e kryeqytetit. Të t reja mikeshat kanë qenë shum ë të dashura me njëra-tjetrën, por edhe me njërezit përreth . Ato nuk kanë hezituar të japin edhe autografe për dashamirësit e tyre. Ajo është cilësuar si një vajzë elexuar, por këtë gjë nuk na e vërteton në mësim. Neda ishkonkurrente e Big Brother është fotografuar në një ditë të zakonshme të saj, madje në bankat e shkollës, ku aktualisht vazhdon studimet master për marrëdheniet me publikun. Në foto shohim që ajo nuk e ka mendjen në mësim, por është duke u përgjigjur në telefon. Kjo edhe për faktin që java që lamë pas, i ka mbledhur sërish studentët në auditore pas një kohe të gjatë pushimi. NEDA E BB4 Nuk e ka mendjen në mësim Për të gjithë ata që u pëlqentë qëndrojnë gjatë orëve të mbrëmjes, një mundësi e mirë për të kaluar disa minuta të këndshme është edhe emisioni më i ri që do të shfaqet çdo të mërkurë dhe të shtunë ora 23:00 në A1 Report "Kasketa". Kasketa do të ketë edhe një moderator të veçantë si Klevis Bega, i njohur nga të gjithë si Kastro Zizo. I ftuar në studion e A1 Report me gazetaren Mira Kazhani, Zizo u shpreh se, emisioni është një fiction, reportazh, apo reality show, që do të zbulojë karakterin e personazheve nën "Kasketë". I pyetur se cilët do të jenë këta personazhe, Kastro Zizo ka thënë se, nuk kemi bërë ende definicion nëse do të jenë njerëz të thjeshtë apo publikë, por një gjë është e sigurt që do të jetë njeri që do të ketë diçka për të thënë". "Në puntatën e parë do të jetë i ftuar një miku im, shoë man edhe ai, por dua ta lë surprizë për publikun, ka thënë Kastro duke pohuar se edhe temat e këtij emisioni do të jenë shumë të veçanta. Kryesisht jam marrë me tematika që ne i kemi quajtur tabu. Një prej tyre do të jetë vdekja, që duket se është shumë e frikshme për njerëzit. Por nëse e nisim me vdekjen pastaj shkojmë tek jeta", përfundon Kastro Zizo. BESI & XHENSILA Më të dashuruar se kurrë Kanë preferuar që festat e fundvitit mos ti kalojnë në Shqipëri por jashtë saj. Çifti simpatik, Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku, e kanë pritur Vitin e Ri në Amerikë dhe në Kanada pranë të afërmëve të tyre. Ata duken shumë të lumtur dhe të dashuruar, gjë të cilën e vërtetojmë edhe nga fotografitë që ata kanë postuar në rrjetin social Facebook. Ajo është e njohur për fotografitë e saj provokuese dhe këtë gjë ka zgjedhur ta tregojë edhe në setin e ri fotografik. Në këto fotografi bardhë e zi, nga fotografi Philipp Jeker modelja shqiptare vjen shumë seksi, madje edhe në një krahët e një modeli shumë të pashëm. Duket sikur viti i Ri ka nisur mbarë për modelen shqiptare, e cila jemi të sigurt që do të ketë të tjera projekte për të demonstruar. Ka martuar një nga mikeshat e tij të ngushta dhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është veshur si repist edhe në këtë ambient serioz. I rrethuar nga një grup mikeshash, Stresi duket mjaft i kënaqur edhe i qeshur teksa kërcen. Ai ka premtuar se në muajin shkurt, do të lançojë edhe klipin e tij më të ri. STRESI Reper edhe në dasëm
18 E shtunë, 12 janar 2013 SOCIALE Punonjësit e Sharrës në protestë për kushtet e punës Mos plotësimi i kushteve teknike ngafirma ku janë të punësuar ka bërë që 70 punonjës të mbledhjes së lëndëve plastike në zonën e Sharrës të ngrihen dje në protestë. Ata shprehin shqetësim për pagesat e ulëta dhe mungesën e pajisjeve mbrojtëse. "Këto na përdorin si skllevër me tre mijë lekë në ditë normën. Të punoj për tre mijë lekë në ditë tek plehrat e Sharrës gjithë ditën dhe të shkoj gjithë baltë në shtëpi është turp i madh. Ne dalim për copën e bukës këta luftojnë për Euro. Ne po kërkojmë të na ngrenë pak pagesën, sa na takon." - thotë njëra prej punëtoreve. Gjithashtu punonjësit ankohen se punojnë në kushte shumë të vështira dhe se paratë që marrin u shkojnë një pjesë për ilaçe, pasi puna që bëjnë aty është shumë e vështirë. Punëtorët kishin bërë një listë në të cilën kërkonin gjëra minimale për kushtet e punës si rritja e pagës, pajisja me mjete pune mbrojtëse dhe sigurimin e punëtorëve. Në rast se mungon reagimi, punëtorët kërcënojnë se do të hyjnë me forcë në zonën e seleksionimit të lëndëve plastike për t'i mbledhur ato dhe më pas për t'ia shitur një firme tjetër. "Do të hyjmë me forcë në zonën e seleksionimit të lëndëve plastike dhe do t'ja shesim firmave të tjera lëndët e mbledhura" kërcënojnë punonjësit Lajmi ISKSH, në kontratat e reja që do të vendosë me qendrat shëndetësore, mjekët e familjes do ju kërkojnë pacientëve edhe ekzaminimet për kancerin e gjirit. Gjithashtu në qendrat shëndetësore do të bëhet edhe testi i hemoglobinës për diabetikët. ??? TIRANE JONIDA LATE Shezai Rrokaj "Unifikimi i teksteve të historisë dhe gjuhës është një hap i nxituar" ??? TIRANE Vetëm tre ditë pasi Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, deklaroi se do të ketë një unifikim të tekstit të historisë dhe gjuhës shqipe midis Shqipërisë dhe Kosovës, ka reaguar Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Shezai Rrokaj është shprehur para se të unifikohen tekstet e historisë dhe gjuhës shqipe mes Shqipërisë e Kosovës, duhet të bëhen ndryshime në ligjin e arsimit të të dyja shteteve se nëse nuk bëhen këto ndryshime, atëherë hapi për unifikimin e teksteve është i nxituar. Rrokaj jep dhe argumentet përkatëse. "Është e nevojshme që të ketë një platformë arsimore kombëtare, e cila duhet të miratohet në Parlament, nga të gjitha forcat politike. Ligji i sistemit parauniversitar ka nevojë për të bërë rregullimet e nevojshme në mënyrë që të kemi një përputhje të viteve të studimit, jo siç është tek ne 6+3+3 dhe në Kosovë 5+4+3 dhe njëkohësisht të vendosen ato që quhen standarde", tha Shezai Rrokaj, dekan i Fakultetit të Histori-Filologjisë. Dekani Rrokaj thotë se duhet të bëhen ndryshime edhe në reformën e Altertekstit, pasi edhe këtu të dyja shtetet nuk janë në një pikë të përbashkët. "Tek ne ende është reforma e Altertekstit, duhet bërë një analizë e saj mbi rezultatet që ka pasur, të mirat dhe të këqijat e saj dhe duhet parë mënyra se si kjo mund të unifikohet dhe me Kosovën. Ka shumë për të parë për formën e altertekstit, lidhur me konkurrimin, shpërndarjen e tekstit", tha Rrokaj. Tafaj tre dite më parë njoftoi se do të ngrihen shumë shpejt grupet e punës nga të dyja shtetet, si dhe me përfaqësues edhe nga Lugina e Preshevës. LAJME SHKURT Instituti i Sigurimit tëKujdesit Shëndetësor nëkontratat e reja që do të lidhë me qendrat shëndetësore, do bëjë që mjekët e familjes, t'i kërkojnë pacientëve ekzaminime për kancerin e gjirit,në mënyrë që kjo sëmundje të kapet në kohë, si dhe përveç glicemisë esëll të bëhet testi i hemoglobinës tek diabetikët, pasi çdo muaj ka rreth 510 raste të reja. "Nisur nga rritja e incidencës së sëmundjes së kancerit të gjirit dhe duke e konsideruar politikë të rëndësishme sociale luftën kundër kësaj sëmundjeje, kemi vendosur këtë vit një indikator të ri të rëndësishëm, për depistimin e 80 për qind të grave në moshe risku mbi 35 vjeç. Gjithashtu një indikator tjetër në kontratat tona është ai që ka të bëjë me ekzaminimin më të mirë të pacientëve që vuajnë nga diabeti. Kontratat e reja mundësojnë e kryerjes së testin e hemoglobinës së glukozuar për pacientët diabetikë", tha Elvana Hana, drejtoreshë e ISKSH-së. Kontrata stimulon mjekun e familjes për sa më shumë vizita, pasi ai përfiton bonuse në bazë të numrit të vizitave. Kontratat midis qendrave shëndetësore përcaktojnë se ISKSH, financon qendrat shëndetësore sipas një sistemi miks të financimit që përbëhet nga 80% pagesë për numër banorësh, 10% financim shtesë për numër vizitash të kryera nga mjekët e familjes si dhe 10% për realizimin e treguesve të cilësisë apo të bonusit. Por, shumë shpejt ISKSH, nëpërmjet një projekti kartat e identitetit do të përdoren edhe si karta shëndeti, kjo nëpërmjet regjistrit elektronik që do të ketë çdo qendër shëndetësore. Nëpërmjet këtij regjistrimi do të dalin jashtë funksionit librezat e shëndetit. "Për librezën e shëndetit ka disa procedura të cilat natyrisht janë të nevojshme dhe të domosdoshme për t'u kryer për momentin, në mënyrën se si është shpërndarë rrjeti, në mënyrë që të mos kemi problematika të hedhjes apo devijimit të fondeve të rimbursimit. Kur ID-ja do të hyjë në lojë natyrisht kjo nuk është më e mundur pasi do të identifikohet shumë saktë. ", tha Elvana Hana, drejtoreshë e ISKSH-së. Deri më tani janë regjistruar mbi 1.6 milionë banorë, të dhënat shëndetësore të të cilëve do të identifikohen me kartën e identitetit dhe pritet që ky proces regjistrimi të përfundojë brenda pak muajsh. FARMACITË, DEKLARIM ONLINE I TË DHËNAVE Instituti i Sigurimeve të kujdesit shëndetësor ka bërë ndryshime edhe në kontratat me farmacitë. Për këto subjekte janë vendosur rregulla më të rrepta, për të rritur kështu cilësinë e shërbimeve ndaj RISITE ? Karta e identitetit do të shërbejë si kartë shëndeti. ? Mjekët e familjes do ju kërkojnë pacientëve ekzaminimet për kancerin e gjirit. ? Në qendrat shëndetësore do të bëhet testi i hemoglobinës tek diabetikët. ? Farmacitë duhet të bëjnë deklarim online të të dhënave. Farmacia do të dërgojë pranë ISKSH-së të dhënat e recetave të rimbursueshme online brenda 48 orëve nga koha e ekzekutimit të recetës. ? Të gjitha barnat që qarkullojnë në vendin tonë, do të përfshihen në kasat fiskale. qytetarëve parashikohen gjoba deri në zgjidhje të kontratës. "Në kontratat e reja kemi parashikuar si detyrim për farmacitë që t'i japë pacientit barnat e përshkruara në recetë pa bërë asnjë lloj zëvendësimi apo ndryshimi të formdozës, principit. Në të kundërt do të zgjidhet kontrata deri në fund të periudhës së kontraktuar për jo më pak se një periudhë 6 mujore që nga koha e zgjidhjes", thotë Hana. ? 18 milionë, për pemët dekorative në Korçë Dëmtimi dhe shkatërrimi i pemëve dekorative në qytetin e Korçës, i cili është kthyer një shqetësim për kohësh, i ka kushtuar bashkisë së këtij qyteti një shumë prej 18 milionë lekësh. Rreth 1000 pemë të reja kanë nisur të mbillen në lulishtet mes pallateve drejt qendrës së qytetit. Për të shmangur dëmtimin apo vjedhjen e pemëve të reja ndërmarrja ka blerë pemë tashmë të rritura. Vetëm përgjatë unazës së qytetit numërohen rreth 80 pemë dekorative të dëmtuara. Gjatë dimrit të ashpër të vitit që shkoi pemët dekorative u prenë nga qytetarët për tu përdorur për dru zjarri. ? Dëmtohet "Rruga e Kombit", nga rrëshqitja e trasesë Gropa të mëdha janë shfaqur më së shumti në aksin Kukës-Morinë, pranë fshatit Përbreg. Më e përkeqësuar situata paraqitet në pjesët ku lidhen urat me trasenë e autostradës, pasi urat vazhdojnë të jenë njëkalimshe. Problem përbëjnë edhe rrëshqitjet e shpeshta të trasesë së rrugës Kukës-Morinë që është ndërtuar nga një kompani maqedonase. Në këtë segment janë shfaqur edhe herë të tjera probleme të kësaj natyre. Rrëshqitje të rrugës janë vënë re edhe në shumë pjesë të tjera të autostradës; çka përbën problem për qarkullimin normal të automjeteve. Probleme ka edhe te trafikndarëset apo sinjalistika rrugore, e cila shpeshherë vidhet nga banorë të zonës ende të paidentifikuar. "Rruga e Kombit" është ndërtuar vetëm 4 vite më parë. ? Në mars Kinostudio-Kombinat autobusë të rinj Duke filluar nga muaji mars i këtij viti linja Kinostudio-Kombinat do të ketë autobusë të rinj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha se të gjithë qytetarëve do t'u ofrohet një shërbim më i mirë nga transporti urban, pasi ky është një nga problemet më emergjente që kërkon zgjidhje në kryeqytet. Ky segment që u shërben rreth 6000 mijë banorëve të kësaj zone, do t'i nënshtrohet ndërhyrjes totale, ndërsa do të shtohen hapësirat e gjelbërta Karta e identitetit do të shërbejë si kartë shëndeti Analizat e tumorit në Qendrat Shëndetësore Çdo muaj 510 raste të reja me diabet Elvana Hana, Drejtoresha e ISKSH Shezai Rrokaj
8 E shtunë, 12 janar 2013 AKTUALITET Tiranë, eksploziv në banesën në ndërtim pranë Teleferikut Një sasi eksplozivi shpërtheu mbrëmjen edjeshme në një banesë në ndërtim në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një shtëpi ende të papërfunduar, në zonën pranë Teleferikut në Tiranë. Policia bëri të ditur se ndërtesa 3 katëshe është në pronësi të shtetasit Argjend Margjini. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia e komisariatit 4 dhe zjarrëfikëset mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e autorët e shpërthimit. Por tani për tani janë ngritur disa pista hetimi, mes të cilave njëra më e fortë që ka të bëjë me kërcënim ndaj pronarit të objektit tre katësh në ndërtim, Margjini. Megjithëse banorët përreth saktësojnë se nuk kishin parë probleme në këtë zonë nga ana e pronarit të banesës që të orientohej shkaku i shpërthimit drejt kësaj piste. Mendohet se ekslozivi ka qënë i telekomanduar, duke përbërë një rrezik të madh në këtë zonë tepër të populluar dhe në një orë me një nivel të lartë lëvizjeje nga njerëzit. Policia në funksion të zbardhjes së ngjarjes ka sekuestruar kamerat e sigurisë së z Vdekja e 11-vjeçarit, letër nëntë institucioneve Prindërit e Denisit: Po zhduken provat Reagimi, pas takimit me Prokurorin e LAJME SHKURT Lajmi Fatmir dhe Sheje Alimadhi, prindërit e 11-vjeçarit, Denis Almadhi, që vdiq pak javë më parë u dërguan letër nëntë institucioneve duke thënë se po bëhet përpjekje për zhdukjen e provave si dhe manipulimin e tyre, veprime të cilat sipas tyre duan të dokumentojnë pafajësinë e personelit mjekësor ??? TIRANE Prindërit e Denis Almadhit, 11-vjeçarit, i ciligjeti vdekjen gjatë një ndërhyrjeje estetike në sy më 7 nëntor 2012, i janë drejtuar shefit të komisariatit numër 4 në kryeqytet, Gazmed Hamitaj me një letër përmes së cilës shprehin shqetësim mbi faktin që sipas tyre po tentohet të zhduken dhe të manipulohen prova të cilat fajësojnë personelin mjekësor. Letra e cila shkon për dijeni edhe të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ministrit të Brendshëm Flamur Noka, atij të Drejtësisë Eduard halimi, Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llala, Avokatit të Popullit Igli Totozani, Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe përfaqësueses së Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut Elsa Ballauri dhe mediave merr nismë nga fakti që çështja e Denisit është rikthyer përsëri për rihetim në Komisariatin e policisë, Rajoni numër 4 në Tiranë. Fatmir dhe Sheje Alimadhi, prindërit e vogëlushit të ndarë nga jeta shprehen se kanë konstatuar se po bëhet përpjekje për zhdukjen e provave si dhe manipulimin e tyre, veprime të cilat sipas tyre duan të dokumentojnë pafajësinë e personelit mjekësor, si të atyre që e kanë operuar ashtu dhe me ekspertizat e ndryshme mjeko ligjore që janë bërë dhe po bëhen, siç theksojnë ata duke abuzuar me detyrën. Duke pritur një përgjigje nga personat të cilëve u drejtohet letra, prindërit e 11vjeçarit deklarojnë se janë të gatshëm edhe të zhvarrosin kufomën për të marrë kampionë dhe analizat e duhura të cilat mund të nxjerrin shkaqet që çuan në humbjen e jetës së fëmijës së tyre. “Nëqoftëse Laboratori i Mjekësisë Ligjore nuk disponon mjetet e duhura për të përcaktuar diagnozën e plotë Anatomo-Patologjike të shkaqeve që çuan në humbjen e jetës të fëmijës sonë, ne kërkojmë të merren kampione të reja për analiza duke zhvarrosur kufomën dhe këto të dërgohen në laborator të specializuar jashtë shtetit. Nëqoftëse këtë fakt nuk do ta bëjë shteti shqiptar, këtë do ta bëjmë ne familjarët. Ne kërkojmë të dalë e vërteta se cilat ishin arsyet dhe shkaqet që çuan në vdekjen e djalit tonë 11-vjeçar, i cili nuk ka qenë asnjëherë i sëmurë, të cilin e çuam me duart tona në spital për të kryer një operacion estetik në sy që mund të zgjaste15-20 minuta,dhe jo 5 orë e 30 minuta që e mbajtën dhe në përfundim na njoftuan vdekjen e tij”-përfundon letra e prindërve të vogëlushit të ndarë nga jeta. Reagimi i familjarëve të Denisit, vjen pas takimit që babai i tij, Fatmir Almadhi pati me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla në zyrën e tij, ku i kërkoi ndihmë që ekzaminimi mjeko ligjor i cili do të zbardhë të vërtetën e vdekjes së djalit të tij të bëhet në laboratorët evropiane. 11-vjeçari Denis Almadhi, i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje estetike, pasi nuk i hapeshin kapakët e syrit. Por, gjatë operacionit diçka nuk ka shkuar mirë dhe fëmija ndërroi jetë. Prindërit e Denisit denoncuan ngjarjen në komisariatin numër 4 në kryeqytet duke bërë me faj për vdekjen e fëmijës së tyre, mjekimin e pakujdesshëm dhe komplikacionet gjatë operacionit por sipas mjekëve vdekja e Denisit ka qenë një aksidenti, pasi medikamentet alternative nuk rezultuan të suksesshme dhe për pasojë fëmija ka pasur katër herë atak kardiak gjatë operacionit. ? Itali, kapen 3 tutorët shqiptarë Policia e Torinos ka arrestuar tre shqiptarë ndërsa një i katërt është në kërkim. Tre shqiptarët të moshës 33, 31 dhe 23 vjeç janë vënë në pranga pasi merrnin vajzat nga Shqipëria me premtimin se do t'u gjenin punë në Itali, por më vonë vajzat e shihnin veten prostituta. Vajzat që kishin rënë preh e këtij mashtrimi ishin një duzinë, 4 prej të cilave rezultuan të martuara me italianë. Sipas hetuesve kjo bëhej sepse vajzat donin të merrnin lejen e qëndrimit në Itali. Policia ka sekuestruar një apartament, dy makina dhe disa armë njëra prej të cilave është vjedhur ne provincën e Trevisos. ? Pranga kosovarit, përdhunoi shtatzënën Një shtetas me origjinë kosovare është arrestuar nga policia italiane me akuzën se ka përdhunuar mes të premtes dhe të shtunës së kaluar, një vajzë 24-vjeçare në një parking publik në Bergamo. Ndërkaq, gjatë vizitave mjekësore në spital, vajza ka zbuluar se ishte disa javëshe shtatzënë. Kosovari i arrestuar me inicialet V.R, i moshës 35 vjeç ishte rezident në Itali. Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Kosovari u arrestua ndërkohë që rregullonte makinën e tij në të njëjtin parking ku kishte përdhunuar 24-vjeçaren. Identifikimi i tij u mundësua falë dëshmive të vajzës së përdhunuar dhe disa shoqeve që ishin me të. Aksidenti në Lezhë Përplasja me furgonin, 6 të plagosur Prokurori Fatmir Almadhi pati një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla në zyrën e tij, ku i kërkoi ndihmë që ekzaminimi mjeko ligjor i cili do të zbardhë të vërtetën e vdekjes së djalit të tij të bëhet në laboratorët evropiane. Mister shkaqet Krujë, vetëvaret 17-vjeçari Gjashtë persona kanëmbetur të plagosur, dy prej të cilëve fëmijë, si pasojë e një aksidenti që u shënua dje rreth orës 19:00 në autostradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit. Një automjet me targa greke, ku udhëtonin 4 persona në tentativë për të parakaluar, ka humbur kontrollin e mjetit edhe si pasojë e lagështisë në rrugë është përplasur ballë për ballë me një furgon 6+1 me targa AA 230 EH, ku gjendeshin shoferi dhe dy pasagjerë. Përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë e për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë Elvis Bocaj 26 vjeç nga Fushë -Kruja, drejtuesi i furgonit, si edhe një 10-vjeçar i cili nuk është identifikuar ende. Të plagosur në këtë aksident por pa pasoja për jetën kanë mbetur edhe Arben Ziva 18 vjeç nga Fushë-Kuqja e Kurbinit, Gentjan Marku 28 vjeç, Vitore Gjoni 34 vjeçe nga Miloti, si edhe një fëmijë 12 muajsh me iniciale A.M. Ekspertë të policisë rrugore të mbërritur në vendngjarje kanë ndaluar drejtuesin e autoveturës me targa greke, ndërsa kanë nisur një hetim për të zbardhur plotësisht shkaqet e këtij aksidenti. Një 17-vjeçar nga fshatiHasan i rrethit të Krujës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në dhomën e tij të gjumit, ndërsa mbeten mister shkaqet e këtij veprimi. Ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes. Mësohet se viktima është shtetasi Sandër Metaj, ndërsa kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë të 17-vjeçarit në dhomën e tij të gjumit. Pavarësisht tentativave të familjarëve për të rikthyer në jetë, 17-vjeçari ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë së Krujës dhe FushëKrujës që kanë nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve që çuan 17vjeçarin në vendim ekstrem të vetëvarjes. Ky është rasti i dytë brenda dy ditësh që një i ri vendos t'i japë fund jetës duke u vetëvarur. Një ditë më parë një 18vjeçar nga Dibra u gjet i vetëvaruar në ambientet e shtëpisë tij. Në foto: (Majtas) Nëna e 1 1-vjeçarit që vdiq në spital (lart) Denis Alimadhi
24 E shtunë, 12 janar 2013 LAJME NGA BOTA Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi ??????????????????????????????? Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë NË TELEVIZIONIN Origjina e Lajmit nga KASTRO ZIZO ? Platforma serbe, pa vlerë për BE-në Serbia njoftoi daljen me dy platforma për bisedimet mes Kosovën, platforma këto që kanë hasur në reagime e kundërshti nga klasa politike opozitare në Prishtinë. Por për BE-në, këto platforma nuk kanë asnjë rëndësi në dialogun dypalësh. Këtë e bëri me dije i dërguari i posaçëm i BE-së, Samuel Zbogar. Në një intervistë dhënë për seksionin serbisht të RTK-së, zyrtari i lartë europian dha se e vetmja platformë e vlefshme në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit është ajo e Bashkimit Europian, platformë e miratuar në bazë të përfundimeve të ministrave të BE-së në dhjetorin e kaluar. ? Jahjaga: Nuk ka bisedime për veriun “Nuk do të diskutojmë me askënd për çështje të brendshme, por duhet të vazhdojë dialogu i mëtejshëm për heqjen e strukturave paralele”. Kjo është përgjigjia e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga ne pyetjen e Top Channel, nëse pala kosovare ka hequr dorë nga qëndrimi i mëparshëm për të mos e shtruar veriun në tryezën e bisedimeve me Serbinë. Në një takim të rregullt me gazetarët, zonja Jahjga shfaqi synimin e institucioneve kosovare për të mbyllur proçesin e dialogut me Serbinë këtë vit. Sipas saj, zgjidhja e vetme për pjesën veriore ndodhet në pakon e Ahtisarit dhe Kushtetuën e Kosovës. ? Bullgari, masakër në familje Kufomat e pesë personave, anëtarë të së njëjtës familje, janë gjetur nga policia bullgare në një apartament në lagjen Gotse Delcev, në So? e. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Tsvetan Tsvetanov, sipas të cilit autor i masakrës ka qenë kryetari i familjes, 55 vjeç dhe ish-zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas ministrit, ? llimisht ai i ka qëlluar me pistoletë bashkëshortes, dy djemve 21 dhe 27 vjeç dhe më pas gjyshes së tyre para se të vetëvritej. ? SHBA, thellohet defiçiti tregtar De? çiti tregëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u thellua në muajin nëntor, pasi importet regjistruan rritjen më të madhe brenda vitit të lënë pas. Të dhënat u publikuan të premten nga Departamenti Amerikan i Tregëtisë, në një raport të përmuajshëm. Sipas shifrave, de? çiti tregëtar është thelluar me 48,7% miliardë dollarë, ndonëse parashikime të mëparshme kishin krijuar shpresën se de? çiti do të zvogëlohej. ? Katalunja, e pavarur brenda BE-së? Dy partitë më të mëdha në Katalunjë (“CIU” dhe “ERC”) redaktuan deklaratën e tyre të përbashkët për pavarësinë e krahinës, duke shprehur “vullnetin” jo vetëm për themelimin e një shteti të pavarur, por edhe të një vendi që do të mbetet brenda Bashkimit Europian. Dokumenti, i cili shërben si “udhëheqës” i procesit të shkëputjes do të kalojë në votim në Parlamentin Katalanas në 23 janar dhe teksti i është shpërndarë përveç dy partive të mazhorancës, edhe grupimeve të tjera që formojnë qeverinë rajonale. ? Programi bërthamor, Irani pranon bisedime Një raund i ri bisedimesh për programin përthamor të Iranit do të realizohet në fund të janarit, lajmëroi të premten agjensia ruse “Ria Novosti”, duke iu referuar burimeve brenda Teheranit zyrtar. Bisedimet do të zhvillohen sipas formulës së zakonshme “5+1”, me të dërguarit iranianë që do të negociojnë me përfaqësuesit e pesë vendeve të Këshillit të Sigurimit në OKB (SHBA, Kinë, Rusi, Francë, Britani) dhe Gjermaninë. ? Erdogan: Ekzekutimi në Paris, mes kurdësh Kryeministri turk, Recep Taip Erdogan e ka cilësuar vrasjen e tre aktivisteve kurde në Paris, mes të cilave edhe një bashkë-themeluese e partisë kurde PKK, si “cështje të brendshme mes tyre”. “U kanë hapur derën vrasësve. Është e logjikshme që s'mund t'ua hapnin derën të panjohurve. Me siguri ato e kanë njohur vrasësin”, tha Erdogan para mediave turke pas rikthimit në atdhe nga një vizitë zyrtare në Senegal.
11E shtunë, 12 janar 2013 Sondazhi i PD Gjersa kishte ardhur pastaj e diela e vonë e 8 maji, kur votimi ishte mbyllur, numërimi nuk kishte filluar ende, por ishin përpunuar rezultatet e exit-polleve nga kompania “Gani Bobi” me qendër në Prishtinë. SPECIALE (Vijon nesër) Sondazhi i PS Sondazhi i dytë na la pa fjalë të gjithëve. Se ishte amerikan ai që po fliste. Opinionistët pro Bashës kishin radhën të ngrinin kokat pas dyshimeve që kishin pasur ndaj shifrave të “Gani Bobit”. Por seç kishin një pengim për të kënduar gjithë atë fitore. e brezit të tij me ato manierat për t'i vënë pikat mbi "i", për t'u dhënë drejtim ngjarjeve apo për t'i parashikuar me lehtësinë e profetëve libreskë. Përndritja e tij ishte ngjitëse. Ironia e tij ishte autoironia ime. Nuk ishte bërë ende i zoti i vetes ky djalë. Bashkë me vëllanë e tij që ishte aq i dashur dhe aq i qeshur, sa nganjëherë më vinte çudi që ishte im bir, kishin sjellë në botën time të mbingarkuar me ngjarje, pjesëmarrje, lexime dhe meditime diçka të rrallë dhe të veçantë të brezit të tyre, diçka që unë nuk e emërtoja dot, por e përjetoja si një lloj ajrosjeje dhe higjiene mendore e shpirtërore. Edhe pse nuk e shkruanin shqipen pa gabime si paraardhësit e tyre, njëzet-tridhjetëvjeçarët e Shqipërisë së fillim shekullit të ri po rriteshin si një popull i bukur në kuptimin etik të fjalës. Im bir po kënaqej me profecinë time dhe patjetër edhe me optimizmin tim për fitoren e Ramës. Në fund të fundit, edhe ai, sikurse vëllai i tij dhe nëna e tij, hallin kryesor kishin të mos dëshpërohesha unë. Në fakt profecia ime do të verifikohej pak nga pak gjatë ditëve dhe netëve të mbetura të numërimit dhe sidomos në finalen e maratonës, kur Rama do të parakalonte me dhjetë vota dhe kur nuk kishte më një natë tjetër për një revansh të Bashës. Pavarësisht se demokratët do ta krijonin këtë lloj nate të revanshit artificial. Këto do të ishin ditët dhe netët e nokdaunit të madh në PS, kur Rama dhe njerëzit e enturazhit të tij, disa prej të cilëve ishin rritur në hijen e sukseseve të padiskutueshme të shefit, do të lëviznin si në jerm, shumë të çuditur me atë që po ndodhte. Basha me stafin e tij ia kishin dalë të ekuilibronin rezultatin. Miti i pathyeshmërisë së Ramës tani e tutje mund të mbrohej vetëm duke pranuar mitin e ri të Bashës. Por dy mite në një garë nuk mund të ketë, kështu që barazimi apo fitorja me një grusht votash e të pathyeshmit ia kalonte automatikisht fitoren morale sfidantit. Kaq donte skuadra mediatike e Bashës, që kishte në gjirin e saj njerëz të zotë dhe të kultivuar, si Henri Çili, Artur Zheji, Artan Hoxha… Ndiheshin të shpaguar në zgjedhjen dhe përpjekjet e tyre. Por, po të merrte Basha edhe fashën e kryebashkiakut, aq më mirë. * * * Shumë mbrëmje gjatë fushatës kisha qenë përballë tyre në emisionin popullor "Opinion" të Blendi Fevziut. Henrin dhe ndonjë tjetër nga kjo skuadër i kisha miq dhe ithtarë të vjetër të shkrimeve të mia. Ishte një paradoks i dyfishtë që unë isha përballë tyre dhe ata përballë meje, kur realisht as ata nuk i përkisnin me zemër njëqind për qind shumicës së Sali Berishës dhe as unë Partisë Socialiste të Edi Ramës. Ata ishin gjithnjë më të zjarrtë, sepse vinin drejt e nga "fronti", prej nga sillnin veskun dhe frymën e ndeshjes me kundërshtarin, ndërkohë që mua më duhej ta shpikja kandisjen e duelit për arsye se me Ramën dhe shtabin e tij kisha kontakte spontane. Në debate të tilla janë të pashmangshme teprimet, ekseset. Edhe kur nuk shkon për të treguar dhëmbët. Dhëmbët do t'i tregosh se s'bën. Është logjika e ringut. Gërvishteshim dhe goditeshim vetvetiu në studio, në gjaknxehtësi e sipër, në nerva e sipër. Takoheshim në dalje, ndaheshim me një premtim të nënkuptuar pajtimi - se ishim ndryshe, djalli e mori, kishim pozicione, por nuk kishim tabu, apo jo? - për të nisur gjithçka nga e para në debatin tjetër. Në vlerësimin popullor, jo profesional, këto ndeshje përfundonin përgjithësisht barazim, ose me një epërsi të lehtë të palës përballë meje. Kështu më thoshin ata të stafit të Fevziut, që grumbullonin mesazhet nga publiku. Por e kisha edhe vetë këtë përshtypje nga reagimet që merrja. Ishte mjaft në një televizion të deklaruar kundër Ramës, siç ishte TV Klan. Opozita luante gjithnjë në fushën kundërshtare atje. Gjersa kishte ardhur pastaj e diela e vonë e 8 maji, kur votimi ishte mbyllur, numërimi nuk kishte filluar ende, por ishin përpunuar rezultatet e exitpolleve nga kompania "Gani Bobi" me qendër në Prishtinë. Unë nuk e dija se "Gani Bobi" ishte kthyer në Tiranë. Kisha menduar me vete se pas fiaskos spektakolare në zgjedhjet politike të vitit 2009 dhe pas dëmeve të mëdha që i kishte shkaktuar procesit të numërimit të votave me shpalljen e bujshme të fitores së PDsë, duke ngritur në këmbë anembanë vendit festimet e zhurmshme të militantëve demokratë dhe duke dekurajuar gjithkund me faktin e kryer numëruesit socialistë, kjo kompani nuk do të shkelte më në Shqipëri. Në fakt nuk ia kisha dëgjuar zënë prej dy vjetësh. Të shkonte mendja se ishte çregjistruar me turp. Por për habinë time, ja ku m'u shfaq si fantazmë mbrëmjen e vonë të 8 majit në karriget e një kafeneje verore në mjediset e jashtme të TV-Klan. "Gani Bobi" ishte atje me fytyrën e gazetarit Shkëlzen Maliqi dhe të dy apo tre operatorëve të tjerë. Nuk i pashë nga afër, por ma tha asistentja e Fevziut. -Duhet të presim edhe pak, se nuk po bien dakord ata të "Gani Bobit". -Çfarë? Asistentja tregoi me dorë në drejtim të kafenesë verore. Për shkak të mendimit që kisha krijuar në lidhje me zhdukjen nga skena të asaj kompanie, pata ndjesinë se gjendesha para një kurthi. "Kështu e kanë këta", thashë me vete. "Me demek vdesin dy vjet si ai gjarpri i thellësive të detit dhe ngjallen për një ditë. Kush e di ç'kanë kurdisur." Vibronte një si ethe e pazakonshme rreth e rrotull, pas pak u mor vesh se Aleksandër Frangaj, pronari i televizionit "Klan", ishte befasuar dhe madje zemëruar me rezultatin paraprak që kishte nxjerrë "Gani Bobi": 63 për qind Basha, 35 për qind Rama. Duke e njohur prej vitesh natyrën e Aleksandërit, e merrja me mend si po turfullonte mbi letrat e kompanisë: More, koqe! Unë vërtet dua të fitojë Basha, po kush e ha këtë, që qenka 18 për qind përpara? -Kështu thotë exit-poll! - ia kthenin nën zë ata të "Gani Bobit". Sandrit i vetonin sytë. Të jetë e vërtetë, thua? Pastaj e braktiste po aq vetimthi atë shkëndijë të ligë. Nderej të kapte marrëzinë, pse jo dinakërinë dhe talljen në tutjen naive të ganibobsave. -Duhet ta ulim shifrën, nuk mund të lëmë 18 për qind. Ja del shumë ndryshe në numërimin real dhe më shkatërrohet televizioni mua! -Po edhe mund të ulet, mund të bëhet edhe fifty-fifty- tha Shkëlzen Maliqi. Sandrit i kërcyen nervat edhe më keq, por e la tjetrin të shpjegohej. -Shumë prej të pyeturve nuk e kanë deklaruar votën. Po të llogarisim se ato vota janë hedhur për Ramën, rezultati shkon aty-aty. -Këtë të më thoshe që në fillim!thirri Sandri. -Jepi të dy variantet - tha duke nuhatur me mendjen e tij të stërvitur prej menaxheri efektin e shumëfishtë të një komunikate aq të hapur e kundërthënëse si ajo që po urdhëronte. Edhe demokratët i gëzonte, edhe Ramën e meronte, edhe analistët dhe publikun serioz i kuante me përqindjet e atyre që nuk ishin shprehur. Sondazhet e Shkëlzen Maliqit shpërthyen si bomba tymuese në studio, duke i lënë të hutuar edhe mbështetësit e Bashës. Por për ta bërë mjegull fare vazhdimin e asaj mbrëmjeje sureale, me lëvizje dhe kryqëzime mekanike duarsh që dukeshin sikur s'kishin punë me trupat që i mbanin, kishte menduar një kompani imazhi dhe anketimesh, e pajtuar qysh në fillim të fushatës, në mos përpara fushatës, pranë shtabit të zotit Basha. Një mjekrosh shumë i shëndoshë, amerikan, që me sa duket po ndiqte bashkë me punëdhënësin dhe stafin e tij emisionin e Fevziut, doli në lidhje direkte dhe njoftoi se, në bazë të sondazheve të kompanisë së tij, avantazhi i kryetarit Basha ishte më i madh se 18 për qind. Ishte midis 22 dhe 24 për qind. Në tonin e trashaluqit, që përsëritej edhe në atë të përkthyesit, ndihej njëfarë pakënaqësie që "Gani Bobi" e kishte zvogëluar me katër deri gjashtë pikë epërsinë shkatërruese të Bashës. Sondazhi i dytë na la pa fjalë të gjithëve. Se ishte amerikan ai që po fliste. Opinionistët pro Bashës kishin radhën të ngrinin kokat pas dyshimeve që kishin pasur ndaj shifrave të "Gani Bobit". Por seç kishin një pengim për të kënduar gjithë atë fitore. Ne të krahut të kundërt kishin radhën të gëlltisnim talljet tona me shifrat e Shkëlzen Maliqit. Kishte dhe më keq. Sakaq në celularin tim mbërriti për herë të parë qëkurse shkoja në emisionin "Opinion" një njoftim nga selia rozë. Kjo seli kishte gjithashtu sondazhet e veta, që nuk i kishte bërë publike për të mos ndikuar procesin e votimit dhe numërimit. Sa për ta ditur unë, Rama ishte nëntë deri në njëmbëdhjetë për qind përpara Bashës. Sondazhin e kishte bërë një kompani e njohur italiane. Nëntë deri në njëmbëdhjetë pikë përpara, thashë me vete. Kompania italiane e Ramës e kishte shtrënguar disi dorën në krahasim me kosovaren dhe amerikanen e Bashës. Por s'kishte dyshim se populli i Tiranës, nëse ishte pyetur vërtet, i kishte mashtruar të gjithë. Njerëzit ishin bërë dinakë. I hetonin pyetësit mbi qepallë nga vinin dhe si e donin përgjigjen. Për të qenë brenda, për t'u bërë qejfin, për t'u tallur apo për të mos pasur telashe, jepnin përgjigjen që mendonin se do t'i linte ata të kënaqur. Jo më kot kishte dalë fjala se nuk ka anketim që të nxjerrë në dritë ç'kanë në mendje banorët e Shqipërisë. Kjo ishte thagma e vogël e mospërputhjes së sondazheve me të vërtetën. Thagma e madhe ishte tjetra. Kompanitë e huaja vinin për të bërë biznes me veset politike të parisë shqiptare. Me atë zakonin për të mësuar shkel e shko karakteristikat e vendit, këto kompani kishin dëgjuar se politikanët shqiptarë nuk kishin dëshirë të njihnin të vërtetën. Ky ishte vesi i tyre kryesor. Kësisoj bosët e kompanive u servirnin atyre të dhëna të fabrikuara në zyra. E tepronin, sepse e dinin Shqipërinë një vend me mustaqe te veshi, por paratë i merrnin ama. Numërimi real startoi po atë natë, me një epërsi të lehtë të Ramës. Që nuk erdhi duke u thelluar, siç kishte ndodhur në zgjedhjet e mëparshme. Kaluan orë, kaloi një ditë, kaluan dy ditë dhe shkëputja nuk po ndodhte, fitorja bindëse nuk po ngrinte krye, mu sikur e kishte mbërthyer tartakuti. Në selinë rozë dhe në mediat që kishin mbështetur Ramën njerëzit kishin durimin të prisnin. Hiqeshin të qetë, ia dilnin të flaknin çdo lloj dyshimi se historia nuk do të përsëritej, por besimi i tyre në një fitore të thellë hynte në ujë pas çdo kutie të numëruar. Gjersa e braktisën fare, jo pa përdëllim e përmallim, ëndrrën e fitores së thellë. Nuk donin më shumë se një fitore dinjitoze. NESËR DO TË LEXONI: ? Fushata e Edi Ramës pa aleatët ? Pse më tha Baze se nuk hynte te selia e PS ? Trishtimi i Ramës në PS kur numëroheshin votat ? Çfarë ndodhi një ditë përpara rezultatit final Në foto: Gjatë numërimit të votave në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011 Në foto: Edi Rama gjatë hapjes së fushatës së 8 majit 2011
SUPLEMENTI “THASH&THEM” ? Faqe 13-17 TE PATHENAT NE KRYESINE E PD Sali Berisha: 2013, listën e deputetëve e bëj vetë VITI III - NR. 07 E shtunë, 12-01-2013LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “THASH&THEM” TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI origjina e lajmit... Lajmi Një grup prej 23 intelektualësh ? rmosën dje një peticion ku i kërkojnë kryetarit të opozitës Edi Rama që të lejojë deputetët e PS-së që të votojnë tre lig jet në Kuvend, që Shqipëria të marrë statusin. Teksti është gati i njëjtë me peticionin e majit 2010, ku Ramës i kërkohej që të ndërpriste grevën e urisë, që vendi të ? tonte liberalizimin e vizave Ja kush e fsheh vdekjen e Mehmet Shehut Koment 2013 dhe rënia e partive NGA AFRIM KRASNIQI ? vijon në faqe 22 P ër të dytën herë brenda më pak se tre vitesh PD nxjerr nga zyrat e saj për t'i shitur si... ARBEN RROZHANI TIRANE ARTEMISA HOXHA TIRANE Mbeten edhe pak muaj pa ra mbajt je s së zgjedhjeve të 23 qershorit, ku partitë e vogla dhe të mëdha kanë... ? vijon në faqe 2-3 Denoncoj.com website bosh i Partisë Socialiste Zogaj: Frangaj për Gani Bobin: More k... ç'është ky sondazh Pagat e buxhetorëve, QSUT ende pa lekë DOSJET RAMA-BASHA VONESA ? Faqe 6 ? Faqe 10-11 ? Faqe 12 VOTIMI I TRE LIGJEVE Zyra e Topallit publikon ? rmëtarët, artistë dhe intelektualë. Teksti i dokumentit: Mos i bëj pritë antarësimit në BE. Fjalët të njëjta me ato të majit 2010 kur ? rmosën kundër grevës së urisë ? Faqe 19 HISTORIA E 3-KATESHIT Xhaxhai i Linda Bashës: Kjo është prona ime ? Faqe 7 “Pallati i Lindës”, PD nxjerr administratën në protestë Dy partitë kryesore poli-tike, PD dhe PS, ? tuan së bashku 1,86 milion vota më 1991, 1.5 milionë më 1992, 1.25 milion më 1996, 1 milion vota më 1797, 2001 dhe 2005, si dhe 1.2 milion vota më 2009. Në zgjedhjet lokale 2011 ato fituan së bashku 772 mijë vota, ose rreth 500 mijë vota më pak sesa më 2009. Rënia drastike e mbështetjes nga 1.8 milion vota në tre herë më pak shpreh më së miri kurbën e mbështetjes politike për partitë e vjetra tradicionale, të cilat e ndaluan përkohësisht rënien me 2009 përmes një ligji të ri elektoral që ndëshkon ashpër partitë e tjera politike. Pavarësisht ligjit zgjedhor ku? zues, zgjedhjet e vitit 2009 për herë të parë prodhuan një mazhorancë të pamjaftueshme për të krijuar qeveri dhe më 2013 të gjitha sondazhet tregojnë se asnjë parti politike nuk do të arrijë e vetme të ? tojë mandat qeverisës. Në dallim nga çdo fushatë tjetër këtë vit është hera e parë që PD dhe PS e pranojnë publikisht pafuqinë e tyre për të fituar zgjedhjet. E gjithë strategjia e tyre politike dhe elektorale... Laura Vorpsi, e fejuar me nipin e komunistit Moderatori: Ja çfarë do të gjeni në “Kasketë” Idajet Beqiri KASTRO ZISO, EMISION TË RI NË A1 REPORT Biseda me dyer të mbyllura. Të vegjlit: Ja aleancat për zgjedhjet ZËDHËNËSJA E PD, NUSE TE SHEFQET PEÇI DHUNE INTELEKTUALEVE PD PETICION KUNDER PS ? Faqe 4-5 Nisma e Kuvendit kundër opozitës, buxhetorët të parët. Ja emrat në listë BLOG/ GRIMCA URBANE ? Faqe 22 NGA EVIS CERGA JORGANI I ashtuquajturi pallat i Linda Bashes, pronë e xhaxhait të gruas së kreut të PS (djathtas) Linda Rama
14 E shtunë, 12 janar 2013 THASH THEMTHE&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M Cel. 0696070651 RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA KARAOKE NIGHT LOUNGE BAR Fytyra e re e Partisë Demokratike Së shpejti nuse në familjen e Shefqet Peçit LAURA VORPSI Një tjetër vajzë simpatikebrune, që është bërë pjesë eSelisë Blu është edhe Laura Vorpsi. Nuk dimë nëse mund ta quajmë Zëdhënësen e kësaj force politike, por ajo është parë disa herë të lexojë reagimet e demokratëve, kundër Selisë Rozë. Megjithatë ka dy ditë që zëdhënësja më e re është larguar jashtë shtetit, për të rikthyer përsëri në foltoren e PD-së, Silvi Bardhin ndonëse ajo është shtatëzanë. Ky fakt nuk mund të mos komentohej edhe nga gazetarë dhe drejtues mediash në rrjetin social Facebook, të cilët kanë ngritur pyetjen se ku ndodhet Laura?? Megjithatë THASH&THEM u bë kurioz për zëdhënësen e re sharmante të PD-së dhe ka zbuluar disa detaje për të. Dimë që Laura ka qenë nxënëse pranë gjimnazit "Sami Frashëri", për të vazhduar më pas studimet e larta për Drejtësi. Me të mbaruar fakultetin, brunja simpatike ka qëndruar si asistente pedagoge në këtë universitet. Ajo nuk është titullare e lëndës "E drejta private", por jep seminaret e saj. Studentët thonë se pedagogia e tyre është mjaft e përgatitur për lendën e vështirë, që ka marr përsipër të shpjegojë. Ata thonë gjithashtu se ajo është mjaft e kuruar në pamjen e saj dhe tërheq vëmendjen e tyre e sidomos atë të studentëve meshkuj. Në të njëjtën kohë për ta ajo është jo vetëm sharmante, por edhe mjaft tolerante. Kemi zbuluar gjithashtu se Vorpsi është edhe e dashuruar. Djali që i ka vjedhur zemrën, zëdhenëses së PDsë, rrjedh nga një familje me pozita në politikë, por aspak e krahut të demokratëve. Djali me të cilin është fejuar Laura, është nip i Shefqet Peçit, një figure të njohur të Partisë Komuniste Shqiptare. Çifti është parë bashkë në shumë klube në kryeqytet, ku është vënë re se shkojnë shumë me njëri-tjetrin. Ne i urojmë bukuroshes një karrierë të gjatë në rrugën e vështirë të politikës. Përse mendohet Erla Mëhilli?! ZEDHENESJA Merr tre nominime në "Brit Awards" RITA ORA Kemi zbuluar gjithashtu se Vorpsi është edhe e dashuruar. Djali që i ka vjedhur zemrën, zëdhenëses së PD-së, rrjedh nga një familje me pozita në politikë, por aspak e krahut të demokratëve him sesi ajo mendohet pas një takimi, që është zhvilluar në Këshillin e Ministrave. Brunja simpatike duket në formë të mirë për këtë vit edhe pse gjithnjë është vlerësuar për sharmin në pamjen e saj. Ne i urojmë Erlës një vit të mbarë dhe pa shumë lodhje pranë Kryeministrit Berisha, ndonëse ky vit do të jetë shumë i ngjeshur me punë dhe fushatën elektorale, që pritet të nis në mesin e muajit qershor. Duket se Viti i Ri 2013, ka nisur mendueshëm për Zëdhënësen e Kryeministrit, Erla Mëhilli. E veshur me të zeza, shoRita Ora ka fituar tre nominime në dy kategori për edicionin e këtij viti të spektaklit më të madh muzikor në Britani të Madhe, "Brit Awards".Këngëtarja kosovare ka qenë e pranishme në shpalljen e nominimeve në Londër. E veshur me një fustan të gjatë të dizenjnuar nga Diane Von Furstenberg, këngëtarja dukej mahnitëse. Rita është nominuar në kategorinë "Zbulimi i vitit" dhe në kategorinë "British Single", ku është nominuar me dy këngët e saj "Rip" dhe "Hot right now". Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 20 shkurt, ku presim shkëlqimin e radhës të Rita Orës.
.
Nga kjo datë
12/01/13
Të gjitha
faqet

Nga kjo datë

Zgjidh datat  
identifikohu
ndihma

Rikërko fjalëkalimin!


Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.