www.shqiptarja.com E diel, 13 janar 2013 16 SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com TEZA vijon nga faqja 15 STUDIMI RELIKET Në foto: Armët dhe përkrenarja e Gjergj Kastriotit, fotografuar gjatë ekspozimit në Vjenë ...shqiptar, pasi ai ( shkrimi gotik tip frakturë: Shën përkth.) me siguri se kishte lindur në shekullin e 16-të. Titulli IMPERATOR, sidoqoftë nuk shkon në të vërtetë - më shumë supozohet se do të duhej të ishte përdorur termi REX nga latinishtja, ose BASILEUS nga greqishtja. Edhe pllaka e bakrit me shiritin e zambakëve nuk përbën ndonjë dëshmi bindëse për Gjergj Kastriotin: ajo është përgatitur në mënyrë relativisht të thjeshtë dhe nuk i korrespondon në formë kokës së dhisë, e kësisoj duhet të ketë qenë një imitacion i punuar më vonë. Koka e dhisë sidoqoftë përmban një material vërtetë cilësor. Porse në çdo rast ajo nuk formon dekoracionin e përkrenares, të cilin në kontekstin kulturor të Italisë e lidh me një hero të madh të luftërave ndaj turqve - në këtë rast do të kishte zënë vend më mirë një kokë luani. Në rajonin e Shqipërisë Qendrore të ndikuar nga kultura greke, përkundrazi koka e dhisë luante një rol të madh. Ajo është sikmbol i Aleksadnrit të Madh dhe mbretit epirotas, Pirro. A mund ketë qenë koka e dhisë ndoshta një pjesë origjinale e kurorës së planifikuar të Gjergj Kastriotit? Nën ndikimin e peshkopit të Durrësit, me formim humanist, Pal Engjëlli ( Paulus Angelus), dhe të elitës katolike që rrethonte Skënderbeun, me propagandimin e Skënderbeut si Aleksandri i Ri, në Shqipëri viheshin re gjithnjë e më shumë përpjekje për të manifestuar një lloj pretendimi për barazi ndërmjet shtetit shqiptar që po krijohej dhe atyre ekzistuese italiane. Që të tilla pretendime ishin të lidhura me një mbretëri shqiptare, duhet ta ketë marrë vesh edhe Duka Ferdinand. Kështu Jakob Schrenck von Notzing, shkruan në biografinë e Skënderbeut për botimin në gjermanisht të Armamentarium Heroicum mbi synimet, për ta kurorëzuar në Romë Gjergj Kastriotin: …ky i fundit udhëtoi drejt Romës / dhe solli me vete me shumë argumente / nevoja e madhe bëri që Papa të kërkonte bashkmin e princërve të krishterë / Skënderbeu u ofrua edhe të udhëhiqte vetë këtë ushtri. Papa jo vetëm që i shkoi idesë së tij për të qenë mbret në mbarë Shqipërinë / por edhe i Maqedonisë / por falë zënkave të brendshme dhe mosmarrëveshjeve brenda botës së krishterë, kjo dëshirë iu grabit / ai u kthye sërish në vendlindje / më pas nuk ndërmori asgjë madhështore apo ndonjë vepër që do t' i ngjasonte bëmave të tij të mëparshme. Prandaj, ka 2 opsione me një domethënie nga ku një deklaratë përfundimtare, mund të dalë vetëm me vështirësi. Nga njëra anë përsa i përket përkrenares me kokën e dhisë të Vjenës, mund të bëhet fjalë faktikisht për një pjesë të përkrenares së planifikuar të Skëndërbeut. Kjo kurorë kurrë nuk u përfundua, ndoshta edhe për shkak të vdekjes së papritur të Papa Piu II, në Ankona më 1464, ideja e kryqëzatave dhe planet për krijimin e një Mbretërie për Shqipërinë dhe Maqedoninë kishin dështuar. Dekorimet e përkrenares kanë mundësi të jenë trashëguar brez pas brezi në gjirin e familjes së Kastriotëve dhe më pas i janë bashkangjitur pjesëve të mbetura të përkrenares për Dukën Ferdinand. Mundësia tjetër do të ishte, se duke njohur dimensionin historik dhe domethënien e simbolit të kokës së dhisë nga shekulli i 15të, e ka bashkuar atë me pjesët e tjera. Duke patur parasysh vlerën e vogël simbolike, që ka koka e dhisë në kulturën e Europës jugdhe asaj perëndimore, megjithatë unë jam i prirur, me shumë gjasa që të shoh në të vërtetë një pjesë të kurorës së planifikuar të Gjergj Kastriot Skëndërbeut. Por kjo çështje nuk është se zgjidhet përfundimisht. Bashkë me përkrenaren, Fredinandi II i Tirolit trashëgoi edhe dy shpata, të cilat janë të inventarizuara në inventarin e Ambrasit, të vitit 1596, në emrin e Skëndërbeut. Me shumë gjasa, kjo ka qënë një heshtë, e cila në ditët e sotme nuk gjendet më, ka humbur. Në rastin tjetër (fig. 4 dhe 5) bëhet fjalë për një teh të shekullit të 15-të, i cili është bashkuar më vonë me një dorezë turke. Kësaj shpate i përket një këllëf më i vonë, prej lëkure të zezë. Nëse Duka ka trashëguar pjesë origjinale të prijësit të shqiptarëve, mbetet ende në dyshim, pasi ka shumë arsye formale dhe përmbajtësore, që të bëjnë të mendosh se bëhet fjalë për një falsifikim. Shpata është vërtet nga shekulli i 15-të, mban në të një shkrim arab të padeshifrueshëm, i cili lë të nënkuptohet që arma është prodhuar nga një farkëtar i parëndësishëm i botës arabe. Gjergj Kastrioti në rininë e tij u rrit në shkollën osmane dhe natyrisht që ishte njohës i mirë i shkrimit dhe këndimit në gjuhët arabe, perse dhe turke. Një person, me një formim të tillë, përfshirë atë letrar si Gjergj Kastrioti, nuk do të kishte pranuar kurrë një shpatë me një shkrim të palexueshëm. Në formën e saj të jashtme, kjo shpatë është tejet e pazakonshme. Nuk bëhet fjalë as për një shpatë turke dhe as për një shpatë europiane të shekullit të 15-të. Duke patur parasysh formën e dorezës dhe të tehut të saj, ajo është e krahasueshme me shpatën e Kalifit Al-Musta'sim, e cila daton para 1258, dhe e ashtuquajtura shpatë osmane; të dyja gjenden sot në muzeun e "Topkapi Sarayi" në Stamboll. Shpata e Kalifit Al-Musta'sim dëshmohet në shekullin e 15-të në Egjipt dhe u soll pas fitores së Sulltan Selimit I nga Mamluka në 1517, pra rreth 50 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, në Stamboll, në sarajet e Top-kapisë. E ashtuquajtura "shpatë osmane" daton fillimisht në shekullin e 18-të, por merr si bazë modelet e shpatave të mëparshme turke. Këto shpata u përdorën më vonë në ceremoninë e marrjes së fronit të Sulltanit osman. Mos vallë Duka Ferdinand II donte të krijonte në Italinë e shek. 16të, një shpatë mbretërore, e cila të ishte e lidhur me zakonet e traditat osmane? Që Gjergj Kastrioti të ketë përdorur një shpatë të tillë me kësilloj marifetesh gjatë kurorëziumit të tij si Mbret i krishterë i Shqipërisë, kjo mbart në vetvete një dyshim. Propaganda mbi mundësinë e kurorëzimit të Skënderbeut lidhej me Aleksandrin e Madh të kohës së antikitetit, gjë e cila duhej të ishte shumë ofenduese e ngacmuese nëse do të përdorej si objekt i shenjtë, dhe nga ana tjetër, do të kujtonte më shumë kundërshtarin e Kastriotit, Sulltan osman. Në fund të shekullit 16-të, përkundrazi kjo lloj lidhje propagandistike tashmë nuk ishte më e qartë. Nga eksperiencat e konsullit italian në oborrin osman, në Itali tashmë e dinin se si ngjante një ceremoni e dorëzimit të shpatës perandorake në Perandorinë Osmane, të cilës në fakt i përkiste asokohe edhe Shqipëria. A thua ta ketë ditur vallë falsifikatori i mundshëm këtë informacion? Si shpata, ashtu edhe përkrenarja duhet të kenë qenë një fabrikat i shekullit të 16-të, ku nuk përjashtohet mundësia që koka e dhisë t' i ketë përkitur në fakt Gjergj Kastriotit. Shitësi, i cili në të njejtën kohë mund të ketë qenë edhe falsifikator, është përjekur me ç 'duket, të sajojë pronësinë e heroit shqiptar për sajesën që kishte krijuar vetë me një ndërthurje pjesësh pa lidhje me njëra-tjetrën , që mund ta kishin origjinën nga vende dhe kohë të ndryshme me atë të heroit shqiptar, duke bërë që pastaj Duka Ferdinand II, t' i blinte si pjesë origjinale nën pronësinë e dikurshme të heroit të tij të shumëvlerësuar të luftërave kundër turqve.
7E diel, 13 janar 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti "SALAJ" ju vjen në ndihmë në këto shërbime: ? Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. ? Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. ? Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. ? Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website: www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Kreu i LSI takime në Mirditë: Konventa vendos aleancat Koalicioni, Meta: Do të vendoset në prill "E kemi detyrim të kujdesemi për njerëzit" PS, Balla: Berisha, asnjë shpjegim për të ardhurat e Argitës Deputeti socialist Taulant Balla akuzoiKryeministrin se reagoi me një heshtje hermetike ndaj fakteve që u prezantuan publikisht për të ardhurat e vajzës së tij. "Përpara se të bëhej vetëm mësuese, kjo zonjë siguronte përfitimet nëpërmjet studios ligjore që takson bizneset me tarifa tepër të majme, 200 Euro në orë ndërsa njëkohësisht kërkonte dhe përqindje të investimit në çdo projekt të realizuar të investitorëve të huaj, që miratohen vetëm nga firma e babit Sali. Për ta bërë këtë Argita ka përdorur edhe struktura të shtetit, madje edhe dhe ambasadorë të Shqipërisë, që e reklamojnë Argitën nëpër botë si person me lidhje të forta", tha Balla. Sipas tij bashkëshorti i vajzës së Kryeministrit, Jamarbër Malltezi është gjithashtu një mësues i superpaguar, me 70 milionë lekë në vit të ardhura nga mësuesia si dhe i biri i Kryeministrit Shkëlzen Berisha, deklaron se ka fituar mbi 490 milionë lekë vetëm nga "aktiviteti me pasuritë e paluajtshme". Ndërkohë që për Ballën, në një vit ai ka depozituar nëpër llogari bankare gati 100 mijë Euro më shumë nga sa kanë qenë të ardhurat e tij në atë vit. "Në fund Sali Babai që në deklaratën e pasurisë shton 10 milionësha me dorë si pare xhepi", akuzon Balla. Vlorë, Patozi: "Bllokimit të Ramës qytetarët do t'i përgjigjen me votë" 22 vite nga krijimi i degës së PD në Vlorë, nënkryetariAstrit Patozi flet për një fitore spektakolare të koalicionit edhe në zgjedhjet e radhës. Demokratët që aspirojnë qendrimin në pushtet dhe në një mandat të tretë janë angazhuar për krijimin e një koalicioni të madh, por për ta një tjetër koalicion ka dhe më shumë rëndësi, pasi koalicioni i djathtë do të jetë koalicioni më i madh qeverisës sepse ai do jetë koalicioni i qytetarit. Ishte i pranishem kreu i PD dega Vlorë, Kollozi dhe deputetë të PD. ??? MIRDITE JAKIN MARENA Peticioni 100 vetë letër Ramës: Voto tre ligjet e BE Shkon në 100 numri i intelektualëve e personaliteteve shqiptare që kanë firmosur letrën drejtuar Ramës për votimin e 3 ligjeve. Publikimi i letrës që 23 intelektualë shqiptarë i drejtuan kreut të PS, angazhoi me dhjetëra personalitete të tjerë të shoqërisë shqiptare. Numri i personaliteteve shqiptare që kanë firmosur këtë peticion ka shkuar në 100. Mes të cilëve Hysen Heta prof.dr. Ismail Keta, 2 herë kampion bote në Kick e Thaibox, Kastriot Çipi regjizor, Agustin Kola e Fatmir Frasheri ish futbollistë të sportklub Tiranës, prof. Petrika Afezolli, kompozitori Shpëtim Saraci, koreografi Rexhep Çeliku. Koalicioni "Vendimin për koalicionin e ka konventa e LSI në mbledhjen e saj të radhës", ka qënë deklarata e Metës gjatë takimit të zhvilluar me anëtarë e simpatizantë në Mirditë. Gjirokastër, Ruçi: "Zgjedhjet 2013, fati i tyre do të vendoset në qendrën e votimit" Kreu i Asamblesë së PS Gramoz Ruçi, kasulmuar kreun e qeverisë që e ka quajtur mashtrues lidhur me justifikimin e tij, për problemet me listpagesat. "Berisha është kokërra e mashtruesit pasi s'ishte justifikim listpagesat, por mungesa e të hollave për shpërndarjen e tyre, buxhetorëve", tha Ruçi. I gjendur përpara një auditori socialist që për shumë prej tyre takimi i djeshëm ishte ndezje e motorrëve për fushatën elektorale të qershorit, Ruçi është shprehur shumë qartë se kryeministri Berisha s'ikën vetë nga pushteti e për këtë populli shqiptar duhet të reagojë çka këtë mision historik, sipas Ruçit, s'ka kush ta prijë përveç socialistëve. Ai ka bërë prezent edhe frymën mes socialistëve në vitet 1992-1996 për luftën e tyre politike çka duhet të jetë prezente edhe në ditët e sotme. Sipas Ruçit, duhet të vendoset gishti në plagë tek papunësia, varfëria, mungesa e pavarësisë së drejtësisë, sistemin arsimor të paaftë, atë shëndetësor skandaloz etj. Për të rëndëse ka organizimi i emigrantëve e migrantëve brenda vendit, studentëve dhe organizimi i tyre për në ditën e votimit. "Fati i zgjedhjeve vendoset në qendrën e votimit e tek qendra e numërimit", u shpreh Ruçi. ???? GJIROKASTËR Kryetari i Lëvizjes Socialiste për IntegrimIlir Meta është shprehur se për koalicionet e ardhshme para apo paszgjedhore do të vendosë Konventa e partisë. Ai tha se vendimin për këtë hap të rëndësishëm do ta marrë ky forum i lartë, mbledhja e të cilit do të zhvillohet në prillin e këtij viti për të startuar fushatën zgjedhore por dhe për të përcaktuar kandidatët për deputetë dhe piketat që do maksimalizojnë votën e LSI në përballjen zgjedhore. "Vendimin për koalicionin e ka konventa e LSI në mbledhjen e saj për këtë qëllim", ka qënë deklarata e Metës gjatë takimit të zhvilluar me anëtarë dhe simpatizantë të LSI në Mirditë. Duke sqaruar në këtë mënyrë dhe pozicionin e tij në pritje deri në muajin prill në lidhje me aleancat e mundshme për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti dhe duke respektuar koalicionin qeverisës me PD deri në fund të mandatit katër vjeçar me sa duket. Kështu, kryetari i LSI, Ilir Meta ka zhvilluar dje një takim me anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie në Mirditë. Në takimin e tij kreu i LSI, tha se partia që ai drejton punon për solidaritet social dhe si rrjedhojë e ka si detyrim të kujdeset për njerëzit. "Kemi detyrim të kujdesemi për njerëzit. LSI punon për një solidaritet social", ka qënë deklarata e djeshme e Metës në qytetin e Rrëshenit, teksa është takuar dhe ka shkëmbyer mendime me anëtarë e simpatizantë mirditorë të partisë së tij. Njëherësh, duke ju referuar situatës ekonomike në vend Meta tha se "punësimi është rruga e vetme kundër varfërisë". Ilir Meta Gramoz Ruçi
12 E diel, 13 janar 2013 TIRANA Nisin punimet në bllokun e nr.53 në Don Bosko Bashkia e Tiranës ka nisur dje punimetpër rikualifikimin urban në bllokun e banimit numër 53 në zonën e Don Boskos, pjesë e njësisë bashkiake numër 9. Rikonstruksionet në këtë bllok banimi përfshijnë asfaltimin e rrugëve, rinovimin e sinjalistikës rrugore dhe vendosjen sistemit të ndriçimit. I pranishëm në filimin e punimeve ishte dhe kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha i cili tha se investimet do të shtrihen në të gjitha lagjet e Tiranës, në qendër e periferi pa asnjë dallim "Ky është projekti i urbanizimit të këtij blloku me afro 3 mijë banorë, nëpërmjet shtrimit të të gjitha rrugëve të bllokut, pajisjes me sinjalistikë dhe ndriçim. Ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse avancojmë standardin e një cilësie të lartë jetese sepse ky standard s'mund të ekzistojë nëse është i përqendruar vetëm në qendër, vetëm në bllok, apo vetëm rreth shtëpisë së kryetarit apo ishkryetarit", tha zoti Basha. Vlera e investimit kap shifrën e 18.4 milionë lekëve. Rikualifikimi urban i blloqeve të banimit nga bashkia e Tiranës, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Vetëm një fadromë bën sikur punon në Kombinat Nis Rruga e "Qelqit" dje asnjë punëtor Minibashkia nr.6, rrugët dytësore pa investim LAJME SHKURT Lajmi Punimet në rrugën e "Qelqit" në zonën e Kombinatit, të cilat filluan të premte po ecin me ritme të ngadalta. Vetëm një ditë pas nisjes së punës në këtë rrugë gjeje vetëm një fadromë që punonte. Ndërsa banorët janë skeptikë për kohën e përfundimit të saj. JONIDA LATE ??? TIRANE PLEHRAT NË TIRANË, EDHE NË 2013 VAZHDOJNË TË JENË PROBLEM Çdo ditë shohim dhe dëgjojmë propagandë për një qytet të pastër dhe pa plehra. Ndërsa në rrugët e kryeqytetit shikon plehra të hedhura vend e pa vend, madje edhe kur i çojnë te vendi i duhur nuk i hedhin në kazan. Kjo foto është bërë të rruga "5 Maj", në Tiranë, e cila ndodhet pranë tregut "Industrial". Plehrat në këtë vend kanë marrë rrugët. E ndërsa miliona lekë mblidhen nga xhepat e qytetarëve nga Bashkia e Tiranës me taksën e pastrimit. Shërbim, i cili nuk ju kthehet as 1 për qind. Kurse firmat e pastrimit që operojnë në Tiranë, duket sikur nuk ekzistojnë pasi plehrat janë të kudondodhura. Në Rruga e "Qelqit" nëzonën e Kombinatit,në Tiranë vetëm një ditë pas fillimit të punimeve për rikonstruksionin e saj, punohet vetëm me një fadromë, ndërsa punëtorë në këtë rrugë nuk sheh askund. Banorët që jetojnë dhe kalojnë çdo ditë këtë rrugë shprehen se fillimi i punimeve në rrugë është një gjë e mirë, por puna aty po ecën shumë ngadalë " Shyqyr që nisën punimet për këtë rrugë, se na mbyti balta. Megjithëse ka nisur e kanë marrë shumë shtruar, a thuaj se u pret puna. Shpresojmë të mbarojë brenda afatit që thuhet në tabelë, pra brenda 10 muajsh. Por,nuk e di. Këtu në Kombinat të gjitha rrugët janë të prishura, por të paktën të rregullojnë këto kryesoret. Këta kujtohen për të bërë ndonjë rrugë vetëm kur jemi përpara zgjedhjeve" na thotë Sejat Shehu, banues në Kombinat. Kurse një tjetër banore thotë se për Kombinatin nuk është bërë asgjë, edhe pse kur në krye e bashkisë së Tiranës erdhi Lulzim Basha, premtoi se do bënte shumë për këtë zonë " Mirë po bëjnë që po e rregullojnë, por ta mbarojnë shpejt. Se këtu ndë dimër të mbyt balta dhe në verë pluhuri. Basha kur erdhi në krye të bashkisë tha se do bëjë shumë për Kombinatin. Por vetëm rrugët kryesore po rregullon. Kurse rrugët dytësore janë gjithë gropa dhe të pakalueshme" na thotë M. Sakaj një 58 vjeçare e papunë. Ndërsa një tjetër banore na thotë se pushtetarët kujtohen për ta vetëm para zgjedhjeve për të marrë ndonjë votë. " Këta kujtohen për ne vetëm përpara fushtës. Pse nuk e e kanë bërë më parë? Basha ka gati dy vjet kryetar, tani u kujtua të vërë dorë në Kombinat, apo se në qershor janë zgjedhjet. Por inshalla po e përfundojnë edhe këtë rrugë që kanë nisur thuaj, se këta i nisin dhe i harrojnë që i kanë nisur. " na ankohet një e moshuar. Rruga e "Qelqit" kap një investim prej 69,7 milionë lekësh. Kjo rrugë ka një gjatësi prej 480 metra linearë dhe do të ketë gjerësi totale 9 metra, trotuar në të dy anët e saj nga 2.5 m dhe do të përfundojë brenda një periudhe prej 10 muajsh. Projekti për këtë rrugë është bërë nga "Mega-Studio". Ndërsa në tabelën për të dhënat e rrugës nuk ka as datë fillimi dhe as datë përfundimi, por thuhet vetëm që do përfundojë pas 10 muajsh. RRUGËT E TJERA TË KOMBINATIT Në zonë e Kombinatit në Tiranë duket se vetëm rrugët kryesore janë restauruar, ndërsa rrugët e tjera të kësaj lagje të kryeqyteti që është ndër më të mëdhatë janë lënë në harresë. Nga vëzhgim që ka bërë "Shqiptarja.com" rezulton se një pjesë e rrugëve dytësore në këtë zonë janë në gjendje të mjerueshme. Në rrugën "Thoma Koxhaj" e shtruar me asfalt është vetëm hyrja e saj, kurse pjesa tjetër është gjithë baltë dhe gropa. Por, i njëjti problem paraqitet edhe të rruga " Anri Buzena", rruga "Topiaj", rrugë të cilat nuk janë as të përfshira në buxhetin e bashkisë për tu restauruar këtë vit. Ndërsa rruga " Hambia Çullahaj", është një ndër rrugët e shumta të kësaj zone e cila është dëmtuar dhe ka vite që nuk është rikonstuktuar. ? Mbi 80% e të moshuarve vuajnë nga sëmundje kronike Rreth 80% e të gjithë personave të moshuar mbi 65 vjeç kanë një ose me shumë sëmundje kronike jo të transmetueshme, që përbëjnë dhe problemet shëndetësore kyç për këtë moshë. Sëmundjet kardiovaskulare, cerebrovaskulare dhe kanceri janë gjendje kronike, të cilat përbëjnë edhe tre shkaqet kryesore të vdekjeve tek të moshuarit. Problemet mendore dhe ato emocionale përbëjnë një shqetësim për shumë të moshuar, ndërsa më të shpeshta janë ankthi, depresioni me 15-30 % në moshat mbi 65 vjeç, thonë specialistët e shëndetit publik. Po kështu, sipas tyre, sëmundjet për këtë moshë janë dhe ato nga mungesat ushqimore, si anemi nga mungesa e hekurit. ? Ministra e Shëndetësisë, masa për gripin H3N3 Autoritetet shëndetësore në Shqipëri filluar sensibizlimin e popullatës dhe përgatiten për marrjen e masave ndaj riskut të përhapjes së gripit H3N2. Ky virus është nëntip i H1N1 ose siç e njohim ndryshe si gripin i derrit. Viktima e fundit e grip H1N1 ishte një grua e moshën 37 vjeçare e cila ndërroi jetë në shërbimin e infektivit në Prishtinë. Në vendin tonë për fat të mirë ende nuk ka asnjë rast. Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero thotë se më tepër vigjilentë ndaj këtij gripi sezonal duhet të jenë emigrantët për shkak të lëvizjes së lirë. Ndërsa riskun më të madh për tu prekur nga ky virus e kanë fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. ? Nis puna për asfaltimin e rrugën e Pezës Fondi Shqiptar i Zhvillimit nisi punimet për asfaltimin e rrugës Pezë e MadhePezë e vogël për 5 km gjatësi të saj. Banorët e Pezës, u shprehën të shqetësuar se prej më shumë se 10 vitesh kjo rrugë është e amortizuar dhe askush nuk kishte investuar në të edhe pse është një nga vendet me kujtesë historike. Më tej ata thonë se rruga ka penguar seriozisht zhvillimin e bujqësisë sepse transporti i prodhimeve bujqësore në tregjet kryesore ishte i vështirë, po ashtu vështirësonte jetesën dhe e bën këtë komunë të harruar nga të gjithë. Punimet në rrugën e “Qelqit” Tabela e afatit të përfundimit të punimeve FOTOLAJM
22 E diel, 13 janar 2013 OPINION Një kafe me... NGA ANILA BASHA vijon nga faqja 1 Hata e madhe ...protestonim me një grup anëtarësh të Forumit për Mbrotjen e Trashëgimnisë përpara ministrisë së Kulturës dy ditë më parë. Auron Tare dhe Artan Shkreli, të cilët kishin shkuar në vendin ku ishin dëmtuar afresket, ishin përballur aty me një punonjëse që kishte ardhur enkas për ta nga drejtoria rajonale e monumenteve të kulturës. Shkreli dhe Auroni më treguan se kishin nxjerrë aparatet fotografike për të bërë fotot e afreskeve të përçudnuara, të dhunuara, të masakruara si mos më keq. E në momentin që bëheshin foto, vajza zyrtare i thotë: zotërinj, ju lutem brenda kishës, për të mos u dëmtuar afresket nuk lejohet blici, por hajt se po bëjmë një përjashtim për ju. Për të qarë e për të qeshur. Për të qarë, ndërsa sheh afresket tejet të dëmtuara nga cekici; për të qeshur, kur zyrtarët e monumenteve të kulturës të kujtojnë blicin kur aty s'ka mbetur çekiç pa u përdorur; për të ulëritur kur sheh një ministër kulture, totalisht inkopetent, tërësisht i paaftë (edhe pse është djalë shumë i mirë) për të marrë në mbrojtje pasurinë e madhe të shqiptarëve, që duket se tani po prishet me qëllim. Zoti kryeministër, unë e di që kjo puna e afreskeve edhe ju personalisht ju shqetëson. Të paktën, do të ishte më e udhës të merrnit masa për të ngritur ndonjë komision emergjent qeveritar, të bëjë evidentimin e të gjitha këtyre veprave monument kulture, ndoshta për të ruajtur ç'ka mbetur. Koment NGA XHEMAL MATO vijon nga faqja 1 Të trainohen hajdutët, ja si mund t'i ruajmë monumentet e kulturës ...pikturuar nga Onufri në kishën Shën e Premte, e kishte shkatërruar aq keq atë me sqepar sa që ajo nuk shitej më, pra dhe hajdutit i shkoi mundi kot dhe në humbëm një pikturë me vlerë, sepse në fund të fundit ai do ta shiste atë diku, ndoshta te ndonjë privat i pasur dhe ai do ta ruante më mirë së shteti. Kur shteti ynë të forcohet do të mund ta blejë atë prapë. Kështu që Ministria e kulturës duhet të hartojë një strategji afatshkurtër në këtë drejtim: Të investojë në një televizion kombëtarë për realizimin e disa programeve trainuese për hajdutët e këtyre pasurive, që ata mos të përdorin sqeparin psh, por daltat, ose, sipas një plani të Ministrisë për privatizimin e tyre, të informonte hajdutët se cilat objekte janë në listën e vjedhjeve dhe cilat jo, ose cilat duhet të vidhen nga hajdutët e kategorisë së tretë dhe cilat nga ata të kategorisë së parë. Në këto programe mund të jepen dhe të dhëna për vlerën e tyrë dhe tregun ku duhet të shiten. Kështu dhe hajduti fiton dhe shteti realizon politikën e privatizimit dhe indirekt i ruan këto vlera të rralla të kulturës sonë. Më vonë, kur shteti të forcohet dhe ndërgjegjesohet, ne mund t'i huazojmë ato për t'i publikuar në muzetë tona disa ditë, si u bë më shpatën dhe perkrenaren e Skënderbeut, apo mesharin e Gjon Buzukut. Në këto rastë, vërtet shteti pagoi disa qidramijra EU por kjo do të ndodhë vetëm një hërë në 50 ose 100 vjetë, në përvjetorët e plotë ta pavarësisë, ndërsa fitimi për qeverinë tonë do të jetë shumë i madh se do të kursejë miliona EU që i duhen për ruajtjen, mirëmbajtjen si dhe për të përballuar luftën dashakeqëse të shoqërisë civile. Kujtoni Dean e Butrintit. Sikur në '97 , ajo të ishtë në muzeun e Butrintit, me siguri do të isht vjedhur nga ndonjë hajdut i pa trainuar dhe mendoni sikur të kishte përdorur dhe ai sqeparin. Kujtoni mesharin e Gjon buzukut, përkrenaren e Skënderbeut e shumë të tjera që kanë shpëtuar pikërisht nga hajdutët e trajnuar dhe ndërgjegjësuar. Po monumentet e mëdha të kulturës, si ndërtesat, kalatë e te tjerat si këto, që nuk i vjedh dot një hajdut i vetëm, si mund të shpëtojnë? Për këto zgjidhja do të ishtë si metoda e ruajtjes së mozaikëve, të mbulohen me dhe , me shtresa të mëdha dheu ashtu si i ka mbrojtur koha për mijra vjetë. Ka qenë gabim i madh gërmimi dhe zbulimi i tyre për shoqërinë tonë që nuk është përgatitur për t'i vlerësuar dhe ruajtur ato. Në këtë mënyrë Ministria e Kulturës mund të realizojë pa ...Ministria e kulturës duhet të hartojë një strategji afatshkurtër në këtë drejtim: Të investojë në një televizion kombëtarë për realizimin e disa programeve trainuese për hajdutët e këtyre pasurive, që ata mos të përdorin sqeparin psh, por daltat... problem dhe privatizimin e truallit sipër tyre duke jua dhënë biznesmenëve për hotele dhe motele. Pas 200-300 vjetëve , kur kombi yne të jetë qytetëruar dhe të ketë nevojë të mësojë rrënjët e tij, ato do të dalin në dritë aq të ruajtura sa i kemi sotë dhe jo si mund të katandisen në se i lëmë mbi tokë ne duart e hajduteve të pakultuaruar. Mos mendoni se ky propozim është për shaka. Afresku i dëmtuar i Onufrit Në foto: Protesta e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore përpara ministrisë së Kulturës dy ditë më parë
23E diel, 13 janar 2013 SPORT HOROSKOPI Dashi Në parim nuk do keni prob-leme me partnerin tuaj. Yjet do iu nxitin të tregoheni më të hapur dhe me tolerantë në çift për këtë arsye gjërat do shkojnë më së miri. Demi Ditë mjaft e favorshme kjo esotmja për të dashuruarit. Do i shprehni gjatë gjithë kohës ndjenjat dhe do ndihen më së miri. Partneri do iu bëjë edhe një surprize interesante në mbrëmje. Binjakët Gaforrja Kujdesuni edhe për disa detajetë vogla sot në jetën tuaj në çift nëse doni që gjërat të shkojnë mirë. Venusi do iu krijojë kushtet e favorshme beqarëve për të gjetur personin e duhur. Luani Sot do i jepni më shumë prior-itet jetës suaj në çift dhe do bëni çmos që të ruani një atmosferë sa më të ngrohtë. Planetet do jenë në anën tuaj dhe do iu ndihmojnë t'ia arrini qëllimit. Virgjëresha Gjerat do shkojnë më së mirisot në jetën tuaj sentimentale. Do benit mirë të mos flisnit aspak për çeshtje lekësh që ta ruanit sa më shumë këtë atmosferë. Peshorja Gjatë kësaj dite ata që janë nëçift do ndihen të lumtur dhe të kënaqur. Emocionet do jenë të shumta. Bëni vetëm kujdes mos e teproni me kapriçot. Beqarët do jenë më të perkedhelur nga yjet. Akrepi Do i jepni më shumë prioritetkënaqësisë në çift gjatë kësaj dite. Nëse keni kohë që jeni bashkë mund të mendoni për një bashkëjetesë, nëse jeni të martuar mund të planifikoni një fëmijë. Shigjetari Sot do kaloni një ditë të bukurnën praninë e partnerit. Do ndiheni shpeshhere të lumtur dhe do deshironit që dita të mos kishte fund. Yjet këshillojnë të mos bëni gabim ta idealizoni partnerin. Bricjapi Dite plot diell dhe emocione kjoe sotmja për jetën në çift. Do ndiheni të dëshiruara dhe të përkëdhelura. Askush nuk do arrije t'ua prishë atmoferen e ngrohtë që do krijohet. Ujori Dite jo shumë e mire kjo e sotmjapër ata që janë në një lidhje. Do diskutoni gjatë për disa tema delikate me partnerin dhe të dy do tregoheni kokefortë. Beni lëshime sepse ndryshe s`keni për të dalë askund. Peshqit Bashkepunimi në çift do jetë edhe më i madh gjatë kësaj dite. Beqarët nëse nuk e teprojnë me kërkesat do i kenë të gjitha mundësite për të krijuar një lidhje. Jeta në çift do jetë përgjithesisht e mirë gjatë kësaj dite me disa debate të vogla në disa momente. Tregohuni më të kuptueshëm që gjërat të mos marrin tatëpjetën. FLAMURTARI Mesfushori ka realizuar paraqitje pozitive Muzaka: Jemi në lojë për kampionatin "Kupës do t i` shkojmë deri në fund" Karriera Mesfushori Gjergji Muzaka ka zhvilluar një paraqitje pozitive me Flamurtarin, por përsëri mbetet larg formës së mirë që trajneri i kombëtares De Biazi ta ftojë. Në ndeshjen me Kamerunin, Muzaka nuk ishte në listë. Vendin e titullarit mesfushori e ka humbur nga momenti që u largua nga ekipi i Skënderbeut drejt ekipi të Flamurtarit. Lajmi Pavarësisht distancës mjaft të largët me ekipin e Skënderbeut, Muzaka beson se deri në fund do ta arrijnë në renditje duke rikuperuar në fazën e dytë gabimet e fazës së parë. Por më afër se kampionatit këtë edicion është Kupa e Shqipërisë, në të cilën vlonjatët janë në luftë për në gjysmëfinale. ??? TIRANE DYLBER BALLA Futbollisti i ekipit të Flamurtatittë Vlorës, Gjergji Muzakashprehet optimist për pjesën e dytë të edicionit na kampionatin kombëtar të futbollit. Pavarësisht distancës mjaft të largët me ekipin e Skënderbeut, Muzaka beson se deri në fund do ta arrijnë në renditje duke rikuperuar në fazën e dytë gabimet e fazës së parë. "Në fazën e parë kemi bërë shumë gabime si brenda dhe fushe dhe jashtë saj, duke mos u ngritur lartësinë e duhur për të marrë maksimumin në fushën e lojë. Kjo na penalizoi shumë duke na zbritur në mesin e renditjes duke na larguar nga objektivat, por vrtëm për pak kohë. Flamurtari do të rikthehet në fazën e dytë më i fortë së kurrë për të treguar vlerat e vërteta të ekipit. Kemi bërë autokritkë të fortë gjatë pushimeve duke rregulluar shumë probleme që na shoqëruan më parë" shprehet Muzaka. Por më afër se kampionatit këtë edicion është Kupa e Shqipërisë, në të cilën vlonjatët janë në luftë për në gjysmëfinale. Këtu edhe Muzaka më shumë besim që nuk do të dalin duarbosh. "Është një kompeticion i rëndësishëm dhe kam besim që do ti shkojmë deri në fund, pasi jemi në rrugë të mbarë pas një starti negativ. Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe optimizmi është rritur për njërin nga dy trofetë". Por a ka nevojë ekipi për ndërhyrje në merkato dhe sipas mesfushorit të talentuar, cilat janë pikat që duhet të përfshihen nga ndryshimet rrënjësore. "Strategjinë e merkatos e përcaktojnë drejtuesit dhe është në dorën e tyre se cilin do të largojnë ose afrojnë. Unë mund të them që grupi është i plotë, nëse ka afrime atëherë është akoma më mirë, pasi kampionati është i gjatë dhe gjatë rrugës mund të ketë dëmtime apo penalizime"përfundon Muzaka. Gossip Ja kush është sekreti i Mesit 4 herë fitues i Topit të Artë ??? SPANJE Lionel Mesi është fituesi i Topit tëArtë për herë të katërt duke thyer të gjitha limitet që janë vendosur deri më tani. Por ndryshe nga jeta e kundërshtarit të tij, Cristiano Ronaldo që është e mbushur me shumë personazhe, Mesi ka një katarter tjetër. E ndërsa Irina Shayk, e dashura e Ronaldos është shumë e njohur në botë me veshjet e saj ekstravagante, por edhe me aktivitetin në fushën e modës, e kundërta ndodh me të dashurën e Mesit. Pak kush e di që Antonella Roccuzzo është e dashura e Lionel Mesit, madje çifti ka sjellë në jetë edhe një fëmijë me emrin Thiago. Antonella është një njohje shumë e hershme e Mesit, pasi të dy kanë lindur në Rosario. Lëvizja e Mesit drejt Barcelonës nuk e ka penguar takimin e Antonellën për ti qendruar pranë në cdo moment duke e mbështetur të vështirë që ka kaluar deri më tani, por takimet kanë qenë larg kamerave dhe paparacëve. Leo - Antonella është një çift mjaft simpatik. Dopingu Modriç zëvendësi i Lampard Merkato Ekipi i Celsit ka filluar të mendojnë për zëvendësuesin e Frenk Lampard, i cili do të largohet në merkaton e verës, pasi nuk arriti marrëveshjen për të zgjatur qëndrimin në "Stamford Bridge". Abramovic është duke menduar për kthimin përsëri në Angli të Luka Modric. Kroati nuk po kalon një formë të mirë në Madrid, pasi nuk është përshtatur me ekipin e Murinjos duke mos realizuar të gjitha pritshmëritë. Para dy edicionesh Abramovic tentoi transferimin me një shifër 40 milionë paund, por përgjigja ishte "jo" e prerë nga drejtuesit e Totenhemit. Këtë herë dëshira e bosit rus mund të realizohet në aksin MadridLondër, por shumë nuk do të jetë më shumë se 22 milionë paund. Legjenda e çiklizmitbotëror Lance Armstrong është gati që të pranojë se ka marrë substanca të ndaluara gjatë karrierës së tij. Amerikani humbi gjithcka nga USADA, pasi u provua se kishte marrë doping nëpërmjet një rrjeti shumë të sofistikuar që u zbulua shumë vite më pas. USADA vendosi që ti hiqte 7 titujt kampion të turit të Francës amerikanit duke e rikthyer në pikën zero. Kjo ka bërë që Armastrong në pamundësi për të reaguar me fakte do të pranojë dënimin duke treguar edhe të vërtetën e historisë. Armstrong do të tregojë të vërtetën Mesi dhe e dashura e tij Antonella
9E diel, 13 janar 2013 RRETHE Bllokohet 280 kg hashash, transportohej me mushka Shkodër, 53-vjeçari i rrahu të birin pas vjedhjes Kryeplaku vret fqinjin për dy pula Pas vrasjes, autori prêt policinë në shtëpi Lajmi Një 53-vjeçar u vra nga fqinji i tij, kryeplak në fshatin Bërdicë e Mesme të rrethit të Shkodrës, pasi i kishte rrahur të birin, pas vjedhjes së dy pulave. Pas vrasjes, autori i krimit e priti policinë në shtëpi ELVIS NABOLLI ??? SHKODER I ka rrahur të birin pasi dyshonte se i kishte vjedhur2 pula, por është ekzekutuar me pistoletë pranë shtëpisë duke humbur jetën menjëherë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bërdicë e Mesme të rrethit të Shkodrës, teksa ka humbur jetën 53-vjeçar Lazër Paloka, pasi është qëlluar me pistoletë nga kryeplaku i këtij fshati Hilë Cak Hila 52 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugicën përballë kishës së Bërdicës së Mesme, kur kryeplaku Hila ka qenë duke u kthyer për në shtëpi, por ka ndeshur 53-vjeçarin Paloka me të cilin ka nisur një debat. Sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës nga ana e Hilës, i cili ka qëlluar disa herë në drejtim të Palokës. Si pasojë e plagëve të marra nga arma 53-vjeçari Paloka ka humbur jetën menjëherë, ndërsa autori Hila është larguar për në banesën e tij, ku ka njoftuar efektivët e policisë. Në telefonatën e kryer ky kryeplaku Hila ka deklaruar se krimin e ka kryer ndaj bashkëfshatarit për vetëmbrojtje. Efektivët e policisë kanë bërë shoqërimin e 52-vjeçarit në mjediset e komisariatit të policisë së Shkodrës, ku LAJME SHKURT ? Elbasan, digjet makina dhe motori Brenda 24 orëve të fundit dy mjete kanë marrë flakë në qytetin e Elbasanit. Fillimisht policia njoftoi se natën e mbrëmshme është djegur automjeti tip Opel me targa AA 881 EM dhe i përket shtetasit me inicialet I.Xh, banor i lagjes "Sporti i vjetër". Djegja nuk ka qenë e qëllimshme dhe dyshohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar djegien e mjetit, i cili punonte me benzinë dhe impiant gazi. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm policia njoftoi se nga flakët u përfshi edhe një motor me targa BR 703 TJ në lagjen "Alisoni" dhe i përkiste shtetasit me inicialet V.B. Policia tha se motori është djegur në oborrin e shtëpisë së pronarit. Ende nuk dihen shkaqet e rrethanave, por policia vijon hetimet për të dy mjetet. ? Itali, pranga shqiptarit Dhjetra qytetarë të Bergamos në Itali rrethuan banesën e një të riu shqiptar nga Kosova, i dyshuar si autor i përdhunimit të një 24-vjeçareje shtatzënë. Mediat italiane raportojnë se rreth 200 të rinj u grumbulluan poshtë banesës ku mësohet se jetonte me qira Vilson Ramaj, 32 vjeç dhe nisën të godasin me gurë, shishe dhe sende të tjera të forta kundrejt tij. Policia italiane mbërriti shpejt në vendngjarje duke shmangur ndoshta një ekzekutim publik. Ajo shoqëroi shqiptarin 32vjeçar për në rajon si i dyshuari kryesor i përdhunimit të 24vjeçares italiane. ? Arrestohen katër afganë Dje policia e Fierit ka vënë në pranga katër shtetas afganë, të cilët vinin nga Greqia dhe ishin duke udhëtuar drejt kryeqytetit me autobusin e linjës Sarandë-Tiranë. Sipas forcave blu, të ndaluarit nuk kanë dokumentacion të rregullt për të qëndruar në Shqipëri. Në pranga është vënë edhe drejtuesi i autobusit me targa TR 7983 S, i cili kryente linjën Sarandë-Tiranë. Ndalimi i shtetasve afganë është bërë në dalje të qytetit të Fierit. edhe ka dhënë dëshminë për krimin e kryer. Nga ana tjetër bashkëfshatarë të viktimës dhe autorit bëjnë të ditur se ditët e fundit në mes autorit dhe viktimës kishte pasur konflikt dhe debate të ashpra. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili ka nisur punën për mbledhjen e të gjitha provave materiale. Kjo ka qenë vrasja e parë për këtë vit në qarkun e Shkodrës. Konflikti Ditët e fundit në mes autorit dhe viktimës kishte pasur konflikt dhe debate të ashpra. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili ka nisur punën për mbledhjen e të gjitha provave materiale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugicën përballë kishës së Bërdicës së Mesme, kur kryeplaku Hila po kthehej në shtëpi Arrestimi Pranga 27-vjeçares, grabiste gratë me pistoletë lodër ??? FIER Aksidenti në Rinas Qafë Kashar, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndëP olicia e komisariatit të Fierit në kuadër të operacionit të koduar "Nikita" ka bërë të mundur arrestimin e shtetases Enkeleda Merka, 27 vjeç banuese në Fier, pasi ka kryer vjedhje me një pistoletë lodër. Sipas njoftimit zyrtar të policisë ndalimi i 27vjeçares u bë për arsye se rreth orës 17.00 të datës 09.01.2013, në lagjen "Liri" të qytetit të Fierit kjo shtetase duke lëvizur me automjetin e saj tip B.M.W. me targa italiane AT 899 TT pasi ka ndaluar, i ka dalë përpara një shtetaseje dhe nën presionin e një pistolete lodër i ka vjedhur çantën e dorës. Pas kësaj gruaja e dëmtuar ka bërë denoncimin në polici, e cila më pas ka bërë të mundur ndalimin e saj. Në momentin e arrestimit 27-vjeçarja ishte duke udhëtuar me makinën e saj tip BMË. Sipas hetimeve të policisë së Fierit rezulton se kjo Merka dyshohet se ka kryer dhe dy vjedhje të tjera me dhune, për të cilat policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti tip BMW, një palë dorashka, një kapuç dhe një pistoletë lodër. Materialet proceduriale në ngarkim të kësaj shtetaseje do t'i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Policia ka bërë publik djenë mëngjes identitetin e dy personave të cilët humbën jetën në aksidentin e mbrëmjes së 12 janarit në "Qafë Kashar". Gjovalin Deda 23 vjeç dhe Kaon Markdeda 29 vjeç ndërruan jetë pas përplasjes fatale të dy automjeteve, pasojë e së cilës mbetën edhe dy të plagosur rëndë. Aksidenti u regjistrua në orën 23:30 në "Qafë Kashar". Një automjet tip Benz me targa AA 066 CN është përplasur me një automjet tip Audi me targa AA 889 AY. Viktimat janë drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip Benz ndërsa drejtuesi i mjetit tip Audi ndodhet në gjendje të rëndë më spitalin Ushtarak të Tiranës. Forca të shumta të policisë dhe një zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nuk dihen ende identitetet e dy personave të plagosur, ndërsa policia po punon për zbardhjen e fakteve. Nga informacionet e para shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e mjeteve dhe lagështia e rrugës. Enkeleda Merka Foto nga aksidenti në Qafë Kashar Foto nga vendi i ngjarjes Dy operacione tëstrukturave të policisë për bllokimin e lëndëve narkotike janë ndërmarrë 24 orët e fundit në kufirin shqiptaro-grek. Duke gdhirë dita e djeshme, është bërë i mundur bllokimi i kalimit nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë i 200 kg hashash. Ende pa finalizuar operacionin e parë, dje në mesditë policia e Sarandës ka bllokuar po në fshatin Cifllik, poshtë varrezave publike, një tjetër mushkë të ngarkuar me lëndë narkotike. “Ngarkesa e saj ishin dy çanta me peshë 80 kg, që përmbanin lëndë narkotike të llojit marihuanë”, informon policia. Ekspertët e kriminalistikës kanë shprehur dyshimin se ngarkesa e dytë ka lidhje me atë prej 200 kg të kapur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, më në thellësi të kufirit me Qafëbotën.
SH.com 15 www.shqiptarja.comE diel, 13 janar 2013SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI TEZA tar i parë i Jezu Krishtit dhe Hero i Kryqëzatave. Pushteti e tij gjithmonë në rritje çoi deri aty sa Mbreti Alfons V i Napolit, më 26 mars 1451, nënshkroi edhe një marrëveshje me Skënderbeun. Skënderbeu u bë kësisoj një vasal i Kurorës së Napolit dhe për këtë mori mbështetje ushtarake dhe financiare. Në strategjinë e fronëzimit të Papës Piu II, Shqipëria luante një rol qendror: pikërisht atje duhej të kalonte edhe ushtria e Kryqëzatës dhe të bashkohej me trupat e Skënderbeut. Piu II e cilësonte Skënderbeun si " Shpata e Krishtit". Qysh në vitin 1459, Venediku e kishte shtyrë Papën të angazhonte Skënderbeun në një luftë sulmuese dhe kishte propozuar dërgimin e një ushtrie italiane prej 10 mijë vetësh. Një mbështetës i qenësishëm i idesë së kryqëzatave ishte edhe Pal Engjëlli (Paulus Angelus), Peshkop i Durrësit, i cili donte ta shpallate Skënderbeun, Mbret të Shqipërisë. Gjergj Kastrioti duhej të bëhej Mbret i Epirit dhe Maqedonisë, si pasues i Pirros së Epirit dhe i Aleksandrit të Madh, i cili nga ana e së ëmës ishte epirot. Planet për këtë kurorëzim pati nga 1464-1466. Vdekja e Papa Piu II në Ankona dhe dështimi që pasoi këtë kryqëzatë, si dhe thyerja e pushtetit të Gjergj Kastriotit në Shqipërinë e Mesme nën ofensivat e përforcuara otomane, të udhëhequra nga Sulltan Mehmeti II, çuan më në fund në rënien e Principatës së Shqipërisë. Duke u shtyrë vazhdimisht në mbrojte dhe i varur nga ndihmat e Venedikut, Gjergj Kastrioti ndërroi jetë më 17 janar 1468 në Lezhë, pa mundur të mbërrijë kurrë te kurora. Familja e tij u arratis pas vdekjes së tij në drejtim të Italisë së Jugut. Këto ishin faktet historike përsa i përket Heroit të luftërave kundër osmanëve, Gjergj Kastrioti. Duka Ferdinand II i Tirolit, i cili donte të mblidhte në Dhomën e Armëve të Heronjëve të tij në Ambras, të gjithë liderët ushtarakë të shekullit të 15 dhe 16, për shkak të bëmave madhështore të Princit shqiptar, nuk mund të tërhiqej nga këto objekte, të cilat lidheshin me këtë hero të luftës së krishtërimit kundër turqëve . Ai ndjehej sidomos pas një fushate turke në vitin 1556 në Hungari - edhe vetë tashmë një hero në luftën kundër turqve. Si i tillë ai edhe u dekorua nga të dy Papët, përkatësisht Piu V dhe Gregori XIII. Nga viti 15781588, përpjekjet e Dukës ishin përqëndruar në mbledhjen e objekteve dhe relikeve rreth Gjergj Kastriotit. Ndoshta këto përpjekje zgjatën edhe më gjatë në kohë, pasi edhe përkrenarja e përmendur këtu, e një rangu kurore mbretërore, u përmend për herë të parë vetëm në vitin 1593 në inventarin e Dhomës së Armëve në Ambras dhe në vitin 1601/03 u ilustrua me gravurë në Armamentarium Heroicum të Schrenck von Notzing (fig. 2). në inventarin e Ambrasit. Nëse i hedh një sy me vëmendje edhe sot këtyre objekteve që përmendëm, përkrenares me numër inventari A 127 dhe shpatës me numrin A 550, të bien në sy disa mospërputhje. Përkrenarja ( fig. 1) përbëhet nga kupola e përkrenares, e cila është formuar nga mbetjet e një tipi helmete italiane të mesjetës së vonë. Ana e poshtme dhe mburoja e qafës së përkrenares, janë prerë dhe gdhendur aq keq, saqë aty janë formuar gunga e gropa. Për shkak të tyre praktikisht përkrenarja nuk mund të mbahet dot në kokë, pasi ajo do të binte. Gungat dhe gropat dëshmojnë se heqja e pjesëve të përkrenares mund të bëhej vetëm pas rikalitjes/përpunimit së përkrenares në kovaçanë. Përkrenarja kësisoj nuk mund të ketë qënë planifikuar të merrte këtë formë. Lind pyetja, nëse një princ si Gjergj Kastrioti do ta kishte pranuar një punë të tillë kaq të dobët dhe nëse Papa Piu II, i cili po përgatiste kurorëzimin e Kastriotit, do të mund ta kishte pranuar një punim të tillë si kurorë për këtë të fundit? Nëse një përkrenare me vlerë do të duhet të hynte në rangun e një kurore mbretërore, zakonisht nuk do të përdoreshin përkrenare të përdorura ose të vjetra të ripunuara, por qysh në fillim farkëtohej një përkrenare siç duhej. Kjo në rastin konkret, është për më tepër e papranueshme si një kurorë e Gjergj Kastriotit, Mbret i Epirit, planifikuar prej kohësh, megjithëse kjo gjë nuk u realizua kurrë. Shiriti i ballit prej bakri, i vendosur në përkrenare përmban gjashtë rozeta, vetëm një në qafë, e cila mund t' i përkasë shekullit të 15-të. Në mbishkrimin në fashon e ballit "IM/PE/RA/ TO/RE/BT", janë përdorur gërma gotike. Pjesa e sipërme fundore e gërmës "T" e tekstit gotik, normalisht duhet të marrë një formë të papërfillshmë me tendencë duke u shtrirë lart, ndërkohë që në mbishkrimin e rripit të ballit, konkretisht "T" e përdorur në pjesën e sipërme, dallohet qartësisht teksa zgjatet lart. Kjo vijë e gjatë mbi kolonën e tërthortë të "T", është një indeks i fontit të frakturës, i cili u zhvillua nga shkrimi gotik tip "frakturë". Shkruesi zyrtar i kancelarisë, Wolfgang Spitzweg e zhvilloi frakturën nga elementët e tekstit për libra mësimorë që ai hartoi për Maximilianin e I. Ky lloj shkrimi u përdor rreth vitit 1500 për herë të parë në kancelari dhe 1517 në formën e tij arsimore në të famshmin Theurdank për Perandorin Maximilian I. Sekretari perandorak Vinzenz Rockner ishte përgjegjës për zhvillimin e shkrimit frakturë. Meqënëse të dyja gërmat "T" të mbishkrimit, dëshmojnë stilin frakturë, mbishkrimi mbi fashon ballore mund të jetë vendosur aty vetëm pas vitit 1517, pra rreth 50 vjet pas datës së lindjes së pretenduar të përkrenares së famshme të Gjergj Kastriotit ( ky i fundit kujtojmë se pati vdekur në vitin 1468). Dekoracioni mbi përkrenaren ka formën e një koke dhije. Kjo ishte nga njëra anë simboli luftarak i prijësve ushtarakë të Epirit, dhe nga ana tjetër brinjët e dhisë ishin përdorur edhe nga Aleksandri i Madh, i cili në Kur' an përmendet si "ai me dy brinjët". Koka e dhisë është përgatitur nga fletë bakri e punuar, e larë në ar. Ato që sot ngjajnë të jenë gropat bosh të syve, në momentin e lindjes së kokës (së dhisë) u mbushën me material të ngjyrshëm. Koka e punuar me një përmbajtje metali të çmuar, është vendosur në mënyrë jo elegante mbi një pllakë bakri me buzë të dekoruara në ar dhe shirita me zambakë. Ky i fundit në pjesën më të madhe ka lëvizur vendit dhe pllaka e bakrit nuk përputhet plotësisht me përkrenaren. Vrima e emblemës heraldike në përkrenare shërbente fillimisht për fiksimin apo mbërthimin e shtizës mbajtëse të simbolit heraldik (dmth. të kokës së dhisë: Shën përkth.). Sërish duket paksa e pamundur që një helmetë apo mbrojtëse koke, e menduar ta mbante një posedues i rangut të kurorës mbretërore, të ishte punuar duke përdorur kaq shumë materiale të ndryshme, të ngjizura bashkë pjesë-pjesë pa cilësi. Lind pyetja: si vlerësohen pjesët veç e veç. Që një pjesë e shkëputur nga përkrenarja të jetë përdorur për kurorëzimin e Gjergj Kastriotit, kjo sipas vlerësimit tim, përjashtohet. Për më tej, mbishkrimi nuk mund të jetë menduar për princin... vijon në faqen 16 Në foto: Shpata e Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skanderbeg, Vjenë, Muzeu Historisë së Arteve, Salla e Armëvëe dhe të Gjuestisë të Oborrit, Numri i Inventarit A 550 Në foto: Shpata e Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skenderbeg, Detaj, Vjenë, Muzeu Historisë së Arteve, Salla e Armëvëe dhe të Gjuestisë të Oborrit, Numri i Inventarit A 550. Objektet e përmendura në inventar u dërguan nga Ferdinandi në Itali, me shumë gjasa në Urbino, supozohet nëpërmjet ndërmjetësimit të të afërmëve italianë të Dukës, në pronat e këtij të fundit. Midis këtij përvetësimi dhe vdekjes së Skëndërbeut, tashmë kishin kaluar 120 vjet dhe kësisoj lind pyetja, nëse këto objekte, të cilat Duka Ferdinand mundi t' i koleksiononte në Dhomën e tij të Armëve, i përkisnin dmth. rridhnin nga Heroi shqiptar, Gjergj Kastrioti apo jo? Ne në fakt nuk kemi asnjë dëshmi nga arratisja e familjes së tij drejt Italisë deri në momentin kur objektet përmenden Në foto: Faksimile e studimi të Matthias Pfafenbichler mbi armët e Skënderbeut botuar në vitin 2008
3E diel, 13 janar 2013 POLITIKE Kompania "Apollon": Miller, takim me Zeqon në Nju Jork Kompania "Apollon Investments", qëështë në pronësi në masën 80 për qind të ish-ministrit të jashtëm të Perusë, ka deklaruar dje se investimi nga Blacker Miller në Shqipëri është i rregullt dhe ai vetë nuk është një person në kërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit, ishministri është takuar, para se të vinte në vendin tonë, me kryebashkiakun e Fierit Baftjar Zeqo në Nju Jork për të biseduar lidhur me hollësitë e ndërtimit të një inçeneratori që do t'i shërbente qytetit dhe rrethinave. Kompania sqaron se personi në fjalë është një biznesmen i suksesshëm dhe se ai është paraqitur në mënyrë të rregullt pranë organeve të policisë shqiptare të emigracionit lidhur me sqarimin e vizës për qendrimin e tij në Shqipëri më 10 janar 2013. Sa u përket problemeve të tij me drejtësinë në Peru, sipas komunikatës Blacker Miller nuk ka të bëjë me grushtin e shtetit, që ishte një veprim personal i ish-presidentit Fuxhimori dhe homologët e tij ministra të asaj kohe janë liruar nga akuzat në vitin 2009 nga Gjykata e Lartë e vendit. Kjo bie në kundërshtim me deklaratat e bëra dy ditë më parë nga prokurori antikorrupsion, që tha se Miller rrezikon dënimin me 10 vjet burg. Shtypi i Limës: Interpol Tirana njoftoi kolegët Ministri peruan u lirua pas ndalimit Akuza për 600 mln USD "shplarje" në Panama ?PERGJIGJE ? Kush e përhapi lajmin për arrestimin e ishministrit të Jashtëm të Perusë në Shqipëri? Lidhur me këtë ngjarje, foli për herë të parë prokurori antikorrupsion i Perusë Arbizu. Ai njoftoi se në Shqipëri është arrestuar Blacker Miller, që kërkohet nga drejtësia peruane. Pas këtij njoftimi, të gjitha instancat e policisë shqiptare mohuan të ketë ndodhur një gjë e tillë. ? Si mund të shpjegohet një situatë e tillë? Lajmi ka ardhur në Peru nga institucione shqiptare zyrtare verbalisht, kur janë kërkuar të dhëna pas kërkesës së tij për vizë afatgjatë në Shqipëri. Pas kësaj, ka ardhur lajmi i kundërt, pa asnjë shpjegim, se ky qytetar peruan nuk ishte arrestuar. Presim të shikojmë ditët që pasojnë se ç'veprim do të kryhet nga Peruja. ? Miller përkrahet nga qeveria shqiptare? Duket sikur dikush e ka mbrojtur për të mos e dorëzuar në vendet që e kërkojnë. Sipas Perusë, ai është larguar pa leje edhe nga SHBA. PYETJE ??? TIRANE GENC KONDI Manuel AugustoBlacker Miller ështëarrestuar, por më pas menjëherë është liruar. Këtë deklaratë e ka bërë dje, për të përditshmen "El Comercio" të Perusë një përfaqësues i zyrës së Interpolit të këtij vendi. Sipas burimeve policore nga kryeqyteti Lima, që citohen nga kjo gazetë, duke ruajtur anonimatin, "informacioni nga Interpol Tirana ishte verbal. Ata na njoftuan arrestimin dhe lirimin. Ne u kemi kërkuar që të dërgohet me shkrim dhe në mënyrë të detajuar ky informacion", tha burimi, i cili shtoi se nuk dihen rrethanat e lirimit të mundshëm të ishministrit, i cili ka qenë për një kohë të shkurtër titullar i Punëve të Jashtme të Perusë, në fillim të viteve '90. Ndërkohë, Policia shqiptare e Shtetit vijon të ruajë linjën e një dite më parë, duke mohuar gjithshka. Drejtoria e përgjitshme e saj, nëpërmjet zëdhënësit, njoftoi dje se "lidhur me njoftimin e dhënë në disa media të shkruara dhe vizive, në lidhje me arrestimin nga strukturat e Policia e Shtetit të shtetasit Augusto Blacker Miller, njoftojmë se nga strukturat policire të Policisë së Shtetit nuk është arrestuar ndonjë shtetas peruan me emrin Augusto Blacker Miller. Augusto Blacker Miller nuk rezulton si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar", theksonte komunikata e shkurtër e Policisë. QENDRIMET Këtu duket se kemi të bëjmë me dy informacione, njeri nga të cilët është zyrtar. Njoftimi për arrestimin e tij u përhap nga prokuroria e Perusë, e cila nuk kishte nga ta dinte faktin, në rast se nuk do të ishte njoftuar më parë nga burime shqiptare. Ndërkohë, qendrimi i shtetit shqiptar është shumë përkrahës ndaj ish-ministrit, duke vënë në dukje mungesën e një mandate ndërkombëtar arresti ndaj tij. Në fakt, Blacker Miller është i kërkuar prej vitesh në vendin e tij për pjesëmarrje në grusht shteti dhe rebelim. Një ish-ministër tjetër me këto akuza është dënuar me burgim 10-vjeçar. Por Milleri nuk ka shkelur më në vendin e tij që prej vitit 2002 dhe kohët e fundit po përballej edhe në SHBA me një proces ekstradimi. EKSTRADIMI Sipas shtypit peruan, midis Shqipërisë dhe Perusë nuk ekziston traktat ekstradimi. Organet e drejtësisë të atij vendi duhet t'u paraqesin institucioneve tona brenda 30 ditësh një kërkesë ekstradimi, që qeveria shqiptare nuk është e detyruar ta zbatojë, por që mund të përdoret si një precedent reciprociteti. Ndryshon puna vetëm në rast se kërkesa vjen nga Interpoli, që me sa duket Peruja nuk e ka bërë ende. KORRUPSIONI Në një shkrim të 19 prillit të vitit 2001, gazeta e madhe e vendit të tij "Liberacion", në faqen 9, shkruante se akuzat ndaj këtij personi nuk mjaftojnë me kaq. Në artikullin e shkruar nga Rafaella Leon, thuhet se kanë qenë 600 milionë dollarë që janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga disa zyrtarë të lartë të Perusë, të cilët u ngarkuan për të negociuar borxhin e jashtëm të këtij vendi. Sipas gazetës, ata blenë letra me vlerë të thesarit me një të pestën e vlerës së tyre, duke përfituar vlerën 100 për qind nga shteti. Pas kësaj, këta zyrtarë, ku përfshihej Blacker Miller, investuan paratë në Panama, duke krijuar ndërmarrje fantazma. Ky vend i Amerikës Latine njihet prej kohësh si një "parajsë fiskale". Ardhja e tij pikërisht në Shqipëri për të kryer një investim të konsiderueshëm dhe fitimprurës në vite mund të ketë të bëjë me riciklimin e një pjese të këtyre parave të fituara në rrugë të paligjshme. Për veprime dhe lehtësira të tilla vendi ynë ka kohë që stigmatizohet nga organizma ndërkombëtare. Faksimile e ekstraktit të regjistrimit në QKR të kompanisë së Blacker Millerit Faksimile e kontratës noteriale të blerjes së aksioneve nga Blacker Miller Gazeta e Perusë "El Comercio" pohon se arrestimi i Blacker Millerit është kryer nga organet shqiptare të rendit, por më pas është revokuar, për arsye që Interpol Peruja ende nuk i di
www.shqiptarja.com E diel, 13 janar 2013 20 SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com TRADITE PREZANTIMI INOVACION Mariapaola Vergallito I prisnduar Shën Kostandin lleksiku multimedjalle i folmevet arbëreshe e Pulinit llukan GJUHA DHE Leksiku multimedial i të folurave shqiptare në zonën e Pollino Lucano TEKNOLOGJIA Mjete origjinale dhe inovative për të transmetuarelementet më karakteristike të burimeve të mëdha gjuhësore të një komuniteti: është, në thelb, projekti i prezantuar pranë Casa Parco në Shën Kostandinin Shqiptar. Një leksik i idiomave shqiptare në zonën e Pollino Lucano, i financuar nga Komuniteti i Val Sarmento-s dhe i realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Kalabrisë. Bëhet fjalë për një fjalor të vërtetë, veçse "viziv", që, përmes multimedialitetit, është në gjendje jo vetëm të përkthejë secilën fjalë, por që edhe të ofrojë dëgjimin e shqiptimit dhe, në shumë raste, të përfaqësojë domethënien përmes përdorimit të fotografive. Gjendet në suport dixhital por së shpejti mund të kthehet në një program për iPhone dhe iPad. Projekti ka nisur rreth një vit më parë dhe ka koinçiduar me lindjen e sportelit gjuhësor të Shën Kostandinit Shqiptar. Në themel të rezultatit final gjendet një punë e gjatë kërkimi dhe hetimi në terren me plotësimin e pyetsorëve që kanë parashikuar analizën e gati 5 mijë prej tyre. Në këtë projekt, të koordinuar nga profesor Francesco Altimari i Universtetit të Kalabrisë, kanë ndihmuar, mes të tjerëve, edhe doktoresha Maddalena Scutari, e inxhinjer Battista Sposato që është kujdesur nga pikëpamja informatike. "Ky leksik përfaqëson jo vetëm përpjekjen për të regjistruar format gjuhësore, por të shoqërojë formën origjinale edhe me zë për të verifikuar shqiptimin dhe për të pasur një shfaqje grafike të objektit të treguar - ka shpjeguar Profesor Francesco Altimari - Kjo na lejon që të kemi një enciklopedi të vogël të kulturës që vetë objektet pasqyrojnë". Një kulturë që jeton me influencat normale të kulturave të tjera pasi komunitetet e arbëreshëve nuk jetojnë të izoluar në vetvete, njësoj në shekuj. "Komunitetet dhe kulturat shqiptare në Itali nuk duhet t'i shohim sikur të kenë balsamosur traditat e tyre - vazhdon Altimari ato janë influencuar nga konteksti dhe falë kësaj janë rritur, duke u pasuruar me kontributet e realiteteve të tjera me të cilat kanë hyrë në kontakt". Në prezantimin e projektit kanë marrë pjesë, mes të tjerash, kryebashkiakja e Shën Kostandinit Shqiptar, Rosamaria Busicchio, komisari i ish-Komunitetit të Val Sarmento-s, Sandro Berardone dhe drejtori i Entit të Parkut Kombëtar të Pollino-s, Annibale Formica, që më parë ka ndihmuar në krijimin e sportelit gjuhësor. Për t'mbahen t'gjall elementet më t'vler e njëj katundi jan nicar shurbise orixhinalli dhe t'ri: ki ësht pruxheti çi klje prisnduar në Shpin e Parkut e Shën Kostandinit. Nj'lleksik i folmevet arbëreshe e Pulinit llukan, i bër ka Bashkësia MaSHQIPTARET TE VARRI I SKËNDERBEUT Kjo është një pikturë kryevepër nga varri i Skënderbeut datë 17 Janar, datë dhe ku u nda nga jeta. Kjo pikturë u botua në 18 Janar të 1908 tek gazeta e mirënjohur e kohës "The Illustrated London News" me titull "Shqiptarët nderojnë heroin e tyre." U pikturua nga R. Caton Woodville në të cilën përshkruhen shqiptarët duke bërë nderime tek varri i heroit kombëtar të t'gjithë shqiptarëve. Foto që po shihni është pjesa origjinale e gazetës. Është marrë nga arkivat e Stephen A. Schwarzman Building. lore e 'Llakes e Sarmentit' e ka Universiteti i Kalabrisë. Ësht nj'fjalor vizualle, çi t'tradhuçir fjalët dhe mund ti gjegjnjesh. Nanì ësht mbi CD ma prana mund bëhet dhe nj'apllikacjon për I-Phone dhe për I-Pad. Ki pruxhet zu fill dica vitra prap kur u le Spurtjeli Gljuhsor në Bashkësin Malore. Nanì ësht rizulltati i njëj ftigje e glat me riçerka dhe registracjona, çi permetirtin kompillacjonen e 5mil skeda. Pruxheti, klje drejtuar ka Prof. Francesco Altimari i Universitetit i Kalabrisë, dhe shurbian dott.ssa Maddalena Scutari e ing. Battista Sposato. "Ki lleksiku ësht nj'shurbes çi do t'rexhistrar format gljuhsore ma dhe t'vër bashk formen orixhinalle ashtu çi mund t'gjegjet, për t'shihet dhe ajo çi ë pronunçja- tha Profesor Francesco Altimari- ashtu mund kemi nj'ençikllopedi e vogel e kulltures". Nj'kulltur çi rri bashk me kullturat e tjera pse s'kat pënxomi se komunitatat arbëreshe qindruan t'mbillura dhe s'pan kontate me kullturat e tjera. "S'kat pënxomi se komunitatat arbëreshe qindruan t'mbillura dhe s'pan kontate me kullturat e tjera tha Altimari- ato mben me t'tjerat dhe u rrin e u bgan". Te presentacjona ishin dhe Rosamaria Busicchio, Krej i Bashkis e Shën Kostandinit; Sandro Berardone, komisari i Bashkësis Malore 'Llaka e Sarmentit' dhe Annibale Formica, diretori i Parkut Nacjonalle i Pulinit. FOTO E RALLE
SH.com 19 www.shqiptarja.comE diel, 13 janar 2013SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI HISTORI Antipatrea, ka pasur emrin Heordhea dhe për argument përdorin luftën civile midis Lekës, përpara se t'i turret Asisë, dhe mbretit të Taulantëve Gllafqit, i shtohet, si thotë historiani bashkohës i Lekës Arjani, se Heordhea kishte këshjellë të fortë, dhe ndoshta nga ky shkak ka qenë kështjella e Beratit; po ky mendim është i pathemeltë se Heordhea ishte mbi lumin Heordhaikun (Devollin e sotëm); po ku janë këto mbeturinat e Heordhesë nuk dihet. (Gjergj Haxhimiali, "Berati Plak", art. Në revistën Dituria,Vol II, Nr 9,10,11, Tiranë, 1927, f.331) Gjithashtu i gabueshëm është dhe mendimi i atyre që thonë se Berati ka pasur dhe emrin Beirut dhe për argument marrin shkrimtarin Sozemenin; Sozemeni ishte Fenikas dhe bën fjalë për qytetin anëdetas të Finiqit, që quhesh, si dhe sot, Birito, Berut. (Po aty, f.332) Burimet antike nuk na japin pothuaj asnjë informacion mbi qytetet ilire në prapatokën e Apolonisë deri në ngjarjet e luftës romakomaqedone. Në traktatin maqedon-kartagas të vitit 215 zotërimet romake në prapatokën e Apolonisë e formonin tokat e Antitantëve rreth Bylisit, ato të Dimalit dhe ato të parthinëve (Polib VII, 9, 13) që mbetet të kemi kryeqendër Beratin. Pas një pushtimi të shkurtër maqedon me paqen e foinikes më 205 vendoset përsëri statu quo, pas kësaj rradhe në traktatin romak-maqedon përmendim krahas Dimalit dhe parthinëve dy qytete të tjerë ilirë, Barguli dhe Eugeni (Liv XXIX 12, 13). Duke u nisur nga rrënja e emrit të qytetit të parë Barg-Bardhë që mund të jetë sllavizuar në mesjetë në Belgrad, ne kemi propozuar identifikimin e këtij qyteti në Berat. (Neritan Ceka, Lashtësia dhe emri antik i këjshtjellës së Beratit, "Monumentet" 2/1990, GRAFIKA ARS, Tiranë, 1990, f.34) Ky mendim është kundërshtuar nga Pajakovski dhe S.Islami, të cilët e kërkojnë qytetin ilir të Bargulit në fshatin Bargullas në afërsi të Beratit, ku toponimi shumë i ngjashëm (Bargul-Bargullas) lidhet edhe me ekzistencën e një kështjelle antike. Këto dhe fakti që Barguli, ndryshe nga Antipatrea, në burimet e shkruara, përmendet vetëm njëherë, na duken bindëse. (Hëna Spahiu, Qyteti iliro-arbëror i Beratit, Mihal Duri, Tiranë, 1990, f.85) Mjaft i mundshëm mbetet edhe një identifikim tjetër, parashtruar nga Th.Kacorri, për të identifikuar në Berat kryeqendrën e parthinëve. Parthën, me të njëjtën linjë Parthë-bardhë-Belgrad. Nga pikpamja historike kjo hipotezë gjen mbështetje në faktin se parthinët përmenden shpesh në prapatokën e Apolonisë, por ata na dalin edhe prapa Dyrrahut. Ku gjendej kryeqendra e tyre Partha? Për këtë na ndihmon një pasazh i Çaparit i cili pushton oppidum parthinorum (B.91, 1) pra Parthesi gjatë marshimit nga kampi i tij pranë lumit Aps (Osumit) deri në Asparag, pranë Genusit (Shkumbinit). Në këtë hapësirë ka vetëm dy qytete të rëndësishëm Berati dhe Belshi, por duke u nisur nga fakti se në Parthë kishte një garnizon të Pompeut, vjen në konsideratë kështjella e Beratit, fortifikimet e së cilës ishin shumë më të ngushta se muret e dobëta të Belshit. (Neritan Ceka, Lashtësia dhe emri antik i këjshtjellës së Beratit, "Monumentet" 2/1990, GRAFIKA ARS, Tiranë, 1990, f.34) Në një mbishkrim të zbuluar në kalanë e Beratit lexohet: "Më zbukuroj një mik atëror, kurse atdheu Patrai më dhuroi, por unë zotëroj fushën e Gylakut" (Myzeqenë). Nëse ky nuk është epigram i një të ardhuri nga Patrasi, pak e mundshme kjo në kundërshtim me përmbajtjen, do t'i shkonte për shtat binomit Patrai-Antipatrai, qytet-kështjellë. Në të vërtetë forma me anti përkundruall është e rëndomtë për vendbanimet e kësaj kohe, që ndodhen përballë njeri-tjetrit (Bar-Antibar, Kapri-Antikapri etj.). (A.Baçe, A.Meksi, E.Riza, Berati historia dhe arkitektura,"8 Nëntori", Tiranë, 1988, f.12) Hipotezat për identifikimin e Beratit ende nuk gjejnë argumentim shkencor. (Kujtim Braka, Berati në dritën e të dhënave arkeologjike," Monumentet" 2/1990, GRAFIKA ARS, Tiranë, 1990, f.97) Në vitin 168 p.e.s. u thye mbreti i fundit i Ilirisë. Genti u pushtua prej Romanëve dhe Berati ndërroi prapë emrin: Romanët duke vëzhguar muret dhe shkëmbinjtë e bardhë të Kështjellës, gjithashtu dhe petkat e bardha, që kishin përgjithësisht banuesit, si xhoka, kallsa, mëngore, fustanella, të cilat dhe sot, po në shumë pak vënde, veshin, nga fjala Shqipe i bardhë, banuesit i quajti Bardhinos dhe qytetin Bardhinorum Oppidum. Po ky qytet me këtë emër, në atë kohë, nuk ka të përpjekur dhe s'duhet të ndërlikohet me qytetin Parthinorum oppidum, i cili ishte në veri dhe jo në jug të Savrës, e cila ca shekuj më pas u quajt, si quhet dhe sot, Myzeqe prej Gjon Muzakës. (Gjergj Haxhimiali, "Berati Plak", art. Në revistën Dituria,Vol II, Nr 9,10,11, Tiranë, 1927, f.330) Në periudhën e vonë antike, në shekujt IV-VI, invazionet u bënë të zakonshme në Epirin e ri. Për t'u mbrojtur prej tyre, në rrugët kryesore dhe përreth qyteteve u ndërtua një sistem i fuqishëm mbrojtës. Emri i qytetit rigjendet në listën e fortifikimeve të ndërtuara në shekuj në një trajtë paksa të deformuar, Antipagrai. (A.Baçe, A.Meksi, E.Riza, Berati historia dhe arkitektura,"8 Nëntori", Tiranë, 1988, f.12) Sipas Prof. Dr. Guntram Koch është e mundëshme të kemi të bëjmë me një lajthitje në shkrim ku të jetë përdorur në vend të "Tau" (?) "Gamma" (?), kështu do të kishim Antipatrai-Antipatreia, Beratin tonë. (Guntram Koch, Disa dëshmi të periudhës së hershme bizantine në Berat," Monumentet" 2/1990, GRAFIKA ARS, Tiranë, 1990, f.113) Mesa duket në kohën e dyndjeve të bullgarosërbëve në viset e Epirit, Maqedonisë dhe Ilirisë, e të pushtimit të tyre, u quajt Belgrad, në përkthim të emrit grek "Lefki Polis" ose "qyteti i bardhë" dhe në sllavisht u quajt tani "Bielo dhe Giord" ose "Grod". Në saj të këtij emërtimi të ri të qytetit, peshkopët paraardhës, në këtë vend firmonin në këtë mënyrë: Belgrad, Bellagrad, Belograd, Belgrad, për t'i dalluar nga Mitropolitët e Beligradit ose Beogradit të Serbisë. (Anthim Aleksudhi, Përshkrim i shkurtër historik i Metropolisë së Shenjtë të Beratit,Korfuz, 1868, f.28) Në shek.X u quajt prej Bullgarëve Bullgjeropojë, ndoshta me ndërlikimin e fjalës Pulqeriopojë ose të mbiemrit latin pulcher (shqip pulqer) = i bukur. (Gjergj Haxhimiali, "Berati Plak", art. Në revistën Dituria,Vol II, Nr 9,10,11, Tiranë, 1927, f.332) Riemërtimi i qytetit nga Pulheriopol në Belgrad ndodhi në periudhën e dytë të pushtimit bullgar (976-1018). (A.Baçe, A.Meksi, E.Riza, Berati historia dhe arkitektura, "8 Nëntori", Tiranë, 1988, f.15). Në Perandorinë Osmane ekzistojnë tani katër kështjella të përmendura me emrin Beligrad; e para është Beligradi i Tunës, që ndodhet pranë bregut të lumit Danub, e dyta gjendet në kufirin e Budinit (Hungari) me largësi pak më tepër se sa një ditë rrugë dhe që quhet Beligradi Stoln, e treta është Beligradi i Ardelit, (në Transilvani) që është përsëri në sundimin e osmanëve, dhe e katërta është Beligradi i Shqipërisë. (Vafsi Samimi, Berati "300 vjet më parë",Një studim mbi Evlija Çelebiun mbi qytetin dhe kështjellën e Beratit, Dita 2000, Tiranë, 1971, f.27) . Emrin Belgrad a Bellgrad qyteti e mbajti deri në kohën e okupacionit Turk, pas të cilit këtë emër e zëvendësojë emri Berat me të cilin quhet edhe sot. Për këtë emër janë disa mendime: i pari, se fjala Berat u bë me shkurtim prej fjalës Bel-grad; ky mendim në sipërfaqe duket i lehtë për shpjegim, ndonëse dhe fjala Bel-grad është dhe ajo dyrrokëshe; po mendimi i dytë i bazuar në argumente historike, sipas gojëdhënës së pleqëve dhe sipas mënyrës që përdornin turqit, kur pushtonin vendet e huaja pa kundërshtim, është më i shëndoshë, dhe është ky: banuesit e vendit, duke menduar se kundërshtimi te turqit, që kishin pushtuar përpara ca vjetëve përveç Janinës dhe Gjirokastrës (Gjergj Haxhimiali, "Berati Plak", art. Në revistën Dituria,Vol II, Nr 9,10,11, Tiranë, 1927, f.332) dhe vise të tjerë pak orë larg nga jugu i Beratit, dhe ca më tepër shkaku që s'ishin të bashkuar me qarkun e qytetit për kundërshtim, u shtrënguan të bëjnë një marrëveshje për dorëzimin e qytetit dhe të kështjellës pa luftë. Kur bëhesh dorëzimi i një kështjelle a qyteti me të tillë mënyre, sulltani, sipas zakonit të tij në atë kohë, u dhuronte banuesve disa privilegje, për të cilët bënte një ferman të veçantë, që quhesh "berat" d.m.th. qyteti u quajt qytet me privilegje, qytet me ferman "berati" dhe kështu emri i fermanit zëvendësojë emrin Belgrad. Po të këtij mendimi janë dhe arkeologu restaurator Gjergj Frashëri dhe Ing. Restaurator Sulejman Dashi se është pikërisht diploma mbretërore (berati), emri që zuri vend në gojën e popullsisë për ta dalluar këtë qytet nga të tjerët, si "Beligradi me berat" apo "qyteti me berat", në kuptimin e qytetit me privilegje, megjithëse në praktikat shtetërore osmane deri në shekullin e fundit ai vazhdonte të cilësohej akoma si Beligradi shqiptar. (Gjergj Frashëri, Sulejman Dashi, Fillimet e artit islamik në qytetin e Beratit,"Monumentet" 1/1988, Tiranë, 1988, f.106) Është për të vënë re se, dhe megjithëse pas okupacionit turk ky qytet ndërrojë emrin për shkakun e lartëpërmendur, Kryepeshkopi Ortodoks nuk e ndërrojë titullin dhe titullohej si dhe më përpara Mitropolis Velgradon, Kaninis qe Spathias, ipértimos qe eksarkos pasis Allvanijas… Ky titull vazhdoi deri në kohën e rilindjes së Atdheut, ose më mirë me thënë, deri në kohën e Kongresit Ortodoks, që u bë këtu në Berat dhe më 12 Shtator 1922 proklamojë kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, dhe Mitropoliti Kristofori, pas instalimit në selinë e Mitropolisë më 24 Dhjetor 1923, titullohet qysh prej kësaj kohe "Mitropoliti i Beratit dhe i Vlorës". (Gjergj Haxhimiali, "Berati Plak", art. Në revistën Dituria,Vol II, Nr 9,10,11, Tiranë, 1927, f.333) Ruajtja e pasurisë kulturore në përgjithësi, dhe asaj ndërtimore në veçanti, kanë qenë një përkujdesje e vazhdueshme e gjeneratave të kombit tonë, e krijuesve të këtyre vlerave në rrjedhë të shekujve. Tashmë, shoqëria jonë është bërë e ndërgjegjëshme se e kaluara dhe e tashmja janë hallka të një zinxhiri, dhe se këto do të shërbejnë si bazë për ndërtimin e së ardhmes. (Emin Riza, Qyteti muze i Beratit, arritje dhe perspektivat," Monumentet" 2/ 1990, GRAFIKA ARS, Tiranë, 1990, f.9) Vlerat e një rëndësie të veçantë, të cilat ruhen në qytetin e Beratit janë një larmi gjinish e pasurish artistiko-kulturore. Qëllimi parësor i trajtimit të emrit të qytetit të Beratit, si qytet Trashëgimi Botërore është ruajtja e substancës historike, në mënyrë që kjo substancë t'i prezantohet publikut të gjerë. Siç dimë, brenda ambjentit të këtij siti historik (Beratit), vlen në këtë rast të theksohet kalaja, mund të shfaqet një potencial i rëndësishëm arkeologjik, që mund të zgjidhë përfundimisht problemin e identifikimit të Beratit antik dhe të shuaj çdo dyshime në bazë të gjetjeve arkeologjike dhe të ketë argumentim shkencor. Është e domosdoshme që siti (në rastin tonë qyteti i Beratit) të menaxhohet me shumë kujdes, duke u siguruar që të gjitha veprimet të shqyrtohen në përputhje me kërkesat e Konventës se Trashëgimisë Botërore. Pagëzimi me emrin e një perandori, që në latinisht ka dhe kuptimet: i pasur, i shkëlqyshëm, i fortë, tregon pa dyshim për një lulëzim ekonomik në shek.V. Në të kundërt, një qytet me një jetë të zbehtë nuk do të pagëzohej dot me këtë emër Kalaja e Beratit
6 E diel, 13 janar 2013 POLITIKE Mbrojtja e votës, Ruka: Census dhe pastrim i listave Partia Socialiste ka strategjinë enevojshme për të ruajtur votën në zgjedhjet e 23 qershorit. Kështu shprehet deputeti i kësaj partie, Ethem Ruka, i cili tha se prej muajsh kanë nisur punën në terren, grupet që janë zgjedhur të organizojnë punën për ruajten e votës. "Të gjitha forcat e PS janë angazhuar për të evidentuar gjendjen e veçanërisht në fushën e censusit, për të parë eventualisht në një zonë zgjedhore cilët janë qytetarët që janë aty, cilët janë qytetarët që kanë lëvizur për shkak të emigracionit të brendshëm ose emigracionit të jashtëm e sigurisht interesi ynë është që ata që duan të votojnë për PS, ne t'i afrojmë, gjithashtu të pastrojmë edhe listat nga përsëritjet eventuale që mund të jenë në dy zona zgjedhore e kështu me radhë. Ne i kemi aq njerëz, të cilët janë të vendosur. Brenda PS ka një ndërgjegjësim që është më i madh se në çdo fushatë elektorale, për të ruajtur votën", thotë Ruka. Si deputet i PS, por edhe si anëtar i këshillit të të urtëve pranë kësaj partie, Ruka i bën thirrje LSI, t'i bashkohet koalicionit opozitar për të fituar zgjedhjet e qershorit, duke theksuar se PS gjithsesi do t'i fitojë këto zgjedhje. Lajmi Dy partitë e reja, Fryma e Re Demokratike e Topit dhe Aleanca Kuq e Zi e Spahiut pritet të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet vendore. PS ka dhënë konfirmimin që një anëtar komisioni në disa ZAZ apo KQZ nga lista e saj të jetë përfaqësues i njërës prej këtyre partive. ??? TIRANE JAKIN MARENA Ngjela: "Meta s'ka rrugë tjetër, të rrëzojë Berishën" ??? TIRANE Spartak Ngjela vlerëson se kreu i LSIIlir Meta s'ka rrugë tjetër veçse të largohet nga qeveria. "Meta nuk ka rrugë tjetër, e vetmja rrugë të rrëzojë këtë qeveri. Jo për kapriçio, por këtë domosdoshmëri e solli historia. Kjo për shkak të krizës së rëndë që ka përfshirë vendin, përballë humbjes së integrimit për faj të Berishës. Pra duhet të vijë shkëputja e tij. Nëse se bën këtë shkëputje do të jetë tepër vonë në të ardhmen. Sepse këtë anomali që sjell kodi zgjedhor, këtë krizë të rëndë e zgjidh vetëm Meta duke u larguar nga koalicioni", tha Ngjela. Ai thekson se një aleancë e mundshme me partinë e ish-presidentit Bamir Topi është e rrezikshme si për PS ashtu dhe për PD, ndërkohë që sa i takon kërkesave të aleatëve të PS ai shton se nuk mund të ketë kërkesa pa fituar zgjedhjet e qershorit. "Bamir Topi nëse kalon majtas krijon rrezikshmëri për PS dhe për PD, sepse nëse opozita s'do ndërmarrë iniciativa, ato do i ndërmarrë Topi çfarë do e kthejë në King Maker, gjë që nuk e do as PS e as PD. Aktualisht opozita nuk e ka iniciativën, por besoj do e marrë së shpejti. Opozita duhet ti tregojë vendit se si do qeverisë vendin, tani ka ardhur koha që të fillojë kjo fushatë, të takohen grupet e interesit, të përfundojnë betejat e vogla, dhe të dilet në beteja të mëdha", tha Ngjela. "Duhet të fitojmë zgjedhjet pastaj të vendosen kushte ndaj PS nga aleatët. S'mund të ketë kërkesa individuale pa fituar zgjedhjet", shtoi ai. Duke vlerësuar situatën politike në vend, Ngjela vlerëson se agresiviteti i kryeministrit përballë krizës së thellë ka krijuar një frymë të madhe antiqeveri. "Ka një krizë të thellë në gjithë vendin, dhe besoj se pavarësisht se Berisha po tregohet agresiv, ka një frymë të madhe antiqeveri, ç'ka e bën të sigurt fitoren e zgjedhjeve. Ata që thonë se Shqipëria është në krizë ia fusin kot, sepse s'jemi vend i pasur që kemi kaluar në varfëri, por jemi një vend me varfëri të skajshme që kemi kaluar në mizerje" thekson Ngjela. Duke paralajmëruar lëvizje të reja politike. Fronti "Bëhet fjalë për aleanca të padeklaruara ku socialistët bëjnë të mundur në disa zona elektorale futjen në komisionet vendore, ZAZ dhe KQV të përfaqësuesve të Frymës së Re Demokratike të drejtuar nga Bamir Topi dhe të Aleancës Kuq e Zi të drejtuar nga Kreshnik Spahiu". "Është rënë dakord në parim, ku përfaqësues të FRD dhe të AK do të jenë anëtarë të komisioneve vendore, nga lista e PS" Fillon konturimi i frontitopozitar në funksion tëruajtjes maksimale të votës, mes partive kryesore të opozitës shqiptare. Bëhet fjalë për një bashkëpunim në rang komisionesh vendore e deri tek grupet e numërimit të votave në trekëndëshin PS-AK-FRD, në mënyrë parciale në disa qarqe të vendit. Njëherësh në këtë linjë bashkëpunimi opozitar por pa krijuar koalicione po tenton sërish FRD por këtë radhë me PBDNJ në disa zona të vendit. Më konkretisht bëhet fjalë për aleanca të padeklaruara sipas të cilave socialistët bëjnë të mundur në disa zona elektorale futjen në komisionet vendore, ZAZ dhe KQV të përfaqësuesve të Frymës së Re Demokratike të drejtuar nga Bamir Topi dhe të Aleancës Kuq e Zi të drejtuar nga Kreshnik Spahiu. Lidershipi i këtyre partive frontin opozitar në mbrojtje të votës në të gjitha deklaratat publike nuk e kanë mohuar, duke qënë se bëhet fjalë për implementimin e kërkesës kryesore të OSBE/ ODIHR por dhe të qytetarëve shqiptarë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të drejta, korrekte dhe të pakontestueshme nga asnjëra palë. Në këtë kënvështrim kanë filluar dhe negociatat e para të frytshme të ekspertëve të zgjedhjeve në të gjitha këto parti opozitare, në mënyrë që dhe partitë e reja të jenë të përfshira dhe prezente në komisionet zgjedhore të nivelit vendor për të lexuar dhe mbrojtur votën e tyre dhe për pasojë për të qënë dhe një mbështetje për anëtarët e tjerë të komisioneve vendore, përfaqësues të opozitës, me në krye PS. Kështu në mënyrë teknike, bëhet fjalë për faktin që, meqenëse PS në 45 ZAZ në të gjithë vendin, dhe për pasojë dhe në KQV-të ka mazhorancën, pra 3 anëtarë pasi një e ka PBDNJ si parti opozitare parlamentare, por dhe në zona të tjerë ku PS nuk ka mazhorancën, s'përjashtohet mundësia që një anëtar nga ky numër në dizpozicion të PS, të jetë përfaqësues i FRD ose i AK. I cili, do të ishte ndoshta më aktiv në kryerjen e detyrës, duke ruajtur jo vetëm votën e partisë së tij por dhe duke qënë pjesë e kundërshtisë së manipulimit të votës, pasi dihet që partitë e reja dhe përfaqësuesit e tyre janë shumë entuziaste dhe më të pakorruptueshëm. Mësohet sipas burimeve të brendshme se deri më tani është rënë dakord me këto dy parti, në disa qarqe të vendit, kryesisht në ato veriore, por dhe në Durrës e qendra të vështira në jug të vendit. Gjithnjë është rënë dakord në parim, ku përfaqësues të FRD dhe të AK do të jenë anëtarë të komisioneve vendore, nga lista e PS. Këtu me sa duket do të marrë jetë dhe fronti opozitar mes të gjitha partive politike që kërkojnë një rotacion politik, thjështë në funksion të ruajtjes së votës, duke qëndruar dy partitë e reja FRD dhe AK pa lëvizur nga qëndrimi i tyre për të mos hyrë në koalicione parazgjedhore me PS dhe PD. Çka do të interpretohej menjëherë nga ana e mazhorancës Ruajtja e votës në zgjedhje, është rënë dakord në parim për bashkëpunim Fronti opozitar mes PS, FRD e AK, ja negociatat Do të kenë një anëtar në ZAZ e KQV, në listat e PS e PBDNJ si një bashkëpunim mes këtyre partive të reja me Edi Ramën, ndonëse ky i fundit më se njëherë ka bërë thirrje në drejtim të Topit e Spahiut për një aleancë parazgjedhore për largimin e Berishës nga pushteti, duke marrë përgjigje negative. Mësohet se FRD ka shkuar më tej, teksa është në mbyllje të marrëveshjes me PBDNJ, ku në veri të vendit, Kukës, Shkodër, Lezhë e Dibër, por dhe në Durrës e disa njësi vendore në Tiranë pritet të jenë anëtarë komisionesh përfaqësues të FRD, në vend të atyre të PBDNJ, duke u bërë në këtë mënyrë pjesë e ZAZ dhe KQV e duke luftuar për mbrojtjen e votave dhe të PBDNJ, çka i jep një larmi më të madh "luftës" në bazën e marrjes së mandateve. Negociatat vijojnë intensivisht mes këtyre partive. Në foto: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu Spartak Ngjela Në foto: Kreu i PS-së, Edi Rama, kreu i FRD-së, Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha
Kryeplaku vret fqinjin për dy pula I ka rrahur të birin pasi dyshonte se i kishte vjedhur 2 pula, por është ekzekutuar me pistoletë pranë shtëpisë duke humbur jetën menjëherë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bërdicë e Mesme të rrethit të... GENC KONDI TIRANE ELVIS NABOLLI SHKODER ARRESTIMI SUPLEMENTI “RILINDASI” ? Faqe 9 ? Faqe 13-20 Enkeleda Merka u vodhi me dhunë tre grave çantat e dorës Fier, 27-vjeçarja grabitje me pistoletë lodër Dilema e armëve: I përkisnin apo jo Skënderbeut? ? Faqe 9 KRIMI NE SHKODER LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “RILINDASI” VITI III - NR. 08 E diel, 13-01-2013 TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI origjina e lajmit... Studiuesi austriak, dyshime për origjinën e relikeve të heroit 53-vjeçari i rrahu të birin se e akuzoi për vjedhje, ai e ekzekuton me pistoletë QEVERIA: MIRATONI LEJEN PER PERUANIN DOKUMENTET/ Letrat e Olldashit dhe Mediut për bashkinë në Fier Hataja 1 Patjetër që do t'ju takoja në këto kafetë tona që kohët e fundit u rralluan për shkak të festave. Por s'kisha sesi të mos ju tregoja bisedën më qesharake të fundit fare që më dëgjuan veshët, teksa... Meqënëse Ministria e Kul-turës deklaroi zyrtarisht se nuk mund t'i ruaj monumentet e kulturës, atëherë detyrohemi të pranoj më që ato le të vidhen por të paktën të vidhen mirë, pa i dëmtuar. Hajduti që tentoi të vidhte afreskët e... Një kafe me... Koment Hata e madhe Të trainohen hajdutët NGA ANILA BASHA NGA XHEMAL MATO ? vijon në faqe 22 ? vijon në faqe 22 Qytetari peruan me pasaportë nr. 4698977, i datëlindjes 18 tetor 1945, Blacker Miller, duhet të shpallet biznesmeni më i privilegjuar në historinë e ekonomisë së tregut në Shqipëri. Një javë para se... ? vijon në faqe 2-3 Lajmi Pas lajmit për arrestimin dhe lirimin e ish-ministrit të jashtëm të Perusë Blacker Miller në Shqipëri, u mësua se dy ministri kyçe kishin miratuar, një javë para regjistrimit të tij në QKR, projektin për ngritjen e një impjanti për djegien e plehrave në Fier. Ngjarja ka ndezur një debat politik edhe për përkrahjen e biznesmenëve, që akuzohen në vendet e tyre, nga qeveria shqiptare Zbulohet korrespondenca e ministrave për impiantin e plehrave. Qeveria miratoi biznesin e ish-ministrit peruan para regjistrimit në QKR. Peruja akuza qeverisë shqiptare: Liroi Blacker Millerin. Zhduku 600 mln dollarë KQZ kërkon ndarjen e man-dateve për zgjedhjet e 23 qershorit nga Kuvendi. Sekretarja e Përgjithshme e këtij instucioni i... ARTEMISA HOXHA TIRANE ? Faqe 4-5 SHKELET KODI ZGJEDHOR PS, kundër: Krizë kushtetuese. Tiranë, zhduket qendra e votimit “Puç” për zgjedhjet, KQZ kërkon mandatet në Kuvend Opozita nis negociatat, Meta: Vendosim në prill Preç Zogaj: Netët pa gjumë të Ramës për 8 majin Kastro Zizo: Çani, Gjebrea dhe Krasta personazhet e mi ZGJEDHJET DITARI INTERVISTA ? Faqe 8 ? Faqe 10-11 ? Faqe 22 Vendi i ngjarjes Faksimile e gazetës së Perusë “El Comercio” mbrëmë vonë ku shkruhet se ish-ministri Blacker Miller mbrohet nga qeveria Berisha siç denoncon opozita në Tiranë Faksimile e miratimit nga ana e ministrit Sokol Olldashi të projektit për ndërtimin e një inçeneratori në qytetin e Fierit
www.shqiptarja.com E diel, 13 janar 2013 14 SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com TEZA STUDIMI RELIKET MATTHIAS PFAFENBICHLER: A janë vërtet të Skënderbeut këto armë? Përkrenarja është e ndërtuar nga pjesë të ndryshme që i përkasin kohëve dhe vendeve të ndryshme, mbase vetëm koka e dhisë i ka përkitur Skënderbeut. Po ashtu dilema e mospërputhje ka edhe për shpatat e heroit. Matthias Pfafenbichler ...Përkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skënderbej Në Dhomën e Armëve dhe të Gjuestisë të Oborrit, të Muzeut të Historisë së Arteve, gjendet një përkrenare ( fig. 1) dhe një shpatë ( fig. 4 - 5), të cilat qysh prej shekullit të 16-të cilësohen se i përkasin heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti ( rreth 1403-1468). Shtrohet pyetja deri në ç' masë është korrekt cilësimi i mësipërm apo mos ndoshta ai duhet relativizuar, të paktën pjesërisht. Të dyja objektet janë përmendur për herë të parë 120 vjet pas vdekjes së heroit shqiptar në vitin 1593 në "Inventarin e Ambrasit" me diçiturën origjinale: "Georgen Scanderbegg Helmlin vnnd zway Schwerter" ( ose në shqip: përkrenarja dhe dy shpatat e Gjergj Skenderbeut), kurse në vitin 1596 ato dokumentohen nën diçiturën: " Geoerg Scanderbeg / Ain weszß Helbmlin, mit vergulten raiffen, darauf ain vergulter gais khopf, mit seinen hörnern, und zway schwerter". Daz aine in ainer lidern schaiden, ëelches vonëegen seiner schëere und, das man die masen von dem bluet noch daran sicht, für das recht geschickht worden und gehalten würdt, dzs ander in einer sammeten schaidn, hat man auch unter des Schcanderbeges namen verehrt". Pak pas kësaj përkrenarja dhe shpata u publikuan si objekte të Gjergj Kastriotit sëbashku me portretin e tij të plotë në Armamentarium Heroicum (fig. 2). Ky inventar me gravura, u publikua nga Jakob Schrenck von Notzing, sekretari i Dukës Fredinad II, në 1601 në latinisht dhe në 1603 në gjuhën gjermane. Përveç objekteve të veçanta, aty paraqitet edhe biografia e pronarit të tyre. Në rastin tonë, ajo fillon me: "Gjergj Kastrioti i quajtur Skënderbe, Princ në Shqipëri". Kush ishte Gjergj Kastrioti dhe përse u regjistrua ai në Dhomën e Armëve të Heronjve të Dukës Ferdinand të Tirolit? Gjergj Kastrioti ( fig. 3) lindi në vitin 1403. Familja e tij renditej tek aristokracia e vogël shqiptare dhe kishte zotërime në luginën e Matit. Babai i tij, Ivan Kastrioti fillimisht duhej t' i bindej autoritetit osman të Sulltan Bajazitit I, por i dha fund vasalitetit ndaj tij, pas betejës së Ankarasë më 1402. Ai zgjeroi zotërimet e veta deri në Adriatik dhe u përpoq të lidhej me venecianët, por si pasojë e presionit në rritje, iu rikthye sërish vasalitetit osman në vitin 1410 dhe përveç kësaj u desh të linte peng të birin në oborrin osman në Adrianopojë, ku në vitin 1423, ky i fundit arriti të marrë edhe titullin e një fisniku si dhe një formim ushtarak. Gjergj Kastrioti u konvertua në Islam dhe mori emrin emrin Iskender ( Aleksandër). Si oficer i lartë osman, ai mbajti funksione të larta administrative në vitet ' 30 të shekullit të 15 në Shqipëri. Falë ofensivës të suksesshme ushatrake hungareze, nën drejtimin e Janosh Huniadit, Skënderbeu dezertoi në nëntor 1443 sëbashku me trupat e tij shqiptare dhe mori e fortifikoi kështjellën e Krujës. Ky pushtim ishte dhe fillimi i një kryengritje të re shqiptare kundër turqve. Për t' i bërë ballë më mirë turqve, Skënderbeu u shpall edhe Komandanti i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare, e cila u themelua pas një mbledhje të aristokracisë shqiptare në qytetin e Lezhës, më 2 mars 1444. Me ushtrinë e tij të re, ai ia doli të pushtonte fortesat turke në Shqipërinë e Mesme dhe të zbrapste me sukses shumë ekspedita turke. Në vitin 1450, një ushtri turke e udhëhequr personalisht nga Sulltan Murati II, rrethoi kryeqendrën e Skënderbeut, Krujën, por më kot. Kjo fitore kundër turqëve, zgjoi admirim në mbarë Europën e krishterë dhe Gjergj Kastrioti u shpall nga Papa Nikolla V si " Athleta Christi" si ushNë foto: (Lart)Faksimile e faqes së parë të botimit ku u përfshi studimi i Matthias Pfafenbichler "Përkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skënderbej" (Majtas) Gjergj Kastrioti, i mbiquajtur Skanderbeg, Itali (?), pas vitit 1575, punim në vaj, Vjenë, Muzeu historisë së arteve, Galeria e pikturave, Numri inventarit 5415 Në foto: (Majtas) Përkrenarja e Gjergj Kastriotit, I mbiquajtur Skënderbeg, Vjenë, Muzeu Historisë së Arteve, Salla e Armëvëe dhe të Gjuestisë të Oborrit, Numri i Inventarit A-127. (Djathtas) Deomenicus Custos, Georg Kastriota. Gravurë për katalogun e Sallës së Armëvëe dhe të Gjuestisë të Oborrit të Dukës Ferdinand II, në Kështjellën Ambras, Innsbruck, viti 1601. Vjenë, Muzeu i Historisë së Arteve, Salla e arteve, Numri i Inventarit KK6613, Shek. XVI, me autor Jakob Schrenck von Notzing. vijon nga faqja 13
4 E diel, 13 janar 2013 POLITIKE Mbledhja të martën, detajohet buxheti i KQZ për 2013 KQZ pritet që mbledhjen e ditës sëmartë të shqyrtojë dhe miratojë projekt-vendimin "Për detajimin e buxhetit të institucionit për vitin 2013" si dhe projekt-vendimin "Për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike për vitin 2013". Diferenca midis dy forcave politike arrin në rreth 3 milionë lekë të reja, ku demokratët do të marrin 83.6 milionë lekë. Në vend të tretë renditet LSI, e cila do të përfitojë rreth 11.7 milionë lekë. Republikanët do të marrin 8.1 milionë lekë, ndërsa PDIU-ja 7.7 dhe PBDNJ-ja 7.9 milionë lekë. E vetmja parti jo parlamentare që do të përfitojë fonde nga buxheti do të jetë Partia Socialdemokrate drejtuar nga Skënder Gjinushi. Ndër të tjera, në rend të ditës është përcaktuar dhe shqyrtimi i projekt-vendimit: "Për miratimin e modelit të regjistrit të ankimeve zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e vitit 2013", shqyrtimi i projekt-vendimit:"Për miratimin e modelit të kërkesës ankimore për ankimin në rrugë administrative të vendimeve të KZAZ-së dhe KQZ-së sipas nenit 123 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar në KQZ" si dhe shqyrtimi i projekt-vendimit: "Për një ndryshim në udhëzimin Nr.1, datë 20.02.2009, Për organizimin dhe funksionimin e zyrave rajonale zgjedhore". Lajmi KQZ kërkon ndarjen e mandateve për zgjedhjet e 23 qershorit nga Kuvendi. Sekretarja e Përgjithshme e këtij instucioni i ka dërguar një kërkesë, ku kërkon ndarjen e mandateve si në 2009. Kodi parashikon që është vetë KQZ që merr vendimin për ndarjen e mandateve dhe më pas këtë vendim e miraton Parlamenti. ??? TIRANE ARTEMISA HOXHA Nënkryetari Biba: KQZ u politizua, drejt krizës kushtetuese ??? TIRANE Nënëkryetri i KQZ, Denar Biba akuzon kryetaren e KQZ, Lefterie Lleshi se po politizon admnistratën e KQZ, ç`ka paralajmëroi dhe ambasadori Arvizu. Ai thekson se kërkesa drejtuar Parlamentit për ndarjen e mandateve është në shkelje të ligjit. A jeni informuar nga administrata e KQZ në lidhje me kërkesën që i është dërguar Kuvendit për ndarjen e mandateve? Ne jemi informuar në lidhje me këtë kërkesë vetëm nëpërmjet medias. Është diçka apsurde që po ndodh në këtë instutucion, ku dhe një herë me burracakëri kryetarja e këtij institucioni, Lefterie Lleshi përdor sekretaren për të hequr përgjegjësitë e saj. Ligji përcakton se kërkesat mes institucioneve i dërgon kryetari dhe nënkryetari i KQZ. Duke bërë këtë gjë, në mënyrë krejt të papërgjegjshme, këta dy persona, sekretarja e përgjithshme dhe kryetarja, po shkelin kodin. Sekretarja nuk vepron pa dienë e kryetares së këtij institucioni. A ka kompetencë sekretarja e përgjithshme për ndërhyrje të tilla? Vendimmarrja e KQZ është e sktrukturuar dhe e lidhur vetëm me anëtarët e KQZ. Administrata është ndihmëse për përgatitjen e materialeve dhe jo për vendimmarrje. Në këtë rast i bie që mandatet t`i ketë ndarë sekretarja e përgjithshme dhe jo KQZ, duke propozuar ndarjen që është bërë nbë 2009. Për mendimin tim pasi arrtitën të bllokojnë institcionalisht KQZ, po çojnë vendin në një krizë kushtetuese. Çfarë po bëhet me prokurimet publike për pajisjet elektronike për Fierin dhe Tiranën? Ka një javë që me kërkesë të dy anëtarëve, Albana Shtyll dhe Jani Jani është kërkuar me shkrim informacion për procedurat e prokurimit për elektronikën dhe është refuzuar të jepet një informacion me shkrim, por me gojë është thënë se nuk u jap asnjë lloji informacioni. Ky është përdorimi politikisht që po i bëjnë admnistratës së KQZ që ngriti dhe si shqetësim edhe ambasadori amerikan. Ngërçi në shpërndarjene mandateve të deputetëve për çdo qark lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 23 qershor duket se do të marrë një rrugë tjetër, duke përfshirë edhe institucionin e Kuvendit të Shqipërisë. Pas mosankimimit të vendimit të KQZ nga ana e PD në Kolegjin Zgjedhor, admnistrata e KQZ zgjodhi një rrugë tjetër, e cila është në kundërshtim të plotë me Kodin Zgjedhor për të realizuar ndarjen e mandateve. Nëpërmjet një kërkese nga ana e Sekretares së Përgjithshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Aljona Mansaku që pasditen e të premtes i kërkon institucionit të Parlamentit të bëjë ai ndarjen e numrit të deputetëve për qark. Akti që pritet të sjellë reagime të forta politike, edhe formalisht ka kapërcim të ligjit, pasi Kodi Zgjedhor në asnjë nen të tij nuk i jep kompetencë sekretares së KQZ për t'iu drejtuar një institucioni tjetër. Ligji Zgjedhor në nenin 20 të tij, pika a) autorizon Kryetarin e KQZ si përfaqësues në marrëdhënien me institucionet e tjera, përmes shkresash që bëhen ligjore vetëm nëse kanë edhe firmën e nënkryetarit, thotë më tej ky nen në pikën 3. Në shkresë pasi thuhet së KQZ-ja nuk arriti të merrte këtë vendim që kërkon shumicë të cilësuar dhe në kushtet kur ka skaduar afati për ta ankimuar në Kolegj Zgjedhor, çështja i është adresuar Kuvendit. "Nisur nga fakti se për zgjedhjet për Kuvendin 2013 KQZ nuk miratoi caktimin e numrit të ri të mandateve për çdo zonë zgjedhore, në përputhje me nenin 76 të Kodit Zgjedhor ju përcjellim këtë informacion mbi procedurat e ndjekura në zbatim të të këtij Kodi, me qëllim informimin e Kuvendit dhe përmbylljen prej tij të procedurave të parashikuara nga ky Kod në lidhje me këtë çështje". Por Kodi Zgjedhor percakton se ndarja e mandateve është kompetencë e KQZ dhe Parlamenti e miraton sipas llogaritjeve të bëra nga institucioni më i lartë zgjedhor dhe ka si afat fundor deri në gjashtë muaj përpara shpërndarjes së Parlamentit aktual, që përkon me fillimin e marsit të këtij viti. Kërkesës i është bashkëlidhur edhe vendimi i KQZ, për ndarjen e mandateve të 2009-ës. "Bashkëlidhur po ju përcjellim vendimin e KQZ-së Nr. 2, datë 12.02.2009 "Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009". REAGON KQZ: S`KA POLITIZIM Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, KQZ reagon në lidhje me kërkesën që i është dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë nga ana e Sekretares së Përgjithshme, duke deklaruar se nuk ëhtë aspak një kërkesë për politizimin e intitucionit, por thjesht një zbatim i Kodit Zgjedhor. "Njoftimi i Kuvendit në zbatim të dispozitave të Kodit Zgjedhor. Njoftimi i Kuvendit admnisitrativ ndërmjet dy institucioneve. Politizimi i kësaj çështje nuk i shërben procesit zgjedhor. Kuvendi, organi që vendos për ndarjen e mandateve", thuhet në reagimin e KQZ. NENI 20/ KODI ZGJEDHOR KOMPETENCAT E KRYETARIT DHE ZËVENDËSKRYETARIT TË KQZ-së 1. Kryetari i KQZ-së ka këto kompetenca: a) drejton mbledhjet e KQZ-së dhe përfaqëson KQZnë në marrëdhënie me institucionet e tjera; b) kryen funksionet e drejtuesit administrativ të institucionit. Në zbatim të kompetencave, sipas kësaj shkronje, Kryetari i KQZ-së nxjerr urdhra të brendshëm vetëm në bazë dhe për zbatim të vendimeve të KQZ-së. 2. Zëvendëskryetari i KQZ-së kryen detyrat e Kryetarit në mungesë të tij. Sekretarja e Përgjithshme kërkon ndarje si në 2009, opozita ndarje të re Shkelet Kodi, KQZ do mandatet nga Kuvendi Reagimi i institucionit: S`ka politizim, po zbatohet kodi Denar Biba Ndëshkimi Neni 248 Shpërdorimi i detyrës Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve ose mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës nga punonjësi i ngarkuar me funksion shtetëror ose me shërbim publik, kur i kanë sjellë pasoja të rënda interesave të ligjshme të shtetasve ose shtetit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Faksimile e kërkesës së sekretares së përgjithshme të KQZ-së drejtuar Kuvendit të Shqipërisë
www.shqiptarja.com E diel, 13 janar 2013 18 SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com HISTORI HULUMTIMI DOKUMENTET Qëllimi parësor i trajtimit të emrit tëqytetit të Beratit, si qytet Trashëgimi Botërore është ruajtja e substancës historike, në mënyrë që kjo substancë t'i prezantohet publikut të gjerë. Siç dimë, brenda ambjentit të këtij siti historik (Beratit), vlen në këtë rast të theksohet kalaja, mund të shfaqet një potencial i rëndësishëm arkeologjik, që mund të zgjidhë përfundimisht problemin e identifikimit të Beratit antik dhe të shuaj çdo dyshime në bazë të gjetjeve arkeologjike dhe të ketë argumentim shkencor.Rreth dy milionë vjet më parë Osumi arriti të shpërthejë pengesën e fundit të zonës malore, një kurriz të lartë gëlqeror, e të dalë lirshëm në fushën e gjerë të Myzeqesë. Me kohë, pranë grykës së ngushtë që krijoi lumi, lindi një qendër e banuar, e cila më vonë u kthye në qytet.Ky është Berati. (A.Baçe, A.Meksi, E.Riza, Berati historia dhe arkitektura,"8 Nëntori", Tiranë, 1988, f.5) Berati është një nga qytetet e rralla, me zanafillën në agimet e shoqërisë njerëzore dhe me jetë të pandërprerë deri në ditët tona. Arsyeja kryesore për të shkruar këtë artikull ishte studimi i historisë së emrit të këtij qyteti të mahnitshëm dhe ndryshimit të vazhdueshëm të tij. Përveç mjaft mbiemrave që gëzon qyteti i Beratit, vlen të theksohet fakti se, që nga kohët e lashta mbiemri "i bardhë" ka rrezatuar, ndikuar dhe duke iu imponuar në rrethana dhe periudha të ndryshme kohore dhe historike. Emrin ky qytet e ndërroi nga shkaku i ngjarjeve të ndryshme dhe okupacioneve të huaja në kohëra që parazotëronte e drejta e të fortit. Emër të parë në kohërat e moçme ka pasur, sipas një gojëdhëne, emrin e Kështjellës me shtimin e mbiemrit i bardhë, dhe quhesh, "Kështjella e Bardhë" nga shkaku i ngjyrës së shkëmbinjëve të bardhë. Më pas, po s'dihet se kur, u quajt Orestia prej Orestit, të birit të Agamemnonit; Agamemnoni ishte komandanti i luftës kundër Trojanëve bashkë me Aqilehtin, Dushin, Mëntorin e të tjerë, si i përshkruan Homeri. Më pas, në kohën e Lekës, ose pas vdekjes së tij, dhe kjo s'dihet, u quajt Antipatria, prej Antipatrit gjeneralit të Lekës; historiani i shek.II p.e.s., Polibi për këtë qytet thotë këto: "Antipatria qytet i Elimiotidës (Mallakastër) në kufijtë e Ilirisë". (Gjergj Haxhimiali, "Berati Plak", art. Në revistën Dituria,Vol II, Nr 9,10,11, Tiranë, 1927, f.330) Qyteti i Beratit ose Beligradi i Shqipërisë, disa thonë se është Lefki Petra (gur'i bardhë) ndërsa të tjerë se është Skambia e kjo sipas gjeografit Meletio, në pjesën ja ku përmendet Shqipëria, ose Eordhia, nga ku sipas Dhionis Pirros, autorit të biografisë të Aleksandrit të Maqedonisë, botuar në Athinë më 1846, faqe 72 thotë se që këtej kishte origjinën edhe Ptolemeu i Llagut, bir i mbretit të Maqedonisë Filipit dhe i Arsinoit, njëri nga gjeneralët më të dëgjuar (më me famë) të Aleksandrit të Madh, i cili pas vdekjes së tij në vitin 323 para krishtit jetoi në një distrikt të perandorisë së gjerë të Aleksandrisë, është bërë edhe mbret i Egjiptit. Ky sipas Dhimitrit Falirea. Zoti P.Aravantinoi, mendon se Lefki Petra duhet të jetë fshati Vranishti. (Kronografia e Epirit, f.96) Ky qytet që përmendet si Lefki Petra në Elimiotidë, gjenden në Taullandi, përkon deri diku me pozicionin e sotëm të Beratit (shih Tukididi, libri i dytë, kapitulli 99) ose Beirut dhe u quajt nga perandorët romakë Pulheriupolis, ndoshta në atë kohë kur princesha Pulheria ishte kujdestare e vëllait të saj ende të vogël Perandor Theodhosin e vogël, të cilin pas vdekjes së tij e zëvendësoi ajo duke mbretëruar sëbashku me burrin e saj Perandor Markianos deri në vitin 453 pse në këtë kohë iu shtua Perandorisë Bizantine dhe Iliria perëndimore. (Anthim Aleksudhi, Përshkrim i shkurtër historik i Metropolisë së Shenjtë të Beratit,Korfuz, 1868, f.26, f.27, f.28) Pagëzimi me emrin e një perandori, që në latinisht ka dhe kuptimet: i pasur, i shkëlqyshëm, i fortë, tregon pa dyshim për një lulëzim ekonomik në shek.V. Në të kundërt, një qytet me një jetë të zbehtë nuk do të pagëzohej dot me këtë emër. Kjo tregon se Berati po merrte tiparet e një kryeqendre. (A.Baçe, A.Meksi, E.Riza, Berati historia dhe arkitektura,"8 Nëntori", Tiranë, 1988, f.13) Në listën e tetë qyteteve administrative dhe peshkopale të Epirit të Ri, cituar nga Hierokli përmendet për herë të parë qyteti Pulheriupolis, i cili është identifikuar me Beratin. Në fakt gërmimet arkeologjike kanë provuar se muret e lashta ilire kanë qenë rindërtuar gjatë Antikitetit të Vonë dhe brenda tyre janë gjetur monedha të Justinianit, por nuk ka asnjë mbishkrim dhe as pjesë të rëndësishme arkitektonike që dëshmojnë qënien e një kishe peshkopale brenda mureve. Ka shumë mundësi që Pulheriupolis të gjendej më në lindje, në fushën e Korçës, pranë fshatit Polenë, ku janë zbuluar monumente të rëndësishme të periudhës paleokristiane. (Neritan Ceka, Ilirët, ILAR, Tiranë, 2001, f.246) Me hipotezën e mësipërme ne nuk ndajmë të njëjtin mendim sepse në Berat janë gjetur një numër i konsiderueshëm i skulpturës arkitekturore, të cilat për nga numri dhe shumëllojshmëria e tyre dëshmojnë për një numër jo të vogël monumentesh, si dhe rëndësinë e qytetit në Antikitetin e Vonë (Dritan Çoku, Të dhëna të reja mbi krishtërimin e hershëm në Berat, gazeta "Shqiptarja.com", suplementi "Rilindasi", 26 gusht 2012), aq më tepër që argument tjetër tanimë kemi zbulimin e pjesshëm deri tani të rreth 31 m² mozaik (u zbulua në gusht 2012 nga punimet që po bëheshin për hapjen e një depo uji e cila do të shërbejë për hidrantët e kalasë) në pikën më të lartë në Akropolin (fig.1, foto A.Islami) e kalasë së Beratit. Ky mozaik (fig.2, foto E.Xheka) mendojmë se është i Antikitetit të Vonë dhe mund ti përkasë një bazilike paleokristiane. Themi mund, sepse nuk lexohen akoma strukturat e mureve dhe planimetria e objektit. Teknika e punimit të ndërtimit të kësaj dyshemeje të shtruar me mozaik, orientimi i motiveve dhe mbishkrimeve në lindje - perëndim, vendodhja e mozaikut në pikën më dominuese të kalasë na i përforcon akoma edhe më shumë mendimin se ajo mund të jetë një bazilikë paleokristiane. Mendojmë se ky mozaik është një zbulim i rëndësishëm për periudhën e paleokrishtërimit në Kalanë e Beratit (fig.3, foto A.Islami), i cili pasi të zbulohet komplet duke e çliruar nga dherat (mbushjet) do të sjellë të dhëna mjaft të vlefshme për vet monumentin, historinë e tij, por edhe për historinë e kalasë. Më e vështirë paraqitet çështja e identifikimit, kur emrat e sotëm të gërmadhave antike, dhe numri i tyre është mjaft i madh, nuk kanë asnjë lidhje me toponimet e dikurshme, të kumtuara nga autorët e lashtë, sidomos në rastet kur as të dhënat shoqëruese të këtyre vëndbanimeve nuk hedh dritë rreth pozitës së tyre dhe mund të lejojnë përcaktime të ndryshme të pozicioneve përkatëse gjeografike. (Hasan Ceka, Gjurmë të trashëgimisë ilire në toponiminë e sotme të vendit tonë, "Monumentet" 5-6, 1973, Mihal Duri, Tiranë, 1973, f.8) Si emër antik për Beratin është propozuar shumë herë Antipatrea dhe sipas të dhënave të Livit (XXXI c.27) qyteti shtrihet në faucibus angustis, çka përshtatet në fakt shumë mirë me qytetin e sipërm të Beratit, që rri si kurorë mbi grykën e lumit. (Kamilo Prashniker, Arnold Shober, Kërkime arkeologjike në Shqipëri dhe Mal të zi, Tiranë, 2003, f.63) Identifikimi i kështjellës ilire të Beratit me Antipatrenë përbën shembullin më tipik të pranimit të një hipoteze të pakontrolluar si një të vërtetë historike. Martin Leak, që e propozon këtë identifikim më 1835 u nis vetëm nga ngjashmëria fizike e Beratit me Antipatrenë e cilësuar nga Tit Livi (XXXI, 27,3) si "qytet që ndodhet në një grykë të ngushtë". Duke e rimarr edhe njëherë çështjen e identifikimit të Beratit antik, duhet të shënojmë që në fillim se Antipatrea nuk vjen në konsideratë as edhe në formën e hipotezës. Një shqyrtim sado i sipërfaqshëm i tekstit të Livit tregon se fushata e Luc Apustit në vitin 200 p.e.s., gjatë së cilës rrënohet e digjet Antipatrea zhvillohet në kufijtë e Maqedonisë. Në kuptimin tradicional këto kufij ishin në lindje të krahinës ilire të Dasaretëve, ku Antipatrea përmendet për herë të parë më 216 p.e.s., së bashku me Krysondyonën dhe Gertuntin, të cilat u pushtuan nga Sherdilandi. ( Neritan Ceka, Lashtësia dhe emri antik i këjshtjellës së Beratit, "Monumentet" 2/1990, GRAFIKA ARS, Tiranë, 1990, f.33) Disa thonë se Berati, përpara se të quhej Dritan Çoku BERATI Historia e emrit të një qyteti Emrin Belgrad a Bellgrad qyteti e mbajti deri në kohën e okupacionit Turk, pas të cilit këtë emër e zëvendësojë emri Berat me të cilin quhet edhe sot. Por si u mbwrrit tek ky emërtim, cilat janë tezat dhe argumentet e studiuesve? Në foto: (Majtas) Akropoli i kalasë së Beratit (lart) Mozaiku
21E diel, 13 janar 2013 KULTURE REALITY SHOW. Si do të vijë emisioni më i ri që do të shfaqet në A1 Report me një moderator të veçantë si Kastro Zizo. Cilët janë personazhet e emisionit dhe konceptet grishëse. Intervista Arian Çani, Gjebrea dhe Krasta bëhen personazhet e mi Ju rrëfej për emisionin "Kasketa" në A1 Report DHURATA HAMZAI ??? TIRANE Kasketa”, një emision i ri i konceptuar si një reality show dotë shfaqet çdo të mërkurë dhe të shtunë ora 23:00 në A1 Report. Moderatori i këtij emisioni Klevis Bega, i njohur nga të gjithë si Kastro Zizo, rrëfen në intervistën për “Shqiptarja.com” çelësin e sfidave me emisionin e ri. Emisioni sipas tij është ndërtuar në bazën e një koncepti fiction apo reality show, që do të zbulojë karakterin e personazheve nën "Kasketë". Do të zbulojmë “çfarë misteri fshihet në trutë e tyre”, thotë moderatori Ziso. Duke na zbuluar disa nga surprizat, i bindur se do të ketë më pas shumë të tjera që grishin shikuesit, Kastro Zizo rrëfen se në puntatën e parë do të jetë i ftuar showman-i i njohur Arian Çani. Kastro Zizo, i prirur për të qenë i çlirët dhe i lirë më mënyrën e tij të menduarit, është i sigurt se do të nxjerrë nga koraca “e klisheve” të të qenit personazhe VIP pjesën më humane. “Unë do të dija të nxirrja nga personazhet gjërat më interesante, sepse të gjithë jemi interesantë në llojin tonë, pavarësisht se duhet zbuluar cila është interesantja”, thotë Ziso. E ka nisur me pasion këtë emision dhe në mendjen e tij tashmë lodron një tufë konceptesh dhe një skenar interesant, për të cilin shprehet se: “po e bëj me qejfin më të madh, duke krijuar një funksion të fortë që krijohet zakonisht mes dy duarve, që do të kuptohet si funksion mes A1 Report dhe Kastro Zizos”. Kastro, siç po shohim e keni nisur me pasion emisionin “Kasketa” që do të vijë së shpejti në A1 Report. Çfarë është për ju ky emision? -Është një kontrapunkt midis realitetit dhe asaj që ne e quajmë fantazi apo ëndërr. “Kasketa”, jo pa qëllim ka këtë emër sepse është bazuar në logjikën se çfarë ndodhet poshtë kësaj kaskete. Ka tru apo nuk ka tru poshtë saj. Veçanërisht do të ftohen personazhe që janë shqiptarë, por do të ketë edhe të huaj në serialet e ardhshme të këtij emisioni. Sipari i tij do të fokusohet në një thelb humanist të njeriut që jeton mes fantazisë dhe realitetit që në thelb kemi krijuar. Sigurisht është një angazhim im i ri që po e bëj me qejfin më të madh, duke krijuar një funksion të fortë që krijohet zakonisht mes dy duarve, që do të kuptohet si funksion mes A1 Report dhe Kastro Zisos. Keni prekur një temë aktuale interesante, kur thatë se do të preket “pseudorealiteti që kemi krijuar vetë”. Është ky pseudorealitet një krijesë që po mban tashmë peng rrugën e zhvillimit tonë... -Në fakt, realitetin në Shqipëri e kanë krijuar individët dhe individët krijojnë mentalitetin e masës dhe kjo masë që është krijuar është e zotëruar nga një kupolë politikanësh. Këta kanë krijuar një pseudorealitet të tyren që zotëron edhe masat, që rezulton se është shqiptari vetë me thelbin e tij si individ që nuk di ku është sot në ajër apo në tokë. Cilët do të jenë personazhet e emisionit “Kasketa”? -Kryesisht unë nuk kam vënë limite të njerëzve publikë apo të thjeshtë se në emisionin tim do të ketë një dritare ku unë gjej njerëz interesantë për të thënë gjëra interesante që do ta ta zhbëjnë këtë realit nga fantazia për ta sjellë me këmbë në tokë. Tirana ka me dhjetëra televizione dhe besoj se ju kanë ofruar bashkëpunime. Pse zgjodhët pikërisht A1 Report? -Në fakt, duke qenë një TV i ri, është më i prirur drejt sfidave. Unë jam shumë qejfli i sfidave. Përpos ca gjërave personale që i kam lënë pezull, si të thuash në mes, gjëra të tjera të kësaj natyre edhe kur i kam nisur i kam bërë madhore. Të shkojmë përtej modestisë, Ai Report është thjesht një dritare e vogël që më hapet dhe unë do ta bëjë një vilë shumë të madhe. Ka emisioni ndonjë surprizë ose grishje të veçantë? -Në emision do të flasim kryesisht për jetën dhe vdekjen. Bazamenti i emisionit qëndron tek vdekja, meqë është gjëja më e madhe që e prek dendur jetën. Jeta ka dhe ajo probleme konkrete, përpos asaj që ne e quajmë jetë, duke mos konceptuar në fakt nëse është reale apo jo. Këtu në këto bazamente do të mbështetet emisioni. Mund të them se është në trajtën e një reality show, në trajtën fiction, që ndërthuren me njëra- tjetrën dhe ka luhatje që janë pastaj njerëzorë, zhvillime midis meje dhe personazheve. Kryesisht kanë gjëra interesante, edhe tipat që unë marrë në këtë show. Kjo kërkon përzgjedhje, duke ditur për ta. Kjo do të thotë që ju jeni përplasur me jetën dhe i njihni ZIZO KASTRO njerëzit ndryshe nga ata që i njohin nga zyrat, TV-të dhe kompjuterat. Apo jo? -Në fakt nuk jam fort i madh vetëm 29 vjeç, por realisht jeta më ka përplasur me lloje-soje tipash dhe karakteresh dhe situata të ndryshme. Tashmë kam fituar një lloj aftësie që njerëzit i njoh shpejt me një takim dore. Por edhe pa këtë përvojë, unë do të dija të nxirrja nga personazhet gjërat më interesante, sepse të gjithë jemi interesantë në llojin tonë, pavarësisht se duhet zbuluar cila është interesantja. Mund të na thoni disa nga personazhet që do të vijnë tek “Kasketa”? -Kam Arian Çanin, Nazarkon. Po mund t'i zbuloj disa: Mevlan Shanaj, Adi Krastën, Ardit Gjebrean, Edi Ramën, etj. Do të ftoj njerëz pikantë dhe që janë publikë në haremin tonë, se ne jetojmë vetëm në një harem të madh... Pra, këta janë njerëzit që unë marrë. Unë kryesisht i konsideroj si klientë. Me një ndryshim që unë nxjerr anën më humane, më të prekshme që është larg klishesë së njohur. Shfaqja e anës së vërtetë humane është edhe më brishta, i rrëzon ose i ngre vipat? Ju, veçanërisht shfaqeni me pjesën tuaj të brendshme, atë që zakonisht nuk duhet zbuluar. Çfarë sfidash dhe disfatash ju ka sjellë në jetë? -Shumë interesante pyetja. Disfata ka qenë shkaku dhe pastaj kanë ardhur sfidat. Sfidat dhe disfatat më shoqërojnë dhe përgjithësisht e ndjej veten që sfidoj edhe pas ndonjë disfate, siç është kjo me A1 Report, që unë e di se do t'ia dalë... Kostumi juaj do të jetë një klishe apo do të drejtoni me këtë kastekë që mbani në kokë? Meqenëse emisioni në formën e një reality show dhe në momentin që unë qarkulloj shfaqem me stilin tim të jetës, stilin tim të jetës do ta bëj stilin e atyre që më shohin. “Të shkojmë përtej modestisë, A1 Report është thjesht një dritare e vogël që më hapet dhe unë do ta bëjë një vilë shumë të madhe” Përmbajtja Zizo: Në emision do të flasim kryesisht për jetën dhe vdekjen. Bazamenti i emisionit qëndron tek vdekja, meqë është gjëja më e madhe që e prek dendur jetën. Jeta ka dhe ajo probleme konkrete, përpos asaj që ne e quajmë jetë, duke mos konceptuar në fakt nëse është reale apo jo. Klevis Bega i njohur me emrin e artit Kastro Zizo Kastro Zizo moderatori i emisionit “Kasketa” në A1 Report
24 E diel, 13 janar 2013 LAJME NGA BOTA Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi ??????????????????????????????? Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë NË TELEVIZIONIN Origjina e LajmitTë mërkurën ora 22:00 5Pyetjet ngaBABARAMO Çdo të martë ora 21:00 Ritransmetim ? Dialogu, grupet ritakohen të martën Grupet e punës të Prishtinës dhe Beogradit kanë arritur një lloj progresi në takimin e së premtes, ku është diskutuar mbi regjimin doganor, në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufijve. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e baroneshës Catherine Ashton, Maja Koçijançiç, e cila ka saktësuar se ekspertët nga të dyja palët do t'i vijojnë bisedimet ditën e martë. ? Reagojnë shqiptarët e Preshevës Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë mbledhur në Kuvendin e Këshil ltarëve Shqiptar për të diskutuar lidhur me problemin e Lapidarit të Dëshmorëve. Por, situate është tensionuar pasi një ditë më parë sërish ka bërë komente kryeministri serb, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se lapidari duhet hequr nga qendra e Preshevës, në jug të Serbisë, ku jetojnë shqiptarët. Serbia, nga ana tjetër, është duke ngritur një përmendore për dëshmorët e saj, policët serbë të rënë gjatë kon? iktit, në fshatin Lluqane afër Bujanocit, ku jetojnë vetëm shqiptarët. ? Somali, blic i komandove francezë Komandot francezë kanë kryer një operacion për lirimin e një pengu në Somali, ku një numër personash kanë mbetur të vrarë. Sipas raportimeve të BBC, operacioni ka përfunduar në një masakër të vërtetë, pasi pengu është vrarë nga pengmarrësit, bashkë me dy ushtarë francezë. Pengu francez mbahej në lokalitetin Bulo Marer nga grupi terrorist Al Shabab, 17 militantë të të cilit kanë mbetur të vrarë gjatë blicit. ? Bolivia fiton betejën për gjethet e kokës Bolivia ka arritur ? tore në fushatën e saj për të çkriminalizuar përdorimin e gjetheve të kokës. Vendi është pranuar sërish në Konventën e OKB-së për Lëndët Narkotike, që e ka konsideruar si ligjore përdorimin e kësaj bime në Bolivi. Shteti latin ishte tërhequr nga konventa vitin e kaluar në shenjë proteste ndaj klasi? kimit të gjetheve të kokës si një drogë ilegale. ? Australi, vazhdon lufta me zjarret Zjarr? kësit australianë vazhdojnë të punojnë për frenimin e përhapjes së mbi 100 vatrave të zjarrit, që deri tani ka shkrumbuar shtëpi dhe mijëra hektarë tokë. Autoritetet thonë se temperaturat janë ulur më shumë nga sa pritej, por erërat vazhdojnë duke e bërë më të vështirë mbajtjen e zjarreve nën kontroll në Uellsin e Jugut, Viktoria dhe Tazmania. ? Barack Obama takon Karzain Trupat amerikane do të përfundojnë operacionet luftarake në Afganistan, këtë pranverë. Për këtë ranë dakort si presidenti amerikan, Barak Obama, ashtu dhe ai afgan, Hamid Karzai. “Duke nisur këtë pranverë, ushtarët tanë do të kenë një mision tjetër; trajnimin, këshillimin dhe ndihmën për forcat afgane. Do të jetë një moment historik dhe një hap përpara drejt sovranitetit të plotë të Afganistanit”, tha Obama. ? Siri, rebelët marrin pika strategjike Kryengritesit sirianë morën nën kontroll një nga bazat më strategjike në veri-perëndim të Sirisë, ku vazhdojnë prej javësh përleshjet e armatosura. Videot e publikuara në internet tregojnë kryengritesit, që festojnë në aeroportin e Taftanazit, ku shihen tanket dhe helikopterë të ushtrisë, të përdorur për të sulmuar zonat bastione të kryengritësve. Qindra anëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane, të udhëhequr nga grupet xhihadiste “Fronti Al Nusra”, “Ahrar al Sham” dhe “Pararoja Islamike”, prej muajit nëntor kanë rrethuar Aeroportin Ushtarak të Taftanazit, në provincën e Idlibit.
2 E diel, 13 janar 2013 POLITIKE Regjistrimi në QKR, peruani bleu aksionet 80.000 euro Ish-ministri i jashtëm i Perusë ManuelAugusto Blacker Miller rezulton të ketë blerë për afro 80 mijë euro paketën kontrolluese të aksioneve (80%) në kompaninë që duhet të ndërtojë inçeneratorin e Fierit në shtator të vitit të kaluar nga Giampaolo Azzola, shtetas italian, ndërkohë që 10% i mban subjekti Italian Business Sport. Ortak në shoqërinë e ish-ministrit është edhe italiani Alberto Paladini. Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, në emër të tij ka kryer veprimet administratori i kompanisë "Apollonia Investments" Xhevahir Hoxha, i cili rezulton me të njejtën detyrë edhe tek kompania Sabah shpk. E çuditshme është se adresa e kësaj të fundit bulevardi Bajram Curri, Pallatet Agimi, shkalla 3, ap.51 është e njejtë me adresën e deklaruar me subjektin Italian Business Sport. Subjekti Sabah zotërohet 100% nga Arben Hoxha, i cili ka blerë aksionet nga ish-kompania Durba, që zotërohej më parë nga Fatbardh dhe Sabah Rrushi. Objekti i kompanisë së Millerit deklarohet shumë i gjerë, por bie në sy importi dhe përpunimi i plehrave dhe pjesëmarrja në sektorin energjetik të vendit. Miratimi i inçeneratorit të Fierit, në kohë rekord "Bosi" i plehrave, OK nga Olldashi e Mediu PS: Berisha e strehoi; PD: Miq, Fideli e Baftjari ??? TIRANE GENC KONDI ... të themelonte biznesin e tij në Shqipëri, dy ministri kyçe që miratojnë rregullimin e territorit dhe mjedisin, kanë dhënë OK për një projekt të ndërtimit të inçeneratorit në afërsi të Fierit, që, në fakt është paraqitur nga Bashkia e atij qyteti. Fjala është për një impjant të madh djegieje të mbeturinave të ndryshme, që duhet të zëvendësojë grumbullimin e plehrave në formën e landfilleve. Më 26 korrik 2012 është themeluar kompania që do të siguronte ndërtimin e këtij inçeneratori, ndërkohë që më 19 korrik të po atij viti ministri Sokol Olldashi, në emër të ministrisë së Punëve publike e Transportit dhe Mimoza Vokshi, sekretare e përgjithshme, në emër të ministrisë së Mjedisit, kanë dhënë mbështetjen e tyre për një projekt të tillë. Plani për një objekt të tillë ka qenë më i hershëm, sikurse del nga një njoftim i kompanisë "Apollon Investments", që bën të njohur për publikun edhe disa takime midis ish-ministrit të jashtëm të Perusë Manuel Augusto Blacker Miller dhe kryetarit aktual të Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo. PROJEKTI Ky projekt nuk mund të ndërtohet pa një miratim nga Këshilli i Ministrave apo KRRTRSH. Por, kërkon më parë edhe një miratim nga Këshilli Bashkiak i qytetit, ku duket se ka patur debate lidhur me dëmin që mund të shkaktojë një inçenerator, ndërkohë që planifikimi afatgjatë për trajtimin e mbeturinave ka parashikuar krijimin e landfilleve. Kryetari i Bashkisë nuk ka mundur të marrë miratimin e këshilltarëve të majtë dhe projekti pret ende zgjidhjen. Kundër këtij projekti kanë dalë edhe një grup deputetësh socialistë, të cilët sot kënë denoncuar mbështetjen nga Berisha për një biznesmen të akuzuar në vendin e tij. BRAÇE Erjon Braçe akuzoi kryeministrin Berisha dje se lejon një ish-ministër të kërkuar në vendin e vet nga drejtësia të hyjë lirisht ne Shqipëri, në zyrën e tij dhe të fitojë mbështetjen e tij. "Unë, deputeti i qarkut Fier Albert Çaçi, nënkryetari ynë në komisionin e Veprimtarive Prodhuese Eduard Shalsi, deputeti Besnik Bare - të katër posaçërisht, kemi 4 muaj që e hetojmë këtë çështje, deri në detaje", tha ai. Duke shtuar se kanë patur mbështetjen e deputetëve të tjerë të PS në Fier dhe të kryetarit të PS. GUXHOLLI Këshilltarja e kryeministrit Suzana Guxholli ka kundërsulmuar menjëherë deklaratat e Braçes, duke thënë se kompania e peruanit është rekomanduar nga kryetari socialist i Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqo, me disa letra drejtuar kryeministrit, por dhe me mesazhe SMS. "Duhet të kesh moralin e Edi Ramës që të shpifësh se qenka strehuar në Tiranë pranë Kryeministrisë ai që arrestohet nga autoritetet e policisë shqiptare. Madje theksoj se është e vërtetë që ai është strehuar në Tiranë, por nga Fideli i tij në Kullat Binjake, pronë e deputetit të PS Fidel Ylli", ka deklaruar em anë të një letre Guxholli. Ajo nuk e ka ditur se Milleri nuk është arrestuar nga Policia shqiptare. BASHKIA Pas deklaratave për shtyp të bëra nga këshilltarja e Kryeministrit për çështjet ekonomike, Suzana Guxholli ka reaguar Bashkia e Fierit duke sqaruar se shtetasi Manuel Augusto Blacker Miller është paraqitur 3 muaj më parë në Bashkinë Fier me ekstrakt të QKR për një projekt mbi ndërtimin e një impianti të përpunimit të mbetjeve urbane dhe pasi u prezantua në Këshillin Bashkiak është rekovijon nga faqja 1 manduar që të pajiset me lejen e qeverisë shqiptare, ashtu sikurse e parashikon ligji. "Ky projekt iu prezantua Ekzekutivit dhe Këshillit të Bashkisë dhe gjatë kohës që vazhdonin negociatat, Bashkia Fier e rekomandoi kompaninë në fjalë, që të pajisej me lejen e qeverisë shqiptare, ashtu sikurse ligji e parashikon. Bëjmë me dije se projekti që i është paraqitur ekzekutivit të Bashkisë Fier është paraqitur, po ashtu, edhe në ministritë përkatëse si dhe në Kryeministri. Bashkia Fier, si një ndër njësitë vendore me transparencë të plotë me qytetarin dhe në kërkim të investimeve serioze për qytetin ka mirëpritur të gjitha kompanitë e interesuara për të investuar në Fier", thuhet në deklaratën e Bashkisë. Faksimile e miratimit nga ana e ministrit Olldashi të projektit për ndërtimin e një inçeneratori në Fier Ish-ministri i Jashtëm i Perusë Blacker Miller me ish-presidentin Fujimori Në foto: Projekti i Inçeneratorit të Fierit paraqitur nga kompania “Apollon Investments” Faksimile e letrës miratuese për të njejtin objekt nga sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Mjedisit Mimoza Vokshi
11E diel, 13 janar 2013 SPECIALE dhe vetëm kur unë i thashë se kam ndërmend të kaloj pak nga PS-ja ma ktheu se kishte folur në mëngjes me Ramën. Ndihej shumë keq, tha. -Unë s'vij dot në PS, por ti që e ke hapur rrugën me gjak, bën mirë të shkosh -shtoi me cinizmin e tij, duke vështruar mbi vetullën time të majtë, ku vija e një plage të mbyllur dëshmonte akoma taksën apo ndëshkimin e rihyrjes sime në selinë rozë pas vrasjeve të 21 janarit. Kishte qenë pikërisht mbrëmja kur Rama u kishte kërkuar aleatëve të mblidheshin në zyrën e tij për të diskutuar mbi protestën-homazh. Bënte ftohtë, unë kisha zbritur me ngut dhe me një lloj kompleksi nga makina që më kishte lënë para selisë dhe kisha vrapuar drejt vetratës me xhama të tejdukshëm akuamarin. Një saksi e vendosur në thellësi, në vijë të drejtë me derën, më kishte iluduar sikur dera ishte tjetër, kështu që nga nxitimi qeshë përplasur me një paret xhami të trashë e të fortë, duke marrë një të çarë mbi vetullën e majtë, nën vëzhgimin e disa kameramanëve, të cilët, me kërkesën time, patën fisnikërinë të mos e transmetonin atë skenë qesharake të denjë për emisionet fany. Atëherë isha thirrur në një mbledhje. Kësaj radhe po shkoja në PS i pathirrur nga kurrkush, pothuajse kot, thjesht për të qenë mes të parakaluarve, si njëri prej tyre. Nuk e duroja t'i bëja bisht në të keqe zgjedhjes që kisha bërë. E kisha tmerr të braktisja një varkë që fuste ujë, sidomos kur nuk më vinte re njeri. Po të kishte festë në PS dyshoj se do të kisha shkuar, më saktë nuk do të kisha shkuar në selisë e saj për të qëndruar si hutaq në korridorin me shigjeta, që tregonin drejtimin e "fabrikës së ideve" dhe zyrave me xhama të stafit të kryetarit... Atmosfera atje ishte e nderë, opake. Ndihej goditja e parakalimit të Bashës, por së pak mes nëpunësve, vullnetarëve politikë dhe ndonjë drejtuesi që dukej e zhdukej në korridor, nuk dukeshin shenja paniku. Madje në zyrën e Erion Veliajt mbretëronte siguria dhe optimizmi se Rama do të ridilte shumë shpejt në krye. "E kanë prodhuar", tha Erioni për parakalimin e Bashës. I kishte të vetat këto lloj fjalish pikante ku ngjisheshin shumë kuptime. Një apo dy zyra më tej një burrë i gjatë po qëndronte prapa xhamave si monument pikëllimi. Ishte vëllai i Ramës, Olsi. Kishim kohë pa e parë, ndoshta pesëmbëdhjetë vjet. E dija se kishte kaluar përbri Hadesit para disa muajsh, duke i mbijetuar një sëmundjeje shumë të rrezikshme. Tani dukej shumë mirë fizikisht, por përmbysja elektorale e asaj dite e kishte dërmuar. Pamja e tij kundërshtonte optimizmin e të përhershmëve në atë seli. E kishte marrë dozën e helmit me aq sa kishte ndodhur. Nuk kishte shumë rëndësi se ç'do të ndodhte më tej. Fakti që numërimi po shkonte rrotë më rrotë ishte tashmë një disfatë në raport me pritshmërinë. Dukej qartë se e kishte sjellë aty nevoja për t'i ndenjur pranë vëllait të tij, zotit Rama. Ky u shfaq papritur në thellësi të korridorit. Po afrohej si i përhumbur, me një të ZHGËNJIMI Çfarë ndodhte në Tiranë, katër ditë pas votimeve në bashkinë e Tiranës, kur PD brohoriti fitoren, ndërsa në selinë rozë kishte rënë “zia” ecur të lehtë, sikur kishte dalë të çmpinte pak gjymtyrët ose ishte mërzitur vetëm në zyrë dhe donte të shihte a kishte njerëz në seli. Kishte veshur atlete në vend të këpucëve. Nuk do të çuditesha shumë po të na kalonte afër dhe të na përshëndeste pa na folur, si Hamleti, me një pulitje karakteristike të syve, si një përkulje e mirësjellshme, gjë që e tregonte më shumë joformal sesa mendjemadh, siç mendonin disa. Por edhe përhumbja e tij hamletiane mbante shënim apo vigjilonte me kujdes natyrën e vizitave dhe situatën në selinë rozë. Më kërkoi të shkoja me të në një zyrë në fund të korridorit, ku kishte vendosur shtabin e fushatës. Atje mund të them se më nderoi duke më treguar gjendjen e tij. Dukej qartë se nuk kishte fjetur, ose kishte fjetur pak dhe shumë keq. Ishte i lodhur dhe donte të çlodhej, po si? Ndihmësit e tij hynin e dilnin për të sjellë lajme, për të kërkuar udhëzime. Sa herë vinin ata, e mblidhte veten, futej në lëkurën e shefit, dëgjonte më vëmendje dhe reagonte me kthjelltësi e qetësi. Pastaj, kur ata largoheshin, e linte sërish lodhjen të derdhej në kanapenë e ulët ku ishte mbështetur. Një ndjenjë e përzishme habie dhe pendese i vizllonte ndërkaq në sy, por kjo nuk kishte lidhje me momentin. Ai shihte ashtu, me habi dhe pendesë, sa herë nuk ishte në kostumin e liderit politik që E kisha tmerr të braktisja një varkë që fuste ujë, sidomos kur nuk më vinte re njeri. Po të kishte festë në PS dyshoj se do të kisha shkuar, më saktë nuk do të kisha shkuar në selisë e saj për të qëndruar si hutaq në korridorin me shigjeta, që tregonin drejtimin e "fabrikës së ideve" dhe zyrave me xhama të stafit të kryetarit... duhet të frymëzojë. Ndoshta ishte e vjetër kjo gjë, e bartur nga fillesat e fanitjeve të tij artistike. Ndoshta ishte intelektuale, bodleriane. Ndoshta e kishte për gjen. Nga gjeni i familjes dhe racës njerëzore njëkohësisht. Habia dhe pendesa rrinë kurdoherë fshehur në këtë guaskë plot mister që është vetë njeriu. Duke kujtuar se isha njëri prej njerëzve që nuk e kisha inkurajuar të kandidonte, unë doja t'i thosha se politika, në thelb, nuk i jep të drejtë kurrkujt. Por nuk kishte kuptim. Merreshim vesh shumë mirë pa folur. Të përdorje fjalë ishte të dhunoje mirëkuptimin e mospërdorimit të tyre. Atëherë më erdhi një sms që më njoftonte se Salvador Kaçaj, kandidati i opozitës, po fitonte në Shëngjin të Lezhës. Ia thashë nën zë këtë lajm me vetëdijen se nuk ishte më shumë se një pikë uji në detin e tij të pikëllimit. Por sa u habita kur e pashë si u çel dhe u gjallërua. Rrugës kur po ikja prej zyrës së tij po mendoja për këtë gjë. Nga një anë kisha rrezikuar duke i dhënë lajmin e një fitoreje të vogël, ndërkohë që rreth e rrotull tij ishin mbledhur retë e një humbjeje të madhe. Por çelja e tij ishte domethënëse. Kishte akoma një forcë të brendshme që e mbante në qendër të luftës. Nuk do të rrëzohej edhe po të humbte në Tiranë. Ndihej dhe ishte ngapak në secilën prej fitoreve që i raportoheshin; koalicioni opozitar po fitonte në shumicën dërmuese të qyteteve të kategorisë së parë dhe thuajse në të gjitha bashkitë dhe komunat e bregdetit, nga Velipoja në Ksamil. Rama e bëri zakon të mblidhte forcat dhe të dilte para mediave çdo ditë me kandidatë fitues, që i përzgjidhte sipas rëndësisë së qyteteve apo efektit mediatik të fitoreve. Ishte një gjetje e bukur, që shpaloste të vërtetën e triumfit të opozitës në Shqipërinë urbane të sipërmarrjes dhe taksapagimit. Por e gjithë kjo nuk mund të kishte shijen e një fitoreje të madhe pa Tiranën. Ai që do të ndihmonte fitoren e kandidatëve të opozitës në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe bregdetit të saj do të pengonte përmes humbjes së tij në Tiranë humbjen e madhe të Berishës dhe Metës. Tirana i mbante në lojë këta të dy, si faktorë të një ekuilibri perfekt midis opozitës fituese në qytetet kryesore dhe qeverisë fituese në kryeqytet. Pa Tiranën, ata ishin të vdekur. Me Tiranën ishin gjallë dhe të fortë. Tamam ashtu siç kishte thënë Koço Kokëdhima. ? Aleksandër Arvizu dhe Ettore Sequi
5E diel, 13 janar 2013 POLITIKE Gjiknuri dhe Bylykbashi, akuza dhe kundërakuza për KQZ Sekretari socialist për çështjetzgjedhore, Damian Gjiknuri, shprehet, se institucionet që menaxhojnë zgjedhjet janë politizuar e kjo mund të vërë në rrezik serioz fatin e procesit të 23 qershorit. "Berisha e ndien që ka humbur mbështetjen popollore. E ka të vështirë tu kërkojë një mandat të tretë qytetarëve. Të vetmen mënyrë për tu përballur me kundërshtarin është të krijojë tension në lidhje me zgjedhjet e të kriojojë imazhin e një njeriu që kërkon të fitojë me çdo kusht këto zgjedhje. Kjo është çëshjte e hapur ndryshe do të kalojë në një krizë kushteteuse", u shpreh ai. Shefi i kabinetit të Kryeministrit, eksperti, Oerd Bylykbashi kundërpërgjigjet se është PS që duke parandjerë humbjen në 23 qershor, po synon të bllokojë procesin. "Pretendimet e PS që vendimi i kolegjit ishte një vendim që politizon situatën janë vetëm një tentavië për të hedhur hi mbi mungesën e një argumenti, por dhe interesi i PS Për ta bërë pis procesin qoftë në periudhën paraprake qoftë pas zgjedhjeve për të pretenduar më pas në fazën kur të ketë humbur zgjedhjet. Është kompetencë e Kuvendit për të përcaktuar numrin e ri të mandateve, pavarësisht se ç`vendos KQZ", thotë Bylykbashi. Parregullsi në listat e zgjedhësve, mungojnë qendra votimi Listat në Tiranë zhduken 700 votues Gjendja Civile: Parregullsitë do korigjohen ??? TIRANE ARTEMISA HOXHA Minibashkia 11 Mustafa: S'kemi patur ankesa për listat e zgjedhësve Kryetari i minibashkisënumër 11 në kryeqytet, Haki Mustafa në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com thekson se në këtë organ të qeverisjes vendore nuk janë hasur probleme të tilla si mungesa të emrave të votuesve apo saktësime emrash dhe mbiemrash të individëve që janë të regjistruar pranë zyrës së Gjendjes Civile. Duket se kjo drejtori është kujdesur mirë për këtë njësi vendore për të mos patur shqetësime nga zgjedhësit, duke marrë parasysh këtu se konsierohet si një bastion i të djathtës. "Ne në njësinë tonë bashkiake nuk kemi patur parregullsi të mëdha përsa i përket publikimit të listave paraprake të emrave të votuesve që do të zgjedhin deputetët në zgjedhjet e 23 qershorit. Ndërkohë që deri më tani nuk kemi patur ankesa ashtu siç pretendohet nga njësitë e tjera vendore. Gjithësesi listat përfundimtare që do të publikohen nga Gjendja Civile do të jenë më të saktësuara për të gjithë", shprehet kryetari i njësisë bashkiake numër 11. Por shqetësime ka patur edhe në organet e tjera, bashki apo dhe komuna për mungesë të emrave të votuesve që do të marrin pjesë në votimin e 23 qershorit. Gjendja civile Listat e reja të zgjedhësve publikohen në muajin shkurt Në muajin shkurt pritet që DrejtoriaPërgjgithshme e Gjendjes Civile të publikojë listat emërore të rishikuara pas ankesave që janë paraqitur për parregullsi dhe mungesa të qendrave të votimit. Sipas Kodit Zgjedhor çdo muaji listat emërore të votuesve duhet të ndryshohen pas verfikimeve të emrave dhe gabimeve të bëra. "Jo më vonë se 30 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, zyrat e gjendjes civile, pas miratimit nga kryetari i njësisë vendore, printojnë dhe publikojnë ekstraktin e përbërësve zgjedhorë të të gjithë shtetasve që kanë vendbanim në zonat e qendrave të votimit nën juridiksionin e çdo zyre. Publikimi bëhet në ambientet e zyrave të gjendjes civile ose në ambientet pranë tyre me akses të lirë për publikun. Publikimi, përsëritet në mënyrë periodike çdo 30 ditë deri në shpalljen e listës së zgjedhësve. Çdo publikim duhet të pasqyrojë çdo ndryshim të përbërësve zgjedhorë të RKGJC-së që është bërë nga publikimi paraardhës deri në momentin e publikimit të ri", thuhet në Kodin Zgjedhor. ??? TIRANE Pas publikimit për herë tëparë nga Drejtoria eGjendjes Civile në Tiranë të listave emërore në lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit dhe rishikimit të tyre, sërish për organet e pushtetit vendor ekzistojnë probleme si dhe mungesa të theksuara të numrit të zgjedhësve. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile vetëmn pak ditë më parë dërgoi pranë organeve të njësive vendore listat e reja të emrave të votuesve për zgjedhjet parlamentare të 2013. Organet e pushtetit vendor paraqitën shqetësime lidhur me parregullsi në këto lista, por madje dhe mungesë të emrave apo dhe njësive të votimit. Kjo bëri që një pjesë e minibashkive të mos publikojnë listat, deri në saktësimin e tyre. Një shqetësim i tillë është ngritur nga kryetarët e disa njësive bashkiake në kryeqyetet, ku më problemtike situata paraqitet në njësinë bashkiake numër 1. Kryetarja e kësaj minibashkie, Lindita Nikolla në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com bëri të ditur mungesën e një qëndre votimi. "Edhe në listat e rishikuara kanë gjetur gabime. Në njësinë numër 1 mungon një qendër votimi me 700 zgjedhës. Edhe pse kanë kaluar shumë ditë që nga publikimi i listave zgjedhore, në njësinë bashkiake numër 1 është sërish e pamundur publikimi i tyre, pasi ka shumë parregullsi. Mungon qendra 1699/0. Lidhur me këtë, unë më datën 3 janar nëpërmjet një shkrese i kemi drejtuar zyrës së gjendejs civile, prefektit të Tiranës, madje dhe KQZ për të bërë të ditur gjithë situatën. Nuk kemi marrë asnjë përgjgije, veçse na u tha me gojë se do rishikohen në shkurt", shprehet ajo. NJËSIA 6, KRENAR CENOLLARI Kryetari i njësisë bashkiake numër 6 në Tiranë, Krenar Cenollari bën të ditur se Partia Socialiste do të nisë verfikimin e të gjitha listave zgjedhore që do të publikohen nga zyra e Gjendjes Civile. Ndër të tjera, ai bën të ditur se në këtë minibashki ekzistojnë probleme në lidhje me mosndarjen e qendrave të votimit në fraksione. "Sigurisht që edhe në njësinë bashkiake që unë drejtoj ka probleme me listat e zgjedhësve, duke filluar që nga mosndarja në fraksione të disa qendrave të votimit. Gjithashtu ende ka probleme me ndarjen sipas mbiemrave në rendin alfabetik. Për këto shqetësime kemi vënë në dieni Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku na kanë thënë së në shkurt do të rishikohen listat. Gjithësesi edhe në deri në publikimin e fundit të listave ne do të nisim verfikimin tonë në terren për zgjedhësit", thotë kreu i njësisë bashkiake numër 6. NJËSIA 7, ERJON KOKA Kreu i njësisë bashkiake numër 7, Erjon Koka ngre shqetësimin se në njësinë që ai drejton ka shumë mungesa të emrave të votuesve si dhe njëkohësisht parregullsi në drejtshkrimin e emrave. "Jo vetëm në njësinë numër 7, por dhe në njësi të tjera ekzistojnë probleme të tipit mungesa të emrave, drejtshkrimi i tyre jo në mënyrë të rregullt apo dhe spostime emrash. Lidhur me këto shqetësime ne këmi vënë në dieni Gjendjen Civile dhe na është thënë që do të rishikohen në listat që do të publikohen në muajn shkurt", tha kryetari i minibashkisë 7. Haki Mustafa Krenar Canollari Lindita Nikolla Erjon Koka
HISTORI RILINDASI Viti III - Nr:2 E diel, 13 janar 2013 PERKRENARJA E NDERTUAR NGA PJESE QE I TAKOJNE KOHEVE E VENDEVE TE NDRYSHME DILEMA E ARMEVE TE HEROIT Pfafenbichler: A i përkisnin vërtet Skënderbeut? E-mail: rilindasi@gmail.com Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Kryeredaktore: Admirina PEÇI Reliket e heroit kombëtarGjergj Kastrioti, mbyllensonte në kuti, dhe nën masa të rrepta sigurie nisen sërish drejt Vjenës. Mbi 1 milion e 700 mijë vizitorë i kanë kundruar nga afër gjatë ditëve të ekspozimit në muzeun Kombëtar. Por pak prej tyre mund ti kenë kundruar nën kureshtjen dhe dilemën e diskutuar shpesh në rrethet e historianeve: Janë apo nuk janë armët origjinale të Skënderbeut këto? Matthias Pfafenbichler është një prej specialistëve në Muzeun e Vjenës, të cilit do ti referohemi në këtë ditë të lamtumirës me këto relike të shenjta. Ai sjell në një studim të tijin me titull "Përkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skënderbej" disa argumente e analiza përmes të cilave përforcon dyshimet dhe dilemat për prejardhjen e vërtetë të këtyre armëve. Sipas tij përkrenarja është e ndërtuar nga pjesë të ndryshme që i përkasin kohëve dhe vendeve të ndryshme. Mbase vetëm koka e dhisë i ka përkitur Skënderbeut... Po ashtu dilema e mospërputhje ka edhe për shpatat. Po si kanë përfunduar deri në Vjenë këto armë? Ky studim na zbulon mjaft kureshti, serivur nga këndvështrimi i Matthias Pfafenbichler. Shkrimi i tij u botua në vjetarin e 2008-ës, një botim special me studimet e punonjësve të muzeut mbi objekte e tema të ndryshme. Redaksia ka përkthyer të plotë studimin e Matthias Pfafenbichler, dhe e sjell për lexuesit të plotë. Këtij studimi i janë referuar viteve te fundit, mjaft studiues e historianë, ndër ta edhe Oliver Schmid për librin e tij "Skënderbeu"... Emrin Belgrad a Bellgrad qyteti e mbajti deri në kohën e pushtimit turk, pas të cilit këtë emër e zëvendësojë emri Berat me të cilin quhet edhe sot. Por si u mbërrit tek ky emërtim... Qëllimi parësor i trajtimit të emrit të qytetit të Beratit, si qytet Trashëgimi Botërore është ruajtja e substancës historike, në mënyrë që kjo substancë t'i prezantohet publikut të gjerë. Siç dimë, brenda ambjentit të këtij siti historik (Beratit), vlen në këtë rast të theksohet kalaja, mund të shfaqet një potencial i rëndësishëm arkeologjik, që mund të zgjidhë përfundimisht problemin e identifikimit të Beratit antik dhe të shuaj çdo dyshime në bazë të gjetjeve arkeologjike dhe të ketë argumentim shkencor.Rreth dy milionë vjet më parë Osumi arriti të shpërthejë pengesën e fundit të zonës malore, një kurriz të lartë gëlqeror, e të dalë lirshëm në fushën e gjerë të Myzeqesë. Me kohë, pranë grykës së ngushtë që krijoi lumi, lindi një qendër e banuar, e cila më vonë u kthye në qytet.Ky është Berati. (A.Baçe, A.Meksi, E.Riza, Berati historia dhe arkitektura,"8 Nëntori", Tiranë, 1988, f.5) Berati është një nga qytetet e rralla, me zanafillën në agimet e shoqërisë njerëzore dhe me jetë të pandërprerë deri në ditët tona. Arsyeja kryesore për të shkruar këtë artikull ishte studimi i historisë së emrit të këtij qyteti të mahnitshëm dhe ndryshimit të vazhdueshëm të tij. Përveç mjaft mbiemrave që gëzon qyteti... Para disa ditësh mundatë lexoj me një frymë vëllimin e përmbledhur me titull "Lahutari Shqiptar," autor Lek Pervizi, me këngë popullore që u krijuan nga poetët anonim popullor gjatë kohës së diktaturës së egër komuniste në Shqipëri. Kjo përmbledhje përfshin perjudhën që nga pushtimi Italian deri në vitin 1992, kohë e cila njihet si më e përgjakura në historinë e Shqipërisë së pavarur. Këto vargje janë shprehja e qartë e vuajtjeve dhe persekutimeve të përjetuara gjatë kohës së komunizmit. Autori më i madh i eposit shqiptar mbetet gjithmonë poeti anonim, prandaj edhe Lek Pervizi ka mundur të mbledh këto poezi në copa letre, gjatë kohës kur ai ka qenë i internuar në fshatin Pluk të Lushnjes me shumë bashkëkombas të tjerë. Këngët lirike të paraqitura në këtë vëllim janë mishërimi i vuajtjeve, torturave dhe i varfërisë që ishin përhapur në gjithë territorin e vendit pasi regjimi komunist erdhi në pushtet. Stili i këtij poeti përmban në vetvete një trup e një mendje që përfaqësojnë një popull e një komb. Pjesë e pandashme e kësaj stilistike është edhe madhështia e krijimtarisë popullore e cila shoqërohet herë pas herë nga vargjet plot vuajtje të shkruara nga vetë autori. Si njëri prej... Mbi vëllimin "Lahutari Shqiptar," me këngë popullore që u krijuan nga poetët anonim popullor gjatë kohës së diktaturës së egër komuniste në Shqipëri Leksiku multimedial i të folurave shqiptare në zonën e Pollino Lucano Një leksik i idiomave shqiptare në zonën e Pollino Lucano, i financuar nga Komuniteti i Val Sarmento-s dhe i realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Kalabrisë ○ ○ ○ ○ faqe 18-19 ○ ○ ○ ○ faqe 17 ○ ○ ○ ○ faqe 20 Berati, historia e emrit të një qyteti Lek Pervizi, koleksionisti i këngëve popullore shqiptare ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ vijon në faqen 14-16 Peter TaseDritan Çoku Matthias Pfafenbichler Në foto: Faksimile e studimit të Pfafenbichler dhe foto të armëve të heroit të marrë nga botimi i Muzeut Historik të Vjenës 2008
SH.com 17 www.shqiptarja.comE diel, 13 janar 2013SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI LIBRI BOTIMI I RI Peter Tase LEK PERVIZI Koleksionisti i këngëve popullore shqiptare Mbi vëllimin "Lahutari Shqiptar," me këngë popullore që u krijuan nga poetët anonim popullor gjatë kohës së diktaturës së egër komuniste në Shqipëri. Pervizi është edhe dëshmitari i origjinës së këngëve, që vijnë nga zonat e Kurbinit, Malësia e Lezhës, Pukës dhe Këthellës... Para disa ditësh munda të lexoj me një frymë vëllimin epërmbledhur me titull "Lahutari Shqiptar," autor Lek Pervizi, me këngë popullore që u krijuan nga poetët anonim popullor gjatë kohës së diktaturës së egër komuniste në Shqipëri. Kjo përmbledhje përfshin perjudhën që nga pushtimi Italian deri në vitin 1992, kohë e cila njihet si më e përgjakura në historinë e Shqipërisë së pavarur. Këto vargje janë shprehja e qartë e vuajtjeve dhe persekutimeve të përjetuara gjatë kohës së komunizmit. Autori më i madh i eposit shqiptar mbetet gjithmonë poeti anonim, prandaj edhe Lek Pervizi ka mundur të mbledh këto poezi në copa letre, gjatë kohës kur ai ka qenë i internuar në fshatin Pluk të Lushnjes me shumë bashkëkombas të tjerë. Këngët lirike të paraqitura në këtë vëllim janë mishërimi i vuajtjeve, torturave dhe i varfërisë që ishin përhapur në gjithë territorin e vendit pasi regjimi komunist erdhi në pushtet. Stili i këtij poeti përmban në vetvete një trup e një mendje që përfaqësojnë një popull e një komb. Pjesë e pandashme e kësaj stilistike është edhe madhështia e krijimtarisë popullore e cila shoqërohet herë pas herë nga vargjet plot vuajtje të shkruara nga vetë autori. Si njëri prej vuajtësve nga regjimi komunist, Lek Pervizi do të shkruante se: "shteti komunist planifikonte dhe servirte një folklor të zyrtarizuem e konformist që t'i shërbente regjimit, për të tregue se sa i lidhun ishte ky lloj pushteti me popullin. Harronte se ky popull, ndonse i gjunjëzuem, i torturuem dhe i gjymtuem, ruente thellë në shpirtin e tij të pamposhtun, flakën e pashueme të qëndresës, që shpërthente përmes vargjeve të rrëmbyeshme epike, lirike apo satirike të rapsodëve e lahutarëve të maleve ose përmes elegjive të grave vajtore, që thureshin e këndoheshin brenda mureve të ngurta të kullave kala. Kështu ai i bani ballë stuhive shekullore dhe patjetër do të mund të përballonte edhe ato të disa vjetëve të diktaturës, shumë ma të furishme." Forca e këtyre elegjive bënë të mundur që Lek Pervizi të mbledh energjitë dhe të përpiloj denjësisht këtë vëllim që flet shumë. Si biri i një gjenerali, autori Pervizi, jo vetëm në këtë libër por në gjithë krijimtarinë e tij, ka treguar vlera atdhedashure dhe patriotike; ai me sakrificë ka mbrojtur të vërtetat historike të popullit Shqiptar. Që në fillim të librit do të gjejmë një patos heroik i cili përmbledhtazi shpalos konjuktural politike ku Shqipëria ka luajtur rolin e saj gjatë Luftës së Ftohtë, për pesë dekada me radhë. Kjo përmbledhje është një nga të vetmet materiale që janë pasuri e atyre shqiptarëve të ish-internuar që shprehin vuajtjet dhe disidencën ndaj regjimit me këto vargje. "Mjer Shqipnia mjer Shqiptarët, N'fuqi erdhën sllav-barbarët, Komunistë e Shqipnisë, Lidh pas qerrës së Rusisë, N'krye të shtetit e t'qeverisë: S'po lajnë krime për pa krye, Burrat n'burgje tuj mbërthye, Shumë tuj vra, tuj pushkatue, Tuj djeg shpija, tuj rrenue, Gra e fëmi tuj internue .... Artisti Lek Pervizi shprehet se "në epikën e maleve tona u himnizue heroizmi dhe sakrifica vetmohuese e atyne që nuk pranuen t'i nënshtroheshin zgjedhës sllavo komuniste dhe qëndruen me pushkë në dorë për të mbrojtun lirinë dhe idealet kombëtare, duke krye vepra trimnie e guximi të përmasave legjendare. Në këtë krijimtari ndiqet një vijim kohor i përcaktuem nga zhvillimi i ngjarjeve reale, duke na dhanë njohuni historike sipas këndvështrimit dhe koncepteve të vetë popullit, ma mirë e saktë se historianët e indoktrinuem me lloj-lloj parimesh ideologjike të hueja dhe mbrojtës te interesave të klaneve ku banin pjesë, për t'i shërbye klaneve te tyne dhe jo historisë. Ndërsa vetë diktatura e falsifikonte historinë me qëllime mashtruese të paramendueme, në dam të popullit e të Kombit, për të ia përshtatun interesave të veta meskine e kriminale. Nuk përjashtohen nga ky qëndrim negativ edhe partitë e forcat e tjera politike, të vjetra ose të reja, po ashtu dhe këto në përpjekje për të manipulue historinë për përfitime e lavdi vetjake. Poeti popullor që i përjeton vetë ngjarjet nga afër ose që përfshihet në to, nuk i nënshtrohet imponimit as diktimit të askujt por drejtpërsëdrejti paraqet përshtypjet e gjalla të çasteve dhe ndodhive, i të cilave asht dëshmitar i mirëfilltë." Në përshkrimet e tij, Lek Pervizi, ka përfshirë mendimet dhe kujtimet e tij përsonale nga ato ambiente ku ka kaluar vitet e rinisë. "...Na s'kem qumësht as për fëmijtë, As nji gotë e pikë për mallë Na ka zanë i madhi hall. Kafen shohim n'mikroskop, Buka e misrit me i ra n'top!..." Urtësia e popullit duket në vargjet e këtij vëllimi sa here që është e nevojshme për të dhenë gjykime ose për të përshkruar rrethana te caktuara ose personazhe historike. "N'burg të zi ku paskam ra, Fundi i ferrit asht tuj m'gja, Sigurimcat, si djajt vijne, Na mundojnë dhe na grijne Me tortura na përpijnë. Harruem nanat, harruem gra, Harruem motër, harruem vlla, T'gjall t'vorrosun për hata: Harruem hanën, harruem diellin, Falna Zot, harruem dhe Qiellin!" Në këtë krijimtari që bazën e ka në poezinë epiko - heroike historike, nuk mbetet pa u shfaqur dhe talenti tjetër i poetëve të maleve, siç është satira, me të cilën ai fshikullon me forcë e pa kursim, të metat njerëzore dhe veçanërisht të atyre që mbajnë pushtetin në dorë duke trajtuar keq popullin mbi të cilin sundojnë. Në rastin tonë konkret satira popullore demaskon me sarkazëm therëse udhëheqësit e regjimit komunist dhe organet e tij të shtypjes dhe të terrorit. Bie në sy edhe ajo që ne shqiptarët e quajmë "mallkim", që vjen nga zemra e atyre që e pësuan vetë dhe që humbën të afërmit, të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë nën shtypjen e egër të terrorit komunist. Mallkimi del nga shpirti i nënave që i humbën fëmijët ndër kampet e internimit, del nga shpirti i popullit, i katandisur të jetoj si kafshë për një kothere buke të thatë. "Mallkue kjofshi krimmela Që sajuet kampet me tela, Mallkue kjofsh parti kulsheder, Gjakatare dhe fort e egër! Po kjajnë nanat ditë e natë Për fëmijte e tyne t'ngratë, Po kjajnë fëmijt po derdhin lot, Nana e baba vdesin kot. Enver Hoxha ka urdhnue, Skifterr kjoftë e kjoftë mallkue!" Lek Pervizi, si nismëtar i kësaj përmbledhje, është gjithashtu edhe dëshmitari i origjinës së këngëve, të cilat vijnë nga zonat e Kurbinit, Malësia e Lezhës, Pukës dhe Këthellës. Nga stili i përdorur dallohet qëllimi i përshkrimin të ngjarjeve, autori kërkon të japë të sakta e me pak vargje fabulën apo ndodhinë e caktuar në pak vargje. Në të vërtetë këngët e veriut dallohen për vërtetësi të shkallës historike dhe nuk i shmangën kësaj vije deri në fund, ato paraqësin të këqijat apo të mirat, ashtu siç janë. "Në Kurbin malet gjïmojnë Pyjet, grykat fort ushtojnë, Shumë do trima po luftojnë; Luftëtarë janë të lirisë Bij të rreptë të Shqiptarisë." GJYSHES Kjo grue që kishte perjetue e shoqnue kryengritjën e madhe për liri e pavarësi përkrah luftëtarve trima të Kurbinit të udheheqën nga patrioti rilindas Gjin Pjetër Pervizi, e që kishte pa djegien dy hete rresht të kullave historike e krenare prej hordhive turke, jetoi përsëri në moshën e pleqërisë, diegien e po atyne kullave prej hordhive barbare komuniste te shekullit njezet qe duke mos u mjaftue me kaq e mbyllen ne kampin mizor të Tepelenës ku ajo, megjithëse trimneshë dhe e vendosun, nuk mundi me durue vuetjet e semundjet e vdiq aty në moshën 90 vjeçe, viktime e pafajsme, martire e lirisë Në foto: (Lart) kopertina e librit “Lahutari Shqiptar” (Majtas) Lek Pervizi
8 E diel, 13 janar 2013 AKTUALITET Halimi: 2012, vit i reformimit të drejtësisë Shqipëria është një nga vendet lider nërajon për reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë. Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, gjatë analizës së vitit 2012. Reformat e bëra në vitin 2012 sipas halimit, e kanë bërë Shqipërinë një vend lider për pjesën e reformimit të sistemit të drejtësisë. Thelbi i reformave, ka qenë dixhitalizimi i sistemit të drejtësisë, me fokus përmiresimin e shërbimit ndaj qytetarëve, rritjen e transparncës, rritjen e llogaridhënies, rritjen e përgjegjësisë së aktorëve të drejtësisë dhe reduktimin e nivelit të korrupsionit, theksoi ministri Halimi. Sipas Halimit, të gjitha reformat e ndërmarra, janë hartuar në bashkëpunim me EURALIUS. Të katër pikat që ne kemi pasur në rekomandimet e BE-së, falë punes së bërë dhe ndihmesës së EURALIUS, janë quajtur të kryera. E vetmja që ka ngelur eshtë reforma në Gjykatën e Lartë. Ministria e Drejtësisë, e ka hartuar projektligjin dhe e ka dërguar atë në Parlament, duke shpresuar që ky vit të shënojë edhe këtë arritje, u shpreh halimi. Ish-prokurori ??? TIRANE Dorëheqja nga Njësia e Task Forcësnë Prokurorinë e Tiranës, është bërë për arsye familjare dhe për shkak të një trajnimi profesional. Kështu është shprehur Ish Kreu I Task Forcës së Tiranës Dritan Rreshka , për shqipt arja.com. Sipas Rreshkës, dorëheqja nuk ka asnjë prapavijë tjetër përvec arsyeve familjare dhe personale. Ai ka hedhur poshtë dhe mundësinë e ushtrimit të presionit nga Kryeprokurori i ri Adriatik Llalla. " Dorëheqja ime është bërë për shkak të angazhimeve personale dhe familjare, duke qenë se shumë shpejt do ti nënshtrohem dhe një trajnimi profesional. Në asnjë rast nuk kam pasur presione por është një vendim I mirëmenduar, shprehet Ish Prokurori. Dritan Rreshka, e drejtoi Njësinë e Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës, që prej 3 marsit të vitit 2010, i emëruar nga Ish Kryeprokurorja e Përgjithshme Ina Rama. Prej vitesh ka punuar Prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në momentin që u krijua Njësia e Task Forcës, Rreshka është emëruar fillimisht si drejtues i njësisë së Durrësit për disa muaj për tu transferuar më pas në Tiranë. Ai ka drejtuar hetimet për një sërë çështjesh të rëndësishme, të cilat kanë bërë bujë në vend, si cështja e naftës virxhin e denoncuar nga deputeti Dritan Prifti, cështja e biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç etj. Dorëheqja e Dritan Rreshkës vjen pas shkarkimit nga kryeprokurori i ri Adriatik Llalla të Kreut të Prokurorisë së Tiranës Sokol Malaj si dhe Drejtorit të Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme Sokol Stojani. 36-vjeçari, i dënuar më parë nga gjykata me 7 vite burg I shumëkërkuari Olsi Karagjozi, arrestohet Po ecte qetësisht me makinë, në Fllakë të Durrësit Lajmi Policia e Durrësit arrestoi dje në mesditë 36-vjeçarin Olsi Karagjozi, i akuzuar për katër vrasje të mbetura në tentativë dhe grabitje. I riu me banim në laprakë është akuzuar për plagosjen e vjehrrit dhe dy të rinjve në Vorë, dhe ishte dënuar me 7 vite burg në mungesë. KLAJDI BODLLI ??? TIRANE Policia e shtetit e kishteshpallur në kërkim përvepra të rënda penale, ndërkohë që ai lëvizte i lirë me makinën e tij tip Tuareg në rrugët e Shqipërisë, ndoshta në kërkim të viktimës së radhës. Bëhet fjalë për Olsi Karagjozin, i shumëkërkuar nga Policia dhe i arrestuar të shtunën në mesditë në fshatin Fllakë të Durrësit. Arrestimi është bërë i mundur, nëpërmjet një operacioni të koordinuar të Drejtorisë të Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Qarkut Durrës. 36-vjeçari Olsi Karagjozi, ishte duke ecur qetësisht, me makinën e tij në Fllakë të Durrësit,kur është arrestuar nga forcat e rendit. Prej kohësh, ishte shpalluar në kërkim nga policia, pasi mbi të rëndonin një sërë akuzash, për vrasje në tentativë, vjedhje si dhe një vendim gjykate i formës së prerë, ku Karagjozi rezulton i dënuar me 7 vjet burg. Gjatë momentit të arrestimit, u sekuestruan dhe një armë e tipit pistoletë TT me 14 fisheke, granata dore, fitil zjarr përcjelles si dhe u sekuestrua automjeti tip Tuareg me targa te huaja, si dhe disa sende e emblema të policisë. KRIMET Për policinë Olsi Karagjozi është nje emër i njohur, për shkak të veprave penale që ai ka kryer. Një konflit brënda familjes ka bërë që 36-vjeçari të plagoste në nerva e sipër vjehrrin e tij 56- vjeçar. Ngjarja ndodhi në fshatin Çezmelie të Shijakut. Sipas të dhënave të asaj kohe, Karagjozi kishte shkuar për vizitë në shtëpine e vjehrrit, së bashku me bashkëshorten. Në një moment ka pasur një debat të ashpër me vjehrrin e tij, debat i cili ka degraguar deri në përdorimin e armëve. Karagjozi qëlloi me armë zjarri duke plagosur vjehrrin e tij dhe më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ngjarja e dytë u shënua në majin e vitit 2012, ku Karagjozi ka plagosur Alfred Gushen, pronar i një lokali në zonën e Laprakës. Gushe dhe Karagjozi kanë qenë ulur bashkë në një tavoline. Në moment, të dy kanë debatuar me njëri tjetrin dhe Karagjozi, sërish nuk ka nguruar të nxjerrë pistoletën dhe të qëllojë mbi Alfred Gushen. Për këtë ngjarje është dënuar me 6 vite dhe 8 muaj burg. Ngjarja e fundit shënohet me 8 dhjetor të 2012, ku Karagjozi ka plagosur dy persona të tjerë. Albert Çiku dhe Emanuel Ziri kanë qenë shenjestra e radhës. Ngjarja ndodhi në Vorë, në momentin që këta dy persona ishin në një servis makinash dhe Karagjozi i ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur dhe duke i larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Materialet hetimore do t'i bashkëngjiten procedimit penal për referim të mëtejshëm në Prokurorinë e Rrethit Gjygjësor Tiranë. LAJME SHKURT ? Policia Turke, viziton Policinë e Durrësit Një delegacion i Policisë Kombëtare të Turqisë ka vizituar ditën e djeshme mjediset e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durësit. Zëvëndësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë Turke, Zeki Çatalkayanë gjatë takimit u shpreh, se në maj të këtij viti mes dy vendeve tona do të nënshkruhet një marrëveshje që e çon në një stad më të lartë shkallën e shkëmbimeve dypalëshe. Për më shumë se një orë, autoritetet vendase dhe ato të Policisë së Shtetit Turk kanë biseduar mbi bashkëpunimin mes strukturave përkatëse, duke u ndalur veçanërisht në përmiresimet e teknologjisë. ? 100 vjetori i krijimit të Policisë hapet Muzeu Historik Në ambjentet e Qëndrës së Formimit Policor, është bërë inagurimi i Muzeut Historik i Policisë së Shtetit, me rastin e 100 vjetorit të krijimit të forcave të rendit. Në fjalën e tij, Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj u shpreh se ngritja e muzeut, ishte një obligim për të paraqitur në mënyrë të dokumentuar rrugëtimin 100 vjecar. "Muzeu sjell dëshmi të rralla përmes dokumenteve arkivorë. Ai është një kontribut i shtuar jo vetëm për ndriçimin e së vërtetës, por edhe për të ruajtur vazhdimësinë e rrugës që ka ndjekur policia nga krijimi i saj deri në ditët e sotme, u shpreh Burgaj. ? Sot Policia 100 vjet, aktivitete në Tiranë Policia e Shtetit, feston sot 100 vjetorin e krijimit të saj. 100 vjet më parë qeveria e parë shqiptare e kryesuar nga Ismail Qemali vendosi të krijojë strukturën e Policisë Shqiptare. Në këtë pervjetor jubilar, janë parashikuar për t'u zhvilluar një sërë aktivitetesh, në Shkollën e Policisë, me kujtimin dhe nderimin e heronjve të Policisë, e që vazhdojnë me kumtesa e takime. Me këtë rast, në Tiranë është parashikuar edhe një paradë e trupave elitare të Policisë së Shtetit. Rreshka: Dorëheqja për arsye familjare Dritan Rreshka Arrestimi Ishte i shoqëruar nga 2 persona Mesa duket OlsiKaragjozi nuk preferonte të lëvizte i vetëm. Në momentin e arrestimit nga forcat blu, ai ka qenë i shoqëruar nga 2 persona të tjerë. Osman Vuka 18 vjec, gjatë kontrollit ju gjend një armë e tipit pistoletë me 7 fishekë. Ky shtetas u arresta në flagrancë për Armë mbatje pa leje. Gazmend Habib Ceni, 24 vjec, lindur e banues në Fushë Krujë. Arrestimi i tij, u bë pasi ai përkrahte dhe ndihmonte me sende dhe strehim shtetasin Olsi Karagjozi. Ky shtetas u arrestua për veprën penale të "Përkrahje të autorit të krimit "të parashikuar nga neni 302 K.PENAL. Në foto: (Lart) Olsi Karagjozi (djathtas) vendi ku plagosi dy persona në Vorë
10 E diel, 13 janar 2013 SPECIALE PJESË NGA LIBRI i Preç Zogajt "Në kërkim të zgjedhjeve të humbura" për 8 majin 2011 ditari politik ??? TIRANE PREÇ ZOGAJ (vijon nga numri i djeshëm) Lajmi Në vijim të ditarit politik, marrë nga libri “Në kërkim të zgjedhjeve të humbura” publicisti dhe politikani Preç Zogaj,tregon atmesferën e tensionuar në selinë rozë pas paraklimit të Bashës si fitues i zgjedhjeve vendore të 8 majit Paraditen e 12 majit Tirana po e harxhonte në qetësi kohën e perëndisë. Vargu i makinave me kupolat vezulluese lundronte ngadalë si një funeral diellor në bulevardin e madh. Të dukej se atje udhëtonte një popull tjetër, që s'kishte asnjë lidhje me zgjedhjet në Tiranë. Por edhe këmbësorët, ata që shkonin e vinin sa andej këndej, dukeshin sikur e kishin harruar votën që kishin hedhur ditë më parë dhe tani s'donin t'ia dinin për parakalimin apo përmbysjen që kishte ndodhur gjatë natës. Njerëzit vuajnë nga politika, por shumë pak prej tyre vuajnë për politikën. Sapo përshëndetet me popullin dhe futet në pallate, politika, në kulisa ose jo, u mbetet njerëzve që merren me të dhe përfitojnë prej saj. Duke qenë pak, ata kanë mundësi të përfitojnë llokma të konsiderueshme nga ndarja e benefiteve, por natyra kompenson: përfituesit janë po aq pak kur vjen puna për të ndarë vuajtjet e politikës që janë mizore dhe qesharake njëkohësisht. Më kujtohet Eduard Baladur, sfidanti brenda llojit i Zhak Shirakut në presidencialet franceze të vitit 1995. Gjatë gjithë vitit i kishte farfuritur mbi parukën e flokëve të bardhë, si të një oborrtari mbretëror, kurora e fitores. Por zgjedhjet e lanë në klasë për pak vota. Ai mblodhi energjitë e fundit për t'u kuptuar mbështetësve humbjen. Ishte nervoz dhe i vdekur njëkohësisht. Rrufetë e fatit e kishin rrëzuar përgjithmonë nga fluturimi. Goditjet e mëdha vijnë nga zgjedhjet, kurse thikat e pabesa, helmuese dhe vdekjeprurëse shpeshherë vijnë nga kulisat. Këto janë më të ligat, më të hidhurat. Politikani i ka në inventarin dhe fallin e jetës ato thika. Për t'i marrë dhe për t'i dhënë. Sado keqkuptime, pakënaqësi, përbuzje apo urrejtje të krijojë në publik, në vështrimin zemërbardhë të gjërave ai është dikush që meriton lutjen. Nuk e harroj përgjigjen e kryepeshkopit Janullatos kur e pyeta njëherë gjatë një pritjeje për Pashkë në Kishën Autoqefale të Tiranës, se si i kishte marrëdhëniet me politikanët shqiptarë. "Unë lutem për ta", më tha hirësia më zërin e tij të ulët dhe të butë. Mjekra e madhe dhe syzet me xham të trashë e mbronin të folurën e tij nga çdo domethënie apo Netët pa gjumë të Ramës në pritje të rezultatit Zogaj: Çfarë thoshte Erjon Veliaj në korridoret e selisë rozë kuptim tjetër. Vuajtjet e politikës nuk tregohen. E bëjnë qesharak atë që i tregon. Sportisti gërveshet kur goditet, aktori qan kur sfidohet, politikani është i dënuar të jetë kurdoherë në formë para të tjerëve. Edhe kur ia kanë copëtuar zemrën. Përndryshe, bie më keq. Por ecja rrugëve të Tiranës, po mendoja gjëra të tilla pa lidhje, po mendoja edhe si i përjetonte humbjet Sali Berisha, si i ngathtësohej trupi dhe si i ngrinte fytyra kur merrte lajmin e keq; fliste pak, ngadalë, pa gabime, me një ton të mbytur prej të këputuri, por jo prej qaramani; pamja e tij në disfatë e tregonte më burrëror, madje edhe më të hijshëm sesa pamja që merrte kur fitonte. Sali Berisha kishte dhuntinë të forcohej kur merrte lajmin e humbjes dhe të shpërprishej kur merrte lajmin e fitores. Është e padrejtë dhe cinike ta thuash, por konstruktit të tij nuk i shkonte gëzimi, ai gëzim i vockël që e mblidhte si sustë trupin e tij, ndërsa merrte vrull ta shpaloste si triumf, si ngadhënjim. Ndoshta po gëzon sot, po thosha me vete. Po i gëzohet përmbysjes. Por nuk besoj se e merr seriozisht këtë që ka ndodhur. Në fund të fundit, synimi i tij është ta mundë vetë Edi Ramën, jo me dikë tjetër. Ndërkaq, mendja ime u nis drejt selisë rozë me gjithë nxitimin e kohës së humbur në përsiatje allasoj. Në fakt, personazhi i asaj dite nuk mund të ishte parakaluesi i garës për Bashkinë e Tiranës, por i parakaluari, Rama. Ç'po bënte ai tani? Si e kishte përjetuar parakalimin? Si kishte reaguar kur ia kishin thënë, ç'kishte ndjerë, ç'pamje kishte marrë fytyra e tij e gjatë që karikaturistët kishin qejf ta tregonin drejtkëndëshe? A kishte thënë ndonjë fjalë, a kishte shqelmuar ndonjë gjë rreth e rrotull, apo ishte bërë gur, duke pranuar me dorë në zemër çfarë ishte shkruar nga fati. Kisha javë pa e takuar Ramën. Ai e kishte bërë fushatën e tij pa aleatët. Opozita e Bashkuar, e vetmja risi me impakt të madh politik pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, ishte shpërbërë de fakto si organizim në vigjilje të zgjedhjeve vendore të vitit 2011. Kishte qenë e çuditshme, kundërthënëse dhe e dëmshme, pa dyshim. Vetë Rama i kishte konceptuar si politike zgjedhjet vendore të 8 majit. Që do të thoshte se koordinimi mbarëopozitar duhej forcuar. Por kishte ndodhur e kundërta. Partitë opozitare kishin zbritur në fushë secila në hesap të vet. Në një farë mënyre, edhe pse mund të mos e kishte menduar kështu, Rama kishte eksperimentuar parimin secili për vete. Duke garuar pa aleatët, ai, dashje pa dashje, kishte ekspozuar një koncept kokëposhtë për koalicionin, si diçka që duhej për aparencë gjatë periudhës nga zgjedhjet në zgjedhje, por jo për vota. Gjatë tridhjetë ditëve të fushatës s'pati takime të krerëve të partive opozitare. Madje as telefonata. Unë vetë gjithë çfarë kisha bërë në media apo në disa takime elektorale të kufizuara në Lezhë, e kisha bërë nga kredoja ime, pa ma kërkuar njeri. Në këtë kuptim, duke u parakaluar, ishte Rama që i kishte lënë në baltë aleatët e tij atë mëngjes, përfshirë mua që nuk kisha parti. Nga bota e shtypit kishte pikëlluar disa gazetarë dhe botues, përfshirë, pa dyshim, botuesin e gazetës "Shekulli", Koço Kokëdhimën dhe botuesin e gazetës "Tema", Mero Bazen. Po mendoja t'i telefonoja njërit prej tyre. E mendoja Kokëdhimën mjekërsertë duke u endur me kufjet e celularit në vesh dhe me trup të përkulur, në studion e tij me oxhak dhe piktura të shtrenjta në mure. Ai i kishte kërkuar me forcë Edi Ramës të mos kandidonte për kryetar bashkie për herë të katërt. Kishte pasur arsyet e veta, deri edhe mistike nga një anë, por të ndershme dhe pragmatiste njëkohësisht. Me gjasë, i ishte drejtuar Ramës kështu: Mos pengo fitoren e popullit me kandidimin tënd! Ishte një frazë tipike e repertorit dhe stilit të Kokëdhimës: emfatike, lakonike dhe plot kuptim të brendshëm. Kuptimi ishte: Populli është përgatitur të votojë kundër qeverisë. Kandidatët e opozitës në qytetet kryesore do të fitojnë. Por ti rrezikon. Nuk mund të quhen të fituara ato zgjedhje ku humbte lideri. Tani që parashikimi i Kokëdhimës ishte verifikuar, së paku gjatë natës së njëmbëdhjetë majit duke u gdhirë dymbëdhjeta, të panjohurat e së ardhmes ishin ngjeshur përballë hidhërimit të tij pa shërim. Mero Baze ndërkaq e kishte nxitur Ramën për të kundërtën, domethënë të kandidonte. Vetëm një kandidat me përvojë dhe staturë lideri si Rama mund të sfidojë kurthet e qeverisë dhe të mbledhë votat opozitare në Tiranë - kjo kishte qenë teza e Meros. Mendoja se trishtimi i tij atë mëngjes ngjante deri diku me timin. Nuk se kishte përfituar ndonjë gjë që do të humbte me humbjen e Ramës, por po të mbetej në fuqi deri në fund parakalimi i Bashës, do të dukej sikur nuk i kishin ndezur shkrimet e shumta kritike dhe opozitare. Si në telepati, ishte pikërisht Bazja që më telefonoi për të më pyetur çfarë bëhet, një pyetje që në gojën e tij ishte më shumë përshëndetje. U takuam te kafe "Grand", folëm për gjëra të ndryshme Gjatë tridhjetë ditëve të fushatës s'pati takime të krerëve të partive opozitare. Madje as telefonata. Unë vetë gjithë çfarë kisha bërë në media apo në disa takime elektorale të kufizuara në Lezhë, e kisha bërë nga kredoja ime, pa ma kërkuar njeri. ? Kryetari i PS-së, Edi Rama Në foto: Lulzim Basha pak minuta pasi u shpall fituesi i kryetarit të bashkisës së Tiranës
.
|
Na vjen keq, por koha në dispozicion mbaroi.
Nëse jeni një përdorues i regjistruar, identifikohuni në pjesën e poshtëme djathtas.
|
|
|
Hyr në e-Shop dhe zbulo të gjitha ofertat tona
|
|
|
Po blini botimin e
13/01/2013
Me çmim
0,00
|
|
Rikërko fjalëkalimin!
Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.
Privacy Policy 2013 Mbrojtja e të dhënave personale Gjatë lundrimit në faqe, në skedarët log të server-it ruhen të dhëna si adresa IP, data, koha dhe faqet e vizituara nga përdoruesi. Ne e përdorim informacionin që mbledhim për të matur numrin e vizitorëve që hapin seksione të ndryshme të faqes sonë të internetit, për të mësuar se cili është informacioni më i kërkuar dhe për të na ndihmuar ta bëjmë faqen tonë të internetit më të dobishme për vizitorët.
Të dhënat tuaja personale dhe informacioni i dhënë gjatë "Regjistrimit", ruhen në server në mënyrë anonime.
Informacionet që ruhen në server janë të sigurta dhe konfidenciale, nuk ju ofrohen palëve të treta (vetëm në rastet kur ju keni dhënë aprovimin në modulin e regjistrimit) dhe përdoren në përputhje të plotë me Ligjin nr.8517, datë 22.7.1999 - Për mbrojtjen e të dhënave personale.
Mbyll
|