15E martë, 15 janar 2013 POLITIKE Kushërinjtë e pushtetarëve kundër Linda Bashës ‘Autoktonët' kundër pallatit të xhaxhait “FIKS FARE” zbulon protestuesit afër qytetit “Studenti” që kërkuan më 11 janar rrëzimin e pallatit në pronësi të xhaxhait të gruas së Kryetarit të PS-së Fotot Lajmi Emisioni “Fiks Fare” në Top Channel zbuloi dje me emra dhe figura të ashtuquajturit “protestues”, të cilët në emër të PD-së protestuan duke kërkuar prishjen e pallatit, që është në pronësi të xhxhait të gruas së kreut të PS-së ??? TIRANE Në 11 janar 2013, mediat u lajmëruan ngaPartia Demokratike se do kishte një protestë pranë asaj që PD e quan pallati i Linda Bashës, gruas së kryetarit të PS. Kur kamerat mbërritën aty, panë një grup prej rreth 10 vetësh, që do mbanin një deklaratë për mediat. Por ndërsa njëri po mbante fjalimin e tij, ndërhyri një banor i lagjes duke i kërkuar të mos fliste pasi nuk ishte banor i lagjes. Sipas indentifikimit që iu bë personave që ishin dërguar nga PD për të marrë pjesë në atë protestë që PD e cilësonte spontane nga banorët e lagjes, doli që ata ishin kujdestarë të godinave dhe punonjës të Qytetit Studenti. Kujdestarët e godinave të Qytetit Studenti që morën pjesë në protestën e katër ditëve më parë ishin, Luljeta Demiraj, godina nr.3, Kimete Kazazi, godina 25, Mirsie Palaj, godina 11, Hasime Laukaj, godina 5, Urimi, godina 4, Orjola Dervishaj, shefe e burimeve njerëzore, Arbana Mehaj, Marjeta Golemi, godina 9. Në krye të protestës ishte Hasime Lauka, vajzë e Sulejman Berishës, e cila është vajzë e xhaxhait të Sali Berishës. Lauka banon në Qytetin Studenti pas godinës 15, aty ku ka pronat familja Basha. Protestuesja” e dytë, Mirsie Palaj, është kushërira e Liri Berishës si vajzë tezeje. Banon tek Shkolla e Bashkuar dhe nuk ka asnjë lidhje as me lagjen e xhaxhait të Linda Bashës dhe as me pallatin. Luljeta Demiraj, kujdestarja e godinës nr.3 është kunata e Avdi Matës, banon tek Depoja e Ujit, tek pjesa informale dhe është aty për shkak të lidhjeve të saj politike. Urim Shenlika, “protestuesi” agresiv është kunati i Bujar Brovines, kujdestar i godinës 4. Orjola Dervishaj, shefe e burimeve njerëzore është thjesht nusja e nipit të Brovinës. Arbana Mehaj është kryetare e degës së PD-së. Marjeta Golemi, godina 9, kryetare seksioni e PD në njësinë nr.10. Reagimi në Facebook Berisha: Rama thotë "prit të piqen fiqtë!" Kryeministri Sali Berisha ka komentuar dje në “Facebook” përgjigjen e bërë të dielën nga kryesocialisti Edi Rama mbi akuzat e PD për pallatin e Linda Bashës. Sipas Berishës, përgjigja e Ramës nuk pati transparencë dhe kjo u kuptua sipas tij dhe nga gazetarët që ishin të pranishëm në konferencë. “Të dashur miq, zoti Rama thotë “prit publik sa të piqen fiqtë”. Dje publiku priste nga zoti Rama transparencë për atë që mediat e kanë quajtur “pallati në pajë”, një investim ky nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar, me vlerë rreth 2 milionë euro, ndërtuar në kundërshtim me ligjin nga familja e zonjës Linda Basha, në lulishte, shesh midis pallateve, me dy leje ndërtimi që mbajnë firmën e z. Rama. Mirëpo pyetjes për “pallatin në pajë”, zoti Edi Rama iu përgjigj me “transparencë” të madhe! Ai tha se shpifësit meritojnë përçmim, ndërsa publiku ka të drejtë të sqarohet. Pyetjes se, kur do ta sqaronte publikun, zoti Rama iu përgjigj thjesht: Kur të dua unë. Gazetari nën zë i tha kolegut pranë tij se kjo është transparenca alla Rama, prit publik sa të piqen fiqtë dhe se, me siguri, radhën e ardhshme ky do na thote se “pallati në pajë” nuk është problemi i Shqipërisë, pikërisht ashtu siç tha ai për Barjabën para një jave. Mirëpo, pallati edhe futet në pajë, por në thes jo, - vazhdoi gazetari i zhgënjyer nga përgjigja e kryetarit të PS-së! – sb”, shkruan Berisha në "Facebook".
10 E martë, 15 janar 2013 RRETHE Kurbin, identifikohet viktima: 24-vjeçari Marsel Paja është vrarë Viktima e gjetur një ditë më pare, nënjë kanal në Fushë Gjormë të Kurbinit, është varë me armë zjarri. Ai është Marsel Paja, 24 vjeç. Është ky konkluzioni zyrtar i ekspertizës mjekoligjore, e cila ka zbuluar disa plagë në trupin e 24-vjeçarit, plagë të cilat sipas saj, janë shkaktuar me armë zjarri. Dyshohet, se viktima mund të jetë vrarë dhe në vend tjetër dhe më pas është transportuar në Fushë Gjorm, për të fshehur gjurmët, pasi në vendngjarje nuk janë gjetur njolla gjaku. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, policia gjeti pranë trupit të viktimës, një telefon celular në gjendje pune, i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe po analizohen të gjitha tabulatet telefonike të kryera gjatë dy diteve të fundit. Policia e Kurbinit, ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona që kanë patur njohje me viktimën, por nuk ka asnjë të dyshuar konkret në lidhje me këtë ngjarje. Marsel Paja, ishte i martuar dhe kishte një fëmijë, si dhe rezulton të jetë proceduar më parë për veprën penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. LAJME SHKURT Lajmi Mundësitë e grabitjes me armë nga ana e 27-vjeçares së arresrtuar në Fier, hidhen poshtë nga fqinjët e saj. Pas familjarëve, edhe komshinjtë dyshojnë për ndonjë kurth, pasi sipas tyre, janë familje e pasur dhe nuk kanë nevojë. Ndërsa policia këmbëngul se ka prova për Enkeleda Merkajn. ??? TIRANE KRISTAQ THANO Përfitoi azilin Londër, 18 vjet burg policit të rremë Gjykata e Londrës ka dënuar me 18vite burg në mungesë Elidon Habilajn, nga qyteti i Vlorës. Habilaj akuzohet për mashtrim, pasi në vitin 1998 ka kërkuar azil politik në Britaninë e Madhe me identitet të rremë, duke u paraqitur si kosovar. Ai madje, sipas policisë londinese, ka punuar për një kohë të gjatë në një prej strukturave më të kualifikuara në fushën e sigurisë në Londër. Historia e tij fillon në vitin 1998, atëherë kur 35-vjeçari me identitetin e rremë Bekim Ademi, kërkoi azil politik në Britaninë e Madhe, duke deklaruar se vëllai i tij, ishte torturuar për vdekje gjatë luftës së Kosovës dhe dy prindërit e tij kishin vdekur gjatë konfliktit të vitit 1998, po në Kosovë. Pas këtyre deklaratave, ai përfitoi shtetësi britanike dhe kishte fituar edhe një vend pune, si oficer policie. Sipas gjykatës, ky version është i pavërtetë, duke e dënuar Habilajn për falsifikim dokumentash dhe mashtrim me 18 vite burg. Sipas mediave Britanike, Habilaj nëpërmjet përdorimit të dokumenteve të tij të falsifikuara, fillimisht ka nisur punë në Policinë Metropolitane të Londrës. Më pas ai aplikoi për të punuar për SOCA-n, që është një departament i specializuar shtetëror në Angli, që merret me krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme dhe e fitoi vendin e punës. Në vitin 2011 ndaj tij nisën verifikimet dhe dyshohet se është kthyer në Shqipëri. Tashmë drejtësia britanike, e ka dënuar me 18 muaj burg dhe Londra kërkon ekstradimin e tij nga Shqipëria për të shlyer atje dënimin. ??? TIRANE 21 19 21 19 Shtatë ditë pas arrestimit të27-vjeçares EnkeledaMerka, e cila u cilësua si "Nikita" e Fierit, pasi akuzohet se ka kryer grabitje me një armë lodër, kanë reaguar fqinjët e saj në Fier. Ata shprehen të habitur për këtë ngjarje, madje deklarojnë se familja e 27-vjeçares nuk vuante nga problemet ekonomike. Një nga fqinjet e "Nikitës", e cilëson këtë ngjarje të padrejtë, pasi sipas tyre, vajza nuk kishte probleme ekonomike dhe nuk kishte nevojë të grabiste e armatosur dhe e maskuar. Komshinjtë e familjes Merkaj, kanë hedhur dyshime, se dikush ka dashur ta fusë në kurth vajzën, ndaj së cilës janë kryer denoncime në polici për vjedhje me maskë dhe armë, që pas verifikimit rezultoi të ishte pistoletë lodër. "Mbase është futur në kurth. I ati ka ikur që fëmijë në Itali, ishin me lekë dhe me të gjitha të mirat. Enkeleda është rritur në Itali. Mua nuk më besohet që të ketë vjedhur ajo. Dikush e ka bërë", shprehet një fqinje e familjes Merka. Edhe babai i Enkeledës, Hadil Merka ka deklaruar në media se qëllimi i arrestimi është mitmarrja. Sipas tij, ai dhe vajza e tij nuk kanë nevojë për para që të grabisin në rrugët e qytetit. NGJARJA Sipas të dhënave të Policë së Fierit, ndalimi i Enkelda Merkajt, është bërë rreth orës 17.00 të datës 09.01.2013, në lagjen "Liri" të qytetit të Fierit. Shkak për arrestimin është bërë denoncimi nga një qytetare, e cila është grabitur nga "Nikita". Merkaj ka qenë duke lëvizur me automjetin e saj tip BMW me targa italiane AT 899 TT. Sipas policisë, pasi ka ndaluar, i ka dalë përpara një shtetaseje dhe nën presionin e një pistolete lodër i ka vjedhur çantën e dorës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kësaj, gruaja e dëmtuar ka bërë denoncimin në polici dhe menjëherë pas denoncimit, uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e vajzës, nënë e një fëmije 4vjeçar. Në momentin e arrestimit nga uniformat blu, 27vjeçarja ishte duke udhëtuar me makinën e saj personale. Sipas hetimeve të kryera nga Policia e Qarkut të Fierit, rezulton se Merka ka kryer dhe dy vjedhje të tjera me dhune, për të cilat policia po punon për dokumentimin e plotë të tyre dhe pretendon se ka prova bindëse. Të njëjtat burime kanë pohuar, se vajzës së akuzuar për grabitje, i janë gjetur një palë dorashka, një kapuç dhe një pistoletë lodër. Por, familjarët e vajzës kanë deklaruar se, policia i ka sajuar provat sikur i janë gjetur "Nikitës" me vete, pasi pistoleta ka qenë e vajzës së saj 4 vjeçe, ndërsa dorashkat dhe kapuçi, të babait të saj, i cili jeton në Itali. FAMILJA Familja e vajzës së arrestuar, prej shumë vitesh jetonte në Itali, ku mendohet se kishte dhe biznese. Ajo bashkë me prindrit shkonte e vinte shpesh në shtetin fqinj. E arrestuara, prej 2 vjetësh është e divorcuar, ndërsa është nënë e një vajze 4 vjeçe. Në foto: (Majtas) Vajza e arrestuar, Enkeleda Merkaj (Lart) Fqinja e Enkeleda Merkajt Elidon Habilaj Policia: Kemi prova, vajza ka grabitur dhe më parë "Nikita", dyshime për kurth ndaj 27-vjeçares Fqinjët: Janë familje e pasur, s'kanë nevojë ? Milot, dy të plagosur në aksidente Në tentativë për të kryer parakalim mbi urë, një automjet tip Benz me targa TR 0247 M është përplasur me një Hamer në autostradën LezhëLaç në vendin e quajtur "Ura e Milotit". Përplaja ballë për ballë mes dy mjeteve ka qenë tepër e fortë, e për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i Benzit Kurt Alia, 60 vjeç, si dhe Flamur Mihana, 38 vjeç, të dy nga Mali i Bardhë i Kurbinit. Ata janë transportuar në drejtim të Spitalit Usharak të Tiranës. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 dhe krijoi bllokimin e autostradës, për të cilën u desh ndërhyrja e policisë e cila devijoi trafikun në aksin e vjetër drejt Milotit. Pas një ore rruga u hap sërish dhe vijoi normalisht qarkullimi i mjeteve. ? Durrës, kapen hajdutët e makinave Gjatë operacionit të koduar "Start", Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një të tretë, si autorë të 10 vjedhjeve të automjeteve në zonën e plazhit në qytetin bregdetar. Të arrestuar janë Eduart Xaka, 24 vjeç dhe Naim Murati, 44 vjeç, të dy banues në Krujë dhe ka filluar procedimi penal në mungesë dhe po punohet për kapjen e shtetasit Afrim Xhixha, 33 vjeç, banues në Larushk të Fushë-Krujës. Të arrestuarit dyshohet se janë autorë të vjedhjes së shumë makinave. ? Vlorë, Pylli i Sodës po zhduket Situata mjedisore në Vlorë është alarmante dhe më e dhimbshmja mbetet stiuata e Pyllit të Sodës. Mushkria e qytetit të Vlorës, sikundër me të drjetë është kosndieruar ndër vite, tanimë po gjymtohet pak nga pka. Në njërën anë nga hedhja e mebturinave inerte, të cilat e kanë kthyer këtë zonë të gjelbër në një kosh të madh mbetjesh e nga ana tjetër, fenomeni i fundit që po prek Pyllin e Sodës është hapja e shesheve, destinacioni i të cilave mbetet ndërtimi. Denoncimi vjen edhe nga kreu i ARM-së, Geron Gumbardhi, i cili shprehet se tanimë kjo zonë është e rrezikuar.
20 E martë, 15 janar 2013 KULTURE AKSIDENTI i papritur i aktores në mjediset e shtëpisë së saj ka detyruar Teatrin Kombëtar dhe regjisorin Mihal Luarasi të shtyjnë premierën e programuar gjatë kësaj fundjave për ta zëvendësuar me "Ëndrra e Ismail Qemalit" Dëmtimi Aksidentohet aktorja e njohur Drita Pelingu Luarasi: Nën kujdesin e mjekëve, s`ka rrezik për jetën ??? TIRANE DHURATA HAMZAI Aktorja e njohur Drita Pelingupo përgatitej për të ringjitur nëskenë për të fundit herë shfaqjen "Përjetësisht Dashuria". Shfaqja do të çelte sezonin e 2013ës pas premierës së suksesshme që u dha në fillim të qershorit 2012 në Teatrin Kombëtar. Por për fat të keq, aktorja Drita Pelingu nuk ka mundur dot këtë sezon të ringjitet në skenë për shfaqjen e programuar për këtë fundjavë nga Teatri Kombëtar. Të dielën, në orët e vona, aktorja është aksidentuar më mjediset e shtëpisë së saj, ku jeton tashmë e vetmuar. Drita Pelingu është ndier e pafuqishme dhe është rrëzuar nga krevati. Kohët e fundit aktorja Drita Pelingu përveç debulesës së përgjithshme fizike që kishte për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës, vuante nga njëra këmbë për shkak të reumatizmës dhe komplikacionit të varriçeve dhe si pasojë gjatë gjithë kohës ecte me shumë mundim. Ndërsa gjatë provave të shfaqjes "Përjetësisht Dashuria", aktorja e njohur Drita Pelingu e zotëronte këmbën aq mirë, duke mposhtur dhimbjen, për të mos rënë aspak në sy të publikut. Mësojmë se Drita Pelingu ka pësuar tronditje dhe lëndime të mëdha fizike në trup pas rrëzimit të papritur në shtëpinë e saj. Aktorja është shtruar me urgjencë në spitalin Nënë Tereza, duke iu dhënë menjëherë ndihma mjekësore, ndërsa këmba e saj që ishte më parë e sëmurë ka pasur ndrydhje dhe dëmtime më të rënda. Zëdhënësja e shtypit në Teatrin Kombëtar konfirmoi për Shqiptaraja.com se "aktorja Drita Pelingu është ende në spital nën terapinë e mjekëve" dhe rehabilitimi i gjendjes së saj shëndetësore kërkon një kohë të gjatë duke qëndruar nën terapi intensive. "Për shkak të kësaj, ne do ta zëvendësojmë shfaqjen me një shfaqje tjetër "Ëndrra e Ismail Qemalit", tha zëdhënësja e Teatrit Kombëtar për Shqiptarja.com. Mësojmë gjithashtu se mjekët kanë konfirmuar se gjendja është për momentin e rëndë, por aktorja Drita Pelingu nuk ka rrezik për jetën, pavarësisht aksidentit, i cili ka ardhur si pasojë e lodhjes dhe dobësisë fizike të aktores e cila ka qenë e aktivizuar me prova kohët e fundit. Regjisori i shfaqjes "Përjetësisht dashuria", Mihal Luarasi, i cili ka punuar me aktoren në kushtet e vështira shëndetësore për të ringjitur në skenë shfaqjen tha për gazetën se: "Aktorja është shtruar në spital si pasojë e rrëzimit nga krevati në shtëpinë e saj. Ajo tani është nën kujdesin dhe vëmendjen e mjekëve. Gjendja është e rëndë për momentin, por nuk është në rrezik për jetën". Më tej regjisori që ka punuar me përkushtim për të kurorëzuar suksesin me shfaqjen e fundit të karrierës së aktores së Drita Pelingut, u shpreh se "shfaqja do të shtyhet, sepse aktores i duhet më shumë se një javë që të dalë nga spitali, për shkak edhe të dëmtimit të këmbës që e ka pasur të sëmurë. Gjendja më shqetësuese është se ajo e ka lënduNjë personazh i shkruar enkas për Drita Pelingun do të ngjitej më në fund në Teatrin Kombëtar nga dramaturgu dhe regjisori Mihal Luarasi. Pas 8 vjetësh nga koha e shkrimit, drama e Lurasit arriti të shoh dritën e skenës falë 85-vjetorit të lindjes së aktores me rolin e saj të ëndërruar. Këmbëngulja për të pasur një rol të fundit, iu shpërblye aktores Drita Pelingu me duartrokitje të ngrohta. Loja ka qenë e pëlqyer nga publiku dhe është ndjekur me interes gjatë të tria netëve të javës së parë të qershorit 2012. Aktorja Pelingu ka mposhtur gjithë barrierat e moshës, vështirësitë që i janë krijuar edhe me ecjen. Në skenë e harronte dhimbjen e këmbës duke triumfuar me stoicizmin e saj klasik Mihal Luarasi: Domodoshmëria e Pelingut në dramën time Aksidenti Mësojmë se Drita Pelingu ka pësuar tronditje dhe lëndime të mëdha fizike në trup pas rrëzimit të papritur në shtëpinë e saj. Aktorja është shtruar me urgjencë në spitalin Nënë Tereza, duke iu dhënë menjëherë ndihma mjekësore, ndërsa këmba e saj që ishte më parë e sëmurë ka pasur ndrydhje dhe dëmtime më të rënda. Në foto: (Majtas) Aktorja Drita Pelingu në shfaqjen “Përjetësisht Dashuria” (lart) Posteri i shfaqjes Drama "Përjetësisht dashuria" ështëshkruar dhe është frymëzuar nga Drita Pelingu. "Që kur e kam shkruar para dhjetë vjetësh e kam menduar për Drita Pelingun. Doja që ta luante ajo personazhin", thotë regjisori Mihal Luarasi, duke e vlerësuar aktoren me këto fjalë: "Ajo ishte një frymëzim për mua si aktore. Duke shkruar dramën më vinte në mend aftësia e saj, rolet, aftësitë që kishte ajo. Dhe, kështu gjatë shkrimit të dramës më përshtatej portreti i personazhit si për ta luajtur në skenë Drita Pelingu. Unë u motivova edhe nga personazhi që kishte në dramën para kësaj, që ishte "Streha e të harruarve". Drita në këtë dramë kishte njërën nga personazhet që të mbetej në mendje. Kjo e përforcoi edhe më shumë domosdoshmërinë e prezencës së saj në dramën time. Mihal Luarasi: "Aktorja është shtruar në spital si pasojë e rrëzimit nga krevati në shtëpinë e saj. Gjendja është e rëndë për momentin, por nuk është në rrezik për jetën" ar shumë këmbën", tha Luarasi. AKTORJA DRITA PELINGU GJITHMONË NË SFIDË ME SËMUNDJEN DHE MOSHËN Mihal Luarasi si aktore. Drita Pelingu i dha një fytyrë të veçantë dhe të paharrueshme rolit të Zarinës te Drama "Përjetësht dashuria", duke e ndarë atë tejskajshmërisht nga vetvetja dhe vuajtjet fizike të saj. Pra, aktorja Pelingu interpretoi duke sjellë në jetë një personazh të vërtetë skenik, duke i dhënë pak krijimtari nga vetja. Marrëdhëniet me aktorin Vangjel Toçe në rolin e Dionit, sollën në skenë një çift interesant të moshuarish. Koha skenike u zotërua nga ngjarje dhe intriga, nuk pati pauza të mërzitshme, edhe pse për gati një orë luanin vetëm dy aktorë. Drita Pelingu arriti të prezantonte në mënyrë perfekte një profil të individualizuar të personazhit Zarina. "Jam gëzuar që kam pasur kaq shumë shikues dhe miq të mi. Ishte një rol që doja ta vija në skenë dhe më besoni edhe në gjumë unë thosha fjalët e rolit. Kur të ndjek kudo, kur të ndjek pas roli, do të thotë se ky rol bashkëjeton me aktorin", tha aktorja pas suksesit të premirës. Kjo është një nga mënyrat që tregon lidhjen e Drita Pelingut me pasionin e aktrimit, por nuk është e vetmja. Ajo do të synonte edhe pë këtë ringjitje në skenë, por tashmë çdo gjë varet nga shëndeti i saj, për të cilin të gjithë miqtë dhe aktorët urojnë që të shërohet dhe të mos ketë probleme. Ndërsa regjisori Lurasi mezi pret të ngjitet ne herën e saj të fundit në skenë.
24 E martë, 15 janar 2013 LAJME NGA BOTA Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi ??????????????????????????????? Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë NË TELEVIZIONIN Origjina e Lajmit nga KASTRO ZIZO ? Kosovë, dorëhiqet ministri i Financave Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza, i ka ofruar dorëheqjen kryeministrit Hashim Thaçi gjatë së hënës. Siç njofton zyra për shtyp e Ministrisë së Financave, arsyet e dorëheqjes janë çështje familjare dhe të karrierës personale. “Duke e konsideruar punën në Ministrinë e Financave si përmbyllje të një cikli në karrierën e tij, pas lirimit nga posti i tij zoti Hamza synon të kërkojë më tej sfida të reja profesionale. Zoti Hamza bën të ditur që arsyet e dorëheqjes së tij janë krejtësisht për motive familjare dhe të karrierës personale”, thuhet në njoftimin zyrtar. ? Preshevë, Beogradi demonstron forcën Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkuan ndihmë nga Tirana e Prishtina, por morën porosi nga Beogradi. Ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri, Alleksandar Vuçiç ka vizituar bazat ushtarake “Jug” në Cepotin, e cila konsiderohet të jetë një nga bazat më të mëdha serbe, e që ndodhet në afërsi të Bujanocit, ku jetojnë shqiptarët, por edhe pikëkalimin ku? tar të Dobrosinit, një zonë dikur të nxehtë kon? iktesh. Shqiptarëve nuk u pëlqen që jetojnë afër bazave ushtarake, por as ministrit Vuçiç me sa duket nuk i ka pëlqyer dhe e konsideron gabim që liderët e tyre kanë kërkuar ndihmë nga Prishtina e Tirana. ? Plumbi godet zyrën e Samaras Persona të panjohur hapën zjarr në drejtim të zyrave të Partise që kryeson koalicionin qeverisës në Greqi, “Nea Dhimokratia”. Sipas policisë, dy persona u diktuan në afërsi të zyrave të kësaj partie në rrugën Singru dhe pasi roja i godinës kërkoi të ndalonin, ata hapën zjarr me kallashnikovë në drejtim të godinës, duke dëmtuar atë. Policia thotë se gjeti në tokë 9 gëzhoja të armës vdekjeprurëse, madje një prej plumbave ka goditur zyrën e kryeministrit Andonis Samaras. Për fat nuk pati viktima, por antiterrori grek i cili ka marrë në dorë dhe hetimet, thote se akti mund të jetë vepër e ndonjë organizate terroriste. ? Katër vite burg eurodeputetit austriak Ish-ministri i Brendshëm austriak dhe ish-eurodeputeti Ernst Strasser u dënua me 4 vite burgim pasi u gjet fajtor për akuzën e marrjes së rryshfetit. Strasser, 56 vjeç, anëtar i partisë Popullore Austriake ishte njëri nga katër zyrtarët e lartë austriakë që u prangos pas skandalit të ashtuquajtur “para për ligjin” që shpërtheu në vitin 2011. Ai dha dorëheqjen nga postet e tij pas një artikulli të publikuar nga gazeta britanike “Sunday Times” e cila e akuzonte se kishte pranuar para në këmbim të propozimit të amendamenteve ligjore në Parlamentin Europian. ? BE, industria vazhdon rënien Prodhimi industrial në Europë pësoi një rënie të re, treguan të dhënat zyrtare të Institutit Europian të Statistikave, “Eurostat”. Të dhënat i përkasin nëntorit 2012. Ky ishte muaji i tretë radhazi që prodhimi industrial në vendet anëtare të Bashkimit Europian goditet nga kriza, rënia e kërkesës dhe në shtete të caktuara, edhe nga rrjedhojat e masave të kursimit në buxhetet kombëtare. ? OKB “fshikullon” Korenë e Veriut Komisionerja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, kërkoi një hetim ndërkombëtar mbi rastet e përsëritura të abuzimit të Koresë së Veriut ndaj qytetarëve të saj. Në një deklaratë të rrallë adresuar Penianit, Pillay deklaroi të hënën se gjendja e respektimit të të drejtave të njeriut në shtetin e izoluar komunist është “ndër më të këqijat në botë”.
21E martë, 15 janar 2013 SPEKTAKEL KËNGËTARJA britanike me origjinë shqiptare Rita Ora rrëfehet në faqet e suplementit të gazetës "The New York Times"Personazh ??? NEW YORK Këngëtarja Rita Ora mund tëjetë e një race të veçantë dhetë rrallë, e cila u rrit si anglishtfolëse. Ajo është vetëm 22 vjeçe, dhe zonja Ora është e përkëdhelura më e shtrenjtë e Jay-Z, i cili ka triumfuar me dizajnerin dhe stilin e tij dhe e ka bërë atë të lumtur: një përzierje e stilit hip-hop me atë të Gwen Stefani.", shkruan autori i shkrimit të The New York Times, Bee-Shyuan Chang. Gazeta shkruan se këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Rita Ora për herë të parë flet në lidhje me jetën private, akuzat e Rob Kardashian, si dhe për thashethemet e përhapura për një lidhje të mundshme me stilistin Jay -Z, të cilën Rita e përgënjeshtron. Rita Ora ka zënë një hapësirë të madhe në faqet e gazetës "The New York Times". Me një seri fotosh ekskluzive, ajo ka zënë një vend të rëndësishëm në suplementin "Style" të kësaj gazete, ku është botuar edhe një intervistë me Rita Orën. "Muza e Modës po lulëzon në të dalë të dimrit dhe atelietë kanë filluar të mprehin makinat qepëse për të përgatitur koleksionet e vjeshtës 2013. Rita Ora rrëfen në këtë intervistë, jo vetëm për albumin e saj të parë (që pritet të dalë në Shtetet e Bashkuara, e që në Britani është renditur në krye të klasifikimeve muzikore) dhe projektet e saj për të ardhmen, por edhe për modën dhe stilin e saj të veçantë. "Rita Ora mban në disa prej shfaqjeve të saj publike veshjet e stilistit Peter Dundas të firmës Pucci. Stili i saj i veshjes është krahasuar me atë të Gwen Steffani në fillim të viteve 1990". INTERVISTA: "NUK IA MORA TË DASHURIN KARDASHIAN-IT, I SHIM MIQ" Në shkrimin e botuar për Rita Orën në gazetën "The New York Times" autori Bee-Shyuan Chang përmend disa prej emrave të njohur të modës që flasin për stilin, karakterin e veçantë dhe mënyrën origjinale me të cilën 22-vjeçarja Rita ndërthur veshjet e saj me bizhuteritë në ngjyrë të artë si dhe me të kuqin e ndezur që përdor në tualetin e përditshëm: "Moda ka qenë shumë serioze për një kohë të gjatë dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë pak më gazmore",thotë projektuesi i Pucciit Peter Dundas, pasi ka veshur posaçërisht zonjën Rita Ora për disa evenimente rresht kur ajo ka shkelur tapetin e kuq në vitet e kaluara. Ajo admiron stilin hip-hop dhe veshjet ultrafeminile,por dhe stilin Tomboy Look". Z. Dundas u takua me këngëtaren për herë të parë kur ai e ftoi atë që ta shoqëronte në një parti në Bergdorf Goodman në tetorin e vitit të kaluar. Zonja Ora ishte veshur me një kostum klasik krem që përputhje me flokët e saj alla "Jean HarRITA ORA Muza e stilistëve në Britani Rrëfimi në "The New York Times" për albumin e ri, stilin dhe jetën private të këngëtares ajo. Zëri i saj ishte pak më i ngjirur nga një natë më parë, kur ajo do të jepte shfaqjen e saj të fundit të vitit në Highline Ballroom, e veshur me në një pallto leshi madhështore, e cila shumë shpejt u zhvesh për të zbuluar një stil sportiv dhe të lirshëm Roberto Cavalli me veshje mëndafshi të dizajnuar si veshje gjumi. "Unë kam lindur për të qenë e lirë", tha zonja Ora. "Ishte një vit i madh mua." Për herë të parë ajo flet në lidhje me jetën private, akuzat e Rob Kardashian, si dhe për thashethemet e përhapura për një lidhje të mundshme me Jay -Z, të cilën Rita menjëherë e përgënjeshtron. "Zonja Ora nuk është një emër pa polemika. Në fillim të dhjetorit, ka pasur një mosmarrëveshje të dukshme me Kardashian. Ku thuhet se ka marrë të dashurin e saj. Edhe pse edhe pse marrëdhënia nuk është pranuar zyrtarisht, ai u shpreh se ajo e kishte mashtruar atë duke e tunduar në Twitter. "Ne ishim miq," tha zonja Ora, më një pamje të trazuar e të dëshpëruar. Pastaj ajo nis të shpërthejë: "Kjo nuk është me të vërtetë. Asgjë nuk është e vërtetë më lidhje me atë që ai ka thënë". Megjithëse autori i kësaj interviste është munduar ta provokojë me fjalët që janë thënë rreth saj, shprehet një adhurim i hapur ndaj këngëtares me origjinë shqiptare për të cilën shkruhet se "Ajo është aq e vërtetë. Bjonde platin me buzët e sja të plota të ngjyera zakonisht me një të kuqe mat (edhe pse për intervistën ajo kishte vënë një rozë të çelët të cilën e kombinonte me pantallonat rozë, lëkurën e skuqur të fytyrës dhe grinë e hapur të bluzës mëndafshi te Salvatore Ferragamo. Zonja Ora duket sikur është e aftë për të qenë në qendër të vëmendjes dhe në Antarktidë. Dhe vazhdon ta tërheq fort vëmendjen pavarësisht faktit se ajo për albumin e saj të parë "Ora", që pritet të dalë në Shtetet e Bashkuara, nuk ka caktuar datë saktë. Edhe pse ajo u shfaq (vetëm njëherë në tabelën pop), në Britani në gusht me një videoklip "Shine Ya", "Ja Drita" i cili është xhiruar në Kosovë, ka arritur një shifër prej 5.6 milion shikimesh në YouTube, nga numërimi i kohëve të fundit. Rita është lindur në Kosovë. Familja e saj u vendos në Britani kur ajo ishte 1 vjeçe. Rita Ora përmend në intervistë për "The New York Times familjen e saj, që përbëhet nga babai Niku, nëna Vera, motra më e madhe Elena dhe vëllai i saj 15vjeçar Doni. Dh.h Ben Afleck triumfon si regjisori më i mirë Ceremonia ÇMIMET "GOLDEN GLOBE" PËR VITIN 2012 ? Filmi më i mirë dramë: Argo ? Aktori më i mirë, dramë: Daniel Day-Lewis. Lincoln ? Aktorja më e mirë: Jessica Chastain, Zero Dark Thirty ? Muzikali më i mirë: Les Miserables ? Aktori më i mirë, muzikal: Hugh Jackman, "Les Miserables" ? Regjisori më i mirë: Ben Affleck, "Argo" ? Çmimi i karrierës: Jodie Foster ? Aktorja më e mirë, komedi: Lena Dunham, Girls ? Filmi më i mirë i animuar: Brave ? Aktorja më e mirë, dramë televizive: Claire Danes, Homeland ? Filmi më i mirë i huaj: Amour, from Austria ? Aktori më i mirë, komedi: Don Cheadle, House of Lies, etj Të dielën u zhvillua ceremoniae ndarjes së çmimeve "Golden Globes" dhe surpriza ishte "Argo", me regji të Ben Affleck që u cilësua si filmi më i mirë. Affleck është nominuar si aktori më i mirë për çmimet Oscar, ndërsa "Golden Globe" për këtë kategori i shkoi aktorit Daniel Day-Lewis, për interpretimin në filmin "Lincoln". "Golden Globes" janë çmimet e dyta më të rëndësishme në kinematografi pas atyre Oscar, por filmi "Argo" shihet si një nga filmat me më pak shanse për të fituar më 24 shkurt pasi rrallë herë ka ndodhur që një film të fitojë çmimin Oscar pa pasur në nominim regjisorin. ????LOS ANXHELOS low", tha z. Dundas për Rita Orën". Intervista me këngëtaren është ndërthurur në shkrimin e autorit Bee-Shyuan Chang, i cili thotë se "Rita Ora duket e zonja për të befasuar. "Ne e lëmë kohën pas", thotë Në foto: Rita Ora me stilistin e famshëm Peter Dundas, fotoja e botuar ne The New York Times Stili “Moda ka qenë shumë serioze për një kohë të gjatë dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë pak më gazmore”,thotë projektuesi i Pucci-t Peter Dundas, pasi ka veshur posaçërisht zonjën Rita Ora për disa evenimente rresht kur ajo ka shkelur tapetin e kuq në vitet e kaluara.
3E martë, 15 janar 2013 AKTUALITET Pinjollët e Pavarësisë, thirrje për të ndalur vrasjet Pinjollë të firmëtarëve të Pavarësisë,në kuadër të lëvizjës "Act Noë Albania", firmosën një peticion, që t'i jepet fund dhunës ndaj uniformave të policisë së shtetit. "Te nderuar pinjollë të Firmëtarëve të Pavarësisë, Ne jemi krenar për JU dhe paraardhsit tuaj, Shqiptaria Ju kërkon të bëni një akt shumë HUMAN. KRIMINELËT NGRITËN DORË mbi një Punonjës të Policisë, Z.Musa Skura!!! Kanë goditur, birin tuaj, babain tuaj, bashkëshortin tuaj, vëllain tuaj, kolegun tuaj, të afërmin tuaj, një punonjës i cili përfaqëson Ligjin dhe Rendin. JU lutemi bëni një veprim qytetar bashkojuni kësaj thirrje për të ndalur akte të tilla KRIMINALE, mos u merrni me poltikën, ajo nuk ju zbardh faqen, nëse e keni emrin padashje (pa vullnetin tuaj) tërhiqeni atë publikisht, i thoni pinjollëve të tjerë te mos bëjnë gabimin tuaj dhe vendoseni aty ku Shqiptarët do tua vlerësojnë më së shumti. Jemi me shpresë se Ju do të reagoni dhe do të tregoni se jeni pinjollë të denjë të atyre burrave me të cilët krenohet e gjithë Shqiptaria!!! Ç'ndodhte te Ushtaraku, të afërmit, vizitat e shpresa për jetën Burgaj: Operacioni pas informacioneve për trafik Pranga 4 autorëve të plagosjes së komisarit ??? TIRANE GRANIT SOKOLAJ Mjekët "Eshtë në rrezik për jetën, iu Prekën 5 organe nga plumbi" Musa Skura, baba i tredjemve është goditur dhe me një plumb në gjoks dhe që prej mbrëmjes së djeshme është dërguar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak. Mjekët thonë se nga ora 21:30 shefi i krimeve të rënda, 48-vjeçari Musa Skura i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal i cili përfundoi rreth orës 00:30 të 14 janarit. Sipas gazetarit Arsen Rusta mjekët kanë arritur t'i nxjerrin plumbin nga gjoksi si dhe të parandalojnë hemoragjinë, por duhen 48 orë për të thënë se ka kaluar rreziku për jetën. Shefi i Krimeve të Rënda mendohet se ka marrë 2 plumba, një në bark dhe një në shtyllë kurrizore. Mjeku reanimator Fatbardh Kurti deklaroi se shefi i Krimeve të Rënda të Burrelit ka rrezik për jetën pasi ka komplikacione postoperatore, ndërkohë që 48vjeçarit, babai i tre fëmijëve i janë dëmtuar 5 organe. Mjeku reanimator informoi se shefi i krimeve të Burrelit mbërriti në spitalin Ushtarak mbrëmë rreth orës 21:00 "në gjendje shoku hemorragjik". I është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ka dëmtime në 5 organe. "Veshka e djathtë iu dëmtua u hoq fare. Çarje të stomakut iu qep. Shpretka, dëmtim të zorrëve të hodha e të trasha dhe ankreasit, të cilat u qepën. Janë shfrytëzuar 9 qese gjak. Më pas u transferua në reanimacion nën terapi intensive. Ka parametra stabël por situata është shumë e rëndë me të gjithë këto organe të dëmtuara"- tha mjeku reanimator Kurti. Aktualisht Shefi i Krimeve mbahet me respiracion të drejtuar. Mjeku thotë se, "ka rrezik për jetën për shkak të komplikacioneve post operatore. Gjëndja shëndetësore e tij është e stabilizuar por jo e përjashtuar nga rreziku për jetën. Duhet të presim 24 orëshin e parë, më pas do vendosim për të shkëputur aparatin". Operacioni Dyshimet, shefi pa antiplumb sapo u kthye nga festa Diabeti, sëmundje nga ecila vuante Shefi i Krimeve në Komisariatin e Matit, duket se ka ndikuar më tej në përkeqësimin e shëndetit. Sipas mjekëve të Spitalit Ushtarak, ai po mbahet me frymarrje artificiale dhe është akoma në shok traumatikohemoragjik. Plagët e marra nga plumbat, kanë dëmtuar dhe disa nga organet jetësore, dëmtime të cilat e bëjnë më të vështirë gjendjen. Veshka e djathtë, për shkak të një plumbi i cili ka përshkruar trupin diagonalisht, nga shpatulla e majtë, është dëmtuar, aq sa ka detyruar mjekët që ta heqin. Po ashtu, pankreasi, shpretka, stomaku dhe zorra e trashe janë prekur nga plumbi. I pranishëm në Spitalin Ushtarak, për të parë nga afër gjëndjen e Musa Skurës, ishte dhe Ministri i Brëndshëm Flamur Noka. Ai deklaroi se, ka garantuar të afërmit, që Ministria e Brëndshme, do të marrë të gjitha masat dhe shumë shpejt, Musa Skura do të dërgohet në Foggia të Italisë për t'ju nënshtruar një trajtimi më të specializuar në një nga spitalet më të mira në Europë. Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Pilicisë, Burgaj, ka konfirmuar se, operacioni ka qenë i organizuar dhe se ofuiceri u plagos në krye të detyrës. NGJARJA DHE POLICIA Të dielën rreth orës 18.35, Komisariati i Policisë së Matit, ka organizuar një operacion, për të kapur në flagrancë një grup të rinjsh, të cilët po trafikonin municione luftarake. Të dhënat për vendndodhjen e tyre, sipas policisë, ishin Përroi i Keçit në fshatin Suç. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, drejt vendngjarjes janë nisur komisar Skura me disa efektivë policie në një furgon dhe shumë të tjerë me disa makina të ndryshme. Por, sipas zëdhënësit Tefik Sulejmani, sapo kanë parë makinën e parë të policisë, kanë qëlluar në drejtim të saj, duke plagosur në vend Skurën, i cili ndodhej në vendin e parë. Menjherë janë mobilizuar forcat tjera dhe pak më vonë, drejt Matit janë nisur dhe specialët e RENEAs, të cilët në mesnatë kanë arrestuar Festim Allën, 19 vjeç dhe Vilson Miljurtin 18 vjeç. Po ashtu, sipas policisë, në afërsi të vendit të ngjarjes, janë kapur e shoqëruar për në komisariat dhe 2 autorët e tjerë të dyshuar për përfshirjen në veprimtarinë kriminale të shitjes së municionit luftarak, Edison Lleshi, 18 vjeç dhe A.Ll., 15 vjeç, që të dy nga fshati Dom i rrethit Mat. Sipas të njëjtit burim, të arrestuarve u janë gjetur e sekuestruar edhe 26 arka me fishekë, brenda një furgoni, pikërisht në vendin ku po realizohej shitja. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgja, ka konfirmuar për Shqiptarja.com, se operacioni ka qenë i mirëorganizuar, si dhe se forcat e policisë kanë shkuar pikërisht në vendin, për ku dhe kishin marrë informata se ndodheshin të rinjtë. I pyetur se, si ka mundësi që ky operacion policie u finalizua me një oficer të plagosur, Burgaj tha se, për shkak të terrenit të vështirë malor, katër të rinjë, sapo kanë parë makinën e parë të policisë, kanë hapur zjarr ndaj saj, duke plagosur Shefin e Krimeve dhe janë larguar në pyje. FAMILJARËT Sapo hynë në korridorin e Spitalit Ushtarak, shikon se shumë të afërm të Musa Skurës, janë në ankth dhe të pezmatuar në fytyrë, për jetën e famijarit të tyre duke pritur cdo moment ndonjë informacion nga mjekët. Në një nga karriget e korridorit, shikojmë një nënë me shami në kokë e cila po pinë një kafe. E pyesim, se për kë ndodhet aty? "Jam për Musa Skurën thotë, atë që deshën me e vra hajdutët". Nëna më pas çohet për t'u afruar tek familjarët e tjerë, për të marrë vesh ndonjë të re. Në fillim të korridorit, takojmë disa miq të tjerë të Musa Skurës. Ata shprehen të tronditur, dhe nuk e besojnë që ai është akoma gjallë. TË ARRESTUAR ? Festim Alla 19 vjeç ? Vilson Miljurtin 18 vjeç ? Edison Lleshi 18 vjeç ? A.Ll. 15 vjeç Megjithëse policiadeklaron zyrtarisht, se operacioni ka qenë i organizuar mirë dhe se kishte informacione konkrete për trafikun e minucioneve nga të rinjtë, sërish ka disa dyshime në lidhje me këtë. Siç është mësuar nga burime të Shqiptarja.com, komisar Skura, sapo ishte kthyer në Burrel, nga festimet e 100-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku u mbajtën dhe ceremonitë. Menjëherë ishte sinjalizuar për operacionin e është nisur drejt vendit ku mendohej se ishin të rinjtë. Por, nuk është e qartë, se si një oficer policie niset për një aksion policor pa veshur antiplumb, ndërkohe që ndodhej në vendin e parë të makinës së policisë. Ndërsa për kolegët e tij, burime kofidenciale kanë treguar se, kanë qenë të ngopur me alkool. Por, nëse këto nuk qëndrojnë ekzaktësisht, i dyshimtë është fakti se si kolegët e komisarit të plagosur nuk qëlluan asnjëherë në drejtim të adoleshentëve, që t'i ndalonin. Policia ka bërë të ditur se, të rinjtë, kanë qëlluar menjëherë sa kanë parë furgonin e policisë, pa u dhënë kohë efektivëve të zbresin, duke lënë të plagosur shefin e tyre. Ndërsa autorët kanë mungur të largohen në terrenin e vështirë, u u fërshëllyer pranë veshit as dhe një e shtënë nga policia, të paktën për t'i trembur. Pesë Organe jetësore ka prekur një plumb i vetëm kallashnikovi, në trupin e komisarit të Burrelit, i cili e ka zënë në sup, për të prekur edhe veshkën e deri te zorra e trashë 5 organe Hysni Burgaj
23E martë, 15 janar 2013 SPORT HOROSKOPI Dashi Planetet iu premtojnë harmoni dhesensualitet gjatë kësaj dite. Do kaloni disa momente mjaft emocionuese dhe do donit që ato të mos mbaronin. Nëse jeni vetëm zemra do fillojë t'iu rrahë më fort. Demi Mos i hidhni benzinë zjarrit sot nëjetën tuaj në çift sepse problemet do shtoheshin edhe më tepër. Beqarët duhet të reflektojnë mirë për atë që duhet të bëjnë jo të nxiten nga emocionet e momentit. Binjakët Gaforrja Jeta sentimentale e çifteve dojetë më e privilegjuara gjatë kësaj dite. Do e thelloni marredhënien që keni krijuar dhe kënaqësitë që do përjetoni do jenë të shumta. Luani Marrëdhënia në çift do jetë shumëe mirë gjatë kësaj dite. Beqarët nuk do ankohen fare sot sepse takimi që do kenë do i entuziazmoje pa masë. Mos e humbni për asnjë arsye mundësine. Virgjëresha Gjatë kësaj dite, së bashkume partnerin, do filloni të thurni plane për të ardhmen. Pas një kohë të gjatë lidhjeje do benit shumë mirë të kalonit në një fazë tjetër. Peshorja Jeta në çift nuk do iu sjellë emo-cionet që aq shumë keni pritur megjithatë as probleme të mëdha nuk do keni. Mundohuni të mos e pyesni partnerin për ato që ka kaluar para jush. Akrepi Plutoni do ua shtojë kurajën nëjetën në çift dhe do tentoni të flisni me partnerin për disa tema delikate. Nëse ai iu dëgjon vazhdoni më tej, nëse jo ndryshoni temë që të mos keni debate. Shigjetari Jeni në cift ose do keni prob-leme të mëdha ose do kaloni një ditë shumë të lumtur sot. Mundohuni të tregoheni më të kuptueshëm dhe më tolerantë nëse doni t'iu ndodhë e dyta. Bricjapi Çiftet duhet të bëjnë çfarë ësh-të e mudur sot që ta ruajnë komunikimin. Nëse kjo nuk ndodh do keni goxha debate. Kujdes! Beqarët nuk do mendojnë fare për dashurinë gjatë kësaj dite. Ujori Marrëdhënia me partnerin do jetëmjaft e trazuar gjatë kësaj dite. Do keni mos marrëveshje të shumta dhe kjo do iu mërzitë pa masë. Merkuri do i bejë beqarët me idealistë se kurrë në planin sentimental. Peshqit Dita e sotme nuk do jetë ideale për çeshtjet e zemrës. Saturni do jetë planeti që do influencojë më shumë dhe gjerat nuk do shkojnë ashtu si i kishit menduar. Klima yjore ka rrezik të mos jetë aspak e qetë për çiftet sot. Do keni vështirësi në komunikim dhe do debatoni ashpër për disa tema delikate. Beqarëve askush nuk do ua hedhë sytë. Futbolli shqiptar është i pastër Lajmi Portieri i ekipit kombëtar të futbollit, Saimir Ujkani është kthyer në qendër të vëmendjes nga mediat italiane. Lazio, Interi dhe Napoli insistojnë për të afruar portierin në merkaton e dimrit. Lazio duket se është më e avantazhuar, pasi Igli Tare pritet të luajë një rol të rëndësishëm në kalimin e kosovarit. ??? TIRANE DYLBER BALLA Merakto rreth futbollistëveme kombësi shqiptare këtëedicion vlon më shumë se kurrë në serinë A. Kështu, pavarësisht se para pak ditësh presidenti i ekipit të Palermos, por jo vetëm konfirmuan qëndrimin e gardianit deri në fund të edicionit, mediat italiane kanë hedhur hipotezën e kalimit të sulmuesit në ekipin e Interit ose të Lazios. Dëmtimi i portierit të dytë të Interit ka vendosur në lëvizje drejtuesit për të afruar një portier cilësor për ti besuar portën në rast të dëmtimit apo penalizimit të Handanoivic. Sipas mediave emri më i lakuar në media është ai i Saimir Ujkanit. Kosovari me pasaportë shqiptare mund të jetë një alternativë e mirë për ekipin e Stramacionit. Ndërkohë që presidenti i ekipit të Lazios, Klaudio Lotito ka deklaruar zyrtarisht së është në kërkim të një portieri dhe se një nga alternativat kryesore gjatë merkatos është Saimir Ujkani. "Ujkani është një portier cilësor që është në radarin tonë. Do të tentojmë që të arrijmë një marrëveshje me ekipin e Palermos për transferimin e tij. Nëse do të realizohet transferimi do të ishte një goditje mjaft me vlerë" shprehet Lotito. Ndërkohë që pikërisht pas deklaratës së presidentit fillon edhe puna e drejtorit të ekipit, Igli Tare. Shqiptari ka filluar bisedimet me Ujkanin për ta bindur që të lëvizë nga Palermo. Lazio duket se është më shumë e avantazhuar ndaj ekipit të Interit dhe Napolit për të pasur shërbimet e shqiptarit, pasi Igli Tare luan një rol të rëndësishëm në negociatat për të bindur gardianin e portës kuqezi. Ndërkohë që menaxheri i Etrit Berishës ka deklaruar se shumë shpejt portieri do të jetë në serinë A. Erion Bogdani është futbollisti tjetër i ekipit kombëtar të futbollit që po ndiqet me interes nga disa ekipe. Vicenza dhe Pescara po tentojnë që të bindin 35 vjecarin të largohet nga Siena, pasi aktualisht nuk po gjenë shumë hapësirë. Megjithatë Bogu është shprehur se nuk do të lëvizë të paktën deri në përfundim të këtij edicioni duke respektuar kontratën e firmosur. "Luftë" për Likën në aksin Shkodër-Korçë Merkato Dilemat për të ardhmen e tre futbollistëvemë të kërkuar në merkaton e kampionatit shqiptar të futbollit duket se po marrin një zgjidhje. Kështu Nuredin Orelesi duket se do të jetë i vetmi që do të largohet nga Shqipëria ndërsa Plaku dhe Gilman Lika do të qëndrojë. Orelesi është pranë ekipit gjerman të Volsfburgut. Akordi është cështje orësh midis dy ekipeve, ndërsa pista e largimit të Plakut në Poloni dhe Turqi ka rënë dhe me shumë gjasa do ta përfundojë edicionin në Korcë. Përsa i përket Gilman Likës, shkodrani ka dy rrugë për fazën e dytë të kampionatit ose ti bashkohet Shkodrës ose të shkojë në Korcë, pas largimit të Orelesit. Mesfushori ka vendosur që të mos largohet jashtë Shqipërisë deri në përfundim të edicionit. Dopingu 12 lojtarë të kategorisë superiore në kampionatin shqiptarë të futbollit iu nënshtruan testeve antidoping duke rezultuar negativë. Kontrolleve të befasishme iu nënshtruan lojtarët e 5 ekipeve të superiores, ndër të cilët Muzaka dhe Vukcevic të Flamurtarit, Taku i Tiranës, Jakupi i Teutës, Xhafa dhe Caca të Kastriotit dhe Aziri i Besës. Në përfundim gjithcka rezultoi negative, ç'ka është dicka pozitive për futbollin. Lance Armstrong kërkon falje Akuza Lance Armstrong përherë tëparë pas muajit tetor kur u akuzua për përdorim të substancave të ndaluara ka kërkuar falje. Armstrong ju kërkoi ndjesë bashkëpunëtorëve të "Fondacionit Livestrong". Ndërkohë që ditën e enjte pritet të zbardhet intervista e plotë që ish-kampioni i botës në çiklizëm ka dhënë për emisionin e Oprah Winfrey. Armstrong duket se është dorëzuar pas akuzave të USADA-s. Vllaznia Agron Çela bëhet zyrtarisht president ??? TIRANE Sot drejtuesit e ekipit të Vllaznisëme në krye kryetarin e bashkisë Lorenc Luka pritet që ti dorëzojnë biznesmenit Agron Çela menaxhimin e ekipit deri në fund të vitit 2014. Bisedimet midis drejtuesve të bashkisë dhe biznesmenit kanë përfunduar me një rezultat konkret pas shumë ditëve. Sipas burimeve pranë ekipit të Shkodrës, bashkia do ti njohë presidentit të ri të ekipit financimin që do të realizojë. Pikërisht kjo ishte "molla e sherrit" që e mbajti peng marrëveshjen midis dy palëve për afro një muaj. Theksojmë që këshilli bashkiak vendosi pro kërkesës për të dhënë ekipin në përdorim. Ndërkohë që në pikëpyetje mbetet faktit nëse biznesmenët e tjerë do të jenë pjesë e donacioneve. Nga dita e sotme presidenca e re do të fillojë edhe punën për ndërtimin e ekipit. Hapi i parë pritet që të jetë shkarkimi i trajnerit Duro, i cili po mban peng edhe ekipin e Partizanit. Presidenti i Lazios e pranon interesimin Lotito: Saimir Ujkani është në radarin e Lazios Interi dhe Napoli insistojnë për portierin Klaudio Lotito, presidenti i Lazios
13E martë, 15 janar 2013 EKONOMI PS, qeverinë në Prokurori për HEC-et: 100 mln euro abuzim! Partia Socialiste i kërkoi Prokurorisë sëTiranës të hetojë vendimin e fundit të qeverisë për privatizimin e katër HEC-eve: Bistrica 1 dhe 2, Ulza dhe Shkopeti. Dosja është dorëzuar nga deputeti Eduard Shalsi, që tha se privatimi i tyre u shkakton qytetarëve shqiptarë një dëm prej 100 milionë eurosh. "Një megavat fuqi të instaluar në Lanabregas qeveria, që ia shiti Bashkisë së Tiranës, e vlerësoi me 3 milionë euro. Ndërsa, për katër HEC-et, një megavat fuqi e ka vlerësuar dhe e ka shitur me 1.4 milionë euro. Kjo është diferenca që ne kërkojmë që Prokuroria ta hetojë", tha Shalsi. Qeveria shpalli kompaninë turke "Kurum", si fituese në tenderin për shitjen e katër hidrocentraleve. Në vendim parashikohet që ministria e Financave, para nënshkrimit të kontratës, të shlyejë detyrimet që ka ndaj saj për rimbursimin e TVSH-së. Në tenderin e zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar kompania ofroi 109.5 milionë euro për blerjen e katër hidrocentraleve, me një kapacitet rreth 80 megavatësh në total, që mesatarisht kanë prodhuar 400-450 milionë kilovatorë energji elektrike në vit. SHBA: Miller përmbysi rendin Ambasada në Lima: Akuzat janë për përmbysje të një regjimi demokratik, ish-ministri i Jashtëm peruan e dinte se do të implikohej në korrupsion, narkotrafik dhe pengmarrje Një kabllogram i 2006-ës, zbuluar nga Wikileaks, tregon për dilemat Lajmi Një kabllogram i ambasadës amerikanë në Peru në vitin 2006, i dekonspiruar nga Wikileaks, ve në diskutim natyrën e veprave penale të kryera nga ish-ministri i jashtëm Blacker Miller, por thekson se ai është përfshirë në përmbysje të rendit demokratik ??? TIRANE GENC KONDI LAJME SHKURT Peruja Ministri: Shqipëria duhet ta dëbojë! Qeveria shqiptare duhet të dëbojë ngëvendi i vet ish-ministrin e Jashtëm peruan Manuel Augusto Blacker Miller, pavarësisht se nuk ekziston një marrëveshje ekstradimi midis saj dhe Perusë. Kështu ka deklaruar dje në Lima ministri i Brendshëm i Perusë, Wilfredo Pedraza, duke komentuar rastin e Blacker Millerit, i cili, sipas tij, u arrestua e më pas u la i lirë nga Interpoli në Tiranë, fakt që deri tani është mohuar kategorikisht nga policia shqiptare. Policia e Shtetit ka bërë me dije se shtetasi Augusto Blacker Miller nuk rezultonte si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe nuk ka arrestuar askënd me emër të tillë. "Nuk kemi marrëveshje me Shqipërinë, por mund të përjashtohen nga parimi i reciprocitetit. Madje nuk kemi as konsull në Shqipëri. Po punohet për ekstradimin e tij", deklaroi Pedraza. Miller akuzohet nga vendi i tij për grusht shteti, por nuk mundi të dënohet në Peru, pasi u arratis për t'i shpëtuar drejtësisë. Më 2009 u kap në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte duke u përballur ende me një proces ekstradimi. Ministri i Brendshëm deklaroi se po punohet me institucionet në Shqipëri për rikthimin sa më të shpejtë të ish-ministrit Miller. "Po koordinojmë veprimet me Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe ministrinë e Drejtësisë që të mundësojmë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e këtij personi, të akuzuar për grusht shteti gjatë regjimit të Alberto Fuxhimorit (vitet 1990/2000)", tha ministri i Brendshëm i Perusë. Në këtë drejtim, Pedraza vuri në dukje faktin që agjentët e Interpolit shqiptar e liruan Manuel Augusto Blacker Millerin, sepse në atë vend nuk rezultonte i shpallur në kërkim. "Por, policia peruane u njoftua prej tyre për arrestimin e Millerit. Edhe pse nuk kishin dritën jeshile për këtë veprim, policët shqiptarë ishin në dijeni që Peruja ka filluar një proces ekstradimi për të", tha Pedraza. ??? TIRANE Problemet e ish-ministrittë jashtëm të PerusëManuel Augusto Blacker Miller pas kërkimit ndërkombëtar të tij nga prokuroria e këtij vendi nuk kanë lindur me ardhjen e tij në Shëipëri. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lima, në një kabllogram të dërguar në Departamentin e Shtetit më 17 nëntor të vitit 2006, theksonte se statusi i tij ishte i komplikuar nga pikëpamja ligjore ndërkombëtare, por dukej e sigurt se kishte hartuar dhe marrë pjesë në një plan për të përmbysur regjimin demokratik në Peru. Sipas kabllogramit, të zbuluar nga Wikileaksi, diplomatët amerikanë në Peru theksojnë se kërkesa e qeverisë së Perusë për një arrestim të përkohshëm të ish-ministrit të Jashtëm peruan Augusto Blacker Miller nën akuzën e pjesëmarrjes në një "autogrusht shteti" në vitin 1992, sipas tyre nuk ishte e motivuar politikisht. Kjo do të thotë se ata nuk mendonin se qeveria e vendit e ndjek këtë çështje me qëllime politike. Megjithatë, akuzat për "rebelim" (tradhti) nga zyra e prokurorit të posaçëm ndaj Blacker Millerit, që përbëjnë bazën e një kërkese për ekstradim janë indirekt politike. Sipas kabllogramit, nuk ka asnjë të dhënë se qeveria po bën presion politik mbi prokurorët për të ndikuar mbi procesin ligjor apo se lëshimi i kërkesës për një arrestim të përkohshëm synon dobësimin e Blacker Millerit për arsye politike. E rëndësishme është të thuhet se zyra e prokurorit të posaçëm, që ka lëshuar urdhër arrestet e përkohshme, është krijuar para se presidenti aktual të vinte në pushtet dhe ky proces as është përshpejtuar dhe as ngadalësuar nga qeveria e atëhershme. Vepra e rebelimit apo tradhtisë, e kryer nga ish-presidenti Fujimori, me anë të së cilës ai shpërndau parlamentin dhe krijoi një qeveri de facto, ndonëse nuk është demokratike, duket se ka karakter politik. Të kontaktuar nga diplomatët, zyrtarët peruanë thanë se Blacker Miller planifikoi dhe mori pjesë në një grusht shteti që përmbysi rendin kushtetues dhe konsolidoi pushtetin në një sistem ku ai e dinte se do të përfshihej në veprime të paligjshme, si korrupsioni për përfitime personale, narkotrafikimi dhe pengmarrja. Prokurorët nuk e akuzojnë direkt Millerin për krime të tilla. Sipas tyre, përmbysja e një rendi demokratik nuk duhet të gëzojë lehtësime që u takojnë akuzave të cilësuara politike, por duhet t'u nënshtrohen ligjeve ndërkoëmbëtare. Vetë ish-presidenti Fujimori dekretoi ligjet që u përdorën për ta akuzuar atë, kështu që nuk mund të ngrihet teoria se po përdoret persekutim politik. Ata kërkuan dëbimin nga SHBA apo deportimin e Blacker Millerit, qoftë edhe pa procedura ekstradimi, që ai të përballet me akuzat, duke e kuptuar se ekstradimi edhe mund të dështonte. Shteti peruan kërkon sjelljen e Millerit në Peru me çfarëdolloj mënyre. Megjithatë, në 11 nëntor të vitit 2009, agjentë të sigurimit të shtetit të Floridas në SHBA e arrestuan Millerin, duke e transferuar atë në burgun Krame, pranë Miamit, në pritje të vendimit për kthimin ose jo të tij në Peru. Në foto: (Majtas) Faksimile e kabllogramit të ambasadës amerikane në Peru lidhur me analizën e kërkesës së kthimit të ishministrit të Jashtëm në atdhe, më 17.11.2006 (Lart) Prokurori i posaçëm i Perusë Julio Arbizu dhe Manuel Blacker Miller ? Hyn zyrtarisht në fuqi buxheti i shtetit 2013 Buxheti i shtetit 2013 është bërë operativ. Pas hyrjes në fuqi më 12 janar, tani mund të kryhet lëvrimi i parave edhe për shpenzime dhe investime publike. Deri tani, fondet e çelura nga buxheti i shtetit për paga, pensione apo shërbime jetësore janë kryer me anë të një udhëzimi të ministrit të Financave. Deri dje, ende nuk ishin lkikuiduar të gjithë punonjësit e institucioneve publike me pagat e muajit dhjetor 2012. ? Tatimet: Listëpagesat vetëm në rrugë elektronike Tatimet njoftojnë se, duke filluar nga janari, deklarimi i listëpagesave Esig 025 dhe formularëve të ndryshimit të numrit të punonjësve Esig 027 do të kryhet vetëm në mënyrë elektronike. Vendimi për deklarimin elektronik të listëpagesave është marrë që në pjesën e parë të vitit të kaluar dhe fillimisht pritej të hynte në fuqi në korrik, por më pas tatimet lanë gjashtë muaj kohë, gjatë të cilës listëpagesat mund të dorëzoheshin edhe dorazi. Afati i fundit i dorëzimit është data 20 janar 2013.
22 E martë, 15 janar 2013 OPINION Blog - Ndër mejtime NGA ARLINDA ÇAUSHOLLI Fair Play Fitimtar kokëulurapo fajtor kokëlart? Meqë ishte e dielë dhe po dembeloseshim në shtëpi nën rroba të ngrohta, po shihnim ndeshjen e Lazios me Atalantën. Stefano Flaccari, futbollisti i Lazios, bëri një gol të parregullt. Mijëra tifozë e panë qartë se 31-vjeçari Flaccari e preku topin me dorë dhe më pas e futi në rrjetë. Kjo shkaktoi zemërimin e skuadrës së Atalantës dhe mbështetësve të saj. Kamera e fokusoi futbollistin, i cili pavarësisht se doli fitimtar gjendej i vetëm në një pjesë të fushës, me duart në ije dhe peshën e fajit mbi supe. Së paku, kështu m'u duk mua. Kaq për ters mori e gjithë ndeshja pas këtij pseudogoli, sa Atalanta bëri autogol. Lorik Cana, futbollisti shqiptar që luan me Lazion, mundohej të mbante të qetë kundërshtarët, por pa shumë dobi. Lojë e ndershme apo lojë e ndotur? Sigurisht, që një shkrim prej 40 rrjeshtash nuk merr përsipër të zgjidhë pyetjet që shoqërojnë njerëzimin prej shekujsh, por ne të gjithë kemi nevojë të shohim njerëz publikë që na frymëzojnë. Zemra do ma donte, që sportisti të shkonte tek arbitri dhe të pranonte parregullsinë. Mund të merrte pakënaqësinë e shumë tifozëve që kërkojnë fitore me çdo kusht, por një gjest i tillë ndershmërie njerëzore dhe sportive, do kthehej në frymëzim edhe për indiferentin më të madh të sportit. Im bir, dashamirës i futbollit që në vitet e para të jetës, më informoi saktësisht pas pyetjes sime për vendin, kohën dhe personazhin. Gjermani Miroslav Klose, që luan për të njëjtën skuadër romane e ka bëre një gjë të tillë, më tha. Preku topin me dorë dhe megjithë gëzimin e shokëve për golin e saposhënuar, shkoi tek arbitri dhe e pranoi parregullsinë. Goli u anullua menjëherë. Klose, në një nga videot e ndeshjes të ngarkuara në youtube, ishte rrethuar nga falenderimet e skuadrës kundështare, nga duatrokitjet e tifozëve dhe një aureolë e një njeriu krenar dhe me integritet. Fair play. Dhe më e rëndësishmja njeri i lirë, sepse e vërteta është liria më skajshme e njeriut. Rastet janë të rralla, por ekzistojnë. Nëse i hyjmë kërkimit të historisë, padyshim nuk do të gjejmë pafund të tilla, por e rëndësishme është që ekzistojnë dhe kanë bërë ndryshimin. Njerëzit i kujtojnë si momente me dimension të pazakontë shprese dhe frymëmarrjeje. Ata që e shohin veten si figura publike, duke filluar nga politikanët, artistët, shkrimtarët, publicistët apo gazetarët, të pëzgjedhur nga aftësia personale apo nga fenomeni "Flaccari" kanë peshën dhe përgjegjshmërinë e të qënit frymëzim ose dështim për të tjerët. Pavarësisht niveleve të shtresës së shoqërisë, njeriu e ndjen të mirën siç ndjen edhe të keqen. Në rast se një gol i parregullt shkaktoi ankth dhe gjakprishje, çfarë mund të shkaktojë një veprim i pahijshëm politik apo personi publik në sytë e bashkëqytetarit dhe për më tepër nën dritën e diellit. Helmohen gjërat me radhë. Nga pakënaqësia në zemërim, nga zemërimi në sharje, nga sharja në turfullim, nga turfullimi në pesimizëm, nga pesimizmi në pasivitet, dhe pasiviteti rrezikshëm injekton dembelinë dhe mashtrimin. Eshtë një rreth vicioz nga i cili, për një kohë të gjatë, nuk del dot kollaj. Një mik i afërt i familjes sonë i thoshte vazhdimisht të shoqes se ishte shumë bukuroshe. Ajo në fakt ishte njeri i mrekullueshëm, por për nga bukuria, ta shihje, edhe mund të heshtje. Në këtë rast nuk dëmtohej asnjeri, përkundrazi. Por ka gënjeshtra në dëm të të gjithëve ne dhe atyre që i mbartin. Me to, gjithçka mund të mbillet, përveçse frymëzimit. Kjo ndjehet në ajër. Siç ndjehet ai që të frymëzon. Kur e kemi pranë, qeshim shumë, qeshim shpejt dhe kthehemi në fjalëmirë po kaq shpejt. Blog - Live from Life NGA ANJEZA SHATKU Ndryshim i njëjtë Jo vetëm biseda zbulonraportet njerëzore. Nganjëherë ajo është përpjekje për të mbuluar situata dhe karaktere. Ekonomia humane, që nis nga një krevat sadopak komod është pikënisja e mbarëvajtjes së një politike të mirëqenë shtetërore. Quajeni mbivendosje, nënvendosje, bashkëvendosje! Rëndësi ka të çlirohet energji me fytyrë njeriu e me shpirt futurist. Lëvizje përsiatjesh kjo e imja, që ndoshta edhe "Act Now" do ta shihte si rivale! Brezat, këto shtylla të forta shoqërore, sot, më tepër se kurrë i përngjajnë njëratjetrës. Ngrehinë e shtetit të ri, streha familjare. Figura mitomoderne: tradita me post-traditën. Trupa dhe kokë të ngjitura, që ndahen vetëm në stil veshjeje, dehjeje, qeshjeje, përndezjeje, ecjeje, fshehjeje, krehjeje, pra formash. Po ndarjet ideologjike? Ato divorce të dobishme për një shoqëri të homogjenizuar që në djep? Për një shoqëri të përkundur nga një dorë e vetme dhe të përgjumur nga një ninullë dukshëm e stonuar. Për një shoqëri gjurmësh dhe ujqsh jo të gjurmuar. Mendimi se jemi plastelinë e butë më shqetëson. Me zhurmë më kumbon ideja se duart e njëjta nuk mund të japin forma të ndryshme. Vazhdojmë të formësohemi fabrikshëm nga të njëjtat pëllëmbë, që edhe fallxhoret do të refuzonin t'i lexonin, se s'do kishin ç'të thurnin! Foshnjave duart ua lidhin, që të mos gërvishten. Po ne nuk jemi foshnja. Ne nuk mund të vazhdojmë të belbëzojmë vetveten! Koment NGA ADRI NURELLARI vijon nga faqja 1 Iluzioni i bashkimit kombëtar nëpërmjet një referendumi ...në nivel deklarativ. Rishtarët e çështjes kombëtare duhet të mësojnë se në 11 dhe 12 janar të vitit 1992 në Maqedoninë Perendimore shqiptarët organizuan referendumin për autonomi politike dhe territoriale dhe hartuan kushtetutën e Republikës së Iliridës. Ky u mbajt si kundërpërgjigje ndaj Referendumit për Maqedoninë e pavarur që u bojkotua më shtator 1991 nga shqiptarët, mirëpo edhe pse shumica dërrmuese e shqiptarëve votuan pro këtij referendumi asgjë nga deklarimet e këtij referendumi nuk u vu në jetë, dhe shqiptarëve të atyshëm iu desh edhe një dekadë e mundimshme dhe një luftë e përgjakur për të siguruar një fraksion të kërkesave të paraqitura në referendum. Fakti që referendumi i propozuar është retorike e zbrazët elektorale e që ska sinqerisht në objektiv bashkimin kombëtar por shitja në publik se AKZ është e vetmja forcë që mendon për bashkimin kombëtar dëshmohet jo vetëm nga momenti paraelektoral i përzgjedhur për ta bërë por edhe nga mungesa e përgatitjes së terrenit paraprak për këtë referendum. Pra konkretisht përpara referendumit për bashkim, më së paku nga ana juridike do të ishte e nevojshme që të ndryshohej si fillim Kushtetuta e Shqipërisë në pikën ku nuk lejohen referendumet që prekin tërrësinë tonë territoriale dhe të ndryshohej Kushtetuta e Kosovës e cila duke gëlltitur pakon e Ahtisarit e ka të sanksionuar që pengon bashkimin me vende të tjera. Për realizimin e unifikimit të Shqipërisë me Kosovën një element thelbësor që duhet patur parasysh është edhe aspekti i konjukturës ndërkombëtare, nuk mund të ndërmerren veprime pa strategji, pa marrë parasysh skenaret alternative, pa plan B apo pa sqaruar hapin tjetër. Politika nuk është tavëll ku lëvizet si të bien zaret por lojë shahu ku hapat duhen matur mirë pasi janë marrë në konsideratë edhe veprimet potenciale të të tjerëve. Një gjë që nuk duhet neglizhuar është edhe përgatitja e opinionit publik në arenën ndërkombëtare, përmirësimi i konjukturës dhe sigurimi i sa më shumë aleatëve për të mundësuar bashkimin. Nuk mund të ecet me diletantizëm dhe ta vësh faktorin ndërkombëtar përballë një rrufeje në qiell të kaltër duke lënë të surprizuar dhe pakënaqur edhe aktorë të cilët po të përpunohen mirë mund të bëhen krahë për qëllimin madhor. Konkretisht si pjesë e idesë së integrimit mbarëkombëtar, ne duhet të kishim filluar edhe në mënyrën e konceptualizimit të strategjisë sonë të sigurisë duke harmonizuar përpjekjet tona për t'u fuqizuar ushtarakisht, se sa vlerë kanë kërcënimet kur nuk ke dhëmbë për të kafshuar nëse e lyp nevoja. Pra duhet të mendojmë edhe për pajisjen me të njëjtat armatime, municione, mjete logjistike dhe taktika luftarake që të mundësohet maksimumi i ndërveprueshmërinë së trupave nëse nevojitet. E tek flitet për siguri padyshim që duhet bërë edhe një përgatitje psikologjike për mbarë popullin shqiptar duke e bërë të qartë se vota pro nënkupton edhe gatishmëri për të marrë armën krahut dhe për të mbrojtur vendimin legjitim demokratik që merr një komb. Është e pafalshme që kombi ynë të gjendet i papërgatitur para sfidave të tilla kombëtare e sërish në rast nevoje të kërkojë lëmoshën e ndërkombëtarëve. E vërteta është që bashkimi nuk ka për të na ardhur peshqesh nga qielli dhe për ta mundësuar atë nuk mjafton vetëm një fletë votimi, por duhet një punë e mundimshme, intensive dhe e gjatë për të shkuar drejt këtij objektivi madhor.Vëmendje të posaçme i duhet drejtuar integrimit ekonomik, shkëmbimi ynë tregtar është ende i papërfillshëm, mjafton të udhëtosh në rrugën e kombit jashtë sezonit turstik për të kuptuar se sa pak ndërveprim ka mes nesh. Nevojitet integrimi i standardeve teknike në fusha të ndryshme si industria e lehtë apo ndërtimi. Do të duhej harmonizimi i legjislacionit në mënyrë që kur të bëhet lëvizja nga Saranda në Podujevë një sipërmarrësi apo profesionisti të lirë të mos i duhet të rihapë librat për të mësuar si funksionojnë gjërat në vendodhjen e re. Nevojitet në këtë kuadër edhe rakordimi i procedurave dhe regullave në fusha të ndryshme duke minimizuar maksimalisht dallimet po ashtu edhe përputhja e politikave fiskale, gjobave dhe mënyres se si jepen masat disiplinore etj. Energji e madhe i duhet kushtuar edhe përmirësimit të lidhjeve infrastrukturore duke e zgjeruar më tutje traditën e mirë të krijuar me rrugën e kombit dhe rrugën cilësore që lidh Gjakovën me Tropojën duke kaluar Qafën e Prushit. Një rrugë e ngjashme që mund ta lidh akoma më shumë Kosovën me Shqipërinë është rruga DeçanPlavë-Vermosh-Shkodër. Konkretisht duhet bërë çmos shtyrja përpara e hekurudhës që na lidh me trojet shqitpare në Maqedoniënë Perëndimore, dhe nëpërmjet tyre me Kosovën duke mundësuar një korridor të ri strategjik me Kosovën që minimizon jashtëzakonisht shkëmbimin e pasagjerëve, mallrave dhe lëndës së parë mes dy shteteve. Faktikisht bëhet fjalë për ndërtimin e një linje Lin i Pogradecit-Strugë-Kërçovë ku pala jonë ka për të shtruar vetëm 2.8 km hekurudhë, ndërsa pala maqedonase 65 km por nëpërmjet kësaj hekurudhe Shqipëria mund të lidhet me Kosovën duke kaluar nga Shkupi. Prandaj do të ishte mirë që në marrëdhëniet tona bilaterale me Shkupin, në atë me donatorët e huaj si dhe në lidhje me faktorin politik shqiptar brenda Maqedonisë të ushtrohej maksimumi i presionit që kjo hekurudhë të bëhet sa më shpejt realitet. Infrastruktura e bashkimit nuk duhet parë vetëm në aspektin e transportit, autostrada e re dixhitale qe lidh Shqipërinë me Kosovën me fibra optike të fjalës së fundit, do të duhej të shoqërohej nga vënia në jetë e linjës së interkonjeksionit si dhe të tjera nismave të ngjashme. Sfidat moderne nuk mund të përballen me zgjidhje anakronike, pra në kushtet kur Shqipëria ka adoptuar filozofine e alter-tekstit, adoptimi i abetares së unifikuar ka një efekt vetëm simbolik e jo përmbajtësor. Abetarja ashtu sikurse unifikimi i alfabetit është një mjet që u takonte rilindasve, pjesë e ligjërimit të kohës së Kongresit të Manastirit, ne kemi nevojë për mjete të tjera që të ecin me hapin e kohës. Prej rilindasve mund të huazohen qëllimi, idealizmi, kurajoja, integriteti dhe devotshmëria por jo detyrimisht mjetet e tyre si unifikimi i gjuhës shqipe apo diskutimet mbi prejardhjen mijëvjeçare autoktone të shqiptarëve. Lista e nismave paralele është shume e gjatë por ajo që ka rëndësi të theksohet është se përpara se të bëjmë deklarata boshe e ndërmarrim veprime iluzionuese duhet të përpiqemi që bashkimin kombëtar ta bëjmë de-facto duke forcuar, thelluar, zgjeruar dhe intensifikuar bashkëpunimin dhe integrimin në të gjitha sferat aq sa kufijtë administrativ të shndërrohen thjesht në një formalitet. Vetëm pasi të jetë bërë një punë e suksesshme në këtë fushë do të jetë e mundur që realiteti de-facto të shndërrohet në de jure.
11E martë, 15 janar 2013 RRETHE Berat, sherr në familje djali plagos me thikë babain 46-vjeçar LAJME SHKURT Lajmi Kreu i Misionit të Pajtimit të Gjaqeve, Gjin Marku, është marrë i pandehur nga policia. Sipas Drejtorisë së POlicisë së kryeqytetit, në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas, është ndaluar një person, i cili kishte një vertetim, i cili dyshohet se është false, lëshuar nga zyrat e Pajtimit të Gjaqeve. ??? TIRANE KLAJDI BODLLI Propozimi Marku dhe kolegu i tij u hetuan dhe 13 muaj më parë Emri i Gjin Markut nuk është i panjohur për policinëshqiptare në askeptin e falsifikimit të dokumenteve të gjakmarrjes. Më 2 dhjetor të vitit 2011, për Gjin Markun ka nisur hetimi, i dyshuar për lëshimin e vërtetimeve false të gjakmarrjes. Policia deklaroi në atë kohë se, ka nisur hetimi për Kryetarin e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar Gjin Marku, 55 vjeç dhe Pashko Popaj, anëtar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë me qendër në Shkodër. "Këta persona, sipas deklaratës së asaj kohe të policisë, dyshohen se duke shfrytëzuar pozicionin në shoqatat e mësipërme kanë lëshuar vërtetime te falsifikuara për persona të ndryshëm, që ata të aplikonin dhe përfitonin në mënyrë të padrejtë azilin në vende të ndryshme të Europës”. "Gërdeci" Vendimi më 4 shkurt, kërkohet pafajësi ??? TIRANE Edhe pse kanë kaluar 5 vjet, gjyqi përçështjen e "Gërdecit" ende nuk është mbyllur. Në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit, relatori i çështjes Alaudin Malaj ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor dhe caktoi datën 4 shkurt për shpalljen e vendimit. Ditën e djeshme u dëgjuan pretendimet e palës mbrojtëse, ato të ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha dhe ish-drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Dashnor Çaushi. Duke folur në ëmër të klientit të tij që ndodhet në SHBA, avokati mbrojtës i Luan Hoxhës, Brahim Lahi ka kërkua pushimin e çështjes ndaj klientit të tij me pretendimin se nuk provohet që ai të ka kryer ndonjë vepër penale dhe më tej ka theksuar se vendimi për shpalljen fajtor të Hoxhës ishte i jashtëligjshëm. Më 12 mars 2012 Gjykata e Shkallës së Parë dha vendimin për 29 të akuzuarit e çështjes së "Gërdecit", duke dënuar me 18 vjet burg ish-kreun e kompanisë MEICO-s, Ylli Pinari dhe ish-drejtorin e Fabrikës, Dritan Minxolli dhe me 10 vjet burg ishadministratorin shqiptar të "Albademil" sh.p.k, Mihal Delijorgjin. Për të fituar të drejtën eazilit politik në një vendPerëndimor, ke shumë shanse nëse në Shqipëri ke problem me hasmëritë dhe gjakmarrjen. Kjo situatë, duket se i ka rënë përshtat Kreut të Misionit të Pajtimit të Gjaqeve, Gjin Marku, ndaj të cilit policia ka nisur një procedim penal, për faktin se sipas uniformave blu, lëshonte vërtetime false. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ka nisur një procedimi për Kryetarin e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtarkombëtar Gjin Marku. Procedimi penal në ngarkim të tij ka nisur në kuadër të operacionit të koduar "Azilanti". "Marku, ka paisur me dokumenta dhe vërtetime të rreme, të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, vërtetime të cilat pasqyronin të dhëna në lidhje me hasmërinë e shtetasit Abdullah Skeja dhe familjarëve të tij, me një familje tjetër në Dibër. Skeja, me anë të këtyre dokumenteve, synonte të merrte azil politik në Kanada. Pas verifikimit të këtyre dokumenteve nga Policia Kufitare e Rinasit, është konstatuar se ato janë të fallsifikuara dhe menjëherë, është ndaluar kalimi i kufirit nga Abdulla Skejan. Menjëherë më pas, Drejtoria e Policisë Tiranës, Seksioni Kundër Krimit në këtë drejtori, ka nisur procedimin penal për këta dy persona", thuhet në një komunikim zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. REAGIMI I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kreut të Misionit Mbarëkombëtar të Pajtimit të Gjaqeve, i cili ka hedhur poshtë dyshgimet e ngritura nga policia ndaj tij. Gjin Markut, i kontaktuar nga televizioni A1 Report, shprehet se nuk ka dijeni për procedimin penal, si dhe hedh poshtë mundësinë që zyra e tij të lëshojë dokumente të falsifikuara. Ai pranon, se i ka dhënë dokumente babait të Abdulla Skejës, por mohon dijeninë për këtë të fundit. "Nuk kam dijeni dhe nuk jam i lajmëruar për procedim penal, për falsifikim dokumentash. Ia kam dhënë vërtetimin babait të Abdulla Skejës dhe ia kemi dërguar informacionin policisë. Vërtetimet false nuk lëshohen nga ne. Nëse janë të falsifikuara, duhen vërtetuar, duhen verifikuar se ku janë marrë. Në Rrugën e Kavajës, sekserët mund të lëshojnë mbi 500 vërtetime", është shprehur Marku. PRECEDENTI Që prej 15 dhjetorit të vitit 2010, kur qytetarët shqiptarë fituan të drejtën për të lëvizur lirisht në zonën shengen, shumë prej tyre u janë drejtuar vendeve Perëndimore për të kërkuar dhe azil. Një pjesë e tyre, mendohet se kanë përdorur dhe dokumente të falsifikuara. Siç është mësuar për shumë raste, me dhjetra raste, sidomos në Francë, Belgjikë dhe vendet nordike, kanë fituar të drejtën e qëndrimit, duke përdoror mënyra nga më të ngryshmet, përfshirë dhe dokumente të falsifikuara, si vërtetime se familjet janë në gjak, kanë problem politike në Shqipëri e shumë alibi të tjera. Gjin Marku, Kreut të Misionit të Pajtimit të Gjaqeve “Babait të të ndaluarit i firmosa dokument të rregullt" Gjakmarrja, nën hetim pajtuesi Marku Policia: Firmosi dokumente për azil në Kanada Krimi brenda familjes godet sërish.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "30 dhjetori" të qytetit të Beratit, ku djali 26 vjeç Hajdar Pisku ka goditur 4 herë me thikë në trup babain e tij Aleko Pisku, 46 vjeç. Babai është plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të qytetit, ku mori dhe ndihmën e parë shëndetësore. Më pas 46-vjeçari u dërgua drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për ndihmë më të specializuar pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që Policia e Beratit ka arrestuar 26-vjeçarin. Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur pas një zënkë mes babait dhe të birit në banesën e tyre, sherr i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta nga ana e 26-vjeçarit, i cili e ka goditur 4 herë me thikë babain e tij Aleko Pisku, 46 vjeç. Ende nuk janë të qarta shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndëkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve që çuan 26-vjeçarin në plagosjen e babait të tij. ? Hetim për dy kambistë të palicencuar Policia e Tiranës ndëshkon dy kambistë, të cilët sipas saj, ushtronin këmbim në m,ënyrë të jashtëligjshme. Sipas policisë, filloi procedimi penal për Alfred Skapin dhe Vladimir Vlejan, pasi këmbinin para në mënyrë të palicencuar. Atyre u janë bllokuar dhe sasi të mëdha lekësh, si 220 mijë lekë, 700 euro, dy makina llogaritese me mbishkrimin Made in China dhe kater cope karta telefoni. ? Elbasan, 4 të vdekur në punë për një vit Gjatë vitit 2012 Inspektoriti i Punës në Elbasan ka konstatuar një sërë aksidentesh gjatë orareve të punës në subjektet e regjistruara. Këtë informaion e bën të ditur z. Rexhep Bica, drejtori I këtij inspektoriati, gjatë nje prononcimi për mediat. Sipas Bicës, ka patur 14 raste aksidentesh të hasura në subjekte të ndryshme, 4 prej të cilëve kanë qenë me pasojë vdekjen e punonjësve dhe 10 raste kanë qenë me pasoja më të lehta. Sipas Bicës, këto probleme të evidentuara, kryesisht janë konstatuar në ndërrmarrjet prodhuese. ? Durrës, "bllokohet" porti Moti I keq në qytetin e Durrësit, ka bërë që dje në mbrëmje, tragetet që do të niseshin drejt Italisë të kishin problem. Era e fortë dhe reshjet e dendura kanë shkaktuar dallgë në det, duke vonuar edhe në nisjen e trageteve. Po ashtu, problem kanë pasur dhe anijet e ankoruara në radë si dhe ato të peshkimit. ? Korçë, mijëra të papunë Plot 9474 është numëri i personave që raportohen të papunë në rajonin e Korcës për vitin që lamë pas, ndërkohë që krahësuar me një vit më parë shifra është dyfishuar. Mungesa e vendeve të lira të punës duket se është një prej faktorëve kryesore, që ka rritur ndjeshëm statistikat, por kësaj i bashkohet dhe kthimi masiv i emigrantëve. Pas humbjes së vendit të punës në shtetet fqinjë, kryesisht në Greqi, shumë emigrantë janë kthyer në atdhe, por dhe këtu kanë patur të njëjtin fat, pasi vetëm pesë prej tyre kanë mundur të punësohen nga 281 që kanë bërë kërkesë për punësim. Kjo është bërë e ditur nga Drjtoresha e Zyrës së Punës, Floalda Strati.
14 E martë, 15 janar 2013 DUKE BLERË ABONIMIN, JU MUND TË LEXONI GAZETËN QË NGA ORA 2:00 E MËNGJESIT, DHE PAGUANI MË PAK KURSENI! Lexojeni gazetën në ipad në kompjuter SHKARKON FALAS APP TE SHQIPTARJA.COM NGA APPLE STORE NE VERSIONIN DIXHITAL n iphone origjina e lajmit... Në adresën: www.shqiptarja.com
19E martë, 15 janar 2013 DOSSIER RRËFIMI "Drejtori i spitalit të Tiranës më tha: qysh kur ai ka vdekur, nuk jemi në gjendje të bëjmë diagnoza të sakta, duke i mbajtur të sëmurët deri në 3 muaj në spital..." PËRNDJEKJA Edhe pse ishte një kirurg shumë popullor dhe i palodhur, ai pat një jetë të vështirë, mbasi politikisht familja e tij ishte në syrin e regjimit dhe shikohej me dyshim. RRËFIMI I OLIMPIAS: “Regjimi e shfrytëzoi deri në ekstrem Frederikun” vendit popullorë (parlamentit) më kanë dekretuar 2000 lekë në muaj " pension për merita, pension për patriotët". Me kaq pak lekë nuk mundesha të jetoj, prandaj kam shkuar në ministrinë e shëndetësisë për të kërkuar punë. Më kanë dërguar si shërbyese në ambasadën e Gjermanisë komuniste - favor i madh ky, sepse është shumë e veshtirë të punosh me të huaj edhe pse ishin nga kampi socialist. Mandej ndodhi prishja me Bashkimin Sovjetik dhe të gjitha ambasadat u larguan menjëherë. Mbetën vetëm Kina, Korea, Vietnam, Ghana, Turqia, Italia e Franca. Prap mbeta pa punë. Atëherë i kam merzitë duke kërkuar punë dhe më kanë dërguar si pranuese në laboratorin e Oblikës e ma vonë me bënë teknike e mesme e mvaresha nga ministrija e shëndetësisë. Eshtë e vështirë i dashur Zef në këtë moshë të punosh me disa njerëz të paaftë . Mbas tre vjet kërkesash të shumta më kanë lejuar të vij në shtëpi te motra ime... Eh Federiku i shkretë, sa ka punuar! Cdo dy netë roje në spital pa i paguar asnjë lekë më shumë. Sot i paguajnë doktorat për orët e natës. ....Një rruge në Tiranë, Fakulteti i mjekësisë e repartit ku punoj së fundi, mbajnë emrin e tij. Në sallën e leksioneve dhe në repartin e kirurgjisë qëndron busti i tij. Por cka sherben kjo tashti, duhej ti jepeshin për së gjalli këto merita. Eshtë gjithshka mbrapësht atje.........Për udhëtimin në Itali, banka më ka dhënë vetëm 10 dollarë, nuk lejohej më tepër. Këto fjalë të shkruara me kaq dhimbje e keqardhje për një jetë të kaluar në vuajtje e izolim flasin vetë e nuk kanë nevojë për koment. Në një letër që mban datën 17.2.1964 e veja e Dr. Shirokës shkruan: ..... pak ditë para se të vdiste Federiku im i shkretë, i thashë që: asnjëri nuk do ta besonte që ishim gjithmonë pa lekë në shtëpi (Federiku ishte shejtori i të varfërve) çka do të kisha bërë në rastin e ndonjë fatkeqësie. Atëherë ai më vështroi gjatë e më tha: në një rast të tillë, vendos a do të vazhdosh të rrish ose vendos të ikësh.... Në një letër tjetër që mban datën 13.9.1963, në ditët kur asaj ju dha mundësia të udhëtonte drejtë Italisë, për të vizituar familjen e saj në Trento, ajo përshkruan gjendjen e familjes së saj atje. Ajo nuk arriti ta shihte nënën e saj e cila kishte pak kohë që kishte vdekur e me të cilën nuk pat as korrespondencë. I vetmi person i mbetur nga familja e saj në 21 vjet distancë nga udhetimi i fundit, ishte një kushërinë e saj me emrin Margherita Toniolli, ku Olimpia gjeti strehë e mikpritje. Dhimbja e humbjes së njeriut ma të shtrejtë të saj Federikut, ishte e pashlyeshme, por respekti e dashuria që tregonin njerzit e thjeshtë për "doktorin", qe sherimi i shpirtit te saj. Ajo shkruan: ......Federiku ka lënë jetën për të varfërit e tij, për popullin e tij, ai me punën e tij ishte pioneri i kirurgjisë, por qeveria këtë e ka marrë në konsideratë vetëm pas vekjes së tij....kur kishte mbetur pak për të bërë..... ........njerzit kanë qarë me dënesë në funeralin e tij, ishte nji shprehje spontane e popullit (jo një miting i organizuar). E mandej kanë vendosur bustin e monumentin. Fakulteti i mjeksisë mban emnin e tij. Një rrugë ka emrin e tij. Drejtori i spitalit civil të Tiranës me ka thënë: qysh kur ai ka vdekur, nuk jemi në gjendje të bëjmë diagnoza të sakta, duke i mbajtur të sëmurët deri në 3 muaj në spital. E mendo që ky (drejtori) është komunist! ...... Prandaj po deshte të mos më bësh dëm, te lutem mos thuaj që ke korespondencë me mua, sepse më duhet të kthehem përsëri atje........ Eshtë i papërshkrueshem frustrimi i zonjës Shiroka nga veprimet diskriminuese dhe provokative të sistemit djallezore komunist i cili në mënyrë të vecantë ushtroj presion ndaj familjeve të intelektualve të përmendun të përmasave të Dr. Shirokës edhe pse ai ishte i respektuar nga mbarë elita ndërkombetare e kirurgeve si - MJEKU ME DUAR TE ARTA -. Kasta komuniste e shfrytëzoj në extrem punën e mjekut Shiroka edhe për të shëruar anëtarët e lartë të partisë e të komitetit qëndrore të saj, por duke i treguar kurdoherë "grushtin e diktaturës së proletariatit" që i rrinte mbi kokë cdo intelektualit që kishte studiuar jashtë apo që kishte gruan të huaj nga bota "borgjeze e reaksionare" përendimore. Po sjell këtu një letër të viteve të vështira 1964 ku Olimpia përshkruan vdekjen e Federikut dhe situatën e saj të dëshpëruar të atyre diteve: *** ... Zef Shiroka ishte i denuar me 20 vjet dhe i deportuar në jug të vendit ku vuanin shumë persona në kampet për bonifikimin e kënetave, të kafshuar nga mijëra shushunja. Kur vdiq Federiku i bëmë një telegram Enverit që e liroj Zefin dhe ushtarët e mbrojtjes e sollën në Shkodër, ku arrita ta dergoj Federikun e vdekur. Kur po shkonim për në Shkodër, rrugës Tiranë - Shkodër na është dashur shumë herë që të hapnim arkivolin e të vdekurit mbasi njerzit donin të shihnin "Doktorin"....... *** ....në Tiranë denuan me vdekje shefin e spitalit, doktorin italian Lozzi e kështu sollën Federikun në vend të tij. Frederiku vdiq këtu prej Infaktit nga lodhja, nga puna e madhe ditë e natë. Për një farë kohe ai ishte edhe mjek i burgut. Kur vinte në shtëpi nuk mund të hante e vetëm djersitej e dridhej nga tmerri i torturave që kishte parë atje mbrenda. Pastaj e larguan mbasi ai ishte shumë i ndijshëm nga këto skena. **** Për të nderuar Federikun për punën e madhe që bënte (gjithshka për njerzit e varfër), qeveria në majin e vitit 1955 e dërgoj në Moskë për të parë paradën ushtarake në SHESHIN E KUQ e mausoleumin e Stalinit. Në dhjetorin e këtij viti ai vdiq nga infarkti në orën tre te natës në shtrat pranë meje...e tmerrshme.... *** Porositën të bëhej një bust nga Kristina Hoshi për një ekspozitë. I dhanë emrin e tij bulevardit ku ne banonim. Kanë emeruar edhe repartin e kirugjisë në Tiranë me emër të tij. Por mua nuk më dhanë pension. "jemi një vend i varfër dhe nuk mund të mbajmë parazitë" ishte pergjigja e parlamentit mbas kërkesës sime. Më dhanë një punë në ambasadën gjermane (lindore). Një nder i madh për të punuar me të huaj. E kështu prej punës delikate që kisha, nuk mundesha që të frekuentojshe publikisht njërzit tonë. E më në fund më lejuan për një muaj të vij këtu (në Itali), pa valigje e pa para, e unë NUK JAM KTHYER ME ATJE. Tashti punoj për të mbajtë frymën mbasi këtu nuk ke ndihmën e askujë. Dhe nuk kam asnjë të drejtë, mbasi italianët në Shqipëri patën një përfundim(qenë keqtrajtuar)të keq. Porse më kanë ridhënë shtetësinë italiane e kështu të paktën mundem të punoj..... *** Së fundi, Dr. Shiroka jo vetëm që ishte një mjek profesionist i klasit ndërkombëtarë, por ishte një njeri me shpirt të madh e humanist shëmbullor. Edhe pse ai nuk e deshti dhe nuk e pranoj kurrë regjimin antidemokratik komunist, si mjek dhe humanist mjekoi dhe kuroi edhe pjestarë të makinerisë gjakatare komuniste, atentatore e udhëheqës partiake që ekzekutonin e burgosnin ato që mendonin ndryshe. U shkruajt shumë për Dr. Shiroken, u mbajtën konferenca e simpoziume për veprën e tij, për gjurmët shkencore që la prapa, por një gjë duhet të jetë e qartë: ai nuk e deshti për asnjë çast regjimin komunist që i shkurtoj jetën. Shumë kolegë të tij ish-anëtarët e partisë së dhunës, që ishin pjestarë të makinacioneve e kurtheve kundër tij, në vitet më pas si për të bërë "punën e pendimit", shkruan fjalë të mira e lavde për Federikun. Por këto ndere e lavdërime ai i krijoj me punën, profesionalizmin e nderin e tij. Nuk ishte regjimi që i bëri nder Federikut duke i bërë buste apo emërtime rrugësh e sallash me emrin e tij, por ishte Federiku që i bëri nder atdheut të tij e të gjithe popullit shqiptar, duke i shërbyer ditë e natë me profesionalizëm e humanizëm, duke e bërë të njohur kombin e tij në arenën ndërkombëtare. Shpresoj që ky shkrim të sjellë në mendjen e presidentit të Republikës dekorimin e Dr. Shirokës me titullin e lartë NDERI I KOMBIT për karrierën e tij shëmbullore, e po ashtu edhe bashkinë e qytetit të lindjes SHKODER, për ta vlerësuar me titujt apo emërtimet që Dr. Shiroka i meriton. Dr. Shiroka në mes të kolegëve të spitalit të Tiranës: Dr. Fejzi Hoxha, Ferdinand Paparisto, Sherif Klosi Federik Shiroka (sipër i katërti) në dramën "Ora e Shqypnisë" të dom Ndre Zadejës në vitin 1920 Në foto Olimpia Shiroka, e veja e Dr. Federik Shirokës
7E martë, 15 janar 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti "SALAJ" ju vjen në ndihmë në këto shërbime: ? Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. ? Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. ? Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. ? Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website: www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI NANO Megjithëse ish-kryetari i PS ishte hakmarrës, ulej në bisedime dhe kërkonte ndihmë kur i duhej, madje edhe nga kundërshtarët. Këtë e bënte me përulësinë më të madhe. ISH-KRYETARJA FRESSH për burgun e Nanos thotë se gjithnjë ka aluduar, se u tentua që kurban të ishte Ilir Meta, por s'ia dolën dhe më pas kurbani u bë pikërisht kryetari i PS, Fatos Nano Tradhëtia "Unë kam kuptuar në atë kohë, që ne si të rinj me imazh të mirë, që e vumë në funksion të PS po përdoreshim prej saj dhe në fakt koha dëshmoi se u përdorëm dhe kur nuk iu deshëm më PS, na hodhi në rrugë". Spektakli FRESSH feston sot 21 vjetorin e krijimit kontributet e forumit nga dita e parë ??? TIRANE Forumi Rinor Eurosocialist shqiptar ditën e sotme do të festojë 21 vjetorin e krijimit të tij. Kjo festë do të jetë e hapur për të gjithë, dhe në këtë kontekst nuk është bërë ftesë për asnjë nga ish-krerët e FRESSH që tashmë militojnë në parti të tjera. I konceptuar në formën e një spektakli të madh, nuk do të mungojnë kreu i PS Edi Rama, por dhe ish-krerët e FRESSH ndër vite, i pari kryetar i këtij forumi Ilir Zela, Pandeli Majko, Gjergji Koja. Ndërkohë që pritet të mos jetë pjesë e këtij festimi ish-kryetari i FRESSH, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe ish-kryetarja e FRESSH, tashmë anëtare e kryesisë së LSI, Monika Kryemadhi. Sipas burimeve zyrtare të LSI mësohet s'do të marrin pjesë në këto festime, pasi nuk kanë ftesë zyrtare dhe meqënëse është thënë se do jetë një festë e hapur, kreu i LSI nuk mund të lëvizë pa ftesë në një eventiment të tillë. Mësohet se do nxirren me video-projektor ecuria e këtij forumi gjatë gjithë këtyre viteve, por dhe do përcilet mesazhi i vazhdimësisë dhe solidaritetit, duke përcjellë dhe angazhimin për një mbështetje të fuqishme ndaj PS në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti. FRESSH ka qënë një “fidaniste” e vërtetë gjatë tërë historisë së tij për Partinë Socialiste dhe kjo mund të evidentohet fare qartë nga pesha që ai ka mbajtur për reformimin e PS por dhe për qeverisjen e vendit. Kështu falë FRESSH, PS u anëtarësua me të drejta të plota të Internacionalen Socialiste, ndërsa i ka dhënë vendit dy kryeministra, Pandeli Majkon e Ilir Metën, disa ministra, duke filluar me Ndre Legisin, Ilir Zelën, Gjergji Kojën dhe një numër të lartë zyrtarësh të rëndësishëm të shtetit. sisht për t'u kujdesur për detaje të rëndësishme. Për lobimin që bënim me të huajt delegacionet vinin në Tiranë e partia s'kujdesej fare për ta, ndërsa ne, i prisnim dhe i mbanim edhe nëpër shtëpitë tona duke u kujdesur që çështja Nano të ndërkombëtarizohej sa më shumë. Ne po investonim, që Nano të konsiderohej i burgosur politik dhe ia dolëm. Të gjithë e konsideronin Fatos Nanon si të burgosur politik e PS, si një parti që po reformohej. Kjo kishte meritën e padiskutueshme të drejtuesve të FRESSH. Por kjo duket se nuk u reflektua kështu tek Fatos Nano…? Sot mendoj, se kjo përpjekje e vazhdueshme e jona, pra e FRESSH, krijoi një farë xhelozie në radhët e drejtuesve të PS. Si pasojë e kësaj, erdhi kongresi i gushtit 1996, faza e dytë e tij, kur Fatos Nano paraqiti mocionin. Për mua u rrëzuan muret. Gjithçka kishim investuar ishte hedhur poshtë si me një të rënë të lapsit. Ishin pesë vite angazhim intensive në mbrojtje të partisë ku aderoja dhe në këtë kongres këto shumëzohen me zero, jo vetëm për mua, por për shumë të tjerë. Ky ka qënë momenti i parë, kur unë për veten time, e kam menduar largimin nga PS. Në këtë moment, unë kuptova se në PS, po ktheheshin ish-ët e Partisë së Punës. Cilët ishin ata? Ato kohë, po shikoja njerëz që më parë nuk vinin në PS dhe nisën të rikthehen. Ata që kishin qenë anëtarë të byrosë politike, apo të Komitetit Qëndror, po ktheheshin në PS. Pra ata s'kishin faj për të shkuarën komuniste, ndërsa Ramizi po. Momenti i dytë është miratimi i anëtarëve të KPD dhe të kryesisë. U larguan nga këto forume të gjithë reformatorët e kësaj partie, bashkë me FRESSH, ku përfshihej Servet Pëllumbi, Namik Dokle e mbështetësit e Ilir Metës. Në forume u kthyen ish-ët. Ka një detaj të rëndësishëm për t'u sqaruar dhe këtë s'mund ta bëj unë, por vetëm Ilir Meta. Ka një korrespondecë letrash nga burgu mes Nanos e Metës ku mund të gjesh plot argumenta për të vërtetuar tentativën e Nanos për ta përdorur Metën kundër Pëllumbit e Dokles dhe në momentin kur nuk ia doli, ai u kthye kundër Metës. Në kongres u bënë disa reformime. Ndikuan këto në rritjen e demokracisë së brendshme dhe në reformimin e PS? Mendoj, se të gjitha lëvizjet ishin në funksion të luftës për karrige në PS dhe jo për reformimin e saj, apo aq më pak për demokracinë e brendshme. Në atë kongres u hoq nga forumet Ilir Meta, Servet Pëllumbi, Luan Hajdaraga, Namik Dokle e të tjerë. Pra s'ka lidhje me demokracinë. Ndërkohë, që disa individë, të që dikur ishin në mbështetje të Metës e Pëllumbit kaluan në krahun tjetër. Beteja bëhej për post e jo për reformim. Në atë kohë unë fillova të krijoj rezerva të mëdha në raport me PS dhe unë kam krijuar dyshimet e mia shumë më herët se sa Iliri. Ka qënë ky moment, kur unë kam menduar të iki nga PS, madje dhe e kam shprehur. I kam thënë Musa Ulqinit, që është momenti të ikim, sepse do kemi mbështetjen brenda e jashtë vendit. Ulqini u shokua kur i thashë se duhet të largohemi, si ide e parakohëshme. Më pas vijnë ngjarjet e vitit 1997 dhe lufta u duk, se po shuhej? Në fakt u kalua në plan të dytë, ose të tretë përkohësisht, pasi në plan të parë ishin zgjedhjet. Dukej qartë, se PS po vinte në pushtet, jo për shkak se po fitonte PS, por për shkak të gabimeve që kishte bërë Berisha dhe qeveria e tij. Kishte njëfarë pragmatizmi, por në thelb dukej qartë, se lufta vazhdonte, pasi Ilir Meta mezi u fut kandidat për deputet në Skrapar. Në kongresin e gushtit '96, Meta e mbështetësit e tij ishin larguar nga "Gjithnjë kanë ndikuar negativisht individë të caktuar, për të prishur raportin Nano-Meta. Pra mund të them se ka qënë dhe xhelozia e Nanos ndaj Metës. S'mund të jesh xheloz me kohën" forumet. Por, ai e kishte mbështetjen e tij në këto forume. Megjithatë, dukej se Nano kishte nisur të korrte fitoret brenda PS...? Pas kongresit të '96, kur ishin larguar gjithë kundërshtarët dhe ishin afruar në forumet e PS vetëm një pjesë e saj, si dhe disa të rinj pa kontribute, sillte një situatë që vlonte brenda partisë. Nanos i duhej ta menaxhonte këtë reaksion. U deshën pak muaj e situata shpërtheu, pasuar me ngjarjet e mëvonshme kur Nano dha dorëheqjen. Erdhi momenti, që atij i duhej bashkëpunimi i zërave ndryshe në PS, si një strategji, që do të mbante PS e bashkuar. Ndryshe nga Rama i sotëm, Nano e kishte cilësinë e bashkëpunimit me kundërshtarët. Megjithëse Nano ishte hakmarrës, ulej në bisedime dhe kërkonte ndihmë kur i duhej, madje edhe nga kundërshtarët. Këtë e bënte me përulësinë më të madhe, pasi i bënte llogaritë, se ky bashkëpunim i duhej. Kështu ai vendosi të përfshijë në qeverisje kundërshtarët, që do merrnin kosto në qeverisje, por njëherësh do të përmirësonin dhe imazhin e Nanos. Këtë strategji, Nano kishte nisur ta përdorte menjëherë sa erdhi në qeveri, kur zgjodhi Metën në krye të PS Tiranë. Si mundësohej bashkjetesa mes Nanos e Metës në atë betejë të ashpër politike...? Fatos Nano i bën llogaritë mirë dhe për sa kohë i duhet, ai nuk e ka problem të bashkëpunojë me çfarëdolloj kundërshtari. Kjo ka ndodhur deri në vitin 2003, në kongresin e dhjetorit, kur siç duket për shkak të konsumit të moshës e faktorëve të tjerë, Nano nuk i bëri aq mirë llogaritë. E gjithë lufta Nano-Meta erdhi vetëm për shkak, se Nano s'arriti dot ta kontrollonte Ilir Metën. Faktor i rëndësishëm në këtë përballje është edhe roli i të tretëve në këtë marrëdhënie. Gjithnjë kanë ndikuar negativisht individë të caktuar, për të prishur raportin Nano-Meta. E treta, ka qënë edhe xhelozia e Nanos ndaj Metës. S'mund të jesh xheloz me kohën. Meta është djali i Nanos në moshë e s;mund të bësh garë me kohën. Kjo shkaktoi edhe largimin nga PS dhe themelimin e LSI. Ilir Meta u përjashtua nga PS bashkë me mbështetësit e tij. Them kështu, sepse PS asokohe drejtohej nga disa grupe interesi dhe jo nga socialistë. Ata ishin të interesuar, që Meta të largohej nga PS e ia dolën. Meta u përjashtua, më pas Nano ra nga pushteti e sot s'është në politikë. Në të vërtetë nga PS iku FRESSH i 1992. Marrë me shkurtime nga "studimepolitike.com"
9E martë, 15 janar 2013 POLITIKE NDARJA E BUXHETIT PËR KQZ Problemet me listat e zgjedhësve në Vlorë dhe Durrës Bashkia e Durrësit nuk ka afishuar endelistën paraprake të zgjedhësve edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga afati i vendosur nga Ministria e Brendëshme. Prefekti, Genc Alizoti është shprehur se shkak për këtë vonesë ka qenë mungesa e bazës materiale në zyrat e gjendjes civile. "Problematike paraqitet bashkia e Durrësit. Jo se nuk ka bërë punën përgatitore për afishimin e listave po për mungesë të bazës materiale, ku kam parasysh letër e bojë, ata ende nuk i kanë afishuar listat. Kam marrë kontakte me Drejtorinë e Gjendjes Civile, ku janë kryer procedurat e tenderimit dhe brenda këtyre ditëve të gjitha njësitë vendore do të kenë bazën materiale të tyre", deklaroi Alizoti. Edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga afati përfundimtar i afishimit të listave paraprake të zgjedhësve, bashkia e Vlorës nuk ka arritur t`i hartojë ato. Sipas prefektit Eduart Vecani kjo ka ndodhur për shkak të numrit të lartë të popullsisë. "Puna ka ecur mirë, por jo në ato parametrat që duhet të ishte, pra në datën 4. Qytetarët duhet të gjenin të afishuara listat pranë qendrave të votimit, por kjo mungesë nuk ka të bëjë me qëllime apo elementë të paramenduar, por me faktin që ka patur mangësi në konceptin teknik të problemit", Prefekti i Vlorës. Lajmi Në një takim me dyer të mbyllura PS informoi përfaqësinë e diplomatëve të huaj në Tiranë lidhur me ngërçin e ndarjes së mandateve nga KQZ apo Kuvendi, për problemet me listat e zgjedhjeve si dhe me ndryshimin e ligjit për shtetësinë. ??? TIRANE ARTEMISA HOXHA Gjata: Mandatet në Parlament Celibashi: KQZ nuk e kreu detyrën ??? TIRANE Për dy nga ekspertët e çështjevezgjedhore, Ilirian Celibashi dhe Çlirim Gjata, ngërçi i shpërndjres së mandateve duhet të zgjidhet sa më shpejtë dhe kjo duke përfshirë edhe institucionin e Parlamentit. Për Ilirian Celibashin Parlamenti duhet të mbaj qëndrim edhe ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që nuk është duke kryer punën e tij. "Në fund të fundit kjo mund të ishte një zgjidhje, po mendoj që në këtë rast Kuvendi duhet të mbajë një qëndrim dhe ndaj institucionit të KQZ-së. Disa vendimmarrje të KQZ i zgjidh kolegji, disa të tjera i zgjidh Kuvendi, atëherë ky institucion çfarë është, kur nuk ushtron kompetencën e vet. Nuk ka rëndësi se për çfarë arsye dhe për faj të cilit prej atyre shtatë që janë aty, po në tërësinë e vet ky institucion nuk funksionon. Nëse nuk prodhon vendimmarrje atëherë për çfarë duhet", thotë Ilirian Celibashi. Sipas tij,legjitimiteti i zgjedhjeve do të cënohej nëse nuk do të kishte një vendimarreje të re për mandatet. "Ne nuk mund të hyjmë në zgjedhje pa një proces të konsiderimit të numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore. Mund të qëllojë që të jetë të njëjtat ndarje, por duhet që ky proces të ekzekutohet, në një mënyrë ose në një tjetër. Përndryshe ka një problem të madh në lidhje me legjitimitetin e rezultateve të zgjedhjeve dhe me standardin e këtyre zgjedhjeve", thotë Celibashi. Ndërkohë që Gjata shprehet se nëse nuk do të marrë KQZ një vendim lidhur me mandatet, atëherë do të veprojë Parlamenti. "Nëse se miraton KQZ do ta bëjë vetë Parlamenti pastaj. Ose do lërë atë që ka qenë ose në bazë të të dhënave do bëjë rirregullimin e Parlamentit. Mund tu japë një precedent, në vitin 2005 të njëtën formë KQZ propozon ndarjen e zonave zgjedhore, e miratoi në atë kohë këtë vendim, ia çoi Parlamentit, dhe Parlamenti vendosi komplet ndryshe", shprehet Çlirim Gjata. Arvizu Gjatë konferencës së parë për këtë vit, në "Facebook", Arvizu tha se: "Jam pak i shqetësuar rreth KQZ. Kanë qenë çështje që më kanë habitur, pasi kanë qenë çështje administrative, të cilat janë politizuar. Kjo nuk do të ishte ogur i mirë për zgjedhjet e 23 qershorit". ? Pagat e komisionerëve dhe gjithë administratës së zgjedhjeve: ? Shenzime për mallra dhe shërbime: ? Materiale të përgjithshme zyre: ? Materiale dhe shërbime speciale: ? Shpenzime për shërbime: ? Shërbime transporti: ? shpenzime për udhëtime dhe dieta: ? Shpenzime për mirëmbajtje: ? Shpenzime për qerramarje: ? Baza materiale, ku përfshihen kutitë shtesë e kodet e reja të sigurisë: ? 123 milionë lekë është llogaritur kosto e zgjedhjeve të 23 qershorit, pa teknologjinë. KQZ ka gati buxhetin e detajuar që do ta votojë mbledhjen e sotme, para se t'ia kalojë qeverisë. Këtij buxheti pritet t'i shtohet brenda pak muajsh dhe kosto e teknologjisë në Fier e Tiranë. 64 milionë e 300 mijë lekë 17.880 milionë lekë 49 milionë lekë 60 milionë lekë 8 mln e 505 mijë 16 milionë lekë 1 mln e 684 mijë lekë 1 mln e 480 mijë lekë 1 mln e 260 mijë lekë 17 milionë e 880 mijë Partia Socialsite e zgjeroidhe më tepër çështjen engërçit që mbërtheu institucionin e KQZ-së përsa i përket mosmarrjes së një vendimi për ndarjen e mandateve për zgjedhjet që do të mbahen në 23 qershor. Referuar dhe shkeljes së Kodit Zgjedhor nga ana e KQZ që i kërkoi Parlamentit të ndante mandatetet e ardhshme, Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi dje një takim me dyer të mbyllura me diplomatë të huaj të akredituar në Shqipëri. Takimi, që zgjati reth 1 orë, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Europian, si dhe OSBE-së, kryesohej nga Gjiknuri si dhe dy nënsekretarët Bledi Çuçi e Koli Bele. Në takim janë diskutuar çështje që lidhen me vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor, implikimet e tij në lidhje me procesin e përgatitjes së zgjedhjeve dhe nevojën për miratimin e rregullave me konsensus në KQZ. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me politizimin e KQZ dhe kontrollin politik të administratës së këtij institucioni, e shprehur sidomos me tentativën e fundit për shpërndarjen e mandateve parlamentare ku administrata ka marrë kompetencat e KQZ-së. Po ashtu ai ka parashtruar përpara tyre nevojën që faktori ndërkombëtar t'i kushtojë më shumë vëmendje fazës përgatitore të zgjedhjeve si parakusht për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të gjithëpranuara. Në të është prekur edhe çështja që lidhet me tentativën e qeverisë për të shmangur ligjin për shtetësinë edhe për të imponuar një skemë antiligjore dhe problematike për lëshimin e shtetësisë, e cila ndikon negativisht jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për shumë interesa të tjera të vendit. Ndërkohë që është mësuar se diplomatët e huajë janë shprehur se çdo shqetësim i palëve politike lidhur me procesin para dhe paszgjedhor do të merret parasysh dhe do të trajtohet me kujdes nga ata. Pas takimit, deputeti socialist bëri me dije për mediat se diskutoi se nuk mund të pranohen mandatet që s'përfaqësojnë barazinë e përfaqësimit, nuk anashkalohet KQZ dhe as Kuvendi të përdorë mandate të 2009 për mandatet e reja për zgjedhjet e qershorit të 2013. "Kjo do të ishte goditje e Kushtetutës, ilegalitet që në fillim të zgjedhjeve që vë në rrezik zgjedhjet. Nuk ka projektvendim të KQZ, ligji e thotë qartë, mandatet shpërndahen pasi KQZ të ketë marrë vendim, ka disa kritere për këtë çështje dhe ai i barazisë është themelor", tha Gjiknuri. E gjithë kjo situatë parazgjedhore, por edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me listat e zgjedhësve u diskutuan në takimin e Gjiknurit me diplomatët e huaj. Një çështje tjetër që shkaktoi reagime nga ana e PSsë ishte edhe vendimi i fundit i Kolegjit Zgjedhor, i cili pranoi pjesërisht kërkesën e administratës së KQZ-së për rritjen e numrit të KZAZ-ve në 89 të tilla në të gjithë vendin. Partia Socialiste e vlerësoi vendimin si interpretim të gabuar dhe që kapërceu kufijtë e ligjit. Gjiknuri: Politizimi i KQZ, listat dhe ligji për shtetësinë Mandatet, opozita vë në dijeni diplomatët Diplomatët: Do marrim parasysh çdo shqetësim Damian Gjiknuri në takim me diplomatët e huaj
8 E martë, 15 janar 2013 POLITIKE FRD: Të rishikohet fondi i partive. KQZ: S'është parti nga 2009 FRD, nëpërmjet Sekretarit të saj përÇështjet Zgjedhore, Ervin Karamuço, bëri të ditur sot shqetesimin e saj në lidhje me një praktike të re, sipas tyre abuzive që është duke u gatuar në KQZ lidhur me përjashtimin e FRD-së nga përfitimet e ligjshme që parashikon Kodi Zgjedhor për partitë parlamentare. "Sipas nenit 2 pika 12 e Kodit, çdo parti politike që posedon të paktën një vend në Kuvend, ka të drejtën të përfitojë çdo atribut që i njihet nga ky kod lidhur me financimin partiak, prezencën e tij permanente pranë KQZ, përfshirjen e saj në strukturat e tjera zgjedhore etj. Më 15 janar KQZ ka caktuar shpërndarjen e fondeve për partitë politike parlamentare, duke përjashtuar nga lista e këtyre partive FRD. Ky veprim përforcon edhe më shumë parashikimet që ne si forcë politike kemi patur dhe kemi për veprimtarinë e këtij komisioni, shoqëruar kjo edhe nga një skepticizëm i shtuar i partnerëve ndërkombëtare", tha ai. Pas akuzave të FRD i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi. "Fondi ndahet sipas ligjit për partitë politike, është në raport me numrin e deputetëve të fituar së fundmi. FRD s'ka marrë pjesë në zgjedhje si parti s'ka përfituar mandate dhe nuk mund të përfitojë nga fondet e buxhetit", sqaron KQZ. Ish-president shpreh pakënaqësi ndaj KQZ: Nuk jep asnjë garanci Topi: Ky pushtet ka shumë frikë nga FRD "Duhet të marrë fund pushteti me vota të vjedhura" Lajmi Kreu i FRD Bamir Topi është shprehur me tone tepër kritike ndaj KQZ por dhe ndaj partive të vjetra siç i cilëson ai për mungesën e garancisë së zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai tha se do ketë aleancë me qytetarët për ti dhënë fund tranzicionit. ??? TIRANE "Sa vjen e gjuha politike bëhet më vulgare, ekonomia shkon poshtë e më poshtë. Në këtë klimë, aleanca më e mirë është aleanca me qytetarët. Politika në rast se e ka humbur duhet ta fitojë pikërisht atë marrëdhënie, që kur e jep fjalën duhet ta mbajë". "Në rast se mundësitë janë 10 dhe ne e japim fjalën për dy, duhet ta mbajmë për dy. Por, kur sot nuk mund të japin fjalën për 1 dhe premtojmë 20, atëherë kjo politikë absolutisht nuk meriton më ansjë lloj mbështetje", deklaroi Topi. Koalicioni "Një parti e re e cila nuk mban marrëdhënie dhe të ketë koalicion të drejtë me qytetarët nuk ka shanse të vazhdojë. Fakti që ne përfaqësojmë këtë pjesë të mendimit dhe të vizionit politikë do thotë shumë". Kryetari i FRD, BamirTopi në një intervistëpër "Top News" është shprehur se kjo KQZ dhe ky pushtet nuk jep asnjë garanci për një menaxhim demokratik të zgjedhjeve të 23 qershorit, duke shfaqur fobi dhe frikë nga partisë që ai drejton. Mendoni se Shqiperia po ecën drejt zgjedhjeve të pakontestueshme apo të pakritikueshme? Vendimmarrjet e KQZ kanë qenë për ne të parashikuara. Ka pasur një klimë me të drejtë paragjykuese pasi mënyra se si u projektua KQZ, të linte të kuptoje se të gjitha vendimarrjet e saj të ishin të tilla. Pra, unë dëshiroj të them edhe njëherë se nuk ka më të voglin dyshim se KQZ do vazhdojë të ndjekë porositë që vijnë nga kampet respektive të atyre që janë përgjegjës ekskluzivë për këtë projektim të denatyruar. Shqiptarët s'kanë nevojë të shikojnë me frikë apo të paragjykojnë se si administrohet një proces zgjedhor, por ata kanë nevojë të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo do të thotë se çdo premtim për t'i mbushur mendjen shqiptarëve, se qeveria do administrojë zgjedhje të lira dhe të ndershme është fals. Fakti që këta nuk e kanë lënë KQZ si një strukturë supervizore, kontrolluese ashtu sikurse kërkon morali e ligji, tregon se ky komision praktikisht e ka humbur të drejtën për t'u besuar. Këtë nuk e thotë një faktor politik shqiptar, por dhe partnerët ndërkombëtarë. Pse e thoni këtë....? Fakti që FRD-së i është mohuar financimi ndërkohë, që FRD ka përfaqsues në Kuvend, pra konsiderohet parti parlamentare, do të thotë se këta kanë bërë një gabim shumë të rëndë. E para, është që nuk marrin të qenë përfaqësuesin tonë në Kuvend, z.Oketa dhe e dyta, është se kanë një klimë mllefi ndaj FRD-së dhe përtej mllefit, kanë një fobi, kanë një frikë. Çështja është se ende këta aktorë të politikës, kryesisht ata që kanë shumicë në KQZ, i bëjnë dëm Shqipërisë, dëm i cili do ketë pasoja të pallogaritshme përsa i përket kredibilitetit të zgjedhjeve, ndërtimit të institucioneve, që dalin nga vota e lirë dhe krijimit të një frymë normale, ku njerëzit shkojnë për të votuar me dëshirë dhe përcaktojnë se si do të jetë qeverisja nesër. Keni frikë se mos votat e partisë suaj nuk do të numërohen? Duhet ta dini se një President nuk rikthehet në politikë për të lakmuar një karrige ministri. Unë kthehem në politikë për një mision qytetar dhe në një mision qytetar njeriu nuk bën llogari të natyrës pragmatiste. Pra, në raportin pragmatizëm-idealizëm, qëndron ajo që qytetarët e duan në nivel paqësor. Një përfaqësim idealist përsa i përket administrimit politik dhe administrativ të halleve të qytetarëve. Kjo është arsyeja, përse ne i qëndrojmë tezës se me partitë e vjetra, këto forca që kanë mbi vete jo vetëm peshën e gabimit por dhe një paragjykim për të monopolizuar politikën shqiptare, FRD nuk ka arsye të lidhet për të pasur një vend në qeveri, apo diku tjetër. Përkundrazi, skena politike shqiptare s'ndahet më sipas asaj terminologjie të vjetër, parti të mëdha, parti të vogla. Kush e di këtë? Aq më shumë sot, kur pakënaqësia është e madhe, lidhur me keqadministrimin që kanë bërë të dy partitë e vjetra, skenës politikë shqiptare. Që do të thotë...? Unë kam bindje se FRD, pa përjashtuar aleanca të tjera, pasi jemi ende herët për të thënë nëse do të bëjmë aleancë me këtë parti apo parti tjetër, do jemi në funksion të dinamikës së zhvillimit politik të Shqipërisë dhe më pas gjithçka do të vendoset nga forumet e FRD-së. Pra, jemi sa përcaktues mbi bazën e një panorame, që ne e dimë, jemi ende në përpunim të asaj çka do bëjmë. Pra, jeta politike vazhdon të jetë dinamike dhe sidomos këta muaj do të jetë dinamike në lidhje me koalicionin që ne do të lidhim me atë parti që na përputhet me interasat tona por interesat tona nuk janë të natyrës pragmatiste për interesa karrigesh, sepse ky është një mision politik dhe qytetar. Mendoni se Shqipëria është pranë përmbushjes së misionit për të plotësuar një standart demokratik për zgjedhjet? Jo nuk e besoj. Kam arsye të forta për të mos e besuar. Së pari, përpara se të paragjykoj votën e të tjerëve jam në gjendje që të mbaj një qëndrim të ashpër lidhur me atë çfarë ndodhi me votën e Presidentit, kur unë isha President. Pamë deformimin, denatyrimin, ndërhyrjen, manipulimin e votës së Presidentit, ekspozimin që ishte një akt anti-kushtetues, tregon që këta aktorë që ende janë në fuqi dhe që do të administrojnë këtë proces nuk japin absolutisht asnjë lloj shansi. Ky është nja apel mjaft i fortë, që të gjithë ata që monitorojnë situatën politike në vend siç janë partnerët tanë ndërkombëtarë, që të mos e shikojnë me terma sipërfaqësorë situatën politike, por sipas parimit më mirë parandalo sesa kuro. Pra, jemi në fazën kur ata po e shikojnë fare mirë, edhe ne po e shikojmë se të gjitha vendimet që ka marrë KQZ, janë unanimisht politike dhe japin shenja të qarta sesi do të vazhdojë. Besoj se s'mund të vazhdojë më, jemi 23 vite nga momenti kur Shqipëria është ndarë nga sistemi dikatorial, ky është një moment substancial, që duhet të ndajë paragjykimin e atyre që duan të vazhdojnë me vota të vjedhura. Si mund të zgjidhet ky kolaps 23 vjeçar...? Këtë fat duhet ta marrin në dorë institucionet e qytetarëve. Qytetarët duhet që patjetër të ftohen të marrin pjesë në votime dhe të garantohen që vota e tyre do të jetë e lirë. Dhe duhet të dalin nga ajo klimë, e cila sot gati është bërë mbizotëruese në të gjithë komunikimet publike, politike dhe mediatike. Në rast se ne do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen tonë në bazë të disa fobive se si njerëzit sillen dhe më pas se si administrohet vota e tyre, ne i kemi qytetarët të pamotivuar për të votuar. Vota e qytetarit është vota për të ardhmen e tyre e të fëmijëve të tyre. Fakti që ne ndër vite kemi pasur një masë të madhe njerëzish që nuk kanë shkuar të votojnë, kjo ka qenë një politikë e caktuar që ka injektuar te njerëzit pasivitetin në mënyrë që të betonizojnë karrigën e tyre. Këta pushtetarë s'duhet të qëndrojnë nga 40 vite në pushtet, duhet të ketë elita, të cilat duhet të ndërtohen, të provohen dhe unë nuk jam këtu për të thënë votoni se unë do të jem aty, jam në një mision qytetar për t'i dhënë frymëmarrje jetës politike shqiptare, brezave të rinj, elitave intelektuale, ndërkohë që disa marrin tagrin e intelektualëve pa qenë të tillë, ndërsa intelektualët e vërtetë janë lënë nën hije nga pushteti. Në foto: Ish-presidenti Bamir Topi dhe Gazmend Oketa
4 E martë, 15 janar 2013 Policia: 20 të shoqëruar, grabitja ende pa autor E gjithë policia e Tepelenës dhjetraforca të drejtorisë së policisë së Gjirokastrës të drejtuar nga drejtori i policisë së qarkut të Gjirokastrës, Ajet Ibro, janë në vendngjarje dhe ka filluar krehja e zonës dhe shoqërimi i personave të dyshuar. Fatmirësisht nuk ka asnjë të plagosur. Një pasagjer është ciflosur në fytyrë nga copat e xhamit por pa asnjë problem për jetën" Kjo ka qenë reklarata zyrtare e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, e cila ka njoftuar më vonë se deri në orët e vona të mbrëmjes së të hënës janë shoqëruar 20 persona të dyshuar. Megjithëse sipas policisë, ngjarja është pranë zbardhjes, si rezultat i dëshmive të të pyeturve, deri mesnatën e mbrëmshme, policia nuk kishte ende Shoferi: Si mblodha lekët e pasagjerëve për maskat Terror me armë, dy të rinj bastisin autobusin e Sarandë-Tiranë Maskat grabisin 20 pasagjerë në Tepelenë Udhëtarët rrëfejnë minuta ankthit në rrugë FOTOLAJM asnjë autor. Zëdhënësi Gentian Mullai ka njoftuar se janë shoqëruar të rinjtë e zonës, të cilët njihen si persona me precentë penalë, si dhe disa të tjerë të dyshuar, që mund të kenë lidhje apo dijeni për ngjarjen. Gjithësesi, grabitja e udhëtarëve të autobusit të linjës Sarandë-Tiranë, ende nuk ka asnjë të dyshuar konkret. Veç grabitjeve me armë, trafiqeve të armëve, si dhe plagosjes së shefave të policisë, duket se në Shqipëri gjallëron dhe trafiku i lëndëve narkotike. Fotot e publikuara sot nga Shqiptarja.com, janë marrë nga policia italiane, e cila ka bllokuar në brigjet e Brindizit një gomone me hashash, e nisaur nga Shqipëria. DROGE SHQIPTARE NE ITALI Lajmi Deputeti i PS-së, Paulin Sterkaj dhe ishdrejtues i forcave të Briskut një intervistë për A1 Report tha se plagosja e shefit të krimeve të Burrelit, Musa Skura ndodhi gjatë një përplasjeje të rastësishme. Ai hodhi poshtë versionin e Ministrisë së Brendë shme se ishin duke bërë një aksion antitrafik, sepse policët ishin të paarmatosur dhe me makina civile GRANIT SOKOLAJ ??? TIRANE Ishin thuajse në gjumë,pasi po udhëtonin natëndrejt kryeqytetit dhe ndoshta as nuk do t'u shkonte në mëndje që ato të holla që kishin në xhepa, do të detyroheshin t'i dorëzonin pa shkuar as në gjysmë të rrugës. Pas pak më shumë se tri orësh udhëtimi, 18 pasagjerët e autobusit të linjës Sarandë-Tiranë, janë tmerruar nga dy krismat e një automatiku dhe frenimi me forcë i autobusit më të cilin udhëtonin. Dy persona me maska përpak sa nuk i kanë marrë jetën drejtuesit të autobusit te marga SR 6941 B, Sokol Berxhaj, i cili me duart lart është detyruar të dalë nga mjeti i tij, t'u japë dy grabitësve lekët që kishte me vete e më pas t'u mbledhë dhe pasagjerëve ç'kishin me vete që t'ua dorëzonin. GRABITJA Ngjarja ka ndodhur mesnatën e të djelës duke u gdhirë e martë, në fshatin Majkosh, aksi nacional Tepelenë-Krahës. Pikërisht në një rrugë të dëmtuar, ku automjetet janë të detyruara të lëvizin me shpejtësinë minimale, dy persona me maska dhe njëri prej tyre i armatosur, kanë zbritur nga shpati i malit, duke i dalë përpara autobusit. Menjëherë, pa asnjë paralajmërim, ata kanë qëlluar në xhamin e parë të automjetit. Shoferi ka ndaluar menjëherë makinën dhe në pjesën poshtë xhamit. Ata u kanë kërkuar pasagjerëve që udhëtonin drejt kryeqytetit, të gjitha paratë. Me ndërhyrjen e shoferit të mjetit, i cili i ka dorëzuar i pari lekët e tij, dy grabitësit nuk kanë hyrë Brenda, por kanë pritur sa shoferi dhe fatorino kanë mbledhur lekët e 18 pasagjerëve, për t'ua dorëzuar dy maskave. Për pak minuta ka zgjatur ankthi dhe paniku dhe dy të rinjtë, të cilët sipas dëshmive të personave që ndodheshin në autobus, mendohet se ishin të moshës 18 deri ne 20 vjeç, janë larguar në drejtim të brigjeve të lumit, për t'u zhdukur më pas në errësirë. POLICIA Burime policore kanë njoftuar se në mesnatë, një telefonatë ka sinjalizuar grabitjjen e një autobusi me pasagjerë. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar policia e Tepelenës dhe Drejtorisë së Gjirokastrës, te cilat kanë parë nga afër autobusin e shpuar nga 2 plumba, si dhe kanë marrë dëshmitë e udhëtarëve dhe drejtuesit të autobusit. Siç është mësuar nga policia por edhe "viktimat" e maskave, autobusi ka vazhduar të ecë për shkak të frikës që të qëndronte në të njëjtin vend, si dhe për arsye se një tub ajri ishte çarë nga një plumb dhe po të qëndronte pa lëvizur, mund të mos nisej dot më. Automjeti ka ndaluar pak kilometra më larg, pikërisht në një zonë ku ndalonin të pushonin gjithmonë pasagjerët e kësaj linje. Në këtë kohë, ka mbërritur dhe policia, e cila ka nisur hetimet. Sipas dëshmisë së shoferit, maskat mund të kenë marrë rreth 30 mijë lek nga pasagjerët, pasi një pjesë e tyre nuk kishin shumë para me vete. Disa prej udhëtarëve dheshoferi i autobusit, Sokol Berxhaj, kanë treguar për "Shqiptarja.com" dhe televizionin A1 Raport momentet e ankthit që kanë përjetuar. Njëri nga dëshmitarët tregon se ka qenë në fund të autobusit, në gjumë kur ka dëgjuar një kismë të fortë. "Menduam për ndonjë shpërthim, si të ishte bombul gazi. U ngritëm të alarmuar dhe pamë që ishin maskat. U detyruam të dorëzonim lekët që kishim me vete", shpjegon njeri nga dëshmitarët. Z.Berxhaj, çfarë ndodhi saktësisht? Ishim duke udhëtuar shumë ngadalë për shkak të rrugës së keqe. Dy persona me maska dhe armë zbritën nga shpati i malit dhe na dolën përpara, duke qëlluar menjëherë. Frenova në vend, ndeza dritën e gabinës dhe ngrita duart lart, duke i pyetur se çfarë kërkonin. U futën me forcë në autobus? Jo, zbrita unë, u dhashë në fillim lekët e mia dhe më pas u thashë se do t'jua mbledh dhe udhëtarëve vetëm të mos na qëllonin. Kështu bera dhe shpëtuam. Sa veta ishin në autobus? Kishte fëmijë dhe gra? Ishin 18 pasagjerë, unë dhe fatorino. Ishin dy gra të reja dhe dy plaka. Tjerët meshkuj, kryesisht moshë e madhe. Nuk hezituan, më dhanë lekët dhe ua dorëzova dy grabitësve, të cilët zbritën menjëherë në breg të lumit dhe u zhdukën. Si ka reaguar policia? Pas 20 minutash nga momenti që i lajmëroi fatorino, kanë mbërritur aty ku ndaluam ne, na pyetën dhe panë autobusin e qëlluar. Morën shumë lek? Besoj u mblodhën 300 mijë (të vjetra). Dëshmia Gëzhoja e kallashnikovit e mbetur në vendngjarje Shoferi i autobuzit Sokol Berxhaj AKTUALITET Prita Dy persona me maska dhe njëri prej tyre i armatosur, kanë zbritur nga shpati i malit, duke i dalë përpara autobusit. Menjëherë, pa asnjë paralajmërim, ata kanë qëlluar në xhamin e parë të automjetit.
12 E martë, 15 janar 2013 EKONOMI Kursi i këmbimit valutor Për datën 14.1.2013 104.29 -0.88 Ndryshimi ditor 139.45 -0.05 Ndryshimi ditor 168.13 -1.30 Ndryshimi ditor 113.69 -1.00 Ndryshimi ditor Burimi: Banka e Shqipërisë Çmimet mesatare të ushqimeve në Tiranë 14.1.2013(lekë/kg) Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe USAID FRUTA Gazi natyror Nënshkruhet marrëveshja në kuadrin e gazsjellësit TAP ??? TIRANE Në kuadër të projektit të gazsjellësitTAP (TransAdriatic Pipeline), ditën e sotme në ora 10.00 zv. kryeministri dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto, do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit për furnizimin me gaz me kompaninë zvicerane Axpo Trading Ag. Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet në ambientet e METE-s. Sikurse është njoftuar, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje kuadër midis Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë në vjeshtë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, do të vijojnë një numër marrëveshjesh dypalëshe dhe shumëpalëshe, që duhet të sigurojnë tërësinë e dokumentave që kërkohen për miratimin përfundimtar të linjës ndërkombëtare të gazit. Për të marrë gazin nga fusha e Shah Denizit, në Azerbajxhan, ka deri tani dy varjante, njëri prej të cilit, pikërisht TAP, parashikon kalimin nëpër disa qindra kilometra në territorin shqiptar. Raport i Direktoratit Ekonomik të KE për Tr.4 2012 BE: Shqipëria, -4% valutë nga emigrantët "Kriza ndikoi në uljen e punësimit" Lajmi Rënia e vazhdueshme e remitancave dhe ulja e punësimit janë dy nga shenjat më të dukshme të krizës në ekonominë shqiptare, të cilave u shtohet rritja e borxhit publik, thekson një një raport tremujor agjencia e KE për ekonominë ??? TIRANE GENC KONDI Intervista Ministri Ruli bën një "paradë suksesesh" të paqena në bujqësi Ministri i Bujqësisë Genc Ruli kabërë dje një paradë suksesesh lidhur me arritjet në bujqësi. Eksperti i fushës Ismail Beka mendon se është e vështirë të flitet aktualisht për suksese. Si i vlerësoni arritjet e sektorit të bujqësisëe shqiptare? Bujqësia dhe pesha e produkteve shqiptare në treg vazhdon të rritet me ritme shumë më të ulëta se sa pritshmëria, krahasuar me burimet që ka vendi dhe me angazhimet e qeverisë, e cila, në programin e saj në vitin 2009, parashikonte se Shqipëria në 6 vjet do të dyfishonte prodhimin bujqësor. Ku i shihni difektet më të mëdha të bujqësisë? Ushqimi bazë i popullsisë ka një vartësi shumë të lartë nga importet. Edhe gjatë vitit 2012 (sipas INSTAT-it), importet ushqimore u rritën 1.4%, ndërkohë që u arrit një rritje e eksporteve 14.4% dhe ka mbetur i pandryshuar deficiti ushqimor, që shënon një vlerë prej 73 miliardë lekësh, sa 25.6% e deficitit gjithsej dhe një raport eksport-import 1:7.2. Çfarë rreziqesh mund të vijnë nga kjo situatë? Rrezik serioz është shtimi i varfërisë për popullsinë që jeton me përkrahje sociale. Shumë familje në Shqipëri rrezikohen të bëhen më të varfra. Kjo, për faktin se skema e mbështetjes sociale nuk ka njohur rritje, ndërkohë që edhe të ardhurat nga emigracioni janë ulur shumë. Niveli i inflacionit dhe indeksi i çmimeve të konsumit nuk janë të njëjta me rritjen që ka pësuar ajo paketë bazë që konsumon popullsia me të ardhura të ulëta. Energjetika Juristja: Ligji nuk parashikon një falimentim të CEZ-it Sipas Ardjana Shehit, avokate e zyrës "Kalo& Associates", procedurat e falimentimit nuk mund të përdoren në rastin e CEZ-it. "Neni 12 i ligjit shqiptar nr. 8901, datë 23.05.2002 'Për Falimentimin', parashikon se procedurat e falimentimit nuk mund të hapen për asetet e sektorit të përcaktuar si strategjik. Ligji nuk parashikon as mënyrën se si do të trajtohet çështja në rastin kur një kreditor kërkon falimentimin e një sektori strategjik ose kur ky sektor plotëson kushtet për falimentim", thekson ajo. PERIME ?Mollë 78 ?Portokall 87 ?Mandarina 95 ? Limon 122 ?Ullinj 172 ?Domate 111 ?Kastravec 220 ?Spec 190 ?Spinaq 154 ? Lakër 48 ? Lulelakër 204 ?Karrota 74 ?Patëllxhan 222 ?Kungull 196 ? Fasule 294 ?Qepë 80 ?Patate 73 Gjatë muajve të funditështë vërejtur një uljee mëtejshme e prurjeve valutore nga emigrantët shqiptarë drejt atdheut të tyre, vëren në raportin tremujor Direktorati Ekonomiko-Financiar i Komisionit Evropian. Sipas raportit, në periudhë njëvjeçare ulja e remitancave ka shënuar shifrën 4 për qind, duke ndjekur një tendencë në rënie, që po vazhdon nga viti 2007 pa ndërprerje. Në të njejtën kohë, Komisioni Europian ve në dukje faktin që situate në tregun e punës është përkeqësuar në tremujorin e tretë 2012. Sipas raportit, punësimi ra me 1.2% me bazë vjetore, në krahasim me një rritje prej 1.5 përqindësh, që u konstatua të njëjtin tremujor të një viti më parë. Raporti ve theksin në rritjen e vazhdueshme të kredive të këqija, që arritën në 22.95% në tetor, nga 22.7% në fund të tremujorit të tretë. Ndërkohë që huadhënia bankare vazhdoi të jetë e ngadalësuar për të 10 muaj radhazi. Po kështu, sipas KE, edhe rritja e depozitave është ngadalësuar. Raporti ve në dukje se gjatë tremujorit të tretë ndërtimi e transporti vijuan rënie të ndjeshme të aktivitetit.Lidhur me zhvillimet fiskale, raporti përmend rënien e të ardhurave nga tatimi mbi korporatat dhe atë mbi të ardhurat personale si dhe nga akciza, ndërkohë që TVSH dhe kontributet për sigurimet janë rritur lehtë. Në përgjithësi, të ardhurat buxhetore rezulton të jenë rritur rreth 2 për qind në shkallë vjetore në periudhën janartetor 2012. Borxhi i jashtëm rezulton me rritje në masën 14 për qind në fund të tremujorit të tretë, vijon raporti, sipas të cilit borxhi i qeverisë qendrore në këtë kuadër është rritur 10 për qind. Ky borxh përbën 44 për qind të borxhit publik në tërësi dhe është rritur me një ritëm tri herë më të shpejtë kohët e fundit, krahasuar me detyrimet e brendshme. Më 17 dhjetor, Kuvendi ka miratuar një buxhet të shtetit për vitin 2013, i cili parashikon një rritje në masën 4 për qind të prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë 12 muajve, një deficit buxhetor në masën 3.4 për qind, por edhe një nivel të lartë të borxhit publik, në 62.6 për qind të PBB-së në fund të 2013-ës. ??? TIRANE Selia e Komisionit Europian në Bruksel Ismail Beka
2 E martë, 15 janar 2013 AKTUALITET Të arrestuarit, nën masa të rrepta sigurie në qelitë e Burrelit Katër të arrestuarit për plagosjen ekomisarit të policisë, ndodhen në paraburgimin e Burrelit, nën masa të rrepta sigurie. Burime policore bëjnë të ditur se, pavarësisht moshës, shkak për këto masa është rrezikshmëria e tyre, pasi që në periudhën e gjimnazit njiheshin si persona problematikë. Madje, të rriturit, duket se kishin rekrutuar dhe një të mitur, të cilin po e përdornin për trafikun e municioneve. Ndërkaq, Policia e Komisariatit të Burrelit, ka përforcuar shërbimet dhe në zonat ku ka ndodhur plagosja e Skurës, pasi aty banojnë të gjitha familjet. Uniformat blu po vëshgojnë çdo levizje, pasi ekziston krika e hakmarrjes ndaj autorëve të plagosjes. Sipas një vëzhgimi të televizionit A1Raport në zonë, të arrestuarit kanë qenë persona problematikë që në periudhën e gjimnazit dhe nuk njiheshin aspak si djemtë të urtë. Kjo siç duket ka bërë që dhe policia t'i ketë gjithmonë nën vëzhgim, deri sa dhe u zbuloi trafikun e municioneve. INTERVISTA/ Deputeti dhe ish-drejtues i Briskut, Paulin Sterkaj "Policët ishin pa armë, ktheheshin nga festa" Akuza për politizim dhe përdorim të Policisë së Shtetit ??? TIRANE EDVIN PARRUCA vijon nga faqja 1 ...erdhi pas një përplasjeje të rastësishme me të rinjtë dhe se ata nuk ishin në lartësinë e duhur profesionale, pasi ktheheshin nga festa e Policisë. Sot është folur gjatë gjithë ditës, për çështjen e shefit të krimeve të Burrelit Musa Skurës, i cili vazhdon të luftojë me jetën. Nuk është rasti i parë, është rasti i dytë pas Adem Tahirajt. Ju si ish-drejtues i Briskut ç'mund të na thoni? Në radhë të parë i uroj shërim të shpejtë policit. Ne ish-policët kemi dhimbje të madhe kur ndodh diçka e tillë në radhët e policisë. Dhimbjen e ka policia, e ka shoqëria, e ka familja, dhimbjen e kanë ato njerëz që e duan policinë e shtetit. Unë i uroj shërim të shpejtë. "Na ka ruajtur zoti, por kemi ruajtur dhe veten", jeni shprehur dhe ju në një të përditshme shqiptare? Ka pas raste që policia nuk e ka pasur situatën në dorë, si p.sh. në vitin 1997. Ku ka qenë i gjithë populli i armatosur ku mund të vinte një plumb jo në adresën e policit, po mund të vinte krejt rastësisht dhe të dëmtonte policin, por kjo është pjesë e Zotit. Përsa i përket policimit në komunitet, ne kemi pasur vëmendje të jashtëzakonshme, kemi pasur vëmendjen të puna, kemi qenë të informuar jashtëzakonisht mirë. Në atë kohë ka pasur njerëz të specializuar, kanë pasur pjekuri profesionale edhe çdo lëvizje policore është bërë në bazë të punës speciale të policisë kriminale. Ne kemi hartuar plane masash, plane veprimi, plane koordinimi për të neutralizuar krimin dhe për të ruajtur veten. Sot dhe para disa muajve në rastin në Shijak, kjo është një domethënie shumë të madhe. Unë konstatoj që policia sot ka specialistë, por ato janë në Ministrinë e Brëndshme dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Militantët po drejtojnë sot në shkallë kombëtare. Të gjitha drejtoritë, kanë drejtues pa eksperiencë dhe nga mungesa e eksperiences ndodhin këto fenomene. Konkretisht mund të them dhe diçka tjetër, duke qenë se u bëra 8 vjet deputet ne parlament. Kemi kaluar nëpër duar ligjin e policisë, ligjin e shërbimit, jemi munduar t'i japim policisë mundësinë e depolitizimit. Do ishte dicka shumë e mirë për policinë e shtetit dhe për popullin shqiptar. Jemi munduar që policisë t'i japim shansin dhe ligji pak a shumë është bërë, ka të metat e veta, por policia sot për çudi nuk është e depolitizuar. Policët sot, e kanë më të lehtë t'i shërbejnë partisë në pushtet, për të mbushur kutitë me vota sesa të luftojnë krimin. Në momentin që polici e ka garancinë te politika ai nuk e ka mendjen te puna dhe rezultatet dhe të ruajë veten. Ngjarja e Burrelit lë për të dëshiruar. Sot akoma nuk kemi një version të saktë për ngjarjen. Sa transparencë duhet të ketë për publikun për këto ngjarje? Me të drejtë për raste të tilla duhet të ketë transparencë, sepse nuk është dëmtuar një punojës policie, por e gjithë policia shqiptare. Do ishte shumë mirë, për zëdhënësin, ato që drejtojnë Ministrinë e Brendëshme duke filluar nga Drjetori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe poshtë për të qenë transparentë dhe korrektë me ngjarjen që ka ndodhur. Unë para se me ardhë në emision kam marrë informacionet e mia. Ngjarja lë për të dëshiruar. Dje ka qenë festa e 100-vjetorit të policisë, mirëpo natyrshëm, çdo polic ka gëzuar, sepse është një festë që ja vlen për të gëzuar dhe gjendja e policëve nuk ka qenë e organizuar në nivelin që duhet. Unë nuk dua të diskutoj për personin e plagosur, sepse dua t'i uroj me shpirt, shërim të shpejtë që ai të kthehet pranë familjes dhe të gëzojë jetën. E kam pak me pezmatim për të analizuar ngjarjen. Aksioni ka qenë sporadik, policët kanë qenë të paarmatosur, përplasja ka qenë e rastësishme. Ai kontigjent ka qenë me municione, por nuk ka filluar përplasja si rezultat i punës së mirëfilltë policore, por ka qenë sporadike. Policët kanë qenë civilë dhe me makina civile. Dhe individët që janë përplasur nuk e kanë menduar që do kenë probleme. Një nga ato policët është prezantuar policia, por përplasja nuk ka ardhë si rezultat i punës së mirëfilltë. Do ishte krejt normale, kur ka informacion që një grup trafikantësh armësh apo qëniesh njerëzore, të merret në vëzhgim dhe të kontrollohet, në mënyrë që të bëhet e mundur kapja dhe neutralizimi në mënyrë profesionale, në mënyrë që të krijosh dhe provat për ti vënë para drejtësisë. Ky rast lë për të dëshiruar tregon që ka pas mungesë. Për të dalë nga ky rast dhe për të shkuar në të gjitha rastet e kohëve të fundit. Më tronditës akoma ishte grabitja me maska e një autobuzi të linjës Sarandë- Tiranë natën. Hera e parë pas shumë vitesh që grabitet një linjë kryesore? Sot policia nuk e ka mendjen te puna, por te strukturat partiake. Ka oficerë policie që kanë mbijetuar në Ministrinë Brendshme që janë njerëz me aftësi absolute. Por këta nuk janë në terren, në terren janë njerëz që kanë marrë përsipër të përpunojnë dhe për të bërë gati zgjedhjet politike të qershorit. Duke qenë këto njerëz, hanë më shumë kohë për të siguruar të ardhmen nëpërmjet politikës sesa me siguruar rendin dhe qetësinë. Sot nëse dëmtohet një punojës policie, është dëmtuar dhe imazhi i policisë shqiptare. Kemi raste flagrante jo vetëm në fushën e policisë. Po marrim dhe fëmijën që i është grabit një drejtuesi të lartë të Shërbimit Informativ, akoma dhe sot nuk ka asnjë të dhënë. Marrim dhe rastin e ish-deputetit tonë Fatmir Xhindi, çdo ministër që ka ardhë ka thënë që ne e kemi në dorë situatën, do kapim këtë do kapim atë, dhe sot asgjë konkrete nuk kemi në tavë. Janë dëmtuar njerëz që kanë punuar në shtet. U vra punonjësi i Sigurimit të Shtetit në Durrës dhe nuk ka asnjë informacion. Sot më e lehtë është të vrasësh shtetin sesa individin. Sepse në Shqipëri për individin funksionon Kanuni. Unë i bëj thirrje të gjithë oficerëve të policisë, drejtorit të policisë, të orientohen në bazë të ligjit, sepse do ta kenë karrierën më të sigurtë duke i shërbyer ligjit dhe jo politikës. Kjo situatë nuk ka qenë dhe në vitin 1997. Është e lehtë të thuash që policia vihet në diktatin e politikës, por sa e lehtë që policia të mos preket nga politika? Një polic dhe në qoftë se fillon punë si militant, pas 6 muajsh do të jetë polic, por a e lejon politika. Policia e filloi mbarë në '97, nga një përmbysje totale e rendit në shkallë kombëtare, hap pas hapi e solli rendin në Shqipëri. Në vitin 2005, ju e dini se kam kandiduar për deputet dhe nuk kam pasuar asnjë lloj influence policore apo shtetërore për të më ndihmu në fushtatë, sepse nuk ishin orientimet. Erdhi kjo politikë dhe policia ndryshoi, megjithëse u bë ligji për policinë vazhdoi që policia t'i shërbejë politikës. Kemi rastin e 21 janarit. Nuk mundem me e paragjyku policinë sepse ishte e keqtrajtuar. Një polici me mjetet e ndërhyrjes dhe një polici me kostum liri-dalje, që këtu drejtuesit e policisë kanë qenë me skenar. Pra një polici të dëmtohet dhe një mos dëmtohet. Policia mbi të gjitha, duhet të ketë të gjitha mjetët që duhen. Sot policët nuk kanë naftë me bërë patrullim. Duhet që policët e grupit gatshëm të hedhin naftën me lekët e veta. Natyrshëm do nxjerrin tabelat qytetarëve për të marrë ndonje 5-mijë lekësh për të hedh naftë dhe për të ngrënë ndonjë sanduiç. Policia kërkon mbështetje të fuqishme financiare, mbështetje të fuqishme politike, për ta depolitizuar kërkon një dëshirë të mirë të bërë rendin dhe drejtësinë në këtë vend. Sot në këto kushte, e di gjithkush ka me qindra ngjarje, vendngjarje me pasoja vdekje që s'ka autor. Kjo ka ardhë nga mungesa e njerëzve në drejtim, kjo ka ardhë nga mungesa e financimeve, sepse të ndjekësh krimin ka një kosto. Ajo kosto nuk është asnjë polici në dispozicion. Automjetet nuk janë vënë asnjë polici në dispozicion. Ne kemi informacione se shumë shërbime në vend që t'i përdorin mjetet në shërbim të ligjit i përdorin kundër turmave në mitingje, kundër politikanëve me rrit gamën e servilizmit për të garantuar karrierën në polici. Unë mendoj se Partia Socialiste do ta rindërtojë. Në nuk do të mbështesim asnjë oficer policie që do tentojë të bëjë karriere me anë të politikës. Ne do mbështesim profesionistët që nuk janë pak në këtë vend. Kemi shumë oficerë që janë specializuar në shtetet më të përparuara të botës. 90 % e këtyre oficerave sot janë pa punë në rezervë. Edhe ato oficera policie që janë nivel i lartë profesional, sot nuk i ke drejtëpërdrejt me publikun, i ke nëpër zyra, informatizojnë kontigjentin, bëjnë veprime shkencore, por ai veprimi shkencor në zyrë po nuk doli në terren me e implementu, nuk ka vlerë. Ne do mundohemi se do ta rivendosim rendin dhe qetësinë, duke hequr dorë nga oficerat që kërkojnë të bëjnë karriere duke i shërbyer politikës. Ka probleme të sigurisë kombëtare në këtë vend. Shumë elementë si marrëdhëniet me detin, qoftë marrëdhënie me energjinë, energjia në të gjithë botën është siguri kombëtare. Energjinë elektrike sot e administrojnë jo shqiptarë. E kemi shitur për të kaluar një krizë momentale ose për ta përdorë me mbushë arkën. Paulin Stërkaj në stduion e A1 Report” Në foto: Shefi i krimeve të Burrelit, Musa Skura dhe Fitim Alla i dyshuar si autori i plagosjes
17E martë, 15 janar 2013 SOCIALE HISTORIA e Eranda Alushit, 22-vjeçares që vuan nga mungesa e shikimit dhe që ëndërron të diplomohet te Shkencat SocialeIntegrimi Vajza që s`shikon psikologe fëmijësh "S`kam paragjykime, sfida ime shkolla" Lajmi 22-vjeçarja, Eranda Alushi, studente e vitit të parë të masterit për Psikologji Klinike te Shkencat Sociale, e cila që në vogëli vuan nga një kufizim i të shikuarit. Ajo ka zgjedhur të flakë tej çdo pengesë që i vinte nga kjo paaftësi e të shikuarit dhe të luftojë me këmbëngulje për të arritur atë që do. Dhe për të beteja sapo ka filluar. ??? TIRANE ESMERALDA KETA Të ishte njësoj si të tjerët. Kjoishte dëshira e saj më e madhe, kur ishte fëmijë. Tashmë që është 22 vjeçe, ajo jo vetëm që nuk e vë re ndryshimin me bashkëmoshatarët e saj, por madje, jo pa 'mburrje', thotë se pikërisht "të qënit" ndryshe e ka ndihmuar të shkëlqejë që nga klasa e parë, diplomimi i saj dhe tashmë në studimet master. Kjo është Eranda Alushi, studente e vitit të parë të masterit për Psikologji Klinike te Shkencat Sociale, e cila që në vogëli vuan nga një kufizim i të shikuarit. Ajo ka zgjedhur të flakë tej çdo pengesë që i vinte nga kjo paaftësi e të shikuarit dhe të luftojë me këmbëngulje për të arritur atë që do. Dhe për të beteja sapo ka filluar. Erën e takojmë në ambientet e fakultetit të Shkencave Sociale ku aktualisht ndjek studimet për masterin. Në një farë mënyrë ka vendosur të sfidojë fatin. Nuk mban syze, ndonëse thotë se shikon turbullt dhe nuk arrin të përqendrohet në një pikë, për shkak të sëmundjes që i ka prekur të parit. "I mbaj vetëm kur lexoj, apo shikoj televizor", - na thotë ajo. Era vuan nga një sëmundje e rrallë e lindur, që i ka dëmtuar rëndë shikimin, dhe që nuk ka shërim. Në një intervistë për "Shqiptarja.com" ajo na rrëfen se e ka hedhur pas kohën e klasës së parë apo të adoleshencës kur e paragjykonin dhe ajo strukej brenda vetvetes. Tashmë është një shoqe që duan ta kenë të gjithë, pasi është studente e shkëlqyer. Me keqardhje ajo na thotë se ndërsa individët që vuajnë nga çdo lloj paaftësie fizike luftojnë çdo ditë për të qenë të barabartë në shoqëri, vetë shteti, u ka hequr atyre të drejtat më minimale, duke u shkurtuar deri dhe lekët e urbanit, ndërkohë që shteti duhej të ishte garanti për integrimin e tyre. Nga se vuan ti Era? Unë kam lindur me një pjesë të madhe të dëmtuar të shikimit, i cili është i dëmtuar që në tru. Përveç kësaj kam edhe strabizëm, si dhe shpërqendrim të bebes së syrit, e cila më lëviz vazhdimisht. Është një sëmundje e pashërueshme, por mund të shikoj pjesërisht. Sipas ligjit në cilën kategori të personave me aftësi të kufizuar klasifikohesh ti? Unë flas për të verbëërit dhe unë bëj pjesë në kategorinë e dytë, ku renditen ata që kanë reduktim të pjeshëm të shikimit. Unë përfitoj nëj pagesë paaftësie prej 11.400 lekë të reja në muaj. Të ka penguar kjo gjë, dmth paaftësia për të parë plotësisht? Siç e thashë unë kam reduktim optik, i cili më ka shoqëruar që nga lindja. Kur kam qenë në fillore shikoja shumë herë më pak dhe kujtoj nga ajo kohë se kisha shumë vështirësi të bëja numrin 3 dhe numrin 8, megjithatë isha e para e klasa e katërt. A ndieje paragjykime? Po, sigurtisht. Dhe fëmijët kanë atë që kanë gjykimin e pastër dhe të sinqertë. Normalisht në fillim më thoshin hapur, çfarë ka, pse e ka?? Shumë herë jam ndjerë e paragjykuar. Edhe nëse nuk të stigmatizon njeri, duke e ditur se ke një mangësi je ti vetë e para që paragjykon se po të paragjykojnë. Kjo është natyra njerëzore. Nga klasa e 5-të pata një rënie të vogël, sidomos në lëndët shkencore. Pastaj në shkollën e mesme, ndryshova shkollën dhe përjetova një kohë jo të mirë. M' u desh shumë kohë të ambientohesha. Duke qenë se ndryshove shkollë dhe kjo ndodhi në kohën e gjimnazit, kur dihet se kjo është një moshë shumë delikate, si e përjetove këtë ndryshim? Dihet se të gjithë adoleshentët janë egocentrikë dhe janë të prirur drejt ideales. Por duke qenë se unë nuk jam dhe as nuk mund të jem idealja, normalisht ndihesha keq. Në vitin e parë kam pasur edhe reagime të tipit: "iii pse është ashtu kjo". Unë atë kohë mbaja edhe syze, dhe kisha reagime negative edhe në rrugë, madje mund të them se kisha goxha. Por gjithçka qe çështje kohe. Unë fillova të përqendrohem në mësime, dhe shokët e rinj të klasës filluan të më shikonin jo si Era që kisha vështirësi në të parë, por si Era, nxënësja e mirë apo si Era shoqja e mirë. Ti nuk mban syze fare tani? Po, mbaj kur lexoj dhe shikoj televizor. Megjithatë për shkak të sëmundjes kam vështirësi në të lexuar, pasi sytë më lodhen goxha. Nëse lexoj gjysëm ore, pushoj gjysëm ore. Si është një ditë e jotja e zakonshme? Shkolla është një nga prioritete e mia, ndaj ajo sigurisht është angazhimi im kryesor. Gjej gjithmonë kohë për të dalë në kafe me shokët e shoqet e mia, por nuk preferoj pub-et, pasi nuk më pëlqejnë zhurmat. Duke e ditur tani se sa i rëndësishëm është këshillimi a do kishe dashur të kishe pasur një psikolog pranë gjatë jetës tënde? Sigurisht që po, ndoshta me praninë e një psikologu unë do të isha ndryshe. Në ç'kuptim do të ishe ndryshe? Do të isha ndryshe ndoshta në aspektin e brendshëm. Unë jam shumë e dhimbshur, jam shumë anksioze, dhe kam një të metë: dua që njerëzit që unë dua të jenë vetëm për mua. Dhe kjo më shkakton shumë problem sepse e di që nuk mund të jetë kështu. Unë kam nevojë për shumë dashuri, për konfirmim. Sipas teje a ka shteti shqiptar politika të duhura për t'ua lehtësuar jetën personave me aftësi të kufizuar? Jo. Po t`i referohemi ndryshimeve më të fundit që ka bërë qeveria për përfitimet e personave me aftësi të kufizuar, është krejtësisht në kurriz të këtyre personave. Le të marrim vetëm rimbursimin e dritave. Deri më tani ne paguanim 20% të dritave, ndërsa me ligjin e ri ky 20% është zëvendësuar me një pagesë fikse prej 2000 lekësh të reja, për grupin e parë dhe 1200 lekë të reja për grupin e dytë, që nuk mbulon as 3% të energjisë që harxhon një idivid me aftësi të kufizuar. Është folur gjithashtu që do të hiqen librezat e verbërisë, për të mos folur për infrastrukturën. Kur bota ka ndërtuar tashmë semaforët akustikë, ne nuk kemi as rampë ku të kalojnë karrocat personat me aftësi të kufizuar. Sipas teje çfarë duhet të bëjë qeveria? Ka shumë për të bërë. Por mbi të gjitha duhet një ligj gjithëpërfshirës, ku të gjithë personat me aftësi të kufizuar të kenë të njëjtat të drejta, të njëjtat shërbime, si të tjerët. Dhe mbi të gjitha shteti të respektojë ligjet që harton vetë. Pasi aktualisht, u bënë gati tre muaj që personat me aftësi të kufizuar nuk kanë marrë pagesën që u ka caktuar po qeveria. Ka shumë punë për t'u bërë. Le të flasim pak për shkollën, pse zgjodhe psikologjinë? Që nga dita që kam marrë në dorë librin e psikologjisë në gjimnaz, unë jam dashuruar pas kësaj lënde, pas dinamikës që ajo trajton. Dhe kisha dëshira të eksploroja mendjen, të panjohurën e njeriut, ndaj edhe nisa psikologjinë. Si e shikon karrierën tënde? Ambicja ime aktuale është të dal ekselente në master, dhe më pas doja të nisja një kurs ose në psikoterapi, ose për psikologe fëmijësh. Sigurisht që shkollimi im nuk përfundon këtu, pasi unë kam ambicie të mëdha. Shumë herë jam ndjerë e paragjykuar. Edhe nëse nuk të stigmatizon njeri, duke e ditur se ke një mangësi je ti vetë e para që paragjykon se po të paragjykojnë. Kjo është natyra njerëzore Deri më tani ne paguanim 20% të dritave, ndërsa me ligjin e ri ky 20% është zëvendësuar me një pagesë fikse prej 2000 lekësh të reja, për grupin e parë dhe 1200 lekë të reja për grupin e dytë Eranda Alushi
5E martë, 15 janar 2013 POLITIKE Rama në Laprakë: Rilindja, shpëtim nga litari i borxheve Kreu i PS-së, Edi zhvilloi ditën e djeshmenjë takim me banorë të Laprakës në kryeqytet. Ai u premtoi banorëve që ardhja e socialistëve në pushtet do të zgjidhë shumë nga problemet e sotme. Rama pas takimit shkruan në faqen e tij personale në Twitter, se borxhet po rrënojnë jetën e shumicës dërrmuese, ndërkohë që ka vetëm një përgjigje për t`i dhënë fund rrënimit sipas tij dhe ajo është "një votë për një Rilindje Shqiptare. "Rilindje për të mos u mbytur nga litari i borxheve lidhur keq në fytin familjeve të vetëpunësuara me biznes të vogël. Rilindje për të hequr taksën e biznesit të vogël dhe nxitur vetëpunësimin kundër varfërisë e papunësisë. Rilindje për të zhbërë bandat e xhandarmërisë tatimore që po shkatërrojnë me gjoba abuzive çdo shitës e biznes", premtoi Rama. Duke iu rikthyer sistemit të taksave, lideri i së majtës deklaroi se biznesi i vogël po shkatërrohet nga taksat abuzive. "Rilindje për të zhbërë bandat e xhandarmërisë tatimore që po shkatërrojnë me gjoba abuzive cdo shitës e biznes",- shtoi Rama. Ndërkohë që PD vijon që të shpalosë programin e saj edhe në zonat tregëtare në kryeqytet, ku prioritet i kushon uljes së taksave. Nëpunësit e kuvendit me urdhër në mitingun e PD-së Topalli në Shkodër me administratën Kryeparlamentarja shkel ligjin për nëpunësit Lajmi Kryeparlamentarja Topalli mori pjesë në 23 vjetorin e përkujtimit të rënies së bustit të Stalinit në Shkodër. Ajo kishte marrë me vete shumicën e administratës së Kuvendit, duke i bërë kështu pjesë të festimeve dhe fjalimeve që u bënë dje në Shkodër. ??? TIRANE ARTEMISA HOXHA LAJME SHKURT Berisha në Shkodër: 23 qershori, do fshijë nga harta e historisë bllokimin e Edvin Ramës ??? TIRANE Kryeministri Sali Berisha, njëherëshdhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë dje në 22 vjetorin e themelimit të degës së PD në këtë qytet. E pranishme ishte dhe kryetarja e Parlamentit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se "PD kremton 22 vjetorin e themelimit të saj, si forcë madhore për Shqipërinë. Duke iu drejtuar kreut të opozitës, Edi Ramës, kreu i qeverisë u shpreh se 23 qershori do të fshijë njëherë e përgjithmonë murin e bllokimit. "Nga kjo platformë, nga çdo vatër shqiptare, nga çdo zemër shqiptare, i themi Edvin Kristaq Ramës se mezi presim 23 qershorin për të fshirë nga harta e dheut murin e bllokimit. Ne jemi ndryshimi, përpara", u shpreh dje kreu i PD. Më tej ai shtoi se kjo mazhorancë që ai përfaqëson është ndryshimi i madh mes tij dhe asaj çfarë përfaqëson opozita. "Zoti Rama ndryshimi mes nesh është i madh, sa ndryshimi midis ditës dhe natës. Ndryshimi midis këtyre burrave dhe grave dhe teje është një si ndryshimi i ditës me natën, sepse këta të rinj, këta burra e gra, të gjithë se bashku duan më pak të varfrit. Ne jemi ndryshimi zoti Rama, sepse ne, me parimet që besojmë, me vlerat që mbrojmë me përkushtimin tonë, ia kemi dalë këto katër vite të kemi rritje ekonomike katër herë më të madhe se mesatarja e rajonit. Ia kemi dalë këto katër vite të jemi i vetmi vend në rajon, në të cilin është ulur dhe jo rritur papunësia", bëri të ditur kreu i mazhorancës gjatë përkujtimit të themelimit të degës së PD. Në përvjetorin e 23 tëdemonstratës antikomuniste dhe rrëzimit të bustit të Stalinit në qytetin e Shkodrës, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, përdori dhe një herë administratën e Kuvendit të Shqipërisë duke e marrë atë në Shkodër. Rreth mesditës në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë ishin të pakët punonjësit e këtij institucioni, pasi pjesa më e madhe e tyre ishin larguar për të marrë pjesë në aktivitetin e kryeparlamentares, kjo edhe për faktin se shumica e tyre janë vetë nga Shkodra. Gjithësesi "Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore", në nenin 2 të tij thekson qartë se administrata shtetërore është aparati organizativ dhe profesional, që i shërben interesit publik me paanësi, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, duke kryer shërbimet publike dhe duke hartuar e zbatuar politikat e përgjithshme shtetërore. Ky ligj mesa duket nuk është marrë fare parasysh nga kryetarja e Kuvendit. CEREMONIA Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vlerësoi aktin heroik të shkodranëve që 23 vite më parë, në demonstratën e 14 janarit 1990, hoqën bustin e Stalinit duke sjellë të parët një frymë të re demokratike në Shqipëri. E pranishme në takimin përkujtimor të 23 vjetorit të demonstratës antikomuniste të 14 janarit 1990, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi aktin heroik të bashkëqytetarëve të saj shkodranë, të cilët duke sfiduar friken dhe presionin e sistemit të kaluar, hoqën bustin e Stalinit në qëndër të qytetit të Shkodrës. Duke iu drejtuar protagonstëve të asaj date të shënuar, një pjesë të të cilëve i citoi edhe me em? Ambasadori grek: Greqia mbështet Shqipërinë në BE "Greqia do të mbështesë Shqipërinë në hapat e saj drejt rrugës së integrimit të BE-së"kështu ka deklaruar nga qyteti i Korcës Ambasadori grek Leonidhas Rokanos, teksa ka zhvilluar një vizitë kortezie në bashkinë e Korcës. Ai ka theksuar se qëllimi i tij është forcimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, dhe mbarëvajtja e këtyre raporteve në të ardhmen. Më tej diplomati grek ka vlerësuar bashkëpunimin mes qyteteve të ndryshme shqiptare dhe greke ndërsa është shprehur i impresionuar nga ajo që ka parë duke përmendur ndër të tjera kulturën bizantine. Diplomati tha gjithashtu se ka diskutuar me kryebashkiakun Peleshi për krijimin e projekteve ndërkufitare si dhe ndërtimin e ndërmarrjeve shqiptaro-greke në qytetin juglindor. ? PS, mbledh Asamblenë në Greqi gati për zgjedhjet Të mbledhur në qytetin e Larisës, perfaqësues të Partisë Socialiste, nga të gjitha qytetet e Greqisë kanë theksuar se kjo parti është e vetmja force politike që ka një program për emigracionin, që ndodhet kaq pranë komunitetit shqiptar në Greqi. "Ne jemi pjesë e fitores, jemi pjesë e ndryshimit në Shqipëri", ka thënë në fjalën e hapjes kryetari Partisë Socialiste për Greqinë, Artan Qirici. Në fjalimet e tyre përfaqësues të degëve të Partisë Socialiste kanë shprehur dëshirën që ky vit të sjellë ndryshimin në atdhe. Ndërsa në fund kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS, Gramoz Ruci duke sjellë shembuj konkretë u ka bërë shqiptarëve të Greqisë një pasqyrim të realitetit shqiptar, ku çmimet e artikujve të konsumit të përgjitshëm janë dyfishuar prej vitit 2005 kur pushtetin e ka marrë Sali Berisha. ? Papulias OMONIA-s: Krenari për helenizimin në Vorio Epir Organizata OMONIA festoi 22-vjetorin e krijimit të saj. Gjatë festimeve për këtë aktivitet është lexuar dhe një letër urimi e Presidentit të Greqisë, Karolos Papulias. "Prania shekullore e helenizmit vorio epiriot në shtëpitë stërgjyshore, është gjithmonë një burim frymëzimi dhe krenarie për të gjithë grekët, sidomos në një kohë kur atdheu, por edhe rajoni më gjerë, përballet me një numër të madh sfidash", shkruan në mesazhin e tij presidenti grek. Ai i bënë thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve që të mblidhen rreth "OMONIAs" dhe të punojnë për kauzën e përbashkët. Sali Berisha në Shkodër Jozefina Topalli, Kryetare e Parlamentit LIGJ NR. 90/2012 ? Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore ? Neni 2 Administrata shtetërore dhe funksionet e saj ? 1.Administrata shtetërore është aparati organizativ dhe profesional, që i shërben interesit publik me paanësi, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, duke kryer shërbimet publike dhe duke hartuar e zbatuar politikat e përgjithshme shtetërore. rat e tyre, kryeparlamentarja Topalli theksoi se të gjithë këta meritojnë respekt dhe konsideratë për atë që bënë 23 vite më parë. Në mënyrë të veçantë, zonja Topalli u ndal tek emri i Rini Munajkës, i cili, pas torturave çnjerëzore në burgun e komunizmit, humbi jeten më pas. "Kanë kaluar 23 vite, duket se ka kaluar një kohë e gjatë, por për ne që kemi qënë dëshmitarë të asaj dite, duket sikur ka ndodhur dje. Unë besoj se për secilin prej jush në këtë sallë, ajo ka qënë një ditë e pabesueshme. Një natë përpara, tre netë, një javë përpara asaj dite në të gjitha familjet e këtij qyteti flitej se do të ndodhte diçka", tha znj.Topalli, duke kujtuar momentet e një nate përpara se të zhvillohej demonstata. "Në fakt, ajo që dukej e pamundur në atë periudhë, u bë realitet, edhe pse ishte një klimë terrori. Edhe pse ishte një klime frike, por këto burra, dhe ato që sot nuk janë në këtë sallë, guxuan dhe ndryshuan historinë. Dhe e filluan këtu në Shkodër, në qëndër të Shkodrës, aty ku sot është busti i Lugj Gurakuqit", tha Topalli. Gratë Topalli nxorri në protestë nëpunësit Kryeparlamentarja Topalli vetëm pak muaj më parë kreu të njëjtin veprim me administratën e Kuvendit, duke e nxjerrë atë në një protestë të heshtur për parandalimin e dhunës ndaj grave. Megjithëse qëllimit të mirë për mbrojtjen e të drejtave të grave, refereruar ngjarjeve të vitit që lamë pas për raste të shumta të dhunimit dhe vrasjes së grave, admninistrata shtetërore duhet të ruajë paanshëmrinë.
Gruaja austriake: Si e përndoqi Sigurimi Shirokën Zbulohet kabllogrami, Peruja: Shqipëria ta dëbojë Thyhet ligji, Topalli merr zvarrë administratën “Nikita”, ja dyshimet për kurthin ndaj 27-vjeçares KIRURGU I SHQUARISH-MINISTRI MITINGU NE SHKODER FAMILJARËT NE FIER ? Faqe 18-19 ? Faqe 16 ? Faqe 5 ? Faqe 10 VITI III - NR. 09 E martë, 15-01-2013LEKË 30 Deputeti Sterkaj rrëzon pistën e Ministrisë për operacion anti-tra? k PLAGOSJA E KOMISARIT TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI origjina e lajmit... -NDËR MEJTIME- LIVE FROM LIFE ? Faqe 22 ? Faqe 22 NGA ARLINDA ÇAUSHOLLI NGA ANJEZA SHATKU FAIR PLAY NDRYSHIM I NJËJTË Ish-kryetarja e FRESSH M o n i k a K r y e m a d h i thotë në një intervistë për “studimepolitike.com” momente pikate... Aksidentohet Drita Pelingu, shtyhet shfaqja AKTORJA ? Faqe 20 PERPLASJET NE PS TIRANE LULJETA PROGNI ? Faqe 4-5 Rrë? mi i ish-kryetares: Nano “kurban” në vend të Ilirit. Sot koncerti Kryemadhi: Kulisat ndaj FRESSH FOTOT E “FIKS FARE” ? Faqe 15 Ja protestuesit te “pallati i Lindës” Emrat e kushërinjëve dhe kujdestarëve të konvikteve Lajmi Deputeti i PS-së, Paulin Sterkaj dhe ish-drejtues i forcave të Briskut një intervistë për A1 Report tha se plagosja e she? t të krimeve të Burrelit, Musa Skura ndodhi gjatë një përplasjeje të rastësishme. Ai hodhi poshtë versionin e Ministrisë së Brendëshme se ishin duke bërë një aksion anti-tra? k, sepse policët ishin të paarmatosur dhe me makina civile EDVIN PARRUCA TIRANE Deputeti dhe ish-drejtuesi i Briskut, Paulin Sterkaj, në një intervistë për Tv A1 Report, tha mbrëmë se plagosja e komisarit të Burrelit... ? vijon në faqe 2-3-4 Propozimi i një referendumi për kombëtar, pa përgatitur fillimisht gjërat në terren dhe përmirësuar pozicionin tonë në klimën ndërkombëtare është një lëvizje që ushqen një iluzion të madh që nëse me të vërtetë do të bëhej do të shkaktoj një zhgënjim të thellë. Me këtë propozim jepet përshtypja se realizimi i aspiratave kombëtare mund të bëhet me një shkop magjik, me një lëvizje të vetme nevralgjike apo thjesht me një veprim formal që ka shumë pak lidhje me realitetin aktual. Përgatitja e këtij propozimi dëshmon edhe mosnjohje të historisë së përpjekjeve për liri e barazi të kombit shqiptar në ish Jugosllavi. Konkretisht më 2 korrik të vitit 1990 delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave dhe në 7 shtator të po këtij viti, u miratua në Kaçanik Kushtetuta e Republikës. Ndërkohë që në datat 29-31 shtator 1990 u zhvillua referendumi mbarëpopullor me pjesëmarrje masive që zyrtarisht e shpalli Kosovën të pavarur e sovrane por sikurse e dimë të gjithë fatkeqësisht si pasojë e situatës në terren dhe konjukturës ndërkombëtare ky vullnet i popullit nuk u materializua e ngeli... Koment Bashkimi kombëtar dhe referendumi ? vijon në faqe 22 NGA ADRI NURELLARI “POLICET ISHIN PA ARME PERPLASJA PAS FESTIMEVE” Zbulohen detajet e ngjarjes në Mat. Policët ktheheshin nga festa në Tiranë. Ish-drejtuesi i Briskut: Policët u përleshën ? zikisht me 19-vjeçarin. Rikthehen maskat. Plaçkitja në Tepelenë, dëshmitë e udhëtarëve RRUGA ? Faqe 16 Basha parkon fadromat te Shkolla e BaletitMusa Skura Fitim Alla Monika Kryemadhi
18 E martë, 15 janar 2013 DOSSIER NJË PORTRET i panjohur i kirurgut me duar të arta. Fakte surpizë për personalitetin e tij, parë në nji këndvështrim tjetër, nga ai i bashkëshortes së tij austriake... Personazhi DR. FREDERIK SHIROKA Olimpia: Sigurimi na përndiqte, ai pa tmerre nëpër burgje Rrëfimet e pazakonta të gruas austriake të kirurgut të famshëm. Zbulohen letrat që rrëfejnë vuajtjet dhe vdekjen Një qiri për shpirt të engjëllit humanist... Kushtuar Dr. Federik Shirokës Në vitet e zymta të diktaturës së egër komuniste, në kohën kur personazhe tëndritur të kombit, intelektualë të zotë e klerikë atdhetarë egzekutoheshin pa gjyq, ndër shtëpitë e qytetit të Shkodrës jeta vazhdonte si e strukur në heshtje nga frika e ndonjë raprezalje apo spijunimi të mundeshëm. Festat e gëzimet familjare mbyteshin nën peshën e shtërngesës ekonomike e të frikës në ambientin e politizuar nga demagogjia e paskrupull e unipartisë në pushtet. Njerëzit i druheshin kontakteve e bisedave për problemet e shumta të jetes. Por ndodhte edhe, që në muzgun e mbasditës apo në orët e mbrëmjes të shiheshin tek tuk ecejaket e ndonjë cifti, grupi apo familje, të cilët shkonin për ndonjë urim fejese, ktheheshin nga festimi i ndonjë ditëlindje apo gëzimi tjetër familjarë. Miqësitë e vjetra sillnin ndër këso netësh speciale festash tek familja ime, personazhe interesante e shumë të njohtun të qytetit, të cilet me vizitat e tyre mundoheshin të kujtonin e të respektonin traditat fetare e zakonet tona familjare. Në familjen time, festa fetare e ditës së emrit, festohej e "zyrtarizuar" si "dita e lindjes", e miq të mirë e të shumtë si Gjenarini, Xhevati, Gjoni, Ahmeti, Faiku, Marku ishin të përhershëm. Pervec miqësisë familjare, të medhenjtë i lidhte puna në sektorët më të vështirë e po ashtu edhe përsekutimi ishte emruesi i tyre i përbashkët. Nga fëmijeria ime ruaj të freskëta në kujtesë si castet magjike të këtyre netëve, tregimet e Zotni Gjon Kamsit për vrasjen e Luigj Gurakuqit e sjelljen e rrobave të tij të gjakosura në atdhe, e po ashtu edhe vizitën e një zonje që me sjelljen e saj të vecantë me terhiqte vmendjen. Edhe pse isha shumë kurioz, nuk guxoja të pyesja më të medhejtë për te, por nga rastësia e bisedave mësova që ajo ishte Olimpia, e veja e kirurgut të madh Federik Shiroka. Babai im më tregonte se, Doktori që ishte bashkëmoshatar e njekohësisht edhe kushëri i djemve të familjes sonë, ishte shpesh i pranishem tek ne në bisedat e mbrëmjeve të gjata të dimrit. Olimpia ishte një grua austriake nga Tiroli që Federiku gjatë kohës të studimeve në Austri e kishte njohur e dashuruar. Me mbarimin e studimeve, Olimpia u bë bashkëshortja e Federikut dhe e ndoqi atë në Shqiperi. Për karrieren brilante e personalitetin e Federikut, janë botuar disa herë shkrime nga kolegë e persona që paten kontakte me të, por unë në këtë shkrim do sjell elemente të rinj e të panjohur për personalitetin e tij, të parë në nji këndvështrim tjetër, nga ai i bashkëshortes së tij austriake. Mendoj se për lexuesin është e nevojëshme një paraqitje e shpejtë e fillimeve të Dr. Shirokës, i cili vinte nga familja qytetare me tradita patriotike SHIROKA. Kjo familje pat në gjiun e saj figura të njohura të rilindjes kombëtare e një ndër to ishte dhe virtuozi i kirugjisë shqipëtare (mund të them pa frikë) edhe i asaj botërore, mjeku kirurg Federik Shiroka. Federiku lindi në Shkodër me 20 shtator 1907. I ati Loro Shiroka vdiq i ri duke lënë gruan Zinën, me 5 fëmijë jetime, Florindën, Regjinën, Zefin, Terezinen e Federikun. Shkollën fillore e bëri në Kolegjën Severiane në Shkodër (1915) ku u shqua për rezultate të mira si dhe për aktivizim në teatrin e shkollës. Mbasi mbaroj klasët e fillores në vitin 1923, u dergua prej familjes që të vazhdonte shkollimin në Austri. Gjimnazin e kreu në qytetin e vogël të Kremsit (afër Vjenës) ku maturonin shumë të rinj nga familje shkodrane. Përfundoi maturën në vitin 1928 me rezultate shumë te mira, e kjo i krijoi mundësinë që të pranohet të vazhdojë degën e mjekësisë në Universitetin e Graz-it. Mbasi mbaroj studimet me rezultate të larta, i specializuar për kirugji dhe gjinekologji edhe pse i ofruan për të punuar në Katedrën e Kirurgjisë në Graz, ai vendosi të kthehej në atdhe në 1935-ën për të punuar në spitalin e Tiranës si mjek kirurg. Për këtë ai i shprehej bashkëatdhetarëve të tij studentë: edhe pse Kirurgjia nuk ka atdhe, kirurgu ka. Më pas ai transferohet në vendlindjen e tij Shkodër, ku punoj si kirurg e drejtues i spitalit deri në vitin 1946. Më vonë emërohet drejtues i pavionit të kirurgjisë në Tiranë ku punon deri në fund të jetës. Edhe pse ishte një kirurg shumë popullor dhe i palodhur, ai pat një jetë të vështirë, mbasi politikisht familja e tij ishte në syrin e regjimit dhe shikohej me dyshim. Vëllai i tij Zefi ishte i "burgosur politik" me akuzën e rëndë "armik i popullit", i dënuar me 20 vjet heqje lirie pasi kishte qënë nënpunës i lartë para ardhjes në pushtet të diktaturës famëkeqe. Edhe fakti që Dr. Shiroka kishte gruan austriake nuk shikohej me sy të mirë nga kolegët e partia në pushtet. Sipas ideologjisë së kohës ai ishte "një mikroborgjez që i kishte kaluar koha dhe njeriu që nuk bënte perpjekje për të studjuar marksizmin". Ky është shkaku që më motivoj të rreshtoj këto fjalë, mbasi pata fatin që të marr në dorë korespondencën e bashkëshortes Olimpia Shiroka, me kolegë, miq, shokë, kushrinj apo familjarë të Dr. Shirokës. Si të gjitha gratë e hueja të martuara në Shqipëri, edhe Olimpia vuajti kalvarin e komunizmit. E përndjekur nga regjimi , nën presionin e sigurimit të shtetit, e detyruar në izolim të plotë, e papunë, ajo grua e cila mundohej të qetësonte sadopak shpirtin e trazuar të Federikut e të fshinte lodhjen e orëve të gjata të punës së tij, i shkruan këto letra të dhimbëshme miqve të shtëpisë apo shokëve të Federikut te cilët jetonin në mërgim. Aty ajo përshkruan masakrat e komunistëve mbi intelektualet e familjet patriotike shqipëtare që ajo njihte. Ja si e përshkruan ajo jetën e saj e të bashkëshortit, atij që mbetet nderit i kombit tonë, doktorit me "duar te arta": LETRAT E OLIMPIAS Po përpiqem të shqipëroj pjesë nga letra e shkruar në gjuhën italiane që i është derguar një shokut të rinisë të Federikut (Zef L.) me banim në Amerikë e që mban datën 21.10.1963: ...........kam mbetë pa femijë, e për këtë mbasi cdo lindje (5 lindje) kam vuajtur shumë. Me Federikun e shkretë kishim të njëjtin grup gjaku (RH) e nuk ishte e mundur të na jetonin fëmijët. (të paktën me mundësitë e Shqipërisë....) Mandej kur mbeta vetëm, nuk merrja pension, sepse ktu i japin vetëm grave mbi 55 vjec ose me fëmijë. Me dekret special të kuPJETER LOGORECI Dr. Federik Shiroka në prillin e vitit 1955 në Tiranë Pjesë nga letra që Olimpia i dërgon Z.L., një shokut të Federikut me 21.10.1963 Në foto: Percjellja në banesën e fundit e Dr. Shirokës nga qytetarët e Shkodres. Vëllai i tij Zefi ishte i "burgosur politik" me akuzën e rëndë "armik i popullit", i dënuar me 20 vjet heqje lirie pasi kishte qënë nënpunës i lartë para ardhjes në pushtet të diktaturës famëkeqe
16 E martë, 15 janar 2013 TIRANE Roshi: Nuk jemi para një epidemie që të kemi frikë Drejtori i Institutit të Shëndetit Publikbëri të ditur dje se në vendin tonë ka një qarkullim të ulët të epidemisë së gripit, i cili nga fundi i janarit deri në mars do të rritet. Enver Roshi tha se janë ekzaminuar mostra nga disa qytete si Tirana, Vlorë, Durrës, dhe të gjitha mostrat kanë rezultuar negative ndaj epidemisë që është përhapur në SHBA, pra të virusit AH3N3. Kreu i ISHP-së, Roshi tha se kemi të bëjmë me një grip stinor. "Nuk jemi para një epidemie që të kemi frikë, por nuk do të thotë që të ulim vigjilencën'nënvizoi Roshi. Ai u bëri apel mjekëve të familjes të mos neglizhojnë marrjen e mostrave dhe raportimin e rasteve të dyshuara, ndërkohë që ISHP po ndjek me vëmendje situatën në rajon dhe ka kontakt me OBSH. ISHP thotë se qarkullon vaksina e gripit dhe janë të këshilluar për fëmijët, të sëmurët dhe të moshuarit, si grupet më të rrezikuara për t'u prekur nga gripi të bëjnë këtë vaksinë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë një urdhëresë të veçantë dhe këshillon qytetarët të mjekohen me paracetamol dhe lëngje. Nëse temperatura vazhdon të rritet të mos e neglizhojnë por t'i drejtohen mjekut të familjes. Asnjë punëtor te bulevardi "Petro Nini Luarasi" Ngecin punimet te shkolla e Baletit Banorët: Lulzim Basha pret vetëm shirita LAJME SHKURT Lajmi Vetëm një ditë pas inaugurimit të fillimit të punës për rikonstruksionin e bulevardit "Petro Nini Luarasi", pranë shkollës së "Baletit", asnjë një nga punëtorët nuk punon. Ndërsa makineria për restaurimin e bulevardit nuk ka bërë asnjë centimetër punë. ??? TIRANE JONIDA LATE KURBAN NE MES TE QYTETIT Një foto e postuar në faqen e rrjetit social Facebook të deputetit të PS Auron Tare, në qytetin e Sarandës. Ku tregon një burrë që është duke rrjepur një qingj në mes të qytetit turistik të Sarandës, në ditën kur Ministri i Bujqësisë Genc Ruli, tha se ishin mbyllur të gjitha thertoret e paligjshme në vend. Kurse personi në foto vazhdon punën e tij, pa u shqetësuar fare nga ato që thotë Ministri Ruli. Rikonstruksioni i bulevardit "Petro Nini Luarasi", pranë shkollës së "Baletit", nuk ka filluar ende. Vetëm një ditë pas inaugurimit të fillimit të punimeve për rikonstruksionin e këtij bulevardi, aty nuk punon asnjë punëtor, ndërsa makineria që shërben për rikualifikimin e bulevardit vetëm sa është vendosur aty. Banorët të cilët kalojnë çdo ditë aty shprehen të shqetësuar. Ata thonë se si ka marrë puna ky bulevard nuk ka për të përfunduar ndonjëherë. " Siç e kanë nisur këta këtë punë, ky bulevard nuk ka për të përfunduar as për 8 vjet e jo për 8 muaj që nuk ka për të përfunduar. Këtu sot(dje) që është edhe fillimi i javës nuk është bërë asnjë gram punë, sikur një punëtor të ishte sa për të thënë që punohet" na thotë një grua banore e lagjes. Banorët gjithashtu shprehen se edhe tete muaj punë për këtë bulevard që është kaq i vogël janë shumë kohë " Tetë muaj për të rregulluar këtë është shumë, nuk është aq bulevard i madh sa të duhen kaq shumë kohë, gjithsesi bashkia i di vetë punët e saj" na thonë dy të moshuar. Qytetarët shprehen se janë të lodhur vetëm nga fakti që bëhet sikur punohet dhe në realitet nuk behët asgjë " Këtu po bëhet sikur po punohet, gjasme filloi dje puna, por sot(dje) nuk duket asnjë punëtor të punojë. Ne nuk kemi nevojë vetëm të vijë Basha këtu dhe të presë shirita se puna filloi dhe sa të ikin televizionet t'i kthejnë krahët rrugës. Unë e kam shtëpinë këtu pranë dhe deri tani nuk kam parë asnjë makinë të punojë për këtë rrugë. Kur nuk po punojnë pse vijnë dhe thonë që filloi, kur të fillojë le të vijnë. Të na gënjejë, por jo kaq hapur" shprehet A.H banues pranë zonës së shkollës së "Baletit". Por ajo që bie në sy është sikurse edhe në rikualifikimin e rrugëve të tjera të kryeqytetit, në tabelën informuese për të dhënat e rrugës nuk shkruhet se kur fillojnë dhe kur përfundojnë punimet. Por vetëm shkruhet sa muaj shkon rehabilitimi. Ditën e diel kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ishte te bulevardi " Petro Nini Luarasi", ku inauguroi fillimin e punimeve për rikonstruksionin e këtij bulevardi. Me një investim prej 63,7 milionë lekësh, Bashkia e Tiranës ka nisur të dielën rikonstruksionin e plotë të bulevardit "Petro Nini Luarasi", me gjatësi 805 m. Nga 505 metra gjatësi të bulevardit, gjerësia e tij parashikohet të jetë 11.5 m dhe trotuar variabël 2 deri në 3 metra nga të dy krahët, ndërsa në gjatësinë fundore të tij prej 300 metrash, gjerësia do të jetë 7 metra dhe trotuare 2 metra në dy anët. ? Gjosha, organizon një takim për dhunë ndaj grave Zëvendës Ministrja e Punës Klajda Gjosha, në një takim me organizatat e shoqërisë civile që ushtrojnë aktivitetin e tyre fushën e barazisë gjinore dhe dhunës në familje, ka bërë një pasqyrim të gruas për vitin 2012-të. Zv. Ministrja tha se ka ende shumë punë për të përmirësuar. Kurse vetë gratë mendojnë së duhet shkuar përtej përpjekjeve sipërfaqësore. Dhuna ndaj gruas është një nga fenomenet e përhapura kohët e fundit në vendin tonë, ku shifrat e pasqyruara edhe në media tregojnë se kujdesi dhe vëmendja duhet kushtuar ndaj këtij fenomeni shqetësues për shoqërinë tonë duhet të jetë maksimal. ? Qiramarrësit, paralajmërojnë se do hyjnë në grevë urie Dje dhjetëra të pastrehë nga Durrësi dhe Tirana protestuan para godinës së Gjykatës Kushtetuese kundër vendimit të qeverisë që i detyron ata të lirojnë banesat e pronarëve, që iu konfiskuan nga regjimi komunist. Ata kërkuan nga Gjykata Kushtetuese zbardhjen e vendimit të kushtetues për aktin normativ të qeverisë për lirimin e banesave ku ata jetonin prej vitesh. Qytetarët të cilët protestuan dje thanë se nuk kanë përfituar nga zgjidhjet e ofruara nga shteti, as kredi dhe as banesa sociale. Ata paralajmërojnë edhe grevën e urisë. ? Industria e tekstileve ka pësuar rënie në 2012 Industria e tekstileve dhe këpucëve, një nga më të rëndësishmit në punësim dhe eksporte në vendin tonë pësoi rënie porosish në 2012-ën. Sipas treguesve të 11-mujorit 2012, eksportet e tekstileve e këpucëve, që punojnë me material porositësi në kompani italiane, vijuan tendencën negative të pranishme gjatë vitit ku recesioni ku ka hyrë Eurozona dha ndikimet e veta me uljen e porosive për partnerët shqiptarë. Eksportet e këtij grupmalli ranë 4% me bazë vjetore për periudhën janar-nëntor, duke arritur në rreth 57 miliardë lekë. Për pasojë, nga pozicioni kryesor në eksporte, ky grup zë tashmë 29% të totalit të eksporteve "Made in Albania". Në foto: (Majtas) Fadroma e parkuar në bulevardin "Petro Nini Luarasi" (Djathtas) Tabela informuese për punimet FOTOLAJM
6 E martë, 15 janar 2013 POLITIKE KRYEMADHI Ish-kryetarja e FRESSH thotë se forumi rinor socialist në vitet 92-2003, ka qënë Partia tjetër Socialiste, e cila është përballur mnë kuadër të reformimit të PS ndër vite. intervista Kryemadhi: Nano ‘kurban' për PS në vend të Ilir Metës "Dashuri e urrejtje" te PS si u përjashtuan Meta, Dokle, Pëllumbi Anëtarësimi "Në gjimnaz isha një natyrë rrebele dhe qëndroja gjithnjë kundër rrymës. Kur u themelua PD, kishte ngurrim nga bashkëmoshatarët e mi për t'u bërë me PD. Unë se pata. Ndërsa kur u pa qartë, se pesha po anonte nga PD, ndodhi e kundërta, unë u bëra me PS". "Një moment mjaft i rëndësishëm ishte lidhja, që krijoi Ilir Meta me socialdemokratët danezë. Nisëm të konsideroheshim në rrafsh ndërkombëtar. U krijuan lidhje të drejtpërdrejta me IS" "Ishim plotësisht të angazhuar dhe nuk kishim asnjë problem me rritjen e Nanos si figurë, madje ishim ne, ata që kontribuonim për këtë në rrafsh kombëtar e ndërkombëtar" Lajmi Ish-kryetarja e FRESSH Monika Kryemadhi thotë në një intervistë për "studimepolitike.com" momente pikate nga historia e këtij forumi. Ajo tregon për përplasjet në PS, debatet me Nanon dhe burgosjen e tij, si dhe përjashimet që ndodhen në PS. ??? TIRANE LULJETA PROGNI Monika Kryemadhi, një ndër aktivistet kryesore të momenteve të para të themelimit të FRESSH, rrëfen detaje interesante të betejës politike midis të rinjvë të këtij formi dhe lidershipit të atëhershëm të PS Kur jeni angazuar për herë të parë në politikë? Detajet e ditës së parë? Ka qënë nëntor 1991 dita ime e parë në politike. Më ka ftuar një shoqja ime, Ilda Reka, e cila më tha, se në PS po organizohej një takim me të rinj. Isha pak skeptike, por vendosa të shkoj. Më ka pritur te dera e PS, Musa Ulqini, i cili kishte organizuar një takim me të rinjtë. Më pas në atë takim erdhi Pandeli Majko, Ilir Meta, Ilir Zela e të tjerë, të cilët po themelonin forumin e të rinjve socialistë. Ata që po themelonin FRESSH kishin përqëndruar vëmëndjen e tyre dhe tek gjimnazistët. Kaq e re në politikë...? Në datën 27 dhjetor të vitit 1991 unë u pranova anëtare e PSSH dhe më pas u zgjodha anëtare e KPD për rrethin e Tiranës. Në këtë moment, pata ngurrimin e prindërve, të cilët thanë, se ky angazhim në këtë moshë është shumë. Por më pas ata u bindën. Ju u angazhuat në FRESSH, që ishte një bërthamë e rëndësishsme, ku lidershipi i PS po investonte…? Fillimisht PS ishte e interesuar, që të krijohej një forum rinor, sepse i duhej që të barazpeshonte gjithë atë lëvizje studentore rinore që ishte rreth PD. Ku ishte përqëndruar gjithë potenciali antikomunist. Ndërsa PS ishte si një parti, që vetëm kishte ndryshuar emrin dhe ishte qartazi trashëgimtare e PPSH. Mendoj, se në fillim lidershipi i PS i angazhoi individët e FRESSH me qëllim për t'i përdorur. Por ata nuk i kishin bërë llogaritë mirë. Patëm mbështetjen e një pjese të intelektualëve të PS. Dua të veçoj një moment të rëndësishëm: Kur humbi PS në 22 mars, unë bashkë me Luzhiana Abazin kemi qarë shumë, sepse menduam se PS i shiti zgjedhjet. Në fakt historia tregoi, se ishte bërë diku një marrëveshje për lënien e pushtetit. Keni ju argumenta për ta vërtetuar këtë? Unë i referohem historisë, pasqyrimit në media të ngjarjes, fotografive etj. Në momentin kur u sulmua Ilir Meta nga mazhoranca demokrate për "Poliçanin". Ishte pranvera e vitit 1993, kur në Parlament po kërkohej heqja e imunitetit të Ilir Metës dhe deputetët e PS s'luftuan absolutisht për ta mbrojtur. Të rinjtë e FRESSH, që ndiqnim seancën në llozhen e parlamentit mbetëm të shokuar. Në FRESSH ishin tre deputetë: Meta, Majko dhe Legisi. Por atë ditë folën vetëm këta të FRESSH. Disa "u bënë" atë ditë të sëmurë dhe nuk u paraqitën në seancë, ca të tjerë nuk folën fare. Pra ne menduam asokohe, se lidershipi i PS kishte menduar, se i shkonte për shtat që Ilir Meta të burgosej dhe të përdorej nga PS si një element i rëndësishëm për fushatë, për të garantuar atë, që më pas e garantoi me burgosjen e Nanos. Ku e bazuat ju këtë dyshim? Në kongresin e majit 1992, u zgjodh Pandeli Majko kryetar i FRESSH, pra në atë kohë ishte Majko kryetar. Ka pasur një element të rëndësishëm në atë kohë, në marrëdhëniet mes nesh dhe PS. Ne na u duk, se po e "shisnin" Ilir Metën në atë kohë. Duke u nisur nga vetja, ne menduam se siç "shesin" atë do na "shesin" dhe ne. Ne menduam se kur Meta që kishte atë background të rëndësishëm politik, ishte edhe deputet, mund të lihej kaq kollaj në baltë, çfarë ishim ne për PS? Kështu, kohët kaluan dhe pas një viti ndodhi, që u arrestua Fatos Nano. Pse e lidhni arrestimin e Nanos me këto zhvillime...? Unë personalisht kam aluduar në atë kohë, që PS po kërkonte një kurban, për të balancuar të gjithë retorikën antikomuniste, që po përdorte PD e Berisha kundër PS. Unë kam aluduar, se u tentua që ky kurban të ishte Ilir Meta, por s'ia dolën dhe më pas kurbani u bë pikërisht kryetari i PS, Fatos Nano. Ju u bashkuat rreth Ilir Metës, pasi u ndjetë të kërcënuar nga partia, Nano mbështeti Majkon dhe ky i fundit duket se u shkëput prej jush. Si është e vërteta? Mendoj se Ilir Meta ishte një figurë e pakompromentueshme dhe nuk mund të ishte ai figura e FRESSH, që do t'i drejtohej Nano për përçarjen e këtij forumi. Pandeli Majko kishte cilësi shumë të mira, kishte momente që ishte brilant në deklaratat e tij, por kishte momente të tjera që fshihej dhe nuk dukej për të thënë apo për të bërë atë që duhej në momentin e dhënë. Meta ishte gjithnjë aty për të mbrojtur njerëzit e tij. Në kongresin e parë të FRESSH u zgjodha sekretare e përgjithshme. Ne u konsoliduam si një rrymë në PS e domosdoshme për lidershipin të destinuar të bashkëjetojmë në PS. Pas arrestimit të Fatos Nanos dhe më pas, në fushatën për referendumin e miratimit të Kushtetutës në vitin 1994, FRESSH u bë një strukturë politike mjaft e rëndësishme, e domosdoshme për PS e ishte në krye të sukseseve të kësaj periudhe për opozitën. Ndërsa Fatos Nano e të tjerë drejtues të PS ishin të sulmuar ashpër e vazhdimisht nga Berisha, ju nuk ishit pjesë e këtyre sulmeve, nuk ishit të targetuar nga Berisha...? Po, është e vërtetë. Po si do të më sulmonte mua, apo të tjerë anëtarë të FRESSH Sali Berisha? Ne nuk na thoshte dot që ishim komunistë. Por bëri një hile në sulmet e tij, bazuar në politikën "përça e sundo". Ndërsa sulmonte ashpër liderin dhe drejtues të tjerë të PS, FRESSH dhe pse ishte me peshë specifike, nuk e sulmonte. Mendoj se ishte e qëllimshme për të krijuar përçarje në PS. Por nga ana tjetër nuk kishte edhe ku t'i bazonte akuzat për ne. Berisha e kishte taktikë politike. Në kohën kur Fatos Nano u arrestua, ne u bëmë edhe më të domosdoshëm. Megjithëse Nano ishte në burg, partia funksiononte. Kur Nano ishte në burg, PS u bë solide, pra s'kishte debate edhe aq. A i bashkoi Nano rrymat në PS? Po, por nuk mund të themi se kishte ndonjë shfaqje të fortë publike të rrymave. Megjithatë, mund të them se ne, si FRESSH, ishim bërthama e betejës politike dhe PS ishte e detyruar të na kosnideronte. Në momentin kur nisën protestat për firmat piramidale, PS e Tiranës nuk po organizohej, sepse kishin frikë. Ishte FRESSH, që mori përsipër drejtimin e të rinjve, që nga studenët deri tek gjimnazistët. PS distancohej nga ky veprim. Ato ditë ishte duke u diskutuar mocioni i famshëm i Nanos për riorganizimin e partisë, FRESSH po akuzohej për bashkëpunim me Berishën? Para zgjedhjeve të 26 majit, ne si FRESSH, kishim organizuar një miting proteste në pallatin e sportit. Ftuam TVSH, por problemi ishte, se duhej një drejtues i rëndësishëm i PS, që të mund ta filmonte dhe transmetonte aktivitetin e opozitës televizioni publik, pasi mbi këtë rregull funksiononte atëherë. Duheshin nënkryetarët e partisë, njëri prej tyre. Ne nuk na erdhi asnjë prej tyre dhe kjo na la shije shumë të keqe. Por tre deputetët e FRESSH ndërhynë në TVSH e aktiviteti u filmua dhe u transmetua. Ky ishte edhe momenti, kur PD përfitoi, për të krijuar një lloj përçarje. Pasi u transmetua aktiviteti, drejtuesit e partisë reaguan dhe thanë, se ju paska çuar Berisha kamera për t'ju filmuar. Në fushatën e zgjedhjeve të 26 majit, Berisha nxori ligjin që penalizonte disa kandidatë për deputet Dhe shumë kandidatë të PS u skualifikuan. Nga radhët e FRESSH nuk u penalizuan, pasi s'kishin ku kapeshin, por kjo u përdor për alibinë e "mbështetjes së Berishës". Me kryetarin në burg...? Në kohën kur Nano ishte në burg, ne ishim të angazhuar plotëNë foto: Pandeli Majko, Fatos Nano dhe Ilir Meta Monika Kryemadhi
.
|
Na vjen keq, por koha në dispozicion mbaroi.
Nëse jeni një përdorues i regjistruar, identifikohuni në pjesën e poshtëme djathtas.
|
|
|
Hyr në e-Shop dhe zbulo të gjitha ofertat tona
|
|
|
Po blini botimin e
15/01/2013
Me çmim
0,00
|
|
Rikërko fjalëkalimin!
Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.
Privacy Policy 2013 Mbrojtja e të dhënave personale Gjatë lundrimit në faqe, në skedarët log të server-it ruhen të dhëna si adresa IP, data, koha dhe faqet e vizituara nga përdoruesi. Ne e përdorim informacionin që mbledhim për të matur numrin e vizitorëve që hapin seksione të ndryshme të faqes sonë të internetit, për të mësuar se cili është informacioni më i kërkuar dhe për të na ndihmuar ta bëjmë faqen tonë të internetit më të dobishme për vizitorët.
Të dhënat tuaja personale dhe informacioni i dhënë gjatë "Regjistrimit", ruhen në server në mënyrë anonime.
Informacionet që ruhen në server janë të sigurta dhe konfidenciale, nuk ju ofrohen palëve të treta (vetëm në rastet kur ju keni dhënë aprovimin në modulin e regjistrimit) dhe përdoren në përputhje të plotë me Ligjin nr.8517, datë 22.7.1999 - Për mbrojtjen e të dhënave personale.
Mbyll
|