3E premte, 18 janar 2013 POLITIKE Bashkëshortja e kreut të PS: Ja të ardhurat e mia Bashkëshortja e kreut të PS, LindaRama ka shpjeguar dhe mënyrën se si i siguron të ardhurat e saj. “Unë jam profesioniste që kam 25 vjet në karrierë dhe jam e edukuar dhe mësuar të punoj pa orar dhe të sakrifikoj si shumë shqiptarë të tjerë që kanë përmirësuar ndjeshëm jetësen e tyre. Ata që më njohin mua e kanë kuptuar dhe e dinë se me jetën modeste që bënim ne, pa shumë argëtime, ne kishim krijuar një mirëqënie të caktuar”, është shprehur për “Top Story” Linda Rama. E cila ka hyrë më në detaje, teksa shphegon se sa ka të ardhurat në një vit. “Unë jam një njeri që kam 25 vjet që punoj në mënyrë intensive dhe jam përpjekur të përmirësoj mirëqënien time dhe familjes time dhe e vazhdoj këtë punë. Të ardhurat e mia janë 6.5 milion lekë në vit dhe në këto nivele vazhdojnë. Këto janë të ardhurat e mia personale mesatare vjetore. Ne jemi të dy në punë dhe e dyta Edi, pas librit ka edhe të ardhura shtesë që janë marrë nga libri i tij”, ka qënë deklarata e Linda Ramës. ??? TIRANE SOKOL BALLA Bashkëshortja e kreut të PS u përgjigjet akuzave të Berishës Linda Rama: Ja e vërteta e 100 milionë lekëve "Dhashë dorëheqje nga Soros dhe mësimdhënia" Linda Rama: “Tregoj si u mor leja e ndërtimit të pallatit” Bashkëshortja e kreut socialist ka shpjeguar dhe mënyrën e marrjes së lejes së pallatit. “Në nuk kam patur asnjë kontakt të këtij lloji dhe nuk i kam kërkuar asnjë favor Edi Ramës për këtë leje ndërtimi dhe është aq e vërtetë kjo, sa në momentin kur ishin mbaruar letrat, një pjesë e familjarëve të mi gjithmonë thonin, se nëse ‘nuk na e jep ai i gjati ne kemi ata tanët në KRRT', sepse ishte institucion i përbërë nga anëtarë të qeverisë qendrore të djathtë, sic ishin edhe disa nga anëtarët e fisit tim. Është e paprecedentë që tek dera e shtëpisë të vijnë një grup njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me lagjen dhe të ushtrojnë atë presion. Xhaxhai im dhe vëllai im janë në punën e tyre dhe nuk i kanë hyrë në hak askujt. Unë falenderoj fqinjët që reaguan për atë formë agresioni”, tha Linda Rama. "Falenderoj posaçërisht prindërit e mi, xhaxhain tim, vëllain, që pas 11 vitesh në emigracion u kthye me dëshirën për të investuar të gjithë kursimet e veta në atë shtëpi në tokën e të parëve tanë". Rama Twitter "Krenar për ty, je jo vetëm gjysma më e mirë po edhe shtylla e familjes sonë. Të duam shumë", ka qënë deklarata e djeshme e Ramës në adresën e tij në Twitter, në kohën kur bashkëshortja Linda jepte intervistën në "Top Story". Linda Rama, bashkëshorja ekryetarit socialist rrëfen përsqaron te Sokol Balla në "Top Story" të gjitha akuzat e PD ndaj saj. Pse nuk është deklaruar origjina e 100 milionëve, pse nuk deklarohet në ILDKP marrëdhënia? Është thënë që "Linda Rama ka marrë pa interes 100 milion lekë nga persona anonimë me thasë, a thua që unë isha..."Ta them qartë që unë në jetën time nuk kam marrë asnjë para borxh. Unë nuk kam një hua të marrë nga ana ime. Cila është historia ? Nuk ka një hua të marrë nga ana ime. Meqë vazhdon akuza, unë në deklaratën time të pasurisë në 2005n e kam shprehur që kam dhënë hua pa interes sepse me formimin më të vogël ekonomik që kur thua në deklaratë "hua pa interes", shuma është pozitive. Unë kam dhënë 70 mijë euro para hua pa interes motrës sime. Ne tironsit kur japim një hua për një nevojë, ne e japim pa interes. Kemi bërë me një dokument ligjor midis të dyjave. Personi është i deklaruar me emër dhe mbiemër, por në shtojcën konfidenciale, pasi dihet që ligji e lejon që brenda deklaratës së pasurisë të ketë detaje që nuk paraqesin interes për publikun. Nuk janë 100 milion lekë, por 70 mijë euro të cilat janë vetëm 10 milion lekë. Të reja? 10 milion lekë sepse Shqipëria ka lekë. A jua ka kthyer motra? Jo s'ma ka thyer ende. Në momentin që do ma kthejë do ta deklaroj nëse do jem subjekt i deklarimit. Bashkëpunimi me Bajrabën? Unë nuk kam bashkëpunuar me Kosta Bajrabën në asnjë projekt institucional. Kujtoj që ka qenë një bashkëpunim në përgatitjen e raportit të zhvillimit njerëzor në 2002, kur ai mori pjesë së bashku me shumë ekspertë të tjerë në përgatitjen e atij raporti. Cila është natyra e zyrës që ju keni ngritur? Unë punoj në një organizatë joqeveritare, ndërkohë që gjatë gjithë karierës timë 25 vjeçare unë kam ofruar ekspertizë për institucionet e endryshme ndërkombëtare. Sa fonde ka thithur kjo zyrë nga fondet publike? 0 fonde publike Cila periudhë e marrëdhënieve u kthye nga një njohje shoqërore në diçka tjetër? Unë Edi Ramën e kam njohur atëhere kur ka filluar të ndryshonte Tiranën. Marrëdhënia me Edi Ramën ka ndryshuar shumë vite më vonë pas një marrëdhënie normale shoqërore prej disa vitesh. Pas martesës me zotin Rama keni dhënë një dorëheqje nga bordi Sorrosit. Ndërpretë mësimdhënie në një universitet privat..? Unë kam dhënë menjëhere dorëheqjen nga bordi "Sorros" pasi jam martuar që të çliroj vendimmarrjen e fondacionit nga kompleksi im me Edin. Sa i përket mësimdhënies, edhe për shkak të ngarkesës, por edhe që për shkak që drejtuesve të universitetit i kërkova të bëja një tekst, kjo është arsyeja që unë ika. Cili është historiku i vërtetë i pallatit 5 katësh dhe një kat nëntokë i bashkëshortes së zotit Rama dhe familjarëve të saj..? Po ti numërojmë nuk janë pesë kate dhe një kat nëntokë. Kjo është një godinë një shtëpi banimi për dy familje dhe ka tre kate, ka edhe një papafingo sigurisht ka dhe një bodrum nën tokë. Është një shtëpi banimi, e cila është bërë në pronën e të parëve të atyre që e kanë ndërtuar. Këtu gjyshi im dhe babagjyshi im ka ndërtuar një shtëpi në fillim të viteve '30 të shekullit të kaluar, një shtëpi në të cilën është lindur babai im, hallat e mija, xhaxhallarët e mij, vëllai im, motra ime dhe unë, janë lindur mbesa dhe nipër të tjerë dhe që shumë vonë pas viteve '80, ajo filloi të rrënohej u bë e pabanueshme. Në vitin 1995 kjo tokë ju kthye pronarëve dhe që në momentin e parë që kjo tokë është kthyer, aty është ndërtuar një mur dhe gjatë gjithë kohës ka qenë e rrethuar. Ajo tokë s'është përdorur për shesh midis pallateve, pasi ka qenë tërë kohën e rrethuar. Cilët janë familjarët që kanë përfituar? Ky ndërtim është ndërtuar për të jetuar dy familje. Dhe kjo është familja e xhaxhait e vëllait tim që e trashëgoi këtë pronë nga babai. Keni përfitim nga kjo ndërtesë? Nuk kam absolutisht pjesë në këtë banesë. Burri juaj ka mbajtur post publik që në 1998. Dëgjuam nga të tjerë se kishte vetëm 3 mijë euro...? Edi nuk është i pasur, por ka të ardhura. Edi Rama nuk ka qenë asnjëherë i pastrehë. Ai ka një apartament që e ka që prej viteve 80. Shtëpia jonë e re po ndërtohet në periferi të Tiranës, në një nga fshatrat që gjendet në zonën e Dajtit, 1 katëshe, me 1 mjedis ndenje dhe 3 dhoma gjumi, oborr të brendshëm dhe bodrum. Po ndërtohet me kursimet tona, të miat dhe të Edit. Kostoja? Shtëpia do ndërtohet gradualisht. Është një shtëpi që të jep mundësinë që të mos shpenzosh shumë. Është bërë me beton me ngjyrë dhe nuk do ketë nevojë për lyerje, suvatim dhe as për mirëmbajtje. Me mbarimin e shtëpisë do të jenë të gjitha të deklaruara dhe arredimi do të bëhet pjesë-pjesë. Linda Rama do bëjë si vajza e kryeministrit, gjyq me PD? S'do ketë proces gjyqësor. Linda Basha në emisionin “Top Story” në Top-Channel
16 E premte, 18 janar 2013Suplement javor i SHQIPTARJA.com WWW.SHQIPTARJA.COM Dëshironi të shihni një film PËR TË MOS U HUMBUR Një historiuestern në Amerikën e pragluftës civile.Me Christoph Waltz dhe Leo Di Caprio Me 2 çmime GoldenGlobes për skenarinmë të mirë nga Quentin Tarantino dhe aktorin më të joprotagonist nga Christoph Waltz, si edhe me 5 nominime Oskar, "Django Unchained" zbarkon në Tiranë. Në kulmin e lavdisë së tij, filmi me aktorët Jamie Foxx, Leonardo Di Caprio, , Samuel L. Jackson dhe Kerry Washington dhe Christoph Waltz fillon projeksionet shqiptare në kinema Millennium, më 18 janar. Ngjarjet e filmit vendosen në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës para luftës civile. Django (interpretuar nga Jamie Foxx) është një skllav historia e tmerrshme të cilit me ish pronarët e tij e con ballë për ballë me Dr. King Schultz (interpretuar nga Christoph Waltz) I cili është në kërkim të vëllezërve kriminelë Brittle. Vetëm Django mund ta drejtojë për tek ata, ndaj Schultz ble Django me premtimin se pas kapjes së vëllezërve Brittles, gjallë apo vdekur do t'i japë lirinë. Suksesi i këtij operacioni e bind Schultz që të lërë të lirë Django. Por edhe pas kësaj ata të dy nuk ndahen nga njëri tjetri. Ndërsa Schultz drejtohet në jug për të kapur kriminelët e shumëkërkuar falë ndihmës së Django, ky I fundit përqendrohet në lirimin e gruas së tij, skllaves Broomhilda (intepretuar nga Kerry Washington), të cilën e humbi vite më parë. Kërkimi i Django e Schultz i drejton të dy për tek Calvin Candie (intepretuar nga Leonardo DiCaprio), pronar i Candyland, një plantacion ku skllevërit stërviten nga Ace Ëoody (intepretuar nga Kurt Russell) për të mundur me njëritjetrin. Duke eksploruar plantacionin, Django e Schultz ngjallin dyshime tek Stephen (interpretuar nga Samuel L. Jackson), skllavi besnik i Candie-t. Lëvizjet e tyre kontrollohen nga të gjithë dhe fillojnë përpjekjet për asgjësimin e tyre. Filmi i Tarantinos është vlerësuar maksimalisht si nga kritika ashtu edhe nga publiku amerikan. "filmat e Tarantino"- shkruan Roger Ebert gjatë recensionit të tij për "Django Unchained" "janë një sfidë e drejtpërdrejtë për shumë tabu të shoqërisë sonë …" . Los Angelos time shkruan se "Në "Django", Tarantino është një njeri i cliruar nga prangat, duke krijuar filmin e tij më të artikuluar, më intrigues, provokues, më të tmerrshëm,më të ashpër dhe të çiltër e zbavitës". Ndërkohë që projeksionet europiane kanë ngritur siparin e tyre që në datën 16 janar fundjava finalizon shtrirjen e plotë të filmit në të gjitha sallat e kontinentit të vjetër përfshirë edhe Shqipërinë. Filmi vjen në një kohë kur mbahen garat më të rëndësishme kinematografike të vitit. Deri tani filmi ka marrë 20 nominime dhe 13 çmime, mes të cilëve AFi Aëard që e vlerësoi si filmin më të mirë "Django …" i Tarantinos vjen në Tiranë Pesë nominime për statujën Oskar vitit. Cmimet e fituara i kanë takuar kryesisht Quentin Tarantinos dhe aktorit Christoph Waltz, por disa prej nominimeve janë shndërruar në trofe edhe për aktorin Leonardo Di Caprio. Dy "betejat" e fundit për "Django Unchained" janë Bafta dhe Oskar, që zhvillohen përkatësisht në 10 dhe 24 shkurt. "Django unchained" ka pesë nominime në secilën prej tyre. Historia "Anna Karenina" historia që josh publikun Historia e famshme e AnaKareninës, heroinës së romanit të Leon Tolstojit vjen në ekranin e madh të kinemasë. Prej datës 25 dhjetor filmi i regjisorit Joe Wright, me protagoniste Keira Knightley vijon projeksionet në Tiranë. Filmi e con publikun në Rusinë e shekullit të 19-të ku aristokratja Ana Karenina fillon një lidhje dashurie me Kontin Vronski, si një rrugë zgjidhjeje ndaj një martese jo të lumtur. Por ndërsa përpiqet për një jetë më të mirë, ajo gjen vetëm një jetë të ndërlikuar. Filmi risjell një histori të fortë dashurie që eksploron fuqishëm kapacitetin e dashurisë, që buron nga një zemër njerëzore. Ana Karenina në këtë version të ri, interpretohet nga aktorja britanike Keira Knightley, e njohur per rolet e saj në filmat "Piratët e Karaibeve" dhe Atonement". Përballë Keirës janë aktorët e njohur Jude Law në rolin e Aleksej Karenin dhe Aaron Taylor në rolin e të dashurit të saj, kontit Vronsky. Filmi është vepra e pestë e regjisorit Joe Wright me një skenar të shkruar nga fituesi i Oskarit, Tom Stoppard, i njohur për skenarin e "Shakespear in love". Filmi, i vlerësuar pozitivisht nga kritika vecanërisht për këndvështrimin e ndryshëm që regjisori ka sjellë me këtë prodhim të vitit 2012. Nga revista Time ai është vlerësuar një nga dhjetë filmat më të mirë të vitit 2012. SKEDA E FILMIT Titulli: Anna Karenina Regjia: Joe Wright Skenari: Tom Stoppard Aktorë: Keira Knightley, Kelly Macdonald, Jude Law, Mattheë Macfadyen, Aaron Johnson, Emily Watson, Olivia Williams Gjinia: Dramë Kohëzgjatja: 130 minuta Projektor Stina e nxehtë e çmimeve Në fund të një viti edhekinemaja bën bilancet e saj. Por listat e gjata me klasifikimet nga më klasiket deri tek më të pazakontat, shumë shpejt mbeten në hije. Dhe kjo ka arsyen e saj. Fillimi i çdo viti sjell sezonin e çmimeve, çfarë nënkupton emocione, ankth, ethe, tapet të kuq, fitues, të humbur dhe plot batuta publike apo nën zë. E gjithë bota e kinemasë përqendrohet për çdo fillim viti në këtë sezon çmimesh. Fjala e parë ishte për Golden Globe, çmimet që jepen nga shtypi i huaj në Hollivud. Fituesit u kurorëzuan më 15 janar. Ceremonia që cilësohet si porta e hyrjes për në Oscar paraprihet nga disa çmime te tjera, jo më të vogla për nga vlera si National Society of Film Critics Awards, People choice Award dhe Critics' Choice Movie Awards. Gara vijon të jetë e fortë edhe me 29 janar kur shoqata me 100 mijw aktorë votojnë për të shpallur fituesit e çdo kategorie. Edhe skenaristët amerikanë ndajnë çmimet e tyre më 19 shkurt. Natyrisht që fjala e fundit i takon Akademisë Amerikane të Filmit. Oscar kulmon të gjithë sezonin e çmimeve që nga nominimet e deri tek festat pas ndarjes së trofeve. Përfundimi i tij nënkupton edhe mbylljen e sezonit dy mujor të çmimeve kinematografike. Është mbyllja e një pazlli të gjatë të ndërtuar nga shumë çmime të tjera të vogla. Çdo minutë e këtij sezoni të gjatë shihet me vëmendje nga media e shkruar dhe televizive. Diskutohet deri në detaje, që nga kandidimet, rivaliteti mes të garuesve e deri tek rregullat, të cilat ndodh të krijojnë kundërshti dhe më pas debate. Nuk mbeten jashtë vemendjes dhe drejtuesit e ceremonive. Publiku gjithashtu bëhet protagonist. Faqe të ndryshme në internet ftojnë njerëzit të hamendësojnë fituesit, duke u dhënë fituesve një shpërblim. Dhe kur gjithçka përfundon, kur fituesit dhe humbësit janë thuajse njësoj protagonistë, dikush mendon se duhet të masazhojë fort këmbët, pas ecejakeve të gjata në tapete të kuq. NGA ROVENA RROZHANI PROGRAMET E KINEMASE Filmi 2D ora 10:30 – 300 lekë ora 13:00 – 300 lekë ora 15:30 – 500 lekë ora 18:00 – 500 lekë ora 20:30 – 500 lekë ora 23:00 – 500 lekë Filmi 3D ora 10:30 – 500 lekë ora 13:00 – 500 lekë ora 15:30 – 700 lekë ora 18:00 – 700 lekë ora 20:30 – 700 lekë ora 23:00 – 700 lekë NE FUNDJAVE KINEMA MILLENIUM Filmat në sallë Orari dhe Çmimet NE FUNDJAVE KINEMA IMPERIAL Filmat në salla ora 13:00 – 500 lekë Qendra Kristal ora 18:00 - 500 lekë Qendra Kristal” ora 12:30 - 500 lekë AGIMI ora 17:30 - 500 lekë AGIMI ora 20:00 - 500 lekë AGIMI ora 22:00 - 500 lekë Orari dhe Çmimet Anna Karenina (Ora 18:00) Django unchained (Në të gjitha oraret) Gambit (Në orën 18.00) Django unchained (Në të gjitha oraret)
20 E premte, 18 janar 2013 TIRANA Basha: Binjakëzimi midis bashkive nuk duhet të jete simbolik Në takimin e djeshëm për projektinevropian "Për binjakëzimin e Bashkive" kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u shpreh se bashkëpunimi i komuniteteve, nuk duhet të jetë thjesht akt simbolik. "Ajo për të cilën priremi gjithmonë e më shumë, është binjakëzimi kuptim plotë që bëhet nga një axhendë bashkëpunimi reciproke. Ky projekt do nxisë bashkëpunim të bashkive tona me Bashkitë Evropiane." u shpreh Basha. Si rrjedhojë binjakëzimi, sipas kryebashkiakut nuk mbetet një akt simbolik, por proces ku palët janë përfituese dhe në këtë kuadër, bashkitë shqiptare futen në projekt të financuar nga BE, në këtë dritare që hapet në këtë projekt. Ky proces do nxisë bashkitë të punojnë ngushtësisht me bashkitë e vendeve anëtare dhe do të jetë kontribut për afrimin e shpejtë në praktikat evropiane, për krijimin e një administrate vendore të një vendi të BE. Bashkimi Evropian i akordoi një grant prej 70 mijë eurosh, Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, për të mbështetur projektin"Fuqizimi i kapaciteteve të bashkive shqiptare, nëpërmjet programit të binjakëzimit të bashkive" RRUGËT E TIRANE PER 2 VITET E FUNDIT Lajmi Rrugët e kryeqytetit që kanë filluar në këtë fillim viti kanë qenë të planifikuar të rikonstruktoheshin para një viti. Ndërsa sipas këshilltarit të majtë Florian Pullazi, një tjetër problem është mosvazhdimi i punimeve në rrugët që ka filluar rikonstruksioni. Gjë e cila shpesh herë është bërë edhe nga "Shqiptarja.com" ??? TIRANE JONIDA LATE LAJME SHKURT Pjesa më e madhe e madhe e rrugëve, që po fillojnë të ndërtohen këto kohë në Tiranë, janë planifikuar që të ndërtoheshin që në vitin 2012 dhe kanë qenë në buxhetin e vitit lamë pas Pjesa më e madhe errugëve të Tiranës që pofillojnë të ndërtohen kanë qenë të planifikuara të ndërtoheshin dhe rikonstruktoheshin në vitin që lamë pas. Në lidhje me këtë çështje këshilltari i majtë Florian Pullazi është shprehur " Pjesa më e madhe e madhe e rrugëve, që po fillojnë të ndërtohen këto kohë në Tiranë, janë planifikuar që të ndërtoheshin që në vitin 2012 dhe kanë qenë në buxhetin e vitit lamë pas. Ato duhet të ishin përfunduar vitin që shkoi" Florian Pullazi për këtë sjell disa shembuj ai shprehet se bulevardi "Petro Nini Luarasi", ka qenë planifikuar të rikonstruktoheshin që në vitin 2012, gjithashtu edhe rruga "28 Nëntori" " Shumë rrugë që kryetari Lulzim Basha, ka filluar të inaugurojë fillimin e punimeve janë planifikuar të përfundonin në vitin që lamë pas. Për shembull rikonstruksioni i bulevardit "Petro Nini Luarasi" ishte parashikuar që të bëhej në 2012, rruga "28 Nëntori", rruga " Fabrika e Qelqit", rruga "Teki Selenica", që filloi punimet pardje (të mërkurën), rruga "Brigada VIII", si këto ka edhe shumë rrugë të tjera" shprehet Pullazi. Por një tjetër problem sipas këshilltarit të majtë është se punimet në rrugët që kanë filluar të ndërtohen po ecin me ritme shumë të ngadalta. "Rikonstruksioni dhe ndërtimi i rrugëve të reja që kanë filluar, punimet po ecin me ritme shumë të ngadalta ose nuk punohet fare. Rruga "Brigada e VIII", ka gati një javë që është shkatërruar dhe është lënë në një gjendje të mjeruar. Aty nuk po punohet fare, nuk e di se si mund të përfundoja ajo rrugë brenda 6 muajsh, kur aty ende nuk ka filluar puna. Tjetër është edhe rikualifikimi i bulevardit "Petro Nini Luarasi", aty janë vetëm disa punëtorë që nuk kanë bërë asgjë deri tani. Si këto dy shembuj janë edhe rrugët e tjera që sipas Bashkisë së Tiranës kanë filluar të ndërtohen". Vonesa dhe zvarritja e punimeve sipas Pullazit është një problem shumë i madh për qytetin sepse krijon probleme në qarkullimin e automjeteve. Problemi i mosvazhdimit të punimeve në rrugët që kanë filluar të ndërtohen është bërë publik disa herë në gazetën "Shqiptarja. com". RRUGËT E PREMTUARA NË 2012 Sipas planit rregullues të kryeqytetit për 2013, rezulton se pjesa me e madhe rrugëve të Tiranës janë planifikuar të ndërtohen që në vitin 2012. Rruga " Fabrika e Qelqit", zonën e Kombinatit, ishte planifikuar të rikonstruktohej vitin që shkoi, aty kanë filluar punimet vetëm një javë para. Një tjetër rrugë është "Teki Selenica" në njësinë bashkiake nr.7 në të cilat filluan punimet vetëm dy ditë më parë. Rikonstruksioni i rrugës "28 Nëntori", gjithashtu ishte planifikuar të bëhej vitin që shkoi. Ndërtimi i disa rrugëve në njësinë bashkiake nr.11 siç ishte rikonstruksioni rrugës që lidh rrugën "Don Bosko" me rrugën "Egnatia". Ndërtimi i Unaza në Kodër-Kamëz, me gjatësi rreth 1300 ml. Rruga lidhëse midis rrugës "Elez Isufi" dhe rrugës "Ali Gjuzi". ? Rikthehet errësira në lagjet e Tiranës Errësira është rikthyer në lagjet e kryeqytetit. Që prej orës 18:30 të ditë së mërkurë, në zonën e Alliasit ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Mungesë kjo që ka zgjatur gjatë gjithë ditës së djeshme. Ndërprerja e energjisë elektrike ka bërë që banorët e kësaj zone të kenë mungesë dhe të furnizimit me ujë të pijshëm. Pasi sipas tyre ata përdorin pompat për furnizimin me ujë, në banesa. Në fund të muajt dhjetor disa nga lagjet e Tiranës patën probleme të shumta me furnizimin me energji elektrike. Ky fakt bëri që ata të ngriheshin në protesta. ? Xhamia e Tiranës nis ndërtimin në mars Punimet për xhaminë e re në Tiranë do të nisin në muajin mars. Kështu është shprehur kryeministri Berisha, gjatë një takimi me kreun e komunitetit mysliman në Shqipëri, Selim Muça. "Ajo do të jetë xhamia e të gjithë shqiptarëve dhe një monument i shkëlqyer i arkitekturës islame, që do të mishërojë edhe traditën e gjatë dhe origjinale të xhamive shqiptare.", është shprehur kryeministri. Ai premtoi se qeveria do të marrë të gjitha masat për nisjen e punimeve. I pranishëm në takim ishte dhe kreu i bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha i cili e garantoi Muçën për dhënien e lejes së ndërtimit, sapo projekti të përfundojë. Selim Muça shoqërohej edhe nga drejtori i Fondacionit Sema, Mustafa Oxhan, i cili është një nga financuesit e këtij ndërtimi. ? Tregu i pesticideve do të mbyllet Rritja e numrit të të vetëhelmuarëve nga fotoksina ka detyruar shtetin të mbyllë tregun e pesticideve në vend. Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit ka nisur procedurat që të frenojë liberalizimin që ka ky treg aktualisht, që duket se është kthyer në vrasësin më të madh të shqiptarëve. Personat që janë të detyruar ta blejnë për nevoja bujqësore do duhet të kalojnë në procedura të forta deri në sigurimin e kësaj lënde. Ndërsa, mjekët kanë kërkuar masa më të rrepta, madje duke pretenduar ndalimin e importit të këtyre helmeve, përse kohë përbën rrezik për vetëflijime në masë. Sipas të dhënave mjekësore vetëvrasjet nga kjo lëndë janë rritur. Rrugët e premtuara për vitin 2012 Rrugët e premtuara për vitin 2013 ? Njësia bashkiake 1: "Agush Gjergjevica" "Pasho Hysa" ? Njësia Bashkiake.2: Bulevardi "P.N.Luarasi" Rruga "Gramoz Pashko" "Bajram Allaraj" "28 Nentori" Rruga "Dajti" ? Njësia bashkiake 3 "Odise Grillo" "Endri Keko" "Bajram Ccela" ? Njësia bashkiake 4: Rruga qe lidh "5 Majin" me "Selaudin Zorba" "Teki Selenica" ? Njësia Bashkiake 5: Rruga "Marko Bocari" "Robert Shvarc" "Qemal Butka" "Ilia Dilo Sheperi" "Brigada VIII" Rruga e Kosovarëve "Pjetër Bogdani" ? Njësia Bashkiake 6: "Fabrika e Qelqit" "Hamdi Cenojmeri" "Llambi Zicishti" Njësia bashkiake 7: "Mic Sokoli" "Preng Jakova" "Viktor Hygoi" ? Njësia Bashkiake 8: Rruga e Dibrës "Gjon Buzuku" "Xhemal Tafaj" "Pandi Stillu" Degëzimi i rr. "5 Maji" Degëzime te rr."Ibrahim Buzhiqi" ? Njësia Bashkiake 9: "Josif Pashko"-ish-Uzina Dinamo e re Rruga tek Filanto Rruga "Llazar Shapatini" Rruga "Isuf Balta" "Don Bosko", trotuaret "Siri Kodra" trotuaret ? Njësia Bashkiake 10: Rruga Bogdani "Islam Alla" "Mujo Ulqinaku" "Him Kolli" "Gjon Muzaka" "Mine Peza" "Mihal Duri" "Hajdar Hidi" ? Njësia bashkiake nr. 1 “Agush Gjergjevica” “Pasho Hysa”, ? Njësia bashkiake nr. 2 “P.N. Luarasi”, “Gramoz Pashko” “28 Nëntori”, ? Njësia bashkiake nr. 3 “Odhise Grillo” “Endri Keko” “Bajram Çela” ? Njësia bashkiake nr. 4 “Teki Selenica”, rruga që lidh rrugën “5 Maji” me rrugën “Selaudin Zorba”. ? Njësia bashkiake nr. 5 “Brigada Vlll”. Rruga së Kosovarëve. “Pjetër Bogdani”, “Qemal Butka “Ilia Dilo Sheqeri” “Marko Boçari”. “Robert Shvarc”. ? Njësia bashkiake nr. 6 “Fabrika e Qelqit”, “Hamdi Cenoimeri” “Llambi Ziçishti” ? Njësia bashkiake nr. 7 “Mic Sokoli” “Preng Jakova “ Viktor Hygo” ? Njësia bashkiake nr. 8 “Gjon Buzuku” “Xhemal Tafaj” “Pandi Stillu”, ? Njësia bashkiake nr. 9 "Llazar Shapatini", "Isuf Balta", Trotuaret e krahut të djathtë në rrugën "Don Bosko". Trotuaret e rrugës "Siri Kodra". Ndërtimi i rrugës te Filanto. Njësia bashkiake nr. 10 "Bogdani", "Islam Alia" "Mujo Ulqinaku” "Him Kolli" "Gjon Muzaka". "Mine Peza". "Mihal Duri". "Hajdar Hidi". Rruga “Brigada” ende e pa përfunduar Premtimet, rrugë të reja ato të vitit të kaluar Rrugët e Bashës, PS: Duheshin bërë vjet Priten shirita, shqepen rrugë, por s`ka punëtorë
9E premte, 18 janar 2013 AKTUALITET U denoncua e humbur, gjendet e djegur 40-vjeçarja ne Bulqizë Historia e trafikut dhe si i shohin fqinjët lëvizjet e saj U lirua, Kondakçi prej 1 jave në Tiranë Në Itali u dënua me 2 vjet e 8 muaj për drogë Lajmi Përfundon dënimin në Itali, këngëtarja e njohur shqiptare Liljana Kondakçi. Prej një jave ajo ndodhet në Tiranë, pasi ka qëndruar 2 vjet e 8 muaj në burgjet italiane, e dënuar për tragic droge. GRANIT SOKOLAJ ??? TIRANE Poeti Agim Doçi "Liljanës i erdhi fatkeqësia nga varfëria" ??? TIRANE Si e keni ndjerë ju gjatë kohës kur Liliana Kondakçi u arrestua duke u fajësuar për trafik droge? Keqardhja ishte shumë e madhe, kur ajo humbi lirinë dhe ky nuk është rasti i parë që u ndodh artistëve në këtë jetë. Kondakçi është këngëtare shumë e madhe, artiste shumë e madhe. Ka edhe emra të mëdhenj, të cilët janë dënuar për gabime dhe faje, për kundërvajtje. Është Maradona që s'ka paguar taksa në Itali, Elvis Presli që ka ende një taksë të papaguar. Sa më të mëdhenj të jenë artistët, aq më madhështor u bëhet faji. Edhe gabimi edhe famë e keqe. Unë besoj se fitimi i lirisë nga ana e Lilianës është gëzim i madh. Ne shqiptarët sikur na ndjek një fat i keq nga pas. Për Lilianën qe një fatkeqësi. Fatkeqësia vjen nga varfëria. Të vjetrit tanë thoshin, "fuakarallëk, maskarallëk". Nuk do të flisja fare për këtë çështje, por unë respektoj lexuesit e gazetës suaj, që thotë të vërtetën dhe të thuash të vërtetën ka një çmim, që të kushton shumë bile. Mendimi im personal është që ne s'duhet të habitemi nga këto lloj skandalesh, se në jetë çdo njeri bën të paktën një herë një skandal. Unë i uroj artistes jetë të shëndetshme pas burgut. Mendoni ju në fajësinë e saj siç u akuzua për trafik droge? Nuk mund të them, se cila ka qenë e vërteta. Liliana e hëngri si ata që siç kam dëgjuar gjatë jetës sime, kanë ndihmuar partizanët me municione dhe pastaj kanë ngrënë nga një kokërr plumbi. Nuk jam në gjendje të jap një përgjigje të saktë edhe juridike, sepse ata që merren me hetimin e këtyre çështjeve dhe task-forcat e antidrogës, mund të dinë më shumë se të gjithë ne. Ndërsa unë do të uroja që mediat të jenë dashamirëse të mos fërkojnë barkun s'e gjetëm lajmin. Ju vetë si e pritët lirimin e këngëtares? Kur lirohet nga burgu, jo vetëm për të, por çdo njeri që unë kam parasysh se ka mbaruar dënimin për aq kohë sa e ka parë të arsyeshme trupi gjykues. Gjykimi i Liliana Kondakçiut nuk ka qenë bërë Made in Albania, ka qenë Made in Europa. Kështu që dua që edhe me këtë rast shpërndarësit e drogës të mësojnë diçka se Europa nuk do të dijë, nëse ke bërë shkelje të tilla. Ju dhe Liliana keni qenë dy emrat më të pandarë të festivaleve si ka qenë marrëdhënia juaj? Unë kam punuar në festivale, jo vetëm me Lilianën, por edhe me vajzën shumë të talentuar të Lilianës. Edhe me bashkëshortin kam pasur miqësi dhe u kam qenë në shtëpi. Kemi punuar me Lilianën dhe artistin e madh që është mjeshtri i madh, Luan Zhegu. Ajo ka qenë kënaqësia e festivaleve, këngëtare e mirë me veshin absolut muzikor. Emri i saj nuk u zu në gojë në retrospetkivën e 40-vjetorit të festivalin e 11-të. Ka kënduar atje Liliana? Po. Ajo ka qenë një ndër talentet e reja, por këndoi një këngë të thjeshtë. Nuk ishte një nga ato që mund të zemërohej komiteti i partisë, se ndoshta edhe ajo do të ishte dënuar. Për mendimin tim, me këtë që i ndodhi, Liliana Kondakçi ra viktimë e antivlerës dhe jo vlerës, sepse po të ishte për vlerat e saj, për vokalin e saj, s'ka shqiptar që e harron. Po ja që jeta të çon. dhu.ha Liliana Kondakçi prejnjë jave gjendet nëTiranë. Përpiqet të jetë larg vëmendjes së mediave, por ajo nuk mund t'u shmaget fqinjëve, që e respektojnë dhe rrëfejnë, se si përshëndeten dhe takohen me artisten e njohur, hera-herës kur ajo hyn e del në shtëpinë e saj. "Në fakt këtu jeton djali me nusen, se Liliana shkon të rrijë nga shtëpia e nënës së vet. E ka këtu afër shtëpisë së saj. Ishte këtu para një orë e gjysëm, u përshëndetëm, thotë një nga fqinjët që nuk duket se ka shumë konfidencë me të, por i pëlqen të përshëndetet e të flas me një artiste të njohur siç ndodh zakonisht. Pyesim fqinjin më të afërt të saj, duke u ngjitur në katin e 6-të për të trokitur në derën e këngëtares dhe pyesim nëse mund të gjejmë familjarët në shtëpi, por ai thotë se, "edhe sikur të jenë, nuk e hapin derën. Kanë pasur telashe edhe me shtëpinë. Kanë frikë se u vjen Përmbarimi. Është bërë sherr i madh për këto shtëpi. Desh ia morën, se nuk ka paguar dot kredinë". Kjo është situate në qenëdër të Tiranës, pranë "Piazza", ku ka shtëpinë këngëtarja Linjana Kondakçi. Një tjetër nga fqinjët e këngëtares duke dëgjuar me kureshtje bisedën, tha as mos e merrni mundimin, djali dhe bashkëshorti do të reagojnë shumë egër, nuk i durojnë dot mediat. Megjithatë trokasim e trokasim, por ose nuk ka njeri brenda, ose vërtetë nuk duan të merren as me median as me Përmbarimin, siç tregojnë fqinjët. LIRIMI Këngëtarja e njohur Liliana Kondakçi, prej pak ditësh është liruar nga burgu në Itali, ku ka përfunduar dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg, për akuzën e transportimit të drogës, ndërkohë që menjëherë është rikthyer në Shqipëri. "La Gazzeta del Sud" në Itali publikoi dje lajmin se këngëtarja shqiptare dhe është liruar dhe u riatdhesua në Shqipëri. Ndërkohë, kolegë të ngushtë të këngëtares konfirmuan për Shqiptarja.com dhe Tv A1 Report, se Kondakçi, gjatë gjithë këtyre muajve që ka qenë në burg, nuk kanë pasur asnjë kontakt me të. TRAFIKU Kondakçi nisi problemet me drejtësinë italiane në verën e vitit 2006, kur u ndalua në Stacionin Hekurudhor të Sibarit, teksa transportonte 3.3 kilogramë kokainë në një pako. Në mediat italiane, përdorej emri i koduar "mamaja" dhe "këngëtarja", pasi kështu thirrej nga trafikantët, gjë e provuar dhe nga përgjimet e bandës. Ajo dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti trafiku droge, të përbërë nga 20 anëtarë. Në atë kohë u lirua, pasi Kondakçi pretendonte se nuk e dinte çfarë kishte pakoja dhe ia kidhin bërë dhuratë. Më vonë, drejtësia italiane e provoi se ajo ishte pjesë e grupit të trafikut, madje edhe me përgjime dhe e dënoi atë në mungesë me 2 vjet e 8 muaj burg. Ndërkohë që u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, policia greke e arrestoi këngëtaren në Selanik, në banesën e saj, për ta ekstraduar më pas drejt Italisë. ANËTARËT E BANDËS SIPAS "ANSA" ? Bashkim Kubazecaj, 32 vjeç, pseudonimi "flokegjati" ? Luan Kubazecaj, 35 vjeç, pseudonimi "ai i Las Vegasit". ? Albert Mesiti, 28 vjeç, pseodonimi "Marko". ? Elvis Metvelaj, 24 vjeç, pseodonimin "majmuni", ? Rodon Rexhepi, 28 vjeç ? Fisnik Smajlaj, 35 vjeç, pseodonimi "tullaci" ? Sajmir Ujkaj, 33 vjeç ? Gential Ulqini, 25 vjeç, pseodonimi "Astriti" ? Gentian Hamzaraj, 30 vjeç ? Liljana Kondakçi, pseudonimet "la mamma", "KËNGËTARJA" Agim Doçi Liljana Kondakçi Apartamenti i këngëtares Liljana Kondakçi Një 40-vjeçare është gjetur edjegur në Bulqizë. Sipas policisë Nafije Kodra, është gjetur e vdekur pak metra larg banesës së saj. Dyshohet se Kodra është lyer me benzinë, ndërsa pranë vendit ku u gjet trupi i 40-vjeçares, policia ka gjetur një çakmak dhe një shishe benzinë. Dyshimet e para të policisë janë se 40- vjeçarja i kanë flakën vetes, ndërsa nuk përjashtohet dhe mundësia që gruas t'i jetë vënë flaka nga persona të tjerë. Nafije Kodra, ishte denoncuar e humbur që orës prej 14:00, të së mërkurës nga bashkëshorti i saj, ndërsa trupi i viktimës u gjet disa orë pas denoncimit të bashkëshortit. Nafije Kodra dhe bashkëshorti i saj punonin në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Bulqizë. Policia po punon për të zbardhur përfundimisht ngjarjen, nëse 40-vjeçarja është vetëdjegur apo flaka është vënë nga persona të tjerë.
22 E premte, 18 janar 2013 OPINION Blog / Dita e katërt NGA VALBONA SULÇE Këmbanat që u bënë dajre Dje në Tiranë ranë disa këmbana të forta. Me gjasë nuki keni dëgjuar edhe pse salla ishte e mbushur dëngas me dhjetëra kamera e mikrofonë të fuqishëm. Kësaj rradhe ranë për atë që e ka për detyrë t'i tundë këmbanat për të tjerët: për median. Mu në zemër të kryeqytetit, njerëz të ditur e të pushtettshëm folën gjerë e gjatë për 9 orë në një konferencë për lirinë e medias dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. U tha për të njëmijtën herë si duhet të jetë media dhe si është ajo. U fol për gazetarë që s'marrin rrogat, për politizim të institucioneve rregullatore e transmetuesve publikë, për shpërndarje të padrejtë të reklamave e media klienteliste, për aprofesionalizëm dhe autocensurë. Të gjitha këto janë këmbana që bien prej kohësh. Mirëpo këmbanat bien për ata që kanë veshë. Dhe kam frikë se ne e kemi humbur aftësinë e dëgjimit. Ndoshta ngaqë këmbanat e alarmit në këtë vend janë shtuar më kalimin e viteve (ngaqë nuk merremi në kohë me to) , ndoshta ngaqë bien të gjitha njëherësh pa të dhënë mundësinë të dallosh cili është alarm i vërtetë dhe që kërkon ndërhyrje të menjëhershme, dhe cili pret për më vonë. Kam frikë se këmbanat e alarmit janë kthyer në dajre, nën ritmin e të cilave vetëm mund të vallëzohet, por jo të reflektohet dhe të merren veprime konkrete për ta ndryshuar gjendjen. Po dje ndodhi diçka e pazakontë : një gjyqtareje në detyrë iu hodh acid në trup. Një formë talebane e asgjësimit të kundërshtarëve, më së shumti e përdorur ndaj grave. Edhe kjo është një këmbanë alarmi se ku po arrin krimi, hiq mënjanë rishfaqjen e maskave dhe vrasjet për dy pula të vjedhura. Siç është këmbanë alarmi gjendja e monumenteve të kulturës dhe ruajtja e tyre. Mirëpo që të dëgjosh këmbanat duhet të ketë qetësi, ndërkohë që secili tund zilkat e veta nga mëngjesi në darkë duke krijuar një zhurmë ku këmbanat duken vetëm ca zilka të tjera, por më të mëdha. Gjithashtu, që të dëgjohen këmbanat duhet që të ketë një kuptim të përbashkët për gjendjen që duhet të ndryshohet dhe vullnet të fortë për të mos pranuar stauskuonë. Personalisht, edhe pse e dua dhe e respektoj fort punën e medias, anoj më shumë nga teza se media në Shqipëri është as më mirë, as më keq se të tjerat. Nuk mund të jetë media më mirë se shkollat kur gazetarët që mbushin rradhët e medias vijnë nga këto shkolla me njëqind probleme. Po edhe sikur ta marrim të mirëqenë se media është më mirë se gjyqësori, parlamenti , shkollat e spitalet, nëse këto të fundit janë shumë keq, më mirë se to do të thotë keq. Mirëpo nëse media është njësoj si to, as institucionet e tjera nuk do të përmirësohen, pasi do të mungojë presioni i nevojshëm publik që realizohet nëpërmjet mediave, ndaj është në interes të gjithë shoqërisë që mediat të jenë më mirë në rradhë të parë në raport me veten, dhe pastaj me të tjerët. Dje në Tiranë ranë disa këmbana të forta. Editorial NGA ARBEN RROZHANI vijon nga faqja 1 Topall intelektualë ...thonë “hajde të firmosni diçka të rëndësishme për fatet e vendit”, duke u kujtuar bukën e përditshme dhe firmosin. Sot PD krenohet: Ka rreth 500 intelektualë, figura të shquara, që kanë hedhur firmën e tyre për të akuzuar Edi Ramën si bllokues të integrimit të vendit drejt afrimit me BE-në. Nuk është e vështirë të gjesh autorin dhe përpiluesin e peticionit që shpaloset në media. Kuvendi i Shqipërisë, e njoftoi për herë të parë të shtunën e shkuar, në ditën zyrtare të pushimit, se kishte arritur në 100 numri i personaliteteve që kishin firmosur kundër kreut të opozitës Edi Rama, që ai të lejojë deputetët e PS-së që të votojnë tre ligjet e mbetura peng në Kuvend dhe që sipas PD-së, kanë penalizuar Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Dje, po sipas Kuvendit të drejtuar nga Jozefina Topalli, u tha se numri po shkon drejt 500 dhe nuk kemi pse të çuditemi që numri të shkojë pse jo edhe mbi 80 mijë, aq sa janë punonjësit buxhetorë që paguhen me borderotë e buxhetit të shtetit. Sepse të tillë janë firmëtarët, shumica e të cilëve, në listë kanë qëlluar që të jenë mjekë, apo pedagogë. Shumë prej këtyre emrave ishin edhe në 10 maj 2010 që po me thirrjen "Edi Rama hiqe pritën", dilnin kundër grevës së urisë që PS organizonte poshtë dritares së zyrës kryeministrore, zyrtarisht në emër të marrjes së liberalizimit të vizave nga Shqipëria. Dhe për fat të keq këto metoda parti-shtet të kujtojnë ditët e fundit të rregjimit komunist, kur PPSH-ja organizonte të ashtuquajturit "Vullnetarë të Enverit" për të mbrojtur heqjen e emrit dhe busteve të ish-dikatorit. Ana tragjike e përdorimit politik të të ashtuquajturës elitë intelektuale në vend, është fakti se ata janë të detyruar të firmosur për partinë-shtet, që të ruajnë vendin e punës, ku militojnë ndershmërisht ose abuzivisht. Sepse i duan vetëm për firma, që të mbajnë pushtetin e tyre. Jo se i duan sepse janë personalitete. Le të kujtojmë se sa e deshën të ndjerin dhe të paharruarin Agron Aliajn. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë një pritjeje në Kuvend
10 E premte, 18 janar 2013 AKTUALITET SHPEJTËSIA Asgjë nuk e ndalon oreksin e drejtuesve të mjeteve për t'i shndërruar rrugët në pista garash Fotot ekskluzive Lajmi Një aksident spektakolar ka ndodhur dje në autostradën Fier-Lushnjë. Si pasojë e shpejtësisë, makina ka dalë nga rruga, duke fluturuar në ajër e duke shkaktuar 3 të plagosur rëndë. KRISTAQ THANO Thuajse çdo ditë, rrugëttona përgjaken nga aksidentet me makina, motorë, biçikleta, trena etj. Ndërsa dikur, disa vite më parë, flitej gjithmonë për makina jashtë çdo kontrolli tekiknik, të vjetruara që nuk duhet të lejoheshin të qarkullonin në rrugë për arsye sigurie. Ndërsa sot, duket se rrugët në gjëndje relativisht të mirë, janë shkaku i aksidenteve. Qindra aksidente ndodhin çdo muaj në vendin tonë e vetëm rrallë ndonjëri prej tyre ndodh për arsye teknike. Të gjitha për shkak të shoferëve të pakujdeshëm, të dehur, jorrallë pa patenta, nga gabime të çastit. Por, shumë të tjera nga shoferë që nuk njohin kurrfarë limiti shpejtësie, nuk mendojnë për asnjë kusht atmosferik, të cilët ndikojnë gjithmonë në aksidentet rrugore. I tillë është dhe rasti i djeshëm, një aksident spektakolar, por edhe tragjik në autostradën Lushnjë-Fier, foto të të tilit, Shqiptarja.com i sjell në mënyrë ekskluzive. Në një rrugë të drejtë, pa asnjë kthesë apo pengesë, një autoveturë me tre persona brenda saj, ka dalë nga rruga, për të fluturuar në ajër e duke bërë disa rrotullimi e më pas është përmbysur në arat përreth. Fakeqësisht gjatë rrotullimeve, njerëzit janë hedhur si kunguj, por për fatin e tyre të mirë, janë vetëm të plagosur e asnjëri nuk ka ndërruar jetë. PAKUJDESIA E gjithë kjo duket qartë, se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe të makinës. Megjithë shkrimet sensibilizuese të gazetave, thirrjet e autoritetetve përkatëse shtetërore apo organizmave të ndryshme jopublike, askush nuk e "vë ujin në zjarr" për të menduar më gjatë. Në një autostradë të drejtë, me shpejtësi të madhe dhe asfalt të lagur nga shiu, si mundet një shofer të drejtojë me shpejtësi jashtë çdo norme një autoveturë? As fërkimi, as frenat dhe as manovrimi nuk e kanë ndihmuar, por humbja e kontrollit e ka nxjerrë jashtë rrugë duke e fluturuar në ajër. AKSIDENTI Aksidenti i djeshëm spektakolar por edhe tragjik, ka ndodhur rreth 3 kilometër pa shkuar në qytetin e Fierit, në vendin e quajtur Vajkan. Sipas policisë, ka qenë një makinë me targa të huaja BX 937 BË, Brenda të cilit udhëtonin tre persona, Gëzim Duraku, 41 vjeç, Gerald Duraku, 22 vjeç dhe Emiliano Gazho, që të tre banues nga fshati Golem të Lushnjës. Ekspertët e qarkullimit kanë treguar se, aksidenti ka ndodhur si rezultat i shpejtësisë tej normave të lejuara, i cili mendohet se ka qenë mbi 140 km në orë. Mjeti, si rezultat i shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit të drejtuesit të mjetit, është shkëputur nga asfalti i rrugës dhe pasi ka bërë disa saltro, ka përfunduar në një tokë bujqësore anës autostradës Fier-Lushnjë. Gjithësesi, të tre personat e lartpërmendur të ndihmuar edhe nga disa drejtues mjetesh që po kalonin në këtë moment, janë marrë nga fusha ku ishin hedhur nga rrotullimet e makinëss. Më pas, kalimtarët kanë njoftuar ambulancën e Fierit dhe policinë, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Mësohet, se me rëndë nga të demtuarit është Gezim Duraku dhe djali i tij e tij, Geraldi, të cilët deri mbrëmë ndodheshin në reanimacionin e spitalit të Fierit. Ndërsa 22vjeçari Emilian Gaxho ka marrë dëmtime të lehta dhe aktualisht, ndodhet jashtë rrezikut. Aksidenti i djeshëm, si qindra të tjera, ndodhi për shkak të pakujdesisë dhe lajthitjes së shumë e shumë shoferëve. Spektakël tragjik nga shpejtësia e madhe Makina fluturon në ajër, pasagjerët në arë FIER Ç'ndodh në rrugët tona, ku pakujdesitë marrin jetë Fotot paraqesin aksidentin e djeshëm tragjik në Fier dhe vendin ku makina doli nga rruga Eshtë numri i të plagosurve nga aksidenti i djeshëm në aksidentin e ndodhur në ausotradën Fier-Lushnjë 3 të plagosur Kilometër në orë, mendohet nga policia se ka qenë shpejtësia e automujetit, e cila u aksidentua dje. 140 km ??? FIER Si rezultat i shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit të drejtuesit të mjetit, është shkëputur nga asfalti i rrugës dhe pasi ka bërë disa saltro, ka përfunduar në një tokë bujqësore anës autostradës Fier-Lushnjë Në foto: Aksidenti që ndodhi dje në aksin rrugor Fier-Lushnjë
15E premte, 18 janar 2013WWW.SHQIPTARJA.COM Suplement javor i SHQIPTARJA.com Teknologji RISITË teknologjike të vitit 2013. Cfarë do tëprodhojnë gjigandët e kësaj fushe. Rivaliteti i hapurmes kompanive në një garë për të dominuar tregun Syzet "spiune" të Google dhe makina pa shofer Vështrim mbi arritjet e 2012-s e pritshmëritë e këtij viti NGA KLAJDI HËNA Sapo kemi lënë pas 2012-n, i ciliishte një vit shumë i rëndësishëmnë fushën e teknologjisë. Një vit ky i dominuar kryesisht nga Samsung, dhe sigurisht, kompania më e çmuar në botë, Apple. Pamë një shitje rekordesh të iPhone 5-s, i cili erdhi në dhjetor edhe në Shqipëri; nxjerrjen në treg të Ëindoës 8, sistemit operativ më të ri nga Microsoft; një thyerje rekordesh nga Samsungu për numrin më të madh të celularëve të shitur; një Facebook që arriti 1 miliardë, ose 1 të 7-n e popullsisë në botë; hedhjen me parashutë nga stratosfera; zbritjen e parë në Mars me anë të sondës 'Curiosity'; makina gare elektrike, si dhe makina pa shoferë; arritjen e 1 miliardë shikimeve të këngës së Jugo-Koreanit PSY, 'Gangnam Style', duke e bërë atë këngën e parë të arrijë këtë rekord. Dhe ajo më e rëndësishmja për ne shqiptarët, pamë që pasioni, këmbëngulja, dhe motivimi i gjithë shqiptarëve anembanë globit bëri që më 28 Nëntor, faqja më e madhe në Internet Google të "vishej" kuq-ezi. Pra një vit ky që theu shumë rekorde, jo vetëm në fushën e teknologjisë, por edhe në fusha të tjera, si sporti, etj. Por çfarë na pret në këtë vit të ri, përsa i përket teknologjisë? Ja dhe një shikim nga analistët për risitë që viti 2013 do të sjellë në fushën e teknologjisë. SYZET E GOOGLE-S Google prej shumë kohe është duke punuar në një palë syze që janë krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar ne deri tani. 'Google Glasses' mundësojnë pamjen e botës krejt ndryshe, duke mundësuar që informacionin rreth gjithçkaje që shikojmë, ta kemi para syve. Për shembull kur shikon një person, syzet e identifikojnë atë person, duke ju lejuar ju që të dini se kush është ai person. Gjithashtu me anë të këtyre syzeve, ju mund të njoftoheni për motin, për temperaturën, etj., si dhe nxjerrjen e fotove me anë të syzeve. Besohet se 2013 është viti kur këto syze prototipe do të shumëprodhohen për shitje publike, ose të paktën për shitje në institucione të ndryshme. VIDEOGAMES Pritet që këtë verë, Microsoft të lëshojë në treg platformën e shumëpërfolur të lojrave, Xbox 720, apo siç kanë filluar t'a quajnë disa 'Durango'. Por konkurrenti kryesor i Xbox, PlayStation, nuk do të heshtë. Pritet që po këtë vit, edhe Sony të nxjerrë në treg platformën e rradhës të PlayStation-ave, PlayStation 4. SMARTFONA Samsung pritet të lëshojë në treg Galaxy S4, celularin pasardhës së Galaxy S3, një nga celularët më të sukseshëm në botë. Konkurrenti më i fortë për të? Kush tjetër veçse iPhone. Kompania Apple pritet të lëshojë këtë vit pasardhësin e iPhone 5, që ka shumë gjasa të quhet 'iPhone 5s'. Por nuk duhet përjashtuar nga gara HTC, Nokia, dhe veçanërisht RIM, i cili me BlackBerry 10 premton shumë gjëra. KOMPJUTERA 2013 do të jetë viti që do të përcaktojë fatin e Ëindoës 8, sistemit operativ më të fundit nga kompania Microsoft. Me shumë kritika pozitive, po aq edhe negative deri tani, për Ëindoës 8 2013-a do të jetë 'jetë a vdekje', dhe do të ketë ndikimin më të madh në kompaninë Microsoft. TABLETË Me iPad-a që dominojnë tregun, pritet që Google me linjën e saj Nexus 7 të sfidojë deri në maksimum Applein. Tabletat priten që të jenë sa më të holla, dhe sa më të shpejta dhe të fuqishme. MAKINA Google-s tashmë i është bashkangjitur edhe Toyota në nismën për të krijuar makina pa shofer. 2013 mban një të ardhme të sukseshme për Google dhe Toyota në nismën e ndërmarrë nga dy palët. Histori 5 shkencëtarët adoleshentë që ndryshuan botën Jo të gjithë shkencëtarët më të rëndësishëmtë historisë ishin të diplomuar në kolegj, kur ata filluan veprat e tyre. Në fakt, historia është e mbushur me shkencëtarë të cilët kanë formuar botën për shkak të punës së tyre si adoleshentë. Ishin pikërisht ata që kanë bërë shkencën të ecë në shekuj. Nëse ata nuk do të kishin këtë dhunti dhe etje për dije, ndoshta e tashmja jonë do të ishte ndryshe. Falë këtyre të rinjve sot bota është ndryshe. 1. Isaak Njuton - Në kohën e Njutonit, ishte zakon që të rinjtë të zhvillonin disa aftësi krahas shkollës. Përkushtimi i tij për studime dhe vlerësime të larta në shkollë ishin mbresëlënëse. Edhe pse nëna e tij u përpoq të bëjë një fermer duke hequr Isakun nga shkolla, mësuesi dhe xhaxhai i tij këmbëngulën që ai të kthehej në shkollë për të përfunduar shkollimin. Isak Njutoni ndoqi Universitetin e Kembrixhit pas mbarimit të shkollës në 1661. Ai zhvilloi një shumëllojshmëri të metodave shkencore dhe bëri zbulime të ndryshme përfshirë ato në optikë dhe ngjyrave. 2. Albert Anjshtajn - Në vitet e tij më të vogël, Albert Ajnshtajni kishte treguar gjithmonë një interes të madh në matematikë dhe shkencë. Ajnshtajni mori pjesë në provimet Federale Zvicerane Politeknike në Zyrih. Edhe pse rezultatet e tij ishin nën standart në shumë prej subjekteve të kërkuara, matematika e tij dhe aftësitë fizike ishin jashtëzakonisht të larta. Prej atje, Albert Einstein ndoqi shkollën kantonale Aargau në Aarau, Zvicër, ku u diplomua me kalimin e notave në disa lëndë dhe marrjen shkallën më të lartë të mundshme në klasën e matematikës dhe fizikës. Teoritë e tij kanë hedhur bazat e punës për shumë shkencëtarë të sotëm. 3. Galileo Galilei - Ndërsa po studionte në Universitetin e Pizës për një diplomë mjekësore në moshën 17 vjecare, Galileo Galilei u magjeps nga mënyra se si lëvizjet e rrymave të ajrit mund të shkaktonin lëvizjen ritmike të një llambadari. Galileo kaloi studimet për matematikë pasi ndoqi një leksion gjeometrie. Një moshën 22 vjecare, Galileo publikoi një libër mbi ekuilibrin hidrostatik që ai kishte shpikur. 4. Aristoteli - Aristoteli ka dhënë kontribute të mëdha në gati çdo temë studimi. Në moshën 18 vjeçare, ai mori pjesë në Akademinë e Platonit, ku studioi pothuajse çdo subject të ofruar në atë kohë. Për 20 vite ai qëndroi në Akademinë duke përfunduar enciklopedinë e informacionit dhe duke hapur dyert për shumë të tjerë pas tij. 5. Blejz Paskal - A e dini se sistemi Ëindoësi bazuar kompjuteri juaj ka një mjet që është instaluar shpikur 350 vjet më parë? Blaise Pascal filloi punën në pajisjet e llogaritjes dhe prototipet në moshën 16 vjeç, në vitin 1642. Edhe pse janë zhvilluar llogaritës dixhitalë, me bateri diellore dhe softëare, Paskal ishte ai që hodhi bazën e të gjitha makinave tona përllogaritëse. Çfarë kompjuteri ose smartphone do të ishte i plotë pa një makinë llogaritëse? Nga e gjitha kjo mund të arrijmë në perfunimin se nëse shkurajojmë një fëmijë që të vërë në punë fantazinë e tij për të gjetur përgjigje për pyetjet e tij, atëherë pasojat mund të jenë fatale për të ardhmen e njerëzimit. Diksuh mund të thohtë se nëse nuk do të ishin këta fëmijë, do të ishte dikush tjetër që do të realizonte shpikjen, por sërish ka një pikëpyetje. A do të kishim të njëjtat shpikje? LG Electronics arriti njërekord të ri në shitjet globale me 5 milionë smartfonë LTE në gjysmën e parë të vitit 2012. Në vetëm një muaj, në korrik, smartfonët LTE të LG-së u shitën një milion copë, që do të thotë cdo dy sekonda e gjysëm shitej një smartfon LTE duke iu shtuar shifrës 4 milion të arritur në qershor. LG është angazhuar për të zhvilluar teknologjinë e përparuar LTE që nga fillimet. Tani së afërmi, LG ka treguar me sukses konvertimin e parë në botë zëri-në-video në një rrjet LTE në Kongresin Botëror të Celularëve (MËC) 2012. LG mban numrin më të madh të patentave të lidhura me teknologjinë LTE në botë. Me 14 000 patenta në rang global, LG përbën 23% të të gjitha patentave LTE në botë. LG nxorri smartfonin e parë LTE "RevolutionTM by LG" në SHBA në maj të vitit të kaluar nëpërmjet kompanisë më të madhe Verizon Ëireless dhe zgjeroi tregjet e synuara LTE me smartfonët e vet globalë. Tregu LG, kompania lider në shitjet e smartfonëve LTE
SUPLEMENTI “FUNDJAVA” ? Faqe 13-17 ITALIA E DENOI PER DROGE Lirohet Liljana Kondakçiu prej një jave në Tiranë VITI III - NR. 12 E premte, 18-01-2013LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “FUNDJAVA” TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI origjina e lajmit... Lajmi Vajza e kryeministrit Berisha, Argita dhe ba sh kë shor t i i saj Ja ma rbër Ma l ltez i rezultojnë zyrtarisht të kenë hequr dorë nga biznese shumë të suksesshme, për t'iu kushtuar mësimdhënies, ku sërish deklarojnë ? time marramendëse Ambasadorët: 21 janari, duhet urgjent drejtësi Editorial Topall intelektualë NGA ARBEN RROZHANI ? vijon në faqe 22 Ditët e f undit A rg ita Malltezi (Berisha) është vënë në qendër të akuzave nga opozita politike lidhur me përdorimin e supozuar të pozitës së të jatit të saj, në krye të qeverisë shqiptare, për të siguruar... GENC KONDI TIRANE GRANIT SOKOLAJ TIRANE Liliana Kondakçi prej një jave gjendet në Tiranë. Përpiqet të jetë larg vëmendjes së mediave, por ajo nuk mund.... ? vijon në faqe 2-3 Ndarja e mandateve, PD pa numra në Kuvend Gjyqtarja e VLorës, lehtësonte trafikantët Platzmann: Ç'na kërkoi Kadare në Gjermani në vitin 1982 LSI KUNDËR INSPEKTIMI ISH-KOMUNISTI ? Faqe 5 ? Faqe 18-19 ? Faqe 18 BERISHA VS BASHA Flet vajza e kryeministrit: Edi Rama po shpif. Bashkëshortja e kreut të PS: Partia Demokratike po shpif. Zhvendosja e luftës politike nga Sali Berisha e Edi Rama, tek Argita Berisha e Linda Rama ? Faqe 7 EKSKLUZIVE/ FOTOT Pamjet e spektaklit tragjik. Eksperti Tola: Në 2012, 328 viktima ? Faqe 10-11 Aksidenti në Fier, makina në ajër, pasagjerët në arë Më 17 maj 2012 ndër-roi jetë përgjithmonë, baletmaestri Agron Aliaj. Mëse një muaj para se të ndahej padrejtësisht nga jeta, ndërsa përgatiste një balet për në skenën e Teatrit të Operas dhe të Baletit, një shofer e shtypi artistin e shquar si të ishte një qen mu përpara godinës ku punoi për shumë dekada. Ashtu të plagosur rëndë e çuan dhe mjekët e rrasën në një pavion të qelbur shtetëror. E lanë të vdiste, pa pyetur për përgjërimet e familjarëve për kurim jashtë. Dy vite më parë baletmaestrit i kishin marrë një firmë dhe ishte ndër 23 ? rmëtarët e peticionit që intelektualë të shquar të vendit i bënin Edi Ramës në 10 maj 2010, që të ndërpriste grevën e urisë përpara selisë së qeverisë, që vendi të ? tonte liberalizimin e vizave. “Hiqe pritën!”- i drejtoheshin Aliaj me shokë kreut të opozitës. Sërish pas gati 3 viteve. Agron Aliaj është harruar prej atyre që u duhej vetëm për ? rmë. Tani janë ish-studentët e tij që janë ? rmëtarë në peticione, kolegët e tjerë të tij, të cilëve u... Një objekt arti për veten dhe për shtëpinë! Luga e argjendtë/ Pjata e parë dhe ëmbëlsira SHBA-OSBE: TRI RECETA SIMBOL NGA KUZHINA SHKODRANE Fqinjët rrëfejnë këngëtaren. Agim Doçi: Fatkeqësi nga varfëria DIMENSIONI TJETËR I ANILA ZAJMI KATANOLLI Linda Basha: 100 mln lekët? Ia dhashë motrës ARGITA MBYLL BIZNESET ? Faqe 9 Intervista e gruas së kreut të PS në TCH: Ja e vërteta për sulmet ndaj meje BLOG/ DITA E KATERT ? Faqe 22 NGA VALBONA SULÇE KËMBANAT QË U BËNË DAJRE Fotot nga aksidenti i djeshëm në Fier. Foto të tjera në brendësi
7E premte, 18 janar 2013 POLITIKE Opozita, një tubim përkujtimor për 4 të vrarët e "21 Janarit" Opozita, nën drejtimin e PS do zhvillojëparaditen e 21 janarit një tubim përkujtimor në nderim të 4 viktimave që humben jetën gjatë protestës dy vite më parë përpara kryeministrisë. I gjithë organizimi i tubimit homazh i është lënë në dorë kryesisë së degës së partisë së Tiranës. Burime zyrtare sqaruan se në orën 10:30 minuta të datës 21 janar, kortezhi i njerëzve do të niset nga selia qendrore e partisë për të marshuar përmes bulevardit "Dëshmorët e kombit", drejt kryeministrisë. Ku pritet të jetë ndalesa e parë, që do shoqërohet me vendosje të kurorave me lule në vendet ku janë qëlluar për vdekje katër protestuesit. Në krye të tubimit, që s'parashikohet të jetë masiv për nga numri i pjesëmarrësve, do jenë familjarët e viktimave dhe drejtues të partive kryesore opozitare. Më pas, socialistët kanë përgatitur një aktivitet në sallën e Akademisë së Arteve. Grupi organizator tha se është menduar që peshën kryesore ta ketë një dokumentar përkujtimor për 4 viktimat dhe menjëherë pas tij një fjalë e kryetarit të PS. Ndërsa Rama, përmes Tëitter e facebook, ka kërkuar mendim për mënyrën e përkujtimit të kësaj tragjedie, ku humbën jetën Ziver Veizi, Aleks Nikaj, Faik Myrtaj e Hekuran Deda. Reagon PS e FRESSH Panariti-Greqisë: Mos bllokoni kufirin ??? TIRANE Ministri i jashtëm Panariti i kakërkuar qeverisë greke të shtyjë moratoriumin për lejimin e shtetasve shqiptarë të udhëtojnë me dokumentet aktuale që kanë në përdorim, pasi marrëveshja mes palëve është drejt përfundimit për këtë çështje. Gjatë një takimi me ambasadorin grek në Tiranë, Rokanas, Panariti tha se duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme mes palëve. Një kërkesë e tillë ka ardhur për shkak se autoritetet greke në pikën kufitare të Kakavijës kanë vijuar dhe dje kthimin e familjeve shqiptare me pretendimin për parregullsi në pasaporta. Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 15 fëmijë të kthyer, që kanë qëndruar në kushte të vështira për shkak të motit të rënduar me reshje. Ka patur një takim mes drejtorit të kufirit të pikës së Kakavijes Abrija me homologët greke. Kthimet sikundër pretendohet kanë të bëjnë me të drejtën ndërkombëtare të toponimeve. Dhe deri më tani regjistrohen gjithsej 35 familje të kthyera. Sekretari i Emigracionit pranë PS Genci Kojdheli e konsideron të papranueshme situatën e krijuar në kufirin Shqipëri-Greqi, ku familjet me fëmijë të lindur në Greqi, por me pasaporta shqiptare nuk lejohen të hyjnë në territorin grek pasi në pasaportat e tyre shqiptare toponimet e vendlindjes janë të shënuara në shqip dhe jo në greqisht, siç kërkon pala greke. Sipas PS-së kjo kërkesë nga ana e shtetit grek përbën një gafë diplomatike dhe një fyerje të hapur për dinjitetin e shtetit shqiptar. PS kërkon ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve shqiptare, veçanërisht të MPJ, për zgjidhjen e kësaj situate që po krijon probleme për emigrantët shqiptarë në pikat kufitare me Greqinë, duke rikujtuar se situata është përsëritur dhe asnjë marrëveshje s'është arritur për t'i dhënë asaj zgjidhje. Dhe nënkryetari i FRESSH për Marrëdhëniet me Jashtë e Emigracionin Erlis Hoxha reagoi ndaj aktit të turpshëm të autoriteteve greke ndaj emigrantëve, që cilësohet e papranueshme ku janë cënuar të drejtat e shtetasve shqiptarë. Hoxha ka kërkuar ndërhurjen urgjente të qeverisë për të zgjidhur çështjen. Berisha "Greqia, mbështetje Shqipërisë për në BE" Vetëm disa ditë përpara 2 vjetorit, dy ambasadat bëjnë apel SHBA-OSBE: 21 janari urgjent vetëm drejtësi "Koha për shpjegim, larg ndërhyrjeve politike" Lajmi Ambasada e SHBA dhe ambasadori i OSBE Uollfarth vetëm disa ditë përpara përvjetorit të dytë të tragjedisë së 21 janarit ku kanë humbur jetën katër demonstrues të pafajshëm, kanë bërë thirrje që tashmë ka ardhur koha që kjo ngjarje të zbardhet me drejtësi. ??? TIRANE JAKIN MARENA Greqia i qëndron fuqishëm projektit të njohur si axhenda 2014, i cili konsiston në bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ecur përpara me shpejtësi drejt anëtarësimit në BE", u shpreh dje ambasadori i Greqisë në Tiranë Leonidas C.Rokanas, në një takim me Kryeministrin Berisha, me rastin e marrjes së detyrës së tij në Tiranë. Berisha theksoi se po ndjek me vëmendje zhvillimet e rëndësishme pozitive dhe përpjekjen e jashtëzakonshme në shtetin fqinj për të kapërcyer pasojat e krizës, e cila ka një karakter, jo vetëm evropian, por edhe global. Nga ana e tij, Ambasadori grek i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta e urimet më të mira të Presidentit grek Papulias, të kryeministrit grek Samaras, Ministrit të jashtëm Avramopoulos dhe autoritetve më të larta greke. Ndërkombëtarët nukkanë heshtur përzvarritjen tej limiteve të lejueshme të zbardhjes së ngjarjes së dy viteve më parë përbabllë selisë së kryeministrisë, ku demonstrues të pafajshëm humbën jetën përballë armëve të shtetit. Vetëm pak ditë përpara dy vjetorit të ngjarjeve tragjike të 21 Janarit ku mbetën të vrarë nga plumbat e Gardës 4 persona gjatë protestës së opozitës përballë godinës së qeverisë kanë reaguar dje fort Ambasada Amerikane në Shqipëri e Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Eugen Uollfarth. Të cilët kanë kërkuar drejtësi për këtë ngjarje. SHBA Ambasada Amerikane në Tiranë kërkoi dje në mënyrë të qartë dhe këmbëngulëse shpjegim të plotë të ngjarjes dhe një proces gjyqësor të besueshëm dhe të lirë prej ndërhyrjeve politike. kështu, përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Ambasada Amerikane gjen rastin të shprehë sërish ngushëllime për familjarët e atyre që u vranë dhe u lënduan 2 vjet më parë. "Në përvjetorin e dytë të ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, Ambasada e Shteteve të Bashkuara iu shpreh përsëri ngushëllimet e saj familjarëve të atyre që u vranë dhe lënduan. Të gjithë ishin viktima të dhunës së pakuptimtë e të pafalshme. Tani më shumë se kurrë, ka nevojë për shpjegim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit përmëes një procesi të besueshëm gjyqësor, të lirë prej ndërhyrjeve politike", thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA. "Në këtë ditë përkujtimi paqësor, iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë dhe institucioneve të qeverisë që të punojnë pa pushim për të frymëzuar popullin shqiptar që të besojnë në demokracinë e tyre duke forcuar sundimin e ligjit", përfundon ajo. OSBE Ndërsa kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Uollfarth, përsëriti thirrjen e tij për drejtësi në lidhje me vdekjen e protestuesve, në protestën e para dy vjetëve, në Tiranë. "Në prag të përvjetorit të dytë të ngjarjeve të 21 Janarit 2011, u shpreh sërish ngushëllimet tona më të ndjera familjarëve të viktimave dhe të lënduarve. Ata meritojnë drejtësi, bazuar në një hetim të lirë, të pandikuar nga politika dhe një proces gjyqësor të besueshëm e të shpejtë", tha ai. "Llogaridhënia dhe shteti i së drejtës janë elemente thelbësore të demokracisë dhe, si të tilla, janë parakushte për përparimin e mëtejshëm të aspiratave evropiane të Shqipërisë", tha Uollfarth. Ai foli nga Vjena, ku po merr pjesë në mbledhjen vjetore të kryetarëve të misioneve. TRAGJEDIA Vetëm dy vjet më parë, katër qytetarët humbën jetën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", gjatë demonstratës së organizuar nga opozita e bashkuar më 21 janar 2011, e cila degjeneroi në dhunë e vrasje. Agim Llupo, është i vetmi efektiv i Gardës që ndodhet prapa hekurave për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Ai akuzohet për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Ndërsa, mbi supet e ish-shefit të Gardës, Ndrea Prendi, rëndon akuza e vrasjes së demonstruesit fierak Faik Myrtaj. Sipas prokurorisë, Prendi, për të fshehur krimin ndërroi tytën e pistoletës me atë të shoferit të tij, Margarit Kume. Ky i fundit, akuzohet për kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. E vetmja vrasje e pazbardhur është ajo e Aleks Nikës, që me shumë gjasa do të mbetet një ngjarje pa autor, pasi plumbi që goditi për vdekje të riun, është tërësisht i dëmtuar. Kakavijë Apeli "Të gjithë ishin viktima të dhunës së pakuptimtë e të pafalshme. Tani më shumë se kurrë, ka nevojë për shpjegim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit përmëes një procesi të besueshëm gjyqësor, të lirë prej ndërhyrjeve politike" Në foto: Ambasadori Amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, dhe ai OSBE, Eugen Wollfarth
24 E premte, 18 janar 2013 LAJME NGA BOTA Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi ??????????????????????????????? Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë NË TELEVIZIONIN Origjina e Lajmit nga KASTRO ZIZO ? VV, protestë në Bruksel kundër dialogut Lëvizja Vetëvendosje zhvendosi në Bruksel protestat e saj kundër bisedimeve me Serbinë. Dhjetra mbështetës të kësaj partie, u mblodhën para ndërtesës ku është zyra e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian, Catherine Ashton. Protestuesit u mblodhën mesditën e së enjtes dhe mbanin në duar pankarta si “Jo negociata pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve”, “Pa njohjen e Kosovës nga Serbia”, dhe pa faljen e munguar të Beogradit për krimet e kryera në Kosovë. ? Greqi, hetim ish-ministrit të Financave? Deputetët grekë duhet të votojnë për të vendosur nëse do të hetojnë një ish-ministër, i dyshuar për shpërdorim të fondeve publike dhe evazion ? skal. Sipas mediave vendase, duket se ekziston një marrëveshje midis tre partive kryesore të koalicionit qeverisës, për nisjen e hetimit ndaj ish-ministrit të Financave, George Papaconstantinou. Votimi do të realizohet në seancën e radhës të Parlamentit Helen dhe nëse heqja e imunitetit do të aprovohet, do të nisë një hetim parlamentar, njëkohësisht i ndjekur nga një hetim nga ana e prokurorisë. ? Algjeri, vriten 35 pengje Një operacion i pasuksesshem i ushtrisë algjeriane per lirimin e disa dhjetera pengjesh, punonjes te nje impinati gazi ne Algjerine juglindore shkaktoi vdekjen e 49 personave, 35 pengjeve dhe 14 rrembyesve, kon? rmuan pasditen e se enjtes mediat nderkombetare. Agjensia Algjeriane e Lajmeve informoi se kater pengje jane liruar, por pranoi se operacioni eshte shoqeruar me “humbje te konsiderueshme jetesh”, pa saktesuar nje numer ekzakt. Aktualisht, ushtarët algjerianë po mbajne të rrethuar impiantin në afërsi të lokalitetit Ain Amenas, të cilin militantët e pushtuan ditën e mërkurë, pasi vranë një shtetas britanik dhe një algjerian. ? BQE: Eurozona, më shumë reforma “Rritja ekonomike në eurozonë vazhdon të jetë e dobët dhe mbi aktivitetet ekonomike vazhdon të rëndojnë pasiguria dhe përpjekjet për përmirësimin e bilanceve në institucionet financiare”. Kështu thuhet në buletinin e janarit të Bankës Qendrore Evropiane, sipas të cilit në gjysmën e dytë të vitit 2013 pritet një rimëkëmbje graduale. Buletini sugjeron gjitashtu se duhen ndërmarrë me shpejtësi reforma strukturale shtesë për ta bërë ekonominë evropiane më ? eksibël, më dinamike dhe më konkurruese. ? Edhe SHBA pezullon fluturimet e “Boeing 787” Problemet për modelin “Dreamliner” të “Boeing 787” vazhdojnë, teksa autoriteti rregullator amerikan si dhe shumë kompani aviacioni kanë pezulluar ? uturimet e tyre, për shkak të sigurisë. Administrata Federale e Aviacionit (AFA) udhëroi kompanitë e aviacionit amerikan të mos përdorin përkohësisht aeroplanët 787, pas problemit të baterisë, që detyroi një avion të kryente një ulje emergjente në Japoni. Autoritetet kiliane ishin ndër të parat që reaguan, ndërkohë që dy kompanitë kryesore japoneze ndërmorrën të njëjtin hap. Një sërë problemesh kanë ngritur dyshime mbi të ardhmen e 787-ave. ? Venezuelë, ushtria mbështet Chavezin Ushtria e Venezuelës do të mbështesë mandatin e ri të presidentit Hugo Chavez, ndërsa vendi mbetet i mbërthyer nga dyshimet për një tranzicion të mundshëm politik, deklaroi të enjten ministri i mbrojtjes. 58-vjeçari Chavez duhet të betohej në ? llimin e mandatit të katërt në datën 10 janar, por diçka e tillë u bë e pamundur nga mungesa e presidentit në vend, për shkak të trajtimit që po merr në Kubë pas një ndërhyrje për heqjen e një mase tumorale. Kjo ishte hera e katërt që presidenti i Venezuelës i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale për të luftuar kancerin dhe gjendja e tij vazhdon të jetë delikate.
18 E premte, 18 janar 2013 DOSSIER INTERVISTA: Ish-anëtari i Partisë Komuniste (Marksiste-Leniniste) Gjermane dhe ish-kryetari i Shoqatës së Miqësisë Gjermani-Shqipëri. Rrëfimi 40 vjet pas themelit të organizatës Retrospektivë PETER PLATZMANN: Kadare, çfarë u kërkoi gjermanëve në 1982 Ju rrëfej Panairin e Frankfurtit. Shkrimtari donte të qëndronte në hotel me Bël dhe Gras Shoqatat e Miqësisë nëpër botë ishin bërënë vitet '70 e '80 një fenomen i njohurpër diplomacinë shqiptare, në ndihmë të shtetit komunist për të propaganduar idetë "e vërteta" revolucionare të diktatorit Hoxha në radhë të parë dhe për të pasur kësisoj një lidhje fizike direkte me folenë ku gatuhej kjo politikë. Kështu, ndodhte që një anëtar i kryesisë së Partisë Komuniste Marksist-Leniniste Gjermane, të merrte në dorë edhe drejtimin e një shoqate, e cila duhej të kishte dhe monopolin e ndërmjetësimit, thuajse në të gjitha çështjet, e sidomos ato kulturore e ekonomike mes dy vendeve. Ky monopol iu hoq vetvetiu me ardhjen e demokracisë në Shqipëri dhe realitetet e reja politike që përfshinë të dyja vendet pas vitit 1990. Gjithsesi, në një rrëfim të sinqertë, ish-kryetari i kësaj shoqate, Peter Platzman, pohon përjetimet e tij dhe shumë episode interesante që kanë lidhje me Shqipërinë e atyre viteve, kur ai dhe e shoqja madje u angazhuan si pjesëtarë të stafit të Radio Tiranës dhejetuan disa vite në kryeqytetin shqiptar. Çfarë kujton ai ndër të tjera rreth sjelljeve e porosive të Kadaresë, ndërsa i duhej të manaxhonte pavionin e letërsisë shqipe në Panairin e Frankfurtit në vitin 1982?- Si i përjetoi çifti Platzmann "spastrimet" e viteve '70 në udhëheqjen e lartë komuniste shqiptare? Cili ishte perceptimi i tij për komunizmin në Shqipëri dhe masën e përkrahjes së tij ndër qytetarët shqiptarë? Si kalonte ditët në Tiranë dhe ku strehohej? Përse për të më vonë Enver Hoxha do të mund të cilësohej edhe si më i ashpër se sa vetë Hitleri? Si i përjetoi protestat e para antikomuniste në Shqipëri etj. Sigurisht se ai rrëfen edhe plot detaje të tjera që kanë të bëjnë me jetesën e vlerësimet e tij për ditët e sotme, të cilat për arsye se nuk kanë shumë vlera në kontekstin që ne sot po i botojmë, nuk po i japim të plota. Intervista e sotme është botuar në një numër të "Revistave Shqiptare"( origj. "Albanische Hefte"), në vitin 2011, organ i Shoqatës së Miqësisë Gjermani-Shqipëri. * * * Peter, ti je sigurisht njëri prej atyre që thuajse, qysh nga fillimi, keni punuar për Shoqatën. Çfarë ju nëpërmendet tanimë në mënyrë spontane mbi të? Shqipëria ndërkohë është gjysma e jetës sime dhe Shoqata DAFG i përket pazgjidhshmërisht asaj. Nga viti 1978 deri në 1990, ti ke qenë kryetar e DAFG. Cilat aktivitete, nga ajo kohë mund t'i kujtosh edhe sot? Direkt pas udhëtimit legjendar të të ashtuquajturit "megafoni i kuq" (trupa agjitative e Partisë Komuniste Gjermane /Marksist-Leniniste) në vitin 1978 nëpër Shqipëri, unë u zgjodha Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Gjermani-Shqipëri (DAFG). Ky udhëtim akoma më del përpara syve edhe sot si një kujtim i afërt, pasi vetëm para pak kohësh, Pandi Laço më bëri edhe mua pjesë të emisonit të tij në TV Klan në Shqipëri, duke më ftuar aty. Ai shfaqte aty materiale arkivore të vjetra të kohës së komunizmit, si për shembull edhe momenitn se si unë kisha mbajtur një fjalim të zjarrtë në parkun kombëtar të Tiranës, pas shfaqjes së ??? HAMBURG "megafonit të Kuq" kundër dy superfuqive, SHBA dhe ish-BRSS, dhe ku shihej publiku që shpërthente i tëri, si masë kompakte në duartrokitje frenetike. Ky udhëtim me shfaqje në të gjithë Shqipërinë, na preku asokohe shumë ne të gjithëve, saqë edhe pas tij, vit për vit organizoheshin takime përkujtimore për të nga ne, organizatorët. Në 70vjetorin e ditëlindjes sime, sëbashku me Susanne Jensen, drejtuesja e atëhershme e grupit të agjitacion-propagandës, i rikujtuam me këtë rast edhe njëherë këngët e vjetra shqiptare. Nga viti 1977, pastaj DAFG në mënyrë të rregullt parfaqësohej me një stendë të veten në Panairin e Frankfurtit, të cilin e menaxhonim unë dhe Rüdiger Pier. Të gjitha lajmërimet bëheshin qysh një vit përpara se të niste aktiviteti, por ne nuk e dinim kurrë se sa persona dhe kush do vinte nga Shqipëria. Kjo gjë na bëhej e ditur shpesh në monmentin e fundit. Kështu, ndodhi edhe njëherë kur fare papritur - ishte viti 1982 - që Ismail Kadare na vjen në Frankfurt. Ai më pas u zhgënjye shumë që ne nuk kishim organizuar për të ndonjë program të madh. Si mund ta bënim një gjë të tillë, kur gjërat na bëheshin të ditura në minutën e fundit? Kadare asokohe në Gjermani ende nuk ishte i njohur, dhe nga veprat e tij, e vetmja që ishte botuar në gjermanisht, ishte ajo e Shtëpisë Botuese "Claassen", me titull: "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur". Ne pastaj sollëm në panair shumë vepra të tjera, por askush nuk interesohej për Kadarenë. Ismail Kadare kishte shumë qejf të qëndronte në të njejtin Hotel (Marriott ose Plaza), ku rrinin edhe Hajnrih Bëll apo Gynter Grass, por duke parë se aty nuk kishte më thuajse asnjë vend të lirë, ne nuk mund ta financonim dot atë. Fatkeqësisht, ai duhej të gjente strehë në një lagje disi më të leverdisshme pranë stacionit qendror të Frankfurut. Dëshira e tij ishte më pas që ne t'i siguronim një kondicioner për shtëpinë e tij në Tiranë. Deri në atë kohë, unë vetë akoma nuk e dija se çfarë ishte kjo edhe për vete, sepse një gjë e tillë akoma s'kishte dalë madje as në tregun gjerman. Mua më kujtohet më shumë fakti se, na brente shqetësimi nëse ne mundeshim t'ia gjenim dot megjithë të gjitha vështirësitë - atij këtë kondicioner. Aktiviteti im i parë i madh si kryetar i DAFG, ishte ekspozita e karikaturave, e cila u organizua në nëntor të vitit 1987, nën kujdesin e Departamentit të Kulturës të Ministrisë së Jashtme, në Koblenz. Ndërsa Ilir Pojani, pas çeljes së saj, duhej të kthehej menjëherë, Dhimitër Ligori duhej të qëndronte edhe më shumë se dy javë të tjera në Gjermani. Unë asokohe udhëtova me të më pas rreth e rrotull Gjermanisë, e nga ajo kohë mbaj kujtime të mira deri sot e kësaj dite dhe e kemi ruajtur miqësinë. Ekspozita ishte një sukses imadh, ajo u çel në thuajse të gjitha landet gjermane, në Kehl mbi Rhein, Hamburg, Dortmund, Nyrenberg etj. Një vit më vonë, në shtator 1988, ajo përbënte edhe ekspozitën shoqëruese të ekspozitës së madhe arkeologjike "Thesare nga vendi i shqiptarëve" në Muzeun romak e atë të Pelicaeut në Hildeshajm, e cila u çel në korrik 1988. Kjo ekspozitë ishte asokohe një event i madh kulturor, që shoqëroi edhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës Federale Gjermane dhe Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, më 15 janar 1988. Kështu, të dy Ministrat e Jashtëm, Direkt pas udhëtimit legjendar të të ashtuquajturit "megafoni i kuq" në 1978, unë u zgjodha Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Gjermani-Shqipëri Në foto: Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare Kapaku i katalogut që shoqëroi ekspozitën arkeologjike të çelur në 1998, me titull “Thesare nga vendi i shqiptarëve” Peter Platzmann me Dr. Ulrich Schaaff, Drejtor i Muzeut romako-gjerman, zonja Schaaf dhe Neritan Ceka në aeroportin e Frankfurtit duke diskutuar për ekspozitën arkeologjike mbi Shqipërinë, në Majnc, 1988 Ne asokohe, nuk banonim akoma në kompleksin e Vilave Gjermane, siç njihet sot, porse në një kompleks shtëpish trekatëshe buzë Lanës *JOCHEN BLANKEN
23E premte, 18 janar 2013 SPORT HOROSKOPI Dashi Nëse jeni në një lidhje dhe iu kenibërë ballë turbullirave të koheve të fundit, sot do kaloni një ditë edhe më të bukur e të mbushur me emocione. Të dy do tregoheni tolerantë dhe të kuptueshëm. Demi Venusi do jetë planeti më i fa-vorshëm sot për jetën sentimentale të çifteve. Jo vetëm që do kaloni momente pasiononte, por do iu plotesohen edhe disa nga dëshirat më të zjarrta. Binjakët Gaforrja Nëse keni një lidhje të gjatë, du-het të bëni kujdes sot nga problemet dhe mosmarrëveshjet që mund te lindin. Nëse futeni në një atmosferë të tensionuar do e keni të vështirë të dilni më pas. Luani Melankolia do mbizotërojë gjatëgjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Për beqarët dita do jenë më e bukur dhe në disa momente shpërthyese. Takimet që do kryeni do jenë mbresëlënëse. Virgjëresha Nën ndikimin e Marsit klima nëjetën tuaj në çift do jetë romantike dhe mjaft sensuale. Në mbrëmje përgatituni për një surprize të madhe dhe emocionuese. Peshorja Venusi do jetë në anën tuaj gjatëkësaj dite. Klima do fillojë të ngrohet mjaft dhe të bëhet më sensuale. Do arrini ato që keni dëshiruar. Beqarët do fillojnë të vendosin pak rregull në jetën e tyre. Akrepi Pritet që të kaloni shumë momentetë lumtura gjatë kësaj dite ju që jeni në çift. Do i shprehni më shumë ndjenjat dhe kjo do iu bëjë të ndiheni më mirë. Marsi do ua shtojë beqarëve dëshirën seksuale. Shigjetari Sot, së bashku me partnerin tuajdo tentoni gjëra të reja në jetën në çift. Rutina po iu mbyste dhe nuk po e duronit dot monotonine. Beqarët do realizojnë një nga takimet më të bukura të jetës së tyre. Bricjapi Ju që jeni në çift do bëni disa"çmenduri" të vogla me partnerin, por gjithçka vetëm për të përjetuar më shumë emocione. Do arrini atë që doni. Beqarët më mirë t'i marrin gjërat si t'iu vijnë. Ujori Bashkepunimi dhe mirëkuptimido mbizotërojë gjatë gjithë kesaj ditë në jetën tuaj në çift. Do kaloni momente të këndshme me partnerin dhe do ndiheni më fat që e keni. Peshqit Dashuria në çift do ketë disa probleme të vogla gjatë kësaj dite. Megjithatë nëse ruani bashkëpunimin me partnerin do arrini t'i bëni ballë çdo lloj pengese. Duhet të bëni çmos gjatë kësaj dite që të ruani harmoninë në jetën në çift. Mos u konfliktoni për gjithçka sepse gabime të gjithë bëjnë. Beqarët nga ana tjetër pritet të kenë një takim interesant. Renditja FIFA: Spanja e para, Shqipëria e 63-ta ??? ZYRIH Kombëtarja shqiptare e futbollit edrejtuar nga trajneri italian Gianni De Biazi nuk ndryshon asnjë pozicion në renditjen e FIFA për muajin e parë të vitit 2013. Organizmi më i lartë i futbollit botëror ka publikuar renditjen e përmuajshme me pozicionin e ekipeve të futbollit të planet, në të cilin kombëtarja kuqezi renditet në vendin e 63 me 518 pikë të grumbulluara. Shqipëria theksojmë që ndeshjen e parë për këtë vit kalendarik do ta zhvillojë përballë ekipit të Gjeorgjisë. Ndërkohë që në top litën e 10 më të mirëve të botë vazhdon të mbetet e njëjta situatë. Spanja, kampione e botës dhe Evropës kryeson me 1606 pikë e ndjekur nga Gjermania (1437) dhe Argjentina (1290). Italia është e katërta me 1165 pikë, e gjashta është Kolumbia me (1164) pikë, më pas vijnë Anglia (1151), Portugalia (1144), Holanda (1124), Rusia (1070), Kroacia (1064), Brazili i 18-ti. Mesfushori shkodran është shumë pranë korçarëve Skënderbeu shet Orelesin gati Gilman Lika 23-vjeçari nigerian refuzoi Volfsburgun Lajmi Nuredin Orelesi ka firmos një kontratë të re me ekipin e Krivbasit në kampionatin ukrainas të futbollit. Orelesi refuzoi ofertën e Volsfburgut dhe një ekip rus për ukrainasit. Presidenti Take është hedhur në sulm për të afruar një zëvendësues të tij, po me të njëjtin nivel dhe potencial. Në poleposition e korcarëve është Gilman Lika. ??? TIRANE DYLBER BALLA Shqipëria mund Greqinë 2-0 Miqësorja Në ndeshjen e tretë në Turneun Miqësor në Romë skuadra Përfaqësuese e Shqipërisë ka fituar me Greqinë me rezultatin e pastër 2-0. Që në pjesën e parë kuqezinjtë shënuan dy gola me anë të Ymerajt dhe një autogol i Vasilidis. Me këtë fitore Shqipëria grumbulloi 4 pikë në tre ndeshje duke bërë një figurë të mirë me nivelin e saj të lojës. Trajneri Strakosha ka mbetur i kënaqur nga të besuarit e tij për këtë turne. Guardiola 17 mln euro te Bayerni Rekordi Pep Guardiola në rolin e trajnerittë ekipit të Bayernit të Mynihut ka dhënë intervistën e parë për FIFA.com. "Pas shumë ofertave vendosa të zgjidhja Bayernin, pasi kam besim te disiplina gjermane" u shpreh Guardiola. Spanjolli do të përfitojë 17 milionë euro nga kontrata e re me ekipin bavarez duke thyer rekordin e Hose Murinjos i trajneri më i paguar për momentin. FIFA e pranon: Në futboll ka edhe trukime, do marrim masa Hetimet FIFA, UEFA dhe Interpoli zhvilluan njëkonferencë dy ditore në Romë ku analizuan rastin e dënimit të trajnerit të Juventusit, Antonio Conte, por edhe trukimeve në Serinë A, por edhe në kampionatet e tjera në Evropë dhe botë. Drejtori i sigurisë në institucionin të FIFA-s, Ralf Mutschke shprehet se bandat janë shumë pranë futbollit. "Bandat kriminale po infiltrojnë në sportin e futbollit duke manipuluar ndeshjet. Ky është një fenomen global. Na duhet shumë kohë për ta çrrënjosur, sepse është pak e vështirë të identifikojmë njerëzit e përfshirë. Ata dëshirojnë me çdo kusht që të hyjnë edhe në pazaret për Kupën e Botës sepse ky eveniment servir copën më të madhe të tortës. Falë Zotit nuk kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë" përfundon Mutschke Nuredin Orelesi është futbollisti i parë në merkaton e kampionatit shqiptar të futbollit që është larguar jashtë vendit. Nigeriani pas formës shumë të mirë që realizoi në ekipin e Skënderbeut në fazën e parë të kampionatit u kthyer në objektivin e shumë ekipeve brenda vendit, por edhe jashtë tij. Ofertat për 23-vjecarin ishin të shumta nga Turqia, Rusia, Gjermania dhe Ukraina, pas shumë tentativave për marrëveshje, nigeriani vendosi që ti bashkohet ekipit Ukrainas të Krivbasit. Lajmi për kalimin e futbollistit konfirmohet nga burime pranë ekipit të Skënderbeut. Detajet e vetme të marrëveshjes së presidentit të Skënderbeut Ardian Take me drejtuesit e ekipit ukrainas të Krivbasit janë ato financiare, të cilat pritet që të përcaktohen në ditët në vijim. Por një gjë është e sigurt, që Orelesi nuk do të jetë i Skënderbeut në fazën e dytë të kampionatit. 23 vjecari është larguar fillimisht në provë në ekipin e Krivbasit në Turqi, aty ku po kalon fazën përgatitore. Kështu Orelesi refuzoi ofertën e Volsfburgut dhe një ekip rus për ukrainasit. Në krahasim me pagën që merrte te Skënderbeu, paga aktuale pritet që të trefishohet te Krivbasi. Ndërkohë që me largimin e Orelsit, presidenti Take është hedhur në sulm për të afruar një zëvendësues të tij, po me të njëjtin nivel dhe potencial. Në pole-position e korcarëve është Gilman Lika. Shkodrani akoma nuk ka vendosur që të largohet nga Shqipëria, duke qenë në negociata me disa ekipe brenda dhe jashtë vendit. Të ardhmen e Likës e ka mbajtur peng edhe presidenca e re e Vllaznisë. Por Take po përgatit ofertën speciale për të zhvendosur Likën, i cili do të zëvendësonte më së miri largimin e Orelesit. Nuredin Orelesi ish-mesfushori i Skënderbeut
4 E premte, 18 janar 2013 POLITIKE Ndreca: Do vij në Shqipëri për të rrëzuar Sali Berishën Gjergj Ndreca, ish-i burgosuri politik qëu dogj me benzinë gjatë kohës së grevës, ka nisur aplikimet për të siguruar statusin e azilantit në shtetin suedez. Ndreca deklaron se rrugëtimi nga Shqipëria drejt Skandinavisë, ka qenë sfidë më vete, pasi ai pretendon se është përndjekur nga agjentët e policisë shqiptare deri në Kroaci. "Problemi më i madh ishte kur agjentët e policisë ndiqnin djalin e vogël. E ndalonin rrugës, e pyesnin se djali i kujt ishte dhe se ku e kishte shtëpinë. Kjo bëhej që ta trembnin djalin dhe ia dolën. Kishte frikë që të shkonte në shkollë, të dilte nga shtëpia. Ishte bërë me hije. Po survejoheshim nga policia me tre turne. Na ishin instaluar policët tek dera e shtëpisë dhe s'na linin të jetonim të qetë. Edhe kur erdhëm në Suedi, nuk na u ndanë", thotë Ndreca. Ai tregon se ka dalë nga kufiri me kapuç në kokë, e megjithatë pohon se është ndjekur deri në Kroaci nga agjentë të policisë shqiptare. "Do të vij menjëherë në Shqipëri, për të rrëzuar Sali Berishën nga pushteti. Do të bëj të pamundurën që të marr edhe bashkëvuajtësit e mi në Suedi. Ata s'janë të sigurt në Shqipëri. Berisha mos të pretendojë se më ka mbyllur gojën mua, sepse nuk ia ka dalë ende", tha Ndreca. Zgjedhjet e qershorit, kryeministri mbledh krerët e degëve të PD Berisha: Komisionerët të jenë të besueshëm "Edi Rama mbledh fundërrinat kundër meje, dua fitore" Lajmi Kryetari i PD Berisha ka mbledhur dje kryetarët e degëve të PD me të cilët ka diskutuar për përgatitjen e fushatës së zgjedhjeve të qershorit. Ai ka akuzuar kryetarin e PS Rama se po mbledh të gjithë fundërrinat në aleancë, por që do dështojnë përballë tij. ??? TIRANE JAKIN MARENA Reagimi Kandidatët për deputetë të PS, Tahiri: Konkurrojmë me program Lista e kandidatëve për deputet të PS nëTiranë e në gjithë vendin do jetë lista fituese e zgjedhjeve të 23 qershorit. Kreu socialist për Tiranën, njeherësh deputet i kësaj partie, Saimir Tahiri shprehet se lideri dhe programi i PS janë elementët bazë që përballin opozitën me mazhorancën në 23 qershor. "Kandidatët tanë kryesorë janë elementët e programit. PS konkurron me ide, me ekip dhe liderin e saj. Mund të them që të treja këto i kemi dhe jemi gati për zgjedhje. Është kryesore që më 23 qershor njerëzit përveçse të votojnë për liderin dhe kandidatin e ardhshëm për kryeministër, që është Edi Rama, përveçse të votojnë për ekipin që jemi unë dhe kolegët e mi në qarkun e Tiranës të votojnë dhe për programin tonë", tha Tahiri. Ai shprehet se ka përfunduar rreth një muaj më parë riorganizimi i PS të kryeqytetit, me zgjedhjen e strukturave në të gjithë nivelet, proces në funksion të 23 qershorit. "Kemi bërë më të mirën për të ristrukturuar në mënyrën më të shëndoshë të mundshme ekipet tona në të gjithë Tiranën. Dhe po kështu jemi përgjigjur domosdoshmërisë tonë për të fuqizuar me burime njerëzore dhe kapacitete intelektuale partinë e Tiranës dhe sot që flasim kemi arritur që të shtojmë numrin e anëtarësisë së partisë së Tiranës me më shumë se 3 mijë anëtarë të rinj", vijon Tahiri. Ka përfunduar faza e regjistrimit të votuesve në kryeqytet, por strategjia e ruajtjes së votës, shprehet Tahiri, do vijoje me hapa të tjerë mjaft të rëndësishëm që garantojnë shmangien e manipulimeve në Tiranë dhe në të gjithë vendin. Zgjedhjet Të rinjtë e FRD në Tiranë, me kryetar Në kuadër të organizimit për zgjedhjet e Qershorit 2013 dhe duke vënë theksin te rinia si forca kryesore mbështetëse e kësaj partie, FRD ka formësuar funksionimin e Forumit Rinor. Për këtë arësye janë mbajtur edhe zgjedhjet e para në Qarkun e Tiranës mes të rinjve të kryeqytetit, Jetmir Hasa kandidoi për t'u zgjedhur në këtë detyrë, së bashku me Artida Hysenajn. Pas votimit, Hasa grumbulloi numrin më të madh të votave, duke u zgjedhur kryetar i Forumit Rinor të Tiranës. Hasa, që do organizojë dhe koordinojë të rinjtë e qarkut kryesor të vendit, është diplomuar për Shkenca Politiko-Administrative e ka përfunduar studimet më të thelluara në degën Qeverisje e Politika Publike. Kryetari i të rinjve të kryeqytetit, ka zhvilluar një sërë trajnimesh me tema të ndryshme ku bie ne sy forcimi i pushetit të lokal e funksionimi i tij. Akuzat "Si alternativë ata ofrojnë: Fundërrina të të gjitha llojeve të bashkohemi kundër Berishës. Ne do shkojmë me vlera para çdo qytetari shqiptar. Ju jap fjalën e nderit, në mënyrën më solemne, i përgatitur me gjithë shpirt, për fushatën më të bukur" Berisha ka startuar ditëne djeshme përgatitjetpër fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, teksa ka mbledhur të gjithë kryetarët e degëve të PD në rrethe, por dhe kryetarët e grupseksioneve të Tiranës në një takim në zgjeruar në selinë blu. Kryefjala e këtij takimi ishte përgatitja për zgjedhjet, zbritja në bazë e figurave kryesore të partisë për të kërkuar por dhe për të garantuar votën e hedhur, në këtë proces zgjedhor në kërkim të një mandati të tretë qeverisës. Ai ka akuzuar Ramën se po bënte koalicion me fundërrinat për ta larguar atë por që do përfundojë me dështim në Lumin e Lanës. Berisha mësohet se në takimin me dyer të mbyllura i ka kushtuar një vëmendje të veçantë listës së komisionerëve të ZAZ dhe KQV, ku përpara se të shkojnë në KQZ, të verifikohen për besueshmërinë e tyre në selinë e PD. Ai ka kërkuar që të gjithë krerët e degëve të bëjnë dhe përzgjedhjen e kujdesshme për të gjetur kandidatë për anëtarë të komisioneve vendore jo vetëm të përkushtuar por dhe me përvojë pasi bëhet fjalë për një proces zgjedhor të vështirë e të rëndësishëm. Për përzgjedhjen e tyre mbajnë përgjegjësi krerët e degëve. Ndërsa nga ana tjetër mësohet se të gjitha udhëzimet për organizimin e fushatës do të arrijnë dorazi. "Djepi i fitores qëndron në votën e shqiptarëve, që përbën faktorin përcaktues të fitores sonë. Kjo votë meritohet atëherë kur ne, në mënyrën më të vendosur, më eficente, më reale të kemi trokitur në çdo zemër, në çdo derë, në çdo vatër shqiptare, kur në punën tonë të kemi kthjelluar e të largojmë çdo akt ineficence. Të mos pranojmë të vetmashtrohemi, të kontrollojmë çdo rezultat të punës, në mënyrë që ajo të jetë e qëndrueshme", tha Berisha. Sipas të cilit, kjo betejë është para së gjithash vepër e atyre qindra mijëra militantëve, anëtarëve e mbështetësve të PD, që angazhohen në misionin e madh të mbrojtjes së arritjeve, të paraqitjes së vizionit të PD për 4 vitet që vijnë të një debati të gjerë, bazuar në argumente, në respekt të plotë ndaj secilit duke përjashtuar çdo frymë njëanësie. AKUZAT NDAJ PS Berisha s'ka kursyer akuzat ndaj kreut të PS Rama si një opozitë bllokuese duke thënë se PD ka njëmijë arsye t'u drejtohet shqiptarëve për t'i besuar PD votën. "Si alternativë ata ofrojnë: Fundërrina të të gjitha llojeve të bashkohemi kundër Berishës. Ne do shkojmë me vlera para çdo qytetari shqiptar. Le të bashkohen të gjithë fundërrinat, por ju jap fjalën e nderit, në mënyrën më solemne, i përgatitur me gjithë shpirt, për fushatën më të bukur. Për fundërrinat përveç Lanës, vend tjetër nuk mund të kesh", tha Berisha. Kjo për të është thirrja e njeriut që ka humbur çdo shpresë, e njeriut që ka për shtrojë e mbulojë disfatat e njëpasnjëshme. "Ata, dhe e quajnë qelbësirë njëri-tjetrin, dhe i thotë më pas, të bashkohemi. Le ta quajë si të dojë, ne do mbetemi parti e vlerave. Kjo është motoja jonë", tha Berisha. Sipas tij, i pasigurt totalisht për ditën që agon, i bindur për disfatën që e pret, kryetari i PS kërkon të bashkojë rreth vetes fundërrinat. "Unë kam besim se me vendosmërinë e përkushtimin tuaj dhe të anëtarëve, simpatizantëve e mbështetësve tanë, 23 qershori do jetë një 22 mars i vërtetë. Shqiptarët do votojnë projektin e Shqipërisë europiane të zhvilluar dhe do hedhin mënjanë murin e turpshëm të bllokimit, të cilin ata, kurrë nuk e meritojnë. Ata meritojnë të ardhmen europiane", tha Berisha, për të cilin fitoja është e sigurtë. ??? TIRANE
6 E premte, 18 janar 2013 POLITIKE Binjakëzimi me BE, Sequi: Tjetër hap drejt integrimit Ambasadori i BE-së Ettore Sequi dhekryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha prezantuan projektin më të fundit të Bashkimit Evropian për binjakëzimin e qyteteve shqiptare me ato evropiane. Sipas Bashës, procesi i binjakëzimit siguron që bashkitë të bëhen pjesë e shkëmbimeve të arritjeve ekonomike e kulturore, si si një hap më shumë drejt integrimit evropian. Ndërsa sipas ambasadorit Sequi kjo do të jetë një mënyrë shumë e mire qe edhe perfaqesuesit e pushtetit lokal të kenë zërin e tyre. Sequi shtoi se BE ka financuar Shqipërinë dhe do të vazhdojë ta bëjë edhe më tej për projekte të tilla. "BE ka dhënë rreth 2 milione euro kontribut për drejtuesit lokalë në disa qytete si Vlorë, Gjirokastër, Korçë", tha ndër të tjera ambasadori Sequi. Nga ana e tyre kanë qënë ministri i Brendshëm Noka, por dhe kreu i bashkisë Basha ata që janë shprehur në lidhje me rëndësinë që ka decentralizimi i pushtetit vendor në shërbim të qytetarëve. Njëherësh ata duke u mbështetur tek të gjitha konventat e autonomisë vendore, kanë deklaruar se është shënuar progres. Intelektualët dhe figurat e njohura kërkesë ndaj Edi Ramës Peticioni, shkon në 491 numri i firmave Firmatarët kërkojnë miratimin e 3 ligjeve për BE Lajmi Lista e firmatarëve të peticionit drejtuar kreut të PS Edi Rama që të votojë tre ligjet integruese për në BE tashmë me firmat e djeshme ka mbërritur në 491 intelektualë dhe figura të njohura publike. Ata kërkojnë që Rama të lejojë deputetët të votojnë. ??? TIRANE Shkon në 491 numri i personave që kanë firmosurpeticionin drejtuar kryesocialistit Edi Rama për 3 ligjet e integrimit. Letrës së elitës shqiptare drejtuar kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i janë bashkuar sot dhe personalitete të tjera. Piktorë, skulptorë, aktorë e shkrimtarë, edhe nga Korça, kanë hedhur firmat në letrën drejtuar z.Rama, ku i kërkojnë votimin e tre ligjeve. Spikasin emrat e piktorit Roland Karanxha, skulptorit Vasillaq Kolevica si dhe regjizorit Dhimiter Orgocka. Qindra personaliteve të shoqërisë shqiptare u janë bashkuar gjithashtu edhe 100 pedagogë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan. Duke nisur nga Rektori Prof.Dr.Liman Varoshi, Dekanët Prof.Dr. Vilson Kuri, Prof.Dr. Roland Gjini, Prof. Dr. Skender Topi, Prof.as.dr. Evis Kushi, LISTA E PLOTË E INTELEKTUALËVE FIRMATARË Prof.as.dr. Peci Naqellari si edhe Profesorë, Profesorë të asociuar, Doktorë, pedagoge e pedagogë kanë firmosur në letrën drejtuar Ramës. Në letrën e tyre ata theksojnë se "Vullneti i shumicës parlamentare le të behët edhe vullnet i pakicës, i opozitës, i deputetëve të PS që kanë refuzuar deri tani t'i votojnë ligjet "europiane". Ata i bëjnë thirrje kreut të PS Edi Rama të lejojë deputetët të votojnë tre ligjet që ndajnë Shqipërinë nga Europa. Ne po e japim të plotë këtë listë të deritanishme. ? Ismail Keta, kampion bote në sportin e kick dhe thaibox ? Kastriot Çipi, regjisor ? Fatmir Frashëri, ish- futbollist i Sport Klub Tirana ? Elma Doresi, regjisore ? Agustin Kola, ish- futbollist ? Edmond Zhulali, kompozitor ? Shpëtim Saraçi, kompozitor ? Rexhep Çeliku, koreograf ? Prof.DR Nestor Tereska ? Prof.DR Hysen Heta ? Prof.DR Anila Godo ? As.Prof. Petrika Afezolli ? Prof. Polikron Pulluqi ? Prof.As Thanas Furrera ? As.Prof Gerond Hysi ? As.Prof. Edvin prifti ? Prof.Dr. Gjeorgjina Kuli ? Pjerin Krapi, mjek ? Esmeralda Kushi, mjek ? Edlira Ndreu, mjeke ? Jeta Beli, mjeke ? Elenka Shehu, mjeke ? Ilir Peposhi, mjek ? Kujtim Qenani, mjek ? Genc Kastrati, valltar solist ? Sokol Malneu, mjek ? Klodian Hoxha, aktor ? Suela Konjari, aktore ? Ismete Zëmblaku, muzikante ? Mira Turku, muzikante ? Merita Spahija, piktore ? Xhavit Ujkani, muzikant ? Ornela Bregu, psikologe ? Danjeta Alia ? Marilda Furrxhi, aktore ? Florinda Mazreku, aktore ? Denardi Xhillari, aktor ? Kujtim Dimo, mjeshtër ? Enkelejda Thertori, mjeke ? Merita Bardhoshi, mjeke ? Sulejman Balteza, dirigjent ? Manola Kelmendi, mjeke ? Jolanda Daka, mjeke ? Agron Meshi, mjek ? Fahri Kokiqi, mjek ? Alban Hatibi, mjek ? Ilir Shenduli, mjek ? Fadil Grashica, mjek ? Arjana Sina, mjeke imazheriste ? Olvis Petre, mjek pneumo ? Alma Teferici, mjeke pneumo ? Ibrahim Selishta, akrobat ? Ilirjan Mima, pneumo ? Anila Aliko, mjeke pneumo ? Ornela Nuredini, mjek pneumo ? Dafina Todri, mjek pneumo ? Rezarta Kazazi, mjek pneumo ? Holta Tafa, mjek pneumo ? Gerald Shima, akrobat ? Laureta Ihlami, mjek pneumo ? Sokol Papa, mjek ? Jonida Dika, mjeke ? Vilma Çadri, mjeke ? Edmond Benusi, mjek ? Sanije Caka, mjeke ? Simon Manjani ? Drane Sula, mjeke ? Rudian Blakcori, mjek ? Julia Kollcaku, mjeke ? Xhentiljan Nezaj, mjeke ? Tatjana Petriti, mjeke ? Alma Kalaja, mjeke ? Makbule Naipi Kastrati, mjeke ? Florta Konomi, mjeke ? Suzana Kurti, mjeke ? Eglantina Debra, mjeke ? Filloreta Xhomaqi, mjeke ? Prof. Dr. Pal Xhumari ? Prof. Arvin Dibra ? Dr.Shkencave Mirela Xhafa ? Prof. Xheladin Dracini ? Dr.Shkencave Sajmir Heba ? Prof.Dr. Silvana Bali ? Prof. Dr. Hasan Hafizi ? Lusianda Shkembi, mjeke ? Dhimitraq Argjiri, mjek ? Natasha Themeli, mjeke ? Olta Gixhari, aktore ? Llaqi Nako, baletmaester ? Prof.Dr. Nora Çashku, pianiste ? Arben Morina, piktor ? Kristi Bello, kompozitor ? Agron Tufa, shkrimtar, drejtori i ISKPK ? Prof.Dr. Muharrem Dezhgiu ? Visar Zhiti, shkrimtar ? Prof. Salvator Bushati, akademik ? Niko Xhaçka, Mjeshtër i madh i Sportit ? Bujar Llapaj, dirigjent ? Gezim Peshkepia, ish- i burgosur politik ? David Tukiqi, kompozitor ? Arjana Vlora (mbesa e Ismail Qemalit) ? Agetina Gazmaxhi (mbesa e Luigj Gurakuqit) ? Lili Koprencka Kreshpani (mbesa e Xhelal Koprenckës) ? Roland Toptani (familjar i Murat Toptanit) ? Najada Petrela (pasardhëse e Mithat Frashërit) ? Luftar Cakrani (pasardhës i Hajredin Cakranit) ? Bledar Hoxha (pasardhës i Veli Harcit) ? Qemal Karaosmani (pasardhës i Qemal Elbasanit) ? Meleqe Bakalli (mbesa e Bedri Pejanit) ? Skënder Kosturi (pasardhës i Lef Nosit) ? Fatos Merlika (i biri i Mustafa Merlikës) ? Halil Gjuka (pasardhës i Salih Gjukes) ? Asije Resuli (e bija e Vehbi Agollit) ? Safo Morina (vajza e Zihni Abaz Kanina) ? Nebi Sefa (nip i Nebi Sefes) ? Sofika Emanuel (familjar i Dhimitër Emanuel) ? Fatmir Dibra (i biri i Ali Strugës) ? Gajda Toptani (pasardhëse e Abdi Toptanit) ? Monika Lubonja - aktore ? Fadil Kraja - shkrimtar ? Enada Hoxha - soliste baleti ? Bruno Shllaku - aktor ? Elida Janushi - aktore ? Zyliha Miloti - aktore ? Zef Deda -aktor ? Gentian Çoçoli - shkrimtar ? Romeo Çollaku - shkrimtar ? Parid Teferiçi - shkrimtar ? Hatixhe Lushi - këngëtare ? Irini Nikolla - soliste lirike ? Manjola Konjari - soliste lirike ? Ermir Dizdari - kompozitor ? Helga Saraçi - valltare soliste ? Eldorado Merkoçi - ish- futbollist ? Lulzime Duka - sportiste ? Afrim Tola - ish-futbollist ? Sahit Prizreni - mundës ? Irida Domi - akrobate ? Gentian Dollaku - zhongler ? Juxhina Madhi - akrobate ? Daniela Daci - akrobate ? Loreta Kryeziu - akrobate ? Ali Zugo - akrobat ? Sokrat Buzo - zhongler ? Julian Kazazi - akrobat ? Alfred Zeneli - aktor ? Kujtim Goxhi - piktor ? Alma Pina - aktore ? Donika Ramollari - aktore ? Leonard Deliu - aktor ? Kliti Roshi - aktor ? Artan Draçini - piktor ? Ndoc Gurashi - piktor ? Nirvana Bushati Baja - piktor ? Fatmir Juka - piktor ? Bledar Baja - piktor ? Indrit Kulli - piktor ? Nikolin Luci - piktor ? Pjerin Sheldija - piktor ? Ahmet Malevija - piktor ? Aleksander Hila - piktor ? Rubin Mandija - piktor ? Ermira Jahja - piktore ? Ikbal Kalaja - piktore ? Arben Suma - piktor ? Skënder Strica - piktor ? Rita Gjeka - aktore ? Drande Xhai - aktore ? Mykades Canga - këngëtare ? Merita Smajaj - aktore ? Fatbardh Smajaj - regjisor ? Agron Dizdari - aktor ? Rajmonda Marku - aktor ? Ilir Zogaj - instrumentist ? Jozef Shiroka - aktor ? Fatmir Mesi - instrumentist ? Ergys Bamçi - aktor ? Sara Smajaj - aktore ? Hysni Halili - skenograf ? Muhamet Çekini - instrumentist ? Emiljano Palali - aktor ? Qazim Çela - instrumentist ? Prof. Dr. Dhori Kule Rektor ? Prof. Dr. Kudret Cela ? Prof.Dr. Marenglen Gjonaj ? Prof.Dr. Pirro Leka ? Prof.Dr. Ibrahim Milushi ? Prof.Dr Petrit Zorba ? Prof. Dr. Galantina Canco Universiteti Bujqesor ? Prof. Dr. Natalia Sheshi ? Prof. Dr. Ardian Maci ? Prof. Dr Ilo Melo ? Prof. Dr. Skender Kacupi ? Prof. Dr. Fatbardh Sallaku ? Prof. Dr. Perparim Laze ? Prof. Dr.Gjoke Vuksani ? Prof. Dr. Suzana Panariti ? Prof. Dr. Liljana Elmazi ? Prof. Dr. Halit Xhafa ? Prof. Dr. Arjan Abazi ? Prof. Dr. Lefter Klimi ? Prof. Dr. Ilirian Kumbe ? Prof. Dr Fedi Brakushi ? Prof. As. Dhurata Shehri ? Prof.As.Dr. Safet Dogjani ? Prof.As.Dr. Rapo Ormeni ? Prof.As.Dr. Fatos Hoxhaj ? Prof.As.Dr. Nezir Mekshiqi ? Prof.As.Dr. Petraq Naco ? Prof. As. Kestrin Katro ? Prof.As. Zhaklina Petro ? Prof. As. Dr. Xhelil Koleci ? Prof. As. Dr. Valdete Vorpsi ? Prof. As. Dr. Etleva Jojici ? Prof. As. Dr. Enkeleda Sallaku ? Prof. As. Dr. Majlinda Belegu ? Prof. As. Dr. Juban Shehu ? Dr. Idriz Jata ? Dr. Vesel Hoxha ? Dr. Ylber Muceku ? Dr. Gjergji Shore ? Dr. Edmond Dushi ? Dr. Kristina Gjeci ? Dr. Mariana Nikolla UBT ? Dr. Alma Imeri ? Dr. Ilir Rusi ? Dr. Altin Shegani ? Dr. Ariana Nepravishta ? Msc. Azem Bardhi ? Msc. Emanueka Kiri ? Msc. Fatbardha Ismailaj ? Msc. Bashkim Grifsha ? Ma. Besnik Çerekja ? Ma. Zhaneta Ndregjoni ? Dod Prenga ? Drita Bucpapaj ? Eda Zylfi ? Emiona Qorri ? Ervis Cela ? Ela Podgorica ? Fabian Topollari ? Iv Rrokaj ? Adela Bucpapaj ? Kreshnik Myftari ? Ejona Bardhi ? Artan Pnederi ? Enkelejda Turkeshi ? Ivas Jamini ? Evisa Kambellari ? Alban Koci ? Armela Kromici ? Engjell Likmeta ? Anjeza Licenji ? Petrina Broka ? Nadia Peto (Rusi) ? Rozeta Murli ? Anisa Angjeli ? Fjodra Shqarri ? Lirime Cukoj ? Kushinka Jace ? Juljana Bylykbashi ? Lola Xhelo ? Erald Topi ? Dorina Hoxha ? Xhensila Kodi ? Mirela Bogdani ? Erdi Bejko ? Ersida Teliti ? Silvana Cinari ? Naile Matoshi ? Flora Alikaj ? Petrit Bare ? Ergeta Ktana ? Edmond Pistulli ? Irena Keta ? Klodi Peshi ? Juka Themeli ? Enida xhaferii ? Irida Pano ? Iliriana Zekja ? Migena Gega ? Monika Kreka ? Aida Jeonidhi ? Rudina Pirushi ? Valbona Bilali ? Orgeta Dervishi ? Klodeta Muca ? Juliana Cuko ? Valbona Bezhani ? Niko Hyka ? Altins Xhaferri ? Ermina Biu ? Roland Karanxha Piktor ? Dhimiter Orgocka Regjizor ? Vasillaq Kolevica Skulptor ? Tatjana Caca Piktore ? Vladimir Korçari Skulptor ? Genti Postoli piktor ? Sotiraq Kuqali piktor ? Sotiraq Strati skulptor ? Romeo Kallco piktor ? Aurel Baba Skulptor ? Ermir Gjanci arkeolog ? Ilir Tirona Fotograf ? Genci Proko restaurator ? Kristaq Balli Shkrimtar ? Vladimir Toroveci Shkrimtar ? Kostaq Vrame Pianist ? Hysen Kobellari Shkrimtar ? Thedhoraq Ciko Shkrimtar ? Kliti Fundo Poet ? Eriet Cenolli Gazetar ? Skender Demolli Piktor ? Natasha Andoni Aktore ? Alban Prodani Aktor ? Mihallaq Macka Shkrimtar ? Klementina Fundo ? Prof. Dr Liman Varoshi ? Prof. Dr.Vilson Kuri ? Prof. Dr. Adrian Papajani ? Prof. Asc.Ali Turhani ? Prof. Dr Roland Gjini ? Prof. .As.Dr Qamil Lirza ? Prof. Dr. Skender Topi ? Prof.as. Kujtim Bevapi ? Prof. as. Dr. Evis Kushi ? Prof.as.dr. Peci Naqellari ? Dr. Elona Ndoci ? Dr. Zhuljeta Kadilli ? Dr. Xhevdet Zekaj ? Dr. Nada Krypa ? Dr. Vladimir Shakaj ? Dr. Shpetim Caushi ? Dr. Valentina Haxhiymeri ? Dr. Yllka Plasari (Myftiu) ? Dr. Lindita Dyrmishi ? Dr. Arben Haxhiymeri ? Dr. Armando Shengjergji ? Dr. Laureta Vavla ? Dr. Lutfije Cota ? Dr. Rakela Lumiku ? Dr. Shkelqim Hidri ? Dr. Mereme Tusha ? Dr. Kace Baushi ? Dr. Blerina Bani ? Shqipe Lutaj MA ? Elvira Rada MA ? Mimoza Shkembi MA ? Rexhep Rada Doktorant ? Irfan Topi ? Flora Mihali ? Elona Ndoci Doktorante ? Nirvana Shkelzeni Doktorante ? Gentian Sadiku Doktorant ? Hysen Avllazagaj ? Ortenca Kotherja Doktorante ? Eliona Gremi Doktorante ? Robert Gajda Doktorant ? Arber Gjeta Doktorant ? Aida Gace Doktorante ? Valbona Ballkoci doktorante ? Edmond Bicoku Doktorant ? Muzi Gjergji Doktorant ? Anduena Gjevori Doktorante ? Blendi Himci Doktorant ? Alma Leci Doktorante ? Monika Hodaj Doktorante ? Ardjola Halimi Doktorante ? Artan Spahiu Doktorant ? Erjona Hasa Doktorante ? Alisa Bicoku Doktorante ? Ornela Bilali Doktorante ? Manuela Varoshi Doktorante ? Ali Shengjergji Doktorant ? Roksana Daci Doktorante ? Marsel Sulanjaku Doktorant ? Ing. Gersi Spaho ? Alketa Borici MA ? Shpetim Peza MA ? Filip Qosja MA ? Shqiponja Acka MA ? Arsen Berisha MA ? Kristo Poci MA ? Artan Lila MA ? Elona Gaxhja MA ? Rajmonda Hida MA ? Marsida Duci MA ? Albana Sula MA ? Sajmira Qerana Ma ? Blerina Hysa MA ? Florenc Peligriu MA ? Jonila Gaba MA ? Gezim Muca Doktorant ? Shpresa Domi MA ? Beatrice Gami Doktorante ? Marta Topciu Doktorante ? Edesa Paleshi MA ? Odeta Osmanaj Doktorante ? Dhurata Turku MA ? Dr. Altin Gjevori ? Etleva Sejdini ? Mariza Muci ? Lutfi Vishklulli ? Miranda Shkalla ? Resul Telhaji doktorant ? Elira BAllhysa ? MA. Mimoza Saraci ? Mira Biba ? Ma. Etleva Bandulla ? Ma.Ornela Coku ? Lenida Lekli ( Doktorante) ? Fatos Gjata ? Flutura Bebeti ? Ramazan Kalaci ? Ma.Zamir Selko ? Elion Hoxha ? Florinka Gjevori Doktorante Faksimile e listës së firmatarëve të peticionit intelektualëve
8 E premte, 18 janar 2013 RRETHE Rrahja e 2 policëve në Kavajë, SH.K.B, nis hetimin Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, kanisur një hetim në lidhje me dy policët e Komisariatit të Kavajës, të cilët u bënë pjesë e një konflikti në Durrës. A.B 26-vjeç dhe I.B 25-vjeç, janë plagosur rëndë gjatë një konflikti në disko Kolombo në Durrës. Dy policët, në momentin që kanë qenë duke dalë nga lokali kanë thyer një shishe në dysheme, veprim i cili ka irritur punojësit e lokalit. Debati ka degraduar në përplasje fizike, ku dhe dy policët janë plagosur rëndë, aq sa A.B dhe I.B janë dërguar në spital, përkatësisht njëri në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe tjetri në Spitalin Ushtarak, në reaminacion. Shërbimi i Kontrollit të Brëndshëm, në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe shumë shpejt pritet të dalë në konkluzione përfundimtare, duke mos përjashtuar dhe kallzimin penal për dy policët, për shkelje të detyrës dhe prishje të imazhit të Policisë së Shtetit. Kjo nuk është hera e parë, që punojës të policisë së shtetit, shkelin rregullin dhe ligjin jashtë orarit zyrtar të punës. Në shtator të vitit 2012, dy punojës policie, kanë dhunuar një shofer autobuzi të linjës së Kamzës, pasi mendonin se i kishte gërvishtur automjetin e tyre. Shoferi Martin Curri, pas dhunës është dërguar në gjëndje të rëndë në Spitalin Ushtarak. LAJME SHKURT Lajmi Zbulohet inspektimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që shkarkoi nga detyra gjykatësen e Vlorës, Mirela Mishgjoni, të cilës 2 ditë më parë iu hodh acid në fytyrë dhe gojë. Ndërkohë që dje, ajo ka lënë spitalin. GRANIT SOKOLAJ ??? VLORE Inspektimi, gjykatësja lehtësonte trafikantët Zbulohen shkeljet që e shkarkuan në 2002 VLORE Mishgjoni lë spitalin pas hedhjes së acidit Të arrestuarit çoheshinnë gjykatë, jepej masa,ndërkohë që prokuroria siguronte prova të tjera për të kërkuar dënimin. Procesi zgjaste sa duhej, organi i akuzës paraqisje konkluzionet ndaj të pandehurve dhe kërkonte dënimin, sipas rasteve. Por, ndyshe ndodhte në momentin kur jepej vendimi nga trupi gjykues. Pikërisht këtu ka nisur dhe hetimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi siç mendohej në atë kohë, gjykatësja Mirela Mishgjoni, ndryshonte akuzat, duke u dhënë dënime shumë të vogla të akuzuarve, ose duke i nxjerrë të pafajshëm. INSPEKTIMI Shqiptarja.com ka mundur të sigurojë nga burime zyrtare, të dhëna për arsyet e shkarkimit në vitin 2002 të gjykatëses Mishgjoni, nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë. Sipas burimeve zyrtare të Shqiptarja.com, prokurorët janë ankuar disa herë për të, pasi puna e tyre dhe e policisë shkonte dëm. Për këtë arsye, në fund të vitit 2001, një inspektim i KLDsë, bërë dosjeve të Mishgjonit, ka rezultuar se, kishin shkelje. Kjo, pasi sipas inspektimit të KLD-së së asaj kohe, gjykatësja ndryshonte akuzat. "Bëhet fjalë për të paktën 10 raste të trafikut të lëndëve narkorike, kur gjykatësja Mirel Mishgjoni kishte ndryshuar akuzat ndaj të pandehurve. Ndryshe nga ç'kishte konkluduar prokuroria, pra prodhim dhe tregëtim të lëndëve narkotike, etj etj, sipas rasteve, Mishgjoni, në rolin e gjykatëses ua ndryshonte ato pak para se të jepej vendimi, nga prodhim e tregëtim, në posedim për perdorim personal apo vjetjak, ose mbajtje të substancave të palejuara", thanë për Shqiptarja.com burime nga KLD-ja. Ndërsa jepeshin vendime të tilla e të akuzuarit e prokurorisë liheshin të lirë apo merrnin dënime minimale, organi i akuzës i drejtohej Gjykatës së Apelit. Sipas të njëjtave burime, nga 10 raste të tilla të ngjashme, ky gjykatëse ka qenë Mishgjoni, 9 janë apeluar nga prokuroria dhe të gjitha janë kthyer për rigjykim në Shkallën e Parë, pasi Apeli ka gjetur shkelje në gjykim dhe parregullsi. Kaq i është dashurt KLDsë që të nisë procedimin për gjykatësen dhe në vitin 2002 ka vendosur shkarkimin e saj. Vendimi i anëtarëve për largimin e saj nga detyra u mor në mungesë të saj, pasi për një kohë të gjatë Mishgjoni nuk u paraqit, ndërkohë që kishte dërguar pranë KLD-së një raport mjekësor, "për shkak të një neuroze depresive". Ajo u rikthye në punë në vitin 2008, madje Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, pas kërkesës së saj, e dëmshpërbleu vetëm me 3 mijë euro, nga 80 mijë që kishte pretenduar Mishoni. ACIDI Dy ditë më parë, gjykatëses Mirela Mishgjoni iu hodh në fytyrë dhe gojë një sasi acidi, sapo ajo doli nga shtëpia dhe po i drejtohej punës së saj në gjykatë. Ndërsa dje ajo ka lënë spitalin, policia ka shoqëruar gjashtë persona të dyshuar. Më pas, i ka dërguar 40vjeçares Mishgjoni fotografitë e tyre, për të cilët gjykatësja ka deklaruar se nuk i njihte dhe se nuk kishte qenë asnjëri prej tyre ai që i dhodhi shishen plastike me acid. Elvis Cefa, mbështetje gjykatave VLORE KLD Gjyqtarja e sulmuar dy ditë mëparë me acid sanitar, ka marrë mbështetjen e Nënkryetarit të KLDsë, Elvis Cefa. Pas reagimeve të dy ditëve më parë nga KLD, Gjykata e Lartë dhe pas vizitës së Zëvendësministrit të Drejtësisë, në Vlorë ka shkuar dje dhe nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa. Pasi ka vizituar në shtëpi gjykatësen e Vlorës, Mishgjoni, shprehu mbështetjen e tij për zbardhjen e këtij rasti, si dhe për mbrojtjen e gjykatësve të Vlorës dhe të të gjithë Shqipërisë. Pas vizitës në banesën e të lënduarës, numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka bërë një vizitë në policinë e Vlorës, ku ka marrë garanci nga drejtori Artan Cuku për zbulimin dhe arrestimin e autorëve. Më pas, prej andej, Cefa ka shkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, ku është takuar me stafin dhe kryetarin e saj, Artur Malaj. "Mora garancinë nga autoritetet e Vlorës, si nga policia ashtu edhe nga prokuroria, për të zbardhur ngjarjen. Po ashtu, deklaroj se askush nuk mund ta gjunjëzojë drejtësinë. "Detyra e një gjyqtari është fisnike dhe sulmi kundër tyre është e dënueshme. Po bëhet e pamundur që të bëhet çmos për kapjen e autorëve të ngjarjes, si dhe informoj se gjendja e gjyqtares Mishgjoni është e mirë", deklaroi Cefa. Ndërkaq, Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj, tha se Gjykata e Vlorës nuk ndihet aspak e kërcënuar. a.xh 9 raste janë apeluar nga prokuroria dhe të gjitha janë kthyer për rigjykim në Shkallën e Parë, pasi Apeli ka gjetur shkelje në gjykim dhe parregullsi 6 të shoqëruar Nga policia janë fotografuar dhe pamjet i janë dërguar gjykatëses Mishgjoni, e cila ka reklaruar se nuk i njihte. Nënkryetari i KLD, Elvis Cefa Gjyqtarja Mirela Mishgjoni ? Laç, i riu denoncon për grabitje Rajmond Kurti, 45-vjeç, ka bërë një denoncim në [olicinë e Laçit duke pretenduar, se i kanë vjedhur 20 mijë lekë të reja. Ngjarja sipas tij ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19.30, në segmentin rrugor Milot-Burrel. Sipas Kurtit, ai po udhëtonte me makinën e tij tip Volkswagen me targa AA 224 EK, kur dy persona rreth moshës 20-24 vjeç e kanë kërcënuar dhe i kanë marrë paratë. Shërbimet e policisë po punojnë, për të zbardhur ngjarjen, dhe identifikuar autorët. ? Korçë, paraplegjikët në protestë Personat me aftësi të kufizuara në qytetin e Korçës, prej dy ditësh i janë rikthyer sërish protestave për marrjen e pagesës së paaftësisë. Prej katër muajsh kjo kategori është duke trokitur në dyert e institucioneve, bashkisë dhe prefekturës,por ende asnjë shpresë. Pas protestës në dyert e Këshillit Bashkiak, Kryebashkiaku Niko Peleshi, iu premtoi se pagesa do bëhej shumë shpejt. Ata i janë drejtuar bankës për tërheqjen e pagesës, mëngjesin e së enjtes por i janë mbyllur dyert,me arsyetimin e vetëm se lekët nuk kanë mbëritur. ? Vidhet kablli, Shëngjini pa ujë të pijshëm Prej dy ditësh, qyteti i Shëngjinit dhe fshati Ishull Shëngjin, janë pa ujë të pishëm, ndërsa ka mungesë edhe të energjisë elektrike. Kjo situatë, është shkaktuar si pasojë e vjedhjes për të tretën herë, e linjës elektrike që furnizon zonën dhe ujësjellësin me energji. Persona ende të paidentifikuar, kanë mundur të marrin gjatë natës së 14 janarit rreth 130 metra linje elektrike, duke krijuar probleme për rreth 5 mijë banorë të këtyre zonave. ? Elbasan, kapen disa të kërkuar Policia e Elbasanit, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Mix”, duke bërë të mundur arrestimin e pesë shtetasve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Këta shtetas akuzohen për vepra penale si, “tregtim i lëndëve narkotike”, “tregtim i mallrave kontrabande”, “vjedhje”, “dhunë në familje”, etj. Shtetasit e arrestuar janë nga Gramshi, Librazhdi dhe Elbasani.
19E premte, 18 janar 2013 DOSSIER Reis Malile dhe Hans-Ditrih Gensher, u bënë edhe "kujdestarët" e ekspozitës. Si kryetar i Shoqatës së Miqësisë, unë isha i ftuar në çeljen e ekspozitës në një darkë festive, sëbashku me dy ministrat në fjalë. Si organizata e vetme, e cila asokohe lejohej të mbante e të kujdesej për kontakte kulturore e politike me Shqipërinë, ne ishim pra të pranishëm në çdo event. Kështu që natyrisht, unë mora pjesë edhe në fluturimin e parë që ndërmori "Lufthansa" drejt Tiranës, në vitin 1989. Pas Inge Junck-ut, unë isha i dyti Kryetar i Shoqatës. Sëbashku me Rüdiger Pier dhe Alfred Lorenz, puna jonë konsistonte në faktin se Shoqata, në fund të viteve 70-të, tashmë po shkëputej nga kthetrat e Partisë Komuniste Marksist-Leniniste Gjermane (KPD/ML), e duhej të kthehej në një shoqatë të mirëfilltë e të pavarur miqësie. Ekspozita e karikaturave ishte në këtë drejtim, një sukses i parë. Ne, asokohe dëshironim të përziheshim ngado dhe kështu që edhe ishim të rekomanduar e thirreshim për të dhënë këshillat tona për çështjet e këmbimeve kulturore e shkencore. Për shkak të marrëdhënieve tona të mira me institucioent shqiptare, gjithsesi pas rrëzimit të komunizmit në vitin 1991, ne tashmë priteshim gjithmonë me skepticizëm të madh. Sepse DAFG tashmë nuk ishte më i nevojshëm për të krijuar lidhje e kontakte, pasi shumica e njerëzve e organizatave, nisën qysh prej asaj kohe të ndërtojnë kontakte me Shqipërinë, e kështu që ne fatkeqësisht, u zhvendosëm në periferi të vëmendjes. Por deri më tani, akoma ekziston interesi për shoqatën tonë, dhe botimet tona me titull": Fletorja Shqiptare" bien shpesh në duar të miqve të Shqipërisë, gjë të cilën unë e kam bërë me zell gjithmonë, duke shpërndarë e gjetur mirënjohjen e miratimin konkret. Nga viti 1974 deri në 1977, ti ke punuar në Radio "Tirana". Çfarë mund të na thoni për atë periudhë? Po, sëbashku me ish-bashkëshorten time, pastaj mua m'u desh të kaloja tri vjet e tri muaj në Shqipëri. Në fakt, ne donim të qëndronim vetëm dy vjet, por, kur ne pas një viti arritëm të mësonim relativisht mirë shqip e nuk ia kishim më nevojën përkthyesve, aplikuam për zgjatje të lejeqëndrimit edhe për një vit tjetër, çka edhe na u miratua. Paraardhësi ynë "Schorsch dhe Claudia" emrat e të cilëve në fakt përbënin pseudonime, e unë madje nuk i di akoma emrat e tyre të vërtetë - më kishin gjetur si pseudonime emrin "Georg Merkel". Më vonë, ne hoqëm dorë nga pseudonimet, porse posta shqiptare, vijonte akoma të vinte nën emrin e adresën e "Georg Merkel", deri në vitin 1990 në Tiranë. Ne asokohe, nuk banonim akoma në kompleksin e Vilave Gjermane, siç njihet sot, porse në një kompleks shtëpish trekatëshe buzë Lanës, përballë ekspozitës "Shqipëria sot". Në banesën tonë banonte edhe një çift francez. ..dhe familja Taylor nga Zelanda e Re, të cilët edhe ato punonin, ashtusikurse dhe ne, në Radio "Tirana". Kështu që përveç shqipes, kisha nisur të mësoja edhe frëngjisht. Ne u përqëndruam në punë e mësim, pasi gjendeshim në një izolim të çuditshëm e shumë strikt. Ishim të shkëputur plotësisht nga një jetë normale. Nëse do na duhej të ndërmerrnim fluturime, duhej të lajmëronim më parë në Radio, e cila kujdesej pastaj që të sillte një makinë- Fiat Polski - me shofer. Por kur ne pastaj mund të flisnim shqip, u bë pak më mirë ky problem, e kështu që mund të lëviznim rregullisht me autobus apo me tren për në Durrës, në plazh. Kjo në fakt nuk ishte e lejuar, pasi ne posedonim lejeqëndrimi vetëm për në Tiranë, e normalisht na duhej ISHTE VITI 1982 - kur Ismail Kadare na vjen në Frankfurt. Ai më pas u zhgënjye shumë që ne nuk kishim organizuar për të ndonjë program të madh... Besonim se shqiptarët e donin atë regjim "Leje qarkullimi", por në fakt ne nuk patëm kurrë ndonjë problem për këtë. Sidoqoftë, deri në atë kohë ne nuk kishim dëgjuar kurrë nga shqiptarët ndonjë fjalë të keqe për shtetin apo për politikën, kështu që ne na ishte krijuar bindja e plotë se shqiptarët e donin vetë me bindje atë regjim. Vetëm në prill 1991 - kur unë sapo kisha shkuar për vizitë tek Valdete Sala - kur policia në Shkodër kishte qëlluar mbi katër demonstrues, u lexua vendimi i komisionit të posaçëm parlamentar në TV mbi atë ngjarje. Raporti përmendte edhe parullat që brohoriteshin në demonstratë, ndër të tjera "Enver - Hitler", e aty fëmijët e Valdetes shpërthyen në entuziazëm: "parullat tona në TV!". Mua më ra në sy krahasimi disi ekstrem. Por parë nga perspektiva e sotme, Enver Hoxha në fushatën e tij të terrorit të brendshëm, duket se ka lënë me distancë prapa edhe Hitlerin: në Gjermani kishte gjithmonë forma të ndryshme të rezistencës, kurse në Shqipëri përkundrazi, çdo përpjekje ishte e ndaluar e mbytej në embrion. Emisionet e Radio Tiranës, bëheshin nga redaktorët shqiptarë, të cilët punonin e mendonin në mënyrë krejt skematike. Mua më kujtohet një raport mbi marshet e Pashkëve në Gjermani, ku pretendohej se, mijëra demonstrues kishin protestuar kundër dy superfuqive dhe se kishin marshur përgjatë një dite nga Frankfurti në Regensburg. Ne protestuam dhe ia bëmë me dije se këto qytete ndodhen rreth 300 km larg njëri-tjetrit. Pas kësaj, kjo fjali në emisonin në gjermanisht, nuk u përmend më, por jo në të gjitha gjuhët e tjera, dhe ky marsh i famshëm gjeti vend edhe në rreshtat e "Zëri i Popullit". Nga fundi i vitit 1975, ia nisi një valë spastrimesh në Tiranë, në kuadër të së cilës u prek edhe Valtraud Bejko, përkthyesja jonë në Radio Tirana, e cila kishte mbështetur në një mbledhje ish-drejtorin e RTV, Todi Lubonja, e që u largua në Kukës, po ashtu edhe përkthyeses sonë të dytë, Erika Permeti-Toptani, e cila i përkiste një "familjeje të keqe",iu ndalua puna e mëtejshme në radio. Ne, nga këto spastrime nuk po kuptonim thuajse asgjë se për çfarë bëhej fjalë. Ne nuk u informuam, asnjë fjalë s'na thanë! Kolegët tanë shqiptarë na dhanë në dorë nga një libër që fliste për diktaturën e proletariatit si material mësimor, por edhe nga kjo, ne nuk është se "u iluminuam". Por kur më pas edhe Robert Shvarc, përkthyesi ynë i fundit na iku në spital, atëherë ne na u desh ta bënim vetë punën e përkthimit. Në atë kohë, ne kishim një dokument të rëndësishëm në dorë, projektin e Kushtetutës së re, për t'a përkthyer. Në fakt, edhe ne e morëm me shumë seriozitet, dhe i gjithi u botua nga Shtëpia Botuese "8. Nëntori" në gjuhën gjermane. Kur gjithçka ishte gati, u konstatua se ne fjalën " e drejta e faljes" së kreut të shtetit shqiptar, e kishim përkthyer si "e drejta e fjalës". Kjo shkaktoi një skandal të vogël, porse më në fund mund të korrigjohej me një listë gabimesh të botuara në fund të librit. Unë duhet të them se nëpërmjet përkthimit të shumë artikujve specifikë, në shumë sfera, edhe unë munda të mësoj siç duhej gjermanisht. Por në fillim të vitit 1982, pas valës së spastrimeve kundër Mehmet Shehut, besimi im tek PPSH tashmë ishte shuar plotësisht. Mehmet Shehu u njollos si "poliagjent", që kishte punuar për shërbimet e fshehta jugosllave, amerikane, angleze njëkohësisht. Kur ai pastaj u cilësua edhe si "Agent 008" ( kështu peretendohet se ka qenë pseudonimii tij!) nga Sigurimi, atëherë të gjitha justifikimet e mundshme për mua tashmë ishin qesharake. Në vitet 90, unë arrita të takoj të birin tij, Bashkim Shehun, e ky i fundit deri në atë kohë nuk dinte nëse babai i tij ishte vrarë apo vetvrarë, e as ku ishte varrosur. Sot ti ke një shtëpi pushimi në Dardhë, kështu që ti ndodhesh rregullisht për kohëra të gjata në Shqipëri. Çfarë vlerëson ti për Shqipërinë e sotme më shumë. Unë, siç e thashë, e bëra lidhjen e parë timen me Dardhën, nëpërmjet ekspozitës së karikaturave. Por unë e njoh atë fshat në fakt, qysh më parë. Ish-drejtori i Radio Tiranës, Kiço Pandeli, vinte nga Grapshi, një fshat në afërsi të Dardhës. Dhe Kiço nuk linte mundësi t'i ikte duarsh, t'i shoqëronte bashkëpunëtorët e huaj të Radio Tiranës, drejt bukurive natyrore të Korçës e rrethinave. Dardha asokohe ishte një fshat i njohur dhe qendër shumë e preferuar pushimesh, të cilën unë e kisha vizituar pra qysh në vitin 1975 për herë të parë. Kisha e Dardhës ishte edhe mensa e Shtëpisë së Pushimit dhe mua më kujtohet akoma mirë e ngrëna atje. Ngaqë fshati me shtëpitë e tij karakteristike të vogla, të mbuluara me rrasa guri ishte shumë i bukur, ne udhëtonim atje rregullisht me grupe dhe edhe kalonim netët atje. Natyrisht se ne, për këtë, na duhej një leje e veçantë, pasi ishte zonë kufitare, dhe për shëtitje në zonën përreth, as që bëhej fjalë. Më parë, e gjithë Shqipëria ishte një vend turistik përrallor, njeriu ishte plotësisht i izoluar, nuk kishte as gazeta e as TV, vetëm tek-tuk, pakëz radio. Kështu që edhe sot e kësaj dite në Dardhë, unë e ndjej veten si të izoluar, të qetë, të shtendosur. Unë mund të kaloj orë të tëra nëpër male me alpinizëm, pa parë një "shpirt" njeriu. Tiranën e zhurmshme, nuk mund t'a duroj dot. *Nënkryetar i Shoqatës së Miqësisë, Gjermani-Shqipëri. Materiali u përkthye dhe u përgatit për botim nga Armand Plaka. Si organizata e vetme, e cila asokohe lejohej të mbante e të kujdesej për kontakte kulturore e politike me Shqipërinë, ne ishim pra të pranishëm në çdo event NGA FUNDI I 1975, ..nisi një valë spastrimesh, nga e cila u prek edhe Valtraud Bejko, e cila kishte mbështetur ... ish-drejtorin e RTV, Todi Lubonja Në foto: Godina e Radio Tiranës në vitet e monizmit PERCEPTIMI I GABUAR Ekzpemplar i “Albanische Hefte”( Revistat shq i p t a r e ) , organ i Shoqatës së Miqësisë Gjermani-Shqipëri
17E premte, 18 janar 2013WWW.SHQIPTARJA.COM Suplement javor i SHQIPTARJA.com Dëshiron të qëndrosh në shtëpi Luga e argjendtë Receta nga Dhurata Thanasi Tri receta simbol nga kuzhina tipike shkodrane PROGRAMACIONET E FILMAVE NE TV SOT E SHTUNË E DIEL DIGITALB VIZION+ KLAN TOP-CHANNEL 20:06 "Fiks Fare" 20:45 "The Voice of Albania 2" KLAN VIZION+ DIGITALB 22:10 "Kercenim per shoqerine" Triller TOP-CHANNEL 20:35 “ 1001 Pse 2" 21:00 100 VJet muzike nata 14 LIVE 20:15 "Pop-Channel" 19:30 "Mercenaret" Hits 20:12 Exclusive KLAN VIZION+ DIGITALB TOP-CHANNEL 20:45 "Fragmente" Film 19:30 Burri i shtepise" Komedi 19:35 Anatomia E Greit serial premiere pj141 20:55 X Factor Albania 2 nata 5 21:15 "Tamam si dashuri" Drame 20:05 Lugina E Ujqerve - Serial Turk 20:45 Apartamenti 2Xl 19:45 Fresk Fare 19:30 "Passo a due" Drame 19:00 "Kutia e Kovakut" Triller 21:00 Zone e Lire 20:10 Te lire per te luajtur serial premiere, ep.1/1 20:10 Te lire per te luajtur serial premiere, ep.2/2 Si të përgatitësh Haxhimakulle Recata 3 RIKTHIM NË TRADITË: "Oj Zoja Shkodër!" Një pjatë e parë dhe dy ëmbëlsira tipike dhe fort të rralla që shijohen vetëm në kryeqendrën e veriut PËR SHËRBETIN: 500 GRAMË SHEQER DHE 350 GRAMË UJË Fillimisht bashkojmë gjalpin (në temperaturë ambjenti) me të kuqet e vezëve dhe sheqerin. Shtojmë miellin dhe sodën dhe bëjmë një lloj brumi. I gjithë sekreti i Haxhimakulleve qëndron në faktin se brumi duhet rrahur mirë me përbërësit e tjerë dhe për këtë gjë duhen gati 50 minuta. Amvisat shkodrane rrinë gjatë duke e trazuar brumin dhe afërsisht kryhet i njëjti proces si tek ballokumet! Më pas i futni ne furrë të nxehur më parë dhe piqini ngadalë. Mbasi janë pjekur shtojini sherbetin. Shërbejini të ftohta! Përbërësit ...Po a e dini që emri Shkodër thuhet të ketë ardhur nga fjala "Shkon Drini"? A e dini që një nga rrugët më të shquara të Beogradit quhet Skardalje dhe gjithë beogradasit e dinë si rruga e piktorëve shkodranë, që prej kohëve kur Shkodra ishte Vilajet? A e dini (ju drejtohem të rinjve këtu) që opera e parë shqiptare "Halili dhe Hajria" jo rastësisht u shkrua nga një shkodran i quajtur Tish Dajija? Sepse "jaret" e Shkodnës, t'knume prej Mukades Çangës, kan ardh prej fjales "arie" e operës lirike, t' cillt shkodrant e nigiojshin dhe e knojshin n'çardakt e tyne! Po "bejtet" shkodrane a ju ka ran rasti me i nigiu'? E me ordh aty ku na do shpirti e zemna: Po Tav prej Krapit t'Shkodrës a keni provu ndoi iher! Njala liqeni n'tjegull? E Tespixhe? Byrek me Panc? E Haxhimakulle? Lakuriq t'amël? Apo Sup Shkodret? Kamt e masme t'Thiut t'egën" ? Tlyni e djathi me kryma"? Gjuca e liqenit? Janë të gjitha gatime të këtij populli me traditë, e mund të them gojëplot shumë prej tyre qind për qind pjata autoktone shqiptare. Sot në këtë rubrikë, unë nuk do të sjell pjatën e famshme dhe simbolin e kuzhinës autoktone shkodrane " Tavë Krapi t' Shkodrës" por pjatën e quajtur "Ngjala me salcë pikante" dhe dy receta "amëlcinash" të njohura për shkodranët dhe për këtë falenderoj gazetaren Arlinda Çausholli, familja e se cilës me traditë dhe kulturë më ndihmoi në gjetjen e tyre. Sigurisht nuk pretendoj t'i kem gatuar dhe shpjeguar si një shkodrane, por dëshira për të rikthyer traditën është e madhe, atë traditë që ky popull shkodran mban me fanatizëm gjallë ndër dekada e shekuj! Urime dhe siç thonë shkodranët "Buk, zemën e kallamoq"! RECETA 1 Ngjalë me salcë pikante Ngjalë liqeni(e pastruar dhe e prerë në copëza prej 5 cm)800 g-1 kg Qepë 3 kokrra masë mesatare Hudhër 3-4 thelbë Domate ose Nerden Dafinë 2-3 gjethe Kumbulla të thata - 2 copë Uthull verë nga vera e kuqe - 2 lugë gjelle Vaj ulliri - 4 lugë gjelle, Kripë dhe piper PËRGATITJA: Pastroni ngjalat dhe ndajini në copa të vogla. Skuqni qepët dhe hudhrën në vaj ulliri. Shtoni ngjalat dhe skuqini për 4 minuta. Shtoni gjethe dafine dhe uthull. Pastaj shtoni kumbullat dhe salcën me domate të freskëta. Hidhni kripën dhe piperin. Shtoni 400 ml ujë të nxehtë. Mbulojeni dhe ziejeni me nxehtësi të ulët për 40-50 minuta. Ngjalat duhet të jenë të buta dhe të shijshme. Rregullojini me kripë dhe piper. Shërbehet e ngrohtë! Për receten me ngjalat me salce pikante Pija shoqëruese: Vere e kuqe Kallmeti Kënga shoqëruese: "Lumja un për ty" nga Ibrahim Tukiqi dhe Luçie Miloti Detaj Receta 2 Tespixhe, ëmbëlsira PËR NJI TEPSI NORMALE DUHEN: 2-3 gota qumësht, 4 kokrra vezë, miell sa të marri, sodë buke, sheqer PËRGATITJA: Në një enë rrahim sheqerin me vezët. Më pas i shtojmë qumështin dhe më pas hedhim miellin derisa brumi të bëhet si për byrek. Pasi e kemi përgatitur mirë brumin e shtrijmë me petës ose hakllagi, sicc thonë shkodranët dhe e shtrijmë në tavë, të cilën më parë e kemi lyer me gjalpë dhe më pas e presim në forma sicc bëhet me bakllavanë. E fusim në furrë të nxehur 200 gradë dhe e lëmë derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Ndërkohë që piqet përgatisim sherbetin, i cili bëhet si sherbeti i bakllavasë ose i revanisë. Pija Shoqëruese: Shurup dëllinje Kënga shoqëruese:"Po t'jemi bashk ne të dy", nga Xhevdet Hafizi Cel. 0696070651 RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA KARAOKE NIGHT LOUNGE BAR 19:40 Mekataret - Serial Pija shoqëruese: Shurup shege Kënga shoqëruese: "Për mu paska ken kismet" nga Luçie Miloti vijon nga faqja 13 PËR 12 COPË NEVOJITEN: 300 gramë gjalpë 5 të kuqe veze 5 lugë sheqer pluhur 600 gramë miell 1 lugë kafeje sode buke 21:00 AL PAZAR - The Best Of Nr.2 20:00 Mos e beso po deshe (R) - Emision
2 E premte, 18 janar 2013 POLITIKE PS: "Zonja 3 mln euro" të flasë për pronësinë e tokës Argita Berisha, avokatja që la zanatin në kulmin e suksesit Vajza e kryeministrit, ndërmjetëse e projekteve të mëdha ??? TIRANE GENC KONDI Tarifat që merrte studioja ligjore e Argita Malltezit ishin 200 euro në orë, siç rezultoi nga fatura ndaj biznesmenit Zafar Ansar. Tarifa më e rëndë ishte ajo "e suksesit": 3% Fitimet Sipas një llogaritje të bërë publike nga opozita, Argita Malltezi merr 42 milionë lekë në vit nga qiratë e pronave të saj. Ato ndodhen në "European Trade Center", rrugët "Mustafa Matohiti" dhe "Lidhja e Prizrenit" Në foto: (majtas) Faksimile e statusit të subjektit fizik Argita Malltezi (djathtas) Faksimile e statusit të subjektit fizik Flutura Kola ... përfitime shumë të larta financiare. Ajo që të bën pështypje në këtë kuadër, është se subjektet që ajo ka krijuar si person fizik apo juridik për të ushtruar akvititetin e saj si juriste janë mbyllur dhe ajo i është kushtuar vetëm mësimdhënies. Pavarësisht se edhe në këtë aktivitet të fundit, si e punësuar, ajo nxjerr fitime të paarritshme për pedagogët, shqiptarë apo të huaj, siç del nga deklarimet e pasurisë së saj, duket paksa e habitshme që ajo të ketë braktisur aktivitetin privat, ku kërkonte tarifa të majme për ndërmjetësim ligjor, për zanatin e mësuesisë. Argita Malltezi është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) disa muaj pasi babai i saj mori pushtetin Ekzekutiv, më 19 dhjetor 2005. Adresa e saj, regjistruar si një person fizik, është Rruga e Barrikadave. Në të njejtën datë, me të njejtën adresë dhe me numra NIPT-i (numri i identifikimit të personit të tatueshëm) të njëpasnjëshëm, regjistrohet edhe partnerja e saj Flutura Kola. Të dy këto biznese rezultojnë aktualisht të çregjistruar, status që mund të shihet lirisht në QKR. Ndërkohë, nuk ka as nam dhe as nishan statusi i studios ligjore "Malltezi&Kola", që ka ndërmjetësuar për blerje të mëdha të patundshmesh për mikun e familjes Damir Fazlliç, etj. Disa vjet më parë, në një prononcim të saj për median, Argita Malltezi kishte deklaruar se "shërbimet e kryera nga studioja ime për z.Fazlliç nuk kanë të bëjnë me sektorin publik". Kjo studio nuk ka historik të regjistruar në QKR. Në atë kohë, në deklaratën e saj vijonin thëniet: "Individët dhe grupet që kanë si bukë të përditshme mashtrimet mbrohen nga fakti që unë (Argita Malltezi Berisha), për një kod moral të familjes sime, nuk i drejtohem gjykatës". Por, me sa duket, me kalimin e viteve, familja ka vendosur të ndryshojë kod moral. Në rast se, për një ndërmjetësim të suksesshëm, që niste me shitblerje toke dhe konsulencë, për të përfunduar me marrje license, avokatja Malltezi merrte 3% të shumës së investimit, është e vështirë të kuptohet arsya pse duhej të mbyllej studioja e saj. Por, edhe bashkëshorti i saj rezulton të ketë hequr vullnetarisht dorë nga biznesi privat. Ai ka qenë aksioner me një të tretën në kompaninë "Mjedisi dhe Zhvillimi i Qendrueshëm", ndërkohë që ishte edhe drejtor i projektit të Bankës Botërore për bregdetin e Jugut, por edhe ky biznes privat rezulton i çregjistruar. I vetmi anëtar i familjes së kryeministrit që ka ende të regjistruar një biznes privat është djali, Shkëlzeni, që nga viti 2007. Tarifat që merrte studioja ligjore e Argita Malltezit ishin 200 euro në orë, siç rezultoi nga fatura e shërbimit të kryer ndaj biznesmenit pakistanez Zafar Ansar. Por, tarifa më e rëndë ishte ajo "e suksesit", prej 3 përqindësh. Mund të mendohet se ajo ka hequr dorë nga një aktivitet i tillë jashtëzakonisht frytdhënës për të kaluar në një mësimdhënie me tarifa jashtëzakonisht të larta, që i sjellin asaj të ardhura prej 17.5 milionë lekësh në muaj si pedagoge e juridikut në disa universitete. Por, përballë të ardhurave kaq të larta, që vështirë se justifikohen nga puna e mësimdhënies, mund të mendohet se ajo vazhdon të punojë jozyrtarisht - dhe pa deklaruar të ardhurat që merr nga ndërmjetësimi për projekte të mëdha - edhe në zanatin e vjetër. Në këtë rast, deklarimi i të ardhurave të ekzagjeruara nga mësimdhënia asaj mund t'i shërbente për pastrimin e të ardhurave të mëparshme. Faksimile e ekstraktit të regjistrimit në QKR të biznesit ku ishte aksioner Jamarbër Malltezi, i çregjistruar vijon nga faqja 1 Argita dhe Jamarbër Malltezi Pas deklaratave të biznesmenitpakistanes Zafar Ansar, në reagimet e saj vajza e kryeministrit Argita Malltezi nuk ka përmendur në asnjë rast se e kujt ka qenë toka që ajo ndëryhi për t'i shitur këtij personi. Ky fakt është përdorur nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili nëpërmjet Facebook-ut ka postuar një planimetri dhe disa të dhëna për pronësinë e kësaj sipërfaqeje toke. "Toka është elementi tjetër kyç në çështjen 'Zonja 3 milionë euro'", shkruan Braçe, i cili i drejton disa pyetje Argita Malltezit: "E kujt ishte toka qe ajo i ofroi për të blerë zotit Zafar Ansar? E juaja? Nëse po, si u bëtë ju pronare e saj? E shtetit? Si e disponuat ju atë? E dikujt tjetër? E kujt?" Krahas këtyre pyetjeve, Braçe është i interesuar të dijë nga vajza e kryeministrit Berisha se si i bleu "Crown Aquisitions" e Damir Fazlliçit 25.030 metra katrorë toke ne fshatin "Rinia", buzë detit, afër Porto Romanos në Durrës. Deputeti Braçe e mbyll postimin në Facebook me këto fjalë: "Besoj se do të përgjigjeni! Ju jeni transparente!"
14 E premte, 18 janar 2013Suplement javor i SHQIPTARJA.com WWW.SHQIPTARJA.COM Intervista OBJEKT D'ART-AZK të arredosh medashuri duke krijuar historinë familjare ngaqilimi i gjyshes deri tek prekjet artistike Misioni i mundur i Anila Zajmit Kur objekti shndërrohet në art ROVENA RROZHANI ??? TIRANE ...nevojë imediate, e dyta edhe sepse është një.variacion. Mua më pëlqen që jetën ta organizoj në formë të larmishme dhe nëpërmjet gjërave që unë krijoj të kem mundësi edhe të jetoj, por të marr edhe kënaqësi shpirtërore që janë shumë të domosdoshme për një artist”. Teksa stilistja thotë këto fjalë hyjmë në studion e saj, një hapësirë e re ndërtimi ku ndërthuren pikturat e familjes Zajmi, dhe pasioni më i ri i artistes, objektet e saj të artit. Një kolltuk I prekur me një kolazh shumëngjyrësh në tapicerinë e tij, perde të kombinuara me disa materiale të ndryshme dhe hijeshuara me detaje të thjeshta, shtroje divanesh ku ngjyrat, dizenjot dhe cohat aq të ndryshme ndihen mjaft mirë ndonëse jashtë rregullave, dhe tavolina të mbushura me aksesorë veshjesh të vendosur plot shije ashtu sic u ka hije veprave të artit. “Të them të drejtën kisha nevojë për diçka të re dhe kjo më detyroi që të shikoj për një dimension të ri, gjithmonë në një njëjtën linjë duke ruajtur stilin pa kaluar në tjetërsime, duke studiuar shumë në traditë, në tabanin kombëtar, nga i cili unë nuk kam dëshirë asnjëherë që të largohem sepse është identitet i shoqërisë në të cilën unë jetoj, i të parëve të mi, është respekt mbi të gjitha”- thotë Anila. Cfarë po punoni tani? Po përpiqem që të punoj këtë linjën e re që ka lidhje me objektet e artit.Janë objekte arredimi, që nuk është fare e nevojshme të kenë lidhje me objektet e tjera, sepse kanë anën funksionale, dekorative dhe artistike. Idea është që të jenë si vepra arti në vetvete, të pasurojnë ambjentin me një vlerë estetike, si diçka formale, dekorative, por në të njëjtën kohë edhe funksionale. Mbase këtë dimension të funksionalitetit mua ma jep skenografia përderisa unë kam mbaruar për pikturë skenografi. Ky është mbase dimensioni që më bën mua të shikoj gjërat jo thjesht me një frymë estetike dhe artistike, por edhe praktike. Si lindi ky dimension i ri? Nuk ka dalë si nevojë e momentit. Ka qenë e vjetër pasi edhe me njerëz të caktuar kam dekoruar ambjente, por tani po merr një lloj vëmendje më të madhe nga ana ime, duke hapur linja të reja. Po i punoj në këtë studio të re që më është ofruar nga njerëz me një këndvështrim shumë vizionar. Përveç linjave që po punoj do të vazhdoj të krijoj edhe në linja të tjera, si përshembull linja e tapicerisë, të cilën unë e kam preferencë sepse edhe në veshjet e mia unë kam prezent kolazhin, edhe duke patur këtë lloj kolazhi ose peshuork e kaloj jo vetëm tek tapiceria, por edhe tek mbulesat ditërisht vërtet psikologjinë e çiftit, të familjes, të fëmijëve, të të parëve që ata kanë patur. Kështu që unë mendoj se është më mirë, që është më mirë t'i shtohen ca elemente që janë në të njëjtën kohë edhe artistike sesa të bëhet një konceptim i tëri. Nuk jam kundër rikonceptimit, por elementi i jep risi, edhe familjes, edhe këndvështrimit, edhe ambjentit, edhe miqve që vijnë në atë familje, të gjithëve u sjell diçka të re. Këto janë objekte që mund të vendosen në një familje, mund të jenë edhe në një ambient, një bar, restorant, zyrë. Për mua është e rëndësishme që të kenë vlera artistike, të kenë punë njerëzore, të kenë shpirt brenda, pastaj vlera materiale është një gjë tjetër për mua është momentale. Është shumë më e rëndësishme vlera shpirtërore sesa ajo materiale. Tek vlerat ne si shoqëri kemi troshitje edhe nga pikëpamja e arredimit të shtëpisë? Është shumë interesante kjo pjesë dhe unë mendoj që edhe kjo ka të bëjë me kulturën e çdo personi, me kulturën e shoqërisë shqiptare, në të cilën edhe ne bëjmë pjesë, me një lloj vetëvlerësimi për veten tonë. Sinqerisht më vjen keq kur dëgjoj njerëz që kanë një lloj alergjie kur diskutohet për traditën. Unë mendoj që kjo vjen nga mosvlerësimi i vetes në rradhë të parë, sepse ne mendojmë që jemi këta që jemi sepse kemi pasur prindër, sepse prindërit tanë kanë pasur prindërit e tyre e kështu me rradhë stërgjyshërit… d.m.th. siç kanë historinë njerëzit e njëjta gjë funksionon edhe me sendet e tyre. Ato mund të jetojnë më gjatë sesa ne. Është një histori më vete edhe çështja e objekteve prandaj më pëlqen të merrem me objektin, sepse objekti pasqyron një filozofi të shoqërisë, të familjes, të prejardhjes nga e cila ne vijmë dhe nuk ka asgjë të keqe që mund të riinterpretohen në një formë tjetër. Është dashuri për të parët, por në njëjtën kohë edhe për veten tënde, sepse duke patur këtë lloj marrëdhënie me të parët e tu, ti vlerëson edhe veten tënde dhe jep një shembull shumë të rëndësishëm pozitiv pasardhësve të tu, fëmijëve të tu. Është një difekt që ne mund ta riparojmë. Është një moment i shoqërisë shqiptare që do patjetër që të jetë modern. Por ti nga ke ardhur në fund të fundit? Nga qilimi që është punuar në vegje, ku kanë punuar gjyshet tona, ke ardhur nga qëndisjet, ke ardhur nga dyshekët e leshit apo të pambukut që janë zhdukur dhe që janë aq të shëndetshme dhe aq natyrale, të cilave unë kam dëshirë që t'i kthehem me një koncept të ri. Kjo është baza dhe mbi të gjitha unë dua që objektet të cilat krijohen, të edukojnë jo thjesht anën estetike, por edhe dashurinë për punën, për punën e të tjerëve dhe jo vetëm për punën tënde, respektin që lidhet me të kaluarën për të patur një të ardhme më të mirë. vijon nga faqja 13 dekorative që janë në ambjente të ndryshme, edhe tek shtrojet e këmbëve për një dhomë gjumi, apo për një ambjent të ngrohtë pritjeje. Ka një specifikë të veçantë edhe në mënyrën e konceptimit, por edhe të kombinimit të materialeve që kanë të njëjtën rrjedhshmëri, të njëjtën ide, të njëjtin koncept që kanë edhe veshjet e mia. Unë kam me sa duket një specifikë të ndërthurjes së materialeve që janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Më pëlqen kombinimi i materialeve që janë vërtet të ndryshme, në trashësi dhe në përbërje, por përpiqem që të krijoj një lidhje, një harmoni dhe kjo lojë më pëlqen. Pikërisht kjo harmoni për t'i lidhur me njëra-tjetrën materialet krejt të kundërta, kjo është një lojë që vazhdimisht më kuriozon vazhdimisht që ta eksperimentoj. Kjo lojë e harmonisë kalon tek njerëzit e tjerë? Mua nuk më mungon aftësia si edhe shumë krijuesve të tjerë për të konceptuar një ambjent, por unë mendoj që historisë së një familjeje mund t'i shtohet një element që mund të rrijë në harmoni me arredimin, sepse unë e quaj arredimin e një shtëpie, një ambjenti, një histori dhe historia bëhet nga gjërat që kanë lidhje me kujtimet, me momentet, por edhe me dhuratat e të tjerëve. Është një harmoni që reflekton çuLinjat e objekteve të artit Linja e tapicerisë, është e parapër arstisten që gjen tek kolazhi lojën piktorike, të përdorur vazhdimisht. Një tjetër linjë janë kuvertat sërish në këtë koncept dhe teknikën peshëork, që përdoret për të bashkuar copat duke ruajtur harmoninë e ngjyrave me materiale të ndryshme të vendosura në të njëjtin vend, por me një ide të caktuar, duke zhvilluar idenë e një figuracioni estetik dhe abstrakt. Linjë tjetër është edhe ajo e shtrojeve të poshtme, të këmbëve ku përsëri përdoren materiale të ndryshme. Linja e perdeve, ka një koncept aplikimi, jo thjesht perde normale, por të çliruara nga rëndesat e tepërta. Një tjetër linjë është ajo e materialeve të buta, që janë çarcafët dhe mbulesat e tavolinës, ndërsa linja tjetër i përket pasqyrave që janë edhe funksionale, edhe dekorative. Aksesorë Veshjet unikale kërkojnë aksesorë unikalë! Kështu për të pasuruar veshjen janë edhe vathët, varëset apo kapëset dhe rrathët, sharpet. Elementë të tjerë shoqërimi, janë blloqet e dekoruara të shënimeve,shënueset e librave, mbajtëset e celësave, që janë decorative, argëtuese, por edhe dhurata shumë të bukura. Në foto: (Majtas) Jastëkë të dekoruar djathtas (Lart) Varëse aksesorë Në foto: Anila Zajmi Foto: Armand Habazaj
11E premte, 18 janar 2013 SPECIALE SHKAQET kryesore të aksidenteve janë pozicioni jo korrekt i mjeteve në karrexhatë, ndarja e korsive, parakalimi i gabuar i mjeteve dhe mosruajtja e distancës RRITET numri i aksidenteve rrugore në vendin tonë, në krahasim me vitin 2011, në viti që sapo lamë pas ka pasur 714 aksidente më shumë. INTERVISTA GRAFIKU I AKSIDENTEVE PËR VITIN 2012 JONIDA LATE ??? TIRANE Dëmi ekonomik për një aksident shkon, 30 mije euro/person i vdekur, ndërsa për një të dëmtuar, të plagosur rëndë këto kosto variojnë nga një deri në 150 mije euro për gjithë jetën. Korriku Muaj që ka pasur më shumë aksidente rrugore ka qenë korriku, gjithashtu në këtë muaj ka pasur edhe të vdekur më shumë nga aksidentet rrugore. Në këtë muaj kanë humbur jetën 49, persona. Mitat Tola ??? TIRANE Sipas legjislacionitrrugor personat që vdes nga data e aksidentit deri në një muaj pas aksidentit, quhen i vdekur nga aksidenti rrugorë "Në bazë të legjislacionit rrugor në fuqi - quhet i vdekur nga aksidenti, një person i përfshire që vdes nga data e aksidentit deri në një muaj pas aksidentit" shprehet Mitat Tola. Por sipas Tolës këta persona nuk shënohen si të vdekur në të dhënat e policisë, kjo për të ulur numrin e të vdekurve nga aksidentet. "Për të ulur numrin e aksidenteve Policia Rrugore, nuk i "shton" personat që vdesin brenda një muaji nga aksidenti, po i administron në kolonën e saj si të plagosur në çastin e ndodhjes së aksidenteve. Policia shënon dhe merr të vdekur nga aksidentet vetëm personat që vdesin atë ditë. Dhe ky detaj jep një situate të gënjeshtërt të nivelit të fataliteteve në vend nga aksidentet rrugore." Më tej Tola shpjegon se programi i informatizuar është funksional, por nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Transporteve, ai nuk përdoret në transparence të të gjithë qytetarëve, këtyre ministrive nuk u kushton asgjë ti publikojnë këto të dhëna. Ish-oficeri i policisë rrugore thotë se publikimi i të dhënave do të bënte që shumë persona të reagojnë në mënyrë pozitive "Pasi duke publikuar këto të dhëna ata "trembin" njerëzit në mënyrë pozitive. Sepse duke publikuar këto të dhëna shumë njerëz edukohen dhe ndërgjegjësohen për të parandaluar sadopak aksidentet rrugore." Aksidentet rrugore, 328 viktima në 2012 Këmbësorët, në 40% të aksidenteve Numri i aksidenteverrugore në vendittonë për 2012 është rritur në krahasim me 2011. Sa aksidente rrugore kanë ndodhur në vendin tonë për 2012? Për 2012 kanë ndodhur 2028 aksidente me pasoja të rënda dhe të lehta, 335 persona kanë gjetur vdekjen 2546 persona të tjerë janë plagosur rëndë dhe lehtë: në raport me 2011 kemi gati 714 aksidente më shumë. Pasi në 2011 kanë ndodhur 1886 aksidente me pasoja të rënda dhe të lehta. Për çdo aksident ka ose një të vdekur ose një të plagosur rënde. Nga këto aksidente janë 328 të vdekur, por kjo me rezerva. Cilat janë shkaqet e këtyre aksidenteve? Ndër shkaqet kryesore të ndodhjes së aksidenteve renditen kryesisht janë: Pozicioni jo korrekt i mjeteve në karrexhatë, pra ku nuk respektohet korsia e duhur. Problemi i ndarjeve të korsive në vendin tonë është shumë i madh, pasi boja me elemente fosforishente që përdoret për të vijëzuar, nuk qëndron më shumë se disa muaj sepse ka një cilësi të dobët dhe teknologjitë e përdorura për aplikimin mbi asfalt janë krejtësisht amatore dhe jetëshkurtra. Tjetër shkak është "mosruajtja e distancës së sigurisë" midis mjeteve. Shkaku i tretë madhor për ndodhjen e aksidente rrugore është parakalimi i gabuar i mjeteve, të gjitha rrugët në vend janë me qarkullim të alternuar duke përjashtuar segmentet rrugore interurbane kryesore dhe pjesët e dy autostradave Milot - Morine dhe Fier - Vlore. Ndërsa në rrugët e tjera janë rrugë interurbane dytësore me shkëmbim te alternuar mjetesh, ku mundësia e gabimeve ne parakalim është me pasoja te renda shpeshherë. Tjetër shkak kryesor është edhe pakujdesia e këmbësorëve. Gati 40% e aksidenteve përfshijnë fëmijët dhe të moshuar si këmbësorë. Në vendin tonë - për shkak të mjaft faktorëve objektiv dhe subjektiv ka një mangësi të theksuar të një edukimi të mirë të rregullave të qarkullimit rrugor në sistemin e arsimit publik dhe privat. Shkaqe të tjera që rritin dhe rëndojnë pasojat e aksidenteve rrugore janë edhe konsumimi i pijeve alkoolike, shpejtësia e lartë, gjendja teknike e mjeteve, sistemi i sinjalizimit rrugor me të meta të theksuara, gjendja teknike e mjeteve, mospërdorimi i rripit të sigurimit, mos vendosja e kaskove mbrojtëse për motoçiklistët, këto të gjitha ndikojnë në pasojat e aksidenteve. Sa është dëmi ekonomik për një aksident? Në "terma të kostove ekonomike" (pa llogaritur kostot sociale të dhimbjes dhe humbjes së jetës së shtetasve dhe të familjeve të pazëvendësueshme), një person i vdekur në aksident dhe një i plagosur rënde është një kosto që paguhet shtrenjtë nga të ardhurat. Sepse për një të vdekur "dëmi dhe kostot financiare shkojnë mesatarisht në 30 mije euro/person i vdekur, ndërsa për një të dëmtuar - të plagosur rëndë këto kosto variojnë nga një deri në 150 mije euro për gjithë jetën. Pse në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit nuk ka të dhëna për aksidentet rrugore? Në vitin 2005, policia rrugore është pajisur me një program të informatizuar që administron të dhënat në një databazë, dhe për çdo aksident policia, pra ka të dhëna të detajuara për aksidentet rrugore në të gjithë territorin e vendit. Pra në fund të ditës janë të dhëna për detajet e çdo aksidenti, ku ndodhi, kishte rrip sigurim nuk kishte, ishte i pire nuk ishte, sa vjeç ishte, sa janë këmbësorë, sa janë fëmijë, pra ka informacione të tjera të detajuara. Nëpërmjet këtij programi në kohë reale dalin të dhënat dhe detajet për çdo aksident. Në çdo vend të botës në faqen zyrtare të Ministrisë së Transporteve, të Policisë së Shtetit, të Institutit të Statistikave, gjenden të dhëna të detajuara për çdo aksident, kurse këtu të ne nuk janë dhe nuk e di pse. Mitat Tola, Qendrën e Studimeve të Sigurisë Rrugore “Viktimat e aksidenteve nuk shënohen në polici”
INTERVISTA E ARTISTES NJE OBJEKT ARTI PER VETEN DHE PER SHTEPINE! FundjavaSUPLEMENTI I SË PREMTES TEVITI II NR: 2 E PREMTE, 18 JANAR 2013 DIMENSIONI TJETER I ARTISTES. RREFIMI ARTISTIK I ANILA ZAJMI KATANOLLIT E-MAIL: FUNDJAVA@SHQIPTARJA.COM “Django …” vjen në Tiranë Syzet “spiune” të Google dhe makina pa shofer Me 2 çmime Golden Globes për skenarin më të mirë nga Quentin Tarantino dhe aktorin më të joprotagonist nga Christoph Waltz, si edhe me 5 nominime Oskar, “Django Unchained” zbarkon në Tiranë. Në kulmin e lavdisë së tij, ? lmi me aktorët Jamie Foxx... Sapo kemi lënë pas 2012-n, i cili ishte një vit shumë i rëndësishëm në fushën e teknologjisë. Një vit ky i dominuar kryesisht nga Samsung, dhe sigurisht, kompania më e çmuar në botë, Apple. Pamë... ? Faqe 15 ? Faqe 16 ROVENA RROZHANI TIRANE Të arredosh duke krijuar historinë familjare nga qilimi i gjyshes deri tek prekjet artistike Anila Zajmi Katanolli numëron minutat. Koha nuk i mjafton. Asnjë mjet nuk mund ta bëjë të garojë me kohën që duket sikur i ikën më shpejt se zakonisht Piktorja, kostumografja dhe stilistja janë mbledhur bashkë jo vetëm brenda një trupi dhe mendje, por edhe brenda një fantazie, një shpirti që ndriçon në një rrugë të re. ashtu si rruga që duhet të marrësh drejt qendrës Objet D'Art- AZK, një studio që rri në rezidencën Kodra e Diellit, mes një peizashi natyror të qashtër dhe një arkitekture ku mozaiku dhe veprat e artit janë të pranishme më shumë se kudo. “Në radhë të parë jam artiste dhe nga arti rrjedh gjithçka tjetër, që unë bëj dhe krijoj. Zanafilla ime është piktura dhe unë herë pas here i rikthehem me të njëjtën forcë, por në të njëjtën kohë merrem edhe me gjëra të tjera, sepse e para është domosdoshmëri për të jetuar, është... ? vijon në faqen 14 Nuk e lashë pa qëllim në numrin e parë të Vitit të Ri dhe të rubrikës “Rikthim në traditë” që të shkruaj për traditën dhe kulturën e krahinës së Shkodrës. Është e pamundur që në pak rreshta unë të përmbledh gjithë atë kulturë kolosale që kjo krahinë, ky qytet madhështor i ka dhënë, i jep dhe do t'i japë Shqipërisë. Më duket sikur “i bëj mkat Shkodër lokes” pa ia përmend gjithë famën dhe lavdinë që në LUGA E ARGJENDTE Tri receta simbol nga kuzhina tipike shkodrane DHURATA THANASI TIRANE lashtsi “ka ba t' njohun Shqypnin me burrnin e shqume' (Bushatllijt, Mbretin Agron, Çobajt, Gjylbegt, Dajijt, Misjat, artist e saj si Zadeja, Banushi, Miloti, Kruja, Ndocajt, Fanko, shkrimtart si Migjeni e Fishta, historianët si Marin Barleti, fotograft si Marubi e kangtart si Luçie Miloti, Pjetër Gjergji, Bujar Qamili, Sidrit Bejleri, piktort si Hidromeno e Lulani po dhe me natyrn e pashoqe e Bjeshkt e Namuna, e Razmën, Kafen e Madhe, Kalan'e Rozafs, Muzeun e Oso Kukës, Bunën, Drinin e Kirin, Thethin e Malcin e Madhe etj... Në foto: Anila Zajmi Fotograf Armand Habazaj KLAJDI HËNA TEKNOLOGJI DHE RISI ? vijon në faqen 17 FILMI NE KINEMA
21E premte, 18 janar 2013 KULTURE AGJENCIA E ADMINISTRIMIT Kolektiv të të Drejtave të artistëve interpretues, ekzekutues reagon ndaj kërkesës për heqjen e liçencës së saj. "Ja ku është shkelur ligji nga kreu i Zyrës së të Drejtave.." Të drejtat e autorit AKDIE: Mujë Buçpapaj mashtron, jemi konform ligjit ??? TIRANE ADMIRINA PEÇI Drejtori i ri i Zyrës Shqiptaretë të Drejtave të Autorit(ZSHDA) Mujë Buçpapaj ka mashtruar Ministrin e kulturës duke i kërkuar heqjen e licencës tonë". Kështu tha dje drejtori ekzekutiv i agjencisë, Naim Aliaj. "AKDIE" . Përmes një njoftimi agjencia bëri të ditur se i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Kulturës, Kryeministrisë, Departamentit të Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit, përmes së cilës kërkon nga ana e këtij institucioni kontrollin dhe hetimin e veprimeve të drejtorit të ZSHDA-së, Mujë Buçpapaj në drejtim të kësaj agjencie. Në shkresën zyrtare thuhet se Buçpapaj ka kryer në mënyrë totalisht të fshehtë dhe të paligjshme 'procedurën' e propozimit për pezullim license së "AKDIE", në padijeni të plotë të kësaj të fundit, çka është në kundërshtim me ligjin. Ndër të tjera AKDIE shkruan: "...duke mashtruar ministrin e kulturës, se "AKDIE" nuk ka bërë shpërndarje financiare, nuk ka mbledhur asamblenë e përgjithshme, ku për fat të keq të tij, shtetasi Mujë Buçpapaj, në cilësinë e drejtorit të ZSHDA-së, nuk ka kërkuar asnjëherë informacion me shkresë për ndonjë problematikë të "AKDIE", sipas nenit 116 të ligjit nr. 9380 datë 28.04.2005, që të ketë mundësinë e nisjes së procedurës administrative, sipas nenit 46 e vijues të kodit të procedurës administrative, për t'i propozuar ministrit të kulturës, heqjen e licensës...". "AKDIE" ka shpjeguar të gjitha pikat për të cilat ZSHDA-kërkonte heqjen e licensës, ndër të cilat thuhet se në lidhje me mosdepozitimin e listës së tarifave të miratuara nga agjencitë, jo vetëm në dosjen e "AKDIE" në ZSHDA, por edhe në faqen zyrtare të internetit të ZSHDA-së janë të pasqyruara tarifat e "AKDIE". AKUZAT PËR SHKELJE FINANCIARE Në një dokument të sektorit të Monitorimit të Agjencive të administrimit kolektiv gjatë vitit 2012, shfrytëzuar nga gazeta jonë edhe një ditë më parë mbi shkeljet e Albautor, analizohen edhe shkeljet financiare të agjencisë AKDIE. Sipas kësaj analize shuma e të ardhurave për vitin 2011 të pasqyruar në bilancin e agjencisë AKDIE janë 3 202 291 lekë nga të cilat të ardhurat e mbledhura nga përdorimi i veprave për vitin 2011 janë në shumën 2 020 030 lekë, ndërsa gjendja në arkë 1 100 408 lekë. Sipas këtij dokumenti AKDIE nuk ka kryer asnjë shpërndarje te titullarët e të drejtës së autorit. Më tej në këtë analizë specifikohet se agjencia ka shpënzuar për 2011-ën, 2 020 030 lekë, për paga, sigurime shëndetsore, amortizime e shpenzime të ndryshme. Dokumenti i analizës specifikon se agjencia duhet të përdorë për shpenzimet e saj vetëm 25 përqind të të ardhurave, Në foto: Drejtori i ZSHDA, Mujë Buçpapaj . (1) Faksimile e shkresës së dërguar Ministrit të Kulturës, Kryeministrisë, etj, nga agjencia AKDIE (2) Faksimile e dokumentit të sektorit të Monitorimit, ku analizohen shkeljet e agjencisë AKDIE pra 800 572 lekë, ndërkohë që ka shpenzuar 2 020 030 lekë, pra 1 219 458 lekë më shumë. Pas akuzave të Zyrës Shqiptare të të drejtave të autorit, ky është reagimi i parë publik, ndërsa agjencia tjetër e propozuar për heqje licence ALBAUTOR, nuk ka pasur ende një reagim. Libri i Mevlan Shanaj “Ekrani është vetë ëndrra” është promovuar dje në mjediset e Akademisë së Arteve në Tiranë. Rektori i Universitetit, z.Petrit Malaj, në fjalën e çeljes së këtij promovimi e vlerësoi veprën dhe idenë e regjisorit të njohur si një domosdoshmëri për të përmbushur literaturën e zbrazur të kinematografisë shqiptare, që nevojitet për të dhënë mësim në Universitetin e Arteve. “Ekrani ka pasur gjatë diktaturës një kinema të zhvilluar dhe një lum krijimtarish”, tha Malaj, por asgjë të dokumentuar deri tani”. Regjisori Shanaj theksoi se libri i tij nisi kur u bë pedagog në akademi dhe aty ndjeu varfërinë e teksteve didaktike”. “Ky libër nisi për studentët, por pastaj në bashkëpunim me rektoratin, u bënë të gjitha përpjekjet që të ishte një libër prestigjioz për kinematografinë”, u shpreh Kastriot Caushi. Libri është mirëpritur nga studentët dhe aktorët e rinj. Njëri prej tyre, Gjergj Kalaja, tha se: Me mënyrën si na jep mësim dhe me këtë libër, profesor Mevlani ka infektuar brezin e ri me ëndrrën e ekranit”. Promovimi Petrit Malaj: Libri i Mevlan Shanaj vjen në literaturën e zbrazur të kinemasë Teatri "Migjeni" është amortizuari tëri. Në këto ditë me shi skena e teatrit pikon pasi tavani është i çarë. Por edhe pse në këto kushte aktorët luajnë në këtë skenë. Një shfaqje e vështirë ka qenë edhe për trupën e dramës "Bernarda Alba" të Kiço Londos. Aktorëve iu desh të respektonin publikun që kishin prerë biletën për të parë dramën dhe performuan në një skenë ku tapeti ishte i lagur dhe nga tavani pikat e shiut binin pikë pikë. Madje Luiza Xhuvanit, e cila kishte rolin kryesor të Bernanda Albës, dy tre herë i ranë pikat në fytyrë teksa luante në skenë. Si për Reagimi Teatri Migjeni i shkatërruar Xhuvani: Trishtim i madh koinçidencë, të fatit pjesë e skenarit ishin dhe disa kova prej alunimi të cilat vendosen në skenë, që mjaft mirë mund të shërbenin dhe për të pritur piklat e shiut. "Teatri është trishtim i madh, dmth në këtë kontekst prisja që dhe teatri të kishte evoluuar, avancuar por jo. Ju e patë vetë çfarë bie jashtë, bie brenda në skenë. Trishtim i madh me thënë të drejtën." - të thotë Luiza Xhuvani pas kuintave. Drejtuesit e teatrit "Migjeni" e quajtën problem të vogël. "Edhe në shtëpinë tonë kur bie shumë shi pikon çatia"- të thonë ata, duke shtuar se problemi do riparohet sapo të pushojë shiu. Në foto: Dyshemeja e lagur e teatrit migjeni
5E premte, 18 janar 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti "SALAJ" ju vjen në ndihmë në këto shërbime: ? Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. ? Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. ? Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. ? Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website: www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Seancë dëgjimore me dy kandidaturat për ILDKP-në, PS e dyzuar Sot Komisioni i Ligjeve do të marrë nëshqyrtim dy kandidaturat e dekretuara nga kreu i shtetit për kreun e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë-së. Bëhet fjalë për Shkëlqim Ganaj dhe Zana Xhukun, të dy punonjës në administratën shtetërore, i pari mban postin e inspektorit të lartë në ILDKP dhe dekreti i dytë bëhet fjalë për zvendës ministren e Mbrojtes. Të dy këta emra, duket se do të lehtësojnë punën e mazhorancës, ndërkohë që nga ana tjetër, Partia Socialiste nuk ka dalë me një vendim konkret të saj nëse do të votojë pro apo kundër këtyre dy emrave apo ndoshta nuk do të marrin fare pjesë në votim. Dekretet e Presidenti do të votohen në mënyrë të fshehtë seancën plenare të ditës së enjte. Para mbajtes së seancës plenare,PS bën të ditur se do të mbledhë grupin parlamentar për të shqyrtuar më mirë vendimin e votimit për kreun e ILDKP-së. Fakti që të dy figurat vijnë nga PD, do të ndikojë edhe në vendimmarrjen e opozitës. Dy ditë më parë, kreu i shtetit dekretoi dy emrat,ku njëri prej tyre do të zëvendësojë, Adraitik Llallën, tashmë Prokuror i Përgjithshëm. Naço kundër ndarjes nga Kuvendi: Diskriminohet Berati Mandatet në seancë PD rrezik për numrat LSI të hënën vendim grupi për votimin Zgjedhjet Anëtarët e KQZ-së, trajnim me ekspertë anglezë në Mal të Zi Anëtarët e KomisionitQendror të Zgjedhjeve janë nisur mesditën e djeshme për në Mal të Zi. Kjo për arsye të një trajnimi që do të bëhet në këtë vend me ekspertë anglez të çështjeve zgjedhore. Sipas anëtarëve të KQZ, bëhet e ditur se është zgjedhur pikërisht Mal i Zi për arsye të qëndrimit bashkë të gjithë anëtarëve, pasi një trajnim i tillë nëse ndodhte në Tiranë do të sillte shkëputje dhe angazhime të tjera të anëtarëve të KQZ. Në këtë mënyrë në një udhëtim që mund të zgjasë diku te dy ditë, ata do të kenë mundësi që të marrin eksperienca në mënyrën e administrimit të zgjedhjeve nga vendet demokratike. Edhe pse mbeten edhe 5 muaj para fillimit të procesit zgjedhor, anëtarët e KQZ, ku 5 prej tyre përfshirë dhe kryetaren e KQZ janë të rinj në këtë fushë, kjo do tu shërbejë atyre për njohje më të mirë dhe shkëmbim eksperiencash me ekspertët anglez. Por ajo që bie në sy është fryma bashkëpunuese mes anëtarëve të KQZ në pjesmarrje të tilla, ndryshe nga KQZ e vjetër, e cila në disa raste bëri seleksionim anëtarësh në trajnime. Bëhet fjalë për një trajnim 5 ditor në Francë për marrje eksperience për zgjedhjet parlamentare që u mbajtwn në këtë vend, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që drjtohej nga Arben Ristani shkuan vetëm kryetari dhe anëtarët e propozuar nga partitë e mazhorancës. Në atë kohë lindën debatet për mosdërgimin e një ftese për këtë trajnim edhe anëtarëve të propoozuar nga opozita. Kjo vizitë u kundërshtua fort edhe nga deputetët e opozitës, ku Armando Subashi akuzoi KQZ se shprehu hapur politizimin e saj dhe e konsideroi këtë vizitë 5 ditore si një shpërblim të kryeministrit Berisha për fitoren e zgjedhjeve të 8 Majit. KQZ kryen me shpenzimet e veta kurse trajnimi jo më vonë se 30 ditë pas emërimit të anëtarëve të KZAZ-ve dhe në përfundim të tyre, pas kryerjes së testimeve, u jep atyre dëshminë përkatëse. Për anëtarët e KQV-ve kryen, me shpenzimet e veta, sesione kualifikimi për legjislacionin zgjedhor. KQZja merr masa dhe organizon edhe programe për edukimin zgjedhor të shtetasve. ??? TIRANE ARTEMISA HOXHA Numërimi Ja katër kompanitë e interesuara Komisioni Qendror iZgjedhjeve çeli dje procedurat prokuruese për realizimin e Sistemit Elektronik të Numërimit të votave, në Qarkun e Fierit, për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të kësaj proçedure prokuruese bëri pranimin e ofertave teknike të paraqitura nga shoqëritë e interesuara. Nga 6 kompani që kishin shfaqur interes, në momentin e paraqitjes së ofertave pranë KQZ-së, u paraqiten 4 kompani ofertuese. Më konkretisht kompanitë e paraqitura janë: INDRA (kompani spanjolle),ES &S(kompani amerikane), DRS (kompani angleze) si dhe SCITL (kompani spanjolle). Pas marrjes në dorëzim dhe inventarizimit të dokumentacionit të paraqitur nga ofertuesit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u tërhoq për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave teknike. Kjo procedurë zhvillohet në dy faza, faza e shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave teknike dhe faza e shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave ekonomike. Kuvendi mori zyrtarishtnë shqyrtim ndarjen emandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit. 140 deputetët do të votojnë me shumicë të thjeshtë që në seancën e parë plenare për ndarjen e tyre. Ky vendim u morr në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve, ku kreu i grupit parlamentar Gramz Ruçi shprehu qëndrimin e PS lidhur me këtë çështje. Gjithësesi ajo që mbetet më shqetësuese janë numrat e deputetëve të mazhorancës për të miratuar ndarjen e mandateve. Kjo pas qëndrimit të nënkryetarit të Kuvendit dhe njëherësh deputetit tw grupit parlamentar të LSIsw, Nasip Naço. Edhe pse ende LSI nuk është me një vendim grupi për mosvotimin e ndarjes së mandateve,vendim ky qw do tw merret nw mbledhjen e grupit ditwn e hwnw, vota kundër e saj rrezikon rënien e mazhorancës, pasi përveç 4 votave të LSI, kundër do të jetë dhe deputeti i FRD, Gazmend Oketa, ç`ka do të bënte që opozita të kalonte të shumicë votash edhe pse ish-deputeti Kastriot Islami mund të bashkojë votën me mazhorancën. "KQZ apo dhe ndryshimet që kërkohen të bëhen e kanë futur në një ngërç Parlamentin. Për të thënë, që nëse ne do të votojmë mandatet e 2009-ës i bie që të shkelim ligjin dhe të mos marrim parasysh ndryshimet demografike që janë bërë. Nëse do të ndryshojmë këto ndryshime demografike unë nuk jam i bindur në lidhje me shtimin e popullsisë në qarkun e Kukësit e mendoj që rritja nuk ështa natyrale por fiktive përsa kohë nuk u lejua ai komision LSI do ta ketë të vështirë të votojë që ti hiqet një mandat qarkut të Beratit e mos t`i hiqet Kukësit kur atij i takonte për t'ia hequr", u shpreh Naço. Depueteti i LSI-së akuzon gjithashtu partitë kryesore se po synojnë të fitojnë zgjedhjet në tavolinë. "Po t`i shikosh të dy palët, kërkojnë që në tavolinë të përfitojnë nga ndarja e mandatave. Unë do ta kem të vështirë të mendoj nesër, që, deputetët e Beratit, qoftë të PD-së qoftë të PS-së të votojnë pro heqjes së një mandati nga qarku i Beratit, ku është një nga qarqet që ka filluar të diskriminohet në këto vitet e fundit", tha Naço. KONFERENCA E KRYETARËVE Gjatë mbledhjes së djeshme të Konferencës së Kryetarëve u ra dakort që në rend dite, në seancën e 21 janarit tw futen dhe 3 ligjet e shumë diskutuara për statusin, nënpunësi civil, rregullorja e Parlamentit dhe Gjykata e Lartë. Ndërsa në javët ne vijim, Konferenca vendosi që Parlamenti të shqyrtojë projektligjin pwr statistikat zyrtare, për sektorin e gazit, për armët, statusin e deputetit dhe një sërë marrëveshjesh. Grupi parlamentari i LSI-së
12 E premte, 18 janar 2013 TIRANE Nuk u kthye më në burg, ekstradohet grabitësi i bankave Zyra Qëndrore e Interpol Tirana, kaekstraduar nga Greqia, Leonard Kronin, 30-vjeç. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar më 7 vite e 4 muaj burg, nga Gjykata e Tiranës në vitin 2006, për "tentativë vjedhje bankash dhe arkash kursimi" si dhe "armmbajtje pa leje". Më datë 10 nëntor të 2009, Kronit i është dhënë leje shpërblyese nga autoritet e burgut të Shënkollit, në Lezhë por ai nuk është kthyer më në vendin e vuatjes së dënimit. Për këtë arsye, është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Lezhës për "largim të burgosurit nga vendi i dënimit". Në bashkim të dënimeve të sipërcituara, Leonard Koni, është dënuar përfundimisht me 4 vjet burg. 30-vjeçari është arratisur nga Shqipëria në drejtim në Greqisë. Ai është fshehur në shtetin fqinj për rreth 3 vite, duke ju shmangur arrestimit nga pala Greke. Autoritet policore të vendit fqinj, e kanë arrestuar më 11 prill të 2012, ku më pas Kroni i është nënshtruar proçedurave të ekstradimit në drejtim të Shqipërisë. Tashmë 33-vjeçari do të vuajë dënimin e mbetur për tentativë të grabitjes së bankave, si dhe dënimin për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit. Gjykata vendos lënien në burg, njërit akuzë për vrasje Lajmi Tre të rinjtë që plagosën Shefin e Krimeve të Burrelit, Musa Skura, do të qëndrojnë në burg. Gjykata e Krimeve të Rënda dha dje masën e arrestit për tre të rinjtë, ndërkohë që vetëm njëri është akuzuar për vrasjen. ??? TIRANE KLAJDI BODLLI LAJME SHKURT I pyetur në lidhje me ngjarjen Fitim Alla u shpreh, se atë natë kishte qenë nën efektin e alkoolit dhe nuk mbante mend asnjë zhvillim të ngjarjes Shqiptari vret ish-gruan dhe të dashurin e saj ??? AKUILA Vrasje e dyfishtë në Akuila të Italisë.Një shqiptar ka vrarë ish gruan dhe të dashurin e ri të saj në parkingun e një qëndre tregtare. Ngjarja është cilësuar sipas Policisë Italiane, për motive pasionante. Të tre personazhet e përfshirë në ngjarje janë shqiptarë. 48-vjeçari Burhan Kapllani, ka qëlluar ish-gruan e tij, Mirjeta Boshti 36 vjeç ndërsa kjo e fundit gjendej brenda makinës tip Opel Zafira. I dashuri i ri i saj, Shpëtim Hana është qëlluar në shpinë, mbase në një tentativë për tu larguar. Mirjeta, ishte nënë e 4 fëmijëve dhe ishte ende në proçes gjyqësor për ndarjen nga bashkëshorti i saj. Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë vëllai i 35-vjeçares të vrarë, së bashku me katër fëmijët e vegjël. Dy ambulanca kanë shkuar gjithashtu në vendin e ngjarjes. Pas vrasjes së dyfishtë autori është dorëzuar në polici. Shqiptari gjendet në kazermën e karabinierëve të Paganika, në komunën e Akuilës që gjendet pranë qendrës tregtare, por refuzon që të flasë mbi ngjarjen. Pistoleta e përdorur në vrasjen e dyfishtë është e kalibrit 22 milimetra e cila u gjet nga karabinierët rreth 300 metra larg vendin të krimit, pranë rrugës shtetërore numër 17, në fraksionin e Bazzano-s, ku ndodhet edhe një supermarket. Mediat italiane bëjnë të ditur se sipas dëshmive të mbledhura, 48-vjeçari Burhan Kapllani, kishte një ndërmarrje mermeri në Itali dhe ishte në gjendje të mirë ekonomike. Ndërkaq, policia ka marrë në pyetje disa dëshmitarë të ngjarjes për të ndërtuar dinamikën e vrasjes së dyfishtë, ku shqiptari i mori jetën ish-gruas dhe të dashurit të saj. Itali Pasioni As prindrit e të afërmitduket se nuk kanë denuar t'i shohin me sy. As t'u marrin avokatë. Në këtë mënyrë, duket se të rinjtë nga Burreli, që afro një javë më parë qëlluan mbi Shefin e Krimeve të Burrelit, Gani Skura, duket se janë braktisur nga të gjithë. Dje, përreth, brenda ambienteve të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, apo dhe në sallë, ku ndaj tyre u vendos masa e arrestit, nuk ka qenë i pranishëm asnjë i afërm i tyre. Ndërsa edhe avokatët ishin caktuar kryesisht nga Gjykata. Është kjo tabloja, ku është dhënë masa e sigurisë për Fitim Allën, Edison Lleshin dhe Vilson Milshkurtin, të cilët akuzohen për plagosjen e Shefit të Krimeve të Komisariatit të Burrelit, Komisar Musa Skurës. Gjykata vendosi për të tre të akuzuarit masën e sigurisë arrest me burg. MASAT Ndërsa i pari në sallën e gjygjit, doli 19-vjeçari Fitim Alla, i akuzuar njëkohësisht si autori i plagosjes së Musa Skurës. Alla akuzohet për veprën penale të "vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim", "Armbajtje pa leje" si dhe "shitje e municioneve luftarake" e kryer në bashkëpunim. I pyetur në lidhje me ngjarjen e së dielës, ku u plagos Musa Skura, Alla u shpreh, se atë natë kishte qenë nën efektin e alkoolit dhe nuk mbante mend asnjë zhvillim të ngjarjes. 19-vjeçari, pranoi që kishte qëlluar, por sipas tij veprimi ishte bërë në mënyrë të pavetëdijëshme për shkak të gjëndjes së dehur. Pasi ka dëgjuar dëshminë Allës, gjykata ka vendosur t'i japë atij masën e sigurisë "arrest me burg" për akuzat e sipërpërmdendura. Pas Allës seanca ka vijuar me Edison Lleshin, 17-vjeç i cili përveç gjenealiteteve nuk ka folur në lidhje me ngjarjen. Avokati i 17- vjeçarit, Petraq Semani është shprehur se Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka të drejtë ta gjykojë, pasi sipas tij, Lleshi është nën 18 vjeç. Megjithë kërkesën e avokatit, u vendos që dhe Edison Lleshit, të lihet në burg pa afat. E njëjta masë sigurie është dhënë dhe për Vilson Milkurtin, 17-vjeç, avokati i të cilit parashtroi të njëjtin argument. Edison Lleshi dhe Vilson Milkurti, ndryshe nga shoku i tyre Fitim Alla kanë një akuzë më të lehtë. Ata akuzohen për veprën penale të "Armbajtjes pa leje" dhe " shitje të municioneve luftarake e kryer në bashkëpunim". i ndaluari i katërt, minoreni me iniclaet A.Ll, ndodhet në spitalin e Burrelit, i plagosur. NGJARJA Ditën e dielë, më datë 13 Janar, rreth orës 18.35 minuta, një grup i Komisariatit të Policisë së Matit, pas informacioneve të marra, ndërmori një aksion për arrestimin e disa të rinjve, të cilët sipas të dhënave, merreshin me shitje të municioneve luftarake. Në aksion për t'i kapur, policët e Matit janë qëlluar dhe i vetmi plumb i shkrehur ka plagosur shefin e krimeve, Musa Skura. Në gjëndje të rëndë ai erdhi në Sptalin Ushtarak dhe më pas u dërgua në Itali për mjekim më të specializuar. ? Vjedh orën e floririt në argjendari Një argjendari në rrugën e Durrësit, është bërë prehë e një vjedhjeje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku një person i pa maskuar dhe pa armë ka vjedhur një orë floriri. Personi, ka hyrë në argjendari normalisht dhe i ka kërkuar shitëses që të shikojë një orë të shtrenjtë. Pasi e ka vënë në dorë orën, ai është larguar menjëherë nga dyqani duke marrë me vete dhe disa bizhuteri të tjera. Deri në rrugën "Fortuzi", ai është ndjekur nga roja e argjendarisë, i cili e ka pasur të pamundur për ta kapur dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. ? Arrestohet falsifikatori i dënuar Seksioni Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, ka arrestuar Aleksandër Gjonpjetrin, 37vjeç, lindur e banues në Kamëz. Arrestimi i tij, u bë ditën e mërkurë rreth orës 07.00, në ambjentet e banesës së tij në Kamëz. Mbi të rëndon një vendim i Gjykatës së Korçës, ku Gjonpjetri rezulton i dënuar më 9 muaj burg, për veprën penale të falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve. ? Pakujdesia, aksidenton 35-vjeçarin Pakujdesia në drejtimin e autmomjetit, ka bërë që Odhise Kosta të përfundojë i arrestuar nga forcat e Policisë së Tiranës. Në aksin rrugor Vaqarr-Tiranë, Kosta ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip Isuzi, me targa TR 6030 S, dhe është përplasur me një motorr të markës "Dayang", i drejtuar nga Agron Kariçi, 35-vjeç. Si pasojë e përplasjes, Kariçi është dëmtuar dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. ? Vodhi makinçn, arrestohet 18 vjeçari Policia e Kavajës ka arrestuar Elvis Kuqin 18 vjeç lindur në Lushnjë dhe Banues në Kavajë. Arrestimi I Kuqit, është bërë ditën e martë rreth orës 15.00. 18-vjeçari, akuzohet se ka vjedhur dhe dëmtuar autoveturën tip "Opel" me targa AA 029 FJ, të shtetasit B.SH, lindur dhe banues në Gosë të Kavajës. Kuqi rezulton dhe më parë I dënuar, për veprën penale të plagosjes. Materialet hetimore I kanë kaluar Prokurorirë së Durrësit. Fitim Alla Edison Lleshi Vilson Milkurti Musa Skura, gjatë nisjes në Itali Familjet braktisin plagosësit e policit Qëlluan komisarin e Burrelit, Musa Skura
.
Nga kjo datë
18/01/13
Të gjitha
faqet

Zgjidh datat

Zgjidh datat  
Identifikohu
ndihma

Rikërko fjalëkalimin!


Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.