5E shtunë, 19 janar 2013 POLITIKE Shalsi: Kemi një kryeministër në shërbim të studios ligjore të së bijës PD dhe PS vijojnë debatet për Argitën e Linda Ramën Vorpsi: Rama e bëri bashkëshorten e tij "kurbanin" e radhës ??? TIRANE JAKIN MARENA Trashëgimia Pinjolli frashërli: Rama më bllokoi Përmes një letre tëhapur trashëgimtari i së bijës së Mehdi Frashërit, Edison Çela akuzon Ramën, se i kishte anuluar një leje ndërtimi të marrë kohë më parë nga paraardhësi i tij Brojka, duke e detyruar që ta shiste pronën. Ai pretendon se ka dokumente të rregullta që e vertetojnë akuzën e tij. "Ditët e fundit kam pasur rastin të shoh në media se në rrugën "Pjetër Budi", është ndërtuar një banesë shumëkatëshe, me lejen tuaj. Kam parë në media se përfituesit e aktit që keni lëshuar ju, janë gruaja juaj dhe të afërmit e saj", tha Çela. “Mora një leje për zhvillimin e pronës time në pranverën e vitit 2000, nga ana e kryebashiakut Brojka të cilën pa arësye ju ma bllokuat", thotë ai. Duke kërkuar arrësyen se përse e bëri Rama një veprim të tillë. Eduard Shalsi THEMELET E “TOPTANIT” NISJA E PALLATIT “TOPTANI” NGRITJA E PALLATIT “TOPTANI” Në foto: Projekti se si do jetë pallati “Toptani” çfarë e bleve shtëpinë në Petrelë e ato të tjerat…? Lubonja: Ku i kam katër unë mo? Fevziu: Po shtëpinë te Shkolla e Kuqe pse e shembe ti? Lubonja: Ç`ështe kjo? Atë se kam shembur unë, e ka shembur djali i xhaxhait tim. Po unë s`kam marrë leje ndërtimi. Fevzi: Po as unë nuk marrë, unë nuk kam firmë timen. Lubonja: Unë di që u prish një lulishte përballë PD-së, në sytë e Sali Berishës, pse e akuzon tani Berisha Linda Ramën për një pallat? Fevziu: Një minut, a mban ti përgjegjësi për djalin e xhaxhait tënd? Lubonja: Jo, unë s`kam marrë leje ndërtimi. Po te ajo lulishtja nuk je ti këtu? Fevziu: Jo s`jam fare, nuk hyj unë. Janë familjarët e mi. Lubonja: E mirë tani, kështu do flasim. Të thash në pallatet ku je dhe ti është bërë ajo që akuzon PD-ja. Fevzo: Po në pallatet ku jeton ti, është bërë ajo që akuzon PD-ja, është ndërtuar mes dy pallateve, është prishur lulishte. Lubonja: Nuk është i imi. Nuk është prishur lulishte. Aty ka qenë studioja e Odise Paskalit Fevziu: A studioja e Paskalit, aq më keq akoma. PS i konsideron sjelljen, veprimet e aktivitetin e firmës ligjore të vajzës së kryeministrit si në konflikt të pastër interesi me pozicionin e pushtetin e babait të saj. Deputeti i PS Shalsi është shprehur se shqetësimi i opozitës mbetet në faktin se përse një biznesmen i huaj apo shqiptar duhet të kontaktojë, të bisedojë e negociojë me të bijën për aktivitete që do licencohen nga i ati i saj kryeministër. "Çfarë pune ka që pranon të bisedojë me biznesmenë që dalin nga zyra e babait të saj? Çfarë pune ka që ofron konsulencë apo shërbime për investitorë të huaj apo shqiptar që negociojnë me qeverinë? Po çfarë pune ka e bija e kryeministrit të tregtojë toka ku do licensohen aktivitete nga i ati i saj? Përse duhet studio ligjore e së bijës të jetë në shërbim të kryeministrit, që është konflikt i pastër interesi, apo një kryeministër në shërbim të studios ligjore të së bijës, që është kapje e hapur e shtetit?", akuzon Shalsi. Për të cilin është bërë e qartë tashmë pozita e vështirë në të cilën gjendet e bija dhe Berisha por sot, dhe më tepër se sa dje, s'duhet t'i shmanget e mos t'i përgjigjet faktit që një biznesmen i huaj që kërkonte të investonte në Shqipëri e ka denoncuare denoncuar rëndë madje. I shpejtë ka qenë reagimi i PD, përmes zëdhënëses së saj, Vorpsi. Për PD Linda Rama nuk sqaroi origjinën e 100 milionë lekëve të kredisë pa interes e gënjeu në lidhje me pallatin. "Jam para jush për të falenderuar znj.Rama për pohimin e saj për bashkëpunimin me Barjabën e sqarimin që bëri për personin që i ka dhënë 100 milion lekë, megjithëse ne si tironca, s'ia japim borxh motrës me akt noterial. Opinionit që priste transparence, ajo i tha që 1 milionë eurot e ndërtimit prej 900 metrash2 të pallatit, janë para të xhaxhait pensionist dhe të vëllait të vetëpunësuar", deklaron PD. Por sipas PD s'tha asgjë si është paguar firma e ndërtimit të pallatit dhe nuk përmendi ndonjëherë fjalët faturë, banka apo tatime, por foli vetëm për para' gjaku. "Rama në një akt burracaku bëri kurbanin e radhës, gruan e tij të cilën e nxori për ta mbrojtur, ndërkohë që të gjithë e dinë se dy lejet e pallatit pajë të ndërtuar në lulishten mes pallateve janë firmosur jo nga Linda por nga Edi Rama" u shpreh zëdhënësja e PD. Opozita “Për të disatën ditë rresht, pas denoncimit të biznesmenit Ansar, e bija e kryeministrit nuk shpjegon, por ka marrë përsipër të vazhdojë të sulmojë me një gjuhë aspak etike. Natyrisht, që nuk kemi ndërmend të përgjigjemi me të njëjtin fjalor dhe me të njëjtin stil, siç bën e bija dhe i ati i saj”, akuzon Shalsi. STUDENTËT E JURIDIKUT, FLETUSHKA: "ZONJA 3 MILIONËSHE", SHPORRU NGA FAKULTETI I DREJTËSISË FOTOLAJM Tek Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës kanë nisur të shpërndahen fletushka, ku kërkohet largimi i Argita Malltezit si pedagoge në këtë fakultet. "Zonja 3 milionëshe, shporru nga Fakulteti i Drejtësisë," thuhet në fletushka. "Argita Malltezi Berisha merr 3 milion euro për firmën e babit. Kjo zonjë nuk mund të jetë pedagogia jonë" thuhet në fletushkën e shpërndarë nga studentët. ?
3E shtunë, 19 janar 2013 POLITIKE Ulza në protestë: HEC-i është djersa e gjaku ynë, jo privatit Punonjësit e hidrocentralit të Ulzës kanëzhvilluar një protestë për të kundërshtuar privatizimin e tij. Në mbështetje të punonjësve të këtij hidrocentrali ishin edhe Federata e Industrisë dhe Energjitikës, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Qemal Minxhozi si dhe banorë të zonës. Në këtë protestë u kërkua ndalja e menjëhershme e privatizimit të këtij hidrocentrali, pasi me punën në të jetojnë më shumë se 800 banorë të rrethit të Matit e më gjerë. Në fjalën e tij, kreu i Federatës së Industrisë dhe Energjetikës, Taf Koleci, shprehu vendosmërinë e mbështetjes së punonjësve të këtij HEC-i për ndaljen e privatizimit në mënyrë që 800 familje që ushqehen nga ky hidrocentral të mos mbesin në mëshirë të fatit. "Ky vend këtu është la me gjak. Ndre Elezi, Ndrec Gjergji, Etem Uka, Gjon Nika me 7-8 vetë të tjerë, vdiqën për të ndërtuar këtë hidrocentral. Nuk mund të shitet kështu", është shprehur njëri prej punëtorëve. Ndërkohë që një tjetër përmendi faktin se kishte kontribuar për PD-në duke qenë anëtar i saj, por tani rrezikonte të mbeste pa punë: "I bëj thirrje zotit Berisha. Unë jam ndër anëtarët e parë të PD-së, që kam kontribuar. I bëj thirrje t'i vejë gishtin kokës se ky Hidrocentral do mbrohet me gjak". ??? DURRES ARTUR KORRIKU Rruga Verën e shkuar në këtë zonë atraktive u ndërtua edhe një rrugë e cila lidh Hamallajn me bregun e detit gjë që ndihmon mjaft edhe këtë projekt. DURRES “PD na premtoi hipotekat në shkurt” Simon Puta tregon çfarë thanë Halimi e Olldashi Banorët e Hamallajt flasin pas mbledhjes Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti "SALAJ" ju vjen në ndihmë në këto shërbime: ? Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. ? Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. ? Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. ? Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website: www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Kreu i Bashkisë: Projekti nuk prek banesat e Hamallajt Sherif Fortuzi, kreu i bashkisë Sukth sqaron lidhur meprojektin e ndërtimit të fshatit turistik se ai nuk do të cënojë banesat e Hamallajt. Fortuzi thotë se "unë nuk mora pjesë në mbledhjen e KRRTRSH por jam në dijeni të këtij projekti. Është një kompani angleze e cila kërkon të ndërtojë një fshat turistik në bregdet.Për këtë qëllim është kryer një studim pjesor i cili nuk i cënon aspak banesat e fshatit Hamallaj.Për këtë problem ne kemi diskutuar edhe me banorët e zonës". Deputeti Braçe: 38 % e sipërfaqes pa certifikatë pronësie Sipas deputetit të PS-së, Erjon Braçe 38 për qind e sipërfaqes që do t'I nënshtrohet projektit të resortit turistik është pa çertifikatë pronësie, duke shtuar dyshimet se si është pronësuar kjo sipërfaqe toke. Në profiling e tij në Facebook, Braçe shkruan: "Sali Berisha ka vendosur të shembee fshatin Hamallaj. Resorti turistik peer tee cilin deegjuat nee lajme eeshtee tamam ai qee do ngrihet mbi rreenojat e fshatit Hamallaj. Miratimi parimor eeshtee beeree vite mee paree! Unë kam një dosje për të. Nee tee: Ministri i Bujqeesisee vee re se mbi 38 peer qind e sipeerfaqes neen PROJEKT eeshtee pa certifikatee proneesie. Si u pronësua kjo sipërfaqe?-pyet deputeti Braçe. Dje KRRTRSH kreuRivlerësimin e zonësnënjugore me sipërfaqe 30 ha, pjesë e studimit urbanistik pjesor me sipërfaqe 43.69 ha në fshatin Hamalle, Bashkia Sukth, miratuar me vendimin e KRRTRSH-se nr.15 date 14.07.2009. Ky projekt shtrihet në qendrën e Gjirit të Lalzit dhe përfshin një fshat turistik me hotel të një firme të njohur ndërkombëtarë me pesë yje, vila e apartamente të specifikimeve më të larta dhe shërbimeve luksoze. Verën e shkuar në këtë zonë atraktive u ndërtua edhe një rrugë e cila lidh Hamallajn me bregun e detit gjë që ndihmon mjaft edhe këtë projekt. Banorët e zonës së Hamalles janë njohur me këtë vendim nëpërmjet mediave, por nuk janë në gjendje të përcaktojnë me saktësi se cilat territore përfshin ky projekt dhe nëse i cënon banesat e tyre apo jo. Tre vjet të shkuara ata u ndeshën me forcat e policisë gjatë një tentative të Policisë Ndërtimore për të prishur banesat e tyre. Ata qëndrojnë me shpresë se banesat e tyre do të hipotekohen pasi për këtë problem ata kanë marrë garanci nga 2 ministra të qeverisë Berisha. Madje atyre ju është premtuar se dokumentat që i bën zotër të shtëpive të tyre do të jetë fundi i muajit shkurt. Ishdeputeti Simon Puta, banor i fshatit Hamalle sqaron këtë problematikë. -A jeni njohur me mbledhjen e fundit të KRRTRSH si dhe me vendimin për të ndërtuar një fshat turistik në fshatin Hamallaj? Jemi njohur në mënyrë sipërfaqësore nëpërmjet mediave por nuk jemi në gjendje që të përcaktojmë se cilat territore do të prekë pasi për këtë qëllim nevojiten hartat urbanistike të cilat për momentin ne nuk i disponojmë. -Nëse projekti në fjalë do të prekë banesat tuaja cili do të jetë reagimi? Nuk besoj se projekti do të cënojë banesat tona. -Nga ju buron ky besim? Neve na është premtuar nga ministrat Eduart Halimi dhe Sokol Olldashi hipotekimi i banesave tona në fund të muajit shkurt të këtij viti dhe nuk besoj që ky premtim të shkelet. -Sa banesa kanë shkuar për hipotekim? 155 banesa të cilat ndodhen të grupuara në një territor 700 deri 800 m larg vijës bregdetare dhe nuk prishin punë përsa i përket ndërtimeve turistike. -Po nësë do të duhet të ndërhyet te këto banesa si do të reagoni ju si komunitet? Edhe një herë e përsëris se mbetem me besim te dy ministrat. Unë bisedova edhe me kreun e bashkisë Sukth për këtë problem dhe ai më tha se bëhet fjalë për disa ndërtime 3 katëshe të cilat KRRTRSH i prapësoi dhe urdhëroi që ato të ndërtohen 2 katëshe. Pastaj nëse vërtetë do të cënohemi do të mbledhim shoqatën tonë dhe do të diskutojmë për reagimin tonë brenda caqeve demokratike. -Verën e kaluar, në zonën tuaj FSHZH me një fond të sajin ndërtoi një rrugë mjaft cilësore e cila lidh Hamallajn me bregun e detit në Gjiun e Lalësit. A e shikoni këtë rrugë si pararendëse për investime në sektorin e turizmit? E shikoj të tillë, por jo në kurriz të banesave tona. Simon Puta Maket i resortit turistik në Gjirin e Lalëzit
10 E shtunë, 19 janar 2013 RRETHE MIJËRA HEKTARË tokë, qindra shtëpi, dyqane dhe makina janë ngrysur nën ujë ditën e djeshme, si pasojë e vërshimit të lumenjve dhe reshjeve të mëdha të shiut. Ndërsa hidrovore e kanale kulluese nuk kanë funksionuar Përmbytjet Vendi nën ujë, qindra banorë lënë shtëpitë Zhyten tokat, qindra banesa, dyqane e makina Lajmi Shqipëria gjendet nën ujë. Reshjet e mëdha të ditëve të fundit, kanë përmbytur mijëra hektarë tokë, qindra shtëpi, ndërsa shumë banorë në zona të ndryshme janë evakuuar. Nga ana tjetër, shumë zona të vendit, kryesisht në veri, kanë kaluar orë të tëra pa energji elektrike. Ndërsa rruga nacionale Gjirokastër-Tepelenë është e bllokuar. GRANIT SOKOLAJ Rrëshqitjet Shëmbjet e malit bllokojnë rrugën nacionale Në radhë për të kaluar drejt Gjirokastrës dhe destinacioneve të tjera kanë pritur qindra auto mjete të transportit Energjia Veriu e Jugu në errësirë nga defektet Veriu i vendit, për orë të tëra,dje ka qenë pa energji elektrike, ndërsa shumë fshatra në Tropojë janë pa energji elektrike. Në Shkodër ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, si në lagjen "3 heronjtë", e cila prej 4 ditësh është pa energji. Kurse dy netë më parë, në lagjet "Dërgut", "Perash", ka pasur probleme me energjinë. Në Pukë kanë qenë pa energji elektrike komunat Gjegjan, Iballë, Fushë-Arrëz dhe në qytet, për shkak të motit të keq. Ndërkohë, Kukësi e Hasi, më shumë se 12 orë, kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike për shkak të një defekti në linjën e transmetimit 110 KV të Fushë-Arrëzit. Linja ishte dëmtuar për shkak të stuhisë dhe reshjeve të borës, e cila prej dy ditësh dëbora ka mbuluar gjithë zonën verilindore. Trashësia e dëborës në qytetin e Kukësit ka arritur në 30 cm, ndërsa fshatrat e thella si Arrën, Galicë, Grykë-Çaj Zapod, Lekbibaj, Shishtavec dhe në luginën e Valbonës, janë të bllokuara. Po ashtu, fshatrat Dragobi, Valbonë, Rragam, pjesë e Luginës së Valbonës ndodhen që dje pa energji dhe sipas banorëve të zonës, askush nuk ka ndërhyrë për të rregulluar shtyllat e rrëzuara dhe telat e këputur nga reshjet e borës dhe stuhia. Probleme ka pasur edhe në Juglindje dhe Jug të vendit, ku ndërprerjet e dritave kanë qenë massive. Ujë pa fund, shtëpi,dyqane, makina e aratë zhytura nën ujë. Rrugë të bllokuara, njerëz që nuk kanë ku të kalojnë natën. Kjo është panorama rrënqethëse e ditës së djeshme, e shumë qyteteve e fshatrave në Shqipëri, të cilat u përmbytën nga reshjet e mëdha të ditëve të fundit, daljet nga shtrati të lumenjëve, si dhe nga mungesa e kanalizimeve, bllokimet e tyre dhe mosfunksionimi i shumë hidrovorëve. Në disa rrethe raportohen dhe për rrëshqitje dherash të cilat kanë bllokuar për disa orë akset nacionale, duke vënë në rrezik dhe jetën e personave që lëviznin me automjete. Përmbytje ka pasur dje në Fier, Fushë-Krujë, Lezhë, Durrës dhe në Maliq të Korçës. Ndërsa në Burrel, Berat dhe Gjirokastër ka pasur rrëshqitje dherash. Puka e Kukësi janë zbardhur nga reshjet e bore, ndërsa në Lezhë, niveli i Drinit ka arritur rreth 24 centimetër mbi kuotën maksimale, si pasojë e prurjeve të mëdha. 1500 hektarë janë llogaritur dje se gjendeshin nën ujë, ndërsa në Urën Vajgurore, forcat e ushtrisë kanë ardhur në ndihmë të familjeve duke i nxjerrë nga shtëpitë me anë të gomove. FIER Situata e vështirë e krijuar në qytetin e Fierit si rezultati i daljes nga shtrati të lumit Gjanicë ka sjellë evakuimin e banorëve të lagjes "1 Maji", nga shtabi i emergjencave dhe bashkia. Rreth orës 14.30, është kërkuar ndihmë nga banorët, pasi dy persona ishin bllokuar, si rezultat i rritjes së nivelit të ujit. Menjëherë me marrjen e njoftimit u angazhuan të gjitha strukturat policorë dhe të emergjencave civile, në një operacion ku me ndihmën e një mjeti lundrues u bë e mundur nxjerrja pa problem e tyre. Ndërkaq, dalja nga shtrati e lumit Gjanicë shkaktoi përmbytjen e disa njësive tregtare dhe banesave që ndodhen në anën e lumit. Dhjetra shtëpi dhe lokale në lagjen "Liri", te ish-Fidanishtja, janë përmbytur si një muaj më parë, kur lumi doli sërish nga shtrati, ndërsa dhjetra të tjera rrezikohen. Në disa banesa, niveli i ujit arrin deri në 50 centimetër dhe ka dëmtuar orendi shtëpiake, kurse në disa locale, dëmet janë të pallogaritshme. Gjithashtu, te tregu i Urës me Shkallë, uji ka vërshuar me shpejtësi në magazina dhe dyqane. Forcat zjarrfikëse e kanë ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur, ndërkohë që tregtarët kanë nxituar të shpëtojnë mallrat e tyre nga uji. Shumë banorë kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre, pasi prurjet e lumit ishin të shumta e të menjëhershme. DURRËS Në Durrës situata më problematike e përmbytjeve është në zonën e Rashbullit dhe tek rrethrrotullimi në Shkozet, si një aks i rëndësishëm nacional që lidh Shqipërinë e mesme me atë të jugut. Zona e Plazhit është përmbytur dhe banorët thonë se problemi nuk është shkaktuar vetëm nga reshjet, por dhe mungesa e ndërhyrjeve për pastrimin e kanaleve kulluese. Një banor në lagjen Kodër Vilë, pas Vilës së Zogut, në Durrës thotë, se ka rrëshqitje dheu dhe është e pamundur lëvizja. Në oborrin e shkollës "Bajram Curri", uji sot paradite arrite në 40 centimetër, ndërsa rruga që mbante këtë emër nuk mund të kalohej për shkak të ujit. LEZHË Mbi 30 shtëpi kanë nisur të zhyten në ujë, ndërsa dhjetra të tjera janë të izoluara në rrethin e Lezhës. 1500 hektare tokë janë përmbytur në Zadrimë, Kakarriq e Torovicë e Tale, ndërkohë që niveli i Drinit ka arritur rreth Situata në aksin Veri-Jug, në zonën që lidh Gjirokastrën me Tepelenën, konsiderohet si mjaft kritike. Një masiv i konsiderueshëm dheu nga kodrat sipër Shkallës së Zezë, 100 metra larg parkut natyror të Ujit të Ftohtë në Tepelenë, ka uzurpuar rrugën që konsiderohet si boshti strategjik jugor, duke lënë të paralizuar komplet lëvizjet nga të dy krahët e rrugës. Autoritetet vendore dhe rajonale të Gjirokastrës, janë vënë në lëvizje për të lokalizuar situatën, e cila po precipiton nga minuta në minutë. Ndonëse ndërhyrja konsiderohet energjike, ende për momentin nuk mund të jepen garanci, se brenda një kohe të shkurtër, do të çlirohet kjo pjesë rruge e cila mban peng në radhë, disa kilometra dhjetra qindra makina për t'ë vijuar destinacionin e tyre drejt jugut ekstrem në kufi me Greqinë dhe drejt jugut bregdetar jonijan në Sarandë. Fatmirësisht, në momentin e rënies së ortekut të baltës, në aksin rrugor, nuk kishte lëvizje të automjeteve, çka shmangu një Gjirokastër katastrofë, e cila do të shkaktonte viktima. I gjendur në këto kushte, ku shpresa është e largët, kreu i Drejtorisë Rajonale të Rrugëve, Paqësor Aliko, ka dhënë alarmin për drejtuesit e mjeteve që të mos frekuentojnë aksin në fjalë, për të shkuar drejt veriut apo ata që vijnë drejt jugut, pasi masivi i dheut që konsiderohet deri në 500 metër kub, nuk u'a mundëson dot këtë. Ndërkohë, prefektja e Gjirokastrës, Mimoza Çomo, ka bërë të ditur, se zhvillimet e minutës së fundit në këtë aks, kanë sjellë riaktivizimin e Shtabit të Emergjencave në Institucionin e Prefektit, ku po koordinon veprimet për daljen nga kjo gjendje. Në radhë për të kaluar drejt Gjirokastrës dhe destinacioneve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, janë qindra mjete të transportit të udhëtarëve, autovetura, mjete të transportit etj. I njëjti aks rrugor, ka qëndruar për shumë orë i bllokuar dhe paraditen e djeshme, po nga rrëshqirja e dheut e gurëve. Megjitha ndërhyrjen e shpejtë, radha e makinave në dy anët, ka arritur ne 6 kilometra. Shëmbjet e dheut në Gjirokastër
11E shtunë, 19 janar 2013 RRETHE VARFERIA Mes stuhisë, në shtëpinë serë Familja Hasa me 2 fëmijët dhe kryefamiljarin të sëmurë, kalon ditët në tendën prej plastmasi, pasi u nxorr me forcë nga banesa që iu rikthye ish-pronarit. “Jemi në pikë të halli” Kryefamiljari dhe deputeti kërkojnë ndihmë. Prefekti: Po përpiqemi t'i strehojmë "Unë si kryefamiljar i bëj thirrje shtetit, që të më ndihmojë, se jam i sëmurë dhe kam edhe 2 fëmijë me të meta mendore" ??? ELBASAN ANDI QOSJA "Po punohet me pushtetin vendor, me qëllim që kjo familje të sistemohet. Do të të negocjojmë që të mund të përfitojë kredi të butë" 24 centimetër mbi kuotën maksimale si pasojë e prurjeve të mëdha. Përmbytje edhe në disa zona të qytetit të Lezhës, kryesisht në zonat me ndertime pas viteve `90. Situata është më problematike në fshatrat Kakarriq të komunës Balldre, në Barbullojë të komunës Kolsh si dhe në qytetin e Shëngjinit. Në këtë të fundit, niveli i ujit ne banesa ka arritur deri në 30 centimetra, duke bërë që banorët të braktisin shtëpitë në pamundësi për të qëndruar në to. Mos hapja e kanaleve kulluese dhe dalja e lumit Drin është bërë shkak për përmbytjet në Kakarriq e Barbullojë, ndërsa në qytetin e Shëngjinit, ndërtimet mbi kolektorë dhe bllokimi i kanaleve nga çisternat e naftës të vendosura në afërsi të portit, por që janë jashtë funksionit, konsiderohen si shkak i këtyre përmbytjeve që në fakt nuk janë të parat ne keto zona. KORÇË Reshjet e shiut në rajonin e Korçës kanë rikthyer sërish përmbytjet në tokat bujqësore të fushës së Maliqit. Rreth 200 hektarë anë nën ujë, ndërkohë që përveç reshjeve, shkak kryesore për rikthimin e përmbytjeve është bllokimi i kanaleve kulluese dhe mos pastrimi i tyre. Më problematike dhe të zhytura nën ujë janë tokat mbi Pyllin e Fazanëve. Banorët shprehen të shqetësuar, ndërsa pohojnë se cdo vit prodhimet e tyre dëmtohen nga përmbytjet, duke çuar dëm gjithcka. Ata kërkojnë marrjen e masave dhe jo premtime elektorale. Tokat bujqësore në Maliq u përmbytën edhe në 2010, kur rreth 2500 hektarë tokë u gjendën nën ujë. URA VAJGURORE Në këtë qytet të vogël, janë paraqitur vështirësi për banorët nga përmbytjet, ku kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre 50 banorë. Forca të ushtrisë kanë ardhur në ndihmë të familjeve, duke i nxjerrë nga shtëpitë me anë të gomove. Ndërkohë që situata emotit është përkeqësuar dhe nuk priten as përmirësime, një familje në qytetin e Elbasanit i kalon netët nën një "shpizë" e gjitha prej plastmasi. Prej tri ditësh, familja hasa dhe fëmijët e saj të vegjël, e kanë harruar ngrohtësinë e banesës, pasi pronari I nxorri nga shtëpia ku ata jetonin prej shumë vitesh. Tashmë janë të detyruar të zgjohen e ngrysen nën plastmas, ku i ftohti është bërë pjesë e tyre, bashkë me shiun që iu lag këmbët në çdo moment. Gjëndja e tyre rëndohet edhe më shumë kur kryefamiljari Hasan Hasa ka dalë nga spitali edhe është rikthyer në "shtëpinë" e re të ndërtuar me plasmas nga familjarët e tij. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit të Partisë Sociliste, Agim Leka. "Ky nuk është shteti i së drejtës që njeh disa ish-pronarëve pronësinë e tokës edhe flak në rrugë një familje me 6 anëtarë, ku 2 prej tyre janë me të meta mendore", është shprehur Leka. Ndërsa kryefamiljari, nga shtrati, pasi është i sëmurë, ka kërkuar një strehë për familjen e tij. "Unë si kryefamiljar i bëj thirrje shtetit, që të më ndihmojë, se jam i sëmurë dhe kam edhe 2 fëmijë me të meta mendore. Kushdo që ka në dorë, që mund të bëjë diçka për familjen tone, le të na ndihmojë se jemi në pikë të hallit", ka thënë Hasan Hasa për A1 Raport dhe Shqiptarja.com. Më tej, deputeti socialist i Elbasanit, nuk mund të jetohet 2 ose 3 ditë në një shtëpi sere, kur dihet fare mirë që kjo familje është edhe më njerëz me problem mendore, prandaj une i bej thirrje ministrisë përkatëse që të reagoje dhe t'i sistemojë këto njerëz një orë e më parë. Nga ana tjetër, Prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi, pohoi se është në dijeni për problemin në fjalë dhe po punohet me pushtetin vendor, me qëllim që kjo familje të sistemohet diku. "Në do të negocjojmë që kjo familje të mund të përfitojë kredi me interes zero", theksoi Deliallisi. Familja Hasa u nxorr pak ditë më parë nga shtëpia ku jetonte, pasi ajo iu rikthye ish-pronarit. Evakuimet Policia me varka në ndihmë të banorëve Ndërhyrjet e policisë, në shumë vende kanë qenë tëdomosdoshme. Në Urën Vajgurore dhe në Fier, forcat e policisë, të ndihmuara dhe nga mjetet e tyre lundruese, iu kanë ardhur në ndihmë shumë familjeve, të cilat janë evakuuar. Niveli i ujrave ka qenë i lartë për mjetet tjera, ndërkohë qe në shumë rrugica nuk mund të futeshin as kamionët. Kështu, që njerëzit të mos e kalonin natën në ujë, policia, por edhe shtabet e emergjencave, iu kanë shkuar në ndihmë me mjete lundruese. Burrel Në Burrel ka rrëshqitje gurësh afër tunelit të Shkopetit. Një masiv gurësh kanë zënë rrugë nacionale Burrel-Klos edhe Burrel-Milot. Nga rrëshiqitjet e dherave, është bllokuar aksi nacional KlosBurrel-Milot. Kryefamiljari Hasan Hasa Prefekti i Elbasanit Shefqet Deliallisi Deputeti Agim Leka Në foto: Pamje të përmbytjeve të djeshme në disa qytete të Shqipërisë
SUPLEMENTI “THASH&THEM” Gerti Bogdani pret të bëhet baba, Berisha nxjerr qenin VITI III - NR. 13 E shtunë, 19-01-2013LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “THASH&THEM” TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI origjina e lajmit... Opinion Kolegji dhe vendimi i KQZ NGA NJAZI JAHO ? vijon në faqe 22 PS mbledh kryesinë: Identifikim për çdo votë Lezhë, Maliq, Fier e Berat, evakuohen qindra banorë Dallimet HoxhaShehu më 1978, pas prishjes me Kinën ZGJEDHJET PËRMBYTET “LA STAMPA” ? Faqe 6 ? Faqe 18-19 ? Faqe 19 FSHATI TURISTIK KRRTRSH miratoi dje fshatin turistik buzë Adriatikut. Banorët u përleshën me policinë në korrik 2010. Ish-deputeti Simon Puta: Halimi dhe Olldashi do të na japin tapitë DEBATI I PLOTE NE OPINION Zbardhet projekti. Analisti: Bëre pallat në lulishte. Fevziu: Ti ke 4 shtëpi ? Faqe 10-11 ? Faqe 2-3 Fevziu-Lubonja, ja sherri për pallatin te PD Para disa ditësh u njoha me vendimin numër 1 datë 3.1.2013 të kolegjit Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Ky vendim siç dihet është i formës së prerë. E megjithëkëtë në aspektin ligjor të problemit, na lejohet të shprehim edhe ndonjë mendim të kundërt. Kolegji Zgjedhor, u vu në lëvizje nga një kërkesë padije e PD-së, që kundërshtonte vendimin e KQZ-së nr.20 datë 21.12.2012 që nuk kishte miratuar ndarjen e re të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit 2013 për mungesë të votimit të cilësuar në vendimmarrje. Paditësi kërkonte gjithashtu që Kolegji të miratonte 100 Zona të Administrimit Zgjedhor, sipas propozimit që ishte paraqitur nga PD-ja. Mendojmë se vendimit të mësipërm i mungon standardi i arsyetimit të një vendimi gjyqësor, ndërsa përmbajtja e tij pjesërisht është kontradiktore lidhur me këtë çështje, në mënyrë koncize e shikojmë të nevojshme të parashtrojmë mendimet e mëposhtme: Kolegjit Zgjedhor qysh në ? llim duhet... Rita Ora mbi elefant; Xhavit Bajrami super i dashuruar me Magjistarin Hamallaj: PD na premtoi hipotekat BERISHA FIRMOS RESORTIN ? Faqe 13-17 Devijohet projekti i tri viteve më parë që prishte banesat e banorëve ? Faqe 8 ? Faqe 20-21 Vdekja e 22-vjeçarit Mbledhja e KLD Violinistja e RTSH Babai i Erjon Lilajt: Si ma masakruan para shtëpisë Rrëzohet Halimi, nuk i miratohet propozimi Ina Kosturi: Nuk e ? rmosa peticionin anti-Rama ? Faqe 9
7E shtunë, 19 janar 2013 POLITIKE Pritet shpyllëzimi i 1421 hektarëve për 3 HEC-et mbi lumin Devoll Komisioni i Veprimtarive Prodhuesepritet që të shqyrtojë të hënën projektligjin për shpyllëzimin e 1421.39 ha toë, kjo për shkak të ndërtimit të HEC-ve mbi lumin Devoll. "Sipërfaqja e fondit pyjor dhe kullosor, që pritet të përmbytet nga liqeni,që do të krijohet si rezultat i ndërtimit nga shoqëria "Devoll Hydropoëer", sh.a.,të hidrocentraleve të Banjës, Koklit dhe Moglicës, në kaskadën e lumit Devoll, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 1421.39 ha, të hiqen nga Fondi Pyjor dhe Kullosor Kombëtar dhe të çregjistrohen nga kadastra kombëtare e pyjeve, sipas tabelës 1 dhe hartave, që i bashkëlidhen këtij ligji", thuhet në projektligj. Ndërkohë që pas ndërtimit të këtyre, shoqëria "Devoll Hydropoëer",sh.a., brenda 3 (tri) viteve, me fondet e veta të pyllëzojë një sipërfaqe prej 1347.8(një mijë e treqind e dyzet e shtatë pikë tetë) ha me pyje,dhe të përmirësojë një sipërfaqe prej 73.6 (shtatëdhjetë e tre pikë gjashtë) ha kullotë, në ngastrat e përcaktuara nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor, në bashkëpunim me njësinë e qeverisjes vendore. Lloji i drurëve, që do të mbillen,e grafiku i mbjelljeve caktohen nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor në bashkëpunim me njësinë e qeverisjes vendore. PS abstenon për kreun e ILDKP Mazhoranca miraton e vetme dy kandidaturat e dekretuara nga Nishani. PS akuza për emërime të anëtarëve politik në krye të institucioneve. 2 kandidatët: Nuk jemi anëtarë të PD-së Zana Xhuka dhe Shkëlqim Ganaj prezantohen te Ligjet me platformat e tyre Lajmi Janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës dy dekretet e Presidentit për kreun e ILDKPsë. Opozita abstenoi. Të hënën pritet miratimi i tyre në seancën plenare ??? TIRANE ARTEMISA HOXHA Mandatet në Kuvend PS pa qëndrim për votimin, shyrtohen të martën Xhafaj: Ndarja e mandateve i takon KQZ, nuk pajtohemi me një zgjidhje që është në kundërshtim me ligjin ??? TIRANE Zgjidhja e çështjes së ndarjes sëmandateve prtitet që të jetë dhe pika e nxehtë e ballafaqimit mes palëve në Komisionin e Ligjeve mbledhjen e ditës së martë. Ndonëse në Konferencën e Kryetarëve kaloi me konsensus, PS ende nuk ka marrë një vendim zyrtar grupi se çfarë qëndrimi do të mbajë lidhur me këtë çështje që mesa duket do të zgjidhet nga Kuvendi. Ndërkohë që dje nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, theksoi se kjo është në shkelje të ligjit, pasi është vetë KQZ që ka kompetencën që të ndajë mandatet. “Ditën e martë, për shkak se jemi të gjithë të përgatitur për çështjen, ne si komision përgjegjës do të marrim në shqyrtim edhe çështjen e mandateve", deklaroi Rusmajli. Ndërsa deputeti socialist, Fatmir Xhafa, deklaroi: Nëse do të ndodhi kjo, do të ishte një akt i rëndë, një precedent shumë negativ dhe një hap tejet negativ me pasoja për procesin e ardhshëm zgjedhor. Ne nuk mund të pajtohemi me një zgjidhje që është në kundërshtim me ligjin". Sipas Sekretarit për Çështjet Ligjore në selinë rozë, mandatet duhet t'i rikthehen dhe një herë KQZ-së dhe vetëm më pas të kërkohet vota nga deputetët në Parlament. "Në Kuvend mund të votohet me shumicë të thjeshtë por procesi i përzgjedhjes nuk është vullneti i një shumice të thjeshtë dhe nuk duhet të jetë vullneti i një shumice të thjeshtë nëse flasim për zgjedhje të lira e të ndershme", deklaroi Xhafa. Në Konferencën e Kryetarëve të Grupeve, pavarësisht kontestimeve të mëhershme, u miratua me konsensus marrja e kësaj kompetence nga Kuvendi. Ndërakaq LSI ka deklaruar votën kundër të skemës së 2009-ës për shpërndarjen e deputeteve, si asaj të rrëzuar nga KQZ bazuar në ndryshimet demografike. Sipas Kodit Zgjedhor, Parlamenti ka kohë deri në 7 mars t'i japë zgjidhje kësaj çështje. KËRKESA E KQZ Vetëm pak ditë më parë u zbulua kërkesa e KQZ që i ishte dorëzuar Kuvendit, ku i kërkonte ndarjen e mandateve. Debatet në këtë pjesë u bënë për shkak se Kodi Zgjedor përcakton se marrëdhëniet mes dy institucioneve i mbajnë krerët e tyre, ndërkohë që këreksa ishte dorëzuar në emër të sekretares së Përgjithshme të KQZ, te ai i Kuvendit. “Nisur nga fakti se për zgjedhjet për Kuvenin 2013 KQZ nuk miratoi caktimin e numrit të ri të mandateve për çdo zonë zgjedhore, në përputhje me nenin 76 të Kodit Zgjedhor ju përcjellim këtë informacion mbi procedurat e ndjekura në zbatim të të këtij Kodi, me qëllim informimin e Kuvendit dhe përmbylljen prej tij të procedurave të parashikuara nga ky Kod në lidhje me këtë çështje. Bashkëlidhur po ju përcjellim vendimin e KQZ-së Nr. 2, datë 12.02.2009 “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009””,thuhet në kërkesën e KQZ që është në Komisionin e Ligjeve. Institucionet, krerët e tëcilëve zgjidhen vetëm ngamazhoranca iu shtua dhe ai i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Kjo pas miratimit që u bëri e vetme mazhoranca dy dekreteve të Presidentit, Zana Xhuka dhe Shkëlqim Ganaj, për kreun e ILDKP-së. Ndërkohë që 4 deputetët e Partisë Socialisite që ishin të pranishëm në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, abstenuan, kjo për shkak se ata i konsideruan politikë postet që mbajnë aktualisht dy kandidatët për kreun e ILDKP-së. 13 anëtarët e mazhorancës dhanë "OK" për dy dekretet që ata të kalojnë për votim seancën e ditës së hënë, ku do të jetë dhe seanca e parë parlamentare për 2013-ën. Gjatë prezantimit të tyre dy kandidatët, që aktualisht mbajnë postet e zvendësministres së Mbrojtjes dhe inspektorit të lartë në ILDKP, thekuan se nuk kanë qenë asnjëherë figura të anëtarësua në ndonjë parti politike. Kandidatja për kryetaren e ILDKP-së, Zana Xhuka theksoi në seancën dëgjimore se nuk është anëtare e asnjë force politike dhe se ka qëndruar në postin e zëvendësministres së Mbrojtjes falë CV-së së saj profesionale. "Kam punuar në Ministrinë e Mbrojtjes edhe gjatë qeverisjes socialiste dhe në kryerjen e detyrës parësore është zbatimi i ligjit dhe respekti i dinjitetit pasuror të çdo individi" theksoi Xhuka. Ndërsa kandidati tjetër për postin e kreut të ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj ka theksuar se nuk ka qenë pjesë e asnjë partie politike dhe ka punuar në drejtësi prej shumë vitesh. AKUZA Deputeti i Partisë Socilaiste, Fatmir Xhafaj, e cilësoi si të nxituar shqyrtimin e dy kandidaturave të dekretuara nga Presidenti Nishani. Ai i cilësoi ato si të përzgjedhura në interes të mazhorancës dhe jo të përzgjedhura si rezultat i një konsensusi mes palëve. "Mbledhja është e ngutur pasi duhet të shohim kriteret e kandidatëve. Kjo tregon se do të kemi një vendimmarrje të paracaktuar të mazhorancës. Kuvendi nuk duhet të nxitojë pasi nuk duhet të jetë një zgjedhje e motivuar politikisht" tha Xhafaj. XHUKA: DO MBROJ DINJITETIN Bashkim Fino, Sulës: Laj gojën para se të flasësh për socialistët, merru me kandidatët Zana Xhuka Në foto: Fatmir Xhafaj, nënkryetar i Komisionit të Ligjeve Shkëlqim Gamaj Xhafaj: Prisja që të shikoja dosje më të plotë të kandidatëve për kreun e ILDKP-së me dokumentet përkatëse, Së pari,a jeni anëtarë të ndonjë partie politik nëse po, të kujt partie dhe së dyti statusi politik që keni mendoni se do t`ua lehtësojë punën nëse përzgjidheni në këtë detyrë të re? Xhuka: S`jam anëtare e asnjë partie politike, jam qenie politike që e shpreh vullnetin e saj në votë. Ju po të doni mund të beni ndryshime në emërimin zvendësministrave që ata të jenë të anëtarësuar në parti politike. Unë kam punuar që nga viti 1996 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe kur në qeveri ka qenë PS. Hoxha: Zyrtarët e lartë futen në politikë pa vëshitrësi. Unë shoh që sot në politikë futen biznesmenë e bëhen poltikanë, uten deputetë me xhaketa të grisura e dalin biznesmenë. Kjo është detyra juaji që t`i kontrolloni dhe të bëni kallëzimet penale. Në gjyqësor dhe në prokurori asnjë nuk heton. Xhuka: Unë u konsultova në një kohë të shkurtër për funksionimin e këtij institucioni. Kam menduar se do të mbështetem në dy shtylla. Së pari do të zbatojë ligjin dhe do respektojë dinjitetin pasuror të çdo individi në Shqipëri. Hoxha: Këtu ka nga ata që i kanë gratë e pasura dhe që kur ndahen u bie në pajë gjysma e pasurisë së tyre. Xhafaj: Mënyra sesi është proceduar qoftë nga Presidenti apo dhe Kuvendi që i miraton, është se do të kemi një kandidat të përcaktuar mbi interesat e mazhorancës dhe jo përzgjedhjes me konsensus mes palëve. Kandidaturat nuk duhet të jenë politike. Sula: Po ju them që nuk ka asnjë person të politizuar. Fino: Nuk duhet të flasësh për PS, ai duhet të lajë gojën më parë. Merru me kandidatët që folën dhe që janë politikë dhe jo me ne. Këtë e kam dhe me kryetarin që po u lejon që të flisni për ne.
17E shtunë, 19 janar 2013W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASH THEMTHE& Cel. 0696070651 RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA KARAOKE NIGHT LOUNGE BAR Dita ideale e Eni Janit 24 ORE + me... Për 90 minuta në sytë e miliona shikuesve LINDA RAMA Aktorja simpatike Eni Jani vjennë një rrëfim interesantë tëjetës së saj profesionale dhe private. Mardhëniet me vajzën, miqtë dhe jo vetëm…. Kafenë e mëngjesit preferoni ta pini zakonisht në shtëpi apo ku & me kë? Nuk jam e dhënë pas kafes, nuk ma pranon trupi, e shumta pi vetëm një kafe turke. Po dhe këtë nuk e pi çdo ditë rregullisht. Po edhe sikur ta pija rregullisht nuk është e mundur në shtëpi për shkak të punëve me vajzën në mëngjes. Kështu që me siguri do e pija jashtë me shoqërinë kur të më krijohej mundësia e parë. Zgjimi juaj ideal cili do të ishte? Të zgjohesha kur të më dilte gjumi vetë, të merresha vetëm me veten time, mundësisht të ma sillnin mëngjesin në shtrat... Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshkroni rrugën? Nuk kam çdo ditë të njëjtin destinacion, por kur jam vonë me autobus, por më pëlqen më shumë të eci. Thua ndonjëherë boh çfarë profesioni kam zgjedhur? Jo rrallë herë dhe jo se jam e mërzitur nga profesioni, por nga pavemendja kundrejt këtij profesioni. Gënjeni apo ju gënjejnë më shumë? Nëse po ndonjë rast tipik? Më gënjejnë më shumë. Gënjej shumë rrallë dhe kur e bëj e bëj për të mos u ndjerë keq personi të cilin kam përballë. Nuk mbaj mend ndonjë të tillë sepse kanë qenë gënjeshtra të "bardha" në qoftë se do i mbaja mend do hynin tek zhgënjimi! E mbani veten për të shkathët? Po! Dreka zakonisht ju gjen…? Përgjithësisht në shtëpi! Cilët janë vendet që ua beson drekën? Më pëlqen të provoj vende të ndryshme. Paguani më shumë në raste të tilla apo ja lini të pranishmëve? Nuk ndihem mirë kur nuk jam në pozitë të barabartë me miqësinë time. Kështu që dhe ma paguajnë dhe e paguaj tavolinën. Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? Ç'ndodh? Ndodh është e kuptueshme me një vajzë të vogël. Deri tani akoma nuk më ka rënë të fikët(qesh). Po kur ulem të ha, konsumoj gjithë tavolinën. Celulari që përdorni? Nokia c2 Firmat tuaja më të preferuat? Nuk kam ndonjë preferencë të veçantë, ajo që më pëlqen më pëlqen, qoftë edhe jo, firmë. Çfarë nuk ka në garderobën tuaj që ju se vishni kurrë apo nuk ju shkon ky lloj stili? Deri tani në garderobë nuk kam patur pantallona lëkure, nuk jam e sigurt a më shkojnë e si rrjedhojë kanë qenë larg garderobës sime. Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara? Me pëlqejnë ngjyrat të gjtha rëndësi të jenë mirë kombinuara por ajo që dominon më tepër është e zeza mbetet gjithmonë elegante. Blini më shumë dhurata apo merrni? Me thënë të drejtën më shumë blej. Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë? Dhurata e fundit që kam bërë është dhurata për ditëlindjen e vajzës sime dhe ajo që kam marrë është një shall dhe një set argjendi.(suvenir) Jeni e shoqërueshme apo e ftohtë si tip? Jam e shoqërueshme, por jeta e sotme e bën të vështirë që të takohesh me miqtë apo të afërmit sa here që dëshiron, sidomos profesioni im. I takon miqtë e vjetër? Patjetër me shumë dëshirë dhe kënaqësi sa herë që vijnë në Shqipëri, sepse një pjesë të mirë të tyre janë jashtë. Punoni dhe pasditeve? Po kur është e nevojshme dhe ndodh shpesh të jetë e nevojshme. Mbrëmjet zakonisht i kaloni me miqë apo shlodheni në shtëpi? Ndodhin të dyja kur organizohet ndonjë gjë me miqtë përpiqemi të mos mungojmë, por dhe në shtëpi është tjetër kënaqësi. Preferoni më shumë një film apo pub? Kur dua të shkarkoj energji dal, dua të kërcej,me pëlqen dhe kërcej shumë! Po dhe filmi zë goxha vend sidomos ato autor dramë apo historik. Zakonisht para se të flini lexoni apo dëgjoni muzikë? E kam me periudha. Ka periudhë që dua të dëgjoj vetëm muzikë me çliron,ka periudha që dua të lexoj e mundësisht ta mbaroj brenda natës. Në çfarë ore shkoni për të fjetur zakonisht? Kjo varet por asnjëhere para orës 12-ës. Linda Rama bashkëshortja e kreut të PartisëSocialiste Edi Rama, sa herë do të dalë në ekran dihet që audienca do të shënojë rezultate në maksimum, pasi Top Channel shihet mjaft brenda dhe jashtë vendit. E veshur klas dhe me stil, madje tejet fotozhenike edhe mbrëmjen e së enjtes e ftuar në emisionin “Top story”, të gazetarit Sokol Balla, ajo i është përgjigjur akuzave të spektrit të të djathtëve ku në fakt ka ditë që në në arenën e politikës Shqiptare po debatohet në distancë. E qetë dhe tejet bindëse Rama ka bashkbiseduar me moderatorin Balla ku për 90 minuta rresht ajo është ndjekur dhe është komentuar nga rrjete të ndryshme sociale si “Teitter” apo “Facebook” ku ad- miruesit dhe kundërshtarët folën sipas dëshirës, dhe këndvështrimit. Por gjatë kësaj mbrëmjeje nuk mbetën pa u komentuar dhe këpucët e gazetarit Balla ngjyrë jeshile, që me sa duket ishin zgjedhur jo, rastësisht.E ndërsa në foton më poshtë Linda Rama shfaqet tejet e vëmendshme ndaj librave. Edhe gjatë një mbrëmje organizuar me miqtë e saj, në duar mban librin e Anastas Angjelit. “Ethet e krizës”, titullohet libri, ku Linda pasi ka shfletuar disa faqe, po komenton me një nga miket e saj të pranishme. Zonja Rama duket tejet e kënaqur pasi në fund të fundit libri i përket fushës së saj, ekonomisë. Aktorja, jo se jam e mërzitur nga profesioni, por nga pavemendja kundrejt këtij profesioni Në foto: Aktorja e njohur Eni JAni Aktorja e teatrit vjen në një rrëfim ndryshe
21E shtunë, 19 janar 2013 KULTURE kundra. Nuk bëj pjesë në radhët e artistëve që i ftojnë në të tilla iniciativa, as nga njëra e as nga pala tjetër. Me repertorin e muzikës së vjetër shqiptare mund të kontribuoja në koncertet e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë, kërkova të luaja me orkestrën e femrave një pjesë për violinë solo që kam kompozuar vetë, po nuk mora asnjë përgjigje, nuk më ftuan askund dhe nuk kam ndërmend të lus askënd. Në të kundërt nuk do isha rast i rrallë, Profesor i Asociuar, e papunë prej 10 vjetësh. Si ka ndikuar çmimi i medias për Barazinë Gjinore. A e ke arritur këtë vetë si artiste femër në "mjedisin maskilist" shqiptar? -Çmimi i barazisë gjinore është një çmim për të cilin duhet të krenohem dhe më ka gëzuar po aq çmimi që kam marr në Itali si violiniste. Për sa i përket diskriminimit, kjo gjë mishërohet me lënien time 10 vjet pa punë. Unë kam dorëzuar një kërkesë pranë Zyrës për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Duket se kam qenë në një mision të dyfishtë si individ, artiste e diskriminuar në një Universitet Shtetëror dhe si gazetare për të prekur nga afër realitetin e trishtë shqiptar, ku për çudi Zyra për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ishte zyra ku diskriminoheshe më çuditshëm. Në Shqipërinë ku ankohemi për drejtësi, për luftën antikorrupsion kish marrë tatëpjetën dhe zyra që duhej të na mbronte. Përgjigjja nga ky institucion ishte një shkresë mjerane, me pasaktësi qw mbante firmën e komisioneres, ndërsa në një periudhë 6-mujore me dhjetëra herë më duhej t'i shpjegoja inspektorit të kësaj çështjeje si funksiononte një shkollë arti dhe si shkeleshin rregullat e vendimet e këshillit të ministrave. Gjithë guximi im dhe pwr tw shkuar atje, tregoi se të tilla institucione figurojnë e funksionojnë në mënyrën më të rëndë, duke u bërë palë me diskriminuesit pa u shqetësuar për faktin se kisha një titull akademik, e vetmja femër violiniste midis gjithë të diplomuarve pas 1990, 2 diploma, një shqiptare e një të huaj, 25 koncerte recitale si soliste, 4 libra të botuar, CV të shkëlqyer. Kam dyshuar në kanë ndërgjegjeje këta zyrtarë, e në mos këtë, a kanë profesionalizëm, e në mos a kanë turp, e nëse s kanë, a nuk do ish më mirë të mësonin të gënjenin? E nëse s dinë të gënjejnë siç duhet, a nuk ju dhimbset emri, vetja, që më dërgojnë një shkresë prej shumë faqesh ku gënjeshtra nga fillimi në fund bëhet bajate ? A mundet që pranë Kuvendit të Shqipërisë të ketë një zyrë, ku institucionalizohet e keqja, ligësia. Ajo që më tingëllon më qesharake është konstatimi që citohet në vendimin e kësaj zyre, se pala që akuzohej e prapësoi paditësen, thuajse ballafaqimi që u realizua në këtë zyrë ngjante me ndeshje futbolli dhe emocionalisht zyra e diskriminimit po bën tifozllëk. Tre futbollistët përfaqësues të Universitetit të Arteve, dy zv rektorë dhe një jurist, pas triblimeve të njëpasnjëshme e prapësuan apo zbythën violinisten që shkruante. Ndeshje e shitur... Kaq e madhe na qenka miqësia e inspektorit te ZBD me përfaqësuesin e institucionit shtetëror, sa të degradojë misionin e një zyre, emrin e një institucioni që duhet të jetë model. Fatkeqësisht ky është realiteti shqiptar. Diskriminimi Unë kam dorëzuar një kërkesë pranë Zyrës për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Duket se kam qenë në një mision të dyfishtë si individ, artiste e diskriminuar në një Universitet Shtetëror dhe si gazetare për të prekur nga afër realitetin e trishtë shqiptar, ku për çudi Zyra për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ishte zyra ku diskriminoheshe më çuditshëm. ADELA MUÇO troket në derën e suksesit me romanin e saj të parë. Është një roman ndryshe prej të gjithëve atyre që e fillojnë këtë gjini. Proza dhe poezia TALENTI Adela Muço nuk të lë të heshtësh Romani i parë i autores. Rrëfim për mënyrën e të shkruarit ??? TIRANE DHURATA HAMZAI Të shkruash prozë më moshën 18-vjeçare dhe të ravijëzosh stilin kaqhershëm, është një nga shenjat më fatlume për të pasur sukses në rrugën e krijimtarisë letrare. Adela Muço troket në derën e suksesit me romanin e saj të parë. Është një roman ndryshe prej të gjithëve atyre që e fillojnë këtë gjini. Ajo di të shkruajë, në një kohë kur është mjaft e re dhe nuk ka si të ketë shumë lëndë jetësore për të pasqyruar. Por, talenti nuk e lë në baltë. Janë ndjesitë, perceptimet, fantazitë, bota e saj e pasur, që krijojnë ngjarje të rralla, të cilat të duket sikur i sheh dhe i prek nëpërmjet udhëtimit imagjinar të autores. Edhe pse karakterizohet nga ëndrrat dhe dëshirat e saj të brishta, për të cilat ajo ka gjetur një vend të veçantë ku mund t'i shpreh (i shkruan në poezi) Adela Muço guxon të trajtojë tema të mëdha në romanin e parë të saj, siç janë katastrofat dhe tragjeditë njerëzore, si dhe çështje filozofike po aq të mëdha, siç janë jeta dhe vdekja. Autorja Muço na sjell romanin "Sytë e tcunamit" për të na paralajmëruar se ajo ka nisur në mënyrën më prestigjioze të shkruajë romanin e saj të parë. Në parathënien e këtij libri, recensuesi Agim Bakushi thotë se "Romani sytë e tsunamit " i autores së re Adela Muço ma jep edhe njëherë atë ngjarje të tmerrshme të marsit 2011, ku mes mijëra viktimave japoneze e vendeve të ndryshme të botës, ishte dhe një vajzë nga Shqipëria. Në sytë tanë përvijohen ngjarjet nëpërmjet narracionit, kalohet dhe udhëtohet nga e kaluar në të sotmen, jeta e emigracionit me pasojat e tij, deri te nostalgjia për vendin e gjyshërve të tu, vendin e të parëve, Shqipërinë". STILI DHE GJUHA Recensuesi Agim Bakushi rrëfen pikërisht se çfarë ka bërë dhe çfarë teme ka trajtuar Adela Muço në këtë roman, por kritika duhet të flas pak më tepër për këto lloj talentesh. Zakonisht kritika mungon në Shqipëri. Por duhet të çmohet stili dhe gjuha letrare. Të vihet re sesi ka mundur ta shkruajë një roman kaq të mirë dhe për herë të parë Adela Muço. Për të tema që trajton duket se është gjëja më e parëndësishme, ajo s'mund të jetë as një krijesë ideologjike, as patetike. Tema për Adelën është vetëm një pikënisje, inspirim. A duhet shpjeguar artistikisht sesi ka mundur të shkruajë me aq elegancë kjo vajzë e re. Si e ka sjellë stilin e jetës dhe kulturën japoneze sikur të kishte 100 vjet që kishte jetuar në Japoni. Si ka mundur të jetë aq elegante në shprehje, në kompozim të romanit, si mund të bëjë një roman aq fin, aq të hollë për ngjarje që shtrihen në kohë të gjata, ku ndodhin tragjedi dhe pikërisht ato zihen më pak në gojë. Di që shumë shkrimtarë që janë në moshë të madhe, nuk do të na rrëmbenin aq sa t'i lexonim fjali për fjali deri në fund të rrëfimit. Ja këto duhet të thotë kritika për këtë autore të re. Adela Muço përveç këtij romani ka botuar edhe një vëllim me poezi që titullohet "Eja të të them dy fjalë". Poezitë janë të mira, të bukura për moshën e saj, por të shkruarit e romanit i jep kësaj autoreje shumë përparësi në krahasim me moshataret e saj. Është ky roman që titullohet "Sytë e tsunamit" që të bën të dallosh një shkrimtare të re talentuar. Në vëllimin e saj me poezi "Eja të them dy fjalë", autorja është e ngrohtë, e sinqertë, e hapur, e lirë, me një insistim të hapur për të vjelë më të bukurën tek ndjesitë njerëzore. Në vargun e saj, në mënyrë natyrale pasqyrohet ajo që jeton e përjeton. Poezia dhe vargu i Adela Muços kërkon edhe pak kohë të kthehet në një eksperiencë të fortë, që mund të shfaqet me të njëjtat dimensione të talentit që ajo ka për të lëvruar prozën, talent që me sa duket është aq natyral sa edhe ajo vetë nuk e di që e ka. Me romanin e saj "Sytë e tsunamit", shkrimtarja e re Adela Muço është e pagabueshme në rrugën më të vështirë dhe më të rrezikshme të krijimtarisë në prozë. Ajo e ka shpëtuar tekstin e saj letrar nga fjalët e tepërta. Na detyron ta lexojmë deri në fund. Është e zonja të vërë çdo detaj në vendin e duhur, të flas pak, shkurt, shpejt, për të na udhëhequr në rrugët imagjinare të subjektit të saj. Adela Muço është e zonja të mbart konstruktivitetin e realitetit letrar larg atij jetësor. Ajo zotëron ndjenjën e një protagonizmi të lindur në letërsi. Ndjenjë që paralajmëron të jemi të vëmendshëm ndaj saj, duke e lexuar. "Do të më duhet t'ju servir një vend mjaft të bukur, që herë arrin të zhvishet nga dyshemeja e saj, toka, krejtësisht..." Kështu fillon romani i saj, me strategjinë e një mësuesi të mençur që të detyron ta ndjekësh deri në fund. Kështu si shkruan ajo, duket e lindur për të qenë shkrimtare. "Me sytë e tsunanmit" dhe me udhëtimet letrare, Adela Muço nuk të lë të heshtësh... Adela Muço është e zonja të mbart konstruktivitetin e realitetit letrar larg atij jetësor. Ajo zotëron ndjenjën e një protagonizmi të lindur në letërsi Në foto: Adela Muço, autorja e dy librave "Sytë e tsunamit" dhe "Eja të them dy fjalë" ?
2 E shtunë, 19 janar 2013 POLITIKE Miratohen 3 HEC-e të rinj, shpyllëzohen 1400 ha pyje KRRTRSH-ja miratoi djehidrocentralet "STRAVAJ" dhe "Qafëzez" në Librazhd dhe "Stavec" në Bulqizë, të cilët, sipas kreut të qeverisë së bashku do të punësojnë mijëra qytetarë, kryesisht banorë të zonave aty afër. Sipas kryeministrit Berisha ndërtimi i hidrocentraleve në mbarë vendin është shndërruar sot, aktualisht, në një gjenerator të fuqishëm të punësimit të qytetarëve shqiptarë në zonat më të largëta, më të thella të vendit. "Leksioni më i madh i krizës evropiane dhe globale që mund të nxirret nga shoqëritë, kombet dhe qeveritë, është se ka vetëm një rrugë të sigurt për parandalimin e kësaj krize dhe kjo rrugë është zhvillimi i qëndrueshëm, është inkurajimi, nxitja, investimi në ata sektorë që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm për vendet dhe kombet"-u shpreh ai. Duke folur për këto vepra Berisha ftoi edhe mediat që të shkojnë atje dhe t'i filmojnë, sepse sipas tij: "kamerat televizive, kanë për ishull parajse territorin brenda unazës së vogël të Tiranës dhe si kullë të fildishtë Rognerin dhe Sheratonin". Ndërkohë qeveria do të heqë nga fondi i pyjeve 1400 ha pyje për HEC-et e Banjës, Moglicës dhe Koklit në kaskadën e lumit Devoll. KRRTRSH miraton studimet pjesore për zonën buzë Adriatikut Hamallaj, Berisha firmos vilat e resortit turistik Në korrik 2010 banorët u përleshën dhunshëm me policinë ??? TIRANE ARBEN RROZHANI Batuta Pas prezantimit, nga përfaqësuesja e kompanisë, Kryeministri Berisha përgëzoi firmën e ndërtimit që kërkon të jetë në një dimension sa më njerëzor në këto ndërtimet turistike. "Sot në mëngjes, këshilltari im për çështjet e territorit dhe të urbanistikes po më informonte për rendin e ditës. Dhe në këtë pikë, ato ndërtimet që ishin parashikuar 3 katëshe të zbrisnin në 2 katëshe. Erla u thotë - mirë që i sjell këtu! Po ku t'i çojë? - i them unë. Mund t'i çojë te Balla për të sharruar katet, se atje i çon Rama kur ka për të sharruar katet." Në korrik 2010 Banorët e Hamallajt përleshje me policinë Gati tre vite pas protestavetë dhunshme të banorëvetë Hamallajt në rrethin e Durrësit, kundër prishjes së banesave të tyre, për t'i hapur rrugë një projekti turistik, qeveria shqiptare vendosi miratimin e tij. Ndërsa në 2010 projekti nuk arriti të zbatohej pas rezistencës së banorëve, dje, nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit, vendosi tu hapë dritën jeshile projekteve të investitorëve që duan të ngrejnë resorte turistike buzë detit Adriatik. "Mbledhja nuk ka sot vetëm energjinë, por miratohen disa vendime me një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e turizmit në brigjet e komunës së Ishmit, e cila përbën dhe një nga komunat më mahnitëse në tërë brigjet e Mesdheut. Me Kepin e Rodonit, Gjirin e Lalzit dhe në vazhdim, kjo komunë ka territore turistike që kanë tërhequr vëmendje dhe kanë pritur edhe perandorë. Dhe kjo jo në lashtësi, por në shekullin e XIX, Maksimiliani I, i cili u bë më pas perandori i Meksikës, kaloi ditë të tëra në Kepin e Rodonit bashkë me suitën e tij. Natyrisht, më së shumti për gjah, por ai ishte turizmi i kohës"-u shpreh Berisha gjatë prezantimit të projekteve. KRRTRSH-ja vendosi t'i miratojë të treja projektet, siç është rivlerësim i zonës nënjugore me sipërfaqe 30 ha, pjesë e studimit urbanistik pjesor me sipërfaqe 43.69 ha në fshatin Hamalle, Bashkia Sukth, miratuar me vendimin e KRRTRSHse nr.15 date 14.07.2009 dhe që shtrihet në qendrën e Gjirit të Lalzit, një fshat turistik me një hotel të një firme të njohur ndërkombëtarë me pesë yje, vila e apartamente të specifikimeve më të larta dhe shërbimeve luksoze. U miratua edhe Studimi Urbanistik Pjesor për kompleks turistik rezidencial e hotelier sip.9.71 ha brenda studimit urbanistik në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit, Komuna Ishëm, me investitor "Dobi Management shpk", që sipas Berishës synon zhvillimin e Lajmi Këshillit Kombëtar i Territorit, nën drejtimin e kryeministrit Berisha vendosi dje të miratojë projektin për resortin turistik buzë detit Adriatik. Projekti do të zbatohet në Hamallaj të Durrësit, ku në korrik 2010 pati përpleshje mes banorëve dhe policëve, pas vendimit për tu prishur banesat ?PERGJIGJEPYETJE Në 1 korrik 2010 qindra banorë të Hamallajt u përleshën me policinë e cila mbronte aksionin e Inspektoratit të Policisë Ndërtimore, për të prishur banesat e ngritura aty dhe që do t'i hapnin rrugë fillimit të punës për ngritjen e resortit turistik pranë bregdetit. Aksioni nisi pas miratimit nga Këshilli i Ministrave dhe KRRTRSH-ja të bazës ligjore për të nisur prishjen e banesave. Banorët shpreheshin se kërkonin legalizimin për banesat e tyre dhe jo shembje, siç kërkonte Ndërtimorja. Po në protest ata kërkonin edhe lirimin nga burgu të gjashtë personave që ishin arrestuar gjatë aksionit të dhunshëm për prishjen e ndërtesave në ditën e parë të protestave. Në 24 shtator 2010, pas lajmeve se nga Inspektoriati do të kishte një tjetër aksion të ndërtimorëve, banorët bllokua rrugën me gurë të mëdhenj dhe blloqe çimentoje. Rrugët u mbushën edhe me parulla: "Larg duart nga fshati ynë sekserë e matrapazë", "Duam liberalizim e jo gjenocid". Gjatë protestës banorët shpreheshin se vetë pushtetarët e PD-së i kishin zhvendur në atë zonë vite më parë. "Na ka bërë thirrje vetë Berisha për te ardhur këtu. Ne kërkojmë deklaratën publike nga Kryeministri dhe të dimë nëse do t'i mbajë apo jo premtimet. Përpara zgjedhjeve këtu erdhën disa deputetë dhe na uruan për shtëpitë që do na legalizoheshin",- thonë banorët e fshatit. Nga ana tjetër ata shpreheshin se nuk kishin mundësi që të nisnin jetën në vend tjetër, sepse jetonin në varfëri dhe se 70 % e tyre vuante për bukën e gojës. Resorti që do të ndërtohej në tokat ku ata kishin ngritur banesat, në një sipërfaqe prej mëse 100 mijë metrash katrorë. Më 23 prill 2010 KRRT-ja e Bashkisë së Sukthit miratoi studimin pjesor urbanistik në zonën midis Përroit të Tarinit dhe hidrovorit, ndërsa në Bashkinë e Sukthit deklaronin se investitorët zotëronin certifikatë pronësie. Në sipërfaqen për të cilën nisi përplasja mes banorëve dhe strukturave shtetërore ishin parashikuar të ngriheshin blloqe vilash 2-3-katëshe, pishina dhe të gjitha lehtësirat e tjera të shërbimeve për pushime në këtë pjesë të Adriatikut. Bashkia e Sukthit deklaronte se zona kishte një masterplan të miratuar më 2004-n, ndërkohë që në vitin 2009 ishte bërë edhe studimi urbanistik i zonës që kaloi edhe në KRRTRSH e në të është parashikuar ndërtimi i një tjetër fshati turistik me një sipërfaqe 43 hektarë. turizmit elitar, me godina jo më të larta e 5 kate dhe ruajtja e një distance prej 250 metër nga vija e ujit, me vlerë prej afro gjysmë miliardë dollar. U miratua dhe Studimi Urbanistik Pjesor me sip.1.2 ha brenda ristudimit urbanistik në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit, Komuna Ishëm si dhe Studimi urbanistik pjesor 7.6 ha, dhe leje sheshi për 3 vila një kat me papafingo brenda ristudimit urbanistik në zonën turistike te Gjirit të Lalëzit, me sip.2812 m2, në fshatin Lalëz, Komuna Ishëm, Qarku Durrës. Protestat në Hamallaj në korrik 2010 Në foto: Banorët e Hamallajt në përleshje me policinë më1 korrik 2010 ? Çfarë vendosi dje KRRTRSH? KRRTRSH-ja vendosi t'i miratojë një sipërfaqe 30 ha, në fshatin Hamalle, një kompleks turistik rezidencial e hotelier sip.9.71 ha brenda studimit urbanistik në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit dhe Studimin Urbanistik Pjesor me sip.1.2 ha brenda ristudimit urbanistik në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit si dhe Studimi urbanistik pjesor 7.6 ha, dhe leje sheshi për 3 vila një kat me papafingo brenda ristudimit urbanistik në zonën turistike te Gjirit të Lalëzit, me sip.2812 m2, në fshatin Lalëz, Komuna Ishëm, Qarku Durrës. ? Pse dështoi ky projekt në 2010? Ky projekt duhej zbatuar që në vitin 2010, por në 1 korrik qindra banorë të Hamallajt u përleshën me policinë e cila mbronte aksionin e Inspektoratit të Policisë Ndërtimore, për të prishur banesat e ngritura aty dhe që do t'i hapnin rrugë fillimit të punës për ngritjen e resortit turistik pranë bregdetit. Më pas ndërtimi i restorit u pezullua. ? Çfarë thonë sot banorët? Banorët nuk e kanë të qartë se çfarë ka vendosur KRRTRSH, por ata thonë se u është premtuar legalizimi i banesave nga ministrant Eduard Halimi dhe Sokol Olldashi. ? Po pushteti vendor? Kreu i bashkisë së Sukthit thotë se është kryer një studim pjesor i cili nuk i cënon aspak banesat e fshatit Hamallaj dhe për këtë problem është diskutuar edhe me banorët e zonës.
15E shtunë, 19 janar 2013W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASH THEMTHE& Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, MichelleObama, mbushi plot 49 vjeç. Ajo është shfaqur më elegante se kurrë sigurisht me stilin e saj me shpatulla jashtë, ku duket më në formë se kurrë e shoqëruar nga "xhentëllmeni" Barak Obama. Në këtë përvjetor ne kemi shkëputur disa kuriozitete reth jetës së saj shumë interesante. ? Midis familjarëve, nofka e saj është "Miche" ? Ajo u rrit në një shtëpi me një dhomë dhe një banjo. Michelle dhe vëllai i saj flinin në dhomën e ndenjes. ? Kur ishte e vogël, ajo praktikohej në piano aq shumë, sa më pas iu ndalua. ? Së bashku me vëllain, ajo dha provimet dhe e kaloi klasën e dytë e u hodh direkt në të tretën. ? Edhe pse e mirë në atletikë, ajo nuk merrte pjesë në gara sportive pasi, siç ka deklaruar vëllai i saj, ajo e urrente humbjen. ? Ajo ka qenë gjithnjë e drejtëpërdrejtë. Midis shumë fjalimeve që ka mbajtur gjatë fushatës dhe që do të mbahen mend, kur shkoi në shkollën prestigjioze Princeton, ajo u tha pedagogëve se ata nuk po e jepnin si duhej mësimin e gjuhës frënge. ? Ajo ishte një avokate e re dhe ishte caktuar si shefja e Barack Obamës kur bashkëshorti i saj i ardhshëm u punësua në firmën e saj për një punë verore. ? Përshtypja e saj e parë për Barack nuk ishte e mirë; ajo e kishte parë në foton e firmës së avokatisë dhe mendonte se ai kishte hundë të madhe. ? Ajo i refuzoi ftesat e para të Barack-ut për të dalë me të, pasi mendonte se nuk ishte e përshtatshme (duke qenë se ishte shefja e tij). ? Përpara se të lidhej seriozisht me Barack, ajo i kërkoi vëllait që ta merrte djalin që i sillej vërdallë për një ndeshje basketbolli. - babai dhe vëllai i kishin thënë asaj se mund të kuptosh shumë gjëra nga karakteri i dikujt vetëm duke e parë atë në fushë. ? Babai i saj vdiq kur Michelle ishte 20 vjeç. ? Barack i propozoi në një restorant të bukur në Chicago; unaza erdhi në tabaka, brenda ëmbëlsirës. ? Në dasmën e tyre, vallëzimin e parë e bënë me këngën "Unforgettable". ? Sipas miqve të saj, Michelle stërvitet si një gladiatore. ? I urren getat shumë "të dhimbshme." ? Për mëngjes pëlqen të hajë fruta, vezë dhe pastërma. ? Barack Obama ka thënë se nëse ai do të kishte garuar kundër gruas së tij, me shumë mundësi do të kishte humbur. "Ajo është e zgjuar, ka humor, dhe është shumë tërheqëse...do të më kishte mundur pa asnjë vështirësi." ? Michelle Obama nuk ka dashur gjithnjë që të bëhej avokate. "Doja të bëhesha pediatre," ka thënë Mishel Obama festoi përvjetorin e 49- të të saj Obama në Facebook: “Happy birthday” DITELINDJA Tmerrësisht i dashuruar me Rudina Magjistarin XHAVIT BAJRAMI ajo për Vogue, "derisa e kuptova që shkenca nuk ishte shumë argëtuese." ? Barack Obama ka thënë se është meritë e Stevie Ëonder që ai joshi Michelle. "Mendoj se është e saktë nëse do të thoja që nëse unë nuk do kisha qenë një adhurues i Stevie Ëonder, Michelle nuk do të ishte shoqëruar me mua," ka thënë ai. "As nuk do të ishim martuar. Fakti që ramë dakord mbi Stevie Ëonder ishte pjesa më e rëndësishme e lidhjes sonë." Hidhini nje sy sot Klan Kosoves,ne 15.00. Eshte ripreza e Arjan Canit - "Zone e lire" dhe intervista e synit tim :))", ky është postimi më i fundit kickboxerin, Xhavit Bajramit djalit simpatik, me sy jeshil që i ka vjedhur zemrën prezantueses simpatike Rudina Magjistarit. Fill pas zbulimit të lidhjes së tyre dhe pas intervistës së parë të dhënë nga vetë Rudina në emisionin, e Arjan Çanit ka reaguar në rrejtin social atë të face book-ut, vetë djaloshi që u përfol mjaft nga mediat rozë duke ngjallur mjaft kureshtje për këdo për lidhjen e tij dy vjeçare me prezantuesen simpatike. E megjithë këmbënguljen e gazetarëve për një intervistë, djaloshi kosovarë ka marrë vendimin të mos flasë për momentin, nuk ka mundur ti rezistojë tundimit në faqen e tij të rrjetit social, duke e ndarë me miqtë e tij këtë këtë përjetim. Lidhur me dashurinë e Rudinës ai ka marrë mjaft urime, komplimenta dhe përgëzime e natyrisht nuk e ka fshehur gëzimin dhe kënaqësinë për një lidhje kaq të bukur dhe të veçantë që kanë krijuar. Është munduar të falendeojë dhe të komentojë të gjithë miqtë e vërtetë dhe virtualë. Por nuk ka munguar dhe vetë reagimi i Rudinës, ku ajo përveçse i bën një "like" (pra që e pëlqen atë që shkruan Xhavit) dhe qesh me të madhe në komentim të situatës. Në foto: Rudina Magjistari Në foto: Xhavit Bajrami
19E shtunë, 19 janar 2013 DOSSIER ANALIZA e gazetës italiane "La Stampa", reflekton mesazhet që perceptoheshin në Perëndim mbi lëvizjet e Tiranës zyrtare pas prishjes me Kinën Retrospektivë PERËNDIMI NË ‘78: Izolimi do ta çojë sërish Shqipërinë drejt Moskës Çfarë përfaqësonte Hoxha e çfarë Shehu? Hapja, izolimi apo India do të ishin "aleati" i radhës?! Pas prishjes me Kinën, Shqipëria duket se ka mbetursi e ngrirë në orientimin e saj doktrinar. Megjithatë, siç ndodh thuajse gjithnjë në politikë, nën maskën ideologjike, ka gjithmonë diçka që lëviz: madje as Shqipëria nuk mund ta mbushë dot barkun me bukë vetëm me teorinë apo me krenarinë kombëtare. Ndërsa ka kaluar momentin e parë kur nuk po gjente dot mënyrën e duhur për të shpjeguar se si miku e mbështetësi kryesor, ndoshta është kthyer papritur në armikun më të hidhur dhe se si Kina e Madhe arriti të rrëshkiste kësisoj në "tradhëti", ndërsa Shqipëria qëndronte e vetme në dyshemenë e orthodoksisë revolucionare, vetë Enver Hoxha hodhi hapin e parë për të shtruar koordinatat e reja në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit. Në skakierën botërore Shqipëria duhet të ketë mbetur i vetmi vend - që do të gëzojë prestigjin dhe simpatinë e revolucionarëve të vërtetë". "Shqipëria do të rezultonte ndër të tjera i vetmi vend vërtetë socialist, kur nuk ekziston në botë askush tjetër" dhe ku shtetasit e tij kanë arritur një shkallë të konsiderueshme barazie". Në lëvizjen komuniste - reformizmi është kthyer në varrmihësin e revolucionit, në antitezë të maksizëmleninizmit, i pranuar tashmë nga partitë e shumicës së vendeve socialiste, duke ia nisur nga BRSS, Jugosllavia dhe nga Kina, për të arritur në vendet ish-socialiste e në partitë revizioniste në të gjithë botën". Thyerja po sjell pasoja në të gjitha aspektet. "Ne kemi dënuar tradhëtinë e titistëve, të revizionistëve sovjetikë e atyre kinezë, populli ynë do të luftojë imperializmin amerikan, social-imperializmin sovjetik e do t'ia çjerë maskën socialimperializmit kinez. Askush nuk duhet të ushqejë edhe iluzionin më të vogël se qëndrimi ynë mund të ndryshojë". Kjo ia shton shtresën e akullt linjës së vetizolimit ideologjik të fiksuar nga Hoxha. Ndër linjat e diskutimit të tij mund të lexosh megjithatë se edhe partia "më e pastër" nuk është e imunizuar nga devijimet. Në tekst shihet qartë një theks eksplicit drejtuar kundër drejtuesve 'tradhëtarë', të cilët donin të na kontrabandonin edhe neve teoritë revizioniste e kapitaliste mbi vetadministrimin". Hoxha përmend me këtë rast edhe emrat e ish-anëtarëve të Byrosë Politike të ekzekutuar si: Balluku, Këllezi e Theodhosi, ndërsa është e njohur se i pari ndër to, këmbëngulte mbi domosdoshmërinë e hapjes ndaj Moskës, ndërsa dy të tjerët e përmendur pas tij, sugjeronin të ndiqej kursi i hapjes së Pekinit. Një artikull në organin teorik të Partisë thoshte se edhe pse është punuar shumë, tentativat revizioniste, s'janë zhdukur akoma pas eliminimit të tre krerëve puçistë: "Në fakt, të gjithë revizionistët modernë, nga hrushovianët deri te kinezët, e kanë gjetur inspirimin e tyre në Jugosllavinë aktuale revizioniste dhe shumë idhtarë të revizonizmit gjykojnë tanimë se sistemi vetadministrues është një model i sprovuar i socializmit. Ky është një rrezik i madh". Rendi i ri ideologjik, zbritja e personazheve të mundshme në një kërkim më të paragjykuar, në mos edhe drejt një hapjeje të papritur, i shërbejnë sot Enver Hoxhës për të bllokuar qysh në embrion një përhapje të gjendjes së frikës e të pasigurisë përballë një izolimi të ardhshëm total. I shërbejnë edhe për të bllokuar kryeministrin Mehmet Shehu, të cilit i është besuar në vitet e fundit një porcion i mirë pushteti e prestigji. Duke qeverisur sëbashku qëkurse ekziston "Shqipëria e re", njëra pjesë kontrollon pjesën tjetër të partisë e të vendit (artikuluar deri më tani në grupimet patriarkale dhe ato tribale), të dy ia kanë dalë gjithnjë të balancohen në bazë të kompromiseve të vazhdueshme. Diferencat që nxjerrin kokë reflektohen në dy institucionet dimësia e Shqipërisë duhej të mbështetej vetëm në grupet e kulluara revolucionare, duke i qëndruar larg pjesës tjetër të botës (pak a shumë jetimëve të revolucionit kulturor maoist). Në Shkollën e Partisë, përkundrazi, janë shfaqur vizione më të gjera: në botë ekzistojnë shumë parti të rindërtuara në orthodoksinë revolucionare, megjithëse tashmë të lidhura me Moskën apo Pekinin. Diferencat mund të fshehin edhe një luftë për pushtet. Hoxha nuk duhet të jetë ndjerë shumë i fortë pasi kishte humbur mbështetjen e financimet sovjetike për t'i zëvendësuar ato me ato kineze, për të përfunduar duke i humbur edhe ato pa e ditur se me çfarë do t'i zëvendësojë. Sigurisht se nuk janë detajet e diferencat ideologjike që do të mund të zgjidhnin problemet më vitale të Tiranës (i vetmi kryeqytet komunist në botë që pretendon publikisht se ka rolin e një qendre të revolucionit botëror). Në fakt, përtej përçapjeve teorike, qeveria e Hoxhës po lëviz me hapa të ngadaltë drejt orthodoksisë doktrinare. Thuhet se është Shehu që i inspiron. Por, disa pika të tjera lenë të kuptohen edhe në fjalimin e Hoxhës, duke u fshehur sigurisht nën maskën e rëndë ideologjike. Rezultojnë tri pika. E para: pasi ka rimarrë skeptrin e luftës ndaj kundërshtarëve revizionistë, shefi shqiptar ka dashur të preçizojë: -ky është qëndrimi ynë i palëkundur përballë armiqve, i cili megjithatë mund të bëhet më i butë dhe të korrigjohet në marrëdhënie me vendet borgjeze që ndjekin një politikë të miqësisë ndaj Shqipërisë". Është një ftesë, e drejtuar mbi të gjitha ndaj Greqisë, Italisë, Francës dhe Gjermanisë, për të rimbushur boshllëkun ekonomik të lënë pas nga kinezët. E dyta, duke ngulur këmbë se vendet socialiste janë bërë një koperturë e atyre revizioniste, Hoxha ka lënë në fund një fjalë rezervë ( asin nën mëngë): "disa prej tyre". Bëhet fjalë për një derë të hapur ndaj Vietnamit, Kubës, Mongolisë, duke i konsideruar më revolucionare, dhe aktualisht edhe Rumanisë, e konsideruar më autonome, por jo shumë revizoniste e të rrezikshme për impaktin që jep në këtë aspekt nga afër, siç është Jugosllavia. E treta: në diskutimin e tij, Hoxha bëri me dije se: "partia, megjithë sabotimet kineze, ka ndërmarrë hapa që kanë lehtësuar vazhdimin e punëve në Kombinatin Metalurgjik, në hidrocentrale dhe objekte të tjera industriale". Këtu arrihet në shpjegimin e atij kontakti të papritur e kurioz me Indinë. Tirana madje nuk ka as ambasador në Nju Delhi. Në momentin e prishjes me Kinën, ambasadori i akredituar në Damask, fluturoi me vrap drejt kryeqytetit indian për të kërkuar lidhjen e një marrëveshjeve ekonomike. Përse Indinë - e cila është e mbarsur në telashe - me ç'duket, nuk do mund ta shpëtonte dot një bashkëpunim me Shqipërinë? Sekreti qëndron në standardet teknologjike. Të gjitha impiantet industriale të ndërtuara e të dorëzuara nga ose me kinezët në Shqipëri ( Metalurgjiku i Elbasanit, hidrocentrali i Fierzës, impiantet e përpunimit të naftës) janë me teknologjinë dhe standardet sovjetike ( të importuara para prishjes me Moskën). Tanimë, për të vazhduar me ndërtimin dhe sigurmin e prodhimit, shqiptarët kanë nevojë për impiante dhe pjesë këmbimi me origjinë ruse, e madje edhe për teknikë të aftë për t'i mirëmbajtur ato. Njëri ndër vendet e rralla jashtë bllokut "revizionist", i gatshëm ta bëjë të gjithë këtë, është pikërisht India, ku sovjetikët kanë eksportuar e ndërtuar industri të ndryshme (të ngjashme me ato në Shqipëri). Kështu, Tirana, në rrugën e një izolimi, zbulon paradoksalisht "rrugën indiane". Në këtë pikë shtrohet pyetja, nëse kjo rrugë, e afërt me atë kubane e atë vietnameze, nuk do t'i çonte sërish shqiptarët në fund të udhëtimit të tyre, sërish drejt Moskës. Me ose pa Enver Hoxhën. Marrë nga: "La Stampa", 29.10.1978 ideologjike që udhëheqin dy bashkëshortet e udhëheqësve kryesorë. Zonja Hoxha, Nexhmija, mbulon Institutin e Studimeve Marksist-Leniniste, ndërsa zonja Fiqerete Shehu është drejtoreshë e Shkollës së Lartë të Partisë "V.I.Lenin". Në simpoziumnet e ndryshme shkencore, të organizuara nga këto dy institucione, kanë gjetur rrugën e ngritur krye edhe diferenca të ndryshme: më hermetik pozicioni i Hoxhës, më posibilist ai i Shehut. Flasim gjithmonë në përmasat që ato mund të aludohen brenda kontektist shqiptar. Së fundmi, për shembull, Instituti i zonjës Hoxha këmbëngulte në teorinë sipas të cilës, një vetizolim mund të rezultonte në purifikimin e partisë dhe se vazhArtikulli në origjinal me titull: Qualcosa si muove in Albania, Frane Barbieri, "La Stampa", 29 tetor 1978, fq. 17 FRANE BARBIERI Duke qeverisur sëbashku qëkurse ekziston "Shqipëria e re", njëra pjesë kontrollon pjesën tjetër të partisë e të vendit të dy ia kanë dalë gjithnjë të balancohen Foto ilustruese e vitit 1979 Në këtë pikë shtrohet pyetja, nëse kjo rrugë, e afërt me atë kubane e atë vietnameze, nuk do t'i çonte sërish shqiptarët në fund të udhëtimit të tyre, sërish drejt Moskës
12 E shtunë, 19 janar 2013 SPECIALE ASNJË hetim nga organi i akuzës, shteti hesht përpara abuzimitZbulimi Kromi, korrupsioni i doganierëve, portit, policisë e prokurorisë “Fiks Fare” denoncon megaaferën e pasurisë publike ??? TIRANE Fiks Fare për disa ditë merradhë ka zbuluar mënyrën evjedhjes së pasurisë më të madhe minerale në Shqipëri. "Eshtë pjesë e një investimi disa mujor. Kemi punuar me disa grupe xhirimi, kamera të fshehta e gazetarë. Shqetësimet që vijnë në emision janë të shumta, por ky, ishte një ndër më seriozët që u vlerësua edhe nga stafi ynë. Aty kanë humbur jetën shumë njerëz, dhe nivelet e korrupsionit janë të përmasave shumë të mëdha" thotë për shqiptarja.com, kryeredaktorja e emisionit "Fiks Fare" Denisa Haxhiaj. HISTORIA Gazetarët kontaktuan fillimisht me njerëzit që janë të punësuar në galeritë e Bulqizës, dhe zbuluan se minierat e kromit shfrytëzohen pa kriter, pasi për mbajtjen e galerive vendosen këmbë druri. Për pasojë, mali është bërë vrima vrima, pse jo, nën rrezikun se një ditë mund të shembet. "Ka disa miniera të palicensuara, të cilat kryejnë transportin e mineralit për në Durrës me dokumente falso të firmave të tjera. Në shumë raste, ka pasur edhe konflikte e për këtë, përgjegjës është shteti që ka cuar palët në konflikt, pasi dy subjekteve u ka dhënë lejen në të njëjtën galeri, njërit për zbulimin e mineralit, e tjetrit për shfrytëzimin e tij" thotë për kameran e Fiks Fare një ndër punonjësit e galerive. Një pronar i një firme kromi ka treguar se kishte aplikuar për të marrë licensën, por i kishin kërkuar 100 mijë euro, lekë të cilat nuk i kishte dhënë, çka e kishte detyruar më pas të hiqte dorë nga licensa. Por sipas investigimit të Fiks Fare, kjo nuk e ka penguar këtë pronar që të vazhdojë punën për nxjerrjen e mineralit duke e mbledhur edhe në miniera të tjera të palicensuara dhe ta dërgojë atë për në Durrës, me dokumente të firmave të licensuara. ZONA E HASIT Një tjetër vend problematik që mblidhet minerali është edhe zona e Hasit. "Fiks Fare" investigoi pas një denoncimit të një pronari të një karriere me licensë në fshatin Vlahën, Has. "Kam një liçensë për shfrytëzimin e mineralit të Kromit të nxjerrë nga Ministria e Ekonomisë që në 20 Maj 1999. Kam bërë disa herë denocime të vjedhjes së kromit brenda kordinatave ku unë jam pajisur me leje, duke nisur nga pushteti vendor dhe në të gjithë organet ligjore të shtetit shqiptar. Dhe duke nisur që nga pushteti vendore e deri tek punonjësit e policisë së Hasit, Shkëlqim Koka dhe Azem Alia më janë kundërvënë që në momentin e marrjes së kësaj leje konform ligjit të shtetit për shfrytëzimin e një sipërfaqeje 24 ha. Kam paguar të gjitha detyrimet ligjore dhe taksat, si dhe sigurimin e punëtorëve. Këta zotrinj shoqërojnë njerëz të paligjshëm për të marrë mineralin në territorin e liçensës time dhe deri edhe në trasportin e tij. Kam bërë letra të gjithë insitucioneve që të shmangim konfklikteve mes njerëzve që në mënyrë të paligjshëm shfyutëzojnë kromin, por nuk kam gjetur mbështetje. Me datën 15 Tetor 2010 z. Azem Alia më ka dërguar furgonin e policisë në shtëpi e më ka arrestuar. Në organet e policisë Has më ka bërë presion, "t'i nuk ke të drejtë të bësh denoncime për njerëz që punojnë pa liçensë pasi edhe ata do hanë. Shiko punën tënde ose hiq dorë nga minerale. Unë jam përfaqësues i shtetit dhe përfaqësoj shtetin në Krumë. Se jam unë shteti, nuk të japë përparësi të vazhdoshj shfrytëzimin e këtij burimi në Vlahën lindore", thotë Rexhep Dauti, pronar i një karriere të licensuar në zonën e Hasit. "Jam i zhgënjyer nga prefekti i Hasit, i cili është caktuar nga kryeministri për të mbrojtur si kryetar i Task - Force-s për tre rrethe për çdo problem që na shqetëson. Ai më ka kthyer përgjigje për të më konfliktuar me njerzit. Minerali vjen me një mjet me targa të Kosovës, shkarkohet në pikën komisarit nuk ka ndërhyrë, por vazhdon e mbron të palicensuarit. Azem Alia ka deklaruar se sa të jem unë nuk do punosh në atë zonë. I kam bër shkresë Drejtorisë së policisë së Durrësit, Drejtorisë së policisë së shtetit, prokurorisë Kukës, prokurorisë së përgjithshme , kryeministrit, presidentit e Kontrollit të Lartë të Shtetit, por nuk kam gjetur mbështeje", tregon biznesmeni. "Fika Fare" pas kësaj dëshmie nisi punën në terren, duke dokumentuar marrjen e mineralit nga firma të paliçensuara në Vlahën, dërgimin e tij në Has e më pas e paisjen me dokumenta të një firme tjetër e dërgimin e ngarkesës deri në portin e Durrësit. Gjatë bisedës me gazetarët drejtuesi i mjetit është shprehur se "ka dy vite që sillte krom në Durrës. Ai e sillte për në Fllakë, me dokumenta, por që vazhdimisht e shkarkonte në port. Gjatë rrugës nuk më ndalon policia. është shprehur drejtuesi i mjetit,- pasi ata më njohin dhe se e dinë se sjell mineral të varfër. Ndërsa unë, ngarkoj mineral të pasur". Ai u ka treguar gazetarëve se dërgimin e mineralit deri në Portin e Durrësit e kryen pa problem. Kjo pasi për shoqërimin e mallit përdor letrat e dajos së tij. Minerali që vinte nga Hasi duhej edhe shkarkuar. Gazetarët biseduan me inspektorin e sheshit të portit, Flamur Kastrati. Gjatë bisedës Kastratati ka marrë përsipër "që për një vlerë prej 1.5 milionë lekësh t'u jepte gazetarëve 200 - 300 metra katror vend depozitimi dhe për futjen e ngarkesës së paligjshme të përdornin dokumentat e një firme tjetër. Më pas gazetarët kanë investiguar një tjetër linjë të marrjes dhe shfrytëzimit të pasurisë kombëtare. Bëhet fjalë për dërgimin e kësaj pasurie nga Hasi për në Devë të Kosovës. Rexhep Dauti kishte denoncuar sërishtë trasportin e paligjshëm të kësaj pasurie drejt Kosovës. "Shoqëria Infom Metal Al - Plas me administrator Besnik Istrefin kryen këtë trasport" thotë Dauti. Për këtë, biznesmeni kishte depozituar dy herë denoncim në prokurorinë e Kukësit, dhe kishte marrë një përgjigje të tillë: "t'i mbro liçensën tënde se shteti e mbron vetë pasurine tij". Po kështu Dauti kishte kryer edhe denoncimin edhe tek tek Azem Alia dhe Shkëlqim Koka punonjës të komisariatit të Policisë Has dhe ata i kanë thën se "zhduku se ti po na sorollat sa herë denoncon". Gazetarët kanë kontakltuar një nga pronarët e një karriere që dërgonte pikërishtë me këtë firmë mineralin në Devë të Kosovës. Pronari i mineralit të karrierës së paliçensuar Rexhep Cahani është shprehur se "e nxjerr mineralin në Cahan dhe e paiste me dokumentat e firmës së Besnik Istrefit e më pas e dërgonte në Devë të Kosovës duke e shitur atë". Ai ka treguar se ka mbështetjen e policisë dhe nesë është e nevojshme kromin mundet ta sillte edhe në Durrës me dokumenta fallco. Pas kësaj bisede gazetarët kanë ndjekur ngarkimin e kamionit në Has deri në Devë të Gjakovës. Kamioni me ngarkesë ka kaluar edhe doganën e Qafë Prushit me dokumenta të falsifikuara dhe nuk është ndaluar. Ndërsa bashkëpronari i fabrikës së pasurimit të kromit në Kosovë në bisedë me gazetarët tha se kishte disa licensa. "Kam 5 liçensa. Kam leje shfrytëzimi të minierave edhe në Bajram Curri. Nuk i kam rinorvuar lejet pasi më janë kërkuar lekë nga ana përfaqësueve të Taks Forcës, RSHMIT dhe Ministrisë së Ekonomisë" tregon ai. PËRFUNDIMI E pas gjithë kësaj pune investigative, ku për vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve, janë të përfshirë prokurorë, doganierë, përfaqësues të portit, policë, e biznesmenë të korruptuar, në Prokurorinë e Përgjithshme, ka ende një dosje të plotë të hapur, por ende të painvestiguar, denoncimin e ishkryekomisarit Shemsi Premçi, i cili, vetëm pse tentoi të denoncoi vjedhjen, e liruan nga detyrat dhe funksionet në policinë e shtetit, madje e paditën në organet kompetente për shpifje. e grumbnllimit të minierës së Cahanit Sh.P.K e më pas ngarkohet sërish e dërgohet në Durrës. Unë kam bërë denoncimin, por ja kanë dhënë për ndjekje komisariatit të Hasit, por ky Në foto: Momente të kapura nga kamera e “Fiks Fare” ku denoncohet grabitja e kromit në minerën e Hasit të Kukësit Aty kanë humbur jetën shumë njerëz, dhe nivelet e korrupsionit janë të përmasave shumë të mëdha" Në foto: Fadorma duke marrë kromin në karrierën e minierës
E-mail: thashethem@shqiptarja.com THASH THEM& EWWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com VITI II, NR. 3 E shtunë, 19-01-2013 KREU I PS Edi rama “trendy” me syze femrash ME XHIRIMET PER KLIPIN E RI NE TAJLANDE Rrëfimi i Edlirës për jetën e tyre Gerti & Gerti Edlira BogdaniEdlira Bogdanpresin fëmijën e tyre të parëe tyre të par Dashuria Dashuria e Berishës e Berishës për nipërit për nipërit dhe qenin EKSKLUZIVE Në një ditë ideale Në një ditë ideale të aktores Eni Janitë aktores Eni Jan Xhaviti, tmerrësisht i dashuruar me Rudinëndashuruar me dinë Artistja simpatike e teatrit vjen në një rrëfim interesant, të jetës së saj profesionale dhe private 24 ORE + me... Kickboxeri, Xhavit Bajrami djali simpatik, me sy jeshil që i ka vjedhur zemrën prezantueses, komenton... RITA ORA
8 E shtunë, 19 janar 2013 ITALI Arrestimet AKTUALITET Vau i Dejës, vidhen lekët e taksave, në hetim arkëtarja Vidhet kasaforta e lekëve në Bashkinë eVaut të Dejës, ndërsa brënda saj ndodheshin rreth 8 milion lekë të vjetra. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa autorët kanë hyrë nga dritarja e tualetit të godinës së bashkisë. Sipas kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Gjon Marku, lekët e marra kanë qenë taksat e bizneseve të këtij qyteti dhe dëmi është goxha i madh. Shuma në fjalë, sipas Markut, grumbullohej në Bashki për shkak të mungesës së një alternative tjetër, pasi një marrëveshje me një bankë të nivelit të dytë, për hapjen e një dege në Bashkinë e Vaut të Dejës ende nuk ishte konkretizuar. Policia e Shkodrës, dyshon se në vjedhjen e parave janë të përfshirë disa persona dhe për pasojë ka nisur proçedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale të shpërdorimit të detyres ndaj shtetasve: Vitore Gaçi, 50-vjeçe, me detyrë arkëtare në Bashkinë e Vaut-Dejës dhe Marko Tanushi, 39-vjeç, me detyrë roje private. Gjatë kontrolleve të ushtruara në qytet, në prangat e policisë ka rënë Zef Bacaj, 48 vjeç, me detyrë Përgjegjës i Zyrës së Shërbimeve në Bashkinë e Vaut-Dejës. LAJME SHKURT Gjyqtares Dhurata Bilo iu gjetën vendime të pazbardhura KLD, hapur kundër ministrit të Drejtësisë S'miratoi masën e propozuar nga Halimi Lajmi Këshilli i Lartë i Drejtësisë del kundër propozimeve të Ministrit të Drejtësisë, Eduart Dalimi. Ky i fundit kishte kërkuar masa disiplinore për disa gjyqtarë në rrethe të ndryshme, ndërkohë që KLD duket se ka menduar krejt ndryshe për punën e tyre. GRANIT SOKOLAJ ??? TIRANE Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës, mes tyre dy shqiptarë ??? ANCONA ? Vlorë, spitali përfshihet nga flakët Spital Rajonal i Qytetit të Vlorës është përfshirë mesnatën e së enjtes nga një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse, të cilat kanë shuar zjarrin dhe kanë vënë situatën nënkontroll. Sipas zjarrëfikësve, zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike dhe nuk dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Zjarri është neutralizuar për rreth 30 minuta, nga Forcat Zjarrëfikëse të Vlorës, të cilët kanë bërë dhe evakuimin e njerëzve. ? Itali, po imitonte Spiderman, vdes 6-vjeçari Një fëmijë rreth 6 vjeç, ka gjetur vdekjen mbrëmjen e premtes në Latiano Brindizi të Italisë, teksa luante i vetëm në një nga dhomat e shtëpisë. Tragjedia, është rezultat i një ngjarjeje aksidentale. Mendohet se i vogli Gabriele Tauro, është hedhur nga një divan për të imituar Spiderman, por është mbytur nga disa vije të gjendura në dritaren e dhomës. Kur prindërit zbuluan ngjarjen e rëndë ishte tepër vonë, pasi pavarësisht përpjekjeve nuk mundën ta mbajnë në jetë vogëlushin e tyre. ? Itali, 23-vjeçari kapet me drogë Një 23-vjeçar i njohur nga forcat e rendit në Itali është arrestuar për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike". Leonard Mona u arrestua nga Policia e Luças gjatë një kontrolli në postbllok ku ju gjetën rreth 750 gramë heroine. I riu shqiptar, në momentin e ndalimit ka shfaqur shenja nervoziteti. Gjetja e lëndës narkotike u bë për shkak të lehjeve të qenit antidrogë. Mona dyshohet se i përket një rrjeti të madh të trafikimit të lëndëve narkotike në Itali. Përveç lëndës narkotike atij ju gjendën dhe një peshore dhe disa plumba. ? “Zhduket” e kthehet në shtëpi 18-vjeçarja Denoncimi për zhdukjen e një vajze ka alarmuar komisariatin numër 6 në Tiranë. Nasip Kodra ka denoncuar dje paradite në komisariatin nr.6 moskthimin në shtëpi të mbesës së tij 18-vjeçare, e cila pas ndarjes nga jeta të prindërve jetonte me gjyshërit. Menjëherë janë vënë në lëvizje forcat e policisë, të cilat kanë arritur të kontaktojnë me vajzën, e cila nëpërmjet telefonit iu kishte thënë se do të kthehej në shtëpi. Burime nga ky komisariat, deklaruan se dje pasdite, ajo është paraqitur bashkë me gjyshin, duke deklaruar se nuk i kishte ndodhur asgjë, por gjyshërit ishin merakosur. Nishani Kreu i Këshillit të Lartë në Drejtësisë, Bujar Nishani, në fillim të mbledhjes së djeshme, shprehu solidaritetin mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur ndaj gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni, duke thënë se, autorët do të marrin përgjegjësisë ligjore. “Askush nuk mund të cënojë personalitetin, sigurinë, integritetin, dinjitetin dhe jetën e gjyqtarit të Republikës. Askush nuk do t'i shpëtojë reagimit më të ashpër të organeve të drejtësisë”, tha Nishani. Eshtë kontrolluar ngaMinistria e Drejtësisëdhe është kapur me shkelje, por Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk e ka parë të arsyeshme ta "ndëshkojë", duke dalë hapur kundër kërkesës së Ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi. Në mbledhjen e djeshme, sipas njoftimit zyrtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, "në lidhje me procedimin disiplinor të gjyqtarëve, u vendos rrëzimi i kërkesës së Ministrit të Drejtësisë për dhënien e masës disiplinore 'vërejte' ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Dhurata Bilo, si dhe shtyrja e shqyrtimit të 4 (katër) kërkesave të tjera për procedim". "Përplasja" mes institucioneve të drejtësisë duket se ka nisur për emrat e gjyqtarëve për të cilët është kërkuar procedimi. Megjithëse janë konstatuar shkelje nga inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë, vendimi i KLD-së duket disi i çuditshëm. Emri i gjykatëses së Durrësit, Dhurata Bilo rezultoi me shkelje fundvitin e kaluar, së bashku me disa gjyqtarë të tjerë, përfshirë edhe Neritan Tabakun. Kontrolli në Gjykatën e Durrësit, por edhe në disa të tjera, zbuloi shumë shkelje gjykatësisht, kryrsisht në moszbardhje vendimesh gjyqësore, gjë që pati ndikuar në atë kohë, edhe për lirimin e Ilir Xhakjes, i akuzuar për vrasjen e komisarit të Shijakut, Adem Tahiri, shtatorin e kaluar. Megjithatë, KLD, duket se dje nuk e ka pa të arsyeshme t'i "bindet" kreut të drejtësisë, duke mos dhënë asnjë masë disiplinore ndaj gjykatëses së Shkallës së Parë në Durrës, si dhe ka shtyrë vendimin për 4 emra të tjerë. Ndërkohë, mbledhja e djeshme e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka emëruar Marsida Xhaferllarin, kryeinspektore pranë këtij institucioni. E emëruara e djeshme, ka qenë juriste pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe përfaqësuese e kësaj të fundit në Kuvend. KLD, në mbledhjen e djeshme, ka emëruar Ilir Mustafajn, si përfaqësues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Komisionin Administrues të Testimit kualifikues për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe Apelit. Policia Italiane ka shkatërruar njëbandë të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, anëtarë të së cilës ishin dhe dy shtetas shqiptar. Dy shqiptarët Endri Mosko 38-vjeç dhe Niko Selamaj 43-vjeç, dyshohet se kanë pasur rol kryesor në bandën e shkatërruar. Kapja e 2 shtetasve shqiptarë dhe 8 italianë anëtarë të një bande të trafikimit të lëndëve narkotike, u bë pas një hetimi një vjeçar të Policisë Italiane, hetim i cili ka nisur në Janar të vitit 2012. Drejtësia Italiane, pritet që proçesin për dy shtetasit shqiptarë t'ia referojë institucioneve shqiptare për sekuestrimin e pasurive të Endri Moskos dhe Niko Selamaj, nga hyrja në fuqi e ligjit antimafia, pasi dyshohet se paratë e tyre, janë vënë në mënyrë të paligjshme. Banda me 2 shqiptarët, 5 shpërndarës dhe 3 ndërlidhës që bënin të mundur transportimin e drogës nga Shqipëria në Greqi drejt Italisë, u shkatërrua mëngjesin e sotëm nga policia e Foggias. Të gjithë të arrestuarit janë persona me precedentë të mëparshëm penalë, kryesisht si akuza për të cilën janë arrestuar, trafikim të lëndëve narkotike. Shqiptarët janë bërë pothuajse të përditshëm në faqet e mediave italiane, kryesisht për ngjarje të kronikës së zezë, si vrasje apo trafikim lëndësh narkotike. Të martën, policia e Venecias arrestoi një shqiptar me 11 kilogramë heroinë. Një ditë më pas është policia e Anconës ajo që arreston dy shqiptarë të cilët po transportonin rreth 300 kilogramë mariuanë, nëpërmjet një kamioni. Ngjarja e fundit, është ajo e së enjtes kur një shqiptar vrau ish gruan e tij së bashku me të dashurin e saj, për arsye xhelozie. Mbledhje e sotme e Këshillit të Lartë të Drejtësisë
4 E shtunë, 19 janar 2013 POLITIKE Dikur një vend pushimi për qytetarët, por dhe militantët e PD Lulishtja ‘Fan Noli' tani pallati ‘Toptani' Shkatërrimi, sherr Lubonja-Fevziu në Tv Klan Lajmi Shkatërrimi i lulishtes "Fan Noli" përballë selisë së PD e ndërtimi mbi i një pallati 8-katërsh nga Toptanët ka sjellë dhe një sherr në TV Klan mes analistit Lubonja e moderatorit Fevziu, për shkak së ky i fundit është pjesë e trashëgimisë Toptani. ??? TIRANE JAKIN MARENA argëtim", thuhet për këtë projekt. Me një sipërfaqe prej 60000 m2 organizuar në 8kate dhe me një hapësirë parkimi prej 600 makinash, synohet t'i sillet tregut shqiptar një përvojë të paharrueshme blerjesh, gastronomie e argëtimi. Qëllimi thuhet se është ta bëjnë Toptani Plaza një destinacionin perfekt për të prezantuar konsumatorin me markën e gjithë konsumatorëve shqiptarë duke sjellë standardet e larta të shërbimit, përballë selisë blu, që pritet të startojë brenda 2014, kur të përfundojë. Duke qënë shumë fleksibël për të ofruar hapësira të përshtatura për nevojat e bizneseve e markave të palëve të interesuara, por asnjë lloj mundësie për qytetarët e TiDikur ka qënë një lulishte e zgjeruar, "FanNoli", jetëgjatësia e të cilës ka zgjatur deri në janar të 2010, kur familja Toptani mori truallin mbi të cilin hapi themelet e një pallati 8 katësh. Shumëkush e mban mend atë lulishte përballë PD mbi të cilën ishin ngulur kioska në kohën e ish-kryebashkiakut Sali Kelmendi, por që kishte shërbyer gjithnjë si vend pushimi për militantët e shumtë të PD, në ditët e gëzuara të saj, në fitoret e para por dhe të hidhura pas humbjeve të njëpasnjëshme, nga ku nisnin protestat kundër qeverisjes së Nanos e ku pikërisht në këtë lulishte kanë qënë parkuar dhe dy blinda në atë shtator të zymtë të vitit 1998, pas vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari. Por historia e kësaj lulishteje ka zgjatur deri fiks para tre vitesh, kur mbi të nisën punimet e para për ngritjen e një pallati 8-katësh, me lejen e firmosur nga ish-kryebashkiaku Edi Rama. Një gropë që ka qëndruar shumë kohë e rrethuar, një garazh i thellë që tashmë ka përfunduar, duke ftilluar në këtë mënyrë dhe themelet e kësaj godine që thuhet se do të jetë sipas parametrave më bashkëkohore, aq sa sipas të gjitha zërave ia vlente që ta "shuante" dhe lulishten e hershme përballë PD me emrin "Fan Noli". "Toptani Plaza" është një projekt në proçes ndërtimi, i pozicionuar në zemër të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë e zonës më të madhe metropolitane. Si destinacioni më i ri i kryeqyetit për retail dhe argëtim, Toptani Plaza është një mundësi e shkëlqyer për investitorët dhe kompanitë, që janë të interesuar në ambjente për retail, zyra dhe ranës, për të pushuar. Pikërisht ky pallat ka qënë fillesa e një debati të padëgjuar në TV Klan teksa analisti i ftuar Lubonja ka akuzuar moderatorin Fevziu si bashkëkontributor në masakrimin e lulishtes "Fan Noli" e kthimin e saj në gërmadhë. Debatet e plota Lubonja-Fevziu, sherr për pallatin "Toptani" Analisti e akuzoi moderatorin e "Opinion" se është kontributor në prishjen e lulishtes përballë PD ??? TIRANE Lubonja: Ti e di shumë mirë që për pallatet e Edi Ramës kam 10 vjet që kam folur, që ka rrethuar Tiranën dhe për pallatet e tua që po ta them dhe një herë... Fevziu: Po po … Lubonja: Dhe këto janë në konflikt të hapur interesi. Fevziu: Ka akuzë konkrete për mua, Lubonja thotë "pallatet e mia". Më thuaj kush janë pallatet e mia? Lubonja: Do pallatet ti, të t`i them meqë e deshe. Fevziu: Po më thuaji. Lubonja: Pallati ku banon te Rruga e Elbasanit. Fevziu: Po pse s`do banoj unë në ndonjë vend. Ai nuk quhet pallati im , ai është pallati i ndërtuesve, ç`punë kam unë me atë. Lubonja: Si? Po sa kate është ai? Fevziu: 13 kate. Lubonja: E do ti historinë e pallatit tënde se unë e di më mirë. Meqë i hyre kësaj teme të pallateve. Fevziu: Po thuaje. Po pallati yt Luba. Ku banon ti? Lubonja: Mund të jetë dhe ai mo, por nuk është i imi, s`është toka ime. Fevziu: Po pse ky ku jetoj unë qenka i im? Lubonja: Por është toka jote more. Po flasim për tokën tënde. Fevziu: Nuk është toka ime. Si qenka toka ime ajo? Lubonja: Po flasim për pallatin ku banon ti. Fevziu: Ç`punë kam unë me pallatin. Edhe pallati ku banon ti i bie të jetë i joti pastaj. Ti më thua që një pallat që e bënë një ndërtues është pallati i jot? Lubonja: Më latë pa folur. Ky (për Andi Bushatin) ka denoncuar pallatet e Klanit vetë ky dhe ti e di mirë. Fevziu: Çfarë pallatesh ka denoncuar? Lubonja: Ta thotë vetë më mirë pse ta them unë. Fevziu: Merru me mua Lubonja: Po s`po më lini ju të flas. Rama është akuzuar se ka shkatërruar gjithë lulishtet në zonat e Tiranës, duke dhënë leje ndërtimi në zonat e gjelbërta, duke prishur dendësinë e banorëve e etj. Pallati jot që është 13 kate planin urbanistik e ka patur 5 kate. Fevziu: S`ka patur plan urbanistik Lubonja: Ishte ai i Adil Çarçanit. Këtë e di nga Albert Brojka, ma ka thënë ai. Fevziu: E ke gabim të ka gënjyer. E vërtetojmë që tani po të duash. Lubonja: Plani është bërë për në pronë private. Fevziu: Po e marrim të mirëqenë se është plani i miratuar. Ku jam unë në këtë mes? Pse s`do marr apartament, ku do do banoj unë? Lubonja: Aty ishte një zonë me vila që nuk duhet të ishin prishur fare sipas mendimit tim. Ti kishe një vilë tënden si person. Fevziu: Jo unë nuk kisha një vilë, kishte mamaja ime 130 metra katrorë. Lubonja: Ishte për tu bërë 5 katëshe. Shkove dhe i the Brojkës, "ma bë 8 katësh" Fevziu: Jo s`është e vërtetë. Thirre Brojkën këtu. Ti flet për një gjë që unë nuk jam përfitues. Lubonja: Pastaj erdhi Rama zotëri dhe e bëri 13 katësh dhe ajo është jashtë çdo norme ligjore urbanistike. Si kjo janë bërë shumë. Po te kjo lulishtja përballë PD-së ke ndonjë pronë ti? Fevziu: Në 1780, kishte mamaja ime. Lubonja: A ishte lulishte ajo, pse u prish? Fevziu: Se di, pyet Ramën për këtë jo mua. U mor firma e ndërtimit. Lubonja: Je dhe ti atje. Fevziu: Po janë familjarët e mi. Po dhe ti ke katër shtëpi në Tiranë. Do të fillojmë kështu tani? Me KUR ISHTE LULISHTE “FAN NOLI” FILLIMI I PUNIMEVE THEMELET E “TOPTANIT” Fatos Lubonja Blendi Fevziu ?
23E shtunë, 19 janar 2013 SPORT HOROSKOPI Dashi Plutoni do iu ndihmojë gjatëkësaj dite të vendosni qetësinë në jetën tuaj në çift. Pas disa ditëve të ngrysura do lindë dielli në planin sentimental. Beqarët duhet t'i dëgjojnë më shumë miqtë. Demi Gjatë kësaj dite do jeni të ven-dosur të flisni hapur me partnerin dhe të mos toleroni më. Nëse ai këmbëngul që iu të bëni gjëra të gabuara, ka mundësi t'i jepni fund kësaj lidhjeje. Binjakët Gaforrja Nëse jeni në çift, performancatseksuale do arrijne kulmin. Si ju ashtu edhe partneri do perjetoni kënaqësi të pafundme. Shfrytezojeni ditën deri në sekondën e fundit. Luani Personi që keni në krah, dokujdeset shumë për ju sot dhe do iu dashurjë çmendurisht. Do ndiheni më së miri pranë tij dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë çast. Virgjëresha Marredhënia juaj me partnerindo jetë harmonike dhe e kenaqshme. Do i sqaroni disa probleme që iu kishin dalë dhe do ndiheni më të qetë. Merkuri do favorizojë aventurat për beqarët. Peshorja Venusi do ndikojë mjaft pozitiv-isht sot në jetën tuaj në çift. Atmosfera do bëhet më romantike dhe do përjetoni emocione të mëdha. Disa mund të realizojnë edhe një darkë me qirinj. Akrepi Nën ndikimin mjaft pozitiv tëJupiterit partneri juaj do tregohet tolerat dhe i kuptueshëm. Beqarët ka shumë gjasa të pëlqejnë dikë në mjedisin profesional. Shigjetari Klima yjore do jetë e favorshmepër të dashuruarit. Ata që kanë pasur mosmarrëveshje do i kuptojnë gabimet. Beqarët nuk do tërhiqen nga aventurat kalimtare dhe do kërkojnë dashurinë e madhe. Bricjapi Nuk ka asnjë mundësi që tëmërziteni me partnerin tuaj sot. Ai do jetë aq tolerant dhe ai i kuptueshëm sa ju as që e kishit menduar. Kujdes, mos abuzoni me mirësinë e tij. Ujori Ata që janë në një lidhje duhettë përfitojne sa më shumë sot nga kjo dite e bukur. Gjeni kohen për të qendruar vetëm me partnerin dhe për të shijuar disa momente të zjarrta. Peshqit Do jeni më pak kërkues në jetën tuaj në çift sot dhe do merrni gjithçka me qetësi. Në këtë mënyrë do shmangni mosmarrëveshjet me partnerin dhe do ndiheni më mirë. Falë konfigurimit pozitiv të yjeve, dita e sotme do jetë shumë e bukur për të dashuruarit. Jo vetëm që do komunikoni lirshëm por momentet pasiononte do të shtohen mjaft. Armando Duka Do të njohim kosovarët në Shqipëri ??? TIRANE Presidenti i FSHF, Armando Dukai ka dhënë përgjigje pozitive kërkesës së grupimit të Tifozëve Kuqezi për mos i konsideruar si të huaj futbollistët e Kosovës në Shqipëri. Të dielën grupi i tifozëve të Kombëtares së Shqipërisë "Tifozat Kuq e zi" kërkuan nga FSHF-ja dhe Federata e Futbollit e Kosovës që në Shqipëri lojtarët nga Kosova të cilësohet si vendas, ashtu sikur do të vlerësoheshin lojtarët nga Shqipëria në Kosovë. Nga edicioni i ardhshëm Duka ka premtuar marrëveshjen. "Lojtarët kosovarë nuk do të konsiderohen më si të huaj në kampionatin shqiptar. Ka ardhur koha që edhe ne ta bëjmë një ndryshim të tillë, ndaj do të bisedojmë me homologët kosovarë për këtë çështje dhe me fillimin e sezonit të ri futbollistik lojtarët kosovarë nuk do të konsiderohen më si të huaj" deklaroi presidenti i FSHF, Duka. Tekniku Duro divorcohet me mirëkuptim Vllaznia merr Bushatin, Partizani gjen "Shpëtimin" Shkodrani firmos për 18 muaj me kuqeblutë Portieri Berisha kërkon shtetësinë suedeze Portieri i ekipit kombëtar tëfutbollit, Etrit Berisha ka kërkuar zyrtarisht shtetësinë suedeze duke filluar procedurat për pasaportën. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se me shtetësinë e re do të ketë më shumë mundësi kalimi në vendet e BE. Ndërkohë që ka theksuar se nuk do të largohet nga Kalmari deri në fund të edicionit duke hedhur poshtë pistën e Italisë. Miqësorja Shqipëri-Gjeorgji në "Qemal Stafa" më 6 shkurt në orën 19:00 Ndeshja miqësore Shqipëri-Gjeorgji do tëzhvillohet me date 6 shkurt 2013 në orën 19:00 në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". FSHF dështon në deklaratën e saj se ndeshja me Slloveninë ishte e fundit në këtë stadium, duke ju rikthyer përsëri. Trajneri De Biasi do të grumbullojë lojtarët më në formë për këtë përballje miqësore sepse menjëherë në muajin mars rinisin takimet zyrtare për Eliminatoret e Kampionatit Botëror Brazil 2014, më 22 mars në Oslo do të luajmë me Norvegjinë. Ndërsa çmimet e biletave për ndeshjen me Gjeorgjinë do të variojnë nga 1000-1500 lekë. Një biletë në tribunën D2 do të kushtojë 700 lekë, në D1 dhe D3 500 lekë, ndërsa një biletë në tribunat anësore do të kushtojë vetëm 200 lekë. Armstrong: Pa doping s'mund të fitoja titujt Lance Armstrong më në fundka pranuar akuzat. "Po kam marrë doping në të 7 Turet e Francës që kam fituar , përndryshe do të ishte e pamundur të fitoja kaq shumë. Kokteili im ishte i përbërë nga EPO por jo shumë, transfuzion gjaku dhe testosteron. Hera e fundit që kam përdorur doping ka qenë në vitin 2005, në vitet 2009 dhe 2010 nuk kam marrë. Sot kam përfunduar së gënjyeri" përfundon Armstrong. Lajmi Presidenca e re e Vllaznisë me në krye Agron Çelën ka vendosur që ekipi do të drejtohet nga trajneri Artan Bushati. Divorci me Duron është arritur me konsensus mes palëve, por në fund tekniku nuk është shfaqur i kënaqur me mënyrën si e larguan. Ndërsa Duro është ulur në bankinën e ekipit të Partizanit. ??? TIRANE DYLBER BALLA Ka marrë fund telenovela përpasardhësin e Shpëtim Durosnë ekipin e Vllaznisë. Presidenca e re me në krye Agron Çelën ka vendosur që ekipi do të drejtohet nga trajneri Artan Bushati. Divorci me Duron është arritur me konsensus mes palëve, por në fund tekniku nuk është shfaqur i kënaqur me mënyrën si e larguan. Ndërsa tekniku shkodran, Bushati është mjaft i njohur në qarqet futbollisti në Shqipëri, pasi ka drejtuar më parë ekipin e Vllaznisë, Elbasanit dhe ekipin kombëtar U-21. Bushati ka firmosur një kontratë 18 mujore me Vllazninë. Artan Bushati ka nisur menjëherë punën për fazën e dytë të kampionatit duke u zhvendosur në qytetin e Ulqinit, aty ku Vllaznia po realizon fazën përgatitore. Tekniku shkodran njihet për dorën e fortë që ka në menaxhimin e ekipit. Goditja e dytë e Vllaznisë gjatë merkatos së dimrit, pritet që të jetë mesfushori i njohur Gilman Lika, i cili është në trantativa edhe me ekipin e Skënderbeut, pas largimit të Orelesit. Megjithatë, prioritet përpara korcarëve ka Vllaznia, pasi është ekipi i vendlindjes dhe presidenca e re i ka ofruar një kontratë pothuajse të njëjtë me atë të presidentit të Skënderbeut, Ardian Take. Kështu ndryshimet në stafin drejtues të Shkodrës sollën një rrotullim 360' në merakto. Me rotacionin që pësoi ekipi i Vllaznisë në bankinë, ka marrë formë edhe ekipi i Partizanit, pasi drejtuesit e kuq po prisnin ardhjen e trajnerit Shpëtim Duro, që pritet të prezantohet gjatë ditës së sotme zyrtarisht duke marrë drejtimin e ekipit në kategorinë e dytë. Aktualisht Vllaznia ndodhet në vendin e tetë në klasifikimin e Superligës me 17 pikë, 16 pikë më pak se sa Skënderbeu kryesues, ndërkohë që nga Kupa u eleminua nga Shkumbini i Peqinit Artan Bushati trajneri i ekipit të Vllaznisë
9E shtunë, 19 janar 2013 AKTUALITET Kryeprokurori emëron kreun e Task Forcës së Tiranës Gent Trenova do të jetë Drejtuesi i ri iNjësisë Task Forcë, në Prokurorinë e Tiranës. Vendimi është marrë nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Trenova, emërohet në këtë post një javë pas dorëheqjes së ish-kreut të kësaj njësie, Dritan Rreshka. Rreshka, e drejtonte këtë njësi që prej vitit 2010. Ai u shpreh se dorëheqja, bëhet për shkak të disa impenjimeve personale, ku shumë shpejt, pritet t'i nënshtrohet një trajnimi profesional. Kryeprokurori i ri Adriatik Llalla, ka emëruar dhe zëvëndësit e Trenovës, të cilët do të jenë Erion Pano, Shpëtim Kurti, Petrit Fusha dhe Erviola Stoja. Menjëherë pas ardhjes në krye të detyrës së Kryeprokurorit të ri Adriatik Llalla, Prokuroria e Tiranës dhe prokuroritë në rrethe kanë pësuar ndryshime. Para se të dorëhiqej Dritan Rreshka, Llalla shkarkoi nga detyra Kreun e Prokurorisë së Tiranës, Sokol Malaj, si dhe Drejtorin e Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol Stojani. Njësia e Task Forcës, është krijuar në vitin 2009, me synimin për hetimin dhe sekuestrimin e pasurive të krimit. LAJME SHKURT INTERVISTE/ Babai: E putha për herë të fundit gjallë "Si ma masakruan djalin para shtëpisë" Erian Lilaj u ekzekutua me thikë e leva Lajmi Masakrohet me thikë dhe leva një 22vjeçar, pas një sherri banal për gërvishtje makinash. Për babain e tij, vdekja e Erion Lilajt, do të jetë pengu i jetës. Ismail Lilaj tregon, se si kanë rrjedhur ngjarjet që çuan në vdekjen e Erionit. Nga një konflikt banal, precipitoi deri në një përplasje fizike. KLAJDI BODLLI ??? TIRANE E putha pak para se tëmbyllte sytë. Megjithëse rëndë, mjeku më lejoi të futesha në reanimacion, ku pashe të gjallë djalin për herë të fundit". Kështu e nis rrëfimin e tij, gati duke qarë, babai I 22-vjeçarit të vrarë dy netë më parë në kryeqytet. Ismail Lilaj, tregon për Shqiptarja.com, momentet e fundit të Erionit, në Spitalin Ushtarak dhe si nisi sherri me disa të rinj, me origjinë nga Tropoja. Plagët e rënda të marra nga goditja me thikë dhe me levë pas koke, e bënë të pamundur mbijetesën e Erion Lilajt, 22-vjeçar, i cili sipas Ismailit, ishte në moshën më të bukur të jetës. "Mjekët e Spitalit Ushtarak, bënë gjithçka për ta shpëtuar, por gjëndja ishte e rëndë", shprehet Ismaili. Ai ka 2 djem të tjerë dhe një vajzë, por vdekjen e Erionit, thotë se nuk do ta harrojë kurrë. "Ma vranë në derën e shtëpisë dhe në moshën 22vjeçare shprehet ai. Ismail Lilaj, shprehet i habitur nga sjellja e Sherif Latës, 53 vjeç, babait të dy vëllezërve Lata, i cili ka goditur Erionin me levë pas kokë. Ndërkohë, policia ka vënë në pranga babain dhe djalin e tij Besardin, 27 vjeç, ndërkohë që në kërkim është shpallur Sebastian Lata, 23 vjeç. Zoti Ismail, si ka ndodhur ngjarja? Djali im Erioni, ka qenë duke dalë me makinë nga rrugica këtu përballë shtëpisë. Në rrugën kryesore është përballur me 3 persona, të cilët kanë duke ecur me fuoristradë. Në këtë moment, një nga personat që ndodhesh në makinë ka ofenduar Erionin. Shkak është bërë, se kush kishte të drejtën për të kaluar. Si ka reaguar Erioni në këtë moment? Erioni i nervozuar ka dalë nga makina, për t'i kërkuar shpjegime për arsyen që e shanë. Në këtë moment, një nga personat qe ndodhesh në makinë e ka kapur Erion nga bluzja dhe e ka ofenduar. Erioni iku për te makina dhe 3 personat u larguan. Po kur ndodhi vrasja? Erioni shkoi për të pirë kafë tek lokali këtu ngjitur, me shokët e tij. Ndërkaq, të tre personat ishin rikthyer dhe po e prisnin të rrugica e shtëpisë. Tashmë, nuk ishin më me fuoristradën, por me një Golf II, ngjyrë jeshil. Në momentin që Erioni ka dalë nga kafja, kanë filluar ta ofendojnë dhe ta godasin dhe normalisht Erioni ju është kthyer duke i goditur. Gjatë përplasjes një nga personat ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur. Në momentin që ka parë thikën, Erioni ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur të shmangë goditjen dhe në të njëjtin moment është goditur me levë nga mbrapa, nga babai i dy djemve, duke e shtrirë në tokë. Më pas? E kemi dërguar menjëherë Erionin në Spitalin Ushtarak. Sapo shkuam mjekët na thanë, që gjëndja është e rëndë dhe ka pak shanse të shpëtojë. Të paktën në spital, munda ta puth për herë të fundit. Ilir Xhakja Shtyhet seanca e parë, avokati në mësim ??? TIRANE Eshtë shtyrë seanca eparë, e proçesit gjygjësor ndaj Ilir Xhakjas, i akuzuar për vrasjen e Shefit të Komisariatit të Shijakut, Komisar Adem Tahirajt. Shkak është bërë mungesa e avokatit të tij Andi Duraj, i cili me anë të një kërkesë, dorëzuar trupit gjykues, kërkonte shtyrjen e seancës. Ndërkohë që burime jozyrtare tregojnë se Duraj jepte mësim në një universitet jopublik. Avokati I Xhakjas, argumentonte se e kishte të pamundur të ishte prezent në sallën e gjygjit, për shkak se ishte pedagog në një universitet privat. Bashkangjitur me kërkesën për shtyrjen e seancës, Andi Duraj kishte sjellë dhe orarin e mësimdhënies të shkollës në të cilën punonte. Kryetari I Trupit Gjykues Bardhyl Dhama, pranoi kërkesën e Avokatit Duraj për shtyrjen e seancës. Sipas Kreut të Trupit Gjykues, duke qenë se data e seancës është vendosur pa konsultim midis palëve, gjykata pranoi argumentet e palës mbrojtëse dhe shtyu seancën për datën 29 janar të 2012 në orën 10.00. Në momentin që Erioni ka dalë nga kafja, kanë filluar ta ofendojnë dhe ta godasin dhe normalisht ai ju është kthyer duke i goditur. Gjatë përplasjes një nga personat ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar. Më pas e qëlluan me levë në kokë k.b ? Shkodër, treni aksidenton makinën Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Shkodër-Guri i Zi, në fshatin Vukatanë. Treni i linjës Tiranë-Shkodër ka përplasur një makinë. Sipas informacioneve paraprake në lidhje me ngjarjen, makina po kalonte mbikalimin e hekurudhës dhe nuk e ka vënë re trenin. Si pasojë drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë. Makina me të cilën udhëtonte personi, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ishte e tipit Volksëagen. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për të ndërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërkohë që ka vënë re edhe gabimin e shoferit. ? Vlorë, punëtori bie nga skela Mesditën e së shtunës, në lagjen "1 Maji" të qytetit të Vlorës, ka ndodhur një aksident me pasoje vdekjen. Një punëtor ndërtimi, i cili po punonte në një nga pallatet që aktualisht po ndëtohet, pranë kryeqëzimit me rrugën Trasballkanike, ka rënë nga skela e si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë. Ka qënë e menjëhershme ndihma e dhënë nga kolegët e tij, por Edmond Alushi, 41-vjeç ka mbërritur në spital i vdekur. Ndërkaq, policia e cila ka shkuar në vendngjarje, ka konstatuar se mungonin elementët e sigurisë në punë. ? Elbasan, policia analizon 2012-ën Policia e Elbasanit ka realizuar me sukses detyrat e planifikuara për vitin 2012. Është ky komenti i Drejtorit të Policisë së Elbasanit, Halit Murataj, në alanizën e policisi së qarkut. Gjatë këtij viti i kemi dhënë prioritet objektivave të përcaktuara në fushën e narkotikëve, trafiqeve të paligjshme, korrupsionit, krimeve të rënda, të cilat i kemi realizuar plotësisht. Gjithashtu rëndësi i është dhënë dhe bashkëpunimit me prokurorinë", u shpreh Murataj. ? Imami, pret Delegacionin Turk Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka pritur në një takim një delegacion të lartë të ushtrisë Turke. Temë e bisedës së Ministrit Imami ka qenë për Aeroportin e Kuçovës dhe bazën e Pashalimanit. Imami ka falenderuar delegacionin Turk për mbështetjen që i ka dhënë Turqia ushtrisë shqiptare në modernizimin e saj. Ai gjithashtu, ka vlerësuar dhe rolin e Turqisë për paqen dhe stabil itetin në rajon.Ilir Xhakja Erion Lilaj Ismail Lilaj
18 E shtunë, 19 janar 2013 TIRANA Nis rikonstruksioni i rrugës "Pandi Stillo" në njësinë Nr.8 Kryetari i Bashkisë së Tiranës LulzimBasha ka inspektuar dje fillimin e punimeve të rrugës "Pandi Stillo", pjesë e njësisë bashkiake numër tetë. Kjo rrugë ka një gjatësi 350 metra, gjerësi 6 metra, dhe me trotuare në të dy anët. Rrugës " Pandeli Stillo", pritet të përfundojë në muajin prill. Te ky segment rrugor do të kryhen punime në rrjetin e kanalizimeve, duke i dhënë fund kështu problemeve që kanë qytetarët në këtë zonë me mungesën e ujit. Sipas Bashës do të ngrihet edhe një kolektor i ri, pjesë e projektit të rehabilitimit të lumit të Tiranës. "Do të marrim të gjitha masat që kanalizimet e ujërave të zeza të kësaj zone të lidhen me një kolektor të madh që do të ndërtohet përgjatë bregut jugor të lumit të Tiranës" u shpreh kryebashkiaku. Vlera e investimit për këtë rrugë është 35 milionë lekë. Projekti parashikon ndërtimin e rrjetit të plotë të kanalizimeve, ndriçimin dhe gjelbërimin. Rruga " Pandi Stillo" do ti nënshtrohet rikonstruksionit si pjesë e projekteve që ka nisur bashkia e Tiranës me buxhetin e 2013. LAJME SHKURT Lajmi Gazeta spanjolle, "El Mundo", solli dje një reportazh për Kamzën, ku përshkruan me detaje gjendjen e këtij qyteti, i cili ndodhet vetëm shtatë kilometra larg kryeqytetit. "Të jetosh në rrugë të zhytura në baltë, por me emra me ngjyra si "Silvio Berluskoni", "Nikolas Sarkozi" apo "Moxart" shkuan "El Mundo". ??? KAMËZ Të jetosh në rrugë të zhytura në baltë, por meemra me ngjyra si "Silvio Berluskoni", "Nikolas Sarkozi" apo "Moxart", ose të punosh në "Manhattan", "Coca Cola", "Paris" apo "Meksikë" është një "privilegj" nga i cili përfitojnë vetëm banorët e qytezës së varfër shqiptare, Kamzë. E vendosur vetëm shtatë kilometra larg Tiranës, Kamza të befason me numrin e madh të emrave të fryrë nga bota, një ide që ka ardhur nga kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu dhe anëtarët e tjerë të Këshillit Bashkiak, që duan ta bëjnë Kamzën një qytet modern. Gjatë periudhës komuniste, kjo zonë ishte një fermë shtetërore, e quajtur Ylli i Kuq dhe popullsia nuk i kalonte 6 mijë banorë. Pas ardhjes së demokracisë në vitin 1991, qindra e mijëra shqiptarë u larguan nga shtëpitë e tyre në veriun e varfër dhe pushtuan këto toka pjellore pranë kryeqytetit, ku ndërtuan barakat e tyre pa leje. Për shkak të këtij kolonizimi të pakontrolluar dhe kaotik, Kamza tani ka rreth 100 mijë banorë, çka e bën atë qytetin e gjashtë më të madh në Shqipëri. Shumë rrugë nuk janë shtruar, por ato janë pagëzuar tashmë. Në total janë 506 emra, gjysma e të cilëve janë të huaj, një iniciativë e një projekti të Bankës Botërore prej 200 mijë euro, thotë Mziu. Kryetari i Bashkisë tha se ka përfunduar faza e parë e emërtimit të rrugëve dhe vendosjes së tabelave përkatëse. BASTION I KONSERVATORËVE Aktualisht ky bastion i Partisë Demokratike të kryeministrit Sali Berisha, është në proces legalizimi, ashtu si në zonat e tjera ku ka pasur ndërtime të paligjshme. Ndalesa e fundit e autobusit është në "Bulevardin blu", aks që kalon përmes qytetit dhe që e ka marrë emrin nga ngjyra e flamurit të PD. Në "Manhattan" fshatarët shesin domate, qepë, portokaj, mjaltë dhe pula të gjalla, ndërkohë që në "New York" shiten rroba të përdorura. Në rrugën "Londër" duhet të mbash mirë ekuilibrin që të mos biesh në një nga pellgjet e shumtë me ujë e baltë, ndërkohë që në verë rruga mbulohet nga një pluhur që të merr frymën. FQINJ ME BERLUSKONIN Ata që jetojnë në "Bruksel", "Washington", "Berlin" apo "Milano" janë më me fat se banorët e rrugës "Berluskoni", ku balta është njësoj si në shtigje fshati. Nuk mungojnë as tabelat me emrat e ishudhëheqësve si Nicolas Sarkozy, George Bush, Tony Blair apo edhe Banka Botërore, OSBE dhe kompania e telefonisë celulare Eagle Mobile."Emrat janë si të qyteteve të mëdha botërore, por gjendja e rrugëve është si në Afrikë," thotë me ironi Rem Sala, një banor i këtij qyteti unik. "Unë nuk jam dakord që të kenë emra të huaj. Duhet të jenë emra shqiptarë, por askush nuk na ka pyetur," thotë Altin Sina, një student. JETOJ NË PARIS, KAMZË "Unë jetoj në Paris të Kamzës. Ndoshta shkoj në Paris kur të jem në atë botë, pasi nuk kam të holla," thotë Afrimi, një punëtor sezonal që merr 150 euro duke punuar në ndërtim. Popullsia e Kamzës, me një moshë mesatare prej 27 vjeç, vuan nga papunësia, margjinalizimi social, shërbimet joefikase shoqërore. Të ardhurat e familjeve bazohen kryesisht në dërgesat e emigrantëve shqiptarë, që janë gjithmonë e më të pakta për shkak të krizës në vendet pritëse si Greqia. Premtimi i fushatës Karta e Studentit nuk është ende aktive Edhe pas 2 vitesh nuk janë përfunduar marrëveshjet me subjektet ku do të aplikohen lehtësirat ??? TIRANE Në nëntor të vitit 2011, nisi aplikimi për Kartat e Studentit, nga të cilët studentët do të kishin shumë përfitime dhe lehtësira. Ndërsa të në vitin 2013 ende studentët e kryeqytetit nuk e kanë një kartë të tillë ose edhe ata që e kanë nuk i kanë aktive ato. Kurse aplikimet nga studentët vazhdojnë të kryhen në sportelin e bashkisë. Sipas punonjësve të Bashkisë së Tiranës, karta nuk është bërë ende aktive sepse nuk ka përfunduar marrëveshjet me subjektet ku do të aplikohen lehtësirat për studentët. Ata thonë se studentët mund të vazhdojnë të bëjnë aplikim për të marrë Kartat e Studentit, por shërbimet falas ose me çmim të reduktuar, nuk dihet se kur do të përfitohen. Ndërsa studentët që janë pajisur me këtë kartë ankohen se nuk u ka shërbyer deri tani " Unë e kam marrë kartën që vitin që shkoi, nuk më kujtohet mirë në çfarë kohe, por fillimi i viti ka qenë dhe deri tani nuk më ka hyrë në punë për asnjë gjë. Nuk e di as ku e kam lënë nëpër shtëpi, mund të më këtë humbur fare. Pasi e mora e mbaja me vete disa kohë, me shpresën se mbase më hynte në punë, por me sa di as tani që po flas me ty ajo kartë nuk pi ujë" shprehet Alba H, studente në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Por ka edhe nga ata studentë të cilët nuk kanë aplikuar ende dhe nuk duan të aplikojnë pasi sipas tyre është një mashtrim, pasi kjo kartë nuk ka për tu shërbyer " Nuk kam aplikuar dhe as nuk do aplikoj, sepse është e kotë. Kartat e Studentit janë bërë edhe njëherë në vitin 2009- të, në mos gaboj dhe atyre që ishin studentë në atë kohë nuk u shërbeu për asnjë gjë. Më kujtohet sepse e mori motra ime në atë kohë dhe nuk i hyri në punë asnjëherë" na thotë Landi student në Universitetin Politeknik. Studentët të cilët nuk kanë marrë kartat mund të aplikojnë në Bashkinë e Tiranës, mjafton të kenë vetëm Kartën e Identitetit dhe pas tre javësh mund të paraqiten për të tërhequr atë. Nga kjo kartë sipas Bashkisë së Tiranës, studentët do të përfitojnë shumë lehtësira në çmime. ? Njësia bashkiake nr.4 dhuron gjak, për talasemikët Stafi i njësisë bashkiake numër katër në Tiranë ka dhuruar gjak dje, kjo për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë. Dhurimi nga stafi i kësaj njësie bashkiake bëhet për herë të parë, ndërsa fushata të tilla sensibilizimi janë bërë edhe më parë. Gjaku i dhuruar do t'ju shkojë në ndihmë të gjithë fëmijëve që çdo muaj kanë nevojë për gjak. Punonjësit e kësaj njësie bashkiake u kanë bërë thirrje edhe njësive të tjera bashkiake që të ndjekin këtë rrugë për t'ju ardhur sadopak në ndihmë këtyre fëmijëve. Në vendin tonë aktualisht ka rreth 500 fëmijë talasemikë, të cilët kanë nevojë për transfuzion gjaku dy herë në javë. ? Fëmijët e emigrantëve vështirësi me shqipen Mbi 5 mijë rezulton të jetë numri i fëmijëve të cilët vetëm këto 2 vitet e fundit janë regjistruar në shkollat shqiptare pas kthimit nga emigracioni. Fëmijët e emigrantëve të kthyer në atdhe për arsye të ndryshme po përballen me vështirësi në lendet e gjuhës shqipe. Sipas Fatmir Vejsiut drejtori i Arsimit parauniversitar Ministria e Arsimit ka ndërtuar një platforme për integrimin e këtyre fëmijëve. Drejtori i Arsimit paraunverssitar në MASH thotë se këta fëmijë kanë shumë probleme me gjuhën shqipe. Vejsiu bën apel për përkujdesje ndaj këtyre fëmijëve pasi vetëm në këtë mënyrë nuk do te ndjehen të diferencuar. ? MSH, mos neglizhonin marrjen e mostrave për gripin Autoritetet shëndetësore kanë kërkuar nga strukturat rajonale të mos neglizhojnë marrjen e mostrave për gripin stinor dhe raportimin e rasteve të rënda me insufiçencë respiratore pranë Institutit të Shëndetit Publik. Sipas specialistëve të shëndetësisë , aktiviteti i gripit sezonal është i ulët krahasuar edhe me një vit më parë, por pritet shtimi i rasteve në periudhën në vijim. Nga ana tjetër, numri i mostrave të marra është i ulët. Në vend, aktualisht janë rreth 9950, nga të cilat më të shumtat janë infeksionet respiratore të poshtme dhe të sipërme, që është rreth 8830 të tilla. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha duke prezantuar kartën e studentit Emërtimet e rrugëve në Kamëz Gazeta spanjolle “El Mundo” reportazh për qytetin Kamza e Mëziut Manhatan e mizerje Ironia me emrat e rrugëve dhe varfërinë
24 E shtunë, 19 janar 2013 LAJME NGA BOTA Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë GJITHMONE PRANE JUSH! Origjina e Lajmit VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi ??????????????????????????????? Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë www.shqiptarja.com ? Kosovë, shpërthime gjatë mesnatës Kosova është tronditur gjatë orëve të para të ditës së premte, nga shpërthime të shumta. Në Prishtinë, 3 makina me targa zyrtare kanë shpërthyer e më pas janë mbuluar nga flakët. Shpërthimi i tyre ka ndodhur, teksa kanë qenë të parkuara. Ende nuk ka një reagim zyrtar të Policisë së Kosovës, ndërkohë që nuk bëhet e ditur as fakti, se kush i kishte në përdorim makinat me targa zyrtare të Prishtinës. Sipas burimeve të pakonfirmuara, makina që shpërtheu te “Kodra e Trimave” i përket Ministrisë së Kulturës. ? Ivanov, optimist për zgjedhjet lokale Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov është optimist së nuk do arrihet deri tek bojkotimi i zgjedhjeve lokale të marsit nga ana e opozitës maqedonase.Edhe pse kryeministri Nikolla Gruevski nuk ka pranuar kërkesën e opozitës që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare, Ivanov shpreson se ka ende kohë që të arrihet një marrëveshje me opozitën për të evituar bojkotin. ? SHBA, 7-vjeçari me pistoletë në shkollë Arma e mbushur, e kalibrit 22, është gjetur në çantën e të voglit, i cili frekuentonte një shkollë ? llore në Queens të New York-ut. Episodi i pabesueshëm, i cili pasqyrohet në mediat amerikane, vetëm një ditë pas bërjes publik të planit kundër armëve të zjarrit, nga ana e presidentit Barack Obama, ka ndodhur në institutin Far Rockway, në Queens. Shkolla u kontrollua nga agjentë për të veri? kuar nëse ishin fshehur apo jo armë të tjera. ? Biden, tur të ? gjatë në Evropë Në fi l l im të shkurtit, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara do të nisë një tur të gjatë në kon? nentin e vjetër, bën të ditur Shtëpia e Bardhë. Sipas një njoftimi për shtyp, të cilit i referohen mediat amerikane, Biden do të vizitojë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe. Në Berlin, Biden do të takojë kancelaren Angela Merkel, në Paris presidentin Francois Holande dhe disa anëtarë të qeverisë, ndërsa në Londër kryeministrin Cameron dhe zëvendësin Nick Clegg. ? Algjeri, mbi 100 pengje të liruar Qindra pengje janë liruar nga militantët në impiantin algjerian të gazit, por rreth 30 shtetas të tjerë të huaj vazhdojnë të mbahen peng. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “APS”, 573 algjerianë dhe rreth 100 nga 132 punonjës të huaj janë liruar nga impianti që ndodhet në lokalitetin In Amenas. Militantët vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllur në impiant, ku ndodhen edhe dhjetra pengje, disa prej të cilëve janë strehuar në zona të ndryshme të kompleksit. ? Mali, avancon ushtria, tërhiqen rebelët Rebelët islamikë në Mali janë tërhequr nga dy qytete në qendër të vendit, pas sulmeve ajrore të aviacionit ushtarak francez, njoftojnë autoritetet. Ushtria e vendit afrikan njoftoi më herët se kishte marrë nën kontroll Konën, qyteti që solli dhe ndërhyrjen e trupave franceze në konflikt. Aktualisht kryetari i bashkisë së qytetit Diabali thotë se ushtarët kanë marrë nën kontroll të tërë perimetrin. Ndërkohë, agjencia e OKB për refugjatët thotë se druhet se luftimet mund të detyrojnë mbi 700 mijë persona që të braktisin shtëpitë e tyre.
16 E shtunë, 19 janar 2013 THASH THEMTHE&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M Këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora ka vijuar me projektet e saj muzikore. Sipas mediave ajo ka nisur xhirimet në Tajlandë për klipin e saj më të ri, “Torn Apart". Ka qenë vetë Ora e cila ka publikuar disa foto në faqes e saj në Twitter, ku shfaqet gjatë xhirimeve të klipit. Rita duket mjaft entuziaste për këtë eksperiencë të re si dhe është duke e shijuar atë. Ndërkohë Nis xhirimet për klipin e ri në Tajlandë RITA ORA vetëm pak ditë më parë ajopublikoi gjithashtu një foto nëtë cilën shfaqet me reperin e njohur Snoop Dogg. Mësohet se reperi është bashkëpunëtori sekret i Orës në këtë video. Kënga "Torn Apart" dhe klipi i tij mendohet të jenë pjesë e albumit debutues të Ritës në Amerikë, ku ajo synon të jetë po aq e suksesshme sa në Britani. Bashkëpunon me studion "Berman Brothers" RONA NISHLIU Rikthehet së shpejti me baladën “Arushi” TEUTA KURTI Këngëtarja e njohur kosovare Teuta Kurti prejdisa kohësh i ka munguar skenës me projektet e saj muzikore. Por mesa duket ajo ka vendosur të rikthehet së shpejti dhe këtë herë me një baladë. Nëpërmjet një publikimi në faqen e saj në Facebook, Kurti është shprehur se kënga e saj më e re ka përfunduar. “Faleminderit Ilir Tolajt për baladën më të mirë në botë, “Arushi”. Së shpejti do ta promovojmë dhe shpresojmë shumë se do ta pëlqeni punën tonë”,- ka thënë Teuta Kurti. Kënga “Arushi” do të shoqërohet edhe me klip, xhirimet për të cilin kanë nisur. Këngëtarja Teuta Kurti është shquar gjithnjë për vokalin dhe stilin unik të të kënduarit. Prej disa ditësh në mediat kosovareqarkullon lajmi se këngëtarja e njohur kosovare Zanfina Ismaili do të duhet të qëndrojë disa ditë në burg. Kjo ka ndodhur pasi në adresë të këngëtares është lëshuar që prej një viti një fletëarresti. Gjatë një koncerti të këngëtares rreth një viti më parë ajo ka patur me vete gaz lotësjellës, i cili është zbuluar nga forcat e sigurisë. Pas gjetjes së tij menjëherë është raportuar në polici. Zanfina është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se e ka mbajtur gazin lotsjellës vetëm për vetëmbrojtje. Sipas saj në një tjetër koncert ku ajo ka qenë e pranishme është sulmuar nga një fans i saj, i cili nuk e ka lënë të qetë atë për një kohë të gjatë. Mediat kosovare situata kishte arritur deri në atë pikë, sa Zanfina është detyruar të bëjë një denoncim. Por më pas është zbuluar se personi vuante nga problemet mendore. Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nga gjykata në lidhje me këngëtaren, por mendohet që mund të vuajë 16 ditë burg , për arsyen se nuk është paraqitur në gjykatë gjatë thirrjeve të tyre. Suplementi "THASH& THEM" ka kontaktuar me Ismailin, por ajo nuk ka preferuar të prononcohet për këtë çështje. ZANFINA ISMAILI Rrezikon burgun, nuk prononcohet për çështjen Karriera e këngëtares Rona Nishliuduket se është duke ecur në rrugën e duhur. Talenti dhe vokali i këngëtares është vënë re edhe nga studio prestigjioze dhe e njohur "Berman Brothers", me të cilët ka nënshkruar një kontratë për realizimin e këngëve. E në fakt siç e shohim edhe nga foto e publikuar në profilin e saj në Facebook, Rona ka nisur regjistrimet për hitin e saj më të ri që do të mbaj vulën e kësaj studio muzikore. Gjithashtu këngëtarja është shprehur se do të vijë së shpejti për fansat me këngë siç di t'i realizojë vetëm ajo. Këngëtarja Nishliu ka shkëlqyer në paraqitjen e saj në Eurovizion me këngën përfaqësuese të Shqipërisë, "Suus" dhe për këtë arsye ka marrë mjaft komente pozitive. FOTO NE FACEBOOK Dashuria e Berishës për nipërit dhe Reksin Një foto tejet e veçantë dhe ebukur u hodh mbrëmë në orët e darkës nga kryeministri i vendit Sali Berisha. Siç shohim ai fiksuar në aparatin e celularit të tij pak ditë më parë, nipin dhe mbesën teksa argëtohen në shtëpi me një qen të bukur të zi. Si duket nga punët e shumta e kanë penguar kryeministrin ta hidhte foton më parë në rrjetin social të “facebook”-ut. Ja ç'shkruan ai: “Kjo është një skenë që shfaqet sa herë që Reksi vjen për vizitë tek ne. Arti e do shumë Reksin, me kusht që të mos jetë vetëm me të. Kësaj rradhe po bisedon me të, në prani të Sarës, i sigurt pas divanit. Këtë foto e fiksova disa ditë më parë me Blackberryn tim! Sb”. E fill pas këtij komenti kanë vërshuar plot komente të ndryshme pozitive e negative nga fansat e kryeministrit.
20 E shtunë, 19 janar 2013 KULTURE FIRMA Fituesja e çmimit të medias për barazinë gjinore rrëfen pse nuk e firmosi peticionin kundër Edi Ramës që të zhbllokojë 3 ligjet në Parlament dhe rrëfen në rastin e saj diskriminimin gjinor Intervista INA KOSTURI: Pse nuk e firmosa peticionin Rasti i diskriminimit tim si artiste. Tukiçi para se të firmoste kundër Ramës, të na çojë në BE me Stinën Koncertore Violinistja Ina Kosturi është një ngaartistet që i është shmangur qëndrimit servilosës ndaj drejtuesve të institucioneve për të firmosur peticionin kundër Edi Ramës që të zhbllokojë 3 ligjet në Parlament. Fituese e çmimit të medias 2012 për Barazinë Gjinore, vetë artistja Kosturi përballet me të gjitha llojet e pabarazive dhe diskriminimeve, pjellë e një qeverisjeje institucionale dhe shtetërore që është e pazonja për të na çuar në rrugët e integrimit. "Doli në media udhëheqësi artistik (David Tukiçi-red), diskutoi për kalendarin e Stinës Koncertore të RTSH-së. Përsëri koncerti im me orkestër mungonte, ndonëse ishte vepër premierë. Unë vazhdoja epopenë e trokitjes në zyrën e udhëheqësit artistik. Nuk kuptoj pse firmos ky njeri që Rama të zhbllokojë 3 ligjet, kur së pari ky duhet të zhbllokojë stinën koncertore dhe ta çojë drejt integrimit evropian, ku institucionet funksionojnë me audicione, pa miqësira, me drejtësi dhe aftësi." E pyesim se çfarë e ka shtyrë të gjykojë në këtë mënyrë dhe Ina Kosturi rrëfen për peticionin, qëndrimin e saj si artiste dhe intelektuale ndaj këtij peticioni, i cili u shpërnda në të gjitha institucionet e shtetit, firmosur më së shumti nga frika e artistëve se mos ngeleshin pa punë, po të mos firmosnin... Ina, si dolët për udhëheqësin artistik të RTSH-së në konkluzionin se "pse firmos ky njeri që Rama të zhbllokoje 3 ligjet, kur se pari duhet të zhbllokojë stinën koncertore dhe ta çojë drejt integrimit evropian..."? -Së pari, dua të shpjegoj se stina koncertore e Orkestrës së RTSH-së është një aktivitet i rëndësishëm i muzikës klasike, asaj simfonike e instrumentale, e vetmja që i ofrohet instrumentistëve solistë në Shqipëri për të promovuar talentin e profesionalizmin. Ndonëse realizohet në të njëjtin institucion, madje me profesioniste krahasuar me Festivalin e këngës, ka traditën e saj të konsoliduar ndër vite, funksionon në një mënyrë të vjetruar dhe gati primitive. Nëse për festivalin, këngëtarë të rinj, të rastësishëm ndonjëherë, trajtohen me shumë kujdes për të plotësuar një procedurë pranimi, konkurrimi, audicioni, pra ka një përpjekje, apo në aparencë ka rregulla të vendosura, stina konceptore, ku debutojnë profesionistë, nuk i nënshtrohet pothuaj asgjëje. Ajo ka ngelur në këtë format të pandryshuar bashkë me ndërrimin e udhëheqësve artistikë, pa mundur të ngjasë me një stinë koncertore të programuar në bazë të kërkesave, afateve, programeve, dorëzimit të CV apo audicioneve, metodë që funksionon në gjithë botën. Diskutojmë sot integrimin evropian, ndërkohë ky integrim duhet filluar nga gjërat e thjeshta, ato të zakonshme, nga kontributi qoftë dhe modest i gjithsecilit. Mendoj se udhëheqësit artistikë, përgjegjës për kontaktet dhe mbarëvajtjen e kësaj stine, duhet të shqetësohen për standardet, për faktin se integrimi evropian nuk është parullë e dikurshme që duhet cituar për ritual. Integrimi duhet filluar nga vetja. Stina koncertore mbahet bllokuar për shumë instrumentistë që duan të interpretojnë si solistë me orkestrën e Radios, madje më shumë se një festival artistësh, i nënshtrohet dashamirësisë, miqësive, pse jo dhe bllokohet nga keqdashësit, ambiciozët e të paaftët. E gjithë kjo është absurde. Instrumentistët brenda vendit, të ndodhur në këtë situatë ndjehen si në faj që gjenden në Shqipëri. Ka një tendencë për të sjellë shqiptarë me nënshtetësi të huaj që kur kanë nivel të lartë është kënaqësi, në të kundërt bëhen të bezdisshëm. Mungesa e kritikës dhe parametrat e ndryshme të kësaj muzike nga kënga, lënë vend për hatëre, rrëmujë pse jo deri dhe fyerje për ata që kërkojnë të luajnë në koncert. Ka një prezencë të të njëjtëve njerëz, të të njëjtit instrument, programeve të njëjta, ndërsa duket se shmanget violina soliste, justifikuar me faktin se nuk ka kërkesa. Cila ka qenë ecuria e stinës koncertore dhe roli juaj në këtë eveniment? -Numri më i madh i koncerteve të realizuar për hir të së vërtetës ndër vite ka qenë ai i pianos soliste, sinkron çuditërisht dhe me punësimet në Universitetin Arteve, ndërsa violina me një numër shumë më të pakët koncertesh është përfaqësuar kryesisht me instrumentistë shqiptarë që vijnë nga jashtë, dhe shpesh koncertet kanë qenë në nivele të diskutueshme për sa i përket cilësisë së interpretimit. Jam gjendur në media me titujt si "Një vizë për në Radio", pasi kjo metodë më kujton kohën e vizave, ndonëse flasim për një stinë koncertore brenda Shqipërisë, ku të gjithë duhet të jemi të barabartë dhe kriteri i vetëm duhet të jetë aftësia. Pa përmendur shkresat e mëparshme, kur kanë qenë të tjerë udhëheqës artistikë, sapo është emëruar udhëheqësi artistik aktual kam trokitur për të kërkuar të drejtën e interpretimit si soliste. Në momentin e parë m'u pranua kërkesa për realizimin e koncertit, ndërsa kur diskutuam për datën ajo ishte në vitin 2013, madje më thanë se po punonin me plane 5-vjeçare, thua se udhëheqësin artistik e kishin sjellë nga jashtë për të ndërtuar ndonjë vepër të madhe energjetike, ndonjë hidrocentral. Batuta ime për këtë datë, ishte shprehja se në 2013 me violinë do shkoja të inauguroja tunelin e Kërrabës! Filloi dhe Tuneli të ndërtohej, po vijnë dhe zgjedhjet, veçse në asnjë kalendar nuk gjej koncertin tim me orkestër, të katërtin të studiuar, pasi nuk mund të mbaj një program kaq gjatë, ndonëse kam trokitur sërish me shpresën se një artist një ditë do më kuptonte dhe normalisht do realizohej koncerti. Si je njohur me peticionin qe kanë firmosur artistet për tre ligjet. Cili është mendimi juaj rreth tij? -Kam lexuar në internet, kam ndjekur lajmet e dy kampeve, shtim të numrit për njërën palë dhe sharje të militantëve të palës tjetër. Mendoj se çështja më me rëndësi është integrimi i Shqipërisë dhe në qoftë se integrimi pengohet nga kalimi i tre ligjeve në parlament, ato ligje duke përfshirë dhe vërejtjet e të gjitha palëve mbi to duhet të kalohen sa më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, pa parë ngjyra dhe interesa partiake. Por secili nga ata që firmos një peticion për shpejtimin e pranimit të Shqipërisë në familjen evropiane, para se të hedhë një firmë duhet të bëjë bilancin e veprimtarisë së tij në fushën ku ai jep kontribut për të parë se çfarë ndihmese , qoftë dhe modeste jep gjithsecili në këtë proces. Ke firmosur ti vetë? -Jam dakord me integrimin, askush nuk mendoj se duhet të jetë ??? TIRANE DHURATA HAMZAI Stina koncertore mbahet bllokuar për shumë instrumentistë që duan të interpretojnë si solistë me orkestrën e Radios, dhe bllokohet nga keqdashësit, ambiciozët e të paaftët Balet Antonio Fini çel sezonin për Baletin Kombëtar të Kosovës Është quajtur ndryshe valltari i zjarrit. Antonio Fini ka pranuar ftesën e Baletit Kombëtar të Kosovës për të realizuar shfaqjen e parë të baletit për vitin 2013. Nga dita e parë e muajit shkurt ai do të nisë provat për të realizuar premierën. Ahmet Brahimaj, drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës, ka thënë se institucioni që ai drejton, sivjet, do të nisë sezonin me koreografin italian. "Antonio Fini është koreograf shumë i njohur italian, i cili momentalisht ndodhet në Amerikë", thotë Brahimaj. Antonio Fini ka premtuar se do të japë në Kosovë një shfaqje të baletit kontemporan. Koreografi italian do të japë shfaqjen në mars në Prishtinë. A.P.Fini ka lindur në Villapiana të Kalabrisë së Italisë. Nga mosha 16-vjeçare kishte mësuar të vallëzonte me zjarr. Ai është diplomuar në "Teatro Carcano" në Milano. Ka vazhduar studimet në "Martha Graham School of Contemporary Dance", para se t'i bashkohej trupës "Michael Mao Dance", në Neë York. Në vitin 2011 ai themeloi festivalin "Alto Jonio Dance Festival". Ishte lider i ansamblit "Martha Graham Dance" dhe ka qenë i angazhuar si solist në "Long Island Ballet Theater", "Boca Ballet Theater" në Floridë etj. Është autor i disa koreografive dhe çmimeve prestigjioze. Promovimi Puto pastron nga dogmat kryeveprën e vet të historisë Historiani Arben Puto sjell të rishikuar, 35vjet pas botimit të parë, një nga botimet më të rëndësishme të karrierës së tij, "Pavarësia e Shqipërisë dhe diplomacia e fuqive të mëdha". Puto iu rikthye studimit të tij duke e pastruar atë nga dogmat politike të kohës, por edhe duke e pasuruar me trajtesa dhe analiza të reja. Sipas Putos, çështjet më të rëndësishme që janë prekur në libër, janë shpallja e Pavarësisë, Konferenca e Londrës dhe organizimi i brendshëm vendit. "Janë 35 vjet që kanë kaluar dhe është e domosdoshme dhe krejt normale që vepra të shikojë një botim të dytë. Nuk është thjesht një kopje e botimit të parë ndërkohë që lënda është po ajo. Trajtimi i çështjes shqiptare, trajtimi i Pavarësisë shqiptare nga diplomacia e fuqive të mëdha", deklaroi Puto. Ai ka pranuar se në botimin e vitit 1978 censura e kohës kishte ndikuar tek objektiviteti i trajtimit të kësaj periudhe historike, ndërsa historianë e kolegë të Putos e kanë cilësuar botimin e ri si një nga veprat bazë ku janë përfshirë edhe metodat e reja të kërkimit në shkencën e historisë. Violinistja Ina Kosturi Në foto: Historiani Arben Puto Në foto: Pjesë koreografike të Antonio Finit ?
22 E shtunë, 19 janar 2013 OPINION Opinion NGA NJAZI JAHO vijon nga faqja 1 Kolegji Zgjedhor shfuqizon “vendimin” e pamiratuar të KQZ-së ...t`i tërhiqte vëmendjen përmbajtja e objektit të paditur si dhe baza përkatëse ligjore. Kolegji Zgjedhor, siç duket nuk ka patur vërejtje për çështjet e mësipërme ndërsa kërkesa për miratimin e 100 Zonave të Administrimit u pranua pjesërisht. Që problemi të kuptohet më qartë po e konkretizojmë. a)Kolegji Zgjedhor në mënyrë formale dhe paarsyetim ligjor vendosi të shfuqizojë vendimin nr. 20 datë 21.12.2012 të KQZ-së vetëm sepse “pro” tij nuk kishin votuar të paktën 5 anëtarë të KQZ-së, megjithëse pranon se ky vendim nuk ka pasoja. Vlen të theksohet se as në nenin 24 të Kodit Zgjedhor dhe as në ndonjë dispozitë tjetër të këtij Kodi, nuk thuhet se në rast se nuk arrihet kuorumi që kërkohet (5 vota “pro”), vendimi konsiderohet i kundërligjshëm dhe si i tilël duhet shfuqizuar. Eshtë ë vërtetë se sipas nenit 24 pika 1, shkronja "f" të Kodit Zgjedhor, vendimmarrja për caktimin e zonave të administrimit zgjedhor është në kompetencën e KQZ-së, por ai duhet të miratohet me votat "pro" të jo më pak se 5 anëtarëve të KQZ-së. Në të kundërtën ai quhet i pamiratuar. Nëse do të kihet parasysh dhe do të zbatohej dispozita e mësipërme e Kodit Zgjedhor, a mund të arrihet në përfundimin se vendimi i KQZ-së i pamiratuar duhet shfuqizuar?! Ku qëndron paligjshmëria e vendimit nr.20 të KQZ-së? b)Sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, paditësi ka pretenduar se vendimi i KQZ-së për miratimin e ndarjes së re të ZAZ-ve "është marrë në kundërshtim me ligjin, pasi ky i fundit përcakton si detyrë absolute të vetë KQZ-së...". Derisa Kolegji Zgjedhor ka vendosur shfuqizimin e vendimit të KQZ-së, duket se ka mbështetur pretendimin e mësipërm. Siç dihet, ka disa vendime që sipas Kodit Zgjedhor, KQZ-ja duhet të miratojë me votim të cilësuar (5 vota "pro"). Mos vallë, nëse këto vendime për arësye të ndryshme nuk miratohen(për shkak të mosarritjes së kuorumit), duhen shfuqizuar si të kundërligjshme?! c)Nga përmbajtja e vendimit të Kolegjit zgjedhor bie në sy edhe qëndrimi kontradiktor në arsyetim. Kështu p.sh, në këtë vendim, midis të tjerave thuhet: "Është e qartë që në zbatim të ligjit, është detyrë e KQZ-së caktimi i numrit të ZAZ-ve, por në mungesë të formalizimit të vullnetit të KQZ-së, për shkak të kuorumit të kërkuar prej 5 votash, me të drejtë propozimi që nuk është miratuar, ka marrë trajtën e vendimit sikundër rezulton jo vetëm nga akti i zbardhur, por dhe nga procesverbali i mbajtur nga KQZ-ja në faqen 118, në të cilin pasqyrohet se nuk miratohet akti" (shih faqen 6 të vendimit të Kolegjit). Cila është arësyeja që Kolegji e trajton në këtë mënyrë çështjen? Cili do të ishte qëndrimi i paditësit dhe i vetë Kolegjit nëse akti nuk do të ishte zbardhur në "trajtën e vendimit", çdo të bëhej? Si do të veprohej? Çfarë do të shfuqizonte Kolegji Zgjedhor? Mendoj se, qoftë edhe vetëm përmbajtja e procesverbalit do të konfirmonte faktin se për shkak të mungesës së kuorumit të domosdoshëm numri i zonave të administrimit Zgjedhor nuk do të caktohej. Në këtë vështrim, si procesverbali edhe vendimi i pamiratuar, shprehin të vërtetën: Propozimi për numrin e zonave të Administrimit Zgjedhor nuk është miratuar. Bëhet pyetje: Çfarë konsideron të kundërligjshëm Kolegji Zgjedhor, faktin e një konstatimi që shpreh një të vërtetë? Çfarë ka shfuqizuar Kolegji Zgjedhor, një vendim që neni 24 i Kodit Zgjedhor e konsideron të pamiratuar?! 2)Derisa kolegji Zgjedhor u investua të shqyrtojë çështjen me themel, mendoj se hetimi duhet të ishte më i thelluar dhe më objektiv si dhe në zbatim të parimit të kontradiktoritetit, që siç dihet janë elementë thelbësorë për një proces të rregullt ligjor. Kjo mendoj se do t'i shërbente edhe një arsyetimi më të argumentuar dhe si rrjedhim dhe më bindës. Eshtë pranuar se administrata e KQZ-së mbështetur në materialet (të dhënat) e dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile më datën 5 dhjetor 2012 i ka paraqitur KQZ-së një projekt për caktimin e 76 zonave të administrimit zgjedhor. Shqyrtimi i këtij projekti për arësyet që përmendëm, në vendimin e Kolegjit Zgjedhor është shtyrë. Më datën 21 dhjetor 2012 e njëjta administratë (d.m.th. pas 16 ditëve)i paraqiti KQZ-së një projekt të ri ku parashikohej ndarja në 89 zona (13 zona më tepër se projekti i parë). Kam mendimin se Kolegjit duhej t'i tërhiqte vëmendjen ky ndryshim dhe të ndalej për ta sqaruar dhe hetuar deri në fund, përse në projektin e dytë ndryshon numri i zonave. Të paktën duhej hetuar fakti nëse dy projektet mbështeteshin në të njejtin material dhe në të njejtat të dhëna, cilat kritere ishin zbatuar në projektin e parë dhe cilat kritere në projektin e dytë, ku konsistonte gabimi ose shkaku që numri i zonave të administrimit Zgjedhor duhej të ishte 89 dhe jo të themi 88 ose 90 etj. Në këtë vështrim kemi parasysh se zbatimi i kritereve për ndarjen e zonave të administrimit zgjedhor ishte vetëm ai i parashikuar në nenin 27 të kodit zgjedhor. 3) Në vendimin e Kolegjit Zgjedhor në 2-3 raste përmenden shprehjet "sipas propozimit të KQZ-së". Pavarësisht nga fakti që KQZ-ja është thirrur me cilësinë e të paditurit (në rastin konkret pozita e tij si i paditur mendojmë se është sui generis). Ai nuk mund të ketë tagër të shprehet në emër ose në mbrojtje të propozimeve të një pjese të KQZ-së, qoftë kjo dhe shumica. E them këtë, sepse siç rezulton nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor, propozimi i administratës së KQZ-së në projektin e dytë për 89 zona është mbështetur vetëm nga shumica e anëtarëve të KQZ-së. E përmenda këtë për saktësi dhe jo sepse shprehjet e mësipërme në vendimin e Kolegjit Zgjedhor janë shoqëruar me ndonjë pasojë të dëmshme. Në foto: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë një mbledhjeje
6 E shtunë, 19 janar 2013 POLITIKE “21 janari”, Majko: Do ta ndryshojmë historinë e Berishës Deputeti i PS, Pandeli Majko, ka folurnga Korça në lidhje me përkujtimoren e 21 janarit. Ai tha se shqiptarët do e ndryshojnë historinë e Berishës. Majko shoqërohej nga deputeti i PS, Ben Blushi. “Ekspertët flasin se një prej viktimave u vra me plumb rikoshet. Ata që u vranë më 21 janar ishin në kërkim të së drejtës. PS do kryeje homazhe ceremoniale për viktimat e pafajshme. Shpresoj që në Shqipëri të vendoset një raport i vërtetë me ligjin. Drejtësinë s'duhet ta matim me deklaratat e ambasadorëve. Shqiptarët do ndryshojnë historinë e Berishës në 21 janar”, tha Majko. Ai ka thënë se s'ia vlen të bësh komente lidhur me faktin se cilat janë raportet e drejtësisë shqiptare me historinë e 21 janarit. “Është thënë se në mënyrë zyrtare se opozita i ka bërë një grusht shteti në bashkëpunim me presidentin dhe prokuroren e asaj kohë, së bashku me kryetarin e SHISH. Boll të mendosh deklaratat zyrtare të kryeministrit në komisionin hetimor para së cilit çdo deklarim është i barasvlefshëm me sistemin gjyqësor“, tha Majko. Që sipas tij arrin të kuptosh gati aventurën që qeveria shqiptare dëshironte të ndërmerte ndaj kushtetutës dhe institucioneve të këtij shteti. Zgjedhjet e 23 qershorit, selia rozë vendos nesër për fushatën PS mbledh kryesinë: Identifikim për çdo votë Axhenda: Listat, shtabet elektorale, komisionerët Lajmi Kryesia e Partisë Socialiste që mblidhet nesër nën drejtimin e kreut të PS Rama do të diskutojë në lidhje me përgatitjet për fushatën elektorale të 23 qershorit, listat, emigrantët, shtabet elektorale por dhe përzgjedhjen e komisionerëve vendorë. ??? TIRANE JAKIN MARENA Veliaj PS: Qeveria të reagojë për situatën në Preshevë Reagimet BE, Ettore Sequi: Drejtësi për "21 janarin" Erjon Braçe: Tre ambasadorë të rëndësishëm kërkuan drejtësi, Berisha ka kapur drejtësinë ??? TIRANE Në vigjilje të përvjetorit të dytëtë tragjedisë së 21 Janarit, ku humbën jetën katër protestues, kreu delegacionit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi theksoi rëndësinë e vendosjes së drejtësisë së pavarur. "Tre ditë pas mbërritjes time ndodhi tragjedia e 21 janarit që më trishtoi shumë. Me afrimin përsëri të përvjetorit të ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, mendimet tona shkojnë në radhë të parë tek familjet e atyre që humbën jetën. Në këtë ditë të trishtuar, do doja edhe një herë të shpreh ndjenjat më të ndjera të dhembshurisë për humbjen e tyre", tha kreu i ambasadës së BE, Sequi. Njëherësh nuk ka munguar që të kërkojë dhe drejtësi për këtë ngjarje, duke evidentuar në mënyrë indirekte se ka kaluar shumë kohë dy vite nga kjo ngjarje ende e pazbardhur. "Por ky përvjetor gjithashtu na shtyn të jemi përballë faktit se hetimi dhe procesi gjyqësor i këtyre ngjarjeve ende nuk kanë përfunduar. Në respekt të atyre që humbën jetën dhe në respekt të shtetit ligjor, këto procese duhen përfunduar në kohë dhe në mënyrë të pavarur. Drejtësia duhet të vihet ne vend. Të gjithë politikanët shqiptarë u detyrohen atyre që përfaqësojnë, që të punojnë së bashku për të ndërtuar një shtet ligjor më të fortë", tha Sequi. Vetëm duke treguar që e ka forcën për ta zbatuar plotësisht dhe në mënyrën e duhur shtetin ligjor,- tha Sequi,- Shqipëria do të mund të ecë përpara në rrugën e saj drejt objektivit kombëtar të integrimit në BE. Reagoi dhe nënkryetari i grupit të PS, Erjon Braçe. "Tre ambasadorët e rëndësishëm në këtë vend, ai i BE, i SHBA dhe i OSBE deklaruar se duhet drejtësi tani për dhunën e pafalshme të 21 janarit, autorët e katër vrasjeve. Shtuan se është e papranueshme që dy vjet pas ngjarjes nuk ka asnjë të dënuar! Por unë shoh me shqetësim se nuk i dëgjon kush nga autoritetet e Qeverisë, Prokurorisë, Gjyqësorit! Ata dëgjojnë Berishën, janë kapur nga kryeministri. Atëherë përse s'thonë troç këtë të vërtetë: Drejtësia në Shqipëri s'funksionon, sepse është kapur nga partia në pushtet?", deklaron Braçe. Rama Kur shkon në 491 numri i personave që kanë firmosur peticionin drejtuar Ramës për të votuar 3 ligjet e integrimit, vjen edhe reagimi i tij. "A mendoni që nënshkruesit e peticioneve anti opozitare do shprehen për të kërkuar drejtësi për 21 janarin?", thotë ai në Twitter. "Do diskutohet mënyra se si do përkujtohet dy vjetori i vrasjes së 4 demonstruesve të pafajshëm përballë kryeministrisë nga Garda" Socialistët po startojnëplotësisht në fushatënelektorale, teksa kanë karikuar të gjitha bateritë në funksion të një fitoreje të mundshme për t'i dhënë fund 8 viteve të "agjërimit" në opozitë. Teksa kanë kombinuar luftën politike përmes publikimit të dokumenteve kundër korrupsionit të familjes së Berishës dhe të zyrtarëve të lartë të qeverisjes së PD, s'kanë lënë pas dore dhe organizimin deri në detaje të të gjithë përgatitjes së tyre për të startuar suksesshëm në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit të këtij viti. Kështu, PS do mbledhë nesër kryesinë e saj, një nga forumet më të rëndësishme të kësaj force politike. Kryesia pritet të diskutojë në lidhje me katër pika të axhendës së saj politike, kur kanë mbetur pak muaj nga zgjedhjet, që në fokus kanë organizimin e vitalizimin e e strukturave për garën elektorale përballë mazhorancës së djathtë. Pikat që do të diskutohen kanë të bëjnë me strategjinë e komunikimit që do të ndjekë opozita në 5 muajt në vazhdim, por dhe censusi i brendshëm për indentifikimin e votuesve është një pikë e rëndësishme e diskutimit. Pikërisht këtu pritet të ketë dhe më shumë ndalesë, pasi do përcaktohet deri në detaje se si do të përgatiten tabelat me rezultatet e këtij verifikimi derë më derë të çdo votuesi, të çdo emigranti por dhe të mundësisë së organizimit të kthimit të tyre për të votuar. Për të cilët tashmë është drejt përfundimit organizimi e përzgjedhja e personave përgjegjës që do të merren me lëvizjen e tyre me të gjitha mjetet e mundshme të transportit drejt vendlindjes për të hedhur votën e tyre për atë që PS e quan Rilindje të Shqipërisë. Ndërsa 2 pikat e fundit të diskutimit kanë të bëjnë me fushatën që do fillojë së shpejti si dhe situatën e përgatitjes së zgjedhjeve nga KQZ, përmes përzgjedhjes së anëtarëve të komisioneve vendore. Në këtë pikë mendohet se në mbledhjen e ditës së nesërme të kryesisë në orën 09.00 të mëngjesit do të ketë ndalesë, ku do diskutohet për mënyrën se si do të ngrihen shtabet elektorale, nga qendra në Tiranë, në qark, në rreth në çdo zonë dhe qendër votimi. Ndërsa pritet të diskutohet e mundësia e konsolidimit të grupeve të punës që do të merren me bllokimin e çdo tentative për tjetërsimin e votës. Ndërkohë në mbledhjen e kryesisë që do të zhvillohet nesër pritet të diskutohet dhe në lidhje me situatën politike pas debateve që kanë shpërthyer për çështjen e mandateve që do të vendoset në Kuvend, ku opozita është shprehur kundër qëndrimit për heqjen e një mandati në qarkun e Beratit, si dhe dyshimit për shtim fiktiv të popullsisë në qarkun e Kukësit që të mbetet po në mënyrë fiktive dhe një mandat më tepër. Mësohet se do të diskutohet në mbledhje dhe mënyra se si do të përkujtohet dy vjetori i vrasjes së katër demonstruesve të pafajshëm përballë kryeministrisë nga Garda. Ky është takimi i parë elektoral i kryesisë së PS, ku përveç axhendës do vendoset edhe data e mbledhjes së asamblesë, më 25 janar. Sekretari i PS për Rininë e Emigracionin, Erion Veliaj ka denoncuar heshtjen dhe indiferentizmin e Qeverisë ndaj situatës së krijuar në Preshevë. "Në situatën ku ndodhemi sot pas ultimatumeve të përsëritura kemi pasur një reagim totalisht indiferent të qeverisë shqiptare. Gjëja e parë që ne kërkojmë sot është që qeveria shqiptare, si një qeveri që është një shtet anëtar i NATO, i OKB e i KiE të reagojë në gjithë këto forume si shtet amë për pakicat shqiptare që jetojnë në Ballkan. Jemi të shqetësuar që qeveria serbe po e trajton çështjen e monumentit në Preshevë si një çështje e një ndërtimi pa leje", tha Veliaj. Ettore Sequi Kryesia e Partisë Socialiste
14 E shtunë, 19 janar 2013 THASH THEMTHE&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M Bogdani në pritje të fëmijës së parë Shtëpia e çiftit mes modernes dhe neoklasikes Gerti & Edlira Gerti Bogdani dhe bashkëshortja e tij Edlira Çepanijanë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që pritet të jetë vajzë. Kjo gjë vihet re sapo Edlirën e takon por dhe tashmë ajo e pohon me kënaqësi që është në pritje të fëmijës së parë, por që absolutisht nuk dëshiron të flasë të paktën në këto momente, e për çdo gjë tjetër flet me kënaqësi. Edlira duket në formë të shkëlqyer dhe format e trupit të saj kanë ndryshuar shumë pak, aq sa ata që se njohin nuk mund ta dallojnë lirshëm, që ajo është në pritje të një fëmije. Ajo vijon të ketë linja të rregullta dhe duket se shtatëzania e ka bërë të duket dhe më e këndshme dhe simpatike. Në sytë e saj blu, duket qartazi një emocion dhe kënaqësi e madhe lidhur me këtë fakt. E po aq i lumtur duhet të jetë dhe deputeti i partisë Demokratike, babai i fëmijës, Gerti Bogdani. MOBILIMI I SHTËPISË Gerti Bogdani dhe Edlira Çepani kanë dy vjet që kanë kurorëzuar lidhjen e tyre në martesë. Çifti celebroi dashurinë e tyre, të nisur që në bankat e gjimnazit përmes disa ceremonive madhështore në korrik të vitit 2010, të realizuara në bregdet dhe Tiranë. Aktualisht dy të rinjtë janë vendosur në shtëpinë e tyre të re, ku janë ende në përfundim të mobilimit dhe rregullimit të shtëpisë ku patjetër kanë projektuar dhe një dhomë të vockël të ngrohtë që pritet të jetë e bebit: "Të them të drejtën tani po e kuptoj vertetë pse prindërve tanë u është dashur një jetë për ta bërë shtëpinë e tyre…Për sa i përket arredimit të shtëpisë së tyre Edlira shton: "E kemi bërë vetë dhe vazhdojmë ta bëjmë me shumë kënaqësi, duke patur shumë merak për detajet. Jemi munduar shumë për t'i realizuar disa detaje se në Shqipëri është e vështirë të kërkosh gjëra sadopak jashtë standartit, pa paguar çmime eksponencialisht të larta ose pa marrë një "jo” të prerë si përgjigje nga punëtorët. Jemi munduar që të gërshetojmë disa elementë modernë me stilin e përgjithshëm që është neoklasik. Rëndësi për ne ka që ambjenti i krijuar të jetë i ngrohtë dhe shtëpia të bëhet një oaz në të cilin pasi mbyll derën, gjen qetësi dhe shkëputesh për pak kohë nga bota, nga punët rutinë dhe nga vrulli i përditshmërisë", pohon. KARRIERA Edhe pse në këto kushte Edlira fatmirësisht gëzon një shëndet të plotë dhe të mirë ku vijon të jetë aktive në punët e saj të përditshme, në projektet e takimet mes miqsh. E pozicionuar në çështjet e barazisë gjinore dhe të drejtat e grave ajo për momentin po punon me stafin e saj, për të luftuar mbi fenomenet e ndryshme që kanë të bëjnë me të drejtat e femrës, që në vendin tonë për fat të keq mbetet një fenomen në rritje. Fusha e të drejtës së njeriut ka qënë gjithmonë pasioni dhe pikësynimi i Edlirës. Që në moshë shumë të vogël tregon se kur e pyesnin se çfarë do të bëhej kur të rritej, Edlira i është përgjigjur me bindje të plotë: "Do bëhem avokate që të mbroj njerëzit". Atëherë nuk e dija sa shumë profilizime mund të kishte drejtësia dhe avokatia, por pak nga pak, vetvetiu shkova drejt pjesës që më pëlqente më shumë. Puna që bëj sot si pjesë e shoqërisë civile, më pëlqen shumë dhe më përmbush", shton Edlira e nëse tani për tani i ka thënë jo administratës shtetërore e ndërsa premton se së shpejti do ti rikthehet fushës së avokatisë, të pasur ëndërr prej prej saj që në shkollë, për të patur një eksperiencë në fushën penale " por s'e di a do të realizohet ndonjëherë", përfundon Edlira të cilës i urojmë shëndet dhe mbarësi dhe realizim të karrierrës së saj... Edlira e pohon me kënaqësi që është në pritje të fëmijës së parë, por që absolutisht nuk dëshiron të flasë të paktën në këto momente KRYETARI I PS Edi Rama "trendy" me syze femrash Edi Rama kërkon tëduket "trendy" me syze femrash. Siç dhe shihet dhe në këtë foto e cila është realizuar gjatë festës së FRESHit para pak ditësh kur u festua 21 vjetori i krijimit të tij. Siç shihet dhe në këtë foto kreu i Partisë Socialiste, Rama ndodhet mes të rinjve dhe sapo i ka huazuar një palë syze vajzës që ka pranë, dhe pasi i ka provuar nuk ka ngurruar të realizojë dhe një foto mes të rinjve e ku duket tejet i kënaqur mes tyre. Sa herë që EndriFuga nuk gjendet pranë kryetarit të Partisë socialiste Edi Ramës dhe pranë PS (Partisë Socialiste), patjetër Endrin e gjen në Vjenë. I riu që e kemi parë shpesh të angazhuar në forumet e të rinjve pranë Partisë Socialiste udhëton shpesh drejt Vjenës ku dhe gjendet për të realizuar studimet e tij në master. Endri Fugën e gjen në Vjenë UDHETIMI
.
Nga kjo datë
19/01/13
Të gjitha
faqet

Nga kjo datë

Zgjidh datat  
identifikohu
ndihma

Rikërko fjalëkalimin!


Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.