23E diel, 20 janar 2013 OPINION Koment NGA BUJAR NISHANI Nacionalizmi, atdhedashuri ...mijëra nëpër sheshe. Shpalosën me mijëra e mijëra Flamuj nëpër dritare e ballkone. Uruan njëri- tjetrin. Festuan e shtruan gosti. Ng- ritën dolli e folën pafund, për atd- heun e tyre, Shqipërinë, historinë e saj, dashurinë për të, sakrificat që u është dashur të bëjnë shqiptarët për të arritur në 100 vjetorin e Pavarë- sisë etj. etj. Nuk zbatuan asnjë urdhër apo direktivë të politikës apo adminis- tratës për t'u mbledhur e për të fes- tuar. Nuk ndoqën as ndonjë shem- bull të ndonjë përvoje të shkuar. S' kishte shembull, s' kishte përvojë, ishte hera e parë në historinë e tyre që shqiptarët festuan në këto për- masa mahnitëse. Aq i bukur, aq madhështor qe ai shpërthim vullkanik, ajo ngjarje e pa- harruar, sa askush nuk e parashikoi dot, as më entuziastët. Por çfarë ish- te? Pse ndodhi dhe si ndodhi? Si mund të cilësohet? Si mund të klas- ifikohet? A ka një përcaktim, një definicion? A ka një emër? Shumë fjalë janë thënë, shumë hamendje janë shprehur, shumë zhurmë është bërë.. Le të konsiderojmë, duke e marrë për lehtësi shqyrtimi, se ajo që ndo- dhi e ka emrin, ashtu si më së shpesh- ti një numër jo i papërfillshëm mon- itorësh, analistësh, opinionistësh, edhe shqiptarë, madje çuditërisht më të shumtët shqiptarë, zhvillimet e fundit festive të shqiptarëve i panë me drojë duke i quajtur kërcënim nacionalistik. Pra, Nacionalizëm po se po, por edhe kërcënues. Çfarë ësh- të Nacionalizmi? Cili është përkufiz- imi i Nacionalizmit? A është i vjetër apo i ri, i mirë apo i keq? Në ç' kushte lind? Kujt i duhet, kujt i shërben? Është e pafundme lista e teorive dhe autorëve të teorive, numëri i vol- umeve, studimeve, përcaktimeve, politike, sociologjike, psikologjike, dhe pothuaj i të gjitha zhanreve, mad- je edhe e librave artistikë me përm- bajtje letrare mbi Nacionalizmin. Ajo që bie menjëherë në sy është se secili autor dhe secili dishepull, i secilës teori, secilit studim, secilit libër dhe secilit definicion mbi Na- cionalizmin, mbron teorinë e vet, dhe natyrisht hedh poshtë të gjitha teor- itë e tjera. Nuk ka dy fjalorë, dy enciklopedi, dy autorë, dy libra, që të jenë të një mendjeje për Nacionalizmin; çfarë është, çfarë përfaqëson, çfarë rrez- ikon ose përmirëson, çfarë ndreq e çfarë dëmton Nacionalizmi. Një numër autorësh e shohin Na- cionalizmin, rrënjët e tij, thellë në mjegullat e kohës, në primordialitet, në zanafillën e jetës së planetit duke e interpretuar në lidhje të ngushtë me teoritë e evolucionit, si shkak apo shtysë zhvillimi brenda Teorisë Darv- iniane të selektimit natyral, pra pjesë të luftës për mbijetesë si domosdosh- mëri zhvillimi determinist. Të tjerëve autorë, Nacionalizmin nuk e shohin aspak si dukuri të vjetër, por thjesht dhe vetëm produkt të drejtpërdrejtë të pragmatizmit poli- tik modern. Sipas disave, Nacionalizmi është fenomen progresist që është shfaqur në shoqëritë moderne në shekujt e 18-të dhe 19-të nga shtysa që lidhen ngushtësisht me progresin teknik, teknologjik. Të tjerë hulumtues, Na- cionalizmin e përcaktojnë si fenom- en të së njëjtës periudhë, pra të erës moderne, por me efekt të kundërt, thellësisht frenues, regresiv. Dikush e definon Nacionalizëm të majtë. Dikush tjetër, apo disa të tjerë, vetëm të djathtë. Për disa, Nacionalizmi është fenomen idealistik. Për disa të tjerë është fenomen i pastër pragmatik, materialistik. Ka po aq raste, autorë, teori, lidhur me Nacionalizmin si shfrim të im- pulseve pozitive të komuniteteve njerëzore, ca edhe si shpërthim të impulseve negative. Disa, Nacionalizmin e quajnë sëmundje, të tjerë e përcaktojnë si shërim. Disa si pasuri, të tjerë si varfëri. Disa si fat, disa si fatkeqësi. Duke pasur parasysh Nacional- izmin dhe duke e refuzuar atë, një dijetar i shquar thotë se: "Më duket e padenjë që shpirti im të kondiciono- het nga Gjeografia". Një tjetër shkon edhe më larg duke përcaktuar jo vetëm lindjen e Nacionalizmit, por edhe krijimin e Kombit, si reagim spontan instink- tiv të një bashkësie të frikësuarish prej fqinjëve. Por, ka edhe që Nacionalizmin e shohin thjesht si shprehje të vullnetit të individëve të një kombi për të jet- uar së bashku ose se Nacionalizmi zhvillohet apo praktikohet kryesisht si mbrojtje e interesave kulturore të një kombi. Në morinë e teorive të pafundme për Nacionalizmin ka madje edhe një të tillë me karakter relativizues, që thotë se Nacionalizmi është teoria dhe praktika, zbatimi i të cilave sjell- in progres më të madh dhe më të shpejtë nga veprimi kombëtar se sa nga veprimi ndërkombëtar. Pra ka një pafundësi idesh dhe definicionesh për Nacionalizmin. Që ndryshojnë skajshmërisht nga njëra- tjetrën. Veç në një gjë bashkohen të gjitha; që për t'i zbatuar llojet dhe nënllojet e pafundme të Nacional- izmit, si atë të vjetrin, të riun, të mi- rin, të keqin, ndërtuesin, shkatër- ruesin etj. etj. duhet të jenë përgati- tur paraprakisht studime frymëzue- se të hollësishme, hulumtime të thel- la akademike, duhet të jenë bërë plane dhe të jenë ndërtuar strategjira të vënies në zbatim të secilit Nacio- nalizëm, nga studiues, akademikë, politikanë, përfaqësues të lartë të re- ligjionit, filozofë, dijetarë nga të gjitha fushat e Dijes. Fakti i pamo- hueshëm se ne nuk kemi në historinë tonë të tillë njerëz dhe të tilla teorira dhe praktika, është argumenti që kundërshton dhe hedh poshtë për- fundimisht ekzistencën e çdo lloj Nacionalizmi shqiptar. Ky "boshllëk" apo kjo "mungesë" është prova de- finitive përballë atyre që gjoja po merakosen dhe po na paralajmërojnë për rrezikun nga demek Nacional- izmi ynë me frikë të madhe për ne dhe veten e tyre. Kudo ka nga pak Nacionalizëm dhe të gjithë janë nga pak nacional- istë. Po ne shqiptarët? Duke marrë parasysh edhe sa ndodhi në fund të Nëntorit kur festuam 100 vjetorin, a jemi ne ndopak nacionalistë? Po. Jemi. Por aspak më tepër se të tjerët. Për një arsye të thjeshtë, të qartë, lehtësisht të konstatueshme. Përveç shfrimeve individuale dhe spontane kolektive asnjëherë të zararshme si ky i fundit, si e cekëm më lart, ne nuk kemi në historinë tonë as të vjetër as të re, dijetarë që ambicjet tona nacionalistike t'i kenë parashtruar në mënyrë sistematike, shkencore. Dijetarët tanë, kanë shkruar për historinë tonë, gjuhën tonë, çlirimin nga pushtuesit, kanë shkruar për dashurinë dhe natyrën, por kurrën e kurrës për aspirata nacionalistike të llojit të përcaktimeve të Nacional- izmit. Do të duhej së paku që sh- qiptarët të kishin diku në ndonjë cep të historisë së tyre ndonjë elaborim akademik, makar edhe vetëm teorik, të synimeve apo sjelljeve nacionalis- tike, por nuk e kanë asnjë. Të tjerët kanë akademizma nacionalistike, disa edhe të përpunuara hollë dhe thellë. Ne nuk kemi. Meqenëse për Nacionalizmin flitet, Nacionalizmi duhet të ekzistojë. Por jo në Shqipëri. I ashtuquajturi "Nacio- nalizëm shqiptar" është një keqkup- tim, një moskuptim, një moskonsid- erim i fateve historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dukuria, apo duku- ritë, për të cilat flitet se na paraqesin të tillë, nuk janë Nacionalizëm, janë shfrime zemrash, shpërthime shpir- trash. Për faktin se shqiptarët janë të rrethuar me shqiptarë. Kjo hallakamë vajtimtare njerë- zore ishte shkaku i shpërthimit të aty- re që provuan se dinë të mblidhen dhe dinë të jenë në një mendje kur fjala është për probleme serioze siç janë gjysmat e trojeve që u janë dhu- ruar fqinjëve dhe shqiptarët në Ball- kan të shpërndarë në pesë shtete. Pra nuk ishte Nacionalizëm. Ishte Atdhe- dashuri, asgjë tjetër. *(Koment i presidentit të Republikës. Titulli në original "Atdhedashuri, asgjë tjetër". Titulli është i redaksisë) Presidenti Nishani gjatë fjalimit të tij në Vlorë për 100-Vjetorin e Pavarësisë vijon nga faqja 1
10 E diel, 20 janar 2013 RRETHE Tropojë e Pukë, asnjë ndërhyrje për energjinë Prej më shumë se 48 orësh, zona të tëranë very të vendit ndodhen pa energji elektrike. Era, shiu dhe reshjet e borës kanë bërë që mijëra banorë të zona të ndryshme të vendit të jenë në errësirë të plotë. Në rrethin e Tropojë, zona e Dragobisë, këlcyrës dhe Valbonës ndodhen në errësirë prej dy ditësh. Siç tregojnë banorët për Shqiptarja.com dhe Ai Report, dhjetra shtylla janë thyer, e telat janë këputur në shumë vende, ndërkohë që deri dje në mbrëmje nuk ka pasur asnjë ndërhyrje dhe asnjë sinjal që dikush do të merrej me këtë punë. Ndërkohë, probleme me me energjinë elektrike pa pasur edhe në shumë fshtra të rrethit të Pukës. Edhe komunat Blerim, Fierzë dhe Iballë, prej dy ditësh janë pa energji elektrike. Edhe këtu, bora e madhe e ditëve të fundit, ka bërë që shtyllat dhe linjat të dëmtohen rëndë, ndërkohë që terreni i vështirë dhe reshjet e mëdha të borës, kanë bërë që ndërhyrja të jetë gati e pamundur. Defekte ka pasur gjithashtu edhe në disa zona të Hasit e Kukësit, si dhe në pjesën veriorë të Malësisë së Madhe. Vermoshi, Thethi dhe zonat përreth, kanë problem me energjinë, veç tjerave me motin. Dëmtimi i rrugës nuk ka lënë banorët të kryejnë një ceremoni mortore në Tepelenë. Në vend që ta varrosnin në Izvor, trupin e çuan në Memaliaj Lajmi Shqipëria gjendet nën pushtetin e ujit dhe të borës. Reshjet e mëdha të shirave të ditëve të fundit kanë përmbytur mijëra ha tokë, dhjetra shtëpi, ndërsa rrëshqitjet e masivëve të dheut kanë izoluar akset nacionale. Por, në Veri e Verilindje të vendit, shumë zona janë të bllokuara nga bora e të tjera pa en- ergji elektrike prej 48 orësh. GRANIT SOKOLAJ Shiu e dheu gjunjëzojnë vendin Zgjerohet harta e përmbytjeve në mbarë vendin. Në Tepelenë, rruga e bllokuar "ndryshon" ceremoninë mortore. Në Gramsh, bllokohet lidhja me Elbasanin. Fieri sërish nën ujë Tri javë pas ndërtimit, çahet argjinatura e Kirit, përmbytje dhe në Vlorë Valbona, Lekbibaj e Vermoshi, të bllokuara nga bora Tropojë, Koplik Reshjet nuk e favorizojnë aspak situatën ekrijuar në mbarë ven- din dy ditët e fundit. Prob- lemet kanë vazhduar, ndërko- hë që është zgjeruar harta e përmbytjeve, bllokimeve të rrugëve nga shëmbjet e dheut, si dhe nga reshjet e dëborës e mungesa e energjisë. SHKODËR Në rrethin e Shkodrës, dje në mëngjes është raportuar për përmbytje të tokave në fshatin Bardhaj, pasi është dëmtuar argjinatura e lumit Kir. Argjinatura e ndërtuar vetëm 3 javë më parë në fsha- tin Bar- dhaj, Komuna Rre- thina Shkodër, është shëm- bur nga vërshimi i ujit të lu- mit Kir. Ndërkohë që deviji- mi i këtij lumi nga shtrati i tij ka gërryer dhjetra hektarë tokë. Banorët e zonës të alar- muar e konsiderojnë këtë sit- uatë emergjente, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e insti- tucioneve vendore, pasi vër- shimi i lumit Kir nga ora në orë rrezikon afro 100 shtëpi në këtë zonë. GJIROKASTËR Në Tepelenë, dy komuna janë të izoluara totalisht nga rrëshiqtjet e dherave. Komu- nat Luftinjë dhe Buzë, me 4000 mijë banorë, prej 48 orësh janë pa drita për shkak se shtyllat e tensionit të lartë, janë rrëzuar në lumin Vjosë, poshtë Memaliajt. Rruga në afërsi të sektorit të tretë të ish-galerisë së minierës së qymyrgurit është shembur. Banorët akuzojnë shtetin për indiferencë, ndërkohë që kryetari i komunës Luftinjëk Gëzim Malkaj apelon për ndi- hmë. Dëmtimi i rrugës nuk ka lënë banorët të kryejnë një ceremoni mortore. Në fshatin Izvor nuk kanë mundur të varrosin një emigrant dhe janë detyruar të kryejnë cer- emoninë mortore në varrezat e Memaliajt. Ndërkohë, në zonën e shëmbjeve të dy ditëve më parë, në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, sapo janë hequr dherat, ka pasur të tjera shëmbje duke shkaktu- ar problem në qarkullim. LEZHË Në Shëngjin të Lezhës situata për shkak të përm- bytjeve duket mjaft prob- lematike. Reshjet intensive të shiut dhe prurjet në lu- min Drin kanë përmbytur banesa të tëra si dhe kanë dëmtuar mjaft biznese. Kry- etari i Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj tha, se po ndërhyhet në afërsi të portit, ku po krijo- het një çarje që do të mundësojë rrjedhjen e ujit direkt në det. Sipas Kaçajt, kjo njësi vendore ka ngritur një komision për vlerësimin e dëmeve, me qëllim lehtë- simin sadopak të bizneseve të prekura nga kjo përm- bytje. Ndërkohë, rrëshqitjet e dheut në qafën e Kalasës së Lezhës po rrezikojnë dh- jetëra banesa. Ato janë të kërcënuara nga ky erozion i vazhdueshëm, dhe kjo duket fare mirë që nga pla- saritjet e tokës. Shirat e ditëve të fundit kanë nxjer- rë në pah edhe një tjetër anë të kësaj situate, pasi trotu- ari i rrugës së kalasë është gërryer nga poshtë, duke rrezikuar shem- bjen e rrugës nga lëvizjet e au- tomjeteve. GRAMSH Prurjet e mëdha të lumit Devoll kanë tejm- bushur ujëm- bledhësin e Hidrocentralit të Banjës në Gram- sh, çka ka detyru- ar hapjen e një prej portave sh- karkuese. Uji ka vërshuar në aksin nacional Elbasan- Gramsh, duke e bërë momen- talisht të pakalueshëm. Uji ka vërshuar mbi urën e Shush- icës duke e bërë të pakal- ueshme për mjetet. VLORË Reshjet intensive kanë nxjerrë nga shtrati edhe lu- min Vjosë në Vlorë, pikër- isht në zonën e Urës së Mi- folit. Si pasojë, disa banesa janë përmbytur dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore gjenden nën pushtetin e ujit në fshatin Pishporo, Bishan, Novoselë dhe të tjera zona buzë lumit. Mëngjesin e sotëm, 3 shtëpi janë dëmtu- ar, pasi ambjentet e brendshme të tyre kanë qenë të mbuluara nga uji, duke izoluar banorët nga të gjitha anët. Sipas burime nga ky qytet, mosfunkionimi i kanaleve kulluese ka bërë që Vjosa të fryhet tej mase dhe të dalë nga shtrati, megjith- atë situata po monitorohet nga Shtabi i Emergjencave Civile. FIER Në Fier niveli i ujit në banesat dhe subjektet tregtare që ndod- hen pranë lumit Gjanicë ka rënë sot në mëngjes. Dalja nga shtra- ti e lumit Gjan- icë bëri që ban- orët e lagjes 1 "Maji" të evakuohen nga shtabi i emergjencave dhe bashkia. Rreth orës 14.30 të ditës së djeshme banorët kërkuan ndihmë pasi dy per- sona ishin bllokuar si rezultat i rritjes së nivelit të ujit. Kështu, reshjet kanë vësh- tirësuar situatën në gjithë vendin, ndërkohë që përmirë- simi do të jetë i ngadaktë, nëse situate atmosferike nuk do të ndryshojë. Kur në zonat e ulëta shiu nuk pushonte e bënte kërdinë në përmbytje, Veriu i vendit është mbuluar nga bora. Ndërkohë që ndërhyrjet e autoriteteve vendore kanë qenë inegzistente. Kjo, pasi Ndërmarrjet e Rrugëve Rurale në rrethet përkatëse, nuk marrin mundi- min të nxjerrin makineritë në rrugë (fadromat), ndërsa hedhja e kripës apo skories nuk ekziston si mënyrë ndë- rhyrje për këto institucione. Në këto kushte, lugina e Valbonës është gati e bllokuar, komuna Lekbibaj e ka ndër- prerë lëvizjen me pjesën tjetër të zonës, për shkak të mbylljes së qarkullimit nga reshjet e borë, të cilat deri dje në mbrëmje i kalonin 50 centimetrat. Ndërkë, në gjithë zonën e veriut, siç bëhet e ditur nga pushteti vendor, ka pasur dëmtime shumë të mëdha të pemëve frutore, nga reshjet e borës. Situata është bështirësua edhe në Vermosh, Theth, Dukagjin. Edhe atje trashësia e borës e kalon një gjysëm metri, ndërsa rrugët janë të bllokuara e të gjitha zonat janë të izoluara. Reshje dëbore ka pasur edhe në qarkun e Dibrës, në lindje të Qarkut El- basan dhe në atë të Korçës. Por, deri dje në mbrëmje nuk flitej për rrubë të bllokuara, ndërkohë që këshillohet që makinat të përdorin zinxhirët, për sh- kak të pranisë së borës dhe akullit në shumë rrugë. Në foto: Pamje të situatës së djeshme të përmbytjeve në disa qytete të vendit
11E diel, 20 janar 2013 TIRANA Rinis puna te "Brigada VIII", prej një jave u la në gjendje të shkatërruar Bashkia e Tiranës ka nisurrikonstruksionin edhe në disa akse rrugore të zonës së ish Bllokut në Tiranë. Dje zëvendës kryetari i bashkisë Petrit Vasili, ka inspektuar punimet në rrugën Brigada e Tetë pjesë e njësisë bashkiake numër 5. Ky segment rrugor tha Vasili, një nga më të frekuentuarit në Tiranë do ti nështrohet ndryshimeve të mëdha, duke filluar nga zgjerimi i saj e deri tek ndërtimi trotuarëve si dhe instalimi i një sistemi ndriçimi bashkëkohor. "Ndërhyrjet sot(dje) në një rrugë e cila frekuentohet dhe nga mijëra e mijëra qytetarë të Tiranës. Me një investim që shkon te 30 milionë lekë të reja dhe për profilin që ka merr një pamje të nivelit bashkëkohor, të një lloj rruge që përdoret në këtë rast, me 6 metra gjerësi me trotuare 2 metra, do të ketë një ndriçim të plotë që i ka munguar kësaj rruge", tha Petrit Vasili, nën kryetar i bashkisë. Koha e përfundimit është parashikuar rreth 6 muaj. Ky investimi i paraprin tha Vasili edhe 5 projekteve të tjera të rëndësishmë për njësinë bashkiake numër 5 në Tiranë. LAJME SHKURT Lajmi Banorët e lagjes "Shaban Bardhoshi" në Kombinat, çdo ditë e më shumë po përballem me prob- lemin e ujërave të zeza. Kjo lagje përm- bytet sa herë bie shi, shkak për këtë është mosinvetimi në kole- ktorin kryesor, i cili kalon shumë pranë banesave. JONIDA LATE „„„ TIRANE Lojrat e fatit, në fund të marsit duhet të jenë në Shkozë Afati Tetorin e vitit të shkuar KëshilliBashkiak i Tiranës, mori një ven- dim , ku sipas tij të gjitha kazinotë dhe lojërat e fatit duhet të zhven- doseshin në zonën periferike të Ti- ranës dhe pikërisht në Shkozë. Jemi në fund të muajit janar dhe asnjë nga bizneset e kazinove dhe të lojërave të fatit nuk është zhvendosur për në periferi. Në lidhje me këtë çështje Adriana Berberi, këshilltare në Bash- kinë e Tiranës na thotë "Sipas ven- dimit të Këshillit Bashkiak, kazinotë dhe lojërat e fatit duhet të zhven- doseshin në fund të muaj tetor, por duke qenë se kjo gjë nuk u realizua, afati nga Bashkia e Tiranës u shty, për në fund të muajit mars të 2013. Por, duke filluar nga muaji janar dhe deri në muajin mars lojërat e fatit do të paguajnë një taksë të dyfishtë për biznesin e tyre. Ndërsa për ato që do të zhvendosen deri në fund të mar- sit, bashkia ka si detyrim ti kompen- sojë ato" thotë Berberi. Taksa e përkohshme e lojërave të fatit, ap- likohet për çdo sallë ku zhvillon ve- primtarinë organizatori. Niveli i tak- sës së përkohshme të lojërave të fatit aplikohet i diferencuar, sipas ndarjes zonale të hartës së qytetit të Tiranës. Për kazinotë dhe kazinotë elektronike, niveli është: Për subjek- tet e zonës A, niveli i taksës është 1.000 lekë/m2";Për subjektet e zonës B, niveli i taksës është 700 lekë/m2; Për subjektet e zonës C, niveli i taksës është 500 lekë/m2; „„„ TIRANE Cenollari: Gjendja e lagjes sa vjen dhe përkeqësohet „„„ TIRANE Në çfarë gjendje është lagjia “Shaban Bardhoshi”? Gjithë lagjia “Shaban Bardhoshi” vuan nga infras- truktura e keqe. Kjo lagjie është e destinuar që sa herë bie shi të ketë përmbytje. Mbi 800 familje janë të prekura nga ky problem. Gjendja sa vjen dhe përkeqësohet, sepse ai ka- nal sa vjen edhe mbushet dhe sa herë bie shi rritet niveli i ujit dhe del mbi sipërfaqen e këtij kanali. A do ketë investime për këtë vit kjo lagjie? Kolektori mbledhës 1 dhe 2, nuk ka pasur inves- time, i vetmi investim në kolektor ka qenë një ndë- rhyrje e bërë para 3 muajsh me të ardhurat e njësisë bashkiake. Nëse nuk in- vestohet në kolektorët që përmbledh ujërat e zeza në atë lagje aty ka për të pasur epi- demi dhe sëmundje. Pse banorët nuk kanë ujë të pijshëm? Kolektori i kësaj lagjie ësh- të në kufi me Kasharin, Ndër- marrja e Ujësjellësit që drejto- het nga Z.Dollapi, thotë që ajo zonë është e Kasharit dhe nuk mund të investojë Bashkia e Tiranës. Prandaj ata njerëz edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të rropaten dhe të mos kenë ujë akoma. Unë i bëj thirrje Bash- kisë së Tiranës të bash- këpunojë me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe tu japë zgjidhje atyre familjeve. Lagjia “ Shaban Bardhoshi” në Kombinat,përmbytet nga ujërat e zeza sa herë bie shi. Shkak për këtë është mosinvestimi në kolektorin kryesor të zonës, i cili kalon shumë pranë bane- save. Që prej tre muajsh në këtë kolektor nuk është bërë asnjë investim. Ndërsa Kre- nar Cenollari, kryerat i njësisë bashkiake nr.6 thotë se in- vestimi është bërë vetëm me fondet e njësisë. Banorët e lagjes të shqetë- suar thonë “Nuk kemi ku të shkojmë, këtu sa herë bie shi ka përmbytje. Në dimër na vijnë ujërat e zeza në shtëpi, në verë na mbyt era e keqe. Kjo që po shikoni ju sot (dje) nuk është gjë, por këtu kur ka shira të rrëmbyer bëhet si liq- en. Kanali i ujërave të zeza është i bllokuar dhe po nuk u hap ky kanal, do përmbytet e gjithë lagjia” na thotë Ruzh- die Dalipi, banore e zonës. Ajo që i shqetëson më tepër ban- orët e kësaj lagjeje është fakti se ata mund të marrin infek- sion nga ujërat e zeza “Ne çdo ditë jemi të rrezikuar nga in- feksionet e ndryshme për ar- sye se ujërat e zeza duke u rri- tur niveli i ujit dalin në sipër- faqe dhe përmbytemi të gjithë banorët. Kemi frikën e fëm- ijëve, ata në çdo moment janë të rrezikuar të marrin epi- demi dhe sëmundje të ndry- shme” na ankohet një banore e lagjes “Shaban Bardhoshi”. Banorët thonë se janë të lodhur me premtimet e kota që u bëjnë “Pushtetarët vinë këtu vetëm kur duan të mar- rin vota, pastaj nuk kujtohen më për ne”. Ata thonë se e kanë ngritur zërin dhe e kanë shprehur shqetësimin edhe në bashki, por askush nuk është shqetësuar për ta “ Jemi ankuar edhe në bashki për problemi e përmbytjes së lagjes, por deri tani askush nuk është shqetësuar për ne”. Problem për banorët e lagjes “ Shaban Bardhoshi” në Ko- mbinat, nuk është vetëm përmbytja e zonës nga kana- li i ujërave të zeza, por ata vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm. “Ujë të pijshëm nuk kam, drita me shkëputje sa herë u do qejfi. U torturu- am për ujë. E marrim nga të mundemi. Shumë shtëpi këtu kanë hapur puse për të plotësuar nevojat me ujë. Ndërsa ujin për të pirë e ble- jmë” na thotë një banore. Banorët e lagjes “Shaban Bardhoshi” kanë protestuar para dy ditësh për gjendjen e lagjes së tyre, ata deklaruan se nëse nuk do të ketë zgjidhje ata do të bllokojnë edhe rrugën kryesore. „ MASH, vazhdon informatizimi i shkollave Teknologjia e Informacionit do të vijojë shtrirjen e mëtejshme në sistemin tonë arsimor. Çdo shkollë e vendit, sipas ministrisë së Arsimit, do të ketë akses në hedhjen e informacioneve të nxënësve dhe mësuesve në bazën kombëtare të të dhënave të arsimit parauniversitar. Synohet edhe konsolidimi i aplikimi online për maturën shtetërore dhe pranimin në shkollën e lartë, i realizuar një vit më parë. Ministri Myqerem Tafaj e ka konsideruar futjen e IT në sistemin arsimor shqiptar si motori i vërtetë i modernizimit të tij. Shqipëria, nga një vend që në vitin 2005, kishte PC vetëm në 74 shkolla, sot, sipas MASH, ka dhe lidhje interneti në mbi 2000 shkolla të mesme dhe 9-vjeçare. „ BE, duhet të bëni më shumë për të verbërit Përfaqësues të komisionit të të drejtave për personat e verbër dhe me shikim të pjesshëm të Bashkimit Europian janë takuar dje në Tiranë, me drejtuesit e shoqatës kombëtare të të verbërve në vendin tonë. Gjatë këtij takimi është vënë theksi tek respektimi i të drejtave të kësaj kategorie në Shqipëri. Presidenti i shoqatës së të verbërve në vendin tonë, Sinan Tafaj, i paraqiti Komisionit Europian një sërë shqetësimesh me të cilat ndeshet kjo kategori në vend. Sipas përfaqësuesve të Bashkimit Europian që përfaqësojnë të drejtat e të verbërve, strukturat shtetërore shqiptare duhet të ndërmarrin veprimet e duhura për ti përmirësuar ato në përputhje me konventën e Kombeve të Bashkuara. „ Unifikimi i teksteve nuk duhet ndryshuar ligji Bashkëpunimi mbarëshqiptar në fushën e arsimit do të intensifikohet më tej. Pas hartimit të Abetares së përbashkët, Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, do të fillojnë punën për hartimin e teksteve të përbashkëta të gjuhës shqipe dhe historisë së shqiptarëve. Sipas MASH, unifikimi i teksteve të historisë dhe gjuhës shqipe me Kosovën nuk ka nevojë për ndryshime në ligjin e arsimit parauniversitar. Botimi i teksteve të njëjta nuk pengohet nga struktura e ciklit arsimor. Dhe këtë e tregoi edhe teksti mbarëkombëtar, ai i Abetares së përbashkët që rezultoi i suksesshëm. Kolektori i ujrave të zeza në lagjen “Shaban Bardhoshi" Në foto: Krenar Cenollari kryetari i njësisë Nr.6 Në lagjen ‘Shaban Bardhoshi', nuk funksionon kolektori Kombinat, ujërat e zeza zënë rrugët Banorët: Do na zërë ndonjë sëmundje
22 E diel, 20 janar 2013 OPINION Analiza NGA PREÇ ZOGAJ vijon nga faqja 1 21 janari janë të vrarët ... spontane e të rinjve shkodranë me 2 prill 1991 para ndërtesës së ish Komitetit të Partisë së Punës në Shkodë ku gjetën vdekjen me armë zjarri Arben Broci, një prej drej- tuesve më të rinj e më brilantë të Partisë Demokratike, Bujar Besha- naku, Besnik Ceka dhe Nazmi Krye- ziu. E dyta është demostrata e thir- rur nga PS dhe Opozita e Bashkuar në Tiranë me 21 janar 2011 ku tru- pat e Gardës së Republikës, të pozi- cionuara në oborrin e brëndshëm të godinës së kryeministrisë, vranë me plumba luftarakë katër demostrues opozitarë në bulevardin përballë: Ziver Veizin, Hekuran Dedën, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikën. Vrasjet, sidomos ato me karakter politik, e ndalojnë kohën. Ajo që nuk kthehet më-jeta e njerëzve - mbetet ndërkaq ajo që nuk humbet kurrë për kujtesën. Janë pikërisht vrasjet shkaku që 2 prilli i vitit 1991 dhe 21 janari i vitit 2011 kanë dalë nga ren- di i protestave të tjera, duke u veçuar si ditët e përgjakshme të historisë sonë të re me gjithë pasojat dhe mësimet që përmbajnë. Për vrasjet e 2 prillit 1991 kemi prej vitesh një verdikt përfundimtar të drejtësisë shqiptare. Dyshimet dhe pakënaqësitë për atë vendim vështirë se kanë për t'u fashitur ndonjëherë, por në analizë të fun- dit, porsa nuk kemi prova të reja dhe të pashqyrtuara nepër duar, kultura demokratike na thotë të pra- nojmë drejtësinë e togave të zeza në aulën e gjyktatës në vend të së ash- tuqujturës drejtësi të "tribunëve të popullit" që tradicionalisht vetëm ngatërresa kanë mbjellë. Kjo nuk do të thotë që arsyeja të mos ndjekë pamjet që marrin ngjarjet tragjike me kalimin e kohës, teksa zhvish- en, kullohen dhe pastrohen nga ve- primi ftillues i vetë kohës. Sot, në dritën e rrugës që mori Shqipëria, kuptohet akoma më mirë se armët vrastare të 2 prillit i mbushi një lloj shpagimi i errët dhe i vërbër i forcave të vjetra, që po përfundonin në pu- belën e historisë. E gjithë kjo ndriçon në thelb kotësinë e pakthye- shme të krimit, gjë që e bën dyfish më të dhimbshme humbjen e jetëve njerëzore. Kam bindjen se me kohë do të dalë në pah më një qartësi akoma më tronditësë kotësia e vrasjeve të 21 janarit gjithashtu, pa- varësisht se për momentin, në rraf- shin e efekteve politike, duket se plumbat që rrezuan katër demos- truesit opozitarë në bulervard rrë- zuan edhe demostratën dhe pro- testën si mjetet më të fuqishme të ndryshimit që ka njohur Shqipëria këto vite. Por në këtë dyvjetor të ngjarjeve të 21 janarit refleksionet e natyrës politike janë sekondare, ndërkohë që shqetësimi primar i familjeve të viktimave dhe i mbarë opinionit pub- lik qytetar ka qenë dhe është mung- esa e drejtësisë në një kontekst pengesash e përpjekjesh të njohura e të panjohura për zbardhjen ligjore të vrasjeve. Në aulën e gjykatës ka mbetur ende pa autorësi fshirja e filmimeve nga serveri i kryeminis- trisë. Prokuroria ka zbardhur vrasjen e tre demostruesve, por ka ndeshur vështirësi të shumta të çojë përpara mbrojtjen e akuzës kundër oficerëve të gardës në një sallë gjyqi të mbush- ur shpeshherë me gardistë të orga- nizuar. Prokuroria nuk ka paraqitur ende në gjykatë një akuzë për vrasjen e Aleks Nikës. Gojët e liga flasin për zvarritje të qëllimshme. Nuk duam të besojmë, por po të mbajmë para- sysh faktin se xhaxhaj i Aleks Nikës, Mark Nika, është personi që është investuar me shumë se kërkush tjetër për të sensibilizuar opinionin e brëndshëm e ndërkombëtar për vrasjet e 21 janarit, drejtësia është dyfish në borxh për rastin e Aleksit. Është i njohur fakti se zbardhja dhe gjykimi i vrasjeve me karakter politik merr kohë. Edhe në vende me drejtë- si të pavarur e të konsoliduar. Dy vjet nuk do të ishin shumë për të hetuar e gjykuar vrasje të fshehta apo me një dozë të caktuar sofistikimi. Por vone- thagmën e famshme të grushtit të shtetit, ngriti një komision hetimor parlamentar për "hetimin" e tij, ko- mision i cili zbuloi vetëjm një gjë në jetën e vet të shkurtër e të pala- vdishme: që Berisha nuk kishte asn- jë provë për grusht shteti e gjëra të tillë, por thjesht ishte investuar në një seri fanitjesh e fabrikimesh për ta futur 21 janarin në hullinë e komple- ksimit të drejtësisë. Me ndryshimet që kanë ndodhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës ekuivoket dhe dyshimet për zbardhjen e 21 janarit duken sikur janë shtuar. Vetë presidenti Nishani, para se të merrte postin e ri, ka mbajtur një qëndrim partizan ndaj vrasjeve. Kryeprokurori i ri Lla- lla, në prononcimin e parë për 21 ja- narin, në përgjigje të pyetjes që i ësh- të bërë nga një koleg gazetar, e ka permendur si një çeshtje në ndjekje por pa e theksuar, edhe pse vrasje si ato të 21 janarit konsiderohen ng- jarje të jashtëzakohshme. Por nga një këndvështrim tjetër, pikërisht tani që vendi ka një President dhe një Prokuror që nuk janë të "puçit", zbardhja e 21 janarit nuk ka më asnjë justifikim për t'u shtyrë në kalendra dhe asnjë mundësi për spekullime politike në kurriz të drejtësisë për të vrarët. Le të merren krerët e rinj të KLD-së, krerët e rinj të akuzës dhe gjyqtarët e besuar të kryeministrit me çdo gjë që ka të bëjë me rolin e opozitës me 21 janar. Kryeministri mund të depozitojë te Prokurori i ri "dëshminë" e tij ku ka pas renditur të gjitha akuzat për çadrat-pistoleta apo makinat me tritol. Nëse kryemi- nistri i duket një punë e padenjë të depozitojë një dëshmi si ajo në Prokurori, Prokurori mund ta mar- rë vetë në shtypin e shkruar të kohës dhe të nisë hetimet kryesisht. Por ata kanë një detyrim madhor para ligjit dhe demokracisë të zbardhin vras- jet dhe të dënojnë vrasësit. Vrasjet janë 21 janari. Dija dhe ndërgjgja demokratike e publikut nuk njeh ng- jarje të tjera që mund të krahasohen, barazohen apo t'u bëjnë hije vrasjeve. Natyrisht,në çdo tragjedi ka dy palë që kanë të drejtat e tyre dhe përgjegjesitë e tyre. Që nuk janë të barabarta. Ky është një mësim i thellë që na vjen nga grekët e vjetër, të cilët e kishin pasion stërvitjen e ndërgjegjes në ushtrimet e së drejtës. Opozita shqiptare duhet të reflektojë , në mos ka reflektuar, që thirri një "demostratë të lirë" , pa drejtim, gjë që krijonte dykuptimesi në lidhje me mënyrën e demostrimit nga një fashë e caktuar demostrue- sish. Fakti që pas 21 janarit opozita i ndërpreu protestat mund të merret si një reagim institktiv për ta lënë zinë dhe plojën të spikasë, por ma merr mendja përmban edhe ele- mentë të reflektimit dhe remordit që asnjë prej drejtuesve kryesorë nuk arriti në kohë në krye të asaj demos- trate. 21 janari është për opozitat politike dhe për kulturën politike shqiptare mësimi i madh i nevojës për të bashkuar vendosmërinë me urtësinë, trimërinë me përgjegjësinë. Kaq është. Por atmosfera inkadeshnte e demostratës dhe ek- seset e nje grupi protestuesish nuk mund të përligjëin kurrsesi për- dorimin e panevojshëm dhe të paligjshëm të armëve dhe akoma më pak çmendurinë e hapjes zjarr në drejtim të turmës nga gardistë me uniformë. Midis masave legjitimime të mbrojtjes së rendit dhe vrasjes së demostruesve paqësorë nuk shoh të ketë asgjë tjetër veç tejkalimit të forcës, shkeljes së ligjit për për- dorimin e armëve dhe rrjedhimisht të krimit që thërret gjykatën, por thërret edhe kryeministrin, presiden- tin dhe shtetarët e tjerë të lartë të shumicës për të bërë drejtësinë tjetër, po aq të rëndëisishme, atë të reflektimit të thellë e të ndershëm për atë që ndodhi. Neser, në dy vjetorin e 21 janarit, nuk do të ketë sërish një lajm për ata që ranë, për familarët e tyre, për mbarë opinionin e tronditur nga kjo ngjarje e pashembullt. Ko- rifenjtë e demokarcisë na kanë më- suar se drejtësia sipas ligjit për- faqëson mbrojtjen e të gjithëve nga dhuna shteterore. Kur ajo mungon apo vonon, "kujtesa është mbrotja më e mirë përpara historisë", thotë Salman Ruzhdie. Do t'i kujtojmë neser dhe vazhdimisht ata katër burra; do t'i kujtojmë ashtu siç qenë, njerëz të thjeshtë e të zakon- shëm, që nuk erdhën në demos- tratë për t'u bërë heronj, por u kuj- tuan shqiptarëve me çmimin e vde- kjes se herozimi është gjithnjë përgjigja aty ku shkelën liritë dhe të drejtat demokratike. sat për 21 janarin tonë nuk kanë jus- tifikim. Madje janë të mbarsura me shqetësime serjoze për vetë verdik- tin që pritet të jepet. Ngjarjet e asaj dite, përfshirë vrasjet, lindën të "zbardhura", në kuptimin që gjithç- ka u filmua nga disa media dhe u pa live nga gjithë shqiptarët. Në dritën e pritjes dyvjeçare të drejtësisë për një ngjarje aq të hapur, publiku ka krijuar më të drejtë përshtypjen se qasjen shtetërore për 21 janarin e dominon përpjekja për të errësuar çfarë lindi e zbardhur. Qëndrimet e kryeministrit Berisha natën e tragjjedisë dhe në ditët në vazhdim plazmuan pikërisht këtë vonesë dhe këtë qasje. Me justifikimin se prokuroria kërkonte ta linte pa mbrojtje, ai pengoi personalisht zbatimin e menjehershëm të ur- dhërave të kryeprokurorisë për mar- rjen në pyetje të oficerëve të dyshuar për vrasjen e qytetarëve. Hetimet e FBI-së amerikane treguan më vonë se të dyshuarit e përdorën këtë kohë për të fshehur e tjetërsuar prova të krimit. Të dhënat janë kundërthë- nëse, pasi i njëjti kryeministër ka kërkuar përfshirjen e FBI-së në hetimin e ngjarjeve. Por sidoqoftë, pengimi e hetimeve e pozicionoi kryeministrin përballë jetëve të humbura dhe jo mbi ta apo në krah të tyre siç ia kërkonte posti dhe hu- manizmi. Në këtë linjë, ai nxorri Homazhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombimit” për të vrarët e 21 janarit të vitit 2011 ...vonesat për 21 janarin tonë nuk kanë justifikim. Madje janë të mbarsura me shqetësime serjoze për vetë verdiktin që pritet të jepet. Ngjarjet e asaj dite, përfshirë vrasjet, lindën të "zbardhura", në kuptimin që gjithçka u filmua nga disa media dhe u pa live nga gjithë shqiptarët. Në dritën e pritjes dyvjeçare të drejtësisë për një ngjarje aq të hapur, publiku ka krijuar më të drejtë përshtypjen se qasjen shtetërore për 21 janarin e dominon përpjekja për të errësuar çfarë lindi e zbardhur
SH.com 17 www.shqiptarja.comE diel, 20 janar 2013SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI STUDIMI ANTROPONIMIA SHQIPTARE Emra vetjakë mesjetarë të shqiptarëve Gjin, Gjon, Gjokë, Lekë, Meri, Dede, Gjergj, Meksh, Bue, Dodë, Mëhill, Kolë e shumë të tjerë. Ato kanë arritur deri në ditët tona qoftë si emra vetjakë, ashtu edhe në toponimi, në emërtime që lidhen me ndërtime kulti… Aleksandër Meksi Antroponimia iliro-shqiptare mbetet njëfushë me rëndësi për studimin e gjuhësshqipe dhe vazhdimësinë e saj nga ilirish- tja, me ndikim dhe në historiografi. Me gjithë rëndësinë që ka ajo, mendojmë se mbetet shumë për t'u bërë në këtë lëmë. Do të ishte një ndih- mesë e madhe për studiuesit, botimi i të gjithë emrave, që ruhen në arkivat e qendrave kërki- more, në radhë të parë si material bruto në inter- net, ose të jetë disponibël në format elektronike, përfshirë këtu dhe toponiminë e trevave ilire-sh- qiptare (makro dhe mikrotoponimi), që do të për- bënte një lëndë bazë dhe me vlerë, për studimet antroponimike dhe daljen e saj nga disa korniza të ngushta e gjykimesh sipërfaqësore që përsëriten. Studimet e derisotme, në një vësht- rim të parë përgjithësues, kanë treguar se emrat vetjakë mesjetarë të shqiptarëve në tërësinë e tyre paraqiten karakteristikë dhe të dallueshëm vetëm për etninë tonë, duke u përdorur në këto forma vetëm prej tyre, duke u veçuar qartë në këtë mënyrë nga popujt e tjerë, në radhë të parë nga fqinjët. Siç kanë treguar me kohë studiuesit, ato vijnë nga dy burime kryesore: emra të burim- it vendas (ilire, iliro-shqiptare dhe shqiptare) dhe emra të hua- zuara (laikë dhe fetarë). Në këtë grup të dytë, mbizotërues gjatë mesjetës, një vend të rëndësishëm zënë emrat e nomenklaturës kishtare, të përdorura e të transmetuara që në shekujt e parë të krishterimit zyrtar në trajta karakteristike të gjuhës sonë. Këta emra që dëshmohen gjatë Mesjetës së Mesme duket se u formuan të tillë në trajtat bazë të tyre që gjatë shekujve të Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës së Hershme. Si Gjin, Gjon, Gjokë, Lekë, Meri, Dede, Gjergj, Meksh, Bue, Dodë, Mëhill, Kolë e shumë të tjerë. Ato kanë arritur deri në ditët tona qoftë si emra vetjakë, ashtu edhe në toponimi, në emërtime që lidhen me ndërtime kulti. Për sa i përket dokumentacionit historik ku takohen këta emra, ai vjen nga Mesjeta e Mesme e sidomos nga regjistrimet venedikase e turke të shekujve XV-XVI. Qysh nga rasti i parë që njihet, i përdorimit të një emri shqiptar (Leka- udhëheqës i revoltës së bogomilëve në shekullin e X-të në Bullgari), e deri në mesjetën e vonë, lista e emrave vetjakë të shqiptarëve që dalin në dokumen- tacionin historik është mjaft i madh. Ato gjenden në gjithë habi- tatin e shqiptarëve nga Antivari e deri në gjirin e Ambrakisë e jo vetëm aty, por edhe në trevat e diasporës historike. Ato dalin filli- misht si emra vetjakë, ndërsa më vonë dhe si emra të familjeve apo të fisit (mbiemra). Shumë prej tyre me kohë zhduken, të tjerë fillojnë të përdoren. Ky grup emrash vetjakë ndër të tjera, meri- ton të studiohet dhe nga gjuhëtarët, për ndryshimet që kanë pë- suar në kohë në gojë të shqipfolësve, si fjalë që vijnë qysh nga mesjeta e hershme dhe përherë në gojë të shqiptarëve. Topono- mastika, ndër to emërtimet e ndërtimeve të kultit dhe vendet e emërtuara sipas personave (pronarë, banorë apo histori të lidhu- ra me ta), emrat e njerëzve në dokumentacionin historik e mbi të gjitha në defterët osmane të trojeve të banuara nga shqiptarët, tregojnë për një përdorim të këtyre emrave në këto forma tek i gjithë etnosi arbëror. Me interes është gjithashtu njohja e parapël- qimeve për emrat vetjakë për krahina të veçanta dhe lidhja e tyre me pajtoret e kultit. Në këto radhë duam të kontribuojmë për sqarimin e problemit se kujt i përkasin këta emra ndër shqiptarët, përderisa studi- ues të veçantë i kanë lidhur ato vetëm me popullsinë e besimit katolik, duke u nisur nga përdorimi sot i tyre, kryesisht vetëm nga pop- ullsia e besimit katolik. Gjetja e këtyre em- rave në toponimi dhe në defterët osmane në gjithë Shqipërinë e Jugut, përherë ortodokse dhe të palidhur në aspektin kishtar me Perën- dimin, qysh në prag të pushtimit osman, d.m.th pa filluar emigrimet brenda trojeve sh- qiptare si dhe në diasporën më të hershme, e hedh poshtë këtë mendim pa lënë vend për gjykim të kundërt. Njëherazi hidhet poshtë dhe teza e gabuar se popullimi me shqiptarë i trojeve jugore të Arbërisë Mesjetare ka ndodhur pas pushtimit osman. Sigurisht që migracion të brendshëm ka pasur por jo si një dukuri masive. Njohja e historisë së organizimit administrativ kishtar në trojet e shqiptarëve na ndihmon për ta ndriçuar këtë problem. Nga studimet na rezulton se për sa kohë që kisha e shqiptarëve ishte e inkuadruar në struktura administrative të perandorive shumëkombëshe, përdorimi i emrave vetjakë të nomenklaturës kishtare sipas gjuhës së secilit komb, nuk përbënte ndonjë prob- lem, madje ishte një praktikë e zakonshme e gjithë botës së krish- terë. Për Patrikanën e Kostandinopojës gjatë periudhës bizan- tine, asnjëherë nuk u shtrua ky problem e po kështu dhe për kishën e Romës, nga e cila varej Shqipëria e Veriut nëpërmjet Tivarit duke filluar nga shek. XI. E njëjta mund të thuhet për trojet në Shqipëri të Mesme dhe të Jugut që vareshin nga Patri- kana e Ohrit. Por situata historike, gjatë së cilës ishin në për- dorim emrat vendas të nomenklaturës kishtare, ndryshoi në fillim të shek. XIII, kur pas pushtimit të trojeve verilindore të shqiptarëve, nga shteti serb i Rashës me Stefan Nemanjën (viti 1198) u kr- ijua Patrikana e Pejës (1217), e cila u krijua si kishë kombëtare e serbëve. Patrikana e Pejës përfshiu në juridik- sionin e saj peshkopatat që deri atëherë vareshin nga patrikana e Ohrit. Që nga kjo kohë dëshmohen raste të shumta të intolerancës fetare të ushtruar nga kisha serbe në trojet e Shqipërisë veriperëndimore të përf- shira ndërkohë në kishën e Romës nëpërmjet kryepeshkopatës së Tivarit, të cilës në shek. XV-XVII i varet dhe peshkopata katolike e Prizrenit. Patrikana ortodokse e Pejës duket se kërkonte që emrat t'i përmbaheshin trajtës në të cilën shqiptohen dhe shkruhen nga popullsia sllave, pra sipas nomen- klaturës së tyre kishtare. Për pasojë shqiptarët filluan, edhe me detyrim, të marrin edhe emra të nomenklaturës kishtare sllave, pra të pagëzohen me to dhe të thirren me to. Regjistrat turke e dëshmojnë këtë dukuri, ashtu siç ndodh dhe e kundërta, që megjithëkëtë, një numër i madh shqiptarësh vazhdon të mbajë emra karakteristikë të vetat, një pjesë e mirë e të cilëve rrjedh nga emra shenjtorësh. Kërkesa për marrje të em- rave sllave duhet të ketë qenë me dhunë dhe jo pa synime asimilimi. Rezistenca për të dhe poli- tika armiqësore nacionale dëshmohet dhe me kthimin masiv të shqiptarëve në fenë islame qysh në periudhën e parë të pushtimit osman, ndër të tjera dhe si mjet për t'u dalluar nga jo shqiptarët. Në Shqipërinë e Mesme dhe atë të Jugut këto emra u ruajtën për një kohë më të gjatë, deri në shek. XVIII-XIX, kur nga ana e Patrikanës së Stambollit, pas suprimimit të asaj të Ohrit në vitin 1776, kemi fillimin e një politike greqizuese dhe identifikimin e ortodoksit me grekun, poli- tikë që me sa dukej përkrahej dhe nga Porta e Lartë. Megjithëkëtë, në gjuhën e folme shqipe em- rat e shenjtorëve qoftë për ditën e kremtimit të tyre, qofte si emërtim i kishës me atë pajtor janë në shumë raste sipas emrave mesjetarë shqiptarë: Shën Mëri, Shën Gjergj, Shën Mitër, Shën Koll, etj. Të gjitha këto dukuri dëshmohen më së miri në Defteret e kohës dhe burime të tjera doku- mentare. Pra, kjo kategori e emrave mesjetarë shqiptarë e ka zanafillën në shekujt e parë të krishterimit zyr- tar dhe fillimet e Mesjetës. Ato janë në përdorim të gjerë nga e gjithë popullsia shqiptare. Këta emra janë pra, mbarëshqiptarë dhe kanë hyrë shumë shekuj përpara skizmës së shekullit të XI-të, dhe për këtë arsye nuk duhet të lidhen vetëm me populls- inë e besimit katolik. Ato u mënjanuan, duke u zëvendësuar nga emra të nomenklaturës së kishës sunduese, përkatësisht slave në Shqipërinë Verilindore dhe me emra të nomenklaturës greke (jo bizantine) në Shqipërinë e Jugut dhe të Mesme. Ky mënjanim detyrohej e lehtësohej dhe nga përdorimi i gjuhës se sunduesit si gjuhë e shkruar në kontaktin e shqiptarëve me administratën dhe kishte, në të njëjtën kohë, synime të qarta afatgjata asimilimi, për sa kohë që nuk shkruhej masivisht gju- ha shqipe. Pra sa herë që peshkopatat në trojet e shqiptarëve ishin të inkuadruar në një kishë të shtetit shumëkombësh ose në një kishë që përfshinte kombe të ndryshme, ishin në për- dorim emrat mesjetarë të shqiptarëve, po kështu, kur kisha sh- trihej në shumë shtete. Një gjë e tillë vështirësohej deri në mën- janim, kur kisha ishte e një shteti me synime të qarta kombëtare e deri në antishqiptare. Siç vërejtëm më lart, ka ardhur koha e hartimit të një Fjalori historik të emrave vetjakë të shqiptarëve gjatë Mesjetës. Kjo sot është e mundur, sepse burimet dhe doku- mentacioni historik në dorë të studiuesve është i madh. Këtu përfshihen dokumentet historike të botuara në Acta Albaniae, Kadastri venedikas i Shkodrës, Defteret e periudhës osmane, si të botuarat ashtu dhe ato që janë të përkthyera dhe presin bot- imin, Relacionet e misionarëve të Vatikanit, Acta Albaniae Ven- eta, Sixhilatet e shumë të tjera të shpërndara në botime të ndry- shme e të tjera ende të pabotuara. Pjesën më me vlerë për stu- dim e paraqesin emrat që rezultojnë deri në fund të shekullit të XV-të, pra përpara pushtimit dhe lëvizjeve të popullsisë që pa- suan. Me të njëjtin interes do të ishte dhe studimi i emrave të huazuara gjatë Mesjetës së Vonë, ku vërejmë të njëjtat dukuri si në periudhat e mëparshme, d.m.th. emrat e rinj dhe ato të fesë islame përdoren dhe ndryshohen në kohë sipas rregullave të gjuhës shqipe dhe mënyrës së përdorimit të emrave nga sh- qiptarët, duke u shkurtuar dhe si të tilla më vonë kalojnë dhe në mbiemra. Studimi i antroponimisë shqipe me kritere të rrepta shkencore është një ndër- marrje e rëndësishme e cila fillon me eviden- timin e tyre nga botimet e derisotme të buri- meve dhe dokumentacionit historik, dhe që duhet të vazhdojë me kërkime të mëtejshme në arkiva. Më tej këto materiale duhet të vi- hen në dispozicion të të gjithëve, për tu vësh- truar dhe analizuar nga këndvështrime të ndryshme. Kuptohet që do të jenë gjuhëtarët ata që duhet të japin të parët mendimet e tyre për përkatësinë gjuhësore të këtij fondi em- rash vetjakë dhe rrugën e formimit të tyre në trajtat që i kemi ne në dokumentacionin his- torik si edhe sot. Studimet për emrat vetjakë shkencorë do të shmangin dhe interpretimet jo të drejta shkencore për prob- leme që lidhen me emrat e shqiptarëve të huazuara nga nomen- klatura fetare. Por gjithnjë, kusht themelor për studime reale dhe të besueshme mbetet evidentimi dhe vënia në dispozicion të studiuesve dhe publikut të fondit të këtyre emrave të për- dorura në trojet e shqiptarëve dhe emrave në përdorim gjatë shekujve nga diaspora historike. “Studime albanologjike” Shkup, 2011 Zanafillën e kanë në shekujt e parë të krishterimit zyrtar dhe fillimet e Mesjetës. Janë emra mbarëshqiptarë Ky grup emrash vetjakë ndër të tjera, meriton të studiohet dhe nga gjuhëtarët, për ndryshimet që kanë pësuar në kohë Prirozi, “Luftëtari shqiptar”, 1845, litografi, Muzeu i Qipros, Greqi
HISTORI RILINDASI Viti III - Nr:3 E diel, 20 janar 2013 MARTIN CAMAJ: KAM VENDOS MOS ME U PERZI NDER DALLAVERE POLITIKE MARTIN CAMAJ NE 1957 Një letër dhe një studim i panjohur mbi Kosovën E-mail: rilindasi@gmail.com Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Kryeredaktore: Admirina PEÇI Një studim për Kosovën nëregjimin e Titos, menjëherë pas viteve që pasuan Luftën e Dytë Botërore, kur ajo mbeti nën jugosllavi. Martin Camaj, 32 vjeçar, e shkroi këtë shënim mbi Kosovën sipas kërkesës së Mustafa Krujës. Studimin ia ka dërguar të shoqëruar me një letër, ku ai zbu- lon shumë ndjesi personale dhe in- formacione të vyera biografike mbi këtë periudhë të jetës së tij. Camaj, ndodhej në Romë, me gruan Ninën, e cila ishte e sëmurë, ndërsa ai në një moment mjaft dëshpërues mbi të ardhmen e karrierës së tij. Ajo çka kishte lënë pas krahëve Sh- qipëria, në regjimin komunist dukej se ishte një kapitull i mbyllur për të, por edhe periudha e studimeve filologjike me prof. Bariqin, janë ndërprerë. Ëndrra e tij është të vi- jojë në rrugën e studimeve, dhe e deklaron hapur dhe në këtë letër se nuk ka asnjë dëshirë të përzihet në çështje politike. Studimi i tij mbi Kosovën, po ashtu ofron informa- cione e analiza të vyera mbi tablonë e jetës shoqërore, kulturore dhe mbi të gjitha politike në Kosovën e mbe- tur nën regjimin e Titos. Çka ofron- te tabloja e Revolucionit Komunist në Kosovë, çfarë politikash po gatu- ante udhëheqja e ish-Jugosllavisë ndaj shqiptarëve, si depërtuan malazezët në tokat e bejlerëve të pasur kosovare dhe si u manipulua populli i varfër kosovar, duke i of- ruar një pjesë të tokave të kon- fiskuara. Duke mos e zhvilluar in- dustrinë në Kosovë, por duke shfrytëzuar deri në ekstrem pasur- itë natyrore të saj që cilat dërgo- heshin në serbi, Kosova mbeti e varfër, e kjo situatë, sipas Camajt bëri që vendasit të shpërnguleshin e të kërkonin punë gjetkë në ven- det e ish-Jugosllavisë. Ja çfarë sh- kruan Camaj në mendimet e tij mbi Kosovën: “Mosindustrializimi i këtij vendi ka shkaktuar “pecallben” tek shqiptarët... Gjin, Gjon, Gjokë, Lekë, Meri, Dede, Gjergj, Meksh, Bue... Ato kanë arritur deri në ditët tona qoftë si emra vetjakë, ashtu edhe në toponimi, në emërtime që lidhen me ndërtime kulti… Antroponimia iliro-shqiptare mbetet një fushë me rëndësi për stu- dimin e gjuhës shqipe dhe vazhdimësinë e saj nga ilirishtja, me ndikim dhe në historiografi. Me gjithë rëndësinë që ka ajo, men- dojmë se mbetet shumë për t'u bërë në këtë lëmë. Do të ishte një ndihmesë e madhe për studiuesit, bot- imi i të gjithë emrave, që ruhen në arkivat e qen- drave kërkimore, në radhë të parë si material bruto në internet, ose të jetë dis- ponibël në format elek- tronike, përfshirë këtu dhe toponiminë e trevave ilire- shqiptare (makro dhe mik- rotoponimi), që do të për- bënte një lëndë bazë dhe me vlerë, për studimet antroponimike dhe daljen e saj nga disa korniza të ngushta e gjykimesh sipër- faqësore që përsëriten. Studimet e derisotme, në një vështrim të parë përgjithësues, kanë treguar se emrat vetjakë mesjetarë të shqiptarëve në tërësinë e tyre para- qiten karakteristikë dhe të dallueshëm vetëm për et- ninë tonë, duke u përdorur në këto forma vetëm prej tyre, duke u veçuar qartë në këtë mënyrë nga popujt e tjerë, në radhë të parë nga fqinjët. Siç kanë treguar me kohë studiues- it, ato vijnë nga dy burime kryesore: emra të burimit vendas (ilire, iliro-sh- qiptare dhe shqiptare) dhe emra të huazuara (laikë dhe fetarë). Në këtë... Populli shqiptar në situata të vështira gjith- një ka thirur kongrese dhe kuvënde mbarëkombëtare. Këtu bën pjesë dhe Kon- gresi i Lushnjes i mble- dhur në përfundim të luftës së parë botërore i cili nuk u thirr që të përcak- tojë programin e levizjes kombëtare shqiptare, por u thirr që të organizonte qëndresën kundër planeve të fuqive të mëdha fituese të pas luftës. Në treg qe nxjerrë pavarësia e vendit, dhe qenë hartuar plane në dëm të interesave të ven- dit, pavarësisë dhe sovran- itetit. Për këtë qëllim Kon- gresi reagoi me anë protestash kundër planeve anti shqiptare që iu u çuan Francës, Italisë, Britanisë, SHBA për të kundërshtu- ar planet e fuqive të mëdha dhe të shteteve fqinje dhe të korrigjonte padrejtësitë që nga kongresi i Berlinit e deri ke Konferenca e Ambsadorëve e vitit 1913. Këtë mision do ta merrte delegacioni i çuar nga kon- gresi në konferencën e paqes që do të luftonte për programin maksimal. Kjo ide mbështetej nga disa faktorë, si e drejta e popu- llit shqiptar për jetë ko- mbëtare, të lirë të pavaru- ar; njohje ndërkombëtare e Shqipërisë tetë vjet më parë si shtet sovran dhe i pavarur njohur nga gjash- të fuqitë europiane. E rëndësishme ishte se pro- grami bazohej në faktin se gjatë luftës së parë botërore shteti... Parlamenti i dalë nga Kongresi i Lushnjes do të ishte organi kryesor i pushtetit legjislativ dhe një nga pjesët themelore të regjimit parlamentar në Shqipëri Aqif Pashë Elbasani himni i dorëheqjes Një tregim për një personazh të veçantë. Shkruar nga Bahri Myftari, proza është shkëputur nga libri "Pashai Elbasanit", një libër, kushtuar dy figurave të mëdha, Ismail Qemalit dhe Aqif Pashë Elbasanit ○ ○ ○ ○ faqe 17 ○ ○ ○ ○ faqe 18 ○ ○ ○ ○ faqe 16 Emra vetjakë mesjetarë të shqiptarëve Kongresi i Lushnjes, fillimet e parlamentarizmit ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ vijon në faqen 14-15 Prof.dr Kaliopi NaskaAleksandër Meksi Admirina Peçi Libri "Tepër e thjeshtë" i NdueGjikës sjell përvojën e një prozatori që ka hyrë pa shumë bujë në rrugën e prozës me vëlli- met e tij me tregime, por edhe me tej tregimi shqiptar gjeti rrëfimtarë të tillë si Naum Prifti dhe Sotir Andoni, pastaj dhe Dhimitër Xhuvani e Teodor Laço. Pas disa përmbledhjeve me tre- gime nga Lazër Stani e Faruk Myrtaj tregimi sot i... ○ ○ ○ ○ faqe 20 Ndue Gjika, Mustafa Kruja Merlika në tubim me Kosovarët romanin "Prapësia". Ndue Gjika lëvron me shumë ngulm prozën e shkurtër, këtë zhanër të letërsisë që tek ne ka një histori të gjatë që me tregimet e M. Frashërit, të mjeshtrave të njohur si Mitrush Kuteli dhe Ernest Koliqi. Edhe më Nga Sadik Bejko Në foto: (Majtas) Nga e majta (i dyti) Lin Delija, (i pesti) M. Camaj, i gjashti Viktor Koliqi. Foto e vitit 1957, vit kur u shkrua ky studim dhe kjo letër (Djathtas) Mustafa Kruja Merlika në tubim me Kosovarët
12 E diel, 20 janar 2013 DOSSIER Makinat Kur shefi i shtetit dhe kryetari i partisë rumune, Nikolae Çaushesku u takua me Titon në rezidencën e këtij të fundit në ishullin Brioni, të dy bashkëbiseduesit folën edhe mbi temën: makinat e shërbimit. "DER SPIEGEL" në vitin 1972, përpiqet të verë në dukje një fenomen, i cili ndoshta na ka shkuar ndërmend të gjithëve dikur: Përse funksionarët komunistë nga Varshava deri në Phenian, përfshirë këtu edhe vetë Enver Hoxhën, parapëlqenin të lëviznin me Mercedes-Benz? Retrospektivë historike "Shokëve" u pëlqen simboli i kapitalizmit ARMAND PLAKA Një artikull i revistës gjermane, "Der Spiegel" në vitin1972, përpiqet të verë në dukje një fenomen shumë paradok- sal, i cili ndoshta na ka shkuar ndër- mend të gjithëve dikur, duke i bërë pyetjen vetes: Përse funksionarët ko- munistë nga Varshava deri në Phe- nian, nga Hungaria deri në Mongoli, përfshirë këtu edhe vetë Enver Hox- hën, parapëlqenin të lëviznin me Mercedes-Benz? - Më tej mund të pyesnim: Kush e frymëzoi i pari përdorimin e simbolit krenar të kapi- talizmit? - Apo edhe: Kush e përdorte më së shumti në vitet ´70, prodhimin aristokrat nga zemra e in- dustrisë gjermane? - Ar- tikulli na jep përgjigje për shumë nga këto pyetje dhe na informon edhe se si bëheshin porositë nga krerët komunistë në Eu- ropë Lindore apo Azi, duke dëshmuar mbi çmi- met që aplikoheshin apo mbi sasinë e tyre, përfshirë këtu edhe disa të dhëna vërtetë interesante e të pabotuara më parë, në lidhje me Shqipërinë e diktatorin e saj, në një kohë kur të shihje përtej izolimit, ishte privilegj vetëm i dis- ave. Ndërkohë, ata që e kishin më pranë dhe që ia çmonin vlerën më shumë "yllit", siç e cilësojnë shpesh në artikull simbolin mitik të Benz-it, ish-gjermanolindorët, duket se e re- fuzonin prezencën e tij - të paktën publikisht - së bashku me "tovarish"- ët moskovitë, të cilët gjithsesi rendis- nin në parkingun e Kremlinit, një shumëllojshmëri markash e tipesh të veturave perëndimore, sipas artikul- lit. Ishin pra pikërisht ata që siç thek- son artikulli, "gjëmonin me batare" në luftën e pakompromis e të gjith- anshme kundër kapitalizmit e sim- boleve të tij, të cilët në mënyrë para- doksale e adhuronin këtë simbol . Marshalli hijerëndë jugosllav, Josip Broz Tito, ngjan të ketë qenë edhe in- spiruesi kryesor nga "kampi i kuq", për të qarkulluar me të, i pasuar menjëherë nga fqinjët apo nga "shokët e idealeve" nga Europa deri në Azi. Por gjithsesi, në përshtatje me kushtet e cilësinë e rrugëve, duket se bëhej edhe porosia luksoze, duke bërë që të lëviznin rrotat e të disku- tohej edhe çmimi i volit- shëm, sidomos në rastin shqiptar, ku sipas artik- ullit, mungesa e devizës ishte një handikap - në dukje- krahasuar me ho- mologët në vende të tjera komuniste. Kështu, për Hoxhën, tipi i përshtat- shëm ngjan të ishte "Mercedes 250 S", por për liderët e tjerë lindorë, preferoheshin tipa më robustë. Kish- te dhe nga ata që e dinin se udhëtimi me të nuk mund të shkonte më larg se 100 km, pasi Mongolia e asaj kohe, për shembull, sipas artikullit, nuk mund të të ofronte më shumë. Një veçori tjetër të cilën na e vë në dukje artikulli në fjalë, ishte edhe fakti se: në kundërshtim me vende të tjera lin- dore, kinezët ashtusikurse edhe sh- qiptarët, i kanë zbukuruar parkingjet e përfaqësive të tyre jashtë vendit, me Mercedes-ë (mbizotërojnë tipat: 250 dhe 280). * * * Ata gjëmojnë me batare kundër kapitalizmit dhe luftojnë komfor- tin perëndimor. Megjithatë adhurojnë t´i ulin të ndenjurat e tyre në një simbol të kapitalizmit. Qoftë në Pekin, Phenian, Varshavë apo Ulan-Bator, duke ecur mbi bu- levardet plot shkëlqim të Budap- estit apo mbi sheshet e pistat e ngrata të Kinës - shoqëruar nga shoferi, do të gjendet gjithnjë duke qarkulluar automjeti mitik që mbart një udhëheqës partie apo kryetar shteti në vendet komuniste. Ata lëvizin ngadalë, duke shijuar mendueshëm nga ndenjësja e butë, "yllin" nga Shtutgarti. Udhëtari më i moçëm i Mercedes-it në tokën socialiste, duket se është shefi i shtetit jugosllav, Marshalli Josip Broz Tito. Kur ai dëgjoi për herë të parë në mes të viteve ´60, se "Daimler-Benz" po punonte për të sjellë sërish në treg një tip të ri, vërtetë të madh, e la në park men- jëherë "karrocën" e vet të preferuar deri më atë atëherë; një "Rolls-Royce", dhe - duke u regjistruar kësisoj si njëri ndër të parët klientë të mallit të ri - porositi menjëherë një "Pullman 600", si dhe një "Landaulet 600" të hapur. Çmimi: rreth 140 000 marka gjermane. Në komfortin që ofron "Daimler"-i, Marshalli plak mund të shijojë një bar, një tele- fon si dhe të ingranojë edhe një aparat rroje. Poshtë mbajtëseve të krahëve, gjithsesi gjendet edhe një kuti kozmetike. Shija e shtrenjtë e Titos nuk iu imponua vetëm shokëve të tij më të ngushtë dhe drejtorëve kryesorë të industrisë jugosllave, të cilët qysh prej asaj kohe, tashmë parapëlqejnë vetëm "Benz"-at ( nga tipat më të për- dorur tashmë renditen: 250 dhe 280), por edhe homologëve të tij partiakë, nga vendet fqinje: Kur shefi i shtetit dhe kryetari i partisë rumune, Nikolae Çaushesku u takua me Titon në rezidencën e këtij të fundit në ishullin Brioni, të dy bashkëbiseduesit folën edhe mbi temën: makinat e shërbimit. E kështu që nga Bukureshti, Çaushesku dërgoi njerëzit e vet të bënin porosinë për mallin nga Sh- tutgarti. Ata porositën - sipas shembullit të dhënë nga Tito - një "Pullman" dhe një "Landaulet". Edhe vetë Enver Hoxha, shefi i Re- publikës së vogël Popullore të Sh- qipërisë, miqësore ndaj Kinës, nuk ka mundur t´a refuzojë dot e të tërhiqet nga përdorimi i simbolit krenar të kapitalizmit. E thënë troç: meqenëse Republika e vogël ballkanike vuan nga mungesa e devizës së gjelbër, diktatori sh- qiptar ka menduar se porositja e një "Mercedes 300" (çmimi: 22 100 deri në 28 600 marka) do të kishte qenë mëse e pran- ueshme. Në biseda me ekspertët e vet të "Benz"-it, Hoxha be- sohet të ketë thënë se, edhe kjo dëshirë ish- te sërish e shtrenjtë. Arsyetimi: sepse për- dorimi i 300-it, pajisur me të gjitha komodite- tet dhe teknologjinë e lartë, nuk do ishte i përshtatshëm për rrugët e këqija të Sh- qipërisë. Kështu që "i forti i Tiranës" duhej të kënaqej me një "250 S". Mjeti shtetëror është i pa- jisur me goma të gjera 15 inch ( rreth 381 mm), amortizatorë të përforcuar si dhe me një mbrojtëse me pllaka metali kundër goditjeve të gurëve. Ashtusikurse shefi i tyre i partisë, edhe ambasadorët sh- qiptarë në mbarë botën lëvizin me produktin nga Shvabia ( përkth: Krahinë në Gjermaninë jugore, ku ndodhet edhe qyteti i Shtutgartit, ku ka selinë edhe Mercedes-Benz). Si realizoheshin porositë dhe kush e përdorte më së shumti prodhimin aristokrat nga zemra e industrisë gjermane? Në këtë rast, me posedimin dhe përdorimin e këtij mjeti, sh- qiptarët duan të demonstrojnë edhe në aspektin automobilistik, miqësinë e tyre ndaj Kinës së Maos. Pasi në kundërshtim me vende të tjera lindore, kinezët ash- tusikurse edhe shqiptarët, i kanë zbukuruar parkingjet e përfaqë- sive të tyre jashtë vendit, me Mer- cedes-ë ( mbizotërojnë tipat: 250 dhe 280). Funksionarët e lartë ki- nezë në vendlindje, kohët e fundit duket se nuk kanë qenë fort të kënaqur me paratë që kanë hedhur për të pasur në dorë "Yllin". Disa të privilegjuar ndër kinezët e rinj, vërdallosen nëpër provinca vetëm prej pak kohësh nëpër limuzina 600-e. Se sa 600-a qarkullojnë ndërkohë në Kinën e Maos, këtë nuk e dinë ta thonë saktësisht as vetë prodhuesit në Shtutgart, të cilët ua kanë shitur kinezëve këto makina, pasi këta të fundit, i kanë blerë këto automjete nëpërmjet personave të tretë si ndërmjetës. Manaxherët e Benz-it vlerësojnë se numri i 600-ave të dërguar në Kinën e Maos, shkon deri në dhjetra. Një vlerësim më të saktë, prodhues- it në Shtutgart shpresojnë ta marrin nga një teknik i tyri, i cili për herë të parë, pas Luftës, do shkojë në Pekin vitin që vjen. Sidoqoftë, të dhëna të pasakta ekzistojnë mbi numrin e autom- jeteve qeveritare të prodhuara nga "Benz"-i për Vietnam- in e Veriut dhe Korenë e Veriut. Të dy kombet e ndara më dysh, i kanë bërë ndërkohë prorositë e tyre nëpërmjet të tretëve. Por një tekniku të "Daimler"-it, koreanover- iorët u kishin rrëfyer një sekret: ata kishin njëmbëdhjetë 600-a. Më i përdorur ngjan të jetë për shokët ko- munistë aziatikë, tipi i Benz-ave më të vegjël. Kështu, në vitin 1971, funksionarët nga Pheniani ( Kore- ja e Veriut) porositën një partí prej 200 Mercedes-ësh të tipit 220, direkt nga uzinat në Shtutgart. Edhe Mongolia, vendi agrar besnik i Moskës, i cili nuk numëron dot as 100 kilometra rrugë të asfaltu- ara, ka blerë në një radhë të vetme 30 Mercedes-ë të tipit "280 S" dhe pagesën e ka kryer në marka gjer- mane. Kundër përdorimit të sim- bolit kapitalist në fushën automo- bilistike me origjinë nga vendi i sh- vabëve, deri më tani janë dëshmuar të jenë vetëm sovjetikët dhe RDGJ- ja. Përjashtim bëjnë: në rrethinat e Moskës, ku ndodhen daçat ( përkth: shtëpizat apo vilat e udhëheqjes në pyll ) janë vënë re tek-tuk, edhe limuzina Mercedes. Edhe në parkingun e madh të Kremlinit, ku shihen në fakt një përzierje ngjyrash të markave perëndimore - si për shembull "Rolls-Royce", "Citroen SM", "Ca- dillac" - prej vitesh gjendet edhe një "Daimler" aristokrat i tipit 600. Marrë nga "DER SPIEGEL", 18 Dhjetor 1972 Kështu, për Enver Hoxhën, tipi i përshtatshëm ngjan të ishte "Mercedes 250 S", por për liderët e tjerë lindorë, preferoheshin tipa më robustë Historia 100-vjeçare, prej shpalljes së Pavarësisë dhe deri me sot, është e mbushur me ngjarje që populli im nuk i kishte të nevojshme për t'i përjetuar Foto nga artikulli në origjinal, me mbishkrimin: Edhe Çaushesku nget Mercedes: Kush është i fuqishëm në Lindje.... Në foto: Ish diktatori Enver Hoxha me mercedesin e tij gjatë një vizite në Jug të vendit, prill 1976
www.shqiptarja.com E diel, 20 janar 2013 18 SUPLEMENT JAVOR I RILINDASISH.com HISTORI PERVJETORI I 100-TË KONGRESI Fillimet e parlamentarizmit në Shqipëri I LUSHNJESProf.dr Kaliopi Naska Parlamenti i dalë nga Kongresi i Lushnjes do të ishte organi kryesor i pushtetit legjislativ dhe një nga pjesët themelore të regjimit parlamentar në Shqipëri. Ai do të zgjidhte detyra të rëndësishme në hartimin e ligjeve të reja, të cilat do t'i përgjigjeshin kushteve të vendit. Populli shqiptar në situata tëvështira gjithnjë ka thirurkongrese dhe kuvënde mbarëkombëtare. Këtu bën pjesë dhe Kongresi i Lushnjes i mbledhur në përfundim të luftës së parë botërore i cili nuk u thirr që të për- caktojë programin e levizjes ko- mbëtare shqiptare, por u thirr që të organizonte qëndresën kundër planeve të fuqive të mëdha fituese të pas luftës. Në treg qe nxjerrë pa- varësia e vendit, dhe qenë hartuar plane në dëm të interesave të ven- dit, pavarësisë dhe sovranitetit. Për këtë qëllim Kongresi reagoi me anë protestash kundër planeve anti sh- qiptare që iu u çuan Francës, Ital- isë, Britanisë, SHBA për të kundër- shtuar planet e fuqive të mëdha dhe të shteteve fqinje dhe të korri- gjonte padrejtësitë që nga kongre- si i Berlinit e deri ke Konferenca e Ambsadorëve e vitit 1913. Këtë mision do ta merrte delegacioni i çuar nga kongresi në konferencën e paqes që do të luftonte për pro- gramin maksimal. Kjo ide mbësh- tetej nga disa faktorë, si e drejta e popullit shqiptar për jetë ko- mbëtare, të lirë të pavaruar; njo- hje ndërkombëtare e Shqipërisë tetë vjet më parë si shtet sovran dhe i pavarur njohur nga gjashtë fuqitë europiane. E rëndësishme ishte se programi bazohej në fak- tin se gjatë luftës së parë botërore shteti shqiptar kishte qëndruar neutral siç qe përcaktuar në v. 1913 nga fuqitë. Shqipëria nuk i jepte askujt llogari dhe nuk i dety- rohej asnjë fuqie. Kërkesën për rishikim të kufijve e bazoi në luftën për liri kombëtare dhe respektim të parimeve të kombësisë dhe vetv- endosjes së popujve. Kongresi i Lushnjes protestoi dhe për shkeljen e parimeve të shpallura nga presidenti i SHBA dhe përfaqësuesit e shteteve të antatës. Programi i kongresit të Lush- njes qe vazhdimi i zbatimit të pro- gramit kombëtar dhe kritika e bërë qeverisë së përkoshme të Durrësit qe pikërisht se veprimtaria e kësaj qeverije doli jashtë tagrit të pro- gramit kombëtar që ja kishte dhënë kongresi i Durrësit. Kongresi i Lushnjes është një ngjarje e shënuar në historinë e popullit shqiptar, sepse rimëkëm- bi shtetin shqiptar, në kohët më të vështira pas Luftës së Parë Botërore dhe i hapi rrugën zhvil- limit të një lëvizjeje të re demokra- tike në vend. Pavarësia e shpallur më 28 nëntor 1912 u riafirmua dhe një herë nga ky kongres, i cili i dha të drejtën shtetit shqiptar të qever- isej pa mandat dhe pa protektorat të huaj. Me rimëkëmbjen e shtetit, Kongresi i Lushnjes përcaktoi dhe parimet kushtetuese të tij, që gjetën zbatim në veprimtarinë e organeve që zgjodhi ai, siç qenë qeveria e re me Sulejman Delvinën në krye dhe zgjedhja e Këshillit të Naltë dhe e Senatit. Një akt tjetër me rëndësi i Kon- gresit qe dhe aprovimi i bazave të Kanunores së Këshillit të Naltë, që kishte karakterin e një kushtetute e që u quajt dhe Statuti i Lushnjes. Në Statut saksionoheshin bazat kryesore të organizimit shtetëror. Ai ishte një nga aktet më të rëndë- sishëm kushtetues në historinë e shtetit shqiptar. Prania e tij u ndje gjatë tërë periudhës së lëvizjes lamentar ndonëse me kufizime fil- lon me krijimin e Shtetit të pavar- ur Shqiptar. Bazat e para të orga- nizimit të shtetit shqiptar dhe ak- tet e tij të para legjislative janë për- caktuar me vendimet e Kuvendit kombëtar të Vlorës, i cili shprehu vullnetin e të gjithë kombit dhe u bë organi më i lartë i shtetit sh- qiptar mbajtësi dhe shprehësi i sov- ranitetit shtetëror, prandaj dhe vendimet e tij kishin vlerën e ven- nuk kishte të drejtë të shkarkonte ministrat por qe si një organ këshil- limi dhe kontrolli ndaj qeverisë. Po ti referohemi Sami Frashërit për karakterin e pleqësisë dhe të ko- mpetencave të saj ai e përfyturon- te pleqësinë si një organ me kompe- tenca më të gjera dhe kryetarin e saj në rolin e kryetarit të shtetit. Shteti i pavarur shqiptar u krijua si një shtet me sistem parlamen- tar ku rolin e parlamentit e plotë- hëzgjatja e shkurtër. Me ardhjen e princ Vidit në Sh- qipëri statuti organik i Shqipërisë i miratuar nga gjashtë fuqitë e mëdha parashikonte ekszistencën e një asambleje kombëtare e cila do të qe organi ligjëvenës ku në kuadrin e pushtetit të saj do të hy- nin ndryshimi i ligjeve të princi- patës, ligjet buxhetore traktatatet, marrëveshjet. Kjo asamble në përgjithësi pasqyronte praktikën kushtetuese të vëndeve parlamen- tare, por po të analizosh demokra- tizimi i jetës parlamentare ishte shume i kufizuar. Për shkak të pushteteve shumë të gjëra që kish- te princi. Duke gjykuar nga kompe- tencat kjo asamble nuk ishte as or- gan i lartë dhe as organ me të vertetë përfaqësues por thjesh një organ legjislativ. Me kompetenca të kufizuara. Me fillimin e luftës së parë botërore veprimtaria e saj par- lamentare praktikisht qe e pamun- dur, pasi Shqipëria u pushtua nga ushtritë ndërluftuese në këto rre- thana jo vetëm praktikisht u elem- inua shteti i pavarur shqiptar por u vu në rrezik dhe tërësia e terri- toreve të tij të cunguar nga ven- dimet e konferencës së ambasa- dorëve të v. 1913. Një hap ka qenë dhe kongresi i Durrësit më 25 dh- jetor të 1918 i cili vendosi krijimin e një qeverije të përkohëshme ku programi i saj qe mbarëkombëtar përsa i përket rimëkëmbjes së sh- tetit shqiptar. Emërtimi pleqësi që u përdor aty ekujvalent me senatin po dhe këtu jo në kuptimin e një dhome të dytë, ishte një organ këshillimor i qever- isë i varuar nga ajo e cila i përcak- tonte dhe mënyrën e zgjedhjes por i caktonte dhe kryetarin e nën krye- tarin.. Në të vërtetë këto si kongre- si dhe senati nuk shënuan rimëkëmbje të shtetit të pavaruar demokratike të viteve 1920-1924. Kongresi i Lushnjes ka meritën në krijimin e senatit, këtij organi të lartë të shtetit shqiptar që ve- proi krahas organeve te tjera të rendësishme që u zgjodhën siç qe qeveria dhe Këshilli i Naltë i Sh- tetit. Po të bëjmë një vështrim të sh- kurtër në Shqipëri sistemi par- dimeve kushtetuese sanksiononte vullnetin e popullit për shkëputje nga perandoria osmane dhe kr- ijimin e një shteti të pavarur. Çështja e karakterit të pleqësisë që u përcaktua nga kuvendi ko- mbëtar i cili pranoi pikëpamjen se pleqësia nuk ishte senat në kup- timin e një dhome të dytë të parla- mentit dhe as një këshill shteti që sonte kuvendi kombëtar dhe ngeli si organi më i lartë i shtetit. Kar- akteristike qeveria në bazë të push- tetit që i kishte deleguar kuvendi përqëndroi në duar e saj gjithë pushtetin shtetëror ekzekutiv dhe legjislativ. Kuvendi kombëtar ish- te embrioni i një parlamenti kufiz- imet vinin që nga mënyra e caktim- it të delegatëve në kuvend dhe ko- Në foto: Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes duke hyrë në Tiranë
9E diel, 20 janar 2013 AKTUALITET Grabitjes nuk i shpëtojnë as lopët, vidhen 4 në Kamëz Nën objektivtin e maskave dhe grabitësvenuk janë vetëm argjendaritë, exchange apo bankat, por dhe bagëtitë për shkak të vlerës që ato kanë në treg. Vazhdës së grabitjeve në vend, tashmë i është shtuar dhe grabitja e katër lopëve. Të shtunën paradite, komisariati nr.5, në policinë e Tiranës, ka vënë në pranga 4 shtetas për akuzën e vjedhjes. Sokol dhe Simon Prenga, Fatjon dhe Erjon Vata, janë kapur në flagrancë, teksa vidhnin 4 lopët në një lagje të Kamzës, mdërsa dyshohet se kanë vjedhur edhe 30 të tjera më parë. Sipas të dhënave nga komisariati Nr.5, dyshohet se këta persona, pasi i vidhnin lopët, i shisnin ato në thertore në Laç, Fushë Krujë apo qytete të tjera të vendit. Sipas të dhënave të policisë, dyshohet se rrjeti ishte i mirëorganizuar nga vjedhja, deri tek shitja e bagëtive. Për këtë arsye, policia po heton për të zbardhur bashkëpunëtorët e tjerë të vëllezërve Prenga dhe Vata. Dyshohet, se këto persona, në bashkëpunim me të tjerë, kanë kryer vjedhjen e 30 lopëve, vjedhje të cilat janë kryer të gjitha në zonën e Kamzëz. Sipas policisë, Erjon Vata është një person me preçedentë penalë, pasi disa kohë më parë ai është dënuar për akuzën e vjedhjes. LAJME SHKURT Konflikti për lidhje me vajzën, në kërkim dy laçianë I merret makina me dhunë para ministrisë Miku i këngëtares goditet me qytë automatiku Lajmi Sherri për femrat ka shkaktuar terror në mes të Tiranës. Një zënkë e vjetër për dashurinë me një këngëtare të njohur, është "larë" dje në hyrje të Rrugës së Durrësit, kur dy per- sona kanë qëlluar me armë dhe i kanë mar- rë makinën një per- soni tjetër. KLAJDI BODLLI „„„ TIRANE Rrëfimi i Kapllanit: Nuk përballoja dot shkatërrimin e familjes Autori i vrasjes së ish-gruas së tij dhetë dashurit të saj Burhan Kapllani, ka thyer më në fund heshtjen dhe ka folur për krimin që kreu. "Nuk e prano- ja shkatërrimin e familjes time", është shprehur Kapllani në seancën e së Sh- tunës, seancë e cila ishte dhe seancë dëgjimi. Burhan Kapllani, biznesme- ni shqiptar 48-vjeçar, të enjten shokoi Italinë duke vrarë me armë zjarri pis- toletë në parkimin e një supermarke- ti në Aquila ish-gruan Orjeta Boshti 36-vjeçe dhe të dashurin e saj Shpëtim Hana 39-vjeç. 48-vjeçari po qëndron në burg dhe i shoqëruar nga avokati i tij Tomasso Colella është pyetur në qelinë e tij, për të zbardhur më shumë detaje rreth krimit makabër. Kapllani ka zbuluar një tjetër fakt që për po- licinë italiane nuk është shumë i be- sueshëm, pasi ka deklaruar se e kish- te parë rastësisht ish-gruan dhe per- sonin tjetër pasi ishte duke shkruar në një dyqan aty afër për të blerë cigare. Sipas policisë italiane për këtë ngjar- je ka shumë pika të errëta dhe paqartësi, si për shembull se ku e kish- te gjetur pistoletën tip Beretë me kal- ibër 7.65 me të cilën ai vrau dy per- sonat. Burhan Kapllani mesa duket ka përzgjedhur edhe viktimat pasi në makinën Opel Zafira ku ai vrau ish- bashkëshorten ishte edhe nëna e Or- jetës, por 48-vjeçari ka sqaruar se kur- rë nuk do t'i kishte bërë keq vjehrrës së tij. Të tronditur nga kjo vrasje janë edhe fqinjët e Orjeta Boshtit të cilët shprehen se është një histori e shëm- tuar. Ardhja e trupit drejt Shqipërisë të Orjeta Boshtit dhe Shpëtim Hanës, kushton rreth 5 mijë euro dhe persona të afërt me familjen, po përpiqen për të mbledhur këtë shifër për të rikthyer në shtëpi dy viktimat, pas autopsisë që është parashikuar për t'u zhvilluar të hënën. „„„ BAZZANO Dyshimi Si pasojë e ngjarjeve të kohëve të fundit, grabitje apo vjedhje me maska, policia fillimisht ka dyshuar për një grabitje makine me forcë, pa ndonjë prapavijë apo arsye tjetër. „ Tiranë, mbytet në lumë 45-vjeçarja Një grua 45-vjeçare është mbytur pasditen e sotme në lumin që kalon në fshatin Baldushk të kryeqytetit. Viktima është Faje Pezo, 45-vjeçe, nga fshati i Baldushkut. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë vënë re trupin e pajetë të 45-vjeçares dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. Forcat e komisariatit numër 1 kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të mbytjes së Faje Pezës. „ Burrel, epilepsia e mbyt në lumë Një 37-vjeçar, nga fshati Benjë i Klosit është gjetur paraditen e së shtunës. Sipas dëshmive, 37- vjeçari Nazmi Diku, po kulloste lopën në afërsi të liqenit Benjë. Sipas familjarëve, ai vuante nga epilepsia (sëmundja e tokës). Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat policore të Matit, të cilat kanë bërë nxjerrjen e trupit të viktimës nga liqeni. Viktima nuk kishte shenja dhune apo dëmtime të tjera. Mendohet se viktimën e ka zënë në moment epilepsia, duke i shkaktuar rënien në ujërat e ftohta të liqenit dhe për pasojë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. „ Shkodër, takim me policinë malazeze Përfaqësuesit më të lartë të Policive Kufitare të Shkodrës dhe ato të Malit të Zi, u mblodhën dje në qytetin verior, ku diskutuan për masat që duhen marrë për rritjen e sigurisë në kufirin mes dy shteteve, për të mos rrezikuar kthimin e regjimit të vizave me vendet e BE- së, për qytetarët shqiptarë dhe ata malazezë. Drejtori Rajonal i Kufirit në qarkun verior, Fatmir Amuli tha, se "ky aktivitet i shërben forcimit të punës vepruese dhe rritjes së sigurisë së kufijve Shqipëri - Mali i Zi, për të mos rrezikuar kthimin e regjimit të vizave". „ Korçë, lëkundje të lehta tërmeti Një tërmet i lehtë ka lëkundur dje në mbrëmje lindjen e vendit. Sipas raportimeve të gazarares të Shqiptarja.com dhe Ai Report në Korçë, lëkundje të lehta janë ndjerë në qytetin e Korçës, zonat përreth, por edhe në Pogradec. Ndërkaq, mësohet se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme apo viktima. ITALI Vrasësi i gruas Lidhja me një këngëtaretë njohur, ka qenë shkaku për një sherr dhe më pas konflikt me armë në mes të Tiranës. Kjo duket se i ka kushtuar jopak Roland Sufës, nga Kodër Kamza, i cili nën të shtënat e armëve dhe goditjet me qytë automatiku, pasi është zënën në pritë, ësh- të detyruar të zbresë nga makina e tij "Porsche Cay- enne". Ndërsa dy personat, që sipas policisë janë nga Laçi, i kanë marrë makinën dhe janë larguar, Sufa është dërguar në Spitalin Ushtarak për mjekim, pas plagëve që kish- te marrë në kokë. Ngjarja e djeshme ka ndodhur në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit. Ndërsa Sufa deri mbrëmë ka qenë në spital duke u mjekuar, policia ka nisur kërkimet për të gje- tur makinën e grabitur dhe për të arrestuar dy autorët, të cilët i ka identifikuar. NGJARJA Ka qenë ora 18.30 minuta, kur njerëzit janë terrorizuar nga krismat e një automatiku. Në semaforin përballë Minis- trisë së Arsimit, dy persona i kanë dalë para në rrugë një makine tip "Porsche Cay- enne" me targa AA 939 EU, të drejtuar nga Roland Sufa, i cili ndodhej në makinë me një mikun e tij. Dy personat, tashmë të shpallur në kërkim nga policia, kanë qëlluar në ajër para makinës së Sufës, të cilit më pas i kanë hapur derën e makinës, duke e qël- luar në kokë me qytën e au- tomatikut, e për pasojë, duke e plagosur rëndë. Ndërsa nën kërcënimin e armës, kanë zbritur nga automjeti edhe shokun e tij. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Tiranës, dy laçianët kanë hypur në makinë, për t'u future në rrugica, me qëllim që t'i shpë- tojnë policinë. Menjëherë kanë nisur kërkimet për ta dhe për gjetjen e makinës, ndërkohë që deri dje në mbrëmje vonë, kjo nuk ishte arritur. KONFLIKTI Dëshmia e Roland Sufës para ekspertëve të policisë, ka bërë që ngjarja të sqarohet, ndërsa uniformat blu kanë mësuar edhe motivet. Të njëjtat burime pohuan për Shqiptarja.com, se konflikti kishte nisur dy muaj më parë, kur dy laçianët janë konfliktuar me Sufën për in- atin e një femre, këngërtare e njohur, pasi ky i fundit duket se kishte krijuar një lidhje dashurie me të. Nuk është e qartë, nëse dy palët kanë debatuar me fjalë apo janë përplasur fizikisht, por duket se laçianët të dëshpë- tuar nga humbja e femrës apo fjalët e shkëmbyera, kanë dashur patjetër te hak- merren. Në këto kushte, duket se akan kanë survejuar lëvizjet e Sufës, të cilit i kanë zënë pritë në Rrugën e Dur- rësit. Pikërish në semaforin para Ministrisë së Arsimit, ata i kanë dalë në rrugë, duke e qëlluar dhe grabitur mak- inën. Ndërkaq, në lojë do të hyjë dhe prokuroria, e cila pasi të ketë marrë në dorëzim dosjen e policisë, do të hetojë, duke pyetur edhe të dëmtuarin, shokun e tij që gjëndej të mak- inë me të dhe vetë këngëtaren e njohur tiranse. Vendi ku ndodhi grabitja e makinës në rrugën e Durrësit Burhan Kapllani dhe ish-gruaja e tij Orjeta Boshti
www.shqiptarja.com E diel, 20 janar 2013 14 SUPLEMENT JAVOR I RILINDASISH.com EPISTOLAR KONTRIBUTI SI ATDHETAR Admirina Peçi ...d.m.th. shpërndarjen e shqiptarëve nëpër tanë shtetin për të gjetë punë, sidomos në kohën e dimnit. (Në dimnin e vjetit 1956 vetëm në Beograd ka pasë ma se 14.000 punëtorë krahi shqiptarë tue përfshi edhe spataxhit”... Mjaft ngacmuese është analiza që Camaj bën për jetën shoqërore dhe kul- turore në Kosovë, duke i bërë këto “shënime” mjaft grishëse për t'i lexuar prej kujtdo. “RILINDASI” i sjell më poshtë për lexuesit këto shënime dhe letrën e Camaj, të plota, zbardhur me besnikëri nga origjinali. Letra është gjendur në arkivin e Mustafa Krujës. vijon nga faqja 13 Letra Romë, 15 / 3 / 57 Fort i nderti dhe i dashuni Mustafa, Po i përgjegjem dëshirës suej shum vonë. Ju lutem me më falë. Arsyenat janë të shumta që s'mujta t'iau pregadis me kohë nji mendim temin mbi gjendjen kosovare. Kam pasë gruen shum të smuet dhe vetë isha shum i tronditun mbasi ende nuk po shof ngjasë të mirë për nji sistemim të përkohshëm deri sa të vijë dita e emigrimit. Prof. Koliqi më ka ndihmue sa ka mujtë, por unë jam shum larg dëshirës dhe qëllimit tem në jetë: që të vijoj studimet filologjike shqipe të fillueme me prof. Bariqin. Këtu po iu mbylli dhe ato pak mendime mbi Kosovë. I shkrova pa ndonji përpunim stili ase gjuhe, ashtu si më erdhën, si t'isha qenë tue bisedue me ju kambkryq, shqiptarçe. Nëse mund të më shkrueni, shfaqni ju lutem men- dimin tuej mbi këto faqe tue më pyetë mbi ndonji send që nuk mund ta keni të kjartë. E kam pasë shum vështirë me iau përmbledhë në pak fjalë mendimin tem mbi Kosovë, pse kam jetue shum në Jugosllavi, sigurisht kam shum me thanë mbi ket vend, pse për me anal- izue çashtjen tonë atje, duhet me njoftë mirë dhe Jugosllavin e soçme. Çashtja kosovare du- het studjue dhe shikue në shum pikpamje, aq ma tepër ata që shkruejnë mbi të në Prendim sod haptas ndër publikacjone të ndryshme. Pozitën teme në Jugosllavi iau kanë zbulue jugosllavëve shqiptarët në Prendim, tue më lëvdue në shtyp dhe letra, të cilat iau dër- gojshin njerëzve në Jugosllavi. Atyne që bajnë këso gabimesh iau kam thanë aqik. Kjo lloj politike ase problematike don sh- kencatarë sikurse jeni ju, që njifni mirë të kal- uemen dhe studjoni shkencatarisht të tash- men. Me këtë nuk due të iu thërras që të shk- rueni mbi këso gjanash ju, por kënaqem që in- teresoheni për çashtjet tona kombtare pse kemi nevojë, ase ma mirë, kanë nevojë njerzit që merren me kso problemesh me u këshillue në shum pikpamje nga të vjetrit, nga shken- catarët e historjanët, gja që vetë komunistat e rij e bajnë. Prandej me sinqeritetin ma të madh u them se rinija e andejshme u don pse ke ju ka diktue ndershmenin n'idealin kombtar, flijimet tueja për ket ideal e sidomos dijen e juej pse talentet e lindun për intriga né na çojnë të vjelltë.Më shkrou dhe Genci për ju dhe u kënaqa për fjalët që tha mbi ju se jeni plot en- ergji e se punoni për shkencën shqiptare. Ju uroj jetë, shëndet e punë të mbara me gjithë zemër. Unë e kam vendosë nji herë e mirë mos me u përzi ndër dallavere politike, mbasi nuk nd- jej kurfarë vokacjonit për ket drejtim. Dëshira ma e madhe e emja asht me vijue profesjonin tem. Ju përshëndes përzemërsisht Martini Të fala shum Nina P.s. A i muert librat që iau dërgova për Ze- fin? Abonimi i Gencit në Tempo? Studimi ÇASHTJA KOSOVARE Çashtja kosovare mundet me u vrejtë, në të vërtetë dhe ashtu si vrehet, në pikpamje të ndryshme, mun dhe nga vetë shqiptarët nac- jonalista. Qe, p.sh. emigracjoni këtu në Pren- dim qenka i damë dysh për sa i përket çash- tjes kosovare: " luftë dhe alarmim pse mbaroi Kosova!" bertitka nji pjesë. Nësa pjesa tjetër qenka e mendimit që mos të bahet fort zhur- më rreth kësaj çashtje, por të pritet nji mo- ment ma i pershtatun ase ma aktual për të ba ndonji veprim diplomatik. Pak a shum dhe në Shqipni nacjonalistat ndahen po në dy opin- jone. Gjithkush asht kureshtar me dijtë, por ma tepër se askush jugosllavët, se çka men- don qeverija e soçme shqiptare mbi ket çash- tje. Mbas mendimit tem ata të Tiranës nuk kanë qëndrim të caktuem në ket mes, pse ata, si në çdo gja tjetër, janë të mvarun prej rusëve. Asht e vërtetë se rusët ma- chiavelista nacjonalizmin shqiptar e shfrytzojnë ndër rasa të ndryshme si mjet presjoni kundra Jugosllavis, por rusët në kurrnji rasë nuk kanë me qenë në favor të sh- qiptarëve të Kosovës. Çka mendojnë jugosllavët? Si partija komuniste jugosllave ashtu dhe çdo rrymë tjetër mbrenda këtij shteti qi ka në pro- gram nji pushtet jugosllav, qofshin kta dhe kroatë ase sllovenë, nuk e lëshon Ko- sovën pa gjak e luftë. Kos- ovarët ket gja e dijnë shum mirë, prandej çdo intelektual dhe njeri që mendon realisht ndër sh- qiptarët nën Jugosllavi e ka humbë shpresën në fu- qin fizike dhe u mbetet me shpresue se ishalla ka me ardhë nji ditë kur fuqitë e mëdha, për interesa të veta, kanë me urdhnue jugosllavët që të rrinë në caqet e veta e t'i lanë shqiptarët me jetue si donë ata. Me ket mendim bashkohem dhe unë, megjithse asht mjaft fatalist. Koso- varët shqiptarë bajnë detyrën e vet: mundohen me ruejtë ata çka kanë me të gjitha forcat e veta. Masa e intelektualve të rij, pergjithsisht, lot nji politikë "bashkimi dhe vllaznimi", gja që nuk asht aspak bindëse për kurrnji grup etnik në Jugosllavin e soçme! Asht interesant me u gjete në qytetin e Prishtinës në kohë të mbrames kur populli del në shëtitore: nuk mundesh me e gjetë nji grup të përziem serbë e shqiptarë, por fare janë të ndamë dyshë, në nji anë serbët e në nji anë shqiptarët. Udhëheqsija e partis, përkundra asht nji klikë krejtsisht e izolueme e perzieme me dy kombë- sinat pa dallim. Por, për t'iau paraqitë gjend- jen kosovare ase shqiptare në Jugosllavi, du- het hjedhë nji sy fakteve historike ç'prej 1945 deri në sod, tue vu në dukje shkurtimisht dhe shkaqet. Revolucjoni komunist në Kosovë Revolucjoni komunist në Kosovë ka qenë krejtësisht specifik, shikue nga Titoja me shokë qyshë atëherë nën prizmin nacjonal. Në të vërtetë ky revolucjon ka realizue këto masa: I. Hakmarrje e serbëve, malazezve e maqe- donasve kundra shqiptarëve që u përpoqën të bajnë Shqipnin e madhe. Ket gja ata e kryen me dorën e shqiptarëve. ( shi. Albanski jugoslovenski - V. Dedjer). II. Shtypja e beglerëve, tregtarve dhe sh- tëpijave të para shqiptare dhe marrja e tokave A) Fryma konservatore "po na i dau shkau tokat e parisë shqiptare e nesër njisoj kanë me na i marrë pse iau ka lanë baba". B) Fryma e kolektivizimit komunist në kundërshtim me individualizmin e fshatarit tonë (gja analoge dhe në Malsin e Shkodrës, ku as dy % nuk kanë përfitue nga reforma agrare).C)Kosovari psikologjikisht e ka ndie ve- hten plotsisht të mujtun tue ra për së dytit në robni, prandej nuk ka pasë zemër të kërkojë përfitim prej beneficeve të revolucjonit si ele- menti ma i vorfën në Jugosllavi. Karakteris- tikë kryesore në mardhanjet e shqiptarëve e të qeverisë jugosllave asht mosbesimi reciprok. Fakte vërtetuese: moskujdesi i qeverisë që në Kosovë e Metohi të ngrihen fabrika, elek- trane ase të hapen udhë të reja si në Krahinat e tjera jugosllave.. Nga ana tjetër ky vend asht i mbushun me landë të para që nuk përpuno- hen në vend, por trasportohen në Serbi, gja kjo krejt në kundërshtim me parimin Marxisto - leninist. Mos të harrohet dhe se Kosmeti asht zyrtarisht Krahinë autonome prandej duhet të kishte nji autonomi ekonomike. Mosin- dustrializimi i ketij vendi ka shkaktue "pecallben" tek sh- qiptarët d.m.th. shpern- damjen e shqiptarëve neper tanë shtetin për të gjetë punë, sidomos në kohën e dimnit. (Në dimnin e vjetit 1956 vetëm në Beograd ka pasë ma se 14.000 puntorë krahi shqiptarë tue perfshi edhe spataxhit. U dokumentue me nji reportazhë pregatitë nga disa studenta shqiptarë në Beograd nergut për revistën e ilustrueme ZANI I RINIS. Ky artikull qe censurue dhe ndalue.) Nga të gjithë këta na da- lin disa pyetje: a thue jugosllavët ase ma pikërisht komiteti qendruer i partis komuniste jugosllave parashef se do t'a humbi Kosovën nji ditë, prandej nuk derdh kapital në te, por e shfrytzon? A thue Kosmeti nuk asht vend strategjik ushtarakisht i përshtatun per zhvillim industrijal, dhe se në në rasën e ndoj lufte ata kishin me e humbë për së shpejti? Kjo e fundit ka ma ngjasë sepse ata në të vërtetë krejt industrin e randë, sidomos indus- trin ushtarake, e kanë perqendrue në krahi- nat malore të Bosnes, mirë e mprojtun nga Lindja e nga Prendimi. Por asgjamangut kjo nuk e justifikon moskujdesin për Kosmet, pse në të njajtin pozicjon strategjik gjindet edhe Maqedonija e cila ka përfitue ma tepër se çdo krahinë tjetër jugosllave në ngritjen dhe për- MARTIN CAMAJ NE `57 Një letër dhe një studim i panjohur mbi Kosovën E harton pas kërkesës së Mustafa Krujës. Studimi trajton çështje si: Revolucjoni komunist në Kosovë, Gjendja shoqnore e shqiptarëve dhe Gjendja kulturore... Në foto: Nga e majta (i dyti) Lin Delija, (i pesti) M. Camaj, i gjashti Viktor Koliqi. Foto e vitit 1957, vit kur u shkrua ky studim dhe kjo letër të tyne për t'iau shpërndá kryesisht malazezve, tue qenë këta i vetmi element që mund t'u ba- jnë ball shqiptarëve, dhe tepricën tjerëve fs- hatarëve shqiptarë të vorfën, me qëllim me i afrue dhe me i zbutë tue ba me harrue skenat e përgjakshme. Nga shpërndamja e tokave sh- qiptarët nuk kanë përfitue për këto arsye:
2 E diel, 20 janar 2013 AKTUALITET Protesta e opzitës që u kthye në tragjedi me 4 viktima Mesditën e 21 janarit 2011, opozitadoli në protestën e radhës, në bulevardin kryesor të Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Protestuesit u konfrontuan me policinë para kryeministrisë, ndëkohë që situate precipitoi me të shtëna në ajër dhe drejt turmës, me hedhje shkashkash, djegie makinash. Ndërsa pak më vonë, kur situata duhej të qetësohej, garda nisi të qëllojë, madje edhe drejt turmës. Si pasojë, katër demostrues u vranë e 35 të tjerë u plagosen nga keqtrajtimet e policisë dhe forcave special. Menjëherë u nxorrën dhe urdhër- arrestet e para, mes tyre gardisti Agim Llupo, komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe shefi i IT-së nsë Kryeministrisë, Armando Kasaj, i cili u akuzua për fshirjen e pamjeve të kamerave nga server. Nga të gjithë këta, në burg është vetëm gardisti Agim Llupo, ndërkohë që ndrea prendi hetohet në gjëndje të lire. Në seancat e fundit gjyqësore, eksperi i mbrojtjes deklaroi se plumbi që vrau Ziver Veizin ishte rikoshetë, pasi me vete kishte dhe cifla druri, ndërkohë këtë pretendim e nxorri eksperi i akuzës. Lajmi Nesër mbushen plot 2 vjet, nga trag- jedia e 21 janarit, kur gjatë protestës së opozitës, u qëlluan për vdekje katër per- sona. Të afërmit e viktimave Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrta, shpre- hen të zhgënjyer nga drejtësia, e cila sipas tyre, "nuk do ta zbardhë kurrë ngjar- jen, nga presioni i Berishës". „„„ GJIROKASTER ARTAN LILI Hiqmet Veizi, vëllai injërit prej viktimave të21 janarit të dy viteve më parë, është një nga dy vëllezërit e mbetur gjallë, nga familja e madhe, nga Komuna e Cepos, në rrethin e Gjirokas- trës. Në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com, Hiqmeti, mes dhimbjes për të vëllanë e vrarë në protestën e 21 janarit të 2011, nuk nguron të akuzojë shtetin shqiptar, i cili për të, po luan me fatet e një familjeje që kërkon veçse drejtësi dhe ndëshkim të autorëve të vrasjes së Ziverit. Ndërkohë që shpre- het se Ziveri ishte militant, por gjatë kohës kur PS ishte në pozitë, nuk e shpërbleu kurrë. Po mbërrijmë në 2 vjetorin e vrasjes së vëllait tuaj. Cfarë emocioni keni në këtë moment kur ju mungon Ziveri i cili si- pas jush ka qenë më i dashuri. Jam i brengosur dhe mjaft i lodhur për të rrëfyer atë se çfarë ndjej. I zhgënjyer thellësisht dhe mosbesues pasi zhvillimet që po shikoj përditë në këtë shtet që jetojmë, janë mjaft mosbesuese. Nuk di ç'të them, por jemi bërë mosbesues në kulm dhe fati na ra ne që të va- jtojmë humbjen e vëllait tonë dhe vrasësi ende nuk ka dale, ndonëse dihet. A keni qenë në korrent me zhvillimet e procesit gjyqësor që zhvillohet me këtë çështje dhe për vlerësimet se plumbi që vrau vëllanë tuaj ishte ri- koshetë? Çfarë nuk dëgjon në këtë shtet, nga më absurdet më të mundshme, nga më të këqijat e mundshme, kur shikon sesi viktima shndërrohet në një kokëlesh dhe kokëpalar, siç thanë politikanët për vëllanë tim dhe ata që u vranë atë ditë. Por, më zhgënjyes më ka bërë fakti se Ziveri, është vrarë si pasojë e një plumbi rikoshetë. Kjo është absurde dhe mjaft e rrezikshme, pasi synohet t'i shmangen ndëshkimit real të vrasësit. Është tragjikomike dhe shumë ofenduese për ne, kur dihet mirë se plumbi ishte i drejtpërdrejtë dhe kurrësesi rikoshetë. Besoni se një qeveri tjetër, pra nëse PS vjen në pushtet, atëherë do të ketë drejtësi për çështjen e vël- lait tënd? Shpresoj që po. Të paktën besojmë tek PS-ja, sepse tek ajo aderojmë të gjithë ne si famil- je, si vëllezër, si fis. Madje edhe Ziveri i gjorë, besonte tek një ndryshim pushteti, pasi vetë ishte anëtar i PS-së dhe mjaft i angazhuar në organizimet në Gjirokastër dhe në demonstra- ta, por ja që e pësoi. Shumë herë i thoja mos të dilte gjith- monë i pari në demonstrata e protesta, por ai me të tijën. Ish- te militant i paparë, merrte përsipër çdo gjë dhe dashu- ronte me fanatizëm PS-në, ndërkohë që nuk pa ndonjë shpërblim apo përkujdesje nga ajo, si kur ishte në push- tet apo dhe në opozitë që ndodhet prej tetë viteve. Ziveri, siç thoni dhe ju, ishte anëtar dhe militant i flaktë i PS-së. Kjo e fundit, ka treguar përkujdesje për ju? Besoj se për fëmijët e tij dhe për ish-gruan që jetojnë mo- mentalisht në Libofshë të Fierit, mbase ka treguar, se ish-gruaja nga e papunë, qysh kur u vra Ziveri, e fut në punë në Gjel- bërimin e Bashkisë së Fierit. Më kanë thënë që i kanë rindërtuar shtëpinë dhe ja kanë bërë të re me fonde nga PS-ja, të paktën kështu kam dëgjuar, se nuk kam kontakte me ish-gruan e Ziverit. Ndërsa për ne që jetojmë në Gjirokastër, mund të them që unë kam filluar në Ndërmarrjen e Rrugëve Rurale që varet nga Qarku që është i PS-së. Pra, kaq ka qenë mbështetja e PS-së. Kam kërkuar nga njerëzit e PS- së këtu në Gjirokastër të holla për t'i bërë një varr Ziverit të nd- jerë dhe askush nuk u tregua i gatshëm. Kjo na detyroi ne si vëllezër të ngelur gjallë dhe dy motrave, të mblidhnim ato pak lekë dhe të bënim një varr që kushtoi 200 mijë lek të reja. Pra, PS nuk ka dhënë ndonjë kontribut finan- ciar për ju dhe njerëzit e tjerë të familjes? Po patjetër dhe të parit Veizit, 1 ditë pasi humbi jetën. I pagoi drekën e varrimit. Ky ishte i vetmi dhe i pari kon- tribut financiar që ka dhënë PS-ja për Ziverin dhe ne si vëllezër dhe motra të tij. Megjithatë, kjo nuk na privon dhe nuk na ndryshon bindjen që kemi për të sepse për të do të votojmë sërish në qershor. Mbani mend ditën e kobshme për ju, 21 janarin e dy viteve më pare, kur e takuat për herë të fundit? Po patjetër. Qysh në mëng- jes, Ziveri ishte përgatitur të shkonte me një autoveturë të një shoku nga fshati, por ajo nuk u ndez dhe më vonë shkoi me një autobuz që ishte vënë në dispozicion. Unë i thashë të kishte kujdes, se nuk i dihet se çfarë ndodhte, por ai më buzëqeshi dhe më përshëndeti me dorë. Më vonë e morëm vesh nga televizionet vdekjen e tij dhe ndërkohë që kishte mo- spërputhje emri një herë Ziv- er, një herë Zihni, një herë Vezir Veizi ... dhe ndërkohë që shpresonim që mos të ishte ai, por më vonë e konfirmuam me njerëzit tanë që ishin në demonstartë që ai ishte dhe kështuqë hapëm derën e mor- tit në shtëpi, qysh atë natë. Djali i Faik Myrtaj: Gjykatat nën presion, PS na ndihmoi financiarisht „„„ FIER Renato Myrtaj është djali i FaikMyrtajt, i vrarë dy vjet më parë, pikërisht më 21 janar, përballë kryeministrisë, gjatë protestës së opozitës. Besimi i tij tek drejtësia, për të dënuar autorët që ia vranë babain dhe tre të tjerët, nuk ekziston. Në një intervistë për Shqiptarja.com, ai shprehet se ndjehet keq pas humbjes së babait dhe më pas të vëllait të tij. Ndërkohë, nuk mungojnë falende- rimet e tij për socialistët, të cilët, siç shprehet vetë, e ndihmuan nënën e tij të gjejë një punë, si dhe I ofruan një banesë sociale. Si ndiheni sot, dy vjet pas vrasjes së babait tuaj në bule- vardin kryesor të Tiranës? Tepër keq. Shumë keq, për arsye se me këtë pushtet që kemi, e vetmja gjë nuk pres, është fakti që drejtësia nuk ekziston dhe ne nuk shpresojmë më. Normalisht e përjetojmë shumë keq mungesën e babait. Por jo vetëm të tij, pasi edhe vëllai im u verëvra nga desh- përimi i vrasjës së babait dhe për faktin, se po e shikonte që drejtësia nuk po bënte asgjë. Edhe mamaja ime është tmerrë- sisht keq dhe e sëmurë. U shkatërrua nga dhimbja e bashkëshortit, por më keq u bë nga vdekja e vëllait disa kohë më pas. Si e shikoni ecurinë e proceseve gjyqësore? Një karnavale. Kështu mund ta spje- goj unë këtë drejtesi, këtë proces gjyqë- sor. Kjo është loja dhe politika e Sali Berishës. Sa të jetë kjo qeveri, ashtu siç janë mbuluar të gjitha ngjarjet e tjera, do të mbulohet edhe 21 janari. Ambas- ada Amerikane i bën thirrje drejtësisë që të zbardhë ngjarjen tragjike të 2 viteve më parë. Ndërsa qeveria dhe gjykatat bëjnë sikur nuk e degjojnë. Rhirja e tyre është e hershme, por me- saduket, shkon në vesh të shurdhër. Si ka qenë mbështetja nga Par- tia Socialiste, apo kujtohen vetëm kur vjen data 21 janar? Nuk mund të them, se vetëm kur vjen data 21 janar kujtohen. Ne na kanë ndihmuar me sa kanë pasur mundësi. Kam marrë një banesë ne Fier me ndi- hmën e kryebashkiakut Baftjar Zeqo, mamaja është punësuar. Ju jetoni në Greqi? Po. Kam ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në përkujtimoren e babait tim. kr.tha GJIROKASTER Vëllai, Hiqmeti: Fëmijët e tij u ndihmuan FIER Rrëfimi “Ziveri s'u shpërblye kurrë nga PS-ja” Nesër, dy vjet nga 21 janari i 4 viktimave Hiqmet Veizi, vëllai i njërit prej viktimave të 21 janarit Aleks Nika Faik Myrtaj Renato Myrtaj
21E diel, 20 janar 2013 KULTURE SHOQATA SHQIPTARE "Miqtë e Çelentano-s" organizoi dje një aktivitet festiv në ambientet e Ministrisë së Kulturës. Kujtimet e fansave Festohet 75-vjetori Ditëlindja e Çelentanos, Ministria dy javë me vonesë „„„ TIRANE DHURATA HAMZAI Adriano Çelentano e ka pasurditëlindjen në 5 janar, kushënon edhe jubileun e 75- vjetorit të tij. Normalisht të nesër- men mediat italiane, por dhe ato sh- qiptare nuk e harruan pa e përmen- dur duke risjellë në kujtesë karrierën e tij të jashtëzakonshme. Çelentanon shqiptarët e adhurojnë dhe e kanë adhuruar edhe në kohën e diktat- urës, kur arti perëndimor ishte i ndaluar në Shqipëri. Ndaj prej vitesh për nder të tij është ngritur një shoqatë që mban emrin "Miqtë e Çelentanos". Kjo shoqatë ka dek- laruar se prej vitesh po bënë për- pjekje, duke i bërë shumë ftesa dhe lutje që të vijë në Shqipëri. Kryetari i kësaj shoqate është ankuar pikër- isht dje se "Çelentano ende s'i është përgjigjur kësaj ftese". A do t'i dukej vallë një ftesë serioze vetë Adriano Çelentanos, kur kjo shoqatë dhe in- stitucioni i Ministrisë së Kulturës ia festojnë 14 ditë me vonesë ditëlind- jen. Por siç ndodh shpesh me mu- ngesën e korrektesës dhe përgjegjë- sisë së institucioneve të kulturës vitet e fundit, MTKRS-ja, pa e gjykuar gjatë motivin e aktivitetit, i jep sallën e institucionit kësaj sho- qate për një ditëlindje që ka kaluar plot 14 ditë nga koha e saj. "Për OJQ- të nuk është bërë e udhës të jenë shumë serioze në Shqipëri, por drej- toritë kulturore të një institucioni si ai Ministrisë së Kulturës duhet të ishin të përpikta dhe ta dinin ditëlindjen para se të jepnin sallën për aktivitetin", shprehet një nga fansat, i cili thotë se "nuk është nor- male të festohet ditëlindja pas 14 ditësh", duke ironizuar se "kështu i ndryshojnë edhe shenjën e horosk- opit". Pra, edhe pse në këtë datë mund ta ketë ditëlindjes ndonjë gje- ni tjetër i artit botëror, 14 ditë me vonesë, MTKRS-ja dhe shoqata sh- qiptare "Miqtë e Çelentano-s" orga- nizoi një aktivitet festiv dje në am- bientet e Ministrisë së Kulturës me rastin e 75- vjetorit të lindjes së këngëtarit të njohur italian, por dhe shumë të adhuruar nga shqiptarët, Adriano Çelentano. FANSAT SHQIPTARË SHPREHEN PËR ÇELENTANON Anëtarë të shoqatës, artistë të ki- nematografisë shqiptare, gazetarë, por edhe fansa të Çelentanos, ishin pjesë e këtij aktiviteti (të vonuar) për t'i uruar edhe 100 vite të tjera artis- tit të madh dhe për të kujtuar magjinë që arti i tij ka sjellë në Sh- qipëri me këngët dhe filmat që ka luajtur gjatë karrierës së gjatë. Ak- tori Bujar Kapexhiu dhe sociologia Entela Binjaku, anëtarë të shoqatës "Miqtë e Celentano-s" vlerësuan tal- entin e veçantë të artistit, ndërsa risollën në vëmendje ditët kur rinia shqiptare e viteve '60 "çmendej" duke dëgjuar në fshehtësi këngët e Adriano Çelentanos, pasi pushteti komunist i asaj kohe nuk i lejonte shqiptarët të dëgjonin muzikë të huaj. Shoqata "Miqtë e Çelentanos" bëri të ditur se ka publikuar edhe një libër në gjuhën shqipe "që përm- bledh gjithë karrierën e artistit në muzikë dhe kinema". 75-vjetori i Çelentanos vjen pas një viti të gjatë suksesesh, nga pjesëmarrja në San- remo, albumi i fundit "Le të bëjmë sikur është e vërtetë" dhe koncerti live në Arenën e Veronës, i cili u ndoq nga 9 milionë telespektatorë. Të gjithë fansat shqiptarë, pothua- jse mbi të 40-at, janë shprehur dje se janë adhurues të këngëtarit dhe kanë ndarë së bashku kujtime nga koha kur Çelentano shoqëronte vitet e rinisë së tyre. "Këngën "24 mila baçi" (24 mijë të puthura) e kam dëgjuar brenda një dollapi të shtrembër në shtëpi, me një radio duam rininë tonë dhe nuk është e çuditshme që dhe sot në pleqërinë tonë ne e dëgjojmë po me aq dëshirë", tha Bujar Kapexhiu, anëtar i shoqatës "Adriano Celen- tano". Me rastin e 75-vjetorit të djeshëm u kujtua edhe një libër në gjuhën shqipe kushtuar Çelentanos nga Aldo Fitante. Në titullin "Ques- ta e la storia" libri përshkruan jetën e Adriano Çelentanos në muzikë dhe kinema. Këngëtari dhe aktori i famshëm italian Adriano Çelentano ka mbushur 75 vjet më 5 janar 2013. Suksesin e parë Çelentano e arriti në moshën 23-vjeçare me këngën "24 mijë të puthura", kënduar në Festi- valin e Sanremos, sot me mbi 2500 këngë, është shembulli tipik i artis- Kapexhiu: "24 mijë të puthura" e dëgjoja brenda një dollapi të shtrembër" tit, që preferohet nga të gjitha mos- hat. Për këngën "Kush nuk punon, nuk bën dashuri" e viteve '70, shk- roi atëherë edhe shtypi shqiptar, i kuadratizuar nga ideologjia komu- niste. Kënga pati jehonë jo vetëm për tingullin, por edhe për fjalët e saj. Çelentano tërhoqi vëmendjen edhe të producentëve të filmave, duke interpretuar nga "Emigranti", "Zonja e Bujtinës", "Yuppi du", ku është edhe regjisor, e që në Festi- valin e Kanës zuri vendin e dytë. Ditëlindja e tij është festuar edhe në Tiranë, por me një entuziazëm të munguar, sepse u kujtua të festo- hej me vonesë nga shoqata "Miqtë e Çelentanos" në ambientet e Min- istrisë së Kulturës Tiranë... po aq të shtrembër, që mezi i ndizej zëri dhe me të cilën e dëgjonim në këmbë fitoren e Adrianos në San- remo. Me atë këngë pastaj ne vazh- Kinema Imperial Aktori Blerim Destani rikthehetpranë publikut shqiptar me një film të ri, i cili pasi ka bërë turin e ki- nemave gjermane ku është pritur mjaft mirë nga kritika, ka mbërritur më në fund në Tiranë. Premiera e filmit të regjisorit Ivo Trajkov është shfaqur në kinema “Imperial”. “Nuk është film komercial, është film me ndryshe se të tjerët dhe shpresoj që këtu në Shqipëri, pasi u dha mundë- sia nga Digitalb dhe Top Channel për të parë filmin, të krijojnë një mendim më ndryshe. Gjithmonë kam dashur të bëj filma të veçantë dhe besoj se me këtë film kam realizuar një ëndërr”, thotë aktori Blerim Destani. Përveç Blerim Destanit në filmin i cili është xhiruar në 90 minuta pa ndërprerje, interpreton një kastë e njohur ak- torësh. Ndër ta mund të përmenden Udo Kier, Nicolette Krebitz, Richard Sammel, Werner Daehn etj. Filmi i xhiruar në Berlin, trajton emocionet e përjetuara në nivele të ndryshme të realitetit të cilat më pas na influen- cojnë në zgjedhjet që bëjmë në jetë. Gjatë zhvillimit të skenarit, Sebas- tiani, një aktor i ri, personazhi i luaj- tur nga Destani, në premierën e një filmi fillon"misionin e tij hakmarrës". Historia vazhdon me disa ngjarje të pazakonta dhe situata të cuditshme të cilat krijojnë një udhëtim emocionues 90 minutësh në kohë reale të aktorit dhe regjisorit Trajkov. Aktori Blerim Destani rikthehet pranë publikut shqiptar Bujar Kapexhiu dje në MTKRS Në foto: Adriano Çelentano në koncertin e fundit në Verona „„„ TIRANE Blerin Destani me aktoren Nicollete Krebitz në filmin ‘90 minuta'
5E diel, 20 janar 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti "SALAJ" ju vjen në ndihmë në këto shërbime: Â Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. Â Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. Â Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. Â Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website: www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Argita: Edi Rama në panik për lejet. PS: Prokuroria të hetojë Pas akuzave të PS për skandalin mebiznesmenin pakistanez, reagon vajza e kryeministrit. PS e akuzon atë se i ka kërkuar 3 milionë euro atij në këmbim të firmës së të atit, ndërkohë që për Argitën këto akuza s'janë gjë tjetër veçse sulme të Ramës. "Ndërtues të tjerë në Tiranë të kanë akuzuar botërisht se për të lëshuar leje ndërtimi u ke kërkuar miliona euro. Kam qënë e jam krenare që çdo hap të aktivitetit tim profesional e kam kryer në përputhje të plotë me rregullat dhe ligjet në fuqi e kam ndjekur rrugën e punës së ndershme profesionale për të krijuar të ardhurat e mia, siç demonstrojnë dhe shembujt që ti i keqlexon publikisht", thotë Malltezi. Reagimi ka ardhur pasi deputetja e PS, Ermonela Felaj ka akuzuar vajzën e Berishës, Argita për skandalin me biznesmenin pakistanez. Felaj shprehet se është e papranueshme që vajza e kryeministrit të përdorë pushtetin e të atit. "Ne i bëjmë apel prokurorisë që të nisë hetimin mbi këtë çështje të qartë konflikti interesi e kapjeje të shtetit e që në vetvete përmbajnë elemente të qartë të veprave penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, shpërdorimit të detyrës apo korrupsionit", deklaroi Felaj. LSI Ilir Meta: Bashkëpunim, humbëm kohë me konflikte për të shkuarën „„„ SARANDE Kryetari i LSI, Ilir Meta, ka marrëpjesë në një takim me anëtarë dhe simpatizantë në Sarandë me rastin e 8-vjetorit të krijimit. Meta tha se LSI është një forcë e së ardhmes dhe është e vendosur që energjitë e saj t'ia përkushtojë të ardhmes. "LSI është një forcë e së ardhmes dhe është e vendo- sur që energjitë e saj t'ia përkushtojë të ardhmes për shumë arsye, por qoftë edhe për një arsye të vetme, pasi kemi humbur kaq shumë kohë duke u mar- rë me të shkuarën dhe me debatet rreth saj dhe ndërkohë që koha ka kaluar dhe energjitë janë shpenzuar në drejtim të gabuar, Shqipëria ka humbur shumë 'trena' drejt Europës", tha Meta. Ai de- klaroi se është për të ardhur keq që ndodhemi në një stanjacion në raportet e Shqipërisë me BE e kjo ndodh për sh- kak të mungesës së kulturës së duhur të bashkëpunimit midis forcave kryesore politike në vend për shkak të mos realiz- imit të atyre reformave të cilat nuk janë të vështira, por të cilat thjesht kërkojnë një bashkim kontributesh dhe vullnetesh pozitive. Meta, tha se LSI është e vendo- sur që të punojë edhe në të ardhmen jo për t'i shërbyer thellimit të konfliktit poli- tik në vend, por për t'i shërbyer krijimit të një klime sa më konstruktive. Nga Sa- randa i bëri apel gjithë forcave politike që të bashkojnë përgjegjësitë e tyre en- ergjitë e tyre t'i përgjigjen asaj aspirate mbarëkombëtare për të ecur më shpejt për realizimin e reformave për anëtarë- simin në BE, të bëjnë gjithë përpjekjet për të realizuar sa më parë 3 aktet që presin në Kuvend që vendi të marrë sta- tusin kandidat brenda pranverës përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Meta ka folur për rivitalizimin e LSI në funksion të zgjedhjeve. Berisha incident në Berat, Rama ironizon Kreu i PS: Kush e voton, tallet me veten keq fare Lajmi Kryetari i mazho- arancës Berisha dhe ai i opozitës Rama kanë startuar fush- atën njëri në Berat tjetri në takime për qeverisjen e nesërme në Kroaci. Dy liderët e politikës shqiptare i kanë kërkuar votën qytetarëve, pa lësh- uar aspak në akuzat mes tyre. „„„ BERAT JAKIN MARENA Slogani i PS "Rama pritet që ditën e sotme do të jetë në mbledhjen e kryesisë së PS, ku do të vendoset për strategjinë e fitores e slloganin elektoral "Bashkë për Rilindjen". Slogan që do diskutohet e vendoset sot përdimisht". Kreu i opozitës ka zhvilluar një takim edhe me Ministren e Jashtme të Kroacisë Vesna Pusiç, me të cilën ka biseduar për zgjedhjet e 23 qershorit Berisha në Berat u kishtekërkuar televizioneve tëtransmetonin live një takim, që ishte parashikuar si një start për fushatën zgjed- hore në jug të vendit. Por ka qënë një ndërhyrje e papritur për këto raste kur lëviz kryem- inistri që e ka prishur këtë lidhje Live. Në momentin që po transmetohej drejtëpër- drejt takimi, një vajzë nga një familje të përndjekurish iu ankua kryeministrit se ka mbaruar shkollën me rezul- tate të shkëlqyera por s'ka punë. Gjë që ka sjellë një sto- naturë në startimin e fjalimit të Berishës por dhe të fushatës së PD në jug të vendit. Por Ber- isha ka dalë direkt nga situa- ta, ku si gjithnjë sulmoi kreun e PS Edi Rama për ndërtesën shumë të përfolur e të akuzuar nga PD ditët e fundit në pronë- si të familjarëve të Linda Bashës. Kryeministri meg- jithëse ka qënë në një ditë të vakët, tha se dhe pse Rama në shkelje të hapur me ligjin ka zënë hapësirat publike për familjarët e tij. "Nga Berati mijëra vjeçar do i them Edi Ramës se duke shkelur ligje mund tu ndërtosh pallate tu zësh lulishten e dritaret gji- tonëve të familjes tënde, por s'mund të bllokosh kurrë rrugën e integrimit. Muri që ke ndritur për të bllokuar sta- tusin do të shembet përfundi- misht me 23 qershor", tha Berisha. Ai akuzoi kreun e opozitës si të vetmin në Evropë që përdor pushtetin e elektoratit të tij në mënyrë të pandershme me qëllim blloki- mi ne rrugës evropiane, ndërkohë që u ndal edhe tek sistemi i taksimit që ndan të djathtët nga të majtët duke theksuar se Rama synon varfërimin e të pasurve me qëllim rimëkëmbien e të varfërve. "Në shkojmë me pro- jektin tonë të 4 viteve që vijnë. Ku zotohemi që në këtë vend të konsolidojmë shërbimet më të mira për në sistemin shën- detësor, arsimor, lëvizjen dhe transportin rrugor. Do kri- jojmë standardet më të mira për biznesin", tha Berisha. RAMA Kreu i PS Edi Rama ka re- aguar menjëherë pas sulmeve që Berisha bëri në adresë të tij nga qyteti i Beratit ku mori pjesë në 22 vjetorin e theme- limit të PD. Kreu i PS duke kri- tikuar deklaratat e Berishës për rritjen ekonomike nënvizoi se ai që i beson ato çfarë kryemi- nistri i vendit nxjerr nga goja duhet të tallet me veten. "Çfarë vetëmohimi duhet për ta votu- ar një kryeministër që thotë Sh- qipëria e katërta në botë me Zvicrën e Brazilin! Kush e vo- ton tallet me veten keq fare", shkruajti Rama në 'Tëitter'. Por pavarësisht akuzave të Ber- ishës, kreu i PS vijon përgatit- jet për qeverisjen e vendit. Kështu, Rama në Kroaci ka zh- villuar takime për detajimin e programit të Rilindjes. Ai ka vizituar Zagrebin ku ka zhvil- luar një takim me Institutin e Financave Publike, me të cilin do bashkëpunohet për deta- jimin e programit të Rilindjes Kombëtare. "Është faza e thithjes së ekspertizës ndërko- mbëtare për të forcuar linjat bazë me detaje që e bëjnë pro- gramin instrument qeverisës", shkruan Rama në Tëitter. Kreu i opozitës ka zhvilluar një takim edhe me Ministren e Jashtme të Kroacisë Vesna Pusiç, me të cilën ka biseduar për zgjedh- jet parlamentare të 23 qer- shorit. "Folëm për standartet e zgjedhjeve dhe rolin që i takon Europës", deklaroi Rama në Tëitter. Ai pritet që ditën e sotme do të jetë në mbledhjen e kryesisë së PS, ku do të vendoset për strategjinë e fitores e slloganin elektoral "Bashkë për Rilindjen". Slo- gan që do diskutohet e ven- doset sot përdimisht. Sali Berisha në Berat BERAT Kryeministri starton vakët fushatën në Jug
www.shqiptarja.com E diel, 20 janar 2013 16 SUPLEMENT JAVOR I RILINDASISH.com TREGIM PERSONAZHI PROZA Aqif Pashë Elbasani himni i dorëheqjes Tregimi është shkëputur nga libri "Pashai Elbasanit", një libër, kushtuar dy figurave të mëdha, Ismail Qemalit dhe Aqif Pashë Elbasanit. Bahri Myftari Dimri i atij viti ishte i pashembullt.Një të ftohtë të tillë, pak njerëz ngaata që patën mbetur gjallë, mund ta kujtonin. Shi, borë, ngrica e, mbi të gjitha një era e sertë që hungërinte dhe ulërinte natën dhe ditën. Qyteti, gjithëherë ishte dal- luar për erën, era e Krastës e quante, po kjo e tanishmja veç rrugës nga vinte, nuk kish- te gjë të ngjashme,madje, kur prej të keqes, përpiqeshin të bënin krahsimin, era e Krastës u sillte në mend flladin e luleve, aq i pranishëm poshtë këmbëve të teqesë..Edhe atë natë janari hidhëtina e të ftohtit dhe egër- sia e erës, ishte e njëjtë me atë të ditëvë dhe netëve të shkuara.Për gjatë natës së fundit, nuk u vu gjumë në sy.Nuk pati qetësim dhe prehje as për njerëzit, as për kërkend që mbahej gjallë prej frymës së perëndisë..Te Namazgjaja njëra nga selvitë e famshme, u gjetë e shtrirë përdhe. Ishte më e vjetra, me gjysmën e trupit e tharë, e bërë kockë, iku, iku duke marrë me vete historinë e saj dhje- tra e qindra vjecare. "Ogur i keq!"thanë qytetarët. Pashai i Elbasanit që në atë kohë kryente edhe detyrën e Prefektit u përpoq ta fshihte trishtimin. Pasi bëri dy -tri hapa të ngadalta,u kthye për nga turma.Gati t'u thoshte, "qytetarët e mi të mirë, nuk është ogur, nuk është paralajmërim, pasi e keqja ka ardhur, na ka mbërthyer trupin dhe shpir- tin, na ka zenë zemrën dhe mendjen!". Nuk foli,asgjë nuk tha! Nuk donte tu shtynte më thellë mërzitjen, veç ama vetëvetes nuk mund t'i fshihej. Vetëvetja përpëlitej e për- pëlitej! Ditë më parë qe informuar direkt se kryetari i qeverisë, i qeverisë së tij , Ismil Qemalit i patën kërkuar të jepte dorëheqjen dhe, për tu realizuar kjo kërkesë, duhej edhe fima e zotërsë së tij, Pashës. Kurrë!Kurrën e kurrës,tha nëpër buzë. Ai është krijuesi i atdheut,është babai i kombit le të mbidhet kombi e të firmos! Le të mblidhet tërë atdheu,le të mbidhet kombi,shqiptarët nga janëe nga nuk janë,të shohim nëse do të kenë këllqe të mbajnë mbi shpinë një turp të tillë! Jo ,jo firma ime nuk do të jetë,kurrë nuk do të hidhet mbi atë copë...solli ndëmend ca emra që s'patën hezituar aspak të firmosnin ata copë letër dhe ndjeu neveri. Më vonë akti i dorëheqes së Kryeminis- trit mori dhenë, flututoi tej kabinetit, prej zyrave të ministrave, prej zyrave telegrafike. Në krye u vunë fuqtë e Mëdha, ato dolën me vendimin e përbashkët se gjithë ai proçes bëhej për hir të së mirës, për vendin që tu ruhej orekseve dhe babëzisë se fqinjëve që, pa dyshim, dihej nga të gjithë se po prehnin dhembët për të kafshuar copa shqipërie a thua nuk qenë të plotësuar e të kënaqur me ç'patën rrëmbyer e: përfituar! Domosdo me ndihmën e atyre fuqive që u dashkan ' të na shpëtojnë!" Mos qofsh kurrë i vogël,tha Pasha,duke iu afruar arsyetimit dhe llogjikës të të mëdhenjëve të asaj bote. I ngushulluar disi e disi që qetësonte qe një prpozim dalë prej kancelarive të të Mëdhenjëve që, për të qeverisur e drejtuar vendin të gjendej një mbret a princ i huaj,do zoti,qëllojnë në shenjë,zghedhin një Ismail Qemal tjetër prej rrace evropiane,të cilës edhe vetë i përkasim.. Këtu, ndër këto dete,fusha e mal, nuk ka një Ismail bej të dytë!Të më falin,po hë për hë nuk njoh një të dytë! Rreshtoi disa syresh që i njihete goxha mirë.Ata në krye i nisën punët mirë e bukur, po me pas,më pas.. me të dalë pushteti, kolltuku e, patjetër mundësia për mall e pasuri, jo vetëm që po fluturonin prej aktit që pritej të bënte kryeministri, po nx- orrën "Pa din e pa iman" lëkurën në shitje.madje edhe në sytë e atyre që mbanin thikën ndër dhembë. Pse, pse ta shkelmojnë vlerën, vlerat që me aq mund i krijuan?Mjerë historia sa vështirë do ta ketë me ta! Pashai nuk dinte të urrente,po dinte fare mirë t'i vinte kujtdo kufirin te thana. Njëri nga ky soj, në një gazetë të vetën, kishte shkruar se "Qeveria e Elbasanit dhe toskët duan të na kthejnë në kaur!". Me këta lloj zabërhanësh nuk shkohet as deri atje ku shkon mbreti në këmbë, tha gjithë përçmim dhe, aty për aty vendosi të mos bëntë asnjë veprim,të mos fir- moste largimin e Heroit që veç e kishte kryeministër, e kishte edhe mik për kokë. Ishte anë e kënd e mirënjohur adhurimi dhe konsiderata e Plakut të Vlorës pët të vëllai im i drejtohej. "...se çvend do të kem unë në histori,këtë unë nuk e di. Sa për ju, Emri juaj i shkëlqyer si patriot, do të mbetet i sh- kruar në faqet e ndritura të historisë sonë". Ai që bëri vetë historinë,ai që e ngriti his- torinë e që e lartësoi me Skënderbeun,ja,ja ç'na thotë e ç'na mëson!?.Kurrë nuk mbajti gjë për vete ky njeri,Edhe këtë vepër, që e di i madh e i vogël se është e tija,do të na i jap të gjithëve.Në fillim të javes Prefektit ,i mbërriti nja telegram prej Qeverisë që mbante vetë firmën e Kryeministrit. Pasha u gëzua! Mendoi për mirë.Ndoshta diçka pati ndërrur. Ishte telegram pune. "..Të dër- gohet një komisar i lartë në Korçë ,cili do të ketë një kompetencë të gjerë...Këtë detyrë dëshiroj t'jua ngarkoj zotërisë suaj si një detyrë suplimentare..." Telegram pune! Po, po nuk u gabova! I gëzohej telegramit si të qe dhuratë shumë e çmuar! Telegrami sikur e qetësonte. Paskësh qenq me mend që nuk qe ngutur, se qe treguar i drejt dhe i saktë për refuzimin e fir- mosjes së asaj dorëheqjeje të mallkuar. Do t'i mbetej merak për jetë po të kishte vepruar ndryshe!Do ti mbete turpi ndër vite të largtaDo ti mbetej njollëa e pabesisë.Nuk do të kishte kohë ta ndreqte dhe historia do ta ndiqte këm- ba këmbës. Mirëpo, gëzimi nuk vajti gjatë. Atë veprim që ia kërkun miq dhe armiq,atë vep- rim që duhet ta bënte vetë ,e bëri vetë Kryeministri.E bëri kryeministri! Ai publikisht deklaronte:.. "Ju bëj të ditur se ditët që më kanë mbetur nga jeta ime do t'i vë në shërbim të atd- heut dhe ju porosis sinqerisht t'shtroheni të gjithë urdhrave, ashtu siç është dëshira ime, të Nderuarit Komision Ndërkombëtar që mori mbi vete administrimin e vendit me qëllim dashamirës për t'i dhenë fund agresionit të jashtëm dhe trazirave të brendshme. Ju them lamtumirë dhe lëshoi ndër duart e perëndisë atdheun dhe kombin!". Pasha i gjendur në dhomën e madhe të miqëve, shkoi në krye dhe u ul te kulltuku nga shiheshin vetëm majët e selvive, të cilat, ndonëse era poshtë çirrej dhe bërtiste,lart qe ngjitur sikur donte t'i ledhatonte. .E lexoi dhe e rilexoi disa herë telegramin.Nuk po donte ta hiqte prej doreNu largonte as sytë as mendjen prej saj.. Më në fund, tha qetë- qetë: I lavdishëm, kur e bëre atdheun,i lavdishëm edhe tani që po largohesh! Aqif Pashë Elbasani
SH.com 15 www.shqiptarja.comE diel, 20 janar 2013SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI EPISTOLAR Camaj: Kam vendos mos me u përzi ndër dallavere politike Letra zbulon mendimet dhe ndjesitë e Camajt të ri, ende pa shkuar në Gjermani, në kohën kur jetonte në Romë me bashkëshorten Ninën e cila ishte e sëmurë... parimin industrijal dhe ekonomik. Sod rrallë mundesh me gjetë maqedonas nëpër vende ase republika tjera tue kërkue punë, si para lufte. Partija komuniste jugosllave e ka shpëtue ket popull, i cili u gjinte në kapërcyell mes dy ko- mbsive që dojshin me e pervetsue: serbët e bull- garët luftojnë tash dheta vjet rreth këtij vendi të vorfën për t'a asimilue tue shtypë çdo indi- vidualitet të tij me mënyrna shovene. Maqe- donasit sod e ndiejnë vehten të lirë kombtar- isht: kanë gjuhën e vet, kulturën e vet (letërs- in, universitetin dhe folklorën e vet me kangët e bukura). E pra ky popull dhe qeveri maqe- done sjellet me shqiptarë ma keq se çdo grup tjetër etnik nën shtetin jugosllav. Psikologjik- isht asht fare e kuptueshme nji gja e tillë: ata tue qenë hala të ligësht dronë edhe hijen e vet. Mbasi ra fjala dhe mbi antagonizmin dhe sho- venizmin mes këtyne kombësive ballkanike, due të shprehi nji ide dhe deshirë qi i rrin në zemër çdo intelektualit të ri ballkanas: zhdukja e anmiqsinave dhe idenave mes kombsivet tona. E vetmja mënyrë dhe rrugdalje asht nji konfederacjon ballkanik, që nji ditë, natyrisht në kushte tjera shoqnore dhe ekonomike, do të vijë. Do të vijë atëherë kur Ballkani të in- dustrijalizohet ase ma mirë atëherë kur bujqt tue punue tokën me mjete moderne kanë me prodhue për vehte mjaft bereqet dhe kanë me e ndie nevojën e hapsis për të shpërnda pro- dhimet e veta. Por sod Ballkani asht nji vend mizerje, ku njerzit ase kombet, tue pasë barkun thatë, kujtojnë se ia ka fajin ai i vogli që asht gjallë, prandej bahet bishë karshi të ligshtit.Masa e re ka fillue t'interesohet shum për mjeshtrina të ndryshme vetëm tash në ko- hët e fundit. Nësa kora e vjetër vazhdon të qin- drojë n'at lëvozhgën e vet që asht fanatizmi fetar dhe nacjonal, rinija shkon tue humbë fare dhe ndjenjat fetare, kështu që sod shumica e intelektualve të rij o asht injorante dhe indifer- ente ndaj fés ose ateiste. Puntorija e minier- ave (puntorija hamalle) e sidomos ajo e Trepçes 80 % asht shqiptare. Tash së fundit në Trepçë kanë shkue dhe tre inxhinjera shqiptarë, shokë të mij nga Universiteti. Përsa i përket lanjes mbas dore të Kosmetit në lamën e industrijali- zimit elaborues nuk dij çka me thanë. Nga nji qëndrim i tillë i jugosllavëve, mund të na dalin vetvetiu dy pyetje: a thue këta do t'a parasho- fin se nji ditë kanë me humbë ket krahinë, prandej nuk derdhin kapital në te dhe vetëm mendojnë t'a shfrytzojnë? A thue Kosmeti nuk asht vend strategjik ushtarakisht i përshtatun për zhvillimin industrijal dhe në rasën e ndonji lufte ata kishin me e humbë për së shpejti? Kjo e fundit kishte me qenë ma e arsyeshme po mos të bante kontrast pozicjoni i Maqedonis që, megjithse në rasë lufte kishte me ra e para, ka përparuema tepër se çdo krahinë tjetër jugosllave në ngritjen dhe përparimin industr- ijal dhe ekonomik. Megjithkte maqedonasit janë diskriminatort ma të mdhaj karshi shqiptarëve të cilët hjekun të zit e ullinit nën ta. Mun maqe- donasit me ne janë tregue shum brutalë dhe të parët kanë fillue me i tëbue shqiptarët për Tur- ki. Në lidhje me qindrimin ekonomik që mbajnë jugosllavët me shqiptarët ase me Kosovë unë kam ket mendim: nuk donë që Kosmeti të përp- arojë fort, kështu që të mbesë gjithmonë i mvarun prej tyne. Nga ana tjetër as nji Kosmet "xhungla" nuk u intereson per shumë arsyena që kuptohen kollaj. GJENDJA SHOQNORE E SHQIPTARËVE NË KOSMET Asht shum e natyrshme që nji shoqni, e cila mbrenda 15 vjet ka kalue nëpër nji luftë dhe nëpër nji revolucjon të hatashëm, të ketë pësue ndryshime shum të mëdha. Thanja e ndonji definicjonit në ket mes nga unë nuk kishte me qenë me vend, mbasi, tue qenë me mish e me shpirt për gjeneracjonin e ri, sigurisht do të jepsha diçka shum subjektive. Shqiptarët e rij e të vjetër në Jugosllavi i bashkon, përgjithë- sisht, nji mendim i përbashkët: lirija kombtare. Të parët janë militanta, të dytët nuk donë kom- promise dhe e evitojnë "shkan" në çdo mënyrë. Te të dy palët asht nji tendencë e aqikët: donë me qenë ata vetëm zota të Kosovës, prandej jam i bindun se nuk kishin me ra dakord as me sh- qiptarët e Shqipnis së nesërme. Për sa i perket dallimit të mbrendshëm po paraqes nji mendim superficial të serbëve të Kosovës. Këta intimisht mes tyne shqiptarët i ndajnë në tri kategori : "arnauti" shqiptarët katundarë të tipit të vjetër, me plis të bardhë në krye, gadi me e perpijë serbin në të parën rasë; "šiptari" janë shqiptarët me pantallona e xhaketa, mësue- sa, nënpunsa etj.; "albanci" sh- qiptarët e ardhun prej Shqipnis e të ngulun në Kosovë. Ky asht nji dallim populluer e shum su- perficial, por shum interesant kur merret para syshë se prej kuj asht bâ. GJENDJA KULTURORE Suksesi ma i madh asht në lamën e arsimit dhe të kulturës. Poqese shkon njeriu në vend, shef gjith këto shkolla, sidomos t'ulta, mbetet i habitun. Gjaja që të ban ma tepër përshtypje asht zelli i arsimtarëve që me nji rrogë shum të vogël punojnë natë e ditë me nji vetmohim të çuditshëm. Prandej nuk duhet të na habisin qëndrimi i sllavëve që nuk na donë as na kanë dashtë kurr të mirën e që përpiqen me çdo mënyrë me i paksue. Mjerisht ata janë kujtue se sh- kolla në shqiptarë asht ba dhe nji symbol ase, ma mirë me thanë, nji mjet për me shprehë ndjesitë kombtare. Kisha me thanë (dhe nuk jam i vetëm në ket gjykim) se Beogradi gjin- det para nji problemi shum të madh se si me e ndalë ket zhvillim që ata e quejnë "anor- mal". Ai proçesi i shtërngimit, që filloi me shpalljen e turqve në Kosmet dhe mandej me emigrimin e tyne, me gjyqet e trillueme "irre- dentistash" dhe "kominformbyroistash", nuk ka mbarue ende. Njerzija shqiptare tash së fundit ka fillue me u lodhë, pse ju e dini se jeta me pushkë në faqe gjithnji mund t'i merz- itet çdo idealistit. Ket gjendje shpirtnore e kam provue dhe unë, sidomos kur më mby- llën derën e çdo bashkpunimit me revista shqipe ase mundsin e botimeve në vehte. Or- ganet (UDB, komitetet e partive etj.) që mer- ren me demaskimin e elementave "të rrezik- shëm" dijnë me i lujtë kaq mjeshtrisht spilcat dhe intrigat sa që nuk e din se kah të erdh e keqja. Me shum mjeshtri ia dalin dhe me sh- tij grindje, mosbesim mes intelektualve sh- qiptarë, të cilët tash në kohët e fundit kanë fillue me zanë mend pak, sidomos me mbyll- jen e Institutit albanologjik në Prishtinë dhe me gjyqet e tril- lueme. Tue lanë në njanën anë sh- kollat pse aktiviteti i tyne asht tashma shum i njoftun, Kosova ka përparue shum në pikpamje kul- turore shqiptare nëpërmjet të the- atrave dhe grupeve folkloristike. Kemi theatrin shqiptar profes- jonal të Prishtinës, i quejtun "the- atri i krahinës autonome Kos- met" i cili jep shfaqje në gjuhën shqipe nëpër tanë Kosmetin dhe Maqedonin. Tri herë bile kanë qenë dhe në Beograd theatrat profesjonalë të Shkupit, Mitrov- icës e Pejës. Në Prizrend dhe në të tana qytetet e tjera ku gjindet shkolla e mesme në gjuhën shqipe funkc- jonojnë grupet artistike, ku jepen shfaqje the- atrale e folkloritike (kërcime popullore sh- qiptare, kangë me melodinat e bukura koso- vare). Deri në vitin 1954 Kosova ka pasë dhe grupin artistik ase folkloristik, që mandej u shkri në ate të Serbis. Kërcimet e bukura të Kosovës shqiptare (kërcimi i Rrugovës rreth nuses me shpata, Shota - kërcimi i djalit dhe i vajzës me ritmin e gjallë e lirik) kanë ba për vehte të tanë publikun jugosllav dhe kanë fitue rekordin si në Jugosllavi ashtu dhe në Europë dhe Azi. Më ka pasë ba përshtypje të hatashme në sallën "Kolar?ev" të Beogradit kur duelën në skenë shqiptarët me veshjen e bukur të malsorëve të Rrugovës dhe me shpa- ta të hjekun filluen dyluftimin për nusen. Në kërcim i ndiqte vetëm tupani, kështu që kur lëshoshin kambën për tokë u dridhte krejt sal- la. Ishte e para herë që u jepte nji shfaqje e tillë në Beograd me 1949 (tetuer), prandej pub- liku u entuziazmue për së tepërmi. Koreografët deri tash vonë nuk kanë ba asnji ndryshim, por i kanë lanë ashtu si kanë qenë origjinale. Folklora deri tash ishte nji mjet që qeverija e perdorte për njofjen dhe afrimin e popujve "jugosllav" mes tyne. Mirëpo nji gja e tillë ne na ka vleftë shum pse gjeneracjoni i ri jugosllav asht në evolucjon e sipër dhe vjen kadalë kad- alë tue ndrrue mendimin e etënve mbi sh- qiptarë. Unë kam pasë shum shokë e miq mocatarë të mij e që sot janë doktora, inzhin- jera etj. që simpatizojnë dhe flasin e pohojnë se populli shqiptar asht elementi ma i shty- pun në Ballkan. Por asgjamangut unë jam plotësisht i bindun se çdo qeveri që të vijë në Beograd ka me luftue deri në pikën e fundit për Kosovë. Tash së fundit janë gjetë dhe disa minjera të reja me metale shum të kush- tueshme dhe krejt fusha e Kosovës asht e ven- dosun mbi qymyr gurit; po e lamë Trepçën dhe pyjet e Kosovës që shfrytzohen gazep. Unë jam i mendimit se popujt e Ballkanit janë shum afër pse kanë dhe nji influencë kulture e his- tori të përbashkët, por mjerisht sod për sod jemi të shtrënguem dhe na me qenë shovena. Në këto kushte zhvillimi njerzit nuk munden me mendue ndryshej.Fitorja ma e madhja në pikpamje të kulturës ka qenë Instituti alban- ologjik i Prishtinës. Qe hapë në vjetin 1953 me ndihmën e Millovan Gjilasit. Ky burrë i ka pasë dashtë fort shqiptarët, shum kush thotë bile se dhe ai asht vetë me origjinë shqiptare. Mbasi kishte ra prej pozite, jam njoftë me te në bibliotekën kryesore të Beligradit po ba- hen 15 muej. Në bisedë e sipër më pyeti si shkon Instituti i Prishtinës. Fill mbas kësaj pyetje nuk mujta me ndejë pa ia shprehë sim- patin e shqiptarëve për te. Shtova se ndër ne flitet se ai asht origjinë shqiptare e se në Malsi kemi plot njerz me emnin Gila. "Unë jam Vasojeviq" m'u pergjegj e "sigurisht kam gjak shqiptari në vehte së pakut nepermjet grave që ia kemi grabitë njani tjetrit." Dhe fil- loi me qeshë. Më foli dhe mbi historin e Va- sojeviqve e malësorve, pse ai asht njeri me kulturë të madhe. Si fëmijë kishte ruejtë bak- tit me çobajt e Kelmendit dhe në fund më foli kundra politikanëve që ndajnë popujt. Insti- tuti posa ka pasë fillue punën: u mblodh mbrenda nji kohe të shkurtën nji mori kangësh e prrallash, që më duket i kanë hjedhë të gjitha në kosh. Kur ishte tue u organizue, ka ra shpesh dhe biseda mbi ju. Kryetarit Elhami Nimanit i kam folë shpesh për ju. "Sa të fillojmë botimin e anualit" më pat thanë "do të ta grishim të marri pjesë." Edhe ndër komunista kosovarë keni një simpati shum të madhe, pse këta (shumica) para së gjithash janë shqiptarë. Por Instituti në fjalë, në të vërtetën mbaroi edhe për mend të sh- qiptarëve e, mbasi nga fillimi prej shumkuj në Beograd nuk qe pa me sy të mirë, gjetën shkaqe me e mbyllë, aq ma tepër kur u dinte nga të gjithë se asht hapë me ndihmën e Gjilasit. Tash qend- rat ma të nalta mbi studimet shqiptare janë grupi albanologjik i Beogradit me tre profeso- ra: V. Dancetoviq, Idriz Ajeti, Anton Çeta; me tre vetë në specializim mbas laurës, Dragan Mi- coviç, Enver Gjergjeku e Abdullah Zajmi; me afër 70 nxanës gadi të githë shqiptarë. Ky asht grupi ase kathedra ma e fortë albanologjike jas- hta vendit. Bariqi, si u kam shkrue, asht kry- etar i Institutit Balkanologjik në Sarajevë dhe 80 % të studimeve që dalin në anualin që asht në shtyp janë mbi shqiptarë. Romë 15 /III/ 1957 Revolucjoni komunist në Kosovë ka qenë krejtësisht specifik, shikue nga Titoja me shokë qyshë atëherë nën prizmin nacjonal Mustafa Kruja Merlika në tubim me Kosovarët
3E diel, 20 janar 2013 AKTUALITET SHBA, BE dhe OSBE, thirrje për drejtësi për 21 janarin Ambasada e Shteteve të Bashkuara tëAmerikës në Tiranë, Delegacioni i BE-së dhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë, bënë deklarata të forta në lidhje me ngjarjen tragjike të 21 janarit, protestave të opozitës ku humbën jetën 4 demonstrues përpra Kryeministrisë. "Ishin viktima të dhunës së pakuptimtë e të pafalshme". Kështu shkruhej në njoftimin zyrtar të ambasadës amerikane, pak ditë para përvjetorit të dytë të 21 janarit të vitit 2011. Ambasadori Sequi kërkoi drejtësi për familjarët e viktimave, ndërsa Wollfarth i OSBE theksoi se "ata meritojnë drejtësi, bazuar në një hetim të lirë, të pandikuar nga politika dhe një proces gjyqësor të besueshëm e të shpejtë". Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve të atyre që u vranë dhe u lënduan në ngjarjet e 21 janarit, ambasadori Aleksandër Arvizu bën thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. "Tani më shumë se kurrë, ka nevojë për shpjegim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit nëpërmjet një procesi të besueshëm gjyqësor, të lirë prej ndërhyrjeve politike", thuhej në njoftimin për shtyp të Ambasadës së Shteteve të bashkuara në Tiranë. Ndërsa shefi i OSBE-së në Shqipëri, Wollfarth bëri thirrje për vendosjen e drejtësisë në lidhje me procesin e 21 janarit. Në dy vjetorin e vrasjes, flet vëllai i Hekuran Dedës Deda: Berisha bllokon zbardhjen e 21 janarit "Edhe të vrasin dhe të nxjerrin kriminel" "21 janarin do ta çojmë në Gjykatën e Strasburgut" Xhaxhai i Aleks Nikës: Lotët e nënës e gruas nuk thahen pa u vënë drejtësia në vend „„„ LEZHE Shprehen të lodhur e zhgënjyernga intervistat e deklaratat e dhëna në media, për faktin se fjalët e tyre, kërkesat për drejtësi, nuk kanë "pirë ujë". Avokat Mark Nika, xhaxhai i Aleks Ni- kës, i vrarë më 21 janar 2011, para oborrit të kryemi- nistrisë, në Tiranë, shprehet, "se çësh- tja e të vrarëve nga garda do të shkojë në Strasburg". "Ekzekutivi e ka mbytur drejtësinë, e ka mbytur këtë çështje. Qeveria nuk i lë gjykatat në punën e tyre", deklaroi Nika në lidhje me 21 janarit, ditën kur u vra nipi i tij në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Z.Nika, nesër mbushen 2 vjet nga tragjedia e 21 janarit, në të cilën u vra dhe nipi juaj... Po kalojnë dy vite dhe drejtësi nuk gjendet gjëkundi. Gjykatat janë nën presionin e Ekzekutivit. Kryeministri i mban nën presion, nën trysni, që të mos deklarojnë fajtorët e t'i dënojnë ata. Si e mendoni vazhdimin e procesit gjyqësor? Mesa kuptoj unë si jurist, kjo çështje do të zva- rritet pa fund, vetëm që e vërteta të mos dalë. Do të vazhdojë ashtu siç po ecën tani, ku ekspertët e mbrojtjës dek- larojnë se plumbi kishte me vete ash- kla druri, pra ka bërë rikoshet. Kjo nuk është aspak e vërtetë, gjë që e tre- goi edhe skeprtiza tjetër. Por, dua të them se situata është kjo, dosja nuk zbardhet ndonjëherë. Çfarë do të bëni ju? Unë dhe familjarët e tjerë të Ale- ks Nikës, nëna, bashkëshortja e tij e të tjerët, por mendoj edhe famil- jarët e viktimave tjera të asaj dite, do ta çojmë këtë çeshtje në Gjykatën Ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut në Strasburg. A ka pasur familja e Aleksit ndonjë ndihmë nga kahet politikë? Nga mazhoranca që e vrau as nuk bëhet fjalë. Edhe pushteti ven- dor ne Lezhë është pjesë e kësaj mazhorance dhe nuk ka ofruar askush ndihmë. Partia Socialiste është në opozitë dhe nuk ka mundë- si për punësime, pensione etj. PS e kujton Aleksin vetëm në datat 21 janar? Jo, socialistët kanë ardhur shumë shumë herë në shtëpinë e Aleksit, kanë vizituar nënën dhe bashkëshorten e tij. Mbështetja e tyre morale është në çdo moment. Çfarë do t'i kërkoni drejtë- sisë të hënën, kur do të mbush- en plot 2 vjet nga ekzekutimi i nipit tuaj? Do të donim t'i kërkonim drejtë- si, por e di që është e kotë. Për dy vjet rresht, i gjithë procesi është në vendnumëro. Asnjë sinjal nuk ka që autorët vërtetë do të dënohen për krimin që kanë bërë. Si ndihet familja e Aleksit, 2 vjet pas vrasje? Si mund të ndihet nëna për dja- lin e saj të vrarë, si mund të ndi- het një bashëshorte që ia vranë burrin dhe rrit dy jetimë?! Lotët e tyre nuk thahen për asnjë mo- ment, siç vajzat e vogla kërkojnë ditë-natë babain e tyre. gr.so „„„ TIRANE JAKIN MARENA "Gjykatësit marrin urdhër nga kryeministri, varen nga ai. Kemi bërë shumë gjyqe, nga paditësi Fatos Skeja dhe na nxjerrin ne fajtorë" Në dy vjetorin e ngjarjessë 21 janarit, ku janëvrarë përballë kryemi- nistrisë 4 demonstrues të pafa- jshëm, ka reaguar Zabit Deda, vëllai i njërit prej viktimave, Hekuran Dedës. Ai shpjegon për gazetën Shqiptarja.com, se vrasja do zbardhet vetëm pasi të ikë kjo qeveri dhe Berisha pasi është ai që urdhëron drejtësinë për ta bllokuar. Po mbushen dy vjet nga vrasja e vëllait tuaj, asnjë përgjigjie nga ana e drejtë- sisë. Si e shihni këtë zvarritje? Po bëhen dy vjet nga vrasja e vëllait tonë dhe asnjë gjë e re nuk po del në dritë, që autorët të vihen përballë ligjit. Kriminelët dhe ata që duhet të jenë brenda dyerve të burgut janë jashtë dhe bredhin rrugëve. Këtë qeveri po e sheh gjithë bota se çfarë po bën dhe si po e bllokon këtë çështje, jo më ne. Nuk po zbardhet e vërta që të dalin qartë autorët e vrasjes së vëllait tonë dhe tre të tjerëve më 21 janar. Madje nuk shkojmë dot të marrim dhe një certifikatë, pasi sillen sikur jemi ne kriminelët dhe jo ata. Shpresoni për një zbardhje të shpejtë dhe vendim të drejtë? Vetëm nëse ikën kjo qeveri ne kemi shpresë që mund të zbardhet çështja dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Ky që qeveris tani, nuk është kryeministri i Shqipërisë. Keni besim tek drejtësia sh- qiptare...? Nuk kemi besim, pasi e kanë zvarritur dy vjet pa zbardhur këtë çështje. Marrin urdhër nga kryeministri, varen nga ai. Kemi bërë shumë gjyqe, nga paditësi Fatos Skeja dhe na nxjerrin ne fajtorë. Si ka mundësi që hem të vrasin dhe hem të nxjerrin fajtor, sikur ne kemi bërë krim. Nuk na jepet asnjë e drejtë, asnjë drejtësi, as në gjykatë dhe as kurkund. Ambasadorët e rëndë- sishëm kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes..? Ambasadorët kanë qënë vërtetë në mënyrë publike në mbështetje të zbardhjes së vrasjes së 21 janarit ku u vra dhe vëllai jonë. Prej të huajve fale- minderit për interesimin, pasi ambasada e SHBA dhe të tjer- at, FBI etj., i kanë nxjerrë që në fillim të vërtetat, por këta duan të zhdukin provat, të zhdukin krimin. Më mirë ta gjykojnë të huajt, ne jemi shumë dakord. Do ta ndiqni më tej nëse nuk jepet drejtësi...? Ne do ta ndjekin deri më Strasburg, do shesim gjithçka, që nga shtëpitë e gjithçka dhe nuk do ta lëmë pa e zbardhur çështjen. Po qëndrimin e opozi- tës si e vlerësoni, më 21 do të përkujtohet? Opozita nuk ka asnjë gjë në dorë, ajo ka bërë çfarë ka pa- sur në dorë. LEZHE Intervista "Nesër do të donim t'i kërkonim drejtësi, por e di që është e kotë. Për dy vjet rresht, i gjithë procesi është në vendnumëro" Në foto: Zabit DedaAleks Nika Ziver Veizi Mark Nika
24 E diel, 20 janar 2013 LAJME NGA BOTA Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi GKH«Qs«SMHVsQWMHWsU«Ws«(XURSsV Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë NË TELEVIZIONIN Origjina e LajmitTë mërkurën ora 22:00 5Pyetjet ngaBABARAMO Çdo të martë ora 21:00 Ritransmetim ɷ Daçiç: Nuk i heqim strukturat paralele Kryeministr i i Serbisë, Ivica Daçiç përgënjeshtroi deklaratat e homologut Hashim Thaçi, se është arritur marrëveshja për çmontimin e institucioneve serbe në veri të Kosovës. Në një intervistë për televizionin “B92”, Daçiç theksoi se kanë nisur bisedimet për të gjetur një zgjidhje për popullin serb në “Krahinë”, por jo për shpërbërjen e strukturave. “Nuk është e saktë se kemi nisur çmontimin. Ne kemi ¿ lluar bisedimet për të caktuar se cila do të jetë ajo pozitë speciale e popullit serb në Kosovë e Metohi, në një situatë kur nuk po À asim për statusin përfundimtar”, deklaroi Daçiç. ɷ I ftohti i madh mbërthen Europën Dëbora ka mbuluar disa vende të Europës. Gjermania, Austria, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia janë mbërthyer nga i ftohti, temperaturat e ulta, erërat e forta dhe stuhi dëbore. Dhjetra fluturime u anuluan, disa aeroporte u mbyllën. Aeroporti i Frankfurtit, një nga më të mëdhenjtë në Europë raportoi anulimin e 40 À uturimeve, ndërsa ai Mynihut 70, si pasojë e reshjeve të dëborës dhe ngricave. Në Austri, reshjet e dëborës shënuan rekordin e 10 viteve të fundit, duke arritur 100 cm në zonat urbane dhe mbi 220 cm në Alpe. ɷ FMN: Athina të nisë zbatimin e masave Megjithëse titullohet “Greqia mbërriti në rrugën e duhur”, një raport i ri i FMN-së i kërkon Athinës zyrtare të ¿ llojë menjëherë zbatimin e disa prej masave më të ashpra të programit të reformave të cilat pritet të shkaktojnë furtunë politike në vend. Vetem dy ditë pasi ka aprovuar ndihmën prej 3.24 miliardë euro për Greqinë, FMN kërkon që menjëherë Greqia të pushojë nga puna brenda këtij viti 25000 persona të administrates civile. ɷ Nën akuzë ish- kryebashkiaku i Nju Orlins Ish-kryetari i bashkisë së Nju Orlins, Ray Nagin është inkriminuar me 21 akuza, mes të cilave shmangie taksash, marrje ryshfeti, dhe pastrim parash. Zoti Nagin, aktualisht 56 vjeç dhe qytetar i parë nga viti 2002- 2010, tërhoqi vëmendjen e hetuesve kur uragani “Katrina” goditi qytetin në vitin 2005. Duke filluar nga viti 2004, zoti Nagin merrte ryshfete, pranonte financimin e udhëtimeve dhe favorizime të tjera, në këmbim të tenderave publikë, thanë prokurorët. ɷ Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja Trupat algjeriane i dhanë fund operacionit tragjik për lirimin e pengjeve me kombësi të huaj që mbaheshin në vendburimin naftënxjerrës të In Amenas në jug-lindje të Algjerisë, pranë ku¿ rit me Libinë. Duke cituar agjencinë e lajmeve algjeriane, APS, BBC thotë se 11 pengmarrës dhe të paktën shtatë prej pengjeve u vranë në operacionin e ushtrisë algjeriane. Kombësia e pengjeve të vrarë ende nuk është bërë e ditur. Mediat algjeriane À asin për 12 persona të vrarë, algjerianë dhe të huaj, ndërsa fati i 30 pengjeve të tjerë, mes të cilëve 10 britanikë nuk dihet ende. ɷ Meksikë, arrestohen mbi 150 policë Mbi 150 o¿ cerë policie janë arrestuar në veri të Meksikës nën dyshimin për lidhje me krimin e organizuar. Drejtori i sigurisë publike në lokalitetin Gomez Palasio dhe homologu i tij në qytetin e Lerdos kanë përfunduar gjithashtu në pranga. Ushtarët rrethuan stacionet e policisë në të dy qytetet në dy operacione të kryera në të njëjtën kohë dhe më pas hynë në ambientet e brendshme duke prangosur forcat e rendit. ɷ FED nënvlerësoi krizën financiare Federal Reserve mund të ketë nënvlerësuar h i jen e kr izës ¿ nanciare globale në vitin 2007, tregon një dokument i transkriptuar gjatë atij viti. Dokumenti në fjalë sugjeron se guverantori i FED, Ben Bernanke donte të tregohej i kujdesshëm dhe jo të hapte panik në tregje përmes deklaratave. Ai tha në dhjetor të atij viti se nuk priste që të veri¿ kohej një paaftësi paguese mes institucioneve të mëdha ¿ nanciare.
7E diel, 20 janar 2013 EKONOMI Çmimet mesatare në tregjet e Tiranës 19.01.2013 (lekë/kg) Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe USAID FRUTA PERIME „Mollë 78 „Portokall 87 „Mandarina 95 „ Limon 122 „Ullinj 172 „Domate 109 „Kastravec 239 „Spec 190 „Spinaq 152 „ Lakër 48 „ Lulelakër 230 „Karrota 74 „Patëllxhan 253 „Kungull 200 „Fasule 294 „Qepë 46 „Patate 73 Kursi i këmbimit valutor Për datën 19.01.2013 Burimi: Banka e Shqipërisë 112.79 +0.04 Ndryshimi ditor 167.98 +0.39 Ndryshimi ditor 104.76 +0.48 Ndryshimi ditor 139.24 -0.11 Ndryshimi ditor Financimi Bankat ngadalësojnë kreditimin, kur depozitat rriten „„„ TIRANE Ritmet e kreditimit për ekonominë po thellojnë trendin rënës. Sipas Bankës së Shqipërisë, në nën- tor rritja vjetore e kredisë zbriti në 4 për qind, që është minimumi historik për më shumë se një dekadë. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shu- mica e bankave në Shqipëri kanë vazhduar të kreditojnë ekonominë, ndonëse me ritme më të ulëta se për- para krizës. Por një grup prej tyre, përkatësisht bankat greke janë duke zbatuar një politikë agresive për të ulur portofolin e kredisë. Sipas FMN, në vitin 2012, kredia e dhënë nga tri bankat greke, të cilat zënë rreth 18 për qind të aseteve të sistemit ban- kar në Shqipëri, u tkurr me 14 për qind krahasuar me një vit më parë. Deri në vitin 2009 bankat greke kanë qenë më agresivet në krediti- min e ekonomisë dhe një pjesë e tyre financohej nga fondet e bankave- mëmë të tyre në Greqi. Pas vitit 2009, pothuajse e gjithë kredia për ekonominë është financuar nga de- pozitat, që ndodhen në nivelin më të lartë historikisht. TARIFAT MESATARE TË SIGURIMIT TË DETYRUESHËM VJETOR TË AUTOMJETEVE Periudha Deri në 1.600 cm3 Mbi 1.600 cm3 „ Janar-shkurt 2012 6.000 lekë 6.300 lekë „ Shkurt-shtator 2012 14.000 lekë 14.600 lekë „ Shtator-nëntor 2012 15.000 lekë 15.600 lekë „ Nëntor-dhjetor 2012 10.000 lekë 10.500 lekë „ Nga janari 2013 5.500 lekë 6.000 lekë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kërkon hetim Makinat,"çmenden" çmimet e sigurimit Në fillimviti, kompanitë bëjnë oferta të ulta Lajmi Autoriteti i Mbikë- qyrjes Financiare ka thirrur drejtuesit e kompanive të sig- urimit, duke kërkuar llogari lidhur me një fenomen që po përsëritet çdo fillim viti, kur tarifat ulen, për t'u rritur disa herë muajt që pa- sojnë GENC KONDI „„„ TIRANE Ministria e Financave: Edhe sivjet rritje pagash e pensionesh Buxheti Gjatë këtij viti, sipas sekretarit tëpërgjithshëm të ministrisë së Finan- cave, Dorian Teliti, do të vijojë politika e rritjes së pagave dhe pensioneve, si dhe do të përfundojnë investimet e nisura. "Një menaxhim më i mirë i financave publike na lejon të vijojmë me politikën tonë të rritjes së pagave dhe pensioneve. Prioritet do të vijojnë të mbeten pensio- net e fshatit dhe pagat e ulëta. Pagat e larta do të kenë një rritje të moderuar", deklaroi Teliti. Ai shtoi se "në vitin 2012 parashikohet të ketë patur një rritje ekonomike reale rreth 1.5-2 % që edhe pse jo në nivelet e programuara në fillim të viti është sërish pozitive duke patur parasysh faktin se vendet e tjera të ra- jonit kishin ulje të rritjes ekonomike". Ndërkohë, lidhur me sigurimin e furnizimit me energji elektrike të qyteta- rëve, Teliti tha se "dhënia e garancive për KESH-in për vitin 2013 na çoi të nxjer- rim borxhin publik jashtë tavaneve bux- hetore. Garancitë që qeveria jep për KESH-in janë të domosdoshme pasi, përveç ruajtjes së financave publike, detyrë e qeverisë është edhe mirëqënia sociale. Qeveria ka detyrë të ofrojë dhe sig- urojë shërbimet ndaj qytetarëve, ndaj ne e morëm këtë hap", thotë Teliti. Sipas tij, në total janë dhënë si garanci për KESH- in deri tani 64 milionë euro, ndërsa qever- ia së fundmi ka autorizuar ministrin e Fi- nancave që të leshojë një tjetër garanci për KESH-in me vlerë 31 milionë euro. „„„ TIRANE Viti 2013 filloi mefenomenin e zakonshëm tashmë në tre- gun e liberalizuar të sigurim- it të detyrueshëm të autom- jeteve, ku kompanitë ope- ruese ofrojnë çmime disa herë më të ulta se në fund të vitit të kaluar. Në rast se në nën- tor për një siguracion të detyrueshëm duhej të pagua- je edhe 16.000 lekë të reja, aktualisht në disa agjenci mund ta blesh policën njëvjeçara për vetëm 4.500 ose 5.500 lekë. Kjo situatë, ndërkohë që këto kompani përjetojnë rritje të pagesës për dëmet, ka alarmuar sër- ish Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF), që ka thir- rur një mbledhje urgjente të drejtuesve të tyre për të kërkuar shpjegime. Tregu i sigurimit të au- tomjeteve mbetet gjithnjë një treg me luhatje të çuditshme dhe, njëkohësisht, me luhatje që bëhen nga të gjithë oper- atorët në të njejtën kohë, si në ulje, ashtu edhe në rritje të çmimit. RRITJA Të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtari në tre- gun e MTPL-së së brendëshme (sigurimi i detyrueshëm i au- tomjeteve), duke filluar nga data 1 shkurt 2012 deri në datë 16 shkurt, kanë rritur në të njëjtën masë primin e sigurim- it për të gjitha klasat e produk- tit MTPL e brendëshme, gjë që, sipas ligjit "Për mbrojtjen e konkurrencës", përbënte një marrëveshje të ndaluar. Rrit- ja ka qenë e menjëhershme, në masën 40 për qind nga të gjitha kompanitë për mjetet me kapacitet motorrik më pak se 1.600 centimetra kub. Kështu, në treg shifra e policës shkoi në nivelet 14.000- 14.500 lekë. Situata vijoi deri në shta- tor 2012, kur shoqëritë e sig- urimeve rritën çmimin e sig- urimit të detyrueshëm motor- rik për herë të dytë brenda atij viti. Arsyeja e rritjes, sipas kompanive të sigurimit, ishte shtimi i numrit të aksidenteve dhe veçanërisht rritja e num- rit të të dëmtuarve në to. Çmi- mi për sigurimin e autom- jeteve me kapacitet motorrik deri në 1.600 centimetra kub arriti në 15.000 lekë, ndërsa për mjetet me motorr mbi 1.600 kubikë çmimi i ri u fik- sua në 15.600 lekë. Statistikat zyrtare për gjas- htë muajt e parë të vitit tre- gonin se numri i aksidenteve në fakt ka qënë më i ulët kra- hasuar me vitin e kaluar, me 825 aksidente me të dëmtu- ar, nga 879 që ishin një vit më parë. Kështu, raporti mes dëmeve dhe primeve në kat- egorinë e sigurimit të detyrueshëm motorrik është ulur në 39%, nga 43% që ish- te një vit më parë. Pra, mbu- limi i dëmeve me prime ka qënë më i lartë, falë rritjes së tarifave që u aplikua në mua- jin shkurt. Sipas këtyre të dhënave, rritja e mëtejshme e çmimit të sigurimit TPL nuk u duk të ishte e justi- fikuar as nga rritja e numrit të aksidenteve dhe as nga rirtja e peshës së dëmeve në raport me primet. Karteli Nga një hetim që bëri në treg Autoriteti i Konkurrencës, doli se tetë kompanitë e sigurimit në Shqipëri ishin marrë vesh midis tyre në vitin 2012 për të rritur në të njejtën kohë çmimin e policave
8 E diel, 20 janar 2013 AKTUALITET Itali, kapet shqiptari me 1 kile kokainë dhe pistoletë Një shqiptar është arrestuar nga policia eitaliane, për veprën penale të "trafikimit të lëndëve narkotike". Pasditen e së premtes, rreth orës 18.30 minuta, policia e Modenas ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili sipas të dhënave të karabinierëve të shtetit frinj, është i moshës 26-vjeç. Gjatë një kontrolli rutinë të policisë, 26-vjeçarit i është gjetur një kilogram lëndë narkotike e llojit kokainë, të cilën ai e kishte fshehur në në makinë. Shqiptari po ecte qetësisht me makinën e tij tip-Citroen, ndërkohë që lënda narkotike ishte fshehur poshtë sediljes së makinës. Sipas policisë italiane, vlera e kokainës, shkon në rreth 250 mijë euro. 26- vjeçarit i është sekuestruar dhe një pistoletë, si dhe 1800 euro që i janë gjendur me vete. Arma është gjetur pak pas arrestimit dhe mendohet të ketë qenë e shqiptarit, i cili pasi ka dalluar policinë e ka hedhur pistoletën nga dritarja e makinës. Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte probleme edhe me lejen e qëndrimit në Itali. Policia Italiane, ka nisur hetimet, nëse shqiptari ishte apo jo, pjesë e një rrjeti trafiku të organizuar, të trafikimit të lëndëve narkotike. LAJME SHKURT Zhdukja e Armando Abdullait prokuria mbyll hetimet Prokuroria e Korçës, ka mbyllurhetimin për zhdukjen e 35- vjeçarit nga Korça Armando Abdullai, I cili u zh- duk në mënyë të mistershme para 9 mu- jash. Pas 9 muajsh kërkime, të Prokuror- isë së Korçës në Shqipëri por dhe në Gre- qi, nuk është bërë e mundur gjetja e Ab- dullait dhe për këtë arsye janë mbyllur hetimet. Hetimet për gjetjen e 35- vjeçarit u përqëndruan në disa pista, kryesisht në atë të rrëmbimit për shkak të punës që zhvillonte Abdullai. 35- vjeçari Armando Abdullai, jepte para me interes, dhe madje disa ditë para zh- dukjes, kishte tërhequr nga llogaria e tij rreth 14 milionë lekë të vjetra. Në mënyrë të vazhdueshme familjarët e Armandos, i kanë bërë thirrje medias dhe opinionit publik që të ndihmojë prokurorinë në gjetjen e djalit të tyre. Megjithë përpjek- jet, prokuroria e Korçës është dorëzuar dhe ka mbyllur hetimet për këtë ngjarje për shkak të mungesës së informacion- it. Menjëherë pas denoncimit të famil- jarëve për zhdukjen e 35-vjeçarit, Poli- cia e Korçës ka shoqëruar të afërm të tij dhe njerëz të cilët kishin marrë para me fajde tek Armando Abdullai. Ndërkaq, e dashura e Armandit, e pyetur nga poli- cia është shprehur se nuk kishtë dijeni për ngjarjen. Ajo është shprehur se Ar- mando nuk kishte probleme me njerëz të tjerë. Gjithsesi, gjatë dëshmisë së saj, është shprehur si disa ditë pas rrëmbim- it, Armando e ka telefonuar, por në as- një moment nuk ka folur. Sipas të dashurës, nga telefoni dëgjoheshin vetëm zhurma dhe asnjë fjalë tjetër. Ar- mando Abdullai, jetonte në lagjën nr.6 të qytetit të Korçës. Në të gjithë qyte- tin, ai njihej si personi që jepte para me fajde. Armando kishte punuar prej disa vitesh në Greqi dhe pas kthimit nga ven- di fqinj,kishte nisur aktivitetin e dhënies së parave me fajde. „„„ KORÇË Aksionet e policisë çojnë pesë persona në pranga Hashashi mbulon vendin, kapen 194 kile Shkatërrohen dy grupe, në Tiranë e Sarandë Lajmi Trafiku i lëndëve narkotike nuk ka të ndalur. Policia ka ar- restuar dje dy grupe që merreshin me tregëtimin e hashash- it dhe konkretisht në Tiranë dhe Sarandë, duke u bllokuar kësh- tu edhe 197 kilogramë kanabis sativa. Në pranga kanë përfund- uar 5 persona. KLAJDI BODLLI „„„ TIRANE KILOGRAMË Mariuanë, u kapën në Sarandë, nga Policia Kufitare e këtij qyteti 141 KILOGRAMË u kapën në Tiranë, nga Seksioni Antigrogrës në Policinë e Tiranës 56 Kishin menduar se mundtë kalonin lehtë, pasidistance nga Kruja në Ti- ranë nuk është e gjatë dhe nuk mund të binin në sy. Por, duket se janë "tradhëtuar" nga infor- macionet, duke bërë që të arres- tohen 2 persona afër Kamzës. Ndërsa në Sarandë, tre të tjerë tentuan të kalojnë një sasi droge drejt Greqisë. Por, të ndjekur nga policia, u detyruan ta braktisnin, ndërsa vetë u arrestuan më pas nga policia greke. Plot 197 kilogramë lëndë narkotike, të kapura brënda një dite të vetme, janë të dhënat e policisë, e cila nëpërmjet ko- munikatave për shtyp, lajmëron për dy aksione brën- da një dite, të cilat kanë neu- tralizuar dy rrjete të trafikimit të lëndëve narkotike. Akisoni i parë, është shënuar mëngjesin e së shtunës, nga policia e Sa- randës, e cila ka arritur të sekusetrojë rreth 141 kilogramë lëndë narkotike të llojit Mari- uanë. Lënda narkotike, kishte si destinacion shtetin fqinj, Greqinë dhe neutralizimi i trafikantëve është bërë në bashkëpunim midis dy poli- cive. Aksioni i dytë, është shënuar rreth 10:00 në Kamëz, ku strukuturat kundër Narko- tikëve në Policinë e Tiranës pas informacioneve bënë të mun- dur, sekuestrimin e 56 kilo- gramëve Kanabis Sativa. Uni- format blu të kryeqytetit, arres- tuan dhe dy vëllezërit që po transportonin lëndën narko- tike nga Kruja me synim shitjen e saj në Tiranë. TIRANË Në kuadër të operacionit të koduar "Start 2013", strukturat e antidrogës në policinë e Ti- ranës, kanë bërë të mundur sekuestrimin e 56 kilogramëve lëndë narkotike "Kanabis Sati- va". Gjithashtu, u bë i mundur arrestimi në flagrancë I dy vëllezërve Fatos Hidaj, 35-vjeç dhe Edmond Hidaj, 28-vjeç, të dy lindur e banues në Krujë. Ata akuzohen për veprën penale të "trafikimit të lëndëve narko- tike". Arrestimi i tyre u bë pas marrjes së informacioneve, se po transportonin një sasi lëndësh narkotike nga Kruja në drejtim të Tiranës. Dy vëllezërit Hidaj, po vinin nga qyteti i Krujës në drejtim të Tiranës, me automjetin tip "Renault" fur- gon, në të cilin kishin ngarkuar dhe lëndën narkotike. Ndalimi i tyre është bërë në Bathore, tek- sa policia i ka ndaluar me arsy- etimin e një kontrolli rutinë. Fatos dhe Edmond Hitaj, nuk kanë bërë rezistencë ndaj kon- trollit të forcave rendit, të cilat kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 56 kilogramë, lëndë narkotike Kanabis Sativa si dhe 6 qese-thasë ku ishte fu- tur lënda narkotike. Strukturat e Policisë së Tiranës, mendojnë se dy vëllezërit Hitaj, janë pjesë e një rrjeti trafikantësh, që shis- nin lëndë narktoike në kryeqytet dhe për këtë arsye po hetohet për të zbardhur të im- plikuarit e tjerë. SARANDË Aksioni tjetër është zhvillu- ar nga strukturat e Policisë Kufitare të Sarandës, rreth orës 01.00 të së shtunës. Eshtë ar- ritur të sekuestrohet rreth 141 kilogramë lëndë narkotike e llojit dhe është bërë e mundur, arrestimi i Luftim Terpollarit, Amarildo Çengelit dhe Zani Çikollarit. Arrestimi i tyre, ësh- të bërë në zonën Çiflik-Kataje- ro, pas ndjekjes së vazh- dueshme nga forcat kufitare. Të tre këta persona, po tento- nin ta transportonin lëndën narkotike drejt Greqisë. Sapo kanë parë afrimin e policisë, ata janë larguar në drejtim të Gre- qisë. Bashkëpunimi midis Pol- icisë Shqiptare dhe asaj Greke, ka bërë të mundur arrestimin e tyre dhe sekuestrimin e lëndës narkotike. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestru- an 141 kilogramë mariuanë dhe automjeti tip Mercedez-Benz, me targa AA 879 BG, me anë të së cilit po tentohej trans- portimi i lëndës narkotike. Au- tomjeti ishte në pronësi të Luftim Terpollarit. „ Vlorë, Tavo merr pjesë në analizën vjetore Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, ka marrë pjesë në analizën vjetore të sistemit të shëndetësisë në Qarkun e Vlorës. Ai ka vlerësuar me nota pozitive ecurinë e sistemit të shëndetësisë në Qarkun e Vlorës gjatë vitit 2012. Tavo ka vënë theksin gjithashtu dhe tek investimet e 2013. Investime sipas Ministrit të Shëndetësisë do të ketë në Spitalin Psikiatrik të Vlorës por pa lënë pas dore Spitalin Rajonal. Ai ka premtuar se për Vlorën do të zgjidhet dhe problemi më kryesor ai i mungesës së medikamenteve. „ Vlorë, përurohet rruga Kotë-Sevaster Rruga Kotë-Sevaster 15 km e gjatë, është një tjetër investim i Fondit Shqiptar për Zhvillimi, i cili lidh Komunat Kotë dhe Sevaster, me njëra- tjetrën, por edhe me qytetin e Vlorës. Kjo rrugë është financuar nga Qeveria Shqiptare dhe donatorë të tjerë. Në inagurimin e fillmit të punimeve, ishin prezent edhe nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, kryetari i PD-së së Vlorës Ardian Kollozi. Rruga e re do të ketë një gjerësi nga 4.75-5.5 m dhe dy bankina nga 0.5 m. Ajo do të jetë e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm, siç janë sinjalistika vertikale dhe horizontale, kanalizimet e ujrave të bardha etj. „ Halimi: Privatizim transportit të të dënuarve Shërbimi i transportit të dënuarve me rrezikshmëri shoqërore të ulët, do shkojë drejt privatizimit. Privatizimi i këtij shërbimi, është pjesë e reformës që Ministria e Drejtësisë do të zbatojë në sistemin e burgjeve, duke filluar që nga ky vit. Duke folur për prioritet madhore për vitin 2013, Ministri i Drejtësisë, vlerësoi si shumë të rëndësishëm reformën në sistemin e burgjeve, me konkretisht reformën në sherbimin e transportit të dënuarve me rrezikshmëri të ulët si dhe ndërtimin e burgjeve private të sigurisë së ulët, sipas modelit të SHBA-ve. KORÇË Kërkimet Armando Abdullai Hashashi i sekuestruar dje në Tiranë
4 E diel, 20 janar 2013 POLITIKE Klosi: PS detyrim moral për familjarët e viktimave të 21 Janarit Partia Socialiste do të përkujtojëdyvjetorin e ngjarjes tragjike të 21 Janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues. Blendi Klosi, sekretar Organizativ në PS, e përshkruan 21 janarin si ditën më të errët për demokracinë shqiptare. Ai jep detaje të përgatitjeve nga selia rozë për të përkujtuar dyvjetorin. "Partia Socialiste e Shqipërisë e ndjen detyrimin më të madh moral dhe qytetar për të qenë pjesë e përkujtimit që familjet i bëjnë 4 viktimave të pafajshme, por edhe përkujtimit që e gjithë shoqëria shqiptare i bën kësaj dite të zezë. Në orën 11.00, PS i bashkohet protestës së qytetarëve shqiptare për të vendosur lule në vendet e katër dëshmorëve. Sot në opozitë ne vendosim lule, nesër në pushtet do të vendosim lule, por drejtësisë së pavarur të vitit tjetër do t'i kërkojmë që të zbardhë këtë ngjarje, e cila rëndon shumë demokracinë shqiptare", tha Klosi. Deputeti Klosi thekson se PS-ja nuk do të ndalet për asnjë moment, nga të kërkuarit drejtësi për këtë ngjarje, duke kërkuar po ashtu nga organet e drejtësisë të lexojnë me kujdes prononcimet e trojkës së ambasadorëve. Baraj: Skenari i Berishës si në`98 kur sulmoi Kryeministrinë "Ja çfarë do ndodhë pas këtij 21 Janari" Të dëgjohet mesazhi i Klintonit për demokracinë Lajmi Nesër bëhen dy vite nga demonstrata e 21 Janarit, ku mb- etën të vrarë 4 demo- nstrues të opozitës përpara Kryeminis- trisë. Deputeti Be- snik Baraj tregon të vërtetën e organzim- it të kësaj proteste si dhe mbështet dek- laratat e ndërkom- bëtarëve për zba- rdhje të drejtësisë. „„„ TIRANE ARTEMISA HOXHA Deputeti i akuzuar Taulant Balla: Drejtësia të zbardhë 21 Janarin, ne ndihmuan me dëshmi „„„ TIRANE Deputeti i Partisë Socialiste,Taulant Balla kërkon drejtësi për zbardhjen e 21 Janarit. Edhe pse nesër kujtohet 2 vjetori i demon- stratës së organizuar nga opozita, e cila e shndërrua në një tragjedi me 4 viktima para Kryeministrisë, për deputetin socialist, kjo është pikër- isht detyrimi i kësaj qeverie, zbardh- ja e këtyre vrasjeve. "Drejtësia duhet të zbardhë të vërtetën për 21 Janarin. Kjo është një detyrë e organit të akuzës. Ne i kemi mbyllur proceset gjyqësore", thotë deputeti i opozitës, Taulant Balla. Nërkohë që të tre de- putetët e PS-së që u akuzaun nga qeveria vetëm pak muaji pas ngjarjes së 21 Janarit, Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla përfituan nga amnistia që u dha nga qeveria me ras- tin e 100 vjetorit të shpalljes së pa- varësisë. Kjo bëri që këta tre de- putetët, të cilët ishin pa imunitet për- para drejtësisë, të mbyllin "hesapet" me gjykatat në vend. Deri në përfun- dimin e të gjitha proceseve gjyqësore, 3 deputetët u morën më parë në py- etje edhe nga organi i akuzës para se të përfshiheshin në amnisti. Në mua- jin tetor 3 socialistët e akuzuar nga mazhoranca, raportuan në Prokuror- inë e Përgjithshme. Ndërkohë që në raportimet dhe në daljet publike të tij, Balla kërkoi edhe raportim në organin e akuzës të kryeministrit Sali Berisha si dhe të ish-ministrit të Brendshëm në atë kohë Lulzim Bashës, të cilët ende nuk janë thirrur nga organi i akuzës për të dëshmuar. 3 deputetët 3 deputetët e PS Besnik Baraj, Taulant Balla dhe Tom Doshi u akuzuan për organizime të protestave të dhunshme që kishin si synim marrjen e Kryeministrisë. Ata u falën pas përfimtimit të amnistisë në 28 nëntor.Deputeti i Partisë Socialiste, një ndër tëakuzuarit për organiz- im të protestave të dhunshme në 21 Janarin e para dy viteve, tregon për ngjarjen ku mbetën të vrarë 4 demonstrues. Ai bën thirrje drejtësisë për dëgjimin e apeleve të ndërkombëtarëve për ndëshkimin e autorëve. Kanë kaluar 2 vite nga demonstrata që u mbajt në 21 Janar para kryeminist- risë,nga ku mbetën të vrarë 4 persona. Si e kujto- ni atë ngjarje pas 2 vitesh? Ishte një ngjarje tragjike, thuajse e pabesueshme, jash- tëzakonisht e rëndë për famil- jet e të vrarëve, por jo vetëm aq. Në 21 Janar u vra liria e sh- qiptarëve, u vramë të gjithë ne pjesmarrësit. U konfirmuan të gjitha akuzat se në Shqipëri nuk ka demokraci. Për këtë mban përgjegjësi Kryeministri dhe klani i tij, të cilët janë gati të ush- trojnë çfardo dhune me synimin për të qëndruar në pushtet për të plaçkitur këtë vend. 200 apo 300 mijë njerëz nuk mund t'i nxjerrë asnjë forcë politikë në rrugë, nëse nuk ka arsye të forta ekonomike e morale. Ata njerëz dolën në rrugë se padrejtësitë shpojnë deri në palcë jetën e çdo shqiptari. Është gjendja e rënd- uar ekonomike, papunësia, varfëria ekstreme, dhuna, klanizmi, monopolizimi i pasur- isë, korrupsioni më i madh në historinë shqiptare. Në 21 Janar vranë 4 vetë, por numri i vikti- mave mund të ishte shumë më i madh. Ky shtet jo vetëm po i varfëron shqiptarët, por ai i vret njerëzit fizikisht ose moralisht. Ai synon edhe ti depersonali- zojë, sikurse po ndodh me gjoja intelektualët që firmosin peti- cion, ku trajtohen si kope. Tipari më esencial i një intelektuali është liria e mendimit. Kreu i mazhorancës akuzoi hapur deputët e PS se kishin një mision për të marrë me dhune krye- ministrinë,nderkohë që nga ana tjetër patëm dhe 3 deputetë të opozitës me akuza për organizime të protestave të dhunshme. Sa i drejtë ishte qëndrimi i Berishës, akuzat ndaj krerëve të institucioneve të pavarura dhe përfshir- ja juaj në procese gjyqë- sore për 21 janarin? Vetëm një mendje që ka skenare të tillë në kokën e tij flet në këtë mënyrë. Ky skenar ka qënë në kokën e Berishës në 1998, kur sulmoi me tanke Kryeministrinë dhe dogji atë. Po ashtu pushtoi dhe RTV. Ai op- eron mbi bazën e një psikologjie paranojake. Shihni çfarë bënë protestuesit kur u afruan te kryeministria, i kthyen shpinën asaj. A mund të ndodhe që dikush të sulmojë një godinë dhe kur afrohet aty t`i kthejë shpinën!!!!? Ishte fat i madh që mediat e pavarura filmuan gjithçka dhe fat që ende ishte ditë. Media filmoi rolin tonë paqësor, duke u përpjekur të ulim tensionet, filmoi vrasësit gjithashtu. Me pamje filmike u provua se Policia nuk kurseu as deputetët, gjoja me imunitet dhe, për turpin e tyre, siç e dësh- muan vetë pamjet filmike, qël- lonin tinëz. Atë pasdite, jo vetëm unë, por tërë deputetët, nuk kanë rreshtur së qetësuari popullin dhe vetë policinë. Do përmendja këtu, Ballën, Shals- in, Doshin, Xhafën, Braçen, Sterkajn, Ahmetin etj. Po çu bë me thikat me helm e çadrat pis- toletë që paska përdorur opozi- ta? Çfarë ndodhi me atë mjekun e Spitalit Ushtarak, që kishte bërë ekspertizën se vrasjet ish- in kryer nga afër. Rastësi dek- larata e mjekut me thenien e Saliut se u përdorën armë nga demostruesit dhe i sigurtë, de- klaroi se armët nuk ishin të gardës.?!!! Kë në fakt duhet të merrte prokuroria në hetim, Kryeministrin që ka info se opozita përdori armë jo si të gardës, mjekun apo de- putetët?!!! Ndërsa ne deputetët tërë veprimtarinë tonë e kishim të hapur, ajo u filmua. Përkun- drazi, filmimet e kamerave të kryeministrisë u zhdukën. Aty me siguri del qartë çfarë bëri Garda, Basha apo Saliu. Kush i zhduku ato, opozita?!!! Sigur- isht po vetë Berisha. Mendoj se sulmi ndaj Prokurores apo Presidentit ishin nga frika mos hetimet bëhen realisht si duhet. Si e shikoni ecurinë e procesit gjyqësor për 21 janarin,ku të akuzuar janë vetëm 2 ish-punonjës të Kryeministrisë? Drejtësia do të vendoset kur gjygjësori do jetë i pavarur nga politika, e kjo do të ndodh pas 23 Qershor. Ambasadorë të rëndë- sishëm në vendin tonë bënë apel për zbardhje të ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve të ngjarjes. Men- doni se drejtësia do të re- flektojë? Ambasadorët japin mesazhe diplomatike, që shpesh publikut i duken të dyzuara, ndonëse duhet lexuar midis rrjeshtave. Duhen parë gjithashtu me- sazhet e aktorëve të tillë si zon- ja Klinton apo të BE. Mesazhet e saj në Parlament janë krejtë- sisht në koherencë me preten- dimet e opozitës. Duhen parë edhe mesazhet e aktorëve poli- tikë të BE, ku theksojnë nevojën e luftës kundër kor- rupsionit, zgjedhjeve të lira, dialogut, fjalës së lirë që shpesh përmblidhen në termi- nologjinë kriteret e Kopen- hagenit. Shqipëria është larg së qëni një vend demokratik. Çfarë do të presim ndryshe nga PS pas këtij 21 janari? Shpresën dhe bindjen se në Shqipëri me 23 Qershor do të kemi një rend të ri nga pik- pamja morale, e të drejtave të njeriut, e zhvillimeve ekon- omike e pavarësisë së institu- cioneve të pavarura dhe e ven- dosjes në vend të padrejtësive të shkaktura nga regjimi pseudodemokratik berishian, përfshirë dhe 21 Janarin. Taulant Balla Besnik Baraj
6 E diel, 20 janar 2013 POLITIKE Topi: Berisha, një diktator. Oketa: Do përfundojë në det FRD zyrtarizmi dje degën e saj nëGramsh. Kreu i kësaj partie Bamir Topi ka kritikuar partitë politike shqiptare, teksa nuk ka kursyer edhe sulmet ndaj ish- partisë së tij PD duke kërkuar nga mbështetësit që më 23 qershor ta rrëzojnë nga pushteti. "FRD në skenën politike për zhdukjen e mashtrimit të politikës. Berisha i kthyer në diktator, PD i ka mbetur vetëm emri. Qëndron në fuqi se ka opozitë të dobët", tha Topi. Ndërsa nënkryetari i saj Gazmend Oketa tha se "Në Qershor kjo qeveri do përfundojë jo në Lanë, por në det". Teksa vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet, Topi bëri thirrje që KQZ të mos përdoret, duke kërkuar që ajo të ushtrojë detyrën, teksa paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim FRD do të bëjë prezente emërimet nepotike në polici dhe ushtri. Kreu i FRD në Belsh, deklaroi se në kohën kur ai ishte anëtar i PD, partisë iu desh shumë që të merrte veten pas trazirave të vitit 1997. Topi akuzoi Berishën se si "arkitekt" i partisë s'korrigjoi veten dhe gabimet gjatë pluralizmit teksa e akuzoi se ai ka monopolizuar çdo gjë në vend, madje dhe KQZ. Topi ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e FRD as me PD dhe as me PS, pasi sipas tij ato janë kthyer në bashkëpunëtore. Anëtarja e kryesisë, për koalicion të gjerë dhe fitore të PS Leskaj: Rotacioni i deputetëve, jo tabu "Berisha e mbylli kapitullin. Rama kryeministër" Lajmi Anëtarja e kryesisë së PS Valentina Les- kaj shprehet se Ber- isha e ka mbyllur ka- pitullin e tij në qever- isje, ndërsa tregon për përparësitë e PS në qeverisje e të Ramës kryeministër. Ajo thotë se PS është e hapur për të ud- hëhequr një koali- cion të gjërë fitues. „„„ TIRANE JAKIN MARENA Media "Natyrisht kërkesa për pasqyrim të 'sukseseve' nuk është asgjë në raport me presionet direkte apo indirekte që bëhen mbi media të caktuara duke përdorur që nga instrumentet ekonomikë deri te ato të licensimit, reklamave etj". "Edi Rama është provuar si drejtues, historia e qeverisjes së Tiranës është një histori suksesi. Solli një qasje tërësisht të re në sistemin e qeverisjes vendore" Anëtarja e kryesisë së PS,Valentina Leskaj në njëintervistë për gazetën "Shqiptarja.com" flet për fi- toren e opozitës, koalicionet dhe keqqeverisjen e PD, si dhe përparësitë e Ramës kryeministër. Si kryetare e Komision- it Parlamentar të Medias e shihni median në pozitë të diskriminuar dhe si e mendoni daljen nga kjo gjendje presioni në të cilët ndodhet ajo, jo pa ndikim dhe për opozitën? Kemi të bëjmë me një push- tet që gjithmonë ka bërë presion mbi median për ta përdorur atë për interesa e saja të ditës dhe kur afron fushata elektorale, më shumë. Në fakt presioni mbi me- diat është evident, format mund të ndryshojnë po thelbi mbetet një. Mjafton të shohësh raportet e Institucioneve ndërkombëtare, Raporti Progresit i BE, DASH, Freedom House, Reportere pa Kufij, IREX etj të gjitha janë kri- tike. Problemi më i madh është mungesa e reflektimit dhe prir- ja përkeqësuese. Dje kryeminis- tri u kërkoi mediave që me kam- erat e tyre të paraqesin zhvil- limin, që sipas tij po gëlon në të katër anët e vendit, u kërkoi që tu paraqesin qytetarëve "veprat e mrekullueshme që(gazetarët)i kanë injoruar". Në fakt Shqipëria dje ishte e gjitha në ujë, banorët e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Fi- erit luftonin me ujin që u përm- byti shtëpi e katandi, Kryeminis- tri i kërkonte medias të bëjë makiazhin e qeverisë. Ende s'ka ka përfundur së shqyrtuari ligji për AMA dhe debatetet janë përqën- druar në emrmin e anëtarëve, kompetencat apo dhe licensat. Ky instu- tucion ndjen presionin e politizimit, duke marrë parasysh se shpejt partitë çelin fushatat zgjedhore e ky institucion do kontrol- loje të themi lajmet që do transmetohen..? KKRT, që me ligjin e ri do quhet AMA, është sot tërësisht në shërbim të pushtetit, dësh- toi të ngrihet në nivelin e një institucioni të pavarur. Këshil- li është përzgjedhur si i tillë, jo për faj të ligjit, po në shkelje të ligjit. Padyshim që do përdoret në zgjedhje madje po përdoret me licensat dhe gjithë sjelljen selektive ndaj operatorëve dhe me monitorimet. Ajo që ne si opozitë po bëjmë në Komision është përpjekja për të forcuar garantët ligjorë për një institu- cion të pavarur përmes procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të këshillit, vendimmarrjes me shumicë të cilësuar, forcimi i sanksioneve ndaj piraterisë etj. Si paraqitet gjendje në qarkun e Vlorës ku ju jeni e deleguar e kryesisë e për pasojë dhe në tërë Sh- qipërinë dhe mendoni se mund të evitohet një mundësi abuzimi me listat nga ana e mazhorancës? E gjithë makineria jonë ësh- të në punë në çdo një- si vendore për të evi- dentuar problemet që s'janë të pakta. Ka njerëz që nuk e kanë emrin në lista, ka dublime, ndarje të familjeve në dy zona larg njera tjetrës etj. Gjithsesi ne po evi- dentojmë çdo parreg- ullsi me listat në çdo cep të ven- dit, në Vlorë gjithashtu. Askush s'duhet të demotivohet nga par- regullësitë sepse çdo muaj e deri ditën e fundit ne do jemi aty për t'i evidentuar dhe korrigjuar. Tashmë partitë pothua- jse kanë startuar jozyrtar- isht fushatën elektorale. Si po organizohet PS, ku qën- drojnë përparësitë e saj krahasuar me PD dhe ale- atët e saj në qeverisje? Ka një hendek të madh mes PS e PD. Së pari pas 8 vjet qeverisje, përpara se t'u kërkojë votën shqiptarëve, PD duhet t'u japë llogari për dështimet e saj. Erdhi me kartën e antikorrup- sionit po sot korrupsioni është në nivelet më të larta të 20 vjetëve. Erdhi me premtime për rritje ekonomike, punësim, dështoi. Sot po i lë Shqiptarët më të papunë e më të varfër se sa kur erdhi në pushtet. Bujqës- inë po e lë më të varfër, arsimin e shëndetësinë po i lë më të varfër me inves- time, liritë e të drejtat e njeriut më të kufi- zuara. Shihni raport- in e Freedom House, Shqipëria mbeti një vënd pjesërisht i lirë. Sot është 21 Janari, janë vrarë 4 demonstrues të pafajshëm përballë kryeminis- trisë, për liritë e të drejtat njerë- zore. Ende s'ka një të dënuar. Pse duhet ta besojnë shqiptarët sot, kur pati kohë 8 vjet. Është koha të japë llogari për ato që s'bëri e për ato probleme që u shtoi shqiptarëve. Unë besoj se Berisha edhe vetë e di që e ka mbyllur. E ke dëgjuar në takimet elektorale shan kryetar- in e opozitës se s'ka altrenativë, s'ju ofron dot gjë shqiptarëve. PS bën diferencë. Bën diferencë sepse është dëshmuar si një al- ternativë serioze në të gjithë sjelljen e saj në opozitë po në radhë të parë se ka sot pro- gramin më serioz e konkurues. Program i bërë me një përfshir- je të gjerë ekspertize që mbësh- tetet mbi një vlerësim kapilar të situatës në vend e ofrimin e zgjidhjeve. Ne sot kemi një përgjigje për shumë sfida që përballet vendi. Kemi një përgjigje për një ekonomi efi- cente që jep efekt në mirëqënien e njerzve, kemi një përgjigje për sistemin e taksimit, për një tak- sim të ndershëm, kemi një al- ternativë serioze e njerëzore për çështjen e bujqësisë që mbetet më e diskriminuara sot ashtu siç kemi dhe për arsimin e shën- detsinë, për shërbime cilësore e sipas nevojave. Kemi një përgjigje për luftën ndaj korrup- sionit, në ndryshim nga ata që ngritën një sistem korruptiv. Mendoni se duhet zgjeruar më tej koalicioni dhe me FRD dhe AK? PS do të udhëheqë një koali- cion të gjerë me të gjitha forcat që duan sot ndryshimin, për të larguar rregjimin. PS e ka bërë të qartë se është e hapur për bash- këpunim. Sot nuk është koha për të parë ndryshimet ideologjike për sa kohë që vendi ka nevojë dëshpëruese për ndryshim. E mendoni PS në qever- isje me LSI...? Eshtë herët për të folur për një forcë politike që sot është në qeverisje. Do të ishte efikase që PS të bënte atë që bëri PD në vitin 2005, pra të thër- riten për kontribut në PS të gjithë të pakënaqurit, të mënjanuarit e të lar- guarit ndër vite, përf- shirë dhe Fatos Nanon, për të zgjeruar frontin opozitar…? Dua t'ju kujtoj që, PS e ka bërë që në Kongresin e nëntorit të 2011, e nuk e ka lënë me kaq po kjo u vijua me qasjen përf- shirëse në Asamble apo dhe me ngritje të strukturave përf- shirëse dhe konsultative siç është dhe Këshilli i të urtëve, përfshirja në grupet e punës për programin etj. Ndërkohë PS mbetet e hapur ndaj të gjithë atyre që duan të kon- tribuojnë në frontin opozitar. Do ishte më mirë të publikoheshin më për- para listat e kandi- datëve që qytetarët të njiheshin dhe njerëzt që do të votonin? E kam dhënë një përgjigje meqënëse kjo pyetje bëhet po thuajse në çdo intervistë. Më e rëndësishme është kontakti me qytetarët. Kreu i PS Rama kur u pyet për një rokadë të kan- didatëve nëpër zona, nuk e përjashtoi këtë mundësi. Ju e përkrahni lëvizjen e kan- didatëve nga një qark në një qark tjetër, pra një rokadë të deputetëve aktualë? Nëse kjo do të maksimizon- te rezultatin pse jo? Ndry- shimet nuk janë tabu, janë në funksion të rezultatit. Edhe në zgjedhjet e fundit, ato të vitit 2009 janë bërë ndryshime zo- nash, po edhe më përpara. Natyrisht që duhet testuar mbështetja në publik. Si e mendoni qeverisjen e nesërme me Edi Ramën kryeministër? Edi Rama është provuar si drejtues, historia e qeverisjes së Tiranës është një histori sukse- si. Rama solli një qasje tërë- sisht të re në sistemin e qever- isjes vendore në Shqipëri. Por PS ka një përgjigje dhe për sfi- dat e vendit. Me siguri që do bëjë diferencën. "Ka njerëz që s'kanë emrin në lista, ka dublime, ndarje të familjeve në dy zona larg njera tjetrës. Ne po evidentojmë çdo parregullsi me listat" Valentina Leskaj
www.shqiptarja.com E diel, 20 janar 2013 20 SUPLEMENT JAVOR I RILINDASISH.com KRITIKA POETI I PROZËS NDUE GJIKA Pesha e jetës nën transparencën e rrëfimit të matur Ndue Gjika është poet i prozës në arritjet e tij më të mira. Ai e rrok j etën së brendshmi. Por kryesorja është poezia e vizatimit të ndjenjave në dramacitetin e tyre kundërthënës e kapërthyes. Një poet i ndjenjës... nga Sadik Bejko Libri "Tepër e thjeshtë" iNdue Gjikës sjell përvojëne një prozatori që ka hyrë pa shumë bujë në rrugën e prozës me vëllimet e tij me tregime, por edhe me romanin "Prapësia". Ndue Gji- ka lëvron me shumë ngulm prozën e shkurtër, këtë zhanër të letërsisë që tek ne ka një histori të gjatë që me tregimet e M. Frashërit, të mjeshtrave të njohur si Mitrush Kuteli dhe Ernest Koli- qi. Edhe më tej tregimi shqiptar gjeti rrëfimtarë të tillë si Naum Prifti dhe Sotir Andoni, pastaj dhe Dhimitër Xhuvani e Teodor Laço. Pas disa përmbledhjeve me tre- gime nga Lazër Stani e Faruk Myrtaj tregimi sot i ngjan asaj vjollcës së fshehur që ka ndrojtje të ngrejë krye. Romanet, libri publicistik, apo historia si rrëfim divulgativ në dhënien e biografive të personazheve historike kanë zenë mesin e fushës. Tregimi ka mbetur anash. Nuk është kjo arsyeja pse ndalemi te ky libër i Ndue Gjikës. Në librin "Tepër e thjeshtë" vjen një prozë që e ka afirmuar autor- in si një nga tregimtarët me pru- rje të arrira në vitet e fundit. Lib- ri përmban 19 tregime dhe tri novela. Në këto tregime Ndue Gji- ka nuk ka bërë atë që shumë prozatorë në këto vite, të ndikuar nga leximet, iu drejtuan tekni- kave të groteskut a të fantastikes, në kërkim të risive teknike e tem- atike. Ndue Gjika ka ecur nëpër një rrugë të njohur edhe më parë nga tradita jonë tregimtare. Të jetë i mbështetur në jetën e përditshme. Prozaiken, të përdit- shmen që të ngjan e rrafshët rreh ta ngrejë në nivelin e prozës ar- tistike. Dhe jeta në të vërtetat e saj nuk është te çuditë, as te per- sonazhet e çuditshëm por te e ndodhura që e jetojmë ti dhe unë me të tjerë. Kjo pikënisje të ng- jan më e rrezikuara për të bërë Ndue Gjika ka ecur nëpër një rrugë të njohur edhe më parë nga tradita jonë tregimtare. Të jetë i mbështetur në jetën e përditshme art që të godasë, që të joshë e të thërrasë brenda faqeve të një lib- ri. Por Ndue Gjika në tregimet më të mira kësaj ia ka arritur. E për këtë dëshmojnë tregime të tilla si: Marrëzi, Cigania, Hapa në jetë, Lulet e shegës, Dimensioni zero, Burri me trastë. Në tematikë tregimet e tij janë të larmishëm. Ka disa prej tyre që sjellin Mirditën me koloritin e saj të veçantë të tipave dhe të mbartjeve prej historisë dhe mi- tologjisë vendore. Diku diku vijnë dhe reflekset e kantiereve të dikurshme të ndërtimit. Më tej sheh brenga të gëlltitura të njerëzve që drama e burgut u ësh- të dyllosur si damka që nuk do të shlyhet kurrë. Pastaj dhe emi- granti shqiptar në Greqi e në Ita- li. Duket si një shtrirje e mirë për të brendësuar lëndën e një libri me tregime. Por këto, nëse e thye- jnë dhe e pasurojnë me ngjyra li- brin, nuk janë vlera e vërtetë e prurjeve të tij. Do të veçoja këtu një tregim që me të vërtetë mund të të japë kuriozitetin që ta lex- osh deri në fund prej temës së tij. Është tregimi "Hapa në jetë". Një mirditor, Marku, hyn në radhët e partizanëve dhe merr rrugët për në Jug bashkë me shumë nga bashkëfshatarët e tij. Është një tip që rend drejt një bote krejt të panjohur, jo aq si mjedis, por si marrëdhënie. Jeta e vështirë, uria, lodhja, disiplina, të qenit si i huaj ndaj këtyre partizanëve, nga ana tjetër djali i bajraktarit dhe gjithë mjedisi i vendit që nuk i ndahen. Aftësia e tij që të për- shtatet po dhe që të mbetet vetja. Kalimi nga Saranda në Shkodër. Pastaj shkon në shtëpi dhe gjen nusen e panjohur. E kishin mar- tuar pa ia thënë, sipas zakonit. Është një novelë që ndryn sinop- sin e një romani. E lexon dhe merr një informacion të ri. Dhe prapë mbetet diçka që nuk thu- het. Dhe kjo e pathënë e bën më të plotë enigmën e një jete që e merr njeriun rrëshqanë e ai du- het të përshtatet në rrëshqitë. Asgjë më shumë. Autori nuk ndë- rhyn, vetëm paraqet. Mbase ky ishte realiteti, e vërteta "e thjesh- të" e Markut. Mbase është dhe një metaforë për jetën e ne të gjithëve. Por as kjo plotëria e jetës dhe e informacionit nuk është karak- teristika kryesore e prozës së Ndue Gjikës. Ndue Gjika është poet i prozës në arritjet e tij më të mira. Ai e rrok jetën së brendshmi. Herë si një rrëfim në vetë të parë. Por kryesorja është poezia e vizatim- it të ndjenjave në dramacitetin e tyre kundërthënës e kapërthyes. Një poet i ndjenjës. Dhe kjo është lënda e lëngu i prozës së tij. Edhe vizatimi i pejsazhit, i momentit, është në ndihmë të zbërthimit psikologjik. Fraza është e sh- kurtër dhe e ngjeshur. Fjala vjen e ngyruar me frazeologji e me fig- uracion të freskët. Dhe pejsazhi merr dritë e orkestrohet në to- nalitetet e ndjeshmërisë së per- sonazheve. Dinakëritë e poezisë e quan këtë mjeshtëri Markezi. Fol patjetër për motin e klimën, porosiste Hemingueji. E pra tepërt e thjeshtë ngjarja por magjia e tregimit tepër e vështirë për t'u endur e hollë dhe e tendo- sur sa të mos griset. Në ndonjë tregim (novelë) përdoret simboli. Druri dhe fruti i shegës janë bosh- ti i rrëfimit sa dramatik aq dhe poetik te tregimi "Lulet e shegës". Me këto procedime krijuese Ndue Gjika ka siguruar një përvojë që premton për një vazhdim të sig- urtë në rrugën e tij si prozator Është një novelë që ndryn sinopsin e një romani. E lexon dhe merr një informacion të ri. Dhe prapë mbetet diçka që nuk thuhet Ndue Gjika
SH.com 19 www.shqiptarja.comE diel, 20 janar 2013SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SPECIALE shqiptar dhe nuk mund të quhej dhe organ përfaqësues kombëtar , këtë rol e luajti Kongresi i Lushnjes. Dhe organet e krijuara prej tij një ndër to senati. Senati përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga Kongresi sipas propozimit të delegatëve të prefekturave në bazë të numrit të popullsisë (një përfaqësues për 20 mijë banorë). Ky do të kryente vep- rimtari legjislative, pra të gjitha lig- jet e miratuara prej tij do të merr- nin fuqi të plotë. Kishte edhe të drejtën e emërimit dhe të shkarkim- it të qeverisë dhe ushtrimin e kon- trollit mbi të. Qeveria paraqitej para tij për votëbesim. Në veprimtarinë e tij Senati duhej të mbështetej mbi parimet kushtetuese të vendosura nga Kongresi i Lushnjes. Ai qe i pa- varur nga Këshilli i Naltë dhe zinte vendin e parë në organet më të lar- ta shtetërore. Ai ishte një parlament me kompetenca të gjera. Me shtrir- jen e shpejtë të pushtetit të qever- isë së re të dalë nga Kongresi i Lush- njes në krahinat e ndryshme të ven- dit, u vendos më 5 shkurt 1920 shpërndarja e delegatëve të Kon- gresit dhe thirrja e Senatit. Për herë të parë në historinë kombëtare u ngrit një organ i tillë përfaqsues. Mbledhja e parë e këtij organi të rëndësishëm shtetëror, që kishte në duart e tij pushtetin legjislativ, u bë më 27 mars të vitit 1920. Pikër- isht kjo datë shënoi fillimin e punës së Senatit, i cili, siç u përcaktua në Kongresin e Lushnjes, ishte organi përfaqësues i shtetit, pra parla- menti, i cili, që me krijimin e tij e deri në mbledhjen e Asamblesë Kushtetuese, do t'i zhvillonte punimet në një dhomë të vetme, i mirëfilltë monokameral. Me ko- mpetencat e gjëra që kishte Këshilli Kombëtar mund të themi që regji- mi që vendosi Kongresi i Lushnjes i afrohej një regjimi asambleje i njo- hur në perriudha të caktuara në vënde si Franca. Në vendimet e Lushnjes ky or- gan u quajt Senat nën ndikimin e ngjarjeve të mëparshme të jetës politike të vendit tonë, sidomos të Kuvendit të Vlorës, ku ishte ven- dosur krijimi i një senati. (Këtë term e ndeshim dhe në botimin e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do bëhet"). Pra siç shihet, emri Senat nuk përdorej në kuptimin e Dhomës së Lartë të parlamentit. Duke u nisur nga ky fakt, për të bërë dallimin mi- dis emrit dhe funksionit ensencial që do të kishte, që në mbledhjen e parë të tij u bënë saktësime, duke e quajtu si "të parin parlament ko- mbëtar", siç u cilësua në përshën- detjen e Këshillit të Naltë me ras- tin e fillimit të punimeve të tij. Në mbledhjen e katërt, më 31.3.1920, u bë dhe përcaktimi i plotë i këtij organi shtetëror, trajta parlamen- tare dhe emri "Këshill Kombëtar", si dhe vula me emërtimin e tij. Me këtë emër do të funksiononte par- lamenti shqiptar nga dita e parë e hapjes e deri në prag të Asam- blesë Kushtetuese, në janar 1924. Parlamenti i dalë nga Kongre- si i Lushnjes do të ishte organi kryesor i pushtetit legjislativ dhe një nga pjesët themelore të regjim- it parlamentar në Shqipëri. Ai do të zgjidhte detyra të rëndësishme në hartimin e ligjeve të reja, të cilat do t'i përgjigjeshin kushteve të vendit. Për kohën dhe vësh- tirësitë që po kalonte Shqipëria, do të vazhdonin të përdoreshin akoma ligjet ekzistuese, të cilat do të përshtateshin dalëngadalë në përputhje me ndryshimet që do të ndodhnin, deri në miratimin e ligjeve të reja. *) Universiteti ILLYRIA TRADITA VLERA Anni Rapinoja, në Shën Palin Shqiptar Kur gjineshtra kthehet në vepër arti kontemporan Mariapaola Vergallito Në vitin 2009, artistja finlandez AnniRapinoja jetoi për disa javë në Shën Palin Shqiptar, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Rajoni i Ba- zilikatës, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe nga Ministria e Kul- turës. "Arte Pollino" quhej projekti i cili lindi për të eksperimentuar forma të reja bashkëpunimi mes artistëve dhe komunitetit lokal dhe për të veçuar forma bashkëpunimi me reali- tetin artizanal të kontekstit të Polli- no-s. Rapinoja realizoi atë që e quajti "Skycleaner" (Qiellpastrues), duke ri- elaboruar në mënyrë kontemporane një aktivitet tipik të komunitetit shqiptar: përpunimin e gjineshtrës. Transformimi i gjineshtrës ishte një nga aktivitetet kryesore të punës së dorës të komunitetit italo-shqiptar. Në pjesën e dytë të shekullit XV u kr- ijuan vendbanimet e shqiptarëve në Itali. Njerëz që vinin nga zona të ndry- shme të Shqipërisë, mbërritën, në periudha të ndryshme, duke u vendo- sur edhe në Bazilikatë dhe formuan kolonitë e tyre në vendet ku më pas lindën Shën Kostandini Shqiptar, Shën Pali Shqiptar, Barile, Maschito, Brindisi di Montagna, Massa Lombar- da, që më pas u quajt Ginestra (gjineshtër), pikërisht nga emri i bimës që mbin bollshëm në këtë zonë. Idea e artistes ishte ajo e vlerësimit të një prej traditave popullore më antike të të Parkut duke realizuar një seri fshe- sash gjineshtre të ngulura në tokë e të kthyera drejt qiellit, gati si një thirrje për një qiell më të pastër që lidh sim- bolikisht fshatin e vogël të Shën Palit me çështjen globale të ndotjes atmosfer- ike dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore. Artistja finlandeze, e lindur në vitin 1949, në fakt, realizon ve- pra që kombinojnë natyrën dhe artin. Veprat e Anni Rapino- ja janë ekspozuar në muzeume e galeri të Europës (Itali, Austri, Finlandë, Belgjikë, Suedi, Norvegji) dhe të Botës (ShBA, Aus- trali). Sipas artistes, arti duhet të jetë i njerëzve dhe jo një gjë abstrakte dhe e pakapshme. Përmes vizionit të saj të ar- tit dëshironte të krijonte lidhjen mes dy realitetesh që zakonisht konsiderohen si të largëta: ajo e artit kontemporan dhe ajo e një konteksti lokal, duke për- dorur për këtë qëllim një element të kulturës vendase: gjineshtrën. Kur sparta u bë nj'shurbes i artës kontemporanea Në vitin 2009 artistja finllandezë Anni Rapino- ja ndënj dica jav Shën Pal pir nj'pruxhet i bër bashk ka Rexhjuna e Basillikatës, ka Ministria i Svillupit Ekonomik e dhe ka Ministria i Shurbise- vet Kullturalli. Ëmri i ktij prux- heti klje 'Arte Pol- lino' e u le pir t'gjëjn forma t'rea e bashkëpunim ndër artistet e komunitatatet llokalle, dhe pir t'gjëndshin for- ma t'rea i artiza- natit pir Pulinin. Ashtu Rapi- noja reallizoj "Skycleaner" dhe pa me nj'sí kontemporaneo nj'shurbes tipik i katundit ar- bëresh: si maniohet sparta. Kjo klje, ndër gjith aktiv- itetet, ajo më e vler e ka- tundevet arbëreshë. Në t'dijten gjims e shekullit XV u len dica ndër katundet ar- bëreshë. Gjind çi vijn ka xon t'ndrishme e Shqipër- js, kta erdhtin dhe në Basillikat e ktu krijuan dica katunde: Shën Kostandinin, Shën Palin, Barillin, Mash- qitin dhe Masa Llombarda, çi pra thirrtin Zhura, si ëmri i asaj lulje çi rritet tek kjo xon. Atë? çi bëri kjo artiste klje zbulimi e njëj tradicjone e vjeter e Parkut e për kujtim bëri fshiasa spartje t'kallura tek bota çi ruanjen qiellen, sikundra t'ish nj'thirrem pir nj'qiell më pastru, ë sikuna lidh Shën Palin me gjith jeten pir risorsat naturalle. Artistja finllandezë u le në 1949 dhe bëri shum shurbise pir naturen. Shurbiset e saj gjënden në muzet e gjith Eu- ropës (Itali, Austri, Fin- llandë, Bellgjikë, Suedi dhe Norvegji) dhe në muzet e gjith jetes (Shtetet e Bash- kuara, Australli). Pir artisten, arta kat jet e gjindjes jo nj'shurbes ab- strakt. Ajo do t'bënj nj'lidhje ndër di realltata çi duken llar- gu: ajo e artës kontemporanea e ajo e komunitatavet llokalle, tue maniuar nj'shurbes i ksaj kullturës: sparta. Traduzione Maddalena Scutari Në foto: Godina ku u mbajt Kongresi i Lushnjes
“PD na vrau, PS po na mban me bukë” Nesër mbushen plot 2 vjet, nga tragjedia e 21 janarit, kur gjatë protestës së opozitës, u qël- luan për vdekje katër persona. Të afërmit e viktimave Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrta... ARTAN LILI GJIROKASTER SARANDË SUPLEMENTI “RILINDASI” ɽ Faqe 5 ɽ Faqe 13-20 Kreu i LSI, thirrje për klimë konstruktive në vend Ilir Meta: Bashkëpunim, humbëm kohë Letra e panjohur e Martin Camajt në vitin 1957 INTERVISTAT LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “RILINDASI” VITI III - NR. 14 E diel, 20-01-2013 TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI origjina e lajmit... Zbulohet edhe studimi mbi Kosovën. Iu dërguan Mustafa Krujës pas kërkesës së tij 21 janari/ Nesër dy vjet nga vrasjet, À asin familjarët e viktimave BERISHA INCIDENT NE BERAT, VAJZA: DUA PUNE “DER SHPIGEL” NË 1972 ɽ Faqe 9 Çelentano, ministria kujtohet pas dy javësh DITËLINDJA ɽ Faqe 21 MITINGU I PD-së/ Nis me protestë fushata e kryeministrit në Jug Shumë protesta dhe demostrata politike janë zhvilluar në Sh- qipëri gjatë 22 viteve të hapjes demokratike të vendit. Ato kanë lëvizur historinë, por dy prej tyre kujtohen e do të kujtohen më gjatë se të tjerat: E para është demostrata... Udhëtuan me qindra kilo-metra më këmbë ose mbi kuaj drejt Tiranës dhe Vlorës. U shndërruan në vatra prushi dhe zjarre shëtitës duke u mbështjellë me Flamur kuq' e zi. U mblodhën e brohoritën me gjithë shpirt me qindra... Analiza Koment 21 janari janë të vrarët Nacionalizmi atdhedashuri NGA PREÇ ZOGAJ NGA BUJAR NISHANI ɽ vijon në faqe 22 ɽ vijon në faqe 23 E diplomuara shkëlqyeshëm, nga një familje e persekutuar në Berat i prish “gëzimin” kryeministrit. Kreu i PD-së e kapërcen, duke sulmuar kreun e opozitës. Rama: Kush e beson atë tallet me veten Artikulli i revistës gjermane: Kërkoi makinën për 28600 marka Dashuria e Enver Hoxhës për “Benz-Mercedes”-in I rrëmbehet makina para Ministrisë mikut të këngëtares Leskaj: Rotacioni i deputetëve në qarqe, jo tabu Sigurimet e makinave, “lajthisin” tarifat e kompanive NE TIRANE INTERVISTA ABUZIMET ɽ Faqe 9 ɽ Faqe 6 ɽ Faqe 7 ɽ Faqe 5 ɽ Faqe 2-3
.
Nga kjo datë
20/01/13
Të gjitha
faqet

Nga kjo datë

Zgjidh datat  
identifikohu
ndihma

Rikërko fjalëkalimin!


Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.