8 E enjte, 24 janar 2013 AKTUALITET Angli, miku i Tan Kateshit tenton t'i shpëtojë ekstradimit LAJME SHKURT Qeveria vendosi psër ndihmën, sot trupi vjen nga Italia Pesë milionë lekë për oficerin e vrarë Musa Skura shpallet Dëshmor i Atdheut Lajmi Shpallet Dëhsmor i Atdheut, Shefi i Krimeve të Burrelit, Musa Skura, i cili u plagos 10 javë më parë gjatë një aksioni dhe ndërroi jetë në një spital në Itali. Ndërsa sot vjen trupi i tij nga shteti fqinj, qeveria ka miratuar fondin prej 5 milionë lekësh, si dëmshpërblim për familjen e tij. KLAJDI BODLLI ??? TIRANE Edi Rama në familjen e policit: Sigurim jete për çdo efektiv policie Djalin e vogël e humbi në krye tëdetyrës, teksa i shërbente shtetit me uniformën e policisë. Por dhimbjes për këtë humbje të madhe iu bashkua më pas edhe indiferentizmi i shtetit dhe mungesa e plotë e përkrahjes. Kur kërkoi mbështetje financiare, burokratët e shtetit filluan ta pyesin se a kishte pension tjetër, a kishte ndonjë pasuri tjetër, a kishte shtëpi. E zvarritën aq shumë sa ajo hoqi dorë nga kërkesa e saj legjitime. Sot Havaja, nëna e moshuar e Bashkim Gjonit, policit të vrarë në krye të detyrës në moshën 27vjeçare, jeton vetëm me pensionin prej 12 mijë lekësh dhe një pagesë prej 5 mijë lekësh që merr nga statusi si Dëshmor i Atdheut, i të birit. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga deputetët Eglantina Gjermeni, Blendi Klosi dhe anëtari i kryesisë së PS, Vangjush Dako, ka vizituar familjen e ish-punonjësit të policisë, Bashkim Gjoni, në Rrashbull të rrethit të Durrësit, ku është pritur nga nëna e policit të vrarë dhe vëllai i tij. Kryesocialisti është njohur nga afër me gjendjen e tyre ekonomike, si dhe mungesën e plotë të mbështetjes nga shteti. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në bashkëbisedim me familjarët është shprehur se pati një periudhë gjatë, së cilës fenomeni vrasjes së policëve ra shumë, ndërsa kohët e fundit është rikthyer. Më tej kryesocialisti është ndalur në angazhimet e Programit të PS-së për familjet e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës. "Ne jemi shumë të vendosur që ta rishikojmë pensionin për familjet e të gjithë punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës. Jemi shumë të vendosur që me patjetër të trajtojmë dhe të zgjidhim edhe çështjen e një sigurimi për jetën të çdo njeriu që angazhohet në shërbim të shtetit me uniformën e policisë, nga polici më i thjeshtë e deri te drejtuesit më të lartë, të gjithë zinxhirit të profesionistëve të policisë. Jemi shumë të vendosur që t'i japim autoritetin dhe dinjitetin maksimal policit", është shprehur Rama. Nëna, bashkëshortja,fëmijët dhe drejtuesitmë të lartë të policisë së shtetit, do tëp resin më mëngjes, në Portin e Durrësit, trupin pa jetë të komisar Musa Skurës. Ai do të mbërrijë me target nga Bari, pasi ndërroi jetë në spitalin e Foggias, në Itali, ku shkoi për mjekim, pas plagëve të marra gjatë një operacioni policor. CEREMONITË Ndërsa dje, Ministria e Brendshme deklaroi se ai u shpall Dëshmor i Atdheut, trupi i tij do të prehet në varrezat e dëshmorëve të Kombit. Vendimi është marrë nga Komisioni Qëndror për Statusin, ditën e djeshme. Sipas këtij vendimi, Musa Skura shpallet dëshmor i atdheut, për shkak se humbi jetën në krye të detyrës. "Komisioni Qëndror për statusin "Dëshmor i Atdheut", me vendimin nr.637, datë 23.01.2013, shpalli Dëshmor të Atdheut, Komisar, Musa Bajram Skurën, i cili humbi jetën për shkak të detyrës, nga plagët e marra, gjatë një operacioni për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. Trupi i Skurajt, pritet të mbërrijë në Shqipëri të enjten, rreth orës 8.00-9.00, në Portin e Durrësit. Ndërkaq, ceremonia e varrimit, do të organizohet nga Policia e Shtetit. Homazhet në nder të Komisar Musa Skurës, do të zhvillohen në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë, duke filluar nga ora 11.00 deri në 12.30. Më pas, kortezhi me trupin e të ndjerit, do të nisë rrugëtimin drejt Varrezave të Dëshmorëve dhe sipas lajmërimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth 60 minuta do të mbajë ceremonia e varrimit. Po dje, në mbledhjen e qeverisë, është miratuar dhënia e një ndihme financiare prej 5 milionësh lekësh, për familjen e të ndjerit Musa Skura. Berisha tha, se kjo është minimumi që mund të bëhet për një oficer policie që bie në detyrë. NGJARJA Shefi i Krimeve të Komisariatit të Burrelit Musa Skura, u plagos me 13 janar gjatë një aksioni për arrestimin e disa të rinjve, të cilët merreshin me tregti municionesh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.35 minuta, në vendin e quajtur Përroi i Keçit, në fshatin Suç. Për shkak të gjëndjes së rënduar, Musa Skura u transportua menjëherë në Spitalin Ushtarak. Ai ju nënshtrua ndërhyrjes së mjekëve të cilët konstatuan, se Skura kishte dëmtime serioze në 5 organe jetësore, duke e bërë të vështirë qëndrimin në jetë. Stomaku, zorrët e trasha dhe pankreasi u operuan pasi ishin dëmtuar rëndë, ndërkaq ju hoq veshka e djathë dhe një shpretkë. Musa Skura qëndroi 2 ditë në Spitalin Ushtarak, për tu dërguar në Itali, për një kurim më të specializuar. Pa mbushur 24 orë nga ngjarja, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre. Fitim Alla, Edison Lleshi dhe Vilson Milkurti janë 3 personat të cilët akuzohen për plagosjen e Musa Skurës. Durrës ? Kërcënojnë pronarin e lokalit, arrestohen Tre persona janë arrestuar nga Komisariati Nr.2 në Tiranë, pasi dyshohen se kanë kërcënuar dhe vjedhur pronarin e një lokali. Shkëlzen Madani 27 vjeç, Albert Bushi, 24 vjeç dhe Bledjan Deda 25 vjeç, janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se kanë hyrë në një lokal në Rrugën e Durrësit dhe pasi kanë konsumuar produkte të ndryshme, kanë kërcënuar pronarin F.Grami. Tre personat i kanë kërkuar këtij të fundit shumën e 1000 lekëve, duke e goditur me sende të forta. Më pas ata kanë vjedhur dhe disa shishe pijesh alkolike dhe janë larguar. ? Kundërshton "Shqiponjat", pranga 33-vjeçarit Komisariati Nr.3 në Tiranë, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Kevin Doda 33vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij, është bërë pasi në Rrugën e Kavajës pranë Xhamisë, pasi dyshohet se ka fyer dhe kundërshtuar me dhunë punojësit e autopatrullës Elitë "Shqiponja". ? Vjedhin portofolin, arrestohen në flagrancë Vjedhin 30.000 lekë dhe arrestohen nga policia. Ngjarja ka ndodhur mesditën e enjtes, rreth orës 13.00 pranë shkollës "Harri Fultz". Valter Manoli 26 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë dhe Olsjan Osmani, janë arrestuar nga policia për akuzën e vjedhjes. Këta dy persona, i kanë vjedhur portofolin me rreth 30 000 lekë, një personi tjetër në stacionin e autobuzit, pranë shkollës "Harri Fultz". ? Tiranë, 17-vjeçari plagos 64-vjeçaren Arrestohet një flagrancë një 17-vjeçar i cili ka aksidentuar një shtetase. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30 të së enjtes, në Rrugën e Kavajës. S.Duçellari, ka qenë duke udhëtuar me motorrin e tij tip- Papaq, me targa C AA 024, ka aksidentuar 64-vjeçaren Hatixhe Hysenaj. 64vjeçarja, është dërguar menjëherë në Spitalin Unshtarak, , në gjëndje të rëndë për jetën. Noka në Burrel Ministri i Brëndshëm Flamur Noka, ka vizituar dje familjen e Musa Skurës në Burrel, duke i shprehur ngushëllimet e tij dhe të kryeministrit Berisha. Ai u shpreh se do të përcillet siç I takon një dëshmori dhe do t'I bëhen të gjitha nderet. Në foto: (Majtas) Komisari Musa Skura (djathtas) gjatë tanasportit të tij në spitalin e Italisë Rama, dje në familjen e policit të vrarë në Durrës Një nga të fortët eShqipërisë, i dënuar në mungesë për tri vrasje dhe një tentativë vrasjeje në vitin 1997, është ende në Britaninë e Madhe, pothuajse një vit pasi u arrestua dhe ka mundësi të kërkojë azil. Bëhet fjalë për Ndriçim Sadushit, njërin prej anëtarëve të bandës së Tan Kateshit në Elbasan, arrestuar në prill të 2012-ës në Londër. Ekstradimi i tij është kthyer në një betejë të vazhdueshme për drejtësisë britanike, ku edhe pse çështja e tij është paraqitur 19 herë para gjykatësve britanik, ende nuk ka një vendim për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Pas pretendimeve të 42-vjeçarit të arrestuar, se nuk është Ndriçim Sadushi, gjatë seancës gjyqësore të së mërkurës në Londër, mbrojtja është paraqitur me një pretendim të ri: Sadushi është i sëmurë mendor. Ndriçim Sadushi
6 E mërkurë, 23 janar 2013 POLITIKE SHBA, Biberaj në DASH, Burger: Zgjedhjet e lira një shqetësim Nënkryetari i FRD Aleksandër Biberaj,në vazhdim të vizitës zyrtare në SHBA, zhvilloi takim në DASH, ku u takua me David Burger (Drejtor në Detyrë për Europën Jugore dhe Qendrore) si dhe me Christopher R. Carver (Përgjegjës për Shqipërinë). U diskutua për zgjedhjet e 23 qershorit dhe rotacionin politik e rotacionin e elitave politike në Shqipëri. Por lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shteti ligjor, respektimi i të drejtave të njeriut, papranueshmërinë e retorikave nacionaliste dhe roli i shqiptarëve në Ballkan. Burger shprehu shqetësimin amerikan për zgjedhjet e 23 qershorit, të cilat tha ai duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Ai vuri në dukje se administrata amerikane po ndjek zhvillimet politike në Shqipëri dhe do të monitorojmë nga afër procesin zgjedhor në qershor. "Politika shqiptare duhet të reflektojë ndaj mesazheve të dhëna nga Sekretaria amerikane e Shtetit gjatë vizitës së saj në Tiranë," tha Burger. Biberaj i njohu zyrtarët amerikanë me arsyet e krijimit të FRD si një domosdoshmëri e kohës dhe kërkesë e qytetarëve shqiptarë. Ai shprehu bashkëbiseduesve besimin se FRD do të jetë një faktor i rëndësishëm politik në vendimmarrjen pas 23 qershorit. Ambasadori Italian Massimo Gaiani, intervistë në TV “A1 Report” Italia pro investimeve por duhen rregulla Afrimi i biznesit nga Apeninet, thirrje për autoritetet shqiptare ??? TIRANE EDVIN PARRUCA Lajmi Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani i ftuar dje në TV A1 Report shprehu mbështetjen italiane për rrugëtimin europian të Shqipërisë, por bëri thirrje për reforma dhe klimë bashkëpunuese mes forcave politike. Ai paralajmëroi se tonet nacionaliste janë të rrezikshme dhe se nuk ka ndryshim kufijsh në rajon Takimi Ambasadori vizitë te "Shqiptarja.com": Staf i ri dhe i motivuar Ambasadori Italian në Tiranë Massimo Gaiani bëri një vizitë dhe një intervistë dje në mjediset e grupit mediatik Free and Fair Media Group, Televizionin A1 Report dhe të përditshmen Shqiptarja.com print dhe online. I shoqëruar nga Sekretarja e Parë e ambasadës për çështjet Politike dhe për Median, Stefania Fancello, z.Gaiani pati dhe një bisedë me drejtuesit e Free and Fair Media Group. Drejtoresha e Përgjithshme Alba Malltezi, drejtori i televizionit A1 Report, Ilir Babaramo, drejtuesit e të përditshmes Shqiptarja.com në print dhe online, Arben Rrozhani, Ersi Karameto, Genc Kondi, Admirina Peçi dhe Granit Sokolaj e njohën ambasadorin me stafin dhe punën e palodhur të tij për të ofruar në çdo moment informacione të verifikuara dhe të ndershme për lexuesit. "Shoh një staf të ri dhe të motivuar për të punuar - tha Ambasadori Gaiani. Shumë shpejt media juaj e re ka zënë pozicionin e saj në tregun mediatik të Shqipërisë, prandaj unë u kuriozova dhe dëshiroja të vija t'iu takoja". Pas një vizite të shkurtër në mjediset e grupit mediatik "Freeand Fair Media Group" Ambasadori italian ndau dhe një bisedë të shkurtër në studion e lajmeve të A1 Report. Marrëdhëniet ekonomike dhe sidomos nxitja e investimeve italiane ishte një nga temat e trajtuara. "Ka mjaft interes në Itali për të investuar në Shqipëri. Por të gjithë operatorët ndjejnë domosdoshmërinë e rregullave, e respektimit të pagesave, të funksionimit të plotë të drejtësisë, nënvizoi ambasadori Italian, duke vijuar se "Shqipëria mund të përmbushë nevojën e Italisë për punëtorë të kualifikuar dhe me kosto të ulët". I pyetur nga gazetari Edvin Parruca lidhur me tonet nacionaliste të disa politikave në vendin tonë, përfshirë edhe Kryeministrin Berisha, Gaiani u përgjigj: "Ne, sikurse dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar, jemi tejet të shqetësuar për ashpërsimin e toneve. Që në fillim kemi vënë theksin në faktin se duhet të dallojmë patriotizmin, i cili sigurisht përbën një faktor pozitiv, nga nacionalizmi, që mund të mbartë ndikime dhe pasoja negative". Gjate bisedës u vu re një simpati e ambasadorit për temperamentin e shoqërisë shqiptare. Ai tha se shqiptaret kanë treguar se janë një komunitet që ka ditur të kapërcejë e të shkojë përtej paragjykimeve negative, duke ju referuar ngjarjeve te 90 dhe emigrimin masiv të shumë shqiptarëve në Itali. "Unë besoj se këto momente tashmë janë kapërcyer e në Itali ekziston një ndjenjë respekti e vlerësimi ndaj komunitetit shqiptar dhe rolit të tij, nënvizoi Gaiani. Shkëlqesia Juaj, Ambasador Gaiani, është një kënaqësi t'Ju kemi këtu. Kënaqësia është e imja. Ju faleminderit për ftesën e shumë urime për Vitin e Ri. Ju faleminderit. Zoti Ambasador, Italia ka qenë aleati më i ngushtë i Shqipërisë në gjithë këto vite tranzicioni. Si janë tashmë marrëdhëniet mes dy Vendeve tona. Me kapërcimin e emergjencës së emigracionit, Italia ndihet ende e kercënuar nga brigjet shqiptare përsa i përket krimit të organizuar? Besoj se marrëdhëniet janë të shkëlqyera në të gjitha këndvështrimet. Shqipëria dhe Italia janë partnerë të natyrshëm dhe janë të shumtë faktorët që i japin shpjegim kësaj marrëdhënieje të shkëlqyer. Para së gjithash, një afërsi politike që, ndër të tjera, sanksionohet dhe nga një marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi, ndaj janë të natyrshme e mëse të dukshme shkëmbimet e vizitave si dhe afërsia mes dy Vendeve dhe institucioneve përkatëse. Por ekzistojnë dhe të tjerë faktorë që janë shumë të qenësishëm e që kanë të bëjnë me rëndësinë e shkëmbimeve mes dy Vendeve të cilët janë drejtpërdrejt të lidhur nga pikëpamja ekonomike. Unë do të shtoja një faktor të tretë, që është shumë i rëndësishëm, sikundër prania në Itali e komunitetit më të madh shqiptar jashtë vendit, një komunitet që jep një ndihmesë të rëndësishme në zhvillimin e Vendit tonë dhe që është mjaft i vlerësuar. Është një komunitet që ka ditur të kapërcejë e të shkojë përtej paragjykimeve negative që lindën në momentin në të cilin shumë shqiptarë, me rënien e regjimit komunist, plot shpresë, iu drejtuan Italisë duke krijuar fillimisht disa probleme për ne. Të gjithë kujtojmë anijet e tejmbushura me njerëz. Në këtë faktor paragjykimi negativ një rol ka luajtur dhe prania mëse aktive e krimit të organizuar. Unë besoj se këto momente tashmë janë kapërcyer e në Itali ekziston një ndjenjë respekti e vlerësimi ndaj komunitetit shqiptar dhe rolit të tij. Por kjo nuk do të thotë që duhet të ulim vigjilencën ndaj krimit të organizuar i cili është mëse aktiv e ndër të tjera ngushtësisht i lidhur me organizatat kriminale italiane të cilat sigurisht nuk veprojnë vetëm e përbëjnë një bashkim tejet të rrezikshëm. Duhet të pohoj se jemi të kënaqur për nivelin e bashkëpunimit që ekziston me institucionet dhe organet shqiptare të policisë, në një luftë të ashpër dhe efikase. Sigurisht kjo nuk duhet të na bëjë të ulim nivelin e angazhimeve tona pasi rreziku ekziston gjithmonë. Gjithësesi, për t'iu përgjigjur pyetjes tuaj, besoj se ky moment është kapërcyer dhe mbizotërojnë aspektet pozitive. Në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë këtu janë formuluar deklarata të cilat janë konsideruar se mbartin nota tejet nacionaliste, si nga përfaqësuesit e Vendeve fqinje ashtu edhe nga zëdhënësit e institucioneve europiane. Cili është qëndrimi i Italisë lidhur me këtë çështje? Ne, sikurse dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar, jemi tejet të Ambasadori Massimo Gaiani në studion e A1 REPORT Në foto: Ambasadori Massimo Gaiani me drejtoreshën e grupit mediatik "Free and Fair Media Group" , Alba Malltezi Diplomati italian gjatë vizitës te SHQIPTARJA.com
15E enjte, 24 janar 2013W W W . S H Q I P T A R J A . C O MSHËNDETI Lemza, si mund ta kurojmë Kur bëhet e vazhdueshme duhet t'i drejtohemi mjekut Si mund ? Këshilla e Hipokratit Lemza e rastësishme, ajo që zgjat pak minuta, mund të hiqet lehtësisht me disa metoda. Që 2000 vjet më parë, Hipokrati këshillonte atë që sot mbetet ende mënyra më efikase për të hequr lemzën: mbani frymën për 15 sekonda pa bërë asnjë lëvizje. Kjo metodë është mjaft efikase pasi ndihmon diafragmën që të relaksohet dhe paraprihet nga një frymëmarrje e thellë. ? Pini ujë Pini gllënjka të vogla uji vazhdimisht dhe kalojeni me shpejtësi poshtë. Kjo bën që në tru të shkojë një mesazh, i cili ndalon lemzën. ? Teshtima Shkaktoni një teshtimë. Mund të përdorni një jastëk me pupla ose ndonjë gjë nga e cila keni alergji për të shkaktuar një teshtimë. Kjo i jep një shkundje të fortë diafragmës dhe bën që trupi të rifillojë një ritëm normal ? Sheqeri Merrni një lugë sheqer. Kur hani një lugë sheqer, kokrrizat e tij kur zbresin në ezofag stimulojnë atë për të ndaluar kontraktimet. ? Uthulla Merrni një lugë uthull. Për shkak të përbërjes acide, uthulla ndalon spazmat e diafragmës, por nuk duhet përdorur shpesh pasi mund ti shkaktojë dëme mukozës në stomak ? Lëng limoni Merrni një lugë lëng limoni. Shija e athët e limonit bën që të ndalohet lemza lemza të kurohet Lemza është një fenomen qëmund ta na ndodhi tëgjithëve. Fenomen, i cili përsëritet në mënyrë ritmike, ajo shpesh herë bëhet e bezdisshme dhe “kokëfortë”, sa nuk pranon të largohet. Lemza është një fenomomen i shkaktuar nga kontraktimet e përsëritura dhe të pavullnetshme të muskujve të diafragmës, muskuj që kontraktohen kur thithim ajër dhe relaksohen kur e nxjerrim. Pse ndodh tkurrje e diafragmës, e cila shkakton fenomenin lemzë? Mekanizmi që ndodh është për shkak të një ndryshimi nervor phrenic dhe zëvendësi i tij për të kontrolluar kontraktimet e diafragmën. Nervi phrenic, cili lind në tru, pason me vonë në disa organe të ndryshme si, (diafragma, membrana e hollë e rrethon, zemër, mëlçi, stomak dhe veshka). Nëse nervi është i irrituar në çdo moment të rrugën së tij, kjo bën që mund ndodhë të ketë një episod të lemzës. Zë tipik “HIC”, i cili është i përsëritur në një mënyrë ritmike dhe të vazhdueshme për disa minuta, është për shkak të faktit se çdo tkurrje e diafragmës mbaron me një mbyllje të papritur të valvulave që ndan traktin respirator. Përveç nervit phrenic, lemza gjithashtu përfshin edhe disa pjesë nga sistemi nervor qendror, e cila nuk e kontrollon në mënyrë të vullnetshme, dhe kjo është edhe arsyeja pse lemza ndodh papritmas SHKAQET Arsyeja se nga se shkaktohet lemza është e panjohur, por deri tani janë konstatuar disa situata tipike të jetës së përditshme, të cilat mund ta shkaktojnë lehtësisht atë si: Zgjerimi i stomakut, i cili shkaktohet nga gëlltitja e shpejtë apo e tepruar të ushqimit dhe të lëngjeve Ndryshime të papritura të temperaturës, si për të kaluar nga të nxehtë në të ftohtë apo kur pi një pije të nxehtë ose të ftohtë Konsumi i tepërt i alkoolit, i cili mund të dëmtojnë mukozën e stomakut, duke shkaktuar kështu inflamacion dhe indirekt të irritojë diafragmën Episode me emocion: Kur jeni në një gjendje të shqetësuar, ne marrim ajër më shumë se normalPërveç këtyre metodave qëpërdoren nga shumica e njerëzve ka dhe shumë metoda të tjera, madje rreth lemzës janë krijuar edhe shumë legjenda. Disa thonë që mjafton ti tërheqësh vëmendjen personit që e ka zënë lemza dhe ajo ikën ose mund të lagni njërin prej veshëve që ajo të largohet. Sipas këshillave që jepen nga më të vjetrit, një metodë efikase për largimin e lemzës është dhe ajo e trembjes së personit që e ka zënë lemza. Frika bën që të shkaktohet një kontraktim i diafragmës dhe më pas ajo merr ritmin normal. Gjithashtu thuhet që pirja e një gotë uji pa ndaluar mund të bëjë që lemza të largohet. Gota mbahet në mënyrë të tillë që pulsi të ketë lëvizur rreth 180 gradë nga pozicioni normal. Lemza, nga legjenda te deri tek ritet Studimi ja, që si rezultat prodhon acarim të diafragmës dhe për këtë arsye kemi fillimin e lemzës. Në të gjitha këto raste lemza duhet të konsiderohet si një fenomen krejtësisht normal. Kur bëhet problem Lemza rastësore nuk duhet të shkaktojë as edhe një shqetësim. Mund të ketë edhe raste kur ajo bëhet e vazhdueshme dhe më e shpeshtë. Mund të ketë raste kur ajo vazhdon për orë të tëra ose edhe për disa ditë. Në këto raste ajo mund të jetë e shkaktuar nga: Probleme në organet e brendshme, problem në aparatin tretës, gastrit apo dhe problem të Këshilla A dëmtohen dhëmbët nga farat? Konsumimi i farëve ështëkthyer në modë kohëve të fundit, ato bëhen dhe më të shijshme nëse konsumohen përballë televizorit ndërkohë që ndiqni telenovelën tuaj të preferuar. Por konsumimi i vazhdueshëm i tyre mund të bëhet shkak i irritimit kronik të smaltit të dhëmbëve. Ky zakon mund të shkaktojë erozione në dhëmbët e parë, poshtë dhe sipër. E njëjta gjë ndodh edhe tek rrobaqepësit, të cilët e mbajnë gjilpërën vazhdimisht me dhëmbët e përparmë. Dhëmbët e dëmtuar nga ky erozion njihen si ‘dhëmbët e rrobaqepësit'. Zakonet e përsëritura për një kohë të gjatë ushtrojnë forcë mbi dhëmbët duke shtuar gërryerjen e tyre brenda 3-4 muajve. Thyerjet e shfaqura tek dhëmbët e parë mund të rregullohen për 5 minuta me anë të sistemit bonding të mbushjes. Kompozitët e përdorur në mbushjen e dhëmbit përshtaten mirë me ngjyrën natyrale të dhëmbit dhe nuk dallohen fare. Me ndihmën e materialit kompozit edhe dhëmbi bëhet më rezistent. Dobitë e sistemit mbushës kompozit ? Mund të aplikohet direkt mbi prishjet, thyerjet apo erozionet lokale pa dëmtuar dhëmbin. ? Për shkak të përshtatjes me ngjyrën natyrale të dhëmbit përshtatet mjaft mirë me indet e dhëmbit. ? Nuk duhen ndryshuar të gjithë dhëmbët e përparmë për shkak të prishjes së një apo dy dhëmbëve. ? Prishja e një dhëmbi të vetëm mund të ndikojë negativisht tek i sëmuri. Me kurimin e prishjes i sëmuri mund të zotërojë përsëri një buzëqeshje të bukur. ? Realizohet për një kohë të shkurtër. ? Është më ekonomik se dhëmbët e porcelanit Lemza është një fenomomen i shkaktuar nga kontraktimet e përsëritura dhe të pavullnetshme të muskujve të diafragmës, muskuj që kontraktohen kur thithim ajër dhe relaksohen kur e nxjerrim tjera; Çrregullime të qendrave nervore që kontrollojnë lemzën. Mjafton një mosfunksionim ose ngushtim i një prej arterieve që furnizon me gjak këto qendra që lemza të bëhet e vazhdueshme. Në secilin do nga këto raste është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekun tuaj ose të shkoni në ndihmën e shpejtë në mënyrë të tillë që të bëni menjëherë një kontroll dhe për të zbuluar shkaqet ë shkaktimit të saj. sKë hilla
Vijon në faqen 14 Ekzaminimet e shtrenjta që janë falas ??? TIRANE E ENJTE 24.01.2013 SHËNDETI BOTIM I PËRJAVSHËM I GAZETËS SHQIPTARJA.COM Këshilla Lemza është një fenomen qëmund ta na ndodhi të gjithëve. Fenomen, i cili përsëritet në mënyrë ritmike, ajo shpesh herë bëhet e bezdisshme dhe “kokëfortë”, sa nuk pranon të largohet.Lemza është një fenomomen i shkaktuar nga kontraktimet e përsëritura dhe të pavullnetshme të muskujve të diafragmës, muskuj që kontraktohen kur thithim ajër dhe relaksohen kur e nxjerrim. Pse ndodh tkurrje e diafragmës, e cila shkakton fenomenin lemzë? Mekanizmi që ndodh është për shkak të një ndryshimi nervor phrenic dhe zëvendësi i tij për të kontrolluar kontraktimet e diafragmën. Nervi phrenic, cili lind në tru, pason me vonë në disa organe të ndryshme si, (diafragma, membrana e hollë e rrethon, zemër, mëlçi, stomak dhe veshka).... Faqe 15 Studimi Leukozat akute tek fëmijët në shqipëri Në strukturën e përgjithshme të sëmundshmërisë për moshën pediatrike në Shqipëri, neoplazitë zënë 10% sipas studimit të INSTAT. Në këtë grup të neoplazive pediatrike, L. A. përbëjnë 43%, duke u rradhitur në vend të parë. Incidenca vjetore e LA në Shqipëri rezultoi në studimin tonë me 8.3/1milion banorë në tërësi dhe 25.8/1milion fëmijë duke u mbështetur mbi të dhënat e INSTAT lidhur me numrin e strukturës së popullsisë. Analiza e dinamikës së incidencës së LA gjatë periudhës së studimit rezulton me rritje të lehtë përgjatë viteve. Vlen për tu theksuar se në periudhën e tretë pra në vitet 1999-2011 rritja e incidencës është më e shprehur dhe me domethënie... Faqe 16 Meshkujt nuk njohin trupin e tyre 9 në 10 burra njohin makinën, por vetëm gjysma sëmundjet 9 në 10 meshkuj e dinë me saktësi ku janë pjesët e makinës, por as gjysma e tyre nuk kanë njohuri bazë mbi problemet e mundshme seksuale Milano- Të gjesh me të parën shufrën që tregon nivelin e vajit poshtë kofanos së makinës tënde? Për 9 nga 10 burra anglezë... Faqe 14 Ushqime për çdo pjesë të trupit tuaj Produktet që na bëjnë mirë gjatë stinës së dimrit Gjatë stinës së dimrit trupi mund të shfaqë probleme tëndryshme, buzët iu thahen dhe fillojnë t'u pëlcasin ngadalë, ndieni lodhje dhe dhimbje në kyçe? Shkak mund të jetë mungesa e materieve të rëndësishme ushqyese, të cilat mund t'i kompensoni me vaktin e... Faqe 17 TE GJITHA OFROHEN NE QSUT, VETEM PO TE JETE RESPEKTUAR SISTEMI I REFERIMIT Lemza, ja si mund ta kurojmë Studimi nga 1975-2011, më të prekur Kukësi, Lezha e Dibra Nëse jeni të pajisur me librezë shëndetësore dherespektoni sistemin e referimit, mund të përfitoni thuajse falas edhe ekzaminimet më të shtrenjta për të diagnostikuar sëmundjen tuaj. Bëhet fjalë për skaner, rezonancë magnetike apo koronografi që kushtojnë deri në 40 mijë lekë të reja në sistemin publik, ndërsa në privat kjo tarifë është shumë më e lartë. Sipas ligjit për kujdesin shëndetësor këto ekzaminime i përfitojnë falas fëmijët nga 0 deri në 12 muaj, invalidët e plotë, invalidët e luftës, veteranët, të sëmurët me tuberkuloz dhe tumore. Ndërsa personat e tjerë të siguruar dhe që kanë librezë shëndetësore, do të duhet të paguanjnë vetëm 10 për qind të kostos reale, ndërsa të pasiguruarit i paguajnë fjithçka nga xhepi i tyre. Sipas Institutit... Ligji përcakton se përfitojnë ata që kanë paguar sigurimet shëndetsore, duhet të paguajnë vetëm 10%. Ata që nuk kanë librezë shëndetsore duhet të paguajnë taksën e plotë ESMERALDA KETA DR. EDIOLA ÇOBO
22 E enjte, 24 janar 2013 OPINION Koment NGA ADRI NURELLARI vijon nga faqja 1 Koha që e majta ta dëshmojë patriotizmin ...të fundit ka dhënë përshtypjen se po i përgjigjej rimëkëmbjes së krenarisë dhe vetëdijes kombëtare shqiptare duke reflektuar mbi qëndrimet e saja lidhur me çështjen kombëtare dhe marrëdhëniet me bashkëatdhetarët përtej kufirit dhe duke revizionuar vizionin e kësaj partie lidhur me patriotizmin. Padyshim që kjo nismë në vetëvete ishte një muzikë për veshët e shumë shqiptarëve, që kanë një ndjeshmëri të spikatur ndaj çështjes kombëtare përfshi këtu edhe të autorit të këtij shkrimi. Shembull më domethënës është çuarja në gjykatë kushtetuese prej PS-së të marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë, veprim që pavarisht prej motivimit prej interesit politik që mund të ketë pasur prapa ka qenë një ndër aktet më domethënëse dhe të dobishme patriotike të viteve të fundit. Po ashtu në programin e kësaj partie futet çështja çame, lideri i partisë ndërmerr një tur të suksesshëm Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi për të promovuar librin e tij “Kurbani” por edhe për të njohur nga afër realitetet e atjeshme dhe për të vendosur kontakte bashkëpunimi. Për më tepër që në tubime të PS-së fillon e bëhet zakon që të nisen me himnin kombëtar dhe salla te jetë e mbushur me flamuj të shumtë kombëtar. Mirëpo nuk vonoi shumë dhe sjellja e kësaj partie lidhur me çështjen kombëtare filloi ti ngjante gjithnjë e më shumë një lavjerrësi që ka çoroditur opinion publik shqiptar dhë vënë në pikëpyetje të gjitha hapat patriotike të sipërpërmendura. Nga njëra anë PS lëshon akuza se kryeminstri shet interesat kombëtarë tek fqinjët dhe bashkëpunon me klanet më anti-shqiptare serbe por nga ana tjetër çuditërisht revoltohet për deklaratën që kryeministri ka bërë në 25 nëntor 2012 në Shkup duke deklaruar se ato janë deklarata shoviniste dhe se prishnin harmoninë në Ballkan dhe rrezikonin marrëdhëniet me fqinjin jugor. Në të vërtetë kurajoja për të deklaruar një të vërtetë historike në kushtet e jubileut shekullor të pavarsisë ishte për t'u vlerësuar dhe e vetmja gjë që duhej thënë ishte se ajo deklaratë ishte e vonuar. Nuk ka tekst mësimor historie në Shqipëri që mos të thojë që Preveza ishte pjesë përbërëse e trojeve shqiptare një shekull më parë kështu që ajo që u tha nga kryeministri nuk ishte ndonjë gjë për t'u skandalizuar. Nga njëra anë lideri i opozitës ndërmerr një nismë mbresëlënse si ajo e ekspozitës shëtitëse të historikut të flamurit kombëtar shqiptar e cila ka ndalesa në disa qytete shqiptare të ngelura jashtë Republikës së Shqipërisë dhe nga ana tjetër sërish del kundër nismave patriotike të qeverisë siç qe ajo për dhënien e pashaportave ndaj pjesëtarëve të trojeve dhe diasporës duke e akuzuar qeverinë se kërcënon paqen në rajon. Ky është një pretendim hiper-absurd dhe tërësisht i rremë sepse dhënia e pashaportave ndaj bashkombasve që jetojnë jashtë trojeve është bërë një traditë masive në të gjitha vendet e rajonit. Në fakt mbi 800 000 shtetas të Bosnjës me përkatësi etnike kroate kanë një pashaportë të shtetit të Kroacisë, qindëra mijëra serbë të Republika Srpska kanë pashaportë të lëshuar nga Beogradi, pothuaj një milion moldavë zotërojnë një pashaportë rumune, bullgarët gjatë një dekade e gjysëm kanë dhënë dhjetëra mijëra pasaporta shtetasve maqedonas, Hungaria ofron pashaportë për të gjithë hungarezët që jetojnë në Transilvani të Rumanisë apo Vojvodinë të Serbisë dhe së fundmi Greqia ka joshur kushedi se sa shqiptarë ortodoksë që të deklarohen grekë duke dhënë kartat e homogjenit si dhe shtetësinë. Përse kur këto veprime i bëjnë fqinjët ato nuk përbëjnë kërcënim stabiliteti dhe u bëka kërcënim vetëm kur e kërkojmë ne? Përpos kësaj është e pandershme të prekësh me qesëndi thëmbrën e Akilit të shqiptarëve duke thënë se kjo nismë na vë ndesh me Brukselin e na kërcënon edhe vizat shengen. Kjo sepse Hungaria, Rumania dhe Bullgaria ( në rrugë e sipër është edhe Kroacia) janë pranuar në Bashkim Evropian pa ua vënë si kusht ndërprerjen e dhënies së pashaportave bashkë-kombasve të tyre në vendet fqinje. Kjo hiper-ndjeshmëri ndaj interesave të ndërkombëtarëve dhe shpërfillje ndaj interesit kombëtar shqiptar u duk sërish kur u propozua nga lideri i mazhorancës që në kuadër të rritjes së bashkëpunimit mbarëkombëtar që të krijohej liga mbarëkombëtare të futbollit apo hapësira unike e valëve të transmetimit Shqipëri-Kosovë. Ditëve të fundit Partia Socialiste dënoi gjithashtu kthimin e qytetarëve shqiptarë në kufirin me Greqinë si dhe veprimet shoviniste serbe në Luginën e Preshevës por ndërkohë lëshon gjithë onturazhin e saj mediatik dhe opinion-bërës për të ngritur pikëpyetje dhe gjetur cene të paqenë tek rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame. Në vend që të deklarohet hapur e pa hezituar pro rezolutës çame përderisa edhe e ka futur në program, hidhen insinuata për momentin kur është zgjedhur për të shtyrë përpara rezolutën apo bëhen përpjekje për të zhvleftësuar rëndësinë dhe domethënien e kësaj rezolute. Madje vihen re qartazi edhe përpjekje për ta sabotuar ecjen përpara të çështjes çame duke sponsorizuar një lëvizje përçarëse pikërisht në periudhën kur projekt-rezoluta është në parlament. Zgjedhjet e reja parlamentare janë duke afruar, nuk ka ngelur shumë kohë, dhe përshtypja e aktorëve politikë dhe mbarë opinionit publik ngelet ende e trazuar dhe e paqartë lidhur me përmbajtjen patriotike të Partisë Socialiste. është e vështirë të kesh besim në sinqeritetin me të cilën Partia Socialiste dhe lideri i opozitës bën deklarata patriotike ndërkohë që ato shoqërohen me deklarata diametralisht të kundërta. Do te ishte shumë mirë që për interesat shtetërore dhe çështjet tona të pazgjidhura kombëtare të kishte një konsensus ndër-partiak dhe debati politik të përqendrohej vetëm në aspekte përmbajtësore programore e ideologjike. Ka ardhur koha që partia kryesore e opozitës të distancohet nga ky kompleks inferioriteti ndaj të huajve dhe të zgjedhë të jetë përfaqësuese e denjë e interesave kombëtare shqiptare. Vota pro rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame do të ishte një demonstrim i mirë i seriozitetit me të cilën kjo parti e trajton interesin shtetëror dhe çështjen kombëtare. Kreu i PS-së, Edi Rama dhe deputeti Pandeli Majko në Preshevë
12 E enjte, 24 janar 2013 EKONOMI Çmimet mesatare në tregjet e Tiranës 23.01.2013 (lekë/kg) Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe USAID FRUTA PERIME ?Mollë 79 ?Portokall 88 ?Mandarina 100 ? Limon 128 ?Ullinj 172 ?Domate 133 ?Kastravec 233 ?Spec 200 ?Spinaq 165 ? Lakër 48 ? Lulelakër 201 ?Karrota 65 ?Patëllxhan 272 ?Kungull 245 ?Fasule 294 ?Qepë 57 ?Patate 76 Kursi i këmbimit valutor Për datën 23.01.2013 Burimi: Banka e Shqipërisë 112.64 +0.05 Ndryshimi ditor 165.96 +0.31 Ndryshimi ditor 104.57 +0.02 Ndryshimi ditor 139.45 -0.07 Ndryshimi ditor Sinjalizimi Qytetarët: Sahit Dollapi erdhi, tani na ikën dritat! ??? TIRANE Arritja” e parë e kompanisë sëshpërndarjes së energjisë elektrike është shënuar në kryeqytet, menjëherë pas ndryshimit të menaxhimit dhe marrjes së administrimit të saj nga shteti shqiptar. Sipas sinjalizimeve nga qytetarët e Tiranës, që i janë drejtuar për ndihmë Shqiptarja.com, që nga ora 16 e në vijim, në lagjet pranë rrugëve "Siri Kodra" dhe “Karl Gega", CEZ-i ka ndërprerë furnizimin me energji, pa asnjë lloj njoftimi paraprak për banorët e zonës. Qytetarët venë në dukje se deri tani nuk ishin shënuar asnjëherë probleme të tilla, të paktën vitet e fundit, duke qenë se pagesat e faturave në këtë lagje kapin vlera mbi 76 për qind. Ata shprehen të indinjuar lidhur me pretendimet zyrtare se, me rikthimin në krye të sektorit të ish-drejtorit të fundit shtetëror Sahit Dollapi, do të zgjidheshin për mirë problemet e furnizimit me energji. Sipas tyre, të gjitha shenjat janë në drejtim të kundërt. Hapi i ndërmarrë ka qenë politik dhe duhet të shërbejë për procesin e votimeve. Rimbursohen 2.3 mln euro për Tiranë-Elbasan Tuneli, qeveria hap qesen për fushatë Berisha josh investitorët pas ankesave Lajmi Ministria e Financave ka ngritur siparin e rimbursimeve të TVSH-së për këtë vit, duke i paguar kompanisë që po ndërton tunelin e Elbasanit 2.3 milionë euro. Investitorët e huaj janë ankuar këto ditë për vonesa të pajustifikuara në pagesat e detyrimeve shtetërore ndaj tyre GENC KONDI ??? TIRANE Kreditimi BSH: Bankat, më pak kredi për biznesin Politika shtrënguese zbatohet me rritje të kërkesës për kolateral ??? TIRANE Banka qendrore ka publikuar djeanalizën e nivelit të kreditimit bankar ndaj biznesit dhe individit gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Bazuar në rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues, standardet e kredisë kanë vijuar të shtrëngohen për bizneset dhe kanë mbetur të pandryshuara për kreditë dhënë individëve, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2012. Standardet e kredisë u shtrënguan si për kreditë dhënë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ashtu dhe për ato dhënë ndërmarrjeve të mëdha. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë, standardet u shtrënguan për ato me qëllimin financimin e investimeve dhe të kapitalit qarkullues. Standardet për kredi për blerje banese dhe për kredinë konsumatore kanë mbetur të pandryshuara që prej tremujorit të parë të vitit 2012. Për tremujorin e parë të vitit 2013 ekspertët e bankave presin që standardet e kredisë për bizneset të shtrëngohen. Balanca neto e pritjeve shënoi vlerën -11.0%. Kërkesa për kredi nga bizneset vlerësohet të jetë rritur ndjeshëm në tremujorin e katërt të vitit 2012, veçanërisht ndikuar nga kërkesa për kredi e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Por, nga ana tjetër, kërkesa neto e individëve për kredi ka vijuar të jetë negative edhe gjatë këtij tremujori, ndikuar kryesisht nga rënia e kërkesës për kredi për blerje banese. Kushti parë nëpërmjet të cilit bankat kanë zbatuar politikën shtrënguese të standardeve për kreditë dhënë bizneseve ka qenë rritja e kërkesës për kolateral. Kompania "Actor", ekontraktuar nga qeveria shqiptare për të realizuar të vetmen vepër infrastrukturore me rëndësi nacionale këtë vit, segmentin e ri Tiranë-Elbasan, ka marrë dje pagesën e TVSH-së për 319 milionë lekë të reja nga ministria e Financave. Kjo shifër, e barabartë me rreth 2.3 milionë euro, kryhet në një kohë kur dy nga shoqatat kryesore të investitorëve të huaj janë ankuar për vonesa të pajustifikueshme të Tatimeve në rimbursimin e shifrës së paguar nga subjektet për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Sipas ligjit në fuqi, TVSH parapaguhet nga subjekti dhe më pas shteti ja rimburson, por bizneset ankohen se ka arritur në rreth 100 milionë euro fatura e "harruar" e qeverisë ndaj bizneseve në këtë drejtim. Këtë vit elektoral, Financat e kanë nisur me rimbursimin e TVSH-së për kompaninë, e cila është duke punuar për pjesën më të rëndësishme e më të kushtueshme të veprës në fjalë, tunelin, por vështirë se kjo do të pasohet me të njejtën korrektesë me pagesa për kompani të tjera, që kanë vite pa marrë atë që u takon. Madje, jo vetëm TVSH-në, por as pagesën e punës së kryer. Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha ka ftuar dje sipërmarrësit e huaj që të investojnë në Shqipëri, duke u premtuar mbështetje dhe lehtësi fiskale për zhvillimin e bizneseve të tyre. Ai ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri. Berisha u shpreh se lugina ndërmejt Tiranës dhe Durrësit ofron pozitë mjaft të përshtatshme për shtrirjen e investimeve dhe se i duhet dhënë një dimension tjetër krahut të punës, duke e bërë më konkurrues. Ndërkaq, kryeministri Sali Berisha riktheksoi edhe njëherë se taksa e sheshtë ndaj bizneseve, që ekziston aktualisht në Shqipëri, është më e përshtatshmja dhe një ndër modelet më të mira që ndiqet në botë, duke sulmuar idenë e opozitës për taksën progresive si "taksë të Robin Hudit". Berisha premtoi qendrimin jashtë krizës globale si dhe rritje të mëtejshme të ekonomisë. Opozita Beqja: Rrënove ekonominë me taksat Sekretari i PS përProgramin Ilir Beqja deklaroi dje se, pas 5 vjetësh zbatim të taksës së sheshtë, rritja ekonomike, edhe sipas ministrit të Financave, është 5 herë më e ulët se sa kur u vendos ajo; borxhi publik është shtuar më shumë se 50%, edhe pse shumë pasuri publike u shitën për të mos u vënë kurrë në punë me eficiencë. Ndërkohë, konsumi i familjeve shqiptare, sipas burimeve zyrtare, në 9 muajt e 2012 është më i ulëti në 5 vitet e fundit, tha Beqja. Ai vuri në dukje se kreditë me problem kanë kaluar 23% të portofolit të kredive dhe janë rreth 10% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas tij, bisneset kanë kosto për faktin se 6 ligjet kryesore tatimore janë ndryshuar 74 herë, ndërkohë që kosto shtesë kërkon korrupsioni. Faksimile e faturës së rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për kompaninë "Actor" ditën e djeshme nga ThesariKryeministri Sali Berisha
18 E enjte, 24 janar 2013 KULTURE Ndërtimi i biznesit social; UET Press sjell në shqip nismën e nobelistit Yunus Pas ceremonisë së nderimit me titullin "Doctor Honoris Causa" për profesor Yunus, shtëpia botuese e Universitetit Europian të Tiranës ka prezantuar botimin në shqip të librit "Ndërtimi i Biznesit Social". Ja si arriti ky profesor i thjeshtë i ekonomisë që të krijonte në pak vite një fenomen që do ta çonte varfërinë në muze ...Në vitin 1971, kur lindi shteti i ri Bangladeshit si pasojë e ndarjes së tij nga Pakistani, Muhammad Yunus si përkrahës i zjarrtë i pavarësisë së Bangladeshit, braktis katedrat luksoze universitare si dhe jetën akademike në SHBA dhe kthehet për të dhënë ndihmesën e tij në vendlindje duke synuar ngritjen dhe forcimin e universiteteve në Bangladesh pasi besonte se ato janë një nga faktorët më të rëndësishëm për "hapjen e mendjeve" dhe zhvillimin e çdo vendi. Ai shumë shpejt e shndërron universitetin e Chittagong-ut në një qendër të rëndësishme të debateve mbi teoritë dhe mbi modelet e zhvillimit me fokus zonat rurale dhe ato të varfra. Por vetëm 3 vjet më vonë, një krizë e madhe urie godet Bangladeshin dhe mbi 1.5 milion njerëz vdesin nëpër fusha, nëpër rrugë dhe nëpër trotuare duke shokuar botën me pamjet dhe pafuqinë e shtetit dhe të shoqërisë për ta ndërprerë këtë tragjedi. Kjo ngjarje e ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e jetës së tij : " Njerëzit vdisnin nëpër rrugë, ndërsa unë vazhdoja të mbaja leksione për teoritë elegante ekonomike pa lidhje me realitetin…e kuptova se ishte shumë arrogante që të pretendoja një përgjigje për këtë gjendje duke qëndruar në klasë….dhe menjëherë fillova të studioj se çfarë ndodhte në terren". Yunus shkon në fshatin më të afërm dhe duke biseduar me banorët e tij kupton se " viktimat e urisë dhe të varfërisë ndodheshin në një rreth vicioz…ato nuk mund t'iu drejtoheshin bankave tradicionale, qoftë dhe për të pasur një sasi të vogël parash që ta investonin për të dalë nga kjo mizerje e skajshme pasi nuk ishin të besueshëm si klientë". Ai e filloi ndryshimin " nga xhepi i tij ", vetëm 24 dollarë për 42 gratë më të varfra, " për të blerë një pulë, shitur vezët, blerë një pulë tjetër….dhe gradualisht për t'u futur në një cikël ekonomik që mund t'i ndihmonte të dilnin nga mizerja ". "Së pari në problemet e varfërisë u përfshiva si një akademik, më pas personalisht dhe krejt aksidentalisht. U përfshiva sepse varfëria ishte e përhapur kudo rreth meje në Bangladesh. Ishte uria e vitit 1974 ajo që, në veçanti, më shtyu jashtë kampusit të universitetit dhe më detyroi të kthehem në një aktivist social përveç faktit të të qenit mësues"- thotë Yunus. Muhammad Yunus është krijuesi i konceptit të mikrokredisë ose " mikrofinancës ", një nga konceptet më inovative dhe të rëndësishme të shekullit XX në sferën e luftës kundër varfërisë që po ndikon në përmirësimin e jetës së përditshme të disa qindra milionë njerëzve nëpër botë. Si arriti ky profesor i thjeshtë i ekonomisë që të krijonte në pak vite një fenomen që sipas tij " do ta çonte varfërinë në muze" dhe një ditë fëmijët thjesht ta lexonin nëpër libra se varfëria kishte ekzistuar dikur.. ? Bota do ta cilësonte me respekt Muhammad Yunus si " bankieri i të varfërve". "Kontributi i tij i jashtëzakonshëm prek dhe një element tjetër të rëndësishëm, siç është "biznesi social" në kuadrin e një ekonomie më sociale e solidare që bashkon objektivat e fitimit me kontributin në problematikën sociale, e një tipi ekonomie që i mungon kapitalizmit të sotëm, që në themel të saj nuk ka fitimin, por punësimin dhe plotësimin e nevojave të njerëzve; ka filozofinë e filantropisë së zotëruesve të kapitalit"- shprehet Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Adrian Civici në parathënien e librit në gjuhën shqipe, i cili gjendet në çdo librari të kryeqytetit. "Rezultati ishte suprizues. Muhammad Yunus hedh hapin e dytë të jashtëzakonshëm: krijon Grameen Bank, ose "Banka e Fshatit", e cila shpejt e shtriu aktivitetin e saj në qindra fshatra të zonës, në gjithë Bangladeshin, dhe në shumë vende të botës. Kjo Bankë dëshmoi se të japësh hua për të varfrit, jo vetëm që është e mundur, por është dhe fitimprurëse. Sot, mbi 300 milionë njerëz përfitojnë drejtpërdrejt nga mikrokredia duke e diversifikuar aktivitetin e saj edhe në fusha të tilla si industria tekstile, telefonia, prodhimi i energjisë, etj. Falë mikrokredisë, mbi 75% e përdoruesve të saj arrijnë të dalin nga gjendja e varfërisë. Grameen Bank është shndërruar në një "uzinë fantastike idesh, iniciativash, shpresash e projektesh në favor të zhvillimit". Muhammad Yunus së bashku me Grameen Bank është laureat i Çmimit Nobel për paqe, në vitin 2006, për "Përpjekjet për promovimin e zhvillimit ekonomik e social në nivelet më nevojtare"" -përfundon Civici. Faza më e fundit e këtij udhëtimi, , po krijon dhe po realizon një ide për një formë të re të kapitalizmit dhe për një lloj të ri të sipërmarrjes bazuar në vetëpohimin e njerëzve, dhe këtë Muhammad Yunus e quan biznes social. Është një lloj biznesi i dedikuar për zgjidhjen e problemeve sociale, ekonomike dhe mjedisore që kanë rrënuar njerëzimin si uria, të pastrehët, sëmundjet, ndotja, injoranca. Muhammad Yunus është krijuesi i konceptit të mikrokredisë ose " mikrofinancës ", një nga konceptet më inovative dhe të rëndësishme të shekullit XX në sferën e luftës kundër varfërisë që po ndikon në përmirësimin e jetës së përditshme të disa qindra milionë njerëzve nëpër botë
17E enjte, 24 janar 2013W W W . S H Q I P T A R J A . C O MSHËNDETI Kultura e të ushqyerit Ushqime për çdo pjesë të trupit Produktet që na bëjnë mirë gjatë stinës së dimrit Ushqimet ? Flokët Nëse dëshironi flokë të fortë dhe me shkëlqim, hani djathë të freskët me yndyra të reduktuar sepse është i pasur me proteina - 14 gramë në një gjysmë filxhani. Shijoni edhe farat e kungullit sepse përmbajnë zink, thotë dr. Francesca Fusco, profesoreshë e dermatologjisë klinike në Mount Sinai Medical Center në Neë York. ? Lëkura Zieni domate. Likopena është shumë e mirë për lëkurën, mund të reduktojë dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV, rrezikun nga kanceri dhe të ngadalësojë krijimin e rrudhave. Edhe ushqimi i pasur me acidet yndyrore omega-3, siç është liri (i bluar) dhe peshku, mund ta ndihmojë lëkurën për ta mbajtur lagështinë. ? Buzët Hani arra dhe do të keni buzë të lagura dhe të bukura. Trupi vazhdimisht duhet t'i zëvendësojë qelizat e vjetra të lëkurës me të reja. Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në rregullimin e këtij procesi. ? Thonjtë Nga të gjitha burimet e hekurit në supermarket, mishi i lopës është ndër më të mirët. Nivelet e ulëta të hekurit, të cilat janë të shpeshta te femrat, shkaktojnë anemi dhe mund të çojnë deri në thonjtë e brishtë. ? Gjoksi Brokoli ofron enzimat që mund të ndalin zhvillimin e qelizave të kancerit të gjirit. Shkencëtarët nga Universiteti Johns Hopkins kanë zbuluar që brokoli ka deri në 20 herë më shumë enzima sesa bima e rritur. zbukurojnëqë na Gjatë stinës së dimrit trupimund të shfaqë probleme tëndryshme, buzët iu thahen dhe fillojnë t'u pëlcasin ngadalë, ndieni lodhje dhe dhimbje në kyçe? Shkak mund të jetë mungesa e materieve të rëndësishme ushqyese, të cilat mund t'i kompensoni me vaktin e e radhës. Çfarë duhet të hani për shëndetin e kockave, flokëve, zemrës ose trurit? SYTË Nëse i hani vezët mos e hidhni të verdhën e tyre. Sepse përmban antioksidantët luteinë dhe zeaksantinë, dhe karotenoidet që luftojnë kundër kataraktit, si dhe degjenerimit makular, shkakut kryesor të verbërimit. Dhe mos u shqetësoni, në Universitetin Massachusetts kanë konkluduar që nëse mesatarisht hani një të verdhë të vezës në ditë, niveli i kolesterinës nuk do të rritet. Dhe zgjidhni ushqimin e pasur me beta-karoten, i cili përmban shtresën mbrojtëse e cila mbulon kornean. TRURI Peshku i kaltër nga detet e ftohta është burim i madh i acideve yndyrore omega-3 DHA dhe EPA, të cilat mund të përmirësojnë funksionet e trurit dhe të lehtësojnë depresionin, tha dr. Elizabeth Somer, autore e librit, "Age-Proof Your Body". Acidet yndyrore Omega-3 parandalojnë inflamacionet në tru dhe rregullojnë neurotransmetuesit. Edhe lakra e gjelbër është shumë e dobishme. Studimi i publikuar në revistën "Neurology" tregon që të paktën dy vakte perimesh në ditë veçanërisht perimet me gjethe të gjelbra, si lakra, ngadalësojnë rënien kognitve për 40 për qind. HUNDA Farat e lulediellit janë ushqim për ata që i prek alergjia nga bari, sepse përmbajnë vitaminë E. Hulumtuesit mendojnë që qetëson pjesët e sistemit të imunitetit të cilat janë të përfshira në reaksione alergjike. ZEMRA Shpargu këtu është shumë i dobishëm. Hulumtuesit italianë kanë zbuluar që vitamina B, respektivisht acidi folik redukton homocisteinën, aminoacidin për të cilin besohet që çon deri te inflamacionet, çka mund të rrisë rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Përveç kësaj, shpargu ofron edhe sasi solide të folateve dhe materie ushqyese tjera të dobishme për zemAto mund të reduktojnë edhe irritimin e stomakut. Studimi i publikuar në revistën "American Journal of Clinical Nutrition: ka treguar që në mesin e 74.000 femrave të anketuara ato që kishin ngrënë më së shumti fibra kanë pasur 49 për qind shanse më të vogla për t'u trashur. Gjithsesi, për tretjen janë shumë të rëndësishëm probiotikët, respektivisht ushqimi i fermentuar. MUSKUJT DHE NYJAT Djathi i freskët është i pasur me aminoacide të cilat u nevojiten muskujve për rritje. Proteinat nga hirra janë "virtuoze" kur është në pyetje ndihma për ndërtimin e trupit. Gjiza është në veçanti e mirë sepse prodhohet nga hirra. KOCKAT Hani më shpesh nga pak çokollatë të ithët sepse është e pasur me magnez, dhe ka rëndësi vitale për shëndetin e eshtrave. Magnezi krijon rrjetin e kristaltë i cili ua jep strukturën eshtrave. Prandaj nuk çudit që konsumimi i magnezit është i lidhur me dendësinë më të madhe minerale të eshtrave. Kënaquni edhe me ushqimin e pasur me kalcium. Nëse i hani vezët mos e hidhni të verdhën e tyre. Sepse përmban antioksidantët luteinë dhe zeaksantinë, dhe karotenoidet që luftojnë kundër kataraktit, si dhe degjenerimit makular, shkakut kryesor të verbërimit rën, si kaliumi. Pini edhe lëngun e zi të rrushit. Sipas të dhënave që vijnë nga Universiteti Glasgoë, lëngut i zi i rrushit është i pasur me fenole, antioksidantët e fortë që "gëlltisin" radikalet e lira të dëmshme për zemër. STOMAKU DHE ZORRËT Hani kumbulla të thata. Janë të pasura me fibra dhe sistemi tretës punon si makinë e kurdisur mirë. Stili i jetës Vera e kuqe ju jep avantazhe në jetë Pini verë të kuqe nëse donitë ecni përpara dhe të keni sukses në jetë, ky është sugjerimi i një studimi. Pijetarët e verës së kuqe, fitojnë më shumë dhe janë më të lumtur, ndërsa ata që janë pijedashës së verës së bardhë janë më tepër praktikë. Studimi gjeti se zakonet tona dhe stili i jetës mund të ndikojë në preferencat tona për pijen. Ata të cilët janë më të dhënë ndaj verës së kuqe, kanë më tepër sukses në jetë, mund të kenë një karrierë, mund të jenë të martuar dhe pijnë frekuentisht. Ata shijojnë udhëtimet. Kurse pijëtarët e verës së bardhë janë më tepër të dhënë pas shtëpisë dhe priren që të mos udhëtojnë shumë. Më shumë se sa gjysma e pijetarëve të verës së kuqe, kanë një karrierë dhe fitojnë rreth 40.000-45.000 paund në vit. Më shumë se 80% janë të lumtur në punë dhe 65% e përshkruajnë veten si ambiciozë. Në të kundërt pijedashësit e verës së bardhë, fitojnë rreth 25.000 paund në vit dhe vetëm 42% e tyre kanë ambicie. Sipas këtij studimi, disa tipare të personalitetit janë të tërhequra me llojin e verës që preferohet. OBSH Tymrat e karburanteve shkaktojnë kancer Organizata Botërore eShëndetësisë ka rishikuar një paralajmërim të mëparshëm, sipas të cilit përdorimi i naftës si karburant shkakton kancerin dhe ka bërë thirrje për vendosjen e standarteve më të larta për çlirimin e gazeve. Organizata e krahason rrezikun e ndotjes nga nafta me atë të njerëzve që qëndrojnë në mjedsiet ku pihet duhan. Njoftimi vjen pasi ekspertët ndërkombëtarë kaluan një javë për të rishqyrtuar studimin e ri, ku përfshihet edhe një tjetër studim afatgjatë i zhvilluar tek më shumë se 12 mijë minatorë të cilët ishin shumë të ekspozuar ndaj çlirimit të gazeve ndotëse të naftës. Studimi rishikon një njoftim të mëparshëm të vitit 1988, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli se gazet e nga djegja e naftës mund të jenë kancerogjene për njerëzit. Atëhere bizneset e ndryshme morën masa, duke përpunuar lëndët djegëse, që ato të kenë përmbajtje të ulët sulfuri, me perfeksionimin e motorëve të automjeteve dhe kontrollet e çlirimit të gazeve gjatë djegjes, sidomos në Amerikën Veriore dhe në Evropë.
20 E enjte, 24 janar 2013 KULTURE REAGIMET: Si i largoi MASH autorët dhe veprat më cilësore nga provimet e maturës. Studiuesi Gjoka rrëfen rolin e pamohueshëm të Camaj dhe Trebeshinës në letërsinë shqipe Intervista BEHAR GJOKA: Si i larguan shkrimtarët nga programi i maturës Studiuesi: Trebeshinën e hoqën si kundërshtar të Kadaresë, Camaj nuk e kanë lexuar ??? TIRANE DHURATA HAMZAI Shkrimtarët dhe poetët kombëtarë po nëpërkëmben dukendryshuar pa asnjë kriter akademik programet e letërsisë për provimin e detyrueshëm të Maturës Shtetërore. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit është deklaruar se këtë vit "Janë hequr disa autorë që quhen të vështirë dhe janë futur disa autorë dhe vepra me të cilët nxënësit dhe mësuesit janë mësuar me to". Drejtori i Arsimit Parauniversitar në MASH ka deklaruar se Ministria ka vendosur të heqë nga lista e programit orientues vepra të autorëve të letërsisë shqipe dhe asaj botërore. Është hequr tërësisht nga programi Martin Camaj, vepra "Kënga shqiptare" e Kasëm Trebeshinës, romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" i Ismail Kadaresë, duke u zëvendësuar me vepra të tjera, "Historia e Skënderbeut" e Naim Frashërit, etj. Përfaqësues të kësja ministrie duke larguar veprat dhe shkrimtarët cilësorë nga programi kanë ngritur pretendimin se "janë të vështira për nxënësit". Për këtë arsye janë hequr nga programi edhe autorë modernë botëror si Bodleri dhe Whitman. Ky vendim ka ngjallur reagime tek nxënësit dhe mësuesit e vjetër të letërsisë, duke e konsideruar si dëm në formin kulturor dhe lënie në injorancë të gjimnazistëve, të cilët duhet të jenë të formuar edhe për të ndjekur studimet e larta filologjike. "Nëse ne iu themi nxënësve tanë që Camaj është i vështirë dhe nuk kuptohet, atëherë u kemi thënë atyre të mos lexojnë kurrë letërsi moderne, letërsi serioze dhe me stil të lartë estetik, por vetëm letërsi folklorike dhe medikore", reagon mësuesja e vjetër e Letërsisë D.S. Për mënyrën si zhvendosen autorë të rëndësishëm në tekste e shkollës dhe pasojat që sjellin në letërsinë kombëtare ka reaguar dje për "Shqiptarja.com" edhe studiuesi Behar Gjoka. Zoti Gjoka, janë hequr disa autorë nga programet e letërsisë për provimin e detyrueshëm të Maturës Shtetërore, që nënkupton se nuk janë më të rëndësishëm për t'u testuar rreth tyre. Ky ndryshimi i programeve të herëpashershme, çdo të thotë? -Ky ndryshim shkollën e nxjerr nga binarët. Pa u krijuar një përvojë sugjerohet një përvojë e re. Pjesa e didaktikës së letërsisë duhet të jetë e fiksuar sepse ndodh që ndryshimi i programit sjell ndryshimin e tekstit dhe tekste-shkruesit dëshmojnë dukshëm mangësitë dhe të metat. Duket të ketë një cikël rishikimi programesh, jo më pak se pesë vjet. Psikologjia dhe mentaliteti i pushtetit mendojnë se kanë gjithçka në dorë. Martin Camaj ka 20 vjet që ka hyrë në tekste shkollore? Sa përpjekje u është dashur për të sjellë në letërsinë shqipe mendësinë e studimit të një autori modern? -Martin Camaj u fut në tekste shkollore prej një beteje të mendjeve të mençura si i nevojshëm dhe tani erdhi vendimi për ta fshirë sepse nuk ka shkruar në gjuhën e njësuar. Po Mjeda, për shembull, në gegërisht është studiuar gjithmonë në shkollë, pse të veçohet Camaj? -Patjetër, por Mjeda nuk u arratis nga Shqipëria. Shumëkush mendon nga arsyet më të çuditshme. Me Martinin është një situatë tjetër letrare dhe është një nga autorët më të veçantë që ka eksperimentuar në prozë dhe në poezi dhe ka arritur nivele që ju i dini. Nga ana letrare Martin Camaj ka hyrë më letërsi, por sa herë duan ta nxjerrin. Kjo ndodh se Martin Camaj nuk ka hyrë nga porta, që do të thotë nga një mendësi akademike, sepse ekziston edhe nga akademikët mendësia që Letësia shqipe fillon e mbaron e me Kadarenë, Dritëro e Agollin e Fatos Arapin. Dhe e gjithë pjesa tjetër është në funksion të tyre. Martin Camaj lëshon jo pak hije mbi këta, për një arsye të thjeshtë, ka bërë letërsi, nuk ka bërë letërsi në dobi të ideologjisë dhe në nevojës të saj atje, etj. Nuk mendoj që ata të hiqen, por të kthehen edhe vlerat e munguara, të përjashtuara. Pas Migjenit, a është Martin Camaj ai që përmbush ekzistencën e letërsisë moderne shqipe në shekullin e 20-të, siç e kemi studiuar përgjatë këtyre 20 vjetëve? -Duhet të saktësojmë një gjë. Migjeni e kreu misionin e tij edhe pse pati një jetë shumë të shkurtër, duke hedhur themelet e modernitetit në poezinë shqipe dhe megjithëse vitet shkaktuan themelet e modernitetit nuk kanë lëvizur. Martini është tjetër gjë. Jemi në dy yje të njëjtit qiell që quhet letërsi shqipe. Martini pati faDokumentari “Dinastia Tendeschini” me regji të Anila Varfit shfaqet në Teatrin Kombëtar Dokumentari “Dinastia Tendeschini” u shfaq mbrëmë në Teatrin Kombëtar. Ideja për realizimin e këtij dokumentarit historik zuri fill në vitin 2009, atëherë kur regjisorja Anila Varfi vizitoi për herë të parë shtëpinë e kësaj familjeje në Durrës. Historia e familjes Tedeschini në Shqipëri nis në vitin 1766, kur Emidio Tedeschini erdhi në Shkodër si mjeku dhe farmacisti i parë i huaj në Shqipërinë e asaj kohe. Ai e ushtroi profesionin në Shkodër deri në vitin 1789. Më pas u zhvendos në qytetin e Durrësit, punoi si zëvendës i Konsullit të Venedikut dhe si konsull i përgjithshëm për Austro-Hungarinë. E kështu për tre breza anëtarët e kësaj familje ndoqën karrierën diplomatike. Aktualisht e konsiderojnë veten vendas dhe vazhdojnë të jetojnë e punojnë në Shqipëri. Nëpërmjet historianit Ëilly Kamsi, inxhinierit Enver Dibra, doktorit Ali Sula etj., Varfi kërkon të dokumentojë vlerat e trashëgueshme të Tedeschini-ëve. Regjisorja Varfi thotë se “Familja Tedeschini është një familje e vjetër të parët e të cilëve janë fisnikë me origjinë nga Vasto e Italisë që bënte pjesë në Mbretërinë e Napolit, të cilët kanë qenë mjekë dhe farmacistë dhe në të njëjtën kohë edhe me funksione diplomatike si konsuj të përgjithshëm të Republikës së Venecias qysh nga viti 1766 dhe mbas vitit 1800 si konsuj të përgjithshëm të perandorisë Austro- Hungareze në territorin shqiptar të perandorisë turke. Ata e përcollën profesionin e tyre nga njëri brez në tjetrin përgjatë një historie treshekullore. Fillimisht erdhën si mjekët e parë në Shkodër (Scutari) në vitin 1766 të thërritur nga Bushatllinjtë e Shkodrës. Emidio Tedeschini i Parë erdhi si mjeku dhe farmacisti i parë i huaj në Shqipërinë e asokohe. Ai e ushtroi këtë profesion deri në vitin 1789 dhe po atë vit Tedeschini i parë zhvendoset në qytetin e Durrësit (Durrazo) ku kryen edhe funksionet e zëvendëskonsullit të Venedikut e më pas si konsull i përgjithshëm për Austro-Hungarinë. Kjo familje përgjatë qëndrimit në Shqipëri shërbeu me 3 breza konsujsh të Venedikut dhe më pas Austro-Hungarisë. Studiuesi Behar Gjoka Foto nga Dokumentari “Dinastia”
7E mërkurë, 23 janar 2013 POLITIKE Berisha në facebook rrëfenjëz për Ramën e Anastas Angjelin Një rrefenjëz për darkën e ngrirë!Kështu e quajtën mediat në gazetën e gossip-it të tyre të kafeneve të kryeqytetit, darkën që Sekretari për Ekonominë e Financën i PS Anastas Angjeli (Caci) shtroi në Sheraton ditën e emrit të tij, që për shpenzimet e të ftuarit mund të quhej dasma e emrit! Caci priti me padurim e emocion elozhet e kryetarit të tij z.Rama. Pas pak kohe z.Rama u ngrit falenderoi me përzemërsi Cacin për ftesën e ndër të tjera tha të dashur miq: Unë kam fatin e madh të mësoj, të këshillohem e të frymëzohem çdo ditë për çështjet madhore të ekonomisë e financave në këtë kohë krize rrënuese, nga një personalitet i shquar, i rrallë, me njohuri të nivelit më të lartë në këto fusha. Të gjithë sytë e të ftuarve ishin drejtuar si prozhektor te Caci! Vetë atij i vërshoi adrenalina nga rrënjet e flokëve te gishtërinjtë e këmbëve. Ai po përjetonte një gjendje më shumë se ekstaze që s'e kishte provuar kurrë më parë. Papritmas gjithçka në qenien e tij ngriu, ngrinë dhe krushqit, kamarieret, sazet e darka, përveç gotës së dollisë që se si ra nga dora e u bë copa në momentin kur shefi i tij tha se personi apo gjeniu në fjalë ishte gjysma e tij më e mirë, pikërisht zonja Basha", shkruan Berisha në facebook. Apeli i diplomatit Italian për bashkëpunimin e palëve Ambasadori: Votoni 3 ligjet, kryeni reformat Jo nacionalizmit, s'ka ndryshim kufijsh Gjithnjë e kemi vlerësuar mjaft rolin që Shqipëria ka luajtur si element moderator për ndikimin pozitiv që ka ushtruar ndaj komuniteteve shqiptare në Vendet fqinjë e urojmë, dhe dua të jem mëse i qartë në këtë pikë, që ky efekt moderator të vijojë e të mos shkohet drejt një tjetër udhe. shqetësuar për ashpërsimin e toneve. Që në fillim kemi vënë theksin në faktin se duhet të dallojmë patriotizmin, i cili sigurisht përbën një faktor pozitiv, nga nacionalizmi, që mund të mbartë ndikime dhe pasoja negative. Gjithnjë e kemi vlerësuar mjaft rolin që Shqipëria ka luajtur si element moderator për ndikimin pozitiv që ka ushtruar ndaj komuniteteve shqiptare në Vendet fqinjë e urojmë, dhe dua të jem mëse i qartë në këtë pikë, që ky efekt moderator të vijojë e të mos shkohet drejt një tjetër udhe. Do të doja të saktësoja gjithashtu se, as që mund të mendohet të flitet për ndryshimin e kufijve, që për mendimin tonë, janë të paprekshëm. Jemi dakort me autoritetet shqiptare teksa shprehen se zgjidhja e problemit do të gjendet në rrugëtimin e përbashkët drejt integrimit europian e sigurisht kjo përbën udhën që duhet të ndërmerret e të përshkohet. Kemi mbërritur në pyetjen tjetër. Tashmë, edhe këtë herë, ne dështuam në përfitimin e statusit të vendit kandidat për shkak të mos votimit të tre ligjeve apo akteve normative. Cili është mendimi Juaj? Unë nuk do të përdorja shprehjen "dështuar". Rrugëtimi drejt integrimit europian është një proces i gjatë dhe i vështirë e përbëhet nga disa faza. Besoj se duhen parë dhe aspektet pozitive që janë arritur deri tani. Sigurisht, raporti i Komisionit në një farë mënyre e ka pezulluar këtë rrugëtim, por nuk do të thoja se ka patur një refuzim. Bëhet fjalë për një pezullim në pritje të përmbushjes së disa pikave nga pala shqiptare. Atëherë, ky raport përmbante një sërë formulimesh pozitive në të cilat vihej në pah ajo çka ishte arritur nga Shqipëria dhe është shumë ajo çka është realizuar, ndaj besoj se kjo duhet marrë parasysh e duhet trajtuar në aspektin pozitiv. Më tej kërkohej përmbushja e disa çështjeve të tjera dhe me të vërtetë është për të ardhur keq që nuk u arrit. E kam shprehur dhe më parë e, përfitoj nga rasti që me anë të kësaj interviste, t'u bëj thirrje të gjitha forcave politike të angazhohen në këtë rrugëtim të rëndësishëm europian. Të gjithë në Shqipëri shprehen se kjo përbën përparësinë absolute, ndaj duhet të jemi koherentë e duhet vepruar në këtë drejtim. Pra, e përsëris, duhen përfunduar dhe duhen miratuar këto 3 akte, por më pas duhen ndërmarrë një sërë masash të rëndësishme të cilat do ta ndihmojnë Shqipërinë në rrugëtimin e saj, e që mbartin vlera e rëndësi për vetë vendin, pasi nuk përbëjnë thjesht një qëllim në vetvete e shërbejnë vetëm për integrimin europian, por janë diçka e dobishme për Shqipërinë. Shteti i së drejtës ndikon në integrimin në Europë por njëkohësisht nxit edhe investimet e huaja. Është e qarte se nëse nuk respektohet shteti i së drejtës, nëse nuk respektohen rregullat, nëse klima e biznesit nuk është e përshtatshme, siç parashikojnë edhe kërkesat e Bashkimit Europian, nuk mund të ketë zhvillim dhe nuk mund të rritet niveli i investimeve të huaja. Mesazhi im, jo vetëm për politikën por për gjithë shoqërine civile, është për një angazhim të plotë drejt rrugëtimit të vetëm për Shqipërinë, që do t'i lejonte Shqipërisë të hynte, edhe nga ana formale, në hapësirën së cilës i përket. Sepse unë e konsideroj Shqipërinë plotësisht europiane. Përmendëm komunitetin shqiptar në Itali. Falsim tani për ekonominë dhe për sipërmarrësit italianë në Shqipëri, që lidhin ekonomikisht dy Vendet, dhe shpresoj në të ardhmen të ketë edhe një komunitet sipërmarrësish shqiptarë në Itali. Si è përjetojnë sipërmarrësit italianë këtë periudhë të vështirë ekonomike në të dyja Vendet? Ndihen të mbojtur, të sigurtë? Ka ndryshuar gjë në këto 20 vjet? Gjendja është përmirësuar shumë. Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht dhe kjo vërehet thjesht duke bërë një shëtitje në qytet. Të gjithë shtetasit që vijnë nga Italia mbeten pozitivisht të befasuar nga Shqipëria. Gjejnë diçka shumë më të mirë nga ajo që prisnin, nga përfytyrimi që kishin. Kjo pra ndryshon. Kanë pritshmëri shumë të ulta. Pritshmëritë nuk janë po aq pozitive sa realiteti. Ka mjaft interes në Itali për të investuar në Shqipëri. Por të gjithë operatorët ndjejnë domosdoshmërinë e rregullave, e respektimit të pagesave, të funksionimit të plotë të drejtësisë. Me një klimë të favorshme biznesi, që kërkon edhe një mjedis industrial të përshtatshëm, pra furnizim të rregullt me energji elektrike, një rrjet shitjesh si dhe elementë të tjerë, mendoj se mund të përmbyset gjendja dhe mund të shfrytëzonet kriza. Krizat e thella ekonomike, si ajo që po përjetojmë, ofrojnë edhe mundësi të tjera sepse ekonomia rrezikon të ndalet. Shqipëria mund të përmbushë nevojën e Italisë për punëtorë të kualifikuar dhe me kosto të ulët, në një mjedis shumë të ngjashëm me realitetin italian dhe në një vend ku flitet gjerësisht gjuha italiane. 50% e shqiptarëve flasin italisht. Është një fenomen shumë i rëndësishëm që Shqipëria mund të shfrytëzojë, së bashku me faktorët e tjerë që lidhin dy Vendet tona. Ka shumë mundësi zhvillimi. Shumë sipërmarrës që i drejtohen tregut të Kinës dhe Lindjes së Largët mund të jenë të interesuar për tregun shqiptar. I takon Shqipërisë të përthithë këtë interes, duke siguruar kushtet e domosdoshme. Ambasador, pas pak muajsh do të ketë zgjedhje, më parë në Itali dhe më pas në Shqipëri. Mendoni se rezultati i zgjedhjeve, në të dyja Vendet, do të ketë ndonjë ndikim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë? Nëse përgjigjja diplomatike do të ishte jo, çfarë do t'i uronit shqiptarëve? Përtej diplomacisë, mund ta them me bindje të plotë se përgjigja është jo. Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, vlerat që na bashkojnë do të mbeten të vlefshme sepse shkojnë përtej përkatësive politike. Në rrjedhën e historisë kemi parë se këto marrëdhënie kanë qënë gjithmonë të shkëlqyera, pavarësisht qeverive përkatëse. Gjej rastin, duke marrë shkas nga pyetja juaj mbi zgjedhjet, t'i uroj Shqipërisë zhvillim sa më pozitiv të procesit zgjdhor, që përfaqëson një moment të rëndësishëm demokracie, duke shpresuar që çdo gjë të shkojë mbarë, sipas standardeve europiane dhe ndërkombëtare. Si dhe shpresoj të zbatohen plotësisht rregullat e përcaktuara në mënyrë konsensuale mes partive kryesore, që Komisioni Zgjedhor të ketë mundësinë t'i zbatojë këto rregulla konsensuale, duke e bërë rezultatin të pranueshëm për popullin, në mënyrë që ditën pas zgjedhjeve apo disa ditë më pas, qeveria të jetë në gjendje të punojë dhe të zhfrytëzojë këtë mundësi të rëndësishme për integrimin në Bashkimin Europian. Pra duhet të punohet pa humbur kohë. Ju përcjell pra urimin tim me bindjen se marrëdhëniet tona do të jenë gjithmonë të shkëlqyera. Faleminderit. Po në lidhje me rezulatin e zgjedhjeve në Itali? Është e vështirë. Është një garë e ndezur dhe shume interesante. Ka subjekte të reja dhe do të shohim se si do te jetë rezultati. Edhe në këtë rast urojmë të ketë një pjesëmarrje sa më të madhe të votuesve pasi rreziku i abstenimit është gjithmonë i pranishëm. Shkëlqesi, ju falenderoj për këtë intervistë në A1 Report. Ju falenderoj edhe unë dhe përshendes teleshikuesit. Ambasadori Massimo Gaiani
11E enjte, 24 janar 2013 SOCIALE ISHP, rritet numri i rasteve me virozat e stinës Temperaturat e ulëta kanë ndikuar nërritjen e rasteve me viroza stinore në të gjithë vendin, ndërkohë që specialistët theksojnë se aktiviteti i gripit sezonal është në parametra normal për stinën. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik është shtuar numri i rasteve me viroza stinore, krahasuar me një javë më parë, duke arritur në mbi 12 900. Referuar të dhënave ka një trend në rritje të infeksioneve respiratore të poshtme dhe të sipërme, krahasuar me javën paraardhëse me një numër në total prej rreth 11 830 në javë. Ndërkohë, numri i diarreve pa gjak është rreth 1100, duke u paraqitur me rënie të numrit të rasteve krahasuar me javën paraardhëse. Rreth një javë më parë, specialistët e shëndetit publik apeluan për më tepër kujdes për t'u mbrojtur nga virozat stinore, pasi, sipas tyre, java e dytë dhe fundi i muajit pritet të njohin një rritje të rasteve. Prej disa muajsh në treg qarkullon dhe vaksina e gripit, e rekomandueshme për t'u aplikuar nga grupet vunerabël, që janë fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe grupmoshat e treta, të sëmurët me sëmundjen e zemrës, diabetit dhe mushkërive Fakultetet që kanë mungesë fondi duhet të flasin ??? TIRANE Klodeta Dibra: Gjuhët e Huaja 51 mln lekë mungesë Fakulteti ka kërkuar mbi 171 milionë lekë Fondi për Fakultetin më pak se parashikimi ??? TIRANE JONIDA LATE Ndarja e buxhetit të vitit2013 për arsimin elartë nga Ministria e Arsimit ka bërë që në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të këtë një mungesë fondi prej 51 milionë e 942 mijë lekë. Fakulteti i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit një shumë prej 171 milionë e 744 mijë lekë për shpenzimet e këtij fakulteti për viti 2013, ndërkohë që nga ministria është dhënë një shumë prej 119 milionë e 802 mijë lekë. Pra, për këtë fakultet ka një mungesë fondi për pagat rreth 52 milionë e 942 mijë lekë, gjë e cila përkthehet në 4 muaj mungesë page për pedagogët e këtij fakulteti. Para, pedagogët paguhen deri në gusht të 2013, ndërsa pas këtij muaj ende nuk dihet se çfarë do bëhet me ta. Jo më larg se dje kancelaria e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ka dërgua një kërkesë për shtesë fondi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, ku i paraqet shqetësimi e saj në lidhje me këtë mungesë fondi dhënë nga ana e Ministrisë së Arsimit. Në kërkesë shkruhet " Parashikimi i shpenzimeve të bëra nga Fakulteti ynë, për këtë vit 2013, është 171.744 mijë lekë. Ndërkohë planifikim i kushtëzuar nga Rektorati është në shumën 119.802 mijë lekë, pra një diferencë 51.942 mijë lekë. Nga kjo shumë po të zbresim pjesën e fondit të veçantë kemi afërsisht një mungesë fondi për paga rreth 4 muaj". Sipas ligjit në fuqi shteti duhet të realizoje mbulimin 100% të pagat të pedagogëve. Buxheti për pagat e pedagogëve, ndahet sipas numrit të pedagogëve dhe punonjëse që ka secili fakultet. Sipas rregullores çdo fakultet i dërgon Ministrisë së Arsimit një kërkesë për fondin nevojshëm për një vit. Fakultetet në bazë të viti paraardhës parashikojnë shpenzimet për vitin në vazhdim. Më pas ministra në bazë të kërkesave bënë edhe ndarjen e fondeve për çdo universitete. Më vonë ndarja e fondeve për fakultete bëhet nga Rektorati i Universitetit. Çdo fakultete sipas rregullores duhet që të bëjë në shqyrtim të buxhetit dhe nëse ka vërejtje ja dërgon atë Rektoratit, ky i fundit ja paraqet ministrisë për rishqyrtim. Në buxhetin e fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ajo që vihet re është se fondi i sigurimeve ka ardhur i plotë, ndërsa fondi i pagave të pedagogëve nuk ka ardhur i plotë. PAGESAT E PEDAGOGEVE MBI NORMËN MËSIMORE Anëtarët e personelit akademik efektiv, që për nevoja të procesit mësimor japin orë mësimi mbi normën mësimore vjetore, të miratuar me katet përkatëse, për çdo orë mësimi të kryer mbi këtë normë, paguhen si vijon: kur janë në kategorinë "Profesor", përfitojnë 1200 lekë për çdo orë mësimi 60-minutëshe kur janë në kategorinë "Profesor i asociuar", përfitojnë 1100 lekë për çdo orë mësimi 60-minutëshe, kur janë në kategorinë "Docent", përfitojnë 1000 lekë për çdo orë 60-minutëshe kur janë në kategorinë "Lektor i parë", përfitojnë 800 lekë për çdo orë mësimi 60-minutëshe kur janë në kategorinë "Lektor", përfitojnë 600 lekë për çdo orë mësimi 60-minutësh Për çështjen e mungesës së fondeve nëFakultetin e Gjuhëve të Huaj, Dekania e këtij fakulteti, Klodeta Dibra, është shprehur se asgjë nuk dihet se çfarë do ndodh pas gushit me pagat. Ajo thotë se për këtë çështje duhet të ngrejnë zieri të gjitha ato fakultete që kanë mungesë të fondeve. Sa është buxheti që ju ka dhënë MASh, për fakultetin tuaj? Ne si fakultet i kemi kërkuar Ministrisë së Arsimit 171.744 mijë lekë, për një vit për të mbuluar vetëm fondin e pagave. Ndërkohë që planifikimi i kushtëzuar nga Rektorati është në shumë 119.802 mijë lekë, pra ka një diferencë prej 51.942 mijë lekë. Nga kjo shumë po të zbresim pjesën e fondit të veçantë kemi afërsisht një mungesë fondi për paga rreth 4 muaj. Mua si fakultet më ka ardhur një fond page sigurisht me ndarjen e parë që është bërë, sepse di që Rektorati ka kërkuar një aludim fondesh nga ministria për këtë duhet të presim përgjigjen e Ministrisë së Arsimit. Por ajo që më ka ardhur sot për sot është kjo, që në fakultetin që unë jam dekane kam 4 muaj, mungesë fonde për të paguar pedagogët. Fakultetet e tjera unë nuk e di sa e kanë sepse ndarja është bërë nga Rektorati, a e kanë edhe ato 4 muaj këtë nuk e di. Më këtë fond që më kanë dhënë pas gushtit pedagogët mbeten pa paga. Çfarë do ndodhë pas gushtit ? Nuk e di çfarë do të ndodhë. Më ligj thuhet që shteti duhet të realizon mbulimin 100% pagat e pedagogëve. Nëse ministria do rialokojë ata nuk e di. Çfarë masash keni marrë ju si fakultet për ketë çështje? Ne sot (dje) i kemi çuar kërkesë për shtesë fondi pagave, në Rektoratin e Universitetit Tiranës dhe presim një përgjigje për këtë. Këtë kërkesë duhet ta çojnë të gjitha fakultetet që kanë mungese të fondit të pagave. Si bëhet parashikimi fondit nga fakultetet për një vit? Mbahet gjithmonë një tabelë e realizimit të buxhetit, për 2012 duke pasur parasysh fondin e pagave për çdo muaj. Për shembull fakulteti jonë ka për këta muaj X fond page, duke pasur parasysh pedagogët administratën çfarë shpenzimesh ka dhe në 12 muaj, arrihet dhe thuhet që shuma është X lekë. Në bazë të 2012 bëhet dhe parashikimi për 2013 dhe i behët propozim qeveris që Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Mjekësisë e kështu me radhë, kanë nevojë për fond page për X lekë. Në foto: (Lart) Faksimile e kërkesës për shtesë fondi nga Fakulteti i Gjyhëve të Huaja (Poshtë) Fakulteti i Histori-Filologjisë Klodeta Dibra
19E enjte, 24 janar 2013 RRETHE Vrasja në Fier, prindrit: Nuk e vrau djali jonë Të afërmit e të arrestuarit si dyshuarpër vrasjen e Andi Priftit, reagojnë ndaj veprimit të policisë. Prindrit deklarojnë se djali I tyre, Gentian Shahini, natën e vrasjes ka qenë në në orën 21.30 në shtëpi, duke pranuar se më parë kanë qenë bashkë me viktimën në të njëjtin lokal llotosh shpirtive. Prindrit janë të tronditur, edhe për faktin se të dy familjet, i kanë shtëpitë afër në Sheq, ndërkohë ata karkojnë drejtësi dhe të zbardhet ngjarja. Pëllumb Shahini, babai i të arrestuarit për vrasjen e Andi Priftit, 21 vjeçe, shprehet për Shqiptarja.com, se djali i tij nuk ka lidhje me vrasjen. "Im bir nuk është i tillë. Natën e vrasjes, ai ishte në shtëpi që në 21.30. Lajmin e mësuam nga mediat. Nëse djali im e ka vrarë, të dënohet, por jemi të sigurt që ai nuk ka gisht", ka thënë babai i të arrestuarit, duke shtuar, se para se djali të vinte në shtëpi, kishte pirë kafe me Andi Priftin dhe dy kushërinj të tij. Edhe nëna e Shahinajt, Floria tregon se, policia ka kontrolluar 2 herë banesën, nuk ka gjetur asnjë provë ta ketë kryer këtë akt të shëmtuar, përvecse disa veshje të të arrestuarit. Acidi ndaj gjykatëses kapet ish i dënuari Policia: Agresori është Nertil Zotaj VLORE U dënua nga Mishgjoni 11 muaj për një pompë Lajmi Zbulohet dhe arrestohet autori qe i hodhi acid sanitar gjykatëses së Vlorës, Mirela Mishnoni pak ditë më parë. Policia e Vlorës ka vënë në pranga Nertil Zotajn, 24 vjeç, i dyshuari kryesor për agresnionin ndaj 40-vjeçares. Policia njoftoi se është ngushtuar rrethi i gjithë të gjykuarve nga Mishgjgjoni, deri në arrestimin e Zotajt. ??? VLORE ARMANDO XHELILAJ Vidhnin shtëpi për të blerë bagëti në atdhe ??? VARESE Policia e Vareses, ka arrestuar dyshqiptarë të cilët ishin pjesë e një bande të specializuar, për vjedhjen e apartameneteve. Kriminelët shënjestronin apartamentet në zonën e Lombardisë dhe Piemontes. Dy shqiptarët e ndaluar, janë të moshës 39 dhe 31-vjeç, dhe akuzohen për kryerjen e 30 vjedhjeve të vilave dhe ndërrmarrjeve në Itali. Dy shqiptarët kishin riinvestuar para në Shqipëri, duke blerë një tufë prej 100 lopësh dhe ishin duke negociuar për blerjen e një ferme. Njësia Investigative e Policisë së Vareses, ka studiuar lëvizjet e bandës prej disa mujash. Hetimet morën shkas, menjëherë pas vjedhjes së fabrikës së Ishkryebashkiakut të Tradates, Stefano Candiani. Candiani menjëherë pas vjedhjes së fabrikës së tij, mori pamjet e kamerave të sigurisë dhe nxorri në të gjithë qytetin, foto të grabitësve dhe drejtuesit të tyre gjatë grabitjes. Iu lutën për jetën, i vrau pa mëshirë ??? ITALI Ka përfunduar autopsia për OrietaBoshin e Shpëtim Hanën, të cilët u vranë pak ditë më parë në Akuila të Italisë nga ish-bashkëshorti i Orjetës, Burhan Kapllani. Autopsia ka konfirmuar brutalitetin e vrasjes së dyfishtë: viktimat janë ekzekutuar pa mëshirë nga një distancë e afërt. Orieta me një plumb pas veshit, Shpëtimi me një goditje në qafë, nga një distancë mjaft e afërt, pavarësisht lutjeve të tyre për t'i lënë gjallë. Ndryshe nga deklarata e 48-vjeçarit Burhan Kapllani, i cili tha në polici se e pa rastësisht ishgruan pasi ishte duke shkuar në një dyqan aty pranë për të blerë cigare, sipas hetimeve Kapllani e kishte paramenduar vrasjen. Dhe për këtë arsye ai shiti kompaninë e tij të ndërtimit tek një i afërm në verën e vitit 2012. Tashmë pritet që dy trupat e pajetë të mund të kthehen në atdhe për t'u varrosur. Vrasja e dyfishtë u shënua mbrëmjen e 17 janarit. Orjeta ishte nënë e 4 fëmijëve. LAJME SHKURT Në vitin 2011, Nertil Zotaj kishte qenë objektgjykimi nga gjykatësja Mirela Mishgjoni. Vjedhja e një pompe uji e kishte çuar Nertil Zotajn në prangat e policisë dhe pasi çështja ka shkuar në gjykatë, shorti për të gjykuar dosjen, i ka takuar gjykatëses Mirela Mishgjoni. Kur kësaj të fundit i ka ardhur radha të japë vendimin, e ka dënuar Zotajn me 11 muaj heqje lirie për akuzën e vjedhjes. Kjo duket se nuk i ka pëlqyer dhe sapo ka dalë nga burgu, në një nga marketet e qytetit ka blerë një ilaç për larjen e pllakave (açe, ose siç njihet ndryshe, acid sanitar). Dhe, në momentin që gjyqtarja po dilte nga shtëpia, ia ka hedhur asaj në dytyrë dhe gojë. Drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku, në një dalje para mediave, deklaroi dje identifikimin dhe arrestimin e personit që alarmoi ststemin e drejtësisë. "Nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit, ditën e djeshme është është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i Nertil Janaq Zotaj, 24 vjeç, banues në Vlorë, si agresori i pak ditëve me parë të gjyqtarës Mirela Mishgjoni", thuhej në komunikatën zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Vlorës. Kreu i bluve deklaroi për Shqiptarja .com, se identifikimi i 24-vjeçarit u bë pasi policia mori në verifikim të gjitha dosjet e gjykuara nga Mirela Mishgjoni në dy vitet e fundit. Ndër Hezitimi Policia e prokuroria në dilemë për akuzën Hedhja e një lëngunë fytyrën e një personi, pavarësisht se ai ishte acid sanitar, nuk parashikohet si vepër penale. Kjo e ka vënë disi në vështirësi Prokurorinë e Vlorës, por edhe policinë për arrestimin e nertil Zotajt. Krerët e policisë dhe prokurorisë kanë diskutuar në lidhje me akuzën, e cila ka qenë disi e vështirë për t'u ngritur, për shkak të veprës. Megjithatë, pasi autori është identifikuar dhe prangosur, ndaj tij është ngritur akuza e sulmit ndaj gjykatëses. Itali Shqiptarët Ekspertiza ? Vlorë, inspektohen rrëshqitjet e dheut Pas situatës së rënduar dy ditë më parë, si pasojë e rrëshqitjes së dheut në lagjen "10 korriku", ku 22 familjeve u rrezikohen shtëpitë, zona është isspektuar dje nga Prefekti i Vlorës, Eduart Velçani, si dhe specialisti nga Drejtoria e Peëgjithshme e Emergjencave Civile Myslym Basha. Ata kanë vëzhguar më nga afër situatën e krijuar dhe sipas tyre, do të merret shumë shpejt një zgjidhje, pasi situata është vërtet alarmante. ? Shkodër, banorët alarm për ujin "I kërkojmë shtetit të ndërhyjë në fshatin Goricë të Komunës Ana e Malit". Ka qënë ky apeli që lëshojnë banorët e këtij fshati, të gjendur përballë rrezikut të përmbytjeve. Pavarësisht se jo në përmasa si ato të para dy viteve, fshati Goricë është nën ujë. Dhjetra hektare tokë bujqësore janë nën sundimin e ujit dhe në rast se situata do të vazhdojë e njëjtë, sipas banorëve, përmbytjet do të jenë sërish në ato përmasa. ? Korçë, protestë për pedonalen Rreth 50 biznese në bulevardin "Shën Gjergji", në qytetin e Korçës, prej katër ditësh kanë kaluar në protestë të heshtur, duke kërkuar hapjen e bulevardit për lëvizjen e qytetarve dhe automjeteve. Sipas tyre, bllokimi i lëvizjes në këtë bulevard dhe kthimi i tij në pedonale, ka paralizuar tërësisht blerjet në këtë zonë, ndërkohë që po i çon drejt falimentimit. Tregëtarët akuzojnë gjithashtu Kryetarin e Bashkisë, Niko Peleshi, se ka shkelur projektin dhe marrëveshjen e firmosur mes tyre në 14.02.2012. ? Gjirokastër, kapet hajduti i kishave Një person është vënë në pranga, pasi akuzohet për një sërë grabitjesh, mes tyre edhe për vjedhje të kishave në komunën e Dropullit të Sipërm në rrethin e Gjirokastrës. Policia e Gjirokastrës arrestoi Artan Muçmataj, 42 vjeç nga Patosi i Fierit, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. 42vjeçari akuzohet për thyerje të arkës së parave në kishën e fshatit Likomil, duke marrë prej andej të hollat e besimtarëve dhe kazanin e pagëzimit. to, u shqyrtuan të gjitha grupet kriminale apo individët që mendohet se mund të ishin të rrezikshëm, apo që mund të kishin shfryrë dufin ndaj sgjykatëses. Të njëjtat burime deklaruan se janë shoqëruar dhe marrë në pyetje shumë persona. Dhe, nga hetimet ka rezultuar se, këtë veprim ky person e ka kryer me pretendimin se është dënuar me një masë dënimi më të rëndë nga ajo që i takon dhe se nuk është liruar në kohë pas vuajtjes së dënimit. Por, policinë duket se e kanë ndihmuar edhe pamjet filmike, që janë gjendur para pallatit të gjykatëses Mishgjoni ku ndodhi edhe incidenti. Kamerat ishin të vendosura nga subjekte të ndryshme private, por për shkak të distancës, pamjet nuk ishin të qarta dhe vetëm në momentet kur është ngushtuar rrethi, atëherë, policia është ndihmuar edhe nga pamjet e kameres. Nertil Zotaj ishte dënuar me 11 muaj burg dhe 150 mijë lek gjobë, ndërkohë që, dënimi për vjedhjen i një pompe i është dukur i ekzagjetuar, duke u hakmarrë ndaj gjykatëses, ngjarje që ndodhi më 16 janar. Mirela Mishnoni, gjyqtarja e dhunuar Itali Pamje nga një prej vjedhjeve të shqiptarëve
21E enjte, 24 janar 2013 KULTURE GJOKA: Kur të duan të thonë se Martini është më i madh se Kadareja, do ta përzënë atë. Kur të duan të thonë se është më i madh se Trebeshina do ta kthejnë Martinin. tin të jetonte në dritën e kulturës europiane dhe ta identifikojë veten si poet e prozator dhe shkroi me këndvështrimin e letërsinë shqipe, por nuk e identifikoi veten si shkrimtar i veçantë. Ai mishëroi në letërsi genin shqiptar, subjektet shqiptare me identitetin kulturor europian. Martin Camaj e shpëtoi prozën e tij, duke shpëtuar veten nga pamundësia e komunikimit duke shkruar maksimumin në jetën e vet. Pse Martin Camaj sa herë të ketë zyrtarë sa herë të ketë studiues të varur zyrtarisht do të hyjë dhe do të dalë sa herë të kenë nevojë ata. Kur të duan të thonë se Martini është më i madh se Kadareja, do ta përzënë atë. Kur të duan të thonë se është më i madh se Trebeshina do ta kthejnë Martinin. Dhe kur duan të thonë se Trebeshina është më i madhe se ata, asnjeri prej tyre nuk do ta lëviz dhe të jetë pjesë e verifikimit. Kush i heq dhe i vendos autorët e letërsisë në programet arsimore. A ka një bord akademik? -Kjo punë është e atij bordi që merret me këto programe. Ka një bord që bëhet nga akademikët me tituj, nga zyrtarët, njerëzit që vetëm Camaj nuk e kanë lexuar. Pse them se nuk e kanë lexuar. Sepse po ta kenë lexuar Camaj, siç bërtasin pse u hoq një poezi nga Kadareja, le të thonë me gjysmë zëri që pse u hoq Martin Camaj. Ku e di unë se ç'janë ca Ali Aliu e ca akademikë të tjerë që e shohin letërsinë sipas nevojave të klanit të caktuar. Në raport me Camaj përgjegjësia është e shumëfishtë. Përgjegjësia është direkt e ministrisë së arsimit që e nxjerr dhe e heq sa herë ka nevojë për të lehtësuar programin dhe asnjëherë nuk e merr në konsideratë si vlerë. Është e atij bordi sugjerues të programit nëse ka diçka për të thënë edhe në raport me Trebeshinën, se me Trebeshinën është një problem pak më i madh se Camaj, sepse Trebeshinën duke e projektuar si kundërshtar të Kadaresë nuk bëjnë asgjë tjetër veçse e përzënë. A e meriton Trebeshina ta pëzënë nga letërsia. A mund ta bëjnë këtë që tekstet e tij, që "Kënga shqiptare" të hiqet nga programi pasi është futur me shumë vështirësi. Pastaj edhe i vetmi roman epope si mund të hiqet lehtësisht me filozofinë se nuk gjendet në shitje. Ai është i botuar, është i shitur dhe i palexuar. Duhet ët jemi me një qëndrim më të qartë për të zbuluar që mjediset zyrtare të politikës arsimore të bordeve që merret me hartimin e programeve dhe teksteve do të veprojnë sipas mentalitetit komunist të heqjes të atij që nuk ka shkruar si ata që kanë mësuar në shkollë. Kemi dëgjuar se një pjesë lexuesve të zakonshëm, të mësuar me estetikën e mediokre te realizmit socialist vërtet nuk e kuptojnë Camaj. Të jetë kjo një arsye që i ka çliruar nxënësit nga kjo ngarkesë estetike e tekstit të Camajt? -Shiko çfarë ndodh. Ku fillon dhe mbaron problemi Camaj. Mësuesit nuk e kanë bërë në program. Nyja gordiane lidhet me kongresin e '72shit që nuk ka shkruar as në gjuhë letrare. Ligjërimi i tij në gegërisht dhe arbërisht është një vështirësi serioze, duhet të hyjë në raport me leksikun fjalorin, ka shkruar në shqip në atë që quhet gjuha e buzukut dhe Bardhit E kisha fjalën për figuracionin më tepër, pavarësisht se personalisht çmoj shumë edhe prurjen gjuhësore? -Padyshim përthyerjet estetike të Camajt janë të njëmendta dhe të veçanta. Po flas vetëm dy gjëra vetëm për dy tekstet e tij. Është fjala për "Dranen" që është edhe prozë edhe poezi. Është edhe "Madrigal" që tek e fundit që është një eksperimentet tek autori dhe palimpsesti, pra shkrim mbi shkrimin që është projektuar për herë të parë tek Borgesi dhe këtë e gjejmë tek poema, tek libri, tek teksti i fundit i Camajt, po të thuash se unë i kam kuptuar ato nuk ke kuptuar asgjë nga botëperceptimi dhe ndjeshmëria e një poeti, sepse siç thotë Camaj "nuk kam shkruar poezi për të recituar, kam shkruar për të hyrë në shpirtin e njeriut, jo vetëm atij shqiptar, por edhe më gjerë se kaq". MEDIAT E HUAJA: Revista britanike online Horizont shkruan për dhunimin e afreskeve të Onufrit, duke i kushtuar nje artikull të shoqëruar me fotot nga vendi i ngjarjes SHTYPI BRITANIK "Afresket shqiptare dëmtohen në mënyrë të pariparueshme" Martin Camaj: “nuk kam shkruar poezi për të recituar, kam shkruar për të hyrë në shpirtin e njeriut, jo vetëm atij shqiptar, por edhe më gjerë se kaq” Në foto: Shkrimtarët Ismail Kadare, Martin Camaj dhe Kasëm Trebeshina (fotomontazh) Afreske të rëndësishme mesjetare në kishën eShën e Premtes në fshatin e largët të Valshnë Shqipërinë Qendrore, kanë pësuar dëme të pariparueshme nga duart e hajdutëve të cilët u përpoqën t'i shkulnin ato nga muret. Këto afreske kryesisht përshkruajnë skena fetare, disa prej të cilave janë krijuar nga Onufri një ikonë e pikturës së shekullit të 16-të, i cili e kaloi një periudhë të jetës së tij në Valsh. Onufri është i njohur për ngjyrat e tij dhe stilin dhe futi realizëm dhe individualitet më të madh në shprehjeve të fytyrës, duke thyer rregullat strikte të artit bizantin dhe është konsideruar gjerësisht si piktori më i madh i Shqipërisë. Veprat e tij janë nënshkruar me titull greqisht ??????????? (Protopapas), duke demonstruar një pozitë të lartë në hierarkinë e kishës. Dëmtimi fillestar për afreske u krye më 30 dhjetor 2012, kur kisha qëndronte e mbyllur dhe pa kujdestar. Banorët vendas e bënë zbulimin menjëherë dhe pas kësaj kanë njoftuar autoritetet por nuk është ndërmarrë asnjë veprim -duke i lejuar grabitësit për t'u kthyer përsëri në 4 janar 2013. Grabitësit janë përqendruar kryesisht në heqjen e kokave të shenjtorëve, disa prej të cilave kanë arritur të shqiten nga muret, por pas disa përpjekjeve të tjera të pasuksesshme janë lënë disa nga copat e afreske të shkatërruara në dysheme. Artan Shkreli dhe Auron Tare, dy ekspertë shqiptarë të trashëgimisë kanë vizituar kishën menjëherë pas dhunimit për të vlerësuar dëmin. Të tmerruar me atë që panë, ata janë ndier të detyruar që të organizojnë një protestë para Ministrisë së Kulturës dhe të njoftojë mediat me qëllimin që ato të sjellin në qendër të vëmendjes situatën. Të dy gjatë kësaj kohe janë duke bërë thirrje për reagim dhe llogaridhënie dhe Shkreli i cili drejton Forumin për Mbrojtjen e Trashëgimisë, tha se "Për mua është krimi më i rëndë i këtij lloji që ka ndodhur në Shqipëri në 20 vitet e fundit. Tare beson se ka nevojë të mbahet qëndrim më i ashpër për ata që dëmtojnë apo vjedhin nga pasuria e trashëgimisë kulturore. Sipas tij ndjekjet dhe dënimet kanë qenë të rralla dhe për këtë arsye nuk kanë pasur efekt parandalues. Tare shpjegoi gjithashtu se në vitin 2007 qeveria e shpërndau sistemin e ishkujdestarëve, të cilët mbikëqyrnin kishat si ajo e Valshit, duke i bërë ato të paprekshme nga këto lloje krimesh. Olsi Lafe, i cili është kreu i departamentit të Trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës, tha në një konferencë për shtyp se "qeveria nuk ka paratë dhe infrastrukturën për të mbrojtur objektet e saj të shumta të trashëgimisë kulturore. Duhet menaxhuar një territor shumë i madh. Duke pasur parasysh se numri i monumenteve është i madh dhe shumë prej tyre janë të vendosura në zonat rurale, shumë larg nga qendrat rezidenciale, është e pamundur për të kontrolluar ato 24 orë në ditë." Megjithatë, ai insistoi se Ministria është duke punuar me policinë duke synuar që të kapë hajdutët." Përktheu DH.H. Faksimile e revistës “Past Horizons” që pasqyron dëmtimin e afreskeve Ndahet nga jeta Paulin Selimi Shkrimtari i humorit Ndahet në moshën 66-vjeçare nga jetashkrimtari i humorit shkodran Dr. Paulin Selimi. Ai është autori i skeçit të famshëm të Zef Dedës “Kunati i shokut Xhemal”. Paulin Selimi ishte një nga përfaqësuesit me të denje të humorit të Shkodrës në 50 vitet e fundit, por për shkak të rrethanave të kohës nuk u vlerësua aq sa meritonte. Selimi ishte penda dhe shpirti i aktoreve të shquar të humorit, të cilët bënë emër në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, kudo ku jetojnë shqiptarët. Paulini lindi në Shkodër në 1947. Për vite me radhë ka punuar si mësues i letërsisë, kurse nga 2002–shi është drejtori i shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër. Nga pena e tij janë vënë në skenë qindra skeçe, monologje, komedi me një akt etj. Në 2002-shin është dekoruar nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Naim Frashëri” i Artë për krijimtarinë letrare. Ka botuar këto libra me tregime humoristike. Dr. Paulin Selimi ? ?
16 E enjte, 24 janar 2013 SHËNDETIW W W . S H Q I P T A R J A . C O M Leukozat akute tek fëmijët në Shqipëri Studimi nga 1975 - 2011, më i prekur veriu i vendit Simptomat Në studimin i është dhënë rëndësi edhe aspekteve klinike të paraqitjes së leukozave akute, referuar 15 viteve të fundit. ? Shenjat Siptomat kryesore me të cilat janë paraqitur pacientët që janë marrë në studim janë në 54% të rasteve lodhja dhe po në atë përqindje të rasteve pacientët janë paraqitur me temperaturë, shenja të tjera të shpeshta të prezantimit jane zbehje, anorexi, adenopati, purpura, dhimbje kockash. ? Të dhënat Ndër të dhënat laboratorike u studiuan numri i eritrociteve, leukociteve, limfociteve, trombociteve dhe vlerat e LDH. ? Patologjia Kemi studiuar e analizuar edhe komplikacionet që shoqërojnë ecurinë e LA, si pasojë e vetë patologjise apo kemioterapisë, radioterapisë të përdorur. ? Terapia Të njohësh mirë komplikacionet e mundshme e të pritshme, e në vazhdim të hartosh një terapi mbështetëse të përshtatshme, do të thotë të mbrosh remisionin e pretenduar e të fituar, do të thotë të luftosh për mbijetesë më të mirë e jetë më cilësore. ? Komplikacionet Ndër komplikacionet më të shpeshta janë aplasia medulare, infeksionet, komplikacionet neurologjike, metabolike, etj. leukozë e pacientëve me DR. EDIOLA ÇOBO Në strukturën e përgjithshme të sëmundshmërisëpër moshën pediatrike në Shqipëri, neoplazitë zënë 10% sipas studimit të INSTAT. Në këtë grup të neoplazive pediatrike, L. A. përbëjnë 43%, duke u rradhitur në vend të parë. Incidenca vjetore e LA në Shqipëri rezultoi në studimin tonë me 8.3/1milion banorë në tërësi dhe 25.8/1milion fëmijë duke u mbështetur mbi të dhënat e INSTAT lidhur me numrin e strukturës së popullsisë. Analiza e dinamikës së incidencës së LA gjatë periudhës së studimit rezulton me rritje të lehtë përgjatë viteve. Vlen për tu theksuar se në periudhën e tretë pra në vitet 1999-2011 rritja e incidencës është më e shprehur dhe me domethënie statistikore. Studimi. Në studimin tonë nga 983 raste të diagnostikuar me LA rezultuan 91% me LAL me incidencë 23.6/1 milion fëmijë, dhe 9% me LAM me incidencë 2.2/1 milion fëmijë. Në raport me tendencën gjinore nga studimi del në pah se në 61% të rasteve të diagnostikuar me LA janë fëmijë të gjinis mashkull dhe pjesa tjetër prej 39% janë të gjinis femër. Shpërndarja gjinore sipas nëntipave të LA paraqitet në LAL 60% meshkuj dhe 40% femra, në LAM 78% meshkuj dhe 22% femra, pra sipas studimit fakton një predominim i shprehur i LA në meshkuj. Në shpërndarjen sipas grup moshave në studim vihet re që LA është e rrallë në moshat 0-1 vjeç dhe madje është më pak e shprehur se në grup moshat e tjera. Incidenca vjetore për 1 milion fëmijë paraqitet dukshëm më e lartë në moshën 2-4 vjeç duke qenë më e lartë se ajo e gjithë kontigjentit, ndërsa 2 grup moshat e tjera paraqesin vlera të përafërta por më të ulëta se ajo e gjithë kontigjentit. Në studimin tonë u analizua shpërndarja e rasteve sipas 12 rajoneve në të cilën u vu re se rajone si Fieri dhe Shkodra kanë incidencë mbi atë të vlerës së kontigjentit, por incidencën më të lartë e kanë rajonet si Kukësi, Lezha dhe Dibra. Gjatë studimit të dinamikës së incidencës së këtyre rajoneve u vu re se në disa rajone si Fieri dhe Tirana kjo incidencë është rritur dukshëm në periudhën e tretë të studimit në vitet 1999-2010, ndërsa në rajone të tjera si Kukës, Dibër dhe Lezhë incidenca ka ndryshuar pak përgjatë tre periudhave të studimit, duke qenë e rritur që para 30 vjetësh. Megjithëse diferencat janë jo sinjifikative dallohet një risk më i lartë për të zhvilluar leukozë në rrethet e zonës verilindore dhe një risk me i ulët në zonat e tjera të Shqipërisë. REKOMANDIME LA, në studimin tonë, radhitet në vend të parë (43%) për nga shpeshtësia ndër patologjite neoplazike të fëmijëve. Rezultatet japin një incidencë 8.3 / 1 milion banorë tëpopullates; 26 / 1 milion banorë të popullatës pediatrike dhe 51/ 105 fëmijë të lindur gjallë. Janë shifra, që duke marrë parasysh mortalitetin ende të lartë të kësaj patologjie në fëmijët, detyrojnë vëmendje të veçantë e të plotë në fushën e politikave të shëndetit publik dhe nga institucionet qendrore e ato diagnostiko - kurative të shërbimeve shëndetsore të të gjitha niveleve. Studimi në dinamikë në tre periudha 12 vjeçare jep të dhëna interesante, me ndryshime statistikisht domethënëse, të një incidence statistikisht më të lartë për 1999 - 2010, që mund të jenë nxitëse në kërkim të faktorëve të ndryshëm favorizues apo shpërthyes, ambientale ose tjetër që mund të kenë influencuar në këtë fenomen. Studimi i shpërndarjes gjeografike, jep incidenca të larta në disa rajone të vendit (Dibër, Kukës, Lezhë). Zona veriore e vendit rezulton më e riskuar se zonat e tjera për LA, ndërsa zona e jugut më pak. Duam të tërheqim vëmendjen në shifra që sugjerojnë studime shumëplanëshe në kerkim të faktoreve apo situatave predispozuese. Në zonat urbane incidenca duket më e lartë por lëvizjet e shprehura të popullatës nuk të lejojnë deduksione të qarMetodika 37 vjet për të bërë studimin me 983 fëmijë Studimi i realizuar nga dr.Ediola Çobo dhe udhëheqëse prof. Anila Godo, ka si qëllim të paraqesë disa të dhëna epidemiologjike rreth Leukozave Akute (LA) në moshën pediatrike në vendin tonë, për një periudhë 37 vjeçare. Sipas autores së këtij studimi ata synojnë të analizojnë disa nga elementët e rëndësishëm klinikë, në ndihmë të një diagnoze të hershme, të parandalimit e menaxhimit të përshtatshëm të komplikacioneve të mundshme. Gjithashtu të hetojnë, evidentojnë e analizojnë disa faktorë me rëndësi prognostike që orientojnë në hartimin e strategjisë më të përshtatshme terapeutike, për një mbijetesë më të mirë e më cilësore U morën në studim 983 fëmijë,0-14 vjeç, me LA, të ndjekur e të trajtuar në shërbimin e Onkohematollogjise pediatrike, QSU "Nënë Tereza", për një periudhë 37- vjeçare (1975 2011). Kriteret e përfshirjes në studim ishin: Diagnozë e konfirmuar me mielograme. ta. Për vënien e diagnozës duhet patur në mendje tërësia e simptomatollogjisë klinike laboratorike, që jo gjithnjë është e plote dhe në shprehjen më patognomonike. Kështu vlerat normale të eritrociteve, limfociteve, leukociteve, trombociteve apo LDH nuk duhet të përjashtojë një LA nqs klinika shkon në favor të saj por investigimi duhet të thellohet. Bebet Fëmijët sensin për humor e marrin nga prindërit Bebet që në muajin e gjashtëmësojnë të qeshin, ndërsa sensin e humorit e marrin nga prindërit, respektivisht qeshin me gjërat e njëjta, të cilave u qeshin nëna dhe babai, ka treguar një studim i kryer së fundi. Shkencëtarët kanë konstatuar që fëmijët në moshën gjashtë muajsh deri në një vit, duke vrojtuar reagimet e prindërve, mësojnë se çfarë është për të qeshur. Në studimin të cilën e kanë kryer shkencëtarët nga fakulteti shtetëror Johnson dhe Universiteti dr. John Sparroë në Neë Hampshire në Amerikë, kanë marrë pjesë 30 fëmijë dhe prindërit e tyre. Ata janë vëzhguar se si kanë reaguar në ngjarjet normale dhe absurde. Së pari fëmijëve dhe prindërve u kanë treguar librin me fotografi dhe topin e kuq, dhe pastaj me libër i kanë qëlluar hulumtuesit dhe topat i kanë vënë në hundë. Njëri grup i prindërve kanë qeshur me këtë, ndërsa grupi tjetër ka vëzhguar ngjarjet pa reaguar. Është konstatuar që foshnjat më të mëdha se gjashtë muaj para se të reagojnë, së pari me kujdes vëzhgojnë shprehjen e fytyrës së prindërve, ndërsa fëmijët deri gjashtë muaj ndodhitë absurde i shikojnë me çudi pavarësisht reagimit të prindërit. Shkencëtarët kanë theksuar se fëmijët duke vëzhguar me kujdes prindërit dhe reagimet e tyre zhvillojnë sens të sofistikuar për humor. "Fëmijët në moshën një vjeçare, sipas të gjithave gjasave, tashmë fillojnë të mendojnë, respektivisht të paktën kuptojnë çfarë është me të vërtetë qesharake dhe çfarë jo", ka thënë dr. Gina Mireault, udhëheqësja e studimit. uSt dimi
2 E mërkurë, 23 janar 2013 POLITIKE Kandidatët për deputetë fotokopje të dorëheqjes nga postet e mëparshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoidje me konsensus projekt vendimin "Për miratimin e modeleve të dokumentacionit të kandidimit që do të përdoren në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013". Neni 67 i Kodit Zgjedhor parashikon që partia politike e regjistruar si subjekt zgjedhor depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore. Kjo listë duhet të mbështetet nga firmat e 5000 zgjedhësve në shkallë kombëtare. Partitë politike përjashtohen nga detyrimi për firmat nëse të paktën një anëtar i kësaj partie zotëron një mandat në Kuvend. Ndërkohë që koalicionet që nuk kanë deputetë, do të duhet të mbledhin 7 mijë firma në të gjithë vendin. Ndërkohë që u bënë dhe disa ndryshime ku nëse kandidati për deputet mban post kryetar bashkie, prokuror ose ushatarak, ai duhet të japë dorëheqje dhe një kopje të saj t`ia japë KQZ të fotokopjuar. Përfaqësuesi ligjor i PS, Genc Gjonçaj prpozoi që dorëheqja të merrej me shkrim nga eprori që ka pranuar shkakrkimin, propozim ky që nuk u pranua nga asnjë anëtar. Gjithashtu u miratua dhe projektvendimi "Për caktimin e njësive administrative, ku do të ngrihen ambientet e punës të zyrave rajonale zgjedhore". Biba kërkesë në KQZ për mandatet, Berati dhe Korça një mandat më pak Ndarja e mandateve, PS pajtohet me Flamur Nokën PS ndryshon qëndrim pas të dhënave të audituesit Lajmi Nënkryetari i Denar Biba kërkon mbledhjen e KQZ ditën e hënë për ndarjen e mandateve. Ndonëse Komisioni i Ligjeve i la rugë të hapur ndarjes së mandateve si në 2009, anëtarët e propozuar nga PS kërkojnë ndarje të re, kjo na bazë të të dhënave të auditit teknicien nga Ministria e Brendshme. ??? TIRANE ARTEMISA HOXHA NDARJA E MANDATEVE QE PROPOZOJNE ANETARET E PROPOZUAR NGA PS NE KQZ Caktimi i numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013” mori 4 vota “pro”. Ai nuk konsiderohet i miratuar. Dyshimet PS dyshon në shtimin e popullsisë në Qarkune Kukësit, duke përdorur punonjës të administratës së Ministrisë së Brendshme apo dhe policë të regjistruar si banues në Kukës. Pritet që të hënën të propozuarit e majtë në KQZ, të dalin në një konferencë për shtyp, pas informacioneve që kanë marrë nga audituesi teknicien.Të dhënat e siguruaranga audituesi teknicieni përzgjedhur nga anëtarët e propozuar nga opozita në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, bëri që këta anëtarë të ndryshojnë qëndrimin në ndarjen e mandateve. Për të realizuar këtë ndarje të re, nënkryetari i KQZ, Denar Biba depozitoi një kërkesë për një mbledhje të KQZ në datë 28 janar me rendin "Për caktimin e numrit të mandateve, për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të viti 2013". Por ajo që vihet re në relacionin e hartuar nga anëtarët e propozozuar nga opozita është pikërisht fakti se sipas të dhënave të marra nga audituesi nga Ministria e Brendshme në regjistrat e gjendjes civile, shifrat e popullsisë dhe llogaritja e ndarjes së mandateve përkojnë me një projektvendim të paraqitur nga administrata e KQZ pak kohë më parë, ku qarkut të Tiranës dhe Durrësit i shtoheshin nga një mandat, ndërsa Berartit dhe Korçës i hiqeshin nga një mandat. Sipas të dhënave të popullsisë, rezulton se Qarkut të Kukësit i mbeten po 4 mandate edhe pse PS ka dyshimet e veta për shtimin fiktiv të popullsisë në këtë qark. RELACIONI Në bazë të nenit 74, pika 1, të Kodit Zgjedhor, zona zgjedhore për Kuvendin përputhet me teritorin e qarkut. Në bazë të nenit 75 të Kodit Zgjedhor dhe të dhënave të dërguar nga Ministria e Brendshme, është llogaritur numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore si më poshtë: Numri total i shtetasve 4,312,210 është pjestuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 30,802, si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati (numri real i dalë nga pjestimi është 30,801.500). Më tej, përfaqësuesi i PS të Shqipërisë në KQZ, z.Genci Gjonçaj, bazuar në shkresat e Ministrisë së Brendshme të dërguara këtij subjekti për periudhën qershor-nëntor 2012, paraqiti dyshime dhe pretendime për rritje fiktive të numrit të shtetasve, apo për inxhinierim elektoral të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, të paktën për katër komuna të Qarkut Kukës. Të gjendur përpara dy shkresave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, të cilat të vlerësuara në lidhje me njëra tjetrën krijonin dyshime të arsyeshme mbi numrin real të shtetasve në qarkun e Kukësit, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z.Biba dhe znj.Shtylla, bazuar në kompetencën që iu njeh neni 21, pika 3,i Kodit Zgjedhor dhe në vijim të procesit administrativ - tashmë të filluar nga KQZ, e që normalisht do të përfundonte me marrjen e një vendimi për caktimin e mandateve për çdo zonë zgjedhore,kërkuan që të merrej një informacion shtesë nga Ministria e Brendshme. Me shkresën nr.807,datë 21.11. 2012, dy anëtarët e KQZ, z.Biba dhe znj.Shtylla i kërkuan Ministrisë së Brendshme informacion shtesë për katër komunat e Qarkut Kukës, ndërkohë që kjo e fundit iu përgjigj kësaj kërkese me shkresën zyrtare të datës 22.11.2012, duke refuzuar në thelb dhënien e informacionit me arsyetimin se përbënte "të dhëna personale". Për këtë arsye, anëtarët z.Biba dhe znj.Shtylla, kërkuan përsëri shtyrjen e mbledhjes së KQZ, deri në ardhjen e informacionit të kërkuar, duke qenë se ishin në përmbushje të kompetencës së tyre ligjore, si dhe meqenëse trupa ishte ende në një procedurë hetimi administrativ. Sqarojmë se anëtarët e KQZ, Denar Biba, Albana Shtylla dhe Jani Jani, ndonëse ishin të pranishëm në mbledhje, refuzuan të votojnë "pro" apo "kundër", duke e arsyetuar këtë me faktin se, kompetenca e tyre ligjore për të arritur në një vendim po cenohej dhe se KQZ duhet ta shtynte sërish marrjen e vendimit për caktimin e numrit të mandateve, ndonëse përtej afatit kohor të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, pasi integriteti i procesit zgjedhor ishte shumë më i rëndësishëm se një afat kohor, shkelja e të cilit nuk sillte në thelb asnjë pasojë. Më tej pas përfundimit të diskutimeve, Kryetarja e KQZ hodhi për votim në parim aktin/ projektvendimin me objekt "Caktimi i numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013".Në përfundim të votimit, akti mori 4 vota "pro", dhe në kuptim të nenit 24, pika 1, gërma "ë", të Kodit Zgjedhor, ai nuk konsiderohet i miratuar në parim. Në përfundim të mbledhjes së datës 23.11.2012, anëtarëve iu është paraqitur për të firmosur dhe praktikisht është firmosur nga kolegët z.Osmanaj, znj.Shtjefni e z.Muho dhe Kryetarja e KQZ znj.Lleshi (që të katër "kundër") një vendim që në pjesën urdhëruese të tij (dispozitivi) vendos: "Të mos caktojë numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvendin 2013". Vërejmë se asnjë nga këto nene, por në fakt në asnjë nen të Kodit Zgjedhor, nuk parashikohet si kompetencë e KQZ moscaktimi i numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore për ? Në foto: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë një mbledhjeje Sipas të dhënave të popullsisë, rezulton se Qarkut të Kukësit i mbeten po 4 mandate edhe pse PS ka dyshimet e veta për shtimin fiktiv të popullsisë në këtë qark.
24 E enjte, 24 janar 2013 LAJME NGA BOTA Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi ??????????????????????????????? Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë NË TELEVIZIONIN Origjina e LajmitTë mërkurën ora 22:00 5Pyetjet ngaBABARAMO Çdo të martë ora 21:00 Ritransmetim ? Prishtina mirëpret rezolutën Faktori politik në Kosovë ka mirëpritur miratimin e Rezolutës për Kosovën nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. E miratuar me 115 vota pro dhe 11 kundër, rezoluta në fjalë rekomandon që Kosova dhe Këshilli i Europës të vendosin raporte të drejtpërdrejta dhe kjo vlerësohet si arritja e parë konkrete e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë këshill. “Është një rezolutë që po të shikohet në një formë tjetër është e tillë që krijon raporte të reja mes të Kuvendit të Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropës dhe ky është një hap pozitiv i saj. Për të tjerat ata kanë dhënë mendimin e tyre dhe ne nuk mund të ndryshojmë”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. ? Dialogu, Thaçi raporton tek Jahjaga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur të mërkurën në një takim kryeministrin Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku dhe nga koordinatori politik në dialogun me Serbinë, Blerim Shala. Sipas një komunikate për shtyp nga Presidenca, kryeministri Thaçi e informoi presidenten Jahjaga për proçesin e dialogut me Republikën e Serbisë, për takimin e fundit me homologun serb dhe për marrëveshjet e arritura në secilën fushë. ? “Referendum për Britaninë në BE” Pas shumë shtyrjesh, kryeministri britanik David Cameron mbajti fjalimin e paralajmëruar për Europën. Mesazhi i tij ishte i qarte: për qendrimin e Britanisë së Madhe në BE do të vendoset në një referendum popullor. Në mendimin e ekspertëve, ai i kreut konservator të ekzekutivit britanik, ishte një fjalim parimor mbi raportin e vendit të vet me BE-në. Në ? llim Cameron e bëri të qartë se pa një reformim të Bashkimit Europian, Britania do të gjendet e detyruar të dalë nga unioni. Sa për referendumin që u zotua ta organizojë në rast rizgjedhjeje legjislaturën e ardhshme, ai do të mbahet pak pas konstituimit të parlamentit të ri, pra maksimumi në fund të 2017-ës. ? FMN: Rimëkëmbja e ekonomisë po dobësohet Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar sërish për dobësimin e ripërtëritjes së ekonomisë globale, pavarësisht përpjekjeve të qeverive për të stimuluar rritjen. Ekonomia globale ka gjasa të rritet me ritme më të ngadalta se parashikimet në dy vitet e ardhshme, ka deklaruar organizata në raportin e fundit të saj. Në dokumentin në fjalë thuhet se, pritet që eurozona të mbetet në reçesion gjatë vitit 2013, edhe pse më parë ishte parashikuar një rritje e ekonomisë së bllokut. ? Irak, bombë në xhami, mbi 20 viktima Të paktën 23 persona dyshohet se kanë mbetur të vdekur nga një sulm vetëvrasës në një xhamia shiite në qytetin irakian Tuz Khurmato. Sipas autoriteteve, sulmi kishte në shënjetër besimtarët shiitë që po merrnin pjesë në një funeral. Tuz Khurmato është rreth 175 kilometra në veri të Bagdadit dhe është një rajon i banuar kryesisht me popullsi me etnicitet turk. Provinca është pjesë e kontestit për administrim mes kurdëve që qeverisin në mënyrë të pavarur në veri të Irakut dhe qeverisë së Bagdadit. ? “Bengazi”, Hillary Clinton para Senatit Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton po dëshmon në Kongres për sulmin e ndodhur vitin e kaluar ndaj selisë diplomatike të SHBA në Bengazi të Libisë. “Marr përsipër përgjegjësitë e mia”, ka deklaruar zonja Clinton përpara komitetit për marrëdhëniet me jashtë të Senatit, duke iu referuar dështimit në marrjen e masave për mbrojtjen e konsullatës. Sekretarja e Shtetit duhej të dëshmonte për çështjen në fjalë në fund të vitit të kaluar, por seanca u shty për shkak të problemeve shëndetësore të saj. Të mërkurën ajo tha se nuk pati kurrë një shkresë zyrtare që të kërkonte rritjen e masave të sigurisë në konsullatën në Bengazi.
3E mërkurë, 23 janar 2013 POLITIKE Mazhoranca siguron votat e LSI, lë në fuqi mandatet e 2009 Në një moment kur LSI kërcënoikoalicionin e djathtë me mosdhënien e votës për ndarjen e mandateve ku Beratit e Korçës i hiqet nga një mandat që i shtohen Tiranës e Durrësit, mazhoranca ndryshoi qëndrim. Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi vetëm me votat e mazhorancës propozimin e deputetit Edi Paloka për ruajtjen e mandateve të 2009. Opozita kundërshtoi me argumentin se ndarja e mandateve është kompetencë e KQZ dhe jo e Kuvendit. "Me këtë vendimmarrje që po bëni, me këtë njëanshmëri po i jepni që në fillim njollën këtyre zgjedhjeve. Kuvendi po luan si kasap politik për interesa të njërës palë", tha Gjiknuri. Sipas relatorit Paloka, "është detyrim i parlamentit të bëjë ndarjen e mandateve. KQZ, pjesa e opozitës, nuk ka pranuar ta bëjë këtë detyrë. Unë kam propozuar të marrim për bazë mandatet e vitit 2009 dhe të ecim me këtë ndarje". Kryetarja e KQZ dha sqarime në lidhje me shkresën që administrata i ka dërguar Kuvendit. Lleshi nënvizoi se kjo nuk është hera e parë që administrata e KQZ komunikon përmes letrave me parlamentin. Denar Biba theksoi se parlamenti s'mund të pranojë të vihet në lëvizje nga një shkresë që siç tha ai, nuk mban firmën as të kryetares as të nënkryetarit të KQZ. ??? TIRANE JAKIN MARENA Asambleja "Do informohet për verfikimin e listave që ka përfunduar në 96% të territorit derë më derë. Janë vënë re mangësi rënda, ka raste dublikimi, regjistrime fiktive, njerëz që s'kanë vendbanim por janë të regjistruar, ndarje e famijes në zona të ndryshme". Blushi: "Unë kandidoj në Elbasan, programi i PS më i mirë" I dërguari i PS përQarkun e Elbasanit Ben Blushi ka zhvilluar një takim me gazetarët e këtij qarku. Ai ka folur për zgjedhjet e 23 qershorit dhe punën që po bëhet nga PS për listat por dhe për listën e kandidatëve për deputetë. "Në respekt të forcës time elektorale nuk mund të bëj publike emrat e deputetëve që do të kandidojnë në këtë Qark por vetmja gjë që mund të them me siguri është se unë jam i sigurt që do kondidoj si deputet për qarkun e Elbasanit dhe për pjesën tjetër të tyre do ju bëj me dije përpara afatit të përcaktuar nga KQZ", tha Blushi. Sipas këndvështrimit të tij gara elektorale këtë vit do jetë shumë e fortë dhe do të jetë qytetari ai që do mund të zgjedhë se kë program qeverisës do të përqafojë, atë të korrupsionit që është në qeverinë e tanishme e të pa ndëshkueshmërisë apo të një ndryshimi të ri dhe një epokë të re për Shqipërinë europianë që do të sjellë PS. Kreu i PS Edi Rama kangritur shqetësiminte ambasadorët më të rëndëishëm në Shqipëri se Berisha po përpiqet të prishë zgjedhjet e 23 qershorit, përmes veprimeve që po bën. Në takimin që kreu i opozitës zhvilloi me Trojkën e ambasadorëve, atë amerikan Arvizu, të BE Sequi si dhe atë të OSBE Uollfarth është diskutuar për gjithë shqetësimet për situatën parazgjedhore. Mësohet se Rama në takimin me 3 diplomatët kryesorë në Shqipëri ka thënë se "Berisha po përpiqet të veprojë siç ka bërë në zgjedhjet e fundit, që të prishë zgjedhjet. Shenjat i ka dhënë përmes listave të votuesve, shtimeve fiktive të tyre, ndarjen e mandateve, ndarjen e zonave zgjedhore. Duke treguar se ka në dorë të gjitha institucionet". Ai ka kërkuar një presion më të madh të ndërkombëtarëve për të shpëtuar zgjedhjet e 23 qershorit. Mësohet se kreu i PS ka thënë se "ndërkombëtarët duhet të ushtrojnë ndikimin e tyre në mënyrë që të shmanget prishja e zgjedhjeve, që s'mund të tolerohet për një vend që është anëtar i NATO dhe aspirant për të hyrë në BE". Në përfundim të takimit që zgjati rreth 1 orë, ambasadorët folën për mediat, ku nënvizuan se në qendër të diskutimeve me kreun e opozitës ishin përgatitjet për zgjedhjet të 23 qerrshorit. "Këto zgjedhje duhet të bëhen në mënyrë konstruktive, sipas standardeve që të kemi të ardhme të paqtë e shtet të së drejtës", tha pas takimit ambasadori i OSBE. "Çdo gjë që është konstruktive do të ketë mbështetjen tonë, është e rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe integrimin në strukturat evropiane. Patëm një bisedë konstruktive me Ramën për këtë çështje. Në fakt do të ishim të dekurajuar nëse ka diçka që do ju çonte në një atmosferë më pak konstruktive, dialogu ka filluar e do vazhdojë", tha Uollfarth. Ndërsa Ambasadori i BE Ettore Sequi, tha se mbajtja e zgjedhjeve sipas standardeve europiane, janë edhe garanci për të ardhmen e paqtë të vendit e për një shtet ligjor të konsoliduar. Ndërsa Rama tha se "Jemi në sintoni të plotë me interesin kombëtar e me partnerët ndërkombëtarë. Qoftë sa i përket të sotmes, të nesërmes të Shqipërisë e të shqiptarëve në rajon, qoftë përsa i përket domosdoshmërisë që zgjedhjet e ardhshme të jenë momenti i mbylljes së një kapitulli të stërzgjatur farsash elektorale dhe i hapjes së një kapitulli ku është populli që vendos nga kush qeveriset dhe jo qeveria që s'ejon popullin të zgjedhë". Ndërkohë që nesër Rama mbledh Asamblenë e PS ku do diskutohet në lidhje me strategjinë e programin elektoral, ngritjen e shtabeve elektorale e funksionimin e tyre nga qëndra e deri në çdo njësi votimi. Do informohet për verfikimin e listave zgjedhore që ka përfunduar në 96% të territorit derë më derë. Janë vënë re mangësi rënda, ka raste dublikimi, regjistrime fiktive, njerëz që s'kanë vendbanim por janë të regjistruar, ndarje e famijes në zona të ndryshme. zgjedhjet për Kuvendin e Republikës. Akti i cilësuar si Vendimi i KQZ nr.15, datë 23.11.2012, me objekt "Caktimi i numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013" dhe me pjesën urdhëruese (dispozitivin) "Vendosi: Të mos caktojë numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvendin 2013" është nxjerrë nga KQZ në kapërcim të kompetencave të tij ligjore dhe në kundërshtim me procedurën e kërkuar nga ligji. Për më tepër, tashmë KQZ me vendimin e saj nr.22, datë 28.12.2012 ka emëruar audituesit teknicien, të cilët sipas Kodit Zgjedhor do të bëjnë verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile,leximin apo krahasimin e përbërësve të gjëndjes civile, ndryshimin e tyre, kohën kur janë kryer këto veprime nga administratorët e sistemit etj. Këta auditë tashmë kanë filluar punën e tyre, në përputhje me kompetencat që iu njeh Kodi Zgjedhor, dhe njëri prej tyre ka informuar ndonëse jo në mënyrë zyrtare, se ka evidentuar disa elementë të rëndësishëm, të cilët plotësojnë në respekt të ligjit, kërkesën e tre anëtarëve të KQZ, në lidhje me informacionin e kërkuar nga Ministria e Brendshme për Qarkun e Kukësit. ? Ambasadorët: Zgjedhje me standarde. PS, nesër Asamblenë Rama-Trojka: Berisha do prishjen e zgjedhjeve Kreu i PS: Sintoni me partnerët, jo më farsa Edi Rama dhe trojka e ambasadorëve Lefteri Lleshi dhe Denar Biba në Komisionin e Ligjeve Njëri prej tyre ka informuar ndonëse jo në mënyrë zyrtare, se ka evidentuar disa elementë të rëndësishëm, të cilët plotësojnë kërkesën e tre anëtarëve të KQZ
9E enjte, 24 janar 2013 AKTUALITET Policia: Vrasja, për pronat e sekuestruara ose konflitet Një ditë pas vrasjes, policia e Tiranësnjoftoi për vrasjen e Sakos, me anë të një komunikate për shtyp, ky version i mundshëm i vrasjes, ishte i përmendur nga mediat. "Mbrëmë, rreth ores 21.45, në rrugën 'Nikolla Jorgo' në Tiranë, në automjetin në pronësi të tij është plagosur shtetasi Admirim Nuro Sako, 37 vjec, lindur në Permet dhe banues në Tiranë, i cili gjatë orëve të vona të mbrëmshme ka gjetur vdekjen. Në vendngjarje menjëherë kanë mbëritur forca të Komisariatit të Policisë nr.2, si dhe Oficerë të policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Policisë së Kryeqytetit, të cilët kanë bërë sigurimin dhe kqyrjen e vendit të ngjarjes. Gjatë kqyrjes, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale 3 copë gëzhoja me kapsolle të plasur, të kalibrit 9 mm. Për hetimin e kësaj ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vazhdon puna intesive për dokumentimin ligjor të ngjarjes. Hetimet janë përqëndruar në konflikte të mëparshme të viktimës, apo me administrimin e disa pronave të sekuestruara nga strukturat e aseteve kriminale të policisë, lidhje shoqërore të mëparshme të viktimës", - thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës. E veja e Sakos: Si ma vranë burrin para syve "Pashë autorin kur u largua me vrap" Dëshmon në polici kamarieri i lokalit “Luxury” Lajmi Mbi 100 persona ka shoqëruar policia e Tiranës, menjëherë pas plagosjes së Admirim Sakos, i cili pak orë më pas, ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak. Mes tyre, edhe bashkëshortja, e cila ka qenë në makinë me të kur u qëllua. Sipas policisë, pistat e hetimit janë trafiqet e drogës, lufta mes bandave rivale dhe administrimi i pronave të Elton Deliut. ??? TIRANE GRANIT SOKOLAJ KLAJDI BODLLI Intervista Fqinji i familjes Sako: Admirin dhe familjen i njohim për njerëz të mirë ??? TIRANE Në famljen e Admirim Sakos, tëgjithë qanin. Në zonën e quajtur "tuneli", pranë tregut të Medresesë, në një pallat, jetonte familja e të vrarit dy netë më parë. Babai, vëllai dhe askush tjetër nuk ka pranuar të flaës për Shqiptarja.com dhe A1 Report. I vetmi që ka pranuar të dalë para kamerës, ka qenë një fqinj i familjes Sako, Pirro Kote, i cili ka folur me superlative për viktimën dhe të afërmit e tij. Si e morët vesh lajmin e vrasjes së Admirimit? Sot në mëngjes e mora vesh dhe më ka ardhur shumë keq. Për mua ishte djali më i mirë në bllokun dhe pallatin tonë. Gruaja, fëmijët, babai dhe nëna e tij, janë njerëz të respektuar. Kishit njohje me Admirimin? Po, shumë. I kam komshi këtu në pallat. Kam 56 vjet që jetoj këtu edhe kam respektin më të madh, për të gjithë familjen, babain, nënën, gruan dhe vëllezërit e Admirit. Ju e njihnit si një person me probleme? Unë për vete e kam njohur si njeri pa problem, të respektueshëm e që të gjendej në çdo moment. Për të tjerat nuk di ç'të them. Si banor pallati, e njohim si më të respektueshmin, më të dashurin, më të mirin. Admirin, gruan e tij dhe fëmijët. Po ashtu edhe prindrit. Ekzekutimi Sako, lidhje me pasuritë e Elton Deliut Admirim Sako ishtekunati dhe ish shoferi i Elton Deliut, i ekzekutuar në vitin 2008, në apartamentin e tij së bashku me të ëmën. Më 27 dhjetor 2012, Prokuroria urdhëroi sekuestrimin e një pasurie prej 5 milionë eurosh, për të cilat drejtësia dyshonte se u ishte tjetërsua pronësia dhe figuronin të regjistruara në emra personash të afërm. Pasuritë ishin regjistruar në emër të Flutura Deliu (e ëma e Eltonit), A. Musaraj dhe personit të tretë që në atë kohë emri i dihej vetëm me iniciale A.Sako. Dhe është pikërisht Admirim Sako, për të cilin policia tha se në emër të tij ishin regjistruar tre automjete, një apartament, një local dhe një tokë me sipërfaqe 7440 mmetër katror. 21 21 Një kamarier i lokalit"Luxury", pronë e tëvrarit Admirim Sako, mund të ndihmojë sadopak policinë për identikitin e vrasësit. Ai ka përshkruar një siluetë të autorit, të cilin e ka parë nga larg, menjëherë pasi qëlloi katër herë me armë. Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, janë shoqëruar shumë persona dhe e para që është pyetur ka qenë bashkëshortja e Sakos, Entela, e cila ka rrëfyer momentet e tmerrit, duke thënë ndërkohë, se nuk e kishte parë në fytyrë autorin. Ndërkaq, Drejtoria e Policisë së Tiranës, ka deklaruar me anë të njoftimi zyrtar se, "hetimet janë përqëndruar në konflikte të mëparshme të viktimës, apo me administrimin e disa pronave të sekuestruara nga strukturat e aseteve kriminale të policisë, lidhje shoqërore të mëparshme të tij". KAMARIERI Një nga njerëzit që ndodhej thuajse në vendngjarje dhe që ka vrapuar drejt makinës së Sakos sapo ka dëgjuar krismat, ka qenë një nga kamarierët e lokalit të tij. Ai ka arritur të shohë piruetën e autorit të krimit, pasi "Luxury" ndodhej përballë dhe fare pak metra larg vendit të vrasjes. Sipas dëshmisë së tij, ai ka qënë në lokal, kur është qëlluar me armë zjarri 37-vjeçari, por për shkak të krismave të fuqishme të pistoletës 9 mm, e cila ka tronditur në atë orë të qetë zonën e ekspozitës, edhe kamarieri ka dalë jashtë. "Dëgjova krismat e armës dola të shoh menjëherë jashtë se çfarë bëhej. Ndërsa dëgjoja britmat e gruas së Admirimit, sapo hapa derën e lokalit, para meje ka kaluar një person i vetëm, duke ecur me vrap të lehtë. Nuk e pashë nëse kishte armë apo jo, por u larguar në drejtim të rrugës "Myslym Shyri", shumë shpejt dhe më shumë lehtësi. Ishte i veshur me të zeza, por nuk e vura re mire, pasi britmat e gruas së Admirimit, më tërhoqën vëmëndjen dhe u afrova pranë makinës. Aty pashë se xhami i makinës nga krahu i shoferit ishte thyer, ndërsa dëgjoja gruan që bërtiste, se i kishin vrarë bashkëshortin. Shumë shpejt në vendgjarje kanë ardhur dhe policia, që bërë transportimin e trupit për në spital, ndërsa unë jam shoqëruar në polici", ka treguar kamarieri i lokalit. BASHKËSHORTJA Atentati ndodhi rreth orës 22:00, pas ekspozitës "Shqipëria Sot", pranë Gjykatës së Tiranës. Një person, ende i paidentifikuar, qëlloi me pistoletë Admirim Sakon brenda në makinën e tij. 37-vjeçari sapo kishte dalë nga lokali në pronësi të tij, "Luxury" në afërsi të Gjykatës së Tiranës, në rrugën "Nikolla Jorga" dhe ishte futur në automjetin e tij BMË, me targë AA 975 BR, kur është qëlluar nga një person, i cili ka përfituar nga errësira dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes përmes një rrugice. Në makinë me Sakon, ndodhej edhe bashkëshortja e tij, Entela. Personi i parë i pyetur nga policia për ngjarjen, nga inspektorët e grupit hetimor, ka qenë vetë bashkëshortja, e cila duket se e tmerruar, nuk ka mundur ta shohë në fytyrë autorin. Ajo ka thënë se, ishte një djalë i ri rreth 25-30 vjeç. "Pranë makinës u afrua një djalë i ri pa maskë, reth 25-30 vjeç, që qëlloi 3 herë mbi Admirimin", citohet të ketë dëshmuar në polici e veja e 37 -vjeçarit. Sipas saj, ai është afruar nga pas makinës, ndaj dhe nuk ka mundur ta shohë më përpara. Pirro Kote, fqinji i Admirim Sakos Në foto: (Majtas) Admirim Sako (Djathtas) Vendi ku ndodhi vrasja
KRIZA NE BUXHET Nuk ka lekë, pedagogët e Tiranës rroga deri në gusht Fjalëkryqet e fundit ngae fundit ng VITI III - NR. 17 E enjte, 24-01-2013LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “SHËNDETI” Lajmi Autor i i d r a më s “Shën Maria e Beratit” që u ndalua në teatrin e Korçës, anëtari i kryesisë së PS Namik Dokle është shprehur tepër i indinjuar me v e p r i m i n e k r y e r dhe me protestën e Mitropolisë që e kanë c i lë s u a r n ë t ë r ë s i veprën një fyrje për ortodoksinë. Koment Koha që e majta ta dëshmojë patriotizmin NGA ADRI NURELLARI ? vijon në faqe 22 N ë një inter v istë për gazetën “Shqiptarja. com” autori i dramës “Shën Maria e Beratit” që është ndërprerë së shfaquri në teatrin e Korçës,... JAKIN MARENA TIRANE JONIDA LATE TIRANE Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka dërguar në Universitetin Publik, buxhetin për vitin 2013. Sipas... ? vijon në faqe 4 Acidi ndaj gjyqtares, kapet ish-i dënuari Ndarja e mandateve, PS pajtohet me Flamur Nokën Behar Gjoka: Hoqën Camajn dhe Trebeshinën VLORË RELACIONI MATURA ? Faqe 6 ? Faqe 2-3 ? Faqe 20-21 PROTESTA E KISHES “Andon Zako Çajupi” përzë veprën e nënkryetarit të Kuvendit. Autori: Ky është talebalizëm. Drejtorja Zamira Kita: E dhamë pesë herë. Kisha: Drama është blasfemi, ndërpriteni AMBASADORI NE A1 REPORT Diplomati italian viziton “Free and Fair Media Group” ? Faqe 6-7 Massimo Gaiani: Italia pro investimeve, duhen rregulla Në intervistën e para pak ditëve lideri i opozitës tha se “ka kohë” për votimin e rezolutës çame ndërkohë që dihet mirë që ka kaluar boll shumë kohë që shteti shqiptar nuk ka bërë orvatje për të vënë në vend këtë padrejtësi të çështjes çame dhe ka kohë që e ka humbur dinjitetin e vetë kombëtar duke e futur këtë çështje në sirtarët e harresës dhe indiferencës. Ndërkohë që nga ana tjetër më herët është thënë se çështja çame ka rëndësi për Partinë Socialiste e jo më kotë është vënë si pjesë e programit. Deklaratat apo veprimet kundërthënëse përkundrejt çështjes kombëtare nga ana e Partisë Socialistë duket se është bërë në një far mënyre traditë gjatë kohëve të fundit. Kjo inkoherencë, pavendosshmëri apo luhatje lë të mendohet se kjo veshja patriotike që kjo parti është përpjekur të marrë nuk i ri mbarë pas trupit dhe ka një lloj frustrimi të brendshëm për ta hequr një orë e më parë. Konkretisht Partia Socialiste gjatë viteve... Tabelat e fondeve për fakultetet, mungojnë katër muajt e tjerë SUPLEMENTI “SHËNDETI” ? Faqe 13-17 Kamarieri: Autori iku me vrap pas krimit ? Faqe 9 ? Faqe 23 Për? tojnë të siguruarit, paguhet vetëm 10 për qind Studimi, më të prekur Kukësi, Lezha dhe Dibra Vrasja e Sakos LEUKOZAT AKUTE TE FËMIJËT, JA HARTA EKZAMINIMET E SHTRENJTA QË JANË FALAS Namik Dokle: Diktaturë komuniste ORTODOKSET KUNDER DRAMES ? Faqe 10-11 Ndërpritet shfaqja në teatrin e Korçës, e sulmoi Mitropolia Kadri Vokopola
4 E enjte, 24 janar 2013 POLITIKE Digjet kisha katolike në Fier, prifti hedh dyshime Eshtë përfshirë nga flakët KishaKatolike në Fier. Dëmet matriale kanë qenë të konsiderueshme. Sipas At Jarasllavi, nga ky zjarr janë djegur dhe prishur dritare, janë thyer xhama, tymi ka shkaktuar probleme në muret e ambjentit ku mbaheshin ritet fetare, e cila ka qenë edhe epiqendra e këtij zjarri. Duke renditur dëmet e shkaktuara, janë djegur truporja e Shën Mërisë, Shen Jozefit, piktura murale, është dëmtuar edhe kryqi, duke shkaktuar me të vërtetë dëme të mëdha. Gjithashtu, At Jarasllavi tregon, se personi që i ka vënë flakën, është kapur nga policia dhe ka rrëfyer se ai ishte zjarrvënësi i kishës, por mesa duket ai ka probleme mendore dhe nuk mund të qëndrojë shumë gjatë në ambientet e policisë për shpjegime Reagon autori, deputet i PS: Një obskurantizëm mesjetar Dokle: Talebanizëm ndalimi i dramës "Më kujton inkuizicionin e diktaturën komuniste" ??? TIRANE JAKIN MARENA “Drama e Dokles blasfemi, ndërpriteni” Mitropolia kërkon që të mos fyejë dhe provokojë orthodhoksët me mashtrime diabolike ??? KORÇE Ndërpritet shfaqja e dramës'Shën Maria e Beratit' në në teatrin 'Andon Çajupi' të Korçës. Ndërprerja e dramës së vënë në skenë nga Namik Dokle është bërë pas reagimit të Mitropolisë së Korçës, e cila në një deklaratë të saj shprehet se kjo shfaqje fyen ortodoksët korçarë. Edhe besimtarët ortodoksë korçarë kanë shfaqur indinjatën e tyre në lidhje me këtë shfaqje, blasfemuese ndaj besimit ortodoks, siç thonë ata në reagimin e tyre në faqen www.ortodoksikoritsa.com. "Kjo drame blasfemuese ndaj ndjenjave të komunitetit Orthodhoks e institucionit të Kishës Orthodhokse, u luajt me paturpësinë më të madhe në nivele artisike mediokre, përpara qytetarëve të Korcës. Me një skenar bazuar tërësisht mbi gënjeshtra historike, të tipit PPSH", thuhet në deklaratë. Më tej i bëhet thirrje autorit të dramës, njëherësh dhe anëtar i kryesisë dhe deputeti i PS, Namik Dokle, që të mos fyejë dhe provokojë orthodhoksët me mashtrime diabolike. "Patriarkana Ekumenike është institucioni më i lartë i Kishës Orthodhokse dhe nuk mundet të përgojoset nga një lloj Dokle, ndërsa sa për Shën Kozmain është një nga figurat më të larta dhe të nderuara në këto treva e në gjithë orthodhoksët. Ju me paturpësinë tuaj dhe tendencat tuaja jo vetëm komuniste nuk mund ta trajtoni si një njeri që zgjon djajtë dhe për më shumë si hajdut ikonash, sikundër jeni ju dhe rraca juaj e politikës që e kini vjedhur, rrjepur dhe grabitur këtë popull", thuhet në deklaratë. "Ku e gjeni kurajon ta trajtoni në këtë formë Komunitetin Orthodhoks dhe Kishën Orthodhokse. Më e pakta që duhet të ndodhë është që Drejtoresha e Teatrit të japë dorëheqjen së bashku me këshillin artistik të Bashkisë", thuhet më tej në reagim. Ndërkohë që nuk ka pasur asnjë prononcim tjetër zyrtar nga ana e Mitropolisë së Korçës, ku zëdhënësja ka refuzuar të prononcohet. Drama "Shën Maria e Beratit" është shkruar nga deputeti socialist Namik Dokle dhe është vënë në skenë me regji të Dhimitër Orgockës dhe me skenografi të Roland Karanxhës. Kita: “Keqkuptim, do shfaqet, do takoj ata të Mitropolisë” "Këto veprime të kujtojnë talebanet në Afganistan që ishin kundër poetëve. Me këto veprime po tregojnë se përfaqësuesit e Metropolisë ortodokse në Korçë janë mesjetare" Akuzat "Në vitin '74 më është ndaluar shfaqja e dramës "Kufiri midis jetës dhe vdekjes" në teatrin "Migjeni" të Shkodrës. Kjo dramë është hequr nga regjimi i atëhershëm komunist me argumentin se nxin realitetin socialist. Tani ndërpritet drama "Shën Maria e Beratit" në Korçë me argumentin se nxin realitetin ortodoks". Zamira Kita, drejtoresha e teatrit "A.Z.Çajupi" në Korçë ka reaguar dje për gazetën "Shqiptarja.com", duke u shprehur se "Shfaqja s'është ndërprerë". Është një keqkuptim i madh nga mediat". Më tej Kita ka komentuar se: "Shfaqja u dha për 5 ditë dhe shkoi shumë mirë. Ne jemi qytet i vogël e s'mund të japim dot një shfaqje më shumë se 3 herë. Por duke parë reagimet me media unë mendoj ta rishikojmë, sepse ne nuk jemi qytet që sjellin konflikte për besime fetare. Më kanë telefonuar shumë media e i kam sqaruar. Korça jeton në paqe fetare. Unë vetë jam ortodokse e burrin e kam mysliman. Më ka shqetësuar shumë ky keqinformim. Megjithatë, unë do shkoj nesër të takoj ata të Mitropolisë e ta sqaroj këtë çështje. Ne jemi qytet që s'duam të krijomë probleme të tilla. Por po u them se vetë ata të Mitropolisë nuk e kanë parë shfaqjen. vijon nga faqja 1 ... deputeti Namik Dokle e ka cilësuar talebanizëm dhe obskurantizëm mesjetar qëndrimin e Mitropolisë ndaj kësaj vepre. Sipas tij, kjo i kujton vetëm inkuzicionin e diktaturat komuniste të cilat ndalonin veprat. Një gjë e tillë sipas Dokles i kishte ndodhur dhe në vitin '74 kur diktatura i ndaloi një dramë. Nga ana tjetër, teksa nënvizon se kjo është thjeshtë një vepër artistike, ai nënvizon se kush është kundër kësaj drame është kundër kishës Autoqefale Shqiptare. Duke theksuar se drama i jep jetë Kishës autoqefale shqiptare, Dokle thotë se është me Fan Nolin themeluesin e kësaj kishe e jo me ata që punuan kundër Shqipërisë. Mësohet se është ndërprerë shfaqja e dramës suaj "Shën Maria e Beratit" në teatrin e Korçës. Si e vlerësoni një veprim të tillë? Unë kam shkruajtur një vepër artistike, është thjeshtë një dramë dhe për këtë ndalim të shfaqjes së saj, që e mesova nga mediat, jam shumë i indinjuar. Nuk ka asnjë gjë blasfemike në tërë veprën. Ky është një obskurantizëm mesjetar, i cili nuk kujton asgjë tjetër veçse inkuzionin e diktaturat komuniste. Në vitin 1974 më është ndaluar shfaqja e dramës "Kufiri midis jetës dhe vdekjes" në teatrin "Migjeni" të Shkodrës. Kjo dramë është hequr nga regjimi i atëhershëm komunist me argumentin se nxin realitetin socialist. Tani ndërpritet drama "Shën Maria e Beratit" në Korçë me argumentin se nxin realitetin ortodoks. Cili mendoni se është shkaku i reagimit të Metropolisë...? Pikësëpari ky është një turp i madh ca bëhet këtu në Shqipëri. Këto veprime të kujtojnë talebanet në Afganistan që ishin kundër poetëve. Me këto veprime po tregojnë se përfaqësuesit e Metropolisë ortodokse në Korçë janë mesjetarë. E përsëris dhe njëherë që drama është një vepër mirëfilli artistike. Aty është një personazh i një prifti që është një figurë negative. Pikërisht për këtë ata thonë se kjo dramë sulmon ortodoksët. Sepse në këtë dramë është dhe një personazh tjetër prifti që është pozitiv dhe që punon për Shqipërinë. Por drama nuk ka asnjë personazh historik dhe real, është një krijimtari artistike dhe personazhet janë s'janë realë por më se artistikë. Po pse janë kundër kësaj drame atëherë...? E deklaroj hapur se të gjithë ata që janë kundër kësaj drame janë kundër Kishës Autoqefale Shqiptare. Në këtë dramë, i thuret himn Kishës Autoqefale Shqiptare dhe të gjithë priftërinjve shqiptarë që janë shprehur e kanë punuar për Shqipërinë dhe kundër atyre që kanë punuar kundër Shqipërisë. Drama i jep jetë Kishës Autoqefale Shqiptare. Jam me Fan Nolin themeluesin e Kishës Autoqefale e jo me ata që s'pranojnë autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare. Mund të ketë brenda kundërshtisë dhe probleme të tjera...? Mbi të gjitha kjo nuk është dramë fetare dhe traktat fetar, kjo është një vepër artistike, dhe për veprat artistike nuk mund të diskutohet mbi këto që po diskutojnë përfaqësuesit e Mitropolisë dhe askush tjetër. Mund të jenë dhe xhelozi artistike. Kjo dramë ka tre vjet që është shkruar dhe nuk ka të bëjë fare me censusin dhe me asgjë tjetër. Dhe për më tepër drama fillon me pikturimin e një ikone për Kostandinin, që mbajti besën dhe solli të motrën, çka tregon qartë se drama është një krijim artistik i ndërthurur për të treguar besën e shqiptarëve. Ndaj jam shumë i indinjuar. KORÇE Mitropolia: të mëtejshme dhe aq më tepër për të mbajtur përgjegjësi për aktin e kryer. Megjithatë, policia ende nuk ka publikuar një njoftim zyrtar për këtë. Megjithatë, drejtuesi i kishës në fjalë, hedh dyshime se në këtë ngjarje kanë gisht persona që kanë urrejtje për kishën dhe para meshës, ata e kanë kërëcnuar se nuk do ta linin rehat në ushtrimin e detyrë së tij kishtare. Mitropolia e Korçës Në foto: Namik Dokle dhe moment nga shfaqja e dramës në teatrin e Korçës
23E enjte, 24 janar 2013 MERInga zonja DASHI Jeta juaj në ccift do jetë e bukur sot. Tensioni dhe konfliktet do mungojnë tërësisht. Edhe ata që kanë pasur probleme me komunikimin do e rivendosin dialogun. Beqarët më në fund do marrin guximin. DEMI Demat që janë në çift duhet të përgatiten për turbullira sot. Nuk do mungojnë debatet e zjarrta për disa tema mjaft delikate të së kalivares tuaj. Beqarët nga ana tjetër do fillojnë aventura mjaft të këndshme. BINJAKET Në jetën në çift priten goxha ndryshime gjatë kësaj dite. Disa do mendojnë ta përforcojnë lidhjen e disa të tjerë do dëshirojnë të qëndrojnë për pak kohë vetëm. Për çdo gjë flisni me partnerin. GAFORRJA Gjatë kësaj dite nuk do keni shumë kohë për t'ia kushtuar atij që keni në krah dhe kjo mund të sjellë debate. Partneri nuk do iu kuptojë aspak. Kujdes! Mos krijoni probleme me dorën tuaj. LUANI Çdo gjë do shkojë mirë sot në jetën tuaj në çift. Disa do i bëjnë gjërat më serioze ndërsa disa të tjerë do mendojnë të bashkëjetojnë. Priten projekte të rëndësishme. Beqarët do jenë më sensualë. VIRGJËRESHA Shprehini më shumë ndjenjat gjatë kësaj dite dhe do e shihni që emocionet që do përjetoni do jenë më të mëdha. Sinqeriteti gjithashtu do jetë një veçori e vyer. Mund të kryeni disa transaksione të rëndësishme PESHORJA Edhe pse situata ndërmjet jush dhe partnerit nuk do jetë shumë e mirë, ai nuk do i rezistojë dot sharmit tuaj. Do i harrojë të gjitha mosmarreveshjet që keni pasur dhe do kaloni momente pasionante. AKREPI Sot do dialogoni më shumë me partnerin tuaj dhe do ndani çdo mendim me të. Nëse jetoni bashkë, mund të flisni për disa ndryshime në shtëpi. Beqarët me shumë gjasa do takojnë dashurinë e jetës së tyre. SHIGJETARI Urani do jetë i pozicionuar mirë në qiellin tuaj të dashurisë dhe do iu ndihmojë t'i zgjidhni të gjitha mosmarreveshjet në çift. Pas një kohe të zymtë do lindë dielli. Për beqarët priten surpriza mjaft të këndshme. BRICJAPI Ditë konfuze dhe e paqëndrueshme kjo e sotmja për çiftet. Shmangni sa të mundni marrjen e vendimeve të mëdha sepse nuk është aspak koha e duhur. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme. UJORI Për sa i përket jetës sentimentale të çifteve ajo do jetë e bukur dhe e kënaqshme. Nuk do keni për çfare të debatoni sepse të dy jeni treguar të vërtetë dhe mjaft të sinqertë me njëri-tjetrin. PESHQIT Më në fund do gjeni lumturinë në çift sot. Do i shprehni hapur ndjenjat dhe do ndiheni më mirë për këtë. Përgatituni edhe për ndonjë surprizë nga mbrëmja. Kujdes me shpenzimet. SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 DUHET TË NXINI 39 KUTI HORIZONTAL 1. Fillimet e pluralizmit -Skuadra e Bergamos. -Në krye të katedrës. 2. Një lidhje e shkurtër. -I ka tek një dembel. -Shkroi Cockteil party. Fillojnë luftën. 3. Janë doktorët e zemrës -Ashtui si nuk rri zevzeku. 4. Janë rroga pleqërie. -Santana kitarist. 5. Janë firma që kërkohen -Maria Rilke poet. 6. Pak anakronike. -Eshtë bitumi. -Gjysmë inerte. 7. Jepet për hartim. -Flynn që qe aktor -Ente Civile Rumune. -Fillojnë metodën. 8. Qyeti Çmimit të Madh të San Marinos. -Fundi i një heroi -Mbeten në fund. - Gjysmë sezoni. 9. Gjysmë tinguj. -Janë limitet... shtetërore. -Fonda aktore. 10. Fara këngëtare. -Andrea aktore. -Dilo këngëtare 11. U shkrua nga Jack London. 12. Janë gryka vullkanesh. -Ishin të parët tanë VERTIKAL 1. Të fundit në stadium. -Janë të gjitha politke. 2. U dha emrin grekëve të lashtë. -Zola që shkroi Nana. 3. Eshtë qytet në Kaliforni. 4. Një gabim për gjuajtje të lira. 5. Ngrihet për hidrocentral -Demek s'ka kufij. 6. Christian i modës. -Sharif aktor. 7. Babai i Aidas -Gjysma e arenës. 8. Një transportues me kabina të varura në kavo. -Markë pistolete. 9. Carolina e belle epoque. -Kush ka... do të hajë. 10. Një pjesë e legjislacionit. -U shpik nga Meucci. 11. Guinness që qe aktor. -Një i lartë... im kampionit. 12. Fillojnë nisjet. -Këndohen në opera të tilla. -Kalorësit me shpate laser te Star Wars. 13. Jack te Shining. -Pak nervozizëm. 14. Një studio skulptori. -Campion regjisore. 15. Një greminë. - Sapo fillojnë. 16. Një paralele në shkollë. -Një restorant në fabrikë. 17. Një pjesë e autoriteteve. -Janë edhe X. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 HORIZONTAL 2. Mbyllin portat. 3. Vidal te Juventus. 9. Muhammad ifamshëm i ringut. 11. Inicialet e Rooney. 12. Chiellini te Juventus. 13. Janar për shkurt. 14. Fillojnë fazën. 15. Janë fusha sportive. 20. Fletë pa kufij. 22. Tare që hidhte diskun. 24. Futbollisti në foto. 27. Inicialet e Hamilton. 29. Futbollisti në foto. 30. Diku në qendër. 31.Një metër për... sipërfaqe. 33. Federer tenist. 35. Ndezur në aparaturë. 37. Celulari për shkurt. 39. Një... position për Fernando Alonso. 40. Eshtë skuadra bardheblu. 42. Fillojnë largimin 43. Walter në stolin e Napolit. VERTIKAL 1. Tase e volejbollit. 2. Fillojnë argumentin. 3. Fundi i një samurai. 4. Fillojnë romanin. 5. Janë pikët e fitores. 6. Në mes të rrugës. 7. ... Plate në futbollin argjentinas. 8. Një rezultat i bardhë. 9. Qe skuadra e Cruijff. 10. Një "partitissinma" në serie A. 11. Një skuadër e Bremen. 12. Mesfushor brazilian. 14. Thierry bomber francez. 16. Bogdani bomber i yni. 17. Ruajnë pa ujë. 18. Ente Humanitare Berat. 19. Eshtë edhe ajo e klasifikimit. 20. Shllaku ish-mesfushor. 21. Roth aktor. 22. Daja trainer. 23. Kërcimi me... i Sergej Bubka-s. 25. Gjysmë hataje. 26. Fillojnë qetësisht. 28. Ervin që launte në mesfushë.. 32. Gjysma e arenës. 34. Një top në rrjetë. 36. Riafirmuar pjesërisht. 37. Me safety në pistë. 38. Pak enigmatike. 40. Teze pa binjake. 41. Fillojnë rrethin. 13S 3 T 4 A 7 R 14 2 7 4 13 3 16 11 4 12 16 7 5 4 3 6 2 9 2 4 6 1 8 19 5 4 4 8 1 2 1 7 5 4 7 6 11 5 6 9 3 5 3 1 3 1 7 4 2 8 4 12 1 2 4 7 1 8 4 9 20 1 7 1 4 6 4 7 5 14 16 8 8 17 6 1 3 9 7 1 3 5 20 5 11 1 3 4 6 1 3 5 8 4 3 6 6 4 8 7 7 8 7 14 18 5 3 1 17 1 14 3 1 3 Kadri Vokopola Kadri Vokopola FJALEKRYQI PA SKEME FJALEKRYQI SPORTIV FJALEKRYQI I KRIPTOGRAFUAR SUDOKU ASTROLOGE - 0900 673 4000
5E enjte, 24 janar 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti "SALAJ" ju vjen në ndihmë në këto shërbime: ? Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. ? Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. ? Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. ? Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website: www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Ligji për AMA, Dalipi: Të mos jepen licenca për fushatë Komisioni i Medias miratoi dje plot 100nene nga 136 që janë në total të projektligjit për mediat audiovizive. Kryetarja e këtij komisioni Valentina Leskaj, tha se është shumë e rëndësishme që të parashikohet kostoja në buxhet për kalimin nga transmetimet analoge në dixhitale, një kusht i përcaktuar nga Bashkimi Europian. “Ne nuk kemi sot një kosto të procesit të dixhitalizimit, që është një objektiv i qartë i përcaktuar edhe ku fillon edhe ku mbaron. Kjo do të thotë që më 17 qershor, Shqipëria duhet të ketë kaluar tërësisht në transmetimet dixhitale ku brenda është edhe operatori publik. Edhe në buxhetin e këtij viti, nuk ka asnjë lek përsa i përket teknologjisë. Unë e shoh shumë të vështirë që ne të përcaktojmë një kuotë fikse”, tha Leskaj. Deputeti Alfred Dalipi propozoi që çdo televizion i cili nuk paguan detyrimet vjetore për licensën ndaj AMA-s, brenda një viti buxhetor duhet t'i hiqet licensa. Ai propozoi që gjatë peridhës 6-mujore të zgjedhjeve të mos jepet asnjë licensë. Të gjitha nenet problematike të këtij projektligji që prej 7 vitesh qendron në komision, janë lënë për t'u diskutuar pas kalimit nen për nen të projekt-ligjit. MPJ: Shqipëria rol kyç në ruajtjen e stabilitetit në rajon Presheva, ambasadorët me Panaritin e Ramën Kreu i PS: Ndamë shqetësimin dhe qasjen tonë Lajmi Ngjarjet në Preshevë kanë sjellë shqetësimin e ndërkombëtarëve, të cilët përmes ambasadorëve në Shqipëri kanë kërkuar që të dinë qëndrimin e diplomacisë shqiptare por dhe të kreut të opozitës në Shqipëri, që aspiron për të qënë kryeministër pas disa muajsh. ??? TIRANE JAKIN MARENA Komisioni i Jashtëm, MPJ: Qeveria pa vendim për marrëdhëniet me Serbinë, rrezikohen vizitat ??? TIRANE Komisioni i Jashtëm diskutoi djelidhur me situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ku përfaqësuesja e kësaj ministrie, Ilda Zhulali bëri të ditur se qeveria shqiptare ende nuk e ka vendosur se deri në ç`fazë do të kushtëohen marrëdhëniet me Serbinë. “Nuk është vendosur se deri ku do të shkojë reagimi i palës shqiptare. Këtu përfshihet dhe shqyrtimi i mundësisë i shkëmbimit të vizitave, apo konsultimeve që ne kemi rënë dakord për t`i zhvilluar në aktivitetin tonë normal diplomatik. U bë një shtyrje e vizitës së ministrit të Shëndetësisë, për shkak të rrethanve në të cilën do të mund të zhvillohej kjo vizitë. Është e rëndësishme që këto takime apo të niveleve të dyta, të zhvillohen në kontekstin e një treguesi të vullneti të qartë politik për përmirësimin e marrdënieve dhe jo në përkeqësimin e tyre, në favor stabilitetit dhe sigurisë Zhvillimi i vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme do të merret në një kohë të duhur”, tha ajo. Ndër të tjera, ajo bëri të ditur se më datën 24 janar ambasadori ynë në OSBE, do të bëjë një ndërhyrje në këshillin e përherhshëm të ambsadorëve. Ndërkohë që deputeti i PS, Namik Dokle ngriti shqetësimin e mungesës së delegacionit shqiptar në KiE për të votuar rezolutën për Kosovën. Lidhur me këtë përfaqësuesja e MPJ bëri të ditur se ne kemi dhënë kontributin tonë për miratimin e kësaj rezolute. “KiE është një organizim i rëndësishëm, një nga çështjet që ne do të ngrejmë është edhe zbatimi i konventës kuadër për mbrojtjen e minoriteteve, ku Serbia është palë dhe ka detyrimet e veta për t` i zbatuar. Ne po shqyrtojmë mundësinë e përfshirjes në agjendën e KiE-s apop strukturave të posaçme që ajo ka për monitorimin e situatës së minoriteteve. Kuvendi ka kërkuar ndihmë për rezolutën në KiE, ne kemi dhënë kontributin tonë pranë këshillit”, tha ajo. "Të papranueshme cilësimet, nga autoritetet më të larta serbe, të popullsisë shqiptare si elementë terroristë, që dëmtojnë drejtpërdrejtë dialogun" Bushati “Vijon tullumbacja Berisha për të ashtuquajturin “bashkim kombëtar” e “rishikim të marrëdhënieve me Serbinë”! E dini se si i konsideron qeveria e tij bashkëkombësit tanë në Preshevë? I quan “qytetarë serbë me përkatësi shqiptare”! ”, tha Bushati në FB.Ngjarjet në Preshevëvunë në lëvizje diplomacinë ndërkombëtare dje, teksa Trojka e ambasadorëve është takuar me kreun socialist Edi Rama, ndërsa të gjithë ambasadorët e tjerë janë takuar me kreun e diplomacisë shqiptare. Duke treguar se janë të interesuar jo vetëm për qëndrimin e diplomacisë aktuale shqiptare ndaj këtij realiteti të ri, por dhe të aspirantit për kryeministër, kreut të opozitës. "Qeveria Shqiptare vijon të ruajë një rol kyç në stabilitetin e rajonit", tha dje Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, gjatë takimeve të veçanta me ambasadorët e SHBA, të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës si dhe kreun e Delegacionit të BE në Tiranë, Ettore Sequi. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të MPJ, Ministri Panariti informoi ambasadorët lidhur mbi zhvillimet në Luginën e Preshevës, si dhe argumentoi reagimet përkatëse të autoriteteve shqiptare në lidhje me këto zhvillime. Ai vuri në dukje se qeveria shqiptare ka inkurajuar gjithmonë zgjidhjen e problemeve reale që lidhen me të drejtat e popullsisë shqiptare në Jugun e Serbisë përmes dialogut. Këtë, u shpreh ai, e kemi komunikuar si në drejtim të autoriteteve lokale shqiptare, ashtu edhe në drejtim të qeverisjes qëndrore në Serbi. Ai i vlerësoi si të papranueshme cilësimet, nga autoritetet më të larta serbe, të popullsisë shqiptare si elementë terroristë, që dëmtojnë drejtpërdrejtë dialogun, mirëkuptimin dhe integrimin e plotë të pakicës shqiptare në jetën politike, ekonomike dhe sociale në Serbi. Ministri Panariti theksoi se qeveria shqiptare vazhdon të ruajë konstanten e qëndrimit të saj konstruktiv në rajon, e në këtë kontekst mbetet e angazhuar për të zhvilluar marrëdhëniet me Republikën e Serbisë në interes të të dy popujve, sikurse ka pritshmërinë legjitime që kjo frymë të reciprokohet nga qeveria serbe. Ndërkohë që situata në Preshevë ka mbledhur dje në një takim në selinë rozë Kryetarin e PS Edi Rama e Trojkën e Ambasadorëve. "Ndamë shqetësimet dhe opinionet për çka ndodhi në Preshevë dhe për qasjen tonë", tha Rama pas takimit. Duke dhënë në këtë mënyrë vlerësimin e tij për këtë situatë tejet të vështirë në këtë zonë të banuar nga shqiptarët në Jug të Serbisë, në Preshevë. Ministria e Jashtme edhe ditë më parë e ka dënuar ashpër aktin e shëmtuar të heqjes së memorialit të dëshmorëve në Luginën e Preshevës e u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, por dhe më gjerë për t'u vetëpërmbajtur nga reciprociteti i akteve të dhunës të treguar nga qeveria serbe. Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, ka kërkuar që Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, të mbajë një qëndrim ndaj deklaratës së zyrtares së tij, Ilda Zhulali, e cila në Komisionin e Jashtëm është shprehur se preshevarët janë “qytetarë serbë me përkatësi shqiptare”. “Vijon tullumbacja Berisha për të ashtuquajturin “bashkim kombëtar” e “rishikim të marrëdhënieve me Serbinë”! E dini se si i konsideron qeveria e tij bashkëkombësit tanë në Preshevë? I quan “qytetarë serbë me përkatësi shqiptare”! Në rast se është gafë, Ministri i Punëve të Jashtme duhet të distancohet e të korrigjojë urgjentisht deklaratat e papranueshme të zyrtarëve të institucionit të tij sot në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme,” shkruan Bushati në FB. Aleksandër Arvizu dhe Edmond Panariti
14 E enjte, 24 janar 2013 SHËNDETIW W W . S H Q I P T A R J A . C O M Ekzaminimet e shtrenjta që janë falas Të siguruarit, për rezonancën paguajnë 4000 lekë ESMERALDA KETA Përfitimet ? Shërbim shëndetësor falas te mjeku i përgjithshëm dhe i familjes ? Shërbim shëndetësor falas të mjeku specialist ? Shërbim shëndetësor falas në shtëpi, poliklinikë dhe spital ? Ekzaminime laboratorike dhe radiologjike falas ? Ekzaminime unikale Terciare, me rimbursim në masën 90% dhe ? Bashkëpagesë nga nga personat e siguruar 10% ? Barnat e listës së rimbursuar falas për fëmijë 012 muajsh, invalidët e plotë, pensionistët, të verbërit dhe jetimët ? Të gjitha barnat falas për veteranët me sëmundje kronike dhe invalidët e luftës ? Barnat falas për të sëmurët me tumore, transplant të veshkës, Sklerozë multiple, talasemia major ? Barna me rimbursim të pjesshëm për të gjitha kadegorite e tjera të popullsisë, në përqindje të ndryshme, por jo më pak se 50% barnat e listës, kundrejt recetës me rimbursim, të lëshuar nga mjeku i pëgjithshëm në të gjitha farmacitë që kanë kontratë me ISKSH-në. (Lista e barnave, e cila përmbam dhe çmimin e pacientit, disponohet nga të gjitha farmacitë dhe vihet në dispozicion të çdo personi të interesuar) siguruarpër personat e iSp talet vijon nga faqja 13 Ekzaminimet e shtrenja - Tarifat Ekzaminimi Të pasiguruarit Të siguruarit ? Rezonanca magnetike pa kontrast 20.000 lekë 2000 lekë ? Rezonanca magnetike me kontrast 35.000 lekë 3500 lekë ? CT-Scann 12.500 lekë 1250 lekë ? CT-Scann koke, kolone me kontrast 12.500 lekë 1250 lekë ? CT-Scann trupi me kontrast 12.500 lekë 1250 lekë ? Mamografi 3.000 lekë 300 lekë ? Litrotripsia 18.000 lekë 1800 lekë ? Angiografi 40.000 lekë 4000 lekë ? Koronagrofi 40.000 lekë 4000 lekë ? Fibrogastrokopi 3.800 lekë 380 lekë ? Fibrocolonoskopi 3.800 lekë 380 lekë ...të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, kostoja reale për një rezonancë magnetike pa kontrast kap vlerën e 20 mijë lekëve, ndërsa nëse për ekzaminimin e rezonancës magnetike përdoret kontrast atëherë përsonat e pasiguruar duhet të pagujnë plot 35 mijë lekë, ndërsa të siguruari paguajnë vetëm 10 përqind të kësaj kostoje, që do të thotë pra 3500 lekë të rfeja. Ekzaminimi CT skaner kushton në vlerën reale 12.500 lekë. Një skaner koke apo kolone me kontrast kushton 12.500 lekë. Po ashtu, edhe një CT skaner trupi me kontrast kushton po 12.500 lekë, ndërsa personat e siguruar paguajnë vetëm 1250 lekë të reja për skanerin. Për të kryer një mamografi, kostoja reale është 3 mijë lekë. Për të kryer thyerjen e gurit në veshka, litotripsia, kushton 18 mijë lekë, ndërkohë që nëse duhet të kryesh një angiografi apo koronografi dhe nuk je i siguruar, duhet të paguash 40 mijë lekë, por nëse je i siguruar dhe ke respektuar sistemin e referimit paguan vetëm 4000 lekë për këtë ekzaminim. Fibrosteoscopi kushton 3.800 lekë dhe fibrocolonoscopi kushton 3.800 lekë që është kostoja reale e tyre dhe jo ajo që përfiton nëse një person është i siguruar dhe ka librezë shëndetësore. VENDIMI Në fakt vendimi i këshillit të Ministrave ka miratuar që më 19 qershor 2004 listën e ekzaminimeve unikale, terciare dhe të tarifave, që do të mbulohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. ISKSH-ja i mbulon ekzaminimet e shtrenjta në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Çmimet janë të përcaktuara nga qeveria dhe Istituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe mbulon 90 % të vlerës së këtyre ekzaminimeve për personat e siguruar dhe 10 % pacienti, ndërsa për fëmijët 0-1 vjeç, veteranët dhe të sëmurët me turbekuloz dhe kancer, këto ekzaminime janë falas, kurse të pasiguruarit, paguajnë vlerën e plotë, sipas vendimit. "Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, përfitojnë shërbimet falas: a)100 për qind për fëmijët 0-12 vjeç, invalidët e plotë, invalidët e luftës, veteranët, të sëmurët me TBC dhe CA; b) 90 për qind për kategoritë e tjera të të siguruarve, në përputhje me ligjin nr.7870, datë 13.10.1994 "Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë". Për kategorinë e të siguruarve sipas shkronjës "b" të pikës 2 të këtij vendimi, të zbatohet bashkëpagesa në masën 10 për qind të tarifave të mësipërme", - thuhet në vendim. Për të kryer ekzaminimet unikale, terciare, të siguruarit duhet të paraqesin librezën e shëndetit, dokumentin e identifikimit dhe rekomandimin e konsultës së shërbimit përkatës. Në raste urgjente, shpenzimet për këto ekzaminime të shtrenjta mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë. Anketimi Meshkujt njohin motorrin e makinës, por jo trupin e tyre 9 në 10 meshkuj e dinë me saktësi ku janë pjesët e makinës, por as gjysma e tyre nuk kanë njohuri bazë mbi problemet e mundshme seksuale Milano- Të gjesh me të parën shufrën që tregon nivelin e vajit poshtë kofanos së makinës tënde? Për 9 nga 10 burra anglezë është njësoj si të pish një gotë ujë. Por të njohin dhe të kuptojnë sinptomat e një çrregullimi të mundshëm seksual, dinë vetëm 6 në 100 meshhkuj. Është e habitshme, por ky është rezultati i një sondazhi me 1500 meshkuj të rritur në Britaninë e Madhe, nga ku rezulton se - njohuritë mbi trupin tonë dhe veçanërshme janë ende shumë pak të njohura. Pyetsori- Idea për të matur nivelin e njohurive të meshkujve mbi shëndetein ka qenë e disa mjekëve të këshillimit të shëndetit on-line anglez, Lloydspharmacy, të cilët u kanë dhënë një pyetsor të thelluar 1.500 pjesëmarrësve, duke matur kështu njohuritë e tyre në dy drejtime: makina dhe organet riprodhuese. Paralelizmi dhe motivacioni ka qenë se: nëse makina nuk funksionon, meshkujt janë në gjendje ta riparojnë vetë ose me ndihmën e mekanikut, dhe po me këtë mënyrë duhet të njohin me siguri disa simptoma dhe të dinë se kujt ti drejtohen edhe në rast të problemeve seksuale. Por përgjigjet e grumbulluara kanë treguar se nuk është pikërisht kështu. Organet që nuk njihen- Pak më shumë se gjysma e të intervistuarve (52 për qind) ishin në gjendje të njihnin pozicionin e saktë të disa pjesëve të aparatin riprodhues mashkullore, ose të shpjegonin ku formohen spermatozoidët. Përkundër 89 për qind e meshkujve të intervistuar që e dinin me saktësi se ku ndodhej radiatori i makinës së tyre. Por përgjigjet më të çuditshme dhe që bazohen në gojëdhënat popullore, vijnë sa i përket pyetjeve për çrregullimin eretil dhe infeksionet seksuale. Ka nga ata që besojnë se çregullimi seksual vjen nëse vesh pantollona të ngushta, ndërsa një në 10 meshkuj ka deklaruar se mund të vijë si pasojë e masturbimeve të shumta, dhe po ashtu 10 për qind ia lënë fajin temperaturave të larta të motit dhe ushqimeve të konservuara. Ndërsa përgjigjet jmë të çuditshme sa i përket infeksioneve seksuale, 2 në 5 meshkujt nuk janë në gjendje që të dallojnë shenjat, 1 në 20 mendon që edhe dehidrimi është një prej tyre. Një sinjal i fortë ky që tregon se sa shumë shëndeti i meshkujve ka nevojë për vëmënedje. isht patologjitë apo problemet që lidhen me organet riprodhuese, lënë shumë për të dëshiruar. Nëse makina nuk ka më sekrete, trupi jonë, organet dhe sëmundjet më të zakon-
10 E enjte, 24 janar 2013 SOCIALE Bashkia e Tiranës nis investimin për "Llazar Shapatini" Me një investim prej 52 milionëlekësh ka nisur ndërtimi i rrugës "Llazar Shapatini", e cila fillon tek shinat e Trenit, vazhdon deri tek rruga "Rreshit Maloku" dhe shtrihet në një zonë informale në njësinë bashkiake nr.9. Kryebashkiaku Basha, së bashku me deputeten e zonës, Majlinda Bregu, dhe kryetarin e njësisë bashkiake numër 9, Indrit Fortuzi, inspektuan dje nisjen e punimeve të kësaj rruge, e cila u shërben rreth 4 mijë banorëve."Kjo rrugë me gjatësi 600 metra linearë, e pashtruar dhe e paprekur asnjëherë, do i nënshtrohet një ndërtimi të plotë, duke filluar nga kanalizimet e ujërave të zeza, ujërave të shiut, ujësjellësit, ndërtimi i trotuareve, gjelbërim e ndriçim, ndërkohë që do të merren masa edhe për rehabilitimin e mureve rrethues të shtëpive, atje ku është e mundur me modelin e kangjellave dhe atje ku nuk është e mundur nëpërmjet mureve mbajtës"tha Basha. Projekti i ndërtimit të kësaj rruge, e cila pritet të përfundojë brenda 10 muajsh, parashikon edhe vendosjen e 25 shtyllave të ndriçimit, mbjelljen e 190 pemëve dhe zëvendësimin e mureve rrethues me kangjella. Lajmi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka dërguar në Universitetin Publik, buxhetin për vitin 2013. Sipas ndarjes së këtij buxheti në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja është vënë re një mungesë fondi prej 51 milionë e 942 mijë lekësh. Gjë e cila përkthehet në 4 muaj mungesë page për pedagogët e këtij fakulteti. ??? TIRANE JONIDA LATE BUXHETI I UNIVERSITETIT TE TIRANES PER VITIN 2013 Kriza në buxhet, fakultetet e Tiranës mungesa fondesh S`ka lekë, pedagogëve paga deri në gusht Dhori Kule: Buxheti është duke u diskutuar në fakultete Profesorët e UniversitetitPublik, do të marrin pagaderi në muajin gusht. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, ka bërë ndarjen e buxhetit të pagave për pedagogët e Universiteteve Publike. Sipas buxhetit fakultetet kanë mungesë fondesh për pagat e pedagogëve. Një ndër ta është edhe fakulteti i gjuhëve të Huaja. Në lidhje më çështjen e mungese së fondeve për pagat e pedagogëve Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, është shprehur për gazetën "Shqiptarja.com" se " Buxheti i fondeve për pagat ka shkuar nëpër fakultete. Ata do e diskutojnë dhe do na paraqesin shqetësimet e tyre. Ne ende jemi në fazën e këshillimit. Pasi ata do ta diskutojnë do na i kalojnë ne shqetësimet dhe diskutimet e tyre në lidhje me buxhetin. Ne pastaj si Rektorat, do ja paraqesim shqetësimet e tyre Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës". Ndërsa në lidhje me pyetjen nëse në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ka mungesë fondi për 4 muaj për pagat e pedagogëve Kule, thotë "Ne do pranojmë çdo shqetësim të çdo fakulteti pa diskriminuar asnjë prej tyre". Ndërkohë që Rektori i Universitetit të Tiranës shprehet se buxheti i vitit 2013 për fakultetet i ka kaluar çdo fakulteti të Universitetit të Tiranës, përfaqësuesit e disa nga fakultetet thonë të kundërtën. Ermal Haxhiu, kancelar i Fakultetit të Ekonomisë, është shprehur se ende nuk u ka ardhur buxheti nga ministria për vitin 2013 "Ne nuk u ka ardhur ende buxheti nga ministra për 2013. Në si fakultet jemi duke punuar për këtë dhe jemi në pritje të buxhetit të viti 2013" shprehet Haxhiu. Edhe Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Shezai Rrokaj, në një ka thënë se ende në këtë fakultet nuk ka shkuar buxheti i viti 2013 "Ende nuk na ka ardhur buxheti për 2013, nga ministria. Por kancelari është duke u marrim me çështjen e buxhetit për këtë vit". Në lidhje me mungesën e fondeve për pagat e e pedagogëve ka reaguar edhe deputetja e Partisë Socialiste njëherësh edhe anëtare e Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në Parlamentin Ledi Shamku, ajo në faqen e saj të rrjetit social "Facebook" shkruan "Universiteteve Publike ju është dërguar buxhet për vetëm 7 muaj paga! Besoj llogaria është e qartë: paga deri në korrik, pastaj s'ka më! Sali llogoberja e di që do iki, dhe po ikën serish, si në '97, me moton: Pas meje u bëftë qameti! Ndaj edhe në ikje, po lë tokë të djegur nga pas. Zëra nga Ministria e Analfabetizmit thonë së paska ndërmend t'i kaloje Universitetet Publike me vetëfinancim. Me fjalë të thjeshta: Saliu po nxjerr për privatizim Universitetet Publike, si të ishin mall riciklimi. Padyshim që e gjitha kjo politike skrapizimi arsimor do zhbëhet qysh në ditët e para të Rilindjes". Ndërsa një vit më parë MASH, deklaroi nisjen e financimi edhe për universitetet private. Sipas skemës së financimit. Numri i studenteve do të përcaktonte edhe sasinë e buxhetit që do të përfitonte çdo universitet nga shteti shqiptar.
.
Nga kjo datë
24/01/13
Të gjitha
faqet

Nga kjo datë

Zgjidh datat  
identifikohu
ndihma

Rikërko fjalëkalimin!


Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.