10 E shtunë, 16 shkurt 2013 RRETHE Lezhë, qëllon mbi nënën dhe gjyshen e të dashurës Nuk lejoi të bijën të takohej me të dashurin e saj për Shën Valentin, 28-vjeçari tenton të vrasë të ëmën dhe gjyshen e saj. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës gjatë ditës së enjte, kur u shënua edhe festa e të dashuruarve “Shën Valentini”. Fatjon Lasku, 28-vjeç, ka dashur të takohet me vajzën e Valbona Vaçit, por kjo e fundit nuk ka qenë dakord. Në këto kushte, 28-vjeçari ka qëlluar me armë në banesën e Hanife Vaçit, gjyshes së të dashurës së tij ku gjatë tentativës së vrasjes ndaj Valbonës dhe nënës së saj Hanifes, ka lënë të plagosur këtë të fundit. Banesa e familjes Vaçi ndodhet në lagjen “Gurra”, të Lezhës. Uniformat blu të Lezhës, bënë të ditur përmes një komunikate për mediat, se është bërë i mundur arrestimi i 28-vjeçarit, Fatjon Lasku, i akuzuar për “tentativë vrasje”. Shën Valentini, festa e të dashuruarve, u përgjak, kur 50-vjeçari Fatos Kapllani vrau nënën e dy fëmijëve, 32-vjeçaren Antoneta Petri dhe më pas vrau edhe veten e tij. Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Ersekës, në apartamentin ku 32-vjeçarja jetonte së bashku me vajzën e saj 10-vjeçare dhe të ëmën 80 vjeçe. LAJME SHKURT Kërkimet Marrëveshja midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke për gërmimin dhe nxjerrjen e eshtrave të ushtarve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke, do të përfshijë dhe komunën Drenovë të rrethit të rrethit të Korçës. Në këtë komunë janë përcaktuar tri kordinata ku do të kërkohet për eshtra, mesa duket edhe në fshatin turistik të Dardhës. Ndryshe nga banorët e shumë fshatrave të tjerë në rajonin e Korçës, të cilët pohojnë, se në pikat e përcaktuara nga Ministria e Brendshme, nuk ka eshtra, banorët e fshatit Drenovë, reagojnë pozitivisht, duke sjellë dhe dëshmi. Ata vlerësojnë pozitivisht dhe marrëveshjen midis dy qeverive. “Ka patur ushtarë grekë të rënë. Në mal kam bindjen se do të jenë. Ushtarët grekë nuk na erdhën të na pushtonin, erdhën e ikën.”- thotë Kristo Ziko, kryeplak i fshatit, Drenovë. “Në vitin 40-41 në Mal të Kuq kemi një ushtar grek ofi cer, dhe një byrazer i imi dhe një shok i tij e ka mbuluar. “thotë banori tjetër Aleks Miallari. Trafi ku Pranga korrierit me 13 kile kanabis Plot 13 kilogramë kanabis sativa, të ndara në 26 pako, janë sekuestruar në pikën kufitare të Muriqanit mesditën e së premtes, ndërsa në prangat e policisë ka rënë 35-vjeçari Aleksander Belishaku nga Berati. Lënda narkotike është gjetur në mjetin tip ‘Benz Mercedes' me targa AA 270 FT, pronë e të ndaluarit, i cili edhe është arrestuar menjëherë. Ky i fundit po udhëtonte drejtë Malit të Zi dhe në pikën kufi tare të Muriqanit ka deklaruar, se po udhëtontë për të kaluar fundjavën në Mal të Zi. Ka qenë dyshimi i inspektorëve të policisë kufi tare, të cilët pasi kanë kryer kontrollin rutinë të dokumentacionit, kanë vijuar me kontrollin ndaj mjetit. Gjatë kontrollit, në pjesën e përparme të automjetit kanë vërejtur spostime të dyshimta, kryesisht ne kroskod, ndërsa kanë futur mjete të specializuara për kontrollin e automjetit. Efektivët e policisë kanë vërejtur, se në pjesën e brendshme të kroskodit ndodheshin pako të dyshimta, si kanabis sativa. Pas kontrollit është gjetur sasia e kanabisit, ndërsa është prangosur 35-vjecari Belishaku. Sipas burimeve policore, dyshohet se ishte transportues dhe do paguhej për transportin e lëndës narkotike me 800 euro në momentin e dorëzimit të saj në Mal të Zi. Muajt e fundit është rritur rasti i prangosjes se korrierëve të lëndëve narkotike në pikën kufitare të Muriqanit, të cilët thjesht transportojnë kanabisin drejt shtetit fqinj. Lajmi I akuzuari me bujë të madhe nga policia e Fierit, për vrasjen e studentit Andi Prifti, është liruar dje nga burgu. Prokuroria dhe uniformat blu, nuk kanë mundur të sigurojnë prova, për të mbajtur në burg Gentian Shahinajt, të arrestuarin e parë të kësaj ngjarje.  FIER EMER MBIEMER “Flluska” e policisë, lirohet “vrasësi” FIER Prokuroria pushon akluzat ndaj Shahinajt Vrasja e studentit, s'ka prova për të akuzuarin Gjatë gjithë kohës, ai dhe familjarët e tij kishin dëshmuar, se ai nuk kishte lidhje me vrasjen e muajit janar, kur u ekzekutua me thikë, 21-vjeçari Andi Prifti. Gentian Shahinaj u prangos dy ditë pas ngjarjes nga policia e Fierit, e cila nuk vonoi ta publikojë si arritje të sajën. Madje, në seancën gjyqësore për masën e arrestit, prokuroria kërkoi arrestin me burg për Shahinajn, pasi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Angi Priftit, të dy banues në lagjen Sheq i Vogël. Por, me urdhër të prokurorit të çështjes, Shahinaj ka lënë dje burgun e Rrogozhinës, për t'u rikthyer në banesë. Familjarët e Gentian Shahinajt, pas arrestimit të djalit të tyre, janë shprehur, se djali i tyre është i pafajshëm, pasi kur ka ndodhur ngjarja, ai ka qenë në shtëpi. Këtë gjë ka thënë edhe avokati, por i dyshuari për këtë vrasje ka mbetur në burg, ku hetimet kanë vazhduar më tej. Prokuroria ka hetur këtë çështje në themel, qëkurë ka ndodhur. Dhe, pak ditë pas arrestimit të Shahinajt, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët kishin ndenjur me studentin e juridikut, derisa kishin mbaruar ndeshjet e futbollit, ku dhe viktima kishte fi tuar 60 mijë lekë në një skedinë. Perfaqësuesi i Akuzës, Çlirim Sino, i cili është marrë me këtë vrasje, pas verifi kimit të provave, përfundimisht ka nxjerrë nga qelia njërin prej të dyshuareve nga burgu, Gentian Shahinaj. I pyetur për këtë nga gazeta Shqiptarja. com, ai spjegon pse ka fi rmosur daljen nga burgu të Gentian Shahinaj, duke pushuar këtë çeshtje. Sipas tij, çështja ndaj Shahinajt është pushuar, pasi provat e dy persoanve të tjerë, Andrea Rrapaj dhe Erald Elmazi, të akuzuar për këtë vrasje, ishin prova shkencore, të cilat rrëzuan provat indirekte, që e kishin bërë person të dyshuar Shahinajn. “Në këto kushte, është shprehur prokurori, u hoqën akuzat dhe u lirua Gentian Shahinaj”. Ky i fundit, nga dje ndodhet në shtëpi, i tronditur, por njëkohësht, edhe i liruar nga akuzat. “Jam i qetë tani. Mbi mua nuk rëndon asnjë akuzë. Siç kasha pretenduar në fi llim, nuk kasha gisht në këtë vrasje. Siç e shikoni edhe vete, prindërit e mi janë të lumtur, pasi kishin besim te djali i tyre”, ka thënë Shahinaj për Shqiptarja.com dhe A1 Report. ■ Vlorë, ndërtimorja reagon për prishjen Pas ngjarjes së ndodhur ditën e enjte me familjen Musai, ku këtyre të fundit u është shembur dyqani dhe i zoti i tij tentoi të vetëhidhej nga kati i 11, ka reaguar dhe Kryeinspektori i Ndërtimeve. Besnik Karrabolli, në një konferencë për mediuat, ka njoftuar se, se pas kërkesës së bërë nga pronarët e këtij trualli, është konstatuar se dyqani ishte pa leje. Dyqani, sipas tij është prishur, ndërsa për shtëpinë, siç pretendon familja Musai, nuk është marrë ndonjë vendim, pasi ajo është në process gjyqësor. ■ Fier, protest për rrugën e Levanit Aksi rrugor Fier-Levan, prej shumë muajsh është i shkatërruar. Kjo ka bërë, që banorët e kësaj zone, të mblidhen e të protestojnë për situatën e rëndë të krijuar. Banorët e zonës, si dhe qytetarë të tjerë, kanë protestuar në shenjë revilte për qeverinë shqipatre. Ata kërkojne ndërhyrje të menjëhershme në këtë segment të rëndësishëm. Deputeti i zonës Arjon Muçaj është shprehur, se kjo është një protestë e banorëve të zonës për të sensibilizuar kryeministrin. ■ Shkodër, vdes në aksident 51-vjeçarja Zvarritja e investimeve jo vetëm ua bën më të vështirë jetën njerëzve, por disave edhe ua merr atë. Kështu po ndodh me rrugën Shkodër-Hani i Hotit, ku punimet që zgjasin prej vitesh janë bërë burim aksidentesh të rënda. Safete Hotaj, 51 vjeçe, ka humbur jetën mengjesin e së premtes, ndërsa është përfshirë në aksidentin e rëndë ku mbetën të plagosur edhe 5 përsona të tjerë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 23.30 minuta, kur automjeti tip “Benz” me targa SH 6874 E, me drejtues Indrit Hotajn, 26 vjeç ka qënë duke lëvizur në autostradën Shkodër-Hani i Hotit. ■ Durrës, mbrojtje për 27-vjeçaren Policia e Durrësit ka njoftuar, se dje është plotësuar Kërkesë-Padia për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershëm, për një shtetase 27-vjeçare, banuese ne Durres. Sipas njoftimit zyrtar, gruaja kishte deklaruar, se ndaj saj ka ushtruar dhunë fi zike e psikologjike bashkëshorti i saj, Gj.Gj., 34 vjeç. KORÇE SHKODER Varrezat e grekëve, gërmime dhe në Dardhë Arrestimet Andrea Rrapaj dhe Erald Elmazi janë arrestuar disa ditë pas vrasjes së studentit. Sipas deklarimeve të policisë në atë kohë, ata, së bashku me Shahinajn, ata kanë vrarë me thikë Andi Priftin, për t'i marrë lekët e fi tuara në lloto. Viktima Andi Prifti Gentian Shahinaj, dje pas lirimit nga burgu
20 E shtunë, 16 shkurt 2013 ...të tjera të akuzuarit kanë vrarë, por ata nuk kanë faj sepse, (1) nuk kanë dashur të vrasin dhe (2) nuk kanë patur njohje me viktimat e tyre!? Kjo është në thelb “drejtësia” e deritanishme për vrasjet e 21 janarit. Të lë pamend, të heq trurin fare dhe të mbush me neveri për vetë drejtësinë, po të mendosh se drejtësia si profesion mund të prodhojë vendime të tilla. Ka pafajësi e pafajësi. Ka pafajësi të qepura me një fi ll të fortë logjike; pafajsi burrërore që lenë të pakënaqur palën e humbur, por ama kanë një kuptim dhe pranohen edhe kur nuk duatrokiten. Këto lloj pafajësish u hapin rrugën e rehabilitimit dhe riintegrimit të shpejtë në shoqëri personave që e marrin. Ka ndërkaq edhe pafajësi burracake, qe jepen nga frika, nga presionet e ndryshme, apo që blihen në formën e pazareve me gjyqtarë të korruptuar. Këto janë pafajësi fallco, si diplomat fallco, që i lejojnë të akuzuarit të lenë apo evitojnë çelitë e burgut për disa kohë, ndoshta edhe përgjithmonë, por nuk e zbardhin aspak fytyrën e të akuzuarve, përkudrazi, i damkosin edhe me shumë. Sa më i trashë dhe absurd të jetë arsyetimi i pafajësisë për ta, aq më e madhe është e damka që i vihet sistemit të drejtësisë dhe vetë rregjimit në fuqi që qëndron gjithnjë prapa pandëshkueshmërisë si fenomen. Nëqoftese do ta tregosh të implikuar deri në grykë një person, jepi pafajësinë që u ka dhënë gjyakta e faktit të Tiranës Prendit dhe Llupos dhe je në rregull. Çfarë bën plumbi luftarak që drejtohet në mish njeriu apo kafshe ? Përgjigja është “vret”, “plagos” dhe s'mund të jetë kurrë “përkëdhel”, “tremb”. Vetëm kalamajtë, ata të vegjlit dhe leshkot që e kujtojnë jetën fi lm, mendojnë se plumbi nuk vret. Në çfarë sistemi logjik qëndron kjo që viktimën në një protestë, ku marrin pjesë njëqind mijë vete, duhet ta kesh njohur më parë, pa të jesh fajtor nëse arma jote i merr jetën. Drejtësia, pavarësisht sofi zmave dhe piruetave që janë pjesë e arsenalit të saj, nuk mund të jetë alogjike në shkallën e marrëzisë, nuk mund të jetë cinike në shkallën e ligësisë, nuk mund të jetë shproporcinale në shkallën e poshtërsisë. Kjo gjykatë Në rrethin e burracakërisë dhe absurdit Koment NGA PREÇ ZOGAJ vijon nga faqja 1 e faktit të Tiranë ka dënuar dhjetra protestues të 21 janarit duke u mbështetur në fi lmime që i tregonin ata duke qëlluar me gurë në drejtim të forave të rendit dhe ndërkaq shpall të pafajshëm ofi cerë e drejtues të Gardës së Republikës që kanë vrarë qytetarë të pafajshëm, vrasje të cilat jo vetëm janë fi lmuar, por pavarësisht përpjekjeve kriminale që janë bërë për t'i fshehur, janë provuar edhe nga ekspertiza e FBI-së amerikane. Në rrafshin e shproporcinalitetit, duke dënuar hedhësit e gurëve dhe duke nxjerrë të pafajshëm vrasësit e demostruesve paqësore, gjykata e faktit Tiranës nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka “zbardhur” deklaratat dhe qëndrimet politike të kryeministrit Sali Berisha për 21 janarin. Në një formë të rrezikshme, kjo gjykatë ka mëtuar në vendimin e saj të justifi kojë vrasjet politike gjoja për arsye shtetërore, duke goditur në mënyrë kriminale të drejtën kushtetuese dhe demokratike të njerëzve për të protestuar dhe për tu revoltuar me qeverinë, për të kërkuar dorëheqjen e saj, atë të drejtë që është fi tuar me guxim dhe saktifi ca nga studentët dhe populli shqiptar në lëvizjen e Dhjetorit 1990, atë të drejtë që solli në bulevardin “Dëshmorët e kombit” me 21 janar 2011, bashkë me njëqind mijë të tjerë, Ziver Veizin, Faik Myrtajn, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën. E vërteta e madhe e vrasjes së këtyre katër protestueve paqësorë u fiksua përgjithmonë në mënyrë të palujtshme në sekondin kur u qëlluan dhe në vendin ku ranë. U vranë kur demostrata po shpërndahej rreth orës 16.10. U vranë në bulevard, me duart në xhepa, shumë metra jashtë rrethimit të kryeministrisë. Vrasja e tyre në këto kushte ishte një akt i pastër burracakërie i atyre që urdhëruan të qëllohet me plumba luftarakë në turmë dhe i atyre që i zbatuan këto urdhëra. Arsyetimi i vendimit të gjykatës , me dy elementët që përmendem në krye të këtij shkrimi, ka vijimësi dhe përmbyll në këtë rrafsh rrethin e burracakërisë:burracake vrasjet, burracak gjykimi. Por gjykata e faktit i ka hedhur ndërkaq disa dorashka të rënda Prokurorisë. I ka thënë, ndër të tjera, se ti Prokurori ke formuluar akuza të driblueshme me akrobacira juridike. Sa e vërtetë është kjo, le ta gjykojë Prokuroria, por kjo është përshtypja. Gjykata ka ngritur edhe një problem që unë e gjej interesant dhe do të thosha se është një nga pikat e drejta të vendimit të saj. Ajo shprehet se nuk është bërë një hetim i plotë i rrethanave në të cilat ish komandanti i Gardës ka qëlluar njëmbedhjete herë me armën e tij. Cila ishte vendndodhja e tij kur ka qëlluar dhe për çfarë motivesh duhej të qëllonte Prendi në drejtim të turmës ? pyet gjykata. Janë pyetje normale që bëhen intriguese në rrethanën kur mbarë publiku i ka parë live Llupon dhe gardistët e tjerë duke qëlluar, ndërsa Prendi nuk është fi lmuar nga asnjë prej kamerave. Ka qenë dhe është vertetë një çudi e madhe se si mund të qëllonte njëmbëdhjete herë drejt një turme që po shpërndahet një ofi cer me karrierë dhe përvojë si Andrea Prendi. Presupozohej se keto pyetje elementare ishin sqaruar me kohë gjatë hetimit. Me sa jam në dijeni, Gjykata mund bëjë vetë hetim penal gjatë procesit gjyqësor. Boshllëqet apo honet në një ngjarje si ajo e 21 jaanrit ushqejnë përshtypjen se Gjykata në një anë dhe Prokuroria në anën tjetër qëndrojnë secila në transhenë e vet, bëjnë si me thënë secila punën e vet, por të dyja bashkë nuk bëjnë drejtësi. Edhe në këtë pikë Prokuroria është e sfi duar nga Gjykata. Rasti i pyetjeve për vendodhjen e paqartë dhe motivet e paqarta të Prendit i bëjnë vetvetiu jehonë një “legjende urbane” sikur ai ka dhenë armën, por jo gishtin për të qëlluar. Nuk kam asnjë mendim për këtë legjendë, por fakti është se në arsyetimet e gjykatës është e dyta herë që krimi “adresohet” në drejtim të paditur. Herën e parë kur gjykata konkludoi se pamjet e 21 janarit ishin zhdukur si prova nga server i kryeministrisë, por nuk ishte i akuzuari ai që i kishte fshirë; herën e dytë tani kur konkludohet se arma e Prendit ka qëlluar ( e ka provuar ekspertiza amerikane dhe s'mund të lëvizet,) por nuk tregohet se ku ka qenë dhe pse duhet të qëllonte ky ushtarak i vjetër. E kam shënuar në një shkrim tjetër se vrasjet e 21 janarit janë një gur prove për drejtësinë shqiptare. Por edhe një gur shkatërrimi nëse kjo drejtësi është kalbur fund e krye, gjë që unë dhe besoj mijëra e mijëra si unë nuk duan ta besojnë . Për momenin gjykata e faktit ia ka hedhur dorashkën Prokuririsë. Historia vazhon. Drejësia nuk mund të mos bëhët. Brënda sistemit sigurisht, pra nga një drjetësi që nuk mund të mos jetë llogaridhënëse. Gjyqtari i 21 janarit, Besnik Hoxha OPINION Nuk e kisha menduar se do të shkruaja ndonjëherë për kinemanë, sidomos për kinemanë si strofull dashurickash. Mu kujtuan shprehjet “të pres tek porta e kinemasë“, “e lëmë në ora gjashtë tek kinemaja”, “takohemi përpara kinemasë“ etj. Kinemaja ishte “sebepi”. Sigurisht që fi lmi që do të shfaqej në kinema, doemos kish vlerat e veta, të realizimit socialist, apo të vëllerzërve tanë indianë të përfaqësuar nga Raxhi dhe Rita, të atyre turq nga Shamikuqja, apo të atyre kinezë e rusë, sipas stinëve të miqësive përkatëse. Koha së cilës i referohem, për kinemanë, më shpesh përfaqësohej nga fi lma shqiptarë, që për hir të së vërtetës shërbenin hera-herës edhe si motiv për të shkuar në kinema. Por “motivi” i vërtetë për shumë prej nesh ishte erotik. Po, po erotik. Ku ta coje shoqen që doje ta kishe përkrahu, ku ta coje shoqen e klasës, apo të një klase apo dy më poshtë, apo edhe të ndonjë shkolle tjetër ku shkonte vëllai apo ai komshiu yt te kati i tretë, kur doje t'i propozoje, kur i kishe propozuar dhe doje ta kishe afër. Përgjigjia ishte e thjeshtë. Në kinema. Kinemaja ishte vendi i përsosur sepse pikë së pari ndihmonte në anonimat. Kjo me fjalë të tjera përkthehej (se mua nuk më lë as profesioni) që ti mund të ishe afër saj, por pa qënë “strumbullari”. Nuk kishte asgjë të keqe sepse ti kishte dalë me shoqet e shokët për të shkuar në kinema për të parë fi lmin e ri. Filmi mund të ishte i ri, por jo edhe aq i ri, sepse ti mund ta kishe parë edhe herë tjetër. Kjo nuk kishte rëndësi, ti do bëje sikur e kishe për herë të parë, gjithësesi. Kështu do bënte edhe ajo në rast analog. Të dy ishit pjesë e grupit që me lekët e marra nga prindërit, apo nga ndonjë i afërm me rastin e ditëlindjes, do të bëheshit shpesh sebep për një parje kolektive të fi limit. Në rast se fi lmi fillonte në gjashtë, ti dilje nga shtëpia në pesë, se ku i dihej…Aty kishte ardhur edhe ajo, se edhe ajo ishte nisur më herët se nuk i dihej. Ndërkaq dalëngadalë krijohej rradha (sepse shtyheshim dhe shtypeshim ende nuk e kam kuptuar edhe sot) dhe pastaj ishit brenda. Nga grupi me dhjetë veta, të tërë ishin cifte, madje edhe ata që nuk ishin e kishin për detyrim të rrinin ngjitur, sepse vendet ishin zënë. Uleshit. Tensioni shtohej. Pas pak castesh do të fi keshin dritat dhe do të fi llonte një dokumentar, dhe pastaj fi lmi. Që nga ai moment e derisa të mbaronte fi lmi, po tua maste njeri tensionin do të zbulonte se kishit takikardi të theksuar, shoëqruar me tension që varionte nga i larti tek i ulëti brenda dhjetë deri në njëzet minuta (tani këto gjërat mjekësore mund të mos i kem shumë të sakta, por zemra rrihte fort). Ai priste të të prekte, por nuk ia mbante të shkretit se edhe ai për herë të dytë e kishte. Ti prisje që ai të të prekte. Ti e kishe për herë të parë, por edhe kur ta kishe bërë “rrugë“, sërish si herë e parë të dukej. Filmi herë vinte në fokus e herë dilte jashtë tij, në varësi të prekjes. Prekja shpesh ishte e tipit që bërryli I tij përkonte me bërrylin tënd në karrigen e kinemasë. Vigjilenca në këto raste ishte e lartë dhe kishte edhe ndonjë vështrim nga rradha përpara, se edhe ata sigurisht kishin hallin e vet. Prekja “erotike”, dmth ajo kur ai të ka cikur lehtë dorën, sepse nuk është i sigurtë nëse ti do t'ia rrasësh me një shpullë, apo do rrish si pulë është qëllimi kryesor i ardhjes në kinema. Këtu nuk dua aspak të zbeh vlerat e veprës, autorit apo regjisorit, por historia e karriges gjashtë, rradha shtatë ishte shumë më e rëndësishme dhe më embël nga ajo që zhvillohej në fi lmin përkatës. Dhe kishte raste kur fi lmi mbaronte dhe “prekja erotike” nuk kishte ndodhur, ndaj nuk të mbetej gjë tjetër vec të shpresoje që fi lmi i rradhës të dilte më shpejt… Blog/ Grimca Urbane NGA EVIS CERGA Kinemaja
22 E shtunë, 16 shkurt 2013 SPORT LAJME SHKURT Krahasimi Seria A Vilas Boas: Bale si Ronaldo dhe Mesi Baloteli i dhuron një tjetër fi tore Milanit Andre Villas-Boas shpre-het me nota optimiste për Gareth Bale pas dy golave të tij në fi toren 2-1 ndaj Lionit në Europa League. Bale ka shënuar shtatë gola në pesë ndeshjet e fundit.“Bale po kalon një moment të shkëlqyeshëm individual. Pa dyshim që ai renditet përkrah Ronaldos dhe Mesit. Ai ka shënuar shumë gola për ekipin dhe mendoj se ky është sezoni më i mirë golashënues i tij te Totenhemi. Kur këto gjëra ndodhin, lojtarët individual ruajnë motivimin e lartë dhe ata janë të aftë të ndihmojnë ekipin të arrijë objektivat” deklaron Villas Boas. Bale është në qendër të merkatos nga Reali dhe Barcelona këtë verë. Milani ka siguruar një fitore mjaft të vështirë përballë ekipit të Parmës në ‘San Siro' me rezultatin 2-0 me një autogol dhe gol të Balotelit. Mialni ka marrë kështu tre pikë me mjaft vlerë në prag të ndeshjes me ekipin e Barcelonës në mesjavë. Në fushë për Milanin kanë zbritur Baloteli dhe Niang, por El Sharaui ka qëndruar në stol për t'u kursyer për katalanasit. Pjesa e parë ka qenë e mirë për Milanin, por Parma u mbrojt mirë deri në minutën e 39' kur Paletta shënoi në portën e tij. Në pjesën e dytë Milani dominoi të gjitha aspektet dhe në minutë e 78' Baloteli shënon përsëri duke vulosur fitoren e kuqezinjve. Kështu Milani pret i qetë ndeshjen me Barcelonën në mesjavë për Champions League. “Të jemi me këmbë në tokë për pretendimet” Strakosha: Botërori i Brazilit, i pamundurLajmiFoto Strakosha në një intervistë për gazetën “Shqiptarja. com” analizon gjendjen e ekipit kombëtar të futbollit dhe objektivat. “Dëshira është shumë e madhe që të kualifi kohemi, por mendoj që duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi është shumë e vështirë” shprehet Strakosha.  TIRANE DYLBER BALLA Derbi VllazniaKukësi, sonte në orën 17:00 Java e 15 e kampionatit kombëtar të futbollit do të hapet me tre ndeshjet e sotme në Shkodër dhe Berat dhe Durrës. Ndeshja kryesore e javës do të jetë Vllaznia – Kukësi, e cila do të zhvillohet në stadiumin ‘Loro Borici' në orën 17:00 nën dritën e prozhektorëve. Vështirë të parashikosh fituesin në një sfidë të tillë kur të dy ekipet janë në të njëjtën formë. Ndeshjet e tjera janë Teuta-Lutëtari, e cila do zhvillohet në ‘Niko Dovana'. Bregdetarët janë në vendin e dytë ndërsa Luftëtari po pëson një rënie të lirë drejt zonës së ftohtë. Tomori-Besa mbyll ditën e parë të ndeshjeve të Superligës sot. Të dy ekipet kërkojnë pikët e plota. PAS LARGIMIT të Strakoshës nga ekipi përfaqësues dhe brezit të tij, kombëtarja po kalon një moment jo shumë të këndshëm me krijimin e harmonisë së brezave Intervista Synimi Drejtimi i kombëtares është kulmi i karrierës dhe një moment i vecantë për cdo trajner. Aktualisht nuk është në planet e mia, por nëse do më propozohej do ta pranoja, pasi është në synimet e mia afatgjate ■ Sonte në ‘Olimpico' Roma-Juventus në 20:45 Kampionati i italian i futbollit sonte rezervon një ndeshje mjaft interesante pasi do të vendosë përballë dy ekipe gjigande që për momentin janë në rrugë të kundërta. Roma-Juventus do të jetë supersfi da e javës, e cila do të zhvillohet në ‘Olimpico'. Roma ndodhet në një nga momentet më të vështira në edicionet e fundit. Pas një starti shumë të mirë me në krye trajnerin Zeman, gjithcka u përmbys në pak javë dhe trajneri çek u largua nga drejtuesit për mungesë rezultatesh. Ndërsa Juventusi ndodhet në super formë pas fi tores në Skoci përballë Sëlltikut me rezultatin 0-3. ■ Barcelona në testin e fundit përpra Milanit Këtë javë ekipi i Barcelonës ka një ndeshje shumë të lehtë përballë ekipit të Grandas në transfertë, ç'ka mund të cilësohet si një seancë stërvitore për katalanasit përpara ndeshjes me ekipin e Milanit që do të zhvillojnë në mesjavë për Champions League. Trajneri Moura pritet që të mos zbresë në fushë të gjithë altilerinë e rëndë për të kursyer yjet për kuqezinjtë në Champions. Blaugranët mund të luajnë të pashqetësuar, pasi edhe diferenca me Realin është mjaft e thellë në renditje. ■ Dortmund autokritikë përballë Frankfurtit Borusia e Dortmundit pas barazimit që sigloi përballë ekipit të Shaktar Donesk në Ukrainë për Champions League sot në orën 18:00 do të bëjë autokritikë përballë Frankfurtit për humbjen e thellë 4-1 javën e kaluar përballë ekipit të Shtutgardit. Trajneri Klop beson akoma te fi timi i kampionatit, pavarësisht se diferenca me ekipin e Bayernit të Mynihut është mjaft et thellë teksa bavarezët po kalojnë një nga momentet më të mira në edicionet e fundit me paraqitjet spektakolare. Krah Vila Ron Në foto: Foto Strakosha Foto Strakosha përveç se është trajneri i ekipit kombëtar të futbollit U-19 është edhe një nga legjendat që ka mbrojtur portën e ekipit kuqezi për shumë vite, madje ka qenë edhe kapiten. Pas largimit të Strakoshës nga ekipi përfaqësues dhe brezit të tij, kombëtarja po kalon një moment jo shumë të këndshëm me krijimin e harmonisë së brezave. Një gjë e tillë theksohet edhe nga Strakosha që deklaron se ekipi kombëtar është në një moment tranzicioni. Strakosha, cili është mendimi juaj për ekipin kombëtar? Për të gjykuar ecurinë e kombëtares nuk do të nisem nga paraqitja me Gjeorgjinë, pasi ishte një ndeshje miqësore. Mendoj që në dispozicion kemi një grup cilësor, por që po kalon një periudhë tranzicioni. Do pak kohë që të krijohet harmonia brenda grupit për të pretendojmë për rezultate. Sa besim keni që mund të kual i f ikohemi në botërorin e Brazilit? Dëshira është shumë e madhe që të kualifikohemi, por mendoj që duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi është shumë e vështirë. Duhet edhe pak kohë që të pretendojmë, më parë të kalojmë periudhën e tranzicionit. Ndeshja e radhës është përballë Norvegjisë, mes Ujkanit dhe Berishës kë do zgjidhnit në portë? Kjo është një pyetje shumë e vështirë, vendimi për këtë i takon trajnerit. Unë mendoj që të dy janë shumë të talentuar. Ujkani luan në një nga kampionatet më të mira botë, ndërsa Berisha është ndër më të kërkuarit në merkato. Jemi me fat që kemi dy mundësi zgjedhje. Ndeshja do jetë e vështirë, por shpresojmë në një rezultat pozitiv, dëmtimi i Kukelit na penalizon shumë. Ku çalon ekipi kombëtar dhe cili nga repartet është më lart? Kemi janë grup me futbollistë të talentuar, por nuk kanë eksperiencë. Secili nga repartet ka nevojë për përmirësime, por uroj që futbollistët tanë në Evropë të luajë sa më shumë minuta. Në sulm kemi shumë alterantiva, mbrojtja dhe mesfusha mbeten për t'u përmirësuar. De Biasi ka bërë një punë të mirë deri tani. Cfarë mendoni për rastin ‘Kaçe' dhe a keni komunikuar me atë? Nuk kam biseduar me Kaçen dhe nuk kam asnjë koment, pasi është dicka që i përket atij për të zgjedhur. Ajo që do ti thoja është që të pranojë ftesën e Shqipërisë. Me çfarë note e vlerësoni Superligën, pasi në ekipin U-19 ka shumë pak futbollistë që luajnë në Shqipëri? Kampionati shqiptar ka ende edhe shumë për të bërë, të rinjtë ndodhen në një moment të vështirë, pasi nuk u jepet hapësirë, ndërsa terrenet janë një problem më vetë. Në ekipet e Superiores të rinjtë numërohet me gishtat e dorës, duhet t'ju jepet më shumë besim. Nëse do t'ju ofrohej posti i trajnerit të kombëtares a do ta pranonit? Fillimisht dua të them që më është besuar një detyrë dhe do mundohem ta bëj sa më mirë. Drejtimi i kombëtares është kulmi i karrierës dhe një moment i vecantë për cdo trajner. Aktualisht nuk është në planet e mia, por nëse do më propozohej do ta pranoja, pasi është në synimet e mia afatgjate.
7E shtunë, 16 shkurt 2013 EKONOMI Dollapi: Do të procedojmë debitorët që s'paguajnë faturat LAJME SHKURT Lajmi Zyrtari i lartë i bankës Botërore Indermit Gill ka d e k l a r u a r d j e para studentëve të Fakultetit Ekonomik se heqja e limitit të borxhit ishte e gabuar. Sipas tij, klima e biznesit në Shqipëri është e ngjashme me Greqinë e Portugalinë  TIRANE GENC KONDI “Eksporti në nivele të ulta ndaj PBB” Kryeekonomisti Gill, leksion studentëve në Fakultetin Ekonomik Banka Botërore: Jeni në krizë si Greqia KURSI I KËMBIMIT VALUTOR Çmimet të ushqimeve në kryeqytetBurimi: Banka e Shqipërisë Data 15.2.2013 Data 15.2.2013 Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe USAID Dollari Euro Paund Franga LEKË NDRYSHIMI DITOR 104.90 +0.01 LEKË NDRYSHIMI DITOR 139.82 -0.05 LEKË NDRYSHIMI DITOR 162.61 +0.01 LEKË NDRYSHIMI DITOR 113.74 +0.25 ■ Mollë 79 ■ Portokall 92 ■ Mandarina 177 ■ Limon 154 ■ Ullinj 172F R U TA ■ Domate 180 ■ Kastravec 210 ■ Spec 290 ■ Spinaq 142 ■ Lakër 54 ■ Lulelakër 124 ■ Karrota 86 ■ Patëllxhan 250 ■ Kungull 260 ■ Fasule 310 ■ Qepë 74 ■ Patate 82 Çmimet në lekë/kg PERIM E VËREJTJET E BANKËS BOTËRORE PËR SITUATËN EKONOMIKE NË SHQIPËRI DHE POLITIKAT FISKALE TË QEVERISË Gazsjellësi Haxhinasto: TAP-i është edhe zhvillim politik Zëvendëskryeministri dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, tha dje, në një konferencë për shtyp, pas nënshkrimit në Athinë të marrëveshjes së gazsjellësit TransAdriatic se “projekti TAP, është një mundësi për zhvillim, për aksesin e gazit për përdorim të brendshëm, industrial, por edhe për hapjen e vendeve të reja të punës”. Sipas tij, marrëveshja mes tre vendeve për gazsjellësin është edhe një zhvillim politik, pasi, përveçse ndërtohet një infrastrukturë e re, krijohet edhe një marrëdhënie e re me këto vende, që janë anëtare të Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër, Haxhinasto përshëndeti edhe vendimin e qeverisë për heqjen e TVSHsë për makineritë e importit për bujqësinë, që e cilësoi si një frymëmarrje që po i jepet biznesit. Propozimet janë diskutuar në Këshillin Konsultativ të Biznesit, ku është marrë edhe opinioni i tyre, shtoi ai. Administratori i Përgjithshëm i CEZ Shpërdarje Sahit Dollapi ka përmbyllur në Elbasan fazën e prezantimit të drejtorëve të rinj rajonalë të kësaj kompanie. Mesditën e së premtes, ai ka emëruar drejtor rajonal të kompanisë CEZ që përfshin Elbasanin dhe Korçën Merxhan Lekën. Gjatë një deklarate të shkurtër për mediat, Dollapi ka thënë se “jemi duke analizuar bilancet me institucionet, ndërsa kemi nisur kontrollet ndaj tyre. Kush është debitor dhe nuk e paguan energjinë elektrike, do të proçedohet penalisht nga ana e kompanisë”, tha ai. Administratori shtoi se “në të njejtën kohë, do të ushtrohen kontrolle tek qytetarët dhe, në rast se konstatohen shkelje, edhe për këta të fundit do të merren masa, të cilat do të nisin me gjobat”. Përsa i përket emërimit të drejtorëve të rinj në rang vendi, Dollapi ka kërkuar bashkëpunimin e këtyre të fundit me qytetarët për të zgjidhur në kohë rekord të gjithë problemet që konsumatori ka me kompaninë. “Do të bëjmë të mundur shmangien e vjedhjeve dhe shtimin e arkëtimeve të faturave të papaguara”, deklaroi Sahit Dollapi. ■ Situata për biznesin në vend i ngjan shumë asaj në Greqi e Portugali ■ Shqipëria nuk ka pasur ecuri të mirë të eksporteve, të cilat mbeten shumë të ulëta në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ■ Shqipëria ka një pozicionim shumë poshtë në raportin ‘Të bësh biznes', duke qenë e 85-a, kur Maqedonia është ndër 30 të parat në botë ■ Ekonomia shqiptare ka një produktivitet të ulët ■ Borxhi publik duhet të ulet në nivelin 40% e Prodhimit të Brendshëm Bruto ■ Është absurde të jetë e vështirë për të patur energji, për të marrë leje ndërtimi, për të paguar taksat ■ Kosovë, borxhi publik vetëm 8.5 për qind e PBB-së Kosova vazhdon të ketë nivel mjaft të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të Eurozonës, me vetëm rreth 8.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Por tendenca e rritjes së këtij borxhi është e madhe. Viti 2012 ka shënuar një rritje të madhe të borxhit publik, krahasuar me një vit më parë, rreth 60 për qind. Raportet e fundit të ministrisë së Financave tregojnë se vetëm gjatë vitit të kaluar 156.32 milionë euro janë marrë borxh nga qeveria, shkruante dje gazeta Koha Ditore. Prej tyre 73.3 milionë euro është borxh i brendshëm, i marrë vetëm gjatë vitit të kaluar dhe pjesa tjetër borxh i jashtëm. Sipas burimeve zyrtare nga Prishtina, borxhi publik i vendit ndodhet aktualisht në kuotën e 410 milionë eurove, por shqetësim përbën ritmi i shpejtë i rritjes së tij. ■ Rreshjet e shkrirja e dëborës, Fierza në kuotën 280 m Pas reshjeve të shiut, që përfshinë këto ditë qarkun verilindor të vendit, si dhe shkrirjes së dëborës në male, prurja e ujërave në liqenin e Fierzës është rritur ndjeshëm dhe bashkë me atë edhe niveli i ujit në basenin, që shërben si rregullator edhe për dy hidrocentralet e tjerë të mëdhenj mbi kaskadën e lumit Drin, atë të Komanit dhe të Vaut të Dejës. Burime nga salla e hidrocentralit të Fierzës pohuan dje se në orët e mesditës prurjet e ujit arrinin në 250 metra kub ujë në sekondë dhe do të vazhdojnë të jenë në nivel të lartë edhe në ditët në vijim, për shkak të vazhdimit të shkrirjes së dëborës, në lartësitë e maleve përreth. Ndërkohë, niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka arritur në 280 metra mbi nivelin e detit dhe ka tendencë në rritje. Banka Botërore dhe Fondi Monetar janë të shqetësuar me situatën ekonomike në Shqipëri dhe perspaktivat e saj. Dy zyrtarë të lartë të institucioneve kryesore fi nanciare ndërkombëtare, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ndodhen njëkohësisht në Tiranë, kanë zhvilluar dje bisedime me ministrin e Financave dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Lidhur me këto bisedime, nga zyrat e shtypit të këtyre dy institucioneve është mbajtur heshtje totale, ndërkohë që, në një takim me studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, kryeekonomisti i BB Indermit Gill ka deklaruar se situata për biznesin në vend i ngjan shumë asaj në Greqi e Portugali. Shqipëria nuk ka pasur ecuri të mirë të eksporteve, të cilat mbeten shumë të ulëta në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto; ka një pozicionim shumë poshtë në raportin ‘Të bësh biznes', duke qenë e 85-a, kur Maqedonia është ndër 30 të parat; ka një borxh të lartë publik dhe produktivitet të ulët, deklaroi Gill. Sipas tij, në këto pika, Shqipëria u ngjan vendeve të Jugut të Evropës, që sot po vuajnë krizën e borxheve (Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja). “Klima është njëlloj si në Greqi e Portugali” tha ai. “Nuk ka arsye që Shqipëria të jetë në vendin e 85-të për të bërë biznes, kur Maqedonia është në 30 vendet e para. S'ka arsye pse duhet të jetë e vështirë për të patur energji, për të marrë leje ndërtimi, për të paguar taksat”. Nëse nuk i rregulloni këto probleme, do të përjetoni situata të ngjashme me ato, që ndodhën në Greqi, paralajmëroi Gill. Përfaqësuesi i Bankës Botërore për rajonin ka paralajmëruar sërish qeverinë që të ulë nivelin e borxhit në raporte të pranueshme, që sipas tij duhet të ishin tek shifra 40% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga mbi 60% që ka kapërcyer borxhi publik aktualisht. “Nuk është ide e mirë që, kur e ke një kufi me ligj, ta tejkalosh atë e më pas ta hedhësh poshtë këtë ligj”, shtoi Gill. Nuk janë qeveritë ato që përcaktojnë nivelin e duhur të borxhit, por është tregu që e bën një gjë të tillë. “Nëse tregu të jep hua me interesa të ulëta ose për një afat të shkurtër, atëherë ky është një sinjal se borxhi duhet të konsiderohet i lartë”, tha ai më tej. DETYRIMET Të gjitha të ardhurat që do të arkëtohen në buxhetin e shtetit nga privatizimet strategjike do të shkojnë për shlyerjen e borxhit që qeveria u ka kompanive private që kanë kryer punë publike. Kështu deklaroi për median dje ministri i Financave Ridvan Bode, pas takimit me kryeekonomistin e BB Indermit Gill, kreun e Misionit të FMNsë në Shqipëri Nadeem Ilahi dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Bode tha se u diskutua edhe mundësia e rritjes së taksave në një periudhë afatmesme, kur ekonomia të jetë rimëkëmbur. Indermit Gill, kryeekonomisti i BB
9E shtunë, 16 shkurt 2013 Kosova: Shtatzania gjatë periudhës së rehalibilitimit Drejtori i Spitalit Obseatrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Halim Kosova ku është shtruar studentja e mbijetuar në aksidentin tragjik të Himarës, Florije Peçi tha sot paradite se shtatzënia e ka ndodhur në muajin shtator. “Sipas llogarive, shtatzënia ka ndodhur në shtator. Nuk besoj se ka qenë në gjendje kome, por rehabilitimi. Pacientja, pas traumës, nuk ka një kujtesë shumë të qartë, por mjetet dhe ekzaminimet nuk lënë të dyshojnë veç një gabimi 2-3 ditë. Eshtë një paciente e pafuqishme. Nuk është vendosur ende për abort”, sqaroi Halimi për gazetarët. Sipas Kosovës, ngjizja mund të ketë ndodhur në fazë rehabilitimi dhe jo në koma, megjithatë shpreh rezerva pasi thotë se duhen shqyrtuar dokumentet. Kosova nuk përjashton mundësinë e një përdhunimi në rastet kur pacientja është në koma. i pyetur nga gazetarët a mund të ndodhë një përdhunim në gjëndje kome, Halimi përgjigjet: “Në gjëndje kome ka qenë truri jo mitra”. Eri Peçi: Para 1 muaji pati dhimbje barku Familjarët nuk dyshojmë për familjen Kosovare Motra: Si e mësuam shtatzaninë e Flories ?PERGJIGJE PYETJE Denoncimi Fillojnë hetimet, Prokuroria e Tiranës merr padinë Prokuroria e Përgjithshme i dërgon për verifikim prokurorisë së Tiranës, kallëzimin penal të Gazmend Pecit, vëllait të Florie Peçit, studentes së plagosur në aksidentin e Himarës, për të cilën pretendohet, se është përdhunuar gjatë shtrimit në një spital neurologjie në Austri. Burime të besueshme pranë organit të akuzës bënë të ditur, se pas marrjes së shkresës nga organi qendror, një grup prokurorësh do të nisin punën për verifi kimin e të gjitha detajeve të parashtruara dhe të bëra publike nga Gazmend Peçi. Por burime konfi denciale pranë prokurorisë theksojnë se nuk duhet dalë në konkluzione të nxituara dhe të gabuara në lidhje me ngjarjen. Sipas tyre, do të verifi kohet çdo raport mjekësor i Florie Pecit, çdo analizë e bërë dhe çdo dëshmi e familjarëve të saj. Grupi hetimor pritet të verifikojë çdo të dhënë në lidhje me ngjarjen, dhe ndër personat e parë që do të merret në pyetje është vetë paditësi, Gazmend Peçi. Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, u shpreh i rezervuar, pasi ngjarja nuk kishte ndodhur në spitalet shqiptare. “Ngjarja s'ka ndodhur në spitalet tona, s'kam ç'të them. Atë çfarë ka ndodhur konkretisht e zbulon prokuroria”, tha Tavo. Ambasada Austriake nuk ka pranuar të komentojë. Lajmi Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, e cila u kurua në Austri, ndodhet në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Gazeta “Shqiptarja.com” ka mundur të futet në dhomën e Florie Peçit, e cila nuk ka qenë në gjëndje të flasë. Ndërsa motra e saj Eri, shprehet, se është e traumatizuar.  TIRANE JONIDA LATE Precedentët Rastet e ngjashme të dhunimeve në spitale Rasti i Florie Peçit, duket se nuk është i vetëm që ka ndodhur në Austri dhe Gjermani. Në vitin 2011, një infermier nga Rheinland-Pfalz Zweibrucken, u dënua për abuzime të shumta me një paciente, e cila ishte e paralizuar. Në gusht në 2012, një 16-vjeçare është përdhunuar në klinikën “Charite”, nga një infermier anestezist. Drejtori i klinikës atë kohë deklaroi, se kishte pasur edhe tre raste të ngjashme. Në shkurt të këtij viti, një 14-vjeçare është përdhunuar në një spitalin “Aztag”. Por, sërish në shkurt të këtij viti, në “Berlin Krakenhause Patienten”, një paciente u përdhunua seksualisht nga një infermier. Ndodhet e vetme në dhomen numër 3, të katit të dytën, në të ashtuquajturin, “Materniteti i Vjetër i Tiranës”. Gjendja e saj psiqike nuk është e mirë dhe duket se as vetë nuk e ka kuptuar se çfarë i ka ndodhur, apo pse ndodhet aty. Nuk flet përveç ndonjë frazë me shkëputje. Florie Peçi, studentja nga Librazhdi, e cila u dërgua në Austri në gjëndje kome, pas aksidentit të vitit të kaluar në Himarë, herë herë qesh, ndoshta dhe kur bëhen biseda që s'kanë nota humori, herë duket e mërzitur. Ajo ndodhet në muajin e pestë të shtatzanisë dhe prej datës 25 janar, është e shtruar në Spitalin Obstetrik Gjinekologjik. Ndërsa motra e saj, Eri Peçi, qëndron gjatë gjithë kohës me të. Madje, duke qenë se njëri nga dy shtretërit e dhomës është bosh, fl inte aty. Veç kujdesit të motrës, Florie kishte dhe përkujdesjen maksimale të infermiereve, madje herë-herë më tepër sesa kishte nevojë. Kjo, ndoshta nga keqardhja qe ndjenin për të. Ndërsa motrën e saj e mbështesnin moralisht. Eri Peçi, në një intervistë ekzkluzive për “Shqiptarja. com”, ka treguar se si ndihet ajo dhe familja e saj, pas lajmit për shtatzanisë së Flories, fakt të cilin e ka konfi rmuar edhe drejtori i këtij spitali, Halim Hosova, i cili ka deklaroi, se shtatzania është e muajit shtator. Çfarë ju kanë thënë, kur ka mbetur shtatzanë Floria? Nuk e prisnim këtë. Të shkosh për kurim nga aksidenti dhe mbetesh shtatzënë. Ne e çuam për kurim më të mirë aty dhe shiko çfarë i bënë. E gjitha kjo ka ndodhur në shtator, kur motra ishte për kurim në Austri. Ne kemi ardhur në tetor në Shqipëri. Unë kam qenë me Florien, gjatë kohës që ajo ishte për kurim në Vjenë. Nuk e di pse çdo gjë duhet të na ndodhi ne. Pas Himarës edhe kjo tani, dy goditje të forta rresht. Jemi të shokuar të gjithë si familje. Si silleshin mjekët me ju në Austri gjatë kurimit? Mjekët silleshin shumë mirë aty, por nuk di, se kush mund ta ketë bërë këtë gjë. Familja kosovare, ku ne shkonim ndonjëherë, na ka mbajtur shumë pranë. Nuk dyshoj fare për ta. Kur e kuptuat se Floria ■ Kush është Florie Peçi? Florie Peçi është njëra nga studentet që i shpëtuar aksidentit tragjik të Himarës në majin e vitit të kaluar, ku 13 të rinjë e të reja humbën jetën, teksa po ktheheshin me autobus, nga Saranda ku ishin për një ekskursion, drejt Elbasanit. ■ Pse bën kaq bujë shtatzania e Florie Peçit? Studentja, pas aksidentit të Himarës, u kurua në Austri deri më 11 tetor 2012 dhe rezulton të ketë mbetur shtatzënë që në muajin shtator, kohë kur ishte duke u rehabilituar në spital. ■ Si u mësua ky rast? Vëllai i saj, por edhe motra, deklaruan se, kur Floria shprehu shqetësime për dhimbje barku, u dërgua në spitalin e Librazhdit. Mjekët u treguan familjarëve se ishte shtatzënë. Ndërsa vëllai ka bërë kallzim edhe në prokurori. ishte shtatzanë? Ne e kuptuam që Floria ishte shtatzënë para tre-katër javësh, kur e çuam për një vizitë në Librazhd, pasi kishte shqetësime. Aty mjeku na tha, se Floria është shtatzënë. E dërguam sepse, shpesh motra ankohej për dhimbje barku. Çfarë do ndodhë me shtatzëninë e Flories? Nuk e di çfarë do bëhet me shtatzëninë, do të vazhdojë apo do e ndërpresin. Deri tani nuk na kanë thënë asgjë. Florie Peçi, dje në matrenitetin “Mretëresha Gelardinë” Florie Peçi, dje në matrenitetin “Mretëresha Gelardinë” AKTUALITET
3E shtunë, 16 shkurt 2013 gjykata e merr për bazë, pra “çështja Giuliani dhe Gaggio, kundër Italisë”, nuk ka asnjë lidhje me rastin në shqyrtim, pra çështjen në ngarkim të pandehurve Ndrea Prendi, Agim Llupo për një sërë faktorësh si: a)Karabinieri italian ka qenë brenda automjetit, i rrethuar nga një turmë e madhe protestuesish të dhunshëm, ndërsa të pandehurit Ndrea Prendi e Agim Llupo, kanë qenë brenda rrethimit të ndërtesës, në “Sektorin Verior”, të pozicionuar dhe nuk u kanosej ndonjë rrezik real për jetën... d)Protestuesi italian dhe bashkëprotestuesit që ishin afër tij, kishin të vendosur në kokë maskë për të mos u identifi kuar, kishin në duar dërrasa e kazmë, kurse viktimat Hekuran Deda, Ziver Veizi etj. dhe të plagosurit nuk kishin asgjë të paligjshme në duar dhe ishin lehtësisht të identifi kueshëm. Si përfundim: I pandehuri Ndrea Prendi është subjekt i posaçëm...(Fq.25 e vendimit). Në K.Penal është përcaktuar kuptimi i subjektit të veprës penale dhe ndarja e tyre në “subjekte të përgjithshëm”, e “subjekte të posaçme”. I pandehuri Ndrea Prendi nuk është subjekt i posaçëm, por është thjesht një subjekt i përgjithshëm që me veprimet e tij individuale aktive, ka shkaktuar pasojën e kundërligjshme. PËR AGIM LLUPON 1.Mungesa e provave, sipas gjykatës arsyetohet se nuk ekziston asnjë provë shkencore për vrasjen e Hekuran Deda (plaga është tejshkuese, e nuk është gjetur predha) dhe plagosjen e dëshmitarëve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, e Erald Bisha. (fq.29-30-31 të vendimit), duke u shprehur në vendim se: “...Nuk provohet se me çfarë arme është vrarë shtetasi Hekuran Deda, pasi nuk ka mbetur predha që i ka shkaktuar vdekjen, pasi plaga është tejshkuese. Dëshmitë e shtetasve Hysni Peposhi, Erald Bisha, Sokrat Gode, Zydi Dajti, janë provat e vetme me të cilat prokuroria ka ngritur akuzën për vrasjen e të ndjerit H.Deda nga i pandehuri A.Llupo dhe plagosjen e disa personave... e këto dëshmi në vlerësim të gjykatës janë të pamjaftueshme. Si rrjedhim në aspektin e anës objektive nuk provohet vrasja e dy a më shumë personave...”. Ky aryetim i gjykatës dhe vlerësim i fuqisë provuese të provave, bie në kundërshtim me kërkesat e nenit 152 të K.Pr.Penale, pasi: Akuza në ngarkim të pandehurit A.Llupo, nuk është ngritur vetëm mbi bazën e dëshmive të dhëna në seancë nga shtetasit Hysni Peposhi, Erald Bisha, Sokrat Gode, Zydi Dajti, prova të vetme këto që u referohet gjykata, por akuza është mbështetur edhe nga prova të ndryshme me dëshmitarë, prova shkencore, dokumentare etj. prova këto që ju nënshtruan shqyrtimit gjyqësor si: -Dëshmitë e shtetasve Alfred Ahmetcenaj, Agron Malaj, Mark Nikolli, Gazmen Ahmetaj etj., të cilët kanë qenë efektivë të Njëisë Speciale dhe që kanë qenë të pozicionuar në Sektorin Verior të K/Ministrisë, kanë dëshmuar para gjykatës për fakte të rëndësishme lidhur me çështjen si, vendin ku ishte i pozicionuar i pandehuri Agim Llupo, lloji i armës që ai ka përdorur, vendi ku ishte i planizuar me shërbim, konfirmimi para eprorit në repart se kishte qëlluar me armën e zjarrit A2 gjatë kohës së shërbimit, etj. -Në gjykim u administruan transmetimet audio-video në 55 Cd 1(një) CD, 6(gjashtë) DVD, fotografi ve të printuara të përmasave të ndryshme, gjithsej 162(njëqind e gjashtëdhjetë e dy) copë, shoqëruar me “Raportin e Shqyrtimit” Nr.163G-SP-214 Çështjeje, Nr.i Lab.110801253 XP, të Laboratorit të Provave Digitale pranë F.B.I, USA, prova materiale këto të bashkuara me fashikullin e gjykimit. Këto prova dokumentare të përmendura më sipër, kanë fokusuar jo vetëm gjithë aktivitetin e palëve në këtë konfl ikt, por kanë dhënë të detajuar edhe në material bruto momentet e vrasjes së disa prej protestuesve. Në vijën që kufi zon territorin e Godinës së Kryeministrisë me Bulevardin, gjithmonë jashtë rrethimit ka protestues, të cilët qëllojnë me sende të forta, por ka dhe nga ata tërësisht inaktiv e që po sodisin atë cfarë po ndodh fare pranë vendit të ngjarjes. Duke u fokusuar pikërisht tek këta të fundit, nëpërmjet këtyre pamjeve fi lmike ekspertët amerikanë kanë stampuar progresivisht, pra hap pas hapi e në kohë reale, në foto të zmadhuara momentet e fundit kur është qëlluar i ndjeri Hekuran Deda dhe pas tij Ziver Veizi. Nga administrimi në gjykim i aktit të ekspertimit Nr.975 dt.07.02.2011 të D.P.Sh. Tiranë, nuk përshkruhet në asnjë moment që predha e gjetur në trupin e të ndjerit Ziver Veizi, ka një dëmtim në majë. Në këtë akt përshkruhet se predha ka vetëm një dëmtim, i cili nuk është në pjesën e majës, por dëmtimi ndodhet në 1/3 e pjesës së fundit të predhës, duke u dhënë edhe karakteristikat e tjera të këtij dëmtimi. 5.Mungesa e anës subjektive tek i pandehuri Agim Llupo(fq.33-34 të vendimit). Sipas argumentimit të gjykatës, vepra penale e “vrasjes me dashje, e kundër dy a më shumë personave...”, kërkon domosdoshmërisht ekzistencën e një objektivi të caktuar, pra qëllimin dhe synimin e vrasjes së të paktën dy individëve...të shoqëruar me motivin e autorit të veprës penale. Në kundërshtim me këto “argumenta” të paraqitura nga gjykata në vendim, vjen teoria e së të drejtës penale shqiptare, si përsa i përket formës së dashjes, synimit, qëllimit kriminal, apo mungesës së motivit në veprimin e kundërligjshëm të pandehurit Agim Llupo. Orientimi i veprimit konkludent të pandehurit Agim Llupo, i shprehur në gjuajtjen drejt turmës së protestuesve në të paktën 5(pesë) raste(predha e gjetur tek viktima Ziver Veizi, vrasja e Hekuran Deda, plagosja e tre personave të tjerë, konsiston dhe shpreh shtytjet e brendshme të të pandehurit në atë moment, shpreh më së miri qëndrimin e tij psikik ndaj pasojave që do shkaktonte, si dhe domosdoshmërinë e shkaktimit të tyre. Në rastin konkret i pandehuri Agim Llupo, i vetëdijshëm për karakterin e veprimeve të tij dhe rrezikshmërine shoqërore të këtyre veprimeve, ka parashikuar jo vetëm mundësinë dhe domosdoshmërinë e ardhjes së pasojave, por ai me vullnet i ka orientuar këto veprime drejt ardhjes së tyre. K E R K O J M Ë Ndryshimin e vendimit penal Nr.100 dt.07.02.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të pandehurve Ndrea Pjetër Prendi dhe Agim Zarik Llupo dhe duke e gjykuar çështjen në fakt, të vendoset konform nenit 425/2 pika “b” të K.Pr.Penale, duke i deklaruar fajtorë për veprat penale që ata akuzuhen, si dhe duke u caktuar një masë dënimi dy të pandehurve, në kufi jtë e kërkesës së prokurorisë. AKTUALITET “Provat të sakta. Me apo pa qëllim, ekzekutuan 4 vetë” “Gardistët vranë, duhet të rikthehen në burg” Prokuroria: Ja faktet që duhet t'i dënonin Në gjyq “Çështja Giuliani dhe Gaggio, kundër Italisë”, nuk ka asnjë lidhje me çështjen në ngarkim të pandehurve Ndrea Prendi, Agim Llupo për një sërë faktorësh” Sipas ekspertit të Mbrojtjes Ndoc Çardaku Ziver Veizi, një nga katër viktimat e demonstratës së 21 janarit 2011 në Tiranë, për vrasjen e të cilit akuzohet gardisti Agim Llupo, është qëlluar nga një plumb rikoshet. Sipas ekspertit mjekoligjor dhe kriminalist Ndoc Çardaku në seancën e 5 dhjetorit 2012, të dosjes “21 janari” në Gjykatën e Tiranës, gjatë këqyrjes mikroskopike të një dëmtimi në nivelin e gjoksit, në këmishën e viktimës Ziver Veizi janë konstatuar dy mbetje të ngurta, të ngjitura me fibrat e këmishës, të drejtuar nga jashtë-brenda. Sipas ekspertit, ato ishin mbetje druri, ku njëra i përkiste lëvozhgës dhe tjetra pjesës së brendshme të trupit të një peme. Para trupit gjykues, eksperti pohoi se mbetjet janë marrë nga predha e plumbit në objekte të forta, të cilat i ka hasur para se të mbërrinte te viktima. Dëshmia e ekspertit hasi në kundërshtinë e fortë të prokurorëve. Përfaqësuesit e akuzës u shprehën se përveç pyetjes së parë, të gjitha pyetjet e tjera të cilave iu përgjigj eksperti janë jashtë kompetencave të tij. Çardaku, çudia me ekspertin e ashklave Agim Llupo Ndrea Prendi
18 E shtunë, 16 shkurt 2013 DOSSIER Profesor Milo, tashmë jemi në vigjilje të përvjetorit të pestë të pavarësisë së Kosovës. Por dihet se ky hap e ka zanafillën - përtej vetë përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi - edhe tek roli i diplomacisë ndërkombëtare dhe vendeve tona partnere e miq, që nisën me Konferencën e Rambujesë dhe bombardimet e NATO-s, çka mundësuan pra edhe atë realitet që ne njohim edhe sot. Çfarë përbën për ju Rambujeja dhe kur nis historia? Rambujeja mbetet një gur themeli në pavarësinë e Kosovës. Madje e kam nënvizuar dhe e them përsëri për një “Kosovë të pavarur”. Dikush mund të shprehet se kjo nuk është e saktë, ose sepse mbi këtë konferencë mund të këtë sot edhe nota subjektivizimi ose emocionale për shkak të rolit që patëm ne si qeveri në organizimin dhe mbarëvajtjen e konferencës. Por nuk jemi vetëm ne shqiptarët që e pohojmë këtë, por edhe protagonistët e atyre ditëve, e atyre ngjarjeve. Historia fi llon në fakt më herët; qysh në vitin 1997, kur u shfaqën të gjitha shenjat se Kosova gjithnjë e më shumë po dilte në plan të parë e duhej gjetur një zgjidhje ndryshe nga sa mendohej deri në atë kohë. Nëse politika pacifi ste e Rugovës e kishte sjellë Kosovën në tryezat e diplomacisë ndërkombëtare si një çështje që kërkonte zgjidhje në kuadrin e të drejtave të njeriut, ose diskutohej deri në dhënien e një autonomie substanciale, pas vitit 1997 u shtrua dhe u kërkua nga vetë shqiptarët e Kosovës një rrugë tjetër për të arritur objektivin e tyre madhor: lufta e armatosur. Ngjarjet e Prekazit dhe vrasja e heroit legjendar Adem Jashari, shënoi shfaqjen e hapur e të plotë të formacioneve të rezistencës shqiptare, të cilët pas asaj ngjarjeje shfaqën hapur misionin e tyre të opsionit të armatosur. Më kujtohen kontaktet e para që pata në atë kohë, në Mynih, në fund të shkurtit 1988; me orë të tëra në hollin e një hoteli kam biseduar me përfaqësues të UÇK-së, që sapo po zgjerohej dhe njëri prej tyre që kam takuar me të shoqen, sot është dëshmor. Por lufta dhe rezistenca kishin kundërshtarë të vendosur, që nuk ishin vetëm mes atyre që nuk e dëshironin pavarësinë e Kosovës, por ajo haste edhe në skepticizëm midis vetë shqiptarëve, të cilët nuk e morën shumë seriozisht në fi llim organizimin e UÇK-së. Madje për fat të keq u cilësuan si “terroristë” MENDIMET dhe kujtimet e një protagonisti me peshë në ngjarjet madhore që vendosën fatin e Kosovës së pavarur, sjellin më shumë dritë mbi momentet më të spikatura të Rambujesë dhe rolin e Tiranës zyrtare dje dhe sot Intervista PASKAL MILO: Berisha refuzoi Rambujenë. Iu kundërvu SHBA dhe BE Ish-Ministri i Jashtëm: Thaçi të mos shkojë në gjurmët e Berishës. Ai kujdeset për të ardhmen e vet në histori  TIRANE qën që po pengonin procesin e negocimit me Millosheviçin. Këtë mendim e patën në fillim edhe amerikanët, Departamenti i Shtetit. Madje na rekomanduan edhe neve t'i cilësonim si të tillë, duke na vënë në një pozitë shumë delikate, pasi nuk mund t'i cilësonim ata të tillë, pasi kishin marrë armët për çlirimin e atdheut të tyre, pas asaj politike vrastare të aplikuar nga Millosheviçi. Çfarë ndikimi kishte SHBA dhe emisarët e tyre? Ndihmësit e Presidentit Klinton në atë kohë dhe zonja Ollbrajt, zoti Talbot, apo zoti Hollbruk, na jepnin porosi për të mos i marrë në konsideratë apo për të mos i mbështetur ata, por në atë rast ne nuk i dëgjuam miqtë e partnerët tanë amerikanë. Ne sigurisht që kemi pasur biseda të shumta me përfaqësuesit e SHBA dhe BE dhe kemi bërë edhe debate, në fakt më shumë me europianët se sa me amerikanët. Tek amerikanët ne hasnim një farë mirëkuptimi. Edhe atëherë kur ata shpreheshin se këta persona që kishin dalë në emër të UÇK-së, duhej të cilësoheshin “terroristë”, ata shfaqeshin gjysëm të bindur, nuk është se nuk e kuptonin të vërtetën, por duke qenë se nuk kishin hë për hë mbështetjen e partnerëve të tjerë perëndimorë, qëndronin disi të tërhequr, por ata për fat, shumë shpejt e korrigjuan qëndrimin e tyre, në qershor 1998, kur Riçard Hollbruk shkoi në një mision të fshehtë në Drenicë, dhe pas këtij momenti SHBA nuk e përdorën më fjalën “terrorist”. Përkundrazi, shtronin tashmë detyrën për të vijuar kontaktet me këtë lëvizje të armatosur dhe për t'a orientuar atë në një rrugë që do të çonte në fund në unifi kimin e faktorit polit ik mbarëshqiptar, si një front unik kundër Millosheviçit. Në gusht 1998, amerikanët u bënë iniciatorë të disa propozimeve për të unifi kuar shqiptarët dhe arritur një marrëveshje me Millosheviçin, por gjithçka në kuadrin e një autonomie substanciale. Në fund të janarit 1999 ishte planifikuar që të organizohej në Vjenë një konfercencë ku do të shkonin përfaqësuesit kryesorë politikë të Kosovës, dhe ne na u kërkua me shumë forcë nga Uashingtoni që të bindnim kryesisht përfaqësuesit e UÇK-së. Me kë kontaktonit në atë kohë nga subjektet shqiptare? Kisha dërguar dy misione në Shkup për të biseduar me përfaqësuesit politikë të Kosovës, me LDK-në, me UÇK-në, me partinë e zotit Qosja, në atë kohë të sapoformuar. Pasi u bënë këto takime, unë i ftova në fillim të janarit 1999 ata të gjithë në Tiranë. I pari erdhi Adem Demaçi e pastaj Qosja, e pas tij një delegacion i LDKsë, në fakt jo vetë lideri i saj, Ibrahim Rugova, megjithë ftesën që i kisha bërë drejtpërsëdrejti, ku kryesonin nënkryetarët: akademiku Idriz Ajeti, Fehmi Agani si dhe Mark Krasniqi etj., me të cilët zhvilluam bisedime për t'i bindur të gjithë faktorët për rëndësinë që ka unifi kimi, hartuar një platformë të përbashkët e marrjen pjesë në konferencën që do mbahej në Vjenë, nën kujdesin e SHBA dhe BE. Pikërisht në kohën që ne po bënim këto përpjekje, ndodhi masakra e Raçakut, në 15 janar 1999, e cila i dha dimension tjetër reagimit ndërkomëbtar, ku siç dihet, me vendim të Grupit të Kontaktit në fund të janarit të atij viti, u vendos hapja e konferencës së Rambujesë më 6 shkurt, por që në fakt u çel realisht më 7 shkurt, një ditë më pas, për shkak të pengesave që solli Serbia në aeroportin e Prishtinës për liderët shqiptarë të Kosovës. Në periudhën nga vendimi i Grupit të Kontaktit e deri sa delegacioni i shqiptarëve të Kosovës shkuan në Rambuje, ne na është dashur të bëjmë përpjekje maksimale për t'i bindur ata të shkonin, i kemi thirrur disa herë në zyrën time, në Tiranë. I kam përshkruar hollësisht edhe në librin tim, ditarin tim...! Ish-lideri i opozitës së kohës, sot Kryeministri Berisha, pati asokohe një moment turbullire, le të themi, rreth çështjes së “pranimit” të Rambujesë, të cilin duket se e korrigjoi shpejt, por që i mbeti si një lloj “njolle” në konton e tij politike. Çfarë mendoni sot për atë që ndodhi asokohe? Momentet historike të vështira dallojnë lidershipin e çdo vendi. Nëse di të orientohesh, përfaqëson një politikan dhe një vizionar të mirë, nëse në një moment të caktuar historik, nuk di të orientohesh, por shkon kundër rrymës, padyshim se historia do të të vendosë notë negative. Kështu ndodhi edhe me Berishën, kryetarin e PD-së në atë kohë në opozitë. Ai, duke qenë i prirur për të kundërshtuar çdo iniciativë e veprim të qeverisë shqiptare në atë kohë, edhe në këtë rast bëri të njejtin veprim, pavarësisht se me qëndrimin e tij iu kundërvu edhe qëndrimit të SHBA e BE. U bëri thirrje shqiptarëve të mos shkonin në Rambuje, madje shprehimisht ka thënë: Kush shkon në këtë konferencë, është tradhtar i kombit!. Koha vërtetoi se ata që shkuan në Rambuje, ishin patriotët më të mëdhenj që i vunë shpatul la t pavarësisë së Kosovës dhe ata që u përpoqën ta pengonin procesin, dëshmuan se ishin patriotë fallco dhe se “patriotizmin” e përdorin për qëllimet e tyre politke të ditës. Po Demaçin çfarë e shtyu ta bënte një hap të tillë? Atdhetarizmni i tij është i padiskutueshëm, patriotizmi i tij, i pakontestueshëm në kontribute, por duke qenë se Demaçi nuk ishte shumë i informuar dhe duke qenë se kërkonte një rol protagonisti, përtej kapaciteteve të tij të mundshme, I pari erdhi Adem Demaçi, pastaj Qosja, e pas tij një delegacion i LDK-së, në fakt jo vetë lideri i saj, Ibrahim Rugova, megjithë ftesën që i kisha bërë Në foto: Prof. Dr. Paskal Milo Në foto: Liderët shqiptarë të Kosovës, Ibrahim Rugova (majtas), Hashim Thaçi (në mes) dhe Rexhep Qosja (djathtas) gjatë konferencës së Rambujesë, shkurt 1999
2 E shtunë, 16 shkurt 2013 Treshja e gjyqtarëve që u dha pafajësi Ndrea Prendit dhe Agim Llupos, ka tejkaluar çdo kompetencë që i njeh ligji procedurial-penal për çmuarjen e provave. Me këtë akuzë e ka nisur formulimin e saj ligjor Prokuroria, për të rrëzuar vendimin e nëntë ditëve më parë dhënë nga Besnik Hoxha, Ariana Caco dhe Ardiana Bera. Prokurorët kanë zbuluar dje edhe një fakt interesant, se si janë manipuluar provat nga ekspertët e mbrojtjes dhe pikërisht nga Ndoc Çardaku. Sipas dokumentit të Akuzës, eksperti është vënë re, që i ka vënë ashklat me dorë në vrimën e hyrjes së plumbit në tesha, ndërsa e ka zgjuar atë edhe më shumë. “Në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor Nr.26. dt.21.01.2011, në ndryshim nga sa përshkruan gjykata në vendim, vrima në këmishë nuk është e “çrregullt dhe e madhe”, por përshkruhet si “një vrimë me diametër 0.8 cm, me buzë të kthyera nga brenda”. Dëmtimet në trikon gjysëm-golfi, në këshishë, fanellën e leshit, sipas aktit të ekspertimit “korespondojnë me njera-tjetrën” dhe “në indet përreth tyre me sy të lirë përveç gjakut në disa prej tyre, nuk vihen re papastërti të tjera”. Të gjitha këto dëmtime të evidentuara në tesha dhe mungesa e papastërtive përreth tyre, vërtetojnë se në momentin e kqyrjes së tyre nuk është vërejtur as “vrimë hyrje e çrregullt dhe e madhe”, sikundër përshkruan gjykata dhe as “ashkla druri me përmasa deri në 0.31cm”, sikundër pretendoi eksperti Ndoc Çardaku por përkundrazi, në tesha dhe kryesisht në këmishë, vrima e hyrjes është e rregullt, me diametër 0.8cm, me buzë të kthyera nga brenda. Në dy teshat e tjera defekti tejpërtejm(vrima e hyrjes), ka këto përmasa, në triko 0.6x0.2cm, kurse në fanellë 0.7x0.4cm. Mungesa e papastërtive përreth vendeve të dëmtuara përforcon faktin se 2(dy) ashklat e drurit të cilat nuk ekzistonin në momentin e parë të kqyrjes në dt.21.01.2011, sikundër përshkruan eksperti Dritan Zoto, jo vetëm që nuk kanë qenë në vrimën e këmishës, por tregon qartazi se veprimi i ekspertit Ndoc Çardaku, nuk është një veprim aspak profesional, por ai është një veprim tejet i qëllimshëm(në videon e prezantuar në gjykim, duket qartësisht veprimi i ekspertit Ndoc Çardaku, që shtyn me gisht një ashkël për në vrimën e hyrjes në këmishë dhe e ngjesh aty. Më vonë eksperti, kërkon një “klemë” për ta heëqur atë e për ta administruar si provë)”, thuhet në dokumentin e apelimit të Prokurorisë. APELIMI Paraqesim para jush apelimin ndaj vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr.100, i shpallur në dt.07.02.2013, i cili në kundërshtim të plotë me faktet e provuara gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe ligjin procedural-penal, ka vendosur deklarimin e pafajshëm të Prendit e Llupos. Nga ana jonë në përfundim të gjykimit, është kërkuar: Deklarimin fajtor të pandehurit Ndrea Prendi për kryerjen e veprës penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, me pasojë të drejtpërdrejtë vdekjen e të ndjerit Faik Myrtaj dhe dënimin e tij me 23 vjet burgim. Deklarimin fajtor të pandehurit Agim Llupo për kryerjen e veprës penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy a më shumë personave”, me pasojë të drejtpërdrejtë vdekjen e të ndjerit Hekuran Deda, të ndjerit Ziver Veizi dhe dënimin e tij me 25 vjet burgim. Me vendimin penal Nr.100 dt.07.02.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk jemi dakord dhe paraqesim këtë apelim, për arsyet që d o AKTUALITET NËNTË ditë pas dhënies së vendimit së Gjykatës së Apelit për dy të akuzuarit e “21 Janarit”, prokuroria e Tiranës ka vendosur të apelojë çështjen Apelimi Prokuroria zbulon ashklat e ekspertit Eksperti futi ashkël në kemishën e Ziverit Lajmi Prokuroria e Tiranës, duke apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës për lirimin e gardistëve të akuzuar për vrasjet e 21 janarit akuzoi ekspertin e mbrojtjes Ndoc Çardaku, se manipuloi provat, duke futur një ashkël druri në këmishën e Ziver Veizit për të nxjerrë alibinë se u vra nga plumbi rikoshet  TIRANE ■ Pse u apelua vendimi për 21 janarin? Prokuroria e çoi dje çështjen në apel, pasi ishte e pakënaqur me vendimin e Gjykatës për ish-Komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, e cila i shpalli të pafajshëm. ■ Përse akuzoheshin? Ata akuzoheshin, se më 21 janar 2011, gjatë protestës së opozitës në bulevardin kryesor, përpara kryeministrisë, vranë kanë nga demostruesit. ■ Çfarë dënimesh u kërkuan? Organi i akuzës kërkoi dënimin me 25 vjet për Agim Llupon, për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Deda, ndërsa 23 vjet për Prendin, për vrasjen e Aleks Nikës e Faik Myrtos. ■ Me çfarë arsyetimi, gjykata i shpalli të pafajshëm? Në argumentin e gjykatës thuhet se, vërtet Prendi e Llupo janë autorët e vrasjes, por këtë vepër nuk e kanë pasur për qëllim dhe nuk kishin as ndonjë arsye, pasi s'kishin njohje me viktimat. të parashtrojmë më poshtë: PËR NDREA PRENDIN: 1.”Fakti i parashtruar dhe hetuar nga organi i akuzës, sipas gjykatës “nuk është paraqitur në mënyrë të plotë, pasi nuk është realizuar një hetim i njëkohshëm, gjithëpërfshirës, lidhur me ngjarjet e dt.21 Janar 2011”. (fq.19 e vendimit). Në ndryshim nga sa paraqet gjykata, organi i akuzës në përmbushje të plotë të detyrës funksionale në mbrojtje të akuzës, si dhe raportit midis fakteve të ndodhura në dt.21.01.2011 dhe të vërtetës objektive, ka kryer hetime të plota, të gjithanshme për këto elementë të faktit objekt akuze, në kuadër të hetimeve për procedimin penal Nr.285 të v.2011 të fi lluar në dt.21.01.2011. Hetimet e organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nuk kanë qenë të fokusuara vetëm për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve e efektivave të Gardës së Republikës, por në kuadër të hetimit të plotë të procedimit penal Nr.285 të v.2011, ato kanë përfshirë veprat penale që lidheshin me organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullimin e manifestimin e paligjshëm, veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të policisë e efektivave të Gardës së Republikës për shkak të detyrës, shkatërrimin e pronës, etj. 3.Mungesa e anës subjektive tek i pandehuri Ndrea Prendi(fq.25-26 të vendimit). Sipas argumentimit të gjykatës, vepra penale e “vrasjes me dashje, e kryer në mënyrë të rrezikshme...”, kërkon domosdoshmërisht ekzistencën e një objektivi të caktuar, pra qëllimin dhe synimin e vrasjes së një individi...të shoqëruar me motivin e autorit të veprës penale... Në kundërshtim me këto “argumenta” të paraqitura nga gjykata në vendim, vjen teoria e së të drejtës penale shqiptare, si përsa i përket formës së dashjes, synimit, qëllimit kriminal, apo mungesës së motivit në veprimin e kundërligjshëm të pandehurit Ndrea Prendi. Orientimi i veprimit konkludent të pandehurit Ndrea Prendi, i shprehur në gjuajtjen drejt turmës së protestuesve në të paktën 5(pesë) raste (predha e gjetur tek viktima Faik Myrto, në pemë dhe 3 predha tek UNHCR), konsiston dhe shpreh shtytjet e brendshme të të pandehurit në atë moment, shpreh më së miri qëndrimin e tij psikik ndaj pasojave që do shkaktonte, si dhe domosdoshmërinë e shkaktimit të tyre. Kjo formë dashjeje e të pandehurit Ndrea Prendi, në doktrinën juridiko-penale, përbën një nga format e tjera të dashjes, të quajtur “dashje e përcaktuar”. 5.Referenca në vendimin e Gjykatës së Strasburgut me Nr.23458/02 Rekursi, datë 25.08.2009, me palë Giuliani dhe Gaggio, kundër Italisë. Zbatimi i ligjit me analogji, pra referenca e gjykatës për marrjen parasysh prej saj të Vendimit të Gjykatës së Strasburgut me Nr.23458/02 Rekursi, datë 25.08.2009, përbën një tjetër shkelje të rëndë të parimeve të zbatimit të ligjit penal. Megjithatë në vendime të tjera të Gjykatës së Strasburgut, në zbatim të nenit 2 të KEDNJ referohet se: “...Përdorimi forcës vdekjeprurëse nga ana e shtetit...sipas nenit 2 të KEDNJ, lejon përjashtime të së drejtës së jetës, vetëm kur ajo është “absolutisht e domosdoshme”. Pavarësisht këtij momenti të zbatimit të ligjit material, duhet thënë se rasti të cilin Plumbi që ka vrarë Ziver Veizin
THASH THEM& E-mail: thashethem@shqiptarja.com WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com VITI II NR. 7 E shtunë, 16-02-2013 ADELINA & TUNA Nuk kemi kryer marrëdhënie me Noizyme Noiz ULPIANA LAMA: FITOVA MBI NJE FOBI 17-VJEÇARE Aktorja rrëfen: M`u Aktorja rrëfen: M`u mbushën sytë me lot mbushën sytë me lot kur thirrën “Kosova”kur thirrën “ osova Arta Dobroshi: Arta Dobroshi: Emocionet Emocionet që përjetova që përjetova në Berlinale në Berlinale Sonila Sonila Meço sherr Meço sherr me Shkullakun me Shkullakun lë ABC news lë ABC news FESTIVALIE dashuruar, kalon një E dashurua , kalon njëShën Valentin romantikShën alentin romanti Ja si vishen Topalli, Ja si vishen opalli, Dade, Bregu e Kodheli Dade, Bregu e odheli Këngëtarja publikon në faqen e saj në Facebook statusin ku shpreh gëzimin për festën e të dashuruarve Stilistja Mirela Cici vlerësime dhe sugjerime për veshjet e katër politikaneve femra në karrierë RITA ORA 24 ORE +
VITI III - NR. 37 E shtunë, 16-02-2013LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “THASH&THEM” Koment Në rrethin e burracakërisë dhe absurdit NGA PREÇ ZOGAJ VENDIMI I PLOTE Dokumenti i prokurorëve për vrasjet e 21 Janarit: Ndoc Çardaku e shtyu ashklën me gisht për të inskenuar plumbin rikoshet. U fi lmua, duke sajuar alibinë për të nxjerrë pa faj Gardën Kanë qëlluar me plumba luftarakë duke e ditur se po qëllojnë me plumba luftarakë; kanë qëlluar në drejtim të turmës duke e ditur se po qëllojnë në drejtim të turmës; kanë lënë të vdekur katër demostrues paqësorë të opozitës dhe kanë plagosur disa të tjerë…Por… por- mbani vesh, o njerëz!- nuk e kanë dashur të vrasin. Ky është konkluzioni i parë që del nga arseytimi i vendimit të gjykatës së faktit Tiranë, që shpalli të pafajshëm të akuzuarit e deritanishëm për vrasjet e 21 janarit, ish komandantin e Gardës, Andrea Prendi dhe ish ofi cerin e grupit të zjarrit, Llupo. Përballë fakteve të pamohueshme, Gjykata është detyruar të pranojë se arma e të parit ka vrarë Faik Myrtajn dhe arma e te dytit Ziver Veizin. Por, por- mbani vesh, o njerëz!- nuk provohet se këta i kanë njohur personalisht viktimat e tyre dhe kjo është një rrethanë tjetër që shkon në favor të pafajësisë së vrasësve. Ky është konkluzioni dytë që del nga arsytimi i vendimit të gjykatës së faktit, Tiranë. Me fjalë... EKSPERTI FUTI ASHKEL NE KEMISHEN E ZIVERIT Prokuroria e Tiranës: Gardistët vranë, mbrojtja manipuloi provat GRIMCA URBANE NGA EVIS CERGA KINEMAJA Fjalëkryqet Fjalëkryqet e fundit ngae fundit ng Faqe 23 Kadri Vokopola ► vijon në faqe 20 Nusja vret vjehrrën në Dibër, vaj të nxehtë në vesh Paskal Milo: Si e refuzoi Berisha Rambujenë në vitin 1999 Kryeekonomisti i Bankës Botërore: Shqipëria është si Greqia E GROPOSI NE TIRANE ISH-MINISTRI ► Faqe 11 ► Faqe7 ► Faqe 20 ► Faqe 18-19 ► Faqe 2-3 Të ngashëryer me Këngën Magjike /HIGH DEFINITION SUPLEMENTI “THASH&THEM” Ulqini: Jam për Tiranën Kukës, Duraku: Ika vetë ► Faqe 4-5Debati me drejtorin e ri dhe kalimi te TV Klan Intervista/ Aktorja u përlot kur u thirr Kosova Lëvizjet në PS MODERNATORJA MEÇO NDERRON EKRAN DOBROSHI: EMOCIONET NË BERLINALE Eri Peçi, motra e Flories: Si e mësuam shtatzaninë Drama e studentes, familja asnjë dyshim për kosovarët dhe mjekët EKSKLUZIVE/ FOTOT NË MATERNITET ► Faqe 9F T NË M Faqe ► Faqe 13-17 ► Faqe21 NË FOTO: Florie Peçi në maternitetin “Mbretëresha Geraldin” NGA ARLINDA GUMA
6 E shtunë, 16 shkurt 2013 POLITIKE Avramopulos: Mbështesim minoritetin helen në Shqipëri Kuvendi nuk lajmëron të majtët në seancë Reagon kreu i qeverisë pas memos së DASH për ndëshkim Berisha: S'duam territore në Ballkan Lajmi Pas parajmërimi t t ë D A S H p ë r ndëshkim të nacionalizmave të theksuara të kryeministrit, dje reagoi Berisha, duke thënë se nacionalizmi shqiptar nuk është me doktrina shfarosëse si as ka pretendime territoriale.  TIRANE ARTEMISA HOXHA Memo e DASH Do ju dënojmë publikisht, Panariti: Nuk ka shkresë Vetëm dy d i të më parë publikohet dhe memoja e Departamantit Amerikan të Shtetit, i cili paralajmëron Shqipërinë për ndalesa të retorikave nacionaliste. Lidhur me këtë, ministri i Jashtëm, Edmond Panariti përjashton faktin e vërtetësisë së kësaj memoje. “Nuk ka asnjë memo të dërguar nga qeveria e SHBA për qeverinë shqiptare. Nuk ka asnjë dokument zyrtar. Përgjigjia është ezauruse”, shprehet Panariti. “Deklaratat e fundit publike të bëra nga politikanët shqiptarë kanë kapërcyer vijën e diskutimeve të përgjegjëshme, në atë të retorikës kundërproduktive dhe potencialisht të rrezikshme. Ne i bëjme thirrje politikanëve shqiptarë dhe liderëve politikë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të mos futen në punët e brendshme të Serbisë. Përkundrazi, fokusohuni në përparësitë e popullit shqiptar në Shqipëri: zgjedhje të lira dhe të ndershme, integrimi me Bashkimin Europian, mundësi të përmiresuara ekonomike etj. Shqipëria mund dhe duhet të jetë një fqinj i përgjegjshem dhe bashkëpunues, por politikanët e saj duhet fi llimisht t'i rrinë larg tentacionit për të luajtur kartën nacionaliste. Mos na bëni t'ju dënojmë publikisht!”, thuhet në memo. Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, në një takim në Athinë me një përfaqësi të minoritetit grek që jeton në Shqipëri theksoi dje se Greqia do të mbështesë minoritetin kombëtar grek në Shqipëri për të adresuar problemet e helenizmit në këtë vend. Ky takim është publikuar dhe në faqen zyrtare të Minsitrisë së Jashtme greke. Në një njoftimin zyrtar thuhet se u diskutua për çështje madhore me të cilat përballen përfaqësuesit e minoritetit. Kryediplomati grek theksoi angazhimin e vendosur të Greqisë për të mbështetur minoritetin kombëtar grek, duke nënkuptuar se shteti do të bëjë gjithçka në mënyrë që të adresohen problemet e helenizmit në Shqipëri. Ndërkaq burime nga shoqatat e minoritetit grek në Shqipëri bëjnë të ditur se në fundjavë në fshatrat minoritare të jugut të Shqipërisë, do të ketë aktivitete në kuadër të 99-vjetorit të shpalljes së të ashtuquajturës autonoma e Vorio Epirit. Po sipas këtyre burimeve, në këto aktivitete mund të ketë edhe pjesëmarrës nga Agimi i Artë, parti kjo që kohët e fundit ka ngjallur mjaft debate mes politikanësh në vend për shkak të programit të saj. Kreu u qeverisë iu kundër-përgjigj deklaratave par-lajmëruese të SHBA-ve për dënim publik për nacionalizmat, duke theksuar këto nacionalizma janë thjesht qytetare dhe pa asnjë pretendim. Duke folur në një seancë të Kuvendit për 5-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Berisha deklaroi se ky nacionalizëm nuk ka pretendime territoriale. “Nacionalizimi shqiptar është forca udhëheqëse e çdo qytetari të këtij vendi, e çdo politikani të këtij vendi, për të realizuar qëllimet më fi snike të kombit tonë, për të realizuar projektin e madh të integrimit në Europë, për të realizuar bashkimin e shqiptarëve njëri me tjetrin, për të realizuar aspiratat e shumë e shumë gjeneratave, të cilët u sakrifi kuan për lirinë e dinjitetin kombëtar. Ky nacionalizëm nuk ka pretendime territoriale. Ky nacionalizëm nuk bazohet në doktrina shfarosëse, siç bazohen nacionalizmat që na rrethojnë. Ky nacionalizëm nuk bazohet në fobi ndaj të tjerëve”, u shpreh Berisha gjatë seancës së djeshme në Parlament. Ndër të tjera, duke i mëshuar idesë së kundërshtisë së asaj ç`ka paraqet memo e DASH, kreu i qeverisë theksoi se ky nacionalizëm bazohet në vlerat më qytetare, është i themeluar jo nga çubrilloviçët që hartonin platforma eksterminimi të shqiptarëve, por nga frashëllinjtë, të cilët hartonin platforma të bashkëpunimit, të bashkëjetesës e të mirëkuptimit me fqinjët, natyrisht, të konsolidimit të identitetit kombëtar. “Ne qëndrojmë krenarë në nacionalizmin tonë, qëndrojmë krenarë me doktrinën e shqiptarësisë si doktrinë kryekëput perëndimore e shqiptarëve, si platforma më e shkëlqyer e tyre për integrimin në Europë dhe bashkimin me njëri-tjetrin”, u shpreh Berisha lidhur me nacionalizmin. PS NUK NJOFTOHET PËR SEANCË Seanca e djeshme, për 5 Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës mblodhi gjithë krerët më të lartë të shtetit, anëtarët e trupit diplomatik, deputetë, përfaqësues të familjeve të Kosovës dhe intelektualë të fushave të ndryshme, por mungonin deputetët e opozitës. Të kontaktuar nga gazeta Shqiptarja. com disa prej deputetëve të majtë theksuan se nuk kishin marrë asnjë njoftim nga sekretaret e Kuvendit, siç bëhet për çdo seancë të posaçme siç ishte ajo e djeshmja, për të qenë të pranishëm në seancë. Madje ata pretendojnë se këto sekretare nuk kanë lajmëruar as sekretaren e partisë së tyre në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë. “Nuk jemi njoftuar as me telefona dhe as nëpërmjet emaileve që të ishim të pranishëm në seancën që u mbajt për 5 vjetorin e shpalljes së pavarsisë së Kosovës. Nuk kemi asnjë qëndrim kundër këtij fakti, përveçse e mbështesim dhe i urojmë për këtë festë”, shprehen ata për gazetën. Por kjo mungesë e të majtëve në Parlament, u konsiderua nga Kuvendi si një bojkot dhe vendim të kreut socialist Edi Rama për të Reagon Kuvendi “Kuvendi i Shqipërisë hedh poshtë me neveri mashtrimin e zotit Rama se gjoja nuk janë lajmëruar deputetët e PS-së për seancën në 5 vjetorin e celebrimit të Pavarësisë së Kosovës. Si përherë janë njoftuar me telefon për këtë seancë sekretaret e të gjitha Grupeve Parlamentare. Sekretarja e grupit të PS-së ka kërkuar në emër të z.Ruçi të dijë edhe programin. Sekretaret e Seancës Plenare kanë lajmëruar të gjithë deputetët e pranishëm në seancën e djeshme (të enjets)”. ndaluar deputetët e tij të ishin të pranishëm në një seancë siç ishte ajo e djeshmja. Gjatë fjalës së saj kryeparlamentarja Topalli i bëri urimet më të mira shqiptarëve në Kosovë por edhe shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi e kudo që ata janë, në rrugën e tyre të progresit. Ndërkohë që ndryshe nga herët e tjera, ku në faqen zyrtare të kryeparlamenatres publikohen të gjitha fjalimet e Topallit, dje në këtë faqe i ishte kushtuar më shumë rëndësi asaj çfarë tha kryeministri. Fjalimi i Topallit ishte përmbledhur në pak rreshta. Kreu i qeverisë, deputetët e Qarkut të Elbasanit si dhe vetë ministri i Transporteve, ishin dje të pranishmë në inspektimet në rrugën Tiranë-Elbasan dhe më konkretisht në tunelin e këtij aksi rrugor. “Një ëndërr shekullore e qytetarëve të Elbasanit u bë e vërtetë. Tuneli i Krrabës, që lidh Tiranën me Elbasanin, është në rifi niturat e fundit. Një kryevepër! Tuneli më i bukur që kemi ndërtuar, do të më thoshte z.Pantelis kryeinxhinieri i kompanisë greke “Aktor” që e ndërtoi tunelin në një kohë rekord. Tani rradhën e ka Tuneli i Qaf - Murrizit, Arbrit! Ne mbajmë premtimet tona. Urime! Sb”, shkruan Berisha në Facebook. BERISHA: NJË KRYEVEPËR QË RAMA DUHET TA SHIKOJË Kryetari i opozitës, Edi Rama reagoi disa pas zhvillimit të seancë solemne me rastin e Pavarësisë së Kosovës, aktivitet për të cilin Partia Socialiste nuk ishte e pranishme. Rama bëri me dije se PS nuk u njoftua se do të mbahej një seancë për Kosovën dhe se deklaratat për nacionalizmit të Kryeministrit në Kuvend ishin vetëm për llogari elektorale. “Kjo qeveri e turpëron të gjithë kombin me veprimet e saj”, u shpreh Rama, në një deklaratë për media. “5 vjetori kërkonte jo një seancë të improvizuar, për Kryeministrin dhe Kryetaren, një seancë jubilare të mirëfi lltë me organizim dhe të ftuar special, dhe sigurisht me përgatitjet e duhura. Këta janë dashnorët e mëdhenj të shqiptarisë që kemi në qeveri! Këta janë atdhetarët e mëdhenj që përvëlohen për Kosovën deri në pikën sa për të marrë ca vota më shumë në Shqipëri”, tha Rama. PS nuk u ftua, Rama: Turp i qeverisë përdor Kosovën për vota
4 E shtunë, 16 shkurt 2013 Kryetari i LSI, Ilir Meta, i shoqëruar nga Kryetarja e LGI, Klajda Gjosha, si dhe nga deputeti i LSI për Qarkun Berat, Nasip Naço, ka marrë pjesë në aktivin e LGI në qytetin e Beratit. Meta, duke vlerësuar punën e mirë të bërë nga strukturat e LGI në Berat tha se rezultati i LSI më 23 qershor do jetë i jashtëzakonshëm. “Asnjëherë kjo sallë ns'ka qenë kaq me jetë, kaq me ngrohtësi, kaq kuptimplotë saç është sot”, tha ai. Ai ka vl;erësuar dhe punën e deputetit të qarkut të Beratit Nasip Naço, por dhe kryetaren e LGI-së, Klajda Gjosha si njeri të punës. “Angazhimi i LSI është punësimi, ndaj dhe LSI do jetë edhe më e angazhuar që me politika konkrete, me veprime konkrete t'i shërbejë rritjes së punësimit. Ne dhe aleancën më të rëndësishme dhe për 23 qershorin gjykojmë aleancën me të gjithë sipërmarrësit dhe sipërmarrëset e Shqipërisë që synojnë të hapin vende të reja pune sepse rritja e punësimit është lufta më e sigurt që ne i bëjmë varfërisë”, deklaroi Meta. Ai deklaroi se politika për fat të keq humbet shumë kohë me konfl ikte tërësisht të padenja të cilat nuk mund ta përmirësojnë jetën tuaj dhe të gjithë qytetarëve tanë. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” ish-kryetari i Partisë Socialiste për rrethin e Kukësit, Ylber Duraku ka pranuar se është larguar nga drejtimi i partisë në këtë rreth, por përmes dorëheqjes me dëshirë të plotë, duke gjetur dhe mirëkuptimin e kryetarit të PS Edi Rama. Duke marrë shkas nga debatet që kanë shpërthyer në degën e PS për rrethin verior, pyetjes sonë në lidhje me arësyet e dhënies së kësaj dorëheqjeje, Duraku i është përgjigjur me shpjegimin se vërtetë kishte parë disa zhvillime të brendshme në PS, duke sjellë dhe dëshirën e tij për tu larguar nga drejtimi e për të dhënë kontribut në fitoren e socialistëve. Pasi ai është anëtar i Asamblesë së PS dhe do shfrytëzonte tërë aktivitetin e tij, tërë njohjet dhe mbështetjen për të garantuar një rezultat më pozitiv se në vitin 2009 në qarkun e Kukësit. Ka debat në PS, s'jeni më kryetar i PS të rrethit Kukës..? Eshtë e vërtetë që ka pasur debat në Partinë Socialiste të Qarkut të Kukësit, si në çdo degë tjetër apo si në çdo parti tjetër politike, pasi janë normale në një vend demokratik dhe për më tepër në një parti demokratike siç është PS. E vërteta e kulluar është se unë kam dhënë dorëheqjen si kryetar i PS për rrethin e Kukësit. Pra jam larguar nga drejtimi i PS të rrethit të Kukësit me vullnetin tim të lirë dhe për një kontribut më real dhe më të prekshëm për PS në këtë rreth verior tëë vendit. Por në këto momente, pak muaj para fushatës zgjedhore....? Unë dorëheqjen time nga drejtimi i PS për rrethin e Kukësit e kam dhënë vetëm për të mirën e partisë dhe të fitores së saj në këtë qark. U vetëlargova për arësye se duke parë disa zhvillime të brendshme në PS e rrethit të Kukësit, e pashë më të arësyeshme që të kontribuoja më konkretisht e më mirë për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit të këtij viti, duke qënë më në kontakt të drejtëpërdrejtë me elektoratin kuksian në funksion të fitores së madhe në ballafaqimin elektoral të këtij viti përballë qeverisjes aktuale. Kjo është arësyeja e dorëheqjes sime. Po s'mund të jepnit kontribut dhe si kryetar i PS të rrethit...? Qenia ime krytetar i PS të rrethit të Kukësit ose jo nuk më pëngon që të kontribuoj për fi toren e socialistëve dhe së majtës në këtë qark. Përkundrazi, më motivon akoma më shumë që, duke shfrytëzuar të gjitha njohjet dhe lidhjet miqësore e shoqërore që kam unë në këtë rreth si dhe kontributin tim në vite, por dhe shembullin se kontribuoj për PS dhe jo se kam përgjegjësinë që kisha si kryetar i PS të rrethit, PS në Kukës në zgjedhjet e 23 qershorit të marrë një rezultat shumë më pozitiv se sa në zgjedhjet e vitit 2009. Besoj shumë se me këtë punë që po bëhet do t'ia arrijmë këtij objektivi që në i kemi vendosur vetes. Për dorëheqjen tuaj, gjetët mirëkuptim nga kryetari i PS Rama? Kam një gjetur mirëkuptimin e duhur dhe maksimal të kryetarit të partisë Edi Rama. Të cilit i kam shprehur gatishmërinë time pa asnjë lloj rezerve për të kontribuar fuqimisht në PS-në e Kukësit në funksion të një fi toreje të madhe të socialistëve dhe aleatëve tanë në këtë qark. Jam mirëkuptuar me kryetarin për dorëheqjen time nga posti i kryetarit të PS të rrethit, duke garantuar një kontribut real dhe të fortë me të gjitha fuqitë për të fi tuar. K u r e k e n i d h ë n ë dorëheqjen nga posti...? Doreheqjen nga posti i kryetarit të PS të rrethit të Kukësit e kam dhënë para një muaji me shkrim. Ia kam dërguar kryetarit Rama në zyrë dhe i kam shpjeguar të gjitha arësyet qartësisht dhe me shumë qetësi, pa fjalë të tepërta dhe duke nënvizuar se gjithçka bëhet në funksion të fi tores së PS. Pavarësisht se kush e drejton PS e rrethit të Kukësit, kontributi im do jetë vetëm në përbërje të PS dhe për partinë time, krah shtabit drejtues. Për më tepër që unë kam qënë, jam dhe do të jem anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS, pavarësisht se nuk jam kryetar partie në Kukës. Në PS ka solidaritet dhe mbështetje për të gjithë, nuk hidhet njeri poshtë por të gjithë janë bashkëkontribues në funksion të fi tores. AKTUALITET Meta: Me 23 qershor LSI aleancë me ata që krijojnë vende pune Ish-kreu i PS të rrethit Kukës: Ja pse u largova. Do kontribuoj për fi toren Duraku: Rama mirëkuptoi dorëheqjen time në Kukës “Jam anëtar i Asamblesë. Shënojmë rezultat më pozitiv se më 2009” Kreu i PS në Kukës Dogjani: Një frymë bajraktarizmi dhe diktature po instalohet në PS Struktura e PS në rrethin e Kukësit është përfshirë në debate të ashpra që kanë ngritur shumë “sentimentin” e figurave të kësaj dege partie në prag të fushatës elektorale të 23 qershorit. Vetë deputeti i Kukësit Asllan Dogjani i mbështetur nga mbi 250 anëtarë të bazës kanë kërkuar që të anulohet një vendim i kreut të PS, Edi Rama që ka shkarkuar kreun aktual të PS, Ylber Durakun dhe ka emëruar ish-kryetarin e mëparshëm Skënder Ahmeti. Kjo për Dogjanin, bie ndesh me demokracinë e brendshme të partisë, me statutin e saj dhe përbën një shkelje. “Ne i kemi bërë një letër të fi rmosur nga mbi 250 anëtarë të PS, ku i kërkojmë kryetarit të partisë të respektohet struktura të merret opinioni i tyre e kush synon të dalë kryetar i PS në Kukës, të dalë nëpërmjet votës. Sa herë janë kërkuar në protesta e demonstrata socialistët e Kukësit kanë të gatshëm ndërsa kur vendoset për kryetarin e partisë atyre nuk iu merret mendimi”, tha Dogjani për mediat. Çarja e krijuar në këtë rast, siç pohoi vetë Dogjani, ka sjellë konseguenca për vetë deputetin, që mund të mos kandidojë për listën zgjedhore në Qarkun e Kukësit. Dogjani e klasifi koi veprimin e Edi Ramës “si një frymë bajraktarizmi dhe diktature që po instalohet në PS”. Madje ai saktëson dhe tërë masat që janë marrë në përpjekje për të ndalur këtë veprim, që për të është shkelje demokracie. “Në kohën që çuam këtë letër, kryetari i PS-së i ka marrë në telefon këta persona që kanë fi rmosur dhe i ka kërcënuar. Ky vendim duhet të rishikohet. Ne nuk kemi nevojë më për diktator, ata i kemi hequr. Nuk pranoj që në Kukës të bëhen pazare”, deklaroi ai. ■ 14 ■ 9 Qenia ime krytetar i PS të rrethit të Kukësit ose jo nuk më pëngon që të kontribuoj për fitoren e socialistëve dhe së majtës në këtë qark. Lajmi Ish-kryetari i PS për rrethin e Kukësit, Ylber Duraku shpjegon arësyet se përse d h a d o r ë h e q j e n nga posti, dhe si u mirëkuptua me kreun socialist Edi Rama për të kontribuar konkretisht në fi toren e së majtës në qarkun e Kukësit, pavarësisht kush e drejton atë.  TIRANE JAKIN MARENA Reagimi Ka reaguar kordinatori mediatik për PS në Kukës,pas deklaratës publike të deputetit Asllan Dogjani. Koordinatori i PS Rozafat Sopi u shprehet se strukturat e PS jane solide dhe po zbatojnë pikat e programit të PS për zgjedhjet e 23 qershorit. Asllan Dogjani NË FOTO: Ylber Duraku
W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASH THEMTHE& 15E shtunë, 16 shkurt 2013 Pas përplasjeve me drejtorin e ri, do të vijojë me një projekt në TV Klan Linja editoriale Primabalerina Klaudia Pepa ka kohë që shfaqet me një look të rid he të bukur. Një nga balerinat kryesore në TV. Klan dhe e spektaklit të Ardit Gjebresë “E diela shqiptare” Klaudia ka shkëlqyer me modelin e fl okëve të saj dhe grimin. Klaudia pohon për supplement “THASH&THEM”, se ku qëndron sekreti i bukurisë së saj. E fejuara e koreografi t Albi Nako, pohon se sekreti që është shfaqur aq në formë në këto të diela, me një model fl okësh të bukura qëndron tek vetë Klaudia. Përveccse para se të dalë në ekran Klaudia kalon në duart e grimierit të tyre Dashit, ballerina pohon se merret dhe vetë me fl okët që në shtëpi duke u kujdesur që ato të rrinë aq bukur. Pra është vetë Klaudia që tregon kujdes me orë të tëra për fl okët e saj. Sekreti i bukurisë së Klaudias BALERINA Ndërkohë festa e Shën Valentinit duket se ka qenë një ditë mjaft e gëzuar dhe romantike për këngëtaren me origjinë kosovare Rita Ora. Në faqen e saj zyrtare në Facebook ajo ka publikuar një status në të cilin thuhej se kishte kaluar një Shën Valentin të mrekullueshëm. “Shën Valentini im ishte i mrekullueshëm. Mora një tufë të madhe me trëndafi la së bashku me pusullën më romantike. Gjithashtu më dhuruan edhe një varëse me mbishkrimin “dashuri” por më parë më rrëmbyen. Me të ishte arratisja më e ëmbël. Kam gatuar për të, duke u treguar bashkëshortja më e mirë. Ai duhet të ndjehet me fat dhe duhet t'a dijë këtë. Më dëgjove zotëri,”ka shkruar Ora. Kush të jetë vallë i dashuri i ri i këngëtares? Ndërkohë e përditshmja prestigjioze “The Sun” ka publikuar një artikull në të cilin thuhet se Ora dhe fi tuesi i X-Factor, James Arthur kanë kaluar natën në një hotel. Sipas këtij tabloidi kjo është nata e tretë që çifti fotografohet së bashku. Rita Ora e dashuruar, kalon një Shën Valentin romantik KENGETARJA Moderatorja e njohur Sonila Meço ka braktisur ekranin e TV “Abc news”, ku prej tre vitesh moderon edicionet kryesore të tij, si dhe intervistat e rëndësishme politike të mbrëmjes. Lajmi është bërë i ditur, nga burime brenda stafit të TV Klan, të cilët pohojnë për një largim të tillë. Arsyeja është pas një përplasje të fortë mes saj dhe drejtorit të ri të sapoemëruar, në këtë televizion, Armand Shkullaku. Kolegë të ndryshëm pohojnë se thelbi i debatit ka nisur pikërisht në momentin që drejtori Shkullaku ka bërë me dije reformatimin e televizionit “Abc news”, por që këto ide kanë rënë ndesh me idetë e moderatores Meço e cila shquhet për kokëfortësi. Fill pas këtij debati sipas kolegëve në këtë media mësohet se moderatorja prej dhjetë ditësh mungon në televizion gjë që është parë dhe nga vetë teleshikuesit që ajo nuk ka qenë prerzent në moderimin e lajmeve kryesore në këtë ekran, në edicionet e drejtuar prej saj si zakonisht. Nuk dihet se cilat kanë shkaqet në mënyrë më të hollësishme, por mësohet që moderatorja prej ditësh mungon me arsyen se ishte me leje, dhe s'ndihej mirë, e ndërsa është mbuluar nga kolegët e tjerë të këtij ekrani. Përpara se Shkullaku të emërohej në këtë televizion u fol se Meço kishte shfaqur ambicje për të drejtuar këtë televizion, që kur u largua Franko Egro. Por ajo çka është e rëndësishme, për tu theksuar është se Sonila nuk do të bëj “divorc” me këtë media. Ajo do të kthehet sërisht tek ve me o të vijoj në TV Kla nila tre jë shtëpia e saj parë nga ku dhe ka nisur të moderojë edicionet e para të lajmeve në TV. Klan. Mësohet se Sonila do të vijojë aty me një projekt të ri. Prej gati tre vitesh pasditet dhe mbremjet në “ABC News” krijuan një emër, një imazh, i cili bëri që ky televizion i ri të kthehet në një faktor në spektrin e mediave vizive në vend. Ka qenë një sfi de fi llimi në të për gazetaren dhe spikeren e lajmeve Meço, e cila braktisi studiot e Klanit për ti dhënë jetë edicioneve në një tv. të ri siç është “ABC news”. Sonila Meço prej vitesh gjendet në tregun mediatik ku mund të përmendim një karrirë të saj të suksesshme si moderatore lajmesh dhe prezantuese e emisioneve sportive, e politike. Fillimet e saj datojnë në Tv Klan për të vijuar më pas në ekranin e Top Channel, më pas në Vizion Plus, Klan sërisht, “ABC news” dhe së fundmi stacioni i saj pritet të jetë Tv. Klan. MBËRRITJA E SHKULLAKUT NË KRYE TË “ABC NEWS” Ka vetëm pak muaj që Shkullaku është kthyer nga Kosova, ku drejtoi “Klan Kosova”, dhe ndihet së tepërmi dora e tij në edicionet e lajmeve dhe mënyrën se si e koncepton mënyrën e të bërit televizion në përgjithësi. E ashtu siç ndodh gjithnjë drejtori i informacionit merr përsipër të riformatojë median dhe stafi n që ai drejton për të marrë përsipër dhe kostot e një ekrani të tillë. Fill pas mbërritjes së Shkullakut u fol se ai do të riformatonte stafi n ku dhe kanë nisur të shfaqen në ekran dhe idëte e tij të para në kronika dhe reportazhe televizive. Flitet se Shkullaku është një nga drejtuesit më energjikë dhe të zotë të aktualitetit, në tregun mediatik në vend, dhe se gazetarët e duan mjaft. Madje kujtojmë këtu largimin e tij drejt “Kosovës”, për të drejtuar “Klan Kosovën”, gazetarët e tij ishin gati të protestonin që ai tu rikthehej sërisht. E ndërsa një vidio e konceptuar nga Bojken Lako ka pak ditë që shfaqet në këtë ekran ku nuk mungojnë fi gurat kryesore të tij përfshirë dhe Sonilën. Kujtojmë se Shkullaku vjen pas dy drejtorëve të mëparshëm, të larguar tashmë, Franko Egro dhe Artur Zonj. Shkullaku njihet si një nga gazetarët e vjetër të zotë, që vjen nga media e shkuar dhe ka një karrierë të gjatë televizive. Më parë ai ka drejtuar ediconet informative në Tv Klan për një periudhë të gjatë, e ndërsa së fundmi është ndalur në TV “Abc News” . Sonila Meço sherr me Shkullakun lë ABC news
24 E shtunë, 16 shkurt 2013 Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi ??????????????????????????????? Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë NË TELEVIZIONIN Origjina e Lajmit nga KASTRO ZIZO LAJME NGA BOTA ■ Komisioneri Stefa Fule “bojkot” Shkupit Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule ka shprehur hapur zhgënjimin e tij me Maqedoninë, e mbërthyer nga kriza politike që vijon që prej ngjarjeve të dhunshme të 24 dhjetorit në Kuvend. Nëpërmjet zëdhënësit, Fule deklaroi se ka hequr dorë nga vizita që synonte të bënte javën e ardhshme në Shkup, e cila ishte pjesë e përgatitjeve për raportin e pranverës. “Si në deklaratat publike, ashtu edhe gjatë vizitave të zyrtarëve të lartë të BE-së dhe nga unë vetë, Bashkimi Europian dhe partnerët e tij kanë shprehur shqetësimin e tyre për ngjarjet e 24 dhjetorit dhe për mënyrën se si u menaxhuan ato. Jam i zhgënjyer nga mungesa e progresit për t'i dhënë fund ngërçit politik”, deklaroi Peter Stano, zëdhënës i komisionerit për Zgjerim. ■ Atentat ndaj kryeministrit serb, Ivica Dacic? Agjencia Informative e Sigurisë në Serbi ka njoftuar kryeministrin serb, Ivica Dacic,për mundësinë e një atentati ndaj tij që mund të vijë nga një avari në avionin me të cilin kryeministri po udhëtonte për në kryeqytetin irlandez, ku do të takohej me zyrtarët e lartë të shtetit që udhëheq presidencën e BE-së. Vizita e Dacic kishte të bënte me lobimin serb për të marrë datën e fi llimit të bisedimeve për integrim. Siç është bërë e ditur, agjencia serbe ka njohuri që klane të ndryshme kriminale, kanë qasje tek avioni i Qeverisë së Serbisë dhe duan të shkaktojnë avari në mënyrë që avioni të rrëzohet pas nisjes së fl uturimit. ■ Bosnje, 4 ish-policë, fajtorë për genocide Një gjykatë në Bosnje dënoi me burgime 15-22 vjeçare katër ishpolicë serbë, pasi vërtetoi fajësinë e tyre për krime lufte. Gjykata e Apelit e Sarajevës dënoi katër shtetasit serbo-boshnjakë, të cilët në kohën e luftës së Bosnjes për pavarësi nga Jugosllavia (1992-95) u përfshinë direkt në masakrën e Prijedorit. E ndodhur 50 kilometra në lindje të Banja Lukës, kryeqendrës së serbëve në Bosnje, kjo qytezë ishte në planet e gjeneralëve Karaxhiç e Mlladiç për spastrim etnik, më mënyrë që të krijohet një Republika Srbska e populluar krejtësisht nga serbë. ■ Venezuelë, imazhi i parë i Hugo Chavez Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, publikoi fotografi në e tij të parë që prej një ndërhyrje delikate kirurgjikale në muajin dhjetor. Imazhi u transmetua të premten në Televizionin Shtetëror të Venezuelës. 58-vjeçari shfaqej i shtrirë në krevatin e tij, duke lexuar një gazetë, ndërsa dy vajzat i qëndronin përkrah. Chavez nuk është parë në publik që prej udhëitmit në Havana, kryeqytetit të Kubës, ku kreu ndërhyrjen në 11 dhjetor. ■ “G20” mohon “luftën valutore” Ministrat e Financave të 20 vendeve më të industrializuara të botës përgënjeshtruan spekulimet mbi një luftë aktuale të valutave, ndërsa po grumbullohen për takimin e Moskës. Vlera e monedhës së një vendi ka një impakt të madh në bilancin tregëtar dhe ekziston frika se shumë shtete po zhvlerësojnë qëllimisht monedhën e tyre, në mënyrë që të rrisin eksportet, duke nxitur rritjen ekonomike. ■ Sek. i Mbrojtjes, republikanët vonojnë miratimin Senatorët republikanë kanë shtyrë votimin për të konfirmuar kandidaturën e presidentit Obama për Sekretarin amerikan të Mbrojtjes. Ata bënë të ditur se ka ende disa dilema në lidhje me senatorin Chuck Hagel, por kanë pranuar të votojmë më 26 shkurt. Mbështetësit e zotit Hagel thanë se ushtria amerikane ka nevojë për një lider në krye, ndërkohë që shumë trupa mbeten në detyrë në Afganistan, kurse Koreja e Veriut sapo ka kryer testin e tretë bërthamor.
23E shtunë, 16 shkurt 2013 FJALEKRYQI PA SKEME IPR S K HORIZONTAL 1. Mund tyë jetë pushimi. -Hidhet një për shesh -Një mund të jetë mbi xhiro. 2. Gjysmë morale. -Shtrohet një për drekë ose darkë. -Eshtë për të prerë dru. 3. Hapin pa kufi j. -Flori pa kufi j. -Qendër në kaos. -Mbylli një tender. 4. Eshtë proverbial ai i Stambollit -Një kërcim spanjol. 5. Pak origjinale. -Të parat në sondazh. -Merren me të kaluarën të tillë. 6. Parashtesë për kundër. -Njohin letrat për fall. 7. Parashtesë zmadhuese -Janë provat që administrohen. 8. Pak tolerante. -Shkroi Aventurat e Telemakut. -Një fjalë e pamjaftueshme. 9. Perëndia greke e luftës. -Emri i Popper. -Eshtë studio e Barack Obama-s. 10. Një lloj.... FIAT. -Tre romake. -Janë princër arabë. 11. Kufi zojën lëvizjet. - Një nivel... shoqëror. -Lau duart me Jezusin. 12. Në krye të autoriteteve. -Pacienti... i Anthony Mingella-s. -Përfshijnë ehe karota. VERTIKAL 1. Jorge shkrimtar. -Mund të jetë lopësh. 2. Një mund të bëjë zoom. -Fillojnë turnin. 3. Duhen dënuar. 4. Fillojnë trajtimin -Eshtë radha. 5. Eshtë shkues. -Peter që humbi hijen. 6. Pier... Pasolini -Një lumë në Indokinë 7. Një mbishkrim në kryq. -Eshtë enë uji. -Inicialet e Lucas regjisor 8. Eshtë qejf që mbetet. 9. Franco, regjisori i Jezusi Nazaretit. 10. Mbyllin portat. -Ylli i Nostradamus. -Tipi, por jo ti. 11. Emri i de Saint Exupery. -Në mes të rripit. 12. U shkatërrua me Gomorran. -Një pjesë e elementëve. 13. Fillojnë temën. FJALEKRYQI SPORTIV -Liqen i kripur. -Sharif aktor. 14. Janë malet e Italisë. -Mund të jetë kalendarik. 15. Identifi kojnë makinën -Eshtë principi. 16. Në fund të vitit. -Një... dollar. -Gjysma e aletit. 17. Eshtë shahu i fundit. -Tregojnë artikullin dhe çmimin. S A K A R E N I N A E S A C I M E R W A R R E N H U M A N S E V A P K A M O T I M A T A A N I T A U H O N O R A R E T M O T E L I P E R I P A T I I E F A R E P E R I M E T R A T K I I S Z D E N E K A N E T E A T A A M O A S T N R E F E S T I V A L I M H E M R A N T E N A E T N I K E T E R D A K E T T E R R O R I S T E H E R E Z I A T E O R I C I E N PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT PA SKEME S M A R Y M U Z A K A A S K A V E B L D R T P M T K E L V A L E R O R A V O L E E L I B R E L E W I S H A M I L T O N A I O F J E N S O B B U T T O N N N M M A R T I N E O E A R I D M D T N L F A R B E L O A A M B S H A R R A F R A N C O PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR S E K S E R I E N T I H A M A M I P M R A E P H I P O L I T A N P A R A K A L I M E D R I T A R E T P P R I T I O E A O S A D A E M I N E D L A K E N E T E I D I H T N H T A A N N A R I A D R M A R A N I M A R T I S T I T E M I L I T A N T E T T DASHI Sot do jetë një ditë më e këndshme dhe më e favorizueshme përsa I përket argëtimit daljeve fl erteve dhe veprimtarisë tuaj krijuese. Më së shumti do keni një ndikim të mirë tek fmijët si dhe do favorizoheni në cështje udhëtimi. DEMI Dita e sotme do jetë në vëmendjen tuaj si një ditë ku cështjet familjare do marrrin zgjidhje apo më mirë do keni mundësinë të jeni më të qetë në këtë drejtim.Ana ekonomike shkon drejt një përmirësimi. BINJAKET MERI Dita e sotme me sa duket ka shumë mundësi të jetë e mirë përsa I përket takimeve kontakteve dhe planeve që mund të keni.Udhëtimet nuk mungojnë gjatë kësaj periudhe si edhe cështjet studimore apo tregëti ,turizëm e shkrime. GAFORRJA Për ju sot dita do jetë më e favorizuar ana ekonomike si edhe cështje të punës. Ka mundësi të merrni rritje page apo të merren parasysh kërkesat tuaja.Me të afërmit do vazhdoni të keni marrëdhënie të mira apo të merrni lajme të mira. LUANI Dita e sotme do sjell më shumë munsëai sin ë jetën personale ashtu edhe në cdo veprimtari tuajën. Hëna do jetë në shenjën tuaj duke ju bërë më të gëzueshëm në një moment ku kishit filluar të ndjeheshit paksa të bllokuar. VIRGJËRESHA Di ta e so tme për ju ndoshta sjell kujtimet e mira të një dite më parë ku sodo që të jenë punët ju duhet ta keni kaluar mirë apo të keni qënë në shoqërinë e njerzve të dashur që ju kanë dhënë më shumë besim. PESHORJA Dita e sotme për shenjën tuaj me henën në shenjën e Luanit sjell pranë jush më shumë miq shokë apo të afërm të cilët ju ndihmojnë në realizimin e qëllimeve tuaja.Mund të ndjeheni pak të pasigurt në aspektin sentimental . AKREPI Dita e sotme me hënën në shenjën e Luanit jus jell shanse për oferta të reja përsa I përket punës.Më mirë ndoshta do jetë edhe jeta personale ku ju mund të ndjeni shkëlqimin dhe afrimitetin e partnerëve tuaj. SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT Dita e sotme me hënën në shenjën e Luanit do sjell për shenjën tuaj disa cështje ekonomike të cilat do ju duhet ti shikoni me vëmendje.Mund të merrni edhe një lajm të mirë ekonomik I cili vjen nga bashkpunimet që mund të keni. Dita e sotme mbas shumë përpjekjesh do ju jap guximin të merrni vendime për një ndryshim që lidhet me punën apo me një investim që mund të shihet si një fi llim I ri në ecurinë e punëve tuajMund të merreni edhe me pamjen tuaj të jashtme. Kadri Vokopola SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË 11S 4 T 5 O 7 L 16 2 4 6 2 11 4 3 10 6 11 12 5 1 4 3 4 14 9 2 2 9 5 5 2 13 2 3 7 3 16 2 10 4 3 4 6 3 8 5 10 5 9 6 2 6 9 6 10 6 9 3 7 3 7 3 8 8 2 12 3 7 2 10 6 4 3 12 2 5 12 4 10 13 6 7 3 4 1 2 14 2 4 6 7 6 2 1 15 3 10 2 1 3 10 3 4 10 5 1 13 6 15 1 2 10 3 6 11 3 9 14 1 6 8 6 9 ASTROLOGE - 0900 673 4000 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 DUHET TË NXINI 35 KUTI 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT SPORTIV HORIZONTAL 1. Tyson i ringut. 3. Pogba te Juventus. 5. Luan në kategorinë e parë. 9. Të parat në adresë. 10. Fillojnë xhiron. 11. Inicialet e Ancelotti-t. 12. Në këtë ditë. 13. Komisari me katër këmbë. 15. Para de Triomphe. 17. Pak marramendëse. 20. Të parat në stadium. 21. Një pjesë e emisionbeve. 22. Agjenci Vendore Tiranë. 24. Roshi sulmues i ynë. 26. Diftonmg në teori. 27. Cana te Lazio. 30. Personazhi në foto. 34. Të parat në olimpiadë. 35. Personazhi në foto. 36. Në fund të fundit. 37. Lushta që luajti te Juventus. 39. Mund të kërcejnë me shkop të tillë. 41. Lendl ish-tenisti. 42. Një luftarak si kung fu. 44. Kufi zojnë lëvizjet. 45. Një gol për Totti-n. 48. Një mund të jetë fi lmash. 49. Gjysmë krenar. 50. Ekstreme itinerari. 51. Ryan aktore. 52. Rifi llojnë nga kreu. 53. Një pjesë e satelitëve. 54. Skuadra e Zeman. VERTIKAL 1. Hamšik te Napoli. 2. Njëlloj për latinët. 3. Ekstreme në plazh. 4. Pak urrejtje. 5. Leandro bomber brazilian. 6. Eshtë ylli i skuadrës. 7. Victor te Chelsea. 8. Rehhagel trainer. 10. Demneri që qe trainer. 14. Janë shkëndijat. 15. Skuadra e Bilbao-s. 16. Këndi në... Stamford Bridge. 18. Arseni pa çifte. 19. Jupi ish-mesfushor. 23. Gianluca, ish-bomber italian. 25. Janë tek në dënes. 27. Capirossi motoçiklist. 28. Kahn ish-portier. 29. Ka kryeqytet Teherean. 31. Ignazio te Milan. 32. Ente Operative Tiranë.ë 33. Mbyllin ndeshjet. 35. Një Granit te Mönchengladbach. 38. Hidhet për shesh. 40. Një Skënder trainer i Under 21. 43. Në rrjet kur nuk je. 46. Pak emocionuese. 47. Një pjesë e tematikës. nga zonjanga zonj j RH Dita e sotme nën ndikimin e hënës përball jush do jetë nën efektin e mendimit që për të tjerët nuk keni bërë aq sa duhet dhe si rrjedhim tani ju duhet të bëni një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet Dita e sotme do sjel l ndryshime të mira në lidhje me planet tuaja.Keni udhëtime dhe takime të mira për cështje ligjore ao për kontrata të ndryshme. Në aspektin errotik do ndjeni afrimitetin e dikujt që punon me ju. SUDOKUI KRIPTOGRAFUAR
11E shtunë, 16 shkurt 2013 BLIJE ATË QË TË DUHET! SHITE ATË QË NUK TË DUHET! Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website: www.MerrJep.al SHITET: BMW 320 DIESEL -02 Makina ka motorr te ri dhe turbo ,me letra te paguara deri ne dhjetor 2013,, sensor mjegulle,,sensor parkimi, pasqyra elektrike,tapiceri lekure, Telefon: 0697497059 SHITET: IPHONE 4S, I ZI, 16GB, I ZHBLLOKUAR Ne gjendje shume te mire. Per kontakt kreshnikxhaxho@yahoo.com Telefon: 0693657836 SHITET: VIDEO PROJEKTOR VP6315 Video Projektor ne gjendje te perkryer 1 jave i perdorur. Mund te perdoret per ndeshje futbolli ne lokale apo per fi lma. Shume komod ne perdorim. Telefon: 0695830500 PAPAS, PROTESTE PER PENSIONET E MINORITARËVE Këtë here, deputeti i Agimit të Artë, Kosta Papa, nuk ka protestuar kundër Shqipërisë, por kundër qeverisë greke, e cila ka ndaluar pensionet e minoritarëve grek. “Gërdeci”, ndalohet i dënuari i pestë 10 ende në liri Dy ditë pas lëshimit të 15 urdhër-ekzekutimeve nga prokuroria e Tiranës, për rikthimin në qeli të të akuzuarve të “Gërdecit”, vetëm 5 prej tyre rezultojnë të jenë vetëdorëzuar e shoqëruar ne ambientet policore. Pas vetëdorëzimit të Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit, Dritan Minxollit e Sokol Ngjeçit, përgjatë së premtes është shoqëruar për në Komisariatin Nr.4 të Tiranës, i pandehur Hysni Çocka. Ky i fundit u dënua me 3 vite heqje lirie nga Gjykata e Apelit. Ndërkohë mësohet se janë ende të lirë Dashnor Çaushi, i dënuar me 3 vite, Ardian Tartari, Ndue Marku, Fatmir Kuçi dhe Denis Hajdari me nga 1 vit heqje lirie, Gëzim Oshafi , Jorgo Mino, Fahri Toska dhe Zenun Fero, të dënuar me 3 vite heqje lirie dhe Luan Hoxha me 5 vjet. Burime të besueshme pranë policies, sqaruan se dhjetë personat, të cilët nuk janë rikthyer ende në qeli, nuk mund të marrin statusin e të kërkuarit nga policia, pasi nuk është ezauruar ende kufi ri kohor prej 5 ditësh, brenda të cilit duhet të zbatohen urdhër-ekzekutimet. E marta e javës së ardhshme pritet të jetë dita e fundit e përmbushjes së këtij detyrimi ligjor, për të cilin është përgjegjës struktura policore. Lajmi Nusja vret në gjumë vjehrrën, duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh dhe e varros pranë stallës së bagëtive. Ngjarja ka ndodhur të martën në fshatin Homezh të Dibrës, kur Xhemile Skuka, 30 vjeçe ka mbytur vjehrrën. Ndërsa dje është dorëzuar në polici, ku dhe ka treguar krimin.  DIBER ISLAM SHEHU Autopsia Djali s'lejon dërgimin e trupit të nënës në morg Ekspertët nuk e kanë dërguar trupin e të moshuarës në morg, pasi nuk janë lejuar nga djali i tretë i saj. Ai nuk ka pranuar, ndërsa janë detyruar mjekët të kryqin kufomën në vendin ku ajo u nxorr nga gropa e future nga e reja. Ndërkohë, dy djemtë e saj që ndodheshin në Greqi, bashkëshortët e autores dhe kunatës, janë nisur dje nga shteti Helen, për të kryer ceremoninë mortore së nënës së tyre. Ata kanë mbërritur në shtëpi, dje në mbrëmje. Nusja vret vjehrrën vaj të nxehtë në vesh DIBER Dëshmitë e ndryshme. E dyshuar dhe kunata Pranga 30-vjeçares, shkoi vetë në polici Kur rëndom dëgjon shumë gra teksa bëjnë thasheth-eme për “hallet” e të njohurave të tyre, i dëgjon edhe tek “mburren”: Po të ma bëjë mua ashtu ai (ajo)??? Unë i hedh vaj të nxehtë në vesh. Në fakt, ky nuk është më thashethem, por një nuse e ka bërë vërtet me vjehrrën e saj, në një fshat të thellë të Dibrës, jo më larg se mbrëmjen e të martës së kaluar. Asgjë nuk është marrë vesh deri dje në mëngjes, kur 30-vjeçarja Xhemile Skura dhe kunata e saj, janë nisur me furgon, nga fshati i tyre deri në Peshkopi, ku dhe janë paraqitur në polici. Duket, se e “prekur në sedër”, nusja ka rrëfyer para efektivëve blu krimin. Madje, ka thënë se edhe e kishte groposur pranë kasolles së bagëtive. Menjëherë policia është vënë në alarm, duke njoftuar prokurorinë dhe spitalit. Pas pak orësh, në fshatin e thellë kanë mbërritur dhjetra forca policie, dy prokurorë të Peshkopisë dhe mjekët. Pas disa çëstesh është hapur dhe varri u 67-vjeçares Xhemile Skuka. Kur ekspertët kanë parë trupin e saj, kanë vënë re se diçka ndryshonte nga dëshmia e nueses, e cila kishte treguar vrasjen. Sipas policisë, 30-vjeçarja ka thënë, “se gjatë një sherri banal në shtëpi, e kishte goditur atë jo me qëllim që ta vrasë. Por, ajo është rrëzuar e pasi ka përplasur kokën, ka vdekur”. Ndërsa sipas policisë, e moshuara kishte një shenjë gjegieje në vesh, ndërsa dukeshin qartë dhe shenjat e vajit. Pasi e kanë rimarrë në pyetje, Xhemile Skuka ka pranuar se, të martën në mbrëmje, ato kanë pasur një sherr me vjehrrën. Pak para mesnatës, gruaja e moshuar kishte shkuar për të fjetur, poa e ditur se në kuzhina po i “gatuhej” vdekja. Në një xhezve, ajo ka valuar një sasi vaji dhe kur është siguruar se vjehrra ishte në gjumë, i është afruar pa bërë zhurmë dhe ia ka hedhur në vesh, duke e lënë të vdekur në vend. Përveç arrestimit të 30-vjeçares, në polici është mbajtur duke u pyetur edhe kunata e saj, pasi mendohet se ka qenë bashkëpunëtore. Por, policia ka hedhur edhe pista të tjera dyshimesh. Burime kofi denciale nga uniformat blu kanë deklaruar për A1 Report dhe Shqiptarja.com, se dy kunatat mund të kenë pasur edhe bashëpunëtorë të tjerë, pasi thellësia e grupës ku e kishin varrosur plakën ishte 1 metër e 30 centimetër dhe një apo dy gra të vetme, nuk mund ta kishin bërë, sidomos në një terren me gurë. Lidhur me motivet, duket se edhe për pak kohë do të mbeten të pazbardhura. Fillimisht u fol për problem ekonomike, por kjo bie poshtë, pasi burrat e dy kunatave ishin emigrant në Greqi dhe i ndihmonin ekonomikisht familjet e tyre. Nën zë, në fshat kanë pohuar se dy nuset nuk shkonin mirë me vjehrrën dhe gjithmonë kishin konfl ikte. Kjo, edhe për fakti se, të dyja, ishin nuset e dyta të djemve të saj, pasi ata kishin qenë më parë të divorcuar. Vëllai dhe motra e viktimës, kanë thënë se, gruaja nuk kishte konfl ikte me nuset, përveç ndonjë debate që lind rëndomë gjithkund. Në foto: Motra dhe vëllai i viktimës Pamje nga vendi ku nusja kishte groposur vjehrrën AKTUALITET FOTOLAJM
19E shtunë, 16 shkurt 2013 DOSSIER KOSOVA Për ne si opozitë që kemi qenë në qeveri dhe kemi përballuar së bashku me shqiptarët e Kosovës sfi dën historike më të madhe shqiptare pas shpalljes së pavarësisë, në vitin 1912, Kosova dhe çështja kombëtare zë një vend të veçantë. kërkonte që çdo lloj zgjidhjeje ose projekti të merrte miratimin e tij. Kjo nuk mund të ndodhte, sepse në mes kishin hyrë tashmë SHBA, një investim i madh amerikan që s'mund të merrte në konsideratë mendimin e Demaçit, pasi nuk mund t'a pranonte apo konceptonte dot atë ashtu. Më vjen keq ta them, por ai ra madje në pozita aspak serioze, sepse kërkoi shtyrjen e konferencës së Rambujesë, pjesëmarrjen e tij në delegacion, në një kohë që Rambujeja po shkonte drejt përfundimit dhe amerikanët kërkonin të vinin me shpatulla për muri Millosheviçin. Ata kishin bërë gati “planin B”; nëse Millosheviç do të refuzonte, ata do të nisnin bombardimet. Ne i kishim këto informata. Prandaj shkuam në Rambuje për të bindur Thaçin. Ka qenë shumë e vështirë për ta bindur dhe besoj se dhamë kështu një kontribut të çmuar që edhe na është njohur e vlerësuar në fakt. Rambujeja mbetet për mua pararendësja e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nëse delegacioni shqiptar do t'i kishte thënë “jo” në orën 15.00 të datës 23 shkurt 1999, atij propozimi final, Kosova sot nuk dihej se çfarë statusi e vijimësie do të kishte pasur. Profesor Milo, mbizotëron perceptimi publik se ish-diktatori serb, Sllobodan Millosheviç, ka besuar deri në fund se NATO nuk do ta bombardonte Serbinë për “një grusht shqiptarësh”. Ju, ç' mendim ndani sot, duke pasur parasysh aksesin që mund dhe duhet të keni pasur në atë kohë në funksionin që mbartnit? Millosheviçi, me pak fjalë ishte jo vetëm diktator, jo vetëm paranojak, por ai ishte tmerrësisht kokëfortë dhe i paepur në rrugën të marrëzisë dhe në vizonin që ndante. Unë mund t'ju pohoj me përgjegjësi të plotë se ai i ka thënë “jo” dokumentit dhe Konferencës së Rambujesë, i tha jo Hollbrukut deri në momentin e fundit, duke e ditur shumë mirë se pas kësaj do fi llonin menjëherë bombardimet. Ka shkuar me ndërgjegje në atë vendim për shkak të egozimit të tij të madh, të paranojës së tij, për të mos ulur hundën para amerikanëve. Këtë mund ta bëjnë vetëm politikanët paranojakë. Nëse edhe politikanët më me sedër vendosin në peshore interesat e kombit mbi ato personale, do të vepronin ndryshe, por ai preferoi më mirë bombardimin vetëm e vetëm që ai të mos shfaqej si “i përulur” para amerikanëve. A k a v e n d për të kritikuar d i p l o m a c i n ë aktuale të Shqipërisë dhe atë të Kosovës për bllokimin e procesit të njohjeve apo mospërparimin në këtë rrugë? Është kol la j të kritikosh, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se çfarë përfaqësojmë ne në konstelacionin ndërkombëtar. Jemi dy shtete të vogla në morinë e rreth 200 që ka sot bota. Mos harrojmë se mbi gjysma e kanë njohur Kosovën ndërkohë, mos harrojmë se çështja e Kosovës akoma ka kundërshtarë të fuqishëm si Rusia e Kina, pesë vende anëtare të BE që nuk e njohin Kosovën, edhe për arsye të tyre të brendshme, jo thjesht për solidaritet me Serbinë. Vetë Serbia ka një numër vendesh që e mbështesin e vijon të mbajë marrëdhënie të mira me to, edhe si shkak i trashëgimisë që la Jugosllavia në “Lëvizjen e të paangazhuarve”. Ne duhet të ndjehemi të kënaqur që brenda kësaj periudhe, Kosovën e kanë njohur mbi 100 vende, që ka hyrë në procesin e pakthyeshëm të integrimit euroatlantik. Deklarata e Kryeministrit Thaçi, e bërë së fundmi, mbi unifi kimin e shqiptarëve si reagim ndaj sjelljeve burokratike e jodinjitoze të Brukselit ndaj shqiptarëve të Kosovës, a përkon me idetë e liderit tjetër shqiptar në pushtet, këtej kufi rit? Vjen ky si moment reaksioni ndaj kësaj “padrejtësie”, apo ka realisht diçka në këtë mes? Unë nuk mund t'i di detajet e marrëdhënieve të qeverisë së Kosovës me Brukselin. Zoti Thaçi mund të ketë arsye për të shfaqur ndonjë pakënaqësi, por mendoj se duhet të tregohet i vëmendshëm se retorika nacionaliste nuk e ndihmon DITARI I NJË ISH-MINISTRI Milo: Ish-kreu i opozitës 10 ditë kundër fi rmosjes! Kosovën sot, kur ka një numër të madh problemesh për të zgjidhur me Brukselin dhe partnerët e tjerë ndërkombëtare. Vetë Uashingtoni i ka bërë shumë qarta paralajmërimet serioze në adresë të kryeministrit Berisha dhe të gjithë politikanëve të tjerë që po luajnë me retorikën nacionaliste, qoftë për qëllime të ditës, qoftë të së ardhmes. Nuk duhen ngatërruar etapat. Ballkani i ka të gjitha prerogativat për t'iu rikthyer të kaluarës së tij të hidhur dhe zotit Thaçi nuk i duhet të shkojë në gjurmët e zotit Berisha, sepse kryeministri shqiptar i Tiranës, është në përfundim të karrierës së tij politike dhe nuk mundet më veçse të kujdeset për të ardhmnen e vet në librat e historisë, ndërkohë që Thaçi është udhëheqësi i partisë politike më të madhe në Kosovë, me energji në rritje, dhe pavarësisht se po has vështirësi në proceset integruese, ai duhet të refl ektojë e të angazhojë qeverinë e Kosovës më shumë dhe më mirë në plotësimin e standardeve për hapjen e negociatave me BE. Nuk ka vend për t'u irrituar për një politikan me kaq përvojë si Thaçi. Ai duhet të ruajë vetkontrollin dhe të mbajë marrërdhënie sa më të mira me qendrat e vendimmarrjes ndërkombëtare, pa të cilat Kosova nuk ecën dot përpara. Partia juaj, është pjesë e koalicionit opozitar. Sa vend zë Kosova dhe çështja kombëtare në politikat e koalicionit që me shumë gjasa, shumë shpejt mund të jetë në pushtet? Për ne si opozitë që kemi qenë në qeveri dhe kemi përballuar së bashku me shqiptarët e Kosovës sfi dën historike më të madhe shqiptare pas shpalljes së pavarësisë, në vitin 1912, Kosova dhe çështja kombëtare zë një vend të veçantë. Por ne nuk abuzojmë me retorikë nacionaliste. Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm dhe shumë të qartë se si do të zgjidhet çështja kombëtare, si do të kryhet bashkimi i shqiptarëve: kur dhe në cilin vend. Këtë e kemi dëshmuar në të gjitha qëndrimet tona të deritanishme dhe do vazhdojmë të ecim në këtë rrugë, sepse kjo është rruga më e sigurt, është rruga më me pak kosto dhe që gjen më shumë mbështetje ndërkombëtare. Pa këtë mbështetje, ne nuk mund të realizojmë objektivin madhor. Berisha dhe të tjerë luajnë në mënyrë shumë aventureske me çështjen kombëtare, aq sa i kanë detyruar edhe miqtë tanë më të mirë dhe partnerët ndërkombëtarë, të bëjnë paralajmërime shumë të forta që të kujtojnë ato të para 17 viteve, kur Shqipëria u hodh në fl akë e zjarr. 19 SHKURT 1999 Ne sot dhamë mesazhin se vendimin do ta marrin vetë shqiptarët e Kosovës. Ne nuk na takon të marrim më tepër përsipër. Megjithatë, shqiptarët nuk duhet që të bëhen shkaktarë të dështimit të Rambujesë. Ata janë në pozitë të vështirë dhe delikate. Ne edhe sot jemi përpjekur t'i ndihmojmë. B. Shala tha se ndërhyrja ime te Hilli ka qenë e mrekullueshme. NATO-ja është bërë gati për ndërhyrje. Diplomatët e huaj kanë fi lluar të largohen nga Beogradi 1 MARS 1999 Organizuam një konferencë të posaçme shtypi, ku fola për Konferencën dhe rezultatet e saj. Por m'u desh që t'i përgjigjem edhe iniciativës së fundit të Berishës për Trans Rambujenë. Kryetari i opozitës për dhjetë ditë rresht, nuk la fjalë pa thënë kundër pjesëmarrjes së shqiptarëve në Konferencën e Rambujesë. Pas miratimit në parim të marrëveshjes, ai bëri kthesë 180 gradë dhe shpiku formulën e Trans Rambujesë... Ne e kundërshtuam, sepse e dinim që ishte për konsum politik të ditës dhe e parealizueshme, sikurse e dinte edhe vetë autori i saj 7 MARS 1999 .. u ktheva në shtëpi. Nuk kishin kaluar veçse disa minuta, kur për habinë time, më telefonoi H. Thaçi, i gjendur ose siç tha ai, i kthyer në Tiranë, pasi kishte tentuar për dy ditë të kthehej në Kosovë. Në telefon dëgjova një Hashim tjetër, të ndryshëm nga ai që kisha parë në Rambuje. Shumë i sjellshëm, duke kërkuar madje falje për mërzitjen që mund të na kishte shkaktuar me qëndrimin e tij në Rambuje.. 16 MARS 1999 Dje fi lloi në Paris, raundi i dytë i konferencës për Kosovën. Delegacioni shqiptar që kishte vajtur dy ditë përpara, u shpreh përfundimisht dakord për të nënshkruar marrëveshjen. ...Një ditë më parë, Thaçi kishte folur në telefon me M.Ollbrajt dhe e kishte garantuar për nënshkrimin e marrëveshjes. ..Pranimi i pritur nga ana e delegacionit shqiptar për të nënshkruar marrëveshjen, u mirëprit nga amerikanët dhe nga evropianët. Atë e përshëndeti në veçanti edhe Klintoni. Edhe ne bëmë një deklaratë përshëndetëse. 17 MARS 1999 U takova edhe me delegacionin e shqiptarëve. Erdhën të gjithë me përjashtim të Rugovës dhe Bukoshit. “Presidenti” i Kosovës vazhdon të dëshmojë inat shqiptari, refuzon të takohet me përfaqësues të qeverisë shqiptare. Vazhdon t'i qëndrojë idesë fi kse se ne mbështesim kundërshtarët e tij në Kosovë, UÇK dhe R.Qosjen. 24 MARS 1999 Të hënën, Hollbruk shkoi në Beograd për herë të fundit për të bindur Millosheviçin për të pranuar marrëveshjen për Kosovën. Qëndroi deri të martën pasdite dhe nuk arriti të bindë Millosheviçin. Klintoni e urdhëroi të kthehej dhe mbrëmë në darkë, Këshilli i NATO-s mori vendimin përfundimtar për të vënë në jetë opsionin e parë kundër Beogradit, bombardimin nga ajri të infrastrukturës jugosllave. Solana ia përcolli urdhrin, Gjeneralit Klark. Intervistoi: Armand Plaka
5E shtunë, 16 shkurt 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime:  Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS.  Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve.  Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit.  Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiëan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Ëebsite: ëëë.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Shëndetësia, Rama: Sistemi ka nevojë për reforma radikale Tahiri: Iu bashkua ekipit fi tues. Jemi më të fortë Ish-kreu socialist, Tiranë: S'jam shkëputur asnjëherë nga PS Ulqini: Fitorja e PS në Tiranë, angazhimi im Shqetësimi i KQZ Lista me numër zgjedhësish të 2011, vonesa nga vendorët Komisioni Qendror Z g j e d h o r s h p r e h shqetësimin se 82 njësi vendore për qendrat e votimit në rrethe janë me probleme përsa u përket informacioneve të kërkuara nga ky institucion. Në një deklaratë për shtyp, KQZ saqron se numri i zgjedhësve në qëndrat e votimit, në 42 njësi vendore është nën ose mbi numrin e përcaktuar me ligj, përkatësisht nën 200 zgjedhës dhe mbi 1000 zgjedhës, ndërsa për Qarkun e Tiranës mbi 700 zgjedhës 43 njësi vendore nuk përcaktojnë fare numrin e zgjedhësve për çdo qëndër votimi. Dy njësi kanë dhënë numër zgjedhësish të vitit 2011, pa pasqyruar ndryshimet dhe lëvizjet demografi ke në këto njësi. Ndërsa hartën e njësisë të qendrës së votimit, për zgjedhje e kanë sjellë deri tani vetëm 80 njësi vendore. Në deklaratë thuhet se nga 301 njësitë vendore që kanë sjellë informacion, 204 prej tyre kanë përmbushur detyrimet në përputhje me Udhëzimin e KQZ-së. “Iu bëjmë edhe njëherë thirrje drejtuesve të organeve të qeverisjes vendore që të shpejtojnë punën e tyre dhe të sjellin sa më parë dokumentacionin ligjor në përputhje me përcaktimet e Kodit Zgjedhor dhe të Udhëzimit të KQZ Nr.1, datë 12.12.2012 pasi në të kundërt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do procedojë me vendosjen e saksioneve administrative në ngarkim të personave përgjegjës. Kujtojmë se shkeljet e konstatuara apo refuzimi për bashkëpunim ose për të dhënë informacione KQZ-së që parashikohen nga Kodi Zgjedhor, nga ana e personave të ngarkuar me detyra sipas këtij Kodi, ndëshkohet me gjobë”, përfundon deklarata për mediat. “Musa Ulqini iu bashkua ekipit drejtues të PS Tiranë. Jemi më shumë dhe më të fortë. Jam i lumtur dhe krenar për ekipin e PS-së Tiranë, skuadrën e fitores për Rilindjen Shqiptare”  TIRANE JAKIN MARENA Takimi Mbrëmë, socialistët e kryeqytetit kanë mbledhur ekipin drejtues për organizimin e fushatës për të diskutuar dhe vendosur piketat e punës organizative në funksion të mobilizimit të elektoratit për të maksimalizuar mbështetjen. Në një takim me mjekë dje pasdite, kryetari i PS foli gjatë mbi sistemin shëndetësor në Shqipëri. Ai pranoi se paketa për një “Rilindje Kombëtare”, përfshin një nga reformat më të vështirat që do bëhen në sistemin shëndetësor. “Reforma që ne propozojmë është më radikalja dhe më e vështira në gjithë paketën që kemi planifi kuar për një Rilindje shqiptare. Por, ia vlen, e dyta është njësoj si një terapi, për të ndërmarrë përpjekjen e fundit dhe atë më të rëndësishme një të sëmurë që po të ikën nga duart. Se sistemi shëndetësor po ikën nga duart, por ne e ngrejmë në këmbë. Në fund të mandatit tonë të parë, ata që më 23 qershor do na votojnë për të përqafuar vizionin tonë, do votojnë faktin se shëndeti është mall që blihet dhe kur nuk ke lekë dhe nuk e ble dot dhe se spitalet e Shqipërisë dhe mjekët që kam përballë do kenë një panoramë ndryshe që kemi sot”, tha Rama. Ai s'anashkaloi as faktin e shtrimit në spitalin e Burrelit për serum. Sipas tij, në këtë spital mungonte ngrohja prej disa vitesh dhe askush nuk ishte kujdesur për sistemin e ngrohjes. Kryesocialisti përsëriti dhe njëherë se skema e kontributeve ka dështuar, ndërsa shtoi se PS në programin e saj ofron shërbim shëndetësor sipas nevojës. Musa Ulqini i bashko-het ekipit drejtues të Partisë Socialiste në kryeqytet për të kontribuar në fushatën e ardhshme elektorale të 23 qershorit në funksion të fi tores së kësaj partie në Tiranë. Një fakt të tillë e ka deklaruar dje kryetari i PS për qytetin e Tiranës, Sajmir Tahiri teksa e ka hedhur tepër optimist esencën e këtij lajmi në profi lin e tij në rrjetin social Facebook. “Musa Ulqini iu bashkua ekipit drejtues të PS Tiranë. Jemi më shumë dhe më të fortë. Jam i lumtur dhe krenar për ekipin e PSsë Tiranë, skuadrën e fi tores për Rilindjen Shqiptare”, ka qënë lajmi i dhënë nga Tahiri për rrjetin social, duke shprehur tërë optimizmin e tij për afrimin e një figure të tillë me eksperiencë të madhe në ekipin drejtues të së majtës në kryeqytet, pikërisht në ekipin drejtues të fushatës së socialistëve të Tiranës. Por një fakt të tillë e ka pranuar dhe vetë ish-krryetari i PS të kryeqytetit Musa Ulqini. “Unë nuk jam shkëputur asnjëherë nga PS. Që në viti 2009, kontributi im ka qënë kryesisht në strukturat e PS të njësisë 5 (Tirana e Re), ku unë banoj. Tashmë jam angazhuar edhe në ekipin drejtues të fushatës elektorale të PS Tiranë. Jam i angazhuar për të dhënë kontributin tim dhe për të bërë më të mirën në funksion të fi tores së PS në kryeqytet”, ka qënë deklarata e Ulqinit dhënë mbrëmë përmes linjës telefonike për gazetën “Shqiptarja.com”. Duke konfi rmuar në këtë mënyrë dhe angazhimin total në strukturën drejtuese të PS të kryeqytetit për të kontribuar në një rezultat fitues më 23 qershor. Në të vërtetë Ulqini nuk është larguar as nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste, pasi ka qënë dhe është anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS. Afrimi i Ulqinit në strukturën drejtuese të PS të kryeqytetit, të cilën e njeh deri në detaje pasi për shumë vite ka qënë drejtues i saj, por dhe që ka shënuar gjithnjë vetëm fitore në favor të PS në çdo ballafaqim zgjedhor, të përgjithshëm apo vendor, është në zbatim të vendimit të Kongresit dhe të Asamblesë së PS për të afruar tërë kapacitetet kontribuese të PS dhe që kanë shumë ndikim në komunitet dhe në bazë, për të shënuar një rezultat maksimal në zgjedhjet e 23 qershorit, që për PS shihen si zgjedhjet më të rëndësishme në historinë postkomuniste. Ndërkohë që po mbrëmë, socialistët e kryeqytetit kanë mbledhur ekipin drejtues për organizimin e fushatës për të diskutuar dhe vendosur piketat e punës organizative në funksion të mobilizimit të elektoratit për të maksimalizuar mbështetjen. Njëherësh një rëndësi të dorës së parë ka marrë dhe puna për pastrimin e listave të zgjedhësve, evidentimit të të gjithë mbështetësve të majtë, votuesve të lëkundur dhe shtresave të tjera në nevojë të shoqërisë në kryeqytet për t'i sjellë ata në kutinë e votimit dhe për të votuar ndryshimin, pra sipas tyre, Partinë Socialiste. Mësohet se mbrëmë në këtë mbledhje janë ndarë dhe detyrat e reja për të mbuluar çdo qendër votimi për punën në vijim, por dhe për të përzgjedhur kandidaturat që do të marrin përsipër barrën e rëndë të komisionerëve vendore në zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti. Musa Ulqini
THASH THEMTHE&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M16 E shtunë, 16 shkurt 2013 Mirela Cici: Ja si vishen Topalli, Dade, Bregu dhe Kodheli Katër politikanet nën sitën e stilistes. Vlerësimet dhe sugjerimet Cel. 0696070651 RRUGA “MUSTAFA MATOHITI”, PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA KARAOKE NIGHT LOUNGE BAR Stilistja Mirela Cici Ato janë katër politikane të zonja, të zgjuara dhe tepër të komen-tuara. Qëndrojnë në poste të larta vendimarje por dhe qendër të vemendjes së publikut dhe politikës. Jozefi na Topalli, Arta Dade, Majlinda Bregu dhe Mimi Kodheli vijnë këtë numër nën sitën e stilistes, Mirela Cici. Stilistja komenton, vlerëson dhe sugjeron për look-un e katër zonjave të politikës. JOZEFINA TOPALLI Znj. Jozefi na Topalli është një nga femrat më të spikatura në politikën shqiptare, jo vetëm për pozicionin që ajo mbart por dhe nga karakteri i hekurt që ajo shfaq herë pas here në publik. Stili që ajo përdor në veshje e tregon këtë më së miri. Një stil klasik, fi snik dhe chik me ngjyra të forta. Ajo mundohet të tregohet tepër e kujdesshme në prezantimet e saj, nuk guxon shumë te aksesorët apo me prerjet e forta kjo e bën të ndjehet modeste në detyrën e saj... MAJLINDA BREGU Znj . Majlinda Bregu përfaqësohet denjësisht me një stil ‘coco-chanel' tepër të sofi stikuar, përherë elegante dhe tepër energjike .Mendoj se është një nga femrat më me shije në politike, me zgjedhjet që bën të lë një shije prej një femre të kuruar... MIMI KODHELI Znj. Mimi Kodheli, karakterizohet nga një stili sportiv ...por, mendoj që angazhimi i saj në politikë do të kompletohej më shumë nga një stil më i denjë për të. ARTA DADE Znj. Arta Dade është dhe do të mbetet një nga ikonat e femrës elegante dhe plot sharm në politikën shqiptare, me një stil të veçantë klasik, unik, ajo prezantohet denjësisht në takimet e radhës dhe vit pas viti duke mos treguar aspak moshën e saj të vërtetë. Ironizojnë Noizyn: Nuk kemi kryer marrëdhënie me të ADELINA DHE TUNA Mediat shqiptare së fundi publikuan një intervistë të reperit nga Shqipëria, i cili pohonte ku kishte thënë se kishte fjetur me shumë yje e ekranit, dhe në mesin e më “të egrave” kishte përmendur edhe këngëtaret shqiptare nga Maqedonia, Tunën dhe Adelina Tahirin. Por, kjo e fundit thotë se sipas njohurive që ka, Noizy nuk i ka bërë deklaratat në fjalë.“Unë nuk i kam parë gazetat, por një miku im ma ka thënë këtë lajm. Nuk është fare i vërtetë dhe atë intervistë nuk e ka dhënë Noizy, mesa kam marrë vesh edhe pas komunikimit vetë me atë. Unë në jetën time dy herë e kam takuar Noizy-n dhe nuk ka pasur kurrë një raport më shumë sesa miqësor apo respekt reciprok”, ka thënë këngëtarja në një intervistë të publikuar në një të përditshme shqiptare. Ajo mes tjerash ka mohuar edhe një lidhje të spekuluar mes saj dhe partnerit në spektaklin “Dancing With the Stars” në Maqedoni. “Ky është një spekulim aspak i vërtetë. Djali për të cilin është folur është partneri im në kërcim, por jo në jetën reale. Veç kësaj ai është maqedonas, 34 vjeç, dhe është gay. Unë jam vetëm 20 vjeçe, por gjithmonë e kam thënë se nëse do të lidhem me dikë, ky do të jetë shqiptar. Unë, mashkullin tim nuk e dua të një kombësie tjetër dhe ky rast s'ka lidhje fare, pasi siç shpjegova, atij as nuk i pëlqejnë femrat”, ka shtuar Adelina. Ajo që e ka ironizuar së tepërmi Noizyn ka qenë pikërisht këngëtarja Tuna, e cila është shprehur se brenda në pantallonat e Noizyt nuk ka asgjë.
21E shtunë, 16 shkurt 2013 SPEKTAKEL VAZHDOJ të mos kuptoj ç'është kaq e nevojshme që në një festival kënge të theksohet vazhdimisht se qeveria është e pranishme në rradhën e parë, me një egzaltim të tillë, njëlloj sikur theksojnë praninë e Zotit... “High Defi nition” Të ngashëryer në Këngën Magjike “...në Shqipërinë tonë të kompleksuar, një “i jashtëm” është kurdoherë një njeri i jashtzakonshëm, një lloj pasaporte hyjnore...” ARLINDA GUMA Kur isha fëmijë dhe qëllonte të ndiqja në televizor ndon-jë këngëtare që këndonte në natyrë, e kënga fillonte përpara se ajo të hapte gojën (gjë që ndodhte rrallë, por ndonjëherë ndodhte), përpiqesha të imagjinoja se ç'magji duhej të kishte pas kësaj, duke provuar me vete të nxirrja ndonjë tingull ndërsa mbaja gojën mbyllur. Por nuk arrija të nxirrja asnjë për be, edhe pse përpjekjet e mia kishin një seriozitet dramatik për t'u admiruar. Mund që këtë vështirësi ta kesh patur edhe ti lexues, por nuk po zgjatem shumë me ty, pasi redaksia ka një limit mbi gjatësinë e shkrimeve, (por do e gjejmë, sidoqoftë, një rrugë komunikimi, mbase duke përdorur fjali si në telegrame të tipit; -X-i vdiq, shesim shapka!) U desh të kalonin kohë, derisa të vinte kënga magjike, aty ku të gjithe ia arritën ditës të bëhen këngëtarë e të këndojnë me play-back, ndërsa unë ia arrita ditës të qartësoja magjinë në mëndjen time; quhet kënga magjike, pikërisht se këngëtarët këndojnë si me magji; kënga fillon atherë kur s'e pret, ndërkohë që ata janë duke rregulluar fl okët, fustanin, duke i bërë shenjë ndonjë shikuesi në rradhën e parë; “kur do e lëmë për kafe?”, kur janë në tualet... Për të vazhduar pastaj me skenografi në. Pa prit, si ishte ajo puna e atij skenografi stit italian që kishte lënë Sanremon për këngën magjike? K ë t u t i l e x u e s , kthjellohesh dhe ke dëshirë të hidhesh nga dritarja nëse e ke patur me dy mëndje vetëvrasjen.Vështirë për ta besuar por nëse vërtet ai e ka lënë Sanremon për këtë gjë, skenografi sti i paska bërë një shërbim të madh kombit italian, sepse mënyra se si është konceptuar e gjitha, e ashtuquajtura këngë magjike duket vërtet; too much! Që do të thotë; E tepruar! (në Shqipërinë tonë të kompleksuar, një “i jashtëm” është kurdoherë një njeri i jashtzakonshëm, një lloj pasaporte hyjnore). Pastaj nuk kuptoj; ç'është kaq e nevojshme që këngët të shoqërohen me efekte? (Zajminën që e ngrenë në krahë, e ulin, e ngrenë prapë... gjithë ato efekte për ta shpërqëndruar shikuesin prej faktit që ajo s'di të këndojë). Një lloj kopje e pabukur e festivalit europian, edhe pse ai, për nga natyra është mjaftueshëm i pabukur, vetë. Aq më tepër në rastin kur një këngëtar ankohet se ka dalldisur, dhe balerinat i bien kokës për të përforcuar idenë. Një koreografi të tillë mund ta bëjë fare mirë edhe djali i komshijes sime që është tre vjeç, ai gjithmonë e ka zakon t'i bjerë kokës, asnjëherë s'e kam kuptuar pse, ku i dihet, mbase kërkon të bëhet edhe ai koreograf, fëmijët e sotëm shkruajnë CV edhe për kohën që kanë ndenjur në barkun e nënës. Çdo herë që më bie rasti që në ndonjë stacion muzikor të ndesh këtë këngë, më kujtohet një sekuencë nga një fi lm; gjyshja është duke gatuar, nipi i afrohet dhe i thotë; kam marrë një vendim, do bëhem artist! Pas kesaj, gjyshja i bie kokës (së vet) me tigan! Por le të kalojmë tek lotët. Oh, po jo ato të vërtetët, le të kalojmë tek lotët skenografi kë. Seç ka dalë një modë e çuditshme në këtë spektakël, ku këngëtarët duhet të qajnë, medoemos... Atyre ua sprucojnë lotët pikërisht në vendet ku nuk u prishet grimi Ja përshembull; një këngë që këndon Era Rusi ndërsa një djalë e shoqëron me kitarë; mjaft e bukur! Komplimente kompozitorit, më pak tekstshkruesit. Por loti i Erës nuk të emocionon, pasi dalllohet fare qartë që është ujë i sprucuar dhe jo lot i vërtetë. Në të njëjtin festival, një vit më vonë, Rozana Radi do t'këndonte; “Ti s'ke zemer”. Po t'i krahasosh këto dy këngë me njëratjetrën; të dyja të bukura për nga vija melodike, ajo që më përfshin më shumë emocionalisht është kënga e Rozanës, sepse ajo nuk ka nevojë të qajë me lotë skenografi kë për të mashtruar publikun empatik. Radi edhe pa lotë, di t'ia dalë mrekullisht, sepse vendos shpirtin në këngë, dhe kam përshtypjen se ajo vendos shpirtin në gjithçka që bën, një artiste me personalitet të fortë qe ka guximin të mos shtiret në një vend ku farsa është kthyer në vlerë… E meqë jemi tek lotët, tani më kujtohet një tjetër sekuencë nga një fi lm tjetër. Një gazetar i n t e r v i s t o n n j ë femër të keqtrajtuar dhe gjatë rrëfimit kamera inkuadron fytyren e tij, të përlotur. Kolegia e tij, e punës preket aq shumë nga ky fakt saqë fillon të shoqërohet me gazetarin. Në fund të fi lmit zbulohet që gazetari nuk kishte qarë vërtet por i kishte sprucuar lotët. Gazetarja e lë sapo e merr vesh këtë. Por ky është vetëm një fi lm amerikan, i dashur lexues, këngëtarët ende nuk i kanë kaq skrupuj parimorë në ndërgjegjet e tyre, sa të ndahen për gjëra të tilla, kështu që vazhdojnë të lirë të thonë me krenari, poshtë e lart, nëpër intervista, që kanë qarë me lotë skenografi kë. Tani kalojmë tek prezantuesit. Duket humbje kohe që Arditi bën prezantuesin, ndërkohë që është humbje e madhe për muziken shqiptare që Arditi nuk bën kompozitorin, atë që ai di të bëj më mirë. Shkojmë tek vajzat prezantuese të festivalit të fundit; brunja të lë krejtësisht indiferente, i mungon vetëm fjalia; “Paqe në bote”, për të plotësuar kuadrin, ndërkohë që biondja, ka mundësi të jetë e talentuar si aktore, por unë seç kam një vështirësi kur dëgjoj zërin e saj; më shumë se për një aktore ai zë do përshtatej për të kënduar himne naziskinësh, sikur vajza të kish jetuar në atë epokë, me siguri që do e merrnin në rininë fashiste. Sigurisht që unë vazhdoj të mos kuptoj ç'është kaq e nevojshme që në një festival kënge të theksohet vazhdimisht se qeveria është e pranishme në rradhën e parë, me një egzaltim të tillë, njëlloj sikur theksojnë praninë e Zotit, ndërkohë që prezantuesit u servilosen, (për të mos thënë; u jargosen) duke i bërë me zor personazhe si; Roemo, Brad Pitt, etj. Vazhdojmë më tej; tekstet e këngëve kur nuk janë të thata, janë patetike, ndonjë deri në grotesk. Në të vërtetë në të gjitha këngët pas 90-ës ndihet mungesa e poezisë së bukur, asaj dinjitozes edhe pse ka poetë shumë të mirë (që për fat të keq s'i hyjnë në punë as dreqit në këtë vënd), ndërkohë që Skënderaj vazhdon të qajë e të marrë çmime duke vuajtur. Ai qan, Era qan, një tjetër që s'ia di emrin po kështu. T'i biem shkurt; të gjithë ngashërehen në këngën magjike! Për të mos përmëndur këtu faktin kur njëra vendos t'i bëj fl okët kaçurrela, të gjitha të tjerat turren t'i bëjnë si ajo, apo buzkuqin, që duket i njëjti për të gjitha.(krizë gjithandej; kozmetiko-kozmike) Sidoqoftë, disa nga këngët janë v ë r t e t c i l ë s o r e . (psh.Gjokës i duhet gdhendur në ballë; Pasuri kombëtare, ruhet nga shteti!). Siç dhe e theksova më lart, mirë do të qe që këngët të këndoheshin kur në skenë të ishte i pranishëm edhe këngëtari, por kjo është një hollësi e vogël dhe e papërfi llshme, krahasuar me faktin që skenografi në e ka bërë dikush që ka refuzuar Sanremon. “My fake plants died because I did not pretend to water them”. Lulet e mia, të shtirura, u thanë se unë nuk u shtira se i ujita” është një thënie. Përfytyro lexues si do të qe, nëse, ndërkohë që këngëtarët shtiren sikur këndojnë, publiku të shtirej sikur i duartoket. Se ç'ka dalë një modë e çuditshme në këtë spektakël, ku këngëtarët duhet të qajnë, medoemos... Atyre ua sprucojnë lotët pikërisht në vendet ku nuk u prishet grimi Duket humbje kohe që Arditi bën prezantuesin, ndërkohë që është humbje e madhe për muziken shqiptare që Arditi nuk bën kompozitorin Thirrja Përvjetori Tetari i Gjirokastrës po plaket Nefail Piraniqi, kujtohet aktori shkodran Aktori më i ri në teatrin dramatik të Gjirokastrës, nëse mund të quhet i tillë, është i moshës 50 vjeçare, ndërsa një pjesë tjetër e tyre janë në prag të pensionit. Regjisori dhe ish -drejtori i institucionit kulturor në Gjirokastër, Vasllaq Cuklla, thotë se rinovimi i këtij institucioni është më i domosdoshëm se kurrë. Duke përcjellë edhe shqetësimin e aktorëve të tjerë të teatrit të qytetit jugor, Cuklla tha se “prej disa vitesh pranë institucionit më të rëndësishëm të kulturës në rrethin jugor, nuk është afruar asnjë aktor i ri në moshë”. “Nuk mund të ketë shfaqje, ku protagonistë të jetë një aktor i ri, i cili për momentin në teatrin tonë mungon”, thotë Cuklla, ndërsa bën apel për afrimin e aktorëve të rinj. U përkujtua në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, aktori i mirënjohur shkodran, Nefail Piraniqi, i ndarë nga jeta 17 vite më parë. “Nefail Piraniqi ishte një prej aktorëve të talentuar të qytetit tonë që kontribuoi në lulëzimin e artit dramatik deri në diten e fundit të jetes së tij të shkurtër”, u shprehen aktorët Rajmonda Marku dhe Bruno Shllaku, të cilët janë njëkohësisht edhe inciatorë të këtij aktiviteti. Aktori Nefail Piraniqi numëron 70 interepretime si në komedinë “Çifti i lumtur”, me interpretimin e rolit të djalit të fanatikut te drama “Fytyra e dyte”, me rolin xha Halilit te “Nora” e Andrea Skanjetit me rolin e Hamzait etj. Piraniqi ka spikatur edhe në kinematografi , ku ka luajtur mbi 13 role, si në fi lmin “Një natë pa dritë”, “Ura dhe kështjella”, “Vrasje në gjueti” etj.
8 E shtunë, 16 shkurt 2013 TIRANA Berisha: Topi u shit te Rama, Topi: Të publikojë dokumentet Kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes për planin rregullues të Tiranës, sulmoi edhe kreun e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi. Duke folur në mbledhje, Berisha tha se kur ishte president, Topi u shit tek Rama për tre leje ndërtimi. Bamir Topi, ish presidenti dhe aktualisht kreu i Frymës së Re Demokratike, reagoi pas akuzave të kryeministrit si dhe i kërkoi publikisht Berisha, të bëjë publike dokumentet që pretendon, përndryshe ai do të përballet me të në dyert e drejtësisë me akuzën e shpifjes dhe abuzimit me detyrën. Me anë të një deklarate, FRD–ja thotë se “Bamir Topi nuk ka marrë ende as të drejtat e pronësisë familjare të trashëguara dhe që njihen nga ligji, ndërkohë që vetë Kryeministri dhe oborri i tij përfaqësojnë shtresën e re të pronarëve të rinj të pushtetit, të krijuar kryesisht për shkak të vendimmarrjes klienteliste familjare dhe politike”. Nga ana tjetër Topi i rikujton edhe njëherë qytetarëve shqiptarë se sa e rëndësishme është që shoqëria shqiptare, shteti dhe institucionet shqiptare të ndahen me votë të lirë dhe masive nga sistemi baltosës dhe i korruptuar. Rama: Ky s`është plan rregullues, por rrënim KRRTRSH e miraton, pas kalimit në Këshillin Bashkiak Kalon plani, PS: Beton në lulishte Lajmi Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, miratoi dje Planin Rregullues të Tiranës, që në muajin dhjetor mori miratim në Bashki. Nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha dje në mbledhjen për planin urbanistik, u miratua në unanimitet.  TIRANE Monumentet Ndërtimet pa leje përpijnë Kalanë e Krujës Deputeti Tare: Qeveria t'ia jap urgjent në pronësi Turqisë, shqiptarët s'janë të aftë ta mbrojnë  KRUJE Pas disa muajsh kalaja e Krujës nuk do të duket më. Do të përpihet pas kolonave të betonit që do të ngrihen dhe dy-tre kate të tjera, duke mbuluar komplet muret e saj. Qyteti turistik pas këtij incidenti të rëndë urbanistik e arkitekturor po mbulohet me “perçe” gri. Forumi për Mbrojtjen e Monumenteve ka shkuar dje në zonën e Kalasë së Krujës, pas dëmeve që janë bërë nga ndërtimet pa leje. Artan Lame tha se “ndërtimet po zhdukin në mënyrë të paimagjinueshme të gjitha vlerat historike të kësaj zone turistike. Këtu kemi të bëjmë me qendrën më të madhe të kujtesës historike për shqiptarët e Shqipërisë e ata që gjenden në trojet e Ballkanit”. Për ndërtimet Lame u shpreh se “këto mbajnë qartë përgjegjësinë e një njeriu që shqiptarët e paguajnë për të mbrojtur kulturën e tyre. Ky është ministri i kulturës Aldo Bumçi. Këtu nuk kemi të bëjmë me diçka në maj të malit, siç ishte Kisha e Valëshit, kur u dëmtuan befas afresket Onufrit, por këtu kemi të bëjmë me ndërtime më mes të ditës”. Deputeti i PS-së, Auron Tare, është shprehur me ironi për mënyrën si i menaxhon qeveria monumentet, pas shpalljes së ligjit të privatizimeve. “I bëj thirrje qeverisë shqiptare që urgjentisht të marrë një vendim që Kalaja e Krujës dhe zona përqark t'i jepen në pronësi Turqisë. Me ndërtimet në hyrje të Kalasë përfundimisht shqiptarët treguan se nuk janë të aftë të mbrojnë simbolet kombëtare me rëndësi europiane si Kalaja e Krujës. Turqit e pushtuan Krujën dhe për 500 vjet Kalaja nuk u dëmtua. Atë që nuk e bënë hordhitë Otomane, ia dolën ta bënin me sukses shqiptarët këto 100 vjet pavarësi. Prandaj sot propozoj që Kruja t'i kalojë urgjentisht Turqisë, e cila jam e sigurt se do të dijë ta ruaj me dinjitet”, tha Tare. Forumi e ka bërë prej disa muajsh prezentë këtë që po ndodh me kalanë e Krujës, ndaj arkeologu Lorenc Bejko thotë se “Ndërhyrja me këtë ndërtim të ri, në një nga sitet e trashëgimisë kulturore shqiptare, është një ndërhyrje në integritetin e kësaj qendre historike, që dëmton jo vetëm vlerat historike dhe urbanistike të zonës”. “Është krejtësisht e patolerueshme që institucionet shtetërorë për mbrojtjen e trashëgimisë të mbajnë një qëndrim të distancuar për një ndërhyrje kaq vulgare, kaq të drejtpërdrejt në një qendër të tillë historike”, thotë Bejko. Dhu.Ha Artan Lame “500 fi rma gati, ja ku do ndërtohen pallate” Dje Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Ter-ritorit, ka miratuar Planin e Ri Rregullues të Tiranës, i cili në muajin dhjetor u kalua nga Këshilli Bashkiak i kryeqytetit. Kryeministri i vendit Sali Berisha, e cilësoi këtë plan si fundin e betonizimit të Tiranës. “Vitet e fundit, Planin për të cilin kishte nevojë jetike kryeqyteti e bllokoi tërësisht babëzia. Ky plan sot ka vendosur në epiqendër qytetarin e Tiranës, hapësirat e tij jetësore, mjediset e tij social-kulturore, rrugët e tij. Plani i jep fund praktikës primitive të ndëshkimit të qytetarëve”, tha Berisha. Paraqitja e Planit të ri Rregullues të Tiranës në një kohë të shkurtër, tha Kryeministri, më bën të vlerësoj ekipin e ri të Tiranës për guximin e treguar në anulimin e planit të trashëguar, planit të bazuar në politikën e shpërblimit dhe ndëshkimit. Por një nga pikat që është diskutuar shumë për këtë plan , ka qenë ajo për hapësirat e gjelbëruara, ku sipas specialistëve ky plan u jepte fund. Ndërsa sipas Kryeministrit Berisha, plani parashikon jo vetëm ndërtimin e parqeve në periferi, por edhe të lulishteve dhe hapësirave të gjelbra në brendësi të blloqeve të banimit. Por Berisha nuk dha detaje se si dhe se ku do te gjenden këto hapësira. “Në rast se vështroni ato harta e gjeni Tiranën të lidhur me mushkëritë e saj, parqet përreth janë bërë pjesë e pandarë e kryeqytetit. Sikundër në çdo bllok ndërtimesh në përputhje me këtë plan do të ketë lulishte, do të ketë gjelbërim, plani i jep fund njëherë e përgjithmonë ndërtimit të pallatit të tipit, pallati në pajë”, tha Berisha. Menjëherë pas miratimit të planit kanë ardhur edhe reagimet nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama “Ky s`është plan rregullues për zhvillim po projekti për rrënim i Tiranës në rrugën e rrënimit të vendit. Në 23 qershor kjo rrugë mbaron” shkruan Rama në Twitter. Gjatë mbledhjes së djeshme shefi i qeverisë informoi se miratimi i planit të ri të kryeqytetit do të shoqërohet me ndryshime ligjore, të cilat parashikojnë kalimin e kompetencave të KKRRTSH-së për territorin tek kryetari i bashkisë dhe këshilli teknik i bashkive. Kalimi i kompetencave nga KKRRTSH tek kryetari i bashkisë është parë me skepticizëm nga Presidenti i shoqatës së arkitekteve. Artan Lame thotë se janë gati 500 fi rma ndërtimi që do të ndërtojnë në Tiranë. “Janë gati 500 fi rma ndërtimi për të fi lluar ndërtimet e reja”. Lame i kërkon Bashës të japë përgjigje pyetjeve që ata i kanë ngritur. A do të ndërtohet sipas këtij plani në parkun mbrapa Pallatit të Kulturës? Kryetari i bashkisë apo Kryeministri duhet të kenë kurajën dhe të dalin përpara qytetarëve dhe të thonë do të ndërtohet apo jo në atë lulishte që vetë sapo e kanë përuruar. A do të ndërtohet në parkun e Namazgjasë? Dhe kur them në parkun e Namazgjasë, nuk bëhet fjalë vetëm për ndërtimin e xhamisë. Xhamia është Kali i Trojës për pallatet që do të ndërtohen tek parku i Namazgjasë. A do të ndërtohet në gjithë lulishten e gjelbër përgjatë Lanës tek Shtëpia Qendrore e Ushtrisë? A do të ndërtohet në fushat e Qytetit Studenti? A do të ndërtohen pallate në zonën e shkollës “Kosova”, që të gjitha planet, deri tek më i fundit plan, që u quajt plani zviceran parashikonin zonë shkollore? A do të ndërtohen pallate në të vetmin park qytetar lodrash tek “7 Xhuxhat”? A do të ndërtohet në zonën sportive poshtë digës së liqenit Artifi cial? A do të ndërtohen pallate në zonën e të vetmit treg të madh të mbetur në qytet, që është tregu në rrugën “5 Maji”? Këto janë pyetje konkrete dhe qoftë kryeministri, qoftë kryetari i bashkisë, duhet të kenë kurajën dhe t'u japin publikisht përgjigje këtyre pyetjeve. Mbledhja e djeshme e KRTRRSH Në foto: Artan Lame Kalaja e Krujës para ndërtimeve Ndërtimet para kalasë së Krujës fotografuar nga forumi
12 E shtunë, 16 shkurt 2013 SPECIALE METEORI plagos 1200 njerëz, mes tyre 200 fëmijë. Shpërthimi i fuqishëm paraditen e djeshme, paniku dhe dëmet. Kryeministri rus: Jo vetëm ekonomia, por edhe planeti është vulnerabël Meteori në Rusi “Apocalypse now” godet Rusinë Lajmi Një seri shpërthimesh në qiellin e Uraleve, ngjalli panik dhe frikë në 6 qytete të mëdha të Rusisë dje në mëngjes. Mediat ruse raportuan se shpërthimi i një meteori shkaktoi dëme të mëdha, dritaret u thyen dhe celularët nuk punuan më. Çatia prej 600m2 e një fabrike zinku, u shemb e tëra.  MOSKE Banorët e Cheliabinskit, qytet në pjesën jugore të Uraleve ruse u bënë dëshmitarë të rënies së një meteori që për disa minuta ndriçoi qiellin, shkaktoi panik tek njerëzit dhe risolli në kujtesë të shumëkujt skenat e filmit Armagedon. Trupi qiellor, me të rënë në kontakt me atmosferën u nda në dhjetra pjesëza dhe përvec spektaklit të dhuruar për banorët vendas, shkaktoi qindra të lënduar dhe dëme materiale. Sipas dëshmive, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa ishin ndjerë lëkundje në një godinë 19-katëshe. Interfax raporton për më shumë se 400 persona të lënduar nga copëzat e xhamave të thyer . Banorët e Cheliabinskut f lasin për xhama dritaresh të thyer, alarme makinash të aktivizuara dhe lëkundje të lehta të banesave. Autoritetet ruse njoftuan se tarraca prej 600 metër/katrorë e një fabrike u rrëzua. Dëshmitarët treguan se kishin ndjerë një presion shtytës dhe shpërthime mbi kokat e tyre teksa objektet nga lart përplaseshin në tokë. Fenomeni atmosferik u regjistrua në qytetet e Chelyabinsk, Yekaterinburg, Tyumen dhe në veri të Kazakistanit. Meteori ra rreth orës 09:20 me orën lokale. Përvec të lënduarve, dy prej të cilëve në gjendje serioze në spital, goditjet shkatërruan edhe rrjetin e telekomunikacionit. Gjurmë të meteorit të rënë Skenat si te fi lmi “Armagedon”: Plagosje, panik dhe kaos mund të shihen në Yekaterinburg, qytezë rreth 200 kilometra në juglindje të Cheliabinskit. Fillimisht u përfol për “shi meteorësh”, por autoritetet ruse sqaruan se bëhej fjalë vetëm për një të tillë që më pas u nda.“Një meteor shpërtheu mbi qiellin e rajonit të Cheliabinskut”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Emergjencave për agjencinë e lajmeve Interfax, ndërkohë që një banor i zonës tha për Reuters se ishte dëgjuar një shpërthim i fortë në orët e para të mëngjesi të së premtes. NASA ka befasuar me deklaratën e saj pas atij paniku të shkaktuar gjatë ditës së djeshme në Rusi ku “zjarri” i rënë nga qielli ka pati për pasoj plagosjen e 1200 qytetarëve dhe shaktoi dëme të mëdha materiale. NASA teksa tentoi të jepte një përgjigje të saktë rreth meteoritit dhe “zjarrit nga qielli” avancoi në këtë deklaratë: “Orbita e meteoritit që ra sot në Rusi ishte shumë e ndryshme nga orbita e asteroidit 2012 DA14, fakt që nuk e lidh atë me asnjë gjë me meteoritin e parë DA14. Ne vijojmë të grumbullojmë të dhëna rreth meteoritit që ra në Rusi dhe çdo lloj analizimi rreth tij është i parakohshëm për të thënë një përgjigje e saktë dhe serioze. Në materialin optik ku kalon meteoriti, duket tek kalon nga e majta në të djathë në lidhe me lindjen e diellit, gjë që do të thotë se udhëtonte nga veriu drejtë jugut. Orbita e DA14 lëviz krejt në drejtimin e kundërt: Nga jugu për në veri”, deklarojnë shkencëtarët e NASA. NASA: S'ka lidhje me asteroidin PANIKU Të gjithë mediat e kanë lajm kryesor: një meteor futet në atmosferë, fi llon të digjet dhe copëzat shpërndahen, duke goditur ndërtesa e plagosur mbi 1200 njerëz në Rusi. Mes tyre janë 200 fëmijë. Kaq ka mjaftuar që të lindin pikëpyetje se përse meteori nuk ishte vënë re më parë. Një skenar si i fi lmave të Hollivudit. Teoritë konspirative po gëlojnë. Flitet për alienë, armë të reja të amerikane, për sinjale të fundit të botës, etj. Banorët e goditur në mëngjes thonë se ishte si një skenë nga filmi “Armageddon”. Meteori ka rënë në një lumë të ngrirë, pranë qytetit Chelyabinsk. Meteori ka krijuar një shpërthim sonik, që ka bërë që dritaret në shumë godina të bëhen copash. Aty ku ka rënë meteori, ka krijuar një gropë me diametër gjashtë metra. Mediat ruse thonë se meteori ishte interceptuar nga mbrojtja ajrore ruse. Madje thonë se ka pasur një paralajmërim për banorët për shi meteorësh, por banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë mesazh. Shkollat e kopshtet janë mbyllur dhe më shumë se 10 mijë persona janë duke ndihmuar të plagosurit. Akademia e Shkencave në Rusi përllogarit se meteori peshonte rreth 10 ton. Shpejtësia me të cilën lëvizte ishte 54 mijë kilometra në orë. Niveli i radioaktivitetit është normal. Meteori goditi në ditën kur do kalojë pranë tokës edhe një asteroid, por thuhet se ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën. Duke folur në një forum ekonomik, kryeministri rus tha se kjo tregon se jo vetëm ekonomia, por edhe planeti është vulnerabël. Ekspertja në A1 Report Meteori, pakujdesi e Rusisë Në një bisedë në studion e A1 REPORT, me gazetaren Mira Kazhani, Genta Rexha, Inxhiniere aero hapësinore ngre pikëpytje në faktin e mos parashikimit të rënies së meteorëve. Sipas saj eksizstojnë programe shumë të sakta të cilat parandalojnë dicka të tillë ose arrijnë që të devijojnë rënien e tyre në zona të pabanuara. “Meteorët janë të parashikuar. Një fenomen i tillë mund të jetë lejuar ndoshta edhe për të krijuar idenë se ekzistojnë jashtëtokësorët.” Ajo shprehet se është shqetësuese fakti që meteorët kanë mbërritur shumë pranë tokës, pasi lëvizja e tyre është e përllogaritur në mënyrë tepër ekzakte dhe dyshon që një fenonem i tillë mund të ndodhte në Amerikë. Topi i zjarrtë Një meteor është një copë e shkëputur nga objekte hapësinore të tilla si asteroide apo kometa, me madhësi fare të vogël deri dhe gjigand. Kur një meteor bie mbi tokë, kalimi i tij në atmosferë shoqërohet me djegie dhe një fashë drite, duke formuar kështu një top të zjarrtë të njohur si meteor ose yll në rënie. për mëd të m veriu Në foto: Ndërtesat e dëmtuara nga rrënia e meteorit dhe krateri në liqenin e ngrirë ku ra objekti nga hapësira Banorët e dëmtuar nga xhamat e thyer pas shpërthimit Meteori në momentin e rrënies në Rusi
THASH THEMTHE&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M14 E shtunë, 16 shkurt 2013 Ulpiana Lama: Fitova mbi një fobi 17-vjeçare Moderatorja e TCH vjen në një rrëfi m për vetveten Ulpiana Lama moderatorja e “Pasdite në Top Channel” vjen në një rrëfi m ndry-she. Biondja simpatike rrëfen në një intervistë të gjatë detaje nga jeta e saj profesionale dhe private. Lidhja me bashkëshortin e saj, dhurata e çmuar e mamasë pas kaq vitesh dhe jo vetëm…. Kafenë e mëngjesit preferoni ta pini zakonisht ku dhe me kë? Varet e gjitha nga situata. Nëse kam punë nga shtëpia për të bërë, mjafton edhe një filtër. Por edhe jashtë, veçanërisht në një ditë të bukur. Dhe nuk ka rëndësi nëse jam vetëm, në shoqërinë e gazetave apo lajmeve online, apo të një miku a mikeshe të mirë që ma zbukuron ditën. Dikur, kur e konsumoja kafen turke, mëngjesi im ideal do të ishte ai me gratë e familjes time, mamanë, tezet, kushërirat. Por tani që kafeja turke ka rënë nga lista e kënaqësive mëngjesore, një makiato e mirë është energjizuesi i ditës. Zgjimi juaj ideal cili do të ishte? Ai pa zile alarmi. Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshkroni rrugën? - Dikur me taksi, sot me makinën time. E pohoj me krenari faktin e të ngarit vetë të makinës sepse më duket fi tore; kam fi tuar mbi një fobi 17 vjeçare timen, asaj prej timonit dhe kontrollit mbi makinën. Dua të them, megjithëse e kam patentën, të marre rregullisht prej 1996-ës, nuk kam pasur kurrë kurajon të drejtoj vetë një makinë, a thua se sa e vështirë është kjo! :) Thua ndonjëherë boh çfarë profesioni kam zgjedhur? - E kush është ai që nuk ka dëshiruar qoftë edhe një herë të jetë diku tjetër nga vendi në të cilin ndodhet momentalisht? Kjo imagjinatë per “hapin tjeter”, ky projektim imagjinativ i vetes diku tjetër, mund të jetë thjesht një ëndërr në diell, pa bereqet siç thotë populli, ose edhe planifi kimi i hapit të rradhës. Gënjeni apo ju gënjejnë më shumë? Nëse po ndonjë rast tipik? Të genjesh do të thotë të japësh një variant të shtremberuar të asaj që e përcepton si të vërtet, apo jo? Jam tolerante ndaj “gënjeshtrave” të pavullnetshme. Të sqaroj: ne nuk mund t'u ofrojmë në çdo kohë të tjerëve (por edhe vetes) të vërtetën, sepse në një pjesë të madhe të rasteve jemi në kërkim të saj. Psh: në një moment A unë ju jap këto përgjigje në interviste, por në një moment B mund t'ju jepja pergjigje të tjera dhe të gjykoja madje se përgjigjet e variantit A nuk paraqesin me VëRTETESI atë që unë ndjej, mendoj apo bëj në momentin B. E nëse e vërteta nuk është diçka të cilën e posedojmë gjithë kohës, maksimumi që mund të bëjmë është të synojme transparencën. Transparenca (kjo fjale është abuzuar nga politika, fatkeqësisht!) është një mundësi për të komunikuar me tjetrin pa barriera. Ka gënjeshtra të vullnetshme. Këtu jam pjesërisht tolerante. Kuptoj që secili prej nesh ka tre nivele të të jetuarit: intim, personal dhe publik. Që do të thotë se ai/ajo mund të jetë i/e papërgatitur të kalojë me lehtësi nga një nivel në tjetrin (nga ai personal në atë publik) dhe në këtë rast nxjerr një gënjeshtër të bardhë. Thotë psh “nuk jam e dashuruar” në një kohe që do donte të thoshte “nuk jam e sigurte se personi me të cilin shoqerohem është dashuria ime”. Kjo ju ndodh shpesh edhe juve si gazetar me të intervistuar apo jo? Ama nuk jam aspak, po aspak tolerante me atë gënjeshtër që i afrohet mashtrimit. Është e tryezë. Më duket me e drejtë. Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? C'ndodh? Po ndodh. Por nuk vonoj t'i ‘hakmerrem' harresës, e kompensoj në vaktin e rradhës. Kam raporte të mira me ushqimin! Duket besoj :) Celulari që përdorni? Një nokia , model i vjetër. Pasi kisha ‘ekzekutuar' një numër blackberry-sh, shkova në dyqan dhe i thashe shitësit, dua telefonin më të lirë dhe më të fortë që ke. Dikur telefoni ishte status. Për një moshë të re fare ende është. Për mua mjet pune është ipad-i dhe laptop. Telefonin e përdor për telefonata, mesazhe dhe tek-tuk ndonjë foto. Firmat tuaja më të preferuat? - Ka disa. Vendore dhe te huaja. Vitet e fundit kam shtuar në garderobë veshje të stilistëve tanë. Kjo e gjitha meritë e tyre! Më vjen mirë për këtë hap cilësor të shënuar prej tyre. Çfarë nuk ka në garderobën tuaj që ju s'e vishni kurrë apo s'ju shkon pra një lloj stili? - pantallonat llastik. Më duken vulgare, në çdo trup që nuk është PERFEKT. E trupa perfekt ka fare pak, kurse pantallona të tilla në xhiro ka më shumicë. Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara? Të gjitha! I dua ngjyrat dhe i përdor në jetën e përditshme. Në skenë është tjetër gjë. Jemi konstruksion në skenë, është punë grimioresh, kostumografesh, drejtorësh artistike, regjisorësh etj. Blini më shumë dhurata apo merrni? Bëj dhe marr. Janë dhurata që shkëmbehen brenda familjes, ç'është e vërteta. Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë? çfarë kam bërë? Nuk më kujtohet....sigurisht kam bërë, më pëlqen t'i llastoj njerëzit e dashur. Por më shumë mbaj mend dhuratat që më bëhen. Si mund të harroj makinën e dhuruar nga mamaja ime?! Në këtë moshë, pas kaq vitesh, të pranoja një dhuratë të tillë nga mamaja ime ishte shumë prekëse. E kjo ishte mënyra e saj për t'i dhënë vajzës së saj një mesim dhe motivim kurajoje! Aktualisht jeni e dashuruar? Jam e martuar - theksoj - me dashuri :) Jeni e shoqërueshëme apo e ftohtë si tip? - Jam me kohë të plotë e shoqërueshme, e me kohë të pjesshme mizantrope - kam pra momentet e mia të izolimit... I takon miqtë e vjetër? - Nuk i lë miqtë e vjetër, për të rinjtë - këtë e kam parim! Punoni dhe pasditeve? - Po, sidomos pasditeve :) Mbrëmjet zakonisht i kaloni me miq apo shlodheni në shtëpi? Në shtëpi. Ky nuk është më sekret. Te gjithe miqte e mi e dinë dhe i kanë rralluar ftesat pas orës 8 -të të mbrëmjes. Preferoni më shumë një fi lm apo pub? Absolutisht fi lm! Zakonisht para se të fl ini lexoni apo dëgjoni muzikë? Lexoj dhe dëgjoj muzikë. Nuk më pengon njëra për tjetrën, përderisa mobilizoj shqisa të ndryshme :) Në ç'orë shkoni për të fjetur? Bie në mesnatë, më zë gjumi kah ora 2 e mëngjesit. Kjo veçanërisht pas marrjes së” Pasdites…”. Është një lloj turni i dytë: Duhet të jesh në kulm të energjive në ora 17:00, pra atëherë kur shumica e njerëzve kanë mbaruar orarin zyrtar dhe kthehen të lodhur në shtëpi. Kjo është arsyeja që bie vonë dhe zgjohem vonë. shëmtuar, e ligë, moralisht e dënueshme dhe me raste edhe ligjërisht. E mbani veten për të shkathët? - Me raste ndjehem e tillë, të tjera aspak. Varet kë kam përballe. Çëeshtje krahasimi... Dreka zakonisht ju gjen…? Duke drekuar :) Cilët janë vendet që ua beson drekën? Vende ku di se çfare po konsumoj. Gjellët e shtëpisë, të vjehrrës apo mamasë time, por edhe ndonjë restorant të këtij tipi. Paguani më shumë në raste të tilla apo ja lini të pranishmëve? Varet kush ka ftuar. Më pëlqen të ‘qeras' duke ftuar në shtepinë time e gatuar darkë. Më duket një mënyrë për ta respektuar tjetrin, për t ' i bërë konak, sipas traditës sonë. Në përgjithësi më pëlqen të kontribuoj me pjesën tim në faturë, të ndaj pra shpenz i m e t m e personat në 24 orë +
W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASH THEMTHE& 17E shtunë, 16 shkurt 2013 Arta Dobroshi: Emocionet që përjetova në Berlinale Festivali E reja Arta Dobroshi nxori më të mirën e saj, me një fustan të stilit si Angelina Jolie. Takat e zeza me platformë të lartë ishin zgjedhja e saj. Në mesin e javës së modës 2013, mes çmimeve Grammy dhe Bafta, patëm edhe Festivalin e Filmit në Berlin. Jeni gati për disa pamje mahnitëse nga tapeti i kuq? Shihini ato dhe votoni për të preferuarën tuaj”, kështu komenton prestigjiozja e “Show biz”-it revista “Glamuor”, në numrin e saj të radhës ku ka vendosur mes divave të kinematografisë botërore dhe aktoren kosovare tashmë me famë ndërkombëtare, Arta Dobroshi, e cila rrëmbeu një çmimin prestigjioz “Shoting Stars 2013”, në festivalin e Filmit në Berlin të Gjermanisë. Çmim ky që iu dha mes aktoreve të reja evropiane pak ditë më parë në Festivalin e Filmit zhvilluar në Berlin të Gjermanisë. Aktorja nga Prishtina u shfaq më sharmante se kurrë, veshur me një fustan të zi, tip bust, të gjatë shoqëruar me pjesëza tantell, i gjerë e goxha i hapur në pjesën e poshtme, realizuar nga stilistja nga Kosova Krenare Rugova. Me flokët flokët të mbledhura topuz, me këpucë të zeza e të larta, më sharmante se kurrë, aktorja shqiptare ka mundur të rrëmbejë vëmendjen e producentëve, fotografëve dhe mediave atje, e sigurisht për atë çka bëri kaq bujë një çmim prestigjioz në botën kinematografike ndërkombëtare. Në faqen e internetit ku lexues të ndryshëm ftohen të votojnë aktoren e tyre më të preferuar shohim se Arta Dobroshi ka marrë një numër mjaft të konsiderueshëm votash dhe renditet në vendin e pare. Fill pas Berlinales në një emision në TV e Kosovës (RTK) Dobroshi u shpreh: Arta sapo jeni kthyer nga “Berlinale 2013” na e përshkruaj pak eksperiencën tuaj në “Shorting Stars”? Sapo mora vesh që revista “Glamour” e Amerikës më kanë nominuar në aktoret që janë veshur më bukur gjatë Berlinales. Jam ndier shumë bukur. Kam kaluar shumë mirë dhe veçse jam kënaqur. Dua me i thënë publikut se gjithçka e kam bërë për ata.Po ashtu dhe njerëzit e mi që kam takuar, emocionet që kam ndier kur e kam marrë këtë çmimim kanë qenë shumë të mëdha. Ka qenë një ndjenjë e mirë. M`u kujtua koha e vieteve 99' dhe u emocionova shumë. U ndieva shumë mirë sidomos kur thërritën Arta Dobroshi nga ReAktorja rrëfen: M`u mbushën sytë me lot kur thirrën “Kosova” publika e Kosovës. Është një ndjenjë e mirë tu tregosh njerëzve ja ç'jemi ne shqiptarët. . Më janë mbushur sytë me lot, kur thërritën emrin dhe përmendën Kosovën. Në këtëo moment që ne po fl asim përqindja ka shkuar 43 për qind. O sa mirë më vjen shumë mirë. Do të përfi toja nga ky rast tu them të gjithëve të votojnë tek ajo faqe në mënyrë që të shtohen sa më shumë vota dhe emri i Kosovës të përmendet edhe më shumë. Është diçka e madhe të nominohesh në pesë vjeshjet më të mira. Imagjino sa herë përmendet Arta përmendet Kosova. Si është të parakalosh në tapetin e kuq ku parakalojnë yjet e botërs diçka më shumë rreth këtij eventi? S'di për mua është qejf. Vjen me një makinë, dikush çel derën dhe momentin kur del prej makinës përpara ke 500 fotografë që thonë kthehu këndej apo andej. Bërtasin me të madhe. Në tapetin e kuq ndihem shumë rehat, jam si në familje dhe gjithçka bëj unë me to është e lirshme. Unë fl as me ta dhe ndihem diva. Por është dhe ftohtë. Ajo që ta krijon ndjenjën familjare duket normale nga sjellja e tyre si staf. Unë kënaqem pa masë edhe pse ka pak stres. Është kënaqësi të vlerësohesh mes 10 aktorëve më të mirë të rinj Evropianë? Është perfekt se bëhet selektimi prej 30 e ca shteteve. Çdo shtet Në “Berlinale 2013” mësohet se ka qenë dhe aktorja 16 vjeçare Sabrina Alimani, (vajza e regjisorit të njohur Bujar Alimani) e cila ka konkurruar me fi lmin “The Dauhter” (bija) e regjisorit grek Thanos Anastopoulos. Kjo është hera e dytë që Alimani shkon në “Berlinale”. Savina jeton në Athinë prej shumë vitesh, ka interpretuar që në moshën 5 vjeç. Ajo është angazhuar në fi lma me metrazh të shkurtër e të gjatë grekë, ku spikat portreti i veçantë dhe interesant. “Pothuaj triller, e cilësoi fi lmin e tij (bija), regjisori Thanos Anastopoulos duke folur në një klimë tepër të nxehtë publikut, ...e rrallë për “Berlinalen” që nuk donte të braktiste sallën pas fundit të fi lmit”. E ndërsa, kritiku Joe Ëalsh, u shpreh pas prezantimit të fi lmit të Limanit: “Çfarë është më shumë, performanca qendrore e Alimanit, është absolutisht e gozhduar nga zgjedh një kandidat dhe mandej nominimi dhe shpërblimi, prej një jurie tepër profesionale prej emrave të njohur italianë, francezë dhe gjermanë. Në fakt e kam pas mendjen për të qenë pjesamrrëse prej më herët tek “Shorting stars”. Kur mbërrita në avion në Prishtinë të gjithjë më flisnin më njihnin, dhe unë i thashë: “Po unë jam “Shoting Stars” Arta sa mendon se iu ndihmon aktorëve të rinj ky çmim prestigjioz i dhënë në “Berlinale” Shumë. Aktorëv dhe gjithë kjo vëmendje i shkon popullit, vendit tënd. Të gjithë përmendin Kosovën dhe krijohet një imazh tjetër. Arta aktorja, nga Kosova, çfarë reklame, dhe imagjino të gjithë investitorët janë të presdispozuar të jenë të pransihëm. Kudo fl itet për ty, për vendin tënd. Krejt Amerika, Anglia, Franca, Gjermania, vijnë vetëm për ty. Është perfekte, agjentët e casting, vijnë për ty sillen rreth teje. Në tapetin e kuq, ke pasur rastin të takosh aktorët e ndryshëm, cila është përshtypja jote për ta? Po defenitifi sht më duken njërëzit sa më të mëdhenj dhe të suksesshëm aq dhe më normal janë në sjellje dhe komunikim. Kjo gjë më bën shumë përshtypje. Janë kaq të mirë kaq të sjellshëm dhe kaq të komunikueshëm saqë ty të duen perfektë. Ky festival është në të preferuarit e tu? Më i preferuari jo por dua të them se “Berlinalja”, është një ndër më të preferuarit dhe të rëndësishëm. Nuk është aty afër me “Oscar” nuk ka shkëlqimin e tij por është shumë I preferueshëm. Në “Berlinale 2013” dhe Sabrina Alimani FESTIVALI fi llimi në fund, sytë e saj gjithnjë të lodhur duke folur për dhimbje përtej viteve të saj, duke plotësuar deklaratat zhgënjyese të tilla si, “Nuk ka monsters, vetëm njerëzit, njerëzit e keqë.” Në foto: Aktorja Arta Dobroshi duke marrë çmimin “Shoting Stars” në “Berlinale 2013” Aktorja 16-vjeçare Sabrina Alimani në “Berlinale 2013”
.
Nga kjo datë
16/02/13
Të gjitha
faqet

Zgjidh datat

Zgjidh datat  
Identifikohu
ndihma

Rikërko fjalëkalimin!


Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.