SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com 17 www.shqiptarja.comE diel, 17 shkurt 2013 SPECIALE TRADITA VLERA MASCHITO pak shtëpi, prapa të cilave shtrihen fusha të pamasa. Para një porte na pret edhe Nikolla Moissiu, më këmbë: Kjo shtëpi i përkiste Konstantin Moissiut. Shtëpia më parë kishte një hyrje tjetër shtesë, që më vonë është dashur të hiqej. Dhe këtu, tregon me dorë djathtas Nikolla, këtu luante ai ngahera - siç tregonte dikur babai im, me fëmijët e tjerë. Familja Moissiu që rrjedh nga fshati Golem në veri të Shkodrës, ka luajtur dikur një rol në historinë e Shqipërisë. Sikurse edhe biografja e Aleksandër Moissiut, zonja Dr. Rohracher shkruan se kronika familjare rrëfen se njëri ndër paraardhësit e Moissive kishte qenë në kohën e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut, komandant në luftë kundër turqve. Në veprat historike, ai njihet gjithashtu si Kapedan Moissiu. A jeni ju i vetmi i afërm i Aleksandër Moissiut? - e pyesim ne kushëririn e tij në Shqipëri. “Ka edhe një kushëri tjetër të Aleksandër Moissiut në Shqipëri. Edhe ai quhet Moissi dhe është gjeneral në ushtrinë tonë popullore”. Kur unë vij nga Kavaja në Durrës, ku edhe atje teatri quhet “Aleksandër Moissiu”, dhe në Teatrin Popullor në Tiranë, në holl shoh disa foto të ndryshme që e tregojnë atë në forma të ndryshme. Thuajse askush nuk e di se ai ishte një shqiptar, një bir i popullit shqiptar. Vendi që vetëm para 12 viteve nuk e njihte akoma teatrin, i ka dhënë botës një aktor të madh. Kurt Seliger, Vjenë: “Berliner Zeitung”, 21 shkurt 1957, Nr. 44. fq 3. Pir festen e 545 vitravet ka vdekja e Prinçipit shqiptar Gjergj Kastriota Skanderbeg, në Mashqit, katund arbëresh, erdh edhé Mikelle Sharillo, nj'mashqitan çi për 30 vjet mbajti lart ëmrin e tij dhe jasht Bazillikates. Në Prato hapi nj'llokall çi thrritet “Kafé në teater”, çi gjëndet prapa teatrit Metastasjo, pik referimi pir ata çi kndonjen, çi recitonjen, çi shkruanjen, pir ata çi pitarnjen dhe pir ata çi i bien, ki llokall nga mbrëma organizon evente kullturalli. Bashk me Lluixhi Nidito, njeter mashqitan, bëri edhe nj'çirrkull kullturall arbëresh, nj'nder çirrkulit më t'mbdhinj në Itali, ku jan shkruar më se kater mil arbëreshë. “Bëra ktë çirrkull-tha Mikelle Sharillo- pse do t'mbanj t'gjalla tradicjonat e tona dhe në rri llargu ka Mashqiti. Në ? jasmi gljuhen mëm nik biarrmi emocjonen e njëj katundi i pushuar si Mashqiti, çi gjëndet tek nj'çilith i gjelber e çi ka udhaz me gure në qendrin storik. Na arbëreshë, e dimi se kj ësht nj'vrundull çi bëri nj'xheneracjon ku ë shum e vështirë t'rinjohmi tek tradicjona shekullore ku kjo merr orixhin, po kemi nicar t'kujtomi dica vlere, t'jetomi pir t'lingomi historin e jon, pir t'rrimarrmi virtutat çi na duken llargu e jan vet ato çi ? jasen pir motin çi shkoj dhe pir faqen e prindvet e tan. Ësht nj'shembull përkujtimi i Rethnes në kostumin tipik arbëresh (i njohur si Bukuri e Italisë) ku mund t'shihet rrimarrja e manifestacjonavet çi kujtonjen fondacjonen e Mashqitit”. Aì foli dhe për t'ardhmen: “Në u prora Mashqit ki shurbis s'dot thorë se jam pensjonist po dot jap kontributin e im krahines e Bazillikates e më shum katundit im, Mashqiti”. Lorenzo Zolfo Rikthehet themeluesi i qendrës së madhe arbëreshe në Toscana LORENZO ZOLFO Gjatë festimeve të 545 vjetorit të vdekjes së Princit shqipëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, në qendrën arbëreshe të Maschito-s ishte prezent edhe Michele Sciarillo, një maskitan që për 30 vjet bëri që të flitet për veten edhe jashtë rajonit. Në Prato ka hapur “Caffè al teatro”, që ndodhet mbrapa teatrit të famshëm Metastasio, një pikë takimi për këngëtarë, aktorë, shkrimtarë, piktorë dhe muzikantë, ku çdo mbrëmje zhvillohen aktivitete kulturore të të gjitha llojeve. Por, mbi të gjitha dhe gjithmonë në Toscana, ka themeluar së bashku me Luigi Nidito, një tjetër maskitan, ish-administrator në Prato, një qendër kulturore arbëreshe, një nga më të mëdhenjtë në Itali, që frekuentohet nga rreth 4000 shqiptarë. “Kam krijuar këtë qendër - pohon Michele Sciarillo - për shkak të dëshirës për të mbrojtur dhe ruajtur traditat, ndonëse jetoj larg nga Maschito. Të ? asësh gjuhën mëmë të bën të mos humbasësh domethënien e saj, siç është domethënia e një fshati të vogël e të qetë, si Mascito, i vendosur mbi një kodër të gjelbërt me rrugicat e tij karakteristike në gurë të qendrës historike. Ne arbëreshët, ndonëse të vetëdijshëm se mirëqënia tashmë e përhapur ka krijuar një brez të mesëm që ka vështirësi të gjejë veten në traditën shekullore në të cilën ka origjinën, jemi të bindur për nevojën e rikujtimit të disa vlerave, disa mënyrave të jetesës pa të cilat s'mund të kuptohet historia jonë, për të rikuperuar virtyte që tashmë duken të largëta, por njëkohësisht janë të vetmet që garantojnë një vizion më autentik të së shkuarës sonë dhe të fytyrës së etërve tanë. Rievokimi historik me kostume i Rethnes (e cilësuar si një Mrekulli e Italisë) është një shembull se si mund të rekuperohen manifestimet e Maschitos që përkujtojnë themelimin e saj”. Sciarillo foli edhe për të ardhmen e tij: “Kthimi im në Maschito nuk do të jetë si pensionist, por do të përpiqem të jap kontributin tim për të gjithë rajonin dhe sidomos për vlerësimin e fshatit tim, Maschito” U mbjodh Mashqit ai çi bëri nj'çirrkull arbëresh në Toskanë
10 E diel, 17 shkurt 2013 SOCIALE QSUT, kobalti nuk funksionon Mjekët: Ka defekt Prej më shumë se dy muaj aparatura e kobaltit në repartin Onkologjik në QSUT, nuk funksionon. Ndërsa pacientët që presin të kryejnë terapinë janë të shumtë, ata janë të ardhur nga i gjithë vendi madje dhe nga Kosova. Një prej të sëmurëve që kërkon të kryej terapinë ka më shumë se 15 ditë, që pret që kobalti të funksionojë. Ai thotë se vjen çdo ditë , po asgjë e re. “Kam gati 15 ditë që vij përditë për të kryer terapinë, por nuk funksionon aparatura. Mjekët këtu na thonë që ka defekt, por askush nuk na thotë se kur mund të rregullohet.”na tregon një pacient. Mjekët që ndodhen në dhomën që shkon te aparatura e kobaltit thonë se, kobalti nuk punon. Ata nuk e dinë se kur ai mund të vihet në punë, por thonë se është duke u punuar për riparimin e defektit. Të pyetur se përse nuk është vendosur në funksion akseleratori linear, ata thonë se që akseleratori linear, të vihet në punë duhet të te jetë gati vendi, pasi ai kërkon një vend të posaçëm. “Kur të jetë vendi gati atëherë akseleratori linear, do të vihet në punë” shprehen mjekët. Kobalti është aparatura që kryen procesin e rrezatimit për të sëmuret me kancer. Eriselda Gubere: Ai që e ka bërë, maskara Shoqja e shtruar në Austri, fl et për A1REPORT “ Floria s'ka mbetur shtatzanë në spital” Lajmi S h o q j a e F l o r i e Peçit, Eriselda Gubere, ka mohuar faktin, se 23-vjeçarja nga Librazhdi, të ketë mbetur shtatzanë në klinikën Gmundnerberg, të Vjenës. Në një bisedë telefonike për A1Report, Eriselda thotë se “Është e pamundur për mua”. Gubere ka qenë një tjetër e dërguar për kurim në Austri, pas aksidentit në Himarë. TIRANE LAJME SHKURT Drejtori i spitalit austriak Moser Hermann: Nuk mund të japim informacion mbi akuzat TIRANE Klinika Gmundnerberg, në Vjenë të Austrisë ku Florie Peçi qëndroi pas aksidentit tragjik të 21 majit në Himarë nuk pranoi të japi informacion, por shprehet se po bashkëpunon për hetimet. TV A1 Report dhe Shqiptarja.com kërkuan një reagim zyrtar nga qendra e terapisë neurologjike në lidhje me akuzat e familjarëve për abuzim seksual me Florie Peçin gjatë qëndrimit në këtë qendër rehabilitimi, si rrjedhojë e së cilës, sipas familjarëve, Florije Peçi është shtatzënë 5 muajshe. “Ne konfi rmojmë se Florije Peçi, ishte një paciente për rehabilitim në qendrën neurologjike të Gmundnerberg. Ju lutem kuptoni se aktualisht ne nuk mund të japim ndonjë informacion shtesë mbi akuzat. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet dhe mbështesim të gjitha hetimet”- shkruan drejtori i qendrës Moser Hermann në përgjigjen e ardhur me e-mail në adresë të redaksisë së Shqiptarja.com. Spitali neurologjik rehabilitues ndodhet në Gmundnerberg, 800 metra larg mbi liqenin Traunsee. Ajo ka 120 dhoma me 1 dhe 2 shtretër dhe konsiderohet një prej objekteve të suksesshme e të përparuara diagnostikuese, të trajtimit të rehabilitimit në Austri. Ekipi i klinikës përfshin specialistë si neuropsikologë, terapistë dhe infermierë. Shoqja Unë çuditem me faktin, që mund të ketë ndodhur në spital. Të paktën në spitalin tim nuk ndodhte kjo gjë. Atje nuk e di.Eriselda Gubere, shoqja e Florie Peçit, e cila u dër-gua për kurim në Austri, pas tragjedisë së Himarës, në një bisedë telefonike për A1REPORT, ka mohuar mundësinë e përdhunimit të Flories në spitalin austriak. Si e keni mësuar lajmin për shtatzaninë e Flories? Unë nga televizionet e kam marrë vesh, nuk e kam ditur sepse nuk kam pasur kontakte me Florien, sepse kemi qenë në spitale të ndryshme larg njëra - tjetrës. Është e pamundur për mua, unë kam qenë vetë në një spital të Austrisë. Sesi i ka ndodhur Flories s'di ç'të them. Si ka qenë trajtimi mjekësor dhe rehabilitimi që ju keni bërë në spital? Shumë e mirë dhe e respektueshme nga ana e tyre, të paktën nga infermierët dhe mjekët e spitalit. Në spitalin tim ka pasur shumë mirësjellje, respekt dhe nuk kam pasur gjëra të tilla. Ju Eriselda thatë që keni qenë në spitale të ndryshme? Po kemi qenë shumë larg. Ajo ka qenë në kufi të Zvicrës dhe unë në Vjenë 5 orë larg. Pas rehabilitimit ju ku keni qëndruar, sepse Floria ka ndenjur tek një familje kosovare? Unë kam patur kushërinjtë e mi në Austri, mami ka patur një kushërirën e saj dhe vetëm ajo më ka vizituar dhe unë nuk kam dalë nga spitali. Vetëm dy ditë para se të nisesha për në Shqipëri kam vajtur tek shtëpia e tyre. I kam refuzuar të gjitha vizitat pasi në spital donin të më intervistonin dhe unë nuk pranova. Nuk kam lënë asnjë tjetër përveç kushërirës dhe ambasadorit të më vizitonte. Ju sa kohë keni ndenjur në spital dhe sa kohë iu është dashur për t'u rehabilituar? Unë kam vajtur në spital në 4 korrik dhe jam kthyer në 14 gusht. Kam ndenjur gati një muaj e gjysmë dhe jam kthyer pastaj në Shqipëri. Kisha këmbën në allçi, duhet të rikthehesha, por siguracionet këtu nuk e mundësuan dhe unë nuk mundesha të kthehesha. Në Austri me Florie Peçin, nuk keni pasur lidhje dhe nuk keni pasur komunikim? Jo, jo kemi qenë shumë larg, unë kam qenë në dy spitale të ndryshme dhe ajo në dy të tjera. Unë çuditem me faktin, që mund të ketë ndodhur në spital. Të paktën në spitalin tim nuk ndodhte kjo gjë. Atje nuk e di. Si mund të abuzonte me të në atë gjendje që ajo ishte, kush ka qenë ai maskara që e ka bërë një gjë të tillë? Si kanë mundur të tjerët se tek mjekët nuk dyshoj. Ata ishin njerëz të kulturuar, të civilizuar ishin njerëz jo kafshë. Të paktën me doktorët që kam kontaktuar unë dhe më kanë shërbyer. ■ Matura 2013, formulari A1 gati më 20 shkurt Formulari A1 që i shërben nxënësve për t'u regjistruar në Maturën Shtetërore 2013, do të jetë gati më 20 shkurt, konfi rmon ministria e Arsimit. Plotësimi i tij, do të kryhet online. Sipas përcaktimeve në rregullore, brenda datës 10 mars maturantët duhet të caktojnë lëndët me zgjedhje duke përdorur në rrjet kartën e identitetit. Aplikimi do të bëhet në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve dhe në adresën e e-mail-it secilit kandidat do t'i dërgohet kodi personal i aplikimit, një procedurë që u ndoq vjet me formularin A2 dhe A3. Në rregullore janë përcaktuar të gjitha kushtet që duhet të plotësojnë nxënësit për 4 provimet. ■ Përfundon studimi për terminalin multimodal Bashkisë së Tiranës i është dorëzuar dje studimi i fi zibilitetit për terminalin multimodal të pasagjerëve nga kompania italiane Ital Ferr. Në këtë terminal do të vendoset stacioni i ri i trenit, i cili pritet të nisë brenda muajit mars për t'i hapur rrugë fi llimit të ndërtimit të bulevardit të ri. Brenda muajit shkurt, konsulenti do të paraqesë pranë Bashkisë së Tiranës strategjinë për zhvillimin e koncensionit i cili do të shqyrtohet dhe miratohet nga Bashkia e Tiranës dhe BERZH. Pas miratimit hapet dhe procedura ndërkombëtare e tenderit, për ndërtimin e terminali të parë multimodal në Tiranë. ■ Hana: Ligji i ri, sfi dë e sistemit tonë shëndetësor Muajin tjetër pacientët do të përfi tojnë shërbime mjekësore edhe nga sektori privat, falë hyrjes në fuqi të Ligjit të ri të Sigurimeve Shëndetësore. Zbatimi i tij u konsiderua “një sfi dë e sistemit tonë shëndetësor”, nga drejtuesja e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana. Në analizën vjetore të këtij institucioni, Hana tha se, “ligj i ri do të përcaktojë qartësisht çdo paketë shërbimi, që do të përfi tojnë qytetarët, si në shërbimin parësor ashtu edhe atë spitalor. Ai hyn në fuqi në fund të marsit, nëpërmjet paketave të shërbimit, garanton më shumë transparencë ndaj popullatës. Faksimile e përgjigjes me email e drejtorit të qëndrës neurologjike Gmundembeg NE FOTO: (majtas) Florie Peçi (djathtas) Eriselda Gubere
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI www.shqiptarja.com E diel, 17 shkurt 2013 16 SH.com AKTORI REPORTAZH VENDI I ORIGJINËS “HAMLETI NGA KAVAJA” Në gjurmët e Aleksandër Moisiut Gazeta e ish-Berlinit Lindor “Berliner Zeitung”, raportonte më 21 shkurt 1957 e habitur mbi zbulimin e rrënjëve të aktorit të madh në Shqipëri... ARMAND PLAKA ...Kavaja është një qytezë tipike shqiptare. E vogël, me shtëpi njëkatëshe që afrohen tek rruga kryesore, ku njëra anë të çon në drejtim të veriut, drejt Durrësit dhe tjetra, në jug, drejt Vlorës. Nuk është fort larg detit dhe në lindje shihen majat e kodrave të Shqipërisë së Mesme. Unë po rri ulur në një dhomë të Shtëpisë së Kulturës, drejtori i së cilës më tregon njërën ndër historitë më surprizuese që unë kam dëgjuar në Shqipëri. Në shekullin e shkuar, këtu jetonte një burrë që për metrin shqiptar ishte shumë i pasur. Ai posedonte një liman të vogël dhe një sipërfaqe me ullinj; anijet e tij transportonin grurë dhe vaj nga Durrësi në Trieste, në Brindisi dhe Bari. Një ditë, ai njohu të bijën e një mjeku të njohur të Firences. Të dy u martuan dhe u vendosën në Durrës. Shqipëria asokohe akoma nën zgjedhën turke, vuante nga malaria dhe gjakmarrja. Ishte njëri ndër vendet më të prapambetura të Europës. Për këtë arsye, “sinjora” Amalia-s nuk i pëlqente të rrinte në Durrës e donte të shkonte në Trieste. Familja u vendos në qytetin e madh portual të Adriatikut që asokohe i përkiste Austro-Hungarisë. Ndërkohë, bizneset u çuan përpara nga një administrator. Më 2 prill 1879, çiftit i lind fëmija i dhjetë: Aleksandri, i quajtur nga familja me përkëdheli, Sandrini. Me shtatë motrat e vëllezërit, Aleksandri kalon në Riva Grumilla në Trieste një fëmijëri të bukur. Por një natë, ai kalon në anën tjetër të Adriatikut duke hasur në një stuhi të fortë. 12 anije të tregtarit shqiptar mbyten dhe pemët e tij të ullinjve gjithashtu u përthithën nga stuhia. Babai i Aleksandrit humbi një pjesë të madhe të pasurisë së vet dhe tashmë do t'i rimarrë në dorë sërish punët e veta. Tashmë i duhet të kthehet sërish në Shqipëri. Zonja Amalia nuk pranon që nuk pranon të shkojë në atë vend edhe një herë. Kështu që Aleksandri sëbashku me dy motrat binjake dhe vëllezërit shkon në Kavajë. E ëma mbetet në Trieste së bashku me dy vajzat më të mëdha në moshë. Aleksandri dhe motrat e vëllezërit e tij kështu u desh t'ia dalin vetë mbanë. Vogëlushët sillen përqark nëpër oborr e luajnë me lodra e mëza. Por në shkollë situata për Aleksandrin s'do të ishte e lehtë. Ndërtesa e shkollës për shkak të një tërmeti ishte rrënuar edhe më keq se plotëson me italishten. Nëna në Triste nis e bëhet merak për të ardhmen e fëmijëve. Ajo dëshiron që Sandrini të vijë sërish tek ajo. Më në fund, ajo ia arrin dhe kështu që Aleksandri në vitin 1887 braktis përfundimisht Shqipërinë. Vetëm pak para vdekjes së tij, ndërkohë që po e përndiqnin nazistët në Gjermani, ai kërkon nënshtetësinë shqiptare, dhe regjimi i Zogut pyet në Bashkinë e Kavajës, nëse aty kishte jetuar ndonjë herë një farë Aleksandër Moissi, dmth. pikërisht aktori numër një i “Gjithkushi”-t (Jedermann) në festivalin teatror të Salcburgut, njëri ndër aktorët më të mëdhenj të erës së Rajnhardit, artin teatral të të cilit nuk e ka harruar akoma gjenerata e vjetër. U n ë k a m e d h e një surprizë për ju!, më thotë drejtori i Shtëpisë së Kulturës. Afrohuni – ejani me mua!. Pas pak, ne ndodhemi në hollin e një poçerie shtetërore. Miku ynë i drejtohet një punëtori, të cilit i thotë diçka në shqip, dhe pak kohë më pas aty shfaqet një burrë rreth të pesëdhjetave: Nikolla Moissiu, i cili na thotë: duhet të kishit takuar edhe disa pleq të tjerë që janë sjellë këtej vërdallë sëbashku me Aleksandër Moissiun. Fatkeqësisht ata kanë vdekur të gjithë tashmë. Unë vetë s'e kam njohur personalisht Aleksandrin. Unë di vetëm diçka nga ato që më tregonte im atë: i cili ishte pra vëllai i babait të tij, Konstantinit. Babai im Petro Moissiu, këtu në Kavajë kishte një dyqan të vogël, tregon Nikola Moissiu më tej. Në këtë biznes, Aleksandri vinte thuajse përditë. Ishte një djalosh i gëzueshëm dhe këndonte shpesh. Kush kishte menduar asokohe se prej tij do të lindte një aktor aq i madh?! - gjë të cilën ne e mësuam më vonë vetëm prej gazetave. Më pas erdhi një ditë një kërkesë në zyrën tonë të gjendjes civile, ku kërkohej të dihej nëse Konstantin Moissiu ishte vëllai i babait tim, pasi Aleksandri kishte kërkuar nënshtetësinë shqiptare. Babai im e pohoi këtë gjë, pra që Aleksandri ishte i biri i vëllait të tij – dhe ne s'e dimë akoma nëse Aleksandri e mbajti apo jo nënshtetësinë shqiptare. Së bashku e lemë pas poçerinë. Nikolla Moissiu na shpie nëpër disa rrugica të ngushta drejt një sheshi të hapur. Këtu ka vetëm Erdhi një ditë një kërkesë në zyrën tonë të gjendjes civile, ku kërkohej të dihej nëse Konstantin Moissiu ishte vëllai i babait tim, pasi Aleksandri kishte kërkuar nënshtetësinë shqiptare. Babai im e pohoi këtë gjë... t vijon nga faqja 15 ç'e gjeti. Mësimi që zhvillohej në gjuhën greke, është praktikisht i paaksesueshëm për të. Alesandri ? et në shtëpi shqip, dhe shpesh e Moisiu fëmijë Babai im Petro Moissiu, këtu në Kavajë kishte një dyqan të vogël, tregon Nikola Moissiu më tej. Në këtë biznes, Aleksandri vinte thuajse përditë. Ishte një djalosh i gëzueshëm dhe këndonte shpesh. Kush kishte menduar asokohe se prej tij do të lindte një aktor aq i madh??? Aleksandër Moisiu, skice nga Emil Orlik marrë nga faqja e Pjetër Logorecit Në foto: Aleksandër Moisiu
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI www.shqiptarja.com E diel, 17 shkurt 2013 20 SH.com HISTORI DOKUMENTE BURIME STATUTET E SHKODRRS Të drejtat dhe detyrimet e gruas shqiptare të mesjetës Pozicioni i gruas në Arbërinë mesjetare, gjendur në ku? jtë midis krishtërimit perëndimor latin dhe atij lindor bizantin... Çfarë parashikohej mbi të drejtat dhe detyrimet e saj, si ishte pozita e saj në rkahasim me burrat... DR. ETLEVA LALA Statusi i gruas në Arbërinë mesjetare dhe studimet gjinore që kanë të bëjnë me Arbërinë mesjetare në përgjithësi është një fushë e kërkimit shkencor që nuk ka tërhequr vëmendje të veçantë në historiogra? në shqiptare. Kjo përpjekje për të ndriçuar pozicionin e gruas në këtë territor, që gjendet në ku? jtë midis krishtërimit perëndimor latin dhe atij lindor bizantin do të bazohet kryesisht në burimet normative, dhe më speci? kisht në Statutet e Shkodrës. Ndërsa e shohim statusin e gruas përmes kësaj pasqyre, duhet të mbajmë parasysh faktin që teksti normativ nuk re? ekton domosdoshmërisht praktikat e përditshme, të cilat varjojnë nga rasti në rast. Kjo përpjekje tregon gjithashtu që kjo fushë kërkon më shumë punë empirike dhe krahasuese në të ardhmen.Statutes e Shkodrës i kushtojnë një hapësirë të konsiderueshme pozitës dhe roleve të ndryshme që gruaja kishte në familje dhe në shoqëri. Aspektet e ndryshme të jetës së saj vizualizohen në mënyra të ndyshme duke u përpjekur të pasqyrojë të gjithë shumëllojshërinë e funksioneve dhe rolit të gruas në shoqëri dhe në familje. Nga ky këndvështrim nuk është e lehtë të cilësosh pozitën e gruas në shoqëri në një mënyrë absolute, por do të përpiqem të paraqes rrymat kryesore të aktivitetit të saj që kanalizohej nga mjedisi dhe kushtet në të cilat jetonte. Sipas statuteve të Shkodrës, gruaja gëzonte një pozicion mjaft të mirë brenda familjes si nënë, motër, vajzë dhe grua. Nderi, respekti dhe madje edhe pavarësia ekonomike ishin fushat kryesore në të cilat gratë mund të ndërtonin një identitet të fortë. Ato konsideroheshin si shtylla të rëndësishme në vendimmarrjen e familjes dhe e merrnin këtë pozitë me gjithë autoritetin që kërkohej. Megjithëse studiuesit argumentojnë që në mesjetë nuk mund të ? itet për jetë private dhe publike, dhe as që mund të mendohet për një ndarje të tillë, për ta kuptuar më mire rolin e gruas në shoqëri dhe familje unë do t'i përdor këto terma jo në kuptimin që ata kanë marrë në shkencë, por në një kuptim më gjenuin të fjalës, në atë të jetës brenda familjes dhe jashtë mureve të shtëpisë. Kjo ekzistonte dhe vazhdon të ekzistojë në çdo familje shqiptare dhe na ndihmon për të kuptuar më mirë nëse gruaja mund të quhet e privuar nga disa të drejta që sot ia njohim si të drejta të pakontestueshme, apo këto mund të interpretohen edhe si privilegje. Gruaja shqiptare nuk kishte të drejtën e trashëgimisë, por kjo nuk duhet konsideruar si privim i femrës nga kjo e drejtë. Trashëgimia ishte një ndër aspektet ekonomike të jetës në qytet që konsiderohej si çështje publike, duke qenë se ishte e lidhur ngushtë me reputacionin dhe statusin social të familjes apo të personit në fjalë. Trashëgimia nuk konsiderohej çështje private, por publike edhe sepse në të përfshiheshin procedura ligjore. Në këtë kontekst, është e kuptueshme pse vajza ishte e përjashtuar nga trashëgimia në familjen atërore, edhe pse paja që ajo merr nga prindërit, në momentin kur ajo martohet, mund të ketë po atë vlerë ? nanciare që mund të ketë çdo lloj trashëgimie tjetër, por që jepet para se prindërit të vdesin. Në statute përjashtimi nga trashëgimia është i shprehur në mënyrë eksplicite, por kjo nuk duhet kuptuar si privim i gruas nga pronat atërore: “Kur një baba apo një nënë kanë vajza të martuara si dhe djem a djem të djemve, ata nuk duhet t'u japin gjë tjetër vajzave, veç prikës. Gjithë sa mbetet pas sigurimit të prikës së vajzave, i takon djalit apo djemve të djemve. Nëse nuk ka djem, por rrobat e tij, perlat apo zingjirët e ? oririt, le t'i mbeten djalit të tij, dhe le të mos merren nga perandori. Nëse nuk ka djem, por vajzë, le t'i kalojnë vajzës, të mbajë, t'i shesë ose t'i falë sipas dëshirës.” Nëse mbajmë parasysh audiencën e këtyre dy statuteve, vlen për t'u tërhequr vëmendja te përshkrimi i saktë i shtresës së lartë për të cilën bën fjalë Kodiku i Dushanit. Ndryshe nga ky kodik, statutet e Shkodrës kanë një audience më të gjerë, gjë që tregon se këto ligje vlenin për të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe për përditshmërinë e tyre dhe jo për raste të veçanta. Përjashtimi nga trashëgimia në Statutet e Shkodrës, kompensohet me një pozicion shumë të fortë të gruas brenda familjes, dhe konkretisht nëpërmjet prikës. Megjithëse vajza supozohet të mos merrnin pjesë në pronat e babait, prika e saj mund të ishte mjaft e pasur, duke përfshirë edhe prona të patundshme si vreshta, shtëpi, toka të punueshme si dhe territore të tjera. ‘Nëse dikush vendos të japë në prikë ose të shesë vreshta e ara të lëshuara më parë me qera apo shtëpi të dhëna me qera, këtë mund ta bëjë vetëm pas një viti, kur përfundon kontrata me përdoruesin.' (Statutet e Shkodrës, kap. 43-44). Në momentin që kjo pasuri bëhej e saj, ajo kishte kontroll të plotë mbi prikën e saj, dhe askush nuk mund ta prekte apo ta tjetërsonte atë. Pozita juridike është e përcaktuar mire në familje edhe në situata të veçanta. Kështu p.sh. vajzat jetime, që nuk kanë nënë e babë, kanë të njejtat të drejta për të ndarë pasurinë e prindërve të tyre, si dhe të drejtë për të marrë prikën e virgjërisë. Nëse një vëlla dhe një apo më shumë motra vajzat duhet t'i ndajnë këto pasuri mes tyre, në mënyrë të barabartë, që asnjëra të mos marrë më shumë se tjetra nga pjesa e mbetur e pasurisë, pas dhënies së prikave.” (Statutet e Shkodrës, kap. 162). Trashëgimia si akt publik duhet të kalonte vetëm në linjë mashkullore, dhe pjesëmarrja në jetën publike nëpërmjet ndonjë akti trashëgimie ishte i ndaluar për gratë në të gjitha fazat e jetës së saj. Prezenca e nipërve në proçesin e trashëgimisë nuk gjendet në të ligje të ngjashme të Evropës, dhe mesa duket ka ekzistuar vetëm në traditën shqiptare, siç e komentoi Grethe Jakobsen. Në Kodikun e Dushanit gjendet po e njëjta ide, por që i adresohet një shtrese më të lartë të shoqërisë: “Kur një ? snik vdes, kali i tij i mirë dhe armët e tij duhet t'i jepen perandorit, Në foto: Gravure e Shkodres nga shek. XVI Në foto: (Lart) Shkodra, ilistrimi nr 3 (Djathtas)Statuti Shkodres, kopertina
9E diel, 17 shkurt 2013 AKTUALITET I DJEG MAKINËN TË DASHURIT Një automjeti i është vënë flaka dje në mëngjes në rrugën “Muhamet Gjollesha” pranë hotelit Mondial në kryeqytet. Automjeti tip Chevrolet “CORVET” është djegur pothuajse plotësisht. Burime pranë policisë së Tiranës kanë bërë të ditur se dyshohet se autore të jetë një femër. Sipas dyshimeve dhe të dhënave paraprake dyshohet se vajza e ka bërë këtë veprim e inatosur për shkak se nuk mori dhuratë në ditën e Shën Valentinit. Si pasojë e zjarrit u dogj edhe një tjetër automjet. LIROHET E DASHURA E RIZAIT Anastasia Mitropia, e dashura greke e Alket Rizait, e njohur edhe si Sula, është liruar me kusht në mbrëmjen e së premtes, pas një urdhërese të Këshillit të Magjistraturës së Tebës, në Greqinë jugore. Asaj i është ndaluar të udhëtojë jashtë vendit,ndërsa duhet të paraqitet një here ne jave ne rajonin e policise se zones ku banon. Rizai eshte nje nga shqiptaret me te perfolur ne Greqi,qe eshte karakterizuar nga mediat greke edhe si nje nga personazhet kyçe te botes se krimit. Plagos gruan dhe i vret prindërit Martesa drejt divorcit, shkakton viktimat e radhës në dhunën Brenda familjes. 58-vjeçari udhëton nga Fieri për të vrarë prindërit e bashkëshortes në Kuçovë Kërkoi ndarjen, dhëndërri ekzekuton vjerrin,vjehrrën dhe gruan LAJME SHKURT Vrasja në Shkodër 50-vjeçari ekzekutohet te dera e shtëpisë SHKODER Një 50-vjeçar u vra dje pasdite në qytetin e Shkodrës nga disa persona që ende nuk janë identifi kuar. Vrasja ndodhi në momentin që viktima po dilte nga shtëpia. Gjon Gjeka, banues në lagjen Bardhaj, në periferi të qytetit, u ekzekutua te kryqëzimi i ish-degës rreth orës 17.00 në lagjen “Ndoc Mazi”. Çdo gjë ndodhi kur 50-vjeçari Gjon Gjekaj ishte duke zbritur nga hyrja e pallatit pranë rrugës kryesore dhe po hapte derën e automjetit. Në atë moment është qëlluar me 3 plumba nga prapa nga një person, duke humbur menjëherë jetën. Në vendngjarje mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Sipas grupit hetimor në bazë të dëshmive të marra, vrasja është kryer nga një person i vetëm cili ka qënë në ndjekje të Gjekajt dhe lëvizjeve të tij. Pasi e ka ruajtur në momentin, kur ai ka zbritur nga shkallët e pallatit në rrugicën prapa rrugës kryesore ku edhe ndodhej i parkuar automjeti i Gjekajt, autori dyshohet se e ka qëlluar nga afër në pjesën e prapme të trupit. Grupi hetimor bën të ditur se Gjekaj është qëlluar me 3 plumba të cilët i kanë prekur organet jetësore dhe për pasojë ka humbur jetën menjëherë. Ndërkohë forca të shumta policie kanë mbledhur dëshmi të përsonave që kanë qënë në ato momente pranë bulevardit “Skendërbeu” për tu pyetur nëse kanë vërejtur autorin e krimit. Viktima sipas bluve të Shkodrës ka patur precedentë penalë në ngjarje që i përkasin vitit 1997 edhe pse në komunitet në këtë periudhë nuk njihej si përson problematik. Burime policore nga qyteti verior bëjnë me dije se viktima Gjon Gjeka ishte person me precedentë penalë, pasi emri i tij figuronte si autor i disa vjedhjeve gjatë periudhës së trazirave në Shqipëri. Dyshohet se pikërisht këto ngjarje janë edhe shkaku i atentatit ndaj 50-vjeçarit, i cili gjatë viteve të fundit është marrë edhe me pajtimin e gjaqeve në qarkun e Shkodrës. el.na. Lajmi Një 58-vjeçar nga Levani i Fierit, vrau prindërit e gruas dhe plagosi rëndë atë në Kuçovë, në përpjekje të dëshpëruar për ta rikthyer në banesë. Gruaja tashmë në gjendje kritike për jetën, pas 20 viteve martesë, ishte larguar në Greqi dhe para disa ditësh ishte kthyer te banesa e prindërve KUÇOVË TANI DIKO Ka gjetur rrugën e dhun-shme për të rikthyer pra-në vetes bashkëshorten që i ishte larguar nga shtëpia kohë më parë, por më pas në përpjekje për ta rimarrë, e ka plagosur rëndë dhe i ka vrarë prindërit. Autori është një 58-vjeçar nga Levani i Fierit, që dje në mëngjes vrau në apartamentin e tyre prindërit e gruas, duke plagosur rëndë edhe atë vetë, për tu larguar më pas në drejtim të paditur. Ngjarja e rëndë, e radhës për krimin brenda familjes ndodhi dje në mëngjes në lagjen “Llukan Prifti” të Kuçovës. Një martesë drejt divorcit zyrtar është bërë shkak që 58-vjeçari Riza Latifaj, banor i fshatit Levan në rrethin e Fierit, të shkojë në banesën e prindërve të gruas së tij në përpjekje për të biseduar KUÇOVE me Ëngjëllushe Muçon dhe familjarët e saj, ku 48-vjeçarja jetonte pas largimit nga shtëpia e bashkëshortit. Latifaj, në grindje e sipër me bashkëshorten, pasi nuk ka arritur ta bindë për tu kthyer pranë tij ka humbur logjikën dhe ka nisur të grindet me prindërit e saj Rexhep dhe Vasilika Muço, përkatësisht 67 dhe 65 vjeç, që i dolën në mbrojtje të vajzës duke mos pranuar që ajo të kthehej në banesën e bashkëshortit. Latifi ka shkrepur armën tip kallashnikov duke qëlluar në pjesën e barkut Vasilika Muçon, ndërkohë që ka ndërhyrë menjëherë bashkëshorti i saj dhe vetë vajza. Në përpjekje për t'i larguar armën nga dora dhëndërrit ka ngelur viktimë dhe Rexhep Muço. Në përleshje janë përdorur edhe mjete të mprehta, ndërkohë që e plagosur rëndë ka ngelur dhe vajza e familjes dhe bashkëshortja e autorit, Ëngjëllushe. Pasi vrasjes së vjehrrit dhe plagosjej autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që ende nuk ka rënë në pranga të policisë. Një nga tre djemtë e familjes Muço, që erdhi i pari në banesë gjeti të vdekur bababin dhe të plagosur rëndë nënën dhe motrën. Me ndihmën e banorëve të lagjes është bërë transportimi i të plagosurave drejt spitalit të Beratit. Burime nga Reparti i Kirurgjisë bëjnë me dije se Vasilika Muço është paraqitur me një plagë të rëndë në bark, shkaktuar me armë zjarri. Ajo i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagës dhe hemoragjisë së shkaktuar. Ndërkohë që në gjendje të rëndë vazhdon të jetë vajza e saj Ëngjëllushe, pasi ka marrë një plagë të rëndë me thikë. Policia gjeti në banesën e familjes Muço trupin e pajetë të kryefamiljarit dhe ai kish marrë shumë plagë thike në pjesë të ndryshme të trupit. Gruaja prej dy muajsh ishte larguar nga banesa e bashkëshortit dhe kishte jetuar tek vëllezërit në Greqi. Ditët e fundit, pas kthimit nga Greqia ajo mësohet se nuk kishte shkuar në shtëpin e saj pranë bashkëshortit, por në atë të prindërve. Në rreth 20 vjet martesë çifti mësohet se nuk kishte fëmijëve dhe vitet e fundit po përballeshin me shumë grindje. Një bisesë e tillë mësohet se ishte bërë dhe dy ditë më parë, ndërkohë që pasi nuk ka mundur të bindë gruan bashkshorti është rikthyer dje në mëngjes në shtëpinë e prindërve të saj ku dhe ndodhi krimi. Trupi i viktimës në rrugë NË FOTO: Familjarët e viktimave (majtas) Vendi i ngjarjes ■ Itali, rrjet prostitucioni Në kuadrin e luftës kundër prostitucionit, karabinierët e Bergamos, në veri të vendit, kanë kryer një operacion, që ka çuar në pranga shtatë shtetas shqiptarë. Hetimet, e fi lluara që në verë të vitit të kaluar, kanë zbuluar një rrjet, që sillte dhe shfrytëzonte për prostitucion vajza nga Shqipëria dhe Rumania. Prej kohësh, forcat e rendit po punonin për frenimin e fenomenit të prostitucionit, që në zonën përreth Bergamos ka marrë përmasa shqetësuese. ■ Fushë-Krujë, pa jetë i moshuari Një i moshuar nga Fushë Kruja, që rezultonte i zhdukur prej 5 ditësh, është gjetur i pajetë ditën e sotme. Trupi i pajetë i 86-vjeçarit Xhemali Bazja është gjetur mëngjesin e sotëm në një kanal. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë këqyrur trupin e viktimës, nga ku rezulton se nuk ka shenja dhune. Trupi i të moshuarit është dërguar në morg ku do t`i nënshtrohet edhe ekspertizës për të vërtetuar shkaqet e vdekjes së tij. ■ Korçë, fermerët kërkojnë rrugën Rruga Drithas-Rembeç është tërësisht e shkatërruar. Zona e njohur për bujqësi ka vështirësi për të nxjerrë prodhimet në treg. Kjo rrugë ndodhet në Fushën e Korçes dhe konsiderohet si një ndër më të rëndësishmet sa i takon fshatrave të komunës Libonik. Në gjithë gjatësinë e saj, rruga është e mbushur me gropa dhe pellgje uji, ndërsa banorët duken të shqetësuar për situatën. ■ FRESSH, protestë për rrugën Banorë të zonës, së bashku me të rinjtë e FRESSH, organizuan një protestë për gjendjen e keqe të rrugës Fier-Levan. Ky aks rrugor, çdo ditë e më shumë, është duke u degraduar, ndërsa nuk ka asnjë investim për riparimin e saj, edhe pse në të ka një fl uks të madh lëvizjeje. “Kjo qeveri nuk është ndryshimi, kjo është qeveri pengimi dhe Berisha”, tha Elisa Spiropali, kryetare e FRESSH.
6 E shtunë, 16 shkurt 2013 ...të cilave shtetet kryesore të Bashkimit Evropian dhe SHBA, të cilat kanë meritat kryesore lobuese. Nuk është njohur nga dy anëtarët e Këshillit të Sigurimit, Rusia e Kina, si dhe ende nga pesë vende të Bashkimit Evropian (Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qipro). Shteti i dytë me shumicë shqiptare shënon si sukses raportet e reja me FMN apo BERZH, por nuk ka ende progres të dukshëm në raportet e përafrimit me Bashkimin Evropian, NATO-n, OKB dhe një numër organizatash të tjera me rëndësi ndërkombëtare. Diplomacia e Kosovës është fokusuar në problematika lokale, duke mos arritur të sigurojë mbështetje p.sh, as nga gjysma e vendeve të Konferencës Islamike, vota e të cilave pesë vjet më parë konsiderohej unanime dhe mbështetëse. Me një bilanc gri Kosova përballet sot me sfi da të mëdha të njohjes ndërkombëtare, mirëqeverisjes dhe pozitës së saj rajonale. Lidhur me njohjet alibia e raporteve gjeopolitike përdoret edhe në këtë rast, kurse pjesa tjetër e sfi dave mbetet tërësisht lokale, në Prishtinë. Tashmë është e qartë se njohja nga pesë vendet e BE përbën provën e këtyre vendeve ndaj parimeve të BE për një rajon të stabilizuar dhe të integruar. Vota kundër e tyre realisht vijon të jetë ushqim për ekstremistët dhe strukturat paralele shtetërore. Vota pro e tyre do të ishte investim për më shumë siguri, paqe afatgjatë dhe më shumë prosperitet për qytetarët e Kosovës dhe indirekt edhe për gjithë rajonin e Evropës Juglindore. Sfi da kryesor e Kosovës mbetet krijimi i një sistemi politik dhe qeverisës funksional. Në këto vite Kosova mban rekordin e zgjedhjes dhe shkarkimit të një Presidenti, për mocionin e parë të një qeverie kundër vetvetes, për kuotat e rezervuara parlamemtare për minoritetet, apo për faktin se ende është në dilemë rreth mandatit konsensual të përkohshëm të kryetarit të shtetit ashtu edhe për paketën kushtetuese që kërkon zgjedhjen e presidentit direkt nga qytetarët. Qeverisja në Kosovë reflekton probleme të mëdha administrimi dhe përgjegjësie, një nivel të lartë korrupsioni, pafuqi ndryshimi e reformimi, konfl ikte personale dhe koalicione të bazuara në marrëveshje politike joparimore. Sistemi partiak kosovar është i copëtuar në një numër të madh partish politike personale dhe krahinore, me mungesa të mëdha të identitetit politik dhe rregullave demokratike funksionale, me akuza, dorëheqje, shkarkime, shkrirje apo forma të tjera të fazës së parë të tranzicionit. Për pasojë, ka një diferencë të padukshme midis alternativave në qeveri dhe atyre në opozitë, ka probleme të mëdha në administrimin e votave dhe sistemin zgjedhor, ka përqendrim të pushteteve në një numër të kufi zuar personash dhe ka një sistem riciklimi që nuk lejon reformimin e partive, sistemit përfaqësues dhe raporteve midis qytetarit dhe institucioneve vendimmarrëse politike. Sfi da e dytë e Kosovës është krijimi i një sistemi ekonomik funksional dhe të qëndrueshëm. Kosova trashëgoi humbje të mëdha ekonomike, dëmet e luftës prekën të gjitha familjet, por 14 vjet pas çlirimit dhe 5 vjet pas pavarësisë zyrtare treguesit ekonomikë e renditin atë në vendet më të varfra në Evropë. Sipas Bankës Botërore, të ardhurat për frymë/vit në Kosovë janë rreth 3400 dollarë më pak se Maqedonia, 1600 dollarë më pak Bosnja dhe 600 më pak sesa Shqipëria. Rreth 46% e popullsisë është nën 25 vjeç dhe papunësia shënon mbi 40% të fuqisë punëtore. Një numër skandalesh korrupsioni dhe imuniteti i lidhjeve politike në raste të tilla kanë lëkundur besimin e qytetarëve tek vullneti dhe aftësia e institucioneve për të luftuar realisht korrupsionin. Kosova nuk arriti të mësojë nga gabimet e vendeve të tjera në rajon, përkundrazi, aplikoi të njëjtat metoda dhe u ndesh me të njëjtin produkt negativ. Në kushtet e saj specifi ke, korrupsioni mbetet një rrezik real për stabilitetin dhe demokracinë. Ai vuri në dilemë ndjenjën solidare të shtetit të Kosovës ndaj luftëtarëve të UÇK apo grupeve vulnerabel, refl ektoi probleme serioze në fushatën zgjedhore dhe produktin e saj parlamentar, si dhe ndikoi shpesh edhe në dëmtimin e imazhit ndërkombëtar të Kosovës. Sfi da e tretë e Kosovës mbeten raportet me shtetet fqinje dhe pozicioni që ajo dëshiron për veten e saj në rendin e ri evropian e botëror. Gabimisht kjo duket se është prioritare në agjendën politike. Procesi i bisedimeve me Serbinë është kryesisht projekt perëndimor, nën drejtimin e tyre, ku Kosova ka rol dytësor dhe ku produkti i procesit do të sjellë largimin përfundimtar dhe real të Serbisë nga problematika dhe sovraniteti i Kosovës. Detyra e vetë politikës kosovare është lehtësimi i këtyre përpjekjeve perëndimore, jo kundërta. Retorika nacionaliste për efekte elektorale, nismat lokale pa konsultim perëndimor si dhe sidomos kërcënimet populiste me bashkim ndërshqiptar ndaj kritikave perëndimore janë e mbeten një investim i gabuar në projektin e Kosovës demokratike dhe Evropiane. Kosova është e lirë kryesisht falë SHBA dhe NATOs, lidershipi i të cilave nuk mund të vihet asnjëherë në dyshim. Çdo sjellje tjetër që injoron këtë meritë dhe interes historik apo që rikthen kujtimet negative të perandorive pushtuese ose regjimeve izoluese përbën investim kundërproduktiv. Nga ana tjetër këshilla për një Kosovë aktive në marrëdhëniet rajonale nënkupton nevojën për një projekt të ri zhvillimi real dhe funksional në dobi të ekonomisë dhe qytetarëve të Kosovës. Le të shohim rastin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Disa pengesa të panevojshme që lidhen me shkëmbimet tregtare të produkteve dhe mallrave e zhvendosen burimin furnizues në vende të tjera, duke dëmtuar ekonomitë e dy vendeve. Projekti për një port shtetëror të Kosovës në Shëngjin mbeti gjithashtu deklarativ, numri i fi rmave ndërvepruese të biznesit mes Prishtinës e Tiranës është ende minimal dhe se tregu ndërshqiptar ende vepron i shkëputur ose si shtojcë e tregjeve të tjera lokale në rajon. I njëjti bilanc vlen edhe në aspekte të tjera të bashkëpunimit social, kulturor, turistik, arsimor, sportiv, etj, sektorë ku ende ka një diferencë të dukshme midis deklaratave dhe premtimeve pompoze dhe rezultateve konkrete në terren. Në Tiranë nuk ka asnjë zyrë specifi ke dhe zyrtar të lartë që merret me Kosovën dhe anasjelltas. Vizitat janë kryesisht protokollare ose mbi bazën e njohjeve personale dhe projekteve elektorale, duke mos lënë gjurmë në brendësinë funksionale të marrëdhënieve politike, ekonomike e kulturore. Së fundi, Kosova, ashtu si Shqipëria dhe ndonjë vend tjetër në rajon, ndodhet në momentin historik të përcaktimit të trendit demokratik të dekadave të ardhshme. Janë vende me shtet por kanë nevojë për shtetarë dhe zbatim të ligjit, janë vende demokratike por kanë nevojë për frymë dhe demokraci funksionale, janë vende me popullsi të re por kanë nevojë për energji dhe vizione të reja zhvillimi, janë vende pro perëndimore por kanë nevojë për akte konkrete që jetësojnë dhe shndërrojnë në sistem vlerat e modelit perëndimor, janë vende fqinje dhe me identitet të njëjtë kombëtar, por kanë nevojë të kalojnë nga retorikat populiste në akte konkrete që krijojnë ndërveprim të tregut, shkëmbimeve, ideve dhe projekteve afatgjata, janë vende të krijuara nga shpresa të mëdha, por që kanë nevojë të krijojnë perspektiva të mëdha për qytetarët e tyre. Siç Klinton këshillonte dje dhe siç Obama këshilloi në mesazhin e 5 vjetorit, Kosova pra ka nevojë për të fi tuar paqen, përmes demokracisë, shtetit funksional dhe sundimit të ligjit. Një lajtmotiv që nuk duhet fshehur pas ceremonive pompoze dhe retorikave patriotike të 5 vjetorit, por që duhet të marrë të gjithë vëmendjen, seriozitetin dhe energjitë pozitive të politikës, institucioneve dhe qytetarëve vendimmarrës të shtetit më të ri evropian, Kosovës. SPECIALE Sfi dat e shtetit që mbushi 5 vjeç Koment NGA AFRIM KRASNIQI vijon nga faqja 1 Flamuri që më dha shqiptari nga Australia Tinka Kurti: Dita e Pavarësisë në Kosovë Lajmi Dëshmitaret okulare që shkuan me grupin e 20 intelektualeve nga Shqipëria në Prishtinë rrëfejnë ngjarje, takime dhe emocione për ditën e bekuar të shqiptarëve, Pavarësinë e Kosovës. TIRANE ZENEPE LUKA MË 17 SHKURTIN e pesë viteve më parë Prishtina u ndez nga kënga e vallja, lotët e puthjet. Në temperaturën – 12 gradë Hotel Grandi u ndez fl akë nga duartrokitjet. Thirrje:”Kosova e Pavarur”, “Rroftë Shqipëria”... Reportazh Janë 20 intelektuale nga Shqipëria “dëshmitaret okulare” të asaj ditë-dasme të madhe më 17 shkurt 2008. Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Roza Anagnosti, Besa Imami, Makbule Ceco, etj, rrëfejnë për ditën e bekuar të shqiptarëve, Pavarësinë e Kosovës. Pesë vjet më parë me një fl amur të madh u nisëm nga Vlora në udhën e gjatë, për të përjetuar ëndrrën shekullore. Udhëtuam në rrugën e vjetër duke kapërcyer Qafën e Malit mbushur me dëborë. U ulëm për të pushuar pak në restorant Gjallica dhe pastaj të dehura me shlivën e famshme të Kukësit dhe emocionet u nisëm drejt Prishtinës, për të bujtur të gjitha në shtëpinë e deputetes Flora Brovina. Aty kaluam një natë të pagjumë, për të prekur sa më shpejt ëndrrën shekullore të 17 shkurtit, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Kjo ishte edhe ëndrra e Nermin Vlorës, që të shihte me sytë e saj Kosovën e Pavarur, por kjo ngjarje erdhi 4 vjet më vonë, pasi ajo mbylli sytë. “Jam e lumtur që përqafova Florën, mbesën e Isë Buletinit, unë mbesa e Ismail Qemalit, këtu në Vlorë dhe ëndërrojmë që shpejt të takohemi në Kosovën e Pavarur. Dua ta jetoj këtë ditë, nëse jo, nuk do të më tretë toka në Kaninën e lashtë”, i tha ajo Brovinës. Ishte ky amanet, një shkak më shumë, për t'u nisur atë ditë të akullt të 16 shkurtit drejt Prishtinës me një grup grash të inkuadruar në Fondacionin që ka emrin e Nermimit... Prishtina ishte “pushtuar”nga shqiptaria. Ndërsa të gjithë kishim mbërthyer vështrimin tek monitori gjigand, sa një faqe muri, për të prekur sekondën, për të cilën kemi pritur një shekull: “Kosova shpallet shtet i pavarur”, deklaruar nga Ashim Thaçi, një burrë i moshuar, kërkon lejë të futet mes grupit tonë dhe i drejtohet Tinka Kurtit me fjalët: ”Më lejo, artiste e madhe të dhuroj këtë flamur, që e kam sjellë nga Australia e largët, që e kam mbajtur nën jastëk një jetë të tërë dhe të vendos në kokën tënde qeleshen e bardhë- simboli i shqiptarit. Ishte një moment emocional, që u përcoll me duartrokitje të nxehta, lot mallëngjimi dhe aparati fi ksoi këtë foto që botohet për herë të parë. Tinka Kurti shprehet pas 5 vjetësh: “Kjo foto, ky fl amur, janë një kujtim i bukur, që më zgjojnë emocionet e asaj dite të madhe për shqiptarët. Sot në ditën përkujtimore, i putha me mall dhe emocion. Në atë lum gëzimi, unë kam një peng, -thotë Tinka me sytë e mbushur me lot. -Nuk munda të marr emrin e atij shqiptari që më dha dhuratën më të shtrenjtë, që ta telefonoja dhe uroja në këtë 5-vjetor të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”. Tinka Kurti NË FOTO: Thaçi, Krasniqi dhe Sejdiu gjatë fi rmosjes së Pavarësisë së Kosovës
23E diel, 17 shkurt 2013 FJALEKRYQI PA SKEME IPR S K HORIZONTAL 1. Eshtë i ndaluar në kthesa. -Janë tek në pafta. -Fillojnë takimin. 2. Mund të imponojë karantinë. -Vreri pa kufi j. -Oerter që hidhte diskun. 3. Eshtë skllavëri. -Mund të jenë shkencore të tilla. 4. Në fund të fundit. -Inicialet e Mascagni-t. -Thonë se nuk gjykohen. 5. Parashtesë për pesë. -Janë kapakë me tituj. 6. Steëart këngëtare. -Eshtë emri i... popullit. 7. Një pjesë e taktikave. -Showgirl italiane. 8. Rupert aktor. -Marubi i fotografi së. 9. Qendër fetare. -Eshtë veshje tahitianësh. -Vitet pa kufi j. -Pak aromatike. 10. Studiohet nga heraldika. -Fillojnë ngadalë. -Një galeri në... hekurudhë. 11. Një bas me katër tela. -Lane aktore. -Eshtë copë torte. 12. Janë baballarët. -Janë lëndina. -Pak sezhkane. VERTIKAL 1. Ishte shkolla e Aristotelit. -Eshtë lartësi e... piramidës. -Italia në internet. 2. Ribashkuar pjesërisht. -Qe perëndesha e fi tores. -Pak sterilitet. 4. Eshtë anëtar i një sekti. -Një pjesë e tartarëve. 5. Eshtë ngordhësirë. -Një penale është krim. 6. Bel i Maupaasant. -Një krem... ëmbëlsirë. 7. Qe gruaja e parë e Jakobit. -Eshtë sëmundja e vibrionit. 8. Inicialet e Asimov. -Janë çerdhe. -I ka të ndryshme divi. 9. Eshtë rritje e tonit musoklar. 10. Inicialet e Adjani. -Emër burri. -Një pjesë e gadishullit. 11. Kërcëhej nga Zorba Greku. -Ndodh në kufi j. 12. Kush s'i mban del fjale. FJALEKRYQI SPORTIV -Ekstreme në ekstreme. 13. Mund të jenë kënge dhe fi lmash. 14. Një i racës së pastër. -Me të bëjnë një tufë. 15. Rita këngëtare. -Blasco që shkroi Kasollja. 16. Janë ata që na përkasin. -Prishin kohën. 17. Një vegël. -Cage aktor. A K A M P I N Z A R A T A T I M M O R I B A N K E T S E P A T A A P I L O R F A O P E R E T D E M B E L I F A N D A N G O O R I S O H I S T O R I A N E A N T I K A R T O M A N T E T S T E R M A T E R I A L E I T O L A F E N E L O N D P A K A R E S O K A R L L E O V A L E L E T I P O I I I E M I R E T L T E R A N G R P I L A T I A A U T A N G L E Z P E R I M E T PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT PA SKEME M I K E P A U L D I N A M O A D X H R C A L S O T R E X H A R C E M A R C S T E M I T A V T O D I S E E O L O R I K X A V I H E R N A N D E S O L I R X A B I A L O N S O I T R I Z A H A T L E T E G I V A N A R T L T R E T E S E R I K R E I I M E G R I S A T C A R O M A PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR S E K S E R I E N T I H A M A M I P M R A E P H I P O L I T A N P A R A K A L I M E D R I T A R E T P P R I T I O E A O S A D A E M I N E D L A K E N E T E I D I H T N H T A A N N A R I A D R M A R A N I M A R T I S T I T E M I L I T A N T E T T DASHI Sot me hënën në shenjën e Peshkut do arrini të merrni lajme të mira ligjore. Puna do përmirësohet dhe ndryshimet që mendoni të bëni aty do jenë positive dhe shumë premtuese.Në asnjë moment nuk duhet të largoheni nga endrra juaj. DEMI Dita e sotme sjell nje synim apo qëllim të ri I cili do përkrahet dheju do arrini të merrni më të mirën në këtë drejtim .Në jetën tuaj sociale sot do jeni të suksesshëm dhe madje do keni njohje të reja dhe do argëtoni më së miri. BINJAKET MERI Asgjë nuk duket shumë e vështirë sot për ju sidomos në fushën e karrierës planeve dhe optimizmit për të ardhmen.Ka mundësi që të merrni një lajm I cili do ju gëzoj shumë sin ë aspektin e jetës personale ashtu dhe për planet e së ardhmes. GAFORRJA Di ta e so tme me sa duke t ka më shumë hapësira në lidhje me veprimtarinë tuaj.Do keni mundësi të udhëtoni apo të kontaktoni me njerëz të dashur por që për një arsye janë largë jush në këtë periudhë. LUANI Sot do dilni nga ndikimi I egoizmit të tepruar .Do shpreheni më shumë me partnerët tuaj dhe madje do doni të jeni vetëm me tan ë moment më intime .Në aspektin ekonomik do arrini një sukses I cili do ju bëj të ndeheni më të sigurt. VIRGJËRESHA Dita e sotme me sa duket do jetë fi llimi I mirë I një bashkëpunimi.Mund ta shikoni si një mundësi e cila ju jepet në një moment krejtësisht të papritur dhe duhet ta shfrytëzoni. Mund të keni edhe një lajm shumë të mirë ekonomik. PESHORJA Me sa duket puna dhe inisiativat tuaja sot do kenë përparësi dhe mundësi realizimi.Ka ardhur moment që jut ë bëni ndryshimet që nuk kishit mundur ti bënit deri tani.Mund të ndërmerni akoma edhe udhëtime apo inisitiva të rrezikshme. AKREPI Me sa duket ju do jeni në qëndër të vëmendjes në l idhje me shanset apo mundësit që do ju jepen në lidhje me anën sentimentale.Një njohje shumë e rëndësishme do jetë për ju fi llimi I një veprimtarie krijuese. SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT Dita juaj do ketë të bëj më shumë me situate të cilat lidhen me të afërmit por edhe me planifikime në lidhje me karrierën.Do arrini një sukses I cili ju vë në qëndër të vëmendjes dhe të punëve të cilat ju japin pozicion drejtues. Dita e sotme ka shumë shanse të mira në lidhje me jetën tuaj personale por edhe në cështje që lidhen me ekonominë. Do merrni më shumë vendime të cilat ju sjellin fitime apo të ardhura të qëndrueshme. Kadri Vokopola SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË S T O L G A T I A S T E N I S P O R T E T U M A A M O O A D A E L E G A N T E T I E K O N O M I A I M I N I M A L E L E K K E P E L A N I T E P A O A T N D I L E T R A U A T I L A A R B E N A R E N E T N O R D I B R A N E I S E M U R I K I M ASTROLOGE - 0900 673 4000 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 DUHET TË NXINI 33 KUTI 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT SPORTIV HORIZONTAL 1. Qe kampion legjendar i notit 7. Pierce e tenisit. 10. Fillojnë aksionin. 11. Të pareat në episode. 12. Një Tefi k mbrojtës i yni. 14. Qendër tatimi. 15. Fillojnë teorikisht. 17. Institucione Rajonale Gramsh. 19. Eshtë Grande Boucle. 25. Futbollistio në foto. 28. Futbollisit në foto. 30. Organizma Sportive Përmet 31. Gjysmë assist 32. Agjenci Ajrore Tiranë. 33. Kufi zojnë të gjitha rastet. 34. Ngec në kufi j. 36. Ortega që thiirej “el Burrito”. 38. Lorik te Lazio. 40. Gjysma e daljes 41. Eshtë për medaljen e parë. 43. Taho që qe futbollist vlonjat. 44. Skuadër daneze VERTIKAL 1. Navratilova teniste. 2. Kola ish-bomber bardheblu (inic). 3. Një çiklizëm në pistë 4. Inicialet e Penn aktor. 5. Qendër ditore. 6. Kufi jtë e zonës. 7. E përditshme spanjolle sportive. 8. Peruzzi që qe portier. 9. Qendër kurimi. 13. Liza e Cabaret. 14. Janmë veshje sportive. 15. Skuadër spanjolle. 16. Kështu është gjuajtja që pritet me shumë vështirësi. 18. Një gjuajtje në portë në rugby. 20. Eshtë bomber te Roma. 21. Drejtori Arsimore Përmet. 22. Rrasa pa zë. 23. Zanore në parodi. 24. Veliu te Flamurtari. 25. Kanal televiziv amerikan. 26. Fund dhjetori 27. Donna Summer. 29. Mesfushor brazilian te Chelsea 35. Tre asa 36. Një përgjigje në celular. 37. Artikulli para Vegas. 39. Numër i shkurtër. 42. Të parat në rezultat. nga zonjanga zonj j p RH Dita e sotme do flas më shumë për ekonominë dhe zhvillime të mira në këtë drejtim.Mund të keni mundësinë të avanconi edhe në cështje ligjore apo fi rmosje kontratash me vlerë për ecurinë tuaj.Lajme të mira në planin sentimental. Dita e sotme ju jep shansin të merreni me cështjet familjare të cilat doni sdoni duhet ti përparoni drejt zgjidhjes apo ndryshimeve.Ka mundësi të zhvendosjes apo ndërtimeve që kanë të bëjnë me ambjentet tuaja. SUDOKUI KRIPTOGRAFUAR
2 E shtunë, 16 shkurt 2013 POLITIKE Motra e Ziverit, ekspertit Çardaku: Të drejtën do ta gjejmë 21 janari, ish-ministri akuzon kryeministrin si urdhërdhënës: Krim shtetëror Brokaj: Mjeku Berisha vuri dorë mbi kufomat “Monstruoze manipulimi i provave mbi sendet e kufomës” Lajmi Ish-ministri i Mbrojtjes dhe Shëndetësisë akuzon Berishën se ka urdhëruar tërë hallkat e përfshirjes në çështjen e 21 janarit për të manipuluar procesin. Ai thotë se ky është një krim shtetëror e ndërkombëtarët duhet të kuptojnë se nuk ka demokraci me Berishën. TIRANE JAKIN MARENA Ish-sh ministri i Mbrojtjes, njëherësh ish-ministër Shënde-tësie dhe njëri ndër mjekët më të njohur në vend, prof. Sabit Brokaj në një intervistë për gazetën “Shqiptarja. com” ka akuzuar Berishën si urdhëdhënësin e vrasjeve të 21 janarit ku humbën jetën katër demonstrues të pafajshëm, ndërsa e akuzon dhe për manipulimin e provave e fshehjen e krimit sipas tij shtetëror. Brokaj deklaron se mjekët, garda, gjykata, prokuroria dhe gjithçka janë nën presionin dhe kërcënimin e kreut të qeverisë, aq sa erdhi momenti që u rrëzua dhe ekspertiza e FBI, e kërkuar vetë nga qeveria shqiptare që solli zemërimin dhe reagimin sipas e vonë dhe të ambasadorit amerikan Arvizu. Për të përsa kohë të jetë Berisha në këtë post nuk ka demokraci, s'ka zgjedhje të lira e të ndershme dhe zbardhje të vrasjeve në Shqipëri, ndaj duhet larguar. Prokuroria akuzon ekspertin Çardaku për manipulim të provave për vrasjet e 21 janarit. Komenti juaj? Do mjaftonte vetëm kjo për të provuar që krimi është shtetëror. S'ka mjekë, ekspertë mjekësorë ndër vite te ne apo në botë që të bëjë veprime të tilla, të sajojë prova. Dihet formimi profesional, etika profesionale dhe përgjegjësia. Fakti që ky mjek bën këtë veprim, apo mjeku tjetër i spitalit ushtarak jashtë çdo lloj detyrimi shkencor, profesional, ligjor foli për llojin e armëve që kanë qëlluar, kur dihet që eskpertiza mjekësore merret vetëm me llojin e plagës e karakterin e dëmtimeve, jo në atë aspekt që ai foli për armë të lehta, të vogla etj etj., tregon shumë mirë krimin shtetëror. E dyta, me të gjithë këtë vertikale ku janë angazhuar të gjitha nivelet, Garda me krimin që qëlloi, policia, mjekët e ekspertizës mjekoligjore dhe ai i Spitalit ushtarak, gjykata dhe më saktë gjithë këto hallka të këtij sistemi zinxhir tregojnë një gjë: Se është autoriteti i lartë që i bën këta që të shkelin ligjin, të shkelin të vërtetat, të manipulojnë provat. Dhe autoriteti më i lartë është ai që ka urdhëruar. Absolutisht nuk do ta detyronte atë mjek asnjë lloj kompromentimi dhe as kërcënimi për të bërë atë gjë që bëri, nuk do të detyronte mjekun e spitalit ushtarak të bënte atë pohim skandaloz, përçse autoriteti i atij që ka dhënë udhër. S'mund të bënin gjykatësit atë gjykim aq skandaloz, përveçse kur urdhëruesi i vrasjeve i ka urdhëruar apo kërcënuar ata. Prova e fundit për mua e mbylli rrethin apo ciklin e gjithë veprimeve të urdhëruara nga kryeministri i Shqipërisë. Do të mjaftonte vetëm kaq për të vënë gishtin se kush është urdhëdhënësi i vrasjeve të 21 janarit. Ju jeni mjek, keni hasur ngjashmëri të futjes së duarve në prova kaq hapur, duke fi lluar nga diktatura deri te Hitleri...? Në sistemet diktatoriale, e vërteta është se, sidomos në marrjen e pushtetit manipulojnë ndaj kundërshtarëve. Fjala vjen Hitleri, i vuri fl akën Rajshtagut dhe tha se e bënë komunistët me Dimitrovin etj. Por ai pavarësisht se manipuloi ndonjë provë, ama nuk arriti që në plagë të fusë prova, apo të manipulohet më saktë mbi provat mbi kufomën apo mbi sendet e kufomës, pasi s'kishte pse ta bënte. Kështu që këtu del karakteri monstruoz i urdhërit të dhënë për manipulimin e provave. Edhe diktaturat i bëjnë si të thuash, me më shumë dinjitet krimet e tyre se sa është bërë ky gjesti i fundit për 21 janarin. Reagimi i SHBA ka qënë vërtetë i ashpër pas dhënies së vendimit të pafajsisë për gardistët. Komenti juaj për këtë reagim të vonë? Për mua ka dy anë. Një anë është për faktin se realisht Arvizu ishte mbrojtësi i Berishës. Berisha kështu ka bërë me shumicën e ambsadorëve amerikanë, pasi u blen mendjen në fi llim, dhe ata e mbështesin. Kuptohet mbështetja vjen nga synimi për të ruajtur stabilitetin dhe pastaj kur ata konstatojnë shkelje të rënda të karakterit demokratik të qeverisjes apo të politikës së Berishës, natyrisht që reagojnë. Por tashmë Berisha u ka blerë mendjen e u ka shkelur “majën e këpucës”. Prandaj dhe Arvizu u kthye nga “Qabeja” që të mbajë atë qëndrim në favor të demokracisë dhe jo në favor të stabilitetit në diktaturë, siç e pati mbajtur në fi llim ai. Ana tjetër më e rëndësishme, është fakti se u angazhua FBI dhe nuk mund të diskutohen provat e FBI-në në asnjë vend në botë dhe jo më nga drejtësia e kompromentuar e injorante në Shqipëri. Dihet fare mirë që ata gjyqtarë, për të mos thënë se dhe prokurorët kishin lënë hapësira për të manipuluar për gjyqtarët, gjithçka e kanë bërë nën presionin e urdhërdhënësit për vrasje. Prandaj, në këtë pikëpamje, amerikanët nuk mund të duronin dot më. Për ta drejtësia dhe e vërteta është e shenjtë. Aq më shumë që dhe ata hynë në valle seriozisht, nuk u futën në valle si për Trebickën, që ishte vetëm një lojë ekspertiza, madje e padenjë për një vrasje. Ata hynë me FBI-në, të kërkuar nga Shqipëria zyrtarisht dhe ndërkohë që gjithçka duhej të mbështetej në ekspertizën e tyre, ajo u hodh në kosh. Vetiu që do reagonin amerikanët, aq më shumë që kursi i Berishës në këto muaj është tejet skandaloz, shumë i debatueshëm dhe shumë i rrezikshëm. Prandaj mendoj që pika derdhi kupën. Ju thoni se reagoi vonë ambasdadori amerikan...? Berisha i ka shkelur Arvizu jo majën e këpucës, por krejt këmbën. Në kohën kur Arvizu duhej t'i thoshte Berishës nxirr kriminelët dhe vrasësit nga Kryeministria dhe çoi në prokurori, lante gojën. Shkonte te prokuroria dhe na zbuste ne për mllefi n që kishim dhe nga ana tjetër nuk vente te Berisha që t'i thoshte që të nxirrte vrasësit, që rrinin në kryeministri dhe manipulonin provat. Tani Arvizu del e reagon. Reagon sepse është poshtëruar dhe natyrisht është përballë një shteti që nuk shkelet kollaj në autoritetin e tij. Kur i është angazhuar FBI në këtë valle. Ky ka qënë shkaku i jetëgjatësisë së Saliut, sepse i janë pranuar dhe krimet. Nuk kishte skandal më të madh se sa kur ambasadori fl iste për deputetët apo për ndonjë organizatorët, sipas ndonjë informacioni të dhënë nga Ylli i SHIUt të servirue nga Berisha, sepse demek do të bënin çudinë ata deputetët e PS, kur vrasësit i mbante Berisha në kryeministri dhe Arvizu nuk i thoshtë që t'i nxirrte, ndërkohë që bënte poza me Ina Ramën në krahun tjetër. Mendoni që në këtë situatë të pafavorshme për të kreu i qeverisë mund të fusë duart te vota dhe çfarë duhet të bëjë opozita...? Një person që urdhëron vrasje, që është implikuar realisht në krime, nuk e ka fort problem të merret dhe me komisionerët. Një person që ka përballë ekspertizën e FBI, pohimet e rëndësishme të autoriteteve më të larta amerikane për 21 janarin, apo të BE se ka për gjë të tallet me komisionerët për t'i blerë apo kërcënuar për t'i trembur ata. Aq “Nëse do flitej për zgjedhje realisht korrekte, ato do fillonin nga Berisha. Me apo pa këto qëndrime të SHBA e BE, Berisha do të luftojë për pushtetin, për të manipuluar votat dhe rezultatin” “Ish-presidenti Ramiz Alia, ishkryeministri Fatos Nano hynë në burg, apo të tjerë që shkuan para drejtësisë, madje dhe pa bërë gjë. Kurse Berisha i kërkuar për shumë krime, s'njeh drejtësinë” FBI-ja “Amerikanët s'mund të duronin dot më. Për ta drejtësia dhe e vërteta është e shenjtë. Aq më shumë që hynë në valle seriozisht, nuk u futën në valle si për Trebickën, që ishte vetëm një lojë ekspertiza, madje e padenjë për një vrasje. Ata hynë me FBI-në”. Motra e Ziver Veizit, ndërsa përshëndet apelimin që Prokuroria i ka bërë vendimit të gjykatës së Tiranës për “21 Janarin” shprehet se s'beson se dhe shkalla e dytë e gjyqësorit do japë drejtësi. Trëndafi le Veizi, në një intervistë për “A1 Report” thekson se, nësë vertetohet se janë manipuluar provat, kjo është një akuzë e rëndë ndaj sistemit gjyqësor në Shqipëri. Mbështesim apelimin e prokurorisë. Për ekspertin Ndoc Çardaku do të thoja të mos mendojë se ne jemi të paaftë dhe nuk do kërkojmë të drejtën. Do vijë një ditë që do ta gjejmë këtë të drejtë”, tha Trëndafi le Veizi. Ajo theksoi më tej se pas vendimit të turpshëm që dha Gjykata e Shkallës së Parë për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, nuk ka besim se Gjykata e Apelit do të japë ndonjë verdikt të drejtë, por shton se nuk do të lodhet së kërkuari drejtësi, për vëllanë e vrarë, para Kryeministrisë ndërsa protestonte për të drejtat e tij, më 21 janar 2011. “Ne nuk kemi besim te kjo qeveri dhe nuk kemi besim që me këtë qeveri do të dalë e drejta. Dua të di: çfarë krimi bëri vëllai im që u vra me duar në xhepa në mes trë bulevardit?!” deklaroi për “A1 REPORT”, Veizi. NË FOTO: Prof. Sabit Brokaj NË FOTO: Demonstrata e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 vetë
4 E shtunë, 16 shkurt 2013 AKTUALITET PS: 21 janari, janë manipuluar provat. Të arrestohet Çardaku Ministria e Brendshme: S'ka asnjë manipulim Zëdhënësi Olli akuzon Edi Ramën si përgjegjës për krimin Ministria mban peng videon e manipuluar Lajmi Ministria e Brendshme ka kundërshtuar versionin e prokurorisë, duke nënvizuar se nuk ka asnjë manipulim me provat për 21 janarin nga ana e ekspertit Çardaku. Zëdhënësi Olli ka akuzuar Ramën si përgjegjës për krimin, por refuzon të japë videon për mediat. TIRANE Akuza “Duke ndjerë fundin e tij politik, i ndodhur përballë viktimave të tij, Rama po stigmatizon e sulmon gjithçka e të gjithë. E verteta është se më 23 qershor, shqiptarët me votën e tyre, do t'i japin fund përgjithmonë marrëzisë së trillimeve, shpifjeve, sulmeve verbale dhe fi zike, marrëzisë së bllokimit dhe izolimit”. Edhe sot e kësaj dite, në gjithë këto vite demokraci e zhvillim, shëndetësia është një nga pikat më të trishtuara që ne kemi mundur të ndërtojmë. Sot, edhe më i pasuri i Shqipërisë, edhe njeriu me mundësitë më të mëdha financiare, për t'u kuruar nga një sëmundje e papritur, nga një aksident, nga një e keqe shëndetësore, nga e cila askush nuk ka imunitet, duhet të mbledhë plaçka dhe familjarë e të ikë jashtë Shqipërisë, duke kaluar dogana, duke marrë avionë e makina për një sëmundje që mund të rëndohet edhe vetëm nga lëvizjet. Askush, mendoj vërtetë askush, nuk është aq i pasur dhe aq i pushtetshëm në Shqipëri, sa të ketë të siguruar një shërbim shëndetësor dinjitoz. Asnjë strukturë shtetërore, apo private nuk ofron shërbim të plotë: Ose mungon një gjë, ose një tjetër. Kur problemi qëndron edhe për një shtresë super të pasurish, po qytetarët që kanë mundësi të vogla e të mesme financiare? A mund t'i afrohen ata strukturave private? Gati e pamundur, ose u afrohen për shërbimet minimale, të reduktuara. Pa llogaritur ankthin ku jetojnë mjekë dhe pacientë ndërsa përballen me njëritjetrin me rregulla të paqarta që i çojnë në një ekzistencë reciproke denigruese. Shkatërrimi i Shëndetit publik shqiptar (ose mosrimëkëmbja asnjëherë e strukturave shtetërore) ka ecur me të njëtin hap të lulëzimit të klinikave private, por as këto, sot, nuk mund të ofrojnë një shëndetësi europiane. Për këtë shkatërrim janë përgjegjëse të gjitha qeveritë e 20 viteve, edhe pse është akoma më e trishtë që kulmin po e arrin në periudhën kur Qeverinë e drejton Doktori. Rama tani për tani ka meritën që po transformon çështjen e Shëndetësisë në një temë fushate elektorale. Ndoqa nga Elbasani shëndetësinë që mendon të realizojë kryesocialisti pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Ashtu si e thotë është shëndetësia që të gjithë do të donim: të djathtë, të majtë, ekstremistë, nacionalistë, patriotë apo artistë. Jemi të gjithë të barabartë para Shëndetit. Kemi nevojë për një shëndetësi të drejtuar dhe e menduar nga mjekët dhe jo ministrat. Shëndetësi me mjedise dinjitoze dhe mirëorjentuese. Shëndetësi ku paratë që investohen, të mos shërbejnë për të vënë pllaka mbi pllaka dhe tendera të korruptuar, por të kujdeset për furnizimin me ilaçe në sasinë dhe kohën e duhur! Shëndetësia njerëzore, si për mjekun ashtu dhe pacientin. Blog/ Periferi NGA ALBA MALLTEZI Në pritje të një shëndetësie njerëzore Faktin tronditës të Prokurorisë se eksperti i gjyqit të 21 janarit, Ndoc Cardaku është fi lmuar duke manipuluar provat, me qëllim për të justifi kuar versionin e plumbit rikoshet, PS e quajti një ngjarje të rëndë. “Evidentohet edhe një kriminel tjetër, ky Ndoc Cardaku medemek ekspert i Ministrisë së Brendshme që paska pasur guximin të manipulojë provat për të justifi kuar versionin e Sali Berishës e vrasjes nga plumb rikoshet. Eksperti Ndoc ka menduar se mund të hedhë poshtë ekspertizën e FBI duke shtyrë me gisht ashkla druri në rrobat e të ndjerit Ziver Veizi, për të justifi kuar versionin e plumbit rikoshet. Ne kërkojmë arrestimin e menjëhershëm të eksperit Ndoc Cardaku. Ky është një kriminel që ka guxuar të manipulojë provat njëlloj si ata që urdhëruan e ekzekutuan vrasjen e Veizit, Myrtajt, Nikajt dhe Hekuran Dedës”, tha Tahiri. Ai tha se PS premton publikisht se pas 23 qershorit, të gjithë ata që kanë dorë e gisht për 21 janarin, nga doktori i Spitalit Ushtarak, shefi i sistemit kompjuterik në Kryeministri, eksperti Ndoc bashkë me urdhëruesit e ekzekutorët, Kryeministri në krye do trajtohen me të gjithë respektin që meritojnë si të akuzuar për një krim shtetëror. Brozi: “Berisha të ndalohet nga shqiptarët, jo të huajt” Ish-kreu i Kasacionit Zef Brozi i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë dhe opozitës që të mos tregohet naive e të presë që ndryshimi të vijë nga ndërkombëtarët. “Mos prisni që Berisha të ndalohet nga ndërkombëtarët, është naivitet. Janë shqiptarët që duhet ta ndalojnë”, tha ai. Brozi nuk kurseu akuzat as ndaj OSBE kur thotë se nga arbitër është kthyer në lajkatare e Qeverisë. “Unë jam zhgënjyer shumë nga raportet e OSBE. Duket shumë naive që opozita shpesh pret raportin e OSBE-së për të deklaruar edhe qëndrimin e tyre zyrtar. Fakti që demokracia në Shqipëri është në këtë gjendje nuk është ndonjë tregues pozitiv i punës së OSBE”, tha në A1Report Brozi. Ministria e Brendshme hodhi poshtë aku-zat për manipulim të provave në procesin e 21 Janarit nga ekspertët e saj shkencorë, por nuk ua jep mediave videon e ekspertizës mbi trupin pa jetë të Ziver Veizit. Në këtë video, Prokuroria pretendon se duket vendosja e ashklës në trupin e Veizit nga eksperti shkencor Ndoc Çardaku. Zëdhënësi Leonard Olli, tha se ekspertët e Policisë Shkencore kanë kryer ekzaminimin e provave në vendngjarje me kërkesë të vetë prokurorëve ndërsa puna e tyre është mbikëqyrur nga afër nga ofi cerë të Policisë Gjyqësore “të cilët, pasi firmosën procesverbalet, i morën në dorëzim”. Olli theksoi se procesverbalet në fjalë janë pranuar si provë gjatë procesit, ndërsa materialet filmike i ka si Prokuroria ashtu edhe gjykata. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme nënvizoi se ekspertiza është “fi lmuar me kërkesë të ekspertëve shkencorë” për të garantuar vlerën e saj si provë në proces. Olli më pas akuzoi kryesocialistin Edi Rama, i cili “duhet të ishte vetë në bankën e të akuzuarve”, se po shpif mbi “punën profesionale të ekspertëve të laboratorit shkencor”. “Edi Rama nxori me zë dhe me fi gurë një ndër organizatorët e porositur të dhunës dhe përpjekjes për rrëzimin me forcë të pushtetit legjitim, për të implikuar politikisht një proces të drejtësisë, ndërkohë që ai vetë dhe kasneci i tij, duhet të ishin në bankën e të akuzurave”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Olli. I ndodhur në panik nga krimi që mban mbi supe, Edi Rama dëshiron të fshehë të vërtetën”, shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, “bazuar mbi moton shpif-shpif se diçka do të mbetet”. Sipas Ollit, Rilindja e socialistëve është vetëm një tendecë për t'u kujtuar shqiptarëve kohën e totalitarizmit, ndërsa akuzat e Partisë Socialiste për manipulim të provave, “tregojnë panikun që ka pllakosur pinjollin e bllokut”, i cili “po stigmatizon gjithçka dhe të gjithë”. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Olli përfundoi deklaratën e tij duke theksuar se “më 23 qershor shqiptarët do t'i japin fund shpifjeve, trillimeve dhe marrëzisë së izolimit”. REFUZIMI Gjatë prononcimit për shtyp, zëdhënësi shfaqi në një monitor një material filmik që tha se tregonte punën e ekspertëve në ekzaminimin e provave. Olli tha se video në fjalë do të vihej menjëherë në dispozicion të mediave. Pak pas prononcimit, A1Report dhe Shqiptarja.com i kërkuan zëdhënësit një kopje të videos dhe ai tha në telefon se nevojitej një kërkesë me shkrim. Më pas redaksia ritelefonoi Ollin për ta njoftuar se kishte nisur kërkesën e shkruar, por zëdhënësi tha se duhej pritur e hëna pasi mbasditen e së shtunës Ministria e Brendshme nuk kishte asnjë person që të protokollonte kërkesën e paraqitur. “Përndryshe, nuk ua jap dot”, u justifi kua ai. NË FOTO: (lart) Plumbi që ka vrarë Ziver Veizin (djathtas) Dy sopat e drurit me të cilat kanë manipuluar provat
13E diel, 17 shkurt 2013
5E shtunë, 16 shkurt 2013 Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama prezantoi dje në qytetin e Peqinit, kandidatin që do të garojë për deputet në këtë zonë më 23 qershor, gazetarin e njohur Alfred Peza. Në këtë takim, përveç kryesocialistit kanë folur edhe kreu i PS të rrethit, Bukurosh Maçi si dhe deputeti i PS në këtë zonë, Skënder Hasa, të cilët kanë mirëpritur dhe garantuar mbështetje të fortë për një nga prurjet e reja të PS, që do garojë për zgjedhjet parlamentare, Peza. “Ishte një ditë me një paradite të bukur dhe një pasdite fantastike. Arsyeja pse dua ta ndaj me ju ishte takimi që bëmë në Peqin pasi mbaruam me Konferencën Kombëtare të Shëndetësisë në Elbasan. Kur Alfred Peza u prezantua publikisht para ca ditësh si njëri ndër pjesëtarët e skuadrës sonë kombëtare të Rilindjes mora shumë përgëzime”, shkruan kreu i PS, Edi Rama në Facebook. Teksa ka treguar dhe momentin e diskutimit dhe debatimit sy më sy nga kreu i PS dhe deputeti aktual, të cilët kanë vënë në krye të gjithçkaje interesin e PS dhe frymën e ekipit për fi toren e së majtës më 23 qershor, duke garantuar mbështetje për tërë ekipin e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit. Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, kandidati për deputet, Peza vlerësoi këtë kandidim si dhe premtoi se do të punonte fort për fi toren e PS jo vetëm në këtë rreth, por në gjithë Shqipërinë. POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime: Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiëan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Ëebsite: ëëë.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Edi Rama: Shkova për serum në spital, u ftoha Zgjedhjet Kreu i PS prezanton Pezën në Peqin: Do të punoj për Rilindjen e vendit PD, partiakëve: 1 mln në muaj Denoncimi nga anëtari i kryesisë së degës: Duhet të japim 600 mijë lekë seicili deri në qershor. Shuma totale llogaritet të shkojë në 54 milionë lekë të reja Urdhëri verbal nga selia blu për anëtarët e kryesive nëpër rrethe LAJME SHKURT Lajmi Anëtarët e kryesisë së PD-së në degët e 36 rretheve të vendit janë urdhëruar gojarisht që të paguajnë nga 100 mijë lekë të reja në muaj në llogarinë e PD-së për të fi nancuar zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Nga këto fonde mendohet të mblidhen 54 milionë lekë të reja. TIRANE Anëtarët e kryesive të degëve të PD-së nëpër rrethe janë urdhër që të japin nga buxhetet e tyre private nga 100 mijë lekë të reja në muaj për llogari të selisë blu, fonde që do të mblidhen në funksion të fushatës elektorale. Dorëzimi i fondeve duhet të nisë duke llogaritur muajin e shkuar, janar, deri në qershor, kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Denoncimin për urdhërin verbal për të gjithë anëtarët e kryesive të degëve të partisë, e bëri për “Shqiptarja.com” një anëtar kryesie në njërën nga degët e PD-së në Jug të vendit. “Urdhëri na është komunikuar dje nga kryetari i PD-së së rrethit dhe deri në zgjedhje, seicili nga ne duhet të japë për llogari të partisë nga 600 mijë lekë të reja”-tha partiaku në kushtet e anonimatit. Sipas tij, shqetësim është fakti se disa prej anëtarëve të kryesisë, përfshirë edhe atë vetë, janë në pozicione pune, ku marrin rrogë mujore sa gjysma e shumës së kërkuar çdo muaj. “Shqiptarja.com” kontaktoi dje me anëtarë të kryesisë së një dege në Veri të vendit, por zyrtari partiak tha se nuk ishte në dijeni në këtij urdhëri. Sipas llogarive në 36 rrethe të vendit, shuma e kërkuar nga anëtarët e kryesive të degëve do të ishte goxha e madhe për 6 muajt e fushatës elektorale. Degët e PD-së kanë nga 19-21 anëtarë në rrethe të kategorisë së tretë, deri në 27 anëtarë në rrethe të kategorisë së dytë dhe deri në 33 anëtarë në rrethe të kategorisë së parë, siç janë Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri, Korça apo Elbasani. Pagesat do të bëhen në rrugë informale, për të shmangur çdo lloj implikimi me dokumentimin e një financimi jozyrtar dhe shumat do të dorëzohen nga kryetari i degës së PD-së, së çdo rrethi në selinë blu. Me një mesatare prej 25 anëtarësh për çdo degë në 36 rrethe, shifra që duhet të shkojë në arkën e PD-së, si kontribut për zgjedhjet e qershorit llogaritet në rreth 54 milionë lekë të reja. FINANCIMET Në zgjedhjet e shkuara vendore të 8 majit 2011, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë PD, 712 individë kontribuan fi nanciarisht për fushatën e PD-së në të gjitha qarqet e vendit, me shuma nga 60 mijë-1 milion lekë të vjetra, por në total, nga ky kontingjent sponsorësh, u mblodhën 50.9 milionë lekë të reja, ose një e treta e shpenzimeve që PD bëri për fushatë. Kjo pjesë mbeti pa u identifi kuar, pasi ligji për fi nancimin e partive politike mbron anonimatin e dhuruesit deri në 100 mijë lekë të reja, por detyrimi për të paguar 600 mijë lekë deri në qershor, detyrimisht duhet të pasqyrohet në tabelat e fi nancimeve që PD do të marrë për zgjedhjet parlamentare. Sipas listave të publikuara nga shtypi pas zgjedhjeve të 8 majit, shumica e donatorëve në rrethe ishin drejtorë, doganierë, apo zyrtarë të tjerë vendor, që kishin fi nancuar për partinë në pushtet. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vazhdoi prezantimin e programit të PS për shëndetësinë, që synon heqjen e kontributeve, si një sistem i dështuar. Përpara mjekëve, ai tha se kur ishte në Burrel për të marrë një serum, ngriu nga i ftohti. “Sot është dita për të folur edhe për disa atakime që i janë bërë projektit tonë. Ata që sot janë në qeveri e mbrojnë sistemin e falimentuar të kontributeve. Është pjesë e një mendësie në rrugën e një rrënimi të përgjithshëm. Ajo që ne duam të bëjmë nuk është të kthehemi 22 vjet pas, por të shkojmë 22 vjet më tutje drejt së ardhmes. Mirë është që ata që e qeverisin Shqipërinë dhe që marrin përsipër ta mbrojnë situatën apo sistemin e sotëm shëndetësor, të mos referohen në të shkuarën. Unë kam kënaqësi të kem këtu doktorin që më kishte në dorë dy ditë më parë në Burrel dhe kur po më bënte serumin, ndërkohë ndjeva gjithë trupin që po më ngrinte dhe e pyeta: “Po kur është bërë ky spital? Në vitet '50. Po a ka pasur ngrohje? Ka pasur deri vonë, më tha. Dhe aty u hodh një reanimator e tha: E fi ku Fatosi dhe e ngriu Saliu dhe tani jemi siç e shikon.” Ndaj mos i bëjmë krahasimet me të kaluarën në këtë aspekt, sepse nuk është se dalim shumë mirë,” tha Rama. ■ Memo të DASH, Vasili kundër Panaritit Lëvizja Socialiste për Integrim, që drejton Ministrinë e Jashtme, e pranon më në fund që ka një memo të qeverisë amerikane për qeverinë shqiptare, ku i kërkohet që të hiqet dorë nga tonet nacionaliste. Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së dhe Bashkisë, tha se memoja duhet lexuar me gjakftohtësi, ndërsa një ditë më parë ishte Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti që tha se nuk ekziston një memo e tillë. “Memo duhet lexuar me gjakftohtësi dhe dashamirësi dhe gjithçka që ekziston në shqetësimin e drejtpërdrejtë, të tërthortë apo të nënkuptuar duhet analizuar në çdo pjesë të saj. Mendoj që politika shqiptare është kaq e re në zhvillimet e saj dhe besoj që ka gjithmonë për të refl ektuar nga një politikë e madhe, siç është politika amerikane, ndaj këqyrja me modesti dhe me mendje të ftohtë e çdo sinjali apo vlerësimi që vjen nga Amerika është besoj qëndrimi i duhur dhe i vetëm që mund të bëhet në këtë rast,” tha Vasili. ARBEN RROZHANI TIRANE
12 E diel, 17 shkurt 2013 SPEKTAKEL FINALISTET dhe polemikat gjatë festivalit. Kritikat për perfomancën e Carla Brunit. Këngëtarja Simona Molinari më e votuara nga juria Edicioni i 63-të Bruni kritikohet në Sanremo “Këndoi frëngjisht, ky është vetëm festivali i këngës italiane”. “Gruaja e Sarkozy-së, mungesë respekti për traditën e festivalit të italian. Performanca me kitarë nuk shkoi mirë SANREMO DHURATA HAMZAI Edicioni i 63-të i Sanremos nisi më 12 shkurt dhe përfundoi mbrëmjen e 16 shkurtit. Nata e katërt u është kushtuar këngëtarëve “big”, paraqitur me nga dy këngë secili dhe vetëm njëra prej tyre është përzgjedhur nga juria për natën fi nale. Festivalin e çeli Marko Mengoni, i cili këndoi këngën “L'essenziale” dhe “Bellissimo”, dhe kaloi në fi nale me këngën e parë. Ndërsa i pari në listë klasifikohet një nga këngëtarët që është pëlqyer nga publiku i Sanremos, Rafael Gualaxi, i vlerësuar për këngën “Sai (ci basta un sogno)”. Ndër këngëtarët më të vlerësuar me pikë ka qenë edhe Daniele Silvestri me këngën “A bocca chiusa”, me të cilën kaloi në fi nale. Këngëtarja Simona Molinari ka qenë njëra nga më të votuarat me pikë nga juria. Juria e Sanremos ka kualifi kuar grupin muzikore “Marta sui Tubi” me këngën “Vorrei”. E preferuar e publikut të Sanremos ishte dhe Maria Nazionale me këngën “E' colpa mia”, e cila kaloi në fi nale. Lufta mes votave të jurisë dhe publikut ka sjellë mes të kualifi kuarve këngëtaren Kiara Galiazzo me këngën “Il futuro che sara”. Në natën e tretë është shpallur fi tues Antonio Maxhio, duke përfaqësuar fi tuesin në kategorinë e të rinjve. Nata e fundit u e 63-të të Sanremos. KRITIKAT PËR CARLA BRUNI-N Carla Bruni ka zhgënjyer publikun italian në Sanremo 2013. Gruaja e ish-presidentit të Republikes franceze Nicolas Sarkozy, e ftuara e nderit natën e dytë zhgënjen spektatorët italianë dhe për këtë nuk kanë munguar as debatet në Mediaset. Në rrjetin Twiter ajo është kritikuar nga shikuesit për performancën e saj zyrtare, që është konsideruar nënvleftësim ndaj traditës së Sanremos. “Festivali Sanremo është tempulli i muzikës, ndërsa ish-modelja, kantautorja dhe aktorja Bruni u shfaq shumë serioze”. “Ky është vetëm festivali i këngës italiane”, shkruan një tjetër, pasi performanca e Brunit me kitarë nuk shkoi mirë. është dedikuar 14 këngëtarëve “BIG”, në pritje të një maratone pesë-orëshe të përzgjedhjes së fi tuesit nga juria dhe televotimi. Festivali ka ngjallur kuriozitet edhe për të ftuarit, si këngëtari i famshëm Andrea Bocelli, modelja Bianka Balti, balerini Lutz Forster dhe komiku Klaudio Bizio, të cilët kanë dhënë intervista në media. Gjatë zhvillimit të festivalit ende nuk janë shfaqur kritikat për organizimin, ndërsa kanë nisur polemikat së pari me ankesën e Anna Oxa-s që u shpreh se e kanë larguar nga konkurrimi për arsye politike, dhe ato që kanë shoqëruar të ftuarën e nderit në natën e dytë të Sanremos, Carla Bruni-n. Gruaja e Sarkozisë është kritikuar se ka kënduar në gjuhën franceze dhe për veshjen zyrtare. Publiku e ka konsideruar performancën e saj si mungesë respekti për eventin NE FOTO: (majtas) Carla Bruni (djathas) Këngëtarja Simona Molinari
Në gjurmët shqiptare të Aleksandër Moisiut Viti III - Nr:7 E diel, 17 shkurt 2013 “HAMLETI NGA KAVAJA” Kryeredaktore: Admirina PEÇI Gjurmët e Aleksandër Moisiut e kanë çuar gazetarin gjer-man në qytezën e vogël shqiptare të Kavajës. Është pikërisht viti 1957, në kulmin e marrëdhënieve të mira me ish-Bllokun Lindor, kur ndonjë korrespondencë nga Shqipëria edhe për gazetat berlineze, nuk ishte ndonjë çudi, madje ishte diçka fare normale. Ndërsa konsultohesha me arkivën e disa gazetave ishgjermanolindore të viteve '50 të shekullit të shkuar, më tërhoqi vëmendjen një artikull me titull: “Hamleti nga Kavaja” - Zbulim në Shqipëri / Në gjurmët e Aleksandër Moisiut, me autor Kurt Seliger”. Qysh në titull shprehet habia dhe në fund pohohet fakti se nga ky vend i vogël paskësh dalë pra një aktor aq i madh për të cilin bota s'e kish ditur fare se ai kishte origjinë shqiptare. Materiali i rrallë vjen për herë të parë në shqip dhe merMizanteksti bën prezantimin e dijeve letrare, që realizohen në formën e shkrimit metakritik, siç e bën me poetiken dhe kritikën e Arshi Pipës, me “Albanizmën” e Sabri Hamitit dhe të kritikëve tjerë. Libri më i ri me studime i Agron Y. Gashit, shënon njëkohësisht një vazhdimësi të kërkimeve të filluara vite më parë me “Autopoetiken”, por edhe një moment të ri, jo vetëm në krijimtarinë e tij. Hulumtimet e tij për zhanrin autobiogra? k, të iniciuara vite me parë, tashmë jo vetëm se kanë krijuar identitetin e vet në studimet e sotme shqipe, por janë orientuar drejt një horizonti krejt të ri në studimet e letrave shqipe. Mizanteksti shenjon procesin me delikat të krijimtarisë letrare, të lindjes së tekstit, të atij momentit më tundues e krijues, të kalimit nga shkrimi në tekst. Studimet shqipe, me pak përjashtime, ende nuk i kane bërë hapat e parë në këtë truall kaq të rrëshqitshëm, por edhe po aq s? dues të analizës tekstore. Agron Y. Gashi e bën sprovën e parë, për aq sa kemi informacion, në këtë fushë të studimit të letrave shqipe. Andaj, duhet konstatuar menjëherë se pikërisht kjo është vlera e veçantë e këtij libri, te cilin ua rekomandojmë, jo vetëm specialistëve të letërsisë, por edhe një publiku të gjerë kureshtar për letërsinë, por edhe për mendimin letrar e kulturor. Ky libër, nuk është një sprovë teorike mbi problemet e tekstit, dhe veçanërisht të tekstit letrar, siç mund të ? tohet... Zakonet në varrim janë zakonet më konservative të popujve primitivë dhe nga ky shkak janë përhapur shumë në Ballkan. Sikur do të shikojmë gjurmët e gati çdo veprimi në varrimet në Shqipëri, edhe pse nganjëherë vetëm në ndonjë fshat të humbur, gjenden jo vetëm në Greqi dhe Serbi por edhe në Zibenbyrgen, bile edhe në Bukovinë. Rastet e izoluara kanë rëndësi etnologjike të jashtëzakonshme për të provuar se zakoni ka qenë i njëjtë në tërë gadishullin. Do t'i spjegojmë në pjesën paleotnologjike të veprës sonë, se cili është ky kult dhe çfarë elemente të huaj kanë hyrë në të. Paralajmërimet e vdekjeve, lajmi i humbjes, vaji, kujdesi për të vdekurin, përcjellja, varrimi, etj... Fragmeant nga vepra e rrallë e Baron Nopçës: Ja si u jepet lamtumira shqiptarëve të veriut. Statutet e Shkodrës ja statusi i gruas shqiptare të mesjetës Mizanteksti, libër iniciues në studimet letrare shqipe Baron Nopça ritet e mortit në Malësinë e Veriut AVDI VISOKA BARON FRANC NOPÇA GAZETA E ISH-BERLINIT LINDOR ME 1957 RAPORTONTE ZBULIMIN E RRENJEVE TE AKTORIT NE SHQIPERI E-mail: rilindasi@gmail.com Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Nëse do të vdesë ndonjë njeri në familje, në fshat ose në fis, sipas pikëpamjes shqiptare, këtë e tregojnë më parë disa shenja. Më mirë e tregojnë shpatullat e bagëtive të imta, pastaj kraharorët e zogjve. Përmbi mënyrën sesi parashikohet e ardhmja në këto mjete: është përshkruar në një kapitull të posaçëm, këtu vetëm e përmendim. Vdekja parashikohet edhe nga shenja të tjera. Sipas pikëpamjes së shqiptarëve por edhe të sicilianëve, rumunëve dhe muhamedanëve të Bosnjës dhe të Bullgarisë, çdo njeri ka në qiell yllin e tij dhe veçanërisht shqiptarët besojnë se njerëzit e shquar si mbretër dhe zyrtarë të lartë kanë... Pozicioni i gruas në Arbërinë mesjetare, gjendur në ku? jtë midis krishtërimit perëndimor latin dhe atij lindor bizantin... Çfarë parashikohej mbi të drejtat dhe detyrimet e saj, si ishte pozita e saj në rkahasim me burrat... faqe 18-19faqe 20-21 ret me mend se është shkruar në frymën e kohës, ndërkohë që në një moment të caktuar, të lë qartë të aludosh se kushëriri tjetër i Aleksandër Moisiut në Shqipëri, ishte pikërisht Spiro Moisiu, asokohe një hierark i lartë në kupolën ushtarake të vendit. Nga ana tjetër aludohet se Moisitë janë pasardhës të Moisi Golemit, duke e bërë autorin e artikullit të verë në dukje kontributin e hershëm të familjes Moisiu në historinë e Shqipërisë. Por gjëja më interesante është vetë historiku i familjes dhe kërkesa e bërë nga Aleksandër Moisiu, i cili në një moment të vështirë të jetës së tij, ndërsa kishin nisur përndjekjet naziste ( në artikull nuk shprehet, por të lë ta nënkuptosh se bëhet fjalë për hebrenjtë), “kujtohet” për rrënjët e tij shqiptare dhe kërkon nënshtetësinë në kohën e ish-Mbretit Zog, i cili lëviz gurët për ta veri? kuar së pari nëse aktori i madh i skenave europiane, kishte jetuar ndonjëherë në një qytezë si Kavaja... vijon në faqen 16-17 LORENZO ZOLFO Gjatë festimeve të 545 vje-torit të vdekjes së Princit shqipëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, në qendrën arbëreshe të Maschito-s ishte aktorë, shkrimtarë, piktorë dhe muzikantë, ku çdo mbrëmje zhvillohen aktivitete kulturore të të gjitha llojeve. Por, mbi të gjitha dhe gjithmonë në Toscana, ka themeluar së bashku me Luigi Nidito, një... Maschito, rikthehet themeluesi i qendrës së madhe arbëreshe në Toscana prezent edhe Michele Sciarillo, një maskitan që për 30 vjet bëri që të ? itet për veten edhe jashtë rajonit. Në Prato ka hapur “Caffè al teatro”, që ndodhet mbrapa teatrit të famshëm Metastasio, një pikë takimi për këngëtarë, faqe 22 faqe 17 ARMAND PLAKA
14 E diel, 17 shkurt 2013 SPORT Kategoria e Parë Partizani fi ton në Sarandë dhe ‘fl uturon' drejt kreut Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar edhe ndeshjet e kategorisë së parë në kampionatin shqiptar të futbollit. Ndeshja që ka tërhequr më shumë vëmendjen e shikuesev ka qenë ajo mes Butrintit dhe Partizanit. Legjanda e futbollit shqiptar udhëtonte drejt Sarandës pas shumë viteve dhe pas barazimit në javën e kaluar ku la dy pikë me mjaft vlerë. Ndeshja në Sarandë ka nisur e shpejtë për ‘demat e kuq' që kërkojnë golin e fi tores për të mos ia lënë fatin surprizave në minutat e fundit. Malo ka qenë celësi i sukesit për ekipin e trajnerit Shpëtim Duro që shënon dy herë duke i dhënë tre pikë ekipit të tij. Fillimisht Malo ka kaluar të tijët në avantazh në minutën e 44' duke shkuar në dhomat zhveshjes me fi tore. Në pjesën e dytë Partizani nuk ngopet dhe kërkon golin e sigurisë, nuk vonon shumë dhe miqtë fi tojnë një penallti që kthehet në gol përsëri nga Malo në minutën e 60'. Në minutat e mbetura Partizani administron lojën, ndërsa Butrinti shënon golin e fl amurtit me Bathën në minutën e 80' që vlenë vetëm për statistika. Lushnja ka fi tuar me vështirësi me ekipin e Adës së Velipojës me rezultatin 2-1, sakaq, Mamurrasi ka humbur me Ilirinë 2-1. Kështu humbja e Mamurrasit e afron drejt kreut ekipin e Partizanit që duket se nuk do të ndalet në fazën e dytë. Ndërsa Dinamo ka fi tuar me Gramshin 4-1, por mbetet në mesin e renditjes pa shumë shpresë për ngjitje në Superligë. Elbasani ka barazuar në shtëpi me ekipin e Kamzës me rezultatin e bardhë 0-0. Verdheblutë edhe këtë edicion janë shumë larg pretendimeve për tu kthyer në Superligë, pasi kanë një mori problemesh. SUPERLIGA/ Besa e Luftëtari ‘zhyten' në fund të renditjes Vllaznia s'ndalet Teuta -4 nga kreu LAJME SHKURT Bundesliga Seria A Leverkusen e Dortmund fi tojnë Mainz-Shalke në barazim 2-2 Fiorentina-Inter sonte në 20:45, Stramcioni: E vështirë Pas ndeshjes së Bayernit të Mynihut të premten, Bundesliga të shtunën startoi me disa ndeshje të rëndësishme mes të cilave Bayer Leverkusen-Augsburg, e cila u mbyll në shifrat 2-1. Golat për Leverkusen u shënuan nga Kiessling në minutën e 26' dhe Bender në minutëm e 75'. Molders shënoi golin e fl amurit në minutat e fundit të takimit për Augsburgun. Bayer arriti në kuotën e 41 pikëve duke qëndruar në vendin e 2 përkohësisht. Mainz - Schalke nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2, Freiburgu mundi 3-2 Bremen, Dusseldorf 1 – 0 Furth, Hamburger 1-0 Monchengladbach. Fruth i futbollistit ët ekipit kombëtar, Mavraj humbi përsëri duke rrezikuar rënien një kategori më poshtë. Kampionati Italian i futbollit do të mbyllet sonte në mbrëmje në orën 20:45 me ndeshjen mes Fiorentinës dhe Interit. Transferta konsiderohet shumë e vështirë për ekipin e Interit, pasi Fiorentina ka treguar se është një ‘kockë e fortë' dhe nuk është e lehtë që ta mundësh në shtëpi. Aq më tepër tashmë që Interi ka humbur edhe një nga futbollistët kryesorë si sulmuesi argjentias Diego Milito, i cili është operuar pasi këputi ligamentet e gjurit në ndeshjen e Europa Leagues. Megjithatë trajneri Stramacioni para ndeshjes deklaron se do të tentojë me formacionin më të mirë të marrë pikët e plota. Ndërsa në orën 15:00 luhen ndeshjet e tjera, ku spikat përballë Napoli-Sampdoria. Lajmi Superliga është hapur me tre ndeshje mjaft të rëndësishme. Vllaznia fitoi me Kukësin, Teuta mori tre pikët e plota me Luftëtarin duke qenë tashmë vetëm katër pikë larg Skënderbeut. Ndërsa Tomori ka marrë një fi tore të vlefshme për mbijetesën. TIRANE DYLBER BALLA SulmuesiDaniel Xhafaj ngjitet në kuotën e 7 golave në vendin e tretë në renditjen e golashënuesve, ndërsa Teuta në vendin e dytë, 4 pikë larg nga Skënderbeu. Kukësi siglon humbjen e dytë në kampionat REZULTATET DJE ■ Teuta-Luftetari 2-0 ■ Tomori-Besa 1-0 ■ Vllaznia-Kukesi 1-0 ■ Shkumbini-Tirana ■ Laçi-Flamurtari ■ Apolonia-Skenderbeu ■ Bylis-Kastrioti SOT ORA 14:00 Kategoria superiore ka nisur ditën e djeshme ne tre ndeshjet e para të javës së 15-të. Ndeshjet e para kanë qenë Teuta – Luftëtari dhe Tomori – Besa, ndërsa në mbrëmje është zhvilluar ndeshja kryesore Vllaznia – Kukësi. VLLLAZNIAKUKËSI 1-0 Kryefjala e javës së 15-të të Superligës ka qenë derbi i veriut mes ekipeve të Vllaznisë dhe Kukësit. Nën një atmosferë majft festive dy ekipet kanë zbritur në fushë në praninë e një numri mjaft të madh tifozësh nga Shkodra dhe Kukësi. Ndeshja ka nisur me një ritëm të lartë për të dy ekipet që vinin pas fi toreve në javën e kaluar. Vllaznia zhvillonte ndeshjen e parë në fushën e saj me presidencën e re dhe kërkonte pikët e plotë. Bushati zbret në fushë formacionin më të mirë, mes të cilëve edhe i riu Rexha që befason miqtë në minutën e 10' duke shënuar golin e parë. Me rezultatin 1-0 mbyllet edhe pjesa e parë. Me këtë rezultat do të mbyllej edhe e gjithë ndeshja në ‘Loro Borici' TEUTA-LUFTËTARI 2-0 Në stadiumin ‘Niko Dovana' të Durrësit është zhvilluar një ndeshje mjaft e fortë mes ekipeve të Teutës dhe Luftëtarit. Të dy ekipet luftonin për objektiva të kundërta. Teuta zbriste në fushë me objektiv të qartë për të marrë pikët e plota, ndërsa Luftëtari synonte të paktën një pikë. Pjesa e parë pavarësisht raste për shënim përfundon në barazim pa gola. Në pjesën e dytë të ndeshjes Teuta gjen golin e parë me autorë Daniel Xhafajn në minutën e 54' pas një aksioni të shpejtë. Minutat në vazhdim flasin vetëm për vendasit që sulmojnë me të gjitha forcat. 10' minuta nga fundit për të siguruar rezultatin mendon sërish Daniel Xhafaj për golin e dytë duke vulosur fi toren. Xhafaj ngjitet në kuotën e 7 golave në vendin e tretë në renditjen e golashënuesve, ndërsa Teuta në vendin e dytë, 4 pikë nga Skënderbeu. TOMORI-BESA 1-0 Në Berat është zhvilluar një tjetër ndeshje e fortë dhe mjaft përcaktuese për fatet e dy ekipeve. Tomori kërkonte pikët për t'u larguar nga zona e ftohtë, por të njëjtin objektiv kishte edhe Besa. Në fund fati ju ka buzëqeshur vendasve që shënojnë golin e tre pikëve me autorë Muzhain në minutën e 33' të pjesës së parë. Ndërsa Besa vazhdon të zhytet në fundin e renditjes edhe pas kësaj jave. ■ Arsenali eleminohet nga Blackburn Blackburn Rovers është kualifi kuar në çerekfi nale të Kupës FA, pasi e ka mposhtur Arsenalin në shtëpi me rezultatin minimal 0-1. Blackburn Rovers prej disa edicionesh ka zbritur në Championship, por nuk ka humbur forcëen goditëse duke suprizuar përballë ‘topçinjëve'. Pas barazimit në pjesën e parë, miqtë godasin ën minutën e 72' të ndeshjes me Richards. Në minutat e mbetura Arsenali tenton të barazojë duke future në fushë altilerinë e rëndë, por nuk arrin të barazojë duke marrë një goditjë të rëndë përpara ndeshjes në Champiosn League me Bayernin e Mynihut. ■ Bale mes Realit dhe Bayernit Gareth Bale është i pari në listën e dëshirave të trajnerit të ri të ardhshëm të Bayernit, Pep Guardiola. Bale po kalon një moment shumë të mirë në kampionatin anglez duke shënuar shumë gola. Kontratë me ekipin anglez skadon në verë të vitit 2016. Nëse ekipi nuk siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm në Ligën e kampionëve të Evropës, Bale largohet. Por në garë për talentin është edhe Reali i Madridit që do të formonte një dyshe të frikshme në sulm me Ronaldon. Presidenti Perez është gati të ofrojë deri në 60 milionë euro për mbrojtësin. Në këtë lëvizje Modric mund të luajë një rol vendimtarë për ta afruar te Reali. ■ Murinjo kursen Alonson ndaj Rajos Reali i Madridit sonte do të presë në ‘Santiago Bernabeu' ekipin e Rajo Valekanos. Trajneri Hose Murinjo nuk do të zbresë në fsuhë me formacionin e plotë, pasi në kampionat ‘i ka larë hesapet' me Barcelonën që udhëheq me jë distancë të konsiderueshme. Kështu madrilenët janë duke menduar më shumë Kupën e Mbretit në ndeshjen e kthimit përballë Barcelonës dhe ndeshjen e kthimit në Champions League përballë Manchetser United. Për këtë ndeshje Alonso do të ulet në stol nga Murinjo për t'u kursyer për Barcelonën dhe United. Megjithatë ndeshja me Valekanon pritet të kalohet me lehtësi edhe me foracionin e dytë.
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI www.shqiptarja.com E diel, 17 shkurt 2013 18 SH.com TRADITE ZAKONE VDEKJE BARON NOPÇA Ritet e mortit në Malësinë e Veriut Para pak ditësh u botua në shqip vepra e Baron Franc Nopçës “Pikpamje fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së madhe. Me disa veçori nga krahina e Zadrimës dhe nga Shkodra”. E botuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, vepra u përgatit për botim dhe u redaktua nga Akad.Assoc Marenglen Verli dhe dr. Edmond Malaj, ndersa është përkthyer nga Mihal Zallari, i cili edhe e gjeti veprën në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë. Nga kjo vepër e ve çantë, kemi shkeputur për lexuesit tanë një fragment nga kapitulli mbi martesën dhe vdekjen në malsinë e veriut të Shqipërisë. Fragmenti lidhet pikërisht me ritet dhe zakonet mortore në këto zona. BARON FRANC NOPÇA Paralajmërimet e vdekjeve, lajmi i humbjes, vaji, kujdesi për të vdekurin, përcjellja, varrimi, etj... Fragmeant nga vepra e rrallë e Baron Nopçës: Ja si u jepet lamtumira shqiptarëve të veriut. Zakonet në varrim janë zakonet më konservative të popujve primitivë dhe nga ky shkak janë përhapur shumë në Ballkan. Sikur do të shikojmë gjurmët e gati çdo veprimi në varrimet në Shqipëri, edhe pse nganjëherë vetëm në ndonjë fshat të humbur, gjenden jo vetëm në Greqi dhe Serbi por edhe në Zibenbyrgen, bile edhe në Bukovinë. Rastet e izoluara kanë rëndësi etnologjike të jashtëzakonshme për të provuar se zakoni ka qenë i njëjtë në tërë gadishullin. Do t'i spjegojmë në pjesën paleotnologjike të veprës sonë, se cili është ky kult dhe çfarë elemente të huaj kanë hyrë në të. Nëse do të vdesë ndonjë njeri në familje, në fshat ose në ? s, sipas pikëpamjes shqiptare, këtë e tregojnë më parë disa shenja. Më mirë e tregojnë shpatullat e bagëtive të imta, pastaj kraharorët e zogjve. Përmbi mënyrën sesi parashikohet e ardhmja në këto mjete: është përshkruar në një kapitull të posaçëm, këtu vetëm e përmendim. Vdekja parashikohet edhe nga shenja të tjera. Sipas pikëpamjes së shqiptarëve por edhe të sicilianëve, rumunëve dhe muhamedanëve të Bosnjës dhe të Bullgarisë, çdo njeri ka në qiell yllin e tij dhe veçanërisht shqiptarët besojnë se njerëzit e shquar si mbretër dhe zyrtarë të lartë kanë një yll më të madh, më të bukur, kurse njerëzit e rëndomtë kanë yje të vegjël, me më pak dritë. Sipas këtij besimi çdo yll që shkëputet tregon vdekjen e një njeriu. Një besëtytni, që i përngjan kësaj, gjendet në Baden. Që çdonjëri ka yllin e tij, këtë besim e kanë edhe në Zvicër, në Bohemi dhe Oldenburg. Dhe qeni i një fshati kur ulurin (kuis) natën me kokë të ulur paralajmëron vdekjen e dikujt. Këtë e besojnë jo vetëm shqiptarët por edhe sicilianët, dalmatinët (Lesinë), kuçovllahët, rumunët dhe banorët e Azisë së Vogël. Pastaj këtë besëtytni mund ta ndeshësh në viset gjermanike gjer në Suedi. Duhet therur një pulë, që këndon si këndes, se tregon një lajm të zi, që në familje dikush do të vdesë. Ky besim është romak, italian, sicilian dhe e gjejmë edhe në Bullgari, Rusi dhe Bohemi. Në Zibenbyrgen ka një variant, sipas të cilit duhet që pula, që këndon si këndes, të shikojë nga perëndimi. Në kohën kur është shtruar sofra, është shenjë e keqe, po të këndojë këndesi, se paralajmëron vdekje në familje. Në këtë rast i urojnë që ngordhja t'i vijë atij dhe kështu e therin. Kur këndon pas buke paralajmëron vdekjen e një miku të shtëpisë. Kush shikon dy gjarpërinj në çastin që bashkohen ka një vdekje në familjen e tij, ose do t'i ndodhë një fatkeqësi. Këtë besëtytni e takojmë në Sicili dhe ka të ngjarë që burimin e ka në ato të Romës vjetër. Në disa pika zakonet midis malcisë dhe qytetit të Shkodrës ndryshojnë. Sa vdes dikush i mbyllin kapakët e syve dhe i lidhin një shami nënë mjekër. Në malci i lidhin edhe këmbët, që kufoma të mos ikë. Ka të ngjarë që kjo e ka rrënjën te një besim i kotë, se në Lesinë kujtojnë që po të mos i lidhen (i qepen) këmbët, i vdekuri del nga vari dhe sillet si hije. Kjo ndodh edhe në disa vende të Bullgarisë. Në mënyrë simbolike në disa vise të Rumanisë, në Reshinar të Zibenbyngenit, i lidhin këmbët me një pe. Kur i mbeten sytë të hapur një të vdekuri, ose kufoma nuk ftohet shpejt, atëherë kjo është shenjë që në familje do të vdesë dikush tjetër. Këtë besim e kanë edhe rumunët. Pasi pushojnë ulërimat e para të grave, lajmërojnë me lajmëtarë burrat, të cilët nuk tregojnë asnjë shenjë pikëllimi, ? sin, miqtë dhe të njohur të largët të të vdekurit. Në Malcinë e Vogël, si në disa vise të Lituanisë prusiane, shpejt pas vdekjes së dikujt, bëjnë kurban për të vdekurin një qengj ose një dash, sipas zakonit të vjetër romak, të cilin e hanë ata që vinë për varrim. Po të bjerë varrimi në një ditë kreshme, atëherë e shtyjnë për t'u ngrënë të dielën. Në Moldavi dikur thernin dele të zeza ose desh, bile pasi të kishte rënë nata, dy ditë pas varrimit. Gjakun e linin të kullonte në një gropë, lëkurën ia falnin priftit, që ndodhte në varrim. Përkundër në Hercegovinë dhe në Shqipëri në shtëpinë e të vdekurit nuk gatuhet gjellë në kohën midis vdekjes dhe varrimit. Në Nikaj sofra e parë shtrohet në kohën kur i vdekuri ndodhet në shtëpi: në Apripa, ku mora pjesë edhe unë, u shtrua pas mesdite, pastaj ishte bërë varrimi. Hëngrën 13-20 gra dhe afër 400 burra. Edhe boshnjakët shtrojnë sofra, vetëm që muhamedanët nuk hanë veçse hallvë. Pasi e lajnë dhe e veshin të vdekurin, siç bëjnë në Bosnje, Rumani dhe në Bullgari, e mbulojnë pastaj me një mbulesë. Të pranishmit ruajnë natën të vdekurin dhe pinë ndërkaq raki dhe kafe.Në Shqipëri, pikërisht si në Stamboll, në Rumani, në Zibenbyrgen, Maqedoni. Hercegovinë dhe në Malin e Zi, e ruajnë të vdekurin që të mos e kapërcejë atë ndonjë mace, se i vdekuri do të dilte nga varri dhe do të bëhej lugat. Edhe në Baden të Gjermanisë dhe në Zvicër i nxjerrin macet dhe qentë nga dhoma dhe shtëpia e të vdekurit. Edhe në Azinë e Vogël kujdesen që macet të mos e kapërcejnë kufomën, se nuk kalbet dhe kjo është shenjë e keqe. Por sidoqoftë këtu nuk ka konsekuencat e tmerrshme si në Ballkan. Shikojmë, që kjo besëtytni ballkanike e ka humbur fuqinë në Azinë e Vogël. Në malcitë e veriut një ditë pas vdekjes ftojmë njerëz për të lëshuar vajin (kujën). Vaji përbëhet nga këngë të improvizuara me “Ku! Ku!” dhe “Le! Le!”, ku mburrin virtytet e të vdekurit. Vaji ka qenë përhapur dikur në tërë Evropën e Jugut dhe janë gjetur mbetje në Francën e Jugut dhe në Sicili. Varrimi bëhet kudo të nesërmen por mund të shtyhet, kur nuk lejojnë rrethanat, se çdo ? s në Shqipërinë e Veriut ka varrezat e tij dhe prandaj fare? si lakmon ta varrosin në varrezat e ? sit të vet. Vetëm kelmendasit, që vdesin në bjeshkë, nuk i zbresin te varrezat, por i varrosnin në bjeshkë. Por kur një shaljan vdes jashtë Shalës, si p.sh. afër Shkodrës, atëherë lakmojnë, me gjithë largësinë ta shpien në shtëpinë e tij. Prandaj koha e varrimit është e lidhur me largësinë e varrezave me kohën, që iu duhet miqve për të arritur në vend, etj. Në Shqipëri (malcinë e veriut) nuk është, si në Malin e Zi, nevoja e një varrimi kishtar. Unë vetë jam ndodhur në dy varrime në malci dhe në fushë, ku ka munguar prifti. Sa më shumë njerëz e shoqërojnë të vdekurin te varrezat aq më shumë nder i bëhet atij dhe fare? sit të tij. Shumë herë ndodh, që numri i tyre arrin 300 gjer 400 veta. Për ngushëllim përdoren formulat: “Ti shnosh!” me “Ju shnosh!”. Diçka në këtë mënyrë ngushëllojnë në Palestinë me fjalë: “Kokat shëndosh!” Përgjigja është: “Qofshin shëndoshë moshatarët dhe fëmijët e tuj!” Në Shqipëri ndryshon afati i varrimit sipas vendit. Në Lezhë u vra natën vonë një kelmendas; të nesërmen shpejt në mëngjes e shpunë te varrezat e Nikshit në Eregnat dhe në mesditë e varrosën. Një mërturas, që ishte vrarë një ditë më parë dhe që ia kishin shtruar kufomën në varrezat e Apripës, e varrosën pasi perëndoi dielli. Të vdekurin e shtrijnë në një arkivol (tabut), i venë një mbulesë, pastaj dy burra të fortë e kapin arkivolin, i cili përbëhet nga dy breza druri të sharruar, midis të cilëve është Riti Kur bie shi dhe mbushet varri me ujë, atëherë thuhet, i vdekuri ka qenë njeri i keq, kur çel moti, thuhet e kundërta. Në Bohemi besojnë pikërisht të kundërtën. Ndërsa gërmohet varri ? llon vaji i përgjithshëm. Në Malcinë e Vogël marrin pjesë të gjithë burrat, që kanë ardhur për varrim dhe nga gratë vetëm ato të fare? sit. Në Kelmend i afrohen të vdekurit në gropë, sipas familjeve, natyrisht burrat veç dhe gratë veç
8 E diel, 17 shkurt 2013 POLITIKE Tepelenasit,“Djemtë Patriotikë” peticion kundër gërmimeve Një grup të rinjsh në qytetin e Tepelenës, kundërshtojnë kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në territorin tonë. Ata kanë zgjedhur rrugën e protestave nëpërmjet një peticioni për të mos lejuar fi llimin e gërmimeve. Grupi i djemve patriotikë të Tepelenës protestuan përpara monumentit të Ali Pashës, duke kundërshtuar kërkimin e eshtrave me argumentin se për aq kohë sa shqiptarët nuk kanë gjetur të drejtat e tyre në Greqi, nuk duhet të ndodhë e kundërta. Grupi i djemëve patriotikë thotë se nisma e ndërmarrë nga qeveria do të kundërshtohet edhe nga shumë qytetarë të tjerë, pasi ka nisur mbledhja e fi rmave të banorëve të zonës për të mbështetur peticionin që kundërshton këtë proces. Ndërkohë që në po të njëjtin qëndrim kanë qenë dhe banorët e komunës së Hormovës, fshat ky që është në listën e vendkërkimeve për eshtrat e ushtarëve grek në jug të vendit tonë. Kërkimi i eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës, ka sjellë reagimin e shumë institucioneve dhe organizatave, të cilët shprehen kundër fi llimit të gërmimeve, pasi në të vërtetë janë ushtarët grekë që kanë kryer masakra mbi shqiptarët. Kreu i bashkisë: S'ka rrezik për “Agimin e Artë” Vendorët kundër gërmimeve për gjetjen e eshtrave Peçi: Në Tepelenë nuk ka patur grekë Lajmi Kryetari i bashkisë së Tepelenës mohon që në komunat përreth të ketë patur ushtarë grek. Sipas marrëveshjes mes dy qeverive, janë gjithsej 73 vende, ku kërkohet që të bëhen gërmime. TIRANE ARTEMISA HOXHA ?PERGJIGJE PYETJE Peshkëpi Mandi: S`kemi urdhër për gërmimet Fshati Peshkëpi e Posht-me, i cili është një nga vendet e koordinuara nga Greqia për të gërmuar për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë në luftën italo-greke në 1940- 1941, mohon të ketë shkuar një shkresë e tillë nga Ministria e Brendshme. Këtë lajm e konfirmon për gazetën Shqiptarja. com, kryeplaku i këtij fshati, Panajot Mandi. Ai theksoi se kjo shkresë nga pushteti qëndror nuk ka shkuar në zyrat e komunës deri më tani. Por ndërkohë që ai nuk mohoi faktin se në këtë komunë përjashtohet mundësia e gjetjes së eshtrave të ushtarëve grekë. “Për momentin nuk ka ardhur asnjë udhëzim i tillë nga ministria, por edhe nëse vjen, ky është një vendim që merret në mbledhje këshilli. Nuk mund të shprehem nëse gjenden apo jo eshtra të ushtarëve grek, pa pyetur më parë edhe banorët rreth këtij historiku”, shprehet Mandi. Marrëveshja e për-b a s h k ë t m e s d y qeverive, greke dhe asaj shqiptare për gërmime në disa zona të caktuara për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë dhe italianë në luftën 1940-1941, duket se nuk është pritur mirë nga vendorët në territorin shqiptar. Në një intervistë kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi konfirmoi se në territoret e komunave të këtij qyteti, nuk gjendet asnjë shenjë që të vërtetojë se këtu ka patur ushtarë grekë, të cilët më pas janë vrarë dhe varrosur nga shqiptarët. Ndërkohë, në të njëjtën kohë ai përjashtoi dhe rrezikun e krijimit të një dege të partisë greke “Agimi i Artë”, në qytetin e Tepelenës apo dhe rrethinat përreth. A jeni në dieni ju për urdhërin e lëshuar nga Ministria e Brendshme, e cila udhëzon që në qytetin e Tepelenës dhe më konkretisht në komunën e Hormovës duhet të fi llojnë qërmime për gjetje të eshtrave të ushtarëve grekë? Në bashkinë e qytetit të Tepelenës nuk ka ardhur asnjë shkresë e tillë. Por kjo shkresë mund të ketë shkuar në komunat përreth, të cilët marrin vendimet e tyre nëse do të pranojnë apo jo që të fi llojë një proces i tillë, kjo sigurisht duke u konsultuar edhe me ne. Në qytetin e Tepelenës, sipas palës greke dyshohet se eshtra të ushtarëve grekë mund të gjenden në komunën e Hormovës, sa e vërtetë qëndron kjo? Nga sa kam dieni edhe me kryetarin e kësaj komune, nuk mund të jetë e vërtetë një gjë e tillë e pretenduar nga pala greke. Unë mund të them se në Tepelenë apo dhe komunat përreth nuk ka patur asnjë trup të ushtarëve grek, kjo edhe në bazë të banorëve në këtë komunë. Një tjetër temë e nxehtë që ka sjellë reagime në gjithë jugun e vendit është pikërisht rreziku i krijimit në fshehtësi të një dege të partisë greke “Agimi i Artë”. A ka të dhëna se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në këtë qytet? Në qytetin tonë nuk ka patur dhe nuk do të ketë asnjë rrezik për krijimin e një dege të kësaj partie. Këtë e them me bindje të plotë, pasi nga informacionet që kam, asnjë qytetar i këtij vendi nuk do të lejonte një gjë të tillë, kjo qoftë edhe për interesa të ndryshme që mund të ofrojë kjo parti në këmbim të anëtarësimeve në të. ■ Çfarë përmban kërkesa e lëshuar nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me qeverinë greke? Kjo shkresë përmban një kërkesë sipas marrëveshjes së arritur mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku janë specifi kuar vendet dhe koordinatat e tyre, ku kërkohet që të kryhen gërmime për të zbuluar eshtra të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në vitin 19401941. ■ Si kanë reaguar vendorët për këtë kërkesë të pushtetit qëndror? Përveç bashkisë së Korçës, e cila pranoi kërkesën e Ministrisë së Brendshme për të lejuar fi llimin e gërmimvee, asnjë komunë tjetër në vend, që është piketuar për të fi lluar gërmime nuk e ka pranuar një të tillë. Komuna Pojan në Korçë, ajo e Boboshticës si dhe komunat në 31 vendet ku do të kryhen gërmimet në rrethin e Korçës refuzojnë kërkesën duke theksuar se në ato zona nuk ka patur asnjëherë ushtarë grekë. Edhe komuna Hormovë në Tepelënë e ka refuzuar një kërkesë të tillë. ■ Pse kundërshtohet kërkesa për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë? Një gjë e tillë kundërshtohen nga banorët, pasi sipasi tyre nuk gjenden varreza të grekëve në këto territore shqiptare, por edhe sepse në të vërtetë ishin grekët ata që vranë shqiptarët dhe jo e anasjellta. VENDET KU DO TË GËRMOHET ■ Në qytetin e Korçës,31 pika ■ Në fshatin Kalivaç të Pogradecit ■ Në Hormovë të Tepelenës ■ Në Peshtan të Tepelenës ■ Në Peshkëpi të Poshtme të Gjirokastrës Tërmet Peçi kryetari i bashkisë së Tepelenës
7E shtunë, 16 shkurt 2013 SPECIALE TIRANE ZENEPE LUKA DUKE u larguar nga Prizreni, që përjeton shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, takojmë poetin, mikun e vjetër Xhevair Spahiun, që thërret sa ka në kokë: “Ta gëzojmë shtetin e Kosovës!” ISMET BEQIRI: Kosova nuk gëzon as statusin prej shteti në raport me mekanizmat më të rëndësishëm ndërkombëtarë. Nuk ka as deputetë në Këshill të Evropës KUJTIMET NGA DITA E PAVARESISE Nostalgjia, rrëfehen Xhepa, Anagnosti, Imami Te Lidhja e Prizrenit, takimi me deputetin Zafi r Berisha Dasma në shtëpinë e Lokes së Zhurit Bilanci i Pavarësisë Shumë dështime e pak suksese për 5 vjet Republika e Kosovës për pesë vjet të funksionimit si shtet i pavarur, pothuajse ka dështuar në çdo fushë, ndërsa sukseset kanë qenë jashtëzakonisht të pakta. Mosluftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërhyrja e qeverisë te institucionet e drejtësisë, dëmtimi i imazhit në arenën ndërkombëtare, mossundimi i rendit dhe ligjit, manipulimi i zgjedhjeve, janë vetëm disa nga pikat që pasqyrojnë shtetin e Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaroi dje se vetë fakti se Kosova së shpejti do ta festojë 5-vjetorin e pavarësisë nënkupton fitore të madhe, por sipas tij, institucionet nuk kanë bërë sa duhet për këto pesë vjet. “Kosova ka ndërtuar institucione demokratike”, ka thënë ai, duke shtuar se “Sigurisht që lënë për të dëshiruar shumë, por gjithsesi Kosova në 5-vjetorin e saj është një shtet i ri, një shtet me perspektivë, dhe perspektiva saj varet shumë nga gjithë shoqëria e Kosovës”, ka deklaruar ai, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Të zhgënjyer me arritjet e shtetit për 5 vjet shprehen edhe drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Ismet Beqiri, thekson se prej 5 vjetësh qeverisja në vend ka degraduar tërësisht. Edhe në pjesën ku autoriteti është i konsoliduar, niveli i korrupsionit dhe i krimit të organizuar është në vlim. Është më i larti në rajon, që për pasojë ka pasur izolimin e shtetasve, duke i bërë të vetmit në Evropë që nuk mund të lëvizin pa viza në Zonën Schengen. Kosova nuk gëzon as statusin prej shteti në raport me mekanizmat më të rëndësishëm ndërkombëtarë. Nuk ka ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por nuk ka as deputetë në Këshill të Evropës. Nuk ka as kodin e saj telefonik, nuk posedon kodin e saj bankar e nuk e ka as kodin në internet. Sportistët nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike dhe as në kampionate në nivel të Evropës a të botës. Përtej këtyre, Kosova ndodhet prapa të gjitha vendeve edhe në kontekst të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Gjatë kthimit për në Shqipëri nuk mund të rrinim pa trokitur tek shtëpia muze e Lidhjes së Prizrenit. Në qytetin historik na priti deputeti Zafi r Berisha, duke na përqafuar me lot në sy. Ai na rrëfen detaje nga historia e re, që tashmë është ngjizur me ngjarjen e madhe. “Ne sot nënshkruam shtetin”- thotë ai. Deputeti i Prizrenit i përkiste atij brezi që sakrifikoi për Kosovën nën emblemën e UÇKsë. “Për 2 vjet rresht,kam qenë nëpër istikame. T r e v ë l l e z ë r janë burgosur më 1981. Jam p ë r j a s h t u a r nga shkolla si armik i shtetit jugosllav. Jam endur rrugëve të Kosovës duke kërkuar lirinë. 17 herë i bastisur nga forcat e okupatorit serb,i detyruar për t'u larguar përkohësisht nga Kosovë, që e ruaj si gjë të shtrenjtë. Çdo minutë e atyre tre ditëve, ishte e shenjtë, e bukur, e mbarsur me emocione. Për ne 20 gratë, anëtare të Fondacionit “Nermin Vlora”, ishte një shans, që na dha të drejtën për t'u mburrur. Kemi qenë në Prishtinë në ditën e dasmës së madhe të shqiptarëve. Ky, mbetet një eveniment i rëndësishëm në jetën tonë, ndaj sot, në ditën e 5-vjetorit, por edhe të shumë viteve që do të jetojmë, ne na kanë mbërthyer një gurrë emocionesh. BESA IMAMI: Unë jam gjakovare dhe me të drejtë më kishin vënë në krye të l istës së grave që do të shkonin në Prishtinë, për t'u bërë pjesë e gëzimit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kisha të drejtë, ta përjetoja atë ditë me më emocion dhe nuk u ndjeva ligsht, që kam qarë. Ishin lot gëzimi, që kanë pritur gjatë që të shpërthenin. Kosova dhe në momentin e kushtrimit të Adem Jasharit u ktheva nga Frankfurti i Gjermanisë dhe u vendosa në radhët e UÇK-së. Kjo është histori e thënë me disa fjalë,por e përjetuar me dhimbje e gjak. Kur hodha firmën, m ' u k u j t u a n shokët e ngushtë që u vranë në krahun tim dhe sot janë dëshmorë. Ajo fi rma ime,si edhe e deputetëve të tjerë,kishte bojë gjakun. Firma ime dallohet nga larg, pasi është e veçantë. Kishte përfunduar fl eta dhe unë fi rmosa në një hapësirë që bie në sy”, na tregonte Zafiri. Duke u larguar nga Prizreni, që përjeton shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, takojmë poetin,mikun e vjetër Xhevair Spahiun, që thërret sa ka në kokë: “Ta gëzojmë shtetin e Kosovës!” U nisëm sërish në rrugë, por shoferi vlonjat,Ernesti,na njofton se ngrirja e ujit ka dhënë pasoja në motor dhe “pa riparuar defektin nuk mund të udhëtohet”. Nuk kishte rrugë tjetër, përveçse të ktheheshim në fshatin më të afërt me emrin simbolik Zhur. Sikur të kishte q e n ë p r a p a derës, mbërrin mes nesh Isuf Kurtaj,gazetar në një nga të p ë r d i t s h m e t në Shqipëri , i cili na lutet që të shkonim në shtëpinë e tij, për të bujtur e kaluar natën bashkë...Vetëm pas disa minutash erdhën makinat dhe babai i tij, Shabani,që nuk të linte ta kundërshtoje. “-Kemi dasmë të madhe, -tha a, -duhet të ishim mbledhur apostafat për të gëzuar bashkë, ndaj eni pas meje!”,- dhe na priu rrugën për në vilën dykatëshe. Tek dera, priste lokja 86-vjeçare, Barie Kurtaj, që u bë kripa e gjellës gjatë asaj nate t ë p a g j u m ë . Ndërsa përjetonim emocionet e dasmës s ë m a d h e t ë s h q i p t a r ë v e , lokja e Zhurit n a t r e g o n t e për jetën e saj. Nata përrallore që kaluam në fshatin Zhur mbeti pjesë e festës. E kujtojmë me nostalgji edhe pas pesë vjetësh. Sot ato që ishin atje tregojnë: MARGARITA XHEPA: Pjesëmarrja në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kos o v ë s , ë s h t ë ngjar ja më e shënuar e jetës tonë. Kurrë nuk e kemi parë atë festë, ata lot gëzimi. Jemi të privilegjuara, q ë m u n d t ë shijojmë tortën e m a d h e t ë Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Pas pesë vjetësh, shohim se sa shumë ka përparuar Kosova, shteti më i ri, por që ka bërë hapa të mëdha.. ROZA ANAGNOSTI: Unë kam mbajtur një ditar për ato 72 orë që qëndruam në Flamuri “Kosova shpallet shtet i pavarur!”. Një burrë i moshuar, kërkon lejë dhe i drejtohet Tinka Kurtit me fjalët: ”Më lejo, artiste e madhe të dhuroj këtë fl amur, që e kam sjellë nga Australia e largët, që e kam mbajtur nën jastëk një jetë të tërë dhe të vendos në kokën tënde qeleshen e bardhë- simboli i shqiptarit.
11E diel, 17 shkurt 2013 BLIJE ATË QË TË DUHET! SHITE ATË QË NUK TË DUHET! Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website: www.MerrJep.al SHITET: BMW 320 DIESEL -02 Makina ka motorr te ri dhe turbo ,me letra te paguara deri ne dhjetor 2013,, sensor mjegulle,,sensor parkimi, pasqyra elektrike,tapiceri lekure, Telefon: 0697497059 SHITET: IPHONE 4S, I ZI, 16GB, I ZHBLLOKUAR Ne gjendje shume te mire. Per kontakt kreshnikxhaxho@yahoo.com Telefon: 0693657836 SHITET: VIDEO PROJEKTOR VP6315 Video Projektor ne gjendje te perkryer 1 jave i perdorur. Mund te perdoret per ndeshje futbolli ne lokale apo per fi lma. Shume komod ne perdorim. Telefon: 0695830500 Premtimi Ndërkombëtarët Berisha rikthen karburantin pa akcizë Banka Botërore: Borxh i lartë, shtoni eksportet Qeveria shqiptare mund të përfshijë në paketën e re të reformave fi skale edhe heqjen e akcizës për naftën në bujqësi. Një deklaratë e tillë u bë dje nga kryeministri Sali Berisha në Lushnje, ku, i pyetur për këtë çështje, tha se parimisht e mbështet idenë, edhe pse duhet gjetur një skemë që përfi timi të mbërrijë direkt tek fermerët. Heqja e akcizës për naftën është një prej propozimeve të opozitës. Pasi e përfshiu në programin e vet të parë qeverisës, në vitin 2005, këtë tezë, duke premtuar shitjen e naftës për fermerët dhe agrobiznesin me një çmim fi ks prej jo më shumë se 40 lekësh për litër, mazhoranca e djathtë u bë më pas sulmuesja më e fuqishme e skemës, së aplikuar më parë nga socialistët në kuadër të programit 2KR. Vetë Berisha e anatemoi këtë praktikë si një mundësi korruptive dhe e la të lirë tregun e furnizimit të bujqësisë me karburant, që rriti çmimet. Opozita premton rikthimin e skemës në rast se vjen në pushtet. EKONOMI Kursi i këmbimit valutor Çmimet të ushqimeve në kryeqytetBurimi: Banka e Shqipërisë Data 16.02.2013 Data 16.02.2013 Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe USAID Euro Dollari Paund Franga LEKË NDRYSHIMI DITOR 139.82 -0.05 LEKË NDRYSHIMI DITOR 104.90 +0.01 LEKË NDRYSHIMI DITOR 162.61 +0.01 LEKË NDRYSHIMI DITOR 113.74 +0.25 ■ Mollë 79 ■ Portokall 92 ■ Mandarina 177 ■ Limon 154 ■ Ullinj 172F R U TA ■ Domate 180 ■ Kastravec 210 ■ Spec 290 ■ Spinaq 142 ■ Lakër 54 ■ Lulelakër 124 PERIM E ■ Karrota 86 ■ Patëllxhan 250 ■ Kungull 260 ■ Fasule 310 ■ Qepë 74 ■ Patate 82 Çmimet në lekë/kg Rrugët, ndërtohen 9 km më 2012 Buxheti i shtetit ka akorduar 200 milionë euro për rrugët nacionale, ndërkohë që gjatë vitit të kaluar vetë qeveria planifi koi të ndërtojë vetëm 9.2 kilometra Raporti i monitorimit i Financave zbulon bllokimin në infrastrukturë FONDET BUXHETORE PËR SISTEMIN E RRUGËVE NACIONALE NË VITE Buxheti Fondi ■ 2012 27.8 miliardë lekë ■ 2011 (fi llestar) 34.7 miliardë lekë ■ 2011 (rishikuar) 33.3 miliardë lekë ■ 2011 (faktik) 32.1 miliardë lekë ■ 2010 36.7 miliardë lekë ■ 2009 41.2 miliardë lekë ■ 2008 59.9 miliardë lekë ■ 2007 27.9 miliardë lekë ?PERGJIGJE ■ Pse ka dalë nga vëmendja e qeverisë shqiptare ndërtimi dhe ristrukturimi i rrugëve nacionale? Deri pak vite më parë, ajo e kishte shpallur rindërtimin e infrastrukturës rrugore si një objektiv parësor dhe rritja e ndjeshme e borxhit publik erdhi edhe si pasojë e kësaj politike. Por dy vitet e fundit gjithshka është stopuar. Në buxhet, ndonëse më pak se vitet e kaluara, janë dhënë sërish fonde të konsiderueshme, por duket se ato janë devijuar në pagesën e detyrimeve të mëparshme, që po paguhen për bizneset që kanë kryer punimet me paratë e tyre dhe me kredi të rënda bankare. ■ A do të ketë këtë vit, si tradicionalisht, përurime rrugësh në prag të zgjedhjeve parlamentare? Qeveria nuk merr dot më kredi dhe përurime do të ketë për ato vepra që kanë fi lluar prej vitesh, shumica e të cilave nuk po përfundojnë dot. Aktualisht, po shohim se kryeministri po pret disa herë shirita për të njejtën vepër: kur nisin punimet, në mes të tyre, në përfundim të tyre. Ajo që do të rëndojë xhepat e shqiptarëve është edhe fakti se, ndonëse u bënë me paratë e shtetit, për të kaluar në shumë nga këto rrugë do të paguhet, duke nisur nga Rruga e Kombit dhe segmenti i ri Elbasan-Tiranë. PYETJELajmi Në çdo buxhet vazhdojnë të caktohen qindra milionë euro fonde për rrugët nacionale, por duket se ato shkojnë për shlyerjen e detyrimeve të shtetit ndaj subjekteve. Plani i MPPT për 2012-ën ka qenë të ndërtonte 9.14 km e të rikonstruktonte 14.47 km TIRANE GENC KONDI Raporti i monitorimit të shpenzimeve buxhetore nga ekipi i ministrisë së Financave në ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit ka nxjerrë në pah një shifër të pabesueshme sa u përket punimeve në infrastrukturë. Plani fizik për ndërtime të reja të rrugëve nacionale në 12 muajt e vitit të kaluar ka qenë për 9.14 kilometra. Nga këto, rrugët me katër korsi, të tipit A2, ishin në plan për t'u ndërtuar vetëm 2 kilometra e 530 metra. Shifrat zbulohen nga monitorimi i shpenzimeve të kryera nga janari deri në fund të shtatorit, ku raportohet se është kryer 95 për qind e punimeve vjetore për rrugët nacionale në tërësi, duke ndërtuar 8.68 kilometra rrugë në nëntë muaj. Ndërkohë, rrugë të tipit superstradë me katër korsi janë ndërtuar në nëntë muaj vetëm 2.3 kilometra me fonde buxhetore. Nga ana tjetër, në zërin „rikonstruksione“ janë regjistruar punime të kryera në 14 kilometra e 470 metra rrugë nacionale, që është edhe objektivi vjetor për ministrinë e Transporteve. Gjatë vitit të kaluar, kryeministri Sali Berisha, i mësuar të shëtitë të katër anët e vendit me gërshërën e përurimeve në dorë, është shfaqur shumë pak herë për të përuruar një rrugë nacionale. Në fakt, më 2 gusht të vitit të kaluar ka kryer një përurim të tillë, në Damës të Tepelenës, por vetëm për një pjesë të superstradës që lidh Levanin me Damësin. Ndërkohë, pjesa tjetër nga Damësi në Memaliaj sot e kësaj dite nuk ka përfunduar. Berisha është parë më shpesh vetëm në rrugët rurale, që mbulohen nga një program tjetër, ai i financimit nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ai ka prerë vjet më së fundi shirita në segmentin Vrion-Qereshnik, në Berat, më 10 nëntor të vitit 2012 dhe Armath-HidrovorHanallaj, në Durrës, në shtator. Buxheti i shtetit ka ndarë nga shuma e përgjithshme rreth 200 milionë euro për sistemin e rrugëve nacionale. Ndonëse kjo është një shifër që viti nga vit ka shënuar rënie, do të ishte më se e mjaftueshme për të ruajtur një ritëm të mirë të punimeve infrastrukturore nacionale. Në rast se rezultatet kanë qenë disa kilometra në vit, madje duke iu përgjigjur planifi kimit, duket qartë se qeveria paratë e buxhetit 2012 i ka përdorur për të shlyer një pjesë të detyrimeve që u ka kompanive për punët e mëparshme dhe megjithatë segmente si LevanTepelenë, Fushë Krujë-Milot, Plepa-Rrogozhinë kanë mbetur pa u përfunduar, duke u kthyer në makth për shoferët dhe burim aksidentesh. Faksimile e raportit të monitorimit të shpenzimeve të kryera nga ministria e Transportit për sistemin e rrugëve nacionale “Për një vend të vogël, raporti eksport/PBB duhet të jetë absolutisht mbi 50 për qind, edhe 70 për qind. Mendoj se për Shqipërinë kjo është rruga më e mirë për të patur rritje ekonomike”, ka deklaruar dje në një intervistë televizive kryeekononimisti i Bankëë Botërore Indermit Gill. Përballë borxhit publik në rritje, ai ka sugjeruar që qeveria të lehtësojë regjistrimin e pronave, pagesën e taksave, një element në të cilin Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në botë, si dhe të përmirësojë furnizimin me energji apo lehtësimin e lejeve të ndërtimit. Gill tha se mënyra më e mirë për të ulur borxhin është përvoja e Turqisë, ku borxhi u ul nga 80 në 40 për qind e Prodhimit vendas, me anë të rritjes ekonomike.
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI www.shqiptarja.com E diel, 17 shkurt 2013 22 SH.com BIBLIOTEKE RECENSA LIBRI MIZANTEKSTI Libër iniciues në studimet letrare shqipe Mizanteksti bën prezantimin e dijeve letrare, që realizohen në formën e shkrimit metakritik, siç e bën me poetiken dhe kritikën e Arshi Pipës, me “Albanizmën” e Sabri Hamitit dhe të kritikëve tjerë. AVDI VISOKA Më 14 shkurt të vitit 1989, ditën e Shën Valentinit, Salman Rushdie-s i telefonoi një gazetar i BBC-së, i cili i tha se Ajatollah Khomeini e kishte “dënuar me vdekje”. Ishte hera e parë që ai dëgjonte fjalën fatwa. Cili qe krimi i tij? Shkrimi i romanit me titull Vargjet satanike, i cili, sipas akuzës, ishte “kundër islamit, Profetit dhe Kuranit”. Dhe kështu nisi odiseja e jashtëzakonshme e një shkrimtari që detyrohet të jetojë në ilegalitet duke u zhvendosur nga një bazë në tjetrën, nën praninë e vazhdueshme të një skuadre të armatosur mbrojtëse. I kërkuan të zgjidhte një emër të rremë, me të cilin ta thërrisnin policët. Ai ? lloi të mendonte për shkrimtarët që donte më shumë dhe të krijonte kombinime me emrat e tyre. Papritur, në mendje i përshkënditën emrat Conrad-it LIBRI I RI “Joseph Anton”, libri i jetës së Selman Rushdies Libri më i ri me studime i Agron Y. Gashit, shënon një-kohësisht një vazhdimësi të kërkimeve të ? lluara vite më parë me “Autopoetiken”, por edhe një moment të ri, jo vetëm në krijimtarinë e tij. Hulumtimet e tij për zhanrin autobiogra? k, të iniciuara vite me parë, tashmë jo vetëm se kanë krijuar identitetin e vet në studimet e sotme shqipe, por janë orientuar drejt një horizonti krejt të ri në studimet e letrave shqipe. Mizanteksti shenjon procesin me delikat të krijimtarisë letrare, të lindjes së tekstit, të atij momentit më tundues e krijues, të kalimit nga shkrimi në tekst. Studimet shqipe, me pak përjashtime, ende nuk i kane bërë hapat e parë në këtë truall kaq të rrëshqitshëm, por edhe po aq s? dues të analizës tekstore. Agron Y. Gashi e bën sprovën e parë, për aq sa kemi informacion, në këtë fushë të studimit të letrave shqipe. Andaj, duhet konstatuar menjëherë se pikërisht kjo është vlera e veçantë e këtij libri, te cilin ua rekomandojmë, jo vetëm specialistëve të letërsisë, por edhe një publiku të gjerë kureshtar për letërsinë, por edhe për mendimin letrar e kulturor. Ky libër, nuk është një sprovë teorike mbi problemet e tekstit, dhe veçanërisht të tekstit letrar, siç mund të ? tohet përshtypja e parë, por një mjet operimi, të cilin autori e a? shon që në hapje të tekstit. Ai nuk përku? zohet tek gjeneza e tekstit, ashtu siç bën kritika gjenetike, dhe e ndjek evoluimin e shkrimit nëpër të gjitha etapat drejt një ? naliteti që është teksti, respektivisht teksti letrar në variantin të cilin e has lexuesi. Agron Y. Gashi operon me mizantekst në analizën e pothuaj te të gjitha zhanreve diskursive dhe formave të mundshme që mund t`i marr ai. Një herë analizon organizimin e brendshëm të narracionit në funksion të hulumtimit të vlerave letrare të krijimit romanesk, të cilën e aplikon me veprën e Zejnullah Rrahmanit; herën tjetër analizon dispozitivin tekstor në funksion të hulumtimit të vlerave stilistike të krijimi poetik, siç e hasim në analizën e poezisë së Lasgush Poradecit, Zef Zorbës, apo të Ag Apollonit. Mandej, mizanteksti aplikohet edhe si mjet i privilegjuar i analizës së mizanskenës së ? ksionit të dramaturgëve shqiptarë. Në të gjitha rastet, interpretimi që buron nga ky tip i analizës prodhon rezultate të matshme, të argumentuara nga një proces i gjatë i shkrimit pararendës të tekstit respektiv. Mizanteksti, në rastin tjetër, bën prezantimin e dijeve, veçanërisht, të dijeve letrare. Kështu, dijet letrare realizohen në formën e shkrimit metakritik, siç e bën me poetiken dhe kritikën e Arshi Pipës, me “Albanizmën” e Sabri Hamitit dhe te kritikeve tjerë. Situimi i “Mizantekstit” të Agron Gashit vetëm përbrenda repertoarit të tekstit të thjeshtë metakritik do të reduktonte esencën e tij. Ai synon të thellohet në transmetimin e dijeve me subjektive për mënyrat e të qenit, të mendimit, ideologjive dhe vlerave. Mandej, ai merr karakter me sistematizues në diskutimin e sistemeve poetike të Lasgush Poradecit, Sabri Hamitit, Beqir Musliut, Musa Ramadanit, Kujtim Shalës, Ag Apollonit dhe te autoreve tjerë bashkëkohorë shqiptarë. Agron Gashi, mizantekstin e vë edhe në raport me analizën teorike të teksteve klasike, ku shquhet studimi për Longinin, por edhe të teorive bashkëkohore letrare. Studimet intertekstuale të mizanteksti gjejnë një truall shumë të frytshëm në dialogimin ndërmjet teksteve dhe autoreve të kulturave, zhanreve dhe periudhave, shpesh, shume të ndryshme. Studimi i Pipës për Montalen dhe Danten, i vënë edhe si apendiks në gjuhen italiane, në fund të librit, e zgjeron edhe me tej gamen e interesimeve dhe e shpreh ambicien e Gashit për zgjerimin e frekuentimit të publikut edhe jashtë kontekstit shqiptar. Siç u theksua që në ? llim të këtij diskutimi, padyshim, pjesa me e realizuar e këtij libri është mizanteksti i diskursit autobiogra? k. Analiza e bërë “Sagës së fëmijnisë” së Zef Pllumit dëshmon edhe një herë për profilin specifik që ky tekst zë në letrat shqipe Dhe krejt ne fund, Agron Y. Gashi operon me dije bashkëkohore letrare, veçanërisht me ato franceze. I aplikon ato me saktësi në analizën dhe interpretimin e teksteve, të cilat e shquajnë atë si zë të veçantë të brezit të ri të studiuesve dhe krijuesve. (Autori është profesor i Letërsisë frënge në UP) Të dhënat e librit: Titulli: Joseph Anton Autor: Salman Rushdie Përktheu: Engjëllushe Shqarri Botoi: Dudaj Faqe: 800 Çmimi: 1500 lekë Të dhëna për librin” MIZANTESKTI -Poetika, sisteme, autorë Autor: Agron Y. Gash Lloji: Studim Botimet: Parnas, 2012 dhe Çehov-it – Joseph Anton. Si mund të jetojë një shkrimtar dhe familja e tij nën kërcënimin e vdekjes për nëntë vjet radhazi? Si mundet ai të vazhdojë të punojë? Si dashuron dhe si pushon së dashuri? Si u jep dëshpërimi trajtë mendimeve dhe veprimeve të tij, për se gabon ai dhe si mëson të kundërveprojë? Në këtë libër të jashtëzakonshëm me kujtime, Rushdie ? et për herë të parë për këtë histori, që është historia e njërës prej betejave më të rëndësishme të kohës ku jetojmë, historia e betejës për lirinë e fjalës. Ai ? et për realitetet herë-herë të zymta e herë-herë komike të bashkëjetesës së tij me policë të armatosur dhe për lidhjet e ngushta që krijoi me mbrojtësit e tij, për luftën e tij për të siguruar mbështetjen dhe mirëkuptimin e qeverive, shefave të shërbimeve të fshehta, botuesve, gazetarëve dhe kolegëve shkrimtarë dhe se si e ri? toi lirinë. Ky është një libër që dëshmon për çiltërsi dhe sinqeritet të jashtëzakonshëm, një libër që të ngërthen, të ngacmon, të prek, një libër me rëndësi jetike. Sepse, ajo që i ndodhi Salman Rushdie-s ishte akti i parë i një drame që shpaloset çdo ditë në ndonjë vend të botës. SALMAN RUSHDIE është autor i gjashtëmbëdhjetë librave, ndër të tjera i romanit “Fëmijët e mesnatës” (Midnight's Children), që ka ? tuar çmimin “Booker Prize” në vitin in 1981, çmimin “Booker of Bookers”në vitin 1993 dhe çmimin “Best of the Booker” në vitin 2008. Romani “Psherëtima e fundit e Arapit” ka ? tuar çmimin “Whitbread Prize” në vitin 1995 dhe çmimin e Bashkimit Europian “Aristeion” për letërsinë në vitin 1996. Në vitin 2007, Salman Rushdie u nderua me titullin e Kalorësit për shërbime ndaj letërsisë. Ai është anëtar i “The Royal Society of Literature” dhe i “l'Ordre des Arts et des Lettres”. Po nga ky autor Dudaj ka sjellë në shqip edhe disa vepra të tjera, si “Psherëtima e fundit e Arapit”, “Furia”, “Haruni dhe një det historish”, “Magjistrica e Firences” dhe ka në proces botimi “Vargjet Satanike”.
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com 21 www.shqiptarja.comE diel, 17 shkurt 2013 HISTORI Nëse p.sh. prindërit kishin djem e vajza për të martuar, vajzat duhet të martoheshin të parat dhe pastaj djemtë. Nëse djali dëshironte të martohej më parë, pa lejen e prindërve, nëna dhe babai kishin të drejtën ta dëbonin atë nga shtëpia mbesin jetimë, vëllai apo vëllezërit e mëdhenj duhet të marrin detyrën të rregullojnë martesën e motrës, apo të motrave me atë që kanë trashëguar nga babai apo nëna. Ajo që tepron pas prikës i takon vëllait apo vëllezërve. (Statutet e Skodrës, kap. 160). Pozita e favorshme e gruas në familje është e qartë edhe nga mbrojtja ligjore e pasurisë personale të saj. Askush nuk mund ta prekë apo ta tjetërsojë vlerën e prikës, madje as bashkëshorti. Në statut shkruhet në mënyrë eksplicite: “Asnjë burri nuk i lejohet të marrë diçka nga prika e së shoqes për të paguar një gjakmarrje apo uzarbë. Komuna duhet t'i dalë në mbrojtje gruas, kurse burri që e kryen një marrëzi të tillë, duhet ta paguajë atë nga xhepi i tij. Nëse nuk është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë, gruaja ka të drejtë të ushtrojë autoritetin e saj mbi të.” (Statutet e Skodrës, kap. 266). Edhe nëse një grua jep miratimin e saj për të tjetërsuar diçka nga prika e saj, ajo që merret nga prika duhet të zëvendësohet në kohën e caktuar. Nëse burri dhe gruaja bien në varfëri, dhe vendosin të përdorin prikën e gruas, me miratimin e saj, prika duhet të konsiderohet pasuri e përbashkët (Statutet e Skodrës, kap. 165). Përndryshe, prika ishte pasuri e plotë vetëm e gruas, dhe ajo mund të bënte çfarë të donte me të, si p.sh. ta jepte si donacion për arsye fetare nëse nuk donte t'ua jepte vajzave të saj (Statutet e Skodrës, kap. 196). Edhe përsa i përket pasurisë së përbashkët brenda familjes, gruaja kishte një status të favorizuar, përderisa brenda familjes gruaja dhe burri kishin të njejtat të drejta mbi pasurinë e përbashkët. Nëse një burrë e një grua pasi martoheshin dëshironin të jetonin veçmas nga familjet e tyre atërore, gjithçka që ? tonin duhet të konsiderohej si e barabartë: gjysma i përkiste bashkëshortit dhe gjysma bashkëshortes. Kjo vlente edhe për dëmet (Statutet e Skodrës, kap. 166). Nëse pas martesës, dhëndri dhe nusja kishin jetuar për një fare kohe me vjehrrin dhe familjen e tij, por pastaj vendosin të jetojnë më vete, duhet të merrnin vetëm ato mallra që kishin sjellë në martesë dhe asgjë tjetër (Statutet e Skodrës, kap. 167). Një burrë dhe gruaja e tij mund t'ia transferonin pasurinë e tyre njëritjetrit, por nëse gruaja apo burri vendosnin të administronin një pasuri, ky vendim ishte një përgjegjësi e madhe, sepse gruaja apo burri duhet ta administronin pasurinë sikur të ishte e vetja (Statutet e Skodrës, kap. 168), gjë që nuk ishte e lehtë për t'u vërtetuar në të gjitha situatat. Kur ishte fjala për të punuar jashtë shtëpisë, gratë ishin më pak të favorizuara sesa burrat. Ashtu si kudo në Evropën mesjetare, puna e burrave konsiderohej si më me vlerë sesa puna e grave. Në kreun 62 të Statuteve të Shkodrës, një korrës ? tonte 3 grosh në ditë kurse një grua vetëm 2 grosh në ditë (Statutet e Skodrës, kap. 62). Obligimet e punëtorëve ndaj punëdhënësve janë përshkruar në kreun 71, ku thuhet se nëse një punëtor, shërbëtor ose shërbëtore, i cili në prani të garantëve ka rënë në ujdi me padronin e tij për të qëndruar në punë për kaq e aq vite ose muaj, dëshiron të largohet para kohe, nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, qoftë sepse nuk mund të jetë parapaguar ose për faktin e thjeshtë se nuk lejohet largimi përpara përfundimit të kontratës. Nëse punëtori ose punëtorja do të sëmuret, padroni detyrohet ta ushqejë dhe kur të shërohet, duhet t'ia kthejë detyrimin atij, duke i shërbyer për të gjithë kohën që ka humbur në punë, për shkak të sëmundjes, në të njejtën stinë (Statutet e Skodrës, kap. 71). Po kështu, gruaja konsiderohej si inferiore në proceset gjyqësore. Ajo nuk lejohej të ofronte ndonjë garanci, dhe në këtë drejtim nuk dallonte nga shërbëtorët, të varfërit, kriminelët apo grupe të tjera që për ndonjë arsye apo një tjetër ishin të margjinuar. Edhe përsa i përket përgjegjësisë për fëmijët, babai kishte shumë më tepër autoritet sesa nëna, duke qenë se ai mund të dëshmonte për çdo fëmijë, vajzë apo djalë, kurse nëna vetëm për djemtë, por jo për vajzat (Statutet e Shkodrës, kap. 135). Ka edhe raste kur ajo mund të ishte garante e plotë në çështje të tilla që kishin të bënin me moshën, fëmijët, ose sjelljen dhe virgjërinë e vajzave (Statutet e Skodrës, kap. 130). Nuk është e qartë nëse këto çështje konsideroheshin si më pak të rëndësishme apo gruaja konsiderohej më kompetente në zgjidhjen e tyre, duke iu njohur kështu autoritet i plotë në çështje dhe aktivitete të jetës së përditshme shtëpiake. Kjo është çështje që duhet shqyrtuar në më shumë detaje. Kur burri nuk ishte i pranishëm në familje, gruaja merrte statusin e tij ligjor, duke përfaqësuar familjen publikisht dhe ligjërisht. Në këto raste, gruaja kishte të drejtë të shkruante testament (Statutet e Skodrës, kap. 196). Kjo do të thotë që ajo nuk konsiderohej si e paaftë ? zikisht për të marrë përgjegjësi ligjore, por ishte aspekti social që e konsideronte atë të papërshtatshme për t'u ekspozuar publikisht në procese gjyqësore. Një grua e martuar ishte përgjegjëse për përfaqësimin e bashkëshortit të saj kur ai nuk ishte në qytet. Që të mos i cënohej nderi, ajo duhet të merrte një avokat që ta përfaqësonte atë (Statutet e Skodrës, kap. 117). Ruajta e grave nga paraqitja publike është arsyeja kryesore se përse gjyqi dënonte vetëm bashkëshortët për humbje rasti në gjyq dhe jo gratë e tyre (Statutet e Skodrës, kap. 117). Nuk është e pazakonshme që ligji ishte shumë më i rreptë me burrat sesa me gratë kur ishte fjala për detyrimet familjare brenda familjes. Nëse p.sh. prindërit kishin djem e vajza për të martuar, vajzat duhet të martoheshin të parat dhe pastaj djemtë. Nëse djali dëshironte të martohej më parë, pa lejen e prindërve, nëna dhe babai kishin të drejtën ta dëbonin atë nga shtëpia (Statutet e Skodrës, kap. 161). Të dëboje një burrë nga shtëpia, duhet të ketë qenë një dënim shumë i rëndë, përderisa është një kërcënim që haset shpesh në statutet e Shkodrës. Sipas kreut 159, babai kishte liri të plotë ta martonte të birin edhe kur ky ishte nën moshë dhe të merrte prikën e gruas së të birit e ta përdorte atë si të donte. Biri duhet të jepte pëqimin si për martesën ashtu edhe për prikën e së shoqes. Por nëse i biri nuk e jepte pëlqimin dhe nuk dëshironte që i ati ta merrte prikën e gruas së tij, por ta mbante për vete, babai, nëse dëshironte, mund ta dëbonte të birin dhe gruan e tij nga shtëpia (Statutet e Skodrës, kap. 159). Pritshmëria ishte pra që djali nën moshën e duhur për martesë ta jepte miratimin për përdorimin e prikës, nëse donte të martohej dhe të ndihej i mbrojtur e i sigurt në gjirin e familjes atërore. Kjo mund të jetë edhe një nga shpjegimet që çuan në krijimin e familjeve të mëdha. Përsa i përket moshës së marrjes së përgjegjësisë sociale, sistemi funksiononte si kudo në Evropë. Përsa i përket aftësive për të shkruar, vajzat mund të dëshmonin me shkrim më herët se djemtë. Ndërsa djemtë nuk lejoheshin të shkruanin testament para moshës 14 vjeçare, vajzat mund të shkruanin një të tillë që në moshën 12-vjeçare, (Statutet e Skodrës, kap. 160) moshë kjo që korrespondon me atë të martesës sipas të drejtës kanonike. Përgjegjësitë e gruas ? llonin gjithashtu herët në jetën e saj, dhe standarte të dy? shta përdoreshin për të matur përgjegjësitë e saj përkundrejt përgjegjësive të burrit, sidomos përsa i përket seksualitetit. Ishte përgjegjësi e gruas të ishte e kujdesshme dhe të ruhej nga rreziqet jashtë shtëpisë. Në raste dhunimi, i vetmi rast kur gruaja besohej plotësisht dhe mbrohej nga ligji ishte kur dhunimi bëhej nga një klerik. Nëse një grua e martuar ankohej që ishte dhunuar nga një klerik, ajo besohej edhe pa pasur dëshmitarë, dhe kleriku duhet të paguante një taksë (Statutet e Skodrës, kap. 200). Logjika e ndjekur duhet të jetë ajo që gruaja nuk duhet të kishte frikë dhe të mbrohej nga klerikët, si njerëz të besueshëm që duhet të ishin. Nëse nga ana tjetër, një djalë i pamartuar dhunonte një vajzë të pamartuar, ai ishte i detyruar të martohej me të me martesë të ligjshme dhe nuk mund ta braktiste për mungesë prike, përndryshe duhet të paguante një takes prej 8 perperësh (Statutet e Skodrës, kap. 265). Nëse gruaja e dhunuar ishte e martuar, dhe po kështu ishte edhe burri, burri duhet të paguante taksë dhe gjysmën e kësaj takse duhet ta merrte gruaja (Statutet e Skodrës, kap. 201). Nëse një burrë dhunonte një grua, ai duhet të paguante 9 hiperperë (Statutet e Skodrës, kap. 256). Po kështu, nëse dikush dhunonte shërbëtoren e dikujt tjetër dhe gruaja vdiste gjatë lindjes, dhunuesi duhet të gjente një shërbëtore tjetër që të zëvendësonte atë të vdekurën, dhe fëmija i shërbëtores bëhej shërbëtori i tij (Statutet e Skodrës, kap. 202). Koncepti i turpit dhe nderit nuk dalin direkt në pah në statute, por nëse llogarisim Kodin e Lekë Dukagjinit, seksualiteti i gruas sigurisht që ishte nën kontrollin e krerëve të familjes, ndërkohë që seskualiteti i burrit nuk kontrollohej nga askush. Kodi i Stefan Dushanit ishte shumë më i rreptë përsa i përket dhunimit të gruas: “Nëse një ? snik merr me forcë nga grua ? snike, le t'i priten të dyja duart dhe hunda. Por nëse një njëri i thjeshtë merr me forcë një grua ? snike, le të varet; nëse ai merr me forcë një grua të sojit të tij, le t'i priten duart dhe hunda” (Kodiku i Dushanit, kap. 51). I njejti nivel brutaliteti aplikohej edhe për gratë: “Nëse një grua ? snike kryen marrëdhënie seksuale më një burrë të një statusi më të ulët, le t'i priten duart dhe hunda” (Kodiku i Dushanit, kap. 52). Seksualiteti i gruas ? snike ishte pra symbol i nderit dhe i turpit në elitën sociale. Ligjet e mëvonshme e ulin pozitën e gruas. Kështu në Kanunin e Lekë Dukagjinit, gruaja kishte një status shumë më inferior sesa burri, duke u privuar nga të drejtat e privilegjet e burrit jo vetëm në çështjet publike por edhe në ato familjare. Kodiku në ligjet normative e thjeshtëzon gruan në një ‘shakull': Grueja âsht shakull për me bajtë. Nëse ky është një ligj i shtuar vonë gjatë pushtimit ottoman, apo ishte që në mesjetë, kjo është çështje e hapur për debat. Në vend të konkluzionit, dëshiroj të shkruaj për punën në progress në këtë drejtim, duke qenë se ky shkrim është bazuar vetëm në tekstet normative të statuteve të Shkodrës. Më shumë kërkim duhet bërë me dokumente të tjera që tregojnë raste speci? ke sesi tekstet normative re? ektohen në jetën e përditshme. Statutet e tjera të rajonit duhen konsultuar më nga afër, që të bëhet i mundur identi? kimi i asaj që është autoktone dhe praktikë e përgjitshme në rajon. Ngjashmëritë dhe ndryshimet që mund të dalin nga puna kontrastive, do të hedhin tjetër dritë mbi pozicionin e gruas në shoqëri. Shumë pyetje të tjera do të dalin sapo burimet të jenë në dispozicion të lexuesit dhe studiuesit, por për momentin shpresojmë që ky kontribut modest do të tërheqë vëmendjen e studiuesve në konsiderata që i duhen bërë kësaj çështje në këtë rajon dhe këto të dhëna të shikohen për një projekt të mundshëm mbirajonal. Në foto: (Majtas) Faqe nga Kodiku origjinal i Shkodres nga viti 1341 ne gjuhen latine, ku ? itet per grate (Poshtë) Faqja e parë e statutit të Shkodrës
3E shtunë, 16 shkurt 2013 POLITIKE Braçe: Manipulimi i provave, opozita të veprojë që tani Tahiri: Pas 23 Qershorit, pushim çdo ditë të vitit Kryeministri, takim me lushnjarët. Flet për kongresin e Lushnjës Provokimi i Berishës: 21 janari, festë kombëtare TIRANE JAKIN MARENA Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur qytetin e Lushnjës për të reaguar në mënyrë të tërthortë ndaj akuzave të opozitës për fshehje të provave për ngjarjen e 21 janarit, referuar apelimit të prokurorisë të vendimit të gjykatës që nxori nga burgu të akuzuarit gardistë. Madje duke provokuar fort, teksa i ka dhënë sërish rëndësi 21 janarit, si dita e mbledhjes së kongresit të Lushnjës, për të anashkuar atë që ka ndodhur 92 vite më vonë më 2011. Teksa ka nisur takimin me pyetje përgjigjie nga sallë, kreu i qeverisë nuk i ka shpëtuar tundimit pa përmendur 21 janarin, por jo për ngjarjen tragjike ku u vranë përballë kryeministrisë 4 demonstrues por për historinë e 93 viteve më parë, kongresin e Lushnjës, vendimi më i rëndësishëm i të cilit ishte caktimi i Tiranës kryeqytet. I pyetur se përse 21 Janari, data e mbajtjes së Kongresit të Lushnjës nuk është shpallur ende festë kombëtare, kryeministri tha se bllokim ka qenë roli i Mbretit Zog. Berisha tha se do e shqyrtojë këtë propozim. “Të fl asim haptas, Kongresi i Lushnjes e meriton 100% të jetë festë kombëtare, por dhe kjo nuk ka pengesë për të ndodhur, por i vetmi problem për ne është që fatkeqësisht jemi të detyruar të kemi festa ndërkombëtare më shumë se të tjerët. Mirëpo ditët e shumta të pushimit rëndojnë mjaft sipërmarrjen private, jopublike. Ne do e shqyrtojmë me shumë vëmendje dhe do gjejmë një zgjidhje. Sepse ngjarja është absolutisht mrekullia shqiptare”, ka deklaruar Berisha. Sipas tij, është bërë një përpjekje e madhe në ato data ndaj meriton të vihet në piedestal. “U la në hije se aty kishte luajtur një rol thelbësor Zogu, që kishte pjesë të rëndësishme si ministër i Brendshëm. Enver Hoxha e vështroi gjithë këtë në këtë konteskt. Por shqiptarët e kanë të qartë se është ngjarje më madhore në historinë tonë kombëtare”, tha Berisha. Duke e kërkuar dhe me sa duket e ka vendosur tashmë që 21 janari të jetë ditë pushimi, si ditë e një feste kombëtare, një interes për Lushnjën ky i ardhur vetëm pas tragjedisë së 21 janarit të vitit 2011 kur humbën jetën katër demonstrues për shkak të plumbave të gardës. Por deputeti i PS Sajmir Tahiri reagoi pas deklaratës së Berishës në Lushnjë se 21 Janari meriton të jetë festë kombëtare. “Meqë Sali Berisha ka deklaruar se ka ndërmend të shpallë 21 janarin ditë pushimi e festë zyrtare e garantojmë se me këto palaçollëqe, nuk i shmanget dot përgjegjësisë për 21 janarin. Pas 23 qershorit, do e ketë pushim çdo ditë të vitit. Pushim pa qetësi, në dorë të drejtësisë dhe të ligjit”, tha Tahiri. Duke paralajmëruar vetëm drejtësi. më shumë që këto u bënë në TV e në mexhlis më 8 maj dhe shikohej qëndrimi i Saliu, jo më diku ku nuk shihet nëpër zona të thella, zgëqe apo shtëpitë e privatëve ku janë qendrat e votimit. Nëse do të fl itej për zgjedhje realisht korrekte, ato do të fi llonin nga Berisha. Me apo pa këto qëndrime të amerikanëve dhe të BE, Berisha do të luftojë për pushtetin, do të luftojë për të manipuluar votat dhe rezultatin. Nuk ka asnjë tërheqje. Unë e kam thënë dhe e përsëris se pluralizmi i vërtetë në Shqipëri fi llon me largimin e Berishës. E gjitha është një farsë. S'bëhet fjalë për pluralizëm, s'bëhet fjalë për demokraci kur njerëzit kanë ndoshta më shumë frikë se dje. Provoni një njeri në administratë që të fl asë keq për PD e Berishën në vendin e punës, a do të qëndrojë më në punë. Shikoni sa mjekë fi rmosin nëpër deklarata apo sa intelektualë e njollosin veten duke fi rmosur nën komandën e shtetit vetëm për të mbajtur vendin e punës. Nuk ka intelektualë të shkolluar dhe tamam, se kata janë mender intelektualë që të fi rmosin udhërat e pushtetit, kur normalisht intelektuali i kohës duhet të jetë me opozitën ose nuk shprehet. Pra ka pak shpresa...? Më vjen keq që qoftë amerikanët apo gjithkush tjetër nuk kanë kuptuar gjënë më elementare dhe substanciale që s'ka pluralizëm me Berishën, nuk ka demokraci me Berishën. Gjithçka fillon pas tij. Atëherë të shohin se si do të shkojë, por garantoj se nuk përsëritet më Berisha në skenën politike shqiptare. Të gjitha këto që thuhen se do ndryshojmë, do ta korigjojmë, do ta pengojmë apo kontrollojmë zgjedhjet, janë në favor të Berishës. S'pengohet Berisha sa të jetë në post. Kujtoj dhe një detaj. Berisha ka qënë në opozitë dhe PS ka qënë në pushtet, dhe PS kishte frikë se do manipulonte Berisha. Kjo është mëse domethenëse për të treguar se aq më shumë kur ky njeri është në pushtet, nuk mund të arrihet asgjë e mirë. Më shumë do të thoja është të gënjesh veten. Po si mund të bëhet...? Berisha nga viti 1992 e deri më tani duhej të kishte vajtur të dëshmonte në gjykatë apo prokurori, pasi ka qënë si i pandehur disa herë. Ka tërë këto ngjarje, jo thjeshtë këto të mëdhatë duke filluar me vrasjen e Azem Hajdarit, “Gërdecit” apo 21 janarit. Madje me sa di unë për çështjen e Azem Hajdarit është kërkuar dhe nga Strasburgu që të dëshmojë, pasi personi që është në burg kërkon që të sillet dëshmitari Berisha që të tregojë se çfarë ka ndodhur. Në ka një njeri që është përjashtuar efektivisht nga gjykimi dhe drejtësia është Berisha. Askush tjetër. Dhe ish-presidenti Ramiz Alia, edhe ish-kryeministri Fatos Nano hynë në burg, apo të tjerë që shkuan para drejtësisë, madje dhe pa bërë gjë. Kurse Berisha i kërkuar apo i implikuar me kaq krime, me kaq korrupsion asnjëherë nuk e ka parë derën e gjykatës. Pra secila prej këtyre që përmenda përbëjnë argument që zgjedhjet duhet të ishin pa Berishën. Ai theu embargon e OKB dhe nuk i hyri gjemb në këmbë, çfarë s'ka bërë pas vitit 1992 dhe përsëri ishte i përjashtuar nga dhënia llogari para drejtësisë. Ju thoni se mund të bëhen zgjedhje pa Berishën...? Ka arësye plot të bëhen zgjedhjet pa Berishën, por kjo është zvarritje allashqiptare dhe kompromentimi i thellë i pranisë ndërkombëtare në Shqipëri, që gëlltisin dhe pranojnë në Shqipëri të gjithë ato gjëra që në vendin e tyre janë fanatikë dhe nuk i pranojnë kurrë, nuk jep shumë shpresë. Në cilin vend një kryeministër apo një politikan do kishte kaq rëndime ligjore dhe nuk shkon qoftë dhe formalisht me këmbët e tija apo me detyrim te prokurori apo gjykata. Absolutisht askund. U ndalua në Austri ish-kryeministri kroat, por dhe në Pakistan janë nën gjykim dy kryeministra. Kurse në Shqipëri as që bëhet fjalë të preket. Por kjo natyrisht është dhe dobësia e opozitës, dhe psikologjia e kompleksuar e shqiptarëve në tërësi që të pranojë një realitet të tillë. Unë them që këtu duhej të fillonte operacioni i opozitës në tërësi dhe jo vetëm i PS. Një opozitë që e ka frikë për manipulim Berishën që është në opozitë dhe ajo ishte në pushtet, kuptohet pastaj se sa jofikase është ajo për të mbrojtur votën. Natyrisht na e ka qejfi të shpresojmë, pasi do të minitorojë zgjedhjet BE, NATO etj., por përderisa loja luhet me po ata aktorë, nuk pres ndonjë ndryshim thelbësor në vëzhgim, drejtësinë apo vërtetësinë e zgjedhjeve. “Është dhe dobësia e opozitës, si dhe psikologjia e kompleksuar e shqiptarëve që të pranojë një realitet të tillë. Që këtu duhej të fillonte operacioni i opozitës në tërësi e jo vetëm i PS” Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Erjon Braçe ka reaguar ndaj akuzës së prokurorisë për manipulim provash nga eksperti Çardaku. “Për 21 Janarin përsëri: Manipulimi i provave, këtë herë në nivelin më barbar, duke ndërhyrë në trupin e pajetë të Ziver Veizit. Është krim shumë i rëndë. Por boll me konstatime, ky krim u bë publik vetëm dje, edhe pse ka ndodhur 2 vite më parë. Në të tilla rrethana, Prokuroria është nën akuzë: Pse nuk u hetua kurrë ky krim? Ku ka ndodhur? është vepër individuale e ekspertit apo e krejt Institucionit të Mjekësisë Ligjore? Kush është përfshirë tjetër? A kanë qenë prokurorët gjatë ekspertimit e fi lmimit? Nëse po, pse heshtën? Pse s'e përmendën asnjëherë në gjyq këtë fakt?”, tha Braçe përmes profi lit të tij në rrjetin social facebook. “Mbi të gjitha, a ka prova të tjera të manipuluara, plumba kryesisht? Prokuroria duhet të përgjigjet! Institucioni i Mjekësisë Ligjore, i shkatërruar e politizuar për qëllime politike nga Sali Berisha duhet shpërbërë! Opozita duhet të ndërtojë aksionin e saj për këtë! Deklarimi “ta tregoj unë pas 23 qershorit”, si për Gerdecin ashtu dhe për 21 Janarin nuk është i denjë, s'tregon as fuqi e as vendosmëri. Instrumentat ligjore duhen përdorur tani”, deklaron Braçe.
PD: Jepni 100 mijë lekë çdo muaj Anëtarët e kryesisë së PD-së në degët e 36 rretheve të vendit janë urdhëruar gojarisht që të paguajnë nga 100 mijë lekë të reja në muaj në llogarinë e PD-së për të fi nancuar zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Nga këto fonde mendohet... ARBEN RROZHANI TIRANE FORUMI SUPLEMENTI “RILINDASI” ► Faqe 6-7 ► Faqe 15-22 Flasin Kurti, Xhepa, Anagnosti dhe Imami Artistet: Dita e Pavarësisë së Kosovës “Hamleti nga Kavaja” Aleksandër Moisiu FONDET PER FUSHATE LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “RILINDASI” VITI III - NR. 38 E diel, 17-02-2013 Gjermanët në 1957, habi për origjinën shqiptare të aktorit. Baron Nopça: Ritet e mortit në Veri Urdhëri verbal për anëtarët e kryesisë në 36 degë. Shifra 54 mln lekë BROKAJ: MJEKU BERISHA VURE DORE MBI KUFOMA San Remo kundër “frënges” Carla Bruni FESTIVALI ► Faqe 12 INTERVISTA/ Kardiologu akuzë kryeministrit për ekspertizën e 21 janarit Kosova është shteti i dytë më i ri në botë. Pas saj kemi një shtet të ri në Afrikë, i cili ndryshe nga Kosova, u shpall me referendum dhe ende nuk ka arritur të krijojë pavarësinë dhe stabilitetin real. Kosova e ka kaluar këtë provë. Ajo ka shtet, ka territor, ka fl amur, ka simbole, ka pasaportë, ka president, parlament, qeveri, gjykata, kushtetutë, ligje, parti politike dhe elementë të tjerë identifi kues me shtetin. Ende ka zona jashtë autoritetit të plotë lokal, por kjo mbetet çështje e përkohshme; - pavarësia, shteti, kufi jtë dhe sovraniteti janë të pakthyeshme. Zyrtarisht Kosova njihet nga 98 shtete të ndryshme të botës, midis... Koment Sfi dat e shtetit që mbushi 5 vjeç NGA AFRIM KSRASNIQI ► vijon në faqe 6 Ish-ministri: Monstruoze manipulimi i provave. Kreu i qeverisë provokon nga Lushnja: 21 janari ditë feste. Ministria nuk dorëzon videon me mashtrimin e ekspertit Çardaku Tenton ribashkimin, plagos gruan dhe i vret prindërit Rrugët, vjet u bënë vetëm 9 km, u dhanë 200 milionë euro NE KUÇOVE BLLOFI ► Faqe 9 ► Faqe 11 ► Faqe 2-4 ► Faqe5 Fjalëkryqet Fjalëkryqet e fundit ngae fundit ng ► Faqe 23 Kadri Vokopola Vajza e kuruar në Austri rrëzon pretendimet. Spitali nuk jep informacion Studentja: Florie Peçi nuk mbeti shtatzanë në spitalin austriak ► Faqe 12-13 ERISELDA GUBERE BLOG/ PERIFERI NGA ALBA MALLTEZI NË PRITJE TË NJË SHËNDETËSIE NJERËZORE ► Faqe 4 Eriselda GubereFlorie Peçi
24 E diel, 17 shkurt 2013 Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë GJITHMONE PRANE JUSH! Origjina e Lajmit VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi ??????????????????????????????? Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë www.shqiptarja.com LAJME NGA BOTA ■ Vatikani mendon zgjedhje të parakohshme Vatikani po shqyrton thirrjet e kardinalëve për të mbajtur një konklavë më herët nga sa është planifi kuar, pasi Papa Benedikti XVI do të lërë detyrën më 28 shkurt. Në bazë të rregullave aktuale, zgjedhjet mund të mbahen më 15 mars, për t'u dhënë kardinalëve kohën e duhur për të udhëtuar në Romë. Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi deklaroi se autoritetet po ekzaminojnë nëse rregullat mund të ndryshohen. Benedikti XVI, 85 vjeç, njoftoi dorëheqjen e tij të hënën e kaluar, duke e argumentuar me moshën tepër të thyer vendimin e tij. ■ Asteroidi kaloi pranë Tokës Ashtu siç ishte parashikuar, një asteroid me diametër 45 metra, apo e thënë ndryshe me përmasat e një pishine olimpike, kaloi pranë Tokës në një distancë prej vetëm 27.700 km, më e afërta e regjistruar ndonjëherë nga një objekt i kësaj madhësie. Pavarësisht distancës rekord, asnjëherë nuk u bë fjalë për ndonje ngjarje apokaliptike, thonë ekspertët, por të mos harrojmë se ai ishte vetëm një prej mijëra objekteve të destinuara të hyjnë një ditë në hapësirën tonë. Ka plot asteroide, që po i vëzhgojmë dhe nuk e kemi përjashtuar mundësinë e një impakti me Tokën, citon CNN një prej drejtuesve të NASA-s, Don Yeomans, megjithatë një mundësi e tillë është tmerrësisht e vogël. ■ Ja si Pistorius vrau të dashurën Nisur nga provat e grumbulluara nga hetuesit afrikano-jugorë në Pretoria, është rindërtuar skena e mundshme e vrasjes së Reene Steenkamp nga kampioni paralimpik, Oscar Pistorius. Sipas dëshmive të grumbulluara nga fqinjët e ciftit, modelja 30-vjeçare dhe atleti kanë debatuar ashpër 2 orë para se të dëgjoheshin të shtënat. Debati ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës, debat që ka degjeneruar edhe në goditje fizike. Modelja e ndjerë për t'iu shmangur këtij debati ka lënë dhomën e gjumit dhe është mbyllur në banjo. Banjoja ishte me derë xhami. Pas kësaj, Pistorius ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar përmes derës. ■ Meteori në Rusi, mbi 1200 të plagosur Janë pothuajse 1.200 të plagosurit në Rusinë Qendrore, ku rënia e një meteori bëri ndërtesat të lëkunden e xhamat e dritareve të thyhen. Pjesa më e madhe e të lënduarve në rajonin Chelyabinsk ku edhe ranë pjesët e meteorit, morën plagë nga copat e xhamave e patën shembje në trup. Të paktën 46 vetë janë shtruar në spital. Vendasit fl asin për një lëmsh të zjarrtë që la pas një fashë të përfl akur në qiellin e mëngjesit, e pasuar nga një zhurmë e fortë. Trupi qiellor me peshë gati 10 tonë, sipas raporteve në media, u shpërbe në 50 km lartësi. Presidenti Vladimir Putin tha se falenderon Zotin që mbi zonat e populluara, nuk ranë copa të mëdha. ■ Karzai ndalon ndihmën ajrore të NATO-s Presidenti afgan Hamid Karzai ka deklaruar se forcave afgane të sigurisë do t'u ndalohet të kërkojnë ndihmë për sulme ajrore të huaja në zonat e banuara. Zoti Karzai deklaroi se ai do të lëshojë një dekret ditën e djel, kur kanë kaluar më pak se 10 ditë nga vrasja e 10 civilëve në një sulm ajror gjatë natës në provincën lindore të Kunarit. ■ Irak, vritet shefi i shërbimit sekret Shefi i akademisë irakene të inteligjencës dhe dy truprojat e tij janë vrarë në një sulm vetëvrasës në qytetin verior Tal Afar, në Irak. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet policore lokale, sipas të cilave gjenerali Ali Aouni është ofi ceri ushtarak më i vjetër që vritet këtë vit. Por autoritete irakene kanë deklaruar për BBC se zyrtari i shërbimeve sekrete nuk ishte objektivi i vërtetë i atentatorëve. Gjenerali Aouni jetonte pranë një zyrtari tjetër ushtarak në qytet, i cili ka mbetur i paprekur nga shpërthimi dhe që ndoshta ishte objektivi i vërtetë i sulmit.
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com 19 www.shqiptarja.comE diel, 17 shkurt 2013 TRADITE mbërthyer një pëlhurë dy e gjysmë ½ pëllëmbë e gjerë dhe e mbartin me ndihmën e dy rripave, që i kanë lidhur në anët e brezave dhe që i varin mbi supet. Në Malcinë e Madhe dhe të Vogël, para se ta nxjerrin të vdekurin nga shtëpia, e ngrein qivurin tri herë dhe tri herë e lëshojnë përdhe. Kjo e ndalon vdekjen të vijë përsëri në atë shtëpi. Në këtë rast në Rumani prekin me arkivol tri herë pragun e shtëpisë. Në Glasinac të Bosnjës e ulin arkivolin tri herë rrugës, për te varrezat, por në pjesën tjetër të Bosnjës duket se ky zakon mungon. Në Glasinac ngrehin gurë, atje ku kanë ulur të vdekurin rrugës për te varrezat. Ndalja rrugës për te varrezat, që është zakon në Glasinac, na kujton gjer diku një ngjarje në Rumani. Trashëgimtarët atje janë mjaft në gjendje të përballojnë shpenzimet e ceremonive kishtare siç janë lutjet, që bën popi, sa herë ndalet kufoma, duke kapërcyer ndonjë rrugë ose ndonjë përrua. Në këtë rast në Rumani nuk ngrehin gurë; atje ngrehin stivë gurësh vetëm në vende ku dikush ka dhënë shpirt nga shkaku i një fatkeqësie. Në Shqipëri ngrenë muranë në vendin e një vrasje. Këtë zakon e gjejmë te muhamedanët e Palestinës dhe përgjithësisht në Atlasin e Algjerisë (Stuhlmann). Murani iu përgjigjet “Marterln” në Alpet. Në Malcinë e Madhe është zakon në vendin e shtëpisë, ku ka qenë shtrirë i vdekuri të venë një çanak me miell, që është caktuar për të vobektit. Në Trebinjë venë në atë vend një sahan me grurë, që ia ? akin të vdekurit nga pas, nganjëherë bashkë me sahanin. Edhe në Maqedoni, siç bëhet edhe në Cerenicën e Malit Zi, i hedhin të vdekurit, kur e nxjerrin nga shtëpia një qyp nga pas. Romakët duket se kanë pasur një zakon të këtillë, se e thotë formula: “fractus est ei deus”. Edhe në Rumani kanë zakon në këtë rast, të thyejnë një qyp. Në Gjermani kjo të mbron kundër kthimit të shpirtit (Ëuttke).Në Shqipëri, kur e nxjerrin të vdekurin nga shtëpia mbartësi i parë i qivurit pret tre dhëmbë (si në çetele) te trari, që mban derën. Gratë mundohen të ndalojnë, që t'u nxjerrin të vdekurin jashtë dhe bien mbi kufomë dhe e puthin atë. Të gjithë ata, që e takojnë rrugës grupin, që përcjell të vdekurin, përshëndetin njerëzit dhe të afërmit e të vdekurit me fjalët: “Zoti të dhëntë kyvet!”. Në Kelmend e vënë kufomën e zbuluar në një hije të varrezave, e lajnë dhe nderojnë, po të mos e kanë bërë më parë në shtëpi, i veshin petkat më të mira, i venë armët përbri dhe disa mollë në këmbët e kryqëzuara. Zakoni të mbajnë vaj, (ta vajtojnë) pastaj ta ruajnë të vdekurin, ta lajnë dhe ta nderojnë është kaq universal, sa që në Shqipëri i venë të vdekurit pemë (fruta), ndërsa në Rumani ky zakon mungon. Të njëjtin zakon shqiptar e kanë grekët, maqedonasit dhe bullgarët dhe përdoret shumë, se këto fruta janë caktuar për fare? sin e dhuronjësit në botën tjetër. Në Greqi i japin ftoj të vdekurit për fare? sin në botën tjetër, një vajzë të vogël ia vënë në prehër. Në Bullgari nuk ka rëndësi vendi se ku, në Maqedoni i venë pemët midis këmbëve të të vdekurit. Në Prusinë Lindore iu venë fëmijëve të vegjël mollë. Në Rumani përputhet me këtë zakoni që, kur përcillnin të vdekurin, të marrin me vete një pemë (dru) me kokrra arti? ciale, të cilin e vendosin përbri varrit. Kur vdes një vrasës para se të marrë ndjesën e kishës, atëherë e varrosin jashtë varrezave dhe vetëm pas 3 vjetëve e nxjerrin nga varri, e varrosin brenda në varrezat dhe bekojnë varrin e tij. Një kusar (cub), që vritet në kohën kur grabit, nuk varroset kurrë në tokë të bekuar, por mbetet jashtë varrezave. Edhe gërbulët (lebrosët) varrosen jashtë varrezave, për të mos infektuar të vdekurit e tjerë. Në Rumani, meqenëse vendi i varrezave është i vogël, shumë herë i varrosin të vdekurit në varre të vjetra. Kokat e të parëve i mbledhin me mundim dhe i hedhin mënjanë përsëri në varr. Por kur rastësisht varrimi bëhet ndaj të ngrysurit, atëherë ndodh që mbeten jashtë copë kockash, kështu që kudo nga të gjitha anët shikon kocka njerëzish. Në varr i vdekuri është shtrirë me fytyrën nga lindja. Në Çelëz varret shikojnë nga jugëlindja. Në fusha më ? isnin për një varr të vjetër që këmbët duhej t'i kishte nga ana e lindjes. Besëtytnia maqedonase se nuk është mirë të ? ejë njeriu me kokën në perëndim, se kështu janë orientuar kufomat në varr dhe besëtytnia bullgare se ai që ? e me fytyrën nga dielli vdes, kanë padyshim lidhje me zakonin e vjetër, sipas të cilit varet orientoheshin prej perëndimit nga lindja.Ky zakon gjendet edhe në Rumani, që çdo i vdekur të varroset në mënyrë që këmbët të drejtohen nga perëndimi dhe koka nga lindja. Këtë zakon të orientimit të varrit e kanë edhe sot ortodoksët e Bosnjës por katolikët e kanë humbur atë. Në Malcinë e Vogël e gërmojnë varrin e grave ½ m më thellë se të burrave që është zakonisht 1 m i thellë. Gërmimin e varrit e ? llon punëtori më i vjetër, pasi ka prerë tre dhëmbë në bishtin e kazmës ose lopatës. Në Bosnjë e kanë ruajtur këtë zakon si duket vetëm në Grahovo, por vetëm që dhëmbët i bëjnë në bisht pasi të kenë gërmuar varrin. Kur gërmojnë të tri goditjet e para, në Shqipëri, i bëjnë me belin (kazmën) prapa kurrizit. Pasi mbaron punën e tij, punëtori nuk ia jep shokut veglën në dorë, por e lëshon mbi tokë, prej ku e ngre punëtori tjetër. Kur punëtorë hapin një varr nuk i urojnë me: “Puna mbarë!”, as me “l'lumshin krahët”. Asnjerit nuk i lejohet, të kapërcejë një varr të hapur, as nuk është mirë të lihet bosh, por duhet vënë brenda një vegël (lopatë ose kazmë). Edhe në Rumani kujdesen që një fëmijë të mos e kapërcejë varrin e posagërmuar. Kur bie shi dhe mbushet varri me ujë, atëherë thuhet, i vdekuri ka qenë njeri i keq, kur çel moti, thuhet e kundërta. Në Bohemi besojnë pikërisht të kundërtën. Ndërsa gërmohet varri ? llon vaji i përgjithshëm. Në Malcinë e Vogël marrin pjesë të gjithë burrat, që kanë ardhur për varrim dhe nga gratë vetëm ato të fare? sit. Në Kelmend i afrohen të vdekurit në gropë, sipas familjeve, natyrisht burrat veç dhe gratë veç. Gratë shkojnë me radhë sipas rangut në familje, ato në krye të mbuluara me shami koke dhe të gjitha duke qarë; pastaj tërhiqen mënjanë, për t'iu lëshuar vend atyre që vinë nga pas dhe ulen te koka e të vdekurit. Ka grupe burrash, që ngushëllojnë heshtas; të tjerë afrohen duke ruajtur zakonin e Malcisë Madhe dhe të Vogël. Në këtë rast, me këmbën e mëngjër përpara, qëndrojnë radhë përkrah njeri tjetrit me duart mbi hijet, afër 30 hapa larg nga i vdekuri. Kryetari i grupit del tani nga radha me këmbën e majtë përpara i thërret të vdekurit me emër, e pyet ku është dhe përse i la shokët, pastaj marshojnë të gjithë si me këmbajka [Mangallkë (Korça)] me gjunjë të ngrirë, kokën lart, me shikim jo të natyrshëm të ngulur në një drejtim nga përpara, pa asnjë lëvizje tjetër të trupit, përveç rrotullimit që shkaktojnë hapat, i afrohen kufomës. Gjesti nuk është aspak qesharak, përkundrazi ecja e ngrirë e njerëzve, që i afrohen të vdekurit, të ngjeth mishin.Ndërkaq kali i të vdekurit në Kelmend, qëndron pranë të zotit, por sa afrohet njeri nga grupet që vajtojnë, ia nxjerrin atij përpara dhe kthehet me të te i vdekurit. Gjatë kohës, kur përcjellin të vdekurin i varin kalit në qafë dhe në kokë shami të zeza të disave nga gratë, që erdhën në varrim. Pas këtij akti çdo anëtar i grupeve vajtonjëse ndahet nga i vdekuri dhe të gjithë shpërndahen në varrezat, duke formuar grupe. Ulen përdhe bisedojnë me njeri tjetrin dhe pinë duhan. Siç dihet, trakasit e vjetër dhe, më vonë, në ? llim të kohës mesme, edhe popuj të tjerë, kishin zakon ta varrosnin kalin bashkë me të zotin. Nga pikëpamja historike është interesant që ky zakon ka mbetur në disa vise të malcisë, ku kuajt janë të rrallë. Kelmendasit kanë jetuar më parë në një vend ku kali luante rol më të madh, nga ç'luan në vendbanimin e sotshëm. Përmend me këtë rast, që kali lot një rol me rëndësi në kultin e të vdekurve të çerkezëve dhe të osetëve. Ceremonia me kalin duket se mungon në Malcinë e Vogël, dhe fakti që ekziston në Malcinë e Madhe shpjegon mbase, përse në shumë varre janë skalitur ? gura kuajsh.Edhe në Malcinë e Vogël i afrohen grupet qivurit në mënyrën që përshkruam këtu, por, përveç ulërimave dhe vajtimeve, është zakon që në ekstazë të grisin gjak fytyrat, të rrahin kraharorin me grushte, sa të buçasë. Në Malin e Zi rrahin kokën me grushte dhe në Çeki kraharorin. Në Kelmend pasi kanë gërmuar varrin, përgatitin qivurin. Me ndihmën e një shufre të drejtë matet shtati i të vdekurit dhe qivuri ndërtohet tamam pas trupit. Këtë zakon e kanë edhe rumunët dhe thonë, se do ishte keq, sikur qivuri të ishte shumë i madh sa të mos e mbushte tërësisht kufoma e të vdekurit. Në rastin, që ndodha vetë, arkivoli ishte te supet gati dy herë më i gjerë se te këmbët, kishte pra formën e një trapezi. Në Malcinë e Vogël nuk goditin qivure. Në vend të këtij veshin varrin me afër 60 cm. mur të thatë. Edhe në Malin e Zi e quajnë përdorimin e qivurit një zakon të importuar. Etiketa kërkon që, gjatë gjithë kohës së varrimit, fare? si të mos tregojë asnjë shenjë tronditje, bile të shfaqen me orë të mira, duke i përgjigjur çdo ngushëllonjësi, që shtëpia ka akoma shumë burra, të cilët janë aq trima dhe të zotë, si ai që la jetën, që humbja të duket kështu sa më e pakët që të jetë e mundur. Pasi janë mbledhur mjaft njerëz, qivuri është ndërtuar dhe varri gërmuar, në Kelmend e vendosnin qivurin anës më të gjatë të varrit, bile atje ku është grumbulluar dheu i gërmuar dhe kapakun e vënë pranë qivurit. Në çastin kur e ngrenë të vdekurin nga hija e madhe, për t'a mbartur pranë varrit, edhe grupet e njerëzve lënë hijet dhe mblidhen rreth varrit. Pasi mblidhen të gjithë, e vënë të vdekurin në qivur dhe burrat e fare? sit afrohen për ta puthur në fytyrë dhe për tu përshëndetur me të; pastaj i marrim për kujtim kutinë e tabakos ose ndonjë copë veshje, e mbulojnë me savan dhe i mbërthejnë qivurit kapakun. Në Bogë është zakon, në këtë rast, t'i çierrin pakë savanin ose gishtin e vogël kufomës, se të dyja këto e ruajnë (konservojnë) atë në varr. Në kundërshtim me zakonin shqiptar, që ta ruajnë kufomën të mos tretet, rumunët dhe grekët dëshirojnë që, kur ta hapin varrin pas disa viteve të mos gjejnë veçse kockat. Për kufomat, që nuk treten pas një kohe të gjatë, thuhet se shtrigojnë. Duhet pra, që të shpejtohet tretja e tyre, të hiqet mallkimi, që rëndon mbi të vdekurin, sipas pikëpamjes greke dhe rumune. Pal Nika në Flet, në Shqipërinë e Veriut, që pas shumë viteve e gjeti të patretur trupin e të atit, besonte se kjo tregonte që i ati, një burrë famëkeq në kohën e tij, kishte qenë në një farë mënyre i shenjtë.Ceremonitë e varrimit në Malcinë e Madhe ndryshojnë pak nga ato të Malcisë së Vogël. Në Malcinë e Vogël i venë të vdekurit në gojë një metalik (monedhë) para se ta varrosin, të cilin më parë e sjellin tri herë rrotull varrit, pastaj i venë mbi kraharor një qiri të ndezur. Në disa rrethe në vend të qiriut venë mollë, siç thamë më lart. Në Malcinë e Madhe nuk është zakon t'i venë të vdekurit metalik në gojë. Meqenëse metaliku është tepricë e besëtytnisë pagane, kisha e ka ndaluar, por prapë, në mos haptas përdoret fshehtas. Sipas pikëpamjes shaljane, të vdekurit i venë metalikun në gojë, që t'i paguajë zotit të varrit varrin, në rast që ai kërkon dëmshpërblim, se siç thamë më lart trualli i varrezave është i ngushtë dhe lehtë mund të dëmtohet varri përsëri. Për këtë arsye edhe në Glasimac të Bosnjës, i venë të vdekurit në varr para të vogla (metalike). Në Hercegovinë i venë në varr të vdekurit disa pare të vogla vetëm atëherë, siç pretendojnë, kur janë gjetur atje kocka. Zakon i “ovëlls”, sepse për këtë është fjala, sipas Tozerit, ka qenë në Greqi dhe në ishujt e Greqisë deri në bregdetin e Azisë së Vogël dhe, sipas Abbotit, edhe në Maqedoni. Mariana shkruan se dikur ka qenë në formën e vjetër edhe në Rumani. Edhe sot është zakon në Bullgari dhe në Rumani t'i venë të vdekurit në dorë të holla dhe, veç kësaj, kur e mbushin varrin, ndërsa njerëzit e shtëpisë hedhin dhe, të afërmit e të vdekurit hedhin në varr të holla të vogla.Meqenëse në Malcinë e Vogël, si dhe në Malin e Zi, nuk ndërtojnë, në fund të varrit shtrojnë kashtë dhe lëkurë bagëtish, marrin armët e të vdekurit, e shtrijnë me rrobat e tij në varr, e mbulojnë me një savan, shpërndajnë mbi të duhan dhe mbi muret e thatë anës venë binarë, kështu që, kur ta mbushin varrin me dhe, të mos bjerë dhe mbi kufomën. Në Zibenbyrgen dhe në Bukovinë përdorin qivure dhe çdonjëri hedh një lopatë ose një dorë dhe në varr, me fjalët: “Hallall buka dhe kripa, që kemi ngrënë së bashku!”, pastaj përshëndetin të afërmit me: “Zoti ju dhashtë kyvet!” dhe “U pastë lan nafakën prapa!”. Kur vdes një vrasës para se të marrë ndjesën e kishës, atëherë e varrosin jashtë varrezave dhe vetëm pas 3 vjetëve e nxjerrin nga varri, e varrosin brenda në varrezat dhe bekojnë varrin e tij Në foto: Kopertina e librit të Baron Nopçes botuar në shqip
.
|
Na vjen keq, por koha në dispozicion mbaroi.
Nëse jeni një përdorues i regjistruar, identifikohuni në pjesën e poshtëme djathtas.
|
|
|
Hyr në e-Shop dhe zbulo të gjitha ofertat tona
|
|
|
Po blini botimin e
17/02/2013
Me çmim
0,00
|
|
Rikërko fjalëkalimin!
Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.
Privacy Policy 2013 Mbrojtja e të dhënave personale Gjatë lundrimit në faqe, në skedarët log të server-it ruhen të dhëna si adresa IP, data, koha dhe faqet e vizituara nga përdoruesi. Ne e përdorim informacionin që mbledhim për të matur numrin e vizitorëve që hapin seksione të ndryshme të faqes sonë të internetit, për të mësuar se cili është informacioni më i kërkuar dhe për të na ndihmuar ta bëjmë faqen tonë të internetit më të dobishme për vizitorët.
Të dhënat tuaja personale dhe informacioni i dhënë gjatë "Regjistrimit", ruhen në server në mënyrë anonime.
Informacionet që ruhen në server janë të sigurta dhe konfidenciale, nuk ju ofrohen palëve të treta (vetëm në rastet kur ju keni dhënë aprovimin në modulin e regjistrimit) dhe përdoren në përputhje të plotë me Ligjin nr.8517, datë 22.7.1999 - Për mbrojtjen e të dhënave personale.
Mbyll
|