14 E mërkurë, 20 shkurt 2013 RRETHE Vlorë, e moshuara me depresion hidhet nga kati i 8-ë Një e moshuar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati, ku dhe jetonte. Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes në qytetin e Vlorës, kur Menekshe Zotaj 73 vjeçe, ka dalë në ballkonin e apartamentit të saj dhe prej aty është hedhur. Banorët janë tmerruar nga ajo çfarë kanë parë, ndërsa e moshuara ka ndërruar jetë në moment. Menjëherë në vendin ku ndodhej trupi i viktimës kanë shkuar efektivët e policisë, si dhe ambulanna, e cila e ka transportuar trupin për në morg. Ndërsa policia ka vazhduar me hetimet dhe pyetjet e dëshmitarëve. Të afërmit e viktimës Menekshe Zotaj, por edhe fqinjët e saj kanë treguar për policinë se, ajo prej shumë kohësh vuante na disa sëmundje, si diabeti, skleroza, madje kishte shfaqur edhe shenja depresioni. Ndërsa një fqinje e viktimës, e cila s'ka treguar gjeneailitetet, ka thënë për Shqiptarja. com, se para disa vitesh, viktimës i ka vdekur një djalë në moshën 27 vjeçe dhe që atëherë, ajo kishte kaluar në depresiion. a.xh.  ELBASAN ANDI QOSJA Lajmi Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg pa afat gruan që vrau pak ditë më parë b a s h k ë s h o r t i n e saj. Fatmira Poka, 72 vjeçe ka shprehur pendesën e saj për krimin, ndërkohë që prokuroria ka rindërtuar skemën e ekzekutimit me armë gjaku. 109 vjet burg për shtatë vrasësit e 23-vjeçarit Gjykata e Korçës dënon masakruesit e Olgert Krekës e Saimir Yzeirit. Sherri në 2011 për një femër  KORÇE Gjykata e Korçës ka dënuar me 109 vite burg në total, shtatë të rinjtë, të cilët akuzohen për vdekjen e 23-vjeçarit, Olgert Kreka, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 14 marsit 2011, në fshatin Barç. Gjykata ka dhënë 18 vite burg për Emiliano dhe Aldo Nazifi n, Gardiol Kananin dhe Daniel Vishën, 7 vite për Manol Qazimin, 15 vjet për Ismir Ravollin, si dhe 15 vite për Ilia Zenelin. Shtatë të rinjtë akuzohen për veprat penale, “Plagosje e rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim me pasojë vdekjen”, si dhe “Heqje e paligjshme e lirisë së tjetrit”. Ngjarja e rëndë ku humbi jetën 23-vjeçari Kreka dhe u plagos shoku i tij, Saimir Yzeiri, u regjistrua mbrëmjen e Ditës së Verës, teksa të rinjtë ishin duke festuar. Nën efektin e alkoolit, të rinjtë janë konfl iktuar me njëri-tjetrin dhe në debat e sipër, kanë goditur me mjete të forta Olgert Krekën, i cili si pasojë e plagve të marra, ndëroi jetë në Spitalin Ushtarak, dërkohë që shoku i tij arriti të marrë veten pas disa ditësh. Krimi makabër ndodhi pasi viktima, Kreka i kishte ngacmuar motrën Aldi Nazifi t, kushëririt të mikëpritësit ku ndodhi krimi. Pas arrestimit, të rinjtë kanë pohuar në polici, se nuk janë konfl iktuar asnjëherë me njëri-tjetrin përballë, por vetëm nëpërmjet telefonit. Ata kanë deklaruar, se njiheshin me viktimën dhe të plagosurin prej kohësh, pasi jetonin në të njëjtin fshat. Ka qënë 23-vjeçari Kreka, i cili gjatë festimeve për Ditën e Verës, pasi kishin konsumuar alkool, në mënyrë të pavetëdishme, ka fi lluar të tregojë për ngacmimet që i ka bërë vajzës. Kjo ka mjaftuar për nisjen e sherrit. Ata kanë marrë Oligertin dhe Saimirin dhe pasi i hodhën në një krevat, kanë nisur t'i rrahin së bashku me shkelma. Më tej, kanë përdorur edhe karrige, shishe, dërrasa e deri tek mjetet e mprehta, derisa ata kanë humbur ndjenjat, por pavarësisht kësaj, ata kanë vijuar t'i godasin. Pasi i kanë rrahur për disa orë, i kanë nxjerrë te dera e banesës dhe janë larguar për t'i shpëtuar policisë. Kanë qënë familjarët që kanë gjetur trupat e dy të rinjve, duke i dërguar në spital, por 23-vjecari nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve. Skema Gruaja e ka pritur të shoqin në shtëpi dhe sapo e ka parë se ai është afruar për të hyrë, është ngitur në këmbë dhe ka marrë nishan. Në momentin që ka hyrë në derë, është qëlluar nga e shoqja, duke vdekur në vend. LAJME SHKURT Gruaja qëlloi burrin edhe pasi e vrau ELBASAN Arrest me burg për 72-vjeçaren Fatmira Poka Prokuroria ndërton skemën e ekzekutimit Duket se e kishte nu-hatur. Bashkëshorti i saj ndoshta nuk ka qenë pas punëve të zakonshme, por... aty ku ajo dyshonte. Pra, pikërisht tek fqinja, për të cilën 72-vjeçarja Fatmira Poka dyshonte se bashkëshorti i saj kishte marrëdhënie me të. Dyshimi i saj ndoshta është shtuar, kur Faik Poka është vonuar dhe gruaj i dukej se “pazari” po i zgjaste shumë, pasi e djela është ditë pazari, por nuk ishte vonuar herë të tjera aq shumë. Dhe, duke menduar gjithëfarë lloj situatash, ka vendosur të hakmerret. Siç është mësuar nga prokuroria dhe policia e Elbasanit, gruaja ka vendosur ta vrasë dhe ka mbushur armën e gjahut, e cila pas hetimeve ka rezultuar, se mbahej pa leje nga kryeplaku i fshatit. Me armën në prehër, gruaja e ka pritur e qetë në kuzhinë bashkëshorin e saj, Faikun. E ka parë në oborr nga dritarja dhe është ngritur në këmbë. Sapo ky ka hyrë brenda, pa hequr ende xhupin e trashë që mbante veshur, e ka qëlluar pa e paralajmëruar dhe pa i folur asnjë fjalë. Saçmet e shumta e kanë zënë në kokë, duke e shtrirë menjëherë në dysheme. Por, 72-vjeçarja Fatbardha Poka nuk është mjaftuar me kaq. Për t'u hakmarrë siç e kishte menduar dhe për t'u siguruar që ai të mos shpëtonte, e ka kthyer Faikin përmbys, me dytyrë nga dyshemeja dhe e ka qëlluar sërish në prinjë, pranë shtyllë kurrizore. Ndërsa vetë gruaja nuk ka bërë asnjë tentativë për t'u larguar.Kaq është dashur dhe fqinjët që kanë dëgjuar krismat, kanë lajmëruar policinë e vetë kanë behur në shtëpinë e viktimës. Faiku kishte dalë të djelën në Pazar. Ndërsa mësohet se e shoqja ishte shume xheloze e dyshonte se bashkshorti e tradhtonte me komshijen. Kjo ka qenë dhe arsyeja kryesore 72-vjeçarja, Fatbardha Poka ka ekzekutuar burrin e saj. Në seancën e djeshme kur u dha masa e arrestit, Fatmira Poka ka deklaruar, se “është bërë pishma për vrasjen”. “Nuk jam në gjendje të fl as dhe ja këtu me keni, më mirë më vrisni!”, ka thënë gruaja 72-vjeçare. Nga ana tjetër, avokati i saj, Myftar Rusta ka kërkuar që për shkak të moshës së të akuzuarës dhe për shkak të gjëndjes së rënduar mendore e fi zike të saj të shikohet një masë më e lehtë siç është ajo e arrestit të shtëpisë. Por, gjyqtari i çeshtjes Ramazan Avdiu ka theksuar, se arrestimi në flagrancë i autores, është i vlefshëm dhe për të u vendos edhe masa e sigurisë qe u kërkuaë nga prokuroria, “Arrest me Burg”. KORÇE Vendimi ■ Sarandë, e sëmura me zemër lind fëmijë Një grua e sëmurë me zemër dhe që e kishte të ndaluar kryerjen e marrëdhënieve intime e aq më tepër mbetjen shtatzënë, ka lindur një fëmijë shëndoshë e mirë. Bëhet fjalë për Adelina Sinomatin, 27 vjeçe nga Saranda, e cila është invalide dhe konsiderohet si paciente me sëmundje të rëndë kardiovaskulare, të lindur. Dy ditë më parë, ajo ka sjellë në jetë një vajzë, duke mposhtur kështu, këshillat e kardiologëve në Tiranë e Greqi. Ndërsa Gjinekologu sarandiot Nuri Çaparo, shprehet se ka qenë një fat që një njeri me parametra shëndetësorë aq anormalë, të lindë një fëmijë dhe të mposhtë dhimbjet e lindjes. ■ Krujë, shpallet në kërkim për plagosje Një i ri shpallet në kërkim për tentativë vrasje. Drejtoria e POlicisë së Durrësit ka bërë të ditur se, është shpallur në kërkim, Bledi Shera, 24 vjeç, banues në fshatin Zezë të Krujës. Sipas të njëjtit burim policor, i riu dyshohet se të hënën pasdite, në fshatin e tij, ka tentuar të vrasë 39-vjeçarin Sh.M., i cili ndodhet në spitalin e Krujës, jashtë rrezikut. Ndërkohë, por punohet për kapjen e tij dhe informacionet u janë dhënë të gjitha komisariateve. ■ Durrës, në pranga për aksident Uniformat blu të Durrësit kanë arrestuar të hënën rreth orës 01.00, 21-vjeçarin Erlind Laska, banues në fshatin Katund Sukth të Durrësit.Ky person, sipas policisë, rreth orës 14.20, në lagjen Nr. 16.00, në afërsi të shkollës “Qemal Mici”, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa DR 1071 D, ka aksidentuar kembesorët N.Hajdari, 74 vjeç dhe E.Mere, 9 vjeç; të dy banues në Durrës. Pas ndihmës mjekësore dy të dëmtuarit janë larguar për në banesë. ■ Vlorë, kapet fieraku me heroinë Një 35-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga, pasi gjatë një kontrolli i janë gjetur rreth 30 doza heroinë. Policia e Vlorës ka bërë të ditur se, të hënën, gjatë një operacioni policor të Strukturave të Luftës Kundër Narkotikëve, u bë arrestimi në fl agrancë për prodhim dhe shitje narkotikësh i Eneriko (Ervin) Ballës, lindur dhe banues në fshatin Kuman të Fierit. Arrestimi i tij u bë, pasi iu gjetën rreth 30 doza lëndë narkotike e ngjashme me atë llojit heroinë. Fatmira Poka, dje në Gjykatën Elbasanit Gjykata e Korçës
15E mërkurë, 20 shkurt 2013 Njoftohen aksionerët e shoqërisë tregtare Frigoriferi Nr.2 sha se ditën e Hënë, në dt 11.03.2013, ora 900, në selinë e shoqërisë, me adresë: zona Industriale, Frigoriferi nr.2, Korçë, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Aksionerëve me këtë rend dite: 1. Tjetërsimi i aseteve të shoqërisë Frigoriferi nr. 2 sha 2. Të ndryshme NGA DREJTORIA Nëna qante me dënesë, ndërsa të atit i rridh-nin lotët rrëke, edhe pse përpiqej ta mbante veten. Për afro tri orë, kanë parë djalin e tyre pa jetë nën gërmadhat e ish-Uzinës së Superfosfatit e s'kanë mundur ta ndihmojnë. As t'i prekin pulsin, nëse zemra e tij rreh akoma apo jo. Mbi trupin e të riut herë herë binin copa betoni e hekurash, pasi fadroma që punonte për ta nxjerrë nga gërmadhat, lëshonte dhe të tilla. E saherë binte ndonjë e tillë, e ëma bërtiste dhe më fort. Ambulanca, mjekë, policë e të afërm të viktimës, kanë qëndruar mër më shumë se tri orë tek ish-Superfosfati i Laçit, ku adoleshenti kishte shkuar të nxirre bukën e gojës, por la kokën. 18-vjeçari Gjin Lleshi nga Shullazi, kishte shkuar në mëngjes të mblidhte hekura, të cilat më pas shiten për skrap. Por, duke rrëmuar në gërmadhat e “krenarisë së partisë”, muret janë shëmbur, duke e zënë poshtë të riun. Por, pranë tij nuk ndodhej askush, që të tentonte të paktën ta ndihmonte. Pas afro një ore, kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë, se kanë parë trupin e një personi, i cili ndodhej poshtë gërmadhave. Menjëherë pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar policia, mjekët e një ambulancë, si dhe pas pak, prindrit e tij. Por, për shkak të blloqeve të mëdha të betonit dhe hekurit, ndërhyrja ka qenë e pamundur. Në këto kushte, është dashur të lajmërohet një fadromë, e cila pas afro tri orësh, ka mundur të largojë sendet e ngurta e trupi pa jetë i të riut, është nisur drejt morgut. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit, mësohet se Gjin Lleshi, ka qenë duke punuar në gërmadhat e uzinës së Supërfosfatit të Laçit, teksa përpiqej të nxirrte skrap. Papritur është shëmbur një pjesë e ndërtesës, pas heqjes se hekurave mbajtës, duke zënë poshtë saj të riun, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas policies, janë dashur rreth 3 orë për gjetjen e një takrafi , për largimin e inerteve dhe trarëve të ndërtesës që kishin zën poshtë 18-vjeçarin dhe që i kishin zën poshtë atë.Sipas një të riu, që herëpashere nxjerr skrap në ndërtesat e Uzinës, Gjini kishte ditë që punonte në këto ambiente, duke nzjerrë skrap, për të mbajtur dy prindërit e tij dhe tri motrat, pasi nuk kishte ku punonte. “Edhe sot (dje), rreth orës 09.00, Gjini kishte ardhur në ambjenetet e uzinës, duke nisur punën. Ndërsa rojet nuk ishin në punë, ai është future, duke gjetur vëndet ku uzina ishte më e dëmtuar për të nxjerë edhe hekurat. Vëndi ku Gjini po punonte ishte i rrezikshëm, pasi kishte mbetur vetëm një pjesë e çatisë, e cila kishte edhe hekur. Nga dëshira për të nxjerrë shumë hekur, Gjini ka prerë një hekur të tendosur dhe që e mbante e për pasojë pjesa e çatisë ka rënë menjëherë dhe më pas edhe katër tratë të saj, duke e zënë atë poshtë”, ka treguar një i ri, i cili e njihte mirë vendin ku 18-vjeçari gjeti vdekjen. ■ Durrës, urdhër mbojtje për 32-vjeçaren Policia e Durrësit njoftoi dje, se është plotësuar kërkesë-padia për urdhër mbrojtjeje ndaj një 32-vjeçareje nga Durrësi, e cila pretendon se është dhunuar nga bashkëshorti G.J., 31 vjeç. Ndërsa i shoqri duhet t'i qëndrojë larg, prokuoria ka nisur hetimet për ushtrim dhune. ■ Durrës, pranga ganezit me ID polake Policia kufi tare e DUrrësit, vuri në pranga John Oëusu Oëusu, 27 vjeç, lindur e banues ne Ganë. Sipas një njoftimi, arrestimi I tij u bë pasi është kapur në fl agrancë, duke tentuar të kalojë kufi rin në mënyrë të paligjshme me një dokument polak të llojit kartë identiteti, me gjenealitete të tijat; dokument i cili dyshohet se është i falsifi kuar. Elbasan, arrestohet hajduti Një i ri ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet për vjedhjen e disa stekave me cigare. Policia e Elbasanit, përmes një njoftimi zyrtar, deklaroi se, është vënë në pranga Amarildo Bilani, 21 vjeç, na lagjia “Partizani”. Ndalimi i tij u bë pasi, ky person, në lagjen “Kongresi Elbasanit”, ka vjedhur disa steka cigaresh në nëj dyqan. ■ Librazhd, ndalohet, rrahu rojen Komisariati i Librazhdit ka vënë në pranga Hektor Skurën, 25 vjeç, nga fshati Qukës i këtij rrethi. Arrestimi i tij u bë pasi, në fshatin Karkavec të komunës Qukës, ka goditur me sende të forta rojen e shkollës “Arif Kuka”, A.R, 34 vjeç, pas një sherri banal. NË FOTO: Pamje nga gërmadhat e Superfosfatit, ku mbeti i vdekur 18-vjeçari RRETHE Florie Peçi në Urbanika: Fëmijën nuk do ta mbaj Unë nuk e dua atë... Ai është i keq... Shpeshherë më shkelmon...”. Janë këto copëza të shkëputura nga biseda që gazetarja e emisionit “Urbanika” në televizionin A1 REPORT!, ka mundur të marrë nga Florie Peçi, studenten e mbijetuar nga aksidenti tragjik i Himarës më 21 majin e vitit të kaluar. Studentja nga Librazhdi është 5 muajshe shtatzënë dhe familjarët e saj hedhin akuza, se Floria është abuzuar seksualisht gjatë periudhës së rehabilitimit në klinikën e Vjenës, pasi shkoi për kurim në gjendje kome, pas aksidentit. Shtatzënia e Florie Peçi është trajtuar dje në emisionin “Urbanika”, ku gazetarja Pranvera Bozhiqi ka mundur të bëjë një bisedë gati 3 orëshe me të në dhomën numër 3 të maternitetit “Mbretëresha Geraldine” në Tiranë. Për Florien shtatzënia e saj ka ndodhur përmes një gjilpëre.  LAÇ ELVIS HILA Lajmi Muret e ish-uzinës së Superfosfatit në Laç, i kanë marrë jetën një të riu, teksa tentonte të nxirrte bukën e gojës. Gjin Lleshi nga fshati Shullaz i Kurbinit është gjetur i vdekur, pasi është zënë nga r r ë n o j ë t , t e k s a mblidhte skrap. LAJME SHKURT Pranga gjyshit, digjte mbesat me cigare Një histori e paprecedent ka çuar në pranga një 61-vjeçar me banim në Tiranë, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fi zike ndaj dy mbesave të tij 4 dhe 5 vjeç. Feim Almeta u vu në pranga nga efektivë policorë të Komisariatit Nr.6 në Kombinat, pasi ka dyshime se ai u ka fikur cigaren në ballë të mbesave, në momente të ndryshme kur e ëma e tyre nuk ka qenë e pranishmë në shtëpi. Ndërkaq, burime të besueshme të policisë bënë të ditur se në muajin nëntor të vitit 2012, e ëma e S.Almetës dhe A.Almetës, përkatësisht 4 dhe 5 vjeç, ishte paraqitur në ambientet e Komisariatit Nr.6 në kryeqytet dhe kishte denoncuar ngjarjen e rëndë. Vajzat e vogla i ishin nënshtruar një ekspertize, dhe vetëm dy ditë më parë përfundimet e saj kanë nxjerrë fajtor gjyshin e vajzave. 61-vjeçari Feim Almeta ka shfrytëzuar çastet kur nusja e djalit të tij nuk ndodhej në banesë. Çifti ishte në proces divorci dhe gruaja kalonte pjesën më të madhe të kohës tek familjarët e saj, duke lënë vajzat tek familja e burrit. Por gjyshi i tyre mësohet të ketë ushtruar dhunë psikologjike, duke u thënë fjalë të frikshme dhe duke u fi kur cigaren në ballë.  TIRANE Tri orë nën rrënoja për bukën e gojës LAÇ Iu shemb Superfosfati, e nxjerrin me fadromë Vdes 18-vjeçari, duke mbledhur skrap Hetimet Policia e Laçit ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa do të merren në pyetje edhe rojet e uzinës, si dhe drejtori i saj për të mësuar, se sa ata kanë marrë masat për moslejimin e shkatërrimit të kësaj pasurie kombëtare, pasi mosndërhyrja e rojeve ka dërguar edhe në vdekjen e të riut. Dhuna Florie Peçi
2 E mërkurë, 20 shkurt 2013 POLITIKE Zbulohet procesverbali, PD në mbrojtje të Enver Hoxhës Diskutimet në 18 shkurt, Berisha: Referendum për emrin e diktatorit Lajmi Kryesia e PD-së në 18 shkurt 1991, ndërsa vijonte greva e urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti, ishte kundër, ndërsa kreu i sapozgjedhur i PD-së, kërkonte referendum për emrin e ish-diktatorit  TIRANE ARBEN RROZHANI RREZIMI I SHTATORES Flet Afrim Krasniqi, ish-studenti i grevës së urisë 18-20 shkurt 199120 shkurti “Sipas procesverbaleve origjinale të mbledhjeve të kryesisë së PD me 14, 16, 18, 19 dhe 21 shkurt 1991 rezulton se shumica absolute e kryesisë së PD, përfshirë drejtuesit kryesorë të saj, ishin kundër grevës së urisë së studentëve dhe kërkonin mbylljen e saj, rikthimin e studentëve në auditore”. Kjo është dëshmia e Afrim Krasniqit, ish student pjesëmarrës në themelimin e PD në 12 dhjetor 1990 dhe në grevën e urisë 18-20 shkurt 1991. Sipas dokumenteve që dalin në dritë për herë të parë pas 22 viteve, gjatë mbledhjeve të drejtuesve të PD-së në shkurt 1991, fjalitë më të përdorura në kryesi ishin: “Studentët na kanë dalë jashtë kontrollit, nuk pyesin për ne, studentët ia arritën qëllimit sepse sensibilizuan opinionin ndaj duhet të tërhiqen, të pranojnë zhvillimin e një referendumi për emrin ose ndarjen e universitetit në katër pjesë dhe kështu ti japin fund grevës”. Madje pati hyrje në grevë me kërkesën e mbylljes së saj të disa fi gurave politike të ardhur nga diaspora apo organizata të tjera brenda vendit, të cilat vinin me lejen e krerëve të PD dhe PPSH dhe me mesazhin e tyre. Në fl etën e procesverbalit që “Shqiptarja.com” sjell ekskluzivisht janë diskutimet e disa prej drejtuesve të PD-së, gjatë mbledhjes së komisionit drejtues, në 18 shkurt 1991. -Të ndahet universiteti-thotë njëri prej anëtarëve. -Jam për ndarjen-ndërhyn tjetri. Ndërsa kreu i sapozgjedhur i PD-së, Sali Berisha thotë--Të marrim rezultatet e Pleniumit, jam për referendumin. Kush ishte arsyeja që çoi në organizimin e grevës së urisë së studentëve? Në dhjetor u krijua PD dhe pluralizmi, por në muajin janar 1991 pati tri zhvillime negative: me 12 janar nisën antimitingjet në Tepelenë dhe Tropojë kundër PD dhe me parulla pro diktatorit Hoxha; në javën e dytë Ramiz Alia nxorri dekretin për mbrojtjen me ligj të fi gurës dhe emrit të diktatorit, dhe po ato ditë Partia Demokratike në marrëveshje me Alinë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve pranoi kushtin për ndërprerjen e grevave deri pas fushatës elektorale. Vendimi për ndërprerjen e grevave ishte goditje indirekte ndaj studentëve dhe minatorëve, dy kategori të shprehura hapur kundër regjimit dhe që vazhdimisht promovonin kërkesa politike. E tillë ishte edhe kërkesa e studentëve për të hequr emrin e Enver Hoxhës nga universiteti i Tiranës. Nuk kishte kuptim që të kishim pluralizëm politik dhe të shkonim në zgjedhje me Hoxhën në diplomë dhe universitet. Ndaj studentët inicuan protestat e para në fi llim të muajit shkurt dhe ngjarjet morën rrjedhë të pakthyeshme në javën e dytë të muajit. Kur protestat arritën pikën kulmore dhe regjimi nuk tregoi tërheqje atëherë mbeti akti ekstrem, hyrja në grevën e urisë. Kjo ndodhi me 18 shkurt dhe pas 72 orësh u arrit objektivi i grevës, shtatorja e Hoxhës ra dhe emri i tij iu hoq universitetit të Tiranës. Kjo fi tore ishte e dyfi shtë: sepse greva studentore ia arriti qëllimit dhe sepse ajo nxorri në pah lojën e fshehtë të regjimit për një sistem demokratik të kontrolluar dhe të dirigjuar nga lart. Cili ishte roli i partive politike në atë periudhë? PPSH çuditërisht u soll në mënyrë më ekstreme sesa në dhjetor ‘90. Në fi llim ndodhën disa zhvillime negative në Shkollën e Bashkuar dhe përdorimin e skemave ushtarake për shtypjen e studentëve, skemë e përdorur pa sukses edhe në dhjetor. Opozita denoncoi sjelljen e ushtrisë dhe dha alarmin për grusht të mundshëm shteti. Atëherë regjimi përdori një formë tjetër presioni, vendosjen e studentëve përballë shumicës popullore ende pro PPSH dhe pro diktatorit Hoxha. Ramiz Alia udhëtoi në Vlorë nga ku kërcënoi studentët, kurse në disa qytete nisën mbledhja e fi rmave për organizimin e shoqatës “Vullnetarët e Enverit”. Në atë organizatë morën pjesë mijëra qytetarë, përfshirë edhe emra që sot janë aktivë në politikë, madje janë deputetë dhe ministra. Presioni i tyre me peticione e antimitingje ashtu edhe deklarimet e shumta në mediat zyrtare kundër studentëve synuan të krijojnë idenë se studentët po përçanin vendin dhe ndaj duhen ndalur. Pikërisht në këtë moment studentët kërkuan mbështetje nga PD, PR dhe partitë e tjera politike. Fillimisht PD ishte vëzhguese, por në 11-14 shkurt 1991 ajo u përfshi në një garë të ashpër brenda saj për zgjedhjen e kryetarit. Fillimisht u zgjodh Meksi dhe pas anullimit të votimit, me 14 shkurt u zgjodh Berisha kryetar. Atëherë drejtuesit e PD mendonin se studentët po tejkalojnë limitet e lejuara dhe retorika ndaj studentëve grevistë shkoi deri atje sa t'i konsideronin mjet presioni nga vetë Ramiz Alia. Ka një deklaratë të botuar të kryesisë së PD ku fl itet kundër nismave që duan të destabilizojnë vendin, dhe fjala është për studentët. Falë procesverbaleve origjinale të mbledhjeve të kryesisë së PD me 14, 16, 18, 19 dhe 21 shkurt 1991 rezulton se shumica absolute e kryesisë së PD, përfshirë drejtuesit kryesorë të saj, ishin kundër grevës Deklarata Bregu: Rama, ose voto tre ligjet, ose do rrëzohesh si më 20 shkurt Falë procesverbaleve origjinale të mbledhjeve të kryesisë së PD me 14, 16, 18, 19 dhe 21 shkurt 1991 rezulton se shumica absolute e kryesisë së PD, përfshirë drejtuesit kryesorë të saj, ishin kundër grevës së urisë së studentëve dhe kërkonin mbylljen e saj Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka deklaruar se shqiptarët kanë arsye që të festojnë 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të ish- diktatorit, Enver Hoxha. Në një konferencë për shtyp, Bregu ka akuzuar opozitën për bllokimin, që sipas saj, po i bën integrimit të vendit në Bashkimin Europian. “Sot rilindësit e bllokut nuk kanë shprehur asnjëherë pendesë për etërit e tyre. Ata tentuan të bllokojnë anëtarësimin në NATO por u rrëzuan, tentuan të pengojnë liberalizimin e vizave, por u rrëzuan, ndërsa tani po bllokojnë për të tretën herë marrjen e statusit kandidat, por sërish do të rrëzohen”, tha Bregu. Ajo i bëri thirrje Ramës që ditën e enjte të votojë 3 ligjet për marrjen e statusit të kandidatit. “I bëj thirrje zotit Rama që më 21 shkurt, ditën e enjte, të votojë në Parlament 3 detyrimet që kërkohen nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit, përndryshe shqiptarët e kanë provuar edhe në 20 shkurt të 1991, se kush bllokon aspiratat e tyre do të rrëzohet”, është shprehur Bregu. NË FOTO: (djathtas) Faksimile e procesverbalit të mbledhjes së kryesisë së PD-së në 18 shkurt 1991. (majtas) Momenti i rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991
16 E mërkur, 20 shkurt 2013 DOSSIER LEGJENDA e futbollit të viteve'80 vijon rrëfi min e tij rreth karrirës së vet profesionale, atmosferës së kohës, marrëdhënieve me kushëririn e tij shkrimtar dhe ish-kolegët që s'jetojnë më Ekskluzive ANDREA MARKO: Ju rrëfej brengat e Petro Markos! Ish-futbollisti i Kombëtares tregon bisedat me shkrimtarin e madh, modernizimin e Dinamos dhe mendimin për sportin dje dhe sot  TIRANE ARMAND PLAKA (Vijon nga numri i djeshëm) Ish-futbollisti i Kombëtares sh-qiptare, Andrea Marko, rrëfeu një numër më parë momentet më pikante të karrierës së tij profesionale, origjinën familjare dhe kontributet përkatëse të saj në shumë fusha. Ai u përqëndrua kryesisht tek momenti i arrestimit të tij në vitin 1986 dhe lirimin mes brohoritjesh në sallën e gjyqit më 18 shkurt të atij viti. Në këtë numër, z. Marko vijon rrëfi min e tij, duke na sjellë detaje nga bisedat që bënte me kushririn e tij, shkrimtarin Petro Marko, mendimet e këtij të fundit për udhëheqësit kryesorë të vendit në monizëm, brengat rreth fatit të familjes, pasionet etj. Gjithashtu fl et për rolin dhe kontributin në fushën e futbollit të krerëve të Ministrisë së Brendshme të asaj kohe, dhe në fund fl et për sfi dat dhe problemet që has sot sporti dhe futbolli në vendin tonë. * * * Prej asaj kohe, u pezullova nga futbolli e shkova në Valias. U aktivizova me Valiasin, ku luajtëm ngado nwpwr Shqipwri. Edhe kur luaja me spartakiadën punëtore, nuk donin të më lejonin. U riktheva për pak ditë te Dinamo, por shumë shpejt u dha urdhër të largohem. Po Ministria e Brendshme, meqenëse dihet se mbulonte klubin Dinamo, si shihej në atë kohë? M i n i s t r i a e B r e n d s h m e n ë kohën kur unë luaja, ishte më e sulmuara, sidomos pas atyre që ndodhën në kohën e goditjes së Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut. Ndryshe nga çfarë mund të mendohet sot, ata, si vegla të regjimit, ishin njëkohësisht edhe viktima. Deri në sferat më të larta, siç dihet. Sulmoheshin më shumë nga të gjithë për “mungesë vigjilence” apo neglizhencë. Në ministri kishin frikë edhe nga muret. Unë kam hyrë disa herë atje. Por shumica e tyre më donin, se ishin shumë tifozë, dhe u gëzuan kur u lirova. Ndërsa gjykatësit, Viktor Konomi, Riza Xhixha, me ç'kam marrë vesh më vonë, u thirrën në Komitet të Partisë për të dhënë llogari për vendimin që dhanë për mua. A pati ndonjë sinjal në hetuesi që kjo punë do përfundonte ashtu siç përfundoi? Deri diku po, sepse edhe sjellja e hetuesve, për shkak të reputacionit që gëzoja ishte pozitive në përgjithësi. Isha kampion ballkanik, pesë herë kamion me Dinamon, lojtar i ekipit kombëtar. Bënim biseda për sportin, por se unë nuk mund t'a dija se çfarë do ndodhte. Rëndësi ka që unë u lirova, dhe ishte ndoshta vetë dora e Zotit. Po ndihma ndaj sportit dmth ndaj futbollit, nga ana e Ministrisë, a ishte evidente? Na tregoni ndonjë detaj që mund t'ju ketë mbetur në mendje, nga takimet me ish-Ministrat? Kam shumë, por po ju tregoj njërin. Një herë na ftuan të takonim ish-ministrin Hekuran Isai në Kovalishencë, në Durrës. Ishim një grup futbollistësh të Dinamos. Ai na priti vetë. Në krah kishte edhe njërin nga zëvendësministrat e kohës, Hysen Shahu, i cili në fakt duhet thënë se ishte një tifoz shumë i madh i Dinamos dhe shumë dashamirës ndaj nesh. Ishte viti 1985, para ndeshjes me Sportingun e Lisbonës. Na pyeti për hallet e problemet tona dhe unë iu ankova se kishim vetëm një palë këpucë ( sporti). Ai porositi aty në vend zëvendësin e vet, duke i thënë: pse ç'janë këta?-Ushtarë?!. T'i jepen sa palë të kërkojnë, dy, tre e më shumë. T'u plotësohet çdo kërkesë!. Në fakt, në atë kohë Dinamo ishte kthyer në një klub model, ku edhe rezultatet ishin evidente. Por e vërteta është se edhe Flamurtari e 17 Nëntori ishin rivalë “par exellence” dhe dhuronim kështu të gjithë sëbashku spektakël. Pikërisht në atë kohë, ne u pajisëm me një komplet “Adidas”, prerje e modës së fundit, çka binte shumë në sy, nëse bëje krahasim me ekipet e tjera. Ministri Isai ndoshta nuk ishte aq tifoz sa paraardhësit e vet, por për ne dhe Dinamon bënte shumë. Gjithashtu mbaj mend se i thashë se hallin e vetëm e kishim se mos shorti na hidhte me rusët (dmth. sovjetikët), dhe ai ma ktheu: Atë punë e rregullon Mehdiu ( dmth. Mehdi Bushati). Sigurisht që ne e morëm si shaka, sepse pavarësisht nga autoriteti dhe lidhjet që mund të kishte zoti Bushati vetë, por edhe FSHF si anëtare në EUFA, shorti ishte diçka që nuk e kishte askush në dorë. Ne thjesht luteshim që të mos penalizoheshim, se na shkonin të gjitha përpjekjet kot. Po djali i Kadri Hazbiut? Ai ishte shoku juaj. Çfarë mbani mend prej tij? Pak para se të niste procesi famëkeq ndaj të atit, në tetor 1982, ai arriti të shkonte për herë të fundit i aktivizuar me Dinamon, në Skoci, ku luhej një ndeshje e kupave të Europës. Mua nuk më futën në listë dhe nuk shkova. Madje m'u desh të sajoja një incident fallco në stërvitje, sepse mosaktivizimi im duhej të paraqitej si incident mes futbollistit dhe trajnerit. Këtë ma këshilluan, sepse kisha marrë sinjale se mund të goditesha për shkak të biografi së. Më pas dihet fati i Gonit dhe i familjes së tij fatkeqe. Ai ishte i biri i Kadri Hazbiut, por mbante një mbiemër tjetër: Dauti. Mbaj mend se një herë teksa bënte stërvitje individuale e godiste fort topin në një cep muri dhe thoshte nën zë me inat: Ah që s' më bëri zoti të birin e një njeriu të zakonshëm!. E vuante faktin se donte të bëhej futbollist, si pasojë e punës së vet, meritave e lojës dhe jo e të qenurit “djali i Ministrit”, çka në fund vërtetë i kushtoi jo vetëm karrierën, por edhe vetë jetën. Ndërroi jetë në vitin 1989. Le t'i rikthehemi tanimë sërish Petro Markos. Thatë që në vitet '80 sidomos, rrinit shumë me të. Çfarë ju tregonte? – A e ndjente veten të zhgënjyer me ato që i kishin ndodhur? Zhgënjimi te Petro Marko kishte fi lluar me kohë, por sidomos ai iu shtua e iu kthye në një farë urrejtje, në vitin 1975, kur i arrestuan të birin, Jamarbër Markon, dhe e futën në qeli, si zakonisht në atë kohë, për “agjitacion e propagandë”, duke e dënuar me gjashtë, nga të cilat bëri dy vjet burg, por përjetoi përndjekje e vuajtje, duke shkelur fatkeqësisht në një farë mënyre, në gjurmët e të atit. Përballë ish-Hotel Arbërisë, ku ishte dhe “klubi i shkrimtarëve”, aty rrinim bashkë me Petron. Historitë e luftës m'i tregonte shpesh. Më këshillonte gjithsesi të kisha kujdes me shokët e miqtë. Kishte kaluar eksperienca të këqija; kishte njohur burgun qysh herët gjatë fazhizmit. Në komunizëm, po ashtu qysh në vitin '46, pasi kishte qenë kryeredaktor tek “Bashkimi”. Me këtë rast, ia vlen të kujtoj fjalët e nënës: “Ju të familjes Marko, sikur ju tërheq burgu!” – që na shkaktonte shpesh të qeshura. Nuk kishim kurrfarë mbrojtje. Çdo të shtunë e të dielë, mbaronte ndeshja, pastaj dilnim e Petros ia kishte ënda të më tregonte historitë. Më tregonte njëherë historinë e një miku të vet që u vra në Spanjë, ku thoshte se i kishte vënë çantën me shkrimet e veta për të mbështetur kokën, ndërsa po jepte shpirt. Ç ' m e n d o n t e Petro për Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun? P ë r M e h m e t i n f l i s t e m e rezerva,gjithsesi pozitivisht: Është mik e shok i mirë! - më thoshte. Asgjë më shumë. Nuk preferonte të fl iste shumë kur bëhej fjalë për “udhëheqjen”. Enverin në fakt nuk donte as ta zinte fare në gojë. Sidomos kur i ndodhi arrestimi i djalit. Mbani parasysh se e shoqja, Safo, kishte qenë shoqe e ngushtë me Fiqerete Shehun dhe Nexhmije Hoxhën, dhe kjo sillte një zhgënjim e dhimbje edhe më të madhe. Nuk donte të më tregonte asnjëherë momentet e arrestimit, në 1946. Po për Zaho Kokën ç'thoshte Petro? Për Zaho Kokën, unë kam dëgjuar se ai u vra sepse nuk donte të jetonte pas asaj që i ndodhi, sipas atyre që kisha dëgjuar unë, por Petro në atë kohë ka qenë i internuar dhe nuk mbaj mend t'a ketë prekur ndonjëherë këtë temë. Petro kishte qenë anëtar i PPSH-së? Petro ka qenë anëtar i PK Italiane dhe asaj spanjolle dhe asnjëherë i PKSH-së ose i PPSHsë. Kur mbushnim letrat e formularët për të plotësuar biografi në tonë, nuk figuronte askush si anëtar partie, nuk gjendej asnjë, dhe Petro ishte një lloj eurokomunisti pra, e ndonjëherë na shkaktonte të qeshura ky fakt. Petro përveçse ishte kushëri, rrinte shumë me babanë tim, ishin qejfl inj, e shijonin nga një gotë raki. Në vitin 1986 apo ‘87 Petro shkoi në Greqi, me të drejtë si vizitor, i ftuar Është një turp. Pasi në 22 vite demokraci akoma jo vetëm nuk po e superojmë dot atë limit, por mbytemi në gola çdo sezon paraeliminator Andrea Marko (në rreth) në vitin 1980, kur Dinamo shpallej “Kampion Kombëtar” NË FOTO: Shkrimtari Petro Marko në njërën nga shëtitjet që bënte në Tiranë në vitet e vona të monizmit
18 E mërkurë, 20 shkurt 2013 OPINION REPUBLIKA E SHQIPERISE Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave fton personat e interesuar të marrin pjesë dhe të konkurojnë për të përfi tuar çertifi katën e ekspertit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Auditimit Mjedisor : KERKESA TE PERGJITHSHME: a) Kërkesën për pajisjen me çertifi katë si dhe mënyrat e kontaktimit (telefon, e-mail, etj); b) Diplomën e noterizuar dhe listën e notave; c) Dëshmi të kualifi kimeve; d) CV, ku veç të tjerave, të provohet diplomimi dhe përvoja e punës në fushën e mjedisit, jo më pak se pesë vjet; e) Informacion për eksperiencën në projekte për mbrojtjen e mjedisit; f) Faturën e tarifës së shërbimit prej 10.000(dhjetë mijë) lekë, që paguhet për llogari të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe që është e pakthyeshme; Të drejtën për të aplikuar për ekspert të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Auditimit Mjedisor e kanë specialistët e diplomuar në fushën e mjedisit ose të agromjedisit, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Univesitetin Bujqësor të Tiranës , në universitetet ose shkollat e larta jopublike, të akredituara për degët e sipërpërmendura ose në institucionet e huaja të arsimit të lartë që ofrojnë këto programe studimi, pas njësimit të diplomës së tyre, si dhe specialistët e diplomuar në shkencat inxhinierike, biologjike, kimike, gjeologjike, hidrologjike, ekonomike dhe gjeografi ke. Personat e interesuar të dorëzojnë dokumentat e sipërcituara Brenda datës 05.03.2013 në adresën: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Rruga e Durresit, Nr.27. Tiranë. MINISTRIA E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TE UJRAVE R R U G A “ D U R R Ë S I T ” N R 2 7 T I R A N Ë , T E L 0 4 2 2 2 4 9 9 6 F A X . 0 4 2 2 7 0 6 2 7 - W W W . M O E . G O V. A L NJOFTIM PER SHTYP Koment NGA FIQIRI XIBRI vijon nga faqja 1 20 shkurti pret 23 qershorin ...Në përpjekje për të kontrolluar situatën, Ramiz Alia thërret në presidencë një tryezë të partive dhe organizatave me qëllimin e një thirrjeje të përbashkët për qetësi dhe paqe sociale. Ishin aty Partia e Punës, Partia Demokratike, partitë Republikane, Agrare, dhe Ekologjike, organizatat e Frontit, Gruas, Rinisë, Bashkimeve Profesionale dhe ne si Sindikatë e Pavarur e Minatorëve. Përveç nesh, që kundërshtuam prerazi këtë lloj thirrjeje, të gjithë të tjerët, duke fi lluar që nga Berisha, e fi rmosën pa hezitim. 19 shkurt '91, paradite Komisioni Nismëtar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura vendos të shpërndajë një thirrje për grevë totale dhe mbështetje të studentëve grevistë. Në një nxitim marramendës, thirrje të shkruara aty për aty me dorë u afi shuan sa dhe si mundëm. Për habi edhe TVSH e transmetoi thirrjen tonë. O Zot, sa e gjatë ishte ajo natë e 19 shkurtit 91… Mëngjesi i 20 shkurtit. U nisa për në minierën e Valiasit. Kisha drojë të madhe, jo, jo, kisha shumë frikë se mos minatorët nuk do i bindeshin thirrjes për grevë totale. Ndoshta as e kishin marrë vesh thirrjen e bërë. Autobusi me të cilin udhëtoja arriti i fundit në sheshin para minierës. Sheshi ishte plot e përplot. Askush nuk shkonte në punë, na prisnin ne kryesinë e sindikatës. Me fytyra të irrituara. Të paduruar. Kur i pashë që prisnin, u çlirova gjithsesi. Personeli i drejtorisë dhe sekretarët e partive ishin shpërndarë mes njerëzve dhe rrekeshin t'i bindnin për të shkuar në punë. Pa zbritur mirë, u rrethova nga një grumbull i madh minatorësh. “Çfarë do bëjmë”, ishte pyetja që më bombardoi sakaq nga të katër anët. Nuk arrita as ta them tamam fjalën, “do shkojmë t'i mbështesim, ata janë…” E ndjeva veten në ajër mbi supet e tyre dhe vrik u turrëm nëpër autobusët e boshatisur. Shoferët mezi që prisnin të mbusheshin plot për tu nisur drejt Tiranës, drejt studentëve, drejt thirrjes së gjakut, drejt fushë betejës… Në Kamzë dy policë deshën të na zbrisnin nga autobusët. Kush pyeti për ta. Tek “Zogu i Zi” skuadra policie na kishin bllokuar rrugën. Nuk na lanë të vazhdonim më tej. Pesë autobusë fi zarmonika dingas me minatorë zbarkuan dhe formuam një brigadë marshimi. Edhe sot e kësaj dite nuk arrij ta kuptoj nga buronte ajo disiplinë për të marshuar në kuadrat me radhë të shtrënguara. Të kapur krahë për krahë. Brohorisnim pa u lodhur, pa u ndalur: “Liri-Demokraci”, “Me studentët jemi ne”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Ta shporrim, ta shporrim, ta shporrim diktaturën”, “Eja mblidhuni këtu- këtu”, “Mos bëni sehir, studentët na presin”, “Minator, Minator”.Koka të panumërta shqyenin dritaret e përgjumura dhe dilnin të na shihnin. Për çdo hap që hidhnim, të tjerë qytetarë na bashkoheshin. Nuk e di sa zgjati ai marshim nga “Zogu i Zi” deri tek Liceu. Dy orë apo një orë? Apo vetëm pesë minuta? Tek Liceu kthej edhe një herë kokën pas. Mu duk sikur pas nesh ishte shkulur e gjithë Tirana. Tek oborri i Filologjikut na del përpara i ndjeri Gramoz Pashko. Më është ngulitur në mendje ajo pamja e tij e asaj dite. Një shfytyrim midis tmerrit, pasigurisë dhe çorientimit. “Fiqo- më tha – çfarë keni ndërmend të bëni?”. “Po çfarë do bëjmë o burrë i dheut – e kundërpyeta. -Le të dalë ku të dalë, para partizanë!” Me thirrjet “Minator, Minator” u derdhëm në qytetin “Studenti”. Tek mizëria e njerëzve që ishin tubuar ndërkohë para konviktit ra për një çast heshtja, radarët e tyre rrokën brohorimat tona. Një brohorimë e re shpërtheu midis tyre: “Erdhën minatorët, erdhën minatorët”. Situata u elektrizua. Nga ballkoni i selektuar si podium oratorët nxirrnin fl akë nga gojët e shkrumbosura. Edhe unë fola diçka, ashtu nëpër tym, në ekstazë. Se çfarë thashë, nuk e rindërtoj dot, por di që iu referova thirrjes së një dite më parë nga mbledhja ishin personale, merreshin spontane dhe nxitimthi. Diktonte zemra, jo truri i stakuar. Secili bëri zgjedhjen e vet të çastit. Me një grup minatorësh shkuam drejt televizionit. Rrugën na e kishin bllokuar. Ushtarakë me qenë kufi ri. Krisma automatikësh. Përqafi me civilësh me ushtarakë të veshur me skafandra. Turravrape para dhe tërheqje pas. Dikush njoftoi se në bulevard kishte tanke. Zbritëm drejt unazës, pastaj bulevardit para Hotel “Dajti” dhe më në fund arritëm “tek sheshi”. Ishim të paorganizuar. Thjesht berihaj. Thjesht o burra tek sheshi! Gjatë rrugës e në rrëmujë totale e kishim humbur njëri- tjetrin. Kisha në krah vetëm tre nga kolegët e minierës. Sheshi dukej mjaft mirë i fortifi kuar. Në fi llim ishim pak, nuk guxuam të sulmonim. Qëndruam tek shkallët para Operës. Por shpejt u shtuam shumë e më shumë. Nga drejtime të ndryshme filluam t'i drejtohemi monumentit. Përsëri krisma, ushtarakë me qenë kufi ri, skafandra dhe helmeta. Një makinë ujëhedhëse u shfaq dhe rrotullohej me shpejtësi nëpër shesh. Filluam ta gjuanim me gurë dhe një djalë hollak me një xhaketë krahëshqyer ju kacavir tek dera duke goditur me gur rrjetën prej hekuri që mbronte xhamat. Por një rrotullim i fortë i ujëhedhëses dhe djaloshi përfundoi duke u rrotulluar vetë mbi asfalt pranë gomave të mëdha. Ulërima rrëqethëse të katër a pesë grave nga pamja, por fatlumi shpëtoi paq. U ngrit me vrik, e shqeu fare mëngën e xhaketës që i varej, e hodhi tej dhe u sul drejt rreshtave me skafandra. Pas tij edhe ca të tjerë. Një grua rondokope u sokëllinte burrave nga pas: “Hëni mo hë, suluni, suluni…! Ta hedhim qelbësirën..!” Pasi u sulëm dhe u tërhoqëm tre apo katër herë, dikur e pamë veten zotër të sheshit rreth shtatores. Fillimisht ishim vetëm disa dhjetëra. Silleshim përqark dhe shihnim njëri tjetrin të habitur se si ndodheshim aty vetëm me shtatoren. Të pakëshillë pyesnim veten: “Po tani..?” Por dikush kish menduar për këto momente. Nja shtatë a tetë djem të rinj kishin sjellë një kavo. Dikush u ngjit dhe e lidhi kavon tek dora e shtatores. U rreshtuam si me komandë në “tërheqje litari”. “Hoooo, opaaaa, hoooo, opaaaa”. Brohorima ngazëllimi: “Po lëkundeeeet, po lëkundeeet”. Njerëzit tek litari u shtuan. “Edhe një herë, edhe një herë, edhe një herë”. Dy krisma të thata dhe shtatorja u var drejt rënies. Si me magji u zbraz nga njerëzit vendi ku shtatorja ra me rrapëllimë….O Zot, o Perëndi..! O Zot, o Perëndi..! Nuk e di kush më puthi e kush më përqafoi marrëzisht, nuk e di kë putha e kë përqafova çmendurisht. Kujt ja putha lotët e gëzimit. Aty nuk kish më burra ose gra, pleq apo plaka, të bardhë apo të zinj. Aty kishte vetëm një shpërthim të pamasë lumturie. Kufi jtë nuk ekzistonin më. Çlirim nga burgu. Shërim i pashpresuar. Barrë e hequr nga kurrizi. Ringjallje. Rilindje. Ndryshim. Shpresë… Atë çka ndodhi në ato minuta të para pas shembjes nuk ka pendë njerëzorë të mund ta përshkruajë. Jo Noli a Naimi, Kadareja apo Agolli, Hygoi apo Tolstoi, por as Migjeni jonë engjëllor nuk do mund ta përjetësonin në germa. Sepse ajo që ndodhi thjesht përjetohet, nuk përshkruhet. Ti kesh përjetuar ato çaste, je padyshim ndër fatlumët. Se të tilla përjetime nuk ndodhin në jetën e të shumëve. Të tilla përjetime nuk ndodhin dy herë, ato janë epokale. Por unë seç kam një shpresë të madhe në shpirtin tim. Një shpresë që ma mbush zemrën me rrahje “ding-dong”. Një shpresë që unë do jem një nga ata fatlumë, që do të kem dhuratën më të paçmueshme, shansin për ta pasur edhe një përjetim të dytë si ai i rrëzimit të shtatores së “Dullës”. Një shpresë që më burrëron para dështimeve të mija dhe dështimeve të demokracisë, një shpresë që më jep forcën e titanëve për të qëndruar këmbëngulur në truallin e Shqipërisë tonë. Shpresa se atë që më 20 shkurtin 91 e përjetuam si ringjallje, dhe satanai na e shndërroi në vegim dhe Fater Morgana, shpresa për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, për ta pasur Shqipërinë demokratike, do shpërthejë edhe një herë. Nëse më 20 shkurt 91 rrëzuam një shtatore, rrëzuam një simbol të së keqes, më 23 qershor 2013 do të rrëzojmë të keqen vetë, Sali Berishën me 40 mi(nj) banditë. Me 23 qershor 2013 do ta copëtojmë edhe zinxhirin që diktatura na la jashtë varrit. Nuk do ta tërheqim zvarrë si bronzin e Dullës, por do kemi një mënyrë tejet të kulturuar, do ta mbysim në një det pa fund votash kundër, ku Sala do jetë sikur në barkën me djemtë e Enverit, por barka do jetë e shpuar dhe sado të heqë(vjedhë) vota nga varka, ajo prapë do mbushet sepse është e shpuar. 20 shkurti 1991 iku. 23 qershori 2013 po vjen me rrapëllimë të madhe. e Ramiz Alisë. “Pushteti na kërkon qetësi, na kërkon paqe, na kërkon vetëpërmbajtje, por ne populli i Tiranës nuk kemi nevojë të na e tregojnë rrugën të tjerët sepse rrugën e kemi në zemrat tona”. Pas meje ishte Rajmonda Bulku që rrëmbeu mikrofonin. Zemërluane si ajo, gojëshkrepëtimë si ajo, burrnesha (asokohe) e demokracisë, ashtu si e saja zemër diti, e lëshoi piskamën dhe ua vuri fl akën zemrave barotplot. “Tek televizioni, tek sheshi” ishte thirrja e saj. Orkanet ju derdhën Tiranës… Disa mundoheshin t'i kanalizonin ose t'i ndalonin turmat. Tek liceu u ndamë më dysh, një pjesë drejt sheshit “Skënderbej” dhe një pjesë në drejtim të TVSH-së. Ishte një derdhje instinktive, ku vendimet Protestuesit, duke festuar rënien e shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë në 20 shkurt 1991
12 E mërkurë, 20 shkurt 2013 Kursi i këmbimit valutor Çmimet të ushqimeve në kryeqytetBurimi: Banka e Shqipërisë Data 19.2.2013 Data 19.2.2013 Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe USAID Euro Dollari Paund Franga LEKË NDRYSHIMI DITOR 139.76 -0.04 LEKË NDRYSHIMI DITOR 104.75 +0.02 LEKË NDRYSHIMI DITOR 162.28 +0.29 LEKË NDRYSHIMI DITOR 113.41 -0.1 ■ Mollë 79 ■ Portokall 92 ■ Mandarina 185 ■ Limon 190 ■ Ullinj 172 FR U TA ■ Domate 183 ■ Kastravec 228 ■ Spec 277 ■ Spinaq 120 ■ Lakër 54 ■ Lulelakër 120 PERIM E ■ Karrota 95 ■ Patëllxhan 280 ■ Kungull 277 ■ Fasule 310 ■ Qepë 74 ■ Patate 82 Çmimet në lekë/kg Kriza rajonale Haxhinasto pret përfaqësues të fasoneve Përfaqësues të biznesit me fason kanë kërkuar thjeshtim të procedurave me administratën tatimore. Kreu i Dhomës së Fasonistëve Gjergj Gjika, në një takim të zhvilluar me ministrin e Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, tha se kjo mbështetje është e domosdoshme për të përballuar konkurrencën në tregjet ndërkombëtare. Gjithashtu, situata e vështirë fi nanciare që po kalojnë vendet fqinjë e ka bërë më të vështirë tërheqjen e investimeve në këtë sektor. Ministri Haxhinasto u shpreh se të gjitha problematikat e këtij sektori do të identifi kohen dhe do të merren masa për zgjidhjen e tyre. Biznesi me material porositësi numëron 100 mijë të punësuar, kryesisht gra, duke ndikuar direkt në mirëqënien e familjeve shqiptare, u shpreh ministri. Sipas tij, do të ndërmerren politika për zhvillimin e sektorit dhe realizimin e mbylljes së ciklit të biznesit brenda vendit. Biznesi me fason zë një peshë kryesore në eksportet shqiptare. Por sektori nuk prodhon për tregun vendas dhe situata fi nanciare në rajon ka sjellë vështirësi për bizneset shqiptare. Shpenzimet për integrimin ulen përgjysëm Ministria e Integrimit rrit 3-fi sh paga e dieta Financat: Bregu ka devijuar fondet  TIRANE  TIRANE GENC KONDI Lajmi Ministria e Integrimit rezulton me devijim të destinacionit të fondeve buxhetore, konstaton në një raport monitorimi ministria e Financave. Fondet për shpenzime administrative janë rritur tri herë, ndërkohë që ato për integrimin pakësohen gjysëm për gjysëm Energjetika CEZ, ulen sërish arkëtimet, në nivelin 60% Kompania CEZ është rikthyer në re-zultate të ulta të arkëtimit. Aktualisht pas heqjes së licensës për çekët e CEZ Group, niveli i arkëtimeve është rreth 60%, ka pohuar dje për median Sahit Dollapi, administrator i kompanisë, i emëruar nga Enti Rregullator. Ai ka shtuar se, duke fi lluar nga java që vjen, do të fi llojë shlyerja graduale e borxheve që ka ndaj palëve të treta, ku më të mëdhenjtë janë, sipas Dollapit, Korporata Elektroenergjetike dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit. Aktualisht, kërkesa e KESH-it është që CEZ të paguajë një faturë mujore prej 700 milionë lekësh (5 milionë euro) dhe më pas të vijohet me detyrimet e prapambetura. Por shlyerja e borxheve do të jetë një proces, i cili do të kërkojë kohe, ndaj dhe sfi dë mbetet rritja e nivelit te arkëtimeve. I gjithë sistemi energjetik është përfshirë në një spirale borxhesh, i cili erdhi fi llimisht si pasojë e detyrimeve të prapambetura që shteti i kishte kompanisë së shpërndarjes së energjisë. Ndërkohë, u njoftua se, pas presionit të madh publik, edhe qeveria e Bullgarisë vendosi të heqë liçencën e shpërndarjes së energjisë elektrike për kompaninë çeke CEZ. Këtë e njoftoi vetë kryeministri biullgar. Ka reaguar menjëherë CEZ, përmes zëdhënëses Barbara Pulpanova. “E konsiderojmë deklaratën e kryeministrit bullgar dhe prokurorisë një shkelje të rëndë të normave ligjore në Bullgari, si shtet anëtar i Bashkimit Evropian”, tha ajo. LAJME SHKURT Shpenzimet Ministria e Integrimit rezulton të mos ketë realizuar një pjesë të mirë të shpenzimeve si pasojë e pamundësisë për thithjen e fi nancimeve nga jashtë, pohon raporti i ministrisë së Financave për monitorimin buxhetor Një raport i ekipit moni-torues të drejtorisë së Buxhetit pranë ministrisë së Financave lidhur me realizimin e fondeve buxhetore në periudhën janarshtator 2012 tregon se ministria e Integrimit ka devijuar për tre tremujorë të vitit të kaluar fondet, duke favorizuar paga e dieta, ndërkohë që ka mosrealizime të ndjeshme për objektivin e saj kryesor. Në raport thuhet se “ndërkohë që nuk ka ndryshime në strukturën e programeve ndërmjet parashikimeve sipas buxhetit fi llestar dhe buxhetit me ndryshime për këtë periudhë të vitit 2012, në realizimin faktik të shpenzimeve, deri në fund të 9-mujorit, konstatohen shmangie të medha nga buxhetimi për dy programet e para. Ndërsa në planifi kim programi ‘Planifi kim, menaxhim, administrim' përfaqësonte rreth 13.6% të totalit të shpenzimeve të planifi kuara, në fakt, në fund të 9-mujorit, ky program përfaqëson rreth 38.9% të totalit të shpenzimeve faktike, me një rritje prej rreth +25.3 pikë përqindjeje. Në të njejtën kohë pesha specifi ke e shpenzimeve faktike në programin ‘Mbështetja institucionale në procesin e integrimit' është ulur me rreth 29.5 pikë përqindjeje, krahasuar me buxhetimin. Këto deviacione duhet të shpjegohen nga ana e drejtuesve të programeve në relacionin shoqërues të këtij raporti monitorimi”, thuhet në të.Pra, fonde që duhej të shkonin në favor të mbështetjes institucionale për integrimin, që është edhe objekti kryesor pse ekziston ky dikaster, në fakt shkojnë për të rritur pagat e dietat e punonjësve të saj. Ky është rezultati i “devijimit” të buxhetimit, siç e quajnë me termin profesional monitoruesit e Financave. Krahasuar me totalin e shpenzimeve vjetore të akorduara nga buxheti, rezulton se për programin e shpenzimeve administrative përqindja e realizimit të shpenzimeve është relativisht e lartë, rreth 77%, ndërkohë që për dy programet e tjera “Drejtësia dhe Tregu i Brendshëm” dhe “Mbështetja institucionale në procesin e integrimit”, kjo përqindje rezulton shumë e ulët, përkatësisht rreth 34.4% dhe 15.8%. Shkak për këtë, theksojunë ekspertët e ministrisë së Financave ka qenë mosrealizimi i investimeve me fi nancim te huaj. Një gjë e tillë ka ndikuar në realizimin shumë të ulët të shpenzimeve të përgjithshme të kësaj ministrie për 9-mujorin 2012, në rreth 26.8 për qind të vjetorit, në një periudhë që mbulon dy të tretat e vitit në kohë.Gjithashtu, në raport shtohet se shpenzimet korente paraqiten në performance relativisht të mirë, ndërsa “shpenzimet kapitale në një nivel shumë të ulët”. Në programin “Mbështetja institucionale në Proçesin e Integrimit”, ky nivel është 4.7% dhe në programin “Drejtësia dhe Tregu i Brendshëm”, zero për qind. NË FOTO: Faksimile e raportit të monitorimit të shpenzimeve 9-mujore nga buxheti për ministrinë e Integrimit EKONOMI ■ Fondi i Zhvillimit, miratohet buxheti 9.4 mld lekë Fondi Shqiptar i Zhvillimit miratoi dje buxhetin për vitin 2013, me një vlerë prej 9.4 miliardë lekësh. Në buxhetin e këtij viti parashikohet fi nancimi i rreth 500 km rrugë, në kuadër të programit “Përmirësimi rrugëve dytësore dhe lokale”, si edhe 17 projekte të reja për ujësjellësa në zonat rurale, të fi nancuara nga banka gjermane KfW. Programi i rrugëve dytësore vazhdon të jetë një ndër shtyllat themelore të aktivitetit të FShZh. Sipas deri në dhjetor të vitit të kaluar, ky projekt ka siguruar mbështjetje fi nanciare gjithsej në vlerën e 368 milionë dollarëve. ■ Bankat, ulen kreditë e këqia, rriten aktivet Sipas Shoqatës shqiptare të Bankave, në fund të tremujorit të katërt 2012, aktivet e sistemit bankar arritën në 1.180 miliardë lekë, ose rreth 0.1 për qind më të ulëta nga fundi i tremujorit të kaluar. Në terma vjetorë bilanci i bankave ka shënuar rritje prej rreth 6 për qind. Megjithë ngadalësimin e ritmeve të zgjerimit të kredisë, në muajin dhjetor është vënë re një rënie në kreditë me probleme, të cilat arritën në 22.5 për qind të totalit, krahasuar me 23 për qind në fund të muajit nëntor 2012, ndërkohë që bankat mbeten të përfshira në plotësimin e nevojave për fi nancim të sektorit privat.
3E mërkurë, 20 shkurt 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime:  Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS.  Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve.  Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit.  Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiëan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Ëebsite: ëëë.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI së urisë së studentëve dhe kërkonin mbylljen e saj, rikthimin e studentëve në auditore. Fjalitë më të përdorura në kryesi ishin: “Studentët na kanë dalë jashtë kontrollit, nuk pyesin për ne, studentët ia arritën qëllimit sepse sensibilizuan opinionin ndaj duhet të tërhiqen, të pranojnë zhvillimin e një referendumi për emrin ose ndarjen e universitetit në katër pjesë dhe kështu ti japin fund grevës”. Madje pati hyrje në grevë me kërkesën e mbylljes së saj të disa figurave politike të ardhur nga diaspora apo organizata të tjera brenda vendit, të cilat vinin me lejen e krerëve të PD dhe PPSH dhe me mesazhin e tyre. Të gjitha këto deklarime bëheshin në formë oferte edhe nga Alia, pra kishte një konsensus në bisedimet midis PPSH dhe PD kundër grevës së urisë së studentëve. Ky është një fakt i njohur për të cilin është heshtur në këto vite, herë duke dashur të mos i prishet punë PD në fushata elektorale dhe herë duke mos dashur të pranohet afërsia midis drejtuesve të PD dhe Ramiz Alisë. Por fakti është një dhe në shkurt 1991 PD e PP ishin kundër grevës së urisë së studentëve. Vetëm kur greva nisi dhe situata u përshkallëzua atëherë PD u detyrua të ndryshojë qëndrim dhe të marrë anën e studentëve. Edhe atëherë ajo kishte dyzime nga frika se mos gjendja e jashtëzakonshme mund të çonte në anullimin e zgjedhjeve. Mund të jetë një frikë e justifikueshme për kohën, por jo e justifikueshme në raport me studentët dhe aktin e tyre historik. Kur sheh sot politikanë që thurin lavde pafund për 20 shkurtin dhe grevën e urisë ndërkohë që 22 vjet më parë ishin në anën tjetër të grevës, ndjen keqardhje dhe trishtim mbi deformimin në gen që vijon t'i bëhet të vërtetave të mëdha në historinë e këtij vendi. Kush mori pjesë në grevën e urisë? Ka shumë emra, debate por nuk ka lista të plota? Publikisht është thënë se ka pasur 723 studentë e pedagogë. Asnjëherë nuk është gjetur një dokument i saktë mbi pjesëmarrjen. Kemi disa fakultete, si ai gjeologji-miniera, i histori-fi lologjisë, i ndërtimit, i mjekësisë, i bujqësisë, i arteve, i shkencave politike e juridike, i sporteve, i ekonomisë, etj, të cilat kanë lista të sakta pjesëmarrësish, që janë siguruar nga kopjet origjinale të atyre që i kanë mbajtur gjatë grevës së urisë. Ka fakultete të tjera sidomos të inxhierisë mekanike/elektrike dhe shkencave të natyrës ku listat nuk janë të plota dhe askush nuk del të publikojë një liustë të saktë. Në fakt lista ka qenë e saktë në grevë, por pas grevës është marrë nga komisioni organizator dhe sic është thenë më vonë, ka humbur. Nuk ka listë të plotë as në arkivin e ministrisë së brendshme, të SHIK dhe as në institucionet e tjera shtetërore. Gjithësesi lista e saktë e mbajtur nga hartuesit e saj origjinale dhe ajo gjysmake e mbledhur me dëshmi janë publikuar në librin tim të vitit 1998 “Fundi i Siberisë Shqiptare”. Nuk ka publikim tjetër. Vlen të theksohet se ka pasur disa pjesëmarrës të cilët kanë hyrë ditën e dytë në grevë, siç ka të tjerë që kanë ikur ditën e dytë pa u mbyllur greva ose ka ndonjë që është përjashtuar nga greva për akte të ndryshme. Sot të gjithë e quajnë veten grevistë dhe në varësi nga lidhjet politike vrapojnë të ndajnë merita, që në fakt nuk janë dhe nuk mund të jenë të njëjta për të gjithë. Mjafton të shikoni fotot që publikohen vazhdimisht në media për grevën dhe një pjesë e tyre përbëhen nga vizitorë të rastësishëm të grevës, kryesisht reporterë gazete, përfaqësues të Komitetit të Helsinkit, politikanë etj, të cilët nuk janë grevistë dhe nuk kanë lidhje reale me të. Është një ngjarje historike ku shumë duan të jenë pjesë e suksesit të saj, por pak kanë qënë realisht meritor të saj. Po ndodh si me dhjetorin 90 ku ka një dallim të madh midis asaj pakice që dolën në protestë, bojkotuan mësimin, u përleshën me policinë dhe krijuan pluralizmin, dhe asaj pjesë ndofta më të madhe që nuk mori pjesë në asnjërën fazë të mësipërme, por ishte hezituese, spektike, spektatore ose kundër ecurisë së protestës. Sot ka ende politikanë që shënojnë veten si pjesëmarrës të kësaj lëvizjeve kur në fakt nuk kanë asnjë lidhje me të, përvec faktit se kanë qënë në Tiranë ato ditë. Dy janë dokumentet bazë që provojnë dhe njohin kontribute historike: janë lista e nënshkruese të themelimit të PD si themelues edhe të pluralizmit dhe lista e grevës së urisë. Kush është jashtë tyre, me ndonjë përjashtim, nuk mendoj se ka shumë të drejtë të identifi kohet dhe imponohet në emër të Levizjes Studentore. Kush ishte fati i studentëve grevistë dhe i universitetit? Një pikë kritike për zhvillimet e vitit 1991 mbetet vendimi për mbylljen e univeristetit të Tiranës dhe dënimin e studentëve për kthim në vendlindjet e tyre. Duket e habitshme por vendimi i marrë në atë kohë nga Ramiz Alia, kryeministri Nano dhe ministri i arsimit Islami gjeti mbështetje tek opozita, përfshjirë PD. Nuk pati asnjë akt zyrtar publik kundër, përkundrazi. Pra pati një ndërshkim konsensual mbi studentët dhe kjo përbën një nga aktet e fundit konsensuale që bëri të mundur nxjerrjen e studentëve jashtë skenës politike. Më pas nisi fushata, vetëm 3-4 studentë u përfshinë në listat elektorale dhe pas zgjedhjeve ndodhi 2 prilli dhe përfundimisht nuk pati më akte politike në mbështetje të studentëve dhe as hapësirë për veprimin e tyre. shumë prej tyre u larguan në mars ose më vonë nga Shqipëria dhe sot pothuajse gjysma e tyre nuk ndodhen më në Shqipëri, përfshirë edhe një pjesë të komisionit organizator të grevës. Nga ana tjetër duhet të theksohet se protesta e nisur në maj 1991 pro minatorëve të Valiasit gjeti mbështetje nga studentët, por vetë partitë përfshirë PD nuk e nxiti dhe as e mbështeti më tej, pasi sic u mësua më vonë, ajo kishte rënë dakord me PPSH për krijimin e një qeverie të përbashkët midis dy palëve, pra midis partisë antikomuniste dhe asaj komuniste. Kjo shënoi fundin e protestave qytetare dhe studentore dhe nisjen e pluralizmit të prapaskenës, me marrëbveshje të fshehta ose të hapura midis krerëve të djathtës dhe të majtës sa herë ato kanë pasur interesa pushteti. Gjë që vijon të ndodhë edhe sot qoftë me kompozimin e koalicionit qeverisës, qoftë me ndryshimet kushtetuese. Çfarë ka mbetur nga greva studentore dhe kujtimet e saj? Pothuajse asgjë përveç vetë pjesëmarrësve dhe respektit që ata kanë për veten e tyre. Në Shqipëri ka mijëra libra mbi individë pa ndonjë meritë publike, kurse për grevën e urisë ka vetëm tri botime, edhe këto nga protagonistë të atyre ngjarjeve, jo nga institucione apo njësi studimore. Shumë herë politika sidomos PD premtoi ngritjen e një memoriali përkujtimor me emrat por pas 22 vitesh nuk është bërë asgjë. Përkundrazi, qeveria e sotme nuk pranoi idenë që Kinoklubi në qytetin Studenti të ruante një vlerë muzeale, duke e bërë njëherë vend të lojrave të fatit dhe më pas duke ia ndryshuar të gjithë strukturën dhe bërë mjedis universitar. Të vetmet simbole ende ta pandryshuara kanë mbetur emri i Arben Brocit, një tabelë në krah të ambasadës italiane dhe ndonjë shenjë tjetër nderimi që në fakt janë bërë nga FRPD më 1994-1995. Në muzeun kombëtar nuk ka asnjë material që lidhet me grevën, në tekstet zyrtare ajo kalon me dy rreshta ndërkohë që i jepen faqe të tëra biografi së së kryeministrit, nga media vizive nuk ka asnjë dokumentar specifi k dhe kështu me këtë ritëm shumë shpejt do të vijë dita kur do fl itet për dicka të largët, pa emër dhe pa detaje reale. Qeveritë janë përpjekur ta keqpërdorin kujtimin e kësaj lëvizjeje, duke sjellë demë jo të vogla. Aq absurde është kjo saqë përvit kryeministri aktual mban fjalime e nderon me fjalë populiste studentët e dhjetorit, sikur bëhet fjalë për 100 vjecarë dhe jo për njerëz të gjallë me emër e mbiemer, që janë në moshë familjare dhe ndodhen në Tiranë, në rrethe dhe në shumë kryeqytete të botës, të harruar, braktisur, denigruar dhe të zhgënjyer nga politikanë e politika të tilla mosmirënjohëse dhe populiste. Pavarësisht përpjekjeve për të shpikur protagonistë zyrtarë e diferencuar emra pro qeverisë në ngjarje të tilla, me siguri do të vijë një ditë kur arkivat të hapen, arsyeja të dominojë mbi interesat retorike elektorale dhe kur të gjitha faktet, emrat dhe ngjarjet të marrin vlerësimin e merituar. Monumenti i Enver Hoxhës në Tiranë dhe vlerësimi i emrit të tij Menjëherë pas vdekjes së Sekretarit të Parë të PPSH Enver Hoxha, lideri pasardhës i tij Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike propozon që në qëndër të Tiranës dhe të vendlindjes në Gjirokastër të ngrihet nga një shtatore në nder të tij, Universitetit të Tiranës i vihet emri Enver Hoxha, portit kryesor të Durrësit, e shumë uzina e hidrocentrale morën emrin e tij.[34] Gjithashtu u krijua Java e Enverit e cila festohej gjithmonë me rastin e ditëlindjes së tij duke punuar me rendimente më të larta për të tejkaluar planin. Monumenti i Hoxhës u përurua në vitin 1988 dhe ishte 8 metra e lartë. Më 20 shkurt 1991 ai u rrëzua nga protestuesit, rrëzimi i tij simbolizonte edhe rënien e komunizmit. Zyra e Presidencës do të shënojë një gafë të rëndë proceduriale, ndërsa sot do të japë dy dekorata. Sipas njoftimit të shpërndarë nga grupimi “Dhjetor ‘90” dhe Shoqata e të Përndjekurve Politikë Demokratë, në ceremoninë përkujtimore në Hotel Tirana, në orën 14.00 do të ndahen edhe dekoratat edhe për Gramoz Pashkon dhe skulptorin Sadik Spahia. Dekoratat që do të marrin ata janë “Medalja e Mirënjohjes”, që u është dhënë shumë shqiptarëve dhë të huajve. Por gafa qëndron se i ndjeri Gramoz Pashko ka marrë nga ish-presidenti Alfred Moisiu në 20 nëntor 2006, (pas vdekjes) urdhërin “Mjeshtër i Madh”, që është një urdhër i artë. Ndërsa skulptori Sadik Spahia ka marrë dekoratën “Naim Frashëri”. I dekoroi Moisiu Gafa e Nishanit, ul pjacën me dekorimin e Pashkos dhe Spahisë I dekoroi Moisi Pati hyrje në grevë me kërkesën e mbylljes së saj të disa figurave politike. Të gjitha këto deklarime bëheshin në formë oferte edhe nga Alia, pra kishte një konsensus në bisedimet midis PPSH dhe PD kundër grevës së urisë së studentëve
5E mërkurë, 20 shkurt 2013 POLITIKE Shalsi, shpjegim për Deputetët: E vërteta për koordinator në Elbasan Reagimi “Rebelohet” Gjana: S'më tund dot nga themelet MJAFT Kur pritej që mbledhja e djeshme të fi llonte me shqyrtimin dhe diskutimin e pr.ligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në ndryshimet e neneve të marrëveshjes së themelimit të bankës së Detit të Zi për tregëti dhe Zhvillim, kjo mbledhje nisi me një debat lidhur me raportin e fundit të publikuar nga MJAFT. Raport ky, që e cilësonte këtë komision se shpesh herë kishte shkelur Rregulloren e Parlamentit ku ka fi lluar mbledhjet si dhe ka miratuar pr.ligjet pa kuorumin e duhur të deputetëve. “Ju që punoni me taksat e shqiptarëve, mos bëni gabime të tilla ordinere dhe mos shpifni kot për veprimtarinë e këtij komisioni që drejtoj unë. Nuk më tundni dot nga themelet ju dhe askush tjetër. Ne nuk shpifi m për ju, ndaj ju kërkoj që ju të mos shpifni për ne”, ishin këto fjalët e kryetarit të këtij komisioni, Jemin Gjana drejtuar përfaqësueses së organizatës MJAFT, e cila nuk ktheu asnjë përgjigje. Ndërkohë që ai vijoi edhe më tej duke kërkuar llogari përfaqësueses,(e cila për hir të së vërtetës është e re në këtë organizatë) se pse është konsideruar ky komision që ai drejton si një komision që nuk zbaton Rregulloren e Kuvendit. “Ju kërkoj që të mos djallëzoheni me njëri-tjetrin. Mos mbushni gazetat me lajme dhe mashtrime e shpifje çdo muaj”, u shpreh Gjana. Kjo hapje mbledhje tërhoqi edhe vëmendjen e gjithë deputetëve të pranishëm në komision. Më pas mbledhja vijoi normalisht, ku u diskutua lidhur me përfi timet apo dhe humbjet që ka vendi ynë nga ky projektligj, nga marrëveshja e së cilës Shqipëria ka përfi tuar fi nancimin e plot 8 projekte publike. Xhepa: Mirëpresim dhe humbjen, jemi mësuar Batutat e replikat në komision lidhur me listat paraprake Gjana: Qeveri PD-PS, ne mendojmë si Sherefedini  TIRANE ARTEMISA HOXHA Shehu Ideja tjetër e hedhur nga deputeti Shehu, ishte dhe ajo e pranimit të çdo rezultati, por që të djathtët shpresojnë shumë për një fi tore Pas publikimit të lajmit që deputeti i PS, Eduard Shalsi do të jetë koordinator për fushatën zgjedhore në qarkun e Elbasanit, reagoi dhe ky i fundit. Gjatë mbledhjes së djeshme në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Shalsi pohoi se ky lajm ishte një keqkuptim nga ana e mediave. “Unë në të vërtetë isha në Elbasan jo për këtë punë, por për një konferencë të PS për shëndetësinë, mes batutash u tha: ”Shalsi i Elbasanit”. Por kjo nuk është e vërtetë që unë do jem koordinator aty. Unë jam në Tiranë”, iu drejtua Shalsi, Gjanës, pas pyetjes së këtij të fundit. Ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, në media u përhap lajmi që prezantimi i Shalsit në këtë post, si koordinator për fushatën e zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit u bë gjatë vizitës që kryesocialisti Edi Rama dhe grupi i punës së programit për shëndetësinë, në Elbasan, ku mbyllën edhe aktivitetin e komunikimit intensiv për çështjet e shëndetësisë në vend. Aktualisht Shalsi mban postin e nënkryetarit të grupit parlamentar të PS. Ende mes partive lakohen emra të rinj për kandidatë deputetësh, dita ditës në këto lista përfshihen emra biznesmenësh, prokurorësh apo dhe mjekësh që lakmojnë postin e deputetit. Deputeti demokrat, Sherefedin Shehu, tha se nuk është tabu qeverisja mes dy partive të mëdha, PD e PS, pas zgjedhjeve. Ai thotë se duhet marrë si model shembulli gjerman. Megjithatë Shehu thotë se PD në këto zgjedhje do të marrë 75 mandate pa LSI. “Nuk është tabu, por nuk e shikoj si mundësi, sepse tashmë pas 4 vitesh, shqiptarët ndoshta do të korrigjojnë diçka nga 2009, sepse në atë vit PD-ja pati arritje që nuk i kishte patur një qeveri gjatë gjithë këtij 20-vjeçari. PD-ja nuk hyn për të humbur dhe PD-ja ka pasur konseguencë politike. Natyrisht do të njohim çdo rezultat, por rezultatin e fi tuesit”, shprehet Shehu. Sherefedin Shehu: “Qeverisja mes PD e PS pas zgjedhjeve nuk është tabu” Listat paraprake për kan-didimin e deputetëve në zona të ndryshme elektorale, qoftë për PS, PD, LSI apo dhe partitë e tjera, janë kthyer në debatet kryesore mes politikanëve në Kuvend. Duket se në ditët e fundit, para shpalljes së listave zyrtare nga partitë për kandidatët e ardhshëm për deputetë, kjo temë ka rritur frymën debatuese, edhe pse jashtë diskutimeve për projekligjet që kanë në rend të ditës, deputetët përherë dhe më shumë fl asin për emra deputetësh. Një gjë e tillë u vu re edhe në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, e cila u kthye në një “arenë” diskutimesh dhe debatesh mes deputetëve përsa i përket kandidimit të tyre në zonat të ndryshme elektorale, apo shpesh dhe largimit të tyre nga një zonë në një tjetër për të kandiduar dhe për të marrë votat si deputetë të ardhshëm në Parlament. Por ndërkohë që shumica e tyre shmangin çdo bisedë të mundshme lidhur me qëndrimet personale politike përsa i përket emrave të parë që janë zyrtarizuar se ku do të kandidojnë, si padashje nuk i shpetojnë dot bisedave me njëri-tjetrin (edhe pse off record, pa mikrofon) se mbështesin teoritë e kolegëve të paktë që gjejnë guximin për të shprehur një qëndrim lidhur me atë çfarë është kthyer në temë kryesore për këdo, mundësinë e koalicioneve mes partive të mëdha apo dhe emrave të parë të lakuar për deputetë. Kohët e fundit lakohet nga të djathtët se një mundësi bashkëqeverisjeje me PS pas zgjedhjeve, nuk është tabu. Ky qëndrim, që pak ditë më parë u shpreh nga deputeti demokrat, Sherefedin Shehu, mbështet parimisht edhe nga kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Jemin Gjana. Edhe me një koment të shkurtër, Gjana tha dje pas mbledhjes së këtij komisioni, se i qëndron parimit të kolegut të tij Shehu, duken iu drejtuar deputetit Selami Xhepa. “Jemi me parimin e Sheferedinit, apo jo Selami”, tha Gjana. Një gjë e tillë për demokratët mund të shikohet si mundësia e vetme ndoshta për të qëndruar sërish në pushtet, por këtë herë me të majtët në bashkëqeverisje. Por ideja tjetër e hedhur nga deputeti Shehu, ishte dhe ajo e pranimit të çdo rezultati, por që të djathtët shpresojnë shumë për një fi tore, madje edhe me 75 mandate deputetësh. “Pranojmë çdo rezultat nga zgjedhjet, jemi mësuar edhe me humbje”, komentoi Xhepa dje mes kolgëve në komision. Ndryshe nga herët e tjera, mbledhja e djeshme u karakterizua nga një frymë pozitive mes palëve, ku që në fi llim të mbledhjes, deputeti i PS, Hazir Gashi u ul pranë anëtarëve të djathtë në komision, ku diskutonin hapur për listat paraprake zgjedhore dhe rrezikut apo bindjes së plotë se ata mund të kandidohen sërish për deputet. BATUTAT Hazir Gashi: Shalsi edhe dy muaj u kanë mbetur këtyre. Shalsi: E dinë vetë këta se çfarë po i pret... (qesh) Gjana: Pse, çfarë do bëni ju pas këtyre? Apo po praktikoheni që tani për të ardhur në pushtet? Mos u gëzoni para kohe. Shalsi-Banos: Ilir si ju shkoi takimi me fermerët e Lushnjes se mora vesh që një qytetare ishte shprehur Berishës se: “mirë që erdhe o doktor, se PD në Lushnje ka shumë probleme”. Bano: Jo, në të vërtetë ishte takim që shkoi shumë mirë, madje dhe ata banorët dhe fermerët që bënë pyetje, morën përgjigjet. Shalsi: Madje dëgjova që Berisha pas mbledhjes së grupit kishte mbledhur një grup ekspertësh për akzicën e naftës, ku u kishte thënë se duhet që me patjetër të gjenin një formulë për akizën e naftës që të zbatohej menjëherë para zgjedhjeve. Gjana: Po formula është e pamundur që të ruhet një e tillë, ajo ndryshon. Ne kemi shembuj plotë për këtë, ja shikoni Italinë. Është e pakontrollueshme.
19E mërkurë, 20 shkurt 2013 MINISTRIA E FINANCAVE DREJTORIA E ADMINISTRIMIT DHE SHITJES SË PRONËS PUBLIKE SHPALL PËR SHITJE ME ULJE TË VAM-it PËR OBJEKTIN E MËPOSHTËM Shitja do të bëhet sipas VKM Nr.428, date 09.06.2010,Kap III, pika 16, i ndryshuar MINISTRIA E FINANCAVE DREJTORIA E ADMINISTRIMIT DHE SHITJES SË PRONËS PUBLIKE SHPALL PËR SHITJE ME VAM FILLESTAR OBJEKTET E MËPOSHTME Shitja do të bëhet sipas VKM Nr.428, datë 09.06.2010, Kap III, pika 16, i ndryshuar Çdo person fi zik apo juridik të interesuar për të blerë objektin duhet të paraqesin në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit: 1. Kërkesën me shkrim për blerjen e objektit, të rregjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave. 2.Garancinë bankare (apo mandat pagesë) në origjinal që vërteton ngurtësimin prej 20 % te vlerës totale të objektit ( Vlera totale e objektit = Vl.e mjeteve kryesore + Vl.mjeteve të xhiros + Vl. truallit ) Ngurtësimi bëhet në “Raiffeisen Bank” të çdo rrethi për llogari të Ministrisë së Financave nr.0104030780 detyrimisht brenda afatit të pranimit të kërkesave apo dhe në Banka të tjera në llogarinë res pektive të hapur për Ministrinë e Financave. Ngurtësimi do të bëhet pasi të jetë tërhequr nga Ministria e Financave, (DASHPP) ose Degët e Thesarit në rrethe, Fatura për Arkëtim e plotësuar dhe e nënshkruar nga përfaqësuesi i institucionit. 3 Subjekti i shpronësuar i truallit, për blerjen e ndërmarrjes ose të objektit, që shtrihet në truallin, ish-pronë e tij, duhet të paraqisë në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, ne Ministrinë e Financave, dokumentacionin e mëposhtëm : a. Kërkesën me shkrim për blerjen e objektit të rregjistruar në protokollin e Ministrisë së Financave. b. Garancinë bankare (apo mandat pagesën), që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës fi llestare në lekë, vetëm për objektin,për llogari te Ministrisë së Financave, detyrimisht, brenda afatit të pranimit të kërkesave. c. Vendimin përkatës të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, të shoqëruar me planvendosjen e pronës, ku përcaktohet se ai është subjekt pronar i tokës. d. Dëshminë e trashëgimisë, prokurë përfaqësimi, akt marrëveshje noteriale nëqoftëse ka disa bashkëpronarë etj, nese ka të tilla. 4. Dokumentin e identifi kimit ( pasaportë biometrike ose letërnjoftimin ose çertifi katën e gjendjes civile ). Kërkuesi për blerjen e objektit, duhet të paraqesin para komisionit të ankandit dokumentin e indentifi kimit ( pasaportë biometrike ose letërnjoftimin ose çertifi katën e gjendjes civile) Pjesëmarrësi në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë mbi vlerën e objektit, të shpallur për shitje i konfi skohet 20% i garancisë bankare të ngurtësuar (arkëtuar) për pjesëmarrje në ankand. AFATI I PUBLIKIMIT FILLON NË DATËN 18.02.2013 DHE MBARON NË DATËN 28.02.2013 Çdo person fi zik apo juridik të interesuar për të blerë objekte, duhet të paraqese në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit: 1. Kërkesën me shkrim për blerjen e objektit, të rregjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave. 2.Garancinë bankare (apo mandat pagesë) në origjinal që vërteton ngurtësimin prej 20 % të vlerës totale të objektit ( Vlera totale e objektit = Vl.e mjeteve kryesore + Vl.mjeteve të xhiros + Vl. truallit ) Ngurtësimi bëhet në “Raiffeisen Bank” të çdo rrethi për llogari të Ministrisë së Financave nr.0104030780 detyrimisht brenda afatit të pranimit të kërkesave apo dhe në Banka të tjera në llogarinë respektive të hapur për Ministrinë e Financave. Ngurtësimi do të bëhet pasi të jetë tërhequr nga Ministria e Financave, (DASHPP) ose Degët e Thesarit në rrethe, Faturën për Arkëtim e plotësuar dhe e nënshkruar nga përfaqësuesi i institucionit. 3. Subjekti i shpronësuar i truallit, për blerjen e ndërmarrjes ose të objektit, që shtrihet në truallin, ish-pronë e tij, duhet të paraqisë në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, ne Ministrinë e Financave, dokumentacionin e mëposhtëm : a. Kërkesën me shkrim për blerjen e objektit të rregjistruar në protokollin e Ministrisë së Financave. b. Garancinë bankare (apo mandat pagesën), që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës fi llestare në lekë, vetëm për objektin, për llogari te Ministrisë së Financave, detyrimisht, brenda afatit të pranimit të kërkesave. c. Vendimin përkatës të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, të shoqëruar me planvendosjen e pronës, ku përcaktohet se ai eshte subjekt pronar i tokës. d. Dëshminë e trashëgimisë, prokurë përfaqësimi, akt marrëveshje noteriale nëqoftëse ka disa bashkëpronarë etj, nese ka të tilla. 4. Dokumentin e identifi kimit ( pasaportë biometrike ose letërnjoftimin ose çertifi katën e gjendjes civile ). Kërkuesi për blerjen e objektit, duhet të paraqesin para komisionit të ankandit dokumentin e indentifi kimit ( pasaportë biometrike ose letërnjoftimin ose çertifi katën e gjendjes civile).Pjesëmarrësi në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë mbi vlerën e objektit, të shpallur për shitje i konfi skohet 20% i garancisë bankare të ngurtësuar (arkëtuar) për pjesëmarrje në ankand. AFATI I PUBLIKIMIT FILLON NË DATËN 18.02.2013 DHE MBARON NË DATËN 28.02.2013 N/R Emërtimi i Vend Vlera fi llestare e Vlera totale Nga kjo: Sip. Sip. Zhvillimi i ankandit objektit ndodhja ankandit me ulje e objektit me Vl. Mjete Vl.Mjete Vlera e gjithsej nën Vam-i (M.Kryes.+ ulje VAM-i kryesore xhiros truallit e objektit objekt Data Ora Vendi vlera e truallit) (në lekë) (në lekë) (në lekë) (në lekë) (në lekë) m² m² 2 Në administrim të Bashkisë, Kukës a. Markato për 01.03 tregtim mishi Kukës 1 684 575 1 684 575 977 835 0 706 740 353.37 251.37 2013 10:00 DASHPP N/R Emërtimi i Vend Vlera fi llestare e Vlera totale Nga kjo: Sip. Sip. Zhvillimi i ankandit objektit ndodhja ankandit me ulje e objektit me Vl. Mjete Vl.Mjete Vlera e gjithsej nën Vam-i (M.Kryes.+ ulje VAM-i kryesore xhiros truallit e objektit objekt Data Ora Vendi vlera e truallit) (në lekë) (në lekë) (në lekë) (në lekë) (në lekë) m² m² 1 Në administrim të Ministrisë së Shendetësisë, Tiranë a. Qendër Shëndetësore 01.03 Ura e Kardhiqit Gjirokastër 1 490 769 1 490 769 1 380 789 0 109 980 65 65 2013 11:00 DASHPP
VITI III - NR. 40 E mërkurë, 20-02-2013LEKË 30 Fjalëkryqet e fundit nga ► Faqe 23 Kadri Vokopola Ish-studenti Afrim Krasniqi: PD, plan me PPSH-në e Ramiz Alisë për nxjerrjen nga greva. Berisha: Referendum për emrin e universitetit. Pas 72 orësh, në 20 shkurt ra shtatorja e diktatorit DOKUMENTI/ Kryesia e PD në 18 shkurt 1991 kundër studentëve ZBULOHET PROCESVERBALI PD MBROJTI ENVER HOXHEN EKSKLUZIVE/ GREVA E URISE ► Faqe 2-3 Koment 20 shkurti pret 23 qershorin NGA FIQIRI XIBRI Trembet nga Topi, Berisha mbledh grupet e punës në Tiranë Kreu i komunës Blinisht: Jap dorëheqje, iki nga PD ZHGËNJIMI DEBATE NË PS ► Faqe 7 ► Faqe 4-5 ISH-FUTBOLLISTI ANDREA MARKO ► Faqe 16-17 Intervista e ish-lojtarit të dënuar në 1986 ‘JU RREFEJ BRENGAT E PETRO MARKOS' ►Kryetari i PS komenton gjobat e gjykatës dhe marrëdhënien me Ramën ►“Jam i zhgënjyer edhe nga ata të mitë që s'më kanë thënë asgjë për gjyqet” Saimir Tahiri: Lista e Tiranës s'do ketë surpriza INTERVISTA NE LUNCH.com ► Faqe 13 Harresa kolektive shket mes pluhurit të viteve, teksa individë plëngprishës të demokracisë përpiqen ta spostojnë vëmendjen e memories historike në data e ngjarje që relativizojnë paralelet mes diktaturës (proletaro)enveriste dhe asaj (demoniako)saliste. Qe nisur aq bukur, me aq shumë shpresë, me aq shumë ëndrra, me aq shumë vrull… 2 korrik '90, shpërthimi i ambasadave. 8 dhjetor '90, protestat e studentëve. 12 dhjetor '90, krijohet Partia Demokratike, 17 dhjetor '90, shpallet pluralizmi, 5 janar '91, del gazeta RD, 7 janar '91, greva e parë postkomuniste e minatorëve të Valiasit, 15 janar '91, minatorët i dorëzojnë zyrtarisht Ministrit të Drejtësisë kërkesën për legalizimin e sindikatës së tyre, 26 janar '91, krijohet Komisioni Nismëtar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, 15 shkurt '91, legalizohet Sindikata e Pavarur e Minatorëve, 18 shkurt '91, fi llon greva e urisë në Qytetin “Studenti”. Zemrat rrahin me tërbim. Ajri digjet si baroti... ► Faqe 8 ► Faqe 10 ► Faqe 6 Denoncimi i motrës Anija në Jemen Në “A1Report” Çardaku ndërroi edhe këmishën e Ziver Veizit Burgosja e marinarëve ja intinerari i armëve Ilir Meta: Manipulimi i 21 janarit, i papranueshëm ► vijon në faqe 18 Gjana dhe Xhepa: Qeverisje PD-PS, siç thotë Sherefedini BATUTA ► Faqe 7
9E mërkurë, 20 shkurt 2013 Më 24 tetor të vitit 2011, policia e Dur-rësit u përball me ekzekutimin e nëndrejtorit të SHISH, Isa Çopa. 49-vjeçari u gjet i pajetë në automjetin e tij tip “Opel Corsa”, në një vend thuajse të braktisur në rrugën pranë ish-repartit ushtarak, në zonën e “Currilave”. Trupit dhe automjetit u ishte vënë flaka. Një ngjarje tërësisht kriminale, ku posti që mbante viktima prej afro 11 vjetësh, hodhi hije misteri dhe dha sinjalet e para se bëhej fjalë për një ekzekutim tipik mafi oz. Por menjëherë pas ngjarjes, policia e Durrësit tha zyrtarisht se bëhej fjalë për një vetëvrasje. RIHAPJA E HETIMEVE Afro dy vite pas ngjarjes e cila nuk pati kurrë një autor, Prokurori i Përgjithshëm i vendit Adriatik Llalla, mbledh në një takim jozyrtar drejtuesit më të lartë të Shërbimit Informativ Shtetëror. Edhe pse zyrtarisht nuk u pranua se motive ishte zbardhja e ekzekutimit të Çopës, burime konfi denciale bëjnë me dije se shkak i takimit ka qenë pikërisht dosja pa autor e 49-vjeçarit. Në kuadër të hetimeve të reja që do të zhvillohen për vrasjen e Isa Çopës, dosja pritet të kalojë nga prokuroria e Durrësit tek ajo e Krimeve të Rënda, për shkak se dyshimet dhe pista më e fortë mbetet ajo e vrasjes për shkak të detyrës. Për shkak se dosja është ende nën hetim, burimet nuk kanë pranuar të japin detaje rreth informacioneve të reja që çuan Llallën në rihapjen e këtij rasti. Por të tjera burime të besueshme pranë organit të akuzës theksojnë se kohë më parë mbërriti edhe përgjigja e ekspertizës mjekoligjore gjermane, çka dyshohet se mund të ketë ndryshuar rrjedhën e hetimeve. Disa muaj më parë, ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë arriti në përfundimin se Isa Çopa ishte goditur me mjete të forta jo prerëse në pjesën e kokës, ishte qëlluar me armë zjarri, dhe më pas i ishte vënë zjarri automjetit. HETIMET E PARA Një ditë pas ekzekutimit të 49-vjeçarit Isa Çopa, policia e Durrësit tha në një konferencë për shtyp se rasti ishte një vetëvrasje e pastër. Por dyshimet e familjarëve të tij bënë që dosja të mos mbyllej me këtë klasifi kim. Trupi I pajetë I tij iu nënshtrua ekspertizës mjekoligjore në morgun e Tiranës, ku edhe pse zyrtarisht nuk u pranua dhe u fol kurrë, ekspertët arritën në përfundimin se bëhej fjalë për një vrasje të mirëfi lltë. Mjeko-ligjorët gjetën një sërë goditjesh me mjet të fortë joprerës në kokën e viktimës, çka nuk linte vend për asnjë dyshim se ai ishte vrarë. Autorët, ende të paidentifi kuar, dyshohet se e kanë qëlluar me mjete të forta, e më pas e kanë qëlluar me plumb, për t'a maskuar ngjarjen si vetëvrasje. Asokohe, në automjetin e Çopës, policia gjeti edhe një pistoletë tip “Makarov”. Familjarët dhe kolegët e tij këmbëngulën për vrasje. Gjatë hetimeve, prokuroria pati sekuestrua dosjet më të rëndësishme me të cilat Çopa kishte punuar gjatë eksperiencës së tij si ofi cer i Kundërzbulimit. AKTUALITET PROKURORIA e Krimeve të Rënda pritet të marrë në dorëzim një prej dosjeve më të mistershme të viteve të fundit. Urdhri i Kryeprokurorit riktheu në skenë rastin “Isa Çopa”Urdhri Rihapet dosja e ofi cerit të SHISH Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla mbledh krerët e Shërbimit Informativ Shtetëror. Motivi i takimit: informacione të reja për ekzekutimin e nëndrejtorit të SHISH-it në Durrës  TIRANE ELONA ELEZI Lajmi Prokuroria e Përgjithshme urdhëron hapjen e hetimeve për nëndrejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror të Durrësit, Isa Çopa, të vrarë më 24 tetor 2011. Numri një i akuzës mbledh krerët më të lartë të kësaj s t r u k t u r e d u k e kërkuar ndihmë për zbardhjen e dosjes. Dosja “Trashani” Fushata Masakrimi me 60 thika, rihapen hetimet për juristen Llalla urdhëron zbardhjen e vrasjeve më të bujshme Në shtator të vitit 2012, prokuroria e Tiranës pushoi hetimet për vrasjen e juristes 32-vjeçare Aurora Trashani. Në lidhje me ngjarjen organi i akuzës shpalli në kërkim Romeo Vidën, emigrantin me të cilin dyshohej se Trashani kish lidhje, por për të cilin prokuroria nuk pati kurrë prova të mjaftueshme dhe vrasja mbeti pa autor. Ditët e fundit, Prokuroria e Përgjithshme ka urdhëruar edhe rihapjen e dosjes “Aurora Trashani”, e cila u ekzekutua në 1 shkurt të vitit 2011. Rasti u raportua fi llimisht si asfiksi nga zjarri, por gjetja e shumë fijeve shkrepëseje pranë shtratit të 32-vjeçares, hodhi dhe dyshimet e para për vrasje. Pas dërgimit të trupit Përgjatë ditëve të fundit, një sërë dosjesh të cilat janë pa ende autor, janë rihapur pas një urdhri të Prokurorit të Përgjithshëm. Rasti i parë i cili u bë publik ishte dosja “Eleni Basho”, ngjarje e cila mbetet ende pa autor. Pak kohë pas vrasjes së farmacistes policia arrestoi bashkëshortin e saj, Ilia Basho, i cili pas procesit gjyqësor në ngarkim të tij, u la i lirë nga gjykata për mungesë provash. Rasti “Aurora Trashani” është dosja e dytë e kërkuar nga Llalla, për vënien e personave përgjegjës përpara drejtësisë. Edhe në lidhje me këtë ngjarje policia dhe prokuroria patën një të arrestuar si bashkëpunëtor në krim, i cili u la i lirë. Ndërkohë si autor i dyshuar për ekspertim, mjeko-ligjorët zbuluan se vdekja kishte ardhur si pasojë e 60 goditjeve me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Pasi u vërtetua pista e vrasjes, policia arrestoi një taksist si bashkëpunëtor në krim. Abedin Mulaj u arrestua dhe më pas u la i lirë për mungesë provash. Dyshimet e prokurorisë ishin se Mulaj kishte shoqëruar autorin kryesor të dyshuar, Vidën, nga aeroporti për në shtëpinë e 32-vjeçares natën e krimit. u dyshua personi me të cilin Trashani kishte pasur lidhje intime prej muajsh. Përgjatë së martës u bë publike edhe rihapja e hetimeve për nëndrejtorin e SHISH-it në Durrës, Isa Çopën, i ekzekutuar afro dy vite më parë. Në lidhje me këtë ngjarje policia dhe prokuroria nuk patën kurrë të dyshuar konkretë, pasi nuk arritën të gjenin kurrë motivin që çoi në ekzekutimin e 49-vjeçarit.  TIRANE  TIRANE Takimi Nishani-prokurorëve: “Hetoni dhe nga denoncimet mediatike” Pak ditë pasi takoi Prokurorin e Përgjith-shëm, presidenti Bujar Nishani ka pritur sërish në një takim Adriatik Llallën, kësaj here I shoqëruar me disa drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, asaj të Tiranës dhe Njësisë së Hetimit Task Force. Gjatë takimit në Presidencë, Nishani kërkoi rivitalizim të punës hetimore dhe koordinimin e saj me institucionet e tjera. Duke u shprehur se është i ndërgjegjëshëm për presionet që u vijnë prokurorëve gjatë punës së tyre, ai theksoi se pavarësia e secilit prej tyre duhet të krijohet nga vetë ata, dhe jo Presidenti i Republikës. “Sa më profesionistë dhe transparentë që të jeni në punën tuaj të përditshme, aq më shumë do t'a forconi dhe konsolidoni vërtet pavarësinë e institucionit ku punoni” - u tha Nishani prokurorëve. Presidenti Nishani nënvizoi gjithashtu rëndësinë e hetimit nga ana e Njësisë Hetimore Task Force dhe i kërkoi të nisë hetimet edhe nga sinjalizimet e medias. Nga ana e tij, kryeprokurori Adriatik Llalla, konfi rmoi zbardhjen e ngjarjeve të rënda pa autor. “Gjatë kësaj periudhe prokuroria shqiptare po bashkëpunon ngushtë me mjaft institucione të pavarura me synim fi llimin e hetimeve për mjaft ngjarje të rënda të mëparshme, ngjarje për të cilat hetimet janë pezulluar për shkak të mos zbulimit të autorëve dhe në këtë periudhë prokuroria shqiptare në bashkëpunim me SHISH dhe policinë po punon për fi llimin e hetimeve pikërisht për këto ngjarje” - tha Llalla.  TIRANE Motivi Në kuadër të hetimeve të reja që do të zhvillohen për vrasjen e Isa Çopës, dosja pritet të kalojë nga prokuroria e Durrësit tek ajo e Krimeve të Rënda, për shkak se dyshimet dhe pista më e fortë mbetet ajo e vrasjes për shkak të detyrës NË FOTO: Ofi ceri i vrarë i SHISH, Isa Çopa Presidenti Nishani në takim me prokurorët Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Lalla Juristja e vrarë, Aurora Trashani
11E mërkurë, 20 shkurt 2013 BLIJE ATË QË TË DUHET! SHITE ATË QË NUK TË DUHET! Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website: www.MerrJep.al SHITET: BMW 320 DIESEL -02 Makina ka motorr te ri dhe turbo ,me letra te paguara deri ne dhjetor 2013,, sensor mjegulle,,sensor parkimi, pasqyra elektrike,tapiceri lekure, Telefon: 0697497059 SHITET: IPHONE 4S, I ZI, 16GB, I ZHBLLOKUAR Ne gjendje shume te mire. Per kontakt kreshnikxhaxho@yahoo.com Telefon: 0693657836 SHITET: VIDEO PROJEKTOR VP6315 Video Projektor ne gjendje te perkryer 1 jave i perdorur. Mund te perdoret per ndeshje futbolli ne lokale apo per fi lma. Shume komod ne perdorim. Telefon: 0695830500 Tavo: Mjekët të ndikojnë në evitimin e lindjeve me operacion Në analizën vjetore në maternitetitn “Koço Glozheni”, Ministri i Shëndetësisë Tavo u kërkoi mjekëve që të ndikojnë sa të munden për të evituar lindjen e bebeve me operacion pasi vitet e fundit lindjet në ketë formë janë kthyer në fenomen, kryesisht te nënat e reja të cilat e bëjnë këtë për të shmangur dhimbjet. “Që nga viti 2005 deri në vitin 2012 mortaliteti neonatal ka ardhur duke u ulur, pikërisht në vitin 2012, mortaliteti është ulur në shifrën prej 7.8 për mijë, duke e bërë kështu vdekjen foshnjore njëshifrore, të krahasueshme me vende të zhvilluara, siç janë Franca, Gjermania, Spanja, Italia apo edhe vende të tjera. Mbetet për t'u përmirësuar përqindja e lindjeve me operacion, e cila ndonëse ndër vite ka ardhur duke u përmirësuar, por përsëri vazhdon të jetë e lartë në shifrën 33.8 për qind”, tha Tavo. Ndërsa drejtoresha e “Koço Glozhenit” Rubena Moisiu, u shpreh se lindshmëria në Shqipëri ka ardhur duke rënë. “Ndërkohë që na janë rritur shifrat e bebeve të cilët vijnë e paraqiten pas lindjes me peshë të ulët, gjë e cila fl et që duhet përmirësuar sido që të jetë kujdesi në shëndetin parësor”, tha Moisiu. LAJME SHKURT QSUT Besim Boçi: Mungesa të citostatikës  TIRANE Lajmi Mësuesit që janë më kontratë përfundimtare, nuk e kanë të nevojshme kryerjen e një masteri si mësues të rinj, këtë gjë atyre jua garanton ligji për asimin parauniversitar, miratuar në qershor të vitit 2012. Xhafer Dobrushi kreu i Sindikatës së Arsimit, thotë se ata mund të bëjnë kualifi kimin, por nuk e kanë të nevojshme kryerjen e një masteri.  TIRANE JONIDA LATE Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nuk ka medikamente sipas nëndrejtorit Besim Boçi,në QSUT ka mungesa në citostatikë, por jo të antibiotikëve “Në depo sot ekzistojnë jo vetëm antibiotikët e zakonshëm, por edhe antibiotikët e gjeneratave më të fundit. Sigurisht që neve kemi mungesa të vogla në citostatikë, por aktualisht jemi duke përfunduar kontratat 20 përqindëshe që bëhen në çdo fi llim viti dhe unë besoj që me përfundimin e këtyre kontratave dhe me lidhjen me kompanitë farmaceutike edhe në atë shërbim mungesa për citostatikë pothuajse nuk do të ekzistojnë. Sigurisht që mund të ketë mungesa lidhur me materiale mjekësore, të cilat janë edhe këto në fazën e përfundimit të lidhjes së kontratës, por mendoj që janë gjëra të parëndësishme dhe shumë të vogla”, u shpreh Besim Boci, nëndrejtor i QSUT-së. Sipas drejtuesve të QSUT-së tashmë po mbyllen kontratat 20 % me të gjithë kompanitë farmaceutike për furnizimin me medikamente për muajt e parë te vitit 2013, deri në përfundim të procedurave të tenderimit. Xhafer Dobrushi, kryetar i Sindikatës së Arsimit NË FOTO: Besim Boçi SOCIALE Masteri i mësuesve, 8 mln euro Sipas llogaritjeve të bëra nga Sindikata e Arsimit, kosto që të gjithë mësuesit do të kryenin për një vit masterat profesionalë, universitetet mbledhin 8 milionë euro. Kreu i Sindikatës se Arsimit: U bëhet presion për të bërë specializimin Mësuesit me kontratë përfundimtare që kryejnë master mund të humbasin edhe vendin e punës, shprehet kreu i Sindikatës së Arsimit. Masterat për mësuesit që janë në punë duhet të bëhen apo jo? Në bazë të ligjit të ri për sistemin e arsimit parauniversitar, mësuesit me kontrata të përhershme nuk kanë nevojë për master , pasi ky ligj garanton plotësisht vendin e punës për ta. Ata duhet të vazhdojnë kualifi kimet profesionale, por nuk e kanë të domosdoshëm kryerjen e një masteri, si mësuesit e rinj. Aktualisht në vendin tonë janë rreth 36 mijë mësues me kontratë përfundimtare. Mësuetit që kanë kontrata të përhershme dhe që kanë mbaruar një shkollë pedagogjike e kanë të nevojshëm bërjen e një masteri? Personel mësimdhënës, që është i punësuar me kontratë të përherëshme dhe që kanë mbaruar një shkollë të mesme pedagogjike ose shkollë tjetër të -profi lizuar për mësuesi, siç janë shkollat e mesme të muzikës, artistike , të gjuhëve të huaja dhe fi zkulturës, dhe që kanë fi tuar tre shkallët e kualifi kimit, ruajnë vendin e punës dhe u nënshtrohen trajnimeve për përditësimimin e dijeve që lidhen me profesionin. Pra edhe këta nuk e kanë të nevojshme kryerjen e një masteri. Kur këta mësues nuk e kanë të nevojshëm pse kryejnë master? Persona anonimë bëjnë spekullime në kurriz të mësuesve, por që në relaitet mendohet të jenë drejtues të shkollave ose të ndonjë DAR/ ZA-je, gjoja me “qëllimin e mirë” për të rritur shkallën e kualifi kimit të personelit, i trembin mesuesit që janë të punësuar me kontratë të përhershme, duke u thënë se për të ruajtur vendin e punës duhet të regjistrohen për të mbrojtur masterin e shkallës së parë apo të dytë dhe të paguajnë për këtë në institucionet e licensuara që ofrojnë studime për master, qofshin private apo publike. Interesi i këtyre personave është që në studimet për master të tërheqin masën e madhe prej dhjetra mijë mësuesish, nga xhepat e të cilëve do të përfitojnë disa miliona Euro. Ne kemi llogaritur një kosto që nëse të gjithë mësuesit do të kryenin për një vit masterat profesionalë, universitetet mbledhin 8 milionë euro. Është e kuptueshme se përfi tim do të kenë edhe ata drejtues që këtë masë të madhe mësuesish i “orientojnë”, pa qenë nevoja. Ç f a r ë p r o b l e m e s h mund të sjellë për këtë kategori mësuesish nëse ata bëjnë master? Kategoria e mësuesve që në momentin e miratimit të Ligjit kanë qenë të punësuar me kontratë të përhershme, nëse regjistrohen e paguajnë dhe mbarojnë studimet për master, qoftë edhe me vullnetin e tyre, sipas Ligjit për profesionet e rregulluara, këta do t'i nënshtrohen detyrimisht provimit të shtetit për t'u licensuar rishtas për të ushtruar profesionin e mësuesit. Kuptohet që mësuesi i cili nuk arrin ta marrë këtë provim, humb vendin e punës. Në këtë rast, humb edhe mundësinë e çdo mbrojtjeje sindikale apo gjyqësore. Rreziku Mësuesit me kontratë të cilët bëjnë këtë provim dhe nuk e marrin mund të humbasin edhe vendin e punës. Në këtë rast, humb edhe mundësinë e çdo mbrojtjeje sindikale apo gjyqësore. ■ Provimet e maturës, do të bllokohen valët e celularëve Në rreth 360 shkolla, ku do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore, do të vendosen bllokues të valëve të celularëve, si një masë që do të eleminojnë mundësinë e kopjimit nga maturantët. Sipas ministrisë së Arsimit, kjo masë merret për të garantuar transparencën në dhënien e provimeve, duke patur parasysh mundësitë e sofi stikuara të teknologjisë së informacionit. Kjo mundësi do të shmangë edhe kontrollet e imtësishme të administratorëve, të cilët çojnë në vonesa gjatë provimeve. Kjo është një ndër risitë për rregullat e zhvillimit të provimit të maturës shtetërore për këtë vit akademik. ■ 300-350 pacientë në ditë në Shërbimin e Urgjencës Gjatë gjithë këtij muaji ka patur një fl uks pascientësh kryesisht të moshave të vogla, të cilët i janë drejtuar Shërbimit të Urgjencës për shkak të përhapjes së virusit të gripit apo virozave të ndryshme. Sipas Shefi t te Urgjencës janë regjistruar nga 300 deri ne 350 vizita në ditë, por nuk janë konstatuar mungesa.“Ne jemi në mes të sezonit, ka mëse një javë që numri i të sëmurëve që paraqiten në shërbimin e urgjencës shkon nga 300 deri në 350, ku ekzaktësisht gjatë 24 orëshit të fundit kemi pasur 313 fëmijë”, tha Shefi i Urgjencës së Pediatrisë, Dr. Petrit Çaca, në një konferencë për mediat. Kryesisht, sipas tij, mjekët përballen me pacientë, të cilët kanë probleme të rrugëve të frymëmarrjes, temperatura dhe situata të tjera që karakterizohen si gjendje gripi, apo virale. Duke pranuar mbingarkesën e krijuar për shkak të fl uksit të madh, si pasojë dhe mungesën e materialeve të konsumit, Çaca apeloi për prindërit t'u drejtohen poliklinikave për marrjen e shërbimit shëndetësor.
23E mërkurë, 20 shkurt 2013 FJALEKRYQI PA SKEME IPR S K HORIZONTAL 1. Paguhet për parablerje. -Memoria në computer. -Si prapa, më vonë. 2. Eshtë spektakolar ai polar. -Gjysmë hosten. -Ishulli i Kalorësve 3. Një që thur ode. -Vendi i parë me provat zyrtare. 4. Pak irredentistë. -Janë njerëzit e jashtëzakonshëm. -Inicialet e Duras që shkroi Dashnori 5. Fillojnë tatëpjetën. -Eshtë shkurajues. 6. Shpiku birrën. -Edouard piktor. 7. Suarez bomber uruguajan. -Ente Autonome Tiranë. -Eshtë me ngjyra si zinku. 8. Philip në Marlboro. -Roland që qe koreograf i njohur. 9. Një marrëdhënie. -Janë shtyllat me vela. 10. Një mund në jetë unik. -Di të fl asë një i tillë. -Mbarojnë fare. -Inicialet e Zemeckis regjisor. 11. Plaku... i Dritëro Agollit. -Vërtetojnë fi rma. -Ka rivale Mediaset. 12. Shtetet... franceze. -Ruan grigjën. -Ka vijën fatale. VERTIKAL 1. Eshtë dënimi ekstrem. -Janë ciganët. 2. Ishte sheshi i akejve. -Janë toka të pambjella. 3. Emri i parë i Pasolini-t. -Ekstreme gabimi. -Duhen fi tuar me djersë të tilla. 4. Gjysmë amtare. -Janë të ftuar nmë martesë. 5. Fund janari. -Pak feministe. -Oliver Reed. 6. John, që shpiku Coca-cola-n. 7. Një pagesë përv artikull. -Një i zënë në luftë. 8. Eshtë ngjyrë e... fytyrës. -Ai dhe ajo. 9. Një lumë i yni. -Një pjesë e territorit. 10. Piero, solist i Litfi ba. -Një kalë. 11. Një bukurosh mitologjik. -Eshtë port grek. FJALEKRYQI SPORTIV 12. Gjysma e sazeve. -Me të nxjerrin një metër. 13. Një nënfi sh i metrit. 14. Kështu është siguria absolute. 15. Një pemë aromatike. -Nxirren me duf të tilla. -Inicialet e Redford. 16. Egoyan regjisor. -... Greco piktor. -Rastet pa set. 17. George shkrimtare. -Qe fallxhor i famshëm M A J A A P A R A T I F B E K A M P I O N A T I L A M A T M A N D A R I N E P E T E R E D I R N A G J E P U R A T D E N I M E T T E O D O R I K U I M A M E T P E R P A R E S E T A I L N K A N E L L E I T E A A N D R E S S I E L A L T A M A R S H I N T L A R V A O R A R U K O P O R T A T N A T K A L E N D A T A R T I I L A R I T E T I N F I A T I A PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT PA SKEME S H A H K L O D I A N A U U T A B E D I N S O N L I U D H T E M E M O R I A L D A Y I K A A D A V I D V I L L A D I A N G E L D I M A R I A K S P E L K U N H E E E N E T A D O N L U L T O R R E S O L E E D I I S P O R T A R T E T A PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR V E N D S F I T I N A R O T T I I V D G I T H O N O R A R E A K M O N O T O N E T R M O L E K U L A R E D R I T A R E I P I A L L E N T S H R S G I L D A P R U S H V T I A K O T I P R E A Z K E T I R A A N I V E N A M T P E T E R D A F I N A DASHI Duke qënë se sot hëna do jetë në shenjën e Shigjetarit ju do keni mundësi të jeni më optimist dhe ndoshta të ndermerni udhëtime dhe të kontaktoni me njerëz që janë largë apo vijnë nga largë.Daljet romantike nuk do mungojnë. DEMI Dita e sotme me sa duket me hënën në shenjën e Shigjetarit do ketë të bëjë shumë me cështjet ekonomike për ju.Sqarimet që keni me të tjerët në këtë drejtim do jenë në favorin tuaj dhe në të njëjtën kohë favorizoheni në dhurime të ndryshme. BINJAKET MERI Dita e sotme me hënën përball shenjs tuaj do sjell një frymë të re bashkëpunuese e cila e përmirëson klimin në lidhje me marrëdheniet tuaja në përgjithësi si dhe me marrëdhënien në cift në vecanti GAFORRJA Ka shumë mundësi që të ndjeheni më mirë dhe më të gjallë në ditën e sotme. Dicka e re futet në jetën tuaj dhe e ndryshon më së miri rutinën e përditshme. Nuk do mungojnë diskutime apo takime pune si dhe udhëtime. LUANI Dita e sotme do jetë shumë argëtuese dhe e gëzueshme.Marrëdhënie të mira me partnein në cift apo punë krijuese si dhe udhëtime me njerëz të dashur nukdo mungojnë.Mund të bëni blerje të mira dhe planifi koni takime romantike. VIRGJËRESHA Dita e sotme do jetë e përqndruar kryesisht në cështjett familjare.Ndryshime rregullime sqarime si dhe zhvendosje në disa raste nuk do mungojnë. Mund të ftoni dhe të afërmit tuaj për të festuar apo për të dikutuar PESHORJA Dita e sotme me sa duket jus jell shume ide lajme dhe energji e cila I përmirëson planet tuaja apo ju bënë më shkathët përball mundësive që do dalin para jush ditën e sotme. Mund të keni ndonjë udhëtim me njerëz të afërt. AKREPI Dita e sotme jus jell shkëlqim dhe lajme të mira në aspektin ekonomik.Me sa duket më në fund edhe ju mund të ndjeheni mirë gjatë këtyre ditëve dhe të dini më shumë apo të shpenzoni më shumë.Në planet errotike keni përparësi. SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT Ju do keni mbështetje dhe përkrahje të padiskutuar në ditën e sotme.Mbas disa situatave të paqarta në planin ekonomik apo në lidhje me karrieren. Disa situate në familje duhet ti keni shumë kujdes në këtë periudhë. Dita e sotme do jetë e rëndësishme në lidhje me planet që keni përsa I përket karrierës dhe së ardhmes tuaj. Disa lajme nuk do ju pëlqejnë dhe ndoshta nuk do jeni dakort edhe me ndryshimet që do ju duhet të bëni me puneën apo në familje. Kadri Vokopola SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË 19 1 15 17 5 11K 3 A 17F 1 E 16 5 2 6 3 5 1 6 4 3 9 3 7 1 5 2 11 3 4 1 6 12 3 7 2 9 8 4 3 6 7 3 3 4 3 3 5 8 7 3 3 9 9 6 11 16 2 5 3 4 3 18 3 5 3 9 1 16 8 5 3 10 6 2 12 3 6 3 4 1 5 17 10 6 2 4 2 7 1 5 2 19 3 5 3 5 2 17 6 1 5 2 6 3 15 7 3 18 3 10 6 3 4 2 8 5 2 6 8 5 ASTROLOGE - 0900 673 4000 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 DUHET TË NXINI 34 KUTI 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT SPORTIV HORIZONTAL 1. Paul te Juventus 5. Skuadra e Totti-t. 9. Pak amatoriale. 11. Haan ish-portier i yni. 12. Të parat në stafetë. 14. Mauresmo teniste. 16. Në krye të tabelës 17. Fillojnë natën. 19. Teke hovi. 21. Mesfushor i Milan. 28. Oerter që hidhet diskun. 31. Personazhi në foto. 32. Në hyrje të pistës. 33. Personazhi në foto. 35. Robin... Persie bomber. 36. Një “P” në PSG. 38. Mbyllin portat. 39. Inicialet e Stone regjisor. 40. Janë të rënda me peshëngritje. 42. Van der... ish portier. 44. Mbyllin një shtëpi. 45. Bendtner bomber danez. 50. Në fund të ndeshjes. 51. Ish- bomber kuqezi. VERTIKAL 1. Alexandre te Corinthians. 2. Rita këngëtare. 3. Ekstreme gabimi. 4. Hatem te Newcastle. 6. Qendër kroate. 7. Ekstreme në mundim. 8. Kufi zojnë ambiente. 9. Fundi i një samurai. 10. I takon fi tuesit. 13. Silva te PSG. 15. Emerson që qe porier i Brazilit. 18. Eshtë e lehtë me meeting. 20. Williams teniste. 21. Biaggi motoçiklist. 22. Një pjesë e hormoneve. 23. Union Civil Spanjoll. 24. Vicente që qe trainer i Brazilit. 25. Lulen pa çifte. 26. Stacion televiziv muzikor. 27. Ndërmarrje Industriale Ndërtimi 28. Me të nxjerrin një tapë. 29. Marcello trainer. 30. Ed aktor. 31. Luan në Serie B në Itali. 34. Gjysma e litrit. 37. Qendër në kaos. 40. Qyteti belg me cirkuitin. 41. Stile pa kufi j. 43. Ka rivale Mediaset. 46. Charlie Broën. 47. Luhen në kufi j. 48. Qendër në tabelë. 49. Në krye të su bjekteve. nga zonjanga zonj RH D i t a e s o t m e d o j u sjellmë shumë se kur njerëz të këndshëm pranë vetes.Do ndjeheni mirë dhe me dëshirën për të dal apo argëtuar. Nuk do mungojnë flertet dhe situatat e këndshme me partnerin erroik . Sot hëna do je të në shenjën tuaj dhe k jo ju nxjerr nga bl lokimi shpirtëror apo melankolia që ju kishte mbuluar ditët e fundit.Më së miri do përshtateni me ndryshimet apo do tentoni drejt gjërave të reja në jetën tuaj. SUDOKUI KRIPTOGRAFUAR
21E mërkurë, 20 shkurt 2013 SPEKTAKEL Zeqir Sulkuqit- dikur një pedagog i disi-plinave muzikore në Universitetin e Elbasanit dhe violinist - i janë dashur 20 vjet duke punuar me formacione të vogla etno-jazz, pedagogji, si dhe me hulumtimin e kulturave të ndryshme ballkanike dhe më gjerë, derisa të vinte me një koncert në vendin e tij. Ai kthehet me formacionin “Adriatika” që e drejton që nga viti 1997, për të dhënë një koncert me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në Teatrin e Operës në Tiranë. Koncerti jepet në datën 24 shkurt, ora 19.00 e mbrëmjes. Formacioni etno-jazz ka një repertor të larmishëm që vjen pas një turi koncertesh që ka dhënë në shumë shtete si në Greqi, në Spanjë, Rumani, Serbi, Bullgari, Amerikë, etj. Koncerti sjell në Shqipëri për herë të parë një muzikë të rrymës etno-ballkanike. Sulkuqi rrëfen THE WASHINGTON TIMES dhe The Associated Press shkruajnë sesi aktori Rob Belushi kthehet në gjurmët e komikëve të mëdhenj të Hollivudit për një shfaqje me një çmim 100.000 $ Portreti Rob Belushi ndjek profesionin e familjes në Hollivud Producentët i kthejnë sytë nga djali i aktorit të famshëm shqiptar Jim Belushi dhe nipi i John Belushit  ÇIKAGO DHURATA HAMZAI Gjatë audicioneve për zgjed-hjen e aktorëve për filmat e Hollivudit producentët duket se i kanë kthyer sytë tek Rob (Robert) Belushi. Aktori 32-vjeçar vjen nga një familje e famshme shqiptare me të njëjtin mbiemër. Ai është djali i Jim-it dhe nipi i John Belushit dhe në 10 vjetët e fundit ka synuar shumë që të bëjë karrierë edhe në emrin e tij në botën e kinemasë. Ju mund ta shikoni Rob Belushin në shfaqjen “The Joe Schmö”, mbrëmjen e së martës në orën 22:00. Mbiemri i tij është shumë i njohur, por ai thotë se “e konsideron mbiemrin e tij të famshëm Belushi si një “një thikë me dy presa”, shkruan The Washington Times, që ka intervistuar Rob Belushin. “Mendoj se njerëzit janë më shumë të interesuar të shohin se çfarë mund të ofroj unë”, ka thënë Belushi në një intervistë për shtyp në mjediset e Chicago Hotel. “Gjithashtu, mendoj se publiku ka pritshmërinë e tij dhe spektatorët duan të dinë se në çfarë niveli do të jem unë vetë, pasi unë nuk jam as xhaxhai im dhe as babai im”, thotë Rob Belushi në një tjetër intervistë për “The Associated Press”. “Kjo është shumë e qartë për të qenë publiku në përballje me mua vetë”, thotë ai, “edhe pse të dy prindërit e mi, nëna dhe babai im janë aktor të njohur”. “Shfaqja televizive ku Belushi po merr pjesë i kërkon atij të përdorë aftësitë e asimiluara nëpër skenat e Çikagos, aty ku edhe i ati dhe xhaxhai e fi lluan karrierën e tyre”, shkruan The Washington Times. RIKTHIMI NË GJURMËT E FAMILJES BELUSHI Robert Belushi, djali i Jim Belushit u rrit në Çikago dhe u transferua në Los Anxhelos për të ndjekur shkollën e mesme. Fillimisht ai nuk ishte i interesuar për profesionin familjar dhe preferonte më tepër të punonte në skenë, por më pas ai ndryshoi mendje-punoi me kamerat televizive. Pasi kaloi rininë në Çikago, Belushi kthehet në Windy City pas diplomimit nga Universiteti Wesleyan. Atje ai ishte pjesëtar i trupës së famshme të komedisë “Comedi City”, dhe pjesëtar i disa shkollave të tjera të komedisë së improvizuar. Pasi ndihet mirë që ka fi tuar përvoja konkrete, Belushi tregon se shfaqja televizive “The Joe Schmö” është jashtëzakonisht zbavitëse, shokuese, mjaft reale. I pyetur nëse është e vërtetë që në këtë shou televiziv improvizon live, Rob Belushi pohon se pikërisht në shfaqjen “The Joe Schmö”: “unë do të kem një shans për të treguar aftësitë improvizuese, aftësi me të cilat ka lënë gjurmë edhe familja ime”. Për sa i përket sipërmarrjes së tij të re në reality TV, Rob Belushi ka konkurruar për një shfaqje me një çmim 100.000 $. Tashmë ai është një aktor në garën hollivudiane që do të vijë në këtë shfaqje me një seri të skenarëve të egër dhe komik. Shfaqja ka nisur të marrë komente të mira. Koncerti Zeqir Sulkuqi: Si e solla etno-jazz-in dhe muzikën cigane në Tiranë për “Shqiptarja.com” përmbajtjen e këtij koncerti dhe si i arriti sfidat me muzikën etno-ballkanike. “Kam 20 vjet që kam ikur nga Shqipëria. Isha violinist dhe pedagog i shkollës “Onufri” në Elbasan, drejtues i departamentit të muzikës, isha i përfshirë në shumë aktivitete. Duhet të dini se Elbasani ka pasur një traditë të mirë muzikore dhe unë punoja edhe në ansamblin “Isuf Myzzyri”, thotë ai, duke kujtuar se nga tradita muzikore e Elbasanit është fryt tenori i famshëm Saimir Pirgu. “Me Saimirin unë jam befasuar vërtetë, jo vetëm për mundësitë vitale të tij. Saimirin e kemi vërtetë një ambasador në botën operistike, sepse Saimiri nuk ka vetëm zërin, por ka mendjen, ka trurin, ka paraqitjen, ka ndjeshmërinë e artistit”, thotë Zeqir Sulkuqi, duke rrëfyer ndërkohë sesa e vështirë është bësh karrierë në mërgim. “Të punoja në një orkestër, kjo gjë që nuk më gëzonte shumë, dhe u detyrova që të bëja një punë më të suksesshme që të paguhesha më shumë. Ishte edhe një prirje që duhej të merrte rrugë”, pohon Sulkuqi, duke komentuar sesi nisi të udhëtonte nëpër botë grupi shqiptar i etno-jazz-it “Adriatika”, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të këtij grupi do të interpretojnë me formacionin orkestral të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në Tiranë. Koncerti ka në program këngë e balet me koreografi të Alban Idërshinit, pedagog në Akademinë e Arteve, ku do të jetë një suitë me valle ballkanike, si dhe dy kitarat me pjesë tradicionale ruse. Do të ketë muzikë nga trevat shqiptare, nga Hungaria, Serbia, Rumania, si dhe repertori cigan i gjithë Europës Qendrore dhe Ballkanit. Dhu.Ha.Violinisti Zeqir Sulkuqi Foto nga M.S.Green: Aktori Rob Belushi, biri i aktorit Jim Belushi dhe nipi i aktorit komik John Belushi duke folur në shfaqjen “The Joe Schmo” (djathtas) Robi me babanë e tij, Jim Belushi (poshtë) Xhaxhai i ndjerë i Robit, John Belushi
17E mërkur, 20 shkurt 2013 DOSSIER ZHGËNJIMI te Petro Marko kishte fi lluar me kohë, por sidomos ai iu shtua e iu kthye në një farë urrejtje, në vitin 1975, kur i arrestuan të birin POLITIKA Ne privatizojmë plot asete shtetërore, pse nuk nxjerrim pra edhe klubet në treg. Kjo ndodh se në momente të ndryshme, futbolli i shërben politikës MODERNIZIMI Marko: Dinamo, klubi i parë me komplet “Adidas”! nga Thoma Duni, një multimiloner grek, daja i Foto Strakoshës. E lejoi vetë regjimi më në fund. Në vitet e fundit ka takuar edhe kunatin e gjyshit tim, Jerasimo Duni, gjyshin e Foto Strakoshës. Daja i Fotos kishte ikur bashkë me gjyshin në mbarim të luftës së dytë, ishte bos i industrisë së tekstileve, kishte madje plantacione pambuku deri në Kongo, në Afrikë. Petro tregonte se Jerasimi qante vazhdimisht ndërsa kujtonte Janin, gjyshin tim të vrarë. Sigurisht se Petros iu rezervua një pritje madhështore në Athinë. I rezervuar ai tregonte se çfare kishte përjetuar në Greqi. Po për librat, ç'thoshte Petro? A ankohej për një lloj mosmirënjohje? Një herë e pyeta Petron nëse kishte f i tuar para nga gjithë ato libra që kish shkruar. Në një rast më tregoi se një shtëpi në Japoni, ishte interesuar për veprat e tij dhe i kishte dërguar një shumë parash, por pagesa ishte bllokuar. Kishte libra të pambaruar në formë dorëshkrimesh. I mbeti disi merak edhe se e kishin dërguar shumë vonë, në vitin ‘90, në Hungari për kurim. Pastaj vdiq. Kur erdhi Albano e Romina, dy këngëtarët e shquar italianë, në 1989, e pëlqeu shumë koncertin dhe mbeti shumë i impresionuar. Në Dhërmi shkonte shpesh, nga pamja fantastike dhe malli për vendlindjen, kuptohet. Madje kujtonte se kur kishin ardhur nazistët në 1943, aty ishin “zbutur” dhe kishin dashur të qëndronin për ca kohë ndërsa kundronin pamjet nga deti. Në romanin “Shpella e piratëve”, si personazh kryesor kishte vënë gjyshin tim nga ana e sime mëje, një nga peshkatarët më të mëdhenj të Bregut. Ky roman më vonë iu ekranizua. P o p ë r k o l e g ë t e v e t shkrimtarë ç'thoshte? Në shumë raste shprehej i zhgënjyer nga kolegët e vet të Lidhjes. Ishte megjithatë i qetë, i kursyer, i shmangej cilësimeve, sharjeve, mllefit. Nuk mund t'a them tani se për kë shkrimtar bëhej fjalë, por një herë, kur dikush syresh vdiq, ai megjithatë më tha: E ç'rëndësi ka, vdiq një i vdekur!. Mbaj mend se Ismaili e thërriste “Profesor”. Një herë më ishte shprehur se donte të bënte një roman të madh. Në të gjitha gjërat, megj i thë d i ferencën e moshës, ai tregonte respekt e dashuri. Më shumë me Petron ndejta kur e lashë sportin. Pasion kishte vetëm shkrimin e librave e të shkonte në Dhërmi. Kishte shumë brenga, për shkak të familjes, djali i arrestuar etj. Tiranën e njihte mirë, e njihte para se të shkonte në Spanjë. Ishte një njeri që e njihnin dhe e respektonin të gjithë, sidomos në lagjen ku banonte. Nuk ishte shumë dashamirës ndaj sportit, por mua më kushtonte vëmendje dhe e vlerësonte shumë faktin që kisha kapur majat e karrierës. Petro ia doli të jetonte edhe në fi llimet e demokracisë, apo jo? Me sa di, u anëtarësua në Partinë Republikane. – Të pati treguar ndonjëherë se pse e bëri këtë zgjedhje? Në momentin e lëviz jeve demokratike, ai u bë shpejt anëtar i PR dhe i përshendeti këto hapa me simpati. Më pati thënë se ishte bërë anëtar i PR, sepse ideali i tij i jetës kishte qenë republikanizmi, gjë për të cilën kishte luftuar. Sigurisht se gjërat tashmë kishin ndryshuar e bindjet e tij të hershme që lidheshin jo vetëm me republikanizmin, por edhe me komunizmin, kishin pësuar krisje. Në thelb pra, i mbeti gjithsesi besnik aspiratave të tij rinore. Po për ju, ç'solli demokracia, si vijoi më tej jeta e karriera? Koha e kërkonte ndryshimin, ishte i pritshëm, në një shoqëri tepër mediokre, të lodhur, me probleme, me tollonin që mbaje në xhep, mund të “blije” mallra që mbushnin vetëm një xhep xhakete. Për ata që kishin bërë atë që kishin bërë me mua e të tjerët, unë rezervoj fjalën “falje”. Kështu vijova të eci përpara me pasionin për profesionin tim. Tashmë si trajner. Nuk u përzieva as me politikë e nuk e gjeta në ndonjë veprimtari tjetër. Kam punuar përgjatë viteve '90 e 2000 me shumë ekipe të kategorive superiore, me të rritur e të rinj. Po për sportin në Shqipëri në këto vite e dekada pas monizmit, çfarë mendoni, sidomos për futbollin? Deri në 1994 s'kishte as fanella për ekipin kombëtar. Ndihmonin disa lojtarë që kishin shkuar jashtë shtetit. Në një kohë tranzicioni ( fatkeqësisht ai po zgjat shumë në fakt), ku pak mendohej për sportin e futbollin, s'kishe çfarë prisje, pasi njerëzit mendonin vetëm të largoheshin një orë e më parë, stadiumet u zbrazën. Por puna ëhstë se edhe tashmë pas kaq viteve, shteti pak mendon për futbollin. Bëhet shumë “zhurmë për asgjë”, le të themi, ku në një kazan futen edhe sporti, edhe rinia, edhe kultura etj. Pse, jeni i mendimit se kjo mund të zgjidhet duke krijuar një ministri të veçantë për sportin? Jo nuk po them atë. Sporti mund të mos dojë ministri të veçantë, por do angazhim, investime etj. Pastaj, këtu po prodhohen shumë sekserë, avokatë, juristë e nuk ka më sportistë. Fëmija mund të pësojë edhe shok, zhgënjim, një ndryshim psikologjik në ecurinë e vet. Duhet të ndërtohen patjetër fusha futbolli. Jemi në një moment krize. Nuk gjen më asnjë fushë me bar, vetëm me bar artifi cial. Por jo vetëm. Janë shumë aspekte, nuk mund të trajtohen të gjitha kaq shkurt. Po shpërblimet, jo thjesht fi Për Mehmetin fliste me rezerva,gjithsesi pozitivisht: Është mik e shok i mirë! - më thoshte. Asgjë më shumë. Nuk preferonte të fliste shumë nanciare, në formë mirënjohje më shumë, a duhen aplikuar? Nuk është menduar ndonjë herë që kush ka qenë lojtar i ekipit kombëtar të marrë pension të veçantë për shembull, kush është traumatizuar, të marrë shpërblimin apo trajtimin e duhur, respektin mbi të gjitha, sepse ne në atë kohë kemi luajtur pa hile. Nuk dinim “të mbroheshim” e të mendonim se me ato këmbë do të bënim miliona, si sot. Ka disa që presin ndonjë vendim nga Presidenti apo Parlamenti. Edhe kur ia dalin, kjo bëhet në bazë njohjesh e “qokash”, ose “pas vdekjes”. Propozimet duhet të vijnë nga klubet, por klubet nuk ekzistojnë. Dinamos për shembull, i kanë marrë ambientet. Me VKM (Vendim të Këshillit të Ministrave). Dinamo ka trashëguar 600 milionë nga Ministria e Rendit. Në momentin që kanë dalë privat, çfarë ka ndodhur? - Ai nuk është privat në fakt, sepse s'kanë dalë në treg.... Po për Lezhën, Lushnjen, Pogradecin? – Të gjitha janë të bashkive, dmth të gjitha të shtetit. Nuk ka një status. Ne privatizojmë plot asete shtetërore, pse nuk nxjerrim pra edhe klubet në treg. Kjo ndodh se në momente të ndryshme, futbolli i shërben politikës. Si e vlerësoni faktin se në përballjet ndërkombëtare me klube, akoma sot e kësaj dite, më këmbë është rekordi i Flamurtarit të Vlorës në 1987, i cili shkoi deri në një tur të tretë të kupave të Europës dhe u përball edhe me Barcelonën? Po ashtu është. Është një turp. Pasi në 22 vite demokraci akoma jo vetëm nuk po e superojmë dot atë limit, por mbytemi në gola çdo sezon paraeliminator e shiten ndeshje, duke na bërë qesharakë. Dikur ishim të varfër, por dinjitozë. Shikoni raportet, ku flitet për 95 ndeshje të trukuara. Ndërkohë, duhet të bëjmë binjakëzime, akademira sportive etj. Duhet punuar shumë me fëmijët. Në rast të kundërt, nëse ndodh kështu si deri më tani, çdo gjë do shkojë keq. ë ë ht ak . Por puna e kultura etj. është. dem po e Dikur Ndë me fëm nëse Andrea Marko si trajner i njërit prej ekipeve të Superligës, në vitin 2003
8 E mërkurë, 20 shkurt 2013 AKTUALITET Prokuroria: 5 vite burg për kolegët e Tahirajt Prokuroria e Durrësit jep pretencën për dy punonjësit e Komisariatit të Shijakut të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”, gjatë vrasjes së shefi t të këtij Komisariati Adem Tahiraj nga i shumëkërkuari Ilir Xhakja. Përgjatë seancës të së martës, përfaqësuesit e akuzës kërkuan dënimin me nga 2.5 vite burg për Fatmir Hoxhën, ish-shoferin e kryekomisarit Tahiraj, dhe Kastriot Gosturanin, efektivin e policisë së Shijakut. Dy personat u akuzuan menjëherë pas ngjarjes se kishin neglizhuar situatën, pasi kishin mundësi të parandalonin ekzekutimin e Tahirajt. Në të njëjtën ditë, Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet rrëzoi kërkesën e avokatit mbrojtës të Ilir Xhakjes, I cili pati kërkuar gjykim të shkurtuar. Përgjatë seancës të së martës, në të cilën vetë Xhakja nuk ishte i pranishëm, trupi gjykues kërkoi që të pyeten në sallën e gjyqit Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturani, si dhe gruaja që mbeti e plagosur gjatë ngjarjes, Lena Ndoka. Së dyti, Gjykata kërkoi të shqyrtohej mundësia për marrjen në pyetje edhe të nipit të Xhakjes, Ledian Krasnajt. Adem Tahiraj u ekzekutua nga Ilir Xhakja në 13 shtator 2012, në Katund Sukth të Durrësit. Skandali, një ditë pas video-ekspertizës Motra e viktimës së 21 janarit në A1 Report! “Këmisha e kuqe nuk është e Ziverit”  TIRANE Lajmi Thellohet skandali me ekspertizën e teshave të Ziver Veizit, demonstruesit të vrarë më 21 janar 2011 përpara godinës së Kryeministrisë. Motra e të ndjerit Veizi, Trëndafi le Muhameti, rrëfeu ekskluzivisht në A1 Report dhe Shqiptarja.com, se këmisha e ekspertuar me ngjyrë të kuqe, nuk ka qenë e veshur nga i vëllai ditën e ngjarjes. LAJME SHKURT Motra Trëndafi le Muhameti thekson se atë ditë Ziveri mbante veshur një triko dhe poshtë saj një këmishë fanellatë me kuadrata, pasi ishte ajo që përkujdesej për të ndjerin, meqë ai ishte divorcuar prej kohësh nga e shoqja ?PERGJIGJE PYETJE Ekspertiza Prokuroria akuzoi Çardakun për manipulim provash Debati për manipulimin e provave nga ana e ekspertit Ndoc Çardaku nisi pas publikimit të vendimit për apelim të Prokurorisë, në lidhje me pafajësinë për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Organi I akuzës thoshte në materialin e apelimit, se Ndoc Çardaku kishte futur ashkla druri në këmishën e Ziver Veizit, për të provuar se plumbi që i kishte shkaktuar vdekjen kishte qenë rikoshet. Një ditë pas publikimit të këtij materiali, A1 Report! transmetoi video-ekspertizën e Ndoc Çardakut në teshat e Ziver Veizit. Ishte ky aktekspertim për të cilin prokurorët akuzuan ekspertin Ndoc Çardaku, se me veprimet e tij kishte vendosur vetë dy copëzat e ashklave të drunjta në këmishën e Ziverit, duke i nxjerrë më pas si prova materiale. Fillimisht pamjet tregojnë momentin kur eksperti Ndoc Çardaku ka identifi kuar ku është ashkla dhe ka bërë lëvizjen e saj drejt vrimës dhe e lëviz me doreza për arsyen se ashkla e drurit është e vështirë për t'u lëvizur me gishtërinj. Më pas e eksperti kriminalist kërkon klemën në përfundim për të hequr ashklën nga këmisha e të ndjerit Ziver Veizi. Gjatë ekspertimit, videoja ka momente të turbullta të pamjeve fi lmike ndëra për disa momente me gishta të fi ksuar në këmishën e Ziver Veizit, eksperti Ndoc Çardaku duket qartë se është në pritje për të gjetur diçka në një vrimë në këmishë, ku nuk duket asgjë.  TIRANE Një ditë pas publikimit të pamjeve filmike të ekspertizës së kryer nga eksperti Ndoc Çardaku në teshat e të ndjerit Ziver Veizi, të tjera fakte kanë dalë në skenë. Trëndafile Muhameti, motra e Ziver Veizit, denoncoi publikisht në A1 Report! manipulimin e kryer me këmishën, për të cilën gjatë gjithë kësaj kohe, prokuroria dhe ekspertët e Laboratorit Kriminalistik kanë pretenduar se është e Ziver Veizit. Sipas saj këmisha e kuqe me me vija të bardha që tregohet në videon e aktekspertizës nuk i përket vëllait të saj të ndjerë. Me nota revolte, Trëndafi lja thekson se atë ditë Ziveri mbante veshur një triko dhe poshtë saj një këmishë fanellatë me kuadrata, pasi ishte ajo që përkujdesej për të ndjerin, meqë ai ishte divorcuar prej kohësh nga e shoqja. VIDEO-EKSPERTIZA Sipas motrës së Ziver Veizit, videoja e akt-eskpertizës e cila u transmetua ekskluzivisht dje në televizionin informativ A1 REPORT! është një dëshmi e gjallë e manipulimeve të provave. Ajo thoyë se eksperti Ndoc Çardaku, i cili shfaqet i filmuar duke kryer ekspertizën mbi këmishë, duhet të arrestohet. Duke u shprehur mjaft e zhgënjyer nga drejtësia shqiptare dhe vendimi i dhënë nga Gjykata Penale për 21 Janarin, Muhameti këmbëngul që të hidhet sa më parë dritë mbi të gjithë të vërtetat e kësaj çështjeje. Nga krahasimi i pamjeve të asaj së premteje, ku shikohet Veizi i shtrirë për vdekje përpara derës së kryeministrisë, në veshjen e tij nuk spikat asnjë rrobë me ngjyrë të kuqe. Me sy të lirë shihet vetëm ngjyra e gri e trikos, e zeza e xhupit të tij dhe e bardha në jakën e këmishës, ashtu siç e përshkruan e motra. Pra në momentin që Ziveri ka rënë i pajetë para Kryeministrisë nuk shihet asnjë ngjyrë e kuqe në veshjen e tij, siç pretendon ekspertiza përmes kësaj këmishe. Ndërkohë, në sekuencat e shkëputura nga filmimet e protestave të 21 Janarit, shihet qartazi se e kuqja bie në sy në rrjetat brenda ambienteve të Kryeministrisë, në pjesën e postbllokut sërish në Kryeministri, si dhe në një qese në dorën e një prej protestuesve pranë viktimës. Përkundrazi, në veshjen e të ndjerit Veizi nuk rezulton asnjë rrobë me ngjyrë të kuqe, siç është dhe ngjyra e këmishës në videoekspertizë. duket aspak kjo ngjyre që ekspertiza pretendon përmes këmishës. PRETENDIMET E ÇARDAKUT Eksperti Ndoc Çardaku, i cili u akuzua në mënyrë të drejtpërdrejtë nga prokuroria se kishte futur ashkël druri në këmishën e Ziverit, deklaroi për mediat se provat materiale kishin mbërritur të mbyllura në tre thashë, me vulë të Prokurorisë. Duke hequr përgjegjësinë nga vetja, Çardaku tha se filmimi i ekspertizës është bërë në prezencë të dy prokurorëve dhe se të gjitha provat në Laboratorin e Policisë Shkencore, dërgohen konform ligjit. ■ Çfarë ngjyre ka këmisha e Ziver Veizit në videoekspertizë? Këmisha në video-ekspertizën e Ndoc Çardakut është ngjyrë e kuqe me vija të bardha. Eksperti pretendon se këmisha I është dërguar në Laborator nga prokuroria, së bashku me tre thasë të tjerë, gjithashtu të vulosur. ■ Cila ka qenë veshja e vërtetë e Ziverit më 21 janar 2011? Sipas së motrës të të ndjerit, Trëndafi le Muhametit, atë ditë Ziver kish veshur një triko ngjyrë gri, dhe poshtë saj një këmishë fanellatë me kuadrata. ■ Cila është procedura ligjore e marrjes së provave? Në bazë të procedurës, është eksperti mjeko-ligjor që bën kqyrjen e kufomës, i cili në prani të ofi cerit të policisë gjyqësore dhe ekspertit kriminalist në vendngjarje, administron si provë teshat e viktimës. ■ Vjedh në shtëpinë e vëllait, rikthehet në qeli Vjedhja e shtëpisë së vëllait vetëm pak ditë pasi kishte dalë nga burgu, ka rikthyer në qeli një 30-vjeçar nga Tirana. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur arrestimin e Dashnor Halilajt, i cili vodhi 12 milionë lekë të vjetra në banesën e vëllait të tij, Hekuran Halilajt. Autori kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin prej 8 muajsh për të njëjtën akuzë dhe për të njëjtën vjedhje banese, atë të vëllait më të madh. Burimet thanë se 30-vjeçari kishte shkuar mysafi r, por nuk u kishte rezistuar dot parave. ■ Zjarr në pallatin 6-katësh, asnjë viktimë në njerëz Flakë zjarri të rëna në katin e fundit të një pallati 6-katësh në lagjen “Ali Demi”, ka frikësuar për disa orë banorët e tij. Ngjarja u shënua në mesditë, pranë Burgut 325, njohur ndryshe si Burgu i Grave. Katër zjarrfi këse të mbërritura shpejt në vendin e ngjarjes vunë nën kontroll situatën, ndërkohë që fatmirësisht në banesë nuk ndodhej asnjë prej pjestarëve të familjes. Pas disa orësh, zjarrfi kësit kanë mundur të vënë nën kontroll fl akët, ndërkohë që rezulton të jenë krijuar dëme të shumta materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik, ku pas një shkëndije fl akët janë përhapur në tërë banesën duke shkrumbuar gjithçka. ■ Sherri banal, zihen me thika 17-vjeçarët Një 17-vjeçar u vu në pranga nga agjentët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit. I riu me inicialet R.Xh u arresyua pasi akuzohet se plagosi rëndë bashkëmoshatarin e tij, me inicialet J.F. Sipas burimeve zyrtare të policisë, ngjarja mes të rinjve ndodhi rreth orës 18:45 të dy netëve më parë në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat të Tiranës. Ata kanë pasur njohje të mëparshme mes tyre, dhe pas një grindjeje banale kanë nisur fi llimisht të zihen me fjalë, e më pas 17-vjeçari R.Xh. i ka ngulur thikën që mbante me vete, 17-vjeçarit tjetër. Ndaj autorit të dyshuar të ngjarjes rëndon akuza e “plagosjes së rëndë me dashje”. NË FOTO: Momenti i vrasjes së Ziver Veizit NË FOTO: Këmisha e pretenduar e Ziver Veizit gjatë ekspertizës ELONA ELEZI
6 E mërkurë, 20 shkurt 2013 POLITIKE Biberaj: FRD s'bën aleancë me partitë e vjetra PS, PS e LSI “21 janari, rezultat i një politizimi ekstrem” Kreu i LSI fl et për gjykatat, nacionalizmin dhe koalicionet Meta: I papranueshëm manipulimi i provave Lajmi Kryetari i LSI Ilir Meta tha se zbardhja e ngjarjes së 21 janarit është e rëndësishme, pavarësisht se ishte pasojë e një politizimi ekstrem. Ai nënvizoi se manipulimi i provave është i papranueshëm nëse ka ndodhur. Flet për nacionalizmat dhe koalicionet.  TIRANE ILIR BABARAMO Në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në tel-evizionin A1 REPORT kreu i LSI Ilir Meta tha se 21 Janari është rezultat i një politizimi ekstrem, ndërsa manipulimin e provave e quajti të papranueshëm dhe se duhet të verifi kohet sa më shpejt. Çfarë mendimi keni për vendimin e gjykatës për 21 janarin? Mendoj se vetë 21 janari është rezultat i një politizimi ekstrem e s'mendoj se një vlerësim i yni do të ndihmonte në depolitizimin e këtij procesi. Ne mendojmë se kjo çështje duhet të zbardhet plotësisht përmes një procesi të plotë ligjor dhe me sa kuptohet ky është vetëm një ndaj këtij procesi do të ketë hapa të tjerë ligjor ndaj është e parakohshme të shprehemi për këtë çështje . Thatë politizim. Vendimi i gjykatës ka qenë i politizuar? Nuk është qëllimi për të paragjykuar apo vlerësuar vendimin e gjykatës. Kur fl as për proces gjyqësor kemi parasysh tërësinë e tij. Duhet pritur me shumë qetësi por dhe mirëbesim te drejtësia Më bën përshtypje një fakt tek pretenca ku akuzohej ekspertiza se kishte manipuluar provat. Ç'mendim keni për këtë fakt? Kam dëgjuar edhe unë më shumë përmes mediave për një pretendim të tillë. Është çështje që duhet të verifikohet dhe natyrisht është e papranueshme që të manipulohen provat aq më tepër në një proces të rëndësishëm si ky që po fl asim . Është normale që gjykata të hedh posh ekspertizën e FBI-së dhe merr për bazë ekspertizën e një eksperti shqiptar? Ende nuk e kam lexuar plotësisht vendimin e gjykatës. Janë disa shkallë, do të ketë shkallë të tjera. Prokuroria lexon vendimin e gjykatës rivlerëson vendimin e saj dhe në këtë mënyrë mendoj se do të shkohet drejt një vendim sa më të pjekur në fund fare . Ambasadori Arvizu u shpreh për vendimin e gjykatës se jemi të tronditur, Berisha s'preferoi ta komentojë deklaratën. Ju e komentoni? Mendoj që qëndrimi i tij ka qenë kompleks dhe dihet që SHBA janë investuar në këtë proces pas kërkesës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe janë të interesuara që kjo çështje të marrë një zgjidhje sa më të drejt ligjore . Kemi dy ministra e gjykatën e Tiranës që konsiderojnë deklaratën e ambasadës amerikane ndërhyrje në punët e drejtësisë, po ju ...? Nuk kemi të bëjmë me një qëndrim të qeverisë. Ka vlerësime të caktuara nga përfaqësues të caktuar të qeverisë dhe kjo është normale por është e qartë që edhe qëndrimi i qeverisë ka të bëjë me atë që drejtësia s'duhet të ndikohet nga presione të n d r y s h m e dhe që ky ë s h t ë n j ë proces që ende nuk ka përfunduar. Ka qëndrim i dyfi shtë i z.Panariti? Unë mendoj se qëndrimi i z.Panariti ka qenë shumë i qartë. Pra ai është shprehur qartë që nuk ka një memo zyrtare, pra, nuk ka një dokument i cili mban stampën e SHBA. Ju thatë që nuk ka vulën e SHBA, por çfarë ishte në fakt? Nuk mendoj se është diçka për të cilën ja vlen të zgjatemi më tej në praktikën diplomatike herë pas herë ka kontakte, diskutime, rekomandime, unë mendoj se kjo është një çështje e tejkaluar. Në analizë të fundit këto janë qëndrime personale të Arvizu? Jo kurrsesi, nuk mund të jenë qëndrime dhe vlerësime personale, sepse në fund të fundit është ambasadori i SHBA, dhe disa shqetësime janë shprehur dhe nga disa zyrtarë të tjerë të departamentit të shtetit. Ju besoni se kjo po e quajmë M E M O , ju la mini s t r i t t ë Jashtëm për t'ia adresuar AK dhe nuk ishte për t'jua adresuar Berishës? Unë kam përshtypjes se këto shqetësime janë shprehur, forcat politike po ashtu dhe është diçka më e gjerë, nuk ka të bëjë thjesht me qeverinë apo Ministrinë e Jashtme. D o t ' i k i s h i t b ë r ë deklaratat që bëri z. Berisha në 28 Nëntor? Unë nuk mendoj se z. Berisha ka folur në kontekstin e historisë për një hapësirë të tillë ku kanë jetuar shqiptarët në trojet e tyre etnike dhe nuk ka pasur për qëllim për të ngritur pretendime të tjera të cilat mund të keqkuptoheshin. J u t h o n i keqkuptim por gjërat kanë fi lluar të shkojnë larg...? U n ë n u k besoj kurrsesi se ekziston një raport i tillë sot midis Shqipërisë dhe SHBA-të përveç atij që e njohin të gjithë shqiptarët që është një raport i shkëlqyer i bashkëpunimit dhe i besimit tek njëri-tjetri. Nuk shikoj asnjë tronditje në shtyllat e këtyre raporteve që për mua mbeten ato që kanë qenë. Konsiderohet si një fakt i kryer afrimi juaj me PBDNJ-në apo jo? Kemi raporte shumë të mira me z.Dule, kemi raporte me të gjithë aktorët e tjerë por jemi ende në një periudhë të parakohshme për të marrë vendime të rëndësishme. Ju duket ide interesante krijimi i një poli të tretë? Mendoj se është e rëndësishme të ketë një alternativë tjetër sa më të qëndrueshme dhe racionale. Dule është shprehur i gatshëm për një pol të tillë...? Këmi shkëmbyer mendime të ndryshme por, biseda informale. Z.Topi është pjesë e këtij projekti? Ky është një projekt që s'përjashton dikë. E rëndësishme është që ky projekt duhet të ketë edhe profi l. Jo thjesht çështje numrash. Patozi tha edhe në 2013 koalicioni me LSI është i sigurt...? Nuk e kam dëgjuar por unë personalisht me z.Patozi kam një mirëkuptim të shkëlqyer. Kjo do të thotë se në korrik do të jeni me qeverinë Berisha? Kjo do të thotë se për çdo veprim të LSI-së, përgjegjësinë e merr Konventa e LSI-së dhe nuk mund ta marrë as kryetari i saj. Kë do të preferonit kryeministër Berishën apo Ramën? LSI do ti shërbejë stabilitetit dhe përshpejtimit të procesit të integrimit. Pastaj ka disa skenarë dhe kuptohet që vendimi ynë do të bazohet tek leximi korrekt i votës së qytetarëve. Pra, ju do të bashkoni votën me atë parti që do të ketë më shumë mandate? Natyrisht që gjithnjë është respekti ndaj votës së qytetarëve për të diskutuar e negociuar me forcën e parë politike sipas renditjes,. Kjo është një praktikë demokratike dhe normale. Fryma e re demokratike nuk do bëjë aleancë me asnjë nga partitë që deri më sot kanë treguar se nuk kanë në platformë të tyre interesin e vendit, përfshi këtu, PD, PS, dhe lSI. Deklarata u bë nga nënkryetari i Frymës së Re Demokratike Aleksandër Biberaj, i cili në këtë mënyrë rrëzon idenë e një poli të tretë para zgjedhjeve, ku FRD, fl itej që do ishte pjesë së bashku me LSI-në dhe PBDNJ-në. Biberaj ndër të tjera bëri me dije se mbështetja më e madhe ndaj FRD-së, vjen nga të djathtët, kjo për dy faktorë kryesorë, pakënaqësia qeverisëse dhe lënia pas dore nga Partia Demokratike. Në Tiranë dhe në Durrës ai deklaroi se pretendojnë për sukses në mandate, por garanci vijnë edhe nga qytetet e tjera dhe zonat e thella rurale. Ndërkaq, Biberaj akuzoi dhe qeverisjen aktuale të drejtuar nga Partia Demokratike, e cila përmes kontrollit të institucioneve ligjore dhe sulmeve politike ka lënë Shqipërinë në vendnumëro. Dalja nga kjo situatë tha ai vjen pas 23 qershorit, kur forcat progresiste do të marrin në dorë qeverisjen e vendit, për të sjellë dhe realizuar të gjitha aspiratat e shqiptarëve në dhjetor të vitit 1990. “Për ne është e rëndësishme që vendi të ketë një maxhorancë më solide në katër vitet e ardhshme dhe reformat të ecin më shpejt sesa deri më tani”, deklaroi Meta në lidhje me integrimin “Në dy vitet e fundit ka përpjekje në Shqipëri për të nxitur një retorikë nacionaliste. Jo vetëm kaq por dhe të nxisin konflikte me fqinjët në vend që të drejtojnë vëmendjen te integrimi”
13E mërkurë, 20 shkurt 2013 Tahiri:Saimir Lista e Tiranës s'do ketë surpirza RUBRIKA NGA MIRA KAZHANI Kryetari i PS ne lunch.com komenton gjobat e gjykatës dhe marrëdhenien me Edi Ramën Para disa kohësh nëpër tavolina gazetarësh dhe sigurisht në editorialet e gazetarit Baze mori dhenë një lajm se Doktori ishte mërzitur me gazetarin Blendi Fevziu. Një argument që po të jesh jashtë dyerve të medias nuk e deshifron. Historia thonë se ishte kështu: në një debat të gazetarit Fevziu kish dalë dobët Enkeleid Alibeaj dhe kishte shkëlqyer Sajmir Tahiri. Sipas gojëve të liga, Kryeministri ishte mërzitur shumë për një fakt të tillë, kur kemi parasysh se jemi edhe në fushatë. E të mendosh se Sajmir Tahiri nuk është hera e parë që e mërzit Kryeministrin. Por, këtë herë gjoba nuk shkoi për deputetin socialist... Ende fl itet për atë darkë në television dhe ende nuk ka asnjë lajm nëse kryeministrit i ka dalë mërzia. Nuk ishte sigurisht ky motivi i takimit me deputetin socialist, por e pranoj që ma gudulisi pak hundën. Ai nuk bëri llafe e as nuk bëri të vështirë takimin. Pas një komunikimi me mesazhe ja ku jemi duke pirë një kafe në Rogner. E pyes fi llimisht për gjyqet. Sepse, siç e dini, ai duhet të punojë për të paguar gjuhën e tij opozitare. Është dënuar para disa kohësh për shpifje ndaj fëmijëve të kryeministrit me 20 milionë lekë. Dhe më shpjegon se është dënuar me provën e vetme se ka përmendur fëmijët e kryeministrit. “Këto janë gjoba politike. Më dënuan me një çertifi katë familjare dhe besoj, e dinë të gjithë, se të jesh fëmijë i Saliut, je prova e gjallë që ke të drejtë e të kanë rënë në qafë”, - thotë ai me ironi. Ai është jurist në profesion dhe e pyes gjithashtu , se si ndihet kur dënohet nga kolegët e tij. “Po çfarë të them unë? Janë të gjithë të urdhëruar. Kjo është drejtësia. Kalon nga kryeministria. Mua s'më detyron njeri çfarë të them e të vendos”. -“Vërtetë? Mendova se fl isnit në emër të partisë aty?” “Sigurisht që fl as si deputet, por zgjedh gojën time. Di gjithashtu që ka një çmim kjo që po bëj. Mund të isha edhe unë nje opozitar nihilist. Di edhe unë të ngroh karrigen në parlament dhe të ledhatoj Zamon (e ka fjalën për Samir Manen) të mos i bie në qafë Gencit (Genc Rulit, për një tjetër gjyq), të mos përmend fëmijët e Berishës e shumë të tjera. Ka një kosto, edhe personale edhe publike. Disa më quajnë arrogant, por kam zgjedhur të jem ky lloj opozitari”, - më thotë ai dhe më duket sikur po merr sërish ato impulse e forta. Por, në një çast, pushon. Kthen një gllënjkë kafe dhe ndez një cigare duke e thithur nikotinën si të ishte ajër i pastër. Meqë ra fjala, ai pi shumë cigare dhe disa prej tyre nuk i mbaron. I fi k në gjysëm. Bisedën e rinis sërish tek çmimi që kanë deklaratat e tij. “Nuk janë gjobat që më vrasin. Ato sigurisht që më shqetësojnë, por në fund të ditës, ajo që më lëndon është heshtja e ndonjë miku”. “Ndonjë emër?”, -e pyes unë, se s'më rri gjuha, por e di që ai nuk është aq naiv sa t'i shpëtojë gjuha e vet. “Nuk ka rëndësi kush, si e pse” – thotë, - “por heshtja e atyre që nuk fl asin. Nuk të thonë asgjë. A thua se ti këtë gjë e bën për veten tënde. Nuk duhet të funksionojë kështu. Unë kam një djalë 2 vjeç. Do doja që ai të kishte një jetë të mirë në vendin ku ka lindur. Po basti im tjetër me jetën është që të mos i lë atij borxhe morale”. Ndërsa fl et , ndryshon shumë mimika. Nuk ështe i qetë, por është i shtruar. Ndoshta impulset i vijnë nga mosha e re, ose mund të jetë edhe karakter. Dhe meqë fl asim për karakterët e pyes nëse ka donjë kundërshtar, që do ta vlerësonte. “Ka, sigurisht që ka”, - thotë Sajmiri. Edhe këtu përpiqet të mos artikulojë emra, por për njërin prej tyre së paku guxon të mos tregohej i padrejtë: “Selami Xhepa, është një nga kundërshtarët politikë me integritet. Por besoj që ai është një zë ishullor, i izoluar. Ujqërit që ka përreth, nuk e lënë që të mbizotërojë modeli i tij”. “Cila është sëmundja më e madhe e politikës, përveç korrupsionit?”, - shtoj unë, me qëllimin për të marrë nga ai një përgjigje jo demagogjike. Sajmiri nuk është nga ata, që nuk i kupton pyetjet në fakt. Nuk të thotë në asnjë çast, më fal se s'të dëgjova mirë. Nuk merr kohë. Gjithçka e ka në majë të gjuhës: “Ajo çfarë kanë bërë bastardët, ose më mirë fi nokët e politikës, është e rëndë. Ata kanë gjetur një mënyrë ideale për të vrarë sensin e gjykimit për politikën: ‘hë se njësoj janë të gjithë' ose besoj e dëgjove Kryetaren e Kuvendit , kur tha para disa ditësh ‘keni vrarë edhe ju'. E kupton se çfarë ka ndodhur dhe në ç‘pikë të hallit jemi?”. -“Pse Sajmir, mendon se Edi Rama, Partia Socialiste do të bëjë mrekulli në politikë- bërje?” -“Nuk mendoj dhe nuk uroj, por e besoj diçka të tillë. Do të ritakohemi sërish pas 23 qershorit. Sigurisht jo një muaj me të ardhur në pushtet, por disa kohë më vonë, e do kuptosh se nuk do jetë më kjo skenë politike”. Ndërsa fl asim me Sajmirin, krah nesh kalon një gazetar (që unë e kam çmuar gjithmonë) Enkel Demi. Keli na përshëndet të dyve dhe i jep dorën përzemërsisht Sajmirit. Mua më kujtohet historia e varjes në palmë dhe Sajmiri më shpjegon se ishte nja nga ato deklarata, që e kishin troshitur disi. Por ai më thotë një gjë aq njerëzore, ose më tingëllon mua e tillë, pasi politikanët sesi janë bërë, duken si disa kaseta që riprodhojnë të njëjtin fjalim e mendim. “Kur më pyete Mira më lart për kundërshtarë që i respektoja, po mendoja diçka që rrëshqiti dhe s'ta thashë: Duket si herezi të vlerësosh kundërshtarin dhe nuk i kemi lënë vend vetes as të shohim njëri-tjetrin si njerëz”. Në Rogner ndërkohë ka shumë lëvizje. Kalon Ilir Meta, disa pronarë televizionesh e gjetkë ndonjë gazetar. Është tipikë vendi ku takohesh edhe rastësisht me “gjahun” tënd. Krejt papritur Sajmirit i bie zilja dhe takimi ynë do ndërpritet për një orë, për të rifi lluar më vonë. Ai shkon në gjykatë , atje ku siç thotë po e pret një tjetër gjobë. Ora 13:30 pm. Sajmiri kthehet, por këtë herë ai është me shtatë milionë më shumë borxhe. Ka humbur sërish. Ishte i pregatitur për diçka të tillë. Dhe e kalon me lehtësinë më të madhe. Duket sikur i ka plasur cipa kësaj historie dhe ai e merr me qetësi. Më rrëfen se nuk do jetë ai që do t'i paguajë ato para. Por ata që ia kanë vënë atë ndëshkim të padrejtë. Ndërsa fl asim për Partinë Socialiste i tregoj se janë shumë të dukshme edhe në sytë e publikut disa kapilarë më vetë në parti. Ndryshe nga PD, të majtët gjithmonë kanë treguar një individualizëm, ndonjëherë të ekzagjeruar. Ka shumë që bëjnë në kokën e tyre në atë forcë politike. Edhe pse krahasimi nuk është aspak në sintezë, por unë i kujtoj rrathët e purgatorit të Dantës. Pra është një parti e formuar nga disa rrathë. Dhe mund të rastisësh afër ose larg kryetarit nuk është gjeografi a apo miqësia që të jep pozicion në atë parti. Por diçka tjetër, diçka që shpresoj ta zbuloj me Sajmirin. “Cdo shtëpi, apo çdo fi s, nuk e kam të qartë, por thonë se e ka një idiot, një që vetëm ankohet, një që ha në kurriz të tjetrit, një që punon shumë, një që mburret. Pra, nuk mund të ekzistojë askund një grup perfekt. Kur nuk je i tillë brenda gjakut tend, aq më pak në një skuadër ku ti je përfshirë për shkak edhe të ndryshimeve në ide dhe temperament. Por nuk besoj se ka diçka anormale apo që duhet të shqetësojë të tjerët. Socialistët gjithmonë kanë patur më shumë personalitete dhe personalitet”, - thotë ai, duke mos u rrekur të ndërtojë justifi kime , apo të rebelohet kundër asaj çka i thashë unë pak më lart. “Listat , të bukurat dhe të tmerrshmet lista”,- i them unë, duke e ditur se këtu nuk kam çfarë të më sajojë, megjithë oratorinë e tij.” Kur dalin listat Sajmir? Ka shumë ankth nëpër kampet politike. Rama i bën vetëm fare, apo merr konsulencë?” -“Listat, besoj, që do të dalin shpejt. Afati ligjor është jo më shumë se një muaj para zgjedhjeve, por besoj mund të dalin edhe më herët. Do ketë ndryshime, por nuk besoj drastike. Askush që ka derdhur djersë në 8 vite, nuk do dalë i tepërt”. “Ftesa për Musa Ulqinin më bëri përshtypje”, i them unë, duke i kujtuar sesa djersë e kontribut pat dhënë ai para 2009, kur Rama nuk e përfshi, - “por Ulqini u tregua ndoshta si pakkush, i pafjalë. Mesa duket bota rrotullohet për ata që nuk tregohen impulsivë Sajmir”. -“Bota rrotullohet Mira, për ata që kanë vlera në çdo kohë. Jam shumë i lumtur për Musa Ulqinin. Po punojmë bashkë në Tiranë”. -“Po pak e padrejtë më duket Sajmir. Disa prej jush e dine, e disa të tjerë janë pezull. A nuk do ishte më mirë që të publikoheshin herët ta paktën?” -“Po kush e di? Unë s'e di për vete? Askush nuk më ka konfi rmuar, por mendoj që kjo nuk është arsye që të mos punoj. Të mos i hyjmë këtyre analizave, sepse duhet të jesh suhmë brenda në PS, që ta kuptosh”. -“Pra nuk do kemi surpriza të mëdha, po më konfi rmon? Nuk do ketë shumë emra të rinj?” - “Le të themi që jo”. Këto ishin disa nga çështjet që ndamë me Sajmir Tahirin. Disa e duan, disa e shohin si arrogant. Por kur u ktheva në punë dhe pashë në facebook një status të një kolegu gazetar, qesha shumë. Ai shkruante : “e zhdëpën në gjoba këtë Sajmirin e shkretë. Ku do i gjejë lekët, se është edhe opozitë”. I dashur koleg! Me ç‘kuptova unë nga Sajmiri, ai nuk do paguajë për disa ndëshkime që i quan politike. Dhe me ç'pashë unë, edhe në ardhshin në pushtet, të majtët janë stërvitur, që të mos i presin me gërshërë eurot. Të paktën Sajmiri këtë mesazh më përçoi. Mbetet për t'u konfi mruar gjithsesi. NË FOTO: Saimir Tahiri dhe kryeu i PS-së, Edi Rama
24 E mërkurë, 20 shkurt 2013 Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi ??????????????????????????????? Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë NË TELEVIZIONIN Origjina e Lajmit nga KASTRO ZIZO LAJME NGA BOTA ■ KNG: Mundësi për marrëveshje për veriun Grupi Ndërkombëtar i Krizave u bënë thirrje dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, që të mos e lëshojnë mundësinë premtuese për të arritur marrëveshje për veriun e Kosovës dhe kështu të hyjnë fuqishëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE. “Liderët e të dy shteteve duken më të gatshëm për kompromiset, por serbët e veriut të Kosovës po refuzojnë integrimin dhe po rritet dhuna e nivelit të ulët. Nacionalistët kosovarë janë të tensionuar dhe një shkëndijë mund të nxisë luftimet ndërmjet komuniteteve”, thuhet në raportin e transmetuar nga Radio Europa e Lirë. ■ Izraeli:“ I Burgosurit X” u vetëvar Izraeli konfi rmoi se një i burgosur, që besohet se kishte lidhje me agjencinë izraelite të spiunazhit, Mossad, vari veten në dhjetor të vitit 2010. Tel Avivi i referohet si “I Burgosuri X”, ndërkohë që mediat australiane thonë se bëhet fjalë për shtetasin australo-izraelit, Ben Zygier. Të vëna nën presionin e medias, autoritetet izraelite zbardhën detajet e vetëvrasjes së Zygier. Një gjykatë tha se “I Burgosuri X” ishte vetëvarur në banjon e qelisë së tij duke përdorur një çarçaf. ■ SHBA, qëllon kalimtarët pa shkak, 4 viktima Tre të vdekur dhe vrasësi i dyshuar i vetvrarë, është bilanci i një masakre të re të ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja ndodhi në një autostradë të Tustinit, në periferi të Los Anxhelosit. Sipas të dhënave të para, policia mori një sinjalizim për vjedhjen e një makine. Megjithatë, ndërsa forcat e rendit po përpiqeshin ta lokalizonin, pa tentuar që të largohej apo fshihej, grabitësi qëlloi pa arsye mbi një kalimtare, duke e lënë të vdekur në vend. Pak më pas, ai qëlloi dy persona të tjerë, me një çifte të përdorur për gjueti, duke vrarë njërin dhe plagosur tjetrin, aktualisht në gjendje kritike për jetën në një spital të zonës. ■ Belgjikë, grabitje spektakolare diamantësh Dhjetë kile diamantë janë vjedhur në pistën e aeroportit të Zaventemit, në Bruksel, bëjnë të ditur mediat belge në edicionet online. Një furgon transporti mallrash me vlerë është sulmuar nga tetë grabitës të pajisur me armë automatike dhe rreze lazer, teksa rojet po ngarkonin gurët e çmuar, që kapin vlerën e 350 milionë eurove. Diamantët ishin drejtuar për në Zvicër. Sipas autoriteteve të aeroportit, grabitësit kanë hyrë në pistë në bordin e dy makinave pasi kanë shkatërruar një derë sigurie. Gjatë sulmit nuk janë përdorur armët e zjarrit dhe nuk ka pasur të lënduar. Një nga dy automjetet e përdorura për grabitjen është gjetur i djegur më vonë nga policia lokale, jo shumë larg aeroportit. ■ 14 europianë rrëmbehen nga militantë afrikanë Militantë të armatosur në Kamerunin verior morën peng shtatë turistë francezë, midis tyre tre fëmijë të gjithë anëtarë të së njëjtës familje, informoi të martën Presidenti i Francës, Francois Hollande. Disa orë më parë, në një valë sulmesh në Nigeri, shtatë punëtorë britanikë, italianë dhe grekë u rrëmbyen nga persona të armatosur, të identifi kuar si pjesë e grupit terrorist të “Ansaru”-s. ■ Siri, evakuohen shtetasit ruse Dy avionë ushtarakë transporti mbërritën ditën e martë në Siri, për të nisur procesin e evakuimit të shtetasve nga vendi i përfshirë prej dy vitesh në një luftë të ashpër civile. Informacioni u bë i ditur nga ministri rus i Emergjencave Kombëtare. Avionët udhëtuan në Siri të mbushur me ndihma humanitare. Sipas agjensisë ruse “RIA-Novosti”, drejt Sirisë janë nisur edhe katër anije, të cilat do të kompletojnë procesin e evakuimit. Vendimi i Moskës për të asistuar të gjithë shtetasit brenda Sirisë konsiderohet si një shenjë e qartë e përkeqësimit të situatës humanitare në vend.
4 E mërkurë, 20 shkurt 2013 POLITIKE Rama: Ekonomia e zhytur në korrupsion, e frenojmë me votë Përplasje mes kreut të PS dhe deputetit të Kukësit në mbledhjen e grupit Rama: S'kam bërë presion Dogjani: Greva më sëmuri Rama, në ambasadën gjermane. Deputeti: S'je i pazëvendësueshëm Lajmi Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ka vijuar debati mes deputetit të qarkut të Kukësit Asllan Dogjani dhe kryetarit të PS, Edi Rama. Kreu i PS mohoi presionin ndaj socialistëve kuksianë, ndërsa ligjvënësi tha se kështu po shkatërrohet partia.  TIRANE JAKIN MARENA Listat e deputetëve Braçe: Lexoni statutin. Malaj: Votë e fshehtë Deputetët e PS debatojnë në lidhje me mënyrën e përzgjedhjes së kandidatura për deputetë  TIRANE Nuk kanë shpëtuar nga debati anëtarët e kryesisë së PS në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti. Ku më shumë dhe ku më pak nuk i janë shmangur debateve, teksa nuk kalon asnjë ditë qe të mos ketë lista të ndryshme kandidatësh, por dhe disa prezantime kreu i PS Rama i ka bërë në dy qarqe të vendit, duke nxitur kërkesën për t'i bërë publik të gjithë emrat e kandidatëve në të 12 qaerqet e vendit. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS Erjon Braçe është shprehur se duhet referuar ndaj statutit të PS, sipas të cilit kryesia e PS vendos për kandidatët për deputetë. “Ka disa rregulla. Ju lutem mos më pyesni më për lista deputetësh dhe emra të posaçëm. Nuk kam ç'ju them individualisht. Ky është statusi, neni 29, i vetmi ku flitet për kandidaturat për deputet, pika 14. Besoj mjafton për secilin”, deklaroi dje Braçe përmes prifilit të tij në rrjetin social Facebook. Po çfarë thotë neni 29, pika 14 e statutit të PS me precizimin ‘Kryesi Socialiste'. “Kryesia e PS mblidhet jo më rrallë se një herë në muaj dhe ka këto kompetenca kryesore: ...”14. Miraton kandidaturat për deputetë e drejtuesit kryesorë të organeve vendore..”. Nënkryetari i grupit të PS me sa duket nuk ka dashur të përfshihet më tej në këtë debat. Njëherësh anëtari i kryesisë së PS Arben Malaj nënvizon se ekipet janë të suksesshme kur krijojnë ekipe zinxhirësh, jo ekipe me trajnerë të fortë që vendosin kush do lozë e kush do rrijë në stol rezervë. Duke kërkuar listat e kandidatëve për deputetë nga kryesia dhe përmes një votimi të fshehtë. “Politika është shkencë jo spontanitet, ka parimet si organizohet. Çdo organizim që mban parasysh këto parime, jep një rezultat më pozitiv. Kukësi në projeksionet e PS është një qark që duhet të merren dy deputetë. Për atë që diskutohet sot, mesazhi im publik është që ne duhet të gjejmë zgjidhje gjithëpërfshirëse edhe aty ku ka debate. Si mund ta ndërtojmë një ekip gjithëpërfshirës? Vetëm përmes garës, transparencës në garë dhe votimit të fshehtë. Kolegë të PS janë shprehur në emër të përgjegjësisë që ka PS kundrejt shqiptarëve”, ka deklaruar Malaj për mediat,duke kërkuar gjithnjë një debat të fortë për kandidatët, ata të cilët pas 23 qershorit do të jenë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. “Nuk është koha për batuta. Ka figura nga PS që janë shprehur dhe në mënyrë të drejtëpërdrejt , pasi nuk duan të përsëriten gabimet. Unë s'jam ekspert në sport, por di si menaxhohet një ekip. Ekipet fituese janë të suksesshme kur krijojnë ekipe zinxhirësh, jo ekipe me trajnerë të fortë që vendosin kush do lozë dhe kush do rrijë në stol rezervë” tha Malaj. Rrotacionin politik në 23 qershor PS e sheh jo thjesht një nevojë për tu ngjitur në pushtet pas 8 vitesh opozitë, por si një detyrim ndaj të gjithë shqiptarëve për t'i dhënë fund njëherë e mirë kësaj keqqeverisje. Malaj më se njëherë ka kërkuar që kandidatët të dalin nga anëtarësia përmes një diskutimi të gjatë, në mënyrë që të përzgjidhen figura që mbështeten në elektorat. Ashtu sikurse është par-alajmëruar mes kreut të PS Edi Rama dhe deputetit të qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani janë shkëmbyer replika në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist. Shkak për këtë debat me sa duket ka qënë qëndrimi i kreut të PS, i cili i është shprehur dhe deputetit Dogjani që të kontribuonte në zonën e Kamzës dhe të Paskuqanit për PS, pasi në Kukës do të kandidonte njeri tjetër në vend të tij. Deputeti i Kukësit mësohet të ketë akuzuar Ramën se po shkatërron strukturat e PS dhe se po ndërmerr emërime e shkarkime brenda PS pa u konsultuar me strukturat e partisë. Dogjani ka arritur deri aty sa t'i shprehë në sy të të gjithë deputetëve socialistë se Rama nuk është i pazëvëndësueshëm në postin e kryetarit, madje ai e ka akuzuar për kërcënime direkte drejtuar socialistëve. Mësohet se Rama ka reaguar pas këtyre akuzave duke u shprehur se nuk u ka bëre asnjë lloj presioni anëtarëve socialistë. “Unë kam qëndruar 20 ditë në grevën e urisë duke sakrifi kuar gjithçka si gjithë të tjerët. Jam sëmurur në këtë sakrifi cë sublime dhe akoma nuk jam sistemuar me shëndetin. Kam kontribuar në PS gjatë gjithë kohës së angazhimit tim dhe për këtë mund të pyesësh në qarkun e Kukësit. Mbështetësit e mi kanë dashur të djegin bluzat e grevës së urisë në Kukës në shenjë proteste kundër vendimit tuaj, por nuk i kam lejuar. Unë vërtet nuk jam i pazëvendësueshem, por dhe ju nuk jeni iu pazëvendësueshëm”, mësohet të ketë thënë Dogjani në grup. Duke nënvizuar se situata në PS e këtij rrethi është e komplikuar dhe e rënduar. Kreu i PS ka dhënë përgjigjien e tij, sipas të cilës janë respektuar të gjitha pikat e statutit për këtë rast. Pas debateve Rama është larguar nga mbledhja, për të shkuar në një aktivitet ekonomik të ambasadës gjermane. Debatet mes Ramës e Dogjanit kanë lindur lidhur me çështjen e zgjedhjeve në PS, Kukës. Por, për Ramën të drejtën ia ka dhënë grupi i strategjisë së komunikimit dhe është konsultuar me Gramoz Ruçin, kryetar të Asamblesë së PS, njëherësh kryetar i grupit socialist si dhe Blendi Klosin, sekretarin e organizimit në Partinë Socialiste. Strukturat e PS në rrethin e Kukësit janë përfshirë në debate të ashpra prej disa ditësh. Vetë deputeti i Kukësit Asllan Dogjani i mbështetur nga anëtarët socialistë të bazës kanë kërkuar që të anulohet një vendim i kreut të PS, Edi Rama i cili ka shkaktuar kreun aktual të PS, Ylber Durakun dhe ka emëruar ish-kryetarin e mëparshëm Skëndër Ahmeti. Një gjë e tillë sipas Dogjanit, bie ndesh me demokracinë e brendshme të partisë, me statutin e saj dhe përbën një shkelje të rregullave të PS. për Ramën të drejtën ia ka dhënë grupi i strategjisë së komunikimit dhe është konsultuar me Gramoz Ruçin, dhe Blendi Klosin Në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar të PS-së, fjala e kryesocialistit Edi Rama u përqëndrua tek ekonomia, përmes analizimit të të dhënave fi skale, që sipas tij, janë pasqyrë e shterimit të modelit ekonomik që është aplikuar në vend gjatë viteve të fundit. Përmes shpjegimit të një grafi ku ku ishin renditur të dhënat fi skale për koorporatat, individët e biznesin e vogël, Rama tha se ekonomia është në një periudhë rrënimi të vazhdueshëm, ndërsa bizneset e vogla janë në gjendje kolapsi. Për Ramën, “pretendimi se futja e taksës së sheshtë e ka bërë transparent dhe më të efektshëm administrimin nuk qëndron dhe se një pjese e ekonomisë është zhytur në informalitet” Sipas tij, rrënimi ekonomik është kthyer në një gropë thithëse, e cila mund të frenohet me votë nga qytetarët më 23 qershor. “Ekonomia është mbërthyer nga kthetrat e një korrupsioni që po heq gjithmonë e më shumë të ardhura nga xhepat e publikut dhe po shton zonën gri dhe të zezë të ekonomisë. Duhet të ndërhyjmë sa më parë dhe ndërhyrja e parë themelore është ndërhyrja që duhet të bëjë çdo qytetar me votën e vet për të frenuar këtë rrënim të mëtejshëm të ekonomisë, i kthyer në një gropë thithëse për të gjithë”, u shpreh Rama. Asllan Dogjani
22 E mërkurë, 20 shkurt 2013 SPORT Akuza Tirana Atleti Oscar Pistorius njihet me akuzën e vrasjes së të dashurës Bardheblutë prezantojnë Deden Alban Tafaj drejtor teknik Pretoria- Oscar Pistori-us, atleti paraolimpik dhe olimpik u njoh me akuzën për vrasjen e modeles Reeva Steenkamp në gjakftohtësi. Përpara trupit gjykues, prokurori rindërtoi ngjarjen tragjike sipas të cilës, Oscar qëlloi me pistoletë të dashurën e cila tentoi të fshihej në tualet. Plumbi e goditi modelen në kokë. Dera ishte e mbyllur me çelës nga brenda, por ai qëlloi përtej xhamit duke vrarë të dashurën e tij. Avokatët mohuan këtë version. Në media dalin fakte të reja që e lidhin vrasjen me motive xhelozi, pasi fl irteve të fundit të Reeva-s. Tirana ka prezantuar trajnerin e ri Nevil Dede, i pranishëm ishte drejtori i klubit Tagani. Dede në deklaratën e parë u shpreh i kënaqur me rikthimin dhe theksoi se synimi është të rikthejë tifozët bardheblu në shkallët e stadiumit. “Jam i lumtur për rikthimin tim te Tirana. Futbolli luhet për tifozët dhe qëllimi im është që sa më shpejtë të rikthejmë tifozerin në shkallët e stadiumit”. Ndërsa Alban Tafaj tha se me ardhjen e Dedes i është lehtësuar puna. Tafaj rikthehet përsëri në postin e drejtorit teknik të ekipit, pozicion që mbante përpara se të drejtonte ekipin. Lajmi Milani do të presë në ‘San Siro' ekipin e Barcelonës në një 90' minutësh magjik. Dy ekipet vijnë pas një periudhe shumë të mirë që po kalojnë në kampionat. Ndeshja tjetër e grupit do të zhvillohet mes Gallatasarayt dhe Shalke 04 në Turqi.DYLBER BALLA La ë një në k zhvi në T YLB në të dhe Shalke 04 E ALL “Do të ndalim Mesin dhe Iniestën” Sonte në mb-rëmje do të z h v i l l o h e t një nga ndeshjet më interesante të fazës së 1/8. Milani do të presë në ‘San Siro' ekipin e Barcelonës në një 90' minutësh magjik. Dy ekipet vijnë pas një periudhe shumë të mirë që po kalojnë në kampionat, por Milani me një ndryshim të madh, pasi ai që i riktheu shkëlqimin, Mario Baloteli do të mungojë për shkak se ka luajtur në këtë kompeticion me ekipin e Manchester City-t në fazën e grupeve. Megjithatë El Sharaui, Robinjo, Pazzini dhe pjesa tjetër e ekipit me Boateng do të kërkojnë që të mposhtin katalanasit në një super sfi dë e cila mund të vendosë shumë për aktin e dytë të kthimit që do të zhvillohet në ‘Camp Nou'. Për Milanin Liga e Kampioneve është kompeticioni i vetëm që ka mbetur në lojë për t'u fi tuar, pasi në Kupën e Italisë dhe Serisë A, janë misione të pamundura. Trajneri Masimiliano Alegri në prag të ndeshjes së shumëpritur deklaron se nuk do të luajnë si inferiore përballë blaugranëve, pasi i kanë të gjitha shanset për të befasuar. “Do të jetë një ndeshje spektakolare sepse përballen ekipet me më shumë tituj në botë. Shpresoj që të jetë një ndeshje e bukur dhe të kënaqë të gjithë spektatorët. El Sharaui është rikuperuar plotësisht dhe besoj se do të jetë i gatshëm. Mesi është një lojtar që bën diferencën por bashkë me të është edhe Iniesta, do të mundohemi ti ndalojmë me të gjitha forcat” deklaron Allegri. Në kampin tjetër Iniesta dhe Xavi bën thirrje për qetësi, pasi Milani është një nga ekipet më me eksperiencë dhe e di shumë mirë që duhen më pak ndeshje se në cilin do kompeticion tjetër për të f ituar trofeun. Ndeshja tjetër e grupit do të zhvillohet mes Gallatasarayt dhe Shalke 04 në Turqi. MILAN-BARÇA Sfi dë ëndërrash në ‘San Siro' Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e djeshme vendosi që futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatin kosovar të mos konsiderohen të huaj por vendas, duke liberalizuar lëvizjen e futbollistëve në kampionatet respekVendimi FFK: Futbollistët shqiptarë jo më të huaj tive në Kosovë dhe Shqipëri. Vendimi vjen një ditë pas atij të FSHF që mori një iniciativë të tillë. Pavarësisht se drejtuesit e federatës së Kosovës e kundërshtuan vendimin duke deklaruar se dëmton futbollin vendas, ju bashkuan nismës së FSHF, e cila u kërkua më herët nga grupimi i tifozëve kuqezinj për të hequr termin e ekstrakomunitarëve për futbollistët e dy vendeve. Një vendim i tillë do të bëjë që shumë futbollistë nga Kosova dhe Shqipëria të luajnë në kampionatet respektive. Kjo është edhe një trampolinë për futbollistët kosovarë për të luajtur në Evropë, pasi nuk janë pranuar nga UEFA dhe FIFA, por edhe një hap drejt krijimit të ligës mbarëkombëtare të futbollit.Fadil Vokrri, presidenti i FFK Champions League Bayerni prepotent hipotekon kualifi kimin në Londër Bayerni i Mynihut është treguar i papërmbajtshëm në ndeshjen e parë përballë ekipit të Arsenalit në Londër duke arritur një fi tore spektakolare me rezultatin 1-3. Pjesa e parë ka e ndeshjes ka përfunduar me rezultatin 0-2. Ndeshja ka nisur më e mirë sesa parashikohej edhe nga miqtë nga gjermani, pasi kanë shënuar shumë shpejt. Në minutën e 7' të ndeshjes pas një aksioni të shpejtë nga krahët ëshët Toni Kros që shënon golin e parë të ndeshjes duke vendosur heshtjen në stadiumin e Arsenalit. Goli i pësuar corienton vendasit, por trajneri Venger nuk dorëzohet dhe inkurajon të tijët që të vazhdojnë lojën. Megjithatë duke përfi tuar nga ngërçi i pësuar nga goli i parë, Bayerni shënon edhe golin e dytë me sulmuesin Muller në minutën e 21' të ndeshjes duke gjunjëzuar vendasit. Në pjesën e dytë në minutën e 55' është sulmuesi gjerman Podolski që ngushton diferencën për Arsenalin. Në minutat vë vazhdim ekipi i trajnerit Venger tenton me të gjitha mundësitë për të barazuar rezultatin me aksione të shpejta, ndërkohë që duhet të kthehej edhe në mbrojtje për të përballuar furinë gjermane. Në minutën e 77' Manzukic shënon golin e tretë për ‘bavarezë' duke hipotekuar fi toren dhe thuajse kalimin në tetë nga ekipet më të mira në Evropë. Shanset e Arsenalit për të kluar në turin tjetër janë pothuajse zero. Ndërsa Porto-Malaga në pjesën e parë ka përfunduar në barazim 0-0. Në pjesën e dytë Moutinho shënon për ekipin e Portos që merr një fi tore të vlefshme që i lejon të shpresojë për ndeshjen e kthimit në Spanjë, aty ku Malaga nuk duhet të gabojë për t'u kualifi kuar.  LONDER LAJME SHKURT ■ Nesër rikthehet Europa League Napoli dhe Liverpul janë duke ju dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjet e kthimit në Europa League nesër. Në fushë do të zbresin 32 ekipe për të vulosur 16 ekipet që do të kalojnë në fazën tjetër të raundit. Liverpuli humbi ndeshjen e parë 2-0 dhe kthimi i rezultatit duket i pamundur. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Napolin që humbi 3-0 në ‘Sao Paolo'. Shanset për të kaluar më tej në fazën tjetër janë shumë të pakta, aq më tepër me ngjarjet e fundit në kampionat. Por Maxari nuk dorëzohet duke besuar se mund të bëjë mrekullinë në Bjellorusi. Interi udhëton në Cluj, pavarësisht se është thuajse i kualifi kuar do të kërkojnë një fi tore. ■ Shanghai Shenhua kundër FIFA-s Ekipi i Shanghai Shenhua ka vendosur të apelojë vendimin e FIFA-s përsa i për ketë transferimit të sulmuesit Didier Drogba te turqit e Galatasarayt. Sulmuesi arriti që të largohet, pavarësisht refuzimit të klubit për të pranuar kërkesën. Prishja e njëanshme e kontratës ka bërë që drejtuesit e klubit kinez të mendojnë apelimin e çështjes duke deklaruar paraprakisht se janë të sigurt 99% se do ta fi tojnë. Apelimi do të behet së bashku edhe me një denoncim të ekipit turk të Galatasarayt. Tashmë FIFA do të vendosë për mënyrën e transferimit nëse ishte e ligjshme. Drogba ju bashku ekipit turk së bashku me Shnajder këtë edicion. ■ Del Boske: Murinjo agresiv Trajneri i ekipit kombëtar të Spanjës, Del Boske gjatë një interviste ka folur dhe për Hose Murinjon duke e cilësuar si agresiv. “Ndryshe nga natyra ime që jam i qetë, Murinjo është krejt e kundërta, ai është shumë agresiv me futbollistët në fushë dhe në dhomat e zhveshjes.” deklaron iberiku. Basët? “Për mua nuk ka rëndësi nga cila pjesë e Spanjës janë fubollistët, unë dua që ekipi në jetë në harmoni të plotë. Një shembull për t'u ndjekur janë portierët, të cilët janë nga Madridi, Katalonja dhe Cordoba dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë mes tyre” kështu duhet të jenë edhe pjesa tjetër e reparteve.  PRISHTINE
20 E mërkurë, 20 shkurt 2013 KULTURE Kastriot Çipi: Pse nuk i kalojnë këto paga Teatrit të Komedisë që është më produktiv? AKUZAT e drejtorit të Teatrit të Komedisë. “Nuk zbatohet ligji. Po të zbatohej Kodi i Punës, ata aktorë do të ishin në shtëpi sot...” Intervista TEATRI KOMBETAR Skandali, paguhen aktorë që nuk punojnë prej 10 vitesh  TIRANE ADMIRINA PEÇI Në Teatrin Kombëtar ka aktorë që dalin në skenë një herë në dhjetë vjet. Ka të tjerë që prej 6 vitesh nuk janë ngjitur në atë skenë, siç ka edhe të tjerë që kanë mbushur moshën e pensionit e s'denjojnë t'u lënë vendin më të rinjve... Pse këto paga që jepen pa të drejtë, mos të kalojnë për Teatrin e Komedisë, i cili është më produktiv edhe pse me buxhet tejet të vogël? Drejtori i Teatrit të Komedisë Kastriot Çipi i artikulon këto fraza me një pakënaqësi në kufi jtë e padrejtësisë ekstreme. Ai ka hedhur një pyetje për debat publik dhe është gati të fl asë gjerësisht për këtë çështje: A duhet t'i kalojnë Teatrit të Komedisë pagat e aktoreve që nuk punojnë prej vitesh në Teatrin Kombëtar? Në këtë intervistë për “Shqiptarja.com”, drejtori i Teatrit të Komedisë, Kastriot Çipi argumenton, pse e bën këtë pyetje dhe si do të duhej të ishte sistemi i pagave në institucione si Teatri Kombëtar për të pasur më shumë produktivitet, me tepër larmi interpretimi, konkurrencë të ndershme, etj... Më tej ai fl et për krizën financiare ku ndodhet institucioni që ai drejton për shkak të fondeve tejet minimale që janë dhënë, sikurse fl et edhe për arsyen pse janë ndërprerë shfaqjet e teatrit të komedisë dhe borxhin që ai teatër ka, borxh që shpresojnë ta shlyejnë deri në maj... A është e vërtetë që në Teatrin Kombëtar paguhen prej vitesh aktorë që nuk punojnë në teatër? Sa aktorë janë? A mund të përmendim disa emra? Është absolutisht e vërtetë. Ka aktorë që dalin në skenë një herë në dhjetë vjet; ka aktorë që kanë më shumë se 6 vjet pa dalë në skenë dhe ka prej këtyre të fundit që kanë vite që kanë mbushur moshën e pensionit. Ju si media e keni për detyrë të publikoni listën e tyre. Kur kam qenë nëndrejtor i TK-së e kam bërë këtë gjë. Në pozicionin që kam tani, nuk është etike të merrem me lista emërore. Unë merrem me fenomenin, me problemin. Dhe problemi nuk janë emrat e përveçëm, por (mos) zbatimi i ligjit. Nëse do të zbatohej Kodi i Punës, ata aktorë do të ishin në shtëpi sot. A e ushtrojnë këta artistë profesionin e tyre, mbase jashtë dyerve të Teatrit Kombëtar? Në raste të rralla po, por kjo nuk justifi kon pagën që ata marrin në TK, pasi atje ku punojnë, paguhen me kontrata të posaçme. Nuk di asnjë rast kur një aktor ka marrë rrogën në TK dhe për këtë arsye ka pranuar të punojë falas diku tjetër. Por tipikja është që këta “patricë” thjesht vegjetojnë dhe ushqehen me djersën e atyre të rinjve që quhen paturpësisht “të jashtëm”, që bëjnë role kryesore në TK dhe paguhen me honorarë sa dy rroga mujore. Ky është diskriminim i pastër, - më falni, i ndyrë, - për të cilin nuk ka asnjë alibi morale apo ligjore. E vetmja alibi që ka drejtori i TK është se të rinjtë, ata që janë viktima të këtij diskriminimi, shajnë kafeneve, por nuk bëhen bashkë t'i thonë stop kësaj padrejtësie. Edhe në këtë drejtim, unë e kam bërë detyrën time. Si regjisor i dramës “Mallkimi i fukarenjve”, të miratuar prej dy vjetësh nga Bordi Artistik i TK, nuk pranova të nënshkruaj një kontratë pa afat dhe me një honorar qesharak, që më ofroi drejtori i TK-së. Vendosa të kërkoj të drejtën time në gjykatë. Këtë duhet të bëjnë të gjithë ata të rinj që sot, dashur pa dashur, me punën dhe nënshtrimin e tyre, mbajnë në këmbë këtë sistem parazitar e diskriminues, nëse nuk duan të jenë viça për lëkurë, si në vargjet e Brehtit “Viçat pas daulles hedhin hapin / Lëkurën për daullen vetë e japin”! Sa mund të jetë dëmi që ata i kanë shkaktuar këtij institucioni për vitet që nuk janë që të ketë produktivitet më të lartë, cilësi dhe larmi interpretimi? Ashtu siç e kërkon ligji i shtetit shqiptar dhe ligjësitë e teatrit si art. Nuk ka në ligj dhe nuk duhet të ketë në praktikë aktorë “të brendshëm” e “të jashtëm”. Rolet duhet t'i ndajë regjisori, mes të gjithë aktorëve të botës që dinë shqip. Ata që ka zgjedhur regjisori duhet të punësohen me kontrata me afat, sipas kërkesave të repertorit. Çfarë po ndodh këto kohë me teatrin e komedisë? Pse nuk ka shfaqje për publikun? Teatri i Komedisë e fi lloi shumë mirë sezonin 2012-2013 me komedinë “Harroje dashurinë”. Kjo komedi u shfaq 25 herë me sallën plot, u prezantua në katër festivale mbarëkombëtare, në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Serbi, fitoi madje edhe Çmimin e Publikut në Festivalin e Preshevës. Më 2 dhjetor u dha shfaqja e 25-të dhe kjo komedi u hoq nga repertori për mungesë fondesh. Në shtator 2012, Ministria e Financave na shkurtoi 1,7 milion lekë nga buxheti. Ndërkohë 2,3 milion lekët nga shitja e biletave i shkuan po Ministrisë së Financave, megjithëse Ligji “Për të Drejtën e Autorit” dhe Ligji “Për Artin dhe Kulturën” sanksionojnë se këto të ardhura duhet të përdoren për të paguar artistët krijues dhe interpretues. Me fjalë të tjera, na u dhanë 5 milion lekë në fi llim të vitit për projekte dhe na u morën, në formën e shkurtimeve dhe të mosakordimit të parave të biletave, 4 milion lekë. Tani na duhet të lajmë borxhet e 2012-s, deri në maj të këtij viti. Cilat janë projektet për 2013-n dhe kur e keni planifi kuar shfaqjen e parë? Situata është ende shumë e paqartë. Duam të rikthejmë në repertor komedinë “Harroje Dashurinë”, por edhe kjo ka një kosto. Në javën e tretë të marsit TKK do të jetë shtëpia e Pranverës së Frankofonisë. Më pas duhet të kemi premierën e radhës por nuk e dimë ende cila do të jetë. Kemi shpallur konkurs projektesh për spektakle të gjinisë “stand up comedy”, por ende nuk kemi asnjë projekt. Kemi një marrëveshje me parim me Ambasadën Franceze dhe me shumë gjasë brenda pranverës do të kemi premierën e një komedie franceze. Jemi në diskutime edhe me Institutin Italian të Kulturës, për një shfaqje të përbashkët italo-shqiptare, në kuadrin e një programi rajonal me fi nancim nga BE-ja. Po i drejtohemi me propozime të ngjashme Ambasadës së SHBA-së, Këshillit Britanik dhe Ambasadës së RFGJ-së. Nëse nuk na përkrah MTKRS-ja, ky vit do të jetë shumë i vështirë. NË FOTO: Drejtori i Teatrit të Komedisë Kastriot Çipi angazhuar? Paga mujore e një aktori të tillë është rreth 85 mijë lekë. E shumëzuar kjo për totalin e muajve në gjashtë vjet, është rreth 6,1 milion lekë. Fondi faktik i projekteve në Teatrin e Komedisë për vitin 2013, pasi zbriten detyrimet e vitit të kaluar, është 3,3 milion lekë. Besoj se shifrat nuk kanë nevojë për koment. Ju keni shtruar një pyetje për debat publik: A duhet t'i kalojnë Teatrit të Komedisë pagat e aktoreve që nuk punojnë prej vitesh ne Teatrin Kombëtar? Cila është përgjigja juaj për këtë pyetje? Pse mendoni se duhet t'i kalojnë teatrit të komedisë? Në Teatrin e Komedisë nuk ka aktorë që paguhen kot, pa punë. Këtu duhet të kesh punë, pra rol, të dhënë nga regjisori dhe jo nga drejtori, që të ofrohet kontrata. Sistemi që ne aplikojmë, që është tërësisht i bazuar në ligj, të mundëson të paguhesh 6 muaj dhe, nëse produksioni ku ti angazhohesh, ka sukses, është mundësia për zgjatjen e afatit të kontratës. Ndërkohë pagat tona janë më të ulëta se ato të TK. Me përjashtim të drejtorit e nëndrejtorëve, të gjithë ata që punojnë në TK, në administratë, në teknikë, apo në kompaninë e aktorëve, përfshi edhe ata që kanë vite pa dalë në skenë, paguhen me paga pothuaj dy herë më të larta se ato që paguhen në Teatrin e Komedisë. Paradoksalisht, ky teatër ku pagat janë më të ulëta, ka pasur 4 premiera, 76 shfaqje, 11,400 shikues dhe 2,3 milion lekë të ardhura nga shitja e biletave, të katër këta tregues janë më të lartë se ata të Teatrit Kombëtar. Ajo që ne kërkojmë është shumë e thjeshtë: t'u hiqen pagat atyre që nuk punojnë në TK dhe t'u jepen atyre që punojnë në TKK. A ka një zë në buxhetin vjetor Teatri i Komedisë? Sa është kjo shumë për vitin 2013? Buxheti total i TKK për 2013-n është rreth 20 milion lekë, ose rreth 4,5 herë më i vogël se ai i TK. Si duhet të funksionojë sistemi i pagave në një Teatër si Teatri Kombëtar, në mënyrë
10 E mërkurë, 20 shkurt 2013 AKTUALITET GAZETA zbulon peripecitë e udhëtimit nga porti grek, ndalesat në Turqi, Egjipt. Nga qëndrimi në Jemen, udhëtimi drejt Somalisë e rikthimi i detyruar sërish në Jemen.Marinarët Ja intinerari i plotë dhe arrestimet e ekuipazhit Si u bllokua anija me armë në Jemen Dëshira Gazeta ka mësuar se, gjenerali jemenas, gjatë kontrollit në anije, në anglisht u shpreh: “I like this cargo”. Kjo vërteton hipotezën se jemenasit dëshironin ngarkesën. Siç ka thënë Bakillari, në këtë situatë, të jetë i përfshirë edhe një përfaqësues i ministrit të Brendshëm të Jemenit.  TIRANE GRANIT SOKOLAJ Lajmi Pas më shumë se dy muajsh, zbardhet intinerari i plotë i anijes që u bllokua me municione në Jemen, në drejtimin e të cilës ishin tre shqiptarë. Gazeta “Shqiptarja. com” ka mundur të zbardhë të gjitha detajet e arrestimit të ekuipazhit, bllokimit të anijes së kompanisë greke dhe përpjekjet e diplomacisë shqiptare për ta zhbllokuar situatën. Bisedimet Ndërhyrjet e diplomacisë, nga ambasadori, te Panariti Pasi autoritetet shqiptare të diplomacisë, janë vënë në dijeni për rastin e bllokimit të anijes dhe arrestimit të tre marinarëve shqiptarë, kanë nisur menjëherë përpjekjet. Fillimisht ka ndërhyrë ambasada shqiptare në Arabinë Saudite, seli diplomatike kjo që mbulon dhe Jemenin. Pas ndërhyjes se ambasadorit Admir Banaj, fi llimisht u kontaktua me telefon me kapitenin Bakillari, i cili u vu në dijeni se Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme, po bën të gjitha ndërhyrjet e mundshme për kthimin e ekuipazhit shqiptar në atdhe. Diplomati Banaj, pasi ka folur dhe me dy marinarët tjerë që ndodheshin në anije, Mihal Cangonji e Nezir Shahaj, i ka telefonuar dhe Sekretarit të Parë të Ambasadës së Irakur në Sanna, i cili më parë kishte qenë në Mukalla. Veç kësaj, ambasada shqiptare në Arabinë Saudite, ka siguruar nëpërmjet kompanisë greke të lundrimit edhe dokumentacionin e transportit të municioneve, i cili i është vënë në dispozicion gjykatës së Jemenit, gjë që siç duhet, bëri që gjykata të ndryshonte tri herë akuzat ndaj ekuipazhit. Por, sipas burimeve të Shqiptarja.com, dukej se qëllimi i vendasve ishte sekuestrimi i municioneve. Për çështjen në fjalë, zv.ministri i jashtëm Belortaja, takoi në Egjipt dhe homologun e tij të Jemenit, ku ia parashtroi çështjen. Por, duarkqyr nuk ka ndenjur as Ministri i Jashtëm, Panariti, i cili përveçse ka ndjekur gjithë situatën, i ka kërkuar ambasadorit Banaj që të shkojë në Jemen, me qëllimin ndikimin për lirimin e tre shqiptarëve, pikërisht në këtë kohë që pritet dhe gjyqi në apel.  TIRANE Kanë qenë orët e para të mëngjesit të 18 dhjetorit 2012, kur anija EOS, me fl amur moldav, është ankoruar në portin e Mukalla të Jemenit. Defekti në njërin prej motorrëve, si dhe nevojat për t'u furnizuar me karburant, ujë dhe ushqime, ishin arsyet e ndalesës së detyruar në portin e fjalë, për të mos vazhduar më tej rrugën drejt Irakut. Kaq ka mjaftuar, që në vendin arab të nisnin dhe problemet për anijen e ekuipazhin shqiptar të përbërë nga Arif Bakillari kapiten, Mihal Cangonji ofi cer i parë, dhe kryemekaniku Nezir Shahaj, të tre nga Durrësi. ARRESTIMET Sipas burimeve të “Shqiptarja.com”, më 15 dhjetor, anija EOS është nisur drejt portit Mukalla për t'u furnizuar me karburant, ujë dhe ushqime e më pas do të nisej në drejtim të destinacionit fi nal, Irakut. Veç kësaj, një mekanik i ardhur nga Greqia në Jemen do të riparonte defektin, pasi njëri motor ishte dëmtuar. Në orën 03.00 të datës 18 dhjetor, para hyrjes në ujrat territorial, ekuipazhi i anijes i kryesuar nga kapiteni shqiptar Arif Bakillari, kanë komunikuar me autoritetet e jemenit për mbërriten dhe motivin pse po shkonin në këtë port. Ndërsa kapiteneria jemenase është përgjigjur se ka njoftim për këtë “vizitë” dhe i ka përcaktuar vendin anijes. Madje, siç mësohet, anglishtja e vendasve ka qenë mjaft e dobët, aq sa, edhe për zbatimin e protokolleve nuk ka patur aspak profesionalizëm. Siç mësohet, edhe dhënja e informacioneve nga anija EOS për të dhënat në lidhje me ngarkesën etj, është hasur në refuzimin e autoriteteve të portit që do të kryenin pranimin. Kur anija, prodhim i viteve ` 80 është ankoruar, ofi cerit vendas i është dorëzuar kërkësa për furnizimet, si dhe dokumentet tjera të anijes e mallit. Pas miratimit nga autoritetet, në kohën kur anija po furnozohej me karburant, rredh mesnatës së datës 18, duke nisur data 19, disa forca kanë kërkuar të kontrollojnë anijen. Por, kjo është kundështuar nga kapiteni Bakillari, pasi anija është me flatë Shqiptarja.com treguan, se kur ekuipazhi zbriti në tokë, ushtarakët jemenas u urdhëruan t'i arrestonin. INTINERARI Anija greke, në drejtimin e të cilës ishin tre shqiptarë dhe kapiten ishte Arif Bakillari, duhet se nuk ka pasur një udhëtim të lehtë. EOS është ngarkuar me municione në Tivar, sipas marDëshmia Bakillari në A1 Report: Presim gjyqin në apel Gjatë një interviste telefonike për Tv A1 Report!, kapiteni i anijes, i dënuar me 6 vjet burg e që pret apelimin së bashku me dy shqiptarët tjerë, Arif Bakillari, ka treguar se, variantin e tij në lidhje me udhëtimin dhe bllokimin në Jemen. Ai ka konfi rmuar, se kompania greke që ka në pronësi anijen EOS, ka kontratë ka kontratë për transportin e municioneve e armëve luftarake drejt vendeve të ndryshme. Sipas tij, gjithçka ka qenë e rregullt, e shoqëruar me dokumentacion e për këtë lëvizje, kanë qenë në dijeni dhe forcat e NATO-s, të cilat e kanë shoqëruar anijen në disa raste. Sipas rrëfi mit të tij, në asnjë port nuk ka pasur probleme. Bakillari ka deklaruar se me urdhër të autoriteteve, ai fle në spital, ku u kurua, dhe tani s'ka më problem. Ndërsa dy shqiptarët tjerë jetojnë në anije. Ndërsa ata e kanë apeluar çështjen. rëveshjes që kishte mes kompanisë greke COASTERS MARINE CORP-Athinë dhe Serbisë. Shqiptarët e kanë marrë në doprëzim anijen më 15 korrik 2012 në Greqi dhe më datën 17 janë nisur nga Porti i Astakos. Më 26 korrik, anija ka mbërritur në portin Berinçe të Turqisë, dhe më pas, më 31 korrik, në atë të Aleksandrisë në Egjipt, Përmes Suezit, kanal mjaft i kontrolluar për shkak të rrezikshmërisë nga pirateria, anija ka mbërritur në Aden, ku dhe është furnizuar, konkretisht më 15 gusht. Por, udhëtimi është ndalur për një javë, pasi kompania ka urdhëruar pritjen e anijes KORA, po pronë e saj. Më datën 23 gusht, nga kjo e fundit janë ngarkuar në EOS, 4 kontenierë të cilat do të shkonin në Mombasa, Kenia. Kjo u bë, me qëllim që të kurshej udhëtimi i njërës anije. Anija e drejtuar nga kapiteni shqiptar dhe e ngarkuar me municione që do të çoheshin në Irak, është shoqëruar nga anijet e NATO-s, pasi në kanalin e Adenit, mund të kishte grabitje nga piratët. Rrugës për në Kenia, anija ka pësuar një defekt, i cili është riparuar në portin Somalez Laskorea, më 15 shtator. Më 8 nëntor, ngarkesa e destinuar për në Kenia është shkarkuar në Mombasa. Më 30 nëntor 2012, anija ka riparuar dhe fefektin dhe e shoqëruar nga NATO, për shkak të ngarkesës, ka udhëtuar drejt brigjeve të Somalisë, me qëllim Irakun. Më pas, monitorimi i anijes nga NATO është bërë me satelit, pasi nëse do të shoqërohej, kostoja ishte e lartë. Ndërsa anija udhëtonte shumë ngadalë, për shkak të ngarkesës së rrezikshme. Për arsyen e një furnizimi me naftë, ku anija ka marrë 7 mijë litra naftë, është bërë një ndalesë e shkurtër në ishujt e arkipelagut të Sokotres Abd Aj Kuri, pikërisht më 12 Dhjetor 2012. Më pas, për shkak të defektit që nuk ishte riparuar siç duhet dhe furnizimit total me karburant, ushqime dhe ujë, anija ësntë nisur drejt portit jemenas Mukalla, ku u bllokua e gjendet edhe sot. Arif Bakillari, kapiteni i anijes EOS NË FOTO: Marinarët shqiptarë gjatë gjyqit në Jemen Anija EOS, e bllokuar në portin Mukalla të Jemenit mur moldav. Ndërkaq, mekaniku grek kishte kryer riparimin e motorrit, por kishte ende problem me agregatin elektrik. Por, jemenasit nuk janë ndalur me kaq. Më datën 19 dhjetor, disa ushtarakë vendas janë rifutur në anije, duke kontrolluar ngarkesën me municione dhe duke e krahasuar me dokumentacionin. Kontrollet, verifikimet, pyetjet, kanë vazhduar për afro 5 ditë. Duke qenë se vendasit nuk dinin anglisht, komunikimi është bërë në rusisht, nëpërmjet oficerit shqiptar, Mihal Cangonji, nëna e të cilit ka origjinë ruse. Pas disa ditësh në këtë situatë, dhe pikërisht më 7 janar 2013, ekuipazhi urdhërohet të shkojë në polici. Burime të besueshme Zv.Ambasadori i Irtakut dhe Konsulli i Irakut në Sanaa, pas vizitës në anije, u takuan me autoritetet e portit e ato vendase, të cilëve u konfirmuan, se ngarkesa është e rregullt e destinaconi është Iraku
7E mërkurë, 20 shkurt 2013 POLITIKE Dade-Oketa: Panariti të shpjegojë “Memon” e dërguar nga SHBA Jak Zhuba: Nuk më jep qeveria asnjë investim Sot jep dorëheqjen nga posti, dorëzon dhe teserën e PD Dorëhiqet kreu i komunës Blinisht Lajmi Kryetari i komunës së Blinishtit të Lezhës Jak Zhuba do të japë sot dorëheqjen nga posti dhe nga anëtarësia në PD. Shkak për këtë largim të dyfi shtë është mungesa e interesit të qeverisë për ti dhënë investime për të ndërtuar rrugë e angazhime të tjera për banorët.  TIRANE JAKIN MARENA Komisioni Alibeaj kundër PD-PS bie ligji i Halimit Deklarata: Blushi theu këmbën  TIRANE Vetëm dy takime ka zhvilluar kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi në Tiranë, njërën pa qënë vetë prezent, dhe është alarmuar Berisha. Djë në mbrëmje ai ka mbledhur me urgjencë grupin e punës dhe drejtuesit e seksioneve dhe grupseksioneve në kryeqytet për të analizuar detyrat që janë lënë dhe për të marrë detyrat e reja. Ai kërkoi që të shkohet derë më derë për të kërkuar votën dhe për të sqaruar qytetarët për punën e bërë nga kjo qeverisje në këto tetë vite. Pas mbledhjes Berisha u shpreh entuziast për atë të cilën e cilësoi si makineri elektorale të PD që sipas tij po ecën me xhiro të plotë drejt fi tores. Kreu u ekzekutivit duke ironizuar kandidimin e Alfred Pezës si kandidat i PS në Peqin, tha se pikat kyçe të PD janë programi dhe aleatët, ndërkohë që sipas tij PS-së po i largohet aleatët. “Spikatin dy linja kryesore, e PD që shton aleatët progresivisht, ajo e PS që i ikin aleatët dhe ecën drejt vetmisë, gjen Alfred Pezën që thotë se kam idhull Alfred Mosiun, novitet i tij, apo gjetje tjetër pra shkëmben një aletat e largohet me një kolonel, të gjeneral Moisiut” deklaroi Berisha. Ai ka gjetur kohë të ironizojë dhe me fatkeqësinë e deputetit Blushi. “Rama bazon gjithçka në pabesinë e tij. Theu Blushi këmbën dhe unë i urova shërim. Fakti që spitali ku po merrte ndihmon zoti Blushi është një nga më të mirët që ekziston në tërë rajonin e la kryetarin e zotit Blushi pa shkuar për të uruar dhe uroi sic e urova unë. Unë i bëra një mesazh, pra e mbyllim. Kjo parti është në xhiro të plotë e s'është aspak e ftohur”, tha Berisha. Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet në parapërgatitjet e zgjedhjeve, e cila ka zgjatur vetëm disa minuta. Opozita këkoi thirrjen në një seancë dëgjimore të ministrit të Punëe të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti, për të raportuar mbi përmbajtjen e Memos, derguar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara, mbi nacionalizmin e tepruar shfaqur muajt e fundit. Pas mbledhjes së komisionit parlamentar të Jashtëm, deputetja socialiste Arta Dade tha se retorika nacionaliste përdoret nga kryeministri për të prodhuar vota në zgjedhjet e 23 qershorit. Anëtari i Komisionit të Jashtëm, deputeti i FRD, Gazmend Oketa mendon se karta e nacionalizmit i shërben në këto momente qeverisë për të shmangur përballjen me problemet e vërteta ekonomike, që po përjeton vendi. Ministri i Jashtëm Panariti nuk e ka pranuar ekzistencën e Memos se ambasadës së SHBA, për deklaratat nacionaliste. Burimet thonë se kjo është një përgjigje gjysmë diplomatike, pasi shkresa është në tryezën e Panaritit, edhe pse jo në formatin e komunikimit zyrtar, por konfi denciale. Një ditë më parë nga Elbasani, kreu i partisë nga vjen Panariti, kryetari i LSI, Ilir Meta bëri thirrje për të ndaluar retorikat nacionaliste. PD dhe PS ranë në konsensus g jatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve që të shtyjnë për rishqyrtim pr.ligjin e propozuar nga ministri Eduard Halimi “Për marrëdhëniet juridisksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”. Bëhet fjalë që aktet e përkthyera deri tani janë në kompetencë të Prokurorisë, t'i kalojnë Ministrisë së Drejtësisë pasi sipas ministrisë, akuza nuk arrin t'i përkthejë në kohë. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha dje se dhënia e këtyre kompetencave në 2009 Prokurorisë, zgjidhi një konfl ikt mes dy nstitucioneve. “Përkthimi i 10 mijë akteve iu la pa të drejtë Ministrisë së Drejtësisë. Në vend të vëmë vetulla, do të nxjerrim sytë”, tha ai. Kryetari i Komunës Blin-isht në rrethin e Lezhës, Jak Zhuba, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja. com” deklaron se sot do të japë dorëheqjen nga kryetar komune, por dhe nga anëtarësia e PD, në të cilën si grevist i urisë më 1991 thotë se është anëtar. Mungesa e investimeve nga qeveria, mungesa e takimeve dhe e mbështetjes nga Berisha dhe dikasteret e detyrojnë Zhudën të largohet nga posti të cilin e mban që nga viti 2007 e këtej. Jeni kryetar i komunës Blinishit Lezhë, përfaqësues i PD. Pse do ta jepni dorëheqjen nesër(sot)? Do ta jap dorëheqjen nesër(sot) në mënyrë publike për shumë arësye. Një ndër arësyet kryesore është se jam krytetar komune në Blinisht të Lezhës që nga viti 2007 dhe kam projekte që në atë kohë, të cilat janë akoma pa u realizuar, madje s'kanë fi lluar. Kërkesat e mia me shkrim kanë qënë të shumta, por s'kam marrë asnjë përgjigjie. Projektet tashmë kanë zënë pluhur. Nuk ju ka ndihmuar qeverisja e PD...? Asnjë lloj ndihmë nga askush. Dhe si puna ime janë me dhjetra komuna e bashki në të gjithë vendin. Prandaj marr iniciativën për t'u larguar nga politika, si kryetar komune por dhe si anëtar i PD. Po të qëndroj do të zhgënjej komunitetin, pasi ai ka pritur shumë prej PD dhe prej meje. S'kam mundësi të përballoj presionet e banorëve për investime, pse nuk u bë rruga, pse nuk ka asnjë përkujdesje për ta. Nuk kam mundësi më të pranoj këtë fakt. Keni bërë kërkesa ndaj qeverisë për investime....? Pa diskutim. Me qindra herë i jam drejtuar përmes kërkesave, kam dërguar projekte për investimet. Madje tashmë kohët e fundit ka dalë dërgimi i projekteve në mënyrë elektronike dhe i kam çuar në qeveri, por deri më tani nuk kam marrë asnjë përgjigje. Keni kërkuar takim me Berishën...? Kam tentuar të marr me kryeministrin Berisha kontakte me qindra herë, por të gjitha reagimet kanë qënë shumë mospërfillëse dhe asnjëherë nuk më është përgjigjur ai. Prandaj përballë kësaj shurdhmërie kam vendosur të jap dorëheqjen nga PD dhe nga posti i kryetarit të Komunës së Blinishtit në Lezhë. Nesër(sot) kam lajmëruar të gjithë administratën e komunës, gjithë pleqtë për të dhënë dorëheqjen nga politika dhe nga kryetar komune dhe për t'u kthyer banor i thjeshtë si të tjerët siç kam qënë gjatë gjithë viteve më parë. Do të angazhohesh me ndonjë parti politike më pas...? Në asnjë parti politike nuk do të angazhohem. Unë i jam bashkuar që në fillim lëvizjes demokratike në Shqipëri. Jam kryetar i grevës së urisë në Lezhë në vitin 1991 kur u rrëzua qeveria e Fatos Nanos, duke kontribuar në rrëzimin e komunizmit e ndërtimin e sistemit demokratik në Shqipëri. Ai u rrëzua në fakt sepse ia arriti koha vetë. Vetëm për mungesën e i n v e s t i m e v e j e p n i dorëheqjen...? Unë nuk mund të përballem në këtë mënyrë me ata që më kanë votuar, kam përgjegjësi. Problemi është se kam kohë që debatohem me dikasteret përkatëse, gjendjen civile etj. Banorët nuk kanë mundësi të marrin në kohë një certifi katë. Vijnë nga ana e anës që nga emigracioni, për të regjistruar një fëmijë e s'ke mundësi për ta bërë sepse nuk ke internet. Çfarë mund të bëj unë e shumë si unë, çfarë t'i them atij banori pëe vonesën, justifi kimin që komuna rri dy-tre javë pa internet? Ku është koha e internetit, nuk kam internet në komunë dhe jam 10 km nga Lezha, po tjetri në Fanë të Mirditës ku mund ta ketë ai. Po do të vijë kryetari i ri pas teje...? Të vijë kush të vijë, askush nuk ka çfarë bën dhe pas meje. Kam bërë shumë gjëra dhe me xhepin tim dhe tashmë nuk mundem më. Do ta dorëzoj nesër(sot) detyrën dhe anëtarësinë në PD. Frika nga Topi, Berisha mbledh PD në Tiranë: Ndizni motorët Jak Zhuda
.
Nga kjo datë
20/02/13
Të gjitha
faqet

Zgjidh datat

Zgjidh datat  
Identifikohu
ndihma

Rikërko fjalëkalimin!


Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.