6 E diel, 24 shkurt 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime: Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiëan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Ëebsite: ëëë.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Milo: Opozita, alternativa e vetme për të shpëtuar vendin Kryetari i Demokracisë Sociale, Paskal Milo deklaroi në një aktiv të kësaj partie në Tiranë se opozita është alternativë e vetme për të shpëtuar Shqipërinë. Ai tha se 8 vitet e qeverisjes se Kryeministrit Sali Berisha e kanë mbërthyer vendin në korrupsion, ndaj kërkoi votat e shqiptarëve në 23 qershor. “Ju themi të gjithë shqiptarëve, në emër të Demokracisë Sociale, arsyet bindëse pse ata duhet të votojnë për Demokracinë Sociale, pse ata duhet të votojnë për koalicionin opozitar. Në radhë të parë është konsumimi deri në degjenerim i qeverisjes së maxhorancës aktuale. Të gjithë treguesit ekonomikë dhe socialë kanë rënë dhe ju e dini shumë mire që kanë rënë, në kundërshtim me gjithçka çdo ditë Kryeministri Berisha apo edhe bashkëpunëtorët e tij kërkojnë t'u mbushin mendjen shqiptarëve me përrallat e La Fontenit. Shqipëria për fat të keq, ky vend me korrupsionin nga më të lartat në Botë, ku krimi është sheshit, ku cdo ditë dëgjojmë jo një, jo dy, por nga 10 vrasje që vetëm opozita është alternativa e shpëtimit të Shqipërisë”, tha Milo. Rrezik për listat e reja zgjedhore Listat publikohen në 3 mars, Drejtoria e Gjendjes Civile pritet të mos refl ektojë mbi gjetjet e auditëve teknicienë. Janë dorëzuar vetëm ekstraktet, jo dosjet voluminoze me gjetjet e tyre Biba: Raporti, duhej konsultuar edhe me anëtarët e tjerë të KQZ përveç kryetares Lajmi Listat e reja të zgjedhësve që do të publiko- hen në fi llim të muajit mars, pritet të që të mos kenë refl ektime në gjetjet dhe rekomandimet e auditëve të përzgjedhur nga KQz për mbikqyrjen e listave zgjedhore. TIRANE Skandali i përdorimit të fl amurit me shqiponjën e deformuar vijon të përsëritet sërish. “Kjo Qeveri të dashur miq, ka neglizhuar deri në krim jo vetëm Trashëgiminë Kulturore, por edhe simbolet tona të shenjta kombëtare. Më thoni Ju lutem në cilin Parlament Europian apo në Botë, valvitet Flamuri Kombëtar në mënyren më të shpërfytyruar? Në cilin vend Presidenti betohet mbi një Flamur jo zyrtar. Në cilin vend dëshmorët e kombit varrosen me fl amurë të rremë?”, denoncoi dje deputeti i PS Auron Tare në Facebook. GJETJET Zgjedhës janë regjistruar pa adresë sipas PS Zgjedhës, mungojnë nga listat e 2011 sipas PS Rekorde të dyshuara të dubluara sipas PD Rekorde të dyshuara të dubluara në shifrën sipas PS Persona, me moshë mbi 100 vjeç sipas PD Persona, me moshë mbi 100 vjeç sipas PS Qendra Votimi me numër zgjedhësish jashtë kufi jve ligjorë sipas PD Qendra Votimi me numër zgjedhësish jashtë kufi jve ligjorë sipas PS Rekorde në rubrikat e të cilave janë përdorur shenja të pikësimit të pa lejuara nga ana drejtshkrimore dhe sintaksore sipas PS Qendra Votimi nuk janë përcaktuar adresat për zgjedhësit sipas PS Listat e reja të zgjedhësve për zgjedhjet parlamen-tare të 23 qershorit pritet që të publikohen në datën 3 mars. Ndërkohë që pritet që këto lista nuk do të kenë të refl ektuara gjetjet e auditëve teknicienë të zgjedhur nga KQZ për verifkimin e këtyre listave, pasi mësohet se pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme janë dërguar vetëm ekstraktet e publikuara dhe në media, por nuk janë dorëzuar dosjet voluminoze me gjetjet dhe rastet konkrete të manipulimeve apo dhe pa- saktësive të gjetura nga dy au- ditët teknicienë në listat para- prake zgjedhore. Ndërkohë që pas seancës dëgjimore të dy auditëve teknicienë pranë KQZ lidhur me përfundimet e raporteve të tyre, KQZ brenda 48 orëve (siç e parashikon dhe Kodi Zgjedhor në nenin 61) ka dorëzuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile vetëm përfundimet e arritura nga dy auditët dhe jo gjetjet që ata kishin bërë. “KQZ-ja, me kërkesën e dy anëtarëve të saj, i përcjell gjetjet dhe rekomandimet e auditëve teknicienë për Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile brenda 48 orëve, duke i kërkuar njëkohë- sisht shpjegime në lidhje me to”, thuhet në Kodin Zgjed- hor. Edhe pse 3 marsi po afro- het shpejt, frika për anëtarët e KQZ, të propozuar nga opozita eksziton se këto lista nuk do të kenë të refl ektuara rekomandimet e auditëve apo dhe rregullimet e paskatësive dhe të manipulimeve. “Frika jonë qëndron në faktin se refl ektimet e auditëve nuk do të refl ektojnë në listat e reja që pritet të publikohen në fi llim të muajit mars”, shpre- het nënkryetari i KQZ, Denar Biba. Ndërkohë që ai vuri në dukje edhe shqetësimin tjetër, atë të miratimit të raportit vjetor të 2012 vetëm me 4 vota. “Raporti duhet të ishte më gjithëpërfshirës dhe pse jo i konsultuar paraprakisht edhe me anëtarër e tjerë të KQZ përveçse me kryetaren e këtij institucioni. Duhet të ishte shprehur se pse ne mbajtëm qëndrimin tonë kundër përsa i përket ndarjes së mandateve”, shprehet Biba. ARTEMISA HOXHA TARE DENONCON SKANDALIN E RADHËS ME FLAMURIN Kontrolli “Auditët janë të detyruar të trajtojnë të dhënat e mësuara apo të administruara gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, vetëm për llogari të raportimit në KQZ dhe në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale” 542.681 239.859 43.186 65.702 1057 1189 688 2676 6479 2676
23E diel, 24 shkurt 2013 FJALEKRYQI PA SKEME IPR S K HORIZONTAL 1. Njëmijë gramë për shkurt. -Hapin ceremoninë. -Eshtë skuadër. -Gjashtë italiane. 2. Këndohet në… akte. -Italia në tabela elektronike. -Parker regjisor. -Ishte Cerberi. 3. Sundonte në provincat persiane. -Kështu fi llon muzika. -Ajo e kuqe është për stop. 4. Magica de Spell, magjistarja e Donald Duck. -Bëhen me vrasje masive. 5. Kukulla e Ibsen. -Janë aleanca... qeveritare. 6. Ndezin me një nen. -Janë kafshë ato të Ezopit. 7. Fund dhjetori. -Ai i Parmës u shkrua nga Stendhal. -Alikaj aktore. 8. Eshtë origjina e Boniek. -Janë lumenjtë e thatë të Saharasë. -I famshmi Pacino. 9. Ndotur pa nur. -Qendër Universitare Ndërkombëtare. -Arkitekti i labirintit të famshëm. 10. Poirot i Agatha Christie. -Ishin rivalë të babilonasve. 11. Eshtë copë torte -Rolet pa zë. -Fillojnë sezonin. -Eshtë në bronz në një fi lm. 12. Janë në skaje. -Kufi j itinerari. -Në mes të krahut. -Le... siç thirret Michel Platini. -Sapo fi llojnë. VERTIKAL 1. Qe dënuar të mos i besoheshin profecitë. -Fillojnë fazën. 2. Eshtë mal i Ersekës. -Dy dele. 3. Eshtë si i gjithë. -Një krijuese si Mimoza Ahmeti. 4. Fracci balerinë e famshme. -Do të bëhen teze. 5. Fundi i një fukarai. -Rruga e Ferenc Molnar. 6. Ka varur buzët. 7. Betim pa ekstreme. -I famshëm ai i Delfi t. 8. Një version i Ford. -Kompozoi Manon. 9. Hector i Pa familje. 10. Laura këngëtare -Një detergjent me... brirë. 11. Inicialet e Lendl. -Eshtë irrituesja. FJALEKRYQI SPORTIV 12. Kshtu thirrej Enea. 13. Një folje për kalorifer. -Argento regjisor. 14. Campion regjisore. -Eshtë sëmundje toke. 15. Metropolet janë të mëdha. -Mitet pa kufi j. 16. Verifi kuar pjesërisht. -Fillojnë vallen -Inicialet e Selleck aktor. 17. Kush ka.. ka zët. -Eshtë e Madhe në Koplik U R P L A T A L A N T A K A M A S E D M E R E L I O T L U G K A R D I O L O G E R E H A T P E N S I O N E T C A R L O S A U T O G R A F E T R A I N E R R A N A S E R E L I N E R T E M A E R R O L D E C R M E I M O L A O I T E N P E S S E Z T I N E O M K U F I J J A N E E L I T E M A R O V E N A S T A I C A M A R T I N E D E N A T K R A T E R E T P I L I R E T PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT PA SKEME S T A R S P O R T I V E M O U O L I V E R A L A B E N D T N E R E R N A L I T R A N D M I G J E N A S E P G O N Z A L O H I G U A I N I E R I C D A V I D V I L L A T E N K I L H E L E N I O A I S I K O T E T O N E N R N F I P L T O N I E R H E A T O I L I R R I O O S C A R N PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR L O J A T A M B A S J B H A R R I S O N A H A M E N D J E T R O E N R E R A J A V O R V A L E R I A P E L I A S L E J A T A K H J S E M R F A K T A F T I A R N A T A R O S T O E M I L I O A R E C E T A A N I C I T K T E N D I N A DASHI Sot dita nuk do kete vetëm premtime por do ndjeni se nga fjalët kalohet në vepra. Dëshirat tuaja sot fi llojne te marrin një drejtim të qartë drejt realizimit.Udhëtime me njerëz të dashur dhe plane për fi llime të reja në projektet tuaja do kenë përparësi në ditn e sotme. DEMI Do keni një ditë ku zotësia juaj por edhe shanset që do ju jepen do bëjnë që të keni një sukses të madh në cështjet ekonomike. Do keni mundësi të bëni blerje të suksesshme apo të qetësoni në problem familjar që lidhet me ndry- shime apo me ekonomi. BINJAKET MERI Për ju dita e sotme do jetë dita e vënis në funksionim të planeve tuaja.Cdo gjë q ka të bëjë me jetën per- sonale apo me ambicje personale do ketë një zhvillim pozitiv drejtë zgjid- hjes së tyre.Ka mundësi të keni sukses në një cështje sentimentale. GAFORRJA Dita e sotme per ju do rezultoj një rizgjimi apo një dalje nga konfuzuzi- oni I cili ju ka përfshirë në shumë aspekte të jetës tuaj.Një cështje eko- nomike do sjel fi time në lidhje me punën tuaj dhe në disa raste të vecanta mund të dëmshpërbleheni. LUANI Ka shumë mundësi që sot të gjeni mbështetjen dhe përkrahjen qe keni kërkuar gjatë gjithë kësaj periudhe nga miqtë dhe përkrahasit tuaj.Mund të keni njohje te reja të cilat do rezulto- jnë shumë të mira dhe të qëndrueshme sin ë shoqëri ashtu dhe në dashuri. VIRGJËRESHA Dita e sotme do jetë e vecantë për ju sidomos në lidhje me karrierën dhe emrin tuaj si dhe publiki- min e punës uaj.Ka shumë mundësi të fi toni një pro- cess të rëndësishëm për ju apo të zini një pozicion të rëndësishëm në bashkë- punimet apo punën tuaj. PESHORJA K j o p e r i u d h ë d u h e t shfrytëzuar nga ana juaj përsa I përket planeve që mund të keni përsa I për- ket studimeve ,kontakteve me jashtë, udhëtimeve apo marrëveshjeve nga më të rëndësishmet për të ardhmen tuaj.Do ndjheni shumë të motivuar. AKREPI Kjo periudhë më shumë se kurrë fl et për planet tuaja në aspektin ekonomik.Në diskutimet apo lëvizjet që do keni përsa I përket cështjeve ekonomike ka mundësi të shikoni të ard- hurat tuaja të shtohen por edhe mundësit për të zgje- ruar marrëdhëniet tuaja. SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT Kjo ditë do ketë të bëjë në përgjithësi me jetën tuaj të përditshme dhe sidomos me punën.Do keni mundësi të bëni ndryshime apo të vendosni për një ndryshim në lidhje me punën.Do keni akoma dhe mundëinë që të risni të ardhurat tuaja. Sot do ketë të bëjë me cështje qe lidhen me shtëpi- në apo të afërmit.Do keni mundësi të punësoheni nga dikush I afërt apo të rrisni të ardhurat e një biznesi familjar. Nuk përjashtohet mundësia e një ndryshimi në ambjentet e shtëpisë apo një zhvendosje. Kadri Vokopola SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË 13 3 10 10 9 5 10 3 9 18 3 3 6 2 13 10 2 1 17 3 8 12 2 13 15 6 7 8 4 3 1 3 3 8 3 4 2 6 5 3 4 16 3 1 3 10 7 10 7 4 13 3 7 6 5 1 7 2 1 2 5 4 2 13 4 5 1 3 8 5 7 17 5 9 2 1 5 9 2 10L 3 7 20 5 12 7 8 4 9 8 5 I 1 9 2 8 3 1 17 3 1 R 10 2 9 10 2 1 3 5 3 8 3 A 8 5 3 4 3 4 1 3 ASTROLOGE - 0900 673 4000 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 DUHET TË NXINI 38 KUTI 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT SPORTIV HORIZONTAL 1. Alves te Barcelona. 3. Inicialet e Williams teniste. 5. Memoria në computer. 7. Fillojnë panikun. 8. Fillojnë qetësisht. 9. Sotir, shqiptaro-greku te Parma. 11. Agjenci Monitorimi Rajonale. 13. Nuk i gjendet të prapit. 15. Diku në qendër. 17. Eshtë mbrojtës i Manchester United. 20. Futbollisti në foto. 24. Futbollisti në foto. 25. Ekstreme në hutim. 26. Janë në pozë. 27. Një pikë.... vaji. 29. Rush, ish bomber i Liverpool. 30. Agjenci Ajrore Durrës. 32. Kështu thuhet se janë rastet e pastra për shënim. 37. Mbahen në kufi j. 38. Maresca te Sampdoria. 39. Janë 110 në një garë me pengesa për meshkuj. 40. Eljero futbollist holandez. 41. Ilion, portier. 42. Fillojnë sefte. VERTIKAL 1. Leandro bomber brazilian. 2. Fillojnë natën. 3. Tasci mbrojtës gjerman. 4. Skuadra e blu... te ne. 5. Rifi llojnë nga kreu. 6. Eshtë yll i skuadrës. 7. Skuadra e “demave të kuq”. 8. Tërhiqet një nga qetë. 9. Luis futbollist portugez. 10. Benvenuti ish kampion i ringut. 12. Cristiano.... CR7. 13. Eshtë ndeshje e parë për çdo lojtar. 14. Edmond, ish-futbollist durrsak. 16. Eshtë dhëmbi i parë. 18. Luis, ish-as portugez. 19. I ka të ndryshme një deve. 20. Zdenek në stol te Roma. 21. Ekstreme në litar. 22. Një pjesë e agonizmit. 23. Inicialet e Daja trainer. 24. Gerti i koshave. 28. Ka shumë kampioni. 31. Fazat pa ekstreme. 33. Një gjysmë dekade. 34. Mbledh baskët separatistë. 35. Në krye të armatës. 36. Një verë në Paris. 38. ... Kun, siç thirret Agüero. nga zonjaH Dita e sotme do jetë një ditë me të vërtet e mrekul- lueshme përsa I përket cështjeve errotike.Do keni mundësinë e një mar- rëveshje të mirë përsa I për- ket një bashkpunimi dhe do ndjeheni shumë të kënaqur me ketë bashkëpunim. Dita e sotme do ketë të bëjë më shumë në lidhje me marrëdhëniet që keni me të tjerët.Marrëdhënia në cift me sa duket do jetë me të vërtët e sqarueshme në rast problemesh dhe në se keni dyshim për tëmarrë vendime serioze këtë do ta bëni tani. SUDOKUI KRIPTOGRAFUAR
14 E diel, 24 shkurt 2013 SPEKTAKEL BANORET Një talasemik, një zhigolo, një stiliste, një i divorcuar, një jetim një stiliste janë konkurentët e reality show në Top ChannelNis BB6 Një mashkull që i duhet të sigurojë jetën dhe të ard-hurat minimale nëpërmjet profesionit të “Zhigolog”-ut. Kjo ka qenë dhe risia më e madhe e të gjitha edicioneve të Spektaklit më të për- folur në Shqipëri, atij të Big Brother, mbrëmë në ekranin e Top Channel. Një profesion për të cilin fl itet mjaft rrallë dhe pothuajse mentaliteti dhe opinioni publik shqiptar zor se e përtyp. E pra cili do të jetë person- azhi i famshëm që ka ushtruar këtë profesion të rrallë do ta zbulojmë pikrisht në edicionin e gjashtë të “Big Brother“ Albania, që nisi mbrëmjen e djeshme. Menjëherë prezantuesja e tij Arbana Osmani, ka prezantuar disa prej sekreteve dhe ririve të këtij spektakli si dhe banorët e parë. I pari që është prezantuar por që nuk dihet se cili do të jetë prej banorëve ka qenë një i sëmurë me “talasemi”, një banorë mashkull që ka punuar në profesionin e “zhigolo”-së, një banorë që ushtron “artet marciale”, një stiliste që vjen nga Franca, një banorë që nuk fl et me babanë prej pak kohësh , një i martuar që hiqet si beqarë. Këto janë disa nga sekre- tet që u zbuluan në natën e parë të Spektaklit të “Big Brother” që nisi pe surpriza dhe risi të veçanta. Në këtë spektakël u prezantua dhe opinion- isti i parë Arjan Konomi i cili do të jetë i pranishëm gjatë mbrëmjeve të shtuna. Edhe këtë edicion çmimi i madh prej 100 milionësh nuk do të ndryshojë ndërkohë ndërkohë që një shumë prej 17 milion lekësh do të ndahen mes banorëve në bazë të sekreteve që ato do të gjejnë. BANORËT E SHTËPISË “BIG BROTHER” Iliri është banori 27 vjeç i cili vuri këmbën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ai vjen nga Firence i cili punon si recepsionist dhe me- naxher prenotimesh në një hotel e fl et shumë mirë anglisht. Joana qe banorja e dytë e cila vinte nga Tirana dhe studionte për farmaci dhe që një ditë dëshiron të ketë më minimalen farmacinë e saj. Porezantohet si një vajzë impulsive, gjaknxehtë dhe e buzëqeshur. Elona është banorja tjetër e cila vjen nga parisi ku jeton prej 13 vjetësh dhe ushtron profe- sionin e stilistes. Një ditë ëndërron të bëhet stiliste e fmashme. Pse jo? Tanimë të gjitha mundësitë i ka. Blendi është banori tjetër i cili vjen nga qyteti i Pejës. Olseni është djaloshi I lidhur mjaft me mamanë e tij dhe vjen nga qyteti i Elbasanit, ku fi llimisht ka punaar si menaxher shitjesh e ndërsa tani ka një fas- food të tij. Etleva është vajza e cila vjen nga Miloti e që shquuhet për tipin e saj solarë, të drejtëpërdrejtë dhe që mendon se fjala i peshon mjaft. Arsimi vjen nga Prizreni dhe i pëlqen mjaft profesioni i fotografi t. Marselino është shqiptari i rritur në Itali dhe që është mjaft i dashuruar me të dashurën e tij A do ta trad- htojë? Duhet të presim qëndrimin dhe sjelljen e tij Brenda në shtëpi. Eldora është vajza e cila dallohej për përgatitjen dhe intiligjencën e saj. Ajo studion për infermieri, lexon gjermnaisht dhe punon në një agjensi udhëtimi ku sipas saj ajo që i lidh është pikërisht ndihma që u vjen individëve të ndryshëm. Altina ka qenë një tjetër banore e ardhur nga Gjakova dhe Xhimi nga Athina. Por ai që çuditi më shumë ishte pikërisht banori Andi i cili ishte binjku i Blen- dit që deri në ato momente që u prezantua Andi nuk dihej se cili do të qëndronte Brenda asaj shtëpie. Një risi kjo, dhe padyshim një çoroditje e bukur e publikut. Elena, biondia sharmante dhe elegante qe banorja më surprizante në këtë natë. Modelja ishte një ndër banoret e fundit e futur në këto ambjente. SEKRETET DHE RISITË Ajo për të cilën është folur aq shumë në media këtë kohë kanë qenë pikërisht sekretet e banorëve për të cilët u fol se dhe familjarët dhe të afërmit e tyre nuk kishin dijeni. E ndërsa ajo që padyshim ka kuriozuar më shumë publikun ka qenë se cili prej banorëve fshihet pas profesionit zhogolog-ut, por që ai do të zbulohet me kalimin e netëve të spektaklit. Do të jetë pikërisht ky fakt që do të bëjë të hamendësohet mjaft e që do të ngjallë një debat të madh brenda dhe jashtë shtëpisë më të famshme të spektaklit “Big Brother”. Më pas preznatuesja Arbana lançoi sekretin tjetër po aq të papritur për publikun. Për herë të parë në lojë është futur një i sëmurë me “talasemi”. Një sekret tjetër që u zbulua gjatë kësaj Një Zhigolo në “Big Brother”, ja surprizat SEKRETET E ZBULUARA: ■ Një mashkull që ka punuar si zhigolo ■ Një i sëmurë me “talasemi” ■ Një banor që ushtron sportin e “arteve marciale” ■ Një banor që nuk fl et prej 13 muajsh me babanë ■ Një i martuar në një moshë të re ■ Një banor që gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, do të bëj një ndërhyrje estetike gjatë qëndrimit aty. ■ Portreti në tatuazh është nëna ime ■ Unë di mbi 100 mijë tekste këngësh ■ Në moshën 4-vjeçare kam pirë duhan për aryse shëndetësore ■ Një fans i çmendur i Real Madritit ■ Prej 10 vjetësh kujdesem për një person me nevoja specifi ke. ■ Kam 100 palë këpucë ■ Kanuni ka prishur lidhjen time ■ Jam vegjetarian ■ Çmimi 100 milionë lekë ■ Votimi nga publiku TIRANE BANORET Edhe në këtë edicion shtëpia është përzgjedhur e madhe e arreduar bukur dhe me shije e me stil modern. Ajo që binte në sy në hyrje të saj qe pishina, e rrethuar me gjel- bërim e konsideruar një ambjent oaz qetësie dhe relaksi, ku banorët do të kalojnë shumë kohë. Shtëpia me një gu- zhinë, dhoma dhe sallon të madhë përshkohej nga dyer prej xhami në mënyrë që të depërtonte drita. Përveçse dhomës së sekreteve, dhe dhomës së kasafortës, risi për këtë edicion ishte një librari ku banorët do të kenë mundësi të shfl etojnë edhe ndonjë libër, pas debateve të tyre. Shtëpia e “Big Brother” mes luksit dhe modernes Arredimi nate të spektaklit ishte një banor që ushtron sportin e “arteve marciale”, që mendohet të jetë mashkull. U zbulua gjithashtu gjatë kësaj nate një banor i martuar në moshë tepër të re dhe i divorcuar. Por një tjetrë sekret optimist dhe i pëlqyer ishte pikërisht një banorë që për herë të parë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, do të bëj një ndë- rhyrje estetike, gjatë qëndrimit aty. Cila do të jetë? Mbetet për ta zbuluar. Një gjë është e sigurtë do të jetë vajzë, pasi vajzat njihen për ndrërhyrje të tilla. Por një tjetër konkurrentë interesant ka qenë ai i cili ka prezantuar tatuzhët në trup, ku pohon se në trup ka realizuar portretin e nënës së tij. Një tjetër banorë që ka pasion muzikën është pikërisht ai që di përmendësh mbi 100 mijë tektesh këngësh. Por, një tjetër i cili ka luftuar me me vesin e duhanit është pikërisht banori, që ka nisur të pijë duhan për ar- sye shëndetësore që në moshën 4 vjeçare. Banori tjetër i përket atyre tifozave që pultin e televizionit e mbajnë vetëm në kanalet sportive. E pra në shtëpinë e “Big Brother” gjendet dhe një fans i çmendur i “Real Madritit”. Por ka dhe banorë me natyrë humanitare siç është banori që prej 10 vjetësh kujdeset për një person me nevoja speci- fike. Nuk mungoi dhe vajza e cila ka të koleksionuara në shtëpinë e saj plot 100 palë këpucë. Cila do të jetë modelja apo dikush tjetër? Nuk dihet. “Kanuni” është një tjetër fenoment që ka prekur prej shumë shekujsh Shqipëriën e veriut, por që këtë radhë është i pranishëm dhe në këtë spektakël. Dikujt i është ndërprerë dashuria prej “kanunit”. Por në shtëpin më të famshme është future dhe një vegjetarina. E sigurtë është se është njëri prej banorëve që ka jetuar jashtë. Lojë e ngatërruar që pritet të shtjellohet gjatë netëve të spektaklit çdo të shtunë në Top Channel. Nis edicioni i gjashtë, konkurentët dhe profi let e tyre ■ Iliri nga Firence ■ Joana nga Tirana ■ Elona nga Parisi ■ Blendi nga Peja ■ Olseni nga Elbasani ■ Etleva nga Miloti ■ Arsimi nga Prizreni ■ Marselino nga Italia ■ Eldora nga Tirana ■ Altina nga Gjakova ■ Xhimi nga Athina ■ Andi (binjaku) nga Peja ■ Elena nga Tirana ■ Anaidi nga Tirana ■ Olta nga Londra ■ Shpendi nga Prishtina ■ Jonilda nga Puka Prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI www.shqiptarja.com E diel, 24 shkurt 2013 16 SH.com EKSKLUZIVE NGA PJETER LOGORECI FEMIJERIA E I prapë, trazovaç dhe nxënës i dobët... ALEKSANDRIT Gjurmët e Moisiut në Arkiv, nga lindja, fëmijëria në Durrës dhe Trieste, dështimet në shkollë, e deri tek vite te konservatorit... Në arkivën e Muzeut të Teatrit Aus-triak në Vjenë që është pjesë e Mu-seut Historik të Artit, gjendet fondi i Alexander Moissi. Fondi është i ndarë në disa sektorë, në atë të FOTOGRAFISE ku gjinden dhjetra foto origjinale të aktorit. Sektori tjetër shumë i rëndësishëm është ai i LETRAVE DHE DORESHKRIMEVE ku gjendet korrespondenca e Moisiut me familjen, miqtë, kolegët apo telegramet e posta e tij. Këtu gjej rastin të falenderoj të gjithë personelin e arkivës së Teatrit për gatishmërinë e përkrahjen në kërkimet e mija. Bashkëshortja e Aleksandrit, aktorja Johanna Terwin i dhuroj këtij fondi një pjesë të madhe nga dokumentacioni egzistues, në mes tyre edhe kujtimet e saj për momentet më të spikasura të jetës së tyre artistike e bashkëshortore. Duke shÁ etuar pjesë nga kujtimet e pje- starëve të familjes mësohet që Moisi Moisiu (1) dhe Amalia De Rada(2) u martuan në Trieste por erdhën në Shqipëri për të jetuar. Baba Moisiu (i besimit Kristjan Ortodoks) erdhi në Trieste, që atëherë ishte nën per- andorinë austriake, në 1862-shin. Ai ishte tregëtar vaji, drithërash e lëkurash. Familja pati dhjetë fëmijë. Nga këto dy vdiqën pak mbas lindjes. Tetë të tjerët ishin pesë va- jza: Irena, SoÀ a, Melania dhe dy binjaket Epifania dhe Elvira, kurse tre djemtë ishin: Konstantini, Dante e Aleksandri. Fëmija i parë i familjes ishte Konstantini që lindi me 1864 e mbas dy vjetesh në jetë erdhi Dante. Aleksandri lindi me 2 prill 1879 në Casa Rolli (Riva Grumula) pranë portit në Trieste. Ai u pagëzua në kishën e Shën Kolit të Tri- estes simbas ritit Kristian Ortodoks grek. Duhet shënuar që nga shkrimet e botu- ara, po ashtu edhe nga dokumentet që gjinden nuk ka asnjë pikë që të vërtetojë teorinë shumë të përfolur e të qenit Jude gjë e cila vërtetohet nga vetë familjarët dhe të njohurit e tij (Irmgard Rohracher në librin Alexander Moissi, faqe 3, Wien 1951). Sipas shënimeve, mbas humbjes së 12 anijeve plot me mall të babait (1883) të cilat u mbyten nga stuhia në det, familja jetoi e ndarë. Nëna Amalia që ishte kristiane nuk ambientohej dot në jetën e vështirë plot orientalizma e asaj kohe në Shqipërinë e osmanizuar nga turqit, u shpërngul të je- tonte në Trieste së bashku me vajzat Irena, SoÀ a dhe më të voglën Melaninë. Kurse në Durrës, me babain Moisi jetonin të shku- jdesur Konstantini, Dante, Aleksandri dhe dy vajzat binjake. Aleksandri 4 vjeçar, i cili ishte fëmija i fundit, më i vogli, ishte i zgjedhuri i babait, i cili nuk kursehej për të plotësuar dëshirat e fëmijve që jetonin në ambientin mbytës të qytetit. Në moshën 6 vjeçare Aleksandri mori si dhuratë nga babai një kalë, i cili i mbushi me gëzim jetën e botën e tij fëminore. Shkolla e kohës që preferonin fëmijët ishte për të dëshiruar, por edhe Sandri (siç e thërrisnin të afërmit) ishte nxënës i dobët. Në shkollë mësimet ishin në gjuhën greke, por në shtëpinë e Moisiut Á itej gjithmonë shqip. Sandri ishte mëngjërash (shkruante e punonte me dorë të majtë). Në kujtimet e motrave ai përshkruhet si fëmijë i levizshëm, shumë i shkujdesur dhe me plot fantazi. Motra Melani kujton: Aleksandri bënte kudo rrumujë dhe ishte i shkujdesur. Ai humbte gjithmonë gjërat e tij personale. Në kemi fjetur në një dhome me Sandrin dhe ai mundohej të kujdesej për mua dhe të me gezonte. Kuzhinierja jonë e vjetër me emer Gigia, kujdesej për ne gjatë ditës. Kur Aleksandri nuk shoqërohej nga të tjerët nga shkolla deri në shtëpi, ndodhnin gjithmonë gjëra të papëlqyeshme: p.sh. një herë ra në kanalin e madh të ujit, një herë tjetër rrë- zoi një shitës ëmbëlsirash dhe një grua me vezë.... e babai duhej të paguante dëmin.... një herë bashkë me binjaket dhe Melaninë hëngrën dhe dëmtuan vreshtin me rrush të një verëpunuesi e babai përsëri duhej të paguante...një herë në dimër ai rrëzoi në det vëllanë e madh, i cili ishte i ftohur ... Mbas 4 vitesh në tokën shqiptare në vi- tin 1887 i ati e lejon të shkojë tek e ëma në Trieste. Kjo ishte një periudhë e vështirë për Aleksandrin fëmijë. Në Shqipëri ai shihej nga bashkëmoshatarët si “italiani” kurse në Trieste si “albanese” dhe kjo ndikoi që ai të mbyllej në vetvete dhe të mos shkonte mirë me mesime. Si më i vogli ndër femijët, Sandri ishte gjithmonë nën diktatin e motrave. Ai ishte “fëmija i prapë i familjes” dhe shpesh e ndëshkonin. Shkolla nuk i pëlqente e aq më pak detyrat e shtëpisë. Në shkollën À llore u detyrua të përsërisë disa herë klasën për arsye të rezultateve të dobëta. Tingëllimën e parë të zemres për teatrin e pat në Trieste kur pa në skenë aktorin e madh italian Ermete Novelli, i cili luante pjesë nga “Papa Lebonnard” dhe nga “Luigji i IX”. Së bashku me një teze të tij plakë, Sandri pat mundësi të ulej në një nga lozhat e fundit të teatrit që të shihte humoristët venecianë “Zago” e “Benini”. Më pas ndodhi ajo... që do t'i ndërronte jetën princit të vogël Moisi. Asnjëherë më përpara, i vogli nuk kishte menduar që, dikush pa mjete muzikore, këngë apo muzikë do të mund të argëtonte një sallë plot me spektatorë që qeshnin si të çmendur. Nëpërmjet artit të Novell-it Sandri futet në botën magjike të skenës e me fantazinë e tij fëmijnore arrin të shohë të ardhmen e tij në këtë fushë. Momentet e kësaj dite lanë gjurmë të pashlyeshme në jetën e tij. Në këtë kohë situata ekonomike në familje u rëndua shumë. Nëna vendosi ta dërgonte Sandron tek një kushëri i saj prift në Graz të Austrisë. Prifti premtoi ta ushqente dhe ta shkollonte atë. Kur çdo gjë po shkonte siç duhej, prifti u transferua e Sandros ju desh të kthehej në Trieste. Dy nga motrat, me ndërmjetësinë e një kushërire me inÁ uencë në Vjenë arritën të punësohen si nënpunëse ministrie e kështu të siguronin të ardhura të mjaftushme për të jetuar të gjithë. Familja u shpërngul në Vjenë. Aleksandri këndonte shumë bukur dhe ishte deshira e nënës që ta dërgonte në konserva- torin e Milanos, por pamundësia ekonomike e detyroi atë të ndiqte familjen në Vjenë. Në vitin 1896 Moisiu zbret nga treni në Südbahnhof në Vjenë, ndërkohë që familja kishte në qira një hyrje me dy dhoma të vogla në Hiessgasse/ Landstrasse në bashkinë e trete, ku ishte sistemuar nëna me dy mo- trat. Për të ndihmuar sadopak ekonominë e familjes ai À llon të japë mesime të italishtes. Edhe pse ishte i veshur keq, trupvogël dhe i pa eksperiencë për veten e tij, edhe pse nuk zotëronte për vete gjuhën gjermane, ai ar- rin të ketë disa nxënës dhe të sjell në shtëpi drekën e ngrohtë për familjen. Për Alessandron ëndrra e konservatorit jetonte. Me ndihmën e kushërirës së tij me inÁ uencë, të drejtorit italian të konservatorit Ferrucio Busoni e të profesorit të kantos Mancio arrin të futet në konservatorin e Vje- nës. Fatkeqësisht mbas À llimit të mësimeve profesori Mancio vdes dhe zëvendësohet nga Prof. Forsten, i cili kishte një metodë të ashpër mësimore. Si student i konservatorit Moisiu kishte mundësinë të frekuentonte gratis kon- certetet e operat. Edhe në konservator ai nuk arrin të bëjë hapa përpara. Nuk merr pjesë rregullisht në prova, në leksionet e kantos e të teknisës së frymëmarrjes. Në mësimin e harmonisë e të gjuhës gjermane nuk merr pjesë pothuajse aspak, gjë që profesori Forsten nuk e toleron e në fund të semestrit të parë i heq Aleksandrit të drejtën e studimit. SHËNIM: (1)Në shumë shkrime nga autorë të huaj mbi Aleksandër Moisiun, shkruhet që babai i tij quhej Konstantin Moisiu. Babai i dha emrin e tij djalit të parë Konstadinit. Por në dëshminë origjinale të lindjes se Aleksandrit ai shënohet Moisi Moisiu. Emrin Moisi Moisiu të ba- bait e vërtetojnë edhe pasardhësit nga familja Moisiu. Po ashtu edhe prejard- hja e Familjes Moisiu nga disa autorë të huaj shënohet: ato vijnë nga Golemi, një vend në afërsi të Shkodrës... (2)Amalia de Rada vjen nga familja arbëreshe De Rada. I ati i saj ishte një mjek i njohur në Firenze, por nga autorët e huaj, shikohet me dyshim ky fakt. Ajo quhet një italiane në origjinë. 1 2 vijon nga faqja 15 vijon në faqen 17 Foto 1: Dëshmia e pagëzimit të Aleksandër Moisiut (foto Pjetër Logoreci) Foto 2: Vërtetimi i lëshuar nga kisha orthodokse autoqefale shqiptare (1932) ARKIVI I AKTORIT
2 E diel, 24 shkurt 2013 POLITIKE Balla: Jo më ministra që fshehin lekë në emër të ish-vjehrrave Deputeti Taulant Balla gjatë fjalës së tij në punimet dy ditore të Konventës së PS foli rreth politikave që do të ndjekë Partia Socialiste kur të vijë në pushtet në një fushë që është kthyer në gangrenë për shqiptarët, atë të korrupsionit dhe pasurimit të politikanëve. Ai nuk ngurroi të japë dhe shembuj konkretë të kësaj qeverie sesi po fshehin pasuritë dhe nuk po reagon asnjë institucion. “Besoj se keni dëgjuar rastin e një ministri të kësaj qeverie, i cili u nda nga bashkëshortja, nuk po merr dot 700 mijë eurot që kishte vënë në emër të vjehrrës. Ky është rast tipik i këtij lloji. Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nuk do të jetë një noetr i pasurive të politikanëv, por një organ i mirëfi llt hetimor. Ne do t`i qëndrojmë një për një angazhimit të dhënë për hetimin e pasurimit të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij”, u shpreh Balla. Ndër të tjera, ai bëri të ditur se që në ditët e para të qeverisjes, PS do të anullojë Kontratën e Llotarisë Kombëtare si dhe atë të shitjes së 4 HEC-eve. Në 300 ditët e para do rivëmë policinë e shtetit në krye të detyrës e do tu kthejmë gjithë shqiptarëve sigurinë e humbur. Lufta ndaj korrupsionit një detyrim madhor, transparencë ndaj çdo veprimi abuziv me pasurinë e shtetit, hetim pasurisë së Berishës. Do të ndryshojmë infrastrukturën rrugore. Të mos shohim vetëm Shqipërinë industriale por dhe atë turistike. Edhe infrastruktura është një nga arsyet pse duhet votuar PS” Integrim e bashkim kombëtar në BE, reformim të shërbimit diplomatik, marrëdhënie me fqinjët, partnerët strategjik. Ulje të borxhit të trashëguar në bashkëpunim me FMN, rritje ekonomike, investime që sjellin punësim dhe prodhim shqiptar. Taksimin e ndershëm e një sistem modern fi skal. Ngremë Agjensinë për mbështetjen e biznesit të vogël, motor e partner për punësim. Do të pesëfi shojmë fi nancimin për bujqësinë; do heqim taksën për plehtat kimike, fi danët, farërat, akcizën për naftën bujqësore. Rishikim strategjisë të Turizmit, Masterplan Kombëtar të Turizmit Rajonal, Vendor. Reformimi i sistemit të trashëgimisë kulturore. Sajmir Tahiri Taulant Balla Blendi Klosi Ditmir Bushati Mimi Kodheli Lindita Nikolla Ilir Beqja Auron Tare PREMTIMET E PS-së Me kollaren e Rilindjes, kolorit, ja gjestikulacionet Kreu i PS, 1 orë e 45 minuta fjalim, s'përmend kryeministrin Rama në “identitet” fjalim pa “Berishë” PIKAT KRYESORE TË PROGRAMIT PS PËR QEVERISJEN E ARDHSHME TIRANE JAKIN MARENA Ambasadorët Konventën e Partisë Socialiste ditën e djehsme e kanë ndjekur dhe trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, mes të cilëve dhe Ambasadori i SHBA Alexandër Arvizu, ai i BE, Ettore Sequi dhe i Britanisë së Madhe Arvizu, Nicholas Cannon të cilët ishin në lozhën e Pallatit të Kongreseve. ...10 viteve të shkuara. Kur hyri vrullshëm në politikën shqiptare, përmes veshjes ndryshe, vizionit ndryshe dhe veprimin ndry- she që vërtet stononte me modelin e politikanëve të atëhershëm por që në fund të herës pëlqehej shumë nga shqiptarët. Që s'ngurruan ta provonin në krye të bashkisë së Tiranës, dhe t'a rivoto- nin dhe dy herë të tjera. Dje Rama u shfaq si dikur, kur ka folur pa letër, por që ka marrë një për një gjithë pikat e programit qeverisës të PS e i deklaroi siç ka bërë herët, shqeto përmes batutave e thjeshtësisë. Duke zbritur këtë herë në “tokë” ku vetëm kos- tumi e kravata e ndryshonte herë të tjera, ndërsa të gjithë ata që panë e dëgjuan kreun e PS dje e kanë imagjinuar me sopatë në dorë, brekushet legjendare apo grushtin mbi tavolinën që mungonte aty dhe që nuk kishte një mik- rofon të lëvizshëm. Në fakt, Rama kishte vendosur një kollare me ngjyrën e Rilindjes, ndërsa në sfond, për aq sa u pa u kthye koloriti i ngjyrave që përdor në pikturat e tij, a thua se donte të ngjyroste me të njëjtat ngjyra edhe programin e Rilindjes. Plot 1 orë e 45 minuta fjalim, ku herë herë ulej duke përthyer gjunjët për të treguar vështirësinë e njerëzve; herë të tjera kalonte dorën mbi kokë për të treguar hallet e tyre; herë të tjera hapte duart për të treguar sesa larg shkon korrupsioni i qeverisë dhe duke lëvizur gishtin tregues për të thënë sa keq është qeverisur vendin. Tonet e larta, atëherë kur e mbanim mend duke i rënë me grusht tavolinës, këtë radhë nuk i bëri kështu, ndoshta edhe për shkak të podiumit të qelqtë; por e tregoi duke mbledhur duart fort, e duke i ngritur sipër, në gjestiku- lacione që donin të tregonin sesa forcë do të kishte e majta për të ndryshuar realitetin. Si rrallë ndonjëherë, emri “SALI BERISHA” nuk u dëgjua as- njëherë në fjalimin prej gati dy orësh të kryetarit të Par- tisë Socialiste. “Ne duam që njerëzit ta shohin, ta prekin, ta ndjejnë me sytë e parafy- tyrimit e me ndjeshmërinë e lartë që ka sot çdo shqiptar kur dëgjon politikanët të fl asin, se cila do jetë natyra e re e qeverisjes”, tha Rama në Konventë. Duke nënvizuar se elementi i parë që do ndrysho- het për të rikthyer seriozitetin e shtetit do të jetë rregul- limi i statisikave. “Do kemi një INSTAT që do nxjerrë lakuriq gjithçka përpara part- nerëve tanë ndërkomëbëtarë, i binjakëzuar me një vend të BE. Mos u trembni nga fjala lakuriq ju e dini që unë s'kam frikë nga lakuriqësia. Kjo ndan nga gënjeshtra dhe shtetet që funksionojnë. Sepse kur do jetë në opozitë, ai do thotë ju lashë një hap prapa Gjermanisë”, tha Rama. Ai premtoi një polici. “Do mbyl- lim epokën e kushedi sa lloje policish janë”, tha Rama, duke paralajmëruar Byronë Kom- bëtare të Hetimit. Ai tha se të gjithë mendojnë se Shqipërisë i duhet një Rilindje dhe nëse i duhet kjo, për të gjithë ata demokratë që e duan, kjo rilindje fi llon nga ndarja me PD e kalimin e PD në opozitë. Nuk duam të fi tojmë e të qën- drojmë për 30 vjet në pushtet. Jo! Dhe fjala “pushtet” është term i vjetër. Ne duam një mandat për të mirëqeverisur jo pafundësisht por deri në pikën kur një alternativë e re të lindi natyrshëm. Për këtë është demokracia“, nënvizoi kryetari i PS. “S'jemi të paga- bueshëm as të rënë nga qielli por kemi prova se mësojmë nga e shkuara por nuk jeto- jnë në të shkuarën, ndërsa kjo qeverisje jeton vetëm me të shkuarën, me ta ka vetëm të shkuar me ne ka një rrugë drejt ë të ardhmes“, tha Rama. Ai s'ka munguar të hedhë batutat e tij për nacionalizmin e Berishës. “Berisha që flet për nacional- izmin vetëm një luftë ka bërë në Kosovë e atë kundër saj, bllokoi pataten e Kosovës në kufi. Bëri luftën e patates”, tha Rama. Duke hyrë nga arsimi, ai thotë se një mësues fshati që jepte 22 vjet histori është zëvendësuar me një muzikant që i ka rënë dajres në një miting të PD. Ndërsa në takimet me të përnd- jekurit i thonë se askush nuk i kishte dëgjuar. Rama thotë se do ketë taksim të drejtë, heqje taksash për biznesin e vogël, ulje taksash e finan- cim në bujqësi, reformë në drejtësi, arsim, shëndetësi, pronësi, kujdes për ish-të përndjekurit dhe punësim për të gjithë përmes një konkur- rence të ndershme. Rama ka përmendur thënien e një miku të tij të moshuar: “Shqipërinë më të varfër e kam parë, por më të çoroditur, kurrë”, për të përmbyllur ofertën e tij. Fjalën e plotë të kryetarit të PS-së, Edi Rama, mund ta lexoni në faqen e webit: www.shqiptarja.com ■ Aderimi në BE, objektiv kombëtar. Bashkimi, nën fl amurin e BE. ■ Rivëmë policinë në krye të detyrës, në shërbim qytetarit. ■ Do të 10-fi shojmë fi nancimin publik për punësimin. ■ Transparencë për çdo element abuzimi në privatizim, dhe dhënie me koncension. Çdo pasuri të përfi tuar me korrupsion, te qytetarët. ■ Reformë në sistemin e drejtësisë, qytetarët të gjejnë të drejtën. ■ Do të heqim taksën e biznesit të vogël, taksën e korrupsionit dhe taksën e arbitraritetit për biznesin e madh. ■ Do të ketë një ofertë turistike e re dhe të unifi kuar me Kosovën. ■ Do të pesëfi shohet fi nancimi publik për bujqësinë, heqim akcizën e taksën e naftës bujqësore. ■ Do të ketë një zhvillim të gjelbër për vendin. ■ Do çlirojmë qytetet nga plagët e gjithë këtyre viteve politikash qorre dhe buxhetesh të varfra. ■ Garantojmë pronësi të plotë në tregun e tokës e të pasurive të patundshme dhe kujdes për ish-pronarët. ■ Fund hipokrizsë së abuzimit 20 vjeçar me të përndjekurit. Dëmshpërblimi, brenda afateve ligjore. ■ Ndryshohet rrënjësor të arsimit parauniversitar. ■ Shëndetësia, problemi emergjent, me fi nancim nga shteti. ■ Rinia do të ketë mundësi për punësim e vetëpunësim. ■ Do të përgjysmohet papunësia femërore. vijon nga faqja 1 Edi Rama
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com 21 www.shqiptarja.comE diel, 24 shkurt 2013 LIBER & TRADITE LIBRI I RI LOLA GJOKA Një monograÀ për pianisten e parë shqiptare Arbëreshët dhe rituali i pagëzimit Arbëreshët dhe riti i pagzimit Pa g ë z i m i m e s a r -bëreshëve, si ritual i hyrjes zyrtare në komu- nitetin kristian, ka një domethënie dhe mënyrë zhvillimi komplet tjetër. Bie në sy, sidomos, në të tilla raste figura sugjes- tionuese, në veshje mad- hështore greko-bizantine e priftit përballë ikonostasit. Ndërsa korri i kishës kën- don, prifti pasi ka njohur prindërit dhe të gjithë të afërmit me liturgjinë bizantine, nis pagëzimin me ujë dhe vaj. Kjo fazë rituale shoqërohet nga prifti me tre shenja të kryqit mbi “Kolinvithra”. Prifti fton dëshmitarët që të afrojnë fëmijën (famulli, nëse është mashkull; fam- ulla, nëse është vajzë) pa veshje në trup, me qëllim që të zhytet tre herë në ujin e pastrimit nga mëkati origjinal. “Kolinvithra” është, zakonisht, një vaskë e madhe bakri e punuar artistikisht. Pas ceremon- isë fetare vazhdohet me shkëmbimin e dhuratave nga dëshmitarët që hyjnë në këtë mënyrë dhe bëhen pjesë e familjes ose e atij rrjeti shoqëror solidariteti. Ky ritual po përhapet në shumë komunitete të Italisë, sidomos në qytetet e mëdha ku jetojnë grupe jo të vogla emigrantësh nga Arbëria. Mpaola Vergallito Pagzimi në komunitatat arbëreshe ka njeter kuptim dhe i ipet djalit ndrishe, ësht i konsideru- ar si rit uÀ cjalle për hirjen e djalit në komunitaten kristjana. Tek ki rit ka shum vler prifti (çi thr- ritet ‘papas' e çi gjëmi tek më se tridhjet komuni- tata etnike e Italisë), çi vë dica t'veshura madhestore dhe sikundra kndonjen gjindjat për t'zëhet fill riti, aì zë À ll e bekon ujet dhe valt pirpara prind- vet dhe gjirivet e djalit. Riti i pagzimit zë À ll me priftin çi bën kriq tri her mbi “kolinvithres”dhe çi i thot kumbarvet t'qasnjen djalin (famulli në ësht guanjun e famulla në ësht vashez) xheshur pir te kl- las tri her tek ujet. Njater karakteristike ësht se pas pagzimit, prifti i jep djalit kungimin dhe krez- men. “Kolinvithra” ësht nj'vaxhill i madh rramje dhe ësht shum i bukur pse ësht i shurbiar. Pas ktij riti, kumbart i japen rrigelt djalit e kshtu hin- jen e marren pjes tek ajo fmil o tek ajo çi thrritet “besa gjakut”. Ktë orix- hin tradicjonalle e gjëmi tek shum komunitata e Italisë dhe tek katundet e mbdhenj ku rrin shum Arbëreshë. Maddalena Scutari Artistja e madhe Lola Gjoka, me talentin e veprimtarinë e saj , frymëzoi e tërhoqi në rrugën e artit muzikor, e veçanërisht të atij pianistik, me dhjetëra të reja e të rinj, duke u bërë udhërrëfyesja e shkollës shqiptare të pianos... Që në À llimet e shekullit të kaluar, kur nis e hedh hapat e parë tradita e muzikës së kultivuar shqiptare, krahas shumë personaliteteve të kohës, veçohet meritueshëm edhe ndihmesa e instrumentistes së parë shqiptare, pianistes Lola Gjoka (Aleksi) “Ar- tiste e Popullit”. Personaliteti i saj bëhet edhe më i vlerësueshëm jo vetëm si e para instrumentiste profesion- iste në historinë e kulturës sonë muzikore kombëtare, por edhe si luftëtarja që mes mjegullna- jës së prapambetjes shekullore që mbisundonte në Shqipërinë gjysmëfeudale të À llimshekullit XX, u bë simbol i përparimit dhe i emancipimit për mbarë femrat shqiptare. Artistja e madhe Lola Gjoka, me talentin e veprim- tarinë e saj , frymëzoi e tërhoqi në rrugën e artit muzikor, e veçanërisht të atij pianistik, me dhjetëra të reja e të rinj, duke u bërë udhërrëfyesja e shkollës shqiptare të pianos, së bashku me pianistin Tonin Guraziu “Art- ist i Popullit”. Jehona e artit dhe e ndihmesës së saj në shërbim të Atdheut e kulturës kombëtare, si edhe shumë e shumë arsye të tjera, e kanë frymëzuar Prof. Hamide Stringën për të marrë përsipër realizimin e monograÀ së “Një jetë mbi tastierë”, kushtuar “Artistes së Popullit” Lola Gjoka (Aleksi), vepër që vjen e ribotuar për lex- uesin e gjerë si një rivlerësim i merituar katërcipërisht për këtë personalitet të shquar të muzikës sonë. MonograÀ a “Një jetë mbi tasti- erë” e Prof. Stringës, nga shtëpia botuese OMSCA-1 me redaktor z. Loredan Bubani, është ndër veprat më të spikatura e më të thelluara të autores. Duke kaluar nëpër rreshtat e faqet e librit, një lexues i vëmendshëm e kupton lehtësisht se monograÀ a “Një jetë mbi tasti- erë” kushtuar pianistes Lola Gjoka vjen si një detyrim moral i autores jo vetëm për vlerat që përcjell per- sonaliteti i kësaj artisteje të madhe në kulturën muzikore shqiptare, por edhe si detyrim e mirënjohje e nxënëses ndaj mësueses e eduka- tores së saj. Monografia disiplinohet në katër krerë dhe shoqërohet me një hyrje të shkurtër të autores, në të cilën, përmes një ndjeshmërie të thellë, ajo arrin të artikulojë vertetësisht motivin që e shtyu për realizimin e kësaj vepre. Që në hyrjen “Dy fjalë nga autor- ja”, Prof. Stringa arsyeton se mo- tivi e shtytja i erdhi nga emocioni i beftë që i ngjalli shÁ etimi i shtypit të kohës, dokumentacioni i pasur i arkivit të familjes Gjoka, i TKOB, si edhe kujtimet e vlerësimet e shumta të bashkëkohësve, nxë- nësve e studentëve të pianistes. E frymëzuar prej tyre, autorja i hyri vendosmërisht e sigurt punës për realizimin e monograÀ së kushtuar kësaj pianisteje të shquar, peda- gogeje të suksesshme e njeriu të mrekullueshëm. MonograÀ a e znj. Stringa À ton edhe cilësi të tjera që vijnë përmes ilustrimeve të shumta fotograÀ ke, që paraqesin aspekte nga rrugëti- mi i pambarim muzikor i artistes së madhe shqiptare, pianistes Lola Gjoka (Aleksi) “Artiste e Popullit”. ”Një jetë mbi tastierë” është monumenti më i bukur që i ngrihet artistes, monument që përfaqëson vlerësimin më të lartë për ndihmesën e saj shumëpla- nëshe në ecurinë e muzikës sonë kombëtare, e ndërkohë është dhe shprehje e qëndrimit mirënjohës e qytetar ndaj pionierëve të historisë së kulturës sonë muzikore, pjesë e pandashme e së cilës është dhe pianistja Lola Gjoka (Aleksi) ”Ar- tiste e Popullit”, personalitetin e lartë të së cilës e sjell mjeshtërisht Prof. Hamide Stringa në këtë monografi Vepra e Stringës i shtohet vargut të botimeve për À gura të shquara të kulturës sonë që vitet e fundit janë shumuar admirueshëm. Krahas vlerave njohëse dhe edukative për lex- uesin e gjerë e veçmas për artistët, nxënësit, studentët, mësuesit e pedagogët e muzikës, monograÀ a e Prof. Hamide Stringës “Një jetë mbi tastierë” kushtuar pianistes Lola Gjoka (Aleksi) “Artiste e Popullit” sjell dhe vlera të reja e të rëndësishme në pasurimin e his- toriograÀ së muzikore shqiptare. Me shkurtime nga parathënia e Prof. Asoc. Roland Çene NË FOTO: Kopertina e librit “Një jetë mbi tastierë”
3E diel, 24 shkurt 2013 POLITIKE PD: Rama asgjësoi PS. Me të më 2005 ne rrëzuam Fatos Nanon Nuk kishte si të mos mungonte reagimi i PD-së për Konventën dy ditore të socialistëve. “Për dy ditë me radhë në një parodi të vërtetë u legjitimua asgjësimi i plotë i PS dhe u themelua Partia e re Rama, një amalgamë e pinjollëve të bllokut hoxhist me 99-shat dhe Rama me Mjaftin e tij”, thuhet në deklaratë. Sipas saj, prej dy ditësh PS kundërshtarja tradicionale 20 vjeçare e PD në të gjitha betejat elektorale kaloi në ilegalitet por tashmë jo në male apo bodrume, por ajo u ndrydh në botën virtuale apo atë të Facebook- ut për të mos dalë dot më prej saj. “Personazhet që recitonin programin e partisë Rama, i cili për mashtrimet dhe trillimet mund të quhej programi i Nastradinit. PD shpreh keqardhje që për herë të parë pas 20 vjetësh, në betejën elektorale të 23 qershorit, s'do ketë përballë opozitën e vërtetë socialiste”, thuhet në deklaratë. “Kujtojmë këtu bashkëpunimin e shkëlqyer dhe efi kas që PD pati me “Partinë e re Rama”, me Mjaft e G99 më 2005 për të përmbysur qeverinë Nano. Ne ia dolëm atëherë, pse mos ia dalim” tha zëdhënësja e PD. Fund njëherë e mirë hipokrizë me shtresën e të përndjekurve. Për ish-të përndjekurit mbi 75 vjet, dëmshpërblim të plotë brenda një viti. Do hapen 300 mijë vendeve pune brenda mandatit të parë e krijimin e Bankës Bujqësore për kreditimin me lehtësi të gjithë fermerëve. Kemi projekte turistike. Pas 23 qershorit bëjmë Durrësin, qëndrën e Europës, jo nyje lidhëse për Ballkanin por tavernë për Europën. Do përfundojë procesi i legalizimeve, do themelojmë regjistrin e pronave. Do marrë fund abuzimi me tokën, pyjët, hapësirën e gjelbërt Ky kryeministër përbën pengesën më të madhe për zhvillimin e Vlorës. Për 100 vjetor nuk do t'i dërgonim dele, por hellin”. Do ndërpritet importi i plehrave, eksporti i lëndës drusore dhe qymyrit të drurit. Jo më derdhje të ujrave të zeza në bregdet. Unifi kim të administratës tatimore. Rrëzim i monopoleve në marrjen e tenderave publik, jo më klientelë. Tatim të ndershëm Do çlirojmë qytetet tona, programi për qëndrat e banuara, qasje të re. Berati e Gjirokastra, qendra të trashëgimisë kulturore. Keti Bazhdari Shkëlqim Cani Vangjush Dako Artan Lame Shpëtim Gjika Besnik Baraj Arben Ahmetaj Niko Peleshi PREMTIMET E PS-së Në fokus, të përndjekurit dhe borxhi Konventa, grupet e punës shpalosin programin PS: Siguri, tatim i ndershëm, arsim pronë e shëndetësi TIRANE JAKIN MARENA Shkëmbi “Kemi varfëri, papunësi e skamje. Nuk kemi shkollë profesionale. Liqeni është ndarë në 2 gjysma një që jeton në jetën normale, një që fl e në anën tonë. Do kërkoja që lëvizja e lirë e qytetarëve nga toka, të kthehet dhe në lëvizje e lirë nëpërmjet ujit. Do të rindërtojmë molin e qytetit”, tha kryebashkiaku i Pogradecit. Në konventën e social-istëve, deputetë dhe drejtues të saj kanë prezantuar në emër të grupeve të punës të gjitha piketat e programit socialist për qever- isjen e ardhshme. Deputeti Saimir Tahiri është shprehur për kthimin e sigurisë tek qytetarët dhe policisë në shër- bim të komunitetit. Deputeti Bushati tha se suksesi me i fundit e ka emrin Kroacia që dënoi korrupsionin. Ai nën- vizoi nevojën e “reformimit të shërbimit shtetëror diplo- matik, duke e ndarë nga sëmundjet e partisë-shtet Shqipëria europiane është projekti i vetëm i thellimit të kursit të politikës konstruktive europiane. Projekti nënkupton cilësinë e komunikimit të lirë duke respektuar tërrësinë terri- toriale të shteteve ku shqiptarët jetojnë”. Krerët e bashkive, Dako, Gjika, Sejdini dhe Peleshi gjatë referimit të tyre parash- truan arritjen gjatë drejtimit të bashkive më të mëdha ne vend si dhe planin për të ardh- men. Kryebashkiakët e Dur- rësit, Vlorës, Elbasanit, Korçës theksuan se qeverisja socialiste është me efi çente. Ndërsa sipas sekretarit të organizimnit Blen- di Klosi infrastruktura rrugore ka tre dimensione, dimensioni politik, rrugët nuk shihen si mjete lidhëse, por si ambient kur pritet shirita edhe merren vota. “Ambienti korruptiv, rrugët shihen si ambient për të vjedhur më shumë tendera. Së treti, institucione të paafta. Çka ndodh për shka të politi- zimit, dhe shkallës së lartë të korrupsionit dhe mungesës së kontrollit, sot investimet por kryhen pa kontrolle duke shtuar borxhin publik”, tha Klosi. Ku sipas tij do të in- vestohet në infrastrukturë, me cilësi për të mbrojtur qytetarët nga aksidentet por dhe au- tomjetet e tyre. “Të mos sho- him vetëm Shqipërinë indus- triale, por dhe atë turistike. Dhe infrastruktura është një nga arsyet pse duhet votuar PS”, tha Klosi. Ndërsa Balla nuk ka munguar të shprehet se qeverisja e ardhshme e PS do të luftojë korrupsioni, abuzimin me pushtetin. De- puteti socialist, Besnik Baraj shprehu shqetësimin për humbjen e specieve të rralla të biodiversitetit. Ai tha se në qeverisjen e socialistëve do ndërpritet importi i plehrave dhe eksporti i lëndëve dru- sore. Ndërkohë që Mimi Kod- heli nënvizoi faktin se beteja kryesore e qeverisjes së ardh- shme është ulja e borxhit, i cili është sa trefi shi i të ardhurave tatimore. “Ne do fi tojmë dhe pse na duhet të realizojmë një program të uljes së borxhit në bashkëpunim me FMN. Do marrim hapa seriozë për uljen e borxhit dhe rritjen ekonomike”, tha Kodheli. Ndërsa Artan Lame tha se të gjitha agjencitë e pronave do të mblidhen në një të vetme. “Do përfundojë procesi i legalizimeve, do themelojmë regjistrin e pro- nave”, tha ai. Shkëlqim Cani tha se PS premton hapjen e 300 mijë vendeve pune brenda mandatit të parë dhe krijimin e Bankës Bujqësore për kreditimin me lehtësi të fermerëve. Ndërsa për ish të përndjekurit politikë, Keti Bazhdari ka nënvizuar se do ketë dëmshpërblim moral e material për të përndjekurit politike, ku nën qeverisjen e PS do të marrë fund hipokrizia mbi 20 vjeçare me këtë shtresë të munduar. Luis Ajala: “Shqipëria, nevojë të qeveriset nga Edi Rama dhe PS” Konventën e PS e ka përshëndetur Sekre- tari i Përgjithshëm i In- ternacionales Socialiste, Luis Ajala, që e ka vënë theksin fi llimisht tek lufta për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Vlerat e socializmit na çojnë drejt një shteti të mirëqenies që kanë në bazë vlerat e solidaritetit. Bota ka para ndryshime të shumta dhe gjatë 20 viteve të fundit edhe drama- tike ndaj vlerat e social demokracisë sjellin vlerat që përfaqësojnë shumica sot. Ndaj jam këtu sot që angazhimi juaj, nënk- upton shumë për gjithë socialistë në botë. Në fakt doja t'ju thosha se lufta e socialistëve shqiptar është shumë e rëndësishme për 170 familje të partisë tonë që qeverisën vendet e tyre në mbarë kontinen- tin”, deklaroi Ajala. Për të cilin është shumë e rëndësishme që vendi të qeveriset nga e majta për të marrë fund menaxhimi i keq i pushtetit. “Në fakt doja t'ju thosha se Sh- qipëria ka nevojë që PS ta drejtojë, ka nevojë për një qeverisje të përgjegjshme me institucionet ë shën- dosha, dhe që ti japë llog- ari çdo ditë qytetarëve të saj dhe ti japë vendit një kuptim. Në Kili kishim një shprehje: Gëzimi po vjen. Ajo çfarë shoh tek ju është se shoh një PS gati për të fi tuar, Edi Ramën për të marrë një qeveri të gatshmee gazimin tuaj. Ju uroj fi tore në zgjedhjet që vijnë” tha Ajala. Luis Ajala NË FOTO: Konventa e Partisë Socialiste e mbajtur dje në Tiranë
11E diel, 24 shkurt 2013 SPECIALE K42123004H 27187 GAZMEND GJOSHI K31525132O 24899 ERVIN ALIMEHMETI K31528014C 20201 ARTUR BREGU K81707022O 46855 TARZAN BOSHNJAKU K61908002J 36481 SUZANA KALEMI K31330021M 01715 ARTUR SULA K41524066L 24704 EDUART SEJDINI K61814022E 35856 ESAT POKA K81601047M 47373 ALFRED ALLAJBEU K81708008H 46496 ROLAND LAMI K31422068N 16150 SEFEDIN MATRISI K51621018E 30727 NDRIÇIM HUQI K61617031M 34747 ARDITA AGALLIU K31330021M 01715 ARTUR SULA K51425014J 28419 ALIKO HALILI K31517066V 12244 ELION GJORDENI K51510006P 29222 ARBEN MANE K32122012P 22544 ALKET LANI K81506010D 50207 ENKELEJDA ÇAVELI K61506017L 33272 ENTELA ZUNA K31513039E 02739 EDMOND ÇOMA K31605141I 01680 ROLAND HALILI K31723013U 14969 KUJTIM FERATI K51421005N 28223 AJET ALLKAJ K41425005J 24694 KADRI SELAJ K81728003V 46840 ILIR XHOGA K32115004N 22380 ETHEM IBRAHIMI K51709019B 17234 DASHNOR HYSI K31525172T 13137 ETLEVA MAZREKU K41622009J 26427 AURON KURUPAJ K31517115H 03136 ZEJNEL BIRÇE K61423006J 32833 KUJTIM BEGALLA K31406052Q 04913 ELION BASHLLARI K31531027C 11015 RASIM MATA K61622003J 35193 ERGEN KOXHA K31414038V 04506 ASLLAN JASAJ K31609073N 15237 ARENC KOÇIAJ K51510032E 30426 MARIGLEN SHKEMBI K51518035Q 29175 ALBANIA-LES K31604310J 00146 STAVRI DANDE K31422089M 03289 DHIMITRAQ STEFANI K51606034D 50771 NADIRE DRITA K82209014U 49189 HASAN KUKA K81531008B 50456 RANDY KYLE CHAPPELL K53818002N 52998 VALENTI FEJZOLLI K81520015V 50222 ELSA CENAMERI K31609024J 18353 AGIM HASANI K61906025O 42114 ELTON ASLLANI K91307047L 51223 VASILLAQ DHIMA K81507023Q 44567 FERDINANT BEZATI K31614132I 04010 BEHAR K91321031D 20714 SHPETIM MERKOÇI K91616012E 53253 XHAFERR JAHO K31607185J 17749 PETRO PERISTERI K92125015O 55687 ARBEN MERJA L01322019E 58506 QAZIM LOGU K72002044Ë 60430 ENTELA LEKAJ K72002018K 60431 FRANC CENA L01412005K 61050 ILIR SPAHO L01801025E 61897 ALFRED GJOKA L01905013E 62480 HEKTOR ALIAJ L02326016C 65736 REDON SKËNDAJ L01607002N 60594 XHOXHI NOGA K31424010Q 16196 FATMIR BASHA L11310005V 66299 ALEKS SARA L11403006U 66359 TAULANT XHAMO L11304025F 66266 ANDROKLI DRALO K31527036E 11675 ADRIAN MATA K41512001H 24305 MUSTAFA HASA K81713027P 46808 ALTIN NDREU K61618018N 70371 PERPARIM REPA L12321002I 72392 LEDION KEÇI K31517114Ë 01005 PETRIT BEGA L12405011A 72213 MAHMUT KOLDASHI K71529020J 38175 EDI SHEHU K61620011N 33944 AGRON KALO L21708025P 74939 ENRIK GJONI K31614132I 04010 BEHAR L21723001V 75900 AGRON KULHEKU L22411015Q 79421 LUXURIA DOMUM L21923012T 77289 LULJETA TOSKA 99 K33710302J 80091 SHKELQIM KURTI K81911022R 47448 DILE BARZEZI K51611018A 29997 MIMOZA XHAFERI K81428057K 45377 LORETA ÇUKANI K51414030F 4752 VLADIMIR GJATA K62120019S 36782 NATASHA ZOTAJ K82417009H 50417 LINDITA MAHMUTAJ K42208004E 26021 FLORICA QIRICI K81621031L 45984 GANIAN KARTERI K52214014T 37335 MIHAL TANKU K62316008M 37332 TATJANA MUÇAJ K71909003A 41095 KLODIANA GREMI K71815003E 41013 JORGJETA MOLLA K51525084P 28608 NAZMI RADA K31515097R 19352 ELIVERTA LIÇI K71805033V 40547 MIKEL PUKA K82422006I 50561 DANIELA ZOTKA K62205046M 37847 ELISABETA YZEIRI K61814014N 20145 FLORENCA REÇI K31910003B 13435 GENCI NURI KOÇI K62003010 32375 ELDA ELMAZI K31528075G 12687 MIMOZA KAMBERI NGAAKT 21201 IRENA MUKA K81507037J 44490 ALMA KANXHERI K31803013Q 21512 AFERDITA SATKA K71708002E 40258 GEZIM SECI K31601200E 17213 RAJMONDA DEMAJ Robaqepes K61911029C 20762 ROBERT ALIU K31510054J 14590 RUSHE ARAPI K31520045O 20000 REZARTA SKIFTERI K81507036B 44649 EDLIRA KODRASI K61531002U 33038 ZENEPE DUKA K71723013C 38328 HASIME LITA K81512033C 44528 DËSHIRE SHULLAZI K31605152A 34962 YLLI KUÇI K81407011N 43273 DRITA SHARRA K41525030Q 24324 ZAMIRA LLAGAÇI K81407065L 44349 ELISABETA BAKIU * K51504044U 28645 ERMANA SELMANLLARI K61502010E 32801 MIMOZA TARELLI K62217001E 37145 NAJADA KONDAKÇI K41416005K 25414 SHPRESA XHEMALI K81609021N 45493 DORINA PAPA K72013005L 24533 LUAN TRAGAJ K72030018M 40264 PETRIT KAMBERI K31505182S 3842 LAVDRIM KIÇI K31510171F 19562 TEUTA SHTEMBARI K72028010H 36096 LULJETA SKARRA K32409022M 15177 VJOLLCA GAÇAJ K41807005A 25241 ZOJE OSMANI K41501002G 24163 ESMERALDA AHMETI K71912030M 39717 ALIONA MIFTARI K31623056B 20175 MAJLINDA KOZARJA K51625009C 29759 SHQIPONJA ABAZAJ K31523088M 19690 MIRJANA DHIMITRI K61521005R 32967 DENISA GOGA k51717005c 8490 MERITA SHIMA K51605003P 40174 KADRIJE ZEKTHI K41713008F 25586 EDLIRA BALLHYSA K81414035C 43840 SALI SHEHU K31524125D 8444 TESTEMONA PRENI K61517014T 33715 ALBANA DAVIDHI K51501037Ë 28083 LILJANA GOLEMI K51524048O 14826 GEZIM TURKU K31614148R 5530 TEFTA SEITI K72404018J 43071 LILJANA LEGISI K81528016A 45080 EDUART ISAKAJ K72306015P 42669 ENKELED SHKURTI K52029001L 31580 MUSA FISNIKU K81512001L 44530 FRIDA TELHALLARI K81610014M 46107 SILVANA KONGOLI 35419 LORETA KOÇI K81412033A 43533 BRUNILDA KAPXHIU K72123001J 42996 DIANA SOKOLAJ K41727001T 26750 SHAHE ÇUPA K31518037N 4063 LEJLA TERSHANA K41626036D 24918 DHURATA ALIU K61523014D 33537 FLORA SHEHU K81513050U 44676 MIRJETA LINADI K31602131J 19179 TATIANA SERBO K81805001I 46820 VASILIKA ABEDINAJ K51619025A 30710 RUDINA MUÇKA K81510048Q 45534 ERMIRA PECI K81404057F 43263 VITORE FRROKU K81602015D 48630 GERALDINA BARDHYLI K41417023N 23580 XHULJETA KETA K51414030F 29007 LADIMIR GJATA K51521077M 29717 ANILA TOSKA K51511060O 30412 BUKURIJE KURTI K31601117P 19722 TEUTA VOKRRI K51606022D 29857 ARJANA SHERA K51614034U 30542 ENKELEDA PAÇUKU K52225011E 33684 MIRANDA ISAJ K51523008E 29135 LILJANA HOXHA K31501013U 25717 FLORESHA KOROVESHI K61621025L 34201 MARJANA OSMANI K81802008D 46549 LULEZIM BURGIJA K41626030B 24840 ENKELEJDA ÇAUSHI K81902009O 47571 DALLËNDYSHE BAKILLARI K81428039M 44104 ENKELEJDA GOGO K31418034J 2478 MIMOZA MURATAJ(KENAJ) K81907001V 47356 FLORIKA LIKA K91409001R 52095 LUMTURI MUÇAJ K62205003G 37133 BRUNILDA DERVISHI K31331014L 51484 ANILA DUNGA K91417023S 52386 VALBONA SOTA K41425030N 50832 SHKRETA KARAJ K31510149C 4993 KIMETE VERÇANI K91318002V 51763 ADELINA MUHAMETAJ K81904027A 47566 ETLEVA HATE K81907003O 47305 MANUSHAQE ADHAMI K91402012U 51342 STAMANTINA STEFANI K81421025H 43793 BURBUQE ÇOÇKA K61723002J 35612 RIDVAN KRUJA K81610007G 45654 RAMAZAN BESHIRI K81426038R 43983 DANIELA PERPALI K41525004E 23514 LIRI GJONAJ K81902028U 47339 MBARIME METANI K91502020O 52730 ZHULJETA DERVISHI K31611061A 15738 OLLGA PASHA K72022049B 39773 ENKELEDA BULLARI K91615015A 53238 ARDIAN SHPENDI K31527081Ë 20570 MILTO FERRO K91708006P 54147 LUDMILLA DUNDO K51615009V 29422 ENGJELLUSHE XHERO K92111001U 55316 DOLOREZA TAHIRKA K92012002H 55160 MERITA TOMORI K92206006P 55876 ALBANA MERDANAJ K92107017J 55368 VIOLETA KUKA K92317008U 56881 RUDINA GEGPRIFTI K92117019G 55474 MILTJADH ÇIBUKU K92128008A 55712 MARGARITA ELEZI K92228018K 56436 ARZIJE ALISHOLLARI K92223039H 56201 FATIME AZIZAJ K92324011G 57052 ESMERALDA KOÇI K92319008H 56897 SHKELZEN KRAJA L01423025K 59165 ERSA STOJNA K92313018H 56779 JURGEN GJOKA L01325041A 58594 DONATA ZENUNI L01419008A 59224 FITNETE VLADI L01311019S 58170 ARTAN ZAJMI L01511020F 60043 IGLI METANI L01503001F 59686 LULZIME REÇI L01517013G 60170 ERINDA NIKOLLI L01523030D 60253 FABJON SELITA L01504008U 59808 ROLANDA BALLA L01503013F 59799 FADILE HIMA L01614007T 60807 ETLEVA DELISULA L01822014C 62410 ALMA TOMANI L01901017Q 62537 FLORIDA CERONI L01802027C 62030 RAHIM GURTHI L01816015D 62305 ILDA KAZAZI L01815023M 62235 ELVIRA SALIASI K38708441M 62106 FATIME ÇUEDARI L02030012E 63447 BUKURIJE BOÇI L02121014B 63831 ARJAN MERKAJ L02124003B 63808 SUZANA HOXHA L02220004P 65215 ZYMBILE TOTA L11418003C 66793 ALBANA KRUJA K41712003G 26027 AFRIM LEKA L11325016T 66601 SEJGITA HALILI L11317005K 66258 SUZANA BODINAKU L11312036O 66365 ERMONELA AHMETLLI L11503006A 67612 BJANUSHKA SULAJ K61517039E 33881 LIRI LUTAJ L11815006A 68871 MAJLINDA KOQEKU L12105022F 69161 AIDA VLASHI L12206023V 69873 FATBARDH ZAIMI L12314028M 70111 BRUNILDA VESELAJ L12105015A 69589 ALMA LLAHA L12226012O 70150 EUGENT SALIASI L12303014K 70027 DHURATA ZELA L12309010I 70075 ORNELA KORMAKU K82104010G 48501 MIRJANA DOMI L12307034V 70946 MURAT SHIQERUKAJ L12307018Q 70903 LORENC KAMBERI K91606011P 53214 VALENTINA HIMA HIMA L12321012P 71265 AFERDITA CJAPI K31427044P 9998 SPIRO PRIFTANJI K52008007A 28183 EVA K41920005Ë 7830 FATIME DINAJ L12412009A 72344 DRITAN LUSHI L12402026I 71442 ALBERT RICA L21304052D 71923 RUDINA MAHMUTAJ L21320005D 71858 SOKOL VOJA L12402027Q 71550 YLLI ZHULEKU L12323035R 71696 ALJANA ALCANI K41322007H 23037 LINDITA FILJA L21410036I 72479 ENKELEJDA HOXHA L11416030M 66582 RUDINA MAMAJ K31708002A 21946 MYRVETE VLADI L21616031E 74120 EFTALI XHANAJ L21611021S 73784 ROVENA PAPA K61408001J 32595 MANDRIN PAÇUKA L21422009C 73047 ORJAL CANAJ K61515011I 32383 NATALJA MAGJISTARI L21512023N 73494 MARSILA BURGAJ L21704022R 74555 KRISTINA GJERGJEFI L21704017E 74531 ESTELA VLASHI L21709010T 74876 SELVIE MATOSHI L21625026N 74350 ERJON AGOLLI K61509027K 32982 SILVANA KAJTAZI L21625011M 74378 DRITA TUSHA L22111030E 78170 KLARIDA LINXA K81722010U 47148 ÇELNIKE MALKOLLARI K81507028K 44423 ISMETE NEZHA L22312011J 79141 AIDA BUÇAJ K52213018A 31797 QEUSERE HOXHA K52310005D 34605 HELGA DEMNERI L22226005J 78822 ZENEPE ÇAFAJ L31307005I 79663 MIRELA SAMARXHI L21916030F 77395 MURADIJE BYLYKBASHI L21923024T 77285 GRAMOS BREGU L21723002G 75908 KADËNA XHAFERAJ L22105037H 78124 ERISELD DERVISHI L22016005A 77760 ALKET VELIA L31331004F 80223 ATIJE QORDJA L22319012G 79242 FATIME KODRA L03428201F 73989 VALBONA KOLEMANI K31614148R 5530 TEFTA SEITI K31517063U 991 ALMA RRELI K61511017N 33490 AHMET HOXHA K42406003P 27667 ARTAN RESULI K81331023P 45012 ARIONA KASTRIOTI K71625022I 39217 RAJMONDA GURRA K31511139A 20395 MAMICA KARTERI K91519010A 52857 AURELA DOLLIJA K91525003B 52947 ANIDA DEVOLLI L01403025C 58938 FATBARDHA QYRFYÇI L01605002D 60537 BESMIR KUQAJ L11604007Q 67861 GJINOVEFA LAPANXA K92227024D 56417 DHURATA TEME L21421026K 72823 CASTEL KANINA L21409051A 73096 MIRELA NURÇE L21410046P 72839 ARJAN GAZHELI L21722005C 75882 MIRA HASANAGO K31708029B 20791 ADRIANA GURRA L22408001I 79377 AFËRDITA DEDJA 238 L12330004A 79175 VOJSAVA ZENELAJ Totali Njesive 528 R O B A Q E P Ë S
7E diel, 24 shkurt 2013 AKTUALITET Durrës, tritol marketit, dyshime për konfl ikt pronësie Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi u regjistrua rreth orës 05:00 të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Durrësit. Burime zyrtare të policisë së qytetit bënë të ditur se ngjarja ndodhi në një dyqan ushqimor në zonën e plazhit, pranë sektorit të Hekurudhës. Kanë qenë banorët e zonës të cilët të tronditur nga shpërthimi njoftuan menjëherë sallën operative të policisë. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie si dhe ekspertë xhenierë. Nga ekspertiza kriminalistike dhe në bazë të hetimeve paraprake u bë e ditur vënia e një sasie të konsiderueshme lënde plasëse, e vendosur në derën e jashtme të marketit. Në lidhje me ngjarjen, pjesëtarë të grupit hetimor morën në pyetje edhe pronarin e dyqanit ushqimor. Burime të besueshme policore thanë se paraprakisht dyshohet për një konfl ikt pronësie mes të dëmtuarit dhe disa personave. Po sipas të njëjtave burimeve mësohet se janë identifi kuar autorët e dyshuar të ngjarjes, emrat e të cilëve për arsye hetimore nuk bëhen publike. Ata janë shpallur në kërkim nga Komisariatit i qytetit të Durresit. ar.ko. Arrestohet vëllai i piktorit I kërkuari prej një viti, Leonard Traga u kap nga forcat policore të Durrësit, për llogari të Tiranës. Akuzat që rëndojnë ndaj tij: vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje Gjatë përplasjes gjetën vdekjen Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari Zanafi lla Si nisi konfl ikti mes familjeve Traga dhe Shehu Në vitin 2005, Ardian Traga bleu tru-allin në bregdet, i cili vite më vonë do të kthehej në shkaktarin e tragjedisë me dy viktima e dy të plagosur. Edhe pse pse shtatë vitesh pronar i asaj pjese trualli, vetëm përgjatë vitit 2012 Traga nisi të merrej seriozisht me pronën në bregdet e të investonte në të. Gjatë kësaj kohe në truall kishte ndërtuar edhe Sulejman Shehu me origjinë nga Kukësi dhe me banim në Tiranë. Për vite më rradhë, Shehu kishte shfrytëzuar tokën ku kishte ngritur një lokal, si dhe brezin ranor përpara tij për vendosjen e shezlongëve. Me ndërtimin e resortit, Traga nuk e kishte lejuar më Shehun të shfrytëzonte tokën, duke i prishur lokalin me anë të një fadrome dhe platformën e krijuar për vendet e pushuesve. Por Sulejman Shehu kishte nisur procedurat për legalizimin e truallit, duke pretenduar se ajo pjesë toke i përkiste atij. Ditën e ngjarjet ai ishte shfaqur në resortin e Tragajve, duke kërcënuar dhe duke sharë. Fillimisht në konfl ikt ishte përfshirë roja Pashallari, e më pas vëllezërit Ardian dhe Leonard Traga. Degjenerimi i situatës çoi edhe në plagosjen e piktorit abstraksionist Traga, i cili gjatë përplasjes me armë mori dhe plumba në trup. Ai u shtrua në spital, pas vetëdorëzimit, dhe rezultoi se kishte dy plumba në këmbën e djathtë dhe plagë të shumta në kokë. Deri në ditën e ngjarjes, ai njihej si piktor i famshëm abstraksionist dhe autor i një libri me tregime. Aksidenti Përplas për vdekje të riun, largohet Lajmi Shtatë muaj pas masakrës në plazhin e Golemit, ku dy per- sona u vranë gjatë një konfl ikti për pro- në mes dy familjeve, policia e Durrësit arreston Leonard Tragën, 33 vjeç. Ky i fundit, vëllai i pik- torit Ardian Tragaj, gjithashtu nën akuzë për të njëjtën ngjar- je, u vu në pranga për llogari të policisë së Tiranës. DURRES ELONA ELEZI DURRES Një i ri mbeti i aksi-dentuar për vdekje mëngjesin e shtunës në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30 në afërsi të “Kthesës së Kamzës”, ku 31-vjeçari, Shkëlqim Ganaj, ka qenë duke kaluar rrugën. Në ato momente një autom- jet i cili ka qenë duke udhëtuar tej normave të lejuara të shpejtësisë, ka përplasur të riun duke u lënë të vdekur në vend dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Kalimtarë të rastit njoftuan policinë në lidhje me ngjarjen, pa mundur të japin detaje të rëndë- sishme për identifi kimin dhe kapjen e autorit, pasi sipas tyre gjithçka kishte ndodhur në pak sekonda. Ky regjistrohet si aksi- denti i dytë brenda 24 orëve, me pasojë vdekjen e kalimtarëve në Tiranë. Përgjatë mbrëmjes të së premtes një 60-vjeçare u përplas për vdekje tek “Unaza e Re”. Avdie Dum- ani u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por humbi jetën gjatë trans- portimit, për shkak të plagëve të marra. Edhe pse rezultonte i skeduar nga policia dhe kërkohej për vrasjen e dyfi shtë të Sulejman She- hut dhe Durim Pashallarit, 33-vjeçari nga Durrësi Leon- ard Tragaj është shfaqur krejt i qetë në momentin e arres- timit. Vënia në pranga e tij u realizua pasditen e djeshme në zonën e plazhit, ku I riu ka qenë duke drejtuar një maki- në, në kohën kur i është bërë me shenjë nga agjentë poli- corë që të ndalonte. Burime të besueshme policore thanë se ai nuk ka bërë aspak rezist- encë. Për afro 7 muaj mësohet se Tragaj nuk ka lëvizur për asnjë çast nga qyteti I Dur- rësit, por vetëm dje ai është mundur të arrestohet, duke I dhënë fund arratisë. Tashmë ai do të përballet me gjykatën e rrethit, ku do të njihet me akuzën dhe dënimin ndaj tij. NGJARJA Me nisjen e sezonit turistik të një viti më parë, piktori i njohur nga Durrësi Ardian Tragaj bëri përurimin e re- sortit në pronësi të tij “Ura Li” tek Mali i Robit në Kavajë. Sipërfaqja e truallit prej 1.5 hektarësh, e cila shtrihej në të gjithë resortin si dhe në pjesën ku ishin vendosur edhe shezlongët, ishte kthyer në “mollë sherri” mes dy familjeve Shehu dhe Tragaj. Nga hetimet rezultoi se Sulejman Shehu kishte siguruar edhe disa do- kumente në lidhje me truallin dhe asokohe ishte gati për të hapur process gjyqësor nga Ardian Tragajt. Por më 25 kor- rik të vitit 2012, piktori Ardian Tragaj dhe vëllai i tij, ekzeku- tuan me armë zjarri Sulejman Shehun dhe Durim Pashallarin, si dhe plagosën gruan dhe djalin e viktimës Shehu, Erjon dhe Begie Shehun. Gjithçka kishte nisur kohë më parë, kur vëllezërit Tragaj nisën ndërtimin e një resorti turistik në zonën e njohur si “Mali i Robit”, në një pjesë të kon- siderueshme toke mes Dur- rësit dhe Kavajës. Ndërtimi i resortit çoi dhe në përplasjen e parë me familjen Shehu, e cila pretendonte se trualli në të cilin ishte ndërtuar, i përkiste atyre dhe jo familjes Traga. Sherret e vazhdueshme mes dy familjeve u përshkallë- zuan mesditën e 25 korrikut të një viti më parë, ku në konfl ikt u përfshinë fi llimisht Durim Pashallari, roja i objektit ku ndodhi ngjarja, dhe Sulej- man Shehut, punonjës i një shoqërie të Ruajtjes dhe Sig- urisë Fizike në Tiranë. Sipas hetimeve rezultoi se më pas, në përplasjen fizike u përf- shinë Erion dhe Begie Shehu, djali dhe bashkëshortja e Sulejmanit, si dhe vëllezërit Ardian dhe Leonard Tragaj. Përleshja e egër fi zike për pro- nën përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit, ku gjetën vdekjen e menjëhershme Sulejman Shehu dhe Durim Pashllari, si dhe mbetën të plagosur rëndë Erion dhe Begie Shehu. Masakra ndodhi në mes të resortit turistik, në sy të qindra pushuesve. ARRESTIMET PAS NGJARJES Në lidhje me ngjarjen e rëndë me dy viktima dhe dy të plagosur rëndë, policia e Tiranës pati shpallur në kërkim vëllezërit Traga si dhe njërin prej djemve të viktimës Shehu. Piktori Ardian Tra- gaj u vetëdorëzua në polici, ndërkohë që u arrestua edhe djali i Sulejman Shehut, i cili u kap me armë pa leje në au- tomjetin e tij. Leonard Tragaj, 33-vjeçari i cili u kap në zonën e plazhit të Durrësit pasditen e djeshme, ishte autori i fundit, i mbetur ende i lirë. Ardian Traga I arrestuari Leonard Traga (lart djathtas) Vendi ku ndodhi ngjarja
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI www.shqiptarja.com E diel, 24 shkurt 2013 18 SH.com EKSKLUZIVE Jeta e shthurur, rolet, vlerësimet dhe kritikat ekstreme KAINZ ZBULON TALENTIN MOISI ...Fati e solli që në nëntor të 1900, në një teatër të vogël në Vjenë (Nußdorf) do të shfaqej nga një trupë e huaj pjesa “Die Räu- ber”. Dy ditë përpara shfaqjes Aleksandri mori përsipër një nga rolet kryesore, për të zëvendësuar aktorin që për arsye personale mungonte. Një ditë tjetër ai mori me shumë iniciativë mbi vete rolin e “Kosinsky-t” prapë si zëvendësues, sa që në grupin e À gurantëve të Burgtheatrit, À lluan ta quajnë “Aleksan- dri Shpëtuesi”. Për këto dy ndërhyrje ai mori shpërblim nga kolegu i tij, si À guranti më i vjetër i Theatrit Moncza, një palë këpucë. Më pas ndodhi që në komedinë “TartuÀ ”, ku ai luante shërbëtorin Lorenzo, emri Aleksandër Moisiu do të shtypej për të parën herë në aÀ shet e shfaqjes. Aktori i madh Josef Kainz dhe Moisiu qëndrojnë bashkë në skenë, por ndodhi ajo që nuk pritej, duke u futur në skenë Kainz À llon të interpretojë: “.... Lorenzo, o shërbëtori im, a është gati veshja ime...?? e më pas i hedh një shikim të shpejte pyetës Lorenzos..... Kainz shtanget i befasuar nga sytë e shërbëtorit Moisi e nuk arrin të lëviz më, ai nuk mundet të flasë..... vakum...edhe pse dëgjonte sugjerimin e suÁ erit ..... Sy me sy vështroheshin të dy, kolosi Kainz që ishte legjenda e teatrit në të gjitha trevat gjermanisht-folëse dhe À guranti “i panjohur” Moisi... Kainz arrin të shohë në shprehjen e syve të Moisiut - Lorenzo, ndjenjën e nënshtrimit e të fatkeqit, e po ashtu zbulon te À guranti i panjohur, forcën, madhështinë e talentin e një aktori të ardhshëm.... Ai këshillon Moisiun në qarqet më të larta të hierarkisë teatrore. Drejtori Schlenther e sugjeron Aleksandrin te Angelo Neumann që ishte drejtues i Teatrit gjerman të Pragës, i cili i beson instinktit të Kanz-it. Me ndihmën e motrës së tij, Moisiu blen nga një tregtar rrobash të përdorura në Judengasse; një kostum, një kapelë (të cilën më pas e har- ron në tren) për 3 Gulden dhe udhëton për në Pragë. Një kontratë 6-vjeçare e pret në Neues Deutsche Theater, ku ai për katër vjet rresht (1901 – 1904) aktron. Filloi me rolin e Elias në “Über unsere Kraft nga Björnson”, ku la gjurme të paharrueshme. Me pas vazhdon me Franc Moor, Cyrano von Bergerac dhe Coupeau të Zolas në “L´Assomoir”. Jehona e interpretimeve të tij e ndau publikun në dy grupe kontradiktore, populli dhe shtypi. Njëra palë kritikonte mënyrën e tij gjuhësore të folurit, aksentin e tij të huaj, si dhe mënyrën jo tradicionale të interpretimit, kurse grupi tjetër: admi- ronte tingëllimin e zërit të tij kumbues dhe temperamentin e tij të zjarrtë që e pasqy- ronte në rolet e interpretuara. Erdhën më pas rolet e Gaspard në “die Glocken von Cornville”, Bonifazi në “Brüder Staubinger”, “La Main” një pantomime franceze... Vitet e Pragës e ndihmuan atë të kuptonte sekretin e magjinë e lojës aktoriale. “Kur À llova punën, kujton Moisiu, në të vërtetë nuk dija ku qëndron sekreti i inter- pretimit të një roli. Mendoja thjesht me fan- tazinë rinore që arti i krijimit të rolit është të ngjitësh një mjekër false në fytyrë. Isha i bindur që sa më shumë të rrija në skenë aq më i spikatur do të isha, që unë nuk isha vetvetja por një tjetër të cilin e përcaktonte autori i tekstit. Sa më shume që njihja bo- ten, aq me shumë bëhesha i vetëdijshëm në personin tim. Me vonë kuptova që artin tim duhej ta ndërtoja thjesht mbi personalitetin tim. Jo me “maskim”, por me “demaskim”. Kërkoja lirinë time në çdo rol, për ta inter- pretuar atë në mënyrë të natyrshme dhe arrita ta zotëroj këtë. Kjo bëri që kur zgjidhja rolet, mundohesha t'i shihja personazhet brenda vetes sime... “ Ne Pragë ai bëri një jetë të shthurur, që i kujtonte fëmijërinë në Durrës e Trieste. Netë të tëra frekuentonte klubet “jo me zë të mirë”, pinte shumë, Á irtonte me gratë...., që të njihte mirë JETEN e NJERËZIT – tho- shte ai. Një nga biografët e tij (Paul Leppin), për këtë periudhë tregon që Moisiu ishte i palodhur dhe i rezistonte natës. Në kohën kur të tjerët À llonin të braktisnin lokalin, ai niste të këndonte meloditë “Die Stretta” italiane që përkëdhelnin zemrat femërore, deklamonte Shekspirin ose tregonte ndo- dhitë e fëmijërisë së tij në Shqipërinë e push- tuar nga turqit. Vitaliteti i tij ishte i papër- shkrueshëm. Të gjitha sa À tonte i harxhonte për qejfet e tij, pasi ndjehej shumë i vetmuar. Gjendja shpirtërore e tij në këtë periudhë ishte shumë e trazuar, gjë që pasqyrohet edhe në rolet e tij: i tronditur, sensibel, pasiv, i mbyllur në vetvete, i përmalluar... Thoshte që në rolin e Faustit, ai nuk luante gjendjen që përshkruante autori, por vet- veten. Shpirti i tij i trazuar shpërthente ndër emocione të fuqishme, që i bënë rolet e tij të famshëm e të paharrueshëm. Në shumë role ai arriti përsosmëri dhe sukses dhe À lloi të mendonte të ndërtonte një karrierë të vërtetë, por në një teatër të përmendur si ai i Berlinit. Për këtë në vitin 1903 vendos lidhje me Max Reinhardt, i cili i premtoi atij një rol në sesonin 1904 – 1904 në një pjese të Gorkit. Më 22 nëntor të 1903-it. Moisiu ndahet nga Neue Deutschen Theater në Prag, ku për të fundit herë luajti rolin e Kozakut Beitler të Hugo Müller dhe Franc Roth tek “Von Stufe zu Stufe”. Thuhet që për të udhëtuar për në Berlin ai mori nga miqtë e vet para hua, të cilat i harxhoi të gjitha në festën e ndarjes me miqtë. Në Berlin u gjend me 26 nëntor i sho- qëruar nga gruaja e tij, aktorja Maria Urfus. “Zotërinj, po ju paraqes aktorin e ri” - kështu e prezantoi Max Reinhardt në ansamblin e tij Moisiun. Më pas ai përshkoi me fjalë të tjera besimin e palëkundur që kishte aktori i madh, por jo shumë i njo- hur. Në À llim edhe pse Reinhardt i kishte premtuar një rol tek Bernard Show “Der Schlachtenlenker” të cilin Moisiu e kishte përgatitur, ai nuk ia dha atë mbasi pat pre- sion nga trupa e aktorëve. Kështu që më 24 prill 1904, Moisiu u ngjit në skenën e teatrit të Reinhard-it në “Kabale und Liebe”, por nuk arriti që të bënte për vete dhe të integrohej në grupin e aktorëve. Ai ven- dosi të provonte në Osterndtheater të sapo formuar më 3 shtator 1904, i cili ishte nën drejtimin e Viktor Laverrenz dhe quhej Carl Weißtheater. Më vonë, ky teatër u emërua si skena popullore gjermane. Në këtë teatër Moisiu mori pjesë në tri premiera: si Franz Moor në “Räubern”, si Golo në pjesën e Habbel-it “Genoveva” dhe si Mortimer në “Maria Stuart”, të cilat i dhanë mundësinë atij që të bëhej i njohur Në lokale nate këndonte e tregonte fëmijërinë e tij në Shqipërinë e pushtuar nga turqit... vijon nga faqja 17 5 FOTO 7: Pema e familjes së Moisi Moisiut nga arkivi i Teatrit në Vjenë (Foto P. Logoreci) FOTO 8: Bettina (Moisiu) Berggruen, vajza e dytë (jashte martese) e Alek- sandër Moisiut me Hertha Hambach ARKIVI I AKTORIT 7 8
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com 17 www.shqiptarja.comE diel, 24 shkurt 2013 EKSKLUZIVE ...kisha ndjesinë se regjisori nuk kishte besim tek unë ose turpërohej nga prezenca ime...krejt në fund të skenës .....që të mos me shihte kush, e kështu herë mbas here më duhej të dilja dhe të hyja prapë, në çdo akt, por përsëri në fund të skenës, krejt afër derës... E kjo gjë ndodhi në shumë pjesë teatrore... O Zot, sa herë jam rrëzuar së bashku me heshtën që mbaja në dorë.... vijon nga faqja 16 vijon në faqen 18 ...Në gjendje shpirtërore të dëshpëruar, me këpucë të grisura, gjysmë i zbathur, me trupin e vogël që dridhej nga të ftohtit e dimrit të egër vjenez nën leckat që mbante veshur, ai endej rrugëve të qytetit për të kërkuar punë. Kjo situate e ndoshta ndonjë ftohje e mëparshme bëhet shkas për një sëmundje të rëndë të mushkërive, e cila më vonë do t'i marre dhe jetën. Duke shfrytëzuar njohjet nga konserva- tori, À llon të punojë si Claquere (person që paguhet të duartrokasë gjatë një shfaqje) në Hofoper, ku shkonte çdo natë. Gjatë ditës ai punon si ndihmësvarrimesh në Zentral- friedhof (varrezat qëndrore), ku asistonte ndër ceremonitë e varrimeve që në Vjenë janë shumë klasike, që më vonë i shërbej në krijimin e À gurave artistike ku vdekja ishte pjesë në atmosferën e rolit, si te princi Hamlet. Në këto ditë të vështira rastësia i solli një punë si À gurant në Teatrin e qytetit. Më 19 shkurt 1899 ai nënshkruan kontratën me drejtorin e Teatrit të qytetit Paul Schlen- ther, ku punësohej si À gurant i përhershëm. Moisiu tregon: në rininë time të hershme kur erdha në Vjenë, nuk u prita me tufa lulesh, por punoja shumë. Fillova si mësues i gjuhës italiane dhe À toja vetëm 30 Kreuzern për një leksion gjë që nuk me lejonte të bëja një jetë normale. Deshira ime ishte të bëhesha këngëtar dhe arrita të hyj në konservator. Mësoja të këndoja, por që të bëhesh këngëtar duhej të kishe një stad mesatar, për këtë më duhej të këndoja nga mëngjezi deri në darkë. Isha shumë i mbingarkuar e ndodhi që nuk më eci mirë, që të përmirësoja situatën time materiale e ekonomike mora përsipër punën e ndihmësÀ gurantit në Teatrin e Qytetit. Dielli më shndriti me fat e me mëshirë dhe me ndërhyrjen e një djali të Krachers, arrita të bëhem À gurant. Kjo ishte punë shumë më e mirë se ndihmësÀ guranti. Honorari im për çdo natë ishte 80 Kreuzer (1,35 Mark) që me mjaftonte për të shuar oreksin rinor të ditës, por vetëm me Würstel (Salcice)e bukë.... Por e rëndësishme ishte se isha në Burgtheater... E À llova punën me “Meister von Palmyra” (Mjeshtri nga Palmira). Mundohesha të isha në lartësinë e duhur; isha njeri nga turma e popullit grek...por krejt në fund të skenës... saqë kisha ndjesinë se regjisori nuk kishte besim tek unë ose turpërohej nga prezenca ime...krejt në fund të skenës .....që të mos me shihte kush, e kështu herë mbas here më duhej të dilja dhe të hyja prapë, në çdo akt, por përsëri në fund të skenës, krejt afër derës... E kjo gjë ndodhi në shumë pjesë tea- trore... O Zot, sa herë jam rrëzuar së bashku me heshtën që mbaja në dorë....Pastaj erdhi kthesa: në “Cyrano de Bergerac” isha në skenë si kadet. Në aktin e katërt “Gascogne” përfshihej nga stuhia dhe kadetët duhej të prekeshin nga era e të delnin...., e këtu unë u ndjeva shumë i shqetësuar e nuk dola..., për këtë mbas disa ditësh u thirra nga drejtori Schlenther që të sqaroja shqetësimin tim.... dhe kaq ishte... unë që kisha menduar deri në atë kohë, që atje në fund ku isha nuk do të me vërente askush, me besoni, mbeta shumë i befasuar..... (Fragmenti është marre nga disa shenime, kujtimet e tija.. të depozituara në Theatermuseum / Wien) *** Në shkrimin e tij “Debutimi im në Burgtheater” ai kujton: Isha në Vjenë. Isha shumë i ri e shumë i varfër, i jepja mësime private gjuhe pak personave, të cilët patën besim tek unë. Në të vërtetë në atë kohë nuk kisha as idenë më të vogël se çka dëshiroja të bëhesha... Isha në kërkim të bukës, kisha uri të madhe e zorrët më këndonin në bark, kur “Fillesat si aktor, një dështim jetoja në varfëri ekstreme” KUJTIMET E MOISIUT rastësia e madhe më solli në Burgtheater si Komparse (Figurant).... Uni- i brendshëm i artistit À lloi të zgjohej tek ai. Pasioni i tij për teatrin jep frytet e para. Në skenë si À gurant ai mundohet të krijoje À gura sa më të besueshme për pub- likun. Një herë kur të gjithë À gurantët duhej të dilnin nga skena, ai mbeti në skenë i rrëmbyer nga interpretimi i aktorit Ernst Hartmann që interpretonte Cyrano-n. – Dil jashtë, thërret sheÀ nga prapa skenës, por ai i mahnitur mbeti aty deri në fund të aktit.... Një herë tjetër ndodhi që ai i prekur nga skena që luhej À lloi të qajë me dënesë, gjë që tërhoqi vëmend- jen e publikut. Njerëzit À lluan të Á asin me tallje për të “riun e apasionuar” që rrembehej shpejt..., por ai arriti të ketë vëmendjen e të gjithëve. Është zakon i Burgthe- atrit të Vjenes që hera-herës t'i japë mundësi talenteve të rinj të paraqiten para regjisorëve me pjesë të ndryshme, për të siguruar një vend pune “me rastin e shtesës së personelit” si aktor. Aleksandri me ndihmën e aktores Maria Urfus (që me 1910 u martua me Moisiun dhe më 1911 patën një vajzë të quajtur Beate), mëson pjesë nga “Uriel Acosta”, nga e fam- shmja “Narziss” dhe “Rikardi III” . Mikja e tij përpiqet shumë që krahas artit skenik të përmirësojë të folurit e tij në gjermanisht. Kështu më 1 dhjetor 1899 paraqitet me interpretimet e tija para komisionit të regjisorëve të Burgtheatrit. Ai e ndjen vehten të kënaqur e të sigurt gjatë lojës së tij. Plot zell dhe furishëm À llon Aleksandri duke shpërthyer zjarrin që i vlon në shpirtin e tij prej artisti, në frazat që reciton. Fraza, rreshta, monologje në gjermanisht, të cilat nganjehere nuk i dinte kuptimin... Aleksndri kujton: gjatë ‘Uriel Acosta', drejtori Schlen- ther qeshte me gjithë zemer, por vetëm Narziss i pelqeu atij; tetë ditë mbrapa unë qën- droja në skenën e Burgtheatrit para kolegjit të regjisorëve. Kurrë nuk i mësova përshtyp- jet e tyre për pjesët e mia, e me sa di unë: mendimet e Sonnenthal-it, Krastel-it, Leëinsky-it dhe Hartmann-it nuk kishin asgjë të mirë. Por drejtori Schlechter besonte tek unë, e kjo ishte gjëja më e bukur që më kënaqte në atë kohë: që drejtori Schlechter më shikonte mua si një aktor të ardhshëm... Ky ishte parashikimi i tij... Unë À llova të studioj e të mësoj gjermanisht nga gruaja ime që ishte aktore, Maria Urfus... Gjermanishtja për mua si i lindur në Itali ishte shume e papërshtatshme dhe e vështirë. Kolegji i regjisorëve nuk reagon aspak nga pasioni e temperamenti i veçantë i këtij dja- loshi 19 vjeçar. Njëzëri ato marrin vendimin: “Alexander Moissi ist zum Schauspieler ungeignet” Aleksandër Moisi është i paaftë që të bëhet aktor.... Megjithatë komisioni e lejon atë të vazhdojë të punojë si À gurant, por që mund të thotë ndonjë fjalë nganjëherë.... megjithë akcentin e keq të gjermanishtes që ka..., por tashmë shpirti i tij nuk gjente më paqe dhe digjej për skenën... Më 31 Mars 1900 ai këndon në skenën e Shoqërisë Tregtare të Vjenës në pjesën “Ehemann vor der Tür” (Bashkeshorti tek porta) me shumë sukses. Sukses tjetër për tu përmendur ishte roli “Kusofkin”, ku interpretoi vargjet e Tur- genjevit në pjesen “Gnadenbrot” (Bamire- sia). Në një gazetë të kohës shkruhej: I riu Moisi dëshmoi për një talent të padiskutu- eshëm...Zeri i tij i shumëngjyrshëm, loja në pantomimë, sikurse edhe siguria e tij në skenë bëri përshtypje shumë të mirë... Kjo shërbeu që te Moisiu i ri të rritej besimi në vetvehte. Guximi i tij triumfoi mbi pasig- urinë e mungesën e eksperiencës. Në rininë time të hershme kur erdha në Vjenë, nuk u prita me tufa lulesh, por punoja shumë. Fillova si mësues i gjuhës italiane dhe ¿ toja vetëm 30 Kreuzern për një leksion Foto 3 : Aleksandër Moisiu ¿ gurant në Burgtheater Foto 4 : Aleksandër Moisiu në ¿ llimet e tij...(1906) 3 4
13E diel, 24 shkurt 2013
4 E diel, 24 shkurt 2013 POLITIKE Ylli: Berisha, mbaje kurrizin drejt, ftesë për not pas zgjedhjeve Kryetari i grupit të punës për sportin në PS, Fidel Ylli reagon ndaj Berishës. “Zoti Kryeministër në ikje. Dëgjova që sporti më në fund ka hyrë në ligjërimin tuaj. Gjynah...! Shumë vonë për shqiptarët që për sportin u mësove korrupsionin e bixhozin në makinat elektronike të dyqaneve të tua anembanë që s'paguajnë as taksa. Në 4 vjet ke hapur 2 mijë pika bixhozi e nuk ke dhënë asnjë lek për sportin elitar. Mbase lekët i ke marrë për vetë si notar që thyen çdo verë rekorde përqëndrimin në ujë me kembë në tokë buzë detit të vilës qeveritare në Dhërmi. Është gjë e mirë që dhe ti e kuptove falë nesh se sa rëndësi ka sporti. Të jesh i sigurtë se s'të perjashtojmë nga programi. Dhe ti do përfi tosh nga Rilindja Shqiptare në Sport pas 23 Qershorit. Do jesh i ftuar special në programin e notit për të gjithë. Edi Rama e unë kemi qënë sportist, ne i mbajmë premtimet tona. Ishalla s'ke probleme me drejtësinë kur të organizohen kampionatet amatore të notit. Një këshillë! Kur fl et për sportin mbaje kurrizin drejt qe të jesh më i besueshëm sinqerisht në mbështetje të kopjimeve të tua”, reagon Ylli në Facebook. ...e PS, por ishte një panel i gjerë zyrtarësh socialistë ose jo, të cilët shpa- losnin platformat, në një minutazh prej 5 deri në 8 minuta. Në aspektin praktik, bie në sy ideja e shembujve pozitivë që PS pretendon se do të sjellë nesër në pushtet. Modelet e kryebashkiakëve, mënyrat sesi janë qeverisur qytete si Durrësi, Korça, El- basani, Vlora e Pogradeci ishin një lloj risie e konventës. A duhet që qytetarët të “bombardohen” vetëm me të këqiat e një qeverisjeje tetë vjeçare, apo duhet të kenë pozitivitetin e shpresën se çfarë do të ndryshojë në jetën e qytetet e tyre nesër? Nga pikëpamja mediatike, të kri- johet përshtypja se elementi pozitivist i futur në konventë, jep njëlloj shprese se gjuha e urrejtjes, përçarjes, përçmimit, lançimit të kundërshtarit, nuk do të jetë moto e fushatës së nesërme. Në aspektin programor, diçka ndryshe u pa gjatë punimeve të konventës për mënyrën sesi PS pretendon të qeverisë nesër. Ka disa premtime që për analistët ekonomikë, ia vlen të analizohen: ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, si një “premtim” i thënë nga të dy palët, por kur PS tregon me gisht nga Berisha si “strumbullarin e korrupsionit”, kryemin- istri në detyrë përpiqet të premtojë se do të intesifi kojë luftën kundër korrupsionit. Ka të bëjë me modelin e taksës së sheshtë e taksës progresive; ka të bëjë me punësimin e papunësinë; ka të bëjë me shëndetësinë falas që premton PS, e botën virtuale që premton kryeministri. Dallimet pro- gramore të dy palëve, u bënë shumë më të qarta pas kësaj konvente dhe do të shihen në panele debatesh edhe në javët në vazh- dim. Më vonë shqiptarët do të vendosin se cilin model do të duan t'i qeverisë. Ndoshta të gjithë, politikanë, analistë, qytetarë bien dakord në një pikë: nuk është e vërtetë se nuk funksionojnë poli- tika, të majta e të djathta në këtë vend. Nuk funksionon sistemi dhe mënyra sesi janë ngritur institucionet: një vend ku administrata publike vazhdon të jetë e politizuar, e ku politizimi, tani e më shumë, po hyn gjerësisht në gjimnaze e universitete; një vend ku përpara se të shkosh te mjeku, duhet të mendosh sesa lekë ke në xhep; një vend ku përpara se të vësh rripin e sigurimit në makinë, duhet të mendosh se çfarë do të duhet t'i thuash policit që të ndalon; një vend ku përpara se të marrësh një patentë, do të duhet të mendosh sesi të gjesh një mik për të përshpëjtuar procedurën; me këtë sistem të ngritur jemi një vend që përpara se të kemi një hall për ta çuar në dyert e gjykatave, duhet të mendojmë sesa lekë kemi në bankë tia ofrojmë gjykatësit. E meqënëse e nisa me Henrin, ndoshta duhet të ndalem te përcaktimi i tij i fun- dit: a është koha, vendi dhe mënyra e duhur për të gjitha këto? Për këtë arsye ky show i nisur duhet të vazhdojë. Editorial NGA ANILA BASHA vijon nga faqja 1 Show must go on, në praktikë Ish-gazetari: Dëshmitarë ishin Fevziu, Shkullaku dhe Bushati Peza: Tregoj telefonatën e Doktorit me Sandrin më ‘05 Akuza dje: Po kërcënojnë gjithkënd që takohet me mua Lajmi Kandidati për deputet në siglën e PS, ish-gazetari Alfred Peza ka rrëfyer në Konventën socialiste se si është diskutuar tetë vite më parë në ambjentet media- tike kthimi i Berishës në pushtet. Ai fl et për kërcënimet në zonën e tij elektorale ndaj atyre që e takojnë. TIRANE Alfred Peza, ish-gazetar i cili do të garojë në zgjedhjet e 23 qer- shorit nën siglën e PS, ka rrëfyer në konventën e PS mënyrën sesi drejtuesit e TV Klan kanë diskutuar tetë vite më parë me kandidatin për kryeministër Sali Berisha atëkohë, pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2005. “Duke u gdhirë 4 korriku 2005, grupi i opinionistëve të Televizionit “Klan”, u grum- bullua në zyrën e drejtuesit të saj kryesor. Pothuajse të gjithë, nga analiza që i bënim qeverisjes së majtë ishim afi shuar në qëndrimet tona publike, me domosdoshmëri- në e kalimit të PS në opozitë pas 8 vitesh qeverisje dhe për rikthimin e së djathtës me votë në pushtet. Ndërkohë ndiqja me shumë vëmendje, frikën e socialistëve, për një përsëritje nga Saliu i Dytë, të asaj çfarë kishte ndodhur më 1996, me Saliun e Parë... Në kulmin e diskutimeve mes kolegëve, atëherë kur u kup- tua se peshorja e votave të shqiptarëve po anonte drejt fi tores së PD, në zyrën ku po qëndronin, bie zilja e telefonit. I zoti i shtëpisë ngriti recep- torin dhe pasi njohu zërin e Doktorit, shtypi butonin që mundësonte dëgjimin e bisedës nga të gjithë. E uroi për fitoren. Kryetari i PD pasi mësoi për praninë e të gjithëve aty, na përshëndeti dhe pyeti: “Ç'po bëni?” Dhe ai i'u përgjigj: “Po ja. Tani që të ndihmuar që të rikthehesh në pushtet, po diskutojmë se si të rrëzojmë përsëri.” Batuta u shoqërua me të qeshura” tregoi Alfred Peza përpara konventës së selisë rozë. Edhe pse në fjalimin e tij nuk ka përmendur emrat e analistëve që ishin në atë takim, ditën e djeshme, Peza saktësoi se në atë takim në zyrën e Aleksandër Frangajt, pronar i TV Klan, kanë qenë ai vetë, Aleksandër Fran- gaj, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Blendi Fevziu e Fatos Lubonja. Peza tha në fjalën e tij para socialistëve se kjo ndarje vazhdon edhe sot, ku një pjesë e gazetarëve në atë dhomë vazhdojnë që të mbështesin qeverinë e kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë që një pjesë tjetër kuptuan se ishin kritikë me qeverinë. Ish gazetari prem- ton se shumë shpejt, pas 23 qershorit, nuk do të ketë më klientelizëm në ndar- jen e parave të reklamave shtetërore. “Krijimi i mod- eleve të suksesit mediatik, nëpërmjet lulëzimit finan- ciar vetëm pas nënshtrimit total dhe vënies pa kushte në shërbimit të qeverisë, ka sjellë në Shqipëri epokën e kioska familjare mediatike. Ku pronarët dhe familjarët e tyre, si kurrë më parë në historinë e medias botërore, janë bërë sot edhe drejtuesit editorial të tyre” tha Peza. KËRCËNIMET Ndërkohë që ditën e djeshme, kandidati për de- putet i PS në zonën e Peqinit denoncoi abuzimin e gjithë “makinerisë shtetërore” sipas tij, ndaj të gjithë bizneseve, të punësuarve, por edhe qytetarëve të cilët morën pjesë në takimin elektoral të prezantimit të tij si kandidat për deputet i zonës së Peqinit. “Prej një jave, që nga prezantimi im përpara struk- turave të PS, miqve dhe sim- patizanteve të mi të shumtë në Peqin, si kandidat për deputet, e gjithë qeveria me strukturat e saj qendrore dhe lokale, kanë filluar një fushatë të jashtëzakonshme dhune, terrori dhe kërcën- imesh. Duke instaluar ne Peqin, “Diktaturën e çapës së bukës”. Janë pushuar njerez nga puna dhe kërcënohet çdo person që takohet me mua. Për këtë situatë, kërkoj solidaritetin tuaj. Sot (dje) po përgatis një njoftim me të gjitha provat dhe do ia dergoj Presidentit Nishani, Kryemi- nistrit Berisha, Ambasadorit të SHBA, BE, OSBE e të gjitha mediave ndërkombëtare” thotë Alfred Peza në njoftimin e tij publik. Kërcënimet “Prej një jave, që nga prezantimi im përpara strukturave të PS, miqve dhe simpatizanteve të mi të shumtë në Peqin, e gjithë qeveria me strukturat e saj qendrore dhe lokale, kanë fi lluar një fushatë të jashtëzakonshme dhune, terrori dhe kërcënimesh”. Alfred Peza
9E diel, 24 shkurt 2013 Gjirokastër fi rma greke e rrugës largon 140 punëtorë Rreth 140 punëtorë të fi rmës greke të ndërtimit AEGEK, që merret me ndërtimin e aksit të jugut Levan-Tepelenë, janë pushuar nga puna. Shkaku, sipas tyre, ka qenë ngritja e zërit dhe protestat e zhvilluara në muajt nëntor-dhjetor, për të kërkuar pagat e prapambetura. Drejtuesit e fi rmës greke AEGEK, e cila është larguar nga Shqipëria për probleme fi nanciare, i'a deleguan këtë përgjegjësi fi rmës nënkontraktore shqiptare, ËEGA. Nga ana e vet, drejtues të kësaj fi rme nga Shkodra, zbatuan në mënyrë “korrekte” porosinë e fi rmës greke për largimin nga puna të të gjithë punëtorëve që kërkonin të drejtën e tyre përmes protestave, pagat e prapambetura prej 6 muajsh. Kontaktet e punonjësve me autoritetet shtetërore kanë munguar me dëshirën e këtyre të fundit, por nga ana e vet punonjësit, kërkojnë ndër të tjera, kontakt me deputetët e zones, të cilët janë ministra në kabinetin qeveritar. Punëtorët kërkojnë shlyerjen e detyrimeve të prapambetura që i ka fi rma greke. Kjo e fundit, i detyrohet të 140 punonjësve kryesisht shoferë, manovratorë dhe prapavija, një shumë gati 90 milionë lek të vjetra çka për ta, është buka e gojës. ar.li. Lajmi Një makinë e Min- istrisë greke të Dre- jtësisë është përf- shirë në trafi k dgoge nga Shqipëria drejt Athinës. Autoritetet e shtetit fqinj kanë ndaluar një autom- jet, brenda të cilit ishin 151.2 kilogramë Cannabis Sativa. Droga, dyshohet, se ishte për disa njerëz të kastës së lartë poli- tike në Athinë. IGUMENICE ARTAN LILI Ish-pronarët, Përmbarimi nxjerr nga banesat tri familje VLORE Përmbarimi është paraqitur dje pranë tri familjeve me të ardhura ekonomike tepër të ulta, për t'i nxjerrë jashtë nga banesat e ish- pronarëve, vendim që nuk merr parasysh prob- lemin social të tyre, thanë banorët. Edhe pse kanë 40 vjet që jetojnë në këto banesa, familjarët shprehen se nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të përfi tuar kredi, ashtu siç u tha nga qeveria, e cila tashmë po i nxjerr në rrugë të hapur të gjitha këto familje. “Me një paralajmerim të bërë vetëm para 3 ditësh, Përmbarimi privat i ardhur nga qyteti i Durrësit, është paraqitur në banesa dje, pa asnjë do- kument apo urdhër, janë shprehur të shqetësuar banorët. Përsa i përket urd- hër-zbatimit, ai ndodhet në gjykatë”, tha ata. Banorët, të befasuar nga kjo situatë, kanë deklaruar, se janë ende në proces gjyqësor dhe se nuk mund t'i nxjerrin në rrugë pa u marë një vendim i prerë. Në këtë godinë banojnë tri familje, 2 prej të cilave kanë 40 vjet që jetojnë aty dhe tjetrat, 30 vjet. Ato shprehen, se i kanë paguar shtetit të gjitha detyrimet gjatë këtyre viteve dhe se ky shtet nuk mund t'i nxjerrë në rrugë pa i marë parasysh kushtet e tyre. Kredia e përfolur me afat 30-vjeçar dhe interes zero nuk mund t'u aprovohet, sepse nuk plotësojnë kushtin e të ardhurave. Me gjithë konfrontimet midis familjarëve dhe policisë së shtetit, në fund u arrit nxjerrja e tyre në rrugë. Drogë Lazarati për politikanët grekë GREQI Arrestohet shoferi. Hetim rrjetit në Shqipëri Hashashi në makinën e Ministrisë së Drejtësisë Duket, se dhe një grek ka menduar se shqiptarët; duke qenë makinë e një institucioni të lartë shtetëror, nuk mund të ndalohej e kon- trollohej nga policia. Por, ka ndodhur e kundërta. Au- toritetet greke kanë ndaluar e kontrolluar makinën, brenda të ciles ndodhej një sasi e madhe hashashi, e marrë në Shqipëri dhe që do të dërgohej në Athinë. Policia e vendit fqinj ka in- formuar homologët e Drejtor- isë së Policisë në Gjirokastër dhe Vlorë, se një automjet që i përket Ministrisë së Drejtësisë greke, është kapur me mari- juana të blerë në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në Nea Selefkia të Igumenicës, pak kilometër larg kufirit shqiptaro-grek. Automjeti tip “Cit- roen” me targa KY 6485, ndaluar nga Policia e Igumen- icës, në tentativë për të hyrë në thellësi të territorit grek. Drej- tuesi i automjetit, është arrestuar men- jëherë, i cili figuron të jetë pjestar i prapavijës së Ministrisë së Drejtësisë greke në Athinë. Ai është Manolis S., me banim në Athinë, 46 vjeç. Sipas au- toriteteve policore të vendit fqinj, marijuana me peshë 151.2 kg, kishte hyrë nga Saranda, përmes vijës së gjelbërt kufitare e mandej, është marrë në dorëzim, nga shoferi që drejtonte mjetin e prapavijës të Ministrisë së Drejtësisë greke. Nga të dhënat që i kanë mbërritur policisë shqiptare, mendo- het, se marijuana, është futur në territorin shqiptar nga dy persona, të cilët gjetën rastin e boshatisjes së një korri- dori kufi tar nga policët grekë dhe menjëherë transportuan drogën e ndarë dhjetëra pako, duke e depozituar atë brenda katër çantave të mëdha. Poli- cia e Igumenicës, ka arrestuar menjëherë shoferin, i cili i është nënshtruar seancave pyetësore. Në deklarimin e tij fi llestar, sipas policisë së Igumenicës, drejtuesi i mjetit ka pranuar, se drogën e kishte marrë nga territori shqiptar dhe, se të gjithë mallin narko- tik, do ta dorëzonte tek një person në Athinë. Madje, siç është mësuar, mendohet, se pritësi i marijuanës, të jetë një person i rëndësishëm, i lidhur me rangjet e larta të shtetit grek. Kjo fakt bëhet edhe më i besueshëm, pasi është përdorur në këtë trafi k edhe automjeti i Ministrisë së Drejtësisë. VLORE Vendimi Ndërkohë, Drejtoria e Poli- cisë së Vlorës, e cila ka nën juridiksion edhe Sarandën, si dhe Drejtoria e Gjirokastrës, kanë nisur hetimet për të zbu- luar origjinën e hashashit. Nga hetimet e para rezulton, se ajo është e ka origjinën nga La- zarati dhe prej andej, ka shkuar në Sarandë e më pas në Greqi. Gjithësesi, nuk përjashtohen as zona të tjera, duke llogari- tur, se edhe fshatrat e Lumit të Vlorës, janë prodhuese të mëdha të bimës narkotike. Gjithësesi, do të jenë dëshmitë e të ndaluarit në Igumenicë, ato që do të ndihmojnë unfi rormat blu shqiptare për origjinën e drogës dhe pjesën tjetër të rrjetit të trafi kantëve. Nga hetimet e para rezulton, se ajo është e ka origjinën nga Lazarati dhe prej andej, ka shkuar në Sarandë e më pas në Greqi. Nuk përjashtohen as zona e Lumit të Vlorës LAJME SHKURT ■ Elbasan, gati 70 % e Qendrave të Votimit Në Elbasan vazhdojnë përgatitjet për procesin zgjedhor të 23 qershorit, përgatitje, të cilat sipas perfaqesueseve të organeve kryesore kompetetente, siç janë Bashkia dhe Prefektura, po ecin në normalitet të plotq. Nënk- ryetari i Bashkisë, Serafi n Papa thekson, se tashmë ka perfunduar korrektimi i listave zgjedhore për 70 për qind të qendrave të votimit, të cilat në total për këte vit, do te jenë 116 më shumë se zgjedhjet e shkuara. Përcaktimi i këtyre qendrave është realizuar me konsen- sus midis palëve politike. Papa thekson, se tashmë ka nisur afi shimi i listave pranë qendrave të votimit. Në qytetin e Elbasanit, votojnë rreth 97.300 votues dhe janë kontrolluar mbi 70 për qind e qendrave të votimit për zgjed- hjet parlamentare që do të mbahen ne 23 Qershor. ■ Vlorë, pranga tre shpërndarësve të drogës Policia e Vlorës ka ar- restuar tre persona, teksa u shisnin heroinë, disa për- doruesve në qytet. Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Policisë së Vlorës, në kuadër të operacionit “Au- tostrada” dhe pas një punë hetimore prej një muaji, u arrestuan Altin Rushiti 33 vjeç, Adriatik Salaj, 31 vjeç dhe Admir Karajani 35 vjeç, te tre banues në këtë qytet. Këta persona u prangosen në fl agrancë me një sasi dozash lënde narkotike heroinë, duke jua shitur përdoruesve të drogës. NË FOTO: Makina e parlamentit Grek brënda të cilës u gjetën 151 kg drogë hashash AKTUALITET
8 E diel, 24 shkurt 2013 AKTUALITET Bëni një njoftim TANI dhe do keni mundësinë që të fi toni çmime të mahnitshme! ** Ne do japin nga 3 dhurata për muaj dhe kjo do zgjatë 5 muaj rresht Tregu më i madh në Shqipëri për shit-blerje Shisni SHPEJT, THJESHT dhe PA PAGESË në merrjep.al! Duke bërë njoftim në merrjep.al ju mund të shisni, blini, tregtoni, të kërkoni punë, të ofroni punë etj. Sigurisht që keni ca gjëra në shtëpi të cilat nuk ju duhen ose keni nevojë për ca gjëra që mund ti gjeni lehtësisht për ti blerë. Në këtë rast www.merrjep.al është vendi i përshtatshëm për ju. Tepelenë, rrëshqet dheu, rruga bllokohet për dy orë Sherri të “Ali Demi” me një udhëtar Zhduket në rrugica autori që qëlloi Saimir Çerdhon Vritet me thikë në autobus 22-vjeçari Lajmi Një një i ri 22 vjeç është vrarë me thikë dje në mbrëmje, në lagjen “Ali Demi”, pranë zonës së quajtur “Markata e Vjetër”. Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur, dy të rinj që udhëtonin në autobusin urban, njëri prej të cilëve, ende i paidentifi kuar, ka qëlluar për vdekje me thikë, Saimir Çerdhon, ndërsa vetë është larguar. TIRANË GRANIT SOKOLAJ Arabi e braktisi FIER Bashkëshortja e të plagosurit fajson ndërtuesit e pallatit për këtë ngjarje të rëndë që i ndodhi. Madje, sipas policisë, gropat e ashensorit, në shumë prej kateve, nuk ishin aspak të mbrojtura Rreshjet e shumta të shiut, u dukën për një moment, sikur do të ripërsërisnin situatën e një muaji më parë, kur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në zonën e Ujit të Ftohtë, masivet e dherave, bllokuan aksin nacional për dy ditë rresht, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve. Prezenca e baltës në orët e mesditës së të shtunës, në po të njëjtin vend, ka alarmuar Policinë Rrugore të Gjirokastrës, që të marrë masa për eleminimin e vatrave problematike jo vetëm në këtë zonë, por në të gjithë gjatësinë e rrugës deri në 3 km gjatësi. Balta e gjendur në zonën problematike, ka krijuar jopak anomali në funksionimin e lëvizjeve, duke krijuar një situatë paksa problematike. Pas dy orësh dhe me ndërhyrjen e mjeteve evaduese të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve, u bë e mundur, që situata të normalizohet dhe rrjedhimisht, mjetet që vinin në të dy kahet e rrugës, të ecnin normalisht. Ndonëse gjithëçka është rikuperuar brenda një afati kohor të shkurtër, sërish rreziku qëndron në zonën e Ujit të Ftohtë dhe të Shkallës së Zezë, pasi masivet e dherave, mund të bien në rrugë edhe në mot të thatë dhe kjo, si pasojë e paqëndrueshmërisë së terrenit shtufor. ar.li. FIER Pak çaste pasi fatori-no ka mbledhur lekët, shtyrjet e pasagjerëve që ndodheshin në autobusin urban të linjës Qendër-Uzina e Autotraktorëve, duket se kanë acaruar gjakrat e disa prej tyre. Megjithëse nuk dihet me saktësi, pasi deri vonë mbrëmë, situate ka qenë duke u sqaruar, mendohet se shtyrjet e pasagjerëve, apo shkeljet me këmbë nga lëvizjet dhe dyndja në autobus, kanë gërë që dy persona të nisin sherrin. “Pse më shtyve? Pse më shkele?”. Këto duket se kanë qenë fjalët e para të Saimir Çerdhos me një person tjetër, i cili ende nuk është identifi kuar. Pas debatit mes të rinjëve, ata kanë nisur të ngrenë zërin e më pas, edhe ngrenë zërin e të bërtasin. Pas pak çastesh, mes tyre kanë nisur grushtet, e në moment, i riu, i cili ende nuk është iden- tifikuar, ka nxjerrë thikën, duke e qëlluar 22-vjeçarin disa herë në trup. Paniku i shkaktuar të udhëtarët tjerë, si dhe të bërtiturat e grave e disa fëmijëve që ndodheshin aty, ka detyruar shoferin e mjetit të ndalojë e të hapë dyert. Në këtë moment, autori që qëlloi me thikë të riun, ka përfi tuar dhe ka dalë nga autobusi, duke u zhdukur në errësirën e rrugicave të lagjes “Ali Demi”. Ndërkohë, dikush ka lajmëruar policinë, ndërsa ambulanca ka nisur të plago- surin për në Spitalit Ushtarak. Por, siç është mësuar nga poli- cia, ai nuk ka mundur t'i shpë- tojë plagëve të marra, të cilët i kishin prekur dhe organet jetësore, ndërsa ka ndikuar dhe gjakderdhja e madhe dhe pa shkuar ende në spital Erjon Çerdho ka ndërruar jetë. Policia ka nisur menjëherë kërkimet për autorin, nisur nga të dhënat e para të tre- guara nga dëshmitarët tjerë që ndodheshin në autobus, të cilët iu kanë ndërtuar unifor- mave blu një identikit virtual. Ndërkaq, uniformat blu kanë shoqëruar në polici shoferin e autobusit, fatorinon, për t'i pyetur rreth ngjarjes dhe autorit. Ndërkohë, para uni- formave blu, kanë dëshmuar edhe shumë udhëtarë që ndodheshin në autobus, të cilët kanë përshkruar me detajer çfarë ka ndodhur, si dhe imazhin e vrasësit të të riut, i cili deri mesnatën e mbrëmshme, nuk ishte arrestuar. Siç është bërë e ditur, sherri kishte nisur diku pranë shkollës “Kush- trimi i Lirisë” teksa autobusi udhëtonte drejt Shkozës, pra Uzinës Traktori. Pak çaste ka zgjatur debate, aq sa autobu- si nuk ka ecur më shumë se 300 apo 400 metër dhe au- tori i panjohur ka qëlluar me thikë Çerdhon dhe pikërisht tek ish-Markata e Vjetër, autobusi është ndaluar nga shoferi, pasi krimi kishte ndodhur. Megjithë përp- jekjet e policisë, postblloqet, kërkimet dhe hetimet, asnjë e dhënë nuk është mësuar për autorit, si dhe nuk është bërë i mundur arrestimi i tij. Ndërsa pas autopsisë, pritet që trupi i viktimës të tërhiqet nga familjarët. Nd ë r t i m e t e l ë n a përgjysmë dhe hyrja e banorëve në apartamente, pjesë e pallateve të pa- kolauduara rrezikon jor- rallë herë jetë njerëezish. Kjo ka ndodhur edhe dje në Fier, në një pallat të brak- tisur para dy vjetësh nga investitori dhe të lënë në mëshirë të fatit, edhe pse apartamentet ishin shitur dhe ai kishte marrë lekët. Bëhet fjalë për një ndërtesë 10-katëshe në lagjen “15 Tetori” të Fierit, që është i mbushur me banorë, por ndërtuesi, një i huaj, me Pallati pa ashensor, plagoset 45-vjeçari origjinë nga vendet arabe, pa e marrë lejen e shfrytëzimit, pasi nuk i kishte përfunduar të gjitha punimet, ëzhtë larguar nga Shqipëria. Fati i keq i ka takuar 45-vjeçarit Fitim Minellari, i cili ishte banor me qira i pal- latit në fjalë, i cili ka rrezikuar jetën për shkak të gjëndjes së tij teknike. Ai ka rënë në gropën e ashensorit, nga kati i katërt, duke u përplasur në fund të saj, në bordrum. Sapo është ngjitur në shesh- pushimin e katit të katërt, ndërkohë që bashkëshorja sapo i kishte hapur derën, Minellari ka hum- bur ekuilibrin dhe ka rënë pikërisht në vendin më të rrezikshëm. Në vendin ku duhet të ishte ashensori dhe nuk kishte as ndonjë dërrasë apo mbulesë tjetër mbrotjëse, ka rënë rënë p ikër isht 45-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në sytë e bashkëshortes së tij, e cila men- jëherë ka alar- muar dhe fqinjët, nga të bërtiturat. Komshinjtë kanë lajmëruar menjëherë policië dhe ambulancat, ndërsa pranë pallatit kanë ardhur edhe zjar- rfi kset. Të gjendur në një situ- atë të vështirë, për shkak të mënyrës së ndërtimit të vendit të ashensorit, ndërhyrja ka qenë e pamundur. Megjithë përpjekjet, trupi i 45-vjeçarit është nxjerrë nga gropa pas më shumë se një ore. Ai është dërguar në spitalin e Fierit, ku deri mbërmjen e djeshme, ndodhej në gjëndje të rëndë. Mjekët e Spitalit Rajonal të Fierit, kanë bërë të ditur, se Minellari ka pësuar disa dëm- time të rënda në trup, shëmbje dhe thyerje, nga përplasja. Po ashtu, edhe disa çarje në kohë. Bashkëshortja e tij, faj- son ndërtuesit e pallatit për këtë ngjarje të rëndë që i ndodhi. Mad- je, sipas policisë, gropat e ashenso- rit, në shumë prej kateve, nuk ishin aspak të mbrojtu- ra e mbyllura, gjë që rrezikon dhe jetën e banorëve të tjerë, aq më tepër, të fëmijëve. M e q i n d r a pallate, në Tira- në, por edhe në rrethe të tjera të vendit, janë në gjëndje të mje- rueshme, përsa u përket kushteve teknike. Një pjesë e madhe e tyre, të cilat sot janë të banuara, nga njerëz që kanë paguar jopak për to, gjenden ende pa ashensorë, me gropat e tyre të hapur dhe që as nuk kanë shpresa të merren në dorëzim nga bashklitë, të cilat japin dhe lejet e shfrytëzimit. Fitim Minellari duke u transportuar për në spital Mjekët duke futur në ambulancë trupin e Erjon Çerdhos
Dokumente dhe foto surprizë, ja aktori brilant që nuk njohim Viti III - Nr:8 E diel, 24 shkurt 2013 MOISIU Kryeredaktore: Admirina PEÇI Du k e i b ë r ë një analizë të shpejtë shkri-meve që janë publikuar për a k t o r i n m e or ig j inë sh- qiptare Aleksandër Moisiu, kuptohet, që ai ka qenë një yll i skenës teatrore botërore me përmasat e një gjeniu në fushën e aktrimit. Është një fat i madh për ne shqiptarët që ai e zhvil- loi karrierën e tij në vendet me tradita kulturore si Gjermania, Austria, Italia, Cekia… të cilët kanë të ruajtur dhe arkivuar historikun e teatrove të tyre kombëtare, ku karriera e Alek- sandër Moisiut ishte për disa dekada dominante. Për rrjed- hojë egzistojnë në këto arkiva, dokumenta që pasqyrojnë kar- rierën me À llime të vështira, por brilante të aktorit të përbot- shëm Aleksandër Moisiu. Shtetet ku ai punoi dhe jetoi, u përpoqën ti japin Moisiut identitetet e tyre kombëtare. Për kritikën italiane, Alessan- dro është një triestin i lindur (pa përmendur prejardhjen e prindërve emigrantë), për- faqesues i denjë i shkollës itali- ane të aktrimit. Në të vërtetë ai kaloi në Trieste një periudhë të vështirë të fëmijërisë së tij, me shumë probleme familjare dhe ekonomike për të cilat familja e tij u detyrua të largohet për një jetë më të mirë, drejt Austrisë. Për teatrin Austriak, Moisiu u “zbulua dhe u formua” në Wien, edhe pse aty u përball me prob- leme të mëdha të integrimit, u nënvleftësua dhe ju mbyllën dyert e skenës si i paaftë dhe i patalentuar në fushën e kantos e të teatrit. Teatri gjerman i Pragës ishte vendi ku Moisiu gjeti përkrahje dhe ju hapën mundësitë për të À lluar kar- rierën e tij si aktor. Në themel të karrierës së tij qëndron këmbëngulja e superaktorit austriak Kainz, i cili zbuloi tek djaloshi Moisi të ardhmen e teatrit modern dhe e drejtoj atë drejt Pragës ku punonin miqtë e tij. Fillimi i tij në teatrin e Pragës me eksperiencat që krijoi, ishte shkolla e vërtetë për artin skenik të Moisiut. Por talenti i pakuÀ i Moisiut me sukseset e njëpasnjëshme kërkonte një ambient më të gjerë, e të për- masave botërore siç ishte skena e teatrit në Berlin. Mbas dyvjetesh e gjysmë dep- utimi në Pragë, ku mundësitë ishin të kufizuara, më 17 të dhetorit 1903 emri i Aleksander Moisiut shfaqet në aÀ shet e tea- trit të Reinhardt – it në Berlin me rolin e aktorit në dramen me temë shoqërore “Na dne” të Maksim Gorkit (te shkruar në 1902). Ne Pragë ai bëri një jetë të shthurur, që i kujtonte fëmi-jërinë në Durrës e Trieste. Netë të tëra frek- uentonte klubet “jo me zë të mirë”, pinte shumë, Á irtonte me gratë...., që të njihte mirë JETEN e NJERËZIT – tho- shte ai. Një nga biografët e tij (Paul Leppin), për këtë peri- udhë tregon që Moisiu ishte i palodhur dhe i rezistonte natës. Në kohën kur të tjerët À llonin të braktisnin lokalin, ai niste të këndonte meloditë “Die Stretta” italiane që përkëd- helnin zemrat femërore, deklamonte Shekspirin ose tregonte ndodhitë... FEMIJERIA E VARFER, RINIA, DESHTIMET, SUKSESET DHE HUMBJA TRAGJIKE E-mail: rilindasi@gmail.com Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com NE ARKIVIN E VJENES Fëmijëria e Aleksandrit: i prapë, trazovaç dhe nxënës i dobët Jeta e shthurur e Moisiut në Pragë, rolet dhe kritikat ekstreme “Fillesat e mia si aktor, një dështim, jetoja në varfëri ekstreme” Josef Kainz, si e zbuloi talentin e Moisiut gjatë një dialogu në skenë Ja graÀ ka e temperaturës gjatë orëve të agonisë së aktorit DESHMITE E FAMILJAREVE DESHTIMET E PARA KUJTIMET E MOISIUT DREJT KULMI TE KARRIERES DOKUMENTI EKSKLUZIV NGA PJETER LOGORECI Speciale në faqet 16-20
12 E diel, 24 shkurt 2013 SOCIALE VENDIMI për bursat e akorduara nga bashkia e kryeqytetit do të diskutohet në datën 28 shkurt gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak. Përfi tuesit 224 bursa për nxënësit e shkollave të mesme Bashkia, 23 bursa të plota për studentët BURSAT E STUDENTËVE ■ Studentët që përfitojnë bursë të plotë 1. Anisa Andon Laperi 2. Tauland Gani Sefolli 3. Altin Ramazan Dragjoshi 4. Xhuliano Martin Prela 5. Oligerta Shemsi Çerpia 6. Angjellos Nikolla Dede 7. Eni Adrian Steva 8. Shaban Hajri Meta 9. Afërdita Ramadan Arifaj 10. Hamide Besho Satka 11. Elsa Hasë Mëma 12. Franko Vladimir Aliaj 13. Fisnik Selim Lamnica 14. Marsela Hajri Taravari 15. Arbër Agim Tufa 16. Dan Hamdi Lita 17. Anxhelina Ardian Kulla 18. Argjend Pajtim Hoxha 19. Ernest Gjin Mirashi ■ Studentët që përfitojnë gjysmë burse 1. Indrit Shazivar Harizi 2. Gerjan Afrim Mani ■ Studentët që përfitojnë bursë të plotë, por kanë një status tjetër 1. Valmira Rushit Harizi 2. Albert Kujtim Mata ■ Përfiton bursë të plotë shteti nxënësi Andrea Andon Laperi, ■ Përfiton bursë të plotë shteti nxënësja, por me status ndryshe Eglantina Naim Basha PËR SHKOLLAT E MESME TË TIRANËS ■ Konviktit të Shkollës së Mesme Mjeshtria Sportive për 21 nxënës gjithsej ■ Konviktit të Shkollës së Mesme Ekonomike për 47 nxënës: 46 bursa të plota dhe 1 gjysëm burse ■ Konviktit të Shkollës së Mesme Elektrike për 26 nxënës: 25 bursa të plota dhe 1 gjysëm burse, ■ Konviktit të Shkollës së Mesme Liceu Artistik për 23 nxënës: 20 bursa të plota dhe 3 gjysëm bursa ■ Konviktit të Shkollës së Mesme Hoteleri-Turizëm për 87 nxënës: 84 bursa të plota dhe 3 gjysëm bursa, sipas viteve: ■ Konviktit të Shkollës së Mesme Gjuhët e Huaja për 20 nxënës: 20 bursa të plota, sipas viteve Lajmi Bashkia e Tiranës ka akorduar vetëm 19 bursa për studentët nga kryeqyteti, që stu- diojnë nëpër rrethe. Ndërsa për nxënësit që studiojnë në shkol- la profesionale larg Tiranës, do të japë vetëm një bursë. TIRANE JONIDA LATE Bashkia e Tiranës do të japë 19 bursa të plota për studentët nga Ti- rana që studiojnë në rrethe dhe 2 bursa të plota për ata që studiojnë në Tiranë, por që kanë një status tjetër. Po sipas vendimit që do të diskutohet në datën 28 shkurt në mbled- hjen e këshillit bashkiak, bashkia do të japë 224 bursa shtetërore nxënësve të 6 kon- vikteve të shkollave të mesme të Tiranës. Gjithashtu bashkia jep edhe 1 bursë për nxënësit që janë nga Tirana, por stu- diojnë në shkolla të mesme profesionale jashtë kryeqytet- it. Ndërsa për nxënësit që sipas pikës 2.3.a që përfi ton bursë të plotë me VKM nr. 545, datë 16.08.2012, për “Kuotat fi nanciare të ushqimit në mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve dhe të studentëve, në institu- cionet arsimore publike, për vitin shkollor 2012 – 2013” është vetëm një bursë.
24 E diel, 24 shkurt 2013 Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi GKH«Qs«SMHVsQWMHWsU«Ws«(XURSsV Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë NË TELEVIZIONIN Origjina e LajmitTë mërkurën ora 22:00 5Pyetjet ngaBABARAMO Çdo të martë ora 21:00 Ritransmetim LAJME NGA BOTA ■ Berlini: Jo Qipro të dytë në BE Kryetari i Këshillit Parlamentar të Gjermanisë, Gunter Kirhbaum ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë që në radhët e tij të krijohet një Qipro e dytë. Në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, zyrtari gjerman ka nënvi- zuar se Serbia duhet ta zgjidhë kontestin e saj me Kosovën para se të anëtarësohet në BE. Ai është shprehur i vetëdijshëm se pajtimi me fqinjët është një proçes që kërkon kohë dhe has në vështirësi, por ka nënvizuar se marrja e datës së negociatave me Serbinë do të varet pikërisht nga raportet me Kosovën. ■ Italia në heshtje parazgjedhore Në Itali ka nisur heshtja parazgjed- hore. Partite politike zhvilluan mit- ingjet e fundit në vendin fqinj, ku recesioni dhe masat shtrenguese kane ndezur indinjaten publike. Partia Demokratike e qendres së majte e udhehequr nga Pier Luigi Bersani kryeson në sondazhe, pas tij renditet koalicioni i qen- dres se djathte ku bejne pjese; partia “Populli i Lirise” e Silvio Berluskonit dhe “Liga e Veriut” e Roberto Maronit. I treti eshte koalicioni i qendres, i drejtuar nga Kryeministri Mario Monti, me listen e tij, kristian-demokratet dhe nje parti te vogel te qendres se djathte. Por nje fi gure shume me infl uence eshte “Levizja Pese Yjet” e aktorit komik Beppe Grillo qe ka vene ne shenjester te gjithe klasen politike italiane. ■ Turqia në BE, Merkel skeptike Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh skeptike për një anëtarësim të shpejtë të Turqisë në Bashkimin Europian. Megjithatë, Merkel theksoi nevo- jën e vazhdimit të bisedimeve për të mbajtur të hapur derën për anëtarësimin e Ankarasë. “Përpara nesh është një rrugë e gjatë bisedimesh. Megjithëse jam skeptike për suksesin e tyre, jam dakort që këto bised- ime për anëtarësim të vazhdo- jnë”, tha Merkel. ■ SHBA, rrjedhje në 6 puse bërthamore Gjashtë gropa të nëndheshme, të cilat mbajnë përzierje të mbeturi- nave radioaktive dhe toksike, në vendin më të ndotur bërthamor të Shteteve të Bashkuara, janë duke rrjedhur, bëjnë të ditur zyr- tarë federalë dhe shtetërorë. Ata kanë bërë thirrje për një hetim më të hollësishëm nga senatorët për këtë ngjarje. Guvernatori i Washington-it, Jay Inslee, tha se materiali rrjedhës nuk për- bën rrezik të menjëhershëm për shëndetin e publikut, apo dëme mjedisore, pasi do të duhet pak kohë, ndoshta me vite, për të ar- ritur nivelin e detit. ■ Britania zhvlerësohet nga Moody's Britania e Madhe ka humbur vlerësimin maksimal “AAA”, për herë të parë që prej 1978-s, teksa pritshmëria për rritjen do të “mbetet e ngadalshme në vitet e ardhshme”. Agjencia e vlerësimit Moody's është e para që zhv- lerëson Britaninë e Madhe nga rangu më i lartë në Aa1. Moody's njoftoi se programi i qeverisë për reduktimin e borxhit është përbal- lur me “sfi da” domethënëse në rrugë e sipër. Kancelari George Osborne tha se vendimi ishte “një përkujtues i zymtë i problemeve me borxhin, me të cilat po përbal- let vendi ynë”. “Edhe pse është shumë larg vendosmërisë sonë për të ofruar një plan ekonomik të rimëkëmbjes, ky vendim e dy- fi shon atë”, shtoi ai. “Do të ecim përpara me planin, për të shkur- tuar defi çitin me 1/4-tën”.
5E diel, 24 shkurt 2013 POLITIKE Berisha mesazh të rinjve: Qëndroni sa më shumë në Facebook Edhe pse rrjetet sociale janë kthyer në një problem shqetësues për të rinjtë, nuk mendon kështu kryeministri Berisha. Gjatë një takimi që ka mbajtur me gjimnazistë, ai ka thënë se ata duhet të qëndrojnë sa më shumë në Facebook, pasi aty mund të marrin një formim të mirë kulturor. “Ju jeni një gjeneratë fatlume. Në fakt ju jeni gjenerata e Facebook- ut, e internetit. Unë e di që prindërit tuaj e kanë jo pak preokupim kohën që ju harxhoni në internet e FB. Por unë jam me ju, sepse FB është një mrekulli komunikimi. Eshtë e faktuar nga studimet serioze psikologjikë se lidhja njëri- me tjetrin me këtë mënyrë komunikimi është një faktor shumë pozitiv dhe ndihmon në pasurimin kulturor, në zhvillimin, është pozitive në komfortin e jetës, etj. Lidhja e zakonshme është e llogaritur në një rreth të ngushtë, ndërsa FB është me qindra e mijëra miq, me të cilët ndan shumë gjëra. Por para së gjithash, ndan dijet. Me komentet, opinionet, çdo njeri pasurohet. Krahas kësaj, interneti, koha që ju harxhoni në internet, është kohë në të cilën ju qëmtoni të vërteta, përpiqeni të gjeni të vërteta. Dua t'ju them diçka shumë private, po shikoja një ditë historikun në FB të njërës prej mbesave të mia”, tha Berisha. Koordinatori i Opozitës fl et në emër të aleatëve në Konventë Zogaj: Qeveria e PS do ndryshojë ekonominë “Deti, një mundësi e re për një erë të re zhvillimi” Me një vështrim të shpejtë të konventës, tre janë ele-mentët që besoj se meritojnë të komentohen: Se pari,ishte një kon- ventë që shënoi, në mos një evolucion historik, një metamorfozë të qartë ideologjike të Partisë Socialiste të vitit 2013 me Partinë Socialiste të para 2013. Përfundimisht dje, u ratifi kua zëvendësimi i modelit të socializmit liberal që u ndërtua prej zotit Nano me modelin e së majtës së pastër, klasike. Eshtë shumë e thjeshtë që këtë fakt ta pikasësh në,pothuajse, gjithë programin e shpalosur. Fjala vjen, pa asnjë lloj mundimi e kupton se programi ekonomik i Partisë So- cialiste është zhvendosur në një aks ku, komponenti etatist, është shumë më i theksuar se më parë. Së dyti,programi i shpalosur në konventë (në fakt, si të gjithë pro- gramet politike në përgjithësi) është shumë i qartë lidhur me njësinë “cfarë” por, shumë më pak, lidhur me njësinë “si”. Për të qenë më i qartë: u shpjegua në detaje se,” çfarë” ka ndërmend të bëjë Partia Socialiste nëse vjen në pushtet por, ngeli një detaj i pashpjeguar se “si” Partia Socialiste do t'a realizojë këtë. Po sjell vetëm një shembull (ka shumë të tillë po deshët): U tha se do të hapen treqind mijë vende të reja pune por, ngelet ende një mister ekonomik se si do ta bëjë këtë. Besoj se, asnjë prej nesh nuk dyshon në dëshirën dhe vullnetin e PS për të hapur treqind mijë vende pune. Dyshimi n'a lind se, si do t'i hapë. Së treti,konventa e djeshme i ka vendosur gjërat në vendin e vetë sa i takon raporteve brenda së majtës relevante. Brenda spektrit, Partia So- cialiste është zhvendosur më majtas, duke ia lënë vendin e së majtës lib- erale, me vektor më centrist, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Diferencat programore mes tyre, pas kësaj kon- vente, janë mjaft evidente. Kjo, besoj se përligj në mënyrë racionale edhe orientimet e tyre aktuale politike sa i përket koalicioneve. Partia Socialiste është e grupuar me forca dhe ide të së majtës dhe të majtës radikale. Lëvizja Socialiste për Integrim është duke medituar për një pol të qendrës,një aliazh më pak ideologjik dhe më shumë elektoral. Koment NGA ARJAN VASJARI Kthimi i PS në një të majtë klasike TIRANE PREÇ ZOGAJ Do të flas për detin, për këtë pasuri të rrallë të kombit, që shfrytëzohet shumë pak, lun- drohet pak, peshkohet pak, shijohet pak, si të mos e dimë se çfarë miniere dhe bekimi është për ne. Shqipëria në det është pak më e vogël se Shqipëria në tokë. Kemi 427 kilometra bregdet. Kemi ultësirën më të madhe bregdetare të mbarë Adria- tikut Lindor; baseni nga Gjiri i Vlorës në derdhjen e Bunës përfaqëson një port natyror gjigand dhe unik; ky det dhe pozicioni gjeografi k i kanë dhënë Shqipërisë atributet e Gjibraltarit të Adriatikut. Në këtë konfi gurim gjejmë një prej arsyeve themelore pse na kanë coptuar kur mund të na coptonin- histori tragjike, fatmirësisht e mbyllur tashmë, që na fton të kthejmë sytë me një përkushtim të shumfi shtë nga ky tandem i fjetur- pozicioni gjeografi k dhe deti- që ngërthen diçka nga e vërteta thelbësore e sekretit tonë dhe fatit tonë si komb. Telegrafisht, po rendis disa të dhëna sa trishtuese, aq edhe alar- mante për gjendjen aktuale në lidhje me shfrytëzimin e detit: -Nuk tranzitojmë pothuajse asnjë ton mall,kur edhe Sllovenia me 47 km bregdet kodrinor, që ka konkurente Tristen, përpunon dhe tranziton rreth 17 milionë ton mall nga porti i saj i Koperit. -Nuk kemi asnjë port turistik,( rreth njëmijë e dyqind ka Kroacia); nuk kemi fl otë peshkimi, me një dallendyshe nuk vjen pranvera; nuk kemi më as porte pëshkimi pasi ato të vjetrit janë shndër- ruar në varreza anijesh të braktisura; - Konsumojmë si popull me pak peshk se sa vendet që nuk kanë fare dalje në det, vetëm dy-tre kg për frymë në vit; -Kemi një rrjet fabrikash mod- erne të përpunimit të peshkut blu, të sardeles dhe açugës, në Durrës, Lezhë, Shkodër, Elbasan, por ato e blejnë gjithë peshkun, deri ne kilogramin e fundit në Kroaci dhe në vendet e tjera të botës- rreth tetëdhjetë anije peshkimi kroate punojnë vetëm për fabrikën Eu- rofi sh në Lezhë- ndërkohë që Shqipëria ka “arën” e vet të pakrahasueshme të peshkut blu dhe ka patur një traditë të vetën në zënien e këtij peshku, sikurse ka patur një traditë në zënin e peshkut për konsum të përditshëm. Një fjali e shpjegon këtë gjendje: mungesa e një politike efi çente dhe vizionare për detin. Ringjallja, nxjerrja e detit nga le- targjia, ndryshimi, shdërrimi i detit në një burim të madh punësimi, zhvillimi dhe mireqënie për Shqipërinë dhe shqiptarët duhet të nisë pikërisht nga vendosja e detit në top listën e prioriteteve të qever- isë, nga marrja në zotërim e hapësirës detare për t'ja kthyer publikut, nga ndërtimi i politikave të reja afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata, me studime dhe projekte konkrete, me masa dhe in- çentivë të lidhura organikisht brenda një vizioni tërësor për portet, peshkimin, tu- rizmin, si dhe për themelimin e tranzitit euroballkanik nepërmjet territorit tonë. Themelimi i tranzitit kërkon patjetër rrugë, siç është Rruga e Kombit apo siç do të ishte Koridor i Tetë. Por tran- ziti nuk mund të kuptohet pa porte të mëdha, aty ku mëma natyra i ka shën- juar me dorë bujarisht, në Vlorë (jo në pyllin e Sodës)në Shëngjin, në Seman dhe në Kallm të Durrësit. Studimi ynë i porteve tregëtare në gjithë vijën bregdetare parashikon ndërtimin me konçension të Europortit të Shëngjinit në një bregdet shkëmbor të thellë, për anije deri 500 mijë tonëshe. Ky port i madh nuk është më vetëm një ëndërr, por është një studim i plotë dhe një projekt i vlërësuar në forumet e specializuara ndërkombëtare dhe i mirëpritur nga shumë liderë poltikë në Bruksel, në Tiranë dhe në Kosovë. Ky port port me kapacitete shumë të larta pëprunimi do të shërbejë për tranzitin e mallrave të Balkanit Jug Lindor me vëndet e Mesdheut dhe Atllantikut. Me ndërtimin e Euro Portit të Shëngjinit edhe rruga e Kombit do të shtojë qarkullimin sepse mallrat e Serbisë, Maqedonisë e tjerë do të tranzitojnë nëpërmjet Kosovës. Në sovranitet dhe përgjegjësi të plotë të vendimarrjes, Shqipëria, qeveria e saj e re, do të vendosë ndër- timin me konçension të këtij porti të madh, i cili do të jetë vepra që që do ta përfshijë Shqipërinë me titull të plotë në hartën e interesave ekonomike rajonale dhe më gjerë. Bregdeti shqiptar ofron kushte të favoshme për ndërtimet e porteve tu- ristike dhe porteve të Peshkimit sepse zotëron gjire, delta lumore , laguna, ul- tësira bregdetare dhe praninë e lëndës ndërtimore. Ajo që dëshëroj të nënvizoj unë në këtë tribunë është domsdosh- mëria për të fi lluar ndërtimin me kon- çension të porteve të para turistike në vend brënda gjashtëmujorit të parë të qeverisjes së re. Pjesë nga fjala e mbajtur dje në Konventën e Partisë Socialiste Shqipëria në det është pak më e vogël se Shqipëria në tokë. Kemi 427 kilometra bregdet. Kemi ultësirën më të madhe bregdetare të mbarë Adriatikut Lindor NË FOTO: Konventa e Partisë Socialiste e mbajtur dje në Tiranë
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI www.shqiptarja.com E diel, 24 shkurt 2013 20 SH.com EKSKLUZIVE ARKIVI I AKTORIT Moisiu e bëri VDEKJEN profesion “Gjatë karrierës se tij ai vdiq mbi 1500 herë në skenë, gjithmonë në mënyra të ndryshme....” ...Në skenën e teatrit ai bëri VDEKJEN “Profesion”. Gjatë karrierës se tij ai vdiq mbi 1500 herë në skenë, gjithmonë në mënyra të ndryshme....Ai përjetonte vdekjen dhe “ashtu siç vdes në skenë Moisiu” nuk gjendet një aktor i dyte ta bëjë... Vetëvrasja e tij tek Fedja, që është roli i tij i jetës, ka mbetur À rma e tij në art – sikurse personiÀ kimi i Tramp-i të Chaplin-i ose kostumi i banan- eve tek Josephine Bak- er. Moisiu, i pavdek- shmi ylli i vdekjes ... Ekspertet e teatrit shprehin keqardhjen që nuk u arrit të À lmo- heshin skena nga rolet e Moisiut. Një herë në vitin 1998 gjatë kërki- meve arkivore në Vje- në u gjend i mbyllur në një kuti llamarine një Film dokument: Moisi – Fedja në celu- loid. Janë 55 sekonda xhirim, autori i panjo- hur.....segment filmi që sot duket se vjen si një mesazh i Moisiut nga bota e përtejme... Sipas një thënieje klasike: të zgjedhurit e “Qiellit” dhe gjenitë vdesin herët, të rinj... Ashtu edhe Alek- sandër Moisiu, vdiq me 56 vjeç, në kul- min e prodhimtarisë e të gjenialitetit të tij skenik. Është interesante për t'u treguar: një herë në ditët e para të vitit 1935, kur Moisiu gjendej në turne në Itali, dy gazetare e vizitojnë në gardërobën e tij aktorin e madh i cili përgatitej të lu- ante në skenë rolin e piktorit Luis Dubedat të “Il dilemma del dottore”. Për rastësi në këtë pjesë ka një skenë ku një gazetar pyet piktorin artist që vuan nga tuberkulozi: “Ju lutem shkurt me pak fjale na thoni diçka për sëmundjen tuaj dhe planet tuaja në të ardh- men?? Piktori Louis Dubedat – Moisi duhet sipas tekstit të përgjigjet: Planet e mia në të ardhmen janë shumë të thjeshta. Unë do të vdes....E kështu ndodhi në realitet, pak javë më vonë ai vdiq. Fjalët e fundit ai i foli në skenën e Sanremos më 12 mars 1935, gjatë një turneu në Itali. Në rolin e Fedja-s tek “Kufoma e gjallë” shfaqja mbyllej me batutën: ....ndjehem shumë mirë... ndjehem me të vërtetë mirë.... e më pas personazhi mbyt veten... Në mars 1935 Moisiu vendos të kthehej në Vjenë, ku do të takohej me mikun e tij Stefan Cvajg i cili po përkthente në gjermanisht një komedi, që mbajtësi i çmimit Nobel, i madhi Luigji Pirandelo e kishte shkruar posaçërisht për të. Pritej që të vendosej për zgjedhjen e ansamblit e À llimin e provave. Natën gjatë udhëtimit në tren, e pushton një temperature e lartë dhe dhimbje gjoksi. Asnjeri nuk ishte në kabinën e tij t'i shuante etjen dhe ta ngrinte nga dyshemeja ku kishte rënë. Vuan shumë deri në mëngjes pa pasur ndihmën e njerëzve në tren, të cilët Á inin në atë ore. Me 14 Mars 1935 treni futet në stacionin e Vjenës ku e shoqja e priste. Ajo kishte me se dy muaj që nuk e kishte parë burrin e dashur. .....Ai po vonohet? Pse nuk po vjen, ai duhej të zbriste tashi..... përse nuk është në mes të udhëtarëve si gjith- monë?.... Seç ka një parandjenjë...dhe ja tek shihen dy punëtorë hekurudhash që mbajnë në krahë Aleksandrin. Ai dridhej nga dhimbjet dhe ethet. E dërgojnë në hotel duke menduar se ishte vetëm një grip i rëndë. Mjeku i urgjencës konsta- ton një ftohje në mushkëri dhe e dërgon me 16 mars në sanatoriumin Cottage, ku specialistet më të mirë të mushkërive, Dr. Bauer dhe Dr. Jagic përpiqen ta ngrejnë përsëri në këmbë. Edhe në këtë gjendje ai ka kurajë të ironizoje situatën e vështirë ku gjendej: Kësaj here asht një skenë vdekjeje e keqe, do të zgjasë shume.... I lutet se shoqes që ta ktheje në hotel. Duke parë situatën e vështirë ajo i ndalon çdo kontakt me fansat dhe gazetarët, të cilët vërshuan aty, me përjashtim të mikut Bassermann vijon nga faqja 19 dhe shkrimtarit Beer – Hoffmann. Fillon agonia, diagrama e temperaturës lëvizë si e çmendur. Terwin i gjendet pranë, i lag buzët e thara, i lëmon ballin e djersitur, i mban dorën e lëshuar e të pafuqishme... Në ditën e shtatë temperatura i lëviz nga 40° në 35 °, i bëjnë një morÀ në që t'i lehtësojnë dhimbjet e mëdha të gjoksit. Ai vetë, Aleksandri i jep zemër së shoqes, e cila nuk kishte më shprese për jetën e tij. Atë dite më 22 mars 1935 rreth orës 14.00, nen veprimin e morÀ nës ishte i qetë, por i hesh- tur dhe i pafuqishëm. I kërkon së shoqes me shenja, në mënyrë të pakuptueshme diçka për të shkruar. Dora e tij në këto minuta të fundit të jetës arrin me shumë mundim të shkruaj tri fjalë të palexueshme: Liebe....al- les Liebe... dhe lëshohet në prehrin e gruas Terwin.. Aleksandër Moisiu vdiq po atë ditë rreth orës 19.10 minuta. Arkivoli me trupin e tij u dogj në Krematorin e Vjenës i shoqëruar nga muzika Adagio e Beethovenit, luajtur nga dy miqtë e tij, muzikantet e famshëm Bruno Walter (në piano) dhe Alfred Rosé (në violinë). Ishte hera e parë që në një ceremoni varrimi luhej një pjesë muzikore. Asnjë përfaqësues i Austrisë nuk mori pjesë në Ceremoninë e vdekjes. Sargu me hirin e tij ishte i mbështjellë me Á amurin italian dhe ndërsa një grup i vogël nga miqtë dhe familjaret qëndronin në heshtje në kujtim të tij. Gjatë ceremonisë funebër, aktori me famë Albert Bassermann nxori nga gishti unazën IfÁ and (3) të cilën tradicionalisht e mban aktori më i mirë i kohës, dhe e ven- dosi mbi gjoksin e Moisiut të vdekur duke u thënë: ....ty të përket unaza IfÁ and-it... Sargu me hirin e Moisiut, Johanna Terwin e varrosi në Tessin të Zvicrës, në varrezën e Morcote-s pranë vilës së tij mbi liqenin e Luganos. Aty gjendet një pl- lakë mermeri me mbishkrimin Alessandro MOISSI, 1879 – 1935, po në këtë vend (1962) do të varroset edhe bashkëshortja Terwin. Dëshiroj të mbyll shkrimin me një thënie të vete Moisiut në verën e vitit 1927, në Wansee të Berlinit në fjalën që mbajti në varrimin e koleges Agnes Sorma, fjalë të cilat më vonë do të kishin të njëjtën pasojë edhe për të: AKTORI I TEATRIT NUK AR- RIN TA SHOHE KURRE PUNEN E TIJ. AI NUK MUNDET TA SHFLETOJE ATE SI një LIBER APO NUK MUNDET të SHI- KOJE ATE në KANAVACE E në GURE..... Vjenë, 17 shkurt 2013 SHËNIM (3): Unaza e IfÁ andit – unazë e rrethuar me diamante dhe me gdhendjen e por- tretit të aktorit August Wilhelm IfÁ and i vdekur më 1814. Është si vlerësim dhe e mban aktori me i mirë në botën e Tea- trit – gjermanishtfolës. Basser *)Të gjitha referencat (foto, letra, do- kumente, pjesë gazetash) janë marrë në arkivën e Teatrit Kombëtar në Vjenë. 13 FOTO12: Sargu me hirin e Aleksandër Moisiut në Vjenë 1935 FOTO 13: Ceremonia funebre për Aleksandër Moisiun, Vjenë 1935
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com 19 www.shqiptarja.comE diel, 24 shkurt 2013 EKSKLUZIVE Ditët në agoni të aktorit, fjalët e miqve: Kafka, Cvajg e Pirandelo ...Më 7 shkurt 1913, ai luajti premierë Fedjan nga drama e Tolstoit – “Kufoma e gjalle”, që është një ndër rolet më të arrira të tij. Çelësi i suksesit të Moisiut, do të shkruante kritika, është zëri i tij tingël- lues, mënyra e shkëlqyer e të folurit, arti i artikulimit të fjalëve, për të cilat më vonë ai u bë i njohur në të gjithë botën. Ai arriti të bëhej aktori i parë e më i famshmi në të gjithë botën gjermanisht-folëse. Me À llim- in e Luftës së parë Botërore ai u angazhua vullnetarisht si ushtar dhe u dërgua në frontin perëndimor si aviator, ku për merita ushtarake u gradua Leutnant dhe u dekorua me KRYQIN E ARTE, dekoratë e lartë ushtarake. Më 26 shtator 1915 mbas rrëzimit të avionit të tij në Francë, ai u kap rob nga francezët së bashku me bashkëluftëtarin e tij. Më 2 mars 1916, gjatë një transporti nga kampi ku mbahej i burgosur bashkë me një grup ushtarësh u arratisën, por u kapën dhe u dërguan në burgun ushtarak në Toulouse. Kur një komision mjekësh vizituan burgun, ndërhynë pranë autoriteteve franceze dhe arritën ta dërgojnë për kurim të mush- kërive në Arosa të Zvicrës. Gjatë jetës së tij Moisiu pati shume histori dashurie. Ai ishte “hyjnori” i grave të cilat prisnin në radhë mbas çdo shfaqje tek dera e kabinës për një autograf apo për ta takuar. Thuhet nga biografët: gratë që gjate shfaqjeve të tij uleshin në rresht të parë, nuk gjenin dot qetësi nga shikimet e tij këmbëngulëse e lakmitare, por një- kohësisht ishte dhe xheloz kur gruaja e tij vishte fustane që i zbulonin pjesët e trupit. Ai u martua dy herë. Pas gruas së parë Maria Urfus (1910), me të cilën pati vajzën Beatrice (Moisi) von Molo të lindur me 1911, ai u martua me kolegen e tij nga teatri i Reinhard-it, gjermanen Johanna Terwin e nuk patën fëmijë. Historia e dashurisë se tij me Terwin À lloi kur luajtën pjesën “Kufoma e gjallë” ku Terwin ishte cigania Mascha. Më vonë të dy luajtën shumë duete së bashku: Romeo e Xhulieta, Hamlet dhe Ofelia, Othello e Desdemona. Moisiu gjatë periudhës së tij në Berlin pati një lidhje jashtëmartesore me Hertha Hambach nga e cila u lindi një vajzë (1922) që quhej Bettina (Moisi ) Berg- gruen. Te dyja vajzat ishin artiste. E para ishte aktore, valltare e këngëtare kabareje që para- qitej me emrin e artit Beate von Molo, kurse e dyta Bet- tina Berggruen ishte aktore À lmash. Një nga pasardhësit e vajzës Beate është dhe aktori austriak Gedeon Burkhard. 65 vjet mbas vdekjes së Moisiut, vajza e tij Bettina, e cila në atë kohe ishte 9 vjeçe kujton: unë nuk mund të har- roj kurrë shprehjen e syve të tij, ato i kam parë disa vjet më vonë përsëri, e ju nuk do ta besoni se ku..... te Picaso. Edhe Picaso si babai im kishte sy me vështrim hipnotizues e luftarak si ato të një Toreadorit që lufton me demat.. Sytë e babait tim ishin “të butë, të qetë, sy të vdekur si ato të statujave greke prej mermerit”... Ndërsa Kafka e kishte vrojtuar kështu artistin tonë: një artist të cilit i rrjedhin FUNDI TRAGJIK I MOISIUT vargjet nga koka e tij...(goja me zërin e mrekullueshëm, sytë që flisnin). Duket sikur në thellësinë e syve të tij lëvizin arkiva fotosh bardhë e zi me lëvizje të ngadaltë fantazmash....Mumjet egjyptiane 2000-vjeçare kanë sy të tillë...të À ksuar e të thelle, pa shprehje, të trishtuar, por të paankesë, të rezervuar por prezent.... vetëm në pikturat e Lorenzo Lottos mund të gjesh sy të tillë melankonikë, mesdhetar... Moisiu i rrëmben menjëherë njerëzit me sytë e tij, me zërin e tij... në qytet. Mbas pak muajve Reinhardt-i e mori Aleksandrin përsëri në teatrin e vet për të luajtur rolin e Philipp-it në “Grafen von Charolais” të Beer – Hoffmann, të cilin nuk ishte në gjendje të bënte asnjë nga grupi i Reinhard-it. Kritika dhe publiku e pritën në mënyra të ndryshme aktorin e ri. Një pjesë e publikut u “tremb” nga e folura e tij dhe mënyra moderne e in- terpretimit, ndërsa pjesa tjetër (ajo më e shumta) u pasionua pas tij. Kritika njëzëri nuk e pranoi Moisiun për një kohë të gjatë deri sa puna, talenti e arti i tij me rolet e Kreon-it të “Ödipus und die Sphinx”, me Osëaldin të “Gespenstern” dhe Moritz Stiefel në “Frühlings Erëachen” e bindi. Pas kësaj diagrama e ngjitjes se karrierës së tij ishte e papërmbajtur. Luajti Romeon, Franc Moor, Claudion në Der Tor und der Tod, Lolon të Mbreti Lir. Në 1909 luajti Faustin dhe në festiva- lin e teatrit gjerman në Münich për herë të parë Hamletin, i cili u cilësua me vonë si një nga rolet me të famshme të tij, por me 1910-n ky hov i madh suksesesh u ndërpre nga një sëmundje mushkërish që e detyroj atë të pushojë aktivitetin. Atij iu desh të shkojë në Davos të Zvicrës, që është një vend kurash për sëmundjet e tuberkulozit. Pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje ai ju bashkëngjit trupës së Reinhardt-it gjatë turneut në Petersburg në maj 1911, duke marrë përsipër rolin e Edipit me të cilin korri një sukses të paparë aty, por edhe me pas në Berlin, Hamburg, Vjenë... vijon në faqen 20 6 9 10 FOTO 5: Moisiu me Beatricen (Beaten) 1912 FOTO 6: Beatrice (Moisiu) von Molo (1911), vajza e Aleksandër Moisiut me gruan e parë Maria Urfus FOTO 9: Tabela e matjes së temperaturës gjatë agonisë së Aleksandër Moisiut (foto P. Log- oreci) FOTO 10: Fjalët e shkruara nga Moisiu 5 orë para vdekjes (Foto nga origjinali P. Logoreci)
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI www.shqiptarja.com E diel, 24 shkurt 2013 22 SH.com -Nuk mbaj mend diçka të veçantë për atë kohë. Kam pasur një fëmijëri si të gjithë në Tiranë dhe kujtoj atë kohë kur prindërit tanë na çonin që të eksploronim pikturën apo ndonjë talent tjetër dhe kështu ka nisur. Por ngjarja më kryesore në jetën time është vajtja në Rumani në Akademinë e Arteve të Kluxhit në ‘97-ën, që është një shkollë e mirë. Aty u deÀ nua përcaktimi që unë do të merresha me këtë punë dhe është një nga eksperiencat që ka lënë një shenjë, me të cilën unë e zhvillova punën time këtu në Shqipëri. Ku ke jetuar gjatë kohës që nga mba- rimi i Akademisë së Kluxhit? -Kryesisht në Shqipëri, por ndonjëherë jam ngatërruar edhe në projekte dhe aktivitete dhe kam shkuar edhe jashtë. Por edhe pse kam punuar rregullisht, unë kam kaluar një lloj pauze, që në profesionin tonë quhet pauza e të krijuarit derisa dola me këtë cikël. Janë ca cikle që duan kohë të vijnë në cilësinë e duhur. Ju ka munguar vlerësimi i kritikës? -Jo. I jam shumë mirënjohës kolegut dhe bashkëpunëtorit Alban Hajdinaj për krijimin e ekspozitës dhe ai ka bërë njëlloj analize të disa shtresave shumë të nevojshme për të përkuÀ zuar rolin dhe vendin që zënë pikturat. Piktura abstrakte vjen për herë të parën Galerinë Kombëtare, si ndihesh? -Nuk e di taman a jam unë për herë të parë, por është një kohë e gjatë që arti bashkëkohor në Tiranë nuk është marrë me ketë temë që kam bërë unë, por në fakt ky është edhe interesi im personal që mbase përkon me një interes të caktuar të fushës së artit në Tiranë. Kuptohen qartë gjurmët individuale në pikturën tuaj. Ju shqetëson marrëdhënia me vizitorin, që detyrimisht një ditë duhet të jetë edhe blerësi i këtyre pikturave? -Shqetësim! Shqetësimi është që arti duhet të komunikojë dhe të krijon mundësitë që të ndihmosh veten tënde dhe publikun në këto marrëdhënie, sepse është një marrëdhënie INTERVISTA ART PAMOR GENT KORINI: Piktura abstrakte, ende nuk Á et shqip Meraku im është që të arrijë të krijojë ndjeshmëri te njerëzit. Ekspozita e Gent Korinit qëndron e hapur deri në 23 mars 2013 në Galerinë Kombëtare të Arteve. Piktori rrëfen sekretet e stilit dhe karrierën e nisur nga Akademia e Arteve të Kluxhit, Rumani DHURATA HAMZAI Ngjyrat e tij janë të derdhura në formën e frekuencave që zakonisht vijnë prej një drite kozmike. Janë të tilla që të bëjnë t'i vëzhgosh në heshtje. Heshtjen ta imponon edhe vetë titulli i ekspozitës së Gent Korinit, “Abstrakt-struktura kalimtare”. Në fakt qetësohesh mirëÀ lli para tablove, që nganjëherë vijnë me nuanca të ylberta, nganjëherë Á uide. Format gjeometrike janë një tjetër temë, janë punë e piktorit, siç do të thoshte ai, se natyrisht ne “me kuptimin e tyre duhet të merremi më pak”. S'duhet ta vrasim mendjen se çdo të thonë objektet gjeometrike, përderisa “piktura Á et me gjuhën e ngjyrave”. E ç'të thuash më tepër për to, kur para ekspozitës së parë të Gent Korinit në Galerinë Kombëtare të Arteve ngelesh pa gojë. Ekspozita e tij e parë ka përkuar me një ngjarje të rrallë, hapjen e së parës ekspozitë në institucion të pikturës mirëÀ lli abstrakte. “Ekspozita me piktura abstrakte është një nga ngjarjet e rralla në Galerinë Kombëtare”, thotë drejtori Rubens Shima, duke theksuar se Gent Korini vjen shumë transparent me pikturën e tij dhe si etnitet më vete”. Ndërsa jemi duke parë ekspozitën mundohemi që piktorit Korini t'i rrëmbejmë disa sekrete profesionale për të krijuar ndoshta disa ura komunikimi më tepër me publikun dhe pikturën e tij. Genti, kur u shfaq tej ju koncepti i artit abstrakt? -Piktura abstrakte është në vazhdimësinë e krijimit të punës sime ne studio, nuk është pro- ces i shkëputur i krijimit. Pikturat e ekspozuara janë 80 për qind e atyre punëve që janë bërë rreth ciklit abstrakt që kanë nisur nga 2010- 2013-a. Unë kam hapur një ekspozitë personale jashtë, por është shumë e rëndësishme që unë hap për herë të parë një ekspozitë në GKA, për vetë historikun që ka ky institucion që është unik në Shqipëri, dhe që staÀ i galerisë ma vlerësoi këtë dhe më dha mundësi. Është një eksperi- encë shumë e mirë edhe ekspozita që bëra në Amerikë, por kjo ka rëndësinë e vet. Ka ndonjë ndryshim nga hapja e një ekspozite në Amerikë dhe në GKA? -Ka sepse ne kemi një zhvillim tjetër kultu- ror në artet À gurative, jemi të shmangur nga zhvillimi europian. Arti ka ato vakumet e veta, por ka edhe zhvillimet më interesante. Në rastin e pikturës abstrakte kjo gjë e bënë shumë problematike, sepse publiku ka një lloj barriere, një lloj muri pakuptuesh- mërie. Kjo vjen ngaqë nuk e dinë gjuhën e kësaj pikture. Piktura abstrakte duhet parë si një lloj gjuhe, që nëse ti nuk di gjermanisht nuk kupton cfarë të thonë në këtë gjuhë. Pra, kjo është pasoja që ndodh me ekspozitat. Por e unë À lloj procesin krijues me veten time dhe kjo ekspozitë dallon vetëm ajo si reÁ ekton publiku. Keni marrë pjesë në konkursin e “Onufrit”, si e vlerësoni këtë edi- cion? -Onufri skenë interesante, ku artistët me krijimtari të ndryshme bëhen bashkë dhe aty gjen peshën e gjuhës tënde në krahasim me autorët e tjerë. U debatua më pas se “Onufri” linte për të dëshiruar për pjesëmarrjen, cilësinë, etj? -Kam ide tjetër. Kuratori bëri punë të mirë me hapësirën dhe veprat mund të përjeto- heshin saktësisht, ishte vërtetë minimaliste, por kjo nuk bëhet për herë të parë. Mund të ketë edhe salla të populluara me dy punë. Por kaq mjafton, jemi këtu për të folur për ekspozitën time, apo jo. Kur pikturuat herën e parë, ju kujtohet? dypalëshe, siç thuhet duhen dy për të bërë Tango. Meraku im është që piktura të arrijë të krijojë ndjeshmëri te njerëzit dhe të arrijë të japi një këndvështrim mbase tjetër kur dalin nga jeta e përditshme të futen në sallë dhe të komunikojnë me ndjeshmëritë e tyre në një frekuencë tjetër. Ky është interesi dhe meraku im. Sa arrin kjo është në dorën e publikun. Perceptimi im personal ka qenë se ka muzikë në pikturën tuaj, dhe gjatë bisedës më thatë se ka tingëllon ngjyra juaj. Si perceptohet ky tingull? -Mendimi im është se zanaÀ lla e piktorëve modernistë ku vendosën të bëhen totalisht abstrakt ishte muzika, që më Kandiskin etj, dhe ata thanë se cc'arsye ka muzika reale për të qenë e mirë e bukur apo e pëlqyeshme, nuk ka kuptimin që i kërkohet pikturës. Çfarë kuptimi ka atëherë dhe ne nuk kemi pse të japim të njëjtin kuptim por duhet ta çlirojmë edhe ne pikturën që të jetë e lirë, siç e bëjë edhe muzika që nëpërmjet një gjuhe të vetën, sepse muzika ka strukturë ka kohë ka masë ka harmoni, të gjitha këto elemente janë të strukturuara shumë saktë, ti nuk mund të luash shumë kollaj në të. Edhe piktura abstrakte nuk bëhet kollaj ka harmoninë, kompozimin, ngjyrën të gjithë harmoninë që të në fund ty duhet të ngacmojnë edhe ndjeshmërinë edhe mendimin. Kjo është marrëdhënia më interesante Sikur të thosha se pikturat e tua e tua nuk kanë shumë ngjyra tokësore, nuk kanë një dritë të fortë të prekshme në realitet, janë sikur vijnë nga një ndriçim universi? Si të vijnë këto ngjyra? -Kam një preferencë në pikturën time, kam disa ngjyra të preferuara që unë i paraqes në tonalitet me ca ngjyra kromatike. Kjo prefer- encë pastaj përcillte tek publiku nëpërmjet ndjeshmërisë. Nuk është ajo e kuqe që mund të vihet re te një artist tjetër, por unë mendoj që ajo e kuqe ose ajo lloj lejlaje duhet të kenë një lloj À ltri personal dhe preferiencial që i bëj unë, dhe kështu çdo artist dashur padashur shkon tek ato gamat e veta. Kjo ndodh edhe tek unë. Eleganca në ngjyra, a përkuÀ zon stilin tuaj të jetesës së përditshme? -Stili im i jetesës është i zakonshëm, i njëjtë me stilin e jetës së shumë të rinjve në Ti- ranë, ndërsa për sa i përket elegancës, unë jam shumë pro saj, por jam shumë kundër kur ajo nuk bëhet me vend, kur teprohet, një që ndodh në Shqipëri herë pas here. Pra qenkeni edhe pak rebel? -Si çdo artist, jam pak rebel. Ka temë të nënkuptuar piktura juaj, përveç nocionit abstrakt? -Është struktura kalimtare ose efemere ose e përkohshme, ose Á uide apo e paqën- drueshme, që është në thelb fenomeni i racionales dhe irracionales. Është bërja bashkë e shkollave të ndryshme, kjo është tema. Dhe piktura në fund fare ka temë veten e vet. Është transparente. Në sa cikle ka kaluar procesi juaj krijues? -Para kësaj faze jam marrë me figura- cionin, jam marrë një fazë tjetër me atë që krijon lidhjen e pikturës me fotograÀ në, jam marrë me imazhin, kam pasur një fazë tjetrë ndryshimesh, pastaj kam dalë këtu. Edhe pse e di që shqiptarët janë tradicionalë në shijen es- tetike, që ka ngelur nga realizmi socialist, është i ngulitur, unë shpresoj që me këtë ekspozitë të jap një shembull ndryshe, të komunikojmë me një gjuhë ndryshe, me një frekuencë që Á as shqip, por të na lidhi kulturalisht me Europën.
RAMA NE IDENTITET FLET 1 ORE E 45 MINUTA, NUK PERMEND SALI BERISHEN KOLLARE “RILINDJE”, GJESTE SI 8 VITE ME PARE E KOLORIT PAS VETES MBAN FJALIM PA LETER. REAGON PD: ISHTE PARODI, E ASGJESOJME HAPJA E FUSHATES SE PS-së KONVENTA/ Çfarë ndodhi pas kuintave të takimit dy ditor të opozitës Lajmi Edi Rama është kthyer ndryshe në platenë e Pal- latit të Kongreseve. Me një kollare me ngjyrën e Rilindjes, me një fjalim të bërë aty për aty, pa prompter përballë, por vetëm me disa piketa në letër; me ngritjen e zërit kur fl iste për hallet e popullit e me batutat e tipit “unë nuk e kam problem lakuriqësinë”, në një fjalim që zgjati plot 1 orë e 45 minuta, duket se lideri i PS, është kthyer në atë të dikursh- min, në Identitet. Çfarë ndodhi pas kuintave në konventën e PS dhe si do të realizojnë socialistët qeverisjen ndryshe. E di Rama, kryetar i PS dhe opozitës në ditën e dytë të konventës teksa ka mbajtur fjalën përmbyllëse, gjithë shqiptarëve u ka kujtuar rebelin, kontraversin e të drejtëpërdrejtim e më se... ► vijon në faqe 2-5 Editorial ► vijon në faqe 6 SUPLEMENTI RILINDASI ► Faqe 15-22 VITI III - NR. 44 E diel, 24-02-2013LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “RILINDASI” Aleksandër Moisiu, dokumentet dhe fotot e aktorit brilant Dëshmitë e familjarëve, vetërrëfi mi, karriera dhe orët e fundit të agonisë JAKIN MARENA TIRANE Henri Çili, botues i gazetës Mapo, është përpjekur në komentin e tij të djeshëm të analizojë konventën e selisë rozë, me mënyrën sesi u reali- zua, nga pikpamja mediatike, populiste, por edhe me brend- inë e vet programore. Padyshim, ky lloj organi- zimi i socialistëve i formësuar me grafi ka, tabela, foto, gjetjen e elementëve më të dështuar të qeverisë, sarkazmën e ironinë për qeverisjen, do të tërheqë vëmendjen e analistëve. Ajo që fi llimisht bie në sy, është organizimi: Mungesa e fl amujve, tabelave, fi shekzjar- reve brenda sallës. Mënyra e thjeshtë, e qartë, për të treguar se nuk ka shumë nevojë për pompozitet, për autobuzë që duhet të mbushin sallën, por për delegatë që duhet të dëgjo- jnë një program të ri që shpa- loset. Nga pikëpamja vizive, ka kritikë që thonë se nuk ka entuziazëm. Shtrohet pyetja: qytetari do të shohë “eksiti- min” e pashkak të turmave që bërtasin, apo programin që shpaloset që gjithkush të shohë sesi do të veprojë ndryshe nesër në pushtet (nëse fi ton zgjedhjet) një forcë politike. E mandej minutazhi për çdo folës e moderator. Skena krye- sore e Pallatit të Kongreseve, nuk ishte “domen” i dy a tre personazheve, gjithë kohën prezent në çdo lloj diskutimi në tryezat... Show must go on, në praktikë NGA ANILA BASHA ► Faqe 10-11 528 përfituesit Bashkia u ul taksat bizneseve për fushatë ► Faqe 8 ► Faqe 14 Te “Ali Demi”1 konkurent i sëmurë Sherri në autobus, vritet me thikë 22-vjeçari Një Zhigolo në “Big Brother”, ja surprizat Fjalëkryqet e fundit nga Faqe 23 Kadri Vokopola EKS KLU ZIVE
10 E diel, 24 shkurt 2013 SPECIALE PROPOZIMI Në Këshillin Bashkiak më datë 28 shkurt do të paraqitet lista me 528 subjekte, të cilët përfi tojnë nga një ulje me 30 për qind të barrës fi skale Taksat vendore Vendimi i shtrin efektet nga 1 janari 2013 Bashkia ul taksat në prag zgjedhjesh NIPTI KODI VENDOR EMERTIMI L12105007I 70960 ALEKSANDËR PRIFTI L21602011M 73809 ALMA ÇAUSHI L02214020N 64906 ALTIN HUTA K81601012U 45031 ANDI SHIMILI L11423010K 67525 ARJAN DURAJ K31516094V 05365 ARJAN JORGO K61621005U 35080 BASHKIM MESHI L21427008T 72983 BASHKIM SALKURTI K52325010Ë 40130 BESIM LUZI K61503021B 33360 BLENDI BIBA K81317003A 43573 EDMONT SINANI K31418064H 05382 FATBARDHA SAUKU K92229008I 56449 FATMIR MAZE K51906007P 31145 FATOS KALIÇANI K31527098Q 02240 GENTJAN HOXHA K91609015Q 53616 GERALD LOKA K81902033K 47857 GERT META K31605074B 25475 HALIT PATUSHI K61919007M 36383 HYSEN OSMANI L21422001H 73025 ISLAM KOKA L12105057U 70969 ISUF LIKA k31609027k 20489 LUAN HIMA K31518177B 00886 LUAN TOMANI K31427128Q 04444 MUHAMET QEFALIA L11608011S 67817 OSMAN HOXHA K51601001C 28363 RENATO BEQIRAJ K82310003N 49173 ROBERT BRAHIMI L21406034S 72781 SHKËLQIM METRUSHI K31601162K 25049 SHQIPONJA MAZE K91524011K 53124 SKENDER BYLYKU * K52304002S 00669 SPARTAK KOSTA L21822006N 76884 STAVRO GRIBIZI 33 K81503042C 44504 XHABIR RAMJA K EP UC A R K36314790C 62931 ABAZ XHEDIKU L01606007C 60451 AJLEN GOSTIVARI K31523153D 10585 ALBAN TUFINA K31607208G 15567 ALTIN TAFA K31523129 00177 ARBEN FISHKA K31630027H 11120 ASTRIT TUFINA K31516084O 08420 BILAL MUKA K31419113V 02555 FATMIR TAFA K31525164F 01103 ILIR KABA L12203010V 69463 MIRBAN LIKA K31611027U 04628 MIRJAN GURI K31505033I 04152 NAZMI SULA K31523055N 00183 ROBERT TOSLLAKU K31523053U 02414 ROLAND HAZERMADHI K92108013F 55338 SUZANA DENAJ K37508002G 77771 THANAS CANE 17 K31527147C 02720 ZENEPE MUKA O RE N DR EQ ES L11806012A 68781 ALBERT ÇEKREZI PU N IM E L02229005A 65351 ALTIN MUSABELLIU K8 517 48F 44809 R N IBRAHIM 401 3K 735 RISTOTEL DAUTI L01314034H 58115 BESNIK ZAÇE K62028001H 35432 BESNIK ÇAKMAXHI K72029033E 61859 BESNIK ÇAKMAXHI L21923001E 77363 DHURIM MURATI L22308028G 78979 E . L K81614008L 45785 ENDRIT RAMA K81904019I 47360 ERION SHEHAJ L11511006R 67421 KASTRIOT SHEHI L12318006C 71618 KLODIAN SPAHIU K31607113N 14835 MUHARREM ZIKAJ L11314004K 67633 PETRIKA KITA K31413014Q 03214 PIRO MALAJ L21520001A 73559 ROLAND SALI 18 K51523040O 44030 YLBER GJOSHI K92318015I 56874 AHMET DOGJANI K51504027H 29515 ARTAN KOSOVA K31603275L 19166 BESNIK BODLLI K71924009I 36760 BUJAR MAXHAKU L22007030E 77598 BUJAR PUSHAJ L01505009K 59826 EDUART MANGAJ L02205001I 64719 ERIONA YMERAJ K81810504S 52980 FESTIM XHAFERRAJ K61704041D 35342 FIDAI HASANLLARI L21728001A 76541 FLAMUR ALLARAJ K61903022V 35392 GAZMEND HOXHA K61607027D 34050 GEZIM HALA K81506043C 45257 HAMDI ZELAJ K52221005J 31858 ILDA AHMED K62106016Q 43708 ILIR SHIMA K62317004I 46175 IZET BILLA K91527013S 52864 LUÇJANO ABAZAJ L22128003A 78390 MUHARREM SEZER L01707010H 62360 NDREC LUSHI L11612002Q 67847 NIKOLAOS PROVATIDIS K61403012Ë 32835 ORGES HAMZAI K31427103I 04796 PERPARIM ÇARÇIU K51822018P 30973 RIZA IBRO K62127007H 01000 ROBERT SHTEMBARI K51727004V 30860 SHERIF PINARI K51511028E 28816 SHPETIM ZANUNJA PU NI M E H EK UR I 27 K91305009M 51657 TEDI BUSHI L02812403J 77484 AFËRDITA SHPËRDHEJA L01307006N 57817 ALBI ÇARÇIU L11521022D 67710 ARZU KESIM K72015016N 59756 AUREL RAMA K51511040A 29750 BLENDI TUFINA L21417009A 72700 BRUNO GRACENI K81328024I 43301 DORIAN ALIKAJ K62114049J 37929 DYLAVER KALAJA L21317008M 72068 DYZENE SAKOLLARI RI PA RI M AR G JE N DA RI L22201053S 78501 EDUARD BUBJAKU L01713004Q 61475 EDUART SKENDERI K61621013L 34997 ELTON ÇARÇIU L22105025H 78023 ENKELEDA SHEHU L01423020Q 59297 ENSELA SAKOLLARI L02315017B 65658 ERKAN GUNDUZ K61906016P 36320 ERMIR DIBRA K92206018P 56019 FASLLI YMERI L02410022P 65930 FATMIRA BËRDUFI L01906009E 08331 GASPER TIRTJA K31404054Ë 15466 HYSEN SALLAKU L21401021I 72411 KLODIAN JAÇE K51521072S 00221 MIMOZA DERHEMI L21604014A 73703 MIRANDA SULA K41529111N 24290 MIRELA RUÇO K31614059D 00779 MITAT GUMENI K81429027R 45053 MUHARREM SALLAKU K81518014D 47996 PREK IMERAJ K31424021I 03174 RAJMOND SHAHINI K61621017U 35167 REGJINA UKCENAJ L21413017R 72880 RIZA RROSHI L21804028A 76200 SHPRESA TAFA K91601027A 52966 SHQIPE PREGJA K31605139T 17101 SPARTAK ISAKU 34 K31510104D 00455 VANGJEL FINDIKU K92205025Q 55675 ALBANA MURATAJ K81420030P 44788 ALKEN AZIZAJ K41526008S 24711 ANTONETA CARA THANASI L22002001M 77553 ARANIT BEQIRAJ K81420041H 43894 DANJELA NASIRI L21520002I 73560 DRITAN VELIJA L02204040A 64417 HALIL VATHI K71925014D 41419 LINDITA ZAJMI SU V EN I R 9 K61730026V 50879 MEHMET LOGU K71925018M 39863 FRAN CENA K61726007S 35689 KUJTIM LAMAJ K41602005P 25177 VALBONA LAMAJ K81629028I 46433 ILIR DHOZHI K81921005I 21959 AVDULLA ELEZI K81907007A 47529 ROLANDI ÇITOZI K51619005J 20984 DRITAN KOLECI K62105001K 15779 RUZHDI SHABANI K31428017A 02761 ARBEN MARJANI K51511006U 28783 ALKET JEMISHAJ K31427113P 02153 BEDRI ABAZI K31708066F 20670 ILIR ÇELAJ K72013014K 37687 GENTIAN GOXHI K81506002M 44512 SHPETIM ÇIBA K81506035L 44520 ARIAN DEMNERI K61715006B 35577 ILIR BRAHIMAJ K51608003H 12091 LEONARD SIMO K62308017R 39469 ANILA SINGNEJ K71912020F 39036 ZEGJINE MUMAJESI M A RA N GO Z K31809025A 21692 XHEVAHIR KACA K41929002U 26988 XHEVAHIR KOLAVERI K41630032O 00467 ARBEN GJISHTI K61919011R 33916 EDUART TEROLLI K31722064N 17463 ARTAN GEGA K81608006L 47512 ILIR SHABANI K71623047G 39323 FATMIR LUTAJ K51619029J 30118 ARBEN HERRI K52316032H 39220 NATASHA KULE K31611047L 00733 FATMIR ETHEMI K31419008C 01411 RAMADAN BESHIRI K51723005J 28784 ALBA HADO K31523029B 15752 BURBUQE LALA K51509061M 28985 ADRIATIK KAPAJ K31520087M 08217 BUJAR HAXHIA k62120018k 13264 AGIM HAJREDIN SHEHU K31505008E 20119 ARBEN DERVISHI K91306014H 51528 ELVIS POJANI K62125026D 41714 PETRIT GJONAJ K31425014H 00790 ASIM MURATI K81621033E 46054 AGRON ALIAJ K91410011G 52268 ERIOLA FEKA K41530003V 44085 SOKOL ALIAJ K91517026A 53284 GËZIM DEDA K92028008U 55108 DRITAN CACAJ K92226036V 56359 XHEVAHIR XHENETI K92414006P 57297 EDMOND SHABA K31601030N 39137 ARIAN JAZAJ L01926008E 62946 FITOR RAMA L11402020E 66685 IRMA ZORAQI L11318021U 66579 AGRON LIKO L12414002A 72400 BASHKIM LULJA K31412074H 01617 AUREL CANKO 53 L31328010L 80165 URIM TOTA 32199 DESHIRE DOVE K62120010P 40080 VASILLAQ GERXHI K31623106S 12017 GANI ZENELAJ 41489 ETLEVA LEKAJ K31921003K 22131 BAJRAM OSMANI K62217002M 37110 ARBEN JATA K42311003O 27327 ZABIT KARKINI K31702029R 20782 ILIR BASTARI K31624037A 01926 DEDE PRENGA K81518020B 50208 NIMAN MEKSHIQI K82122006A 49014 FLORESHA ZHAKA K31530062I 04099 ALI ÇULLHAI K31512175B 03361 SURJA ALLUSHI K51525017N 29421 ARJAN XHARO K71618023E 37737 ALTECH - 1 K31813012M 09984 AGRON LLUKA K41915005U 26924 RIFAT YMERI K81929008D 48275 ALFREDI HALOÇI K81803036N 46511 ALTIN ÇEKREZI K31516122J 19910 ILMI SHEHU PR OD HI M DR UR I K82221007F 48850 ALTIN BRARI K Ë P U C A R P U N IM E H E K U R I M A R A N G O Z P R O D H IM D R U R I O R Ë N D R E Q Ë S R IP A R IM A R G J E N D A R I P U N IM E M E G IP S S U V E N IR TIRANE Në kuadër të zgjed-hjeve parlamentare të qershorit, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë disa nisma për të lehtësuar kat- egori të caktuara të biznesit të vogël, që paguan taksat pranë saj, nga barra fi skale. Kjo Bashki ka prezantuar deri tani disa nga 18 vendimet që janë paraqitur pranë Këshil- lit Bashkiak dhe që do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës të këtij Këshilli. Një vendim që pritet të diskuto- het në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 28 shkurt është ai që ka të bëjë me lehtësimin fiskal me 30 për qind për 528 biznese të vogla në kryeqytet, kryesisht ato të artizanatit. Lista me emrat e këtyre bizneseve publi- kohet më poshtë. Subjektet që pasqyrohen në listë do të përfitojnë nga lehtësia fiskale duke filluar nga data 1 janar e vitit në vazhdim, pra vendimi do të ketë një efekt prapaveprues në kohë. Ndërkohë, për llogaritjet nga ana e administratës tatimore pranë kësaj Bashkie, vendimi do të hyjë në fuqi 10 ditë pas shpalljes. Po kështu, nga ana tjetër, parashikohet të merren vendime të posaçme për për- jashtim nga taksa edhe për ato biznese, që punësojnë të rinj. Krijimi i një regjistri me listën e pronave të paluajt- shme është një tjetër vendim, i cili synon të krijojë një bazë të dhënash për secilin objekt të regjistruar. SUBJEKTET QË PËRFITOJNË NGA ULJA E TAKSAVE
.
|
Na vjen keq, por koha në dispozicion mbaroi.
Nëse jeni një përdorues i regjistruar, identifikohuni në pjesën e poshtëme djathtas.
|
|
|
Hyr në e-Shop dhe zbulo të gjitha ofertat tona
|
|
|
Po blini botimin e
24/02/2013
Me çmim
0,00
|
|
Rikërko fjalëkalimin!
Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.
Privacy Policy 2013 Mbrojtja e të dhënave personale Gjatë lundrimit në faqe, në skedarët log të server-it ruhen të dhëna si adresa IP, data, koha dhe faqet e vizituara nga përdoruesi. Ne e përdorim informacionin që mbledhim për të matur numrin e vizitorëve që hapin seksione të ndryshme të faqes sonë të internetit, për të mësuar se cili është informacioni më i kërkuar dhe për të na ndihmuar ta bëjmë faqen tonë të internetit më të dobishme për vizitorët.
Të dhënat tuaja personale dhe informacioni i dhënë gjatë "Regjistrimit", ruhen në server në mënyrë anonime.
Informacionet që ruhen në server janë të sigurta dhe konfidenciale, nuk ju ofrohen palëve të treta (vetëm në rastet kur ju keni dhënë aprovimin në modulin e regjistrimit) dhe përdoren në përputhje të plotë me Ligjin nr.8517, datë 22.7.1999 - Për mbrojtjen e të dhënave personale.
Mbyll
|