23E shtunë, 2 mars 2013 FJALEKRYQI PA SKEME IPR S K HORIZONTAL 1. Ishte muzikanti që nuk përsëriste. -Eshtë orë... e vjetër. 2. Janë njerëzit pa dë shirë e pa vullnet. -Një që duhet sajdisur. -I paharruari Qiriaqi i skenës tonë. 3. Një dramë e Oscar Wilde. -Janë marrëdhëniet me paratë . 4. Eshtë i mirë me shokë shumë . -Qe përbindësh i labirintit. 5. Zanore për beratas. -Një ishte edhe Enrico Fermi. -Diftong poetik. 6. Mbetur në fund. -Në fund të krahut. 7. Një pjesë e riedukimit. -Ndezur në aparaturë. -Fuilojnë kursimin. -Mund të klasifi kohet në ATP. 8. Fillojnë panikun. -Mbyll lutjen një e tillë . -Rajone Sportive Durrës. -Një peshk... njëmijë kg. 9. Ai i Shenjtë është papa. -Një verë në Paris. -Një pjesë e dromedarëve. -Një mendim. 10. Mund të jetë mbi xhiro. -Edith që kë ndonte Milord. -Kërkojnë talentet. 11. Janë të zbehtë. -James që shkroi Postieri që troket gjithmonë dy herë . -Eshtë nusja me vello. 12. Një bas... me katër tela. -Makinë çeke. -Gjysmë tatimi. VERTIKAL 1. Zbuloi vaksinënë e hidrofobisë. -Një sulm kardiak. 2. Mund të jetë fotografi k. -Në këtë çast. 3. Ishte atdheu iu Obelix. -Eshtë nofka. 4. Egoyan regjisor -Pak imagjinatë. 5. Eshtë si minder. -Fillojnë një motiv. -Kusturica regjisor. 6. Nofka e Eisenhower. -Janë konservatorët kokëfortë. 7. Unë dhe ti. -Një pjesë e minoritarëve. -Fillojnë mendimin. 8. Eshtë kultura në palestër. -Kufi zojnë një pushtet. 9. U shpik nga Mary Quant. 10. Janë dinakët. -Eshtë e pastër ajo ariane. 11. Janë mënxyra edhe ajrore. 12. Qytet francez. -Inicialet e Reitman. FJALEKRYQI SPORTIV 13. Bakri i kimistit. -Jones i Steven Spielberg. 14. Film i Miloš Forman. -Fund fi lmi. -Ekstreme në dyer. 15. U printe jeniçerëve. -Merren me të bukurën. 16. Një sigël maunesh. -Dix që qe piktor. -Eshtë epokë që fryn. 17. Eshtë budallai. -Mund të kthehen në mllefe. P A G A N I N I F S A H A T I A P A T I K E M I K A G I M S A L O M E F I N A N C I A R E T R I M I M I N O T A U R I T E A A F I Z I K A N E E T O E U T M A N I F E S T I M E T U R I E G O N K U T T E N I S T I A U P A R A M E N R S D T O N A T I E T E N D R O I I D E A A T A T I M I P I A F A R T E T A N E M I K E T C A I N E R E K I T A R E A T A T R A N T A T PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT PA SKEME P R E T E N D E N T E B I L I R L A M E L D A N C E A L I K A N E R A T T R A W A L T E R S A M U E L T L F E R N A N D O T O R R E S I M A R C E L L O L I P P I T E N D E R I I L I C R T E L I L A S E N A M A R O M A R T I N A PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR B O K S I M I S S A P U L A T K A R T A s U F R E F O R M A T S B E F A S I A U D B A L A T O N P R A T O D I U V A A N S A T A G R A R E I M B I S A R E N A O E M P A E T I K R L E K U I T G T E A T L E D A M E N T T M A N O V R A T O R DASHI DEMI BINJAKET MERI GAFORRJA LUANI VIRGJËRESHA PESHORJA AKREPI SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT Kadri Vokopola SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË 14 12 4 3 2 9 2 3 3 1 6 7 10 1 13 4 1 5 13 1 7 11 5 8 11 12 5 9 1 13 3 14 8 11 1 3 2 1 7 18 14 1 10 1 13 12 15 6 5 1 13 12 18 2 7 16 1 1 15 3 1 13 1 17 5 1 5 8 2 9 14 2 3 1 5 8 15 1 12 8 9 6 1 8 13 2 4 5 10L 8 E 4 K 7 U 2 13 17 13 8 1 13 10 8 18 1 9 8 15 13 13 9 1 15 12 16 5 1 13 12 5 ASTROLOGE - 0900 673 4000 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 DUHET TË NXINI 35 KUTI 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT SPORTIV HORIZONTAL 1. Gjysmë sahati 4. Kështu fi llon sporti. 5. Fitohen nga çiklisttë. 10. Qyteti i… Tmorit 12. Heqimi, mjek i njohur sportive. 13. Mbyllin këndet. 14. Fillojnë terapinë. 15. Gjysmë siklet. 16. Ekstremet e festës. 17. Futbollisit në foto. 20. Ajo sportive nuk është normale. 24. Futbollisti në foto. 25. Fundi i një samurai. 26. Ai taktik i skuadrës zgjidhet nga traineri. 28. Rrjetë…në tenis. 29. Të parat në kualifi kim. 30. Një pjesë e lartëisë. 31. Jérémy i PSG. 35. Të parat në synime. 36. Gjysmë afi she. 37. … fanatics, grupimi i tifozëve bardheblu. 38. Duhet ruajtur ajo sportive. 41. Inicialet e Salihi-t. 42. Mirë në qenër. 43. Një fjalë jo larg. 44. “La Vecchia Signora” e futbollit Italian. VERTIKAL 1. Një mund të merret me tie break. 2. Të fundit në sirtar. 3. Një Ervin poet. 4. Qendër mësimi. 5. Kështu thirret Sergio Agüero. 6. Fillojnë turnin. 7. Eshtë veprimi sulmues. 8. Fillojnë panikun. 9. Sedar, mbrojtës gjerman. 10. Johnson që qe atlet 11. Fatih trainer. 12. Luan në Serie B në Itali. 15. Campbell mbrojtës anglez. 16. Makina Uno. 17. Alessandro te Juventus. 18. Besnik, që qe arbitër i yni. 19. Carlos Santana. 21. Johan ish asi Ajax. 22. Junior i shkurtër. 23. Pastaj në fund. 24. Daniel bomber te Teuta. 27. Një Grand për tenistë. 29. Kufi jtë e kujtesës. 32. Mbyllin një tender. 33. Terihati që qe volejbollist. 34. Hidhet një për… shesh. 37. Janë tek në teste. 39. Diftong poetik. 40. Fillojnë rrezikshëm. 41. Janë të ndryshme në hava. nga zonjaH SUDOKUI KRIPTOGRAFUAR Dita e sotme për ju do s je l l më shumë s i tu- ate të qarta në cështjet ekonomike por edhe ato personale.Do vi j mo- ment që edhe ju do arrini në një përfundim të mirë në aspektet e punës apo jetës errotike. Dita e sotme ka shume mundësi të jetë një ditë e cila ju fton të shijoni më shumë marrëdhënien me të afërmit tuaj si dhe të merreni me cështje te familjes.Do arrini në një kohë të shkurtër të mbyllni situate të ngatërruara aty. Dita e sotme do sjell për ju një lajm I cili do jetë shumë I rëndësishëm përsa I përket ecurisë së marrëdhënieve tuaja. në përgjithësiNë këtë rast ju do keni më shumë mundësi kontaktesh dhe takimesh të mirëfi llta pune. Ju në ditën e sotme keni mundësinë jo vetëm të ecurisë së mirë ekonomike por mund të planifikoni edhe ndonjë udhëtim I cili do sjell shanse të mira në kontakte apo miqësi me njeërz të kulturave të tjera dhe zgjerim marrëdhëniesh. Në ditën e sotme ju do keni një ecuri e cila do ketë të bëjë më shumë me cështjet personale ku do shikoni më qartë prob- lemet apo do arrini në një vendim paraprak se kush do jenë lëvizjet tuaja të mëtejshme. Ka shumë mundësi që në ditën e sotme të ndjeheni të fuqishëm psikologjikisht për arsyen e vetme se keni gjetur një mënyrë për tju larguar rutinës.Do keni mundësinë gjithashtu të përmirësoni marrëdhënien tuaj me njerzit me të cilët punoni. Gjatë ditës së sotme do keni një mundësi më shumë të merreni me situate të cilat do kenë të bëjnë me jetën sociale ,dalje dhe takime njohje te reja të cilat mund të jenë të mira edhe në planin sentimental. Në cështjet ekonomike do shikoni një përmirësim në l idh je me cësht je të emrit apo të karri- erës tuaj.Mund të keni gjithashtu mundësinë e një sqarimi në cështjet ekonomike I cili ju cliron nga detyrimet e mëdha. Dita e sotme nuk do ketë ndryshime përsa I përket pozi- cioneve tuaja në të cilat keni arritur kohët e fundit vetëm se duhet të sqaroni gjithëkënd për vendimet tuaja apo për qëndrimet tuaja .Në jetën personale kryesisht duhet të jeni të vëmendshëm. Dita e sotme do jetë me të vërtet një ditë ku ju do merreni seriozisht me cështjet ekonomike si dhe me mundësinë e një in- vesitmi të rëndësishmëm. Nuk duhet të jeni shumë të nxituar gjithsesi në ve- primet ekonomike. Në ditën e sotme do keni shanse të ekuilibroni mar- rëdhënien tuaj në cift si dhe të bëni realitet disa nga qëllimet tuaja në lidhje me bashkëpunimet apo me ndryshimet që doni të bëni.Kujdes mos përsërisni gabimet nga e kaluara Dita e sotme me sa duket do ketë të bëjë me udhë- timet apo cështjet ligjore. Do arrini në përfundimin që ju do keni më shumë shanse për të bërë hapa të rëndësishëm dhe do jeni të aprovuar.
2 E shtunë, 2 mars 2013 vëlla dhe Lekë Qokaj. Pse erdhi pikërisht tani kjo kërkesë, dhe jo më parë? Sepse tani e menduam të arsyeshme. Si e kujtoni ditën kur vëllai juaj, Besniku, u nis drejt Vlorës, ku më pas humbi dhe jetën? Ishte kohë trazirash. Ishte një ikje e shpe- jtë e Besnikut, m e u r d h ë r n g a e p r o r ë t për të shkuar në Vlorë. Një urdhër rutinë s h ë r b i m i . U nis rreth një javë më parë se të ndodhte ngjarja. Ishte 31 vjeç në atë kohë dhe mbante de- tyrën e Shefi t të Kundrazbulimit në SHIK-un e asaj kohe. Mbaj mend, që lajmin e mora nga daja im, i cili më tel- efonoi rreth orës 4 të mëngjesit. Seç ka ndodhur në Vlorë...”, më tha. Po pastaj çfarë ndodhi? Pastaj ikëm tek SHIK-u dhe më pas shkuam në Spitalin Ushtarak, ku kishin dërguar Besnikun. Fillimisht mësuam, se bëhej fjalë për plagosje. Kur mbërritëm në spital, mësuam që kishte humbur jetën rrugës për në Tiranë. Si kishte ndodhur ngjarja, çfarë mësuat? Në dijeninë tonë, Besni- ku ishte plagosur rreth orës 22:00 të datës 27 shkurt 1997. Por, vetëm pas 7 orësh pritjeje ishte mundësuar transportimi me helikopter nga Orikumi, në Tiranë. Sipas mjekëve, kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte në spital. Ajo që në dime, është që një bandë e armatosur kishte sulmuar godinën e SHIK-ut, e cila ndodhej në periferi të Vlorës, në të cilën ndodhej im vëlla, Leka Qokaj dhe kolegë të tjerë të tyre. Besniku ishte plagosur brenda godinës, por kishte mundur të dilte nga një dritare. Më pas e kanë marrë dhe e kanë transportuar deri në Orikum, ku priti plot 7 orë, deri sa të transportohej me helikopter. Ngjarja ku humbën jetën vëllai juaj dhe Leka Qokaj mbetet ende pa autor, edhe pas 16 vitesh. Gjatë kësaj kohe, keni kërkuar ndonjëherë in- formacion pranë instan- cave shtetërore? Në lidhje me ngjarjen nuk ka pasur kurrë hetime. Ne nuk jemi vënë asnjëherë në dijeni dhe nuk jemi marrë kurrë në pyetje. Nuk keni këmbëngulur të dini se kush ishin autorët? J o , s e p s e menduam që një pjesë e atyre që erdhën në pushtet, e kishin inicuar vetë atë lloj sulmi, për përfitime poli- tike. Po gjatë kë- tyre viteve të fundit? Çështja nuk u hetua asn- jëherë, as nga M i n i s t r i a e Brendshme dhe as nga Proku- roria e Përgjith- shme. Shpresojmë në të mirë të këtij vendi, ku ne duam të rrisim fëmijët tanë dhe që as- piron të shkojë drejt Evropës së bashkuar, që triumfojë në AKTUALITET DY DITË MË PARËT, eshtrat e dy punonjësve të SHIK-ut, të vrarë në krye të detyrës më 28 shkurt 1998, u prehën në Varrezat e Dëshmorëve. 16 vite pas ngjarjes ku mbetën të vrarë Besnik Hidri dhe Leka Çokaj, drejtësia shqiptare nuk ka ende autorë. Intervista Braktisja Në ceremoninë e varrozjes së dy ish-ofi cerëve të SHIK-ut, Lekë Qokaj e Besnik Hidri, në varrëzat e dëshmorëve nuk ka marrë pjesë asnjë zyrtar i lartë i shtetit. I vetmi që ka qenë, ishte Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. Ndërsa kanë munguar kryeministri, presidenti, Kryetarja e Kuvendit dhe ministrant. Vëllai i shikasit të vrarë: PD s'zbardhi ngjarjen pas 2005 Genci Hidri: I rëndë zhvarrimi e më pas rivarrimi Lajmi Plot 16 vite pas vrasjes së dy punon- jësve të SHIK-ut në Vlorë, familjarët e tyre nuk ndihen ende të qetë për ngjarjen pa autorë, gjë që famil- jarët e tyre e kërkojnë sërish. Prej së enjtes, eshtrat e Besnik Hid- rit dhe Leka Qokajt prehen në Varrezat e Dëshmorëve e për këtë, familjarët e tyrë ndihen më mirë.  TIRANE ELONA ELEZI Ngjarja Hidri, pritje 7-orëshe për transportimin në Tiranë Punonjësi i SHIK-ut Besnik Hidri, eshtrat e të cilit prehen tashmë në Varrezat e Dëshmorëve, bashkë me të Lekë Qokajt, ishte 31 vjeç kur humbi jetën në krye të detyrës në Vlorë, teksa mbante postin e shefi t të Kundërzbulimit. 16 vite pas ngjarjes së rëndë, vëllai i tij, Genc Hidri, thotë se e ar- dhmja e një vendi nuk mund të ndërtohet duke mbuluar të shkuarën, sado e hidhur qoftë ajo. Në një intervistë për Sh- qiptarja.com, zoti Hidri rrëfen përjetimet e vitit të kobshëm `97 dhe si mësoi për ngjarjen ku mbeti i vrarë i vëllai. Z.Hidri, si ndiheni një ditë pas ceremonisë dhe homazheve në nderim të vëllait tuaj? Në vetvete zhvarrimi e më pas rivarrimi, është një pjesë e dhimbshme. Të krijon emocione, risjell në memo- rie ditë të vështira të vitit 1997. Por, njëkohësisht është lehtësim shpirtëror për ata dy njerëz që dhanë jetën në mbrojtje të institucioneve të shtetit shqiptar. Më në fund morën atë që merituan, që nga viti 2006, kur me vendim të Komisionit morën statusin e Dëshmorëve të Atdheut. Kush vendosi për hom- azhet dhe kalimin e esh- trave në Varrezat e Dësh- morëve? I s h i m n e q ë e b ë m ë kërkesën, afro një muaj më parë. I'u drejtuam Shërbi- mit Informativ Shtetëror, institucionit ku punoi im çdo rast. Nuk mendoj që mund të ndërtohet e ardhm- ja e një vendi duke mbuluar të shkuarën, sado e hidhur qoftë ajo. Si jeni trajtuar gjatë kësaj kohe? A ka pasur ndonjë ndryshim para dhe pas vitit 2005? Që nga viti 1999 e deri më sot, nuk ka ndryshuar asgjë. Gjatë vizitave në familje nga lidershipi i Partisë Demokra- tike na është premtuar që me ardhjen në pushtet (viti 2005), drejtësia do të vihej në vend dhe çështja do të zbardhej. Por deri tani nuk ka ende asnjë autor, ndërkohë që mediat vizive dhe të shkru- ara të kohës, kanë publikuar fi lmime, fotografi dhe fakte, ku duket qartë sulmi ndaj godinës së SHIK-ut të Vlorës. Duken njerëz me sëpata, me armë zjarri, gjak. Ka pasur plot fakte, të bëra edhe pub- like, por kurrë nuk u hetua. Keni pasur ndonjë ndi- hmë nga shteti gjatë kë- tyre 16 viteve? Vetëm përfi timit që vijnë në bazë të ligjit, pas marrjes së statusit të Dëshmorit të At- dheut, si dhe plot mbështetje morale nga miq dhe kolegë të vëllait. Si ndiheni kur dëgjoni dhe shikoni për vrasje ofi cerësh policie në krye të detyrës? Përpos pjesës humane të humbjes së një jete, sa herë që vriten njerëz që janë në shër- bim të shtetit, të gjithë duhet të tronditen sepse cenohet siguria publike. Në intervistën e dhënë, Genc Hidri rrëfen në mënyrë kro-nologjike mënyrën si rrodhën ngjarjet ditën ku humbi jetën i vëllai, Besnik Hidri. Sipas tij, shefi i Kundërzbulimit në SHIK në ato vite, ishte plagosur rreth orës 22:00 të datës 27 shkurt 1997. Por vetëm pas 7 orësh pritje ishte mundësuar transportimi me helikopter nga Orikumi, në Tiranë. Sipas mjekëve, kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte në spital. Versioni që familja Hidri di, është se një bandë e armatosur kishte sulmuar godinën e SHIK-ut, e cila ndodhej në periferi të Vlorës, në të cilën ndodhej njeriu I tyre, Besnik Hidri, Leka Qokaj dhe kolegë të tjerë të tyre. Besniku ishte plagosur brenda godinës, por kishte mundur të dilte nga një dritare. Më pas ai ishte marrë jashtë godinës dhe ishte transportuar deri në Orikum, ku kishte pritur plot 7 orë deri sa të transportohej me helikopter. Pas marrjes së lajmit, familja kishte shkuar për të marrë informacion në zyrat qen- drore të SHIK-ut në kryeqytet, e më pas në Spitalin Ushtarak. Fillimisht ata ishin lajmëruar për plagosje, por mjekët u kishin njotuar lajmin e rëndë se Besnik Hidri, asokohe 31 vjeç, kishte humbur jetën rrugës për në Tiranë.Genc Hidri
22 E shtunë, 2 mars 2013 SPORT Real Madrid – Barce-lona pas ndeshjes në kompeticionin e Kupës së Mbretit që zhvilluan në mesin e javë në ‘Camp Nou' sonte do të kenë një tjetër përballë, por këtë herë në ‘Santiago Bernabeu' dhe të vlefshme për La Ligan. Edhe pse kampionati është pothuajse i humbur nga ekipi i Murinjos, një ‘El Clasico' mes këtyre dy ekipeve dhuron gjithmo- në grintë dhe spektakël edhe kur në mes nuk ka objek- tiva. Kështu do të jenë edhe 90' minutëshi sonte në Madrid, në kryeqytetin e futbollit botëror. Murinjo, por edhe Roura në anën tjetër të medaljes pritet që të zbresin në fushë me shumë ndryshime në formacionin e parë. Kështu në ekipin e Realit sipas mediave vendase do të mungojë Ronaldo, duke u kursyer për ndeshjen me ekipin e Manchetser United që do të zhvillohet në mesjavë. Trajneri Portugez nuk do të konsumojë futbollistin krye- sor të ekipit për një sfi dë që vlen vetëm për prestigj, pasi objektivat kanë përfunduar. Bashkë me Ronaldon do të mundojë me shumë siguri edhe Alonso dhe Ozil. Ndërsa në fushë do iu jepet mundësia që të zbresin Kaka', Calejon, por edhe Higuanin në vendin e Benzemasë. E njëjta gjë është edhe për Barcelonën, apsi Xavi nuk do të jetë më Ma- drid, ndërsa Mesi konfrimohet që do të jetë nga minuta e parë e ndeshje. Në prag të sfi dës trajneri Murinjo ka deklaruar që sfi da nuk vlen për objektiva, por fi torja do të synohet me cdo kusht për të përsëritur atë të mesjavës. Ndërsa Roura mendon të hakmerret për humbjen në Kupë. Sfi da do të zhvillohet në orën 16:00 pas kërkesës së Realit të Madridit. Kampionati spanjoll Real-Barcelona pa yje, Ronaldo në stol, Xavi mungon Trajneri Stavri Nica i zhgënjyer pas humbjes Korçarët fi tuan me kurbinasit me dy golat e Plakut e Bicit Skënderbeu “fi k” Laçin, -12 nga Teuta LAJME SHKURT ■ United me rezerva përballë Noruicit Premier League rezervon sot disa nga ndeshjet më të forta të javës, pasi në fushë do të zbresin disa nga pretendentët kryesor për titullin kampion, por edhe zonën Champions. Kështu Manchester United, Celsi, Liverpul dhe Everton do të luajnë sot. Mancheter United do të luajë në shtëpi përballë ekipit të Noruicit, sfi da cilësohet e lehtë, por sipas gjasave mund të ketë edhe surpriza, pasi Unied do të rezervojë disa futbollistë për ndeshjen me Realin në mesjavë. Celsi i Benitezit do të luajë në ‘Stamford Bridge' me Uest Bromuic, ndërsa Liverpuli në trans- fertë me Uiganin. Everton do të presë ekipin e Ridingut. ■ Borusia për autokritikë Borusia e Dortmundit pas humbjes në cerekfi nalen e kupës së Gjermanisë me rivalin e përjetshëm, Bayernin e Mynihut, do të kërkojnë që të bëjë autokritikë përballë Hanoverit në kampiont. Kampionati dhe Champions League janë të vetmet objektiva për ekipin e Klop këtë edicion. Ndërsa Bayern Leverkusen do të ndeshet me ekipin e Shtutgardit në një supersfi dë për këtë javë. Ndërsa ekipi i Mynihut do të luajë nesër përballë ekipit të Hofenhainit në transfertë. Ndeshja cilësohet shumë e lehtë dhe e kalueshme për Bayernin në prag të ndeshjes me ekipin e Arsenalit, aty ku gjysmëfinalja u hipotekua pas fi tores 1-3 në Londër. ■ Juventus barazon me Napolin 1-1 Kampionati italian i futbollit është hapur me ndeshjen Napoli - Juventus, e cila është zhvilluar në stadiumin “Sao Paolo” dhe ka përfunduar në barazim 1-1 duke lënë të hapur garën për titullin kam- pion, Juventusit ruan difer- encën prej 6 pikësh. Ndeshja ka nisur e mirë për ‘Zonjën e vjetër' që kalon në epërsi në minutën e 10' me Kielinin pas një gjuajtje të fortë me kokë pas krosimit të Pirlos. Por Napoli nuk kënaqet me rezultatin, aq më tepër kur në stadium ka dhe një tifoz special si Maradona. Kështu 2 minuta nga fundi i ndeshjes, Inler me një super gjuajtje dërgon topin në rrjetë duke barazuar. Me këtë rezultat ka përfunduar e gjithë ndeshja. Lajmi Skënderbeu ka fi tu- ar përballë ekipit të Lacit edhe pse ka zbritur në fushë me disa mungesa të rëndësishme në repartin e mbrojtjes dhe sulmit. Golat për ekipin e Mirel Josës i kanë shënu- ar Sebino Plaku dhe Bici, me këtë fi tore Skënderbeu është shkëputur 12 pikë nga Teuta.  TIRANE DYLBER BALLA Java e 17-të e Superligës është hapur me ndeshjen Laçi-Skënderbeu, e cila ka përfunduar me fitoren e kampionëve në fuqi të vendit me rezultatin 0-2. Skënderbeu shkëputet pas kësaj fitoreje nga ndjekësit më të afërt, që janë durrsakët e trajnerit Magani me 12 pikë duke qëndruar të qetë për pjesën e mbetur të kampion- atit, pasi titulli i tretë radhazi pothuajse është hipotekuar. Korcarët përballë ekipit të Lacit kanë zbritur në fushë me disa mungesa të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes dhe sulmit, pasi për trajnerin Josa nuk ishin të disponueshëm për të luajtur sulmuesi Pero Pejic dhe mbrojtësi Renato Arapi. Ndeshja ka nisur mjaft mirë për ekipin e Mirel Josës që tenton golin me dy sulm- uesit kryesorë Sebino Plaku dhe Bekim Kuli. Në minutën e 8' të ndeshjes Plaku ka një mundësi të mirë për të kaluar në avantazh ekipin e tij, pasi një topi të Kulit, por goditja përfundon mbi traun e portës së portierit lacian. Venda- sit tentojnë që të kundër- përgjigjen me zbritje të shpe- jta, por Bici në mbrojtje është i pakalueshëm. Në pjesën e parë nigeriani Orelesi kthehet në protagonist kryesor me bllokimin e kundërshtarëve në sulm dhe aksioneve të shpejta nga e majta dhe mes- fusha së bashku me Shkëmbin dhe Lilajn. Në minutën e 34' Orelesi me një aksion indi- vidual kroson bukur në zonë për Plakun, i cili i vetëm me portierin Bakaj nuk arrin që të dërgojë sferën në rrjetë. Pas disa tentativa, Skënderbeu gjen golin, pas një goditje dënimi nga Radas, Plaku nuk gabon duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 61-të. Por korcarët nuk kënaqen me një gol dhe po me të njëjtën skemë shënojnë edhe golin e dytë, por këtë herë me mbro- jtësin Bici, 3 minuta më pas. Dy gola për tre pikë dhe Josa është i kënaqur, ndërsa Stravri Nica nuk kënaqet me rezulta- tin, pasi ekipi i tij u mposht vetëm në 3 minuta lojë. Sot e kanë radhën ndeshjet e ditës së dytë të Superligës për t'u zhvilluar. Ndeshja hapëse e javës së 17 mes Skënderbeut dhe Laçit i lë vendin sot 4 ndeshjeve të tjera të Superligës. Kështu Shkumbini do të presë ekipin e Flamurtarit në Peqin. Sulmuesi Memelli premton gold he fi tore të ekipit të tij në këtë transfertë, ndërsa Peqini kënaqet edhe me një pikë. Bylisi në shansin e fundit për të mos rënë në zonën e ftohtë do të presë Kukësin, që kërkon zonën e Europës. Ballshiotët kanë edhe premio në rast fi toreje. Tirana pas barazimit me Teutën, përsëri në shtëpi do të luajë me Luftëtarin që vjen i karikuar pas fi tores me Vllazninë. Erion Dushku për Tiranën shprehet se fi torja është kusht i domos- doshëm për ekipin e tij. Ndeshja e fundit për ditën e sotme do të Teuta-Besa, derbi mes këtyre dy ekipeve ka parë edhe mar- rëveshje, ndërsa këtë herë grinda nuk diskutohet, pasi Teutës i duhen pikët për të kapur Skënderbeun, ndërsa Besës për t'u larguar nga zona e ftohtë e renditjes. Pas superfdisës mes ekipit të Napolit dhe Juventusit, sonte e ka radhën një tjetër ndeshje e rëndësishme në kampionatin Italian të futbollit. Milani po kalon një super formë në javët e fundit, ku pas fi tores me Bar- celonën dhe një barazimi të meritur me Interin do të kërkojnë sonte të fi tojë edhe përballë ekipit të Lazios, që është një rrezik potencial këtë edicion për vendin e dytë, objektiv ky i ekipit të Milanit. Allegri kërkon me cdo kusht fi toren përballë lacialëve në ‘San Siro'. Sulmuesi El Sharaui do të jenë në fushë nga minuta e parë për të bërë më të lehtë sfi dën për kuqezinjtë, ndërsa Baloteli është i dëmtuar, në kampin tjetër duket se shqiptari Lorik Cana është në formacionin e parë pas formës së mirë që është duke kaluar. Madje shqiptari premton që nuk do të kthehen nga Milano me duarbosh duke synuar të paktën një pikë. Plaku Skënderbeu gjen golin, pas një goditje dënimi nga Radas, Plaku nuk gabon duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 61-të. Superliga Seria A Kampionati luftë për zonën e Evropës dhe mbijetesën Milani pret Lazion në ‘San Siro' pa sulmuesin Mario Baloteli
4 E shtunë, 2 mars 2013 POLITIKE Kreu i LSI, me ambasadorët e BE: Zgjedhjet, një test për politikën shqiptare Meta i përgjigjet Ramës: Gati bashkëpunimi me PS “Koalicionet e ardhshme do kenë në themel votën e qytetarëve” Lajmi Kreu i LSI Ilir Meta s'ka përjash- tuar mundësinë e një koalicioni me PS, duke i kthyer Ramës një përgjigje të tërthortë se është gati të bashkëpunojë me partinë që ai drejton në funksion të integ- rimit të vendit. Meta thotë se zgjedhjet janë test për vendin.  TIRANE JAKIN MARENA Koalicioni SHQIPTARJA.COM Rama: LSI, braktise qeverinë e kërrusur Deputeti Stërkaj s'u përmend nga Noka Katër variantet Dule: Vetëm, ose PS si zgjedhje e parë për koalicion parazgjedhor Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule përballë një paneli gazetarësh në emisionin Tonight të Ilva Tares ka deklaruar katër vatiantet e koali- cioneve, duke evidentuar PS si zgjedhje të parë ndërsa nuk parashikon asnjë mundësi aleance me PD për zgjedhjet e 23 qershorit. Teksa ka nënvizuar se deri më tani është në momentin e njohjes së teritorit politik, Dule tha se politika shqiptare në tërë këto vite po vuan bipolaritetin. “Për PBDNJ janë të hapura të katër opsionet. Duke pasur një elektorat të përqëndruar në disa qarqe e konkretisht për nga dendësia e infl uencës duke u nisur nga Vlora, Gjirokastra, Korca e Tirana nuk përjashtojmë në asnjë rast dhe opsionin e kandidimit të pavarur të PBDNJ duke pasur mundësinë e një konvergimi në hapësirën e minoritetit grek. E dyta do të ishte arritja e një marrëveshjeje të një koalicioni parazgjedhor me PS, që nuk ka ekzistuar por që përmes dialogut mund të arrihet deri në skadimin e afateve ligjore për mënyrën e kandi- dimit”, deklaroi Dule. Njëherësh për të opsioni i tretë mund të ishte një bashkëpunim në qendër që mund të ishte LSI, mund të ishte FRD dhe forca të tjera politike që kanë marrëdhënie të mira me shtetin e së drejtës. “Dhe opsioni i katërt mund të ishte një bashkërendim vep- rimesh pa bashkëpunime të drejtëpërdrejta me një bashkëpunim të tërthortë si me PS ashtu dhe me forcat e tjera, duke orientuar infl uencën elektorale në shumicën e qarqeve pa pretendime mandati dhe për të marrë një mbështetje elektorati për të fuqizuar variantin tonë të parë në ato qarqe ku kemi këtë infl u- encë e ku do na e bënte më të sigurtë fi timin e mandatit”, tha Dule.  TIRANE Kreu i PS në emision-in ka ftuar LSI që të braktisë këtë qeveri për t'iu bashkuar opozitës. “Nëse braktis qeverinë e vendos të hyjë në koali- cion për të realizuar pro- gramin e për të zhvilluar ato tema themelore që programi ynë i ka të pane- gociueshme si taksimin e ndershëm, sistemin shën- detësor sistem arsimor, luftën kundër mono- poleve, mirëpresim çdo forcë politike”, deklaroi Rama. Ai tha se s'ka ar- sye që të ndjehet keq për deklaratat që ka bërë për Ilir Metën. “Shpresoj që LSI të marrë vendimin e duhur, duke braktisur këtë koalicion, këtë qeveri të kërrusur dhe duke u bërë pjesë e rotacionit politik”, tha Rama, duke mos përjashtuar as AK e FRD. Bamir Topi: Jo koalicion me PS-PD Kreu FRD, Bamir Topi, deklaroi se s‘do bëjë koalicion me partitë vjetra. “Për një parti të re duhet një konsolidim i fortë, ne forcojmë kuotat tona dhe pastaj vendosin strukturat përkatëse. Ne jemi të strukturuar në këtë mënyrë, me vullnetin për të mos bërë koalicion me partitë e vjetra politike”, tha Topi. Duke mos përmendur LSI. Ndërsa nënkryetari Biberaj përjashton edhe Metën. Kreshnik Spahiu: Vetëm largim Berishës Kreu i AK, apel të qartë opinionit publik duke kërkuar që të mos u gënjehen e mashtrohen nga pole të treta që kanë sjellë në Shqipëri modelin e trafi kimit dhe tradhtisë, duke mohuar aleancat me PD e PS. “Ne denoncojmë me forcë imoralitetin e qëndrimit politik të shfaqur nga LSI se pas zgjedhjeve bëhet me fi tuesit. I vetmi objektiv: largimi i Berishës nga pushteti”, tha Spahiu. Kryetari i LSI, Ilir Meta i kthen përgjigjie ftesës së përsëritur të kreut të PS Edi Rama në lidhje me një aleancë të mundshme me PS, duke e cilësuar si të mund- shëm bashkëpunimi me kreun e opozitës për integrimin. Një deklaratë të tillë Meta e bëri pas një bashkëbisedimi me ambasadorët e vendeve të BE, dhe pas takimit të veçantë me ambasadorin e BE në Shqipëri, Ettore Sequi. “ N e e r e s p e k t o j m ë mendimin e cilitdo. Qëndrimet tona kanë qenë publike e do mbeten të tilla. Jemi të an- gazhuar për të plotësuar të gji- tha detyrimet dhe angazhimet tona në këtë mazhorancë dhe në këtë qeverisje dhe jemi shumë të hapur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike, duke përfshirë këtu natyrisht dhe PS, për të çuar përpara proceset e integrimit evropian, për të miratuar 2 ligjet e rregul- loren, aq më tepër që ligji për Gjykatën e Lartë është shumë i rëndësishëm për krijimin e Gjykatës Administrative, që kërkohet edhe nga komuniteti ynë i biznesit, nga komuniteti ndërkombëtar e nga investi- torët e huaj. Koalicionet e ardh- shme do kenë në themel të tyre votën e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Meta për mediat pas takimit. Njëherësh interes- imit të gazetarëve në lidhje me mundësinë mundësinë për të qënë në qeveri pas 23 qershorit, pavarësisht se kush fi ton ai tha se pas zgjedhjeve do të ketë patjetër qeveri të re. “Mendoj të mos merremi me këto kushte, të merremi me tre kushtet e BE. Kjo është përgjegjshmëria më e madhe që mund të tregojmë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe ndaj gjithë përkrahësve tanë”, nënvizoi Meta në lidhje me kushtin e vënë nga kreu i PS që të largohet nga qeveria Berisha dhe të kthehet në koalicionin opozitar. Kreu i LSI Meta nuk ka munguar të shprehet dhe në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që është kush i vënë nga ndërkombëtarët dhe ku BE do të ketë një mision vëzhgimi më 23 qershor. jemi shumë të hapur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike, duke përfshirë këtu natyrisht dhe PS, për të çuar përpara proceset e integrimit Në numrin e djeshëm të shqiptarja.com, në zbardhjen e debateve në kuvend për sherrin Noka- Balla-Tahiri është përmendur fakti se min- istri i brendshëm ka aku- zuar për hapjen e zyrave elektorale në Shkodër të biznesmenit Frroku, I akuzuar nga policia për vrajsjen e Dritan Lamajt me deputetin e PS Paulin Sterkaj. Gazeta shqiptar- ja.com, i kërkon ndjesë deputetit Sterkaj, pasi nga verifi kimi i proces- verbalit të zbardhur nga Kuvendi dhe nga minis- tria e Brendshme, por edhe vetë shqetësimit të zotit Sterkaj, ministri Noka nuk e ka bërë një deklaratë të tillë. Ka qenë një keqkuptim i fjalës së zotit Noka i mbajtur në Kuvend, dhe mosdëgjim i mirë i fjalëve në sallën e Kuv- endit. Sipas shqetësim- it të zotit Sterkaj, por edhe sipas verifikimit të shqiptarja.com, ky i fundit, nuk ka asnjë lidhje me biznesmenin e akuzuar, e për më tepër, asnjë tentativë për hapjen e ndonjë zyrë elektorale.
10 E shtunë, 2 mars 2013 POLITIKE Bulku: Dashuria ndaj grave të mungon. Rama: ‘Nusja e shtetrrethimi' Hoxha: Perfomancë batutash, por më konkret Analistët, Krasniqi: Debat mes Berishës, Ramës, Topit, Metës “Rama-Fevziu, tani u rikthye i dikurshmi” Në rrjetet sociale Orë e kollare “Rilindje”, ja diskutimet Rama shfaqet në debat me një orë SWATCH 50 euro, reagimet: I varfër s`blen dot me 3000 mijë euro  TIRANE Pjesa më e madhe e debateve ditën e djeshme në rrjetet sociale u përqëndrua te performanca vizive e Edi Ramës. “Ora e Edit, revolucion. Thashë mos i kishte rënë te Patati- nat, por ishte SWATCH” shkruan Brizida Gjikondi në facebook, duke hapur një temë të re diskutimesh. Në fakt ngjyrat e kombinimit të Ramës me kollare “Rilindje”, pra ngjyrën lejla, me një triko po në të njëjtën ngjyrë, dhe me një orë që nuk kushton më shumë se 50 euro, duket se kanë qenë veç pjesës së “hard talk”, çështja kryesore që pro- vokoi reagimin e njerëzve. Disa prej batutave kishin të bënin me pas- urinë e deklaruar të Edi Ramës prej 3000 eurosh; të tjerë komentonin se mos kjo ishte një orë për femra dhe jo për meshkuj. Një pjesë tjetër e komentuesve shikonin edhe orën e prezantuesit të emisionit, që binte në sy se ishte një “Rolex Golden” e cila në çmimet e dyqaneve shkon edhe në 10 mijë euro apo ndoshta më shumë. Debatet në rrjetet sociale shpërqëndroheshin sa te performanca dhe batutat që sill- nin gazetari me politikanin, aq te mënyra sesi prezantonin me gjesti- kulacione, lëvizje duarsh e mimikë gjithë atë proces. Ndërkohë që ngjyrat e reja të PS, u bënë edhe objekt pyetje-përgjigjesh. “Meqë ra fjala zoti Rama, e pyet Fevziu, më pyet Bejtja (Andi Bejtja, gazetar, ish kryeredaktor I lajmeve në TV Klan), po me ngjyrën e selisë së PS, ç'patët? Se gjithmonë i kemi thënë “selia rozë”, po tani si t'i themi?”. Në fakt pyetja e Fevziut shkaktoi buzëqeshje te Rama, por asgjë më shumë se kaq ndërkohë që prej kohësh, zyrat e brendshme, fasada e jashtme dhe gjithë selia e Partisë Socialiste, ka ndryshuar ngjyrën nga rozë në lejla. Sa do të ndikojë në fakt imazhi i ngjyrës së re të PS te votuesit e majtë? Shumë syresh japin opinione të ndryshme, duke hyrë sa nga brendia e asaj që tha tek mënyra se si e tha. Ajo që dihet është se Rama ndryshe ka fi tuar tre mandate në krye të bashkisë së Tiranës, duke shërbyer si referencë për të gjithë. Lajmi Vetëm një ditë pas intervistës së kreut të PS Edi Rama në emisionin “Opin- ion” analistët e kanë komentuar perfor- mancën e tij duke thënë se ishte një rik- thim si dikur por kanë kërkuar që të ketë debat dhe me kundër- shtarët e tij politikë, për të shmangur monologun.  TIRANE JAKIN MARENA Imitimi Para mediave në këtë takim por dhe në tërë takimet e ditës së djeshme, kreu i mazhorancës është shfaqur me një kollare të njejtë me atë të Edi Ramës me ngjyrën e Rilindjes të përdorur në Konferencën dyditore të PS. Deputetja PD, Rajmonda Bulku ka akuzuar Ramën pse është marrë me të, ndërsa ka thënë se atij i mungon dashuria e përkujdesja ndaj grave. “Rama bëri xheloz e Nastradinin kur në Opionin u mor me zëdhënësen 26 vjeçare, sipas analizës leksiore 141 herë permendi Berishën 437 herë emrin e saj. Si ka mundësi që pas një dekade beson se me sulme nastradinësh do fshehësh mungesën e një programi të nisur në 2005 dhe se ke mbaruar akoma. I paaftë t'u përgjigjesh dhe pyetjeve të lehta të zëdhënëses për faturat e ndërtimit të pallatit paje, si e bleve tokën për vilën në periferi të Tiranës, se si do i punësosh 250 mijë gratë e tyre e zëvendësove tytën e pushkës nga burrat të gratë, e kë bërë në prag të cdo fushate zgjedhore, edhe në 2003 u more me Palomën e Fiks Fare. I njohur për mungesën e dashurisë ndaj grave dhe i përvuajtur nga mungesa e dashurise se tyre ndihesh mirë vetem me mjaftushat dhe 99 e tu”, tha Bulku gjatë deklaratës së saj. Menjëherë pas këtyre deklaratave Edi Rama ka ironizuar më pas me Bulkun, duke thënë në Tëitter se “Raimonda Bulku sapo më kujtoi fi lmin “Nusja dhe shtetrrethimi”. Mos i vini faj ju lutem, karriera në PD=nusërim i sforcuar në TV”. Komentet e analistëve për performancën më të fundit të kryetarit të PS Edi Rama në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan kanë konverguar në një pikë: Fushata elekto- rale ka fi lluar dhe ajo do të jetë krejtësisht ndryshe në përformim dhe mënyrën e qasjes ndaj qytetarëve. Afrim Krasniqi dhe Artan Hoxha kanë dhënë qëndrimet e tyre në lidhje me këtë lëvizje të fundit të liderit të opozitës. Kështu, Krasniqi është shpre- hur se tashmë është koha për debate politike midis Berishës, Ramës, Topit, Metës për të shpalosur secili platformat e partive që përfaqësojnë dhe jo për monologje e dialogje salloni thjeshtë për të thënë batuta. Ndërsa Hoxha nuk ka munguar të shprehet se u duk sikur u rishfaq Edi Rama i qëmotshëm, batutaxhi i thekur e ritmik, ndonëse në përmbajtje ishte njësoj si më parë dhe për më tepër shihte si “armiq” mod- eratorin dhe zëdhënësen e PD. Kryetari i PS në një in- tervistë në “Opinion” u shfaq ndryshe. Si ju duk performanca e tij për çështjet për të cilat u pyet? Afrim Krasniqi, analist: Para- qitja e kryetarit të PS në debatin televiziv në TV Klan shënoi dy cilësi: e para se shënon fi llimin e fushatës elektorale me një ton të ri mediatik e politik, shumë më agresiv se sa në fushatat e fundit elektoralale. E dyta se PS pranoi synimin e saj për man- dat qeverisës nën garancinë e një partneri të ri të mundshëm për të krijuar mazhorancen e nevojshme duke ofruar dy mundësi të kundërta, opsionin e një koalicioni “shpëtimi” publik në “interes qytetar” me parti me program të ndryshëm politik, si dhe opsionin me modelin e LSI, që është një model negativ të qeverisjes aktuale. Pavarësisht nga tonet e debateve të tilla mësimi kryesor që del prej tij është se ka ardhur koha që në Sh- qipëri të ketë debate reale midis kandidatëve kryesorë për kryeministër, pra de- bate televizive ku kandidatët debatojnë e gazetarët mo- derojnë, jo situata surreale ku gazetarët marrin përsipër të bëjnë kandidatin rival për kryeministër. E vlerësoj pozitive ftesën për një debat televiziv midis zotit Rama e zotit Berisha, por do doja që për një debat të plotë dhe përfaqësues të merrnin pjesë në debate të tilla televizive dhe politikanë me pritshmëri përcaktuese politike, si z.Topi i FRD apo partnerë përcak- tues të mazhorancës aktuale si z.Meta. Qytetarët kanë të drejtë të shohin politikanët e tyre të debatojnë direkt dhe jo me të deleguar. Ata kërkojnë alternativa konkrete për zgjid- hjen e problemeve të tyre, jo monologje apo dialogje salloni e rruge, siç u panë dhe në emi- sionin e fundit televiziv. Artan Hoxha, analist: Po. Ishte një performancë ndryshe nga stili i tij i viteve të fundit. Edi Rama, në intervistat në mediat, kryesisht të majta, këto vitet e fundit ka ndjekur stilin e të folurit të ngadaltë si ai “i pla- kut n'votër”, në ritëm ama, e jo në thellësinë e mendi- meve. Ndërkaq, mbrëmë u duk sikur u rishfaq Edi Rama i qëmotshëm, batutaxhi i thekur e ritmik, ndonëse në përmbajtje njësoj si më parë. Ndoshta janë ankthet e zgjed- hjeve që po afrojnë, ndoshta është mënyra se si e sheh ai TV Klan, si të ishte “strofulla e ujqërve ku ai po hynte me guxim” e po ia përplaste në sy “të ngjashmëve të Saliut” e që shihte sa te Blendi Fevziu, sa te Laura Vorpsi. E këtu, ndërsa kërkonte që politika të mos sillej si llaxore, bëri të kundërtën me ç'ka kërkonte. Këtë sjellje-bëni si them unë e mos bëni si bëj unë-e ka të za- konshme. Në këtë performancë të shkëlqyer batutash jo vetëm që nuk qartësoi se ç'premton dhe si do t'i realizojë prem- timet por ekspozoi disa pika të dobta që i lënë vend analizës profesionale mbi absurdet e “Rilindjes Shqiptare”. Mendoni se dha ga- ranci shtesë për qytetarët në mënyrë që ti bindë ata për t'i dhënë votën më 23 qershor? Ar tan Hoxha: Qytetarët mund edhe të zbavitten me batutat e një emisioni televiziv por s'është kjo që ata presin nga politikanët. Për zbavitje ka programe humoristike, filma komikë dhe mënyra të tjera. Qytetarët duan nga politikanët në radhë të parë të dinë si do të adresohen prob- lemet konkrete, me objektiva konkrete e me mënyra konk- rete të arritjes së tyre. Kjo Ramës i mungoi. Batutat, që shijohen në darkë harrohen në mëngjes ndaj s'luajnë rol më 23 qershor. Kreu i PS, Edi Rama NË FOTO: (Majtas) Afrim Krasniqi (Djathtas) Artan Hoxha
21E shtunë, 2 mars 2013 The European Union, represented by the Delegation of the European Union to Albania, 17th Floor, ABA Business Centre, Rruga Gjon Pali II, Tirana, Alba- nia, is seeking proposals for supporting Albanian Civil Society, with fi nancial assistance from the European Instrument for Democracy and Human Rights (EIDHR) Country-based support Scheme 2012-2013. The specifi c objectives of this Call for Proposals are: 1. Protecting women's rights and promoting gender equality and wom- en's empowerment 2. Protecting the rights of the child 3. Advancing the rights of discriminated groups, focusing on people with disabilities, and lesbian, gay, bisexual and transsexual (LGBT) per- sons The full Guidelines for Applicants are available for consultation at the prem- ises of the Delegation of the European Union to Albania and on the following internet sites: https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index. cfm?do=publi.welcome and http://www.delalb.ec.europa.eu This is a restricted Call for Proposals. In the fi rst instance, only Concept Notes must be submitted for evaluation. Thereafter, applicants who have been pre-selected will be invited to submit a Full Application Form. The deadline for submission of Concept Notes is 30 April 2013 as evidenced by the date of dispatch, the postmark or the date of the deposit slip. In case of hand-deliveries, the deadline for receipt is at 16:00 hrs local time as evi- denced by the signed and dated receipt. Local publication for call for proposals European Instrument for Democracy and human Rights (EIDHR) Support a thriving civil society in the fi eld through Country-based Support Scheme (CBSS) 2012-2013 EuropeAid/134164/L/ACT/AL KULTURE DORËHEQJA e Drejtorit të Trashëgimisë pas “dushit” që iu dha ministrit Aldo Bumçi në Komisionin e Medias nga forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Trashëgimia Skandalet, ja pse iku Olsi Lafe Auron Tare: “Dorëheqja e Lafes-minjtë e ndjejnë të parët që po mbytet anija”  TIRANE DHURATA HAMZAI “Dorëheqje për një vend të sigurt larg përgjegjësive, në Presidencë”. Ky është sin- jalizimi i parë jozyrtar që erdhi për drejtorin e Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës, Olsi Lafe. Pas këtyre sinjalizimeve, Olsi Lafe dje e ka konfirmuar edhe vetë dorëheqjen. I pyetur nga “Sh- qiptarja.com”, ai u shpreh se “për një gjë të tillë do të fl asë më vonë dhe ky nuk është momenti i përshtatshëm”. Dorëheqja e Olsi Lafes ka ngjal- lur reagime të forta te anëtarët e Trashëgimisë kulturore, rea- gime që lidhen direkt me skan- dalin e fundit, shkatërrimin e pikturave të Onufrit në Kishën e Shënepremtes. Reagimet më së shumti janë bërë sipas tyre sepse dorëheqja e Olsi Lafes nuk ishte aspak ashtu siç pritej: “përgjegjësi e lartë morale për shkatërrimin e trashëgimisë”. Gjithashtu karrierën e Olsi Lafes, i cili erdhi 8 vjet më parë në këtë detyre pas ish-Drejtorit të Trashëgimisë, Vaso Tole, e kanë shoqëruar me qindra aksi- dente të rënda në trashëgimisë kulturore. Vetëm brenda një viti kanë ndodhur pothuajse 20 aksidente që kanë shkatërruar thesare të papërsëritshme të trashëgimisë. LAFE, 8 VJET DËME NË TRASHËGIMINË KULTURORE Do të mbahet mend gjatë Shkatërrimi i Onufrit në kishën e Selcës, rrafshimi brenda natës i Shtëpisë së Flamurit më Korçë me buldozer, vjedhja e kamba- nës 500-vjeçare të Skënderbeut në Lezhë, që as pushtuesit turq nuk e nganë. Të tjera dëme të rënda në Trashëgiminë Kultu- rore vlen të kujtojmë gërmimet me buldozer të një siti të çmuar arkeologjik siç është Finiqi, jo pak dëme janë lejuar të ndodhin edhe nga hedhja e betonit për të hapur rrugë të reja mbi vlerat të paçmueshme arkeologjike, siç ka ndodhur në Kalanë e Lezhës. Po ashtu restaurimi fals dhe shkatërrimi i mozaikut të Muzeut Kombëtar është bërë nën përgjegjësisë e Olsi Lafes. Lënia pa roje e siteve arkeologjike ka çuar nga dhjetëra gërmime klandestine, të cilat janë bërë të ditura vetëm nga forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë. Pas çdo dëmi të sipërpërmendur denon- cimi është bërë nga ky forum dhe jo në mënyrë institucion- ale. Disa prej punonjësve në institucionet e trashëgimisë janë shprehur se prej Olsi Lafes si drejtor, jo vetëm që s'u vu re ndonjë kontribut për trashëgiminë, qoftë edhe pas dëmeve të shkaktuara, “por një ditë papritur Olsi Lafe lajmëron se ka dhënë dorëheqjen dhe do të shkoj më lart në presi- dencë si këshilltar, pikërisht për trashëgiminë kulturore”, thotë GJ.B. Edhe vetë drejtori i Institutit të Monumenteve z.Apollon Baçe, pjesën më të madhe të përgjegjësisë ia ka deleguar Drejtorit të Trashëgimisë Olsi Lafe. Për sa u përket anëtarëve të Forumit të Trashëgimisë reagimin e parë për këtë dorëheqje e ka dhënë deputetit i PS-së Auron Tare, i cili shkruan se “Më në fund të ketë një zyrtar të përgjegjshëm? Jo, jo, alarm fals. Zyrtari shkon në Presidencë si këshilltar i Bujar Nishanit. Pasi e shpar- talloi Trashëgiminë Kulturore për 8 vjet, po ikën në një vend të sigurt larg përgjegjë- sive. Nuk thonë kot minjtë e ndjejnë të parët që anija po mbytet. Deputeti Tare e lidh këtë ngjarje edhe me qëndrimin e papërgjegjshëm të ministrit të kulturës, zoti Aldo Bumçi ndërsa reagon se “Më në fund edhe Ministria e Kulturës pranon abuzimin skandaloz me fondet e dona- torëve për Muzeumin e Kalasë së Gjirokastrës. Muzeumi i mbytur në lagështirë ka kushtuar 500 mijë euro. Dje Drejtori i institutit të Monu- menteve publikisht pranoi se kishte konstatuar abuzime të mëdha. Ministri në Komi- sionin parlamentar pranoi se ky Muzeum është pa leje. Am- basada amerikane ka dhuruar një Fond për këtë Muze i cili sot na dalka pa leje.” Muzeu Historik Kombëtar i dorëzoi sot, Arkivit Qen- dror Shtetëror të Filmit një materiali fi lmik mbi zbarkimin e komandove angleze në Spilje të Sarandës, gjatë luftës së I Botërore, më 29 korrik 1944. Materiali në fjalë, fi lm 35 mm, xhiruar nga Peter Hopkin- son, operator i njohur britanik gjatë kohës së luftës, i është dhuruar më parë Muzeut His- torik Kombëtar nga Bejtullah Destani, kërkues dhe studiues i marrëdhënieve kulturore shqiptaro-britanike. Filmi pa zë përshkruan mëngjesin e 29 korrikut 1944, kur katër anije britanike i afrohen bregdetit të Spiljesë së Sarandës për të luftuar në operacionin e tyre të parë përgjatë Adriatikut. Qëllimi i këtij operacioni është përforcimi i luftës në Ballkan, përkrahja e rezistencës së parti- zanëve shqiptarë në këto zona. Prej 40 vjetësh akademik Kolec Topalli i është kush- tuar tërësisht studimit historik të gjuhës shqipe. Studimet i ka prezantuar të enjten në mesditë para një audience gjuhëtarësh, të cilët i kanë dhënë Topallit statusin e anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. “Por anëtarësimi në këtë akademi, përveçse nder e mirënjohje, është edhe premtim për punë. Ndërmjet dy pjesëve të atdheut tonë ka shumëçka për të bërë”, ka thënë akademik Topalli. Prezantimi i Topallit është fokusuar në zhvillimin historik të gjuhës shqipe. Sipas tij, në kontekstin e theksimit të fjalëve shqipja, në një kohë të hershme të zhvillimit të saj, që mund t'i përkasë periudhës parahis- torike, ka kaluar nga theksi i lirë i indoevropianishtes në theks të ngulitur në rrokjen nistore... Muzeu Historik Vlerësimi Arkivi i fi lmit merr “zbarkimin e anglezëve në Sarandë” Topalli, anëtar i jashtëm i Akademisë së Kosovës Afresku i Onufrit pas shkatërrimit Shtëpia e Flamurit në Korçë rrëzuar me buldozer Kolec Topalli Bejtullah Destani
5E shtunë, 2 mars 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime:  Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS.  Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve.  Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit.  Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiëan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Ëebsite: ëëë.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Isaraj: Referendumi i Sali Berishës, një greminë marramendëse Deputeti socialist, Arben Isaraj argumenton idenë e hedhur nga Berisha e kërkesën e miratuar përsa i përket mbajtjes së një referendumi për votimin për 3 ligjet të refuzuar nga opozita. “Referendumi i Saliut për miratimin e tri projektligjeve të “integrimit”, po të merret seriozisht, është një përpjekje e çmendur social-politike për ndryshimin e historisë së zhvillimit të shoqërisë dhe demokracisë. Referendumi i Saliut për miratimin e tri projektligjeve të “integrimit”, po të merret seriozisht, është një greminë marramendëse që shpie veç në gjendjen e dhunës totale dhe tiranisë pakufi ”, shkruan ai. Më tej Isaraj shton se “dhe për merakun tim konstitucional, na u tha se kjo nismë është bazuar në pikën 2 të nenit 150 të Kushtetutes që thotë qartë: “Kuvendi me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum. “Gjykata Kushtetuese, është e vërtetë që nuk ka të drejtë të çmojë “rëndësinë e veçantë”, por nuk ka as forcën ligjore-hyjnore të barazojë ‘një me tri'”, thotë Isaraj. “Zgjidhja, një marrëveshje me qeverinë e Kosovës” Tiranë, kryeministri takim me homologun e tij kosovar Thaçi Shtetësia, Berisha heq dorë: S'më lë Brukseli  TIRANE JAKIN MARENA Vendimi sekret Shtetësia, qeveria ndryshon kushtet Ndërsa ligji parashikon dhënien e shtetësisë për shtetasit me origjinë shqiptare vetëm pasi të kenë jetuar në Shqipëri jo më pak se 3 vjet dhe për ata me origjinë jo shqiptare jo më pak se 5 vjet, një pro- jektvendim i përgatitur nga ministria e Brendshme e heq fare këtë kusht. Ai i ndan në tre kategori përfituesit e liberalizimit të dhënies së shtetësisë shqiptare. Për personat e paslin- dur nga shtetas shqiptarë përfshin ata që kanë ose kanë pasur të paktën njërin nga prindërit që ka zotëru- ar shtetësi shqipare dhe kjo, thotë projektvendimi, mund të provohet me çdo lloj dokumenti zyrtar. Min- istria e Brendshme shqyr- ton kërkesën për shtetësi dhe dokumentacionin brenda 30 ditësh. Por për të përfi tuar shtetësinë, pro- jektvendimi i jep të drejtën që më parë të interesuarit të regjistrohen në Gjend- jen Civile shqiptare edhe kur ata nuk deklarojnë një vendbanim në Shqipëri. Dhënia e shtetësisë për interes kombëtar të hua- jit me origjinë shqiptare, këtu specifi kohen një sërë kategorisht të shtetasve të huaj me origjinë shqip- tare që lëvizin lirshëm në zonen Schengen, por ajo që mbetet një pikëpyetje e madhe dhe që nuk sqaro- het në këtë draft, është se: “Kush është interesi kom- bëtar dhe si përcaktohet ai”. Këtë atribut projekt- vendimi ia njeh ministrit të Brendshëm, i cili më pas i dërgon kërkesën presiden- tit të Republikës. Më pak e sqaruar mbetet dhënia e shtetësisë për per- sonat me shtetësi kosovare. Projektvendimi thotë se kjo rregullohet përmes një marrëveshjeje ndërkom- bëtare midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, lidhur për këtë qëllim. Marrëveshja ende nuk është firmosur, por ajo u lajmërua pas takimit mes kryemini- strave Berisha dhe Thaçi në Tiranë. “Top-Channel” Ilir Gjoni Duke shfrytëzuar rrjetin social Facebook, numri dy i Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS Ilir Gjoni publikon faktin se si vetë ministri i Brendshëm, ka pranuar në raportimin e tij të fundit që ka bërë në këtë komision lidhur me dhënien pa problem të pasaportave të personave që në kërkim. “Lidhur me vizat duhet të bëj një saktësi. Për qytetarët e Kosovës qëndrimi është njësoj. Kjo do zgjidhet me një marrëveshje me qeverinë e Kosovës në një kohë të përshtatshme. Kryeministri u tërhoq nga premtimi i kohëve më parë për shtetë- si për të gjithë shqiptarët, kudo që janë. Dje pas takimit me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi që u ndal për vizitë në Tiranë, Berisha risolli në vëmendje marrëveshjen që ka premtuar për shtetësinë shqiptare për qytetarët e Ko- sovës. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, në këtë pikë duhen saktësuar disa pika, sidomos ato për vizat. “Lidhur me vizat duhet të bëj një saktësi. Për qytetarët e Kosovës qën- drimi është njësoj. Kjo do zgjidhet me një marrëveshje me qeverinë e Kosovës në një kohë të përshtatshme. Natyrisht është interesi kom- bëtar i shqiptarëve, qëllimi kryesor. Por nuk duhet, këtej negociojnë kosovarët me Brukselin me vizat këtej t'u them unë hajde se ua zgjidh unë. Kjo s'mund të ndodhë. Dëshira ime është nesër që t'ju akordoj lëvizjen e lirë, por hapa të cilat ndërhyjnë në një proces si ai me Brukselin, këto nuk mund të ndodhin nga Shqipëria”, deklaroi dje Beri- sha. Teksa bëri tërheqjen nga premtimi i paradokohshëm, kreu i qeverisë shqiptare tha se pasi të arrihet procesi për liberalizmin e vizave, do ne- gociohet për problemin. “Ne jemi një komb, dy vende, 2 administrata. Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të jenë një kudo që janë. Do bëjmë çmos të bashkohen me Eu- ropën sikundër ka hapësirë shumë të madhe që të bëjnë tejet të parëndësishëm ku- fijtë”, tha Berisha. Ndërsa kryeministri i Kosovës Thaçi, për procesin e liberalizimit të vizave theksoi se, Kosova është në rrugën e sigurt për të ardhmen evropiane, porse vonesa po ndodh padrejtë- sisht nga Brukseli. Kthehem nga Brukseli e Kosova them me bindje është në rrugën e sigurtë për të ardhmen evropiane. E kam ritheksuar se Kosova para dy vitesh ka kërkuar liberalizimin e vizave. Por duhet të them përsëri se vonesa për liberalizimin e vizave po ndodh padrejtësisht nga mosuniteti i vendeve të BE. Por i mirëpresim të gjitha kriteret e tjera që po vijnë, të gjitha obligimet që bëhen para saj. Në Kosovë ekziston një unitet i gjerë politik qytetar për liberalizimin e vizave”, tha kryeministri i Kosovës. Ndërsa mbi deklaratat për kombin shqiptar e shqiptarët e bashkuar, të cilësuara nga faktori ndërkombëtar si na- cionaliste, Berisha theksoi se do mbrojë interesat e sh- qiptarëve kudo ndodhen, por pa shkelur të drejtat territori- ale. “Shqipëria nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë pretendime territoriale. Sh- qipëria ka qenë e angazhuar në interesin më të mirë të kombit shqiptar, në ruajtjen respektimin e kufi jve ekzis- tues në ballkanin perëndimor dhe në ballkanin në tërësi. Të gjitha përpjekjet për të intimizuar shqiptarët, për të bërë presion mbi ta, për të theksuar më tepër ata, janë të destinuara të dështojnë, e kam fjalën në vende të tjera. Shqiptarët duhet të jetojnë të lirë e të barabartë, aty ku janë. Nqs kjo quhet nacionalizëm, mbetem krenar dhe i vendo- sur në të”, tha Berisha. Ndërsa Thaçi nënvizoi se sa i përket opinioneve që ekzistojnë kur u nis autostrada u tha është nacionalizëm, janë gabim. Dy kryeministtrat kanë cilësuar si shumë të nevojshëm dia- logun me Serbinë, ndërkohë që Thaçi e cilëson të rëndë takimin me Daçiç por që e bën vetëm për Kosovën e për tërë rajonin.
20 E shtunë, 2 mars 2013 OPINION Ti lexues mos thuaj që nuk e ke dëgjuar këngën e “lalit” se s'do e besoj. Si? Nuk e ke dëgjuar? Dhe e pohon kështu? Po kjo këngë është bërë një lloj bible apo himni për çdokënd që ka një makinë dhe një kasetofon (si? as makinë nuk ke? edhe këtë e pohon kështu?) Ke parasysh atë tipin që ndryshe nga ti, ka makinë dhe kasetofon, e që zbret nga makina në fjalë duke lënë derën hapur me volumin ngritur në kupë të qiel- lit në mënyrë që gjithë audienca përqark të ketë një shpërfaqje sa më të plotë të estetikave të tij, kulturore? (hë, t'u kujtua?) Pa “lalin” jeta do dukej e zbrazët, i gjithë universi po ashtu. E ç'mund të donit më tepër nga jeta ju vajza përveçse “një lali”? “Një lali” mund të të ndryshojë jetën dhe konceptin fi lozofi k mbi të. Je në depresion? Ti duhet të dëgjosh “lalin”. Ke probleme ekonomike? “Lali” është gati të të ftillojë mëndjen. Të ka lënë e dashura? Me “lalin” duket gjithçka fushë me lule. Një ndër admiruesit e “lalit” mund të qëllojë të jetë edhe shefi yt, apo deputeti' zonës. Një nga ata shefa që libri i parë dhe i fundit që kanë lexuar në jetë ka qenë menuja e restorantit (paçka se edhe atë mund ta lexojnë me rrokje), apo një nga ata deputetë që kushtetutën e lexojnë (kanë) si menu restoranti, me po aq rrokje sa dhe kafshata. Deri sa të vendosja të ulesha e të bëja shkrimin, nga kënga kisha dëgjuar ndonjë tingull aty- këtu, që më ka bërë të fi k televi- zorin menjëherë prej agresionit të papërballueshëm. Por me të marrë vendimin për të shkruar, e pash t'udhës ta dëgjoja nga fi llimi deri në fund. Për ta bërë këtë, për një kohë të gjatë m'u desh të vija rrotull me telekomandë në dorë, me një tendosje të tillë nëpër muskujt e gishtave, prej frikës se mos e shtypja. Gjithmonë e shtyja atë çast (kjo edhe prej turpit se mos më dëgjonin fqinjët), duhet të përgatitesh strategjikisht për të dëgjuar lalin! Sikur të më jepnin një lopatë dhe të më thoshin të gërmoja tokën për të mbjellë një pemë, do t'qe më e lehtë, por të dëgjoje “lalin” nga fi llimi deri në fund qe një mynxyrë më vete. “Lali” ka në qafë një zinxhir të trashë floriri, aksesori më i do- mosdosshëm për t'ia identifi kuar statusin, në kokë ka një kapele si prej kartoni që bën grusht me rrobat që ka veshur, ndërsa ai herë pas here qëllon kraharorin te vëndi i zemrës me gjeste prej politikani. Vajza ka veshur pantallona lëkure që një Zot e di si do t'i heqë më pas se duken shumë të ngushta, si dhe një qylaf që dhe ky bën grusht me ato që ajo i quan pantallona. Pastaj se nga futet në një shtëpi luksoze (për të treguar mirëqënie, gjithë klipet xhirohen në shtëpi të tilla, për të mos thënë në të njëjtën) por tani ka veshur një pellush dhe në qafë mban një zinxhir po aq të trashë sa ai që mban “lali”. Të dy hidhen e përdridhen nëpër dy vargje të vetme; gjeniale, të cilave u duhet vendosur urgjentisht copyright-i se asnjëherë s'i dihet plegjiaturës;”t'ka lali shpirt/t'ka lali xhan. Pastaj var- gjet që pasojnë të ashtuquajturën këngë janë thjesht ndërim vendi i kryefjalës dhe kallzuesit. Në skenën përfundimtare “lali” heq kapelen, ndërsa vajza ka veshur një fustan në ngjyrë të kuqe të ndezur që bërtet. Tonaliteti i duhur i së kuqes do e kish shndëruar atë në një princeshë, ndërkohë që ky i gabuari, i ndezuri që bërtet, le ta themi me diplomaci që i jep një identitet disi vulgar, këtë e vulosin një palë rexhipeta të bardha që vajza ia ka “mballosur” fustanit për sipër. Në fund të klipit, dikush ka patur guximin të shkru- aje; lyric;2step, të cilët me ç'duket e kanë lodhur shumë veten me ato dy fjalë, dhe x- hair styling, që i bie të jetë salloni që ka llangosur vajzën, e cila në pamjen e saj natyrale nuk duket vulgare. “Lali”tashmë është bërë pasqy- ra e hidhur e zgërlaqjes sonë kulturore, mjerimit tonë të për- bashkët kolektiv. Kur dëgjon “lalin” të ndodh si në atë thënien e Anjshtajnit; dy sekonda vë dorën në zjarr dhe të duket sikur zgjat një jetë, sikur të kanë lyer me benzinë dhe pret të të vënë flakën, një pritje e tmerrshme; kënga duket sikur zgjat në pafundësi, ndërsa këngëtari përdredh zërin sikur e ka zënë korrenti. Po si mbrritëm deri këtu lex- ues? (dhe unë ç'pyes ty që për më tepër nuk ke as makinë!) Nga kënga aq elegante;”Ku t'ka lala mi boj esmere”, deri tek “lali”, ka një humnerë të frikshme në mes. Aq mjeshtëror interpretimi i Merita Halilit, po aq sa të gjithë përpunimet e tjera, artistike që i kanë bërë me zërin apo notat e tyre artistët e Ansamblit Kom- bëtar folklorit tonë; përpunime elegante e të harmonishme, të cilat gjatë periudhës komuniste kanë mahnitur botën nëpër turne. Ndërsa tani kam përshtypjen se do dilte një numër i frikshëm po t'i numëroje makinat luksoze që mbajnë “lalin”në kupë të qiellit, si dhe koketat që tunden e shkunden në vëndin e parë, mundësisht me nga një qen si mì në prehër. (sa më të rënda bizhuteritë, aq më i shëmtuar qeni, i cili përveç të tjerash shërben edhe si një lloj njësie matëse e shkallës sociale) Pyes veten; si ka mundësi që një popull që ka krijuar një per- feksion të tillë siç janë këngët dhe vallet çame, të ketë krijuar edhe një “lali”? I kemi kritikuar aq shumë bunkerët e regjimit komu- nist, por ka ardhur një kohë që t'i meremetojmë e t'i vëmë sërish në përdorim… për t'u mbrojtur prej agresionit të këtij orientalizmi vulgar që po na gjunjëzon shijet e fyen inteligjencën… për t'u mbro- jtur prej “lalit”... Blog/ High defi nition NGA ARLINDA GUMA “T'ka lali xhan!” Koment NGA PREÇ ZOGAJ vijon nga faqja 1 ...Me program. Me një program gjithnjë e më të detajuar, me një ofertë gjithnjë e me të plotë, gjithnjë e më të përpiktë në konkretësinë e saj, që ngerthen gjithë spektrin e nevojave dhe realiteteve sho- qërore në vend. Kjo është shumë e rëndësishme, jo se konsumimi dhe dështimet e qeverisë nuk duhet të shfrytëzohen nga opozita. Patjetër që po. Një prej detyrave të mëdha të opozitës është të tregojë orë e çast para publikut sa i ka mbajtur dhe si i ka mbajtur qeveria premtimet e saj. Por ketë punë e bëjnë edhe mediat e lira, edhe organizatat e lira të sho- qërisë civile. Ja pse në thelbin e vet të padublueshëm opozita ekziston për t'i ofruar publikut jo vetëm kritikën, por edhe zgjidhjet. Përvoja shqiptare dhe botërore ka treguar se kush vjen në pushtet qyl, ngaqë e ka bërë baltë qeve- ria, përfundon në baltën nga është nisur. Kurse Programi është tregues i qasjes së re konstruktive; Progra- mi është premisë përgjegjësie dhe qartësie neser në qeverisje. Pogrami konkret është ndërkaq krijim, është një test i inteligjencës, aftesive dhe burimeve njerëzore në opozitë; është të hidhesh në betejë, me guximin për t'u përballur me kundërshtarin jo më me batuta, sharje e fraza propogan- distike, por me profesionalizëm. Në këtë pikë demokarcia shqiotare ka shansin të bëjë një hop vërtetë cilësor përpara, nëse debatin dhe karrierën e shënojnë temat e zhvillimit. Në të ëvrtetë, programi është kryefjala e një opozitë bashkohore që dëshëron të vijë në pushtet për të ndryshuar gjendjen. Mjafton kaq sa thamë për të pohuar se Konventa programore e PS-së, pavarësisht kundërshtive të natyrshme për disa prej zgjidhjeve të ofruara dhe pavarësisht mospajtimit programor të së djathtës me këto zgjidhje, i meriton fjalët e mira që janë thënë për të si ngjarje . Publiku, i majtë, i djathtë apo i parreshtuar është shumë i interesuar që në par- lement dhe në qeveri të shkojnë njerëz që kanë ide, mendime, propo- zime, programe dhe integritet, duke i dhënë fund sa më shpejt të jetë e mundur promovimit të servilizmit dhe jesmenizmit. Një qëndrim të ri për konventën e PS-së mund të kishte mbajtur edhe kryeministri Berisha. Ai ka vite që ankohet se opozita nuk ka program. Tani që opozita bëri ndalesën e parë të rëndësishme në udhën e plotësimit dhe konsolidimit të pro- gramlit elektoral, ai humbi shansin të sillej si zotëri me konventën si përpjekje, qoftë edhe duke i hedhur poshtë propozimet që u elabotuan aty për taksat, për borxhin publik, Programi si kryefjalë për bisnesin e vogel e të mesëm, për rendin, e tjerë. Pa fantazi , si të kishte ndjerë pataksjen e frymës së ndryshimit, kryeministrit u lëshua në endrrën e tij rutinë të diversionit, në një përpjekje të padenjë dhe, ma merr mendja edhe të pavlerë, për të kundërvenë brezat në partinë më të madhe të opozitës. Megjith- ese nuk qe fare në fokusin e fjalës përmbyllese që mbajti në konventë kryetari i opozitës, zoti Rama, në reagimin e kryeministrit pamë të shfaqet dëshpërimi i dikujt që sheh se nuk po i japin luftë në kuptimin e politikës së vjetër, por po e tejkalo- jnë. Ai u muar me “kush foli” dhe jo me “ çfarë u tha”, duke i venë sërish në siklet të madh liberaldemokratët e pakët në PD apo rrreth saj, që kanë parimin të gjykojnë “çfarë” dhe jo “kush” si enveristët. Por e tha mirë një analist i pavarur se Berisha ka mendësinë e fabulës së njohur “ a i ke dhënë ujë gomarit”. Po të kishin folur në konventë figurat historikë të PS-së, po ky Berishë do ta vërviste gjuhën “ja, e patë, e morën të vjetrit”, duke u qarë hallin me demek të rinjve. Tani që folën me përparësi të rinjtë, u qan hallin të vjetërve. Prandaj as nuk ngjisin, as merren serizosht fjalët e tij. Mëkat, sepse humbi rastin të përballej me konventën me vizionin e qeverisë. Në fakt duket qartë se ai nuk merret dot me “ çfarë u tha” në konventë. Prandaj ka gjetur një qasje tjetër, që nuk është dhe aq e keqe, po të pranohej me ndershmëri: Po kopjon apo po përshtat në deklarata pjesë të programit të opozitës. Kam përshtypjen se të njejtën gjë do të te bëje në ditët në vijim edhe për detin,edhe për pëshkimin, edhe për portet. Me fjalë, se me vepra nuk ka kohë. Duke harruar se gjendja ekzistuese e kërkon kryeministrin parasëgjithash llogaridhënës.
8 E shtunë, 2 mars 2013 EKONOMI KURSI I KËMBIMIT VALUTOR Çmimet të ushqimeve në kryeqytetBurimi: Banka e Shqipërisë Data 01.03.2013 Data 01.03.2013 Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe USAID Dollari Euro Paund Franga LEKË NDRYSHIMI DITOR 106.97 +0.49 LEKË NDRYSHIMI DITOR 139.63 -0.03 LEKË NDRYSHIMI DITOR 160.87 -0.56 LEKË NDRYSHIMI DITOR 113.92 -0.50 ■ Mollë 79 ■ Portokall 92 ■ Mandarina 185 ■ Limon 200 ■ Ullinj 172F R U T A ■ Domate 210 ■ Kastravec 270 ■ Spec 260 ■ Spinaq 98 ■ Lakër 44 ■ Lulelakër 122 ■ Karrota 91 ■ Patëllxhan 290 ■ Kungull 220 ■ Fasule 310 ■ Qepë 74 ■ Patate 82 Çmimet në lekë/kg P E R IM E Fasonet fi llojnë mbarë vitin 2013, rritje 13 për qind “Situatë negative për imazhin e vendit” Revista analizon qendrimin ndaj investitorëve “Economist”: Ikja e CEZ anti-integrim Bankat Intesa Sanpaolo hap degën e re në Berat  TIRANE Nga dita e djeshme Banka Intesa Sanpaolo ofron shërbimet e saj për klientët, individë e korporata, edhe në qytetin e Beratit. “Berati është qytet i vlerave të mëdha historike, trashëgimisë së zhvillimit ekonomik dhe ofron potencial zhvillimi në të ard- hmen. Ne vijmë në Berat të udhëhequr nga fryma e Grupit Intesa Sanpaolo për të mbështetur ekonominë lokale dhe për të forcuar prezencën tonë në Shqipëri”, u shpreh Alexander Resch, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i bankës. Dega në këtë qytet ndodhet në zonën e këmbësorëve në Bulevardin “Republika”, Lagja “22 Tetori” dhe do të jetë në shërbim të individëve, biznesit të vogël, të mesëm dhe korpo- ratave. Qyteti i Beratit me një popullsi mbi 70.000 banorë u përzgjodh për zgjerimin e rrjetit të Bankës Intesa Sanpaolo e cila gëzon një prezencë të fortë në pjesën më të madhe të zo- nave më të rëndësishme urbane, në Shqipërinë qëndrore, jugore dhe veri- perëndimore. Ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, mori pjesë në këtë event. Intesa Sanpaolo ushtron aktivitetin e saj në vend që nga viti 2008, pas blerjes së dy prej bankave më kryesore. Gjyqi CEZ fi llon betejën ligjore me shtetin shqiptar Lajmi Largimi i kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë elektike nuk do të jetë pa pasoja, sidomos për imazhin e Shqipërisë tek inves- titorët e huaj, shkruan revista britanike “The Economist”  TIRANE GENC KONDI Situata Sipas revistës, nëse Shqipëria nuk do t'i japë një zgjidhje të shpejtë konfl iktit me CEZ-in, atëherë kjo situatë do të ndikojë negativisht në fushën e investimeve të huaja dhe hapave drejt BE-së. Më datë 28 shkurt është regjistruar një padi në Gjylatën e Tiranës nga CEZ Shpërndarje sha, me të paditur Entin Rregullator të Energjisë, për shfuqizimin e vendimit të Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr.4, datë 21 janar 2013, për heqjen e licensave të shoqërisë CEZ Shpërndarje sha për aktivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, të miratuar me vendimin nr. 8, datë 25.01.2008 dhe për ak- tivitetin e furnizimit publik me pakicë me energji elektrike, të miratuar me vendim nr. 9, datë 25.01.2008. Pas një ecurie negative gjatë gjithë vitit 2012, kur eksportet e tekstileve e këpucëve ranë, me bazë vjetore, përgjatë 12 muajve të vitit, janari ka qenë më i mbarë për këtë sektor. Industria që punon me material porositësi dhe që ka një rol mjaft të rëndësishëm për punësimin në vend, me mbi 60 mijë të punësuar, ka shënuar një rritje të eksporteve me 13 për qind në muajin janar, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Italia vazhdon të jetë destinacioni kryesor ku shkojnë këto produkte, me 87 për qind të eksporteve në janar 2013. Por, pavarësisht përpjekjeve, eksportuesit shqiptarë nuk po arrijnë të diversifi kojnë tregjet e eksporteve përtej Italisë, ku pengesa kryesore mbetet numri i ulët i cikleve që realizojnë sipërmarrjet në vend, ndërkohë që kompanitë gjermane e ato të shteteve të Evropës Veriore preferojnë të punojnë me kompani që e mbyllin vetë të gjithë ciklin e një produkti. Eksportet e këtij grupmalli ranë me rreth 4 për qind në bazë vjetore për vitin 2012. Ato zenë tani 29 për qind të totalit të eksporteve. Marrëdhënia mes insti- tucioneve shtetërore shqiptare dhe kom- panisë çeke CEZ mund të dëm- tojë aspiratat e Shqipërisë për integrim, shkruante dje revista prestigjioze britanike “The economist”, e cila në analizën e fundit i ka kushtuar një vend të veçantë konfl iktit Shqipëri-CEZ. Në të thuhet se, nëse Shqipëria nuk do t'i japë një zgjidhje të shpejtë konfl iktit me CEZ-in, atëherë kjo situatë do të ndikojë negativisht në fushën e investimeve të huaja dhe hapave drejt BE-së. “Mosmarrëveshja me CEZ- in ka të ngjarë të çojë në prob- leme të mëtejshme në sektorin problematik të energjisë në Shqipëri. Nëse ky konfl ikt nuk zgjidhet shpejt, situata do të ndikojë negativisht mbi im- azhin e Shqipërisë në sytë e investitorëve të huaj. Ky fakt ka zemëruar edhe Republikën Çeke, duke ndikuar në krijimin e marrëdhënieve negative mes dy vendeve. Më 2009, kur CEZ bleu aksionet e kompanisë energjetike, shumë vëzhgues e komentuan këtë blerje si një stimulim politik të mar- rëdhënieve, pasi në atë kohë Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat, në momentin kur presidencën e BE e mbante Çekia. Kërkesa për anëtarësim, deri tani, është refuzuar. Komi- sioni Europian është në pritje te zbatimit te reformave, duke përfshirë zhvillimin e zgjed- hjeve të lira e të ndershme”, shkruhet në analizën e “The Economist”. Problemi ende i pazgjidhur me CEZ-in, sipas revistës britanike, mund të dëmtojë shanset e Shqipërisë për t'u afruar në BE. “The economist” thekson se tregu energjetik në Shqipëri është problematik. Korporata Elektroenergjetike po subvencionohet nga shteti në mënyrë të vazhdueshme, duke shteruar fi nancat pub- like. “Tarifat e energjisë elektrike janë një çështje e diskutueshme. Ato kanë mbe- tur të pandryshuara që nga viti 2009. Për të zbutur këtë ngrirje çmimesh, Enti Rregul- lator ndërhyri në rregullimin e tyre brenda kompanive energjetike. Por CEZ refuzoi të kryejë importin e energjisë deri sa kompanitë shtetërore të paguanin detyrimet e pra- pambetura. Më pas, marrëd- hëniet mes Entit Rregullator dhe CEZ-it u prishën, pasi ERE i refuzoi CEZ-it marrjen e një kredie për të paguar im- portet dhe kryerjen e investi- meve. Në këtë moment, klima e biznesit u bë e paqartë. Vendimi i ERE-s për t'i hequr licensën kompanisë e vuri këtë të fundit në një pozitë të vështirë. Shpresa e vetme e CEZ-it është tani tërheqja e garancisë nga Banka Botërore prej 60 milionë eurosh. Kjo e fundit do të pranojë vetëm një aplikim nga administratori i përkohshëm i kompanisë”.
7E shtunë, 2 mars 2013 AKTUALITET Durrës, 30 ditë burg të akuzuarit për vjedhjen BMW-së së krimit Njeriu që akuzohet për vjedhjen e makinës në Durrës, me të cilën u krye atentati mafi oz ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj, është lënë më burg me afgat 30-ditor, pasi gjykatën duket se nuk e kanë bindur provat e paraqitura nga prokuroria. Togat e zeza të Durrësit kanë dhënë masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditë për Gentjan Bejtjen, të akuzuar për vjedhjen e makinës me të cilën 5 ditë më parë u krye atentati vdekjeprurës ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj. Avokati i të akuzuarit ka kërkuar lirimin e tij nga salla, me argumentin, se nuk ka prova që vëretojnë, se është ai autori i vjedhjes, edhe pse ditën që u arrestua vetë Gentjan Bejtja pranoi autorësinë. Ndërsa Prokuroria nga ana e saj ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për 45 ditë, për t'i lënë kohë organit të akuzës të plotësojë dosjen. Te Ministria e Brendshme FRESSH protestë: Të largohet kupola kriminale e policisë  TIRANE Forumi Rinor Eurosocialist i Tiranës ka zhvilluar dje paradite një tubim proteste përpara godinës së Ministrisë së Brendshme. Të rinjtë e FRESSH-it, me parulla dhe pankarta në duar, kanë pro- testuar për situatën më të fundit krimi- nale në vend, si dhe faktet e dëshmitë e qarta për lidhjet e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme me krimin dhe kriminelët. Ata kanë kërkuar shkarkimin e drej- tuesve më të lartë të Policisë për shkak të përfshirjes së tyre në marrëveshje krimi- nale me personin e akuzuar si vrasës të kryekomisarit Dritan Lamaj, ndërsa janë shprehur se Ministri i Brendshëm duhet të japë menjëherë dorëheqjen. “Në gjashtë muajt e fundit janë ekzeku- tuar nga dora e krimit tre kryekomisarë të Policisë së Shtetit. Sot, krimi nuk ka frikë të godasë edhe drejtuesit e lartë të forcave të rendit. Në këto 8 vite të qeverisjes së Berishës, krimi nuk ka kursyer as deputetë, as kryetarë komunash, as gjyqtarë, as gra e as fëmijë, e sot nuk po kursen as individët, të cilët kanë detyrën t'i bëjnë ballë krimi- nalitetit”, ka thënë kryetari i FRESSH-it të Tiranës, Artur Micko. Ai ka theksuar, se asnjë justifi kim nuk mund të gjendet për këtë situatë të rënduar të pasigurisë në vend dhe aq më tepër për përgjegjësinë që ka kupola drejtuese e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshëm. “Ne jemi të sigurt që Ministri Noka nuk ka asnjë shpjegim për t'i dhënë popullit për valën e kriminalitetit që ka përf- shirë vendin. Ndaj i kërkojmë ministrit Noka që nëse i ka mbetur sadopak ndërgjegje civile e përgjegjësi njerëzore të shkarkojë të gjithë kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit dhe të japë menjëherë dorëheqjen, në mënyrë që të ruajë një fi je dinjiteti në këto katër muaj që i kanë mbetur kësaj qeverie”, ka përfunduar Micko. Frroku: Jam me PDK. Ndoka: S'di gjë I dyshuari për vrasjen e Dritan Lamajt, hodhi poshtë akuzat e Ministrisë së Brendshme: S'kam asnjë lidhje me Ramën, jam demokristian i pastër. Nard Ndoka: Nuk e kemi anëtar Pas deklaratave të të akuzuarit për vrasjen e Lamajt, reagon kreu i demokristianëve REAGIMET POLITIKE  TIRANE Fotot Televizioni A1 Report, publikoi i pari fotografi të e Frrokut me drejtuesit e policisë, gjatë një drake në Dajt. Këta të fundit thanë se ishte takim i rastësishëm, ndërsa vetë i dyshuari për vrasjen e Lamajt tha të kundërtën: Jo të rastësishme Deklaratave të djeshme nga Greqia, të Arben Frrokut, se ai “është demokristian dhe nuk ka pasur asnjë ofertë apo bashkëpunim nga socialisti Edi Rama”, iu është përgjigjur menjëherë kreu demokris- tian Nard Ndoka, i cili është njëherësh edhe Zëvendësministër i Brendshëm. DEKLARATA E FRROKUT Biznesmeni i dyshuar për ekze- kutimin e Dritan Lamajt, Arben Frroku, i cili doli dje para togave të zeza në Gjykatën e Selanikut, ka deklaruar për mediat, se nuk ka asnjë lidhje me partinë socialiste. Pas deklaratave të Ministrisë së Brendshme, se “dy javë më parë, Edi Rama i ofroi mundësinë e kandidimit për deputet nën siglën e PS-së”, ka reaguar vetë i arresatuari në Greqi, Frroku. “Rama s'më ka kandiduar dhe nuk kam asnjë lid- hje me të e as Partinë Socialiste. Unë jam demokristian i pastër”, është shprehur Frroku dje paradite para se të hynte në gjykatën e Selanikut. REAGIMI I PDK I menjëhershëm ka qenë dhe re- agimi i Partisë Demokristiane, e cila ka mohuar që Arben Frroku të jetë anëtar apo mbështetës i saj. “Sqarojmë mediat dhe opinionin poblik, se Arben Froku, i dyshuar nga organet e akuzës për vrasjen e komisar Lamajt, nuk ka qenë dhe as nuk është anëtar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë dhe as ka kandiduar për këtë parti asnjëherë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Partisë Demokristiane. Më tej, ndër rreshta përmendet një tjetër parti, e cila sipas partisë së Ndokës, është krijuar nga vetë kryesocialisti Edi Rama. “Arben Frroku ka shpallur kandidaturën për deputet në Qarkun e Shkodrës, në një parti fantazmë të fabrikuar nga Rama, që ka në siglen e saj edhe fjalen ‘kristiane', thuhet në njoftimin e PDK-së. Vëllai i tij, Mark Frroku, është Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie ‘fantazmë', ndërsa kryetari i saj, Dhimiter Muslia, është personi që është në koalicion me Z.Rama, me Partinë Socialiste dhe prezent në tryezën e tij politike”. AKUZAT Menjëhera pas publikimit të fo- tografi ve të Arben Frrokut, gjatë një drake në dajt me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbul- laku dhe Nikolin Bala, mazhoranca dhe opozita nisën luftën politike. Deputetët socialist deklaruan pas publikimit të fotografi ve, se “tregohet qartë që policia është e tradhëtuar, pasi me kupolen drekon i akuzuari për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, tha deputeti Sajmir Tahiri. Pak më vonë ka ardhur dhe reagimi i zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Olli, i cili sipas të cilit, Rama, dy javë më parë, i ofroi mundësinë e kandidimit për deputet biznesmenit Arben Frroku. Akuzat Policia e Shtetit deklaroi në momentin e arrestimit, se Arben Frroku e Jak Jaku janë arrestuar me armë dhe drogë, në një hotel në Selanik. Por, gjykata greke nuk i ka dhënë masë arresti për ta, në lidhje me asnjë akuzë të tillë. G en tja n Be jtj en Nard Ndoka (djathtas) Arben Frroku me krerët e policisë gjatë drekës në Dajt NË FOTO: Arben Frroku me drejtuesit e lartë të policisë gjatë drekës në Dajt Protesta e FRESSH
3E shtunë, 2 mars 2013 VLORE AKTUALITET MEMORIALI në formë pllakate i tre të vrarëve nga SHIK-u në Vlorë, u ndërtua nga vetë familjarët e tyre dhe që nga ajo ditë, ata përkujtohen në atë vend. DY OFICERËT e SHIK-ut në vitin 2004, u dekoruan me medalje mirënjohjeje nga presidenti i asaj kohe, Alfred Moisiu. Më vonë, u shpallen dëshmorë të atdheur nga qeveria. Historiku Viti 1997, si ishte e vërteta e punonjësve të SHIK në Vlorë  VLORE Ngjarja ku humbën jetën dy ish-punonjësit e Shër- bimit Informativ Shtetëror, Leka Qokaj dhe Besnik Hidri u shënua më 28 shkurt 1997. Nga të dhënat e asaj kohe re- zultoi, se me dhjetëra makina dhe qindra njerëz nisën sul- min përpara ndërtesës së SHIK-ut, e cila ndodhej në periferi të qytetit të Vlorës. Në ato vite, fl itej se civilë të Shërbimit Sekret do të sul- monin dhe nxirrnin me forcë studentët nga greva e urisë. Në popull qarkullonin fjalë, se punonjës të Shërbimit kishin vrarë shumë njerëz të pafajshëm, duke bërë në këtë mënyrë që e gjithë turma të drejtonte sulmin kundrejt ndërtesës. Në pamjet fi lmike dhe në fotografi të e vitit `97, Greva Studentët e Universitetit të Vlorës, ditë më parë se të vriteshin dy ofi cerët e SHIK-ut, kishin nisur një grevë urie, të mbështetur dhe nga qyetarët. Ata kërkonin dorëheqjen e presidentit të asaj kohe, Sali Berisha, si dhe të kryeministrit Aleksandër Meksi. duken turma njerëzish që mbanin në duar mjete të forta, madje dhe armë zjarri, të cilët sulmuan në mënyrë të dhunshme godinën e SHIK- ut dhe brenda pak minutash, arritën të hynin brenda. Nga sulmi i qytetarëve të Vlorës, mbetën të plagosur rëndë pesë punonjës të SHIK-ut, të cilët ndodheshin në katin e dytë të godinës. Të mbijetuarit mundën të largoheshin, duke u hedhur nga pjesa e prapme e ndërtesës, duke marrë vetëm ndonjë gërvishtje të lehtë. Vetëm dy prej tyre, Lekë Qokaj dhe Besnik Hidri, morën plagët më të rënda, duke gjetur më pas vdekjen. Sipas të dhënave të kohës, Qokaj, i cili ndodhej në katin e parë të institucionit ku punonte, u plagos, e më pas demostruesit e morën peng dhe pasi e masakruan, e dërguan para studentëve grevistë. Plagë të rënda mori edhe Besnik Hidri, i cili edhe pse i masakruar nga goditje të ndryshme në trup, arrin të shkojë deri tek baza detare, rreth 20-30 metra larg godinës, ku i ndihmuar nga ushtarakët e kësaj baze, u ven- dos në Pashaliman. Prej andej u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak, por nuk mundi të mbijetojë. Si pasojë e plagëve të marra, Hidri gjeti vdekjen gjashtë orë pas plagosjes, ku sapo kishte mbërritur në derën e spitalit. Pllakata ngjitur me godinën e SHISH ditën e djeshme Dje ceremonia te “Nënë Shqipëri”, por simbolet mbeten në Vlorë Dëshmorë, “Nga shteti i korruptuar berishian”  VLORE Masakra Në atë kohë, kur dhe mundësitë e komunikimit ishin të pakta, televizioni shtetëror në atë kohë deklaroi, se ishte bërë një masakër e vërtetë, duke I masakruar të gjallë dy SHIK-asit Diku në periferi të qytet-it të Vlorë, ndodhet një godinë, ku 16 vjet më parë ishte qendra e vë- mendjes. Deri më 28 shkurt 1997, brenda saj kryenin funksionin dhjetra forca të SHIK-ut. Madje, në ndihmë të tyre kishin shkuar dhe të tjerë nga Tirana e Durrësit. Një javë para se të ekzeku- toheshin dy SHIK-asit Lekë Qokaj e Besnik Hidri, ata kishin shkuar me një mision: Duhet të nxirrnin nga greva studentët e ngujuat, të cilët kërkonin dorëheqjen e presi- dentit të asokohe, Berisha. Godina e SHIK-ut u rrethua nga qindra qytetarë të Vlorës, të cilët kërkonin largimin e oficerëve të SHIK-ut. Mes tyre dhe SHIK-ut pati për- plasje, ndërsa nga protestuesit mbetën të vrarë dhe tre per- sona, Fatmir tozaj, Shkëlqim Bogdani e Artur Zoto. Kur dy ditë më parë, dy oficerëve të vrarë iu bërë homazhe dhe u rivarrozen në Varrezat e Dëshmorëve, ndër familjeve të viktimave në Vlorës, nuk iu kishte mbetur asgjë tjetër veç një pllakate të vënë nga vetë ata, pranë godi- nës së SHIK-ut. Kur në Tiranë zhvilloheshin homazhe, në Vlorë viheshin lule, në var- reza, si dhe pranë pllakës që mban tre emrat e viktimave të asaj kohe. “Këtu, më 28 nëntor 1997, mbetën të vrarë trimat Fat- mir Tozaj, Shkëlqim Bog- dani, Artur Zoto, nga shteti i korruptuar berishian, gjatë revoltave popullore”. Kështu thuhet në pllakatën e ngritur disa vite më vonë, nga famil- jarët, pranë vendit, kur tre të rinjtë vlonjatë u ekzekutuan nga plumbat e revolverëve të shtetit. Çdo vit, nënat dhe të afërmit e tyre kujtojnë djemtë e ri të ikur në moshën në të mirë, të vrarë nga ofi cerët e SHIK-ut. Ndërsa këta të fun- dit, çdo 28 apo 29 nëntor, do të kujtohen me nder e lavdi, nën hijen e monumentit Nënë Shqipëri. Vlora i mban mend mirë plagët e atyre viteve. I mban mend mirë ato kohë, kur dhjetra student u ngujuan në grevë urie, duke kërkuar më normalen për një shtet demokratik; dorëheqjen e kry- eministrit Aleksandër Meksi dhe të Presidentit të asaj kohe, Sali Berisha, pasi kishin hum- bur paratë e tyre në firmat piramidale, të cilat i lejuan të lulëzonin vetë shtetarët. Por, regjimi i asaj kohe nuk jepte asnjë shenjë tërheqjeje apo dorëzimi përballë zemërimit të popullit. Madje, siç men- dohej në atë kohë, edhe vetë greva e studentëve dukej sikur i bënte karshillëk qeverisë e duhej të shpërndahej. Për këtë arsye, në Vlorë u dërguan dhe dhjetra forca speciale dhe ato të SHIK-ut, por, 2 oficerë të vrarë e 3 qyyetarë të ekzekutuar nga njerëzit e shtetit. Ishte bi- lanci. E sot, pas 16 vjetësh, dy shtetarët kujtohen mes dësh- morëve, ndërsa 3 viktimave u dërgohen lule pranë godinës së SHIK-ut në Vlorë. KUJTESA NË FOTO: Memoriali i tre qytetarëve vlonjat të vrarë nga ofi cerët e SHIK-ut në Vlorë 1997, pranë zyrave të tyre ■ Ç'ndodhi më 28 shkurt `97? Gjatë revoltave në kohën e grevës së studentëve, u vranë tre qytetarë, teksa sulmuan SHIK-ut, me qëllim që ata të largoheshin nga qyteti. ■ Pse kujtohet kjo ngjarje tani? Pas 16 vjetësh nga kjo ngjarje, dy ofi cerët e vrarë të SHIK-ut i rivarrosen në Varrezat e Dëshmorëve, pasi ishin shpallut Dëshmor të Atdheut. ■ Pse u vranë dy ofi cerët? Ata u përplasen me banorët e Vlorës, teksa kërkonin që të mos ndërhynin tek studentët që ishin në grevë urie. ■ Pse ndodhi revolta? Zemërimi i popullatës në Vlorë, por edhe në qytetet tjera, erdhi si pasojë e falimentimit të fi rmave piramidale. Ato ishin deklaruar nga presidenti Berisha si të sigurta. ■ Çfarë sollën protestat masive? Pas kaosit, u krijua qeveria teknike, e cila më pas përgatiti dhe zgjedhjet parlamentare.
W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASH THEM& 15E shtunë, 2 mars 2013 Cel. 0696070651 RRUGA “MUSTAFA MATOHITI”, PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA KARAOKE NIGHT LOUNGE BAR Një romancë dashurie është zbuluar nga dis-kutimi plot pasion mes banorëve të Big Brother. Një histori interesante është rrëfyer nga goja njërit prej banorëve që në ditët e tyre të para të qëndrimit në shtëpi. Ka qenë pikërisht Iliri ai nisi të rrëfehej që në krye të herës. Ai nuk ka nguruar të tregojë përpara kam- erave historitë e tij të dashurisë. Në një bisedë me Xhimin të ulur në kuzhinë, ata kanë diskutuar gjërë e gjatë mbi lidhjet e tyre. Iliri është rrëfyer se ndër lidhjet që ai ka patur, vajza më e re ka qënë 27 vjeçe, pastaj të tjerat nga 40, 50 e lart. Ai shton se ka patur një të dashur 61 vjeç.Por bashkjetuesi i tij në këtë shtëpi, Xhimi është habitur mjaft dhe nuk ka nguruar ta pyesë për moshën dhe Iliri i përgjigjet që tani ai është 27 vjeç, ndërsa lid- hja me 61 vjeçaren ka ndodhur rreth 4 vjet përpara, kur ai ka qënë 22 vjeç. Iliri nuk duket i kompleksu- ar mbi këtë eksperiencë, madje shton se ajo nuk kishte bërë asnjë operacion plastic dhe dukej në formë të shkëlqyer. Ai i tregon se si ndodhi që u takua me të. Por që në momentin e parë Iliri ishte mahnitur nga pamja e saj, sepse mund të tregonte maksimumi 40 vjeç. Por jo vetëm kaq Iliri nuk ka harruar të theksojë dhe faktin se ishte një femër delikate dhe e mirë e që sigurisht ka bërë që ai të bjerë në dashuri me të dhe çfarë dashurie se. Marselini: Jam shumë i dashuruar. Nëse nuk do isha i martuar do të sillesha shumë ndryshe Marselini dhe Elena ndod- hen në dhomën e ndenjës duke biseduar. I pyetur nga Elena, Marselini fillon që të flasë për familjen e tij. Ai i tregon Elenës se është shumë i dashuruar pas bashkëshortes Iliri i BB 6: Si rashë në dashuri me 61-vjeçaren Romanca dhe e përshkruan atë si një femër shumë të bukur. Ndër të tjera ai e përshëndet nëpërmjet kamerave dhe i thotë “puthe djalin”. Marselini i thotë Elenës se nëse nuk do të ishte i martuar dhe i dashuruar me bashkëshort- en e tij, ndoshta do të sillej shumë ndryshe brenda shtëpisë. Vajza e pyet nëse ai do të krijonte ndonjë lidhje brenda shtëpisë dhe ai i përgjigjet se nuk e përcakton dot se me kë do të lidhej dhe për më tepër me sa prej vajzave të shtëpisë do të tentonte të krijonte një mar- rëdhënie. “Fakti që jam i martuar, respekti dhe dashuria që kam për të, nuk më lejon që të sillem ndry- she këtu brenda” thotë ndër të tjera Marselini. Më pas me shaka ai thotë se kur të dalë nga shtëpia do që të bëjë një djalë tjetër. Marselini thotë se i ka shumë qejf djemtë dhe shprehet “po të kem vajzë, ajo do të jetë shumë e bukur dhe do të më hapë shumë probleme”. Një nga sekretet është ai i dy bin- jakëve, Andit dhe Blendit. Banorët janë njohur me të dy, pasi ata janë ndërruar gjatë këtyre ditëve, por banorët njohin vetëm njërin që është prezantuar si Blendi. Megjithatë atyre kanë filluar t'u lindin dyshime edhe pse jo me faktin që mund të jenë dy persona të ndryshëm. Joana, Xhimi, Olta dhe Shpendi ndodhen në kuzhinë duke vazhduar me punët. Gjatë kësaj kohe Xhimi dhe Olta fl asin për Blendin. Ata thonë se ai ka ndryshuar shumë dhe është më i kthjellët se më parë. Duke u nisur nga mënyra se si ka reaguar në situatat e fundit Blendi, atyre u është e dyshimtë sjellja e tij. “Nuk ka mundësi ajo metamorfozë kaq e jashtëzakonshme” thotë Xhimi. Olta dhe Xhimi edhe pse nuk janë në dijeni të sekretit i afrohen shumë atij, pasi janë të vetmit që shprehin dyshime për faktin se sjellja e Blen- dit ka ndryshuar së fundmi. Rudina i rikthehet spektakleve, prezanton “Gjeniu i Vogël” MODERATORJA Rudina Magjistari duket se po i kthehet ëndërrës së vjetër të saj, të prezantimit të spektakleve televizive. Për pak ditë ajo do të ngjitet në një nga skenat e Tv Klan për të prezantuar spektaklin “Gje- niu i vogël”. Prej disa vitesh jemi mësuar ta shohim mod- eratoren Rudina Magjistari në prezantimin e emisionit të pasdites në Tv “Klan”, por tanimë do ta shohim në një format të ri. E në fakt këtë detaj e zbuloi vetë regjisori Bledi Laço në një pasdite teksa ishte i ftuar tek emisioni i Rudinës, gjë që konsistoi në një surprizë të vetë prezan- tueses që me sa duket mori një ofertë live. Një ide kjo që thuajse kishte pak kohë që bluhej në kokën e vëllezërve Pandi dhe Bledi Laço. Por vetë Rudina e ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi të publikuar në faqen e saj në Facebook ku ajo ka bërë të ditur për fansat e saj se do të jetë prezantuesja e edicionit të pestë të talent shoë për fëmijë “Gjeniu i vogël”. “Një lajm që dua ta ndaj me ju të parët: unë do të jem prezan- tuesja e spektaklit “Gjeniu i vogël”, edicioni i pestë. Një ftesë që më gëzoi shumë, më rizgjoi emocione të vjetra dhe që më shton akoma më shumë përgjegjësitë. Çdo të hënë në mbrëmje do të jemi së bashku. Kam nevojë për mbështetjen tuaj Ju përqafoj fort”,-shkruan Magjistari. Duhet të themi se Rudina vjen në këtë prezantim pasi Suela Demirit e cila qe prezantuesja e mëparshme. Nuk dimë se si do jetë Ru- dina me fëmijët por shpreso- jmë dhe urojmë që do të jetë Marselini: Jam shumë i dashuruar. Pa martesën do të sillesha shumë ndryshe Emina Çunmulaj ndjen mall për nënën e saj Modelja e njo-hur shqiptare Emina Çunmulaj, e cila karrierën e saj po e zhvillon në Amerikë ka shprehur mallin që ndjen për nënën e saj. Bukuro- shja Çunmulaj ka postuar në faqen e saj zyrtare në Twitter këngën “Haku i Nanës” të këngëtares Gili. “Ma Kanaqi Shpirtin Gili , ta lumsha Je shume e Mira”:- ka shkruar modelja bukuroshe në rrjetin social. Emina Çunmulaj ka një karrierë të suksesshme në botën e modelimit dhe është një emër i lakmuar.
12 E shtunë, 2 mars 2013 NE VERSIONIN DIXHITAL SHKARKON FALAS APP TE SHQIPTARJA.COM NGA APPLE STORE origjina e lajmit... Në adresën: www.shqiptarja.com DUKE BLERË ABONIMIN, JU MUND TË LEXONI GAZETËN QË NGA ORA 2:00 E MËNGJESIT, DHE PAGUANI MË PAK LEXOJENI GAZETËN NË: në kompjuter ipad iphone www.shqiptarja.com
11E shtunë, 2 mars 2013 RRETHE Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website: www.MerrJep.al Tregu më i madh në Shqipëri për shit-blerje Blije atë që të duhet! Shite atë që nuk të duhet! SHITET: HTC INSPIRE 4G Me aksesorët dhe kutinë e vetë. Për kontakt në : kreshnikxhaxho@yahoo.com http://www.facebook.com/pages/KOMPJUTERA-dhe- SMARTPHONE-PER-SHITJE/103405726415189 SHITEN: 16 KOMPJUTERA TË KOMPLETUAR Tavolina+karrige+kufje+kamera kompjuterat janë në gjendje shumë të mirë të markës IBM me ekrane të markes LG. Janë plotësisht funksionale. Mund të përdoren për internet caffe ose call center ose për ambjente familjare dhe zyra. Me të gjitha aksesorët përfshirë tavolinë dhe karrige. Çmimi është 190 euro për copë. Të interesuarit të dërgojnë sms në nr 0697687357 SHITET: PLAYSTATION 2 Shitet ps2 slim pothuajse i ri. I përdorur për shumë pak kohë. I pajisur me një levë, fi shat dhe dy lojra orgjinale. Telefon: 0694874597 Dëshmorët e “4 Shkurtit”, veteranët apelojnë vendimin Pak ditë pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë rrëzoi kërkesën e një grupi veteranësh, të cilët kërkonin ndryshimin e emrit të rrugës “Ibrahim Rugova”, në “Dëshmorët e 4 Shkurtit, paditësit kanë apeluar vendimin. Përfaqësuesit ligjorë të Organizatës së Veteranëve dhe Dëshmorëve të Atdheut, depozituan përgjatë së premtes në Gjykatën e Apelit, kërkesën për kundërshtimin e vendimit të datës 21.02.2013. Në apelimin e çështjes, avokatët mbrojtës e kanë cilësuar vendim absurd ligjor, vendimin e Shkallës së Parë. Sipas tyre, veteranëve ua njeh ligji të drejtën për hedhjen poshtë të vendimit të Këshillit Bashkiak. Së dyti, sipas paditësve, ishte e panevojshme që t'i hiqej emërtimi Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, i vendosur me një vendim të organit kompetent në vitin 1945, dhe që vazhdonte me këtë emërtim për plot 67 vjet, dhe të zëvëndësohej me emrin “Ibrahim Rugova”, emër i cili fi guronte në një rrugë dhe ligji e ndalon kategorikisht ekzistencën e dy rrugëve me të njëjtin emër në të njejtin qytet. Rruga e parë që mban emrin “Ibrahim Rugova”, që nga viti 2008, ndodhet në Njësinë Bashkiake Nr.7. Eksploziv në mesnatë lokalit Shpërthimi i tritolit tmerron Qafën e Pazarit. Shkatërrohet plotësisht një bar, ndërsa dëmtohen dhe tjerat përreth. Banorët e zonës: S'ka ndodhur asnjëherë kështu Policia shpall në kërkim autorin: Kishte konfl ikt me pronarin Lajmi Një lokal është hedhur në erë me eksploziv në Gjirokastër, në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Shpërthimi ndodhi në Qafën e Pazarit në lokalin e Shefki Karagjozit, ndërsa autorët s'janë arrestuar ende nga policia. Nga eksplozivi, janë dëhuar dhe disa dyqane përreth.  GJIROKASTER ARTAN LILI LAJME SHKURT Dyshimet në lidhje me motivin, mendohet se kanë në mes një konflikt të mëparshëm për çështje nderi mes pronarit të lokalit dhe një personi tjetër. REPUBLIKA E SHQIPERISE KONTROLLI I LARTE I SHTETIT SHPALLJE KONKURSI PËR VEDE TË LIRA PUNE: Kërkesat për kanditatët e këtij vendi pune janë: 1. Të ketë gradën Doktor I Shkencave Ekonomike ( Kanë përparësi dhe avantazhohen kandidatët që kanë titullin Profesor I Asociuar ose Profesor) 2. Të ketë eksperiencë pune në sektorin e fi nancave publike ose në mësimdhënie mbi 10 vjet. 3. Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze. 4. Të zotërojë programet kompjuterike “Alfa”, “ Financa5” etj. 5. Të ketë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup. Paga mujore për këtë vënd pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. Përshkrimi i punës Përgjigjet dhe jep llogari para Kryetarit dhe Drejtorit të përgjithshëm. Përgatit pë miratim programet vjetore të auditimit mbi bazën e një konsulte të gjerë me audituesit. Harton dhe ndjek zbatimin e programeve mujore të auditimt, duke raportuar periodikisht për realizimin problematikën e tyre.në auditime të vecanta të rëndësishme, gjykuar mbi nivelin e materialitetit dhe të riskut merr pjesë drejtpërdrejtë në procesin e auditimit në terren, në intervale kohore të shkëputura, ose përgjatë gjithë periudhës së auditimit (kur Kryetari vendos). Paraqet me shkrim mendimet për rezultatet e auitimit dhe rekomandimet në formularin përkatës. Ndjek dhe përgjigjet për hartimin e raportit për kontrollin dhe sigurimin e cilësisë të realizuar nga departamenti që drejton, si dhe plotëson formularin e “kontrollit të cilësisë”, që I bashkëngjitet dosjes së kontrollit në përfundim të tij. NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE Në zbatim të vendimit nr.28, date 10.07.2012 të Komisinot të Shërbimit Civil, sipas të cilit duhet plotësuar struktura e institucionit duke fi lluar pranimin në shërbimin civil, për pozicionet e punës të cilat në kuptim të ligjit janë të lira, por që gjatë viteve2008-2012 janë zënë nëpërmjet emërimeve të përkohshme dhe atyre jo në përputhje me procedurat e përcaktuara në ligj nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi I Nënpunësit Civil”, personat ( e punësuar dhatë periudhës 2008-2010 në KLSH): Për 1 (një)vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit 1. DORINO MEÇE 2. SAIMIR MUÇMATAJ 3. RAFAELA LAMÇE 4. EVIS PUSTINA Dosjet e të cilëve rezultojnë me mangësi në procedurat e rekrutimit të kryera jo sipas përcaktimeve të akteve ligjore në fuqi, ftohen të konkurrojnë për të fi tuar statusin e nënpunësit civil, në përputhje me procedurat e përcaktuara në ligjin “Statusi I Nënpunësit Civil” dhe aktet e tjera nënligjore. 1. Për 1(një) vend në pozicionin e Specialistit të Marrëdhënieve me Jashtë në Drejtorinë e Marrëdhënieve me jashtë dhe Publikun. 2. Për 2 (dy) vende në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: 2.Për (një) 1 vend në pozicionin e Specialistit të Marrëdhënieve me Jashtë në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun. Kërkesat për kandidatet e këtij vendi pune janë: Të ketë kryer arsimin e lartë Të zotërojë në mënyrë shumë të mirë gjuhën Angleze, preferohet edhe një gjuhë e dytë e huaj e një prej vendeve të BE-së. Të zotërojë programet bazë të kompjuterit Të ketë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup. Kanë përparësi kandidatët që kanë eksperience pune në institucionin e KLSH por që nuk kanë statusin e nëpunësit civil. Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. Përshkrimi i punës Përgatit programet e punës për vizitat e delegacioneve të huaja në KLSH dhe për vizitat e delegacioneve të KLSH në institucionet homologe. Koordinon dhe ndjek zbatimin e projekteve të asistencës së huaj , në përputhje me kërkesat e ligjit organik të KLSH dhe planin strategjik të zhvillimit institucional. Kryen shërbimin e përkthimit në cdo rast që kërkohet nga Kryetari. Kryen shërbimin e përkthimit të materialeve të ndryshme nga gjuha e huaj në shqip dhe anasjelltas. Merr pjesë në takime zyrtare me të huaj , kur kjo I kërkohet etj. 3.Për 2 dy vende në pozicionin e Audituesit në Departament e Auditimi Kërkesa për kandidatët e këtij vendi pune janë : Të ketë kryer arsimin e lartë. Të ketë përvojë pune mbi 2 vjet në sektorin publik( kane përparësi kandidatët me eksperiencë në fushën e auditimit të jashtëm). Të zotërojë një gjuhë të huaj. Të zotërojë programet bazë të kompjuterit . Të ketë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese. Kanë përparësi kandidatët që kanë eksperinece pune në institucionin e KLSH por që nuk kanë statusin e nëpunësit civil. Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. Përshkrimi i punës Kryen në mënyrë ligjore, profesionale, etike dhe brenda afateve të përcaktuara detyrat audituese. Zbaton programin e auditimit , ndërsa për problemet që nuk janë përf- shirë në programin e auditimit, I'a bën prezent përgjegjësit të grupit të auditimit. Gjykon për nivelin e materialit e të riskut. Në përgatitjen e materialeve të auditimit zbaton dhe mban përgjegjësi për afatet kohore të parashikuara, etj Paraqitja e dokumentave Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Metodologjisë deri në datë 30/03/2013 këto dokumente: CV-në , kërkesë për vendin e punës që konkurron, kopjen të diplomës së shkollës së lartë dhe të kualifi kimeve pasuniversitare, dëshmi të gradës shkencore, certifi katën e notave dhe librezën e punës të noteri- zuara, dy rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm , dëshmi penaliteti, dëshmi të zotërimit ose jo të gjuhëve të huaja, si dhe dokumente të tjera( nese ka) që I cmon se mund t'i vlejnë për vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe profesionale Konkurrimi Konkurrimi është hapur për nënpunësit civile nëpërmjet procedurave të pranimit. Konkurrimi do të zbatohet në njohuritë për Kushtetutën, ligjin nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrrollin e Lartë të Shtetit”, ndryshuar me ligjin nr. 8599, datë 01.06.2000, ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi I nëpunësit civil”, ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, “Rregulloren e brendshme të organi- zimit dhe fuksionimit të KLSH”,” Standartet e kontrrollit të KLSH” dhe “Standartet ndërkombëtare të INTOSAI , mbi njohuritë dhe të dhënat që jepen në serinë e botimeve të KLSH-së, si dhe në faqen zyrtare të KLSH-së në internet. Për pozicionin e Specialistit të MArrëdhënieve me Jashtë në Drejtorinë e Marrënieve me Jashtë dhe Publikun, konkurrimi do të zhvillohet në gjuhën angleze GJIROKASTER Pa nisur ende të zbardhë, qetësia e natës është prishur në Gjirokastër. Një shpërthim tritoli, është shënuar në orën 04:00 të mëngjesit të datës 1 mars. Eksplozivi është vendosur në portën e lokalit të Shefki Karagjozit 10 metra larg Qafës së Pazarit, qendrës së rëndë- sishme muzeale të qytetit të gurtë. Nga shpërthimi, janë shkatërruar orenditë e brend- shme të lokalit duke i nxjerrë ato të gjitha jashtë përdorimit, si dhe vetratat e gjashtë një- sive të tjera të shërbimit që ndodheshin në krahë dhe për- ballë objektit që ishte qendër e shpërthimit. Policia ka mbër- ritur menjëherë në vendngjarje, sapo është dëgjuar shpërthimi dhe ka arritur të konstatojë në bazë të valës shpërthyese edhe sasinë e tritolit të ven- dosur në derën e lokalit. Sipas ekspertëve, tritoli ka qenë në një peshë gati 300 gramë dhe ishte i vendosur qëllimisht në pjesën e përparme të lokalit, me qëllim edhe prekjen nga vala shpërthyese e njësive të tjera të shërbimit. Për policinë e Gjirokastrës, ngjarja në fjalë, është produkt i një konflikti personal mes të zotit të lokalit Shefki Karagjozi dhe dy perso- nave të tjerë, të cilët mendohet se janë edhe vendosësit e lëndës shpërthyese. Ata janë shpallur në kërkim, ndërsa deri mbrëmë nuk ishin ndaluar. Në polici janë shoqëruar mjaft persona, të cilët po i nënshtrohen pyetje- ve për të identifi kuar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit të ndodhur. Pronari i ndërtesës ku gjendet lokali për këtë ngjar- je, Mufi t Kurti, akuzon policinë, e cila sipas tij, është treguar indiferente karshi një tentative para një muaji, për vendosjen e zjarrit në të njëjtin objekt. Këtë akt, e ka quajtur terror- ist, Irena Myrtaj, një shitëse ambulante, dyqani i të cilës, është prekur nga shpërthimi i tmerrshëm. “Unë kam dëgjuar zhurma lëvizjesh të mjeteve pas gjëmimit, i cili na çoi nga krevati. Ka qenë ora katër, kur u dëgjua shpërthimi, pasi banoj 100 metra poshtë lokalit të Shefkiut dhe menjëherë jam çuar në këmbë dhe fill pastaj, kam dëgjuar disa lëvizje me shpejtësi të automjeteve pranë portës së shtëpisë sime- shprehet për gazetën Irena. Ky është një akt i paprecedent që ndodh në portat e shtëpisë dhe të biznesit tonë jo dhe aq fi timprurës”, shprehet Irena, dyqani i të cilës, u dëmtua nga vala e fortë shpërthyese, që fatmirtësisht, nuk ka lënduar askënd. Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Gjirokstrës Gentian Mullai, aku- zave të pronarit të god- inës, i është përgjigjur se Policia po e trajton me se- riozitet këtë ngjarje ku vetëm mesditën e të premtes, numri i të shoqëruarve, e kaloi shifrën dhjetë, ndërkohë që janë iden- tifi kuar personat përgjegjës për këtë ngjarje, ndërsa u shpreh se një muaj më parë, patrulla policore shmangu zjarrvënien në këtë objekt. ■ Elbasan, një i vdekur në aksident Një person ka vdekur dje pasdite në aksin Elbasan - Metalurgji, si pasojë e një aksidenti. Një automjet me targë EL 1974C dhe një mo- torçikletë me targë A 744 janë përplasur me njëra – tjetrën. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës u plagos rëndë dhe më vonë, vdiq rrugës për në spital. ■ Fier, arrestohen 2 për vjedhje nafte Dy persona u arrestuan në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga policia e Fierit, nën akuzën e kontrabandës së naftës. Olsi Sulaj, 26 vjeç me banim në Fier dhe Bujar Kasa, 41 vjeç me banim në Patos u vunë në pranga, pasi janë kapur në fl agrance, teksa po udhëtonin me një autobot me naftë bruto. Sipas policies, sasia e naftës së vjedhur në zonën e Kallmit në Fier arrin në 20 tonë. ■ Krujë, pranga të akuzuarit për vjedhje Policia e Durrësit arrestoi një person, për të cilin gjykata kishte ndryshuar masën e arrestit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Dur- rësit, bënë të ditur se, u bë ndalimi i Edmond Hidrit, 33 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Gjykata e Apelit Tirane, me vendim date 22.02.2013, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest shtëpie” të caktuar nga Gjykata e Krujës, në “Ar- rest në burg” për vjedhje në bashkëpunim të mbetur në tentativë. Lokali të cilil ju vu ekplozivi
VITI III - NR. 49 E shtunë, 02-03-2013LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “THASH&THEM” Koment Programi si kryefjalë NGA PREÇ ZOGAJ NDERIMI PER SHIKASIT Ceremonia te varrezat e Dëshmorëve, i pranishëm vetëm Ferdinand Pone. Vëllai i ish-shikasit të vrarë Besnik Hidri: Pas vitit 2005, asnjë hetim. Ja ngjarja në 1997 në Vlorë Konventa dy ditore e Partisë Socialiste për Programin kaloi si skaneri më i plotë që i është bërë gjatë katër vjetëve të fundit gjendjes së përgjith- shme në vend dhe njëherësh si përpjekja më trasparente dhe më serjoze që ndonjë opozitë ka bërë për të kolauduar një Program elektoral për publikun në sytë e publikut. Nga mënyra e organizimit dhe parashtrimit të temave, konventa shënoi një përparim domethënës drejt standarteve të profesionalizimit dhe ishte një risi për traditën tonë politike. Një risi, që duke u përsëritur e përmirësuar në të ardhmen, do të mbetet si themelimi i një zakoni të mirë. Minimalisht, pa hyrë në vlerësimin e analizave dhe propozimeve që bënë folës të ndryshëm, mund të thuhet se Konventa dha një përgjigje të qartë për pyetjen kyçe që është bërë në çdo fushatë elektorale dhe që ka ardhur duke spikatur nga zgjedhjet në zgjedhje: Opozita synon të fi tojë thjesht nga konsumimi dhe dështimet e qeverisë apo me një program konkret e të detajuar? Përgjigja që po jep opozita socialiste e vitit 2013 është:... DESHMORE, “NGA SHTETI I KORRUPTUAR BERISHIAN” SHISH i çon te “Nënë Shqipëri”, në Vlorë ruhet pllakata pas ‘97-ës HIGH DEFINITION NGA ARLINDA GUMA “T'KA LALI XHAN!” Fjalëkryqet e fundit nga Faqe 23 Kadri Vokopola Bankat, kompanitë heqin 28 mln euro gjatë janarit Rama-Fevziu, analistët: U rikthye ai i dikurshmi Drejtori i trashëgimisë, ja arsyet pse iku nga Kultura DEPOZITAT OLSI LAFE NE “OPINION” ► Faqe 9 ► Faqe 21 ► Faqe 20 ► Faqe 10 ► Faqe 2-3 ► vijon në faqe 20 Iliri i “Big Brother”: Ja si u dashurova me 61-vjeçaren Rikthehet Rudina Seseri. Magjistari prezanton “Gjeniun e Vogël” SUPLEMENTI “THASH&THEM”  TIRANE ANILA ÇULI ► Faqe 13-18 Një romancë dashu-rie është zbuluar nga diskutimi plot pasion mes banorëve të Big Brother. Një histori... Reagimi i LSI Mishi i intosikuar Ilir Meta: Nuk përjashoj koalicionin me PS-në Agjensia e ushqimit: S'i kontrollojmë të gjithë ► Faqe 4-5 ► Faqe 19 Frroku i akuzuar për komisarin: Jam me PDK. Ndoka: Nuk di gjë GATI EKSTRADIIMI ► Faqe 6-7 NË FOTO: Berisha gjatë homazheve para se dy ish-ofi cerët e SHIK-ut të varroseshin në Varrezat e Dëshmorëve dhe memoriali i tre qytetarëve vlonjat të vrarë nga ofi cerët e SHIK-ut në Vlorë 1997, pranë zyrave të tyre
THASH THEM&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M14 E shtunë, 2 mars 2013 “Aktorët e humorit janë të paragjykuar” Julian Deda: Artisti rikthehet pas 3 vjetësh në teatër me komedinë e zezë “Dorëzimi” I ftuar në rubrikën e përjavshme “Pink Re-port” në emisionin “Rreze Dielli” ka qenë këtë herë aktori i njohur Julian Deda. Këtë herë ai nuk është shprehur vetëm për “Apartamentin 2XL” ku ai është pjesë por edhe për komedinë e zezë “Dorëzimi”, e cila prej disa kohësh është vënë në skenë në teatrin e Metropolit. Me këtë shfaqje Juli rikthehet pas tre vitesh ne teatër duke iu kthyer kështu “dashurisë” së tij të vjetër. Gjithashtu aktori i njohur nuk ka lënë pa përmendur përditsh- mërinë dhe risitë e “Apartamentit 2XL”. Deda ka komentuar edhe largimin e aktorit Ermal Mamaqi nga ky format televiziv duke thënë se shpreson në një kthim të tij në të ardhmen. Çmund të na thoni për komedinë e zezë “Dorëzimi”? Kjo është një komedi e shkruar posaçërisht për Brodway. Shfaqja është përshtatur në sh- qip nga Gent Bejko dhe është hera e dytë që ai vë në skenë një komedi të zezë. Komedinë e parë të zezë e ka vendosur në skenë para 10 vitesh. Është një pjesë me katër personazhe ku sigurisht ka situata komike pasi është komedi por ka dhe situata horrori prandaj quhet kome- di e zezë. Subjekti është i tillë, një tip i cili e ka humbur dorën e tij para shumë vitesh dhe nis e kërkon atë. Më pas ai ka kontaktuar dy persona një vajzë të bardhë dhe një djalë me ngjyrë, duke i kërkuar që të gjejnë dorën në këmbim të një pagese që ai u ofron. Ngjarja zhvillohet në një hotel ku sportelisti jam unë. Të katërt personazhet janë të ndryshëm ndërmjet tyre, janë skajorë dhe kanë problematikat dhe hal- let e tyre. Ndonëse sportelisti duket pa lidhje me veprën ai është strumbullari i gjithçkaje çka bëhet në atë hotel, sepse për hir të tij per- sonazhet nuk vdesin, më vonë zbulohet lidhja e tij me djalin me ngjyrë. Në fakt është një personazh që në jetën e tij kërkon diçka pra i ka munguar të jetë protagonist në jetën e tij. Pra këtij personazhi nuk i ka ndodhur asgjë në jetë dhe pret që t'i ndodhë diçka dhe ajo çfarë po ndodh në hotel i duket diçka shumë e madhe. Duke qenë se përmendët këto karak- teristika tek personazhi , ishin këto që ju tërhoqën për të pranuar rolin apo ka diçka tjetër? Çdo rol që do të më ofrohet nga fusha tea- trore sigurisht që do t'a shoh me prioritet dhe me shumë dëshirë për t'a pranuar. Duhet të jetë shumë i dobët ai rol që unë mos t'a pranoj. Kam shumë dëshirë të luaj në teatër po ashtu edhe në televizion edhe në fi lm dhe duke qenë se këto gjëra nuk janë të shpeshta nuk kemi luksin ti themi jo. Megjithatë ky rol më pëlqen shumë pasi nuk ka asnjë lidhje me mua. Unë nuk jam tipi që nuk ka ndodhur asgjë në jetë, pasi në jetën time kanë ndodhur shumë gjëra. Ishte diçka ndryshe dhe për këtë arsye më tërhoqi që në fi llim si rol. Çfarë ndjesish ju përcolli rikthimi në teatër pas tre vitesh mungese? Kthimi në teatër është gjithmonë një kënaqësi e madhe pasi është dëshira e fshehur e çdo aktori. Kur bëhet fjalë për teatër nuk i shikojmë pagesat apo kushtet e punës, janë disa parametra, të cilat ne i anashkalojmë sig- urisht pa e tepruar, por gjithsesi anashkalojmë shumë gjëra. Këtu në “Teatrin e Metropolit” është eksperienca ime e parë dhe mund të them eksperienca ime më mirë teknikisht por edhe profesionalisht ndonëse këtu jemi mësuar të çalojnë gjërat për shumë pak ndoshta edhe për një tapet këtu çdo gjë ka qenë në vendin e vet. Cilat janë planet e ardhshme tuajat në lidhje me fushën e aktrimit? Për momentin do vazhdoj me “Aparta- mentin 2XL” është një spektakël në vazhdim dhe nuk e di kur do të ndalet burimi i këtij nga më parë apo nga çfarë do të vij më pas? Po t'a shoh në syrin tim nuk jam dhe aq pesimist pasi unë jam në kulmin e punës dhe jam shumë i lumtur që bëj punën që dua me gjithë zemër. Gjithashtu jam i lumtur që e re- alizoj me një volum të jashtëzakonshëm. Duke e parë nga këndvështrimi im mendoj se është mirë. Ndoshta duke e parë me sytë e ndonjë personi tjetër i cili nuk ka shumë punë, arti mund të jetë edhe në krizë. Nuk besoj se një regjisor apo aktor të punoj shumë, të jetë i talentuar dhe të mos gjejë punë, është e pamundur. Jeta e një aktori në përgjithësi është një audicion i madh. Ka vend për të gjithë mjafton të jesh kërkues dhe sigurisht të kesh talent. Prej pak javësh ka rinisur “Apartamenti 2XL”, çfarë risish pritet të vijnë gjatë këtyre puntatave të reja? Ky minisezon i “2XL” brenda sezonit të madh ka nisur pa Ermalin është një largim i tij duket t'a mirë kuptojmë pasi ai thjesht kishte dëshirë të merrej pak më jetën e tij private me biznesin dhe punët e tij. Kjo ishte arsyeja përse ai bëri një shkëputje një pauzë mund të ketë një rikthim ose jo. Megjithatë shpresojmë që të ketë një rikthim, pasi Ermali sig- urisht që ka vlerat e veta në gjithë karrierën e grupit tonë dhe në grafi kun e sukseseve të “Apartamentit 2XL”. Përveç kësaj programi vijon normalisht aty jemi një grup aktorësh shumë të mirë, energjikë me dëshirë për ta bërë atë punë. Ai është një spektakël shumë i vështirë dhe që kërkon shumë energji pozitive. Çdo gjë që do të bëhet në “Aparta- ment” është e re pasi është një spektakël i përjavshëm dhe duke qenë i tillë ai është aktual dhe normalisht aktualiteti në Shqipëri lëviz. E reja në program është përmbajtja e tij. Sa i fokusuar është Juli tek familja, duke gjykuar edhe nga angazhimet tua- ja të shumta të lidhura me profesionin? Sa herë që kam pak kohë të lirë “vrapoj” tek ata,(qesh) dhe me të vërtetë që kështu është pasi kur kthehesh në shtëpi i lodhur apo i mërzitur ata të relaksojnë. Unë e kam shumë kënaqësi të merrem me ata. Janë një energji tjetër për mua, më duket sikur më rimbushin me karburant sepse janë të dy shumë fëmijë energjikë. Duke qenë se vetëm një ditë në javë kam pushim dhe përpiqem ta shfrytëzoj në maksimum duke dalë me ata por brenda vendit sigurisht. Duke qenë se vitet kalojnë dhe ju rriteni më shumë profesionalisht sa shtohet pesha e të qënit djali i aktorit të madh Zef Deda? Mendoj se kur e fi llova këtë profesion kishte më tepër kuptimin “unë jam djali i Zefi t a do të më hapet rruga këtu” por tashmë kjo merr një tjetër përgjegjësi, pasi kam për detyrë morale dhe familjare të ruaj një lloj standardi me këtë mbiemër që unë përfaqësoj dhe kjo ndoshta nuk ma bën më të vështirë punën, por ma bën më të bukur. Mendoj se për ruajtur mbiemrin nuk është e thënë të bësh çudira, për ta ruajtur them se duhet bërë puna jote shumë mirë. Atë çka di të bësh duhet ta bësh mirë dhe kështu e ruan edhe imazhin e emrit apo të mbiemrit. Fakti që kam qenë djali i tij më ka ndihmuar shumë në brumimin tim si aktor, pasi që kur kam qenë i vogël ai më merrte shpesh në teatër në ambientin, ku ai punonte dhe pak a shumë isha i mësuar me këtë ambient që në moshën 5-vjeçare. Unë prej tij kam mësuar thjeshtësinë në skenë, e cila është baraz me shumë sukses. Aktori është si fëmija i vogël ai i bën gjërat me shumë sinqeritet dhe mjaft thjesht ashtu siç i bën një fëmijë. Këto sigurisht i kam të brumosura me vite ndoshta në mënyrë shumë indirekte dhe këtë ia di shumë për faleminderit Mendoni se kjo trashëgimi do të vijo- jë edhe tek fëmijët tuaj? Shihni ndonjë dritë talenti tek ata? Absolutisht janë dy fëmijë mjaft energjikë dhe kam përshtypjen se diçka do të bëhen. Sidomos djali është shumë pantonimik, por janë shumë të vegjël nuk mund të fl as që tani. Unë do të doja që ata të bëhen çfarë të duan, por të jenë mjaft të suksesshëm në atë çfarë do të bëjnë si dhe të gëzojnë respektin e njerëzve. Ju keni keni marrë pjesë edhe në spektaklin e kërcimit “dansing With The Stars” ku jeni shprehur se keni disa “vrima” për të mbyllur. Sa janë mbyllur këto vrima? Jo nuk janë mbyllur akoma vrimat(qesh). Jam shumë i lumtur që nuk janë mbyllur akoma këto vrima sepse njeriu duhet të ketë gjithmonë një arsye se përse duhet të punojë dhe jo vetëm të vemë pasuri pa fund. Duhet të ketë edhe gjëra për të shlyer qoftë një kredi. Sepse ne jemi njerëz shumë komun paguajmë drita, ujë etj. Janë shumë pagesa në jetën tonë, jeta jonë është e mbushur vetëm me pagesa përveç kredisë. Një shoku im për t'i bërë qefi n vetes thotë se vetëm njerëzit e pasur kanë kredi (qesh) ok nuk jam dakort (qesh). lumi, pastaj do të vazhdoj me komedinë e zezë “Dorëzimi” jam dhe në përgatitje të një komedie tjetër me regji të Milto Kutalit aty do të luaj me Gent Zenelaj, partnerin tjetër në “Apartament” këto janë projektet që kam për momentin. Gjithashtu doja të theksoja diçka në lidhje me kohën pasi shume regjisorë mendojnë se nuk kemi kohë për t'u marrë me aktivitete të tjera si teatër apo fi lma, por në fakt nuk është e vërtetë pasi ne në qoftë se na paraqitet një projekt i mirë patjetër që do të bashkëpunojmë. Kështu që nuk është e vërtetë që ne nuk kemi kohë për të bashkëpunuar thjesht shoh dëshirën e munguar të shumë njerëzve që merren me këtë punë dhe që janë drejt dështimit absolut, për të mos i ingranuar këto djem dhe vajza që dalin javë për javë në televizion, si ne po ashtu edhe ata të spektaklit të hu- morit “Portokalli”. Jemi një brez me kaq energji dhe kaq ide si dhe me lirshmëri dhe për- vojë të fituar në këto 10 vjet sikur të kishim shumë vite në skenë sigurisht pa ulur vlerat e çdo aktori që nuk është në këtë spektakël. Por shoh se me ne ka një lloj paragjykimi të tillë. Kjo do të thotë që artin e shihni me një sy me pesimist
6 E shtunë, 2 mars 2013 AKTUALITET Balla në Facebook: Prendi dhe Llupo do lënë Shqipërinë Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla paralajmëron largimin nga vendi të Ndrea Prendit dhe Agim Llupos, dy të akuzuarve kryesore për vrasjet e 21 janarit 2011, të cilët u shpallën të pafajshëm disa javë më parë nga Gjykata Penale e Tiranës. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, deputeti Balla shkruan: “Po përgatiten të ikin. Me porosi të Flamur Nokës, në Drejtorinë e Policisë Tiranë është pranuar aplikimi për pasaportë i të akuzuarit për vrasje me 21 Janar, Agim Llupos. Pas vendimit të turpshëm të 21 Janarit që i la të lire Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, ky i fundit ka aplikuar javën e kaluar për një pasaportë biometrike” – thotë deputeti socialist. Duke vijuar, ai thekson se kjo është një përgatitje e tyre për të lënë vendin. “Kur ende pritet fi llimi i shqyrtimit të çështjes në Apel, duket se Agim Llupo po përgatitet të largohet nga Shqipëria. Ndërsa Ndrea Prendi e ka në disponim një pasaportë shërbimi” – shkruan Balla në faqen e tij zyrtare. “I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të kërkojë urgjentisht ndalimin e largimit të tyre nga Shqipëria. Ndersa Llupos dhe Prendit i them se edhe në Hënë po shkuan do t'i gjejme, dhe se drejtësia për 21 Janarin do të vendoset”. NË GREQI/ I gjejnë kokainë, shpallet i pafajshëm në shetin fqinjë Lamaj, Gjykata OK për ekstradimin e Frrokut Ndalohet në Kapshticë i biri, i sekuestrojnë makinën Lajmi Gjykata e Selanikut i komunikon akuzën 4 3 - v j e ç a r i t A r b e n Frroku, i dyshuar si autor i vras jes së kryekomisarit Dritan Lamaj. Interpol Tirana duhet të sjellë brenda 40 ditësh në Shqipëri biznesmenin, i cili u njoh me urdhër-arres- tin ndërkombëtar.  SELANIK Vendndodhja Ekspertimet analitike: Arben Frroku nuk ishte në vendngjarje I dyshuari si autori kryesor i vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, 43-vjeçari Arben Frroku, nuk re- zulton të ketë qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes. Burime jozyrtare bënë të ditur se kanë përfunduar ekspertimet analitike të qelizës së telefonit të Frrokut, në të cilën itinerari që ai ka përshkruar nuk ka lidhje me zonën e “Vasil Shantos”. Edhe pse burime të besueshme pranë grupit hetimor thanë pak ditë pas ngjarjes se kanë prova të forta, si dëshmitarë okularë dhe pamje fi lmike të sekuestruara nga kamerat e sigurisë, se Arben Frroku është një nga autorët e dyshuar të vrasjes, provat analitike pritet të “rrë- zojnë” arrestimin e Frrokut. Menjëherë pas ngjarjes, me anë të aparaturave të përdorura gjatë hetimeve, telefoni celular i Arben Frrokut ka qenë nën gjurmim, dhe tashmë grupi hetimor ka në duar të gjithë lëvizjen e tij në datën 24 shkurt. Nga përfundimet e provës analitike, në itinerarin e përshkruar nga 43-vjeçari, i cili ka udhëtuar në drejtim të Kapshticës, nuk ka rezultuar në asnjë moment se ai është afruar në zonën e “Vasil Shantos”, ku u regjistrua dhe ngjarja e rëndë. Me anë të qelizës, prokurorët mundën të zbulojnë detaje edhe në pjesën tjetër të dosjes, atë të mesazhit kërcënues të mbërritur në telefonin e ish-vartësit të Lamajt. Ek- spertiza analitike zbuloi se bëhej fjalë për një numër celulari, i cili kishte dër- guar nga Tirana sms-në kërcënuese në drejtim të kryekomisarit Arianit Arapi, vetëm 10 minuta pas ekzekutimit të Dritan Lamajt. Drejtësia shqiptare ka të gjitha hapësirat ligjore për të sjellë në Shqipëri Arben Frrokun, autorin e dys- huar të vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj. Ditën e djeshme gjykata e Selanikut i komunikoi Frrokut arsyen e ndalimit në territorin grek, atë të lëshimit të një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana. Gjykata e Selanikut e shpalli të pafajshëm 43-vjeçarin, për sasinë e drogës që iu gjet në hotel gjatë arrestimit. Në seancën e komunikimit të akuzës për vrasje, biznesmeni Frroku mohoi se ka lidhje me ngjarjen dhe u mbrojt nga avokati grek Makis Kaftopulos. EKSTRADIMI Ligjërisht, procedurat e ek- stradimit dhe sjellja e Arben Frrokut në Shqipëri, duhet të përfundojnë brenda afatit ko- hor prej 40 ditësh. Sipas ligjit shqiptar, pas komunikimit të akuzës nga gjykatat e shteti ku është realizuar arrestimi, ministria jonë e Drejtësisë nis punën me homologen e saj, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy shteteve, dosja mbërrin së fundmi në Zyrën Qendrore të Interpol Tirana, e cila ka si detyrë sjelljen e Frrokut në territorin shqiptar. Por burime kon- fidenciale, bëjnë me dije se nuk do të lënë që të ezaurohet afati 40-ditor që përcakton ligji. Duke u treguar tepër të rezervuar në lidhje me kohën e saktë që Frroku do të prekë tokën shqiptare, burimet theksojnë se 43-vjeçari do të sillet në Shqipëri brenda pak ditëve, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. PROVAT Ndërkohë Prokuroria e Kri- meve të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Po- licinë e Tiranës, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku mbeti i vrarë me dy breshëri Kal- lashnikovi ish-shefi i Komisarai- tit Nr.6. Burime të rezervuara pranë organit të akuzës thanë se në automjetin tip “BMW”, e cila u përdor nga autorët e ngjarjes për ekzekutimin e Lamajt, janë gjetur një sërë provash të rëndësishme, mes tyre edhe gëzhoja të armës së zjarrit që u përdor mbrëmjen e 24 shkurtit. Sipas të njëjtave burime, dëshmia e dhënë nga Gentian Bejtja, personi i arres- tuar për vjedhjen e automjetit me targa të Durrësit, konsiderohet si një pjesë e rëndësishme për zbardhjen e hetimeve, së bashku me deklarimet e dhëna nga një dëshmitar okular në momentin e ekzekutimit të Lamajt. BASHKËPUNËTORËT Një ditë pas ngjarjes, më 25 shkurt të këtij viti, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit doli në një deklaratë zyrtare, ku përveç arrestimit të Arben Frro- kut, bëri të ditur edhe ndalimin e Jak Jakut, si bashkëpunëtor në krim. Por Gjykata Penale e Tiranës dha pak ditë më parë masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin Jaku, vetëm për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve dhe municion- eve luftarake” dhe “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narko- tike”, duke mos provuar në këtë mënyrë akuzën për të përfshirë në vrasjen e Lamajt. Por ajo çka është provuar nga hetimet e deritanishme, është fakti se krimi është realizuar nga dy persona të maskuar. Deri tani, drejtësia shqiptare ka vetëm një të akuzuar për vrasje, Arben Frrokun, duke lënë të kuptohet se mbetet ende i paidentifi kuar bashkëpunëtori tjetër i tij. NDALIMI I DJALIT Automjeti me të cilin Arben Frroku udhëtoi drejt Selanikut, është bllokuar në pikën e kalimit kufi tar të Kapshticës mbrëmjen e djeshme. Burime jozyrtare të policisë thanë se Grand Frroku, i biri i biznesmenit, ka qenë duke u kthyer nga Selaniku me makinën tip “Mercedes Benz” ML me targa AA 008 DC. Sipas burimeve, 21-vjeçari Frroku ka qenë duke kaluar në kufi në mo- mentin kur është ndaluar. Sipas policisë, Grand Frroku ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit, kur drejtësia greke i komunikoi akuzën të atit. Policia urdhëroi bllokimin e makinës në kuadër të hetimeve për vrasjen e krye- komisarit Dritan Lamaj. Dritan Lamaj NË FOTO: I kërkuari Arben Frroku në faqen e INTERPOL-it (lart djathtas) Biznesmeni Frroku, dje para gjykatës në Selanik, Greqi ELONA ELEZI
9E shtunë, 2 mars 2013 EKONOMI Borxhi i brendshëm, individët blejnë më shumë bono ■ Si shpjegohet “hemoragjia” e kapitalit nga bankat e nivelit të dytë? Sipas specialistëve, derisa bëhet fjalë për lar- gimin e parave nga ana e korporatave, ndërkohë që individët kanë tërhequr shumë herë më pak para, këto duhet të kemi të bëjmë me një largim të mundshëm të valutës jashtë vendit. Kjo situatë ka ndodhur edhe më parë dhe Banka e Shqipërisë mori një masë ekstreme për nda- limin e përkohshëm të daljes së kapitalit jashtë, që u kritikua nga BE, si një kufi zim i palejueshëm i lirisë së lëvizjes së kapitalit, një nga shtyl- lat e funksionimit të tregut të lirë. Kjo situatë përfshiu bankat, të cilat transferonin jashtë fi timin e tyre, por tani duket se janë tërhequr edhe de- pozitat, që vendosen nga klientët-biznese nëpër banka. ■ Si mund të ndalohet kjo lëvizje? Natyrisht, jo me rrugë administrative. Qeveria duhet të krijojë kushte që ndërmarrjet të jenë të interesuara të investojnë në vend. Në të kundërt, ato do të “hanë dhjamin” e tyre dhe një gjë të tillë do ta pasoja patjetër edhe tërheqja e depozitave nga klientët-individë. Financimi Kredia ritmet më të ulëta të rritjes në 10 vjet  TIRANE Fillimi i vitit nuk ka sjellë ndonjë ndryshim të tendencës së kredid- hënies, me bankat që kanë vazhduar të jenë të stepura dhe që janë përqen- druar më shumë në menaxhimin e portofolave ekzistuese, sesa në dhënien e huave të reja. Stoku i kredisë së bankave në janar u ul me rreth 3.3 mil- iardë lekë, në krahasim me dhjetorin e 2012-s, sipas statistikave mujore të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Kjo tendencë negative ka ardhur si rrjedhojë e uljes së kredisë për kor- poratat e tjera financiare, si në lekë ashtu dhe në valutë. Në fund të vitit 2012, huaja për ekonominë arriti në 554.7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.4 për qind me bazë vjetore, apo 12.8 miliardë lekë. Një vit më parë, ndryshimi vjetor ishte 12.2 për qind, apo rreth 59 miliardë lekë. Shtesa e huasë në 2012-n re- zulton që të jetë gati gjashtë herë më e ulët se një vit më parë. Shtimi i kredive me probleme ka bërë që bankat të përqendrohen në menax- himin e portofolave ekzistues dhe të jetë tepër selektive në huadhënien e re. Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë treguan se edhe në tremujorin e katërt 2012 bankat kishin vazhduar të shtrëngonin standardet e kredid- hënies, ndërsa nga ana tjetër, biznesi kishte rritur kërkesën për kredi. Paratë e individëve nuk kanë ndryshim Depozitat bankare, në ulje për herë të parë në janar Bankat, kompanitë heqin 28 mln euro  TIRANE GENC KONDI No INDICATOR in mil. ALL 1 Total assets 1,187,983.4 2 Total loans 577,816.0 2.1 Retail loans 149,506.9 2.2 Corporate loans 428,309.1 3 Total deposits 991,669.3 3.1 Retail deposits 868,932.6 3.2 Corporate deposits 122,736.7 4 Profit (cumulative) 3,768.6 5 Equity Capital 101,841.1 General Data For Banking System December-12 No INDICATOR in mil. ALL 1 Total assets 1,182,728.9 2 Total loans 573,858.5 2.1 Retail loans 148,271.8 2.2 Corporate loans 425,586.7 3 Total deposits 987,804.1 3.1 Retail deposits 868,720.8 3.2 Corporate deposits 119,083.3 4 Profit (cumulative) 901.9 5 Equity Capital 101,882.9 General Data For Banking System January-13 General Data For Banking System December-12 General Data For Banking System January-13 Pjesëmarrja e individëve në fi nancimin e borxhit publik është rritur gjatë vitit 2012. Sipas të dhënave nga ministria e Financave, në fund të vitit të kaluar, pjesa e individëve ndaj totalit të borxhit të brendshëm arriti në 14.5%, nga 12.9% që ishte një vit më parë. Banka më e madhe në vend, Raiffeisen, uli ndjeshëm pjesën e saj, duke krijuar më shumë hapësira për aktorë të tjerë. Në fund të vitit 2012, pjesa e Raiffeisen Bank në tregun e bonove ra në 29.4%, nga 34.2% që ishte në fund të vitit 2012. Pjesa e bankave të tjera në borxhin e brendshëm publik arriti në fund të vitit 2012 në 37.5%, nga 34.85% që kishte qënë një vit më parë. Ndërkohë, pesha e Bankës së Shqipërisë në treg u ul më tej gjatë vitit 2012 në 12.5%, nga 14.3% që ishte një vit më parë. Krahasuar me vitin 2008, pjesa e Bankës së Shqipërisë ka rënë me mbi pesë pikë përqindjeje, pasi BSH investon në bono një shumë të kufizuar, të trashëguar që nga koha kur financonte direkt borxhin publik. Banka Qendrore riinveston të njëjtën shumë në bono, por nuk e rrit atë më tej. Për herë të parë pa nisjes së krizës globale, depozi-tat bankare në Shqipëri shënojnë rënie. Sipas statisti- kave të Shoqatës shqiptare të Bankave, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar kanë qenë 991.7 miliardë lekë depozita bankare,ë në valutë vendase e të huaj. Kjo shifër është pakësu- ar në fund të janarit të këtij viti, duke kaluar në shifrën 987.8 miliardë lekë. 3.9 miliardë lekë rezultojnë të tërhequra jashtë sistemit të bankave brenda një muaji, shumë e barabartë afërsisht me 28 milionë euro. SITUATA Ulje e shifrës së depozitave bankare nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë pas vitit 1997, me përjashtim të një periudhe në vitin 2008, kur u larguan dhjetëra mijëra euro nga frika e falimentimeve, të shkaktuara nga problemet e bankare të huaja. Kjo situatë tani mund të shpjegohet me situatën ekonomike dhe poli- tike që po përjeton vendi. Sipas ekspertëve të sek- torit bankar, po të shihet me vëmendje se kush kategori depozituesish i ka tërhequr depozitat nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, rezulton se individët kanë tërhequr një sasi të vogël, por gati e gjithë shuma që është marrë nga bankat i përket korporatave. Këto të fundit kanë marrë rreth 3.7 miliardë lekë. Po kush ka qenë arsya? Dy ditë më parë, duke folur në konferencën e zakonshme për shtyp, guver- natori i Bankës së Shqipërisë nuk e vuri këtë faktor në dukje, sikur të kishim të bënim me një fenomen normal, kur nuk është aspak kështu. Mund të kujto- jmë se kriza greke u shoqërua me një “hemoragji” të vërtetë të kapitaleve nga bankat, krye- sisht jashtë vendit. “EKSPORTI” I KAPITALIT Që këto fonde duhet të jenë larguar jashtë vendit, këtë e tregon edhe fakti tjetër, që, nga shtatori i vitit të kaluar e deri në fund të janarit 2013 largimi i valutës në bankat ka qenë më i madh se lar- gimi i lekut. Pra, kompanitë e huaja që kontrollojnë seg- mente të fuqishme të tregut duhet të kenë larguar kapitale drejt kompanive-mëmë, në vështirësi në vendet e tyre. PROBLEMET BUXHETORE Nga ana tjetër, gjith- një sipas specialistëve, që kërkuan të ruhet anonimiteti i tyre, problem përbën për kompanitë edhe gjendja e tyre me likuiditet, si dhe kërkesa e qeverisë që të parapaguhen detyrimet, ndërkohë që Fi- nancat bëjnë sikur harrojnë të rimbursojnë TVSH-në apo të paguajnë fi rmat kontraktore për punën e kryer, edhe për vite me rradhë. Vetë kompan- itë kanë denoncuar faktin se janë rreth 200 milionë euro, që shteti u detyrohet në total, me TVSH të parimbursuar dhe me fatura të papaguara. Ndërkohë, korporatat kanë vështirësi në pagesat e punon- jësve apo të furnitorëve dhe detyrohen të prekin fondet rezervë në banka. Ecuria e depozitave në total në vite Ecuria e depozitave në lekë (lart) dhe në valutë të huaj (poshtë) në vite Shifra e depozitave bankare totale në dhjetor të vitit të kaluar Shifra e depozitave bankare totale në janar 2013
19E shtunë, 2 mars 2013 SOCIALE Ministria e Bujqësisë: Qumështi i parrezikshëm Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit reagoi dje në lidhje me situatën e dyshimeve për përmbajtjen e Afl atoksinës në disa parti të qumështit të paketuar. Pas analizave të bëra që në momentet e para kur dhe nisën dyshimet për praninë e këtij lloj myku drejtori i Politikave të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Gani Moka ka bërë me dije se aktualisht nuk paraqitet asnjë lloj rreziku për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve. “Ju informojmë se analizat paraprake na tregojnë që niveli i Afl atoksinës është pak a shumë i njëjtë në të gjithë llojet e qumështit të prodhuar në të gjithë shtetet e Ballkanit, përfshire edhe Kosovën. Shkaqet e pranisë në qumësht janë të një karakteri sezonal. Në pritje të analizave nga një laborator i akredituar në Breshia e Italisë, me përgjegjësi të plotë garantojmë konsumatorët shqiptarë se shëndeti i tyre nuk është aspak i rrezikuar. Nivelet e dyshuar janë shumë larg normave të rrezikut për shëndetin.” u shpreh Gani Moka drejtori i Politikave të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Tregu, edhe mishi i rrezikshëm? Autoritet Kombëtar i Ushqimit: Hormoni kancerogjen gjendet vetëm në farmaci të palicensuara. Konsumatorët protestë sot për produkte me përmbajtje të rrezikshme Pas skandalit të qumështit, probleme me mishin e trajtuar me Boldemek Lajmi Boldemek La, hor- moni që përdoret për të rritjen e kafshëve që konsumohen për mish, shitet vetëm nëndorë dhe në farmaci veterinare që janë të palicen- suara. Këto farmaci mund të jenë të fshe- hura dhe operojnë duke shitur vetëm në tregun e zi.  TIRANE JONIDA LATE Yzberisht Mes pallateve luksoze dhe rrugëve me baltë Banorët: Këtu edhe në verë do çizme për të kaluar rrugën. Makinat i çojmë çdo javë në servis  TIRANE Periferia e kryeqendrës së Sh-qipërisë, këto 20 vitet e fundit ka marrë një zhvillim të ndërtimeve. Madje, edhe më shumë se vetë kryeqyteti. Por, rritja e popullsisë, ka bërë që rrjedhimisht të rritet edhe numri i ndërtimeve në komunat e Tiranës, një ndër to është edhe ajo e Kasharit. Rritja e popullsisë në këto komuna ka bërë qpallatet të “mbijnë” gjitha andej, ndërsa infrastruktura rrugore të mbetet shumë mbrapa. Në zonës e Yzberishit, në Kashar nuk mungojnë pallatet luksoze me fasada shumëngjyrëshe, ku poshtë tyre balta dhe rrugët me gropa bien në kontrast më zhvillimet “moderne”. Në rrugën “3 Dëshmorët” në Yzberisht, edhe në verë do çizme të kalosh rrugën shprehet një banor i kësaj zone. “ Në dimër kjo rrugë thuajse është e pakalueshme, balta të vjen në kupë të gjurit. Ne duhet të çapitemi nga një cep i rrugës në tjetrin për të dal të rruga kryesore” -shprehet Pranvera Deshiku, banore e zonës. Edhe për banorët e tjerë, mos rehabilitimi i kësaj rruge është një shqetësim i madh, madje edhe për ata që kanë edhe makina. “Mosrehabilitim i kësaj rruge është vërtet shqetësim, pasi makinat çdo javë i çojmë në servise. Kam gati 5 vjet që jetoj në këtë lagje dhe nuk kam parë, që për mbushjen e këtyre gropave të hidhet qoftë edhe një herë një lopatë çakull” - thotë i shqetësuar drejtuesi i një automjeti. Ndërsa shumë banorë të tjer, të zhgënjyer, na thonë se projekti dhe planet në skicë për këtë zonë ishin një mrekulli, por ndodhi asgjë nga ajo që u ishte premtuar. Kryetari i komunës së Kasharit, në fushatën e fundit elektorale për zgjedhjet vendore, premtoi rehabilitimin dhe zhvillim infrastrukturor për këtë lagje, po duket se ky premtim është lënë në harresë. Në Shqipëri , ndryshe nga shumë vende të tjera të Europës, ndërtohen pallate dhe pas ndërtimit të tyre harrohet të bëhet rehabilitim dhe asfaltimi i rrugëve. LAJME SHKURT Hormoni i rrezikshëm Boldem La, i cili për-doret për rritjen e kafshëve që konsumohen për mish, gjendet në farmaci veterinare të palicensuara. Farmaci këto që mund të jenë të fshehur dhe operojnë duke e shitur këtë hormon në tregun e zi ose nëndorë. Sipas Bruno Gjymshanës shef të marrëdhënieve me publikun në AKU Boldemek La, mund të gjendet vetëm në farmaci të palicencuara sepse në ato që janë të licensuar ai nuk ekziston pasi ato kontrol- lohen rregullisht “ Ndërsa Boldemek La është gjetur kjo do të thotë që ekziston, por për një gjë është e sigurt që ky hormon nuk gjendet në farmacitë veterinare që janë të licensuara. Ai mund të gjendet në farmaci të palicensuar ose mund të shitet nëndorë nga persona të ndryshëm”. Me tej zyrtari i AKU-së shpre- het “Se këto farmaci ose këtë persona nuk gjendet në mes të rrugës, ato mund të jenë të fshehura. Shitja e Boldemek La është e ndaluar ajo nuk gjendet në farmaci veterinare të rregullta”. Për- faqësuesi i AKU-së, garanton se mishi që shitet në vendin tonë është i sigurt pasi ai është i kontrolluar “Mishi që konsumohet në vend është i patrajtuar. Ai është i kon- trolluar dhe i sigurt” shpre- het Gjymshana nga AKU. Po sipas Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, pjesa me e madhe e mishtit që shitet në vendit tonë është i importuar, por edhe ky është i sigurt pasi ai është i certifi kuar nga vendet e Bashkimit Europian. Sipas eksperteve të konsumosh mish të rritur me Boldenone mund të shkaktojë disa prob- leme e fatkeqësi shëndetësore, sidomos te fëmijë të vegël dhe bebe. Ndërsa pas skandali të qumështi Shoqëria Civile, ka ftuar sot në një tubim qytetar të gjithë konsumatorët për mbrojte nga produkte, që kanë përbërës kancerogjen. ■ AKU u vendos gjoba furrave të bukës Paraditen e djeshme furrat e bukës në të gjithë Tira- nës u janë nënshtruar një kontrolli për kushtet higjie- no-sanitare dhe mënyrën e tregtimit. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, përveç gjobave kanë leshur edhe urdhra për pezullim të aktivitetit “Ka pasur probleme dhe vazhdojnë të jenë. Nga higjiena në përgjithësi, nga ambjentet e kufi zuara, amballazhi që përdoret për bukën. Janë një listë me probleme por këto janë kryesoret. Ka pasur më shumë pezullime në rastin e higjienës. Kemi aplikuar mënyrën e të shkatërruarit të amballazhit dhe vendosje gjobash”, bën me dije inspektorja e AKU-së, Flutura Nuredini. Inspektorët kanë siguruar gjithashtu se mielli që për- doret nga furrat e bukës është pa ngjyrues. ■ AP letër kryeministrit për të pastrehët Avokati i Popullit i ka kërkuar kryeministrit të vendit të gjejë një zgjidhje ligjore për strehimin e familjeve të mbetur në rrugë, pas lirimit të bane- save të ish-pronarëve. Kjo kërkesë është bërë pasi në zyrën e Avokatit të Popullit ka shkuar një numër i madh ankesash prej familjeve që kanë lënë këto banesa dhe nuk kanë mundësi të marrin kredi me interes zero.”Avokati i Pop- ullit ka konstatuar se nga mënyra se si është trajtuar çështja ka një mungesë të një studimi të mirfi lltë, speci- fi k, të detajuar, i cili do të nxirrte në mënyrë reale e të plotë këtë problematikë, me qëllim që të gjitha subjektet që afektohen nga efektet e Aktit Normativ, të gjendeshin zgjidhje reale dhe efektive”, deklaroi Altin Jaupi, Ndih- mës komisioner AP. Avokati i kërkon qeverisë të dalë garant për kreditë e strehimit të këtyre familjeve si dhe t'u japë fonde njësive të qever- isjes vendore për ndërtimin e banesave sociale. NË FOTO: (Majtas) Bruno Gjymshana, shef i marrëdhënieve me publikun në AKU (Djathtas) Posteri i Shoqërisë Civile për tubim qytetar Rruga “3 Dëshmorët”, Yzberisht Hormoni Boldemec L.A është një hormon shumë i rrezikshëm, për organizmin e njeriut. Ai mund të merret vetëm nëse mishi që konsumojmë është i trajtuar me të.
THASH THEM&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M16 E shtunë, 2 mars 2013 Si vishen Rama Tare, Basha, Çili dhe Campell Stlistja vlerëson, por dhe kritikon mënyrën e veshjeve gjatë një eventi Stilistja Mirela Cici Stilistja Mirela Cici ko-menton veshjet e per-sonaliteteve, gazetarëve dhe politikanëve gjatë pro- movimit të librit të Alastair Campbell, “Vitet me Toni Bler”, ish- këshilltar i Toni Bler në Ti- ranë. Në këtë prononcim stilistes i bien në sy veshjet e liderit të Partisë Socialiste Edi Rama, dy gazetareve Ilva Tare dhe Anila Basha, analistit dhe botuesit Henri Çili, si dhe anglezit, Alastair Campbell. EDI RAMA Stili që ai përdor në veshje e diferencon nga politikanët e tjerë. Prerjet asimetrike të xha- ketave, format jo tëzakonshme të jakave të këmishave, dizenjat nga më të çuditshmet me ngjy- rat e forta janë karakteristike e stilit të tij tepër të veçantë që e bëjnë atë të bjerë me shumë në sy. Një stil klasik tepër të moderuar me element avan- gard. Stili që ai përdor si imazh tregojnë ose shprehin vizionin e tij personal, por që në shumicën e rasteve keqkuptohet ose nuk merret si i tille. Janë pikërishtë këto elementë të cilat shprehin hapur shpirtin e tij artistik, porqë në politikë është vështirë të kuptohet. ILVA TARE E njohur në ekranet tona si gazetare shumë e talentuar dhe me një karrierë të suksesshme, Ilva Tare personifi kohet me një stil të vetin të veçantë duke ia përshtatur më së miri figurës dhe rolit të saj. Ajo di të zgjedh me kujdes veshjen e duhur në çdo rast. Në stilin e saj klasik dhe shumë elegant ajo vjen herë me një stil perfekt të detajuar deri në aksesorë dhe herë si stil klasik mashkullor ku për- shtatet mrekullisht. Ngjy- rat e ftohta dhe prerjet e thjeshta e konturojnë atë duke i dhënë seriozitet dhe fi snikëri imazhit të saj në ekran….por duke shtu- ar edhe disa elemente me feminilestilit të saj ajo do ta bënte edhe më sensuale atë dhe duke zbutur disi karak- terin e sëj shumëdinamik. ANILA BASHA Një figurë shumë e njohur për rolin e saj mediatik vjen me një stil të kuruar me ku- jdes jo vetëm në look- un por dhe petinaturë. Karakterizohet nga një stil klasik shumë elegant dhe feminil duke përdor si pikë të fortë dekolten. Duke luajtur me ngjyrat e forta dhe të ndezura ajo shpreh sensualitetin dhe energjinë pozitive si dhe karakterin e fort që ajo mban në vetvete . HENRI ÇILI Henri Çilin e njohim si ana- list potencial shumë të suk- sesshëm në politikë. Ai vjen në ekranet tona me një stil shumë të thjeshtë klasik, por që të lë shijen e një personi që neglizhon në look-un e tij. Këtë e vërteton moskombinimi i saktë I ngjyrave që ai i ben këmishave në raport me kos- tumin. Ajo që të bie më shumë në sy është elementi i kollares i cili nuk është korrektësi nga forma dhe nga ngjyra. Mendoj që z. Çili duhet ti kushtojë më shumë rëndësi look-ut të tijsi fi gurë publike, pasi veshja është një pasaport vizuale me të cilin përfaqësohemi dhe ku secili nga ne nxjerrë në pah vlerat indi- viduale. ALASTAIR CAMPBELL Një nga elementët ku meshkujt gabojnë në një veshje klasike është pikërisht kollarja si për formën dhe për ngjyrën. Z. Alastair Campbell, ka zgjed- hur për perfomancë me shije të hollë një kostum klasik shumë elegant dhe tepër tërheqës. Ajo që të tërheq me shumë vëmendjen është pikërisht ngjyra verbuese dhe fosforishente e të kuqes. Një toni i tillë i të kuqes nuk do të ishte për- shtat në një rast të tillë, pasi ngjyrat fosforishente krijojnë një tërheqje magnetike të vëmendjes dhe do krijonte disfavore.Ajo që këshillohet në raste të tilla janë tone më të errëta të së kuqes ose nuancat e vishnjes... Promovimi Sapo është publikuar videoklipi i këngës “E kam provuar”, të këngëtares Genta Ismaili. Këngë të cilën Ismaili e ka promovuar pikërisht në programet festive të fundvitit. Sipas Gentës duke parë suksesin e këngës, ajo mendon t'ia realizoj edhe videoklipin, dhe ja tani adhuruesit janë duke e shijuar në maksimum këtë videoklip. “Kënga ‘E kam provuar' është pëlqyer që në fi llim kur e kam sjellë para adhuruesve të mi dhe kështu që suksesi i saj më shtyri që t'ia realizoj edhe videoklipin. Në fakt klipi sapo është publikuar në treg dhe adhuruesit janë duke e pëlqyer shumë”, është shprehur Genta në mediat kosovare. Gen- ta na bënë të ditur se tani ka nisur realizimin e disa projekteve të reja muzikore, të cilat do t'i zbuloj me kalimin e ditëve. Ndërkaq tani e tutje ajo do të bëjë udhëtime më të shpeshta drejt Tiranës për shkak se do të jetë pjesëmarrëse e jurisë në spektaklin “Gjeniu i vogël”. Genta Ismaili promovon vidioklipin e ri KENGETARJA Rudina Seseri darkon në restorantet e Tiranës RIKTHIMI Ish- deputetja Rudina Seseri është fotografuar në një nga restorantet e kryeqytetit. Duket se Seseri e cila ka pak kohë që është kthyer pranë familjes së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas braktisjes së mandatit nga ana e saj ku u zgjodh në 2009 deputete e së majtës, nuk mund të rrijë dot pa Tiranën. Ajo që të bie në sy tek Rudina janë pikërisht linjat e saj, shihet se ajo ka shtuar mjaft në peshë, aq sa mezi njihet. NË FOTO: Gazetaret Anila Basha, Ilva tare dhe Alastair Campbell ish-këshilltari i Toni Bler
THASH THEM&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M18 E shtunë, 2 mars 2013 Bukuroshja britanike Cara Delevigne do të jetë imazhi i ri i parfumit “Burberry Body Tender” të markës së njohur të modës “Burberry”. Modelja 20 vjeçare do të marë pjesë në fushatën që do të zhvil- lojë kjo markë. Padyshim që natyraliteti dhe freskia e bukuroshes kanë tërhequr vëmnmedjen e udhëheqësit zyrtar të “Burberry-t”, Cristofer Bai- ley për ti bërë këtë ofertë modeles bjonde. Sipas me- diave amerikane ai është shprehur i ngazëllyer për këtë zgjedhje që ka bërë, duke thënë se Cara është e duhura për të nxjerrë në pah feminitetin dhe de- likatesën që karakterizon femrën.Është hera e parë për Delevigne realizon një set fotografi k reklamimin e një parfumi.Ajo ka pozuar për bashkëpunotrin e kësaj fi rme Mario Testino, i cili është një nga fotografët më të njohur të modës dhe ka punuar për disa nga revistat më prestigjioze. Cara Delevigne shfaqet sensuale, e shtirë në kre- vat veshur me një pardesy në ngjyrë bezhë. Padyshim që bukuroshja ka hyrë fuqishëm në industrinë e modës dhe po bëhet një nga emrat më të lakmuar. U bë kohë që këngëtarja e njo-hur, Vesa Luma, është fejuar me këngëtarin dhe kantautorin e njohur Big Basta, pra dashurinë e tyre ata e kanë kurorëzuar edhe me fejesë, mirëpo edhe pse bashkëjetojnë, ata ende nuk janë të martuar. Vesa martesën e saj do ta bëjë me një ceremoni të madhe dasmore, por ende nuk e kanë vendosur se kur do të jetë kjo datë. “Fejesa dhe bashkëjetesa me Bastën shumë herë është keqkuptuar në opinion dhe shumë prej tyre kanë menduar se ne jemi martuar, mirëpo e vërteta është se edhe pse bashkëjetojmë nuk jemi të martuar. Ne kemi vendosur që martesën ta bëjmë me dasmë, por ende nuk e kemi vendosur datën e martesës”, ka thënë ajo për “Zëri”. Vesa aktualisht është mjaft e angazhuar në fushën e këngës, ajo së bashku me të fejuarin e saj kanë përgatitur këngën më të re të titulluar “24 orë” e cila shumë shpejt do të plasohet bashkë me videoklip. Vesa xhirimet e videoklipit do t'i fi lloj sot, me produksionin “Urban Graphics” në disa pjesë të Kosovës. “Tani do të nisim të përgatitim videoklipin e këngës ‘24' dhe xhirimet do të bëhen në disa vende të Kosovës. Shpresoj se çdo gjë do të realizohet mirë dhe klipi të rezultoj me sukses”, shton ajo. Kënga “24” trajton një tematikë dashurie që iu referohet të gjithë çifteve, por kjo këngë ka të bëjë edhe me dashurinë e Vesës dhe Bastës. “Kënga është shumë pozitive, që tregon për një dashuri gjatë 24 orëve. Pra ka një tekst mjaft përmba- Ermal Merdari ish-banori i famshëm i Big Broth- er, ka pak kohë që i është futur seriozisht projekteve të tij ambicioze që lidhem me të ardhmen. Pasi u pa përkrah Nard Ndokës, ku ai u vendos si kryetari i të rinjve pranë PDK-së tashmë ai është parë dhe në rolin e prezantuesit të spektakleve të buku- rosheve të kryeqytetit. Kanë qenë pikërisht organizatorët e spektaklit “Top Model of the World Albania”, ku ai së bashku me dy prezantueset e tjera Adrola Dushaj dhe Franceska Korance kanë prezantuar 20 bukuroshet të cilat për gati tre orë Prezanton “Top Model of the World Albania” Sjellin këngën më të re “24 orë” Këngëtarja kosovare “zhvishet” në Australi ERMAL MERDARI VESA LUMA & BIG BASTA RITA ORA kanë sfi luar me veshje të ndryshme për publikun e zgjedhur në një nga pub- et e kryeqytetit në periferi. Në këtë eveniment ku nuk mungonin emra prestigjiozës, të jurisë mes të cilëve dhe ak- torja Margarita Xhepa e cila ishte ftuara special në këtë mbrëmje .Kanë qenë pikërisht këngëtaret Rosela Gjylbegu, Ronela Ajati, të cilat e kanë nde- zur sallën me këngët e tyre. Gjithashtu të pranishëm në këtë eveniment të re- alizuar bukur dhe me shije ishte parukjeri i Valentinos, Agon Mehmeti, modeli nga prishtina Vigan Shehu, Edber Laho të cilët për- zgjodhën më të bukurat Agizelda Hysenaj për Shqipërinë dhe për Kosovën Vivian Canaj të cilat do të udhëtojnë në evenimente ndërkombëtare. Këngëtarja kosovare Rita Ora, e cila kohën më të madhe të saj e ka shpenzuar mes Evropës dhe Nju Jorkut duket se ka vendosur ti largohet të ftohtit duke shijuar tanimë temperaturat e larta Australiane. Rita është fotografuar ditën e enjte në Sidney duke lëvizur vetëm. E veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe me një palë atlete të bardha Rita është dukur mjaft praktike gjatë kohës që ka qenë duke bërë shoping. Duke folur në telefon dhe duke buzëqeshur Rita ka treguar se e ka shijuar mbërritjen e saj në Australi. 22 vjeçarja bukuroshe jtësor që mund të prek jetën e çdo çifti. Dhe në këtë rast përfshinë edhe dashurinë time dhe të Bastës”, thekson ajo. Vesa planifi kon që në të ardhmen të realizoj edhe disa projekte të reja, të cilat do të jenë befasi për adhuruesit e saj të shumtë. Cara Delevigne, imazhi i ri “Burberry Body Tender” ditën e martë mori pjesë në shfaqjen e modës “Paris fashion Week”, ku dhuroi një performancë seksi me një veshje në stil gladiatori. Rita është vendosur në Australi pasi do të performojë në festi- valin e muzikës “Future Music Festival” këtë fundjavë. MODELJA
24 E shtunë, 2 mars 2013 Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi GKH«Qs«SMHVsQWMHWsU«Ws«(XURSsV Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë NË TELEVIZIONIN Origjina e Lajmit nga KASTRO ZIZO LAJME NGA BOTA ■ Shkup, huliganët djegin fl amurin shqiptar G r u p e h u l i g a n ë s h maqedonas, me maska, kanë protestuar dje para Kryeministrisë, duke djegur flamurin shqiptar dhe më pas kanë sulmuar qytetarë me kombës i shq ip ta re në disa pjesë të Shkupit. Në shënjestër kanë qenë shqiptarët, pa përjashtuar gratë dhe nxënësit e shkollave, pranë disa stacioneve të autobusëve. Protesta të dhunshme u zhvilluan dje pasdite në shenjë proteste kundër emërimit të Talat Xhaferit, ish-komandanti “Forina” i UÇK-së, tani ministër i Mbrojtjes i Maqedonisë. ■ Itali, Bersani prezanton planin e së Majtës Sekretari i Partisë Demokratike në Itali Pier Luigi Bersani ka paraqitur disa pika kyçe të axhendës së tij dhe ka kërkuar në Parlament votëbesimin e palëve politike, që janë kundër tij. “Të mërkurën e ardhshme unë do t'ia propozoj kreun e ri të qeverisë kryetarit të shtetit”, tha ai. Bersani ka refuzuar qeverisjen me Berluskonin, ndërkohë vijoi t'i ofrojë bashkëpunim Lëvizjes 5 Yjet të Beppe Grillos. ■ Deklaratat e Erdoganit shqetësojnë amerikanët Deklarata e kryeministrit turk se islamofobia duhet të konsiderohet si një krim kundër njerëzimit, ashtu si sionizmi, anti-semitizmi dhe fashizmi, ka shqetësuar zyr tarë t amer ikanë. Të enjten, edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i quajti komentet e Erdoganit të “errëta dhe mashtruese”. Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë ku ka dënuar këto pohime. ■ Berluskoni, akuza nga prokuroria për korrupsion Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni u është rikthyer deklaratave të ti j kundër drejtësisë italiane. Në një proces gjyqësor të nisur në Napoli, prokurorët kërkuan hetimin e ish-kryeministrit pas dëshmisë së ish-senatorit Sergio De Gregorio se kishte marrë ryshfet 3 milionë euro nga Berluskoni për të rrëzuar qeverinë Prodi. ■ SHBA, pa rezultat bisedat për shkurtimin e shpenzimeve Ka përfunduar dje pa asnjë marrëveshje takimi mes pres ident i t Obama dhe udhëheqësve republikanë në Shtëpinë e Bardhë për shmangien e shkurtimeve drastike të shpenzimeve. Në përfundim, presidenti Obama fajësoi republikanët se po refuzojnë rritjen e taksave dhe shfuqizimin e shkurtimeve prej 85 miliard dollarësh që do t'i shkaktojë SHBA, siç tha ai, një tjetër plagë.
JULIAN DEDA E-mail: thashethem@shqiptarja.com THASH THEM& WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com VITI II NR.8 E shtunë, 02-03-2013 “Aktorët e humorit të paragjykuar” PREZANTUESJA E SPEKTAKLIT “GJENIU I VOGEL” Marselini: Pa martesën do të sillesha shumë ndryshe Iliri i BB 6: Si rashë në dashuri me 61-vjeçaren Rudina Seseri darkon në restorantet e Tiranës REALITY SHOWJuliana Pasha: Burri më lë të pi kafen vetëm Si vishen Rama, Tare Basha, Çili e Campell? Këngëtarja rrëfen dashurinë e saj me Altinin, jetën profesionale dhe pritate por jo vetëm… gjithçka lidhet me të Stlistja Mirela Cici vlerëson, por dhe kritikon mënyrën e veshjeve gjatë një aktiviteti kulturor në Tiranë INTERVISTA RUDINA MAGJISTARI
W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASH THEM& 17E shtunë, 2 mars 2013 Temperaturat e ulëta, Gjana nuk e heq shallin DEPUTETI Juliana Pasha është këngëtarja simpatike e cila tanimë është pozicionuar mjaft mirë në muzikën shqiptare. E suksesshme dhe tepër kërkuese në projektet e saj Juliana ka mundur t'ia dalë gjithnjë. Juliana vjen në një rrëfi m të veçantë për jetën e saj private, profesionale por dhe më gjerë, në rubrikën 24 orë+. Kafenë e mëngjesit prefer- oni ta pini zakonisht në shtëpi apo ku me kë? Më pëlqen që kafenë e mëngjesit ta pi gjithmonë në shtëpi dhe mundësisht një fi lxhan të madh me pak qumësht dhe biskota. Fatkeqë- sisht bashkëshorti im Altini nuk e pi kafenë ndaj nuk më shoqëron askush. Zgjimi juaj ideal cili do të ishte? Të prisja gjithmonë pranë kre- vatit mëngjesin bashkë me një vazo të vogël me lule vjollca. Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshkroni rrugën? Udhëtimi është i shkurtër vetëm 15 ose 20 minuta, por shumë i këndshëm dhe ndon- jëherë aventuresk pasi kur jam vonë eci pak shpejt me makinë. Më shoqërojnë mikeshat e mia Olta dhe Kejsi dhe rrallë herë jam vetëm. Thua ndonjëherë boh çfarë profesioni kam zgjed- hur? Ndonjëherë në të rrallë. Projektet tuaja në duar? Po mendoj të sjell dy këngë të reja në treg të cilat janë ende duke u punuar por që mendoj se do të jenë të veçanta. E m b a n i v e t e n p ë r t ë shkathët? Fëmijë kam qenë shumë e shkathët por me kalimin e viteve mendoj se shkathtësinë e kam zëvendesuar me kujdesin. Dreka zakonisht ju gjen…? Dreka zakonisht më gjen në shtëpi. Cilët janë vendet që ua beson drekën? Nëse vendosim me Altinin të hamë një drekë jashtë shkojmë gjithmonë në restorant peshku dhe vetëm tek miqtë ku jemi të sigurtë për cilësinë e gatimit. Paguani më shumë në raste të tilla apo ja lini të pranish- mëve? Varet nëse më kanë ftuar apo kam ftuar. Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? Çndodh? Shpeshherë më qëllon që më ka- lon dita pa ngrënë deri në pasdite. Kur ulem në tavolinë mundohem të ha aq sa të mos ngopem. Celulari që përdorni? iphone4s dhe iphone5 Firmat tuaja më të prefer- uat? “Zara & Mango” në jeten e përdit- shme pasi të japin mundësinë të vishesh spotive dhe klasike në të njëjtën kohë. Ndërsa në skenë e kam ndier veten shumë mirë me D&G dhe së fundi jam mrekulluar nga veshjet e Paris Valtadoros nga i cili jam veshur në këngën magjike 2012. Çfarë nuk ka në garderobën tuaj që ju se vishni kurrë apo s'ju shkon pra një lloj stili? Pantallonat e lëkurës ende nuk kam marrë guximin t'i vesh. Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara? Bardh e zi dhe ngjyra e kuqe. Blini më shumë dhurata apo merrni? Mendoj se marr më shumë. Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë? Dhurata e fundit ishte për mamane time për ditëlindjen e saj vetëm pak dite më parë. Ndërsa dhu- rata që kam marrë ishte një unazë e mrekullueshme nga bashkëshorti im Altini për Shën Valentin. Jeni e shoqërueshme apo e ftohtë si tip? Mendoj se jam e shoqërueshme dhe e qeshur por edhe pak e ku- jdesshme kundrejt njerëzve që i takoj për herë të parë. Jeni e dashuruar? Kam 12 vjet që jam e dashuruar me Altinin. I takon miqtë e vjetër? Nuk kam shumë por miqtë e mi më të ngushtë i takoj. Punoni dhe pasditeve? Jo pasditet i kaloj në shtëpi. Mbrëmjet zakonisht i ka- loni me miqë apo shlodheni në shtëpi? Ditët e javës i kaloj në shtëpi me Juliana Pasha: Burri më lë të pi kafen vetëm miq sidomos të mërkurat. Preferoni më shumë një fi lm apo pub? Varet nga g jendja ime shpirtërore. Peferoj më shumë një film pasi nuk mund të dëgjoj muzikë çdo dite. Zakonisht para se të flini lexoni apo dëgjoni muzikë? Fillimisht lexoj dhe më pas ven- dos në sfond muzikë relaksuese. Ndonjëherë më pëlqen të shoh ndonjë film derisa të më zërë gjumi. Në ç'orë shkoni për të fjetur? Realisht me zë gjumi shumë vonë në orën 2.00 ose 3.00 për shkak të fundjavave. Balla me orë si e Ramës, lejla Temperaturat e ftohta të javës që lam pas janë ndier dhe në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë. Ndonëse të ngrohta, me ajër të kondisionuar, mesa duket disa prej deputetëve e kanë ndierë më shumë këtë të ftohtë. Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, kryetari Jemin Gjana ka preferuar të mos e heqë shallin gjatë drejtimit të mbledhjes. Temperaturat e ftohta, asgjë më tepër. E njëta orë që mbahej nga kreu i opozitës dhe një nga pretendentët për tu bërë kryemi- nistër Edi Rama në emisionin e Blendi Fevziut mbrëmjen e së enjtes,pikërisht ora me ngjyrë leja, është parë të mbahej edhe nga deputeti Taulant Balla. Bëhet fjalë për një nga mbled- hjet e Komisionit Parlamentar të Integrimit, ku Balla është parë me një orë të nëjtë si ajo e Ramës, ngjyrë lejla, ngjyra e Rilindjes për PS. ORA Këngëtarja rrëfen lidhjen e saj me Altinin, projektet por jo vetëm… 24 orë + Këngëtarja Juliana Pasha
.
Nga kjo datë
02/03/13
Të gjitha
faqet

Nga kjo datë

Zgjidh datat  
identifikohu
ndihma

Rikërko fjalëkalimin!


Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.