23E diel, 3 mars 2013 FJALEKRYQI PA SKEME IPR S K HORIZONTAL 1. Eshtë bota e palestinezëve. -Janë skuadrat që disputojnë trofeun. 2. Thyhet një me kohën më më të mirë. -Fillojnë tematikën. -Eshtë ylli i qenit. 3. Janë tek në Kukës. -Portokalli... i Stanley Kubrick. -Janë titujt në ekran. 4. Janë baballarët. -Eshtë dënimi eksrem -Cogito ergo... e thënë nga Descartes. 5. Gjysmë totale. -Mund të shpërthejnë në shtyp. -Tre asa. 6. Fillojnë ironinë. -Eshtë infeksion në bark. -Janë tek në tutelë. 7. I famshëm ai i Sizifi t -Kështu është heroi pozitiv. -Fillojjnë lajthitjen. 8. Në krye të armatës. -Kufi zojnë matjet. -Eshtë fjala që nuk duhet thënë -Ekstreme në stacion. 9. I tillë është Bud Spencer -Zbarkuan me D-Day. 10. Mund jetë françeskan. -Parashtresë për prapa. -Një mund të jetë edhe spiunazhi. 11. Memoria në computer. -Mud të jetë ciklistik. -Shaban që qe volejbollist. -Fillojnë marrjen. 12. Janë si dhelpra. -Fund heroi. -Një katërshe në skenë. VERTIKAL 1. Mund të jetë një mandat me para. -Janë të ndryshme në farsa. 2. Drejton fakultetin. -Një shtet aziatik. 3. Janë boshte... rrugore. -Një tapet për judo. 4. Derek aktore -Një ishte Francis Drake. 5. Fermat pa fat. -Fillojnë periudhën. -Ashtu si kërkon të blejë ai që kursen. 6. Mund të bëhet me medalje trimërie. -Kufi zojnë raportet. 7. Janë foljet... e përkohshme. 8. Ai i judos është tatami. -Një peshtë e pastër. 9. Cooper i I fundmi i mohikanëve. -Eshtë derri. 10. Ndiqet nga ata që udhëtojnë. 11. Eshtë ngjyra... e hurmës. -Një koefi cient shahistësh. 12. Në fund djathtas. -Eshtë shprehja Deus ex machina. FJALEKRYQI SPORTIV -Zanore për zulu. 13. Një pjesë e literaturës. -Fillojnë titrat. -Hahet e fundit. 14. Opera e Mascagni-t. -Eshtë leximi... pas këndimit. 15. Eshtë gejndje. -Përfundojnë përtej. 16. Mbushin sheshet në protesta -Një distinktiv. 17. Agjencia europiane e hapësirës. -Parker regjisor. -Gjysmë tatimi. P A G A N I N I F S A H A T I A P A T I K E M I K A G I M S A L O M E F I N A N C I A R E T R I M I M I N O T A U R I T E A A F I Z I K A N E E T O E U T M A N I F E S T I M E T U R I E G O N K U T T E N I S T I A U P A R A M E N R S D T O N A T I E T E N D R O I I D E A A T A T I M I P I A F A R T E T A N E M I K E T C A I N E R E K I T A R E A T A T R A N T A T PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT PA SKEME S S A H S P E T A P A T B E R A T I N L L U K A A E T T E S I K S F S N M I R K O V U C I N I C E C J A X A B I A L O N S O A I R R J S H T I M I R N E T K U A L A R A M E N E Z S Y A F I T I R O N A F O R M A H S I R A F E R J U V E N T U S PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR M I S S B E L B O X A K I N E T I K E T R E S E M A F O R E T I K O M I T E T I R N A L R O L T E S I O A S T E R I X I S H E F R A T I O L I A N E I R O T N R F I T U M A X K O L L E R E A F A T M A L E T R A U N I K E N E T S T A F E T A N B O R A DASHI DEMI BINJAKET MERI GAFORRJA LUANI VIRGJËRESHA PESHORJA AKREPI SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT Kadri Vokopola SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË 17 8 13 17 1 2 12 1 13 1 11 10 4 1 2 12 10 15 17 8 4 5 4 1 11 17 10 3 15 1 11 4 6 1 4 1 3 5 9 1 2 1 16 5 15 7 2 9 10 9 16 1 13 10 11 1 9 1 4 13 7 1 13 7 12 11 5 14 8 14 7 6 7 2 4 1 2 6 7 9 10 9 4 2 17 1 2 1 4 7 E 2 8 2 10 7 4 2 14 7 13M 11 2 1 3 7 2 1 14 15 7 4 R 3 6 1 14 1 15 1 5 15 5 I ASTROLOGE - 0900 673 4000 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 DUHET TË NXINI 35 KUTI 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT SPORTIV HORIZONTAL 1. Sapo fi llojnë 4. Xhihani telekronist i Supersport. 6. Muhammad i ringut. 9. Stacion televiziv gjerman, 11. Ekipi i Bremen. 12. Pak amatroiale. 13. Ente Informartive Kombëtare. 16. Trainer i njohur italian. 23. Beenhakker trainer.. 26. Futbollistio në foto. 27. Futbollisit në foto. 29. James i NBA. 30. Ekstreme në ekstreme 31. As unë as ti. 32. Fise pa fe. 35. Rrrallë është përgjysmë. 38. Eshtë shahu i fundit. 41. Mund të kjërcejnë së larti. 44. Fabio traimer 45. Plaku bomber i yni VERTIKAL 2. Në mes të Diego dhe Maradona. 3. Oerter që hidhe diskun. 4. Stërvit Atlethic Bilbao. 5. Difong poetik. 6. Eshtë anëtar sekti. 7. Fillojnë lehtë. 8. Tiran pa kufi j. 10. Stadiumi ku luan Parma. 12. Eshtë sulmues te Parma. 14. Eshtë lojtari pas stopper-it. 15. Mund të jetë recital. 17. Kroacia në tabela. 18. Ente Ekonomike Mat. 19. Lidhet pa det. 20. Zanore mileti. 21. Pasues pa zë. 22. Zanore në Milano. 24. Ente Civile Lokale. 25. Një britmë në arenë 28. Ignazio te Milan. 33.Sapo fi llojnë 34. Del Piero për tifozët 36. Pak rendiment. 37. Gjysmë atomik. 38. Fillojnë matjet. 39. Me të bëhet tapë. 40. Të fundit në spital. 42. Kufi jtë e tjetrës. 43. Enzo Bearzot. nga zonjaH SUDOKUI KRIPTOGRAFUAR Duke qënë se sot hëna do jetë në shenjën e Shigjetar- it ju do keni mundësi të jeni më optimist dhe ndoshta të ndermerni udhëtime dhe të kontaktoni me njerëz që janë largë apo vijnë nga largë.Daljet romantike nuk do mungojnë. Sot me sa duket me hë- nën në shenjën e Shigje- tarit do ketë të bëjë shumë me cështjet ekonomike për ju.Sqarimet që keni me të tjerët në këtë drejtim do jenë në favorin tuaj dhe në të njëjtën kohë favorizoheni në dhurime të ndryshme. Dita e sotme me hënën përball shenjs tuaj do sjell një frymë të re bash- këpunuese e cila e për- mirëson klimin në lidhje me marrëdheniet tuaja në përgjithësi si dhe me marrëdhënien në cift në vecanti Ka shumë mundësi që të ndjeheni më mirë dhe më të gjallë në ditën e sotme. Dicka e re futet në jetën tuaj dhe e ndryshon më së miri rutinën e përditshme. Nuk do mungojnë disku- time apo takime pune si dhe udhëtime. Sot do jetë shumë ar- gëtuese dhe e gëzue- shme.Marrëdhënie të mira me partnein në cift apo punë krijuese si dhe udhë- time me njerëz të dashur nukdo mungojnë.Mund të bëni blerje të mira dhe pl- anifi koni takime romantike. Dita e sotme do jetë e përqndruar kryesisht në cështjett familjare.Ndry- shime rregullime sqarime si dhe zhvendosje në disa raste nuk do mungojnë. Mund të ftoni dhe të afër- mit tuaj për të festuar apo për të dikutuar Dita e sotme me sa duket jus jell shume ide lajme dhe energji e cila I për- mirëson planet tuaja apo ju bënë më shkathët për- ball mundësive që do da- lin para jush ditën e sotme. Mund të keni ndonjë udhë- tim me njerëz të afërt. Sotme jus jell shkëlqim dhe lajme të mira në aspe- ktin ekonomik.Me sa duket më në fund edhe ju mund të ndjeheni mirë gjatë kë- tyre ditëve dhe të dini më shumë apo të shpenzoni më shumë.Në planet er- rotike keni përparësi. Ju do keni mbështetje dhe përkrahje të padiskutuar në ditën e sotme.Mbas disa situatave të paqarta në planin ekonomik apo në lidhje me karrieren.Disa situate në familje duhet ti keni shumë kujdes në këtë periudhë. Sot do jetë e rëndësishme në lidhje me planet që keni përsa I përket karrierës dhe së ardhmes tuaj.Disa lajme nuk do ju pëlqejnë dhe ndoshta nuk do jeni dakort edhe me ndryshi- met që do ju duhet të bëni me puneën apo në familje. D i t a e s o t m e d o j u sjellmë shumë se kur njerëz të këndshëm pra- në vetes.Do ndjeheni mirë dhe me dëshirën për të dal apo argëtuar. Nuk do mungojnë flertet dhe situatat e këndshme me partnerin erroik . Sot hëna do jetë në shen- jën tuaj dhe kjo ju nxjerr nga bllokimi shpirtëror apo melankolia që ju kishte mbuluar ditët e fundit.Më së miri do përshtateni me ndryshimet apo do tentoni drejt gjërave të reja në jetën tuaj.
6 E diel, 3 mars 2013 POLITIKE Krijohet Senati Çam, jo të përçarë në Parlament Përfaqësues të komunitetit çam krijuan dje senatin çam, që do të përfaqësojë këtë komunitet në politikën shqiptare dhe jmë gjerë. Dje ky senat vendosi mandatimin e Lëvizjes Çame për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 Qershorit, kordinimin e të gjithë aktorëve politik Brenda komunitetit Çam me një qëllim të vetëm; për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Ndër të tjera, sipas përfaqësuesve të këtij komuniteti, Senati Çam është i bindur se mungesa e deritanishme e kordinimit mes përfaqësuesve të tij politik ka rezultuar si hapa prapa në rrugën e zgjidhjes të Çështjes tonë. “Mos paraqitja e Rezolutës për Çamërinë në kohën e duhur dhe vonesa e aprovimit të saj. Dështimi i përpjekjeve të deritanishme për të fi lluar ndjekjen juridike ndërkombëtare të Çështjes Çame. Mbetjen në minorancë dhe pas dore të komunitetit Çam në administratën shtetërore. Mungesa e strukturave të mirëfi llta politike.Duke vërejtur me dhimbje mungesën fi zike dhe shpirtërore të Shoqatës Çamëria, aktiviteteve dhe strukturave të saj”,ishin disa nga pikat kryesore ku u fokusua mbledhja e këtij Senati. “Marrim një deputet në qark. PD e PDK në alarm” Kreu i Partisë Kristian Demokrate: Pse akuzohemi për Frrokun Muslia: PDK e Ndokës s'ekziston në Shkodër Lajmi Kryetari i PKD Dhimitër Muslia tha se drejtues, këshill- tarë dhe kryetarë ko- munash të PDK po largohen nga PDK e Nard Ndokës dhe kanë kaluar te kris- tiandemokratët dhe te opozita. Ai tregon për koalicionin me PS si dhe akuzat që bëhen për shkak të Arben Frrokut.  TIRANE JONIDA LATE Frroku “Zoti Arben Frroku është një demokristian i hershëm me kontribute reale, ku në vitin 2007 ka qënë një ndër sponsorët kryesorë të fushatës së PDK dhe zotit Nard Ndoka në zgjedhjet për pushtetin vendor”. Kryetari i Partisë Kristian Demokrate Dhimitër Muslia në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” tregon se përse partia e tij po përballet me sulmet e papre- cendenta që e lidhin me Arben Frrokun të akuzuar për vrasjen e kryekomisarit. Muslia thotë se këto sulme bëhen për shkak se PKD do marrë një deputet në qarkun e Shkodrës, ndërkohë që PDK e Nard Ndokës është shkrirë në këtë qark, duke kalu- ar te kristiandemokratët e te opozita. Njëherësh ai shpjegon dhe arësyet se përse janë në koalicion me PS dhe opoz- itën, duke u shprehur kundër lëvizjeve të shpeshta të Ndokës. Kur është krijuar partia Kristian Demokrate dhe cili është synimi juaj në skenën politike shqiptare? Partia Kristian Demokrate është krijuar më 17 maj 2002. Në drejtimin e saj ka pasur disa liderë të respektuar, të cilët janë përpjekur t'i japin vlerë dhe kuptim kësaj partie. Ardhja ime në drejtimin e PKD nuk ka qënë e rastësishme, por është bërë përmes një procesi të drejtë dhe ligjor sipas statu- tit të partisë. I jam përgjigjur ftesës së drejtuesve të PKD për të bashkëpunuar me qël- lim rritjen e perfomancës dhe çarjen përpara të filozofisë kristianë, përmes bërjes faktor në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti. Ju keni qënë ndër të parët në PDK dhe më pas drejtues i lartë i saj si dhe kryetar për Tiranën më këtë parti. Cila ishte arësyeja e largimit tuaj? Spektri demokristian për “meritë” të PD është ndarë në disa sigla. Ku liderët përkatës, për interesat e tyre personale, e kanë dëmtuar jo pak këtë fi lozofi . Ardhja e Nard Ndokës në krye të PDK, përveç bash- kimit të disa deputetëve që çoi në marrjen e një portofoli ministror në kabinetin qeveri- tar, njohu dhe disa gabime parimore të cilat gradualisht çuan në humbjen e frymës dhe të moralit të kësaj partie dhe rrudhje në elektorat ditë pas dite. Sidomos mosrakordimi midis njerëzve qëndrestarë e idelistë të kësaj partie në vite dhe të ardhurve rishtas krye- sisht nga PDS e Milos, ku këta të fundit u vendosën në postet kryesore drejtuese të pushtetit, kanë sjellë pasoja negative në PDK. Më pas kapërcimi i zotit Ndoka nga një krah në krahun tjetër të spektrit politik krejt në mënyrë të paarësyeshme e të pamotivuar për një karrike zv.miministri, e bëri dhe më të rëndë situaten në PDK. Har- resa e qëllimshme e dëshmorit të demokristinëve, të ndjerit Aleks Keka për të cilin ai kishte fajsuar drejtëpërdrejt struk- turat e larta të PD, bashkimi me ata të cilët vodhën votën e demokristianëve në zgjedhjet e vitit 2009 dhe të cilësuar në vi- jimësi si përgjegjës për ngjarjen e rëndë të 21 janarit dhe humb- jen e katër jetëve nga plumbat e Gardës së Republikës, kanë qënë disa nga mëkatet e këtij lideri diletant. Që nga ky mo- ment ne morëm vendimin përfundimtar për t'u larguar nga PDK. Thelbi i marrëveshjes sonë me strukturat e PKD ka qënë dhe mbetet: Krijimi i një fryme ekipi në parti e jo lideri dhe mundësimi i bashkimit të të gjithë strukturave të spektrit kristian në Shqipëri. Po afrojnë zgjedhjet parlamentare të 23 qer- shorit. Jeni rreshtuar në koalicionin opozitar që drejtohet nga PS. Cilat janë arësyet e një bashkë- punimi të tillë…? Pjesmarrja në koalicionin parazgjedhor të kryesuar nga Partia Socialiste është e dik- tuar në radhë të parë nga Kodi Zgjedhor aktual, por dhe për arësye programore, pasi PKD është një parti popullore e qendrës, me një program që dominohet nga dimensioni social. Kemi pasur një ftesë nga PS për një tryezë të partive opozitare, në të cilën ne kemi qenë të pranishëm. Por ende nuk kemi nënshkruar një mar- rëveshje. Perceptimi ynë është se në kushtet e një krize aktuale shumëdimensionale, rotacioni politik më 23 qershor është një domosdoshmëri. Një përfaqësues i par- tisë suaj akuzohet për vrasje, madje dhe po ten- tohet të lidhet me kreun e opozitës një gjë e tillë. Komenti juaj? Zoti Arben Frroku është një demokristian i hershëm me kontribute reale, ku në vitin 2007 ka qënë një ndër spon- sorët kryesorë të fushatës së PDK dhe zotit Nard Ndoka në zgjedhjet për pushtetin vendor. Tek PKD ai është një ndër kan- didatët e ofruar për të garuar në qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e 23 qershorit, por ende i pazyr- tarizuar. Kohët e fundit është trumbetuar shumë problemi i arrestimit të zotit Arben Fr- roku si i dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj. Ne kemi kërkuar që të qëndrojmë të paanshëm në këtë process, duke lënë organet kompetente të bëjnë punën e tyre për të zbardhur të vërtetën. Por ng- utja e policisë për ta ngushtuar rrethin e të dyshuarve vetëm te z.Arben Frroku ende pa u shqyrtuar provat, tentativa e disa krerëve të ekzekutivit për t'i dhënë ngjarjes sfond politik dhe për të inkriminuar PKD, duke rezonuar dhe opozitën, është një strategji e errët në stilin e ish-sigurimit të shtetit. Në thelb kjo pasqyron këm- banat e alarmit, panikut që ka kapur kupolën e lartë të PD dhe mazhorancën e sotme për hum- bjen e mandateve në qarkun e Shkodrës dhe daljen në opozitë më 23 qershor. Pra ju mendoni se gjithçka është e sinkroni- zuar nga pushteti aktual për të dëmtuar ju si parti dhe opozitën në tërësi….? Nga organizimi i struk- turave dhe testimi në terren po rezultonte se ne do të ishim fi tues i një mandati deputeti në Shkodër. Kjo frymë fi toreje po afronte shumë nga strukturat e PDK të zotit Nard Ndoka tek ne. Në mënyrë konkrete kanë kaluar nga PDK te partia jonë këshilltarët komunalë dhe bashkiakë, si dhe kryetari i PDK i Malësisë së Madhe, Çesk Ka- laj. Mark Kroqi dhe Alma Kurti janë larguar përfundimisht nga PDK, ndërkohë që Gjelosh Prendi, Bal Vuksani(kryetarë komunash) janë bashkuar me opozitën. Kjo e shqetësoi mazhorancën dhe zotin Ndoka, partia e të cilit tani ka mbetur një hije e së shkuarës. Mund ta them me plot gojën se PDK në qarkun e Shkodrës nuk ekziston më. Nëse z.Ndoka do t'i shërbejë si patericë Berishës dhe pushtetit të tij, është një zgjedhje e tij. Por kjo nuk u shërben aspak qëllimeve e moralit të demokristianëve në tërësi. Pas gjithë këtyre sul- meve, skemave të goditjes ndaj PKD siç i cilësoni ju, cili është mesazhi që jepni për elektoratin e partisë suaj për zgjedhjet e 23 qershorit? Asnjë pengesë, asnjë presion nuk do të na tërheqë nga rruga e nisur. Ne do të marrim një deputet në Shkodër, me votën e të gjithë demokristianëve dhe ky është një obligim i shenjtë. Kristian Demokratët, do të jenë të paepur në mbrojtje të lirisë, shtetit të së drejtës, të parimeve demokristiane, të dashurisë, paqes dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë. Po zoti Ndoka ju ka cilë- suar parti fantazëm…? Përgjigjien po ia jep Shko- dra që tani, por vulën do ta vendosë po Shkodra me 23 qershor me votën e saj. “Mund ta them me plot gojën se PDK në qarkun e Shkodrës nuk ekziston më. Nëse z.Ndoka do t'i shërbejë si patericë Berishës, është një zgjedhje e tij” “Asnjë pengesë, asnjë presion nuk do të na tërheqë nga rruga e nisur. Ne do të marrim një deputet në Shkodër, me votën e të gjithë demokristianëve” NË FOTO: Kryetari i Partisë Kristian Demokrate Dhimitër Muslia
12 E diel, 3 mars 2013 KURSENI! Lexojeni gazetën në: iphone ipad në kompjuter SHKARKON FALAS APP TE SHQIPTARJA.COM NGA APPLE STORE NE VERSIONIN DIXHITAL origjina e lajmit... Në adresën: www.shqiptarja.com DUKE BLERË ABONIMIN JU MUND TË LEXONI GAZETËN QË NGA ORA 2:00 E MËNGJESIT DHE PAGUANI MË PAK
22 E diel, 3 mars 2013 SPORT Superliga Tirana i falet Morinës, Flamurtari i papërmbajtshëm  TIRANE Kategoria Superiore ka vazhduar me ndeshjet e ditës së dytë pas ndeshjes mes Skënderbeut dhe ekipit të Lacit. Dje janë ndeshur Shkumbini-Flamur- tari, Bylis-Kukësi, Tirana-Luftëtari dhe Teuta-Besa. Supriza e javës është humbja e ekipit të Kukësit me rezultatin 0-3 përballë ekipit të Balllshit që rikthe- het fuqishëm. Ballshiotët arrijnë që të shënojnë 3 herë duke mposhtur lehtë ekipin e Cungut që regjistron humbjen më të thellë në kampionat. Golat u shënuan nga Izuçuku në pjesën e parë në minutën e 19′dhe 60', ndërsa Xhafa në të 82′ vulos rezultatin. Flamurtari nuk ndalet dhe shënon tre herë për tre pikë në Peqin me Muzakën dy herë dhe Memellin. Teuta ka fi tuar derbin me Besën me golin e Mancakut duke marrë tre pikët e radhës e çojnë diferencën në -9 nga Korca, ndërsa Besa shkon drejt kat- egorisë së dytë. Nevil Dede merr fi toren e parë me Tiranën përballë Luftëtarit 2-1 në minutat e fundit. Fillimisht është Morina që shënon për bardheblutë, ndërsa Nora barazon në të 81', por për fi toren men- don përsëri Morina që në të 86' shënon golit e fi tores. Surpriza e jëvëve të para të fazës së dytë të kampionatit është ekipi i Flamurtarit që ngjitet në ven- din e tretë të tableës me 31 pikë duke kapur zonën e Evropës, falë drejtimit të trajnerit Nesti Gjoka. Ndërsa Besa vazhdon rënien e lirë në fund. Katalanasit pësojnë humbjen e tretë radhazi Benzema dhe Ramos shënuan dy golat për Madridin Reali ‘shkrumbon' Barçën në ‘Bernabeu' Lajmi Reali i Madridit pas fi tores mjaft intere- sante dhe të meritur që arriti të merrte në stadiumin ‘Camp Nou' për Kupën e Mbretit, Reali në harkun e pak ditëve regjistroi një tjetër fi tore po kaq të bu- kur me kundërshta- rin e jetës në Spanjë këtë herë për kam- pionat 2-1.  MADRID DYLBER BALLA Kontrata Perez 15 mln euro për Ronaldon Botërori Seria A Platini ngul këmbë: 2022 në dimër dhe pikë Casano ‘kacafytet' me Straman, jo me Katanian Presidenti i UEFA-s Michel Platini vazhdon të mendojnë se Kupa e Botës 2022 në Katar duhet të luhet në dimër dhe jo në verë. Në këtë ven- dim të Platinisë janë shumë persona kundër, por francezi ka vendosur që të mos pyesë askënd duke vepruar me kokën e tij. “Temperaturat në verë shkojnë mbi 40 gradë, Kampionati Botëror është mirë që të zhvillohet në dimër për të mbrojtur lojtarët, por edhe tifozët” tha Platini. Në fund Plat- ini e pranon që ka votuar pro Katarit për Kampionatin e 2022, ndërsa për 2018 ka votuar për Rusinë për vendin e organizmit të fi naleve të Botërorit. Ujku ‘ekipin' e ndërron, por zakonin se harron, kjo shprehje i shkon shumë përshtat sulmuesit të ekipit të Interit Antonio Casano, i cili ka pasur një grindje me Stramacioni dhe ka mbetur jashtë për Katanian. Casano në cilin do ekip që ka luajtur ka pasur problem duke filluar nga Roma, Real, Milan dhe tani Interi. Në dhomat e zhveshjes mes dy portagonistëve ka pasur një zënkë të cilën Stramacioni e minimizon” nuk ka pasur asnjë përplasje siç ra- portojnë mediat. Më ka bëzdisur shumë fakti që një gjë e tillë del nga dhomat e zhveshjes sepse do të thotë se dikush nuk e do të mirën tonë”. LAJME SHKURT Reali i Madridit është mbreti i Spanjës, pasi brenda 5 ditëve arriti që të shkërrmoqte ekipin e Barce- lonës duke thyer hegjemoinë që katalanasit kishin vendosur në vitet e fundit në gadishull dhe në Evropë. Pas fi tores mjaft interesante dhe të meritur që arriti të merrte në stadiu- min ‘Camp Nou' për Kupën e Mbretit, Reali në harkun e pak ditëve regjistroi një tjetër fi tore po kaq të bukur me kundërshtarin e jetës në Spanjë këtë herë për kampi- onat 2-1. Edhe pse diferenca mes vendin e parë këtë edicion është shumë e madhe dhe Reali e ka pranuar që nuk e synon këtë titull arriti që të merrte një fi tore morale me rezultatin 2-1. Ndeshja ka nisur mjaft e emirë për ekipin e Murnjos që ka zbri- tur në fushë me formacionin e dytë, pasi Ronaldo, Ozil, Benzema dhe Kedira kanë qenë në stolin e rezervave, pasi janë kursyer për ndeshjen e Cham- pions League përballë ekipit të Manchester United, e cila do të zhvillohet në mesjavë në Angli. Supersfi da me Barcelonën ka nisur mjaft e mirë për ekipin e Murinjos që arrin të verë për- para katalanasit që nuk marrin dot frymë në pjesën e parë përballë rezervave të Realit. Pas disa rasteve të mira në minutat e para, Reali arrin që të gjejë golin shumë shpejt me sulm- uesin francez Karim Benzema. Goli ka ardhur pas tre pasimeve të shpejta të Realit përmes Ra- mosit që pason për Marotën, ky i fundit kalon Alveshin në krah dhe kroson në zonën e rreptësisë për Benzemanë që dërgon topin në rrjetë, pasi parakalon pasqyrën e portës së Barcelonës në minutën e 6'. Goli i jep zemër ekipit të Realit që e mbyll Barcelonën në portën e saj duke ngritur stadiumin në këmbë. Por miqtë nuk kënaqen me rezultatin dhe tentojnë të marrin frenat e lojës përmes Mesit dhe Iniestës duke qenë se pjesa tjetër ishte out për shumë minuta. Në minutën e 18' është Mesi që pas një pasimi vertikal nga Alvesh shmanget bukur në zonë duke dërgon topin në kuadrat duke barazuar shifrat në 1-1. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë e ndeshjes. Ndërsa në pjesën e dytë Reali mendon për zëv- endësimet duke future në fushë Ronaldon dhe Kedirën. Ron- aldo ndryshon ritmin, ndërsa në fund të ndeshjes Ramos pas një goditje këndi shënon golin e dytë duke gjynjëzuar Barcelonën në ‘Santiago Ber- nabeu'. Barcelona kështu siguron humbjen e tretë rad- hazi në vetëm pak ditë, ndërsa ‘Galaktikët'shkojnë të qetë në ndeshjen e kthimit në Angli. Ronaldo përherë të parë pas mbërritjes në Spanjë e nisi ndeshjen përballë Barcelonës nga stoli, pasi u kursye për Manchesterin. Por para- qitja e mirë dhe në pak minuta në fushë ka bërë që Presidenti Perez të men- dojë për kontratën e re që do ti ofrojë portugezit. Në ditët në vazhdim, ndoshta pas ndeshjes me Man- chesterin Ronaldos do ti ofrohet kontrata e re 4 vjeçare ku mendohet se paga do të rritet nga 10 milionë euro që merr aktualisht në 15 milionë. ■ Kagava mund i vetëm Noruicin Manchester Unitedi mposhti Noruicin me rezultatin 4-0 përpara ndeshjes me Realin në Champions. Sfi da rezultoi më e lehtë sesa pritje për ekipin e Fergusonit që shënojnë katër herë pa u sforcuar. Në fund të pjesës së parë është Kagava që kalon ekipin e tij në epërsi pas pasimit të Van Persit. Në minutën e 76' është Kagava që shënon golin e dytë këtë herë me një passim të Runit. Në minutën e 87' është sërish Kagava që shënon golin e tretë për- sonal dhe të tretin për Man- chesterin. Pas kësaj fi toreje, Manchester United është 15 pikë përpara Manchester Cityt që të hënën luan në transfertë me Aston Villan. ■ Borusia bën detyrën në shtëpi Borusia e Dortmundit ka bërë autokritikë përballë ekipit të Hanoverit pas hum- bjes me Bayernin duke fi tuar me rezultatin 3-1, golat për ekipin e Klop u shënuan nga Levandovski dhe Shurler. Ndeshja rezultoi e lehtë për Dortmundin. Ndërsa ekipi i Hamburgut ka barazuar me Fruthin e Mavrajt me rezultatin 1-1. Nurembergu ka barazuar me Freiburgun, ndërsa Augsburgu ka befasuar Verder Bremenin duke e mundur në shtëpi me një gol. Shalke ka fi tuar me poker përballë Volfsburgut. Sakaq, ndeshja mes ekip- eve të Bayern Leverkusen dhe Shtutgardit ka përfun- duar me fi toren e ekipit të Leverkusenit në shifrat 2-1. Sot luan Bayern Mynih në transfertën e Hofenhainit pa shumë ëvshtirësi. ■ Anonimët mposhtin sheikët e PSG PSG ka pësuar humbje të papritur përballë Reims në transfertë. Pjesa e parë e ndeshjes mes dy ekipeve përfundoi me rezultatin e bardhë pa gola, ndërsa në pjesën e dytë ndodh gjith- cka. Fillimisht Christopher Glombard u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë dhe kur mendohej se vendasit do të thyheshin, ndodhi e kundërta, ata shënuan golin e vetëm të ndeshjes. Në minutën e 64' të ndeshjes Krychoëiak shënon golin e fi tores duke gjynjëzuar Ibrahimovic dhe Bekamin. Në pjesën e parë suedezit ju mohua një gol. Nëse Lioni fi ton barazohet me PSG në krye të renditjes së përgjithshme të kampionatit francez Ligue 1.
11E diel, 3 mars 2013 DOSSIER Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website: www.MerrJep.al Tregu më i madh në Shqipëri për shit-blerje Blije atë që të duhet! Shite atë që nuk të duhet! SHITET: HTC INSPIRE 4G Me aksesorët dhe kutinë e vetë. Për kontakt në : kreshnikxhaxho@yahoo.com http://www.facebook.com/pages/KOMPJUTERA-dhe- SMARTPHONE-PER-SHITJE/103405726415189 SHITEN: 16 KOMPJUTERA TË KOMPLETUAR Tavolina+karrige+kufje+kamera kompjuterat janë në gjendje shumë të mirë të markës IBM me ekrane të markes LG. Janë plotësisht funksionale. Mund të përdoren për internet caffe ose call center ose për ambjente familjare dhe zyra. Me të gjitha aksesorët përfshirë tavolinë dhe karrige. Çmimi është 190 euro për copë. Të interesuarit të dërgojnë sms në nr 0697687357 SHITET: PLAYSTATION 2 Shitet ps2 slim pothuajse i ri. I përdorur për shumë pak kohë. I pajisur me një levë, fi shat dhe dy lojra orgjinale. Telefon: 0694874597 Komiteti Qendror i Lidhjes së Dytë Shqip- tare, duke pasur parasysh fazën aktuale që po shkakton acarim, në të cilën gjendet problemi shqiptar si pasojë e kërkesave që ofron situata aktuale e luftës, ka vendodur në përputhje të plotë me qeverinë dhe popullin, të organizojë militarizimin e Kosovës dhe të gjithë trevave të banuara me shqiptarë, të cilat u lidhën si pasojë e forcës së armëve të përdorura nga Ushtria Gjermane në vitin 1941, për të siguruar çlirimin përfundimtar të popullit shqiptar në krah të Rajhut Gjerman në betejat që po zhvil- lohen akoma. Ky militarizim ka si qëllim, të verë në dispozi- cion një numër prej 120 000 – 150 000 vullne- tarësh, e cila është e aftë, të ndërmarrë me sukses luftën ndaj partizanëve serbo- malazezë përgjatë gjithë kohës së zgjatjes së luftimeve me të gjitha kushtet, të cilat pas lufte do të mund të paraqiteshin të vështira e të rrezikshme për t'u mbrojtur. II Tri kushtet themelore për të arritur këtë milita- rizim, janë: 1. Armatosja me armë mod- erne dhe pajisja gjithashtu me mjete të tjera moderne shoqëruese. 2. Vënia në dispozicion e një numri ofi cerësh dhe nënofi cerësh si organizatorë, instruktorë dhe komandantë për pjesët e veçanta të kësaj ushtrie. 3. Korrigjim të kufi njve aktualë shqiptarë me Malin e Zi dhe Serbinë, nisur nga arsye strategjike. As shteti shqiptar dhe as populli shqiptar nuk janë në gjendje të venë në dispozicion mjete të cilat do të mund ta bënin të aftë Lid- hjen Shqiptare, të përmbushte këto tri pika, pasi Shqipëria nuk posedon madje as indus- trinë më minimale të armatimit, dhe shteti shqiptar është shumë i varfër të sigurojë me forcat e veta armatim e veshmbathje. Komunistëve shqiptarë Bedri Pejani: Ratë në grackën e Titos! “Ju keni bërë një krim fatal jo vetëm për Ko- sovën, por edhe për gjithë Shqipërinë. Ratë në grackën e Titos. Ai me Miladinët, me Vukmanoviç Tempot, dhe veçanërisht me udhëheqjen e Partisë suaj që e drejtojnë serbët, i dhatë fund pavarë- sisë sonë. Në mos vënçin dorë aleatët e mëdhenmj, s'ka Shqipëri më, por një bijë të bindur të Federatës së Titos. Titoja ia mbushi mendjen Stalinit që të mos pranohej ideja e Dimitrovit për krijimin e një Federate Socialiste Ballkanike ku, aty ku flitej serbishtja, të ishte Republika Serbe, aty ku flitej shqipja, të quhej Republika Shqiptare, aty ku fl itej bullgarishtja, Repub- lika Bullgare e kështu me radhë për të gjithë popujt e Ballkanit, se Ballkani jetoi afro pesëqind vjet nën të njëjtin sundim otoman, me të njëjtat kanune e zakone. Popujt e Ballkanit nuk mund t'i ndash prerazi në kufi j, se ata kanë lëvizur gjatë pesë shekujve duke e bërë Ball- kanin një vend ku nuk mund të gjesh vetëm një popull brenda një kufi ri. Por këtë ide nuk e pëlqeu mareshali Tito, madje edhe Stalini, se, po të bëhej Ballkani një federatë socialiste, do të kalonte shumë Bashkimin Sovjetik të prapambetur, kështu që Stalini nuk donte të ishte despot i një populli të prapambetur. Edhe politi- kanët anglo-amerikanë nuk e përkrahën këtë mendim të Dimitrovit. Ata gjatë Luftës së Dytë Botërore ngritën dy fi gura: në perëndim De Golin dhe në lindje Titon, i cili pretendonte të bëhej mareshal i Ballkanit, sipas dëshirës së Çurçillit, djali i të cilit qëndronte gjatë Luftës pranë Titos. Por ja që Titoja nuk u bë do mareshal i gjithë Ballkanit, por u bë i Shqipërisë. E vërteta është se Stalini i kishte thënë që ta inkuadronte edhe Shqipëri- në si republikë të shtatë, por Titoja i zgjuar nuk e pranoi, duke thënë se shqiptarët nuk janë sllavë dhe se... janë xh- elozë për pavarësinë e tyre. Këtë e tha, se po të bashko- hej Shqipëria si republikë e shtatë, do të ishte republika më e madhe, më e pasur, më e fortë, se do të bashkohej edhe Kosova në këtë Repub- likë të shtatë”/ “Tragjedinë e Kosovës e shkaktuam ne, se ishim servilë, frikacakë dhe shërbëtorë besnikë të Titos, i cili kishte këtu agjentët e tij të famshëm, Miladinin dhe Dushanin, të cilët krijuan një parti sipas planeve të tyre. Sot na vjen turp të themi se një popull me njerëz të zgjuar dhe patriotë i ra në gjunjë një Miladini, i cili e krijoi Partinë ashtu siç deshi vetë Titoja. U përpoqëm dhe krijuam Lidhjen e Dytë të Prizrenit, kryetar më caktu- an mua. U bëra dhe prefekti i Pejës. Edhe i shkreti Emrush Myftari, luftëtar trim edhe në Spanjë, krijoi një çetë për të mbrojtur nga serbët dhe çetnikët popullin shqiptar. Madje ai erdhi në Shqipëri, me një thes plot me duar dhe koka të prera fëmijësh të vegjël shqiptarë, i solli në Tiranë dhe, në shtëpinë e Esat Dishnicës, thirri Enver Hoxhën dhe Nako Spirun, zbrazi thesin me koka e duar fëmijësh kosovarë dhe u tha: “Ja se ç'bëjnë druzhet tuaj që i mbanin në krahë!” Pastaj Emrushi doli në Tiranë, pa dy kryeçetnikë, i ndoqi dhe i vrau para Bankës Kombë- tare”. Marrë nga: “Retë dhe gurët”, Petro Marko, fq. 444-446, “Om- sca” Tiranë 2000. Lidhja e Dytë e Prizrenit e di se duhet mbajtur parasysh që në prill të këtij viti të nisin përgatitjet për ngritjen e një divizioni SS me ushtarë shqiptarë, por për këtë mundet të mobilizohen vetëm një pjesë e vogël e 120 000 – 150 000 burrave të aftë për luftë nga Kosova. Përsa i përket çështjes së kufinjve me Serbinë dhe Malin e Zi, siç është rënë dakord në marrëveshjen mes Rajhut Gjerman dhe Italisë në vitin 1941, kjo paraqet një gjendje jo të favorshme për Kosovën, jo vetëm nisur nga këndvështrime strategjike, por parë edhe në kontekstin e të drejtës së popujve dhe atë historike. Me vijën aktuale kufi tare është shumë e vështirë që Kosova dhe Shqipëria të mbrohen kundër një sulmi serbo-malazez, si gjatë kësaj lufte, ashtu dhe pas saj. Shkëlqesi! Komiteti Qendror i Lid- hjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit, më ka ngarkuar t'Ju drejtohem Juve, pasi vetëm Ju Shkëlqesi jeni në gjendje të ndikoni bashkë me Lidhjen e Dytë Shqiptare, në ngritjen e kësaj ushtrie, e cila do të mund të mbrojë kufi njtë e Kosovës dhe të trevave të çliruara në çdo pikëpamje. Me shpresë se nga Shkëlqesia Juaj do të mund të vjelim një rezultat të volitshëm si për Rajhun Gjerman, ashtu dhe për Shqipërinë, më lejoni Shkëlqesia Juaj, që unë të shpreh nderimin tim të veçantë për Ju. Kryetari i Lidhjes II Shqiptare të Prizrenit për Mbrojtjen e Kosovës: Bedri Pejani * * * Kryesia e Komitetit Qendrore të Lidhjes së Prizrenit për Mbro- jtjen e Kosovës Prizren, më 19 mars 1944 1. Lidhja e Parë Shqiptare e Prizrenit ishte aktive në vitet 1878-1881: Ajo kishte si synim, të luftonte kundër vendimeve e marrëveshjeve të San Stefanit dhe të Kongresit të Berlinit. Ajo e mundi ushtrinë malazeze në Plavë – dhe si ushtria serbe, ashtu dhe ajo greke nuk guxuan më të ndërmerrnin një aksion të armatosur. Fuqitë e mëdha morën zotim përfundimtar të shkrinin Lidhjen e Parë Shqiptare, gjë e cila ndodhi në fakt në betejën triditore të Oroshe- vacit ( Ferizajt). 2. Lidhja e Dytë Shqiptare e Prizrenit u themelua më 16.IX.1943, dhe ajo i mbetet besnike traditës së paraardhëses së saj. Kryetari i Lidhjes II Shqiptare të Prizrenit: Bedri Pejani Poster gjerman për rekrutimin e anëtarëve të divizonit SS “Skanderbeg” në vitin 1944
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI www.shqiptarja.com E diel, 3 mars 2013 18 SH.com PROFILE TRE PERSONALITETE GACI, QEMALI, ENVERI... Tre mësues të nderuar, tre krijues të rrallë Homazhe në kujtim të tre mësuesve të nderuar zëllezërve Draçini dhe krijuesit Gac Çuni. Me 6 mars – 91 vjetori i lindjes së Qemalit; viti 2013 – 57 vjetori i vdekjes së Gacit dhe 10 vjetori i vdekjes së Enverit... NEXHMI BUSHATI Dita e Mësuesit” po afron. Në kuadrin e veprimtarive që duhet e mund të zhvil- lohen, zënë vend dhe homazhet në nderim të mësuesve elitarë të shuar, nga radhët e të cilëve, për motivet që do të shtjellohen, kam zgjedhur tre emra të nderuar: Qemal Draçini(1922 – 1947), Gac Çuni (1925 – 1956)dhe Enver Draçini(1926-2003). Janë vendo- sur së bashku për dy lloj arsyesh: subjektive, Qemali - qe profesori im, Enveri – i vëllai, shoku dhe miku im më i ngushtë, Gaci – kan- tautori i ëmbël e me shpirt të lirë ; ato objektive do të shtjellohen në vijim. Me 6 mars – 91 vjetori i lindjes së Qemalit; viti 2013 – 57 vjetori i vdekjes së Gacit dhe 10 vjetori i vdekjes së Enverit, një vdekje e përjetuar së afërmi. Qasja e parë kryesore midis tyre : të tre qenë mësues, të tre mba- jnë tituj tepër dinjitozë, atribuar pas rënies së komunizmit: dy të parët, “Martirë të Demokracisë”, Enveri, “Mësues i Popullit”. Qasje të tjera:dy të parët e patën të shkurtër jetën e mësuesisë, vetëm njëvjeçare; u arrestuan krye viti – Gaci më 1945, Qemali më 1946, që pas torturash çnjerëzore vdiq në duart e xhelatëve. Gacit nuk ia ndërprenë trajtimin mizor, por të gjallë e lanë për t'ia nxirë jetën burgjeve e kampeve dhe për ta lënë ta vdiste në Burgun e Burrelit pa i dhënë mjekim. Kufomat e të dyve u hodhën në ndonjë gropë ordinere dhe sot ende ata s'kanë një varr, të paktën! I vrau Dhuna, ata e sfi duan atë, nuk u tjetërsuan, nuk pranuan të jepnin dëshmi të sajuara! Fatmirësisht emri i tyre nuk u shua, ashtu si nuk shua as krijimtaria e tyre, e cila në vija të përgjithshme tani bën pjesë në fondin e vlerave të traditës kultu- rore të kombit, duke qenë njëheri dhe pronë e publikut artdashës. Biografia e dy martirëve njihet me hollësi, janë shkruar kumtesa, monografi e vargje për jetën e veprën e tyre, por kjo s'do të thotë që u kemi dalë borxhit. Ai do të shlyhet vetëm atëherë kur atyre t'u gjinden eshtrat dhe t'u ngriten varret ku mund t'u vendosen lule e kurora! Në këtë atmosferë homazhesh do të hedh më shumë dritë mbi profilin e mësues Enverit, jo se për te është mjaftuar vetëm me nekrologjinë e rastit në median e shkruar, por kryesisht se kohët e fundit, rastësisht, më ra në dorë krijimi i tij letrar “Këngë e gja- kosur”, frymëzuar nga stoicizmi dhe shpirti liridashës i martirit Gac Çuni, kompozitori i këngës Përmbysja e Diktaturës e aktivizoi, fi lloi me publicistikën dhe kryesisht me redaktimin e krijimtarisë së Qemalit, për ruajtjen e së cilës nga asgjësimi, u përkushtua për 50 vjet, jo “…pa drojën e befasisë tinzare e inkuizitore” aq popullore, pothuaj legjendare “Kaçurrellat e tu”, krijuar e kën- duar së pari në burg. Historia e këngës, ashtu si melodia, u bënë publike pas viteve '90. Kompozi- torin e ardhshëm të saj e kishte njohur që në gjimnaz, kur qenë studentë, ndoshta në klasë të njëjtë apo të afërt. Të dy qenë ish- nxënës të Arshi Pipës; kujtojmë se Arshiu, si ish-mik i Qemalit, ka pasur një takim të përzemërt me ish- studentin e tij, vëlla i shokut të martirizuar. Hamendësohet se, pas kujtimeve mbi Qemalin, në bisedë e sipër, mund të jetë kuj- tuar dhe Gaci martir, shuarjes së të cilit profesori i kishte kushtuar një elegji që në burg, të nesërmën e vdekjes, duke e përjetësuar me vargje të tilla: “Gac, o shk i vuejtjes, nxanës im i lashtë/ …Fshaj një kangë lirije që t'u mbyll n'krahnuer/ Fshaj një jetë artisti që pa fryt u buer!! “. Këto vargje të përzemërta, plot pathos e evari të Arshiut të ngac- mojnë kujtesën dhe ndër mend të sillet dhe spontaneiteti, ëmbëlsia dhe ngrohtësia e dy këngëve aq të njohura e në frymën e vargjeve popullore, ”Turtulleshë” e Qemalit dhe “Kaçurrelat e tu” e Gacit: një qasje tjetër në mes dy poetëve martirë, e vogël por me kuptim, ndaj ndjeshmërisë së tyre për të bukurën, ndaj dashurisë së tyre për jetën! Krahas këtyre përceptimeve është e kuptueshme gjendja emocionale e Enverit pas rrëfi mit real që i bëri dëshmitari, ish- Botimi Botimi i përmbledhjes “Era” qe një vlerë e vërtetë për letrat tona dhe ai projektonte një botim shterrues të shkri- meve të Qemalit. Që më 1993 u aksidentua dhe mbeti në shtrat duke iu rënduar së tepërmi parkinsoni që do t'i shkurtonte jetën para kohe, por duke mos ia kursyer goditjen më të rëndë për një prind, vdekjen e djalit burrë, letrar i ri i talentuar! NË FOTO: Gac ÇuniNË FOTO: Qemal Draçini
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com 15 www.shqiptarja.comE diel, 3 mars 2013 EKSKLUZIVE Nëna e Moisiut: I thoja njoh vetëm dy zëra hyjnor ty dhe Caruzon.... ...një herë kaloi nëpërmes Stadtpark- ut duke provuar me gjithë shpirt e ndjenja të zjarrta monologun e Hamletit. I rrembyer nga atmosfera e rolit që përjetonte, nuk kuptoj që njerzit fi lluan ti shkonin pas ...një ...dy ...pastaj një grup...në fund të pjesës, kur i pa, fi lloi të skuqej e të turpërohej..... Alessandron. Ishte për tu habitur që ai nuk e vuante personalisht varfërinë që ne përjetonim....Dikur ne ishim e pasur. Burri im ishte tregëtare i njohur në Trieste. Çdo ditë shkonin dhe vinin nga porti anije të ngarkuara me mallrat e tij. Alessandro ishte edhe femijë i bukur. Të gjithë e donin. Tal- entin e tij e tregoj shumë heret, qysh i ri duke recituar pjesë nga Shakespeare .... dhe ne menduam që talenti i tij ishte në zërin e tij të kumbueshëm, prandaj e dergova qysh 16 vjec në Konservatorin e Vjenës. Po ai kishte një zë të mrekul- lueshëm. Kësaj i qëndroj edhe sot. Kur i them që unë njoh vetëm dy zëra hyjnorë – ti e Caruso, ai tallet me mua dhe ja tregon këtë episod të gjithë të njohurve tonë.....unë dhe Caruso...dhe qesh me gjithë zemër. Por unë ju siguroj ju, që po degjuat djalin tim duke kënduar një këngë italiane, do të kënaqeni shumë, megjithëse me papjekurinë e rinisë ai e ka dëmtuar mjaft atë (zërin). Pat një kohë që ai këndonte gjithë ditën me zë të lartë. Ne e ndigjonim me kënaqësi, pastaj i tërhiqnim vë- mendjen që të ruante zërin, por pa sukses. Ai ndoshta do të ishte sot një këngëtar i madh. Unë zotëroj një gramafon dhe shumë pllaka ku djali im ka folur dhe kenduar, po ashtu edhe të Carusos. Kur Ales- sandro udhëton larg, ky gramafon është argëtimi im. Për të gjithë familjen tonë Caruso është shumë i dashur, ai është një shok i mirë i djalit tim qysh kur u njohën bashkë në Paris. Na ka ardhur keq që Ca- ruso vdiq i ri, ai ishte për ne si një pjestar i familjes. Sa isha akoma e zonja të udhë- toj, shkoja me tim bir kudo dhe e kam parë duke luajtur në skenat e Berlinit e të Mynihut. Eshtë një fat dhe nder i madh për mua të shoh se si njerzit e duartrokasin, e duan dhe e nderojnë atë. E kam parë atë pothuajse në të gjithë rolet deri tani, por tek Fausti akoma jo e po pres me padurim javën tjetër ta shoh në këtë rol. Askush nuk di më mirë se unë se si ai ndjehet kur luan në skenë. Zemra e tij vajton me të vertetë se bashku me rolin, prandaj ai depërton në shpirtërat e njerzve që e shikojnë dhe i bën të lotojnë. Mbas shfaqjes ai vjen në garderobë i lodhur, i cfi litur, krejt i pafuqishëm sikur ai vetë të kishte përjetuar fatin e personazhit të tij. Në dokumentet e familjes që gjinden në arkivë me mbishkrimin – “WAS DIE FAMILIE SAGT” (Cfarë thotë familja), nënë Amalia kujton të birin me këto fjalë: Qysh fëmijë ka pasë deshirë të luaj teatër, ndante gjysmën e dhomës me perdet e shtëpisë dhe fi llonte të këndonte dhe të bënte Othellon. Më pas dilte të mblidhte nga 2 Kreuzer....Kur ishte i ri dhe ju dha mundësia të luante rolin e Hamletit, e provonte rolin në shtëpi, me shumë këmbëngulje e pasion, saqë nganjëherë nga furia e lëvizjeve përplasej në muret e dhomës, që ishte shumë e vogël.... bile një herë kaloi nëpërmes Stadt- park- ut (parkut të qytetit) duke provuar me gjithë shpirt e ndjenja të zjarrta monologun e Hamletit. I rrembyer nga atmosfera e rolit që përjetonte, nuk kuptoj që njerzit fi lluan ti shkonin pas ...një ...dy ...pastaj një grup...në fund të pjesës, kur i pa, fi lloi të skuqej e të turpërohej..... Amalia tregon se u zemërua shumë me te kur ai shkoj vullne- tar në front të luftës në Francë, bile i shkruajti atij disa letra “të forta” ku e shante me fjalën “Du Boche” (fjalë që francezët e përdornin për të fyer krenarine e ushtarëve gjerman) ...kur të kthehesh do fl asim bashkë..., por kur ai u kthye mbas një periudhe burgu dhe spitali, si gjithmonë i qeshur, ajo nuk tha asgjë, por vetëm qante nga gëzimi së bashku me te... Në shkrimet e tjera që do të vijnë më pas, kam rezervuar për lexuesin shqiptare kujtimet e motrave të Aleksandrit, gruas së tij aktores Johanna Terwin, si dhe të miqve të tij Stefan Cvajg, Franz Kafka, Luigji Pirandelo.... SHENIME: (1)Franz Molnár: Shkrimtar dhe publicist hungarez (1878 – 1952) NË FOTO: Kthimi i Moisiut në Zvicër nga burgu i Toulous - ës në Francë NË FOTO: Letrat origjinale të Moisiut në arkivën e Teatrit në Vjenë (Foto P.Logoreci) Kur ishte i ri dhe ju dha mundësia të luante rolin e Hamletit, e provonte rolin në shtëpi, me shumë këmbëngulje e pasion, saqë nganjëherë nga furia e lëvizjeve përplasej në muret e dhomës, që ishte shumë e vogël....
9E diel, 3 mars 2013 SPEKTAKEL Ajo çka nuk ka mbetur pa u komentuar ka qenë pikërisht veshja e Arbanës. Ajo u shfaq mbrëmë me një model fl okësh të gjatë të bukur dhe me onde. Hyrja e furishme e Arbanës së skenë, u shoqërua gjithashtu me komentet e javës mbi shtat- zaninë e saj. Ajo që binte në sy ishte fustani i saj i zi shumë i shkurtër dhe me një de- kolte të thek- suar ku lejon- te të shfaqej gjoksi i Arba- nës. Fustan ky që bënte që Arbana të dukeje dhe më shëndetshme se më parë. Veshje kjo që nxiti komentet e shumtë të fansave në rrjete të ndryshme sociale, ku ato dhanë vlerësimet përkatëse të tyre. E kuptohet kur bëhet fjalë për vlerësime priten të dyja anët e medaljes. E ndërsa nuk mbetën pa rënë në sy dhe këpucët e Arbanës të kuqe dhe me majë të hollë fi ne, përshtatur një spektakli të tillë. NOMINIMET Në natën e dytë të reality show-t banorët e nominuar janë Anaidi, Marselino, Elena, Olseni, Joana, Etleva dhe ShpendiBig Brother Anaidi u dënua me nominim të përhershëm Etleva: “Kanuni” prishi dashurinë time Sekretet e banorëve të shtëpisë së “Big Brother 6' ka qenë motoja e kësaj jave, jo vetëm në media por dhe në diksutime të ndryshme. Cilat janë sekretet dhe kujt banori i përket secili sekret? Ka qenë pikërisht njëri prej banorëve, Anaidi, ai me syrin më vëzhgues i cili zbuloi sekretin e Ele- nës. Sekret që kjo banore mbarte me fanatizëm në shtëpi prej pak ditësh, atë të sporteve marciale. E si mund t'i shpëtonte syrit të një gazetari si Anaidi një sekret i tillë. Anaidi e ka vëzhguar gjërë e gjatë këtë banore, në lëvizje, fjalë, mimikë ku është siguruar 100% për sekretin e saj e ku ka mundur të fi tojë shumën e parave prej 150 mijë lekësh, në kasafortën e tij. Kështu ka nisur mbrëmja e dytë e spektaklit të këtij reality show, ku banorët kanë rrëfyer mbi të gjitha se si ka kaluar java e parë e tyre. Ata janë mundurar të gjejnë sekretet e njëri tjetrit, kanë hamendësuar por vetëm, Anaidi ka qëlluar në shenjë. E përveçse ka mundur të sigurojë një shumë par- ash nga ky sekret , për Anaidin ka qenë një tjetër surprizë e pakëndshme. I parë si një lojtarë i fortë, ai është nominuar nga Arsimi duke u shpallur i nominuari i parë i përhershëm. Fakt ky që e ka mërzitur disi, por loja vijon. Secili prej banorëve i pyetur nga Arbana se si kanë qenë këto ditë, janë përgjigjur shkurt dhe qartë, se padyshim ndihen mirë dhe askush nuk dëshiron të lërë shtëpinë, duke u argëtuar me faktin e të qënurit karaktere të ndryshme. Më pas spektakli i cili kishte premtuar mjaft surpriza dhe të papritura vijoi me provën e javës, e cila lidhej me lojën e binjakëve, Blendin dhe Andin të cilët janë ndërruar gjatë javës pa u vënë re nga banorët e tjerë e ndërsa misioni i tyre mbaroi pikërisht mbrëmë. Një penalitet ky i cili çoi në penalizim të banorëve dhe duke marrë një buxhet përgjysëm. ETLEVA RRËFEN ME LOT NE SY HISTORINË E SAJ Blendi dhe Andi largohen nga shtë- pia dhe kjo bën që Altina të përlotet. Pak minuta më vonë, Arbana fton në dhomën e rrëfi mit Etlevën.Etleva është një nga banorët më e re në moshë dhe ajo ka një histori shumë të dhimbshme për të treguar. Etleva ka rrëfyer në dhomën e rrëfi mit his- torinë e saj të dashurisë dhe tashmë edhe publiku njihet me të. Shfaqet një klip ku ajo tregon për dashurinë e saj të madhe, nga e cila i është dashur që të heqë dorë, sepse i dashuri i saj ka qënë në gjak. Etleva është shpre- hur se “Kanuni” i ka dhënë fund dashurisë së saj. Eva tregon se famil- ja e saj ka këmbëngulur që ajo të mos e vazhdonte më tej lidhjen prej frikës së gjakmarrjes. Pas disa vitesh ajo i jep fund lidhjes. Gjatë kohës që shfaqet klipi, Eva përlotet dhe më pas Arbana i kërkon që ajo të flasë se si ndjehet tani. Eva rithekson se për të ka qënë një dashuri e madhe, por më tepër i vjen keq për babanë sepse e ka bërë të vuaj. Më pas shfaqet një tjetër klip ku Babai i Evës flet për të njëjtën histori dhe Eva përlotet përsëri sepse ai  TIRANE Konkurimi Prezantuesja Filmi “Agon” i Budinës merr pjesë në festivalin BIF në Bari Fansat komentojnë veshjen e Arbanës shpreh dashurinë e madhe që ka për të bijën. Më pas Etleva kthe- het në dhomën e ndenjes, por nuk tregon asgjë për atë që ka ndodhur në dhomën e rrëfimit, ndërsa në studio Psikologia Jorida Rustemi, flet për fenomenin e gjakmarrjes, që sipas saj është barazuar me Kanunin dhe sugjeron që të gjithë ta lexojnë Kanunin për të kuptuar realisht se çfarë është në të vërtetë. BANORËT NOMINOJNË NJËRI – TJETRIN I pari ka qenë Anaidi i cili u ven- dos në dhomën e sekreteve për të bërë nominimin e radhës. Ai ka përmendur emrin e Ilirit me 100% siguri. Ai nuk mundi ta gjente per- sonin që e kish nominuar më herët kështu që mbeti i nominuari deri në fund të spektaklit. E ndërsa deri në javën që vjen ai duhet ta gjëjë me domozdo atë që e ka nominuar për të fi tuar paratë. Misionin e gjetjes së personit Anaidi e ka marë shumë serizosht dhe u zotua ta gjejë. Deri atëherë duhet të presim. Më pas Arbana ka thirrur me radhë banorët të cilët kanë bërë nominimet e tyre. Banorët e nominuar janë Anaidi, Marselino,Elena, Olseni, Joana, Etleva dhe Shpendi PSIKOLOGIA RUSTEMI NË ROLIN E PANELISTES Fillë pas Arjan Konomit, analisti i cili komenton dhe sjelljen e banorëve të këtij spektakli, brenda shtëpisë, tanimë prej vitesh, është zbuluar dhe panelistja e dytë. Jorida Rustemi ka qenë e ftuara e dytë e panelit e cila ka komentuar sjelljen dhe sekretet e banorëve. Jorida e ka konsideruar një lojë të vështirë dhe e ka shpjeguar në mënyrë psikologjike mbartjen e sekreteve, shpjegimin dhe zbulimin e tyre nga vetë banorët. Filmi “Agon” i shkruar nga Rob-ert Budina, ku luajnë aktorët Marvin Tafaj, Guljem Kotori, Xhevdet Jashari në rolin e Kenos, aktorja Eglantina Cenomeri në ro- lin e Majlindës, Isabella Kogevina, Laert Vasili, Nikolla Llambro, Hajrie Rondo, etj, do të jenë pjesë- marrës në Festivalin Ndërkom- bëtar të Barit B@Fest nga 16-23 mars. Filmi tregon historinë e dy emigrantëve që përpiqen të gjejnë vetveten në një vend të huaj. Saimiri dhe vëllai i tij i vogël, Vini, të emigruar së fundmi nga Shqipëria, përpiqen të integrohen në vendin fqinj, secili në mënyrën e vet, me sakrificat, por edhe arritjet e secilit. Duke kërkuar t'i provojë Saimirit se mund t'ia dalë edhe i vetëm pa ndihmën e tij, Vini gjendet në mes të disa të fortëve shqiptarë, dhe ndërsa fiton lehtë para, zbulon tmer- rin e trafikut dhe prostitucionit klandestin. Ai bie në dashuri me Majlindën, të preferuarën dhe gruan e Kenos, kapobanda i rajonit, dhe me kurajën dhe pafajësinë e një 20-vjeçari ai do të provojë ta nxjerrë atë nga kthetrat e Kenos, duke tërhequr kështu edhe të vëllain në spiralen e dhunës. Kostumet kanë fi rmën e Ermir Gramos, skenografi a është e Bianca Nikolareizi-t, kompozi- tor është Aldo Shllaku, montazhi Eugen Kelemendi, fotografia Marius Panduru. Dh.h Etleva banorja e Big Brother 6
5E diel, 3 mars 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime:  Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS.  Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve.  Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit.  Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website:www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Majko dënon dhunën në Maqedoni: Kafshëri mbi fëmijët shqiptarë Dhunë e ushtruar ndaj shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni ka tërhequr vëmendjen e politikanëve shqiptar. Deputeti i PS, Pandeli Majko ka reaguar në statusin e tij në Facebook, lidhur me dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni, ku dënon ashpër këtë sjellje ndaj fëmijëve shqiptarë dhe kërkon reagimin e instutucioneve përgjegjëse. Ai kritikon opozitën maqedonase se është ftohur ndaj ruajtjes së interesit të shqiptarëve, por jo vetëm që jetojnë në Maqedoni. “Kafshëri nazistësh mbi fëmijët shqiptarë ka shpërthyer në Maqedoni. Në fi llim me maska në ambjentet e shkollës dhe sot (dje)në Shkup nga tifozë “të mërzitur”… Kam frikë se dikush në prapaskenë po luan me zjarrin për të përdorur shpërthimin e zemërimit të shqiptarëve për “LODRAT E PUSHTETIT”… Kanë një fjalë të vjetër sa vetë shqiptarët të cilën e thonë në Shkodër: “Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande!” Shpresoj të ketë një reagim të shpejtë të institucioneve të Maqedonisë e opozitës së “ftohur” maqedonase. Tek fëmijët nuk duron askush”, shkruan Majko në Facebook. Elbasan, me mësuesit Berisha zbardh “manifestin” e Marksit: Pika e dytë, taksë e rëndë progresive Kryeministri Berisha dje në Elbasan përpara arsimtarëve të këtij rrethi ka zbërthyer në detaje “manifestin” komunist të Karl Marksit dhe Frederik Engelsit. Teksa ka sulmuar kreun socialist Rama për taksën progresive, ai ka gjetur pikërisht pikën e manifestit ko- munist që bën fjalë për taksën progresive, madje të rëndën fare, pikërisht atë që kërkon Rama. Berisha garantoi se rritja e pagave e mësuesve do bëhet çdo vit, por me paratë e taksapaguesve dhe jo të borxhit. “Grupet e Harvardit e grupe të tjera deklarojnë se taksa e sheshtë është taksa që i afrohet taksës ideale më shumë se çdo taksë tjetër. Për t'ju bindur se nga vjen taksa progresive, po citoj pikën e dytë të Manifestit të Karl Marksit. Pika e parë thotë: në vendet e zhvilluara duhet të apliko- het heqja e pronësisë mbi tokën. Pika e dytë: taksë e rëndë progresive. Me këto taksa do ndërtojnë Shqipërinë?! I ka mbetur mendja tek daja i vet”, është shprehur dje në Elbasan Berisha. “Sot ulem këtu si një ish-nxënës, si një gjysh, si një qytetar. Thoni ankesat. Ju sot jeni kryeministrat e mi”, u shpreh Beri- sha. Shprehje e cila me sa duket do shërbejë si bazë mbi të cilën do ngrihet tërë fushata elektorale. Reagon menjëherë Rama. Rama e ka nisur në Twitter me një fabul, shënimin e tij: “Pyet bujku: A do kemi gjimnaz këtu? Këshilli i Ministrave: Absolutisht! Gjimnazin më të bukur do keni! Gënjeshtrat, i vetmi ilaç i qeverisë për Shqipërinë, që vuan”. Fyle, jo referendumit të Berishës Zyrtari i lartë i BE kërkoi që dy ligjet e rregullorja e Kuvendit të miratohen me konsensusin e opozitës: Është anashkalim i dialogut, s'është rruga e duhur. Reagon Majko: Referendumi është një gjest qesharak Komisioneri për Zgjerimin në KE: S'e kuptoj këtë kërkesë, në kërkuam konsensus  TIRANE JAKIN MARENA Braçe Ka reaguar menjëherë nënkryetari i grupit të PS Erjon Braçe. “Komisioneri Stefan Fyle zë me shpulla kryeministrin dhe fi emonjësin numër një të referendumit(që s'do të mbahet kurrë), Sali Berishën”, shkruan Braçe në rrjetin social Facebook. Ba s h k i m i E v r o p i a n kundër idesë së Ber-ishës për një referen- dum për miratimin e ligjeve të integrimit. Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, me anë të një deklarate për shtyp thekson se a'arrin ta kuptojë se përse mazhoranca kërkon referendum për të miratuar tre ligjet e kërkuara nga BE, kur kjo e fundit ka kërkuar që në fakt ligjet të miratohet me konsensusin mes opozitës e qeverisë. “Unë kam mësuar për vendimin e shumicës qeverisëse për të mbajtur një referendum për miratimin e tre projek- tligjeve dhe rregullores së procedurave parlamentare, të kërkuara për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Vazhdimisht e kam theksuar se ligjet dhe në veçanti rregul- lorja e parlamentit, duhet të miratohen me konsensus mes opozitës dhe qeverisë dhe për këtë arsye e kam të vështirë të kuptoj këtë vendim që shkon kundër frymës së gjithëpërf- shirjes”, është shprehur komi- sioneri Fyle. Për të cilin është shumë e rëndësishme që të mos shmanget në asnjë mo- ment dialogu dhe gjithëpërf- shirja. “Zgjedhja e një ref- erendumi në këtë rast nuk është mënyra se si ndërtohet konsensusi ndërpartiak. Kjo s'mund të jetë një rrugë për të anashkaluar mungesën e dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për agjendën e BE. Kjo nuk është mënyra për të përmbushur kërkesat e nevo- jshme. Unë kam nënvizuar në raste të ndryshme se procesi i reformave të kërkuara nga BE duhet të jetë i qëndrueshëm, i vetëmotivuar dhe i prirur nga konsensusi. Vetëm një dialog konstruktiv politik mund të çojë përpara reformat e nevojshme. Unë inkurajoj fuqimisht të gjithë politikanët shqiptarë për të gjetur një marrëveshje për mënyrën se si duhet të vazhdohet me kom- pletimin e reformave kyçe, që janë thelbësore për marrjen e statusit kandidat”, thuhet në deklaratën e Fyles. Mazhoran- ca nga ana e saj, ka depozituar fi rmat për referendumin, për të cilin pritet që të vendosë Gjykata Kushtetuese. Opozita thotë se lëvizja është vetëm një farsë. Kryeministri e ka kalë të betejës miratimin e tre ligjeve, duke pretenduar se është opozita ajo që po mban peng integrimin e vendit në Bashkimin Europian. MAJKO Deputeti i Partisë Social- iste, Pandeli Majko në lidhje me referendumin popullor për tre ligjet e integrimit, Ma- jko u shpreh se nuk e vlerëson fare. “Referendumi është një gjest qesharak”, ka deklaruar që nga Korça Majko. Ai ka komentuar dhe vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. “Sot në Shqipëri ne kemi një problem shumë të madh me çështjen e rendit publik dhe të sigurisë së njerëzve. Është e kotë ta diskutosh këtë si prob- lem politik, është problem për të gjithë shoqërinë, nuk është problem që duhet ndarë mes opozitës dhe mazhorancës, është i disati komisar pol- icie që po vritet. Sot të kesh guximin të vrasësh një polic është më shumë se sa guxim për të marrë armën dhe për të tërhequr gishtin Vrasja e një polici është vrasja e shtetit dhe këto gjëra po ndodhin dalëngadalë duke e rrudhur atë”, tha Majko.
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI www.shqiptarja.com E diel, 3 mars 2013 16 SH.com POEMA HISTORIA RRËFIMI Të dielën shkova në Shqipëri. Qartësisht, në fi llim, askush nuk e kuptoi pse unë apo kushdo do të shkonte në Shqipëri. Përveç babait tim, i cili u shpreh menjëherë: “Ngase, përpara, njeriu nuk mund të shkonte në Shqipëri”. Më herët, kurrë nuk më kishte rënë ndërmend, që vërtetë të shkoja në Shqipëri. Për vite ajo ishte aty, si planeti Mars, hapësira e mistershme në atlas e quajtur Shqipëri. Qeveria jonë thoshte nuk mund të shkoni në Shqipëri. Pasaporta do të vetë-zhdukej, kujtoja, nëse do të shkoje në Shqipëri. Mesjeta me raketa, atje në Shqipëri. Dhe për më tepër Kina, në Shqipëri. Por mandej papritmas ishte e dielë, dyzet vjet më vonë, dhe ja ku ishte ajo. Unë isha te kufi ri me Shqipëri. Aty është një ngushticë e hollë, me ujëdhesa të vogla. Ti e paguan kapitenin e ferribotit dhe ai të çon në Shqipëri. Në të kaluarën, njerëzit që tentonin të iknin duke notuar qëlloheshin nga ushtarët në llogore dhe kulla vrojtuese të cilat ishin roje në Shqipëri. Të gjithë ishin të befasuar kur u nisa, vetëm, për Shqipëri. “Marrë parasysh historinë e saj, a ishit të merakosur kur nëna juaj iku në Shqipëri?” “Jo. Mbase, një çikëz,” u përgjigjën fëmijët e mi. “Ajo asnjëherë nuk e kishte përmendur vendin Shqipëri.” Kur u ktheva secili më pyeti si ishte në Shqipëri. Ata thanë, “Çfarë pave në Shqipëri?” Fillova të përgjigjesha por ishin të nginjur Shqipëri. Ndoshta ishte e vështirë për ta. Ideja për një Shqipëri. Mbase ata nuk kishin pasur kurrë Shqipëri. Nuk ishin të panikosur. Nuk pyetën, “Çfarë do të bëjmë, tash që mund të shkojmë në Shqipëri?” Tashmë kanë kaluar disa ditë. Gati sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Thuase nuk kam shkuar ndonjëherë në Shqipëri. Harta tregon dy porte dhe disa limane të vogla, por nga kjo largësi në det të hapur dritat nuk duken asgjëkundi përgjatë bregdetit në Shqipëri. Ndërsa lundrojmë drejt veriut, diku në anën e djathtë të anijes, e rrëpirët dhe me borë, është toka me emrin Shqipëri. Poezia që i dhuroi çmimin e parë Elizabeth T. Gray,Jr SHQIPERIA- NJE POEME Njohja me znj Gray, Jr, një grua e gjithanshme, eksperte e negociimeve komplekse lidhur me ndërtimin e aleancave strategjike , përkthyese letërsie nga persishtja dhe gjuha e Tibetit dhe poete... UK LUSHI NË FOTO: Poetja Elizabeth T. Gray, Jr, fi tuesja e çmimit të parë ‘Chad Walsh Poetry Prize” për poezinë “Shqipëria” Shqipëria ELIZABETH T. GRAY, JR. .Për poezinë “Shqipëria” mësova krejt rastësisht. Eduardo C. Corral, fi tues i Yale Series of the Younger Poets Prize për vitin 2012, më dërgoi një link përmes Facebook-ut sipas të cilit revista The Beloit Poetry Journal kishte shpallur ndarjen e çmimit vjetor të 20-të Chad Walsh Poetry Prize. Shpërblimi, që kishte vlerën e 4000 dollarëve amerikanë, për vitin 2012, i ndahej Elizabeth T. Gray, Jr. për poezinë e cila titullohej Shqipëria. E lexova poezinë me shpejtësi njëherë dhe u pushtova nga një tis lumturie. Pastaj e lexova për sëdyti. Pastaj për sëtreti… Asessi nuk mundja të shkoqe- sha nga kënaqësia e të lexuarit të saj. Pasi që përfundova së lexuari poezinë per të gjashtën herë, i premtova vetes se në qoftë se kisha mësuar për poezinë rastësisht, për autoren e saj do të mësoja me qëllim. Doja ta falenderoja para syve.Zonjën Gray, Jr. e takova disa javë më vonë. Ajo kishte diplomë me rezultate të shkëlqyeshme nga Radcliffe College në Harvard University, doktoratë drejtësie nga Harvard Law School, si dhe gradën Master i Arteve të Bukura nga Programi për Shkrimtari në Wilson College. Përpos kredencialeve akademike amerikane, ajo kishte studiuar edhe në Universitetin Aligarh në Indi, në Akademinë Imperiale Iraniane për Filozofi në Teheran dhe Universitetin e Isfahanit në Iran. Për më shumë, unë zbulova që kjo grua e gjithanshme ishte eksperte e negociimeve komplekse lidhur me ndërtimin e aleancave strategjike dhe formave tjera të bashkëpunimit inter-organizacional dhe klientët e saj ishin kompani dhe organizata të fuqishme botërore; ishte përkthyese letërsie nga per- sishtja dhe gjuha e Tibetit; dhe shkruante edhe poezi.Me njohuri të thella mbi shumë letërsi botërore dhe me përvojë në shumë teknika dhe forma poetike, Gray, Jr. në vjer- shën “Shqipëria” përdorë një vistër elementesh të gazalit, një formë kjo poetike antike me dyvargësh rimues dhe refren. Gazali në anglishte lejohet të jetë më ndryshe nga forma e tij tradicionale në gjuhët tjera, por në vjershën “Shqipëria” refreni mund të vërehet lehtësisht në përsëritjen e emërtimit Shqipëria. Në përshtypje të parë poema mund të duket të jetë mbi udhëtimin një ditor që zonja Gray, Jr. e kishte bërë në jug të Shqipërisë në vitin 2005, porse, pavarësisht titullit dhe fabulës lucide, vjersha, në fakt, është mbi një temë më të madhe se vendi Shqipëri: ajo është një krijim mbi mallin njerëzor për të penguesh- men; mbi vullnetin për t'mos ju droj- tur të ndaluarës. Shqiptarët ishim të izoluar prapa perdes së hekurt të komunizmit për gati pesë dekada. Shqipëria jonë duroi zgjedhën e mbylljes dhe diktaturës kudo që jetuam; sidoqoftë, siç e dësh- mon poezia e Elizabeth T. Gray, Jr., në botë kishte njerëz të cilët mendonin për ne dhe dëshironin të ishin miqtë tonë. Ndihem i nderuar që u takova me zonjën Gray, Jr. dhe shfrytëzoj ras- tin të falenderoj atë edhe publikisht. Por, kur fl et poezia, njerëzit do të duhej të jenë të heshtur dhe të dëfrehen në magjinë e saj, prandaj fjalët e mia do të përfundojnë këtu ndërsa përfundi secili do të mund të lexojë vjershën e Elizabeth T. Gray, Jr. “Shqipëria” për vete.
2 E diel, 3 mars 2013 AKTUALITET Ngjarjet e fundit kriminale, RENEA zbret në terren Teksa rendi dhe siguria publike në kryeqytet dhe në vend janë tronditur pas ngjarjeve të shumta kriminale, agjentë të forcave speciale policore kanë dalë në terren për kontrolle masive armësh. Një operacion i nisur mbrëmjen e së premtes, nga specialët e RENEA-s, Forcave Lëvizëse Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, përfundoi përgjatë së shtunës me arrestimin e disa personave, shoqërimin e dhjetëra të tjerëve dhe bllokime të armëve të zjarrit dhe të automjeteve të trafi kuara. Me anë të një deklarate zyrtare për mediat, policia e Tiranës tha se gjatë 24 orëve të fundit arrestoi dy persona, si dhe bllokoi 12 automjete të reja për mungesë dokumentacioni, katër automjete luksoze tip “Fuoristradë”, të cilat dyshohen si të trafi kuara. Gjithashtu, sipas policisë, u shoqëruan 30 persona të cilëve iu gjetën shkopa bejzbolli dhe sende të tjera të kundraligjshme. Agjentët specialë RENEA kapën 28-vjeçarin nga Puka Ervin Cukaj, rreth orës 02:30 të mëngjesit në Kombinat, me një pistoletë model 54 dhe një krehër fi shekë. Ndërkohë që u vu në pranga edhe 23-vjeçari edmir Zani, i cili u kap rreh orës 03:05 të mëngjesit tek “Unaza e Re”, me një pistoletë tip “Beretta”, së bashku me karikator. Policia: Pista kryesore e hetimit, hakmarrja Kujtim Kraja u qëllua me breshëri automatiku Vritet kushëriri i Edmir Koçisë Zanafi lla Përplasja me armë Koçia-Vajushi, si u vra 13-vjeçarja në vitin 2002 Rreth orës 19:45 të datës 26 prill 2002, pranë bustit të “Tre her- onjve” në Shkodër, Edmir Koçia dhe Kujtim Vajushi u përplasën me armë zjarri, duke tmerruar kalimtarët e rastit dhe banorët e zonës. Si pasojë e breshërisë së plumbave gjeti vdekjen 13-vjeçarja J. Molla, e cila në ato mo- mente po kalonte rrugën me nënën dhe vëllanë e saj. Vajza humbi jetën në spital, ndërkohë që në lidhje me ngjarjes policia arrestoi Kujtim Vajushin, nën akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”. Edhe pse u tha se Vajushi e kreu dën- imin, deri në vitin 2006 ai figuronte në listën e të kërkuarve nga INTER- POL. Pas vrasjes së Ku- jtim Vajushi, policia për- jashtoi gjakmarrjen nga familja e 13-vjeçares, pasi në qytet flitej se marrëd- hëniet mes tyre ishin nor- malizuar që pas vrasjes. Por ngjarja ku humbi jetën vajza dyshohet se nuk ishte hera e parë mes përplasjes me armë mes Edmir Koçisë dhe Kujtim Vajushit. Dy të njohurit si “të fortët” e Shkodrës kishin pasur dhjetëra përplasje dhe konflikte mes tyre, të cilat ishin mbyllur gjithmonë, duke mos bërë shumë bujë. Por pas serisë së përplasjeve dhe ngjarjeve të rënda të shënuara në qytetin e Shkodrës, policia nuk pranoi kurrë zyrtarisht se ekzekutimet kishin lidhje me njëri-tjetrin. Të gjitha vrasjet e tipit mafioz, ku njohja mes viktimave ka qenë e ditur publikisht nga të gjithë, mbeten ende pa autorë. Lajmi Një 45-vjeçar u qëllua për vdekje drekën e djeshme me breshëri au- tomatiku në qytetin e Shhkodrës. Poli- cia e identifi koi vik- timën si Kujtim Kra- ja, i afërm i Edmir Koçisë, personit të njohur nga drejtësia, i cili gjithashtu mbeti i vrarë më 28 nëntor të vitit të kaluar.  SHKODER ELVIS NABOLLI Lidhje gjaku Në qytetin e Shkodrës, 45-vjeçari Kujtim Kraja ka qenë një person pa konflikte apo prece- dentë penalë. Por burime jozyrtare thonë se ai mund të ketë qenë në dijeni të veprimtarive të paligjshme që bënte Edmir Koçia. Zyr- tarisht policia e Shkodrës nuk ka bërë ende publik motivin e ekzekutimit të Krajës, por paraprakisht dyshohet se për shkak të lidhjes së gjakut mes tyre, Kraja rezulton të jetë djali i hallës së Koçisë, dy- shimet më të forta i çojnë hetimet drejt gjakmarrjes. 38-vjeçari Edmir Koçia dyshohej si autor i një sërë vrasjesh. Precedentët e tij të shumtë penalë dy- shohet se kanë lidhje me ekzekutimin e djeshëm të kushëririt të tij. Atentati i tipit mafioz, që i mori jetën 45-vjeçarit Kujtim Kraja, shënohet si ngjarja e radhës për policinë e Shkodrës, ku ajo çka lidh rastet dhe viktimat me njëri-tjetrin, është emri dhe precedentët kriminalë të Edmir Koçisë. Kujtim Kraja, djalë halle me të “fortin” Koçia Atentati Autorët i kanë zënë pritë 45-vjeçarit, duke u fshehur pas grumbujve të inerteve dhe kanë pritur aty deri në momentin kur automjeti i drejtuar prej tij është futur në një kthesë Br e s h ë r i a u t o m a t i -ku i morën jetën një 45-vjeçari nga Shkodra. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, pranë Varrezave të Dësh- morëve të qytetit , ku si pasojë e një atentati mbeti i vrarë Kujtim Kraja. Policisë së Shkodrës iu deshën pak minuta hetime për të zbuluar se viktima ishte i afërmi i një tjetër të vrari me precedentë të shumtë penalë. Burime të besueshme të policisë thanë se Kraja ishte djali i hallës së Edmir Koçisë, i ekzeku- tuar më 28 nëntor të vitit të kaluar në Shkodër. Pista më e fortë e hetimeve është pikërisht lidhja mes tyre. ATENTATI Kujtim Kraja, 45 vjeç, u qëllua për vdekje brenda kamionçinës së tij. Persona ende të paidentifikuar dys- hohet se kanë ditur të gjitha lëvizjet e Krajës, dhe kanë finalizuar në momentin kur ai ishte pranë Varrezave të Dëshmorëve, rreth orës 14:00. Sipas të dhënave të para, për atentatin u për- dor një armë zjarri e llo- jit Kallashnikov. Shtëpia e vëllezërve Kraja ishte tek fusha e Druve, rreth 200- 300 metra larg Varrezave të Dëshmorëve, dhe në mo- mentin kur janë dëgjuar breshëritë kanë shkuar men- jëherë në vendngjarje. HETIMET Lidhja e gjakut mes Krajës dhe Koçisë ka bërë që hetimet të përqendrohen në pistën e gjakmarrjes. Sipas burimeve policore mësohet se kanë shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës 15 persona që në ato momente kanë qënë duke punuar për nxjerrjen e skrapit, pranë grumbullit të inerteve që gjenden në këtë zonë. Dëshmitë e tyre nuk kanë mundur të zbardhin detaje të rëndësishme rreth ekzekutimit, pasi ata kanë deklaruar se kanë dëgjuar vetëm breshëritë e Kallash- nikovit, por nuk kanë parë autorët. Të tjera burime të sigurta policore thonë se autorët e dyshuar të atentatit ku humbi jetën Kraja, i kanë zënë pritë 45-vjeçarit, duke u fshehur pas grumbujve të inerteve dhe kanë pri- tur aty deri në momentin kur automjeti i drejtuar prej tij është futur në një kthesë. Pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tij, ata dyshohet se janë larguar nga rruga kryesore që të çon brenda në qytetin e Shkodrës. Edhe pse grupi hetimor i ngri- tur në lidhje me ngjarjen nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rre- thanave të ngjarjes, burime jozyrtare thanë se për shkak të kompleksiteti të çështjes dhe të mungesës së provave në vendngjarje, zbardhja do të kërkojë kohë. SHKODER Viktima Kujtim Kraja Vendi i ngjarjes NË FOTO: Automjeti me të cilin po udhëtonte viktima Kujtim Kraja, (në rreth) Shenjat e plumbave të automatikut
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI www.shqiptarja.com E diel, 3 mars 2013 14 SH.com TE TJERËT PËR MOISIUN EKSKLUZIVE AMALIA DE RADA Ju rrëfej tim bir Aleksandër Moisiun... Sandro fal gjysmën e rrogës, është më i miri mes milionave, por shumë njerëz e gënjejnë.... ju nuk e dini sa vuan ai per personazhet që luan.... NGA PJETER LOGORECI ...“i shumëprituri”.... Që ta sjellë për ju, shumë orë e ditë mbi tokë.... Edhe kur Moissiu u lind, askush nuk e kuptoj që ishte një Krishtlindje e vogël... Autori vazhdon: Mund të duket qesharake apo fëmijrore, por sa unë shkela te pragu i shtëpisë për të takuar zonjën Moisi, në një shtëpi plot dritë e mikpritëse, hoqa këpucët (me qëllim të mirë) dhe pata një ndjenjë mbrenda vehtes: ....ja.. toka e shenjtë... Këtu nënë Amalia jeton me va- jzat e saj, të cilat e rrethojnë atë me dashuri e kujdes. Kjo grua e pastër dhe e fortë në karakter, mban në muret e dhomave të dritëshme të shtëpisë, me qindra foto të djalit të saj TE MADH.... Në mëndyrë të pandërprerë, si frymëmarrja apo rrahjet e zëmres, të shoqëron në këtë ambient një ndjenjë mirësie e ngazëllimi nga prezenca e kësaj zoje e amvise shtëpie. Nëpërmes toneve të zhurmave dhe bisedave ditore, duket se kumbon në ku- jtimin e saj në çdo minutë, ai tin- gull i këndshëm i një zëri që është i veçantë dhe i papërsëritshëm, ai i Aleksandrit. Me sy të mbyllur apo të hapur ajo arrin të perceptojë vetëm një fi gurë. Mendimet e saj sillen pa pushim në një rreth, e mbajnë një emër: Alessandro. Ditë e natë digjen për te qirinjtë, në altarin e dashurisë prindore. Për nënën Amalia de Rada, Aleksandri si më i vogli ndër fëmijë ishte i përzgjedhuri i saj. Ajo e thër- riste atë Sandro.. Në çdo jetë njerёzore ndodhin gjëra të trishtuara, apo jo? – bise- don ajo me intervistuesin, por unë nuk duhet të ankohem për çka kam pasur në jetë. Ju nuk mund të përfytyroni sa i mirë është Ales- sandro. Ai perpiqet të ndihmojë të gjithë, ai dhuron shumë, edhe aty ku nuk njeh.... Sandroja është mё i miri, asnjeri tjetёr (..në mes miliona njerëzve..) nuk ёshtё kaq i mirё si ai. Nuk fl as më tepёr mbasi ai ёshtё djali im. Tё gjithё ato qё e njohin e dijnё kёtё.... gjysmёn e rrogёs qё merr tjetër, gjëra që nuk janë aspak të vërteta. Ai beson dhe dishron cdo të mirë për njerzit. Kur ndokush i tregon diçka të keqe, ai mundohet ta ngushëllojë duke i thënë: .... mos e beso këtë të lutem, kjo nuk mund të jetë e vërtetë, kjo është e gjitha një trillim... Ai dhuron shumë, më tepër seç duhet.... por ai duhet të mendojë edhe për të ardhmen e jetës së tij...ai ka një zemër të dhimbëshme e kjo nganjëherë më frikëson. Dëshira e tij është që ti bëjë të gjithë njerzit të kënaqur e të gëzuar.. Qysh fëmijë ishte kështu, ka patur gjithmonë një shpirt të dhimbsur. Më kujtohet që kur shikonte ndonjë të rritur duke keqtrajtuar një kafshë, ai reagonte menjëherë duke e dënuar gjestin.... çdo krijesë e uronte dhe e bekonte NË FOTO: (Lart) Aleksandër Moisiu me nënën e tij Amalia de Rada (Majtas) NË FOTO: (Majtas) Aleksandër Moisiun në të përjaveshmen artistike Komödie (Foto P.Logoreci) (Djathtas) Shkrimi “Te nena e Moisiut” në të përjavëshmen “Komödie” (Foto P.Logoreci) NË FOTO: (Lart) Letër që Aleksandër Moisiu i dergon nënës së tij, gjatë turneut të tij jashtë vendit. (Foto P.Logoreci) (Majtas) Dokumenta arkivore për jetën e aktivitetin e Aleksandër Moisiut në Vjenë. (Foto P.Logoreci) Sandroja është mё i miri, asnjeri tjetёr (..në mes miliona njerëzve..) nuk ёshtё kaq i mirё si ai. Nuk fl as më tepёr mbasi ai ёshtё djali im. Tё gjithё ato qё e njohin e dijnё kёtё.... gjysmёn e rrogёs qё merr ai e dhuron... ai e dhuron... çdo njeri që i vjen, ai e degjon me vemendje dhe i jep... i jep sa mundet me vehte. Kurr nuk e dëgjon të fl asë apo të mbur- ret për ato që jep...sikur ai vetë të ishte milioner.. Shumё nga ato që vijnë e genjejnё: njëri paraqitet si njё piktor i rёnё në fatkeqёsi, një tjetër tregon një “fatkeqësi” vijon nga faqja 13
8 E diel, 3 mars 2013 SOCIALE REPUBLIKA E SHQIPERISE KONTROLLI I LARTE I SHTETIT SHPALLJE KONKURSI PËR VEDE TË LIRA PUNE: Kërkesat për kanditatët e këtij vendi pune janë: 1. Të ketë gradën Doktor I Shkencave Ekonomike ( Kanë përparësi dhe avantazhohen kandidatët që kanë titullin Profesor I Asociuar ose Profesor) 2. Të ketë eksperiencë pune në sektorin e fi nancave publike ose në mësimdhënie mbi 10 vjet. 3. Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze. 4. Të zotërojë programet kompjuterike “Alfa”, “ Financa5” etj. 5. Të ketë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup. Paga mujore për këtë vënd pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. Përshkrimi i punës Përgjigjet dhe jep llogari para Kryetarit dhe Drejtorit të përgjithshëm. Përgatit pë miratim programet vjetore të auditimit mbi bazën e një konsulte të gjerë me audituesit. Harton dhe ndjek zbatimin e programeve mujore të auditimt, duke raportuar periodikisht për realizimin problematikën e tyre.në auditime të vecanta të rëndësishme, gjykuar mbi nivelin e materialitetit dhe të riskut merr pjesë drejtpërdrejtë në procesin e auditimit në terren, në intervale kohore të shkëputura, ose përgjatë gjithë periudhës së auditimit (kur Kryetari vendos). Paraqet me shkrim mendimet për rezultatet e auitimit dhe rekomandimet në formularin përkatës. Ndjek dhe përgjigjet për hartimin e raportit për kontrollin dhe sigurimin e cilësisë të realizuar nga departamenti që drejton, si dhe plotëson formularin e “kontrollit të cilësisë”, që I bashkëngjitet dosjes së kontrollit në përfundim të tij. NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE Në zbatim të vendimit nr.28, date 10.07.2012 të Komisinot të Shërbimit Civil, sipas të cilit duhet plotësuar struktura e institucionit duke fi lluar pranimin në shërbimin civil, për pozicionet e punës të cilat në kuptim të ligjit janë të lira, por që gjatë viteve2008-2012 janë zënë nëpërmjet emërimeve të përkohshme dhe atyre jo në përputhje me procedurat e përcaktuara në ligj nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi I Nënpunësit Civil”, personat ( e punësuar dhatë periudhës 2008-2010 në KLSH): Për 1 (një)vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit 1. DORINO MEÇE 2. SAIMIR MUÇMATAJ 3. RAFAELA LAMÇE 4. EVIS PUSTINA Dosjet e të cilëve rezultojnë me mangësi në procedurat e rekrutimit të kryera jo sipas përcaktimeve të akteve ligjore në fuqi, ftohen të konkurrojnë për të fi tuar statusin e nënpunësit civil, në përputhje me procedurat e përcaktuara në ligjin “Statusi I Nënpunësit Civil” dhe aktet e tjera nënligjore. 1. Për 1(një) vend në pozicionin e Specialistit të Marrëdhënieve me Jashtë në Drejtorinë e Marrëdhënieve me jashtë dhe Publikun. 2. Për 2 (dy) vende në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: 2.Për (një) 1 vend në pozicionin e Specialistit të Marrëdhënieve me Jashtë në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun. Kërkesat për kandidatet e këtij vendi pune janë: Të ketë kryer arsimin e lartë Të zotërojë në mënyrë shumë të mirë gjuhën Angleze, preferohet edhe një gjuhë e dytë e huaj e një prej vendeve të BE-së. Të zotërojë programet bazë të kompjuterit Të ketë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup. Kanë përparësi kandidatët që kanë eksperience pune në institucionin e KLSH por që nuk kanë statusin e nëpunësit civil. Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. Përshkrimi i punës Përgatit programet e punës për vizitat e delegacioneve të huaja në KLSH dhe për vizitat e delegacioneve të KLSH në institucionet homologe. Koordinon dhe ndjek zbatimin e projekteve të asistencës së huaj , në përputhje me kërkesat e ligjit organik të KLSH dhe planin strategjik të zhvillimit institucional. Kryen shërbimin e përkthimit në cdo rast që kërkohet nga Kryetari. Kryen shërbimin e përkthimit të materialeve të ndryshme nga gjuha e huaj në shqip dhe anasjelltas. Merr pjesë në takime zyrtare me të huaj , kur kjo I kërkohet etj. 3.Për 2 dy vende në pozicionin e Audituesit në Departament e Auditimi Kërkesa për kandidatët e këtij vendi pune janë : Të ketë kryer arsimin e lartë. Të ketë përvojë pune mbi 2 vjet në sektorin publik( kane përparësi kandidatët me eksperiencë në fushën e auditimit të jashtëm). Të zotërojë një gjuhë të huaj. Të zotërojë programet bazë të kompjuterit . Të ketë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese. Kanë përparësi kandidatët që kanë eksperinece pune në institucionin e KLSH por që nuk kanë statusin e nëpunësit civil. Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. Përshkrimi i punës Kryen në mënyrë ligjore, profesionale, etike dhe brenda afateve të përcaktuara detyrat audituese. Zbaton programin e auditimit , ndërsa për problemet që nuk janë përf- shirë në programin e auditimit, I'a bën prezent përgjegjësit të grupit të auditimit. Gjykon për nivelin e materialit e të riskut. Në përgatitjen e materialeve të auditimit zbaton dhe mban përgjegjësi për afatet kohore të parashikuara, etj Paraqitja e dokumentave Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Metodologjisë deri në datë 30/03/2013 këto dokumente: CV-në , kërkesë për vendin e punës që konkurron, kopjen të diplomës së shkollës së lartë dhe të kualifi kimeve pasuniversitare, dëshmi të gradës shkencore, certifi katën e notave dhe librezën e punës të noteri- zuara, dy rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm , dëshmi penaliteti, dëshmi të zotërimit ose jo të gjuhëve të huaja, si dhe dokumente të tjera( nese ka) që I cmon se mund t'i vlejnë për vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe profesionale Konkurrimi Konkurrimi është hapur për nënpunësit civile nëpërmjet procedurave të pranimit. Konkurrimi do të zbatohet në njohuritë për Kushtetutën, ligjin nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrrollin e Lartë të Shtetit”, ndryshuar me ligjin nr. 8599, datë 01.06.2000, ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi I nëpunësit civil”, ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, “Rregulloren e brendshme të organi- zimit dhe fuksionimit të KLSH”,” Standartet e kontrrollit të KLSH” dhe “Standartet ndërkombëtare të INTOSAI , mbi njohuritë dhe të dhënat që jepen në serinë e botimeve të KLSH-së, si dhe në faqen zyrtare të KLSH-së në internet. Për pozicionin e Specialistit të MArrëdhënieve me Jashtë në Drejtorinë e Marrënieve me Jashtë dhe Publikun, konkurrimi do të zhvillohet në gjuhën angleze Ministria e Bujqësisë: Boldemec L.A nuk gjendet në Shqipëri “Abuzime me tarifat, faturat dhe çmimet” Problemet me konsumin nxjerrin në shesh qytetarët Shoqëria Civile: Tregu, s'ka siguri Lajmi Intelektualë, qytetarë të thjeshtë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar dje para sheshit “Skënderbej”, për problemet dhe shqetësimet sociale që ata kanë dhe hasin çdo ditë.  TIRANE  TIRANE JONIDA LATE Nora Malaj: Universitetet nuk kanë fonde për kërkimet shkencore Universitetet në vendin tonë nuk kanë një plan të detajuar për mirëmenax- himin e fondit për kërkimin shkencor, sipas zv/ministres së Arsimit, Nora Malaj. Duke pohuar se kërkimi shken- cor në Shqipëri është ende mbrapa krahasuar me ven- det europiane, Malaj theksoi se “në kuadrin e reformës së kërkimit shkencor në vitin 2008, ne hodhëm një hap të rëndësishëm në integrimin e kërkimit shkencor dhe një nga rezultatet e kësaj reforme, ishte dhe trans- ferimi i disa instituteve në universitete, integrim i cili ka rezultuar i suksesshëm. Por Malaj gjykon se kërkimi shkencor në Shqipëri është ende mbrapa dhe univer- sitetet mund të përparojnë vetëm në sajë të ngritjes së qendrave të kërkimit shken- cor pranë çdo departamenti. “Është shumë e rëndësishme që përpara se shteti të të japë disa të ardhura, është vetë politika që bën universiteti, madje universitetet mund të shkojnë deri atje sa të bëjnë një bord, ku të përthithin të gjitha bizneset e ndryshme, të cilët kanë nevojë për të dhënë investim në drejtim të kapitalit njerëzor”,tha Malaj. Sipas saj, kërkimi shkencor kërkon fonde, por univer- sitetet shqiptarë mund të përfitojnë nga programet ndërkombëtare siç është ai “tempus” ku Shqipëria bën pjesë dhe fondi i tij kap shifrën e 1.2 milionë eurove. “Ne nuk po pretendojmë që kemi një kërkim shkencor të zhvilluar në universitetet tona, aq më pak një kërkim fondamental. Por ky nuk është një parakusht i paka- përcyeshëm, mjafton të kemi kërkime të aplikuara dhe që këtu mund të prodhojmë dije” është shprehur zv/ ministrja Nora Malaj Shoqëria civile ka vijuar protestat, këtë herë për pasigurinë e konsumatorit përballë tregut. Me dhjetëra qytetarë të thjeshtë protestuan para sheshit “Skënderbej”, për problemet sociale me të cilët ata ndeshen çdo ditë. Në tubimin qytetar që fi lloi rreth orës 12 në qendër të kryeqytetit, përveçse qytetarëve ka pasur edhe shumë përfaqësues të shoqërisë civile, ndër to ishte edhe Kozara Kati, një ndër përfaqësueset më të denja të shoqërisë civile. Aty nuk kanë munguar as Lavdosh Ferruni, Milva Konomi apo edhe përfaqësues të medias. Në këtë protestë paqësore nuk kanë munguar as të vegjëlit, ku ndër ta ai që të binte më shumë në sy ishte një fëmijë 8 vjeçar, i cili mbante në dorë një pankartë ku shkruhej “Na hoqët përsheshin me qumësht”. Por ajo që të gjithë i ka habitur dhe ka ngjallur diskutim midis përfaqësueseve të shoqërisë civile, ishte ndërhyrja e Altin Goxhajt, nga zyra e mbrojtjes së konsumatorit. Ai ka hedhur akuza të forta ndaj CEZ-it dhe ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e një proteste të hënën përpara Entit Rregullator të Energjisë për mbifaturimin e energjisë elektrike, që u është bërë konsumatorëve. Kjo është hera e parë që Altin Goxhaj, ka dalë kundër partnerëve qeveri- tarë. Shqetësimet që të gjithë pjesëmarrësit, kanë ngritur në këtë tubim paqësor, ishin nga më të ndyshmet si pasiguria ushqimore, vjedhja që bëhet me faturat e CEZ-it, pasigu- ria në rrugë etj. Erion Kristo, përfaqësues i Shoqërisë Civile u shpreh: “Na vjedhin kudo, abonetë nga 6 mijë lekë shiten 10 mijë lekë, jemi si një tufë de- lesh që na sulmojnë ujqërit nga të katër anët dhe ne kemi nevojë të ngrejmë zërin tonë prej qyte- tari. Strukturat drejtuese të asaj që ka ngelur nga CEZ-i të japin llogari pse kanë faturuar dhe pse më vodhën 25 mijë lekë? Duhet të më japin llogari pse vjedhin qytetarët, të drejtat e qytetarëve, referendumin që është e drejta e tij për tu shprehur”. Më tej Erion Kristo është shprehur se protestat e qytetarëve do vazh- dojnë deri sa të merren parasysh. Shqetësim kryesor për ta ka qenë edhe pasiguria e produkteve ushqimore “Përballë këtij fakti që qytetari nuk di se çfarë ha, çfarë pi dhe çfarë thith” thotë Sazan Guri, përfaqësues i Sho- qërisë Civile. Ndërsa ideatori i kësaj proteste qytetare Dorian Koçi, i pyetur nga “Shqiptarja. com” në lidhje me pyetjen se çdo të thotë të reagosh ndaj mos reagimit u shpreh se “Çështja e mos reagimit është të shikosh veten në pasqyrë dhe ti thuash sa i bukur jam. Këtu njerëzit bërtasin nëpër kafene, ndërsa kur është puna për në shesh nuk dalin” shprehet përfaqësuesi i shoqërisë civile. Florian Dau- ti një ndër protestuesit thotë “Erdha këtu se ndjej përgjegjësi si qytetar i vendit”. Ai shton se “ndjen një përgjegjësi të madhe si student i këtij vendi, si qytetar i Shqipërisë, për gjithçka që po i ndodh këtij vendi.” Hormoni i rrezikshëm “Boldemec L.A” nuk gjendet në farmacitë veterinare në Shqipëri, në radhë të parë, për shkak të kostos së tij të lartë fi nanciare e së dyti, për shkak të ligjit shqiptar që e ka ndaluar tregtimin e tij, sipas Ministrisë së Bujqësisë. Kjo ministri ka dalë dje zyrtarisht me një deklaratë, nëpërmjet së cilës bën të ditur se “nuk është konstatuar në asnjë rast prezenca e Boldemec L.A. pas kontrolleve mujore të ushtruara nga shërbimet veterinare në depot farmaceutike veterinare me shumicë si dhe në farmacitë veterinare në qarqe, kontrolle të ushtruara edhe nga dy misionet e zyrës së FVO-së në vitet 2010 dhe 2012 “Substanca Boldenon”, - bën të ditur ministria, duke bërë njëherësh edhe historikun e shfaqjes së saj në vendin tonë -“është klasifi kuar në substancat hormonale tirostatike, të cilat janë të ndaluara me ligj për t'u tregtuar në Republikën e Shqipërisë dhe disa urdhra. Ndërsa vetëm në fi llim të muajit të shkuar gazeta “Shqiptarja.com”, në një vëzhgim të bërë në farmacitë veterinare të kryeqytetit, ka arritur ta gjejë këtë hormon të rrezikshëm . Noara Malaj Pankarta që mbante një fëmijë gjatë protestës së djeshme
3E diel, 3 mars 2013 AKTUALITET Përplasjet nga fundvitet 1990 dhe deri në ditët e sotme Seriali i hakmarrjeve mes Koçisë dhe rivalëve Vrasjet e pazbardhura në qytetin e Shkodrës  SHKODËR Arrestimi Koçia u arrestua nga RENEA në vitin 2007 për disa vrasje  SHKODER Më 10 mars të vitit 2007, i shumëkërkuari i policisë në ato vite, Edmir Koçia, u arrestua nga agjentët specialë të RENEA-s, e cila mbështeti policinë e Shkodrës në operacion, për shkak të rreziksh- mërisë të të akuzuarve. Asokohe 34- vjeç, Koçia u vu në pranga së bashku me 34-vjeçarin Fatmir Muça, gjatë operacionit të koduar “Dragonova”. Aksioni policor mundësoi arrestimin e dy të kërkuarve, të cilët ishin mba- jtur në mbikqyrje për një kohë të gjatë. Gjatë kontrollit në banesa, Koçisë dhe Muçës iu gjet një arse- nal armësh. Dy bashkëpunëtorët u arrestuan pasi ishin autorët e dyshuar të vrasjes së Artur Talanit dhe Fatbardh Trumës. Ngjarja për të cilën akuzohen kishte ndodhur më 8 nëntor të vitit 1999, në vendin e quajtur “Bahçja e Çakajve”, në perif- eri të qytetit. Dokumentimi i ngjarjes erdhi pas rihapjes së dosjeve të vjetra nga ana e prokurorisë së Shkodrës. Zbardhja e ngjarjes çoi në identifi kimin e më pas arrestimin e tyre. Me anë të një deklarate zyrtare për shtyp në vitin 2007, policia e Shkodrës tha se gjeti në banesën e Edmir Koçisë një armë gjahu teke, një automatik Kallashnikov Model 56, një mitraloz i lehtë model 56, së bashku me kutinë e fi shekëve, një pisto- letë e kalibrit 9mm me 15 fi shekë, dy radio dore së bashku me kufje, një arkë me fi shekë, një pushkë snajper me 5 krehra fi shekë, si dhe dy palë dylbi, njëra nga të cilat me rreze ultra të kuqe. Ndërkohë që në shtëpinë e Muçës u sekuestruan 2 pistoleta Zastava me silenciator, 2 krehra me fi shekë, një automatik Kallashnikov, 2 palë dylbi si dhe dy maska. Drejtori i policisë “Vrasjet në seri, herët për t'i lidhur me njëra-tjetrën” Më 28 nëntor 2012 ekzekutohet Edmir Koçia, i njohur si “i forti” i Shkodrës dhe i dys- huar për një sërë vrasjesh. 38-vjeçar i u qël lua me breshëri automatiku në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Tepe”, rreth orës 20:45, nga persona ende të paidentifi- kuar. Nga të dhënat hetimore rezultpi se dy persona e qël- luan Koçinë me një breshëri automatiku, teksa 38-vjeçari ishte brenda automjetit të tip “Fuoristradë”. Pasi i kishin zënë pritë dhe pasi e qëllluan për vdekje, autorët e ngjarjes shtinë dy herë në ajër, për të dhënë mesazhin se gjaku u mor. Emri i tij nuk ishte i pan- johur për policinë, për shkak të skedës penale që Edmir Koçia e kishte mbushur plot që nga vitet '90 e deri në vitet e fundit para ekzekutimit. Nga ekspertiza rezultoi se 4 nga plumbat I kishin prekur organet jetësore. PRECEDENTËT E EDMIR KOÇISË Pas ekzekutimit të tij, poli- cia tha se “viktima Edmir Koçia ka qenë person me prec- edent kriminal i dyshuar për disa vrasje në qytetin e Shkodrës. Jozyrtarisht Koçia dyshohej për vrasjen e Shkël- qim Cafit dhe Astrit Meshu- nit, ndërkohë që vrasjen e fundit e kishte realizuar në qytetin e Vlorës. Për shkak të problemeve të shumta dhe nga frika e një gjakmarrjeje, 38-vjeçari e kishte ndërtuar banesën e tij në një rrëzë kodre në lagjen periferike të “Tepes”, njohur ndyrshe si “10 Korriku”, pranë depove ushtarake. Flitej se shtëpia ishte ndërtuar pikërisht në atë zonë për të shmangur atenta- tet e mundshme ndaj tij. EKZEKUTIMI I KUJTIM VAJUSHIT Më 21 janar 2013, në qyte- tin e Shkodrës u ekzekutua me armë zjarri Kujtim Vajushi, 46 vjeç. Vajushi u qëllua pas shpine nga dy persona të cilët po udhëtonin me motor, rreth orës 09:10 të mëngjesit të asaj dite. Ngjarja ndodhi në rrugën e tregut të Zdralës, i lokalizuar në qendër të qytetit. 46-vjeçari Vajushi ka qenë duke lëvizur i vetëm me automjetin e tij, dhe në momentet kur u qël- lua sapo kishte zbritur nga makina për të bërë pazar në anë të trotuarit. Sipas heti- meve rezultoi se dy persona me motoçikletë iu afruan dhe qëlluan nga afër dy herë në drejtim të Vajushit, duke e lënë të vdekur në vend. Edhe pse zona ishte shumë e populluar nga shitës dhe blerës, askush nuk mundi të japë të dhëna të rëndësishme për hetimin. Disa dëshmitarë thanë se au- torët mbanin kapele në kokë dhe se lëviznin me një motor. Edhe emri i tij nuk ishte i pan- johur për policinë e Shkodrës. 46-vjeçari ishte dënuar në vitin 2002 për vrasjen aksidentale të një 13-vjeçareje, gjatë për- plasjes me armë mes tij dhe Edmir Koçisë. Ekzekutimi i tipit mafi oz ndaj tij, rikujtoi për qytetarët dhe policinë e Shkodrës serinë e hakmar- rjeve të cilat kishin nisur në fund të viteve '90. Në një prononcim për Shqiptarja.com, drej- tori i policisë së qarkut të Shkodrës, drejtuesi i parë Aleks Hajdari, tha se po vijojnë hetimet intensive në lidhje me ekzekutimin më të fundit, atë të Kujtim Krajës. I pyetur në lidhje me vrasjet seri që kanë të përbashkët emrin e Edmir Koçisë, Hajdari tha: “Vrasjet janë në seri, por jemi në hetime dhe është ende herët për të folur nëse ato kanë lidhje me njëra-tjetrën”. Në lid- hje me vrasjen e Krajës, drejtori i policisë tha se çështja po hetohet dhe po verifikohet çdo dëshmi dhe provë e mbledhur. SHKODER Pasi i kishin zënë pritë dhe pasi e qëllluan për vdekje, autorët e ngjarjes shtinë dy herë në ajër, për të dhënë mesazhin se gjaku u mor. Kujtim VajushiEdmir Koçia Shullazi, nesër në Apelin e Shkodrës, pritet dënim maksimal Trupi gjykues i Apelit në Shkodër i përbërë nga Astrit Kalaja relator dhe gjyktarët Luan Dervishi e Valbona Vata në mesditën e së hënës do gjykojnë dhe japin vendimin për Emiliano Shullazin dhe Edison Harizajn, të njohur në botën e krimit, të arrestuar një vit më parë në Lezhë, pikërisht në kryqëzimin e Shëngjinit me akuzën e armbajtjes pa leje. Shullazi e Harizaj pritet të marrin dëmim maksimal me burg për armbajtje pa leje, por dhe për shkak të krimeve të tjera që rëndojnë shumë gjendjen e tyre. Vendimi jepet pikërisht në momentin kur ministri i Drejtësisë Eduard Halimi thotë se do godasë me forcë krimin në Shqipëri. Emiljano Shullazi është një emër shumë i njohur për policinë shqiptare. Ai është i përfolur si një nga anëtarët e Bandës së Rrugës së Kavajës. Shullazi është arrestuar disa herë nga policia, ndërsa ka vuajtur dënim me burg për trafi k droge. Ai është arrestuar edhe gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit, pasi u përfshi në një incident elektoral në Farkë të Tiranës, por më pas gjykata e la të lirë atë. Me këtë dënim që do të marrë nga gjykata e Apelit e Shkodrës, pritet që Shullazi të qëndrojë për një kohë të gjatë prapa hekurave të burgut.
4 E diel, 3 mars 2013 Nuk janë “vaj” problemet tek e djathta shqiptare dhe koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike dhe kry- eministri Berisha. Ideja e futjes së krerëve të partive të koalicionit të djathtë në listën prioritare ra- jonale të PD duket se po mundon gjithë koalicionin, pasi sa më shumë afrohet skadimi i afatit të dërgimit të listave të kandidatëve për deputetë sipas Kodit Zgjed- hor, aq më shumë intensifi kohen kërkesat e të vegjëlve për ta ar- ritur një gjë të tillë. Por acarimin më të madh të situatës e ka sjellë vonesa e mbledhjes së tryezës së partive politike të djathta që përbëjnë dhe koalicionin qever- isës dhe diskutimi i skemës se si do të dalin në këto zgjedhje, të cilat tashmë janë në prag. Bur- imet brenda partive të djathta por dhe vetë PD saktësojnë se reagime negative kanë ardhur për shkak të vendimit të PD dhe të vetë Berishës që kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i ar- Ndërsa për PDK dhe Ndokën është bërë ky “tolerim” për vetë faktin se kanë qënë në opozitë për vite me radhë dhe për më tepër që kanë afër 40 mijë vota në zgjedhjet e fundit për pushte- tin vendor. Pikërisht në favor i tillë për Ndokën ka sjellë dhe shqetësimin e aleatëve të PD, që janë PBK, PR, PBKD, PLL etj që pretendojnë të kenë një vend në Kuvend. Përjashtuar republikanët që kanë mundësinë e mbështetjen për të marrë një deputet apo më shumë më 23 qershor të këtij viti. ALEATËT E TJERË Ndër aleatët e mëdhenj të PD që janë tani në qeverisje dhe që kanë më shumë se një deputet, përkatësisht LSI e Ilir Metës, PDIU e Shpëtim Idrizi është vështirë të thuhet se cili do të jetë pozicionimi i tyre parazgjedhor, për shkak të intensifikimit të kërkesave të tyre për të nën- shkruar marrëveshje partneriteti dhe për të kërkuar sa më shumë vota në elektorat. LSI me katër mandate deputeti dhe PDIU me dy mandate deputeti e kanë të sigurtë elektoratin e tyre për të pasur mundësinë e të qenit parti parlamentare. Deri më tani këto dy parti i kanë mëshuar idesë së krijimit të një poli të tretë, më shumë se sa idesë së nënshkrimit të një marrëveshjeje parazgjed- hore me PD me të cilën aktual- isht janë në bashkëqeverisje prej katër vitesh. POLITIKE Spahiu: Më 7 prill të gjithë në Tiranë për të rrëzuar Berishën Aleanca Kuq e Zi përkujtoi për të dytin vit radhazi “Besëlidhjen e Lezhës”, por këtë vit duke protestuar për pseudo-nacionalistin, diktatorin e ri të Shqipërisë shtetasin Sali Berisha. Mes qindra mbështetësve lideri i AK, Kreshnik Spahiu i ka bërë thirrje qytetarëve të Lezhës që me 7 prill të marshojnë drejt Tiranës për të çliruar vendin nga shtetasi dhe zyrtari më i korruptuar i cili është izoluar në bunkerin e tij në kryeqytet e izoloi Shqipërinë dhe shqiptarët. “Koha për çlirimin e Lezhës, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë po afron. Ejani në marshimin “Gandist” drejtë Tiranës për të rrethuar kalanë e fundit e cila mbahet pushtuar. Koha për çlirimin e kombit po afron. Ne premtojmë këtu në Lezhë një “Besëlidhje” të re kundër ‘besprerit', cili na copëtoi dhe mbolli mes Shqiptarëve ndasitë më të egra. Ne ju ofrojmë një “7 prill pa Berishen”. Të gjithë të do mblidhemi atje në pranverë si populli më liridashës për të nisur rrugëtimin tonë për çlirim. Aleanca Kuq e Zi ka në Lezhë vendin e ndritur të Kombit, që mban emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, tha Spahiu. Për të cilin Lidhja e Lezhës është e rëndësishme jo vetëm për historinë por dhe për të sotmen e të ardhmen e Kombit Shqiptar. Fiksimi i demokristianit në listën rajonale Shkodër, xhelozi te krerët aleatë Ndoka i PDK në listat e PD, përçan të djathtët Shpjegimi i PD: PDK favor, ishte në opozitë. Ju 8 vite në pushtet Aktivi Dule: PBDNJ e hapur për koalicion me qendrën e majtë e atë të djathtë Kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka deklaruar se është i hapur për koalicion me të djathtën dhe të majtën. Një qëndirmi i tillë shtë shpre- hur dje nga Pallati i Kongreseve ku PBDNJ mblodhi aktivin kombëtar, për të diskutuar mbi strategjitë dhe aleancat politike të zgjed- hjeve parlamentare 2013. “PBDNJ është në kontakt pa përjashtime me të gjithë spektrin politik të qendrës, qëndres së majtë dhe qen- drës së djathtë dhe do të arrijë të gjejë gjuhën me ata që duan dhe ndajnë me ne qëndrime politike në lidhje me zhvillimet ne këtë vend” tha Dule. Kreu i PBDNJ vuri në dukje se cilado të jetë zgjedhja e PBDNJ, garanci është fi torja me vendet përkatëse në Parlament dhe në bashkëqeverisje. “Ne e kemi të garantuar mbijetesën parlamentare, PBDNJ do jetë e pranishme në parlament, por nga ana tjetër të gjitha elementet e fi zionomisë kontributi na japin sigurinë dhe garancinë se me cilindo që të negociojmë dot arrijmë një marrëveshje të suksesshme jo vetëm për veten tonë, por dhe mbi të gjitha për misionin tonë. Garanci në bashkëqeverisje pas zgjedhjeve te 23 Qer- shorit”, tha Dule. Ai s'la pa kritikuar partitë e mëdha për Kodin të hartuar dhe komisionet zgjedhore partiake të ngritura. Sipas Dules sistemi elektoral që paraqitet dhe në këto zgjedhje është i padrejtë por PBDNJ vijon të jetë një forcë politike e fortë pavarësisht se zgjodhi të qëndronte në opozitë në një kohë kur iu bënë oferta për bashkëqeverisje. Ai ka nënvizuar se kjo qeverisje ka qënë e dështuar që në embrion, ndërsa opozita s'ka luajture rolin e saj duke ia zgjatur jetën kësaj qeverie.  TIRANE Lajmi Krerët aleatë të Berishës në qever- isjen e djathtë janë ndjerë të mënjanuar në lidhje me mundës- inë e përfshirjes së emrave të tyre në listat prioritare të PD në qarqet e vendit. Ndërsa përfshirja e demokristianit Ndo- ka ka shkaktuar me të vërtetë xhelozi te ata.  TIRANE JAKIN MARENA “Për PDK dhe Ndokën është bërë ky “tolerim” për vetë faktin se kanë qënë në opozitë për vite me radhë dhe për më tepër që kanë afër 40 mijë vota” “Berisha tashmë e ka pranuar faktin se Ndoka do jetë i dyti në listën e kandidatëve të PD në qarkun e Shkodrës, ose i teti në listën e kandidatëve në Tiranë” dhur para gjashtë muajsh në këtë koalicion dhe që mban postin e zv.ministrit të Brendshëm, për të qënë në listën prioritare të PD në qarkun e Shkodrës ose në Tiranë. Mësohet se Berisha tashmë e ka pranuar faktin se Ndoka do jetë i dyti në listën e kandidatëve të PD në qarkun e Shkodrës, ose i teti në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Tira- nës që ka 32 mandate deri më tani. Pikërisht një sanksionim i tillë ka sjellë dhe acarimin e aleatëve besnikë të Berishës në koalicionin qeverisës, të cilët të diktuar dhe nga sistemi zgjedhor tentojnë të jenë në listën e PD, pais e kanë të vështirë që të zënë një vend në Kuvend. Mësohet se qëndrimi i PD ka qënë i prerë deri më tani: Asnjë kryetar aleat në listën e demokratëve, pasi ata kanë qënë në tërë vite pjesë e koalicionit të qeverisjes dhe në pushtet dhe gjatë këtyre viteve të kishin punuar për parritë e tyre që të mos humbnin elektorat. Milo në Vlorë: “Në harresë qytetet e cilësuara si të majta” Kreu i PDS, Paskal Milo, ka qenë gjatë ditës së djeshme në Vlorë, ku ka zhvilluar një takim me mbështetësit e kësaj partie. Ai ka akuzuar qeverinë se ka lënë në harresë të gji- tha qytetet që cilësohen si me bindje të majta politike. Milo ka për- mendur maskaradën që po bëhet me grabitjen e pronave në Vlorë dhe zonat përreth, duke thë- në se është krijuar një mafi e e vërtetë pronash. Ai përmendi gjithashtu papunësinë, krimin e organizuar, krimin që ka mbërthyer shtetin, pushtetin e korruptuar të gjyqësorit, që keqpër- doret nga qeveria. Për të gjitha këto, sipas Milos, ka vetëm një zgjidhje: largim të qeverisë më 23 qershor.
Çahet e djathta për aleatët Krerët aleatë të Berishës në qeverisjen e djathtë janë ndjerë të mënjanuar në lidhje me mundësinë e përfshirjes së emrave të tyre në listat prioritare të PD në qarqet e vendit. Ndërsa përfshirja e demokristianit Ndoka ka shkaktuar me të vërtetë... JAKIN MARENA TIRANE TAKSAT SUPLEMENTI “RILINDASI” ► Faqe 5 ► Faqe 13-20 “Rama ka kopjuar Manifestin komunist” Berisha u lexon Marksin mësuesve Rrëfimi i nënës së Aleksandër Moisiut KOALICIONET LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “RILINDASI” VITI III - NR. 50 E diel, 03-03-2013 Amalia de Rada: Im bir dhuronte gjysmën e parave të rrogës, njerëzit e gënjenin Fiksimi i Ndokës në Shkodër. Berisha i pa vendosur për listat HAKMARRJA, VRITET KUSHERIRI I EDMIR KOÇISE Etleva: ‘Kanuni' më prishi dashurinë time BIG BROTHER ► Faqe 9 SHKODER/ Ekzekutohet me breshëri automatiku 45-vjeçari Kujtim Kraja Koment Zbardhet seriali i inateve mes Koçisë dhe rivalëve në përplasje nga 1990 deri tani. Autorët pritë viktimës te grumbulli i inerteve. Policia: Kemi shoqëruar 15 persona. Historia e vrasjes së 13-vjeçares Fyle kundër referendumit të Sali Berishës për tre ligjet Shullazi, nesër në Apelin e Shkodrës, pritet dënim maksimal Zbulohet letra e Bedri Pejanit për Himlerin në 29 mars 1944! BRUKSEL DOSSIER VENDIMI ► Faqe 5 ► Faqe 10-11 ► Faqe 3 ► Faqe 2-3 ► Faqe 4 Fjalëkryqet e fundit nga ► Faqe 23 Kadri Vokopola Kreu i Partisë Kristian Demokrate: Pse akuzohemi për Frrokun. Marrim një deputet në qark. PD e PDK në alarm Dhimitër Muslia: PDK e Ndokës nuk ekziston në Shkodër ► Faqe 6 INTERVISTA Shqiptarët veçanërisht në dy dekadat e fundit janë marrë më shumë me të shkuarën se sa me tashmen dhe aq më tepër me të ardhmen, së cilës nuk i kanë rezervuar asnjë vend. Duhet pranuar se shpesh ne i ngatërrojmë gjërat, pse jo dhe krijojmë disa situata mjaft të pakëndshme. Me të shkuarën, duhet mer- ren historianët, shkrimtarët prej nga gjejnë burime frymë- zimi, subjekte studimi. Me të tashmen, merren politikë- bërësit, sektorët ekzekutivë që dalin nga politika dhe zgjed- hjet popullore dhe ekspertët e specialistët e fushave të ndryshme. Për shkak se ne jemi mësuar të merremi vetëm me të sot- men, e... Rreziku nga votat informale ► vijon në faqe 21 NGA SADEDIN ÇELIKU
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI www.shqiptarja.com E diel, 3 mars 2013 20 SH.com SPECIALE TRADITA VLERA Mashqit Lluixhi Nidito, Viçe-prezident Vikarjo e Tezorjer e Dhomes e Tregtisë Itali-Shqipëri LUIGI NIDITO Rrëfi me për Shqipërinë e '90-ës Në Maschito Luigi Nidito, zv/president dhe arkëtar i Dhomës së Tregtisë Itali-Shqipëri Në Bibliotekën Bashkiake të Maschito-s janë prezantuar disa libra të Luigi Nidito, një arbëresh nga Maschito që punon në Tiranë si zv/president dhe arkëtar i Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri. Themelues, së bashku me Michele Sciarillo, i qarkut arbëresh “Takim”, pikë referimi i arbëreshëve në të gjithë zonën e Firenze-Prato-Pistoia, që frekuentohet nga 4000 sh- qiptarë, Nidito nuk harron kurrë Maschito-n e tij dhe për këtë ka krijuar një broshurë me titullin domethënës: “Maschito, shtegu i kujtimeve”, në të cilën vë në pah Maschito-n arbëreshe, kontaktin me Shqipërinë dhe impenjimin e tij për të ardhmen. “Prej kohësh ka ndryshuar rezidencë nga Prato në Tiranë - ka deklaruar - por mbaj gjithmonë në zemër Maschito-n ku kam kaluar vite të tëra të jetës sime. Një Maschito që përshkohej nga kafshë të ngarkuara, plot me gra që, duke ardhur nga burimet e ujit, i mbanin fuçitë mbi kokë ose në një krah. Në vitet e para '90, së bashku me Michele Sciarillo, u nisa për të organizuar në Shqipëri, në Tiranë, shkëmbime me Italinë. Ki- sha themeluar në Prato një dhomë të vogël tregtie itali-shqiptare, që mburrej për vizitën në Shqipëri së bashku me disa sipërmarrës pratezë, kur ende nën regjimin komunist nisën lëvizjet e para për të kërkuar liri me rrëzimin e statujave marksisto-leniniste, Në Biblljoteken e bashkis e Mashqitit kljen prisnduar dica llibra e Lluixhit Nidito, nj'arbëresh i Mashqitit çi shurben Tiran si Viçe-prezident Vikarjo dhe Tezorjer e Dhomes e Tregtisë italljane në Shqipëri. Bashk me Mikelle Sharillo, bëri nj'çirkull çi thrritet “Takim” dhe çi ësht nj'pik referimi pir Arbëreshët çi rrin në Firence, në Prato dhe në Pistoja, dhe çi ësht i ndjekur ka kater mil Arbëreshë, Nidito nik harron maj Mashqitin e tij dhe për ktë shurbes shruajti nj'lliber çi ka nj'titull me kuptim: “Mashqiti, pitaq i kujtimevet” ku buthton Mashqitin arbëresh, kontaktin e tij me Shqipërin dhe doverin e tij pir t'ardhmen. “Ka shum mot çi nxora residencen ka Prato e e qella Tiran – tha- po tek zëmra ime qell Mashitin ku ndenja pir shum vitra kur isha i vogel. Nj'katund ku shkojn frushkul me barra, gra çi vejn tek krenjt e katundit e qellin vuct mbi kriet o tek kukuni. U nisa në t'parit vitra e vitravet '90, bashk me Mikelle Sharillo, pir t'organizonja në Shqipëri në Tiran, dica shkëmbime kullturalli. Kljeva u çi në Prato bëra nj'Dhomë e Tregtisë e vogel italljane-shqiptare, çi vandoni viziten në Sh- qipëri me dica sipërmarrës e Pratit, kur ndën rrexhimit komunist, zun fi ll t'parat aluta pir lirin me t'shtënurit e statuavet e marksizmit dhe t'lleninizmit, dhe t'diktatorit Enver Hoxha. Kujtonj t'paren her çi pirpoqa, pirmes Amba- sadës e Shqipërisë në Itali, nj'kupile nxhinjer tekstile e Beratit, çi erdh pir t'më pirpjekni pas shtat orë vjaxhi, pir mallin e njëj “stazh” në nj'fabrik tekstile e Pratit. Kshtu zu fi ll zbu- lim “arketipik” e lidhjes time me Shqipërinë dhe me aventurën e ime shqiptare, çi rron çi ka më se dhjet vjet. Nj'shtet Shqipërja ku pe Mashqitin e im dhe vlerin kullturalle i madh e realitetit arbëresh. Kontakti im me Mashqitin arbëresh ësht i gjall prej vitravet '90, faleminderit mua dhe mikut tim Mikelle, nj'delegacjon me funcjonare shqiptar erdh në qendret arbëreshë e Vullturit, Mashqiti, Barilli dhe Zhura. Kta, me shum helm pir- poqtin gjindjat dhe fmilt dhe foltin me atà arbrisht (sikundra nj'shqiptar i shekullit XVI fl is me nj'arbëresh i shekullit XXI), si martrì etnolloxhika orixhinalle. Shpirti im arbëresh, çi mora ka mëma ime, m'qell tek njeter kërkim pir t'ardhmen: t'zbulonj orixhinen e mbiemërit Spadiu, nj'nder fmilt më me vler pas Skanderbekut e çi gjëndet dhe tek muzeu storik i erojt shqiptar në Krujë”. Përkthimi në gjuhën arbëreshe: Maddalena Scutari Kontakti im me Maschito-n arbëreshe ka qenë gjithmonë i gjallë që nga fi llimi i viteve '90, kur falë meje dhe mikut Michele, një delegacion funksionarësh shqiptarë vizitoi qendrat arbëreshe... përveç asaj të diktatorit Enver Hoxha. Më vjen ndër mend takimi i parë, i organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Itali, me një inxhiniere tekstile të re nga Berati, që kishte ar- dhur të më takonte pas një udhëtimi 7 orë të gjatë, e shtyrë nga dëshira për një stazh në një fi rmë tekstile prateze. Atëherë fi lloi zbulimi i parë i lidhjes sime me Shqipërinë dhe aventura ime shqiptare, tashmë më shumë se dhjetëvjeçare. Një vend, Shqipëria, ku, akoma edhe më shumë, munda të rijetoj me vetëdije Maschito-n time dhe vlerën e madhe kulturore të realitetit arbëresh. Kontakti im me Maschito-n ar- bëreshe ka qenë gjithmonë i gjallë që nga fi llimi i viteve '90, kur falë meje dhe mikut Michele, një delegacion funksionarësh shqiptarë vizitoi qen- drat arbëreshe të Vulture, Maschito, Barile dhe Ginestra. Miqtë përjetuan momente emocionimi të madh ndërsa takonin, përtej petkut zyrtar, qytetarë të thjeshtë dhe familje me të cilët ar- rin të komunikonin në gjuhën shqipe (gati sikur një shqiptar i shekullit XVI të mund të fl iste me një ar- bëresh të shekullit XXI), duke na dhënë një dëshmi etnologjike me një origjinalitet dhe pastërti të rrallë. Shpirti im arbëresh, i trashëguar nga ime më, më shtyn drejt një kërkimi tjetër për të ardhmen: të zbuloj origjinën e mbiemrit Spadiu, një nga familjet e rëndë- sishëm që ndoqën Skëndërbeun e që gjendet edhe në muzeun his- torik të heroit shqiptar në Krujë”.
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com 17 www.shqiptarja.comE diel, 3 mars 2013 POEMA Kur e nisa vjershën “Shqipëria” pas vizitës sime në Shqipëri, mendova që ishte një vjershë për Shqipërinë. Për Shqipërinë mësova nga pasaporta ime e parë amerikane. Më kujtohet që në faqet e saj shkruante: “Kjo pasaportë bëhet e paligjshme nëse bartësi i saj udhëton në Kubë, Republikën Demokratike Popullore të Koresë, ose Shqipëri.” Ishte viti 1962 dhe Lufta e Ftohtë në kulmin e saj. Unë e dija që Kuba dhe Koreja Veriore ishin mëkatare, por çfarë dhe ku ishte Shqipëria? Ç'kishte bërë? Është si Bashkimi Sovjetik, thonin. Por në harta ngjyra e saj nuk ishte e njëjta e kuqe. Paj, thonin, shiko, komunistët e saj janë me kinezët. Mirëpo hartat ishin shumë precize: Shqipëria nuk ishte askund afër Ki- nës. Ishte afër Italisë dhe skaj Greqisë. Athua kishte raketa? A ishin Greqia dhe Italia të frikësuara? Askush nuk mund të më thoshte asgjë. Kisha menduar se ki- sha harruar çdo gjë për Shqipërinë. Dhe ndërsa nuk i ipja asaj vëmendje të veçantë më; ndërsa rritesha dhe studioja dhe gjezdisja autostop në Indi dhe përk- theja poezi persiane dhe studioja drejtësinë dhe kon- sultoja korporata të ndry- shme dhe martohesha dhe rrisja binjakë; ndërsa pra i kisha duart plot, Pakti i Varshavës u shkatërrua dhe Shqipëria, si fqinjët e saj, u bë diçka tjetër. Me 2005, ndërkaq që unë dhe burri im po shikonim në hartat detare të plani- fikonim një verë me fëmijët tonë në Egje dhe Adriatik, venerova se ne do të lundronim përskaj Shqipërisë. Dhe a nuk ishte Shqipëria e lirë tashmë? Tani njeriu mund të shkonte në Sh- qipëri. Kishte libra udhërrëfyes që përshkruanin hotelet dhe bar-kafetë në Tiranë. Athua do të mund të hynim në dok atje? Mund të hidhnim spirancën dhe të vizitonim Shqipërinë? Përgjigjja ishte, “Jo.” Kufiri bregdetar ishte i paarritshëm. Anijet private nuk mund të ankoronin në Shqipëri. Raporti i Marinarëve (Notice to Mariners) i secilit shtet na tërhiqte vërejtjen të rrinim larg Shqipërisë. Por Shqipëria u bë vendi i vetëm ku doja të shkoja gjithsesi. Isha e paepur. Do të shkoja në Shqipëri. Dhe, nuk mund Elizabeth T. Gray,Jr: Si mbërrita te kjo poezi Elizabeth T. Gray, Jr. fl et për poemën e saj “Shqipëria” / Për Shqipërinë mësova nga pasaporta ime e parë amerikane. Më kujtohet që në faqet e saj shkruante: “Kjo pasaportë bëhet e paligjshme nëse bartësi i saj udhëton në Kubë, Republikën Demokratike Popullore të Koresë, ose Shqipëri”.... ta shpjegoja këtë. Një mëngjes të dieleje në Korfuz gjeta një firmë që organizonte eskursione dhe me ferribot shkova nga Korfuzi në Sarandë dhe prej aty, sëbashku me njëqind turistë gjermanë dhe holandezë, me autobus, në Butrint. Ciceroni ynë na tregonte për historinë e Shqipërisë dhe të gjitha ndryshimet që kishin ngjarë “prej vitit 1992.” Nuk mora vesh asgjë se çfarë kishte ndodhur me 1992. Por Sh- qipëria ishte pamohueshmërisht reale: porti i ndriçuar nga dielli me dy anije mallrash të ankoruara, doku i gjallë me qenë, shitësit e frutave dhe shumë fëmijë, ca makineri të ndryshkura të mbuluara me barishte, kopshtet e lulëzuara dhe shtëpitë e lyera me bojë të bardhë, qyteti joshes i Butrintit, i cili dukej si pjellë e për- zier e Angkorit dhe Delfi t. Më vonë, kur fi llova të shkruaja vjershën time për Shqipërinë, isha e mbushur me një ndjen- jë të humbjes dhe me trishtim të pamasë. Duke e pasë gjetur dhe prekur tokën ekzistuese të Sh- qipërisë disi kisha hum- bur një pjesë të rëndë- sishme të gjeografisë psikike, Veriun Magnetik. E kisha humbur idenë e Shqipërisë, asaj Sh- qipërie, e cila kishte qenë një hutim i çmueshëm, një pamundësi e rëndë- sishme. E kreva poemën dhe kujtova se e kisha kryer me Shqipërinë. Kur u botua vjersha me 2011, fi llim- isht në The Beloit Poetry Journal dhe pastaj në antologjinë Best New Poets 2012, papandehur zbulova që Nju Jorku dhe Facebooku ishin dëng me shqiptarë. Tanimë kam shumë miq nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Ata më kanë treguar për historinë e vjetër dhe të re të shqiptarëve si dhe letërsinë dhe kulturën e tyre. Shumë nga ta më kanë dhuruar novela dhe libra me poezi shqiptare të përkthyera në anglisht, dhe njëri prej tyre— Uk Lushi— sot po u prezenton vjershën time “Shqipëria” të gjithë atyre që lexojnë shqip. [teksti hyrës i Uk Lushit, ai i zon- jës Grey Jr. dhe vjersha janë botuar sëpari anglisht në gazetën Illyria të Nju Jorkut- përkthimi i tyre në shqip është bërë nga Uk Lushi] Unë e dija që Kuba dhe Koreja Veriore ishin mëkatare, por çfarë dhe ku ishte Shqipëria? Ç'kishte bërë? Është si Bashkimi Sovjetik, thonin. Por në harta ngjyra e saj nuk ishte e njëjta e kuqe. Paj, thonin, shiko, komunistët e saj janë me kinezët. Mirëpo hartat ishin shumë precize: Shqipëria nuk ishte askund afër Kinës. Ishte afër Italisë dhe skaj Greqisë. Athua kishte raketa? A ishin Greqia dhe Italia të frikësuara? Askush nuk mund të më thoshte asgjë.... Me 2005, ndërkaq që unë dhe burri im po shikonim në hartat detare të planifi konim një verë me fëmijët tonë në Egje dhe Adriatik, venerova se ne do të lundronim përskaj Shqipërisë. Dhe a nuk ishte Shqipëria e lirë tashmë?
10 E diel, 3 mars 2013 DOSSIER KREU i “Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit” i shkruante kryekomandantit SS për domodoshmërinë e krijimit të një trupe shqiptare nën urdhërat gjermane që më vonë do të merrte emrin “Skanderbeg” Dokumenti Zbulohet letra e Bedri Pejanit për Himlerin! 29 mars 1944: Militarizimi ka si qëllim, të verë në dispozicion një numër prej 120 000 – 150 000 vullnetarësh  TIRANE ARMAND PLAKA Në fakt, sëbashku me Xhelal Staraveckën, ai renditet ndër dy figurat e mëdha që pjesën më të madhe të angazhimit të tyre ia kushtuan lëvizjes përparimtare majtiste e deri komuniste, me idealin që kishin për t'i shërbyer kësisoj më mirë kombit dhe përparimit, porse nga fundi i luftës kaluan në një pozicion fare të kundërt, për arsye thuajse të njejta. Bëhet fjalë për Bedri Pejanin, i cili pati një fat tragjik, duke vdekur i helmuar nga jugosllavët në vitin 1946, të cilët i kishin bërë atij një gjyq “popullor”, pasi e kishin marrë në dorëzim nga pala shqiptare. Amanetet e tij dhe pikëpamjet që kishte rreth bashkëpunimit të komunistëve shqiptarë me ato jugosllavë, janë zbuluar shumë dekada më vonë, në formën e dëshmive që la para vdekjes shkrimtari i madh shqiptar, Petro Marko, i cili e kishte shoqëruar atë drejt “udhëtimit të vdekjes” ( shih: “Retë dhe gurët”, Petro Marko, fq. 444-446, Tiranë 2000). Ndërsa karriera e tij lidhet pazgjidhshmërisht me luftën për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë e më kombëtare, duket se nisur pikërisht nga ky besim, ai ndërmori edhe hapa të cilët nga shumë studiues i vlerësohen si të gabuar e që mund t'a kishin dëmtuar interesin kombëtar, nisur nga ajo se çfarë sollën më pas konstela- cionet e reja politike pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, të cilat mund t'a kishin renditur Shqipërinë në anën e humbësve. Por parë nga disa këndvështrime të tjera, duket qartë se ai thjesht u mundua të merrte masa për t'i paraprirë një të nesërmje shumë të vështirë për fatet e kombit të vet. Kjo duket fare qartë në dokumentin, që shpesh është për- mendur, por se asnjëherë nuk ka dalë i plotë në shqip e që përbën vërtetë një vlerë historike të pamohueshme në shumë aspekte. Ai na është përcjellë falë punës së një njohësi shumë të mirë të historisë e letërsisë shqipe, siç është Robert Elsie, i cili duke gërmuar në analet e Arkivës Federale gjermane ( Bundesarchiv / Rk.2924 D) e ka përcjellë atë në fakt vetëm në anglisht, duke i bashkangjitur dokumentin origjinal në gjermanisht, i cili më ngacmoi ta sjell për lexuesin e “Shqiptarja.com” si një risi plot vlera, duke na e pasuruar vizionin dhe gje- tur edhe gjenezën e themelimit dhe përfshirjes së shqiptarëve ( në fakt vetëm të kosovarëve) në Divizionin SS “Skanderbeg”, gjë e cila në fakt për shumë kohë ka përbërë e përbën një material shumë kompromentues për qarqet antishqiptare rreth e qark fqinjvëve tanë e më gjerë. Por çfarë përmbante në fakt letra e Bedri Pejanit tashmë në cilësinë e Kryetarit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit për ish-shefi n e SS- ve, krahun e djathtë të Hitlerit, Hajnrih Himler ( Heinrich Himmler). Cilat ishin kërkesat e tij drejtuar gjermanëve më 29 mars 1944, në një vit kur tashmë fatet e luftës duket se kishin marrë udhë prej kohësh. Çfarë e shtynë atë të ndërmerrte një hap të tillë dhe si e arsyetonte ai këtë kërkesë?. * * * Prizren, 29 mars 1944 Kryetari i Komitetit Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit për Mbrojtjen e Kosovës Shkëlqesia Juaj! Komiteti Qendror i Lidhjes së Dytë Sh- qiptare të Prizrenit më ka ngarkuar mua t'ju përcjell në vëmednjen Tuaj përmbajtjen e mëposhtme: I Mobilizimin e Kosovës dhe të viseve të çliruara shqiptare nën udhëheqjen gjermane. Bedri Pejani (1885-1946) lindi në Pejë. Ndoqi kolegjin e famshëm “Robert College” në Stamboll ku studioi histori në Universitetin e Stambollit. Pejani ishte fi rmëtar i Deklaratës së Pavarësisë në Vlorë, në nëntor 1912. Ai ishte ndër përfaqësuesit e Komitetit të Mbrojtjes së Kosvës, që përfaqësoi interesat e saj edhe në Konferencën e Versajës në 1919. Më pas u bë anëtar i Parlamentit shqiptar në vitet 1921-1923, nën siglën e Partisë Popullore. U arratis nga Shqipëria kur Ahmet Zogu erdhi në pushtet në vitin 1924 dhe iu bashkangjit lëvizjes kombëtare me pikëpamje majtiste, e njohur me emrin KONARE (“Komiteti Nacional Revolucionar”) deri në vitin 1927. Pejani formoi më vonë Komitetin për Çlirimin e Kosovës dhe u dënua me vdekje (në mungesë) nga qeveria zogiste. Në vitet 1941- 1943, ai gjendet i internuar nga italianët, por lirohet pas kapitullimit të tyre dhe rikthehet në vendlindje. Nën asistencën e emisarit gjerman, Franz von Schweiger, Bedri Pejani dhe Xhaferr Deva themelojnë “Lidhjen e Dytë të Prizrenit” që kishte si synim të mbronte trojet etnike shqiptare, në atë kohë të vëna në rrezik, duke u vënë hapur kësisoj në bashkëpunim me gjermanët e braktisur plotëisht idealet rinore, pasi kishte kuptuar se ato ishin devijuar nga udhëheqja komuniste shqiptare. Ndërkohë, ai kishte konflikte edhe me vetë kreun e trupave pushtuese gjermane, Neubacher, i cili kishte urdhëruar deri arrestimin e tij nga “Regjenca” në vitin 1944, por pa sukses. U kap nga komunistët shqiptarë në territor shqiptar në vitin 1945, dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave që e dënuan me vdekje. Fati i tij mbeti i pazbardhur derisa u mor vesh pas viteve '90 se vdiq i helmuar në një spital të Prizrenit në korrik 1946. Bedri Pejani, një jetë për Kosovën! Kush ishte? Faksimile e letrës së Bedri Pejanit për Himlerin, 29 mars 1944 Bedri Pejani
21E diel, 3 mars 2013 OPINION Koment NGA SADEDIN ÇELIKU vijon nga faqja 1 The European Union, represented by the Delegation of the European Union to Albania, 17th Floor, ABA Business Centre, Rruga Gjon Pali II, Tirana, Alba- nia, is seeking proposals for supporting Albanian Civil Society, with fi nancial assistance from the European Instrument for Democracy and Human Rights (EIDHR) Country-based support Scheme 2012-2013. The specifi c objectives of this Call for Proposals are: 1. Protecting women's rights and promoting gender equality and wom- en's empowerment 2. Protecting the rights of the child 3. Advancing the rights of discriminated groups, focusing on people with disabilities, and lesbian, gay, bisexual and transsexual (LGBT) per- sons The full Guidelines for Applicants are available for consultation at the prem- ises of the Delegation of the European Union to Albania and on the following internet sites: https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index. cfm?do=publi.welcome and http://www.delalb.ec.europa.eu This is a restricted Call for Proposals. In the fi rst instance, only Concept Notes must be submitted for evaluation. Thereafter, applicants who have been pre-selected will be invited to submit a Full Application Form. The deadline for submission of Concept Notes is 30 April 2013 as evidenced by the date of dispatch, the postmark or the date of the deposit slip. In case of hand-deliveries, the deadline for receipt is at 16:00 hrs local time as evi- denced by the signed and dated receipt. Local publication for call for proposals European Instrument for Democracy and human Rights (EIDHR) Support a thriving civil society in the fi eld through Country-based Support Scheme (CBSS) 2012-2013 EuropeAid/134164/L/ACT/AL Rreziku nga votat informale ...ardhmja ka mbetur jetime, ose merren fare pak me të ekonomistët, të cilët bëjnë sikur bëjnë prognozat. Fakti që investimet janë produkt politik dhe i së tashmes dhe gjithçkaje tjetër, i bëjnë gabim pa parashikuar të ardhmen e brezave që vijnë, tregon për punën e dobët të të gjithëve pa dallim. Gjithsesi, unë nuk e kisha fjalën tamam këtu, por diku tjetër. Titulli i artikullit lidhet me zgjedhjet e 23 Qershorit të vlerësuara si shumë të rëndësishme, jo vetëm nga faktori politik shqiptar, por dhe ndërkombëtar. Nga këto zgjedhje populli pret me padurim rota- cionin, i cili është rrjedhojë e punës së keqe që ka bërë qeveria në këto tetë vjet, por dhe i varfërisë që ka pllakosur vendin dhe familjet shqiptare. Sigurisht që kjo nuk është e lehtë, për shkak se mazhoranca e sotme e drejtuar nga Partia Demokratike në 14 zgjedhje të zhvilluara në vendin tonë e ka deformuar votën e zgjedhësve. Tashmë nuk bëhet fjalë për zgjedhje të lira e të ndershme, por për vjedhje, tjetërsim, kor- rupsion elektoral; të cilat herë-herë shkojnë deri tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo u pa në zgjedhjet e fundit vendore, në të cilat me kuti të shpuara u sajua rinumërimi nga ku rezultatin e bënë si deshi ky Komision Qendror me Ristanin në krye. Në këtë rast, ideatori u shpërblye jo me de- korata, se ato nuk ia japin dot, por e emëruan Zëvendësministër të Brendshëm të deformimit të votave, sepse zotëria në fjalë plotësonte e kësaj mazhorance kanë qenë dhe të LSI-së si pjesë e këtij koalicioni. Edhe pse LSI-ja i ka mëshuar gjithmonë integrimit, prapë se prapë nuk e ka mbetur pa mëkate. Kështu ajo ka kryesuar Ministrinë e Ekonomisë, e cila mbahet kampion i korrup- sionit. Të gjitha paudhësitë kanë ardhur nga ajo Ministri, e cila ka dhënë me konçension qindra licenca hidrocentralesh, minierash dhe mjaft ekonomi dhe sipërmarrje të tjera. LSI-në nuk e bashkon programi politik me Partinë Demokratike, madje as programi qeverisës. Kjo u pa qartë kur me çështjen e integrimit u mor më tepër Kryetarja e Parla- mentit, e cila nuk la vend në botë pa shkuar, por dhe Kryeministri. LSI-ja u bë ortak me PD-në, sepse ju desh të devijonte në programin qeverisës, pra privatizuan sektorët strategjikë, ushqyen monopolet dhe nga pikëpamja sociale reduktuan ndihmën ekonomike, vende të reja pune nuk u hapën, shërbimet spitalore u bënë me para, medikamenteve, ujit të pijshëm, energjisë, telefonit, ju vendosën TVSH dhe tarifa shërbimi. Sidoqoftë, artikulli nuk synon të analizojë punën e qeveritarëve të kësaj force politike, por të japi një ide e sugjerim për atë që pritet të ndodhë pas 23 Qershorit. Programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është thuajse njëlloj me Partinë Socialiste. Objektivat afat mesme dhe afat gjata gjithashtu njëlloj dhe njerëzit që militojnë tek LSI-ja janë edukuar dhe dalë nga e njëjta shkollë politike. A nuk është e drejtë që kjo forcë politike të kthehet në identitet, të divorcohet nga Partia Demokratike, e cila me programin qeverisës u paraqit parti e ekstremit djathtë? Në se do duhet t'i bashkohet programit të Partisë Social- iste, kur do të ndodhë dhe a duhet të ndodhë para zgjedhjeve? Të mos harrojmë se Shqipëria po përjeton një periudhë krize, ku fajtorët kryesorë janë ata që qeverisin sot dhe kësisoj dy forcat tona politike duhet të bashkojnë energjitë për t'i kapërcyer ato që janë bërë keq nga qeverisja e keqe e Berishës. Asnjëherë nuk është vonë, madje është koha pikërisht tani që LSI-ja t'i largohet të keqes e të kthehet në familjen eu- ropiane të socialistëve të vërtetë. kushtet si specialist dhe si ekspert i zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, “Ai” mund ta çojë deri në fund aventurën e tij në se e lënë. Kjo duket sheshit, ku në urdhrin e fundit iu hiqet vendbanimi zgjedhësve, që do të thotë se prurjet nga veriu, emigrantët, mund të votojnë disa herë dhe sa të duan, duke prodhuar në këtë mënyrë vota informale. Sindroma e pushtetit në vendin tonë është e veçantë në llojin e vet, kjo dhe për shkak të së shkuarës, varfërisë dhe mentalitetit shqiptar primitive. Ideja për t'u pasuruar shpejt dhe për pak kohë e bën politikën të sillet keq ndaj shoqërisë, së cilës të gjithë i kemi borxh. Është e papranueshme ideja e mbajtjes së pushtetit dhe atëherë kur krijon borxhe, plagë sociale, madje dhe gjynahe. Kjo do të thotë se duhet ta dorëzosh pushtetin, t'ia lësh vendin një force tjetër, e cila merr përsipër korrigjimin e gabimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Nuk është turp të gabosh gjatë qeverisjes, por turp është të mos njohësh gabimet dhe të mos luftosh e përpiqesh t'i korrigjosh ato, aq ma tepër kur gabimet kanë karakter publik dhe cenojnë interesat publike. Gjithsesi gjithë këtë parathënie e bëra për të thënë diçka për partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Të jem i sinqertë, disa nga gabimet Maqedoni Tensionohet situata, përleshje të dhunshme ndëretnike Rreth 18 shqiptarë janë arrestuar gjatë pro-testës së djeshme, të organizuar në Shkup, pas dhunës së ushtruar nga maqedonasit ndaj shqiptarëve, ndërkohë që edhe 11 policë janë lënduar. Protesta u zhvillua nën parrullën “Të protestojmë me fl amuj kombëtarë” dhe u thirr përmes rrjeteve sociale. Aktualisht, rrugët e Shkupit janë të mbushura me policë. Incidentet nisën pas protestave të maqedonasve kundër emërimit të ministrit të ri të Mbrojtjes Talat Xhaferri. Pas protestës, maqedonasit sulmuan banorë me kombësi shqiptare. Më pas, mijëra shqiptarë protestuan para godinës së qeverisë, kundër dhunës së huliganëve maqedonas mbi të rinjtë shqiptarë, fëmijë e gra, të ndodhur pasditen e së premtes. Talat Xhaferi ka qenë në të kaluarën komandant i UÇK-së. Protestuesit shqiptarë kanë djegur fl amuj maqedonas, që i hoqën nga disa shtylla dhe, me fl amurin kombëtar shqiptar në dorë thërrisnin: “Ne jemi burra, nuk rrahim fëmijët. Dilni, ja ku jemi. Duam qetësi, duam barazi.” Një pjesë e protestuesve kanë dëmtuar objek- tet anash rrugës, ndërkohë që policia ka shtuar radhët dhe në përforcim kanë mbërritur edhe autoblinda. Policia përdori gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë protestuesit të cilët hodhën gurë dhe mjete të forta. Protesta ka degjeneruar në momentin kur një numër i vogël personash, që dyshohet se ishin të infi ltruar nga jashtë, kanë provokuar policinë, duke e sulmuar me mjete të forta. Bashkimi Demokratik për Integrim fajësoi Parti- në Demokratike Shqiptare për nxitjen e dhunës në protestën që ishte parashikuar të ishte e qetë. Banorët e Shkupit thanë se ndihen të shqetësuar nga gjithë kjo situatë, pasi nuk ndihen të sigurt të dalin nga shtëpitë e tyre.
24 E diel, 3 mars 2013 Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë GJITHMONE PRANE JUSH! Origjina e Lajmit VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi GKH«Qs«SMHVsQWMHWsU«Ws«(XURSsV Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë www.shqiptarja.com LAJME NGA BOTA ■ Obama fi rmos shkurtimet për borxhin 11.7 trilion dollarë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka nënshkruar hyrjen në fuqi të shkurtimit të shpenzimeve, të njohura si “sekuestrimi”, për t'i hequr një shumë prej 85 miliardë dollarësh buxhetit federal të SHBA-ve, për këtë vit. Obama dhe liderët republikanë të Kongresit sërish dështuan për arritjen e një marrëveshjeje për shmangien e tyre. Dy palët kanë mosmarrëveshje në lidhje me insistimin e presidentit për të rritur taksat, si pjesë e planit për të adresuar borxhin prej 11,7 trilionë dollarë të vendit. ■ NATO në luftë me talibanët, vret gabimisht 2 fëmijë afganë Ushtarët australian të NATO-s kanë qëlluar gabimisht ditën e djeshme dy fëmijë gjatë luftimeve me talibanët në Afganistan. Sipas autoritete të dy fëmijët janë qëlluar gabimisht. Misioni i NATO-s ka konfi rmuar incidentin duke thënë se janë përgjegjës për incidentin e rëndë dhe thanë se “fëmijët janë qëlluar gabimisht më 28 shkurt gjatë një luftimi të ashpër me talibanët”. Një hetim është duke u zhvilluar aktualisht për rastin në fjalë. ■ Gjendet i vrarë në Romë paparaci i fi lmave të Hollivudit Danelio Lo Presti, personazhi protagonist i zbul imeve të sikletshme të yjeve më të njohur të kinematografi së u gjet në një pellg gjaku në zonën e Testaços në Jug të Romës. Vrasja është kryer në mënyrë mafioze, ku Lo Presti është goditur me një plumb pas koke, sipas buriemeve të policisë nga një armë me kalibër të vogël. Megjithëse ka fotografuar dhjetëra Vipa të Hollivudit si Angeline Joly, Rihana-n, etj, dyshimet janë se paparaci ka fotografuar ndonjë nga anëtarët e mafi as italiane. ■ Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry pritet me protesta në Egjipt Teksa i dërguari i Shtëpisë së Bardhë mbërrinte në kryeqytet për bisedime me presidentin Mohamed Mursi, ministri i Mbrojtjes, Abdel Fatah Sisi, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil el Araby dhe eksponentë të shoqërisë civile egjiptiane kanë hedhur gurë dhe shishe molotov kundër komisariatit, duke shkaktuar një zjarr të madh. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria egjiptiane e Brendshme në një komunikatë për shtyp. Sulmi ndaj Port Said është kryer nga një turmë kundërshtarësh të presidentit Mursi. Pasi kanë hedhur gurë dhe bomba molotov ndaj komisariatit, protestuesit nuk kanë lejuar zjarrfi kësit të ndërhyjnë për të zbutur fl akët. Më parë pati raportime për një protestues të vrarë dhe 30 të tjerë të plagosur në manifestimet në Mansura, në degën e Nilit. ■ Florida, gallabërohet nga një gropë thithëse prej 6 metrash të thellë Jeffrey Bush, 36 vjeç, mendohet të ketë vdekur, pasi ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të sigurojnë kontakte me të. Zyrtarë lokalë kanë shtyrë përpjekjet e mëtejshme për shpëtim, deri kur të përcaktojnë se sa sipërfaqe toke rrezikohet nën shtëpinë e tij. Gropat thithëse janë të zakonshme në disa pjesë të Florida-s, tha shefi i zjarrëfi kësve të qytetit Hillsborough. “Florida kryesisht qëndron mbi një sistem shpellor”, tha shefi Ron Rogers, i cili shton se erozioni nga uji nëpër shpella shkakton shembjen e tyre, duke formuar gropa thithëse në sipërfaqe. Gropa thithëse është aktualisht 9 metra e gjerë dhe 6 metra e thellë, por zyrtarët kanë caktuar një rrethim shpëtimi prej 30 metrash të gjerë, duke iu frikësuar zgjerimit të kësaj grope.
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com 19 www.shqiptarja.comE diel, 3 mars 2013 PROFILE CONFESSIONES Këngë e gjakosur Frymëzuar prej rrëfi mit real që i bëri dëshmitari, ish-mik i Qemalit dhe shok qelie i Gacit, që ka përjetuar çastet e fundme e tejet të dhimbshme të këngëtarit... mik i Qemalit dhe shok qelie i Gacit, që ka përjetuar çastet e fundme e tejet të dhimbshme të këngëtarit, mbi kokën e të cilit, për t'ia lehtësuar vdekjen, i pat belbëzuar tingujt e“Ave Maria”-s. Shkrimi është me të vërtetë mbresëlënës, ka theksa hymnizimi e apologjie, sepse vetëpërmbajtja e qëndresa e protagonistit të kujton Fenik- sin e mitologjisë. Është dhënë me ngjyra të forta tablloja e zullumit të asaj nate Ferri ku ndjeshmëria dhe sinqeriteti ideo-emocional i autorit për- çojnë me vërtetësi kontrastin e madh midis së Mirës e së Keqes. Lexon këtë rrëfim- dëshmi të letrarizuar dhe ne duhet të na shkojë mendja se autorit i ka therë në shpirt dhe i është dridhur dora duke i dhënë jetë asaj atmosfere vrastare të një qelie të qelbur burgu, thuaj kasaphane; fjalë pas fjale ai ka përjetuar me imagjinatë të ndezur grahmat e fundit të të vëllait 25 vjeçar, kur dekada e dekada më parë, nën goditjet vdekjeprurëse e të pandërprera e të të njëjtëve xhelatë, në të njëjtat biruca mortore, ai nuk u pat dhënë, pat zgjedhur vdekjen në vend të dyzimit. Kumti i këtij krijimi të mi- kut tim më jep një minimum ngushëllimi, sepse hap shtegun për t'i blatuar këto fjalë modeste homazhi në përvjetorin e dhjetë të shuarjes së tij; ndërkaq më pezmaton mendimi se ai do të na lumturonte me krijime të tjera, me vlera të qensishme: i kishte tërë të dhënat, ishte një kapacitet, me shumë erudicion, një profesionist i afi rmuar, një mjeshtër në mësimdhënien e letërsisë, me ndjeshmëri e ekspresivitet sugjestionues. Qe vetëm censura dhe autocen- sura që ia ndrydhën energjitë krijuese; e ndiqte kudo e kurdo etiketimi “familje e përnd- jekur”. Përmbysja e Diktaturës e aktivizoi, fi lloi me publicistikën dhe kryesisht me redaktimin e krijimtarisë së Qemalit, për ruajtjen e së cilës nga asgjësimi, u përkushtua për 50 vjet, jo “… pa drojën e befasisë tinzare e inkuizitore”. Botimi i përm- bledhjes “Era” qe një vlerë e vërtetë për letrat tona dhe ai projektonte një botim shter- rues të shkrimeve të Qemalit. Që më 1993 u aksidentua dhe mbeti në shtrat duke iu rënduar së tepërmi parkinsoni që do t'i shkurtonte jetën para kohe, por duke mos ia kursyer goditjen më të rëndë për një prind, vdekjen e djalit burrë, letrar i ri i talentuar! Do të rrjedhin motet por ata do të kujtohen kudo e kurdo: krijuesit i përkasin për- jetësisë, mesazhet e tyre për njeriun, për jetën, për lirinë mbeten përherë të shtrenjta dhe udhërrëfyese. ENVER DRAÇINI Qyteti u tulat nën kamx-hikun e shtrëngatës, i verbuar nga vetëtimat dhe i trembur nga bubullimat. Shiu me rrshekë përplasej valë- valë në dritaret; brenda nje dhome tipike shkodrane isha ulur karshi një ish-të burgosuri me krye të zbardhur. Ja rrëfi mi i tij rënqethës:“Kështu ishte atë natë!...Rrebesh i tërbuar si sonte !... Shkreptimat në njerën anë, thirrjet e egra të gardianëve në anën tjetër dhe ulurimat si të bishave të plagosura të të burgo- surve të torturuar, në intervale! Herë-herë ato ulurima kthe- heshin në ankime të këputura që dilnin kushedi nga ç'thellësi e panjohur e shpirtit, apo ato angullima që s'i përkisnin më kësaj bote e që mbushnin ajrinë e përdhunuar të asaj ndërtese të zhytur, natën, në mister të frik- shëm. Ne dëgjonim e veshtonim të dërmuar.Vetëm kush ka kalu- ar nepër ato qeli të ndyra e të errta dhe ka njohur atje kryqin e vuajtjes, peshën e të gjitha mallkimeve, e kupton dhe e kujton atë ankth , atë zor, atë tmerr që të zapton shpirtin e të paralizon trupin, kur dëgjon atë tingull që e bën të panjohshëm zërin tonë prej njeriu në teprinë e vuajtjes trupore, atë tingull që barazon nje- riun që vuan me kafshën që vuan: rënkimin instinktiv të çdo mishi të përdhunuar, njerëzor apo shtazor. Ne që prisnim radhën – (a e mer- rni me mend ç'do të thotë të presësh radhën në një vend të atillë?!) – atë natë ishim njëherësh edhe protago- nistë edhe spektatorë,- ( veç spekta- torë dhëmbshurisht të lebetitur) – në atë tragjedi të përgjakur që luhej në atë ndërtesë ogurzezë, së cilës , edhe ditën, qytetarët i qëndronin larg; ndërtesë- varr i gjallë për të vdekurit ende në jetë. Ishte një natë! Ç'natë ! Pafundësisht të vegjël, pikla jete ishim nën trysninë e furtunës që tërbohej jashtë, nën mëshirën e lla- htarit që përgjakte e mbyste brenda. Ishim skeletër të thuash pa jetë: jeta ishte përqendruar vetëm në sytë tanë; sy të mbushur me angushti e alarm, me jetë tmerrësisht të turbulluar në atë pritje që s'mbaronte kurrë! Pastaj,… diçka ndryshoi! Ajo atmosferë apokaliptike, mbushur klithma ferri e heshtje rënqethëse, u transformua papritur: në kor- ridor u dëgjuan hapa të shpejtë e të rëndë, përzierë me rënkime të molisura e fëshfëritje rrobash e trupash të tërhequr zhargas. U çelën, u përplasën dyer. U çel edhe dera karshi nesh. Pastaj një farë qetësie, një qetësi aty afër, në atë batërdi zullumi të përgjithshëm. Nga vrima vërejtëm andej nga mund të ishte përplasur viktima, dikush nga tanët. Pritëm shkreptimën e vetëtimave: nën dritën kuqebardheblu diktuam një grumbull, një lëmsh njerëzor.- Ç'keqardhje ta ndrydh shpirtin, kur s'mund ta ndihmosh vëllanë e fatkeqësisë aty afër, të thuash një hap nga ti, mu në korridorin e errët ku e kishin plandosur! Aty ku jeta qëndron në kapërcyell, ndihma solidare është kuptim jete. Pritëm një të shkrepur të rad- hës e, në atë zhurmë, për t'i dhënë zemër, i pëshpëritëm fort: “-A dëg- jon? Qëndro!”...Prej andej asnjë zë, asnjë përgjigje.- S'vinte shenjë jete nga errësira .- Dihatnim ne nga zori e nga e papritura: Kushedi?!... Vdekja aty bridhte kudo e kurdo! Ai lëmsh njerëzor aty,i frikshëm!... Koha kalonte. Po edhe koncepti kohë atje ndryshon; koha e brendshme është krejt e ndryshme nga koha e jashtme, ajo kalendarike; edhe një segment minute, edhe një sekondë, e ngjeshur me ngarkesë të madhe tensioni nervor, me parandjenja të frikshme, me drithërima pasigurie, zgjat aq shumë sa të duket një orë, një shekull. Por papritur, prej andej zëri i tij: “ - A të këndoj?”...-Të këndojë?! Gjallë ishte ai trup i shkallmuar?! Të befas- uar, mbetëm memecë! Çuditërisht, njeriu është sa i dobët, aq edhe i fortë..Ky dualizëm ishte fuqimisht i pranishëm në burg. Ç'ishte , pra, ajo forcë e brendshme që drejtonte e urdhëronte materien, fi zikun,trupin, qenien; ajo energji jetësore që e bënte njeriun, në mes të acarit të dimrit, të qëndronte gjallë, madje pa u çmendur, i varur, gjysmë lakuriq, i ngrirë kallkan, në hekurat e dritares pa xhama; si arrinte të mos vdiste dhe të mposhtëte asgjësimin edhe kur mbi trupin e uritur e të drobitur hidheshin, herëpashere, për javë të tëra, kova me ujë të akullt?! Shpre- hje e potencialit shpirtëror të spiritu- alizmit apo dëshmi e volontarizmit? Kushedi! Një e vërtetë e madhe ishte e dukshme: njashtu si lënda inerte që, në kushte të veçanta , është në gjendje të çlirojë energji kolosale, gati diellore, njashtu dhe organizmi njerëzor, sado i brishtë, në kushte të veçanta përqendron energji kolosale shpirtërore e trupore. Psikologjia mund të argumentojë, teologjia mund të predikojë, por për ne që ishim vetë subjekte të një realiteti të jashtëzakonshëm, kjo epërsi, prej perëndish të kryqëzuar, ishte një mrekulli, një mrekulli jo hyjnore por thjeshtë njerëzore: mrekullia ishim ne vetë, ishte Njeriu, ky i Panjohur i madh. Kështu, andej matanë, zëri i tij këndonte.Të gjithë të burgosurit e njihnin zërin e tij të ëmbël e të butë. Ai zë tani ishte i këputur, ankues e i pafuqi, por prap kishte mbetur i ëmbël në trishtim. Herë ndihej më i fortë, herë humbiste, por shqisat tona , të tensionuara, e kapnin përtej zhurmave, e amplifi konin edhe me mend. Arrinte kënga në qelitë e fl liqta që dihatnin dhimbje, duke përhapur jehonën e jetës në atë mje- dis përdhunimi e krimi, duke larguar frymën e vdekjes, frymën e mohimit. Në bebëzat e syve të shokëve të mi pashë ndriçim shprese: po, po edhe një farë krenarie, do të guxoja ta quaja. Vetëtimat verbonin jashtë e brenda, era hungëronte ndër vrima e qoshe të shkreta, shkreptimat shkrepnin potershëm, rojet çir- reshin me britma e kanosje të egra: “Pusho, kriminel!”. Ai vazhdonte të këndonte këngën e tij” Kaçurrelat e tu”, ndërsa ne qanim, ashtu të shutitur, siç mund të qajë burri në heshtje, me supet që e tradhëtojnë. Po shfrynim ngarkesën nervore dhe jeta, apo “ jetëza”, po hynte prap ndër ne… ngadalë. Ishte një fërshtizë drite në atë errësirë të madhe, një ndërgjegjësim i të qenunit.” Bashkëbiseduesi, me shumë mallëngjim, e mbylli kështu rrëfimin: “ Dhe ashtu vdiq më vonë,në burg, ajo Jehonë hareje në atë Luginë mjerimi: me këngën e ëmbël e të butë në gojë , me trup të shumtën ndër hekura, veç me shpirtin të papranguar, të lirë!” Ndërsa, pas heshtjes, ai shikon- te i përmalluar errësirën jashtë që t'i shmangte shikimit tim sytë e tij të mërtisur, unë po përgjoja veten brenda - çfarë më thonin zemra e mendja pas këtij rrëfi mi: Sa dhunë vrastare, sa harbutëri fodulle e sa shtazëri e pangopur në njerën anë! Sa dashuri për jetën dhe lirinë, sa thellësi e fi snikëri ndjenjash, sa humanizëm e soli- daritet vëllazëror në anën tjetër! NË FOTO: Enver Draçini
7E diel, 3 mars 2013 EKONOMI Nis rikonstruksioni i një tjetër rruge rurale në Elbasan Mbi 15 mijë banorë të komunave Grekan, Kajan dhe Kozarë në Elbasan, do të lidhen së shpejti me njëri-tjetrin me rrugë të asfaltuar sipas parametrave bashkëkohore. Rruga ka një gjatësi 13.5 km dhe është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit me fi nancim të qeverisë shqiptare dhe donatorëve të tjerë. Gjendja e rrugës ekzistuese ka qenë tejet e amortizuar dhe kalohej me vështirësi nga automjetet. Po kështu në zonat e banuara undojnë trotuaret dhe sinjalistika është jashtë parametrave teknike. Edhe pse është një zonë me potenciale të zhvillimit bujqësor dhe blegtoral, fermerët e kësaj zone, e kanë pasur të vështirë transportin e prodhimeve të tyre në tregjet e qytetëve përreth. Me rikonstruksionin e rrugës pritet t'u vihet më shumë në ndihmë banorëve dhe fermerëve të zonës. Rikonstruksioni i rrugës parashikon edhe ndërtimin e trotuareve, vendosjen e sinjalistikës rrugore, përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve, etj. Ky investim shkurton kohën e udhëtimit tri herë e synon të japë rezultate të prekshme për komunitetin, duke nxitur zhvillimin e bujqësisë. KURSI I KËMBIMIT VALUTOR Çmimet të ushqimeve në kryeqytetBurimi: Banka e Shqipërisë Data 2.3.2013 Data 2.3.2013 Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe USAID Dollari Euro Paund Franga LEKË NDRYSHIMI DITOR 106.97 +0.49 LEKË NDRYSHIMI DITOR 139.63 -0.03 LEKË NDRYSHIMI DITOR 160.87 -0.56 LEKË NDRYSHIMI DITOR 113.92 -0.50 ■ Mollë 79 ■ Portokall 92 ■ Mandarina 185 ■ Limon 200 ■ Ullinj 172F R U TA ■ Domate 210 ■ Kastravec 270 ■ Spec 260 ■ Spinaq 98 ■ Lakër 44 ■ Lulelakër 122 ■ Karrota 91 ■ Patëllxhan 290 ■ Kungull 220 ■ Fasule 310 ■ Qepë 74 ■ Patate 82 Çmimet në lekë/kg P E R IM E Itali Shqiptarët, të tretët në biznesin e huaj Kompanitë e drejtuara nga qytetarët e huaj në Itali kanë arritur në pothuajse gjysmë milioni. Qytetarë të ardhur nga Shqipëria rezultojnë si biznesmenë të tretët në numër, pas Marokut e Kinës. Vendi ynë përfaqësohet me 30.475 sipërmarrës. Në vitin 2012, kjo pjesë, tashmë strukturore e sek- torit sipërmarrës në Itali, është rritur me një ritëm prej 5.8%, duke arritur në 24.392 ndër- marrje më shumë, në krahasim me fundin e vitit 2011. Unioni i Dhomave të Tregtisë në Itali, “Unioncamere” ka bërë të ditur se, ky kontribut i të huajve në vend ka qenë vendimtar për të mbajtur në territor pozitiv bilancin e të gjithë sistemit sipërmarrës italian. Ky i fundit është rritur me vetëm 18.911 njësi gjatë vitit të kaluar. Në fund të vitit 2012, 477.519 bizneset e drejtuara nga qytetarët e huaj përfaqësuan 7.8% të numrit të përgjithshëm. Pjesa më e madhe e aktiviteteve të sipërmarrjes nga të huajt, 80%, përbëhen nga sipër- marrje individuale, ndërsa kom- panitë kanë prekur nivelin 9.7% të totalit. Vendi kryesor i prejardhes së sipërmarrësve mbetet Maroku me një numër prej 58.555 titul- larësh, i ndjekur nga Kina me 42.703. Rritjen më të madhe në vitin 2012 e kanë regjistruar sipërmarrësit nga Bangladeshi, ndërsa Kosova ka rritur pjesën e saj me 37.6%. LAJME SHKURT Censusi, shifra të tjera nga ato zyrtare Publikimi i vonuar, “sëmundje e vjetër” e Institutit Beqja: INSTAT-i fsheh statistikat Lajmi Sipas opozitës, In- stituti i Statistikave jep shifra të vonu- ara dhe jo të sakta. Ndërkohë, progra- mi i publikimit të statistikave zyrtare, që miratohet në Ku- vend, i fshihet publi- kut, deklaroi sekre- tari për Programin Ilir Beqja  TIRANE GENC KONDI Statistikat Sipas qeverisë, janë krijuar mijëra vende pune, por ata janë “të padukshëm”. Sipas INSTAT-it në fund të 2012-ës, të punësuar janë 927.400 vetë. Po sipas INSTAT-it, në fund të vitit 2008 të punësuar janë 974.070 vetë, pra 46 mijë e 600 vetë më pak ■ Greqi, guvernatori: Në 2014 dalim nga recesioni Guvernatori i Bankës Qendrore të Greqisë, Jorgo Provopulos, ka kërkuar nga qeveria e Samarasit të vijojë në rrugën aktuale të zbatimit të reformave, duke argumentuar se ekonomia e vendit do të jetë në recesion përgjatë këtij viti dhe do të kalojë në vlera pozitive vetëm vitin e ardhshëm. Që nga shpërthimi i krizës në vitin 2008 ekonomia e Greqisë ka rënë me 20% dhe ajo është përshpejtuar edhe për shkak të programeve të shtrëngimit fi skal, të kërkuara nga paketat e ndihmës fi nanciare të kreditorëve globalë. ■ Kroaci, 2013-ta viti i katërt i recesionit ekonomik Ekonomia kroate regjistroi në vitin 2012, një kontraktim të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 2%, duke regjistruar për të katërtin vit rresht indekset kryesorë të ekonomisë, në shifër negative. Të dhënat paraprake janë publikuar nga Zyra Kombëtare e Statistikave. Sipas zv/ kryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Branko Grçiç, këto të dhëna priteshin dhe një ndryshim i tendencës duhet të verifi kohet në gjysmën e dytë të vitit 2013. “Qeveria shpreson se konsolidimi fi skal, reformat strukturore dhe një cikël i investimeve publike dhe private do të fi llojnë të japin rezultatet e parë gjatë muajve të ardhshëm”, shtoi Grçiç. “Fshehja dhe vonesa në publikimin e pro-gramit statistikor është një sëmundje e vjetër e INSTAT-it”. Sekretari për programin e Partisë Social- iste, Ilir Beqja në një deklaratë për mediat ka reaguar dje në lidhje me publikimet e Insti- tutit të Statistikave, që, sipas tij, janë të vonuara dhe jo të sakta. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vetëm vendimi i miratimit të programit, por jo vetë programi, pra programi i statistikave zyrtare i fshihet publikut, u shpreh ai. PUNËSIMI “Edhe pse programi është miratuar zyrtarisht, INSTAT vijon të mos e respektojë kalendarin e publikimeve. Në datën 15 shkurt duhet të publikoheshin rezultatet e anketës së forcave të punës për vitin 2011, por ende nuk janë publikuar. Berisha thotë që janë krijuar mijëra vende pune, por ata janë të paduk- shëm. Sipas asaj që publikon INSTAT në fund të 2012-ës, të punësuar janë 927.400 vetë. Po sipas INSTAT-it, në fund të vitit 2008 të punësuar janë 974.070 vetë, pra 46 mijë e 600 vetë më pak. Kë të besojnë shqiptarët?” shtron ai pyetjen. BUJQËSIA Nga ana tjetër, në datën 28 shkurt duhet të publi- koheshin të dhënat para- prake nga regjistrimi i njësive ekonomike bujqësore, por nuk janë botuar. Edhe në këtë rast, INSTAT-i në një vend thotë se në vendin tonë ka 353 mijë ferma, ndërsa tek publikimet e Censusit, thuhet se në Shqipëri janë 313 mijë njësi ekonomike në fshat. ARSIMI Sipas kreut të qeverisë, 92% e nxënësve që mbaro- jnë arsimin e detyrueshëm, mbarojnë edhe shkollën e mesme. Po të dhënat zyrtare të publikuara thonë se në periudhën 2008-2010 kanë mbaruar arsimin e mesëm sëbashku - të përgjithshëm dhe profesional – si më poshtë: Në 2008-ën 31 mijë vetë, në 2009-ën 34 mijë vetë, në 2010-ën 34.800 vetë. Ncënësit janë ata që në peri- udhën 2004-2006 kanë mba- ruar arsimin e detyrueshëm. Sipas INSTAT-it, këta ishin në 2005-ën 59 mijë vetë, në 2006-ën 58 mijë vetë, në 2007-ën 55 mijë vetë. Para, sipas Beqjes, duket qartë se nuk janë 8% ata që nuk e mbarojnë dot shkollën e mesme, por 40%. Ai shtoi se për statistikat e rendit dhe të sigurisë publike INSTAT-i nuk ofron asgjë. Kaosi mbetet në fuqi, edhe pse para pak javësh u mi- ratuan ndryshime në ligjin e statistikave. Në vend çështja nuk është tek miratimi i ligjit, por tek zbatimi i tij.
“Im bir dhuronte gjysmën e rrogës, por e gënjenin” Viti III - Nr:9 E diel, 3 mars 2013 RREFIMI I NENES SE MOISIUT Kryeredaktore: Admirina PEÇI Pёr Aleksandër Moisiun ёshtё folur, shkruar e de-batuar shumё. Pёr shumё kohё ai ka qenё objekti kryesor i gazetave e revistave nё fushën e artit skenik, ku komentet ishin tё shumёllojshme. Pat kritika tё ashpra, nganjёherё dhe fyerje, por pat edhe objektivitet, sim- pati e dashamirёsi. Edhe miqtë e tij, kolegёt apo drejtuesit e teatrove, pёrcollёn shpesh në shtyp kujtime nga karriera e tij profesionale, aktiviteti si dhe jeta e tij private. Dëshiroj të sjell këtu disa fragmente kujtimesh, kritikash, vlerësime nga jehona e shfaqjeve dhe e lojës së tij ak- toriale, të panjohura deri tashti për lëxuesin shqiptar, pra çfarë të tjerët kanë shkruar dhe folur për Moisiun duke fi lluar nga nëna e tij Amalia de Rada. Në revistën “Die Komödie” që botohej në Vjenë, ku trajtoheshin Homazhe në kujtim të tre mësuesve të nderuar zëllezërve Draçini dhe krijuesit Gac Çuni. Me 6 mars – 91 vjetori i lindjes së Qemalit; viti 2013 – 57 vjetori i vdekjes së Gacit dhe 10 vjetori i vdekjes së Enverit... Dita e Mësuesit” po afron. Në kuadrin e veprimtarive që duhet e mund të zhvillohen, zënë vend dhe homazhet në nderim të mësuesve elitarë të shuar, nga radhët e të cilëve, për motivet që do të shtjellohen, kam zgjedhur tre emra të nderuar: Qe- mal Draçini(1922 – 1947), Gac Çuni (1925 – 1956)dhe Enver Draçini(1926-2003). Janë vendosur së bashku për dy lloj arsyesh: subjek- tive, Qemali - qe profesori im, Enveri – i vëllai, shoku dhe miku im më i ngushtë, Gaci – kantautori i ëmbël e me shpirt të lirë ; ato objektive do të shtjellohen në vijim. Me 6 mars – 91 vjetori i lindjes së Qemalit; viti 2013 – 57 vjetori i vdekjes së Gacit dhe 10 vjetori i vdekjes së Enverit, një vdekje e përjetuar së afërmi. Qasja e parë krye- sore midis tyre : të tre qenë mësues, të tre mbajnë tituj tepër dinjitozë, atribuar pas rënies së komunizmit: dy të parët, “Martirë të Demokracisë”, Enveri, “Mësues i Popullit”. Qasje të tjera:dy të parët e patën të shkurtër jetën e mësue- sisë, vetëm njëvjeçare; u arrestuan krye viti – Gaci më 1945, Qemali më 1946, që pas torturash çnjerëzore vdiq në duart e xhelatëve. Gacit nuk ia ndërprenë trajtimin mizor, por të gjallë e lanë për t'ia nxirë jetën burgjeve e kampeve dhe për ta lënë ta vdiste në Burgun e Burrelit pa i dhënë mjekim... Në Bibliotekën Bashki-ake të Maschito-s janë prezantuar disa libra të Luigi Nidito, një arbëresh nga Maschito që punon në Tiranë si zv/president dhe arkëtar i Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri. Themelues, së bashku me Michele Scia- rillo, i qarkut arbëresh “Takim”, pikë referimi i arbëreshëve në të gjithë zonën e Firenze-Prato- Pistoia, që frekuentohet nga 4000 shqiptarë, Nidito nuk harron kurrë Maschi- to-n e tij dhe për këtë ka krijuar një broshurë me titullin domethënës: “Maschito, shtegu i kuj- timeve”, në të cilën vë në pah Maschito-n arbëreshe, kontaktin me Shqipërinë dhe impenjimin e tij për të ardhmen. “Prej kohësh Kontakti im me Maschito-n arbëreshe ka qenë gjithmonë i gjallë që nga fi llimi i viteve '90, kur falë meje dhe mikut Michele, një delegacion funksionarësh shqiptarë vizitoi qendrat arbëreshe... Shqipëria, poezia që i dhuroi çmimin e parë Elizabeth T. Gray,Jr Gaci, Qemali, Enveri... tre mësues të nderuar tre krijues të rrallë Luigi Nidito rrëfi me për Shqipërinë e '90-ës NEXHMI BUSHATI KUJTIMET PREKESE TE AMALIA DERADES. SANDRO KISHTE ZE HYJNOR SI CARUZO E-mail: rilindasi@gmail.com Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com ka ndryshuar rezidencë nga Prato në Tiranë - ka deklaruar - por mbaj gjith- monë në zemër Maschito- n ku kam kaluar vite të tëra të jetës sime. Një Maschito që përshkohej nga kafshë të ngarkuara, plot me gra që, duke ar- dhur nga burimet e ujit, i mbanin fuçitë mbi kokë ose në një krah. Në vitet e para '90, së bashku me Michele Sciarillo, u nisa për të organizuar në Shqipëri, në Tiranë, shkëmbime me Italinë. Kisha themeluar në Prato një dhomë të vogël tregtie itali-shqiptare, që mburrej për vizitën në Sh- qipëri së bashku me disa sipërmarrës pratezë, kur ende nën regjimin komunist nisën lëvizjet e para për të kërkuar liri me... Njohja me znj Gray, Jr, një grua e gjithan- shme, eksperte e negociimeve komplekse lidhur me ndërtimin e aleancave strat- egjike , përkthyese letërsie nga persishtja dhe gjuha e Tibetit dhe poete... faqe 20faqe 16-17 problemet e jetës teatrore, ven- dosja e kontakteve të aktorve dhe artistëve austriak me pjesën tjetër të botës, ku publikoheshin talentet e reja e po ashtu kritikat e ndryshme, në numrin e saj 35, të vitit 1921 u botua një interv- istë me Amalia de Raden, nënën e aktorit me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiut. Gazetari e titullon këtë intervistë “Bei Moissis Mutter” (tek nëna e Moisiut). Mendoj se është in- teresante për lexuesin të njohë disa pjesë të kësaj interviste e po ashtu edhe shenimet personale të familjes që gjinden në arkiven e Teatrit Kombëtar Austriak, ku përfshihen edhe kujtimet e nënës, për mbretin e skenës Aleksandër Moisi. Autori e fi l- lon shkrimin me fjalët e Franz Molnár (1): Çdo ditë mund të jetë një festë e vogël Krishtlindjeje..... Vetëm se ju nuk mund ta kuptoni. Çdo ditë mundet që një grua e zgjedhur, të lindë atë që është... vijon në faqen 14-15 faqe 18-19 NGA PJETER LOGORECI NË FOTO: Aleksandër Moisiu me nënën e tij Amalia de Rada dhe në krah Aleksandër Moisiu në të përjaveshmen artistike Komödie (Foto P.Logoreci)
.
Nga kjo datë
03/03/13
Të gjitha
faqet

Zgjidh datat

Zgjidh datat  
Identifikohu
ndihma

Rikërko fjalëkalimin!


Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.