22 E premte, 8 mars 2013 SPORT Pas ndeshjeve të Champions League, ku ekipet angleze kanë shfaqur një formë shumë të dobët, këtë herë është radha e ekipit të Çel- sit në Europa League për të humbur. Kështu londinezët kanë humbur në ndeshjen e parë përballë ekipit të Steauas së Bukureshtit me rezultatin minimal 1-0 duke rrëzuar të gjitha parashikimet dhe larguar akoma më shumë trajnerin Benitz nga drejtimi i ekipit, pasi tifozët nuk janë lodhur së kontestuari. Në Rumani blutë e kanë pasur më shumë të vështirë sesa e mendonin. Ndeshja nuk ka nisur e mirë për kampionët në fuqi të Evropës që pësojnë gol në minutën e 34' me anë të një 11-metërshi, i cili u shëndërrua në gol nga Rusescu. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, londin- ezët tentojnë me të gjitha mënyrat për të barazuar, por vendasit e kanë administruar mjaft mirë fi toren. Në ndeshjen tjetër mbrëmë Lazio ka qenë surpriza e radhës, pasi ka fi tuar në Gjermani përballë Shtutgardit 0-2. Për Lazion ka shënuar Ederson në minuëtn e 21 në pjesën e parë. Ndërsa golin e sigurisë e ka shënuar në pjesën e dytë Onazi. Edhe turqit e Gallatasarayt kanë fi tuar brenda në Bjellorusi përballë ekipit të Viktoria Plzen. Pas ndeshjeve të para dalin edhe njëherë në skenë favoritët për të fi tuar trofeun, ku mes tyre është ekipi i Lazios që po tregon që është një nga pretendetët kryesorë, por nuk duhet harruar edhe Interi, Totenhemi dhe Benfika që nuk e kanë thënë fjalën e fundit në Europa League këtë edicion. Europa League Çelsi bie në Rumani, Lazio surprizon në Gjermani  BUKURESHT ■ Ronaldo: Reali i mbylli gojën Aleks Fergusonit Ish sulmuesi i Realit të Madridit dhe shumë ekipeve të tjera, Ronaldo, ose sikur njihe ndryshe Fenomeni i ka kthyer përgjigje trajnerit Ferguson pasi ky i fundit e ka cilësuar si të shëndoshë dhe të moshuar para ndeshjes me Real Madridin. Skocezi e ka kritikuar fenomenin pasi i shënoi tre gola shumë vite më parë. “Kri- tikave të Fergusonit për mua, ja ka mbyllur golën Reali i Ma- dridit. Ekipet që menaxhohen nga ai gjithmonë humbasin” ka përfunduar Ronaldo. Fenomeni, pavarësisht se tashmë e ka lënë futbollin zyrtar është një nga legjendat e këtij sporti që do të mabhet mend gjatë për atë që ka dhuruar në fushën e blertë. ■ Vitor Baia: Barcelona do të përmbysë Milanin Vitor Baia shprehet opti- mist se katalanasit kanë mundësi që ta përmbysin disavantazhin prej dy golave ndaj Milanit në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në ‘Camp Nou'. “Duke i njohur lojtarët, tifozët dhe historinë e këtij klubi, kam besim se Barcelona do të arrijë që të bëjë një përmbysje historike kundër Milanit”. Barcelona është duke kaluar një krizë rezultatesh për momentin, pasi humbi me Milanin, humbi edhe me Realin në dy ndeshje radhazi në Kupë dhe kampionat duke humbur shumë në apsektin moral. Megjithatë ish portieri i Barcelonës dhe kombëtares portugezi, Baia beson në kthimin e rezultatit. ■ Murinjo: Ronaldo më i mirë se Pele e Maradona Jose Mourinho ka ulur më këmbë në tokë Cristiano Ronaldon duke thënë se pa ekipin ai nuk do të ishte asgjë.“Ne nuk themi kurrë që Ronaldo është fajtor nëse humbim ndonjë ndeshje, dhe gjithashtu nuk mund të mendojmë se ai është i vetmi që i fi ton ndeshjet. Pa ekipin ai është asgjë, por edhe ekipi pa të nuk është i njëjtë” deklaron Murinjo pas ndeshjes me Manchetserin. “Cristiano është më i miri në botë. Maradonën e kam parë disa herë duke luajtur, Pelen nuk e kam parë kurrë, por Ronaldo është i jashtëzakonshëm” përfundon Murinjo komentin. Ronaldo ishte deviziv me dy golat e tij përballë United. LAJME SHKURT ‘Kuqezinjtë kanë pësuar rritje, janë të fortë' Brazil 2014, ndeshja do të zhvillohet më 22 mars Norvegjia shpall listën, Olsen trembet Lajmi Trajneri i Norveg- jisë Egil Olsen ka z b a r d h u r l i s t ë n anti Shqipërisë për ndeshjen që do të zhvillohet në vendin nordik më datë 22 mars. Në listë bie në sy që Olsen ka grum- bulluar futbollistë me eksperiencë duke mos e neglizhuar ekipin kuqezi.  OSLO DYLBER BALLA Në kuadër të ndeshjeve eleminatore të kam-ponatit botëror Brazil 2014 Shqipëria ka nisur për- gatitjet prej disa muajsh me ndeshje miqësore, por edhe me emrat e rinj që ka tentuar të afrojë, por kundërshtari i radhës, Norvegjia është treguar më konkrete duke publikuar edhe listën me emrat e futbollistëve. Trajneri Egil Olsen ka zbardhur listën anti Shqipërisë për ndeshjen që do të zhvillohet në vendin nordik më datë 22 mars. Duke qenë se ndeshja preceptohet e vështirë për ekipin e Olsen, ky i fundit ka thirrur në ekipin kombëtar të gjithë futbol- listët me ekesperiecë për të shmagur ndonjë surprizë të mundshme me kuqezinjtë të cilëve norvegjezi i trembet. “Për ndeshjen me Shqipërinë ashtu suikur e shikoni edhe në listën që kam zbard- hur me futbollistët që kam grumbulluar, pjesa më e madhe e tyre është me eks- periecë maksimale në arenën ndërkombëtare. Kjo më bën që të ndihem i qetë disi, pasi dua të shmang suprizat negative. Shqipëria ka një ekip të fortë, madje për fatin tonë të keq ndeshjet e fundit kanë treguar një formë shumë të mirë dhe është shumë e vështirë që ti mundësh lehtë. Shqipëria për fat të keq është pak më mirë se duhet ‘ shprehet Olsen. Norvegjezi vazhdon më tej duke analizuar kombëtaren e De Biasit. ‘Ata kanë futbollistë që luajnë në kampionatet më të forta të Evropës duke fi lluar me Serinë A, Bundesligën, La Ligën, por edhe në Poloni, Greqi dhe shumë shtete të tjera me nivel në arenën fut- bollistike. De Biasi ka sjellë një frymë tjetër dhe ekipi ka ndryshuar shumë, duhet të kemi kujdes në zbritjet e shpe- jta, por edhe goditjet stand- arde. Nuk doja të përballesha me ta, sepse luajnë një lloj futbolli që mua më pëlqen” deklaron trajneri Olsen. Në listën e shpallur nga Olsen ka edhe elementë të rinj. Në listën e Olsen është edhe Valon Berisha, një shqiptar nga Kosova, pjesë e ekipit norvegjez. Aktualisht grupi E udhëhiqet nga Zvicra me 10 pikë, Norvegjia me 7 dhe Shqipëria me 6 pikë. Kapiteni i ekipit të Juven-tusit Buffon në përfundim të ndeshjeve të Champions Leagues ka bërë një rezyme të përgjithshme të ecurisë së ekipit duke fi lluar nga kampionati dhe Champions. Buf- fon është shprehur i kënaqur me ecurinë duke menduar se ku ishin 15 muaj më parë dhe se ku janë tani. “Jemi me fat, por edhe kemi punuar shumë që tani jemi këtu. Jemi shumë të kënaqur që kryesojmë renditjen e Serisë A me meritë të plotë, por edhe në Champions League arritëm që të kalonim në çerekfi- nale. Ndeshja me Celtic ishte shumë e fortë, pavarësisht se rezultati nuk e tregoi një gjë të tillë. Skocezët kanë treguar gjithmonë se janë një ekip i vështirë për tu mundur” shprehet Buffon. Ndërsa në vazhdim, ‘gardiani' kërkon më shumë fat nga shorti që do të hidhet më 15 mars për fazën e çerekfi naleve. “Shpresoj që mos na vendosë shorti përballë ekipit të Re- alit të Madridit, pasi ata jën ekipi më i mirë për momentin në Champions. Përballë Manchesterit treguan se janë një kockë e fortë edhe pse me pak fat. Nëse nuk luajmë me Realin në këtë fazë, atëherë mendoj se jemi në gjysmëfi anle me shumë mudnësi” poërfundon Buffon. Champions League Buffon frikë nga shorti: Nuk e dua Realin e Madridit në çerekfi nalet e kompeticionit TE GRUMBULLUAR ■ Jarstein - Viking ■ Pettersen - Molde ■ Abdellaoue - Hannover ■ Berisha - Salzburg ■ Demidov - Celta Vigo ■ Eikrem - Molde ■ Elyounoussi - Rosenborg ■ Forren - Southampton ■ Grindheim - Valerenga ■ Hangeland - Fulham ■ Hedenstad - Freiburg ■ Henriksen - AZ Alkmaar ■ Huseklepp - Brann ■ Høgli - Brugge ■ Jenssen - Tromso ■ King - Blackburn ■ Nordtveit - Borussia M. ■ Parr - Crystal Palace ■ Reginiussen - Rosenborg ■ Riise - Fulham ■ Soderlund – Haugesund Egil Olsen, trajner i Norvegjisë
18 E premte, 8 mars 2013 DOSSIER ANALIZA dhe interpretimet që përmbante dosja “top–secret” e Agjensisë amerikane të Inteligjencës, shfaq vlerësime për periudhën e dytë dhe të fundit “të mjaltit” mes Shqipërisë dhe BRSS, me kulme pikante si: vizita e Zhukovit dhe ajo e Hrushovit Dokumenti Shkarkimi i Zhukovit ofendoi shqiptarët! RAPORTI I CIA-s: Zhvlerësimi i vizitës së marshallit sovjetik në Tiranë, shihej si refl ektim i një vëmendje të ulët që Moska tregonte  TIRANE ARMAND PLAKA (vijon nga numri i kaluar) Pjesa e katërt e dosjes së CIA-s mbi marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike, (hartuar më 22 qer- shor 1962) përmban një përzgjedhje që prek periudhën e përmirësimit relativ të marrëdhënieve mes dy vendeve, pas një krize të pashpallur, ku në sfond ndërthureshin shumë probleme e hije që lidheshin me ndëshkimet pompoze e të mistershme që kreu udhëheqja e lartë e PPSH-së në vitet 1955-56, marrëdhëniet me Ju- gosllavinë dhe një seri zhvillimesh të brendshme e të jashtme, ku si kulme mund të renditeshin: Konferenca e Tiranës dhe Revolucioni hungarez. Pjesa e sotme kulmon me vizitën e Hrushovit në maj-qershor 1959 në Shqipëri dhe kap çështjet e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, vizitën e Zhu- kovit, marrëveshjet, grantet dhe kreditë sovjetike si dhe problematikat e dritëhijet që i shoqëruan. Më poshtë përm- bajtja e tyre: * * * MARRËDHËNIET SH- QIPTARO-SOVJETIKE PËRMIRËSOHEN Ndoshta për të rregulluar disi dyshimet dhe diferencat që kishin ngritur krye në marrëd- hëniet shqiptaro-sovjetike në periudhën 1955-56, BRSS më 7 prill 1957 emëroi një ambasador të ri në Tiranë, V.I. Ivanov për të zëvendësuar L.I. Krylov. Pak ditë më vonë, Hoxha dhe Shehu, të shoqëruar nga disa anëtarë të Byrosë politike dhe Ministri i Jashtëm Behar Shtylla, u nisën për një vizitë shtetërore në BRSS. Ishte hera e parë që një delegacion i një niveli kaq të lartë, të ftohej në BRSS dhe kjo ishte një pjesë e programit të lidershipit sovjetik për të forcuar autoritetin e tyre në kontaktet bilaterale me vendet e Bllokut. Gjatë vizitës së tyre në Moskë, u ndërmor edhe një hap tjetër shumë i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në linjë edhe me vendet e tjera të Bllokut për rritjen e asistencës ekonomike, BRSS lajmëroi më 17 prill se kishte fshirë borxhin prej 422 milionë rublash për Shqipërinë dhe kishte siguruar një kredi prej 31 milionë rublash për të blerë pajisje bujqësore, si dhe kishte premtuar se do të bënte gati një grant për sektorë specifi kë të ekonomisë. Duke fshirë borxhin, BS në fakt kishte bërë edhe dhuratën e parë qëkurse kishte ngulur këmbë në Shqipëri në vitin 1948. INTERVISTA E SHEHUT 1957 Liderët shqiptarë u kthyen nga Moska duke manifestuar një kënaqësi të madhe për pritjen e organizuar dhe shprehën vlerësimin në maksimum për dhuratat dhe ndihmën e BS. Por deklarata e përbashkët e të dyja par- tive, bënte të qartë se liderët sovjetikë nuk i kishin abandonuar shpresat e tyre për një pajtim me Titon dhe se liderëve shqiptarë u ishte kërkuar që të mbanin qëndrime më pajtuese ndaj Jugosllavisë. Në një intervistë me Harrison Sulisbury më 28 gusht 1957, Shehu riafrimonte se: në poli- tikën tonë me Republikën Popullore Federative të Jugosllavisë, ne nisemi nga fakti se Shqipëria dhe Jugosllavia po ndërtojnë socializimin. Për këtë arsye, marrëdhëniet mes dy vendeve tona mund të kenë vetëm një zhvil- lim socialist, bazuar në principet e barazisë, miqësisë, bashkëpunimit, respektit reciprok dhe mosndërhyrjes në punët e njëri-tjetrit. STINË E QETË ME JUGOSLLAVINË Rreth datave 8-9 korrik Hoxha u zhduk nga Tirana dhe nuk u kthye më për dy muaj rresht. Gjatë shumicës së kësaj kohe, ai ishte në BRSS. Përveç Hoxhës, të gjithë liderët e tjerë satelitë vizituan BRSS në korrik dhe gusht dhe ndoshta morën pjesë në konsul- timet me liderët sovjetikë që kishin të bënin me qëndrimet e reja ndaj Jugosllavisë. Në dakordësi me pjesën tjetër të Bllokut, Shqipëria vazhdoi të mbante dhe zgjeronte marrëdhëniet shtetërore me Jugosllavinë gjatë vitit 1957. Në fund të korrikut, një mar- rëveshje e re tregtare u nënshkrua. Në shtator, udhëheqja shqiptare bëri të ditur mbështetjen e saj të madhe ndaj propozimeve të Stoicës për një konferencë ballkanike ( Rumania, Bullgaria, Jugosllavia, Shqipëria, Greqia dhe Turqia) për të diskutuar bashkëpunime të përbashkëta. Gjatë vizitës së Marshallit Zhukov në Sh- qipëri në tetor, Hoxha i kushtoi një vë- mendje të veçantë progresit të shënuar në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Pak ditë më vonë, në një artikull të “Zërit të Popullit”, ai duhej t'a kishte refl ektuar më mirë poziconin e Shqipërisë. Duke kometuar mbi syn- imet e Shqipërisë për përmirësimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë, ai vuri re se “shumëçka varet nga liderët jugosllavë, të cilët duhet të tregojnë përpjekje të barabarata”. VIZITA E ZHUKOVIT DHE “HATËRMBETJA” SHQIPTARE Shkarkimi nga detyra i Marshal- lit Zhukov nga Byroja Politike e PK BRSS, në përfundim të vizitës së tij të suksesshme 10-ditore në Shqipëri në fundte- tor, duhet të ketë sjellë një irritim më shumë për liderët shqiptarë. Vizita e Zhukovit shë- noi rastin e parë që një anëtar i plotë i Byrosë Politike të PK BRSS kishte vizituar Shqipërinë dhe kjo paramendohej se ishte një shenjë e rritjes së mbështetjes sovjetike për Hoxhën. Zhukovi u lavdërua e u respek- tua ngado që shkoi gjatë vizitës së tij dhe gjatë përcjelljes së tij më 26 tetor, Hoxha, Shehu dhe e gjithë Byroja Politike, i dhanë atij lamtumirën në aeroport. Për këtë, shkarkimi i tij i papritur nga posti i Ministrit të Mbrojtjes, pikërisht në atë ditë, ndjekur nga përjashtimi tij nga Byroja Politike dy ditë më vonë, liderëve shqiptarë duhet t'iu ketë dukur si një refl ektim tjetër i vëmendjes së ulët që Moska tregonte ndaj tyre. Megjithatë, Komiteti Qen- dror i PPSH-së mbështeti shkarkimin e Zhukovit dhe Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Beqir Balluku, menjëherë dërgoi urime për ministrin e ri, Ma- linovski. Më 5 nëntor, Hoxha, Shehu dhe Ministri i Mbrojtjes, Balluku, u nisën me një aeroplan drejt Moskës për të marrë pjesë në kremtimet e 40- vjetorit të Revolucionit të Tetorit dhe takimin e partive komu- niste ndërkombëtare. Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 1959, marrëd- hëniet shqiptaro-sovjetike arritën majën e tyre dhe Shqipëria tashmë zuri një vend të rëndësishëm në ra- portimet që vinin nga Blloku. Më 16 janar, Hrushovi i adresonte një letër Hoxhës ku i bënte me dije se KQ PK BS donte t'i dhuronte popullit dhe partisë shqiptare, ndërtimin falas të një pallati të madh kulture dhe një godine RTV në Tiranë. Dy javë më vonë Hoxha, Shehu dhe Kapo shkuan në Moskë për të marrë pjesë në punimet e Kongresit të 21-të të PK BRSS. Në fjalimin e tij përshëndetës për kon- gresin, Hoxha i referohej Hrushovit si: miku ynë i dashur Nikita Hrushov“ dhe e përskruante në raportin e tij si “një kon- tribut të vlefshëm të trashëgimisë marksist- leniniste”. VIZITA E HRUSHOVIT NË SHQIPËRI Në prag të mbërritjes së tij në Shqipëri, “Zëri i Popullit” e përshkruante Hrushovin si “një nxënës besnik të Leninit, një udhëheqës militant dhe të përkushtuar të KQ PK BRSS dhe të shtetit sovjetik, i cili ia kishte kushtuar të gjitha energjitë e veta ndërtimit të socializmit etj. Gazeta më pas shkruante se: Nikita Hrushov është miku më i madh dhe më i dashur i popullit shqiptar, i cili gjith- monë kishte dëshmuar prova të një mbështetje të veçantë dhe bujare, duke ndihmuar popullin shqiptar për të ndërtuar me sukses jetën e tij të lumtur në socializëm”. Vizita e Hrushovit në Shqipëri, ( 25 maj -4 qershor 1959) zgjati më shumë se çdo vizitë tjetër e mëparshme e Hrushovit në vendet e tjera të Bllokut në Europën Lindore. Delegacioni konsistonte në nëntë anëtarë, duke përfshirë Hrushovin, Ministrin e Mbrojtjes, Malinovski dhe anëtarin e Deklarata publike të bëra nga Hrushovi gjatë vizitës shkonin në tri drejtime: 1) lavdërimi i liderëve dhe i popullit shqiptar 2) shqetësimi për sigurinë e Shqipërisë ndaj fqinjëve dhe 3) shqetësimi për zhvillimet ekonomike Faksimile e dosjes së CIA-s amerikane mbi marrëdhëniet Shqipëri-BS, 22 qershor 1962 NË FOTO: Nga vizita e ish- Ministrit Sovjetik të Mbrojtjes, (në rreth) Marshallit Georgij Zhukov ( 4 herë “Hero i Popullit i ish-BRSS”)
23E premte, 8 mars 2013 FJALEKRYQI PA SKEME IPR S K HORIZONTAL 1. Inicialet e Bergman regjisor. -Brown i Kodi I da Vinci-t. -Mund të jenë diesel. 2. Eshtë shteti i ndarë nga Kisha. -Janë për të prerë dru. -Fillojnë panikun 3. Shkroi Delfi na. 4. Janë antenat... satelitore -Ora këngëtare. 5. Eshtë vërtet e mërzitshmë. -I dashuri i Aida-s. 6. Eshtë thënie e famshme. -Kush është... nuk është aspak aktiv e i gjallë. 7. Mund të jetë mali. -Nuk i tregohen babait. -Një pjesë e taktikës. 8. Austria në tabela. -Eshtë motiv kënge. -Kufi zojnë elemente. 9. Organizma Drejtuese Lokale. -Eshtë gaz në kuzhinë. -I fusin kudo ngatërrestarët. -Ente Tregtare Urbane. 8. Eshtë thirrja me emra. -Jepet me sirena. 9. Comaneci e gjimnastikës. -Film me Robert De Niro dhe Jean Reno. 10. Eshtë numri një. -Një fi rmë e njohur produktesh sportive. 11. Një markë makine italiane. 12. Organzima Tregtare Tiranë. -Me të nxjerrin një tapë. FJALEKRYQI SPORTIV -Eshtë burg... lopësh 13. Ndalen me një nen. -Fillojnë rubrikën. 14. Janë melodrama. -Akoma është ndryshe. 15. Ltd e plotë -Fundi i një faze. 16. Inicialet e Presley-t. -Janë kapriçiot. -Parajsa e humbur. 17. Bulba i Gogol -Eshtë brinjë.... në skuadër. I K S F A L S T O L A T Q E R R E T B O R O V A P E N R E N A N I S A K L U A N I T A B O R I S P A S T E R N A K E D E M A R K A C I O N I O C E L E N T E R A T E T T L T I R A N I A K R O N I K A E Z J A M I E R I I N A A R M A E A S T R I D M E A L T A R T E N E R E D E U L L I R I E R I C A K T I G A L E N I R E K O P T E T E R A P I A PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT PA SKEME H A S T G O L B O K S A T A S G I O R G I O A L I B E P N D A L K N E R E R E N D E I O A K R W A Y N E R O O N E Y L L R O B I N V A N P E R S I E I B S R B S A T A A E E A T L E T S I R N O E R S H A A R A W I O L S T O N E R U A N T PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR Z K A M S E F I L A N A N A S T A I R P A R A R E N D E S M E T A M O R F O Z A M E L O D I K I K R R E M O D A T A T J A T I N E S R R M E K A A R L A I K E T U P S P I U N E R E I D A A N A R R S O T F A J D E T E E A S T A R A A R E T DASHI DEMI BINJAKET MERI GAFORRJA LUANI VIRGJËRESHA PESHORJA AKREPI SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT Kadri Vokopola SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË 8 5 11 5 10 2 10 11 1 3 3 N 5 7 5 5 16 6 10 3 8 12 6 8 10 4 7 4 8 4 7 3 8 11 6 2 7 3 10 5 8 3 5 6 5 12 5 1 2 11 17 1 1 2 8 3 8 1 3 18 11 11 2 10 3 8 3 2 7 2 7 18 7 4 16 3 14 8 2 5 3 18V 3 8 4 15 2 1 6 17 14 3 E 8 3 1 2 2 3 2 5 12S 5 2 6 4 7 5 7 3 6 2 I 15 5 6 17 11 17 5 7 2 ASTROLOGE - 0900 673 4000 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 DUHET TË NXINI 37 KUTI 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT SPORTIV HORIZONTAL 1. Emri i Zatopek. 3. Lamela te Roma. 6. Igli te Lazio. 10. Kaluar në krye. 11. Inicialet e Ribery. 12. Qyteti i Raptors në NBA. 14. Gjysma e afatit 17. Capirossi në motoçikletë. 18. Gabriel te Parma. 21. Një pjesë e emisioneve. 22. Arian, ish futbollist bardheblu. 25. Personazhi në foto. 28. Ndezur në aparaturë. 29. Personazhi në foto. 31. Kufi zojnë mjetet. 32. Ekstreme në motel. 33. Fillojnë nazet. 34. Inicialet e Asimov. 35. Qyteti i Tomorit. 37. Ka shumë në një ndeshje dramatike. 42. Mbyllin një tender. 43. Lauda ish-pilot. 45. Fillojnë sefte. 46. Muhammnad i ringut. 47. Eshtë ndeshja e fundit. 48. Një Vasil ish-bomber. VERTIKAL 1. Eshtë skuadra. 2. Fillojnë matjet. 3. Janë në derë. 4. Në fund të fundit. 5. Pirro ish-basketbollist bardheblu. 6. Skuadra “granata” në serie A. 7. Panik pa kufi j. 8. Teket e ritës. 9. Diftong në teori. 11. Terim trainer. 13. Abramovich padron i Chelsea. 14. Prost ish-pilot. 15. Janë vajza në... sport. 16. Qyteti i Žalgiris. 19. Hasmi pa kufi j. 20. Një është Mirel Josa. 22. Një goleador. 23. Skuadra e Moratti-t. 24. Një Tefi k mbrojtës. 26. Johnny Depp. 27. I katërti në kapitull. 30. Rraklli ish-bomber. 36. Pikat pa kufi j. 38. Në fund të ndeshjes. 39. Inistitucione Autonome Civile. 40. Tri të parat në olimpiadë. 41. Nisin nga kreu. 44. Inicialet e Lika trainer. nga zonjaH SUDOKUI KRIPTOGRAFUAR Duke qënë se sot hëna do jetë në shenjën e Shigjetarit ju do keni mundësi të jeni më optimist dhe ndoshta të ndermerni udhëtime dhe të kontaktoni me njerëz që janë largë apo vijnë nga largë.Daljet romantike nuk do mungojnë. Dita e sotme me sa duket me hënën në shenjën e Shigje- tarit do ketë të bëjë shumë me cështjet ekonomike për ju.Sqarimet që keni me të tjerët në këtë drejtim do jenë në favorin tuaj dhe në të njëjtën kohë favorizoheni në dhurime të ndryshme. Dita e sotme me hënën përball shenjs tuaj do sjell një frymë të re bash- këpunuese e cila e për- mirëson klimin në lidhje me marrëdheniet tuaja në përgjithësi si dhe me marrëdhënien në cift në vecanti Ka shumë mundësi që të ndjeheni më mirë dhe më të gjallë në ditën e sotme. Dicka e re futet në jetën tuaj dhe e ndryshon më së miri rutinën e përditshme. Nuk do mungojnë disku- time apo takime pune si dhe udhëtime. Dita e sotme do jetë shumë argëtuese dhe e gëzu- eshme.Marrëdhënie të mira me partnein në cift apo punë krijuese si dhe udhë- time me njerëz të dashur nukdo mungojnë.Mund të bëni blerje të mira dhe pl- anifi koni takime romantike. Dita e sotme do jetë e përqndruar kryesisht në cështjett familjare.Ndry- shime rregullime sqarime si dhe zhvendosje në disa raste nuk do mungojnë. Mund të ftoni dhe të afër- mit tuaj për të festuar apo për të dikutuar Dita e sotme me sa duket jus jell shume ide lajme dhe energji e cila I për- mirëson planet tuaja apo ju bënë më shkathët për- ball mundësive që do da- lin para jush ditën e sotme. Mund të keni ndonjë udhë- tim me njerëz të afërt. Dita e sotme jus jell shkëlq- im dhe lajme të mira në aspektin ekonomik.Me sa duket më në fund edhe ju mund të ndjeheni mirë gjatë këtyre ditëve dhe të dini më shumë apo të shpenzoni më shumë.Në planet er- rotike keni përparësi. Ju do keni mbështetje dhe përkrahje të padiskutuar në ditën e sotme.Mbas disa situatave të paqarta në planin ekonomik apo në lidhje me karrieren. Disa situate në familje duhet ti keni shumë ku- jdes në këtë periudhë. Dita e sotme do jetë e rëndë- sishme në lidhje me planet që keni përsa I përket kar- rierës dhe së ardhmes tuaj. Disa lajme nuk do ju pëlqejnë dhe ndoshta nuk do jeni dakort edhe me ndryshimet që do ju duhet të bëni me puneën apo në familje. D i t a e s o t m e d o j u sjellmë shumë se kur njerëz të këndshëm pra- në vetes.Do ndjeheni mirë dhe me dëshirën për të dal apo argëtuar. Nuk do mungojnë flertet dhe situatat e këndshme me partnerin erroik . Sot hëna do jetë në shen- jën tuaj dhe kjo ju nxjerr nga bllokimi shpirtëror apo melankolia që ju kishte mbuluar ditët e fundit.Më së miri do përshtateni me ndryshimet apo do ten- toni drejt gjërave të reja në jetën tuaj. 10. Para ex machina. -I këndon një serenatë Lola-s. -Fillojnë detyrën. 11. Ai dhe ajo. -Mania kur s'është ai. -Janë edhe aton X. 12. Eshtë sekt mysliman. -Bie me rrebesh. -Pak enmigmatike. VERTIKAL 1. Pinci i Dy herë mat. -Janë poezi. 2. Në krye të bashkisë. -Një gjini teatri si vaudeville. 3. Kështu është votimi me hile. 4. Janë perime. -Gjysma e stilit. 5. Ndërrohen çdo ditë. -Aktualisht kryesojnë. 6. Janë defekte... armiqësore. 7. Ai i Sarës ishte Asmodeu.
Asnjeherë nuk e kam kup-tuar pse gratë janë “chef”-et e kuzhinës në shtëpi dhe kurrë në restorante apo kuzhina të rëndësishme?! Si mundet vallë një çift, ku të dy punojnë, në rastin në fjalë, burri chef kuzhine dhe gruaja mësuese fi lloreje e një klasë me 40 nxë- nës, të përfundojë që në shtëpi, gruaja përherë të jetë pranë tenxhereve, dhe në të njëjtën kohë të merret me larjen e gjithë familjes, rritjen dhe të mësuarit LUGA E ARGJENDTE DITA E GRUAS Sot burrat le të gatuajnë për gratë e tyre! NGA DHURATA THANASI TIRANE ROVENA RROZHANI TIRANE 8 MARSI, FESTA DHE PROTESTA, MIMOZA E BILBILA Nga sensibilizimi për të drejtat e grave, tek dhe respektimi i kuotave gjinore në parlament Tri receta të thjeshta, shoqëruar me udhëzime për të bërë një vend në kuzhinë Fundjava SUPLEMENTI I SË PREMTES TEVITI II NR: 9 E PREMTE, 8 MARS 2013 e fëmijëve?! Si është e mundur, që dhe të vetmin, territor, pjesë, detyrë apo hapësirë të shtëpisë, ku ne gratë jemi “ZONJA”, kur vjen puna për ta përdorur si af- tësi dhe kualifi kim për një pune në një restorant, të na e rrëm- bejnë me prepotencë burrat?! Diçka nuk shkon këtu!!! Tashmë në të gjitha restorantet e mirën- johura të Tiranës, askund nuk sheh Chef-e kuzhine grua, edhe pse shkollat profesionale apo kurset e shumta të kulinarisë dhe turizmit frekuentohen më shumë nga femra sesa meshkuj. Por kur vjen puna në përzgjedhje profesionale... ► vijon në faqe 17 ► vijon në faqe 14-15 AKTIVITETE NE TIRANE, TEK SHESHET NE DURRES, ELBASAN PUKE E BURREL 8 mars! Në kalendar është vetëm një datë, por në mend-jet e njerëzve, prej kohësh ka filluar të perceptohet si një ditë e ndarë mes festës dhe protestës, mes shprehjes së dashurisë ndaj nënës në vecanti dhe gruas në përgjithësi, një ditë që ngjall diskutime dhe për më tepër ndan në grupe pikërisht ato të cilave u kushtohet; gratë. Disa preferojnë të festojnë, të krenohen me ditën e tyre, të rrethohen nga dhurata dhe prani femërore në grupe të mëdha, duke lënë për një ditë të vetme rutinën e punës dhe të shtëpisë apo oraret e detyrimeve të përditshme. Një pjesë tjetër, gra të angazhuara në grupe sociale dhe shoqata, gra të impenjuara në karrierë dhe jo vetëm, hedhin sytë nga manifes- timet e protestat, dhe falë syrit të tyre kritik ia shformojnë kuftijë festivë të 8 marsit. Në këtë dyzim do të qëndrojë edhe ky 8 mars, mes grash... INTERVISTA FILMI NE KINEMA Hazizaj: Politika mbeti te fjalët “Life of Pi” & “This is 40” ndajnë ekranin Për Koalicionin për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve 8 marsi është dita e goditur për të protestuar mbi mosrespektimin e kuotës gjinore në politikë. Aktivistë dhe qytetarë të thjeshtë me pankarta dhe bilbila janë ftuar në një protestë pranë KQZ-së... Një udhëtim plot aventura thuajse të paimagjinueshme, një jetë me shpresë dhe triumfe e tëra për tu zbuluar në ekranin e madh të kinemasë, tashmë edhe asaj shqiptare, pasi “Life Of Pi” fi lmi fi tues i 4 statujave Oskar, vijon projeksionet e tij prej datës 5 mars.... ► Faqe 15 ► Faqe 16 E-MAIL: FUNDJAVA@SHQIPTARJA.COM NË FOTO: Nga aktiviteti i shoqatave shqiptare, 8 mars 2012, Tirane
3E premte, 8 mars 2013 POLITIKE kërkuar nga qeveria pagesën e parave dhe rikthimin e atyre që qytetarët kanë depozituar me dëshirën e tyre të lirë në kompanitë që morën hua paratë. P.Majko, N.Dokle: Ata kërkojnë për një zgjidhje ekonomike dhe transparencë të plotë për skemat piramidale. Transparenca e plotë e fi rmave piramidale duhet të bëhet patjetër. Për shembull, duhet të bëhet e qartë se cili prej ministrave, zyrtarëve të PD, janë të implikuar dhe kanë përfi tuar prej tyre. Sa dollarë kanë sponsorizuar prej tyre PD, sepse ka shumë të tillë; nëse do të ishte 50 mijë dollarë, ata do të ishin të lumtur. Presidenti Berisha: Kam insistuar në krijimin e një Komisioni të Transparencës, të përbërë nga të gjitha forcat politike. Jam i interesuar më shumë se kushdo tjetër për një transparencë të plotë. Kam qenë unë që kam urdhëruar informimin e opinionit publik përmes TV, me shqetësimin e sponsorizimit ligjor të PD me 50 mijë dollarë nga kompania Gjallica, por asnjë dokument nuk ekziston për sponsorizime të tjera, përjashtuar këtë dhe, në rast se ju keni dokumente të tjera, ju duhet t'i tregoni ato dhe jo të akuzoni bazuar në informacione të nëndheshme. P.Majko, R.Mejdani, N.Dokle, A.Dade: Grevistët kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë Meksi. Njerëzit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Kjo për ne është një kërkesë thelbësore. Ne jemi të vendosur për këtë kërkesë. Presidenti Berisha: Ju nuk duhet të harroni që ne jemi një republikë parlamentare. Eshtë e vërtetë që presidenti emëron kryeministrin, por sipas ligjeve kushtetuese presidenti nuk e shkarkon atë. Për shkarkimin e kryeministrit dhe qeverisë, ligjet kushtetuese tregojnë se duhet një mocion parlamentar. N.Dokle, R.Mejdani, A.Dade: Përmes autoritetit tuaj ju keni infl uencën në grupin parlamentar të PD që qeveria të shkarkohet. Presidenti Berisha: Jo, unë nuk do të interferoj në grupin parlamentar sepse kjo do të ishte një abuzim jo- kushtetues për një President. Ju nuk duhet të kërkoni një gjë të tillë nga presidenti i Republikës. E vetmja gjë që mund të bëj, të cilën e kam deklaruar në Berat, Gjirokastër dhe në zona të tjera, është që të gjithë zyrtarët e PD, duke fi lluar nga unë, duhet t'u nënshtrohen votimeve nga forumet, të cilat i kanë zgjedhur ata dhe unë do të respektoj rezultatet e votimeve. Në të kundërt të procedurës që është ndjekur pesë vite më parë, javën e kaluar i kërkova Këshillit Kombëtar një votim të fshehtë dhe kjo gjithashtu u zbatua. R.Mejdani, N.Dokje, E .Ruka: Ju duhet të ushtroni tek Këshilli Kombëtar i PD autoritetin tuaj moral. Presidenti Berisha: Nuk ia lejoj vetes për të përdorur autoritetin tim në mënyrë që t'u imponohem të tjerëve për vendime që duhet të merren me votim të fshehtë. P.Majko, R.Mejdani, N.Dokle: Ne mendojmë se vendi ka nevojë për një qeveri teknike. Presidenti Berisha: Rreth shqetësimit të një qeverie teknike përsa jam unë në dijeni, ka vetëm partizanë të kësaj ideje në Shqipëri, dhe është hipokrizi të pretendohet për një qeveri të tillë. R.Mejdani, N.Dokle, P.Majko: Sa i përket kësaj çështjeje, na duket se na keni keqkuptuar, sepse me një qeveri teknike ne nuk duam të themi për një formë koalicioni me PD, sepse ne gjithashtu nuk do ta pranonim një gjë të tillë, por një qeveri të PD me njerëz të pakorruptuar dhe ne kërkojmë të pyetet për mendimin e PS për kryeministrin dhe ministrat. Presidenti Berisha: Eshtë një praktikë konstante e imja për t'u konsultuar me ju dhe partitë politike në rastet kur emërohet një kryeministër i ri dhe unë gjithmonë do ta bëj këtë. Ndërsa sa i përket shqetësimit për ministrat, sipas ligjeve kushtetuese, kjo nuk është kompetencë e presidentit, por e kryeministrit. Por ai gjithashtu mund të konsultohet me forcat politike për anëtarët e qeverisë dhe unë do ia sugjeroj atij një gjë të tillë. Sa i përket zgjedhjeve të reja, ligjet e reja kushtetuese përcaktojnë qartësisht se kur presidenti shpërndan parlamentin përpara kësaj kohe. Këto ligje nënvizojnë që zgjedhjet mund të mbahen jo më vonë se 45 ditë nga dita e anoncimit të tyre, ose për shpërndarjen e parlamnentit dhe në rast se ju insistoni në atë opsion, unë jam gati ti prezantoj parlamentit, këshillit Kombëtar të PD dhe të insistoj që të pranohet në emër të një zgjidhjeje politike. Unë gjithashtu dua të insistoj, sepse jemi në prag të një destabilizimi makroekonomik. Në opinionin tim, shpejtësia e rivendosjes së rendit publik dhe stabilitetit makroekonomik janë nevojat tona më emergjente. R.Mejdani, P.Majko, N.Dokle: Zgjedhjet nuk mund të mbahen për 45 ditë, sepse kushtet për një fushatë elektorale nuk mund të krijohen dhe PD nuk mund të prezantojë kandidatët e vet në Vlorë dhe në ndonjë zonë tjetër. Qeveria e re duhet të përgatisë kushtet për zgjedhjet e reja dhe të procedojë më vonë për këto zgjedhje. Presidenti Berisha: Për të mos prezantuar kandidatë të PD në zonat elektorale nuk përbën problem të madh dhe nuk është një barrierë për mbajtjen e zgjehdjeve të përgjithshme brenda 45 ditëve. Kur të fi ksojmë datën e zgjedhjeve më vonë se 45 ditë, ligjërisht, unë nuk mund ta bëj këtë, dhe as PD apo parlamenti mund ta pranojë një gjë të tillë, por unë asnjëherë nuk do ta rekomandojë k ë t ë z g j i d h j e t ë pamundur. N.Dokle, P.Majko, A.Dade: Si parti, ju mund të vendosni shpërndarjen e parlamentit. Presidenti Berisha: Jo, partia nuk mund të ndërmarrë një vendim të tillë. Parlamentarët nuk kanë ndonjë detyrim ligjor për të pranuar një vendim të tillë dhe unë jam i bindur plotësisht se ata nuk do ta pranojnë një gjë të tillë. Kështu, ju më prezantuat disa kërkesa, ndërkohë që unë ju ftoj që të deklaroni publikisht se asnjë qeveri e vetme nuk mund të rimbursojë paratë e qytetarëve të humbura në skemat piramidale. Dhe së dyti, ju nuk duhet të urdhëroni liderët tuaj, aktivistët dhe anëtarët për të pasur manifestime të dhunshme. Protestat në Vlorë janë tërësisht të drejtuara nga liderët dhe aktivistët e PS. N.Dokle: Ne nuk kemi të bëjmë me këto protesta, por ne mbështesim kërkesat e tyre. Presidenti Berisha: Ju i organizoni dhe i drejtoni ato, por ka fakte dhe dokumente për këtë. Në krye të tyre janë aktivistë dhe militantë të PS. Edhe lideri juaj në Fier, zoti Petro Koçi, ka deklaruar për Reuters që njerëzit e Fierit janë në luftë me Tiranën. N.Dokle: Ky është një fabrikim i shtypit. Presidenti Berisha: Jo, ka dokumente për këtë. R.Mejdani, E .Ruka, A .Dade: Ju falenderojmë për takimin, por duhet të konsultohemi me kreun e Këshillit të Partisë për atë që kemi diskutuar dhe duam t'ju takojmë sërish pasdite. Presidenti Berisha: Jam dakord. Në orën 15.00 sot do të takoj grupin parlamentar të PD. Do t'ju bëj me dije se çfarë do të diskutojmë dhe mund të takohemi sërish pasdite, me ju dhe partitë e tjera. R.Mejdani, E.Ruka, P.Majko: E mbështesim plotësisht dhe kërkojmë një takim tjetër. Presidenti Berisha: D o t'ju bëj me dije nëpërmjet sekretares sime rreth kohës për takimin tonë. Shënim: Më 1 mars 1997, pasdite, sekretarja e presidentit informoi zotin Pandeli Majko dhe Rexhep Mejdani rreth takimit me presidentin në orën 18.00 por ata refuzuan për t'u rikthyer. NË FOTO: (majtas) Faksimile e dokumentit zyrtar të Presidencës për takimin me krerët e opozitës më 1 mars 1997 dërguar kancelarive perendimore (djathtas) Trazirat e vitit 1997 në qytetin e Vlorës
9E premte, 8 mars 2013 SOCIALE Kryeministri organizoi dje një festë për mësuesit në Pallatin e Kongreseve. “Kremtojmë ditën e mësuesit që është në krye të përpjekjeve të shoqërisë shqiptare” tha Berisha Sali Berisha Kryetari i Partisë So- cialiste, në një takim me arsimtarët vuri në dukje programin e PS. “Ne do të garantojmë një sistem, ku ndërmjet prindërve e shkollës të ketë komuni- kim konstant” tha Rama Edi Rama Kryetari i LSI-së për Tiranën, me rastin e 7 Marsit, , vlerësoi rolin e arsimit në shoqëri. ”Shkolla është tempulli ku ruhen dhe zhvillohen vlerat kombëtare” tha Rrokaj Shezai Rrokaj Kryetarja e Kuvendit, zgjodhi shkollën “Petro Nini Luarasi” për të uruar 7 Marsin, “Si Kryetare e Kuvendit, ndihem mirë që gjatë këtyre viteve kemi rritur rrogat e arsimtarëve” tha ajo Jozefina Topalli Presidenti i Republikës uroi 7 Marsin nga podi- umi i një universiteti privat. “Vlerësoj vështirësitë që kanë kaluar arsimtarët në këto dekada. Unë garantoj mbështetjen maksimale” tha Nishani. Bujar Nishani Ministri i Arsimit, në urimin e tij në rrjetin social “Facebook” shkruan “Me punën, pasionin e dashurinë për profesionin Ju i keni dhënë një vizion të ri traditës së shkëlqyer të arsimit kombëtar” Myqerem Tafaj Vlera e dhuratave nga 5 mijë-9 mijë lekë Mësueseve nuk u pëlqejnë më surprizat e nxënësve 7 Marsi, dhurata lulet dhe paratë LAJME SHKURT Shkolla Korçë, 15 mijë vetë vizitojnë Mësonjëtoren e parë shqipe  TIRANE Korça duket se ka qenë kryefjala e të gjithëve dje më rastin e festës së mësuesit, pasi ishte ky qyteti që nga ku nisi udhën arsimi shqiptar. Dhe pikërisht dje Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë, ku më 7 mars 1887 u çel Shkolla e Parë Shqipe, në këtë ditë kushtuar arsimtarëve, ka hapur sërish dyert, duke pritur vizitorë të shumtë, jo vetëm nxënës shkollash, por edhe qytetarë nga Kosova e Maqedonia. Gjatë vizitës në ambientet e muzeut, të gjithë kanë mundësi të njihen nga afër me historikun, por dhe me kontributin e mësuesve të parë që ndër vite kanë propaganduar për dije e kulturë. Drej- tori i muzeut, Ladi Toroveci, tregon se ndryshe nga çdo ditë tjetër e vitit, në këtë 126 vjetor të shkollës së parë shqipe, muzeu ka pritur mysafi rë të shumtë, ku padyshim ka spikatur koloria e ngjyrave dhe urimeve. Sipas tij,vetëm gjatë javës së festës, Muzeu i Arsimit është vizituar nga 15 000 qytetarë. ”Kjo është një datë historike. Dita e 7 marsit është një ditë,ku muzeu qëndron gjithmonë hapur dhe vizitohet nga qindra nxënës dhe qytetarë që vijnë nga Kosova e Maqedonia”. Në ditën kushtuar mësuesit, në të gjitha shkollat u kryen veprimtari të larmishme. Veprimtari kushtuar pishtarëve të dritës u organizuan edhe nga Prefektura dhe bashkia e Korçës. 126 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare. Hapja e shkollës së parë shqipe, 7 Mars 1887 në Korçë kurorëzoi me sukses një nga detyrat kryesore të lëvizjes sonë kombëtare, atë të përhapjes së arsimit në gjuhën amtare, për të cilën dhanë kontributin e tyre edhe vëllezërit Sami e Naim Frashëri. da.is Lajmi Lule dhe lekë, kjo ishte dhurata që k a n ë m a r r ë m ë shumë mësuesit për këtë 7 Mars. Sipas nxënësve të pyetur në shkollat e mesme të Tiranës, arsyeja pse ata kanë bërë këto dhurata ishte se, kur u bëjnë dhu- rata zyshave ato nuk i pëlqejnë ato.  TIRANE JONIDA LATE Tradita Të bësh dhuratë, varëse, bizhu apo veshje për 7 Marsin, nuk është më në modë, kjo pasi dhuratat që pëlqe- hen më shumë nga mësuesit janë lekët. Këtë 7 Mars, trendi i ri i dhuratave kanë qenë lulet dhe lekët. Ndërsa dhuratat e tjera kanë qenë më pak të dhuruara. Nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës, shprehen se mësuesëve nuk ju kanë bërë dhurata, por në një zarf i kanë dhënë lekë. “I blemë zyshës një buqetë të mad- he me lule dhe pjesën tjetër të le- këve që na mbeti ja futëm në një zarf dhe ja dhamë. Nuk i blemë dhuratë, se nuk dinim çfarë ti blinim, pastaj edhe shijet e zy- shës nuk i dimë. Sa ti linim një dhuratë që asaj mos ti pëlqente dhe t'ja dhuronte ndonjë personi për 8 Mars, ja dhamë lekë. Ne të gjithë si klasë ramë dakort që ti vendosnim nga 500 lekë, por kishte edhe nga ata nxënës që vendosën edhe më shumë. Kjo pastaj ishte sipas dëshirës” tregon Ana nxënëse e gjimnazit “Abdulla Keta”. Ajo më tej tr- egon, se përgjithësisht te shkolla e saj nuk ka pasur dhurata, por vetëm lule dhe lekë në zarf. Peshqeshe të tilla ka pasur edhe në shkolla te tjera të kryeqytetit. Armela, gjimnaziste e vitit të parë në shkollën “Arben Broci” thotë “ Ne mblodhem nga 500 lekë dhe ia futëm në zarf dhe një tufë me lule” tregon ajo. Edhe Leda nxënëse e shkollës “Petro Nini Luarasi”, thotë të njëjtën gjë, që mësueses së tyre nuk i kanë bërë dhuratë, por i kanë dhuruar lule dhe një zarf me lekë. Ndërsa dhuratat kanë qenë pjesë e festës, kanë kapur shifra të ndryshme që nga 5000 lekë deri në 9000 lekë. Denisi nxënës në shkollën e mesme “Partizani” tregon “Ne i blemë zyshës, një orë dhe disa bizhuteri plus dhe një tufë lule, që nuk mund ta linim sepse është simbolika e festës. Të gjitha këto na shkuan gati 9000 mijë lekë”. Kurse një gjimna- ziste e shkollës “Qemal Stafa”, tregon se dhurata që kanë bërë për 7 Marsin, ishte një pikturë, që kapi vlerën e 7000 lekëve. “Ne bëmë dhuratë si klasë një pikturë, që shkoi gati 7000 lekë të rinj. Plus dhe një buqetë me lule” shprehet gjimnazistja. Dhurata me një vlerë të madhe për një nxënës ka paur edhe në shkollat 9-vjeçare. Në shkollën 9-vjeçare “Dora D'Istria”, nxë- nësit tregojë se dhuratat për mësuesit kanë kapur edhe vlerën e 5 mijë lekëve. Më së shumti, ethe për dhuratat ndie- jnë prindërit, si fi nancuesit e një feste që duket se nuk kalon më, vetëm me një tufë me lule. ■ Tabaku: Kemi shumë për të bërë për arsimin Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku ka për- zgjedhur gjimnazin “Sami Frashëri”, për të uruar mësuesit e kësaj shkolle, por dhe të gjithë shkol- lave të Tiranës, me rastin e 7 Marsit. Nënkryetarja e Bashkisë, një ish-nxënëse e këtij gjimnazi ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për punën dhe përkushtimin e mësuesve, i cili transme- tohet brez pas brezi. “Unë jam e kënaqur, sepse këtë vit ne kemi bërë pak më shumë se vjet. Kushtet, këtu në gjimnazin “Sami Frashëri” janë shumë të mira, por besoj se nxënësit në të gjithë Tiranën mëso- jnë në kushte më pak të mira. Besoj se ne bashkë kemi akoma shumë për të bërë, por pak nga pak, brenda këtyre tre viteve të ardhshme do bëjmë gjithçka për arsimin” tha Tabaku ■ Do festonin 7 Marsi, aksidentohen 8 mësues Vlorë shkuan për të fes- tuar 7 Marsin, por pësuan aksident. Një furgon që po transportonte 8 mësues u aksidentua mesditën e djeshme në aksin Uji i Ftohtë - Radhimë. Në aksi- dent u përfshinë një furgon me targa AA 198 A me një Benz VL 557 D të cilët u për- plasën. Mësuesit po shkonin për të festuar 7 Marsin në Radhimë. Ato kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata ishin mësues në një shkollë private në Vlorë. ■ FRD, uron nga Mësonjëtorja në Korçë Në ditën e 7 marsit, të rinjtë e FRD kanë zgjedhur Më- sonjëtoren e parë shqipe në qytetin e Korçës për të përcjellë urimin e tyre për të gjithë arsimtarët,por dhe për të apeluar për dyfi shim të buxhetit arsimor,për më pak pallate luks qeveri- tarësh dhe për më shumë shkolla. Të mbledhur para mësonjëtores të rinjtë e Frymës së Re Demokratike kanë deklaruar se sot një shekull nga pavarësisë ka mijëra shqiptarë që janë privuar nga e drejta për arsim dhe dije,ka mbi 70 mijë fëmijë,të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin arsimin bazë,kjo dhe për shkak të pamundësisë ekonomike. Për vite me radhe dhuratat që u bëheshin mësuesve, kanë qenë varëse, telefona, bizhu, çanta. Ndërsa këtë vit tendenca duket se ka ndryshuar, pasi nxënësit dhurojnë vetëm lule dhe lekë për mësonjësit e tyre. Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë
4 E premte, 8 mars 2013 POLITIKE Rama prezanton në Lezhë, Kodhelin: Ndryshojmë policinë Nga qyteti i Lezhës ku është mbajtur takimi për diskutimin e kapitullit për sigurinë dhe rendin publik të programit “Për një Rilindje Shqiptare”, kreu i opozitës, Edi Rama ka prezantuar si kandidate për deputete në krye tyë listës së këtij qarku anëtaren e kryesisë Mimi Kodheli. Njëherësh ai akuzoi ashpër pushtetin e kryeministrit Berisha që ka shndërruar policinë e shtetit në fole militantësh të PD. ”Në qoftë se ne duam që të luftojmë krimin dhe të ringremë policinë duhet të këpusim lidhjet midis kupolës së krimit dhe policisë. Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit janë të lidhur me krimkin e organizuar, ashtu sikundër është fakt që krimi e kupola më e lartë e policisë bashkëpunojnë midis tyre”, tha Rama. ”Kjo është arsyeja”, tha Rama, “që ka gjithmonë e më shumë viktima në radhët e Policisë së Shtetit, pasi ata tradhëtohen në operacionet policore nga drejtuesit e tyre”. Kreu i opozitës foli për një emergjence të ndryshimit, pasi drejtesia në këtë vend, ashtu si arsimi e shëndetësia janë kthyer në mall, që e marrin vetëm ata që paguajnë. Kryetari i opozitës premtoi një sistem të ri që do të garantojë rendin dhe sigurinë publike, duke u drejtuar me profesionalizëm. Ambasadori i SHBA, përgjigje në facebook: KQZ e partitë të kryejnë detyrat Arvizu: Meritoni zgjedhje të lira, do përvesh mëngët Monitorimi: Vlerësimi ynë, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve Lajmi Ambasadori i SHBA në Tiranë, Alexandër Arvizu në përgjigjiet e dhëna ndaj pyetjeve të qytetarëve në rrjetin social facebook ka thënë se shqiptarët meri- tojnë zgjedhje të lira dhe se SHBA do të monitorojë fort. Ai tha se përgjegjës për zgjedhjet janë të gjithë.  TIRANE OJF-të “Disa aktivistë të shoqërisë civile në Shqipëri më kanë thënë se impakti i zërave të tyre kolektivë në vitet e fundit ka ardhur duke u zvogëluar. Unë mendoj se mënyra më e mirë për të forcuar shoqërinë civile është nëpërmjet pjesëmarrjes”. Ambasadori amerikan në Tira-në, Aleksandër Arvizu deklar-oi dje, se shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se monitorimi nga SHBA do të jetë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Njëhereësh ai ka thënë se të gjitha palët janë përgjegjëse, si KQZ, qeve- ria, partitë politike dhe kandidatet e pavarur. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetin social Facebook, në profi lin e ‘Act Now', Arvizu tha se secili prej votuesve ka përgjegjësi. Ai deklaroi se në SHBA ka kufi zim të mandatit. A do të hiqni sërish xhaketën dhe të përvishni mëngët këtë qershor? Kjo varet nga sa nxehtë do jetë brenda qendrave të votimit. A mendoni ju se ka ardhur koha që popullit shqiptar t'i ko- munikohen mesazhet në mënyrë më transparente në lidhje me notën që merr demokracia dhe politika, të cilët janë përgjegjëset kryesore të niveleve ku renditet Shqipëria sot? Unë mendoj se çështja më e rëndësishme është se kush do i japë formë të ardhmes së Shqipërisë? Më konkretisht, kush do e shtrojë rrugën për prosperitet dhe har- moni kombëtare? Çfarë do të bëni ju dhe bashkëqytetarët tuaj? Unë ju ftoj që të nënshkruani zotimin e të ndani me ne idetë mbi veprimet që individët mund të bëjnë për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë. Margaret Mead, një antropologe e famshme amerikane, ka thënë: “Asnjëherë mos dyshoni nëse një grup i ndërgjegjshëm e i angazhuar qytetarësh mund të ndryshojnë botën. Në fakt, ata janë të vetmit që e kanë bërë këtë.” Pak muaj më parë, Zonja Klinton, gjatë vizitës së saj në Shqipëri tha:'Nëse doni të shihni se si funksionon demokracia, shkoni në Shqipëri” Jam kurioz t'ju pyes. Nga e mori këtë in- formacion zonja Klinton, rreth demokracisë në Shqipëri?! Besoj se ajo nuk shikon lajmet rreth Shqipërisë as në TVSH, as në TV Klan? Unë mendoj se pika kryesore që Sekretarja Klinton donte të përcillte ishte se çdo demokraci është një punë në zhvillim e sipër dhe qytetarët luajnë një rol të rëndësishëm për të siguruar që kjo demokraci funk- sionon. Prandaj ne po inkurajojmë qytetarë dhe individë të mbështesin parimet demokratike nëpërmejt zo- timit online. Sa për lajmet, unë shi- koj TVSH e Klan gjithë kohës...por unë gjithashtu shikoj Top Channel, News 24, Vizion Plus, Ora, Albanian Screen dhe A1 Report. A duhet vendosur kufizimi i mandateve publike deri në 2 herë (deputet, kryetar bashkie, kryeministër, ministra, kryetar partish)? Në SHBA, kufi zimi i mandateve, nëse ekziston, për zyrtarët qeveritarë dhe lokalë përcaktohet në mënyrë lokale. Në rastin e Presidentit, ashtu siç mund ta dini, Neni 22 i Kushtetutës i ku- fi zon kandidatët në 2 mandate. Ky është një parim demokratik, i cili mbështetet e pranohet gjerësisht në SHBA. Një nga problemet kryesore në zgjedhjet shqiptare, më shumë sesa votimi është procesi i numërimit të votave. Ju vetë ju kemi parë duke përveshur mëngët në zgjedhjet e fundit lokale, një veprim që është përk- thyer si nxitje ndaj palëve për të zhbllokuar procesin. Çfarë men- doni se duhet bërë që shqiptarët të vendosin realisht me votë të lirë qeverinë e ardhshme, hum- bësi të pranojë humbjen dhe të mos ketë kontestime? Gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, rezultati u përcaktua disa orë pasi qendrat e votimit u mbyllën e mbi 100 milionë njerëz votuan. Gjatë zgjed- hjeve lokale të 2011, unë isha prezent në disa raste ku partitë politike ishin përgjegjëse për ndalimin e numërimit të votave. Kjo është e papranueshme. Kjo nuk sjell rritjen e besimit të publikut në intergritetin e procesit të numërimit të votave. Sa më shumë njerëz të kenë be- sim në integritetin e këtij procesi, aq më shumë ka gjasa që ata s'do kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve. Si e shikoni ju vendimin për referendumin mbi tre ligjet, të kërkuara nga Brukseli zyrtar, për statusin e vendit kandidat? Komentet e Komisionerit Fule i japin përgjigje pyetjes tuaj më mirë se çdo gjë që unë mund të them. Ju dhe SHBA do të ndihmoni në monitorimin e zgjedhjeve. Si do monitorohen presionet ndaj njerëzve, bizneseve, gru- peve shoqërore? Si do moni- torohet shitja e votës në kushtet e shtëpisë? A jeni të gatshëm ju dhe SHBA të mos i çertifi koni zgjedhjet nëse ato nuk janë të lira e të ndershme? Ne po mbështesim grupet e vëzh- guesve, të jashtëm e të brendshëm, si dhe po punojmë me KQZ për të ndër- tuar një proces transparent të rapor- timit të rezultateve. Në zotimin “Sepse e Dua Vendin Tim”, ne u kemi kërkuar njerëzve që të premtojnë se nuk do të ushtrojnë presion tek familjarët e tyre për të votuar në një mënyrë apo në një tjetër. Ashtu edhe mbikëqyrësit apo personat në pozicione drejtuese nuk duhet të ushtrojnë presion tek vartësit e tyre për të votuar në një mënyrë të caktuar. Populli shqiptar meriton të ketë zgjedhje të lira e demokratike. Vleresimi ynë do të jetë objektiv e i ba- zuar mbi çfarë ne vëzhgojme përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Gjatë vitit të fundit kemi pa- tur disa shkelje e të drejtave për personat me aftësi të kufi zuara shkelje që kanë vështirësuar së tepërmi jetën e tyre. Cili është opinioni juaj për këtë pse s'ka një qëndrim të autoriteteve në SHBA për këta? Njerëzit me aftësi të kufizuara janë qytetarë me të drejta të plota. Për shembull, unë mendoj se vendi- mi i Komisionit Qendror të Zgjedhje- ve për të mohuar dhe mosmiratuar buxhetin për “rampa” që bëjnë të mundur aksesin e personave me kar- rige me rrota në qendrat e votimit, ishte për të ardhur keq. Unë shpresoj se kjo çështje do të rivizitohet. Unë shpesh pyes veten, nisur nga qëndrimi Juaj, nëse ShBA është e interesuar për stabilitet apo për demokraci në Shqipëri?! Faleminderit për pyetjen tuaj. Më kanë pyetur edhe më parë për këtë gjë dhe gjithmonë jam përgjigjur duke thë- në se unë mendoj që kjo është një ndarje në dysh, jo e vërtetë e fallco. Stabiliteti dhe demokracia nuk janë reciprokisht ekskluzive. Duke folur në praktikë është e vështirë të kesh njërën pa pasur tjetrën. Ky është rasti edhe në Shqipëri. Zoti Ambasador, a mendoni se do të kemi zgjedhje të nder- shme dhe të lira këtë vit ndryshe nga vitet e kaluara ? Të gjitha palët përgjegjëse (KQZ-ja, qeveria, partitë politike dhe kandidatët e pavarur) duhet të veprojnë në mënyra të tilla që të rrisin besimin publik në proces, dhe si rrjedhim, një rezultat që pasqyron vullnetin e njerëzve në 23 Qershor. Edhe secili prej votuesve ka përgjegjësi. Prandaj dhe unë i inkurajoj të gjithë që të nën- shkruajnë zotimin “Sepse e Dua Vendin Tim” në faqen e Facebook-ut të ACT Now! Nëse të gjithë bëjnë detyrën e tyre, atëherë nuk ka asnjë arsye përse këto zgjedhje të mos jenë më të lirat dhe më të ndershmet në historinë e Shqipërisë. “Ne po mbështesim grupet e vëzhguesve, të jashtëm e të brendshëm, si dhe po punojmë me KQZ për të ndërtuar një proces transparent të raportimit të rezultateve” “Gjatë zgjedhjeve lokale të 2011, unë isha prezent në disa raste ku partitë politike ishin përgjegjëse për ndalimin e numërimit të votave. Kjo është e papranueshme” NË FOTO: Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu
2 E premte, 8 mars 2013 Presidenti pranoi kërkesën e tyre dhe delegacioni i PS arriti në takim në orën 12.30. Presidenti Berisha: Jam i lumtur t'ju takoj dhe ju kam kërkuar për të diskutuar rreth situatës ekstremisht shumë të rëndë që është krijuar në vend. Sikurse ju e dini, unë jam i vendosur dhe e kam deklaruar disa herë, për shqiptarët ashtu sikurse edhe për komunitetin ndërkombëtar që kriza duhet të ketë një zgjidhje politike dhe kam qenë kundër një zgjidhjeje ushtarake, sepse mendoj se kjo është në interes të vendit dhe demokracisë. Kjo është arsyeja pse ju kam thirrur për të diskutuar rreth një zgjidhje politike për të shmangur një konfl ikt civil me pasoja tragjike. Gjithashtu jam i përgatitur edhe për një zgjidhje politike maksimale. Nuk kam asnjë limitim por ju nuk mund të kërkoni prej meje të bëj se çfarë nuk më lejojnë ligjet kushtetuese, që në fakt lejojnë shumë zgjidhje. E them këtë sepse e di se kërkesat tuaja dhe disa prej tyre, Unë si president nuk mund t'i përbush për shkak të papajtueshmërisë së tyre me ligjet kushtetuese. Unë jam një njeri i fjalës dhe nuk mund të shkel mbi to. E theksoj këtë moment sepse ju keni kërkuar që unë nuk duhet të rizgjidhem president, por të zgjas mandatin tim si President. Megjithatë ligji kushtetues, përcakton në një mënyrë taksative procedurën e rizgjedhjes si President dhe për rezultat ato përjashtojnë mundësinë për zgjatjen e mandatit. R.Mejdani, N.Dokle, A.Dade: Por ju mund të amendoni ligjin kushtetues për zgjatjen e mandatit tuaj. Ne mendojmë se kjo nuk është e vështirë. N.Dokle: Përpara zgjedhjes suaj si president ne do të ndryshojmë ligjin kushtetues. Presidenti Berisha: J u mund t'i ndryshoni ato para zgjedhjeve, por jo pas zgjedhjeve. Logjet nuk kanë efekte pas, por përpara. Zgjatja me ligj e mandatit është një precedent i rrezikshëm. Ju në mënyrë absolute nuk mund të pretendoni që unë ta bëj këtë. Shqipëria është një vend evropian. Aksione si këto, mund të mos pranohen në Evropë. Së pari, unë dua t'ju siguroj që jam gati të mos zgjidhem dhe ju mund ta kërkoni këtë. Një javë më parë, unë pranova të vendos kandidimin tim për tu rizgjedhur, duke u menduar shumë kohë për këtë, por mbi të gjitha, vendosa të bëj kështu sepse largimi im në këtë do të POLITIKE NE VITIN 1997 Si negocioi Sali Berisha me Rexhep Mejdanin, Namik Doklen, Pandeli Majkon, Arta Daden e dhe Et`hem Rukën vitin 1997 dokumenti ekskluziv Berisha: Do zbardh 50 mijë USD që mori PD nga Gjallica Materiali për ndërkombëtarët: Dorëheqjen nuk e jap, qeverinë nuk e prish, nuk imponoj parlamentin  TIRANE NGA JAKIN MARENA I shte marsi i vitit 1997. Kanë kaluar 16 vjet që nga koha e luftës, por Sh- qipëria e brishtë ende i vuan pasojat e krizës më të madhe fi nanciare dhe vëllavrasjes civile që mbyti vendin. Ky dokument ekskluziv që Shqiptarja. com sjell sot për lexuesit e vet, është një “testament” politik sesi PD e PS po përpiqeshin të zgjidhnin situatën. Sali Berisha, në detyrën e presidentit, thirri në një takim mesditën e 1 marsit pesë drejtues të Partisë Socialiste, kry- etari i të cilëve, Fatos Nano, atëkohë vazhdonte të ishte në burg nën akuzën për korrupsion. Zyrtarët e lartë të PS, gjatë takimit i kërkonin presidentit të Republikës të zbardhte fi nancimin e PD nga skemat piramidale, e në dokument përmenden edhe 50 mijë USD që fi rma Gjallica i kishte dhënë selisë blu. Ndërkaq, i kërkonin largimin e qeverisë Meksi, bërjen e një qeverie teknike, shpërndarjen e parlamentit, si dhe shpalljen e zgjedhjeve parlamentare që do të përgatitej nga qeveria teknike. Berisha dukshëm kërkonte që të zbatoheshin ligjet kushtetuese; se ai vetë nuk do t'i shkelte këto ligje dhe se “ishte një burrë i fjalës”. Berisha u thoshte se nuk mund të detyronte parlamentin të merrte vendimet siç donte presidenti, dhe u kërkonte zyrtarëve të selisë rozë të mos dilnin në revoltën popullore dhe as ta mbështesnin atë. Dokumenti është përpiluar nga Presidenca dhe u është dërguar gjithë kancelarive ndërkombëtare me kërkesën e tyre, prandaj dhe është i shkruar në gjuhën angleze. Ky ishte takimi i parë i Presidentit që i kërkohej dorëheqja me udhëheqësit e PS, i cili do të hapte ciklin e një varg takimeve të tjera, që do të kulmonin në marrëveshjen e 9 marsit 1997, e cila i hapi rrugën krijimit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kryesuar nga Bashkim Fino. Më poshtë, po zbardhim dokumentin e plotë Takimi i presidentit te Republikes së Shqipërisë Sali Berisha me liderët e Partisë Socialiste Tiranë, 1 mars 1997, ora 12.30 Kreu i PS kërkoi që njerëzit e mëposhtëm të ishin prezent në takim: z.Rexhep Mejdani, sekretar i Përgjithshëm i PS, z.Namik Dokle, Sekretar për Organizimin në PS, z.Pandeli Majko, sekretar për Marrëdhëniet Publike në PS, Ethem Ruka e Arta Dabulla (Dade) anëtarë të Këshillit Drejtues të PS. ishte i papranueshëm për një qytetar, dhe ju nuk mund të më kërkoni mua të ndryshojë ligjet kushtetuese, sepse kjo do të ishte e papërshtatshme me shtetin e së drejtës dhe cdo qytetar mund ti drejtohej gjykatës Kushtetuese, që mund ta rrëzonte këtë praktikë. Së dyti, mund t'i jap garanci edhe të shkruar publikut gjithashtu dhe kam deklaruar që edhe përpara zgjedhjeve të 26 majit, që në rast se ju i fitoni zgjedhjet, unë nuk do të pranoja të isha një president me ju, edhe për 4 ditë. R.Mejdani, E.Ruka: Ne nuk po kërkojmë krijimin e një vakuumi institucional, ne nuk pajtohemi me një gjë të tillë. Presidenti Berisha: Në rast se ju nuk e pranoni vakuumin institucional unë edhe një herë deklaroj se unë nuk pranoj të qeveris së bashku me ju. R . M e j d a n i , E . R u k a , A.Dade: Pse e thoni këtë? Presidenti Berisha: E them këtë për të treguar të vërtetën dhe ju duhet të respektoni atë që ju thotë të vërtetën në sy. R.Mejdani, P.Majko, N.Dokle: Ne thamë që kërkesat e grevës së urisë të plotësohen për të mbyllur grevën e urisë. Presidenti Berisha: Sa u përket këtyre kërkesave, dua të konfi rmoj që ne nuk mund të paguajmë për cdo qytetar paratë e humbura në skemat piramidale dhe nuk mund ta shkelim këtë princip, por ne kemi ndërmarrë një sërë hapash për të lehtësuar dhimbjen e tyre. R.Mejdani, P.Majko, N.Dokle: Ne nuk kemi deklaruar që ne do të paguajmë paratë e humbura në skemat piramidale, po ashtu edhe studentët nuk e kërkojnë këtë. Presidenti Berisha: Kjo është e vërtetë, në Tiranë ju ndoshta nuk e keni deklaruar këtë, por në Vlorë, së bashku me grevistët, ju keni firmosur peticione, të cilat janë në zyrën time, duke
10 E premte, 8 mars 2013 KULTURE This Invitation for Prequalifi cation follows the General Procurement Notice for this project which was published on the EBRD website, Project Procure- ment Notices (http://www.ebrd.com/pages/workingwithus/procurement/project.shtml) on 17 February 2012. The Albanian Development Fund, hereinafter referred to as “the Client”, intends using part of the proceeds of a loan from the European Bank for Reconstruction and Development, European Investment Bank and IPA 2010/2011 hereinafter referred to as “the Banks”, towards the cost of the Secondary and Local Roads Project. The Client intends prequalifying fi rms and consortia to tender for the following contract(s), hereinafter referred to as “the Contracts”, to be funded from the Banks: Package # 21 • Contract CWC/ICB/2013/WL-Rec 50, Reconstruction of road Kthesa e Qarrit - Bishan - Poro - PishPoro - Bregdet in Fier Region – is a rural road of length 10.33 km situated in “fl at” terrain. The estimated contract duration will be 12 months. • Contract CWC/ICB/2013/WL-Rec 52, Reconstruction of road Libonik - Rrembec - Plase,in Korça Region – is a regional road of length 12.675 km situated in “fl at” terrain. The estimated contract duration will be 14 months. • Contract CWC/ICB/2013/WL-Rec 138, Reconstruction of road Surrel - QafePriske, in Tirana Region – is a regional road of length 8.8 km situated in “mountainous” terrain. The estimated contract duration will be 12 months. Package # 22 • Contract CWC/ICB/2013/WL-Rec 95, Reconstruction of road Balez - Letan, in Elbasan Region – is a rural road of length 4.6 km situated in “mountainous” terrain. The estimated contract duration will be 7 months. • Contract CWC/ICB/2013/WL-Rec 136, Reconstruction of road Berxull – Laknas, in Tirana Region – is a rural road of length 3.8 km situated in “fl at” terrain. The estimated contract duration will be 6 months. • Contract CWC/ICB/2013/WL-Rec 137, Reconstruction of the roads connecting Farka with Elbasani road, in Tirana Region – is a regional road of length 5.25 km situated in “hilly” terrain. The estimated contract duration will be 9 months. Prequalifi cation and tendering for contracts to be fi nanced from the Banks is open to fi rms and joint ventures of fi rms from any country. Prequalifi cation documents may be obtained from the offi ce at the address below upon payment of a non-refundable fee of 50 Euro or equivalent in a convertible currency. The method of payment will be direct deposit to the ADF account, at Union Bank, as follows: Name of account: “LlogariProjekti ADF” Client number: 285464 IBAN CODE: AL80 2141 1106 0111 2854 6403 0117 The tenderer should provide Bank' payment receipt to the Employer. Upon receipt of appropriate evidence of payment of the non-refundable fee, the documents will promptly be dispatched by courier; however, no liability can be accepted for their loss or late delivery. The prequalifi cation documents must be duly completed and delivered to the address below, on or before 16:00 hrs CET, on 2ndApril 2013. Documents which are received late may be rejected and returned unopened. Interested fi rms may obtain further information from, and inspect and acquire the prequalifi cation documents at the following offi ce: Valentina Kazanxhi Head of Legal and Procurement Unit Artur Zaja Procurement Specialist Legal and Procurement Unit FondiShqiptar i Zhvillimit / Albanian Development Fund Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 10, Tirana, Albania Phone: 00355 4 2 235 597/8 Fax: 00355 4 2 234 885 E-mail:vkazanxhi@albaniandf.org; azaja@albaniandf.org; Date: 6thMarch 2013 REPUBLIC OF ALBANIA SECONDARY AND LOCAL ROADS PROJECT INVITATION FOR PREQUALIFICATION For Procurement of two Packages ofCivil Works Contracts Roland Trebickën edhe në ditën e lamtumirës së tij, kolegët, regjisorët, miqtë nuk e ndanë nga roli ikonë i Jovan Bregut. Një rol, me të cilin ai fi toi dashurinë absolute të publikut. Edhe përmes lotëve dhe hidhërimit, dje binte shpesh e më shpesh fjala për komedinë e famshme “Pallati 176”. “Nuk e di unë, por kam vërtetuar se çdo kanal televiziv shqiptar, i cili është promovuar në shfaqjet e para të ditëve të para, për rubrika humori, Vox-Pop, emisione, in- serte, i bie trumbetës me skena nga “Pallati 176”. E kuptoj që interesi i tyre është të thithin vëmendjen e publikut përmes kësaj komedie, me batutat e Jovan Bregut, por nga ky shfrytëzim i jashtëzakonshëm që i është bërë kësaj komedie, artistët që punuan me të nuk kanë përfi tuar asnjë gjë”, thotë aktori i njohur Bujar Asqeriu. Ndërsa regjisori i njohur Saimir Kumbaro, i cili është një ndër të parët që e ftoi në fi lmin e tij “Koncert në Vitin 1936”, pasi “e kishte admiruar” në rolin e REGJISORI Kumbaro revoltohet që aktori i madh nuk u shpërblye ekonomikisht për suksesin e Jovan Bregut. Ai rrëfen si e ka njohur Roland Trebickën si koleg dhe mik të ngushtë Intervista SAIMIR KUMBARO: “Pallatin 176” e kanë masakruar Kopirajtin e kanë vetëm piratët. Aktori s'fi toi asgjë veç shpërblimit me dashurinë e publikut  TIRANE DHURATA HAMZAI tij të parë te “Debatiku” i reg- jisorit Hysen Hakani, sapo e pyesim për shkakun e suksesit të Roland Trebickës me Jovan Bregun, reagon sikur ta kishim shkelur në kallo. “Komedia “Pallati 176” u masakrua, u shfrytëzua në mënyrë barbare nga njerëzit, nga ato që quhen shtëpi diskografi ke dhe prod- hojnë dhe shumëfi shojnë këtë komedi të famshme. Unë di që skenaristja e asaj komedie Adelina Balashi, që e kam pasur edhe kolege në Kinostudio, ka mbetur e papunë. Sot nuk e di se çfarë pune bënë”. Zoti Kumbaro, cilat ishin marrëdhëniet tuaja me Roland Trebickën? -Rolandin kam pasur fat ta njoh që kur e kam pasur tek fi lmi im “Koncert në vitin 1936”. Pas fi lmit të parë të tij “Debatiku” ai interpretoi tek fi lmi im. Për mua Landi ishte një njeri që më kujton gjith- monë atë shprehjen e famshme të Stanislavskit që thoshte: “Në radhë të parë duhesh të jesh njeri, pastaj artist”. Ai ishte edhe artist edhe shumë njeri. Me ikjen e beftë të Landit ne kaluam një dhimbje (qan). E kam pasur shok Landin gjithë jetës, jo vetëm koleg. Ne dis- kutonim për hallet tona, për problemet tona dhe sigurisht edhe për artin. Landi ishte shumë i ri, kur luajti në fi lmin “Debatik” të Hysen Hakanit, dhe ne bashkëmoshatarët e tij e shihnim me admirim që interpretonte në atë fi lm, në një kohë që luheshin shumë pak fi lma. Në vitin ‘78 unë e mora në fi lmin “Koncert në vitin 36”. Ishte i paparë si aktor, shumë serioz, shumë punëtor, shumë pozitiv. E ndjejmë shumë hum- bjen e tij sot. Kam një përfytyrim nga jeta e tij prej aktori: në çdo rol, parësor apo dytësor dha maksimumin deri në perfeksion, mos i jemi borxh këtij aktori, duke i mohuar disa role të tjerë në repertorin e tij? -Ke të drejtë për këtë, por nuk është faji i Landit që tal- entin e tij nuk e shfrytëzuam dot. Është faji i atij institucioni, që shquhet nga mungesa e vlerësimit që i bëhet individit. Këtu nuk ka një institucion që të vlerësojë talentet, njerëzit. Landi ishte njeri modest. Nuk kërkoj kurrë të dukej, të shquhej mbi të tjerët, nuk këmbënguli asnjëherë që të zotëronte ro- let për famë, saqë shumë të tjerë pa merita kanë marrë sot “Mjeshtri i Madh” përpara Landit. Dhe ai kurrë nuk u an- kua, se zuri në gojë ndonjëherë çështjen e vlerësimit me titull. Ai shihte punën. Ka mbajtur Teatrin Kombëtar në një kohë që kurba e tij fi llonte të ulej, se unë e kam ndjekur vazhdimisht kurbën e Teatrit Kombëtar. Me gjithë mend ka mbajtur barrën kryesore në tranzicion që nga vitet ‘91 e derisa u shkërmoq teatri. Është edhe pak e çudit- shme historia me famën e Roland Trebickës me rolin e Jovan Bregut. Kome- dia “Pallati 176” është me përhapura... -Është më grabitura, thuaj më mirë, jo më e përhapura. Pra, nuk është mar- rë kopirajt, nuk u është dhënë ndonjë shpërblim material aktorit dhe au- torëve për DVD-të e ku- dogjendura me komedinë “Pallati 176”? -Aktori i është dhënë vetëm shpërblim shpirtëror nga pub- liku. Ndërsa komedia “Pallati 176” u masakrua, u shfrytëzua në mënyrë barbare nga njerëzit, nga ato që quhen shtëpi dis- kografi ke dhe prodhojnë dhe shumëfi shojnë këtë komedi të famshme. Unë di që skenaristja e asaj komedie Adelina Balashi, që e kam pasur në Kinostudio kolege është pa punë. Unë sot nuk e di se çfarë pune bënë. Vetëm me përqindjen e shitjeve të kësaj komedie të pjesës që i takon asaj si skenariste, ajo dhe artistët e tjerë që kanë punuar për të do të kishin një ekonomi më shumë se normale. Po kështu edhe Alfred Bualoti dhe regjisori që e ka vënë në skenë bashkë me të. Vetë Rolandi do të kishte shumë fitime. Këtu nuk ka institucion që të vlerësoj njerëzit dhe të mbrojë krijim- tarinë e tyre, troç muhabeti. Kush e ka kopirajtin e komedisë “Pallatit 176”? -E kanë në dorë piratët, vetëm piratët, kaq. Regjisori Saimir Kumbaro NË FOTO: Homazhet e lamtumirës dje në Teatrin Kombëtaer në nder të aktorit Roland Trebicka Enada Hoxha dhe Gerdi Vaso e ruajnë puplësinë dhe elegancën dhe arrijnë ta përcjellin si jo më mirë nga skena e Teatrit të Operas. Çdo rrotullim i tyre, kërcim e hedhje, si- kur të ngre shpirtin e ta lëkund nëpër platenë e Teatrit mbushur cep më cep me spektatorë të vëmendshëm. Me pasionin e artë- dashësve, luajnë e vallëzojnë edhe gjithë trupa e balerinëve. Edhe orkestra nën dirigjimin e të mirënjohurit Eno Koço. Eshtë Traviata. Një nga kryeveprat e Giuseppe Verdit po vihet në Tiranë si balet. Es- htë një nismë e Institutit Italian Blog/ Periferi NGA ALBA MALLTEZI Traviata balet në Tiranë Nuk duhet humbur të Kulturës në dyqindvjetorin e lindjes së gjeniut të operës botërore Giuseppe Verdi dhe këtë ide origjinale ua dhuron artëdashësve të Tiranës. Nuk duhet humbur. Me një biletë simbolike: vetëm 100 lekë! Të rinjtë, të apasionuarit e artit, kanë një mundësi të mirë për t'u shplodhur e për t'u pas- uruar. Nga ana shpirtërore. Deri të dielën. Skenografi e thjeshtë dhe e këndshme nga Erald Bakalli. Kostumet plot sharm e ëmbëlsi të realizuara nga Ardi Asllani. Për mua ishte një rikthim pas shumë vitesh në Teat- rin Kombëtar të Operas dhe Baletit. E kisha lënë me një shije aspak estetike. Shfaqja e Traviatës, atmosfera civile, paqësore, mes spektatorëve, krijon në kryeqytet një oaz energjie pozitive.
VITI III - NR. 54 E premte, 08-03-2013 Grimca Urbane Koment 8 marsi që nuk vjen… Në Europë me Referendum NGA EVIS CERGA NGA GENCI KOJDHELI DOKUMENTI EKSKLUZIV Për 8 marsin të gjithë men-dojnë c'dhuratë tu bëjnë nënave, ndërsa unë do të kisha dashur që ajo të vazhdonte të ISHTE në jetën time. Nuk do të jetë ky një rrëfi m i dhembshëm, por edhe pa dhem- bje nëna nuk na sjell në jetë. Do marr shkas nga një ditë që e kremtojmë prej vitesh, për të hedhur ca rradhë në letër. Do të kisha dashur shumë të shkruaja gjërë e gjatë për nënat, por sot, sot do të shkruaj për mamanë time... Në më pak se një javë, Komisioneri Europian për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë (ose e thënë shkoqur, ai burri që vendos nëse Evropa do na marrë a do na lërë në rrugë) i ka dhënë dy shuplaka të mira mazhorancës qeverisëse, e më specifikisht Kryeministrit Berisha dhe aventurës së këtij të fundit për të ndërmarrë një ref- erendum për kalimin e tre ligjeve. Për sqarim... 1 MARS 1997/ Çfarë diskutoi presidenti Berisha me përfaqësuesit e PS Fjalëkryqet e fundit nga Faqe 23 Kadri Vokopola ► vijon në faqe 21 ► vijon në faqe 21 LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi FUNDJAVA ► Faqe 21 ► Faqe 10KOMENT PERIFERI NGA AFRIM KRASNIQI NGA ALBA MALLTEZI ARSIMI DHE 7 MARSI TRAVIATA BALET! NUK DUHET HUMBUR BERISHA: DO ZBARDH 50 MIJE USD QE MORI PD NGA GJALLICA DITARI MARS ‘97 PERGJIGJE QYTETAREVE SHQIPTARJA.com KONFERENCA DJE 16 vjet nga lufta civile zbardhen bisedat politike. Berisha: Mos mbështesni rebelët Ambasadori përgjigjet në “Facebook”: KQZ të bëjë detyrat Gjiknuri: Ka dublikime, nuk zbatohen rekomandimet e OSBE Kryeministri refuzon Fylen: Jam i vendosur për referendum Arvizu: Do përvesh mëngët në 23 qershor meritoni zgjedhje të lira Sondazhi, Gjoni kalon Ramën. Kreu i PS: Do merremi me policinë Berisha: Edi Rama iu lut Ilir Metës, unë nuk bëj prerje kokash ► Faqe 4 ► Faqe 5 ► Faqe 6 Raporti i CIA-s Kumbaro për Trebickën Shkarkimi i Zhukovit ofendoi shqiptarët “Pallatin 176” e kanë masakruar. Dje ceremonia ► Faqe 18-19 ► Faqe 10-11 8 marsi, festa dhe protesta me mimoza e bilbila, ja aktivitetet “FUNDJAVA” ► Faqe 13-17 NGUSHËLLIM Redaksia e gazetës Shqiptarja.com dhe TV A1Report i shpreh ngushëllimet koleges sonë Elona Elezi dhe familjes, për humbjen në moshën 64-vjeçare të babait të saj Njazi Elezi ► Speciale në faqe 2-3
E premte, 8 mars 2013 www.SHQIPTARJA.com 15Suplement javor i SHQIPTARJA.com INTERVISTA me Altin Hazizaj, drejtor i CRCA -së dhe përfaqësues i Koalicionit për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve PROTESTË me bilbila pranë zyrave të KQZ-së për barazinë gjinore në politikë dhe respektimin e kuotës 30% nga gjinia më pak e përfaqësuar në listat e cdo partie politike Për Koalicionin për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve 8 marsi është dita e goditur për të protestuar mbi mosre- spektimin e kuotës gjinore në politikë. Aktivistë dhe qytetarë të thjeshtë me pankarta dhe bilbila janë ftuar në një protestë pranë KQZ-së duke kërkuar respektimin e kuotës 30% nga gjinia më pak e përfaqësuar në listat e cdo partie politike. Vendim që nëse nuk zbatohet vetëm gjobitet me 10 milionë lekë të vjetra dhe mund të regjistrojë në KQZ çdo listë shumë emërore rajonale, pavarësisht nëse ajo nuk e plotëson kriterin e përfaqësimit gjinor. Për këtë të drejtë të gruas do të bien bilbilat sot. Z. Hazizaj është folur kaq shumë për barazinë gjinore në parlament, por duket se gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet. Ndaj ju protestoni sot… Politika në Shqipëri ka treguar se fjalët nuk i kthen në vepra dhe kjo është arsyeja se pse ne protestojmë. Të dy liderat politikë kryesorë, ashtu edhe partitë më të vogla mundohen që të shfrytëzojnë kartën e grave në jetën politike publike, por kur vjen puna për t'i dhënë hapësirën e merituar grave në vendim-marrje aty burrat e politikës nuk janë gati të bëjnë kompromise. Politika mashkullore e ka kuptuar vlerën e votës femërore, por jo vlerën se pse gruaja duhet të jetë domosdosh- mërisht dhe në mënyrë të barabartë në politikë. Kodi i ri Elektoral është treguesi më i qartë i këtij qëndrimi ndaj grave dhe vajzave, duke lejuar që partitë politike ta “shesin” barazinë gjinore në politikë për 10 milionë lek, nëse ato nuk arrijnë të kenë në listat e tyre të kandidatëve për deputetë 30 përqind gra. Është një qendrim i turpshëm dhe diskriminues, pasi parlamenti me shumicë burrash iu ka thënë të gjitha grave në Shqipëri që ju vleni 10 milionë lekë! Keni ndonjë informacion sesa parti mund të preferojnë gjobat në vend të kandidateve gra? Mënyra sesi është ndërtuar sistemi elektoral në Shqipëri favorizon daljen e më shumë deputetëve nga dy par- titë më të mëdha, ndaj pritshmëria është që Partia Socialiste dhe Partia Demokratike të jenë dy partitë me tendencën më të madhe për të mos respektuar kuotën gjinore. Fakti që KQZ, që kontrollohet nga këto dy parti, pranoi që të zbatoj gjobën 10 Terapi për burrat dhunues Linja e këshillimit për bur-rat dhunues”, (me nr pa pagesë 0800 40 20 ) merret me rehabilitimin e burrave që dhunojnë gratë apo fëmijët. Ideja e hapjes së këtij shërbimi i ka rrënjët që kur draftohej ligji “Për masa kundër dhunës në marrëdhëniet familjare”, neni 10 pika m e te cilit parashikon se “gjykata urdhëron të paditurin/ën (dhunuesin/en) të marrë pjesë në programe rehabilitimi.” Ky shërbim që deri tani mungonte ka fi lluar të funksionojë në Sh- qipëri në fi llim të këtij viti. Ideja e shërbimit qëndron në faktin se dhunuesve nëpërmjet shërbimit ju ofrohen seanca terapie që do t'i ndihmojnë ata të menaxhojnë zemërimin dhe agresivitetin e pakontrolluar deri në këtë mo- ment, xhelozinë e pajustifi kuar e shumë elementë të tjerë që mund të vijnë si pasojë e një historie dhune nga familja e tyre e origjinës apo faktorë të tjerë që i shtyjnë ata të bëhen të dhun- shem. “Ne shpresojmë shumë se mund të arrijmë të zbusim nivelin e dhunës në familje duke punuar me viktimën në një krah e me atë që shkakton dhunën në krahun tjetër sepse kjo mund të jetë një nga mënyrat me efi kase në reduktimin e dhunës në familje” -thotë Iris Luarasi, drejtore e “Linja e Këshillimit”. idenë e një levizjeje të gjerë që përfshin Shqipërinë në 8 mars. Por realisht sa mendoni që të jetë pjesëmarrja? Le të provojmë. Shqiptarëve asgjë më s'u bën përshtypje, po dalëngadalë, le të tentojmë. Dicka do tu ngelet. Unë besoj! Kjo nismë e UNDP dhe pushtetit lokal në shumë qytete, ka si qëllim që të eliminojë dhunën dhe gjithë format e saj, ndaj grave, fëmijëve. Në linjat urbane, ku njerëzit që hipin , janë zakonisht ata më të varfërit dhe që përballen me dhunën, kjo mund të jetë një ‘lesson learning'. Shoqëria jonë nuk është shumë e dhënë pas protes- tave civile. Besoni tek zgjimi i njerëzve, tek dalja e tyre nga pasiviteti? Unë besoj tek vetja. Vetë jam një luftëtare e paepur dhe do jem gjithmonë në mes të protestave, do jem gjithmonë oponencë e fortë me pushtetin, zë që do të dëgjohet dhe një model. Shoqëria jonë duket sikur lëngon. Ajo ka një sëmundje; kjo është indiferentizmi që lidhet me mungesën e kulturës dhe interesit. Shpresojmë dalën- gadalë, të gjithë duke kontribuar, të rilindim ose lindim shpresën dhe qytetarinë. Cili është qëllimi juaj në këtë ditë dhe sa munden realisht të çojnë drejt zgjid- hjeve aktivitetet dhe organi- zime të tilla? Nuk besoj në zgjidhje, Besoj në një reagim, i cili duke u rri- tur dalëngadalë, mund të krijojë premisë zhvillimi, oponencë dhe debat. Pas kësaj, ka shanse që Shqiperia të futet në rrugën e zhvillimit. Duket se do të jetë një proces i gjatë. Nje nga simbolet e kesaj dite është mimoza dhe kjo nuk mungon në aktivitetet tuaja… Përse vetëm kjo lule? Mimoza simbolizon dhe pran- verën, dhe shpresën, dhe gruan, dhe delikatesën. Beson shpejt, deziluzionohet, zhduket, po ama, zbukuron ditët dhe kohën, jep shpresë që pranvera erdhi. Ne jemi mimoza! Duke qëndruar tek simbo- let, është edhe një fjongo lejla. Cfarë simbolizon? Fjongoja lejla/vjollcë, simboli- zon levizjen e gruas., më mirë lëvizjen feministe. Ne jemi lëizje feministe, po nuk urrejmë bur- rat. Bashkë me burrat duam të ndërtojmë shoqërinë! Një grua Nga Kina në Kosta Rika, nga Mali në Malajzi këngëtarë dhe muzikantë, burra e gra do të këndohën së bashku për të përcjellë mesazhin e solidaritetit: Ne jemi “Një grua”. Kjo këngë lancohet pikërisht më 8 mars dhe është shkruar për UN Women, me qëllim përmirësimin e jetës së grave në mbarë botën  TIRANE ROVENA RROZHANI Përgatitet ankimi për diskriminim Altin Haizaj: Politika mbeti te fjalët tregohet rigoroze në zbatimin e kodit dhe veçanërisht të kuotës gjinore. Ata nuk duhet thjesht të bien dakord që në listat e kandidatëve edhe po nuk pati gra është e pranueshme, por e kanë për detyrë ndaj taksapaguesve gra dhe atyre që besojnë zhvillimi, që t'i kërkojnë llogari partive se pse në listat e tyre nuk është zbatuar kuota gjinore. Pas protestës cili do të jetë hapi juaj kundër kësaj gjobe që zëvendëson gratë? Koalicioni për Nxitjen e Pjes- marrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë po përgatit ankimin për tek Komisionerja për Mbrojtjen nga Dis- kriminimi, për diskriminim të hapur të grave dhe vajzave për shkak të gjinisë nga partitë politike. Nëse puna do të shkonte deri këtu, kjo do të tregonte se partitë politike nuk janë të afta të ndërtojnë politika gjinore dhe një Shqipëri të barabartë dhe të ndershme për të gjithë. milionë lek në rast të mos-respektimit të kuotës gjinore, pa asnjë lloj kon- trolli rigoroz të shkaqeve se pse nuk ka barazi gjinore në lista, është tregues se të dyja partitë po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje “teknike” për këtë çështje. Mund të pranohet përgjigja e partive “Nuk ka kandidate gra”? Kur e kam dëgjuar për herë të parë argumentin se “nuk ka gra në politikë” një miku im humorist shkodran me shaka më pati thënë: “Po këta me burra fl enë në krevat?” Për mua ky është qëndrimi më i hapur diskrim- inues që burrat e politikës mbajnë ndaj grave, sepse është e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll pushtetin dhe pa e ndarë atë me gratë. Këta burra kanë nëna, bashkëshorte, mikesha e të dashura dhe t'iu thuash atyre se nuk janë të denja për në politikë ështe sa poshtëruese aq edhe diskriminuese. Pushteti nëse vërtetë kërkon të jetë demokratik, nuk mund të jetë i tillë pa pjesmarrjen e grave dhe vajzave. Në këtë protestë prisni që të keni në krah vetëm gratë? Protesta është një manifestim civil i shoqërisë civile përpara KQZ për t'iu kërkuar publikisht që të Kur e kam dëgjuar për herë të parë argumentin se “nuk ka gra në politikë” një miku im humorist shkodran me shaka më pati thënë: “Po këta me burra flenë në krevat?” Altin Hazizaj NË FOTO: Nga aktiviteti i shoqatave shqiptare, 8 mars 2012, Tirane
E premte, 8 mars 2013 www.SHQIPTARJA.com16 Suplement javor i SHQIPTARJA.com Dëshironi të shihni një film DY FILMA “Life of Pi” dhe “This is 40” ndajnë ekranin e madh këtë fundjavë mes historish dhe ën- drrash, sakrifi cave dhe gëzimit, lodhjes dhe humorit Kinema Millennium ofertë për komedinë e Judd Appatow, premierë më 8 mars Shfaqet në Tiranë fi lmi që triumfoi me 4 Oskar njëri për regjinë më të mirë nga Ang Lee Një udhëtim plot aventu-ra thuajse të paim-agjinueshme, një jetë me shpresë dhe triumfe e tëra për tu zbuluar në ekranin e madh të kinemasë, tashmë edhe asaj shqiptare, pasi “Life Of Pi” fi lmi fi tues i 4 statujave Oskar, vijon projeksionet e tij prej datës 5 mars. I shpallur fi timtar të kategoritë e statujës së artë, regjia më e mirë, foto- grafi a më e mirë, efektet më të mira dhe kolona më e mirë zanore, filmi është një për- shtatje nga romani bestseller me të njëjtin titull, shkruar nga kanadezi Yann Martel. Me këtë libër Martel cmimin prestigjioz letrar Man Booker Prize në vi- tin 2002 ndërsa pati vlerësime edhe në konkurse të tjera. Filmi i cilësuar si i pamun- dur për tu konvertuar në kine- ma, është drejtuar nga regjisori Ang Lee. Ai ka marrë rreth 36 cmime të ndryshme ndërsa menjëherë pas triumfi t në Os- kar, arkëtimet e tij në kinematë e huaja u rritën ndjeshëm. Sa për kritikën ajo thuajse njëzëri e ka vlerësuar filmin si një kryevepër filmike duke vënë SKEDA E FILMIT SKEDA E FILMIT Titulli: “This is 40” Regjia: Judd Apatow Skenari: Judd Apatow Aktorë: Paul Rudd, Les lie Mann, Megan Fox, Jason Segel Gjinia: Komedi Titulli: Life of Pi Regjisor: Ang Lee Skenari: David Magee, Yann Martel Aktorë: Suraj Sharma, Ir- rfan Khan, Adil Hussain, Tobey Maguire, Gérard Depardieu drejtimin e regjisorit Judd Appatow . Një pjesë e jetës së vërtetë, sa e bukur edhe e hidhur, e një familje amerikane prej 40 vjecarësh. Shfaqet në ekranin e madh një portret besnik ndaj realitetit të mbush- ur me sfi da dhe fi tore në jetën martesore dhe prindërore. Përmes këndvështrimit të pa- gabueshëm të regjisorit Judd Apatow mund të shohim tre javë nga jeta e një cifti mes seksit dhe romanticizmit, triumfeve të kar- rierës dhe dështimeve financiare, plakjes së prindërve dhe rritjes së fëmijëve. Pas disa vitesh martesë, Pete jeton me gruan e tij, Debbie, e dy vajzat e tyre, Charlotte 8 vjec dhe Sadie 13 vjec: kur situata ekonomike fillon të përkeqësohet atëherë Pete e Debbie përpiqen të gjejnë një mënyrë më të mirë për të jetuar! theksin ne mrekullinë e reali- zimit visual dhe narrativ. Filmi tregon aventurën e një djali dhe një tigri nëpër oqean për 227 ditë. Eshtë një rrëfi m mbytjeje, rreziku, vetmie i cili shndërrohet në një metaforë të madhe të forcës së besimit. JUDD APPATOW SJELL “THIS IS 40” “This is 40” është komedia romantike që vjen premierë prej së premtes dhe nw Mil- lennium e con biletwn nw 300 lekw tw reja pwr cdo grua qw do tw shohw kwtw fi lm. E shpallur si komedia më e mirë e vitit në “Hollyëood Film Festival”, ajo është një vijim i komedisë së fashme “Knocked Up” nën “This is 40” ul biletën për gratë
24 E premte, 8 mars 2013 Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë LAJME NGA BOTA Origjina e Lajmit! VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi GKH«Qs«SMHVsQWMHWsU«Ws«(XURSsV Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë GJITHMONE PRANE JUSH! www.shqiptarja.com ■ Kryeministri serb: Kosova s'është më jona Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se për dhjetë vite njerëzit janë gënjyer me tezën se Kosova është serbe, nëpër deklarata dhe qëndrime zyrtare. “Ne kemi qenë të gënjyer duke thënë se Kosova është e jona, me qëndrime zyrtare. Një qëndrim i tillë nuk na ndihmon aspak. Presidenti i Serbisë nuk mund të shkojë në Kosovë, as kryeministri dhe as ndonjë ministër. Aq më pak policia dhe ushtria serbe”, ka thënë Daçiq për revistën e përjavshme serbe NIN. Sipas tij, Serbia duhet të caktojë kufijtë aktualë shtetërorë. “Në këtë mënyrë, do të ketë të ardhme edhe për vetë Serbinë”, tha kryeministri serb. ■ Bullgaria kundër naftësjellësit nga Rusia Parlament i i Bul lgar isë ka votuar për të shfuqizuar një marrëveshje për një tubacion, i cili do të transportonte naftën ruse në Greqi. Në një votim 115-25, ligjvënësit mbështetën të enjten propozimin e qeverisë për të anuluar marrëveshjën e nënshkruar në vitin 2007. Me anë të kësaj marrëveshjeje, parashikohej ndërtimi i 280 kilometrave tubacion për të transportuar naftën ruse dhe atë kaspike nga porti bullgar Burgas, në Detin e Zi, në Aleksandropolis në verilindje të Greqisë, duke anashkaluar ngusht icën e mbingarkuar të Turqisë, Bosforin. ■ Berluskoni dënohet me një vit burgim Gjykata e Milanos ka dënuar me një vit burg Silvio Berluskonin për zbulim të sekretit zyrtar, në bashkëpunim me vëllanë e tij Paolo. I vëllai është dënuar me 2 vjet e 3 muaj. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2005, kur u publikua një bisedë telefonike mes Piero Fasinos, atëherë sekretar i Demokratëve të Majtë dhe Giovani Consortes, administratori i bankës “Unipol”. Biseda telefonike mes tyre është publikuar tek gazeta “Il Giornale”, ku Berluskoni është botues. Gjykatësit kanë kërkuar edhe një dëmshpërblim 80 mijë euro. ■ Greqi, “Agimi i Artë” shokon opinionin botëror Është shokuar opinioni botëror nga një videodokumentar, i transmetuar nga kanali televiziv anglez “Channel 4”, ku kandidati i partisë greke të ekstremit të djathtë “Agimi i Artë” Plomaritis kërcënon dhe fyen imigrantët. Ai i përkufi zon “primitivë, njerëz të egër, ndotës, njerëz kot që hanë e pinë ujin tonë”, duke arritur deri aty, sa të thotë që “jemi gati t'i djegim në furra”. Imazhet dhe frazat shokuese janë pjesë e një dokumentari, të realizuar nga regjisori grek Konstandinou Georgousi. “Do të bëjmë sapun me ekstra-komunitarët që janë në tokën greke”, ka deklaruar ai para kamerave. ■ Maqedoni, tensionohen marrëdhëniet mes shqiptarëve Dy ditë pasi zyrtarë të lartë të partisë BDI në Maqedoni akuzuan parti rivale se po punojnë për të provokuar incidente të dhunshme, si ato të ditëve të fundit, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi refuzoi të nënshkruajë me kryetarin e BDI- së, Ali Ahmeti, një marrëveshje, si ajo e vitit 2011, për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike. Kjo situatë ndërlikon edhe më tej marrëdhëniet e tensionuara midis partive të shqiptarëve në vend.
5E premte, 8 mars 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime:  Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS.  Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve.  Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit.  Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website:www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Gjiknuri: Ka dublime, nuk janë zbatuar rekomandimet e OSBE Deputeti socialist, Damian Gjiknuri reagoi pas të dhënave të publikuara nga zv.ministri i Brendshëm Ferdinand Poni lidhur me listat e zgjedhësve, duke renditur një sërë shqetësimesh. “Asnjë e dhënë nuk është bërë transparente në këtë drejtim. Verifi kimi dhe pastrimi i këtyre të dhënave ka të bëjë direkt me klimën zgjedhore dhe është një nga detyrimet parësore dhe një nga angazhimet e marra nga Qeveria shqiptare për përmirësimin e listës zgjedhore”, tha Gjiknuri. Një tjetër shqetësim i deklaruar prej Gjiknurit lidhej me njoftimin e zgjedhësve për qendrën e votimit, një detyrim i Kodit Zgjedhor. “Numri i zgjedhësve pa adresë të saktë zgjedhore është afërsisht gjysmë milionë zgjedhës, sic e pohoi vetë zoti Poni, duke shkelur haptazi i rekomandimin e ODHIR pas zgjedhjeve të vitit 2011, që u kërkon autoriteteve shqiptare të rrisin transparencën dhe saktësinë e listave të zgjedhësve dhe duke çuar më tej përmirësimet në listat e zgjedhësve të vërejtura në këto zgjedhje, Ministria e Brendshme dhe autoritetet vendore duhet t'i shtojnë përpjekjet për të siguruar që të gjithë zgjedhësit në listat e zgjedhësve.”, tha ai. Sondazhi i Shqiptarja.com Deputeti i PS Ilir Gjoni kalon Ramën e Berishën, në 22.25 mbi 65 mijë votues Rezultate befasuese pas një interesimi të jashtëzakonshëm të kandidatëve për votimin në sondazhin e Shqiptarja.com që po vijon prej disa ditësh. Këtë herë në krye të listës së më të votuarve si kandidatë për deputetë ka dalë deputeti Ilir Gjoni me 2067 vota deri në orën 22.45 minuta, duke parakaluar dhe kreun e PS Edi Rama me 2001 vota, kreun e PD Sali Berisha me 1181 vota dhe Erjon Braçen me 1909 vota. Sondazhi që vjen për herë të parë në Shqipëri i këtij formati u vendos në faqen online të Shqiptarja.com prej mesditës së 4 marsit duke marrë deri më tani preferencat e mbi 65 000 votuesve të cilët janë bërë pjesë e votimit duke zgjedhur kandidatin që do të donin për këto parti në çdo qark, ndërsa numri rritet minutë pas minute. Në krye të preferencave janë kandidatët e PS, kryesisht deputetët aktualë. Në krye të votimit qëndron deputeti i PS, Ilir Gjoni, kreu i PS Edi Rama, nënkryetari i grupit të PS, Braçe apo Kadeli. Ndërsa ka vota me shumicë për prurjet e reja në PS, Celibashi, Sollaku, Muçmata. Shquhen Bazhdari, Malaj, Leskaj, Ruçi, Balla, Ahmetaj, Dalipi, Majko, Kodheli, Aldrin Dalipi, Cani, Blushi, Klosi, Ruçi, Lutaj, Zogaj, Bizhga, Gjakolli, Ylli, Zela, Peza, Spiropali, Manja, Veliaj, Isaraj, Tahiri por dhe ngjitja e Hysës e Kajës, etj. Ndërsa nga kandidatët e PD të preferuar janë Berisha, Topalli, Murrizi, A.Veliaj, Olldashi, Rusmali, Oerd Bylykbashi, T.Shehu, Selami, Cara, Hoxha, Noka, Marku, Xhepa etj. Reklamat zgjedhore dhe në greqisht KQZ vendosi që minoritetet do të njihen për zgjedhjet edhe nëpërmjet gjuhës së tyre amëtare. Do të jenë reklama në televizionet, radiot, gazetat lokale, posterat si dhe fl etëpalosjet Strategjia përmban edukimin, informimin dhe sensibilizimin e zgjedhësve  TIRANE ARTEMISA HOXHA Tashmë minoritetet e ndryshme e në vendin tonë, bëhet fjalë për ato që janë zyrtare, do të kenë të drejtë që të informohen rreth gjithë proçesit edukues për zgjedhjet dhe procesin sesi duhet të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen në 23 qer- shor edhe në gjuhën e tyre amëtare. Kjo pas një propo- zimi të bërë në KQZ nga anë- tari i propozuar nga PBDNJ, Jani Jani që reklamat për gjithë procesin zgjedhor të jenë në gjuhën greke dhe të gjithë minoriteve zyrtare në vendin tonë. Ky propo- zim u miratua me shumicë votash në KQZ. Kjo i jep mundësi që minoriteti grek, por jo vetëm, të jenë më të informuar edhe në gjuhët e tyre amëtare nëpërmjet fletëpalosjeve; posterave dhe spoteve publicitare audio- vizive rreth parapërgatitjeve të zgjedhjeve. Madje mira- timi i këtij propozimi shkon përshtat edhe me raportin e fundit për të Drejtat e Njeriut të Departamentit të Shtetit. Ndërkohë që propozimi i Jani Janit kishte të bënte me obiligimin e mediave publike radiofonike e televizive që të përgatisin materiale (spote dhe emisione të tjera) në gjuhën greke për Minoritetin Etnik Grek për procesin e zgjedhjeve të 23 Qershorit. Ndërkohë që sipas Janit duhet të bëhet kujdes, pavarësisht tirazhit të zhvillohet fushatë sensibilizuese dhe në gazeta që qarkullojnë në gjuhët e minoriteteve. PROJEKTI I INFORMIMIT PËR MINORITETET Referuar të dhënave zyr- tare për minoritetet rezulton se vendi ynë ka 5 minoritete (grek, maqedonas, rom, serbo-malazez dhe vlleh). KQZ synon dhe do të bëjë të mundur informimin dhe pajisjen e tyre me informa- cionin e nevojshëm zgjedhor në gjuhët respektive,për sa i përket mënyrës së votimit, pro- cedurave, rëndësisë së tij, rolit që kanë qytetarët në votim,etj. Sipas strategjisë edukuese për zgjedhësit KQZ ka përgatitur një projekt,i cili përfshinë të gjithë personat që do të voto- jnë në 23 qershor. Zbatimi i programeve informative dhe sensibilizuese për këto grupe të popullsisë është i rëndësishëm për përfshirjen e tyre në pro- ceset politiko–shoqërore në vendin ku ata jetojnë. KËRKESA E OMONIA-s Prej kohësh organizata për- faqësuese e minoritetit grek në Shqipëri, OMONIA ka bërë një kërkesë instancave kompetente në vendin tonë për procesin zgjedhor që materialet shp- jeguese për zgjedhjet si dhe fl etët e votimit të jenë edhe në gjuhën amëtare të minoritetit grek, pasi kjo do të ishte më lehtësuese në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. “Të vëmë në dukje gjithashtu se prej kohësh u është vënë parasysh instancave kompetente kërkesa e OMONIA për përgatitjen e materialit zgjedhor, por edhe të fl etëve të votimit në gjuhën greke. Ndërsa është hera e parë që u fut në diskutim në seancë zyrtare të KQZ, si in- stitucion kompetent për me- naxhimikn e procesit zgjed- hor”, thuhet në faqen zyrtare të PBDNJ, në greqisht. Informimi Materialet informative dhe sensibilizuese do të përmbajnë informacione për procesin e votimit; kriteret që duhet të plotësojnë zgjedhësit për të votuar; të drejtën e votës;sistemin zgjedhor;strukturën zgjedhore; qendrat e votimit, etj.
8 E premte, 8 mars 2013 AKTUALITET Taulant Balla përballet me Malltezin në gjykatë Në gjykatën e Tiranës është zhvilluar dje seanca e radhës gjyqësore mes deputetit socialist, Taulant Balla dhe dhëndrit të kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, në lidhje me akuzat e bëra publike nga selia rozë për pasurimin e familjes Malltezi. Deputeti socialist ka pohuar para gjykatës, se posedon prova dhe fakte për deklaratat e tij në drejtim të dhëndrit të kryeministrit. Balla ishte i pranishëm në gjyq, së bashku me avokatin e tij, ndërsa Jamarbër Malltezi, përfaqësohej në sallën e gjyqit vetëm më avokatin e tij mbrojtës. Balla ka pohuar në sallën e gjyqit, se si deputeti ka për detyrë denoncimin e të gjitha rasteve apo shkeljeve të konstatuara dhe të bazuara në fakte. Dhëndri i kryeministrit ka akuzuar deputetin socialist për shpifje dhe ka kërkuar dëmshpërblimin prej 2 milonë lekësh, lidhur me deklaratat e tij për pasurimin e familjes Malltezi. Gjykata, pasi u njoh me pretendimet e deputetit socialist, vendosi që seanca e radhës të mbahej më datë 29 mars. Shorti, Tom Ndreca në treshen gjykuese Kush është njeriu që ndihmoi dy herë Lulzim Bashën Gjyqtari i zgjedhjeve në apelin e 21 janarit Lajmi Shorti ka përcaktuar dje teshen gjykuese të 21 janarit në Apel, pasi prokuroria nuk u kënaq me vendi- min e Shkallës së parë për shpalljen të pafajshëm të gardis- tit Agim Llupo dhe ish-Komandantit të Gardës, Ndrea Prendi. Përveç As- trit Hashialushi, i cili do të kryesotë gjykimin, në treshe janë dhe Fatos Qato dhe Tom Ndreca.  TIRANE Tom Ndreca Gjyqtari i pasur, ja të ardhurat e deklaruara në 2011 në ILDKP  TIRANE Njeriu që legalizoi përmbysjen e zgjedhjeve në Tiranë rezulton se gjatë vitit 2011 ka patur pesë burime të ardhurash, nga të cilat janë shtuar të paratë e familjes Ndreca. Në këtë mënyrë, vetëm nga të ardhurat dhe shpërblimet, gjyqtari Ndreca ka shtuar mbi 50 milionë lekë, përfshirë këtu dhe të ardhurat nga dy djemtë e tij. Pasuria e tij është shtuar me 11 milionë lekë të vjetra nga të ardhurat e bashkëshortes dhe rreth nëntë milion lekë të vjetra nga të ardhurat e dy djemve. Po gjatë vitit të shkuar, djali i gjyqtarit dhe vendimmarrësit në Kolegjin Zgjedhor për vitin 2011 ka shlyer edhe një de- tyrim për apartamentin prej 15 milionë lekësh. Ndërkohë që njëri prej djemve të gjyqtarit Ndreca ka qenë edhe për katër muaj specialist në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nga ku ka përfi tuar një shumë rreth dy milion lekë. “Shtesë në kursimet, të ardhura nga paga dhe shpërblimet: 1.700.000 lekë, pakësim në kursimet familjare (shlyerje kësti për apartament): 1.500.000 lekë, të ardhura nga paga dhe shpërblimet neto: 1.206.000 lekë”, thuhet në deklaratën e pasurisë së Tom Ndrecës. Ndërkohë që deklarohen edhe të ardhurat nga bashkëshortja që kapin vlerën nga paga dhe shpërblimet plot 1.196.967 lekë. “Erion Ndreca: Paga neto: 760.368 lekë. Erinol Ndreca: Katër muaji si spe- cialist në KQZ: 200.000 lekë, detyrim për apartamentin 3.500.000 lekë: sh- lyer 1.500.000 lekë”, kanë deklaruar dy djemtë e gjyqtarit Ndreca. Ndreca, është personazhi i gjyqësorit, i njohur per 8 majin 2012. Ai njihet si njeriu që legalizoi përmbysjen e zgjedhjeve në Tiranë, duke shpallut fitues të Bashkisë së Tiranës, Bashën Lamaj Ndroq Frroku apelon masën e sigurisë Pranga dy hajdutëve të kabinës elektrike Biznesmeni Arben Frroku, i akuzuari i vetëm për vrasjen e krye- komisarit Dritan Lamaj, ka apeluar dje masën e sigurisë “arrest me burg pa afat”, dhënë nga Gjyka- ta e Krimeve të Rënda. Lajmi u bë i ditur nga avokati i të pandehurit, Tonin Prendi, i cili sqaron, se pasditen e sotme (dje) ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda kërkesën për ape- limin e masës së sigurisë dhënë ndaj Frrokut. Policia e Tiranës ar-reston dy persona, që tentojnë të vjedhin transformatorin e fshatit Çelobërzez të Tiranës. Sadi Loshi, 21 vjeç dhe Luan Braho, 54 vjeç, lindur e banues të Ti- ranës, u arrestuan pasi në bashkëpunim me një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, janë kapur duke vjedhur transformatorin e fshatit Çelobërzes te komunës Ndroq. Atyre iu sekuestrua mjeti me targa TR 2875 F. Gjyqtari Astrit Haxhialushi do të kryesojë dosjen e 21 janarit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Shorti është hedhur DJE, ndërsa anëtarë të trupit gjykues do të jenë edhe Fatos Qato dhe Tom Ndreca. Pas vendimit të 7 shkurtit, ku u shpallën të pafajshëm drejtuesit e Gardës së Republikës, Prokuroria e Përgjithshme vendosi të apelojë vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës. Sipas gjykatës, e cila pranonte se të paktën dy nga manifestuesit ishin qëlluar nga armët e përdorura nga koman- danti i Gardës Ndrea Prendi dhe drejtuesi i njësisë speciale Agim Llupo, prokuroria nuk kishte paraqitur provat që të vërtetonin se ata kishin qëlluar me dashje. Por prokuroria vlerë- son se Gjykata ka vepruar sipas saj, “në kundërshtim të plotë me provat e paraqitura nga organi i akuzës gjatë shqyrtimit gjyqësor, duke u referuar në fakte e prova inekzistente”. Sipas prokurorisë, “Gjykata në tejkalim me kompe- tencat që i njeh ligji procedural- penal për çmuarjen e provave, vlerësimin e analizën e tyre ka deklaruar të pafajshëm dy të pandehurit Ndrea Prendi e Agim Llupo”. Po kush është njëri nga tre anëtarët e trupit gjykues, mjaft i njohur nga opinion? Tom Ndreca, është personazhi i gjyqësorit, i njohur per 8 majin 2012. Ai njihet si njeriu që legal- izoi përmbysjen e zgjedhjeve në Tiranë, duke shpallut fi tues të Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Bashën. Dhe, pas vendimit të dhënë, vonoi dhe zbardhjen e vendimit, me pretendimin, se “ishin dy ditë pushimi zyrtar”. Por, gjyqtari i Gjykatës së Ape- lit, pjesë e Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi dy kërkesat e PS-së për zgjedhjet në Tiranë, Tom Ndreca, ka mbrojtur Lulzim Bashin edhe gjatë skandalit të rrugës Durrës-Kukës. Argumenti që përdori Ndreca, së bashku me gjyqtarin tjetër Dalip Bushi, ishin se kishin gjykuar më parë zyrtarët e Ministrisë së Trans- porteve për Durrës-Kukës, Andi Toma dhe Armand Teliti dhe vendimi që mund të merrnin do paragjykohej. Tom Ndreca është emëruar si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, që prej vitit 1994 dhe e ushtron këtë detyrë prej 16 vitesh. Fillesat e tij në sistemin e drejtësisë datojnë vitin 1979, kur pasi u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Ti- ranë, fi lloi stazhin në Hetuesinë e Bajram Currit. Gjyqtari Tom Ndreca ka lindur në Mirditë dhe fi llimisht u emërua si jurist në Komitetin Ekzekutiv të qytetit të Kukësit. Pasi qëndroi aty përreth dhjetë vjet u rikthye në vend- lindje, në Mirditë, ku edhe punoi aty si jurist për afro një vit, e me pas u emerua si prokuror i Sek- torit Gjyqësor, duke arritur deri në postin e drejtuesit të Proku- rorisë së Rrethit të Mirditës. Tom Ndreca është një prej tre anetareve të trupit gjykues që fir- mosi dënimin e të pandehurve për ekzekutimin e deputetit të Partise Demokratike, Azem Hajdari. Së fundmi, ka qenë anëtar edhe i treshes gjykuese që vendosi ekstradimin e ish-zyrtarit të Ministrisë së Jashtme, Almir Rrapos, drejt SHBA-së. NË FOTO: (Majtas) Gjyqtari Tom Ndreca (Lart) Ndrea Prendi dhe Agim Llupo
12 E premte, 8 mars 2013 AKTUALITET I riu plagos me thikë dy vëllezër në Bathore, arrestohet Dy vëllezër janë plagosur dje më thikë, pas një sherri banal në një lokal, në Bathore, periferi e Tiranës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje pasdite, ndërsa autori i krimit është arrestuar nga policia e Komisariatit nr.5 të Kamzës, për t'u marrë menjëhërë në pyetje. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur, se vëllezrit Kreshnik dhe Ramazan Daci, banues në Bathore, janë konfl iktuar me të riun, i cili banonte në të njëjtën zonë, në një prej lokaleve aty pranë. Më pas, sherri ka vazhduar në rrugë dhe pas debatit me fjalë e grushte, Fatjon Gjana ka goditur me thikë dy vëllezrit duke i plagosur rëndë ata. Dikush që ndodhej pranë dhe që e ka parë konfl iktin, ka njoftuar menjëherë policinë, ndërkohë që banorët e zonës kanë nisur me makinat e rastit, dy të rinjtë, drejt spitalit ushtarak. Ndërkohë, policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas pak minutash, shumë shpejt ka mundur të arrestojë autorin, i cili ishte fshehur mes rrugicave, në zonën e tij, Bathore. Ndërsa ai është vënë në pranga dhe po pyetej për ngjarjen, uniformat blu kanë pohuar, se dy vëllezrit Daci janë jashtë rrezikut për jetën. Punuan bashkë, konfl ikti për ushqimet Fatjon Xhafa dërgohet në Librazhd me polici Studenti, peng për lekët e bukës Lajmi Zbulohet detaje të reja në lidhje me mbajtjen pend të studentit nga Librazhdi, i cili u lirua nga policia dy netë më parë. Shqiptarja.com, ka mundur të mësojë fakte të reja mbi mbajtjen peng të 22-vjeçarit Fatjon Xhafa, i cili dje është dërguar i shoqëruar me polici, për në vendlindjen e tij, Librazhd.  TIRANE GRANIT SOKOLAJ Logjistika SHBA, ndihma për policinë. Noka: Raporti është pozitiv Ministri i Brendshëm Flamur Noka, Zv.ambasadori i SHBA-ve, Henry V. Jardin dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, ishin të pranishëm në cermoninë e dhurimit nga ana e ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të pajisjeve logjisitike, me qëllim for- cimin e mëtejshëm të kapacieteve të strukturave të Policisë Kufi tare dhe Migracionit, organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PSh. Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, nënvizoi mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme që Ambasada dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhënë dhe vijon t'i japë Policisë së Shtetit në përgjithësi dhe asaj kufi tare në veçanti, ndi- hmë që ka ndikuar në rritjen e forcës goditëse kundër krimit, kundër trafi qeve të paligjshme, por edhe të performcës në tërsëinë e saj, të cilat tashmë kanë mundësuar kufi j të sigurt të Shqipërisë. Duke iu referuar edhe raportit më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, për luftën kundër drogës, Noka tha, se “simbolika e këtij donacioni merr një dimension krejt të veçantë, pasi vjen një ditë pas raportit të publikuar, ku në mënyrë të drejtë dhe të qartë vlerësohet puna e Policisë së Shtetit, vlerësohen arritjet e Policisë së Shtetit dhe vlerësohet drejt dhe korrektësisht edhe performanca e shkëlqyer e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit, në luftën kundër trafi qeve, në luftën kundër drogave. Ky raport është pasqyra më e mirë e punës, e kontributit e luftës dhe e suksesit të Policisë së Shtetit në misionin e saj për të sigu- ruar qytetarët e vet dhe për t'u shërbyer atyre”.  TIRANE Pasi policia ka regjistruar dëshmitë, prokuroria ka ngritur akuzat ndaj tre pengmarrësve, të cilët sot pritet të dalin në gjykatë për masë sigurie Për orë të tëra është mba-jtur në pyetje. Pas mes-nate, policia ka dërguar në spital 22-vjeçarin nga Li- brazhdi dhe student në Tiranë, ku i janë mjekuar plagët e mar- ra nga goditjet e pengmarrësve, ndërsa është rikthyer në polici, ku janë kërkuar të dhëna të tjera. Dëshmia e Fatjon Xhafës, para se ta dërgonin në spital dhe ajo pasi është rikthyer në polici, janë ballafaquar me ato të tre të arresatuarve për pengmarrjen, Martin Kësht- jari, Artur Kolpepa dhe Bledar Vata. Dëshmitë ishin njësoj. Madje, edhe një detaj, çështje lekësh është përmendur nga të dy palët. Por, pikërisht për këto para ka ndodhur dhe mbajtja pend. Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës kanë po- huar, se pengu Xhafa dhe tre autorët, kanë pasur një punë të përbashkët dhe ligrazhdasi 22-vjeçar, i cili jetonte me qira në kryeqytet, ka qëndruar tek tre të rinjtë. Këta të fundit, sipas dëshmive të bëra pub- like për “Shqiptarja.com” nga policia, gjatë kësaj kohe pune të përbashkët, e cila ka zgjatur rreth një jave, e kanë mbajtur dhe me ushqime, pasi në atë kohë s'kishte pasur lekë. Në fund të bashkëpunimit, tre të rinjtë, Martin Kështjari, Ble- dar Vata dhe Artur Kolpepa (ky i fundit, pronari i lokalit ku u mbajt peng) i kanë bërë atij llogaritë se sa u detyrohej për ushqimin. “860 mijë lekë (të vjetra) duhet të na japësh për ditët që të kemi mbajtur me ushqime, pije dhe kafe”, mësohet t'i kenë thënë të rinjtë studentit 22-vjeçar. Por, kjo shumë, të cilët ai skishte ta paguante, i është dukur shumë e lartë. Por, tre pengmarrësit kanë këmbëngulur në të tyren, duke e mbajtue dhe peng, deri sa babai i tij të sillte lekët nga Librazhdi. Pasi policia ka regjistruar dëshmitë, prokuro- ria ka ngritur akuzat ndaj tre pengmarrësve, të cilët sot pritet të dalin në gjykatë për masë sigurie. Ndërsa studenti i liruar pas tri ditësh, bashkë me të atij, janë shoqëruar me makinë policie deri në Librazhd. Fatjon Xhafa, është mbajtur peng për tri ditë në Rrugën e Barrika- dave, i keqtrajtuar dhe i lidhur, në banjon e një lokali. Pasi pengmarrësit i kërkuan lekë babait të tij në këmim të lirimit, ky i fundit njoftoi policinë. Lokali ku mbahej peng Fatjon Xhafa Spitali Amerikan në bashkëpunim me Raiffeisen Bank ju mundëson financimin nga 100 000 Lekë deri në 700 000 Lekë për Paketën e Lindjes dhe IVF.
20 E premte, 8 mars 2013 RRETHE Vrasja e 1998 ekspertët sjellin provat për Ilir Xhakjen Ilir Xhakja, i akuzuar për vrasjen e Shefi t të Komisariatit të Shijakut, ndodhet në 2 procese gjyqësore njëherësh. Vec ekzekutimit të komisarit, dje ka vazhduar séance gjyqësore ndaj Xhakjes në Gjykatën e Apelit në Durrës, pasi akuzohet për vrasjen e Qerim Malokut, në vitin 1998. Në seancën e djeshme, tre ekspertë kanë paraqitur akt- ekspertizën balistike të armëve të përdorura në vrasje. Sipas ekspertëve, në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja të qëlluara nga tri armë të ndryshme. Ndryshe nga dy ekspertizat e para, ekspertët e rinj të thirrur nga gjykata, pas të dhënave kontradiktore, kanë konkluduar, se në vrasjen e Malokut janë përdorur tri armë. Në ekspertizën e parë u deklarua, se u përdorën dy armë dhe në njërën prej tyre kishte shenja të gishtërinjve, pikërisht të të pandehurit Ilir Xhakja. Për këtë akuzë, në vitin 2011, gjyqtari Neritan Tabaku, i dha pafajësinë Ilir Xhakjas, duke e lënë atë të lirë. Çorovodë, e shkatërroi kamioni me inerte Fëmija përplas 2 të mitura. Elbasan, 1 i plagosur Shembet ura që lidh dhjetë mijë banorë Lajmi Një sërë aksidentesh janë shënuar dje në disa rrethe, ku më të rëndat kanë qenë në qarkun e Bera- tit. Konkretisht, në Çorovodë, është sh- embur një urë, e cila lidh qytetin me disa fshtra dhe mbi të ndodhej një kami- on. Ndërsa në Berat, një fëmijë 10 vjeç, plagosi me makinë dy vajza të vogla.  BERAT Masat antikrim të policisë, bllokohen hashash, heroinë e armë  ELBASAN Operacionet e policisë për paran-dalimin e krimeve, ndalimin e personave në kërkim, si dhe eviden- timin e makinave pa dokumentacion të rregullt, kanë vazhduar edhe dje. Në Elbasan, operacioni është shtrirë dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim ndaj, atyre personave që kanë konsumuar shkelje administrative në bazë të Kodit Rrugor, për ato shtetas që qarkullojnë me automjete pa targa, me targa të huaja dhe pa dokumenta- cionin e nevojshëm ligjor. Drejtoria e Policisë së Elbasanit ka bërë të ditur, se përgjatë tri diteve të fundit, struk- turat e Policisë së Elbasanit, deri më tani, kanë bllokuar 5 automjete për mangësi në dokumentacion, 4 motoc- cikleta, kanë pezulluar 4 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 628 masa admin- istrative për shkelje të ndrsyhme. Po ashtu, nga kontrollet e ushtruara, janë sekuestruar 3 armë zjarri të llojeve të ndryshme (pistolet TT, ccifte) municione luftarake, 100 copë kapsolla detonatore, 10 metër fi til dinamiti etj”, thuhet në një njoftim të Policisë së Elbasanit. Sipas të njëjtit burim policor, janë arrestuar në 7 persona për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 1 kg e 500 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva, 50 doza canabis sattiva, si dhe 40 doza të llojit Heroinë, te sekuestruara në vende dhe ambjente të ndryshme të qytetit El- basan. Gjithashtu, policia ka ndaluar dhe 4 spersona, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtoria e Policisë ka deklaruar, se ky operacion do të vazhdojë në ditët në vijim, mbi dokumentimin ligjor të veprimeve të kundraligjshëme të personave që kapen me armë zjarri pa leje, si dhe atyre perso- nave që qarkullojnë me automjete pa targa. Banorët Ura e Varishtit, që lidh Çoro- vodën me shumë fshatra, do të krijojë mjaft problem për banorët e zonës. janë të pak- tën 10 mijë njerëz, që jetojjnë në zonën jugore të Skraparit dhe shumica e tyre, të vetmen lidhje, e kanë këtë urë. Shkodër Qëllon me armë drejt lokalit, një i plagosur BERAT Banorët e disa fshtrave në rrethin e Skraparit, nuk do të mund të shko- jnë në qytet, pasi ura që e lidh Çorovodën me to, është shkatërruar. Ura e Varishtit, që lidh qendrën e Skraparit me disa komuna të rrethit, është rrëzuar mesditën e djeshme, bashkë me një mjet të ton- azhit të rëndë, që po kalonte në ato momente. Ngjarja u shënua në periferi të qytetit të Çorovodës, ndërsa si pasojë e saj ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë, me inicialet Z.H, 40 vjeç, i cili po transportonte materiale inerte drejt komu- nave të këtij rrethi. Rrëzë urës së shembur, qëndron i rrëzuar edhe automjeti i llojit kamion, i cili deri dje në mbrëmje nuk ishte lëvizur dot nga vendi. Siç mësohet nga policia lokale, por edhe Drejtoria Rajonale e Rrugëve, shkak për këtë shëmbje të urës, mendohet se është bërë amortizimi i saj dhe kalimi i mjeteve të tonazheve te rënda mbi të. Kjo urë ishte e ndërtuar nga materiale druri dhe shërbente për banorët e zonës prej 5 vitesh. Madje, ajo shërbente edhe si një mënyrë lidhjeje me zonën e kanioneve të skraparit, të vizituara nga mjaft turistë vendas e të huaj. Kjo urë lidhte edhe rreth 10 mijë banorë të komunave më të afërta të Skraparit e më gjerë me qytetin. N d ë r k o h ë n ë B e r a t , aventura e një të mituri për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Një 10-vjeçar ka marrë pa lejen e të atit au- tomjetin e tij dhe me të, ka përplasur në rrugë dy vajza të mitura. Ngjarja e rëndë u shënua paraditen e djeshme në fshatin Çifl ik të komunës Lumas, në rrethin e Beratit. Sipas të dhënave nga policia, Nëntë klientë të një lokali kanë rrezi- kuar jetën e tyre, pasi një 32-vjeçar pas një konflikti me pronarin e një bar kafeje është kthyer me një automatik dhe ka qëlluar nga jashtë, brenda lokalit. Ngjarja është shënuar dje, në një bar kafe, në Barbullush të Bushatit në Shkodër. Shpetim Germaj, pas një konfl ikti të çastit me pronarin e lokalit, i ka nxjerrë një thikë. Kjo ka bërë që pronari ta nxjer- rë jashtë, duke i thënë që të mos dukej më në loka- lin e tij. I indinjuar për këtë situatë, 32-vjeçari ka shkuar në shtëpi dhe është kthyer duke marrë me vete një automatik. Në momentin kur ka qël- luar nga jashtë brenda, në lokal, kanë qenë 8-9 persona, të cilëve u është rrezikuar seriozisht jetë. “Nga kjo ngjarje, ka mbe- tur i plagosur lehtë në pjesën e qafës, nga copat e xhamave të lokalit, Frederik Bardhi, 26 vjeç, klient i lokalit, banues në fshatin Barbullush. Aktualisht, ai ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por jashtë rrezikut për jetën. Policia nis hetimet për kapjen e Shpëtim Germaj, i cili akuzohet për vepren pe- nale te ‘Vrasjes së kryer në rrethana cilësuara, ndaj dy ose me shumë personave, e ngelur në tentative' dhe ‘Mbajtje pa leje e armëve të zjar- rit'”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës. Policia ka nisur kerkimet per të riun, por deri dje në mbrëmje, nuk është bërë arrestimi i tij. ELBASAN 11 të arrestuar 10-vjeçari ka marrë makinën e të atit dhe teksa e ngiste në rrugët e fshatit, ka përplasur Kristina dhe Pamela Mata, përkatësisht 15 dhe 2 vjeçe, kushurira me njëra-tjetrën. Për pasojë, të dy vajzat kanë mbetur të plagosura, por në gjendje më kritike për jetën ndodhet 2-vjeçare, Pamela, ndërsa 15-vjeçarja ka pësu- ar vetëm disa fraktura në trup. Vajzat janë dërguar me urgjencë drejt spitalit ushta- rak të Tiranës, ku po marrin edhe ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka sho- qëruar të atin e 10-vjecarit, ndërsa ky i fundit nuk ka pësuar lëndime, si pasojë e aksidentit. Një aksident tjetër i rëndë ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme në aksin nacional, Elbasan-Tiranë në vendin e quajtur “Ara e Sollakut”, ku një makinë ishte përplasur dhe shoferi I saj ndodhej në gjëndje të rëndë. Patrulla e përgjithshme e policisë ka parë makinën të përplasuar rreth orës 05:45 të mëngjesit të djeshëm dhe menjëherë ka ndërhynë për të trasportuar drejtuesin e mjetit drejt spitalit të Elbasanit. Shoferi i makinës me targa EL 1859 B, Spiro Gol- eci, është plagosur rëndë dhe sipas mjekëvë, po lufton me vdejken. Sipas policisë shkaqet e aksidentit mund të ketë qenë pagjumësia e shoferit, por edhe lagështira në rrugë. Ilir Xhakja Ura e Varishtit, Çorovodë, e shembur dje
11E premte, 8 mars 2013 KULTURE Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website: www.MerrJep.al Tregu më i madh në Shqipëri për shit-blerje Blije atë që të duhet! Shite atë që nuk të duhet! SHITET: HTC INSPIRE 4G Me aksesorët dhe kutinë e vetë. Për kontakt në : kreshnikxhaxho@yahoo.com http://www.facebook.com/pages/KOMPJUTERA-dhe- SMARTPHONE-PER-SHITJE/103405726415189 SHITEN: 16 KOMPJUTERA TË KOMPLETUAR Tavolina+karrige+kufje+kamera kompjuterat janë në gjendje shumë të mirë të markës IBM me ekrane të markes LG. Janë plotësisht funksionale. Mund të përdoren për internet caffe ose call center ose për ambjente familjare dhe zyra. Me të gjitha aksesorët përfshirë tavolinë dhe karrige. Çmimi është 190 euro për copë. Të interesuarit të dërgojnë sms në nr 0697687357 SHITET: PLAYSTATION 2 Shitet ps2 slim pothuajse i ri. I përdorur për shumë pak kohë. I pajisur me një levë, fi shat dhe dy lojra orgjinale. Telefon: 0694874597 MIQTË kujtojnë aktorin. Fjalët që tha para 20 ditëve. Bisedat e fundit me kolegun Alfred Bualoti. Humori me Bujar Asqeriun pas kuintave te “Ëndrra e Ismail Qemalit” Homazhet Lamtumirë Roland Trebicka! Bujar Asqeriu: Me rolet e tij ka shkaktuar lumenj gazi Bualoti: Filozofi në e rolit-ikonë të Jovan Bregut e ndërtoi vetë  TIRANE DHURATA HAMZAI Roland Trebicka ishte më modesti ndër aktorët e mëdhenj. Nuk i pëlqente lëvdatat e tepërta, nuk i shkoi mendja për ndonjë titull, i mjaftonte dashuria e publikut. Jeta e tij u fi k në mënyrë të beftë, në çastin që kishte fi lluar të shpresonte se po ia hidhte vdekjes. 20 ditë më parë e kishte thënë me gojën e tij, fjalën “ia hod- ha”, tregon aktori i njohur Luftar Paja. Ai men- donte se e kishte luftuar sëmundjen me ringjitjen në skenë, me rolet, me vullnetin e tij. Por ishte e vetmja herë që fatkeqësisht “gaboi”. Roland Trebicka, nuk e ndau kurrë dhimbjen e tij me të tjerët. U la pas si dhuratë humorin, dashurinë dhe sidomos publikut “lumenjtë e gazit”, siç thotë edhe kolegu i tij Bujar Asqeriu. Një lumë njerëzish kishin ardhur për t'i dhënë lamtumirën dje dhe derdhën lot pa fund për Roland Tre- bickën. Miq, aktorë, politikanë, personalitete të larta, përfaqësues të ambasadave, artistë, njerëz të thjeshtë e mbushën këtë ceremoni mortore me emocione të dridhshme. “Roland Trebicka ishte një aktor i madh, dhe nuk mund ta përkufi zojmë vetëm në atë përcaktim që i bëhet se ishte aktor i komedisë. Ai ishte edhe aktor i komedisë, edhe i dramës, edhe i tragjedisë. Unë mund të kujtoj rolin e tij tek “Gomonia” që ishte dramatik, tek “Hekurat”, etj. Trebicka ishte një aktor i aftë për të luajtur të gjitha rolet, ehde në fi lm”, tha dje gjatë ceremonisë mortore regjisori i njohur Mihal Luarasi. Gjatë kësaj ceremonie folën për Shqiptarja.com regjisori që e zgjodhi për rolin e Jovan Bregut, Alfred Bualoti; aktori Luftar Paja që 20 ditë më parë kishte pirë kafen e fundit me te; aktorja Anila Bisha që e priste me makinën e saj, kur mbaronin provat ta çonte në shtëpi deri dy javë më parë, Edi Luarasi që e çmon për kurajën që i dha në skenë, Bujar Asqeriu për rolin e fundit te “Ëndrra e Ismail Qemalit”, ku të dy ishin personazhe negative, etj. Zoti Bualoti, si nisi bashkëpunimi juaj me Roland Trebickën? -Kemi pasur disa bashkëpunime me Landin dhe ndoshta ai më kulmori ka qenë “Pallati 176”, ku unë kam qenë bashkë me Anton Qesarin në rolin e regjisorit, shumë vite përpara, 1985. Ka qenë një bashkëpunim i mrekullueshëm, rezultati shihet edhe në ditët e sotme. Unë ndihem krenar për Jovan Bregun dhe që pata fatin ta realizoja me Trebickën. Kësaj komedie i dha shumë vlerë roli i tij. Me Rolandin ne vazhduam edhe bashkëpunime të tjera dhe unë për çudi e pata atë një koleg te “Ëndrra e Ismail Qemalit”, ku ai aty e mbylli jetën e tij dhe karierrën e tij. Pse e zgjodhe Trebickën për komed- inë “Pallati 176”? -Të them të drejtën Rolandi nuk kishte bërë role të mëdha deri atëherë, kishte bërë role të vogla, dhe unë vura re se rolet e tij ishin shumë të spikatura, binin në sy sikur edhe një mutaror të thjeshtë të luante. Gjithmonë Rolandi binte në sy në mes të tjerëve. Atëherë ne vendosëm që të kishte rolin kryesor Jovan Bregu. Rolandi Flet regjisori i “Pallatit 176” Alfred Bualoti: Pse ia besova rolin e Jovan Bregut Trebickës jo vetëm që punoj me shumë devotshmëri, me shumë profesionalizëm, por edhe e zbërtheu fi lozofi kisht rolin, se është shumë kompleks ai rol. Vetë Rolandi u dha shumë pas hulumtimit të personazhit, tek fi ziku, deri edhe tek veshja. Mbeti një etalon ky rol. Ishte për të si uji më i kthjellët që ka dhënë. Suksesin e patëm që në një provë të përgjithshme në tavolinë dhe atje u thanë fjalë të jashtëzakonshme që kjo shfaqje mund të bëj namim dhe ne provuam sesi vërtetë fati i saj qe fama. “Siç e shihni sot, jo vetëm skena shqiptare po qan, por po qan dhe moti. Tre- bicka është një nga yjet që u shkëput para kohe nga skena shqiptare. Sëmund- ja e pamëshirshme e mori dhe nuk e la që të soste mi- sionet e tij. Me Rolandin në 10-vjeteshin e fundit në Teta- rin Kombëtar kam patur pjesë në dhjetë vepra artistike, siç janë “8 persona plus”, “In- spektori” i Gogolit, “Ëndërr për një karrige”, etj. Para 20 ditësh e takova dhe pimë nga një kafe tek “Aleanca” ngjitur me Teatrin Kombëtar dhe kur e pashë aq mirë, sepse ai edhe kujdesej shumë për estetikën jashtme dhe m'u duk aq i qetë, u gëzova së brendshmi. I thashë: More Landi ia dole mbanë. E hodhe, më duket. Dukesh shumë mirë me shën- det. Ai më thotë: Edhe unë kështu them. Më duket se ia hodha vërtetë”. Por Rolandi nuk ia hodhi dot vdekjes. Të dy ishim gabuar” “Ishte aktor i madh edhe në role të vogla. Mua më pëlqente shumë edhe në dramë, madje më pëlqente për profesionalizmin e lartë. Ishte aktor i mirë komik, por kishte arritje aq të larta me rolin, sa mua vet më pëqlente më shumë në dramë se në rolet komike. Më dukej se arrinte përsosmëri aty ku ishte roli më i vështirë. Madje unë kam kujtime shumë të bukura nga Landi, kur u rik- theva në Teatër pas dënimit që kisha marrë. Kthehem në skenë për herë të dytë. Kisha emocione merak sesi do të më priste publiku pas kaq viteve. S'kisha besim në vetvete. Dhe nuk kam për ta harruar se sa mbarova shfaqjen më bie dera e kabinës ku po ndërroheshim dhe ishte Landi. S'e harroj atë çast, kur erdhi ai posaçërisht të më thoshte “Je shumë mirë, je shumë mirë”. Kjo kishte një rëndësi të madhe për mua. Kjo më tregoi edhe sesa njeri i madh ishte Landi”. “Po të kujtosh të gjitha rolet e tij, kupton se ka shkaktuar lumenj gazi, me të gjitha rolet, pa përjashtim. Me një fjalë, ai u ka shtuar jetën shqiptarëve. Shumë veta e kulmojnë rolin artistik me atë të Jovan Bregut, por unë do të thosha se ai ishte një aktor shumëdimensional. Ishte një nga më sugjestionuesit, jo vetëm për publikun, por edhe për kolegët me të cilët luante në skenë. Tek roli i fundit, “Ëndrra e Ismail Qemalit” kisha një skenë bashkë me të. Sëmundja e tij ishte agravuar në mënyrë të tejskajshme dhe ai ishte i bindur se skena do t'ia shtonte jetën. Bënte humor para se të hynim në skenë. Ismail Qemali kishte një monolog që thoshte se “unë po përpiqem për Sh- qipërinë, por ka dhe njerëz të tillë që më sulmojnë mua dhe nuk ia duan të mirën Sh- qipërisë. Dhe ai me humor më thoshte mua: “E ka fjalën për ne të dy”, se në fakt ne ishim personazhe negativë”. Para 20 ditësh Trebicka më tha se ia hodha vdekjes Trebicka më dha zemër kur u riktheva në skenë Trebicka me humorin e tij u ka shtuar jetën shqiptarëve Luftar Paja: Edi Luarasi: Bujar Asqeriu: Seit Beu, roli i fundit i aktorit Roland Trebicka Regjisori Alfred Bualoti Anila Bisha: Themi aktor i madh se ishte i tillë ishte, por Roland Trebicka ishte mbi të gjitha njeri i madh. Në shfaqjen e fundit e dinim që ai ishte i sëmurë dhe nuk e përdorte makinën. Kam 20 vjet që e kam njohur dhe për mua ishte një kënaqësi që ta çoja deri te hyrja e pallatit. Më befasoi që u kthye në skenë pas operacionit. Ndaj mua m'u kthye në një ndjesi detyre që ta çoja me makinën time dhe të bisedoja me të. Isha e nderuar që në ditët e fundit të jetës bëja rrugën bashkë me të.
E premte, 8 mars 2013 www.SHQIPTARJA.com14 Suplement javor i SHQIPTARJA.com Intervista DREJTUESJA e organizatës “Në Dobi të Gruas Shqiptare” tregon për nismën e OJF-ve UNDP dhe pushteti lokal ...që popullojnë rrugët e restorantet në grupe dhe atyre që protestojnë për të drejtat e gjinisë së tyre dhe për të gjitha problemet që has gruaja shqiptare në shoqërinë e sotme. Dhe këto të fundit do t'i gjeni thu- ajse në të gjithë Shqipërinë; në Tiranë dhe në Durrës ku autobusë të linjave do të vishen me një banderola sensibilizuese për të drejtat e grave, ku buqetat e mimo- zave dhe fjongot lejla do të gjenden ngado si një dhuratë për të kujtuar cfarë duhet manifestuar në këtë ditë dhe kur bilbilat do të fi shkëllejnë që në orën 9.30 të mëngjesit pranë zyrave të KQZ-së për shkëmbimin e barazisë së grave me 1 milionë lekë cdo partie që nuk i përfshin në listat shumëemërore. Më tej edhe në El- basan, Pukë dhe Burrel. Një kafe për n d i h m ë , shfaqje fil- mash për gra të dhe ta kime me të rinjtë në dis a shkolla të mesme, jan ë d isa nga pikat e një axhende të ngjeshur aktivititetesh sens ib i l i - zuese për këtë ditë. Në Tiranë aktiviteti me lule, pankarta, muzikë dhe slogane i krijuar nga 10 OJF grash do të ketë gjithashtu edhe një marshim paqësor. Kështu në fund të dite mes një kafe për ndihmë, aromës së mimozave, fjon- gove vjollcë të lëvizjes femi- niste, banderolave, slogan- eve, dhe festave pothuajse në të gjitha lokalet, pra të një dite të mbushur plot e përplot me prani femërore, 8 marsi do të ketë trokitur në cdo zemër gruaje. Tingulli i kësaj trokitjeje mund të jetë muzikë për disa dhe këm- banë alarmi për të tjerë, por në fund të fund ajo që vlen akoma më shumë është që ky tingull të dëgjohet nga të gjithë pa dallim gjinije dhe mbi të gjitha të mos harrohet ditën e nesërme. “Ta ndërtojmë shoqërinë bashkë me burrat!” SEVIM ARBANA: “Gruaja bën Histori çdo ditë ” dhe “Festë apo protestë” është lajtmotivi i grave për këtë 8 mars Tingulli i kësaj trokitjeje mund të jetë muzikë për disa dhe këmbanë alarmi për të tjerë, por që vlen akoma më shumë është që ky tingull të dëgjohet nga të gjithë vijon nga faqja 13 Dy moto mjaft interesante shoqërojnë fushatën tuaj. Secila domethënëse por si keni arritur në përzgjed- hjen e “Gruaja bën Histori çdo ditë ” dhe “Festë apo protestë”. Cfarë do të thonë këto moto më konkretisht dhe më thjesht? Në Dobi të Gruas Shqiptare” është një organizatë e vjetër, e cila lindi në vitet e stuhishme të shpresës dhe ëndrrës. Lindur në 1993, në një Shqipëri të varfër dhe bosh, ne mundëm të ngjallim një fi je shprese tek gratë dhe vajzat. Slogani ynë për dhjetë vjet ishte; “Ndihmoni veten me punën tuaj!”Ky slogan u bë moto për shumë nisma dhe aktivitete, që do të ndërtonin fy- tyrën e dobishme të organizatës sonë. Ne u bëmë të dobishme dhe arritëm të përballojmë me sukses dhe vetmohim, vitet e tmerrshme të tranzicionit, luftës, varfërisë, duke ngritur një ëndërr dhe duke u për- pjekur. Pas kësaj fi llon një erë e re dhe për ne dhe shoqatën tonë. Duke dashur t'i mëshojmë faktit, se sa të rëndësishme, të dobishme, të forta jemi ne, lindi slogani; “Gratë bëjnë histori cdo ditë!”. Domethënia e këtij slogani, është shumë më e madhe se ajo që tingëllon. Ne, gratë, të var- fëra e të pasura, të shkolluara e të pashkolluara, të mbyllura në shtëpi, të ndodhura në sallat e politikës, në biznes dhe kudo- bëjmë histori! Ne japim jetë! Bëjmë histori! Ne rrisim breza! Bëjmë histori! Ne mbartim dru e barra të rënda! Ne bëjmë his- tori! Edhe kur dhunohemi, ne bëjmë histori, pasi atë e shkruajmë dhe e kundërshtojmë, s'e pranojmë dhe e luftojmë. Ndërkohë, duke përdorur datat e Ditëve Ndërkombëtare për Gruan, si një mundësi për të ngritur zërin tonë, për të kërkuar të drejtat tona, prej më shumë se 10 vjetësh, ne kemi hedhur sloganin; “8 Marsi festë apo protestë?”. Ne s'duam që gratë të festojnë një ditë; për 8 Mars. Ne duam që gratë të festojnë 364 ditë dhe në 8 Mars, te (mani)festojnë duke kërkuar punë, arsimim, të drejta, vendim- marje, jo dhunë etj. Duke iu referuar dhe historisë se 8 Marsit, përpjekjeve dhe luftrave të grave për të arritur këtu ku jemi, ne bëjmë jo vetëm homazh për gjitha gratë në botë, po dhe mësojmë e edukojmë gratë shqiptare, që në mënyrat më të bukura demokratike, të kërkojnë të drejtat dhe liritë e tyre. Ndaj nesër, me festë dhe protestë, ne do t'i japim publikut shqiptar, imazhin e një gruaje që e di cfarë kërkon, e di ku do shkojë dhe e di se kush është. Cilat janë sipas jush historitë e përditshme të grave shqiptare? Para shumë vitesh, unë kam shkruajtur reportazhin ‘Ditari i gruas shqiptare'. Aty përshkruaja një ditë nga ditët e zakonshme të cdo gruaje intelektuale, biznesmene, shtëpiake, fshatatare, politikane. Ne të gjitha ato grupe, me gjithë diferencat e standarteve që vinin nga shkollimi, ekonomia dhe botëkuptimi, të gjitha gratë përballeshin me halle të mëd- ha; mungesa e dritave, ujit, shkol- lave, krimi. Ndërsa sot historitë e përditshme të grave shqiptare, janë aq të ndryshme dhe shpesh herë duket sikur shoqëria shqiptare po shkon drejt një polarizimi pa sens, tipar jo i vendeve të zhvilluara, po i vendeve me anarshi të zhvilluar. Ndërsa ju pyesni, unë kam parasysh, gjithë ato histori grash, që dëgjoj çdo ditë, përmes telefonit grua apo ballë për ballë. Histori ngjethëse, që çuditesh si ndodhin në shek.21, në një vend ngjitur me derën e madhe të Evropës. Ndërkohë, dëgjoj dhe histori grash, që ia kalojnë historive të telenovelave me pasanike dhe milionere. Festë apo protestë, 8 marsi është një ditë që kalamendet mes këtyre dy përcaktimeve. Për ju çfarë është? Për mua, edhe kur kam qenë e re, edhe kur kam jetuar në diktaturë, 8 Marsi , s'e di po s'ka patur sens. S'ka patur sens, kur shihja ato tufa grash super 'të lumtura', që ‘harbonin me njëra- tjetrën. S'kishte sens, se e dija si shumë të tjera, se s'ishim të lumtura. Edhe sot, për mua 8 Marsi, s'ka sens te jetë festë. Për mua vazh- don të jetë protestë; protestë për ujin e ndotur, dhe të munguar, për dritat me orar dhe të shtrenjta, për rrugët dhe ambientin pis, për shkol- lat e qeverisura keq, për papunësinë, për varfërinë, për korrupsionin, për indiferentizmin qytetar, e mbi të gjitha; për mungesën e barazisë në kuptimin e saj të plotë, e cila shprehet përmes dhunës e krimit të pashoq, ndaj gruas, Protestë përmes festës,ka një sens, pasi mund të shpojmë veshët e shurdhët të qytetarëve në këtë vend! Udhëtimet me autobuzë, ak- tivitete në disa qytete krijojnë Gratë e Bostonit festojnë të drejtat Pasi ka siguruar gjithnjë vend për gratë në drejtimin e saj, organ-izata “Besa” me qendër në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka menduar të organizojë një festë për të gjitha gratë shqiptare të cilat do të mblidhen ditën e shtunë më 9 mars në restorantin e njohur shqiptar Anthony's Pier 4. Tema e festes do të jetë “Letërsia dhe Muzika” ku poetet Rozi Theohari, Rita Saliu dhe Myzafere Ormenaj do tw recitojnw disa nga vjershat/poemat e tyre. MAASBesa ka qenë gjithmonë shumë e hapur ndaj grave shqiptare, duke qenë një organizatë ku gratë kanë përfaqesuar pothuajse gjithmonë gjysmën e Këshillit Drejtues dhe zyrtarëve të saj. Organizata e shikon këtë ditë jo vetëm si një mënyrë argëtimi, por edhe si një mënyrë të mirëfi lltë për fuqizimin e grave shqiptare nëpërmjet prezantimit me njëra-tjetrën dhe ndihmës reciproke.  TIRANE ROVENA RROZHANI Sevim Arbana
19aE premte, 8 mars 2013 DOSSIER MEGJITHATË, KQ i PPSH-së mbështeti shkarkimin e Zhukovit dhe ministri shqiptar i Mbrojtjes, Beqir Balluku, menjëherë dërgoi urime për ministrin e ri HRUSHOVI kërcënoi se do të ndërtonte një bazë raketore në Shqipëri, nëse Greqia do të vijonte me planet e saj për vendosjen e bazave raketore Hoxha u shiti fshatarëve shqiptarë idetë e Hrushovit Gazetari Harrison Salisbury, korrespondenti i së famshmes “New York Times”, ishte i vetmi që kishte arritur t'i merrte një intervistë kreut të fortë të ekzekutivit shqiptar, Mehmet Shehu, më 28 gusht 1957. Pas saj, në muajin shtator, ai kishte realizuar gjatë ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri, edhe një repor- tazh po aq të rëndësishëm për NYT. Deklaratave të Shehut, të pasuara edhe me një profi l të vlerësuar si “dinjitoz” të kryeministrit komunist shqiptar, i bënë jehonë në atë kohë edhe shumë media e gazeta të tjera amerikane. Por çfarë përmbante intervista e Shehut dhe cilat ishin mendimet e tij për marrëdhëniet me SHBA-në, varësinë e Shqipërisë ndaj Moskës, marrëdhëniet me Ju- gosllavinë etj? - Duke cituar pjesë nga intervista e Shehut, rezultonte se: ai foli me një krenari të dukshme rreth zhvillimit të industrisë në Sh- qipëri dhe theksoi se afro gjysma e RAPORTI Presidiumit, Mukhidinov – të ndarë në tri grupe për të përshkuar vendin gjatë pesë ditëve të para të vizitës. Më 30 maj, tri grupet u kthyen në Tiranë ku u hartua edhe një deklaratë e për- bashkët, në të cilën thuhej se BRSS kishte kredituar Shqipërinë qysh nga viti 1957 me një shumë prej 526 mil- ionë rublash ( rreth 131.6 milionë dol- larë USA). Më 31 maj, të gjitë anëtarët e delegacionit, përveç Hrushovit dhe Malinovskit, u kthyen në BRSS. Këta të dy i shpenzuan ditët e mbetura të vizitës së tyre, duke shkuar në jug të vendit; Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër, si dhe në zonat ku ishin instaluar bazat e marinës e atyre të nëndetësve ushtarake të Pashali- manit. Deklarata publike të bëra nga Hrushovi gjatë vizitës shkonin në tri drejtime: 1) lavdërimi liderëve dhe i popullit shqiptar 2) shqetësimi për sigurinë e Shqipërisë ndaj fqinjëve dhe 3) shqetësimi për zhvillimet ekonomike të vendit. Ai lavdëroi Hoxhën duke e për- shkruar si “biri i lavdishëm i popullit shqiptar, që i shërben marksizëm- leninizmit” dhe si “shoku ynë i dashur”, kurse Shehun si ”organiza- tor shembullor që është i përkushtu- ar për çështjen e socializimit dhe një mik i BRSS”. Ai paralajmëroi fqinjët e Shqipërisë dhe siguroi liderët sh- qiptarë se Shqipëria kishte “ të gjitha forcat e bashkuara të kampit socialist përkrah saj”. Duke kërcënuar se do të ndërtonte një bazë raketore në Sh- “New York Times”, 1957 Mehmet Shehu: “Shqipëria nuk është satelit sovjetik! tokës bujqësore tanimë ishte kthyer në kooperativa dhe ferma shtetërore. Shehu pohonte se “ushqimi mbetej ende problemi primar i vendit të tij dhe se para 1960, Shqipëria nuk do të ishte në gjendje t'i siguronte dot produktet ushqimore. Shehu adresoi lëvdata disi të tepruara për ndihmat sovjetike, të cilat kishin nisur qysh prej vitit 1948. Në lidhje me përmirësimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë, kryeministri sh- qiptar ishte shprehur i përmbajtur, por këmbëngulte se Shqipëria do të dëshironte marrëdhënie më të mira brenda familjes së vendeve socialiste, pa ia ndjerë nevojën arbitrave të jashtëm”. Duke e përsëritur disa herë, ai shfuqizoi akuzat se Shqipëria ishte një “shtet policor” ...Rreth marrëdhënieve e varësisë ndaj Moskës, Kryeminis- tri Mehmet Shehu, tha se: “Mar- rëdhëniet tona me Bashkimin Sovjetik nuk janë marrëdhënie ku ne e shohim veten në një pozicion satelit, por janë të barabarta dhe vëllazërore”. “Në qoftë se ju, zoti Salisbury, keni ardhur këtu në Shqipëri që të kërkoni për vende satelite, atëherë keni trokitur në derë të gabuar”. ..Shehu tha se “jam i mendimit se ju duhet të theksoni përmes kësaj vizite në vendin tonë, se Shqipërua as ka qenë dhe as do të jetë pjesë e kon- tingjentit rus”. Kryeministri i Re- publikës Popullore të Shqipërisë, foli gjatë intervistës edhe për objektivat ekonomike të qeverisë së tij, duke theksuar se standardet e jetesës ishin shumë më të pra- pambetura se sa në Çekosllovaki për shembull, por bënte thirrje për të bërë krahasime me të shkuarën. Duke këmbëngulur ndër të tjera mbi mosdomosdoshmërinë e ndry- shimeve e metodave qeverisëse në Shqipëri, Shehu i drejtohet gazetarit të “New York Times” me fjalët: “in- stitucionet janë të respektuara në popullin tonë. Zoti Salisbury! Sh- qipëria është një shtet demokratik, ku populli është zot. Ne kemi një kushtetutë demokratike dhe ajo nuk rri mbyllur në një gotë prej qelqi”. v qipëri, nëse Greqia do të vijonte me planet e saj për vendosjen e bazave raketore, ashtu siç kishte bërë Italia, ai propozoi një zonë të çliruar nga armatimi raketor bërthamor në Ball- kan dhe Adriatik. Ndërsa vazhdonte të premtonte ndihma ekonomike, ai vuri re edhe disa rezultate zhgënjyese që lidheshin me ndihmat e dhëna sovjetike. Në një fjalim të mbajtur në Moskë pas kthimit nga Shqipëria, më 6 qershor, Hrushovi duke iu referuar në mënyrë të veçantë Shqipërisë, u ndal disi më gjatë në domosdosh- mërinë e kontakteve personale mes liderëve partiakë e atyre qeveritarë - jo vetëm për të nxjerrë jashtë diferencat dhe dallimet, por edhe si një mjet për t'i parandaluar ato. Megjithatë, vizita ishte ndoshta jo aq e suksesshme sa ç'u shit në publik. Hrushovi ishte i zhgën- jyer nga niveli i ulët dhe prapambetja e ekonomisë shqiptare. Turi i Hoxhës, në qershor, pas vititës së Hrushovit, në një përpjekje për t'u shitur fshatarëve shqiptarë një program për zhvillimin e frutikulturës, tregon se Hrushovi e përdori të gjithë infl uencën për të vënë në jetë programin. Hrushovi gjithashtu me shunmë gjasa u bë më shumë i ndërgjegsjshëm mbi pikëpamjet dogmatike të Hoxhës dhe Shehut, dhe ndoshta nuk u im- presionua fare nga aftësia e tyre për të drejtuar një program për t'a kon- vertuar Shqipërinë në një “kopsht me lule”. Liderët shqiptarë ngjash- mërisht, me shumë gjasa u bezdisën nga këmbëngulja e Hrushovit për të relativizuar frikërat në lidhje me Jugosllavinë dhe përqëndimi tek problemet e brendshme. Si gjatë, ashtu dhe pas vizitës, nuk u dëgjuan më tone konfl iktuale ndaj Jugosllav- isë. Në gusht, ministri shqiptar ( ambasadori) në Jugosllavi, i cili ishte tërhequr një vit më parë, tashmë u rikthye në Beograd. Do të duhej të vinte shtatori i atij viti, që diferencat mes dy vendeve e partive të ngrinin kokë sërish. Të dy, si Hoxha, ashtu dhe Shehu, e shfrytëzuan atë verë për pushime të gjata. Hoxha u nis më 10 korrik, në Bullgari e Çekosllovaki duke mos u kthyer më deri më 11 shtator, kurse Shehu shpenzoi një muaj në Bashkimin Sovjetik, duke ia nisur nga mesi i gushtit. (vijon në numrin e ardhshëm) Nga vizita e ish-liderit sovjetik, Nikita S. Hrushov në Shqipëri, maj-qershor 1957 Faksimile e dy gazetave amerikane, të cilat i bënin jehonë intervistës së Mehmet Shehut për NYT, më 29 gusht 1957
7E premte, 8 mars 2013 POLITIKE Lista më vete. Kërkohet një mandat i sigurtë Shqetësim te koalicioni i djathtë qeverisës për aleancat Aleatët, Berishës: Thirr urgjent tryezën Lajmi Aleatët e Berishës kanë kërkuar nga kreu i mazhorancës thirrjen urgjent të tryezës për të ven- dosur piketat e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit. In- direkt është kërkuar dhe përfshirja e kr- erëve aleatë në listat prioritare të kandi- datëve të PD.  TIRANE JAKIN MARENA Ekrem Spahia Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia është shprehur si do të dalë me një listë më vete kandidatësh për deputetë më 23 qershor, brenda koalicionit me PD. Adriatik Alimadhi Kryetar i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është shprehur disa herë se duhet që të mblidhet tryeza e partive të djathta. Ai kërkon rregulla të qarta në koalicion. Fatmir Mediu Kryetar republikan Fatmir Mediu ka nënvizuar në vijimësi se ka peshë elektorale për të marrë më shumë se sa dy deputetë më 23 qershor, gjë që e vertetoi në zgjedhjet 2009. Arjan Starova Kryetari i Partisë Liberaldemokrate Arjan Starova, parti jashtë Kuvendit kjo, është në kërkim të rrugës më të mundshme për të garantuar marrjen e një deputeti, ndaj pret tryezën. Koalicioni “Shqetësimi i aleatëve të Berishës konkludon në një qëndrim: atë të përfshirjes së krerëve të partive të vogla të djathta në listat prioritare të PD si kandidatë për deputetë, në mënyrë që të kenë një vend të sigurtë në Kuvend” Aleatët e Berishës po shfaqen gjithnjë e më shumë të shqetësuar në lidhje me koalicionin par- azgjedhor për 23 qershorin dhe vendin që do të kenë në përbërje të aleancës së djathtë të drejtuar nga kryeministri aktual Berisha. Ndërkohë kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të largohen nga aleanca e djathtë në qeverisje, krerët e PR, PLL, PBKD, PLD, PBKD dhe aleatë të tjerë, nuk e kanë fshehur shqetësimin dhe pakënaqësinë në lidhje me mungesën e tryezës së par- tive politike të djathta, tashmë kur kanë mbetur vetëm tre muaj që zgjedhjet e ardhshme të startojnë. Mësohet se kr- erët e këtyre partive i kanë kërkuar Berishës në mënyrë urgjente që të mbledhë tryezën e partive të koali- cionit për të vendosur për bashkëpunimin për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti. Mësohet së një kërkesë e tillë është bërë në kushtet kur e majta po vijon me ecuri më të shpejtë në lidhje me koalicionet ku aleatët e PS tashmë janë duke i dhënë dorën e fundit materialit me kërkesat sipas specifikave të çdo partie, që do t'i dërgohet Ramës në mënyrë që të vendosen dhe elementët bazë për nën- shkrimin e marrëveshjeve dypalëshe bashkëpunuese me detyrimet e përfitimet për secilën parti aleate nga koalicioni. Pikërisht mbi këtë bazë krerët e partive aleate i kanë kërkuar Ber- ishës thirrjen urgjent të tryezës së koalicionit për të diskutuar dhe për të vendo- sur për koalicionin e ardh- shëm zgjedhor. Njëherësh burime brenda PD saktëso- jnë se gjithë shqetësimi i aleatëve të Berishës konklu- don në një qëndrim: atë të përfshirjes së krerëve të partive të vogla të djathta në listat prioritare të PD si kandidatë për deputetë, në mënyrë që të kenë një vend të sigurtë në Kuvend. Me sa duket gjithë shqetësimi ka ardhur për shkak të prem- timit të Berishës ndaj kreut të PDK Nard Ndoka për të qënë në listën prioritare të PD në qarkun e Shkodrës ose në Tiranë. Njëherësh repub- Bamir Topi: Shërbimet inteligjente survejojnë aktivitetet tona politike Kryetari i FRD, Bamir Topi, në një intervistë në Top Story ka lëshuar akuzën se ai dhe partia e tij po survejohen nga struktura inteligjente të pushtetit. Ai tha se ka të dhëna të sigurta për këtë gjë e se nuk e ka fobi çështjen e përgjimit. Madje ai shtoi se është Berisha që ka fobi nga FRD. Topi tha se survejohen aktivitetet e FRD dhe më pas pushohen nga puna njerëzit që janë pranë FRD. “Në takimin e zhvilluar në qytetin e Durrësit, fotografët e linjës inteligjente të partisë dhe qeverisë kanë fotografuar njerëz që janë marrë më pas në analizë në struktura dhe u ka shkuar mandati për t'i larguar nga puna”, tha Topi. Madje ish-presidenti ka akuzuar opozitën, që nisi një betejë për çështjen e përgjimit nga ana e pushtetit, por e la në mes të rrugës. Topi tha se shanset e bashkëpunimit të tij me Berishën janë zero. Por ai tha se pas largimit nga PD të Berishës, gjërat mund të ndryshojnë për këtë. “Kam parë tek ai një metamorfozë vetëm e vetëm në shërbim të pushtetit të tij, një sjellje arrogante, madje unike në të gjithë komunikimin politik sa kemi mundësi ne të njohim. Shpallet kandidat në Lezhë Nikollë Lesi: Berisha me Nanon, pse unë jo me PS Kreu i Demokristianëve Nikoll Lesi ka shpallur kandidaturën e tij për deputet të Lezhës, duke paralajmëruar se një mandat deputeti do ta marrë nga 4 mandatet që ka PD. Ai kon- fi rmon se dëshiron të jetë deputet i vendlindjes së tij për të kontribuar në mandatin e ardhshëm në këtë zone. Lesi që aktualisht vijon të mbajë postin e zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve është shprehur kundër mazhorancës, duke nënvizuar se vendi tashmë ka nevojë për fytyra të reja, pasi mazhoranca e sotme ka nevojë për reflektime të medha e analizë serioze. Si zëri i vetëm kundër- shtues brenda mazhorancës, Lesi nuk ka munguar të sqarojë dhe pozicionin e tij në lidhje me koalicionet, pa pasur asnjë paragjykim për PS, duke mos mohuar mundësinë e kalimit majtas. “A kishte moral për ne si opozitë e vitit 2004, për PD e për Kryeministrin që erdhi në pushtet në korrik të 2005 me sloganin se duhet të shporrim kupolën e krimit të organizuar e korrupsionit zotin Fatos Nano e pas 6 muajve ai, pra zoti Nano e zoti Berisha dolën në Pallatin e Brigadave duke lavdëruar njëri tjetrin si burra shteti(!); kush mund të më akuzoje mua, ndërkohë që vetë si PD çfare s'ka sharë e thënë për disa politikanë që para pak kohe ishin në opozitë e në bulevard në protesten e 21 janarit e tani puthen përdite me njëri tjetrin! Ndaj moralin ta kërkojnë te vetja, pasi nëse duan të ‘kruhen' me mua po iu deklaroj se jam gati të përballem, meqënëse dhe më ka marrë malli për “duele”, pasi po bëhen 8 vite pa përplasje të medha politike”, deklaroi Lesi. Duke paralajmëruar see do të jetë i pamëshirshëm në fushatë ndaj disa politikaneve. “Një politikan shumë të rendesishem që si hiqet si i pakor- ruptuar këto vite do ta “masakroj” në fushatë”, përfundoi Lesi. I cili ka nënvizuar se tashmë kjo mazhorancë e ka ngrënë “racionin” e saj për 8 vite. LAJME SHKURT ■ Meta: “LSI, hapa konkretë në mbështetje të biznesit” Kryetari i LSI, Ilir Meta në qytetin e Shkodrës vizitoi nga afër disa biznese të prodhimeve fason. Ai nënvizoi se LSI ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme për biznesin fason, pasi sipas tij, është një biznes tepër i rëndësishëm, që realizon rreth 600 milionë dollarë eksporte jashtë vendit. Ai rikujtoi hapat pozitive të ndërmarra në mbështetje të biznesit fason, ku përmendi zerimin e taksës për importin e lëndëve të para, heqjen e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet, si dhe zerimin e taksës për pagat deri në 30 mijë lek të reja. ■ PDIU: “Greqia të rishikojë vendimet, reciprocitet” PDIU ka reaguar në lidhje me incidentin e heqjes së licensave për operimin e 22 kompanive shqiptare të autobusave drejt Greqisë. Në një deklaratë për mediat PDIU thekson se nëse Greqia nuk rishikon vendimet e veta, atëherë duhet reciprocitet. PDIU kërkon nga autoritet shqiptarë që të zbatojnë të njëjtat masa ndaj kompanive greke me qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shtetëror shqiptar. Duket se autoritetet greke kanë vendosur të favorizojnë kompanitë e tyre nëpërmjet një mase administrative”, thuhet në reagimin e PDIU, duke paralajmëruar masa të forta. likanët kanë nënvizuar më se një herë se do dalin me listën e tyre të kandidatëve dhe se kanë mbështetje për dy apo më shumë deputetë. Të nje- jtin qëndrim kanë deklaruar dhe legalistët, teksa kanë deklaruar daljen me listë më vete brenda kaolicionit.
E premte, 8 mars 2013 www.SHQIPTARJA.com 17Suplement javor i SHQIPTARJA.com Luga e argjendtë Receta nga Dhurata Thanasi ...ato, gratë, i shmangin nën justi- fi kimin ” Po jo se, shumë orë në këmbë nuk i përballon një grua”, “burrat kanë me sy kritik kundrejt estetikës së pjatës”, “Ju jeni nëna dhe nuk i përballoni dot dhe punën e rëndë të restorantit dhe jetën në shtëpi”, dhe u japin punë të ashtuquajtura “më të lehta” si ndihmëskuzhiniere, pjatalarëse, e deri pastruese. Thoni ju “chef-ave macho” u bie bretku duke filluar dhe mbaruar ata zinxhirin e punës në kuzhinë, që nga larja e preshit e deri tek vendosja e ja- seminit mbi “Mousse de choccolat”. Padyshim po të ishte një grua chef, asaj do t'i duhej të lante pjatat, priste argjinaret, përgatiste salcën angleze, ragunë bolonjeze, kruante tenxheret me tel dhe të varte pec- etat në tel. Sigurisht, po të punosh, me pasion, 8 orë në punë, e të kthehesh në “rrëmujë e rremet”- in e shtëpisë dhe si “Robokop” të marrësh me “themeli'” gjithçka, e ta bësh të ndricojë, padyshim, ditën e parë po, të dytën po, ja dhe të tretën ca e ca, por të katërtën ditë do biesh përmbys dhe përfundosh gjysëm e gjallë, si Bridget Jones pas palestrës. Këto janë justifi kimet në “Shtëpinë tonë”, por unë mund të shkoj më tej “tek komshijntë tanë”, e të prek kolosë si guida Michelin, e cila vetëm në vitin 2007-të mundi të nderojë për herë të parë një grua, duke e bërë atë të katërtën grua chef-e të vlerësuar në historinë e kulinarisë franceze dhe kjo ishte Anne-Sophie Pic. Një vit më vonë në Mbretërinë e Bashkuar, u konsiderua “breaking Receta 2 Fileto mignon në furrë Dëshiron të qëndrosh në shtëpi Cel. 0696070651 RRUGA “MUSTAFA MATOHITI”, PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA LOUNGE BAR KARAOKE NIGHT Sot burrat le të gatuajnë për gratë! Detaj Receta 1 Salmon me salcë soje dhe rrepa të kuq neës” fakti që 10 gra chef-e kuzhine fituan nga një yll Michelin dhe ky fenomen ka fi lluar të gjejë vend më shumë në vitet që pasuan. Dhe fl asim për dy vende ku të drejtat e grave janë sanksionuar me dekada. Personalisht nuk i pëlqej konvencio- net, edhe pse shumë herë kushtëzojnë dashur pa dashur jetën tonë. Teksa 8 Marsi troket në derë, të gjithë djemve të dashuruar, burrave të impenjuar, atyre “patriarkalë” dhe “liberalë” u sugjeroj dicka: Si thoni të gatuani për të fejuarat, të dashurat, gratë tuaja? Çojini femijët tek gjyshërit dhe bëjeni shtëpinë të tërën tuajën, lutjuni shokëve për një “shtëpi bosh”, ku të pakten të ketë ca tenxhere dhe pjata. Ky është një rast fi llimi dhe njohje me një rit, të jashtëzakonshëm që është gatimi, por dhe një moment prelud dashurie për “Atë” të cilës po i gatuani. Unë them se i njoh mirë go- cat, çupat dhe nënat. Jam e mendimit që nëse ju e keni të vështirë të për- zgjidhni dhuratën e duhur që t'i shkojë apo t'i kënaqë, me recetat e mia të thjeshta dhe të shijshme, gatuar nga JU, do t'u dhuroni një moment që ato vështirë se do ta harrojnë, pasi do t'u skalitet përjetshëm dhe çmueshëm në “Kutinë e sigurtë të Kujtesës”. VENDI I GRUAS është në kuzhinë deri në momentin që “Kuzhina” nuk është Restoranti! Marsi momenti për ta thyer klishenë vijon nga faqja 13 Kos i trashë i bardhë i tipit Müller 250 gr 5 lugë krem Nutella në tem- peraturë ambjenti 2 lugë gjelle mjaltë 10 luleshtrydhe të freskëta 3-4 gjethe nenexhik, mente të freskët 2-3 biskota të shkërmoqura PËRGATITJA: 1.Merrni kosin, lugët e mjaltit dhe kremin Nutella dhe rrihini me një rrahes dore ose elektrik derisa të krijoni një masë homogjene. 2.Vendoseni për 1 orë në ngrirje. 3.Nëpërmjet një luge ven- dosini në mesin e një pjate 2-3 lugë 4.Zbukurojini me copa të prera luleshtrydhesh, bisko- ta të thërmuara dhe gjethe menteje të freskët. Pija Shoqëruese: Verë e ëm- bël, Moscato di Pantelleria Kënga Shoqëruese: “At last” nga Etta James Kjo është një recetë shumë e thjeshtë, elegante dhe që nuk kërkon shumë punë. Mjafton të prisni jo më shumë së 1 cm fi leton e salmonit dhe për këtë kërkoni ndihmën e shitësit të peshkut PËRGATITJA: 1. Vendosini të gjithë përbërësit, përveçse salmonit, në një tigan me zjarr të ngadaltë. 2. Trazojeni derisa sheqeri të ketë shkrirë plotësisht dhe përbërja të ketë marrë trajtën e salcës. 3. Futini fi letot e salmonit dhe salcën së bashku në një qese plastike, mbylleni mirë dhe lëreni të ftohet paksa. 4. Vendoseni qesen në frigorifer dhe lëreni të marinohet për 2 orë. 5. Nxirreni salmonin dhe salcën nga qesja plastike dhe transferojini në një letër alumini, ku keni hedhur vaj ulliri. Mbështilleni mirë që të mos dalë aroma. 6. Përgatisni furrën në tem- peraturë 200 gradë dhe vendoseni mbështjelljen në një tavë dhe futeni në furrë për gati 15 minuta. Kontrol- lojeni me pirun nëse salmoni është pjekur në brendësi dhe servireni të ngrohtë duke i shtuar dhe pak nga salca e përftuar. Përbërësit: 2 fi leto salmon 60 ml salcë soy-e 60 ml vaj ulliri 60 gr sheqer kaf 60 ml ujë, 2 rrepa të kuq për zbukurim Përbërësit: 2 fi leto viçi rreth 150 gr secila Vaj ulliri, 2-3 gjethe dafi ne Kripë Përgatitja: 1.Nxehni një tigan dhe hidhni. 2.Skuqini fi letot për jo më shumë se 30 sekonda nga secila anë. 3.Mbështillini fi letot me letër alumini ku keni futur dhe dafi nën dhe futini në një furrë të ngrohur më parë në temperaturë 200 gradë për 10 minuta. Kotrollojini me një thikë hera-herës nëse fi letot janë të kuqe apo papjekura në brendësi. Shumëkush i preferon dhe gjysëm të gatuara, varet nga shija. Garniturë: Patate të skququra ose të furrës, apo shpargull( asparagë)në kavanoz. Pija Shoqëruese: Verë Silverado Cabernet Sauvi- gnon. Muzika shoqëruese: “Heaven” nga Brian Adams Receta 3 Krem kosi me Nutella, luleshtrydhe, dhe biskota Receta 1 Muzika shoqëruese: “Ëonderful Tonight” nga Eric Clapton Receta 2 Muzika shoqëruese: “Heaven” nga Brian Adams Receta 3 Kënga Shoqëruese: “At last” nga Etta James
6 E premte, 8 mars 2013 POLITIKE Referendumi, Sequi: Konsensus, dialogu jo shumë e 2 monologjeve Në të njëjtën linjë me eurokomisionerin Fyle, edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi, këshillon konsensusin politik për miratimin e 3 ligjeve të nevojshme për statusin kandidat, në vend të votimit popullor. “Do të thoja pak gjëra të thjeshta. Komisioneri Fyle tha gjithçka, nuk do të shtoja asgjë pas asaj që zoti Fyle ka thënë. Do të doja të bëja vetëm një koment. Duhet ta keni vënë re që ne gjithmonë fl asim për konsensus dhe dialog. Dhe do t'iu them se cila është mënyra jonë e interpretimit të dialogut. Për ne dialogu s'është shuma e dy monologjeve”, tha ambasadori. Një ditë më parë, komisionari Fyle nënvizoi se statusi i kandidatit për Shqipërinë është i arritshëm dhe nuk ka arsye për të mos e menduar këtë. Komisioneri Fyle shprehet në mënyrë të prerë se nuk i pëlqen që 3 kushtet të lidhen me asgjë tjetër, të cilat i konsideron si lidhje artifi ciale. “Kur politikanët duhet të trajtojnë çështje të ndryshme, dhe një situatë që disa mund ta quajnë si populizëm, nuk mund të përdoret referendumi që të imponohet rregullorja e Kuvendit në parlament” tha Fyle. Duke përsëritur në këtë mënyrë deklaratën e 5 ditëve më parë. Berisha: Rama iu lut Metës, s'bëj prerje kokash unë Kryeministri fl et për koalicionin me PDK e LZHK Kreu i qeverisë: Të vendosur për 3 ligjet Lajmi Kryeministri Berisha në një takim me gazetarët është shprehur se do të ketë koalicion me PDK e LZHK, ndërsa ka vlerësuar ale- ancën e deritanishme me LSI. Kreu i qeverisë akuzoi Ramën për prerje kokash, ndërsa i shpreh i vendosur për miratimin e tre ligjeve.  TIRANE Braçe-Berishës: “Do jem përballë teje gjithmonë me kokën mbi supe, trego krimet”  TIRANE Deputeti socialist, Erion Braçe, i është përgjigjur kryemi- nistrit Sali Berisha, që në një konferencë për shtyp tha se kur Edi Rama i preu kokën Asllan Dogjanit, Erion Braçen nuk e ka gjë. “Sali Berisha është duke folur dhe qenka marrë me kokën time. Sali Berisha po, unë jam. Me kokën mbi supet e mia e përballë me ty, kudo që je dhe kudo që të jesh. Deri në fund dhe fundi yt është pranë, i afërt pra, por shumë, shumë i vërtetë” shkruan Braçe në FB. “Fundi jot do tregojë origjinën tënde, lidhjet e tua me serbët e krimeve të luftës, lidhjet e tua me gjithë armiqtë e shqiptarëve të luftës së Kosovës, si e rrëmbeve, vrave dhe zhduke Remzi Hoxhën, si u vodhe shqiptarëve 1 miliard dollarë kursime, si vrave për këtë shkak një mijë shqiptarë, si e nxore në pritë Azem Hajdarin për ta vrarë, si vrave një fi s të tërë në Tropojë, ju dogje shtëpi e shkatër- rove varre, si tentove të merrje me armë pushtetin në ‘98, sa para more për miratimin e kontratës së parë të privatizimit muajin e parë kur u ktheve në pushtet, si e ktheve zyrën e Kryeministrit në biznes personal me vendas dhe të huaj, biznes familjar me para shumë, çfarë krimi kreve e çfarë përfi timi more nga privatizimet në naftë, çfarë krimi kreve dhe çfarë përfitimi more nga privatizimi i CEZ, çfarë krimi kreve e çfarë përfi timi more nga koncesioni i kromit kur e rinovove e tani kur e transferove,” vijon Braçe. Diversioni Berisha akuzoi liderin e opozitës se po ndjek politikë “prerje kokash” duke hequr emrat e deputetëve aktualë e duke sjellë prurje të reja në zgjedhjet e 23 Qershorit, një diversion ky që kreu i mazhorancës e përsërit çdo ditë. Përreth dy orë, kryeministri Sali Berisha zhvilloi mbrëm-jen e djeshme një takim me gazetarët, ku iu përgjigj interesit të tyre për koalicionet, referendumin dhe situatën politike në vend. Edhe pse ka nisur përgjigjien në këmbë përpara mediave, në fund i është dorëzuar moshës, duke zënë vend në karrige. Nga ambientet e Kryemi- nistrisë, Berisha pohoi se në zgjedhjet e 23 Qershorit PD, që ai drejton, do jetë në koalicion me shumë parti, por duke dhënë vetëm dy emra: PDK dhe LZHK. Ai foli për koalicionin me Metën dhe me PBDNJ. Ndërsa lid- hur me deklaratat e Fyle e trojkës së ambasadorëve kundër Referendumit për 3 ligjet kryeministri u përgjigj se se është i vendosur për t'i miratuar 3 ligjet. Berisha foli dhe për vrasjen e kryekomisar Lamajt. Lidhur me listat me emrat e kandidatëve për deputet në qarqet e vendit për zgjed- hjet e 23 Qershorit ai tha se do vijnë në kohën e duhur. Berisha akuzoi liderin e opozitës se po ndjek politikë “prerje kokash” duke hequr emrat e deputetëve aktual e duke sjellë prurje të reja në zgjedhjet e 23 Qershorit. KOALICIONET I pyetur për koalicionet e mund- shme para ose pas zgjedhore, Kry- eministri Berisha përmendi vetëm dy emra partish, atë të PDK dhe LZHK, ndërsa më tej vijoi të fl asë për suksesin e koalicionit aktual qeverisës me LSI-në dhe PBDNJ. “Koalicioni më i suksesshëm. Jo se ky ka qenë i përsosur, padyshim çdo qeveri ka aspektet pozitive dhe ka të metat. Por koalicioni ka funksionuar pa asnjë dallim nga aleatët e tjerë. Ky ka qenë mandati më i sukseshëm në historinë e PD”, tha Berisha. Kryeministri tha se listat me emrat e kandidatëve për deputetë. “Unë s'po paraqes deputet, po merrem me programin, çështje të tjera i bëjmë transparente në kohën e duhur. Lista do ketë ripërtëritjen e vet, por kurrë me prerje kokash. Ne s'ndjekim politikën karshillëqeve armiqësore me njëri-tjetrin”, tha Berisha. Ai tha se Edi Rama i kishte bërë oferta joshëse LSI, por Meta qëndroi stoik. “Zoti Rama i bënte Ilir Metës oferta korruptive. Ai i thoshte Edi Ramës se bashkë bëjnë 70 vota, por Rama i thoshte se do blejnë deputet tjetër nga e djathta,” tha Berisha. AKUZA NDAJ RAMËS “Zoti Rama ka vendosur që të fuqizojë në këtë parti krahun miliarder. Po të marrësh Asllan Dogjanin, ai ishte një ish-polic s'kam dëgjuar të ketë pasur shkallë inkriminimi, por miliarder nuk ishte ai. Për të terrorizuar PS e nisi me Kukësit, kur ia preu atij kokën imagjino që për Erion Braçen s'ja ndjen fare. Po bën prerje kokash, shkoi gjeti Celibashin për t'i prerë kokën Gramoz Ruçit. Kjo është një politikë terrori mbi deputetët, është miliarderizim i PS. Unë do paraqes deputetët e qarkut, jo të kap një këtu një aty pa bërë të paqenë të gjithë listën. Rama po përgatit humbjen e radhës dhe mbijetesën nëpërmjet bojkotit të parlamentit”, deklaroi Berisha. REFERENDUMI I pyetur nga gazetarja e tel- evizionit A1 REPORT! se nëse pas deklaratave të Fyles dhe trojkës së ambasadorëve do të kishte një tërheqje të qeverisë për Referen- dumin e 3 ligjeve, kryeministri u përgjigj se ka një ftesë të hapur ndaj liderit të opozitës për t'i votuar në çdo kohë ligjet. “Nëqoftëse zoti Rama s'do referendumin është i lutur të vijë të votojë ligjet, dhe siç kam deklaruar në Parlament, jemi të gatshëm t'i votojmë në çdo kohë. Uroj që zoti Rama mesazhin e Fyles, të Arvizut e Sequit, të mos e interpretojë si një thirrje për të mos votuar ligjet. Sepse zoti Rama duke punuar për pas qershorin, i thotë shqiptarëve se ne nuk do njohim rezultatin. Nuk ka njeri të lirë të mos imagjinojë rezultatin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha Berisha. FRROKU I pyetur nga A1 REPORT Berisha komentoi edhe foton e të akuzuarit për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, biznesmenit Arben Frroku me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. “Është foto e bërë më parë..S'kam qoftë edhe infon më të vogël se ky zotëria ka pasur aktiv- itet kriminal. Ky ka qenë president i Tërbunit. Ti them unë Nikolinit mos bëj foto? Nëse ju mendoni se një foto e bërë kohë më parë në një kohë kur ai nuk ka pasur asnjë ak- tivitet kriminal, kjo pastaj është një politizim primitiv dhe i padenjë për ata që e bëjnë. Nga fotot Edi Rama del jo anëtar po kryetar i lëvizjes “Hakmarrja për Drejtësi”. Po të nisemi nga lejet e ndërtimi, ai del kryetar i saj”, tha Berisha. PROGRAMI Kryeministri u pyet për akuzat e selisë rozë se ai po u vjedh pro- gramin. “Britmat e socialistëve se po na vjedh programin do i përgjigjem me sugjerimin që më bëri një mik në Facebook. “Aman doktor jepu një copë program për sevap”. Nëqoftëse keni dëgjuar për më shumë unë them se PS nuk ka program tjetër përveç taksës progresive, taksës së Karl Marksit e Spiro Kolekës. Ka mbetur i vetmi njeri që qarkullon me këtë taksë. Kjo do të thotë që t'ia vendosësh sot sipërmarrësit, ai i bie me gërshërë borderotë dhe 1/ 3 e punëtorëve e nxjerr në rrugë. Sot debati për taksat është më i gjallë se kurrë ndonjëherë. Taksa progresive është taksa që nxit evazionin fi skal, shton urrejtjen klasore. Programi i tyre përveç taksës progresive nuk ka asgjë reale, por vetëm fi ktive. Ka thënë se do kthejë sistemin shëndetësor të Enver Hox- hës, pa sigurime. Sistemi i Enver Hoxhës s'mund të kthehet kurrë është një mjerim”, tha Berisha.
21E premte, 8 mars 2013 . . .Nëse do të më kërkonin sot të shkruaja një temë hartimi apo ese për nënën time, do ta kisha nisur me fjalët: Për ato që nuk ia thashë dot kurrë nënës sime… J e t a i m e d h e e f a m i l j e s s i m e p ë r shumëkënd ka qënë e lakmuar. Prej rretha- nave të kohës. Por për mendimin tim, atë të një fëmije, e cila ndahet nga prindërit në klasën e gjashtë të shkollës tetëvjecare, nuk ishte aspak e tillë. Kjo ishte ndarja ime e parë me nënën time. Këtë gjë e mësova atëherë. Vetëm se ajo që nuk dija ishte se kjo do të ishte një ndër shumë ndarje të tjera që do ta pasonin atë. Për shumë vite, tetë për të qënë të saktë, jetuam të ndara, unë në Evropë, ajo në Lind- jen e Mesme të për- faqësuar nga vendi i Piramidave dhe Far- aonëve për shumë, por nga pisllëku, vapa dhe lagështia për të tjerë. Në ato vite nuk kishte skype, iphone, celularë apo videokonferenca. Në ato kohë, madje, shumëkush nuk kishte as telefon. Lidhja ime me mamanë time real- izohej përmes “kartave që vinin e shkonin në Misirin fort të largët”, të cilat shpesh i laja me lot (jam e sigurt që njësoj ishte edhe për të). Ishte e panatyrshme kjo ndarje, por ashtu ishte Fati ynë. I panatyrshëm. Dhe në këto rradhë nuk do të shkruaj fare për këtë. Gjatë tetë vjetëve takoheshim një herë në dy vjet për katërmbëd- hjetë ditë, gjatë së cilave unë i ngjitesha nga pas dhe nuk e lija të bënte “xhap”. Gjatë asaj kohe ajo duhet të vinte në shkollën time të takonte mësueset e mia për tu interesuar për mbarëva- jtjen time në shkollë, duhej të merrte “feed- back” nga fisi e kom- shijtë për sjelljen time, e cila sigurisht ishte e pashembullt. Nxënëse e mirë, e sjellshme, e dashur me shokët e sho- qet (dhe ata që janë në facebook këtë mund ta dëshmojnë). Mamaja ime do të kishte dashur shumë që unë të isha nxënësja më e mirë e klasës. Por unë nuk isha dot. Unë do të kisha dashur shumë që nëna ime të kishte qënë pranë meje atëherë, sepse tani nuk do t'i shkruaja këto rrjeshta. Mamaja ime nuk ishte dot pranë meje as në shkollën e mesme, dhe as në universitet, viti i parë i të cilit koin- cidoi me 91-shin dhe vitin kur unë u largova nga Shqipëria për në Misir. Fati ynë e donte që pikërisht atëherë prindërit e mi të kthe- heshin në atdhe dhe unë …dhe unë të qëndroja në vendin e lindjes së Dalidasë, Omar Sherifi t e të tjerë personazhe të panjohur për publikun shqiptar. Do të kalonin edhe katër vjet të tjera që ne të takoheshim sërish. Por edhe atëherë shpesh na ndanin e bashkonin mendime e ide të ndry- shme për jetën. Mamaja ime kërkon- te gjëra të ndryshme, më të mira, më të bukura, e ndoshta me të drejtë, më të menduara se unë. Por unë, unë cfarë bëra. Bëra atë që men- dova se duhej të bëja për të mirën time, në mënyrë,ndoshta ego- iste, pa menduar për të. Sot nuk ka gjë në botë që nuk do të kisha dhënë për një mundësi për të folur sërish me të. Për t'i shpjeguar se cdo budallëllëk që bëra nuk ishte për të mërzitur atë, por për të provuar veten, pa kuptuar rezul- tatin që mund të sillte. Sot do të kisha dhënë shumë për të pirë një kafe me të, për t'i folur për dhimbjen e dhembit të djalit, për shkrimet e mia, për jetën pa të, për gjërat që do të kisha dashur të bëja me të. Kisha menduar shumë gjëra, por jo që ajo do të largohej aq e re dhe që dhembja e saj nuk do të më ndahej për asnjë cast. Nuk dua të jem e trishtë, por 8 marsi, kështu është sepse sa herë shkruajmë për nënat dhe mendojmë për to nuk mundemi të mos ndjejmë zemrën të na cëmbojë. Ndaj këtë 8 mars, më lejoni t'i shpreh këto ndjenja, rrëmujë, për nënën time. Nënën time që do të kisha dashur ta kisha… OPINION Blog/ Grimca Urbane NGA EVIS CERGA 8 Marsi që nuk vjen… ...të publikut por edhe të mbështetësve tëmazhorancës, në fakt janë dy ligje (për statusin e Gjykatës së Lartë dhe statusin e Nëpunësit Civil) dhe një rregullore (ajo e funksionimit të Kuvendit). Për një tjetër sqarim (disi teknik), është praktikisht shumë e vështirë që këto dy ligje dhe rregullorja e Parlamentit të miratohen me referendum; të tre dokumentat që kërkojnë miratimin e Parlamentit janë tejet të detajuara e komplikuara për të marrë një aprovim plebishitar nga populli. Ky i fundit, kur prezantohet me një referendum, jep verdiktin me një “pro” ose “kundër” të karakterit parimor për iniciativa ligjore, teksa diskutimi, amendimi, specifi kimi dhe miratimi i akteve ligjore është detyrë logjike e Kuvendit. Sidoqoftë, thelbi i kundërshtisë së ardhur nga Füle s'është aspak teknik. Duke treguar se sa e ka shumë sprovuar Berisha durimin e Bashkimit Europian në vitet e fundit, Füle nuk hezitoi ta quante nismën e referendumit si një lëvizje populiste të kryeministrit, teksa theksoi se kalimi i 2+1 ligjeve është kërkuar prej BE- së nën pretendimin se duhet të vijë përmes konsensusit politik. Akoma më e rëndësishme në mezashin e Füle-s është një frazë në dukje e papërfillshme por që ka një nënkuptim therës; ai thekson se BE-ja nuk dëshiron të ndërhyjë në këtë proces, pasi Shqipëria është një vend sovran dhe këto mund të konsiderohen si çështje të brendshme. Po a është vërtet kështu? Pikërisht në këtë pikë ekziston dhe një ngërç logjik sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me BE-në. Si çdo vend kandidat për të hyrë në Bashkimin Evropian, edhe Shqipërisë i duhet të lëshojë shumë prej sovranitetit të vetë për t'iu përqasur standarteve leg- jislative, sociale dhe ekonomike të Unionit, dhe të tilla ‘cënime' të sovranitetit kemi pasur me shumicë (moratoriumi i skafeve apo heqja e dënimit me vdekje, për shembull.) Qysh prej ditës kur Shqipëria ka nisur negociatat për t'u bërë pjesë e BE-së, ajo ka nënshkruar një mori dokumentash ku shprehimisht heq dorë nga një pjesë thelbësore e sovranitetit, si parakusht për aderimin në Union. Edhe shembuj të tjerë, përtej vendit tonë, siç janë masat financiare të imponuara mbi Greqinë, Spanjën e Portu- galinë, tregojnë se shtetet kanë humbur shumë prej autoritetit të tyre suprem edhe mbi çështje të politikës së brendshme, teksa janë të detyruar prej standarteve të imponuara prej entiteteve ekstra- sovrane si BE-ja, Banka Qëndrore Evropiane apo FMN-ja. Momenti që Füle vë në dukje sovranitetin e vendit, dhe rrje- dhimisht mungesën e dëshirës së BE-së për t'u përfshirë më tej në çështjen e referendumit, është në vetvete një shenjë jashtëzakonisht shqetësuese. Që ne jemi vend sovran, këtë s'ka nevojë ta afi rmojë Füle, sepse e thotë shprehimisht Kushtetuta e vendit ashtu si dhe vetë koncepti ndërkombëtarisht i pranuar i shtetit-komb; por fakti që ai e përmend sovranitetin është një tregues që karta e sovranitetit tanimë duhet të jetë luajtur prej Kryeministrit të vendit në komu- nikimet e negociatat e BE-së, ose më thjesht, Berisha e të tijët duhet t'i kenë kujtuar BE-së që ne jemi vend i pavarur e vendimet i marrim vetë, e bëjmë siç duam vetë. Këtu nuk duhet të harrojmë kritikat e BE-së edhe për shpërthimet na- cionaliste të Berishës, i cili, siç më vuri në dukje një mendje e mençur, akoma s'e ka vendosur nëse do bëjë “Shqipërinë si gjithë Europa” apo “Shqipërinë e Madhe.” Nëse BE-ja realisht është dis- tancuar prej përfshirjes në çështjet e brendshme të Shqipërisë, situ- ata reflekton një déjà-vu prob- lematike me ngjarjet e vitit 1996, kur Berisha i përplasi në fytyrë Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian kartën e sovranitetit, pas mosnjohjes së zgjedhjeve parlamentare të atij viti. Duke konsideruar situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, apo edhe sen- timentin anti-zgjerim gjithmonë e më në rritje brenda popullësisë apo strukturave vendim-marrëse të BE-së, vicklat populiste të Berishës vis-à-vis BE-së jo vetëm që dëm- tojnë përkohësisht marrëdhëniet dypalëshe, por mund të shenjojnë negativisht edhe të ardhmen inte- gruese të vendit. Që Kryeministrit i kanë ardhur në majë të hundës ndërkombëtarët dhe ‘nazet' e tyre me pretendime për demokraci e shtet ligjor, kjo ka kohë që është provuar, por që BE-ja të humbasë durimin me Berishën do ishtë fatale, dhe jo thjesht për Berishën. Koment NGA AFRIM KRASNIQI Arsimi dhe festa e 7 Marsit Si përherë rrugët sot ishin të mbushura me fëmijë me tufa lulesh. Janë për mësuesit. Në shenjë nderimi besoj. Dhe mirë bëjnë sepse secili nga ne, i ri apo në moshë emrin dhe kujtimin e mësuesit e ka të pandarë në memo- rien e vet jetësore. Por tej luleve dhe fjalëve të bukura 7 Marsi meriton të kujtohet edhe për diçka tjetër: Kushtetuta jonë përcakton arsim të detyrueshëm 9 -vjeçar Sipas vete MASH janë 71 mijë fëmijë që nuk e mbarojnë arsimin 9 vjeçar për arsye të ndryshme, janë mijëra të tjerë në emigracion që nuk kanë mundësi të mësojnë shqip, janë rreth 112 shkolla në vend jashtë funksionit (klasa të përbashkëta ku mësojnë fëmijë nga 6-12 vjeç), etj. Kushtetuta detyron shtetin për prioritet arsimor, por arsimi nuk ka qenë dhe nuk është asnjëherë prioritet social. Buxheti shtetëror për arsimin është dy herë më i ulët sesa mesatarja e kërkuar nga BB, dhe është 0 lekë për kërkimin shkencor. Sot mësuesit në Shqipëri nuk kanë status, nuk gëzojnë të drejta dhe as mbrojtje ligjore, nuk kanë kontratë të përhershme punë dhe as garanci për vijueshmëri në rast rotacioni politik apo thjesht ndry- shim të drejtorit arsimor në qark/ rreth, mësuesit janë të detyruar të kryejnë kurse trajnimi në 2-3 OJF private të lidhura me politiken kundrejt disa qindra euro në vit, janë të detyruar të marrin pjesë në mitingje elektorale dhe vendi ynë është i vetmi ne Evropë ku në kopshte, çerdhe e shkolla kryemin- istri dhe politikanë të tjerë shkojnë e mbajnë fjalime politike duke u kërkuar tu bëjnë presion prindërve për vote pro qeverisë. Gjatë 2013 patëm 12 raste të arrestimit për korrupsion të mësuesve dhe asnjë rast të arrestimit për ndonjë zyrtar të lartë edhe pse, p.sh, dy ministra patën akuzuar njëri - tjetrin për miliona euro përfitime apo kur një deputet deklaroi në parlament se i kanë kërkuar 3 mijë euro për emërimin e një mësuesi. Sot kemi 46 universitete, por asnjë diplomë e tyre nuk ka njohje ndërkombëtare, asnjë prej tyre nuk plotëson kriteret e përcaktuara nga ligji (cilësi dhe kushte mësimore) për akreditim ndërkombëtar dhe në renditjen botërore ato ndodhen në fundin e listës evropiane. Vetë pedagogët nuk kanë gjithashtu as mbrojtje, as status dhe as ga- ranci për pavarësinë e mendimit të tyre akademik dhe jo vetëm. Nuk gjen vend tjetër ku rektorët pranojnë të jenë në lista kandidatësh për këshilltarë apo që universitetet, me urdhër të shefave apo pronareve, të shndërrohen në stafe elektorale. Nuk ndodh në ndonjë vend tjetër në NATO që pedagogu të përjashtohet nga mësimdhënia thjesht e vetëm se ka bindje politike me një parti tjetër nga pronarët/drejtuesit, apo që njeriu i akuzuar se ka botuar e mbrojtur gradë shkencore me një libër të vjedhur nga një autor amerikan të emërohet ... shef për programet mësimore dhe kërkimin shkencor për të gjitha universitetet shqiptare. Nuk ka vend tjetër në NATO, ku disa persona të akuzuar publikisht për 2-3 diploma falso zgjidhen rregullisht deputete, që zyrtarët drejtues të jenë njëherësh edhe bashkëpronarë në bizneset private të arsimit, që rroga e një pedagogu në UT të jetë 550 euro në muaj kurse e një tjetri me lidhjet e duhura politike te jetë 12 mijë euro/ muaj; që sistemi universitar të drej- tohet nga individë që kanë frikë të publikojnë online punimet e tyre shkencore për shkak të ngarkesës së lartë ideologjike në regjimin e mëparshëm kur ata i kanë shkruar; që MASH brenda 10 vitesh ta ndry- shojë pesë herë sistemin arsimit 8+1+3+1, me pas 8+1+3+2, 9+3+1, 9+3+3, 6+3+3+2 etj dhe secila skemë të konsiderohet reformë historike; që modeli arsimor i një vendi europian të merret nga Kili i largët i kohës së Pinocetit; që mësimet të zhvillohen me 2-3 turne, dhe vetëm 2-3 herë në jave; apo që një zyrtar shumë i lartë i shtetit brenda një viti akademik jashtë çdo kriteri ligjor merr 2-3 tituj shkencore! Nuk imagjinohet në një vend të zhvilluar që 2/3 e pedagogeve të jenë individë pa asnjë botim profesional, pa merita dhe cilësi kërkimi dhe pa eksperience. Nuk mund të ketë vend tjetër ku me një VKM krijohet universitet i ri me vetëm 2 fakultete, thjesht e vetëm për shkak të njohjeve personale, siç nuk mund të ndodhë që të ketë degë studimi në mjekësi, elektronike etj, pa pasur asnjë laborator dhe mundësi praktike mësimore. Nuk mund të ketë sistem tjetër arsimor që nxjerr 8 mijë juristë dhe 5 mijë psikologe në vit dhe asnjë polic, teknik, marangoz apo profesione të tjera për të cilat kushdo ka pasur e ka nevojë! Nuk gjendet sistem tjetër ku vendi i vetëm i punës pas diplomimit 3+2 vjeçar është puna në call center apo bar kafe, dhe ku nga 23 mijë studente që diplomohen në vendet perëndimore kthehen rregullisht çdo vit me programe mbështetëse vetëm 150-200. Flasim për patriotizëm dhe bashkim, por librat shkollore të Tiranës nuk shkojnë në Prishtine, Ulqin, Tetove dhe as Presheve, dhe anasjelltas. E njëjta gjë ndodh edhe me tekstet universitare, stafet peda- gogjike apo shkëmbimet shkencore. Disa prej këtyre kritikave janë “merite” e qeverise aktuale, por shumica janë “merite” e çdo qeverie në këto vite, të djathta e të majta. Sot, natyrisht që nuk është koha të tregojmë sa probleme kemi, por as t'i injorojmë ato. Është koha të përbal- lemi me të vërtetat e mëdha, të cilat në këtë vend, janë fshehur e vijojnë të fshihen, duke menduar vetëm për imazh pozitiv, përshtypje pozitive e sjellje propagandistike, - tipare të një shoqërie parademokratike. A mund të ndryshojë realiteti? A mund të ndryshojë shoqëria? Po, nëse ndryshojmë sistemin e edukimit, e bëjnë atë efektiv, eduk- ues, transparent dhe profesional. Mund të ketë kosto elektorale për momentin, por kjo përbën rrugën më të mirë, më të sigurt dhe më të përgjegjshme për të sotmen dhe sidomos të ardhmen e qytetarëve, shoqërisë dhe sistemit demokratik shqiptar! Gëzuar 7 marsin!! Koment NGA GENCI KOJDHELI vijon nga faqja 1 vijon nga faqja 1 Në Europë me Referendum
.
Nga kjo datë
08/03/13
Të gjitha
faqet

Zgjidh datat

Zgjidh datat  
Identifikohu
ndihma

Rikërko fjalëkalimin!


Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.