2 E shtunë, 9 mars 2013 POLITIKE RISIA Katër ditët e votimit online për kandidatët tronditën politikën shqiptare duke sjellë një interes të jashtëzakonshëm për të votuar. Mbi 350 mijë vizita në faqe dhe afër 6 mijë like në facebook. Sondazhi Sondazhi i Shqiptarja.com mbyllet, votuan 90 mijë Më shumë vota Gjoni e Rama për PS, Berisha e Astrit Veliaj të PD Lajmi Përfundimi i sondazhit online të shqiptarja.com ka shënuar një tronditje të fortë për politikën shq- iptare, ku mbi 90 mijë kanë votuar për kandidatët e PD e PS. Ky sondazh ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm te politika, mediat dhe qytetarët. TIRANE Orët e fundit të sondazhit që Shqiptarja.com ndër-mori që prej të hënës, ku u kërkoi qytetarëve të tregojnë cili do ishte kandidati i tyre i preferuar, kanë pasur një rekord votimesh duke dhënë rezultate të papritura. Kur akrepat e orës shënuan 00:00 redaksia mbylli sondazhin online që bëhet për herë të parë në Shqipëri në këtë format për të votuar jo për partitë, por për kandidatët. Një sondim që mund të shërbejë për partitë politike në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë sipas qarqeve, tashmë që po afrohet dhe përfundimi i afatit ligjor për dorëzimin listave sipas qarqeve në KQZ. Sondazhi, i këtij for- mati, u vendos në faqen online të Shqiptarja.com prej mesditës së 4 marsit duke marrë deri më tani preferencat e mbi afër 90 mijë votuesve, të cilët janë bërë pjesë e votimit duke zgjedhur kandidatin që do të donin për këto parti në çdo qark, ndërsa numri rritet minutë pas minute. Faqja ka pasur brenda 4 ditësh mbi 350.000 vizita dhe sondazhi ka marrë 5980 like në Facebook. Në fi llim nisi vrullshëm votimit për kandidatët socialistë, të cilët me sa duket kanë mbështetës që frekuentojnë më shumë rrjetet e internetit, çka ka sjellë pa asnjë dallim mes qarqeve dhe një fl uks të jashtëzakonshëm votimesh, ku më të votuarit kanë qënë kryesisht ata kandidatë të për- folur dhe të vendosur në listën e sondazhit sipas qarqeve që janë deputetë të PS, por dhe prurjet e reja. Ndërkohë që kandidatët e PD në fi llim kanë nisur një fl uks votash të marra nga mbështetësit e tyre, por më pas janë pakësuar shumë, ku burimet tona saktëso- jnë se kanë ardhur për shkak të një urdhëri të prerë të kreut të PD Berisha që të mos përfshihen në këtë votim në sondazhin e organizuar nga shqiptarja.com. Por në ditën e fundit ka pas- ur një fl uks të jashtëzakon- s h ë m d h e nga ana e PD të cilët kanë marrë votat e mbështetësve të tyre. Më të votuarit kanë qenë Gjoni e Rama për PS, Berisha e Astrit Veliaj të PD. Pa- varësisht debateve që ka shkak- tuar dhe në media, sondazhi i aplikuar nga shqiptarja.com në faqen e saj online ka tërhequr një interes të jashtëzakonshëm dhe ka tronditur politikën shqiptare. Në Europë dhe në botë i quajnë “Primarie” dhe bëhen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Pikërisht për të shmangur faktin që të jenë Partitë ato që vendosin se kush duhet të zgjidhet, siç lejon ligji ak- tual elektoral në Shqipëri, s i ç n d o d h edhe në Itali, pra të jenë zgjedhësit ata që bëjnë një seleksionim të parë. Sondazhi ynë përfshin vetëm PD dhe PS dhe jo partitë e tjera sepse nuk pyet se për kë Parti do votojë, por vetëm cilin kandidat do të zgjidhje per PD dhe PS e kështu u drejtohet vetëm zgjedhësve të PD dhe të PS. Sistemi parashi- konte vetëm një votë në ditë për çdo qark dhe është ndërtuar në mënyrë të tillë për të reduktuar deri në minimum rrezikun e ma- nipulimit online. Rezultati i votimeve mund të përdoret dhe të orjentojë Liderët e dy partive më të mëdha shq- iptare se si të plotësojnë dhe të vendosin për të plotësuar listat
4 E shtunë, 9 mars 2013 POLITIKE EKSLUZIVE Pas publikimit të dokumentit të takimit të 1 marsit të 1997 mes presidentit të asaj kohe Berisha me pesë drejtuesit e lartë të PS, ata tregojnë debatet për 26 majin, grevën e studentëve për të cilës s'foli Berisha. Ditari 1997 1 mars 1997, PS: Berisha foli për ndarjen e vendit Dade: U ula përballë Berishës, sytë e tij ishin të skuqur gjak Lajmi Përfaqësuesit e PS që ishin në takimin e 1 marsit të 1997 me ish-presidentin Berisha thonë se në doku- mentin që ai ka dërguar në kancelaritë perëndimore, të botuar në “Shqiptarja. com” kishte lënë shumë gjëra pa thënë, si debatin për 28 majin dhe grevën e studentëve vlonjatë. TIRANE JAKIN MARENA Debatet “Mos i ndani zoti President në të tuajt e tanët, i thashë. Ata janë një. S'ka ndarje në Shqipëri, në jug e veri”. Dje gratë e Fierit kanë bërë protestë me parrullën ‘jug-veri Shqipëria është një'. Nuk foli. Pra ne kërkonim të zgjidhnim krizën ndërkohë që ai e kishte mendjen te ndarja e vendit”. Dokumenti ekskluziv Berisha pranon fi nancimin e PD nga Piramidat. PS: Të dorëhiqet qeveria TIRANE Dokumenti eksluziv i botuar një ditë më parë nga gazeta “Shqiptarja.com” është një sub- strakt i përpjekjeve të opozitës dhe presidentit të asaj kohe për të ndalur kalimin e vendit drejt luftës civile. Dokumenti që gazeta solli dje, bën fjalë për një takim të papublikuar deri më tani më 1 mars 1997 mes Presi- dentit Berisha dhe 5 drejtuesve të opozitës. Dokumenti është përpiluar nga Presidenca e u është dërguar gjithë kancelarive ndërkombëtare me kërkesën e tyre, prandaj dhe është i shkruar në gjuhën angleze. Ky ishte taki- mi i parë i Presidentit që i kërko- hej dorëheqja me udhëheqësit e PS, që do hapte ciklin e një varg takimeve të tjera që do kulmonin në marrëveshjen e 9 marsit 97, e cila i hapi rrugën krijimit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kryesuar nga Bashkim Fino. Beri- sha, si President, thirri në një takim mesditën e 1 marsit pesë drejtues të PS, përkatësisht Rexhep Meidanin, Pandeli Majkon, Namik Dokle, Arta Daden dhe Et'hem Rukën, kryetari i të cilëve, Fatos Nano, asokohe vazh- donte të ishte në burg. Ata i kërkuan presidentit të zbardhë fi nancimin e PD nga Piramidar, në dokument përmenden edhe 50 mijë USD që fi r- ma Gjallica i kishte dhënë selisë blu, kërkonin largimin e qeverisë Meksi, një qeverie teknike, shpërndarjen e parlamentit, shpalljen e zgjedhjeve. Berisha kërkonte të fshihej pas zba- timit të ligjeve; se ai vetë nuk do t'i shkelte këto ligje dhe se “ishte një burrë i fjalës”. Berisha u thoshte se nuk mund të detyronte parla- mentin të merrte vendimet siç donte presidenti, dhe u kërkonte zyrtarëve të selisë rozë të mos dilnin në revoltë popullore dhe as ta mbështesnin atë. Marsi i vitit 1997 vijon të trazojë memorien e shqiptarëve, të cilët e kanë përjetuar atë muaj të tmerrshëm me “zemër në dorë” të pasigurtë për jetën e tyre dhe të familjarëve. Ndërsa gazeta “Sh- qiptarja.com” një ditë më parë zbardhi dokumentin eksluziv të takimit mes presidentit të asaj kohe Sali Berisha me pesëshen drejtuese të PS, Rexhep Meidani sekretar i përgjithshëm, Na- mik Dokle sekretar i organizimit, Pan- deli Majko sekretar i marrëdhënieve me publikun dhe Arta Dade e Et'hem Ruka anëtarë të kryesisë, dokument që është dërguar nga Presidenca në të gjithë kancelaritë perëndimore, vetë aktorët socialistë të këtij takimi shprehen për shumë të pathëna në dokument. Që janë përjashtuar nga presidenca e asaj kohe që të fikso- heshin në këtë dokument që bëri “xhiron” në të gjithë kancelaritë ev- ropiane e botërore. Më saktësisht me qëllim ish-presidenti Berisha kishte përjashtuar nga informacioni dërguar kancelarive të huaja debatin e fortë të bërë për ngjarjen e 28 majit të 1996 vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të kon- testuara nga opozita, të panjohura dhe nga ndërkombëtarët, ku opozita u rrah barbarisht në sheshin “Skënderbej”. Por është përjashtuar dhe debati për studentët grevistë të urisë në Vlorë. Por dhe kush ishte negociatori për takimin e 1 marsit, si dhe deklarata e Berishës se rrahja që policët i bënë liderëve të opozitës i bënë ata të njo- hur në botë, pasi nuk i njihte njeri. Anëtarja e kryesisë asokohe dhe tani Arta Dade, por dhe pjesmarrës të tjerë në këtë takim nga pala e opozitës japin detaje të pathëna në dokumentin që Berisha u dërgoi ndërkombëtarëve. ARTA DADE Anëtarja e kryesisë së PS atëkohë dhe tani, ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë Arta Dade kujton de- batet në takimin e 1 marsit të 1997 me ish-presidentin Berisha. “Erdhi konfi rmimi për takim dhe na kthyen pergjigje. Mbaj mend se u ulëm në zyrë, Majko e Dokle në një krah dhe Meidani e Ruka në krahun tjetër në një kolltuk dysh. E mbaj mend si sot që unë kam qenë e ulur përballë Sali Ber- ishës. Kjo më mundësonte të shikoja atë drejt e në sy në portretin e tij prej presidenti e pashë ngulthshmërisht. Më kanë bërë përshtypje sytë e tij. I kishte jashtë mase të kuq. Nuk di nëse mund ta them më dukeshin si të gjakosur. Ndoshta ishte nga pagjumë- sia”, kujton në mënyrë të detajuar elementë e copëza nga takimi Arta Dade. E cila vijon rrëfi min e saj për atë çka të gjithë ishin tepër të shqetësuar, precipitimin e situatës sidomos pas grevës së urisë të studentëve në Vlorë e provokimeve të elementëve të SHIK- ut të Gazidedes. “Ishte greva e urisë së studenteve në Vlorë. Ne përkrah- nim kërkesat e tyre. Situata kishte arri- tur deri në kërkesë për qeveri teknike. Kërkesat tona ishin në mbështetje të kërkesave të tyre. Gjatë takimit me Sali Berishën ai na kërkoi që të ndikonim te stu- dentët që të dilnin nga greva. “Thuajni atyre që të dalin nga greva se ata janë tujt”. E mbaj mend si sot si e tha këtë shprehje. “Mos i ndani zoti President në të tujt e tanët, i thashë. Ata janë një. Nuk ka ndarje në Shqipëri, në jug e veri”. Dje gratë e Fierit kanë bërë pro- testë me parrullën ‘jug-veri Shqipëria është një'. Nuk foli. Pra ne kërkonim të zgjidhnim krizën, ndërkohë që ai e kishte mendjen te ndarja e vendit. Nuk ishte agravuar situata ende në atë kohë. Studentët kishin vetëm kërkesa ekonomike”, kujton Dade detaje të atij takimi, të pathëna nga Berisha në dokumentin dërguar kancelarive perëndimore. Në fund ajo kujton se “në fund i kemi thënë se do të mer- rej kryesia me diskutime për gjërat dhe pastaj do disku- tonim prapë. Duhet të kemi të qartë. As- njëherë atëkohë nuk kishte asnjë vendim pa vendim kryesie”. PJESMARRËSIT “Kemi folur edhe për rrahjet e 28 majit të '96 nga ana e poli- cisë të drejtuesve të PS. Dhe Berisha ka replikuar. Dhe ne kemi folur për këtë temë”. Kaq kujton anëtarja kryesisë së PS Arta Dade në lidhje me debatet që janë bërë për rrahjen e opozitës në sheshin qëndror të kryeqytetit vetëm dy ditë pas masakrës zgjedhore të 26 majit 1996. Ndërkohë që pjesmarrësit e tjerë kujtojnë se takimin mes Presi- dentit të asaj kohe Sali Berisha dhe përfaqësisë së opozitës më 1 mars 1997 e kanë negociuar ish-kryetari i PD Tritan Shehu dhe sekretari i Presidencës së asaj kohe Kolec Topalli. Ndërkohë të pathënat e këtij takimi për 28 majin 1996 kishin të bënin me faktin se policia kishte ushtruar dhunë ndaj liderëve të opozitës në sheshin “Skënderbej”. Berisha ka replikuar fort me Doklen, pasi ky i fundit e kishte akuzuar se nën urdhërin e ish- presidentit ishte ushtruar një dhunë e jashtëzakonshme. Berisha ka thënë se “ai polici që ju ka qëlluar ju, pa marrë asnjë urdhër nga ne, por thjeshtë në mbrojtje të institucioneve të shtetit, u ka bërë të njohur në të gjithë botën, pasi askush nuk u njihte”. Ndërkohë pjesmarrësit kujtojnë se përfaqësuesi i opozitës i janë përgjigjur se “dhuna e ushtruar ishte e paprecedentë, pasi po dhunoheshin deputetët e Kuvendit. Madje dhe përfaqësuesit e Këshillit të Evropës dhe kryesisht Martens aso- kohe në krye të KiE kishte thënë se ishte dhunuar Këshilli i Evropës, pasi deputetë të opozitës ishin anëtarë”. Ndërsa Berisha ka këmbëngulur, sipas pjesmarrësve në idenë se janë dhunuar insitucionet e shtetit. “Ai polici që ju ka qëlluar ju, pa marrë asnjë urdhër nga ne, por thjeshtë në mbrojtje të institucioneve të shtetit, u ka bërë të njohur në të gjithë botën, pasi askush nuk u njihte” Arta Dade NË FOTO: Njerëz civilë të armatosur në vitin 1997 në Shqipëri Faksimile e dokumentit të takimit
THASH THEM&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M16 E shtunë, 9 mars 2013 Ato janë katër zonja të cilat per-soni¿ kojnë një personalitet të ndryshëm nga njëra tjetra si dhe profesioni që ato ushtrojnë është i ndryshëm. Bëhet fjalë për shkrim- taret e njohura Flutura Açka, Elvira Dones, analisti Fatos Lubonja si dhe këngëatrja Bleona Qereti dhe Marina Vjollca. Ja si i komenton stilistja Jonë Mirela Cici veshjet e tyre. FLUTURA AÇKA Flutura Açka shkrimtare e njohur në vendin tonë se fundmi dhe me romanin “Kukullat nuk kanë Atdhe” performohet me një stil të thjeshtë jo shumë të përcaktuar. E shohim në evente të ndryshme me një look jo shumë, të përshtatshëm me pozicionin që ka. Mendoj që të jesh e përkushtuar në letërsi nuk do të thotë që të mos i kushtosh shumë rëndësi look-ut, peëkun- drazi arti i të shkruarit të Lubonja, Açka, Dones Qereti, Vjollca nën optikën e stilistes Kritika dhe vërejtje nga Mirela Cici ndihmon më së miri të krijosh një stil personal shumë të domozdoshëm për një artist..... ELVIRA DONES Shkrimtare , publ ic is te e talentuar...e cila me veprat e saj sim- bolizon forcën e femrës shqiptare në luftë për të drejta të barabarta, kundër tabuve dhe mentaliteteve. E shohim me një stil të personalizuar të vetin mjaft simpatik duke i dhënë asaj një hije sa moderne ashtu dhe ¿ snike. Vjen me një stil sportivë të sho- qëruar me elementë modernë si akse- sorë të mëdhenj, nuk luan shumë me ngjyrat përdor ma- teriale komode duke i përshtatur gjithashtu edhe me stilin e À okëve nxjerr në pah karakteristikat e një femre en- ergjike që nuk di të lodhet kurrë. FATOS LUBONJA Publiçist shumë i njohur në vendin tonë personi¿ kohet me një stil shumë sportive. Luan shumë me ngjyrat deri këtu shumë ok...por, kur bëhet fjalë për evente apo promovime mendoj që të gjithë vihemi përpara një përgjegjësie siç është veshja dhe që ne një rast të tillë z. Lubonja do të ishte mirë të evidentohej me një veshje klasike që tek meshkujt është kostumi klasik i shoqëruar me këmishen dhe kollaren.... BLEONA QERETI Nga të paktat artiste shqiptare “Bio” me një perfomancë të shkëlqyer në skenat tona dhe ato jashtë vendit. Me stil modern avanguard ajo është personalizuar dhe përshtatur në mënyrë perfekte karakterit të saj ambicioz. Ajo i kushton shumë vë- mendje look-ut të saj, deri në detaje duke e bërë atë gjithnjë tendencë dhe të jetë në qendër të vëmendjes. MARINA VJOLLCA Shumë shpejt e shohim si ikonë të Tv. Top-Channel si prezantuese në shumë aktivitete që organizohen. Ajo vjen me performancë të shkëlqyer në ekran duke i dhënë më shumë vlera ¿ gurës së saj. Stil sensual me prerje mbas trupit ajo nxjerr në pah linjat dhe format. E kujdesshme pa e eg- zagjeruar znj. Marina personi¿ kohet duke e zbukuruar më shumë ekranin e TV që ajo përfaqëson. MIRELA CICI Deputetja e Partisë Demokra-tike në raste të rralla ka kohë që përdor një gërshet në formë rrethi mbi À okët e saj. E këtë gjë ia kemi parë dhe ish-kryeministres ukrainase, të dënuar për korrupsion. Ajo çka vërehet përveç gërshetit, që është një detaj tepër femëror, Çfarë e lidh Julia Timoshenkon dhe Mesila Dodën FASHION është fakti se të dyja janë bionde dhe për më shumë kanë tipare të rregullta. Sytë ndrysho- jnë. Mesila i ka blu, ndërsa Julia të zinj, për më shumë mund ta konstatoni vetë në foto. Por ajo çka zbulohet është se ato kanë dhe një origjinë të përafërt, pasi mamaja e Mesilës është me origjinë nga Rumania,vend ku¿ tar me Ukrainën. Këngëtarja kosovare Rita Ora është shprehur për lidhjen e saj me ish të dashurin Rob Kardashian. Edhe pse ata janë komentuar shumë në mediat e huaja për lidhjen e tyre, Rita ka thënë se asnjëherë nuk kanë pasur një lidhje “ashtu siç duhet”. “Unë kurrë nuk kam menduar se ajo ishte një lidhje, sinqerisht. Nuk e kam quajtur kurrë të dashur”- ka thënë Rita. Pas ndarjes së tyre, Rob është shprehur se ai u nda me të pasi ajo e ka tradhtuar me 20 meshkuj. Por 22-vjeçarja sigurisht e ka mohuar këtë gjë dhe ka thënë se ato thjesht nuk kishin një marrëdhënie ashtu siç duhej. “ Unë nuk u jap rëndësi gjërave që nuk meritojnë vëmendje... Në botën time, gjërat si kjo thjesht nuk janë të rëndësishme”, ka thënë këngëtarja për mediat e huaja. Rita kohën më të madhe e ka kaluar mes Evropës dhe Nju-Jorkut, aktualisht është vendosur në Australi, duke shijuar temperaturat e ngrohta dhe njëkohësisht duke zhvilluar disa aktivitete promovuese. Nuk kam qenë në një lidhje me Rob Kardashian RITA ORA: NË FOTO: (majtas) Flutura Açka dhe Fatos Lubonja (lart) Elvira Dones
VITI III - NR. 55 E shtunë, 09-03-2013 Forum Një port për të ndryshuar historinë “Big Brother” Ky triller intelektual(!) NGA PREÇ ZOGAJ NGA ARLINDA GUMA SONDAZHI Fjala është për projektin e Eu-roportit të Shëngjinit. Para se të fl asim për të, e shohim të udhës të japim një informacion të ngje- shur, aq sa e lejojnë kolonat e një gazete të nderuar, për Adriatikun dhe bregdetin shqiptar. Në bregdetin shkëmbor dalmat të Adriatikut janë in- staluar rreth 1.250 nyje e porte turistike. Në bregdetin dalmat përpunohen mbi 30 milionë tonë mall në vit. Sllovenia, me 46 km bregdet, tranziton në Hungari... Të urdhërosh veten të ndjekësh Big Brother-in nga fillimi deri në fund, (pa dëshirën e saj), është një vuajtje e madhe. Po, lexues, mos huto ashtu. Ёshtë një përvuajtje e tillë, si të ta shpjegoj? Ke parasysh atë këngën masterpiece te bbf-ja; kjo fat- keqesi që na ndodhi/na shkatëroi? Një melodramë e ngjashme. Sidoqoftë dhimbja sikur zbutet paksa... NE KRYE RAMA E GJONI, NE PD BERISHA E VELIAJ LOBING I KANDIDATEVE NE RREZIK Mbyllet votimi i parë online në Shqiptarja.com për kandidatët për deputetë Fjalëkryqet e fundit nga Faqe 23 Kadri Vokopola Gjirokastra në listën e zezë, ekspertët: Është absurde Gratë e PD-së për Sali Berishën: Ti je heroi ynë Ambasada e Tiranës në SHBA “falimenton”, paret i merr “Podesta” EDHE BERATI DIPLOMACIA FESTA E 8 MARSIT ► Faqe 18 ► Faqe 8 ► Faqe 6 Zëdhënësja e Sokol Olldashit pushimet luksoze në Dubai “Sfi dat e reja” të bukurosheve të PD. Big Brodher, e shoqja e Marselinos: Nuk i di sekretet e tij. U akuzua për zhigolo SUPLEMENTI “THASH&THEM” ► Faqe 13-17 ► vijon në faqe 21 ► vijon në faqe 19 LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi THASH&THEM High defi nition TAKIMI I 1 MARSIT 1997 Përfaqësuesit e PS që ishin në takimin e 1 marsit të 1997 me ish-presidentin Berisha thonë se në doku- mentin që ai... TIRANE JAKIN MARENA ► Faqe 4-5 Zyrtarët e Partisë Socialiste: Ju zoti president doni të ndani veriun me jugun Dade: Si i pashë sytë gjak të kuq të Berishës ► Faqe 2-3 NË FOTO: Arminda Qylafku, drejtoresha e përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse në ministrinë e Punëve publike e Transportit, njëkohësisht zëdhënëse e Sokol Olldashit Mbi 350 mijë vizita dhe deri në mesnatë u dhanë 83,741 vota për kandidatët e të dy palëve. Pas katër ditë votimesh të favorizuar kandidatët e PS. Garë e ethshme me telefonata e mesazhe, ja si ndryshuan rezultatet
20 E shtunë, 9 mars 2013 TE ARRESTUAR RRETHE Lezhë, shkatërrohet banda e vjedhjeve dhe grabitjeve Tre të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Lezhës, ndërsa disa bashkëpunëtorë të tyre janë shpallur në kërkim. Të rinjtë, ishin bërë tmerri i Lezhës dhe fshatrave përreth, pasi vidhnin pa ndërprerje banesa, bagëti, motora, dyqane etj. Burime Zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Lezhës kanë pohuar për “Shqiptarja.com”, se janë arrestuar në fl agrancë, Simon Gjoka, 26 vjeç, Flakon Tafa dhe Fatjon Tafa nga 23 vjeç, të gjithë banues në Milot, banues në Milot. Arrestimi i tyre, sipas të njëjtave burime, është bërë pasi uniformat blu të Drejtorisë së Policisë në Lezhë, kanë dokumentuar grabitjen e banesës së Llesh Tucit, në fshatin Rrilë, Fran Mullajt në fshatin Balldre, të cilit I kanë vjedhur lopët, motorin e Gjin Ndrecës, etj. Në momentin e prangosjes, uniformat blu iu kanë bllokuar grabitësve edhe një Volksëagen Golf 3, ngjyrë e bardhë më targa gjermane, gërshërë për prerjen e hekurave, leva, si dhe sende ushqimore të vjedhura. Prej disa muajsh, banda e hajdutëve ishte nën hetim, pasi në polici ishin shtuar ndjeshëm denoncimet për vjedhje. Megjithë dyshimet, ata ende nuk ishin prangosur nga policia. Kjo e fundit priste të siguronte prova për prangosjen e tyre. LAJME SHKURT Lajmi Dy inspektorë të Higjenës në Vlorë dhe shefi i tyre, janë arrestuar nga poli- cia, pasi merrnin ryshfet, në këmbim të lejimit të cigareve në locale të ndry- shme. Gazmir Mun- do, Shefi i Higjenës dhe dy vartësit e tij Pandeli Bilbili e mjekja Afroviti Gjyli, janë vënë në pranga në fl agrancë, duke marrë shumën e lekëve në një lokal. VLORE ARMAND XHELILI Pranga 4 kufi tarëve për vula false në pasaporta e kontrabandë SHKODER Katër punonjës policie dhe një nënofi cer i Forcave Komando, janë arrestuar nga SHKB-ja, pasi dyshohet se merrnin ryshfet, kundrejt veprimeve të paligjshme. Sipas komunikatës, shpërndarë për mediat, sektori Kundër Krimit Financiar, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në kuadër të operacionit të koduar “zhdoganimi i rremë”, bënë të mundur ekzekutimin e masave të arrestit dhënë nga Gjykata e Tiranës. Të njëjtat burime policore kanë pohuar, se janë arretuar Arben Sinani, 44 vjeç, Përgjegjës i Zyrës së Koordinimit në Drejtorinë e Policisë së Kufi rit në Shkodër, Adriatik Selmani, 39 vjeç, Kontrollor në pikën kufi tare të Muriqanit dhe Artan Tafa, 37 vjeç, N/ofi cer ushtrie. Nga hetimet 2-mujore të kryera në kuadër të këtij operacioni, rezulton se 37-vjecari Tafa ishte lidhur me dy punonjësit e policisë, Sinanin dhe Selamin, dhe i sinjalizonte këto të fundit për lëvizjet e qytetarëve të ndryshëm, të cilëve dy efektivët e policisë kufi tare bënin plotësimin elektonik të Hyrje- Daljeve fiktive të kundërligjshme në Muriqan, të automjeteve, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, duke përvetësuar në mënyrë të tillë shuma të ndryshme lekësh. Perveç kesaj, sipas grupit hetimor, dy punonjesit e policies, Sinani dhe Se- lami, sëbashku u mundësonin qytetarëve të ndryshëm që qëndronin në vendet e bashkimit evropian prej më shume se 3 muajsh, plotësimin elektonik të Hyrje- Daljeve nga kjo pikë kufi tare në mënyrë që të mos rrezikonin ekspuls në vendet ku ato punonin dhe jetonin. Ndërkohë në Lezhë, janë arrestuar efektivët e policisë rrugore Haki Xhixha e Naim Dani, të cilët janë kapur në fl agrancë gjatë shërbimit në autostradë, duke u marrë lekë shofer- ëve të ndryshëm. ■ Gazmir Bundo, 43 vjeç, Shef i Higjenës në Drejtorinë e Shëndetit Publik ■ Pandeli Bilbili, 55 vjeç, Inspektor Sanitar në Drejtorinë e Shëndetit Publik ■ Afroviti Gjyli, 56 vjeçe, Mjeke, Inspektore Sanitare në Drejtorinë e Shëndetit Publik Si u futën në “kurth” njerëzit antiduhan VLORE Arrestohen Shefi i Higjenës e dy inspektorë Policia bashkëpunoi me pronarët e lokaleve Një nga arsyet e dështimit të ligjit antiduhan, janë ryshfetet. Të paktën, kështu është përfolur gjith- monë. Inspektorët që kontrol- lojnë lokalet, duket se vënë gjoba për xhepin e tyre, gjë që faktohet edhe nga pirja e duhanit në çdo lokal. Kështu duket se vepronin edhe tre të arrestuarit e djeshëm në Vlorë. Një ditë para se të viheshin në pranga, në polici kishin shkuar 4 denoncime të ndryshme për ta, duke i akuzuar se, “në këmbim të gjobës që mund të merrnin, pronarët e lokaleve duhet të paguanin 50 mijë lekë dhe duhani do të lejohej”. Duke qenë se, sipas policisë, ata ishin prej një muaji nën vazhdim, është ngritur dhe kurthi. ARRESTIMET Dje në mëngjes, tre “shefat antiduhan”, në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Vlorës, kishin dalë nga shtëpia me një qëllim të qartë; duhet të shkonin në lokalet që kishin lënë takim, për të marrë nga pronarët e tyre lekët dhe në to mund të pihej lirisht duhan. Madje, për disa kohë, ata nuk do t'i shqetësonte askush. Pasi janë paraqitur në zyrë, dy ins- pektorët e Higjenës dhe shefi i tyre, kanë behur në lokalet ku kishin lënë oraret. Janë ulur, kanë pirë diçka dhe pranë tyre, është ulur pronari i lokalit. Sapo ai iu ka zgjatur lekët, në tavolinë iu kanë behur “klientë” tjerë të lokalit, të cilët nuk ishin asgje tjetër veçse ofi cerë civilë, duke i arrestuar në fl agrancë. KURTHI Prej një muaji, sipas Drej- torisë së Policisë së Vlorës, ndaj Gazmir Bundos, Pandeli Bil- bilit dhe mjekes Afroviti Gjyli, kishin mbërritur disa denon- cime nga pronarë baresh e restorantesh, “se ata kërkonin lekë në formë ryshfeti, me qël- lim që të mos i gjobisnin, pasi në këto lokale pihej cigare”. Madje, sipas të njëjtave burime zyrtare, vetëm ditën e enjte, në komisariat kishin shkuar 4 qyyetarë të ndryshëm, të cilët kishin formosur denoncimet. Por, duket se ky ka qenë fundi i “biznesi” për tre punonjësit e shtetit. Gjatë gjithë kohës, për afro një muaj, ata mba- heshin të mbikqyrur nga poli- cia. Ka të ngjarë, që policia, në bashkëpunim me ndonjërin prej pronareve të lokaleve që kanë denoncuar, të kishte bërë planin, “që lekët të mos u jepeshin në momentin e kon- trollit, por t'u lihej një takim, po në lokal, të nesërmen”. Pra, ata duhet të riktheheshin në lokal për të marrë lekët, gjë që duket se nga kjo e ka marrë emrin edhe operacio i policor, që është quajtur “Rithkimi”. Kështu duket se ka ndodhur, pasi një ditë më parë, policia ishte sinjalizuar nga njëri prej denoncuesve të mëparshëm, se të premten paradite ishte lënë takimi. Kështu ka ndodhur. Më parë, disa inspektorë policie, të veshur civilë, janë ulur në lokal si klientë të zakonshëm, në pritje të “gjahut” të tyre. Kurt re të arrestuarit janë paraqitur në lokal dhe pranë tyre ka shkuar pronari, për t'ju dorëzuar dhe lekët. Sapo njëri prej tyre i ka futur ato në xhep, pranë tavoli- nës kanë shkuar policët civilë, duke u komunikuar arrestimin. SHKARKIMI Menjëherë pas arrestimit, është bërë zyrtar dhe shkarkimi i tyre. Sipas Pëllumb Pipero, Drejtor i Politikave në Minis- trinë e Shëndetësisë, pas ar- restimit, tre të arrestuarit janë pushuar nga detyra, ndërsa është paralajmëruar për largim, kryeinspektori sanitar i Vlorës, Leonard Sinani. SHKODER Arrestimet ■ Fier, rrëzohet porta, vdes fëmija 3 vjeç Një fëmijë 3 vjeç ka gjetur vdekjen gjatë orëve të pasdites së djeshme, për shkak të rrëzimit të portës së shtëpisë mbi të. Ngjarja e rëndë u shënua pasditen në Seman të Fierit. Sipas të dhënave nga policia lokale, 3-vjeçari me inicialet E.S. po luante në oborrin e shtëpisë, kur porta kryesore e shtëpisë është shembur dhe e ka zënë poshtë vogëlushin. Për pasojë, fëmija ka marrë plagë të rënda në kokë, çka i kanë shkaktuar edhe vdekjen. Fëmija është dërguar fi l- limisht në spitalin e Fierit, por mjekët e kanë nisur atë me urgjencë drejt Spitalit Usharak të Tiranës ku dhe ka vdekur. ■ Korçë, i vidhen targat makinës së konsullatës Vidhen targat e makinës së konsullatës greke në Korc- cë. Ngjarja është regjistruar këtë të hënë n në Selanik, ku mësohet se mjetit i janë grabitur targat CD 08125, gjatë kohës që ndodhej në parking. Pas ngjarjes, au- tomjeti ka hyrë në territorin Shqiptar pa targa, nëpërmjet pikës kufi tare të Kapshticës. Konfi rmohet, se automjeti është lejuar të kalojë, pasi janë kryer të gjitha proce- durat e nevojshme, si dhe dokumentacioni përkatës. ■ Shkodër, gjueti me korent në liqen Peshkimi i paligjshëm rrezikon ripërtëritjen e pesh- kut në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna, megjithëse janë shpallur zona të mbrojtura. Çdo natë, në këtë liqen shikon varka peshkatarësh, të cilët lëvizin në liqen me gjenerator, duke peshkuar edhe pse kjo është e ndaluar me ligj. Periudha Mars-Maj është koha, gjatë së cilës peshku bën lëshimin e vezëve, sidomos në Liq- enin e Shkodrës, i cili është ujëmbledhësi më i madh në Ballkan. Megjithatë, peshka- tarët vazhdojnë punën e tyre natën, ku përgjatë bregut, dëgjon zhurmën e gjenera- torëve, ndërsa askush nuk merr masa. ■ Elbasan, arrestohet hajduti i hekurit Policia e Elbasanit vuri në pranga një person, pasi kishte vjedhur një sasi hekuri në një kamion me targa të Kosovës. Sipas njoftimit zyr- tar, ësheë arrestuar Gazmir Ago, 39 vjeç, banues ne lagjen “28 Nentori”. Arrestimi i tij krye, pasi, pranë Doganës, u kap duke vjedhur në një kamion rreth 200 kg hekur. NË FOTO: Shefi i Higjenës në Vlorë, Gazmir Bundo i arrestuar me dy vartësit e tij
8 E shtunë, 9 mars 2013 POLITIKE Falimenton ambasada në SHBA, s'ka lekë. Paratë për Podesta-n “Zgjidhni pronat, kujdes retorikën nacionaliste” Komiteti i MSA: Problem krimi, korrupsioni dhe gjyqësori BE: Zgjedhjet e 21 janari, shqetësim Lajmi Brukseli i ka paraqi- tur ministres së In- tegrimit Majlinda Bregu në komite- tin e MSA shqetësi- min për zgjedhjet, çështjen e 21 janarit, çështjen e pronave, luftën kundër krim- it e korrupsionit si dhe mungesën e theksuar të konsen- susit dhe lirinë e mediave në vend. TIRANE 21 janari “Në lidhje me çështjen gjyqësore të ngjarjeve të 21 janarit 2011, do të vërejë se Prokuroria e ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës dhe do përsërisë se ndjekja e kësaj çështjeje duhet bërë nëpër- mjet procedurave të besueshme gjyqësore pa ndërhyrje të papërshtatshme”. Bruksel/Ministrja e Integrimit Bregu: Referendum për 3 ligjet. Rama do humbë zgjedhjet ndaj do kontestojë TIRANE Ministrja Majlinda Bregu që mori pjesë të komitetin e katërt të MSA në Bruksel ka ripërsëritur vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të kaluar 3 ligjet në referendum nëse PS s'jep konsensusin e saj. “Në rast se interesi i qytetarëve shqiptarë është në shumicë absolute pro in- tegrimit, pro anëtarësimit në BE, atëherë ne jemi të detyruar sikurse duhet të ishte dhe opozita, të ndjekim interesin e qytetarëve ndaj dhe po shkojmë drejt referendumit. Por në rastin më të parë, kur opozita do të ndërrojë mendje për të votuar tre çështjet e mbetura pezull ne jemi gati të largohemi nga referendumi dhe t'i japim zgjidhje kësaj çështje në parla- ment, siç do të kishte qenë dhe zgjid- hja ideale”, deklaroi Bregu për mediat. Njëherësh ministrja e integrimit nuk ka munguar të komentojë dhe zgjedhjet, duke paralajmëruar sipas saj humbjen e Ramës. “Ajo që unë s'mund të garantoj e s'mund të them sot është që humbësi i zgjedhjeve të 2013, pra kryetari i opoz- itës mund të ndryshojë qëndrimin e tij. Unë s'ja largoj dot atij frikën. Se bëj dot as unë personalisht, as kjo qeveri e nuk e bën dot as ndonjë nga përfaqësuesit e KE. Nuk e bindim dot të mos ketë frikë për proçesin zgjedhor e të mos ketë frikë të njohë rezultatin e zgjedhjeve”, është shpprehur Bregu në Bruksel, duke dhënë garanci për zgjedhje të lira. Ndërkohë ajo ka nënvizuar se ka pasur progres në lidhje me luftën kundër krimit. “Lufta kundër krimit të organizuar, është një nga priorite- tet që na bën të ndjehemi vërtetë më krenarë. Po kështu, të gjitha arritjet e tjera në luftën kundër korrupsionit janë prezantuar sot e janë vlerësuar nga pala evropiane”, tha Bregu. Për të cilën dhe ekonomia shqiptare shmangu krizën që pushtoi botën. Delegacionet e Shqipërisë dhe të BE-së në punimet e komitetit të katërt të MSA në Bruksel, ku është vlerësuar ecuria e vendit në rrugën e integrimit. Në doku- mentin që paraqet qëndrimin e BE shprehet shqetësim për zgjedhjet, 21 janarit, kurrup- sionin, gjyqësorin, krimin, pronat, mediat dhe retorikën nacionaliste. 21 JANARI “Delegacioni i BE-së do të nënvizojë rëndësinë e funk- sionimit të duhur e pavarë- sisë së institucioneve kyçe demokratike, si Kuvendi e gjyqësori. Në lidhje me çështjen gjyqësore të ngjar- jeve të 21 janarit 2011, do të vërejë se Prokuroria e ka apeluar vendimin e Gjykatës së Qarkut të Tiranës dhe do të përsërisë se ndjekja e kësaj çështjeje duhet bërë nëpërmjet procedurave të besueshme gjyqësore pa ndërhyrje të papërshtat- shme. Kjo është e rëndësisë më të madhe për besuesh- mërinë e të gjitha institu- cioneve të shtetit.” ZGJEDHJET “BE do nxisë Shqipërinë të marrë masat e duhura për të garantuar zbatimin efikas të Kodit të rishikuar Zgjed- hor. Duhet kushtuar vë- mendje e veçantë për të ga- rantuar kryerjen e detyrave në një mënyrë profesionale dhe jopartizane nga organet e administratës zgjedhore. BE do nënvizojë se përgatitja e mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve parlamentare të 2013 do të jetë një test thelbësor për mirëfunk- sionimin e institucioneve demokratike e angazhimin ndërpartiak për të arritur standartet përkatëse euro- piane dhe ndërkombëtare”. Për dy ligjet e rregulloren e Parlamentit, ndërsa Qeveria pritet të mbrojë qëndrimin për refendumin, BE theksoi rëndësinë e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës. KONSENSUSI “ N ë l i d h j e m e f u n k - sionimin e Parlamentit , Shqipëria inkurajohet të përfundojë e miratojë ri- shikimin e rregullores së parlamentit në një frymë gjithpërfshirjeje dhe mar- rëveshjeje. Parlamenti duhet të jetë i aftë të përqëndrohet tek dialogu demokratik dhe kalimi i reformave kyçe që janë thelbësore për integ- rimin europian të vendit”. Pesë muaj pas raportit të tetorit, BE vëren proges të moderuar në fushat e të drejtave të njeriut e mbro- jtjes së minoriteteve, progres të pabarabartë në prioritetin kyç për të drejtat e grave dhe fëmijëve si dhe në politikat antidiskriminim për romët. Në 12 prioritetet kyçe, përveç miratimit të ligjeve dhe srat- egjive, në lidhje me zba- timin, Shqipëria mbetet në vendnumëro në një numër reformash kyçe. GJYQËSORI “BE do të nënvizojë nevojën për rritjen e përpjekjeve në fushën e reformës së gjyqësorit për të forcuar pavarësinë, efi ka- sitetin dhe llogaridhënien e tij në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sa i përket mbrojtjes të të gjithë minoriteteve dhe shtresave të pambrojtura.” ADMINISTRATA “BE do theksojë se kuadri ligjor e institucional i admin- istratës publike shenjohet ende nga mungesa që duhen adresuar për të forcuar pro- fesionalizmin, depolitizimin, meritokracinë dhe transpar- encën, si dhe luftën kundër korrupsionit. Në sektorët kyç, administrata publike përbal- let me sfi da të rëndësishme në përmbushjen e detyrave, përfshirë menaxhimin dhe ndjekjen e programeve të asistencës dhe zbatimin e legjislacionit që synon për- shtatjen me legjislacionin europian.” KORRUPSIONI/ PRONAT “BE do të ftojë autoritetet shqiptare të rrisin efektivite- tin dhe efi kasitetin e hetimeve të korrupsionit nga njësitë e hetimit me qëllimin për të zhvilluar gjurmë provash të besueshme për hetimin, ndjekjen dhe dënimin e raste- ve të korrupsionit në të gjitha nivelet.” “Është thelbësore të plotësohet regjistrimi i parë i pronave me një pronësi të sigurtë dhe të paraqitet një politikë kombëtare për plani- fikimin territorial. Proceset e kompensimit dhe kthimit ndaj ish-pronarëve duhet të bazohen në jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut.” MEDIA “BE do të vërejë se pavarë- sia editoriale vijon të pen- gohet nga interesat politikës dhe të biznesit. Do shënojë shqetësimin për zbatimin e papërshtatshëm të rregullave për dhënien e reklamave qe- veritare që çon në perceptime se shpërndarja mund të mos jetë plotësisht e ndershme dhe e paanshme.” NACIONALIZMI Retorikat nacionaliste janë të papranueshme për BE-në, që do të përsërisë se deklarata të tilla duhen shmangur ndër- sa për dhënien e shtetësisë shqiptare, BE do të kërkojë që të gjitha vendimet të jenë në përputhje me kriteret e liber- alizimit të vizave. Komiteti i Stabilizim Asocimit, takim i nivelit teknik, zhvillohet më dyer të mbyllyra për mediat. Pala shqiptare, e përbërë nga 57 zyrtarë, kryesohet nga min- istrja Majlinda Bregu, ndërsa delegacioni i BE i cili përbëhet nga përfaqësues të Komisionit dhe të Këshillit, kryesohet nga drejtori në drejtorinë e zgjer- imit Pierre Mirel. Në një kohë kur Qeveria paguan miliona dollarë për kompanitë amerikane që lobojnë për të përmirësuar imazhin e saj, misionet zyrtare diplomatike të Shqipërisë janë në krizë mbijetese edhe në vendet më të fuqishme të botës. TCH publikon një dokument të Ambasadës Shqiptare në SHBA, ku titullari zbulon se ambasada është praktikisht e falimentuar dhe në pamundësi të sigurojë as jetesën e përditshme të diplomatëve me paratë që i jep Qeveria e jo më funksionet diplomatike. Letra që mban fi rmën e ambasadorit, Gilbert Galanxhi i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm në MPJ, Gazmend Turdiu, paralelisht ka shkuar për dijeni dhe të Berishës e ministrit Panariti. Letra paraqet një situatë gati të turpshme, kur zbulon se ambasada shqiptare në SHBA, përveçse s'ka para të paguajë pastruese e sekretare është e vetmja ambasade në SHBA që s'ka shofer e as karburant për makinën. Jepen dhe të tjera fakte tronditëse kur midis të tjerave zbulohet se përtej detyrimeve të papaguara me biznesin vendas qeveria është shndërruar në borxhlie e keqe dhe jashtë kufi jve të Shqipërisë. Në këto kushte qeveria duket se ka vendosur ta zëvendësojë misionin e ambasadës me kompani lobuese që kanë një kosto shumë më të lartë. Majlinda Bregu
7E shtunë, 9 mars 2013 POLITIKE 8 Marsi, festohet edhe në burgun 325 në kryeqytet Në këtë 8 Mars, kanë festuar edhe gratë që vuajnë dënimin për veprat penale në burgun 325 në kryeqytet. Dhurata më e bukur, që ato kanë marrë në këtë ditë ka qenë prania e fëmijëve në ambientet e burgut. “U bënë 13 “8 Marse” që unë jam një nënë e mohuar dhe shpresoj që në një të ardhme, me rritjen e fëmijëve të jem dhe unë një nënë e gëzuar dhe të ndodhem dhe unë mes luleve si të gjitha gratë sot”- thotë Mirena Ziri. “Gjëja më e bukur për 8 Marsin është ardhja e fëmijëve brenda ambienteve. Mua më erdhi goca. Është 10 vjeç dhe sot e sollën këtu. Ndihem shumë e lumtur”- thotë njëra prej të dënuarave. Në përfundim të aktivitetit të zhvilluar në burgun e grave janë shpërndarë certifi katat e kurseve profesionale dhe arsimore të organizuara nga Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional në Tiranë, që gratë e kanë kryer gjatë dënimit. Certifi kata këto që janë të vlefshme në tregun e punës dhe do t'ju shërbejnë këtyre femrave pasi ato të kenë përfunduar dënimin. Gratë e privuara nga e drejta e lirisë, kanë festuar së bashku me fëmijët e tyrë, këtë ditë. Shoqëria civile: Si duhet të reagojmë ndaj shtetit Marshim në Tiranë, për të drejtat e femrave Protestë e festë: Ja masat kundër dhunës Fondacioni Vodafone, në ndihmë të grave në nevojë TIRANE JONIDA LATE LAJME SHKURT Festat Femrat e administratës i japin pushim vetes Në institucionet shtetërore edhe pse 8 Marsi nuk është festë zyrtare, aty askush nuk punon TIRANE Të kesh një problem urgjent për të zgjidhur, në institucionet shtetërore ditën e 8 marsit, vështirë se e përfundon. Kjo sepse në administratë këtë ditë nuk gjen asnjë punonjëse femër. Në njësinë bashkiake numër 8 dhe numër 9 në kryeqytet, dje dyert e gjendjes civile dhe të zyrës së informacionit, ishin të bllokuara totalisht dhe aty nuk gjeje askënd për të shërbyer. Ndërsa përgjigja që merrje nga të paktët punonjës meshkuj që gjeje nëpër zyra ishte “Sot nuk ka njëri, se kanë dalë gratë për të festuar”. Në zyrën e informacionit të njësisë bashiake nr.9, rreth orës 12, nuk gjeje askënd që të jepte një përgjigje. E njëjta situatë ishte edhe në gjendjen civile të njësisë bashkiake nr.8, askush nuk ishte në zyrë, dhe dyert e saj ishin të mbyllura. E.D qytetare e cila është pjesë e njësisë bashkiake numër 8 na thotë “Shkova në gjendjen civile të njësisë bashkiake numër 8, se me duhet të merrja një vërtetim për të nxjerrë pasaportën. Por nuk gjeta askënd. Duke fi lluar që nga zyra e informacionit deri te zyra e gjendjes civile” tregon qytetarja. Ajo thotë se përgjigja që i kanë dhënë nga të pakëtit punonjës meshkuj që ishin aty ishte “Sot nuk mbaron dot punë se nuk janë gratë në punë, kanë ikur. Hajde të hënën”. Kurse F.M një tjetër banore e njësisë bashkiake numër 8 thotë “ Në këtë njësi kur ka festa që nuk janë ditë pushimi, sipas kalendarit zyrtar kështu bëhet gjithmonë. Edhe në 8 Mars, edhe në 14 Shkurt, nuk përfundon kurrë punë. Plus sot ( dje), që është edhe e premte ata e mbyllin orarin e punës jo më 16:00, por më 12:00. Me pak fjalë në administratë, po nuk shkove të paktën pesë herë për një punë, nuk zgjidh asgjë” thotë qytetarja. Problemi i mosfunk- sionimit të institucioneve shtetërore ditën e 8 Marsit ka prekur edhe Drej- torin e Policisë së kryeqytetit. “Sot nuk ka asnjë dokument për pasaporta, sepse nuk kanë ardhur verifi kimet. Ngaqë gratë nuk janë sot, e kanë pushim”, thotë një punonjës policie. Historia Dita Ndërkombëtare e Gruas daton që prej vitit 1857, kur gratë punëtore të fabrikave në Nju Jork protestuan kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë. Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në fabrikën ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante. Me dhjetëra gra dhe përfaqësuese të sho-qërisë civile, kanë marshuar në rrugën “Abdi Toptani” ose sikurse njihet ndryshe pedonalja e Tiranës. Ato marshuan nën moton të protestojmë duke festuar. “Gratë po arrijnë të mar- rin disa nga të drejta që po meritojnë, ndërkohë ende dhuna ndaj gruas vazhdon, ende të drejtat e saj të sank- sionuara në legjislacionin tonë nuk janë të zbatuara në praktikë”, thotë Ani Ruçi, nga shoqata “Refleksion”. Ndërsa Sevim Arbana për- faqësuese e qendrës “Në Dobi të Gruas Shqiptare”, shprehet se arsyeja se përse u zhvillua protesta në këtë formë, është për të mos dhënë një imazh të egër të saj. “E para është një koncept shumë kontemporan, që protestat të zhvillohen jo nëpërmjet një imazhi shumë të egër. Meqenëse kjo ditë në traditën e varfër të vendit tonë është quajtur si festë, ne i kemi kombinuar të dyja. Vitet Fo n d a c i o n i V o d a -fone Albania vijon të mbështesë një numër të madh projektesh që syno- jnë përmirësimin e jetës në komunitete dhe zbutjen e problemeve sociale. Gratë në nevojë kanë qenë në vëmend- je të veçantë të Fondacionit, dhe aktualisht Fondacioni është duke u fokusuar në ndihmesën përmes edukimit dhe mbështetjes që gratë në nevojë të munden të siguro- jnë vetë një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme. Fondacioni Vodafone Alba- nia dhe shoqata ACA janë duke punuar për të ndry- shuar jetën e grave të cilat janë të detyruara të mbajnë barrën e kryefamiljares në një nga zonat më të thella të vendit. Bëhet fjalë për 30 gra vejusha nga zonat e komunës Kastrat dhe Shkrel në rrethin e Malësisë së Madhe. e tjera ne i kemi bërë protesta, vitet më parë janë vetëm festa. Sot kemi kombinuar këto dy elementë, duke protestuar nëpërmjet festës” thotë Ar- bana. Më tej përfaqësuesja e shoqërisë civile thotë “Ta shfrytëzojmë këtë ditë për të sjellë mesazhe për barazinë gjinore, mesazhe për ta ndry- shuar Shqipërinë” shprehet Arbana. Ajo thotë se “8 Marsi është protestë, jo festë”. Më tej Sevim Arbana thotë se “ Sipas statistikave një në tre gra dhunohet. Dhuna është bërë një nga çështjet e ditës dhe një nga çështjet më të rëndësishme sot është lufta kundër dhunës ndaj grave. Gjithë shoqëria duhet të jetë aktive në luftën kundër dhunës ndaj grave” përfundon Arbana. Respektimi i te drejtave te grave, ndalja e dhunës ndaj tyre, por edhe rritja e numrit të grave në radhët e politikes, si dhe fuqizimi i rolit te tyre, kanë qenë disa nga arsyet e këtij marshimi. Po dje para Komi- sionit Qendror të Zgjedhjeve, u zhvillua një protestë për zbatimin e kuotës gjinore në politikën shqiptare. “Barazia e grave nuk shitet për 10 milionë lekë” – ishte manifestimi që u organizua nga koalicioni për nxitjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në politikë. Sho- qatat në mbrojtje të grave kanë protestuar para ambienteve të KQZ-së, duke i kërkuar të detyrohen partitë politike të respektojnë kuotat gjinore. ■ Bashkia vendos për denoncimin e dhunës Një numër i gjelbërt vihet tashmë në dispozicion të qytetarëve të Tiranës, për të denoncuar rastet e dhunës në familje. Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, shumë linja të autobusëve qytetës të Tiranës mbartin mesazhin “Tirana kundër dhunës ndaj gruas” dhe bëjnë të ditura linjat telefonike falas ku mund të kërkosh ndihmë kundër dhunës në familje. Bashkia e Tiranës dhe rrjeti i Qendrave Komunitare, shoqata “Në dobi të gruas” kanë angazhuar psikologe dhe punonjëse sociale, për t'iu përgjigjur telefonatave dhe për të referuar rastet e dhunës në familje tek shërbimet që u nevojiten. Numri i vendosur në dispozicion është 0800 99 88. ■ Tafaj: Cilësia e mësimdhënës prioritet Ministria e Arsimit ka prezantuar Strategjinë e Arsimit të Lartë për vitin 2013-2020, duke vendosur theksin tek përmirësimi i cilësisë dhe përafrimit me standardet europiane. Një pjesë të rëndësishme në strategjinë e re, zë edhe hartimi dhe zbatimi i politikave konkrete për punësimin e të rinjve në tregun e punës. Sipas Ministrit Tafaj, përmirësimi i teknologjisë në mësimdhënie mbetet një sfi dë për arsimin e lartë në vend. Po sipas ministrit, janë universitetet publike dhe ato private që duhet të bëjnë pranime sa më cilësore të studentëve, duke plotësuar kriteret e duhura. Zyra e informacionit në njësinë Nr. 9, (dje) Gratë gjatë marshimit te pedonalia e Tiranës
23E shtunë, 9 mars 2013 FJALEKRYQI PA SKEME IPR S K HORIZONTAL 1. Gjysma e sagave. -Si krejtësisht. 2. Eshtë opera. -Kalimi në ekstreme. 3. Janë gratë e Teheranit. -Inicialet ev Guccini, kantautor. -Rafaeli top model 4. Starr ish-Beatles. -Mblidhen nga spiunët të tilla. 5. Mua... në Paris. -Greqia në tabela -Ishin të parët në far west. 6. Institucione Zyrtare Sportive. -Junior i shkurtër. -Lexojnë fatin në letra të tillë 7. Fundi i një fundi. -Fillojnë mendimin. -Lidhet në grykë. 8. Fundi i Turandot. -Mbeten në fund, -I provon është ai që është i lumtur. 9. Koka që këndonte. -Sajon në kufi j. -Pak kategorike. -Kampionati Kombëtar i Atletikës. -Në fund të fundit. 8. Gjysmë omelie. -Një pjesë e krenarisë. -Organizma Doganore Operative. 9. Në krye të tabelës. -Kështu duhet të jetë gjyqtari. 10. Grupi i Kurt Cobain. 11. Në krye të skuadrës. -Nënprefekti i Koncert në vitin 1936. -Riafi rmuar pjesërsisht FJALEKRYQI SPORTIV 12. Janë plot me disqe muzike. 13. Eshtë ngërdheshje. -Fillojnë afrimin. 14. Një provë zjarri. -Para culpa për të penduarin. -Ritet pa kufi j. 15. Janë ilaçe. -Rreth pa ekstreme 16. Ato të fundit janë mbi të gjithë. -Eshtë edhe ajo e gurit 17. Mbanin fl amur të zi. -Lumi në Gjermani. I B D A N M O T O R E T L A I K S E P A T A T P P A O M A D A M E D E S T A E L R P A R A B O L I K E R I T A M O N O T O N I A R A D A M E S C I T A T I K A P A T I K E S H P A T I A R A T L I T A K R A U T M E L O D I A E E R A O D L M E T A N I H U N D E T D E U S T U R I D D U D D E E A T A M N A R R E Z E T T A R I K A T I S H I U E N I PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT PA SKEME E M I L E R I K T A R E K A F R T O R O N T O I A F A K L O R I S P A L E T T A E M I B I M O S A M I R U J K A N I O N S A M I R H A N D A N O V I C M T M L N A I A B E R A T I T E N S I O N E R N I K I S E A L I R F I N A L E R U C I PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR T A T A M I P L R E E A N A A G I M E T S K T M O N O T O N E T L K I N E M A T E A K A S A R I L U R R O T E T R E V A L I M E T E I N I N V N O G E Z T I A E V E T O C I R K U Z E T E R I E E S A S A I K O N A T E K I C A K U L U A N E DASHI DEMI BINJAKET MERI GAFORRJA LUANI VIRGJËRESHA PESHORJA AKREPI SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT Kadri Vokopola SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË 18D 6 15 6 7 6 9 9 6 4 I 1 7 2 1 2 6 9 1 10 6 A 8 3 2 6 11 3 2 3 2 3 19Z 16 6 2 6 9 4 7 2 3 5 6 13 4 9 6 11 3 2 15 13 6 11 4 15 3 4 19 1 2 4 3 8 18 6 7 5 1 11 6 8 5 6 4 11 1 13 3 8 3 9 4 13 2 2 13 3 6 3 15 19 3 3 5 6 8 6 9 8 6 1 2 2 1 17 2 15 3 8 6 11 3 16 14 6 9 3 18 4 3 ASTROLOGE - 0900 673 4000 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 DUHET TË NXINI 36 KUTI 1 2 3 4 5 6 7 8 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT SPORTIV HORIZONTAL 1. Kështu fi llon sporti. 3. Ai amerikan ka fi nalen Superbowl. 9. Mauricio tre Juventus. 12. Një Hasan trainer i yni. 14. Tabela e shkurtër. 15. Mbaron në fi nish. 17. Mbeten në fund. 18. Një Anton komenator i paharruar sportiv. 21. Zatopek që qe kampion i atletikës. 23. Eshtë shahu i fundit. 25. Futbollisti në foto. 28. Në fund majtas. 29. Futbollisti në foto. 30. Paul, që qe mesfushor anglez. 31. Yashin ish-portier i famshëm. 32. Lidh brigje. 33. Një pjesë e tingujve. 35. Kadiu balerin. 37. Francesco, ish-kampion i çiklizmit. 40. Fillojnë lidhjen. 41. Inicialet e Daja trainer. 42. Të fundit në studim. 43. Gjysmë rrethi. 45. Skuadër daneze. 46. Sadiku suklmues. VERTIKAL 2. Të parat në pistë. 3. Cesc te Barcelona. 4. Fillojnë takimin. 5. Ajo e mësimit është në klasë. 6. Fori, ish-sulmues bardheblu. 7. Kufi j itinerari. 8. Në mes të Robin dhe Persie. 10. Ai i Teutës është Niko Dovana. 11. Një derby capitolino në Itali. 13. Marubi i fotografi së. 15. Kush i luan të gjithë nuk le gjë pa bërë. 16. Një pjesë e regjistrit. 18. Një stacion i famshëm orbital. 19. Gjysmë erotik. 20. Janë çift në akademi. 22. Rush ish bomber. 23. Spitz që qe kampion i notit. 24. Eshtë ylli i skuadrës. 25. Edgar, “pit bull” holandez. 26. Mesut mesfushor i Gjermanisë. 27. Fillojnë sefte. 29. I paharruari Zhega i futbollit. 31. Kastile janë në fund. 34. Dovana ku luan Teuta. 36. Para Zeppelin në rockband. 38. Fermat pa fat. 39. Rrallë është përgjysmë. 44. Hahen të fundit. nga zonjaH SUDOKUI KRIPTOGRAFUAR -Në hyrje të pistës. 10. Elsa Triolet. -Mareen që qe aktore. -Ramazzotti këngëtar. 11. U quajtën edhe kështu Dioskurët. -Italia në tabela. -Tekat pa ekstreme 12. Ishte kurban i 100 buajve në Greqinë e lashtë. -Eshtë besimi i besimtarëve. VERTIKAL 1. Kishin prijës Akilin. 2. I mungon karagjozit. 3. Morissette këngëtare. -Ndodh në ekstreme. 4. Li aktore. -Një mënyrë... për të mësuar gjuhë. 5. Kërkonte njeriun me kandil. -Fillojnë aktivitetin. 6. Pak praktike. -Fillojnë rrethimin. -Croft e Tomb Raider 7. Jessica e Frances. Sot hënë e plotë në shen- jën tuaj do të thotë që jeni përball ndikimeve të fuq- ishme nga të gjitha anët. Ne të gjitha llojet e marrëd- hënieve .qofshin personale dhe profesionale do shikoni ndryshime në sjelje por edhe një etapë të re. Shenja juaj do jetë nën ndikimin e hënës së plotë në Dash një mënyrë për tu marrë më shumë me veten me shëndetin me planifi kimet apo organiz- imin e mendimeve dhe te veprimeve në përgjithësi. Kujdes me shëndetin. Dita e sotme do jetë një ditë e rëndësishme në aspektin e jetës sociale dhe qëllimeve.Do jeni në qëndër të vëmendjes dhe të lajmeve por edhe me mundësi njohjeh të reja apo veprimtari të reja.Jeta errotike më e favorshme. Dita e sotme për jus jell mundësinë e një rigjener- imi në lidhje me pozicionet tuaja sin ë ato që lidhen me punën apo karrieën ashtu edhe në lidhje me cështjet familjare.Do ju duhet të sqaroni më mirë situatat delikate ku jeni. Dita e sotme për shenjën tuaj sjell mundësira të mrekullueshme në lidhje me shanset apo lajmet dhe takimet e rëndë- sishme.Mund të udhëtoni apo ndërmerni vendime për cështje punësh apo lidhjesh sentimentale. Dita e sotme për ju ka shansin e një jete shumë imtime errotike apo shumë passion I cili do jetohet apo shijohet si asnjëherë për shenjën tuaj.Fillime të mira nuk mungojnë në një mar- rëdhënie sentimentale. Kujdes paratë. Dita e sotme sjell për ju shansin e të fortit apo të njeriut që ka shumë cështje apo mundësi për ti zgjidhur ato.Kjo do të thotë që do jeni të kërkuar dhe madje edhe shumëimpul- sivë.Kujdes të mos keni reagime të ashpra. Dita e sotme në jetën tuaj sjell ndikime positive përsa I përket jetës së përdit- shme ku ju duhet të fi lloni të tregoni më shumë kujdes në lidhje me pamjen apo me detajet pa qënë nëvoja të mbushni cdo boshllek me optimizmin tuaj. Dita e sotme më shumë se kurrë do tregoj gabimet apo problemet që keni më njerzit e afërt I pranoni apo jo e rëndësishme është që do ti ndjeni dhe kur ti ndjeni ndoshta do filloni ti kor- rigjoni.Kujdes me cështjet delicate në jetën tuaj. Dita e sotme do ketë të bëjë më shumë me ekonominë dhe ndoshta detyrimet apo shpenzimet e ditëve të fundit ju kanë future në mendime.Duhet të prisni edhe pak derisa të kemi një përmirësim të dukshëm në këtë drejtim. Dita e sotme ndoshta jus jell mundësinë e një takimi apo plani I cili për shumë kohë nuk mund të vihej në zbatim apo të gjente përkrahës.Me sa duket tani e tutje do shikoni për- parimin e planeve tuaja në përgjithësi. Kjo ditë do jetë për ju një ditë ku mundësia për të argëtuar dhe për tu marrë me njerëz të afërt apo cështje familjare nuk mungon.Do keni akoma mundësinë e jetës er- rotike shumë të përmirë- suar apo njohje të mira.
W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASH THEM& 17E shtunë, 9 mars 2013 Drejtoresha e përgjith-shme e Shërbimeve Mbështetëse në min- istrinë e Punëve publike e Transportit, njëkohësisht zëdhënëse e titullarit Sokol Olldashi, Arminda Qylafku, duket se ka shijuar ditët e saj më të bukura, në plazhet e Dubait. Kohë, në të cilën në Tiranë dhe në kampet politike ziejnë debatet për listat e zgjedhjeve dhe cili kah politik do të marrë më shumë vota. Arminda ka menduar pikërisht se si të relaksohet. Ajo duket shumë e kënaqur nga pushimet e saj, teksa i shijon në një nga vendet më të bukura me det dhe diell. Në fotot e pub- likuara nga ne ajo shfaqet e veshur me një fustan të hollë, ngjyrë të bardhë, tejet i shkurtër, teksa qëndron e mbështetur në një jaht për shtatë pale qejfe, ku të bie në sy një panoramë tepër e bukur dhe relaksuese. Pasi ka kaluar ditë të bukura, Arminda nuk ka ngurruar që të gjitha fotot e bëra t'i publikojë në një nga rrjetet e saj sociale, ku shkruan: “I love Dubai”. E kush nuk do ta donte Dubain në këtë vrull punësh dhe këto ditë të ftohta?! Ajo çka vërehet tjetër në fotot e bukuro- shes, e cila po i lejon vetes të shijojë ca ditë relaksi, është se ajo nuk ka harruar edhe të tregojë se sa shumë është e lidhur me Partinë Demokratike. Ajo ka tre- guar që është një demokrate e flaktë, duke ngritur dy gishtat lart. E si mund të ndodhë ndryshe?!... Arminda Qylafku Zëdhënësja e Olldashit relaksohet në Dubai Publikohen fotot hot të vajzës bukuroshe në Ministrinë e Transportit NË FOTO: Arminda Qylafku gjatë pushimeve në Dubai Që italianët janë tepër “gentleman”dhe të ku-jdesshëm me zonjat, kjo as që diskutohet, për të gjithë ata që i njohin nga afër. Por ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi është tepër gentëllmen kur bëhet fjalë për zonjat dhe të drejtat e tyre. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, Ettore, pasi ka qenë i ftuar në evenimente të ndryshme dhe ka mbajtur fjalët e rastit, ka shtuar një pritje zyrtare për zonjat, të cilat këtë radhë i përkisnin politikës. Në një ambjent të arreduar bukur dhe këndshëm, ambasadori ka uruar zonjat në një ditë të shënuar, ku dhe dhe ka realizuar disa foto me to. Shohim se zonjat u përkasin të dy kaheve më të mëdha politike në vend, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Kjo është një foto mjaft interesante, ku politikani Arben Malaj shfaqet ndryshe për ata që janë mësuar ta shohin vetëm në foltoren e Kuvendit. Ai ndodhet përballë studentëve në Akademinë Politike të Partisë Socialiste, ku është duke u shpjeguar me pa- sion leksionet të rinjve. Tema lidhet me mundësitë e jashtëzakonshme për të bërë investime afatgjata për një cilësi sa më të mirë për të rinjtë ambiciozq, që duhet të sjellin kontributet e tyre pozitive në s¿ dat e ardhshme të vendit tonë dhe të PS-së… Mësohet se Malaj dhe të rinjtë kanë diskutuam për mirëqeverisjen, si një nga avantazhet që PS duhet t'iu ofrojë shqiptarëve menjëherë pas ¿ tores së saj në zgjedhjet parlamentare 2013… E, ndërkohë, padyshim një falenderim i veçantë nga ana e Malajt ka shkuar për organizatorët dhe studentët pjesmarrës. Një “Gentleman” si Ettore Sequi 8 MARSI Arben Malaj mes politikës dhe leksioneve PEDAGOGU
10 E shtunë, 9 mars 2013 DOSSIER Ndërsa në pjesën paraardhëse trajtuam një përzgjedhje të dosjes së CIA-s mbi marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike, që në mënyrë të përmbledhur na dëshmonte rifi l- limin e një periudhe të dytë “muaji mjalti” mes dy vendeve e partive që kulmonte me vizitat historike të Marshallit Zhukov në 1957 dhe asaj të Nikita S. Hrushovit në 1959 në Shqipëri, pjesa e pestë dhe e fundit e këtij dossieri, i kushtohet fundit të këtyre marrëdhënieve. Sigurisht se si etalon dhe parathënie e fundit të pashmangshëm që do të vinte zyrtarisht thuajse një vit më vonë, edhe nga ekspertët e CIA-s në vitin e largët 1962, trajtohet Mbledhja e famshme e Moskës, ku ishin thirrur për- faqësuesit e 81 partive komuniste nga e gjithë bota e ku problemi shqiptar papritur mori një peshë shumë më të madhe se ç'ishte parashi- kuar. Sigurisht se kaq vite pas vendosjes së demokracisë, shumëçka në lidhje me detajet që i takojnë asaj ngjarjeje kanë dalë në dritën e botimit. Gjithashtu, janë të njohura vëllimet e veprat e ish-diktatorit shqiptar e protagonistëve të tjerë në lidhje me përmbajtjen e akuzave e kundërakuzave të ndërsjella mes Hoxhës e Hrushovit. Por dokumenti i CIA-s, na jep rastin ta shohim atë nga këndvësh- trimi i Agjensisë ameri- kane të Inteligjencës e të mësojmë më shumë se deri ku shkonte informacioni i saj në këtë aspekt dhe si i interpretonte ajo këto qëndrime. Gjithashtu, një historik i afrimit shqipta- ro-kinez dhe i diferen- cave kino-sovjetike, është i mundur të përftohet, duke lexuar tekstin e këtij dossier-i. * * * Gjatë fundit të shtatorit u shfaq një interes i papri- tur shqiptar përkrah Kinës. Më 16 shtator, Mihal Prifti, amba- sadori shqiptar në Moskë u emërua amba- sador në Pekin e po kështu u ndërmorën hapa edhe nga pala kineze. Pak a shumë në të njejtën periudhë kohore, Shehu ( 23 shtator-12 tetor 1959) kryesoi një delega- cion të partisë dhe qeverisë shqiptare në festimet e 10 vjetorit të Revolucionit Ki- nez. Në prag të kthimit të tij, një tendencë shqiptare për të mbështetur pozicionin kinez në çështjet e debatueshme, u bë tashmë FUNDI i dosjes së Agjensisë amerikane të Inteligjencës, na sjell më pranë konfl iktin shqiptaro-sovjetik në sytë e Perëndimit si dhe historikun e afrimit me kinezët dhe ndarjen e pashmangshme Dokumenti evidente dhe në retrospektivë duket se ishte pikërisht ky moment kur lidershipi shqiptar u imbarkua në përkrahje të pozicionit kinez, gjë e cila çoi në gjendjen aktuale ekstreme të marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike. MARRËDHËNIET SHQIPTARO- KINEZE, 1949-1959 Shqipëria, bashkë me vendet e tjera të botës komuniste, e njohu qeverinë e Republikës Pop- ullore të Kinës menjëherë pas vendosjes së saj në Pekin, në tetor 1949, por për katër vitet në vazhdim, Kina Popullore pak dukej se kishte ndonjë interes për Shqipërinë. Përfaqësuesit diplomatikë nuk u shkëmbyen deri më verë të vitit 1954. Pak kohë pas vdekjes së Stalinit, si Kina, ashtu dhe BRSS ndërmorën hapa për të thelluar bashkëpunimin dhe rritur pres- tigjin e Kinës së re dhe ndoshta ishte pikërisht në këtë kontekst që Kina dhe Shqipëria këmbyen edhe ambasadorët. Të bie në sy që Kina këmbeu ambasadorë më parë me Shqipërinë, se sa me Beogradin, me të cilin e bëri një vit më vonë. Më 29 mars 1956, Kryqi i Kuq kinez i dhuroi një grant prej 20.000 jenësh ( 20.000 rubla) homologes së saj shqiptare dhe një ditë më pas, Radio Tirana njoftonte se edhe Kryqi i Kuq sovjetik i kishte dhuruar 40.000 rubla Kryqit të Kuq shqiptar. Kundërpërgjigja e shpejtë sovjetike ishjte një shenjë se BRSS ishte e shqetësuar më shumë për rritjen e vë- mendjes kineze ndaj Shqipërisë se sa vetë shqiptarët në dukje të interesuar për ta rritur atë. SIMPATIA SHQIPTARE PËR QËNDRIMET KINEZE Simpatia shqiptare për qëndrimet kineze kishte nisur qysh herët në vitet ‘55-‘56, megjithëse në lidhje me Revolucionin hungarez, kinezët kishin qëndruar thellësisht në krah të sovjetikëve për të ruajtur kësisoj unitetin në Bllok. Ndërkohë, marrëdhëniet partike e shtetërore me Kinën nga pala sh- qiptare po njihnin rritje me dërgimin e disa delegacioneve ushtarake, ekonomike e kul- turore, ku ndër më të rëndësishmit ishte ai i kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes, Balluku, i cili ishte në Pekin nga 17 shtatori në 29 tetor 1958, me ftesë të homologut kinez, Peng Te Huai. Ministri kinez i Mbrojtjes, e karakterizoi kështu rolin e Shqipërisë e të ushtrisë së saj: Roje e kështjellës së Kampit Socialist në detin Adriatik”. DIFERENCAT KINO-SOVJETIKE Kinezët jo vetëm që refuzonin të binin dakord me Hrushovin, por në bisedat e tyre me delegacionet e huaja, ata ndikonin që këta të fundit të mbështesnin pozicionet ki- neze, të cilat theksonin se “Kampi socialist” duhet të ketë një qasje më militariste dhe të përdorë më shumë taktika revolucionare nën mbrojtjen politiko- ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Pas festimeve në Pekin, delegacioni polak për shembull, u kthye në Varshavë i bindur se kishte diferenca të rëndësishme mes Moskës dhe Pekinit, por me këmbëngulje përkrahën Hrushovin. Ka evidenca gjithsesi, se të paktën delegacionet e partive satelite; çeke, gjermanolindore dhe shqiptare, kishin simpatizuar qëndrimet kineze. Marrëdhëniet sovjeto-kineze për shembull, ishin acaruar gjatë vjeshtës dhe dimrit të 1959-‘60, dhe në takimin e Paktit të Varshavës, në Moskë, në shkurt 1960, Novotni ishte i vetmi lider satelit, të cilit nuk ia kushtua një audiencë private nga Hrushovi. Duket me pak gjasa që diferencat kino- sovjetike të ishin një subjekt madhor në dis- kutimet mes liderëve të Bllokut në atë kohë, dhe Hoxha ndoshta të ketë gjetur më shumë simpati në lidershipin e partisë çekosllovake e asaj bullgare për qëndrimet e palës kineze. Shehu ndoshta mori me vete jashtë Pekinit pikëpamjen se këndvështrimet kineze shi- heshin me shumë vlerësim mes zyrtarëve të Bllokut dhe se BRSS do të detyrohej t'i adop- tonte qëndrimet e veta me linjën kineze. Hrushovi kishte kritikuar qëndrimet kin- eze në Konferencën e Bukureshtit, në shkurt 1960, për reduktimin e tensionit botëror kishte sulmuar në mënyrë parciale aksionet kineze ,duke përfshirë çështjen e kufi njve me Indinë. Ai gjithashtu kritikonte Kinën për qëndrimin e saj ndaj Jugosllavisë, duke shtuar se kjo kishte krijuar prishje të unitetit në Bllokun Socialist. Divergjenca të qarta mbi çështjen e Jugosllavisë në Bllok ishin bërë në mesin e muajit prill. Në një seri takimesh e aktiv- itetesh ndërkombëtare, Tito kishte lavdëruar qëndrimet e politikës së jashtme sovjetike dhe kishte akuzuar Perëndimin si bartësin e krijuesin e problemeve. “PRAVDA”: ENVER HOXHA, BESNIK NDAJ MOSKËS Më 27 prill, “Pravda” kishte botuar një DOSJA SEKRETE E CIA-s: Ish-lideri sovjetik: A ia vlen të merresh me Enver Hoxhën?! Hoxha - rusëve në Moskë: Pse e “shitët” Stalinin? Hrushovi: Ti Enver i miratove vendimet tona. Ja provat! TIRANE ARMAND PLAKA Karikaturë e një gazete londineze mbi përplasjet ideologjike mes lidershipit sovjetik e atij kinez, pas Mbledhjes së Moskës, 1960 NË FOTO: Enver Hoxha gjatë Mbledhjes së Moskës, nëntor 1960 ( Pikturë nga: G. Madhi)
12 E shtunë, 9 mars 2013 AKTUALITET Dy në pranga e dy në kërkim për vjedhje dhe drogë Dy të arrestuar e dy në kërkim për vjedhje e trafi k lëndësh narkotike. Policia e Tiranës ka njoftuar dje, se komisariati numër 5 (Kamëz), ka nisur procedimin penal për Servet Tanushin, 18 vjeç, ndërkohë u shpallën në kërkim Klemend Kotarja, 18 vje, banues në lagjia nr.6, Bathore, si dhe F.T., 17 vjeç, banues në Bathore. Procedimi ndaj këtyre shtetasve personave fi lloi, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një sasi hekuri prej 200 kilogramësh, në banesën e shtetasit D.V, e ndodhur në lagjen Nr.6, po në Bathore. Policia njoftoi gjithashtu, se në Vorë u bë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim, Dritan Hamdi Memoci, 36 vjeç, banues në Prezë të Tiranës. Arrestimi i tij u bë, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, me datë dt.07.01.2013, për veprat penale “Trafi kimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë dhe Fallsifi kim i dekumentave”. Policia e kryeqytetit ka shoqëruar gjatë 24 orëve të fundit dhe shumë persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjykata “fal” Paro Laçin I kërkuari nga Italia lë burgun për të qëndruar në arrest shtëpie. Togat e zeza OK për ekstradimin, por pas përfundimit të gjykimit në Shqipëri për “ndikim ndaj funksionarëve publik” Aksionetri i Partizanit u dënua në Milano me 10 vjet burg për trafi k droge Lajmi Lihet i lirë tre muaj pas arrestimit, Paro Laçi. I prangosur me bujë, pasi kërkohej nga Italia, ku ishte dënuar me 10 vjet heqje lirie, aksioneri i Klubit Partizani dje është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata, “derisa të mbyllë prob- lemet me drejtësinë shqiptare” për një çështje më të vjetër. TIRANE Precedenti I kërkuari në Spanjë u arrestua dhe “lirua” nga gjykata e Lezhës Një rast i ngjashëm me Laçin, ka ndodhur dhe në vitin 2011. Bëhet fjalë për Astrit Bushin, nga Mamurrasi, i cili kërkohej nga Spanja, pasi ishte kreu i një bande dhe akuzohej për vjedhje, si dhe grabitjen e keqtrajtimin e producentit mjaft të njohur spanjoll, Jose Luis Moreno. Bushi u arrestua në vitin 2010 nga forcat special RENEA dhe pritej që të ekstradohej në Spanjë, por kjo nuk ndodhi kurrë. Bushi dhe banda e tij, sipas policisë spanjole, kanë hyrë në shtëpinë e artistit me kapuç në kokë. Por, pasi Moreno nuk ka pranuar të hapë kasafortën e tij, e kanë goditur me hanxhar në kokë. Prej vilës, kanë dalë me 300 mijë euro kartemonedha të grabitura, si dhe bizhuteri me një vlerë prej 200 mijë eurosh. Kjo grabitje e ndod- hur në dhjetor 2007 pati shume bujë në Spanjë, për vetë faktin, se viktima është artist dhe personalitet i njo- hur. Bushi u arrestua në vitin 2010, ndërsa për këtë punë të mirë, katër drejtues të lartë të Policisë së Shtetit shqiptar u dekoruan dje nga Ministria e Brendshme e Spanjës në shenjë vlerësimi për arrestimin e Bushit, konkretisht, Agron Kuliçi, drejtori i Forcës së Posa- çme, Nikolin Bala, dhe drejtuesit Nuri Loca e Entiol Xhelilaj. Pas pak kohësh, Gjykata e Lezhës e la Bushin në arrest shtëpie. Vendimi i KLD Sherri, shkarkohet gjyqtari i Elbasanit TIRANE Abuzimi me detyrën, moszbardhja e vendimeve dhe pengesa në dhënien e drejtësisë për qytetarët kanë bindur Këshillin e Lartë të Drejtësisë të shkar- kojnë Xheladin Karkinin, gjykatësin e Elbasanit. Karkini është shkarkimi i dytë nga KLD-ja brenda tre muajve, ku më parë për abuzim me detyrën, KLD shkar- koi Neritan Tabaku, i cili tani përballet me drejtësinë për moszbardhjen e vendimit ndaj Ilir Xhakes. Këshilli i Lartë i Drejtë- sisë, vendosi me unanimitet në mbled- hjen plenare të ditës së djeshme të mi- ratojë kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Xheladin Karkini. Gjatë shqyrtimit të rastit në fjalë, Presidenti i Republikës dhe anëtarët e Këshillit e konsideruan të papranueshme ekzistencën e rasteve të tilla, ku vetë gjyqtarët bëhen pengesë në dhënien e drejtësisë për qytetarët. Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim të një anëtari të tij, vendosi me unanimitet inspektimin në një kohë sa më të shpejtë nga Inspektorati i KLD- së të Kryetarëve të Gjykatave në të gjithë vendin për mënyrën e hedhjes së shortit për përcaktimin e trupës së gjyqtarëve. Shkak i konfl iktit është bërë një tension i momentit, në lidhje me orarin e se- ancës gjyqësore të radhës, mes gjyqtarit Karkini e avokatit Bujar Dyrmishi. Kjo ka çuar në një konfl ikt verbal e më pas fi zik, për të cilën është dashur ndërhyrja e policisë, e cila ka shoqëruar më pas në rajon avokatin Bujar Dyrmishi. Detektori Prej pak kohësh, Shqipëria ka vendosur sishemin e detektorit, për të kontrolluar në mënyrë elektronike vendndodhjen e personave që kanë problem me drejtësinë. Në rasin e Paro Laçit, me qëllim që t'i shpëtojë arratisë, nëse do ta mendonte, vendosjen e “byzylykut”, duhet ta vendosë gjykata, me kërkesë të prokurorisë. “Nëse Gjykata e Lartë vendos pushimin e çështjes ndaj tij, apo e shpall të pafajshëm, ai do të ekstradohet menjëherë në Itali, pasi togat e zeza e dhanë miratimin Para se të arrestohej për llogari të shtetit fqinj, Paro Laçi gjykohej në liri, për një çështje tjetër. Prokuro- ria e kishte akuzuar për mash- trime me disa leje shfytëzimi mineraresh, bashkë me disa persona të tjerë. Kjo duket se ka qenë dhe arsyeja, për ndjerrjen në arrest shtëpie, nga arrest me burg të Paro Laçit, i cili në seancën e djeshme duket se priste vendimin përfundimtar për t'u ekstraduar në Itali, ku rezulton të jetë i dënuar në mungesë me 10 vjet burg. “Për shtetasin Paro Laçi, gjykata vendos ekstradimin e tij në Itali, për llogari të drejtësisë së shtetit fqinj, por ky ven- dim nuk mund të ekzekutohet deri në përfundim të procesit gjyqësor që i pandehuri ka me drejtësinë shqiptare, ku akuzohet për ndikim ndaj funksionarëve publik”, është thënë pakashumë në vendim e djeshëm të togave të zeza. Në këtë mënyrë, Laçi dje ka lënë qelitë e burgut për t'u rik- thyer në shtëpi, nga ku, sipas vendimit të gjykatës, nuk duhet të dalë për asnjë moment. Në lidhje me akuzën e ndikit ndaj funksionarëve publik në lidhje me licencat e mineraleve, Laçi është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg nga Shkalla e Parë, vendim që është lënë në fuqi edhe nga Apeli. Ndërsa avokati i tij e ka çuar çështjen në Gjykatën e Lartë. Kjo e fun- dit, ende nuk e ka shqyrtuar çështjen dhe ky process nuk dihet se sa do të zgjasë. Kësaj i është referuar gje gjykata. Bur- ime nga ky insitucion tregojnë se, pas arrestimit, në Shqipëri ka mbërritur në afat dosja dhe kërkesa për ekstradim nga Ita- lia dhe gjithë procedura është gati. Por, për sa kohë ai është në gjykim në Shqipëri, duhet ta mbyllë çështjen këtu. Nëse Gjykata e Lartë e vonon shqyr- timin e çështjes së tij, sipas të njëjtave burime, apo e rikthen për shtyrtim në Shkallën e Parë, i arrestuati do të fi llonte ankimimet për mbajtjen pa të drejtë në burg për llogari të Italisë. “Nëse Gjykata e Lartë vendos pushimin e çështjes ndaj tij, apo e shpall të pa- fajshëm, ai do të ekstradohet menjëherë në Itali, pasi togat e zeza e dhanë miratimin. Nëse do të dënohet, ai do ta kryejë dënimin këtu dhe më pas do të ekstradohet në Itali”, thanë për “Shqiptarja.com”, burime nga gjykata.Paro Laçi është dënuar nga gjykata e Milanos për trafi k të lëndëve narkotike, vepër pe- nale, të cilën Laçi e ka ushtruar i fshehur nën emrin Perisiç Paro. Laçi është i detyruar që të vuaj masën e arrestit në shtëpi deri në përfundim të gjykimit të procesit të hapur ndaj tij, dhe në përfundim të këtij vendimi institucionet shqiptare do duhet ta ekstradojnë atë për llogari të drejtësisë italiane. Aksioneri i klubit të futbollit “Partizani” u arrestua pas- diten e 7 dhjetorit 2012, nga forcat speciale të Policisë së Tiranës, në një operacion sekret. Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar Laçin në vitin 2006, me 10 vite e katër muaj burg, pasi në vitin 1997, ai akuzohej për trafi kimin e një sasie prej 31 kilogramësh heroinë dhe 34 kilogramë kokainë të pastër, të kapur nga policia e qytetit italian. Ndërsa togat e zeza të Tiranës e kanë ndjerrë atë nga burgu, pa menduar se mund të arra- tiset, me qëllim që t'i shpëtojë ekstradimit në Itali. Astrit Bushi Jose Luis Moreno Paro Laçi dje në Gjykatën e Tiranës Gjyqtari Xheladin Karkini
9E shtunë, 9 mars 2013 POLITIKE Jardine në Fier PS: 200 romë të regjistruar dy herë Lajmi Fletët e votimit që do të përdoren në Qarkun e Fierit, ku do të aplikohet numërimi elektron- ik do të kenë vetëm 42 kuadrate, ku do të regjistrohen par- titë. KQZ miratoi këtë model, kundre- jt një tjetri që ishte me 66 emra subjek- tesh zgjedhore. TIRANE ARTEMISA HOXHA Partitë Në historinë e zgjedhjeve shqiptare janë regjistruar gjithnjë më shumë se 42 parti; kështu në 2005 ka patur 57 subjekte, në 2009, 45 subjekte dhe në 2011, janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje 56 forca politike. Muho: Do të jenë më shumë se 42 subjekte Dy modele fl etësh votimi nga INDRA, maksimumi 66 parti Fletët, rrezikohet projekti i KQZ-së Mandatet Kushtetuesja rrëzon padinë e socialistëve Opozita kërkonte ndarje të re nga KQZ dhe jo ndarjen e Kuvendit, atë të zgjedhjeve të 2009-ës TIRANE Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje kërkesën e Partisë Socialiste për ndarjen e 140 mandateve të deputetëve, ndarje kjo që duhet të bëhej nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe jo nga Kuvendi i Shqipërisë. Ndarja e 140 mandateve, sipas skemës së vjetër të përdorur në zgjedhjet e 2009-s, është kontes- tuar nga socialistët, ku 35 deputetët e opozitës iu drejtuan Kushtetueses për ta rrëzuar një nismë të tillë. Ndërkohë që sipas sekretarit për çështjet zgjed- hore në PS, Damian Gjiknurit, dje një treshe gjyqtarësh është mbledhur për të vendosur nëse kërkesa e opozitës ishte në përputhje me kompetencat e Gjykatës Kushtetuese. Pasi kane dis- kutuar mbi kërkesën, ata kanë dalë në konkluzionin se ajo nuk mund të shqyrtohej nga gjykata më e lartë. Socialistët kundërshtuan ndarjen e mandateve sipas skemës së 2009-s, duke e quajtur ate antikushtetuese. Opozita kërkoi që të shfuqizohet vendimi i Kuvendit për ndarjen e 140 mandateve të deputetëve sipas skemës së përdorur në 2009-n, duke kërkuar njëkohësisht kthimin e çështjes në KQZ, si i vetmi institu- cion që ka të drejtën e përllogaritjes së një procedure të tillë ligjore, e cila më pas “vuloset” nga Kuvendi. Në 13 shkurt,kërkesa e fi rmosur nga 35 de- putetë të PS u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese: ata kërkuan shfuqizi- min e vendimit të Parlamentit dhe pezullimin e zbatimit të tij. Nisma e PS-së u fi rmos nga 1/5 e deputetëve të saj, ku u kërkuan dy çështje: “Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 2/2013, datë 31.01.2013 ‘Për caktimin e numrit të mandateve në çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013'” dhe pezullimin e zbatimit të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 2/2013, datë 31.01.2013 “Për caktimin e numrit të mandateve në çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”. kjo pritet që të sjellë reagime nga pala paditëse, pasi sipas tyre KQZ ka ende kompeteëncën për të ndarë manda- tet për Kuvendin e ri. Mazhoranca pretendon se KQZ nuk qe e gatshme që ta mirtaonte këtë akt duke mos e realizuar votimin me shumicë të cilësuar mbi 5 vota në KQZ. Referendumi Zbardhet vendimi për importin e plehrave Zv.ambasadori amerikan në Shqipëri, Henry Jardine ka zhvilluar dje një takim me kryetarin e bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj dhe drejtues të PS lokale. Jardine, i shqetësuar mbi procesin parazgjedhor në Shqipëri dhe konkretisht në Fier, qark që është zgjedhur si pilot për numërimin elektronik, ka kërkuar, po ashtu të dijë më shumë për manipulime të mundshme me listat, presionet politike ndërpartiake apo parregullësi të tjera serioze që mund të dëmtojnë procesin e votimit dhe të numërimit. Këto çështje morën përgjigje nga dy kryetarët e Partisë Socialiste, Xhevit Bushi, kryetar i PS të rrethit Fier dhe Andius Olldashi, kryetar i PS së qytetit të Fierit. Ndërkaq Bushi me këtë rast ka informuar diplomatin amerikan se maxhoranca qeverisëse po përdor njerëzit me probleme të theksuara sociale e ekonomike, siç janë romët, për të bërë abuzime me listat zgjedhore. “Kemi raste shokuese, ku romët po përdoren keq në këtë drejtim. Vetëm në Fier janë mbi 200 romë që janë të regjistruar në Fier, nëpër qendrat e tyre të votimit, por po ashtu i kanë çuar para pak ditësh me autobus për regjistrim edhe në Tiranë. Kjo është një shkelje fl agrante”,ka thënë Bushi. KQZ miratoi dje vetëm me 6 vota pro dhe 1 kundër të anëtarit të propozo- yuar nga LSI modelin e fl etës së votimit që do të përdoret në Qarkun e Fierit, ku për herë të parë do të përdoret pro- jekti SEN (sistemi elektronik i numërimit). Nga dy modele të fletës se votimit që para- qiti firma spanjolle INDRA, e cila ka fituar tenderin për numërimin. KQZ votoi fl etën që parashikon regjistrimin e vetëm 42 subjekteve politike, duke rrëzuar modelin që përf- shin 66 parti politike. Kjo do gë thotë se në zgjedhjet e 23 qershorit nuk mund të regjis- trohem më shumë se 42 parti apo koalicione partiake, pasi ka një kufi që ndalon numrin më të madh të partive. Ndërkohë që varianti tjetër ishte ai me 66 parti, por që kjo nuk u miratua nga KQZ. Ky i dyti u kontestua nga përfaqësuesit e partive politike pasi kompozimi i fl etës mund të ngatërrojë votuesit. Ndërkohë që fl eta e votimit me 42 subjekte hapi një tjetër de- bat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pasi është e paqartë se çfarë ndodh me procesin e numërimit, nëse në zgjedhjet e 23 qershorit regjistrohen më shumë se 42 parti. Mbeten që një pjesë e partive të mos futen në zgjedhje, ose i gjithë procesi do të shkojë në një ngërç që mund të çojë deri në rrezikimin e realizimit të projektit pilot ose dhe vetë gjithë procesit zgjedhor. Ky shqetësim u ngrit nga anëtari i KQZ,Ilirjan Muho, i cili paralajmëroi dështimin e procesit dhe rrezikun për zgjedhjet me kufizimin që i bëjnë subjekteve politike. “Faktetet fl asin se në praktikë partitë do jenë të shumta që do regjistrohen. Nëse ne nën- shkruajmë këtë model, kjo do të thotë se ne po nënshkruajmë dështimin e projektit. Përsa kohë ne i mëshojmë faktit të një numërimi dhe procesi numërimi normal, korrekt, të pakontestueshëm e të shpejtë besoj se ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ga- rantuar fi rmën që ka marrë përsipër këtë projekt, për t`i dhënë asaj të gjitha mundësitë e mundshme për ta realizuar në mënyrë korrekte procesin për të cilën ajo është zgjed- hur. Nëse ne i themi që është kjo fleta e votimit që kemi zgjedhur me 42 parti dhe ne nesër na regjistrohen 43 parti, atëherë fi rma ka të gjithë të drejtën morale për të thënë se: “Unë këtë gjë ua kam thënë që kjo punë nuk ndodh, ky proces nuk bëhet dhe projekti dështon”, tha Muho. KUSHTET Firma spanjolle INDRA ka sqaruar se paisjet që ajo dis- ponon mund të lexojnë vetëm 2 modele të fl etëve të votimit; fl etën me 42 subjekte dhe atë më 66 subjekte. Po sipas fi rmës në momentin që miratohet modeli nga KQZ dhe ndërtohet softi për numërimin elektronik, asnjë ndryshim nuk mund të realizohet më. Këto kushte të vendosura nga fi rma duket se paralajmërojnë dështimin e zbatimit të teknologjisë në rast se në 13 prill regjistrohen më shumë se 42 parti, situatë që ka shumë mundësi të ndodhë. Por edhe në rast se do të regjistroi- hen më pak se 42 parti, atëherë nga fi rma ishte parashikuar që të zmadhoheshin gërmat e sub- jekteve të regjistruara, por kjo u ndryshua pas propozimit të Niazi Kosovrastit dhe u la që të lihen hapësira mes kuadrateve të subjekteve të regjistruara. Gjithashtu kuadrati ku do të vendosin shenjën e votimit votuesit, do të jetë 7 milimetër. Gjykata Kushteteuese ka zbardhur vendi -min e dhënë pak ditë më parë lidhur me lejimin e mbajtjes së Referendu- mit nga ana e Aleancës Kundër Importit të Pleh- rave për ligjin kundër importit të mbetjeve. Në vendimin e zbardhur janë theksuar edhe arsyet pse është marrë ky vendim, që del kundër qeverisë, e cila nuk e lejonte mba- jtjen ë një referendumi të tillë. Kërkesa u mor në shqyrtim nga kjo gjykatë pas mbledhjes mbi 60 mijë firma të një grupi ambientalistësh dhe përfaqësuesish të sho- qërisë civile, ku kërkohej shfuqzimimi i dy neneve për ligjin e integruar të mbetjeve. Gjykata Kushtetuese
22 E shtunë, 9 mars 2013 SPORT ■ Ferguson: Runi nuk largohet Pas eleminimit nga ekipi i Real Madridit dhe akuzave të rënda ndaj arbitrit turk që gjykoni ndeshjen Cakir, Alex Ferguson është shfaqur para mediave duke folur gjatë për Runin dhe të ardhmen. “Kam qenë shumë i shqetësuar me gjykimin . Bisedova për këtë edhe me stafi n tim dhe isha shumë i mërzitur por tani gjithçka është e shkuar për ne dhe mendojmë përpara për të ardhmen”. Ndërsa për zërat që e largojnë Runin nga United, Ferguson i ka mohuar. “Ju garantoj që Runi do të jetë me Manchester United edhe në vitin e ardhshëm. Unë dua të ju them se nuk kam asnjë problem të vetëm me Runin dhe se lënia rezervë ishte vetëm vendim taktik”tha Ferguson ■ Cakir: Nani e meritoi të kuqen Diskutimin për largimin me karton të kuq të Nanit e ka nxehur akoma më shumë edhe vetë protagonisti kryesor, arbitri Cakir, i cili në intervistën e parë pas ndeshjes ka deklaruar se nuk është penduar aspak, por përkundrazi i qëndron vendimit që ka marrë. ”Kar- toni i kuq për Nanin ishte i drejtë. Ndihem mirë dhe nuk kam ndonjë dyshim për vendimet e mija. Njerëzit do ta kuptojnë këtë më vonë. Në ndeshjet e mija të fundit, asnjë vendim ndaj ekipeve angleze nuk ishte i padrejtë. Cili ishte i padrejtë? Kartoni i kuq për Terryn? Apo Balotel- lin? Mendoj se nuk kam bërë ndonjë gabim që i kam përjashtuar ata me të kuq”, ka deklaruar Cakir. ■ Lëkundet pozicioni i Stramacionit Posti i trajnerit të Interit Stramacioni është lëkundur shumë pas humbjes 3-0 në Europa League për- ballë ekipit të Totenhemit. Rezultatin e pranon edhe vetë trajneri italian, i cili shprehet se Totenhemi e meritonte plotësisht fi toren. “Tottenhami ishin shumë më lart ndaj nesh në shumë mënyra, ne vuajtëm shumë nga aspekti fi zik. Pendimi im është që nuk i shënuam dy rastet e mira që i patëm, sepse do ta kishim pasur shumë më të lehtë të kualifi koheshim. Duhet të luajmë më mirë në ndeshjen e dytë”. Java e 18-të e kampionatit shqiptar të futbollit do të hapet me tre ndeshje mjaft të rëndësishme për fundin e renditjes, aty ku shumë ekipe po luftojnë për një vend edicionin e ardhshëm. Ndeshjet që do të luhen sot në orën 14:00 janë Kastrioti- Shkumbini. Skënderbeu-Tomori dhe Luftëtari-Apolonia. Pvarësisht se sot do të luajnë kampionët e vendit në fuqi, vëmendja do të zhvendoset ne Krujë dhe në Gjirokastër. Kastrioti do të presë Shkumbinin që nëse nuk merr tre pikë në Krujë atëherë do të pësonte një rënie të konsiderueshme në rënditjen e përgjithshme duke shuar edhe shanset për një qëndrim në superiore, edhe pse matematika e mban akoma në lojë edhe për shumë ndeshje. Peqinasit besojnë te qën- drimi, aq më tepër që brenda ekipit kanë edhe futbollistin më të mirë të edicionit të kaluar. Ndërsa në Gjirokastër, Luftëtarit i është hapur oreksi pas fi otres me Vllazninë dhe beson se do të thyejnë edhe fi erakët që janë në agoni të plotë pas humbjes së fundit. Lufëtari ka ende shpresë për të qenë në mesin e më të mirëve edhe për edicionin e kaluar, por vetëm nëse do të ndante përfundim- isht se cila nga dy ekipet do të fi tonte. Ndërsa e fundit nga radha, por jo nga rëndësia edhe ndeshja në Korcë mes Skënderbeut vendas dhe ekipit të Tomorit. Sfi da duket e lehtë për Josës edhe pse në formacion nuk do të ketë sulmuesin Pejic. Superliga 4 ekipe luftë për mbijetesë në fundin e renditjes TIRANE LAJME SHKURT Shqipëria në ndeshjen e 22 marsit përballë ekipit të Norvegjisë në transfertë do të zbresë në fushë me risi në formacion, pasi trajneri ital- ian De Biasi ka lëvizur të gjithë gurët e mundëshëm që të afro- jnë të paktën një element të ri në ekip. Italiani ka arritu që të të bindë futbollsitin me origjinë kosovare Valdet Rama që t'iu bashkohet kuqezinjve për të debutuar në një sfidë mjaft decizive në Norvegji. Valdet Rama ka lindur në Motrovicë në vitin 1987, një periudhë e trazuar në atë rajon. Familja është zhvendosur më pas në Gjermani, aty ku Rama ka marrë edhe leksionet e parë në praktikë në fushën e blertë. Në Gjermani, kosovari ka qenë Mesfushori luan me Valadolidin në La Liga Trajneri De Biasi ka ftuar kosovarin për Norvegjinë Rama ‘po' Shqipërisë priten Berisha e Kaçe Lajmi Mediat spanjolle pranë klubit të Va- ladolid, ku u trans- ferua në merkaton e janarit kanë bërë të ditur se mesfush- ori shqiptar Valdet Rama ka marrë ftesë zyrtare për të qenë pjesë e grumbullimit të Shqipërisë për dy ndeshjet e këtij mua- ji me Norvegjinë për kampionatin botëror Brazil 2014 në Oslo dhe miqësoren me Lituaninë në Tiranë. TIRANE DYLBER BALLA Finalja e Kupës së Mbretit mes Realit të Madridit dhe Atletikos së Madridit do të zhvillohet të premten në 17 Maj në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Fed- erata Spanjolle e Futbol- lit ka deklaruar se të dyja ekipet kanë rënë dakort që ‘Santiago Bernabeu' të presë fi nalen. Në takimin e zhvilluar mes presidentiti të Realit, Perez dhe presi- dentit të Atletikos është rënë dakort për Madridin, duke hequr dorë nga impianti i Barcelonës, ‘Camp Nou' dhe ‘Mestalla', ndërsa “Vin- sente Kalderon” nuk gjeti mbështetje pasi fi nalja e vitit të kaluar u zhvillua në këtë stadium. Të dy ekipet do të kenë nga 25 mije vende në dispozicion për tifozët. Kampionati gjerman do të hapet me shumë ndeshje interesante dhe të forta që përfshijnë fundin e renditjes dhe zonën e Evropës, pasi titulli kampion tashmë është përcaktuar për Bay- ernin e Mynihut. Ndeshja kryesore e javës është mes Shalkes dhe Borusias së Dortmundit. Trajneri Klop e ka cilësuar si ndeshjen më të rëndësishme të edicionit. Dortmundi vjen super i moti- vuar pasi kaloi në çerekfi nalet e Champions League, por në kampionat luan për statis- tika. Në ndeshjet e tjera janë: Bayern Munich-For- tuna Dusseldorf, Freiburg- Volfsburg, Greuther Furth- Hoffenheim, Mainz-Bayer Leverkusen, Monchenglad- bach-Verder Bremen. Kupa e Mbretit Bundesliga Real-Atletiko më 17 maj në ‘Santiago Bernabeu' Shalke-Dortmund sfi da e javës, Bayerni testohet pjesë e disa e ekipeve, por klu- min e ka arritur në Spanjë, aty ku aktualisht luhet kampionati më i bukur në botë. Mesfushori me tipare sulmuese dhe më tepër sesa kaq, fantazist, i cili do ti nevojitet shumë skemave të De Biasit. Lajmin për ftesën për ndeshjen me Norvegjinë e kanë dhënë mediat spanjolle, pavarësisht se De Biasi akoma nuk e ka shpallur listën zyrtare. Mediat iberike pranë klubit të Valadolidit, ku u transferua në merkaton e janarit Rama kanë bërë të ditur se mesfushori ka marrë ftesë zyrtare për të qenë pjesë e grumbullimit të Shqipërisë për dy ndeshjet e këtij muaji me Norvegjinë për kampionatin botëror Brazil 2014 në Oslo dhe miqësoren me Lituaninë në Tiranë. Trajneri italian e ka ndje- kur shumë afër kohët e fun- dit Ramën, madje para pak ditësh udhëtoi edhe në Spanjë për të parë nga afër gjendjen e tij fizike dhe kualitetin që zotëron. Për këtë ndeshje pritet tashmë Berisha nga Australia dhe Ergys Kace nga Greqia, i cili pret pasaportën greke për të mos qenë më në listën e ek- strakomunitarëve. Aktualisht Shqipëria është pjesë e Grupit E kualifi kues së bashku me Zvi- crën, Norvegjinë, Islandën, Sll- oveninë dhe Qipron. Pas katër ndeshjeve kuqezinjtë gjendet në vendin e tretë me gjashtë pikë, kështu që transferta me Norvegjinë do të jetë kyce për të vazhduar me shpresa në rrugën drejt kualifi kimit për në fazën fi nale të Botërorit 2014. Renditja Shqipëria është pjesë e Grupit E kualifi kues së bashku me Zvicrën, Norvegjinë, Islandën, Slloveninë dhe Qipron. Pas katër ndeshjeve kuqezinjtë gjendet në vendin e tretë me gjashtë pikë, kështu që transferta me Norvegjinë do të jetë kyce Valdet Rama futbollist i ekipit të Valadolidit
19E shtunë, 9 mars 2013 SPEKTAKEL Blog/ High defi nition NGA ARLINDA GUMA vijon nga faqja 1 Big Brother-Ky triller intelektual(!) “Kam zgjedhur fjalët e Rita Levi Montalcini-t për ditën e 8 Marsit në Ti- ranë, jo rastësisht. Dita e 8 marsit është festa e gruas, ku gruaja duhet të kërkojë të mbrojë të drejtat e saj”, tha regjisorja Valeria Patera, e cila ka ngjitur mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Komedisë spektaklin “Fjalët e Ritës”. Spektakli është mundësuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë. Sipas regjisores Patera, “Fjalët e Ritës” do t'i bëjnë homazh shkencëtares së madhe Rita Levi Montalcini që është larguar nga jeta kohët e fundit. E pyetur për ar- syen se pse është zgjedhur pikërisht figura e nobelistes Montalcini si model frymëzimi për ditën e gruas, regjisorja Valeria Patera përgjigjet se “Rita jep një mesazh, që gruaja sa më e ditur të jetë aq më shumë është në gjendje të mbrojë të drejtat e saj. Nga mbrojtja e të drejtave të gruas dijet zgjerohen duke vepruar më mirë për mbrojtur të drejtat e të gjitha qenieve njerëzore”. Figura ...kur prezantuesja deklaron se sheshet janë zbrazur të gjithë, se nëpër rrugë s'ka mbetur këmbë njeriu pasi të gjithë po ndjekin emisionin në fjalë, dhe ti më në fund kupton arsyen pse një protestë për qumështin e helmuar, e zhvilluar sot, ka grumbulluar aq pak vetë; njerëzit kanë shkuar të gjithë të shohin se si Big Brotheristët vazhdojnë ta pinë qumështin pa ditur gjë mbi helmimin. Tek e fundit kanë fi rmosur një kontratë ku u ndalohet të mar- rin vesh ç'ndodh jashtë, qoftë ky një apokalips apo sulm alien. Por, me ç'të fi lloj më parë në këtë emision? Me prezantuesen që ngjan me ato mësueset e fi lloreve që kanë patur prindërit tanë dikur, dhe që u binin duarve me shkop thane kur s'mësonin? Ёshte aq intimiduese sa duket sikur do dalë nga televizori e do qëllojë edhe duart e mia. Duket sikur thotë gjatë gjithë kohës; unë jam më e mira, më inteligjentja, më e bukura, ju urdhëroj të më ndiqni, urdhri nuk diskutohet, përndryshe…(pastaj duket sikur mendohet pak dhe na bën një lëshim që nuk e meritojmë;-ok mund të mos jem më e bukura fare, por sidoqoftë, ju urdhëroj të më ndiqni). Vazhdojmë me psikologen me një barrë kualifi kime që kandiset të bëjë profi le psikologjike në Big Brother. Një rast i mirë për të veshur një fustan te kuq, mbase. (nuk kuptoj çfar i ka gjetur femrat shqiptare me këtë të kuqen e ndezur që bërtet? a ka ndonjë në këtë vend që pëlqen të kuqen e thjeshtë, atë të pabujshmen? Krasta do thoshte “të kuqen e tërhequr”, ndërsa komiteti për shpëtimin e tij do indinjohej sërish se mos po e kritikoj). Emisioni vazhdon, gjithmonë nën nota intimiduese, ndër- kohë që ata të shkretë janë mbledhur si përpara zyshës (me thupër thane) dhe e shohin në dritë të syrit. Ja nje dialog intelektual (!) që zhvillohet midis një vajze bionde (fl okët e së cilës të kujtojnë furkat e plakave qëmoti) dhe një djali;- Publiku mendon se ti e përdor E-në. Djali:-Jo, s'është e vërtetë! Kthehet nga vajza dhe i thotë:-Je viktimë ti E? Dhe E-ja, e cila duket se i ka lënë të gjithë neuronet në pasarelë, përgjigjet me bindje:-Jo, unë nuk jam viktimë! (e kështu, me këtë dialog brilant shuhen të gjitha dyshimet). E kur ndonjëherë viktima është e ndërgjegjshme për statusin që ka? Kalojnë disa minuta dhe i njëjti dialog zhvillohet midis një vajze dhe një djali tjetër, teksti, po i njëjti:-Ti po e përdor atë! -Kush unë? Ja ta pyesim:-Po të përdor unë ty? Dhe vajza ia kthen:-Jo ti nuk më përdor mua, unë të përdor ty! Teksa ndjek këtë dialog kaq të sofi stikuar (ku secili shtiret sikur ka një strategji për të mos u dukur humbameno), ty lexues- shikues të duket vetja sikur je kthyer në fi llore dhe po zgjedhon foljen “përdor”; t'përdor, m'përdor, na perdorin (m'fal per zhargonin, pasoja prej shkrimit për “lalin”). Më tej, kamera fokuson një vajzë me origjinë veriore, dhe prezantuesja na drejtohet neve dhe asaj; asaj:-tani ti do përlotesh! (s'ke rrugë tjetër, për të mos thënë-të urdhëroj!), dhe neve:- teleshikuesit do emocionohen! (urdhri nuk diskutohet!). Ndërkohë vajza fi llon të tregojë historinë e saj; vërtet prekëse, të cilën e shoqëron sukseshëm me lotë po aq të vërtetë (megjithëse, të vërtete apo fallco, detyrimisht duhej të qante për të mallëngjyer publikun). Ato emocionet njerëzore që përdoren për të rritur audiencën, por më e tmerrshmja nga këto, duket auto-përdorja e tyre nga vetë vajza për të ngjallur empati te publiku. Një lloj viktimizimi manipu- lues. Me tej prezantuesja na përmend një fakt që duket se e sheh me keqard- hje, por që nuk i shpëton egzaltimit komercial; në fi lmin: “Falja e Gjakut” të ngujuarit ndiqnin Big Brother-in. “Oh boy”, asaj i duket kaq prekës ky fakt, në një kohë kur mundet që regjisori ta ketë përdorur si një fi guaracion, një lloj paralelizmi, ironik e i hidhur; ngujimi primitiv dhe ngujimi modern; thelbi jo dhe aq i ndryshëm. Ka mundësi që dhe ti lexues, njël- loj si unë, këtë punën e famës duke ngrohur divanin apo gromësirë nuk e kupton dhe aq. Këtë punën e famës në përgjithësi unë nuk e kuptoj fare. Përshembull; fama mund të jenë edhe dhjetë gra llafazane poshtë pallatit që të ngulin sytë si projektorë kur ti lexues kthehesh në shtëpi. Ato të bëjnë një intervistë në formë pyetsori nëse ke qenë në ndonjë takim, dhe ti ua kthen se ke qenë te kepucari, bie fjala... Por jo, ato jane të bindura që ti ke qenë në një takim dhe jo te këpucari (i cili, nga ana e tij dhe ky të ka pyetur nëse vjen nga ndonjë takim? cila është pema jote, gjenealogjike? apo; nëse je i fejuar? nëse po; pse s'je i martuar? dhe nese je i martuar;pse s'ke fëmijë? dhe nëse ke një fëmijë: pse s'ke dy? etj), e ti, ashtu i sugjestionuar prej sigurisë së timbrit të zërit të tyre, ndërkohë që ngjit shkallet apo merr ashensorin, fi llon dhe pyet seriozish veten se mos ke qenë vërtet në ndonjë takim dhe nuk e di, se siç i thonë një fjale:-I zoti e merr vesh i fundit! E ke menduar ndonjëherë lexues se ç'të mirë do i sillte komunitetit sikur këta njerëz që parazitojnë gjithë ditën mbyllur në një shtëpi luksoze, t'i vendosnin në një punë të detyruar; të fshijnë rrugët apo të mbjellin pemë, përshembull? (nëse jo, shpresoj që ta kenë menduar ideatorët) Por le të kthehemi te mesazhet e pretenduara që Big Brother (ky triller kaq intelektual) u përcjell të ngujuarve nga gjakmar- rja. Hm, po jo vetëm atyre, edhe një Shqipërie të tërë të ngujuar në boshësi. Këtu ndërhyn dhe psikologia, e cila s'kuptohet qartë se ç'kërkon të thotë (vështirë të të marrin seriozisht kur fl et për gjakmarrjen e ngujuar në kolltuk, veshur me fustan ngjyrë të kuqe, të nde- zur). Janë kaq mallëngjyes mesazhet e mbrritjes në majë, ndërsa gjatë rrugës, këtë mbrritje e shoqërojnë brryla e manipulime për të larguar të tjerët nga udha e fi tores, pastaj këto mesazhe xhungle, të rinjtë i përcjellin në shkollë, në punë, në mardhëniet e tyre, person- ale. E kush nga ju nuk e ka provuar atë ftohtësirën që të lë në stomak përballja me një luftë të tillë, brrylash? Eveni- ment për t'u shënuar në CV (nën termin e vuajtur:”i aftë për të punuar nën pre- sion”) në këtë Shqipëri të qorollepesur. Thua të jetë ky ai kapitalizmi sharmant siç na dukej nga reklamat e Rai-t? Di- kur kemi patur një thënie idealiste në lëndën naïve të edukatës morale; kush i ben gropën shokut, bie vetë brenda, ndërsa në kohërat moderne kemi; kush i bën gropën shokut, fi ton Big Brother-in. Ky është dhe ai morali aq i shumëpritur kapitalist (që ne lindorët ish-komunistë, mezi prisnim ta shijonim) me të cilin, duket se bota nuk është aspak e lumtur, deri te vetë fi tuesi i pasur në majë që ndërkohë i ka humbur të gjithë miqtë. Po le të vazhdojmë me dramacitetin e folësve që reklamojnë çdo lëvizje si prej shpikësish bombe bërthamore; X-i ka vënë beretë se tani po bëhet gati të lajë banjën! Suspence! Mbani frymën! Y-i ka shtrirë fl okët se tani do gromësijë! Z- eta ka veshur taka dhjetë centimetërshe se tani do presë thonjtë!… Ju ftojmë të zbrazni sheshet! Ju ftojmë t'i braktisni protestat! Ju ftojmë të ngujoheni! Me ç'të filloj më parë në këtë emision? Me prezantuesen që ngjan me ato mësueset e filloreve që kanë patur prindërit tanë dikur, dhe që u binin duarve me shkop thane kur s'mësonin?.... REGJISORJA Valeria Patera ka ngjitur mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Komedisë spektaklin “Fjalët e Ritës”. Shfaqja është mundësuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë Teatër Rita Levi MONTALCINI Fjalët e nobelistes spektakël për 8 Marsin në Tiranë TIRANE DHURATA HAMZAI e Rita Levi Montalcini-t, lindur në Torino më 1909 dhe vdekur në Romë 30 dhjetorin e shkuar, do të kujtohet më 8 mars si paradigma e një gruaje të jashtëzakonshme. Rita ishte një hebreje që diti të afi rmo- hej si shkencëtare e madhe në një botë që i lejonte pak hapësirë grave. Spektakli i ideuar nga Valeria Patera, vjen në Tiranë pas një prezantimi në Vlorë që u bë më 6 mars. Spektakli u dha mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Komedisë në Tiranë, në orën 18.30. Skena ishte ndërtuar thjesht: Një tavolinë, një karrige, një mikroskop dhe gjashtë videoklipe me kujtime, magji dhe pasione të Rita Levi Mon- talcini-t, çmimi Nobel në mjekësi në 1986-tën. Duke marrë frymëzim nga autobiografi a dhe letrat që Rita i shkruante nënës dhe binjakes Paola nga Shtetet e Bashkuara , Valeria Patera ka shkruar së bashku me Andrea Grignolio-n, një spektakël për t'u ndjekur me tru, sy dhe veshë, që të na kthejë idenë e lehtësisë dhe të gjallërisë të shprehura nga fi gura e Rita Levi Montalcini-t. Një ndërthurje e pazakontë mes fjalësh, imazhesh dhe tingujsh formojnë një portret të papritur të shkencëtares të madhe. Spektakli është organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Komedisë në Tiranë dhe Timos- Teatro Eventi. Skenari është shkruar nga Andrea Grignolio e Valeria Patera. Projekt- videoja re- alizohet nga Valeria Spera, ndriçimi nga Trui Malten. Patera: “Dija i mbron të drejta e grave” Rita Levi Montalcini
24 E shtunë, 9 mars 2013 Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë LAJME NGA BOTA VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi GKH«Qs«SMHVsQWMHWsU«Ws«(XURSsV Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë NË TELEVIZIONIN Origjina e LajmitTë mërkurën ora 22:00 5Pyetjet ngaBABARAMO Çdo të martë ora 21:00 Ritransmetim ■ John Brennan emërohet drejtor i CIA-s Senati Amerikan ka konfirmuar zgjedhjen për drejtor të CIA-s të John Brennanit, duke plotësuar kështu zbrazëtinë në pozicionin e tretë më të rëndësishme në ekipin për sigurinë kombëtare të presidentit Barack Obama. Pas dorëheqjes së gjeneralit Petraeus vitin e kaluar, si pasojë e një skandali seksual, Obama konfi rmoi se Brennan do të jetë pasuesi i tij. Brenan ka shërbyer si këshilltar i Shtëpisë së Bardhë kundër terrorizmit dhe ka pasur një karierë të gjatë në Agjencinë Qendrore të Zbulimit amerikan që prej vitit 1980, si dhe ka qenë pikë kyçe në organizimin e vrasjes së armikut numër 1 të Amerikës Bin Laden në maj 2011. ■ Sinjale lufte në ardhje nga Koreja e Veriut Koreja Veriore ka njoftur se anulon të gjitha marrëveshjet për mossulmimin e Koresë Jugore dhe se ndërpret linjat telefonike ndërmjet dy vendeve. Vendimi erdhi disa orë pas vendosjes së sanksioneve të reja kundër Phenianit nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB- së. Marrëveshja kryesore për mossulmim është nënshkruar më 1991 dhe detyron të dy vendet që të zgjidhin në mënyrë paqësore problemet e të shmangin konfl iktet ushtarake. Pheniani gjithashtu ka mbyllur vendkalimin kryesor kufitar Panmunzhon në zonën e çmilitarizuar. ■ Kosovë, Fatmir Limaj del nga paraburgimi Lirohet nga paraburgimi deputeti i Parlamentit të Kosovës Fatmir Limaj. Lajmi është bërë i ditur dje nga avokati i tij mbrojtës Tomë Gashi. Ai ka konfirmuar se është bërë lirimi i Limajt nga paraburgimi për ta zëvendësuar atë me arrest shtëpiak deri më 24 prill. Ky vendim është marrë nga Gjykata Supreme pas ankesës së avokatit Gashi. Limaj ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit të kaluar. Ai akuzohet për krime lufte, akuzë kjo e ngritur nga Gjykata Supreme e Kosovës. ■ Beppe Grillo, me biznese në “parajsat fi skale” Njerëz pranë Beppe Gril los, kritiku i madh i klasës politike italiane, është përfshirë në afera të dyshimta në Kosta Rika, nën mbulimin e shoqërive anonime, shkruante dje shtypi italian. Sipas një investigimi, Walter Vezzoli, shofer, truprojë dhe asistent i Beppe Grillos, si dhe Nadereh Tadjik, kunata e liderit të Lëvizjes Pesë Yjet (M5S) menaxhojnë 13 shoqëri të vendosura në Santa Cruz, rajoni më turistik i Kosta Rikës. Katër prej tyre janë regjistruar si “shoqëri anonime”, një mburojë juridike që mundëson mbrojtjen e indentitetit të aksionerëve. ■ Venezuelë, trupi i Çavezit do të balsamoset Trupi i presidentit të Venezuelës, Hugo Çavez, do të balsamoset dhe do të futet në një arkivol të qelqtë, pas funeralit të tij, bëri të ditur zëvendëspresidenti Nicolas Maduro. Vendimi kënaq turmat e mëdha, në pritje për t'i bërë respektet e fundit në Karakas, ku trupi i tij ndodhet aktualisht në ambjentet e zyrave të shtetit. Trupi i Çavezit do të dërgohet në një muze ushtarak pas funeralit të së premtes, shtoi më tej Maduro. Ai udhëhoqi Venezuelën për 14 vjet, derisa ndërroi jetë të martën, pas një lufte të gjatë me kancerin. ■ SHBA arrestojnë zëdhënësin e Bin Ladenit Një person, i përshkruar si zëdhënësi i Osama bin Laden, është arrestuar dhe do të gjykohet në Nju York, kanë konfi rmuar Shtetet e Bashkuara. Sulaiman abu Ghaith u kap javën e kaluar në Jordani, njoftoi kongresmeni Peter King të enjten. Abu Ghaith është dhëndri i Bin Laden dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në komplotimin e sulmeve të 11 shtatorit, bënë të ditur zyrtarë amerikanë. Ai pritet të dalë para një gjykate federale të premten, i akuzuar për konspiracion për vrasjen e shtetasve amerikanë.
THASH THEM&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M14 E shtunë, 9 mars 2013 Ajo është padyshim një nga moderatoret tona të njohura të sportit dhe tepër e zonja. Enkeleida Zeko, prej vitesh moderon lojën e sportistëve dhe komentet e analistëve të sportit në studion e saj. Nuk dëshiron askënd përkrah vetes ndaj prej shumë vitesh ka mundur t'ia dalë mbanë. Biondia e sportit vjen në një rrë¿ m për veten, partnerin, profesionin dhe gjithçka lidhet me jetën e saj. Enkeleida kafenë e mëngjesit preferoni ta pini zakonisht në shtëpi apo ku me kë? Kafenë e mëngjesit e pi gjithmonë jashtë me të dashurin e zemrës, më pas nis dita ime e punës. Nuk kemi një vend fiks por për ne e rëndësishme është që ditën e nisim bashkë. Zgjimi juaj ideal cili do të ishte? Ai që bëj çdo mëngjes në krahet e njeriut që dashuroj. Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshk- roni rrugën? Gati 10 minuta. Zakonisht shkoj në këmbë se banoj shumë afër punës por edhe kam dëshirë të eci pak. Makinën e përdor kur duhet të bëj lëvizje të gjata, sot është shumë e vështirë të gjesh parkim në Tiranë. Thua ndonjëherë boh çfarë profesioni kam zgjedhur? Kurrë. Unë e dashuroj punën time dhe ndihem e lumtur që kam zgjedhur këtë profesion. Është adrenalina ime dhe jam shumë e apasionuar pas saj. Kam bërë zgjedhjen e duhur. Projektet tuaja më të afër- ta? Mundem t'iu tregoj vetëm ato profesionale sepse privatet dua të mbeten të tilla. Veç emisionit “Rubrika Sportive”, që drejtoj çdo javë kam një projekt që kërkon shumë angazhim por, është diçka që audienca sh- qiptare nuk e ka konsumuar akoma. Shpresoj shumë të realizohet sepse dihet që në Shqipëri gjërat bëhen shpesh herë të vështira. Gënjeni apo ju gënje- jnë më shumë? Nëse po ndonjë rast tipik? Vet nuk gënjej, ndërsa të tjerëve nuk u lë hapësirë të më gënjejnë. E mbani veten për të shkathët? Po, vet profesioni i gazetares ta zhvillon shkathtësinë. Pastaj emisionet e drejper- drejta kërkojnë shumë shkathtësi dhe shpe- jtësi, sidomos sporti që ka nevojë edhe për shumë ritëm për tu bërë tërheqës. Dreka zakonisht ju gjen…? Pranë familjes me njeriun tim të zemrës. Cilat janë vendet që ua beson drekën? Zakonisht në shtëpi por nëse zgjedhim të hamë jashtë i besojmë vetëm të njohurve tanë. Paguani më shumë në raste të tilla apo ja lini të pranish- mëve? Brenda familjes nuk ka shumë rëndësi, ndërsa me kolegët e punës mundohemi të bëjmë një ndarje të drejtë duke qenë korrekt me njëri- tjetrin. Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? Çndodh? Jo asnjëherë. Mundohem të ush- qehem me rregull dhe jam e parimit që nëse nuk ha mirë je shumë më pak produktive në punë. Celulari që përdorni? Samsung Galaxy. Firmat tuaja më të prefer- uat? Janë shumë por unë po përmend disa prej tyre. “The Noteboook”, “Amarsi un po”, “A walk in the clouds”, “Romance on the Orient Express”, “Via col vento”. Çfarë nuk ka në garderobën tuaj që ju s`e vishni kurrë apo s'ju shkon pra një lloj stili? Minifunde. Nuk i kam përdorur asnjëherë, nuk janë në natyrën time. Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara? Jeshilja, bluja, e bardha. Blini më shumë dhurata apo merrni? Në raport të drejtë, edhe bëj dhu- rata edhe marr. Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë? Dhurata e fundit që kam bërë par- fum “Pasha De Cartier” ndërsa kam marrë “Estee Lauder Sensuous”. Jeni e shoqërueshëme apo e ftohtë si tip? Jam e shoqërueshme me njerzit e mi të afërt ndërsa me të tjerët ruaj ra- portin që kam pa shumë kon¿ dencë. Enkeleida Zeko: Për herë të parë shumë e dashuruar 24 orë + Moderatorja e emisioneve sportive vjen në një rrëÀ m për gazetarinë dhe jetën e saj Jeni e dashuruar? Shumë, për herë të parë në jetën time. I takon miqtë e vjetër? Unë kam shumë pak mikesha, ta- kohemi rrallë por me shumë dashuri. Punoni dhe pasditeve? Vetëm në fundjavë, atëherë kam shumë punë në pergatitje të emisionit. Mbrëmjet zakonisht i ka- loni me miqtë apo shlodheni në shtëpi? Mbrëmjet i kaloj vetëm me njeri- un tim të zemrës jashtë ose në shtëpi. Preferoni më shumë një ¿ lm apo pub? Një film, pub-et kanë shumë zhurmë dhe pihet duhan. Në shtëpi jemi më qetë, mua më pëlqen amb- jenti im familjar. Zakonisht para se të flini lexoni apo dëgjoni muzikë? Zakonisht lexoj, nuk më zë kurrë gjumi nëse nuk është qetësi. Në ç'orë shkoni për të fjetur? Rreth orës 24.00. Divorcohet ish–ambasadori Altin Kodra me bashkëshorten Blegina Kodra NDARJA M ësohet se Kodra ka de- pozituar pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Ti- ranë kërkesë-padi për Zgjid- hje Martesore, (dhe lënie fëmije për rritje dhe edukim detyrimin për ushqim) mes tij dhe bashkëshortes së tij Blegina. Cështja civile mban numrin 6863 e ndërsa ka nisur të shqyrtohet që prej datës 22.11.2012 ku deri tanimë janë zhvilluar disa séanca nën gjykimin e gjyqtares Brunilda Kadi.
21E shtunë, 9 mars 2013 porti të ri më të madh. Por, sapo futemi në thellësi të problemit, e kuptojmë se nuk është fare kështu. Kur s'ka punë, porti, edhe i vogël po të jetë, duket më i madh se sa duhet. Ar- syetimi i shëndoshë niset nga pyetja: pse nuk ka punë? Dhe përgjigja është fare e thjeshtë: sepse nuk ka tranzit euroballkanik nëpërmjet territorit tonë. Tranziti, si binom i korridor- eve dhe porteve ndërrajonale, mbetet për t'u themeluar. Kjo kërkon patjetër minimumi një port të madh ku mund të pëpunohen anije të deri 200 mijë tonëshe e më shumë. Qeveritë shqiptare shpenzojnë herëpashere shuma jo të vogla, deri në 16 milionë euro në herë, për të thelluar kanalin e hyrjes dhe kalatën lindore të portit të Durrësit, me pretendimin se do të përpunojë anije 30-50 mijë tonëshe. Harxhojmë para në Durrës për të imituar, gjithmonë pa sukses, atë, që natyra na e ka bërë dhuratë në Vlorë, në Shëngjin, në Seman, në Kallm të Durrësit. Paratë për të gërmuar në rërë harxhohen, deri sa rrymat detare i zerojnë përsëri, por anije më të mëdha se 8 mijë tonëshe nuk janë përpunuar dot në Durrës. Me karakteristikat që ka, porti i Dur- rësit mbetet një port i dorës së parë për mallra të brëndshme. Ndërkohë, ka ardhur momenti që Shqipëria të kthejë sytë nga portet e mëdha, meqenëse mëma natyrë, siç e thamë më lart, na e ka dhënë bujarisht këtë mundësi. Nga ana e shoqërisë Albaconstruktion, në bashkëpunim me Forumin për Zhvillimin, është studiuar bregdeti shqiptar për ndërtimin e porteve tregtare, turistike dhe të peshkimit. Studimi për portet tregtare parashikon ndërtimin e Euro- portit të Shëngjinit, të portit Orikum – Pasha Liman në Vlorë, në bregdetin e Kall- mit (mali i Durrësit) dhe në deltën e Semanit. MBI EUROPORTIN E SHËNGJINIT Ky është një port i pro- jektuar në fazën e fizibi- litetit të plotë. Autorët kanë preferuar ta quajnë Europorti “Shqiponja e Adriatikut“, Shëngjin. Porti parashikohet të ndërtohet në bregde- tin shkëmbor të Shëngjinit në drejtim të Ve- lipojës, bregdet shumë i thellë, që përpunon në mënyrë natyrore anije deri në 400 mijë tonëshe. Sipas studimit, Porti në fjalë mund të ndërtohet deri në 90 për qind të sipërfaqes së tij në det. Ndërtohet me kosto të ulët, sepse lënda e parë është vetë bregu shkëmbor ku do të“kapet“. Porti shtrihet në fazën e parë në një gjatësi 4.3 km dhe siguron 13.6 km bankina ankorimi, duke përpunuar deri në 30 milionë tonë mall në vit. Në perspektivë, do të shtrihet deri në 9 km vijë bregdetare, duke shfrytëzuar dhe bregdetin e eroduar të fushës së Zunkthit, për të rritur në perspektivë kapacitetin përpunues deri në 60 milionë tonë mall në vit. Porti vetëndërtohet duke parashikuar që përpunimet e mallrave të fi llojnë brënda tre viteve të para. Në dy krahët e portit të mallrave, nga ana e Velipojës dhe Shëngjinit, janë vendo- sur hapësirat e porteve të turizmit dhe peshkimit. Në këtë port parashikohet të përpunohen të gjitha kategoritë e mallrave. Për të mos dëmtuar zonat turistike të OPINION Forum NGA ING. XHEVAHIR NGJEQARI NGA PREÇ ZOGAJ vijon nga faqja 1 Një port për të ndryshuar historinë ...17 milionë tonë mall në vit nga porti i Kop- erit. Italia, vetëm në portin e Triestes, përpunon deri 54 milionë toën mall, nga të cilat mbi 46 milionë tonë mall i tranziton në drejtim të Gjer- manisë e të tjerë. Përballë bregdetit shqiptar gjendet bregdeti i krahi- nës së Puglias (S = 19.358 km2, 4.1 milionë banorë), që zotëron porte tregtare me kapacitet përpunues mbi 60 milionë tonë në vit. Bregdeti i kësaj krahine ka shumë porte peshkimi dhe turizmi. Nuk është nevoja të zgjatemi më shumë për të kuptuar se Adriatiku zien natë e ditë në brigjet italiane, kroate, sllovene, malazeze. Vetëm bregdeti shqiptar bën për- jashtim. Kur duhej të ishte ndryshe. Bregdeti shqiptar duhej të ishte në pararojë. Sepse e ka bërë natyra të tillë. Bregdeti ynë është vlerësuar si Gjibraltari i Adriatikut. Si pozicion tokësor, bregdeti dhe trualli shqiptar shërbejnë si rruga më e shkurtër për tranzitin e mallrave ballkanike drejt Perendimit dhe anasjelltas. Por koncepti ekonomik i tranzitit është akoma i huaj për Sh- qipërinë. Aktualisht në portet shqiptare përpu- nohen vetëm 4.2 – 5 milionë tonë mallra. Vëndi ynë nuk tranziton asnjë ton mall në brëndësi të Ballkanit dhe anasjelltas. Kjo nënkupton se, nga zëri i tranzitit apo nga pozicioni gjeografi k, vëndi ynë nuk përfi ton asnjë të ardhur. Mendimin shqiptar, më saktë mendimin e burokracisë drejtuese të vendit për këto çështje, e mban peng një tabu e madhe, sikur kemi portin e Durrësit dhe nuk na duhet tjetër. Në të vërtetë, porti i Durrësit është “dënuar“ nga thellësia natyrore të mos jetë një port i madh tregtar, që do të mund t'i përgjigjej përdorimit të pozi- cionit gjeografi k të vendit për tranzitim aktiv të mallrave. Me fjalë të tjera, megjithë rëndësinë e madhe që ka në historinë shumëshekullore të vendit, porti i Durrësit nuk mund të jetë, në kushtet e reja të hapjes, një port-zemër për të ndryshuar historinë e zhvillimit të ven- dit, siç do të thoshte Zhak Atali. Ne mund ta përmendim dhe duhet ta përmendim atë si një stoli dhe si një portë të madhe të shtëpisë sonë historike, por ky port nuk na përcjell dot në sfi dat e reja të zhvillimit që vendi dhe gjeneratrat shqiptare duhet t'i kenë. Është e vërtetë se aktualisht porti i Durrësit ka kapacitete përpunuese edhe më të mëdha se sa realizon faktikisht. Në pamje të parë dhe në këvshtrimin sipërfaqësor të gjërave, kjo e dhënë duket sikur kundërshton idenë e një Shëngjinit dhe Velipojës, është parashikuar dalja nga porti nëpërmjet dy tuneleve në Fushën e Balldrenit. Prej aty, tranziti i mallrave kalon në rrugën e Kombit, në korridorin perspektiv të Drinit ose në drejtim të Podgoricës. Në vitin 2009 Forumi dhe revista e njohur World Finance e kanë vlerësuar projektin e Euro- portit të Shëngjinit ndër 100 projektet më të mira të vitit, nga 37 mijë projekte që u morën në shqyrtim prej jurisë. Porti i madh i Shëngjinit e vendos Shqipërinë në hartën e interesave ekonomike ra- jonale dhe më gjerë. Ky port krijon mundësinë që një pjesë e rëndësishme e mallrave që vijnë në Ballkan nga Evropa Jug–Perëndimore, Gjibraltari, Amerika, An- glia, Suezi, etj, të mos magazinohen më në portin e Gioia Tauro-s të Italisë apo në Pire e Selanik të Greqisë, por të përpunohen direkt në Europortin e Shëngjinit. Nga studimet re- zulton se kjo do të shkurtonte 30-40 për qind gjatësinë e rrugës detare dhe tokësore për rreth 70 për qind të totalit të mallrave që tranzitohen në rrugët ballkanike. Agjencitë e kompanive detare gjermane, dhe jo vetëm, kanë shprehur gjithnjë një interes të veçantë për një port të madh në Shqipëri dhe kanë qenë entuziaste për projektin e portit të ri të Shëngjinit. Ky projekt është ndjekur e çuar përpara nga ana jonë qysh në vitin 2008, me autorizimin verbal të kryeministrit Berisha. Ai u është dorëzuar edhe autoriteteve të larta shtetërore të Kosovës. Projekti është paraqitur konform ligjeve në ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit me kërkesën për t‘i hapur rrugën shqyrtimit dhe ndërtimit, por nuk ka patur asnjë reagim zyrtar. Ndërtimi i Europortit të Shëngjinit është një çështje madhore që ngërthen pavarësinë e vendimarrjes, nivelin e përgjegjësisë dhe vetëdijes së elitës politike shqiptare për të shfrytëzuar resurset e zhvillimit të vendit. Nuk ka dyshim se ndërtimi i këtij porti është nga ato ngjarje që ndryshojnë historinë. Vendim- marrja për shqyrtimin dhe çertifikimin e projektit dhe hapja e procedurës së tenderit ndërkombëtar për ndërtimin e tij me koncen- sion duket të jenë në lartësinë e vetë ngjarjes. Vendimi për ndërtimin e portit duhet të ven- doset në kreun e agjendës së qeverisë së re. Është e këshillueshme që ky vendim madhor të merret konsensualisht, në nivelin më të lartë të lidershipit politik të vendit. DUKE BLERË ABONIMIN, JU MUND TË LEXONI GAZETËN QË NGA ORA 2:00 E MËNGJESIT, DHE PAGUANI MË PAK KURSENI! Lexojeni gazetën në ipadnë kompjuter SHKARKON FALAS APP TE SHQIPTARJA.COM NGA APPLE STORE NE VERSIONIN DIXHITAL iphone origjina e lajmit... Në adresën: www.shqiptarja.com porti i madh i Shëngjinit e vendos Shqipërinë në hartën e interesave ekonomike rajonale dhe më gjerë, është vlerësuar nga World Finance porti i Durrësit është “dënuar“ nga thellësia natyrore të mos jetë një port i madh tregtar që do të shërbente për tranzit
18 E shtunë, 9 mars 2013 KULTURE UNESKO dërgon raportin e siteve të rrezi- kuara. Sa ka refl ektuar Ministria e Kulturës për raportin e zbatimit. Flasin Lorenc Bejko, Vaso Tole, Auron Tare, Artan Shkreli Forumi UNESCO: Berati dhe Gjirokastra në listën e zezë TIRANE DHURATA HAMZAI Reagojnë specialistët: Absurde, MTRKRS s'denjon të përgjigjet!K omisioni i Trashëgimisë Botërore ka dërguar një letër në Ministrinë e Turizmit e Kulturës (MTKRS), duke renditur të gjitha masat që kanë nevojë për implementimin para takimit të UN- ESCO-s për të diskutuar se çfarë hyn në listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik. Sipas anëtarëve të Foru- mit për Mbrojtjen e Trashëgimisë, duket se letra ka ardhur me të njëjtat objekte të shqetësimeve që kanë ngritur jo pak herë anëtarët e tij. “Shqetësimi i UNESCO-s është si të thuash në vijim të atyre që themi ne çdo ditë. Madje, po thotë më pak nga ato ç'ka themi ne”, thotë Auron Tare. Letra e UNESKO-s dëshmon dëmet që janë shkaktuar edhe në sitin arkeologjik të Butrintit në Sa- randë, si dhe mungesën e kontrollit qeveritar mbi ndërtimet pa leje mbi trashëgiminë. Shprehet shqetësimi se “asnjë progres nuk është bërë” për t'u prezantuar në raportin e zbatimit që do të shqyrtohet nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në 16 qershor - 27 qershor 2013. Komiteti i Trashëgimisë Botërore përmes një letre drejtuar MTKRS-së ka shpre- hur shqetësim në lidhje me ndërtimet e paligjshme dhe mungesën e mirëmbajtjes në Berat dhe Gjirokastër. Si e ko- mentoni këtë letër? AURON TARE: LETRA E UNESCO ËSHTË VIJIM I SHQETËSIMEVE TË FORUMIT Unesko nuk po thotë ndonjë gjë që ne nuk e dimë. Unë personalisht por dhe të tjerë po fl asim përditë për problemet e mëdha që ka trashëgim- ia. Pra shqetësimi që ngre UNESCO është normal në këtë moment. Unë vetë e lexova letrën në Komisionin e Kulturës dhe ministri e anashkaloi dhe nuk u përgjigj, duke ia deleguar gjithë problemin pushtetit vendor. Që pushteti vendor është pjesë e kësaj historie nuk diskutohet, por përgjegjësi ligjor përballë UNESCO- s është qeveria shqiptare. Është ajo që detyron edhe pushtetin vendor të menaxhoje të dy qytetet e shpallura trashëgimi botërore, të cilat në fund të fundit i kemi kërkuar ne të jenë pjesë e Trashëgimisë Botërore dhe jo UNESCO. Por institucionet shtetërore janë të paafta për të menaxhuar trashëgiminë, dhe mbi të gjitha të paafta për të reaguar. Nëse ne kemi kërkuar të jenë pjesë e Trashëgimisë Botërore, duhet edhe të jemi përgjegjës. Gjirokastrës dhe Beratit i mungon një plan menaxhimi, dhe ne jemi dëshmitarë që fondet e dhëna të paktën në ato që dimë për Gjirokastrën janë menaxhuar nga njerëz dhe kompani pranë familjes së kryeministrit. Rasti më i prekshëm e i debatuar kohët e fundit është muzeumi i ri në Kalanë e Gjirokastrës ku flitet se janë harxhuar 500 mijë euro të donatorëve të huaj dhe qeverisë sh- qiptare dhe ajo që shohim atje është një skandal i vërtetë. Pra shqetësimi i UNESCO-s është si të thuash në vijim të atyre që themi ne çdo ditë, madje UNESCO po thotë më pak nga ato ç'ka themi ne çdo ditë. LORENC BEJKO: REKOMANDIMET E UNESCO NUK KANË GJETUR ZBATIM SERIOZ Kjo është pjesë e procedurës normale që Komiteti i Trashëgimisë Botërore kryen për të siguruar rua- jtjen dhe administrimin korrekt të siteve, trashëgimisë botërore. Por në rastin tonë Komitetit i Trashëgimisë botërore, ka kohë që i ka tërhequr vëmendjen shtetit shqiptar për të kontrolluar ndërtimet pa leje në qendra historike dhe në anën tjetër për të siguruar një administrim rig- oroz të këtyre siteve. Ajo që unë vë re, personalisht është se asnjë prej këtyre rekomandimeve të hershme të UNESCO-s nuk ka gjetur zbatim serioz. Ndaj nuk përbën asnjë çudi për mua që UNESCO ndërmerr një hap të mëtejshëm, presioni tashmë ndaj institucioneve shqiptare. Duhet theksuar se kjo është pjesë e me- kanizmave që ka në dorë Komiteti i Trashëgimisë botërore për të ushtruar presion politik mbi shtetet anëtare. Më e rëndësishmja në këtë mo- ment, është se ç'masa do të marrë MTKRS në këto rrethana. Por, për ironi, masa konkrete është miratimi për ndërtime të reja në zona të qendrës historike në kundërshtim flagrant me rregul- loren shqiptare të administrimit të Gjirokastrës dhe në kundërshtim të plotë me parimet e UNESKOS. Siç duket, kjo është përgjigja që jep për këtë letër, Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. VASO TOLE: INSTITUCIONET E TRASHËGIMISË TË TREGOJNË ANGAZHIMIN E TYRE Këto janë procedura stand- arde të UNESKO-s për sitet arke- ologjike që janë në listën Botërore të Trashëgimisë. Zakonisht në këto raporte anëtarët e komisionit shtro- jnë problematika të mbrojtjes nga denigrimet të kësaj trashëgimie. Është procedurë normale dërgimi i një raporti të tillë. Problemi nuk është tek letra që ka ardhur në Ministrinë e Kulturës dhe të Tu- rizmit, por tek fakti që raportet e UNESKO-s mund të mos merren seriozisht nga institucionet shqip- tare. Ata që përgatisin këto raporte janë tepër seriozë në gjërat që bëjnë dhe me shumë seriozitet kanë ndjekur dhe vëzhguar me radhë të gjitha objektet që janë në listën e monumenteve të rrezikuara. Kështu që ata që raportojnë janë konkretë në problemet që ngrenë. Ne kemi pasur raste kur na kanë ardhur raporte të tilla, kur unë isha drejtor i Drejtorisë së Trashëgimisë vite më parë. Kuptohet nuk kanë qenë raste kaq të rënda, por sido që kanë qenë ne kemi reaguar men- jëherë. Çështja këtu nuk qëndron se këto probleme nuk janë të njohura, qëndron tek fakti se a do të refl ekto- jnë institucionet shtetërore dhe ato të trashëgimisë për të qenë gati që të tregojnë reagimin dhe angazhimin e tyre, për të mos lejuar më që të ketë dëmtime serioze në trashëgiminë kulturore. Sigurisht, në këto raporte do të ketë reagime dhe kundër- reagime, por thelbi i përgjigjes sime a do të merret seriozisht kjo letër dhe sa do të refl ektohet për t'u prezan- tuar në raportin e zbatimit që do të shqyrtohet gjatë këtij viti. Këtë fundjave në Teatrin Kombëtar vjen pre-miera e parë e këtij viti! “Edipi mbret” vjen si bashkëpunim mes Teatrit Kombëtar dhe Tea- trit Kombëtar te Kosovës me regji të Ilir Bokshit. Premiera u dha mbrëmë me sukses në Teatrin Kombëtar dhe do të vijojë të shfaqet edhe në datat 9 dhe 10 Mars. “Edipi Mbret” luhet nga një kast i talentuar aktorësh si: Yllka Mujo, Helidon Fino, Ema Andrea, Neritan Liçaj, etj. Tragjedia e So- fokliut “Edipi Mbret” vjen si ngacmim artistik dhe perceptim i asaj që ndodh sot nëpërmjet tekstit,pra përrallës së Sofokliut në zbërthimin e situatave dhe karaktereve. Edipi, ky mbreti cili që kur është lindur është destinuar të vrasë babanë e dhe të martohet me mamanë e tij dhe të lindë fëmijë nga nëna që është lindur vetë ai. Jokastra duke dashur ta ndalojë këtë ngjarje makabre, ajo ia jep foshnjën Edip një bariu për ta vrarë, ai nuk mundet ta vrasë dhe ia jep një bariu tjetër që vinte nga një vend shumë i largët. Edipi rritet dhe merr vesh që prindërit që e kishin rritur nuk janë prindërit e tij. Ai largohet dhe ashtu siç parashikoi orakulli ai vret mbretin Laj dhe më pas martohet me Jokastrën. Me një skenografi të pastër,ku element kryesor janë Dielli,daullet si element dhe si objekt që do për- doren nga vetë aktorët krijohen marrëdhënie mes perëndisë dhe njeriut dhe fatit të personazheve. Premiera “Edipi Mbret” i regjisorit Bokshi vazhdon shfaqjen në Teatrin Kombëtar Një nga shtëpitë e qytetit muze të Gjirokastrës të rrezikuara nga mungesa e restaurimit Pjesë nga shfaqja e mbrëmshme
6 E shtunë, 9 mars 2013 POLITIKE Sequi me deputetet për 8 Marsin, Arzivu nismë për të drejtat e grave Ndryshe nga 1 vit më parë, kur për nder të 8 Marsit - ditës së gruas, ambasadori i BE, Etore Sequi priti deputete nga të dy krahët e politikës, si Valentina Leskaj në krahun e djathtë dhe Mesila Dodën nga mazhoranca. Pa u shkëputur nga konteksti i klimës elektorale për zgjedhjet që mbahen në qershor, diplomati mësohet se ka informuar deputetet se në muajin prill pritet të mbërrijë për vizitë në Tiranë shefja e politikës së jashtme në BE, baronesha, Ketrin Eshton. “Keni kaluar vështirësi të shumta për të treguar se keni vlera. Por fi toret tuaja do të jenë të plota kur të mos jenë vetëm tuajat. Kujtoj gjëra si dhuna në familje apo gra që janë të privuara nga shumë gjëra në jetë. Beteja juaj është e madhe, sepse ju jeni zëri i grave që nuk dëgjohet”, u shpreh Sequi. Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu bleu dje lule në sheshin “Skënderbej”, për të treguar mbështetjen e tij për nismën “Dhuro Një Lule Për Jetën”. Arvizu tha se “lufta për të realizuar të drejta të plota të grave dhe të vajzave vazhdon dhe më e suksesshme të mund të jetë një shoqëri që të mund të integrojë gratë në jetën e një vendi, në punësim gjithashtu. Kreu i PD: Pabarazia në paga më e ulët se në BE PD çel fushatën zgjedhore në ditën e 8 Marsit Gratë e PD-së këngë Berishës: Je heroi ynë Festa e PD Gratë demokrate shkulin mimozat Listat Pas çeljes së fushatës tashmë PD pritet që të fi llojë me shpalljen e listës së kandidatëve që do të garojnë për mandatin e deputetit. Deri më tani asnjë emër nuk është konfi rmuar nga PD. Lajmi “Kërkoj një hero”, ishte himni i djeshëm i kënduar nga gratë demokrate për kreun e PD, Sali Berisha. Të mbledhura nga gjithë vendi, me mimoza në duar ato së bashku me kryeministrin çelën fushatën zgjed- hore të PD. TIRANE ARTEMISA HOXHA Festë me gratë Edi Rama prezanton Nikollën foto me Lindën dhe mamanë Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në kuadër të prezantimeve të kandi- datëve për deputetë, prezantoi dje Lin- dita Nikollën, si kandidate për deputete në Tiranë. “Lindita Nikolla nuk është e panjohur për publikun, edhe pse mirë e njohin vetëm qytetarët e Njësisë Bashkiake Nr.1 në Tiranë, ku ka drejtuar me sukses dhe me mbështetje të konfi rmuar nga ko- muniteti qysh prej vitit 2007. Kush e njeh historinë personale të Lindita Nikollës ka vetëm respekt të thellë për këtë grua fi s- nike, mësuese, drejtore gjimnazi, aktiviste shoqërore, së fundmi kryetare e një njësie vendore, që gjithnjë le pas mbresën e mirë të njohjes, takimit, punës, bashkëpunimit me të. Kush di sadopak për historinë e kë- tyre viteve në administrimin e atij komu- nitetit, mund të tregojë raste të panumërta përkushtimi, përkujdesjeje, përpjekjesh të kryetares së minibashkisë.”, tha Rama. Ndërkohë që me rastin e festës së gruas, Rama publikoi edhe një fotot në Facebook me bashkëshorten Linda Rama dhe nënën e tij. “Në mes të dy grave më të rëndësishme të jetës sime dua t'u uroj me gjithë zemër gëzuar 8 marsin të gjitha nënave, grave e vajzave të këtij vendi, ku sot më shumë se asnjëherë në gjithë këto vite lirie mbetet e hapur sfi da e barazisë mes gruas e bur- rit. Sfi da e lehtësimit të barrëlindjes për nënat e pasiguruara ngase të papuna dhe e uljes së papunësisë femërore në tërësi”, uroi Rama festën e 8 Marsit. Ndërkohë që pasditen e djeshme lideri socialist mblodhi gratë socialsite të tiranës në njnë festë në një nga lokalet në periferi të kryeqytetit për t`iu uruar atyre fesëtn e gruas. TIRANE Sërish PD i qëndroi tra-ditës së saj, ku në çdo përvjetor të 8 Marsit, festës së gruas, bashkë me gratë demokrate përfshirë këtu administratën shtetërore dhe militantët e saj mbushin sallën e Pallatit të Kongreseve. Dje ndryshimi i vetëm ishte kënga që i ishte kushtuar kreut të PD, Sali Berisha, “I Need a Hero (kërkoj një hero)”, këngë kjo që u këndua në kor nga demokratet në momentet e hyrjes së liderit të tyre politik. Kjo festë në të njëjtën kohë zyrtarizoi edhe çeljen e fushatës së PD për zgjedhjet e 23 qershorit. Festa u hap me një grup vajzash që luajtën me violinë pjesën muzikore të quajtur ‘Victory'. Demokratët thanë se ndry- shimi që ka pësuar vendi në qeverisjen e tyre ka prekur së pari pjesën femërore të sho- qërisë, duke ulur papunësinë mes grave dhe vajzave dhe duke i trajtuar ato me dinjite- tin që meritojnë. Për të shkuar përpara, kryeministri Berisha beson se në Shqipëri duhet shembur muri patriarkal për të ndërtuar siç thotë ai një Shqipëri të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit. “Dëshiroj të përulem me nder- imin më të thellë, me mirën- johjen më të pakufi shme para të gjitha nënave, grave, mo- trave, vajzave shqiptare kudo që janë. Në këtë luftë, në këtë beteje, ne ia kemi dalë që të jeni shumicë në të gjitha shkollat e të gjitha niveleve të vendit. Në këtë luftë, në këtë betejë, ne ia kemi dalë sot që pabarazia e madhe që ekzistonte në rrogën mesatare të burrave dhe grave, në vitin 2005, pabarazi prej 36 %, të përgjysmohej dhe të jetë sot më e vogël se në 12 vendet anëtare të BE. Dallimi pamer- ituar mes gruas e burrit, nënës e babës. Së bashku do luftojmë çdo ditë e më shumë të shem- bim këtë mur, Shqipëria nuk ka nevojë të quhet burrë apo grua, por të jetë vendi i bur- rave dhe grave të barabartë”, tha Berisha. TOPALLI Ishte numri dy i PD, dhe njëherësh kryetarja e Parla- mentit, Jozefina Topalli që hapi aktivitietin e organizuar nga PD për festën e gruas. Topalli akuzoi sërish kre- un e opozitës Edi Rama për bllokimin e statusit kandidat, duke thënë se nënat shqiptare nuk do t'ia falin më 23 qershor humbjet që i ka shkaktuar ven- dit. “Nënat nuk ja falin atij që e quan veten rilindas, që duke bllokuar statusin e Shqipërisë i hoqi vendit miliona euro, i hoqi ndryshimin. Nënat dhe jo vetëm ato do veprojnë për një Shqipëri të zhvilluar dhe europiane, ato e dinë që kry- eministri ynë e mban fjalën, se ai nuk ndalet për të çuar për- para atdheun tonë të dashur. Ne jemi ndryshimi përpara.”, u shpreh kryeparlamentarja. NISHANI Presidenti i Republikës në kuadër të fetës së 8 Marsit priti dje në Presidencë gratë gjyqtare. Kreu i shtetit në fjalën e tij të rastit uroi çdo grua, nënë e vajzë shqiptare. “Është padyshim një kënaqësi që sot jam në ambientet e Presidencës me gjyqtaret e Republikës. Më lejoni që duke adresuar këtë urim, juve zonjave të nderuara që keni marrë përsipër një detyrë të rëndësishme, atë të dhënies së drejtësisë më lejoni t'ju uroj të gjitha juve, por edhe nënat, gratë, motrat shqiptare kudo që ndodhen”, tha Nishani. Të mbledhura nga gjithë Shqipëria në kuadër të fetsës së tyre organizuar nga kreu i mazhorancës Sali Beri- sha si dhe për çeljen e fushatës së PD, gratë demokrate para fi llimit të aktivitetit te Pallati i kongreseve, por edhe pas tij u panë të këpus- nin dega me mimoza në pemët anëës rrugëve kryesore. Kjo solli një pamje të pakndëshsme në kryetqëytet, të cilat nuk bënë gjë tjetër veçse njmë rrëumje dhe sig- urisht kjo për të tre- guar gëzimin e madh për festën e gruas. Rama me të ëmën dhe bashkëshorten NË FOTO: Protesta e grave për 8 marsin në kryeqytet
11E shtunë, 9 mars 2013 DOSSIER Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website: www.MerrJep.al Tregu më i madh në Shqipëri për shit-blerje Blije atë që të duhet! Shite atë që nuk të duhet! SHITET: HTC INSPIRE 4G Me aksesorët dhe kutinë e vetë. Për kontakt në : kreshnikxhaxho@yahoo.com http://www.facebook.com/pages/KOMPJUTERA-dhe- SMARTPHONE-PER-SHITJE/103405726415189 SHITEN: 16 KOMPJUTERA TË KOMPLETUAR Tavolina+karrige+kufje+kamera kompjuterat janë në gjendje shumë të mirë të markës IBM me ekrane të markes LG. Janë plotësisht funksionale. Mund të përdoren për internet caffe ose call center ose për ambjente familjare dhe zyra. Me të gjitha aksesorët përfshirë tavolinë dhe karrige. Çmimi është 190 euro për copë. Të interesuarit të dërgojnë sms në nr 0697687357 SHITET: PLAYSTATION 2 Shitet ps2 slim pothuajse i ri. I përdorur për shumë pak kohë. I pajisur me një levë, fi shat dhe dy lojra orgjinale. Telefon: 0694874597 DELEGACIONET e partive satelite; çeke, gjer- manolindore dhe shqiptare, kishin simpatizuar qëndrimet kineze. Novotni ishte i vetmi lider.., të cilit nuk ia rezervua audiencë nga Hrushovi artikull të Enver Hoxhës në të cilin ai sërish siguronte BRSS se Shqipëria do të mbetej gjithmonë “jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra” një mbështetës i vendosur i leninizimit dhe politikave sovjetike, duke përfshirë edhe bashkëekzistencën paqësore. Në të njejtin artikull, ai premtonte një betejë të palodhur ndaj revizionizmit jugosllav që e vlerësonte si rrezikun kryesor në lëvizjen komuniste botërore. Në ditën e 1 majit, “Zëri i Popullit” në një editorial akuzonte Beogradin dhe Athinën se po planifi konin të destabilizonin Shqipërinë. VJESHTË 1960: STINË KOMPLOTESH! Nga shtatori, misionet franceze, italiane dhe turke në Tiranë, kishin treguar histori, sipas të cilave, një përpjekje për puç, për të rrëzuar regjimin e Tiranës, kishte dështuar në fi llim të gushtit. Agjentët në Greqi gjithashtu pohonin disa informacione që lidheshin me këtë çështje. Sipas tyre, komploti kishte përfshirë edhe kreun e Flotës Luftarake Detare. Ekzistenca e një komploti për të rrëzuar regjimin e Tiranës, ishte bërë tashmë publike nga Hoxha në Kongresin e tij të partisë, në shkurt 1961. Ai, me kujdes kishte cilësuar se gjithsesi, ai kishte qenë një komplot “im- perialist”. Tri muaj më vonë, një gjyq kundër komplotistëve, ku binte në sy emri i Teme Sejkos, u zhvillua në Tiranë ku u morën vendime shumë të rënda për të dhe tetë zyrtarë të tjerë. Shtypi sovjetik nuk e përmendi kurrë, as zbulimin e Hoxhës dhe as fjalën “im- perialist” apo gjyqin vetë. Një ditë para marrjes së vendimit, më 27 maj 1961, gjithsesi, BRSS tërhoqi tetë nëndetëset e klasit “W” në bazën e Vlorës. Pak më pas, evakuoi komplet ekipet e saj të ushtarakëve, bashkë me familjet e tyre, duke marrë me vete edhe të gjithë diplomatët, teknikët etj. Pas kësaj nuk u ndërmor më asnjë përpjekje për pajtim, e Moska u mundua me të gjitha mënyrat të vinte në lëvizje levat e saj për të mundësuar madje edhe një ndërhyrje ushta- rake në Shqipëri, për të detyryar shqiptarët “të futeshin në rresht”, dhe liderët e Tiranës lëvizën me këmbëngulje për të eliminuar çdo element që shfaqte simpati për sovjetikët. MBLEDHJA E 81 PARTIVE NË MOSKË Vizita e fundit te Hoxhës dhe Shehut në Moskë ishte me siguri e padëshiruar për ta. Ata mbërritën më 3 nëntor të shoqëruar nga dy anëtarë të tjerë të Byrosë Politike; Hysni Kapo, i cili kishte marrë pjesë edhe në bisedimet e mëparshme, dhe Ramiz Alia, i cili tashmë kishte zëvendësuar Liri Belishovën në Sekre- tariatin e KQ. Moska e shihte përfshirjen e këtij të fundit, gjithsesi, si një akt ofendues. Dy ditë pas mbërritjes së tyre, Partia Komuniste sovje- tike adresoi një letër për Partinë kineze, ku theksonte se marrëdhëniet me Partinë shqip- tare ishin acaruar për shkak të ndëshkimit të disa shokëve të Partisë shqiptare, që si “krim” të vetëm kishin miqësinë e shfaqur hapur ndaj BRSS. Shokët e ndëshkuar prezumoheshin të ishin Koço Tashko dhe Liri Belishova. AKUZAT E HOXHËS PËR HRUSHOVIN Konferenca e Moskës formalisht u çel më 10 nëntor 1960. Hrushovi foli ditën e parë, duke theksuar e argumentuar tezat e tij kundër udhëheqjes kineze pa bërë kurrfarë reference me problemin shqiptar. Hoxha nuk foli deri më 16 nëntor. Në fjalimin e tij, Hoxha u për- poq jo vetëm të mbështeste plotësisht çështjen kineze, por proçedoi me një katalog aku- zash për liderët sovjetikë dhe veçanërisht për Hrushovin. Ai tha se Shqipëria, e mbështeste politikën e bashkëekzistencës paqëore, por kjo politikë pre- supozonte një forcim të luftës së klasave, pasi vendet ka- pitaliste kurrë nuk do t'a pranonin bashkëekzistencën paqësore me dëshirën e tyre, por mund të shtyheshin drejt saj, vetëm me forcë. Shqipëria nuk do të debatojë nëse lufta është e pashmangshme, porse lufta nuk do të zhduket kurrë si opsion, derisa të zhduket imperializmi, dhe imperializmi, tha Hoxha, po përgatitet për luftë. “Ai që e fsheh këtë të vërtetë, është tradhëtar”. Partia shqiptare, vijoi ai më tej, është sulmuar si antimarksist- leniniste dhe antisovjetike, por “krimi” i vetëm i saj është se po i bën opozitë dënimit të turpshëm të Partisë Komuniste kineze, e cila është akuzuar me të padrejtë e damkosur për dogmatizëm. Hrushovi dhe shokët e tij sovjetikë, tha Hoxha, kanë marrë vendime dhe miratuar ligje në mënyrë unilaterale mbi çështje që kishin pasur një karakter internacional. Ata nuk mbajtën konsultime të rregullta me partitë e tjera, siç bënte Stalini, por kishin mbajtur takime vetëm atëherë kur rre- thanat ishin të favorshme për ta. Vendimet e Pak- tit të Varshavës, tha ai, ishin bërë pa konsultime. Nuk kishte pasur kon- sultime mbi udhëtimin e vizitën e Hrushovit në Beograd, në maj 1955. Partia shqiptare e kishte aprovuar “bashkëekzist- encën paqësore” kundrejt Jugosllavisë, tha ai, por do të kishte dëshiruar që lëvizja komunhjiste ndërkombëtare të vendoste nëse do të duhej të kishte ”pajtim” me Partinë jugosllave. Ngjashmërisht, partitë e tjera duhej të ishin konsultuar në Kongresin e 20-të të PKb BRSS, dhe në mënyrë të vazhdueshme, PK sovjeitke nuk kishte të drejtë ta ekspozonte Stalinin në mënyrën që ajo e bëri. Stalini i përket të gjithë lëvizjes komuniste botërore dhe jo vetëm PK të BRSS, tha Hoxha, dhe se ai kishte qenë lideri më i madh i komunizmit pas Leninit. KONSTATIMI AMERIKAN: Shqiptarët u përkrahën në fi llim nga çekët dhe bullgarët Nga ana tjetër, Hoxha tha se Hrushovi vazh- dimisht kishte refuzuar të demaskonte Titon në mënyrë të plotë, dhe qysh nga Kongresi i 7-të i LKJ, në prill 1957, ai kishte heshtur mbi revizionizmin e tij. Partia sovjetike kishte shumë dokumenta që zbulonin tradhëtinë e Titos, të cilat ishin refuzuar të publikoheshin. Ngjashmërisht, artikujt e shqiptarëve, në të cilat demaskohej e përmendej Tito, nuk ishin publikuar në Moskë. Në fund, Hoxha tha se liderët sovjetikë kishin ndërhyrë në mënyrë bru- tale në punët e brend- shme të Shqipërisë. Ata kishin dërguar Susllovin për të komplotuar me Titon në rrëzimin e ud- hëheqësve shqiptarë në vitin 1956. Së fundmi, kur anëtarët e Byrosë Politike shqiptare kishin vizituar Moskën, ata ishin vënë nën presion dhe u ishte thënë të bënin një zgjedhje mes Partisë kineze e asaj sovjetike. Disave iu bënë lajka, kurse një pjesë tjetër u kërcënuan nëse ata nuk do të vendoseshin kundër lidershipit në Tiranë. Ambasadori sovjetik në Tiranë, tha Hoxha, kishte ndë- rhyrë në çështjet e brendshme shqiptare dhe zyrtarë të tjerë sovjetikë ishin përpjekur të nxisnin gjeneralët e ushtrisë kundër lid- ershipit partiak. BRSS madje, sipas tij, kishte refuzuar të lëvronte “ndihmën vëllazërore internacionaliste”, duke rrezikuar t'a linte pop- ullin shqiptar pa bukë ( si pasojë e dështimit të grushtit të shtetit në vi- tin 1960) dhe kishte of- ruar vetëm 10.000 tonë grurë, i mjaftueshëm v e t ë m p ë r 3 5 d i t ë , në vend të 50 mijë të kërkuara nga pala sh- qiptare. HRUSHOVI: A IA VLEN TË MERRESH ME HOXHËN?! Liderët e tjerë ko- munistë të Bllokut, u përgjigjën menjëherë ndaj sulmeve të Hox- hës kundër Hrushovit dhe Partisë sovjetike, por Hrushovi vetë nuk u përgjigj deri më datë 23 nëntor. Ai nuk bëri asnjë përpjekje për t'iu përgjigjur akuzave të Hoxhës në mënyrë të detajuar, por shpjegoi se Partia e tij propozonte që “çështja të zgjidhet me një memorandum që do adresonte problemet më delikate”. Mbi çështjen e Stalinit dhe të Kongresit të 20-të, ai tha se Hoxha e kishte lexuar raportin mbi Stalinin në atë kohë dhe nuk kishte thënë asgjë. Hrushovi gjithashtu tha se ai posedonte prova dokumentare, në formën e një letre drejtuar KQ PK BRSS, në vitin 1954, ku thuhej se Hoxha kishte rënë dakord se Partia sovjetike duhej të bënte disa rishikime dhe të afrohej me Partinë ju- gosllave. Faktet e regjistruara disaprovojnë gjithçka që Hoxha thotë, tha ai, por në fund Hrushovi tha: Por nejse...e kush do të merret më me Hoxhën? Më 27 prill, “Pravda” kishte botuar një artikull të Enver Hoxhës në të cilin ai sërish siguronte BRSS se Shqipëria do të mbetej gjithmonë “jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra” një mbështetës i vendosur i leninizimit dhe politikave sovjetike
5E shtunë, 9 mars 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime: Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website:www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Funksionimi i qeverisë Ngërçi qeveritar për ngritjen e kësaj qeverie, parashikonte ndarjen në ushtrimin e kompetencës së detyrës, midis ministrit dhe sekretarit të shtetit. Kjo ishte pjesë e marrëveshjes së 9 marsit. Vlente për Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këto ministri, firma e ministrit nuk vlente pa kundërfi rmën e sekretarit të shtetit. Me vendimin nr.171, datë 19.4.1997 “Për funksionet e sekretarëve të shtetit në qeverinë e pajtimit kom- bëtar”, Këshilli i Ministrave vendosi që sekretarët e shtet- it do ushtronin funksione koordinuese dhe drejtuese të politikës në ministritë për- katëse, drejtonin veprimtari- në e përditshme të sektorëve të veçantë të ministrisë, etj. Kjo formë punë bënte të detyrueshëm kompromisin midis dy forcave kryesore politike nga njëra anë dhe nga ana tjetër rriste mundës- inë e mosqeverisjes së shkak- tuar nga moskoordinimi përkatëse. Një gjë e tillë u bë për shkak se palët vepronin në mënyrë të pavarur, duke zbatuar vendimet e partive. Ministra të dubluar për të shmangur vendime personale AKORDI Marrëveshja e 9 marsit '97, Fino u bë kryeministër. Berisha refuzoi Malajn, Eduard Allushin dhe Majkon me argumentin se janë përzier në trazirat e marsit TRAGJEDIA Nga janari i vitit 1997 deri në mesin e marsit, si ra shteti shqiptar, zanafi lla e revoltës që nisi me vjedhjen e votës më 26 maj ‘96 dhe rënien e piramidave QEVERIA E PAJTIMIT KOMBËTAR Berisha refuzoi Majkon e Malajn, pranon Finon Palët, marrëveshje më 9 mars 97, shteti kishte rënë TIRANE JAKIN MARENA QEVERIA E PAJTIMIT KOMBETAR 9 MARS ‘97 Nuk ka qënë i lehtë fi ksimi i emrit të kry-eministrit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, pasi si Presidenti i asaj kohe Berisha ashtu dhe përfaqësuesit e opozitës nuk binin dakord. Në mes të kandidaturave të Arben Malajt, Eduart Allushit, Pandeli Majkos e Bashkim Fi- nos, Berisha zgjodhi Finon për ta dekretuar si Kryeministër. Shqipëria kaloi nga janari i vitit 1997 e deri në arritjen e kësaj marrëveshje në “tehun” e luftës civile, duke kaluar sit- uatën më dramatike që kishte parë vendi që pas themelimit të shtetit shqiptar. Rënia e fi rmave piramidale si “fonda- cionet” bamirëse “Populli”, “Xhaferri”, dhe kompanive të tilla si “Sudja”, “Gjallica”, “Silva” e më vonë “VEFA” solli një gjendje të tensionuar në mbarë vendin. Në Vlorë, situata ishte edhe më e rën- duar. Forcat opozitare, të drejtuara nga PS u tubuan më së shumti rreth Forumit për Demokraci, në krye të të cilit u vunë tre ish të burgo- sur politikë, Kurt Kola, Fatos Lubonja dhe Daut Gumeni. Gjithçka kishte fi lluar më 26 maj 96, kur mazhoranca vo- dhi votat dhe la për PS vetëm 10 vende në Kuvend, që solli dhe bojkotin e saj. Rënia e fajdeve shtoi së tepërmi këm- bënguljen e opozitës për të kërkuar zgjedhje të reja në vend. Duke qenë Vlora qyteti i protestave të përditshme, artikulimi i kërkesave të opoz- itës së kohës u bë pikërisht nëpërmjet këtij qyteti. Përveç kërkesës për kthimin e parave, atje u kërkua ndër të tjera e nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme legjislative. Më 20 shkurt 97 fi lloi greva e urisë e studentëve të uni- versitetit të Vlorës. Më parë ishte vrarë Artur Rustemi. Në mbrëmjen e 28 shkurtit 1997, pasi u shkaktua një incident para Universitetet të Vlorës, një grup i armato- sur sulmoi pa paralajmërim godinën e SHIK-ut në Vlorë, jashtëzakonshme. U votua bashkimi i forcave të SHIK, ministrisë së Brendshme, në krye të këtyre forcave të ngarkuara për të shtypur kryengritjen u vu kreu i SHIK, Bashkim Gazidede. Kuvendi i drejtoi një thirrje popullit duke kërkuar distancimin e tij nga kriminelët. Më 3 mars 1997, me propozim të një gru- pi deputetësh, të përfaqësuar nga Ali Spahia, Kuvendi zgjo- dhi Sali Berishën, President për një mandat të dytë me 113 vota pro. MARRËVESHJA E 9 MARSIT 1997 Forcat qeveritare nuk mundën të vendosnin rendin dhe qetësinë në disa qytete të jugut, ku ishin shpërthyer depot e ushtrisë dhe kishte armatosja masive e të pa- kontrolluar të popullsisë. Plani i gjeneral Gazededes, për të shtypur protestat dështoi. Trupat qeveritare nuk mundën të bënin asgjë dhe për pasojë kreu i SHIK paraqiti dorëheqjen e pare- vokueshme. Më 9 mars 1997, Presidenti Berisha pas disa ditë bisedimesh, mblodhi krerët e partive, duke u propo- zuar krijimin e Qeverisë së Pa- jtimit Kombëtar, amnisti për civilët e ushtarakët e përzierë në ngjarjet e fundit, zgjedhje brenda 2 muajsh, dorëzim të armëve brenda një jave dhe shpalljen e zisë kombëtare për viktimat. Pas marrëveshjes së 9 marsit PS kushtëzoi mar- rjen pjesë në qeveri me mar- rjen e postit të Kryeministrit ose ministrit të Brendshëm. PD pranoi të lëshojë postin e Kryeministrit. Në mes të kandidaturave të Arben Mala- jt, Eduart Allushit, Pandeli Majkos dhe Bashkim Finos, Presidenti Berisha zgjodhi këtë të fundit për ta dekretuar si Kryeministër. Fino u para- qit në Kuvend, më 14 mars 1997, për votëbesim. Ai shpalli si program të qeverisë 4 pika kryesore: stabilizimin e rendit publik e vendosjen e qetësisë, stabilizim të situatës ekono- mike dhe të furnizimit të popullit, zotërimin e gjendjes financiare e përgatitjen e zgjedhjeve të lira. ■ 1-Bashkim Fino kryeministër (PS) ■ 2-Ekrem Kastrati sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave (PD) ■ 3-Belul Çelo ministër i Brendshëm (PD) ■ 4-Shaqir Vukaj ministër i Mbrojtjes (PS) ■ 5-Arian Starova ministër i Punëve të Jashtme (PBSD) ■ 6-Arben Malaj ministër i Financave (PS) ■ 7-Spartak Ngjela ministër i Drejtësisë (PLL) ■ 8-Eduart Ypi ministër i Privatizimit (PD) ■ 9-Astrit Kalenja ministër i Shëndetësisë dhe Mjedisit (PBK) ■ 10-Myqerem Tafaj ministër i Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve Shkencore (PD) ■ 11-Luan Skuqi ministër i Arsimit dhe Sporteve (PD) ■ 12-Haxhi Aliko ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit (PSD) ■ 13-Kastriot Shtylla ministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës (PR) ■ 14-Foto Dhuka ministër i Industrisë, Transportit dhe Tregtisë (PBDNJ) ■ 15-Engjëll Ndocaj ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (PDK) ■ 16-Elmaz Sherifi ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale (PS) ■ 17-Vasillaq Spaho Ministër i Punëve Publike, Rregullimit të Territorit dhe Turizmit (PR) ■ 18-Lush Përpali Sekretar shteti në Ministrinë e Brendshme (PS) ■ 19-Ali Kazazi sekretar shteti në Ministrinë e Mbrojtjes (PD) ■ 20-Pavli Zëri sekretar shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme (PSD) duke vrarë dy ofi cerët e këtij. Sulmi shënoi fi llimin e tragje- disë së marsit 1997. Në Vlorë u sulmuan depot e ushtrisë dhe fi lloi armatosja masive e popullsisë. Në mëngjesin e 2 marsit 1997, Qeveria paraqiti menjëherë dorëheqjen duke ofruar zgjidhjen politike. U miratua ligji për gjendjen e Bashkim Fino Sali Berisha më 1997
3E shtunë, 9 mars 2013 POLITIKE Funksionimi Fillimisht sondazhi funksionoi me for- mulën: 1 votë për çdo qark në çdo 24 orë. Më pas redaksia e Shqiptarja.com njoftoi se një person mund të votojë vetëm një herë në çdo qark në son- dazhin për zgjedhjen e kandidatëve. Sistemi parashikonte vetëm një votë në ditë për çdo qark dhe është ndërtuar në mënyrë të tillë për të reduktuar deri në minimum rrezikun e manipulimit online. DHJETË KANDIDATËT E PS E PD MË TË VOTUAR Toplista e PS ■ Ilir Gjoni 2654 vota ■ Edi Rama 2562 vota ■ Fidel Ylli 2464 vota ■ Erjon Braçe 2219 vota ■ Anastas Angjeli 2076 vota ■ Et'hem Ruka 1921 vota ■ Ilir Xhakolli 1876 vota ■ Ardit Kaja 1742 vota ■ Elisa Spiropali 1618 vota ■ Gjovalin Kadeli 1549 vota ■ Keti Bazhdari 1485 vota Top lista e PD ■ Sali Berisha 1498 vota ■ Astrit Veliaj 1131 vota ■ Ilir Rusmali 1015 vota ■ Tritan Shehu 902 vota ■ Jozefi na Topalli 801 vota ■ Myslym Murrizi 741 vota ■ Astrit Patozi 620 vota ■ Edi Paloka 607 vota ■ Nard Ndoka 592 vota ■ Oerd Bylykbashi 559 vota Votimi online Suprizat, Rama i dyti në PS, Berisha në krye të PD Ka pasur me të vërtetë surpriza në sondazhin e shqiptarja.com në faqen e saj online, për sa i përket rezultatit të prezantuar në “fi nish” të tij. Kështu, toplista për PD dhe PS, për dhjetëshen e parë ka sjellë në krye të listës më me shumë vota deputetin Ilir Gjoni të qar- kut të Tiranës dhe pas tij kreu i PS Edi Rama, ndërkohë që nga PD Sali Beri- sha, kreu i kësaj partie nuk e ka lëshuar vendin e parë, pavarësisht ndjekjes së Astrit Veliajt. Më konkretisht, në krye të preferencave janë kandidatët e PS, kryesisht deputetët aktualë. Në krye të votimit qëndron deputeti i PS, Ilir Gjoni, kreu i PS Edi Rama, deputeti i qarkut Berat Fidel Ylli, nënkryetari i grupit të PS, Braçe. Pastaj lista vijon me Angjelin, Rukën, Xhakollin, Kajën, Spiropalin, Kadelin, Bazhdarin etj. Shquhen dhe Malaj, Leskaj, Ruçi, Balla, Ahmetaj, Dalipi, Majko, Kodheli, Aldrin Dalipi, Cani, Blushi, Klosi, Ruçi, Lutaj, Zogaj, Bizhga, Veliaj, Isaraj, Tahiri, Hysa etj. Ndërsa nga kandidatët e PD të preferuar janë Berisha, Topalli, Murrizi, A.Veliaj, Olldashi, Rusmali, Patozi, Oerd Bylykbashi, T.Shehu, Selami, Ndoka, Paloka etj. Ndërkohë kandidatët e tjerë, kryesisht të PS kanë një numër të kon- siderueshëm votash, pavarësisht se janë poshtë ‘vijës' së dhjetëshes së parë që kanë mbi 1500 vota secili. TIRANE
W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASH THEM& 15E shtunë, 9 mars 2013 Cel. 0696070651 RRUGA “MUSTAFA MATOHITI”, PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA KARAOKE NIGHT LOUNGE BAR Jovan Bregun s'e kam pasur në ¿ s :) Si personazh, ishte nga ata që “pu- pu-pu, mos të rënshin në derë”. Çfarë s'bëri për t'u bërë një çikë magazinier:). Por, për famën që i dha Roland Tre- bickës dhe humorin që solli në teatrin shqiptar, për të na dhënë frymëmarrje edhe sot e kësaj dite, mbetet një personazh që s'përsëritet kurrë. Sepse s'do të ketë me kurrë një Land Trebicka të dytë...Lamtumirë Roland Trebicka!” Kështu e nis komentin e saj komiko- tragjik deputetja Majlinda Bregu në rrje- tin social të saj Facebook, ku e nis me të qeshur e më pas bëhet tejet serioze, për humbjen e një prej kolosëve të artit shqiptar, të madhin Roland Trebicka, i cili u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë duke lënë pas një mori rolesh në historinë e artit shqiptar, për të cilët do të mbahet mend gjatë, shumë gjatë! Një koment për të madhin Trebicka MAJLINDA BREGU Marselino, djali 25-vjeçar nga Berati dhe bashkëshortja e tij Liljana janë prindër të një djali të vogël dhe dëshira për të jetuar bashkë në vendlindje bëri që Marselino të bëhet pjesë e reality shoë-t “Big Brother”.Sivjet diskutimet më të mëdha lidhur me banorët po bëhen rreth sekreteve të tyre. Marselino është ndër më të diskutuarit dhe thuhet se ai fsheh faktin që dikur ka punuar si zhigolo.E pyetur nëse bashkëshorti i saj më parë ka qenë zhigolo, ajo ka thënë: “Po ky është një sekret dhe, si i tillë, unë nuk mund ta zbuloj.” Ndërsa më tej Liljana ka thënë se nuk e di, se cili është sekreti që fsheh Marselino:“Kur e kam pyetur se çfarë sekreti ka për jetën e tij, ai Bashkëshortja e Marselinos: Nuk di gjë për sekretet e tij Kryeministri Thaçi në një Á irt me përkthyesen e Daçiç?! Pushon në Tiranë me djalin dhe bashkëshortin spanjoll SPEKTAKLI TAKIMI ERISA ZYKAJ Korrespondentja e njohur e Brukselit Erisa Zykaj është parë në ditët e shkuara teksa shëtiste rrugëve të kryeqytetit me bashkëshortin e saj spanjoll (reg- jisorin) Zak dhe djalin e saj Matis, vetëm disa muajsh. Nga kjo foto e realizuar duket se Erisa dhe Zak kanë shijuar një kafe në një nga baret e kryeqytetit, “Piazza”. “Zak vdes për një 'makiato' në Tiranë dhe kuzhinën shqiptare në përgjithësi”, më shpjegon Erisa një ditë më pas, teksa e kishim lënë një gjerbje kafeje bashkë. Të qënit prindër i ka bërë edhe më të lumtur. Një ndenjë që reÀ ektohet edhe në foton që kanë bërë për ta marrë me vete drejt kryeqytetit të BE-së. Erisa më shpjegon se udhëtojnë të paktën katër herë në vit në shtëpizën e tyre në Tiranë, për t'iu larguar disi jetës së rrëmujshme të Brukselit, e ku ndihen të qetë dhe të relaksuar. Prej vitesh Zykaj është vendosur në Bruksel, ku punon si korrespondente e TV “ABC news” dhe KLAN. Kohët e fundit ajo është duke bashkpunuar si skenariste edhe me bashkëshortin e saj për dokumentarë të ndryshëm. « Shqipëria : Rruga drejt BE-së », është dokumentari që mban ¿ rmën e saj dhe të bashkëshortit. më është përgjigjur që sekreti mbetet sekret”. Duke folur për mediat shqiptare, ajo ka shtuar: “Normalisht që e di çfarë jete ka bërë, por kjo nuk do të thotë që duhet të jem unë ajo që i zbu- lon gjërat. Njerëzit mund të hamendësojnë sa të duan. Dikush mund të dalë e të thotë që di diçka mbi Marselinon, por nuk mund ta marrim për të mirëqenë atë që À itet”. Mirë se erdhe mami Rudi”, kjo është një ndër surprizat e bukura dhe të vogla që i kanë bërë gazetares së njohur Rudina Xhunga, të shkruar mbi ¿ lxhanin e kafesë në ambjentet e punës ku ajo punon, që është Top Channel. Ky është një rikthim i shpejtë dhe i bukur i Rudinës, pasi ajo është shkëputur nga leja e saj e lindjes. Me sa shihet, pas ardhjes në jetë të vajzës së saj Alana, Rudina i është rikthyer ritualit të ditëve të punës në ambjentet e TV me emi- sionin e saj të përjavshëm në “Shqip”. Rudina Xhunga rikthehet në Tv EKRANI A ka qenë një À irt i pastër mes kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe përkthyes- es simpatike Tijana Vasilije- viç Damjanoviç, kryeministrit serb Daçiç?! Sipas mediave prezente, po. Gazeta serbe “Kurir” shkruan se kryemin- istri Thaçi, gjatë bisedimeve të vështira me homologun e tij serb, është ‘relaksuar' duke e shikuar me vëmendje përkthyesen e Daçiçit, Dam- janoviç.Madje, kjo gazetë shkon edhe më tutje, duke e titulluar shkrimin: “Thaçi dashurohet me përkthyesen e Daçiçit” - ndërsa si dëshmi për këtë ka ofruar disa foto nga takimi “i relaksuar” në zyrën e përfaqësueses për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Catherine Ashton, që duket sikur ‘nuk e mbështesin shumë këtë tregim'. Sipas kësaj gazete, Thaçi në takimin katërorësh, gjatë gjithë kohës “ka shikuar përkthyesen e Daçiçit, e cila rrinte ulur fare pranë kryeministrit serb”. “Ndërsa kryeministri serb, gjatë gjithë kohës, kishte qenë i fokusuar në temë, Thaçi vëmendjen e kishte te bashkëpunëtorja e Daçiçit dhe gjatë gjithë kohës buzëqeshte”, shkruan kjo gazetë.
E-mail: thashethem@shqiptarja.com THASH THEM& WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com VITI II NR. 9 E shtunë, 09-03-2013 ENKELEIDA Për herë të parë shumë e dashuruar LUBONJA AÇKA, DONES QERETI E VJOLLCA Publikohen fotot hot të vajzës bukuroshe të MPPT-së Zëdhënësja e Olldashit relaksohet në Dubai Gruaja e Marselinos: Nuk di gjë për sekretet e tij ARMINDA QYLAFKUÇ'e lidh Timoshenkon dhe Mesila Dodën Altin Kodra divorcohet me bashkëshorten FASHION Deputetja e PD përdor një gërshet në formë rrethi. E këtë gjë ia kemi parë dhe ish-kryeministres ukrainase Mësohet se diplomati Kodra ka depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Tiranë kërkesë-padi për Zgjidhje Martesore STILISTJA KRITIKON
.
Na vjen keq, por koha në dispozicion mbaroi.
Nëse jeni një përdorues i regjistruar, identifikohuni në pjesën e poshtëme djathtas.
Rikërko fjalëkalimin! Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit, të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.
Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit, të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.
Privacy Policy 2013
Mbrojtja e të dhënave personale Gjatë lundrimit në faqe, në skedarët log të server-it ruhen të dhëna si adresa IP, data, koha dhe faqet e vizituara nga përdoruesi. Ne e përdorim informacionin që mbledhim për të matur numrin e vizitorëve që hapin seksione të ndryshme të faqes sonë të internetit, për të mësuar se cili është informacioni më i kërkuar dhe për të na ndihmuar ta bëjmë faqen tonë të internetit më të dobishme për vizitorët.
Të dhënat tuaja personale dhe informacioni i dhënë gjatë "Regjistrimit", ruhen në server në mënyrë anonime.
Informacionet që ruhen në server janë të sigurta dhe konfidenciale, nuk ju ofrohen palëve të treta (vetëm në rastet kur ju keni dhënë aprovimin në modulin e regjistrimit) dhe përdoren në përputhje të plotë me Ligjin nr.8517, datë 22.7.1999 - Për mbrojtjen e të dhënave personale.