19E shtunë, 16 mars 2013 AKTUALITET Padit Presidencën gabime në dekoratën e të atit Afro 20 vite pasi Presidenti i Republikës së asaj kohe i dorëzoi të atit dekoratën “Martir i demokracisë”, i biri I kërkon Gjykatës së Tiranës që të detyrojë institucionin e Presidentit që të korrigjojë gjeneralitet dhe atësinë e shkruara në dekoratë. Lirim Llanaj, i biri I Xhemal Llanajt, vrarë në Burrel më 2 dhjetor të vitit 1946, dorëzoi pak ditë më parë në këtë gjykatë kërkesë-padinë, ndër të parat e këtij lloji. Çështja civile që mban numrin 10600, u dorëzua në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës më 6 mars të këtij viti, dhe në rolin e paditësit është Institucioni i Presidentit të Republikës. Objekti i padisë së Llanajt është konstatimi i pavërtetësisë së atësisë dhe mbiemrit të Xhemal Llanajt, pasqyruar në dekoratën “Martir i demokracisë” akorduar atij nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 813 datë 11.04.1994. Lirim Llanaj kërkon korrigjimin e tyre, duke vendosur gjeneralitetet e sakta. Çështja ndodhet ende në fazat e para të gjykimit, por burime pranë gjykatës thonë se padia erdhi 19 vite pas lëshimit të dekoratës, pasi Llanaj përfi ton nga dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve. Lajmi Vidhen pjesët e au- tomjetit në pronësi të deputetit social- ist Ditmir Bushati. Rasti është denon- cuar në Facebook nga deputeti tjetër i PS-së, Ilir Gjoni. Ligjvënësit kanë ironizuar punën e policisë për zbard- hjen e ngjarjes.  TIRANE Kryepolici i burgut trafi kant në Itali  TRIESTE Dy javë pasi u arrestua në Itali si trafi kant droge, është mundur të zbardhet fakti se një ndër shqiptarët e arrestuar ka qenë edhe shefi i policisë së burgut të Fushë-Krujës, 52-vjeçari Martin Gjoni. Ai u vu në pranga pasi u kap me 14 kilogramë lëndë narkotike. Menjëherë pas lajmit të prangosjes së tij, mësohet të jetë bërë edhe shkarkimi nga detyra i Gjonit. Ky i fundit njihet për lidhje gjaku me dy drejtues të lartë në Policinë e Shtetit. ARRESTIMI Më 1 mars të këtij viti, policia itali- ane bëri të ditur arrestimin në Trieste të tre shqiptarëve, Florian Palaj, 25 vjeç, Gjovalin Gjoka, 52 vjeç, dhe Martin Gjoni 51 vjeç. Sipas mediave italiane, ata u kapën pasi gjatë kon- trollit në makinën e tyre tip “BMW” policia sekuestroi edhe 4 mijë euro dhe 6 telefona celularë. Policia tha se droga vinte nga Shqipëria. Operacioni policor ishte fi nalizuar më 28 shkurt të këtij viti nga seksioni i anti-drogës në Kuesturën e Pratos. Gjatë marrjes në pyetje, 25-vjeçari Palaj deklaroi për policët italianë se gjendej prej një muaji në Itali për të vizituar disa kushërinj që jetonin në shtetin fqinj. Dyshimet e para të agjentëve të anti-drogës kishin të bënin me faktin se kjo nuk ishte hera e parë që tre personin transportonin lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali. POSTI I GJONIT Vetëm pak ditë pas operacionit policor Italian, u mësua se 52-vjeçari Martin Gjoni, njëri prej shqiptarëve të arrestuar, në momentin e prangosjes mbante postin e shefi t të policisë së burgut të sigurisë së lartë në Fushë- Krujë. Lajmi për Gjonin ka detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të shkarkojë Gjonin nga detyra. Bur- ime jozyrtare bënë të ditur se Gjoni njihej me lidhje gjaku me dy drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh ku punonjës të Drejtorinë së Policisë së Burgjeve arrestohen për konsumim të veprave penale. PRECEDENTI Tre ditë më parë një punonjës burgu u arrestua në Durrës për llogari të drejtësisë italiane. Bajram Dervishi ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj bur- gim për trafi k droge dhe shfrytëzim prostitucioni. Dervishaj ndodhej në shërbim atë ditë, dhe sapo kishte mba- ruar punën në momentin kur iu vunë prangat nga policët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Kanë qenë informacionet e Zyrës së Interpol Tirana të cilat mundësuan prangosjen e tij. Brozi: Drogë nga Gjirokastra tre persona në pranga Tre persona janë vënë në pranga nga sek- sioni i anti-drogës në po- licinë e Tiranës. Burime të besueshme të policisë së kryeqytetit thanë se gjatë operacionit policor të koduar “Fatorino” u arrestuan 40-vjeçari Ara- nit Bajrami, lindur dhe banues në Gjirokastër, Valentino Godo, 32 vjeç, banues në Selitë, i proceduar më parë për “shpërndarje të lëndëve narkotike” dhe Lorenc Beqo, 28 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto” në Tiranë. Sipas burimeve bëhet e ditur se Bajrami, i punësuar si fatorino në linjën e autobusit Gjirokastër – Tiranë, mundësonte gjetjen e narkotikut në Gjirokastër dhe e transportonte atë në Tiranë, ku më pas me shitjen merreshin dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij. Godo dhe Beqo. Në momentin e arres- timit, atyre iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sa- sia prej 570 gramësh hashash. Në bazë të hetimeve disa-mujore ka rezultuar se lënda narkotike shitej në zonat e Selitës, tek “Pallati me shigjeta”, “Komuna e Parisit” si dhe në “Tira- nën e Re”. Tregu i shitjes kontrollohej nga dy të arrestuarit, të cilët gjenin blerësit në zonat ku ba- nonin. Të tjera burime të besueshme policore bënë të ditur se pjesë e këtij rrjeti të shpërndarjes së drogës janë edhe të tjerë persona me banim në Gjirokastër dhe Ti- ranës, të implikuar dhe bashkëpunëtorë me tre të arrestuarit e djeshëm. X3 u gjetën 14 kilogramë marijuanë, me vlerë tregu 100 mijë euro. Lënda narkotike ishte fshehur në serbatorin e gazit të makinës dhe ishte ndarë në 7 pako në formë rrethore, me nga dy kilogramë secila. Bashkë me drogën Nuk ka shpëtuar nga hajdutët as automjeti i deputetit të Partisë So- cialiste Ditmir Bushati. Lajmi nuk është bërë i ditur nga burime policore, por nga një status në profi lin e deputetit tjetër socialist Ilir Gjoni. Ky i fundit postoi përgjatë pas- dites së djeshme në rrjetin social Facebook pesë foto, të cilat evidentojnë vjedhjen e disa pjesëve të makinës tip “Mercedes Benz”, në pronësi të Bushatit. Automjeti ka qenë brenda në garazh, por porta është mundur të dëmtohet e të hapet nga autorët ende të paid- entifi kuar, të cilët kanë thyer xhamin e makinës dhe kanë vjedhur dhjetëra pjesë të saj, të cilat janë çmontuar përgjatë orëve të natës. Deputeti “de- noncues” Gjoni, ish-ministër i Brendshëm, njëkohësisht Nënkryetar i Komisionit Parla- mentar të Sigurisë, ka ironizuar edhe punën e punonjësve poli- corë. “Makina e Ditmir Bushatit, sot në mëngjes e “zhveshur” paq nga hajdutët. Kemi rend, jo shaka” – ka ironizuar Gjoni. Statusi i deputetit ka nxitur një sërë reagimesh dhe batutash ironike. Një tjetër socialist, aktiv në rrjetin social Facebook, Er- jon Braçe, shkroi në lidhje me rastin: “Po Fyle e di këtë?”. Me një shkrim shpotitës nga fi llimi i komenteve, Gjoni nuk ka lënë pa përmendur edhe punën e policisë. “Qenka “operacion” i njohur për policinë. Të njëjtën skemë kishin përdorur para dy ditësh edhe me Sherif Bundon” – shkruan Ilir Gjoni. Duke iu Benzit i grabiten të gjitha pjesët kryesore Ilir Gjoni nxjerr lajmin dhe ironizon policinë “Zhvishet” makina e Ditmir Bushatit ELONA ELEZI përgjigjur personave të intere- suar, që kanë bërë gjithashtu komente, zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Gjoni, vijon: “Pran- daj po them se kishin punuar pastër - kishin marrë vetem ato pjesë që u duheshin... dhe syzet e Ditmirit të shkretë”. Gjoni ka sqaruar gjithashtu, se vjedhja ndodhi në bodrumin e pallatit, aty ku ndodhej dhe garazhi, ku autorët kanë prerë hekurat dhe kanë mundur të realizojnë “të qetë” çmontimin e automjetit. Hajdutët Grabitësit kanë hyrë në bodrum dhe pasi kanë thyer xhamin anësor të makinës, kanë mundur ta hapin atë dhe gjatë gjithë natës, kanë çmontuar pjesët kryesore të makinës, kroskot, parakolp, fenerë e çfarë e kanë parë të arsyeshme që mund t'ju duhet. ITALI Arrestimi Në foto: Makina e deputetit Ditmir Bushati, pas vjedhjes së pjesëve
12 E shtunë, 16 mars 2013 SHTY PI I DI TËS Ç DO M ËNGJE S NË E KRAN IN TUA J nga ora 06:50 Origjina e Lajmit VALË UHF SATELITOR TOKESORE KANALI 50 KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi GKH«Qs«SMHVsQWMHWsU«Ws«(XURSsV Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë
2 E shtunë, 16 mars 2013 POLITIKE Topi: Biznesi afër familjes qeveritare lulëzon, larg gjobitet Në një takim me qytetarët mallakastriotë në Ballsh, kryetari Bamir Topi prezantoi programin politik të FRD për të cilin tha se përmban jo atë që mendon kjo parti por atë që ndjejnë qytetarët. Ai shprehu besimin se FRD do t'i japë fund tranzicionit së pari në mentalitet, që njerëzit të veprojnë dhe të mendojnë të lirë. Kreu i FRD tha se të vjen keq kur sheh një vend që ka rezerva nafte e burime të mëdha natyrore që jo vetëm nuk përdoren për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve por padrejtësisht mohohen nga qeveria. “Kryeministri hedh tullumbacet e radhës për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga problemet reale që shqetësojnë qytetarët. FRD është për një politikë realiste që mban premtimet jo për një politikë që ngrihet mbi baza retorike”, tha Topi. Që paraqiti zgjidhjen që ofron programi për taksat duke thënë se FRD do aplikojë taksën relative, mbështetur mbi natyrat e bizneseve. “Ndërkohë që biznesi afër familjes qeveritare lulëzon, ai larg familjes kryeministrore gjobitet”, tha Topi. Ndërsa nënkryetari Biberaj tha se “Kupola drejtuese që ka pushtuar institucionet. Pas 23 qershorit do të dali para drejtësië dhe jo në pension politik”. Teksa ka paralajmëruar rotacion politik më 23 qershor. Gjeneralbrigade Spirollari: Stërvitje në Shkodër Incidenti i rëndë, ushtria presion e përgjim ish-presidentit Topi nën përgjim helikopteri mbi shtëpi Lajmi Ish-presidenti Bamir Topi mendo- het se është vënë nën përgjimin e struk- turave inteligjente, teksa ditën e dielë familjarët e tij që ishin në banesë janë përbal- lur me një incident të rëndë. Një helikopter ushtarak ka qëndruar shumë minuta mbi shtëpinë e tij.  TIRANE JAKIN MARENA Topi pa status Ish-presidenti, dy roje te porta dhe vetëm dy shoqërues Ish-presidenti i Repub-likës Bamir Topi i cili e la këtë detyrë shtatorin e vitit të kaluar duke u zëvendësuar nga kreu ak- tual i shtetit Bujar Nishani nuk trajtohet si të gjithë ish-presidentët e tjerë por vetëm me një status ish-kryeministri. Kështu, sipas ligjit, kreu i shtetit kërkon ata gardistë që dëshiron për të pasur si shoqërues të tij, që duhet të jenë tre të tillë, por në rastin konkret Topit i kanë dhënë vetëm dy shoqërues nga Garda dhe statusi i tij zgjat pesë vite. Mësohet se shoqëruesin e tretë as që ka ndërmend njeri që t'ia plotësoje. Nga ana tjetër ish-presidenti duhet të ketë dhe tre roje te porta e shtëpisë, të cilët të bëjnë shërbim 24 orë më 24 orë, por aktualisht Topi ka vetëm dy roje dhe ata nuk arrijnë të tejkalojnë mbu- limin e ruajtjes së banesës më shumë se 16 orë, aq sa përmban dhe orari i tyre i punës ditore. Në rastin konkret kur helikopteri ushtarak i Forcave të Ar- matosura ka qëndrruar për shumë minuta mbi banesën e ish-Presidentit asnjë roje nuk ka qënë te porta, duke e lënë Topin në mëshirë të fatit, vetëm e vetëm se ish-kreu i shtetit pas Presidencës kryeson një parti që është kundër kryeministrit Berisha. Kjo me sa duket i ka kushtuar dhe do t'i kushtojë rëndë Topi, që përtej të tjer- ave është vënë dhe nën përgjim gjithandej. Përgjohet ish-presiden-ti i Republikës Bamir Topi në banesën e tij te “Fresku” që është rrugës për në Dajt. Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë teksa një he- likopter i efektivit të Forcave të Armatosura ka qëndruar për shumë minuta mbi vilën e ish-presidentit në këtë zonë, më saktësisht mbi bahçen e tij pesë metra mbi nivelin e tokës, duke realizuar një akt të paprecedentë dhe një pre- sion të paparë mbi familjarët e ish-kreut të shtetit, të cilët kanë qënë brenda shtëpisë. Por kanë shqetësuar dhe banorët e kësaj zone përreth, për shkak të kësaj ngjarje të pazakontë dhe të pangjarë më parë. Teksa ish-presidenti Bamir Topi nuk ka qënë në banesë, për shkak se ishte në një aktivitet politik të Frymës së re Demokratike në Çoro- vodë, kryeqendra e Skraparit, jashtë vilës kanë dalë familja e tij, bashkëshortja dhe dy vajzat, të cilat kanë qënë tepoër të shqetësuara për këtë incident të pazakontë jo për një ish-president por dhe për një qytetar të thjeshtë, për shkak se kjo zonë është shumë e banuar dhe nuk mund të jetë kurrsesi një qendër stërvitje e helikopterëve ushtarakë. Banorët e zonës përreth na bëjnë me dije se kanë qënë tepër të shqetësuar nga zhur- Incidenti “Ish-presidenti Bamir Topi s'ka qënë në banesë në momentin e incidentit, pasi ishte në një aktivitet politik të FRD në Çorovodë. Jashtë vilës ka dalë familja e tij, bashkëshortja e dy vajzat, të cilat kanë qënë tepër të shqetësuara për këtë incident të pazakontë”. ma e helikopterit, duke bërë që ata të dalin e të shohin mjetin luftarak të ushtrisë mbi vilën e ish-presidentit Topi, shumë afër bahçes së tij, mbi 5 metra mbi nivelin e saj, duke dridhur zonën për- reth. Të alarmuar familjarët janë interesuar për të ditur se cili është shkaku i qarkul- limit të helikopterit ushta- rak dhe qëndrimit të tij për shumë minuta mbi banesën duke terrorizuar banorët e zonës. Mësohet se nga Shtabi i Përgjithshëm i FS janë sqaru- ar se ka qënë një incident i njërit prej pilotëve të helikop- terit dhe për përgjegjësin janë marrë masat përkatëse dhe se do të verifikohet më tej shkaku. Për të sqaruar diçka më tepër, gazeta kontaktoi në linjë telefonike komandantin e Forcave Ajrore të Repub- likës, gjeneralbrigade Dhori Spirollari, i cili ka nënvizuar se “ne kemi bërë fluturime për stërvitje. Kemi qënë në stërvitje në Shkodër, ndërsa për këto të tjerat nuk e di çfarë të të them. Tani po merrem me emergjencën e përm- bytjeve, por për çfarë të keni interes, komunikoni me zyrën e shtypit apo marrëdhëniet me publikun për diçka më tej. Qoftë dhe për një interv- istë më vonë, nesër mund të themi. Por gjithnjë përmes zyrës së shtypit apo komuni- kimit me publikun”. Ky ishte deklarimi i gjeneralbrigade Spirollari, i cili pavarësisht se iu parashtrua gjithë skema e incidentit, madje dhe e komu- nikimit me strukturat më të larta të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që kishin konfi rmuar masat që janë marrë ndaj pilotit që shkaktoi incidentin te shtë- pia e ish-presidentit Topi, s'ka preferuar të sqarojë më tej këtë fakt, pavarësisht se nuk ka mohuar asgjë, duke u shprehur se ai është thjeshtë një ekspert ushtarak. Ish-kreu i shtetit Topi këto javët e fun- dit ka lëshuar akuza të forta se aktivitetet e partisë së tij po përgjohen dhe survejohen nga struktura të caktuara të shërbi- mit inteligjent, pa përcaktuar se nga SHISH apo nga SHIU. Ndërsa janë shtuar akoma më tej presionet e Berishës ndaj Topi për shkak të rrezikut që sjell më 23 qershor FRD, e cila rrezikon të dëmtojë shumë elektorain e djathtë të PD. ■ Çfarë ndodhi te banesa e ish- presidentit Topi? Për shumë minuta mbi banesën e ish-presidentit Bamir Topi ditën e dielë ka qëndruar një helikopter ushtarak, duke shkaktuar frikë dhe terror tek familjarët e ish-kreut të shtetit por dhe tek banorët përreth, të cilët e cilësuan si të pazakontë ngjarjen. ■ Si vlerësohet kjo ngjarje nga familjarët dhe banorët? Banorët e zonës dhe familjarët e ish-presidentit, pasi vetë Topi gjendej në një aktivitet të FRD në Çorovodë akuzojnë se ky është presion i qeverisë dhe nuk përjashtojnë mundësinë e përgjimit që është vendosur jo vetëm mbi aktivitetet e FRD por dhe banesat e eksponentëve kryesorë të kësaj partie, që rrezikon Berishën. ■ Po shpjegimi zyrtar cili është..? Mësohet se nga Shtabi i Përgjithshëm i FA ky incident është cilësuar si i rastësishëm dhe ndaj pilotit përgjegjës janë marrë masat dhe ngjarja po verifi kohet më tepër për të nxjerrë përgjegjësi. Ndërsa shefi i Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë, gjeneralbrigade Spirollari thotë se stërvitja ka qënë në Shkodër dhe se janë bërë fl uturime të helikopterëve. NË FOTO: Vila e ish- Presidentit Bamir Topi, tek “Fresku”, Tiranë
E-mail: thashethem@shqiptarja.com THASH THEM& WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së shtunës te SHQIPTARJA.com VITI II NR. 10 E shtunë, 16-03-2013 SOPRANO Ndryshimi 360 gradë i Ramona Tullumanit KRYETARI “GENTLEMAN” QE KUJDESET PER TE TJERET DHE VETEN “Joana është e çiltër, e hedhur dhe pozitive” Zbulohet jeta e Joanës jashtë shtëpisë së Big Brother 6 Inva Mula publikon albumin në Zvicër RREFIMISonila Meço zgjedh median e rradhës Ku kanë gabuar VIP-at në veshje Blendi Fevziu, Sokol Olldashi, Timo Flloko, Erla Mëhilli dhe Xhensila Myrtezai ja ku duhet të tregojnë kujdes EKRANI Moderatorja e njohur Sonila Meço më në fund ka ndalur udhëtimin e saj të gjatë në një media të re “Agon Channel” EDI RAMA
24 E shtunë, 16 mars 2013 Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë LAJME NGA BOTA VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi GKH«Qs«SMHVsQWMHWsU«Ws«(XURSsV Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë NË TELEVIZIONIN Origjina e LajmitTë mërkurën ora 22:00 5Pyetjet ngaBABARAMO Çdo të martë ora 21:00 Ritransmetim ■ Thaçi: S'mund të ketë “Republika Serbska” në Kosovë “Serbia duhet patjetër të heqë dorë nga kërkesa e saj për të krijuar një ‘Republika Serpska' të dytë. Kjo kërkesë është absurde dhe nuk do të mund të zbatohet kurrë në Kosovë. Në momentin që Serbia heq dorë nga kjo kërkesë, e cila është refuzuar nga Kosova dhe gjithë komuniteti ndërkombëtar, atëherë krijohet mundësia reale për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar dje kryeministri Hashim Thaçi për gazetën “Express”. Kreu i qeverisë u është përgjigjur kështu deklaratave të kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiç, i cili ka thënë se Prishtina nuk po lëshon pe në bisedime. ■ Itali, formohet Parlamenti, nuk zgjidhen krerët Në I t a l i , pas zg jedh jeve të përgjithshme të 24 dhe 25 shkurtit, deputetët dhe senatorët e parlamentit të ri u mblodhën, por pa ndonjë rezultat konkret për të zgjedhur kryetarët e Dhomës së Deputetëve dhe Senatit. Tri votime kanë përfunduar pa rezultat për të zgjedhur kryetarin e Senatit. Me 246 skedat e bardha, asnjë kandidat nuk ka marrë votat e duhura (161 të nevojshme), për postin e Kryetarit të Senatit. Të pranishëm ishin 313 senatorë. Ndërsa, për Dhomën e Deputetëve, doli dy herë “tym i zi” në të dy raundet e votimit për Kryetarin. Më i votuari ka qenë Roberto Fico i “Lëvizjes 5 yjet”, që ka marrë 110 vota. Skeda të bardha kanë qenë 459. Kanë votuar 618 deputetë. ■ Papa përulet para aktit të paraardhësit të tij Papa Françesku e ka quajtur dorëheqjen e parardhësit të tij Benediktit XVI si historike dhe si një “akt të përulur dhe inkurajues”. Ai ka bërë këto komente në një fjalim para kardinalëve në Vatikan. Papa Françesku tha se Benedikti, që dha dorëheqje në muajin e kaluar, “ka ndezur një fl akë thellë në zemrat tona, që ende vazhdon të digjet”. Ai u zgjodh në krye të Kishës Katolike të mërkurën mbrëma. Kardinali nga Argjentina shënoi herën e pare, në më shumë se një mijë vjet, që në krye të Kishës Katolike vjen një joevropian. ■ Greqi, anarkistët marrin përsipër atentatin Një grupim anarkist grek ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e bombës në një agjenci “Courrier” në Athinë, të dielën e kaluar, që shkaktoi dëme materiale, por jo viktima. “Federata Informale Anarkiste – Fronti Revolucionar Ndërkombëtar” (FAI-IRF), mori gjithashtu pëgjegjësinë për sulmin në përfaqësinë e Microsoft-it në Athinë, në qershor 2012, kur shembën me një furgon hyrjen e selisë dhe, pasi e spërkatën me benzene, i vunë zjarr. Me një komunikatë të publikuar në internet, FAI-IRF e lidh sulmin ndaj agjencisë me aksionin për dërgimin e zarfave bombë në adresë të qeverive dhe ambasadave të huaja, në nëntor të vitit 2010. ■ Një parti politike anti-euro në Gjermani Rebelimi politik ndaj euros është përhapur në Gjermani, e cila është kontribuesja më e madhe në Bashkimin Evropian dhe një forcë shtytëse e valutës së përbashkët. Një parti e re, e themeluar këtë javë nga një grup i profi lit të lartë të ekonomistëve dhe akademikëve, bën thirrje për shpërbërjen e euros, në favor të monedhave kombëtare apo unioneve më të vogla të valutave. Propozimi për Gjermaninë është që të krijojë një valutë tjetër me disa prej ekonomive më të shëndosha të eurozonës, kryesisht me Austrinë, Finlandën dhe Holandën. Lëvizja, e cila zyrtarisht do të bëhet parti politike në mes të prillit, beson se asnjë vend nuk duhet ta marrë barrën e borxheve të një shteti tjetër.
9E shtunë, 16 mars 2013 AKTUALITET Kukës e Llogara, pas shiut fi llojnë reshjet e borës Kamëz, dy rrugët, ferri i banorëve “Bashkia nuk po bën asnjë ndërhyrje” Këshilli i Evropës dhe Londra nën ujë Njoftimi Ujësjellësi hap portën e Bovillës: U tejmbush nga prurjet  TIRANE Sikur të mos i mjaftonin reshjet e shiut Tiranës dhe mungesa e kanalizimeve në shumë zona, i është shtuar dhe ujëmbledhësi i Bovillës, portat e të cilit janë hapur nga Ujësjellës Kanali- zimet. Drejtoria e kësaj ndërmarrjeje, me anë të një njoftimi për shtyp, ka treguar arsyet e hapjes dhe nivelin e lartë që kishte arritur në digë. “Nyja Hidroteknike Bovillë (ujëmbledhësi i Bovillës), kapac- iteti grumbullues 80 milionë m3 ujë, kapaciteti i pellgut 105 milionë m3 ujë, pellgu shimbledhës 98 km2. Sipërfaqja e pasqyrës së ujit, niveli maksimal 3,57 km2. Niveli normal në kuotën 318 m, niveli maksimal është 319m dhe kurora e Digës 321.00. Si rezultat i reshjeve të vazhdueshme dhe intensive, sidomos të ditëve të fundit, në datë 14/03/2013, niveli i ujit në digë arriti në kuotën 318.90 m, afër nivelit maksimal, dhe në zbatim të rregullores së Shfrytëzimit të Digave, pasi u bë njoftimi në Komunën e Zall-Herrit, për hapjen e portave, për marrjen e masave për lajmërimin e banorëve, dhe pasi u mor konfi rmimi nga Kryetari i Komunës, që ishin marrë të gjitha masat përkatëse, duke njoftuar Kreypleqtë e lagjeve, dhe monitorimin e lumit të Tiranës, në orën 15:00 u hapën portat e Digës së Bovillës, vetëm 30 cm, që krahas shkarkuesit au- tomatik, të kishte dhe portën e hapur për shkarkimin e ujit. Hapja u bë me komision dhe që nga ai moment Diga është në moni- torim të vazhdueshëm. Megjithë hapjen e portës, gjatë natës pati një rritje të nivelit të ujit në masën 22 cm. Niveli i ujit në orën 11:00, të datës 15/03.2013, ishte në kuotën 319 m, në kuotën maksimale. Vazhdon monitorimi, porta do të qëndrojë e hapur deri sa niveli të arrijë 317.50m, pra 50 mm nën nivelin normal, për të krijuar garanci”, thuhet në njoftimin e UKT-së. SHKODËR Hektarë tokë gjendeshin dje në mbrëmje nën push- tetin e ujit në Shkodër dhe fshatrat përreth, kryesisht në Obotë, Ana e Malit, Dajç etj. VLORË Familje janë evakuuar në zonën e e Lumit të Vlorës, pranë zonës së Mifolit. Bëhet fjalë për fshatrat Fitore, No- voselë, Trevllazën dhe Mifol. SHKODËR Familje janë evakuuar në zonat periferike të Shko- drës, të cilat janë sistemuar tek të afërmit dhe në kon- fi ktin e Shkollës Industriale. DURRËS Familje janë larguar nga banesat e tyre, me anë të ndihmës së policisë dhe forcave speciale, pasi uji pushtoi gjithëçka, në zonën e Ishmit e Sukthit. LEZHË Familje në Tale kanë kërkuar të evakuohen, pasi banesat u ishin rrethuar nga uji. Ndërkohë në Qa- rkun e Lezhës, u përm- bytën 680 hektarë tokë. 2000 33 110 20 6 DEMET  TIRANE JONIDA LATE Përmbytjet e dy ditëve të fundit nuk kanë shkak-tuar problem vetëm më Veri e Jug të Vendit. Reshjet e dendura, mungesa e inversti- meve në infrastrukturë, si rrugë apo kanalizime, kanë përfshirë dhë Këshillin e Evropës dhe Londrën. Bëhet fjalë për dy rrugë pa krye, të mbushura me ujë, të lëna në në harresë. Në qytetin Kamzës, rruga që mban emrin “Këshilli i Evropës”, pas- dite e të enjtes ka qenë totalisht nën pushtetin e ujit. Edhe pse ai tashmë është larguar, pasoja e përmytjeve në rrugën “Këshilli i Europës” dhe “Iliria” janë të mëdha. Po ashtu, edhe rruga “Londra”, deri dje në mesditë është gjendur nën ujë. Kanë mjaftuar vetëm pak orë reshje shiu dhe me qindra shtëpi të këtyre dy rrugëve në Kamzë të përballen me ujë që ka hyrë në katet e para të disa banesave. Mbi gati 500 familje kanë qenë të përmbytura në këto rrugën. Shkak për gjendjen e rënduar në këtë zonë është bërë bllokimi i kanalizimeve. Zylfi e Demushi, një prej të prekurave nga përm- bytjet tregon, se sa herë bie shi, shtëpia e saj përmbytet. “Kam 20 vite që jetoj këtu dhe sa herë bie shi, e njëtë gjë me ndodh. Të enjten, shkoi shi gati 30 centimetra. Po Zoti ishte me ne që e ndali shiun, se uji do kishte shkuar 1 metër”, tregon banor- ja. Shtëpia e Zylfi e Demushit, kishte një hapsirë gati 70 metra katror, ku të dyja dhomat e saj kishte hyr ujë. Ndërsa gjurmët që kishin mbetur nga ai ishin orendi të shkatërruara, mure me lagështirë dhe baltë në të gjitha anët. “Nuk futem dot në shtëpi, se gjithëandej më vjen era fekale. Vjen era myk. Të gjitha pasijet na janë dëm- tuar. Shumë orendi shtëpike i kemi hedhur, se u shkatër- ruan plotësisht”, tregon Zylfi a. Por, shtëpia e Zylfi e Demushit nuk ishte e vetmja e dëmtuar në këtë zonë. Në tjetër banor i rrugës “Këshilli i Europës”, tregon se, “çdo vit kështu na ndodh. Këtë vit na shpëtoi Zoti, që pushoi shiu. Në shtëpinë time nuk hyri, se e kam pak të më lartë, por në shumë të tjera po”, tregon Skënder Elezi. Të enjten, tregon Skëndëri, ujë er- dhi deri të shkalla, po shpëtuam se pushoi. “Kam mbi tre vite që e shoh shtëpinë dhe zonën të tejmbushet ngta uji. Vitin që shkoi, kam bërë gati 2 milionë lekë investime, nga dëmet që m'u shkaktuan”, thotë banori. Ai shpreht, se “jemi ankur edhe në bashki për problemin tonë, por asnjë askush nuk interesohet për ne. Askush nuk do t'ja di. Ata e dinë problemin tonë, që sa herë bie shi, ne përmbytemi. Por, nuk vë dorë askush, për të rregullur qoftë dhe një kanal”. Skëndër Elezi thotë, se “edhe të premten, një ditë pas përmbytjes askush nuk erdhi nga bashkia të na pyeste: ‘A jeni mirë'?”. NË FOTO: Pamje nga fshati Novoselë në Vlorë NË FOTO: Rrugët “Londra” dhe “Këshilli i Evropës” në Kamëz Pas më shumë se dy javësh reshje intensive shiu, tashmë ato janë kthyer në dëborë duke shkaktuar edhe mjaft probleme tek qarkullimi i automjeteve nëpër akset rrugore, kryesisht ato maloret mbi 1000 metër mbi nivelin e detit. Reshjet e dëborës janë rikthyer edhe në qytetin e Kukësit, ndërkohë që në zonat e thella malore ato po bien me intensitet më të lartë. Sipas informacioneve të marra nëpër zonat malore trashësia e borës, për momentin, nuk është e madhe por temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe dëbora vijon të bjerë, gjë që sjell dhe uljen e nivelit të ujit në zonat e përmbytura. Pasditen e djeshme, pas reshjeve të shiut, zona e Llogarasë në Vlorë ka nisur të zbardhet nga bora. Por, kjo solli mjaft problem edhe në lëvizjen e automjeteve, të cilat duket se nuk kishin marrë asnjë masë për këtë situatë. Ndërsa nga Drejtoria e Rrugëve, nuk është marrë asnjë masë deri vonë në mbrëmje. Pas katër orësh, një makinë ka nisur të hedhë kripë e skodre, me qëllim që të mos rrezikohet jeta e njerëzve.
4 E shtunë, 16 mars 2013 POLITIKE Meta: Përparësi, punësimi i të rinjve, mbështesim çdo biznes LSI beson se “Koalicioni për punësimin e qytetarëve” është koalicioni që i duhet Shqipërisë në këto kohë. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta edhe një herë është ndalur te punësimi i të rinjve, i cili sipas tij, jo vetëm është prioriteti kryesor i programit ekonomik, por edhe obligimi më i madh që klasa politike ka ndaj gjeneratës së re. “Së bashku me biznesin fason, biznesi call-center është mundësia më e shkëlqyer për të rritur punësimin dhe ne e mbështesim plotësisht hapjen e këtyre bizneseve në vendin tonë”,-tha Meta. Kreu i LSI theksoi se pavarësisht impaktit negativ të krizës nga vendet fqinje, Greqi dhe Itali, ne duhet të jemi vigjilent për të shfrytëzuar edhe oportunitetet që mund të sjellin investimet e huaja në aktiviteteve të tilla biznesi në vendin tonë. Më tej ai shtoi:“Se mbështetja për këto aktivitete, për këto biznese, është një domosdoshmëri që ne të rrisim në një kohë sa më të shkurtër numrin e të punësuarve, sidomos të vajzave të reja dhe të djemve të rinj, të cilët njëkohësisht kanë edhe kualifi kimin apo mund ta fi tojnë atë në një kohë shumë të shpejtë për të ofruar këtë shërbim në vend”, tha ai. PD, LSI bashkojnë votat me PBDNJ për palët e treta KQZ, debate për kundërfi rmosjet nga zv.kryetari Lajmi Kundërfirmosja e çdo vendimi të KQZ-së nga nëkryetari si dhe informimi i tij për çdo korrespondecë që kry- etarja ka me institucio- net e tjera, ngjalli debate mes palëve, ku për orë të tëra anëtarët e propo- zuar nga PS kërkuan që KQZ t`i referohej edhe rekomandi- meve të Komisionit të Venecias.  TIRANE ARTEMISA HOXHA Aktet -Ngarkohet KQZ-ja, në përputhje me përcaktimet dhe afatet kohore të vendosura në këtë Kod, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të tij. -Jo më vonë se 60 ditë nga mbledhja e parë, KQZ-ja e zgjedhur pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, miraton Rregulloren e KQZ-së, e cila përfshin edhe marrëdhëniet e anëtarëve të saj me administratën e KQZ-së. NENI 20 I KODIT ZGJEDHOR DHE REKOMANDIMI I KOMISIONIT TË VENECIAS Diskutimet Propozimet e pakicës për rregulloren, përplasin anëtarët Biba: Ajo që ne kemi adaptuar ka qenë varianti i propozuar nga eksperti i Komisionit të Venecias. Ne i qëndrojmë këtij neni, i cili dallon nga propozimi i ardhur në draftin e administratës. Admnistrata: Ne e kmi përfshirë rekoman- dimin e ekspertit të Venecias, por kemi bërë disa ndryshime në terminologji. Kemi specifi - kuar përsa i përket fi rmosjes së udhëzimeve. Biba: Neni 20 i Kodit Zgjedhor parashikon kompetencat e kryetarit dhe nënkryetarit të KQZ. I referohemi këtu një letre të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku letra duhet të ishte e kundërfi rmosur edhe nga nënkry- etari. Propozimi i Venecias është që kryetari dhe zvendëskryetari nënshkruajnë të gjitha aktet e nxjerrë nga KQZ. Aktet që dalin nga kryetari përballë të tretëve duhet që të kenë dhe kundërfi rmën e nënkryetarit të KQZ. Shtylla: Kemi propozuar një nen të ri për procedurat e përcaktimit të drejtave të anëtarëve të KQZ. Nëse administrata nuk ga- ranton të drejtën për të dhënë informacione të kërkuara nga ne, ne t`i drejtohemi sekre- tarit të përgjithshëm, dhe më pas kryetarit. Jani: Kërkoj një riformulim në rastet kur përfaqësohet zyrtarisht institucioni në marrëdhënie me të tretët, duke hequr publikun dhe median, anëtarët të mbajnë qëndrimet në përputhje me aktet apo dhe udhëzimet e KQZ. Shqyrtimi i rregullores së funksionimit të organizi-mit të KQZ dhe konkret- isht neni 4 i saj, i cili përcak- ton kompetencat e kryetarit dhe nënkryetarit të KQZ, u debatuan mes palëve që nuk gjetën konensusin as për të miratuar variatin e propozuar nga Komisioni i Venecias, ç`ka ndante kompetencat mes kryetarit dhe zv,kryetarit. Ndërkohë që nga ana e tyre 2 anëtarët e propozuar nga e majta, kishin bërë një seri ndryshimesh në rregulloren e brendshme të institucionit, ku parashikonin kundërfirmën për çdo dokument të dalë nga Komsioni Qendror i Zgjedhjeve që është i firmosur nga kry- etarja. Ndryshe nga varianti i administratës që i jepte këtë të drejtë nënkryetarit vetëm për urdhërimet e brendshme. Ky propozim u quajt nga kryetarja Lefteri Lleshi si tentativë për të dubluar kompetencat e saj, duke e bërë institucionin me bashkëkryetarë. Ndërsa,sipas Denar Bibës, kjo është një e drejtë legjitime. Pas një kon- sulte rreth 45 minuta dhe me ekpertin e Komsionit të Venecias pranë KQZ-së, u vendos që të kopjohej fjalë për fjalë neni 20 i Kodit Zgjed- hor që rregullon këtë mar- rëdhënie. “Të gjitha aktet e nxjerra nënshkruhen edhe nga Zëvendëskryetari, përn- dryshe janë të pavlefshme. Bëjnë përjashtim rastet kur Kryetari ose Zëvendëskryetari nuk ushtrojnë funksionet për arsye objektive”, thuhet në nenin 20. Ndërkohë që pjesë e depatit u bë edhe propozimi i anëtarës Albana Shtylla, e cila propozoi që administrata duhet të japë informacionin e kërkuar nga anëtarët brenda afateve të kërkuara nga ta si dhe në mungesë të këtij infor- macioni t`i drejtohen sekre- tares së përgjithshme dhe më pas kryetares. Ky propozim u rrëzua, pasi sipas kryetares ad- ministrata e ka bërë gjithmonë një gjë të tillë. PROPOZIMI I JANIT Gjatë mbledhjes së djeshme debatet u përqëndruan edhe në nenin 6 të rregullores së organizimit të KQZ, ku sipas anëtarëve të propozuar nga PS kërkohej që anëtarët në raport te palët e treta kur përfaqësojnë zyrtarisht institucionin, duhet të mbajnë qëndrimet e nxjerra nga KQZ. Ndërsa në raport me mediat apo publikun, shprehin qëndrimin e tyre. Ky propozim u mbështet edhe nga anëtarëte propozuar nga PD dhe ai i LSI dhe u votua kundër nga ata të propozuar nga PS. “Kërkoj një riformulim në rastet kur përfaqësohet zyrtarisht in- stitucioni në marrëdhënie me të tretët, duke hequr publikun dhe median, anëtarët të mbajnë qëndrimet në përputhje me ak- tet apo dhe udhëzimet e KQZ”, u shpreh Jani. Kompetencat e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të KQZ-së ■ 1. Kryetari i KQZ-së ka këto kompetenca: a) drejton mbledhjet e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhënie me institucionet e tjera; b)kryen funksionet e drejtuesit administrativ të institucionit. Në zbatim të kompetencave, sipas kësaj shkronje, Kryetari i KQZ-së nxjerr urdhra të brendshëm vetëm në bazë dhe për zbatim të vendimeve të KQZ-së. ■ 2.Zëvendëskryetari i KQZ-së kryen detyrat e Kryetarit në mungesë të tij. ■ 3.Kryetari i ushtron kompetencat në bazë të shkronjës “a” të pikës 1 të këtij neni së bashku me Zëvendëskryetarin. Të gjitha aktet e nxjerra në bazë të shkronjës “b” të pikës 1 të këtij neni nënshkruhen edhe nga Zëvendëskryetari, përndryshe janë të pavlefshme. Bëjnë përjashtim rastet kur Kryetari ose Zëvendëskryetari nuk ushtrojnë funksionet për arsye objektive. Propozimi i Venecias mazhoranca kundër Faksimile e propozimeve të Komisionit të Venecias Albana Shtylla
22 E shtunë, 16 mars 2013 SPORT Pas shortit të Champi-ons League është hed- hur edhe shorti i Europa Leagues. Kështu Chelsea do të përballet me Rubin Kazan në sfidën e çerek- fi naleve. Lazio do të kenë përballen Fenerbahcen, de- risa Benfi ca do luajë me Neu- castle United. Favoriti krye- sor për të fi tuar trofeun, Tottenhami pasi eliminoi Interin nuk besohet të ketë vështirësi përballë zviceranëve të Basel për të kaluar në gjysmëfi nale. Ndeshjet e para do të zhvil- lohen më 4 prill, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë, 11 prill. Finalja do të zhvillohet më 15 maj në Amsterdam Arena. Sfi dat pritet që të jenë mjaft të forta, pavarësisht se favor- itët janë anglezët. Champions League Shorti i Kupës Superliga Shorti Morati: Shorti vendos përballë Bayernin dhe Juventusin Skënderbeu përballet me Bylisin, Kukësi gjen Laçin Tirana-Flamurtari të dielën në ‘Selman Stërmasi' Totenhem e Çelsi ‘përkëdhelen' Ishim pa fat mbështesim Stramën  NION Shorti i Champions League në çerekfinale ka dhuruar sfida mjaft interesante dhe të forta. Çifti që spikat më shumë në këtë raund është Bayerni i Mynihut-Juventu- si. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Mynih më datë 2 Prill. PSG ka qenë shumë e pafatë, pasi goglat e kanë vendosur përballë ekipit të Barcelonës, e cila me fitoren e fundit me Milanin 4-0 është vendosur në krye të listës për të fituar trofeun. Reali i Madridit ka qenë me shumë fat në short sepse do të luajnë me ekipin e Gallatasa- rayt. Kalimi në gjysmëfinale është pothuajse i kualifikuar duke matur forcat. Ndërsa ndeshja e fundit do të jetë mes ekipit të Malagas dhe Borusias së Dortmundit. Një fakt interesant është pavarësisht se në çerekfinale janë tre ekipe spanjolle është shmangur dueli i drejtëpërdrejtë. Ndërsa bie në sy fakt që këtë edicion nuk ka asnjë ekip anglez. Ndeshjet e para do të luhen më datat 2 dhe 3 prill, ndërsa kthimi më 9 dhe 10 po të atij muaji. “Bajerni i Mynihut është një ekip i vështirë, do të jetë e vështirë, por shpresoj se Juven- tusi mund të mbërrijë në këto dy takime me dëshirën për të treguar se është me të vërtetë në lartësinë e emrit” shprehet Nedved. Henjekes: “Juventusi është ekipi më i mirë i momentit në Itali,do të jetë sfi dë delikate, uroj të kemi fat”. Futbollisti ka luajtur me U-19 Mesfushori luan me ekipin e Juventusit Kabashi “jo” Shqipërisë zgjedh Italinë Lajmi Futbollisti shqiptar Elvis Kabashi, i cili luan me ekipin e Juventusit në Itali përmes një letre dër- guar Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar që të mos e ftojnë më në ndeshjet në vazhdim, pasi nuk ka dëshirë që të përfaqësojnë ekipin kombëtar kuqezi. Arsyeja se përse Kabashi ka re- fuzuar Shqipërinë është se ka dëshirë që të luajë me kombëtaren italiane të futbollit.  ITALI DYLBER BALLA Presidenti i ekipit të Interit Masimo Morati është shprehur për me- diat me nota pozitive për trajnerin Stramacioni pas eleminimit nga Europa League. Morati thekson se ekipi më në krah të trajne- ri, pavarësisht eleminimit. “Jam krenar për ecurinë dhe kualitetin që tregoi ekipi në sfi dën kundër Tot- t e n h a m i t . Ekipi është me Strama- cionin, e vet- mja gjë neg- ative ishte që ndeshja s h k o i n ë sh te së . Na mungoi pak fat për të arri- tur mrekullinë. Psikologjik- isht dhe moralisht gjithçka është pozitive, shpresoj që të kenë forcë për të luf- tuar edhe në kampionat” deklaon Morati. Kërkesa Ja letra e e dërguar nga Elvis Kabashi Jam shumë i nderuar dhe mirënjohës për interesin që ka treguar deri më sot, Federata Shqiptare e Futbollit, por ju ftoj me mirësjel- lje të mos më thërrisni më në të ardhmen, pasi dëshira ime është që të luaj mundësisht me skuadrën kombëtare ital- iane të futbollit, gjithashtu edhe në përputhje me artikullin 8 të Rregullores së FIFA-s “për aplikimin e Statuteve”. Siç e dini, unë jam qytetar italian, kam lindur, jam rritur, jam rezident dhe kam banuar gjithmonë në Itali, ndaj ky është shteti me të cilin jam më tepër i lidhur. Rrjedhimisht shpresoj që do të më kuptoni dhe njihni vendimin tim për t′u përgjigjur pozitivisht vetëm nëse thirrem në të ardhmen nga Federata italiane e Futbollit. Faleminderit shumë për mirëkuptimin. Përpos shortit të Champions dhe Europa League dje në ambjentet e FSHF është hedhur edhe shorti për Kupën e Shqipërisë. Skënderbeu, Kukë- si, Bylisi dhe Laci k a n ë m ë s u a r kundërshtarët në këtë trun të kompeticionit të dytë nga rëndësia në Shqipëri. Shorti vendosi përballë ekipin e Skënderbeut me Bylisin dhe Kukësin me Laçin. Pas hedhjes së shortit më i favori- zuar është ekipi i Kukësit, që thuajse ka prenotuar biletën për në finalen. Presidenti ekipit të Kukësit, Safet Gjici pas daljes nga am- bjentet e FSHF pas shortit deklaroi se ‘mund të quajmë veten me fat, pasi shorti nuk na ven- dosi përballë ekipit të Skënderbeut, do luftojmë në dy fronte për Evropën” përfundon Gjici. Federata Shqiptare e fut-bollit pas konsultimit me drejtuesit e ekipit të Tiranës vendosën që ndeshja mes ekipit bardheblu dhe ekipit të Flamur- tarit të zhvillohet ditën e diel në orën 14:00 në sta- diumin ‘Selman Stërmasi'. Filli- misht për caktimin e vendit se ku do të zhvillohej ndeshja kishte mjaft diskutime, pasi ‘molla e sherrit' ishte stadiumi ‘Qe- mal Stafa' i cili nuk ndodhet në gjendje për të pritur ndeshjen, aq më tepër që këtë muaj do të presë edhe ndeshjen m e e k i p i n e Lituanisë në miqësore me kuqezinjtë. Ti- rana do të luajë me Flamurtarin shansin e fundit për të prerë një biletë për në Evropë, pasi humbja me Besën i ka ndërlikuar shumë pozitat. Pa u mbyllur njëra plagë në futbollin shqiptar ha-pet një tjetër akoma më e rëndë. Futbollisti shqiptar Elvis Kabashi, i cili luan me ekipin e Juventusit në Itali përmes një letre dërguar Fed- eratës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar që të mos e ftojnë më në ndeshjet në vazhdim, pasi nuk ka dëshirë që të përfaqësojnë ekipin kombëtar kuqezi. Arsyeja se përse Ka- bashi ka refuzuar Shqipërinë është se ka dëshirë që të luajë me kombëtaren italiane të futbollit. Aktualisht Kabashi është pjesë e ekipit të Juven- tusit në Serinë A. “Kam luajtur disa ndeshje për kombëtaren shqiptare të rinjve dhe u jam mirënjohës për interesin që keni shfaqur për mua deri tani, por ju ftoj të mos më thërrisni më në të ardhmen, sepse dëshira ime është të luaj me kombëtaren italiane të futbollit. Në të ardhmen, përgjigje pozitive nga ana ime do të marrë vetëm një ftesë e federatës italiane të futbollit. Unë kam lindur në Itali dhe ndihem më shumë italian se shqiptarë, pasi këtu jam rri- tur. Shpresoj të mirëkuptoni zgjedhjen time” përfundon Kabashi. 20-vjeçari Elvis Ka- bashi ka zhvilluar disa ndeshje me ekipin përfaqësues U-19 duke lënë një përshtypje të mirë se shumë shpejt do të thirrej në kombëtaren e parë të drejtuar nga De Biasi, kjo edhe një kërkesë e këtij të fun- dit. Kabashi shikohet nga spe- cialistët si një nga telentet e së ardhmes në ekipin e Juven- tusit. Shqipëria për një kohë të shkurtër pëson dy tronditje të mëdha, pasi vetëm pak kohë më parë, fanellën kuqezi e ka kthyer mbrapsht edhe Mërgim Brahimi, i cili vendosi të zgjid- hte kombëtaren e Zvicrës apo vendlindjes ku është formuar si lojtar. Një tjetër goditje e rëndë vazhdon të jetë edhe përgjigja negative që ktheu Ergys Kace kundrejt ftesës së kombëtares së Shqipërisë duke zgjedhur për të marrë pasaportën greke, pavarësisht se në Federatën Shqiptare vazhdojnë që të besojnë që një ditë do të pranojë ftesën për të veshur fanellën kuqezi. Elvis Kabashi ish-futbollist i ekupit kombëtar
20 E shtunë, 16 mars 2013 KULTURE Ndryshimet në drejtshkrim janë vetëm një pjesë e vogël e një projekti të madh e shumëvjeçar për gjuhën, projekt që ka nisur prej dy vitesh. Ka disa drejtime të rëndë- sishme në këtë projekt, por këto ditë debati është fokusuar tek drejtshkrimi. Pse? Ardian Marashi, drejtor i Qendrës së Studimeve Alban- ologjike, thotë se “çështja e drejtshkrimit është mjaft e rëndë- sishme në vetvete, me këtë lidhen shumë paragjykime, shumë nostalgji e shumë pasione, prandaj rreth kësaj bëhet shumë më tepër zhurmë”. Sipas tij nuk është e vërtetë se po përmbyset drejtshkrimi, nuk është e vërtetë se po zëvendësohet. Po bëhen vetëm përmirësime që janë tejet të nevojshme. Por pse ka ngjal- lur kaq shumë reagime kjo çështje? A është e vërtetë se këto ndryshime e afrojnë më shumë drejtshkrimin me shqiptimin? Çdo të bëhej me fjalorët e tekstet shkollore që janë në qarkullim e që do të duheshin të zëvendësoheshin të gjithë? Çfarë vendi zë në projektin e ri rrëzimi i zanores –ë? Po ndryshimet e tjera ku konsistojnë? A mund të quhen këto ndryshime si një shpagim ndaj gegnishtes, ‘e dënuar' pas kongresit të '72-shit? Argumentet që sjell Ardian Marashi në këtë intervistë shpalo- sin një anë tjetër mjaft interesnate, gati të kundërt me atë ç'ka sjellin gjuhëtarët që e kundërshtojnë këtë projekt. Z.Marashi, një debat i ri sapo është hapur mbi disa ndryshime gjuhësore që pritet të ndodhin në drejt- shkrimin e shqipes, një projekt i inicuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike. A mund të na e tregoni në detaje çfarë është ky projekt dhe pse ka hasur në kundërshtime? Sa herë që një punë e rëndësishme është në nisje, debatet e shoqërojnë detyrimisht. Kur ajo nis me të vërtetë, debatet ose fashiten, ose nuk i dëgjon më kush dhe ato ngrihen një oktavë më lart, duke dëshmuar, përmes zhurmës, shterpësinë e vet. Këtu e kam fjalën për debatet konfl iktuale, joproduktive. Ndërsa nevoja për debat të mirëfi lltë, për debat shkencor dhe ndërtues, është e domosdoshme. Por ky lloj debati i fundit, që zhvillohet mes specialistësh dhe në forume shkencore, nuk mbërrin deri tek ju gazetarët, pasi është një debat që bën punë e jo zhurmë. Ndërsa gazetat, më vjen keq ta them, i tërheq përgjithësisht zhurma, pasi vetëm zhurma ka vetinë që të përhapet në një distancë relativisht të madhe dhe të dëgjohet nga shumë veshë. Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë në Qendrën e Studimeve Albanologjike ka miratuar para dy vitesh një projekt të rëndë- sishëm shumëvjeçar për gjuhën, i cili foku- sohet në disa drejtime themelore. Çështja e drejtshkrimit është mjaft e rëndësishme në vetvete, me këtë lidhen shumë paragjykime, shumë nostalgji e shumë pasione, prandaj rreth kësaj bëhet shumë më tepër zhurmë. Për këtë arsye ky drejtim, pra çështja e nor- mës drejtshkrimore, tërheq më së shumti edhe vëmendjen e opinionit publik. Në këtë pikë, e risqaroj për të disatën herë, se nuk është fjala që të “përmbyset” apo të “zëvendësohet” drejtshkrimi aktual, por vetëm që të përmirësohet aty ku ka vend për përmirësime. Në njëfarë mënyre, bëhet fjalë për një përditësim të rregullave të drejt- shkrimit të shqipes normative, me qëllim rregullat e drejtshkrimit të bëhen lehtësisht të asimilueshme nga përdoruesit. Drejtimi tjetër për të cilin po punohet, lidhet me pasurimin e leksikut të shqipes normative, me format, rrugët dhe metodat me të cilat shqipja do të mund të vitalizohet. Sot është plotësisht e mundur që të ndërmerren hapa të këtillë, pasi përdorimi i informatikës gjuhësore lejon që të bëhen stu- dime të atilla, për të cilat më përpara as që mund të mendohej. Për shembull, në kuadër të projektit lartpërmenduar, në QSA kemi realizuar dixhitalizimin e 5 milion skedave të leksikut të shqipes, që fl inin nëpër sirtare, dhe tani do të punojmë për programin informatik që do të bëjë të mundur shfrytëzimin e tyre me efektivitete. A e imagjinoni dot që një leksikolog të jetë i detyruar të punojë me 5 milion skeda të kartotekës së leksikut? Puna e tij nuk do të kishte të sosur, madje do të ishte një punë Sizifi . Kurse me kompjuterin, gjërat ndryshojnë: programohen parametrat nga specialistët dhe kompjuteri bën punën e qindra INTERVISTË me drejtorin e Qendrës së Studimeve Albanologjike, mbi kundërshtitë që po has projekti më i ri për ndryshime në drejtshkrimin e shqipes... Debati  TIRANE ADMIRINA PEÇI vetëve, pa gabuar askund. Sërish, ky është vetëm një hap. Hapi tjetër për të cilin po përgatitemi, është hartimi i bazës së të dhënave, ku do të përf- shihen të gjitha fjalët e leksikut të shqipes, të gjitha kuptimet e këtyre fjalëve dhe të gjitha format e regjistrat e përdorimit të tyre. Kjo do t'u japë një zhvillim të menjëhershëm studimeve gjuhësore, kurse përdoruesve të shqipes do t'u japë gjithë the- sarin që shqipja ka krijuar gjatë shekujve, përfshirë përdorimet dhe krijimet gjuhësore të sotme. Prof. Kolec Topalli ka deklaruar në një intervistë se këto ndry- shime të pritshme do ta afrojnë drejtshkrimin me shqiptimin. A ju duket e drejtë kjo dhe a ka vend për shqipen? Sigurisht, kjo ka vend për shqipen, madje më shumë se për çdo gjuhë tjetër. Norma, ashtu siç është kodifi kuar më 1972, e ka lënë këtë çështje kre- jtësisht pezull dhe pasojat i vuan vetë norma. Thuhet se drejt- shkrimi i shqipes bazohet në parimin fonetik, çka nënkupton se shqipja shkruhet ashtu sikurse fl itet, kur në realitet nuk ndodh aspak kështu. Problemi është bërë tepër kërcitës me ë-në e pazëshme, po edhe me grupin -i/-j, ndërsa po vazhdon duke u trashur me grupet -r/-rr, -dh/-ll, -ç/-q, -gj/-xh. Kjo vërehet në pjesë të ndryshme të popullsisë, madje tek grupe johomogjene folësish, çka domethënë se nuk ka thjesht burim dialektor apo krahinor. Këndej burojnë gabimet e shumta në drejtshkrim, pasi folësit, teksa e shqiptojnë fjalën në mënyrë të gabuar, bien lehtë në gabime drejtshkrimi gjatë hartimit të një teksti sado të shkurtër. Shembujt këtu janë të panumërt, mjafton që secili prej nesh të mendohet për pak sekonda se ku i ka vështirësitë në të shkruar. Unë po mjaftohem me një shembull jashtëgjuhësor, që ka të bëjë me pjesën më të çmuar të individit, e pikërisht me ermin e tij. Në telefonin tim celular kam të regjistruar gjashtë herë emrin Arian dhe tri herë emrin Arjan. Të tre Arjanët që kam pyetur, pohojnë se emri i tyre shkruhej me -j dhe se pikërisht kështu e kanë edhe në pasaportë. Parimisht, nëse do t'i përmbahemi parimit fonetik të drejtshkrimit të shqipes, Arjanët kanë të drejtë, ashtu si edhe Ardjanët, e ashtu si edhe Marjanat, emri i të cilave drejtshkruhet me -j. Apo mos ndoshta me -i?... Profesor Topalli është specialisti më i mirë i fonetikës historike të shqipes, besoj se të gjithë gjuhëtarët duhet t'i bashkohen atij për ta zgjidhur këtë nyje, e cila do të vazhdojë të nyjëtohet më rëndë, nëse lihet të ndjekë kokëshkrepjen e saj. Aktualisht, ka ardhur koha që gjuhëtarët, kryesisht foneticienët e fonologët, ta pajisin normën e shqipes edhe me drejtshqipti- min e saj. Nëse një mësues në Shkodër, në Gjirokastër, Vlorë, Prizren, Shkup apo Ulqin, nuk ka një model drejtshqiptimi të fjalës sh- qipe, nxënësi doemos do ta ketë absolutisht të vështirë me normën e shqipes, përfshirë edhe normën drejtshkrimore. Me Fjalorin ele- ktronik të shqipes, të sapohedhur në treg, ne kemi bërë një përpjekje të parë për ta pajisur fjalën shqipe me një model drejtshqiptimi, por modeli është thjesht orientues për momentin dhe nuk mund të jetë zyrtar, pa marrë çertifi kimin e laboratorëve të fonetikës. Ndërkohë Prof. Jorgo Bulo tha se ndryshimet nuk mund të realizohet…. Kjo sepse drejtshkrimit iu desh 20 vjet të ndryshonte…. Dhe veç kësaj do të dilnin nga qarkullimi të gjithë fjalorët, tekstet shkollore… Do të krijohej një kaos i vërtetë… A janë menduar këto pasoja dhe si do të përballohen? Jorgo Bulo ka drejtuar Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë për më tepër se një dekadë. Gjëja e parë që ai bëri në atë Institut, ishte shkrirja e njësisë kërkimore të gjuhësisë kompjuterike, të cilën e kishte ngritur paraardhësi i tij, Bahri Beci. Ky i fundit Ja e vërteta e ndryshimeve gjuhësore. “Nuk po përmbyset as po zëvendësohet drejtshkrimi, po bëhen vetëm përmirësime” Rrëzimi i ë-së? “Inflacioni i ë-së së pazëshme në shqipe, ka korruptuar të gjithë sistemin e drejtshkrimit” Faksimile e materialit që do të paraqitet për diskutim në grupin e Drejtshkrimit
PERGJOHET BAMIR TOPI VITI III - NR. 61 E shtunë, 16-03-2013 Fjalëkryqet e fundit nga ► Faqe 23 Kadri Vokopola PERGJIMET E SHIU UNIONI I GAZETAREVE ► Faqe 6 Genc Kondi merr çmimin e gazetarit ekonomik TE VRASIM FRIKEN, MEDIA E BIZNES BEHEN BASHKE NDËR MEJTIME NGA ARLINDA ÇAUSHOLLI LEKSIONI TJETËR ► Faqe 21 Koment Dje ishte 5 vjetori i tragje-disë së Gërdecit. Ditën e parë të pranverës 2008 një biznes kriminal, me or- ganizim, mbështetje dhe fi time shtetërore e politike shkaktoi 26 viktima të pafajshme, përfshirë gra e fëmijë. U derdh shumë lot, u thanë shumë skenarë, u bënë shumë betime për drejtësi, u bënë shumë seanca gjyqësore, por pas 5 vitesh, tragjedia ka mbetur e njëjtë në dhimbje, për- masa dhe natyrën brutale të saj. Ata që ideuan biznesin e armëve dhe municioneve në Gërdec, ata që përfi tuan milio- na prej saj, ata që në mënyrë abuzive përdorën shtetin për të bërë punë për të cilat në çdo shtet demokratik përfun- don para... Homazh për një tragjedi shqiptare ► vijon në faqe 10 NGA AFRIM KRASNIQI Çështja “Gërdeci” Ndryshimi i fjalëve 5 vjet, Durda: Duam drejtësi, jo dëmshpërblim Marashi: S'ka komplot politik ndaj gjuhës shqipe ► Faqe 10 ► Faqe 20-21 Të vërtetat e Big Brother: Jeta e Joanës jashtë shtëpisë “THASH&THEM” ► Faqe 13-17 LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi THASH&THEM Në takimin me për-faqësues të zgjedhur të biznesit shqiptar, kryeministri Berisha u përball me akuza që nuk i priste nga subjekte që... ► Faqe 7 TASK-FORCE ME KRYEMINISTRIN Lumë ankesash ndaj kreut të Qeverisë për reformat. Jakaj: Biznesi ankohet Biznesi-Berishës: Ju bëni kontrabandë TIRANE GENC KONDI Të dielën një helikopter ndalon në oborrin e shtëpisë së ish-presidentit NE SHTEPI VETEM FAMILJA, KREU I FRD NE FUSHATE NE ÇOROVODE Banorët: Helikoperi u ul brenda rrethimit të shtëpisë së ish-presidentit. U shqetësuam. Familja hesht për ngjarjen SHIU, socialistët: Berisha na përgjon me ushtrinë. Duhet kontroll parlamentar. Ministri Imami refuzon kërkesën
7E shtunë, 16 mars 2013 EKONOMI Fluturimet, udhëtarët do të shpërblehen për vonesat Përmes një udhëzimi të botuar në Fletoren Zyrtare, ministria e Transportit ka detajuar të drejtat e pasagjerëve në rastet kur u refuzohet hipja në avion kundër dëshirës së tyre, kur fl uturimi i tyre anulohet apo kur fl uturimi i tyre vonohet. Kompania do të jetë e detyruar që ta njoftojë vendimin të paktën 15 ditë para për pasagjerët. Po ashtu, përveç njoftimit në kohë të pasagjerëve, kompania e fl uturimeve detyrohet ose të kompensojë pasagjerin ose t'i sigurojë një fl uturim tjetër në një kohë shumë të shkurtër. Në rast se pasagjerët zgjedhin të ndryshojnë fl uturimin, udhëzimi përcakton si kusht të kompanisë së fl uturimeve, ofrimin e asistencës për pasagjerët ku përfshihet, sipas rasteve, fjetja, ushqimi apo edhe e drejta e telefonatave. Në rast se pasagjerët zgjedhin mënyrën e kompensimit, për fl uturimet deri në 1.500 kilometra, kompania është e detyruar që të kompensojë në masën 250 euro pasagjerët. Për fl uturimet ndërmjet 1.500 dhe 3.500 kilometrash, kompania detyrohet të kompensojë me 400 euro ndërsa për fl uturimet që tejkalojnë këto distance, kompensimi arrin në 600 euro. Biznesi akuza për Berishën Subjektet: “Kontrabandën e kemi në këtë sallë, punojmë në kushte të pabarabarta; taksat e reja të Financave shkatërruan tregun e makinave; pse vonohet heqja e TVSH-së” Lumë ankesash kryeministrit në takimin konsultues për reformat Lajmi Në takimin me përfaqësues të zgjedhur të biznesit shqiptar, kryeministri Berisha u përball me akuza që nuk i priste nga subjekte që e ndjejnë veten të bllokuar prej ministrave të qeverisë  TIRANE GENC KONDI Reforma Ibrahimi: Taksa e makinave e shkatërroi këtë sektor të tregut  TIRANE Shumë kritik ndaj reformave të ndërmarra në fushën e taksave ka qenë, gjatë takimit me Berishën, Ferdinand Ibrahimi, që ka folur në emër të transportuesve urbanë dhe shoqatës së importuesve të maki- nave të reja. Nga viti 2005, kemi investuar mjaft, tha ai, për futjen në treg të au- tomjeteve të prodhimit të ri, që janë më të sigurta dhe nuk ndotin mje- disin. Kjo vazhdoi deri në vitin 2011 dhe importuesit kanë investuar secili 2-3 milionë euro në sallonet e tyre. Por, ndryshimi fi skal, i konceptuar nga ministria e Financave, realizoi një kthesë për keq. Ai ka kërkuar nga kreu i qeverisë që të merren masa që të anulohet ligji përkatës, që stimulon përdorimin e makinave të përdorura. Ibrahimi ka kërkuar që, të paktën për abonetë e autobusëve, të hiqet TVSH-ja për të lehtësuar rritjen e madhe të kostos së subjekteve, që kanë importuar makina të reja. Po kështu, ai vuri theksin në kërkesën për të shmangur për dy vjet nga kolaudimi makinat që sapo kanë dalë nga fabrikat. Nga ana tjetër, ai protestoi ndaj heshtjes së qeverisë përballë bllokimit që ka bërë për trans- portin ndërkombëtar të udhëtarëve pala greke, në një kohë që subjektet shqiptarë kanë shpenzuar rreth 60 milionë euro për investime, por qeveria e vendit fqinjë u ka hequr licensat. Kurse Zef Gjini, i shoqatës së artiza- nëve në Shkodër përmendi faktin se, që nga viti 2010, kur ndodhën përmbytjet, janë një numër i madh ndërmarrjesh të këtij sektori në zonën e Shkodrës që janë në pritje më kot të dëmshpër- blimit, ndërkohë që biznesi i tyre është shkatërruar plotësisht. Për të gjitha këto ankesa serioze, kryeministri nuk ka bërë tjetër, veçse ka mbajtur shënime. Kryeministri Sali Berisha nuk ka mënduar kurrë, para se të shkonte dje në një takim konsultativ me për- faqësues të biznesit, kryesisht nga rradhët e përkrahësve të tij, se do të ndodhej përballë një lumi ankesash për legjisla- cionin, praktikat e taksave, si dhe me kërkesën për shlyerje të detyrimeve të qeverisë ndaj fi rmave kontraktore, që kanë arritur në më shumë se 200 milionë euro. Por, ai është ndeshur edhe me akuza të drejtpërdrejta për konkurrencë të pandershme, të orkestruar nga ministrat e tij. Një nga pjesëmarrëset në takimin e djeshëm ka ngritur me forcë zërin, dukje kërkuar të dijë nga kryeministri a është ai në dijeni për bllokimin që i bëhet biznesit të kafesë nga njerëz të veshur me pushtet në qeveri. “Kur do të jenë të gjitha bizneset në pozita të barabarta”, pyeti ajo Berishën, duke treguar me dorë nga kreu i Financave Ridvan Bode, i për- folur për pjesëmarrje të fshehtë në këtë sektor. “Po fl asim për konkurrencën, por çfarë të bëjmë për ata që kemi këtu përballë”, shtoi ajo. Berisha e kaloi prob- lemin në kontrabandën që, sipas tij ka ekzistuar dhe ajo ekziston nëpër dogana, duke pretenduar se aktualisht zhdoganohet disa herë më shumë kafe se sa disa vite më parë. Kreu i qeverisë tha se pak kohë më parë kishte marrë një SMS nga prodhues kafeje, që e sinjalizonin për një fenomen të tillë dhe kishte porositur drejtorin e doganës ta ndiqte çështjen më tej. Ndërmjet të tjerësh, prof. Sazan Guri spikati me fjalët e tij, duke thënë se “qeveria e konsideron biznesin vetëm si ‘kali që tërheq karrocën'”. Në mbështetje të kësaj, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe In- dustrisë Tiranë, Nikolin Jakaj, tha se bizneset kanë dëgjuar se ekziston një varjant për të paguar detyrimet qeveritare për fi rmat që kanë kryer pun- ime, kryesisht në infrastruk- turë. Ai ka shprehur mëndimin edhe të kolegëve të tij, duke theksuar se, në rast se qeveria dëshiron seriozisht të bëjë një gjë të tillë, atëhere kjo mund të realizohet nëpërmjet zbritjes së detyrimeve të biznesit ndaj qeverisë, si psh në drejtim të pagesës së TVSH-së apo të taksave të tjera, që mund të bal- ancohen me atë çka ka borxh Ekzekutivi ndaj tyre. Sipas Jakajt, ligji për grupimet e biznesit nuk është në rregull dhe duhet ndrysh- uar. Ai vuri në dukje faktin se, nga 12 Dhoma tregtie, që kanë qenë më parë, tani janë vetëm gjashtë, duke e bërë më të pambrojtur e më të paor- ganizuar qendrimin e tyre ndaj problemeve që kanë me institu- cionet. Sipas tij, kjo edhe për investitorët e huaj, që njohin e bashkëpunojnë me Dhomat, është një shenjë negative. Po kështu, Jakaj deklaroi se bizneset janë në pritje të hyrjes në fuqi të heqjes së TVSh-së për sektorë të caktuar, si dhe të incentivave për nxitjen e pu- nësimit, kryesisht të të rinjve. Këtë kërkesë e avancoi edhe Vigan Dervishi i industrisë së përpunimit të qumështit, duke theksuar se heqja e TVSH-së mund të shtrihet edhe më tej, kryesisht në produktet e bujqë- sisë e blegtorisë, që do të ndih- monte 50 për qind të popullsisë së vendit. Ai ka kërkuar që të merren masa për mbrojtjen e produktit vendas, jo me tarifa doganore, por me anë të disa shtesave të vogla në tarifi m, që përdoren në favor të fermerëve, siç është praktikë e lejuar në të gjitha vendet e botës. Reagimi Edi Rama: Takohen dhunuesit me të dhunuarit! Takimi i Berishës me biznesin për prob- lemet e reformës rreg- ullatore është komen- tuar dje edhe nga lideri opozitar, Edi Rama. Në profilin e tij në Tëit- ter, Rama ka theksuar: “Takimet e kryeminis- trit Berisha me biznesin janë farsa më e madhe brenda farsës mediatike të qeverisë! Takohen dhunuesit me të dhunu- arit e shtiren reciprok- isht. Biznesi mezi pret t'i shpëtojë dhunës së përditshme të kësaj qev- erie! Në 23 qershor ne u kthejmë sipërmarrësve lirinë, dinjitetin dhe konkurencën”, shkruan kryetari i Partisë So- cialiste, si reagim për sa është folur dje në takim. Kryeministri Berisha dje gjatë takimit me biznesin shqiptar
21E shtunë, 16 mars 2013 KULTURE Blog/ Ndër mejtime NGA ARLINDA ÇAUSHOLLI Bëra disa telefonata dje. Ndava me njerëz të afërt shqetësimin për një situatë të pabukur dhe të papritur që më gjeti thuajse të papër- gatitur. Po them e pabukur, se edhe gjërat e bukura vijnë papritur. Siç kanë ardhur. Siç shpresojmë gjithmonë. Në përgjigje të pështjellimit që më kishte ka- pluar, një nga zërat më dritësoi dhimbshëm: “Jeta është shantazh dhe spiunazh Arlind. Kush ka informacione më shumë mbijeton. E kush është më shantazhues, spiun dhe lëpirës mbijeton dhe përparon“. Heshta gjatë, ndërkohë që zëri i një prej miqve të mi më të mirë vazhdonte të përparonte në mendjen time me lehtësinë e bletës që ngjitet pas luleve. U gjenda pak në faj. Mendova...nëse nuk do mungoja në një servilosje time – me sa duket të domosdoshme - për të vjelë pak informacion, mund të kontribuoja për ta shpëtuar situatën apo për ta lehtësuar disi. Por nuk është kaq e thjeshtë. Rritur me udhëzime të skrupullta dhe të forta që në em- brion për të respektuar veten, kjo bëhet gati-gati e pamundur. E traumatizimin në kësi rastesh nuk e shmang dot. Kush ka shansin të jetë i fortë, e kalon me ca dëmtime shpirtërore, kush ka fatin e keq të jetë më i dobët, e kalon me dëmtime mendore, dhe kjo e dyta është vërtet e rëndë. Ti, lexues i çmuar, do thuash çfarë ka ndodhur? Asgjë ndryshe nga fenomenet që dëgjojmë përditë: Njerëz të paaftë që bëjnë ligjin. Të kompromentuar ata që duhet ta zbatojnë. Shantazhues varfanjakë, me pozita të palëkundura, për shkak të informa- cioneve të marra nëpër skuta të errëta dhe jo. Njerëz të dalë nga hiçi që kanë fryrë barkun dhe kanë zbrazur trurin. Qënie të vogla që kanë bërë dëm dhe krekosen me lafshën e fl ashkët të një gjeli të plakur (kanë shpëtuar paq). Ushqyes të papushimtë të sistemit tonë politiko-social gati-gati primitiv, që i jep mundësinë e kaosit dhe mjegullnajës duarve që e ushqejnë. Një si këta thotë jam i paprekshëm. Akili i mi- jëvjeçarit të tretë. Pa thembër. Jeta është shantazh? Jeta është spinuazh? Kam frikë se kjo e vërtetë e hidhur, është forma reale e ditëve tona sot. Nuk e di a ka shërim. Sepse nuk është sëmurë lëngueshëm vetëm sistemi me të gjitha shtresat që ka. Mentaliteti ynë me të cilin përballim jetën, duket i helmuar nga sëmundja e pashërueshme dhe thuajse ngjitëse, e varfërisë mendore, e primitivizmit tribal, e dembelizimit, e kompromentimit dhe e korrupsionit, në përmasë të vogël apo të madhe, pak rëndësi ka. E shpesh gjendemi në udhëkryq. Vlerat që na i mësuan hershëm, dhe më pas i veshëm butësisht me kohën, na ndihmojnë të jetojmë mirë dhe qetë individualisht. Apo të jetojmë në harmoni me rre- thin e ngushtë të të afërmve - thesar, që ndan këto vlera bashkë me ne. Por nga ana tjetër, të gjithë, jemi pjesë e një shoqërie të përbashkët dhe kahet janë mprehur për të bashkëvepruar për një qëllim të mirë, dhe jo për t'ia ngulur njëri-tjetrit. Zëri i mikut tim nuk më tha asgjë të re nga ato që nuk dija, por fakti që e kishte formuluar përku- fi zimin e jetës në këtë mënyrë, dhe për më tepër të transmetueshëm në 7 sekonda, më hidhëroi dhe më trishtoi. Jo se do t'ia zbehë bukurinë jetës me të gjitha gjërat e bardha dhe të gëzueshme që ka, por ndërsa këto të fundit duhet t'i kërkojmë shumë dhe të kemi guxim t'i jetojmë, mendjet e varfra i hasim çdo ditë. Nuk i kërkojmë pa as më të voglin mundim. Çekuilibër i jetës? Apo i shoqërisë sonë? Apo bota është e njëllojtë dhe dallimi gjendet vetëm në cifl at e sipërfaqes....Njerëzit që njoh unë dhe njoh të mirë plot, nuk duan të mbijetojnë. Duan të jetojnë. Leksioni tjetër kishte parashikuar me të drejtë se gjuhësia dhe kompjuteri do të duhej tashmë ta bënin rrugën së bashku. Kurse Z.Bulo, me paragjykimet e frikërat që ka, dhe jo vetëm nga elektronika, ka zgjedhur ta lërë në vendnumëro gjuhësinë shqipe gjatë kohës që ai drejtonte Institutin dhe, tani që Instituti drejtohet nga tjetërkush, ai e keqpërdor për shumë gjëra autoritetin që ia ka dhënë Akademia e mëhershme. Siç e shihni, ai këmbëngul aq shumë që gjërat të mos ndryshojnë, sa që shpesh bëhet qesharak duke folur nga pikë- pamja e ideologjisë dhe jo nga pikëpamja e shkencës. Se sa i djeg Z.Bulo për gjuhësinë dhe për institucionet shkencore, ju mund ta kuptoni fare lehtë edhe nga kjo që po u tregoj (dhe s'po u tregoj të tjera). Z.Bulo, nëpërmjet zyrës së Përmbarimit, i ka vënë tre herë sekuestron lloga- risë së Qendrës së Studimeve Albanologjike, një institucion ku bën pjesë edhe Instituti i Gjuhësisë e Letërsisë që ai drejtonte. Arsyeja e këtij veprimi nuk është aspak qesharake. Po shpjegohet shkurt. Kur unë mora drejtimin e QSA-së, e fi llova duke nxjerrë në pension pleqërie ata që e kishin tejkaluar moshën dhe bllokonin përtëritjen e institucioneve me specialistë të rinj. Ndër të tjerë, në vitin 2008 kur u krijua QSA, dolën në pension dy drejtorë institutesh, Z.Bulo dhe Z.Korkuti, asokohe të dy mbi 70 vjeç. QSA drejtohet nga Ligji për Arsimin e Lartë, i cili parashi- kon maksimalisht moshën 68 vjeç për dalje në pension pleqërie. Z.Bulo askohe e hodhi çështjen në gjyq, duke ua mbushur mendjen gjyqtarëve se ai ishte akademik dhe si i tillë dilte në pension në moshën 75 vjeç. Por Ligji për Akademinë e Shkencave rregullon vetëm këtë institucion, jo edhe QSA-në që funksionon me tjetër ligj. Si pasojë, falë gjykatësve shpirtgjerë me paratë e taksapaguesve, Z.Bulo i hedh sekuestron QSA-së për të marrë prej këtij institucioni tre vite rrogë me mbi një milion lekë muajin. Me aq para sa kërkon të përfi tojë Z.Bulo në një vit, QSA boton shtatë revistat e veta shkencore... Por le të kthehemi tek argumenti: “...do të dilnin nga qarkullimi të gjithë fjalorët, tekstet shkollore…do të krijohej një kaos i vërtetë…”. Po ju pyes unë ju: a ka më kaotik se sa vetë ky pohim i Z.Bulo? Çfarë kaosi është krijuar sot me letërsinë e traditës, të shkruar në gegnisht, në toskërisht e në gjithfarë nëndialektesh? Kurrfarë kaosi, pasi lexuesi e vlerëson atë letërsi për çfarë ajo është, pa u penguar në këtë vlerësim nga norma letrare. Sa u takon fjalorëve, unë po u them me plot gojën se fjalorët e papërditësuar duhet të dalin nga qarkullimi një orë e më parë. Po kështu edhe tek- stet shkollore të papërditësuara. Kjo e fundit ëshët zgjidhur prej disa vitesh nga MASH, nëpërmjet altertekstit: shtëpitë botuese konkurrojnë çdo vit dhe fi tojnë tekstet që janë të përditësuara në aspektin shkencor, gjuhësor, metodik, etj. Fëmijët dhe të rinjtë nuk do të mësojnë më kurrë me librin allabulo “Letërsia e realizmit socialist”, pavarësisht se ky libër është shkruar në një shqipe standard. Dhe nuk do t'i referohen përjetësisht Fjalorëve të viteve 80-të, pasi këta duhen përditësuar, në mos daçim të na dëmtojnë. Si përfundim, ideja e “kaosit të vërtetë” buron vetëm nga koka kaotike dhe shërben thjesht për të trembur publikun e painformuar, si dhe atë lloj publiku që beson te kaosi dhe te fundi i shpejtë i botës. Ju keni në grup edhe anëtarë që kundërshtojnë këto ndryshime siç është rasti i gjuhëtarit Rami Memushaj… A mendoni se do të arrihet një kon- sensus? Gjuhësia nuk është politikë, që të punohet me konsensus. Në gjuhësi, si në çdo shkencë, ka një ligjësi të brendshme. Po nuk u njoh kjo ligjësi dhe po nuk u ec në drejtimin që ajo vetë imponon, asnjë punë nuk ecën siç duhet. Pra, gjuhëtarët debatojnë rreth çështjeve konkrete dhe fi ton mendimi më i argumentuar, ai mendim që e njeh dhe e pranon ligjësinë e brendshme të zhvillimit shkencor. Nuk do të kishte kuptim që, edhe brenda një grupi specialistësh, të gjithë të ishin dakord. Rëndësi për ecurinë e shkencës ka që gjithsecili të shprehë dhe të arsyetojë mendimet dhe tezat e veta, pasi vetëm kështu debati mund të quhet shkencor. Përndryshe, do të ndodhte si në epokën e Kongresit të Drejtshkrimit, kur të gjithë duhej të ishin njëlloj dakord dhe të vendosnin njëlloj me 100% të pjesëmarrësve. Në rastin konkret, nëse argumentet e shumë gjuhëtarëve i nxjerrin pa peshë mjaft prej kundërshtimeve të Z.Memushaj, kjo nuk domethënë që gjuhësia shqipe të ndalet tek kufi ri që ia ka caktuar Z.Memushaj, por do të ecë andej nga e çon ligjësia e brendshme e zhvillimit, duke shpërfi llur qëndrimet paragjykuese dhe argumentet e pathelluar. Për më tepër, shkenca nuk pyet se të kujt janë argumentet, ajo thjesht përzgjedh argumentet e qën- drueshëm dhe shmang teprimet. Nuk besoj se Z.Memushaj është nga ata gjeni të shkencës gjuhësore, pa konsensusin e të cilit gjuha shqipe duhet të mbetet në vend. Nga tezat e propozuara shumë vend zë rrëzimi i zanores Ë… A është ky ndryshim thelbi i kësaj iniciative? Jo, thelbi nuk qëndron tek zanorja -ë, pasi kjo është vetëm cipa e dukshme, poshtë të cilës do të arrihet me kujdes dhe me përgjegjësi, pas shumë kërkimesh, këshil- limesh e debatesh. Nga ana tjetër, më duhet të them se nuk është absolutisht fjala për “rrëzimin” e zanores -ë. Do të rrë- zohet vetëm ë-ja e pazëshme dhe vetëm aty ku ajo s'ka vend që të jetë. Sepse infl acioni i ë-së së pazëshme në shqipe, ka korruptuar të gjithë sistemin e drejtshkrimit. Përdoruesit i heqin apo i shtojnë ë-të gjatë të shkruarit pothuaj me vesh të lirë, pasi rregullat janë tejet kundërshtuese dhe, jo vetëm nuk mbahen mend nga përdoruesit, por asgjësojnë njëri-tjetrin, për arsye të inkonsekuencës së gjuhëtarëve në hartimin e normës. Sot, që kemi një sistem normativ dyzetvjeçar, është e mundur që këto inkonsekuenca, të cilat fi llimisht ndoshta nuk binin fort në sy, të sheshohen dhe të mund të fi ksohen rregulla përdorimi racionale, që do të mund të mbahen mend nga përdoruesi brenda logjikës së sistemit dhe jo në formën “përmendësh”, e cila jo vetëm që s'ka sjellë rezultat, por edhe e ka çoroditur përdoruesin. Kongresi i drejtshkrimit i 1972 është cilësuar me të drejtë si politik e i dhun- shëm. A mund ti shmangemi këtyre cilësimeve në këto kohë e me këto ndryshime? Meqë ju thoni “me të drejtë”, unë s'po kam arsye të zgjatem në këtë pikë. Për Kongresin e Drejt- shkrimit gjërat janë thënë e do të vazhdojnë të thuhen, por në një shqyrtim historik dhe teorik. Në aspektin praktik, askush nuk ka më nevojë të merret me vendimet e atij Kongresi, pasi ka shumë punë për të ndrequr atë çka mund të ndreqet ende. Kur na lind një fëmijë me problem shëndetësor, nuk kemi kohë të merremi me arsyet, por na duhet që të kujdesemi hap pas hapi për shkaqet: të këshillohemi me mjekun, t'i bëjmë kura, e mbi të gjitha ta rrethojmë me dashuri. Në këtë mënyrë, me shumë durim e dashuri, arrihet që fëmija të rritet i shëndet- shëm e të ketë një jetë krejt normale. E lëmë Kongresin “në shejtninë e tij” dhe merremi me shëndetin e gjuhës. Disa e quajnë këtë ndërhyrje të re në gjuhë si një shpagim që i bëhet gegnishtes. Sa e vërtetë është kjo? E çfarë peshe ka “shpagimi” në shkencë?! Çka ndodhi në socializëm me gegnishten është njëlloj si ajo që ndodhi me Galileon e me Brunon në epokën e inkuzicionit. Edhe pse Papa i dorëhequr e njohu gabimin e Kishës, Xhordano Bruno vazhdon të mbetet ai i djeguri në turrën e druve. Dikush apo diçka ka gjithnjë një fat më të mirë se dikush apo diçka tjetër. Kështu, për fat, demokracia mbërriti në Shqipëri përpara se gegnishtja të digjej krejtësisht. Ajo tash po rilind, por në një formë tjetër. Të jemi të sigurtë se gegnishtja nuk kërkon që ta shfronësojë normën standard, por të jemi gjithashtu të vetëdijshëm se ringjallja e gegnishtes ushtron trysninë e saj mbi zhvillimet e standardit. Dhe në fund a mund të na thoni se në ç'fazë të punës është grupi i gjuhëtarëve që po punon me ndryshimet dhe ç'pritet më tej? Mund të thuhet se puna e mirëfi lltë vetëm sa ka nisur. E gjithë kjo kohë, sidomos tre vitet e fundit, u desh që gjuhëtarët të merren vesh me njëri-tjetrin dhe të kup- tojnë se në këtë mes nuk ka kurrfarë “komploti politik” ndaj gjuhës, por një angazhim në dobi të shqipes dhe të përdoruesve të shqipes. Duke qeshur po shtoj:të shqipes pa dallim partie, feje, dialekti apo krahine... PAS AKUZAVE TË GJUHËTARIT “Bulo bëhet qesharak, i mëshon ideologjisë jo shkencës” Pas gjyqit që i hapi QSA-së, Jorgo Bulo i ka vënë tre herë sekuestron llogarisë së Qendrës së Studimeve Albanologjike
10 E shtunë, 16 mars 2013 U bënë plot 5 vjet nga shpërthimi tragjik i Gërdecit. Në kujtim të jetëve të humbura familjet e 26 viktimave vunë lule te krateri i shpërthimit, aty ku 5 vjet më parë ishte ngritur punishtja e demontimit të municioneve “Alba Demil”. Familjarët ende kërkojnë drejtësinë që nuk iu dha kurrë. Një fshat i tërë mbeti i lënduar nga kjo tragjedi. Zamira Durda, nëna që në tragjedinë e Gërdecit humbi djalin e saj, ka pritur që drejtë- sia të dënojë fajtorët. ”Dua drejtësi pse nuk jeton djali im. Nuk dua dëmshpërblim. Këta nuk kanë moral. Vetëm njerëz nuk janë.”, -thotë ajo. “Paskan qenë të shurdhët”, thotë Durda, pa përmbajtur zemërimin. Ajo tregon se ka 5 vjet që bredh dyerve të gjykatave dhe thotë se “askush nuk dëgjon vetëm nga babëzia për para”. “Nuk i vë dot emër kësaj që ngjau, më vjen shumë keq, që Kryetari i Gjykatës së Apelit të japë një vendim qesharak dhe të pranojë një vendim për dënim të shkurtuar?! Haram i qoftë ai post që bën dhe paga që merr”, flet Durda, e cila këmbëngul se nuk do të heqë dorë derisa të gjejë drejtësi. Megjithatë, ajo i ka humbur shpresat te institucionet shqiptare. “Do i kaloj të gjitha shkallët. Nuk ka më shpresë, ata do të marrin dëmshpërblimin, ndërsa djali im nuk jeton më. Këta nuk kanë moral. Vetëm njerëz nuk janë.”- thotë Durda. I pranishëm në homazhe kreu i PS-së Edi Rama nuk ka dhënë asnjë koment për median, ndërsa Zamira Durda e ftuar në emisioni “Urbanika” të A1 Report tha se: “Çdo orë, çdo sekondë nuk kalon pa imazhin e Erit. Sa herë marrë lugën, sa herë ulem në tavolinë, çdo gjë e tij më mungon jashtëzakonisht shumë”. Nëna e lënduar tregon AKTUALITET Bashkia, 236 tituj pronësie. Basha: Më falni për vonesën Bashkia e Tiranës dha dje dokumentet e privatizimit për 236 banesa dhe ka përgatitur edhe 128 të tjerë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha fi rmosi 78 prej tyre dhe ua dorëzoi familjarëve duke u kërkuar ndjesë për vonesë disavjeçare. “Dua t'ju kërkoj ndjesë të thellë në emër të Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të saj, edhe pse nuk ka qenë e drejtuar prej meje, për vonesën dhjetëra vjeçare të këtij procesi”, - tha Basha. 128 banesa të tjera janë aktualisht në procesin e përfundimit të dokumentacionit dhe lidhjes së kontratave noteriale, bënë të ditur burimet zyrtare nga bashkia. “Ky proces do të përfundojë së shpejti edhe për 128 familje, të cilat në fakt duhet ta kishin marrë përgjigjen prej kohësh nga Bashkia e Tiranës. Kur them prej kohësh, nuk them vetëm për këtë 18 mujor të kësaj administrate, por për dekadën e kaluar ndonëse dekada e kaluar nuk është përgjegjësia personale politike e imja. Këto 128 objekte do të përfundojnë javën e ardhshme”,- u shpreh kryebashkiaku Basha. Në homazhe i pranishëm edhe Edi Rama Dje pesë vjet nga shpërthimet tragjike në Gërdec “Duam drejtësi, jo dëmshpërblim” Koment NGA AFRIM KRASNIQI vijon nga faqja 1 Homazh për një tragjedi shqiptare ...drejtësisë...Ata të gjithë janë aty ku ishin pesë vjet më parë, në pushtet, në qeveri, në parlament, në vila luksoze, në udhëtime turistike apo në ekrane televizive. Ata që vua- jnë, kanë dhimbje pafund dhe kanë humbur shpresat tek drejtësia, janë po aty, të kërcënuar nga dhuna politike, egërsia e fitimit dhe abuzimit nga pushteti, pafuqia për të imponuar drejtësi dhe frika ndaj të sot- mes dhe të ardhmes. Gërdeci përbën jo vetëm një krim të rëndë penal, por edhe një krim shtetëror, krim poli- tik dhe një akt egoizmi të pashembullt të etjes për para e pushtet. Pas Gërdecit Shqipëria u pranua në NATO, me shpre- sa të mëdha se ka mësuar nga gabimet dhe meriton shanse për të ardhmen. Por vendi më i ri në NATO nuk mësoi asgjë, nuk reflektoi asgjë, përkundrazi. Biznezi i vdekjes vazhdon herë me armë dhe herë me plehra të importuara, herë me grupe kriminale serbo boshnjake dhe herë me grupe të reja mafi oze që blejnë me çmime qesharake pasuritë kombëtare e publike shqiptare. Politika nuk ka ndryshuar. Tragjedinë e quajti aksident teknologjik dhe fajtorët u fshehën pas imunitetit apo procedurave për t'i shpëtuar drejtësisë. Në 100 vjetotin e shtetit, politika me votë të heshtur dhe kon- sensuale amnistoi çdo zyrtar të përfshirë në tragjedinë e Gërdecit dhe tani më 2013 çdo grup i përfshirë në Gërdec ka prezantuar kandidatët e vetë për mandate të sigurta parla- mentare. Nuk ka më premtime për drejtësi, por premtime për të fi tuar çdo votë, pavarësisht çmimit, pavarësisht parimeve dhe premtimeve, pavarësisht dhimbjes së 15 marsit dhe tragjedive të tjera të njëjta. Kjo ngjarje tregoi se asnjë dosje politike, ku përfshihet politika, sado kriminale qoftë, me konsensus nuk zbardhet. Siç ka ndodhur me dosje të njëjta përpara saj, siç ndodhi edhe më 21 janar dhe siç ndodh përditë me ngjarje tragjike që lidhen me suporte politike. Gërdeci e ktheu kor- rupsionin në institucion imun, të paprekshëm, komandues mbi çdo vendimmarrje tjetër dhe në kërcënimin më të madh ndaj shoqërisë. Nga ajo ditë nuk ka më rëndësi se çfarë bën, por në llogari të kujt e bën. Ndaj Gërdeci nuk është më një tragjedi e 26 familjeve, është tragjedi e një shoqërie të tërë, të paaftë të ndajë drejtë- sine nga padrejtësia, fajësinë nga pafajësia, aktet morale nga ato imorale. Dhe një shoqëri e krijuar mbi mos- mirënjohjen, papërgjegjsh- mërinë, biznesin e vdekjes dhe mungesën e drejtësisë gjithçka mund të jetë, por shoqëria që ka nevojë Sh- qipëria, shoqëria e lirë e një vendi në NATO dhe e një kandidati për në BE, - nuk është dhe nuk mund të jetë. Ndaj sot është dita kur ndje- jmë dhimbje, zhgënjim dhe protestë ndaj një sistemi të tillë antivlerë, që mbahet në këmbë nga një klasë politike e korruptuar dhe abuzive, që ushqehet me paratë e taksat tona dhe që na tregton votën si mall pazari dhe që na trajton si kavie eksperimentale, pa vlerë, pa zemer, pa mendim apo ndjesi. Ngushëllime dhe homazh për viktimat e pafajshme të Gërdecit, 26 që humben jetën atë ditë dhe paraprakisht edhe për ata mijëra qytetarë gërdecarë qe ndajne akoma dhimbjen humane dhe sido- mos zemërimin ndaj atyre që e shkaktuan, përfi tuan prej tij, e trajtuan si gjyq pa fajtorë dhe e shndërruan atë në një tragjedi normale shqiptare. Lajmi Dje u bënë pesë vjet nga shpërthimet tragjike që ndod- hën në Gërdec, ku humbën jetën 26 viktima dhe shumë të tjerë mbetën të gjymtuar. “Drejtë- sia nuk është ven- dosur ende”, shpre- hen në 5-vjetorin e tragjedisë famil- jarët e viktimave. Në homazhe dje ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama  TIRANE JONIDA LATE LAJME SHKURT “Kam bërë një betim, që sa të jem, sa të ma ketë shkruar Zoti, do të merrem vetë me drejtësinë e Erit. Sepse Eri, në momentin e parë që më ka kontaktuar, kur ishte në spital më ka thënë: “Më fal mami që ika pa leje”. Për një fëmijë 7 vjeç, me ato plagë dhe djegie në trup, që nuk e di ku e gjeti kurajën dhe kërkoi falje, unë ndihem keq që pas pesë viteve nuk kam bërë asgjë. Do i kaloj të gjitha shkallët. Nuk ka më shpresë, ata do të marrin dëmshpërblimin, ndërsa djali im nuk jeton më.” Të prekurit nga tragjedia Zamira Durda: Sa të jem do të merrem vetë me drejtësinë se ka bërë një betim që nuk e ka plotësuar ende. “Kam bërë një betim, që sa të jem, sa të ma ketë shkruar Zoti, do të merrem vetëm me drejtësinë e Erit. Sepse Eri në momentin e parë që më ka kontaktuar, kur ishte në spital më ka thënë: “Më fal mami që ika pa leje”. Për një fëmijë 7 vjeç, me ato plagë dhe djegie në trup, që nuk e di ku e gjeti kurajën dhe kërkoi falje, unë ndihem keq që pas pesë viteve nuk kam bërë asgjë. Ndihem shumë e dobët dhe e pafuqishme para Erit”, –thotë Zamira Durda. Shpërthimi i punishtes së demontimit të municioneve “Alba Demil” më 15 mars 2008 u mori jetën 26 personave, mbi 300 të tjerë u plagosën, ndërsa u dëmtuan mijëra godina banesa dhe go- dina biznesi. ■ Shqipëria e 70-ta në 187 vende për zhvillim Vendi ynë renditet i 70 nga 187 vende, në raportin për zhvillim te Kombeve te Bashkuara, që mat arritjet ne shëndetësi, arsim dhe jetëgjatësi. Për sa i përket indeksit të pabarazisë gjinore, që refl ekton pabarazitë në shëndetin riprodhues, fuqizimin dhe aktivitetin ekonomik, Shqipëria zë vendin e 41 nga 148 shtete, sipas këtij raporti. Në vendin tonë, 15.7 % e vendeve në parlament, janë zënë nga gratë. Raporti sugjeron politika pro të varfërve dhe investime ne aftësitë e njerëzve përmes fokusimit tek arsimi, ushqimi dhe shëndeti. ■ AMK: Janë marrë 3000 masa për shkelje Në ditën botërore të konsumatorit, Agjencia në Mbrojte të Konsumatorit ka bërë me dije se ka marrë 3 mijë masa administrative në këto muaj të parë të vitit. Inspektorët kanë monitoruar punën e më shumë se 9 500 subjekteve të ndryshme ushqimore. Ndërsa nën kryetari i bashkisë, Petrit Vasili, garantoi se në vazhdimësi nuk do të lejohet, që të abuzohet në kurriz të konsumatorit me çmimet apo dhe me cilësinë e produkteve. Familjarët e “Gërdecit” duke folur për mediat
THASH THEM&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M14 E shtunë, 16 mars 2013 Ndryshimi 360 gradë i Ramona Tullumanit Sopranoja tregon mbi jetën e saj profesionale e private Padyshim ajo është një soprano e re dhe profesioniste. Pinjolle e të madhit Ramiz Kovaçi, Ramona Tullmani e sheh veten në një ndryshim rrënjësor të jetës së saj, pri- vate dhe profesionale. E vlerësuar me mjaft çmime, koncerte brenda dhe jashtë vendit, një vend në TKOB (ëndërr e mjaft artistëve të rinj), një shtëpi të ëndrrave të saj, një bashkëshort dhe së fundmi një pasardhës që po rritet brenda trupit të saj… Kafenë e mëngjesit preferoni ta pini zakonisht në shtëpi apo ku me kë? Kur zgjohem në mëngjes në përgjithësi jam shumë e lumtur sepse kam pranë meje njeriun e zemrës dhe jam e gëzuar pasi bëj një jetë që më pëlqen. Bisedoj me bashkëshortin tim për planet tona për ditën e re dhe pasi lëme një ose edhe dy kafe gjatë ditës, mbarojmë mëngjezin e përcjell dhe përgatitem për ditën time. Në kaf- enene që ndodhet pranë një parku me shumë gjelbërim me presin gjyshja dhe mamaja ime. Zgjimi juaj ideal cili do të ishte? Për mua zgjim më ideal dhe më i bukur se ky nuk mund të ketë. Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshkroni rrugën? Përshkoj të njëjtën rrugë që bente gjyshi por edhe babai im. Buzë lumit të Lanës, duke vërejtur pemët dhe gjelbërimin që Lanës nuk i mungon kurrë. E pëlqej rrugën që bëj por edhe urën e Tiranës së re por edhe urën tjetër, që për mua janë shumë të shtrenjta. Në mëngjez kur shkoj për në Teatrin e Operas dhe Baletit, Ti- rana është e qetë, e pastër pa shume trafi k dhe nuk e ndërroj me asnjë qytet tjetër të Europës. Tirana është shumë e shtrenjtë për mua…. Thua ndonjëherë boh çfarë profe- sioni kam zgjedhur? Profesionin tim e dua shumë kur as nuk mund ta mendoj të them uf….pa le ta them. Profesionin e kam një nga disa prej pasioneve që kam në jetën time. Është i brumosur thellë tek unë, në qenien time, në karakterin tim. Kjo është një zgjedhja ime e pamohueshme. Që fëmijë këndoja gjatë gjithë dites madje edhe kur luaja me kukulla, edhe kur luaja jashtë me shoqet e mia. Që vogël përveç shqipes mës- ova disa gjuhë të huaja. Pianoja ishte e padiskutueshme, por edhe baleti. Gënjeni apo ju gënjejnë më shumë? Nëse po ndonjë rast tipik? Një nga tiparet që më karakter- izojnë janë sinqeriteti dhe dashuria për njerzit. As nuk bëj provë të gënjej sepse nuk di të gënjej. Tu them me sinqeritet kurrë nuk kam gënjyer por në mënyrë reciproke nuk pranoj të më gënjejnë. Në përgjithësi kush ka tentuar të më gënjejë e kam kapur në çark. E mbani veten për të shkathët? Jam shumë e shkathët sepse në përgjithësi të gjithë artistët janë njerëz emotiv. Kur isha e vogël babai im më trajtonte si të isha djalë, më kujtohet se më mësonte që pam- varësisht se isha vajzë unë duhet të isha e përgatitur për jetën, më mësoj se çdo të thotë të jesh praktike dhe se në jetë njeriu duhet të dijë të dalë mbi ujë. Në moshë shumë të vogël babai im më mësoi t'i jepja bicikletës. Më pas më mësoi makinën, isha 16 vjeç. Më pëlqen shumë të notoj dhe t'i jap kanoes. Në përgjithësi nuk mund të ecë ngadalë por eci me hap të shpejtë. Dreka zakonisht ju gjen…? Në përgjithësi më pëlqen të drekojë në shtëpi. Sepse kam një guzhinë shumë komode dhe shumë të këndshme,e kam modeluar sipas gustos time. Më pëlqen të gatuaj dhe të sajoj ushqime të shijshme. Kur gatuaj vë në veprim fantazinë dhe gjithëmonë gatuaj me shumë dashuri. Jam shumë e lumtur që Eltonit i pëlqejnë shumë gatimet e mia, kënaqem shumë kur shprehet me superlativa për gatimin që unë bëj. Cilët janë vendet që ua beson drekën? Sigurisht që më pëlqen të drekoj diku, në një vend të këndshmë, intim, nën tingujt e ndonjë muzike të ëmbël e të lehtë. Tashmë ka shumë restorante me guxhina nga më të ndryshmet. Kam provuar ushqime të ndryshme sepse më pëlqen të provoj ushqime karakteristike kudo që shkoj. Edhe këtu më pëlqen shumë gatimi karakteristik tradicjonal, pra ushqimet e vecanta që gatuhen nëpër qytete apo zona të ndryshme të Shqipërisë. Më pëlqen të drekoj apo darkoj me njerëz të afërt me shoqërinë time dhe të Eltonit. Sidomos kur i njoh. Paguani më shumë në raste të tilla apo ja lini të pranishmëve? Më pëlqen kjo pyetje, është e vërtetë që unë jam shumë bujare më pëlqen shoqëria, por rregullat e tavolinës dhe të miqësisë i njoh shumë mirë. Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? Çndodh? Më pëlqen të punojë, dhe është e vërtetë që profesioni ynë kërkon shumë punë. Ju mund të thoni se çdo profesjon kërkon punë. Por profesioni i artistit është shumë i veçantë, çfarë do të thotë, një artist që të bëhet artist i vërtetë fi llon e përgatitet që në vogëli dhe vazhdon të punojë e të përgatitet deri në fund të karrierës. varrësi të verbër ndaj tyre. Veshjet krijohen nga njeriu dhe më duket dobësi e madhe të varrem prej tyre. Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara? Ngjyrat që më pëlqejnë janë këto. Në përgjithësi më shkojnë ngjyrat që kanë jetë,ngjyrat e dashurisë dhe ngjyrat e tokës, pra me një fjalë të gjitha ngjyrat e spekrit të kolorit. Blini më shumë dhurata apo merrni? Blej shumë dhurata, pra dhuroj shumë – dashuri dhe kuptohet që marrë shumë. Dhu- ratat janë për mua shumë të shtrenjta tregojnë shumë, nganjeherë nuk mund të gjesh fjalët e duhura për t'i motivuar dhuratat që jep dhe ato që merr… Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë? Eltoni është shumë i kujdesshëm për të bërë dhurata, më bën dhurata shumë të bukura dhe me shumë dashuri po ashtu edhe unë, ne mundohemi t'i gjejmë njëri tjetrit shkaqe për t'i dhuruar njëri tjetrit dhurata. Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë? Jam shumë e shoqërueshme megjithëse jam vajzë e vetme i kam dashur shumë njerzit, shoqërinë. Më pëlqen të kem shoqet e mia. Kam disa mikesha që i kam që në fëmijëri, për mua ato janë shumë të shtrenjta dhe kanë një vend shumë të rëndësishëm në jetën time. Tashti shoqëria ime është shtuar me shoqërinë e Eltonit kemi një shoqëri të përbërë nga njerëz shumë të mirë,familjarë të lumtur, të arrirë nga ana intelektuale. Jeni e dashuruar? Besoj se nga intervista ime e kuptuat shumë qartë se jam e dashuruar dhe e lumtur. Jam shumë elumtur nga zgjedhjet që kam bërë. E dua shumë familjen time dhe jam gati të sakrifi kojë për njerzit e mi. Jam e lumtur me familjen që e kam krijuar vetë. Është shumë e rëndësishme të bësh në jetë zgjedhjet e duhura. Eltoni është njeriu që më kupton po ashtu edhe unë jam e aftë që ta kuptojë. Jam e lumtur që më qëndron pranë në të gjitha situatat. Ndjehem e sigurtë dhe mbi të gjitha e lumtur dhe miq të mirë. I takon miqtë e vjetër? Miqtë e vjetër mbeten shumë të shtrenjtë për mua. Preferoni më shumë një film apo pub? Tani në dimër pereferoj më shumë një fi lm në një ambjent të këndshëm dhe të ngrohtë, para një gote me caj me mjaltë por edhe me një kafe të mirë, më e mira në botë sepse përgatitet gjithmonë vetëm nga Eltoni. Para televizorit në shtëpinë time të ëndrave që tani e kam bërë realitet. Zakonisht para se të fl ini lexoni apo dëgjoni muzikë? Dëgjoj muzikë por nganjëherë edhe lexoj. Kur shkoj jashtë shtetit gjithëmonë blej libra nëpër libraritë e mëdha ato janë, jo vetëm libra bibliografi k por edhe romane dhe sidomos partitura dhe CD në të famshmën librari për artistët “Casa Ricordi”. Profesionin tim e dua shumë kur as nuk mund ta mendoj të them uf….pa le ta them. Profesionin e kam një nga disa prej pasioneve që kam në jetën time Celulari që përdorni? Celularët janë hobi im, jam e ingran- uar e në korent me markën e fundit që del në treg. I njoh të gjithë tipat e celularëve dhe jam e aftë t'i përdor me të gjitha opsionet që kanë. Firmat tuaja më të prefer- uat? Firmat e mia të preferuara janë kryesisht fi rmat me stilist italjan… Në përgjithësi kam stilin tim të veshjes dhe në përgjithësi kam gusto të cilën ma ka edukuar mamaja ime. Mundohem t'i përshtatem vendit, pra siç thotë populli: “Sipas vendit bëhet kuvendi”. Ndjehem mirë dhe komode me veshjet e mia, e njoh mirë trupin tim dhe e di mirë se cfarë më shkon dhe cfarë jo. Çfarë nuk ka në garderobën tuaj që ju se vishni kurrë apo s'ju shkon pra një lloj stili? Në garderobën time nuk ka rroba që unë nuk i vesh. Në garderobën time ka vetëm rroba që unë i përdor. Nëse unë nuk i vesh ato unë i fal, i çoj në xhami. Unë jam shumë praktike nëse një veshje nuk vishet dhe bëhesh pishman përse e ke blerë, pra nuk të jep kënaqësi kur e përdor atëherë mos e mbaj më në garderobë nxirre prej atje hap një vend më shumë. Nuk jam skllave e “leckave”nuk e lë veten të kem 24 orë +
3E shtunë, 16 mars 2013 POLITIKE Panariti-Hoxhaj: Vizitë në Beograd? Vetëm për marrëveshje Ministri i Jashtëm Edmond Panariti ka pritur dje në një takim, homologun e tij kosovar Enver Hoxhaj me të cilin ka nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi në fusha të ndryshme. Panariti tha se, “bëhet fjalë për një bashkëpunim ekonomik, tregtar, por jo diplomatik, pasi ne jemi dy shtete sovrane e kemi përfaqësimin tonë në gjitha vendet e botës, mund të ketë edhe bashkëpunime diplomatike, por nuk është pjesë e këtij protokolli”. I pyetur se kur do vizitojë ai Serbinë, Panariti u shpreh se do shkojë vetëm kur të ftohet për të nënshkruar disa marrëveshje me Serbinë. “Vizita në Beograd është diskutuar pas vizitës së Mërkic. Që të ndodhë duhet që të dy palët të nënshkruajnë 14 marrëveshje, si ajo e njehsimit të diplomave, për të cilat është rënë dakord”, tha ai. Ndërsa ministri Hoxhaj u shpreh i kënaqur se po vizitonte Shqipërinë, të cilën e quajti një partner strategjik të Kosovës, ndërsa vlerësoi lart memorandumin e nënshkruar së fundmi. “Ne Mendojmë që lëvizja e lirë e njerëzve, shërbimeve, mallrave janë ndër format më të mira se si bëhet një bashkëpunim”, tha ai. Akuza shërbimit sekret ushtarak për vendosjen e një përgjuesi në Ministrinë e Mbrojtjes  TIRANE JAKIN MARENA Policia ushtarakePas shkarkimit të Ylli Zylës nga kreu i SHIU e kalimi në krye të policisë ushtarake, bashkë me të u “transferuan” dhe të drejtat e përgjimit. Skemën e vendosjes nën përgjim të objektit të caktuar dhe momentin kur mund të bëhet përmes përgjuesve në automjetet e ushtarake e pranon vetë Ministria. Opozita ka akuzuar më se njëherë Shërbimin Informativ të Ush-trisë e konkretisht ish-kreun e saj, Ylli Zyla se ka përgjuar në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm aktivitetet që janë zhvilluar brenda selisë së PS, por dhe komunikimet telefonike dhe me “sms” dhe diplomatët e huaj. Aq sa ka detyruar kreun e PS Rama të instalojë një zhurmues brenda selisë për të amortizuar e zhurmuar të gjitha bisedat që bëhen brenda në mbledhje kryesie apo grupin kuvendor. Përmes deputetëve në komisionin parla- mentar të Sigurisë nga PS u kërkua kontroll në Ministrinë e Mbrojtjes për dokumentacionin në fjalë që ka të bëjë me përgjimet, duke marrë re- fuzimin kategorik të ministrit Imami. Me sa duket akuzat e PS kanë patur bazë reale. Pasi një kompani private shqiptare, e specializuar në tregtimin e paisjeve të sigurisë ka ndërmjetësuar blerjen e aparaturës së përgjimit për SHIU-n në vitin 2010. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë se SHIU ka pajtuar këtë kompani shqiptare me një kontratë të drejtëpërdrejtë për blerjen jashtë vendit të një aparature përgjimi të tipit “CDMA Intercep- tor”. Kjo kompani e ka bërë blerjen te një kompani partnere amerikane që quhet “Verint Technologies”. Ajo ka disa fi liale në botë dhe kompania shqiptare lidhjet e saj i ka me fi lialin izraelit të kompanisë “Verint”. Apara- tura e përgjimit “CDMA interceptor” është blerë në Izrael, por dhe prod- huar në Izrael nën logon e “Verint”. Aparatura bën pjesë në formatin e teknologjisë së lëvizshme të përgjimit me rreze të kufi zuar. Kjo aparaturë në thelb është një kompjuter që ka të instaluar një sërë programesh që mundësojnë dekodimin e regjistrimin zanor të bisedave telefonike në një rreze prej 300 metrash, aq sa është dhe distanca mes selisë së PS dhe selisë së Ministrisë së Mbrojtjes. Aparatura qëndron e mbyllur në një valixhe ndërsa pjesë e saj janë edhe dy antenat, hyrëse dhe dalëse që bëjnë të mundur kapjen e sinjalit të telefonit të përzgjedhur si dhe më pas lëshimin e sinjalit të këtij telefoni në antenat e kompanisë celulare pasi është kryer regjistrimi. Aparatura është e pajisur dhe me një program që mundëson dekriptimin e sms të dërguar ose marrë nga telefoni i përzgjedhur e nën survejim, ndërsa dhe për telefona- tat por edhe për sms-të regjistrimi e dekriptimi bëhet në kohë reale dhe me një shpejtësi shumë të lartë e të dhënat ruhen në memorien e aparaturës nga ku më pas mund edhe të dëgjohen ose të lexohen. Në zërin e shpenzimeve të “MEICO” blerja e kësaj aparature është përshkruar si “blerje paisje teknologjike telekomunikacioni për nevojat e Ushtrisë Shqiptare”. Vlera e transaksionit për blerjen e aparaturës ka kapur shifrën e 400 mijë dollarëve e se aparatura është brezi më i fundit i interceptorëve “CDMA” e pajisur me programet më të mira dhe më efi kase në kapjen e telefonatave e sms nëpërmjet “valixhes lëvizëse”. SHIU dyshohet sipas deputetëve të PS, se mund të ketë përdorur këtë aparaturë për të përgjuar politikanë e persona të rëndësishëm për arsye politike. Ligji për SHIU-n parashikon se ky institu- cion i inteligjencës ushtarake ka tagrin për të kryer përgjime të ushtarakëve e civilëve që punojnë ose kanë mar- rëdhënie me Ministrinë e Mbrojtjes. Lidhjet e bashkëshortes Shqiptarja.com publikoi dokumente për trafi k armësh, Zyla dorëhiqet nga SHIU  TIRANE Në redaksitë e gazetave më 5 korrik 2012 vjen një njoftim i papritur. Ylli Zyla, drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë dha dorëheqjen nga detyra. I referohej artikujve dhe akuzave në media, duke paramentuar të vetmen media që kishte shkruar për konfl iktin e interesit të tij me një kompani armësh, gazetës shqiptarja.com. Njoftimi zyrtar lajmëronte se Ylli Zyla , kreu i SHIU-t i ka paraqitur dorëheqjen ministrit Imami e kryeministrit Berisha. Njoftimi citonte tekstin e dorëheqjes së paraqitur nga Zyla përpara eprorëve. Ai i është refer- uar posaçërisht në tekstin e dorëheqjes shkrimeve të botuara në “Shqiptarja. com” datat 28-30 Qershor, në të cilat gazeta hidhte dritë mbi lidhjet e biznesit të bashkëshortes së Zylës, me disa bi- znesmenë që ishin aktivë me kompani të tjera dhe në eksportimin e armatimeve, një aktivitet ky i lidhur në mënyrë direkte me postin zyrtar të z.Zyla. Zyrtari i Lartë i SHIU-t në tekstin e tij të dorëheqjes i konsideroi shkrimet e gazetës si sulme, që sipas tij janë të pamoralshme dhe të pabazuara. Zyla në asnjë moment për gati një javë me radhë nuk përgënjështroi asnjë të dhënë, dokument, apo informa- cion të botuar në “Shqiptarja.com”. “Unë i nënshkruari, kolonel Ylli Zyla, me detyrë drejtor i SHIU-t, nisur nga disa sulme të pamoralshme dhe të pabazuara që më janë bërë mua dhe familjes sime në gazetën e përditshme ‘Shqiptarja.com', për të ruajtur integritetin dhe moralin e familjes sime”, ka shkruar ndër të tjera në letrën e tij të dorëheqjes Zyla. Gazeta Shqiptarja.com në tre numra radhazi hodhi dritë mbi lidhjet e familjarëve të Ylli Zyla me disa tregtarë armësh. Bashkëshortja e zotit Zyla është ortake në një kompani energjitike me dy shtetas të tjerë të quajtur Lorenc Goça dhe Andrzej Izdebezki. Por siç tregojnë dhe dokumentet zyrtare të Regjistrit të Bizneseve dy ortakët e zonjës Zyla janë dhe operatorë në sektorin e tregtisë së armatimeve, madje Shqiptarja.com mundi të vërtetojë se ata janë licensuar nga Minis- tria e Mbrojtjes dhe se në muajin Prill kanë bërë një dërgesë eksporti me fi shekë drejt shtetit të Nigerisë. Socialistët: SHIU përgjoi opozitën Deputetët e PS kërkuan kontroll parlamentar për përgjimet, ministri Imami ka refuzuar. “MEIKO” bleu përgjuesin “valixhe” që kap valë telefonike e SMS 300 metra, aq sa distanca me selinë rozë Aparatura e përgjimit të SHIU-t Faksimile e Shqiptarja.com e 6 korrikut 2012
THASH THEM&W W W . S H Q I P T A R J A . C O M16 E shtunë, 16 mars 2013 Një nga arsyet për të marrë pjesë në këtë rubrikë ka qenë pikërisht ndërgjëgjsimi i figurave pub- like qofshin deputët, qeveritarë , artistë gazetarë apo moderator. Mendoj që në formimin artistik apo akademik një rëndësi të veçantë në formimin e personaliteti t ka rëndësi dhe personifi kimi i stilit, që në shu- micën e rasteve nuk e shoh të merret seriozisht ose kalon në plan të dytë. Vlen të theksohet që kultura e të veshurit në vendin tonë pavarësisht anti- kapit të trashëguar nga e kaluara tash- më është kthyer në domosdoshmëri kultivimi i saj. Kri- tikat që bëhen janë pozitive dhe nuk duhet të mer- ren si person- ale . Dua të s q a r o j d h e diçka tjetër, është e vërtet kur themi që sh i ja është relative por p ë r s h t a t j a e stilit nuk ka të bëjë me emrin apo firmën që është prodhuar (e dëgjoj shpesh si mburrje) …e r ë n d ë s i s h m e Ku gabojnë Fevziu, Olldashi, Flloko, Mëhilli dhe Myrtezai në veshje Vip-at nën optikën e stilistes NGA MIRELA CICI është përshtatja e stilit me karak- terin dhe raporti proporcional (trupi me veshjen). ‘‘Fashion is architecture It a matter of proportions‘‘… thotë Coco Chanel. BLENDI FEVZIU…. Një nga personazhet televizive të sukseshëm . I njohur në formatin “Opinion” , ai spikat jo vetëm për nivelin e lartë professional ku tërheq vëmendjen “looku” i tij i zgjedhur me kujdes . Brenda kostumit klasik – modern z. Fevziu shpalos dhe etikën e një moderator të kuruar deri ne detaje që rrallë herë e shohim te meshkujt shqiptarë. Kombinon bukur ngjyrat dhe dizenjat e kollareve …por ka disa raste që e tepron, me formatet e stërmëdhatë të tyre të vrasin syrin, duket sikur i mar- rin frymën….këtu i referohem raportit proporcional. SOKOL OLLDASHI Politikan i njohur në vendin tonë dhe në rolin e tij si ministër në qeverinë ak- tuale. Personifi kohet me një stil klasik të thjeshtë është tepër besnik në stilin e tij, nuk riskon asnjëherë ….E shohim në prezantimet e tij në publik të luaj me ngjyrat dhe format e kollareve që në disa raste stonojnë dukshëm. TIMO FLOKO Një nga viganët e kinematografi së shqipare, dhe pa mëdyshje krenaria e skenës shqiptare Personifi kohet nga një stil modest të sofi s- tikuar me nota nacionaliste . Përshtatja e tij me stilin tregon më së miri forcën e karakterit të tij dinamik. Një artiste e re që po depu- ton me sukses në skenat e festivaleve. Zë i mrekullueshëm e shohim në përmirësim të stilit të saj. Ndonjëherë kujdesi i tepruar bën të kalohet limiti ose ‘pika magjike‘ që ndan suksesin nga dështimi. Te Xhen- sila vërejmë një mënyrë klasiko-mani ( kerakteristike për brezin që përfaqëson) e cila e transformon këngetaren në një moshe jo reale ERLA MEHILLI Zëdhënëse e Partisë Demokratike, simbolizohet dhe si “diamante” në rad- hët e kësaj partie. Tepër e kujdesshme në performancën e saj, me një stil sensual e shohim herë me fustane dhe herë me këmisha dhe pantallona klasike ….krijon një imazh intrigues. In-out NË FOTO: Blendi Fevziu, Timo Flloko dhe Sokol Olldashi Amalia, zbulohet ish e “dashura” e Papës Sonila Meço zgjedh median e rradhës PAPA FRANCESKU MODERATORJA Moderatorja e njohur Sonila Meço më në fund ka ndalur udhëtimin e saj të gjatë në një media të re. E pra Sonila as do t'i futet politikës, as do të pushojë, as do të merret me doktoraturën siç njoftuan ca mediar të ndryshme, por do të shfaqet në ekranin e ri të “Agon Channel”. Madje burime të sigurta pohojnë se kjo gjë është bluar së tepërmi në kokën e Sonilës që nga momenti kur braktisi ekranin e “Abc news”, dhe madje fl itet se pagesa do të jetë dyfi sh i asaj që kishte. Vetëm pak ditë më parë në rjetet sociale u pa pikërisht një vidio e Sonilës ku ajo shfaqet në një re- klamë ku thotë se udhëtimi profesional i saj do të ndalet pikërisht këtu. Ekran që pritet të startojë së shpejti. Nëse unë nuk martohem me ty do të bëhem prift . këto janë fjalët e dashurisë së shkruar në një letër të “dashurës” së tij Papa Françesku i Parë. Sot Amalia është një zonjë me fl okë të bardhë dhe ka vendosur syze. Vështrimi i saj është ndoshta paksa i emocionuar. I kujtohet mirë kur shkonte në shkollë, e ndërsa sot ato vite i janë venitur kujtesës së saj, ku kanë kaluar plot 60 vite. E që sot nuk ka më të rëndësishëm se ai. “Nëse unë nuk martohem me ty, unë do të bëhem prift.” I kujtohet mirë Amalias, deklarata e marrë nga “i dashuri i saj”, Jorge Mario Bergoglio. Ishin të vegjël fare, dymbëdhjetë, ndoshta trembëdhjetë. Të dy kanë jetuar në lagjen “Flores” të, Buenos Aires në Argjentinë. Djali i ka dorëzuar letrën në dorë ku ishte shkruar. “ kjo është shtëpia. Unë do ta blej kur të marto- hemi”, thotë Amalia e cila shpjegon që asaj letre nuk iu përgjigj kurrë, por që ka dashur vetëm që ai të zhdukej nga jeta e saj, e pasi prindërit e saj morën dijeni për një letër të tillë e ndaluan kategorikisht këtë lidhje, duke bërë gjithçka të mundur që ata të ndaheshin. Unë i thashë atij që të mos më kërkonte më, përndryshe do të duhej të merren me babain tim. Askush nuk mund të kishte imagjinuar rëndësinë “pap- nore”, që kishte ajo letër dashurie. Cel. 0696070651 RRUGA “MUSTAFA MATOHITI”, PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA KARAOKE NIGHT LOUNGE BAR
18 E shtunë, 16 mars 2013 AKTUALITET Elbasan, operacioni “Start 1”, arrestohen tutori dhe prostituta Një 63-vjeçar u arrestua nga policia e Elbasanit, si tutor i një 17-vjeçareje, gjithashtu e vënë në pranga, të cilën e shfrytëzonte si prostitutë në hotelet e qytetit. Burime zyrtare pranë drejtorisë së policisë së Elbasanit bënë të ditur arrestimin e Fiqiri Lakramës dhe të adoleshentes S.M. Operacioni policor “Start 1” shpalli në kërkim policor edhe një tjetër person, dhe nisi procedimin në gjendje të lirë për një shtetas grek, pasi ka dyshime se në bashkëpunim me 63-vjeçarin shfrytëzonin 17-vjeçaren në hotelet e Elbasanit, duke përfi tuar shuma të konsiderueshme parash të cilat më pas i ndanin me njëri-tjetrin. Sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se arrestimi i Lakramës dhe vajzës me iniciale S.M. u bë në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2012. Gjashtë muaj hetime çuan në vënien në pranga të tyre dhe shpalljen në kërkim policor të një personi të tretë nga Elbasani. Policia tha se gjatë sekuestrimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Mercedes Benz”, I cili përdorej nga Fiqiri Lakrama, 50 mijë lekë të reja si dhe 70 euro. Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese” si dhe “ushtrim prostitucioni”. Dyshimet, hakmarrje pas vrasjes së dyfi shtë Tritoli pranë automjetit të Vilson Tragës Eksploziv vëllait të Ardian Tragës Akuza Shpërdoroi detyrën, merret nën hetim gjyqtarja Teuta Hoxha  TIRANE Një gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës rrezikohet të shkarkohet nga detyra, pas hetimeve të nisura nga Njësia Task Force në Prokurorinë e kryeqytetit. Teuta Hoxha mësohet të jetë marrë nën hetim pas një kallëzimi penal të bërë në organin e akuzës nga avokati Agron Bajri. Burime të besueshme pranë këtij in- stitucioni thanë se Hoxha dyshohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë gjykimit të një çështjeje pronash. Task Force ka dorëzuar dosjen në ngarkim të saj në Prokurorinë e Përgjithshme, ku krye- prokurori Adriatik Llalla do të njihet me të, e do t'ia referojë më pas Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas burimeve, Hoxha i ka njohur të drejtën e pronësisë së një sipërfaqeje trualli prej 4 mijë metrash katrorë në periferi të kryeqytetit Dashamir Bathores, i dënuar afro dy vite më parë nga Gjykata Penale e Tiranës për falsifi kim dokumentesh për të njëjtin truall, ngjarje për të cilën u dënua me 3 vite burg edhe noteri Nezir Murati. Bathorja ishte dënuar në Gjykatën Civile për falsifi kim në bashkëpunim, por pas përfundimit të gjyqit ai i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për marrjen e pronësisë së truallit. Gjyqtarja Teuta Hoxha në vendimin e dhënë, ka argu- mentuar se Bathorja duhet të njohet si pronar i truallit, edhe pse Gjykata Penale kishte dhënë vendimin e mëparshëm duke e dënuar atë. Në shtator të vitit 2011, njësia Task Force e Prokurorisë së Tiranës përfundoi hetimet nga noterit Nezir Murati, i cili në bashkëpunim edhe me tre persona të tjerë, një prej të cilëve Dashamir Bathorja, falsifi koi dokumentet për dy ngastrat e tokës në periferi të Tiranës, me një sipërfaqe prej 4 mijë hektarësh. Tokat ishin shitur nga njëri pronar dhe në rastin e dytë nga dy pronarët e tjerë, duke falsifi kuar doku- mentet sikur të pranishëm ishin të gjithë bashkëpronarët. Aksidenti Procedohet djali i Gazmend Dibrës Lajmi Vilson Traga, vëllai i piktorit Ardian Traga, ar- restuar një vit më parë për vrasje të dyfishtë pranë “Malit të Robit”, i ka shpëtuar mrekullisht një atentati drekën e djeshme. Një sasi eksplozivi shpërtheu vetëm 1 metër larg tij, teksa Traga ka qenë duke udhëtuar me makinë. Dyshimet e para janë përqendruar në pistën e gjakmarrjes.  DURRES ELONA ELEZI Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer vetëm 1 metër nga pozicioni në të cilin ndodhej automjeti tip “Range Rover” me targa AA 474 AA, në pronësi të Vilson Tragës Ka shpëtuar pa dëmtime 49-vjeçari Vilson Traga nga Durrësi, i cili drekën e së premtes ishte shënjestra e një atentati me eksploziv. Policia e Durrësit nuk dha de- taje në lidhje me pistat ku janë përqendruar hetimet, ndër- kohë që burime të besueshme pranë grupit hetimor thanë se dyshimet më të forta lidhen me ngjarjen e 25 korrikut të vitit 2012, ku Ardian Traga qëlloi për vdekje pas një konflikti pronësie Sulejman Shehun dhe Durim Pashallarin. Pak javë më parë, më 23 shkurt të këtij viti, efektivët e policisë së Durrësit ar- restuan vëllain tjetër të familjes, Leonard Tragën, si bashkëpunë- tor në ngjarjen e rëndë. ATENTATI Burime zyrtare të policisë së Durrësit thanë se rreth orës 13:10 të së premtes në lagjen Nr.14 në Shkozet, u mor njoftim për një shpërthim ek- splozivi. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan forca poli- core si dhe ekspertë xhenierë të RENEA-s, të cilët nisën punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit. Emri i “shenjestrës” nuk ka qenë i panjohur nga policia e Durrësit. Vilson Traga, 49 vjeç, njihej si vëllai i piktorit Ardian Traga, tashmë nën akuzë për vrasje të dyfi shtë. Nga ekspertimet e para në vendin e ngjarjes ka rezultuar se një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer vetëm 1 metër nga pozicioni në të cilin ndodhej automjeti tip “Range Rover” me targa AA 474 AA, në pronësi të Tragës. Ky i fun- dit ka qenë duke udhëtuar me makinë në momentin kur sasia e eksplozivit ka shpërthyer, pa i shkaktuar dëmtime. Parap- rakisht dyshohet se mekanizmi ka qenë me telekomandim. Sasia e vogël e tritolit nuk ka qenë vdekjeprurëse për 49-vjeçarin, i cili menjëherë pas ngjarjes është marrë në pyetje në Komisariatin e Durrësit. DURRES HETIMET Edhe pse zyrtarisht policia e Durrësit nuk dha detaje në lidhje me hetimet, burime të besueshme pranë grupit heti- mor bënë të ditur se dyshimet më të forta lidhen me ngjarjes e korrikut të një viti më parë, ku Ardian Traga ekzekutoi me armë zjarri Sulejman Shehun, me të cilin kishte konflikte të hershme pronësie, si dhe Durim Pashallarin. Më 23 shkurt të këtij viti, policia e Durrësit vuri në pranga vëllain e tretë të familjes, 33-vjeçarin Leonard Traga, i përfshirë në ngjarjen e rëndë. Ai u kap në zonën e plazhit, teksa udhë- tonte me makinë. Tragaj nuk kishte lëvizur për asnjë çast nga qyteti i Durrësit edhe pasi kish ndodhur ngjarja. NGJARJA Me nisjen e sezonit turistik të një viti më parë, piktori i njo- hur nga Durrësi Ardian Tragaj bëri përurimin e resortit në pronësi të tij “Ura Li” tek Mali i Robit në Kavajë. Sipërfaqja e truallit prej 1.5 hektarësh, e cila shtrihej në të gjithë resortin si dhe në pjesën ku ishin vendosur edhe shezlongët, ishte kthyer në “mollë sherri” mes dy familjeve Shehu dhe Tragaj. Nga hetimet rezultoi se Sulejman Shehu kishte siguruar edhe disa do- kumente në lidhje me truallin dhe asokohe ishte gati për të hapur process gjyqësor nga Ard- ian Tragajt. Por më 25 korrik të vitit 2012, piktori Ardian Tragaj dhe vëllai i tij, ekzekutuan me armë zjarri Sulejman Shehun dhe Durim Pashallarin, si dhe plagosën gruan dhe djalin e viktimës Shehu, Erjon dhe Be- gie Shehun. Gjithçka kishte ni- sur kohë më parë, kur vëllezërit Tragaj nisën ndërtimin e një re- sorti turistik në zonën e njohur si “Mali i Robit”, në një pjesë të konsiderueshme toke mes Durrësit dhe Kavajës. Ndërtimi i resortit çoi dhe në përplasjen e parë me familjen Shehu, e cila pretendonte se trualli në të cilin ishte ndërtuar, i përkiste atyre dhe jo familjes Traga. Sherret e vazhdueshme mes dy familjeve u përshkallëzuan mesditën e 25 korrikut të një viti më parë, ku gjetën vdekjen e menjëhershme Sulejman Shehu dhe Durim Pashllari, si dhe mbetën të plagosur rëndë Erion dhe Be- gie Shehu. Masakra ndodhi në mes të resortit turistik, në sy të qindra pushuesve. Aksidenti i dy netëve më parë dhe largimi nga vendngjarja ka vënë nën akuzë 24-vjeçarin Kreshnik Dibra, djali i Drejtorit të Përgjith- shëm të Burgjeve Gaz- mend Dibra. Burime të policisë thanë se 48 orë pas ngjarjes ku një grua mbeti e plagosur rëndë, identifi kuan si autor të aksidentit të riun. Sipas policisë, 24-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në afërsi të Fakultetit të Inxhin- ierisë së Ndërtimit kur ka përplasur një ka- limtare. Pas përplasjes gruaja ndodhet në Spi- talin Ushtarak të Tiranës, duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Piktori Ardian Traga
W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASH THEM& 17E shtunë, 16 mars 2013 Reality show Joana është e çiltër, e qeshur, e hedhur dhe pozitive”, kështu nis dhe komenton Bora Zemani, moderatorja e njohur e Motit, mbi shoqen e saj të fëmijërisë Joana e cila ka pak ditë që është kthyer në një personazh “Vip”. Është një nga banoret, emri i të cilës po lakohet mjaft në shtëpinë e “Big Brother-it”, në reality- shown që po zhvillohet në ekranin e Top Channel. Joana ka studiuar për farmaci dhe shumë vite ka jetuar jashtë shtetit në Greqi me familjen e saj. Bora komenton në këtë mini-intervistë rreth shoqes së saj e cila kohët e fundit po përfl itet dhe për një lidhjje me Anaidin. A ka pasur ajo një të dashur të lënë jashtë shtëpisë së Big Brother. Nga mënyra se si fl et Bora të lë përshtypjen që po, e duke llogariotur këtu tipin e Joanës së hedhur. A është një konkurente e A ka lënë Joana një të dashur jashtë Big Brother 6? Bora Zemani rrëfen Joanën jashtë shtëpisë denjë për çmimin e madh?! Duhet të presim deri në fund. Borana ju jeni një ndër mike- shat e ngushta të Joanës mund të më thuash si është ajo si tip? Joana është e çiltër, e qeshur, e hedhur dhe pozitive. Ku njiheni ju të dyja? Ne njihemi që shumë të vogla pasi prindërit tanë janë miq të vjetër por kishim vite pa u takuar sepse ata jetonin në Greqi..më pas shoqëria e përbashkët me Joanën na lidhi edhe më shumë. A ka të dashur Joana jashtë shtëpisë ku po qëndron? Preferoj mos të flas për këtë temë. Si është si shoqe? Mendoj se është fat të kesh një shoqe si ajo që të gjendet patjetër në të mirë por dhe që asnjëherë nuk të lë vetëm kur ke nevojë. Çfarë donte të arrinte me spektaklin e Big- Brotherit nëse ta ka thënë? Do ta përjetoj si eksperiencë për të provuar veten se sa mund t'ia dalë në një format të tillë...pastaj patjetër synimi është edhe tek çmimi i madh. Çfarë projektesh ka në jetë? Ëndrra e saj është të ketë një farmaci të sajën. Të duket sikur Anaidi është tipi i meshkujve që asaj i për- shtaten? Se di këtë pjesë. Është duke u lidhur me Anai- din? Si e sheh ti? A është ai tipi i asaj apo është thjesht një lojë e saj ? Ajo i di vetë puënt e saj. Mendon se do ta fitoj Big Brother-in Joana? Mendoj se do të jetë një konk- urente e fortë por për fi tore është herët për të folur. Joana konkurente e BB6 Joana dhe Anaid
11E shtunë, 16 mars 2013 EKONOMI Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website: www.MerrJep.al Tregu më i madh në Shqipëri për shit-blerje Blije atë që të duhet! Shite atë që nuk të duhet! KËRKOJ APARATE FOTOGRAFIK METALIK TË VJETËR Tiranë, kërkoj të blej Aparate Fotografi k Metalik të vjetër. Koleksionoj aparate fotografi ke të vjetër të të gjitha markave. TEL+355696688088 PEUGEOT 206 BENZINË 1.1CC, Shes Peugeot 206 motorr 1.1cc benzinë me dokumenta të rregullta targa Italiane. Makina ka 120.000 km, origjinale me 4 dyer, tapiceri super e pastër me goma të reja të sapo vëna me faturë HANKOOK, disqe alumini , kasetofon mp3. TEL. 0686803203 IPHONE 5 FACTORY UNLOCK Iphone 5 factory unlock i ardhur nga Italia shumë pak i përdorur as një muaj 16 gb i bardhë. TEL. 0692401666 KURSI I KËMBIMIT VALUTOR Çmimet të ushqimeve në kryeqytetBurimi: Banka e Shqipërisë Data 15.3.2013 Data 15.3.2013 Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe USAID Dollari Euro Paund Franga LEKË NDRYSHIMI DITOR 107.09 -0.32 LEKË NDRYSHIMI DITOR 139.83 -0.01 LEKË NDRYSHIMI DITOR 162.31 +1.53 LEKË NDRYSHIMI DITOR 113.61 +0.14 ■ Mollë 79 ■ Portokall 92 ■ Mandarina 130 ■ Limon 190 ■ Ullinj 172F R U T A ■ Domate 225 ■ Kastravec 200 ■ Spec 250 ■ Spinaq 80 ■ Lakër 44 ■ Lulelakër 140 ■ Karrota 130 ■ Patëllxhan 280 ■ Kungull 190 ■ Fasule 310 ■ Qepë 74 ■ Patate 85 Çmimet në lekë/kg P E R IM E ERE: Jemi të gatshëm për gjyqin “Kemi prova kundër çekëve, dëmi 1 miliardë USD na është shkaktuar nga mungesa e investimeve, si plan i miratuar nga ERE, por të cilit CEZ Shpërndarje nuk i është përmbajtur” Kreu i Entit Rregullator Sokol Ramadani fl et për procesin kundër CEZ-it Lajmi Sipas kreut të Entit Rregullator, Shq- ipëria “i ka punët në vijë” në gjyqin e ardhshëm të Arbi- trazhit me kompani- në CEZ Shpërndar- je, Sokol Ramadani ka deklaruar se ERE ka fakte për dëmin e shkaktuar ndaj shtetit shqiptar  TIRANE GENC KONDI Dëmi Sipas Ramadanit, drejtues të shoqërisë CEZ po japin deklarata në dëm të imazhit të vendit tonë, që nuk janë aspak të vërteta. Te dëmi eko- nomik, i cili arrin në 1 miliard dollarë, pala shqiptare ka patur parasysh Në një intervistë dhënë për agjencinë ballkanike të lajmeve, BIRN, Sokol Ramadani, kryetar i Entit Rreg- ullator te Energjise dhe Bordit Drejtues fl et lidhur me situatën e krijuar me operatorin e energ- jisë, pasi qeveria i hoqi në fund të janarit licensën operatorit çek, CEZ. CEZ llogarisin një dëm prej 200 milionë eurosh nga largimi (për shkak të heqjes së licensave). Po Enti a ka një vlerësim të dëmit dhe si mendohet të rikuperohet? Ju siguroj që dëmi që kompa- nia CEZ Shpërndarje ka shkak- tuar ndaj palës shqiptare, ekono- misë tonë dhe sistemit energjetik është të paktën tre herë më e lartë. Të gjitha të provuara me fakte, të cilat janë mbledhur dhe analizuar. Provat që disponojmë për dëmin që CEZ Shpërndarja na ka shkaktuar do të përdoren në rast se do të jetë e nevojshme edhe në gjykatën e Arbitrazhit. Ky dëm është shkaktuar nga mungesa e investimeve, si plan të miratuar nga ERE, por që CEZ Shpërndarje nuk i është përmbajtur. Investimet e re- alizuara nga CEZ Shperndarje në vitin 2012 ishin rreth 10 për qind, kurse në vitin 2011 më pak se 50 për qind. Me këto dua t'ju them se kompania kishte nisur me kohë problemet e menaxhimit. Humbjet kishin arritur në nivelin e 50 për qind, pra nuk faturohej gjysma e energjisë elektrike që hidhej në rrjet, ndërsa importi për të mbuluar këto humbje kishte stopuar që në muajin shtator. Çekët kishin ose kanë 76% të aksioneve dhe na- tyrshëm lind pyetja se si mundet shteti të marrë kon- trollin e kësaj kompanie? Si do të realizohet shtetëzimi dhe a jeni përgatitur për arbitrazhin? Kompania CEZ Shpërndarje, ku CEZ a.s kishte 76 për qind të aksioneve ishte e vetëdijshme që në fi llim të procesit të privatizi- mit se cilat ishin detyrimet e saj. përcaktime keto të fi rmosura nga vet shoqëria në mars të 2009, kur u nënshkrua marrëveshja mes tyre dhe Ministrisë sonë të Ekonomisë, Tregtisë dhe En- ergjetikës. Shoqëria çeke e dinte se në rast se nuk përmbushte de- tyrimet e percaktuara ne license, ERE ne baze te ligjit kishte te drejten do të vendoste masën e heqjes së licencave. Gjithash- tu Deklarata Rregullatore dhe Modeli i Tregut i përcaktojnë qartë detyrimet per importin e energjise elektrike per mbilimin e humbjeve dhe reduktimin e tyre sipas targeteve. Shkaqet e heqjes se licensave nuk janë një rast apo dy, por janë disa, të cilat ne i kemi bërë publike ditën që u mor vendimi, më 21 janar 2012. Qeveria shqiptare është e angazhuar për të negociuar çdo zgjidhje të mundshme lid- hur me pronësinë. Palës ceke iu ofrua mundësia që qeveria shqiptare të blinte aksionet me çmim simbolik, si hap i parë, deri sa palët të gjenin zgjidhjen e përbashkët. Por kompania CEZ a.s nuk e pranoi këtë kërkesë. Tashmë kane fi lluar procedurat për perzgjedhjen e dy kompanive audituese për të bërë të mundur vlerësimin real (financiar dhe teknik) të CEZ Shpërndarje. Me realizimin e këtyre dy vlerësi- meve, pra duke ditur dhe njohur se sa vlen CEZ shpërndarje dhe cila është gjendja teknike e saj, atëherë shteti shqiptar do te fi llo- je procedurat e shpronesimit. Në momentin që nuk do të gjejnë një zgjidhje për çmimin e vleresuar të aksioneve te CEZ tek qeveria shqiptare, atëherë çështja shkon në arbitrazh. Largimi i CEZ mund të dëmtojë imazhin e vendit. Nuk kishte asnjë mundë- si tjetër për të “shpëtuar marrëveshjen”, por u pa si zgjidhje vetëm heqja e dy licensave? Rasti i largimit të CEZ nuk ka lidhje me situatën dhe klimën e investimeve në vend. Sa më shumë që kalon koha aq më tepër investitorët e huaj binden se kompania CEZ gaboi për shkak të keqmenaxhimit. Drej- tues të shoqërisë CEZ po japin deklarata në dëm të imazhit të vendit tonë, që nuk janë aspak të vërteta. Te dëmi ekonomik, i cili arrin në 1 miliard dollarë, pala shqiptare ka patur parasysh edhe imazhin. Për sa kohë do ta drejtojë shteti CEZ Shpërndarjen dhe a ka plane për një pri- vatizim të dytë? Këtë nuk mund ta themi me siguri, pasi është ende herët. Shoqëria ka kaluar në admin- istrim të përkohshem deri në zgjidhjen e çështjes të vlerësim- it të aksioneve. Megjithatë, si çdo aset shtetëror strategjik, edhe Sistemi i Shpërndarjes së energjisë mund t'i rikthehet pro- cesit të privatizimit. Menaxhimi nga ana e shtetit i një kompanie në këtë sektor kaq delikat është i vështirë dhe natyrshëm që një kompani private, e specializuar në këtë fushë, e huaj dhe me reputacion të mirë, do të jetë shumë shpejt në të ardhmen pronare e kompanisë. Gazsjellësi Shqipëria: Edhe Kosova përfshihet në TAP Përfshirja e Kosovës në projektin e gazs- jellësit TransAdriatic Pi- paline (TAP) ka qenë një prej temave kryesore të takimit mes ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Panariti dhe homologut të tij të Ko- sovës, Enver Hoxhaj. Panariti deklaroi se po studjohen të gjitha mundësitë që edhe Ko- sova të përfshihet në këtë projekt. “Ne shkëmbyem mendime për t'i dhënë mbështetjen e gjerë ra- jonale të projektit të gazs- jellësit TAP, si dhe gjetjen e rrugëve të përfshirjes edhe të Kosovës në këtë projekt madhor të karak- terit strategjik. Gjeta mirëkuptimin e plotë të mikut tim Hoxhaj lidhur me idenë e diskutuar me zëvendëskryeministrin malazez dhe ministrin e Jashtëm Lukshiç për të punuar drejt nënshkrim- it të një memorandu- mi mirëkuptimi midis vendeve të rajonit për të mbështetur projektin TAP”, deklaroi Panariti. Projekti, që të realizo- het, duhet të mirato- het nga konsorciumi që zotëron fushën gazm- bajtëse në Azerbajxhan, çka do të ndodhë në mes të këtij viti. Një kompani private, e specializuar në këtë fushë, e huaj dhe me reputacion të mirë, duhet të jetë shumë shpejt në të ardhmen pronare e kompanisë NË FOTO: Kryetari i ERE, Sokol Ramadani (djathtas) Zyrat e kompanisë CEZ shpërndarje
5E shtunë, 16 mars 2013 POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime:  Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS.  Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve.  Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit.  Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website:www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI Raporti i auditëve Mbledhjen e ditës së hënë pritet që të shqyrtohen dy raportet e audtitëve teknicienë të propozuar nga kryetarja dhe nënkryetari i KQZ. Bëhet fjalë pikërisht për raportet me gjetjet që kanë bërë dy ekspertët lidhur me verifi kimin e listave të zgjedhësve të hartuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme. Pritet që eksperti Dashamir Çali dhe Genti Malko të përballen me njeri-tjetrin përsa i përket shifrave të konstatuara në lista. Në raporin e mëparshëm kishte diferencë të lartë gjetjesh mes dy eskpertëve përsa i përket dublimeve apo dhe zgjedhësve të regjistruar pa adresë qendre votimi. Majko: Asgjë me 16-vjeçarët, manovër e Berishës për t i` përdorur Deputeti i Partisë Socialiste të qarkut të Korçës, Pandeli Majko, e ka cilësuar si jo serioz propozimin e fundit të Kryeministrit për uljen e moshës së votimit në 16 vjeç. Ai arsyeton se tashmë nuk mundtë realizohet një gjë e till, pasi presdenti e ka dekretuar datën e zgjedhjeve. “Nuk ka asgjë të keqe të votojnë dhe 16-vjeçarët, bile dhe 15-vjeçarët, por nuk ekzistojnë kushtet për të realizuar këtë gjë. Sepse, zgjedhjet kanë fi lluar, dekreti i presidentit ka dalë dhe futja e kësaj moshe do të thotë të ndryshohet Kushtetuta, gjë që është e pamundur në një kohë fushate. Qëllimi është që t'i thonë brezit të ri ne donim t'ju bënim pjesëtarë në vendimmarrje të vendit, por nuk na lejoi opozita”, deklaroi Majko. Ndërsa në lidhje me ndryshimit të emrit komunës Liqenas në Postec, Majko u shpreh se ky propozim bëhet politikisht për marrjen e votave të komunitetit maqedonas. “Po krijohet mendimi se PS nuk e miraton këtë gjë. Qendrimin tim dhe të PS-së do ta shprehim në Parlamant, por vihet re një krekosje e PD-së për të fi tuar pikë në këtë pjesë të minoritetit në prag fushate”, u shpreh Majko. Zv.kryetari i QV jo më shoqërues i kutive Shqyrtohen të hënën ndryshimet e projekt-udhëzimit KQZ udhëzim të ri për policinë dhe ushtrinë  TIRANE ARTEMISA HOXHA JA NDRYSHIMET KQZ pritet që të shyrtojë dhe të miratojë mbled-hjen e ditës së hënë ud- hëzimin për detyrat e policisë së shtetit dhe forcave të ushtrisë në zgjedhjet që do të mbahen në 23 qershor. Nëpërmjet këtij akti normativ, që do të kërkojë 5 vota për tu mirat- uar, KQZ ka ndryshuar disa nene kryesore nga udhëzimi i mëparshëm për zgjedhjet e 2009. Ashtu sikurse dhe te udhëzimi i vjetër forcat e policisë do të lejohen që të futen në QV në rast se këto do të kenë lajmëruar më parë për parregullsi apo prishje të procesit të zgjedhjeve. Por ndërkohë që më parë KQV duhet tw kenw plotësuar pro- cesverbalin e pezullimit të votimit si dhe njoftimit të që i ka bërë KZAZ-së për- katëse. Kjo pikë nuk saktëso- hej në udhëzimin e vjetër. Ajo që është parë si me shumë rëndësi në udhëzimin e ri është pikërisht mbajtja shënim në procesverbale të çdo incidenti apo dhe mbarim- it dhe rifillimit të votimit pas ndwrhyrjes sw forcave tw poli- cisw. Mnjëherë pas kësaj bëhet njoftimi i KZAZ, e cila nga ana e saj shënon në librin e protokol- lit njoftimin dhe orën e marrjes së tij. “KZAZ–ja ia përcjell kërkesën menjëherë or- ganeve të Policisë së Shtetit. Me rivendosjen e rendit në qendrën e votimit, KQV–ja u kërkon organeve të Policisë së Shtetit të largohen nga qendra e votimit dhe merr masa për rifi llimin e menjëhershëm të votimit. Ky fakt pasqyrohet në procesverbalin e rifi llimit atyre që përcakton neni për- katës. Forcat e policisë që do të shoqërojnë materialet dhe kutitë e votimit nuk duhet që të posedojnë informacione mbi to. Në udhëzimin e ri theksohet se “Gjatë shoqërimit, kutia dhe materialet e tjera zgjed- hore, administrohen vetëm prej Kryetarit,(hiqet zv kryetari) Sekretarit dhe anëtarëve të KQV-së. Punonjësi i forcave të policisë nuk ka të drejtë në asnjë rast, që të posedojë, apo të ketë kontakt, me materialet e mësipërme””, thuhet në projekt- udhëzimin e ri. Ndryshimet që janw bërë në udhëzimin e ri, sipas administratës së KQZ, përkojnë me ndryshimet që janë bërë në Kodin Zgjedhor dhe përkatësisht në nenin 109 të tij. Në këtë nen përcaktohet rendi dhe zhvillimi i rregullt i votimit, ku Qendra e votimit organizohet në një mënyrë të tillë që të lehtësojë procesin e votimit dhe të sigurojë fshehtësinë e votës. “Në qendrën e votimit nuk lejohet përdorimi i telefonisë celu- lare nga ana e zgjed- hësit dhe zgjedhësi nuk duhet të lejohet të votojë duke mba- jtur aparatin tele- fonik në dorë. Nëse zgjedhësi tenton të përdorë aparatin e telefonisë apo çdo pajisje tjetër regjis- trimi në dhomën e fshehtë, zbatohet e njëjta procedurë si në pikën 1 të nenit 107. Kur në qendrën e votimit rrezikohet rendi ose zhvillimi i rreg- ullt i votimit, KQV- ja njofton organet e Policisë së Shtetit dhe KZAZ-në, si dhe plotëson pro- cesverbalin e pe- zullimit të votimit për këtë qëllim. Në procesver- bal shënohet ora e njoftimit dhe pezullimit të votimit. KQV-ja shënon, gjithashtu, në Librin e Protokollit të Mbled- hjeve incidentin e ndodhur, orën e ndërprerjes së votimit dhe orën e rifillimit të tij”, thuhen në kod. të votimit””, thuhet në projekt- udhëzimin. PËRAJSHTOHET ZV.KRYETARI Një tjetër ndryshim që propozohet të ndryshohet në udhëzimin e ri është pikërisht dhe përjashtimi i zvendëskry- etarit të Komisioneve të Qen- drave të Votimit për të sho- qëruar kutitë dhe materialet e tjera zgjedhore drejt vendeve të nunërimit të votave. Ndërkohë që në këtë udhëzim theksohet qartë që materialet zgjedhore nuk duhet të jenë në kontakt me persona të tjerë përveç NENI 7 ■ Sapo forcat e policisë paraqiten në Qendrën e Votimit, KQV-ja u dorëzon atyre menjëherë përpara ndërhyrjes njoftimin për thirrjen e policisë, të fi rmosur dhe vulosur nga anëtarët e komisionit të pranishëm në momentin që cenohet rendi dhe zhvillimi i rregullt i votimit. ■ Në këto raste, KQV-ja ploteson procesverbalin për pezullimin e votimit. Në procesverbal shënohet ora e njoftimit të Policisë së Shtetit dhe KZAZ-së, si dhe ora e pezullimit të votimit. Ora e pezullimit të votimit, ora e njoftimit të Policisë së Shtetit, dhe ora e njoftimit të KZAZ-së, shënohen nga KQV në procesverbalin e pezullimit të votimit për shkak të rrezikimit të rendit ose zhvillimit të rregullt të votimit në Qendërn e Votimit. ■ Kryetari ose çdo anëtar i KQV–së njofton menjëherë KZAZ–në për incidentin e ndodhur. KZAZ–ja është e detyruar të shënojë në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KZAZ–së njoftimin dhe orën e marrjes së tij. KZAZ–ja ia përcjell kërkesën menjëherë organeve të Policisë së Shtetit. ■ Me rivendosjen e rendit në qendrën e votimit, KQV–ja u kërkon organeve të Policisë së Shtetit të largohen nga qendra e votimit dhe merr masa për rifi llimin e menjëhershëm të votimit. Ky fakt pasqyrohet në procesverbalin e rifi llimit të votimit”. NENI 11 ■ Gjatë shoqërimit, kutia dhe materialet e tjera zgjedhore, administrohen vetëm prej Kryetarit, (hiqet zv kryetari) Sekretarit dhe anëtarëve të KQV-së. Punonjësi i forcave të policisë nuk ka të drejtë në asnjë rast, që të posedojë, apo të ketë kontakt, me materialet e mësipërme”.
8 E shtunë, 16 mars 2013 AKTUALITET Ambasada e SHBA, thirrje për kujdes qytetarëve amerikanë Nga Shkodra në Vlorë, ja ç'ndodhi në zonat e dëmtuara Qindra familje lënë shtëpitë nga përmbytjet Ndalet shiu, uji nis të tërhiqet nga fshatrat e rrugët Lajmi Qindra familje kanë kaluar diten e djeshme dhe natën tek të afër- mit dhe shumë të tjera të rrethuara nga uji. Megjithëse situate ka qenë në përmirësim, mijëra hektarë tokë janë gjendur nën ujë nga Jugu në Veri. Ndërsa forcat spe- ciale, policia dhe të emergjencave civile, kanë qenë në gatish- mëri, për të ndihmuar dhe evakuar familje të ndryshme.  TIRANE Uji ka nisur të tërhiqet ngadalë, duke rikthyer shpresën tek qindra familje të blokuara. Megjithatë, situata paraqitet alarmante në mbarë vendin. Reshjet e shiut, portat e hidrocentraleve që vazh- dojnë të shkarkojnë ujë, kanë bërë që e gjithë pjesë perëndi- more e vendit, nga Shkodra deri në Vlorë, në jetë nën ujë. Po ashtu, fryrja e lumejve për shkak të prurjeve të shumta, ka bërë që argjinaturat të mos i përballojnë. Situata më e rënduar para- qitet në qarkun e Shkodrës, ku janë përmbytur 4900 hektarë toka, mbi 300 banesa dhe mbi 140 familje janë evakuar. Sipas njoftimit më të fundit të Min- istrisë së Brendshme të ditës së djeshme, në territorin e rre- thit Shkodër është përmbytur rreth 2000 Ha tokë, kryesisht në Bashkinë Shkodër, zona e Bahçallekut dhe Ajasëm, por edhe në komunat Ana e Malit, Berdicë, Dajç, Guri i Zi, Bushat. Janë në prezencë të ujit rreth 60 shtëpi, ku gradualisht uji po largohet. Janë evakuar rreth 110 familje, të cilat janë ako- moduar në të afërmit e tyre dhe një pjesë në konviktin e Shkollës Industriale. Evakuim ka qenë i përkohshëm, pasi gjatë ditës së sotme familjet janë rikthyer në banesat e tyre. Aksi i rrugës nacionale në harkun e Bërdicës është i hapur. Në qarkun e Vlorës, situata më problematike paraqitet në Urën e Mifolit, në fshatrat Fitore, Trevllazën, dhe Novoselë të ko- munës Novoselë. Prurjet e lumit Vjosa po pakesohen dhe niveli i ujit tek ura e Mifolit është 6 m nga 7 m që është pika kritike. Ndërsa janë evakuar 30 familje te fshatrave të bregut të lumit Vjosë, si Fitore, Novoselë, Zhurë dhe Grykë Pishë, si dhe 3 familje që ndodhen pranë urës së Mifo- lit. Edhe ne qarkun e Fierit situ- ata po vjen drejt përmiresimit. Siç raportohet nga gazetarët në terren, toka bujqësore të përm- bytura janë mbi 180 hektarë në komunat Hekal, Kurë, Frakull e Cakran, ndërsa rreth 38 familje të fshatrave Ferras dhe Çervez 2, janë prekur nga prezenca e ujit, por jo në banesa. Problematike aktualisht paraqitet gjendja në lumin Seman pasi prurjet tek ura e Mbrostarit jane në kuota maksimale. Probleme të mëdha ka pasur edhe në Durrës e veçanarisht në zonën e Ishmit dhe Katund i Ri. Në ishëm, është dashur ndërhyrja e forcave RENEA, për evakuimin e disa familjeve. Edhe në Lezhë, gjëndja ka qenë kritike. Siperfaqe të mëdha të tokave bujqësore me prezencë uji janë, deri dje në mbrëmje kanë qenë Zadrima, Dajçi, Blinishti, Balldrëni dhe Kallmeti. Dje në mesditë, forcat RENEA kanë evakuojnë disa familje në fshatin Murqinet të Krujes, ku niveli i ujit ka arritur deri në dritaret e shtëpive. Familjet kanë qën- druar në banesa deri sot në drekë kur u nevojit ndërhyrja e specialëve. Dalja e lumit Ishëm nga shtrati si pasojë reshjeve të dendura të shiut ka sjellë përm- bytjen e dhjetëra hektarë tokë në fshatrave, Bubq, Ishëm dhe Mallkuq ne rrethin e Krujës. Shkak për përmbytjet është bërë mosfunksioni i hidrovor- eve, ndërsa banorët pohojnë se nëse reshjet vijojnë më këtë intensitet edhe gjatë natës, rrezikojnë të përmbyten edhe banesat aty pranë. Përmet Masive balte dhe inertesh kanë bllokuar aksin nacio- nal Këlcyrë-Përmet në vendin Kuqar. Afro 800 metër kub, ka qenë masa e inerteve të rëna në rrugë. Kjo ka sjellë anomali në qarkullimin e automjeteve, të cilat qëndronin në radhë, deri sa situata të nor- malizohej, ndërsa rreshjet e shiut kanë qenë tepër intensive përgjatë gjithë paradites së të premtes. Dëshmia “Mora 5 milionë kredi për serën, m'u shkatërrua” Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar, banorët e fshatit Obot janë të izoluar nga pjesa tjetër e vendit, pasi uji në aksin që të qon në këtë fshat është e përmbytur ndërsa uji arrin deri në mbi 2 metër. Brenda në fshat ka prani të konsiderueshme uji, ndërsa 5 banesa janë të përmbytura dhe dhjetra të tjera janë të izoluara. Dëmet në bujqësi sipas banorëve janë të pallogarit- shme. E në mesin e banorëve është edhe një grua rreth të 40 vjeçe, të cilës i afro- hemi për ta pyetur mbi situatën, por kur nis e tregon, i mbushën sytë me lot. Djana Lohja, banore e Obotit, sapo kishte marrë një kredi prej 5 milionë lekësh (të vjetra) për ngritjen e serës, të cilën e kishte mbjedhë me speca mirëpo vërshimi i ujrave të Bunës pas shkarkimeve i ka shkatërruar çdo gjë. Në mes lotësh, Lohja thekson se, “përveç dëmit të shkaktuar, tashmë do me duhet të përballem me pagimin e kredisë që do e laja pasi të merrja prodhimin, mirëpo uji më shkatërroi gjithëçka. Nuk e di ku t'i marrë lektë. Po na shkatërrohet çdo gjë pothuajse çdo vit”. Ndërkohë, kryeplaku i zonës, Rrok Çukaj, deklaron se, “dëmët janë shumë të mëdha sidomos në bujqësi, pasi pothuajse të gjitha tokat janë mbjellur dhe serat kanë qënë duke u përgatitur për prodhim, mirëpo uji i mori para”.  TIRANE Korçë Maliq, uji shkatërron të mbjellat Situata e rënduar e reshjeve dhe e përmbytjeve, ka detyruar Ambasadën Amerikane në Tiranë që t'i bëjë thirrje qytetarëve të saj të tregohen të kujdesshëm, pasi situata mund të rëndohet. “Ambasada e SHBA-ve informon qytetarët amerikanë, që shirat e rënë kanë rritur rrjedhat e ujit në lumenjtë e Shqipërisë së Veriut, e cila mund të shkaktojë përmbytje të mëdha në zonë. Raportet e mediave tregojnë, se janë hapur portat e digave të hidrocentraleve të Komanit dhe Vaut të Dejës, për të shkarkuar ujin”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Kjo e fundit i bën të ditur qytetarëve të saj, se deri më tani, nuk janë planifi kuar evakuime, por situata mund të ndryshojë për shkak edhe të motit me reshje që pritet të vazhdojë edhe në ditët që vijojnë. Në fund të njoftimit, Ambasada Amerikane i bën thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri, që të informohen për zhvillimet e fundit dhe të mbajnë dokumentet e tyre të udhëtimit me vete gjithë kohës, ose t'i sigurojnë ato në një vend të sigurt, të papërshkueshëm nga uji. Reshjet intesive të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje dhe në Fush- ën e Maliqit. Rreth 100 hektarë tokë bujqësore, mbjellë kryesisht me të lashta, si grurë dhe elb, është pushtuar nga uji. Lajmi konfirmohet nga kryetari i komunës Libonik, Petrit Kupe, sipas të cilit, shiu ka përmbytur vatra të konsiderueshme toke, por më problematike paraqitet situata në tokat bujqësore pranë Pyllit të Fazanëve, ku kalon dhe lumi Devoll. Kra- has reshjeve intesive, të cilat kanë fi lluar prej mbrëmjes së 13 marsit dhe vijojnë ende, në rikthimin e përm- bytjeve në tokat bujqësore të Maliqit ka ndikuar dhe mospastrimi prej vitesh i kanaleve kulluese. Djana Lohja Pamje nga fshati Novoselë në Vlorë Zonat e përmbytura në Fushë-Krujë
6 E shtunë, 16 mars 2013 POLITIKE Nishani në Jeruzalem për Konferencën “Përballja me të nesërmen” Me ftesë të Presidentit të Shtetit të Izraelit, Shimon Perez, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të marrë pjesë në Konferencën e Pestë Presidenciale “Përballja me të nesërmen”, e cila do të zhvillohet në Jeruzalem nga datat 18 deri më 20 qershor 2013. Konferenca e Pestë Presidenciale, që organizohet në kujdesin e veçantë të Presidentit izraelit, Shimon Perez, së bashku me Universitetin Hebraik të Jeruzalemit do të mbledhë së bashku për të shkëmbyer ide dhe pikëpamje rreth sfi dave të ndryshme globale krerë shtetesh dhe qeverish, personalitete të spikatura dhe ekspertë nga mbarë bota, studiues ndërkombëtarë dhe aktivistë, poetë dhe shkencëtarë, artistë dhe klerikë si dhe përfaqësues të brezit të ardhshëm të udhëheqësve. “Pjesëmarrja juaj e shquar në këtë bashkëbisedim do të jetë tepër e çmuar për cilësinë e kësaj Konference dhe rezultati i saj do të përfi tojë nga kjo gjë. Besoj se të pranishmit në “Përballjen me të nesërmen 2013” do të jenë të privilegjuar nga prania dhe kontributi juaj i veçantë dhe unë do të isha shumë i kënaqur që do t'ju kemi mes nesh.” – theksohet në ftesën e Presidentit izraelit. 22 vjet Shqipëri-SHBA MEDIU: Në 22 vjetorin e riven-dosjes së marrëdhënieve diplomatike midis SHBA dhe Shqipërisë kryeministri Beri- sha i ka dërguar sot një urim Sekretarit të Shtetit të SHBA John Kerry. Berisha shprehet se bashkëpunimi do të vijojë e thellohet ndërsa vlerëson ndihmën që SHBA kanë dhënë kundrejt Shqipërisë dhe Kosovës. “Dëshiroj me këtë rast t'ju shpreh juve, Qe- verisë së SHBA, Presidentin Obama e popullin amerikan mirënjohjen më të thellë për miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur ndaj kombit tonë gjatë këtyre dekadave. Ne jemi të bindur se ale- anca dhe bashkëpunimi i ngushtë midis të dy vendeve dhe popujve tanë do të thel- lohet e zgjerohet edhe më shumë gjatë viteve që do të vijnë”, shkruan Berisha. Kryeministri siguron Kerry, Obamën se Shqipëria do vijojë të jetë një mik dhe aleat i mirë, i ngushtë dhe i besueshëm i SHBA e se qeveria s'do të kursejë asnjë përpjekje për të konsoliduar më tej mar- rëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve. Berisha, Kerry: Përherë ndaj jush mirënjohës e borxhlinj Politika si dialog dhe jo shkatërrim për vendin Lajmi Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, në bash- këpunim me Dho- mat e Tregtisë dhe Industrisë, zhvilloi dje një forum lidhur me pasqyrimin e çështjeve ekonomike në media. Akademiku Anastas Angjeli tha se ekspertët duhet të jenë aktivë në debatet për problemet ekonomike. U shpërn- danë edhe çertifikata vlerësimi për gazetarët  TIRANE Forumi Në këtë vlerësim u veçua nga media e shkruar vetëm gazetari i gazetës shqiptarja.com, zv.kryeredaktori Genc Kondi për kontributin e dhënë në sensibilizimin për çështjet ekonomike në median e shkruar Unioni i Gazetarëve në bashkëpunim me Dhomën e Industrisë dhe Tregtisë në Tiranë organi- zuan dje dhënien e çmimeve për gazetarët e mediave të shkruara dhe vizive nën mo- ton “Ekonomia” është e para. Në këtë vlerësim u veçua nga media e shkruar vetëm gazetari i gazetës shqiptarja. com, zv.kryeredaktori Genc Kondi për kontributin e dhënë në sensibilizimin për çështjet ekonomike në me- dian e shkruar. Në prani të gazetarëve, pro- fesorë të ekonomikut, kolegë, biznesmenëve si dhe kryetarit të Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, ceremonia u mbajt dje në mjediset e Hotel Tirana In- ternational. Nga media vizive u vlerësuan gazetaret: Aurora Sulçe, Rajmonda Lajthia e Blerina Zylyftari. “Ekonomia është e para” ishte vlerësimi i dhënë nga kreu i Unionit të Gazetarëve sh- qiptarë, Aleksandër Çipa, i cili tha se mes biznesit dhe medias, duhet të ekzistojnë një lidhje e përhershme. “Ne jemi në tre- gun mediatik dhe kërkojmë në çdo lloj mënyre të ndihmojmë të dy palët. Biznesi përballet me shumë probleme, biznesi përballet me shumë sfida, e po kështu, në të njëjtën situatë gjendet edhe media. Ne sot, në tregun mediatik shqiptar kemi ende gazetarë që nuk u paguhen sigurimet shoqërore, që nuk marrin rrogat dot prej muajsh, por kemi probleme të mëdha, për tu organizuar bren- da vetes. Nisma e sotme, synon që të koordinojmë veprimet, Media e shkruar, vlerësim Genc Kondi, Shqiptarja.com Unioni i Gazetarëve dhe dhoma e Tregtisë çmime për reporterët Media dhe biznesi: Si duhet mposhtur frika edhe me Dhomën e tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, për të pasur një impakt të dykah- shëm. Ky takim i parë, duhet të jetë një promotor i ndyr- shimeve të përbashkëta”, tha kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Çipa gjatë momentit të hapjes së forumit. Nikol in Jaka , kreu i Dhomës së Tregtisë dhe In- dustrisë, u ndal te hapësirat që media shqiptare i jep bi- znesit. “Duhet të ketë më shumë vëmendje për biznesin. Nuk duhet ta shohim thjesht për vënie gjobash, duhet ta shohim si motorrin e zhvil- limit të vendit tonë. Në faqet e gazetave dhe në mediat vizive, duhet të ketë më shumë përqëndrim në hallet e bi- znesit, në mënyrë që të gjitha palët, të kenë një zë dhe një vend ku të mbështeten” tha kreu i Dhomës së Tregtisë i cili falenderoi edhe Unionin e gazetarëve shqiptarë për ndërmarrjen e kësaj nisme. Anila Basha, drejtoresha e shqiptarja.com, u përqëndrua më shumë në rolin e madh që duhet të ketë biznesi në media. “Më kryesorja nga të gjitha, dhe këtë ia kërkoj edhe zotit Jaka, është të vrasim frikën: të vrasim frikën që të fl asim. Nuk duam të shohin biznese që kërkojnë të reklamojnë pranë mediave tona dhe kanë frikë t'u dalin reklamat, vetëm sepse nesër një taborr zyrtarësh të tatimeve do të shkojnë për penalizim në këto biznese. E po ashtu, ne mediat duhet të bëhemi të përgjegjshme, për të mos e parë biznesin vetëm si një “lopë që duhet ta mjelim”, por të marrim prak- tikën dhe eksperiencën më të mirë të bashkëpunimit. Duke bashkëudhëtuar duke vrarë frikën, kemi mundësi të jemi një “armë” e fuqishme edhe në dorë të publikut” theksoi Basha. Profesori i ekonomikut, Anastas Angjeli, i cili po ashtu u vlerësua nga Unioni për kon- tributin e tij në media dhe si mik i saj, vlerësoi disa aspekte të rëndësishme të ecjes së me- dias e biznesit, ashtu sikurse theksoi domosdoshmërinë e dhënies së mendimeve më të kualifi kuara në shtyp sa i për- ket problemeve ekonomike. Ndërsa Andrea Stefani, e vuri theksin tek sistemi, më shumë sesa tek raportet mes medias dhe ekonomisë, duke mos u pajtuar me postulatin “e para është ekonomia”, por “I pari është sistemi”. Një apel për ta parë politikën si një rrugë ko-munikimi dhe jo shkatërrimi vjen nga Fatmir Mediu. Kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu theksoi dje se politika duhet të na shpërbej për të komunikuar dhe jo për t'u ndarë. “Ne politikën duhet ta kemi si komunikim, si dialog. Ta kemi si mërrëdhenie dhe jo për- jashtim. Politikën duhet ta kemi për të ndërtuar dashur dhe jo urrejtje. Politikën duhet ta kemi për të ndërtuar dhe jo për të shkatërruar”, tha Me- diu. Ndërkohë që apele të tilla për bashkëpunime, Mediu i ka bërë shpesh kohët e fundit duke mar- rë parasysh këtu edhe pe- riudhën parazgjedhore, ku palët duket se janë përfshirë në një komuni- kim të ashpër mes tyre. Ende nga krahu i mazho- rancës nuk janë bërë publikë emrat e aleatëve me do të bëjë koalicion e djathta apo dhe çfarë është më e rëndësishmja, lista e deputetëve. Mbetën 100 ditë nga ora e vendimit të popullit sovran për katër vitet e ardhshme. Si një rastësi domethënëse numërimi i këtyre 100 ditëve të fundit të pushtetit të zvjerdhur të PD, bie mu në pervjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Mandati i vjedhur i 2009-ës u përdor nga Saliu për të shkatërruar procesin gjyqësor dhe varrosur çdo shpresë të familjeve të viktimave për drejtësi. Rilindja që duam do të vijë edhe si rilindje e shpresës tek drejtësia. Duke e nisur nga qeverisja me frymën e se drejtës jo me shkopin e padrejtësisë. Përmes një qeverisjeje të drejtë, të hapur, të mbështetur tek vlera e së vërtetës e jo tek gënjeshtra si deri më sot, ne do vendosim një standard të ri. Sot nuk ke ç'kërkon në dyert e prokurorisë e të gjykatave përderisa nga dera e qeverisë nuk merr asgjë sipas nevojës po gjithçka sipas xhepit. Sot çdo gjë që shteti ka detyrë të ofrojë është vetëm një mall që blihet. Drejtësia është mall. Kujdesi shëndetësor është mall. Arsimi është mall. Madje edhe vetë komunikimi me zyrtarët e shtetit është mall. Pa lekë asgjë nuk merr nga ato që të takojnë me Kushtetutë, ligj e zakon. E në fakt zgjedhja e 23 qershorit është një zgjedhje mes të drejtave e të mirave publike si vlera të garantuara të shoqërisë që duam, apo si mallra që blihen në pazarin e pushtetit të korruptuar që kemi. Koment EDI RAMA Edhe 100 ditë Forumi “Ekonomia” është e para
W W W . S H Q I P T A R J A . C O MTHASH THEM& 15E shtunë, 16 mars 2013 Pas i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi kanë fi lluar të shijojnë momentet e tyre ashtu siç duan. Afërdita nuk duket aspak e shqetësuar pas ndarjes, pasi vetëm pak ditë më parë u foto- grafua duke festuar me shoqërinë e saj. Tani ka fi lluar të jetë akoma më aktive në rrjetet sociale. Përveç statuseve të shumtë ku shpeshherë janë shprehje në lidhje me zgjedhjet që njeriu bën në jetë, ajo që ka rënë në sy ka qenë fakti se është treguar shumë miqësore me futbollistin Granit Xhaka. Ajo ka postuar në faqen e saj zyrtare në Tëitter një status ku shkruan: “Po e shijoj çajin tim të nxehtë, relaksues”. Më pas ka shpërndarë në profi lin e saj faqen zyrtare të Granit Xhakës. Edhe ky i fundit Edi Rama ky “gentleman” që kujdeset për të tjerët dhe veten KREU I PS Që Edi Rama është një “getleman” kjo as që diksutohet tashmë. Jo vetëm me zonjat por dhe në këto foto kreu i Partisë Socialiste shfaqet mes simpatizantëve në këtë situatë par- azgjedhore, duke biseduar shtruar dhe qetë. Jo vetëm kaq por ai është duke i shërbyer dhe gotat e rakisë. Ndërsa në vidion tjetër, të postuiar në bolgun e tij, Rama shfaqet me “I pad”-in, e tij bashkë me fotografen e cila realizon fotot gjatë angazhimeve të tij politike. Duket se Edi është tejet merakli pasi fotot të cilat do të publikohen më pas në rrjetet e tij sociale, ai i përzgjedh vetë, ndryshe nga persona të tjerë të cilët mund t'ia besojnë stafi t. Duket që Edi kujdeset deri në detaj përpara se këto foto të anonçohen. E kjo gjë është parë dhe më parë në një kopertinë reviste ku Edi dhe Linda për- para se fotot e tyre të publikoheshin ato i hodhën një vështrim vetë. Një kafe miqësore dhe një bisedë e këndshme ka qenë ajo mes analistit Artan Hoxha, Katstriot Islamit dhe ish- ambasadorit tonë Agim Nesho, në SHBA (Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Të tre janë parë në një nga lokalet e ish-bllokut duke gjerbur një kafe. Jo vetëm kaq por ato kanë shkëmbyer dhe ide me ish-socialisitn që duket mjaft i preokupuar tashmë përpara zgjedhjeve. Po aq duket dhe Artan Hoxha dhe ish diplomati Agim Nesho. Zëvendëson Shpatin me Granit Xhakën? Në Tel Aviv për një jetë të shëndetshme “Artan Hoxha Kastriot Islami dhe Agim Nesho bëhen bashkë AFERDITA PELLUMB PIPERO TAKIMI është treguar shumë miqësor duke bërë të njëjtën gjë. Ky afeksion mes Afërditës dhe Xhakës ka rënë në sy edhe më parë kur modelja bukuroshe ka qenë në lidhje me Shpatin. Më tej Afërdita ka bërë të ditur se e ka marrë vetë në dorë menaxhimin e faqes së saj dhe është treguar e hapur ndaj fansave për t'i kthyer përgjigje pyetjeve të tyre. Deborah Jones është ambasadorja e re që është emëruar nga presidenti amerikan Barak Obama në Libi. Pas shër- bimit të saj si ambasadore amerikane në Kuvajt gjatë viteve 2008-2011, Doborah do të zëvendësojë amba- sadorin Jones Chris Ste- vens, i cili u vra së bashku me tre amerikanëve të tjerë në një sulm ndaj konsullatës së SHBA në Bengazi shtatorin e kaluar. Siç dhe e shihni është një koeçidencë emrash mes Deborah Jones që është dhe zëvendës ambasadore e ambasadës Amerikane në Tiranë. Padyshim këto zonja përveçse emrit të njëjtë dhe pasionit për diplomacinë i dallon atësia, portreti i tyre dhe vendi ku ato ushtrojnë detyrën e ngarkuar. Pas publikimit të albumit të saj në Tiranë “Për ty at- dhe”, dedikuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Inva Mula duket se ka udhëtuar drejt Zvicrës për të publikuar mes miqsh, artistë dhe simpatizantë të shumtë, 12 këngët e fundit të regjistruar me Genc Tukiçin dhe Bujar Llapaj. E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Hetem Ramadani, biznesmeni i njohur, Inva shihet në këto foto të ketë daë me mjaft simpatizantë në Zvicër, ku mes të cilëve dallohet mikja Ambasadorja e re në LIbi Publikon albumin “Për ty atdhe” në Zvicër DEBORAH JONES INVA MULA Edlira Dedja dhe Rudina Magjistari. Në këto foto Inva shfaqet mjaft në formë, e qe- shur dhe e gëzuar. Ky aktivitet së bashku me fotot pasi është realizuar është hedhur edhe në ëebin e prestigjiozit “Voice of Amerika”. Ai padyshim është një nga fi gu-rat kreysore pranë ministrisë së Shëndetësisë që kujdeset për mirëvajtjen e gjithçkaje brenda dhe jashtë këtij institucioni. Por ajo çka vërehet në këto foto të Pëllumb piperos Drejtor pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të realizuar në Tel Aviv është se ai kujdeset së tepërmi dhe për shëndetin e tij. Pipero shihet të jetë veshur spor- tiv dhe sapo të ketë kryer një vrap gjë që e lejon të jetë në formë të mirë fi zike dhe psikologjike. Por ajo çka të bën përshtypje është se nuk ka zgjedhur vendin e tij por një vend të huaj me ajër dhe ambjent tepër cilësorë.
23E shtunë, 16 mars 2013 FJALEKRYQI SPORTIV Për ju dita e sotme do jetë ndikuese më shumë në planin psikologj ik. Ndikimi do jetë shumë pozitivë dhe kjo do bëjë që të mos ndjeheni të pa realizuar por përkun- drazi të gjeni mënyra për të dalluar në projektet dhe planet tuaja. FJALEKRYQI PA SKEME IPR S K HORIZONTAL 1. Eshtë gjakatar ai i diktatorëve despotikë. -Ahmeti poete. -Ekstreme në kamp. 2. Janë edhe ato kozmike. -Jack i beat generation. -Inicialet e Altman. 3. Një mund të jetë fetar. -Janë si kasolle. -Gjysma e harkut. 4. Mbyllin fushatat. -Eshtë kishë. -Eshtë e keqe me shi. 5. Janë shenja goditjesh. -Ishin pallate të beut. 6. Janë diktatorë despotikë. -Një lloj njeriu. -Gibernau motioçikloist. 7. Kanë salla me ekran të madh. -Mnund të nxirren me duf. 8. Markarian e Në çdo stinë. -Mali ku ngeci Arka. -Inicialet e Summer që qe këngëtare. 9. Janë kulla në xhami. -Janë të parë në manstire. 10. Gjysmë alarmi. -Mbyllin një tender. -Janë gjynahe. -Këndohet në opera. 7. Duhen vaditur. -Kufi zojnë katetet. 8. Janë si kështjella. -Nuk ka akoma një bebe. 9. Markë cigaresh -Katet pa kufi j. 10. Një shtët aziatik. -Një sigël për maune. -Gjysmë kabine. 11. Ishin sandalet e lëkurëkuqve. -Një pjesë e abuzimeve. 12. Zanore për trotuar. -Mund të jenë fotografi kë. 13. Zyrë Autonome Transporti. -Një mund të jetë klasifi kimi. 14. Inicialet e Camus. -Kanë shirit për të regjistruar këngë. 15. Janë plot mjaltë në koshere. 16. Kush i kthen... braktis. -Bo aktore. 17. Duhen fi tuar me djersë. -Oliver regjisor. A G A R P O L I T I K A N A M I M A R S E D A I R O B V A L A L A D I N I C M T O N E D I L E M A T K A P I T A L E T E E K O L M A L E S O R E T T U N I O N M A L A P A R T E T S A R M A N A F E R R A R I A R A S A T M I E R R E T S I T I N E R A R E T S I M B A A F A T O R I N O T N E N R E A A N I I N O R M A L E A R T E T A D T A L E N T E T PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT PA SKEME S E B A S T I A N A P E M D E G I L M A N L I K A S E R B P O E E R R O N E S T E K A T A G J F R A N C E S C O T O T T I J A V I E R Z A N E T T I I A N R E T A R D E L L I A K A S F I M A E L A S T I L I N A M O D T I T U L L I G A B I M I PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR P O Z A R I U R I Z I K A M E R A T A T A M U Z I K A N T E S P U L I T Z E R L T R U S T O H I O R T U B O R G A A P A Z A R S C O O P T I N A I H A K Z H E G M I S S T A E E M I S T E R R T T R A Z I N E R T A M U Z A T D O Z A DASHI DEMI BINJAKET MERI GAFORRJA LUANI VIRGJËRESHA PESHORJA AKREPI SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT Kadri Vokopola SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË 4 S 10U 5 R 15F 1 2 4 3 18 6 4 3 6 11 5 3 6 13 2 13 2 1 2 11 10 11 17 3 1 2 8 7 5 9 12 2 3 1 6 3 7 5 6 5 11 10 1 17 2 5 2 1 6 8 9 11 7 2 6 10 5 2 12 2 17 18 13 2 4 2 12 1 10 15 7 2 9 4 11 7 12 2 5 7 12 5 14 9 7 3 10 5 9 7 16 9 7 18 2 4 9 14 6 12 9 2 3 18 6 16 7 9 16 7 14 ASTROLOGE - 0900 673 4000 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 DUHET TË NXINI 32 KUTI 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT SPORTIV HORIZONTAL 1. Një është edhe cricket. 6. Gjergji mesfushor i yni. 10. Goran te Napoli. 12. Diftong në dietë. 13. Një pjesë e reformës. 16. Fillojnë aksionin. 17. Organizma Futbollistike Tiranë. 20. Inicialet e Benzema. 22. Fillojnë teatrin. 23. Clarence te Botafogo. 27. Njëlloj për latinët. 29. Gjysma e slitës. 31. Personazhi në foto. 34. Ekstreme ekstremi. 35. Personazhi në foto. 36. Fillojnë takimin. 37. Derek aktore. 38. Alessandro ish-mbrojtës i Milan. 39. Oerter që hidhte diskun. 40. Gjysma e inatit. 42. Një lidhëz. 44. Pak ekonomike. 46. Një brazilian te PSG. 48. Në fund majtas. 49. Caceres te Juventus. 52. Bierhoff ish-bomber. 53. Marco van ish bomber. VERTIKAL 1. Qyteti belg me autodromnin. 2. Një fjalë e pamjaftueshme. 3. Ndezur në aparaturë. 4. Inicialet e Donadoni-t. 5. Mbyllin porte. 7. Inicialet e Ibrahimovic. 8. Skuadër greke. 9. Në krye të armatës. 11. Një pije alkoolike. 14. Një verë në Paris. 15. Janë vajzat në basket. 18. Duhet ruajtur ajo sportive. 19. Tre trofetë e fi tura nga Inter. 21. Larry ish as i NBA. 23. Skuadër braziliane. 24. Kastile është ndryshe. 25. Ente Civile Lokale. 26. Janë tek në fi bra. 28. Eshtë numri i palës. 29. Plaku bomber i yni. 30. Messi te Barça. 31. Astaire që kërcente tip-tap. 32. Gjysma e rastit. 33. Bogdani bomber. 35. Kufi zojnë fi timin. 41. Panik pa ekstreme. 43. Andrea aktore. 45. Një pjesë e kinodromit. 47. Fillojnë evazionin. 48. Fare pa fe. 50. Eshtë ylli i skuadrës. 51. Kufi zojnë ritmet. nga zonjaH SUDOKUI KRIPTOGRAFUAR -Fillojnë romanin. 11. Kështu janë zgjedhjet parlamentare. -Ferrara regjisor. -Monedha e Japonisë. 12. Braktisi Didonën. -Janë cilësi që jepen -Kufi zojnë katet. VERTIKAL 1. Bernhardt që qe aktore. -Një si divan. 2. E prishin fraksionet. -Chaney që qe aktor. 3. Ndërmarrje Industriale Tiranë. -Eshtë temperatura më e ulët. 4. Fillojnë djathtas. -Franco, ish-as i Milan. -Inicialet e Asimov. 5. Diftiong në dietë. -Janë kapo kozakë. 6. Kufi zojnë matjet. -Eshtë edhe ajo e rreptësisë. Sot pa dyshim di jete nje dite me te vertete shume e rendesishme per ju përsa I përket cështjve te jetës tuaj sentimentale.Nje njohje e re do bëhet shume e rende- sishme shume shpejt per ju dhe kjo fale ndikimit te hënë sot në shenjën e Luanit. Sot është dita më e përshtatshme për të menduar seriozisht për planet dhe ndryshimet familjare.Mund të merrni vendime për ndryshime aredime dhe zhvendos- je te vendbanimit apo te biznesit tuaj familjar. Di ta e sotme pëevec lajmeve shumë të mira ne lidhje me planet tu- aja apo me një takim të rëndësishëm do jetë e favorizuar edhe ne lidhje me udhëtime cështje stu- dimore apo kontakte dhe afrimitet me të afërmit. Dita e sotme do jetë një stimuli I mirë përsa I përket cështjeve të rëndësishme ekonomike.Mund të gjen një investitues apo një bur- rim të dytë të ardhurash të cilat gjithsesi do ti shi- jonime blerje të rëndë- sishme në ditën e sotme. Për ju dita e sotme mbart një energji të bukur dhe positive e cila ju bënë të forte dhe të gatshëm për të bërë ndryshime sin ë jetën tuaj personale ashtu dhe në cështje që kanë të bëjnë me diskutime për marrëveshje të reja në lidhje me punën apo me nje bashkëpunim. Dita e some për ju do- ketë karrakter thel lë- s isht shoqëror dhe e mbuhur me takime plane e projekte.Ka mundësi të keni një njohje shumë romantike në një am- bjent shoqëror dhe kjo ndoshta të jetë fillimi I një lidhjeje të bukur. Dita e sotme do jetë një risi e vërtet përsa I për- ket cështjeve qe kanë të bëjnë me karrierën apo punën tuaj.Një ndryshim të rëndësishëm I cili vjen në një moment ku ju ishit të interesuar më shumë se kurrë për cështjet e punës apo publikimit të emrit tuaj. Ju si një shenjë toke do cuditeshit paksa sot me faktin që do ndjeheni më të lirshëm për të vepruar apo për të lëvizur.Në as- pektet ekonomike egzis- ton mundësia të merrni lajme shumë të mira si dhe dhurime nga njerëz të afërt. Di ta juaj do s je l l n je energji positive duke e bere ecurinë e gjërave të përditshme më të kënd- shme për ju.Po kështu në kidhje me punën do mund të bisedoni për një ndryshim apo do keni një ndryshim cilësor. Kjo ditë ju detyron të ndry- shoni në mënyrën e sjelljes. Do ju duhet te jepni pak më shumë nga vetja apo te bëni lëvizje konkrete pasi marrëdhëniet tuaja në përgjithësi qofshin ato personale apo sentimentale kanë nevoj për rigjenerim. Lajme të mira, cështjeve qe kanë të bëjnë me stu- dimet apo marrëveshjet me shoqëri.Po kështu do keni mundësi të planifioni udhëtime dhe pse jo edhe pushime të cilat do ju gjallëro- jnë apo do ju ndihmojnë të kontaktoni me njerëz të rinj.
.
Nga kjo datë
16/03/13
Të gjitha
faqet

Zgjidh datat

Zgjidh datat  
Identifikohu
ndihma

Rikërko fjalëkalimin!


Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.