5E diel, 17 mars 2013 Meta prezanton Spahiun në Dibër, apel për 3 ligjet Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, prezantuan dje mes festimeve kandidatin për deputet në Qarkun e Dibrës. Ndër të tjera, ai bëri dhe një herë apel partive për votimin e tre ligjeve, që sipas tij po mbajnë pezull integrimin e vendit. “Ne jemi të keqardhur për stanjacionin që po përjeton procesi i integrimit evropian të vendit, vetëm për shkak të mungesës së bashkëpunimit politik dhe miratimit të tre ligjeve që kërkohen me kohë nga Bashkimi Evropian por edhe nga shqiptarët. Ne nuk kemi në dorë të ndryshojmë dot të tjerët por ne kemi plotësisht në dorë që të vazhdojmë të sillemi me përgjegjshmëri të plotë, të kontribuojmë në mënyrë konstruktive në jetën politike të vendit, të theksojmë gjithnjë e më shumë rëndësinë e bashkëpunimit sepse edhe në një familje po nuk bashkëpunuan pjesëtarët e saj nuk mund të eci përpara. Natyrisht Kështu ndodh edhe në një komunitet, kështu ndodh edhe me një vend”, u shpreh kreu i LSI. POLITIKE Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime:  Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS.  Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve.  Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit.  Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve. Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - Tiranë Tel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95 E-mail: info@salajakustik.com Website:www.salajakustik.com KABINETI APARATE DËGJIMI PS-PD, kanë në dorë procesin, duhet konsensus Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume komenton propozimin e PD Votimi i 16-vjeçarëve jo vonë për ndryshime  TIRANE ARTEMISA HOXHA PD, listat “Pretendimet e vështirësive teknike të listave të zgjedhësve për ata që bëjnë “papagallin” janë thjesht padije ose keqdashje ndaj votës së 16 vjecarëve. Përfshirja e emrave të tyre në listat e zgjedhësve mund të kryhet brenda një ore. Ne kemi sistemin dixhital më të avancuar, të gjendjes civile dhe listave të zgjedhësve”Rama prezanton Canin Shpaloset programi, 200 anëtarë të PD i bashkohen “Rilindjes” Kryesocialisti Edi Rama së bashku me anëtarët të tjerë të PS kanë prezan- tuar programin politik të tyre në Peshkopi, ku kanë prezantuar në të njëjtën kohë edhe kandidatin për deputet për këtë qatk, Shkëlqim Canin. Që në fi llim të fjalës së tij, kreu i PS deklaroi se 23 qershori është jo vetëm rilindja e shqiptarëve, por mundësi për Partinë Demokratike që të rilindë në opozitë. “23 qershori, duke çuar Partinë Demokratike në opozitë do t'i japë mundësinë edhe PD që të rilindë. Si shpjegohet që po të shohësh hartën e varfërisë,si ka mundësi që më shumë janë në veri, ai që i ka dhënë votën për 22 vite Sali Berishës. A nuk është sot dita për t'u thënë të gjithë demokratëve që partia nuk është si skuadra e futbollit, se njeriu s'mund ta dojë atë përjetësisht?”, tha Rama. Më tej kryeso- cialisti u ndal tek bujqësia, arsimi dhe shëndetësia. Tek kjo e fundit Rama ritheksoi qendrimin e socialistëve për të ofruar shërbim falas në gjithë sistemin shënde- tësor. Një tjetër pikë ku u ndal kreu i opozitës ishte drejtësia dhe turizmi. Më herët drejtuesit qendrorë dhe vendorë të opozitës u ndalën tek rendi, ekono- mia, arsimi, shëndetësia dhe sporti. Nëpërmjet rre- jtit sociali Twitter, kryeso- cialsiti bëri të ditu edhe faktin se 200 dibranë të djhathtë i janë bashkuar Ps. “një nisëm befasuese e rreth 200 të djathtëve dibranë, plot anetarë të PD, që i bashkohen Rilindjes”, shkruan Rama. Shkëlqim Cani u ndal tek programi ekonomik i PS për zhvil- limin e Dibrës, që sipas tij është ndër qarqet më të varfëra në vend. Cani tha se parësore në programin e socialistëve për Dibrën është Rruga e Arbërit. “100 km rrugë është, 100 km rrugë që zgjidh gjithcka, arsimin, shëndetësinë, zgjidh jetën. Ish-kreu i KQZ, komenton në një intervistë për Sh-qiptarja.com impaktin që do të ketë votimi i 16-vjeçraëve dhe mundësinë që ky propozim i mazhorancës mund të real- izohet. Sipas Kumes nuk bëhet fjalë për vështirësi teknike, por vullneti mes palëve për të ralizuar më parë ndryshimet kushtetuese. Çfarë e pengon votimin e 16-vjeçarëve në vendin tonë dhe si mund të zgjid- het kjo? Që të bëhet i mundur votimi i 16-vjeçarëve së pari duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese në Kushtetutë. Kjo mund të realizohet nëse ka dakortësi mes palëve për të realizuar ndry- shimet që dëshirojmë. Nëqoftë se bihet dakort që të krijohet mundësia ligjore për të votuar edhe 16-vjeçarët, pjesa tjetër që mbetet nuk është e vështirë për t`u realizuar. Lista e zgjedhësve, duke qenë se aktualisht ajo që është produkt i regjistrit themelt- ar i shtetasve shqiptarë, mund të realizohet shumë shpejt. Mjafton që në programin përzgjedhës të nrdyshohet kushti, që të futen në listë të gjithë shtetasit që janë të regjistruar në regjistrin themeltar që mbushin 16 vjeç dhe jo 18 siç është sot. Teknikisht kjo nuk përbën asnjë problem. Ku qëndron problemi i mundësisë që ky proces të realizohet? Problemi është që të real- izohet një gjë e tillë duhet të realizohet më parë një fushatë e ngjeshur intesive edukuese për t`i bërë më dije këtij grupi votuesish se cilat janë rregul- lat e Kodit Zgjedhor, çfarë të drejtash dhe detyrimesh kanë ata për ta bërë të mundshëm një votim real të tyre. Sa do të ndikonte kjo duke marrë parasysh se kanë filluar parapër- gatitjet për zgjedhjet e 23 qershorit? Nëqoftë se palët bien dakort, nuk ka pse të konsiderohen vështirësira të shtuara përsa kohë që bëhet fjalë për një tar- get moshë, e cila thith shumë shpejt, por nuk është ky prob- lemi. Problemi që duhet dhe që e kthen në pikëpyetje këtë gjë është se sa i ngushtë duhet të jetë konsensusi midis palëve, mazhorancës dhe opozitës për të ndryshuar këtë ndry- shim kushtetues. Ndërkohë kur opozita është shprehur që:”Jo se jemi kundër trajt- mit të këtij problemi, por në kushtet kur procesi zgjedhor ka fi lluar, nuk është koha për të ralizuar një ndryshim të tillë”. Kjo është një çështje që ja vlen të diskutohet. Duhet patur gjithmonë parasysh se kur duhet të realizohet ky lloji diskutimi, por edhe se sa kohë do të duhen dhe sa do të thir- ren për të marrë pjesë në këtë gjë. Nuk ka pse të jetë vetëm që të trajtohet një kërkesë e tillë vetëm pse vjen nga zyrat e partive politike. Që të realizohet një gjë e tillë, duhet të vijë pas një diskutimi mbarëpopullor. Ka mjft shembu në europë për votimine kësaj moshe. Austria, e cila nuk u jep të drejtën e votës 16-vjeçarëve vetëm në rastet kur bëhen votime për Parla- mentin Europian, në Gjermani 16-17 vjeçarët votojnë në katër lande jo në gjithë Gjermaninë, Zvicra e njeh të drejtën e votës me kantone dhe në zgjedhje parlamentare, Bosnje-Herce- govina votën e 16-vjeçarëve e ka opsion. Në SHBA është një çështje që shpesh bëhet pjesë e diskutimeve. Është një çështje që ia vlen të diskutohet për sa kohë që zhvillimi i brezit nga brezat ndryshojnë shumë. Unë e shoh shumë të vështirë gjetjen e dakortësisë mes palëve poli- tike për arritjen e ndryshimeve kushtetuese, në kuadrin ligjor zor se arrihet. Çfarë do të ndryshonte kjo në listat e zgjedhësve dhe sa kohë duhet? Nëqoftë se do të kishte kon- sensus, impakti në aspektin teknik nuk është i tillë që mund të vërë në dyshim procesin zgjedhor sepse lista e zgjed- hësve gjenerohet brenda një minute. Është produkt infor- matik. E dyta kërkon aspektin e edukimit. Ka kohë për ta realizuar. Kristaq Kume
24 E diel, 17 mars 2013 Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com Shpërndarja: Saimir Zenelaj cel : +355696060418 Ermal Kacaniku cel : +355696088847 • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group • Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Genc Kondi Zv.Kryeredaktor Politika: Jakin Marena Ekonomia: Genc Kondi Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë LAJME NGA BOTA VALË UHF SATELITORTOKESORE KANALI 50KANALI 48 NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER KANALI 158 Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi GKH«Qs«SMHVsQWMHWsU«Ws«(XURSsV Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë NË TELEVIZIONIN Origjina e Lajmit nga KASTRO ZIZO ■ Itali, e majta merr dy kryesitë e Parlamentit Laura Boldrini, një mike e shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, është zgjedhur si kryetare e Dhomës së Deputetëve në Parlamentin italian. Ajo kandidoi në zgjedhje me partinë e Niki Vendolës në koalicionin emajtë. Boldrini ndoqi nga afër çështjen e refugjatëve kosovarë gjatë luftës dhe për disa muaj qëndroi në Kukës në mbështetjeve të kosovarëve të dëbuar nga serbët. Ndërkohë, me një votim të katërt, e majta ka rritur të marrë edhe kryesinë e Senatit, dhomës së lartë të këtij Parlamenti. Një pjesë e senatorëve të listës Grillo votuan për kandidatin e Partisë Demokratike të Bersanit, duke i dhënë shumicën e votave ish- kreut të Antimafi as italiane Piero Grasso. ■ Ashton: Kosova e Serbia, gati për zgjidhje Përfaqësuesja e lartë e BE- së për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton, ka deklaruar dje në Bruksel se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, mund të arrijnë marrëveshje, “por gjithçka varet nëse do të mund të gjejmë zgjidhje për disa probleme serioze që kanë”. Ajo shtoi se në takimet në Prishtinë dhe Beograd ka konstatuar se “ndër krerët shtetëror dhe liderët opozitarë ekziston vullneti i sinqertë që të arrihet marrëveshja”. “Unë do të bëj çdo gjë që mundem që ata të kenë sukses”, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së. ■ SHBA intensifi kojnë mbrojtjen anti-raketore Shtetet e Bashkuara po forcojnë mbrojtjen nga raketat me bazë në tokë, pas kërcënimeve nga Koreja e Veriut kundër Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara. 14 interceptorë të aftë për të shkatërruar raketat balistike gjatë fluturimit do t'i shtohen sistemit mbrojtës të brigjeve perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Sekretari i Mbrojtjes Hegëll tha se Shtetet e Bashkuara po veprojnë për të qënë një hap para sfi dave që krijon Koreja e Veriut dhe Irani, duke instaluar një rrjet raketash balistike me rreze edhe më të gjatë veprimi. ■ Ministrat e Eurozonës në ndihmë të Qipros Eurozona arriti një marrëveshje të shtunën për t'i dhënë Qipros një paketë shpëtuese me vlerë 10 miliardë euro, por u kërkoi depozituesve në bankat e saj që të merrnin përsipër një kosto për të shmangur falimentimin, pavarësisht rrezikut për një largim të depozitave. Qipro bëhet vendi i pestë, pas Greqisë, Irlandës, Portugalisë dhe Spanjës, që i drejtohet Eurozonës për ndihmë fi nanciare. Në dallim nga paketat e mëparshme të ndihmës, klientët qipriotë të bankave duhet të paguajnë deri në 10% të depozitave të tyre për të siguruar gati 6 miliardë euro. ■ Papa Françesku kërkon një kishë “për të varfërit” Papa Françesku tha dje se dëshiron që Kisha Katolike të jetë e varfër dhe se misioni i saj të jetë shërbesa ndaj të varfërve. “Njeriu që na jep këtë frymë të paqes, është njeriu i varfër”, ka thënë Papa i sapozgjedhur. Ai, po ashtu, ka bërë të ditur se emri i tij papnor është në kujtim të Shën Françeskut të Asizit, të shekullit të 13-të, i cili “ka qenë njeri i varfërisë dhe i paqes”. Papa Françesku i ka bërë këto komente para gazetarëve në Vatikan.
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI www.shqiptarja.com E diel, 17 mars 2013 18 SH.com KUJTIME DORËSHKRIMET E PANJOHURA QEMAL DRAÇINI Zbulohet ditari i burgut Rrëfi me nga burgu i Mbreshtanit, Berat 1939. Shënimet e panjohura mbi përjetimet, melankolinë, dashurinë, nostalgjitë, personazhet me të cilët ndau dhimbjet dhe mungesën e lirisë... ...Ishte aq i ri, sa trupi gjykues hezitoi në fi llim për dënimin e tij. Në pranverën e jetës, trupin dhe shpirtin e tij e mbërthyen prangat e të burgosunit politik, në dimnin e vitit 1938-39, në fshatin e largët e të vetmuem të Malësive të Beratit: ishte Burgu i Mbreshtanit. Njashtu si organizmi i njeriut, qe s'mund t'i zhdukë e t'i harrojë plotësisht rrjedhojat e një sëmundjeje të randë, kështu edhe trupi dhe shpirti i tij u trazuan trishtueshëm dhe u plagosen randë përgjithnjë nga kjo ngjarje e zymtë. Ishte i ri edhe fort i njomë e plot iluzione dhe eksperienca e jetës s'kishte pasë as kohë as mundësi ta forconte e ta kaliste...prandaj dhe përshtypjet e tij mbeten të pashlyeshme në thellësi të qenies.” Kështu biografi i tij, i vëllai, Enveri komentonte ato momente të vështira të Qemalit. Kujtimet janë shkruar në italisht dhe ne po i sjellim në shqip, duke respektuar standardet e sotme të gjuhës së shkruar . Nexhmi Bushati QEMAL DRAÇINI (KUJTIME ) “Edhe unë çuditem se si fakte dhe ngjarje tё asaj periudhe mё paraqiten para syve tё kujtesёs nё kёtё natё tё qartё gushti. Figura shokёsh tё fatkeqёsisё, fytyra shokёsh tё dhimbjes, - zhdukur ndёr valёt perpise tё jetёs sonё…I shoh ende:e gjatё, e pamba- rim radha qё pёrshkon e heshtur rrugёt e ngushta tё fshatit tё humbur tё malёsisё. Ecin ngadalё…edhe supet e tyre janё tё kёrrusura: ndoshta fatkeqёsia, dhimbja bёn qё tё kёrruset shpinda ende e re…E mbi fytyrat, nё pjesёn madhe tё reja, shtrihet velloja e trishtimit…Kujtime tё jetёs “atje pёrjashta?...Apo çfarё fshihet pas atyre shikimeve melankolike ?...Do të kenë dhe ata, në ndonjë qoshe të humbur të Atdheut, dikënd që do t'i mendojë? Apo, ndoshta,edhe ata dallojnë , në gjysmerrësirën e kuqër- remtë të mëngjesit ose në gjysmerrësirën e hirtë të muzgut, dy sy, dy sy të dashur?... Ecin! Pas supeve të tyre, zhduken të fund- met shtëpi të shpërndara të fshatit. Një zë i çjerrur bërtet “ndalo !”. Çeliku i tytave të pushkëve të xhandarëve jehon me një tingull të çuditshëm metalik në qetësinë mëngjesore. Puna është e ashpër në të ftohtit e mëngjesit. Bora është bërë akull, dhe një erë e akulltë ngrin gishtat e vegjël të dorës mbi bishtin e kazmës. Larg, në fshatin që po zgjohet, thërret një zë...Bien dhe këmborët e kishës së vogël ortodokse... Një kalë i ngarkuar kalon rrugës poshtë, - drejt qytetit, drejt botës, drejt njerëzve. Fshatari iu hedh vjedhurazi një shikim të vëngërt punëtorëve të heshtur, - dhe kalon... shikimet e trishtuara e shoqërojnë derisa do të zhduket atje poshtë, në luginën e shkretë të pambarim...Në pasdreken e vonë, përsëri do ta shoqërojnë shikimet e lodhura ,- dhe ai, i vetmi kasnec memec i një bote të largët, do të kalojë përsëri përbri atyre, i heshtur, gojëmbyllur. E sërishmi do të zhduket pas qoshes së pyllit të dendur që fsheh fshatin vetmitar...E gjatë, e pambarim radha që përshkon, në kthim e sipër, rrugët e ngushta dhe të heshtura ... **** Është gjithmonë kështu! Pas ditës së vështirë e të lodhshme të punës, kjo kohë pushimi në muzg, para darke, është koha më e trishtë. Gjithmonë unë zë vend aty pas dritares dhe shikoj jashtë. Flokë bore bien parreshtur. Hijet e muzgut zgjërohen gjith- një e më shumë, derisa ndryshojnë gjith- shka në një hije të zezë unike e gjigante. Ndërkaq, shokët këndojnë...Grumbulluar rreth zjarrit, duart shtrirë përpara, thua se janë duke u lutur, ata bashkojnë zërat e tyre në një këngë shkodrane, të trishtuar e nostalgjike: “Edhe sonte të shoh, moj hanë/ rrezet tua të zbukurueme...” Sepse ai, ftizik, i ka tashmë ditët e numëruara...Do ta shohë hënën edhe këtë mbrëmje e kurrë më...Kjo melodi e trishtuar e Shkodrës sime, ma shtrëngon zemrën në një morsë të dhimbshme...Shkodra ...Sa larg është Shkodra ime...Si ishte herën e fundit që e pashë?...Binte shi! Autobuzi kalonte me shpejtësi dhe roja nuk na lejonte që të nxirnim kokën për ta parë për të fundit herë qytetin e dashur...Shiu kishte formuar mbi xhamat e makinës një shtresë të papërshk- ueshme mjegulle...Shkodra!...Ajo!...Çfarë do të bëjë Ajo në këtë orë? A thua më ka har- ruar tashmë?...Nuk mund t'i shkruaj, nuk mund t'i dërgoj të paktën një përshëndetje. Por Ajo e di sa e dua unë; Ajo, Pensjeroza ime, e di këtë...Oh, Zoti im , sa shumë e dua... Dashuria e saj më është mbështetje. Shikimi i saj, i ëmbli, i këndshmi shikim i saj, më jep shpresë e më frymëzon... Por çfarë thotë ai fatkeqi në atë të fundit varg të melodisë? – “ Kurrë më...” - Dhe këtu zërat dridhen dhe heshtin. Shokët, si gjithmonë, pas këngësh së trishtuara sikur kjo,mbesin për gojëmbyllur për një kohë të gjatë. Flakët pasqyrohen mbi fytyrat e tyre në lojna djallëzore dritë-hijesh...- “Kurrë më!...- ” Jashtë, bora bie gjithnjë. Flokët e vegjël të akulltë , me zhurmë, përplasen prej erës mbi xhamat e dritares. “Veriu”- era e ftohtë e pamëshirshme e Nord-it- ulurin kërcënueshëm; dhe nga lugina e thellë ngjitet duke fi shkëlluar kobshëm tek fshati që fl ë. Dridhma të ftohta më përshkojnë shpinën. Ajo ulurimë ere se ç‘ka diçka të mistershme, ogurzezë: kam përshtypjen sikur po dalloj në të një kumt stuhish të reja, fatkeqësish të reja, dhëmbjesh të reja... Nga larg mbërrin ajo erë! Është e vetmja përshëndetje –përshëndetje kërcënuese - që më dërgojnë malet e paarrijtshme të Veriut, Alpet Shkodrane...Dhe era kalon duke mb- jellë të ftohtin, akullin, dhëmbjen... **** Qe një mbrëmje nga fundi i marsit. Më kujtohet data, sepse pikërisht atë ditë kisha marrë prej të mive një letër me tre javë vonesë, në të cilën më uronin datëlindjen dhe më jepnin ndonjë lajm inkurajues. Isha i shtrirë në shtrat dhe, nën dritën e dobët të një kandili me va- jguri, përpiqesha të lexoja sërishmi letrën e marrë. Shokët, si gjithnjë, për rreth zjarrit, këndonin një prej këngëve tona të zakonshme të trishtueshme...E ...-kështu quhet- prej shumë kohësh nuk ishte më i qeshur dhe i gjallë, sikundër e kisha njohur. Që prej një jave ishte shkëputur nga gjithçka – dhe nuk fl iste me askënd. Dikush nga shokët, më me përvojë nga të tjerët, tha:- Është sëmundja e burgut, do t'i kalojë!...- E nuk u fol më. Edhe këtë mbrëmje, ashtu si përhërë, E...kishte zënë vend heshtazi në një qoshe, mbi shtratin e vet dhe shikonte palëvizur errësirën - jashtë dritares -...shikonte për orë të tëra, pa folur,pa gjestin ma të vogël se po fshihte një mendim, një dëshirë. Shikonte, e askush nuk dinte ose s'e hante meraku se çfarë po ndodhte në shpirtin e tij. Dhe shokët këndojnë gjithmonë. Sonte kënga është e asaj vejusheje që krejt e veshur me të zeza zbret malit. Ajo nuk ka më askënd në botë, as edhe një që t'i ndezë, kur do të mbyllë për gjithmonë sytë, një qiri mbi varrin e saj. Papritur, një zë i ngjirur vikat një fjalë që nuk kuptohet çfarë është, por që tingëllon si: - Mjaft!...Djemtë heshtin dhe sillen nga ai; sillem dhe unë: në gjunjë, mbi shtratin e vet, me grushta të shtrënguar dhe të sh- trirë përpara si një kërcënim, çehreprishur e me fl okë të shprishur mbi ballë. E. vikat përsëri: - Mjafton me këto këngë!...Për një ças, asnjeri s'di çfarë të bëjë. Qe kaq e ashpër ajo klithmë...Pastaj, njëri nga këngëtarët, qeshet. Qeshet fort –dhe, në atë heshtje të beftë e të papritur, e qeshura e tij tingëllon ndjellakeqe e tragjike. Pashë E. që ngrihej ngadalë nga shtrati i vet. Mbante gjithnjë duart përpara me gishta të hapur si një keqbërës që përpiqet t'i marrë frymën në shtrat viktimës së vet. Tiparet e fytyrës dukeshin tmerrësisht të kontraktuara nën dritën e dobët të kandilit të vet. Eci lehtaz, gjithnjë me duart përpara, drejt djalit që kishte qeshur...Dhe ky u ngrit nga stoli dhe u zmbrap drejt derës. Klithi, duke treguar me gisht të tërbuarin: - Ndalojeni!...Dikush e kapi për qafe fatkeqin dhe e rrëzoi për tokë... Pika djerse i lagnin ballin. Një shkumbë e bardhë rridhte nga dy anët e gojës së tij. Dridhej dhe pëshpëriste diçka midis dhëm- bëve që i dridheshin nga zemrimi, nga frika ose nga të ftoftit...Të nesërmen e larguan; thuhet që ta kenë nisur në spital. Më kujtohet që, kur heshtja, pasi që i tërbuari u largua, mbizotëroi sërishmi në qelinë, dikush tha me përçmim: - Romantik ai djaloshi!...Askush Qemal Draçini
4 E diel, 17 mars 2013 Dokle: Berisha s'njeh rezultatin, më ‘94 ai theu kompjuterin Ish-kreu i Kuvendit, deputeti i PS Namik Dokle tha se Berisha nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve kur humb, siç bëjë më 23 qershor. “Për çdo vend demokratik do thotë kryeministër. Po për Shqipërinë e shqiptarët do thotë kryemashtrues apo siç e quajti në parlament Gramozi “kokrra e mashtruesit”! E dëgjuat çfarë broçkulliti me homologët e tij partiakë në Bruksel?! “Edi Rama s'do t`i pranojë zgjedhjet”, tha. Krejt përkudrazi Rama do t'i fi tojë zgjedhjet. Dhe është zotëria e tij Sali B. që nuk ka pranuar kurrë humbjen me vullnet politik por vetëm kur e kanë detyruar të tjerët. Është zotëria e tij Sali B. që në vitin 1994 rezultatin plebishitar kundër “kushtetutës” së tij e pranoi pas një jave, kur e detyruan e pasi theu kompjuterin që i nxirrte rezultatin”, tha Dokle. Duke nënvizuar se “është zotria e tij Sali B. që ngriti strategjinë e grabitjes së zgjedhjeve më 1996 dhe shkaktoi ngjarjet tragjike të një viti më pas! Është zotria e tij Sali B. që nuk pranoi rezultatet e viteve 1997 dhe 2001. Është zotëria e tij Sali B. që grabiti zgjedhjet më 2009 e 2011 në Tiranë! Dhe ka 8 vjet që grabit Shqipërinë! Mashtrimit të tij po i vjen fundi. Më 23 Qershor do të rilindë vota e lirë për të rilindur Shqipërinë”! POLITIKE Ish-kreu i SHISH: Qeveria presion ish-presidentit e opozitës. SHIU, rrezik Klosi: Shërbimet sekrete tashmë jashtë kontrollit “Nuk është vështirë vënia nën përgjim. Duhet një qeveri teknike” Ndërkombëtarët “Në qoftë se miqtë tanë parashikojnë ngjarje të rënda duhet të tregohen më të kujdesshëm se herët e tjera që para zgjedhjeve dhe ta lënë gjuhën diplomatike kur e dikërkan se terreni është i mbarsur me luftë, gjë që dhe vetë e pohojnë”. Lajmi Ish-kreu i SHISH Fatos Klo- si thotë se po ushtrohet pre- sion përmes strukturave të shtetit mbi ish-presidentin e opozitën. Ai tha se SHISH dhe SHIU tashmë kanë dalë jashtë kontrollit dhe se në këtë shtet policor përgjimi i opozitës nuk është asnjë gjë e re tani.  TIRANE JAKIN MARENA Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” thotë se përgjimet e opozitës s'janë gjë e re, ndërsa i cilëson shërbi- met sekrete jashtë kontrollit. Një incident i rëndë ka ndod- hur tek banesa e ish-Presi- dentit, aktualisht kreut të FRD Bamir Topi, teksa një helikop- ter ushtarak ka qënë sipër banesës së tij e ku shprehet dys- himi se është vënë nën përgjim. Si e vlerësoni këtë fakt, 100 ditë para zgjedhjeve? Ngjarja është shumë e rëndë pasi ajo është thjeshtë një tentativë për të ndjellur frikë te familjarët e ish-Presi- dentit dhe te fqinjët e tij, për t'u treguar atyre se “qeveria ka dhe mjete të tilla, që dhe mund t'i përdorë, prandaj…”. Nuk besoj se është një përpjekje për të përgjuar, ata e dinin mirë se ish- Presidenti nuk ishte në shtëpi dhe nga ana tjetër për ta bërë këtë s'kanë nevojë për helikopterë, ka sot mjete shumë efi kase dhe shumë më pak të zhurmëshme se elikopteri. PS akuzon për survejim e vënie nën përgjim. Sa rrezik- shmëri paraqet një gjë e tillë? Që opozita përgjohet kjo s'vihet më në dyshim, dhe fakti që në këtë lojë është futur dhe SHIU dhe kjo s'do shumë mënd. Kundërshtimi për të dhënë llogari për këtë aspekt nga Ministria e Mbrojtjes është shumë domethënëse. Teknologjia e sotme e bën shumë të thjeshtë këtë aktivitet të paligjshëm, që drejtuesit e sotëm e kanë shumë përzemër. Ata gjithmonë kanë parapëlqyer një shtet policor, që di gjithçka për “armiqtë”. Formimin bazë andej e kemi, ku “armiqtë” ishin kudo. Dua vetëm të kujtoj se më 1997, kur përgjimet e telefonave ishin shumë më të vështira teknikisht, ne gjetëm të lidhur për përgjim disa telefona të deputetëve të opozitës, me siguri ishin një pjesë e vogël e atyre që përgjo- heshin por që ishin harruar e nuk ishin zgjidhur. Implikimi i Ministrisë së Mbrojtjes në këto afera është e rrezik- shme, pasi demonstron se pushtetarët e ndjejnë vetën shumë të sigurtë, aq sa i lejojnë vetes dhe çudira të tilla. Duket që programimi i këtij aktiviteti është bërë që atëherë kur akoma nuk e kontrollonin plotësisht SHISH-in. Shërbimet intel ig jente SHISH dhe SHIU i Ministrisë së Mbrojtjes kanë rrefuzuar kontrollin parlamentar, madje dhe ligjin e përmirësuar për kontrollin parlamentar. Ko- menti juaj? Komenti im është shumë i thjeshtë, një kontroll refuzohet në dy raste: ose kur nuk bën asgjë dhe nuk ke ç'të tregosh ose kur veprim- taria është e paligjshme dhe ke frikë ta tregosh. Besoj se kemi të bëjmë me rastin e dytë, dhe s'ka kuptim të pretendosh prova të tjera për pal- igjshmërinë. Para parlamentarëve shërbimet duhet të ruajnë burimet, të tjerat, me se merren dhe si mer- ren e kanë detyrim se fi nancohen prej tyre. Nëqoftë se nuk pranohet kontrolli, kjo duhet konsideruar që shërbimet i kanë dalë dore vëndit, e mund të themi se me lekët e pop- ullit po punojnë kundra popullit (sigurisht nuk e ngatërroj popullin me qeverinë). Sa mundësi reale ka SHISH dhe SHIU për të përgjuar opoz- itën në këtë prag fushate dhe cili është dëmi që mund të shkaktojë? Mundësitë teknikisht janë të pa- kufi shme, por tani në fushatë gjërat thuhen më hapur se kurrë, tani s'ka më gjë për të fshehur prandaj nuk e quaj se mund të bëhet ndonjë dëm i madh. Megjithatë është një para- metër shumë i shëmtuar i “shtetit demokratik” dhe për këtë populli në fund të fushatës duhet t'i dënojë. Ndërkombëtarët, përfshi CIA-n por dhe shërbimi sekret britanik kanë bërë publik faktin se kjo fushatë do jetë shumë e vështirë...? Fushata ka nisur dhe do të jetë e vështirë për opozitën sepse po përplaset dhe do të përplaset me një shtet policor, që kërkon të mos japë llogari në popull. Opozita nuk mund të vazhdohet të akuzohet për “thika me helm, për pistoleta-stilolapsa apo pushkë-çadra”. Nuk është e interesuar opozita për ta rënduar situatën e konfl iktit, pasi ajo pret të fi tojë atë që meriton. Trazirat i nxisin ata që kanë frikë se po humbin atë që s'e meritojnë. Në qoftë se miqtë tanë parashikojnë ngjarje të rënda duhet të tregohen më të kujdesshëm se herët e tjera që para zgjedhjeve dhe ta lënë gjuhën diplomatike kur e dikërkan se terreni është i mbarsur me luftë, gjë që dhe vetë e pohojnë. Thuhet që Berisha e ka të vështirë të largohet nga pushteti , duke rrezikuar përsëritjen e vitit 1997. Cila mendoni se do ishte zgjidhja më e mirë për të evituar këtë rikthim në kaos të vëndit? E mira do të kish qënë që të shkonim në zgjedhje me një Qeveri tjetër, më përfaqësuese, me de- tyrën për të organizuar zgjedhjet. Megjithatë tani s'ka më kohë për të bërë hapa të tillë, tani një gjë e thjeshtë e shpëton këtë vënd, që populli ta ketë kuptuar se si kanë lozur me të qeveritarët dhe të votojë mbi 70% për ndryshimin e madh që pritet. Dhe e fundit, ZV.Ministrja e Mbrojtjes, Arta Musaraj rezul- ton të jetë e padëshirushme për SHBA për mashtrime më doku- mente. Sa e rëndon imazhin e shtetit shqiptar, si vënd antar i NATO-s një fakt i tillë? Mendoj se e rëndon shumë, se tregon se sa të papërgjegjshëm jane funksionarët e lartë të këtij shteti. Nuk e kuptoj se si ka besuar kjo zonjë që amerikanët nuk do t'i verifi konin dokumentat e saj? Gënjehen të gjithë ata pushtetarë që mendojnë se do të trajtohen ndryshe nga të tjerët. Amerika prandaj mbahet si kampion i demokracisë se dhe të mëdhejtë e saj i trajton si të gjithë të tjerët, e jo më “të mëdhejtë” e një vëndi që është bërë “për të të ardhur keq”. Drejtues të lartë të FRD u takuan me qytetarë të Vlorës në kuadër të prezan- timit të programit politik. Kryetari i FRD Bamir Topi, akuzoi nga Vlora PD e PS dhe klanet mediatike të tyre, që në analizat politike për zgjedhjet parashikojnë 2013 duke u bazuar në situatën e 2009-ës. “Kjo do të thotë se ata nuk marrin në kon- sideratë lindjen e partive të reja me qëllim që të saldo- jnë bipolarizmin,” tha Topi. Duke akuzuar qeverinë dhe njeriun që e drejton atë, Topi u shpreh se kryeministrit i mungon sinqeriteti, kura- jë për të dhënë llogari për premtimet e pambajtura, për abuzimet me taksat si dhe për nivelin e lartë të korrupsionit. “Ai kërkon të frikësojë njerëzit e thjeshtë për t'i bërë pjesë e një partie politike, duke u shndërruar në një kalë troje në demokracinë shqiptare. Ky degradim i tij është edhe fundi i tij,” tha Topi. Duke u ndalur në çështjen e pronësisë, Topi vlerësoi bregdetasit si mbro- jtës të fl aktë të trojeve të të parëve duke ndalur zaptimin e të babëziturve të pushtetit. Topi-vlonjatëve: “Ndëshkojeni me votë Sali Berishën” Fatos Klosi
23E diel, 17 mars 2013 FJALEKRYQI SPORTIV FJALEKRYQI PA SKEME IPR S K HORIZONTAL 1. Eshtë monarku. -Një Au në tabelë. 2. Emri i Bonapartit. -Zanore tirani. -Eshtë e re pas Krishtit. 3. Luleshitësja e Puccini-t. -Organizma Doganore Sarandë. -Eshtë edhe ajo e sherrit. -Janë në qendër. 4. Eshtë njëra anë… e çështjes. -Eshtë listë me emra fi tuesish. 5. Callas, që qe soprano. -Dinë t'i kursejnë energjitë. 6. Kufi zojnë ambiente. -Në mes të dhomës. -Jetonin në Olimp. 7. Limited për shkurt. -Eshtë vajza. -Qendër në kaos. -Thomas Mann. 8. Janë sekte muslimane. -Shmanget me shoqëri. 9. Hapen për… ajër. -I absurdit ai i Beckett. 10. Poeti kur nuk pi. 7. Jupi ish-mesfushor. -Eshtë zhurma. 8. Ishte perëndeshë e agimit -Mund të jenë edhe gatimi. 9. Kufi zojnë një takimin. -Ato të peshkut janë pa vlerë. -Pak daktilografi . 10. Një felin shtepie. -Reid aktore. 11. Mund të jetë Stradivari. -Mbyllin një princip. 12. Pedro regjisor. 13. Eshtë aksh njeri. -Një verë në Paris 14. Nuk i tregohen babait. -Janë binarët. 15. Difton poetik. -Pak elegante. -Kundera shkrimtar. 16. Një plloçë -Qendër votimi. -Veset pa kufi j. 17. Holm aktor. -Jepet për hartim. -Gjysmë tatimi. S U N D I M I I M I M O Z A K P A N I J E T K E R O U A C R A R I T B A R A K A T A H A R A T B A Z I L I K A E K O H A H E M A T O M A T S A R A J E T T I R A N E T T T I P S E T E K I N E M A T E I N A T E T A N I S A L R A R A R A T D S N M I N A R E T A B A T E T A L A E R M E K A T E T R O P O L I T I K E A B E L I Y E N E N E A A T R I B U T E T K E PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT PA SKEME S P O R T M U Z A K A P A N D E V I E R E F A K O F T K B T E S E E D O R F I D E M S L I F R A N C K R I B E R Y R E I F R A N K L A M P A R D T A B O N E S T A A L J I N A D T O S E E K O N E N E C A S M A R T I N O L I V E R B A S T E N PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR S U R F B A S T V O S T O K R T O H A H A B A K U K P T B A L E R I N A T B O T E R O R P U B P A R A B O L I K E A O U R A N A P P V H A S A N B U F I E A I S K E N A R E T N R M I E T U R I E D I E V A S I M O N I A T V O D E I D E M DASHI DEMI BINJAKET MERI GAFORRJA LUANI VIRGJËRESHA PESHORJA AKREPI SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT Kadri Vokopola SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË 5 16U 10 11 4 3 2 11 3 4 3 1 2 R 1 12 5 3 4 1 10 7 14 13 6 I 12 5 3 5 6 2 3 5 1 A 15 7 11 7 14 6 11 3 4 3 4 16 10 6 8 1 14 3 1 4 2 6 11 3 2 6 4 3 4 1 1 2 4 16 2 7 16 6 11 16 10 1 2 8 6 1 11 13 1 2 1 1 12 1 5 11 4 3 2 11 8 1 5 4 13 1 15 1 4 3 4 5 16 1 10 6 4 3 4 6 3 10 3 4 2 1 2 3 14 1 4 ASTROLOGE - 0900 673 4000 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 DUHET TË NXINI 47 KUTI 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT SPORTIV HORIZONTAL 1. Në hyrje të sallës. 3. Roberto, që thirrej “bishtaleci magjik”. 9. Hampden... stadium në Glasgow. 11. Janë zyrtare për pole position. 12. Fillojnë betejën. 13. Eshtë për të rishikuar aksionet e ngadalësuara në ndeshjet e futbollit. 16. Kokëkuqja e Maranello-s. 18. Në mes të Alessandro dhe Piero. 20. Franc Veliu. 21. Personazhi në foto. 36. Personazhi në foto. 27. Chuck aktor. 29. Konak pa kufi j. 30. Eshtë tokë e punueshme. 31. Skuadër greke. 32. Raste pa re. 34. Luajnë pa ujë. 35. Arti i Horacit. 38. Një i fundit është mat. 39. Ka shumë kampioni. 40. Kreshniku u volejbollit. VERTIKAL 1. Në hyrje të sallës. 2. Diego... Maradona. 4. Pak apikulturë. 5. Ngrohur pa nur. 6. Një top në... rrjetë. 7. Emër vajze. 8. Qendër kroate. 9. Ilir... dikur bomber i yni. 10. Eshtë edhe ai ombelikal. 12. Ecclestone i Formula 1. 14. Skuadra... siç thirret Fiorentina. 15. Fillojnë alternativën. 16. Ciro trainer italian. 17. Ruajnë pa ujë. 18. Pak dendësi. 19. Janë festat pa fat. 20. Eshtë ndeshja e fundit. 21. Pak fermentim. 22. Ekstreme në tunel. 23. Një rezultat i bardhë. 24. Mund të jetë çiklistik. 25. Fillojnë reformën. 26. Lampard te Chelsea. 28. Eshtë X ajo e sulmit. 32. Sahat pa kufi j. 33. Van der... ish-portier. 36. Kufi zojnë rastet. 37. Fillojnë satirën. 38. Në krye të stafetës. nga zonjaH SUDOKUI KRIPTOGRAFUAR -Mund të jetë ushtarake. -Janë të vërtetë. 11. Me to bëjnë torta. -Ka aderuar në parti -Mund të jetë emërore. 12. Nuk ka harbuti. -Janë edhe ato të skuadrave VERTIKAL 1. Fillojnë matjet. -Qyteti i Wilhelm Tell. 2. Kanë marrë një iniciativë. 3. Një krahinë e Argjentinës. -Ndizen me një çelës. 4. Pelù solist i Litfi ba. -Në fund të fundit. 5. Fillojnë mobilizimin. -Novak aktore. -Vihet një për të mbyllur. 6. Eshtë punëtore në koshere. -Kush është... është dorëzanë. Sot me hënën në shenjën e Peshkut do arrini të mer- rni lajme të mira ligjore. Puna do përmirësohet dhe ndryshimet që mendoni të bëni aty do jenë positive dhe shumë premtuese.Në asnjë moment nuk duhet të largoheni nga endrra juaj. Dita e sotme sjell nje syn- im apo qëllim të ri I cili do përkrahet dheju do arrini të merrni më të mirën në këtë drejtim .Në jetën tuaj sociale sot do jeni të suk- sesshëm dhe madje do keni njohje të reja dhe do argëtoni më së miri. Asgjë nuk duket shumë e vështirë sot për ju sido- mos në fushën e karrierës planeve dhe optimizmit për të ardhmen.Ka mundësi që të merrni një lajm I cili do ju gëzoj shumë sin ë aspektin e jetës personale ashtu dhe për planet e së ardhmes. D i ta e so tme me sa duke t ka më shumë hapësira në lidhje me veprimtarinë tuaj.Do keni mundësi të udhëtoni apo të kontaktoni me njerëz të dashur por që për një arsye janë largë jush në këtë periudhë. Sot do dilni nga ndikimi I egoizmit të tepruar .Do shpreheni më shumë me partnerët tuaj dhe madje do doni të jeni vetëm me tan ë moment më intime .Në aspektin ekonomik do arrini një sukses I cili do ju bëj të ndeheni më të sigurt. Dita e sotme me sa duket do jetë fi llimi I mirë I një bashkëpunimi.Mund ta shikoni si një mundësi e cila ju jepet në një mo- ment krejtësisht të papritur dhe duhet ta shfrytëzoni. Mund të keni edhe një lajm shumë të mirë ekonomik. Me sa duket puna dhe inisiativat tuaja sot do kenë përparësi dhe mundësi realizimi.Ka ardhur moment që jut ë bëni ndryshimet që nuk kishit mundur ti bënit deri tani.Mund të ndërmerni akoma edhe udhëtime apo inisitiva të rrezikshme. Me sa duket ju do jeni në qëndër të vëmendjes në l idhje me shanset apo mundësit që do ju jepen në lidhje me anën sentimentale.Një njohje shumë e rëndësishme do jetë për ju fi llimi I një veprimtarie krijuese. Dita juaj do ketë të bëj më shumë me situate të cilat lidhen me të afërmit por edhe me planifikime në lidhje me karrierën.Do ar- rini një sukses I cili ju vë në qëndër të vëmendjes dhe të punëve të cilat ju japin pozicion drejtues. Dita e sotme ka shumë shanse të mira në lidhje me jetën tuaj personale por edhe në cështje që lidhen me ekonominë. Do merrni më shumë vendime të cilat ju sjellin fitime apo të ardhura të qëndrueshme. Dita e sotme do flas më shumë për ekonominë dhe zhvillime të mira në këtë dre- jtim.Mund të keni mundësi- në të avanconi edhe në cështje ligjore apo fi rmosje kontratash me vlerë për ecurinë tuaj.Lajme të mira në planin sentimental. Dita e sotme ju jep shansin të merreni me cësht- jet familjare të cilat doni sdoni duhet ti përparoni drejt zgjidhjes apo ndry- shimeve.Ka mundësi të zhvendosjes apo ndërti- meve që kanë të bëjnë me ambjentet tuaja.
Ja vulat papnore të 1317-1320 drejtuar prijësve shqiptarë Viti III - Nr:11 E diel, 17 mars 2013 SELIA E SHENJTE DHE MBRETERIA E ARBERIT Kryeredaktore: Admirina PEÇI Milan Shufl aj, themeluesi i medievistikës shqiptare, e konsideronte shekullin XIV si shekulli kur katoliçizmi ar- riti kulmin në territoret arbërore. E në fakt, një gjë e tillë mund të indentifi kohet lehtësisht nga përhapja e urdhërave mendikanë e monastikë, si dhe nga kishat e manastiret e shumta katolikë që zunë vend në të gjithë territorin e Shqipërisë së sotme politike e më gjërë. Katoliçizmi arriti shtrirjen më të madhe në këto territore, por gjithashtu edhe intensitetin më të madh gjë që vihet re edhe nga do- kumentacioni i dendur me Selinë e Shenjtë. E gjithë kjo ndodhi në sajë të kushteve politike pro-katolike që u krijuan nga riafi rmimi i Reg- num Albaniae gjatë këtij shekulli, jo vetëm nga Selia e Shenjtë, dhe forcat perëndimore, por edhe nga vetë shqiptarët. Në librin e tij The King's Tëo Rrëfi me nga burgu i Mbreshtanit, Berat 1939. Shënimet e panjohura mbi përjetimet, melankolinë, dashurinë, nostalgjitë, personazhet me të cilët ndau dhimbjet dhe mungesën e lirisë... Edhe unë çuditem se si fakte dhe ngjar- je tё asaj periudhe mё paraqiten para syve tё kujtesёs nё kёtё natё tё qartё gushti. Figura shokёsh tё fatkeqёsisё, fytyra shokёsh tё dhim- bjes, - zhdukur ndёr valёt perpise tё jetёs sonё…I shoh ende:e gjatё, e pam- barim radha qё pёrshkon e heshtur rrugёt e ngushta tё fshatit tё humbur tё malёsisё. Ecin ngadalё… edhe supet e tyre janё tё kёrrusura: ndoshta fatkeqёsia, dhimbja bёn qё tё kёrruset shpinda ende e re…E mbi fytyrat, nё pjesёn madhe tё reja, shtrihet velloja e trishtim- it…Kujtime tё jetёs “atje pёrjashta?...Apo çfarё fshi- het pas atyre shikimeve melankolike ?...Do të kenë dhe ata, në ndonjë qoshe të humbur të Atdheut, dikënd që do t'i mendojë? Apo, ndoshta,edhe ata dal- lojnë , në gjysmerrësirën e kuqërremtë të mëngjesit ose në gjysmerrësirën e hirtë të muzgut, dy sy, dy sy të dashur?...Ecin! Pas supeve të tyre, zh- duken të fundmet shtëpi të shpërndara të fshatit. Një zë i çjerrur bërtet “ndalo !”. Çeliku i tytave të push- këve të xhandarëve jehon me një tingull të çudit- shëm metalik në qetësinë mëngjesore. Puna është e ashpër në të ftohtit e mëngjesit. Bora është bërë akull, dhe një erë e akulltë ngrin gishtat e vegjël të dorës mbi bishtin... Meditim dhe trans-f o r m i m j a n ë d y shqetësime të përditëshme të individit në shoqëritë e zhvilluara, por në mënyrë të qenësishme ato kanë prekur dukshëm edhe in- dividin në shoqëritë në zh- villim, ashtu siç janë dhe shoqëritë bashkëkohëse shqiptare. Pse them sho- qëritë shqiptare? Sepse kushdo që i njeh nga afër do të mendojë se vërtet ato janë dy shoqëri edhe pse fl asin të njëjtën gjuhë. Dhe kjo për disa arsye, por më kryesoret mendoj se janë mënyra e manaxhimit të jetës dhe fenomeni i kuptueshmërisë së ligjeve të saj dhe, këto në disa periudha të historisë së tyre. Anjeza Muharremi Artistja procedon me pikturën, shprehet me ekspresivizëm, ideon “shqetësimet individuale”, të cilat i përzgjedh prej së përgjithëshmes njerëzore... Muzika arbëreshe në Unesco si pasuri kulturore Qemal Draçini zbulohet ditari i burgut Anjeza Muharremi meditim e transformim përmes ngjyrave QEMAL DRAÇINI SUZANA VARVARICA KUKA FAKSIMILET EKSKLUZIVE DHE PERSONAZHI I PANJOHUR, KUSH ISHTE NDREU, IPESHKVI I KRUJES? E-mail: rilindasi@gmail.com Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com është një piktore e re sh- qiptare nga Kosova, që i tregoi publikut shqiptar të Shqipërisë vizionin e vet fi gurativ, i cili i përket disa cekjeve në format ekpresivizmit abstrakt, edhe pse diku në sferën e madhe të dydimension- aleve të saj shfaqet në formë sekrete imazhi i ndonjë objekti hapësinor. Ajo është shprehur në formë të përgjithëshme, detajit nuk i ka dhënë vend dhe ka arritur të krijojë imazhin vetjak të pikturës së saj, e cila duhet thënë se i përket formave tradicionale të pikturës së shfaqur në Evropë në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XX. Natyrisht me këtë dua të theksoj se gjuha fi gurative... Në këngët arbëreshe gjendet thelbi i njerëzve të larguar nga Gadishulli Ballkanik udhëhequr nga udhëheqës i madh Skënderbeu, i cili shkoi për të jetuar në tokat e jugut në Itali për ti shpëtuar dominimit osman faqe 20faqe 19 Bodies Kantoroëicz argumenton, që mbreti si titull është i përbërë nga trupi fi zik dhe trupin politik, e ndërsa i pari mund të vdesë e të shuhet, i dyti është i përjetshëm. Nëse ndjekim këtë logjikë poli- tike edhe për Regnum Albaniae (Mbretërinë e Arbërit) që ishte një mbretëri perëndimore nga mënyra se si ishte krijuar në vitin 1272, duhet të pranojmë që edhe Reg- num Albaniae ishte e përjetshme, pavarësisht nëse kishte apo kishte mbretër e pasardhës të mbretërit që do të merrnin fronin mbretëror. Duhet të ketë qenë pikërisht kjo logjikë politike që ka përligjur vendimin e Selisë së Shenjtë për t'iu adresuar fi snikëve të kësaj mbretërie gjatë shekullit XIV në korrespondencën e saj. Qëllimi është sigurisht politik: Selia e Shenjtë dëshironte të fuqizojë një mbretëri fantazmë për ta pasur si bazë në brigjet juglindore të Detit Adriatik, në mënyrë që të përligjë përpjekjet për t'u shtrirë në Ball- kan. Se sa... vijon në faqen 14-15 faqe 18-19 DR. ETLEVA LALA Habemus Papam. Këto fjalë u dëgjuan për të 266-tën herë në historinë dy-mijëveçare të krishtërimit. Ishte protodiakoni, papë i ri u zgjodh argjentinasi, kardinali 76 vjeçar Jorge Mario Bergoglio me emrin papnor Françesk, emër ky i zgjedhur për herë të parë në listën e papëve të Kishës... Habemus Papam, gjithçka që nuk dinim për Papa Françeskun kardinali Jean-Louis Tauran, ai që nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan me datë 13 mars 2013 njoftoi të pranish- mit dhe rreth 1.2 miliardë be- simtarë katolikë në tërë botën se DR. MUSA AHMETI faqe 16-17 NË FOTO: (Majtas) Ilustrim nga koleksioni i stemave mesjetare shqiptare nga BAV (Djathtas) Kodik nga BAV, shek. XV ku fl itet per fi sniket shqiptar
Alket Rizai merr peng gardianët Alket Rizai, shqiptari i ar-ratisur dy herë në mënyrë spektakolare nga burgjet greke, u rikthye dje në qendër të vëmendjes. Ai ka marrë peng katër gardianë të burgut, me kërkesën e lirimit nga burgu. Siç raportojnë mediat... GRANIT SOKOLAJ GREQI BIG BROTHER SUPLEMENTI “RILINDASI” ► Faqe 12 ► Faqe 13-20 Elena: Jam krenare për të pasmet e mia Marselino: Kam bërë seks me 10 ruse Selia e Shenjtë, ja vulat papnore për princat shqiptarë NE BURGUN GREK LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “RILINDASI” VITI III - NR. 62 E diel, 17-03-2013 Dokumentat e viteve 1317-1320 për arbërit. Çfarë s'dimë për Papën Deri pas mesnate vazhdojnë negociatat. Ja historia e shqiptarit në Greqi VDES PROTESTUESI POLICIA: INFARKT. FAMILJA: E DHUNOI SHTETI INCIDENTI/ Ruzhdi Aliu, 47 vjeç humb jetën dy ditë pas daljes nga qelia ForumFamiljarët: Babain e kishin rrahur. Spitali: Kur ishte në burg e sollën te mjekët. Rroshi: Sot gjithë populli i Kavajës në varrim ► Faqe 2-3 ► Faqe 7 Fjalëkryqet e fundit nga ► Faqe 23 Kadri Vokopola PERIFERI NGA ALBA MALLTEZI PAS ITALISË, RADHA ËSHTË E JONA ► Faqe 21 Në vijim të projektit “Të zgjojmë detin nga gju-mi”, që startoi një javë më parë në gazetën “Shqiptarja. com” me një artikull kushtuar portit të ri të Shëngjinit, kësaj rradhe do të fokusohemi në gji- rin e Vlorës, i cili përbën jashtë çdo krahasimi mundësinë e ndërtimit të një porti nga më të mëdhenjtë e Mesdheut dhe njëherësh të një arqipelagu portesh e aprodesh turistike me vlerë të veçantë për zhvillimin e rajonit dhe shumë me gjerë. Ashtu si pjesa tjetër e bregdetit të vendit, edhe gjiri i Vlorës që ka mahnitur e mahnit ekpertët e çdo kohe me cilësitë e tij prej Gjilbraltari të Adriatikut, vazhdon të përkundë në valët e veta indiferencën mahnitesë të lidershipit politik shqiptar për ta zhvilluar në lartësinë e vlerave që ofron si pasuri natyrore e vendit... Gjiri i Vlorës dhe ambicia për zhvillim ► vijon në faqe 21 NGA PREÇ ZOGAJ ► Faqe10-11 REAGIMET PER ARKIVIN Bashkim Trenova: Ajo shtirej sikur punonte dhe nuk vinte në Arkiv as për pagën Diplomati i Berishës kundër Teuta Hoxhës TIRANE ARMAND PLAKA “Gjatë 8 viteve, sa qëndrova në këtë institucion, ajo është dukur aty jo më shumë se 8-18 herë. Kur kishte rastin ta shihje, të... PERGJIMET Fatos Klosi: Shërbimet Sekrete, tashmë janë jashtë kontrollit ► Faqe 4 NË FOTO: (majtas) Ruzhdi Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën (djathtas) Forcat e RENEA-s duke shoqëruar tifozët e Kavajës në komisariat y g y
3E diel, 17 mars 2013 AKTUALITET Kryebashkiaku Roshi: Ruzhdiun e rrahën dhe dhunuan Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi ka shprehur shqetësimin e tij për vdekjen e një prej qytetarëve të Kavajës ditën e djeshme. “Ai ishte një sportdashës i mirë. Dhe ishte atë ditë në stadium. Por më pas, e burgosën dhe e dhunuan, ndërkohë që gjykata e nxorri të pafajshëm. Ndërkohë që të gjithë qytetarët e Kavajës do të përcjellin nesër (sot) për në banesën e fundit Rruzhdi Aliun”, tha kryetari i Bashkisë Elvis Rroshi, i cili gjithë ditën e djeshme së bashku me avokatin dhe kreun e PS e kandidatin për deputet, ka qëndruar deri në përfundimin e ekspertizës për shkaqet e vdekjes së tij, që sipas policisë janë nga infarkti. Ndërkohë kreu i PS së qytetit Gentian Daja në faqen e vet në facebook shpreh keqardhjen për ndarjen nga jeta të 47 vjeçarit Rruzhdi Aliu i cili ishte një ndër protestuesit e burgosur dhe të dhunuar në protestat për lirimin nga qelitë e paraburgimit të kryetarit të Bashkisë Elvis Rroshi. “Pikëllimi im në këtë moment nuk mund të shprehet me fjalë, ngushëllime familjes së Ruzhdi Aliut për humbjen e babait të tyre i cili pak ditë më parë u arrestua dhe u dhunua nga policia vetëm sepse po protestonte kundër arrestimit të paligjshëm të Elvis Rroshit. Ruzhdi Aliu do te përcillet nesër (sot) për në banesën e fundit me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve të Kavajës” shkruan kreu i PS Gentian Daja. Akuzat Leonard Aliu: Babai vdiq nga rrahjet dhe dhuna pas protestës Edhe pse ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi si shkak të vdekjes së Ruzhdi Aliut shkaqet natyrale, familjarët e viktimës e mohojnë këtë version. Leonard Aliu, i biri i 47-vjeçarit, deklaroi në një intervistë për televizionin A1 Report! se i ati vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar pas arrestimit. Gjatë intervistës Leonardi vuri theksin tek fakti se mjekët i kishin thënë se i ati kishte shumë shenja dhune në trup. Si i kujtoni momentet e fundit me babain? Çfarë do të thotë kjo ngjarje për ju? Çfarë do të thotë... keq fare. Keq, keq. Ju kanë dhënë ndonjë shpjegim pse ndërroi jetë babai? Infarkt. Por kishte goditje të rënda. E kishin rrahur... Këto goditje nga kishin ardhur? Nga protesta që u bë atë natë, që dënuan kryetarin. I kanë rrahur. Ka qenë sëmurë shumë. E kanë çuar në spital. I bënin vetëm doza, gjilpëra qetësuese. Doli nga policia të mërkurën. Edhe mbrëmë (të premten) ka qenë sëmurë. E kam çuar me urgjencë në spi- tal. Ata i thonin “Ke veshkat”. I dhimbte edhe stomaku. I bënë të njëjtin ilaç që i bënë edhe kur ishte i arrestuar. U nis në mëngjes të dilte. E gjetëm të vdekur. Infarkt. Po babai ka vuajtur më parë nga ndonjë së- mundje? Jo. Asnjë ditë. Jo. Ju keni ndonjë dys- him? Po. Vetëm nga arsyeja pse e kanë rrahur. Mendoni se vdekja ka ardhur nga kjo? Po. Po. Po mjekët ua konfir- mojnë këtë fakt apo kanë ndonjë version tjetër? Mjekët na thonë që ka të nxira. Ka dëmtime. I kanë gjuajtur, thonë. Por nuk shp- jegojnë nga i vinin dhimbjet. Keni ndonjë apel apo denoncim për të bërë? Unë dua të di pse e kanë rrahur. Ka shumë dëmtime. Zanafi lla e incidentit në Kavajë Shtatë personat e arrestuar, mes tyre edhe Ruzhdi Aliu, u mbajtën për 72 orë në paraburgim, deri në dhënien e masës së sigurisë. Ligji: Jo më shumë se 48 orë Nga përplasja gjatë ndeshjes, tek dhuna e RENEA-s ndaj protestuesve  KAVAJË Shkelja Ligji shqiptar parashikon që masa e sigurimit të jepet jo më shumë se 48 orë nga momenti i ndodhjes së ngjarjes. Por shtatë personat e arrestuar pas protestës, përveç kryetarit të Bashkisë së Kavajës Roshi, mësohet të kenë qëndruar në ambientet e paraburgimit për 72 orë Më 10 mars të këtij viti, kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi u arrestua nga policia e Tira- nës, pas konfl iktit mes tij dhe trajnerit të klubit të futbollit të Tiranës, Nevil Dede. Një sherr i nisur në dhomat e zhveshjes gjatë pushimit të ndeshjes Besa-Tirana, përfundoi me ar- restimin e kryebashkiakut dhe 7 qytetarëve të Kavajës, mes tyre edhe Ruzhdi Aliu, I cili humbi jetën ditën e djeshme. Në kallëzimin penal që tra- jneri Dede bëri në Komisari- atin e policisë së Kavajës, pretendohej se Elvis Roshi e kishte fyer dhe goditur, për të cilat u vu më pas nën akuzë. Konflikti i nisur gjatë pas- dites u rëndua në pak minuta para mesnatës, ku forca të shumta RENEA mbërritën në Kavajë për “të qetësuar” turmën e mbështetësve të Roshit. Ky i fundit u trans- portua për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Ti- ranës, ku iu komunikuan akuzat e “goditjes për shkak të detyrës”, “kundërshtim i punonjësve të Policisë” dhe “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë”. INCIDENTI Menjëherë pas përfundim- it të ndeshjes Besa-Tirana, trajneri i ekipit të futbollit të kryeqytetit Nevil Dede, kallëzoi penalisht kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi për fyerje dhe ushtrim dhune ndaj tij. pak çaste pas denoncimit, Roshi u para- qit vetë në Komisariatin e Kavajës, ku dha versionin e tij në lidhje me mënyrën si kishin rrjedhur ngjarjet. Teksa ai po merrej në pyetje për afro një orë në ambientet policore, përpara Komisari- atit u mblodhën duke pro- testuar qindra qytetarë që mbështesnin Roshin. Në vendngjarje mbërritën edhe agjentë të repartit special RENEA, të cilët shpërnda- në me dhunë turmën dhe transportuan Roshin dhe dhjetëra persona të tjerë për në Policinë e Tiranës. Për Elvis Roshin dhe për shtatë persona të tjerë u ngritën akuzat e “grumbullimit të paligjshëm” “mosbindje ndaj punonjësve të policisë” dhe “kundërshtim i punonjësve të policisë”. Poli- cia bëri të ditur arrestimin e Elvis Roshit, Abdulla Tafës, Astrit Veliut, Osman Tabakut, Gazmend Demrozit, Shkëlqim Nasufi t, Erald Kostricës dhe të ndjerit Ruzhdi Aliu. GJYKATA Ligji shqiptar parashikon që masa e sigurimit të jepet jo më shumë se 48 orë nga momenti i ndodhjes së ngjarjes. Por shtatë personat e arrestuar pas protestës, përveç kryetarit të Bashkisë së Kavajës Roshi, mësohet të kenë qëndruar në ambientet e paraburgimit për 72 orë. Gjatë kësaj periudhe ko- hore, familjarët dhe avokatët e të arrestuarve hedhin dyshime se mbi familjarët dhe klientët e tyre është ushtruar dhunë. Dy ditë pas konfl iktit, më 12 mars, Gjykata e Shkallës së Parë në Kavajë vendosi lirimin e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, pasi nuk gjeti prova bindëse për t'a mbajtur në qeli pas kallëzimit penal të trajner- it Nevil Dede. Ndërkohë më 13 mars, e njëjta gjykatë la të lirë edhe shtatë protestuesit e tjerë, duke e cilësuar ndalimin e tyre të paligjshëm. Leonard Aliu Forcat e RENEA-s duke shoqëruar tifozët e Kavajës në komisariat
8 E diel, 17 mars 2013 SITUATA sinoptike ka qenë shprësë për mijëra banorë të përmbytur nga ujerat e ditëve të fundit, si pasojë e shiut dhe hapjes së digave të 4 hidrocentraleve. Nga ana tjetër, Se- mani ka dalë nga shtrati, duke përmbytur qindra hektarë Përmbytjet Reshjet, mijëra hektarë ende të përmbytura Vlorë, banorët fi llojnë të kthehen në banesat e ture “Çlirohen” shtëpitë shtohen tokat nën ujë Lajmi Situata në zonat e përmbytura vazh- don të jetë e vështirë, megjithëse reshjet kanë pushuar. Mi- jëra hektarë tokë janë ende nën ujë, ndërsa në Shkodër sipërfaqet e përm- bytura janë shtuar, për shkak të fryrjes së Liqenit. Ndërsa në zonën e Lumit të Vlorës, situata është përmirësuar.  TIRANE SHTËPITËBanesa në Shkodër dhe Vlorë ndodheshin dje të izoluara nga uji. Ndërsa 40 familje ndodheshin ende të evakuuara në të dy rrethet. 346 SHKODËR Hektarë tokë të përm- bytura kanë qenë dje në rrethin e Shkodrës, ndërkohë që uji është larguar nga disa zona ku ka banesa. 3600 VLORË Hektarë fusha në zonën e Lumit të Vlorës, gjen- deshin nën ujë deri dje në mbrëmje, ndërkohë që situata ishte drejt përmirësimit. 700 Bora dje në Korçë AKTUALITET Megjithëse në disa ter-ritore të zonës së Nënshkodres uji është tërhequr, të tjera janë mbu- luar nga uji. Brenda 24 orëve të fundit janë mbuluar nga uji i vërshimeve të hidrocentralit të Vaut të Dejës, por dhe lu- menjve të tejmbushur, fusha e Trushit të Poshtëm, Dajccit të Bregut të Bunës, ish-keneta e Çasit, Luarzit dhe terësisht fusha e Muriqanit, duke e lënë në shifrën mbi 3600 hektarësh tokën bujqësore nën ujë. Që në orët e para të mengjesit të së shtunës, janë bllokuar rrugët Shkodër-Velipojë, pranë urës së Gjo Lulit, duke qënë gati e pakalueshme për automjetet e ulëta, megjithatë komuna e Ve- lipojës nuk është izoluar, pasi shfrytëzohet kalimi nga Benti i Çasit dhe Torovicës. Po ashtu, janë bllokuar rruga e Dajccit dhe e Darragjatit, teksa kjo komunë lidhet përmes rrugës së Pentarit me Velipojqn dhe pjesën tjetër të Shkodrqs. Banorqt e fshatrave të prekur nga përmbytjet kanë nisur evakuimin e kafshëve, dhenve dhe lopëve drejt pikave më të larta, teksa problem krye- sor mbetet baza ushqimore për blegtorinq, pasi janë dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme ajo pjesë e mbetur e foragjereve, si dhe koncetratit për bageti. SHKODËR Këto zona, pavaresisht se kanë qënë disa herë objekt përmbytjesh, sërish janë gjetur të papërgatitur në këtë dimër në ikje. Aksi Shkodër-Velipojë ka pasur një prezencë të kon- siderueshme të bagëtive që i drejtoheshin pikave më të larta, teksa fermerët nuk e fshehin indinjatën për këtë goditje të re ndaj ekonomisë së tyre bu- jqësore dhe blegtorale, si i vetmi mjet jetese për këto zona. Njëri nga fermerët e kësaj zone, Sefer Hoxha, shprehet i indinjuar teksa thotë, se “me paftyrësinë me të madhe ministri del e thotë, se situata është normale kur ne na janë shkatërruar fermat dhe i kemi bagtitë pa ushqim. Mirë njerëzit shpëtuan, po ne me ccfarë duhet të jetojmë?!”. Ndër- kohë, që në banesa në zonën e Nënshkodres, nuk ka prezence uji, por nga ana tjeter parcelat me të mbjella janë në mëshire të ujit dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë Shkodren nga dita e premte. Dëmi i shkaktuar ekonomisë së kësaj zone është shumë i madh për faktin, se ajo përfaqëson një sipërfaqe prej 5 për të sasisë së përgjithshme të Shkodrës apo e thënë ndryshe 30% të tokës së saj bujqësore. Sipas banorëvë tashmë ato po përballen me mungesën e ush- qimit për blegtorinë, pasi një pjesa më e madhe e fushave të Trushit gjenden nën ujë. Gjatë mbrëmjes të së premtes, ka patur rritje të nivelit të ujit të liqenit të Shkodrës deri në kuotat maksimale, çka ka përkeqësuar situatën në lagjet periferike të Shkodrës si Tophane, Ajasem, Bahçallëk, si dhe në Komunën e Ana e Malit, Berdicë dhe Dajç. Një pasqyrë e plotë e Situatës së Përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës është bërë nga Shefi i Emergjencave Civile në Prefek- turën e Qarkut Shkodër, Pëllumb Dani, sipas të cilit, rruga për në Obot, si dhe rruga që lidh komu- nën e Dajccit me pjesët e tjera të rrethit të Shkodrës, vijon të jetë e bllokuar nga prezenca e ujit deri në 40 centimetër e ujit në këto akse. Kështu në komunën Ana e Malit, janë 1400 hektarë tokë të mbytura dhe 161 banesa me prezencë uji në fshatin Obot, pasi në fshatin Oblikë janë 10 banesa të përmbytura dhe 30 në Muriqan. Ndërkaq, në ko- munën Dajç, janë 1000 ha të përmbytura, ndërsa 30 banesa të izoluara nga uji. FIER E ndërsa lumi Vjosë gjatë orëve të mbrëmjes ka ulur intesitetin e prurjeve një tjetër lumë, ai i Semanit, që derdhet në detin Adriatik ka dale nga shtrati gjatë natës. Siç mëso- het, janë përmbytur zonat që ndodhen nën nivelin e lumit. Dëmtimet janë në fshatrat Ja- kobinë, në komunën e Strumit, si dhe në tokat e Myzeqesë, në komunën Mbrostar. Dalja nga shtrati i lumit Seman ka përm- bytur tokat bujqësore dhe bazat ushqimore për bagëtitë. VLORË Kanë rënë dhe prurjet në lumin Vjosë, çka ka sjellë një përmirësim të situatës por jo në fshatin Fitore të komunës Novoselë. Në fshatin Fitore 30 banesa vijojnë të mbeten nën ujë, ndërsa 30 që ishin evakuuar, janë rikthyer në banesat e tyre. Aksi Vlorë-Fier, tek Ura e Mifolit është i kalueshëm vetëm nga makinat e tonazhit të lartë, ndërsa makinat e vogla nuk kalojnë dot. Nga 1000 ha tokë e përmbytur që ishte regjistruar dje, sipërfaqja është reduktuar në 700 ha. Borë në Korçë Pezullohet puna në Qafë-Thanë Qarku i Korçës është zgjuar nga reshjet e dendura të dëborës duke sjellë prob- leme në disa akse rrugore. Ngrica dhe bora vështirëson akset Maliq-Pogradec, Qafa e Thanës dhe Qafë Plloçë, të cilat kalohen me zinxhirë. Ndërsa në Qafë-Thanë, lëvizja deri në Përrenjas është e detyrueshme me zinxhirë dhe një borëpastruese ka punuar që në mëngjes për hapjen e akseve rrugore. Përgjegjësi i Drejtorisë së Rrugëve Nacion- ale, Genti Pere, informoi, se me probleme janë akset rrugore në rrethin e Pogradecit, ku dhe reshjet vazhdojnë me intensitet, ndërkohë që në Dardhë e Voskopojë, trashë- sia e borës ka shkuar në mbi 30 centimetër. Për shkak të dëborës është pezulluar puna në doganën maqedonase në Qafë-Thanë. Pezullimi është marrë nga pala maqedo- nase, për të parandaluar aksidentet, për të rifi lluar pas disa orësh. Përmbytjet në fshatrat e Vlorës NË FOTO: Pamje të situatës së përmbytjeve në fshatrat të ndryshëm të Shkodrës
21E diel, 17 mars 2013 OPINION Forum ING . XHEVAIR NGJEQARI vijon nga faqja 1 ...Mjafton të shënojnë në mënyrë telegrafi ke, aq sa e lejon një shkrim gazette, se konfi guracioni, struktura, morfologjia, gjeologjia, pasqyra, dëndësia dhe batimetria detare si dhe orientimi gjeografi k i Gjirit të Vlorës përbëjnë gjeofizikën më të arrirrë natyrale, turistike, portuale, panoramike, gjeografike, urbane, mjedisore, sanitare, kulinare e tjerë në të gjithë perimetrin e detit Adriatik. Nuk ka asnjë mjedis tjetër natyror në bregdetin e Adriatikut e Jonit, për të mos thënë më shumë, që të zotërojë kapacitete natyrore të zhvillimit në përmasat dhe cilësitë e Gjirit të Vlorës. Duke përfshirë bregdetin e Sazanit deri në Dajlan, izoipsi bregdetar i Girit Vlorës arrin një gjatësi prej 68,8 km, domethenë 25,2 për qind të bregdetit shqiptar të Adriatiku apo 16,1 përqind të gjithë vijës sonë bregdetare. Zotëron një sipërfaqe detare mbi 220 km2, që përfshin dhe hipotekën e kufirit ndarës të dy deteve, Adriatik dhe Jon, në shkallën më të lartë të mos përzjerjes së tyre. Prurjet e ngurta të Vjosës dhe Kurorës kodrinore kanë krijuar gjithë ultësirën bregdetare, ndërsa gadishulli i Karaburunit dhe Ishulli i Sazanit shërbejnë si barriera të dallgëthyese jo vetëm për Gjirin e Vlorës, por për gjithë ultësirën bregdetare Vlorë–Shëngjin–Bunë. Pa mbrojtjen e Karaburunit, bregdeti i Ariatikut shqiptar nuk do të kishte orientimin dhe shtrirjen aktuale. Me gjithë këto cilësi, gjirin e Vlorës duhej ta kishim kantierin më të madh detar dhe turistik, por edhe një konçnsion që u dha për të ndërtuar një port kontenierësh në Pyllin e Sodës ka dështuar. PSE DËSHTOI KONÇENSIONI Përgjigja e shkurtër dhe e mën- jëhershme është: sepse konçensioni u dha në vendin e gabuar. E kishte të shkruar në ballë se do të dështonte, siç thotë populli. Para se ta zhvil- lojmë këtë përgjigje, duhet të themi disa fjalë për punën e korenteve detare në gjirin e Vlorës. Korentet veri-perëndimore gërryejnë faqen e brëndshme të ishullit të Sazanit, faqen e brendshme të Karaburunit, Harkun fundor të Orikumit, bregun shkëmbor të Radhimës, deri në Ujin e Ftohtë dhe në bashkëpunim me korentet perëndimore dhe jug- perëndomore të mezokanalit tras- portojnë e depozitojnë lëndën e ngurtë në zonën e pyllit të Sodës. Gjiri i Vlorës dhe ambicia për zhvillim PREÇ ZOGAJ Janë pikërisht korentet detare që realizojnë qarkullimin antiorar të ujrave të gjirit dhe lëvizjen e lëndës së ngurtë, duke krijuar truallin ur- ban ose bankinën ku është ndërtuar Vlora, etj. Për këtë shkak thellësia në bregdetin e Sodës është e vogël. Kjo thellësi arrin vetëm dhjetë metra dhe arrihet në largësinë 2,6 km nga bregu. Shtrati i detit në pjesën e pyllit të Sodës është i cekët dhe aluvional. Edhe pse këto të dhëna dihen, qe- veritë, të mëparshmet dhe aktualja, kanë menduar ndërtimin e një porti kontenierësh pikërisht në gjirin e pyllit të Sodës! Ky port, do të kishte aftësi përpunimin deri në tre mil- ionë kontenierë në vit, ose 250 mijë në muaj. Sipas normave teknike të porteve moderne, për të përpunuar këtë sasi kontenierësh nevojiten minimalisht një sipërfaqe tokësore portuale rreth 450 ha, bankina an- korimi me gjatësi 4,5 km dhe thellë- sia normale deri në 14 metër. Këto tregues nuk gjenden në bregdetin dhe shtratdetin e Pyllit të Sodës. Konçesionari mori lejen konçesion- are por nuk investoi. Tashmë është larguar. Ne kemi qenë nga zërat e pakët që kemi paralajmëruar qysh në krye te herës dështimin e nismës në fjalë pikërisht për shkak të “kufi - zimeve” që ka krijuar në atë pjesë të bregdetit mëma natyrë. E rithekso- jmë se në bregdetin turistik të pyllit të Sodës nuk mund të ndërtohen porte tregtare, nuk mund të ndëro- hen struktura industriale. Kjo zonë është e destinuar vetëm për aktivitet turistik. Por ata që e bënë gafën nuk kanë zënë mend. Në Pyllin e Sodës është parashikuar të ndërtohet një port i ri për mallra, projekt i hartuar midis viteve 1980–1990, që mund të jetë ripunuar. Si pozicion, shihet se e kanë vendosur brenda thellsisë 6-10 m. Para fi llimit të punës është parashikuar të thellohet minimumi në një volum 7,7 milion m3. Thello ku ka mbushur natyra, injoro ku natyra ka thelluar. Kjo është fabula. Ky port, edhe po të ndërtohet, nuk do të kryejë funksionin e parashikuar. Kemi shkruar në numrin e kaluar për limitet e portit të Durrësit, mjaft i rëndëisishëm në histori dhe në ditët tona, por i dënuar nga natyra të mos bëhet dot një port i madh tregëtar për shkak të cektësisë. Shqipëria nuk ka nevojë të ndërtojë një port të ngjajshëm si ai i Durrësit në Vlorë. E kemi konsideruar dhe vazh- dojmë ta konsiderojmë lajthitje që vendimarrja në këtë fushë të shkojë kundër natyrës. Njeriu nuk del kundër natyrës. Një bregdet i cekët nuk thel- lohet për t‘u bërë port me dhunë. Aq më shumë në një kohë kur natyra, po në Vlorë, jo shumë larg pyllit të Sodës, na ka dhuruar mundësi të arta për të ndërtuar një port të madh tregëtar, nga më të mëdhenjtë e Mesdheut. Me dështimin e projektit për portin e kontenierëve në pyllin e Sodës mori një goditje edhe vetë konçensioni si mënyrë efi kase për të ndërtuar, për të tërhequr investime, për të hapur kantire punë e punësimi. Kundër- shtarët e konçensionit në ndërtimin rrugësh e portësh e mbushin gojën plot kur thonë: ja e dhamë një konçension në pyllin e Sodës, por nuk u bë gjë. Harrojnë një fakt shumë domethënës : Në Shqipëri, në sektorin e rrugëve dhe porteve, është anulluar një konçn- sion për të cilin u gjenden paratë nga shoqëria e famshme italiane Sereni- sisma, siç ishte rruga Tiranë-Elbasan nga drejtimi i Paprit dhe janë dhënë e ridhënë disa herë konçensione qe dihet se nuk mund të bëhën, siç ka qenë dhe është e famshmja rrugë e shumëkonçensionuar Thumanë- Rrogozhinë. Ky fakt dhe rasti i portit të kontenierëvë në pyllin e Sodës duhet të dalin para përgjegjesisë qeveritare të këtij vendi në formën e pyetjes: pse jepen konçensione aty ku e kupton edhe specialisti më i zakonshëm se nuk mund të bëhën? A kemi vetëm paaftësi dhe dritëshkurtësi këtu apo një formë djallëzore për të djegur edhe konçesionin si formë dhe për të mos bërë asgjë me detin. E theksuam më lart: gjiri i Vlorës përmban disa mundësi për ndërtimin e porteve tregetare, si në Pasha-Liman apo në Kepin e Dajlanit. Janë porte që nuk do të dëmtonin mjedisin turistik. Porti në bregdetin jugor të Orikumit shfrytëzon hapësirën e lagunës së Orikumit dhe faqen shkëmbore të Karaburunit. Thellësia është natyrale dhe lënda ndërtimore gjendet në vend. Porti ndërtohet me kosto të ulët. Porti në Kepin e Dajlanit, për- ballë ishullit të Sazanit, është më ekologjik, por ka kosto më të lartë për arsye të trasportit të lëndës së ngurtë nga Sazani, etj. Por lënda e “pare” kur fl itet për porte është thëllë- sia natyrore. Pozicioni i Orikumit apo i Kepit Dajlanit lejojnë në përspektivë ndërtimin e një porti të madh që do të mundësojë përpunimin e anijeve transoqeanike. Një ditë, jo shumë larg, kjo mundësi e jashtëzakonshme, do të futet në ambiciet e brezave për të bërë Shqipërinë e zhvilluar. Gëzim Myshketa Këndon Ali Pashën e kompozitorit gjerman Viti që kaloi ka qenë një vit suk-sesesh profesionale për bari- tonin Gëzim Myshketa. Baritoni Myshketa, emri i të cilit është bërë i njohur në skenat ndërkombëtare rrëfen për “Shqiptarja.com” se pas një viti impenjimesh ai ka marrë maksimumin e vlerësimeve profe- sionale, dhe kjo duke pasur para- sysh edhe vlerësimet e kritikës në gazetat më prestigjioze, siç është francezja “Le Monde”. Myshketa kthehet këtë herë në atdhe për të sjellë në skenë operën “Ali Pascha Von Janina”. Opera me 1 akt do të vijë si premierë botërore në 23 Mars në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Baritoni Gëzim Myshketa do të realizojë në skenën shqiptare të operës fi gurën e Ali Pashë Tepe- lenës. “Ali pasha është vizatuar si figurë autoritare”, thotë My- shketa. Vepra është bërë nga kom- pozitori gjerman Albert Lortzing, në vitin 1824 dhe i kushtohet shqiptarit Ali Pashë Tepelena. “Ndaj kjo është arsyeja pse Teatri i Operës dhe Baletit ka zgjedhur të ketë në rolin e protagonistit krye- sor një prej baritonëve shqiptarë më në zë të momentit në skenat ndërkombëtare”, thotë drejtori Zhani Ciko. Por për Myshketën, Baritoni Gëzim Myshketa Në Itali fryn një erë e vërtetë ndryshimi. Zgjedhja e ish Kryeprokurorit antimafi a Piero Grasso në krye të Senatit Ital- ian dhe e ish-zëdhënëses së Komisariatit të Lartë për Refug- jatët Laura Boldrini në krye të Dhomës së Parlamentit, tregon dëshirën reale të një populli për t'u përmirësuar, për të vënë në krye e për t'u udhëhequr nga njerëz me integritet. Dëshirë për Rilindje të vërtetë. Berluskoni, kjo xhaketë e vjetër e politikës së përtejdetit, u fërshëllye ndërsa futej në pallatin Madama për të dhënë votën e tij për “ndryshimin”. Laura Boldrini është një mike e hershme e shqiptarëve. Për Blog/ Periferi NGA ALBA MALLTEZI Pas Italisë, radha është e jona muaj të tërë jetoi mes Kukësit dhe Tropojës duke u kujdesur personalisht për sistemimin e refugjatëve kosovarë të dëbuar nga Lufta në Kosovë në 1999. Edhe ish-kryeprokurori An- timafi a Piero Grasso është një fi gurë e njeriut të Shtetit përballë Antishtetit. Edhe Antimafi a itali- ane është një institucion i lidhur ngushtë me Prokurorinë shqip- tare në luftën kundër krimit. Po në Shqipëri? A e duam re- alisht ne shqiptarët ndryshimin? A e kuptojmë ne në të vërtetë politikën e re? Gjuhën e re? Kon- ceptin e drejtë të lirisë? Dimë të dallojmë ne sh- qiptarët, ne, një nga popujt më të rinj të Evropës se të sjellësh freski në politikë nuk do të thotë të hapësh një profi l hileqar në Facebook? Italia, kjo fisnike përballë nesh, po tregon se nga rrënojat politike tenton dhe dëshiron të zgjedhë më të mirën. Shumë shpejt. Në qershor është radha jonë të tregojmë se duam më të mirën për veten. Të heqim njëherë e mirë nga drejtimi xha- ketat e vjetra të politikës. Ali Pasha është servirur nga kom- pozitori gjerman si një personazh romantik. Përtej kësaj, ndryshe nga ç'mund të jetë mësuar veshi i një adhuruesi të muzikës lirike, vepra vjen e kënduar e gjitha në gjermanisht. Ndërsa kostumet janë ideuar nga stilistja Enada At'Nikolla. I pyetur se cili është motivi i suksesit jashtë Sh- qipërisë, Myshketa thotë se “Le të mos shtiremi, dhe të themi se e bëjmë karrierën për vendin tonë. Egoja profesionale dhe pasioni i çdonjërit prej nesh na ka bërë të ecim përpara. Pas suksesit vjen natyrshëm edhe nderimi që i bëjmë Shqipërisë. I rritur në një familje qytetare durrsake me traditë muzikore, Myshketa thotë se “muzikën e ka në gjak”. Por sipas tij “puna dhe egoja profesionale” i hapin rrugë suk- sesit në skenat e botës. dhu.ha.
9E diel, 17 mars 2013 SOCIALE Ndyshimi i temperaturave shton të prekurit me grip Jaupllari: S'ka kritere për hapjen e farmacive Kreu i Urdhërit të Farmacistit fl et për problemet e ilaçeve “Me medikamentet abuzohet në QSUT” Lajmi Presidenti i Urdhrit të Farmacistit, në një intervistë për “Shq- iptarja.com”, fl et për problemet që ka sot sistemi farmaceutik. Ndër të tjera ai shpre- het se mungesa e medi- kamenteve në QSUT, është si rezultat i abuz- imeve, edhe pse sot ka buxhet më shumë se në vitin 2005.  TIRANE JONIDA LATE Kushtet Kushtet e farmacive janë te mira. Por ajo që mungon është rregullorja e ruajtes së barnave. Farmacistët i kanë regulluar këto kushte vetë, sepse dine se si bëhët. Ndërsa nga ministria nuk ka një rregullore për menyrën se si duhet të ruhen ilaçetNdryshimet që u bënë me ligjin e barnave dhe shërbimin farmaceutik në 2005, sollën shumë probleme në këtë sistem, shprehet Arian Jaupllari,Presidenti i Urdhrit të Farmacistit. Cilat janë problemet që hasin sot farmacitë në vend? Problemet e sistemit farma- ceutik shqiptar janë të shumta. Ato kanë fi lluar të marrin rrugë që nga viti 2005, me ndryshimet që do ti bëheshin ligjit të bar- nave dhe shërbimit farmaceutik. Ndryshimet që do ti bëheshin ishin që menjëherë pas miratimit të ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceutik. Duhet të bëheshin aktet nënligjore të tij. Pra një sërë aktesh nënligjore,që duhet të bëheshin në mënyrë që ligji të zbatohej në të gjitha hallkat e tij. Çfarë ndo- dhi? Në vend që të bëheshin aktet nënligjore, fi lloi që të ndërhyhet në ligjin e bar- nave. Ndërhyrja e parë në ligjin e barnave është bërë në vitin 2006. Kjo ndërhyrje hoqi konceptin e negocimit, nga ligji i barnave. Në nenin 50 thuhej që barnat kanë çmime të përcaktuara dhe çmimet e barnave caktohen me Vendim të Këshillit të Minis- trave, nëpërmjet negocimit me kompanitë farmaceutike , apo me përfaqësitë e tyre në vendin tonë. Heqja e këtij koncepti bëri që çështja e barnave mos të nego- ciohej më ashtu siç kishin fi lluar të negocioheshin nga viti 2004, kur ky ligj kishte hyrë në fuqi. Çfarë solli kjo? Kjo solli një rritje të çmimit të barnave sepse pikërisht kom- panitë farmaceutike fi lluan të deklarojnë çmime sipas intere- save të tyre, pra siç ishte para vitit 2004. Kjo ka qenë edhe një nga shkaqet kryesore të rri- tjes së çmimit të barnave në Sh- qipëri. Jo vetëm për barnat e l is tës duhet bërë negocimi sepse në vitin 2004 dhe ata 2005 negocimi u bë vetëm për listën e barnave të rimbursueshme. Por ky nego- cim duhet të bëhet për të gjitha llojet e barnave, sepse rëndon direkt në xhepat e konsuma- torëve. Sot mund të shikosh barna që kanë qenë 500 lekë dhe kanë arritur deri në 1000 lekë. Kjo është e dukshme sido- mos për barnat që janë jashtë listës së rimbursimit. Sepse në listën e rimburmimit ndërhy- het. Pra kjo ndërhyrje e parë në ligjin e barnave solli një kthim prapa. Aktet nënligjore akoma nuk u bënë akte nënligjore edhe sot e kësaj dite. Çfarë ka sjellë mos mi- ratimi i një rregulloreje për recetën mjekësore? Urdhri i ministrit për re- cetën nuk u zbatua. Që ishte miratim i një rregulloreje për recetën, kush i lëshon, si i lëshon, me se i shkruajnë, çfarë forme i shkruajnë mjekët etj. Të gjitha këto kanë sjellë një amulli në tregun farmaceutik, i shkruajnë pa kokë, pa fi rmë pa vulë, pa doza, me emra tregtari, rekomandojnë etj. Të gjitha këto janë çrregullime që i vijnë tregut farmaceutik. Ndërhyrja që ju bë ligjit të barnave ishte licensim i farmacive, nga DPSH rajonale. Kjo bëri që të hapen një numër i caktuar farmacish nëpër rajon ku ata drejtorët e DShP-ve asnjëherë nuk ditën cilat ishin kriteret për hapjen e farmacive dhe sot këto farmaci i ke në treg. P.sh në Peshkopi janë hapur disa farmaci me firmën e drejtorit të DSHP- se, të cilat janë të paligjshme. Sepse kanë dhënë licensa edhe për ata që nuk kanë mbaruar shkollat. Pse në zona të tëra nuk ka farmaci dhe shumë të tjera ka pafund? Ndërhyrja e tretë në ligjin e barnave ishte katrastofike, që ishte heqja e kritereve të hapjes së farmacive. Kjo solli atë që sot të zbrazen zona të tëra dhe farmacitë të grumbullohen rreth spitaleve dhe të mbeten zona të tëra pa mbuluar, pra jemi një hap mbrapa shërbimit farmaceutik. Sot mund të hapë farmaci çdo person, ku të dojë, si të dojë dhe të bëjë çfarë të dojë. Nuk kontrollohet më as ku hapet farmacia, ato shikohen vetëm nëpërmjet vetëdeklarimit. Pas deklarimit askush nuk kontrol- lon më mbrapa. Tjetër çështje është zhvlerësimi i profesionit, hapja e kaq shumë farmacive ka bërë që të ketë një famacist për çdo farmaci. Ku një farmaci ri e hapur 12 orë. Si ka mundësi që një farmacist të rrijë 12 orë, atëherë 12 orë nuk mund të pu- nojë. Për të përballuar konkur- rencën ai është i detyruar të rrijë në farmaci, atëherë çfarë bën dikush, lë pronarin, pronaren, gruan. Pra e kanë bërë si dyqani i lagjes. Kjo është një e keqe për sistemin farmaceutik, pra është një tjetër hap prapa. Sepse nuk po e ushtrojnë profesionin profe- sionistët. Ta konsiderosh tregun farmaceutik të lirë do të thotë t'i vësh kryq sistemit, sepse tregu farmaceutik shet dhe informa- cion, jo vetëm ilaçe. Pse pacientët drejtohen te farmacisti pa recetë, duke parë që ky është bërë një problem ? Ka disa arsye pse shkojnë direkt në farmaci. E para ne kemi njerëz të varfër, janë të pasigu- ruar. Por këta të pasiguruar duhet të shkojnë të mjeku, por që të shkojnë të mjeku, tani duhet të pagujnë një faturë prej 30 mijë lekësh. Madje këtë nuk e pagua- jnë vetëm ata të pasiguruarit, por edha ata të siguruarit që nuk kanë zbatuar sistemin e referim- it, pra nuk kanë shkuar të mjeku i familjes, por direkt të specialisti. Për të shmangur gjithë këtë ata drejtohen në farmaci dhe kërko- jnë çdo lloj barne, farmacistit nuk i lejohet që të japë çdo lloj barne, ai e ka të përcaktuar çfarë do të japë. Kur farmacistët nuk i japin pa recetë medikamentet, ata shpesh kërcënojnë se ‘nuk ma jep ti unë shkoj e blej diku tjetër.' Kjo i detyron farmacistët të japin medikamente edhe pa recetë. Shumë medikamente të shtrenjta nuk gjenden në QSUT. Çfarë po ndodh? Munge- sa e barnave në QSUT është një fenomen, krimi- nal, sepse po të marrësh buxhe- tin e barnave në spitale ato janë të ndara. Nëse do të marrim buxhetin e barnave në vitin 2005 në QSUT, ai ka qenë rreth 5.5 milion dollarë, në vitin 2010 ka qenë rreth 15 milion dollarë. Në vitin 2005 spitalet ishin plot me barna. Në vitin 2010 në spital nuk ka as- një barnë, madje në vitinn 2013 nuk ka fare, edhe pse buxhetet janë rritur, barna nuk ka. Nuk ka sepse me këtë buxhet abu- zohet. Nëse marrin një skemë me të thjeshtë për një të sëmurë kancerogjen. Nëse një i sëmurë mjekohet me një skemë mjekimi me barna më të shtrenjta edhe pse nuk e ka të nevojshme, atëherë të gjitha këto para i hanë barnat e shtrenjta. Madje në spitalet këtu në vend që të mjeko- hen 1000 vetë me një antibiotik serispal mjekohen 10 veta me tazobaktum. Pra të gjitha këtë buxhet e ha tazobaktumi, që sillet me 3 muaj skadencë, pastaj nuk ka më lekë dhe shumë të sëmurë mbeten pa barna. Sepse barnat e shtrenjta duan buxhete më të mëdha. Por në planifi kimin e baranve nuk marrin pjesë as farmacistët , as mjekët e pavionit. Planifi kimet bëhen nga drejtoritë e spitaleve dhe këto lidhen direkt me kompanitë farmaceutike dhe kjo bën atë që sot spitalet janë pa barna, madje edhe pa material mjekimi. Apo ndodh që vetëm një kompani farmaceutike të përfi tojë të gjithë tenderat e bar- nave në spitale, sikurse ishte ajo në vitin 2010. Futja e 19 mendika- menteve të reja në listën e barnave të rimbursueshme ka ndonjë ndryshim? Lista e barnave të rimbur- sueshme është një gjë e mirë që nga viti “93 që është futur. Por për këtë listë nuk është bërë ndonjë studim farmako- ekonomik, po vetëm është bërë futje ilaçesh dhe heqje ilaçesh. Në listën e barnave duhet një revolucion për të parë, se për kë grup duhet të shkojnë. Disa farmacive u janë hequar licensat. A ka qenë e rregullt heqja e tyre? Qendra Kombëtare e Kon- trollit të Barnave, ka kontrol- luar në vitin 2010, ka bërë disa inspektime duke kontrolluar disa farmaci. Ka bërë një propo- zim për heqjen e licensave dhe m i n i s t r i a e Shendetësisë, ka mbledhur një komision që nuk ka të drejtë ta mbledhë, me një urdhër min- istri, që është i jashtëligjshëm dhe u ka hequr licensat pas dy vitesh. Kjo është e turpshme. Kur u bënë ndryshime për ligjin e bar- nave, kishte një ligj që licensonte farmacitë, kur ra ky komision i licensonte QKR, po se kush i heq licensat. Sot nuk ka ende se kush e heq licensën e një farmacie. Ta konsiderosh tregun farmaceutik të lirë do të thotë t'i vësh kryq sistemit, sepse tregu farmaceutik shet dhe informacion, jo vetëm ilaçe Për këto lista nuk është bërë ndonjë studim farmako-eko- nomik, po vetëm është bërë “fut ilaçe dhe hiq ilaçe”. Në listën e barnave duhet një revolucion Ndryshime e shpeshta të temperaturës kanë bërë që të shtohet sërisht fl uksi i pacientëve që shkojnë për ndihmë në QSUT. Në këtë kohë ku ende jemi në stinën e gripit, gati 350 pacientë i drejtohen çdo ditë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën mjekësore pas simptomave te sëmundjes. Numri më i lartë është në pediatri, ku 280 fëmijë paraqiten në një 24 orësh në urgjencën e saj. Ndërsa mjekët pohojnë se uljet e mëtejshme të temperaturave, po bëjnë që gripi të ketë edhe komplikacione. Simptomat e gripit janë kryesisht: kollë, dhimbje muskujsh, temperaturë, skuqje fyti. Prandaj prindërit duhet të kenë kujdes me temperaturën dhe ambientet ku mbajnë të vegjlit, thonë mjekët. Sipas sinoptikanëve nesër rikthehet dielli në territorin shqiptar dhe një ngritje e lehtë e temperaturave deri në 11 gradë celcius. Megjithatë, kthjellimet do të jenë vetëm për një ditë pasi java pritet të nisë me reshje shiu. Për shenjat e një pranvere që duket së këtë vit është e vonuar, duhet pritur fundjava, kur përveç largimit të shirave edhe termometri do të shënojë deri në 18 gradë celsius. Arian Jaupllari Presidenti i Urdhërit të Farmacistit
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI www.shqiptarja.com E diel, 17 mars 2013 20 SH.com EKSPOZITA ART PAMOR SUZANA VARVARICA KUKA Meditim dhe transformim janë dy shqetësime të përditëshme të individit në shoqëritë e zhvilluara, por në mënyrë të qenësishme ato kanë prekur dukshëm edhe individin në shoqëritë në zhvillim, ashtu siç janë dhe shoqëritë bashkëkohëse shqip- tare. Pse them shoqëritë shqiptare? Sepse kushdo që i njeh nga afër do të mendojë se vërtet ato janë dy shoqëri edhe pse fl asin të njëjtën gjuhë. Dhe kjo për disa arsye, por më kryesoret mendoj se janë mënyra e manaxhimit të jetës dhe fenomeni i kuptueshmërisë së ligjeve të saj dhe, këto në disa periudha të historisë së tyre. Anjeza Muharremi është një piktore e re shqiptare nga Kosova, që i tregoi publikut shqiptar të Sh- qipërisë vizionin e vet fi gurativ, i cili i përket disa cekjeve në format ek- presivizmit abstrakt, edhe pse diku në sferën e madhe të dydimensiona- leve të saj shfaqet në formë sekrete imazhi i ndonjë objekti hapësinor. Ajo është shprehur në formë të përgjithëshme, detajit nuk i ka dhënë vend dhe ka arritur të krijojë imazhin vetjak të pikturës së saj, e cila duhet thënë se i përket formave tradicionale të pikturës së shfaqur në Evropë në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XX. Natyrisht me këtë dua të theksoj se gjuha fi gurative e pik- tores është një gjuhë e trajtuar dhe e njohur nga memoria e historisë së artit, por imazhi i çdo artisti në kohën e prodhuar ka veti individu- ale, që vetëm kur e kalon cakun e riciklimit dhe vetëm kur nuk është i njohur nga kujtesa historike, kthe- het në kulturë, kthehet në pasuri. Prandaj kjo me shtyn të them se Muharremi është ende në kërkimet e detyrueshme të formimit vetjak dhe ende në kërkimin e riciklimit imazheve abstrakte dhe ekspresiv. Cekje të tilla fi gurative u duken të shpeshta dhe vazhdueshëm gjatë shekullit të XX, por krijimtaria e shumë piktorëve po tregon se dhe në shekullin e ri, në mënyrë shumë ma- sive po riciklohet edhe nga piktorët e rinj. Arsyet e këtij riciklimi janë të disa llojeve, por dy më qëndroret janë si: e para lidhet me anën e jashtëme të shprehjes fi gurative, kur një piktor e gjen abstraksionizmin si rrugën më shpejtë dhe ekspresive për të justifi kuar idetë e tij. Ai këtë e bën duke luajtur emocionalisht me elementet e artit dhe kryesisht me ngjyrën, të cilën e njeh mirë dhe e ndjeson në mënyrë natyrale. Ngjyra është ajo që thjeshtësisht shpërthen dhe shkon drejt e te mënyrat ab- straksioniste të shprehjes fi gurative. E dyta lidhet me anën e brendëshmë të një artisti, i cili ka vetëm këtë edukim, që transferon emocional- ist imazhe të shprehjeve në ab- stragimin ekspresiv. Si e para si e dyta lidhen edhe me kohësinë tonë dhe në mënyrë krejt kuptimpolote janë të ndryshme me kohën kur lëvizje të tilla fi gurative u shfaqën më shumë se një shekull më parë. Kujtimet historike të kohës kur mënyra të tilla u cilësuan “izma”, globale, të cilat së bashku shkak- tuan kriza të mëdha të identitetit njerëzor dhe e atrofi zuan kapacitetin e mundësive aktive të shoqërive të shumëllojshme si në perëndim ashtu dhe në lindje, edhe pse në forma të kundërta dhe të ndryshme. E djeshmja e një drejtimi artistik historik nuk ka lidhje me riciklimin e tij në ditët e sotme, vetëm se sh- tresëzon përdoruesit. Nësë burimi i ekzistencës së pikturës është vetëm njeriu dhe akti i tij i krijimit, kjo do të thotë se piktura sosjen e saj do ta ketë me sosjen e njeriut. Nëse men- dojmë se teknologjia ka avancime të jashtëzakonëshme në prodhimin e imazheve, kjo do të thotë se piktura si gjini tradicionale ka shumë arsye objektive për të rezistuar dhe ekzis- tuar si një gjini e formave arkaike, por shumë të çmuara dhe të sofi sti- kuara. Nëse akademitë shqiptare si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri kanë evidenca të vazhdueshme në krijimtarinë e pikturës tradicionale, kjo tregon se kërkesat e brendëshme të njeriut për të bërë pikturë janë po njëlloj aktive dhe të domosdoshme për vet ekzistencën e pikturës. Lloji i pikturës së Anjeza Muharremit është një nga dëshmitë e arsyeve të më sipërme, që do të thotë se ajo procedon me pikturën, shprehet me ekspresivizëm, ideon “shqetësimet individuale”, të cilat i përzgjedh prej së përgjithëshmes njerëzore dhe ekzekuton me mënyrat që i ka përjetuar gjatë edukimit të saj në Akademinë e Prishtinës, e cila e ka ende të fuqishme mendësinë tradicionale të një pikture ekspre- siviste abstrakte. Ajo ende i jep një vend të dukshëm dhe me përmasa shumë të mëdha kësaj fryme edhe pse drejtimet e reja që përbëjnë sot artin bashkëkohor apo artin e formimit vizual kanë zënë vend prej kohësh. Filozofia dhe programet e kësaj akademie i japin shumë rëndësi elementeve të parë të artit dhe edukimit evidentues te artistët si individë të rinj të pikturës. An- jeza Muharremi është produkt i kësaj fryme dhe e kësaj shkolle, ku piktura e saj i mbetet shumë besnik metodave të dydimesionalit abstrakt. Kjo e ka bërë piktoren të jetë konformiste me ngjyrën dhe ti japë asaj rëndësinë e parë. E gjitha kjo rrjedhon imazhe, të cilave ajo i ka vënë një titull përgjithësues “Meditim dhe Transformim” edhe pse këtë proces vendimtar të njeriut ia ka lënë mjedisit koloristik. Një mjedis i tillë jepet në disa cikle, ku dominojnë ata që kanë një ndër- thurje ndërmjet objektit fi gurativ, i cili përcaktohet nga një linjë e plotë dhe konstatuese, me sfondin, i cili është bartësi ku zhvillohet loja per- sonale e ngjyrave. Kjo ndodh edhe në ciklin kur piktorja dëshiron t'i japë rëndësi marrëdhënies së tokësores me jashtëtokëoren apo kozmosit. A do jetë publiku i shek. XXI i memorizuar me imazhe të tilla? Koha në vazhdim do të jetë faktori bazë i përcaktimeve të tilla, por një gjë e dimë se imazhet e artit bashkëkohor kanë ndikim esencial dhe memorizues historik. Meditim dhe transformim përmes ngjyrave ANJEZA MUHARREMI Artistja procedon me pikturën, shprehet me ekspresivizëm, ideon “shqetësimet individuale”, të cilat i përzgjedh prej së përgjithëshmes njerëzore... lindën prej grupimeve të artitëve mjeshtëror dhe inteligjent me qël- lime të vlerësimit të individualitetit krijues përmes kundërshtive bazike ndaj një arti pasqyrues, realist apo fi gurativ. Ato ishin lëvizje të lira dhe të furishme, zhvilloheshin në transformim të përditshmëm si rrjedhojë e transformimeve të përgjithëshme kulturore, të cilat sollën formimin e qendrave të artit si qytete arti. Në këto qendra arti i Van Gogh, i Sezanne dhe Gogen ishte arti i mjeshtrave tradicionalë dhe pika e transformimit kulturor fi gurativ. Në këto qendra ndjehej rritja industriale, rritja a kapac- iteteve ushtarake dhe shfryrja e tyre drejt luftës, shfaqja e fi lozofi ve të reja religjioze, formimi i shkol- lave joakademike të artit, rritja e numrit të popullsisë, diferencimi i thellë klasor e fi nanciar, dukja e krizave ekonomike rajonale dhe
2 E diel, 17 mars 2013 Pak orë pas vdekjes së 47-vjeçarit, Instituti i Mjekë- sisë Ligjore ka nxjerrë edhe ekspertizën paraprake që ka përcaktuar shkaqet. I kontak- tuar nëpërmjet telefonit nga Shqiptarja.com, kreu i këtij Instituti, Besim Ymaj, tha se ka qenë infarkti i miokardit që ka shkaktuar vdekjen e Aliut. “Nga ekspertiza e deritanishme është arritur në përfundimin se vdekja ka ardhur si pasojë e problemeve me zemrën. Na ka rezultuar se zemra e tij ka qenë shumë e dobët, kryesisht pesë vitet e fundit” – deklaroi Ymaj. I pyetur nëse në trupin e viktimës ishin konstatuar shenja dhune, Ymaj tha: “E vetmja plagë është gjetur në kokën e viktimës. Bëhet fjalë më saktësisht për një gërvishtje. Ishte ende e njomë, çka do të thotë se është krijuar ditën e sotme (dje), nga përplas- ja gjatë infarktit. Nuk gjetëm asnjë shenjë dhune” – përfundoi ai. Ekspertiza paraprake mjeko- ligjore bie në kundërshtim me pretendimet e familjarëve. AKTUALITET Anulohen festimet e FRESSH, Parid Cara: E dhunuan Kandidati për deputet i PS-së së Kavajës Parid Cara, lajmëroi anulimin e të gjitha festimeve të FRESSH ditën e djeshme. “Njoftoj të rinjtë e qytetit të Kavajës se festa që ishte planifi kuar për sot anullohet për arsye se sapo është ndarë nga jeta Ruzhdi Aliu, një nga protestuesit të cilët u arrestuan dhe dhunuan para komisariatit të Kavajës gjatë protestës për lirimin e kryebashkiakut Elvis Rroshi” shkruan Cara në facebook. Disa ditë më parë pas ndeshjes Besa-Kavaja u inskenua një “incident” sipas të cilit kreu i Bashkisë Elvis Rroshi qëlloi Nevil Deden, trajnerin e Tiranës. Elvis Rroshi u mbajt në dhomat e paraburgimit, ndërkohë që qindra qytetarë përpara komisariatit kërkuan lirimin e tij të menjëhershëm. Forcat RENEA ndërhynë me dhunë ndaj protestuesve duke qëlluar me shkopa gome. 7 prej tyre u arrestuan, mes të cilëve edhe protestuesi që vdiq ditën e djeshme. Gjatë kohës që ka qenë në qelitë e paraburgimit, ai është shoqëruar njëherë në spital. Familjarët pretendojnë se ai është qëlluar dhe po kështu konfi rmon edhe avokati i tij. Policia e Tiranës: Ishte vdekje natyrale, jo nga dhuna policore Vdes protestuesi dy ditë pas daljes nga qelia Ruzhdi Aliu, 47 vjeç, u gjet i vdekur pranë Hekurudhës Lajmi Një nga protestuesit e Kavajës, i arres- tuar pak ditë më parë së bashku me krye- bashkiakun Elvis Roshi dhe gjashtë qytetarë të tjerë, u gjet i vdekur mes- ditën e djeshme. Policia tha se shkak u bë infarkti. Ndërsa familjarët thonë se Ruzhdi Aliu vdiq nga dhuna e policisë.  KAVAJË ELONA ELEZI Idajet Xeka 47-vjeçari Ruzhdi Aliu kishte marrë mjekim dy herë brenda katër ditësh, në Urgjencën e spitalit të Kavajës, si pasojë e prob- lemeve në veshka. Në një prononcim për Shqiptarja. com, drejtori i këtij spitali, Idajet Xeka, sqaroi se Aliu është paraqitur dy herë në Urgjencë, më 11 mars, dhe më 15 mars. Duke theksuar se kishte marrë informacion për rastet menjëherë sapo kishte mësuar rreth vdekjes së Aliut, Xeka tha: “Ka qenë i shtruar në datën 11 mars, në orën 10:00 të paradites, i shoqëruar nga policë pasi ka qenë i arrestuar. Ka qën- druar për afro 40 minuta i shtruar, ku ka marrë serum dhe qetësues pasi kishte probleme me veshkat”. Në lidhje me ugjencën e dytë, atë të një nate para vdekjes, drejtori i spitalit deklaroi: “Mbrëmjen e së premtes, ka qenë rreth orës 23:00, i sho- qëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij. Ka pasur të njëjta shqetësime. Ka marrë serum dhe qetësues dhe ka qëndruar në urgjencë për vetëm 25 minuta”. Drejtori i Spitalit: Ruzhdi Aliu, probleme me veshkat Ekspertiza Instituti i Mjekësisë Ligjore: Vdiq nga infarkti në zemër Tre ditë pasi doli nga am-bientet e paraburgimit, gjendet i vdekur një nga shtatë protestuesit e arres- tuar më 10 mars të këtij viti, të cilët u ndaluan pas pran- gosjes së kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi. Ka qenë një telefonatë e mbërritur në sallën operative të Komisari- atit të Kavajës, e cila njoftoi se ishte gjetur trupi i pajetë i një burri pranë hekurudhës. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, efektivët e policisë nisën punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikuan viktimën si Ruzhdi Aliu, 47 vjeç, banor i Kavajës. Emri i të ndjerit nuk ka qenë i panjohur për policinë e këtij qyteti, pasi ai ishte arrestuar vetëm gjashtë ditë më parë, së bashku me gjashtë qytetarë të tjerë, të cilët protestuan për arrestimin e kryetarit të Bashkisë, pas konfliktit të nisur gjatë ndjeshjes Besa- Tirana, të luajtur me 10 mars. Gjithçka nisi me kallëzimin penal të trajnerit të klubit të Tiranës, Nevil Dede, i cili pretendoi se ishte fyer dhe goditur nga Roshi në dhomat e zhveshjes, gjatë pushimit të ndeshjes. Pas kallëzimit pe- nal, Roshi u mor në pyetje në Komisariat. Gjatë kësaj kohe, qindra qytetarë të Kavajës protestuan kundër arrestimit të Roshit. Mes tyre ishte edhe Ruzhdi Aliu, i cili u gjet i pa- jetë mesditën e djeshme. VERSIONI ZYRTAR Me anë të një njoftimi zyrtar të shpërndarë për me- diat, policia e Tiranës theksoi se vdekja e Aliut nuk kishte ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia. “Rreth orës 11.30' shërbimet e Poli- cisë së Komisariatit të Policisë Kavajë morën njoftim se ka gjetur vdekjen shtetasi Ruzhdi Aliu, 47 vjec, me banim në Kavajë. Në lidhje me vdekjen e 47 vjecarit sqarojmë opionionin publik se, bazuar në Raportin e Mjekësisë Ligjore, vdekja e tij ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrore me diag- nozën e “Atakut Kardiak”, ku njëherazi viktima nuk ka shenja dhune në trup. Struk- turat e Policisë, deri më tani kanë marrë disa deklarime të të afërmëve dhe dëshmitarëve okular, të cilët tregojnë se 47-vjecari Ruzhdi Aliu, ka qenë duke punuar e mbedhur hekurishte dhe kanaçe për skrap, ku papritmas është rrëzuar menjëherë në tokë. Vdekja e të ndjerit nuk ka ardhur si pasojë e ushtrimit të dhunës nga Policia (ku ka qënë i shoqëruar disa ditë më parë) por të një vdekje natyrale” – thuhet në komuni- katën zyrtare të policisë. KUNDËRSHTITË Vdekja e 47-vjeçarit Ru- zhdi Aliu nga Kavaja ka ndarë në dy “kampe” familjarët e tij dhe strukturat policore. Men- jëherë pas lajmit për vdekjen e Aliut, kanë nisur pretendimet dhe polemikat. Familjarët e tij ■ Kur u arrestua Ruzhdi Aliu? 47-vjeçari u vu në pranga më 10 mars, gjatë protestave përpara Komisariatit të Kavajës, për lirimin e kryebashkiakut Elvis Roshi. ■ Sa ditë qëndroi në paraburgim? Ruzhdi Aliu qëndroi 72 orë në ambientet e paraburgimit, një ditë më shumë seç parashikon ligji. ■ Kur humbi jetën 47-vjeçari? Ai u gjet i vdekur mesditën e djeshme, pak orë pasi kishte dalë nga Urgjenca e spitalit të Kavajës. kanë këmbëngulur se njeriu i tyre ka vdekur për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij pas arrestimit. Një vari- ant krejt ndryshe ka dhënë policia dhe Instituti i Mjekë- sisë Ligjore, të cilët dolën në përfundimin se Ruzhdi Aliu ka pasur probleme serioze me zemrën, dhe ka qenë in- farkti i cili i ka marrë jetën 47-vjeçarit. Ruzhdi Aliu NË FOTO: (në rreth) Trajneri i Tiranës Nevil Dede duke provokuar tifozët e Besës me grusht Morgu i Tiranës
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI www.shqiptarja.com E diel, 17 mars 2013 14 SH.com DOKUMENTET EKSLUZIVE ARKIVE DR. ETLEVA LALA vijon nga faqja 13 Selia e Shenjtë dhe Mbretëria e Arbërit Ja vulat papnore të 1317-1320 drejtuar prijësve shqiptarë ...i besojnë shqiptarët kësaj strukture politike dhe si e person- alizojnë ata rolin politik që u jepet nëpërmjet saj, këtë do ta shqyrto- jmë në këtë kontribut modest. Është tashmë e njohur që Mbretëria e Arbërit u krijua në vitin 1272 nga Karli I Anzhu, i cili e kishte projektuar dhe ndërtuar atë si bërthamë e një perandorie të madhe ballkanike. Fisnikët sh- qiptarë qenë të pakënaqur me këtë strukturë politike që në fi llimet e saj, sepse pritshëmëria e tyre për autonomi dhe superioritet në ske- nën politike nuk u mor parasysh në drejtimin e kësaj mbretërie. Karli I Anzhu u përpoq t'i mbante nën kontroll vendasit me anë të masave të dhunshme, e kjo çoi në përkeqësimin e marrëdhënieve të tij me vendasit. Fisnikët shqiptarë si Pal Gropa e Gjin Muzaka, zotër përkatësisht të zonës së Dibrës dhe asaj të Beratit, si dhe Blinishtët, Skurajt, Jonimët etj., jo vetëm që iu kundërvunë Karlit I Anzhu, por edhe gjithë formacionit politik Reg- num Albaniae, të cilin mesa duket e konsideruan si pjesë e admin- istratës shtypëse të Anzhuinëve. Pas kësaj, Mbretëria (anzhuine) e Arbërit u reduktua në kështjellat bregdetare të Durrësit, Vlorës e Kaninës. Megjithatë, me vdekjen e Karlit I Anzhu, fi lloi të ndry- shonte edhe qendrimi që kishin fi snikët vendas ndaj Mbretërisë së Arbërit. Në vitet '90 të shekullit të 13-të, fi snikët vendas fi lluan t'i rimarrin në konsideratë ndihmat që mund t'u ofronin anzhuinët për neutralizimin e tensioneve me fqinjët sulmues: serbët dhe bizantinët. Duke qenë të sulmuar nga mbreti serb Stefan Uroshi II Milutin, që kishte ardhur deri në vijën Mat-Ohër, në shtator të vitit 1304, bashkësia qytetare e Durrësit dhe krerët shqiptarë nga familjet Matranga, Arianiti, Skura, Blinishti, Zenebishti, Shpata etj., njohën për kryezot princin Filip të Tarentit, djalin e mbretit Karl I Anzhu, i cili nuk pretendoi kurrë të quante veten mbret, si pasardhës i Karlit I Anzhu. Ai i ndihmoi shqiptarët në luftë kundër serbëve pushtues. Megjithatë kur erdhi koha për të vendosur pushtet real në Durrës, edhe në këtë fazë të mëvonshme të Mbretërisë e Arbërit, anzhui- nët e Napolit u konsideruan si armiq nga fisnikëria vendase. Kjo duhet të ketë qenë arsyeja se përse në vitin 1311 anzhui- nët e Napolit arritën deri aty sa të mendonin t'i shkëmbenin zotërimet e tyre në Shqipëri me Sicilinë, por titullari i kësaj të fundit, Frederiku i Aragonës, pasi mori vesh që në Durrës dhe në “mbretërinë e Arbërisë është e vështirë të vendosësh pushtet real nga jashtë, nuk e pranoi ofertën e Anzhuinëve, megjithëse e dinte që këto territore “ishin shumë të pasura e bujare”. Ngjarjet morën një zhvillim të ri në dekadën e dytë të shek. XIV dhe pikërisht me daljen në ske- nën politike ballkanike të Selisë së Shenjtë. Selia e Shenjtë nuk kishte pasur asnjë kontakt me Mbretërinë e Arbërit gjatë kohës që Karl I Anzhu ishte gjallë, të pa- ktën jo në bazë të dokumenteve të shkruara të regjistruara në regjistrat e Kancelarisë Ap- ostolike. Kjo mungesë do- kumentesh mund të sug- jeronte edhe një lloj mos- njohje apo mospranim të Mbretërisë së Shen- jtë nga Selia e Shenjtë gjatë kësaj periudhe të parë të ekzistencës së Mbretërisë së Shenjtë. Arsyet pse papati nuk e kishte njohur atë si formacion politik nuk na janë treguar asgjëkundi në mënyrë ekplicite Në vitin 1317 fi llon një korrespondencë e dendur midis Selisë së Shenjtë dhe fi s- nikëve të Mbretërisë së Arbërit, dhe termi Regnum Albaniae fi llon të shfaqet rregullisht në kancelarinë papnore. Që nga viti 1272, kur kishte fi lluar të ekzistonte “Mbretëria e Arbërit”, dokumenti i parë papnor që e përmend atë vjen nga viti 1317. Ky dokumenti i parë, kur fi llon të është as lapsus dhe as rastësi. Muk mund të konsiderohet lap- sus apo rastësi një dokument i tillë, sepse papati ishte pushteti qendror, dhe po ta krahasojmë me kohën në të cilën jetojmë do të ishte sikur Këshilli i Bashkimit Evropjan t'i drejtohej me emër një shteti që nuk ekziston. Megjithatë që papati ishte i ndërgjegjshëm për një adresim të tillë, këtë e vërteton vargu i dokumenteve papnore që ndjekin këtë të parë. Pas kësaj bule, vijon një numër i konsiderueshëm bulash papnore që datojnë nga viti 1317 deri në vitin 1320, në të cilat përmen- det pothuajse gjithmonë Regnum Albaniae. Përsa i përket kontekstit të kë- tyre bulave, duhet thënë që të gjitha ato, direkt apo indirekt kanë lidhje me një kryengritje që po përgatitet kundër mbretërisë serbe, e cila po u shkakton shumë vuajtje katolikëve të territoreve që mbretërit serbë kanë pushtuar dhe sidomos shqiptarëve kato- likë. Dashje pa dashje, në të gjitha këto bula vihet re një fi gurë shumë e rëndësishme, por fare e pastudiuar shqiptare e kësaj periudhe: Ndreu, ipeshkvi i Krujës. Analizën e këtyre dokumentave do ta fi llojmë me këtë fi gurë, sepse bula e dytë që regjistrohet pas asaj të mësipërmes fl et pikërisht për gjëmën që i ka ndodhur Ndreut, gjë që do të bëhet pikënisje për të gjithë dokumentet e mëtejshme. Në dokumentat papnore Ndreu njihet si Andrea Croensi. Ndreut, megjithëse siç do të tregojmë më poshtë, nuk ka dyshim që ishte një njeri shumë i rëndësishëm, edhe pse në historinë tonë kombëtare nuk ka qenë dokumentuar shumë mirë deri tani, prandaj dhe nuk ka tërhequr vëmendje të veçantë. E fi lloi karrierën e tij duke u dëbuar. Nga një bulë papnore, që është reg- jistruar dy herë edhe në regjistrat e Avinjonit edhe në regjistrat e Vatikanit (bula vetë është dërguar në destinacion), marrim vesh që më 17 shtator të vitit 1317, Ndreu dëbohet nga posti i tij si ipeshkv i Krujës. Është pikërisht Uroshi (1282- 1321) mbreti serb, ai që e detyron Ndreun, ipeshkvin e Krujës të larg- ohet nga posti i tij, sepse i martuar me Simonën në vitin 1299, vajzën e perandorit bizantin Andronikut II-të, ai kërkon që të bëjë politikën bizantine, megjithëse është rritur nga një nënë katolike siç ishte Helena e Francës dhe bashkë me të kishte themeluar dhe ndihmuar shumë manastire katolike në veri të Shqipërisë dhe në Mal të Zi. Rëndësia që kanë lidhjet marte- sore, del qartë menjëherë kur vëmë përballë vëllanë e Uroshit, Stefan përdoret termi Regnum Albaniae (Mbretëri e Arbrit) në kancelari- në papnore, është një dokument i veçantë dhe vjen pikërisht nga 10 maji i vitit 1317. Në të papa Gjoni XXII kërkon që Guljelm Montegrano, ipeshkvi i Kunavisë, në kryeipeshkvinë e Durrësit, në mbretërinë e Arbërisë të para- qitet në Avinjon. Megjithatë kjo përmendje nuk Steme e Arberise mesjetare NË FOTO: Engjelli sjell lajmin per zgjedhjen e papes. Shek. XIV. Origjinali BAV NË FOTO: (Majtas) Ilustrim nga koleksioni i stemave mesjetare shqiptare nga BAV (Djathtas) Kodik nga BAV, shek. XV ku fl itet per fi sniket shqiptar
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com 19 www.shqiptarja.comE diel, 17 mars 2013 Muzika arbëreshe duhet të shpallet pasuri botërore nga UNESCO. Kjo ishte ideja e shkëlqyer inicuar nga qendrat e gjuhëve në Molise. Ideatore dhe kuratore është sociologia Anna Maria Spider. Ndërsa revista Kamastra (gazeta e pakicave mi- noritare e gjuhës arbëreshe dhe kroate në Molise themeluar nga profesoresha Fernanda Pugliese) do të paraqesë kandidaturën e Muzikës Arbëreshe në listën e pasurive të mbrojtura nga UN- ESKO. Kësaj kërkese i bashko- hen edhe komunitetet shqiptare në Lucane. Për presidentin e Ginestres, Massimo Summa, “në qoftë se merret kjo njohje nga UNESKO, gjuha jonë arbëreshe, tashmë në rrezik për tu zhdukur në qendrat e (Barile-Ginestra- Maschito) do të restaurohet, mbrohet dhe përhapet”. Pra- nimi i muzika arbëreshe në një organizatë ndërkombëtare si UNESCO do të thotë që të njihet dhe mbrohet identiteti arbëresh dhe muzika e popullit arbëresh, që gojëtarinë e ka bërë karakteritikën e saj më të qartë. Në këngët arbëreshe gjendet thelbi i njerëzve të larguar nga Gadishulli Ballkanik udhëhequr nga udhëheqës i madh Skënder- beu, i cili shkoi për të jetuar në tokat e jugut në Itali për ti shpëtuar dominimit osman. Ky popull i ruajti traditat e tyre, madje, ndonjëherë edhe duke iu përshtatur zakon- eve lokale. Në këto këngë është e tërë historia e një popul- li dhe identiteti ar- bëresh që rrezikon të humbasë. Këngët flasin për fejesat, martesat, ninullat, vajtimet, por edhe për trishtimin që iu shkaktoi humbja e atdheut përgjith- monë. Është gëzimi, trishtimi krenaria e një populli besnik për rrënjët e tyre dhe diversite- tin e tyre kulturor, ndërkohë që, nga pikëpamja muzikore, meloditë janë të lidhura shumë me muzikën liturgjike greko- bizantine. Procedura që duhet të ndiqet është shumë e gjatë por nxitësit e projektit janë të vetëdijshëm, që muzika arbëreshe i plotëson më së miri kriteret e vendosuara nga UNESCO mbi diversitetin kulturor dhe krijim- tarinë njerëzore. KUJTIME TRADITA VLERA Kandidarmi muziken arbëreshe tek Unesco-s . Kjo klje nj'ide çi u nis ka Spurtjeljet gljuhsor e Mullizit. Kuratore dhe krijues ësht sociologa Anna Maria Ragno dhe ësht revista Kamastra (nj'revist mbi pakicavet gljuhsore arbëreshe dhe kroate t'Mullizit e bër ka profesoresha Fernanda Pugliese) çi prisndon muziken arbëreshe tek Unesco-s si nj'pasuri jo-materjalle. Kjo kërkesë ësht e bashkuar ka komunitatat arbëreshe e Bazillikatës. Për prezidentin e pro-llokut i Zhurës, Massimo Summa, “në kemi ktë njohje, gljuha jon arbëreshe, çi tani ësht në rrezik në qen- dret e vullturit (Barilli- Zhura- Mash- qiti), do rimarrur, do ruajtur dhe do forcuar”. T'kemi pranimin e muzikes arbëreshe në nj'organizem ndërkom- bëtar si Unesco do t'thor se kat njohmi dhe kat ruami identitetin arbëresh dhe muziken për popullin arbëresh çi bëri traditen gojore si nj'karakteristik. Tek këngat arbëreshe gjëmi thelbin i popullit çi iku ka Gadishulli Ballkanik dhe klje i udhëhequr ka Skanderbegu, nj'popull çi erdh në Itali për t'pshtoni ka sundimi osman. Nj'popull çi ruan traditat e tij e nganjëhera dhe i përshtatet traditavet llokalle. Në kto kënga ësht gjith historia e njëj popullit dhe e njëj identiteti arbëresh çi mund t'biret. Këngat fl asen për shkulqit, për martesat, për vajtimet e dhe për sikletin e dheut çi buartin përgjithmonë. Ësht harea, helmi, krenaria e njëj populli çi ësht krenar i rrënjvet e tij, dhe ka nj'pik pamje muzikore, melloditë jan t'lidhura me muziken litugjike greke-bizantine. Udha çi do ndjekur ësht shum e glat dhe atà çi e pënxuan ktë pruxhet e dijn, e dijn dhe se muzika arbëreshe i ka cilësit për diversitetin kulturor ashtu çi mund jet e konsideruar ka Unesco. Përkthimi në gjuhën arbëreshe: Maddalena Scutari nuk u përgjegj; as unë që e dija të vërtetën: ay nuk kishte askënd në botë: dy javë përpara, i ati kishte botuar në të gjitha gazetat lajmin, sipas të cilIt prindi që ishte gjallë, nuk e njihte më fatkeqin E. si bir legjitim... ***** Kur i dhanë lajmin, ai – Dhori - qau në hes- htje. Ne të gjithë respektuam dhimbjen e tij: para vdekjes që të kalon përbri, koka përkulet, ndoshta, padashur. Është kaq e hidhur vdekja! Ai ishte ulur në oborr...na bëri vend mbi gurin e madh ku po rrinte. U ulëm dhe ne. Por sa e trishtueshme është të ulesh përbri dikuj që ka nevojë ngushëllimi, dhe nuk di çfarë t'i thuash nga frika se mos po gabon...Ajo heshtje ishte ndrydhëse. Kisha përshtypjen e mirëfi lltë se mbi kokat tona po përceptoja frymën e ftohtë të vdekjes. - Kohë e bukur,sot!...Shoku im ngriti kokën e më shikoi; në shikimin e tij dallova qortimin e pashprehur: nuk mund të thuhen budallalleqe para dikujt që vuan - donte të ma thonte ai shikim...Dhori ...fl iste më zë të mbytur, ngadalë,- sikur të kishte frikë se mos po shqetësonte të vdekurën: - Isha biri i vetëm i mbetur në jetë. Vëllai im më i madh vra nga grekërit, para shumë vitesh. Babanë, as që e njoh ndopak. Ajo, mamaja, u kap pas meje ashtu si i mbytyri kapet pas çdo gjëje që t'i kapë dora. Ishim të varfër dhe të gjitha të mirat tona u dogjën dhe u rrënuan nga grekët. Unë isha i vogël dhe ajo ishte mjaft e re. Dhe bëri gjithçka për mua...Po! –dhe ngriti kokën drejt nesh, sikur të kishte dyshuar që ne s'po i vinin vesh.- Po, bëri gjithçka: mbërrijti sa të shiste veten, të bëhej prostitutë !... U zbeh. Unë e shikova gojëmbyllur. Ai uli kokën dhe shikoi tokën. Heshtja që vazhdoi qe më e rëndë edhe se vetë rrëfi mi i tij. E ndjeu ai shikimin tim tinzar? E kuptoi që më ishte e vështirë të përligjja, në ato vite të largëta të rinisë sime ,- të një sakrifi ce nëne sa të mbërrinte deri më atë vetmohim të turpshëm, por sublim?...Duket se po, sepse ai çoi kokën dhe më shikoi. E shikova dhe unë : e ndoshta , për herë të parë, ndjeva dhëmshuri për atë fatkeq të shkretë; më kujtohet që në sytë e tij shkëlqente një dritë e çuditshme, ndoshta ishin lotë. Foli duke u sjellë pjesërisht drejt meje: -Më shikoni mirë! Unë nuk skuqem më para jush për mamanë time! Po! Dikur ndoshta jam skuqur. Por që nga një mbrëmje kur ajo më mori në prehër e duke dashur të më puthë, une e largova me një përbuzje të kuptueshme, që nga ajo mbrëmje, unë nuk turpërohem më. Atë mbrëmje, ndonëse ende isha mjaft i ri, ajo më foli sikur unë të isha tashmë i rritur: - Ti po më bie mohit, Dhori? Pra, ti, nuk e do *më mamin tënd?...Unë heshtja me kokëfortësi,- dhe më kujtohet që, pa- dashur, shikoja shtratin e saj, shtratin e turpërimit të saj, e turpërimit tonë. Dhe ajo, duket, e kuptoi...Qante, sikur nuk e kisha parë kurrë duke qarë...Atë mbrëmje e kam ndjerë veten të pjekur, të pjekur para kohe. Një valë dashurie të dhimbshme e njëheri të ëmbël më ka pushtuar shpirtin:-Mos e bëj më, mami, kurrë më..Ne do të punojmë ndershmërisht. Do të punoj dhe unë...Nuk do të shkoj më në shkollë... Dhe jemi përqafuar. Dhëmbja dhe dësh- përimi na bashkonin. Isha dymbëdhjetë vjeç dhe nuk kam shkuar më në shkollë. Kam punuar. Kam bërë çfarë më është ofruar, vetëm që mamaja të mos bëntë më “atë”...Që prej një viti ajo nuk ishte mirë më shëndet. Dhe muajt e fundit para se të më sillnin këtu, nuk mundi më të vazhdonte duke larë rrobat e zotërinjve. Punoja unë tashmë. Dhe në të fshehten e zemrës sime kisha vendosur të punoja gjithnjë e më shumë, - në mënyrë që asaj të mos i mungonte asgjë; kisha vendosur ta shpërbleja për sakrifi cën e madhe e të dhimbshme të rinisë...Por ...por nuk më lanë të vazhdoj...Kur më morrën, ajo ishte tashmë e sëmurë. I lashë pak para për nevojët e saj... por pak...Nuk do t'i mjaftonin as për një muaj, përkundrazi kanë kaluar katër...Si do t'ia ketë bërë, si? Më kishte kapur për krahu, sikur unë të dija t'i përgjigjesha. Pashë sytë e tij të mbyten me lotë, që i rridhnin për gjatë faqeve të zbeta dhe bashkoheshin te maja e mjekrrës që dridhej prej vajit. Midis lotëve tha:- Do të ketë...do të ketë vdekur nga uria...Supet e tij u dridhen.Edhe unë i ndjeva mollëzat e mia të njomeshin prej lotëve. Kur njeri nga të pranishmit hodhi mendimin se dikush duhej ta kishte ndihmuar, Dhori e shikoi dhe tundi kokën në shenjë mosbesimi: -Jo!...Të gjithë e urrenin. Njerëzit nuk ia falnin kurrë të kalu- arën...Nuk e dinë - oh, - nuk dinë njerëzit se me çfarë çmimi ajo e ka paguar...Me sa lotë është përpjekur ta fshinte...Jo për vete...por për mua...Për mua bëri gjithçka...Dhe unë... unë nuk i jam gjendur afër...Zot, Zoti im!... Dhe shpërtheu në një valë të re lotësh... Heshtje...Pas dere dëgjohet i pandërprerë hapi monoton i rojes...Bie zilja për të la- jmëruar se kishte ardhur ora për t'u mbyllur në qelitë e pista.” Muzika arbëreshe në Unesco si pasuri kulturore Muzika arbëreshe e kandiduar tek UNESCO-s si nj'pasuri jo-materjalle LORENZO ZOLFO
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com 15 www.shqiptarja.comE diel, 17 mars 2013 ARKIVE Kush ishte Ndreu, ipeshkvi i Krujës? Në vulat papnore fl itet për këtë personazh krejt të pastudiuar, dhe për një kryengritje ndaj mbretërisë serbe Dragutin i cili ishte martuar me Katerinën, vajzën e Stefanit V-të, mbretit të Hungarisë, dhe motrën e Ladislaut IV-të, trashëgimtarit të fronit të Hungarisë, dhe ndiqte rigorozisht politikën e perëndimit. Bula, në të cilën papa Gjoni XXII bën të njohur dëbimin e Ndreut nga ipeshkvia e tij, u drej- tohet ipeshkëve të Oristanit në Sarden- jë, të Brindizit dhe të Tarantos në Pulje të Italisë. Pasi u tregon atyre se çfarë i ka ndodhur Ndreut(ab eçlesia sua, per Uro- sium regem Rasciae schismaticum oçu- pata, exulare comp- ellitur), u bën thirrje atyre që të ndihmo- jnë Ndrenë duke i siguruar atij një pen- sion prej 50 fl orenos auri nga të ardhurat e 5 manastireve për 5 vjet (quinquen- nium). Sipas Eubelit ipeshkvi i Oristanit të Sardenjës duhet të ketë qenë Guido, i Brindizit Bartholomeu dhe i Tarantos në Pulje Gregori. Mesa duket gjendja ekonomike e Ndreut ka vazhduar të jetë e keqe, sepse më 18 qershor të vitit 1320 papa Gjon XXII-të i dha atij, si dhe kryeipeshkvit të Ohrit, dhe ipeshkvit të Shasit, 100 fl orenos auri për shkak të gjendjes së mjerueshme të tyre, si rrjedhojë e shkatërrimeve të bëra nga mbreti serb. Për shkak të vuajtjeve që Ndreu hoqi nga mbreti serb Urosh, si dhe për shkak të përkushtimit të tij ndaj kauzës që mbronte, Ndreu fi ton jo vetem respekt, por edhe shumë besim nga ana e papës Gjoni XXII-të, aq sa atij i besohen detyra që normalisht i besohen vetëm një legati (ambasadori pap- nor). Bula e datës 6 qershor të vitit 1318, po e papës Gjoni XXII-të, i drejtohet Ndreut (që vazhdon të njihet si ipeshkvi i Krujës), si dhe Mihalit, ipeshkvit të Arbërit. Nuk e dimë nëse Ndreu është kthyer në ipeshkvinë e tij, sepse një gjë e tillë nuk përmendet në bulë, por ajo që në radhë të parë tërheq vemendjen në këtë letër është prezenca e dy ipeshkëve, d.m.th. dy ipeshkvive të ndryshme për një vend që ne deri tani i kemi identifi kuar si një i vetëm: ipeshkvia e Krujës, dhe ipeshkvia e Arbërit. Në fakt një suprizë e tillë nuk është e veçuar. Në Hierarchia Catholica, të Eubelit, e cila mbahet si vepra më monumentale dhe më e saktë në të gjithë botën përsa i përket renditjes së ipeshkëve dhe ipeshkvive në botën katolike, Arbëria dhe Kruja konsiderohen si dy ipeshkvi krejt të ndryshme nga njëra-tjetra, me ipeshkvë të ndry- shëm. Në këtë vepër monumentale, ipeshkvi i parë i Krujës përmendet në vitin 1286, dhe pikërisht kur ipeshkv ishte Romani që gjendet edhe në librin e shenjtorëve. Pas Romanit kemi Ndreun, pastaj Grigorin, në vitin 1366, Ndreun e minoritëve, dhe pastaj Gjonin. Lista e ipeshkëve vazhdon edhe pas vitit 1400 me Gualterin dhe pas atij Silvestrin, Palin në vitin 1458, dhe Pjetrin në vitin 1468, etj. Në Arbëri (Arbanensis), ipeshk- vi i parë i njohur nga Eubeli është nga viti 1295, dhe është Mi- hali. Megjithatë në letrën e datës 28 shkurt të vi- tit 1208, të cilën papa Inocenti III ia drejton Dhim- i tër Progoni t , princit shqiptar, është përmendur Pali, si ipeshkvi i Arbërisë. Tani për tani nuk kemi indikacione për ipeshkvët e peri- udhës së ndërm- jetme midis 1208 dhe 1295, por kërkimet e mëte- jshme arkivore mund të na ofrojnë supriza të këndshme në lidhje me ta. Lista e ipeshkëve të Arbërisë vazhdon pas Mihalit me Martinin (1306), Mihalin II (1307), Lazarin, Laurin (1350), Nikollën (1354), një të panjohur dhe pastaj me Domini- kun në vitin 1372, Gjon Lurlin në vitin 1370, Gjon Tergesten në vitin 1391, Thomanë, Gjergjin, Ndreu, Vulkan Suintin, Ndre Sumën në vitin 1425 etj. Për t'u kthyer sërish tek letra e papës Gjon XXII-të, drejtuar Ndreut, ipeshkvit të Krujës, dhe Mihalit, ipeshkvit të Arbërisë, mirëbesimi i papës vihet re në detyrën që u ngarkon këtyre dy ipeshkëve: të konfi rmojnë zgjed- hjen e Kostës si kryedhjak të Dur- rësit. Po të kësaj date janë edhe dy letra të tjera të papës Gjon XXII-të, në të cilat Ndreut i ngarkohen detyra të tjera si të konfirmojë zgjedhjen e Gjon Rubeut në fam- ullinë e kishës së Shën Nikollës së Petrozës në dioqezën e Kunavisë, e cila sipas Shufl ajt ishte një famulli shumë e pasur, dhe të konfi rmojë emërimin e Gjon Barbucit në famullinë e dioqezës së Barit. Po të kemi parasysh që papa Gjoni XXII-të, gjatë pontifi katit të tij e përqëndroi të gjithë sistemin e zgjedhjes, të nominimeve dhe të konfi rmimeve në duart e veta, mund të kuptojmë shumë mirë se çfarë besimi kishte fi tuar Ndreu tek papa Gjoni XXII-të: praktik- isht ishte një ndër njerëzit më të besuar të tij. Mesa do të provojmë më poshtë, papa Gjoni XXII e njihte nga afër Ndreun e Krujës. Një ipeshkv, i cili lejohet që të konfi rmojë zgjedhjen e një tjetri (kjo bëhet me qëllim që ai të mos ketë nevojë të shkojë në Kurinë Papnore për të marrë konfirmimin), duhet patjetër të jetë i pranishëm fi zikisht në Kuri, për të marrë udhëzimet e duhura dhe për t'iu dhënë një përgjegjësi e tillë. Një procedurë e tillë është e pashmangshme të paktën gjatë kohës së pontifi katit të Gjonit XX- II-të, për shkak të mënyrës strikte të udhëheqjes së tij. Po të kemi parasysh këtë fakt, atëherë Ndreu duhet të ketë qenë në Avinjon në qershor të vitit 1318, për t'u au- torizuar atje me autoritetin e plotë për të bërë konfi rmimet e sipërpër- mendura. Bulat shoqëruese për konfi rmimin e Kostës, kryedhja- kut të Durrësit, Gjon Rubeut dhe Gjon Barbucit, janë bula që i janë dhënë me vete Ndreut, me funk- sionin që të jenë provë për këta njerëz, dhe për ipeshkvitë e tyre, dokumente këto obliguese për të vërtetuar që konfi rmimi është bërë nga papa, dhe që ata nuk kanë nevojë më të shkojnë në Avinjon për këtë çështje. Fakti që Ndreu duhet të konfi rmojë edhe zgjed- hjen e Gjon Barbucit në Bari të Italisë, që është faktikisht mjaft larg nga Kruja apo Kunavia e Sh- qipërisë, është një tjetër dëshmi që Ndreu po kthehej nga Avjnioni, dhe meqenëse do të kalonte nga Bari për t'u kthyer në Shqipëri, mund të përfundonte edhe atë porosi në rrugë e sipër. Rruga nga Shqipëria në Avjnion duhet të ketë zgjatur mesatarisht 20 ditë, sepse në bulën e parë që përmendëm në këtë shkrim, atë të datës 18 maj të vitit 1317, Gulielm Montegrano, ipeshkvi i Kunavisë, urdhëro- het të paraqitet urgjentisht personalisht brenda 20 ditëve në Avinjon (infra viginti dies se coram pontifi ce personaliter sistat), gjë që tregon se udhëti- mi normal nuk duhet të ketë zgjatur më shumë se 20 ditë. Mesa duket gjithmonë kalonte ose nga Tarenti, ose nga Bari i Italisë. Rrjedha e mëtejshme e ngjarjeve na bën të mos kemi asnjë dyshim për sa u tha më sipër në lidhje me famën e mirë të Ndreut. Përkundrazi mund të shtojmë që Ndreu kishte cilësi të tilla diplomatike, strategjike, burrërore, dhe religjioze që e kishin bindur papën Gjoni XXII t'i besonte atij një ndër misionet më të vështira që mund t'i besohen një njeriu: udhëheqjen e një kryqëzate. Në vitin 1319 ai do të ishte njëriu që do të përfaqësonte papatin dhe mendimet e tij në tërë lëvizjen anti-serbe në Shqipëri. Në vitin 1317 fi llon një korrespondencë e dendur midis Selisë së Shenjtë dhe fi snikëve të Mbretërisë së Arbërit, dhe termi Regnum Albaniae fi llon të shfaqet rregullisht në kancelarinë papnore Në foto: (Lart) Bule panore nga shek. XV. Origjinali ruhet ne BAV (Djathtas) Bule papnore qe ju drejtohet fi nsikeve shqiptare. Origjinali ne ASV
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI SH.com 17 www.shqiptarja.comE diel, 17 mars 2013 PORTRET Është i njohur me nofkën “Kardinali i të var-fërve”. Bën një jetë modeste pothuajse prej varfanjaku. P.sh. ai nuk pranoi të udhëtonte me makinën papnore pasi u zgjodh papë, por udhëtoi me autobus ashtu si dhe kardinalët e tjerë; nuk pranoi të mbante kryqin e madh të fl oririt si paraardhësit e tij, etj. -Është papa i parë nga Urdhëri i Jezuitëve i themeluar në vitin 1534. -Ka doktoruar në Gjermani në mars të vitit 1986 -Në rininë e tij ka qenë i sëmurë dhe me atë rast i është hequr njëra mushkëri. Ai edhe sot jeton vetëm me njërën mushkëri. -Sipas disa informatave më të fundit, kardi- nal Bergoglio ishte rivali kryesor në zgjedhjet që u kurorëzuar me atë të papës Benedikti XVI. Papa Benedikti XVI u zgjodh, vetëm pasi kar- dinal Bergoglio u kërkoi hapur kardinalëve të tjerë në vitin 2005 që të mos votojnë më për të. Menjëherë pastaj në votimin e radhës u zgjodh papa Benedikti XVI. -Në vitet 1976-1986 gjatë kohës së sundimit të gjeneralëve ushtarakë në Argjentinë ka pasur zëra se kardinal Bergoglio është takuar disa herë me përfaqësuesit e gjeneralëve. Kardinal Bergoglio këto zëra i ka mohuar duke i quajtur spekulime -Sipas biografëve, papa Françesk e ka origjinn nga emigrantët italianë dhe ishte njëri nga pesë fëmijët e një punëtori hekurudhe. -Është adhurues dhe simpatizant i klubit të futbollit San Lorenzo, të cilin para shumë vitesh e ka themeluar një prift. Shquhet për dashuri ndaj muzikës klasike dhe shpesh është vërejtur duke shkuar në operën e Buenos Aire- sit. Është lexues i pasionuar dhe autorët më të preferuar të tij janë: Jorge Luis Borges dhe Fjodor Mihajlovič Dostojevski. -Sipas biografi t të autorizuar të kardinal Bergoglio-s, Sergio Rubin, papa Françesku nuk është një teolog progresiv: janë të njohura kritikat e tij ndaj MMF dhe është neoliberalist. Është i lidhur ngushtë me të varfërit dhe të sëmurët. Sipas S. Rubin me një rast, gjatë një vizite në një spital të Buenos Airesit kardinal Bergoglio u kishte larë dhe puthur këmbët 12 të sëmurëve me AIDS. -Në vitin 2009 kardinal Bergoglio kishte tërhequr vëmendjen e shtypit argjentinas duke bërë kritika të ashpra kundër qeverisë së Ernest Kirchnerit, burrit të presidentes së atëhershme argjentinase Cristina Fernandez de Kirchner duke e quajtur qeverinë si “jo legjitime, të padrejtë dhe jo të moralshme” për shkak se kishte lejuar thellimin e diferencimit në mes të të varfërve dhe të pasurve. -Kardinal Bergoglio është kundërshtar i rreptë i kontraceptivëve, martesave të homo- seksualëve dhe abortimeve. -Sipas agjencive të lajmeve argjentinase, një zonjë e emrin Amalia, në moshë më të madhe se gjashtëdhjetë vjeçare ka pohuar se ajo ishte e dashura e kardinal Bergoglio kur ky kishte qenë vetëm 13 vjeç. Jorge Mario Bergoglio, momente interesante nga jeta e Papës Françesk vetëm në dialogun ndërmjet drej- tuesve më të lartë të besimeve të ndryshme, por ai do të duhej të ishte gjithëpërfshirës në rrafshin vertikal hierarkik. Me shumë breshëri pritet edhe cili do të jetë qëndrimi i tij ndaj dialogut ekumenik, pra dialogu me kishën ortodokse me theks të veçantë me kishën ruse; cili do jetë qëndrimi i tij ndaj dialogut ndërfetar posaçërisht me islamin, pastaj qëndrimi ndaj politikës socio-politike, përkatësisht doktrinës sociale duke shikuar nëse do ta plotësojë dhe avancoja më tutje këtë doktrinë të Kishës të cilën e mbështetën Papët Luani XIII dhe Gjon Pali II, pastaj përballja me prob- lemet e botës moderne që vijnë nga “refuzimi i Zotit dhe vullnetit të Tij, sikur Hyji të mos ekzisonte”, pra me një përpjekje për një riungjillizim, për të vijuar me sfi dën e quajtur familje dhe të gjitha problemet që kanë të bëjnë me të që nga përpjekjet për shkatërrimin e saj e deri te krijimet embrionale. Një sfi dë tjetër është ajo që i përket kishës në përgjithësi, gër- shetimit të dy elementeve të rëndë- sishme të dy paraardhësve të tij: dashurisë ndaj botës që u vu re nëpërmjet urtësisë së papa Benediktit XVI dhe guximit për hapjen e kishës nga papa Gjon Pali II. Kontinenti i Afrikës sot ka mëse 600 ipeshkvij, rreth 30 mijë meshtarë e po aq semi- naristë, e Kisha e këtij kontinenti rritet e përhapet në kontinent shumë më shpejt se në Europë duke fi tuar besimtarë të rinj dhe të devotshëm. Sipas shënimeve më të fundit, 37% të popullsisë së Afrikës janë besimtarë të krishterë. Në të njëjtën kohë, në Afrikë edhe islamizmi ka një shtrije mjaft të madhe dhe atje ka 414 milion besimtarë mysliman me tendencë në rritje. Sipas mendimit të përgjith- shëm, në këtë kontinent është e do- mosdoshme të respektohen dhe të ruhen kulturat e shumta të cilat janë begati e madhe e popujve të shumtë të atjeshëm, traditat specifi ke dhe tepër të veçanta, botëkuptimi dhe jeta e kësaj treve në përgjithësi, sepse janë të njohura tashmë sfi dat e shumta shoqërore: varfëria e madhe, përhap- ja e sëmundjeve endemike si sida, korrupsioni, zhvillimi i ngadalshëm dhe shumë i ulët ekonomik, social, kulturor etj., borxhi i jashtëm, munge- sa e strukturave shëndetësore dhe edukative. Ka kohë që klerikë të niveleve të ndryshme si ipeshkvë af- rikanë, evropianë dhe amerikano-ve- riorë që po punojnë së bashku në fusha të ndryshme të përditshmërisë si zh- villimi, zvogëlimi i borxhit, shkëmbimi i misionarëve dhe meshtarëve, duke ditur se një numër i madh i tyre stu- diojnë dhe formohen në universitetet perëndimore. Dy Sinodet, që Kisha Katolike i ka kushtuar Afrikës, vitet e fundit, kanë nxjerrë në pah udhët që duhet të ndjekë krishterimi: në planin e brendshëm, Kisha duhet të punojë për një jetë më koherente me Ungjil- lin, duke përballuar me guxim prob- lemet e trashëgimisë tribale; ndërsa në planin e jashtëm, duhet të kërkojë shndërrimin e strukturave dhe të politikave, që të synohet “e mira e përbashkët”, të çrrënjoset varfëria, korrupsioni dhe shfrytëzimi i njeriut. Njëri ndër kontinentet më interesante për Kishën është ai i Azisë i cili mund të ndahet në tre zona të mëdha, për- katësish në Lindjen e Mesme, Azinë Juglindore dhe universin kinez, të cilat përbëjnë një sfi dë të jashtëzakon- shme për Kishën si për shkak të veçorive dhe specifi kave të veçanta po ashtu edhe për rritjen e numrit të popullsisë e zhvillimit të hovshëm ekonomik e teknologjik. Sipas zonave, gjendja më e ndërlikuar gjeopolitike, ushtarak dhe ekonomike është në Lindjen e Mesme, të cilat nuk e ka penguar Kishën të jetë e pranishme, pavarësisht nga konfl iktet, mënjanimi shoqëror dhe emigracioni i vazh- dueshëm i besimtarëve të vet, sidomos në Irak, Siri e Palestinë. Fluksi i emi- grantëve drejt Libanit e Perëndimit ka pasoja të rënda mbi Kishat lokale, që kështu, varfërohen dhe humbin peshën shoqërore, nën sulmin e radi- kalizmit islamik. Sfi da më e rëndë- bashkojë të renë me traditën. Kështu Kisha është e vendosur në luftën kundër padrejtësive, korrupsionit, cënimit të jetës e formave të reja të varfërisë. Në 50 shtetet e Amerikës së Veriut, jetojnë rreth 6% e popullsisë katolike globale prej 1,1 miliard bes- imtarësh, e këtu numërohen rreth 67 milion besimtarë të krishterë, që janë në vendin e katërt pas Brazilit (160 milion katolikë), Meksikës (126 mil- ion) e Filipineve (70 milion). Por SHBA-të kanë edhe 12% të gjithë ipeshkvijve dhe 14% të gjithë meshtarëve të botës. E këtyre shifrave u duhet shtuar 30% e gjithë bes- imtarëve “latinos”, pra, të emigrantëve të jugut të kontinentit, të cilët po ia ndryshojnë pamjen Kishës ameri- kane. Problemet kishtare më urgjente, në ditët e sotme, kanë të bëjnë me praninë publike të Kishës, para prirjes për t'ia mbyllur gojën, për ta kufi zuar në famullitë, shoqatat e familjet e saj. Debati për lirinë e ndërgjegjes, i cili u ashpërsua kur Shtëpia e Bardhë deshi t'i impononte Kishës reformën e shën- detësisë e të ligjëronte martesën ndërmjet personave me të njëjtin seks, bashkon SHBA-të dhe Kanadanë. Në vendin e liqeneve, siç është Kanadaja, ka më tepër ligje, që mbrojnë ato kultura, të cilat mund t'i krijojnë vështirësi botës katolike, për shem- bull, kur është fjala për edukimin shkollor me vlera të krishtera. Një sfi dë tjetër ka të bëjë me ristruk- turimin e dioqezave. Numri i kato- likëve rritet, por meshtarët nuk janë të mjaftueshëm. Ndërkaq, përsa u përket kongregatave fetare, ipeshkvijtë kanë kritikuar tezat e disa teologeve dhe impenjimin sho- qëror të Konferencës së rregull- tareve, që gjykohet jo në përkim me magjisterin e Kishës. Rreth gjysma e besimtarë të krishterë të botës ndodhen në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Brazili, Meksika dhe Argjen- tina janë vendet me numrin më të madh të katolikëve në të gjithë planetin, madje Brazili mban vendin e parë me 160 milion besimtarë. E megjithatë, në Amerikën Latine janë dyndur sektet me natyrë protes- tante, që bëjnë propagandë shumë të fuqishme. Në nivelin teologjik, kontinenti latino-amerikan zien nga e ashtuquajtura “teologjia indios”, e cila e ndërthur krishterimin me realitetin kulturor të popullsive in- digjene. Sfida e vërtetë në këtë gjithësi latino-amerikane ka të bëjë me sektet, të cilat paraqesin një për- shpirtshmëri shumë larg historisë dhe mishërimit të Hyjit. Jo më kot, duke fi lluar nga Konferenca e përgjithshme e episkopatit në Aparesidë, në maj 2007, Kisha po punon me “misionin e saj kontinental” për ta kthyer fenë në qendër të jetës kishtare. Pentekostalët protestantë të kishave, të ashtuqua- jtura “ungjillore”, të lindura në SHBA- të nga luteranizmi historik, në vitin 1940, ishin vetëm një milion në të gjithë Amerikën Latine. Sot, janë 50 milion, gjysma e të cilëve në Brazil. Prania e tyre nxit si Kishat protes- tante, ashtu edhe Kishën Katolike të bëjnë hapa përpara në dialogun eku- menik e të marrin pjesë aktive në debatin për modelin politik, shoqëror e ekonomik, që do të ndjekë Amerika Latine në të ardhmen. sishme, është dialogu ndërfetar, sidomos në atë pjesë të kontinentit, ku bashkëjetojnë fetë më të lashta të botës, ku ka lindur krishterimi, por ku sot, katolikët janë një pakicë e vogël. Sipas statistikave, në Azi jeto- jnë 4 miliard vetë, prej të cilëve rreth 100 milion janë besimtarë katolikë, pra, 2,9% e popullsisë. Në universin kinez, Kisha sfidohet nga politika qeveritare, e cila përpiqet, pa ia arri- tur qëllimit, ta gllabërojë edhe krishterimin në makinën e vet shtetërore, ta bëjë pjesë të sistemit. Katolikët jetojnë si në katakombe. Në vende të tjera, si Vietnami, vërehen hapa përpara në marrëdhëniet ndërmjet shtetit e Kishës, pavarësisht nga problemet. Oqeania, kontinenti “mbi ujë”, siç e quan dokumenti i vitit 2001, ku përmblidhen rezultatet e Sinodit të Ipeshkvijve, përbëhet nga realitete të ndryshme: nga njëra anë Australia e Zelanda e Re, dy vende moderne e të zhvilluara, nga ana tjetër, shtetet e vogla të Mikronezisë. Gjithsesi, kanë disa probleme të për- bashkëta si: afi rmimi shoqëror i in- digjenëve, temat e ekologjisë dhe kërkimi i një mënyre qeverisjeje që të Në rininë e tij ka qenë i sëmurë dhe me atë rast i është hequr njëra mushkëri. Ai edhe sot jeton vetëm me njërën mushkëri
22 E diel, 17 mars 2013 SPORT Reali ka siguruar një super fitore përballë Majorkas me rezultatin 5-2. Fillimisht shënon In- sue, barazon Higuanin në minutën e 15'. Alfaro kalon sërish në avantazh venasit, por në pjesën e dytë brenda 5 minutave lojë Reali i M adridit sh- ë non tre herë me Ronaldon, Modric dhe Higuanin duke bërë ‘re- muntada' në fund golin e pestë e shënon Benzema. Manchester City ka pësuar hum-bjen e katërt këtë edicion për- ballë Evertonit me rezultatin 2-0. Evertoni shënoi golin e epërsisë në minutën e 32-të me Leon. City tentoi të kthehej në lojë pasi Ever- toni mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Pienaar. Gjyqtari i mohoi një penallti ekipit të Mancinit në minutat e fundit pas një prekje me dorë të topit nga vendasit në zonë. Në fund City pas një gabimi të Kolarvo dhe kundërsulmi të shpejtë pësuan edhe golin e dytë me autorë Nikica Jelavic. Manchester City pas kësaj humbje mbetet në vendin e dytë me 59 pikë, pesë pikë më shumë se sa Tottenhami dhe 15 më pak se sa Manchester United. United Fitoi me rezultatin 1-0 përballë ekipit të Red- ing me golin e Runit. Fitore ka ar- ritur edhe ekipi i Arsenalit përballë Suonsit 0-2 duke u rikthyer pas el- eminimit në Champions League. Pas kësaj jave duket se ekipi i United e ka të hipotekuar fi toren e trofeut, pasi vetëm nëse dëshiron mund ta hum- basë. Sot do të zhvillohen ndeshjet e tjera të javës. Totenhemi do të presë ekipin e Fulhemit, sipas kuotimeve të bastexhinjëve të besuarit e Villas Boas do të fi tojnë takimin. Ndërsa Celsi od të presë në ‘Stamford Bridge' ekipin e Uest Hemit. Premier League Kategoria e Parë La liga Bundesliga United hap shampanjën, City bën ‘harakiri' Partizani fi ton ‘derbin' me Dinamon  ANGLI Tirana bie në vendin e 6 me 29 pikë Teuta ka fi tuar me Kastriotin 1-0 me golin e Jakupit ‘Poshtërohet' Tirana Flamurtari tenis Lajmi Superliga është ha- pur me ndeshjen Ti- rana – Flamurtari, e cila ka përfundu- ar me një rezultat tenistik 3-6. Sfida ka dhuruar plot 9 gola, ndërsa fitorja ju ka buzëqeshur në mënyrë të meri- tuar vlonjatëve që poshtërojnë bardhe- blutë si asnjëherë në historinë e tyre duke ju shënuar 6 gola.  TIRANE DYLBER BALLA LAJME SHKURT Partizani gëllihet në vendin e dytë në renditje pas 21 javësh që ka zhvilluar në kategorinë e parë. Pas humbjes së Mamurra- sit dhe fi tores së të kuqeve me ekipin e Dinamos në ndeshjen, që vetëm emri i ka mbetur derbi renditja ka ndryshuar duke bërë rrokadë në favor të demave. Ndeshja mes dy legjendave të futbollit tonë që pot u mbledhësh trofetë që kanë fi tuar janë më lart të gjitha ekipet në Shqipëri u zhvendos për tu zhvilluar në Yrshek, pasi në ‘Selman Stër- masi' ndërsa në ‘Qemal Stafa' ishte kthyer në një mision të pamundur zhvillimi i ndeshjeve, pasi terreni nuk premtonte asgjë për ndeshjen me Lituaninë duke e bërë gjithcka në moton ‘shtyje ta shtyjmë edhe këtë herë, deri sa pa prishim stadiumin'. Por fundi duket akoma larg. Për tu kthyer te ndeshja Partizani-Dinamo, sfi da u vendos në minutën e 3' me golin e Lalës. Reali brenda 5 min ‘remuntada' Bayerni “OK” Levandoski rekord Levandoski ka vendosur rekord një tjetër të klubit duke shënuar në ndeshjen e tetë radhazi, pasi Dortmundi fi toi përballë Freiburgut me rezultatin 5:1. Levandovski shënoi dy gola në këtë takim. Bayerni i Myni- hut ka fituar edhe Bayern Leverkusen me rezultatin 1-2. Golat për ekipin ‘bavarez'u shënuan ngaGomez, më pas barazoi Rolfs, por fati nuk ishte me ‘aspirinat' pasi shënuan në portën e tyre me Uollcheid. Superliga ka dhuruar shumë emocione dhe spektakël në javën e 19- të me ndeshjen hapëse mes ekipit të Tiranës dhe Flamur- tarit që është zhvilluar në stadiumin ‘Selman Stërmasi'. Sfi da ka dhuruar plot 9 gola, ndërsa fi torja ju ka buzëqe- shur në mënyrë të merituar vlonjatëve që poshtërojnë bard- heblutë si asnjëherë në his- torinë e tyre me rezultatin 3-6. Theksojmë që Tirana kishte tre vite që nuk mposhtej nga kuqezinjtë, por 6 golat e ekip- it të Gjokës kanë shokuar cilindo që ishte në stadium dje. Në tribunën VIP për të ndjekur ndeshjen ka qenë trajneri i ekipit kombëtar të futbollit De Biazi, i cili ka shijuar përkrah Gjikës golat e mrekullueshëm si radhë herë në kampionatin shqiptar. Ndeshja ka nisur e mirë për ekipin e Tiranës, por pa tra- jnerin Dede që e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna për shkak të dënimit nga FSHF për shkak të provokimit të tifozerisë kavajase. Pas disa tentativave të dështu- ara Tirana kalon e para në avantazh me Morinën në minutën e 15' të ndeshjes pas një pasimi të Takut me Likën. Por Flamurtari rikthehet në lojë me golin e Muzakës në minutën e 21' duke tërhequr edhe vëmendjen e trajnerit De Biasi. Megjithatë pjesa e parë është e Tiranës që ngulon dhe kalon sërish në epërsi numerike me golin e Takut 10' minuta nga fundi. Atëherë kur ekipet po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes është Gilman Lika që trefishon rezultatin. Por pjesa e dytë është ndryshe, pas dëmtimit të Dushkut Tirana bie në mbrojtje duke ‘futur shumë ujë'. Nga ky moment përfi ton ekipi i Flamurtarit që fi llimisht ngushton shifrat me lushnjarin Pepa në minutën e 50'. Bara- zimi çorienton bardheblutë që vazhdojnë të humbasin nga epërsia në lojë që kishin në pjesën e parë. Në minutën e 68' Muzaka në ecje e sipër gjuan nga 20 m duke kaluar barazuar rezultatin në 3-3. Goli iMuzakës ngjall shpresat se vlonjatat mund të fitojnë takimin dhe kështu ndodh, përsëri është lushnjari Pepa që shënon, por këtë herë duke kaluar në avantazh Flamur- tarin për herë të parë. Tirana pas këtij moment është inekzistente në fushë duke humbur gjith- cka, ndërsa tifozët e kanë me FSHF që shruajnë disa parrulla kundër vendimit të Disiplinës. Megjithatë Flamurtari bën de- tyrën në fushë duke shënuar edhe dy herë me Lenën 7 minuta nga fundi dhe me Memellin me 11-metërsh në fund dhe vulosur shifrat historike në 3-6. Ndërsa Teuta fi toi 1-0 me Kastriotin me gol të Jakupit në të 47'. ■ Shiu pezullon | provat sot gara në Melburn Shiu ka pezulluar provat zyrtare për Çmimin e Madh të Australisë për Formula 1, gara e parë e Botërorit të vitit 2013. Provat fi llimisht kanë nisur 30 minuta me vonesë, por as kjo nuk i ka shpëtuar nga shiu. Shiu ka detyruar drejtuesit e garës që të shtyjnë sesionin e dytë dhe të tretë për sot, për motive sigu- rie. Sesioni i dytë dhe ai i tretë i provave, do të zhvillohet në orën 1 pas mesnate sipas kohës sonë. Gara e Melburnit është e para për këtë edicion ndërsa favoritët janë të njëjtët. Sebastian Vetel që është kampioni aktual shihet si favorit, por nuk janë pas edhe Hamilton që është një potencial më vetë bashkë me Fernando Alsonson që është gjithmonë në vendet e para. ■ Angeli: Champions-it i shkojmë deri në fund Pas shortit të Champions League ka folur për herë të parë edhe presidenti i Juventusit, Angeli i cili ka deklaruar se do ti shkojnë deri në fund kompeticionit. “Do ti shkojmë deri në fund këtij kompeticioni, pa pasur frikë. Me Bajernin do luajmë si të barabartë. Ne e përjetojmë Champions-in si një ëndërr që po e jetojmë dhe nuk kemi frikë nëse mundemi, por thjesht duam të japim më të mirën. Me Konten zbresim 12 vetë në fushë, ai është motivimi ynë. E respektoj Bajernin, por i them se i pret mbrojtja më e mirë e Europës në Torino dhe Mynih” për- fundon presidenti. Juventusi këtë edicion po zhvillon një garë të mirë në Seria A duke kryesuar kampionatin. ■ Milan dhe Inter për autokritikë pas eleminimeve Pas dy ndeshjeve të para që u zhvilluan mbrëmë, sot në orën 15:00 do të Seria A do të presë ndeshjet e mebtura të javës. Milani do të presë ekipin e Palermos në ‘San Siro' pas humbjes tragjike me ekipin e Barcelonës 4-0 në ‘'Kamp Nou'. Sot Milanit duhet të bëjë autokritikë për të rikupruar pikët e humbura në kampionat, pasi ëndrra eu- ropiane mori fund. Napoli do të luajë me ekipin e Atalantës pasi ka humbur shpresat se mund të fi tojë kampionatin duke parë që diferenca me ekipin e Juventusit është rritur në 9 pikë. Interi luan në trans- fertën e Sampdorias, ndërsa Roma do të presë ekipin e Parmës në ‘Olimpico'.
SUPLEMENT JAVOR I RILINDASI www.shqiptarja.com E diel, 17 mars 2013 16 SH.com DETAJE TE PANJOHURA PORTRET HABEMUS PAPAM Gjithçka që nuk dinim për Papa Françeskun Nga zgjedhja e Papës së ri, analiza e gjendjes momentale të kishës katolike dhe sfi dat që e presin Papa Françeskun, tek opinionet e klerikëve shqiptarë për të dhe momentet më interesnate e të panjohura të Jorge Mario Bergoglio-s DR. MUSA AHMETI Habemus Papam. Këto fjalë u dëgjuan për të 266-tën herë në historinë dy-mijëveçare të krishtërimit. Ishte protodiakoni, kar- dinali Jean-Louis Tauran, ai që nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan me datë 13 mars 2013 njoftoi të pranishmit dhe rreth 1.2 miliardë besimtarë katolikë në tërë botën se papë i ri u zgjodh argjentinasi, kardinali 76 vjeçar Jorge Mario Bergoglio me emrin papnor Françesk, emër ky i zgjedhur për herë të parë në listën e papëve të Kishës Romake. Emri Françesk është një emër që kujton dy fi gura të jashtëza- konshme Shën Françeskun e Asisit, themeluesin e françeskanëve dhe Shën Françesk Ksaverin bashkëthemeluesin (me Shën Injacin e Lajolës) të Urdhërit të Jezuitëve, një sintezë e jashtëzakon- shme e dy fi gurave të mëdha të historisë së Kishës. Pra mund të themi se emri i papës buron nga përvujtësa, thjeshtë- sia, urtësia dhe dashuria për të varfërit dhe ky gërshetim e bën papën aktual të madh dhe një dhuratë për kishën dhe besimtarët e krishterë. Papa Françesku është i 266-ti në radhë që drejton Selinë e Shenjtë dhe është i pari papë jezuit, i pari me emrin Françesk dhe i pari papë nga Amerika Latine, si dhe papa i parë pas Gërgurit III nga shekulli VIII (11 shkurt 731 - 28 nëntor 741), që nuk është europian, po ashtu është papa i parë pas Alexander VI (Rodrigo de Borgia, 11 gusht 1492 - 18 gusht 1503) që vjen nga zona ku fl itet spanjishtja. Sipas zëdhënsit të Selisë së Shenjtë, át Frederiko Lombardit, papa nuk do të ketë shtesën i pari, por do të quhet vetëm papa Françesk. Shtesa i pari do të vijë pasi të zgjidhet një papë tjetër me emrin Françesk. SFIDAT E PAPËS FRANÇESK DHE KISHËS NË PËRGJITHËSI Një ndër sfi dat e para të papës Françesk është Europa, ku papa dhe kisha duhen të përballën me një kuadër kulturor të mbizotëruar nga relativizmi, me një theks të veçantë Klerikët shqiptarë për Papë Françeskun Kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra dhe njëkohësisht kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Kato- like të Shqipërisë tha për zgjedhjen e Papës së ri Françesku: “Papa Françesku me stilin e jetës së tij është shenjë e një Kishe që përtërihet e rrënjoset në gurrën e vet: Krishtin e Ungjillin e Tij. Këtu në Shkodër jemi prekur thellë nga përvujtëria e thjeshtësia e Papës së ri. Edhe Kisha katolike shqiptare, si në të kaluarën me martirët tanë që përherë qenë besnikë ndaj Papës, edhe ne sot jemi besnikë ndaj Papës. Lidhja e Kishës katolike shqiptare me Papën e Romës është një vlerë e jashtëzakonshme kishtare e shpirtërore. E prandaj Kisha shqip- tare gëzohet për këtë Bari të ri, në udhëheqjen e të cilit do të kemi një Kishë të thjeshtë që kumton vlerat e patjetërsueshme shpirtërore e ungjillore, për të mirën e mbarë njerëzimit, ky është agimi që duket në horizontin e sotëm.” Imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv i Tivarit për zgjedhjen e Papës së ri Françesku thotë: në ungjillizimin e ri, të cilin e fi lloi papa Gjon Pali II dhe e vazhdoi furishëm papa Benedikti XVI, e tërë kjo në një kontinent plot kontradikta dhe dallime të theksuara fetare me një dominim të të krishterëve me 269 milion, të ndjekur nga 170 milionë ortodoksë, pastaj me 80 milion prot- estantë, 32 milionë myslimanë, 30 milionë anglikanë, 3,4 milionë he- brenj, 1,6 milionë hindu, 1,5 milionë budistë dhe rreth 500 mijë skihë. Pra, Europa një kontinent i njohur gjatë historisë për vlerat e krishtera, duket sikur e ka humbur këtë primat duke u kthyer në tokë misioni. Parë në planin shoqëror, Kisha dhe papa Françesk do duhej të gjenin mënyrën për t'i dhënë sërish kuptim fesë në Europë, duke iu përgjigjur indifer- encës në rritje për besimet fetare, kurse në planin e brendshëm, ndihet nevoja për të rigjetur besueshmërinë dhe transparencën, sidomos në vendet e tronditura nga ngjarjet e abuzimeve me të miturit. Rol parësor në këtë aspekt duhet të ketë ekumenizmi i cili nuk do ishte mirë të kufi zohej “Papa i ri Françesku, bari i butë e i fortë që vjen nga kontinenti më katolik i Tokës, nga realiteti i prekur në thellësi që prej shekujsh nga Ungjilli i Krishtit, pra nga kontinenti i Amerikës Latine e nga shteti i Argjentinës, vend i pasur me kontradikta e shpresa. I pari Papë nga familja rregulltare e Jezuitëve. I pari që i kërkoi popullit të vet t'i lutet Zotit për të, para bekimit si Ipeshkëv e Atë i popullit të vet. I pari që lutet e bën të luten edhe besimtarët e të pranishmit si akt përurimi i papnisë për paraardhësin e vet që po e dëg- jonte: “ipeshkvi i nderit i Romës”–siç e quajti–Benediktin XVI. I thirrur në Romë, në udhëheqje në Kishës, nënë e mësuese, e për të “kryesuar në dashuri” Kishën universale, papa Françesku ka para vetes sfi da që mëdha kishtare e shoqërore, e para e më e rëndësishmja ajo e përhapjes së Lajmit të Mirë në botë për të formuar një familje vëllazërore ndërmjet njerëzve e popujve.” Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji për zgjedhjen e Papës së ri Françesku thotë: “Sipas mendimit tem, me zgjedhjen e papës së ri, kompletohen kredibiliteti i papëve të fundit që kemi pasur sepse ne kemi në zemër dhe ndëgjimet tona e atë entuziazmin dhe guximin e madh të Papa Gjon Palit II për të hapur kishën ndaj botës, kemi po ashtu edhe papën Benediktin XVI, papën emeritor i cili ka ditur të forcoj kishën përbrenda dhe ta mësoj kishën si ndonjë at i urtë i thjeshtë dhe shumë i ndritur në mendje dhe tani etërit kardinal na kanë dhënë një papë i cili këtyre dy dhuratave hyjnore u jep zemër dhe mendoj që është një dhuratë e madhe për Kishën që tani të kemi një papë i cili tani do të gërshetojë këto të dyja në një të tretë me të cilat në të vërtetë është Kisha, dashuri për botën dhe dashuri për të gjithë. Kurse sa i përket Kosovës, presim që papa i ri sa më shpejt do të njohë pavarësinë e Kosovës.” Çfarë e lidh Papë Françeskun me Në- nën Terezë? Në qershor të vitit 2005, në një takim pastoral-social, kardinali i atëhershëm i Buenos Airesit dhe primati i Argjentinës, Jorge Mario Bergoglio gjatë një thirrje drejtuar liderëve poli- tikë, shoqërorë e fetarë të Argjentinës u kërkoi një përpjekje të natyrës revolucionare për ta shndërruar pushtetin në shërbim, e si shem- bull të shërbimit papa i sotëm Françsku mori shembullin e Nënës Terezë ku tha: “duhet të shërbejmë sipas domethënies që na ka mësuar Nëna Terezë. Të jemi besnik, do të thotë të shër- bejmë e të duam deri në dhimbje, të shërbejmë deri në ekstrem të kufi jve të fuqive tona siç na ka mësuar shembulli i Nënës Terezë” Kjo në mënyrë indirekte do të thotë se papa Françeksu përmes të Lumës Nënë Terezë ka në zemër edhe popullin shqiptar bijë e së cilës ishte ajo. Spekullimet Në vitet 1976-1986 gjatë kohës së sun- dimit të gjeneralëve ushtarakë në Argjen- tinë ka pasur zëra se kardinal Bergoglio është takuar disa herë me përfaqësuesit e gjeneralëve. Kardinal Bergoglio këto zëra i ka mohuar duke i quajtur spekulime VLERËSIMET NË FOTO: Papa Françesku
7E diel, 17 mars 2013 Lajmi Alket Rizai, shqiptari i arratisur dy herë në mënyrë spekta- kolare nga burgjet greke, u rikthye dje në qendër të vëmendjes. Ai ka marrë peng katër gardianë të burgut, me kërkesën e lirimit nga burgu. Siç raportojnë mediat greke, në këtë ngjarje janë të përf- shirë dhe dy të bur- gosur tjetër, por nuk është konfi rmuar nëse janë pengje apo po e ndihmojnë Rizain.  ATHINE GRANIT SOKOLAJ Historia Rizai, shqiptari i akuzuar për vrasje që tmerroi Greqinë Alket Rizai, prej shtatë vitesh është shndërruar për drejtësinë greke. Dy herë me radhë, ai është arrestuar nga i njëjti burg i sigurisë së lartë, në mënyrën më spek- takolare, me helikoper. Arratisja e parë ka ndod- hur 4 qershor 2006. Alket Rizai, së bashku me mikun e tij grek, i njohur si personat më problematikë, Vassilis Paleokostas, janë arratisur me një helikopter nga bur- gu Koridalos. Kjo ngjarje, që alarmoi policinë greke, ishte organizuar nga vëllai i Vassilis, Niko Paleokosta dhe miku i Rizait, shëiptari Panajot Papa. Ky i fundit, u arrestua disa vite më vonë në Amsterdam, pasi kërkohet nga drejtësia greke. Arratia zgjati për disa muaj, pasi të dy u arrestuan më vonë. Për arsye sigurie, ata u dërguan në një burg me siguri më të lartë, Gramatiko. Por, duket se edhe këtu, nuk është “ndjerë rehat”. Për kohë të tëra, duket se kishte men- duar mënyrën e arratisjes dhe në bashkëpunim dhe me shqiptarë tjerë që ndodheshin jashtë, është arratisur sërish, në të njëjtën mënyrë me herën e parë. Një helikopter ishte marrë me qira nga njerëz të të tij dhe më 23 shkurt 2009 u arratis, sërish me mikun e tij, Vassilis Paleokostas. Rizai u arrestua më 19 nëntor 2009, teksa lëvizte me dy makina të blinduara, në shoqërinë e një femre. Që atëherë, ai u dërgua në burgun e Melandrinos, pasi konsiderohej si më i sigurti në Greqi. SHQIPTARI PRECEDENTËT Akuzat Alket Rizai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje dhe për pjesmarrje në bandë të armatosur. Pas dy arratisjeve, gjykata ia shtoi dënimin edhe me 26 vjet të tjera burgim për largimet nga qelitë e dy burgjeve, nga ku u arratis në mënyrë spektakolare. Arratisja I Mesditën e datës 4 qershor 2006, një he- likopter ulet mbi burgun e Koridalosit në Greqi. Personat që gjenden në të hapin zjarr mbi gardianët, duke i çorientuar, ndërkohë që Rizai e Paleokostas ngjiten në mjetin fl uturues e largohen pa asnjë shqetësim. Arratisja II Shqiptari nga Ballshi dhe miku i tij grek u arratisën sërish në të njëjtën mënyrë. Me ndihhmën e një helikopteri, ata u larguan nga burgu i sigurisë së lartë në Gramatiko. Alket Rizai u prangos sër- ish më 16 nëntor 2009, Kush është Alket Rizai, është rreth 38 vjeç, nga Ballshi, i biri i Donikës dhe i Ramizit. Prej vitesh në Greqi, Rizai vuante dënimin për vrasjen e një qytetari grek, sipërmarrësin Thanasi Koropiotis, për të cilin dyshonte se kishte lidhje me të dashurën e tij ruse, Oksana. Premtimi ndaj SHBA Shqipëria strehon 210 muxhahedinë Shqiptari i armatosur me thika e granata Kërkon lirimin. Policia, negociata gjithë natën Alket Rizai merr peng në burg 4 gardianë Kishte “vënë bast” me veten se do të arratisej sërish. I dënuari me bur- gim të përjetshëm në Greqi, i arratisur dy herë në mënyrë spekakolare nga burgjet, kishte deklaruar se do të arratisej edhe për herë të tretë. Por, pas shumë kohësh nga arrestimi i fundit, duket se nuk po ia dilte dot të bënte “të tretën, të vërtetën”. Por, kur dukej se kishte rënë në qetësi, mbrëmë ka shpërthyer. Rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme, në burgun e Melandrinos në Gre- qinë qëndrore, ka rënë alarmi. Alket Rizai, ka marrë peng katër gardianë, lajm ky i bërë publik dhe nga Ministria greke e Drejtësisë. Sipas të njëjtave burime, në ngjarje janë të përf- shirë edhe dy të burgosur të tjerë, por deri vonë, ende nuk ishte bërë publik roli i tyre, nëse ishin pengje apo po ndihmonin Rizain. Policia greke është vënë në alarm, ndërkohë që burgu është rrethuar nga forca spe- ciale, qindra forca policie dhe helikopterë. Ndërkohë, nga mediat greke dhe korrespond- enti i Tv A1 Report e Shqiptarja. com, Ardi Stefa, është mësuar, se menjëherë pas ngjarjes, psikologë dhe specialistë të policisë kanë nisur negociatat me Rizain për të liruar pengjet. Burime policore greke, si dhe nga Ministria e Drejtësisë, shqiptari Alket Rizai ka me vete dy thika, dy granata dhe eksploziv, për të cilët duket se kishte menduar kohë më parë t'i siguronte. Madje, siç bëhet e ditur, ai e kishte planifi kuar me detaje këtë pengmarrje. Nga vendi i ngjarjes është mësuar se, Rizai kishte fi kur dritat e burgut para marrjes peng të gardianëve, gjë që e ka bërë më të vështirë ndërgyrjen e policisë, pasi kjo e fundit nuk di vendndodhjen e tij, në çfarë zone të burgut ndod- het, në zyrat e administratës apo qeli? Eshtë mësuar vetëm fakti që ai kërkon të lirohet. Agjencitë greke të lajmeve deri pasmesnate njoftonin, se mes policisë dhe pengmarrësit sh- qiptar, vazhdonin negociatat, por Rizai dukej i vendosur të mos “lëshonte pe”, derisa t'i krijohej mundësia e largimit nga burgu. Madje, mediat greke njoftonin gjithashtu, se situ- ata ishte mjaft e rrezikshme, sepse dyshohet se ai është dhe nën ndikimin e substamcave narkotike. Po ashtu, është bërë e ditur, se në përkrahje të tij, gjë që e bën situatën dhe më të vështirë, është edhe se një grup shqiptarësh, po të armatosur, janë në mbështetje të tij. Pak çaste pas ngjarjes, në burgun e Malandrinos ka shkuar dhe Sekretari i Përgjith- shëm i Ministrisë së Drejtësisë, Skandamis Marios, ndërkohë që krerët e ministrisë kanë ndenjur gjithë mbrëmjen duke monitoruar situatën. Negovia- tat kanë vazhduar për orë të tëra dhe deri pas mesnates së mbrëmshme, nuk ka pasur as- një informacion tjetër në lidhje zhvillimet e situatës. Gjithësesi, shqiptari është rikthyer për të disatën herë brenda 7 vjetëve, në epiqendrën e mediave dhe drejtësisë helene. Shqipëria do të strehojë me statusin e refugjatit, 210 shtetas iranianë. Premtimi për strehimin e tyre është dhënë nga Kryeministri Sali Berisha dhe duket, se është rezultat i bisedimeve disamujore mes Tiranës zyrtare dhe Uashingtonit. Në fakt, nuk bëhet fjalë për disa qytetarë të thjeshtë në nevojë, por për pjesëtarë të një organizate, që, deri në 21 shtator të vitit të kaluar, kanë qenë në listën e organizatave terroriste të Departamentit Amerikan të Shtetit. Siç thuhet në njoftimin zyrtar të takimit te Kryeministrit me Zëvendësndihmëssekretaren e Shtetit dhe zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara, ky premtim i ishte dhënë Departamentit të Shtetit nga Kryeministri Berisha, gjatë vizitës së Hilary Clinton në Tiranë. Me strehimin me statusin e refugjatit, Qeveria shqiptare duket se ka marrë një plus që i duhet në Washington. Zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit, Barbara Leaf, i tha Kryeministrit Berisha, se Shtetet e Bashkuara, me lidershipin që po dëshmon për këtë çështje, ai po tregohet një mik i vërtetë i Shteteve te Bashkuara. TCH Burgu i Melandrinos në Greqi (lart) Alket Rizai AKTUALITET
11E diel, 17 mars 2013 DOSSIER Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website: www.MerrJep.al Tregu më i madh në Shqipëri për shit-blerje Blije atë që të duhet! Shite atë që nuk të duhet! KËRKOJ APARATE FOTOGRAFIK METALIK TË VJETËR Tiranë, kërkoj të blej Aparate Fotografi k Metalik të vjetër. Koleksionoj aparate fotografi ke të vjetër të të gjitha markave. TEL+355696688088 PEUGEOT 206 BENZINË 1.1CC, Shes Peugeot 206 motorr 1.1cc benzinë me dokumenta të rregullta targa Italiane. Makina ka 120.000 km, origjinale me 4 dyer, tapiceri super e pastër me goma të reja të sapo vëna me faturë HANKOOK, disqe alumini , kasetofon mp3. TEL. 0686803203 IPHONE 5 FACTORY UNLOCK Iphone 5 factory unlock i ardhur nga Italia shumë pak i përdorur as një muaj 16 gb i bardhë. TEL. 0692401666 ZYRA Kjo zyrë i duhej Teuta Hoxhës për t'u izoluar nga punonjësit e tjerë, që të mbrohej nga çdo kontakt me ta, megjithëse nuk kishte ndonjë status zyrtar të veçantë, të ndryshëm prej tyre më duket se kishte qenë i lidhur me “Ballin Kombëtar”, kundërshtare e komunizmit. Të tjerë, si Reshat Alia, vëllai i pasardhësit të diktatorit dhe babai i Teutës, e hidhnin poshtë origjinën “balliste” të Eduardit dhe betoheshin se e kishin verifikuar këtë gjë. Fjalë lëshoheshin herë pas here edhe për Vehbiun, edhe ai një djalë fisnik, i shtrurar në punë dhe mjaft i edukuar. Në të vërtetë, edhe fjalët për Vehbiun nuk kishin jehonë. Atëherë përse i duhej asaj një zyrë e veçantë, nga kush do të mbrohej ajo në Arkivën e Shtetit? Kjo zyrë i duhej Teuta Hoxhës për t'u izoluar nga punonjësit e tjerë, që të mbrohej nga çdo kontakt me ta, megjithëse nuk kishte ndonjë status zyrtar të veçantë, të ndryshëm prej ytyre. Siç duket, nga paranoja nuk ishte mbërthyer vetëm diktatori, por ai ia kishte përcjellë atë edhe të tjerëve në familje. Duke i lënë një zyrë të veçantë, pothuajse gjithnjë e mbyllur, bosh, mendohej njëkohësisht se mungesa e saj e vazhdueshme, nuk do të binte në sy. Trustrucët e kësaj zgjidhjeje mendonin se, në këtë mënyrë, mbrohej dinjiteti i familjes së diktatorit dhe i mbyllej shtegu komenteve dhe opinioneve, që natyrisht nuk do të ishin të mirëpritura prej saj, prej oborrit dhe taborrit të dallkaukëve dhe servilëve në shërbim të tyre. TEUTA HOXHA DHE VEPRA PËR ISMAIL QEMALIN Para se të nisja punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, më kishte tërhequr vëmendjen botimi i një vël- limi me dokumenta nga jeta dhe veprimtaria atdhetare e Ismail Qemalit, këtij diplomati të shtruar që ngriti flamurin e pavarësisë në Vlorë në vitin 1912, duke i dhënë kështu fund afro 5 shekujve pushtimi osman në Shqipëri. Botimi ishte dinjitoz. Autore ishte Teuta Hoxha edhe pse ajo vetë nuk kishte punuar asnjë ditë për përgatitjen e tij. Në fund të fundit, ajo imitoi disi dobët Enver Hoxhën, vjehrrin e saj. Në propagandën trul- losëse të Partisë së Punës, midis të tjerave theksohej se: “Duhet të frymëzohemi nga jeta dhe nga vepra e shokut Enver Hoxha”. Ky ka botuar dhjetra e dhjetra vëllime dhe një seri librash me emrin e tij. Në të vërtetë për to ka punuar një institut i tërë, siç ishte Instituti i Studimeve Marksist-Leniniste, të cilin e drejtonte Nexhmije Hoxha. Enveri që frymëzonte një popull të tërë, madje të gjithë proletariatin dhe revolucionarët kudo në botë, nuk mund të mos frymëzonte edhe Teutën në shtëpinë e tij! Autorë të vërtetë të vëllimit me dokumente për Ismail Qemalin ishin Rinush Idrizi dhe bashkëshortja e tij, Frida. Këtë të vërtetë e njohin të gjithë punonjësit e Arkivit Qendror të Shtetit të asaj periudhe. Këtë e pohon edhe një nga pjesëtarët e familjes Hoxha, Liliana Hoxha, gruaja e Sokol Hoxhës, djalit të dytë të diktatorit. Në shkurtin e vitit 2006, duke folur edhe për botimin e vëllimit dokumentar kushtuar Ismail Qemalit, në një nga gazetat shqiptare, ajo thotë: “…një staf i tërë anonim punonte për të, siç qenë Rinush Idrizi me të shoqen e të tjerë më pas”. Rinushi, i ngarkuar nga Thoma Murzaku, bëri grumbullimin, seleksionimin dhe përpunimin e dokumenteve. Frida ishte redaktorja e vëllimit. Ajo punonte në Shtëpi- në Botuese “8 Nëntori”, që mori përsipër botimin. Të dy ishin me “njollë në biografi”, të dy të goditur nga Plenumi IV famëkeq i vitit 1973. Ata duhet ta konsideronin një fat të madh faktin që punuan dhe përgatitën një vëllim dokumentar, autorësinë e të cilit do t‘ia kalonin Teuta Hoxhës. Kështu mund të të mendonin dhe të para- qiteshin edhe si të rehabil- ituar. Vëllimi dokumentar mbi Ismail Qe- malin, në fakt, u dha atyre edhe mundësinë që të takoheshin disa herë me Teuta Hoxhën dhe Ilir Hoxhën, takime këto që nuk mund të kalonin pa u vënë re nga burokratët partiakë e shtetërorë. Një takim me ta ishte në atë kohë njëlloj atestimi, një lloj pasaporte, që dëshmonte se je i besuar i regjimit, ndryshe atyre as mund t'u afroheshe. Pas disa vitesh, kur fillova punë në Arkivin e Shtetit, do të bëhesha edhe unë një “Rinush” dmth do të punoja për një vëllim me dokumente, ku do të vendosej edhe emir i Teuta Hoxhës si autore. TEUTA HOXHA, “AUTORE” E LIBRIT TË TRENOVËS Në vitin e parë të puëns në Degën e Bo- timeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, pra në vitin 1984, u mora edhe me grum- bullimin dhe seleksionimin e dokumentave që flisnin për qëndresën antifashiste të popullit shqiptar të ud- hëhequr nga Partia Komu- niste e Shqipërisë. Në vitin 1984, bëheshin plot 40 vjet nga çlirimi i Shqipërisë prej pushtuesve nazi-fashistë. Në këtë kuadër Drejtoria e Arkivit të Shtetit kishte përfshirë në planet e punës së saj edhe organizimin e një ek- spozite dokumentare. Këtë e hapëm në një nga sallat e Pallatit të Madh të Kulturës në qendër të Tiranës. ..Në mbyllje të ekspozitës unë i propozova Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit që të bënim një botim të dokumentave që fl isnin për veprimtarinë antifashite të heronjve të popullit, përndjekjen e tyre nga armiku, për bete- jat në të cilat kishin marrë pjesë, si dhe për rënien e tyre në fushën e nderit për lirinë e vendit. Unë punova rreth një vit për grumbul- limin, seleksionimin dhe përpunimin e dokumentave. Vëllimi “Heronj të Luftës Antifashiste Nacionalçlirim- tare” u botua në vitin 1986. Unë figuroj si një nga tre autorët e saj, madje i fundit. Para meje, si autorë janë vendosur emrat e Thoma Murzakut dhe Teuta Hoxhës. Nuk e kundërshtova këtë gjë. Nuk kishte shumë që isha dëbuar faktikisht nga gazeta “Zëri i Popullit” duke u trajtuar gati-gati si i sëmurë psiqik. Një kundërshti nga ana ime nuk do bënte gjë tjetër veçse do “vërtetonte” diagnozën. Nuk doja të nisja “beteja” të reja. POHIMI: Të vërtetën e dinë të gjithë ish-punonjësit e Arkivit Liliana Hoxha në 2006, duke folur edhe për botimin e vëllimit kushtuar Ismail Qemalit, thotë: “një staf i tërë anonim punonte për të, siç qenë Rinush Idrizi me të shoqen e të tjerë” Bashkim Trenova ka lindur më 28 mars 1943 në Sevaster të Vlorës. Në vitin 1966 mbaron studimet në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Dega Histori-Gjeografi. Pas studimeve nis menjëherë punën si redaktor në Drejtorinë e Jashtme të Radio Tiranës. Në vitet 1972-1975 punon si baterist dhe motorist në Ofi çinën e Automjeteve të Ndërtimit. Në vitin 1975 ka- lon gazetar në Sektorin e Jashtëm në gazetën “Zëri i Popullit” ku punon deri në vitin 1983, duke qenë edhe përgjegjës i këtij sektori. Në vitet 1984-1990 emërohet dhe punon si Kry- etar i Degës së botimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit. Në vitet 1991-1994 kalon si gazetar dhe kryeredaktor i “Rilindjes Demokratike”. Gjatë vitit 1994-1995 kalon në Ministrinë e Jashtme si Drejtor i Drej- torisë së Shtypit dhe zëdhënës i kësaj ministrie. Në qershor të vitit 1995, deri në shtator 1997, ka kryer detyrën e Ambasadorit të Shqipërisë pranë Mbretërisë së Belgjikës dhe Dukatit të Luksemburgut. Është autor i vëllimit doku- Kush është autori? Nga gazetar në ZP, në Arkivën e Shtetit, RD e ambasadë mentar “Heronjtë e Luftës Antifashgite Na- cionalclirimtare”, autor i vëllimit dokumentar për përdorim të brendshëm – “Shtetëzimi, konfi skimi dhe sekuestrimi i pronës private nga shteti në vitet 1945-1948”, si dhe autor i pjesës për teatër “Çmenduristan”. Tani jeton familjarisht në Belgjikë. NË FOTO: Teuta Hoxha me familjen Hoxha gjatë viteve ‘80 Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, Tiranë, në ditët e sotme
6 E diel, 17 mars 2013 EKONOMI Shpyllëzimet masive rritën përmasat e përmbytjeve në vend Shkarkimet voluminoze të ujit në hidrocentralet mbi Kaskadën e lumit Drin nuk janë vetëm pasojë e reshjeve të fundit, por edhe e shpyllëzimit të zonave përreth. Kështu është shprehur dje eksperti i energjetikës Gjergj Simaku, ish-drejtor i Agjencisë së Energjisë në periudhën e qeverisjes së socialistëve. Sipas tij, të tilla situate, me përmbytje masive për shkak të prurjeve të shumta të lumenjve, do të përsëriten. KESH-i është detyruar tani vetëm të hapë portat e digave, për të shmangur katastrofat e mundshme. Gjatë ditës së djeshme situate e shkarkimeve është normalizuar, pas ndërprerjes së reshjeve. Aktualisht, niveli në liqenin e Fierzës është 291.22 metra mbi nivelin e detit dhe prurjet 1.300 metra kub në sekondë. Niveli në liqenin e Komanit është në kuotën e 172.73 metrave dhe prurjet anësore 260 metër kub në sekondë, kurse niveli në liqenin e Vaut të Dejës ishte 74.47 metra dhe prurjet anësore 70 metra kub ujë në sekondë. KESH raporton se janë ndërprerë shkarkimet nga Komani, ndërkohë që u mbyllën edhe portat e Ulzës e Shkopetit, dy HEC-e që tanimë janë privatizuar. PAGESA E RE PËR TRASHËGIMTARËT E ISH-TË DËNUARVE POLITIKË (KËSTI I DYTË) ■ Emër Mbiemër Atësia ■ Frrok Dedaj Nikoll ■ Faik Tahiraj Rahman ■ Preng Gjegja Gjok ■ Dod Zefi Nikoll ■ Ded Palaj Mark ■ Seitali Jazxhi Emin ■ Fetah Molla Pajo ■ Kamer Kazazi Isuf ■ Haxhi Myrtja Mahmut ■ Lazer Locaj Geg ■ Hasan Shyti Ali ■ Tefi k Cepele Ali ■ Tomorr Lamce Tafi k ■ Dod Pergjini Nikoll ■ Shefqet Balla Qazim ■ Lefi Mema Trifon ■ Mirush Permeti Bedri ■ Ali Ciftja Ahmet ■ Hasan Babamusta Rexhep ■ Zeqir Zeke Isuf ■ Pasho Dyrma Sali ■ Namik Hydi Bexhede ■ Riza Kaceli Rushit ■ Mehmet Merkohasani Rapo ■ Petro Spiru Vasil ■ Neim Saliaj Neim ■ Llambi Shani Spiro ■ Karaman Paftali Ymer ■ Zyber Pirja Mustafa ■ Vesel Zogu Ali ■ Ferit Tonuzi Hamit ■ Hamdi Vrijoni Zan ■ Xhemal Melecaj Met ■ Diana Dyrzi Seit ■ Njazi Hoxha Osman ■ Nikoll Sefgjini Pjeter ■ Hysen Cela Seit ■ Nexhmedin Shehu Xhemal ■ Hifzi Kelmendi Zeqir ■ Seid Mansaku Sulejman ■ Tomorr Gjergjani Vehip ■ Aristotel Duvli Jorgji ■ Fuat Ballo Zilfo ■ Neim Hysenbegasi Qani ■ Ndrek Kallmeti Nikoll ■ Gjyste Jaku Lazer ■ Ded Velaj Zef ■ Ndue Ulkaj Zef ■ Destan Kaloshi Mexhit ■ Halil Bami Abaz ■ Gafurr Jegeni Tefi k ■ Myrteza Satka Bektash ■ Nikoll Ndrec Shkurt ■ Selim Koci Mahmut ■ Gjergj Bubani Dionis ■ Nikoll Pjetri Lazer ■ Xhemal Lani Muharrem ■ Mustafa Kurani Tahir ■ Gjoke Dacaj Prel ■ Tafi l Xhelaj Sulo ■ Cin Serreqi Shuk ■ Agim Teta Sali ■ Gjin Picaku Pjeter ■ Geg Lleshi Ndue ■ Bajram Hoxha Neki ■ Qemal Strumi Hasan ■ Preng Gjonmarkaj Ded ■ Hasan Gjinollari Tahir ■ Taip Haderaj Sheme ■ Ajas Dushku Ali ■ Ismail Golemi Mustafa ■ Shaban Plaka Dalip ■ Llesh Toma Kol ■ Ligor Papas George ■ Feim Strataj Celo ■ Ivzi Kokalari Sami ■ Fran Gega Dod ■ Hekuran Zonja Asllan ■ Bardhok Jaku Frrok ■ Muharrem Balla Myftar ■ Selami Tirana Qazim ■ Leke Kolaj Martin ■ Bajram Latifi Hasan ■ Isa Shala Emin ■ Bexhet Shehu Gani ■ Najdo Papa Kosta ■ Sulo Malaj Ymer ■ Col Sylaj Sokol ■ Mahmut Toci Sulejman ■ Gjon Prendi Gjon ■ Selim Skajoti Hasan ■ Marko Katro Spiro ■ Petraq Katro Spiro ■ Alfons Beqari Dud ■ Islam Seferi Ali ■ Yllbardh Bodinaku Jusuf ■ Kole Margjini Gjon ■ Petro Nathanaili Ilia ■ Bajram Vora Kasem ■ Pandeli Zografi Dhimiter ■ Muharrem Xhixha Hasan ■ Lluke Bibi Koço ■ Shaban Hoxha Ismail ■ Kol Gjoka Mark ■ Hekuran Bali Kadri ■ Mersin Cerriku Sherif ■ Xhevat Muçejani Tahir ■ Enver Meda Bajram ■ Mehmet Sala Izet ■ Rufan Ndreu Hysen ■ Ahmet Lusha Rustem ■ Hamit Spaho Sali ■ Sako Protoduari Murat ■ Sabri Osmani Beqir ■ Teki Myrselaj Rrapo ■ Gjergj Camuku Zef ■ Marko Vreto Jorgji ■ Xhelal Alija Beqir ■ Bajram Azizaj Refat ■ Sami Kraja Faik ■ Pjeter Marku Prend ■ Lluka Kapurani Sulejman ■ Viktor Lacaj Enrik ■ Ibrush Grembi Ramadan ■ Muharrem Poçi Elmas ■ Ramo Toska Hysen ■ Lili(Ilir) Çomo Maj ■ Beqir Qoqja Sadik ■ Pal Kuqani Mehill ■ Haxhi Abazi Osman ■ Ali Gurra Hysen ■ Marko Popoviq Jako ■ Xhevdet Hysa Tefi k ■ Veli Biçaku Emin ■ Dule Tafa Sherif ■ Dhimitri Lasku Kristo ■ Jorgo Kardhashi Dhimitri ■ Myftar Dreshaj Ram ■ Xhevdet Dulaj Qamil ■ Selman Pazoj Haxhi ■ Sulejman Merolli Zenel ■ Pjeter Kola Palok ■ Pirro Prifti Mihal ■ Zef Shyti Koli ■ Grigor Xanxallo Jorgji ■ Kristaq Veliu Spiro ■ Thanas Paspali Dhimiter ■ Mustafa Elezi Sali ■ Cercis Hoxhaj Velo ■ Kanto Marku Ndue ■ Gramos Mborja Koli ■ Tome Lumaj Mark ■ Sami Repishti Ibrahim ■ Gjeto Vuckaj Rrok ■ Lluka Prifti Nino ■ Kostandin Dini Gaqo ■ Ea Dhimojani Agamamnoni ■ Behar Shehaj Zalo ■ Ilirjan Cerepi Dilaver ■ Edmond Haxhi Faik ■ Fitim Cami Ismail ■ Leonard Mihali Pandi ■ Noli Ruvina Naum ■ Jusuf Muka Beqir ■ Luigj Marku Prele ■ Qamil Ujka Turk ■ Gjelosh Gegaj Fran Defi citi, 6% më i lartë se në 2012-ën Shifrat e realizimit të TVSH e akcizës në ulje Janar-shkurt 2013, sërish vijon kriza Lajmi Performanca e organeve tatimore e doganore vijon të mbetet e ulët edhe për dymujorin e parë të vitit, si pasojë e rezultateve të dobëta të ekonomisë reale. Të ardhurat janë vetëm 0.8% më shumë se vjet, por interesi i borxhit 17% më i lartë  TIRANE GENC KONDI REALIZIMI I ZËRAVE BUXHETORË PËR PERIUDHËN JANAR-SHKURT I KRAHASUAR (NË MILIARDË LEKË) Zëri Viti 2012 Viti 2013 Ndryshimi Të ardhurat ■ Totali 49.3 49.7 +0.8% ■ TVSH 17.1 15.6 -8.8% ■ Tatimfi timi 2.1 2.4 +14% ■ Akciza 5 4.7 -6% ■ Tatimi mbi të Ardhurat 4.5 5 +10% ■ Nga Pushteti Vendor 1.5 1.4 -6% ■ Taksa e biznesit të vogël 0.25 0.36 +30% ■ Nga Sigurimet Shoqërore 8.5 9.4 +11% ■ Nga Sigurimet Shëndetësore 1.3 0.7 -46% Shpenzimet ■ Totali 56.3 57.1 +1.4% ■ Shpenzime korrente 49.5 50.1 +1.2% ■ Pagat 9.6 9.8 +2% ■ Interesa borxhi 6.6 7.9 +16.4% ■ Interes borxhi i brendshëm 6 7.3 17.8% ■ Pagesë papunësie 0.15 0.14 -7% ■ Ndihma ekonomike 2.9 4.3 +33.6% ■ Për ish-të përndjekurit 0.5 0.2 -40% ■ Investimet 6.9 7 +1.4% ■ Defi çiti buxhetor 7 7.4 +5.7% (Burimi: Ministria e Financave) Shqiptarët morën gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti 33.6 për qind më shumë fonde në formën e ndihmës ekonomike, çka dëshmon për rritjen e varfërisë masivisht në vend. Duket se reformat fi skale, të ndjekura nga qeveria, nuk kanë arri- tur të neutralizojnë efektet e krizës globale mbi ekonominë vendase, çka dëshmohet edhe nga një rritje minimale e të ard- hurave buxhetore, ndërkohë që defi çiti buxhetor është rritur 5.7 për qind më shumë nga e njejta periudhë e vitit të kaluar. Shifrat zyrtare të sapopub- likuara nga ministria e Finan- cave lidhur me realizimin e zërave kryesorë të buxhetit të shtetit për përiudhën e dymu- jorit të parë të vitit tregojnë për një rrudhje të taksave më të rëndësishme të sistemit fi skal shqiptar. Kështu, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), në masën 15.6 miliardë lekë, ka qenë, jo vetëm më i vogël se sa planifi kimi qeveritar, por, madje, më ivogël edhe se sasia e parave që janë arritur të grum- bullohen në janar-shkurt të vitit 2012, kur nga ky detyrim fi skal u morën 17.1 miliardë lekë. Pra, rënia është jo pak, por 8.8 për qind. Nga ana tjetër, edhe akciza ka sjellë në arkën e shtetit 6 për qind më pak fonde, duke kaluar nga 5 miliardë vitin e kaluar, në 4.7 miliardë lekë të reja këtë vit. Ndërkohë, taksidarët qeveritarë kanë shtrënguar ndjeshëm rripin ndaj individëve. Kështu, tatimi mbi të ardhurat personale të të punësuarve ka arritur në 5 mil- iardë lekë, nga 4.5 njnë 2012-ën, me një rritje në masën 10 për qind. Në të njejtën kohë, nga taksa e biznesit të vogël janë arkëtuar plot 30 për qind më shumë fonde, duke sjellë 360 milionë lekë, nga vetëm 250 milionë në dymujorin e parë të vitit të kaluar. Një shpërpjesëtim i duk- shëm vijon të konstatohet në vjeljen e kontributeve për sig- urimin shoqëror e shëndetësor. Ndërsa për rastin e parë janë rritur hyrjet në masën 11 për qind, duke kaluar nga 8.5 në 9.4 miliardë lekë të reja, për sistemin e Sigurimit Shënde- tësor të ardhurat kanë rënë në mënyrë drastike, krahasuar me një vit më parë: -46 për qind, duke arkëtuar vetëm 700 miloionë lekë, nga 1.3 miliardë të planifi kuara. Pavarësisht nga një perfprmancë kaq e dobët e të ardhurave, qeveria ka vijuar me shpenzime pa kursim, që janë rritur 2 për qind në rastin e pagave të administratës, por vetëm 1.4 për qind në rastin e investimeve publike. Si rezul- tat, diferenca në total midis shpenzimeve dhe të ardhurave ka sjellë një bilanc negativ, që është 7.4 miliardë lekë ose gati 53 milionë euro, afro 6 për qind më i madh se një vit më parë në të njejtën periudhë kohore. Për ish-të përndjekurit është dhënë një fond 40 për qind më i ulët se një vit më parë, por afro 34 për qind më shumë fonde janë kërkuar dhe akorduar për ndihmë ekonomike, që fl et për rritje të ndjeshme të numrit të familjeve në nevojë.
12 E diel, 17 mars 2013 SPEKTAKEL Spitali Amerikan në bashkëpunim me Raiffeisen Bank ju mundëson financimin nga 100 000 Lekë deri në 700 000 Lekë për Kirurgji Plastike (Estetike). ETLEVA ELIMINOHET Çifti ballafaqohet për profesionin e “zhigolosë”. E shoqja, s'ka problem, i takon të shkuarës. Konomi: Ky një profesion i vjetër. Vigani dhe Edberi banorët e rinjBig Brother 6 Elena: Jam krenare për të pasmet e mia Marselino: Kam bërë seks me 10 ruse  TIRANE Arjan Konomi: Prishtina “Zhigolo” profesioni më i vjetër në botë Vigani dhe Edberi janë dy banorët e rinj në shtëpi Në spektaklin e tretë në shtëpi-në e “Big Brother Albania 6” hynë dy banorë të rinj. Ata janë Vigani dhe Edber. Arbana e komenton ardhjen e tyre si ‘të rëndësishme' për banorët femra të Big Brother.Vigani është nga Gjakova. Ai jeton dhe punon në Prishtinë. Po ashtu edhe Edberi jeton dhe punon në Prishtinë. Ata janë shokë të ngushtë dhe punojnë bashkë. Ata janë agjentë shitjeje dhe punojnë në një kom- pani marketingu. Gjithashtu ata prefërojnë muzikën. Në klip shifen duke kënduar dhe duke luajtur në kitarë. Sekreti i tyre është: Ne jemi një konkurrent i vetëm. Kjo do të thotë se nëse vetëm njëri elimino- het, atado të elimimohen që të dy. Panelisti Arjan Konomi, pohoi gjatë spektaklit nëse kishte dijeni se cili mund të ketë qenë djali “zhogolo'. “Kisha lexuar gjatë këtyre ditëve gazetat por, duke qenë se u nisa dhe nga sjellja dhe “looku” men- doja se mund të ishte Marselino. Në fakt ky është një sekret jo për lojë, por një sekret nga ato që ruhet fort dhe njeriu mund ta ruajë deri në varrë dhe nuk e tregon kurrë. “Të bësh seks me pagesë”thonë se ky profesioni më i vjetër në botë. Është pro- fesioni më i vjetër i njerëzimit. Shoqëria jonë, mentaliteti ynë sigurisht nuk do ta ketë të lehtë ta pranojë. Porn ë fakt ëhstë diçka që Marselino e ka bërë në një kohë në një moment të vështirë të shkuar të jetës së tij. Ai mund të vidhte siç u shpreh dhe vetë, por nuk e ka bërë këtë. Shpresoj shumë që njerëzit ta mirëkuptojnë dhe të mos e paragjykojnë se çfarë ka bërë ky person në një moment të vështirë të jetës së tij, duke mos ditur arsyet dhe rethanat. Vendimi i tij personal nuk i prishin punë shoqërisë dhe ligji nuk e ndalon një gjë të tillë. Një spektakël i vërtetë ka qenë përbal l ja e Marse l inos dhe bashkëshortes së tij Liljana. E para u shpreh Liljana e cila gjatë pyetjeve të Arbanës u shpreh se nuk kishte dijeni për profesionin që ai ka ushtruar, Marselino më parë se ajo ta nji- hte . Ajo që ishte më interesante gjatë mbrëmjes qe se Liljanës nuk i intersonte aspak çfarë kishte bërë Marselino, me jetën e tij më parë. Arbana e pyeti Lil- janen se si janë njohur, ndërsa ajo tha në mënyrë ekstreme dhe pastaj bëri të ditur që janë njohur në facebook. Liljana tha se ishte ajo që hodhi hapin e parë. Si me shaka Arbana i tha se pas facebookut ngeli shtatzënë dhe kështu u bë martesa. Liljana tha se Marselino ka dëshirë të ketë prapë fëmijë pas daljes nga ‘Big Brother”, por duhet edhe pak kohë. Liljana u shpreh se nuk e dinte sekretin e Marselinos më përpara dhe e zbuloi atë gjatë kësja nate të spektaklit. Ajo pohoi se nuk kishte qenë aspak kundër mbi pjes- marrjen e tij, nuk është aspak xheloze mbi miqësite e tij të reja, për të kaluarën e tij pasi ajo u shpreh se e njeh mirë Marselinon, dhe nuk do ta tradhëtojë brenda shtëpisë. Surpriza por dhe dhurata më e bukur që ajo i bëri Marselinos, ishte pikërisht një tatuazh i bërë në dorë gjatë këtyre ditëve ku ishte shkruar emri “Marselino”. Nga ana tjetër ka qenë vetë Marselino e cili ka shpërthyer në lotë mallëngjimi për Liljanën dhe djalin e tyre tre vjeç. Marselino ka pohuar mbi profesionin e ‘zhigolosë', që e ka ushtruar në të shkuarën e afërt, të jetës së tij. Ai pohoi se këtë vendim e ka marrë në një moment të vështirë të jetës së tij, dhe nuk ka dashur ti tregojë bashkëshortes, duke e lënë pas të shkuarën, dhe të jetojnë të tashmen. Jo vetëm kaq ai ka pohuar live gjatë spektaklit se një herë me pushime kishte shkuar me dhjetë ruse teksa pushonte në Turqi. Sipas tij kjo i përket së shkuarës tanimë dhe do të dëshironte që dashuria e tyre të shtohej. Gjatë spektaklit një vëmendje të madhe ka bërë pikërisht sjellja e modeles Elenës e cila u komentua gjatë dhe në spektakël për zhveshjet e saj brenda shtëpisë. Një banore e cila ka ngjallur debat dhe për “biseksualitetin” e saj. Në fund të fundit Elena u shpreh se ishte shumë krenare për të pasmet e saj, dhe që pozonte në shtëpi sipas dëshirës dhe momenteve të saj, gjë të cilën e ka bërë për të marrë më shumë vëmendje dhe sigurisht simpatinë e tel- evotuesve. Rihyrja e Jonildës sërisht në ‘Big Brother” ka qenë një tjetër moment inte- resant për banorët dhe teleshi- kuesit. Ajo u rikthye në shtëpi pas një ndërhyrje në gjoksin e saj, ku dukej shumë bukur me gjoksin e ri, sipas Arbanës. Në Fund banorët kanë eleminuar njëri –tjerin duke dhënë dhe arsyet përkatëse. Marselino Ka shpërthyer në lotë mal- lëngjimi për Liljanën dhe djalin e tyre tre vjeç dhe ka pohuar mbi profesionin e ‘zhigolosë', që e ka ushtruar në të shkuarën e afërt, të jetës së tij Elena banore e BB6 Marselino gjatë spektaklit mbrëmë
10 E diel, 17 mars 2013 DOSSIER “Gjatë 8 viteve, sa qëndrova në këtë institucion, ajo është dukur aty jo më shumë se 8-18 herë. Kur kishte rastin ta shihje, të linte përshtypjen sikur gjithnjë ishte në një gjendje gjysëm të fjetur. Ajo shtirej sikur punonte në shtëpi dhe nuk vinte në Arkiv as për të vënë firmën në regjis- trin e pagave, në fund të çdo 15-ditëshi. Edhe pagën ia dërgonin në shtëpi. Në të vërtetë, Teuta nuk punonte as në zyrën e saj e as në shtëpi. Ajo ishte krejtësisht e paaftë për çdo lloj pune intelektuale, sepse ishte me një intelekt të kufizuar”. Ky është thelbi i pohimeve kundërthënëse të Bashkim Trenovës, një ish-punonjësi të Arkivës së Shtetit, por edhe ish-diplomat e gazetar në “ZP” e “RD”, rreth atyre që ai me pak fjalë i cilëson si “kontribute të rreme” e më keq akoma, si “paaftësi intelektuale” të zonjës Teuta Hoxha, nuses së madhe të familjes së ish-diktatorit shqiptar. Trenova është së fundmi autor i një libri me kujtime ( “Armiqtë e Popullit”, Shtëpia ALBIN, Tiranë 2012), për të cilin nuk është bërë ndonjë “zhurmë” e veçantë mediatike, por edhe i një sërë botimesh të tjera. Sidoqoftë, ajo që na shtyu ta marrim në konsideratë paraprakisht librin e tij, ishin pikërisht pasazhet ku ai flet për zonjën Teuta Hoxha, të cilat mund të krahasohen lehtësisht me pohimet që kjo e fundit bëri vetëm pak ditë më parë në emi- sionin “Debat” të gazetarit Roland Qafoku ( shih: TV Channel 1, datë 14 mars 2013). Ajo e nis intervistën duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit në lidhje me kontributet e saj që kishin të bënin me një vëllim doku- mentar kushtuar jetës dhe veprës së theme- luesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali, ku rrëfen se libri kishte qenë i suksesshëm për kohën dhe se i është dashur të shkojë në Stamboll, bashkë me një ish-kolegen e saj, Eleni Duka, për të rrëmuar arkivave e bib- liotekave për ta përmbyllur atë vepër, për të cilën thotë se e ndiqte me interes të veçantë edhe vetë Enver Hoxha, i cili kishte një ad- mirim e vlerësim të veçantë për “Plakun e Vlorës”. Por Trenova dëshmon të kundërtën, LIBRI i ish-punonjësit të Arkivës së Shtetit dhe ish-gazetarit të ZP e RD, sjell detaje tronditëse rreth punës dhe aktivitetit të nuses së djalit të madh të Enver Hoxhës në kohën që punonte në atë institucion Rrëfi mi Diplomati i Berishës kundër Teuta Hoxhës: Ishte komplet e paaftë! Pa bujë Trenova është së fundmi autor i një libri me kujtime ( “Armiqtë e Popullit”, Shtëpia ALBIN, Tiranë 2012), për të cilin nuk është bërë ndonjë “zhurmë” e veçantë mediatike, por edhe i një sërë botimesh të tjera Bashkim Trenova në “Armiqtë e Popullit”: Ajo shtirej sikur punonte në shtëpi dhe nuk vinte në Arkiv as për të vënë fi rmën për pagën! duke na sjellë edhe në këtë çështje, një pohim tronditës, si: “Botimi ishte dinjitoz. Autore ishte Teuta Hoxha edhe pse ajo vetë nuk kishte punuar asnjë ditë për përgatitjen e tij”. Përtej tyre, ai sjell në vëmendje edhe dëshmitë e nuses tjetër të familjes Hoxha, e cila prej kohësh ka qenë prezente në me- diat shqiptare me pohime e kundërpohime shumë drastike që lidhen shpesh, jo vetëm me vjehrrën e saj, Nexhmije Hoxha, por edhe me karakterin dhe rolin e nuses së vogël të familjes, Teuta Hoxha. Por pohon edhe se Teuta Hoxhës i ishte rezervuar një zyrë e veçantë në Arkivën e Shtet- it, edhe pse ajo nuk mbante ndonjë post “të lartë” në këtë institucion, duke i aku- zuar si “trustrucë” ata që kishin gatuar një ide të tillë, gjë e cila nuk mund ta fshi- hte dot kurrsesi “defektin” e saj. Bashkim Trenova, akuzon hapur në këtë libër se puna e Teuta Hoxhës s'kishte qenë veçse një “plagjaturë e shëmtuar” e punës dhe kontributit të një çifti punonjësish “me cen në biografi”, të cilët nga frika madje e kishin dhe duhej ta perceptonin këtë që po i ndodhte më shumë si një “nder” që po i bëhej. Ish-gazetari i “Zërit të Popullit”, madje thotë se edhe ai vetë ishte detyruar një herë t'i nënshtrohej një fenomeni të tillë, ku si personazh sërish në skenë hyn zonja Teuta Hoxha. Për më shumë, ju ftojmë të lexoni disa pasazhe të zgjedhura nga libri i Bashkim Trenovës, të cilët ilustrojnë më të plota pretendimet dhe akuzat e sipërpërmendura. TEUTA HOXHA, E BUKUR DHE E FJETUR Kur fillova punë si kryetar i Degës së Botimeve në Arkivin Qendror të Shtetit, në këtë Degë punonte tashmë edhe shoku im i vegjëlisë, Rinush Idrizi. Aty gjeta edhe Be- qir Metën, një i ri që porsa kishte mbaruar studimet e larta……Në Degën e Botimeve punonte, formalisht, edhe Teuta Hoxha, një grua e bukur dhe e ftohtë, si prej porcelani. Them “formalisht”, sepse gjatë 8 viteve, sa qëndrova në këtë institucion, ajo është dukur aty jo më shumë se 8-18 herë. Kur kishte rastin ta shihje, të linte përshtypjen sikur gjithnjë ishte në një gjendje gjysëm të fjetur. Ajo shtirej sikur punonte në shtëpi dhe nuk vinte në Arkiv as për të vënë firmën në regjis- trin e pagave, në fund të çdo 15-ditëshi. Edhe pagën ia dërgonin në shtëpi. Në të vërtetë, Teuta nuk punonte as në zyrën e saj e as në shtëpi. Ajo ishte krejtësisht e paaftë për çdo lloj pune intelektuale, sepse ishte me një intelekt të kufizuar. Asaj vetëm i dërgohej një pagë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit në vilën ku jetonte sëbashku me të shoqin dhe me diktatorin e bashkëshorten e tij. Këta nuk kanë pushuar së shituri “moral të pastër proletar” edhe për disi- plinën në punë, të flasin dhe kundër hilexhinjve, parazitëve e dembelëve që kërkonin të përfitonin nga shoqëria socialiste. Ata, nga nga tjetër nuk u shqetësuan asnjëherë për faktin se Teuta Hox- ha, bashkëshortja e djalit të tyre, Ilir Hoxhës, nuk shkonte në punë. Teuta, duke qenë bashkëshortja e djalit të madh të diktatorit, kishte edhe një trajtim të veçantë. Ajo, sikurse edhe drejtori dhe nëndrejtori i institucionit, kishte një zyrë të sajën. TEUTA HOXHA ME ZYRË TË VEÇANTË Në Arkivën e Shtetit nuk punonin njerëz që njiheshin si “armiq të popullit”. Herë-herë ngrihej ndonjë zë që kërkonte të tërhiqte vë- mendjen e duke kujtuar se Eduard Zaloshnja, një djalë i zjellshëm, tepër njerëzor, kishte diçka, një lloj hije në biografi. Përmendej se gjatë Luftës së Dytë Botërore, babai i tij,  TIRANE ARMAND PLAKA Autore ishte Teuta Hoxha edhe pse ajo vetë nuk kishte punuar asnjë ditë për përgatitjen e tij. Në fund të fundit, ajo imitoi disi dobët Enver Hoxhën, vjehrrin e saj Kopertina e librit të Bashkim Trenovës, “Armiqtë e Popullit”, 2012 NË FOTO: Bashkim Trenova
.
Nga kjo datë
17/03/13
Të gjitha
faqet

Nga kjo datë

Zgjidh datat  
identifikohu
ndihma

Rikërko fjalëkalimin!


Vendosni email-in e përdorur në momentin e regjistrimit,
të dhënat e identifikimit, do t'iu nisen sa më parë në mënyrë automatike në adresën tuaj.